Page 1

MUSLIMANET

ɽ Faqe 18

Imamët sherr me Muçën: Shantazh me “terroristë”

KERKESA NE GJYKATE

ɽ Faqe 10

21 janari, akuza: 20 vjet burg për Prendin e Llupon

KULTURE

ɽ Faqe 11

Luigi Za: Intelektualë më të mirë do t’ju viijnë

INTERVISTA

ɽ Faqe 21

Genc Mulliqi: Pavarësia njëra nga shkeljet e Shimës

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

LEKË 30

VITI II - NR. 101 E martë, 01-05-2012

Krijohet Fryma e re Demokratike. Ish-deputetë, ish-zyrtarë të PD dhe ish-zv.ministra pjesë e FRD

PARTIA E BAMIR TOPIT EMRAT QE I BASHKOHEN

Premtimi: Do zgjidhim çështjen e pronave dhë të të përndjekurve. Besnik Mustafaj: Do ta nxjerrë të djathtën nga atro¿a politike që gjendet sot. Suprizon mungesa e Meksit, bashkëautor i programit Lajmi Koment ɽ Faqe 12 DONACIONI

Vdes 90-vjeçari, i lë Kavajës pasurinë 1 mln euro

Gazmend Oketa në një sallë të tejmbushur shpalli dje në mesditë krijimin e partisë më të re Fryma e re Demokratike (FRD). Ish ministra, ish-deputetë, ishzv.ministra, ish-drejtorë të administratës së PD, por edhe të rinj të përfshirë në këtë parti kishin mbushur ambientet. Por ra në sy mungesa e një prej nismëtarëve të programit dhe statutit të kësaj partie, Aleksandër Meksit.

TIRANE

JAKIN MARENA

O

ra 12.00. Gazmend Oketa hyn në sallën e vogël të selisë së partisë që do të drejtojë deri në shtatorin e... ɽ vijon në faqe 2-3

NGA

S¿dat për forcat e reja politike D Në foto: Gazmend Oketa gjatë themelimit të FRD

DEBATET E PLOTA KË KUVEND

Alibeaj: Ja abuzimet me pronat Ish-ministri i Drejtësisë kundër PD. PS: Jo nën varësinë e qeverisë TIRANE

FERNADA CENKO

D

eputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar të rishikohet edhe një herë drafti i hartuar nga ministria e Drejtësisë lidhur me kthimin dhe kompesimin e pronave. Alibeaj për të disatën herë ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga qeveria kur bëhet fjalë për ligjet e pronave. Ditën e djeshme, në... ɽ Faqe 6-7

BOJKOTI

ɽ Faqe 19

Panairi i Punësimit, bashkia e Tiranës me stendë bosh

AFRIM KRASNIQI

KOMISIONERI BE

Fyle: Duhet një president për të gjithë

Mesazhi para vizitës në Tiranë. Rama, letër kryetarëve

ɽ Faqe 5

isa emra të njohur të politikës së djathtë shpallen dje një parti të re politike: Fryma e Re Demokratike (FRD). Krijimi i saj ishte paralajmëruar prej kohësh, programi dhe synimet e saj gjithashtu. Formalisht, FRD do të jetë një nga 120 partitë politike “konkurruese” në zgjedhjet parlamentare 2013, dhe e 52-ta parti politike e spektrit të djathtë që nga 1990. E parë kështu vetëm si numër, pakkush ndjen nevojën për parti, apo frymë të re, por e parë në thelbin e problemit të (keq)funksionimit të shtetit demokratik, gjendjes së sistemit demokratik dhe sistemit partiak, - nuk ka dyshim se Shqipëria ka nevojë jo vetëm për frymë të re, por për diçka më të madhe, - për revolucion në sjellje, veprim e përfaqësim politik. Një vend me të kaluar të gjatë komuniste, në izolim ekstrem dhe me qytetarë të edukuar për ta pranuar pushtetin, partinë dhe sundimtarin e radhës si monopole të vetme dhe të pakontestueshme të çdo vendimmarrjeje mbi shoqërinë, - sot e në të ardhmen ka nevojë jetike zgjerimin e modelit dhe hapësirës demokratike, drejt vlerave të konkurrencës së ideve, programeve dhe vizioneve politike. Në kënetën politike të tranzicionit ku vendin e ideve konkurruese e zunë individë – bajraktarë, sundues personalë në parti dhe në shtet, modele orientale të ushtrimit abuzues të pushtetit, zyrtarë e politikanë që e panë shtetin, qytetarin, pronën dhe votën si mjete të keqpërdorurave në funksion të qëllimit personal, - ajo çfarë i mungoi dhe i mungon shoqërisë politike janë parimet demokratike, vlerat europiane, modelet perëndimore, sjelljet qytetare dhe politikat vizionare. Në dekadën e parë të tranzicionit zgjedhjet e politika ɽ vijon në faqe 8 bazoheshin në...


2

E martë, 1 maj 2012

POLITIKE

Gjirokastër, mblidhet Këshilli i Qarkut pas 10 muaj përplasje gjyqësore

K

ëshilli i Qarkut të Gjirokastrës ka zhvilluar dje mbledhjen e parë pas rreth 10 muajsh përplasjesh gjyqësore për konstituimin. Në mbledhje, me të pranishëm të 44 këshilltarët janë diskutuar çështje të miratimit të buxhetit faktik të vitit 2011 dhe atij të programuar për 2012. Takimi i parë i të gjithë këshilltarëve është shoqëruar me debate të

ashpra dhe fyerje nga të dy palët. Të djathtët kanë ngritur pretendimin mbi parregullsi proceduriale dhe mungesë të analizës shpjeguese mbi buxhetin faktik të vitit të kaluar ndërsa pretendojnë për fryrje të administratës, punësime pa arsimin përkatës dhe shkurtim të detyruar të pagave për këtë vit. Buxheti për vitin 2012 ka kaluar me votat e 23 këshilltarëve

të majtë. Por pavarësisht mosmarrjes së votës së këshilltarëve të djathtë të qarkut të gjitha vendimet e marra kanë qënë të vlefshme për shkak se të majtët kanë mbi 50 përqind të këshilltarëve, duke bërë që puna të mos ndërpritet dhe të vijohet normalisht. Nga ana tjetër këshilltarët e djathtë janë shprehur se nuk do të njohin asnjë vendim të marrë nga ky këshill.

