Page 1

ALMEDICUS

ɽ Faqe 13-20

Paqeruajtësi

Si të mbrohemi nga shtatzania e padëshiruar dhe sëmundjet seksuale

Bujar Asqeriu

“Na gënjejnë për 3.8 mln të misionit në Bosnje”

Emocionet tona para 1500 shikuesve në Londër

ɽ Faqe 8

ɽ Faqe 22-23

së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi ALMEDICUS

origjina e lajmit...

VITI II - NR. 115 E enjte, 17-05-2012

VKM-ja SEKRETE / Këshilli i Ministrave “prenoton” kompanitë shqiptare për të mbledhur borxhet e këqia

BERISHA U DHURON MIQVE BORXHIN E QEVERISE

Janë miliona euro detyrime të pambledhura, më së shumti nga energjia elektrike. Për shumat e mbledhura jepen shpërblim 20 për qind. Kompanitë “CE2 managment” dhe “CE2 Debt Collection” ¿tuan pa tender REFORMAT

Rama-Berishës: Presidentin urgjent, jo peng i Ristanit MANIFESTIMET

Qeveria shqiptare ka pajtuar, me një VKM sekrete, dy kompani që drejtohen prej biznesmenëve të lidhur ngushtë me të për të mbledhur borxhet e këqija, siç janë ato të energjisë. “Kompanitë “CE2 Debt Management” dhe “CE2 Debt Collection”, janë përzgjedhur pa tender dhe do të për¿tojnë 20 për qind të shumës së mbledhur.

Ekspedita

ɽ Faqe 6

O

ɽ Faqe 9

GENC KONDI jë skemë pasurimi dhe vendime sekrete të Këshillit të Ministrave, për të mbledhur shteti borxhet e këqia që i ka vetë shtetit. Ky është mekanizmi i fundit “i shpikur” nga Këshilli i Ministrave. Shqiptarja. com, kon¿rmon...ɽ vijon në faqe 5

Ditari i Gjergj Bojaxhiut: Unë drejt majës së Everestit Rrë¿mi për ekipin e alpinistëve nga 7 mijë metra ZV.MINISTRJA E ARSIMIT

Familjarët e Eleni Bashos braktisin shtëpinë në Shkozë KOMPROMISI

ɽ Faqe 4

Rikthehen kufijtë e Shqipërisë, rinegociim me Greqinë

PREÇ ZOGAJ

Lojë e ODIHR apo fundi i reformës?

TIRANE

N

Koment NGA

ɽ Faqe 7

Myslimanët, marshim kundër paradës gay: Mbrojmë familjen KONFLIKTET

Lajmi

ɽ Faqe 2

Nora Malaj: Puna ime si shefe te Universiteti “Kristal”

Debati me mediat që nxorrën lajmin. Deputeti i PD-së, diplomë false amerikane TIRANE

NORA MALAJ

N

ora Malaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës, në një letër të gjatë dërguar Mentor Kikisë, drejtuesit të gazetës “Idea” që publikoi i pari lajmin... ɽ Faqe 10-11

bjeksionet e ODHIR-it kundër veri¿kimit elektronik të zgjedhësve dhe numërimit elektronik të votave, me argumentin se nuk janë të realizueshme, rrezikojnë ta kthejnë reformën elektorale në një pemë pa kokrra, një një “pemë gjasme” të madhe për vogëlsinë e këtij vendi, rrjedhimisht në një tallje të paparë me konsensusin e dy partive të mëdha, që po punojnë së bashku prej disa muajsh në këtë kantier të minuar nga hilera dhe pabesi të llojllojshme, duke nxjerrë në dritë një produkt përgjithësisht pozitiv, edhe pse të pakompletuar akoma. Kur pritej goditja e fundit për të rregulluar edhe sistemin dhe kur treni i reformës u duk sikur po mbërrinte në stacion, duke përgenjështruar kasandarat që kishin parashikuar se dardha e ka bishtin prapa, ja ku goditja erdhi andej nga nuk i shkonte mendja njeriu të gjallë në këtë vend: nga ODIHR-i. Arrin ODIHR-i me shqelmin ngritur kundër një produkti të gatuar bashkarisht nga dy parti, PD dhe PS, që kanë shumë vështrirësi për t’u marrë vesh me njëra-tjetrën. Njëherë që u morën vesh për një gjë të rëndësishme, vjen ODIHR-i tua zerë në fyt, duke i hedhur ujë të valë shpresës së sapolindur të shqiptarëve se mund të votohet edhe në Shqipëri njëlloj si në vendet e tjera të rajonit. Të merremi vesh. Që prej fillimit, komisioni i reformës zgjedhore ka patur një s¿dë për të përmbushur: të pengojë hedhjen e votave dhe mbushjen e kutive në emër të zgjedhësve mungues; të eliminojë tra¿kimin, zhvlerësimin dhe ɽ vijon në faqe 6 fabrikimin e...


2

E enjte, 17 maj 2012

POLITIKE

Rama në Durrës: Do çlirojmë biznesin nga trysnia e pushtetit

K

ryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në mbyllje të tryezës së programit për një 'Rilindje Shqiptare' me sipërmarrësit e qytetit të Durrësit deklaroi se opozita do të çlirojë biznesin nga trysnia e tmerrshme e pushtetit politik. "Asnjë biznesmen s'do ketë me frikë të jetë krenar për suksesin e vet e të reklamojë këtë sukses. Do heqim

referencat, do të shkatërrojmë monopolet, do kemi një sistem fiskal që s'ndërron çdo muaj, do ndërtojmë administratë që shërben dhe jo rrjep", komentoi Rama në rrjetin social Tëitter. Kryesocialisti nënvizoi se me programin e Partisë Socialiste vendi do të ketë më pak të varfër dhe më shumë të pasur që paguajnë shtetin. "Po ashtu

do kemi me pak të varfër e shërbime publike sipas nevojës, jo sipas xhepit, se s'do ketë më taksë të sheshtë po taksim të ndershëm. Në fund të mandatit tonë të parë do të kemi më shumë të pasur që paguajnë më shumë për shtetin, sepse shteti nuk do të mbledhë më para për pushtetin", premtoi dhe njëherë kreu socialist Rama.

Kreu i PS: Kryeministri, jo vullnet për të vënë interesat e vendit mbi ato personale

Rama-Berishës: Presidentin urgjent, jo peng i Ristanit "S'marrim statusin nëse s'mbyllim reformën përpara 24 majit" Lajmi Kryetari i PS Edi Rama i ka bërë thirrje Berishës që të lërë mënjanë akuzat ndaj opozitës dhe të mos e bëjë veshin e shurdhër ndaj mesazheve të ndërkombëtarëve, por të dialogojë për të zgjedhur një president konsensual dhe për miratimin e reformave. „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryetari i opozitës Edi Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha që të pranojë konsensusin për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe për miratimin e reformave integruese. Duke e akuzuar kreun e mazhorancës se nuk po tregon serriozitet ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve, kreu i opozitës ka kërkuar që refiorma zgjedhore të përfundojë para 24 majit, ndërkohë që shprehet se Berisha është peng i Ristanit. Sipas Ramës, deklarata më e fundit e komisionerit Fule e vizita e Ministrit danez të Çështjeve Europiane tregojnë qartë se vendi është në një moment ku miqtë e partnerët ndërkombëtarë po bëjnë gjithshka për të ndihmuar Shqipërinë. "Në emër të interesave të vendit e të parimeve të familjes europiane, që për të na futur në gjirin e saj, kërkon prej nesh ta ndihmojmë me rezultate konkrete, jam shumë i shqetësuar sepse koha nuk pret dhe mesazhet e tyre fare të qartë po bien në veshët e shurdhër të qeverisë", tha Rama. Duke nënvizuar se Berisha s'po shfaq as një shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi interesat e tij krejt personale dhe s'po reflekton në asgjë dhe për asgjë. Sipas kreut të PS, ky moment historik për Shqipërinë, përballë udhëkryqit të

Parlamenti Europian:

"Mbyllni në kohë reformën, zgjidhni një president që s'do hapë probleme" „„„

TIRANE

P

arlamenti Europian po ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri, veçanërisht në lidhje me presidentin e reformën zgjedhore. I djathti Kukan këshillon që të mos zgjidhet një president që do sjellë më shumë probleme, ndërsa i majti Rouçek thekson rëndësinë e mbylljes në kohë të reformës zgjedhore. "Na duhen rezultate, rezultate konkrete. Dialogu politik është mirë, ne nuk presim që të gjitha çështjet të zgjidhen menjëherë. Por s'mund të vazhdohet kështu, pa fund, sepse koha fluturon shpejt e ju keni zgjedhjet për Presidentin", thotë Kukan. Sipas tij mënyra se si zgjidhet presidenti është e rëndësishme. "Zgjedhjet për President janë ndryshe. Ne presim që të dy palët politike të bëjnë përpjekje për të gjetur një person apo një personalitet, i cili do jetë i pranueshëm. Të paktën të gjejnë një person, një personalitet, i cili s'do krijojë probleme shtesë e të hapë çështje të reja", tha Kukan. Ai tha se PE kërkon të shohë marrëveshje dhe zbatimin e marrëveshjeve. "Ne dëgjojmë lajme pozitive për reformën zgjedhore, e

zgjedhjes së Presidentit e udhëkryqit të madh të provimit të tretë të vjeshtës në Bruksel për statusin e kandidatit në 100-vjetorin e pavarësisë, e imponon reflektimin

Eduard Kukan

më pas dëgjojmë se paska probleme me përbërjen e KQZ, me kutitë. Oh Zot, se kur mund të hapen ato apo jo, e gjithë këto çështje prapë. Mjaft më me "mos hap kutitë" e "hap kutitë", si në rastin e zgjedhjeve të mëparshme parlamentare", tha Kukan. Ndërsa Rouçek tha se "miratimi i një ligji të mirë është diçka, e këtu do t'u rekomandoja të dy krahëve që të përqendrojnë tani të gjitha përpjekjet dhe energjitë për të pasur një ligj elektoral të mirë, i cili do të përmbajë të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE dhe ODIHR". Duke kërkuar konsensusin e palëve për këtë qëllim.

e krejt klasës politike e të kryeministrit në radhë të parë. "Ne nuk mund ta marrim statusin e kandidatit nëse nuk mbyllim Reformën Zgjedhore përpara 24 majit.

Fatkeqësisht, po digjen në dëm të procesit ditët e mbetura duke rrezikuar vetë procesin e integrimit dhe duke rrezikuar statusin e kandidatit për të mbrojtur KQZ e Ristanit

apo për të mos lejuar asnjë transparencë të mundshme mbi materialet zgjedhore", akuzoi Rama. Ai nënvizon se në këtë moment historik kur duhet të ndajmë interesat e palëve nga interesat kombëtare të shqiptarëve si palë e interesuar për t'u bërë pjesë e BE, Berisha po bën shurdhin ndaj kërkesës së PS për dialog për zgjedhjen e Presidentit. "Ne duam një President për të gjithë shqiptarët. Kryeministri do një President për veten. Po a mund të sakrifikohet interesi kombëtar dhe a mund të mbesë Shqipëria në provimin e vjeshtës për statusin e vendit kandidat në BE, vetëm e vetëm se kryeministri kërkon me çdo kusht të fusë në rreshtin e vartësve të tij edhe Presidentin edhe Prokurorin e Përgjithshëm, edhe Kryetarin e KLD dhe Kryetarin e SHISH, edhe Komandantin e FA?! Ky është një nga ato momente politike ku vlen si rrallë herë shprehja "koha është flori", deklaroi Rama. Ai ia ka bërë thirrje publikisht Berishës që t'i lërë në këtë moment akuzat, shpifjet, gënjeshtrat dhe fjalimet me baltë ndaj opozitës e me dokrra për sukseset e tij imagjinare, sepse koha nuk pret, pasi është koha e reformave, e konsensusit për Presidentin e ri që duhet të garantojë unitetin e kombit, jo koha e luftës ndaj opozitës, për të mbajtur Shqipërinë peng të pushtetit të një njeriu të vetëm. "Të gjitha mesazhet e përditshme të komunitetit ndërkombëtar tregojnë se kjo nuk është koha për të thelluar përçarjen, por për të dalë nga llogoret tradicionale të politikës së ditës e për t'u bashkuar me të gjitha energjitë në funksion të zgjedhjeve që sot bëhen për të ardhmen. Zgjedhja për Reformën Zgjedhore, për Presidentin, për Reformën Parlamentare, përbëjnë një moment kyç në këtë udhëkryq nga ku Shqipëria duhet të dalë faqebardhë, për të vazhduar më pas me hapa të tjerë deri në ditën kur do duhet të kalojë provimin e vjeshtës së ardhshme", tha Rama, duke kërkuar sërish konsensus.

Kristian Vigen:

"Presidenti, zgjedhja me konsensus"

E

urosocialisti Kris tian Vigenin konsideron, se fryma e re e bashkëpunimit midis mazhorancës e opozitës do duket pikërisht tek zgjedhja e çështjeve që kanë mbetur pezull, pasi duke qenë se ato janë të ndjeshme, mund të kthehen në arenë konfrontimi për të dyja palët në të ardhmen. "Unë shpresoj gjithashtu që deputetët shqiptarë do të bien dakort dhe do të zgjedhin një kandidat për president me një shumicë votash më të madhe të mundshme. Ky do jetë vërtet një ndryshim në jetën politike në Shqipëri. Nëse zgjidhet një figurë që përfaqëson unitetin e vendit në krye të shtetit, ky është një mesazh shumë i fortë për Bashkimin Europia, por edhe për qytetarët shqiptarë", tha eurosocialisti Vigen.


E enjte, 17 maj 2012

3

POLITIKE

Berisha takon Uammen: Përpjekje për mbylljen me sukses të reformës

K

ryeministri Berisha priti ministrin për Çështjet Evropiane të Danimarkës Nicolai Uammen. Ai i bëri atij një ekspoze të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në ekonomi, në adoptimin dhe zbatimin e kornizës ligjore të nevojshme për integrimin evropian, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në mënyrë të veçantë Kryeministri u ndal tek

reforma zgjedhore, ajo e rregullores së Parlamentit dhe ajo në drejtësi. Ai tha se pas bllokimit më shumë se dy vjeçar tashmë puna midis mazhorancës dhe opozitës i është kthyer normalitetit. Berisha theksoi theksoi se ndërkohë që janë miratuar ligjet me shumicë të cilësuar të kërkuara në 12 prioritetet, po bëhen të gjitha përpjekjet për

përmbylljen me sukses të reformës zgjedhore bazuar plotesisht ne rekomandimet e OSBE/ODIHR, asaj parlamentare etj. Ministri Uammen vlerësoi zhvillimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë, reformat e ndërmarra, si dhe u shpreh se puna duhet të vazhdojë për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit.

Takimet

Oketa me ambasadorin e OSBE-së Tiranë Uollfarth, FRD dialog me ndërkombëtarët „„„

TIRANE

K

ryetari i Grupit Nismëtar për kr ijimin e FRD, deputeti Gazmend Oketa dhe anëtari i këtij Grupi, Aleksandër Biberaj zhvilluan dje një takim me Ambasadorin e Prezencës së OSBEsë në Tiranë, Eugen Uolfarth në selinë e kësaj Prezence. "Ky takim shënon çeljen e dialogut të Frymës së Re Demokratike me komunitetin ndërkombëtar në emër të njohjes së miqve dhe partnerëve të Shqipërisë me angazhimin e FRD, si forca më e re politike në vend", thuhet në njoftimin e FRD. Në takim mësohet të jetë diskutuar për çështje të aktualitetit siç janë përfundimi i reformës zgjedhore si dhe zgjedhja e presidentit të ri. Zyra e shtypit të FRD, thekson se në takim u

Gazmend Oketa

shkëmbyen mendime rreth pikësynimeve strategjike të FRD-së për krijimin e klimës së nevojshme politike dhe bazën ligjore për të siguruar pavarësinë e

institucioneve kushtetuese, në respektim të parimit themelor të demokracisë për ndarjen dhe balancimin e pushteteve, pa të cilat nuk arrihen dot as rezultatet e dëshiruara në luftën ndaj korrupsionit. FRD ka theksuar në takim edhe angazhimin e kësaj force për të zgjidhur përfundimisht problemin e pronësisë si dhe atë të dëmshpërblimit e të integrimit të ishtë përndjekurve politikë. Ky është takimi i parë i kësaj force të re politike me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, i cili do të pasohet me takime të tjera në këtë kuadër. Çka tregon se tashmë FRD, si parti parlamentare është e fokusuar dhe në forcimin e rolit në saj në raport me partnerët ndërkombëtarë. Paralel me këto takime, FRD po ngre zyrtarisht strukturat në të gjitha qytetet e vendit.

Kryetari i grupit të PD tha se s'kanë ndërmend të blejnë votat një javë para zgjedhjes së kreut të shtetit

Presidenti, Patozi: Kemi 73 vota Numri dy i PD: Rama ka në kokë idenë e trafikut, të përmbysjes së raporteve në Kuvend. S'merr vota në tavolinë, as Presidenti s'i jep fitoren. Konsensusi dhe integrimi s'kalojnë nga Igli Totozani „„„

TIRANE

Gjata:

JAKIN MARENA

P

artia Demokratike garanton se ka më shumë se 73 vota për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Në këtë mënyrë nënkryetari i selisë blu dhe kreu i deputetëve demokratë Astrit Patozi shfaqi siguri maksimale se mazhoranca është solide për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, madje dhe besimin se vota e deputetëve të pavarur në Kuvend do shkojnë në favor të kandidatit demokrat. "Në rast se zoti Rama thotë se ka shkuar te shtëpia e Ilir Metës me kokën ulur dhe i thotë për progresin e Shqipërisë dhe integrimin e vendit, atëherë unë i bie të kem 73 vota, pa përfshirë votën e Gazmend Oketës por dhe votën e Kastriot Islamit, po e quajmë deputet të pavarur", ka qënë deklarata e Patozit, duke shprehur garanci për zgjedhjen e kreut të shtetit nga mazhoranca. Pikërisht nisur nga kjo Patozi hodhi poshtë akuzat e Ramës se demokratët po tentojnë blerje deputetësh nga socialistët. Patozi tha se "Rama mbetet politikan pa moral dhe që kur ka hyrë në politikë karakteristikë kryesore e tij është të jetë një pazarxhi. Këtë e tregoi edhe duke hyrë në shtëpinë e Ilir Metës si hallexhi". Duke nënvizuar faktin se kreu socialist në dy raste është tërhequr nga lëvizjet e tij. "Dy probleme ka pasur Edi Rama, Gërdecin dhe Bllokun e Ilir Metës. Të

"Reforma zgjedhore, jo peng i Presidentit"

R

Astrit Patozi

dyja i hodhi poshtë. Mori Ardian Vishën e tha që ky do jetë nënkryetar i KLD, shkoi dhe tek shtëpia e Ilir Metës dhe trokiti. Datën e zgjedhjes së Presidentit ne e kemi ditur që në vitin 2009, e dinim që në zgjedhje se kur dhe nuk ishte nevoja për të peshkuar deputetë një javë përpara. Do ta kishim bërë më parë këtë gjë", tha Patozi. I cili ka nënvizuar se kreu so-

eforma zgjedhore s'duhet të jetë peng i procesit për zgjedhjen e presidentit të ri. Ky është opinioni i ekspertit zgjedhor, Çlirim Gjata. Sipas tij nëse klasa politike ka vullnet për të përmbyllur ndryshimet në Kodin Zgjedhor, atëherë mund të arrihet brenda natës. Por, rishikimi i ligjit përkatës nuk duhet të jetë peng i garës presidenciale. Për Gjatën, rekomandimi i ODIHR për mosaplikimin e teknologjisë në zgjedhje, erdhi si rrufe në qiell të hapur, pasi e gjithë klasa politike kishte duartrokitur dakordësinë e numërimit elektronik në komisionin e reformës zgjedhore. Përsa i takon riformatimit të KQZ, Gjata mendon se komisioni i reformës zgjedhore, duhet të përqendrohet jo në formulën e këtij institucioni, por në rishikimin e të gjithë sistemit. Sipas Gjatës dhe nëse do arrihet riformatimi i KQZ, kjo s'do thotë se subjektet politike s'do kontestojnë KQZ.

cialist, pavarësisht se nuk ka ndodhur asgjë e kësaj natyre, ka në kokë idenë e fitores në tavolinë, pa vota. "Nuk ka ndodhur asgjë. Është zoti Rama ai që e ka në kokë idenë e trafikut, të përmbysjes së raporteve në Parlament etj. Sepse zoti Rama nuk krijon dot frymë, nuk fiton dot zgjedhje dhe këtu është problemi", tha numri dy i PD. Sa për deklaratën e Ramës se një president

me 71 vota nuk përfaqëson unitetin e Popullit, Patozi tha se kjo nuk ka lidhje me realitetitn. "Presidenti në detyrë Bamir Topi u zgjodh me 85 vota, që i binte të kishte një konsensus më të gjërë se sa e kërkon Kushtetuta. Në lidhje me akuzat, nuk kanë rëndësi, ai kishte 85 vota. Tani që po del nga Presidenca ai ka një votë", nënvizoi Patozi. Kryetari i Grupit Parlamentar

të PD këmbënguli se Presidenti i Republikës është një figurë që kur shkon në postin e kreut më të lartë të shtetit presupozon mbylljen karrierës së tij politike. I pyetur nëse do të votojë LSI një kandidaturë të PD, Patozi tha se "aleati i tyre do t'i qëndrojë marrëveshjes së 2009". Bllokimin e dy reformave zgjedhore e parlamentare në dy pikat e fundit, Patozi e konsideroi të qëllimshme, pasi Rama kërkon President e fitore të zgjedhjeve në tavolinë. "Edi Rama për secilën reformë po mban nga dy pika si një lloj qarku, celësin e të cilit ai e ka vetë. Zoti Rama nuk mund t'i marrë zgjedhjet në tavolinë dhe nuk mund të gjejë një President, edhe sikur të ndodhë e pandodhshmja dhe të jetë i majtë, që t'i garantojë fitoren. Nuk ia garanton askujt fitoren Presidenti. S'mund të gjente president më të mirë se Bamir Topin dhe prap ai s'ia garantoi fitoren. Topi ishte me të më 2009, votoi për atë më 8 maj ku u provua vota, dhe sërish nuk i mjaftoi që ti jepte fitoren", ka deklaruar nënkryetari demokrat. Patozi tha se Rama kërkon të marrë indirekt shumicën në KQZ duke ruajtur numrin prej 3 anetarësh të së majtës në komision e duke i krijuar mundësi që kreu i KQZ të propozohet nga Avokati i Popullit, duke i dhënë atij anëtarin e katërt. "PS s'mund të thotë që konsensusi apo rruga e integrimit të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian kalon nga Igli Totozani. Nuk mund ta thotë këtë gjë", është shprehur kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi.


4

E enjte, 17 maj 2012

POLITIKE

Integrimi, Demeti i sëmurë, Mesila Doda bën humor

K

omisioni i Integrimit ka anuluar seancën dëgjimore me zëvendësministrin e Mjedisit, pasi ky i fundit kishte autorizuar drejtorin e tij për t'i thënë komisionit se "nuk mund të ishte i pranishëm zëvendësministr Demeti për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore". Por arsyeja e mosardhjes për herë të dytë, i la hapësirë anëtarëve të komisionit që të bënin

edhe batuta për të. "Epo meqë është sëmurë, ne po i urojmë zëvendësministrit dhe i urojmë shërim të shpejtë. Tani duhet t'i çojmë një komposto zëvendësministrit", është shprehur deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda duke e shtuar akoma me nota humori bisedën mes anëtarëve. "Çudi që nuk erdhi njeri tjetër, se ju jeni ministria që keni më shumë

zëvendësministra", u shpreh Gramoz Ruçi. Debati është zhvilluar më tej me batuta mes Dodës dhe Ruçit. "Në takimin e mëvonshëm le të vijë kryetarja dhe nënkryetari", tha Ruçi duke ja taksur Dodës vendin e kryetares. Por lapsusi i Ruçit nuk i shpëtoi Dodës, e cila tha se "Ditmir e pe si tha Gramozi, të vijë kryetarja dhe nënkryetari", ndërsa ndërhyri Ruçi duke thënë se "vërtetë ashtu e thashë?".

Gjoni: Marrëveshje me Greqinë, pas miratimit të ligjit

Kuvendi, rikthehen kufijtë e Shqipërisë Kompromisi, shfuqizohet neni 53 i ligjit të 2008 Lajmi Republikës së Shqipërisë do t'i rikthehen kufijtë ujorë me Greqinë dhe Malin e Zi. Nisma e PSsë ka gjetur konsensusin e PD për të rikthyer kufijtë. Kështu që u vendos të shfuqizohet neni 53 i ligjit të 2008, dhe kjo atomatikisht fut në fuqi ligjin e 2001, ku janë të përcaktuar qartë kufinjtë.

„„„

TIRANE

FERNADA CENKO

R

ikthehen kufijtë sh tetërorë të Republikës së Shqipërisë. Pas nismës së Partisë Socialiste për të kthyer një shtet me kufinj, duke rrëzuar ligjin e 2008, që e la Shqipërinë pa kufij, mazhoranca parlamentare dhe qeveria ka pranuar që ta miratojnë këtë nismë me konsensus. Me këtë ndërhyrje të opozitës, i jepet fund edhe ndarrjes apo marrjes në mënyrë të padrejtë të detit nga shteti grek. Pas përplasjeve të shumta në det, por edhe nëpërmjet presionit që Greqia i ka bërë qeverisë, Partia Socialiste i ka dhënë zgjedhje, duke siguruar edhe një herë vijat kufitare. Pas diskutimit në komisionin e Sigurisë Kombëtare, pas kalimit në Parlament dhe pas dekretimit nga Presidenti, Shqipëria mund të nisë marrëveshjen me Greqinë, për zonën neutrale. Po sigurisht që me Greqinë do të ketë sërish një marrëveshje. "Sigurisht, por tashmë zhvillohet mbi një bazë ligjore të përcaktuar qartë ashtu siç ka qenë e përcaktuar që në protokollin e Firences të 1925 edhe më pas në 1946", është shprehur deputeti nismëtar Ilir Gjoni.

