Issuu on Google+

“ “Fundjava”/ Suplementi për argëtim Ja 25 plazhet më të mira në botë. J B Bie miti grek. Lart Turqia e Spanja ɽ Faqe 13-20

GJIROKASTER

ɽ Faqe 11

Kapen 100 punëtorët e hashashit, do shkonin për punë në Lazarat

SHKODËR

ɽ Faqe 9

Blog

Gjakmarrja, vriten duke punuar tokën mbesa dhe gjyshi

ɽ Faqe 10

PACIENT APO KLIENT? NGA ARDIANA ÇAPI

së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi FUNDJAVA

origjina e lajmit...

VITI II - NR. 140 E premte, 15-06-2012

EKSKLUZIVE/ Neurokirurgu i njohur zbulon detajet e sëmundjes 3 vite më parë

PETRELA: JA DIAGNOZA E PRESIDENTIT NISHANI

Mjeku personal i ish-ministrit të Brendshëm Àet për “Shqiptarja.com”: Presidenti u operua jashtë shtetit nga një “kavernomë” në një zonë të trurit. Çfarë është kjo sëmundje dhe si shërohet ɽ Faqe 8 Koment INTERVISTA Lajmi ɽ Faqe 2 MBREME 30 MINUTA NE SANATORIUM Anastas Angjeli: Modelit ekonomik i doli boja

Neurokirurgu i njohur Mentor Petrela, bëri dje publike diagnozën e sëmundjes së presidentit të votuar Bujar Nishani. Një ditë pas apelit të bërë përmes “Shqiptarja.com” nga vetë z.Nishani dhe me lejen e tij, dr.Petrela thotë se presidenti u operua në një klinikë nga një kavernomë në një zonë të trurit.

TIRANE

MIRA KAZHANI

N

eurokirurgu i njohur, doktor Mentor Petrela sqaroi dje për “shqiptarja.com” mbi gjendjen shëndetësore të presidentit të votuar z.Bujar Nishani. I kontaktuar me e-mail, doktor Petrela pasi ka marrë edhe ftesën publike nga presidenti i votuar z.Bujar Nishani dhe nënvizon se ka marrë edhe një leje gojarisht nga ai dhe publikon për qytetarët... ɽ vijon në faqe 3

MASAKRA

ɽ Faqe 12

Zgjerohet rruga, priten pemët te Liqeni Artificial

Në foto: Kryeministri Sali Berisha duke dalë nga Sanatoriumi pas vizitës mjekësore

HOMAZHET

ɽ Faqe 21

Foto “A1 REPORT”

NGA IGLI TOTOZANI

Një ndihmë për të pambrojturit

P

arimi i barazisë para ligjit, si një parim kushtetues shtrihet në të gjithë anëtarët e shoqërisë, por ai është më i ndjeshëm për t’u zbatuar dhe garantuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individëve apo grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuara. Këto kategori nuk janë të afta të vetëmbrohen. As të bëjnë që të drejtat e tyre të respektohen me e¿kasitet... ɽ vijon në faqe 10

Sali Berisha probleme me shëndetin Ministria: Vizitë rutinë për ftohjen e vjetër Kryeministri më parë vizitohej te QSUT apo Spitali Amerikan

Viktor Taçi: Si e njoha babain tim Pano pas 23 viteve

ISHIM AFER ME ZGJEDHJET E PARAKOHSHME

Meta: Shmangëm rrëzimin e qeverisë Kreu i LSI: Kandidatura e Arben Imamit, mund të ishte më konsensuale, mirë edhe Pëllumbi TIRANE

SOKOL BALLA

K

ryetari i LSI Meta është shprehur se zgjedhja e Presidentit të ri ishte e detyruar sepse vendi mund të shkonte në ɽ Faqe 4 zgjedhje të...

- Ndër mejtime NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI

Sytë i kemi nga Shqipëria

K

ur ka Kampionat Futbolli, ditët janë të veçanta për Tiranën. Në shumë bare dhe restorante janë vendosur ekrane të mëdha. Sport, birra, nganjëherë dhe qofte. Më pëlqen t’i shoh ndeshjet që në ¿llim, që në këndimin e himnit më saktë. Nuk besoj të ketë këngë më të fuqishme se Himni Kombëtar i një populli... ɽ vijon në faqe 10


2

E premte, 15 qershor 2012

POLITIKE

Ish të burgosurit politikë: Nisim lëvizjen "Ik"

P

ërfaqësues të ish të burgosurve politikë deklaruan dje nisjen e një lëvizje të quajtur "Ik" drejtuar kryeministrit dhe qeverisë. Ata kanë akuzuar qeverinë se me veprimet e fundit ka larguar Shqipërinë nga integrimi dhe se nuk merr parasysh aspak interesat e ish të burgosurve politikë. "Veprimi i fundit i Kuvendit të Republikës

së Shqipërisë ligjëroi centralizimin e pushtetit, rivendosjen e diktaturës, demostroi sfidën ndaj kushteve të ndërkombëtarëve për integrim, injoroi interesat e qytetarëve, riburgosi të burgosurit politikë. Populli shqiptar nuk është pajtuar kurrë me tiraninë. Nëpërkëmbjes që politika e papërgjegjshme i bëri në mes të parlamentit, NE, të

burgosurit politikë kërkojmë dhe presim këtu në shesh, së bashku me qytetarin t'i kundërvihemi me zërin e protestës. I papunë, i pastrehë, pensionist që nuk pi dot një kafe, bashkohu çdo ditë të enjte që të thërrasim! Ty përfaqësues ndërkombëtar, nëse nuk je i korruptuar nga korrupsioni i politikës shqiptare, të themi mos hesh!", thuhet në deklaratën e ish të përndjekurve.

Kryeministri, 30 minuta vizitë në Sanatorium, i shoqëruar nga gruaja

Shëndeti, Berisha në spital kontroll për ftohjen e vjetër Më parë vizitohej te QSUT apo Spitali Amerikan Lajmi

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Kryeministri Sali Berisha u vizitua mbrëmë për rreth 30 minuta në Sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” dhe sipas Ministrisë së Shëndëtësisë ajo ishte një vizitë e programuar për një ftohje të vjetër ka ka kreu i qeverisë. „„„

"Është kontroll mujor, shkak një ftohje e vjetër"

M

inistria e Shëndetësisë sqaroi mbrëmë se nuk bëhet fjalë që kryeministri i vendit, Sali Berisha të jetë sëmurë. Sipas saj vizita e djeshme e kreut të qeverisë, në sanatorium ka lidhje me një kontroll rutinë, të cilit Berisha i nënshtrohet periodikisht nga stafi i këtij spitali. "Nuk bëhet fjalë për ndonjë problem shëndetësor të kryeministrit, por vetëm për një kontroll rutinë që ai e bën çdo muaj. Kjo për shkak të një ftohje të vjetër dhe mjekët një herë në muaj i masin të gjithë parametrat jetikë, për të parë nëse ka probleme respiratore, në mushkëri apo ndonjë rishfaqje të saj. Gjithçka është një kontroll rutinë që kryeministri i vendit i nënshtrohet për të qenë sa më mirë nga ana shëndetësore. Madje kjo vizitë ka qenë planifikuar për ditën e mërkurë, por kryeministri nuk ka mundur të shkojë për shkak të një takimi, ndaj kontrolli mujor është shtyrë për ditën e djeshme, nga ku ka rezultuar se ai gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka asnjë problem", - sqarojnë burime pranë ministrisë së Shëndetësisë.

TIRANE

S

hëndeti i kryeministrit Berisha u bë sërish lajmi i ditës, dje, ndërsa kryente, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një kontroll rutinë të një ftohjeje të vjetër. 67vjeçari Berisha, u pa të dilte i qeshur, veshur me pantallona ngjyrë pane, këmishë bojëqielli dhe me jelekun e zakonshëm blu të thellë, pas vizitës që kreu në Sanatoriumin "Shefqet Ndroqi" në periferi të kryeqytetit. Burime nga Sanatoriumi thanë për TV A1Report & Shqiptarja.com se Berisha i nënshtrohet herë pas here kontrolleve periodike shëndetësore pas një ftohje të vjetër në mushkëri. Sipas burimeve të sigurta, mjekët që kujdesen për shëndetin e kryeministrit i kishin fiksuar Berishës ditën e martë për kontroll, por impenjimet e shumta bënë që ai ta shtynte kontrollin pasditen e djeshme, në një moment jashtë vëmendjes së mediave. Gjatë vizitës së Berishës, godina e Sanatoriumit ishte e rrethuar me forca policie dhe ato të Gardës, ndërsa Kryeministri mbërriti aty rreth orës 19:30. Vizita mjekësore e tij ka zgjatur rreth 30 minuta dhe në përfundim të saj një grup mjekësh kanë përcjellë Kryeministrin deri te makina e tij. Mësohet gjithashtu se Kryeministri është shoqëruar në Sanatorium nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, ndërsa transporti i tij drejt Sanatoriumit dhe në kthim është bërë me automjetin e tij dhe i shoqëruar nga eskorta kryeministrore, dhe jo nga ambulancat e spitalit.

SËMUNDJA

Burimet nga kryeministria thanë për "Shqiptarja.com" se "kryeministri Berisha sa herë ka pasur probleme të lehta mjekësore me ftohjen e vjetër në mushkëri, gjithnjë ka qënë te Spitali 'Nënë Tereza' ose te Spitali Amerikan. Ndërsa tek Sana-

Në foto: Kryeministri Sali Berisha duke dalë nga Sanatoriumi pas vizitës mjekësore

toriumi shkon vetëm atëherë kur gjendja e tij shëndetësore është shumë e acaruar. Kjo vizitë ka qënë planifikuar dy-tre ditë më parë, por

nuk është bërë për shkak të angazhimeve të shumta të kryeministrit. Por me sa kemi dijeni, gjendja e tij është drejt përmirësimit, pavarësisht

Precedenti

Berishës, të fikët në 12 dhjetor K

ryeministrit Sali Berisha i ra të fikët publik isht mbrëmjen e 12 dhjetorit 2011, në festën e 21 vjetorit të themelimit të PD-së, në Pallatin e Kongreseve. Për mëse një orë pati shumë spekulime për shëndetin e tij, ndërsa një ekip i specializuar erdhi me ambulancë për ta trajtuar. Një ditë më pas, duke folur për këtë episode ai sqaroi se ishte rasti i tretë që i ndodhte: "Më datën 12 ishte një episod sipas mjekëve, ishte një episod lipotimie, i lidhur me një virozë. Ky është i treti që unë kam pësuar gjatë jetës sime. I pari ka ndodhur në vitin 1988. Në realitet ishte më i forti, që më imponoi të bëj një ekzaminim të të gjitha sistemeve dhe që dolën gjithçka në kuadër të një viroze. Viruse që mesa duket kanë potenciale të ndikojnë dhe të krijojnë episode të tillë. Rasti tjetër ka ndodhur në Vlorë në vitin 1998, dhjetë vjet më vonë. Ajo ishte në kuadër të një viroze më të fuqishme"-sqaronte ai.

Kryeministri berisha në mbrëmjen e 12 dhjetorit 2011

lodhjes që i shkakton kjo ftohje". Por nga ana tjetër këto burime janë përpjekur ta qetësojnë situatën, duke u shprehur se janë rutinë. Megjithatë, sipas burimeve kryeministrore vajtja e Berishës te Sanatoriumi i vjetër nuk paralajmëron se shëndeti i tij është për mbarë.

MUNGESA

Gjendja shëndetësore e kryeministrit Berisha nuk ka qenë aq e lehtë, ndryshe nuk mund të shpjegohet mungesa e tij në aktivitetet e rëndësishme të ditës. Një I tillë ishte seminari i parë i zgjeruar i respektimit të të drejtave të personave të komunitetit gay, lesbikë dhe transensual në Shqipëri, i organizuar me inisiativë të Avokatit të Popullit, Igli Totozani, ku merrnin pjesë përfaqësues të LGBT nga 17 vende të ndryshme dhe ku ishte I pranishëm edhe ambasadori amerikan, Arvizu. Por ky i fundit, edhe pse në mungesën e kryeministrit, e vlerësoi atë për mbështetjen e të të drejtave të komunitetit LGBT, ndërsa e justifikoi mungesën e tij angazhimet për garën presidenciale: "Dy javë më parë i kemi bërë ftesë kryeministrit Berisha që të vinte në konferencë. Por për shkak të gares presidenciale shumë takime u

BRAÇE NË FACEBOOK

Sali shërohu, na duhesh i gjallë!

N

uk ka munguar reagi mi i deputetit të PS-së, Erion Braçe për vizitën e mbrëmshme të kryeministrit Berisha në Sanatorium. "Sali Berisha, akoma kryeministër i Shqipërisë, ka përfunduar në Sanatoriumin e Tiranës!!. Në fakt ishte dita kur duhet të ishte në shumë aktivitete, mungoi, por ja ku u mor vesh se qenka keq! Jeleku me sa duket i rëndon në mushkëri! Saaaali shërohu! Na duhesh të të mundim e të të ngarkojmë përgjegjësinë e shumë të këqijave në këtë vend". Në fund të shënimit të tij në rrjetin social, Braçe bën edhe një paralelizëm të hidhur me njerëzit e shquar të politikës, që shkuan dhe u shuan aty pak kohë më parë: "Në Sanatorium hynë kohë më parë, i ndjeri Ramiz Alia, i ndjeri Sabri Godo. U prehshin në paqe!"-shkruan ai në "fussnotën" e tij në fund të shënimit në "FB".

spostuan nga axhenda, Berisha nuk mori dot pjesë në konferencën. Por, dua të shpreh vlerësimet tonë për mbështetjen e qeverisë për komunitetin LGBT", tha Arvizu.


E premte, 15 qershor 2012

3

POLITIKE

Akuza e Taulant Ballës: Albpetroli, pazar për presidentin

D

eputetët e Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Erjon Braçe kanë hedhur akuza të forta mbi mazhorancën qeverisëse dhe për pazaret e bëra para zgjedhjes së Presidentit. "Në fund të Marsit, Qeveria detyroi Kuvendin të vendosë privatizimin e Albpetrol. Qeveria i dha me "listë të bardhe" Albpetrolit dhe privatizuesit të tij, zona të tëra naftëmbajtëse në tokë e në det. Ja hoqi

Agjencise së Burimeve Natyrore-shtetërore kjo, për t'ia dhënë privatizuesit! Në mes të Prillit me një vendim Qeveria e Sali Berishës plotësoi "LISTËN C" me zonat naftëmbajtëse kryesisht në det! Në 8 Maj Vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare, ju bashkengjit dokumentave të privatizimit të Albpetrol. Dokumentat i kanë tërhequr deri tani 7 komapani", shkruan Braçe në Facebook. Në

vazhdim të hapave ai thotë se "Por javën që shkoi, mes raundeve për zgjedhjen e Presidentit, mu në kulm të presionit mbi Sali Berishën, Ministria e Ekonomise i kërkon Qeverisë dhe Sali Berishës të vendosë mbi një marreveshje të re mes Albpetrol "në shitje" dhe një kompanie të prezantuar izraelite por e rregjistruar në parajsen fiskale dhe okulte të Qipros.

The Economist:

“Gërdeci rrëzoi Berishën në sloganin “Me duar të pastra”, incident i sikletshëm „„„

TIRANE

S

’kanë munguar akuzat në drejtim të kryeministrit Berisha për presionin që ai ka ushtruar ndaj drejtësisë për Gërdecin. Ato kanë ardhur sapo është dhënë vendimi nga gjykata e Tiranës për tragjedinë te Gërdecit. Njësia ekonomike e inteligjencës, pjesë e britanikes “The Economist”, në raportin e saj tre mujor analizon, se vendimi i dhënë për të akuzuarit, jo vetëm që irritoi familjarët e viktimave, por mbi të gjitha i hodhi me shumë karburant skepticizmit të përhapur mbi pavarësinë e gjyqësorit. Në raport shpërthimi i Gërdecit është evidentuar si incidenti me i sikletshëm për qeverisje e kryeministrit Berisha. “Gjykata e Tiranës përfundoi një nga gjykimet më të ndjeshme në

Shpërthimi në Gërdec

vitet e fundit, pak para përvjetorit të katërt të tragjedisë së Gërdecit, vendimi i cili është konsideruar i butë për shumë individë. Prokuroria tha se ajo do të çojë çështjen

në Gjykatën e Apelit. Dënimet për fajtorët e tragjedisë së Gërdecit indinjuan familjarët e viktimave, por nga ana tjetër dhe i shtoi karburant skepticizmit të përhapur në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit. Gërdeci është incidenti më i sikletshëm për zotin Berisha”, shkruan prestigjiozia The Economist”. Sipas saj, për sytë e shumë njerëzve, kjo tragjedi ishte një kthesë e fortë për zotimin e Berishës, që erdhi në pushtet me sloganin: “Me duar te pastra”, me qëllim për të luftuar korrupsionin. “Pas incidentit të Gërdecit, zoti Berisha filloi një sulm mbi Prokurorinë e Përgjithshme dhe hartuar ligjin për lustracionin, me qëllim për të larguar nga detyra ata që kishin shërbyer si prokurorë apo gjykatës gjatë epokës komuniste”, vijon “The Economist”.

EKSKLUZIVE/ Neurokirurgu i njohur tregon sëmundjen e Presidentit

Mentor Petrela: Ja diagnoza e Nishanit "Iu operua një kavernomë në një zonë të trurit" „„„

TIRANE

MIRA KAZHANI vijon nga faqja 1 ...shqiptarë gjendjen shëndetësore të zotit Nishani duke hedhur dritë mbi çdo dilemë rreth shëndetit të Presidentit të votuar. Më poshtë mund të lexoni të plotë komunikimin tonë me doktor Petrelën: -Pyetjes suaj mbi gjëndjen shëndetësore po t'i referohem betimit te Hipokratit nuk duhet ti përgjigjesha. Zhvillimet mediokratike nuk njohin më kufi midis jetës private e asaj publike dhe për këtë kam bindje se në pak vite "privacy" nuk do të ekzistojë më. Jam plotësisht dakort me ju dhe interesimin e publikut për shëndetin e "guvernantëve" ndryshe do të mbeteshim në pathografitë e Pierre Rentchnick. Shkurt, duke zbatuar kodin e sekretit profesional kam marrë lejen e z.Nishani për t'ju dhënë informacionin mbi gjendjen e tij shëndetësore: Kam diagnostikuar disa vite

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë është kavernoma e trurit? -Kavernoma është një keqformim vaskular në sistemin nervor qëndror. Patologjikisht ëhstë një kokrrizë lejla në ngjyrë dhe ngjan si një manaferrë.

Kavernomat janë më pak se 3 cm në madhësi. Doktor Petrela: ja diagnoza e presidentit Nishani

Çfarë shkakton keqformimi i kavernomës?

Disa individë janë të lindur me këtë sëmundje dhe kanë një predispozitë për kavernomën e keqformuar. Ato nuk janë kancer, që do të thotë nuk kanë aftësinë e përhapjes në pjesë të tjera të trupit të njeriut. Zakonisht njerëzit kanë kavernoma të ndryshme. Ato janë të shërueshme.

më parë tek zoti Nishani një Kavernomë në një zonë të trurit për të cilën ai është operuar nga neurokirurgët më të njohur të këtij planeti. Kavernomat janë gjetje në të gjithë trupin në popullatën normale e mund të mos japin asnjë shqetësim. Takohen edhe në tru, ndonjëhere kur japin shqetësime ose kanë rrezik të provokojnë hemoragji kurohen me kirurgji. Janë beninje.

Zoti Nishani është tashmë i kuruar me funksione konjitive të pa prekura përgjegjësitë e funksioneve të mëparshme që ai ka kryer e që kryen vërtetojnë më së miri maksimën latine "medicus curat natura sanat". Mjeku kuron, natyra shëron!"përfundon shpjegimi i mjekut të njohur Mentor Petrela. Një ditë më parë gazeta shqiptarja.com botoi rrëfimin ekskluziv të presidentit të votuar z. Bujar Nishani ku një nga pikat më delikate ishte çështja e shëndetit të tij. Z. Nishani u tregua i hapur me shqiptarët dhe pa asnjë kompleks informoi mbi problemin e tij estetik dhe aspak shëndetësor tashmë prej vitesh. Ai brenda një vit e gjysëm do të jetë në gjendjen e mëparshme sigurojnë mjekët e tij dhe ai vetë.

Deklarimi

Apeli që Presidenti Nishani i bëri neurologut A do ta bëni publike kartelën tuaj shëndetësore Z.Nishani? Në vitit 2008 jam përballur me një problem të cilin mësova nga mjekët në Finlandë që ishte i lindur por që me kohën dy vena në kokë që ishin të ngjitura në një moment krijuan një ngërc të qarkullimit të gjakut. Ka qënë një operacion i shkurtër por shumë delikat që u përmbyll me sukses. Sa për pasojat fizike që siç e shihni është një ngadalësim në lëvizje te këmbës së majtë dhe krahut të majtë ato janë të përkohshme. Sa të përkohshme? -Mjekët thonë se jo më shumë se një vit e gjysëm. Pas kësaj kohe gjithçka do të jetë si më parë. Megjithatë dua të ftoj gazetarët që janë skeptikë që të kontakojnë njeriun e duhur për të pyetur për presidentin që është ishpacienti i doktor Mentor Petrelës. Edhe pse urdhri i mjekut mund të mos lejojë publikimin e dosjes unë e ftoj publikisht doktor Petrelën që të jap gjithë informacionin rreth sëmundjes që kam patur unë.


4

E premte, 15 qershor 2012

POLITIKE

Haxhinasto në Vjenë, merr mbështetje nga Zannier e Spindelegger

N

ë kuadër të vizitës së tij në Vjenë, ku do të marrë pjesë në Sesionin e Këshillit të Përhershëm të OSBE, zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto takoi sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Lamberto Zannier. Në këtë takim Zanieri i përcolli Haxhinastos përgëzimet për zgjedhjen e Presidentit të ri. Haxhinasto u takua dhe me zv.kancelarin dhe ministrin e Jashtën të Austrisë, Spindelegger. Të dy

bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim gjatë diskutimeve, për rritje të investimeve austriake në Shqipëri. Krahas kësaj Haxhinasto dhe Spindelegger diskutuan edhe rreth bashkëpunimit dypalësh, integrimit në BE dhe rreth situatës në terësi të rajonit. Kjo është hera e dytë që Haxhinasto merr pjesë në Sesionin e Këshillit të Përhershëm të OSBE, por tanimë në pozicionin e kryetarit të KiE, ku do mbajë fjalim për delegacionet

pjesëmarrëse të Këshillit të Përhershëm, duke parashtruar prioritetet e Kryesisë Shqiptare të KiE. Ai pritet të shprehë qëndrimin e tij mbi çështjen e forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet KiE dhe OSBE, si dhe të ndihmës që këto dy organizata mund të ofrojnë për fqinjët dhe partnerët në rajonin e Mesdheut, në drejtim të përballimit me sfidat aktuale dhe afatgjata të tranzicionit të tyre demokratik.

Kreu i LSI: Ja prapaskenat e zgjedhjes së Presidentit

Meta: Me Bujar Nishanin u evituan zgjedhjet Pranon ndryshimet në qeveri: Ministria e Brendshme, jo e LSI Lajmi Kryetari i LSI Meta është shprehur se zgjedhja e Presidentit të ri ishte e detyruar sepse vendi mund të shkonte në zgjedhje të parakohëshme për të cilat vendi i ishte i papërgatitur. Ai flet për prapaskenat e zgjedhjes së Presidentit dhe ndryshimet në qeveri, duke mohuar marrjen e Ministrisë së Brendshme nga LSI. „„„

Meta-Rama "Në raportet e mia me zotin Rama orientohem nga fakti që është kryetar i PS-së. Po ti kthehemi historisë ka ngjyra të ndryshme në kohë të ndryshme, është e rëndësishme që zoti Berisha me zotin Rama të bashkëpunojë, zoti Meta me zotin Rama të bashkëpunojnë, apo zoti Dule e kështu me radhë".

S'kemi përjashtuar as zotin Nano e askënd tjetër. Qëndrimi ynë ka qenë cilindo që të jetë konsensual.

TIRANE

SOKOL BALLA

K

reu i LSI në emisionin "Top Story" pranon se zgjedhja e Nishanit shmangu zgjedhjet e parakohshme. Pranon nevojën e ndryshimeve në qeveri dhe rrëfen prapaskenat e zgjedhjes së presidentit të ri. Fole për një proces konsensual për zgjedhjen e presidentit, votuat kandidatin e mazhorancës, u bë shumë zhurmë për asgjë? Zgjedhja e Presidentit të ri që tani quhet Bujar Nishani, s'ka qenë një zgjedhje aspak arrogante e mazhorancës, as e paramenduar. Ka qenë rezultat i një procesi që pati të papriturat e tij, që lidhej me afatet kushtetuese që përcaktojnë zgjedhjen e Presidentit, por dhe me pasojën që vjen nga moszgjedhja që janë zgjedhjet e parakohshme, që s'i duheshin aspak vendit, kur ende s'ka përfunduar Reforma Zgjedhore. E kam votuar zotin Nishani. Votova një koleg për të cilin kam shumë konsideratë sepse është një politikan shumë korrekt, institucional, njerëzor. E ka propozuar në takim Rama emrin e Majkos e gjeneral Lleshit? Mazhoranca pasi doli me emrin e zotit Zaganjori, kur persona të tjerë nuk ishin pranuar, fillimisht në këtë periudhë Artan Hoxha s'ka pranuar, sepse s'ka qenë i interesuar në këtë detyrë. Pozita në këto kushte s'mund të dilte me emër tjetër, sepse priste kundërpropozim nga opozita. Ju e bëtë faktin e kryer, e publikuat pa komunikuar me

opozitën? Nëse zoti Patozi me zotin Ruçi do kishin pasur mundësi të takoheshin menjëherë situata mund të ishte ndryshe, këtë gjë nuk mund ta parashikonim. Opozita kishte të drejtën e saj sovrane të propozonte nëse s'pranonte këtë kandidaturë. Pse u qëndrua tek zoti Imami në raundin e katërt...? Ka qenë ministër me ne socialistët, ka qenë bashkëhartues i Kushtetutës, ka punuar me të dy palët, ka punuar edhe me zotin Rama. Ka

"Zoti Rama prej nëntorit të vitit të kaluar, ka një kurs më konstruktiv, më pro europian, i interesuar për të zhbllokuar proceset integruese". qenë në një qeveri ka punuar dhe me zotin Berisha, me përvojën e tij ka punuar me të dyja palët. Ishte kërkesë e ulët e zotit Rama? Nuk mendoj se zoti Hoxha është një aktivist i PD. Kjo përkatësi partiak e tij i takon viteve `92-`94, ai s'ka qenë njeri aktiv i PD, është drejtues i një instituti të njohur, ka punuar shumë ngushtë me të gjitha qeveritë. Një ministër ishte zoti Imami, që ka qenë disa herë ministër nga viti 1997-2001 me qeveritë

socialiste i cili është edhe ministër i Mbrojtjes me qeverinë aktuale, i njeh të dy palët nga afër. Kush ua dha lajmin për tërheqjen e zotit Hoxha? Është njeri simpatik. Ai ka besuar ka shpresuar se s'do të kishte arsye që të kundërshtohej seriozisht nga PS, kishte marrë edhe mesazhe urimi nga përfaqësues të caktuar të saj, ndërsa paraditen kur pritej që normalisht të fillonte kuvendi, ai ishte sulmuar, denigruar, shangazhuar në forma të ulëta për çështje që për mendimin tim janë spekulime. Mazhoranca luajti pak edhe me ju? Kemi një produkt, i cili vërtet nuk ishte konsensual në Parlament në kuptimin e një mbështetjeje më të gjerë sesa ajo për mazhorancën aktuale, pavarësisht se në votim morën më shumë deputetë sesa ajo që i takon mazhorancës aktuale. Kemi më shumë qetësi, përfaqësues të PSsë pavarësisht nga pakënaqësitë e tyre, figura e Nishanit nuk sjell konflikte, por sjell paqe për vendin. Pse nuk kandidoi zonja Topalli? Ky proces nuk ka qenë i lidhur e i kushtëzuar me emra të caktuar, për mua e për LSI, për ne mund të ishte zonja Topalli, përderisa është kryetare e Parlamentit, nuk do të kishte asnjë arsye pse të mos ishte Presidente. Është anatemuar padrejtësisht, ajo nuk e ka kërkuar këtë gjë.