Krijohet FRD, që në ditën e parë fillojnë edhe pakënaqësitë

Partia e re e Topit, Meksi bojkoton ceremoninë Ish-ministri Besnik Mustafaj: Do i jap mbështetje të plotë „„„

TIRANE

JAKIN MARENA vijon nga faqja 1 ...këtij viti, kohë në të cilën do të mbahen edhe zgjedhjet e para për kreun e kësaj partie. Në krah tij, Aleksandër Biberaj, Edlira Gjoni e Blerina Merko. Në sallë, poshtë, emra që për të djathtën kanë dhënë kontribute prej vitesh. Sali Shehu, ish deputet i PD, Besnik Mustafaj, ish ministër i Jashtëm i Partisë Demokratike, Stavri Ristani, ish-zv.ministër në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Edmond Dragoti, profesori dhe psikologu por që dikur ka qenë me Aleancën Demokratike, Sajmir Shehri, ish drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve tani në kohën e qeverisjes së demokratëve, Ramiz Balla, ish deputet i PD po ashtu, Alfred Cako etj. Por mungonte një emër, ai i cili ndoshta për dokumentet kryesore të kësaj partie, sikurse është statuti dhe programi i saj ka kontribuar më shumë: ish kryeministri Aleksandër Meksi. Vetë zoti Meksi nuk ka pranuar të japë asnjë koment për mungesën e tij në themelimin e partisë më të re të spektrit politik të djathtë në Shqipëri, Fryma e re Demokratike (FRD). Por në sallë, për të mbështetur fuqishëm partinë më të re që po del në politikën shqiptare, dhe që në qarqet e gazetarëve, intelektualëve apo edhe të vetë popullit, që tani e ka marrë emrin Partia e Topit. E ndërkaq, sipas sondazhit të djeshëm të "shqiptarja.com" në ëeb, partia e re Fryma e re Demokratike, gëzon mbështetjen e 86.72 përqind të të gjithë atyre që votuan për përfaqësimin e interesave të partive të djathta; vetëm 12.50 përqind e votuesve të shqiptarja.com shpresojnë ende te PD dhe vetëm 0.78 përqind kanë dhënë votën e tyre për Partinë Republikane. Dje në mesditë, kur kryetari i përkohshëm i kësaj partie, deputeti Gazmend Oketa shpalli programin dhe platformën,

Faksimile e sondazhin të “Shqiptarja.com” pas themelimit të partisë së re të Topit (majtas lart) Aleksandër Meksi (poshtë) Besnik Mustafaj

Anëtarësimet

Dita e parë e FRD-së fillon me anëtarësimet e reja „„„

TIRANE

D

ita e shpalljes së partisë Fryma e re Demokratike, përkoi edhe me fillimin e anëtarësimeve të reja për këtë parti. Në zyrat e saj, me dhjetëra dashamirës dhe militantë të saj, po mbanin "rradhën" me kartat e identitetit në dorë, për të shënuar emrin dhe për të qenë ndër të parët kontributorë të saj elektoralë. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të konferencës për shtyp të kryetarit të përkohshëm të saj Gazmend Oketa, por sipas zyrtarëve të rinj të kësaj partie, ky proces ka vijuar deri në orët e pasdites. "Ka pasur shumë njerëz. Shumë prej tyre pritet të vijnë edhe paraditen e nesërme. Jemi në fazën e përgatitjes së kartave të anëtarësisë, ashtu sikurse e gjithë kjo nismë

në sallë kishte me dhjetëra njerëz, ndërsa shumë të tjerë kishin mbetur korridorit por edhe jashtë, ku e dëgjonin konferencën për shtyp nëpërmjet autoporlantëve.

APELI

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj është një prej mbështetësve kryesorë të partisë Fryma e re Demokratike, por që ditën e djeshme ka pranuar të

e re do të shpërndahet edhe nëpër rrethe. Aty do të krijohen degët tona lokale që do të merren me organizimin" thotë për shqiptarja.com, një ndër punonjësit e vendosur në zyrë për të bërë bërë anëtarësimet e para të partisë Fryma e re Demokratike.

jetë në sallën e mbushur me dëgjues të konferencës dhe programit për shtyp, por jo në panelin kryesor të drejtuesve të saj. "Duke njohur personalitetin e Oketës, Biberajt dhe disa anëtarëve të tjerë të këtij grupi nismëtar, më lind shpresa se FRD do ta nxjerrë të djathtën nga atrofia politike ku dergjet sot", ka qënë deklarata e djeshme e Mustafaj për gazetën

"Shqiptarja.com", vetëm pak kohë pas deklarimit zyrtar të kësaj partie nga ana e kryetarit të grupit nismëtar të saj, Gazmend Oketa. Më tej Mustafaj nuk ka munguar të japë vlerësimet e tija për boshllëkun që kjo parti po mbush në spektrin e djathtë, si një parti që gjeneron ide. "Unë besoj vërtetë se kjo forcë politike po lind si një nevojë historike që ka Shqipëria

për një të djathtë që gjeneron ide të një politike të shëndetshme për demokracinë dhe shtetin ligjor", ëhstë shprehur dje Mustafaj, duke qëndruar sërish në idenë e tij të kahershme se qendra e djathtë është bosh, dhe duke nënkuptuar se PD nuk është më përfaqësuese e këtij spektri politik. Ndërkohë që nuk ka qënë në panelin drejtues të kësaj partie të re, Mustafaj ka qëndruar në linjën e tij koherente për të qënë një mbështetës pa rezerva ndaj saj, por pa qënë në linjën drejtuese të FRD. Mustafaj ka qënë një ndër kritikët më të fortë të kryeministrit Berisha dhe ekipit drejtues të PD, për shkak të mbylljes së partisë dhe rrëzimit të mendimit ndryshe në PD për vite e vite me radhë.

