Page 1

EKSPRES BINGO

Ekspres Bingo

Rezultati i shorteut të datës 3 Korrik 2012 luajtur në TV Klan

Lista e telefonatave dhe goglat ¿tuese

Numrat Àtues i lexoni në faqen 12

Dokumenti

Lunch.com

Brukseli: Tetë pika që duhen plotësuar

ɽ Faqe 12

Silva Bino: Edi Rama e ka humbur pathosin NGA

ɽ Faqe 7

MIRA KAZHANI

ɽ Faqe 14

së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI LEKË 30

origjina e lajmit...

VITI II - NR. 156 E mërkurë, 04-07-2012

Në lumin Mat të Milotit plazhistët gjejnë trupin pa jetë të një femre

MISTER VDEKJA E VAJZES

Fotot e tregojnë me litar, e gojë të mbyllur Deklarata e Policisë: Eshtë vetëmbytur, s’ka shenja dhune. Por pamjet zbulojnë një version tjetër. Viktima rreth 20 vjeç, ende e paidenti¿kuar. Kamerat mbërrijnë para policisë dhe ¿lmojnë skenën

Lajmi

BLOG

Gjendet në rrethana misterioze dhe të dyshimta trupi i një femre në lumen Mat. Trupi u gjet i lidhur me një litar ndërsa pranë gojës viktima kishte një leckë. Policia e Kurbinit thotë se bëhet fjalë për vetëmbytje, kufoma ende e paidenti¿kuar.

ɽ Faqe 4

DITA E KATËRT NGA VALBONA SULÇE KOLGECI*

TIRANE HABJON HASANI

T

rupi i pajetë i një femre, mosha e së cilës mendohet rreth të njëzetave, është gjetur dje pranë bregut të lumit Mat në Milot. Viktima është gjetur pranë vendit të quajtur “Ura me harqe” dhe hetuesit ende nuk kanë mundur dot të zbulojnë identitetin e saj. Disa të rinj që po laheshin në këtë lum kanë parë dje paradite trupin e viktimës e cila ndodhej... ɽ vijon në faqe 10

Në foto: Vajza e gjetur dje në lumin Mat, ku shihen qartë litarët dhe pushuesit që e nxjerrin nga uji

AKUZAT E BOTUESES SE TEKSTEVE

Ministria e Arsimit po shet librat e vitit 1995 si tekste të reja

DOKUMENTET ɽ Faqe 2-3

Shitja e armëve, deputetët kërkojnë hetim te Arben Imamit

REAGIMET

ɽ Faqe 6

Qeverisja “Berisha”, pas Markut rebelohet edhe Xhepa VENDIMI

ɽ Faqe 17

Çfarë po ndodh me librat e nxënësve. Vjollca Lubonja: Sollën stoqet e Europës TIRANE ESMERALADA KETA

N

dërhyrje, monopole dhe favorizime për shtëpi të caktuara botuese të librit shkollor, por edhe metodika të... ɽ Faqe 8

Energjia, ERE: Do të hiqet kufiri 300 kilovat. Pritet rritje çmimi

Koment NGA

AFRIM KRASNIQI

Një reformë për reformën zgjedhore M

ë shumë se një vit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të majit, një gjykatë në Lezhë ka dënuar me 4-8 muaj burg 8 komisionarë. Akuza ndaj tyre: kanë kryer 109 falsi¿kime në qendrën e tyre të votimit, duke votuar për persona që në fakt kanë rezultuar jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve. Një vit pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit gjykata e Fierit dënoi me burg dhe gjobë edhe 9 komisionarë të fshatit Ruzhdije. Akuza thuajse e njëjtë: kishin rritur ¿ktivisht votat, ose braktisur detyrën. Në një tjetër rast në Shkodër gjykata dënoi me gjobë disa komisionarë për shkak se protesta e tyre për gjetjen e 27 fletëvotimeve tepër përfundoi me braktisjen e detyrës. Episode të tilla të “krimeve zgjedhore” janë të shumta në Shqipëri. Vetëm gjatë viteve 2001-2011 kemi pasur të paktën 32 raste të vendimeve gjyqësore penalizuese për komisionarë, të gjitha në votime të periferisë, në fshatra të largët dhe gati të harruar. Kur lexon lajme të tilla, me gjithë shqetësimin për problemet zgjedhore, nga jashtë krijohet përshtypja e drejtësisë, shtetit ligjor dhe modelit perëndimor të sjelljes ndaj atyre që dhunojnë as më pak se as më shumë se sovranitetin qytetar. Nga brenda kemi të bëjmë me një situatë paradoksale: për të njëjtën vepër penale në periferi dënohen komisionerë, në qytetet kryesore, përfshirë kryeqytetin ata shpërblehen. P.sh, në zgjedhjet e fundit të majit 3 komisionerë u akuzuan në Tiranë për shpërdorim detyrë dhe falsi¿kim, por asnjëri nuk u ɽ vijon në faqe 6 dënua: një vijon...


2

E mërkurë, 4 korrik 2012

POLITIKE

Petro Koçi: Jemi në republikë kryeministrore

K

ryetari i PSV '91, Petro Koçi reagoi dje pasi Ministria e Mbrojtjes refuzoi të kontrollohej nga deputetë të opozitës. "Refuzimi i kontrollit parlamentar mbi Ministrinë e Mbrojtjes përbën një dëshmi alarmante për pakontrollueshmërinë e qeverisjes së sotme. Kjo ngjarje e rëndë antidemokratike tregon se tashmë Republika Parlamentare është ç'bërë dhe është kthyer në Republikë kryeministrore,

e rrezikshme për qytetarin, e leverdisshme për qeveritarin. Bllokimi i kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin duhet të alarmojë komunitetin ndërkombëtar dhe sidomos Aleancën Euroatlantike. Dërgimi i kontigjenteve ushtarake në Afganistan apo në vende të tjera ku sfidohet paqja nuk është dhuratë kryeministrore, por kontribut i popullit shqiptar, prandaj ambasadorët euroatlantikë s'duhet të mbyllin sytë

përballë shkeljes së rëndë të standarteve të Aleancës. Në këto kushte edhe këshillimi për konsensus çfarëdo, në kurriz të standarteve demokratike po kthehet në investim pa të ardhme dhe që i shërben fshehjes së krizave e jo zgjidhjes së tyre, kapjes dhe jo bërjes së shtetit. Opozita duhet ta kushtëzojë dialogun e mëtejshëm të saj me qeverinë me zbatimin e standarteve të shtetit ligjor"-u shpreh z.Koçi.

Kryetari i PS-së denoncon degradimin e institucioneve

Rama: Zyrtarë të lartë në trafikun e armëve Mbledhja e grupit të PS, shqetësim për implikimin e shtetit Lajmi

parencës së plotë në aktivitetin e kësaj ministrie dhe njëkohësisht për domosdoshmërinë e një ndryshimi radikal në raportet mes shtetit si shërbëtor i të gjithëve dhe qeverisë si administratore e vullnetit të zgjedhësve, edhe kur është fjala për këtë dikaster kaq të rëndësishëm në një vend si vendi ynë që është anëtar i NATO-s", tha Rama. Ditët e fundit "Shqiptarja.com" ka publikuar disa artikuj investigativë ku zbulohen lidhjet e disa drejtuesve të lartë të këtij dikasteri me tregtarë armësh. Asnjë reagim zyrtar mbi këto denoncime publike nuk ka mbërritur deri tani nga Ministria e Mbrojtjes.

Kryesocialisti Edi Rama referuar skandalit të publikuar në gazetën 'Shqiptarja.com' ka tundur këmbanën e alarmit për degradimin e institucioneve si dhe cënimin e sigurisë kombëtare. Gjatë mbledhjes së grupit, Rama është përqendruar për disa minuta në këtë çështje për të vënë në dukje aferat korruptive të qeverisë Berisha „„„

TIRANE

FERNADA CENKO

L

ideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar pas skandalit të publikuar në gazetën "Shqiptarja.com" në lidhje me implikimin e kreut të SHIU-t me tregtinë e armatimeve. Kryesocialsiti e ka cilësuar atë si një cënim të sigurisë kombëtare si dhe një këmbanë alarmi për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Ministrisë e Mbrojtjes në këtë aferë korruptive. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar Rama shprehu shqetësimin e tij për hijet e dyshimit që lidhin ministrinë e Mbrojtjes me trafikun e armëve, ndërsa refuzimin e këtij dikasteri për një kontroll parlamentar e cilësoi si një shqetësim shumë serioz për sigurinë kombëtare. Ky refuzim, sipas tij, është një tjetër tregues i degradimit të institucioneve të këtij vendi. Kryesocialisti ka përshëndetur kërkesën e Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare për të kryer kontrolle pranë ministrisë së drejtuar nga Arben Imami. "Edhe skandali më i fundit që hedh dyshime të rënda mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes është një këmbanë alarmi për aktivitetin e kësaj ministrie",

DEGRADIMI I ARSIMIT

Reagim

Rama: Jo në zgjedhje me Arben Ristanin

G

jatë kohës që zhvillohej tryeza nga Komisioni i Vene cias, KQZ dhe Kuvendi i Shqipërisë, kryesocialisti Edi Rama ka akuzuar mazhorancën si bllokuese të reformës elektorale, ndërsa ka treguar gadishmëri nga ana e saj. "E kjo, nuk bazohet vetëm në eksperiencat shumë të hidhura që opozita ka me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por bazohet në gjetjet dhe rekomandimet e vetë raportit të ODIHR. KQZ është një element i këtij raporti për të cilin vëzhguesit ndërkombëtarë kanë folur shumë troç; Riformatimi i saj është një domosdoshmëri. Partia Socialiste e ka të pamundur të tërhiqet në emër të çfarëdo kompromisi kur është fjala për të riformatuar KQZ-në dhe për të krijuar kushtet që ky institucion të jetë në shërbim të publikut dhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme duke i garantuar të gjitha palët dhe jo një thertore e zgjedhjeve që kryeministri kërkon ta mbajë hapur me çdo çmim, qoftë edhe duke sakrifikuar shansin më të fundit për një përgjigje pozitive nga Brukseli në vjeshtë", shprehet Rama. tha kreu i PS gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force politike. "Refuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të pranuar një kontroll parlamentar të plotë dhe për të bërë transparencë mbi ato zona të errëta që tani më janë kthyer në një shqetësim shumë serioz për vetë sigurinë kombëtare, është një tjetër tregues i degradimit të

vazhdueshëm të institucioneve të këtij vendi dhe i kthimit të shtetit në një makineri përfitimesh për hesapet e pushtetit. Edhe skandali më i fundit që hedh dyshime të rënda mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, për hesape vetjake, në një trafik armësh, është një tjetër kambanë alarmi për domosdoshmërinë e trans-

Rama u shpreh i shqetësuar edhe për degradimin që po ndodh me arsimin, konkretisht me provimin e maturës shtetërore. Sipas tij, shitja masive e tezave, kopjet e zbuluara masivisht, flasin qartë për një degradim. "Përditë, aktualisht, njerëzit po shohin se çfarë degradimi po ndodh me arsimin dhe konkretisht me provimin e maturës shtetërore. Shitja masive e tezave, kopjet e zbuluara masivisht flasin qartë për një degradim që përsëri ka në themelin e vet epshin e përfitimeve në çdo fushë dhe për çdo gjë, edhe në arsim, edhe për maturën shtetërore. Por, nga ana tjetër është një tjetër provë kuptimplotë e drejtësisë së analizës sonë për sistemin arsimor dhe për vetë maturën shtetërore dhe kthjelltësisë së këndvështrimit tonë që qysh në vitin 2008 kemi nënvizuar se matura shtetërore nuk mund të shërbejë më si një provim hyrës për në universitet, por vetëm si një provim dalës, për të mos kompromentuar kështu vetë maturën shtetërore edhe procesin e hyrjeve në universiteteve", është shprehur Rama. Kjo temë erdhi nga skandali i fundit i provimeve të maturës, ku nxënësit kopjuan nëpërmjet rrjetit social "Facebook".

Në foto: Avioni bjellorus duke u ngarkuar me armë në aeroportin e Rinasit

PROBLEMATIKAT BRAÇE: JA ÇFARË THASHË NË TAKIM Deputeti i PS. Erjon Braçe reagon në Facebook për tre çështjet e ngritura në grupin parlamentar të PS. Braçe ka ngritur shqetësim në grupin e Partisë Socialiste për tre çështje kryesore: për mungesën e plazheve publike; vendimin e fundit të ERE; si dhe abuzimet me pronat publike. Braçe për të treja këto pikat i ka kërkuar opozitës që të ketë në qendër të vëmendjes situatën.

Plazhet publike Kërkova që PS t'i kërkojë drejtuesve vendore atje ku qeverisin përfaqësuesit e PS, një angazhim të menjëhershëm për krijimin e plazheve publike për qytetarët nga Velipoja në Sarandë; veçanërisht për të rinjtë e të moshuarit që nuk kanë ç'të paguajnë për të pushuar çdo ditë! Hapësira është publike, jo private, ndaj plazhi publik duhet të jetë thelbësor!", ka thënë Braçe për plazhet publike

Vendimi i ERE për të ulur çmimin me të cilin kompania publike KESH ja shet kompanisë private CEZ Kërkova që PS të pozicionohet fort në mbrojtje të interesit publik. ERE ka marrë një vendim klientelist në kushtet kur KESH është në mbi 400 milion euro borxhe. ERE ka marrë një vendim politik në kushtet kur Sali Berisha është nën presionin e qeverisë së një vendi anëtar të BE. ERE ka marrë një vendim skandaloz, të përsëritur në prag fushatash elektorale. ERE ka marrë një vendim korruptiv kur i ka dhënë jetë zinxhirit të krizës: KESH shet me të lirë tek CEZ (duke thelluar gjendjen e tij kritike), CEZ vijon të keqmenaxhohet, duke rrjepur të ndershmit e duke favorizuar të pandershmit. Ata që nuk paguajnë, CEZ lëshon menaxhimin e borxheve të saj tek dy grupe kliente të Sali Berishës të cilëve ju paguan deri ne 20% të faturës me borxh të mbledhur. Qeveria me paratë e taksave që paguajnë shqiptarët paguan, po përsëri KESH për të rregulluar bilancet e momentit!

Abuzimi klientelist me pronat dhe hapësirat publike nga Bashkia e Tiranës Pas përpjekjes për të lëshuar tek privati konviktin e shkollës së mesme të Gjuheve të Huaja, mbetur varrur tek shpallja e fituesit, i është vënë syri dhe kanë nisur praktikat për konviktin e shkollës së mesme artistike Jordan Misja. Njëherësh prej shtatë muajsh mbahet e bllokuar në mënyrë permanente rruga pedonale, një rrugë publike, e vënë e gjitha në shërbim të një biznesi familjar privat! Kërkova që PS në Tiranë të mos mbetet në nivelin e deklaratave por të ringrejë frymën opozitare në Tiranë me veprime konkrete kundër drejtimit abuziv e të korruptuar të Lulzim Bashës!!


E mërkurë, 4 korrik 2012

3

POLITIKE

Unimesko e dyshuar dhe për eksportin e eksplozivit

K

ompania "Unimesko" pronarët e së cilës janë ngushtësisht të lidhur me kreun e Shërbimit Informativ Ushtarak dyshohet se përveç eksportit të fishekëve janë avantazhuar dhe në eksportin e qindra tonelatave eksploziv. Në një intervistë të dhënë për Shqiptarja.com deputeti socialist Ilir Gjoni hodhi dyshime në lidhje me çmimet e ulëta dhe nën kosto të qindra

tonelatave eksploziv të shitura nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për kompaninë "Unimesko" . Dyshohet se pasi ka blerë nën kosto eksplozivin kompania "Unimesko" e ka eksportuar jashtë vendit duke e shitur me çmim shumë më të lartë. "Ne kemi të dhëna që duhen verifikuar menjëherë. Përshembull kemi të dhëna për eksportin e kryer nga po e njëjta kompani(Unimesko)

të një sasie prej 759 ton lëndë eksplozive TNT të cilësisë së parë që Ministria e Mbrojtjes ja ka shitur kompanisë me një vlerë prej 350 usd për ton, në një kohë kur kompania Meico e Ministrisë, cilësinë e dytë të TNT e shet me 450 usd për ton. Pra vetëm nga kjo krijohen dyshime të bazuara se ka një konflikt të qartë interesi", - është shprehur deputeti Gjoni.

Investigimi

Kreu i SHIU-t ortak me tregtarët e armëve „„„

TIRANE

tike që kanë krijuar me Zylën, në të njëjtën ditë dhe datë kanë krijuar në Tiranë dhe dy kompani të tjera të cilat kanë patur si objekt tregtinë e armatimit dhe që më pas janë licensuar nga Ministria e Mbrojtjes. Në dukje bashkëshortja e Zylës është aksionare në një kompani energjitike por nëse i referohesh funksionit zyrtar të Ylli Zylës atëherë qartësohet dhe problematika e kësaj lidhjeje. Në të njëjtën ditë që kanë çelur kompaninë energjitike në bashkëpronësi me bashkëshorten e kreut të SHIU-t dy sipërrmarësit Goça dhe Izdebeski kanë themeluar shoqëritë "Unimesko" dhe NITRO-CHEM. Këto shoqëri janë regjistruar me adresën: "Bule-

G

azeta Shqiptarja.com publikoi jav ën e kaluar një serial shkrimesh që hidhnin dritë mbi implikimin dhe lidhjet e kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak me eksportues të licensuar armësh në Shqipëri. Bashkëshortja e kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri. Liljana Zyla që prej vitit 2011 është bashkëaksionare në kompaninë "Uind Sun Uater Initiative" sëbashku me shtetasit Lorenc Goça dhe Andrzej Izdebeski. Dy ortakët e saj përveç kompanisë energji-

vardi Zhan D'Ark, Kompleksi "MATRIKS", Kati i IV", e cila është ekzaktësisht e njëjta adresë zyrtare dhe e kompanisë tjetër ""Uind Sun Uater Initiative"" në të cilën është aksionere Liljana Zyla, çka tregon se kompanitë operonin edhe në të njëjtën zyrë. Të treja kompanitë kanë patur edhe të njëjtin numër kontakti telefonik dhe ky numër ekspozohet qartë në të dhënat publike të QKR-së. Shtetasi Lorenc Goça kompaninë NITRO-CHEM e ka themeluar sëbashku me një tjetër shtetas polak i cili quhet Tomas Ptazinski dhe që kontrollon të gjithë paketën e aksioneve të kësaj kompanie ndërsa Goça rezulton administrator i saj.

Arben Imami shpërfilli 3 javë Komisionin e Sigurisë „„„

TIRANE

HABJON HASANI

M

ë datën 10 korrik një grup deputetësh të Komisionit Parlamentar të Sigurisë do të nisin zbardhjen e arkivave dhe dokumenteve të Ministrisë së Mbrojtjes për të verifikuar veprimtarinë e saj dhe sidomos praktikën e shitjes së armatimeve. Dje deputeti socialist ilir Gjoni ka patur një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes Edvin Kullurin. Përfaqësuesi i ministrisë ka kërkuar të njihet me planin e punës së Komisionit Parlamentar ndërsa ky plan është përcaktuar që prej datës 18 Maj 2012 në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, fakt ky që është vënë në dukje dhe nga deputeti i opozitës Ilir Gjoni. Pas takimit me përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes është lënë data 10 korrik si data e nisjes së inspektimeve dhe kontrollit të aktivitetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Mësohet se kontrolli do të përfshijë një gamë të gjerë të veprimtarisë së kësaj ministrie por fokusi do të përqëndrohet kryesisht në procedurat e ndjekura për importin dhe sidomos eksportin

PELOD

STUHRLING ORIGINAL

Skandali i armëve, nis hetimi parlamentar Kontrollet për armët do bëhen te MEICO dhe SHIU

Ilir Gjoni e armatimeve nga Shqipëria, ku Ministria e Mbrojtjes ka një rol të dorës së parë për garantimin e ligjit dhe kontrollin mbi subjektet private që eksportojnë me lejen e ministrisë armatime jashtë vendit.

PENGESA

Për gati tre javë me radhë

Marke Amerikane (New York), garancia 2 vjet Adresat:

Dyqani Kleopatra perballe kompleksit Taiwan Flagship Center Durres cel: +355 696235070 albaniatime@gmail.com

Komisioni i Sigurisë në Kuvend ka kërkuar të nisë inspektimet në Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me veprimtarinë e kësaj ministrie. Ndonëse axhenda e këtyre kontrolleve është përcaktuar që më datën 8 Maj, nga ana e ministrisë përgjatë gjithë kësaj kohe është treguar in-

diferencë dhe ministria nuk i është përgjigjur në disa raste interesimit të Komisionit të Sigurisë i cili nga ana e tij kërkonte nisjen e procedurave paraprake të kontrollit. Kjo bëri që në tri ditët e fundit deputetë të opozitës të denonconin publikisht këtë fakt duke akuzuar madje gjithë maxhorancën se po i jepte imunitet ekstra ministrit Imami ndaj kontrollit legal parlamentar. Pas presionit publik të deputetëve të opozitës nga ana e ministrisë ka ardhur dhe sinjali I parë I reagimit ndërsa dje është konsumuar dhe takimi mes deputetit Gjoni dhe Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë Edvin Kulluri.

DYSHIMET

Pas më shumë se tre javësh pritje deputetët e opozitës janë detyruar shkojnë vetë në

ministri për të kërkuar zbatimin e ligjit. "Kërkuam që të vijmë dhe të marrim kontakt me autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për të realizuar të drejtën e legjislativit për kontroll mbi ekzekutivin, aq me tepër kur bëhet fjalë për një institucion të rëndësishëm, si kjo ministri, ku transparenca është e domosdoshme për këtë ministri si vend anëtar i NATO. Objektiv i kontrollit është zbatueshmëria e ligjit për veprimtarinë e shërbimit informativ ushtarak, për armatimet ushtarake, për eksportin, kemi të dhëna që synojmë t'i zbardhim", tha Gjoni. Dy ditë më parë në një intervistë për Shqiptarja.com Gjoni u shpreh se deputetët kanë informacione mbi abuzime të mëdha në tregtinë e armatimit të cilat pritet ti verifikojnë nëpërmjet kontrollit parlamentar.

GRUPET E PUNËS QË DO HETOJNË MINISTRINË E MBROJTJES Për zbatimin e ligjit për gradat „ Osman METALLA „ Arben ÇUKO „ Luan SKUQI „ Paulin STERKAJ Për Planin e përhapjes së FA „ Fatos HOXHA „ Osman METALLA „ Ndriçim BABASI „ Piro LUTAJ „ Ilir GJONI Për paketën ligjore në FA „ Osman METALLA „ Ndue PALUCA „ Luan SKUQI „ Xhemal QEFALIA „ Asllan DOGJANI Për kapacitetet Operacionale: „ Fatos HOXHA „ Lefter MALIQI „ Vasillaq NGRESI „ Gazmir BIZHGA „ Skender HASA Për Buxhetin 2011 „ Osman METALLA „ Adrian TURKU „ Piro LUTAJ „ Armando PRENGAJ Për veprimtarinë e MEICO-s 2011 „ Osman METALLA „ Adrian TURKU „ Gjok ULDEDAJ „ Ilir GJONI „ Paulin STERKAJ Për veprimtarinë e SHIU-t „ Osman METALLA „ Ndue PALUCA „ Ilir GJONI „ Piro LUTAJ Detyrat e ATC 2011 „ Osman METALLA „ Luan SKUQI „ Ilir GJONI „ Xhemal QEFALIA


4

E mërkurë, 4 korrik 2012

POLITIKE

Ksera injoron Kuvendin, nuk shkon në seancë dëgjimore

M

mungese, deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës ju është vënë materiali i hollësishëm në dispozicion vetëm 5 minuta përpara se të fillonte seanca, duke i gjetur edhe të papërgatitur përpara ministrit Ksera. Edhe pse nuk u zhvillua, kjo ishte një shqetësim dhe një mungesë korrektësie ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Ministri i Punës, Spiro Ksera ka pasur të

inistri i Punëve dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera ka bojkotuar seancën dëgjimore në komisionin e Punës. Ditën e djeshme kur në axhendë ishte parashikuar që ministri ose zvëndësministri i këtij dikasteri të raportonte për politikat e punësimit, u vu re një bojkot, duke detyruar mbylljen e komisionit të Punës. Por përveç kësaj

tjera impenjimi edhe pse kjo seancë ishte e parashikuar katër javë më parë. Bëhet me dije se ai ishte në një takim me një delegacion të ardhur nga vendet e Europës. Nënryetari i komisionit, Tritan Shehu ka mbyllur mbledhjen duke i kërkuar ministrit që të vijë ditën e hënë për të zhvilluar seancën dëgjimore me deputetët e Partisë Socialiste.

Omonia premton numërimin e minoritetit grek në Shqipëri

Bollano: Do regjistroj grekët, Censusi dështoi Reagon Milo: Bollano nuk është institucion Lajmi Nga 23 korriku deri në fund të dhjetorit do të fillojë rregjistrimi i popullsisë greke. Ky vendim është marrë nga organizata OMONIA ditën e shtunë. Formulari i regjistrimit është bërë gati dhe ai është në gjuhën greke

„„„

TIRANE

FERNADA CENKO

O

rganizata Omonia do të nisë vetëregjistr imin e komunitetit grek në Shqiëpri. Kur ende nuk kemi një përgjigje nga INSTAT mbi realitetin etnik, Omonia paragjykon duke mos njohur rezultatet e Censusit që është zhvilluar në vitin 2011. Ndaj ajo këtë muaj do të shkojë drejt një regjistrimi paralel. Ky regjistrim do të fillojë në datën 23 korrik të këtij viti dhe është planifikuar të mbyllet para Krishtlindjeve. Formulari, i cili do të marrë të dhënat e minoritetit, ëhstë përgatitur dhe është gati për t'u plotësuar nga ky komunitet derë më derë. Mësohet se i gjithë formulari ëhstë shkruar në gjuhën greke dhe ka të pothuaj të njëjta pyetje me atë të organizuar nga IN-

Formulari i Omonia për rregjistrimin STAT. Kjo organiztarë është mbledhur ditën e shtunë në qytetin e Srandës ku ka marrë vendimin për të filluar regjistrimin etnik, duke mos u pajtuar me rezultat e pabulikuara të INSTAT.