MBLEDHJA

Deputeti Ilir Gjoni ka prezantuar nismën e Partisë Socialiste për kufijtë shtetëror në prezencë edhe të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani.

ligjin bazë, unë jam dakort që kjo të reflektohet në legjislacionin tonë ky propozim i zotit Gjoni, por ne propozojmë dy mënyra. Ose të riformulohet duke u ndryshuar neni 53, i shfuqizimeve te ligji për Kontrollin e kufijve që ka shfuqiziuar ligjin duke e riformuluar atë që shfuqizon ky ligj duke përjashtuar nenin 3, ose ky paragraf të futet te ligji për rojet bregdetare te neni 7", u shpreh Nishani .

NDRYSHIMET

Komisioni i Ligjeve

Gjoni pasi i ka bërë një rezyme fatit të kufijve të Shqipërisë të parashikuar edhe me ligj, i ka kërkuar qeverisë që të marrë në konsideratë nismën, duke i kthyer vendit kufinjtë e saj të munguar prej katër vitesh. Nisma e Partisë Socialiste nuk ka hasur kundërshti as nga ministri Nishani dhe as nga mazhoranca. Edhe pse Gjoni ka kërkuar që të ndërhyhet në ligjin e miratuar në 2008, Nishani ka dhënë një variant të ri që e lehtëson më shumë nga ana juridike çështjen. "Kemi një kërkesë për ndryshime që unë

nuk jam dakort që të futet te kontrolli kufitar se ka një objekt krejt tjetër, por po të shikojmë dhe përbërjen e nenit që është ndarë në tre paragrafe. Paragrafi i parë është tërësisht i respektuar në ligjin për kontrollin e kufijve. Në paragrafin e tretë unë besoj se nuk është dhe i formuluar fort saktë se bën fjalë për ujërat e brendshme territorial të Shqipërisë. Nuk ka ujëra të brendshme territoriale. Te paragrafi i dytë, që bësoj reflekton shqetësimin e PS-së. Duke pasur parasysh që kërkohet një specifikim më i detajuar në

Duke shfuqizuar nenin 53, të ligjit nr.9861, datë 24.1.2008 "për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror" që thotë që "Ligjet nr.8771, datë 19.4.2001 "Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë", nr.8772, datë 19.4.2001 "Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë" dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen", Shqipërisë i hapet e drejta për tu njohur zyrtarisht me kufinjtë e saj. Duke shfuqizuar këtë nen automatikisht hyn në fuqi ekzaktësisht neni 3, të ligjit për nr. 8771, datë 19.4.2001 "për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë", i cili jep ekzaktësisht pikat kufitare të shtetit shqiptar.

Harta e kufijve detar me Greqinë

LIGJI PËR KUFIRIN SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Neni 3 Ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme 1. Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptarojugosllav (Mali i Zi). 2. Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.

Konferenca e Kryetarëve

Reforma zgjedhore, sot vendoset si do zgjidhet „„„

K

TIRANE

onferenca e kryetarëve mblidhet sot paradite për të miratuar kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit. Gjatë diskutimit, do të jetë pjesë e axhendës së tyre edhe procedurat që do të ndiqen për të përfunduar Reforma Zgjedhore. Topalli së bashku me deputetët e djathtë e të majtë do të vendosi se si do ta zgjidhin çështjen e "nxehtë" të KQZ, kutitë dhe ankimeve. Tashmë pas përfundimit të afatit të komisionit, do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë se çfarë zgjidhje përfundimtare do ti jepet. Pjesë e kësaj seance pritet të jenë edhe anëtarët e komisionit. Burime breenda komisionit të Reformës Zgjedhore na kanë bërë me dije se ende nuk ka një

produkt të këtij komisioni për t'ju dorëzuar Kuvendit për miratim. "Ditën që skadonte afati, ne duhet të kishim miratuar një draft të firmosur nga të dyja palët, por nuk mundëm, pasi atë natë kemi folur mbi sugjerimet e ODIHR për numërimin elektronik", është shprehur njëri prej anëtarëve të komisionit të Reformës Zgjedhore. Nga antarët pretendohet se nuk do të ketë asnjë raport mbi punën e bërë nga reforma. Të martën në orën 24:00 ka përfunduar edhe afati ligjor i komisionit të miratuar nga Kuvendi. Në këtë komision përveç financimit të partive politike, të gjitha nenet e tjera kanë hasur në kontestim. Por sidoqoftë "plagët" e zgjedhjeve të 2009 dhe 2011, nuk arriti ti "mjekojë" komisioni i re-

formës. Administrata zgjedhore (KQZ) u përplas me dy variante të PS dhe PD për formulën e përbërjes. Të dyja palët nuk hoqën dorë nga propozimet e tyre. Ndërkohë që edhe numërimi elektronik që gjeti konsensus më parë, është hedhur në erë nga partitë politikë, duke e kthyer nga fillimi punën. Sipas draftit të PS-së, Dhoma e Avokatëve, Avokati i Popullit, Krytari i Gjykatës së Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë i paraqesin Kuvendit të paktën dy kandidatë për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe më pas Kuvendi i kalon në filtrim ku përzgjedh njërin prej tyre. PS ka gjetur një zgjidhje edhe për ata anëtarë që ju mbaron mandati, duke i paguar ata deri në dhjetor të 2012 si antarë të komisionit.


E enjte, 17 maj 2012

5

EKONOMI

Pastrimi i parave, rriten gjobat, ulet kufiri i deklarimit

Q

everia ka shtrënguar më tej masat ligjore për kufizimin e aktivitetit të pastrimit të parave në Republikën e Shqipërisë. Me anë të një projektligji, që ka kaluar në mbledhjen e rradhë të Këshillit të Ministrave, është përcaktuar se një subjekt, i cili është i detyruar me ligj të raportojë për të gjitha rastet, kur kryhen transaksione në para në shuma të

konsiderueshme, do t'i raportojnë autoritetit përgjegjës të gjitha transaksionet në para fizike, të kryera në vend në një vlerë të barabartë ose më të madhe se 1 milion lekë të reja ose kundërvlerën në monedha të huaja, të kryera si një transaksion i vetëm ose si transaksione të lidhura me njëra-tjetrën brenda 24 orëve. Deri tani, ligji

parashikon si kufi për këtë raportim transaksione 1.5-milionëshe. Për rastet kur nuk zbatojnë kërkesat për raportim, subjektet do të gjobiten deri në 20 milionë lekë të vjetra, nga 10 milionë që ishte deri tani, në rast se fjala është për persona fizikë dhe deri në 40 milionë lekë të vjetra, nga 30 milionë lekë, që ishte deri tani ky penalitet.

VKM mbahet sekret. Krijohen dy firmat CE2 TIRANE

GENC KONDI vijon nga faqja 1 ...se qeveria shqiptare ka pajtuar firmën CE2 Debt Management shpk dhe CE2 Debt Collection për të mbledhur borxhet e energjisë elektrike nga subjektet shtetërore. Pra nëse një ministri, është në borxh ndaj CEZ, atëherë këto komani, shkojnë në ministri dhe e "detyrojnë" atë të paguajë borxhet. Por në fakt, kompania merr një fitim të majmë për këtë rast, dhe jo pak: 20 përqind të vlerës detyrimit të pambledhur. Të dyja kompanitë, si shpk, ashtu edhe sha i lidh një emër Endrit Alikaj, i cili në një rast është pronar, (në rastin e shpk, sipas dokumenteve të QKR) ndërsa në rastin e sh.a, është administrator i kompanisë. Jo vetëm kaq, por të dyja kompanitë janë ngritur në një kohë rekord, dhe janë përzgjedhur nga qeveria shqiptare pa tender, për të bërë një punë me fitime të majme, në një kohë shumë të shkurtër. Dy kompanitë kanë të njëjtin objektiv: ofrimin e shërbimeve të specializuara për mbledhjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura që personat fizikë dhe juridikë u detyrohen palëve të treta, për llogari të këtyre të fundit; mbledhja e kredive të llogarisë së klientit deri në sekuestrimin dhe kalimin në pronësi të shoqërisë të kolateraleve të debitorëve te kontaktuar nga shoqëria për llogari të palëve të treta. Për qëllimin e realizimit të objektit të mësipërm, shoqëritë mund edhe të kryejnë çdo aktivitet të ligjshëm që lidhet me pasuri të luajtshme dhe/ose të paluajtshme, si edhe çdo aktivitet tregtar, financiar, përmbarimor që lidhet me ekzekutimin e detyrueshëm të detyrimeve të prapambetura, që mund të konsiderohet i dobishëm ose i domosdoshëm për realizimin e qëllimeve të shoqërisë. Të gjitha këto, janë specifikuar në objektin e veprimtarisë së firmave, në zyrën e regjistrimit të bizneseve.

PËRZGJEDHJA

Deri më tani, nuk ka patur asnjë njoftim publik për një garë, të shpallur nga administrata shtetërore, ku të paraqiteshin subjekte të interesuar për një aktivitet të tillë të rëndësishëm. Eliminimi i garës tregon se përzgjedhja është bërë nga qeveria, jo mbi bazën e e ofertave më të favorshme nga subjektet private, por mbi baza klienteliste. Sipas ligjeve në fuqi, procesi duhej të ishte organizuar si një

Berisha, miliarda privatit për borxhet Do të paguhet me 20% të shumës, nga taksat Prokurimi Eliminimi i garës publike për një veprimtari kaq të rëndësishme tregon se përzgjedhja është bërë nga qeveria, jo mbi bazën e e ofertave më të favorshme nga subjektet private, por mbi baza klienteliste FOTO ILUSTRUESE

„„„

prokurim publik, me kushte, oferta dhe vlerësim. Asgjë prej këtyre nuk është bërë dhe qeveria e ka trajtuar çështjen jashtë çdo rregulli, sikur të ishte vetë një subjekt privat, që menaxhon paratë e veta, pa i dhënë kujt llogari.

FITIMI

Me një normë fitimi prej 20 përqindësh, parashikohet që subjekti i pajtuar nga qeveria për mbledhjen e borxhit të keq të sigurojë të ardhura kolosale

nga ky aktivitet, duke patur parasysh se vetëm nga energjia e papaguar elektrike mund të jenë qindra milionë euro fatura të papaguara. Logjika e këtij veprimi është se këto para janë të humbura dhe 80% e tyre janë një burim i madh të ardhurash, ndërkohë që buxheti po vuan për to. Por, kjo tregon paaftësinë e qeverisë për të mbledhur nomalisht detyrimet, ndonëse nga taksat e shtetasve të saj paguhen

vazhdimisht dhjetëra mijëra policë, tatimorë dhe tani duhet të paguhen sërish privatët me miliarda, që të mbulohet kjo paaftësi.

HISTORIA

E kështu, pasi ka dështuar me faljen fiskale për të mbledhur detyrimet që bizneset dhe qytetarët nuk duan t'i paguajnë, edhe me legalizimet e ndërtesave pa leje, nga të cilat, pas shumë vitesh, është arritur të përfundohet pro-

cesi vetëm për 4% prej tyre, qeveria ka vendosur së fundi të pajtojë kompani private për të kryer detyrën që nuk ka kryer dot shteti, për të mbledhur detyrimet e vjetra financiare. Për këtë, ekziston tashmë një Vendim i Këshillit të Ministrave, që cakton subjekte, të cilat do të kryejnë vjeljen e detyrimeve të vjetra, duke filluar nga ato për energjinë elektrike, që kur ka qenë pronar shteti i kompanive KESH dhe OSSH, para privatizimit të sektorit të shpërndarjes. Vendimi nuk është shpallur as në Fletoren Zyrtare dhe as në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave në internet, por mesohet se ka hyrë në fuqi dhe tashmë subjekti ka nisur punën për të grumbulluar detyrimet e pashlyera.

Vendimi

Sali Berisha shpall rritje të pagave e pensioneve edhe këtë vit „„„

TIRANE

N

ga 1 korriku i këtij viti, pagat dhe pensionet do të pësojnë sërish rritje në vlera që variojnë nga 4 deri në 6 për qind. Në mbledhjen javore me ministrat, kreu i qeverisë Sali Berisha tha se, pavarësisht situatës ekonomike jo të favorshme, parashikimi për këto rritje do të konkretizohet. Rritja mesatare e pagave, sikurse njoftoi kryeministri, do të jetë në masën 5 për qind. Përsa u përket pagave të larta, mbetet për t'u vendosur, pasi janë dy variante, ose për rritje në masën 1 për qind, ose për të mos i rritur fare. Një rritje të ndjeshme, sipas kryeministrit, do të bëhet edhe për pensionistët. Pas datës 1 korrik, pensionet në fshat do të rriten me 6 për qind ndërsa ato në qytet, 4 për

qind. Kryeministri pranoi, gjatë mbledhjes së qeverisë, se institucionet financiare ndërkombëtare kanë kërkuar të kundërtën, pra që të mos realizohet kjo rritje në kushtet aktuale ekonomike.

Nga vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve pritet që të përfitojnë rreth 800 mijë familje shqiptare. Deklarata për nivelin e rritjes së pagave dhe pensioneve vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri udhëzoi ministrat që të rishikojnë buxhetin në mënyrë që të sillet për votim në Kuvend muajin e ardhshëm. Sipas disa të dhënave, të bëra të ditura dje nga Berisha, ndryshimet do të sjellin në paga e pensione të tilla, si për mësuesit e shkollave të mesme do të jenë mesatarisht 58.802 lekë në muaj, për mësuesit e shkollave 9-vjeçare 50.019 lekë në muaj, për mjekët 57.553 lekë dhe infermierët 36.725 lekë në muaj. Të ardhurat minimale të një pensionisti do të bëhen pas 1 korrikut 13.000 lekë, shtoi ai dhe pensionet rurale bëhen 8.137 lekë në muaj.

LAJME SHKURT Pas raportit të KLSH, METE shkarkon zyrtarin

„

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nisi procedurat për shkarkimin e drejtorit të ATRAKO-s, Agjencia e Trajtimit të Koncensioneve, Shkëlqim Kërluku. Vendimi erdhi menjëherë pas publikimit të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku thuhej, mes të tjerash, se nga mospagesa e tarifës ATRAKO-s, dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit llogaritet në vlerën e 1.1 miliardë lekëve. "Do të marrim çdo vendim në bazë të ligjit, duke njoftuar edhe publikun çdo ditë" deklaroi ministri Nasip Naço, ndërkohë që drejtori Kërluku njoftoi me telefon se nuk dinte gjë dhe ishte jashtë shtetit.

Greqi, qytetarët tërheqin masivisht paratë nga bankat

„

Në Greqi, qytetarët po tërheqin paratë e depozituara në banka, për shkak të frikës së humbjes së panjohur që mund të pësojnë në rast se zëvendësohet euro me dhrahminë sërish. e cila mund të emetohet në rast të daljes nga eurozona. Kreu i bankës qendrore të Greqisë Jorgo Provopulo i ka deklaruar presidentit Papulias se qytetarët kanë tërhequr të paktën 700 milionë euro vetëm në ditën e hënë. "Zoti Provopulos më tha se ende nuk ka panik, por kjo frikë mund të rritet deri në panik. Ai parashikon një total tërheqjesh deri në 800 milionë euro", u tha presidenti politikanëve.

Gjermanët ftojnë firma italiane për gazsjellësin

„

Shtohen shanset për ndërtimin e gazsjellësit TransAdriatic, që do të fuste Shqipërinë për herë të parë në rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë gjermane E.ON Ruhrgas deklaroi se ai do ta mirëpriste një partner italian në konsorciumin që ka marrë përsipër të ndërtojë linjën e transportimit të gazit natyror TransAdriatic Pipeline (TAP). Gjatë këtij muaji kompania italiane ENEL deklaroi për herë të parë se ishte e interesuar të bashkohej me përpjekjet për të ndërtuar linjën.


6

E enjte, 17 maj 2012

SPECIALE

Këshilltarët e opozitës: Basha trego miliona eurot e maketit

K

ëshilltarët socialistë kërkuan dje nga kryebashkiaku Lulzim Basha të sqarojë se sa milionë euro do kushtojë projekti për zgjatimin e bulevardit. Ata thanë se këtë periudhë janë zhvilluar konkurse me shpenzime marramendëse për projekte që kanë qenë gati. “Basha t’ju thotë qytetarëve sa milionë euro ka çuar dëm në këto 10 muaj në krye të bashkisë dhe sa milionë

euro ju kushton qytetarëve maketi i tij i mashtrimit sot. Sa e shkatërrojnë ekuilibrin social dhe mjedisor të Tiranës kullat e klientëve që ai ka programuar të ngrejë në maketin e tij. Qytetarët kanë dëgjuar vetëm të pavërteta në këto muaj ndërsa e ardhmja e tyre vazhdon të rrezikohet nga mashtrimi publik me makete, me miliona euro të çuara dëm si në rastin e sheshit Skënderbej, me

taksat që do uleshin por që u dyfishuan, me hipoteka që do i gëzonin, por që ende s’i kanë në dorën e tyre, me planin urbanistik të 2008 që po devijohet e paraqitet si plan i sotëm i Tiranës etj,” thuhet në deklaratën e këshilltarëve të majtë. Ndërsa një pyetje tjetër që të vjen në mend është se ku do e gjejë Basha ujin se në projekt duket sikur ka vërshuar një lumë gjigand?

Ditari i udhëtimit në mbi 7000 metra lartësi

Bojaxhiu: “Unë drejt majës Everest” Rrëfimi i alpinistit për ditët e vështira të ekspeditës Lajmi

9 ORË MË PARË

Pjesëtarët e ekspeditës Everest 2012 kanë nisur rrugën drejt majës së botës dhe aktualisht ndodhen në mbi 7000 metër lartësi. Përmes faqes në “Facebook”, Gjergj Bojaxhiu, ishzyrtari I PD-së, pjesë e grupit të alpinistëve tregon momentet e vështira të sfidës për ekipin shqiptar.

„„„

TIRANE

G

jergj Bojaxhiu, njëri prej ish-zyrtarëve të PD-së dhe ish-anëtar i KOP-it, prej fillimit të prillit ka nisur sfidën e tij personale të ngjitjes në majën më të lartë të botës, Everest. Në ditët e fundit, kur është edhe sfida më e madhe me kushtet ekstreme të motit dhe të lartësisë, ekspedita Everest 2012 është ngjitur në mbi 7000 metra. Aktualisht janë tre alpinistë shqiptarë Gjergji Bojaxhi, Fation Plaku dhe Gerti Pishtari po i ngjiten majës së lartë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, një iniciativë e sponsorizuar nga Vodafone, Reiffaisen Bank dhe Ministria e Rinisë dhe Sporteve. Pritet që së shpejti ata të arrijnë edhe majën e Everestit, duke kapur lartësinë prej 8848 metrash. Atmosferën e kësaj ndërmarrjeje kaq të rëndësishme, por edhe sfiduese e sjell vetë Bojaxhi nëpërmjet një ditari që po sjellim për lexuesit e “Shqiptarja.com”.

DJE

Kampi Bazë (Base Camp - BC) 5,000m – përgatiti Gjergj Bojaxhi Aklimatizimi në BC na zgjati më shumë se një javë. Ditët e para kishim për detyrë të qëndronim në kamp pa lëvizur. Ditën e katërt ngjitëm

Ekipi i alpinistëve shqiptar në Everest

PROGRAMI I EKSPEDITËS EVEREST 2012 Dt 10 prill: Udhëtim për në Zangmu (Kinë) Dt. 11 prill: Udhëtim për në Nylam Dt 12 prill: Pushim (aklimatizim) në Nylam Dt 13 prill: Udhëtim për në Tingri Dt 14 prill: Pushim për aklimatizim Dt 15 prill: Udhëtim për në Kampin Bazë (BK) 5200m Dt 16 prill: Qëndrim në KB Dt 17-20 prill: Marshim për në Kampin Bazë të Përparuar (ABC) 6400m „ Dt 21 prill-26 maj periudha e ngjitjeve, per te sulmuar majen e botes.... „ Dt 27 maj: marshim për në ABC „ Dt 28 maj marshim për në BC „ Dt 29 maj: pastrime në BC „ Dt 30 maj: udhëtim nga BC për në Nyalam „ Dt 31 maj: udhëtim për në Kathmandu „ Dt 1 dhe 2 Qershor: qëndrim në Kathmandu „ Dt 3 qershor: vajtje në aeroport për udhëtimin e kthimit „ Bileta e ekipit është prerë për arritje në Rinas më dt 6 qershor ora 19:05.

„ „ „ „ „ „ „ „

një lartësi prej 300 m mbi BC. Ditën e pestë pushim e ditën e gjashtë 700m mbi BC. Ideja ishte që kur të niseshim për në Kampin e Ndërmjetëm në lartësinë 5,700 m të ishim disi të aklimatizuar. Kapja e lartësisë 5,700m në një nga majat mbi BC u arrit nga i gjithë grupi, por me ritme të ndryshme. Fatjoni ishte i pari që

çau ferrën për sipër e pastaj për poshtë. Më pas ishte Gerti, Erli të ndjekur nga Xhimi e Mateo, i fundit ishte Gjergji (unë) i cili në këtë ditë ishte blozë. Besoj se jam kthyer në kamp rreth 1 orë pas të tjerëve. Sidoqoftë aklimatizimi në BC kishte mbaruar dhe ne ishim gati të niseshim për më sipër.

Kampi i Ndërmjetem 5,700m Nisjen për në Kampin e Ndërmjetëm e bëmë më datë 22 Prill. Nisja ishte e bujshme pasi karvani përbëhej nga 25 jak që do transportonin shumicën e bazës materiale në kampin e avancuar (6,400m). Udhëtimi që ishte 11 km i gjatë dhe me një disnivel prej 700m zgjati 6 orë për Gjergjin, pak më gjatë për Fatjonin dhe Gertin dhe rreth 7 orë për Xhimin, Mateon dhe Erlin. Për ta vendosur “suksesin” e Gjergjit në një kontekst krahasues jaket e bënë rrugën për më pak se 6 orë. Për ata që mund të mos e dinë jaket janë familja e lopës të përshtatur në zonën e Himalajes, d.m.th. jaket/lopët ecën më shpejtë se ne. Këtu fjetëm 2 net dhe gjatë këtyre 2 ditëve bëmë një ecje aklimatizuese deri në lartësinë 6,000m.