ORGANIZIMI

Një tjetër emër i përfolur për të qenë në radhët e kësaj partie, por që nuk ishte në panelin drejtues, ishte Mirela Bogdani, e cila në fakt, për shumë kohë, ka kontribuar në radhët e republikanëve, edhe në forumin e gruas së kësaj partie. Bogdani është parë të ketë ardhur në selinë e partisë së re duke qëndruar me një grup mbështetësish të kësaj partie, por dhe miq të saj në koridorin e selisë së FRD e në momentin kur është bërë shpallja e partisë së re nga Gazmend Oketa është larguar nga selia e partisë. Ende mbetet mister nëse kanë qënë arësyet personale të saj apo një largim i tillë i papritur dhe i paparalajmëruar kishte të bënte direkt me organizimin e këtij evenimenti shumë të rëndësishëm për një parti politike. "Përshëdes çdo lloj partie të re progresiste që ka ideale e synim për zhvillimin e një demokracie të mirëfilltë në vend, për mbylljen e këtij tranzitcioni të tejzgjatur dhe sfilitës për Shqipërinë", ka deklaruar për gazetën "shqiptarja.com" znj. Mirela Bogdani. Ndërkohë që vetë një ndër anëtarët kryesore të grupit drejtues nismëtar, Biberaj është shprehur se "aty kanë qënë shumë njerëz dhe pjesë të grupit nismëtar, por ka pasur mungesë të theksuar vendesh, kishte dyndje të madhe dhe s'arritën dot të ishin në radhët e para. Kishte dyndje jashtë parashikimeve e kishte nga ata

Në foto: Grupi nismtar i FRD-së

GRUPI NISMËTAR I FRD

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Ishin në sallë Gazmend Oketa Aleksandër Biberaj Besnik Mustafaj Andi Seferi Sajmir Shehri Edmond Dragoti Sali Shehu Ramiz Balla Alfred Çako Stavri Ristani Edlira Gjoni Blerina Merko Mungonin

„ Aleksandër Meksi „ Mirela Bogdani që erdhën me vonesë". Por përtej këtyre shpjegimeve, mësohet se ka pasur ndoshta mungesë dakortësie në lidhje me mënyrën e organizimit të këtij evenimenti shumë të rëndësishëm, i cili kishte muaj e muaj që po përgatitej dhe nuk ka pasur ngutje deri më tani për këtë punë. Me sa duket mosdhënia e rëndësisë për disa elementë të rëndësishëm të kësaj partie të re që kanë kontribuar në organizimin, hartimin e programit dhe statutit të partisë por dhe kanë mbajtur peshën e goditjeve gjatë tërë kohës, ka sjellë dhe rezervat e para në grupin drejtues nismëtar të FRD, çka është shoqëruar dhe me bojkot të pjesmarrjes në aktin e themelimit të saj, një ndër evenimentet më të rëndësishme për një parti politike, që prezantimin e ditës së parë të saj e ka elementin më të rëndësisëm, pasi paneli themelues është fytyra drejtuese e saj.


E martë, 1 maj 2012

3

POLITIKE

D

eputeti i Partisë Demokratike Mark Marku ka thënë në një intervistë ne emisionin Fakt, në UTV, se aleanca e re që do të zgjedh presidentin e ri, duhet të jetë aleanca që do të qeverisë pas Korrikut. Duke debatuar për rolin e LSI në këtë fushatë

Deputeti i PD Marku: Pas presidentit të respektohet shumica

presidenciale, Marku ka theksuar se nëse PD arrin të zgjedh presidentin pa LSI, atëherë ajo duhet të respektoj shumicën e re presidenciale, pra aleatët e saj fluidë. Deklarata e Markut është hapi i parë që një deputet i PD bën si aralajmërim për ndryshime në qeveri, ose

rrëzimin e mundshëm të qeverisë, nëse nuk ja del të zgjidhet presidenti. Ditët e fundit po përflitet se kryetari i LSI Ilir Meta po kërkon votat e së majtës për kandidat për president dhe deklarata e Markut shihet si një paralajmërim për fundin e kësaj aleance nëse LSI dështon.

“Reuters”

Agjensitë e huaja të lajmeve raportojnë krijimin e partisë së Presidentit „„„

TIRANE

F

ormimi i partisë së re FRD ka tërhequr dhe vëmendjen e agjencisë Reuters, që ka përgatitur raportin e mëposhtëm. Aleatët e presidentit shqiptar, Bamir Topi, shpallën krijimin e një partie të re dje, duke kërcënuar se do shkundin skenën e polarizuar politike në vendin ballkanik dhe se do sfidojnë kryeministrin Berisha. Mandati 5-vjeçar i Topit si president përfundon në korrik dhe ai pritet të marrë drejtimin e partisë së re të qendrës së djathtë, FRD, kur anëtarët të zgjedhin drejtuesit në shtator. Që prej rënies së komunizmit dy dekada më parë, politika në Shqipëri është dominuar nga PD e Berishës e PS aktualisht në opozitë. Topi, një demokrat përpara se të hiqte

dorë nga lidhjet me partinë për të shërbyer si president është përplasur me Berishën, duke e akuzuar qeverinë e tij se ka dështuar në luftën ndaj korrupsionit dhe forcimin e ligjit dhe rendit në Shqipëri.