REAGON BOLLANO

Në cilësinë e kryetarit të kësaj organizate, Vasil Boll-

Bollano nuk është institucion. Ndoshta çdo njëri mund të kërkojë të bëjë sondazh edhe është në të drejtën e tij, ashtusikurse e dimë sonadazhet e bëra nga OJF apo organizata të tjera

ALBA TECH SYSTEM HP DX5150

+

Monitor 17” Â Â Â Â Â

Procesor AMD Athlon 64 2.19 GHz 512 MB RAM 80 GB HARD DRIVE DVD - Rom Mouse dhe Tastjerë

Rr. Haxhi Dalliu, P. 16, Shk. 1, Ap. 2, përballë "ProCredit Bank" Tirane - Albania Tel: 04 22 43 299 Cel: 067 400 31 38

ano ka shpjeguar arsyet që e kanë çuar drejt zhvillimit të këtij regjistrimi të popullsisë. Bollano gjatë një prononcimi mediatik është shprehur se regjistrimi që do të zhvillohet është një proces i besueshëm. "Edhe në vitin 2001 pati konsekuenca me mënyrën e përgatitjes dhe është i njohur tashmë qëndrimi ynë. Edhe në vitin 2011 nuk u bë e mundur që të kemi një proces, i cili do të zgjidhë problemet dhe kur themi do të zgjidhë problemet, nënkuptojmë që të jetë një proces i besueshëm, por nga ana ligjore se si ndërtohet ky proces, por edhe nga ana praktike, se si realizohet,", është shprehur kryetari i kësaj organizate, Vasil Bollano. Por përveç regjistrimit të minoritetit grek, kanë dalë të tjera minoritet të cilat mund të paralajmërojnë një regjistrim tjetër. "Të njëjtin qëndrim kanë edhe minoritetet e tjera etnike dhe linguistike, por edhe komunitetet fetare, që nuk e kanë pranuar censusin", duke shtuar se dhe relacioni i Këshillit të Europës e cilëson procesin të dështu-

ar dhe të pabësueshem. Por Bollano nuk heq dorë nga dyshimi që ka në lidhje me regjistrimin e popullsisë të bërë nga INSTAT, duke thënë se "procesi dhe rezultatet janë të pabesueshme për Omonian". Sipas Bollanos kjo iniciativë nuk vjen nga mos njohja e institucioneve, por nga pakënaqësitë që ka me këtë regjistrim. "Jo, nuk është e vërtetë që ne nuk njohim institucionet, por ne kritikuam dhe nuk mund të pajtohemi me mënyrën e realizuar të këtij procesi. Patjetër përpjekjet tona ishin me institucionet shqiptare, me organizmat ndërkombëtarë, që mbështesin ekonomikisht dhe për zhvillimin demokratik të vendit, por nga ana e institucioneve përkatëse nuk pati një reagim pozitiv", tha Vasil Bollano. Ai ka theksuar se ka të drejtë ligjore për të bërë këtë regjistrim, pasi ai figuron i regjsitruar në gjykatë. "Ky është një regjistrim, i cili nuk prek interesat e individit, por patjetër organizata e Omonia-s, për të regjistruar komunitetin e saj është një çështje që e ka në program dhe statut, që në themelimin e saj," tha Bollano.

KREU I PDS

Reagon Milo: Bollano nuk është institucion. Politikani dhe historiani i njohur Paskal Milo, i kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" për regjistrimin e popullsisë që do të fillojë nga organizata Omonia ka komentuar regjistrimin paralel të popullsisë, duke e cilësuar si një statistikë zyrtare. "Bollano nuk është institucion. Ndoshta çdonjëri mund të kërkojë të bëjë sondazh dhe është në të drejtën e tij, ashtusikurse e dimë sonadazhet e bëra nga OJF apo organizata të tjera.

Higjenë e garan tuar nga

ALPEN PULITO

Dezinfektim Deratizim Dezinsektim

Firme Pastrimi, Sherbime speciale pastrami,Pastrim dyshemeje te çdo lloj siperfaqeje, Produkte pastrimi, Sherbime DDD Makineri pa pastrimi, Au isje-aksesore to vinc me Cel 0682009101 ose 0683055364 qera info@alpenpulito.al - www.alpenpulito.al

Vasil Bollano Por këto ngelen sondazhe, sepse janë institucione jo zyrtare", është shprehur zoti Milo, ndërsa ka theksuar se janë të tjera institucione të specializuara për të regjsitrimin e popullsisë, si në këtë rast që është INSTAT. Më tej ai shton se edhe kjo organizatë ka arsyet e saj për ta zhvilluar që janë të karakterit

elektoral edhe politik. Por nuk ka harruar që të godas INSTAT, për vonesën e nxjerrjes së këtij rezultati. "INSTAT është vonuar për të nxjerrë rezultatin, dhe kjo vonesë ka shkaktuar shqetësim dhe keqkuptim tek disa grupe, ku në rastin konkret është organizata OMINIA", është shprehur Milo.

BLOG NGA

VALBONA SULÇE KOLGECI*

Dita e katërt T

ë them që nuk më grishte ideja e pasjes së një blogu, do të gënjeja. Një njeri që e ka lidhur jetën me fjalën dhe të shkruarin e ka të pamundur t'i rezistojë tundimit për të patur një hapësirë komunikimi të gjithën për vete. Por edhe kur ky proces ka mbaruar, pra kur e ke ndarë mendjen të hapësh një blog, duhet të gjesh një titull të mirë: duhet të jetë dicka që identifikon, intereson dhe bën aktivë anëtarët e audiencës tënde. Ndaj pas shumë mëdyshjesh, vendosa për "Dita e katërt". Pse? E para , sepse dua të jem kundër rrymës në një vend ku çudia më e madhe tre ditë zgjat. "Dita e katërt" do të jetë një kujtesë për çështje që shënjojnë fort jetën tonë, si individë dhe si bashkësi. "Dita e katërt" është një blog ku do flitet për çështje që shkojnë përtej ditës së tretë e që në një kohë të çmendur informacioni si kjo e sotmja nuk u jepet mundësia të dalin në sipërfaqe veçse për tre ditë, ndërkohë që do duhet të qëndronin në vëmendjen tonë kolektive për shumë më gjatë. Një shoqëri që nuk mendon për të ardhmen, që nuk reflekton, rrezikon të bëjë të njëjtat gabime dhe me kosto më të lartë. Dita e katërt, si pushteti i katërt. Më pëlqen ta mendoj median si pushtet më vete, të pandikuar nga pushtetet e tjera, por të lidhur me to për ta bërë vendin më të mirë, më të jetueshëm dhe më të trashëgueshëm nga fëmijët tanë. Unë besoj se pushteti I katërt e ka fuqinë për ta bërë këtë, edhe mundësinë. Duhet vetëm vullnet dhe vizion. Dita e katërt, sepse prurjet do të vijnë të enjten, ditën e katërt të javës . As fillim, as fundjavë, po pikërisht në kohën kur duhet . Apo jo? *Gazetare në profesion të lirë që prej 2002 pas një karriere si gazetare televizive 1997-2001. E diplomuar për Gjuhë Letërsi në UT e Tiranës. Përvojë në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe arsimin si koordinatore programesh në organizata lokale dhe ndërkombëtare. Studente në Shkollën Doktorale të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT e Tiranës.

www.shqiptarja.com


E mërkurë, 4 korrik 2012

5

POLITIKE

Topi uron Obamën për Ditën e Pavarësisë së SHBA

M

e rastin e Festës Kombëtare të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti Bamir Topi ka uruar homologun e tij amerikan, Barak Obama. Nëpërmjet një mesazhi kreu i shtetit shqiptar përcjell urimet më të ngrohta dhe miqësore për sa më shumë lumturi, begati dhe përparim! "Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj me kënaqësi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe

bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë miq. Vendi juaj, i cili përfaqëson vlerat më të rëndësishme njerëzore të lirisë dhe demokracisë, ka dhënë dhe vazhdon të japë një mbështetje të jashtëzakoshme për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt integrimit të plotë euroatlantik. Ne e vlerësojmë lart këtë mbështetje dhe jemi të nderuar të vazhdojmë në këtë drejtim! Është një fat i madh për kombin

shqiptar që në momentet më të vështira historike të tij ka pasur përkrah një mik të fuqishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës", thuhet në mesazhin e urimit të presidentit Topi. Gjithashtu kreu i shtetit thekson se në këtë ditë feste të gëzuar të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, populli shqiptar çmon lart vlerat e civilizimit dhe përparimit që populli amerikan ka sjellë për mbarë njerëzimin.

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, takim që në ditën e parë të punës

Betohen para Topit katër ministrat Ministrat e rinj dekretohen në zyrën e Presidentit. Noka i sforcuar përpara ish-kolegut të tij demokrat. Tre ministrat e tjerë i kanë buzëqeshur Presidentit gjatë shtrëngimit të duarve

Lajmi

Çfarë tha Marku

Betohen katër ministrat e rinj të kabinetit Berisha. Dje Flamur Noka, Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti janë betuar para Presidentit dhe Kuhstetutës rreth orë 11:00. „„„

"Me Nokën s'ka mesazh"

D

eputeti i Partisë Demokratike ka komentuar dy ditë më parë ndryshimet në qeverinë Berisha, për ministrin e Brendshëm dhe tre ministrat e LSI. "Ndryshimet duhet të bëhen për të reflektuar. Më duket anormale që PD të shkojë pa ndryshime të tjera në zgjedhje. Ne duhet t'i japim një mesazh qytetarëve: po e dimë që ka probleme dhe po ndryshojmë qeverinë dhe e dyta japim konfiguracion politik për zgjedhje. Pra me zgjedhjen e Nokës nuk ka mesazh, domethënë që "kështu jemi mirë" dhe "kështu jemi keq". Kjo më duket pak e rrezikshme", është shprehur deputeti demokrat Mark Marku gjatë një interviste kur është pyetur për ndryshimet në qeveri.

TIRANE

FERNADA CENKO

K

atër ministrat zurtar isht kanë marrë pozi cionet e tyre të reja. Ditën e djeshme janë betuar përpara Presidentit Bamir Topi me dorën mbi Kushtetutë katër ministrant e sapozgjedhur të qeverisë Berisha. I pari që është ulur, ka firmosur dhe ka mbajtur dorën mbi Kushtetutë, për t'u betuar për të drejtuar me ndershmëri punën e tij ka qenë ministri Edmond Haxhinasto, i cili tashmë mban postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës. I dyti që është betuar para Presidnetit Topi ka qenë ministri Edmond Panariti, si ministër i Punëve me Jashtme. Ka qenë Flamur Noka, që është betuar i treti përpara Presidentit. Është vënë re se pas shtërngimit të ftohtë të duarve, asnjëri prej tyre nuk ka buzëqeshur. Ndërsa i fundit ka qenë deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo, i cili nga dje drejton ministrinë e Shëndetësisë. Ditën e djeshme Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar edhe ligjin për pastrimin e parave, të kaluar para dy javësh në Kuvendin e Shqipërisë.

BETIMI

Betimi i ministrave të rinj është bërë ditën e djeshme rreth orë 11:00 në Presi-

dencë. I pari që ka hyrë ka qenë Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Vangjel Tavo dhe Flamur Noka, i cili ishte i shoqëruar me makinën e policisë. Dy të parët janë futuar nga dera përpara e Presidencës, ndërsa

Vangjel Tavo dhe Famur Noka kanë hyrë nga dera anësore. Ministrat e rinj kanë dalë pas 15 minutash nga Presidenca. Mësohet se Vangjel Tavo ka pasur një vizitë kortezie me kryeministrin Berisha, menjëherë pas

betimit në Presidencë.

MINISTRAT E RINJ

Vangjel Tavo, deputeti i LSI do të mbajë edhe postin e ministrit të Shëndetësisë, duke u larguar kështu ish-ministri Vasili. Edmond Haxhinas-

to ka lënë ministrinë e Jashtme për të marrë ministrinë e Ekonomisë. Edmond Panariti, heq dorë nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës dhe zyrtarisht nga dje është ministër për Punët me Jashtë. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike

Vizita në Shkodër

Ambasadori Sequi sërish apelon: Mbyllni reformën Zgjedhore „„„

TIRANE

F

aktori ndërkombëtar ka shprehur sërish shqetësim për mosmbylljen e Reformës Zgjedhore. Ditën e djeshme nga qyteti i Shkodrës, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, pohoi se mazharonca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për përmbushjen e reformës. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi ditën e djeshme duke i rikujtuar dhe njëherë politikës shqiptare, se tashmë jemi pranë limitit kohor për Refomën Zgjedhore dhe duhet ta mbyllin atë për t'i hapur rrugë integrimit. Ambasadori i BE në Tiranë, uroj që që të ketë një bashkëpunim mes mazhorancës dhe

opozitës. Sequi theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat varet nga Shqipëria, prandaj nuk duhet shpenzuar shumë kohë, duke nënvizuar se nëse

ekziston vullneti i klasës politike, 12 rekomandimet e BE mund të përmbushen deri në nëntor. Gjatë inspektimit në punimet në pedonalen e Gjuadolit në Shkodër, një investim i Bashkimit Europian, Sequi theksoi se, një nga qëllimet e Bashkimit Europian është edhe promovimi i vlerave kulturore, për këtë qëllim BE ka investuar në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin e Shkodrës. Nga ana tjetër, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, pohoi se ky investim luan një rol të madh në rritjen e numrit të turistëve të huaj në këtë qytet. Projekti i rikonstruksionit të rrugës "Gjuadol" me një vlerë prej 1.2 milionë eurosh investim i përbashkët në mes BE-së dhe qeverisë Shqiptare.

Flamur Noka ka marrë postin e ministrit të Brendshëm. Nga Partia Socialiste kjo ministri është goditur shumë për listat e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe të atyre 2011.

TAKIMI I PARË I PANARITIT

Sapo mori detyrën e re, ministri i ri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, zhvilloi një takim me Ambasadorin italian në Tiranë, Massimo Gaiani. Sipas ambasadës italiane në Tiranë, vizita qe një rast për t'i përcjellë kreut të ri të diplomacisë shqiptare, i cili po sot bëri betimin para Presidentit të Republikës, urimet nga ana e Qeverisë italiane për punë të mbarë. Gjatë takimit në ambientet e MPJsë, u shkëmbyen mendime rreth marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, të karakterizuara nga një bashkëpunim i shkëlqyer dhe nga marrëdhënie miqësie të konsoliduara. Takimi bëri gjithashtu të mundur thellimin e disa çështjeve, të cilat do të trajtohen gjatë vizitës së Ministrit Panariti në Romë, në datën 9 Korrik, me ftesë të Ministrit italian të Punëve të Jashtme, Giulio Terzi.


6

E mërkurë, 4 korrik 2012

POLITIKE

Rebelohet edhe Selami Xhepa: “PD ka nevojë për reflektim”

E

dhe një deputet tjetër mes demokratëve nis të ngrejë zërin kundër ndryshimeve në qeveri. Selami Xhepa, duke folur për gazetarin Ilir Babaramo, tha se duhej të kishte pasur ndryshime më të thella. Ai deklaroi se “një individ sado inovativ të jetë, lodhet dhe ndryshimi do ishte i dobishëm”. Xhepa, i cili para pak kohësh dha një intervistë ku e quajti zonën e tij elektorale, Bulqizën, një Perëndim të

Largët, deklaroi se ishte e nevojshme të bëhej një analizë e hollësishme e qeverisjes. “Nëse kjo nuk do të bëhej, entuziazmi përtej mbështetësve tradicionale do të ishte shumë i vakët,” tha ai. Duke folur sërish për ndryshimet në qeveri, Xhepa tha se gjykimi kryesor i takon kryeministrit, por shtoi se duhej të kishte një ndryshime në shumë sektorë. “Ka një lloj lodhje, një tkurrje në aktivitetin e administratës

publike,” tha Xhepa. Ai tha se publiku do i mirëpriste këto ndryshime. “Duhet një dinamizëm nga baza tek qendra. Duhet një dialog i brendshëm pasi shqetësimi i përbashkët është dinamizmi i reformave. PD duhet të jetë një forcë politike që të përfaqësojë interesa jo të një pjese të vogël të shoqërisë”. Xhepa i quajti të rëndësishme kritikat e bëra nga deputeti i PD, Mark Marku.

PS-PD komentojnë intervistën e deputetit Mark Marku

PS: Marku tregoi realitetin në PD Shehu: PD është promotori i ndryshimeve „„„

Lajmi

TIRANE

FERNADA CENKO

P

as deklaratave të drejt përdrejta të deputetit demokrat Mark Marku për reformimin e Partisë Demokratike ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike. Shuplaka që i dha Marku rotacionit në ministri dhe dështimin e Partisë Demokratike në përgatitjen edhe për zgjedhjet e përgjithshme, ka sjellë shqetësim tek demokratët sa kanë mundur të refuzojnë të flasin mbi intervistën. I vetmi që ka mundur të kthejë një përgjigje, referuar

Intervista e deputetit demokrat Mark Marku ka futur në siklet kolegët demokratë. Në mungesë për të marrë një prononcim, ata kanë heshtur duke mos e komentuar as pozitivisht as negativisht deklaratat e tij. Deputeti Tritan Shehu, Piro Lutaj dhe Asllan Dogjani kanë sjellë reagime mbi deklaratat 'bombë' të Markut

intervistës së Markut, ka qenë deputeti demokrat Tritan Shehu. Sipas tij Partia Demokratike është një promotore e ndryshimit, duke hedhur poshtë akuzat e deputetit Mark Marku. "Partia Demokratike ka qenë gjithmonë një forcë e

rëndësishme. Ajo është forca kryesore e qendrës së djathtë dhe që ka treguar progres gjatë qeverisjes së saj. Partia Demokratike ka qenë dhe është një promotore e ndryshimeve të mëdha në vend", është shprehur deputeti demokrat, Tritan

Shehu. Por ai ka nënvizuar se çdo deputet i djathtë është i lirë të flasë për pakënaqësitë e veta, ndaj sipas tij kjo tregon që ëhstë një parti e hapur.

DEPUTETËT SOCIALISTË Edhe pse deputeti demokrat i ka dhënë shuplakë Partisë Demokratike, deklaratat e tij i kanë komentuar edhe deputetët e Partisë Socialiste. Piro Lutaj dhe Asllan Dogjani e kanë vlerësuar si të drejtë këtë dalje publike. Deputeti Lutaj pohoi se zoti Marku ka treguar gjendjen reale në Partinë Demokratike. "Gjatë gjithë intervistës deputeti Mark Marku

Mark Marku

ka paraqitur situatën e rëndë që ekziston brenda Partisë Demokratike. "Më ka befasuar qëndrimi që ka pasur Marku ditën e djeshme, por duhet të vlerësohet për këtë gjë", është shprehur deputeti Piro Lutaj i Partisë Socialiste. Ndërsa deputeti tjetër i PS-së, Asllan Dogjani e ka quajtur si shembull të mirë reagimin e deputetit Mark Marku. Deputeti i

Partisë Demokratike, Mark Marku, deklaroi se PD ka dështuar si forcë politike dhe në këtë gjendje në të cilën ndodhet rrezikon që të humbasë edhe zgjedhjet. Ndërsa në lidhje me ndryshimet në qeveri dhe marrëdhëniet me aleatin kryesor, LSI-në e Ilir Metës, Marku theksoi se aktualisht ajo që shikon është një "PD e shantazhuar".

Koment

Një reformë për reformën zgjedhore

NGA

AFRIM KRASNIQI

vijon nga faqja 1 ...të jetë funksionar i lartë në tatime, dy të tjerët funksionarë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë. Prej vitesh në qytetet – metropole shërbimet ndaj partisë (edhe kur janë në kundërshtim me ligjin, sidomos ato), vijnë të shpërblehen në poste, privilegje, ngritje në karrierë deri edhe në dhurata financiare e shpërblime në procesin e privatizimit. P.sh, drejtuesit e qendrave të votimit të vitit 2009 në Tiranë ku u “shënua” boom votash për një parti të tretë politike, sot janë drejtues në prefekturë, në ministri, në qark dhe në institucionet kryesore. Më 2009 një kandidat për deputet, më vonë ministër, deklaroi publikisht se votat e tij po vidheshin, por sapo bëri një telefonatë tek një kryetar partie, u ndërpre vjedhja, madje atij iu dhanë votat e nevojshme për t’u bërë deputet,

me kushtin që të ndryshonte kah politik sapo të shkelte në parlament. Dhe ai ashtu bëri. Kurse politikani që me telefon komandoi ndalimin e vjedhjes së votave në një krah dhe lejimin e vjedhjes në krahun tjetër, është as më shumë e as më pak sesa një prej tre drejtuesve kryesorë në piramidën shtetërore. Në këto raste nuk pati gjyqe as dënime si në Lezhë, Juban të Shkodres apo si në Ruzhdije të Fierit. Asgjë. Përkundrazi, pati shampanjë, lëvdata dhe shpërblime pafund në poste, privilegje dhe para. Paradoksi i dytë lidhet me raportin midis shtetit dhe votës. Gjykata de juro mbron shtetin dhe votën, por vendimet e saj de facto nuk mbrojnë asnjërën. Sepse komisionerët nuk janë individë të rastësishëm, ata janë militantë të përzgjedhur me kujdes, të deleguar për të kryer një shërbim, pra simbolikisht “vrasës me pagesë të votës”, dhe me dënimin e tyre vetëm sa zhvendoset lista emërore, nuk preket as urdhërdhënësi, as ai që përzgjedh apo që paguan. Pra vota mund të tregtohet dhe imuniteti ndaj biznesit të votës është imuniteti më i paprekshëm në Shqipëri. A nuk u provua kjo edhe në vendosjen e shtetit në shërbim të plotë të KQZ, një organ militant dypartiak, përgjegjës për gjithçka ndodh në proceset zgjedhore? A nuk pamë sesi deputetë të zgjedhur me pazare votash në

numërim (jo në votim), diku në Ndroq apo Paskuqan, në Bushat apo Kuçovë, etj, u bënë ministra, forcuan partitë e tyre dhe një ditë të bukur morën çdo të drejtë ligjore, kushtetuese e politike për të vendosur për fatet tona, fatet e shtetit dhe shoqërisë? Cili politikan i zgjedhur dha dorëheqje pasi u verifikuan raste abuzimi të votave? Cila parti kërkoi ndjesë që komisionerët e saj ndryshuan verdiktin kushtetues popullor? Çfarë bënë partitë përgjegjëse për ta ndryshuar këtë situatë? Asgjë. Thjesht rithirrën në skenë ata që gatuan vjedhjet e proceseve zgjedhore, dhe u kërkuan të bëjnë një retushim të ri për vjedhjen e radhës. P.sh, u kërkua dënim më i madh për komisionerë, transparencë më e madhe votimi, numërim elektronik, etj, por pa cenuar asnjë milimetër profesionin e “vrasësve me pagesë të votës”, pra pa hequr dorë nga komisionerët partiakë, nga KQZ partiake, nga kontrolli partiak i gjithë procesit. Palët janë mbledhur përsëri. Dhe janë në krizë e nën presion për të gjetur një kompromis. Një kompromis midis dy palëve, jo midis palëve përgjegjëse dhe publikut, midis palëve përgjegjëse dhe qytetarëve. Thjesht po tentojnë mekanizmin e ri deformues të procesit, po kërkojnë formula që të devijojnë parimin proporcional të përfaqësimit parlamen-

tar, pra, po kërkojnë skema taktike ligjore sesi të përfitojmë më shumë sesa u jep elektorati, dhe sesi ato të ruhen nga njëri tjetri, pa dhënë asnjë garanci për nevojën që vota e qytetarët të ruhen nga dy taborët militante të dy partive të mëdha. Faktori ndërkombëtar gabimisht mendon se po u arrit kompromisi formal edhe në këto pika demokracia shqiptare do shënojë progres. Sepse ata llogarisin afatet ligjore, votat parlamentare, nevojën e përfshirjes së opozitës dhe nuk llogarisin dot mungesën tërësore të vullnetit politik për zgjedhje vërtetë të ndershme, vullnetin e plotë të palëve për të bërë gjithçka që u siguron mandat qeverisës, pavarësisht ligjit, pavarësisht angazhimeve, deklaratave, detyrimeve apo premtimeve diplomatike. Në këto rrethana, diferenca midis asaj çfarë Shqipëria ka nevojë dhe asaj çfarë dy partitë kanë nevojë përbën edhe hendekun më të madh midis Shqipërisë demokratike dhe parademokratike. Kjo është pika që ndan realitetin shqiptar nga iluzionet e shprehura në ligje e marrëveshje protokollare. Kjo mbetet njëherësh edhe arsyeja se firmosja ose jo i akordit zgjedhor, formatizimi i njëjtë apo ndryshimi formal në KQZ, - të vetme, nuk janë dhe nuk mund të jenë garanci për procesin e ardhshëm zgjedhor. Ato, dhe ndry-

shime, retushime, përmirësime të tjera teknike, mund të jenë një varkë e përkohshme shpëtimi për dy partitë, por nuk janë, e nuk mund të bëhen kurrsesi një varkë shpëtimi për institucionin e zgjedhjeve dhe demokracinë në Shqipëri. Gjatë dy dekadave 15 marrëveshje dhe reforma zgjedhore kanë krijuar një situatë paradoksale: në vend që të forcojnë institucionin e votës, e kanë kufizuar atë; qytetarët nuk kanë më pushtet zgjedhor, sovraniteti i tyre është deleguar tek partitë, të cilat, prej vitesh vijojnë të mbajnë me dhëmbë peng debatin zgjedhor, si shpresa e vetme për të mos lejuar zgjedhësit qytetarë, zgjedhësit e tretë dhe ata të rinj, që të vendosin vetë për fatet e qeverisjes së vendit. Ky është e mbetet problemi themelor, për zgjidhjen e të cilit ia vlen të ketë edhe seminare teorike evropiane në Sheraton, debat publik politik, dialog institucional midis palëve, investim direkt të organizmave ndërkombëtare, si dhe vëmendje maksimale të çdo zëri përfaqësues në vend. Vetëm një reformë për mënyrën sesi imponohet reforma zgjedhore e radhës, vetëm delegimi tek qytetarët i ushtrimit pakushte të sovranitetit, vetëm çlirimi i zgjedhjeve nga prangat e dy partive do të ishin një investim serioz e afatgjatë për stabilitetin dhe demokracinë funksionale.