Cili ka qenë pozicioni i LSI në këtë proces? Duhet të kemi parasysh edhe marrëveshjen që LSI ka me PD. Fakti që LSI kishte në këtë marrëveshje që për çështjen e Presidentit do të realizonte një marrëveshje me PD, nëse s'do ishte kjo do mund të bashkëpunonim me PS për të zgjedhur zotin Nano, Meidani, Pëllumbi. Askush nuk duhet të priste dhe unë s'kisha iluzione që PD do të pranonte që t'i dhuronte Presidentin opozitës. Ka një interes publik, keni ngrënë vërtet Ngjala? Nuk ka ngjala në gjirin e Lalzit. Edhe miku ynë të njëjtën gjë do të konfirmojë. Mendoj që është shumë

"Do respektojmë marrëveshjen me PD. Sa i takon koalicionit të ardhshëm, do duhet shumë kohë për të menduar e aq më tepër për të vendosur nga forumet e LSI". e rëndësishme të fokusohemi drejt së ardhmes. Opozita ka qenë e përfshirë në gjithë procesin e reformave. Nuk kemi pasur asnjë aleancë presidenciale. Zoti Patozi ua mbylli derën për Ministrinë e Brendshme? LSI nuk ka kërkuar Ministrinë e Brendshme, ka qenë ministri që i ka takuar PD. LSI nga PD ka kërkuar që të jetë sa më fleksibile për çështjen e Presidentit që të kishim një proces konstruktiv, që të mos vendoste shumica e arroganca.

Nëse ua japin do ta merrnit? Nuk të jep dikush diçka që nuk e pranon. Prioriteti ynë ka qenë e mbetet të fitojmë sa më shumë nga koha e mbetur për procesin. Nga kjo kohë fituam dialog, mund të kishim fituar më shumë. Kthimi i ashpër i opozitës? Më vjen keq që zotëria në fjalë është i pakënaqur ndaj qëndrimeve tona, publikisht kur informatisht ka shprehur dëshirën për tu takuar në të ardhmen. Ps e ka si kusht daljen tuaj nga qeveria? Është çështje tjetër çështja e koaliconit të qeverisë e dialogut. Ne do i qëndrojmë marrëveshjes që kemi. Qeveria ka nevojë për ndryshime? Kjo qeveria dhe e gjithë shoqëria jonë duhet të ecë më shpejt. Kur flasim për ndryshime nuk dua të kem në konsideratë emrat, kërkohet një agjendë dinamike dhe kërkohet një ritëm akoma më i shpejtë dhe më i lartë, e dimë se e gjithë bota vendet e rajonit, vendet tona fqinje po ndeshen me një krizë financiare e ekonomike edhe Shqipëria është e prekur nga këto pasoja. Zoti Nano zemëratën e tij e ka ndaj zotit Rama? Berisha ka mbajtur qëndrimin e tij nëse kandidon zoti Nano edhe ne do të kandidojmë një figurë të lartë të PD. Qëndrimi ynë ka qenë ky, nëse pranohet zoti Nano e mbështesim. Zoti Meidani mund të ishte president konsensual. Ruçi i ka kërkuar kryeministrit mendimin për Nanon...? Zoti Idrizi ka dalë publikisht për këtë çështje. Personalisht, i kam parë të vështira këto shanse për arsyen sepse dukej qartë që do të kishte përpjekje për të dalë jashtë politikës, deri ditën e fundit ne ishim jashtë politikës. Ne kishim një marrëveshje me PD, pa një konsensus dhe nga PD për ne ishte e pamundur.


E premte, 15 qershor 2012

5

POLITIKE

Veliaj: Fatos Nano Vazhdon ta shohë Shqipërinë nga Vjena

Sekretari për Rininë, Emigracionin në PS, Erion Veliaj i cilëson thjesht një dëshpërim të shuarjes së ëndrrës presidenciale, akuzat e nismën e Fatos Nanos për rimarrjen e kreut të PS. "Është një gjendje emocionale që reflektohet në deklarata të shpeshta. Më duket thellësisht e padrejtë. Është fakt që kur Nano kumbi në 2005, PS mbeti me 35 deputetë, dhe pasi Edi Rama mori drejtimin shkoi në 66.

Është fakt që PS në 4 garat e fundit është partia me më shumë vota. E morëm PS nga një humbje shumë e thellë e kemi dalë në sipërfaqe, nëse vazhdojmë kështu ne do fitojmë bindshëm zgjedhjet. PS ka qenë koherente për të pasur një President jopolitik dhe konsensual. Nuk kishte mbështetje nga mazhoranca dhe PS s'do ta zgjidhte dot me votat e saj dhe nëse do ta kandidonte. Ne s'bënim dot një autogol, të

ndërronim rregullat gjatë lojës", tha Veliaj. Sipas të cilit, "Nano nuk e ka ndihmuar PS, s'mund ta bashkojë PS duke hequr copa, është diçka e momentit, rezultat i mungesës së tij 7 vjeçare. Shqipëria e parë nga Vjena është shumë ndryshe. Nuk tha asgjë as për Gërdecin dhe as për 21 janarin. Pas kalimit të avarisë së Presidentit jam i sigurtë se do qetësohen gjakrat".

Ish-sekretari socialist: Lëvizja Nano, alternativë brenda PS „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

I

sh-sekretari i mar rëdhënieve me publikun në PS, Bardhyl Agasi në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" shpjegon arësyet e aderimit në lëvizjen e Nanos, duke thënë se me të fitohet në zgjedhjet e 2013. Ai tha se s'ka përçarje por është një bashkim.

Lëvizja Nano:

"Ja çfarë do thotë dalëzots"

L

ëvizja Nano ka nisur një njoftim ku sqaron në mënyrë të detajuar se çfarë do të thotë dalëzotës. "Dalëzotsat janë qytetarë të përgjegjshëm, modestë, të thjeshtë, që i dalin për zot dinjitetit të tyre personal më së pari, e më tutje i dalin për zot ideve dhe bindjeve të tyre, i dalin për zot historisë së tyre, e paskëtaj i dalin për zot vendit dhe dinjitetit të vendit të tyre. Të jesh dalëzots do të thotë të jesh njeri që ke kurajo dhe modesti, thjeshtësi dhe pastërti shpirtërore, për tu dale për zot punëve të mbara e të mira për vendin tënd. Të jesh dalëzots do të thotë të dish të shërbesh dhe të jesh në gatishmëri të vendit tënd," thuhet në njoftim", thuhet në njoftimin e dalë nga kjo Lëvizje.

PELOD

STUHRLING ORIGINAL

Zoti Agasi, informacionet thonë se ju jeni përfshirë në lëvizjen e Nanos, e cila lindi pas refuzimit nga Rama që ta kandidojë për President. Sa e vërtetë është dhe pse tani...? Unë nuk mendoj se bëhet fjalë për faktin se doli Fatos Nano dhe nuk u zgjodh president i Republikës dhe gjeta ta mbështes tani. Ndërkohë që jam i njohur si një mbështetës i hershëm i Nanos, nuk kam ngurruar që të shfaq rezervat e mija për drejtimin e PS liderit aktual të kësaj partie. Dhe shqetësimet e mija nuk i kam thënë nëpër kafene, por hapur në sy kryetarit të PS Edi Rama, në respekt të tij, të partisë sime e për të mirën e saj. Për fat të keq nuk kam pasur asnjë reagim për këto shqetësime të paraqitura nga ana ime me shumë korrektesë. Pse tani kjo lëvizje, cila është shtysa...? Gjatë këtyre viteve janë larguar figura me shumë kontribute në PS. Në këtë kuptim Rama ka bërë një gabim tjetër duke mos kandiduar Fatos Nanon, jo vetëm për vlerat e tij, përvojën politike por dhe transformimin e PS nga një parti staliniste që kishte trashëguar, në parti anëtare të Internacionales Socialiste dhe me orientim të thellë perëndimor e euroatlanik. Rama duke u nisur nga inate të vogla, duke mos u çliruar nga mentaliteti i ngushtë, që s'njeh asnjë respekt e mirënjohje për ish-kryetarin e PS, nguli këmbë që Nano të mos jetë kandidat për President. Por PS brenda e jashtë radhë të saj kishte pa fund kandidatë me vlera, akademike dhe

Agasi: Me Nanon janë shumë deputetë të PS "Rama më 2005 vuri kandidatë për të humbur PS" nuk i ka shërbyer Berishës dhe qeverisjes së tij. S'dua të kujtoj zgjedhjet e vitit 2005 kur Edi Rama në kulmin e fushatës shkonte në Shkodër dhe u thoshte qytetarëve se Nano ju ka mashtruar. Ndërsa paraqiste kandidatë kundërshtarë përballë kandidatëve socialistë për të humbur PS. U dogj sekretari organizativ i PS nga kandidatët e Ramës dhe përballja me ta në vitin 2005. Prandaj kjo lëvizje është një apel për të forcuar këtë parti. Njerëzit janë të trembur, pasi kanë frikë nga përçarja, por ne vetëm bashkojmë partinë për të garantuar fitoren në 2013. Bardhyl Agasi

personalitete me reputacion për vlerat e ndershmërinë e tyre, që mund të përballonte garën me kandidatët e paraqitur nga mazhoranca. S'mund të rrish në pozita pasive gjithnjë, s'duhet të bëjmë

“Shqetësimet e mija nuk i kam thënë nëpër kafene, por hapur në sy kryetarit të PS Edi Rama, në respekt të tij, të partisë sime” bojkote dhe të mos përballemi. Ka akuza se lëvizja e Nanos mund të fusë PS në përçarje...? Unë e mbështes plotësisht lëvizjen e Nanos, e cila nuk ka asnjë qëllim për futjen e përçarjes brenda PS, por qëllimi i vetëm i saj është për t'u bashkuar të gjithë dhe brenda alternativës socialiste, në

Marke Amerikane (New York), garancia 2 vjet Adresat:

Dyqani Kleopatra perballe kompleksit Taiwan Flagship Center Durres cel: +355 696235070 albaniatime@gmail.com

Adresa: Tel/fax: Mob: E-mail:

Unaza e Re, pranë Alpha Bank Tiranë;

+355 4 8320162; +355 69 400 95 87 erjon@crystal-blue.gr

mënyrë që më pas të zgjedhim më të mirët për të përballuar Berishën në sfidën elektorale. Në këtë këndështrim mbështes lëvizjen e Nanos, që është një lëvizje brenda PS dhe për shëndoshjen e PS. Ajo është një alternativë ballafaquese për të zgjedhur më të mirin që të fitojë zgjedhjet e ardhshme pasi janë në prag, ato kanë trokitur tashmë. Po ju ishit kandidati për në Asamblenë Kombëtare, tani jeni koordinator sipas mediave, i lëvizjes së Nanos...? Unë s'jam zgjedhur anëtar i Asamblesë së PS, pavarësisht se më respektoi e më nxori në krye të listës së kandidatëve për të më votuar. Por, pavarësisht se më respektoi në kandidim, ai më nxori jashtë liste duke sjellë e lënien time jashtë Asamblesë së PS. Unë s'jam shpallur koordinator i Lëvizjes së Nanos, por më vijnë papushim mesazhe nga Durrësi e komunat e këtij qarku. Nano ka mbështetje

Gr up Zjar rf ik seje Grup Zjarrf rfik ikseje Pompa Gjener ator e Gjenera tore Pishina Për punim uji Përpunim

kudo. Kjo do gjejë një terren të favorshëm për përmirësimin e klimës politike në Shqipëri. Ne s'denigrojmë apo kryqëzojnë asnjë në parti, përkundrazi kërkojmë bashkimin, pasi në PS ka humbur

“Ish-kryetari i PS, ish-Presidenti, ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-kryeministri, janë përjetësisht anëtarë të asamblesë së PS” zëri i së vërtetës. Po lidershipi i PS akuzon 7 vjet Nanos kanë qënë vetëm kundër PS dhe në shërbim të Berishës...? Fatos Nano duhet kritikuar për tërheqjen e këtyre shtatë viteve, ndoshta për të krijuar atë shkëputjen që do t'i jepte mundësinë për të kandiduar për President, por asnjëherë

Ka deputetë aktualë të PS në radhët e lëvizjes së Nanos...? Natyrisht që ka, por janë të trembur dhe s'flasin hapur. Shumë deputetë shfaqin shqetësim për këtë gjendje në të cilën ndodhet PS dhe se Rama do t'i çojë nga humbja në humbje. Ai madje ka braktisur dhe aleatët, me të cilët duhet të ndajë gjithçka dhe të bashkëpunojë ngushtë për fitoren e PS në zgjedhje. Ka filluar organizimi, janë paraqitur njerëz të ndryshëm nga radhët e PS e jashtë saj. Këto dy tre muaj të verës do shërbëjnë për ngritjen e kësaj strukture alyernative brenda PS. Po Rama ka deklaruar se Nano ka ikur, s'është më në PS..? Rama bën një gabim gabim statutor kur deklaron kështu. Duhet t'ia thonë se ish-kryetari i PS, ish-Presidenti, ishkryetari i Kuvendit dhe ishkryeministri, janë përjetësisht anëtarë të asamblesë kombëtare të PS. S'ka të drejtë jo ta përjashtojë, por as të shprehet se ka ikur ish-kryetar Nano nga PS.

Higjenë e garan tuar nga

ALPEN PULITO

Dezinfektim Deratizim Dezinsektim

Firme Pastrimi, Sherbime speciale pastrami,Pastrim dyshemeje te çdo lloj siperfaqeje, Produkte pastrimi, Sherbime DDD Makineri pa pastrimi, Au isje-aksesore to vinc me Cel 0682009101 ose 0683055364 qera info@alpenpulito.al - www.alpenpulito.al


6

E premte, 15 qershor 2012

POLITIKE

Gjiknuri: Të rimandatohet komisioni i Reformës Zgjedhore

R

ikthehet sërish Reforma Zgjedhore, duke kërkuar një rimandatim të komisionit. Deputeti Damian Gjiknuri, ka treguar optimizëm për të përmbyllur brenda këtij sesioni parlamentar, Reformën Zgjedhore. "Ka qenë një çështje që fatkeqësisht u ndërpre nga procesi i Presidentit. Unë madje e kam thënë që në fillim, është ndërprerë dhe është përzierë me dëshirë nga ana e

mazhorancës, megjithatë duke qenë një prioritet që lidhet ngushtësisht jo vetëm me fatin e Shqipërisë për statusin kandidat, por mbi të gjitha me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira vitin tjetër, unë them se do të rikthehet shumë shpejt në axhendën politike. Për mendimin tim më normale do të ishte që të rimandatonim edhe njëherë komisionin për një periudhë të

mbetur që të adresojmë edhe ato pak probleme që kanë mbetur", deklaroi Gjiknuri. Ai sqaron se ka ende kohë që në reformën e re zgjedhore, të përfshihen edhe kërkesat e partive të vogla. "Është një çështje që normalisht duhet t'i takojë komisionit të Reformës Zgjedhore dhe unë them që ka një angazhim politik që duhet të adresohen edhe ato", u shpreh deputeti socialist.

PD tërhiqet pas këmbënguljes së tre deputetëve aleatë

Lajmi Së shpejti do të kemi moratorium të pjesshëm. Të paktën kjo u konfirmua nga vullneti i demokratëve për të lejuar në det jahtet dhe varkat me velë. Amendimi është sjellë nga tre deputetë demokratë, dhe pritet të kalojë ne komisionet parlamentare. „„„

Kriset moratoriumi lejohen jahtet e varkat Deputeti i PDIU, Tahiri, në krah nismës së opozitës

TIRANE

FERNADA CENKO

P

artia Demokratike edhe pse ka votuar kundër nismës së Partisë Socialiste për të hequr moratoriumin e skafeve, është tërhequr ditën e djeshme në seancën parlamentare. Tre deputetët e mazhorancës qeverisëse që janë deputetë në zonat bregdetare, të ndikuar edhe nga faktorë të tjerë, kanë përgatitur një amendament që vjen në frymën e opozitës, për të zbutur moratoriumin. Dhe kjo falë Dashamir Tahirit, i cili e sheh jetën të lidhur shumë ngushtë me mjetet lundruese. Deputetët e tjerë që kanë firmosur në amendament kanë qenë edhe deputeti demokrat Osman Metalla si dhe deputeti i Lëvizjes Socialsite për Integrim Lefter Koka. Partia Socialiste pas fitores me

„ Të dhënat personale, Harasani, Isaraj, Dule dhe Bare abstenojnë

Projektrezoluta për mbrojtjen e të dhënave personale është votuar më 109 vota pro, ndërsa kanë abstenuar tre deputetët e Partisë Socialsite. Andis Harasani, Arben Isaraj dhe Besnik Bare kanë qenë tre deputetët e PS të cilët kanë abstenuar. Edhe Vangjel Dule ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Edhe pse ky raport është diskutuar në komisionin e Ligjeve, deputetët që abstenuan nuk janë të këtij komisioni. Raporti i sjellë nga komisinerja e Mbrojtjeve të të Dhenave Personale është sulmuar me pyetje edhe nga Partia Socialiste edhe nga Partia Demokratike. Dërgimi i mesazheve nga kompanitë celulare me raste festash nga kryebashkiaku Basha kanë qenë në qendër të debatit si dhe publikimi i të dhënave personale në media.

„ Deputetët Faksimile e amendimit të PD-së për moratoriumin e skafeve

kufijtë detarë, po fiton edhe në nismën e dytë atë të moratoriumit të skafeve. Kjo ka ardhur edhe pas një lobimi të vetë nismëtarit Artan Gaçi por edhe të PS, i cili i'u ka kërkuar demokratëve që të respektohen qytetarët dhe të t'u japin të drejtën të përdorin pronën e tyre private. Edhe

pse ende nuk dihet nëse do të hiqet apo jo moratoriumi, amendimi i ardhur dje në Kuvend e ka zbutur atë, duke ju dhënë të drejtën qytetarëve që kanë jahte dhe varka me velë ti përdorin ato gjatë sezonit turistik, por jo vetëm.

DEBATI

Që në fillim të seancës

kryeparlaemntarja Jozefina Topalli ka bërë me dije deputetët se është hequr nga rendi i ditës votimi i moratoriumit të skafeve, pasi tre deputetë kanë sjellë në Kuvend një amendim për zbutjen e moratoriumit. Por kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi për t'a zënë në

'faj', pasi nisma e PD ishte në favor të tyre, i është drejtuar Topallit duke i thënë se "nuk po zbatohet rregullorja" dhe kjo sipas tij, ndodhi pasi PD nuk ka pasur kuorumin për tu votuar propozimi i PS. Ruçi i ka kërkuar Topallit të jetë garante e Rregullores së Kuvendit dhe avokate e opozitës.

Debatet

Topalli: Jam avokatja e socialistëve „„„

LAJME SHKURT

TIRANE

Topalli: Kemi pasur ligjin për shfuqizimin e moratoriumit në Republikën e Shqipërisë. Në fakt sot tre deputetë kanë depozituar një amendament, Osman Metalla, Lefter Koka, Dashamir Tahiri të cilët kërkojnë dy ndryshime dhe kryetari i grupit të PD, Astrit Patozi kërkon që këto ndryshime t'i rikthehen komisionit të Ligjeve dhe Integrimit meqënëse e kanë mbyllur diskutimin. Ruci: Në rendin e ditës së seancës ka qenë një nismë e opozitës të cilët ju e prezantuat se pengohen si rezultat i paraqitjes së mendimeve propozuar nga deputetë të mazhorancës po nga kërkesa e kryetarit të grupit parlametnar të mazhorancës. Së pari para se të paraqitej kjo, ne e kemi para materialin që u është vënë në tavolinë deputetëve. Pra ju, stafi juaj keni paraqitur këtë axhendë duke

hequr nismën e opozitës megjithëse është brenda rregullave parlamentare. Sëe dyti, ka një rregullore të parlamentit që nisma duhet të depozitohej 24 orë para seancës. Së treti kjo nuk përbën asnjë arsye për tu hequr nga rendi i ditës megjithëse mund të kishin propozime kolegët e mazhorancë. Megjithëse e kanë pasur gjithë kohën ti bënin propozimet në komisionet ku u diskutua kjo nismë. Nëse kryetari i grupit të mazhorancës kishte propozim për ta hequr nga rendi i ditës duhet ta bënte në seancë dhe ajo vendos për ta hequr. Pra të gjitha këto nuk janë arsye, nuk janë shkaqe që përligjin heqjen. Është një shkelje tjetër procedurale. Do i'u kërkoj që ashtu sikur keni premtuar ditën e parë që jeni ulur aty që do ishit garatante e rregullores së parlamentit dhe avokatja e opozitës, edhe një nismë të opozitës

për arsye të tjera politike, të mungesës së dakordësisë suaj apo të kuorumit tuaj. Të paktën t'ia themi publikut se sot mazhoranca nuk ka kuorum për të zhvilluar seancën ndaj hiqet nisma e opozitës. Kjo është arsyeja e vërtetë. Paloka: Vërtet sot ka qenë për tu diskutuar nisma e PS lidhur me moratoriumin por unë si relator i Komi-

sionit të Ligjeve por dhe si nënkryetar i grupit dua të sqaroj se ne në Komision të Ligjeve e kemi hedhur poshtë këtë nismë duke dhen dhe gjithë argumentet. Sepse ndryshe nga qëndrimi që ne kemi mbajtur, amendamentet kërkojnë një lloj zbutje. Duke pasur parasysh këtë fakt, që amendamentet janë në favor të nismës së deputetëve socialsitë, vendosëm që amendamentet të kalojnë fillimisht në komision e ligjeve para se të kalojmë në seancë. Pra qëllimi ka qenë pozitiv por me sa duket PS është mësuar që çdo gjë që ne bëjmë ta kundërshtojë, edhe kur është në të mirë të tyre. Topalli: Siç i'u kam premtuar nga dita e parë deri ditën e fundit, unë vetëm avokatja juaj jam. Unë do të isha shumë e fyer nëse vetëm në sekondë do u shkonte mendja se unë nuk mund të jem avokatja juaj. Ju e dini në fakt vetëm s'guxoni me e thënë.

e PS abstenojnë tek i zgjedhuri i tyre

Deputeti i ri, i cili sapo ka marrë mandatin e deputetes Rudina Seseri, Edison Konomi ka abstenuar gjatë votimit të projektrezlutës të Avokatit të Popullit. Konomi ka votuar në të njëjtën mënyrë me deputetin e Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Edhe Dule ka abstenuar gjatë këtij votimit. Madje kryeparlamentarja Topalli nuk i ka parë fare apstenimet, ndërsa ja ka kërkuar që të lexohet mirë tabela e votimeve deputeti Erion Braçe.

„ Topalli & Co ikin, në sallë vetëm 3 deputetë

Sapo kryetarja e Topallit ka lënë seancën për t'u drejtuar nga zëvendësi i saj, Ardian Turku, duket sikur i mori të gjithë me vete. Deputetët e Partisë Demokratike dhe ministrat janë larguar gjatë debatit të lirë menjëherë pas Topallit. Kjo vinte edhe si shkak e mungesës së kryeministrit të vendit Sali Berisha. Gjatë debatit të lirë, kur ka folur deputeti i Partisë Demokratike, Sybi Hida është boshatisur salla duke qendruar vetëm dy deputetët e Partisë Socialiste dhe një i Partisë Demokratike. Të gjithë të pranishmit përveç drejtuesit të seancës kishin për të folur në seancë, ndërsa për të dëgjuar nuk kishte asnjëri.


E premte, 15 qershor 2012

7

EKONOMI

Prokurimet Agjencia parashikon 10-fishimin e gjobave

S

hkeljet ligjore dhe abuzimet me fondet publike në fushën e tenderimeve sërish mbeten në nivele të larta. Drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik, Klodiana Cankja, është shprehur dje për median se ka pasur shkelje të ligjit, që kryesisht kanë të bëjnë me procedurat e zhvillimit të tenderave të institucioneve publike, në të

gjithë nivelet, me kërkesat që vendosin autoritetet kontraktore dhe kualifikimet e operatorëve ekonomikë. Për të reduktuar ndjeshëm abuzimet dhe për ta bërë këtë fushë më transparente, Agjencia e Prokurimit Publik ka ndërmarrë masa disiplinore të herëpasherëshme, deri në ndjekje penale. Ndërkaq, Cankja shprehet se janë hartuar ndryshimet ligjore, që janë

në faze diskutimi. Ndryshimet parasihkojnë rritje të ndjeshme të vlerës së gjobave për shkelësit e ligjit deri në 10fish. Për 5-mujorin e parë të vitit 2012, Agjencia e Prokurimeve Publike ka zhvilluar 2075 procedura prokurimi, që të përkthyera në vlerë monetare kapin shifrën e 18 miliardë lekëve. Disa prej tyre janë tenderuar, ndërsa të tjera janë në proces.

?

Gazeta izraelite "Globes": Premtimi, dhënë në janar Lajmi Me publikimin dje në Fletoren Zyrtare të VKM nr. 383, ka hyrë në fuqi leja koncensionare për shfrytëzimin e naftës në det nga kompania izraelite e regjistruar në Qipro "Emanuelle Adriatic", miratuar para zgjedhjes së presidentit „„„

Koncensioni i naftës hyn në fuqi vendimi

„ Çfarë ka të dyshimtë në këtë marrëveshje?

Së pari, në periudha të privatizimeve nuk bëhet asnjë lëvizje me asetet, aq më tepër kur fjala është për ndërmarrje strategjike. Më strategjike se nafta e gazi, sidomos në zona si ajo detare, ku ende nuk është shfrytëzuar asgjë në vendin tonë, nuk mund të ketë. Dhënia e një leje të tillë heq miliarda lekë nga arka e shtetit. Së dyti, në mes hyn edhe procesi i zgjedhjes së veshtirë të presidentit të Republikës. Koincidencat kohore japin të drejtën e disa hamendjeve, duke qenë se VKM-ja është miratuar pak ditë para zgjedhjes së presidentit dhe ka hyrë në fuqi pak ditë pasi presidenti u zgjodh me votat e një mazhorance kompakte, e cila në fillim nuk dukej aspak kështu.