3 ORË MË PARË

Kampi Avancuar - Advanced Based Camp ( ABC - 6,400m ) – Pergatiti Gjergj Bojaxhi Nisja për ABC nga Kampi Ndërmjetëm u bë më datë 24 Prill. Distanca ishte 11 km dhe lartësia për tu ngjitur 700m. Rruga ishte më e bukur se më parë pasi këtu akullnaja ishte më dominuese. Rrugëtimin e nisi Gjergji me Fatjonin e më pas Gerti, Xhimi, Mateo e Erli. Nga trecereku i rrugës Gjergjit ju këputen pak këmbët dhe në ABC përfundoi Fatjoni, Gerti e më pas Gjergji, Xhimi, Mateo e Erli. Për të mos patur përsëri iluzione të kota për gjendjen tonë duhet të vë në dukje që jaket/lopët e ngarkesës përsëri arritën para nesh në ABC. Gjatë rrugës në një moment (ndër të shumtit) më ishte marrë fryma keq dhe ndalova për të pushuar. Duhet të kem qenë në rreth 6,000m lartësi. Pas pak vjen një segment i karavanit të ngarkesës me 4-5 jak dhe çobanin e tyre. Ky zotëria i vockel tibetian ja kishte kërcitur një kënge lokale tip imi-

KOMENT NGA PREÇ ZOGAJ

Lojë e ODIHR apo fundi i reformës? vijon nga faqja 1 ...votave e shifrave fiktive gjatë numërimit. Natyrisht, ka patur e ka plot probleme të tjera, të reja dhe të ricikluara, që dalin në pah si ato çarjet e kështjellave të bombarduara pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri. Nuk i kemi nënvleresuar asnjëherë si probleme. Por zembreku i së keqes janë dy pikat e lartpërmendura. Aty realizohet vjedhja materiale e votave dhe deformimi konkret i vullnetit të zgjedhësve, në një proces kriminal të mbrojtur e të garantuar nga kultura e pandëshkueshmërisë. Fakti më i fundit i kësaj sage të pambaruar është ajo që po ndodh në Lezhë me shtyrjen për herë të katërt a të pestë, me lloj-lloj alibish, të seancës gjyqësore kundër disa komisionerëve të komunës së Dajçit, që janë kapur me prova të hetuara nga Prokuroria duke futur fletë për llogari të kandidatit të PDsë. Kjo e Lezhës është fantazma më e re e zgjedhjeve të vrara me mbushje kutish, që vjen rrotull në zyrat e OSBEsë dhe partive politike si një kujtesë për atë që ka ndodhur dhe si një paralajmërim për atë që do të ndodhë, nëse nuk bëhet drejtësi e nuk merren masa. Deklarata e ODIHR është përgjigja më e keqe që mund të jepet në këtë kontekst. Praktikisht kjo deklaratë bombë mëton të rrëzojë reformën në boshtin e saj. Çfarë mbetet po të hiqet verifikimi i votuesve, numërimi elektronik, ndryshimi i KQZ-së dhe korrektimi i sistemit? Asgjë me rëndësi. Del se krerët e partive dhe deputetët e komisionit kanë rrahur ujë në havan gjithë këto kohë. Po kush e di ku i pikon çatia? Kaq të paditur qenkan deputetët dhe specialistët shqiptarë sa të mos e kuptonin me kohë se Shqipëria e vogël me dy milion votues nuk e bëka dot verifikimin dhe numërimin elektronik? Ka shumë pyetje dhe shumë dyshime në qarkullim. E para, OSBE, pjesë e së cilës është ODIHR, nuk mund të lajë duart me një “nuk bëhët” pak ditë para përfundimit të mandatit të komisionit zgjedhor. Nëse nuk bëhet me elektronikë, me çfarë rruge tjetër do të bëhet? Shqipëria nuk mund të shkojë në zgjedhje derr në thes, apo si cjapi te kasapi, meqenëse një ditë të bukur, ca njerëz të fshehur prapa siglave “ODIHR”, zbuluan se elektronika këtu gënjen. Kush janë këta, kush e mbron këtë pohim, nga e kanë nxjerrë? Të dalin ta mbrojnë para specialistëve dhe publikut shqiptar. E dyta, ka kohë që përfaqësues të shumicës qeveritare, Ilir Meta përshembull, kanë parajmëruar diku nëpër dhëmbë dhe diku hapur se sistemi elektronik kërkon kohë të futet dhe nuk mund të jetë aktiv në zgjedhjet e ardhshme. Ky paralajmërim dhe nxitimi i kryeministrit Berisha për t’i bërë jehonë pa asnjë gram oponencë deklaratës së ODIHR-it krijon përshtypjen e një qëndrimi të dëshëruar, për të mos thënë të porositur nga vetë qeveria. Kjo nuk e kundërshton dot vetë, meqenëse i ka premtuar opozitës “çdo gjë”, por ka gjetur me kë ta kundërshtojë. Përfundimi është po ai: Në vend të çdo gjëjë, asgjë. Nëse OSBE ka hyrë në lojëra të tilla, atëherë do të duhet të themi si Monteskie se në këtë rast është helmuar vetë medikamenti. Me fjalë të tjera publiku dhe opozita shqiptare duhet t’i bëjë llogaritë me arbitrin kundër. Por llogaria më duket mua, është e bërë për këdo që ka sy dhe veshë të pazënë: pa votimin me parimin “një zgjedhës- një votë” dhe pa numërimin e shënimin e çdo vote ashtu siç është hedhur, besimi i publikut shqiptar te zgjedhjet do të mbetet në regjim shtrati. Pasojat i merr me mend kushdo. www.shqiptarja.com

timi pavaroti sa unë nuk dija se çtë bëja më parë. Të vlerësoja të kënduarin që ishte me të vërtetë interesant apo të haja inat me këtë xhuxhmaxhuxh vendas që këndonte për shtatë palë qejfe gjatë kohës që

unë mezi merrja fryme pas gjithë atyre muajve stervitje. Fatmirësisht e zgjidha duke nxjerrë kamerën dhe duke e inxhizuar. Më pas me vesh varur vazhdova rrugën e dhimbshme drejt ABC.


E enjte, 17 maj 2012

7

SOCIALE

Ndihma e shpejtë, kursantët paguajnë 21.000 lekë

K

ursantët që kërkojnë të pajisen me leje drejtimi, më parë duhet t'i nënshtrohen kursit për dhënin e ndihmës së shpejtë, pranë Kryqit të Kuq Shqiptar për të marrë dëshminë, pa të cilën nuk mund të marrin patentën. Tarifa në total që duhet të paguajnë kursantët, ku përfshihet edhe komisioni bankar prej 100 lekësh, është 2100 lekë dhe mund të depozitohet në të gjitha bankat.

Drejtuesi i Shoqatës së autoshkollave, Tonin Gjinaj, shprehet se që prej muajit mars, kur ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Transporteve që vendos tarifën 1500 lekë për këtë trajnim, kursantët vazhdojnë të paguajnë 2100 lekë. Ai akuzon Kryqin e Kuq për abuzime. Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar, Zamir Muça, sqaron jashtë kamerës, se Kryqi nuk kryen asnjë

abuzim. Sipas tij, tarifa për trajnimin e kursantëve për dhënien e ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti, nuk ka ndryshuar, pasi edhe në udhëzimet e mëparshme ka qenë e parashikuar 1500 lekë. Ai shpjegon se në tarifën që aplikohet prej 2100 lekësh, përfshihet 1500 lekë për trajnimin, 500 për librin që duhet të blejnë kursantët dhe 100 lekë komision bankar.

Shoqatat LGBT të ndara, aktivitete të ndryshme

Myslimanët marshim kundër paradës gay Hoxhallarët: Mbështetësit, të ruajnë qetësinë Lajmi

ti, të mos fyejnë dhe shajnë askënd dhe të mos japin mesazhe dhe as prononcime mediatike të paautorizuara. Për çdo shkelje përgjegjësia për të bie mbi organizatorët, ndaj ju lutemi t'i përmbaheni udhëzimeve të tyre, ndryshe nuk jeni të detyruar të prezantoni. Nëse shihni njerëz që janë jo të xhematit dhe bëjnë zhurmë, distancohuni prej tyre. Se ndoshta mund të futen qëllimisht nga të tjerët që të na japin imazhin e keq", - kanë sqaruar të gjithë besimtarët myslimanë "Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë".

Forumi mysliman shqiptarë dhe Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, do të organizojnë sot një marshim kundër homoseksualëve. Me sloganin "Pro jetës, pro familjes, pro moralit", ata u kanë bërë thirrje të gjithë personave që do të bashkohen nesër me ta, të mos provokohen por të japin mesazhe në mbrojtje të familjes.

„„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

D

uket se dita kundër ho mofobisë nuk do të kalojë në qetësi. Përveç veprimtarive të shumta sensibilizuese, që janë ndërmarrë nga shoqatat LGBT në vendin, megjithëse të përçara, edhe myslimanët kanë vendosur të dalin në shesh gjatë ditës së sotme. Por ata me një qëllim krejtësisht të kundërt të shoqatave LGBT. Forumi mysliman shqiptar dhe lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, kanë marrë leje nga policia e shtetit për të dalë para galerisë së arteve, në orën 10:00 për t'i thënë "jo" homoseksualizmit. Me sloganin "Pro jetës, por familjes, pro moralit" ata u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që gjatë ditës së sotme të jenë sa më të shumtë në numër që të bashkohen me ta, duke u shprehur kështu pro familjes dhe t'i përmbahen etikës islame. Por drejtuesit e këtij tubimi të myslimanëve nuk e kanë fshehur edhe frikën e ndonjë incidenti të mundshëm. Në faqen e tyre në "facebook", ata e kanë përsëritur disa herë thirrjen për pjesëmarrësit në këtë marshim, që lejen e kanë marrë vetëm për t galeria e arteve ndaj u kanë kërkuar që të ruajnë qetësinë dhe të mos lëvizin. "Nga policia jemi njoftuar që manifestimi duhet të jetë statik, pra i palëvizshëm. Për këtë arsye, duhet t'i përmbahemi rregullave dhe të manifestojmë në mënyrë qytetare dhe të përcjellim mesazhin e duhur dhe jo mesazhin e gabuar. Edhe një herë e theksojmë,

që do të mblidhemi pranë Galerisë së Arteve dhe nuk do të ketë lëvizje, pra nuk do të këtë marshim. Ju lutemi pjesëmarrësve të sillen me qytetari dhe të mos dalin jashtë sloganit të këtij aktivite-

Reagon Berisha

"Qëndrimi i Spahisë, personal dhe i papranueshëm" G

jatë një takimi që kryeministri Berisha zhvilloi dje me ministrin për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Nicolai Wammen, kryeministri reagoi edhe në lidhje me deklaratën e djeshme të kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe zëvendësministrit të i Mbrojtjes, Ekrem Spahia për ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në vendin tone zoti Henk Van den Dool. "Kjo deklaratë është një qëndrim krejtësisht per-

sonal i zotit Spahia dhe tërësisht i papranueshëm e që nuk shpreh qëndrimin zyrtar dhe vlerësimin më të lartë të qeverisë shqiptare për rolin dhe kontributin e ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, si përfaqësues i një vendi mik siç është Mbretëria e Vendeve të Ulëta, ndaj të cilës ka një mirënjohje të thellë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë", - ka deklaruar kryeministri.

Posteri i myslimanëve për paradën kundër homoseksualëve

PËRÇAHEN SHOQATAT

Por ndërsa kanë thuajse shumicën e opinionit publik kundër, shoqatat LGBT janë të përçara mes tyre. Aleanca kundër diskriminimit dhe Pro LGBT, të përfaqësuara nga Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj, i kanë nisur aktivitetet që pasditen e djeshme, me hapjen e ekspozitës "Kukafshehti", ndërsa Ambasada Pink dhe LGBT Pro të cilët kanë organizuar edhe festivalin e diversitetit, do ta çelin ditën e aktiviteteve gjatë mëngjesit të sotëm ku edhe do të bëjnë publik programin e detajuar, i cili do të mbyllet në orën 21:00 të mbrëmjes. Në fakt të gjitha këto shoqata që mbrojnë të drejtat e personave LGBT (Lezbike, gay, biseksualë dhe transgjinorë) shkojnë të përçara me njëra-tjetrën, në ditën kur kërkojnë të sensibilizojnë të gjithë opinionin publik që t'i pranojnë dhe të mos i diskriminojnë. Ndërkohë që prej disa ditësh, vendi ynë është përfshirë nga debatet për lëvizjen e diversitetit. Por pavarësisht kësaj, aktivistët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga qëndrimet e tyre dhe gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë të gjitha aktivitetet e planifikuara në ditën kundër homofobisë.

Adem Demaçi te "Vitrina"

"Të vihemi në shërbim të bashkimit kombëtar" A

ktivisti i të Drejtave të Njeri ut, zoti Adem Demaçi, i nderuar me çmimin Saharov nga Parlamenti Evropian për fjalën e lirë, i cilësuar si Nelson Mandela i Evropës, ka qenë i ftuari special i Universitetit "Vitrina", në një takim të hapur me pedagogë e studentë. Në këtë takim ai ka përcjellë teorinë e tij të perceptimit të secilit, si një kaunt, një qenie unike që ka një mision të caktuar në jetë dhe që jeton në harmoni me të tjerët dhe nuk mbjell urrejtje. "Ne të gjithë jemi nga një lëmsh kuantesh. Gjithçka është kuante dhe kush është në gjendje të per-

ceptojë veten si një pjesë kuantike, atëherë nuk do të ketë urrejtje ndaj tjetrit. Ne kemi lindur njerëz për të kryer një mision, kemi lindur të gjithë me një talent unik. Çdo njeri prej nesh është unik dhe i papërsëritshëm", - është shprehur Demaçi. Ai ka theksuar më tej se duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi një komb nga natyra dhe nuk duhet të lejojmë që të ndahemi në mënyrë jo të natyrshme. "Të vihemi në shërbim të kombit. Ata që s'lënë vepra pas vetes, vdesin dhe harrohen. Derisa kombi do të jetojë, do të jetojë edhe vepra juaj", - ka deklaruar Demaçi duke folur

për studentët e këtij universiteti. Një përshëndetje për Demaçin, përcolli edhe themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i Universitetit "Vitrina", Edmond Vlashaj, i cili ndryshe nga takimet e tjera të kësaj natyre, ka zgjedhur të jetë në panel dhe jo mes studentëve e pedagogëve për ta respektuar atë, siç tha "si një hero të gjallë të kombit". "Unë kam marrë vendim që të mos jem në panel, sa herë që ka takime të hapura, por sot jam panel për të nderuar atë që është mendja më e ndritur shqiptare, Adem Demaçin",- është shprehur Vlashaj.

QENDRIMET

Spahia: Si trashëgohen dy burra? Pinderi: Të ka mbetur ora më 1939

E

krem Spahia duket i vendosur në qëndrimin e tij kundër LGBT. Gjatë një interviste në "Ora news" ai ka rikonfirmuar qëndrimin e tij dhe ka shpjeguar se nuk ka shkelur asnjë ligj. "Ne s`kemi kapërcyer ligjin me qëndrimet tona. Deklaratat nuk i kemi bërë në selinë e një institucioni shtetëror, por në selinë e PLL", - u shpreh Spahia. Më tej ai ka ngritur edhe një tjetër pikëëpyetje, që sipas tij është e rëndësishme. "Në martesa urimi më i mirë është "u trashëgofsh!", si mund të trashëgohen kur martohen dy burra?", - ka thënë Spahia. Kristi Pinderi, njëri prej aktivistëve LGBT, i pyetur për këtë gjë ka deklaruar se do t'i përgjigjet zotit Spahia kur t'i vijë radha, por nuk ka ngurruar t'i japë edhe një këshillë. "Kauza jonë zotëri, është më e rëndësishme se sa injoranca e çdo politikani që i ka mbetur ora në vitin 1939", - ka deklaruar Pinderi.


8

E enjte, 17 maj 2012

AKTUALITET

Shpërthen kapsollja në gurore, vdes 61 vjeçari korçar

N

jë 61 vjeçar nga fshati Kolanec i Korçës ka gjetur vdekjen gjatë mesditës së djeshme. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë se dje ishte paraqitur në spitalin e Korçës Maksim Kodra i cili ka qenë i dëmtuar nga shpërthimi i një kapsolle. Sipas policisë thuhet se nga hetimet paraprake Kodra rezulton të ketë qenë punëtor në një gurore në fshatin Symiz

dhe shpërthimi i kapsollës duket se i ka sjellë dëmtime të rënda, ku pavarësisht ndihmës së marrë nga bluzat e bardha ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë rast nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshohet se lënda plasëse ka shpërthyer në kohën që i ndjeri Kodra ka qenë duke nxjerrë gurë në gurore teksa me

anë të hedhjes së saj duket se do lehtësonte punën e tij për nxjerrjen e gurëve. Për llogari të hetimit policia e Korçës ka pyetur disa nga dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes, të cilët kanë pohuar se ngjarja ka qënë aksidentale. Mësohet se nga shpërthimi i fuqishëm, trupi i 61 vjeçarit ka marë nga gurët plagë të rënda, të cilat i kanë sjellë më pas vdekjen e menjëhershme.

Qeveria e NATO-s, s’po paguan lekët e misionit në Bosnjë Lajmi Klaud Alikaj, komandoja i kontigjentit të shtatë që ka shërbyer në Bosnjë, tregon se zyrtarët e ministrisë kanë abuzuar lidhur me përcaktimin e pagesës ditore të kryerjes së misionit në Bosnjë. Alikaj, shton se edhe pse ky abuzim u zgjidh nga gjykata, ministria vashdon të mos japë për secilin nga komandot pagesën prej 3.8 milionë lekë.

„„„

Gjenerali Spahiu na uli pagesën e misionit Komandoja:Po na gënjejnë për 3.8 milionë lekë

PYETJE PERGJIGJE

„ Kur

shkoi me mision kontigjenti i shtatë i komandove?

Në muajin qershor të vitit 2000, një kompani prej 67 komando nga Shqipëria janë nisur në drejtim të Bosnjës, ku kanë shërbyer aty për një periudhë 6 mujore. Trupat shqiptare janë përqëndruar në tre baza ushtarake, të cilat menaxhoheshin nga ushtarakët e NATO-s dhe Gjermanët.

„ Sa

Shërbimi “Ne kemi shërbyer në tre baza ushtarake që menaxhoheshin nga trupat Gjermane. Bëhet fjalë për bazën e “Moi Milo”, “Lagdend” dhe më e madhja “Railovecit” që ishte më e madhja dhe që ndodhej në Sarajevë”.

TIRANE

ELTON QYNO

E

dhe pse kanë fituar gjy qin në dy shkallët e gjyqësorit dhe i kërkojnë Ministrisë së Mbrojtjes shumën prej gati 50-milion lekë, 14 paqeruajtësit shqiptarë që kanë shërbyer në Bosnjë-Hercegovinë, ende skanë marë lekët e misionit paqeruajtës 6-mujor. Njëri nga komandot e ushtrisë shqiptare, vendos të thyejë heshtjen duke i kërkuar publikisht Ministrisë së Mbrojtjes shumën prej 3.8 milion lekë të vjetra, që atij i është mbajtur në mënyrë të padrejtë nga zyrtarët e ministrisë. Klaud Alikaj, komandoja i kontigjentit të shtatë që është dërguar në Bosnjë dhe që ka marë dekorata nga zyrtarë të NATO-s për shërbimin e kryer, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” pohon se ministria i ka lënë në mëshirë të fatit, 14 komandot që shërbyen për shtetin shqiptar në zonat e nxehta të Bosnjë-Hercegovinës. Alikaj, pohon se që në muajin e dytë të misionin ushtarak në bazën ushtarake të “Railovecit” që ndodhej në Sarajevës, ka mbëritur një faks nga Shpëtim Spahiu, ku i njoftonte se do i ulej pagesa nga 25 dollarë dita në 15 dollarë, për shkak se komandot e kontigjentit mernin dhe 10 dollarë nga qeveria Gjermane. Në këtë rrjedhë, Drejtori Operativ që merej me financat e komandove Shpëtim Spahiu, sipas Alikaj ka ulur në mënyrë të padrejtë shumën prej 10 dollarë, pasi pagesat ditore janë përcaktuar qartë në lidhin e 1996, që flet për misionet paqeruajtëse të NATOs. Alikaj, në intervistën e tij

?

(Në rreth)Klaud Alikaj duke shërbyer në misioni paqeruajtës në Bosnjë

VENDIMI I GJYKATËS

Problemi i komandove çështje e zgjidhur

S

ipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, prob lemi i 14 komandove të kontigjentit të shtatë që ka shërbyer në Bosnjë, është një çështje e zgjidhur me vendim të formës së prerë. Pikërisht me vendimin Nr.1808 dt.11.11.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin pjesës së parë të të njëjtës njësi ushtarake, pjesëmarrëse në të njëjtin mision ju është njohur e drejta të përfitojnë nga ana e paditur shumën prej 1900 USD secili. Në këto kushte, gjykata pasi ka shqyrtuar edhe provat shkresore, të administruara në seancë gjyqësore, pretendimet e prapësimet e palëve, çmon se padia e 14-paditësve duhet të pranohet si e mbështetur në prova e në ligj. Pjesa e parë e këtij kontigjenti ka arritur ti marë lekët e fituara, ndërsa për sa i përket 14 komandove të tjerë asnjëri prej tyre ska mundur sot e kësaj dite të marë shumn financiare. shton se ministria po tallet me ushtarakët por dhe me vetë NATO-n, pjesë e së cilës është dhe vendi jonë. Komandoja Alikaj, shton se para disa kohësh një grup ushtarakësh që kishin qënë me mision në Bosnjë, kanë mundur ti marin lekët e papaguara, ndërsa grupi prej 14 komanda vashdon të persekutohet prej gati

një viti. Në çfarë periudhe keni shërbyer në Bosnjë dhe mund të na tregoni se në çfarë zone keni shërbyr aty? Unë kam qënë pjesë e kontigjentit të shtatë që ka shkuar në zonën e Bosnjë-Hercegovinës. Ka qënë viti 2000 kur jemi nisur dhe në atë ko-

mpani kemi qënë gjithsej 67 komando që kemi shërbyer për 6 muaj, nga qershori deri në dhjetor. Ne kemi shërbyer në tre baza ushtarake që menaxhoheshin nga trupat Gjermane. Bëhet fjalë për bazën e “Moi Milo”, “Lagdend” dhe më e madhja “Railovecit” që ishte më e madhja dhe që ndodhej në Sarajevë. Në këtë bazë, misioni jonë kishte si detyrë të shërbente në pikat e hyrjeve-daljeve, pikat e kontrollit dhe pikat e vrojtimit. Pra në thelb ne ishim kompani sigurimi, kompani që jemi dekoruar dhe nga zyrtarët e NATO-s, por që fatkeqësisht jemi duke u zvaritur nga shteti jonë, vetëm për lekët e misionit ushtarak. Para se të niseshit në mision ju personalisht keni bërë ndonjë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes për mënyrën se si do të paguheshit? Jo unë dhe të tjerët skemi bërë asnjë kontratë me ministrinë e Mbrojtjes. Nuk është e nevojshme një kontratë e tillë, pasi ligji me nr.8139 i vitit 1996 e përcakton qartë pagesën e ushtarakëve për misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, përkrah forcave të NATO-s. Madje dhe gjykata, në vendimet e saj i është reefruar këtij ligji dhe se në fund

u ka dhënë të drejtë komandove që paditën Ministrinë e Mbrojtjes. Në çfarë periudhe kanë filluar problemet me pagesat,jeni ankuar në ministri? Në fakt problemi na ka lindur që në muajin e dytë kur kemi qënë me mision. Në këtë muaj, në bazë ka mbëritur një faks nga Shpëtim Spahiu, që në atë kohë ka qënë Drejtor Operativ dhe që merej me pagesat e komandova, pastaj e bënë gjeneral. Shpëtimi na njoftonte se do na hiqeshin nga pagesa prej 25-dollarë, 10-dollarë, pasi sipas teorisë së tij këtë 10-dollarësh ne na i paguante shteti Gjerman dhe për rjedhojë, plotësohej shuma prej 25 dollarë në ditë. Mirëpo këtu ka një abuzim pasi, sipas ligjit shqiptar komandove u takon pagesa 25 dollarë në ditë dhe jo 15 dollarë, siç na ka njoftuar

ishte shuma që do paguheshin komandot për misionin paqeruajtës?

Sipas ligjit në fuqi komandot duhet të paguheshin me nga 25 dollarë në ditë, por që në fakt kjo pagesë i është ulur në 15 dollarë nga autoritetet shqiptare për shkak se komandot mernin dhe 10 dollarë nga komanda ushtarake Gjermane.

„ Pas fitimit të

procesit gjyqësor, përse 14 ushtarakët skanë marë lekët?

Është ministria e Mbrojtjes ajo që refuzon të paguajë 14 paqeruajtësit e NATO-s. Bëhet fjalë për 3.8 milion lekë të vejtra, që në fakt duhet ti marrë secili nga ushtarakët që tashmë kanë fituar gjyqin me Ministrinë e Mbrojtjes.

bëjmë akoma gjyqe, të cilat edhe pse i kemi fituar sërisht lekët prej 3.8 milionë të vejtra për secilin ende si kemi marë. Cila është arsyeja që ata nxierin për të mos ju dhënë lekët? Thjesht na thonë ska. Kur të kemi lek do jua japim, vetëm kaq na thonë, por akoThjesht na thonë s’ka. Kur të kemi ma asnjë gjë nuk lek do jua japim, vetëm kaq na është bërë në këtë thonë, por akoma asnjë gjë nuk drejtim. Këtë shtet kemi, që na ka futur është bërë në këtë drejtim. dhe në NATO, por që në fakt ende si ka Shpëtim Spahiu. Është turp mësuar rregullat dhe stanqë një vend i NATO-s të llog- dartet e NATO-s. Momentalisht me arisë pagesat e paqeruajtëse dhe të përdorë skema të ndry- çfarë aktiviteti jeni duke shme, për të tia hequr detyr- u marë, vashdoni në imin që i takon. Ne si koman- radhët e ushtrisë? Nga ushtria jam larguar do kemi mbyllur misionin që në fund të 2010 dhe jemi shly- prej disa vitesh, hoqa dora. er plotësisht me qeverinë Momentalisht merem me një Gjermane për pagesën 10 dol- aktivitet timin që besoj se nuk larëshe në ditë, ndërsa me i hyn në punë askujt të dije së shtetit shqiptar vashdojmë të për çfarë bëhet fjalë.


E enjte, 17 maj 2012

9

AKTUALITET

Vritet nga policia familjarët kërkojnë 3 milionë euro shpërblim

K

a nisur procesi gjyqësor në Ascoli të Italisë për vrasjen e 21 vjeçarit shqiptar nga ana e policisë italiane, Olsi Ferracaku. Në seancën në fjalë u dëgjuan pretendimet e palës mbrojtëse, ndaj të riut shqiptar i cili gjeti vdekjen më 8 maj të vitit 2009 pasi shpartalloi me makinë një postbllok të policisë, pasi së bashku me tre të tjerë sapo kishin grabitur një

vilë. Në ndjekje e sipër policia arrin që të ndalojë një makinë volksëagen të zezë me në bord katër shqiptarë, mes tyre edhe Olsi Ferracakun. Të rinjtë të cilët kishin me vete materialet e grabitjes, shpërthyen pikën e bllokimit të policisë dhe në ato moment nga të shtënat e policisë mbeti i vdekur Ferracaku. Pak muaj pas ngjarjes, familjarët e të riut të vrarë përmes

avokatit kërkuan 3 milionë euro shpërblim, për humbjen e djalit të tyre, nën argumentin se as ai dhe as të rinjtë e tjerë nuk kishin sulmuar policinë, ndërsa e cilësuan si vrasje me dashje. Pas kësaj seance dhe pretendimit të familjarëve, seanca e radhës gjyqësore do të mbahet në 8 tetor, ku do të merren edhe dëshmitë e të pranishmëve në vrasjen e 21 vjeçarit.

Pas ndalimit të Ilias, përçahen dy familjet Lajmi Prishen marëdhëniet mes dy familjeve të Eleni dhe Ilia Bashos. Vëllai i 33 vjeçares të vrarë, Vasil Dodi ka zgjedhur të braktisë vilën e tij që ndodhet në Shkozë, duke preferuar të jetojë me qëra në zonën e universitet “Kristal”.