"Profili ideologjik i FRD do të jetë i qendrës së djathtë dhe ne do qëndrojmë për idealet liberale," tha ish-zv.kryeministri Gazmend Oketa, ish-deputet i PD. Ai tha se partia e re do punojë për të ndihmuar ish-të përndjekurit politikë dhe qytetarët, të cilëve iu është marrë prona nga komunistët, dy çështje për të cilat ka bërë avokati 55 vjeçari Topi. Salla e konferencave ku u bë shpallja e partisë së re, përballë me godinën e Kuvendit ishte aq e mbushur sa përkrahësit dolën në rrugë e dëgjuan me altoparlantë që ishin vendosur aty. Topi s' ka konfirmuar e as e ka mohuar që do marrë drejtimin e partisë së re, duke thënë vetëm se do kthehet në politikë pasi mandati i tij të përfundojë për të "kontribuar për standarde më të larta në demokracinë shqiptare".

Kreu i përkohshëm deri në shtator: Mbështetje te shtresa e mesme „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

P

arti e qendrës së djath të, me fokus kryesor ish pronarët e ish të përndjekurit, dhe nga ana statutore, me legalizimin e fraksioneve. Këto ishin risitë e shpallura dje nga kryetari i përkohshëm i partisë Fryma e re Demokratike, deputeti Gazmend Oketa për partinë e 52-të të spektrit të djathtë shqiptar në Shqipëri. Gazmend Oketa, në selinë e re të kësaj partie, përballë Kuvendit të Shqipërisë, nëpërmjet mikrofonëve dhe autoporlantëve, u tha gazetarëve e simpatizantëve se partia që do të drejtohet nga ai deri në shtator, kohë në të cilën pritet të bëhen edhe zgjedhjet, do të jetë një parti e qendrës së djathtë liberale. "FRD do të jetë një parti e qëndrës së djathtë, mishëruese e idealeve liberale dhe do të përfaqësojë shtresat e mesme të shoqërisë shqiptare" vuri në dukje deputeti Oketa. "Kongresi i partisë të mblidhet në vjeshtën e këtij viti, në shtator dhe kreu i kësaj force politike do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë", tha zyrtari i lartë i kësaj partie. Sipas të cilit, synimi i FRD do të jetë funksionimi i demokracisë në vend, prioritet rinia. "Nga sot (dje) do të nisim një fushatë të hapur intensive me mbarë shoqërinë shqiptare

Gazmend Oketa: Të hapur për fraksione Të përndjekurit, ish-pronarët dhe rinia, prioriteti ynë OKETA

"Deputetët e PD, jemi të hapur për t’i pranuar"

O

Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj

me synim kryesor funksionimin e demokracisë. Prioritet kemi rininë sepse janë pasuria më e madhe demokratike. Do jemi një parti që do të rinisë për të ngjallur shpresën e vrarë

duke i hapur asaj rrugën për të ardhmen", tha Oketa. Shtresa e mesme do të jetë ajo të cilës FRD si parti e qendrës së djathtë do t'i adresohet për të thithur votën e saj në ballafaqimet

keta shpjegoi për gazetarët se FRD është një parti me frymë pozitiviste. "Ne kemi vullnet dhe angazhim për të përmirësuar gjendjen ekonomike", tha ai. Oketa shpjegoi për gazetarët se FRD është një parti me frymë pozitiviste, e cila do ketë në vëmendje të saj zhvillimin dhe progresin e vendit. Ndërsa i pyetur në lidhje me prezencën e Topit, Oketa nënvizoi se ai është ende president i Shqipërisë deri në muajin korrik. "Këtu jemi për piketat kryesore, për krijimin e kësaj partie. Unë i bëra thirrje cdo qytetari të bashkohet me ne, nuk ka rëndësi nëse është qytetar i thjeshtë, apo deputet. Nëse gjen veten këtu mund të mbështetet", theksoi ai.

elektorale. "Ne do të përfaqësojmë interesat e shtresës së mesme të qytetarëve. Kjo shtresë e ngritur me shumë mund nuk është përfaqësuar asnjëherë denjësisht nga asnjë parti. Men-

taliteti i kësaj shtrese që nuk ka lidhje me të kaluarën e komuniste nuk përfaqësohet në programet e PD apo PS", tha ai. Nga ana tjetër sipas Oketës, FRD do ndihmojë në çështjen e pazgjidhur të

pronave dhe në kauzën e ishtë përndjekurve politike. "Përfshihemi në këto kauza, jo për qëllime elektorale. S'pajtohemi me vonesat për zgjidhjen e çështjes së pronave dhe integrimin e të përndjekurve. FRD zotohet për zgjidhjen e problemeve të tyre, jo për klientelizëm elektoral, por sepse sa më shpejt të vihet një vend një padrejtësi historike, aq më e mbarë do jetë e ardhmja e vendit. Objektivi ynë strategjik do jetë integrimi në BE e thellimi i marrëdhënieve më SHBA. Kryetari do zgjidhet sipas parimit një anëtar-një votë dhe me kufizim rizgjedhje. Me statut do legalizojmë korrentet. Do respektojmë parimin e diskriminimit pozitiv për kuotat e grave" përfundoi Oketa. Sipas tij, FRD vjen si përgjigje e nevojës së shoqërisë shqiptare për moralizimin e politikës dhe ajo do të jetë një parti e hapur kombëtare e gjithë qytetarëve të ndershëm, e cila do të shtrihet me strukturat e saj në gjithë territorin e vendit. "Veprimtaria e këtij grupi nismëtar do jetë dialogu me shoqërinë. Në bashkëpunim me forcat më vitale, të kualifikuara, veçanërisht me rininë, do hartojmë programin elektoral, me të cilin do dalim në zgjedhjet e vitit 2013. FRD vlerëson se është jetike që zgjedhjet e vitit 2013 të jenë të lira e të ndershme. FRD do jetë një parti e hapur kombëtare, një parti e qytetarëve të ndershëm shqiptarë", tha ai.