E mërkurë, 4 korrik 2012

7

POLITIKE

Nano: Tejkaloni ngërçet, plotësoni 12 rekomandimet

L

ëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve u ka bërë sërish apel partive politike të tejkalojnë pozicionet partiake për të arritur në një bashkëpunim në funksion të një strategjie kombëtare për plotësimin e 12 kritereve për marrjen e statusit në vjeshtë. "Inkurajojmë udheheqësitë politikë të majta e të djathta në Shqipëri që të gjejnë mendjehaptësinë dhe urtësinë për të vendosur interesat

kombëtare si parësore duke zgjeruar aftësitë, hapësirat dhe vullnetin për mirëbesim, bashkëpunim e bashkërendim në funksion të një marrëveshjeje e strategjie të madhe kombëtare për njehësimin e të gjitha energjive të shoqërisë sonë për plotësimin e 12 kritereve të vendosura nga BE, për realizmin e reformave parlamentare dhe zgjedhore, heqjen e imuniteteve, duke

merituar kështu marrjen e Statusit Kandidat në BE në vjeshtën e këtij viti. Nuk duhet humbur asnjë ditë, asnjë orë", thuhet në njoftimin për shtyp të lëvizjes, e cila ripërsërit ftesën për realizimin e reformave. Kryeministri Berisha sipas Lëvizjes Nano, kërcënon zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndëshkon shqiptarët me dështimin e rradhës me mosmarrjen e statusit kandidat.

BE presion për 21 Janarin, reformën zgjedhore dhe institucionet

Brukseli, 8 pika për qeverinë Dokumenti në duart e Komitetit të Asocim-Stabilizimit, me anëtarë deputetë të shumicës dhe opozitës, që do të mblidhet në Bruksel më 12 korrik. Dështoi dy herë për deklaratë konsensuale „„„

K

Lajmi

TIRANE

omiteti i Asocim-Stabi lizimit në përbërje të së cilit janë deputet të shumicës dhe opozitës do të mblidhet në Bruksel më 12 korrik për tu angazhuar për disa pika delikate të zhvillimeve në Shqipëri. Deputetëve të Berishës do tu duhet të firmosin angazhimin e tyre për një hetim të pavarur të 21 Janarit, për një reformë zgjedhore dhe parlamentare sipas standardeve, për mos prekje të buxhetit për nevoja elektorale dhe rritjen e zbatimit të ligjit. Një dokument i siguruar nga "Top-Channel" tregon 8 pikat e hartuara paraprakisht që duhet t'i firmosin të dy palët. 1. Deklarata nis me një urim për presidentin e zgjedhur Bujar Nishani dhe atë në largim Bamir Topi, i cili merr përgëzime për rolin e tij gjatë krizës politike. Komiteti Stabilizim-Asociimit i kujton presidentit të ardhshëm, Bujar Nishanit, se krahas përfaqësimit të unitetit kombëtar, do t'i duhet të garantojë pavarësinë e institucioneve përfshi bashkimin e forcave politike drejt qëllimit final të përmbushjes së kushteve që dikton integrimi evropian. 2. Pika e dytë e deklaratës përshëndet përpjekjet që kanë ndodhur pas marrëveshjes së nëntorit 2011 në qetësimin e klimës politike megjithatë Komiteti Stabilizim-Asociimit shpreh zhgënjimin, për shansin e humbur nga të gjitha forcat politike për të shpalosur vendosmëri dhe bashkëpunim, gjë e cila u dëmtua seriozisht gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit. 3. Komiteti Stabilizim Asocimit pasi vlerëson hapat e deritanishëm në reformat parlamentare dhe zgjedhore kërkon nga klasa politike shqiptare që në mënyrë urgjente të finalizojnë këto dy reforma. 4. Liberalizimi vizave shi-

Brukseli i dërgoi dje politikës shqiptare një dokument me tetë pika që duhet të firmosin gjatë takimit të Komitetit të Asocim-Stabilizimit, ku bëjnë pjesë deputetë të PD dhe PS. Takimi me politikanët shqiptarë do të mbahet në Bruksel më 12 korrik. het nga Komiteti Stabilizim Asocimit, si një sukses jo vetëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe në mardhënieve ndërinstitucionale. Vlerësohet puna e qeverisë në menaxhimin e problemeve të shfaqura që lidhen me këtë proces. 5. Në pikën e pestë të deklaratës ritheksohet se reformat në drejtësi, lufta krimit të or-

ganizuar dhe korrupsionit janë parakushtet kryesore për të gjithë rajonin në rrugëtimin drejt BE-s. Komiteti në mënyrë të veçantë kërkon nga autoritet shqiptare jo vetëm hartimin e ligjeve të bukura në letër, por më kryesorja zbatimin e tyre e në mënyrë të posaçme garantimin e pavarësisë në sistemin e drejtësisë. 6. Është me rëndësi që ng-

jarja e 21 Janarit 2011 të ndiqet me hetime të pavarura dhe gjithëpërfshirëse, përfshi procedura gjyqësore të be-

sueshme, thuhet në pikën gjashtë të deklaratës. 7. Komiteti Stabilizim Asocimit i jep një rëndësi edhe sit-

uatës ekonomike në Shqipëri dhe kërkon prej institucioneve financiare në vend të bëjnë kujdes me disiplinën buxhetore e cila do të shërbejë për vijimin e qëndrueshmërisë së zhvillimit makroekonomik. Zgjedhjet parlamentare të 2013-tës thuhet në deklaratë nuk duhet të kenë influencë në planifikimin e buxhetit siç ka ndodhur në të shkuarën. 8. Deklarata e Komitetit të Stabilizim Asocimit, në pikën e fundit të saj kërkon që Shqipëria të vijojë pasjen e rolit konstruktiv në stabilitetin e rajonit duke luftuar tensionet e brendshme etnike në Ballkanin Perëndimor. Ky komitet ka dështuar dy herë radhazi në hartimin e një deklarate konsesuale.

Abuzimet në kulturë

Zbulohet Komiteti i Kulturës dhe Arteve? NGA

AURON TARE

K

jo bilete hyrje në Muzeun Arkeologjik të Tiranës është prerë në 16 qershor 2012 pas një vizite me një grup arkeologësh të huaj që dëshironin të shikonin këtë muze, i vetmi i këtij lloji ne Tirane. Biletat që i ruajtëm deri në dalje, përpos numrit të serisë, kishin të shkruar qartë edhe emrin e institucionit zyrtar që i lëshon ato: Komiteti i Kulturës dhe Arteve. Instituti i Arkeologjisë është tashme pjese e Qendrës së Studimeve Albanologjike, e cila po kështu është pjesë e Ministrisë së Arsimit. Pra, biletat që priten në Muzeun e Arkeologjisë të Tiranës duhet të jenë bileta të autorizuara nga Ministria e Arsimit? Logjika të

Bileta e viteve ‘80 që shitet sot në Tiranë thotë që po. Megjithëse atë ditë isha i zënë dhe nuk u interesova më tej për këtë komitet të çuditshëm, pas disa ditësh e vrava mendjen shumë. Nuk po arrija dot të gjeja se kush ishte ky institucion zyrtar që lëshon këtë biletë, e cila është letër me vlerë

dhe si e tillë duhet të jetë e regjistruar. Nga kërkimi në Google, Komiteti i Kulturës dhe Arteve me dilte vetëm në faqet online të Arkivit të Filmit Shqiptar. Një numër filmash shqiptarë të viteve ‘50të e ‘60-të ishin prodhim i Komitetit të Kulturës dhe

Arteve në Tiranë dhe komiteti me të njëjtin emër në Moskë. Problemi qëndron se kush duhet të jetë ky institucion misterioz me një emër të çuditshëm, Komiteti i Kulturës dhe i Arteve sot në 2012? Pyeta disa vetë, të cilët nuk dinin absolutisht asgjë mbi këtë komitet që funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Arsimit. Enigmën ma zgjidhi Artan Lame. Lame, i cili mesa duket bashkë me koleksionet e tjera ruan edhe emrat e institucioneve shqiptare, më thotë se Komiteti i Kulturës dhe Arteve ka qenë institucioni përgjegjës për kulturën dhe artet në kohën e komunizmit. Pra një lloj ministrie e Kulturës së asaj kohe. Ky institucion nuk funksionon më që prej 1990. Mirëpo nëse ky institucion nuk funksionon që prej 20 vjetësh, si ka mundësi që një institucion zyrtar i Ministrisë së Arsimit

sot në verën e nxehtë të 2012 vazhdon e shet në Muzeun Arkeologjik të Tiranës bileta të lëshuara nga një institucion komunist i para 1990-ës? Si ka mundësi që Ministria e Kulturës dhe e Turizmit, e cila është përgjegjëse për të gjithë rrjetin e trashëgimisë sonë kulturore lejon të tilla biletat? Sigurisht që kjo pyetje nuk ka për të marrë asnjë përgjigje as nga Ministria e Arsimit dhe as ajo e Kulturës, e cila sigurisht që do bëjë të paditurin për këto bileta. Gjithsesi ky fakt në dukje i vogël tregon qartë se në çfarë situate ndodhen institucionet tona të Kulturës. I vetmi Muze Arkeologjik në mes të Tiranës, i cili shet bileta të kohës së komunizmit dhe askush nuk shqetësohet për këtë fakt. Imagjinoni se çfarë po ndodh në monumentet e kulturës të braktisura me kohë nga Ministria jonë e Kulturës.


8

E mërkurë, 4 korrik 2012

SOCIALE

Stina e verës, 1 mln lekë gjobë për lokalet me muzikë të lartë

N

jë milionë lekë do të gjobiten të gjithë baret dhe lokalet që nuk respektojnë normat mjedisore të zhurmës. Drejtori i Kontrollit për Mjedisin, Alfred Deshati, në ministrinë e Mjedisit ka deklaruar se veç lokaleve që shkelin normat, do të merren masa administrative edhe për ato subjekte që punojnë pa një leje mjedisore të marrë

nga Agjencitë Rajonale të Mjedisit. Sipas tij, pushteti vendor duhet të bashkëpunojë më shumë me këto agjenci për të kontrolluar situatën dhe për të kufizuar lejet e ushtrimit të aktivitetit. Zhurmat e larta dhe të pakontrolluara të lokaleve gjatë gjithë natës janë një fenomen i zakonshëm në bregdetin dhe qytetet shqiptare. Megjithëse çdo vit

premtohen aksione dhe ndëshkime, situata vazhdon të mbetet pothuajse e njëjtë. Ministria e Mjedisit paralajmëron se do të vendosë gjoba, por në realitet inspektimet e saj kufizohen çdo vit te disa operacione, që më tepër se zgjidhin shqetësimet e qytetarëve, shërbejnë për spektakle para kamerave.

Autorja: MASH të kontrollojë cilësinë, jo cilit libër t’i hapi shtegun

Ministria shet tekstet e vitit 1995 si të reja Vjollca Lubonja: Na hoqën për të pastruar stoqet e Evropës Lajmi

Akuza

Ndërhyrje, monopole dhe favorizime për shtëpi të caktuara botuese të librit shkollor, por edhe metodika të vjetruara që nxënësve tanë u shiten si risi. Kjo është fytyra e vërtetë e reformës së altertekstit 2012, shumë larg nga objektivat e kësaj nisme që u aplikua për herë të parë më 2006.

„„„

Pa asnjë arsye, nga katalogu i MASh-it janë hequr librat e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja me autorë shqiptarë, vetëm për të hapur tregun këtyre metodave që nuk i shërbejnë formimit gjuhësor të këtyre grupmoshave, por i shërbejnë zbrazjes së magazinave me stoqe të Evropës

Në foto: Vjollca Lubonja, doktore e shkencave metodike

TIRANE

ESMERALDA KETA

D

oktore e shkencave metodike, Vjollca Lubonja, si dhe një ndër autoret më me përvojë të teksteve të frëngjishtes nga klasa e tretë fillore deri në vitin e fundit të shkollës së mesme, në një intervistë të gjatë për “Shqiptarja.com”, shpjegon se çfarë po ndodh me të vërtetë me reformën e Altertekstit. Ajo na sqaron se metodikat e gjuhëve të huaja, që në fakt nxënësve tanë u shiten si risi, datojnë që në vitin 1995, ndërsa tekstet shqiptare, që janë hequr fare nga përdorimi, u referoheshin metodave të viteve 2006-2010. Sipas saj, MASh-i duhet të kontrollojë deri në qelizë nivelin e botimeve alternative dhe jo cilit libër t’i hapi shtegun dhe cilit t’ia mbyllë. Doktore e shkencave metodike, Vjollca Lubonja, si dhe një ndër autoret më me përvojë të teksteve të frëngjishtes nga klasa e tretë fillore deri në vitin e fundit të shkollës së mesme, në një intervistë të gjatë për “Shqiptarja.com”, shpjegon se çfarë po ndodh me të vërtetë me reformën e Altertekstit. Ajo na sqaron se metodikat e gjuhëve të huaja, që në fakt nxënësve tanë u shiten si risi, datojnë që në vitin 1995, ndërsa tekstet shqiptare, që janë hequr fare nga përdorimi, u referoheshin metodave të viteve 2006-2010. Sipas saj, MASh-i duhet të kontrollojë deri në qelizë nivelin e botimeve alternative dhe jo cilit libër t’i hapi shtegun dhe cilit t’ia mbyllë. Gjithnjë e më shumë po flitet se alterteksti e ka humbur objektivin parësor dhe librat po përzgjidhen me porosi. Cili është mendimi juaj për mbarëvajtjen e kësaj reformë? Unë dua t’ju them vetëm një fakt.

Që prej 3 vjetësh shtëpitë botuese vendase nuk lejohen të konkurrojnë me botimet e tyre, me autorë shqiptarë ose me grupe mikse (shqiptarë dhe të huaj) për metodikat e gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht, italisht, etj). Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut që na penalizon ne, që, si profesion, kemi hartimin e metodikave të gjuhëve të huaja dhe që, për dekada dhe dekada, kemi mbajtur shkollën me tekste shkollore konkurruese. Për mua ky nuk është vetëm një diskriminim që u bëhet

Ministria e Arsimit duhet të kontrollojë deri në qelizë nivelin e botimeve alternativë, mësidhënien dhe jo cilit libër t’i hapi shtegun dhe cilit t’ia mbyllë intelektualëve tanë, por është edhe një dëmtim me dashje i biznesit për shtëpitë botuese që kanë investuar për metodikat e gjuhëve të huaja, duke u shkaktuar dëme që shkojnë në disa milinona lekë libra-stoqe dhe po i çon drejt falimentimit. Ai u ka dhënë hapësira vetëm sekserëve që sjellin nga jashtë libra, qoftë edhe stoqe, te cilat nuk përputhen me kurrikulën tonë të gjuhëve të huaja dhe që u imponohen shkollave, për nivele shkollimi të papërshtatshme. Ju po thoni që metodikat e sjella nga jashtë si risi, nuk përputhen me kurrikulat tona? P.sh. Në shkollën e mesme për gju-

hën frënge është futur që prej 2-3 vjetësh metoda Campus 1 për klasën X, që është e nivelit fillestar A1 dhe Campus 2 për klasën XI, që i takon nivelit A2, kur dihet që nxënësit e këtyre klasave duhet të arrinin nivelin B1për klasën X dhe B2 për klasën XI. Pra, nxënësit, jo vetëm që kthehet pas në formimin e tyre gjuhësor, por madje stopojnë. Për ironi, kjo metodë përdoret edhe te shkolla e mesme e gjuhëve të huaja, ku formohen specialistë të gjuhës frënge. Kjo dëshmon se sa pa vend është futur kjo metode, apo sa në merak janë t’i hapin sa më shumë treg shitjeje, pavarësisht sa i përshtatshëm është. Në asnjë vend të botës nuk përjashtohen shtëpitë botuese vendase që të hartojnë librat shkollorë për shkollat e vendit te tyre, përkundrazi. Në asnjë vend të botës nuk monopolizohet tregu i botimeve shkollore me libra nga shtëpitë botuese të huaja, duke mos lejuar alternativat vendase të konkurrojnë dhe të jenë në treg. Franca, për gjuhën angleze ka pafund metodika të hartuara nga autorë francezë. Anglia, për gjuhën frënge, ka po aq, pa fund, metodika të punuara nga Oxfordi, etj.etj. Kështu funksionon në të gjitha vendet e BE, lindje-perëndim, madje në të gjitha vendet e botës. Përjashtime mund të ketë vetëm në disa fise të Afrikës, ndoshta…. Ju jeni një metodiste e njohur në hartimin e librave të frëngjishtes, si i shikoni ju futjen e këtyre metodave të huaja? Kolanat e librave të gjuhës frënge për kl.III fillore deri në kl. IX dhe kl.XXII janë në shtrirje lineare dhe konform kurrikulës kombëtare dhe stan-

dardeve të BE-së. Pa asnjë arsye, nga katalogu i MASh-it janë hequr librat e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja me autorë shqiptarë, vetëm për të hapur tregun këtyre metodave që nuk i shërbejnë formimit gjuhësor të këtyre grupmoshave, por i shërbejnë zbrazjes së magazinave me stoqe të Evropës. I cilit vit botimi është linja e metodikave të gjuhës frënge të sapo miratuara nga MASH-i? Jam në dijeni se janë botime të vitit 1995. Ndërsa, botimet tona janë të viteve 2006-2010. Pra, çfarë risie ka kjo linjë e importuar, kur prodhimi i saj daton këtu e 17 vjet para? Çfarë shqetësimi ka MAShi në se në treg janë disa linja metodikash me autorë të huaj ose vendas?! Shkolla le të përzgjedhë, cilat nga këto i shërbejnë më mirë. Nuk mund të vendosin as akademiket e mirëfilltë shqiptarë, as këshilltarët gjuhësorë të

Nuk ka ndodhur kurrë, që nga fillimet e altertekstit, që një botues apo një libër të zhduket nga një rreth i tërë. Kështu ka ndodhur këtë vit me Burrelin, Gramshin, Durrësin ndonjë ambasade, që në shumë raste kanë pasur si interes të bëjnë tregti, dhe jo të punojnë për mbarëvajtjen e gjuhëve të huaja te ne. Dhe aq më pak, zyrtarët burokratë që ndoshta libri i fundit që kanë lexuar, ka qenë ai i vitit të fundit të fakultetit, dhe këtë nëse e kanë mbaruar me të vërtetë. Po përkthimet e lëndëve, si fizikë, shkenca e tokave, etj, në shkollën e mesme si i shikoni? A janë cilësore? Në shkollat e mesme është zhdukur pothuaj alterteksti, me botimet e përkthyera. Së pari MASH, ka si detyrë imediate të ngrejë ekipe përkthyesish për të parë, saktësinë e përkthimit. Së dyti,

të mblidhen intelektualët: profesorë, mësues me përvojë, etj. dhe të shqyrtojnë se a janë vërtet këta librat më të mirë, për nga përmbajtja, që i duhen shkollës sonë??? P.sh. Para se të mësojë me detaje historikun e mbitokës dhe nëntokës së Italisë, nxënësi ynë duhet të mësojë nëntokën dhe mbitokën e vendit tonë, për ta njohur, për ta dashur dhe për të menduar si ta shfrytëzojë në interes të popullit të vet. Ne nuk përgatisim nxënës që të bëhen nesër minatorë apo bujq në Itali a gjetkë, por të bëhen zot në vendin e tyre. Mësuesit, autorë tekstesh, nuk lejohen që librin e tyre ta zgjedhin në shkollën ku japin mësim, ju duket e drejtë kjo? Kjo është një tezë shumë diskriminuese. Mësuesi autor ose jo autorë do të punojë me një libër. E mira dhe e logjikshmja është të punojë me librin ku ka derdhur përvojën e tij, edhe sepse i përshtatet komunitetit ku ai e ka marrë përvojën, por është dhe eksperimentuesi i parë dhe më i interesuar për të nxjerrë të metat ose defektet e botimit të tij dhe për t’i ndrequr. Nëse i mohohet ky “eksperimentim” ose “vëzhgim” si mund të punojë për përmirësimin e tij? Ku keni dëgjuar që një autor teksti të mos lejohet të punojë me tekstin e vet? Unë jam shumë kureshtare të di se ku e sheh MASh-i korrupsionin e mësuesit autor, sepse në dy-tre vitet e para të reformës së Altertekstit as që u përmend fjala korrupsion te asnjë strukturë e arsimit, përkundrazi. Këto 2-3 vitet e fundit po dëgjojmë lloj-lloj teorish dhe “korrupsione” dhe po shohim vetëm deformime, favorizime të pamerituara, monopole, diktime dhe imponime nga lart-poshtë. A përzgjidhen me të vërtetë librat nga mësuesit, siç është edhe thelbi i kësaj reforme, apo ata i diktohen nga drejtuesit? Komisionet e përzgjedhjes së teksteve shkollore, për vitin e ardhshëm shkollor, janë bërë me grup-shkollash.