„„„

LAJME SHKURT

Vasili braktis shtëpinë zgjedh jetesë me qera Vëllai merr shtëpi tek zonën e “Kristalit”

TIRANE

V

rasja e Elinit Bashos, arrestimi dhe më pas lirimi nga vetë prokuroria të bashkëshortit të saj Ilia Basho, s’ka sjellë asnjë rezultat për hetimin e kësaj çështje, por vetëm në shkatërimin e marëdhënieve mes dy familjeve. Prej disa kohësh të afërmit e 33 vjeçares të vrarë me dy plumba janë larguar nga banesa e tyre që ndodhet në Shkozë, për shkak të acarimit të marëdhënieve me familjarët e Ilia Bashos. Dy familjet jetonin në të njëjtin oborr dhe se banesat i kishin shumë afar njëra me tjetrën, por që nga momenti i arrestimit të Ilia Bashos, marëdhëniet e krushqisë mes tyre kanë pësuar çarje. Madje asnjëri nga të afërmit e Elenit nuk ishte i pranishëm, në momentin kur 38 vjeçari Ilia Basho u lirua nga burgu. Në banesën ku jentonte vëllai i Elenit, Vasil Dodi, tashmë nuk banon asnjë person dhe se të gjitha grilat e dritareve dhe dyerve janë të mbyllura. Fqinjët thonë për gazetën “Shqiptarja.com” se prej disa kohësh Vasil Dodi nuk banon në shtëpi, pasi është larguar, duke jetuar me qëra në një banesë afër zonës ku ndodhet universiteti “Kristal”. “Të gjithë anëtarët e familjes janë larguar, duke lënë shtëpinë bosh. Ndonjerë Vasili vjen dhe i shikon, por për të jetuar si kemi parë më të jetojnë aty”-tha një nga fqinjët që jeton afër me banesën e familjarëve të Eleni Bashos.

KONFLIKTET MES KRUSHQVE

Pas publikimit të një sërë mesazheve në media që Ilia Basho i kishte dërguar të dashurës së tij Yllka Shehajt dhe lënies në burg të 38 vjeçarit marëdhëniet mes dy familjeve filluan të zbehen. Madje në disa raste përkujti-

„ Aksident

në Korçë, një i vdekur një i plagosur

Një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti të ndodhur pasditen e të mërkurës në qytetin e Korçës. Aksidenti i rëndë ka ndodhur për shkak se një makinë me targa amerikane ka dalë nga rruga duke marrë përpara disa pemë pranë unazës së qytetit të Korçës. Për rrjedhojë nga përplasja ka gjetur vdekjen drejtuesi i makinës, ndërsa dy pasagjerët në makinë me të janë plagosur. Policia e mbërritur në vendin e aksidentit bën me dije se dy pasagjerët e plagosur janë Sotir Trebicka dhe Arben Brahimllari, të cilët janë dërguar në spital. Policia e Korçës bën me dije se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia e madhe, me të cilën po qarkullonte makina me targa amerikane. Blutë e qytetit ende nuk bëjnë me dije identitetin e drejtuesit të viktimës.

„ Dështon

grabitja e argjendarisë në Tiranë

Në foto: (Majtas) Banesa ku jeton familja e Eleni Bashos (sipër) memoriali përkujtimor i Eleni Bashos

more kanë qënë të vetëm familjarët e Elenit, ata që kanë ndezur qirinj në vendin ku u vra me dy plumba laburantja Eleni Basho. Dy familjet me origjinë vllehe, mësohet se tashmë nuk kanë asnjë marëdhënie me njëra-tjetrën, duke u shkëputur totalisht. Vëllai i Elenit, Vasil Dodi ka

zgjedhur të jetojë shumë larg nga vendi ku ndodhi ngjarje e rëndë, duke preferuar të largojë sa më tepër familjarët e tij nga konfliktet e mundshme me krushqit por dhe nga vendi ku u vra Eleni Basho, vend i cili ndodhet jo më shumë se 100 metra nga banesa.

MEMORIAL

PËR ELENIN

Pikërisht në vendit ku u ekzekutua me dy plumba Eleni Basho familjarët e saj kanë ngritur buzë rrugës një lapidar përkujtimi. I mbushur me lule dhe në krye një kryq, memoriali tregon vendin e përkujtimit të familjarëve të saj, për shkak se në Tiranë 33 vjeçaria nuk ka

një var. Ceremonia e varimit të saj u zhvillua në fshatin Andon Poçi në zonën e Përmetit. Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua mbrëmjen e 2 shkurtit me dy plumba pistolete, teksa ishte duke shkuar në banesën e saj. Vendi se ku u qëllua ishte një përrua, ku nuk kishte dritë por dhe kalimtarë.

Një grabitje me armë ka arritur të parandalohet në një argjendari në Rrugën e Durrësit në kryeqytet. Sipas të dhënave paraprake thuhet se argjendari sapo ka parë grabitësin ka ndezur sinjalin e alarmit, ndërsa punonjësit e policisë private që kanë qenë aty pranë janë vënë në lëvizje. Mësohet se sapo ka parë punonjësit e policisë dhe rënien e sinjalit, grabitësi ka marrë arratinë, duke mos shkaktuar asnjë dëm material apo të lënduar.

Vendimi i plotë

Akuza: Ilia të lirohet, s`ka rrezik ikjeje „„„

TIRANE

Z

bardhet i plotë vendimi i gjykatës që liroi të arrestuarit si të dyshuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij Eleni Basho. Në vendimin e përpiluar nga gjyqtari Altin Shkurti thuhet se prokuroria e Tiranës, ka regjistruar procedimin penal nr. 595 në ngarkim të personit në hetim Ilia Basho. Gjatë seancës gjyqësore rezultoi se më datë 02.02.2012 reth orës 18:30 shtetësja Eleni Basho po shkonte në banesën e saj që ndodhet në Lagjen Shkozë pranë ambjenteve të firmës “Sina Beton”. Disa metra para se të mbërrinte në banesë kësaj shtetase i ka dalë një person me armë zjarri, i cili i ka qëlluar dy herë. Si

Ilia Basho

pasojë e këtyre të shtënave ka ngelur e vdekur shtetasja Eleni Basho. Nga hetimet e kryera, deklarimet e personit në hetim dhe të persoanve që kanë dijeni për veprën penale ekziston dyshimi i arsyeshëm se autori i kësaj vepre penale është shtetasi Ilia Basho, vepër penale kjo e cila dyshohet të jetë kryer nga ky person në bashkëpunim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 215 akti, datë 24.02.2012 ka vendour vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Ilia Basho. Caktimi e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim Ilia Basho në bazë të nenit 238 të K.Pr.Penale. Pas zhvillimit të hetimeve organi i akuzës ka kryer vep-

rimet e nevojshme hetimore. Në përfundim të tyre duke qenë se nuk ekziston rreziku për marrjen e provave, pasi ato janë marrë të tëra, nuk ekziston as rreziku i ikjes së personit në hetim dhe se nga hetimet nuk është bërë e mundur që dyshimi të mbështetet në provat përkatëse, ka kërkuar zëvendësimin e masë së sigurimit nga “arrest në burg” me atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Gjykata çmon se kjo kërkesë e organit të akuzës është e drejtë. Kështu që duhet zëvendësuar masa e sigurimit personal nga “arrest në burg” në “detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, çdo ditë të hënë ora 09:00, ndaj personit nën hetim Ilia Basho.


10

E enjte, 17 maj 2012

SOCIALE

Epidemia e diplomave të "Kristal", Kosova nis verifikimet

legalizohen nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Diplomat janë të dy niveleve të shkollimit: bachelor e master. E përditshmja kosovare "Koha ditore" raporton se shumica e këtyre diplomave janë lëshuar nga universiteti privat "Kristal", me seli në Tiranë dhe me degëzimet e tij në Kukës, Përmet, Fier, Korçë dhe në Prishtinë. Këshilltari i

Skandali i diplomave të cilat dyshohen se janë lëshuar në mënyrë fiktive nga universiteti "Kristal" prek dhe Kosovën. Sipas një shkrimi të botuar gjatë ditës së djeshme në të përditshmen kosovare "Koha Ditore", janë gati 300 diploma të cilat rezultojnë të jenë siguruar në universitetet private shqiptare, mes tyre dhe në universitetin "Kristal" të cilat presin të

ministrit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë, Ragip Gjoshi, citohet t'i ketë thënë gazetës se këto diploma presin prej një viti për t'u legalizuar dhe kërkesat e kandidatëve janë mjaft të shpeshta. Legalizimi duhet të kalojë nëpërmjet një Komisioni, i cili përbëhet me shumicë të profesorëve të Universitetit të Prishtinës dhe nga zyrtarë të MASHT-it.

Mentor Kikia: S’kemi shpifur, të dhënat i kemi marrë në CV Lajmi Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës, në një letër të gjatë dërguar Mentor Kikisë, drejtuesit të gazetës “Idea” që publikoi i pari lajmin se Malaj ishte e punësuar te “Kristal”, i sqaron se si është e vërteta. NGA

NORA MALAJ

"E VËRTETA PËRBALLË TË PAVËRTETËS"

I nderuar Zoti Kikia, Nëse para pak ditësh në median që ju drejtoni, nuk do të kishte një artikull tejet denigrues ku unë, Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit dhe e Shkencës, akuzohesha se isha e dypunësuar jo vetëm në postin që mbaj, që në datën 8 tëtor 2009, po dhe si shefe departamenti në IA "Kristal", natyrisht që nuk do të merresha më të vërtetat apo të pavërtetat, po do të diskutoja për fenomenet e ndryshme dhe për situatat me ulje-ngritje që po kalon arsimin ynë, me meritat dhe problematikat e tij. Në të vërtetë do të doja ta hapja me shumë kënaqësi këtë debat( për zhvillimin e arsimit në Shqipëri) pasi mendoj se ka ardhur koha që disa gjëra duhet t'i themi të troçta, për fenomenin në fjalë, jo si palë kundërshtare, po si individë që kemi përgjegjësi para popullit dhe kauzës që përfaqësojmë, po kjo gjë nuk do tingëllonte e moralshme, nëse më parë, unë, në respekt të lexuesve tuaj dhe për arsyen e thjeshtë të transparencës qytetare, të paraqesë para audiencës tuaj, tanimë jo me komente dhe analiza shkak-pasojë po me dokumente, librezën time të punës( dokument shumë personal, po shumë ligjor dhe i pakundërshtueshëm), i cili, sipas kodit të punës, tregon qartë, si dokument autentik, marrëdhëniet e punëdhënësit dhe kontratën e individit, se deri në çfarë periudhe ke qenë në punë dhe kur je larguar, arsyen dhe pozicionin që kalon. E vërteta kur është e dokumentuar është shumë kokëfortë dhe nuk i lë shteg të pavërtetës dhe kur ajo nuk do të besohet nga ndonjë syresh. Qartësisht, shumëkush mund ta shoh dhe të kuptojë se e gjithë akuza që m'u ngrit, dhe kjo nuk ishte e para (këtë gjë thonë dhe gojët e liga), pasi jo më shumë se tre javë më parë, një pjesëz e vogël e mediave që ende në treg janë anemike, bënë një insinuatë të kësaj natyre, me një tjetër artikull të pabazë, po që të gjithë në fund lanë duart si Pons Pilati dhe thanë ne nuk bëmë asgjë, vetëm se titullin e inkriminuam paksa, që ju zonjë e nderuar të filloni dhe të përbalteni nga pak. I vetmi institucion që u tregua korrekt dhe kërkoi falje zyrtare ishte ambasadori Italian, i cili shprehu keqardhje për të gjithë ketë katrahurë të pamerituar. Sigurisht, kishte shumë rrugë që mund të vihej në vend nderi i nëpërkëmbur, po i thashë vetes, tani po, ti erdhe në POLITIKË për këtë arsye edhe ti duhet të përbaltesh pak, se nuk shkon, prish rregullin e artë. I nderuar Zoti Kikia, Letra bashkëbiseduese që po bëj sot me ju është jo vetëm për t'u bërë të qartë lexuesve tuaj, po edhe lexuesve të ndonjë "pseudomedia të shkruar dhe vizive mjeranë" që me emra dhe pseudo skupe do të rrisë tirazhin e gazetës, kur nuk gjen dot sponsor apo njoftime e reklama. E gjitha kjo është një denigrim i turpshëm, jo për mua, po përtej saj, është për fenomenin denigrues që po krijojmë për faktin që ne kemi

Nora Malaj: E vërteta e punës te “Kristal” “Dhashë dorëheqjen kur u bëra zv.ministre”

Në foto: Nora Malaj

një kënaqësi të paparë të të kapim në gabim dhe nëse nuk e gjejmë, ta stisim, të marrim gurin dhe ata "Të pamëkatuarit" të godasin fort,

të bërtasin në kor, ta dërrmojnë mëkatarin e radhës, në emër të ndershmërisë, "në emer të të drejtës së popullit", dhe harrojmë se në fakt kemi goditur besimet te institucionet, për të cilat të paret tanë kanë luftuar 100-vjet për t'i ngritur, të bërtasim fortë e "kapëm hajdutin", të lëmë titra të rreme për 72 orë në mediat mjeranë, që pasi të kemi pështjelluar mendjet e njerëzve të ndershëm, të rrisim shikueshmërinë me emra që duhen njollosur dhe në fund të darkës të themi: "Sa mirë ia bëmë dhe asaj që hiqet e ndershme". Ju në artikullin tuaj më kërkuat të dorëhiqesha????? Për çfarë???? Se kam punu-

Faksimile e librezës së punës të Nora Malaj, që vërteton periudhën që ka punuar si shefe departamenti te “Kristal”

ar ndershmërisht dhe me përkushtim???? Se garoj në politikë me integritet??? Se di të ndajë karrierën politike nga ajo profesionale???? Se si rrallë tjetër kur hyjë në garën politike, heq dorë nga posti drejtues në një institucion ar-

Reagimi

Drejtuesi i gazetës IDEA, Kikia i përgjigjet Malajt E nderuar zonja Malaj Në respekt të lexuesve, të profesionit tim, stafit të kësaj gazetë të re që po rritet për tu bërë një fëmijë korrekt në familjen kaotike të medias shqiptare, por edhe të gazetarëve të tjerë, të cilëve ju i drejtoheni përmes kësaj letre, unë doja të shtoja disa rreshta në fund të letrës tuaj të gjatë. Së pari, dua të them se ajo është e mbushur me shumë mllef, shumë më shumë nga sa pretendoni ju se kanë qenë të mbushura lajmet-shkrime që "derdhin mllef kundër jush". Do të mjaftonte që ju të sqaronit pozicionin tuaj dhe kaq, por edhe duke shënuar në letër se informacioni i publikuar nuk u shpik as në ëndërr, as nga urrejtja jonë ndaj jush, as nga paaftësia e gazetarëve, as nga dëshira jonë për të përbaltur një zyrtar të ndershëm, as nga fobia jonë ndaj qeverisë etj etj. Thjeshtë, znj Malaj, gazetarët e panë CV-në tuaj në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe iu referu- Mentor Kikia an. Ashtu siç iu referuan edhe disa deputetëve që, po ashtu si ju, kanë publikuar CV-të e tyre në faqën e Kuvendit dhe kanë shënuar se janë regjistruar në shkollën Kristal në vitin 2005 ose 2006 dhe janë diplomuar si juristë në vitin 2007. Në nuk shpifëm, ta zëmë, duke thënë se ju keni qenë në burg e dënuar për trafik droge dhe as se po përgatiteni të hidhni në erë tunelin e Kalimashit. Në gjithë sa ju shkruani zonja Malaj, ka një të vërtetë, që ju nuk jeni tani e punësuar në Kristal. Dhe ne këtë po e theksojmë, pavarësisht origjinës së gabimit, ju nuk jeni më e punësuar tek Kristal. Por, në gjithë sa shkruani, nuk është fare e vërtetë që ju jeni sulmuar sepse po merreni me politikë. Kjo edhe për një arsye shumë të madhe. Çfarëdo posti që mund të mbani ju në çfarëdo lloj partie, ju do të njiheni vetëm si Nora Malaj, pasi "partia" juaj e profesionit dhe integritetit ësh-

të shumë më e madhe se partia ku aderoni apo mund të aderoni nesër. Në këtë kuadër, janë krejtësisht të pavend dhe shumë të tepërta të tërë epitetet që jeni lodhur, ose jo, të gjeni për t'ua mveshur gazetarëve. Ne do të vazhdojmë të shkruajmë për skandalin ku është zhytur shkolla ku ju keni punuar(jo për fajin tuaj), por edhe institucioni ku ju vazhdoni të punoni(kjo edhe për fajin tuaj). Ne disponojmë dëshmi që do ti publikojmë, të cilat tregojnë sesi në atë shkollë, ku ju keni qenë një nga drejtuesit, studentët janë regjistruar edhe direkt në vitin e dytë apo të tretë, duke paguar paratë në dorë. Ne disponojmë dëshmi se Ministria e Arsimit ka qenë në dijeni të maskaradës që luhej në atë shkollë dhe nuk ka ndërhyrë, madje ka bashkëpunuar duke ia shtrirë filialet e saj në çdo qytet, madje edhe atje ku ka vetëm një shkollë të mesme të bashkuar. Ne po e shikojmë të gjithë publikisht, që edhe pse skandali ka marrë dhenë dhe diplomat e një universiteti shqiptar të licencuar nga qeveria shqiptare, janë bërë gazi i botës, janë bërë një copë letër paçavure me të cilën po tallen tërë mediat e huaja, ministria ku ju mbani një post të rëndësishëm, nuk ka marrë ende asnjë masë. Ju mund të mos keni përgjegjësi për çfarë ka ndodhur në Kristal pasi ju ikët. Por ju duhet të mbani një pjesë të përgjegjësisë për heshtjen e Ministrisë së Arsimit. Ajo shkollë është sot një vend krimi dhe është e patolerueshme që ende nuk ka dalë asnjë zë nga ai institucion, lidhur me këtë skandal. Zonja Malaj, në duhet të dimë se sa doganierë, inspektorë tatimesh, drejtorë, policë, nëpunës, infermierë etj, janë sot në zyrat e shtetit pasi kanë blerë po ashtu si Renzo Bossi një diplomë tek Kristal?

Në vërtet shkruajtëm që, nëse ju vazhdoni të jeni e punësuar në Kristal, duhet të jepnit dorëheqjen. Por, meqë ju i kishit ndërprerë marrëdhëniet e punës me këtë shkollë, keni tani një arsye edhe më të madhe për ta dhënë dorëheqjen, ju dhe së pari eprori juaj. Një ministër transportesh në Korenë e Jugut, pak vite më parë, dha dorëheqjen sepse u shemb një urë e ndërtuar në vitin 1950. Sepse ishte detyra e tij ta kontrollonte nëse ishte apo jo e fortë ura. Ndërsa juve u është shembur institucioni më i madh i arsimit privat dhe tërë bota po gajaset me në dhe arsimin tonë. Padyshim që ju mund të thoni se do të pritën rezultatet zyrtare të hetimit. Por ato nuk do të dalin kurrë, të jeni e sigurtë. Kjo, pasi juve e keni dhënë dorëheqjen si pedagoge nga Kristali, ndërsa shumë prokurorë dhe gjykatës e kanë ende emrin në borderotë e tij. E nderuar Zonja Malaj Ju mund të jeni krejtësisht e pafajshme dhe mund të mos jeni në dijeni të shumë gjërave. Por qenia juaj në atë post, të jeni e sigurtë, ju bën më shumë pis nga se ju mendoni se ju kemi bërë ne, në mënyrë të qëllishme dhe për arsye politike, sipas jush. Zonja Malaj Unë do të jem shumë i lumtur që ju të bëheni pjesë e debateve në gazetën tonë për cilësinë e arsimit në Shqipëri. Por tani shoqëria jonë ka nevojë të ndriçohet ajo që ka ndodhur tek Kristali. Ajo ka nevojë që të shndërrohet kjo në një precedent nga ku të prodhojmë ilaçin e tërë kristaleve që "shndrijnë" në çdo lagje të Tiranës dhe në çdo qytet të Shqipërisë. Megjithatë le të flasim, le të shkruajmë sa më shumë për arsimin dhe plagët e tij. Pasojat e një qeverie të korruptuar ne mund ti vuajmë për disa vjet, ndërsa pasojat e një arsimi të korruptuar do ti vuajë për disa dekada. Me konsideratë Mentor Kikia


E enjte, 17 maj 2012

11

SOCIALE

Provimi i shtetit, ngelin gjysma e studentëve të privatëve

simor për të mos e politizuar atë dhe për ta bërë garën të ndershme, se kur më besohet një pozicion politik heq dorë nga institucioni tjetër në emër të respektimit të ligjit, për t'u përkushtuar detyrës institucionale me profesionalizëm dhe integritet. Fjalën integritet e duan të gjithë, se është si puna e motit të mirë, po asaj pjese dashakeqe të medias vallë mos i duket e rrallë dhe gati e pabesueshme kur dikush mund të ketë integritet, se e tillë është edukuar ajo si njeri dhe ketë cilësi e sjellë me vete si vlerë të shtuar në qeverinë ku ajo bën pjesë dhe në politikë? Ndoshta ky është Mëkati më i Madh në morinë e mëkateve që unë kam bërë dhe tani, ju të gjithë armata e pamëkatarëve merrni një gur dhe bjermëni fort, po shumë fort ama???? Ky qenka "korrupsioni që sipas jush më ka bërë të hesht" që unë me të vërtetë duhet të dorëhiqëm?????? E dhimbshme për t'u besuar, po kjo është tragji-komedia që duhet të kalojmë. Për t'i ndihmuar lexuesit dhe për të mos i lodhur shumë, unë në Universitetin "Kristal", (që ju me akuzoni në shtypin tuaj se jam e dypunësuar, për të qeshur dhe për të qarë), kam filluar punë në periudhën 08-09-2008 deri me 31-01-2009, si përgjegjëse e Departamentit të Sociologjisë dhe me kërkesën time, për arsye të kandidimit kërkova dorëheqjen nga posti i përgjegjëses së departamentit dhe nga periudha 10-02-2009 deri me 30-09-2009 kam qenë pedagoge e thjeshtë e këtij departamenti. Shkëpus marrëdhëniet në 30.09.2009 me këtë subjekt dhe fillova punë si zëvendësministre me datë 8.10.2009. Me kënaqësi mund t'u them që pas universitetit publik të Tiranës, ky ishte institucioni i parë privat që unë me kolegun tim të nderuar Dr. Lekë Sokoli krijuam një departament të ri për studimet sociologjike. Nuk di të kem bërë deri këtu ndonjë mëkat dhe nuk di ku qëndroi gjithë ajo akuzë e pabazë??? ( nuk di që të punosh në një institucion arsimor të ligjshëm, licencuar që me 2003, jo nga kjo qeveri, po nga ajo tjetra, qenka mëkati më i madh i jetës tënde. Ndoshta po të isha në profesion analiste, si ndonjë syresh apo gazetare, si ndonjë tjetër dhe të pavërteta t'i shisja si të vërteta, të ngatërroja dynjanë me kulista dhe thashethemnaja të të gjitha tipeve, do të ishte vlera më e madhe e kontributit social, pasi kjo shoqëri ndoshta paska nevojë për lugë të zbrazet. Kjo është e rënde, po po shumë e rëndë. Ndoshta vlen për t'u marr

C

ilësia e dobët e studentëve që dalin nga universitetet private, po del në pah edhe nga provimi i shtetit. Kështu, Arjan Jaupllari, president i "Urdhrit të Farmacistit" në vendin tonë, ka deklaruar se sezoni i dytë i provimit të shtetit për kandidatët farmacistë ka rrëzuar më shumë se gjysmën e studentëve që vinin nga universitetet private, shumica e të cilëve i përkasin universitet "Kristal" dhe atij

në konsideratë, se fiton shumë, dhe njëkohësisht je në pjacë, se gjysmë të vërtetat janë më të shijshme sesa të vërtetat dhe kapërdihen lehtë, si produkte gjysmë të gatshme. E vërteta mbetet jetime dhe nuk e do kush atë. Rasti në fjalë e tregoi këtë gjë. Për të vërtetuar këto që thashë më lartë keni bashkëngjitur fotokopjen origjinale dhe të vetme të skanuartë librezës time, që verteton gjithçka lidhet me këtë histori të tejstisur me super dashakeqësi. I nderuar Zoti Kikia, Pak rëndësi ka fakti sa më dhembi mua kjo histori, ajo që mua më dhemb, po shumë fare, është fakti se ju( jo personalisht) me apo padashje( herën e parë e mendoja jo profesionalizëm, rasti me gazetën italiane dhe pata keqardhje për miqtë e mi gazetarë që unë i çmoj pafund, po tani po me vërtetohet një tjetër gjë e dhimbshme, fakti që gazetaria është në rrezik si rezultat i jo profesionalizmit dhe se) po krijoni me dëshirën e fortë që të humbisni besimin e institucionet për popullatën që ka nevojë jo vetëm të besojë, po edhe të vlerësojë historinë e institucioneve dhe njerëzve që punojnë në të. (Kjo është edhe më e rëndë pasi lidhet me vlerat e identiteti dhe integritetit kombëtar) I nderuar zoti Kikia, E bëra këtë sqarim se e vlerësoj shumë profesionalizmin tuaj dhe kam bindje se ju këtë letër bashkëbiseduese do ta botoni të pacensuruar, jo për përgënjeshtrim, pasi subjekti në fjalë, jo unë e ka bëri këtë gjë, sipas rregullave dhe ligjeve mbi të cilët mbështetet gazetaria, po këtë sqarim e bëj për studentët dhe bashkëpunëtoret me të cilët unë punoj si në institucionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në fushën akademike, në atë politike, në atë të biznesit, po edhe në atë mediatike që ka integritet. E bëra për të gjithë ata njerëz që kanë besuar dhe besojnë të unë, për të gjithë ata që e duan sadopak vendin e tyre, për të gjithë ata që vlerësojnë shumë raportin midis ligjit dhe moralit, për dhimbjen e thellë që ndjej për të gjithë ata gazetare, analistë që nuk dinë të jenë profesionistë, po vetëm njerëz të vegjël dhe mjeranë në mjerimin e tyre mediokër dhe të trishtë. Së fundmi, e kisha të nevojshme ta bëja këtë bashkëbisedim me ju, për t'i kërkuar publikisht atyre pak mediave që dhanë një lajm të gënjeshtër dhe më kërkuan të jepja të paktën dorëheqjen, të ëe kërkojnë falje publike në mediat e tyre, në blogjet e stisur për lajmin e rremë, i cili u realizua me një profesionalizëm të dështuar, për përbaltjen që u munduan t'i bënin figurës sime, institucionit ku unë punoj, besimit të qytetarëve shqiptarë dhe dhimbjes së shpirtrave të njerëzve që nuk duan t'u shitet më e pavërteta si e vërtetë, të paktën nga ata që e quajnë veten profesionistë. Këtu përfundon e vërteta për të pavërteta e stisura dhe tani moralisht, pasi ligjërisht isha me kohë dakort, jam me ju Zoti Kikia të hapim një forum debat për vlerat dhe problemet e arsimit shqiptar. Së fundmi po e mbyll me një thënie të Brehtit: "Luftova me luanët, ma pinë gjakun çimkat, me vdiqën mediokrit". Mendoj se të gjithë ne duhet të bëjmë mirë detyrën tonë. Mendoj se përpara se t'ia hedhim topin njëri- tjetrit duhet të dimë se ti ende nuk e di nëse ai apo ajo po shkel rregullat, derisa të mësosh se cilat janë rregullat për zbatimin e rregullave. Mendoj se tashmë ka ikur koha e thënies se dhimbshme proverbiale:" Gënje, gënje se diçka do të mbetet". Mendoj dhe besoj se ju do ta bëni detyrën si gazetar profesionist, për të publikuar këtë bashkëbisedim me ju. Ka gjithnjë një herë të parë. Miqësisht Nora Malaj

Albanian University (UFo). Kështu sipas të dhënave të raportuara nga 140 studentët të universitetit "Kristal" që morën pjesë në provimin e shtetit për të marrë licencën e farmacistit, kanë mundur të kalojnë pragun vetëm 59 prej tyre, ndërsa 81 të tjerë s'kanë kapur dot as minimumin e pikëve. Ndërsa nga 86 studentët të diplomuar për farmaci pranë universitetit jo publik "Ufo", kanë mundur të

marrin notë kaluese 40 prej tyre, ndërsa 46 të tjerë janë vlerësuar negativisht, duke mos e marrë të paktën këtë herë licencën për ushtrimin e profesionit. Ndërsa 35 studentë të tjera kanë qenë të Universitetit të Tiranës, nga të cilët 28 kanë marrë notë kaluese dhe 7 të tjerë janë vlerësuar negativisht, ndërsa nga 8 studentë të "Zoja e Këshillit të Mirë", ka ngelur vetëm 1.