4

E martë, 1 maj 2012

POLITIKE

Edi Rama, takime në Mal të Zi: Duhet një universitet shqip

K

rahas angazhimeve politike në Tiranë Kryetari i PS Edi Rama, nuk ka lënë jashtë axhendës së tij edhe ato çështje që lidhen me shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit shqiptar. I shoqëruar nga deputetët e Qarqeve të Shkodrës dhe Lezhës, Edi Rama zhvilloi një vizitë në Malin e Zi, ku në komunën e Ulqinit takoi kryetarin saj Nazif Cungu së bashku me kryetarët e të pesë partive shqiptare në

Malin e Zi, si dhe deputetin e zonës Genc Nimanbegun. Përmirësimi i cilësisë së jetesës së shqiptarëve në të gjitha trevat ata ku jetojnë, si edhe turizmi ishin temat e bashkëbisedimit nga ku Rama propozoi një iniciativë të përbashkët për të kërkuar ngritjen e një universiteti në gjuhën shqipe në Malin e Zi, për të mundësuar shkollim më të avancuar për të rinjtë shqiptarë. "Dua t'i falenderoj miqtë që na

rezervuan një mikpritje vëllazërore e që na dhanë mundësinë të kemi një bashkëbisedim shumë të hapur për të gjitha çështjet e shqetësimit dhe interesit të përbashkët, që nga çështjet e zhvillimit të kësaj komune deri tek çështjet e cilësisë së jetës së shqiptarëve, në Mal të Zi, e kudo ku ndodhen në rajonin, sepse ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim", tha Rama.

Letra, kreu i PS kërkon dialog të drejtëpërdrejtë me liderët politikë Lajmi Kryetari i PS, Edi Rama përmes një letre u ka kërkuar krerëve të partive politike parlamentare që të takohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ai tha se një kërkesë e tillë është pjesë e kushteve që ndërkombëtarët kanë vënë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

„„„

Rama, ftesë Berishës e Metës për Presidentin "Presidenti, garant i Kushtetutës jo noter partiak" Rama "Qytetarët shqiptarë, në fund të një proçesi të mundshëm gjithpërfshirës mes gjithë palëve parlamentare për zgjedhjen e kreut të shtetit, kërkojnë të kenë në krye të shtetit një President garant të Kushtetutës dhe të institucioneve apo të proçeseve kushtetuese, e jo një noter partiak të një pale të vetme".

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryetari socilaist Edi Rama u ka dërguar letër të gjitha partive parlamentare, në veçanti në drejtim të Berishës dhe Metës ku ka kërkuar një dialogim direkt për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. I cili sipas tij duhet të jetë një përfaqësues i unitetit të Popullit e garant i Kushtetutës dhe jo një noter partiak i një pale të vetme. "Ju shkruaj për të ndarë me ju, drejtëpërdrejt po edhe publikisht, bindjen se në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë proçesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është shumë më shumë se sa një proçedurë parlamentare e radhës. Për më tepër në kontekstin e sotëm historik të Shqipërisë, që për të tretin vit radhazi synon të ngjitet në shkallën e kandidatit për Bashkimin Europian, kjo zgjedhje kërkon një vlerësim dhe vëmendje të veçantë", shkruan Rama që në fillim të letrës së tij për krerët e politikës parlamentare shqiptare. Sipas tij, shqiptarët pa dallim presin një përgjigje pozitive nga Komisioni Europian për aplikimin për statusin e kandidatit. Duke këmbëngulur se dhe miqtë e partnerët europianë dhe Shtetet e Bashkuara po njësoj si mbështetës të palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit nuk e dëshirojnë që aplikimi i Shqipërisë të refuzohet për të tretën herë këtë vjeshtë, ku sipas Ramës, ata së bashku kanë bërë dhe po bëjnë gjithçka munden që kjo të mos ndodhë. "Mirëpo, padyshim, në radhë të parë jemi vetë ne përfaqësuesit politikë të shqiptarëve që duhet të bëjmë gjithçka mundemi që KE të na mbështesë në ngjitjen e sh-

kallës së parafundit për integrimin e plotë në BE. Nuk mund të vihet në diskutim se proçesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është një provim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë drejt momentit kyç të vjeshtës së ardhshme, që përkon dhe me 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Pesha e madhe simbolike e 100 vjetorit i jep një rëndësi ende më të veçantë edhe proçesit të nevojshëm politik që duhet të rezultojë me zgjedhjen për President të një figure e cila në frymën e Kushtetutës sonë simbolizon unite-

tin kombëtar", ka qënë deklarata e Ramës. I cili ka nënvizuar se beson që simbolika e 100 vjetorit të pavarësisë e forcon kontekstin historik të përpjekjeve për integrimin e vendit tonë në BE dhe, në njëfarë mënyre, e bën më të madhe peshën e suksesit apo disfatës së politikës shqiptare në këtë vit jubilar, e në këtë rast konkret të zgjedhjes së Presidentit gjithashtu. "Me po kaq rëndësi besoj gjithashtu se është edhe për qytetarët shqiptarë, që në fund të një proçesi të mundshëm

gjithpërfshirës mes gjithë palëve parlamentare për zgjedhjen e kreut të shtetit, të kenë në krye të shtetit një President garant të Kushtetutës dhe të institucioneve apo të proçeseve kushtetuese që lidhen me kreun e shtetit, e jo një noter partiak të një pale të vetme", është shprehur Rama në letrën e tij dërguar Berishës, Metës dhe krerëve të partive të tjera parlamentare. "Në emër të Partisë Socialiste dhe të të gjithë asaj mase të madhe qytetarësh shqiptarë që Partia Socialiste përfaqëson në Kuv-