E mërkurë, 4 korrik 2012

9

SOCIALE

Aksidenti i Himarës del nga koma pas 44 ditësh Florije Peçi

P

as 44 ditësh në gjendje kome, studentja e Elbasanit Florije Peçi, e aksidentuar në Himarë më 21 maj, ka dalë nga koma 2 ditë më parë. Ajo kurohej në një spital në Austri prej më se një muaji, pas tragjedisë së Himarës. Mësohet se pas daljes nga kjo gjendje Peçi ka mundur të flasë me familjarët, duke dhënë shenja të një shëndeti mendor të pacënuar. Bardh

Spahiu, zëvendësministër i Shëndetësisë, na konfirmon se studentja është në gjendje të mirë dhe në momentin e parë që ka dalë nga koma, i ka njohur të afërmit, ka komunikuar me ta një shenjë kjo që nuk ka pësuar dëmtime të kujtesës. Spahiu na shpjegon gjithashtu se gjendja e saj shëndetësore është mjaft e qëndrueshme dhe priten përmirësime

deri ën daljen nga spitali. Rreth dy javë më parë ishte Eriselda Gubere që iu rikthye normalitetit jetësor, edhe kjo si Peçi gjendej në Austri për kurim. Si pasojë e aksidentit tragjik të 21 majit, në qafën e Vishës në Himarë, humbën jetën 11 studente, i fejuari i njërës prej vajzave si dhe shoferi i autobusit si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

“Mësuesit s’do gabonin t`i zgjidhnin as në ëndërr”

Frëngjishtja, plot me gabime Ja parregullsitë e “Tous ensemble” „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

L

Dimë se brenda përbrenda një shkolle, në klasa të ndryshme, ka vend për përzgjedhje librash të ndryshëm, jo më të unifikohen librat për 1/3 e Tiranës nga një komision, ose një komision vendos për gjithë rrethin: p.sh Burrelin, Gramshin, Durrësin etj. Kam bindjen se “violina e parë” në këto komisione jo gjithnjë është ajo e merituara. Shpesh ato servirin parapëlqime, ose porosi shefash dhe të tjerët binden se e dinë se zëri “violinës së parë” është, shpesh, shumë afër veshit të shefave, drejtorëve e më lart, ndaj binden. E shumta ata mund të na nisin ndonjë e-mail, ose telefonatë për të na thënë se zgjedhja nuk ka qenë e tyre, por e diktuar. Këto komisione të tejzmadhuara bëjnë që të jenë më shumë nën kontroll. Nuk është njëlloj si t’i “orientosh” 100 mësues apo të akordosh një, dy ose më e shumta tri “violina” në krye të komisioneve. Kryetari ka më shumë vota, sepse “di” me shumë dhe ndoshta ka edhe ndonjë “porosi nga lart”. Unë i qëndroj mendimit që çdo shkollë ka specifikat e veta, le të përzgjedhë çdo mësues librin që i përshtatet nivelit të nxënësve të tij. MASh-i të kontrollojë deri në qelizë nivelin e botimeve alternativë, mësidhënien dhe jo cilit libër t’i hapi shtegun dhe cilit t’ia mbyllë. Duke iu referuar edhe librave tuaj si autore dhe shtëpi botuese, tekstet që përzgjidhen a ndjekin ata një linjë logjike? “Kujt t’ia prish dhe kujt t’ia ndreq?!” Kjo thënie më vjen ndërmend kur marr kërkesat nga shkollat dhe shoh se si grup-komisionet bëjnë, me hir apo me pahir, “akrobacira” të tilla. P.sh. Frëngjsht kl.III,IV,V e shtëpisë botuese “ELVE”; Frëngjisht kl.VI e shtëpisë botuese X; Frëngjisht kl.VII, VIII sërish “ELVE”, Frëngjisht kl.IX shtëpia botuese Y dhe Frëngjisht kl.1011-12 shtëpia botuese Z. Le të studiojë ministria këto “akrobacira”, që nuk e justifikojnë plastikën!! A jeni ju optimiste për ecurinë

e Altertekstit? Problemet me tekstet shkollore kanë ardhur, fatkeqësisht, duke u shtuar dhe agravuar. Megjithëse vazhdimisht i kam bërë prezent në median e shkruar dhe elektronike dhe para këtyre i kam konsumuar në debate të drejtpërdrejta me personat përgjegjës, jam e ndërgjegjshme se fuqia ime është deri te fjala. Si intelektuale, si specialiste, si mësimdhënëse, si grua në biznes, si prind, si qytetare, kam shqetësim për të gjitha këto shtrembërime të mëdha te politikat e Altertekstit, që na prekin të gjithëve, në një formë a në një formë tjetër, disa më pak e disa më shumë, por mbi të gjitha po dëmtojnë shkollën, sepse prurjet e viteve të fundit nuk shënojnë përmirësim, por regres, nuk janë risi, por mendjeshkurtësi dhe dashakeqësi. Unë mund të falimentoj në këtë biznes edhe pse për mua ky është profesioni im “Hartimi i metodikave të gjuhëve të huaja”. Kam një jetë që merrem me to. Ku qëndron problemi dhe si mund të përmirësohen? Problemi nuk është te Vjollca, por te shkolla, nuk është te librat e frëngjishtes, por te politikat e shpërfytyruara të altertekstit, të cilat do të lënë gjurmë në formimin e fëmijëve tanë ose më mirë të them të mosformimit të tyre mbi baza të shëndetshme shkencore-pedagogjike dhe morale. Nëse prindërit do të merrnin dhe do të lexonin disa nga librat e fëmijëve të tyre, ata do të ndërgjegjësoheshin për t’u bërë pjesa më aktive e shoqërisë për t’i rikthyer altertekstit fytyrën e fillimeve të tij. Në botë ka shoqata prindërish që s’të lënë të tallesh apo më keq të nxjerrësh fitime mbi kurrizin e fëmijëve. Jo çdokush mund të bëhet autor i botimeve shkollore, jo çdokush mund të administrojë botimet shkollore. Botimet shkollore nuk janë dhe s’duhet të konsiderohen si biznes i mirëfilltë, por, së pari si përgjegjësi morale dhe ligjore ndaj gjeneratave të reja, ndaj kombit.

ibrat e frëngjishtes me të cilat aktualisht mësojnë nxënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar që nga klasa e tretë deri në të nëntën, janë plot me gabime trashanike. Vjollca Lubonja, duke qenë se e njeh mjaft mirë këtë fushë, ku punon si metodiste që nga viti 1983, rendit përpara tavolinës një sërë me tekste shkollore, me autore Suela Shuteriqi, që janë aktualisht në shkolla dhe nga shënimet që ajo ka bërë duket qartë se çfarë mësojnë fëmijët në shkollë. Në një pjesë të madhe të rasteve, gjithçka është fotokopjuar e gatshme nga një tjetër metodikë franceze, në shumë raste mungon e-ja me theks lart tipike e gjuhës frënge, nyjet nuk janë përdorur vendin e tyre, përemri është në vetën e dytë, por folja që e shoqëron në vetën e tretë, fjalia në frëngjisht është e ndërtuar siç ndërtohet fjalia në shqip dhe nuk ka përshtatje, gabime të cilat i gjen në çdo faqe. Megjithëse Vjollca Lubonja i konsideron këto gabime, si një pikë fare e vogël në krahasim me të gjithë problematikën e altertekstin, kuptohet fare qartë se sa mirë do ta mësojnë gramatikën e gjuhës frënge, nxënësit që përdorin këtë libër që fillon që në klasën e tretë dhe shtrihet deri në klasën e nëntë, së bashku me fletoret e ushtrimeve. Dhe po të ishin më të shumtë prindërit që do ta njihnin mirë gjuhën frënge, atëherë do të kuptohej me të vërtetë përmasa e këtyre gabimeve që kanë librat tanë shkollorë, që për më tepër ribotohen për të disatën herë. “Mësuesit autorë shihen si delja e zezë, sikur gjithë korrupsioni buron nga ata, ndaj nuk lejohen të marrin pjesë as në mbledhjet për përzgjedhjen e librave për vitin e ardhshëm shkollor, por mbeten viktima për të punuar shpesh edhe me botimet më famëkeqe, që mjerisht janë miratuar nga MASh-i. Po e ilustroj me librat e frëngjishtes të një shtëpie tjetër botuese: titullohet “Tous ensemble!”. Mësuesit jo vetëm gjejnë gabime ortografike, gjuhësore, plagjatura dhe kopjime të paskrupullta në to, por janë të

Në foto: (Djathtas) Me stilolaps janë shënuar të gjitha gabimet që ka vetëm një faqe e “Tous ensemble” (poshtë) faqe e këtij libri e kopjuar fjalë për fjalë nga metodika franceze

detyruar të punojnë me këto libra, që as në ëndërr nuk do të gabonin t’i përzgjidhnin me vullnet të lirë. (Mund të përjashtoj vetëm mësuesit e dobët jo thjesht në profesion.) Shtroj pyetjen: A ka të drejtë MAShi, Drejtoritë Arsimore ose Zyrat arsimore t’i kërkojnë llogari këtyre mësuesve-autorë për metodën që i detyrojnë të marrin dhe me të cilën u kërkohet rendiment dhe cilësi?!”, - thotë me të drejtë autorja e kolonave të teksteve të frëngjishtes, Vjollca Lubonja. Më tej ajo, si për ta ilustruar se çfarë ndodh me të vërtetë në shkollat tona, na tregon një episod të një mësuesi nga Ma-

murrasi. “Sa herë fillon ora e frëngjishtes, - më tregoi mësuesi nga Mamurrasi, - u them nxënësve të mi, që këtë fjalën këtu korrigjojeni, kjo folja këtu s’është përdorur në rregull, këta emra përdoren gjithmonë me nyje, etj. Nxënësit fillojnë e qeshin dhe thonë: shih, shih, na doli mësuesi më i mirë se ai që ka bërë librin. Kthehem në qesharak në sy të nxënësve, - ankohet mësuesi. Por në fakt këta janë libra që i ka miratuar vetë ministria e Arsimit dhe nuk merr asnjë masë megjithëse e di se sa shumë gabime kanë”, - përfundon Lubonja.


10

E mërkurë, 4 korrik 2012

AKTUALITET

Elbasan, 100 euro provimi, pranga pedagogut

N

jë pedagog i Universitetit "Aleksandër Xhuvani" të qytetit të Elbasanit ka përfunduar në pranga mesditën e djeshme nën akuzën e mitmarrjes. Pedagogu 61-vjecar i matematikës, Pëllumb Kllogjeri, është arrestuar nga Strukturat e Krimit Ekonomiko-Financiar të Elbasanit në flagrancë në zyrën e tij. Agjentët i

sekuestruan atij në flagrancë shumën prej 70 mijë lekësh të reja e ndarë në 7 zarfe, si dhe një tjetër zarf me shumën 100 euro. Pedagogu ra në prangat e policisë, në kuadër të operacionit “Zarfi”, ndërsa policia e Elbasanit paralajmëroi dje dhe të tjera arrestime për të njëjtat akuza në Universitetin e Elbasanit. Burime zyrtare pohuan se edhe dy pedagogë të Fakultetit

Ekonomik janë denoncuar për marrje ryshfeti nga studentet në këmbim të notave kaluese. Katër ditë më parë në Tiranë tre mësuese të një shkolle të mesme në Kamzë u arrestuan pasi u kapën në flagrancë duke marrë para prej maturantëve. Mësueset ndihmonin me mesazhe telefonike maturantët për zgjidhjen e testit në këmbim të pagesës.

Trupi i pajetë i femrës së gjetur në lumin Mat duke u nxjerrë në breg

Kufoma u gjet dje paradite pranë lumit Mat „„„

TIRANE

vijon nga faqja 1 ... në cektinë rreth 2 metra e gjysmë distancë nga bregu. Pushuesit kanë njoftuar policinë pasi kanë konstatuar trupin por fill pas njoftimit disa banorë të zonës kanë hyrë vetë në lum dhe e kanë nxjerrë vajzën e pajetë. Kamerat e televizioneve duket se kanë mbërritur përpara policisë dhe e gjithë skena është filmuar. Nga pamjet duket qartë se rreth e përqark trupit të vajzës së vdekur është gjetur një litar i sertë. Fillimisht personat që kanë nxjerrë trupin e kanë tërhequr prej krahu ndërsa pasi e kanë nxjerrë në breg dukej qartë dhe litari që përshkonte dhe trupin e viktimës. Përpos litarit në pjesën pranë gojës së viktimës është konstatuar dhe një leckë që të jep përshtypjen se mund të ketë shërbyer për ti bllokuar frymëmarrjen viktimës. Këto rrethana e bëjnë shumë misterioze këtë ngjarje por policia e Kurbinit pavarësisht rrethanave të dyshimta tha dje se rasti është klasifikuar si vetëmbytje. Ndonëse nuk kanë arritur të zbulojnë as identitetin e viktimës, hetuesit e Kurbinit janë mjaftuar me ekspertizën mjekoligjore e cila ka nxjerrë si shkak të vdekjes vetëmbytjen e viktimës. Por konteksti në të cilën është gjendur trupi i vajzës së re e bën shumë të dyshimtë vdekjen e saj, pasi kufoma e gjetur demostronte qartësisht se ishte e lidhur me një litar. Shqiptarja. com mori dje kontakt me drejtues të lartë të policisë së Kurbinit, ata iu referuan ekspertizës mjeko-

Misteri, lumi nxjerr trupin e një femre Policia: Është vetëmbytur, s’ka shenja dhune Përpos litarit në pjesën pranë gojës së viktimës është konstatuar dhe një leckë e zezë

Në foto: Trupi i pajetë i femrës së gjetur në lumin Mat

ligjore për të dhënë qëndrimin e tyre. “Pasdite ka përfunduar dhe ekspertimi i kufomës nga mjeku dhe shkaku i vdekjes që ka përcaktuar mjekësia është vetëmbytja. Konfirmojmë se në trupin e viktimës nuk është gjetur apo

konstatuar asnjë hematomë apo shenjë dhune nga faktorë të tjerë. Ekzaminimi i mushkrive dhe i shenjave të konstatuara në mushkri tregon për një vetëmbytje sipas mjekëve”, - u shpreh dje për gazetën një zyrtar i policisë së Kurbinit. Nga ana tjetër policia e Kurbinit tha se e ka patur të vështirë të bëjë identifikimin e kufomës. “Kemi thirrur një familje në Kukës që ka njoftuar zhdukjen e vajzës përpara dy muajsh. Kemi thirrur dhe një familje në Lezhë që ka njoftuar zhdukjen e vajzës përpara 12 ditësh. Antarë të këtyre familjeve kanë parë trupin e vajzës së gjetur por kanë konfirmuar se nuk ishte vajza e tyre. Për këtë arsye ne po provojmë me të tjera mënyra për të bërë identifikimin”, - u shprehën zyrtarët e policisë. Ekspertiza e bërë nga mjeku ka dalë në përfundimin se trupi i vajzës nuk ka qëndruar në ujë më shumë se 24 orë.

Vendimi

Gjykata lë në burg pa afat Shullazin „„„

G

TIRANE

jykata e Lezhësi i ka dhënë dje masën e arrestit me burg Emiljano Shullazit i arrestuar fundjavën që shkoi në afërsi të këtij qyteti me një arsenal armësh. Gjykata dha masën e arrestit me burg edhe mikut të tij nga Vlora Helidon Harizaj, i cili u gjend në të njëjtin automjet. Provat e paraqitura nga prokurori kanë qenë mëse të mjaftueshme për të dhënë vendimin për

burg pa afat për personazhin e “njohur” dhe mikun e tij vlonjat. Aksioni për kapjen e Shullazit angazhoi dhjetra forca policore të cilat e mbanin prej kohësh nën survejim me metoda speciale. Gjatë momentit të aksionit të ndërhyrjes pasditen e së premtes forcave policore të lezhës u erdhën në ndihmë edhe efektivë të forcave speciale “Renea”. Arrestimi i Shullazit dhe kapja e tij në flagrancë me armë është kryer mbi bazën e të dhënave të ardhura nga

përgjimet telefonike, vrojtimit në terren dhe informatorëve të policisë. Mëngjesin e ditës së premte 34 vjeçari Shullazi ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të Vlorës. Në Vlorë ai ka takuar posaçërisht shtetasin Helidon Harizaj. Pasi kanë qëndruar sëbashku dy orë ata janë kthyer drejt Tiranës sëbashku. Pasi kanë mbërritur në kryeqytet, Shullazi dhe Harizaj janë drejtuar për në Lezhë, duke ecur me makinën e blinduar.


E mërkurë, 4 korrik 2012

11

AKTUALITET

N

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Dobrac” në qytetin e Shkodrës gjatë mesditës së djeshme. Një fëmijë 10-vjeç me inicialet B.M ka humbur jetën, pasi një kamion i ngarkuar me dru e ka aksidentuar rëndë. Fëmija në momentin e aksidentit ka qenë duke luajtur me biçikletë. Drejtuesi i mjetit tip IFA, Kujtim Arra i ka dhënë ndihmën e parë duke e dërguar fëmijën në

Shkodër, kamioni aksidenton fëmijën vdes 10-vjeçari

spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën. Policia pas aksidentit ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Kujtim Arra për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Mësohet se ai është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe se tashme ndaj drejtuesit të mjetit është ngritur akuza e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë që gjatë

marrjes në pyetje Kujtim Arra ka pohuar para oficerëve të policisë se gjithçka ka qënë aksidentale dhe e paqëllimshme. Ai nuk ka vënë re prezencën e fëmijës në rrugë, duke sjellë dhe goditjen e tij.. Sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës, fëmija 10-vjeçar ka pësuar fraktura të shumta në trup si dhe në pjesën e kafkës, çka ka sjellë dhe vdekjen e tij pas disa minutash nga aksidenti i rëndë.

Prokuroria e Tiranës apelon vendimin për pafajësinë e këngëtares Rezarta Shkurta

Prokuroria: Të dënohet Rezarta Akuza:Rozana Radi, e kishte të pamundur të qëllonte me grushta, pasi kishte pak ditë, që kishte dalë nga operacioni. Policia nuk ka bërë kontrollin me tubin e alkoolit

Lajmi

tet e mbrojtes së nevojshme, por ky fakt nuk është i vërtetë pasi ajo nuk ka pasur asnjë dëmtim. Në rast se Rozana do të kishte qëlluar Rezartën atëherë ajo do të kishte dëmtime dhe akt mjeko-ligjor.Pa pasur akt mjeko-ligjor nuk provohet se Rozana ka qëlluar Rezartën. Vlen për t‘u theksuar se Rozana para disa ditësh kishte bërë operacion, në këtë mënyrë kjo shtetase nuk mund godiste njeri me grushta, kjo pasi për shkak të gjëndjes shëndetësore. Nga njëra anë gjykata arsyeton se

Këngëtarja Rezarta Shkurta do vashdojë të përballet me drejtësinë për shkak se prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e pafajësisë, dhënë nga gjykata e Tiranës. Akuza i qëndron besnike pretendimeve të saj, duke thënë se Shkurta e ka qëlluar Radin dhe se kjo e fundit s’mund ta qëllonte për shkak se kishte bërë gjoksin operacion.

„„„

TIRANE

Në foto: (Lart) Rozana Radi (djathtas) Rezarta Shkurta

ELTON QYNO

S

’tërhiqet prokuroria e Ti ranës nga qëndrimi i saj për dënimin me 82 orë punë të detyrueshme të këngëtares Rezarta Shkurta. Pas marrjes së pafajësisë nga Gjykata e Tiranës, tashmë këngëtarja e njohur do të përballet sërisht me togat e zeza, ku ashtu si në shkallën e parë do kërkojë shpalljen e pafajshme. Ndërkohë që në kërkesën e apelimit, prokuroria ka argumentuar duke e quajtur si të pabazë arsyetimin

Vetë Rezarta e ka pranuar faktin që ka qëlluar Rozanën dhe kanë qënë këto dëmtime që kanë sjellë edhe pasojën e ardhur

që gjykata ka bërë në vendimin, ku deklaron se ka qënë këngëtarja Rozana Radi që ka qëlluar e para Rezarta Shkurtën. Sipas prokurorit Ervin Karanxha është provuar para gjykatës që këngëtarja Radi kishte bërë një operacion plastik pak ditë para se të ndodhte grindja, ndaj dhe në keto kushte e ka patur të pamundur të godiste dikë tjetër. Një tjetër arsyetim i

gjykatës, i cili është kundërshtuar nga prokuroria ka lidhje edhe me pretendimin se kengetarja Radi ka qënë e alkoolizuar. Sipas prokurorisë kjo gjë nuk është vërtetuar pasi punonjësit e policise nuk e kanë provuar me tub alkooli. Këto janë dy argumentat që prokuroria ngreh në apelimin e saj, duke i kërkuar gjykatës së Apelit prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe dën-

imin me 82 orë të detyruar të pandehurën Rezarta Shkurta. Kjo e fundit në mbrëmjen e 6 dhjetorit 2010 është konfliktuar me ish-shoqen e saj Rozana Radi, duke e qëlluar këtë me grushta në fytyrë, çka i solli dhe dëmtime të lehta në njërin sy.

APELIMI I PROKURORISË

Në vendim gjykata arsyeton se e pandehura Rezarta Shkurta ka vepruar në kush-

Rezarta Shkurta ka vepruar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme dhe nga ana tjetër thotë se mungon lidhja kauzale.Vetë Rezarta e ka pranuar faktin që ka qëlluar Rozanën dhe kanë qënë këto dëmtime që kanë sjellë edhe pasojën e ardhur. Kur personi thotë vetë që kam qëlluar atëherë del dhe lidhja kauzale midis veprimit (goditjes) dhe pasojës së ardhur.

Burgimi i Nikolin Jakës

“Niko Kompani” kërkon 90 mln lekë „„„

TIRANE

K

reu i Dhomës së Tregtisë dhe In dustrisë Nikolin Jaka që u dënua me 1 vit burg për akuzën e korrupsionit në tendera, jo vetëm që ka paditur degën e Thesarit dhe Ministrinë e Financave për dëmshpërblim si rezultat i burgimit të padrejtë, por tashmë në gjykatë është rregjistruar dhe një padi tjetër, ku këtë herë paditësja është shoqëria «Niko Kompani», pronar i së cilës është Nikolin Jaka. Kjo kompani i është drejtuar gjykatës së rrethit me një padi, ku objekti i së cilës është shkaktimi i dëmit nga prishja e imazhit të shoqërisë si pasojë e arrestimit dhe burgimit të padrejtë të ortakut të vetëm.

Nikolin Jaka

Vlera financiare që kjo shoqëri kërkon si dëmshpërblim kap shifrën e 90 milion lekëve. Kjo është padia e dytë që Nikolin Jaka i drejtohet gjykatës, duke kërkuar dëmshpërblim financiar për burgosjen e tij. Në 28 maj të këtij viti Jaka ju drejtua gjykatës së kryeqytetit, ku kërkonte të dëmshpërblehej 7 milion e 800 mijë lekë të vjetra nga periudha e arrestimit deri tek ajo e lirimit, në 30 maj 2008. Ish-zëvendësministri i Transporteve, Nikolin Jaka dhe pesë drejtorë të rrugëve, me dy biznesmenë dhe një sekser, u arrestuan në muajin shtator 2007 gjatë operacionit “Duar të Pastra”. Sektori i Antikrimit Ekonomik dhe Prokuroria, kishin nisur hetimet, duke zbuluar

skemën e abuzimeve me tenderat e zhvilluar në dhjetë ditët e para të muajit gusht 2007. Mbi 15 procedura përgjimesh telefonike dhe ambientale, si dhe mbledhja e deklarimeve nga më shumë se 20 dëshmitarë, kanë ndihmuar Prokurorinë në zbulimin e provave për secilin nga të arrestuarit.Sipas organit të akuzës, personi që sipas përgjimeve dhe deklarimeve të dëshmitarëve ka pasur rol kryesor në faktet objekt hetimi, ka qenë Ilirian Berzani. Ai është ekspozuar në përgjime teksa takohej me përfaqësuesit e firmave që fitonin tenderat dhe jepnin ryshfet, ndërsa më pas komunikonte në telefon me zv/ministrin e Transporteve, Nikolin Jaka.

LAJME SHKURT

„ Sheri për pronën, babë e bir plagosin xhaxhain

Sheri për pronën është kthyer në përleshjatë ashpër fizike mes tre personave, duke përdorur dhe sëpatën kundër njëritjetrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sauk gjatë mëngjesit të djeshëm, rreth orës 07 :00. Sipas policisë së Tiranës Besnik Dumi 52vjeç dhe Adrian Dumi-18vjeç kanë qëlluar me sende të forta dhe sopatë Ibrahim Dumi 56-vjeç. Protagonistët e këtij sheri janë anëtarë të së njëjtit fis, por për shkak të një konflikte për pronën ata janë konfliktuar disa herë, por dje sheri ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta. Mësohet se dy personat që kanë qëlluar të afërmin e tyre me sopatë, i kanë shkaktuar atij plagë të rënda në kokë dhe në pjesët e ndryshme të trupit. Pas sinjalizimit të policisë është bërë dhe arrestimi i dy personave, të cilët janë babë e bir. Ndërkohë që 56-vjeçari i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

„ Shkëdija elektrike, djeg banesën në Paskuqan

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Paskuqanit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm dhe se në momentin e rënies së zjarit në banesë ka pasur njerës, por ata kanë mundur të largohet pa u brënduar situata nga flakët e zjarit. Lidhur me këtë ngjarje në Paskuqan kanë shkuar me shpejtësi dy automjete të policisë zjarëfikëse, me qëllim shuarjen në kohë të flakëve. Ndërkohë që pas normalizimit të situatës, ekspertët kanë nisur dhe verifikimet për të nxjerrë rrethanat dhe shkaqet e rënies së këtij zjari, që shkaktoi vetëm dëme materiale. Dyshimet e para flasin për një shkëndije elektrike e cila ka ndodhur në dushin e shtëpisë. Ky është rasti i katër që brenda një kohe të shkurtër bie zjar në qytetin e Tiranës.


12

E mërkurë, 4 korrik 2012

EKSPRES BINGO Rezultati i shorteut të datës 3 Korrik 2012 luajtur në TV Klan, numrat ¿tues janë: NUMRAT KANË DALË ME RENDITJEN VIJUESE: 01 - 11

Ekspres Bingo, bën të lumtur një familje ¿erake

12 - 22 23 - 33 34 - 44 45 - 55

68 33 70 58 41

51 36 73 47 74

8 35 65 16

60 10 14 34

22 75 25 50

30 40 31 55

46 62 5 67

12 56 3 23

15 43 19 32

42 6 17 24

7 21 18 11

PAGESA TOTALE e arkëtuar për xhiron e lojës (lekë):

1,072,200.00

Spektakli nuk do të shfaqet të martën e ardhshme, për të ardhur në 17 korrik me një shorte special

FONDI I FITUESVE për xhiron (50% e pagesës totale):

536,100.00

N

Kombinim ¿tues i Ekspres Bingo per kete jave shitur ne Fier me date 27.06.2012

jë tjetër puntatë me emocione dhe çmime ishte spektakli i ditës së martë në Ekspres Bingo. Vogëlushi Aron ishte ai që startoi lojën e kontrabiletave, duke u përpjekur të marr tre të tilla por asnjëra prej tyre nuk rezultoi e suksseshme. Megjithatë Ekspres Bingo nuk u ndal me kaq duke dhuruar një sërë çmimesh fantastike për të gjithë ata, që kanë zgjedhur të bëhen pjesë e saj. Me anë të lojës së kontrabiletave ishte, z.Përparimi ai që u bë ¿tues i çmimit të 50.000 mijë lekëve të reja, znj. Tana u bë ¿tuese e 30.000 mijë lekë të reja, ndërsa z. Hekuran Thaçi, mundi të ¿tonte 20.000 mijë lekë të reja. Fitues pati edhe në qytetin e Beratit dhe ishte pikërisht z. Jani, ai që u bë ¿tues i çmimit të 10.000 lekëve të reja. Një krejt moment i veçantë dhe i pazakontë i spektaklit ishte

znj. Fiqirete nga Tirana, e cila ishte pjesë e publikut, kur u kontaktua në telefon nga moderatorja e Ekspres Bingo. Ajo u bë ¿tuese e 40.000 mijë lekë të rejave. Fitues të shumtë patëm edhe gjatë hedhjes së shorteut Ekspres Bingo. Bileta ¿tuese e çmimit superkutia u shit në qytetin e Elbasanit dhe ¿tuesi i saj ¿toi vleftën e 26.805 lekëve të reja, ndërkohë që çmimi superunaza shkoi në qytetin bregdetar të Durrësit dhe ¿tuesi i saj arriti të marr vlerën e 26.805 lekëve të reja. Çmimi i madh Ekspres Bingo shkoi këtë herë në qytetin e Fierit, duke bërë të lumtur një fitues me vlerën e 187.635 lekëve të reja. Një tjetër moment interesant ishte dhe hedhja e “Zarit të Artë”, ku të gjithë ¿tuesit që do të kenë numrin 1 në biletat e tyre, kanë mundësinë të ¿tojnë një biletë falas Ekspres Bingo. Edhe gjatë kësaj puntate

ishte në lojë, makina e mrekullueshme Chevrolet Spark me kilometrazh zero, e cila nuk arriti të fitohej nga lojëtarët e Ekspres Bingo. Të gjithë ¿tuesit e këtij shorteu, mund ti tërheqin çmimet e tyre pranë Nacional.Sha, çdo të premte në orën 12. Ndërkaq të gjithë ata që nuk kanë mundur ta shohin spektaklin e ditës së martë në Tv Klan, emrat e ¿tuesve mund ti gjejnë në gazetën Shqiptarja. com. Gazeta Shqiptarja com. ka dhuruar së bashku me gazetën edhe bileta falas për lexuesit e saj. Ndërsa të gjithë ata që duan të luajnë me Ekspres Bingo, biletat mund ti gjejnë në çdo pikë ku shiten biletat e Telebingos. Javën e ardhshme Ekspres Bingo nuk do të shfaqet për publikun, për të qenë pranë tyre në 17 korrik me një shorte super special, ku do të ketë shumë çmime, për ata që do të luajnë me këtë lojë fantastike.