Mashtrimi i zyrtarit të PD me CV-në

Rrahim Çota me 2 diploma false Një në SHBA në internet, on-line „„„

TIRANE

D

eputeti i Partisë Demokratike, Rra him Çota duket se ka marrë dy diploma false. Një në Shqipëri, pranë universitetit "kristal" në vitin 2006, kur vetë ky universitete u licencua më 2005 dhe diploma e dytë në SHBA, nga një universitetet on-line. Në CVnë e publikuar në websitin e Kuvendit, deputeti nga Librazhdi thotë se nga tetori 2002-janar 2006 ka mbrojtur një titull "Master në menaxhim biznesi" në universitetin "Leibniz University" në shtetin e New Mexico në SHBA. Por nëse futesh në faqen zyrtare të këtij universiteti, do të kuptosh se ai në të vërtetë nuk është një universitet i akredituar amerikan, por një website që ofron diploma on-line. Gjatë hulumtimeve në faqen e internetit të këtij universiteti nuk ka asnjë të dhënë nëse diplomat që ai lëshon njihen në SHBA apo në Evropë, madje nuk ka as ndonjë të dhëna se sa kredite duhen për të marrë secilin prej kurseve që ofrohen, si mund të ndiqen ata on-line, etj, por shpjegohet në mënyrë të detajuar se si mund të bëhen pagesat përkatëse. Që në krye të faqes (http:// www.leibnizuniversity.org) sqarohet se ky është një universitet private i edukimit on-line, ndërsa më poshtë sqaron se kjo bëhet e mundur falë zhvillimit të teknologjisë. Ajo që ngre pikëpyetje është edhe fakti se në çfarë gjuhe e ka zhvilluar zoti Çota këtë master on-line, sepse deputeti Çota nuk flet anglisht. Së paku duke iu referuar CV-së së tijhttp:// www.parlament.al/ëeb/ COTA_Rrahim_Xhevit_10743_1.php. Ndërkohë që Rrahim Çota ka deklaruar se në vitin 2006 është diplomuar Drejtësi në universitetin privat "Kristal" në një kohë kur ky universitetet në të vërtetë e ka marrë licencën për ushtrimin e aktivitetit në vitin 2005.

Faksimile e faqes në internet të universitetit amerikan dhe CV-së së deputetit Rrahim Çota

HETIMET

"Kristal", zhduken procesverbalet e notave

Z

hduken procesverbalet e notave nga arkiva e universitetit privat "Kristal". Bëhet fjalë për 39 procesverbalet të lëndëve mësimore, ku del se italiani Renzo Bossi ka "frekuentuar" gjatë kohës kur ka "studiuar" për degën Menaxhim-Biznes. Pak ditë më parë hetues të kësaj çështje kanë qenë në ambientet e universitetit "Kristal", ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra dokumente, por në fakt ato që nuk janë arritur të merren kanë qenë 39 procesverbalet e notave për çdo degë. Pikërisht këta procesverbale sipas punonjësve të këtij universiteti nuk janë vënë në dispozicion të hetimit për shkak, pasi sipas tyre ata nuk gjenden në arkivin e universitetit. Kjo ka bërë që grupi i hetimit të ngrejë dyshime se drejtuesit e këtij universiteti janë duke ndjekur një taktikë, me qëllim mosmarrjen e përgjegjësisë vetë, por duke ia faturuar personave që kanë mundësuar regjistrimin e Renzo Bossit në këtë universitet. Aktualisht hetimet rreth kësaj çështje vazhdojnë dhe se përgjatë kësaj kohe prokuroria e Tiranës është duke marrë në pyetje 39 pedagogët që mendohet se i kanë dhënë mësim italianit Renzo Bossi.


12

E enjte, 17 maj 2012

Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419

Së shpejti...

Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

televizioni më i ri informativ në Shqipëri

origjina e lajmit... Jemi Jeminjë njëgrup grupmediatik mediatiki i pavarur pavarurnga ngaçdo çdoparti partinënëtëtë cilin cilinrregullat rregullatprofesionele profesionele tëtëinformacionit informacionitmbizotërojnë mbizotërojnë mbi mbiluftërat luftëratpolitike politike

Lajmi në High Definition

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: NE SHQIPERI Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti Irla Policani Elbasan North & South Kombi

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet Berat Berat Elbasan Fier

Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital

Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande

Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

VALË UHF NË PREFEKTURAT: TIRANE-DURRES-LEZHE-FIER

NE MAQEDONI Multimedia Maqedoni Telenet Maqedoni Skupi Cable Maqedoni

KANALI 158

KANALI 50

Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës


5 sëmundjet që kërcënojnë meshkujt

Fast food: Ushqimi me pasoja të vonshme

T

N

ë jesh i shëndetshëm sot është më e thjeshtë se më parë . Kjo falë përdorimit të teknologjisë moderne mjekësore dhe trajtimeve.... Faqe 16

A

dryshimet e zakoneve të ushqyerjes, të nxitura nga një ritëm jetese i përshpejtuar dhe stresues, ka bërë që shumë persona ta shohin veten... Faqe 19

Botim zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, Nr371, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.15

LMEDICU BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM

Mbrohuni nga shtatzania e padëshiruar dhe SST

Guidë për metodat e kontracepsionit

Kapsllëku

R

reth 20% e njerëzve vuajnë nga kon stipacioni kronik (kapsllëku), që bëhet shkak për ulje të cilësisë së jetës dhe shqetësim. Të pakët janë ata që flasin për këtë shqetësim kronik. Problemet e zorrës shihen si tema të pakëndëshme në tavolinë, të sikletshme. Kush i ka, i mban për vete. Nuk duhet mbajtur për vete! E vërteta është...

D

uke pasur kaq shumë mundësi, zgjedhja e një lloji kontracepsioni mund të jetë e vështirë. Të fillojmë me disa pyetje: A është e nevojshme të mbroheni kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST)? Sa të rëndësishme janë kostoja dhe lehtësia e përdorimit? Vetëm abstinenca është 100% e sigurt, çdo mënyrë tjetër vetëm sa i afrohet kësaj vlere.

Kanceri i Gjirit

NJOHJA E DITËVE FERTILE I quajtur edhe planifikim familjar natyral, vetëdijësimi mbi ditët fertile do të thotë shmangia e marrëdhënieve seksuale kur gruaja është më tepër fertile. Mënyra më e mirë për të kontrolluar këto ditë është monitorimi i ndryshimeve të mukusit cervikal dhe i ... Faqe 14-15

ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ

Drejtor: Taulant MUKA Kryeredaktore: Jana NANO Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Redaksia: Arminda Avdulaj Besiana Balla Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Eralda Asllanaj Erklida Sula Isid Xhura

Faqe 17

Problemet e “Zorrës dembele’’

Vlerësoni avantazhet dhe disavantazhet MIRALD GINA

E ENJTE 17.05.2012

ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ

Kledia Dimroci Mirald Gina Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT

ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ

Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Faqe 20

Masa në gjoks jo gjithmonë është kancer

N

jë masë në gjoks është thuajse gjith monë kancer! FAKT: Për fat të mirë, kjo nuk është e vërtetë. Kjo vlen veçanërisht për moshat e reja ndërsa në gratë më të moshuara, një masë në gjoks ndoshta do të thotë se ajo mund të jetë një në ato tetë gra, që do të zhvillojë Kancer të Gjirit. Masa ka mundësi më të madhe të...


14

E enjte, 17 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Shëndeti riprodhues MIRALD GINA

D

uke pasur kaq shumë mundësi, zgjedhja e një lloji kontracepsioni mund të jetë e vështirë. Të fillojmë me disa pyetje: A është e nevojshme të mbroheni kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST)? Sa të rëndësishme janë kostoja dhe lehtësia e përdorimit? Vetëm abstinenca është 100% e sigurt, çdo mënyrë tjetër vetëm sa i afrohet kësaj vlere.

NJOHJA E DITËVE FERTILE I quajtur edhe planifikim familjar natyral, vetëdijësimi mbi ditët fertile do të thotë shmangia e marrëdhënieve seksuale kur gruaja është më tepër fertile. Mënyra më e mirë për të kontrolluar këto ditë është monitorimi i ndryshimeve të mukusit cervikal dhe i temperaturës së trupit. Për të përdorur me korrektesë këtë metodë, është më mirë të stërviteni nga një profesionist i kujdesit shëndetësor.

Pro: E lehtë për t’u përdorur, e pakushtueshme. Kundër: Mund të rrisë riskun për SST, 29% mbetet shtatzënë. PREZERVATIVËT PËR MESHKUJ Prezervativi prej lateksi është metoda klasike që përdoret kundër shtatzënisë së padëshiruar. Ai parandalon futjen e spermës në trupin e gruas, duke mbrojtur kundër shtatzanisë dhe SST. Nga çiftet që përdorin vetëm këta prezervativë, në një vit 15% mbetet shtatzënë. Pro: Gjerësisht të disponueshëm, mbrojnë kundër SST. Kundër: Janë të efektshëm vetëm nëse përdoren siç duhet çdo herë. Nuk mund të ripërdoren. PREZERVATIVËT PËR FEMRA Prezervativi për femra është një xhep i hollë plastik që vesh vaginën nga brenda dhe mund të vendoset deri në 8 orë përpara kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Përdorueset përdorin një unazë elastike plastike në skajin e mbyllur për ta drejtuar prezervativin në pozicionin e duhur. Ndonjëherë është më pak efektiv se prezervativi mashkullor. Pro: Gjerësisht të disponueshëm, disa mbrojnë kundër SST, përcjellin nxehtësinë e trupit më mirë se prezervativi për meshkujt. Kundër: Mund të jenë të zhurmshëm, 21% e përdorueseve mbeten shtatzënë, nuk mund të ripërdoren. Nuk duhen përdorur të kombinuara me prezervativin për meshkuj për të shmangur çarjet.

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

PREZERVATIVI prej lateksi është metoda klasike që përdoret kundër shtatzënisë së padëshiruar. Nga çiftet që përdorin vetëm këta prezervativë, në një vit 15% mbetet shtatzënë.

Guidë për metodat Vlerësoni avantazhet dhe disavantazhet, zgjidhni atë që ju duhet reja në muaj), nuk mbrojnë kundër SST. Mund të kenë efekte anësore, duke përfshirë rritjen e ndjeshmërisë së gjoksit, koagulimin e gjakut, rritjen e presionit të gjakut. Disa gra nuk duhet të përdorin pilula kontraceptive. ADEZIVËT KONTRACEPTIVË (PATCH) Gratë që e kanë të vështirë të mbajnë mend që duhet të pijnë çdo ditë një pilulë, mund të marrin në konsideratë përdorimin e adezivëve kontraceptivë. Këto vendosen në lëkurë dhe ndryshohen një herë në javë për 3 javë, ndërsa javën e katërt nuk mbahet. Adezivi lëshon të njëjtin lloj hormonesh si dhe pilulat kontraceptive dhe është po aq efektiv.

Pro: Nuk ka nevojë për medikamente, e pakushtueshme. Kundër: Kufizon kryerjen e marrëdhënieve seksuale spontane, 25% e përdorueseve mbeten shtatzënë. SPERMICIDË Spermicidët përmbajnë një lëndë kimike që vret spermën. Këta mund të takohen në formën e shkumës, të një mase xhelatinoze apo kremi, të cilat vendosen brenda vaginës përpara kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Disa lloje duhen vendosur 30 minuta përpara. Përdorimi i shpeshtë mund të shkaktojë irritim, duke rritur riskun për infeksione dhe SST. Spermicidët përdoren më shpesh të kombinuara me mënyra të tjera kontracepsioni.

A

DIAFRAGMA Diafragma është një kubé (gjysmësferë) që vendoset në qafën e mitrës përpara marrdhënieve seksuale. Ajo përdoret e kombinuar me spermicidët. Efektiviteti i saj është i krahasueshëm me atë të prezervativit për meshkuj – 16% e përdorueseve mbetet shtatzënë, duke përfshirë ato që nuk e vendosin siç duhet diafragmën. Pro: E pakushtueshme (një diafragmë mund të përdoret për rreth 2 vjet).

Pro: Menstruacione më të rregullta, më të lehta dhe me më pak dhimbje. Nuk është e nevojshme të mbahet mend që duhet pirë pilula. Kundër: Kostoja njëlloj si për pilulat, mund të shkaktojë irritim të lëkurës ose efekte të tjera anësore të ngjashme me ato të pilulave kontraceptive. Nuk mbron kundër SST. UNAZA VAGINALE NuvaRing është një unazë e butë plastike që vendoset brenda vaginës. Unaza çliron të njëjtat hormone si pilulat dhe adezivët kontraceptivë dhe është po aq e efektshme. Por, ajo vendoset vetëm njëherë në muaj. Pro: Menstruacione më të rregullta, më të

Mënyra më e përdorur e kontracepsionit janë pilulat që përmbajnë hormonet estrogjen dhe progestinë për të parandaluar ovulimin

Pro: Injektohet vetëm katër herë në vit. Tepër efektive. Kundër: Kostoja, mund të shkaktojë efekte anësore. Nuk mbron kundër SST. IMPLANTET KONTRACEPTIVE Implanti kontraceptiv (Implanon) ka përmasat e një shkrepëseje dhe vendoset nën lëkurë në pjesën e sipërme të krahut. Ai çliron të njëjtat hormone që gjenden në injeksionet, por implanti mbron kundër shtatzanisë për 3 vjet. Shkalla e dështimit është më pak se 1%.

Kundër: Duhet vendosur nga një mjek, nuk mbron kundër SST. Nuk mund të përdoret gjatë menstruacioneve për shkak të riskut për shfaqjen e sindromës së shokut toksik.

Pro: Vepron për 3 vjet, tepër efektiv. Kundër: Më i kushtueshëm në fillim, mund të shkaktojë efekte anësorë, duke përfshirë hemorragji të çrregullta. Nuk mbron kundër SST.

PILULAT KONTRACEPTIVE Mënyra më e përdorur e kontracepsionit janë pilulat që përmbajnë hormonet estrogjen dhe progestinë për të parandaluar ovulimin. Kur merren sipas skemës, pilulat janë tepër efektive. Rreth 8% e përdorueseve mbeten shtatzënë, duke përfshirë ato që harrojnë të marrin pilulat në kohën e duhur. Ashtu si gjithë kontraceptivët hormonalë, pilulat merren me recetë. Pro: Menstruacione më të rregullta, më të lehta ose mungojnë, në varësi të llojit të pilulave. Më pak dhimbje abdominale gjatë menstruacioneve. Kundër: Kostoja (rreth 1500-2000 lekë të

KONTRACEPSIONI ME INJEKSION Kontracepsioni me injeksion konsiston në injektimin e hormoneve të cilat mbrojnë kundër shtatzanisë për tre muaj. Për një çift të qëndrueshëm, është akoma më efektive se pilulat kontraceptive pasi vetëm 3% e çifteve mbetet shtatzënë në vit.

lehta. Vendoset vetëm njëherë në muaj. Kundër: Kostoja, mund të shkaktojë irritim vaginal ose efekte të tjera anësore të ngjashme me ato të pilulave dhe adezivëve. Nuk mbron kundër SST.

IUD (PAJISJA INTRAUTERINE) IUD do të thotë pajisje intrauterine, një pajisje plastike në formën e shkronjës T, e cila vendoset brenda mitrës nga një mjek. IUD me bakër, ParaGard, funksionon deri në 12 vjet. IUD hormonale, Mirena, duhet ndërruar pas 5 vitesh. Të dy tipat e vështirësojnë fertilizimin e vezës nga sperma. Mbeten shtatzënë më pak se 8 në 1000 gra. Pro: Mënyrë kontracepsioni afatgjatë. Kundër: Menstruacione të parregullta dhe


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 17 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Shëndeti riprodhues

15

MOSPËRDORIMI i asnjë metode kontraceptive bën që 85% e çifteve seksualisht aktive të mbeten shtatzënë brenda vitit. Kjo çon edhe në rritjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme

e kontracepsionit

lopianë, duke penguar zbritjen e vezës nga vezoret. Pro: E përhershme, thuajse 100% efektive. Kundër: Ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, mund të mos jetë e kthyeshme, është e kushtueshme. Nuk mbron kundër SST. VAZEKTOMIA Përveç prezervativëve, vazektomia është e vetmja mënyrë kontracepsioni që mund të përdorin meshkujt. Ajo ka të bëjë me mbylljen kirurgjikale të vas deferens: tubat që mbartin spermën nga testikujt, përmes sistemit riprodhues. Kjo mbyllje parandalon daljen e spermës por nuk pengon ejakulimin. Pro: Mënyrë e përhershme, më e lirë se ligatura e tubave uterinë, pothuajse 100% e sigurt. Kundër: Ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, nuk është menjëherë efektive, është e pakthyeshme.

MITE PËR METODAT E KONTRACEPSIONIT Ka shumë metoda kontracepsioni të cilat janë tepër efektive për parandalimin e shtatzanive të padëshiruara. Gjithashtu, ka shumë keqinformim mbi mënyrat e përdorimit, ashtu siç ka edhe disa metoda që nuk funksionojnë. Ja disa mite të zakonshme për kontrollin e lindjeve dhe kontracepsionin: 1. Nuk mbetesh shtatzënë kur ke fëmijë në gji. Megjithëse ushqyerja me gji ka tendencë të vonojë ovulimin, kjo nuk duhet të merret e sigurt. Ovulimi mund të ndodhë edhe kur një grua ka fëmijë në gji, prandaj duhen përdorur metoda kontracepsioni nëse dëshirohet të shmanget një shtatzani. 2. Nuk mbetesh shtatzënë nëse lan vaginën pas seksit. Larja e vaginës nuk është një metodë efektive kontracepsioni. Pas ejakulimit, sperma futet në cerviks dhe nuk arrihet nga solucioni i pastrimit. Gjithashtu urinimi pas marrëdhënies nuk e frenon spermën që është futur në mitër përmes cerviksit. 3. Nuk ka nevojë për kontracepsion nëse kryen marrëdhënie gjatë ditëve “të sigurta” të ciklit. Je fertile vetëm një ditë në muaj. Mite të tilla vijnë më tepër nga mungesa e njohurive mbi ciklin menstrual. Janë katër hormone kryesore (lëndë kimike që stimulojnë ose rregullojnë aktivitetin e qelizave ose organeve) që rregullojnë ciklin menstrual: hormoni folikulo-stimulues (FSH), hormoni luteinizues (LH), estrogjeni dhe progesteroni. Një ekuilibër delikat midis këtyre hormoneve rregullon çlirimin e vezës (ovulimi), dhe nëse veza nuk fertilizohet, vijnë menstruacionet. Cikli i gruas është pak a shumë i rregullt pjesën më të madhe të kohës, por faktorë të ndryshëm si mosha, stresi, mjekimet e të tjera mund të çrregullojnë këtë ekuilibër hormonal. Prandaj, gjetja e momentit të saktë të ovulimit dhe parashikimi i ditëve “të sigurta” mund të jetë i vështirë. Çiftet që kanë sukses me këtë metodë kontracepsioni, duhet të monitorojnë me kujdes ciklin menstrual të gruas dhe të vlerësojnë simptomat e ovulimit, si dhe faktorët që përmendëm. 4. Nuk mbetesh shtatzënë nëse gruaja nuk kalon orgazëm. Shtatzënia fillon kur sperma e mashkullit fertilizon një vezë të gruas. Ndërkojë që mashkulli duhet që të ejakulojë në mënyrë që të nxjerrë spermën, gruaja nuk e ka të nevojshme të kalojë orgazëm që të mbetet shtatzënë. 5. Nuk mbetesh shtatzënë nëse partneri tërhiqet përpara ejakulimit. Metoda e nxjerrjes së penisit përpara ejakulimit nuk është e sigurt. Një sasi e ejakulatit (lëngu që përmban spermën) mund të dalë edhe përpara se mashkulli të arrijë në orgazëm. Përveç kësaj, disa meshkuj thjesht nuk arrijnë të gjejnë përqendrimin dhe vullnetin për t’u tërhequr në kohë. 6. Pilulat janë gjithmonë të efektshme menjëherë pasi filloni t’i merrni. Te disa gra, nevojitet një cikël i plotë menstrual në mënyrë që hormonet në pilulat (kontraceptivët oralë) të bashkëveprojnë me hormonet natyrale të gruas për të parandaluar ovulimin. Disa mjekë rekomandojnë përdorimin e një metode të dytë kontracepsioni gjatë muajit të parë që merren pilulat.

më intensive. Më e kushtueshme në fillim, mund të rrëshqasë e të dalë, mund të shkaktojë efekte anësore.

LIGATURA E TUBAVE TË FALLOPIT Nëse jeni të sigurta se nuk doni të keni fëmijë biologjikë në të ardhmen, mund të jeni

gati për një metodë kontracepsioni të përhershme. Metoda tradicionale për femrat quhet ligatura e tubave. Një kirurg i mbyll tubat fal-

PILULA E EMERGJENCËS (OSE PILULA E MËNGJESIT TJETËR) Kontracepsioni i emergjencës funksionin pas kryerjes së marrëdhënies seksuale për të shmangur shtatzaninë. Ajo mund të përdoret nëse nuk është përdorur një mënyrë kontracepsioni ose në se gruaja dyshon se metoda e kontracepsionit nuk ka funksionuar. Këto pilula përmbajnë një dozë të lartë hormoni të gjendur në shumë pilula kontraceptive. Nuk ka nevojë për recetë për femrat më të mëdha se 17 vjeç. Kjo pilulë (Plan B, Plan B One-Step dhe Next Choice) duhet përdorur brenda 72 orësh. TËRHEQJA E PENISIT NË MOMENTIN E EJAKULIMIT Pothuajse 6 në 10 femra amerikane raportojnë se partneri i tyre ka përdorur këtë “metodë”, e cila konsiston në nxjerrjen e penisit nga vagina përpara ejakulimit. Studimet e reja tregojnë se kur kjo kryhet në mënyrë korrekte çdo herë, rreth 4% e praktikuesve mbeten shtatzënë në vit. Por, me përdorimin tipik rreth 18% mbeten shtatzënë. Pro: Pa kosto, nuk ka nevojë për pajisje apo hormone. Kundër: E vështirë për t’u kryer siç duhet. Nuk mbron kundër SST. METODAT MË PAK TË EFEKTSHME Duke mos përdorur asnjë metodë kontraceptive, 85% e çifteve seksualisht aktive do të mbeten shtatzënë brenda vitit. Edhe metodat më pak të efektshme të kontracepsionit e reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme këtë numër. METODAT MË TË EFEKTSHME Megjithëse metodat barrierë, si prezervativi ose diafragma, janë mesatarisht efektive në përdorimin tipik, kontraceptivët hormonalë kanë rezultate më të mira për efektivitetin. Gjithashtu, për çiftet që parapëlqejnë të kenë mundësi sa më të ulëta për të mbetur shtatzënë ka disa mundësi të tjera. Dy prej këtyre janë të rikthyeshme: IUD dhe implantet hormonale. Sigurisht, e vetmja metodë kontraceptive 100% e sigurt është abstinenca ndaj marrëdhënieve seksuale.