"51 për qind e aksioneve, nga shqiptarët"

TIRANE

GENC KONDI

K

ompania "Emanuelle Adriatic Energy Ltd.", e regjistruar në Qipro, si filiale e kompanisë izraelite ILDC Energy, është e lirë tashmë ligjërisht të fillojë punën për kërkime dhe shfrytëzim të hidrokarbureve në një zonë të gjerë, prej 5.070 kilometrash katrore në detin Adriatik, në zonën veriore. Kjo është bërë e mundur, pasi Vendimi i qeverisë nr. 383, që ishte miratuar më datë 6 qershor të këtij viti, përcaktohet se do të hynte në fuqi vetëm kur VKMja të publikohej në Fletoren Zyrtare, pa caktuar një datë fikse. Ky publikim është bërë ditën e djeshme, në Fletoren e rradhës, duke zyrtarizuar lejen për kompaninë e huaj. Ky subjekt ka deklaruar që vitin e kaluar se kishte arritur një marrëveshje të tillë me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Por, vetëm në janar të këtij viti, sikurse njoftonte gazeta e specializuar ekonomike e Izraelit "Globes", ajo ka shpallur publikisht se një marrëveshje e tillë ishtë premtuar përfundimisht nga pala shqiptare dhe pritej vetëm miratimi qeveritar që të zyrtarizohej. Vonesa, nga janari deri në

Në foto: Harta e zonës së koncensioneve të naftës në Shqipëri, ku vihet në pah zona e lejuar për kompaninë "Emanuelle" në detin Adriatik, me një shtrirje "off shore"

qershor, ka lindur hamendje lidhur me përdorjen e këtij koncensioni si "karrem" politik, për të ndikuar në zgjedhjen e presidentit të Republikës nga mazhoranca qeverisëse. Kjo ide

KLINIKA RADOVANI Probleme tëëgjimit? rënies së d Nevojë për volum të lartë të TV? jes së Vështirësi të ndjekgr up? në e av bised

është hedhur edhe dje në Kuvend nga opozita. Ajo që bën përshtypje është koincidenca e datave. Vendimi në qeveri është marrë pesë ditë para se të zgjidhej kreu i shtetit, ndërko-

hë që tri ditë pas zgjedhjes së tij pa probleme nga mazhoranca u krye edhe publikimi në Fletoren Zyrtare, duke i dhënë një vendimi të tillë fuqi të plotë. Sipas disa analistëve dhe opozitarëve, joshja ka qenë pikërisht për rolin e Ilir Metës dhe partisë së tij në këtë votim, ku, në fakt, ai ishte vendimtar me votat e partisë së tij. Natyrisht, një gjë e tillë nuk është e mundur të faktohet. Më 6 qershor, Këshilli i Ministrave miratoi një marrëveshje me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në det në Shqipëri, për blloqet 2, 3 dhe 4 të Adriatikut, ndërmjet "Albpetrol", sh.a.-së, dhe shoqërisë "Emanuelle Adriatic Energy Limited". Në fakt, ndërkohë që kjo kompani strategjike është në proces privatizimi, do të ishte më korrekte që të mos bëheshin ve-

prime të tilla, që ja ulin vlerën reale. Kompanitë e interesuara për blerjen e "Albpetrol"-it synojnë t'i kryejnë vetë kërkimet në det, në zona që janë ende të pashfrytëzuara. Ndaj dhe ky ishte aseti më i madh që kompanitë do të blinin. Gjithnjë sipas gazetës "Globes" të Izraelit, suksesi i puseve të naftës në këtë zonë duhet të jetë i garantuar. Në anën tjetër të detit, në Itali, shpimet kanë patur rezultate shumë të mira dhe në Shqipëri deri tani nuk janë kryer pasi shqiptarët nuk kanë patur fondet e duhura, theksohet në të. Gazeta hedh dritë edhe për një detaj tjetër: 51 për qind e aksioneve do të mbahet nga kompania e regjistruar në Qipro, ndërkohë që 49 për qind e tyre do të jetë në duart e shqiptarëve. "Globes" nuk specifikon se për cilët shqiptarë "Albpetrol"-in apo privatë -

„ A mund të provohen këto hamendje dhe akuzat e ngritura publikisht nga opozita?

Këto mund të provohen vetëm kur të shihet se kush do të dalë pas kësaj marrëveshjeje apo në rast se dikush nga subjekti fitues vendos të dekonsirojë ndonjë plan të mundshëm. Hë për hë, gjithshka mbetet vetëm në supozime, megjithëse shumë të besueshme se janë afër realitetit

është fjala. Zona e kontratës përbëhet nga blloqet 2, 3 dhe 4 dhe "veriu i Rodonit". Kompania ka deklaruar se, pas marrjes së licensës, ata do të kërkojnë partnerë, që do t'i zgjedhin vetë.

ALBA TECH SYSTEM

Nëse përgjigja është "po" drejtohuni tek "Klinika Radovani" për të zgjidhur problemin tuaj. Ofrojmë profesionalizëm dhe aparate dëgjimi dixhitale "Siemens", që janë më cilësorët në botë.

Tel.:

HP DX5150

+

Monitor 17”

042371735

Adresa: Rruga Hoxha Tahsin P.60/2/14, Tiranë www.klinikaradovani.com

PYETJE PERGJIGJE

    Â

Procesor AMD Athlon 64 2.19 GHz 512 MB RAM 80 GB HARD DRIVE DVD - Rom Mouse dhe Tastjerë

Rr. Haxhi Dalliu, P. 16, Shk. 1, Ap. 2, përballë "ProCredit Bank" Tirane - Albania Tel: 04 22 43 299 Cel: 067 400 31 38


8

E premte, 15 qershor 2012

EKONOMI LIDHJET ENERGJETIKE

TREGU VALUTOR

Dhjetë shtete të Evropës Juglindore (mes të cilëve Shqipëria) nënshkruan një marrëveshje në fushën e energjetikës, në bazë të së cilës do të krijohet një zyrë e përbashkët për të organizuar ankande të koordinuara për blerjen e energjisë nëpërmjet linjave të transmetim ndërkufitar. Ajo do të njihet me emrin Zyra për ankand të koordinuar e Evropës Juglindore, me qendër në Podgoricë

Monedha vendase po përjeton ditë pozitive në tregun e këmbimit valutor, ku ka shënuar një tjetër bilanc pozitiv ndaj dy valutave kryesore, euro dhe dollar. Një euro është këmbyer dje me 138.5 lekë, 0.19 lekë më pak se një ditë më parë, me një dobësim më të madh se në dy ditët e mëparshme. Dollari është zhvlerësuar 0.27 lekë ndaj së mërkurës, duke zbritur në nivelin e 110.29 lekëve

Ish-ministri Anastas Angjeli për Shqiptarja.com: Duhet tjetër formulë

"Modelit ekonomik i doli boja" Guvernatori i BSH dhe ministri i Financave Bode pranojnë me gjysëm zëri dështimin në performancën buxhetore, por qeveria cakton si rrugëdalje vetëm shkurtimet e shpenzimeve

Lajmi

drejtpërdrejt më politikat e munguara të rritjes ekonomike dhe të punësimit,me projeksionet tepër optimiste, veçanërisht për treguesit makroekonomikë dhe keqmenaxhimin e buxhetit të shtetit (vazhdimi i rënies ekonomike, rezultatet jo të mira në arkëtimin e të ardhurave, psh. detyrimet e prapambetura ndaj kompanive,etj).

Shifrat reale të ekonomisë dhe keqmenaxhimi i parametrave makroekonomikë tashmë nuk mund të fshihen. Tashmë drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit po pranojnë, me shumë vonesë, idenë e një modeli të ri ekonomik, që mund të ishte adoptuar shumë kohë më parë „„„

Deficiti buxhetor si 4-mujor i krahasuar

TIRANE

GENC KONDI

P

as deklaratave të minis trit të Financave Bode dhe guvernatorit të BSH Fullani që kanë pranuar faktikisht situatën e vështirë të financave publike, reagon ish-ministri prof. dr. Anastas Angjeli. Sipas tij, këto janë reagime tepër të vonuara, ndërkohë që rruga e shkurtimeve buxhetore është më e gabuara. Prof. Angjeli, si i vlerësoni deklaratat e guvernatorit dhe ministrit të Financave dje në konferencën e parakushteve të reformës ekonomike? Ata kanë pranuar një gjë që nuk mund të fshihet më, sikurse është fshehur deri tani: ekonomia shqiptare po vuan, jo vetëm pasojat e krizës globale, por dhe nga keqadministrimi i strukturave shtetërore. Rezultati është një dobësim i performancës së financave publike, i mundësive financiare të qeverisë e të bankës qendrore, një rënie e vazhdueshme e shifrës së ndryshimit të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ku e shihni ju më të keqen e situatës aktuale? Në eurozonë ka një turbullirë, së cilës - tashmë pranohet hapur - nuk i ka shpëtuar ekonomia dhe financat shqiptare, madje këto ndodhen në vorbullën e saj. Financat publike të vendit vazhdojnë të tronditen dhe ndikimi përkeqësues në situatën ekonomike e sociale po rritet dukshëm. Mundësitë e qeverisë për manovra financiare po mbyllen. Por, në rast se do të ishin

Anastas Angjeli

marrë disa masa të duhura në kohë, situata do të ishte më pozitive. Për ç'masa e keni fjalën? Ka katër vjet që rishikimi i buxheteve të shtetit në mesviti ka qenë me ulje të shpenzimeve. Është rruga më e gabuar, aq më tepër që shohim se shpenzimet operative rriten dhe ato për investime shkurtohen. Në një familje, nuk mund të mendohet t'i lesh anëtarët e saj pa bukë, se vdesin. Investimet në ekonomi janë jetike dhe duhet të shtohen me çdo kusht. Ndërkohë, zyrtarët e

lartë nuk marrin masa në drejtimin e kundërt: rritjen e të ardhurave me çdo kusht. Kjo është lënë vazhdimisht pas dore, edhe kur u lejua rritja marramendëse e borxhit publik, e pakontrolluar nga ata që e kishin për detyrë një gjë të tillë. Qeveria duhet t'u japë oksigjen të ardhurave dhe për këtë ka rrugë të pafundme. Ju që para disa vjetësh keni hedhur idenë e nevojës për një model të ri ekonomik. Duke filluar nga kryeministri Berisha, ministrat e linjës ekonomike e

opinionistë pranë qeverisë, të gjithë kanë thënë se aktualisht ne kemi një model "të shkëlqyer", që na garanton suksesin. Ka ndryshuar ky mendim? Faktet janë kokëfortë dhe këtë janë detyruar ta pranojnë edhe ministri i Financave dhe aq më tepër guvernatori. Modeli aktual nuk ka më "shkëlqim", i ka dalë boja me kohë. Kokëfortësia për të mbajtur me çdo kusht një model të pandryshuar nuk të lejon t'u përshtatesh situatave të ndryshuara dhe ekonomia e vendit e humb edhe atë avantazh që kishte arritur me ekonomitë e tjera. Qeverisë i kemi propozuar me kohë që të ulemi e të bisedojmë, të gjithë faktorët që kanë diçka për të dhënë, që kanë përvojën e duhur teorike e praktike, në mënyrë që vendi të përparojë, por kjo ka rënë

gjithnjë në vesh të shurdhër. Rezultatet aktuale tregojnë se situata do të përkeqësohet? Deficiti buxhetor faktik për periudhën e 4-mujorit, në krahasim me programin, është realizuar në nivelin 11.4 miliard lekë përkundrejt 2.2 miliard lekë që ishte programi, duke arritur në përqindje, nivelin rekord prej 502%. Kjo situatë është shndërruar në fenomen kronik, më e theksuar edhe në vitet 2009, 2011, por tani është bërë një premisë e qartë, me ndikim të dukshëm në thellimin të mëtejshëm të borxhit publik dhe shtimit të mundësive për krijimin e një ambjenti më me risk të lartë, të pritshëm inflacionist. Në këto dy vite, duket se ky përkeqësim është i lidhur më shumë më faktorët e brendshëm të ekonomisë se sa të krizës së eurozonës. Lidhet

Çfarë mund të bëhet në këtë situatë? Në kushtet e një ekonomie në rënie kërkohet më shumë për të bërë në mbledhjen e të ardhurave nga administrata fiskale në luftën kundër evazionit, duke mos rënë pre e "situatës politike dhe asaj paraelektorale" me ndikim në "shthurje" të kësaj administrate. Dhe, meqenëse situata buxhetore nuk lejon hapësirë për një manovër të gjerë fiskale, kërkohet mbështetje më e madhe nxitëse dhe lehtësuese për funksionimin më efikas të biznesit vendas dhe të huaj. Banka e Shqipërisë, nga ana e vet,m duhet të rritë fleksibilitetin e politikës monetare (të interesave) dhe asaj të kreditimit në ekonomi, pa humbur vigjilencën ndaj rritjes së kredive të këqija. Qeveria duhet të pranojë publikisht dhe në mënyrë transparente gjendjen problematike të ekonomisë dhe situatës reale të financave publike në vend, gjendjen e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

Doganat

“Çimentoja”, biznesi shprehet kundër „„„

K

TIRANE

anë paraqitur dje një reagim të për bashkët biznesmenët nga Kosova e Shqipëria, lidhur me bllokimin e hyrjes së çimentos shqiptare në Kosovë. Në një prononcim publik në Tiranë, kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, sëbashku me përfaqësuesin e importuesve kosovarë dhe atë të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, kanë deklaruar se “një taksë doganore prej 35 përqindësh për hyrjen në Kosovë do të çorientonte tregun, duke e zhbalancuar atë”. “Duam të kujtojmë se më shumë se 40 për qind e tregut të Kosovës mbulohet nga importi që bëhet më Shqipërinë. Për vitin 2011 nga Fushë-Kru-

ja janë importuar 175 mijë tonë çimento, me një xhiro prej 12 milionë eurosh. E gjithë kjo infrastrukturë e ngritur prej vitesh, por që ka marrë zhvillim të madh me ndërtimin e autostradës, është një proces zinxhir, që mban në këmbë rreth 200 kompani të Kosovës me më shumë se 1.000 të punësuar, e po ashtu në fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë me më shumë se 500 të punësuar. Një vendim me një taksë të tillë penalizuese dhe të çuditshme do të sillte një problem të madh edhe në dimensionin social“, janë shprehur ata. Biznesi nga Kosova e Shqipëria i bëri thirrje kryeministrit shqiptar të përdorë të gjithë mekanizmat për ndërhyrje në kohë, që kjo taksë të

mos aplikohet, duke kujtuar reagimin për heqjen e çmimit të referencës për produktin e patatet nga pala shqiptare. Ndërkohë, në Kuvendin e Kosovës deputeti Emin Gërbeshi nga Koalicioni për Kosovë të Re ka kërkuar madje dorëheqje të ministres Kusari-Lila. “I propozoj Qeverisë së Kosovës që të anulojë menjëherë këtë vendim të dëmshëm dhe të trajtojë prodhimet e Shqipërisë si prodhime vendore, sepse vetëm kështu ne do të lëmë retorikën false dhe do t’u kthehemi prodhimeve tona, ekonomisë dhe popullit tonë”. Ai ka shtuar se kjo taksë prodhon efekte negative duke rritur koston e ndërtimeve në një sektor që është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.


E premte, 15 qershor 2012

9

AKTUALITET

Ekstradohet në Itali Altin Hoxha, në janar u arratis nga burgu

K

a mbërritur dje në Itali i ekstraduari shqiptar Altin Hoxha , i cili u arrestua më 29 Mars në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane. Ai u arrestua në një aksion të përbashkët shqiptaro-italian mëngjesin 29 marsit në një fshat të vogël të Vlorës. Më herët në janar të këtij viti Altin Hoxha, ishte arratisur nga burgu Regina Coeli i Romës. I kërkuar me emrin Altin

Hoxha, me të cilin e njihte drejtësia italiane, në Vlorë ai u arrestua ndërsa përdorte identitetin Ali Sinan Islamaj, i lindur në fshatin Drashovicë të Rrethit Vlorë. Ai është cilësuar si person me rrezikshëmri të lartë në Itali, e për shkak të egërsisë dhe ftohtësisë me të cilën kryente vjedhjet. Në Itali, njihej si ‘burri me sytë e kullt’ për shkak të ngjyrës së syve. Në ngarkim të 29-

vjecarit, Gjykata e Penale e Romës kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia ka kryer më shumë se 50 grabitje me dhunë të vilave luksose në qytete të ndryshme të Italisë duke përdorur metoda të ashpra kundër pronarëve të tyre për të marrë sendet me vlerë si dhe veprate artit.

Maria dhe Kol Çukaj janë vrarë duke punuar tokën

Shkodër, vriten mbesa dhe gjyshi

Lajmi Vriten mbesa dhe gjyshi i saj në fshatin Kasnec të komunës Pult në Shkodër. Viktimat janë vrarë ndërsa po punonin tokën. Vrasësi është identifikuar dhe është shpallur në kërkim pasditen e djeshme. Dyshohet se vrasja ka lidhje me hasmërinë mes dy fiseve të të njëjtit fshat e nisur që prej vitit 2010.

„„„

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kasnec

TIRANE

HABJON HASANI

P

lumbat e kallashnikovit kanë lënë të vdekur dje një vajzë 17 vjeçare dhe gjyshin e saj 70 vjeçar në fshatin Kasnec të komunës Pult në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15 të pasdites së djeshme ndërsa Marie Çukaj dhe Kolë Çukaj ishin duke punuar tokën e tyre. kanë marrë jetën dje një vajze të re 17-vjeçare dhe gjyshit të saj. Motivi i ngjarjes së rëndë, që ndodhi në lagjen Kasnet të fshatit Kir të Dukagjinit, mendohet të jetë gjakmarrja. Policia bëri të ditur se Marie Çukaj vdiq menjëherë ndërsa Kol Çukaj, 70 vjeç, ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Dyshimi paraprak për gjakmarrje vjen nga një ngjarje e vitit 2010, kur Gjokë Çukaj ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ndoc Prroi. Policia e Shkodrës konfirmoi dje se ka identifikuar autorin e dyshuar. “Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kasnec i cili është një fshat në një terren shumë të thellë dhe viktimat janë transportuar me shumë vështirësi drejt spitalit. Distanca e fshatit nga qendrat e tjera të banuara ka bërë që edhe policia të mbërrijë me vonesë në vendngjarje por mund të konfirmojmë se është shpallur në kërkim një person si autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë”, thanë dje për Shqiptarja.com burime nga policia e Shkodrës.

HASMËRIA

Autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme mendohet se fshihet në rrethinat e fshatit Kasnec. Për këtë arsye Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka shtuar forcat policore në zonë dhe ka nisur kontrollet për zbulimin e autorit i cili paraprakisht dyshohet si një antar i fisit Prroi. Dy fiset kanë hyrë në hasmëri në korrikun e vitit 2010 kur sherri për një vijë uji

degradoi në vrasje. Vrasja e vitit 2010 ka ndodhur në lagjen “Kasnec” në fshatin malor të Kirit dhe viktima

Ndoc Prroi ishte baba i katër fëmijëve. Shkak i vrasjes ishte një konflikt i hershëm i viktimës me fqinjin e tij për sh-

kak të ujit që përdoret për vaditje. Sipas banorëve të këtij fshati, viktima, lindur e banues në këtë fshat, ka pasur konflikt me familjen Çukaj prej kohësh. Madje është mësuar se edhe ditën e ngjarjes kryefamiljari Çukaj dhe viktima janë zënë me njëri-tjetrin. Madje Ndoc Prroi është kanosur nga fqinji i tij çka ka bërë që ai të njoftojë policinë, duke u shprehur se rrezikonin ta vrisnin. Një gjë e tillë ka bërë që uniformat blu të mbërrinin në vendngjarje dhe të shoqëronin për në komisariat kryefamiljarin Çukaj. Por ky veprim nuk duket se i ka qetësuar gjakrat, pasi ndërsa ka parë se të atin ia kishin dërguar në qeli, 23-vjeçari Gjokë Çukaj, ka marrë një armë dhe ka qëlluar kundër fqinjit të tij Ndoc Prroi, duke e lënë të vdekur. Më pas ai është larguar nga vendngjarja, teksa një javë më vonë ai u vetëdorëzua dhe tani gjendet në burg.

KONFLIKTET

Fshati Kir në komunën e Pultit në Dukagjin është një fshat malor ku ka pak tokë, vetëm ajo rreth banesave dhe banorët e përdorin ujin për vaditje sipas radhës, pasi kanalet përkatëse mungojnë. Banorët e këtij fshati kanë hapur vetë kanale për ta marrë ujin nga lumi dhe përdorur për të ujitur tokat dhe shpesh kjo është bërë burim konfliktesh që kanë shkaktuar dhe vrasje. Një vit më parë, grindja për ujin solli vrasjen e 33-vjeçarit Zek Tonaj dhe plagosjen e babait të tij Ndue Tonaj, ngjarje kjo e ndodhur në qendrën e komunës Shalë në zonën e thellë malore të Dukagjinit në Shkodër, në fshatin Breg Lumi. Vrasja e djeshme është e shtata që ndodh në këtë zonë në 10 vitet e fundit si pasojë e konfliktit të banorëve për sigurimin e burimeve ujore për tokat.

Kontrabanda e ilaçeve

Në pranga katër persona „„„

TIRANE

S

kuadra e antikrimit financiar e pol icisë së Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e së mërkurës 2 biznesmenë dhe dy doganierë të cilët akuzohen për kontrabandë të medikamenteve shëndetësore. Kastriot Boriçi, pronar i një klinike private për kurimin e syve, Maksim Mulellari pronar i një rrjeti taksish në Tiranë, si dhe doganierët Rubin Shehu dhe Kostandin Stoja janë arrestuar në kuadër të operacionit policor “Medikamenti”. Policia ka sekuestruar rreth 15 mijë euro mall me medikamente mjekësore të ardhura nga Turqia. Hetuesit kanë filmuar dhe

kontaktet e biznesmenëve me doganierët në Rinas dhe lehtësimin që doganierët i kanë bërë kalimit të valixheve me

ilaçe në aeroport. Nga ana tjetër burime pranë grupit hetimor thonë se të njëjtët persona dyshohet se bashkëpunojnë prej dy vitesh në një skemë të kontrabandimit të ilaçeve nga Turqia nëpërmjet Rinasit, fakt i konfirmuar dhe nga lëvizjet e biznesmenëve në sistemin TIMS. Vlera e mallit të kapur është 15 mijë euro por hetuesit dyshojnë se xhiroja e ilaçeve të kontrabanduara nga të dyshuarit është disa fish më e madhe. Aksioni në fjalë u drejtua nga ekipi i Task Forcës në prokurorinë e Tiranës pas informacioneve të marra në rrugë operative mbi bashkëpunimin e biznesmenëve me doganierët për futjen në Shqipëri të ilaçeve kontrabandë.

FISIOMED OFRON SHERBIME FIZIOTERAPIE PROFESIONALE NE NJE AMBIENT KOMOD DHE MODERN. EKSPERIENCA PERENDIMORE DHE APARATURAT E GJENERATES SE FUNDIT JANE TASHME PRANE JUSH. BESOJANI SHENDETIN TUAJ FIZIOTERAPISE PROFESIONALE

Adresa: Rruga e Barrikadave 18/2; Galeria e Tiranes Ish Kinema 17 Nentori, Kat 3 Tel. +355 42 400 418 / Cel. +355 69 20 533 30; E-mail: info@fisiomedal.com / Web: www.fisiomedal.com

 Hernie diskale

 Bursitin

 Skoliozen

 Paralizat e ndryshme

 Enjtjen e krahut

 Celulitin

 Spondiloartrozat

 Tendinitin

 Traumat e gjurit

 Marrje mendsh

 Dhimbjen e nofulles

 Para dhe mbas lindjes

LAJME SHKURT Itali, rihetim për vrasjen e Mariana Markut

„

Pistë e re hetimi për vrasjen e 30- vjeçares Mariana Marku, e cili u gjet e pajetë një muaj më parë pranë shtëpisë së saj, në Avezzano, të Italisë. Ndërsa deri tani është menduar se vrasja e saj ishte aksident, prokuroria e Avezanos ka në dorë një pistë të re, atë të vrasjes për motive hakmarrjeje. Hetimet e deritanishme, të përqendruara kryesisht në tabulatet telefonike kanë sjellë disa prova të reja që implikojnë 4 shqiptarë në vrasjen e Marianës. Policia italiane dyshon se 4 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë, për të kryer vrasjen, pasi, siç thonë mediat italiane, kishte thyer kodin e nderit duke braktisur Shqipërinë, ku bashkëshorti ndodhet i arrestuar në qeli.

Tiranë, 2 aksidente me 3 të plagosur

„

Një aksident me pasojë 2 të plagosur ka ndodhur dje pasdite në Tiranë. Mesohet se një automjet dhe një motorr janë përplasur me njëri-tjetrin pranë shkollës ‘Vasil Shanto’. Si pasojë janë aksidentuar 2 personat që ndodheshin në motorrin e drejtuar nga i riu Elio Mata. Të dy personat, janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë pasditen e djeshme është shënuar një tjetër aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se shtetasi Ferti Qose 70 vjec, është plagosur nga një makinë teksa përpiqej të kalonte trafik ndarësen.

Korçë, pranga dy trafikantëve

„

“Transportuesi” u kodua operacioni i policisë së Korçës, gjatë të cilit u sekuestruar mbi 20 kg marijuanë dhe u prangosën dy poseduesit e drogës. Sipas policisë dy personat e arrestuar janë 34-vjeçari Sotiraq Demirazi, banues në lagjen 10 Korçë dhe 31vjeçari Ilir Orgocka, banues në lagjen 3 të qytetit të Korçës. Arrestimi i Ilir Orgockës dhe Sotiraq Demirazit u krye pasi të dy personat në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin sasi të konsiderueshme droge në qytetin e Korçës. Orgocka dhe Demirazi u kapën mat teksa shisnin drogën në lagjen nr. 9 të qytetit. Si provë materiale u kapën 20 kg e 290.4 gram drogë e llojit marijuanë, 3 aparate celularë, 1 automjet tip Benz me targa KO 2744 B dhe 1 automjet tip Audi A-6 me targa AA 200 CA.