ZARI I ARTE 1

14 15 3 5 6

23 19 18 17 16

* 35 41 40 31

55 * 56 * *

74 68 * 70 65

Nr. serial 900036205285

1. Kombinim fitues i SuperKutia shitur ne Elbasan me date 30.06.2012

13 * 3 11 9

23 * 21 30 17

38 43 36 * *

48 56 46 60 58

1. Kombinim fitues i SuperUnaza shitur ne Durres me date 30.06.2012

68 71 61 * 64

Nr. serial 900031837180

15 6 7 12 10

22 28 * 18 17

31 45 41 * *

47 56 53 59 55

70 * 65 68 *

Nr. serial 900020026031

RAPORTI PERFUNDIMTAR PER FITIMET BINGO Kategoria fituesve Ekspres Bingo Super Kutia Super Unaza Kutia Unaza Zari i Arte

Numri i fituesve 1 1 1 1,170 16 3,739

Vlera e fituar (leke) 187,635.00 26,805.00 26,805.00 65.00 2,010.00 50.00

FITUESIT E LOJËS TELEFONIKE TË “EKSPRES BINGO”

1. Franceska Pire

Kuçove

50.000 lekë

2. Fiqirete Qafoku

Tirane

40.000 lekë

3. Tana Kapaj

Berat

30.000 lekë

4. Hekuran Thaçi

Elbasan

20.000 lekë

5. Jani Polo

Berat

10.000 lekë


E mërkurë, 4 korrik 2012

13

origjina e lajmit...

Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me: To Subscribe please contact: Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Mobile: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com POSTA SHQIPTARE Telefon: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Telefon: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com

origjina e lajmit...

Së shpejti...

TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI

Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419 Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

VALË UHF NË PREFEKTURAT:

KANALI 50

TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

KANALI 158

Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: NE SHQIPERI

origjina e lajmit...

Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet

Irla Policani Elbasan North & South Kombi Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati

Berat Berat Elbasan Fier Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat

Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria

Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat

Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

NE MAQEDONI Multimedia Telenet Skupi Cable

Maqedoni Maqedoni Maqedoni

Lajmi në High Definition Jemi një grup mediatik i pavarur nga çdo parti në të cilin rregullat profesionale të informacionit mbizotërojnë mbi luftërat politike


14

E martë, 3 korrik 2012

RUBRIKA

NGA

MIRA KAZHANI

Në zyrën dhe botën shpirtërore të shefes së departamentit në ISHP për sëmundjet infektive si dhe një nga eskpertet e OBSH për vlerësimin e strategjive të gripit në rajon. Një grua që cmitizon sëmundjen

„„„

D

TIRANE

isa herë e kam lënë takimin me të por gjithmonë ka qënë ose në një cep të Shqipërisë ose në një dritare të botës. Kam folur me të në telefon kur ishte në Gjirokastër, por edhe kur ishte në Bangkok. Më në fund Silva Bino sipas google map të lunch.com ndodhet në zyrën e saj të ISHP. Është një mëngjes i ngrohtë dhe nëpër korridoret e ISHP punonjësit lëvizin duke këmbyer batuta dhe të qeshura. Duket një institucion me humor të mirë. Zyra e Silvës është një pirg shkresash që reflektohen si pallate të vegjël, disa të ndërtuar e të tjerë sapo kanë hapur themelet. - Ja kështu është zyra ime, dhe e di që do më nxjerrësh namin me atë rubrikën tënde se nuk të kursen fare ti Mira,-më drejtohet ajo me sportivitet dhe me vetëdijen e plotë se ato që shoh i shkruaj me të njëjtin zell si ato që dëgjoj. Shpesh janë detajet e jetës tonë që na zbulojnë karakterin. Unë jam vetë një nga ata që mund të gjej gjithcka në rrëmujën time dhe Silva është e tillë. Për mua një grua suksseshme, edhe pse ajo nuk ka asnjë molekulë vetëmburrjeje apo vetëdije të suksesit. Është gjithmonë shumë rrëmujë për të pyetur veten se ku ka mbërritur. Si ja del të jesh gjithmonë brenda një ideje të re? -Ethos, Pathos, logos! Kjo është formula e suksesit. Ethos është etika, pathos është pasioni, dhe logo sigurisht fjala. Edi Ramës i mungon mesi i artë, pathosi. Ka vetëm fjalën dhe etikën. I mungon apo e ka humbur? E ka humbur gjatë rrugës dhe më vjen keq që kjo gjë ka ndodhur në një figurë krijuese si ai. Pathosi shërben për të ndjerë edhe hapin dhe dinamikën e popullit. Berisha p.sh në morinë e të metave është bërë gjatë rrugës një njohës i mirë i popullit të tij. Silva mos ke ndryshuar shijet e tua për politikën? -Jo nuk kam ndryshuar shijet, sepse ato nuk ndryshojnë vetëm transformohen, por gjithmonë brenda të njëjtit prag. Por unë nuk jam ajo natyrë që nuk mund të shoh atë që duket. Silva Bino është nje vlonjate 24 karat. Në zyrë ka foto të shumta që nga koha e zborit ku ajo duket një ezmere e hollë dhe me ato sytë si zhivë. Më tej fotot janë disa nga ato historiket e Roland Tashos kur u shemb sistemi dhe anijet e morën Shqipërinë dhe e çuan matanë detit. Por sa e çuditshme ndërsa ajo më tregon për atë kohë më thotë një frazë që vërtet nuk e prisja.

Në foto: Silva Bino specialiste e shëndetit publik (poshtë) Silva Bino dhe gazetarja Mira Kazhani

SILVA BINO

Edi Rama e ka humbur pathosin, ka vetëm fjalën Formula e suksesit? Ethos, Pathos, logos! -Jam me fat pasi kam jetuar në dy epoka të ndryshme. Nuk e kam parë kurrë si kohë të humbur diktaturën, ato zboret që shikon ne foto Mira janë pjesë e një eksperience dhe asgjë nuk të mëson më shumë sesa përvoja. Nuk kam mllefe as me atë kohë dhe as më këto kohë, e vetmja gjë që më dhemb është shpërdorimi i saj. Kur isha një gjimnaziste shkoja në Vlorë dhe lexoja pa fund buzë detit. Isha kurioze të dija ç'kish matanë tij, por sot që kam shëtitur botën jam sërish kurioze për vendet që s'kam qënë. Jeta nuk përmbushet kurrë ndaj ja vlen të udhëtosh edhe kur nuk mundesh. Atëherë kur nuk mundeshim jetoja me fantazi dhe kam qenë e lumtur gjithmonë. Ndërsa Silva flet unë nis e jetoj disi më shumë. Është si një prizë që të vë në lëvizje, të karikon. Mua më duket e shpejtë dhe e lumtur si teknologjia. Sot ajo është shefe e departamentit në ISHP për sëmundjet infektive si dhe një nga eskpertet e OBSH për rajonin për vlerësimit e strategjive të gripit. Biseduam bashkë për HIV AIDS-

in, por dhe për shumë sëmundje infektive që ndonjëherë as emrin s'jua kemi dëgjuar dhe që janë aq të rrezikshme për jetën e njeriut. Të flet për shëndetin por pa të trembur madje e ç'mitizon sëmundjen me mënyrën e saj. -Media thotë ajo është shpesh e përciptë në çështjet e shëndetit public, por nuk është i tëri faji i saj. Ka një bashkëfajësi në gjithë këtë. Me-

Jam me fat pasi kam jetuar në dy epoka të ndryshme. Nuk e kam parë kurrë si kohë të humbur diktaturën dhe asgjë nuk të mëson më shumë sesa përvoja

diat duhen sqaruar mirë nga grupet e punës, por edhe qytetarët. Shëndeti publik është kaq i pafund. Por unë them pa frikë se në ISHP ka dy laborator të niveleve europiane. Ka një ekip që punon me përgjegjësi e dëshirë. Po ta vësh re njerëzit kanë filluar t'i harrojnë disa probleme sepse janë shpikur vaksinat dhe kjo është meritë e njerëzve që kanë kontribuar tek shëndeti publik. Por mendoj se kudo dhe për këdo thembra e Akilit mbetet komunikimi dhe sistemi në të cilin ndërvepron. Barack Obama i dha shumë rëndësi sigurimeve shëndetësore. Dhe ndërsa nis të më tregojë për presidentin amerikan më pyet nëse kam lexuar librin e nënës së tij e cila paska qënë shpikësja e mikrokredisë. -Nuk e ke Lexuar librin e nënës së tij? Më pyet ajo. Dhe nis e më tregon disa dialogje të nënës se presidentitamerikan me një mike të saj të rrëfyera ne libër (rrëfime intime si p.sh pse ajo pëlqente partnerët me ngjyrë, por ju përmendte togfjalëshin pak cinik B…zinj). Do të ta jap unë librin dhe lexoje. Ajo duket që lexon shumë dhe madje ironizoi

një grua shumë të njohur shqiptare të cilën e shohim shpesh në politikë si të zonjën, por që mund të ketë lexuar fare pak. Silva të merr mendtë e kokës, por unë rikthehem sërish tek sigurimet shëndetësore (e di që dhe ju lexues të lunch.com do më merrni inat se në fund të fundit të gjithë duan pak thashethem por s'do e bëj kurrë pjesë të kësaj rubrike). Obama ka thënë që duhet bashkëvepruar me veprimin. Ky është problem i Shqipërisë. Është teorike dhe sistemi nuk i përgjigjet më nevojave. Po zhduket marrëdhënia pacient -mjek, mjeku i familjes, dhe njerëzit për çdo gjë turren në spital se nuk dinë ku të gjejnë informacion. Kam parë një sistem të jashtëzakonshëm në Tajlandë kur isha vitin që shkoi. Edhe në fshatra njerëzit kishin mjekun e fshatit, i cili i lidhte ata me qendrën dhe gjithçka përmbyllej në një kohë të shpejtë e të suksesshme. Azia po shdnërrohet në parajsën e politikave shëndetësore. Fillimisht sigurimet shëndetësore kanë lindur nga i ashtuquajturi themelues i shtetit modern Bismarku, më tej Rusia kërkoi të avancojë Bismarkun, dhe më tej Anglia. Gjithmonë kanë qënë politikanët që kanë përdorur idetë e specialistëve. Gjithcka është e lidhur me politikën ndaj duhet vetëm të kesh njerëz që kanë këtë ndjeshmëri. Por sot Azia po vërteton se nuk ka nevojë për ideologji sistemi shëndetësor. Tajlanda po ofron zgjedhje praktike për të qenë afër pacientit. Ky do të ishte modeli i duhur për Shqipërinë e cila është duke përjetuar dramën e një sistemi të lodhur shëndetësor. Shqiptarët paguajnë dhe nuk dinë si të paguajnë e kë të paguajnë? Kur sëmuremi të gjithë do paguajmë, por ajo që vlen është sistemi praktik. Pse u dashka të paguajmë sigurime shëndetësore dhe kur sëmuremi i paguajmë të gjitha vetë. Është një gënjeshtër e madhe dhe i duhet dhënë fund një sistemi ideologjik pa kurrfarë interesi. Është i njëjti debat edhe në USA Silva, por drejtësia i dha të drejtë Obamës për sigurimet shëndetësore. Amerika nuk po shikon nga Azia dhe ju e dini që ne shqiptarët shohim nga Amerika ca si shumë, i them unë asaj. Me tej biseda jonë shpengohet. Ajo më fton në një kafe aty përreth dhe flasim për udhëtimet e saj. Gjëja që më ngeli në mendje dhe që e kisha parë vetem tek seriali i suksesshëm plot "pathos" SEX and the City, është se kjo grua pavarësisht se është e lumtur me familjen e saj, bashkëshortin, djalin e vetëm që studion elektronikë dhe nënën e moshuar (dikur një bibliotekare e njohur në Tiranë), ka një dhomë të sajën vetëm për vete. Ndoshta suksesi është të mësosh të distancohesh edhe nga lumturia jote dhe të mos harrosh kurrë që duhet një dhomë për shpirtin tënd të lirë, të mërzitur apo thjesht të lodhur pas një ditë me stres. Ndonjëherë nuk duam të udhëtojmë larg, por edhe brenda një dhome ja vlen të shëtisësh. Nuk di nëse të gjitha duhet të bëhen pak Silva Bino në jetë? Di që nëpër Tiranë ka histori e jetë më të bukura se ato në Manhattan. P.S Silva kish edhe një teze që quhet Vitori. Është 88 vjeç dhe kur viziton mbesën e saj kujdeset që kur të fshijë pikat e djersës nga vapa të mos heq pak "Ruzh" dhe pudrën e lehtë që ka vënë mbi fytyrë. Populli thotë:- Do dalësh në derë!


E mërkurë, 4 korrik 2012

15

AKTUALITET

Breshkat shqiptare trafikohen në drejtim të Italisë

N

ga Shqipëria drejt vendeve fqinjë nuk mbetet gjë pa trafikuar, jo vetëm drogë, armë, femra, fëmijë, por dhe breshka. Rasti i paprecedentë është zbuluar dje në mëngjes në qytetin e Barit. Mediat italiane raportojnë së Policia pyjore e Barit gjatë një operacioni të përbashkët me doganat në këtë qytet bënë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 88 breshkash

të një lloji të veçantë, specie në zhdukje. Bëhet fjalë për breshka të llojit “Testudo” të shpallura specie në zhdukje. Të gjitha breshkat ishin fshehur brenda një automjeti të ngarkuar me lëndë drusore. E gjithë sasia e breshkave të sekuestruara kanë vlerë 9 mijë euro dhe do përdoreshin si mostra ekzotike. Shoferi i automjetit një shtetas italian është paditur në gjykatë për

veprën e importimit dhe posedimit të paligjshëm të mostrave që mbrohen me legjislacion të veçantë nga Konventa e Uashingtonit mbi Tregtinë ndërkombëtare të specieve të Faunës dhe Florës të kërcënuara nga zhdukja.Breshka “Testudo” e sekuestruar në Itali i përket një lloji të rrallë, me ngjyrë jeshile në të errët drejt se verdhës në kurrizin e harkuar të saj.

Beqar Kociqi mori me 140 mijë lekë m2 dy sipërfaqe Lajmi Skandali i zhvendosjes së trojeve në plazhin e Spillesë merr përmasa akoma dhe më të mëdha, pasi ekzistojnë dy troje që janë shitur me 140 mijë lekë metri katror. Dy sipërfaqet janë marrë nga trashëgimtarët e familjes Jenisheri, të cilët më pas ia kanë shitur shtetasit misterioz Beqar Kacoqi. Ky i fundit rezulton të ketë vetëm një Bar-Kafe në rrugën “Zhan Dark” në Tiranë.

Njeriu misterioz bleu plazhin e Spillesë Shpëton Cefa, merren gjashtë të pandehur TË PANDEHURIT

„ Bledar Dervishaj „ Dhimiter Papa „ Merita Gjipali „ Ali Aliu

„„„

„ Altin Ceni

TIRANE

ELTON QYNO

Z

ona e plazhit të Spillesë në Kavajë është shitur me 140 mijë lekë të vjetra metri katror, tek shtetasi misterioz Beqar Kocaqi, në një kohë kur ky territor ka qënë në studim nga zyra e urbanistikës, për shkak se zona hyn në atë pjesë që konsiderohet si vija turistike e vendit. Personi që i ka blerë dy pasuritë figuron në QKR-rë si administrator i një lokali në rrugën “Zhan Ndark” në Tiranë, ndërkohë që nuk rezulton të ketë asnjë biznes tjetër. Bëhet fjalë për dy troje që i përkasin sipërfaqes 11 885 m2 dhe 3000 m2, të cilat pasi janë zhvendosur nga zyrtarët e hipotekës dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, u janë kthyer më pas ish-pronarëve të familjes Jenisheri dhe Spaho, të cilat kanë bërë dhe shitjen e teritorit me pisha, sipërfaqe kjo që i përket shtetit. Të dyja sipërfaqet janë blerë nga shtetasi Beqar Kocaqi me 110 milion lek të vjetra, ndërkohë që shitësit e kësaj prone kanë qënë dy shtetaset Fejzilete Spahiu dhe Minerva Jenisheri. Janë pikërisht këto dy familje që me veprimet arbitrare të ish-drejtorit të zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Bledar Dervishaj,si dhe pesë personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga prokuroria, kanë përfituar 47 dynymë tokë në zonën e pishave në bregdet, truall ky që në fakt ka rezultuar se është zhvendosur nëpërmjet hartave topografike

„ Belulaj dhe Delija

HETIMI PËR CEFËN

Anëtari i KLD-së Elvis Cefa

ka nxjerë një urdhër ku ka vendosur me iniciativë kompesimin me trrual trashëgimtarët e familjes “Jenisheri”. Burime pranë prokurorisë thanë se sipas një ligji që tashmë është shfuqizuar nga gjykata Kushtetuese, drejtuesi i institucionit kishte të drejtë të merte vendimin me iniciative për raste të ndryshme. Ky vendim është marrë në mujin Tetor 2011 nga Elvis Cefa, duke kompesuar me truall trashëgimtarët e Jenisherve. Një muaj më parë, në 13 shtator prokuroria kishte nisur hetimet rreth

abuzimeve në plazhin e Spillesë, por më pas ligji për marrjen e vendimeve me iniciativë është shfuqizuar dhe për pasojë ka sjellë dhe ndërprerjen e hetimeve nga ana e prokurorisë, ndaj Elvis Cefës.

ABUZIMI ME TROJET

Përgjatë një vit hetime, prokuroria e Tiranës ka arritur të mbledhë informacione ku rezulton se të pandehurit me veprimet dhe mosveprimet e tyre i kanë njohur të drejtën e pronësisë për sip. 47 000 m².Lidhur me këtë kompesim gjatë marrjes në pyetje Bledar Dervishaj ka po-

„ Prangoset, i dënuari me 7-vjet për prostitucion

Një 36-vjeçar i identifikuar nga policia si shtetasi Besnik Bungajaj u ndalua nga uniformat blu të Tiranës, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Mësohet se ndaj këtij shtetasi prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhërin për ekzekutim të vendimit penal të gjykatës së Tiranës,i cili tashmë është lënë në fuqi edhe nga gjykata e Apelit. Bungajaj është dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale të sipërpërmendur. Mësohet se nga ky dënim 36-vjeçari ka vuajtur 2-vjet e muaj burg, ndërkohë që i mbetet për të vuajtur dënimin edhe 3-vjet e një muaj burg.

„ Shpërndanin drogë, katër të arrestuar

„ Nuri Myrtezaj

nga një parcelë në tjetrën. Nga verifikimet dhe hetimet e prokurorisë ka dalë dhe emri i ish-drejtuesit të AKKP, aktualisht anëtarit të KLD-së Elvis Cefa, të cilit tashmë ja kanë pushuar hetimet dhe se në gjykatë janë dërguar si të pandehur vetëm shtetasit, Bledar Dervishaj, Dhimitër Papa, Merita Gjipali, Ali Aliu, Altin Ceni, Nuri Myrtezaj. Këta shtetas akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falcifikimit të dokumentave”.

LAJME SHKURT

huar se pas verifikimit të procedurës së ndjekur nga grupi i punës dhe vlerësimit ligjor të dhënë, kam çmuar se zgjidhja ligjore e dhënë është e drejtë e bazuar në ligj e prova dhe në këtë mënyrë kam miratuar vlerësimin ligjor dhe kam nënshkruar vendimin e zbardhur. Mirëpo sipas akuzës këtu nuk kemi të bëjmë me respektim të ligjit por me një shkeljen e tij, për shkak se ish-drejtori Dervishaj dhe të pandehurit e tjerë kanë kthyer ranishten dhe pyllin e pishave, truall ky që është pronë shtetërore.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër të rinj për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të policisë në pranga kanë rënë adoleshentët me inicialet N.k., 17-vjeç, E.K, 16-vjeç,, Ervis Pupa 22-vjeç dhe Ardit Milaqi 21-vjeç. Katër të rinjtë u arrestuan rreth orës 01:00 të mesnatës së djeshme, pranë pallatit të sportit në qytetin e Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletën tip “Piago”, me të cilën ata udhëtonin,poshtë sediljes u gjetën 30 qese plasmasi me bimë kanabis sativa.

Tragjedia në Vlorë

Ekstradohen, dy skafistët e 9 janarit „„„

J

TIRANE

anë ekstraduar nga Italia në Sh qipëri dy skafistët e tragjedisë së 9 janarit të ndodhur në Vlorë. Policia e Shtetit bëri me dije se dje kreu ekstradimin e shtetasve Altin Belulaj 32-vjeç nga Vlora dhe Cukal Delija 43-vjeç nga Shkodra. Dy të ekstraduarit janë dënuar nga Gjykata e Vlorës me 25 dhe 15vite burg për akuzën e “Kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të ku- Në foto: firit”. Të dy personat e ekstraduar janë Cukal shapllur fajtorë pasi në bashkëpunim Delija

edhe me shtetas të tjerë, kanë organizuar trafikimin e klandestinëve, duke ju premtuar personave të ndryshëm se kundrejt 1500 eurove për person ata mundësonin dërgimin me skaf të tyre në Itali. Nën organizimin e tyre në datën 9 janar të vitit 2004 një gomone me 36 persona në bord është nisur nga gadishulli i Karaburunit në Vlorë në drejtim të Italisë. Si pasojë e motit të keq dhe përkeqësimit të motit gomonia është përmbysur nga dallgët 4 milje nga bregu duke sjellë mbytjen e 21 personave, ndërkohë që tetë prej tyre ende dhe sot rezultojnë të zhdukur. Mbingarke-

sa ka bërë që vetëm pak milje nga Karaburuni të lëshohej sinjali SOS rreth orës 21:00 të mbrëmjes, por askush nuk e dëgjoi këtë thirrje të bërë në media. Vetëm pas ankesave të shumta të familjarëve, flota detare dhe motovedetat e policisë kufitare nisën kërkimet në ujërat e Jonit, por zbulimi i mjetit gjysmë të fundosur në detit e egërsuar u bë vetëm rreth orës 07:00 të mëngjesit. Në të u gjetën vetëm 8 persona, nga të cilët njëri ishte skafist. Shkaku i ngjarjes u deklarua defekti në motor, i ftohti dimëror dhe dallgët e mëdha të detit.


16

E mërkurë, 4 korrik 2012

EKONOMI

INSTAT: Rritet kostoja në sektorin e ndërtimit në vend

N

ë tremujorin e parë 2012, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 100.3 për qind (Tremujori I 2011 = 100), duke shënuar një ulje prej 0.2 përqindësh kundrejt tremujorit të mëparshëm, por, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011, ky indeksi ka shënuar një rritje me 0.3 për qind. Sipas Institutit të Statistikave, indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime

materiale” është ulur me 1.7 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi indeksi i çmimeve të nëngrupit “Materiale Ndërtimi” ka shënuar një ulje prej 1.8 përqindësh. Gjithashtu, ulje kanë shënuar indeksi i çmimeve të “Materialeve elektrike dhe komunikimi” dhe indeksi i çmimeve “Materiale hidro-sanitare” respektivisht me 1.9 për qind dhe 0.9 për

qind. Indekset e grupeve “Shpenzime transporti” dhe “Shpenzime makinerie” u rritën përkatësisht me 0.3 dhe 0.8 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Gjithashtu, një rritje 2.4 për qind pati dhe indeksi i grupit “Kosto të tjera”. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm një zbritje me 0.7 përqindësh ka pësuar grupi “Shpenzime page”.