16

E enjte, 17 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Shëndeti i burrit

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

JETA JONË e mbushur me stres që ndonjëherë duket si një qark i mbyllur, inaktiviteti fizik dhe zakonet e këqija në ushqyerje kanë pasoja negative

mentoz ju duhet të ushtroni aktivitet fizik dhe të bini në peshë. Të gjitha këto përmirësojnë nivelin e glukozës në gjak.

JOHANA VRUHO

T

ë jesh i shëndetshëm sot është më e thjeshtë se më parë . Kjo falë përdorimit të teknologjisë moderne mjekësore dhe trajtimeve. Megjithatë ka disa gjëra që meshkujt duhet të bëjnë në përditshmërinë e tyre për të qënë të shëndetshëm dhe për të reduktuar stresin. Ata janë më të rrezikuar ndaj disa sëmundjeve dhe kjo duhet pasur parasysh kur përzgjedhin dietën ushqimore, programin stërvitor dhe trajtimin mjekësor. Në mënyrë interesante prania e disa sëmundjeve rrit mundësinë që një tjetër të ndodhë. Shumica e sëmundjeve që prekin meshkujt janë të parandalueshme, por pikë së pari duhet të njihni “ armiqtë tuaj “. Ashtu siç thotë edhe një proverbë e vjetër kineze ´´ Njih armikun dhe veten dhe mund të luftosh në qindra beteja pa katastrofa´´. Më poshtë paraqiten sëmundjet më të shpeshta tek meshkujt , të shoqëruara me simptomat përkatëse. PRESIONI I LARTË I GJAKUT: Kujdes pas të 30-ve Jeta jonë e mbushur me stres që ndonjëherë duket si një qark i mbyllur, inaktiviteti fizik dhe zakonet e këqija në ushqyerje kanë pasoja negative. Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut përbën një problem serioz. Rreth të 30-ve dhe moshës së mesme, meshkujt kanë më shumë mundësi të vuajnë nga problemet e presionit të lartë të gjakut sesa femrat. Në mënyrë më specifike meshkujt afro-amerikanë kanë tendencë të zhvillojnë më herët hipertension të një forme më të ashpër se meshkujt kaukazian. Çfarë duhet të bëni : Ju duhet të ushtroni aktivitet fizik, të eleminoni ushqimet e skuqura , ato me përmbajtje të lartë kripe, alkoolin dhe duhanin për të qënë më të shëndetshëm. Konsultat e rregullta me mjekun tuaj do t‘iu ndihmojnë gjithashtu të mbani presionin e gjakut në normë. DIABETI : Mësoni simptomat Diabeti është një sëmundje në të cilën pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë (tipi i parë i diabetit ) ose organizmi nuk është në gjëndje ta përdorë siç duhet insulinën (tipi i dytë i diabetit). Insulina është një hormon që prodhohet nga

5 sëmundjet që kërcënojnë meshkujt Parandalimi: Dieta dhe kontrollet mjekësore pankreasi dhe ruan rol thelbësor në homeostazën e glukozës. Afërsisht 7.8 milion meshkuj vuajnë nga diabeti. Pjesa më e madhe janë rreth të 40-ve ose më shumë. Më të

rrezikuar janë ata që kanë histori familjare apo histori të mëparshme për diabet, ata që janë mbipeshë dhe që nuk stërviten rregullisht . Simptomat që shoqërojnë diabe-

tin mund të ngatërrohen. Nëse ndiheni i lodhur, i etur, urinoni shpesh, humbisni papritur në peshë , vini re se plagë të vogla duan kohë të mbyllen; atëherë merrini

simptomat seriozisht dhe kërkoni ndihmë mjekësore. Shpesh edhe impotenca është një simptomë e diabetit. Çfarë duhet të bëni: Krahas trajtimit medika-

KANCERI I PROSTATËS : Mëso çfarë është PSA-ja Kanceri i prostates, sikurse kanceri kolorektal, ka incidencë të lartë tek meshkujt. Prostata është një gjendër me madhësinë e arrës, e lokalizuar nën fshikëzën e urinës. Përafërisht 1 në 30 meshkuj vdes nga kanceri i prostatës, kështu që diagnostikimi në stadet e hershme është shumë i rëndësishëm. Grupmoshat 65 vjeç e sipër janë më të rrezikuarat. Fatkqësisht shumica e meshkujve me kancer të prostatës nuk manifestojnë simptoma derisa sëmundja diagnostikohet në një stad të avancuar. Shenjat përfshijnë : dhimbje gjatë urinimit apo urinim me gjak, urinim i shpeshtë (më shpesh gjatë natës ), ulje e libidos, vështirësia për të arritur dhe mbajtur ereksionin. Çfarë duhet të bëni : Depistim i rregullt : edhe pse parandalimi është me raste i vështirë, analizat e gjakut për antigenin specifik të prostatës (i njohur si PSA-ja ) dhe ekzaminimi rektal digital (ose tusheja rektale ) mund t‘ju ndihmojnë të zbuloni herët sëmundjen.

SST

Kanceri kolo-rektal

Abstino! Ji besnik! Përdor masa mbrojtëse

Duhet të shmangni faktorët e rrezikut

S

K

ëmundjet seksualisht të trans metueshme (SST) janë infeksione që mund të transmetohen nga një individ tek tjetri përmes kontaktit seksual. Këtu përfshihen: sifilizi, gonorrea, HIV/AIDS , klamidia herpes simplex virus -2, hepatiti B etj.Klamidia është sëmundja më e shpeshtë në këtë grup sëmundjesh. Është një infeksion bakterial që prek organet riprodhuese, traktin urinar dhe sytë. Një studim i vitit 2003 në meshkujt e rinj zbuloi se 8.2 % ishin të infektuar me klamidia. Çdo mashkull seksualisht aktiv që ka një partnere të re ose disa partnere njëkohësisht është më i rrezikuar. Gjithashtu edhe ata që kryejnë marrëdhënie seksuale pa përdorur masa mbrojtëse janë të rrezikuar. Shumë individë me sëmundje seksualisht të transmetueshme nuk i kushtojnë vëmendje simptomave. Nëse keni rrjedhje të pazakonshme nga uretra, ndjesinë e djegies kur urinoni, testikuj të enjtur dhe të dhimbshëm

mund të keni klamidia. Nëse nuk trajtohet ju rrezikoni të mbeteni steril ndërkohë që sëmundja përhapet nga uretra drejt testikujve. Çfarë duhet të bëni : Ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Mjeku do t‘iu ndihmojë të zgjidhni problemin. Mos harroni gjithashtu ABC-në e parandalimit : A për ´´abstinencën´´, B për ´´besnikërinë´´ dhe C për ´´Condom (prezervativin)´´.

anceri kolo-rektal ( i zorrës së trashë) është shkaku i dytë i vdekshmërisë ndër sëmundjet kancerogjene në Shtetet e Bashkuara. Në pjesën më të madhe të rasteve fillon me shfaqjen e polipeve beninje që rriten në zorrë. Nëse këto polipe beninje invadojnë kolonin, ashtu si edhe pjesë të tjera të organizmit ato mund të bëhen kancerogjene. Shkaqet e shfaqjes së tij nuk janë plotësisht të njohura, por ka shumë gjasa që ai të shfaqet tek meshkujt mbi 50 vjeç dhe tek ata që kanë histori familjare për kancer kolorektal. Gjithashtu dieta e pasur me yndyrna dhe e varfër ne fibra, obeziteti, konsumimi i alkoolit dhe duhanit kontribuojnë në shfaqjen e tij. Simptoma të cilave duhet t’i kushtoni vëmendje janë : dhimbje abdominale konstante, lodhje, gjak në feçe, diarre, humbje e paqëllimshme në peshë. Çfarë duhet të bëni : Ju du-

het të kryeni një ekzaminim të ashtuquajtur kolonoskopi në intervale të rregullta duke nisur që prej moshës 50 vjeç. Proçedura mund të jetë e parehatshme por ka rezultate të pazëvendësueshme duke reduktuar vdekshmërinë në 18 % . Ju gjithashtu mund të kontrolloni ´´ fatin tuaj ´´ duke mbajtur një dietë të shëndetshme, ushtruar aktivitet fizik dhe lënë duhanin.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

E enjte, 17 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Kapsllëku

17

PASOJAT e konstipacionit kronik janë të gjithanshme në jetën e atij që i vuan. Qëndrime të gjata në tualet pa u zbrazur, shqetësim dhe mungesë rehatie, ulje e rendimentit në punë

Si të zgjidhim problemet e “Zorrës dembele’’ Vuajnë më shumë femrat se meshkujt ISID XHURA

DISA KËSHILLA PËR T’U NDJEKUR:

R

reth 20% e njerëzve vuajnë nga konstipa cioni kronik (kapsllëku), që bëhet shkak për ulje të cilësisë së jetës dhe shqetësim. Të pakët janë ata që flasin për këtë shqetësim kronik. Problemet e zorrës shihen si tema të pakëndëshme në tavolinë, të sikletshme. Kush i ka, i mban për vete. Nuk duhet mbajtur për vete! E vërteta është se kush vuan nga konstipacioni kronik, ka të gjitha shqetësimet, dhe cilësinë e jetës së një personi që vuan nga një sëmundje kronike. Ky nuk është supozim, as konstatim, por rezultat studimi. Është kryer në 39 qendra gastroenterologjie në Itali, ku janë studiuar 900 pacientë me konstipacion kronik. Rastet që paraqiten në klinika janë forma të rënda të konstipacionit, por grupi i ekspertëve të Doxa Farma në Itali përllogarit se rreth 15-20 përqind e popull-

„ Shkoni në tualet me qetësi atëherë kur stimuli vjen.

„ Pini ujë me shumicë. „ Hani fruta të freskëta e zarzavate.

„ Ushqehuni me gjellë

të lëngshme. Konsumoni të paktën një pjatë supë në drekë.

„ Kryeni ushtrime fizike.

sisë vuan nga konstipacioni kronik. Mendohet se nga këta, vetëm një në katër ka konstipacion të lehtë. Çfarë është konstipacioni kronik? Keqkuptimi kryesor që duhet sqaruar është se konstipacioni nuk është vetëm atëherë kur defekimi (dalja jashtë) është i rrallë (më pak se 3 herë në javë). Konstipacioni ka

tipar karakteristik daljen jashtë me vështirësi, me feçe të forta, e që lë pas ndjesinë e boshatisjes jo të plotë të barkut. Themi se vuajmë nga konstipacioni, nëse të paktën 1 në 4 herë defekimi ka tiparet e mësipërme. 80 përqind e atyre që vuajnë nga konstipacioni kronik janë femra, kryesisht gra të moshës së mesme. Shqetësimet, në mënyrë tipike, vazhdojnë

„ Lërini kohë

organizmit të tresë ushqimin. Do të thotë që të rrini në qetësi pas një vakti të bollshëm.

„ Hani me rregull. „ Mundohuni të ruani

një orar fiks të vakteve; organizmi e pëlqen ritmin e rregullt

me vite. Shpjegimi biologjik për këtë shfaqje shumë më të shpeshtë tek femrat qëndron tek ekuilibri hormonal. Është parë që këto paciente kanë ndjeshmëri më të lartë ndaj progesteronit (hormon) në muskulaturën e zorrës. Progesteroni ka efekt relaksues (e lëshon) për muskulaturën e lëmuar. Kjo bën që zorra ‘dembele’ të tkurret pak e ngadalë, duket mbajtur për një kohë më të gjatë ushqimin, i cili thahet e forcohet. Faktorë të tjerë janë stili i jetës, stresi, ankthi e depresioni. Cilido qoftë shkaku, pasojat e konstipacionit kronik janë të gjithanshme në jetën e atij që i vuan. Qëndrime të gjata në tualet pa u zbrazur, shqetësim dhe mungesë rehatie, ulje e rendimentit në

punë, orë të tëra të shpenzuara për të zgjidhur një problem në dukje të lehtë por po aq shqetësues. Gradualisht, statusi mendor kalon nga vetëdija e të qënit i shëndetshëm në vetëdijen e të qënit i sëmurë kronik. Sëmundja pranohet dhe me të jetohet. Pacienti shpenzon orë të tëra në tualet pa gjetur qetësi. Vetëm kur gjendja rëndohet tepër ai paraqitet tek mjeku. Në Itali llogaritet se këta përsona shpenzojnë rreth 1500 euro në vit për të kuruar sëmundjen. Këto argumenta duhet të mjaftojnë për të konsideruar seriozisht sëmundjen dhe për të kërkuar ndihmë. Në fund të fundit, për pjesën më të madhe të këtyre njerëzve, shkaku bazë i sëmundjes është stili i jetesës e dieta ushqimore.

Shumë stres?

Mësoni si t`i shmangni stresorët e panevojshëm RENINA VARFAJ Psikologe klinike

T

ë gjitha teknikat dhe mënyrat e menaxhimit të stresit kërkojnë ndryshime në veten tonë. Zgjidhjet janë: të ndryshoni situatat ose reagimet tuaja ndaj tyre. Ndërkohë që ju zgjidhni njërin nga opsionet më poshtë, mendoni dhe për këta faktorë: përshtatja, alterimi, shmangia ose pranimi. Meqënëse gjithsecili prej nesh ka mënyrën e vetë unike se si i përgjigjet stresit, nuk mund të ketë “ receta te gatshme” për të gjithë. Asnjë metodë nuk mund të funksionojë për të gjithë në çdo situatë, kështu që ndihuni të lirë të eksperimentoni në çdo kohë me strategji dhe teknika të ndryshme. Përqëndrohuni tek ajo që ju sjell qetësi dhe kontroll. Shmangni stresin e panevojshëm ƒ Mësoni të thoni “jo”- Zbuloni kufijtë tuaj dhe mbështetuni te to qoftë kjo ne jetën personale dhe atë profesionale. Mos pranoni përgjegjë-

si shtesë kur ju jeni afër përmbushjes së tyre. Të merrni përsipër më shumë se ç’mund të mbani është një hap më shumë drejt stresit. ƒ Shmangni njerëzit që ju stresojnë- Nëse dikush në jetën tuaj në mënyrë të vazhdueshme ju streson atëhere kufizoni kohën që kaloni me të ose ndërpriteni shoqërinë me atë person. ƒ Filloni të merrni në kontroll mjedisin përreth. – Nëse edicioni i lajmeve ju sjell më shumë ankth , fikeni fare TV. Nëse ju nervozon trafiku, më mirë bëni një rrugë më të gjatë, por më të qetë. ƒ Shmangni tema “të nxehta”Nëse iu nervozojnë tema të tilla si politika apo feja atëherë mbajini në fund të listës suaj të temave për bisedë. Jepini fund diskutimeve me të njëjtët njerëz për të njëtën temë. ƒ Filloni të reduktoni listën tuajGradualisht duhet të filloni të bëni dallimin e vërtetë mes gjërave që vërtet “duhen” dhe atyre që “do ishte mirë” t’i bënit. ƒ Më mirë shprehini ndjenjat tu-

aja sesa i mbani ato të ndrydhura. Nëse dikush ju bezdis, tregojini shqetësimet tuaja hapur, por duke treguar respekt ndaj tjetrit. Nëse ju nuk i jepni zë shqetësimeve tuaja, atëherë duhet t’i ndrydhni ato dhe ka shumë gjasa që situate të mbetet po e njëjta. ƒ Jini i gatshëm për kompromise. Kur dikush ju kërkon që të ndryshoni një sjellje të caktuar, mundohuni ta bëni këtë ose të paktën bëni përpjekje për këtë. Nëse të dy, personi që e kërkon ndryshimin tuaj dhe ju, bëni sado pak përpjekje, me siguri

që do keni mundësi më të madhe të ndiheni më mirë. ƒ Mos e vendosni veten në vendin e pasagjerit në makinën e jetës suaj. Përballuni me problemet, duke bërë maksimumin për t’i parandaluar ato. ƒ Menaxhoni më mirë kohën tuaj. Menaxhimi i keq i kohës është një ndër faktorët kryesorë që sjell shumë stres në jetë. Nëse ju jeni gjithë kohën duke vrapuar pas gjërave atëherë do të jetë e vështirë të jeni të qetë dhe të fokusuar. Por nëse ju i planifikoni gjërat më herët sigurohuni që nuk do ta mbingarkoni shumë veten tuaj dhe ju mund ta menaxhoni më lehtë nivelin e stresit në jetën tuaj. Përshtatjuni stresorit tuaj ƒ Nëse nuk mund të ndryshoni stresorin, ndryshoni veten. Ju mund të përshtateni ndaj situatave stresante dhe të rifitoni sensin e humbur të kontrollit duke ndryshuar pritshmëritë dhe qëndrimet tuaja. ƒ Rishikoni problemet. Përpiquni të shihni situatat stresante nga një perspektivë më pozitive. Më tepër se të ankoni për trafikun e rënduar, shi-

heni atë si një mundësi për të pushuar ose për të qëndruar pak kohë vetëm. ƒ Shihni gjithnjë nga lart. Shihni perspektivën e situatës stresuese. Sa e rëndësishme do të jetë ajo me kalimin e kohës? Një muaj? Një vit? A ja vlen vërtet të mërzitesh për këtë aq shumë? Nëse përgjigja është jo, përqëndroni kohën dhe energjitë tuaja diku tjetër. ƒ Përshtasni standardet tuaja. Perfeksionizmi është një burim i madh i stresit të shmangshëm. Mjaft e vendosët veten në stres për dështimet ose nga kërkesat për perfeksion. Vendosni standarte të arsyeshme për veten dhe për të tjerët dhe mësoni të ndiheni mirë me “mjaftueshëm” ƒ Fokusohuni mbi pozitiven. Kur stresi “ ju vë poshtë”, merrni një moment reflektimi mbi të gjithë gjërat që ju vlerësoni në jetën tuaj, duke përfshirë këtu edhe aftësitë tuaja pozitive dhe dhuntitë. Kjo strategji e thjeshtë mund t’ju ndihmojë t’i shihni gjërat ndryshe.


18

E enjte, 17 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Okulistikë

Përzgjidhni syzet e diellit më të përshtatshme Sytë, kujdes nga dielli. Dielli është i nevojshëm për jetën tonë, por drita e tij nuk përmban vetëm rreze të dobishshme. Flitet shpesh për rreziqet e tij në lëkurë, por flitet dhe dihet pak për problemet që jep në sy. Dozat e rrezeve të dëmshme në rritje, dëmtimi i shtresës së ozonit, zgjatja e jetëgjatësisë rrezikon jo vetëm lëkurën, por edhe sytë tanë si asnjëherë me parë. Për më tepër efektet e dëmtimeve diellore janë akumulative dhe nisin që në fëmijëri. Prandaj është e nevojshme që të njohim më mirë rrezikun dhe të dimë si të mbrohemi prej tij. Rrezet ultraviolet, një armik i padukshëm. Rrezet e diellit para se të mbërrijnë në tokë duhet të kalojnë atmosferën tokësore. Në shtresën e ozonit një pjesë e tyre kthehen mbrapsht ose përthithen. Një pjesë arrijnë të depërtojnë për në sipërfaqen e tokës. Midis këtyre rrezeve, njerëzit arrijnë të perceptojnë vetëm rrezet e dritës. Rrezet e dëmshme, ultraviolet apo infra të kuqe, janë plotësisht të padukshme. Në doza të vogla, rrezet infra të kuqe nuk janë të dëmshme. Rrezet ultraviolet, në të kundërt, kanë efekte shkatërruese. Në varësi të gjatësisë së valës dallohen 3 lloj valësh ultraviolet (UV): UVA, UVB, UVC. Rrezet UVA përbejnë shqetësimin kryesor për sytë. Tek i rrituri, ato prekin kornenë, kristalinin ndërsa tek fëmija mund të prekin edhe retinën. Mbrojtja natyrale, e pamjaftueshme Për tu mbrojtur nga rrezet e forta, ka disa mekanizma mbrojtjeje natyrale në organizmin tonë si për shembull ngushtimi i pupilës dhe mbyllja e qepallave. Në rastin e rrezeve ultraviolet këto mekanizma nuk aktivizohen, sepse ato janë të padukshme. Rreziku, jo vetëm nga qielli. Qielli nuk është i vetmi burim nga mund të vijnë

RREZET ULTRAVIOLET Kur ekspozohemi më shumë...

„ Dëbora reflekton 80% të rrezeve

„ Deti, liqeni reflektojnë 20%

„ Rëra reflekton 10% është 3 herë më i lartë se në dimër

SI TË ZGJEDHIM SYZET E DUHURA Shumë individë mbajnë syze dielli për t’u dukur më mirë apo për t’u ndjerë më rehat. Nëse janë të duhurat, ka një arsye të fortë për t’i mbajturmbrojtja e shikimit. Për të zgjedhur syzet e duhura duhet të kemi parasysh 3 gjëra: 1-Filtri. Syzet e diellit duhet të bllokojnë 97-100% të rrezeve UV. Kujdes: Syzat e zakonshme nuk kanë filtër. Ato pakësojne dritën e dukshme që arrin në sy, por jo rrezet UV. Në këtë mënyrë pupila zgjerohet pa filtruar rrezet UV të cilat hyjnë në doza më të mëdha në retinë dhe e djegin më lehtë atë. Syri me syzet pa filtër është më i rrezikuar sesa pa syze. Problemi mbetet i madh sepse ato përdoren gjerësisht nga fëmijët, të cilët janë më të ndjeshëm. Para se t’i blini sigurohuni që ato të kenë kategorine e mbrojtjes CE nga 0 ne 4. Xhamat me kategorin CE 2 dhe 3 mbrojnë nga një ndriçim diellor i mesëm ose i fortë, kurse xhamat me treguesin CE 4 nuk lejohen gjatë drejtimit të automjetit.

3-Ngjyra e xhamave. Përsa i përket ngjyrës, xhamat gri janë më natyrale. Shmangni xhamat rozë ose blu. Ato modifikojnë perceptimin e së kuqes apo blusë prandaj mund t’ju hapin probleme me drejtimin e makinës. Zgjidhni syze që të mbulojnë vetullat dhe të puthiten mirë me fytyrën. Në këtë mënyrë do të bllokojnë të gjitha rrezet që vijnë nga anët e skeletit.

„ Në orën 1015

rrezatimi UV arrin maksimumin

„ Çdo 1000m lartësi

doza e rrezeve UV rritet me 10%

Mbroni fëmijët. Janë më të rrezikuarit! Rreziku i rrezeve UV është më i madh për fëmijët e vegjël. Sytë e fëmijëve janë më të

LMEDICU

2-Intensiteti i ngjyrimit. Syzat duhet të ndalojnë 7590% të dritës së dukshme. Sa më të errët të jenë xhamat, aq më pak dritë e dukshme do të hyje në sy.

„ Në verë rrezatimi UV

rrezet ultraviolet. Burim i tyre mund të jenë edhe rrezet diellore të pasqyruara nga sipërfaqe të ndryshme si: sipërfaqet me dëborë, deti, liqeni, rëra e plazhit, xhamat e ndërtesave, fasadat e bardha, xhamat e makinës etj.

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

SYTË E FËMIJËVE janë më të përshkrueshëm nga drita sesa tek të rriturit. Tek bebet, kristalini është i ndjeshëm prandaj transmetimi i rrezeve UVA dhe UVB drejt retinës është i plotë

Rrezet Ultraviolet armiku i fshehtë i syve ENVER HALILI

A

përshkrueshëm nga drita sesa tek të rriturit. Tek bebet, kristalini është i ndjeshëm dhe ende i papjekur, prandaj transmetimi i rrezeve UVA dhe UVB drejt retinës është i plotë. Rreth moshës 10-12 vjeç, kristalini akoma nuk luan rolin e filtrit natyror dhe rreth 70% e rrezeve UV arrijnë në retinë. Në moshën 25 vjeç, kur kristalini funksionon më mirë , vetëm 10% e rrezeve UV arrijnë retinën. Fëmijët duhet të

këshillohen vazhdimisht që të mos shohin direkt nga dielli, madje as në momentet e eklipsit diellor. Një gjë e tillë i drejton rrezet UV drejt e në fund të syrit, duke rrezikuar djegien e retinës dhe verbimin. Veç fëmijëve, të ndjeshëm ndaj rrezatimit UV janë edhe personat me lëkurë të bardhë (biondë), ata me sy të qartë ose përdoruesit e disa medikamenteve si: tetraciklina, baktrima, diuretikët, qetësuesit,

pilulat kontraceptive. Cilët janë dëmtimet e diellit Ekspozimi afatshkurtër ndaj dritës së diellit mund të shkaktojë dëmtime kalimtare si irritim dhe keratit.Nevojiten vetëm 2 orë ekspozim ndaj diellit të fortë për të shkaktuar këto probleme. Irritimi shfaqet me ënjtje e kapsitje të syve dhe ndjeshmëri nga drita kurse keratiti, i ngjashëm

me verbimin nga dëbora, shfaqet me skuqje, lotim e dhimbje të forta e deri në verbim kalimtar. Ekspozimi afatgjatë jep dëmtime më të rënda e të parikthyeshme. Ai rrit në mënyre të ndjeshme shpeshtësinë e disa prej sëmundjeve të syve si: katarakti i parakohshëm (perdja e syrit), tumore të syrit, degjenerimi makular i lidhur me moshën (sëmundje e retinës) pterigiumi.