LAJME SHKURT Haxhinasto: BE, sfida e Shqipërisë

„

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Haxhinasto, priti dje në takim një grup gazetarësh gjermanë nga mediat më prestigjoze gjermane, të cilët ndodhen në një tur informativ në vendin tonë. Ai bëri një paraqitje të zhvillimeve në Shqipëri, të arritjeve kryesore gjatë viteve të fundit, por edhe të sfidave me të cilat përballet vendi si në politikën e brendshme, edhe në politikën e jashtme. Haxhinasto theksoi se sfida kryesore e Shqipërisë është integrimi në BE, një objektiv ky që qëndron në krye të axhendës së çdo force politike në vend. Gjermania, shtoi Haxhinasto, është një kontributor i rëndësishëm i procesit të integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Debati, Universiteti i Sporteve në Kuvend

„

end, dëshiroj t'Ju ftoj me anë të kësaj letre që të takohemi drejtëpërdrejtë, për të këmbyer pikëpamjet tona dhe për të tentuar të hapim një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve lidhur me rëndësinë madhore të ndërtimit të një proçesi të dobishëm për vendin në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës", bën thirrje kreu socialist Rama në letrën e tij drejtuar krerëve të partive parlamnetare, duke mbetur gjithnjë në pritje marrjes parasysh të kësaj kërkesë duke nënvizuar se "jam i gatshëm t'Ju takoj pa humbur kohë". Një ftesë e hapur e lideri socialist për një takim me Metën dhe Berishën, me sa duket brenda kësaj jave.

Mbledhja e radhës në komisionin e medias dhe edukimit është shoqëruar që në fillim me debate të forta nga të dy kahet politike, lidhur me procesin e zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Sporteve, pezulluar prej 3 muajsh me vendim të Ministrisë së Arsimit. Acarimi dhe tonet e larta arritën deri në atë pikë sa deputetët demokratë braktisën dy herë sallën për disa minuta. Problemet në këtë universitet nisën që me përplasjet në Senatin e shkollës, ku nuk u arrit të miratohej rregullorja e re për zgjedhjet. Po kështu Senati votoi kundër rikandidimit të rektorit aktual Rizvanolli, për shkak të daljes së tij në pension përpara se të përmbushë mandatin katër vjeçar. Por rektori aktual nuk është dorëzuar duke e dërguar çështjen në gjykatë.

Kërkesa e 30 shoqatave

Ish-të Përndjekurit: Duam Fratarin President „„„

TIRANE

I

sh të përndjekurit politikë, por dhe një pjesë e klasës së biznesit në vend propozojnë si pasardhës të Bamir Topit, Hajredin Fratarin, ish i përndjekur politik, por i njohur edhe si sipërmarrës në fushën e ndërtimeve. Janë 30 shoqata ato që i kanë dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit Berisha, kreut te PS Rama, ambasadorëve të SHBA dhe Danimarkës etj, ku thuhet se është thelbësore që kreu i shtetit të jetë një personalitet i cili të qëndrojë mbi palët politike. Këto 30 shoqata që përfaqësojnë të dënuarit e diktaturës që i kanë dhënë "ok" kandidaturës së zotit Fratari, është pranuar dhe nga kiy

Hajredin Fratari

i fundit, duke shprehur qartë ambicien e tij për të qënë kreu i ri i shtetit. "Nëse zgjidhem President, unë do të luftoj korrupsionin. Si kryetar i KLD do luftoj për një sistem drejtësie të ndershëm dhe një shtet të pastër", thotë në intervistën e tij për NTV Fratari. Biznesmeni i ndërtimit mundohet të jetë luajal më dy forcat kryesore politike në vend. Vlerëson politikën aktualë të qeverisë ndaj biznesit, por dhe programin politik të opozitës në mbështetje të shtresës së ish të përndjekurve politikë. Hajredin Rauf Fratari ka qenë ish i burgosur politik për 8 vjet në burgjet e Burrelit, të Ballshit, të Qafbarit dhe të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu pjesë-

marrës aktiv në lëvizjet demokratike dhe është një nga protagonistët kryesorë të 20 shkurtit 1991, në rrëzimin e monumentit të diktatorit dhe të simboleve komuniste. Nga 3 nëntori 2011 e deri më sot, ai është anëtar i Kryesisë së Shoqatës Shqiptare të Rrëzimit të Simboleve Komuniste. Nga viti 2005 e në vazhdim, Fratari është president i Konfindustrias Shqiptare. Ndërkohë që deri më tani janë tre kandidatë të shpallur dhe vetëshpallur për president të vendit, ish-kryetari i PS, Fatos Nano i vetëshpallur, kreu i PAD, Ceka i propozuar nga vetë partia e tij dhe kryetarja e kuvendit Topalli e propozuar nga kreu i Aleancës së Demokristianëve shqiptarë, Zef Bushati.


E martë, 1 maj 2012

5

POLITIKE

Berisha: Clinton më siguroi, vendi i ynë është në BE

N

ë mbledhjen e djeshme të grupit Parlamentar të PD, kryeministri Berisha, pas kthimit nga SHBA, është ndalur të analizojë takimet dhe mbështetjen që ka marrë atje vecanërisht nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. Ai tha se takimi me të ka zgjatur dyfishin e kohës së parashikuar, ndërsa u shpreh se SHBA është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit. "Shpreha mirënjohjen ndaj

mbështetjes së jashtëzakonshme që qeveria e SHBA i ka dhënë e i jep shqiptarëve në përpjekjet e tyre për konsolidimin e shtetit ligjor si dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat. Është një shans i madh vullneti dhe gatishmëria e SHBA për të ndihmuar në rrugën e integrimit, në rrugën e konsolidimit të demokracisë", tha ai. Berisha deklaroi se e ka siguruar Clintonin se Shqipëria e cilëson integrimin si një proces të bazuar në merita,

ndërsa theksoi se vendi i tij është i gatshëm të plotësojë të gjithë reformat e kërkuara. "Sekretarja e Shtetit theksoi domosdoshmërinë e plotësimit të kërkesave të BE, në mënyrë që të bëhet i mundur vendimi që presin mbarë shqiptarët. U vu theksi tek lufta kundër korrupsionit, dhe heqja dorë nga imuniteti, tek institucionet e drejtësisë", tha Berisha, duke deklaruar se një shqiptar madje ka shkuar dhe në hënë.