10

E premte, 15 qershor 2012

OPINION

Koment

Një ndihmë për të pambrojturit NGA

IGLI TOTOZANI

vijon nga faqja 1 ...dhe në mënyrë të suksesshme, ashtu sikurse anëtarët e tjerë të shoqërisë. Ndihma juridike falas është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi për këtë kategori personash. Ajo ndihmon në zbatimin e një parimi tjetër të rëndësishëm: atë të të drejtës së qytetarëve për gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Shqipëria prej vitit 2008 ka një ligj “Për ndihmën juridike”, sipas të cilit kanë të drejtën për ndihmë juridike falas - (për ndjekjen e çeshtjeve penale, civile ose administrative) - individët që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, të cilët janë pjesë e programeve të mbrojtjes sociale apo plotësojnë kushtet për t’u përfshirë në to. Të drejtën për ndihmë juridike, sipas kushteve të përcaktuara

në ligj e kanë edhe të miturit apo viktimat e dhunës në familje, personat me aftësi të kufizuara, personat të cilët i përkasin minoriteteve apo një komuniteti të caktuar shoqëror. Gjate ketyre viteve jane bërë hapa ne drejtim te ngritjes se Komisionit Shteteror per Ndihmen Juridike, si autoriteti shteteror pergjegjes per zbatimin e politikave shteterore ne dhenien e kësaj ndihme juridike. Ky eshte edhe organi kolegjial me vendimarrjen e te cilit percaktohen grupet dhe individet te cilet perfitojne. Është për t’u përshëndetur edhe miratimi i akteve nenligjore ne zbatim te ligjit, nepermjet te cilave jane percaktuar rregullat per paraqitjen e aplikimit nga individet apo grupimet shoqerore qe kerkojne te perfitojne, rregullat e caktimit te avokateve, zyrave te avokatise dhe organizatave jofitimprurese te cilat do te ofrojne ndihmen juridike, masen e shperblimit te avokateve qe ofrojne ndihmen juridike etj. Kohët e fundit, shpeshherë pranë Avokatit të Popullit janë paraqitur ndër të tjera, edhe kërkesa që janë jashtë funksioneve apo kompetencave të parashikuara në legjislacionin që rregullon veprimtarinë tonë, kërkesa nga individë apo

grupe shoqërore, të cilët për shkak të pamundësisë financiare të ndjekjes së çështjes individualisht, apo edhe për kompleksitetin që ajo paraqet, kërkojnë që institucioni ynë t’i ndihmojë dhe asistojë në ndjekjen e procedurave administrative apo gjyqësore të tyre. Kërkesa te këtij lloji janë orientuar prej nesh për t’u drejtuar pranë autoritetit shtetëror përgjegjës, Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike. Përveç orientimit të aplikimit në Komision, një pjesë e mirë e këtyre kërkesave të qytetarëve i janë përcjelle edhe OJF-ve në vijim të bashkëpunimit që institucioni i AP ka vendosur këto muajt e fundit me to. U kemi kërkuar të ndihmojnë, këshillojnë apo edhe të asistojnë këta individë në nevojë. AP është maksimalisht i angazhuar për të garantuar zbatimin e parimeve kushtetuese të cituara më sipër, (sidomos garantimin e aksesit në drejtësi), por konstatojmë se edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 vjet nga miratimi i ligjit "Për Ndihmën Juridike", dhe ka patur zhvillime ne zbatim te tij, perseri ka çeshtje ne te cilat zbatimi i tij është duke u kryer me hapa të ngadalta. Ndër problematikat që institucioni ynë ka konstatuar, por bazuar edhe në shqetësim-

Brenda në pilulë

Pacient apo klient? NGA

ARDIANA ÇAPI

K

ush ishte? Një pacienti im! E pra nuk jam mjeke! Jam një farma ciste që konsideroj pancient çdo njeri që shërbehet në farmaci! Por në farmaci tashmë blihet shampo, krem, pastë dhëmbësh! Atëhere si duhet konsideruar personi që shërbehet ne farmaci? Mund t'ju duket një pyetje pa shumë rëndësi, por nëse duam që profesionit të farmacistit apo mjekut t'i japim një rol etik të qartë, ky është hapi i parë! Farmacia sot është (apo duhet të jetë), një shërbim për popullin! Dmth, në radhë të parë, nuk është ilaçi, as kremi, por KESHILLA! Nëse e shohim si të tillë, kemi të garntuar besimin e kujt hyn në të. Shumë nga ne (dhe mes tyre edhe mjekë) e mendojne farmacinë si vendin ku ekzekutohet receta dhe kaq!Natyrisht që është edhe kjo, por ti mjek i dashur, e di që shumë pacientë vijnë më parë tek farmacisti për një pyetje dhe pastaj jemi

pikërisht ne që i dërgojmë tek ti? Dhe këtu çalon gomari thotë populli! Ka nga ne farmacistët që ndihen "Zoti" të pagabueshëm e të padiskutueshëm….dhe më e keqja, tregtarë të mbaruar! Të shtrëngon gjoksi? Merr këtë ilaç, është perëndimor, tre herë në ditë pas buke, mbaron punë! GABIM i farmacistit tregëtar por edhe I pazientit në fjalë! Në farmaci, sic e thamë, kërkohet në radhë të parë këshilla!Farmacisti i ndershëm dhe i zoti, duhet të orientojë pazientin për të kuptuar nëse bëhet fjalë për dicka kalimtare, dhe këtu mund të japë dicka QË JEPET VETËM PA RECETË, ose ta këshillojë atë t'i drejtohet mjekut të familjes! Ti i dashur pacient, mos prano një kurë për të cilën nuk je i bindur, kërko gjithmonë një këshillë më parë, dhe nëse të mohoet, vëri kryqin asaj farmacie! Pyet për llojin e ilaçit që të propozohet, për dozën, efektet anësore; kontrollo skadencën dhe nëse ruhet në temperaturë ambjenti apo jo!....Natyrisht, nëse të gjitha këto, nuk i bën farmacisti juaj! Nëse i bën, mos e ndërroni më! Dhe diçka të fundit: shteti ka rregulluar më së miri anën fiskale të shitjes! 20% taksë tvsh për parailacet (pastë dhëmbësh, krem, pambuk etj)….në këtë rast, kemi një raport farmacist-klient! 10% taksë tvsh për barnat…..farmacist-pacient! Por e rëndësishme është që farmacisti T'JU FLASË MË PARË SE T'JU SHESË!

et e paraqituara nga aleatët në punën tonë (organizatat e shoqërisë civile), do të veçonim: 1 - Mendojmë se tashmë 3 vjet pas krijimit, Komisioni Shtetëror i Ndihmes Juridike duhet të ketë raste konkrete ndihme dhe suksesi në ofrimin e saj. Vlerësojmë se transparenca është një element shumë i rëndësishëm i parimit të qeverisjes së mire. 2 - Në kete kontekst, transparenca e veprimtarisë se Komisionit Shtetëror të Ndihmës Juridike lidhur me, vendimarrjen e tij për subjektet që ju miratohet dhënia e ndihmës ose jo, fondet e akorduara nga buxheti i shtetit per ofrimin e ndihmës juridike, kontratat e lidhura me avokatët dhe organizatat jofitimprurëse që do të ofrojnë shërbimin; është e rëndësishme. 3 - Trajtimin si raste me përparësi për dhënie ndihme juridike, te grupeve të tilla si, romët, personave me aftesi te kufizuara, fëmijet, gratë e dhunuara, personat përfitues të ndihmës ekonomike etj, si shtresat shumë më të varfra dhe me nivel të ulët arsimor në shoqëri, të cilat e kanë të pamundur qe vetë të realizojnë aksesin në drejtësi; 4 Lehtësimin e procedurave dhe të dokumentacionit që paraqitet për përfitimin e ndihmës juridike, duke shmangur shpenzimet e vetë individit, dhe ndoshta duke parashikuar marrjen e këtij informacioni në mënyrë zyrtare nga vetë Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike tek autoritetet shtetërore përgjegjëse. Mendojmë se procedurat dhe dokumentacioni kompleks, cenon aksesin por dhe venien e së drejtës në vend; 5 - Vendosjen e tarifave ligjore më të favorshme për shpenzimet gjyqësore gjatë dhënies së ndihmës juridike, për këtë kategori individësh apo grupimesh shoqërore; 6 - Krijimi i mundësisë për lista të hapura të avokatëve, me qëllim zgjedhjen nga vetë individi të avokatit që do t’i ofrojë ndihmën juridike dhe me tej kalimin e tyre per vendimarrje në Komision. Në këtë menyrë do të shmanget subjektivizmi dhe abuzivizmi në përzgjedhjen e ofruesve të ndihmës juridike; 7 - Monitorimi nga Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike i cilësisë së ndihmës juridike të ofruar nga Avokatët apo Organizatat Jofitimprurëse, si një element shumë i rëndësishëm për garantimin dhe dhënien e drejtësisë ndaj cilitdo që pretendon se i është shkelur ajo. Shqipëria synon të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane, të cilës duhet t’i bashkohet duke u përputhur me të jo vetëm institucionalisht por dhe me praktikën dhe legjislacionin e saj. Shoqëria shqiptare dhe ne të gjithë së bashku, duhet të tregojë se jemi një shoqëri që respekton parimin e barazisë para ligjit, të drejtat e

liritë themelore të njeriut, si dhe garantojmë të drejtën e individit për gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Të gjitha veprimet tona të përbashkëta duhet të kryhen duke patur në konsideratë, përputhsh-

mërinë me aktet ndërkombëtare të cilat Republika e Shqipërisë ka ratifikuar, e në mënyrë të veçantë detyrimet që ka vendi ynë gjatë procesit të integrimit europian.

*Avokat i Popullit

Ndër mejtime NGA

ARLINDA ÇAUSHOLLI

Sytë i kemi nga Shqipëria vijon nga faqja 1 ...për solemnitetin që shpërndan në ajër, për muzikën dhe për emocionin që të shkakton në deje... 50 mijë veta në këmbë tek e këndojnë njëzëri. Fjalë goje. E ndërsa po fillonte ndeshja Spanjë-Itali, dhe italianët po këndonin himnin e tyre me zë jo fort të intonuar apo spanjollët të tyrin pa zë, m'u kujtua himni ynë. Ose Himni i Flamurit. E dimë se Asdreni e shkroi si poemë më 1907, melodia u pat kompozuar nga rumuni Ciprian Porumbescu më 1880 - atëherë 26 vjeçar - dhe u pat kënduar për herë të parë po në Rumani në një koloni shqiptare. Ismail Qemali bashkë me ngritjen e flamurit më 1912, e ngriti edhe këtë këngë në piedestalin patriotik si himnin e shqiptarëve, që më pas do ta mësonte i madh dhe i vogël. Pra, himnin e kishim përpara shtetit të parë shqiptar. Himnit i kushtohej tjetër rëndësi edhe në vitet e diktaturës. Duke lënë mënjanë këtë të fundit, të gjithë e mbajmë mend përbetimin mëngjesor në oborret e shkollave para se të fillonte mësimi. Që atëherë, më ngjante me solemnitetin e një lloj faljeje apo lujtjeje. Ne fëmijëve na pëlqente të paktën. Ndiheshim të rëndësishëm. Në ditët e sotme, televizorin kam filluar ta mbaj si mobilje. Dëgjoj më së shumti muzikë në radio. Lajmet i lexoj nëpër gazeta apo në faqet e internetit... Informohem, ose më saktë dezinformohem. Lexoj edhe komentet e njerëzve. Dhe pataksem. Sa shumë shahemi. Pse duhet të shahem me një të panjohur që është shqiptar si dhe unë? Pse duhet të shahem edhe me një të njohur? Maksimumi mund të them atë që mendoj. Fyerjet dhe gjuha e shformuar e etikës krijojnë vetëm trishtim. Trishtim të vobektë. Pastaj...normal që do kujtohemi shumë rrallë për himnin. Sepse himni është krenari. Dhe krenaria për më të shumtët shqiptarë nuk quhet Shqipëri. Nuk është se po them ndonjë gjë të re në fakt... Po them vetëm se pështjellimin nuk na e sjell Shqipëria, pështjellimin e krijojmë ne vetë. Duke filluar nga politika për të cilën do të rezervoja vetëm faqe të bardha gazetash - të paktën për disa ditë - dhe deri tek një burrë i vogël me "Tuareg" të madh që më kishte zënë rrugën sot në mëngjes dhe më pa me inat kur ma hapi. Nuk kërkoi as falje. Njeri i trazuar mendova. Si shumica jonë. Si i flasim njëri-tjetrit është zanafilla.Të mirën e njohim dhe do të ishte e udhës të përpiqeshim për të. Të gjithë nga pak. Për hir të së shkuarës dhe për hir të së ardhmes. Për hir të historisë. Për hir të neve vetë. Për hir të fëmijëve. Për hir të emigrantëve që kanë ikur me kokën pas dhe ndjekin lajmet tona çdo ditë. Për hir të atyre që shëndeti i ka braktisur, por jo malli për të parë për të fundit herë vendlindjen...e për hir të atyre shqiptarëve pa jetë që priten në aeroport thuajse çdo ditë nga turma familjarësh në dhimbje. Himni i Flamurit ka moshë shekullore dhe do të jetojë për aq kohë sa do rrojë Shqipëria. Ne, këndonjësit e tij, jemi vetëm të përkohshëm. www.shqiptarja.com


E premte, 15 qershor 2012

11

AKTUALITET

Lajmërimi në Sarandë: Kërkoj grek me përvojë në hoteleri

N

uk janë të paktë grekët që punojnë në Shqipëri, por kriza e viteve të fundit ka bërë që shumë nga fqinjët tanë të hedhin sytë drejt Shqipërisë, e cila vitet e fundit ka një rritje të qëndrueshme ekonomike, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Emigrimi në këto kohë të vështira është një zgjidhje e mirë për fqinjët tanë, por Australia mbetet larg dhe polemikat me Gjermaninë i kanë vështirësuar gjërat. Ndaj dhe

tani që Shqipëria po "lulëzon" grekët kanë nisur të mendojnë atë që pak vite më parë do të ngjante si një shaka…., punësimin në Shqipëri. Nuk është e rastësishme që në jug të vendit, pronarët e hoteleve kërkojnë punonjës grekë, të specializuar në hoteleri-turizëm. Një lajmërim është vënë në vitrinën e një hoteli në Sarandë, një qytet që ndodhet fare afër Igumenicës dhe përballë ishullit të Korfuzit, ku kërkohet një

punonjës grek me njohuri në fushën e hoteleriturizmit. Natyrisht lajmërimi ka bërë xhiron e shumë rrjeteve sociale në Greqinë fqinje dhe është komentuar në mënyra të ndryshme. Ka nga ata që theksojnë se tashmë kjo anekdodë duhet besuar, ndërsa ata më pesimistët thonë se konkurenca për të përfituar një vend pune në Shqipëri do të jetë e madhe, pasi shqiptarët e kanë treguar se janë të zotë të bëjnë çdo lloj pune.

Gjykata e apelit në Shkodër dha dje vendimin

"Arrest shtëpie" për Kleves Mujën

Lajmi Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi dje masën "Arrest shtëpie" për kryetarin e komunës Rrethinat në Shkodër, Kleves Muja. Vendimi u dha dje në mungesë të të pandehurit Muja, i cili ndodhet në spital, pas plagosjes së rëndë që i bëri një i burgosur në burgun e Shën Kollit.

„„„

„ 92-vjeçarja vetëvaret në kasollen e bagëtive

Kryekomunari në koma pas plagosjes në burg Kleves Muja kryetar i komunës Rrethina të Shkodrës është shpallur person në kërkim nga autoritetet italiane në fillim të vitit 2010, kohë kur nisi operacioni ndërkombëtar "Shah Mat" i iniciuar nga prokuroria e Barit në Itali. Operacioni u shtri në pesë shtete, Itali, Serbi, Malin e Zi, Zvicër dhe Sh-

TIRANE

K

leves Muja është lënë në "arrest shtëpie" nga gjykata e Apelit në Shkodër. Vendimi është dhënë mesditën e djeshme nga Gjykata e Apelit ndërsa Muja përfaqësohej nga avokatët e tij pasi ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë si pasojë e atentatit që pësoi në burg ditë më parë, kur u godit me kaçavidë në qafë nga një tjetër i dënuar. Trupi gjykues i ka vlerësuar të drejta pretendimet e mbrojtjes ndërsa ka lënë në arrest shtëpie ishkreun e komunës Rrethinë që akuzohet për kryerjen e veprës penale të trafikimit ndërkombëtar në Itali. "Zero ditë burg' është masa e sigurisë që ka dhënë dje gjykata e Shkodrës për Kleves Mujën, kryetar i komunës Rrethina në Shkodër i kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Apeli i Shkodrës i cilësoi provat e paraqitura nga prokurori si të pamjaftueshme

LAJME SHKURT

Kleves Muja

dhe duke konsideruar pozitën e Mujës dhe statusin e tij si kryetar komune gjykata u shpreh se kërkesa për arrest me burg për të ishte e tepërt. Por ndonëse seanca gjyqësore është zhvilluar sikur Muja të gjykohej normalisht, ky i fundit po lufton me jetën në spitalin Ushtarak të Tiranës pas atentatit që pësoi në burg. Më datën 4 Qershor pak ditë pas arrestimit,

Muja është qëlluar me armë të ftohtë në dhomën e paraburgimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.30 në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ku Muja po vuante dënim prej 40 ditësh burg, dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Muja është qëlluar nga një i burgosur i quajtur Xheladin Kruja, i cili nga ana e tij po kryente dënimin në burg për dy vrasje.

personave të shpallur në kërkim ishte dhe Kleves Muja, të cilit autoritetet italiane i referoheshin me emrin Klevis. Përveç Mujës ishin dhe dy shqiptarë të tjerë të hetuar Gazmend Iljazi dhe Enver Karaj. Avokati i tij Ardian Visha është shprehur se atentati është shumë serioz dhe se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që atentatori të ketë qenë i porosipër një veprim të "Zero ditë burg' është masa e tur tillë. Nga ana tjetër sigurisë që ka dhënë dje Visha ka shpjeguar se në Itali që prej gjykata e Shkodrës për Kleves hetimet vitit 2010 kanë evoluar duke shtuar se Mujën, kryetar i komunës shumë prej akuzave të Rrethina në Shkodër ngritura nga prokuroria e Barit janë rrëzuar deri në Gjykatën e qipëri. Hetuesit mundën të Apelit në Itali. "Arrestimi për sekuestronin plot 84 kilogramë ekstradim i bërë pas dy vitesh kokainë të pastër të sapombër- bëhet në kushtet kur gjykata ka ritur nga Kolumbia. Plot 30 çliruar Mujën nga akuzat. Ëshpersona u arrestuan ndërsa 7 të tërësisht i paligjshëm dhe i të tjerë u shpallën në kërkim pajustifikuar", ka thënë Visha. ndërkombëtar për trafik ko- I njëjti avokat më datën 2 Qerkaine. Mes të arrestuarve ish- shor kërkoi në Gjykatën e Shin disa shtetas italianë të sta- kodrës që masa e arrestit të cionuar infrastrukturë në Bari, Mujës të ishte "Arrest në Shtëserbë, malazezë, shqiptarë dhe pi", por gjykata e hodhi poshtë një shtetas kolumbian. Mes kërkesën e tij.

Një 92-vjeçare nga Katundi i Ri në Durrës i ka dhënë fund jetës së saj. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se është gjetur e vetëvarur në kasollen e bagëtive të djalit të saj e moshuara Feride Shahini. Nga hetimet e kryerja rezultoi se shkak për vdekjen e feride Shahinit ish te vetëvrasja.

„ Kapet duke shitur drogë në qytet

Uniformat blu të qytetit të Shkodrës kapën mat një 28vjeçar, që shpërndante drogë në qytet. Mirsad Xhabir Pepaj, 28 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, rrethi Malësi e Madhe u arrestua të mërkurën nën akuzën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit marijuanë. Ai u kap teksa shpërndante drogë me një qese plastike, ku kishte futur një sasi lënde bimore me ngjyrë jeshile e tharë. Pas peshimit rezultuan 5 gramë marijuanë.

Trafikim i lëndëve narkotike, kapet në Kapshticë

„

Një 22 vjeçar me banim në Durrës është kthyer nga policia greke për t’iu dorëzuar autoriteteve shqiptare pasi ka rezultuar i shpallur në kërkim. I ndaluari u identifikua si Korrado Kujtim Katana i cili u ndalua në Kapshticë pasi rezultonte në kërkim pasi Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin të Vendimit Penal të Gjykatës për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikim i narkotikeve në bashkëpunim”.

Policia kap gratë

Ndalohen 100 punëtorët e hashashit në Lazarat „„„

TIRANE

P

eriudha e mbjelljes së hashashit në atë që quhet "perandori e jugut", Lazarati, është shndërruar në një treg punë për familjet e varfra dhe të ardhura të pamjaftueshme për të jetuar. Policia e Gjirokastrës, në një aksion i pari i këtij lloji, ka ndaluar mëngjesin e djeshëm rreth 7 furgona të cilët transportonin mbi 100 qytetarë drejt fshatit "rebel". Për banorët e Gjirokastrës, udhëtimi drejt Lazaratit çdo mëngjes është kthyer tashmë në rutinë të përditshme. Të kontaktuar me banorët e Lazaratit që mbjellin hashash në shesh të hapur dhe pa asnjë ndrojë nga ligji dhe policia, punëtorët

Fushat me kanabis në Lazarat

"hallexhinj", kryesisht gra "të armatosura" me mjete pune pasi marrin furgonët e linjës në dalje të qytetit të Gjirokastrës, nisen drejt fshatit ku shpenzojnë aty mbi dhjetë orë pune

në ditë në këmbim të 2000 mijë lekë të rinj që paguhen nga "pronarët" e lëndës narkotike. Policia e Gjirokatrës prej kohësh ishte vënë në dijeni të këtij fenomeni, por vendos të ndërhyjë vetëm dje në mëngjes. Mbi 100 persona "të punësuar" të kanabisit janë shoqëruar në policinë e jugut ku kanë dhënë shpjegime se pse dynden çdo ditë drejt Lazaratit, kush i punëson dhe sa i paguan. Sipas burimeve policore të cilave u referohet A1 Report, të 100 personave kryesisht gra, u është marrë deklaratë me shkrim se çfarë punë kryejnë në Lazarat dhe cilët janë punëdhënësit e tyre duke u vënë në dijeni se në rast shkelje të ligjit, do të penalizohen. Sipas zëdhënësit të

Policisë së Gjirokastrës Gentjan Mullai, edhe gjatë ditëve në vijim, do të intensifikohen ndjeshëm masat në drejtim të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike në fshatin Lazarat. Ndërhyrja e sotme e Policisë së Gjirokastrës, është e para e këtij lloji ndërkohë që transporti i dhjetëra personave përmes furgonëve të Lazaratit për në fshatin në fjalë, kryhet në mëngjes në zonën e poshtme të Gjirokastrës. Muajt Prill-Maj njihen si muajt e mbjelljes së bimës narkotike. Në Lazarat atë e ndesh kudo, në kopshtet e cdo shtëpie, në parcela të vetmuara dhe kudo. Në tetor të zotët e hashashit korrin atë që kanë mbjellë të punësuar-

it. Një punëtor shprehet se ato që shfrytëzohen për këtë lloj punë janë kryesisht gra për faktin se gropa ku mbillet lënda narkotike është e cekët, nuk kërkon shumë stërmundime, punë këto që mund të bëhen lehtësisht edhe nga gratë. "Mjafton të kesh pleh organik, një kazmë ose shat të vogël, farën e hashashit dhe një burim ujor dhe mbarërritja e kësaj bime është e sigurt: shprehet për A1Report një banor nga Lazarati. Sipas tij "fara e bimës sigurohet në tre muajt e parë pasi është mbjellë, kurse balta në parcelën që mbillet ndërrohet në cdo tre vjet" Dhe këtë teknologji fare të thjeshtë pas së cilës qëndrojnë të ardhura prej miliona lekësh e përballojnë fare thjeshtë edhe gratë.


12

E premte, 15 qershor 2012

SOCIALE INVALIDËT NË PROTESTA

TESTI I LETËRSISË

Personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar sërish, në lidhje me ndryshimet në ligjin për statusin e tyre. Prej disa ditësh shoqatat e para e tetraplegjikëve dhe të verbërve, janë njoftuar nga kompania CEZ, se duke filluar nga muaji maj dhe në vazhdim fatura e tyre e energjisë elektrike do të paguhet në vlerë të plotë. Personat me aftësi të kufizuar kanë kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi.

Rezultatet e testit të Letërsisë do të dalin pas dy ditësh. Korrigjimet kanë mbaruar dhe tashmë testet po i nënshtrohen procesit të dixhitalizimit. Ndonëse është ende herët për të folur për cilësi, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve Alfons Harizaj, tha se këtë vit rezultojnë më pak maturantë mbetës, por numri i saktë i tyre do të dihet vetëm pas hedhjes në kodin përkatës.

Bashkia: Do kalojë rruga e Elbasanit, bëhet me 6 korsi Lajmi Një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë, pjesë e parkut kombëtar të Liqenit të Tiranës, është prerë dhe rrafshuar krejtësisht. Bëhet fjalë për pjesën përballë fakultetit Filologjik, ku mësohet se drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, kanë nisur punën për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit, që do të bëhet me 6 korsi. „„„

Zgjerohet rruga, nën sharrë pemët te liqeni Ambientalistët: Zhdukën brenda natës 7500 m2

PYETJE PERGJIGJE

„ Çfarë ka ndodhur te parku i liqenit të Tiranës?

Ambientalistët kanë denoncuar dje se brenda një nate, është zhdukur një sipërfaqe e tërë me pemë dhjetra vjeçare, ndërsa dyshojnë se me këtë veprim i hapet rrugë edhe ndërtimit të një kompleksi rezidencial të ambasadës turke që do të prekë një sipërfaqe prej 7500 metra katrorë sipërfaqe brenda parkut Kombëtar të Liqenit të Tiranës.

„ Ku i mbështesin akuzat e tyre ambientalistët?

TIRANE

Ata pretendojnë se ky projekt është realizuar në fshehtësi dhe nuk ka kaluar në këshill bashkiak për diskutim, si dhe në vendin ku po kryhen punimet nuk ka asnjë tabelë që të tregojë se çfarë po ndodh, kush po i bën punimet.