Këshilla

Si të mbrojmë sytë nga rrezatimi UV M

brojtja e syve nga dielli është rruga e vetme për të pakësuar rrezikun e dëmtimit të syve. Shmangia e diellit gjatë gjithë kohës nuk është e mundur, prandaj është e rëndësishme të dini të mbroni sytë kur jeni në diell. ƒ Mbani syze dielli të përshtatshme sa herë që dilni në diell. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur sytë tuaj. Nëse mbani lente sërisht do ju duhet të mbani syze dielli. Mundësitë e lenteve janë të kufizuara. Ato mbrojnë nga rrezet UV dhe drita e fortë, por e meta e tyre është se mbulojnë vetëm një pjesë të syrit. Nëse vuani nga miopia apo hipermetropia dhe nuk keni syza dielli,

është momenti më i mirë për t’i blerë. Ju mund të kërkoni nga opticieni syze dielli që mund të përshtaten edhe me shikimin tuaj. ƒ Mbani kapele me strehë të gjerë.

Ajo jo vetëm që pakëson me 40% rrezet që arrijne në sy, por edhe mbron nga dielli fytyrën, qafën, veshët duke ulur rrezikun për kancer në këto pjesë të trupit. ƒ Shmangni ekspozimin në diell, veçantërisht në mesditë. Nivelet e rrezatimit UV janë më të larta në mesditë (ora 1100-1400), dhe për pasojë ekspozimi në diell është më i rrezikshëm në këtë pjesë të ditës. Kufizoni qëndrimin në diell në këto orare duke qëndruar në ambiente të brendshme apo duke mbajtur veshje mbrojtëse. ƒ Qëndroni ose shëtisni në hije. Hija e pemëve nuk siguron mbrojtje të plotë nga rrezatimi UV. Sidoqoftë ajo e redukton në mënyrë të

ndjeshme këtë ekspozim. Mos harroni më të ndjeshmit, fëmijët. Për më tepër ata harxhojnë më shumë kohë në diell dhe mbrohen më pak. ƒ Mos u gënjeni nga retë: rrezet e diellit mund të kalojnë edhe përmes mjegullës së reve të vogla. Kështu, rreziku mbetet ende i konsiderueshëm. Sytë mund të dëmtohen në çdo kohë te vitit, jo vetëm në verë-prandaj që të jeni të sigurt, mbani syze dielli sa herë jeni jashtë. Nëse jeni duke ngarë makinën, mbajtja e syzave të diellit ul rrezikun nga aksidentet. Ato mbrojnë sytë nga lodhja e shkaktuar prej dritës së fortë të diellit të reflektuar nga xhamat e makinave.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Dietologji ARMINDA AVDULAJ

N

dryshimet e zakoneve të ushqyerjes, të nxit ura nga një ritëm jetese i përshpejtuar dhe stresues, ka bërë që shumë persona ta shohin veten të detyruar që shpesh të ushqehen me atë që njihet si “fast food”, pra ushqim i shpejtë. Ushqimet si hamburgerat, sanduiçet, patatet e skuqura, krahë pule të skuqura, sufllaqe, patatina, pizza dhe ushqime të tjera të amballazhuara bëjnë pjesë në vaktet e përditshme të një pjese të mirë të njerëzve, të cilët pa e ditur janë duke mbajtur një dietë të varfër dhe të çekuilibruar, që sjell probleme dhe rreziqe për mirëqenien në përgjithësi dhe shëndetin në veçanti. Është e rëndësishme të nënvizohet fakti se kur ky lloj ushqimi konsumohet në mënyrë sporadike, nuk përfaqëson asnjë lloj rreziku për

E enjte, 17 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

EKIPI i hulumtuesëve të Universitetit të Las Palmas në Kanaries dhe Universitetit të Navarrës ka zbuluar një lidhje të rrezikshme midis ushqimeve të shpejta dhe depresionit

Fast-food: Ushqimi i shpejtë me pasoja të vonshme Mekanizmat me të cilat dëmton ushqimi i shpejtë PROBLEME QË SJELL FAST-FOOD-i

„ Konsumi i shpeshtë i këtyre lloj ushqimesh mund të

çojë në mbiushqyerje, dhe kjo ndodh pasi një vakt i vetëm i përbërë nga hamburger, patate të skuqura dhe një pije freskuese mbulojnë më shumë se 50% të kalorive ditore të nevojshme, prandaj pasojat e para do të ishin shtimi në peshë deri në obezitet.

„ Dëmtime të masës kockore si pasojë e sasisë së ulët të kalciumit.

„ Sëmundje kardiovaskulare, mbipeshë dhe

hiperkolesterolemi nga sasitë e larta të proteinave me origjinë nga kafshët, yndyrnat e ngopura dhe kolesteroli.

„ Konstipacion, nga përmbajtja e ulët në fibra. „ Karies, nga sasite e larta të sheqernave.

Analiza të ndryshme kanë treguar se ushqimet e shpejta paraqesin parregullsi në etiketime, pasi përbërja e tyre nuk përputhet me përshkrimin në to shëndetin tonë. Kemi të bëjmë me problem atëherë kur këto ushqime konsumohen shpesh ose përditë, pasi kjo lloj ushqyerje jo e ekuilibruar sjell mungesë të lëndëve ushqyese me efekte të padëshirueshme për shëndetin e organizmit tonë. Nga ana tjetër, analiza të ndryshme kanë nxjerrë në pah faktin se ushqimet e shpejta paraqesin parregullsi në etiketime, pasi përbërja e tyre nuk përputhet me përshkrimin në to. Ndërkohë që në raste të tjera, vendet e prodhimit ose shërbimit të tyre nuk përmbushin kushtet higjieno-sanitare. Çfarë përmban ky lloj ushqimi? ƒ Sasi të madhe proteinash me origjinë nga kafshët. ƒ Lëndë konservuese, ngjyruese dhe fuqizuese të shijesh, që nxisin krijimin e zakonit për të konsumuar këtë lloj ushqimi. ƒ Sasi të mëdha sheqernash, yndyrnash të ngopura, kolesterol dhe natrium. ƒ Sasi të vogël fibrash dhe vitaminash. ƒ Sasi të lartë kalorish SHEMBUJ TË USHQIMEVE QË PËRMBAJNË KËTO

19

„ Tretje e ngadaltë, si pasojë e metodës së gatimit.

Pjesa më e madhe e këtyre ushqimeve skuqet me vaj i cili shpesh ripërdoret.

„ Alterohet ndijimi i shijes, si pasojë e sasive të larta të natriumit, lëndëve konservuese dhe fuqizuese të shijes, të cilat në të njëjtën kohë rrisin oreksin.

LËNDË: ƒ Hamburgera, sanduiçë, sufllaqe: përmbajtje të lartë në yndyrna (mish, majonezë, disa lloje djathi), si dhe sasi të mëdha kripe. ƒ Patatet e skuqura: sasi të lartë yndyrnash (patatja

përmban rreth 70% ujë, gjatë skuqjes ky ujë zëvendësohet me vaj) dhe kripe. ƒ Ëmbëlsirat dhe brumërat me prodhim industrial: sasi të lartë karbohidratesh (miell dhe sheqerna) dhe yndyrna (vaj).

ƒ Pije me gaz: sasi të lartë sheqernash. Ushqimet e shpejta mund të shkaktojnë depresion Një ekip hulumtuesish të Universitetit të Las Palmas në

„ Ndryshime kimike në tru, të ngjashme me ato që

shkaktohen nga droga. Kjo vjen si pasojë e sasisë së lartë të sheqernave dhe yndyrnave, çka çon në vartësi me këtë lloj ushqimi.

Kanaries dhe Universitetit të Navarrës kanë zbuluar një lidhje të rrezikshme midis

‘”Ushqimi i shpejtë’’

Ja alternativat e shëndetshme U

shqimi i shpejtë nuk do të thotë domosdoshmërisht ushqim i dëmshëm. Përzgjedhja e përshtatshme e ushqimeve dhe ulja e frekuencës së konsumit mund t’i shndërrojnë ushqimet e shpejta në një propozim origjinal, të ekuilibruar dhe të shëndetshëm. 1.Ushqim i shpejtë në shtëpi Në rast se nuk kemi kohë për të gatuar apo thjesht përtojmë, atëherë gjejmë si zgjidhje ushqimet e shpejta. Pavarësisht se nuk rekomandohet që të abuzohet me to, kur përgatitet në shtëpi të paktën njohim me siguri sasinë dhe cilësinë e ingredientëve të përdorur. Patatet mund t’i gatuani në mikrovalë, e më pas t’i kaloni në tigan me pak vaj. Yndyrën e tepërt largojeni duke shtruar letër kuzhine në pjatë. Çelësi

qëndron në përfshirjen e ushqimeve të tjera në menu, me qëllim përgatitjen e një vakti të ekuilibruar dhe ushqyes.

2.Përbërës më të shëndetshëm Ka shumë lloje sanduiçësh dhe pizza. Mundohuni të përzgjidhni ato me ingredientë pa shumë yndyrë (djath i bardhë, ton, pulë, domate, qepë, speca, kërpudha, spinaq, patëllxhan). Sa herë që mundeni, zëvendësoni mishin e kuq me mish të bardhë. 3.Pije freskuese më pak energjike. Do të ishte e përshtatshme përzgjedhja e versionit light, ose akoma më mirë, zëvendësimi me ujë ose lëngje natyrale. 4.E fundit por më e rëndësishmja është që alternativa e përsosur është eliminimi i këtij lloj ushqimi nga dieta juaj, duke e zëvendësuar me 5 racione frutash e perimesh të freskëta në ditë.

ushqimeve të shpejta dhe depresionit. Ky studim përfshiu 9000 individë përgjatë 6 viteve, dhe doli në përfundimin se sa më shumë hamburger e piza të konsumohen, aq më i lartë është rreziku për të zhvilluar depresion. Në 2011, studiues të Universitetit të Maryland dhanë rezultate të ngjashme në një studim mbi gratë në moshë të mesme. Ushqimet e shpejta dhe adoleshenca Adoleshentët janë veçanërisht të tërhequr nga ushqimet e shpejta. Është përllogaritur se ky lloj ushqimi përfaqëson afërsisht 20% të vakteve të tyre, qoftë nga mungesa e kohës apo dhe nga parapëlqimi për to. Vendet ku shërbehen ushqime të shpejta janë kthyer në pika reference ku të rinjtë kalojnë pasditet. Adoleshentët identifikohen plotësisht me ambientin e “fast food-it”: jo formal, larg skemës tradicionale të kuzhinës familjare dhe me çmime të pranueshme. Tjetër përparësi është fleksibiliteti në orar.


20

E enjte, 17 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Kanceri i gjirit

D

eri tani provat thonë po. Ka faktorë rreziku që nuk mund të kontrollohen, siç është mosha apo trashëgimia gjenetike, por ekzistojnë edhe faktorë të tjerë të modifikueshëm, që ju vetë i keni në dorë t’i ndryshoni. Megjithëse masat që mund të merrni nuk garantojnë që do të jetoni një jetë pa tumor, ata janë fillimi i një parandalimi të mirë.

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

STUDIMET kanë treguar se kur në një pjatë laboratori u vendos lëkurë molle e grirë bashkë me qelizat kanceroze të kolonit, u pa se rritja e tyre u pengua me 43%

Dieta ushqimore, thelbësore në parandalim

Brokoli, çaji jeshil, frutat e pyllit gjithmonë në tavolinë

Ajo që ju hani është shumë e rëndësishme në parandalimin e kancerit. Nuk është nevoja të merrni shtesa ushqimore të përpunuara për të parandaluar kancerin. Jini të kujdesshëm me ushqimin që konsumoni çdo ditë për t’i siguruar vetes një paketë me përbërësit ushqimorë të nevojshëm. 1.Konsumoni manaferra, luleshtrydhe, boronica dhe

Çaji jeshil

Brokoli përmban isotiocianat, përbërës me veti mbrojtëse kundër kancerit mjedër. Të gjitha këto fruta pylli, sidomos manaferrat, luftojnë kancerin. 2. Konsumoni erëzat. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që pëlqejnë ushqimet pikante. Shafrani i indisë, erëza indiane që i jep ngjyrën e verdhë gjellëve indiane parandalon zhvillimin e kancerit. Në vend të dytë vjen xhenxhefili dhe në vend të tretë kanella. 3.Përdorni brokoli. Përmban isotiocianat, përbërës me veti mbrojtëse kundër kancerit . Në të njëjtën familje futet lulelakra dhe lakra. 4.Hani zarzavatet e gjelbërta dhe pini çajin jeshil. Lakërishta është një bimë që së fundmi është zbuluar shumë efektive në parandalimin e kancerit, pasi rrit sasinë e antioksidantëve në gjak dhe mbron materialin gjenetik të qelizave nga ndryshime që mund të çojnë në kancer. 5.Shijoni asparagun. Asparagu përmban acid folik që ul riskun e zhvillimit të kancerit. Burime të tjera të mira të folateve janë lëngu i portokallit, sallata jeshile, spinaqi, kikirikat dhe brokoli. 6.Konsumoni peshk. Një studim italian ka treguar se të ngrënit e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun e zhvil-

limit të kancerit me 30% deri në 50%. Përdorni peshk të pasur me Omega-3 siç është salmoni, sardelet dhe toni.

7. Lejohet të kutërboni era hudhër. Në fakt është zbuluar që ata që i përdorin hudhrat kanë një risk më të ulët për

të zhvilluar kancer të stomakut dhe të kolonit. Hudhra e gatuar pengon në rritjen e qelizave kanceroze.

Hani zarzavatet e gjelbërta dhe pini çajin jeshil. Lakërishta është një bimë që së fundmi është zbuluar shumë efektive në parandalimin e kancerit, pasi rrit sasinë e antioksidantëve në gjak dhe mbron ADN-në

8.Përdorni kërpudhat. 9.Hani një mollë në ditë. Studimet kanë treguar se kur në një pjatë laboratori u vendos lëkurë molle e grirë bashkë me qelizat kanceroze të kolonit, u pa se rritja e tyre u pengua me 43% . Prandaj më mirë hani mollë të paqëruara.

Mite apo Fakte

Një masë në gjoks, jo gjithmonë kancer DR.ANILA PEMA Onkologe, QSUT

MITI NR. 1 Një masë në gjoks është thuajse gjithmonë kancer! FAKT: Për fat të mirë, kjo nuk është e vërtetë. Kjo vlen veçanërisht për moshat e reja ndërsa në gratë më të moshuara, një masë në gjoks ndoshta do të thotë se ajo mund të jetë një në ato tetë gra, që do të zhvillojë Kancer të Gjirit. Masa ka mundësi më të madhe të jetë kanceroze nëse gruaja është në menopauzë. Por nëse nuk është kanceroze, çfarë mund të jetë? Mund të jetë një kist ( si qese e mbushur me lëng), një rritje anormale jo-tumorale (si fibroadenoma) apo një pseudo-gjendër që i detyrohet ndryshimeve hormonale pa ndonjë rëndësi mjekësore. Sidoqoftë, e rëndësishme është që gruaja të ekzamininohet nëpërmjet mamografisë apo ekografisë. Jo rralllë ajo mund ti nënshtrohet edhe biopsisë.

MITI NR.2 Kanceri i gjirit shfaqet gjithmonë si një masë e dhimbshme! FAKT: Ndonjëherë Kanceri i Gjirit mund të diagnostikohet nëpërmjet mamografisë përpara se të ndjehet si një masë e dhimbshme gjatë vet-kontrollit të gruas. MITI NR.3

Një masë kanceroze ndjehet ndryshe nga një masë beninje! FAKT: Në fakt kur përmendim termin kancer, zakonisht flasim për masa të vetme e zakonisht të palëvizshme, por kjo nuk ndodh gjithmonë pasi në praktikë ndeshen edhe gjendra kanceroze të lëmuara, të lëvizshme e me konsistencë jo të fortë. Për shembull, kistet kur janë në thellësi të indit mamar, janë jo rrallë të frikshëm pasi spostojnë gjirin mbi to, duke dhënë ndjesi dhe pamje jo të këndshme. Cila është këshilla e specialistit? Çdo gjë që nuk duket normale duhet ekzaminuar dhe për fat, sot është mjaft e lehtë të bësh një kontroll të gjirit apo një EKO. MITI NR.4 Është thjesht një masë e vogël, nuk ka pse të shqetësohesh! FAKT: Masa nuk është diçka që nuk ka rëndësi. Kanceri mund të jetë mjaft i vogël kur diagnostikohet, por kjo nuk do të thotë që është më pak i rrezikshëm.

MITI NR.5 Të konstatosh një masë tani, e të kontaktosh mjekun më vonë! FAKT: Kjo nuk është e rekomanduar, veçanërisht për më të moshuarat. Ndërsa për mosha të reja mund të rivlerësohet për 1 -2 muaj. Të moshuarat nuk kanë ndryshime hormonale të gjirit. Për to, nuk rekomandohet vonesa në ekzaminim. Mirë është të mos vonohet më tepër se 2-4 javë. MITI NR.6 Një masë në gjoks mund të jetë kancer edhe nëse asnjë nga të afërmet e tua nuk ka patur Kancer Gjiri. FAKT: E vertetë. Vetëm 5 -10% e tumoreve janë të trashëgueshëm. Pjesa më e madhe e grave nuk kanë faktor risku. MITI NR.7 Një grua që ka vuajtur nga kistet në gji, një gjendër më shumë, nuk përbën problem! FAKT: Çdo gjendër e re kërkon vlerësim të ri!


E enjte, 17 maj 2012

21

ZBAVITJE

HOROSKOPI Një fallxhor i pazakontë

Një derr për shoqëri

Një plumb për siguresë

S

I

D

ado skeptikë apo jo të jenë njerëzit ndaj fallit dhe fallxhorëve, prapëseprapë kur vjen puna për të mësuar diçka rreth fatitb të tyre nuk i rezistojnë dot tundimit. Aq më tepër kur është fjala për ndonjë fallxhor special. Ulf Buck është pikërisht një nga fallxhorët më të veçantë jo vetëm të Gjermanisë, por të të gjithë botës. E kjo jo për faktin se është krejtësisht i verbër, por për mënyrën se si ua lexon klientëve të tij të ardhmen. Sipas tij, mënyrat për të lexuar të ardhmen janë të shumta, por më e sakta është ajo që aplikon ai dhe që konsiston në “leximin” me dorë të prapanicës (lakuriqe) së klientëve. Ai këmbëngul se njëlloj si dora që lexohet nga kiromantët, edhe prapanica paska “linjat” e saj nëpërmet të cilave mund të lexohet e ardhmja. Edhe pse në fakt është disi kontradiktore që të lexosh të ardhmen nga... prapa.

u desh të diskutonte shumë gjatë e madje edhe të debatonte shumë ashpër me nëpunësit e aeroportit të Los Angeles një zonjeje amerikane, e cila nuk po arrinte t’i bindte ata se kafsha që kishte me vete ishtë nga ato që quhen kafshë shoqërie dhe si e tillë duhej të udhëtonte bashkë me të. Pikërisht kur diskutimi arriti bash në atë pikë sa zonja rrezikonte vërtet të humbte aeroplanin, ndërhynë shefat e aeroportit në fjalë, të cilët, pasi e këqyrën me vëmendje kafshën që e shoqëronte atë, u detyruan të pranonin me gjysmë zëri se mund të konsiderohej e tillë. Dhe deri diku kishin të drejtë. Së pari se deri në atë kohë kurrë nuk kishin dëgjuar se një derr të mbahej si një kafshë shoqërie dhe së dyti derri i zonjës peshonte jo pak por plot 120 kg

uket se e kishte shumë të theksuar sensin e shpirtit praktik një polic amerikan në Aniston (Alabama), i cili, për shkak të një defekti në makinën e tij, kishte mbetur në rrugë. Kështu, duke mos pasur një siguresë rezerve për të zëvendësuar një të djegur në makinë, polici vrau mendjuen për të gjetur mënyrën për ta zëvendësuar dhe, befas, pati një ide vërtet brilante. Një të nxjerrë pistoletën e shërbbimit, një Colt kalibri 38, mori një nga plambat dhe e vendosi në vendin e siguresë së djegur. Dhe kur e pa se makina u ndez menjëherë, i kënaqëur për këtë ide eksplozive të tij, polici ia shkeli gazit e u bë erë. Por ideja kishte qenë më “eksplozive” nga ç’duhet, sepse pas pak minutash, plumbi-siguresë u nxeh aq shumë sa shpërtheu duke e plagosur policin në këmbën e djathtë....

2

3

4

5

6

7

8

9

10

23 29 32

25

13

14

26

15

36

56

38

64

79

59

71

72

86

ɷ HORIZONTAL 1. Kush është nuk thyhet kollaj 8. Hapin dhe mbyllin emisionet 13. Janë kabinete me ministra 23. Eshtë edhe ajo ekonomike 24. Alan aktor 27. Kështu thirrej Afërdita 28. Eshtë trysniai 29. Janë linjat me vagona 31. Komandohet nga gjenerali. 32. Skuadër greke 33. Janë me para në bankë 34. Bel i Maupassant. 36. Tim aktor 37. Mund të jenë edhe shtypi 39. Mund të bëjnë zbritje të lirë 43. Profeti që u gëlltit nga balena 44. Janë pamje për t’u soditur 45. Më shumë se shumë 47. Jones këngëtare. 48. Një... gjermane 50. Do të bëhen ustallarë 51. Janë grekë 53. Një ishte Francis Drake 55. Ekstreme në ndikim. 57. Mbyllin krahun 58. Institucione rajonale Tiranë 59. Një gotë raki 61. Fitohen nga çiklisti 62. Fillojnë pohimin 63. Eshtë mjeku.

82

87

88

66. Ente qëndrore autonome 67. Paguhen për shërbim 69. Fillimet e utopisë. 70. Lumi nën Frankfurt 71. Abatantuono, aktor 74. Bëhet duke folur vetë 77. Qe vajza e Minosit dhe Pasifaes 79. Pavarotti që qe tenor. 81. Shkon me njërin 84. Qenë nimfat si Teti 86. Eshtë yll i ksuadrës 87. Ekstremet e një elementi 88. Ishte zogu që ri ngjallej nga hiri i vet 89. Një fjalë si kastile.

E D

I

P

62

74

75

83

76

77

84

ɷ VERTIKAL 1. Ente Qeveritare Polake 2. Nasi shkrimtar 3. Shkroi traktatin mjekësor Colligeto 4. Mund të jetë shkencor 5. Bernard që qe komediograf 6. Zanore për idiot 7. Koten pa zë 9. Këputen me dokrra 10. Janë shpërdorime 11. Janë sekte myslimane 12. Kokona i famshëm i përkthimeve 14. Mata spiune

A R

P A D

E

L

I

D E N

I

S

P A P

C A T E R

P

I

15. Një... dollar. 16. Në krye të masave 17. Qe burri i parë. 18. Një i lindur në Damask. 19. Një pjesë e momenteve. 20. Janë videot e diletantëve. 21. Ndërmarrje ekononike Tiranë. 22. I ka tek nënta. 25. Janë veshje sportive 26. Shkojnë nga frika 29. Eshtë humbje gjaku 30. Një shtëpi 33. U shkrua nga Shollohov 34. Një araknid në orë 35. Mbyllin fushatat.

37. Pak kaçkavall 38. U shpik nga Meucci 39. Janë të zgjedhurit në dhomën e lartë 40. Një sferë për model. 41. Me të nxjerrin trarë. 42. Eshtë letra që botohet. 43. Eshtë taksi në Canal Grande 46. Janë Àetët e trënda¿lit 49. Një pjesë e europianëve 51. Eshtë akti i dëshmorit 52. Mbyllin porta 54. Eshtë shuma e përgjithshme. 56. Para vivendi në një shprehje latine 60. Një djalë i Noe 64. Do të bëhet cjap 65. Një pjesë e trillimeve 66. Dy anët e një elementi 68. Mbyllin komentin. 71. Perignon i Champagne 72. Diftong poetik 73. Gjysma e arenës 75. Oak gentamicinë 76. Prodhonte instrumenta precizioni dikur në Korçë (sigla) 77. Gjysmë fasule 78. Gjysmë domate 80. Dy asa. 82. Janë tek në tufë. 83. Fillojnë interesat. 85. Inicialet e Argento regjisor.

I

M E L O D

I

N

S

P R O S A M I N O S E

I

F

I

E

I

N T A

A E

A T E

O Z E

P

A

M K E

J

S

A Z

I

T O N

A T

I

N D

S

P

T E S A I

D E T

O L A F

C A R

I

T A S

I

S

E R E

A T

D K

I

I K E T T O R

L E G E N

E R E

S F

A

K O B R A T

A N G A N S

D E T A R

A

A K T O R E T

I K O N A T T N G U T

T A M U R E

I

J

A P O L

N

D A N T E T

E U R T E

K A P A K U

L L A R

Peshorja

Hëna e re që sapo hyn me ndikimin e saj ne shenjën tuaj do të vërë në provë nervat dhe durimin tuaj. Një sërë të papriturash do t’ju detyrojnë të ndryshoni programet tuaj të ditës.