Komisioneri i BE për Zgjerimin: Ja mesazhet

ERJON BRAÇE:

Fule: Duhet një president konsensual

"Sali, cili shqiptar iku në Hënë"

N

"Partitë, ujdi për Presidentin e ri" Lajmi Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle ka dhënë mesazhin e fortë për politikën shqiptare që presidenti duhet të zgjidhet me konsensusin e palëve. Madje ai nuk ka munguar të deklarojë se është një nga kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat.

„„„

TIRANE

P

ak ditë përpara vizitës në Shqipëri, komisioneri Fule shpjegoi nga Brukseli për televizionin "Top Channel" mesazhet kryesore që pritet të përcjellë, si dhe pritshmëritë në lidhje me axhendën e reformave europiane të vendit. Përveç takimeve me presidentin Bamir Topi, drejtuesen e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeministrin Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe opozitës, përfshirë dhe kreun e opozitës Edi Rama, Fyle do të takohet dhe me Avokatin e Popullit, si dhe do të mbajë një fjalim për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të përshëndesë shqiptarët për amspiratën e tyre për integrimin në BE dhe detyrat që duhet të realizojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe në qeveri. Me çfarë mesazhesh për politikën vini në Shqipëri? E pres me padurim këtë udhëtim të radhës për një arsye të posaçme. Viti i kaluar nuk ishte viti më i mirë për procesin e integrimit të Shqipërisë. U humb kohë në çështjet e brendshme dhe mungesa e gjithëpërfshirjes në proces është parë si një plagë e infektuar më vete, këtu në Bruksel. Por, më pas, në nëntor, pati një mirëkuptim të rëndësishëm. Pati një ripërtëritje të angazhimit nga të gjitha palët e interesuara në vend për një sërë çështjesh të proçesit europian. Gjërat nuk janë ende perfekte me siguri, por ata po ecin në

drejtimin e duhur. Kështu që, unë po shkoj atje, jo për të adresuar çështjet dhe problemet e së kaluarës, por së pari për të çmuar atë që politikanët po japin ndaj pritshmërive, jo të Brukselit, por të qytetarëve shqiptarë. Së dyti, dua të kem një diskutim se ku qëndrojmë sot. Si është tabloja sot? Nëse shohim apo jo të njëjtën gjë, kur lexojmë për progresin e deritanishëm, si dhe për çështjet që mbeten hapur. Së treti, dua të konfirmoj një udhërrëfyes shumë realist, me shpresën se ky mund të sjellë, ende këtë vit, Shqipërinë në një nivel më të lartë

të axhendës së zgjerimit. Përveç reformave politike, sa të rëndësishme janë rezultatet në drejtim të shtetit ligjor, pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit, për marrjen e statusit kandidat? Mendoj se ju përmendët çështjet më të rëndësishme, sundimi i ligjit, lufta ndaj kor-

rupsionit, krimit të organizuar, forcimi i demokracisë. Këto nuk mendoj se janë të rëndësishme vetëm për të lëvizur përpara me axhendën e zgjerimit, por ato janë elementët më të rëndësishëm për transformimin e vendit. Ne kemi realizuar se me procesin e zgjerimit, e në veçanti me negociatat për anëtarësim, mund të ndihmojmë shumë vendin për procesin transformues. E për këtë arsye, Komisioni pati këtë qasje të re, në fund të vitit të kaluar, për dy nga 35 kapitujt e negociatave. Kjo nuk do të thotë se disa kapituj janë më të rëndësishëm se të tjerët, por duke u marrë që në fillim, e jo në fund të procesit, me kapitujt 23 e 24 që kanë të bëjnë me gjyqësorin, drejtësinë, sigurinë, liritë e të drejtat themelore, kjo i lejon vendit që jo vetëm të miratojë legjislacionin e të ngrejë institucionet, por shkon në përfitim të qytetarëve që të garantohet me gjurmë provash dhe kjo do

të jetë një prej çështjeve më të theksuara të negociatave për anëtarësim, ndaj ka kaq shumë rëndësi e fokus nga Komisioni në diskutimet me përfaqësuesit shqiptarë. Për zgjedhjen e Presuidenti çfarë pret BE nga partitë politike? Ata nuk do të mund të dëgjojnë prej nesh se çfarë duhet të bëjnë ekzaktësisht. Ne nuk