ESMERALDA KETA

N

dërhyrja në sipërfaqen e parkut kombëtar të Liqenit është denoncuar një ditë më parë nga ambientalistët, të cilët dyshojnë se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për zgjerimin e rrugës, por për një projekt të madh që do ta kthejë këtë pjesë në shesh ndërtimi. Sazan Guri, njëri ndër ambientalistët më të njohur nuk i ka kursyer akuzat, duke thënë se pas kësaj asnjë plan rregullues të miratmasakre të nisur në këtë pjesë uar, as nga Këshilli Bashkiak të parkut të madh të Tiranës, as nga qeveria. Zoti Basha ka qëndron jo vetëm bashkia e ardhur në pushtet duke bërë Tiranës, por edhe vetë një thirrje: do shtojmë sipërKRRTRSH-ja, e cila duket se i faqet e gjelbërta të qytetit, dhe ka dhënë ok-in këtij projekti ky është hapi i parë. 7 mijë memakabër për gjelbërimin e Ti- tra 2 u hoqën brenda një nate ranës. "Nuk bëhet fjalë vetëm në Tiranë, hapi i dytë është se për këtë pjesë këtu, që siç e ambasada turke që do të marshikoni tashmë është rraf- rë 7 mijë metra të tjera, është shuar krejtësisht, po bëhet kampusi universitar që pritet fjalë për një sipërfaqe që do të prekë rreth 7500 metra katrorë dhe pak më Rruga e Elbasanit do të zgjerohet lart ambasada turke dhe do të bëhet me 6 korsi, por do të ndërtojë kompleksin e saj rezi- zgjerimi i saj do të bëhet në dencial. Këtu në këtë kurriz të parkut të Liqenit tokë ka projekte për t'u ndërtuar, projekte 5-12 katëshe. Për mua si ambientalist dhe të ndërtohet pas godinës së qytetar, shqetësim është pre- Inxhinierisë së Minierave, rja e pyllit" - ka deklaruar, Sa- është unaza, e cila qëllimisht zan Guri. Ata shtojnë se kjo u fut brenda parkut. Ne sot është një nga 10 projektet, të mund të themi që Tirana nuk pabëra publike, që pritet të e ka më Parkun e Liqenit", gllabërojnë një pjesë të kon- ka deklaruar Artan Shkreli. siderueshme të sipërfaqes së Menjëherë ka reaguar bashkia gjelbërt të parkut kombëtar të e Tiranës, e cila ka sqaruar se liqenit. Ndërkohë një tjetër punimet po bëhen për llogari em��r i njohur, i pozicionuar në të Drejtorisë së Përgjithshme mbrojtje të hapësirave të gjel- të rrugëve, për zgjerimin e bërta, Artan Shkreli, u kërkon Rrugës së Elbasanit. "Sa i përllogari institucioneve së përse ket deklaratave të bëra sot nga punimet nuk janë të shoqëru- disa ambientalistë, bëjmë me ara me tabelën e punimve. "Siç dije se, Drejtoria e Përgjithse shikoni këtu nuk ka asnjë hme e Rrugëve ka nisur punën tabelë. Është me detyrim lig- për zgjerimin e Rrugës së "Eljor të vendoset një tabelë se basanit", një arterie e rëndëçfarë do të bëhet këtu. Nuk ka sishme kombëtare. Kjo rrugë,

?

„ Po bashkia çfarë ka thënë?

Në foto: Pamje nga pjesa e pemëve të prera te parku i liqenit artificial të Tiranës

nga Fakulteti Ekonomik deri tek rrethrrotullimi i Saukut, me gjatësi 1.7 km, do të jetë me 6 korsi 2 x 8m me trafik ndarëse prej 1.5 m ku është parashikuar dhe gjelbërim si dhe me trotuarë në të dy anët e rrugës", - ka qenë ky njoftimi zyrtar i bashkisë së Tiranës. Sipas bashkisë zgjerimi i kësaj rruge do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të

ulë koston e lëvizshmërisë, do të ndikojë në reduktimin e ndotjes dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës banorëve të Tiranës. "Zgjerimi i rrugës diktoi nevojën e ndërhyrjes në këtë pjesë të parkut. Specialistë të Bashkisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ndërhyrja në park të jetë sa më e

fOTOLAJM Përgjigjet gallatë të studentëve shqiptarë

K

jo është fleta e testit e Brunildës, studente e Gju hë-Letërisë, e cila, siç duket edhe nga pyetjet, duhet të flasë për tiparet e poezisë së Lasgush Poradecit. Por si duket Brunilda, e cila nesër do të bëhet mësuese, është akoma me idenë "shkruaj kot dhe mbushe fletën plot, pasi pedagogu do të përtojë ta lexojë dhe do të vendosë një notë të mirë". Kështu ka vepruar edhe Brunilda. Ka shkruajtur fund e krye broçkulla, si për shembull: ha-ha-ha-po -po-po. Ec aty. Të bësh provim që s'të hyn në punë...Po flasim pak për tiparet e Lasgushit, që s'ia kam fare idenë. Di vetëm që ka qenë një poet inteligjent". Dhe kështu studentja e Letërsisë Brunilda e ka dorëzuar fletën e provimit, e bindur se do t'ia hedhë pedagogun dhe do të mund të marrë nj notë kaluese. Mjerë ata nxënës që do ta kenë mësuese apo kolege!

vogël. Përtej aludimin dhe lojës politike me këtë fakt, Bashkia e Tiranës garanton çdo qytetar se numri i pemëve të prera për t'i hapur rrugë realizimit të këtij projekti të rëndësishëm dhe me impakt në cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës do të dhjetëfishohet brenda këtij viti në ambiente të tjera të këtij parku", - deklaron bashkia.

Sipas bashkisë së Tiranës, këto janë akuza vetëm akuza politike, paasi në këtë vend kanë nisur punimet nga drejtoria e përgjithshme e rrugëve për zgjerimin e rrugës së Elbasanit, e cila do të bëhet me 6 korsi. Sipas saj çdo pemë e prerë do të zëvendësohet me të tjera brenda këtij parku të liqenit të Tiranës.


Intervista

Faqe 15

Luli Bitri: Partnere me aktorin e “Gomorra”

Okiana Mikeli

Shqiptarja që “gjunjëzoi” Vogue! NGA ESMERALDA KETA

K

a ikur nga Shqipëria në moshën 7-vjeçare me dy çmime të fituara në Tiranë për një kurs pikture, ndërsa sot është një stiliste në ekspansion në Itali. Vetëm 21 vjeç, Okiana Mikeli, ka krijuar tashmë një profil të saj unik dhe krejt të veçantë, profil i cili e ka ndihmuar që këtë verë të jetë një

Rrëfimi i parë për filmin e ri në krah të aktorit Salvatore Cantalupo Nr: 19 E premte, 15 qershor 2012

stiliste e angazhuar në sfilatën e Alta Moda që do të zhvillohet në muajin korrik, ndërsa në muajin mars, prestigjiozja “Vogue” e zgjodhi punën e saj si fituese. Bëhet fjalë për një stampë mode që do të përdoret nga stilistët e rinj gjatë gjithë kësaj vere të nxehtë në botën e modës. E dyzuar mes pikturës dhe dizajnit... Faqe 20

E-mail: fundjava@shqiptarja.com

Fundjava

Suplementi i së premtes te SHQIPTARJA.com

TRIPADVISOR PUBLIKON SONDAZHIN E TURISTEVE. BIE MITI I GREQISE. NGRIHET TURQIA DHE SPANJA.

25 PLAZHET ME TE MIRA TE BOTES! Nga Providenciales ne Havai, ja cilat janë destinacionet më të mira të pushimeve verore për vitin 2012 „„„

Luga e Argjendtë NGA

DHURATA THANASI

TIRANË

ROVENA RROZHANI

Qofte perimesh dhe brusketa salmoni

K

ur dielli jo vetëm shndrit, por edhe djeg e përvëlon, çdokujt i zgjon fort dëshirën për të gjetur freskinë në ujërta e planetit. Lumenj, liqene, dete dhe oqeane, të gjitha ia vlejnë për të programuar pushimet e vitit. Por mes qindra altenativave, për çdo vit spikasin më të bukurat, më të mirat, më të pastrat plazhe. Ndoshta jo kushdo mund të shkojë deri në ato vende që joshin me pamjet e tyre të jashtëzakonshme, por gjithnjë është mirë të dish cili do të ishte plazhi yt ideal. Këtë vit Tripadvisor, sajti i turistëve, ka bërë klasifikimin e tij, të bazuar nga sondazhi i vizitorëve. Dhe ka shpallur Traveller’s Choice Beaches Destinations Aëards 2012, -Plazhet më të mira 2012, të përzgjedhura nga

Faqe 18

udhëtarët e botës. MË TË MIRËT E BOTËS Janë 181 lokalitetet bregdetaret më të mira në mbarë botën dhe në 21 zona gjeografike të përfshira në klasifikimin e Tripadvisor. Plazhe të mrekullueshme me ujë të kristaltë dhe rërë të bardhë.…dhe sigurisht

shërbime. Të gjitha së bashku vlerësohen nga turistët. Dhe fituesi për herë të dytë i klasifikimi të Tripadvisor është … Providenciales. Plazhet e këtij ishulli në Karaibe janë mjaft të preferuarat nga familjarët dhe çiftet e reja që i zgjedhin si destinacione për muaj mjalti. Arsyeja

Kauza e re e Borëbardhës

është mospopullimi i tyre. Romanticizmin e këtij vendi e shton natyra dhe zbulimi i plot gjireve të vogla e të panjohura. Edhe vendi i dytë mbetet në Karaibe, këtë herë ishulli Aruba, më saktë plazhi Palm/Eagle Beach. Ai është mjaft i preferuar për sportet ujore dhe zhytje. Ishulli i

gjatë vetëm 20 milje mund të eskplorohet edhe me bicikletë. Nga Karaibet drejt Meksikës, ku Tulum është i rendituri në vendin e tretë. Ai përkufizohet si një relaksim dhe romancë në një kënd të lashtë të botës. Një përzierje e rrallë e arkeologjisë... Vijon në faqen 15

“Na t’birt e shekullit të ri” në Tiranë Faqe 16

Faqe 17


14

E premte, 15 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

T

ë paktën 10 kilometra larg qytetit të Fierit gjendet një nga thesaret e çmuara të kulturës dhe historisë shqiptare. Një vend ideal jo vetëm për tu vizituar nga besimtarët, por edhe nga ata që preferojnë udhëtimet dhe turizmin kulturor. Në një fundjavë pranvere ia vlen të vizitosh të vetmin manastir të banueshëm në Shqipëri. Ia vlen të kalosh kohën mes afreskeve të çmuara të vëllezërve Zografi, historisë dhe natyrës që rrethon Manastirin e Ardenicës, I vendosur në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë 237 metra mbi nivelin e detit. PAK HISTORI Shpesh I referuar si “Kështjella e Myzeqesë”, manastri i Ardenicës është bizantino-ortodoks dhe ka një sipërfaqe prej 2.500 metrash katrorë. Ai mban emrin e Marisë Hyjlindisë, mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike bujqësore. Manastiri përbëhet nga kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konakët, mulliri i vajit, furra, stalla, etj. Në qendër të tij ndodhet kisha “Lindja e Shën Mërisë” ku në

MANASTIRI i vetëm i banueshëm në Shqipëri ësthë një destinacion turistik dhe religjioz, i njohur për afresket e vëllezërve Zografi dhe natyrën e mrekullueshme

ARDENICA Perla e Hyjlindisë

Mes artit, natyrës, besimit dhe historisë

Pozicioni I kodrave të Ardenicës që gjenden në jug të Myzeqesë të jep mundësinë për të shijuar një panoramë të gjerë. Prej tyre mund të soditet Kruja, Mali i Dajti, Tomorri lartësinë 24 metra gjendet këmbana. Besohet se fillimet e tij datojnë rreth shekullit të X-të, që afërsisht është periudha kur kisha e Shën Triadhës, godina e parë e Manastirit, u ndërtua. Thuhet se kisha është ngritur mbi rrënojat e një tempulli pagan të ndërtuar për nder të perëndisë Artemida, prej nga mendohet se rrjedh edhe emri Ardenicë. Ndërsa themelet e këtij manastiri janë ndërtuar në vitin 1282 falë iniciativës së perandorit bizantin Andronico II Paleologo. Shumë pranë manastirit, vetëm një kilemetër larg, kalon degëzimi jugor i rrugës antike Egnatia, që lidhte Romën në Perëndim me Konstandinopojën në Lindje. Besohet se Gjergj Kastriot Skëndërbeu, Heroi Kombëtar Shqiptar, është martuar në kishën e Shën Triadhës, në Maj 1451.

AFRESKET E VËLLEZËRVE ZOGRAFI Kisha kryesore e Manastirit, Lindja e Shën Mërisë, u ndërtua në 1743, me fonde të kontribuara nga tregëtarët e Voskopojës. Ajo është kisha e vetme funksionale e Manastirit dhe njëkohësisht një ndër kishat më të bukura dhe më mahnitese në të gjithë Shqipërinë. Kisha është plotësisht e dekoruar me afreske të punuara prej dy vëllezërve, Kostandin dhe Thanas Zografi nga Korça si dhe një piktori lokal, Kostandin Shpataraku, nga rajoni i Shpatit, Elbasan. Ikonostasi i kësaj kishe është një prej ikonostaëve të ruajur më mirë në Shqipëri. Ai është i gdhendur në dru, i polikromuar me ar, dhe mban dy radhë ikonash të mëdha dhe të vogla. Zbukurimi i ikonostasit me ikona është realizuar në vitin 1744. Edhe altari është gd-

Drejt Ardenicës Nga Fieri ƒ Me Taksi: Udhëtimi do të zgjasë rreth 20 minuta dhe çmimi është 1500 lekë (shoferi do tju çojë drejt e në Manastir).

ƒ Me Furgon: udhëtimi do të zgjasë rreth 15-20 minuta dhe çmimi është 100 lekë për person (një drejtim).

Nga Kolonja ƒ Me Taksi: Stacioni i taksive ndodhet në pjesën perëndimore të Kolonjës, pranë rrugës së vjetër kombëtare, në të njëjtin vend si dhe stacioni i furgonit. Udhëtimi do të zgjasë rreth 5 minuta dhe çmimi është 200 lekë (një drejtim). Në Këmbë:

ƒ Udhëtimi zgjat rreth 30-40 minuta dhe është malore.

hendur gjatë të njëjtës periudhë. Shënimet mbi afresket dhe të gjitha shënimet e tjera në kishë janë në Greqishten e lashtë. Në kishë gjithashtu ruhet edhe froni i lashtë i

Kryepeshkopit, si dhe mbajtësi i shenjtë, ku ikona e zgjedhur për çdo ditë vendosej. Kisha ka edhe shumë vepra të tjera arti prej argjendi dhe metali. Kështu të gjithë

ata që kanë dëshirë të vizitojnë manastirin kanë mundësi të shijojnë edhe këto kryevepra shqiptare të artit religjioz. Ardenica është mjaft e njohur për bibliotekën e saj. Deri në vitin 1932, kur një zjarr I fuqishëm ra në këtë vend ekzistonte një koleksion i tërë me dorëshkrime, libra dhe objekte të tjera të vlefshme. Nga thesari i bibliotekës kanë mbetur fare pak gjëra: një libër i vjetër lutjesh në greqisht i shekullit të XVIII-të , një kopje e Biblës në dy gjuhë si dhe një koleksion i vogël fotografish të vjetra. TË VIZITOSH MANASTIRIN Për të vizituar manastirin duhet të keni parasysh orarin. Ai është i hapur çdo ditë 07:00-19:30. Nuk ju duhet të paguani biletë për të hyrë në manastir, por si në cdo vend tjetër religjioz dhurimet janë të mirëpritura. Duhet te respektoni një nga rregullat e manastirit sipas të cilës nuk lejohen veshjet e shkurtëra dhe të hapura. Në manastir mund të gjeni informacione të detajuara falë broshurave në shqip, anglisht, italisht dhe greqisht. Këtu ofrohen edhe ture të ndryshme rreth zonës, ndërsa për ata që adhurojnë suveniret janë vetëm fotografitë që mund të shkrepin gjatë qëndrimit në Ardenicë pasi pranë manastirit nuk shiten suvenire.Jashtë manastirit mund të shijohet natyra e mrekullueshme që e rrethon zonën. Pozicioni I kodrave të Ardenicës që gjenden në jug të Myzeqesë të jep mundësinë për të shijuar një panoramë të gjerë. Prej tyre mund të soditet Kruja, Mali i Dajti, Tomorri, deti Adriatik, laguna Karaavastasë dhe mallet e Labërisë. USHQIMI Në anën tjetër të kodrës, rreth 5-10 minuta në këmbë nga hyrja e manastirit, mund të gjeni disa restorante të cilat ofrojnë gatimet më të mira të zonës .

Akomodimi Hotel Fieri

Akomodim në qendër të Fierit Hotel Fieri është hoteli më i madh në qytetin e Fierit. Të gjitha dhomat janë të pajisura me Televizor, Kondicioner/ Ngrohje individuale dhe frigoriferë të vegjël. Hoteli ka një qendër konferencash, dhe është i përshtatshëm edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara. Restoranti shërben mëngjes, drekë dhe darkë. Çmimet e dhomave nga 70 euro. Tel:34 222394

Hotel GJELI

Akomodim për 3 mijë lekë Hoteli ndodhet pranë Stacionit të Trenit (autobusëve) në Fier dhe është rreth 300 m larg sheshit kryesor. Ai ka një total prej 15 dhomash të pajisura me të gjitha komoditetet Hoteli ka një restorant që është i hapur çdo ditë, 07:0016:00 që shërben mëngjes dhe drekë. Çmimi për një dhomë është 3000 lekë për natë. Tel: 34 221684

Hotel Shkelzeni

Kuzhinë tradite dhe të huaj Hotel Shkelzeni ndodhet ne qender te qytetit te Fierit. Eshte nje nder hotelet me te mira te Fierit.Hoteli ofron dhoma me akomodim teke, dhoma dyshe dhe dhoma treshe. Hoteli ka një restorant që është i hapur çdo ditë, 06:00-24:00 që shërben mëngjes, drekë dhe darkë me një menu të pasur tradicionale dhe të huaj. Çmimi për një dhomë është 45 euro për natë. Tel: 34 220731

Grand Park Hotel

Komoditet pranë Ardenicës Të gjitha dhomat e hotelit janë të pajisura me televizor, kondicioner/ngrohje individuale dhe frigoriferë të vegjël. Hoteli ka ambjente për konferenca dhe aktivitete të ndryshme. Restoranti ofron ushqime tradicionale shqiptare dhe është i hapur çdo ditë 08:0023:00. Hoteli ka dhoma teke dhe dyshe, 3000 lekë, për çdo lloj dhome, mëngjesi nuk është i përfshirë. Tel: 069 3253660


E premte, 15 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

TRIPADVISOR publikon sondazhin e turistëve. Bie miti i Greqisë. Ngrihet Turqia dhe Spanja. Nga Providenciales ne Havai, ja cilat janë destinacionet më të mira të pushimeve verore 2012

ROVENA RROZHANI

Klasifikimi

vijon nga faqja 13 ...i plazhit dhe fshatit ku nuk mungojnë masazhet tradicionale dhe trajtimet spa. Por nëse arrini të shkoni ndonjëherë atje, këshilla e turistëve është që moë humbni plazhet e mrekullueshëm e Jukatan. Plazhi i katërt është ai i Negril në Xhamaikë, ku ata që adhurojnë diellin mund të bëjnë banjo topless. Sigurisht natyra edhe në këtë plazh nuk i ka kursyer mrekullitë e saj. Jemi sërish në Karaibe! Vendi i pestë e kthen vëmendjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë plot 8 plazhe në klasifikimin e 25 plazheve më të bukura të botës. Më i miri mes tyre Saint Pete Beach në Florida. Po këtu spikasin Myami Beach, Daytona Beach dhe Fort Lauderdale, përkatësisht në vendin e 9të, 17 dhe 18-të. Ndërsa në Karolinën e Jugut mbretëron Myrtle Beach dhe në Virxhinia Virginia Beach. Havai? Destinacioni mit hyn në këtë klasifikim me dy plazhe, Honolulu dhe Lahaina, përkatësisht në vendin e 15-të dhe të 19-të. Në vendin e gjashtë është Borakaj në Filipine me disa plazhe të rekomanduara të cilat e përjetësojnë në klasifkimin e plazheve më të mira të botës. Ndërsa në vendin e shtatë renditet Kankun në Meksikë, I shquar për plazhet e artë dhe mundësi mjaft të mira për të gjitha llojet e pushimeve. Prej këtej mund të kalohet për në Tulum. Gjithashtu plazhe të tjera meksikane në klasifikim janë edhe Cabo San Lucas dhe Playa del Carmen. Punta Cana në Republikën Domenikane, është renditur në vendin e tetë dhe është një mundësi pushimi plot alternativa resortesh all inclusive. Mjaft i preferuar si nga turistët europianë ashtu edhe amerikanë. Dy plazhet e Kubës, Varadero dhe Cayo Coco janë gjithashtu ndër plazhet më të mira të botës, ndërsa në krah të tyre qëndrojnë edhe dy destinacione nga Egjipti. Dhe nga Karaibet në Detin e Kuq ku spikasin plazhet e Sharm El Sheikh, në vendin e 16-të dhe Marsa Alam ku mund të pushoni shumë pranë shkretëtirës arabike. Nuk mbetet pa u përfshirë edhe Brazili, me plazhet e Rio De Janeiros të renditura në vendin e 23-të. TURQIA MBRETËRESHA BEFASUESE E EUROPËS! Në klasifkimin botëror, Turqia, një nga destinacionet më popullore të shqiptarëve, është renditur me dy plazhe jo fort të njohura për ne. Kështu në vendin e 14 të klasikimit botëror, por në krye të plazheve më të mira europiane për këtë vit është Oludeniz, i cili është konsideruar nga një destinacionet më të pastra të rivierës turke. Gjithashtu Icmeler krijon mundësi mjaft të mira pushimi në natyrën e egër të gjireve që mund të eksplorohen nëpërmjet një udhëtimi me barkë. Edhe Antalia ku shkon pjesa dërrmuese e turistëve shqiptarë ka hyrë në listën europi-

15

Top 10 plazhet e Europës 1. Oludeniz, Turqi 2. Icmeler, Turqi 3. Puerto Alcudia Spanjë 4. Bournemouth, Britani e Madhe 5. Benidorm, Spanjë 6. Albufeira, Portugali 7. Antalya, Turqi 8. Playa del Ingles, Ishujt Canarie, Spanjë 9. Corralejo, Ishujt Canarie, Spanjë 10. Puerto Del Carmen, Ishujt Canarie, Spanjë

Oludeniz Oludeniz, është konsideruar si kartolina turke e të gjitha agjencive të huaja turistike që aplikojnë paketa në Turqi. Arsyeja? Plazhet e praruara dhe detin ngjyrë blu të thellë brenda një kornize të mrekullueshme malesh.

Në foto: Plazh në Providenciale (majtas) Laguna Blu në Oludeniz

VERE 2012 Ja 25 plazhet më të mira të botës!

Në klasifikim mungojnë vendet fqinje

Top 25 Plazhet e Botës 1. Providenciales, Turks e Caicos 2. Palm/Eagle Beach, Aruba 3. Tulum, Meksikë 4. Negril, Xhamaika 5. Saint Pete Beach, Stati-Uniti 6. Boracay, Filipine 7. Cancun, Meksikë 8. Punta Cana, Republika Domenikane 9. Miami/Miami Beach, SHBA 10. Varadero, Kubë 11. Myrtle Beach, SHBA 12. Playa del Carmen, Meksikë 13. Virginia Beach, SHBA 14. Oludeniz, Turqi 15. Honolulu, Haëaii, SHBA 16. Sharm El Sheikh, Egjipt 17. Daytona Beach, SHBA 18. Fort Lauderdale, SHBA 19. Lahaina, Haëaii, SHBA 20. Cayo Coco, Kubë 21. Marsa Alam, Egjipt 22. Cabo San Lucas, Meksikë 23. Rio de Janeiro, Brazil 24. Icmeler, Turqi 25. Puerto Alcudia, Spanjë

5 plazhet më të mira të Shqipërisë

N

donëse plazhet e Shqipërisë ashtu si dhe të fqinjëve të saj, shumë më të përparuar në fushën e turizmit, kanë mbetur jashtë këtij klasfikimi, nuk do të thotë se nuk janë të mira dhe të bukura. Në youtube, Fatmir mehmeti, një fan I turizmitn bën rekomandimin e tij të 5 plazheve më të mira në rivierën shqiptare, dhe deri më sot ka mbi 13 mije klikime për videon me imazhe të mrekullueshme bregdeti. Sipas Mehmetit, plazhet më të bukura janë në Dhërmiu, Jala, Ksamili , Paqyrat dhe Manastiri . Sigurisht qe guida nuk mund të konsiderohet si një guidë profesionale,por gjithsesi ia vlen të merret në konsideratë. E duke iu referuar sondazhit të Tripadvisor, Shqiptarja. Com ju font të merrni pjesë në sondazhin për të përcaktuar 5 plazhet më të bukura të vendit tonë. Fillmisht mund të votoni një nga alternativat e Mehmetit, por renditja mund të ndryshojë nga propozimet tuaja. Në foto: Një nga plazhet e Dhërmiut

ane por gjithsesi thuajse në fund të saj. Por nëse Turqia është kryedestinacioni i këtij viti, për nga renditja, Spanja është kryedestinacioni për nga larmia e plazheve. Nga 10 plazhet më të mira të kontinentit të vjetër, pesë prej tyre janë në Span-

Cilet janë pesë plazhet më të bukura të Shqipërisë?

jë. Më i miri mbetet Puerto Alcudia, i renditur në vendin e fundit të klasifkimit botëror, por në vendin e tretë në Europë. Ajo që bën çudi është fakti se plazhet e Italisë, Greqisë, Francës, apo Kroacisë nuk janë fare në listë.

ƒ Dhërmi ƒ Jala ƒ Ksamili ƒ Paqyrat ƒ Manastiri Votoni në adresën tonë të emailit: fundjava@shqiptarja.com


16

E premte, 15 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të shkosh në kinema?