Rruga filloi më 2007, s’ka mbaruar pas 5 vjetësh

Lajmi Në Kuvendin e Shqipërisë ka mbërritur projektligji për një shtesë financimi për ndërtimin e segmentit Levan-Vlorë, të filluar që prej pesë vjetësh. Kërkesa drejtuar BERZH-it financues është për 7.5 milionë euro, plus kërkesës 3 milionë BEI-it, por afro kaq do t’i paguajë buxheti

„„„

Levan-Vlorë, kosto plus 18 milionë euro Braçe: Para të vjedhura shqiptarëve! Opozita

“Ja, skema e vjedhjes të fondeve”

TIRANE

GENC KONDI

K

ostoja e rrugës LevanVlorë, tërësisht fushore dhe me shumë pak vepra arti, si ura e tombino, kalon, nga 42, në 60 milionë euro. Kjo rezulton nga një projektligj, të kaluar nga mbledhjet e qeverisë dhe të mbërritur në Kuvend, ku parashikohet kërkesa për një shtesë fondi prej 18 milionë eurosh, që do të merret kryesisht borxh nga institucionet financiare evropiane, por do të përballohet edhe direkt me fonde të buxhetit. Fillimi i punimeve për këtë rrugë u fillua përmes një ceremonie festive, në prag të zgjedhjeve vendore të 2007ës, në shkurt, me përurimin nga kryeministri Berisha dhe ish-ministri Lulzim Basha. Më pas u mësua se ende financuesit nuk kishin dhënë OK, pasi nuk ishte gati as vlerësimi i impaktit mjedisor dhe as fondi. Berisha ishte nxituar për arsye elektorale të përuronte një punim, që nisi shumë kohë më pas, nga kompania e përfolur austriake “Alpine”, që kishte për administratore kunatën e botuesit Fahri Balliu, shumë të afërt me qeveritarët. Kostoja prej 42 milionë eurosh duhej të ishte më se e mjaftueshme për ndërtimin dhe studimi nga projektuesit ishte miratuar vite më parë, po ashtu sikurse kishte marrë OK nga BERZH dhe BEI, dy bankat evropiane të angazhuara me kredi të butë për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme, pjesë e Korridorit 8 panevropian. Sipas tekstit të projektligjit të mbërritur në Kuvend, del se në projekt ka mospërputhje me preventivin, që kushtojnë 5 milionë euro, ndërkohë që janë ndërmarrë urdhëra

LAJME SHKURT

D

Faksimile e projektvendimit për financimin shtesë në masën 18 milionë euro për rrugën Levan-Vlorë

ndryshimi, edhe këto me kosto afro 9 milionë euro. Ajo që është më absurdja, del zëri “rregullime çmimesh”, që, sipas relacionit shoqërues, ka të bëjë me inflacionin që ka ndryshuar gjatë kësaj kohe dhe kushton plot 4.3 milionë euro. Qeveria nuk përmend asnjë emër si përgjegjës për

vonesat, që kanë sjellë këto ndryshime çmimesh në vite. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, thjesht, argumenton se përshkallëzimi i çmimeve ka ardhur për shkak të inflacionit, referuar shportës së materialeve të parashikuara në kontratë. Kështu, 5 vjet pas fillimit të

punimeve dhe pas premtimeve të vazhdueshme për përfundimin e saj në sezonet verore të njëpasnjëshme, rruga ka mbetur me dy korsi vetëm në gjysmën e saj, duke u dëmtuar pa filluar shfrytëzimi, pasi nuk eksizton asnjë fond për mirëmbajtjen e saj para se të hyjë në shfrytëzim.

uke folur në Face book lidhur me këtë çështje, që e cilëson si një vjedhje të hapur të fondeve publike, deputeti i PS Erjon Braçe, shkruan se është e habitshme të justifikohesh me rregullim çmimesh në një kohë kur kompanitë kanë kohë që nuk marrin paratë për punën e kryer. “Tani ne rimarim 10 milionë euro borxh për të paguar çmimet pas 5 vitesh! Që në nisje, kontrata u shit tek nënkotraktori serbo-shqiptar. Për shkak të kësaj, paratë u shpërdoruan. Miq vlonjatë, kaq është vjedhja me rrugën tuaj: 18 milionë euro”, thekson Braçe.

„ Tkurret

ekonomia serbe në tremujorin e parë 2012

Ekonomia serbe u tkurr për herë të parë në këto dy vitet e fundit gjatë tremujorit të parë 2012, ndërkohë që moti i keq e largimi i kapitalit penguan prodhimin. Prodhimi i Brendshëm Bruto ra 1.3%, aq sa parashikohej në muajin prill, thuhet në deklaratën e ditëve të fundit të Zyrës së Statistikave. Rritja e ekonomisë serbe këtë vit do të drejtohet më shumë nga konsumi se sa nga eksportet neto apo investimet, sipas raportit ekonomik të muajit prill të Bankës Qendrore. Sipas Bankës, investimet e huaja direkte po bien në 400 milionë euro këtë vit, nga 1.8 miliardë euro në 2011-ën.

„ Dy vende të BE,

kundër ndihmës urgjente financiare

Kreditorët më konservatorë të Bashkimit Evropian, Finlanda dhe Holanda, kanë kërcënuar se do të shfuqizojnë marrëveshjen që udhëheqësit evropianë realizuan fundjavën e kaluar. Marrëveshja është dizenjuar për të dhënë ndihmë të menjëhershme për Italinë dhe Spanjën, që kërcënohen nga kostoja e lartë e borxhit në tregje. Udhëheqësit europianë u shprehën në marrëveshje se ky fond do të përdoret në mënyrë “fleksibël dhe eficente” për të ulur koston e borxhit të qeverive anëtare. Sipas ligjeve të BE, në kushtet e emergjencës miratimi i ndihmës për këto dy vende mund të kryhet edhe me 85% të maxhorancës së fondit.

Sigurimet

ISSH: Sa ndryshojnë pensionet sivjet „„„

S

TIRANE

ipas Institutit të Sigurimeve Sho qërore, sivjet rritje në masën 4% do ta përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, pensionet familjare dhe të invaliditetit të qytetit, ndërsa rritje në masën 5% do përfitojnë të gjithë pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar në fshat. Po kështu, rritje në masën 4% përfitojnë edhe të gjitha pensionet e ish-ushtarakëve të caktuara dhe rillogaritura sipas ligjit 10 142, datë 15.05.2009, trajtimet e veçanta të pilotëve fluturues, të detarëve, të ishpunonjësve të ndërmarrjeve ushtarake, të ish-punonjësve të nëntokës, si dhe pensionet suplementare të profe-

sorëve. Pensionistët që e kanë tërhequr pensionin ditën e hënë pa rritje, do ta marrin në muajin gusht pensionin e rritur së bashku me shtesën për muajin korrik. Pensionisti do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionistit etj. Pensioni minimal në qytet do të jetë 11.562 lekë në muaj ndërsa pensioni maksimal do të jetë 23.123 lekë. Ndërsa të ardhurat minimale për pen-

sionin e plotë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 13.712 lekë në muaj dhe të ardhurat maksimale do të jenë 23.623 lekë. Pensioni i plotë minimal në fshat do të jetë 7.841 lekë në muaj dhe pensioni maksimal në fshat 11.562 lekë në muaj. Të ardhurat minimale në fshat arrijnë në 8.731 lekë në muaj. Ndërkohë, pensioni i pjeseshëm i pleqërisë, që është caktuar para datës 30.06.2012, duke përfshirë edhe këtë datë, do të arrijë një total të ardhurash në masën 12.705 lekë në muaj, me gjithë kompensimet përkatëse. Kjo e ardhur përbëhet nga pensioni, plus kompensime për energjinë elektrike, bukën dhe 4 kompensime të vendosura me VKM vitet e fundit.


E martë, 3 korrik 2012

EKONOMI

Tatimet zbulojnë skemë evazioni në TVSH-në për skrapin

D

rejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve njoftoi se, pas një hetimi disamujor në subjekte që merren me grumbullimin dhe tregtimin e skrapit, ka mundur të zbulojë një skemë të mashtrimit me TVSH-në nga disa subjekte tregtare. Drejtoria e Hetimit Tatimor bëri të mundur zbulimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të skemës

mashtruese, ku disa subjekte që ushtrojnë këtë lloj veprimtarie (për arsye hetimi nuk jepen emrat e tatimpaguesve) në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë ndërtuar skemën mashtruese të kreditimit të TVSH-së. Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, në datën 30.06.2012 ora 14.00, u bë e mundur ndalimi i shtetasit B. Z per veprat penale të

"Fshehjes së të ardhurave" dhe"Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" te parashikuar nga nenet 180 dhe 190 të Kodit Penal. Materialet ju kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë. Drejtoritë e Hetimit Tatimor në rajone po punojnë për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Bello: Tentativë për të fshehur rritje të çmimit Lajmi Enti Rregullator i Energjisë bëhet gati të heqë sistemin e pagesës me dy tarifa, duke marrë për bazë konsumin nën dhe mbi kufirin e 300 kilovatorëve në muaj. Sipas ish-zëvendësministrit të Energjetikës Pajtim Bello, kjo nuk zgjidh problemet kryesore të sektorit në vend, ndërkohë që fsheh rritjen e çmimit për klientët e rregullt. „„„

ERE: Do të hiqet sistemi me dy tarifa Pa zgjidhje vjedhja e mungesa e pagesës Tregu

TIRANE

Masat e marra deri tani kanë patur të bëjnë me një ecejake për zgjidhjen herë të problemeve financiare të KESH-it, herë të atyre të CEZit, ndërkohë që kërkohej një strategji e prerë dhe një zgjidhje përfundimtare

GENC KONDI

K

reu i ERE-s Sokol Ra madani deklaroi dje se fasha mbrojtëse prej 300 kilovatorësh për konsumatorët familjarë mund të hiqet. Por, sipas tij, një ndryshim i tillë mund të ndikojë në uljen e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa shtresa të caktuara do të vazhdojnë të mbështeten financiarisht. I pyetur nga Shqiptarja.com, Pajtim Bello, ish-nr.2 i Energjetikës shqiptare dhe ekspert i sektorit, deklaron se kjo nuk është një masë nxitëse dhe favorizon gjithnjë ata që nuka paguajnë. Si e gjykoni këtë deklarim të Entit Rregullator për eliminimin e sistemit të një kufiri tarifor, sipas të cilit paguante më shumë më tepër ai që konsumonte më shumë? Kjo është formulë që është përdorur në të kaluarën në vendin tonë. Duhet thënë se nuk kemi të bëjmë me një masë nxitëse, por frenuese. Mendoj se, pas kësaj, qendron vullneti për të rritur për të gjithë çmimin, me një mesatare të përbashkët. Në këtë mënyrë, do të penalizoheshin ata që konsumojnë më pak, pasi ata tarifoheshin me një koeficient më të ulët, ndërkohë që me aplikimin e një sistemi njëtarifor ata do të paguanin më shumë se më parë. Natyrisht, pritet të shohim se çfarë sistemi mbrojtës do të përdoret në këtë rast për shtresat e popullsisë me nivel më të ulta jetese, pasi deri tani, vendosja e një kufiri tarifor ishte në vetvete një masë mbrojtëse për to. Sipas jush, a është kjo zgjidhja e duhur për

Ish-zëvendësministri i Energjetikës Pajtim Bello

problematikën e sistemit energjetik në Shqipëri? Nuk po shohim, në fakt, të zgjidhen porblemet më të mprehta që përjeton ky sektor dhe që kanë të bëjnë me vazhdimin e vjedhjeve të energjisë dhe mospagimin kronik të faturave nga një pjesë e popullatës. Shteti shqiptar u përpoq ta zgjidhte këtë situatë me privatizimin e shpërndarjes, por nuk e zgji-

dhi as me futjen në lojë të privatëve. Masat e marra deri tani kanë patur të bëjnë me një ecejake për zgjidhjen herë të problemeve financiare të KESH-it, herë të atyre të CEZ-it, ndërkohë që kërkohej një strategji e prerë dhe një zgjidhje përfundimtare. Tregu nuk rregullohet kështu, me këto masa, kur problemet janë gangrenizuar. Kërkohen masa drastike, të

vendosura dhe të guximshme. Mendoni se, po të adoptohet sërish sistemi me një tarifë, problemet do të mbeten? Ata që nuk paguanin më parë, nuk do të paguajnë prapë, kjo nuk zgjidh problemin kryesor. Ata që paguanin më pak, mendoj se do të paguajnë më shumë.

Para pak ditësh, kemi konstatuar një pagesë fature për KESH-in nga ministria e Financave, direkt nga Thesari, por me një destinacion të fshehur nën emërtimin "e paspecifikuar". Është e rregullt një praktikë e tillë? Qeveria ka dhënë më parë kredi direkte për KESH-in, por në bazë të një vendimi qeveritar. Në këtë rast, duhet të kemi të bëjmë me një shkelje ligjore, ndoshta nga që Korporata ka patur nevojë urgjente për likuiditet dhe bankat nuk i japin më kredi dhe qeveria e ka ndihmuar duke shkelur rregullat.

Prodhimi

Zeqo: Eksporti, 3 mln kWh/ditë „„„

TIRANE

K

ESH eksporton aktualisht 3 milionë kilovatorë në ditë. Sasia e energjisë së eksportuar në muajt maj dhe qershor kap një vlerë prej 15.5 milionë eurosh, tha dje drejtori i përgjithshëm i Korporatës, Engjëll Zeqo. "Ne jemi duke prodhur rreth 15 milionë kilovatorë energji elektrike në ditë nga të cilat mund të themi kemi një eksport rreth 3 milionë kilova orë në ditë deri në fund të muajit qershor dhe gjatë kësaj periudhe, nisur dhe nga prurjet e mira që kanë qenë gjatë muajit maj, kemi realizuar një sasi eksporti që, e konvertuar në vlerë, është 15.5 milionë euro" deklaroi Zeqo. Situata hidrike në hidrocentralet e ven-

Engjëll Zeqo

dit premton prodhim të vazhdueshëm të energjisë për gjatë gjithë verës. "Momentalisht jemi në prurjet e rreth 100 metër

17

kub në sekondë në liqenin e Fierzës dhe jemi në kuotën 293.2 metra, e cila është një kuotë e kënaqshme për sezonin në të cilin jemi. Duke u futur në muajin korrik, kjo kuotë do të thotë një garanci për prodhim të energjisë elektrike dhe njëkohësisht një përmbushje sa më të mirë të kontratës që kemi me CEZ-Shpërndarje për furnizimin me energji elektrike të sasisë së kërkuar nga ana e tyre. Kjo për periudhën do të thotë se deri në shtator kemi garanci"- thotë Zeqo. Nga ana e tij, ish-zëvendësministri Bello replikon, duke thënë se eksporti shqiptar i energjisë mbetet diçka e detyruar, që do të rikthehet në dimër, por vendi është shumë larg "superfuqisë energjetike".

LAJME SHKURT Obligacionet 3-vjeçare, interesi 9 për qind në vit

„

U zhvillua ditën e djeshme ankandi i obligacioneve 3-vjeçare në Bankën e Shqipërisë. Data e emetimit të tyre ëhstë 05.07.2012, data e maturimit 05.07.2015 dhe shuma e përgjithshme e pranuar ishte 1.4 miliardë lekë, nga më se 3 miliardë të ofruara nga publiku. Kuponi indikativ i ofruar nga ministria e Financave ishte 8.85%, por ato u shitën përfundimisht me një interes vjetor në masën 9 për qind. Ky interes do të paguhet çdo 6 muaj, përkatësisht në datat 7 janar dhe 7 korrik për tre vite rresht dhe do të jetë fiks.

Teknologjia e informacionit, shpenzimet sa 6.3% e BE

„

Tregu i teknologjisë së informacionit (IT) në Shqipëri u rrit me 5.5% me bazë vjetore në vitin 2011, duke arritur në 190 milionë dollarë. Por, shpenzimet IT për frymë në vend ishin 60 dollarë në vitin 2011, ose 6.3% të mesatares së 27 vendeve të BE-së dhe sa 41% e mesatares së rajonit të Adriatikut. Boris Zitnik, drejtor menaxhues i IDC Adriatics deklaroi se "shpenzimet nga financa dhe sektori tjetër real në Shqipëri u rritën, por nën mesataren e tregut, ndërsa konsumi familjar i IT ngeci në vend".

Këmbimet valutore, leku ndalon rritjen e vlerës

„

Monedha vendase ka ndalur rritjen, pas më se një jave kur ishte forcuar vazhdimisht ndaj euros. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 138.08 lekë, në krahasim me 138.02 gjatë një dite më parë. Megjithatë, monedha vendase mbetet e fortë në raport me fillimin e vitit, kur ajo kuotohej me rreth 140 lekë për një euro, e ndihmuar nga një euro e dobët në tregjet ndërkombëtare, kërkesa e dobët të brendshme për valutë, si dhe rritja e prurjeve të valutës në vend si rrjedhojë e ardhjes së turistëve nga Kosova dhe emigrantëve shqiptarë që kthehen për pushime në atdhe. Ndërkohë dollari është këmbyer me 109.64 lekë, nga 109.21 lekë që ishte një ditë më parë.


18

E mërkurë, 4 korrik 2012

REPORTAZH

Marshimi i çamëve

DËSHMI të mbledhura në homazhet për 68-vjetorin e masakrës greke, ndërsa mijëra çamë marshuan fundjavën e kaluar në Qafë-Botë

Çamët: Duam shtëpitë dhe varrezat e familjarëve Grimca tragjedish njerëzore pranë Qafë Botës „„„ „„„

KLL OGJER KLLOGJER SARANDË

Shqipërisë së pasluftës. Por pavarësisht se ne nuk e kursyem veten tonë për Shqipërinë tonë, ata nuk ndryshuan asnjëherë, çamë të qelbur na thërritnin gjithmonë. Edhe në atë sistem ne çamët kemi jetuar vetëm me djersën tonë, pa asnjë benefit nga shteti. Ai regjim ku ishte puna më e vështirë, aty punonin çamët. Partia e Punës na mohoi çdo gjë, por me ardhjen na është rritur besueshmëria në realizimin e çështjes sonë. Jemi të lirë, fjala jonë sot po arrin sadopak të dëgjohet. Edhe sa kohë i duhet çamëve që të realizojnë ëndrrën e tyre, për të vajtur në vendin që i takon? 20 vjet i kemi humbur deri tani në demokraci, do na duhet të presim edhe 20 të tjera dhe s’i dihet nëse ia kemi dalë deri atëherë. Neve s’na e thotë mendja që ta shohim atë ditë.

FERNADA CENKO

Ç

do vit që kalon, brenga shto het për ata që i mbijetuan genocidit çam, që nuk mund të shohin dot shtëpinë e tyre dhe varret e familjarëve. Të moshuarit që i kanë mbijetuar derdhin lot për të shkuarën e hidhur, ndërsa ju tregojnë nipave dhe stërnipave për t’u mos u harruar kurrë Çamëria. Çështja çame është një histori e ndërlikuar ku sistemi i atëhershëm komunist e ka kamufluar më së miri duke e kthyer atë në një mister për pjesën tjetër të popullsisë që nuk ishte çame. Pas 68 vitesh, çamët nga të gjitha trevat u mblodhën sërish të shtunën mes lotëve, emocioneve, dhimbjes në fshatin Kllogjër të Sarandës, në përkujtim të të rënëve të tyre në genocidin e pashoq grek të 27 qershorit 1944. Ata u gjendën sërish në Mekën e tyre, në vendin kur dikur çamët i kishin shpëtuar makinerisë vrastare të gjeneralit grek Napoleon Zervës. Pikërisht aty ku 68 vite më parë kishin ngritur kampin e “mallkuar”. Një kamp, ku mungesa e ujit dhe ushqimit shkakëtoi një tjetër dramë të rëndë për këta shqiptarë. Rreth 3000 çam mbetën të vdekur në këtë kazermë ku skishte asgjë, përveç disa tendave që prisnin diellin përvëlues të fund shtatorit. Mbi 5550 shqiptar të çamërisë humbën jetën gjatë marshimit të tyre, te eksodit biblik për të mbërritur në Shqipëri, duke lënë pas të kaluarën dhe të tashmen e tyre, në kërkim të një ardhme të mirë. Për të kujtuar e nderuar atë marshim dhimbjeje mijëra qytetarë udhëtuan gjatë ditës së djeshme drejt Sarandës, për tu mbledhur ne Kllogjer, aty ku sapo janë themelet e para për ngritjen e varrezave memoriale në nderim të të rënënve. Qafë Bota, për çamët nënkupton vendin e dhimbjes. Është sinjifikativi i portës, e cila bëri të mundur masakrën e ’44-ës. Dhe sot, pas 68 vitesh ata kërkojnë drejtësi për shpirtrat e të vdekurve dhe vuajtjet e të gjallëve.

GJYLO MEHMETI

Na vranë e na prenë, na hoqën me dhunë, dhe me dhunë prindërit tanë morën arratinë. Unë kam lindur në Shqipëri, por historinë e kam mësuar nga babai dhe nëna ime. Unë jam 66 vjeçe. Prindërit e mi kishin dy vjet që kishin ardhur në Shqipëri

MEJREME BRAHIMI: I PASHË TË GJITHA MASAKRAT

Flamuri çam i hapur gjatë marshimit

dhe më pas linda unë. Ne të gërmojmë qiell, tokë e dhe, dhe nuk e gjejmë dot të drejtën tonë. Ç’do të thotë për ju data 27 qershor? Kjo datë simbolizon prerjen tonë

gjyshin dhe gjyshen, dhe stërgjyshin. Të gjithë i kanë varret e tyre atje (drejton gishtin nga kufiri grek). Nuk më lejohet të shkoj në varret e gjyshërve, dhe nuk e kuptoj se çfarë u kam bërë unë grekëve.

Mbi 5550 shqiptar të çamërisë humbën jetën gjatë marshimit të tyre, të eksodit biblik për të mbërritur në Shqipëri, duke lënë pas të kaluarën dhe të tashmen e tyre, në kërkim të një ardhme të mirë. Për të kujtuar e nderuar atë marshim dhimbjeje mijëra qytetarë udhëtuan gjatë ditës së djeshme drejt Sarandës me thikë. Të lësh vatanin dhe të ikësh është shumë e dhimbshme. Dhe sot, po mundohemi t’i bëjmë respektin të vrarëve nga ky genocid i pashembullt. Unë vetë jam nga Gumenica e Çamërisë. Kemi ligështinë e shpirtit dhe të jetës që na ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve. A keni pasur të vrarë në familjen tuaj? Nga familja ime kam të vdekur

Si ka mundësi që shqiptarët e tjerë, apo pjesa tjetër e shqiptarëve më saktë, që nuk e dinë historinë e çamëve? Nuk i interesonte askujt në atë regjim. Ne ishim për pushtetin e atëhershëm të pavlerë fare. “Çamë të djegur, çamë të turpëruar nga greku, e si ka dashtë greku”, – kështu na thërritnin në atë kohë. Por njerëzit e asaj kohe harruan kontributin që dhamë ne në ndërtimin e

Mejreme Brahimi ishte vajza 10vjeçare që mbërriti në Shqipëri e detyruar nga dhuna greke. Kam qenë 10 vjeçe kur kam ardhur së bashku me familjen në Shqipëri. Dhe ai Napoleon Zerva ç’gjeti atje matanë në Taranti, ju çau barkun, i vrau, i la të shtrirë përdhe pleq, plaka, burra, gra e fëmijë. Unë jam nga Margëlliqi, dhe jam çik më afër kufirit. Sa e morëm vesh për ngjarjet që po ndodhnin, kemi ikur që andej këmbëzbathur dhe pa ushqime. Ik të ikim, shyqyr që kemi mbërritur të gjallë në kufi, dhe u futëm në Shqipëri. Me moshën që kisha në atë kohë, i kam parë të gjitha gjërat. Nga karvani i shqiptarëve që po largoheshin nga Çamëria, shumë prej nesh kanë vdekur rrugës, kush për ujë, kush për bukë, kush nga i nxehti dhe më 22 qershor është shpërbërë Çamëria. Ç’të kujton 27 qershori? Më kujton të gjithë luftën e grekut ndaj një populli civil, të cilin e vrau si bagëtitë. Ne ikëm më këmbë që atje, ku lamë pas shtëpitë, pasuri të mëdha, shumë gjëra kemi lënë atje, dhe erdhëm këtu. Ikëm pasi na erdhën në shtëpitë tona një tufë paramilitarësh të tërbuar pa asnjë arsye, të cilën edhe sot e kësaj dite ne nuk e dimë pse ndodhi. Nuk po gjejmë dot as rrugën dhe arsyen se ku e kanë hallin grekërit, që nuk na lënë të vemi e të shikojmë varret e familjarëve tanë. S’ka ende asnjë arsye pse u vranë ata 6000 njerëz, kush

Marshimi drejt Qaf -Botës

doli gjallë nga ajo masakër doli. Kush nuk doli, nuk doli. Dhe e gjithë kjo pa asnjë justifikim. Kam ardhur në Shqipëri 10 vjeçe, por sot të më thonë që mund të kaloj nga kufiri matanë, nisem dhe e bëj sërish në këmbë atë rrugë, pasi çdo gjë më është fiksuar në mendje. Çdo gurë, çdo pemë, çdo kthesë që kemi marrë rrugës, çdo gjë që na shoqëroi në rrugëtimin tonë gjatë braktisjes së vatanit tonë. Dhe kjo s’është e drejtë. Me kë keni ardhur në Shqipëri? Erdha me nënën, babanë, gjyshen, xhaxhanë që jetonte shumë pranë nesh e vranë gjatë rrugës. Ai ishte i ri, 22-23 vjeç dhe ishte i martuar. Ai u vra pasi mbeti prapa nesh, dhe atë e vranë diku afër Pilatit. Ndërsa ne arritëm dhe erdhëm. Na vranë pasi ne nuk kishim as armë dhe asgjë, ishim krejtësisht të paarmatosur, pasi dhe ndërhyrja e tyre ishte e beftë. Çfarë keni lënë pas në Çamëri? Atje kemi shtëpitë, kemi pasuritë. Atje kemi vilat tre katërkatëshe. Të gjitha janë mall. Kemi gjërat tona, kemi tokat, atje kemi një qytet të tërë që është i shqiptarëve. A keni bërë ndonjë përpjekje për të vajtur? Nuk kam shkuar akoma. Kam bërë pasaportën, por kanë kthyer shumë prej nesh ndaj ende nuk e kam marrë iniciativën për të vajtur. Po të shikojnë që ke lindur atje, nuk të lënë të kalosh dhe të kthejnë mbrapsht. Kam folur personalisht me Shpëtimin (Shpëtim Idrizin, kreun e PDIU-së), dhe i kam thënë që nuk më tret dheu pa vajtur njëherë atje. Më ka premtuar që do më çoj me patjetër. Pse do të shkoni? Dua të shoh shtëpinë time. Varret


E mërkurë, 4 korrik 2012

19

REPORTAZH

Çamët e mbledhur në varrezat e Kllogjerit

Nesho Taulla:

S`na lënë në vatan se jemi çam „„„ „„„

Po gjatë udhëtimit për në Shqipëri? Po shumë familjarë të tjerë më kanë vdekur rrugës duke u kthyer në Shqipëri. Skanë pasur, as ujë, as bukë. Ka rënë epidemi dhe i mori të gjithë radhë.