85 90

T E D E U M I

78

89

H A R E

P

S

R E N O

I K E

M I

H A R R A Q L E K

A L A M E T P S

Virgjëresha

Disa beteja të humbura nuk do t’ju preokupojnë, dmth. ajo që ka rëndësi është të ¿toni luftën, siç do të bëni që nga dita e sotme. Silluni mirë me partnerin sidomos tani që gjithçka shkon mirë.

69

90. Një pjesë e mbeturinave

I

Luani 42

54

Barometri i yjeve tregon për një përmirësim në përgjithësi të jetës tuaj. Nëse jeni single, ka mundësi që të ¿lloni një love story të re. Ndërsa nëse keni partnerin atëherë raporti juaj do të përforcohet. Pas një dite ku tensionet kanë qenë vërtet të larta, ja ku vjen merkuri që duket se do t’jua ‘qërojë” rrugën drejt një objektivi që aq shumë pritni ta arrini. Qëndroni larg një debati të mundshëm.

22

53

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM K O M P L E K S

41

68

73

81

E M I

21

61

67

80

20

47 52

60

66

70

40

46

51 58

65

19

35

39

45

57

18

34

50

Binjakët

Më së fundi Dielli në shenjë do të qartësojë horizontin dhe do t’ju ngarkojë me energji. Kjo do të shprehet shumë në krijimtarinë tuaj dhe në komunikimin me njerëzit që ju rrethojnë.

27

37

49

17

31

44 48

16

30

33

43

63

12

24

28

55

11

Demi

Duhet të përfitoni nga vendosja e planetëve në shenjën tuaj, është momenti i duhur për t’u shfrytëzuar në punë dhe në familje. Do të kaloni që mbrëjme të këndëshme me miqtë.

Gaforrja

SUPER FJALEKRYQ 1

Dashi

Dita e sotme parashikohet të jetë e mirë por me dalje të mëdha parash, mundohuni të frenoni disi shpenzimet dhe të balanconi këto shpenzime. Mundohuni t’i kushtoni kohë partnerit.

E D

I

N E L

A T A M A N T A L

T

T A T

T O N Y

I U

Akrepi

Ndryshimi in atmosferës, që natyrisht vjen nga ndryshimi qoftë edhe i përkohshëm i ambientit do të ketë vlera të pallogaritshme për rikuperimin pskofizik. E ç’prisni akoma?

Shigjetari

Një shëtitje me miqtë më të dashur në një vend të preferuar nga ju mund të jetë pikërisht gjëja e duhur për fizikun dhe moralin tuaj. Ndërsa në çift tashmë e keni kaluar momentin më të vështirë.

Bricjapi

Nëse do të lodhur, me ankth dhe të rraskapitur nga stresi, është mirë të shkëputeni pak dhe të keni një moment relax-i. Përballë sjelljes tuaj disi jo të zakonshme, partnerit mund t’i lindin dyshime.

Ujori

Do t’ju shërbejë pak pushim nga ana mendore, si për të përcaktuar mirë projektet ashtu edhe për të analizuar me qetësi disa mosmarrëveshje me personin që dashuroni.

Peshqit

Është ditë mjaft pozitive, sidomos për anën sentimentale dhe erotike. Nëse jeni në çift do të jeni të pa rezistueshëm. Nëse jeni single, mund të keni flirte me personat që ju pëlqejnë.


22

E enjte, 17 maj 2012

KULTURE

Debati „„„

"HENRI VI" NË LONDËR: Pas shfaqjes nga Teatri Kombëtar në Teatrin Globus të Londrës "Henri VI" ka qenë ndër më të kritikuarit nga mediat londineze. Në intervistën për "Shqiptarja.com", drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami, regjisori Adonis Filipi dhe aktori Bujar Asqeriu rrëfejnë se ç'ndodhi me ta në teatrin magjik të Shekspirit

Teatri Kombëtar s’pranon kritikat. “Patëm sukses”

TIRANE

DHURATA HAMZAI

V

epra e Shekspirit "Henri VI", është një triptik që u nda mes tri vendeve fqinje të Ballkanit, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Por pas shfaqjes në Teatrin Globus në Londër ajo kthehet në një arenë kritikash e debatesh, jo vetëm nga spektatorët nëpër blogje por është shigjetuar edhe nga mediat londineze. Trupa e Teatrit Kombëtar pas kthimit në atdhe nuk i pranon kritikat. Pjesa e dytë e kësaj vepre nuk është luajtur kurrë në skenën e Tetarit Globus edhe nga vetë anglezët, sepse realizimi skenik paraqet shumë vështirësi. Guximi i trupës së Teatrit Kombëtar të Tiranës, që mori përsipër pikërisht këtë pjesë të rrezikshme të triptikut "Henri VI" duket se është shoqëruar nga reagimet negative. "The Guardian" ka sulmuar trupën e Teatrit Kombëtar me vërejtje jo vetëm për regjinë, rolet, por edhe të tjerat. Kjo gazetë londineze thotë se "oborri mbretëror i Henrit i ngjan krejt senatit të Çezarit", "një Henri krejt pa shije i Indrit Çobanit...një torollak i pavlerë", etj. Gjithashtu aty shkruhet se "Rebeli Xhek Kejd i Bujar Asqeriut...ofron një goditje të fuqishme, por efekti zbehet nga interpretimi i pasuesve të tij..", etj. Megjithatë, vërejtjet nuk i kanë pranuar asnjë nga pjesëmarrësit që u kthyen në atdhe pas shfaqjes. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Skrami, thotë se Tom Bird i teatrit Globe, udhëheqësi artistik i festivalit dhe kritikët anglezë "kanë thënë fjalë shumë të mira". Adonis Flipi thotë se çdo kritikë vjen nga blogjet jozyrtare, ndërsa Bujar Asqeriu, i vetmi që ka marrë vlerësim pozitiv për rolin e rebelit Jack Cade në faqet e "The Gardian", në intervistën për "Shqiptarja.com" jep një imazh më të plotë të asaj që ka ndodhur me aktorët shqiptarë dhe publikun londinez në Teatrin Globus të Londrës.

Drejtori Skrami dhe Adonis Filipi: Janë kritika blogjesh. Një shkrim i "The Guardian" sërish shigjeton shqiptarët.

Aktorët e Teatrit Kombëtar në skenën e “Globus”

ave; drejtorit të Tetarit Globus Tom Bird dhe drejtorit artistik Domenik Dromgool. Prononcimi i tyre është në nivelet maksimale. Zërat e tjera janë tendenciozë, duke pasur parasysh konfliktet në rajon. Ja ç'thotë Tom Bird: Jemi në një festë të mrekullueshme me kolegët nga Shqipëria. Këto kanë qenë ditë të paharrueshme dhe falënderoj Adonis Filipin për shfaqjen e mahnitshme dhe mendoj se tregoj shumë nga hipokrizitë fetare të mesjetare angleze, por gjithashtu edhe hipokrizitë e politikës në botë. Pashë një nga shfaqjet më të bukura autoriale." Ndërsa Domenik Dromgool drejtor artistik i Globe dhe regjisor tha se Mendoi se shkoi jashtëzakonisht mirë dhe se treguan historinë shumë qartë dhe spektatorët e kuptuan atë moment historie dhe të politikës angleze me shumë qartësi dhe me vizion dhe shfaqën dukshëm përpara publikut. Etj. Ai iu referua edhe konceptit regjisorial duke na thënë se "Përzierja e historisë shqiptare dhe mendimeve të sotme për Shqipërinë në politikë dhe në jetë, si dhe një kuptim i qartë i historisë angleze është ekuilibrim që arrihet me vësh-

Mediat

"The Guardian", ja kritikat për trupën shqiptare Ë SKRAMI: GAZETAT LONDINEZE S’KANË SHKRUAR ENDE

Zoti Skrami, mendoj se sigurisht që ka pasur kritika dhe nga media që ka frymëzon blogjet me komente, si është e vërteta? -Pjesëmarrja e Teatrit kombëtar ju siguroj se ka qenë dinjitoze. Natyrisht duke iu referuar pyetjes suaj, nuk janë bërë ende vlerësimet zyrtare. Nëse doni diçka vërtetë zyrtare po ju referohem dy person-

shtë histori e lashtë gjith ashtu, për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, të bëjë pjesën e dytë, megjithëse me pamjen e jashtme tradicionale të pelerinave të stolisura me gurë të çmuar e fustanella. Të pandryshueshëm e me pamje burrash shteti në veshjet e tyre të purpurta, oborri mbretëror i Henrit i ngjan krejt senatit të Çezarit. Nis nga murmurimat e komplotit përreth një Henri krejt pa shije të Indrit Çobanit, që nuk është i papërshtatshëm po është një torollak i pavlerë. Është shumë më tepër nga sa

Faqja online e gazetës “The Guardian”

duhet i sigurt për tekstin, duke harruar se më pak se gjysma e publikut mund ta ndjekë. Rebeli Xhek Kejd i Bujar Asqeriut, një njeri baritor tip Rambo, ofron një goditje të fuqishme, por efekti zbehet nga interpretimi i pasuesve të tij rebelë. U përballëm me një gamë të plotë stereotipesh të paaftë: një aktor që interpretonte një personazh me një krah me një gjymtyrë brenda një bluze, një tjetër që orvatej të ishte i verbër, e një asortiment vështirësish të dukshme mësimore. Gjithçka ngjiste ca si shumë me vitet '50."

tirësi dhe mendoj se ata ja kanë arritur më së miri." Pse mendoni se komentet në blogje janë pasojë e konflikteve ne rajon? -Është një Lolik gazetar serbokroat ai që ka shkruar, por në asnjë rast në shkrimin e tij nuk gjej asnjë argument artistik, ndaj them se është tendencioze. Më e mira ishte shfaqja e Manastirit, siç dëgjova, si mendoni ju? -Unë këtë mendim kam. Ishte një zgjidhje e mirë artistike, kishin një regjisor amerikan. Por nëse i referohemi të tria veprave, triptikut të "Henrit VI", pjesa e dytë është më e arritura artistikisht. Sipas kritikës "Henri VI", vepra e dytë është pjesa më e mirë e shkruar artistikisht nga Shekspiri. Dy veprat e tjera dhe ato janë në po këto nivele, por artistikisht gjetja është më e mirë te pjesa që kemi luajtur ne. Tetari kombëtar hyn në historinë e këtij tempulli të teatrit botëror me një vepër që nuk është luajtur asnjëherë. Gazetat kryesore besoj se do t'i shohim, por a patët kontakt me mediat e mëdha ju vetë, me intervista, konferenca? -Ato që ju thashë më sipër janë intervistat e Teatrit Globus për median pas shfaqjes. Mbas disa ditësh mbasi do bëhet një analizë do të shkruhet. Unë u kam thënë të m'i dërgojnë dhe do t'ua vë në dispozicion. Më vjen keq që mundohen të hedhin baltë, nuk e meritojmë. Si ju priti shteti britanik? -Absolutisht mirë. 50 për qind të shpenzimeve e mbuloi Tetari Globus 50 për qind ne.


E enjte, 17 maj 2012

23

KULTURE

Intervista „„„

AKTORI: Sapo ka hyrë në skenë publiku e ka thirrur me emrin e personazhit "Jack Cade! Jack Cade!". Bujar Aqeriu është i vetmi që ka marrë vlerësim pozitiv për rolin e rebelit Jack Cade në faqet e "The Guardian"

TIRANE

DHURATA HAMZAI

B

Në foto: Aktorët e Teatrit Kombëtar në skenën e “Globus”

REGJISORI FILIPI

Janë blogje, asnjë gazetë serioze

ujar Asqeriu është i vetmi ak tor shqiptar që është vlerësuar nga "The Guardian" me fjalët "Rebeli Xhek Kejd i Bujar Asqeriut, një njeri baritor tip Rambo, ofron një goditje të fuqishme, por efekti zbehet nga interpretimi i pasuesve të tij...". Kjo është ndjerë edhe nga vetë aktori. Bujar Asqeriu që në momentin e hyrjes pa thënë ende batutën e parë i shoqëruar nga mbështetësit e rebelit Jack Cade që përfaqëson grupin e rebelëve, i cili është kundër mbretit Henri, duke bërë aleanca me njerëz ambicioz të oborrit sapo ka hyrë në skenë, publiku e ka thirrur me emrin e personazhit "Jack Cade! Jack Cade!". Ai ruan ende këto emocione dhe nuk përjashton faktin se pas shfaqjes do të ketë dhe kritika, sepse sipas tij asgjë nuk është e përkryer në art. Si kaluat para dhe pas shfaqjes sepse ju i ndoqët edhe reagimet, ato videot në shesh? Të festosh mbas shfaqjes me aktorë dhe me teatrin dhe ata anglezë që pëlqyen performancën tonë nuk ka asnjë vend për të diskutuar për ato xhirime, njeriu kur kryen një punë, kryen një punë me sukses sepse pashë reagimin e 150 vetave që kishin mbushur të dy shfaqjet tona dhe për mund të thuash ty mund të duartrokasin për kortezhi, por nuk është ashtu sepse 1500 spektatorë kanë duartrokitur me ovacione Pati ndonjë gjë që nuk shkoi mirë? -Sigurisht ballafaqimi nuk është i thjeshtë. Është maja e dramaturgjisë botërore. Ndeshja me të nuk kaq e lehtë, por përpjekjet tona duke filluar me kostumografinë dhe skenografinë, puna individuale dhe puna e të gjithë artistëve them se ishte një performancë e pëlqyer dhe e vlerësuar.

J

anë blogje, nuk gjen asnjë gazetë serioze që të ketë shkruar. Ka këtu një problem sepse është thënë që shfaqja jonë ishte pak e gjatë, por edhe ajo maqedonase ishte dy orë e gjysmë. Probleme dalin edhe dhe kjo shfaqje është shumë e vështirë, sepse luhet për herë të parë, vetë anglezët nuk e kanë vënë ndonjëherë në skenë...Nuk kishte ndonjë oboboo në këtë mes. Aktualisht nuk kemi video të tregojmë sesi shkoi, sepse në sallë nuk lejoheshin foto e xhirime, por kur të na e sjellin ata të Globusit regjistrimin, ju do të shikoni sesi pas duartrokitjeve entuziaste trupa jonë hynte e dilte tri herë. Aktorët tanë ishin më spontanët, më dinamikët, më improvizuesit dhe më origjinalët."

Një zë konkret me rëndësi si kritik ose media pati që ju vlerësoi? -Po ne ndjemë vlerësimet e drejtorit të Globus dhe të organizatorëve. Mbrëmë kemi qenë në rrugëtim dhe ende nuk kemi parë mediat. Por është një gjë e rëndësishme që teatri shqiptar luajti në Teatrin Globus. Këtë duhet të vlerësojnë njerëzit. Kjo është e rëndësishme. Ishte një sugjestion, një magji e madhe të luaje në teatër. Kjo, jo vetëm për emrin që ka dhënë në shekuj, jo vetëm për atë ndërtim të madh të bukur, por për atë fakt që atje ka luajtur vetë Shekspiri. Sa role keni luajtur të Shekspirit gjatë karrierës suaj? -Po unë kam luajtur tek "Shumë zhurmë për asgjë" shumë vite të shkuara. Kam luajtur rolin e Venedikut. Ky është roli i dytë i plotë që kam luajtur te Shekspiri. Fragmente, monologë nga Shekspiri kam luajtur, por roli i dytë i plotë ka qenë

BUJAR ASQERIU: Ju tregoj vetëm si më priti publiku, kaq më mjafton

Aktori rrëfen emocionet para 1500 londinezëve e rinj më të talentuar që kemi neve. Kjo është e vërteta. Dhe i gjithë publiku qytetar shqiptar duhet të ndihet krenar me performancën tonë në Londër. Përzgjedhja me pjesën tuaj për të vajtur në Globus, si u bë? -Përzgjedhja u bë nga vetë drejtuesit e Teatrit Globus, por kur shkova atje kuptova se të ishe i pranishëm ishte një gjë e jashtëzakonshme. Dhe pas shfaqjes pati duartrokitje pa fund. Dolëm mbrapa skenës dhe vazhdonim, dolëm përshëndetëm prapë dhe dolëm trekatër herë para spektatorëve.

Bujar Asqeriu në rolin e rebelit Jacke Cade

Venediku. Aty, me këtë rol kuptova sesa jetëgjatë do të jetë krijimtaria e Shekspirit. Kuptova se publiku londinez i njihte personazhet ende pa filluar shfaqja.

nuk sos dhe nuk përfundon kurrë me interpretime dhe realizime të përsosura. Vetëm këtu nuk ka kufi, çdo gjë është në kërkim në perfeksion dhe pafundësi.

Duke qenë shumë trupa pjesëmarrëse, pse ka një konkurrencë më të ethshme mes tre trupave të Ballkanit, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë? -Po sepse ne luanim të tria trupat së bashku një triptik të vetëm.

Ju morën intervista konkrete juve, si punojnë gazetarët atje gjatë festivalit pati xhirime nga televizionet? -Gjatë shfaqjes atje nuk lejohej të fotografoje. Statusin e filmimin e ka vetëm Globus, askush tjetër. Mbas shfaqjes mund të bëje foto, mund të bisedoje. Mendimet do të jepeshin mbas shfaqjes ne nuk qëndruam në fund ne bënë një takim me udhëheqësin artistik të Globusit, i cili foli në përgjithësi dhe në veçanti për secilën trupë me fjalët më të mira dhe urimet më të mira për performancën e secilës, të Beogradit dhe Bitolës me shumë rëndësi. Ai bëri një takim me të tre trupat ku na uroj në mënyrë jot ë diferencuara, por në një mënyrë ku na shpjegoi edhe më të mirat e secilës trupë, duke na vlerësuar pa diferenca. Pra udhëheqësi artistik i Teatrit Globus na bëri vlerësime të tria trupave në sytë tanë. Pastaj si do të përshkruhemi ne në shijet e gazetarëve dhe individëve të ndryshëm janë të pranueshme edhe nëse janë kontradiktore. Ç'të them unë më. Unë nuk e di vetëm shqiptarët gëzohen kur shqiptari humbet ndeshjen apo trofetë në një eveniment.

Ishte një gjë shumë e bukur. Edhe publiku u bë pjesëmarrës në shfaqje dhe unë u ndjeva shumë i motivuar si aktor Beogradi luante pjesën e parë. Ne luanin pjesën e dytë dhe tetari i manastirit i Bitolës luante pjesën e tretë. Kjo na afronte neve sepse tek "Henri VI" ishin tre akte. Mendon se ndonjë lloj xhelozie ka ndezur edhe polemikat në blogje? -Nuk mendoj se ka ndodhur kjo mes trupave. Ne kemi ndjekur me shumë admirim dhe trupën serbe dhe trupën maqedonase dhe di të dallojë edhe të mirën edhe vlerën secili prej nesh si profesionistë të fushës. Unë mendoj se edhe ata panë te shfaqja jonë edhe vlerën edhe ndonjë gjë që mund të çalojë. Krijimtaria është e pafundme dhe

Po aktorët protagonistë që nuk kanë shumë vite karrierë ia dolëm ashtu siç duhet? -Mendoj se ishin të shkëlqyer. Mund t'ju them se ishin nga aktorët

Mendoni se është komentuar si thyerje disipline, dalja me bujë e flamurit shqiptar në skenë nga disa shqiptarët emigrantë. Nuk duket paka ndërhyrje e dhunshme si gjest? -Nuk besoj, flamuri ishte shprehje e krenarisë që erdhi pas suksesit. Suksesi ndihet si u prit nga publiku. Unë mund të gënjej, por nuk mund të gënjejë një publik me 1500 veta. Prandaj u ndjen krenarë shqiptarët, se nuk mund të valëvite flamuri vetvetiu pa entuziazmin e fitores. Nga suksesi i shfaqjes, rikthimi ynë në skenë se nuk përfundonin duartrokitjet e publikut, çoi edhe në daljen e flamurit shqiptar. Sigurisht suksesi, pritja ishte jashtëzakonshme. Emocionet që kemi ndier në atë skenë magjike kanë qenë të papërshkruara. Për mua mbetet një ngjarje e madhe e jetës sime artistike. Salla, lozha, ballkonet ishin plot. Me ne u treguan mjaft entuziastë. Sa ishte bileta për publikun? -Nga 5 paund në 25 paund, sipas kategorive të vendit. Kur u futa në skenë unë lëviza mes publikut, u futa midis njerëzve. Ishte një gjë shumë e bukur. Edhe publiku u bë pjesëmarrës në shfaqje dhe unë u ndjeva shumë i motivuar si aktor. 1500 njerëz nisën të thërrisnin emrin e personazhit: "Jack Cade!" "Jack Cade!". Mua kaq më mjafton. Unë jam i bindur se në shfaqjen e parë që pa ajo skenë për këtë pjesë të Shekspirit, e ka pëlqyer shpërthimin tonë, cikloni shqiptar e ndjenë anglezët. Sigurisht që do të ketë pasur mangësi artistike, por pashë që publikun ajo e mbajti pezull. Dua të di vërejtjet e specialistëve, sepse çdo gjë është subjektive, por veprimet e nxitura nga shkrimet në blogje të një studenti serb nuk është mirë që të kthehen në prirje për të dëgjuar gjënë e keqe për ne.


24

E enjte, 17 maj 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Greqia dështon në formimin e koalicionit qeveritar Udhëheqësi i socialistëve grekë, Evangelos Venizelos, ka bërë të ditur se Greqia do të shkojë në zgjedhje të reja muajin e ardhshëm, pas përpjekjeve të dështuara për formimin e koalicionit qeveritar. Presidenti Karlos Papulias ka thirrur për nesër në takim të gjithë përfaqësuesit e partive politike, për të krijuar qeverinë e përkohshme deri në zgjedhjet e reja. Raundi i fundit i bisedimeve për krijimin e qeverisë së re ka përfunduar të martën pa marrëveshje. Në zgjedhjet parlamentare të 6 majit, asnjëra palë nuk ka fituar shumicën. Ky epitet u është hequr edhe partive kryesore, PASOK-ut socialist dhe konservatores Demokracia e Re, të cilat kanë qeverisur me Greqinë për gati katër dekada. ɷ Bisedime jozyrtare mes Turqisë dhe BE-së Me ndryshimin e qeverisë në Francë, Turqia ka shprehur interesim për ringjalljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe, rrjedhimisht, Ankaraja dhe Brukseli do të zhvillojnë bisedime jozyrtare të enjten. Turqia po ashtu ka njoftuar se, këtë vit, Parlamenti i vendit do të votojë për një seri reformash pro-evropiane, të cilat, siç thuhet, do të ndihmojnë në përparimin e negociatave për anëtarësim. Ankaraja ka nisur bisedimet me BE-në në vitin 2005, por ka hasur në vështirësi për shkak të kontestit me Qipron dhe kundërshtimit që ka shprehur ish-presidenti francez, Nikollas Sarkozi, ndaj anëtarësimit të Turqisë. ɷ Tragjedi në SHBA, nëna vret 4 fëmijët e më pas vetëvritet Një nënë 33-vjeçare vrau me armë zjarri katër fëmijët e saj dhe më pas u vetëvra, në Port St John, të Floridas. Tonya Thomas, në gjendje të rëndë depresive, nisi të qëllonte në ajër me pistoletë brenda shtëpisë, ndërsa fëmijët e saj, të moshës 12-17 vjeç, vrapuan jashtë për të kërkuar ndihmë tek fqinjët e tyre. Pas disa minutash gruaja doli jashtë banesës dhe me qetësi i urdhëroi fëmijët të futeshin brenda, duke i vrarë një nga një, e më pas qëlloi edhe mbi veten. Fqinjët lajmëruan menjëherë policinë, sapo u njoftuan nga fëmijët, por ndërhyrja e tyre ishte e kotë. Kur mbërritën në vendin e ngjarjes policët gjetën pesë trupa të pajetë. Sipas autoriteteve, 33-vjeçarja kishte pasur probleme me bashkëshortin e saj, nga i cili ishte divorcuar prej disa ditësh. ɷ Siri: Forcat qeveritare vrasin 20 njerëz në një funeral Aktivistët sirianë thonë se forcat qeveritare qëlluan dhe vranë të paktën 20 pjesëmarrës në një ceremoni mortore në qendër të Sirisë dhe se pak minuta më vonë një bombë në anë të rrugës shpërtheu pranë vëzhguesve ushtarakë të OKB-së në këtë zone. Të dy incidentet ndodhën të martën në Khan Sheikhoun, pranë qytetit Hama. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut në Britani tha se forcat qeveritare kryen një “masakër”, në prani të vëzhguesve të OKBsë që ishin në një autokolonë prej katër automjetesh. Nuk pati asnjë kon¿rmim të pavarur për viktimat. ɷ Jean-Marc Ayrault, kryeministri i ri francez Vetëm pak orë pas ceremonisë së betimit të tij si president i Francës, Francois Hollande ka emëruar dje parlamentarin veteran socialist dhe njohësin e mirë të Gjermanisë, JeanMarc Ayrault si kryeministrin e ri të vendit. Emërimi i tij erdhe vetëm pak para se Hollande do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel për të negociuar me Berlinin për krizën në Europë. Emërimi i Ayrault, një ish-mësues i gjermanishtes dhe për një kohë të gjatë aleat i Hollande, u njoftua, sipas Reuters, në kohën kur Hollande ishte në aeroport, rrugës për takimin e parë më kancelaren, Merkel. Me njohuritë e tij në gjuhën dhe kulturën gjermane, Jean-Marc Ayrault ka filluar menjëherë të konsiderohet si një kontribues i mirë në ndërtimin e urave lidhëse mes Francës dhe Gjermanisë.

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

shqiptarja.com  

shqiptarja.com

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you