HISTORIA e Borëbardhës në ekranin e madh, cfarë ka ndryshuar dhe kush është shpëtimtari i vërtetë i princeshës

“Snow White and the Huntsman” vijon projeksionet këtë fundjavë në kinema

Kauza e re e Borëbardhës

Protagonistë aktorët Kristen Stewart, Chris Hemsworth, Charlize Theron, Sam Claflin NGA ROVENA RROZHANI

T

eksa shikon se Hollivu di është mbështetur mbi përrallën e Borëbardhës mund të mendosh se është prodhuar edhe një tjetër blockbuster për të joshur publikun në kinema. Por kush pret që të shohë atë vajzën me fustanin e bardhë, të keqtrajtuar nga njerka, të mbrojtur nga xhuxhat dhe të shpëtuar nga puthja e princit, atë imazh të fiksuar prej vitesh nga një prodhim I Disneyt, duhet të përgatitet për disa ndryshime tek “Snow White and the Huntsman” . Së pari njerka e saj, në këtë film është mbretëresha Ravena, një grua të cilën nëna e saj në vogëli e lidhi me magjinë e më të bukurës, duke I dhuruar rininë e përjetshme, falë gjakut të dhjetëra vajzave të bukura. Ajo është simboli I të keqes, shkatërruese e shumë mbretërive, por edhe një femër që tashmë e ka kuptuar se bukuria dhe rinia nuk janë lumturia por detyrimi I saj. Por magjia vazhdon dhe kujtimet e një fëmijërie të pazakontë vetëm tregojnë disa caste plogështie të mbretëreshës të sjellë mjeshtërisht nga Charlize Theron. Çdo vajzë e bukur duhet të flijohet për të zhdukur rrudhat

SKEDA E FILMIT Titulli: Snow White and the Huntsman Regjia: Rupert Sanders Skenari: Evan Daugherty, John Lee Hancock, Hossein Amini Aktore: Kristen Stewart, Chris Hemsworth, Charlize Theron, Sam Claflin Gjinia: Aksion Aventurë, drama Kohëzgjatja: 127 min e saj, ndërsa Borëbardha do të jetë ajo që do të prishë magjinë. Gjahtari që në përrallën klasike e lë vajzën të lirë në

pyll, duke mashtruar mbretëreshën, në këtë film qëllon një luftëtar që vjen nga Chris Hemsëorth I “Thor”, Ai i kursen jetën dhe e mëson

Borëbardhën sesi të mbrohet në dyluftim. Ai do të jetë në çdo hap të princeshës. Princi (Sam Claflin )është vetëm një çunak që ruante lidhjet me Borëbardhën nga fëmijëria dhe është rikthyer në mbretërinë e saj për ta ndihmuar. Por a e dini? Nuk do ta zgjojë puthja e tij, Borëbardhën.Por le të ndalemi tek xhuxhat. Ata njerëz punëtorë e zemërmirë në fakt janë vetëm një bandë hajdutësh floriri, të cilët vetëm pas profecisë së babait të tyre, do të binden për të mos e vrarë Borëbardhën. Vetëm pas disa skenash, ata do të shndërrohen në xhuxha të mirë, që gjejnë një motiv për tu bërë heronj. Së fundi Borëbardha. Arratia e saj për të shpëtuar nga përndjekjet e njerëzve të mbretëreshës nuk është një arrati përralle, edhe pse bota ku ajo shkel është e mbushur sa me pyje magjike plot zana aq me përbindësha që thyhen nga vështrimi I saj. Borëbardha ka një kauzë të re. Ajo është kauza e njerëzve të mbretërisë së saj, që vuajnë nën mbretërimin e Ravenës, është kauza e vajzave dhe grave të bukura që për t’u mbrojtur nga mbretëresha kanë gërvishtur

faqet, duke shëmtuar fytyrën, është kauza e njerëzve të vuajtur, të vrarë, e të dërguar në luftë me dhunë. Borëbardha shndërrohet kështu në një heroinë, një shpresë për të ndryshuar, një dëshirë për t’I lënë vend jetës së shtypur nga diktatura e të keqes. Përtej brishtësisë klasike të përrallës, kjo Borëbardha moderne duhet të udhëheqë një ushtri dhe të përballet krejt e vetme me mbretëreshën deri në pikën e fundit të fuqisë, duke vënë në lëvizje zgjuarsinë për të ruajtur jetën që tashmë nuk është vetëm e saj, por e të gjithë njerëzve. Ajo duhet të ndalojë Mbitëkeqen që të pushtojë njerëzimin dhe në fund gjithçka njerëzit dhe natyra të marrin frymë lirisht. Si në përrallë, por kjo e Hollivudit ta shpeshton paksa frymëmarrjen, luan disi me ankthin e përgjumur nga ideja e një përralle që gjithsesi mbaron me fund të lumtur. Skena të tëra me aksion dhe fantazi, pezulli, aventurë dhe ndjenjë sjellin një film të këndshëm. Po aq sa edhe interpretimi I Kristen Stewart, ylli I Twilight që këtë herë i mban sytë të hapur plotësisht dhe përpiqet që me Borëbardhën të lërë pas Belën, njerëzoren e dashuruar pas vampirit.

Johnny Depp, Don Zhuani vampir J

ohnny Depp, në rolin e një vampiri, Eva Green një rolin e një shtrige dhe bashkë me ta edhe aktoret Michelle Pfeiffer, Helena Bonham Carter. Të gjithë nën drejtimin e regjisorit të njohur Tim Burton, për të sjellë një film ku horrori dhe humori qëndrojnë harmonikisht bashkë. Ky është “Dark Shadows”, filmi që shënon fundjavën e parë të projeksioneve në kinema. Një film ku përzihen gjinitë dhe botët e ndryshme, nga ajo gotike tek ultrapop duke përdorur romanticizmin si një tipar të veprave më të mira që Tim Burton ka realizuar. MALLKIMI MISTERIOZ Në vitin 1752, Joshua e Naomi Collins, së bashku me djalin e tyre Barnabas, largohen nga Liverpool, për të filluar një jetë në Amerikë. Por

edhe një oqean nuk mjafton për t’I shpëtuar një mallkimi misterioz. Pas dy dekadash Barnabas ka nën zotërimi e tij të gjithë qytetin e Collinsport. Ai është i pasur , i fuqishëm, plejboj ekspert derisa bën gabimin dhe thyen zemrën e Angelique Brouchard (Eva Green). Ajo është një shtrigë me gjithë kuptimin e fjalës, që e dënon me një fat më të keq se vdekja, duke e shndërruar në një vampire dhe duke e varrosur të gjallë. Dy shekuj më vonë, Barnabas del nga varri I tij dhe e gjen veten në botën e vitit. Duke u kthyer në Collinëood zbulon se prona e tij dikur në lulëzim ësthë rrënuar dhe e mbuluar nga sekrete misterioze. Ndërkohë trashëgimtarët e familjes së tij , janë plot probleme. Për t’i zgjidhur Elizabeth Collins Stoddard ka

punësuar një psikiatre, doktoreshën Julia Hoffman, të cilës do t’I duhet të merret me vëllain e Elizabeth Roger Collins, vajzën adoleshente Carolyn Stoddard dhe trashëgimtarin e vogël të fronit David Collins. Duke u bazuar në skenarin e Seth Grahame-Smith (autor i

“Krenari, paragjykim dhe Zombie”) si dhe në serinë televizive të Dan Curtis (1966-1971), Tim Burton realizon me një film vizualisht të pasur dhe plot shpirt. Horrorit dhe melodramës, Burton I shton një element tjetër që e ka bërë filmin të veçantë. Ësthë pikërisht humori i lehtë

dhe i qartë që karaktarizon përshtatjen e vampirit Barnabos me realitetin. DISA VLERËSIME MBI FILMIN “Një mjeshtëri e vërtetë me shkëlqime të një kinemaje të madhe”. Kështu është “Dark Shadoës”, 20 minutat e para të të cilit shpalosin një Tim Burton në kulmin e freskisë së tij, sidomos pas shumë të diskutueshmit “Alice in Ëonderland”. Ato batuta të para e presin spektatorin krahëhapur në një botë gotike ku kamera lëviz pa asnjë problem sa tek të gjallët tek të vdekurit. Estetikisht I përsosur filmi fillon me efekte speciale që ndërtojnë më së miri epokën, pa harruar asnjë presje. Johnny Depp I jep jetë një personazhi tepër energjik ndërsa Eva Green është shtriga më e bukur që është parë ndonjëherë në kinema.

PROGRAMET E KINEMASE NE FUNDJAVE KINEMA MILLENIUM Filmat në sallë “Snow White and the Huntsman” (Në të gjitha oraret) “Dark Shadows” (Në orën 18:00) Orari dhe Çmimet ora ora ora ora ora ora

Filmi 2D 10:30 – 300 13:00 – 300 15:30 – 500 18:00 – 500 20:30 – 500 23:00 – 500

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

ora ora ora ora ora ora

Filmi 3D 10:30 – 500 13:00 – 500 15:30 – 700 18:00 – 700 20:30 – 700 23:00 – 700

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

NE FUNDJAVE KINEMA IMPERIAL Filmat në salla “Snow White and the Huntsman” (Në të gjitha oraret) “Dark Shadows” (Në orën 18:30) Orari dhe Çmimet ora 13:00 – 500 lekë Qendra Kristal ora 18:00 - 500 lekë Qendra Kristal” ora 12:30 - 500 lekë AGIMI ora 17:30 - 500 lekë AGIMI ora 20:00 - 500 lekë AGIMI ora 22:00 - 500 lekë AGIMI

Historia e pamundur e dashurisë së mallkuar të con drejt romanticizmit e më pas kalohet tek fantazmat dhe misioni që duhet përmbushur. Burton arrin që të ruajë qetësinë dhe elegancën në këtë moment narrativ. Por filmi ka shumë nota humori teksa përshkruan përshtatjen e vështirë të një vampiri të viteve 700 me ditët e sotme. I pëlqyer është edhe rikthimi I Michelle Pfeiffer, hijeshia e të cilës kujton kohët kur Burton I dha rolin e Catëoman. Me pak fjalë flitet për një film zbavitës dhe interesant aspak për tu humbur.


E premte, 15 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të ndjekësh një spektakël? DHURATA HAMZAI

M

e shfaqjen “Na, të birtë e shekullit të ri”, Teatri Profesionist i Mitrovicës do të ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrin Kombëtar të Tiranës. Kjo është një shfaqje historike, sepse ka çelur dyert e mbyllura prej vitesh të Teatrit të Mitrovicës. Kështu tha dje në konferencën për shtyp drejtori i Teatrit të Mitrovicës, Mirsad Ferati, i cili do të luajë edhe rolin kryesor në shfaqje. Trupa e Teatrit Profesionist të Mitrovicës do të ngjis në skenë dramën e autorit Ridvan Dibra me të njëjtin titull, e cila ka qenë fituese e vendit të tretë në konkursin për Dramën Kombëtare “Katerina Josipi”, organizuar një vit më parë nga Teatri Kombëtar i Kosovës. Shkrimtarit të njohur shqiptar Ridvan Dibra i është akorduar një vlerë prej 1200 eurosh për çmimin në fjalë. Premiera e dramës “Na, të birtë e shekullit të ri” u dha para pak ditësh në qytetin e Mitrovicës. “Shfaqja e kësaj premiere nga teatri i Mitrovicës shënon edhe një ngjarje të rëndësishme në jetën dhe ecurinë e tij, shpalljen si teatër profesionist”, tha dje në konferencën për shtyp Mirsad Ferati, që u dha në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Në Mitrovicë kjo shfaqje ka pasur sukses dhe teatri u rikthye pas problemeve që patën me serbët “në një sallë të tejmbushur me publik të ardhur edhe qytetet e tjera të Kosovës që e kanë pritur me mjaft pëlqim dhe interes shfaqjen. Kam parë shumë duartrokitje nga

TEATRI KOMBËTAR shfaq dramën e Ridvan Dibrës ndërsa në Metropol vijon komedia “Të cmendur pas parave”

Mitrovica sjell “Na t’birt e shekullit të ri” të Ridvan Dibrës

JETA ARTISTIKE

Zoti Egoizëm shfaqet sonte në Tiranë!

15-16-17 QERSHOR

Hipokrizia dhe ambicja tema e dramës Historia Personazhi kryesor është një regjisor shqiptar që i jepet rasti të shkojë nëpër botë me shfaqje, por problemet i ka bazike sepse sepse i përkushtohet punës në teatër dhe nuk ka pasur kohë të krijojë familje. Edhe gruaja me ambiciet e saj jepet pas karrierës dhe do të konkurrojë jashtë shtetit. Nuk dëshiron që të mbajë familjen dhe të ketë fëmijë. Mirëpo, kjo familje ndërtohet një ditë duke marrë jetën e vjehrrit të zonjës. Spektatorit i mbetet që të nënkuptojë vrasjen, e cila nuk jepet në skenë.

publiku kur u dha kjo shfaqje në Mitrovicë dhe meqenëse të gjithë ne jemi shqiptarë, mendova se ia vlen ta prezantojmë edhe në Shqipëri këtë dramë duke dashur të kemi të njëjtin sukses”, tha Ferati. Shfaqja është ngjitur në skenë nga regjisori Ben Apolloni dhe është realizuar nga loja e ak-

torëve të rinj Leonora Hasani e Mirsad Ferati. Kjo dramë me tre aktorë, e cila pasi është dhënë në disa qytete të Kosovës dhe në Teatrin Kombëtar të Prishtinës ka projektuar një turne shfaqjesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Pas shfaqjes nesër në Tiranë, ata dëshirojnë ta shfaqin pre-

mierën e tyre dhe në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, në festivalin Bylis të Fierit, etj. Në teatrin e Mitrovicës kemi pasur teatër dhe artistë të mëdhenj, por deri në deri në vitin 2011 nuk kemi pasur një teatër të qytetit dhe ky teatër ka nisur kthimin me

autorin Ridvan Dibra. Mirsad Ferati rrëfeu edhe se çfarë do të luhet në skenë: “Është një regjisor shqiptar është pas një kohe të gjatë i jepet rasti të shkojë nëpër botë me shfaqje, megjithatë problemet i ka bazike dhe ka harrur familjen e gjithçka, sepse i përkushtohet punës në teatër. Ai nuk ka pasur kohë të krijojë familje. Edhe gruaja me ambiciet e saj e dhënë pas karrierës do të konkurrojë jashtë deri në Francë dhe derisa burri nuk ka pasur kohë të krijojë familje, edhe gruaja i përkushtohet karrierës dhe nuk dëshiron që të bëjë familje dhe të ketë fëmijë. Vjehrri i zonjës është i sëmurë dhe në koma, ku këta të dy arrijnë të thurin një marrëveshje për të krijuar një familje të re. Mirëpo kjo familje ndërtohet duke marrë jetën e plakut. Ka një fund fatal, tragjik, ku nuk ndodh vrasja në skenë, por i lihet spektatorit që të nënkuptojë vrasjen”. “Shfaqja jonë në Shkodër është për spektatorët shkodranë, por edhe për nderuar profesor Ridvan Dibrën, si bir të Shkodrës”, tha drejtori i Teatrit Profesionist të Mitrovicës, Mirsad Ferati.

Komedia

“Të çmendur pas parave” vijon në Metropol Ç

farë ndodh në një familje të thjeshtë kur në mes hyn paraja? Dhe nuk janë pak, por plot 750 mijë paund… Në kohët tona kur paraja lakohet aq shumë, nuk është e vështirë të imagjinohet se cfarë ndodh në një rast të tillë. Por ky është version shqiptar, ai i përditshmi i historive të dëgjuara lart e poshtë në kafenetë e qytetit. Ndaj Ia vlen të shihni një version më të sofistikuar artistiskisht si ai i që ofrohet në Teatrin e Metropolit gjatë kësaj fundjave. Dilema që paraja hedh mes njerëzve trajtohet nga dramaturgu an-

17

glez, Raj Kuni i cili duhet thënë se ka ngritur një komedi farsë, të suksesshme tashmë në të gjithë botën. Komedia e titulluar “Të çmendur pas parave” nis ngjarjet me ditëlindjen e, Henri Perkins (Devis Muka). Ky niset për në shtëpi ku e pret gruaja e tij, Xhini. Në tren, pa e kuptuar, ka marrë valixhen e gabuar. Teksa kërkon të marrë shallin dhe dorezat, brenda gjen 750 mijë paund! Si njeri, d.m.th, mëkatar, nuk i shkon në mendje të kthehet pas. Vrapon në shtëpi t’i tregojë gjithçka Xhinit. Prej këtij çasti

asgjë nuk është më si më parë. Në lojë futen dy miqtë e tij, Beti dhe Viki, të cilët janë të dashuruar me paratë, dy detektivë, një prej të cilëve lehtësisht i korruptueshëm, një taksist i gatshëm të bëjë gjithçka për valixhen, një “Mjeshtër” që i vë të gjithë përpara grykës së pistoletës. Kjo histori që të fton të argëtohesh por edhe të mendosh është marrë nga regjisorja Elma Dorezi e cila ka angazhuar një kast aktorësh po aq të rinj sa ajo. Historia e dilemës rreth parave vijon të shfaqet edhe gjatë kësaj fundjave.

Galeria kombëtare e arteve “Made in Britain” Ekspozitë 110 vepra të artit bashkëkohor britanik në një ekspozitë. 29 autorët që vijnë para publikut shqiptar (shumica për herë të parë) janë ndër më të njohurit e më të rëndësishmit e dhjetëvjeçarëve të fundit në skenën e artit pamor. Ora: 10.00-18.00 Cmimi: 200 leke

15-16-17 QERSHOR Teatri Kombëtar “Na t’birt e shekullit te ri” Autor:Ridvan Dibra Regjia: Ben Apolloni Aktorë: Leonora Hasani e Mirsad Ferati Ora: 20.00 Cmimi: 300 leke Një çift në krizë marrëdhëniesh e identiteti; një plak i sëmurë mes tyre; ndërgjegje të trazuara e që për “Zot” kanë veç egoizmin vetjak; raporte të paqëndrueshme e cinike me vlerat, me të kaluarën e të tashmen

15-16-17 QERSHOR Teatri i Metropolit “Te cmendur pas parave” Autor: Ray Coonay Regjia: Elma Dorezi Aktore: Jonida Vokshi ,Devis Muka Ora:19.00 Cmimi: 500 leke Në tren, Henri Perkins gjen një valixhe me para, të cilën vendos ta mbajë. Në lojë futen dy miqtë e tij, Beti dhe Viki, të cilët janë të dashuruar me paratë, dy detektivë, një prej të cilëve lehtësisht i korruptueshëm.

16 QERSHOR Teatri i Metropolit “Pema e Çokollatave” Regjia: Suela Xhonuzit Aktorë: Suela Xhonuzi, Medi Gurra Ora: 10:30 Hyrja: Falas Dy fëmijë Sindi dhe Juli dhe një pemë magjike ... Një pemë e lashtë dhe mjaft e ditur, e cila di të flas gjuhën e njerëzve. Organizon kuice dhe lojëra argëtuese dhe fal cokollata.


18

E premte, 15 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? Luga e argjendtë

DY RECETA të thjeshta por tepër të shijshme për raste festash mes miqsh. Si dhe këshilla për të menaxhuar më mirë paratë tuaja PROGRAMACIONET E FILM TV

Receta nga Dhurata Thanasi

SOT

Qofte perimesh e brusketa salmoni me domate

P

ërshëndetje të dashur miq të Lugës së Argjendtë! Për këtë javë kam zgjedhur për ju dy receta të thjeshta, të bukura dhe pse jo ekonomike. Ato mund të përgatiten shumë shpejt dhe me pak mundim e mund të serviren mjaft mirë në tryeza festash. Kush nuk do të cuditej nga qoftet me zarzavate dhe brusketat e salmonit me domate qershi? Qoftet mund t’i përgatisni edhe kur shihni se zarzavetet e gatuara kanë mbetur pa u konsumuar, ndërsa brusketat me domate qershi dhe ullinj të zinj dalin të të mrekullueshme jo vetëm për “gojën dhe stomakun”, por edhe për syrin. Unë i bëj shpesh gjatë stinës se verës, pasi janë shumë të thjeshta, të lehta dhe një ushqim që mbahet lehtë në dorë, pa përdorur thika e pirunj. Mbi të gjitha do të bëni një përshtypje të mrekullueshme tek miqtë në raste barbekjush apo festash. Gatim të këndshëm! PËRGATITJA Pasi keni zierë të gjitha zarzavatet, merrni fillimisht patatet dhe shtypini në një shtypëse sikur t’i gatuani për pure. Merrni zarzavatet e tjera dhe pritini me një thikë në copëza shumë të vogla, por mos i shtypni, vetëm hidhini në masën e patateve të shtypura. Shtoni hudhrën e shtypur, majdanozin, djathin kaçkavall, kripën dhe piperin e zi, sipas dëshirës, arrën e moskatit dhe vezët duke i trazuar dalëngadalë derisa masa të rezultojë e lidhur mirë. Ngrohni furrën në temperaturën 180 gradë celcius dhe shtroni një letër furre (kalk) në tavë. Formoni toptha të vegjël me masën e qofteve (sipas dëshirës), dhe lyejini

TOPCHANNEL 20:00 Emisioni “Fiks Fare” 20:50 “Dy botë më vete” Film

KLAN 20:10 Provat e krimit pj 17 21:00 Emisioni “Zonë e lirë”

DETAJ

VIZION+ 19:55 “Jetë e dyfishtë” pj.114

Përbërësit: 1 thelb hudhër, 2 karrota, 300gr bathë, 250 gr patate, 2 vezë, 1 presh, 2 kunguj mesatarë, 2 vezë, 100 gr djath kackavall, kripë , piper, arrë moskati, 2 lugë çaji majdanoz i grirë Për pjekjen: 1 e bardhë veze, bukë e thekur e thërmuar Për përgatitjen e qofteve nevojiten disa zarzavate të ziera më parë, ose të mbetura nga ndonjë gjellë e gatuar më parë apo sallata të ndryshme. Ndryshe mund t’i përgatisim dhe me zarzavate të freskëta.

21:00 Emisioni “Debat”

DIGITALB 21:15 “Dashuri e çmëndur” Dramë 21:30 “Martohu me mua” Komedi

fillimisht në të bardhën e vezës dhe më pas në buken e thekur të grirë. Vedosini në tavë dhe futini të piqen në furrë për rreth 25-30 minuta. BRUSKETA ME DOMATE QERSHI, SALMON TË TYMOSUR DHE ULLINJ Përbërësit: 1-2 Bukë e tipit Bagette (e gjatë dhe e hollë) 200 gr salmon i tymosur 200 gr domate Qershi Ullinj, Djath Filadelfia ose salce kosi Piper, Majdanoz Përgatitja: Priteni në feta të holla mesatare bukën Bagette, lyejeni me djath Filadelfia ose salcë kosi, vendosni nga një copë salmon përsipër, pak fletë majdanozi, mbi të një gjysmë domateje qershi dhe anash domates ullirin e zi, duke krijuar kështu një Nuse Pashke. Për të dhënë vërtetë idenë e Nuse Pashkës, shponi ullirin e zi me një kruajtëse dhëmbësh në dy vende dhe lyejini vrimat me salcë kosi që të duken si sy, ndërsa grini pak piper të zi mbi domatet qershi.

E SHTUNË

Këshilla “pa lekë”

Detergjent nga portokalli

S

ot shumëkush përballet me krizën financiare që ka mbërthyer gjithë botën e po ashtu dhe me problematikat që sjell ndotja e ambjentit ku jetojmë. Pikërisht për t’u ardhur në ndihmë me ide dhe praktika “xhepit” dhe mbi të gjitha ambjentit, Luga e Argjendtë kësaj radhe ju ofron përgatitjen e një pastruesi dhe higjenuesi për shtëpitë tuaja. A konsumoni agrume? Me siguri që po! Merrini lëkurat e portokalleve dhe vendosini në një kavanoz me grykë të gjerë. Mbusheni deri në grykë dhe së fundmi shtoni uthull deri në fund. Mbylleni kapakun e kavanozit mirë dhe lereni për gati 10 ditë. Mëpas kullojeni dhe hidhëni në një shishe plastike. Përdoreni për të pastruar dyshemetë, apo larjen e çdolloj sipërfaqeje në kuzhinat tuaja. I thjeshtë në pergatitje, i lirë dhe me aromë të mrekullueshme.

KLAN 20:05 “Prova e krimit” pj 18 20:50 “Ezel” pj 101, 102

VIZION+ 20:00 “Mos e beso po deshe” 21:00 Vjedhje italiane Film

DIGITALB 21:00 “Djali i askujt” Hits 21:10 “Qendra tregtare”Triller

E DIEL TOPCHANNEL

21:00 “Pa falje” Film

Vjen “Kaini” i Jose Saramagos osé Saramago, shkrim tari i famshëm portugez vjen me romanin “Kaini” i cili tregon luftën mijëravjeçare midis njeriut dhe Zotit, midis krijuesit dhe krijesës së tij. Në qoftë se në të kaluarën fituesi i çmimit Nobel (1998) dha versionin e tij të Dhiatës së Re, tani vihet përballë Dhiatës së Vjetër. Dhe për ta bërë këtë, zgjedh personazhin më negativ, personifikimin biblik të së keqes, të atij që vrau vëllain e vet:

19:45 Emisioni “Pop Channel” 20:45 “Delirium” Cirku u diellit

20:05 “Exclusive” Dokumentar

Libri

J

TOPCHANNEL

Kainin. Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar kështu vrasjen e Abelit. I dëbuar dhe i dënuar me një jetë endacake, Kaini

niset drejt aventurës në hapësirën dhe kohën biblike. Dashnor i Lilithit të panginjur, ai herë është dëshmitar e herë protagonist i ngjarjeve kundër të cilave ngre krye. “Kaini” është shkruar njëzet vjet pas “Ungjilli sipas Jezu Krishtit”, José Saramago i kthehet përsëri trajtimit të fesë me një prozë të përsosur për nga stili dhe për nga ironia. Ka edhe një arsye të mirë për të qenë të sigurtë se keni në dorë një Saramago që ia vlen në shqip. Përkthimi mban autorësinë e shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur Nasi Lera.

KLAN 20:10 “Anatomia e Greit” pj.110 Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651

21:00 “Maratona e këngës”

VIZION+ 19:45 “Dancing with the stars” forum 20:45 “Sketch show”

DIGITALB 21:00 “Magjia e dashurisë” Hits 23:00 “Rollerball” Aksion


E premte, 15 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

FILMI më i ri i aktores shqiptare, që tani pas suksesit në teatër ka filluar të zbulojë kënaqësitë e kinemasë. Rrëfimi i parë për Alinën

Personazhi i javës ROVENA RROZHANI

L

uli Bitri ka pasur një vit të mbarë. Fati vijon ta përkëd helë, sepse sapo ka mbaruar xhirimet e një filmi që pritet të dalë në kinematë italiane këtë vjeshtë. Pas rolit të saj tek “Aministia”, të shfaqur në Itali gjatë ditëve të filmit shqiptar, aktorja që ndan jetën e saj artistike mes Tiranës dhe Romës, i ka dhënë mish e shpirt Alinës, një vajze rome protagoniste e filmit “Dimmi che destino avro” të regjisorit Peter Marcias. Ajo interpreton në krah të njërit prej aktorëve kryesorë të filmit “Gomorra”, Salvatore Cantalupos. Nga ana tjetër e detit, Bitri rrëfen për herë të parë dicka më shumë rreth filmit të saj të ri. Por jo vetëm “Amnistia”, filmi ku interpretoni u shfaq në Itali. Pas një xhiroje të gjatë me projeksione në festivale të ndryshme çfarë vlere ka për ju ky projeksion? Ky event është shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua si aktore që jetoj aty, por për të gjithë kineastët dhe artistët shqiptarë. Fatkeqësisht filmat shqiptarë nuk distribuohen në Itali dhe kjo ishte një mundësi për të prezantuar kinemanë tonë. Unë isha prezent në shfaqjen e të gjithë filmave dhe do thoja që ka pasur shumë interes. Sallat kanë qenë plot me spektatorë në çdo projeksion dhe ka pasur debat pas çdo filmi. Ishin prezent personalitete të kinemasë italiane si Gianni Amelio, Giuliano Montaldo, Micchele Placido etj. Këto takime krijojnë mundësi njohjeje dhe bashkëpunimi. Viti i kaluar ishte mjaft i mbarë në çmime: tre fitore dhe një kandidim. Si e vlerësoni deri tani këtë vit dhe çfarë prisni në gjysmën tjetër të vitit. Vitin e kaluar jam ndier e përkëdhelur nga fati. E para, që mu dha mundësia të punoj në këto projekte të suksesshme dhe pastaj që punova mjaftueshëm për të rikuperuar vitet që lashë bosh nga ikja ime në Itali. Bëra të njëjtën punë si me çdo rol tjetër, por mesa duket ishte momenti im. Edhe ky vit (2012) duket se ka nisur mirë. Para dy muajsh mbarova xhirimet e një filmi me produksion dhe regjisor italian, i cili pritet të dalë në kinematë italiane në vjeshtë dhe po ashtu në kinematë spanjolle .Titullohet “Më thuaj ç’fat do të kem”, ose italisht “Dimmi che destino avro”. Interpretoja rolin e protagonistes Alina, përkrah njërit prej aktorëve kryesorë të filmit “Gomorra”, Salvatore Cantalupos, me regjisor Peter Marcias. Për pjesën tjetër të vitit, nuk kam asgjë konkrete, por jam gjithsesi në pritje të përgjigjeve nga disa casting. Si u ndjetë në krah të partnerëve dhe stafit të huaj, ku duhet të interpretonit në gjuhë të huaj? Fakti që luanit në rolin e protagonistes ishte në favorin tuaj? Në fillim të çdo pune ka pak tension, sepse bëhesh pjesë e një grupi

Në foto: Luli Bitri dhe Salvatore Cantalupo në sheshxhirimin e filmit "Dimmi che destino avro" me regji të Peter Marcias Foto nga Alberto Lopez Palacios

Luli Bitri: Partnere me aktorin e “Gomorra” Filmi me regji të Peter Marcias “Veshja t’i përshtatet njeriut”

L

uli Bitri e ruan akoma pasioni për modën. Nuk e quan veten stiliste ndonëse puna e saj si rrobaqepëse para se të bëhej aktore ka pasur brenda pasionin. Aktualisht atelieri i saj menaxhohet nga e ëma, meqë aktorja nuk ka shumë kohë të lirë. “Do i isha përkushtuar me shumë kënaqësi në qoftë se nuk do të kisha zbuluar aktrimin, por tani nuk kam kohë. Më pëlqen të krijoj, kur jam e lirë, por jo mjaftueshëm sa për t’ju dedikuar totalisht” thotë Luli. Megjithatë ne i kërkuam një mendim asaj për tendencat e kësaj vere dhe konceptin e saj për veshjen: “Mendoj se tendencat duhet jenë të bazuara te komoditeti i çdonjërit. I veshur mirë apo keq, rëndësi ka që veshja t’i shërbejë personit dhe jo personi t’i rrijë drejt veshjes. Preferoj dikë me një veshje të shkujdesur sesa një përkujdes qesharak.