KLL OGJER KLLOGJER SARANDË

E mbani mend genocidin çam? Po e kujtoj shumë mirë. Edhe pse jam kaq e vjetër disa momnete nuk më ndahen nga memorija ime. Edhe çdo ditë qaj...

Po pronat keni tentuar t’i merrni? Pronat s’kemi tentuar, si mund t’i marrim. Ne nuk na lejojnë të shkojmë në kufij se jemi çamë.

Keni humbur njëri? Më ka vdekur gjyshja, xhaxhesha, edhe një motër Gjatë genocidit? Po!

e gjyshërve, varrin e xhaxhait, shtëpinë që e kam humbur. Mesazhi për politikën shqiptare? Gjatë këtyre viteve të demokracisë, politikanët nuk kanë bërë asgjë për Çamërinë. E vetmja shpresë e jona janë këta dy çamët që i kemi deputetë në Kuvend, që të jenë ata zëri ynë dhe t’u thonë që të aktivizohen në zgjidhjen e këtij problemi, se ky nuk është vetëm një problem i yni, si çamë. Si u soll regjimi komunist me ju? Në atë kohë na quanin se ishim pasanikë, dhe sa erdhëm na morën dhe na internuan në Maliq të Korçës. Të gjithë i morën dhe i internuan duke i futur në tharjen e kënetës së famshme të Maliqit. Përveç kësaj sa para kishim marrë me vete kur na shpuri greku, na i mblodhën dhe na i morën të gjitha, se ne çamët kemi pasur pasuri të madhe. Me lira të verdha kemi ardhur nga Çamëria, dhe kur erdhëm këtej, na thanë që paraja e grekut nuk kishte asnjë vlerë këtej. Na dhanë ca thasë sheqeri dhe mielli, si dhe ca lekë si çarçafë letreje. Dhe pas gjithë vuajtjeve në Maliq na sollën në Lushnjë ku dhe banojmë aktualisht. Dhe shtëpitë ku u strehuam i kishim me qira, dhe prej 6 vitesh ne arritëm të blinim shtëpi, pasi shteti shqiptar nuk na dëmshpërbleu për asgjë që kishim hequr në jetën tonë. Por nga ana tjetër, mund t’ju them që tapitë e shtëpive jo vetëm në Çamëri, por edhe të shtëpive që kishim në Maliq i kemi akoma. Dhe kjo na bën që mos të humbim shpresat tek çështja jonë.

LIRI TAULLA: TË VËMË LULE TE VARREZAT

Mbani mend gjë nga genocidi i pashoq i ndohur më 27 qershor 1944? Më kanë treguar prindërit e mij,

që ka qenë një dhimbje e madhe. Çamët lanë gjithçka, por edhe varrezat që s’po arrijnë sot t’ju vënë një lule. Janë masakruar gjithë rrugës, janë vrarë në sytë e nëjri tjetrit. Grave shtazëna ja kanë hequr fëmijën nga barku duke qeshur. I kanë masakruar në mënyrëm më çnjerëzore, duke sjellë dhimbje të dyfishtë edhe për ata që sot jetojnë.

Si e shikoni inciativën e zotit Idrizi? Mirë, por duhet të luftojë. Sot

Nesho Taulla

çam? Po! Kam qenë 15 vjeç atëherë. Kam ngrënë edhe burg! Pse? Sepse ka qenë babai im në burg. Jam mandela i parë. Po më pas çfarë ndodhi me babain tuaj? E pushkatuan, dhe ne u kthyem në Shqipëri.

Keni humbur njëri nga familja juaj? Na thoni diçka më shumë? Nga familja ime jo, baba dhe Nuk i marrin dëshmitë tona për nëna dhe ne motrat dhe vëllezërit kemi qenë këtu. Po nga fisi im janë bazë vrarë 15 persona, ku mes tyre 5 gra dhe 2 fëmijë. Ka qenë e Atje kemi shtëpitë, kemi tmerrshme! Kanë kaluar 70 vjet, si e shikoni situatën? Kanë kaluar 70 vjet por për prindërit e mij nuk kanë kaluar kaq vite.

Vajtja në Çamëri është shumë e vështirë! Po gjatë komunizmit çfarë ndodhi? Për 50 vjet nuk është kërkuar e drejta jonë, u fsheh Po kush do e zgjidhë? Këtë zgjidhje e jem vëtm Amerika, Anglia dhe Gjermania. Ato e kanë bërë të kantandiseshim kështu, ato ta rregullojnë.

ZELIHA XHAFERI: NË ÇAMËRI LAMË SHUMË

Po prona ju vetë keni? Kanë njerëzit e mij plotë, prona dhe florinj. Kanë lënë gjithçka! A keni qenë ndonjëherë në çamëri? Asnjëherë! E kemi të pamundur! Dua pafund të shkoj për të parë se ku kanë jetuar të parët tanë.

85-VJEÇARI, REMZI HYSENI: JAM MANDELA I PARË

E keni jetuar genocidin

Nuk keni shkuar asnjëherë në çamëri pas asaj që ndodhi? Unë jo! Po kanë shkuar disa njerëzit e mijë. Ka shkuar vëllai im 60 vjeç. Kanë gjetur shtëpitë e rënuara, varre të shkatërruara. Janë të pa banuara. Më vjen mall ti shoh edhe një herë para se të vdes, shumë mall. Është gjëja e fundit që dua shoh në këtë jetë, atë tokë çame. Sa vjec jeni? 75 vjeç sa po i mbusha!

Me kë erdhe? Me motrat. Çfarë ndodhi me ju? Kemi ecur vetëm, më këmbë, të trobitura dhe të masakruara. A keni lënë shumë prona andej? Po shumë!

NAMIK EMINI, 56 VJEÇ: NUK KTHEHEMI DOT

Keni shkuar në Çamëri? S’mundem të shkoj dot. E kemi të pamundur. Në pasaportë na thuhet se nga jemi dhe nuk na lejojnë. Po si i shikoni lëvizjet e Shpëtim Idrizit? Mendoj se vepron shumë mirë

pasuritë. Atje kemi vilat tre katërkatëshe. Të gjitha janë mall. Kemi gjërat tona, kemi tokat, atje kemi një qytet të tërë që është i shqiptarëve

Mendoni se do të zgjidhet kjo çështje,meqë ju keni edhe përfaqësim në mazhorancën qeverisëse? Në këtë moment dua të theme vetëm një shprehje “ne do të ecim me deri në vdekje”

nëse bëhet diçka bëhet nga shttei, ne jemi të pafuqishëm.

Çfarë duhet të bëjë qeveria? Të bëjë rezolutën. Çfarë zgjidhje i jep kjo rezolutë? Që të ndërhyj tek parlamenti grek për të na hapur rrugën dhe të na rikthehen pronat.

Me kë erdhët në Shqipëri? Me nënën

Keni prona andej? Po sigurisht, gjyshi im ka qenë shumë i pasur.

Keni humbur njëri tjetër? Jo, nga fisi po. Liri Taulla

Po aty ku jetonit çfarë ndodhi? Në fashtin tim u therrën 75 nuse,pleq dhe fëmijë Ku? Në fshatin Karabunaro, Paramiti Keni lënë prona? Po ne kemi një trevë me prona, që nga Turqia. Kemi qenë vetë bejlerë që në atë kohë! Keni vajtur në Çamëri?

PRONA Sa vjeç keni qenë kur ka ndodhur masakra e madhe në Çamëri? Kam qënë vetëm 17 vjeçe. Kam ardhur këtu në Shqipëri! Nga familja kë humbët? Vëllanë e vetëm 16 vjeç, ndërsa kam harruar babanë dhe nënën

A nuk do të ishte më mirë që të përfaqësoheshit në qeveri? Do ti jepte një zgjidhje më të mirë. 70 vite, çfarë po ndodh? Tani u poqën kushtet. Do të duhet të kërkohet më shumë. Ka shanse? Ishte mohuar atëhere. Çami nuk kishte asnjë lloj të drejte. Regjimi ka qenë kundra nesh. Tani besoj se e zgjidhim.


20

E martë, 3 korrik 2012

KULTURE

Ndryshimet gjuhësore

REAGIMI Edhe në Prishtinë e në Shkup ka nisur beteja e debateve për ndryshimet dhe mbrojtjen e standardit, ku më e kontestuar është shkronja "ë". Arsyset pse kanë lindur kaq shumë debate mes gjuhëtarëve shqiptarë dhe kosovarë, për shqipen standarde

SHKUPI E PRISHTINA

Beteja me prishësit e standardit Nga Shkupi flet për "Shqiptarja.com" gjuhëtari Ismet Osmani „„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

G

juhëtari nga Shkupi Ismet Osmani thotë se u shqetësua kur dëgjoi për "debatet e nxehta" të gjuhëtarëve të Prishtinës, që pasuan prej vendimeve të mbledhjes sekrete të akademikëve në Tiranë për ndryshimet gjuhësore. Pasi thekson se ndikimi nga Tirana është vijuar edhe në Prish-

tinë e në Shkup për ndryshimet gjuhësore, Osmani falënderon gazetën "Shqiptarja.com", e cila për debatin për ndryshimet gjuhësore merr edhe mendimin e gjuhëtarëve nga diaspora. Ai shton se ndikimet për këto ndryshime të padëshiruara vijnë më tepër prej Tiranës, por kontestimi për të pasur ndryshime nuk ka asnjë bazë shkencore. Ky lloj kontestimi sipas tij vjen nga rënia e ndjeshmërisë për gjuhën, e disiplinës dhe përgjegjësisë në institucionet arsi-

more, institucionet publike dhe në media e kudo. Largimi nga standardi, më emër gjoja lirisë së dialekteve sipas tij ka sjellë në një shfaqje vulgare të gjuhës së mediave, teatrove, filmit, letërsisë, por edhe gjuhës së përditshme. Osmani nuk anashkalon faktin që me indiferentizmin ndaj standardit të Shqipes po bëhet depërtimi madh i fjalëve të huaja, sidomos i anglicizmave në gjuhën shqipe. Sipas tij, këto pasoja dhe vendime fantazmagorike vijnë se në gjithë

hapësirat mbarëshqiptare nga Tirana deri në Shkup e Kosovë qeveritë nuk japin ndihmën e gjuhëtarëve për hulumtime në fushën e gjuhës. Gjithashtu ai pohon se këto pasoja vinë edhe nga mungesa e një ligji për përdorimin e gjuhës standarde në institucionet publike etj. E dini se cili ishte komisioni qe ka vendosur për ndryshimet gjuhësore. Cili ka qenë qëndrimi juaj për ndryshimin

e ë-së në Drejtshkrimin 1973? -Po, e di komisionin ndërakademik, i njoh emrat që e përbëjnë këtë komision. Po dëgjojmë përmes mjeteve të informacionit se ky komision ka marrë një vendim lidhur me reformën e drejtshkrimit, e cila

Reagimi i Prishtinës

Kontestuesit e standartit nuk janë gjuhëtarë seriozë E

dhe në Prishtinë si në Tiranë ka nisur beteja e debateve për ndryshimet e satndartit, ku më e kontestuar është shkronja ë. Sipas burimeve tona nga Tirana dhe Akademia e Prishtinës kundërshtarët e ndryshimeve atje kanë qenë shumë të shqetësuar nga presionet brenda komisionit. Megjithëse anëtarët nuk shprehen dot për median, derisa të merret një vendim përfundimatr për ndryshimet ose jo ndaj normës së drejtshkrimit të '73-it, shqetësimi i tyre nuk mbeti pa u vënë re. Ata shprehen se nuk do të ngurojnë pas këtyre debateve të ngrenë zërin për gjuhën shqipe, "pavarësisht çmimit të pritshëm". Në shoqërinë shqiptare gjithmonë paguhet çmim për mendimin kundër dhe për të vërtetën. Ende disa anëtarë të Keshillit po bëjnë betejën brenda tij deri ne momentin kur prononcimet për median të jenë të mundura. Burimet tona njoftojnë se aty debatet janë ende në fillim të rrugës. Do të vijnë shpejt tema "jo më të nxehta, po të vala", thonë këto burime, ndërsa ata që janë jashtë ende nuk dinë asgjë se çfarë zien në këto debate". Lista e ndryshimeve gjuhësore e përcjellë për aprovime nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në Akademinë e Kosovës, nuk është pranuar e nuk do të pranohet lehtë edhe nga anëtarë brenda komisionit të Prishtinës. Megjithatë përpjekjet të shumta po bëhen nga një grup i vogël me prirje politike dhe lokaliste pro ndryshimeve. Bëhet fjalë për ndryshimet që do të bëhen për drejtshkrimi i zanores "ë" të patheksuar në shqipen standarde, që pason me heqjen e saj. Këto ndryshime kanë ndezur edhe debatin për futjen e paskajores gege. Një nga gjuhëtaret më të njohura Shefkije Islami e pyetur rreth këtyre debateve si antare e komsionit të Prishtinës për ndryshimet

gjuëhsore, ka pohuar se nuk mund të thotë asnjë fjalë për median deri në daljen përfundimtare të konkluzionit. Megjithatë duke iu referuar një interviste të dhënë nga ajo në prill të

2011-s për gazetën "Sot", na bëhet i qartë qëndrimi i saj, i shprehur me argumenta shkencore pse është kundër ndryshimve në standardin e shqipes. Veprimtaria shkencore e

Shefkije Islamajt përmban afro 100 studime, artikuj, trajtesa e kritika për çështje të ndryshme të leksikologjisë, të leksikografisë, të stilistikës gjuhësore e të kulturës së gjuhës, të botu-

ara në organet shkencore e profesionale në Kosovë e Shqipëri. Nga intervista ne veçojmë një fragment ku ajo është pyetur për qëndrimin e saj rreth debateve për ndryshimet gjuhësore:

Shefkije Islamaj

Grupi kundër është i vogël, po agresiv DEBATET, SA JANË PRO DHE SA JANË KUNDRA

haptas si për një projekt të dështuar as nuk janë gjuhëtarë seriozë dhe as nuk janë studiues të zhMë parë mund të thuhet se këto debate zhvillovillimeve historike e të sotme gjuhësore, për më hen midis atyre që janë për dhe kundër gjuhës stantepër janë të vetëquajtur studiues a gjuhëtarë. darde dhe ata i gjejmë brenda e jashtë shtetit shÇ'është e vërteta ndër kontestuesit e gjuhës stanqiptar, në Kosovë e në viset e tjera shqiptare. Të darde ka edhe studiues në Shqipëri, Kosovë e më parët, ata që janë për ruajtjen gjerë, po që nuk shprehen hape standardit të shqipes, janë tas, së paku jo me shkrimet, por në numër shumë të madh në që në diskutime formale e joraport me ata që e kundërshformale të tyre mund të deshitojnë. Siç dihet tashmë po frohen qëndrimet kundër gjubëhen gati njëzet vjet që gjuhës standarde. Ndër kontesha standarde shqipe i është tuesit, numri më i madh i atynënshtruar një të ashtuquajre që sot shkruajnë pa ngurrim turi "kontestimi" që nga trikundër gjuhës standarde janë buna e Konferencës kushtuindividë me përgatitje miniar 20 vjetorit të Kongresit të male gjuhësore e profesionale Drejtshkrimit, për të vazhddhe të tillë janë më të zëshmit. uar deri sot në mediat e në Ndër kontestuesit ka edhe paraqitjet e individëve të ndonjë i huaj, gjerman, francez ndryshëm e në raste të ndrya anglez, që merr guximin të shme. Debatet rrokin kontestojë standardin e shmënyrën e formimit, vlefshqipes, në të vërtetë të bëhet mërinë dhe të ardhmen e avokatë i atyre që nuk ndihen këtij standardi. Në këtë konmirë brenda këtij standardi. Ky tekst vlen të shtrohen disa pynumër është i vogël, po agreetje që i konsiderojmë të sivë. Prof. Dr. Shefkije Islamaj QËLLIMET E PRISHJE rëndësishme: kush janë konSË SATNDARTIT, testuesit e gjuhës standarde POLITIKE E PËRÇARËSE shqipe përgjatë këtyre viteve, ku mbështeten këto Të gjithë kontestuesit kanë argumente pothuakontestime dhe cili është qëllimi i këtyre kontestijse të njëjta. E ato janë: shqipja standarde është meve, cilat janë argumentet që sillen në këto kongjuhë politike, sepse është krijuar në kohën e diktestime dhe cila është rrugëzgjidhja që propozotaturës; është gjuhë e Enver Hoxhës, sepse është het nga kontestuesit në debatet që nxiten nga këta. KONTESTUESIT E STANDARTIT ngritur mbi bazën e toskërishtes; është gjuhë toAta që sot shkruajnë për shqipen standarde talitare, sepse është kodifikuar në mënyrë totali-

tare, nga faktorët politikë dhe me argumente politike; është projekt i dështuar, sepse nuk ka arritur të zotërohet nga dy të tretat e folësve të shqipes; është e papërvetësueshme prej gegëve, sepse toskërishtja e gegërishtja kanë dallime të mëdha në të gjitha rrafshet; është gjuhë në bunker, sepse është e mbyllur dhe mbrojtur me zinxhirë të hekurt nga gegërishtja; është gjuhë e drunjtë, e shtangur dhe e paaftë për të shprehur pasurinë e zhdërvjelltësinë e gjuhës shqipe në përgjithësi; është e paaftë për shkak të varfërisë në format gramatikore, në leksik e në frazeologji, sepse toskërishtja është e varfër e gegërishtja e pasur; është e paaftë të përballet me vlerat letrare të botës; se ka skajuar dhunshëm gegërishten edhe nga letërsia. Më tutje: gjuha standarde nuk është përzgjedhje e kodifikim i elementeve gjuhësore, po përfshirje e këtyre elementeve, tezë kjo e ngritur së fundi në kundërshtim me të gjitha teoritë mbi krijimin e gjuhëve letrare. Qëllimet e motivet e kontestimeve janë më së paku gjuhësore e shkencore. Ato janë të vërtetë politike, krahinoriste, lokaliste e përçarëse. Qëllimi i këtyre ideve e pikëpamjeve është, pos të tjerash, që të rishqyrtohet gjithë historia jonë kulturore, në të vërtetë të "riedukohet" populli shqiptar duke ia harruar traditën ose një pjesë të saj të madhe, duke ia rishkruar e ndryshuar historinë, duke ia krahinorizuar gjuhën, duke ia vulgarizuar jetën dhe duke i rivënë norma të reja "morale". (Shënim: Kjo është një përgjigje e gjatë e pyetjes "Pse kanë lindur kaq shumë debate mes gjuhëtarëve shqiptarë dhe kosovarë, për shqipen standarde?" bërë nga "Sot". Mestituj janë redaksionalë, sipas temave të trajtuara nga autorja)


E martë, 3 korrik 2012

KULTURE

Tradita

21

ARKIVA Gjebrea dhe Çela kanë dalë në foto duke prezantuar këngën "Këndoj për ty moj nënë" në Shkodër. Vlerësimet për këngën

Nënshkrimi i bashkëpunimit midis ASHSH dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, 30 Maj 2011

prek sidomos shkrimin e zanores ë dhe do të bëhen ndryshime të tjera, të cilat nuk i dimë tashmë, sepse një dokument i tillë akoma nuk është bërë publik edhe për ne. Për mendimin tim, mosshkrimi i ë-së fundore, do të krijonte një problem me pasoja që do të prekte rrafshin fonetik dhe morfologjik të gjuhës shqipe. Problemet e Drejtshkrimit tha profesor Rami Ramushaj janë lënë në dorë të atyre qe nuk e kanë tagrin të vendosin. Po ju si mendoni? -Po, plotësisht pajtohem me profesor Ramiun, sepse kjo është një punë që u takon specialistëve dhe intelektualëve publikë, sepse gjuha standarde shqipe, ashtu si dhe gjuhë të tjera standarde, nuk mund të jetë krijim subjektiv vetëm i disa gjuhëtarëve. Ndërhyrjet e nevojshme në kodet e gjuhës, po qe se do të bëhen, nuk mund të bëhen nga grupime të caktuara. Duhet një bashkëpunim i gjithë faktorëve relevantë, specialistë të gjuhës, intelektual publikë të të gjitha trojeve kombëtare shqiptare ku do të gjitha gjërat do të shpaloseshin në një konferencë mbarëkombëtare. Pse komisioni nuk i ka bere publike vendimet e një mbledhjeje treditore ne një deklarate për shtyp? -Nuk dua të ndërhyj në punën e këtij komisioni, megjithatë mendoj se duhet pritur të shpallet ky dokument dhe të shikojmë se për çfarë bëhet fjalë. A mund të bëhet ndryshimi i Drejtshkrimit me vota? -Çdo përpjekje politizimi mendoj se nuk ka fitim, ka vetëm humbje! Zhvillimin dhe pasurimin e gjuhës e më së miri e bëjnë lëvruesit, shkrimtarët, gazetarët, veprimtarët e kulturës me debate të hapura. Cilat janë reagimet tuaja rreth debateve te fundit për drejtshkrimin, dhe si kane degraduar çështjet kohet e fundit? -Ndryshimet nuk duhet bërë se më pëlqejnë mua apo dikujt tjetër. Të gjithë ata që mendojnë se duhet bërë reforma në drejtshkrim, të japin ndonjë shembull se si do të duket ai "drejtshkrim i reformuar", që të paktën të jepen mendime se mund, ose nuk mund të bëhet një ndryshim i tillë.

Ardit Gjebrea 1978

„„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

Z

bulohen dy foto të fëm ijërisë të Ardit Gjebresë dhe Zana Çelës, të cilët kanë kënduar në Festivalin e 16-të të Këngës për Fatosa dhe Pionierë që është zhvilluar në Shkodër nga datat 21 deri më 23 prill të vitit 1978. Ata së bashku me sopranon e njohur Inva Mula, janë konsideruar si solistët më të talentuar në artikullin e revistës "Nëntori". Gjebrea dhe Çela kanë prezantuar të dubluar këngën aq të njohur edhe sot "Këndoj për ty moj nënë". Kështu ishte tradita e festivaleve në atë kohë. Çdo këngë ngjitej në skenë nga dy interpretues. Kënga "Këndoj për ty moj nënë" ka qenë fituese e çmimit të dytë dhe ka për autorë S.Tapinë dhe Avni Mulën. Fotot zbulohen në numrin 6 të revistës "Nëntori" të vitit 1978. Derisa të dy këngëtarët kanë dalë ekskluzivisht me foto në këtë revistë letraro-politike, kur vendin e parë e kishte fituar kënga për diktatorin "Xhaxhi Enver midis nesh", është një tregues se Gjebrea Dhe Ccela kanë bërë shumë përshtypje në atë festival me talentin e tyre. Shfaqjen e këtyre talenteve në festival e dëshmon gazetari Tasim Hoshafi që ka bërë artikullin "Suksesi i këngës për fatosa e pionierë", i cili e ka cilësuar festivalin e 16-të "një sukses të madh". Në listën e të talentuarve ndër të parat është edhe Inva Mula, sopranoja e njohur shqiptare. Ja renditja sipas listës e këngëtarëve më të vlerësuar: janë H.Llambro, Z.Çela, Inva Mula, A.Gjebrea, M.Shpata, M.Toska, P.Nakuçi. Në këtë listë prej gjashtë vetësh, tre prej tyre janë bërë emra shumë të njohur në botën e muzikës. Në faqet e revistës "Nëntori" flitet se "festivali i 16-të kombëtar i këngës për fatosa e pionierë si një nga aksionet e para artistike të këtij viti me karakter kombëtar u kurorëzua me sukses. Gazetari Tasim Hoshafi e ka cilësuar një hap të mëtejshëm cilësor

Zana Çela 1978

Ardit Gjebrea e Zana Çela Zbulohen fotot e '78-s Në listë me Inva Mulën, zërat më të mirë të festivalit të 16-të për fëmijë të festivalit, sidomos mbështetja e saj në intonacionet e muzikës popullore, kërkon në të ardhmen një kristalizim të mëtejshëm në përshtatje me moshën, psikologjinë botën emocionale fëminore dhe qartësinë e saj në koncept dhe interpretim.". Përmes këtij artikulli zbulohet se ka kërkesa për rritjen e

Kopertina e revistës Nëntori 1978

si në përmbajtjen ashtu dhe ne realizmin artistik festivalin. Ai ka komentuar se "Me gjithë arritjet në krijimtarinë muzikore të këngëve

dhe pionierë që jo vetëm të cilësohet si i suksesshëm nga shtypi i kohës, por edhe si një start për ndryshime cilësore në festivalet e ardhshme. Por aty theksohet se festivali i 16-të shënoi një ecuri të dukshme në të gjitha drejtimet. Të vjen mirë kur sheh se njerëz të njohur në skenën shqiptare dhe ato botërore kanë qenë

Derisa të dy këngëtarët kanë dalë ekskluzivisht me foto në këtë revistë letraro-politike, ndërsa vendin e parë e kishte fituar kënga për diktatorin “Xhaxhi Enver midis nesh”, është një tregues se Gjebrea Dhe Çela kanë bërë shumë përshtypje në atë festival me talentin e tyre cilësisë së vokalit. Dalja në skenë e artistëve të tillë si Inva Mula, Ardit Gjebrea dhe Zana Çela e ka bërë festivalin e 16-të të këngës për fatosa

protagonistë të një suksesi të tillë. Kjo e bën akoma më interesante zbulimin dhe botimin e këtyre fotove nga "Shqiptarja.com"

Galeria "Harmoni"

Ekspozitë "Çështja D case" SHTETET DHE AUTORËT V azhdon të qëndrojë e hapur ek spozita “Çështja D Case” edhe këtë javë në galerinë Harmony, pranë galerisë Zeta në Tiranë. Zanafilla e kësaj ekspozite nisi me veprën e Marcel Duchamp. Kuratorët pohojnë se është nxitësi i dekonstruksionit të arsyes estetike në periudhën “moderne” dhe aq më shumë në atë “posmoderne”. Nëpërmjet formave piktorike dhe skulpturale secili nga pjesëmarrësit e përmendur në listë sjell nga një koncept që i referohet arsyes estetike të Ducchamp.

„ „ „ „ „ „ „ „ „

(Franca) Marcel Duchamp (Shqipëria) Albes Fusha (Shqipëria) Arben Bajo (Shqipëria) Ardian Isufi (Shqipëria) Ardian Kapo (Shqipëria) Genc Mulliqi (Shqipëria) Harri Aleksi (Shqipëria) Ilir Kaso (SHBA) Jonny Detiger

„ „

(Shqipëria) Najada Hamza (Italia) Simone Mazzetto Stile: interior-architecture „ (Shqipëria) Vladimir Myrtezai-Grosha „ Kurator-Curator Ardian Isufi „ Kordinator-Coordinator Genc Përmeti


22

E mërkurë, 4 korrik 2012

SPORT

Europiani

Mishel Platini: Bravo organizimit „„„

TIRANE

S

panja nuk është ngopur akoma, i do të gjitha. Përfaqësuesja spanjolle e futbollit pas fitimit të kampionatit Europian të futbollit, “Këpucës së Artë” dhe futbollistit më të mirë të Euro 2012, kërkon të fitojë edhe “Topin e Artë”, sipas mediave spanjolle në garë pë rtë fituar këtë titull mjaft prestigjoz janë në garë tre futbollistë, Iker Kasijas, Xavi Her-

Ky është kampionati Europian më i mirë që është zhvilluar deri tani në të gjtiha aspektet” është shprehur presidenti i UEFA-s në deklaratën e tij nandez dhe Andres Iniesta, por rrethi i garës duket se është më i gjerë se këta tre futbollistë. Pavarësisht dëshirës së spanjollëve për të pasur

edhe trofeun e “Topit të Artë”, gara është e vështirë sepse në lojë janë edhe dy nga futbollistët më të mirë të momentit në botë, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Kjo e bën akoma më të bukur edhe të paparashikueshme fituesin. Megjithatë të tre kandidatët aktualisht e kanë farruar për një moment këtë çmim, pasi janë duke festuar akoma triumfin e Euro 2012. Në përfundim të kampionatit Europian të futbollit të zhvilluar në Poloni dhe

Ukrainë, presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka vlerësuar maksimalisht dy vendet organizatore për punën e mrekullueshme që kanë bërë. “Polonia dhe Ukraina i provuan botës mbarë se çfarë janë në gjendje të bëjnë, duke ju mbyllur gojën të gjithë skeptikëve që hezitonin. Ky është kampionati Europian më i mirë që është zhvilluar deri tani në të gjtiha aspektet” është shprehur presidenti i UEFA-s në deklaratën e tij.

Nesër në 20:45 zhvillohen ndeshjet e para

Lajmi Presidenti i ekipit të Teutës Edmond Hasanbelliu është optimist për kalimin e turit të parë në Europa League përballë Metalurgut të Ristavit. Për të motivuar ekipin tij, Hasanbelliu do të akordojë një super premio në rast kualifikimi.

„„„

DURRËS

DYLBER BALLA

N

esër do të jetë prova e parë për tre ekipet sh qiptare në kompeticionin e UEFA Europa League. Teuta, Tirana dhe Flamurtari do të kërkojnë të realizojnë një paraqitje dinjitoze dhe të kalojnë turin e parë eleminator. Shorti i ka vënë përballë ekipeve relativisht të lehta, por vetëm fusha e blertë do të

Hasanbelliu: Kualifikimi në Durrës Super premio me Metalurgun tregojë gjithçka. Ndeshjet do të zhvillohen në orën 20:45 për të tre ekipet, duke filluar nga stadiumet “Qemal Stafa”, “Flamurtari” dhe “Niko Dovana”. Por si është gjendja në kampin e durrësakëve, të cilët pas paraqitjes surprizë në kampiont duke u rënditur në vendin e dytë, do të kërkojnë surprizën edhe përballë kundërshtarëve gjeorgjian të Metalurg Rustavit. Presidenti Edmond Hasanbelliu në prag të sfidës me Metalurgun shprehet optimist për arritjen e një rezultati pozitiv në ndeshjen e parë në Durrës, për të shkuar të qetë në

ndeshjen e dytë. “Jemi në momentet e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e parë përballë ekipit të Metalurgut të

Rustavit. Nëpërmjet disa ndeshjeve që kemi ndjekur kemi njohur nga afër forcën e kundërshtarit, të cilin e vlerësoj më poshtë se Teuta. Mendoj që jemi më lart në të gjitha aspektet, këtë gjë do ta tregojmë nesër në fushë” pohon Hasanbelliu. Durrësakët sapo janë kthyer nga faza përgatitore në Bullgari dhe sot do të grumbullohen për të marrë udhëzimet e fundit për ndeshjen e nesërme. Në rast të kalimit të turit të parë në Europa League, Teuta ashtu sikundër edhe Tirana me Flamurtarin do të përfitojnë nga 130 mijë euro secila,

Përfitimet Me pjesmarrjen në kupat e Europës ekipi i Tetës ka përfituar 90 mijë euro, ndërsa në se kalon turin e parë do të përfitojë 130 mijë euro të tjera.

përvec 90 mijë eurove që kanë përfituar tashmë për pjesmarrjen. Kur bëhet fjalë për shuma të tilla edhe presidenti Hasanbelliu nuk mund të rrinte duarkryq. “Nëse do të kalojmë turin e parë atëherë

Edmond Hasanbelliu

ekipi do të përfitojë një super premio. Shifrën e saktë do ta bëj publike vetëm para fillimit të ndeshjes për të motivuar akoma më shumë grupin” thotë ai, por ajo që e tremb presidentin durrësak është distanca e largët që kanë për të bërë në ndeshjen e kthimit. “Akoma nuk e kemi vendosur se si do të procedojmë për udhëtimin në Gjerorgji, largësia kam frikë se do të ndikojë në gjendjen fizike të futbollistëve” përfundon deklaratën e tij Hasanbelliu.

Vokrri

Dushku

Takim me Blatter

Mungesa e Tiranës Në horizont Anzhi

„„„

ZYRIH

„„„

P

residenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një vizitë në selinë e FIFA-s në Zvicër. Vizita realizohet pas ftesës së presidentit të organizmit më të lartë të futbollit botëror Sepp Blatter. Në qendër të dikutimeve sipas të dhënave paraprake do të jetë zhvillohen i ndeshjeve miqësore për përfaqësuesen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sepp Blatter ka qënë i pari që i ka hapur dritën jeshile zhvillimit të ndeshjeve miqësore për Kosovën, por që më pas hasi

Flamurtari

TIRANE

„„„

T

në kundërshtimin e UEFA-s, saktësisht presidentit të saj Michel Platini, por sot pritet që të vendoset gjithçka mbi të ardhmen e kësaj çështje.

irana vazhdon përgatit jet për ndeshjen me Grevenmancher të Luksemburgut në stadiumin “Qemal Stafa”. Gjendja në kampin bardheblu nuk është aspak e mirë pas problemeve në repartin e mbrojtes. Listës së të dëmtuarve pas kapitenit Sina, i shtohet edhe mbrojtësi Dushku, i cili ka konfirmuar për gazetën Shqiptarja. com se vendimi është marrë tanimë dhe ai nuk do të zbresë në fushë. “Kam pësuar një tërheqje muskulare, prandaj nuk do të luaj me Grevenmancher. Shpresoj të

VLORË

N

fitojmë ndeshjen e parë në Tiranë dhe të rikuperohen për ndeshjen e kthimit në Luksemburg” shprehet mbrojtësi bardheblu Erion Dushku.

ë Vlorë pasi janë njo hur edhe me cilësitë e kundërshtarit në ndeshjen e parë që do të kenë përballë, hungarezët e Honvedit, të gjithë besojnë që turi i parë kulaifikues do të kalohet me sukses, madje në ndeshjen e parë me një rezultat bindës. Në horizont të kuqezive të trajnerit Shkëlqim Muça është ekipi i Anzhit, në të cilin bën pjesë edhe sulmuesi i njohur kamerunas Samuel Eto. Fati që të gjithë duan të shohin sulmuesin e njohur në Vlorë ka rritur optimizmin te vlonjatët për të

dhënë maksimumin në fushë. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, në mbështetjen e shumë tifozëve.


E mërkurë, 4 korrik 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Veshje tepër ekstravagante, nuk e lejojnë në avion

Ngatërron bankën., bie në pranga

Një grua 34 vjet pa patentë

N

N

N

jë grua që po bëhej gati të merrte avionin e Southwest Airlines kur personeli i fluturimit u përpoq ta ndalonte. Arsyeja? Sipas personelit të shoqërisë në fjalë ishte veshja e gruas ajo që i kishte detyruar të ndërhynin për të mos e lënë të hipte, pasi ishte me një dekolte tepër të ekzagjeruar. Sipas tyre, veshja e zonjës ishte, sipas asaj që quhet “Kontratë Transporti” e papërshtatshme dhe kjo u lejon atyre të ndalojnë hyrjen e personave në avion me veshje që konsiderohen të turpshme apo edhe ofenduese për pasagjerët e tjerë. Por zonja në fjalë as që deshi t’ia dinte për ndërhyrjen e tyre sepse gjithsesi hipi në aeropolan dhe fluturimi vazhdoi në itinerarin e përcaktuar Las Vegas New York. “E shikoni-tha gruaja në fund të udhëtimit-avioni e kreu fluturimin për bukuri dhe siç e shikoni nuk u rrëzua nga dekolteja ime”. Shoqëria e fluturimit pas kësaj i kërkoi ndjesë...

jë burrë po mbante radhën në arkën e filiales së Bank of America në San Framcisco. Por në modulin që i kishin dhënë për të përpiluar, në vend të kërkesës, kishte shkruar ato që duhej të thoshte me zë të larët: “Duart lart, është grabitje dhe mi jep paratë e arkës?” Ishte pra një grabitës, i cili, duke dyshuar se ia kishin parë të tjerët se ç’kishte shkruar në modul, u largua dhe u fut në në filialen e Wells Fargo Bank që ishte përballë saj. Me t’u gjenduar përballë arkëtares i tregoi modulin ku kishte shkruar kërcënimin e tij. Por arkëtarja pa e prishur qetësinë i tha se kishte ngatërruar bankë, pasi moduli ishte për Bank of America. Atëhere hajduti doli dhe sërish u kthye në bankën Bank of America, por ndërkohë arkëtarja e Wells Fargo Bank kishte dhënë alarmin dhe policia nuk e pati aspak të vështirë t’I vinte prangat

jë grua 57 vjeçare franceze, së cilës i bëhet i ditur vetëm emri, Claire, u ndalua nga policia rrugore e qytetit Tours, në qendër të Francës, pasi hyri në kryqëzim me semafor të kuq dhe u dënua me 400 euro gjobë. Natyrisht që kujtdo mund t’i duket një gjobë shumë e madhe, për një kundravajtje të kësaj natyre, por e vërteta ësshtë se gjobën prej 400 eurosh nuk ia vuri polici, por gjyakata e Tours. Dhe jo për hyrjen me semafor të kuq por sepse rezultoi të ishte fare pa patentë. Që prej 34 vjetësh zonja Clair kishte udhëtuar me makinë pa patentë dhe ngaqë nuk kishte bërë asnjë kundravajtje policia s’e kishte ndaluar asjë herë. E pyetur për këtë ajo deklaroi se që në moshën 20 vjeç nuk e kishte marrë dot patentën, por kjo s’e kishte penguar që të ngiste makinën, ndonëse jo shpesh. Vetëm kur mjekët i kishin diagnostikuar leuçeminë, e merrte fshetas makinën e të shoqit për të shkuar në spital për kurat e nevoshme, katër ditë në javë.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

9

23

24

27

39

12

13

14

40

30

35

52

53

57

58

66

74

81 91

ɷ HORIZONTAL 1. Kështu janë masat e menjëhershme 9. Një sigël tenistësh 13. Eshtë galeri artesh. 23. Eshtë kapak me titull 25. Një piano... lokal 26. Qe vajza e Teodorikut 27. ... Gigolò, i interpretuar nga Richard Gere 28. Janë rrangullina të ndryshkyra 32. ... Greco piktor. 33. Një pemë 34. Janë ata që kanë para në bankë 35. U printe hunëve. 39. U shkrua nga Dostojevskij. 41. Mund të jenë edhe shtypi 42. Mund të jenë principale. 43. Inicialet e Cocciante kantautor. 45. Një sukses i Veçe Zelës. 46. Janë pamje për t’u soditur 47. Kush është... duhet larë. 48. Emri i Kadaresë. 50. Janë ufot 52. Janë poetë si Esenin 53. Janë brinjë në skuadër 56. Një pjesë e sondazhit. 57. Të parat në stacion. 58. Inicialet e Reitman. 59. Ndiqëet nga e nënta. 61. Mbahet me mëri. 62. Fiset pa fe 63. Mund të jenë dielli.

75

82

83

92

93

55

61

E R E N D E D O

78

84

85

E S A T N

I

A E O R

E L M A R P A L

87

I

R E A

P A D M E S H

B A R E R A

I

S H K A N A P E T S O N A R

V A C

I

O N

T A L E B A N E T E R I M I

I

I

I

I K

I

M I

E

A L I

K R

I

R R A T H E T

S

J

T

T

U R

R

O T E R O

P E N A L E N E R A L E

A M O R E T

N D E N

A P A

T S

A T R

D E C O U P A G E

I K

N E T R E P A R T E T

I R A

U E R

N

Peshorja

Duhet të këmbëngulni në maksimum për të realizuar një objektiv të caktuar, apo edhe për të përmbushur një dëshirë, pasi situata yjore po bëhet gjithnjë e më e pafavorshme. Mirë erosi.

Akrepi

Një situatë disi e turbullt yjore mund të bëjë që të jeni edhe ju shumë konfuzë e të pavendosur, por kjo mund të jetë vetëm e përkoshme, pasi do të jetë në shenjë Afërdita ajo që ju rizgjon.

Shigjetari

Marsi shumë “agresiv” në shenjë nuk mund të sjellë gjë tjetër ( përveç vrullit në punë) veçse tension, prandaj përgatituni për jë ditë mjaft të ngjeshur. Më shumë kujdes në raportet me partnerin.

Bricjapi

Tashmë që Afërdita dhe Hëna m”përkrah” njëra tjetrës kanë hyrë në shjenjën tuaj shumë tensione të ditëve të kaluara kanë mbetur një kujtim i largët. Mbrëmja pritet të jetë mjaft interesante.

Ujori

Esdhe pse tani për tani po kaloni një periudhë deri diku të qetë, kujdes, sepse qielli duket se po errësohet nga hyrja në shenjë e një Urani jo edhe aq “dashamirës” me ju. Mirë erosi.

Peshqit

Ndryshimi i pozicionit aktual të Merkurit (që në fakt sapo ka ¿lluar) do të jetë mjaft pozitiv për ju, pasi do të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në raportet e tensionuara me partnerin. Erosi në rritje.

44

80

13. Teket në plane 14. Pak imtësisht. 15. Në mes të një kanali 16. Janë veglat. 17. Ndalohet me stop 18. Inicialet e Stone regjisor. 19. Fillojnë turnin. 20. Mund të jetë gjaku. 21. Ku¿zojnë kriteret. 22. Lumi i Bernës. 24. I ka hyrë në bark frikacakut. 28. Eshtë humbje gjaku 29. Janë shtëpi 30. Skuta kur nuk ka. 31. Testi pa zë. 34. U shkrua nga Shollohov.

M T E M E N A

T E L E K O M A N D A

T A T

Virgjëresha

Duket se sot do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar për ju, pasi në përgjithësi yjet nuk i keni edhe aq aleatë, si Marsi, Saturni dhe Plutoni. Megjithatë, do të keni sodisfaksione të tjera në planin afektiv.

38

88

89

94

N D E K L A R A T A T

T T

Luani

Pozicioni i yjeve të mirë për ju sot, si Marsi, Afërdita dhe Saturni do të bëjë që dita të jetë mjaft pozitive si në aspektin ekonomik ashtu edhe në planin afektiv. Një ndjenjë plogështie ëhstë e përkohshme.

22

71

78

86

1. I bëjnë dqarkat me art 2. Një cigan 3. Eshtë si ankimim 4. Kështu është gjendja shetësuese e të sëmurit 5. Bernard që qe komediograf 6. Institucione Tregtare Civile. 7. Markë makine 8. Ente Ndërtimi Ndërkombëtare. 9. Janë shpërdorime 10. Janë sekte myslimane 11. Janë si pusi 12. John, lojtar irlandez

M O T

Gaforrja

Edhe pse ndoshta arritjet e deritanishme nuk janë ato që prisnit nga puna juaj në këtë periudhë, nuk duhet ta humbisni shpresën, pasi do t’i keni në të ardhmen. Kujdes me shpenzimet.

62

77

ɷ VERTIKAL

K S

Binjakët

Urani i “rënë” në shenjë mund të sjellë tension ndërkohë që Hëna “zevzeke” nga ana tjetër “stimulon” mosmarrëveshje e sherre me të tjerët, që mund të kthehen për hiçgjë në konÀikte. Më kërkues në punë.

49

70

93. Një britjë e dëshiruar nga direku dikur. 94. Aktori i American gigolo.

S O D E T

L O K A L E T M O

37

21

56

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM I

36

20

43

69

76

67. Gjysmë sqarim. 68. Paguhen për shërbime. 70. Një... teknik prish punë. 72. Janë racë e pastër. 74. Regji pa ku¿j. 75. Shkroi Tarsa Bulba. 78. Në fund të ndeshjes. 80. Monedha më e re. 81. Janë të gjitha poltike. 82. Shkon me njërin 85. Pak lozonjare. 86. Eshtë diletanti 89. Fyen pa fe. 90. Në hyrje të oazit 91. Inicialet e kant ¿lozof. 92. Ekstreme ekstremi.

E P

19

48

54

60 68

73

90

59

67

72

18

42 47

51

65

17

32

41

64

16

31

46

50

15

Demi

E keni paksa të vështirë të merrni një vendim, sidomos kur bëhet fjalë për diçka shumë të rëndësishme, por duhet t’im lini mënjanë dilemat e të vendosni. Natyrisht, pa u nxituar.

26

29

34

45

63

11

25

28 33

10

Dashi

Duket se pozicioni i shumë planetëve është shumë pozitiv për ju, që do të thotë dita pritet të jetë favorshme në shumë drejtime. Nuk përjashtohen propozime të papritura e mjaft interesante.

K

I

N A

S

E D A N

R O S

T A N D

O A B

R

E R N A N

I

E E

N G A T E R R E S A

T E R E P R O R E T

E O T E T E R N

I

T

O K S U N

I

O N

35. Janë boshte 36. Një qen i famshëm i kinemasë. 37. Rrethon Tokën një e tillë. 38.Kush ka... do të hajë. 39. Pak ilaritet. 40. Francesca aktore. 41. Gjysmë kalaje 42. Janë shoshë. 44. Bill, ish-president USA 47. Eshtë kodi që dënon. 49. Merrte fuqi nga toka. 51. Merret me të bukurën 53. Ëojtyla, Gjon Pali II. 54. Nuk mund të jetë objektiv. 55. Fund shkurti. 60. Gjysma e tagrit. 63. Kush është... është xurxull. 64. Robert De aktor. 65. Ndryshon përditë. 66. Panik pa ku¿j. 69. Emri i Stravinskij-t. 71. Kush ngre... rebelohet. 73. Eshtë numri 1. 75. Fillojnë jetën. 76. Pak aromatike. 78. Andrea aktore. 79. Van der ish portier. 83. Ku¿zojnë tatimet. 84. Diku në qendër 86. Mbyllin një krah. 87. Inicialet e Dreiser. 88. Qendra e drogës.


24

E mërkurë, 4 korrik 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Sivjet në botë janë vrarë 72 gazetarë Që në fillim të vitit në botë janë vrarë 72 gazetarë. Për këtë Àitet në raportin e Organizatës joqeveritare “Press emblems campaign” me seli në Gjenevë. Në raport, të cilin e transmeton ZR, vihet në dukje se kjo shifër është tre herë më e madhe se treguesit e vitit të kaluar. Organizata e lidh këtë drejtpërsëdrejti me rritjen e numrit të konÀikteve të brendshme në botë. Vendin e parë në listë e zë Siria, ku që prej marsit të vitit të kaluar nuk po pushojnë përleshjet e armatosura midis opozitës dhe forcave qeveritare. ɷ Bastiset shtëpia e ish presidentit Sarkozi Hetuesit kanë bastisur shtëpinë dhe zyrat e ish presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi, njofton agjencia e lajmeve, Associated Press. Bastisjet janë pjesë e një hetimi mbi dyshimet për financimin e paligjshëm të fushatës së tij presidenciale në vitin 2007. Një zyrtar i tha AP-së, se gjykatësi Zhan-Mishel Gentil dhe hetues të tjerë nga njësia për krime financiare e Parisit i kanë bërë kërkimet. Zyrtari foli në kushtet e anonimitetit, sepse nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht. Në qendër të hetimit janë financat e gruas më të pasur të Francës, trashëgimtares së kompansië kozmeutike L’Oreal Lilianë Betenkurt. ɷ Japonia proteston ndaj vizitës së Medvedevit Qeveria japoneze ia ka paraqitur një notë proteste Rusisë, mbi vizitën e kryeministri Dimitri Medevedev në ishujt e kontrolluar nga Rusia, ndaj të cilëve ka pretendime edhe Japonia. Ministri i Jashtëm japonez Koiçiro Gemba tha se vizita do të “hedhë ujë të ftohtë” në marrëdhëniet Rusi-Japoni. Përpara arritjes së tij të martën, Medvedev i quajti Kurilet Jugore “pjesë të rëndësishme të tokave ruse.” Në nëntor të 2010-ës, kur ai ishte president, Medvedev u bë kreu i parë i shtetit rus që viziton zinxhirin ishullor në një udhëtim, ndaj të cilit u zemërua qeveria e Japonisë, e cila i quan të saj ishujt në Territoret Veriore. ɷ Raketa iraniane e aftë ta godasë Izraelin Mediet iraniane raportojnë se ushtria e Iranit me sukses e ka shkrepur raketën balistike me rreze të mesme veprimi Shahab-3, që është e aftë ta godasë Izraelin. Irani thotë se kjo raketë e ka rrezen e veprimit deri në 2 mijë kilometra, ndërsa Izraeli është larg nga Irani një mijë kilometra. Raketa ishte testuar si pjesë e ushtrimeve ushtarake “Profeti i Madh 7”, që ¿lluan dje, për shkak të rritjes së presionit perëndimor ndaj këtij vendi lidhur me programin atomik iranian. Në këtë aspekt shihet edhe embargoja e naftës e Bashkimit Evropian ndaj Iranit, që ¿lloi prej një korrikut. ɷ Kim Jong Un lejon picat dhe celularët në Korenë e Veriut Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po bën një hap përpara në përpjekje të përmirësuar imazhin e tij duke zbutur disa ligje. Mësohet se kanë nisur të lejohen gjithmonë e më shumë celularët, ndërkohë që femrat kanë nisur të mbajnë treçerekëshe dhe këpucë me taka të larta. Disa ushqime të ndaluara më parë si pica, patate të skuqura dhe hamburgerë do lejohen. Megjithëse këto produkte do jenë në treg, nuk dihet ende sa është përqindja e atyre që mund të përballojnë blerjen e tyre. Fëmijët po lejohen më shpesh të bëjnë ekskursione dhe të vizitojnë kopshtet zoologjike. ɷ Edhe 36 të vrarë në Irak Zyrtarët thanë se të paktën 36 njerëz janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë lënduar në një shpërthim bombe në një treg në qytetin jugor Divania të Irakut. Para shpërthimit, policia vendosi orë të pjesshme policore dhe mbylli të gjitha hyrjet në qytet. Të martën në mëngjes, dy bomba në rrugë kanë goditur pelegrinët shiitë duke vrarë katër njerëz dhe duke plagosur 20 të tjerë, afër qytetit Kerbela. Një degë sunite e Al Kaidës në Irak e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Shqiptarja.com  

Shqiptarja.com