Aktorja Luli Bitri. Foto Alberto Lopez Palacios

pune që nuk e njeh. Në rastin tim, tensioni i vërtetë ishte gjuha e huaj. Edhe pse roli ishte i një të huaje me origjinë rome dhe jo një italianeje, dëshiroja të bëja maksimumin tim‘. Përsa i përket partnerëve dhe ai më kryesori me të cilën pata pjesën më të madhe të skenave Salvatore Cantalupo u tregua gjithmonë i gatshëm të më ndihmonte. Qoftë përsa i përket gjuhës, qoftë edhe për pretendimet e mia për të përsëritur dublat për të bërë më të mirën. Diçka rreth subjektit të filmit dhe diçka më tepër për per-

19

sonazhin tënd...? Filmi trajton një temë sociale shumë aktuale siç është ai i etnive, përballja e një shtrese të caktuar të kësaj shoqërie me pjesën tjetër. Roli që interpretoj ishte roli i Alinës, një vajze me origjinë rome ,që ka zgjedhur të studiojë dhe të realizohet. Jeton e punon në Paris. Filmi trajton botën e brendshme të këtij personazhi në përballje me pjesën tjetër. Përballja me një komisar policie, i cili nuk është përpjekur asnjëherë të kuptojë se çfarë njeriu qëndron pas përgjithësimit, paragjykimit të një etnie. Njohja me këtë vajzë i hap një botë të re. Ai e sheh dikë që paragjykohet se është i ndryshëm edhe si një baba i një djali homoseksual. Më mirë se ai nuk mund ta kuptojë askush se si mund të ndihet dikush ndryshe. Kjo vajzë është një hibrid i këtyre dy botëve, e lindur në kampet rome duke njohur fundin, rrugën, varfërinë dhe tashmë jeton një jetë

normale në një botë si gjithë pjesa tjetër e shoqërisë. Alina është një personazh me një botë shpirtërore të pasur, të mbartur me shumë sakrifica dhe me një dëshirë për të ndryshuar botën. Eshtë e lodhur së qeni ndryshe, gjithmonë e paragjykuar. Do të mbrojë të drejtat e familjes se vet edhe pse nuk është dakort me mënyrat qe ata kanë zgjedhur të jetojnë. Në këtë film ajo është katalizatori i këtyre dy pjesëve të shoqërisë që përballen me njëra- tjetrën dhe sigurisht të gjitha goditjet i merr ajo. Ju permendni goditjet dhe menjëherë krijohet përshtypja se personazhi juaj ka një fund tragjik… Kështu është? Jo, fundi nuk është tragjik, nuk ndodh asgjë e tillë. Goditjet i pëson bota e saj e brendshme,duke qenë se jeton me shpresën për një botë më të mirë, pa paragjykime, ku të gjithë të ndihen njëlloj. Asaj këto goditje të shoqërisë i shumëfishohen duke

mos i marrë vetëm në aspektin personal, por duke përfaqësuar gjithë atë pjesë të shoqërisë apo gjithë ata individë që e mendojnë si ajo.Titulli i filmit të bën të kuptosh pak a shumë fundin e filmit dhe udhëtimin e këtij personazhi. Si është të xhirosh në Paris? Kemi xhiruar vetëm një javë në Paris, sepse pjesa tjetër është xhiruar në Sardenja. Parisi është një mit dhe të xhirosh atje ishte sikur të ishe pjesë e historisë të atij qyteti. Të vjen dëshira të jetosh atje dhe të ëndërrosh që mund të bësh të njëjtin profesion edhe atje…..Pastaj me Francën kam një lidhje të veçantë;adhuroj kinemanë franceze, aktorët francezë. Nëse do t’ju duhej të shkruanit gjërat më të rëndësishme që ju kanë ndodhur në jetë, çfarë do të përfshinit në të? Si fillim do të thoja: Zgjedhja në kohën e duhur e profesionit të duhur, i cili edhe pse paraqet shumë vështirësi dhe pak siguri, më motivon çdo ditë e më ndihmon të shprehem. E rëndësishme ka qenë edhe fakti që kam takuar në jetë njerëz që më kanë zhgënjyer rëndë, por edhe persona që i kam dashur shumë, sepse pa këto ekperienca nuk do kisha kuptuar se çfarë ishte më e rëndësishme për mua në jetë. Më e rëndësishmja e të gjithave ndoshta ka qenë fakti që kam pasur afër familjen, në çdo rënie apo ngritje timen dhe nuk jam ndier kurrë vetëm. Nga provinca në kryeqytet, nga laborante në aktore. Kështu krijoni imazhin e një vajze mjaft të guximshme. Keni pasur momente tërheqje dhe ndroje që ju kane stepur apo çdo gjë ka qenë e lehtë për ju? Nuk ka qenë asgjë e lehtë, përkundrazi. Ia kam dal mbanë e vetme, duke filluar me projektimin e dëshirave e deri në punën për t’i realizuar ato. Kam qenë gjithmonë në transferim, vazhdoj të jem edhe sot... Këto transferime të bëjnë të ndihesh pezull dhe keq ndonjëherë, por mesa duket siguria, stabiliteti, rehati nuk bëjnë për mua. Më është bërë ves të kërkoj sfidat, por ndoshta ky është çmimi që duhet paguar për të arritur ato çfarë dëshiron. Momente tërheqjeje ndoshta kam pasur në vitet e para të ardhjes sime në Itali, kohë në të cilen u dhashë prioritet të tjera gjerave po aq të rëndësishme në jetën time, sa ç’është dhe profesioni. Pastaj kuptova se profesioni im është vetja ime dhe askush tjetër nuk është përgjegjës për dëshirat e mia, kështu që po përpiqem të rikuperoj. Për ju, peshon me shumë kinemaja apo teatri? Para disa vitesh do të përgjigjesha e sigurtë se teatri është më i rëndësishmi, por sot nuk e di. Po kuptoj që kinemaja të përkëdhel dhe të bën dembele, por ka favore e kënaqësi të tjera nga ato të teatrit. Teatri është jetë dhe nëse do të flisja për kënaqësi të vërtetë gjatë interpretimit, do të zgjidhja teatrin.


20

E premte, 15 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Histori suksesi NGA ESMERALDA KETA

K

a ikur nga Shqipëria në moshën 7-vjeçare me dy çmime të fituara në Tiranë për një kurs pikture, ndërsa sot është një stiliste në ekspansion në Itali. Vetëm 21 vjeç, Okiana Mikeli, ka krijuar tashmë një profil të saj unik dhe krejt të veçantë, profil i cili e ka ndihmuar që këtë verë të jetë një stiliste e angazhuar në sfilatën e Alta Moda që do të zhvillohet në muajin korrik, ndërsa në muajin mars, prestigjiozja “Vogue” e zgjodhi punën e saj si fituese. Bëhet fjalë për një stampë mode që do të përdoret nga stilistët e rinj gjatë gjithë kësaj vere të nxehtë në botën e modës. E dyzuar mes pikturës dhe dizajnit, Okiana, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, thotë se Shqipëria është kudo e pranishme në punët e saj dhe ajo shprehet se do të jetë gjithmonë “Okiana nga Tirana”. Stilimi juaj është ekspozuar në faqet e “Vogue” Italia, si puna më e mirë, që do të përfaqësojë të gjithë stilistët e rinj, çfarë ndjesie ju krijon kjo? Nga njëra anë jam e gëzuar që stampa ime u zgjodh dhe u botua në revistën “Vogue” të Italisë. Krijimi im artistik u vlerësua midis një numri tepër të madh konkurruesish edhe të afirmuar, madje edhe pedagoge të dizajnit. Pra e gëzuar edhe sepse isha konkurrentja më e re. Nga ana tjetër, sigurisht që është një sukses i madh për një stiliste që sapo ka hedhur hapat e saj te para ne fushën e modës. Për stilistët në veçanti, por edhe për fotografet e modelet botimi ne faqet e revistes “Vogue” është një pikarritje, ndërsa për mua ka qenë një pikënisje. Si mbërritët deri te “Vogue”? Unë jam një lexuese e apasionuar e gjithçkaje që ka të bëjë me modën, e në mënyrë të veçantë e revistës “Vogue”. Duke shfletuar faqet e kesaj te permuajshme zbulova shpalljen e një konkursi për realizimin e stampës më të mirë, e cila do të përdorej më pas nga stilistët e rinj për sfilaten e AltaModa AltaRoma, që do të zhvillohet në muajin korrik të këtij viti në Romë. Më pëlqeu një sfidë e tillë dhe fillova të punoj për stampën time. Për realizimin e saj u frymëzova nga figurat gjeometrike dhe dekoracionet tipike të qyteterimit të lashtë aztek dhe nje figure natyrore si ajo e flutures. Duke i shkrire te dyja bashke ne menyre simetrike dhe duke perdorur nje kontrast ngjyrash ku dominonte ajo lejla realizova nje stampe qe per mua do te ishte e pershtatshme per nje veshje eksentrike. A ka qenë pengesë për ju fakti i të qenit nga Shqipëria? Aspak. Mendoj dhe kjo është e sigurte që unë jam vlerësuar për talentin tim, pavarësisht nga origjina ime. Ti ke dy pasione të mëdha, pikturën dhe stilimin. Cila prej tyre është më e fortë, Okiana piktore apo Okiana stiliste? Une kam lindur si piktore dhe do të vazhdoj te jem piktore. Por mua me pelqen qe te jem edhe një stiliste. Unë adhuroj ngjyrën në pikturë, por

INTERVISTA Kush është stilistja shqiptare e Alta Moda-s. Si arriti të hyjë në faqet e “Vogue” dhe cilat janë projektet e saj të ardhme në fushën e modës.

Okiana Mikeli “gjunjëzon” Vogue! Dizajni i saj në edicionin italian të revistës

Në foto: (Sipër) Stema e publikuar në faqen e revistës Vogue (majtas) një nga modelet e Okianës në sfilatë

ne te njejten kohë pëlqej që të perdor ngjyrën në realizimin e veshjeve te mia si stiliste. Pra unë jam dhe do të jem një piktore-stiliste apo një stiliste-piktore.

Kush është muza juaj e frymëzimit për pikturat tuaja? A keni një model që ndiqni, apo gjithçka është krejt personale, që ju e hidhni mbi telajo ashtu siç iu vjen në atë moment...? Muza ime është figura e femrës, pra bukuria e saj, si fizike, ashtu edhe shpirtërore. Me penelin tim dhe ngjyrat e mia kam krijuar portrete të ndryshme femërore ku spikat natyra e saj komplekse, e fortë, por edhe e brishtë, e bukur, por edhe imperfekte, tërheqëse, por edhe djallëzore. Në galerinë time të femrave gjen Lady Makbeth, Ofelian, Porcian, por edhe gruan e veseve kapitale, si indiferenten shpirtërore, apatiken, seksualen, etj.

A ka ndopak Shqipëri në punët tuaja? Shqipëri ka dhe do të ketë vepra ime. Kjo është diçka e natyrshme. Po përmend këtu një nga pikturat e mia të fundit e cila titullohet “Deti Jon” ku ne nje rafiguracion per popujt e Mesdheut, ne qender kam vene gruan ilire si perfaqesuesen e nje prej popujve me te vjeter te ketij pellgu te lashte te qyteterimit boteror. Po stilimi, si ka lindur tek ju? Si pasion, si frymëzim apo si një binjake e pikturës? Stilimi lindi dhe eshte tek une si nje binjake e piktures. Jane si dy gjysma te se njejtes molle. Nga njera ane arti i ngjyres dhe nga ana tjeter arti i veshjes. Kush iu ka mbështetur më shumë deri më tani? Ata qe e kane kuptuar dhe mbeshtetur talentin tim jane babai dhe nena ime, dy intelektuale artdashes. Mendoj se edhe ambienti ku jetoj, Roma, ka ndikuar mjaft per pasurimin tim

artistik. Ju jeni shumë e re, por jeni gjithashtu mjaft e njohur në qarqet italiane, a ka qenë e lehtë rruga që keni bërë deri këtu? Fati i artistit varet nga talenti dhe puna e tij. Kur ato ecin se bashku atehere edhe vepra vleresohet dhe evidentohet ne menyre te natyrshme, pavaresisht nga ambienti ku jeton. Cila është ambicia juaj në të ardhmen? Te perfaqesohem me vepren time ne pikture ne galerite me te famshme te botes, por edhe te jem nje stiliste ne nje atelie te njohur, me objektiv final, per te krijuar shtepine time te modes. Na flisni pak për gjërat që keni mundur të bëni deri më tani dhe për projektet tuja në të ardhmen.... Ne pikture kam filluar qysh e vogel dhe dy çmimet e mia te para i kam marre ne moshen 7-vjeçare, kur kam qene ne Shqiperi, nga Ministria e Kultures se Norvegjise, ne kuadrin e nje kursi pikture ne Tirane. Pas kesaj krijimtaria ime ne fushen e piktures ka vazhduar me paraqitjen e tyre ne galerite me te njohura te Romes si ato te PIazza del Popolo, Via del Corso, Via Giulia, Trastevere, Via Nazionale, Teatro Eliseo, Piper i famshem, etj., ne Gjenova, ne Firence, ne Piaçenca, per te vazhduar jashtë Italise ne Bratislave, Bruksel dhe ne te ardhmen e aferme ne Nju Jork, Paris e Londer. Si stiliste kam krijuar dhe publikuar linjen time te pare te fustaneve skulpture, kam krjuar stampen time te pare te botuar ne Vogue dhe ne muajin qershor jam finaliste ne nje konkurs kombetar me nje linje rrobebanjosh dhe fustane. Ndersa ne muajin korrik do te marr pjese ne sfilaten e talenteve te reja per AltaModa AltaRoma. A është Shqiëria në planet tuaja të së ardhmes? E keni menduar ndonjëherë të ktheheni përfundimisht në Tiranë? Shqiperia eshte vendi ku kam lindur dhe kam mesuar abetaren. Ajo eshte gjithmone ne zemren time. Kudo qe te jem jashtë apo ne atdheun tim une jam dhe do te jem Okiana nga Tirana.

Profili

Mikeli, hapat e parë të karrierës O

kiana Mikeli ka lindur ne Tirane,me 3 dhjetor te vitit 1990.Ne nentor te vitit 1998,pasi ka mbaruar klasen e pare fillore,shkon se bashku me familjen e saj ne Itali.Ne vitin 2010 diplomohet ne Liceun Artistik “Alessandro Caravillani” ne Rome. Aktualisht po perfundon vitin e dyte ne Akademine e Modes “Altieri”,si dhe Fakultetin e Letersise dhe Filozofise,per gjuhe te huaja dhe kulture boterore moderne,ne Universitetin “La Sapienza”. Nderkohe,ajo merr pjese ne mjaft galeri te Romes me veprat e saj ne pikture,por edhe ne qytete te tjera

Okiana Mikeli

te Italise si Gjenova, Firence, Piaçenca. Okiana do te jete e pranishme edhe ne dy ekspozita kolektive jashtë Italisë, pikerisht ne Bratislave dhe Bruksel. Si stiliste,ka sfiluar,me një fustan të realizuar prej saj në Romë, për Akademine Altieri dhe me pas me nje mini koleksion fustanesh skulpture.Ne muajin mars të këtij viti merr pjesë me veprën e saj “Ofelia” në projeksionin në vitrinat e Printemps,në Paris,si fituese në garën e shpallur nga fotografi i njohur anglez Nick Knight,për Shtëpinë e Modës, Paco Rabanne.Gjithashtu,në këtë kohë,

Okiana merr pjesë edhe në garën për stampën më të mirë të organizuar nga revista ”Vogue” dhe firma italiane Alkantara. Stampa e saj,një shkrirje e dekoracionit aztek prekolumbian dhe flutures,u botua si fituese ne revistën “Vogue” të muajit maj,e shoqëruar edhe me një intervistë të shkurtër, ku Mikeli shpreh konceptin e saj për modën dhe për të bukurën në këtë fushë. Veprat e saj në pikturë dhe koleksionet e saj si stiliste emergjente janë botuar në revistat përkatëse të specializuara ndër më të rëndësishmet në Itali.


E premte, 15 qershor 2012

KULTURE

Homazhet

„„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

M

e një ceremoni jo shumë të bujshme, ashtu siç ishte jeta e tij në 20 vitet e daljes nga burgjet komuniste është përcjellë dje për në banesën e fundit poeti Pano Taçi. Poeti jetonte në vetmi, pa një vatër familjare. Ashtu edhe vdiq, ndërsa trupi i tij priste për dy ditë në morg ardhjen e të birit nga Greqia. Dje në Teatrin Kombëtar iu bënë homazhet e fundit. Nga familja kishin ardhur për ta përcjellë i biri, Viktori, e motra dhe mbesa Ilda. Edhe pse marrëdhëniet me të birin janë të lidhura me fillin tragjik të jetës së trazuar të poetit, Pano Taçi nuk e ka shkëputur kurrë rrjedhën e dashurisë familjare. Ai kishte një fill të kuq në zemër ku mund të mbante ndezur të gjitha dashuritë. E thjeshtë ishte ceremonia, por miqtë poetët, aktorët, këngëtarët nuk e lanë vetëm dje poetin. Politikanët rrallë kuptojnë nga madhështia e disa njerëzve të thjeshtë si Pano Taçi, por megjithatë kishin ardhur: Presidenti Bamir Topi, këshilltari i kryeministrit Neritan Ceka, Ministri i Kulturës Aldo Bumçi, kryetari i KSHLsë Bujar Leskaj, zëvendësministrja e kulturës Zana Turku dhe "familja" tjetër e tij, ish të persekutuarit në burgjet komuniste, ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës. I biri Viktori, me zërin që i dridhej, dhe i emocionuar rrëfen në intervistën për Shqiptarja. Com, jo vetëm tragjizmin e jetës së Pano Taçit, por edhe të tijën që për herë të parë e njohu babanë e vet kur u bë burrë, në moshën 23- vjeçare. Keni qëndruar në fëmijëri pa babanë, sepse ai për një kohë të gjatë ka qenë i persekutuar politik në diktaturën komuniste. Duket se edhe pas demokracisë koha dhe hallet ju mbajtën larg tij. Megjithatë, babai na tregonte se të donte dhe ishte krenar për ty. Si e keni njohur babanë tuaj? -Virtytet e larta të babait tim si njeri shumë i dashur dhe si një qenie e pafajshme në çdo pikëpamje, unë i kam njohur që në çastin e parë që e kam takuar dhe kam qenë krenar për të. Ai kishte një dhembshuri të paparë për mua, për familjen time, sidomos për mbesën, Ildën, vajzën time që e kam këtu me vete. Ai ka pasur një dhembshuri të madhe, edhe gjatë kohës kur unë nuk e njihja dhe s'mund të më takonte, të cilën e ka ruajtur

21

JETA E POETIT: Gjatë përcjelljes për në banesën e fundit të poetit Pano Taçi, i biri, Viktori, ka rrëfyer për "Shqiptarja.com" tragjizmin e jetës së të babait dhe çfarë ndodhi me të ditën që e takoi për herë të parë

VIKTOR TAÇI

Si e njoha babanë tim Panon pas 23 vjetësh Fjalët e mbesës: "Gjyshi ishte poet në shpirt më parë, pastaj në letra" Poeti Pano Taçi

Të afërmit e poetit dje në Teatrin Kombëtar gjatë homazheve. Djathtas: Viktori dhe mbesa Ilda

deri në fund, para se të ndërronte jetë. Ilda pati mundësi të vinte dhe t'i qëndronte një kohë më të gjatë pranë kur ai ishte i sëmurë. Ajo ka qëndruar shumë afër gjyshit dhe mendoj se kjo e ka gëzuar shpirtin e tij. (Ndërhyn e bija e Viktorit, Ilda, mbesa e Pano Taçit)

-Kam ardhur që nga Greqia ta shoh gjyshin tim, sepse kohët e fundit ishte i sëmurë. E takoja shpesh dhe mendoj se ishte gjyshi më i dashur në botë. Ai ishte një njeri që vetëm dinte të donte. Nuk e di nëse priste nga dikush që ta donin pak edhe atë. Vetëm jepte dashuri gjyshi im dhe kurrë nuk kërkonte gjë. Ato ditë të sëmundjes së tij më

dhimbsej, kur e shihja ashtu në atë gjendje. Nuk dija ç'të bëja që ta ndihmoja. Kisha një dashuri të veçantë për gjyshin dhe unë e ndjeja se ishte njeri me cilësi të veçanta. E doja shumë jo se ishte poet, por unë e doja për shpirtin. Ai ishte poet në shpirt më parë, pastaj në letra. Për momentin jam shumë e shokuar nga vdekja e tij dhe ndiej dhimbje që ai je-

Libri i zisë

Topi homazhe në nder të Pano Taçit P

residenti i Republikës, Bamir Topi, bëri dje homazhe në nderim të një prej figurave më të spikatura të poetikës shqiptare, ish-të përndjekurit politik, Pano Taçi, në ambientet e Teatrit Kombëtar. Presidenti Topi i shprehu ngushëllimet të afërmve të poetit dhe la një shënimi ngushëllues në "Librin e Zisë". "Sot i japim lamtumirën e fundit një personaliteti të botës së letrave, të ndjerit Pano Taçi, i cili konsiderohet një nga emrat më të spikatur të lirikës, por në të njëjtën kohë, një njeri me shpirt të lirë, me shpirt rebel për të kundërshtuar atë konformizëm, do të thosha të egër,

Presidenti Bamir Topi dje në homazhet për poetin Pano Taçi

që vinte nga diktatura. Besoj se është i papërsëritshëm në përballjen e tij me diktaturën komuniste dhe ai do të mbetet pa dyshim në kujtesën e kombit jo vetëm si një njeri me talent në poezi, por në radhë të parë një njeri me karakter të fortë. Besoj se me ikjen e tij, shoqëria shqiptare ka humbur vërtet një vlerë të çmuar, por nga ana tjetër jam i bindur se ai do të mbetet një pikë e fortë referimi për brezat, për ata që merren me art, që merren me kulturë për të treguar që vërtet talenti vlen shumë, por ai duhet të ngrihet mbi një bazament dhe ky bazament është karakteri i fortë", u shpreh Topi.

toi një kohë të gjatë në burg dhe më pas në vetmi. Viktor, e dije që babai kishte qenë sëmurë kohët e fundit? -Po kohët e fundit ishte i sëmurë dhe unë kam ardhur ta shoh, sepse jetoj në Greqi me familjen dhe punoj si emigrant atje. Kam lënë për një kohë të gjatë vajzën time Ildën të përkujdeset e të qëndrojë pranë tij dhe ajo ka qëndruar me dëshirë njëfarë kohe. Por ne jetonin në Greqi dhe ai jetonte vetëm e në kushte jo të mira. Çfarë dini për vuajtjen gjatë jetës së tij? -Po të nisemi nga vitet e burgut të hershme babai ka vuajtur dhe ato lloj vuajtjesh dihen sot nga të gjithë. Diktatura bëri punën e vet në ato vite dhe shkatërroi babanë dhe familjen time. Mua më ka munguar gjithë kohën. U rrita me mungesën e tij. Unë dhe nëna nuk jetonim më tek familja e babait kur atë e burgosën. Kur e futën babanë në burg, unë isha gjashtë muajsh dhe… e takova atë shumë vonë (qan). Por kur doli babai nga burgu erdhi dhe më kërkoi. Më njohu menjëherë se i ngjaja nga sytë. Unë jam tronditur shumë, sepse nuk e imagjinoja dot sesi ishte. Sa vjeç ishit kur e njohët dhe takuat babanë tuaj për herë të parë? -Isha 23 vjeç. Isha bërë burrë. Dhe unë u trondita sepse nuk e kisha imagjinuar kurrë që kisha pasur një baba aq të mire. Kur e pashë para

syve dhe e kuptova sesa njeri i dashur dhe i mirë qe, unë jam tronditur. Më mungonte babai por edhe ngaqë kishte bërë burg flitej shumë keq për të. Nuk bëhej fjalë të dëgjoja në atë kohë se kisha baba një poet. Këtë e dëgjova vetëm pas demokracisë. Dëgjoja vetëm gjëra të këqija. Njeriu që më doli përpara syve, babai im Pano Taçi ishte një njeri i mrekullueshëm. Që nga ai çast unë nisa ta doja shumë dhe kam bërë ç'është e mundur që së paku njëherë në vit të vij nga Greqia dhe ta takoj. Ai më ka bërë edhe një vjershë kur u kthye nga burgu. E kam në shtëpi atë vjershë. I kam të gjithë librat dhe poemat e tij në shtëpi. Çfarë të shokoi më tepër nga takimi i parë me të? -Imazhin e babait tim e kishin nxirë dhe shpërfytyruar. Më shokoi që ai ishte komplet ndryshe si njeri, i veçantë. Të jesh si ai duhet shumë guxim dhe durim në jetë. Babi kishte një shpirt shumë të pasur dhe shumë mirësi brenda vetes. Duhet të jesh shumë i veçantë të jetosh me atë fisnikëri dhe krenari të tij dhe i vetmuar. Atë cilësi të tij nuk mendoj se e kuptonin të gjithë, por vajza ime e ka si idhull. Ajo i pëlqen shumë poezitë e tij dhe e do shumë gjyshin. ILda është këtu me mua për t'i dhënë lamtumirën e fundit dhe ka qenë njeriu i fundit që ka biseduar me babanë, por edhe një ndër njerëzit më të dashur për të.

SHKOLLA E PARUKERISË - ESTETIKËS KRËHËRI I ARTË (LUÇI) Kurse 6 - 9mujore.

Adresa: Rr. Mihal Grameno, 200m mbi Shkollen e Baletit Tel: 04 2 233 950 Facebook. Kreheri i Arte Tirane

Për më të mirët mundësi punësimi Regjistrimi vazhdon


22

E premte, 15 qershor 2012

SPORT GJERMANIA FAVORITE KRYESORE

RONALDO NË VËSHTIRËSI

Pas dy ndeshjeve të para në Kampionatin Europian kanë ndryshuar edhe kuotimet sipas kompanive të basteve, të cilët tanimë shikojnë Gjermaninë si pretendente kryesore për të fituar trofeun. Ndërsa Spanja, kampionia aktuale e Europianit zbret në vendin e dytë, në të tretin Italia dhe më pas Franca me Anglinë. Nga lista është zhdukur Hollanda pas humbjeve me Danimarkën dhe Gjermaninë.

Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të polemikave të shumta pas mungesës së golit në dy ndeshjet e para të Europianit. Futbollistin më shtrenjtë në planet duket se po e ndjek nga pas hija e Mesit duke shkaktuar nervozizëm te portugezi. Ronaldo për të fituar topin e asrtë pas suksesit në La Liga duhet të realizojë edhe një paraqitje të mirë në Europian me patjetër.

Spanja dhe Kroacia udhëheqin grupin C Lajmi Spanja është rikthyer fuqishëm duke fituar me Irlandën me rezultatin e thellë 4-0. Ndërsa ballkanasait e kroacisë kanë ndalur Italinë në një barazim 1-1. Pas ndeshjeve të dyta Spanja dhe Kroacia janë në krye të grupit C me nga katër pikë. Ndërsa Italina rënditet e treta me dy pikë, tabelën e mbyll Irlanda që nuk ka asnjë pikë.

Spanja fiton me goladë, Italia barazon Kroacia ndal Italinë në barazim 1-1 SKEDA

„„„

TIRANE

Itali-Kroaci 1-1 Golat: 39’ Pirlo, 72’ Mandukiç

DYLBER BALLA

I

tali nuk shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Kroacinë në ndeshjen e parë në grupin C. Andrea Pirlo në pjesën e parë dhe Mandukiç në të dytën kanë qënë protagonistët kryesorë të ndeshjes. Për “ axurrët” ky është barazimi i dytë pas atij me Spanjën në ndeshjen e parë, ndërsa Kroacia kryeson me katër pikë pas fitores me Irlandën. Me barazimin e arritur me kroatët, italianët kanë humbur një rast të mirë për t’i thjeshtuar problemet në ndeshjen e fundit me Irlandën. Trajneri Çezare Prandeli në përfudnim të ndeshjes nuk ka mbetur shumë i kënaqur nga ekipi i tij në repartin ofensiv, pasi nuk shfytëzoi në maksimum mundësitë për shënim. Biliç i kënqaur me barazimin pret ndeshjen e fundit me

Spanjë-Irlandë 4-0 Golat: 4’, 70’ Torres, 49’ David Silva,83’ Fabregas

Pamje nga ndeshja Itali -Kroaci

Pamje nga ndeshja Spanjë-Irlandë

Spanjën që do të jetë determinante për objektivat e të dy ekipeve. Kronika e ndeshjes ka parë protagonistë në fushë më shumë Italinë që sulmoi gjatë 90’ minutave pa pushim me Casanon dhe Balotelin, të mbështetur edhe nga Andrea Pirlo. Rastin e parë për të kaluar në avantazh të besuarit e Prandelit e kanë pasur me Balotelin në startin e ndeshjes, por “gardiani” kroat i ka thënë “jo”. Pas shumë tentativave të dështuara, Pirlo godet me armën e tij më të fortë, goditjet standarte duke shtangur

LAJME SHKURT

„

ballkanasit. Avantazhin të kaltërit e kanë ruajtur me fanatizëm deri në minutën e 72’, pasi Mandukiç ka vulosur barazimin e ndeshjes. Pas golit të barazimit Italia e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira për të shënuar pasi Kroacia është vendosur e gjitha në mbrojtje të rezultatit. Në ndeshjen tjetër të grupit Spanja ka bërë detyrën duke fituar përballë Irlandës me lehtësi me rezultatin 4-0. Përballja nuk ka pasur shumë histori, pasi në fushë kampionët e Europës dhe Botës kanë dominuar në çdo çep të saj. Kritikat e adresuara në drejtim të trajnerit të Spanjës Vincente Del Boske për ndryshimin të formacionit duket se kanë qënë të drejta. Me futjen e sulmuesit Fernando Torres nga minuta e parë në vendin e Fabregas, ndeshja është zhbllokuar në minutën e 4’ nga ky i fundit duke treguar se ka akoma edhe shumë për të dhënë në fushë. Pas golit Irlanda është tërhequr duke shpresuar të shmangë goleadën por nuk ja arriti. “La Roja” në pjesën e dytë ka dërguar edhe tre herë sferën në rrjetë me autorë David Silën me një gjuajtje kalsi brenda zonës, dopietën e Torreit dhe në fund ka vendosur firmën e tij edhe Fabregas që është futur në fushë si zëvendësuses. Fitorja me Irlandën e ngjit spanjën në majën e klasifikimit sëbashku me Kroacinë me nga katër pikë secila. Ndeshja e fundit midis këtyre dy ekipeve do të vendosë se cila do të kalojë në vendin e parë në cerekfinale.

Shnajder, na falni !

“Ju kërkojmë ndjesë të gjtihë tifozëve për paraqitjet e dobëta që kemi realizuar, po kalojmë një përiudhë shumë të vështirë. Humbja me Danimarkën dhe Gjermninë kanë qënë një goditje shumë e rëndë për të gjtihë” kështu është shprehur lideri i ekipit të Hollnadës Ëesny Shnajder pas disafatave rradhazi në dy ndeshjet e para. Tashmë portokallit janë në prag të eleminimit nga kompeticioni, shansi i vetëm për të qëndrruar është nëse Gjermani do të fitojë me Danimarkën dhe Hollanda të fitojë me dy gola avantazh me Portugalinë. Nëse nuk do të ndodhë kështu atëherë Hollanda do të përgatitet për ti thënë lamtumirë në mënyrën më të keqe Kampionatit Europian të futbollit në Poloni dhe Ukrainë.

Nesër verdiktet e grupit A

„

Nesër do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të grupit A, Republika Çeke-Poloni dhe Greqi-Rusi. Në këtë grup asnjë prej ekipeve nuk e ka të sigurtë kalimin në cerekfinale. Rusia është në krye të grupi me katër pikë, e ndjek Çekia me tre pikë, Polonia me dy dhe Greqia mbyll rënditjen me një pikë. Ndeshjet e fundit do të jenë mjaft përcaktuese, Çekia duhet të zgjidhë se kush do të kalojë më tej përballë Polonisë, barazimi favorizon vendasit. Rusia shihet si favoritë për të kaluar grupin në vendin e parë pasi ka një sfidë të lehtë më Greqië, e cila është në prag të kapitullimit. Megjithatë duhet të presim për gjithçka.

Suedi-Angli

Ukrainë-Francë

Anglezët të lodhur para Suedisë

Shevçenko kërkon kualifikimin

„„„

P

TIRANE

ërballjet midis Suedisë dhe An glisë kanë dhuruar gjithmonë spektakël në fushë. Një e tillë premtohet edhe sonte në 20:45 në stadiumin e Kievit në Ukrainë. Anglia vjen si favoritë pas paraqitjeve në eleminatore dhe barazimit në ndeshjen e parë në grup me një kundërshtarë direkt si Franca. Barazimi me francezët ka motivuar ishullorët për një fitore me suedezët, po edhe lodhja duket se ka bërë të vetën duke vënë në dyshim paraqitjen në formën e tyre më të mirë për disa prej Tre luanëve. Stiv-

en Gerrard dhe Parker duket se janë midis më të lodhurve. Por tekniku Roy Hodson qetëson duke u shprehur se ekipi do të jetë në formë shumë të mirë përballë Suedisë. “ Kalendari parashikon ndeshje të ngjeshura por ekipi është përgatitur për gjithçka, me Suedinë do të synojmë të zgjidhim ndeshjen sa më shpejt” thotë Hodson. Në kampin tjetër Suedia e Ibrahimoviç mund të shpresojë te kualifikimi vetëm nëse do të marrë një rezultat pozitiv me Anglinë, sipas sulmuesit boshnjak gjithça është e vështirë por jo e pamundur, duke nënkuptuar se nuk do të dorëzohen.

„„„

M

TIRANE

e dy ndeshjet e sotme të grupit D përfundon edhe xhiroja e dytë e ndeshjeve në grupe për ekipet e Kampionatit Europian të futbollit. Ndeshja e parë në orën 18:00 do të jetë UkrainëFranë. Vendasit e ukrainës vijnë në ndeshjen e dytë si udhëheqës të grupit D, pas fitores me Suedinë. Por me Francën do të jetë ndryshe, ndeshja parashikohet me e vështirë për ekipin e Shevçenkos që duhet ti bëjë mirë llogaritë. Franca është një nga ekipet favorite për të kaluar grupin dhe duhet

të marrë tre pikët me çdo kusht për të arritur qëllimin. Trajneri Loren Blank ju ka bërë apel të tijëve që të sulmojë nga minuta e parë për të mos i lënë hapësirë ukrainasve. “ Parashikoj një fitore përballë Ukrainës, ata vijnë pas fitores me Suedinë, por ne nuk na lejohet të gabojmë. Barazimi me Anglinë duhet të shoqërohet me tre pikë sot, pasi në të kundërt do të rrezikonim shumë kualifikimin në cerekfinale. E rrespktojmë kundërshtarin por ndeshjen e fitojmë ne” përfundon tekniku francez. Ky është momenti që Riberi, Benzema dhe Nasri të tregojnë vlerat e tyre.


E premte, 15 qershor 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Macja lahet në lavatriçe Q

Dosa shpëton të zonjën nga infarkti J

ë macet njëlloj si pjesa më e madhe e felinëve nuk kanë raporte të mira me ujin kjo dihet, por Kimba, macja persiane e familjes Rogers, në Sidney tani ka një arsye më shumë që ta urrejë akoma më tepër ujin. Në fakt jo vetëm me ujin, por Kimba tani e tutje me siguri që do i qëndrojë sa më larg edhe lavatriçes, pas eksperiencës që pati me këtë elektroshtëpiak. Kështu, ndërsa Lyndsay Rogers, e zonja e shtëpisë futi në lavatriçe rrobat që kishte për të larë, nuk e vuri re aspak Kimban që u fut brenda në koshin e lavatriçes, mbylli kapakun dhe e ndezi. Për fatin e mirë të maces, zonja Rogers do të bënte larje me temparaturë të ulët. Vetëm pas mbarimit të plotë të procesit, kur Lyndsay hapi kapakun doli, që andej, duke u zvarritur dhe duke ecur si e çorientuar e gjora Kimba që ia kishte hedhur paq. E dërguan menjëherë te veterineri, por mjeku e siguroi se macja ishte vetëm disi e shastisur, por nuk kishte pësuar asgjë me rëndësi. Kot nuk thonë se macja ka shtatë shpirtra…

Largon tigrin me lugë druri K

o Annn Alstman ishte duke u marrë me punët e shtëpisë në vilën e saj, ndërkohë që në oborr qeni i shtëpisë, Bear po luante me dosën LuLu. Por papritur e ndjeu veten keq e u këput e ra në mes të dhomës. Kafshët e ndjenë menjëherë dhe qeni Bear filloi të lehte me furi për tërhequr vëmendjen e ndonjë kalimtari, sepse vila ishte e izoluar e nuk kishte shtëpi të tjera pranë. Por dosa LuLu u tregua më e shkathët, sepse doli nga rrethimi i vilës dhe doli drejt e në rrugën automobilistike dhe pas shumë e shumë tentativash, sepse shumë makina e shmangin, arriti të ndalojë njërën prej tyre dhe ta udhëhiqte shoferin deri në dhomë, ku dergjej zonja Alstman. Menjëherë i dha ndihmën e parë dhe njoftoi urgjencën që ia mbërriti në kohë duke bërë të mundur që zonja Altsman të shpëtonte. Dhe kjo falë dosës LuLu të cilës iu dha që të dilte në rrugë. Deri atëherë LuLu nuk kishte dalë asnjëherë në rrugë.

Dashi

ur Tambun Gediu, një gjashtëdhjetëvjeçar nga shteti Perak i Malajzisë, ndërsa po gjuante për ketra në pyll, u ndodh baëllë për ballë me një goxha tigër, nuk e humbi toruan, siç mund t’i ndodhë kujtdo që nuk ka asnjë lloj ekperience në kët�� drejtim. Ai ishte mësuar tashmë me këto felinë gjigantë, të cilët po nuk i ngacmove nuk të sulmojnë dhe largohen. Por për fatin e tij të keq, tigri jo vetëm që nuk u largua, por iu vërsul dhe sa hap e mbyll sytë e rrëzoi në tokë dhe iu hodh sipër. I gjori Gediu u përpoq me të gjitha forcat për t’u çliruar nga potrat e tigrit, por ishte e pamundur. Për fatin tij të mirë ulërimat e tij i dëgjoi bashkëshortja, 55 vjeçarja Han Bessau që ishte aty afër dhe iu vërsul tigrit me të vetmen armë që iu ndodh në ato moment në duar: një lugë druri nga ato që përdorin për gjellë. E goditi me gtë fort në kokë disa herë tigrin që si duket u tremb dhe iku. Gediu, siç e shihni edhe në foto, u dërgua në spital për të mjekuar plagët e shumta.

Demi

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

22

9

23

29

11

35

36

13

14

38

27

39

40

62

77 87

ɷ HORIZONTAL

71

78

1. Hidhen me hamendje. 9. Një fjalë e pamjaftueshme. 12. Qytet francez. 17. Me Hit… në klasi¿kimet diskogra¿ke. 22. Me dream në një ¿lm të Emir Kusturica-s. 23. Qe një astrolog i famshëm. 27. Ashtu si lëviz breshka 29. Pak servilizëm. 30. Fillojnë panikun. 31. Janë buaj të amerikës. 33. Eshtë ¿tese e medaljes së artë. 34. Eshtë pozitive kur del negative. 37. Eshtë gjëja që ta shpif. 40. Me tre harqë ajo e Kadaresë. 42. … Jim i shkruar nga Conrad. 43. Janë Àetët e trënda¿lit. 44. Kanë mani për të vënë zjarr. 45. Eshtë e lirë pa dogana. 46. Opera e Bizet. 48. Hajde ndryshe. 49. Ndërrojnë gomat e Ferrari-t. 51. Mihali soprano. 52. Lind në ku¿j. 54. Inkasojnë para. 55. Ka ngritur krye. 59. Eshtë si damar. 61. Kallamata aktore. 64. Ishin të parët tanë. 65. Jean, kompozitor i famshëm. 67. Një shqiptar autokton. 68. Fazat pa ku¿j. 69. Maiden që këndojnë.

57

80

89

82

67

83

84

96

ɷ VERTIKAL

1. Eshtë llogari. 2. Papas aktore. 3. Eshtë anija me Jolly Roger. 4. Janë në pozë. 5. U thye nga Narsesi. 6. Vriten në fund. 7. Eshtë fatë. 8. Takohen në fund. 9. Ku¿zojnë pritjet. 10. Mbyllin një siratr.

A L

I

A S

S

T A

S

U Z U K

A L

I

I

T S

L

I

P A K

H D

N

I

D

I

I M O R A L I M I

I

N A M S

E R

I

T

I

A

I

V A

I

P

D U R

I M I

E N D

I I

I

M A N

B A L B O A

I

T A S O T

Z A

R D

I

R A

A L A M E T

I

T A M E N T

K E

P A L

S H A L A

K

I

R R E N G U

L L O N

L U

D F

M U R A T O R E T

T E A T R

T E S

E N O T E

A P O Z

N M

K E L U N D R A T E G O N

I

A M E T R

T A R E T

R A L

I

O S K U R E T

F O X T E R R D

B E A T L E S

M R E K U L L D

I

T L

I

86

Peshorja

I

A

R K A

B

R E M I

K

T E A

M A N E T

I

J O N A T H A N K A N O T

V E N E R A N A M I

T

I

I

E R A N A T

T Y M I

32. Eshtë galeri në rrugë. 35. Ai i mirë është sihariq. 36. Fundi i një faze. 37. E ka simbolin Ni një i tillë. 38. Janë princë arabë. 39. Mund të jenë balistike. 41. Në radhë të parë. 44. Kryqyteti i kinezëve. 46. Compack Disc. 47. Janë inÀuenca. 49. Një metër në ku¿j. 50. Kështu thirrej Abrahami. 53. Hapet me editorial. 54. Copland regjisor. 55. Fund janari. 56. Një profesionist edhe për... mjekra. 57. Queen, që qe detektiv i famshëm. 58. E drejta romake. 60. I ka tek linja. 61. Edouard piktor 62. Novarro që qe aktor. 63. Kalimi në ku¿j. 66. Një atak. 70. Një drithë për pilaf. 72. Eshtë vezak në rugby. 75. Lou rockstar. 79. Inicialet e Selleck aktor. 81. Stacion Drejtimi Topash. 82. Prona pa çifte. 84. Në krye të armatës. 85. Me ta bëhen trima. 88. Satelit i Jupiterit. 89. Elsa Triolet. 92. Në krye të masave.

Realiteti sot do t’ju duket shumë prozaike në drejtim me qëllimet tuaja. Mundohuni të qetësoheni duke parë një film të bukur ose të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë tuaj.

Akrepi

Do të jetë qëndrimi juaj plot nervozizëm dhe shumë debatues që do të krijojë një mosmarrveshje dhe vështirësi për t’u harmonizuar me të tjerët. Kujdes me gënjeshtrat.

Shigjetari

Detyrimet dhe punët shumë impenjuese nuk iu friksojnë aspak, por përpara se të ndërmerrni një punë të re, verifikoni të gjitha garancitë e mundshme e të nevojshme.

Bricjapi

Hëna e favorshme sjell harmoni në ambietin rrethues dhe në zemrën tuaj; do të ndiheni shumë mirë dhe do të keni dëshirën për të përmbysur skemat tuaja të jetës.

Ujori

Hëna dhe Urani shënojnë tensione në jetën tuaj private. Një debat dhe ndonjë mërzitje do të jenë shkak i një diskutimi si me partnerin ashtu edhe me familjarët.

Peshqit

Në qoftë se do të shikoni mirë rreth e rrotull do të shikoni se sa raste keni në dorë, sidomos nga ana profesionale. Parashikohen iniciativa shumë të mira për të gjithë ata që merren me biznes.

97

11. Një mund të jetë qeveritar. 12. I bëjnë tekanjozët. 13. Oz shkrimtar izraelit. 14. Vasco… de Balboa që qe lundërtar. 15. Janë tek në teste. 16. Ku¿zojnë një stacion. 17. Fillojnë panikun. 18. Qytet në Australi. 19. Tregojnë edhe marrëdhënie. 20. Jepet një me serena. 21. I bëjnë ata që llomotisin. 24. Mund të jenë o¿cerë në... shërbim. 25. Qe domenikani që u dogj në turrën e druve. 26. Ngrysen në mbrëmje. 28. Ka shumë poligami.

¿lm të Bertolucci-t. 94. Ku¿zojnë zgjatimet. 95. Këndohen në opera. 96. Meg aktore. 97. Damon aktor.

F A T A L

85 92

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM M O D A

76

91

95

71. Hidhen për të zgjedhur. 73. Rurale pa zë. 74. Gjysmë surrat. 76. Ai i shenjtë është papa. 77. Kapiteni i Nautilus. 78. I keni në dorë. 79. Një pjesë e telekomedisë. 80. Eshtë qendër ditore. 81. Eshtë shkak që nxirret. 83. Mbreti i Shakespeare. 86. Inicialet e Malkovich. 87. Beton pa ku¿j. 88. Andres te barcelona. 90. Lumë në Spanjë. 91. Prosper që shkroi Carmen. 93… e fundit në Paris në një

60

75

90

94

Virgjëresha

Një propozim në dukje destabilizues për rutinën e punës dhe të jetës tuaj, do të ¿llojë t’ju duket dalëngadalë gjithnjë e më shumë interesante. Do të sqaroni gjithçka me partnerin.

47

59

74

81

Luani

Hëna dhe Urani që janë në kundërshtim rrisin mundësinë e polemikave dhe situatave stresuese. Ambicja dhe nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes mund t’ju bëjnë të gaboheni në vlerësime.

52

58

73

Gaforrja

Do të mblidhni përshtyjpet, mendimet, konsensin e kolegëve ose miqve tuaj, por mos u ndikoni për një çështje sepse duhet të jeni ju që duhet të vendosni. Ndiqni pa hezitim intuitën tuaj.

21

46

56

Binjakët

42

66

72

79

88

93

41

65

70

20

51

55 64

69

19

33

50

63

18

Me Hënën në shenjë mund të ecni dhe mund të promovoheni nga ana e punës dhe e profesionit që përshijnë përmirësime ekonomike. Një mbrëmje aktive në shoqëri do t’ju bënte mirë. Duke u treguar të çiltër dhe pak të shkëputur mund të përballoni shumë lehtë edhe në çështjet ,që kërkojnë shumë kujdes dhe delikatesë, që mund t’ju paraqiten .

28

45

54

68

17

32

49

53

16

26

44 48

15

31

37

43

12

25

30

34

61

24

10

Pak realizëm ju duhet për të zgjidhur me ide gjeniale probleme dhe ndërlikime. Hyrje të mundshme të parave do ta bëjnë më të konsistente dhe më të qëndrueshme situatën ¿nanciare.


24

E premte, 15 qershor 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Pentagoni blen nga Rusia edhe 12 helikopterë Mi-17 - Pentagoni njoftoi Kongresin amerikan mbi vendimin e tij për të blerë në kompaninë ruse Rosoboronexport 12 helikopterë Mi-17 shtesë për ushtrinë afgane, njofton ZR. Shuma e kontratës, e cila siguron mirëmbajtjen e makinerive dhe furnizimin e e tyre me pjesë këmbimi, është vlerësuar në rreth 218 milione dollarë. Më parë gjatë këtij viti Pentagoni kishte porositur 12 helikopterë të tillë. Departamenti amerikan i Mbrojtjes përqëndroi vemendjen e Kongresit tek fakti se Mi-17 është më i lirë se sa analogët amerikanë dhe se është më e lehtë të mësosh pilotët afganë në to. ɷ François Hollande paralajmëron Greqinë Presidenti francez, François Hollande, paralajmëroi grekët që nëse në zgjedhjet e ardhshme votojnë kundër masave që janë kusht për marrjen e huas ndërkombëtare mund të detyrohen që të braktisin eurozonën. “E respektoj popullin grek. Ata do të vendosin çfarë duan me rastin e zgjedhjeve”, tha Hollande. “Megjithatë, më duhet t’i paralajmëroj, sepse ky është obligim i imi dhe ngase jam mik i Greqisë, që e kam përshtypjen se grekët duan të largohen nga obligimi që kërkohet dhe t’i lënë të gjitha mundësitë për rimëkëmbje, atëherë do të bëhen shtet në eurozonë që do t’i japë fund pranisë së vet në këtë zonë”, tha Hollande. Presidenti francez theksoi se do që Greqia të mbetet në zonën e euros, porse grekët duhet të dinë që kjo paraqet raport të besimit. ɷ Në Brazil mbahet konferenca e OKB-së për ekologji Në Rio-de-Zhanejro të Brazilit ka ¿lluar Konferenca e Kombeve të Bashkuara, në temën se si të rritet ekonomia globale në një ambient më të pastër dhe miqësor. Afër 50 mijë njerëz, përfshirë edhe zyrtarë të lartë qeveritarë, aktivistë të ambientit dhe liderë të biznesit, marrin pjesë në këtë tubim, që është samiti më i madh i Kombeve të Bashkuara deri tash. Kjo konferencë zgjatë deri më 22 qershor, ndërsa tri ditët e fundit do të ketë bisedime të nivelit të lartë të afro 130 liderëve të shteteve nga e gjithë bota. Në hapje të konferencës, presidentja e Brazilit, Dilma Rusef, u ka bërë thirrje “të gjitha vendeve të botës që të përkushtohen” për arritjen e marrëveshjes me të cilën kihen parasysh çështjet më aktuale të ambientit dhe problemet sociale. ɷ AI: Regjimi i Asadit akuzohet për krime të luftës Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i ka akuzuar forcat e qeverisë së Sirisë për vrasjen e civilëve në sulme të organizuara “si pjesë e politikës shtetërore”, që përbën krime kundër njerëzimit. Në raportin e publikuar sot, Amnesty International thotë se hetuesit e vet kishin dokumentuar keqtrajtime “sistematike” të qeverisë në 23 qytete dhe fshatra në provincat Alepo dhe Idlib, gjatë muajve Maj dhe Prill. Raporti prej 70 faqesh është i bazuar në intervistat me më se 200 njerëz, përfshirë edhe ata të cilëve u janë vrarë fare¿si ose u janë shkatërruar shtëpitë. ɷ SHBA dhe India thellojnë marrëdhëniet India dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime për të thelluar marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin për sigurinë detare dhe atë informatike. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton dhe ministri i Jashtëm indian, SM Krishna u takuan të mërkurën në Uashington për dialogun vjetor strategjik. Të dy ata diskutuan për çështje të lidhura me Afganistanin e Pakistanin, luftën kundër terrorizmit, si dhe rritjen e rolit të grave në pushtet. Bisedimet u mbajtën disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara çliruan Indinë nga sanksionet në këmbim të ndërprerjes së furnizimit me naftë iraniane.

Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419

Së shpejti...

Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

televizioni më i ri informativ në Shqipëri

origjina e lajmit... Jemi Jeminjë njëgrup grupmediatik mediatiki i pavarur pavarurnga ngaçdo çdoparti partinënëtëtë cilin cilinrregullat rregullatprofesionele profesionele tëtëinformacionit informacionitmbizotërojnë mbizotërojnë mbi mbiluftërat luftëratpolitike politike

Lajmi në High Definition

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: NE SHQIPERI Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti Irla Policani Elbasan North & South Kombi

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet Berat Berat Elbasan Fier

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital

Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande

Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

VALË UHF NË PREFEKTURAT: TIRANE-DURRES-LEZHE-FIER

NE MAQEDONI Multimedia Maqedoni Telenet Maqedoni Skupi Cable Maqedoni

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

KANALI 158

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

KANALI 50

Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Shqiptarja.com