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle

kemi për qëllim që të imponojmë këtë apo atë rrugëdalje. Gjithsesi, ajo që do të nënvizoj në Tiranë është që roli i presidentit është i rëndësishëm, madje edhe me sistemin shqiptar. Ai duhet të jetë president i gjithë shqiptarëve. Ai është garanti, jo vetëm i kushtetutshmërisë, por reflekton gjithashtu këndvështrimet, apo shqetësimet jo vetëm të elektoratit të një partie, por të gjithë shqiptarëve. Ai duhet të jetë një element i rëndësishëm në kuadrin gjithëpërfshrës për reformat e hapat e ardhshëm që lidhen me zgjerimin. Ndaj, shpresoj shumë se të gjitha palët e interesuara, të gjitha partitë politike do të bëjnë një ujdi të tillë që të garantojnë se Presidenti i ri shqiptar do të reflektojë pritshmëritë. Mendoni se deri në vjeshtë mbetet kohë mjaftueshëm për Shqipërinë që të japë rezultate të tilla për të fituar rekomandimin për statusin kandidat? Ka një përgjigje të shkurtër e të qartë për këtë pyetje. Po. Absolutisht, po. Nëse ekziston vullneti, ekziston dhe mënyra. Ne jemi të vendosur për të asistuar Shqipërinë që të përshpejtojë reformat, të përdorë sa më mirë këtë atmosferë të re pozitive e gjithëpërfshirjeje përsa i takon qasjes për reformat dhe axhendës së zgjerimit. Mendoj gjithashtu, e ky është elementi i dytë i rëndësishëm, se është e qartë se çfarë mbetet për t'u bërë. Ne nuk po flasim mbi çështje të panjohura. Në të

vërtetë, nuk ka kaq shumë ambiguitet. Ka një listë shumë të qartë çështjesh për të çuar Shqipërinë përpara, në të mirën e vetë qytetarëve shqiptarë pikësëpari, e unë mendoj se kombinimi i vullnetit politik me ndërgjegjësimin mbi atë se çfarë nevojitet për t'u bërë, është përputhja më e duhur që Shqipëria të shënojë progres domethënës ende këtë vit. Dhe unë shpresoj shumë se gjatë vizitës sime unë do të shoh atë nivel të lartë ambicie, jo vetëm nga disa, por nga të gjithë politikanët shqiptarë me të cilët do të bisedoj.

uk kanë munguar notat ironike të nënkryetarit të grupit socialist Erjon Braçe në lidhje me deklaratat e Berishës për suksesin e vizitës së tij në SHBA. "Sot Sali Berisha në fjalën e tij para grupit deputetëve të grupit parlamentar të PD njoftoi një zbulim të madh: Një shqiptar në Amerikë kishte shkuar në Hënë! Kush është ky? Po plas e s'po e gjej! Cili është shqiptari apo shqiptaroamerikani që ka shkuar në Hënë. Po kërkoj prej dy orësh dhe nuk po e gjej cili ndër ne, qoftë edhe me origjinë ka shkuar në hënë", tha dje deputeti Erjon Braçe menjëherë pas deklaratave të kyeministrit Berisha. "Miq të mi në tëitter kanë gjetur një shqiptaro amerikan që paska punuar për NASAn, por në Henë nuk ka qenë. E thjeshtë: atë kohë duhet të ishte 15 vjeç! Aman Saaaaaaaaali, na i thuaj kush është shqiptari që ka shkuar në Hënë", ka qënë thirrja ironike e deputetit socialist Braçe në drejtim të Berishës që të gjejë se kush nga shqiptarët në SHBA ka qënë në satelitin e tokës që na tregon vetëm njërën faqe të saj.

Njoftim punësimi Grupi Mediatik "Free and Fair Media Group"

kërkon: Menaxher shitjesh në fushën e reklamave Kërkesa të nevojshme për aplikuesin: √

Të jetë i pajisur me Diplomë Universitare. Përparësi do të kenë kandidatët të cilët janë të lidhur me fushën e marketingut.

Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në fushën e medias.

Të ketë aftësi shitëse dhe menaxheriale të larta

Të jetë i komunikueshëm, të dijë të punojë në grup dhe të menaxhojë me efikasitet rrjetin e klientëve të kompnanise.

Preferohet të kete njohuri në gjuhën angleze dhe italiane.

Të njohë programet bazë office dhe njohuri mbi internetin.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë kërkesën dhe C.V në adresën e e-mailit: marketing@shqiptarja.com


6

E martë, 1 maj 2012

POLITIKE

Konferenca e Gjyqësorit ministri akuza Presidentit për KLD-në

M

inistri i Drejtësisë Eduar Halimi akuzoi presidentin Bamir Topi se ka bllokuar konferencën e gjyqësorit për emrat e rinj në KLD. Në tryezën e organizuar për ligjin e ri për konferencën gjyqësore, ministri Halimi shkoi më tej duke thënë se nëse lëvizjet bëhen mbi baza njohjesh dhe influencash atëherë dëmtohet sistemi i drejtësisë. “Dy vjet më parë ata që kishin

detyrën kushtetuese e institucionale për forcimin e kësaj organizate vepruan në të kundërt. Ata u munduan me çdo mjet dhe mënyrë të bllokojnë mbledhjen e konferencës gjyqësore për të penguar zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLD. Zgjedhja e anëtarëve të KLD nga konferenca gjyqësore kombëtare është procesi më i rëndsishëm për çdo njeri të sistemit të

drejtësisë. Por kur këto lëvizje bëhen pa kriter e konkurim por mbi baza njohjesh e influencash kështu kemi dëmtuar sistemin e drejtësisë më shum se kurrë”, tha ministri Halimi. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi tha se kjo reformë varet nga vullneti dhe angazhimi politik. Bashkimi Europian, tha ai, ka dhënë 100 milionë euro për të përmirësuar legjislacionin.

Kundërshtimet e deputetit të PD-së në Komisionin e Ligjeve

Pronat, Alibeaj: Si po abuzohet nga qeveria Deputetët e PS kërkojnë edhe mendimin e ish-pronarëve Lajmi Ligji i ri për kthimin dhe kompensimin e pronave është kundërshtuar dje si nga opozita ashtu dhe nga maxhoranca në komsionin e Ligjeve. Enkelejd Alibeaj ka kërkuar të rikthehet ligji, ndërsa deputetja e PS, Ligori kërkoi të thirren grupet e interesit.

„„„

TIRANE

FERNADA CENKO

D

eputeti i Partisë Demokratike, Enkele jd Alibeaj ka kërkuar të rishikohet edhe një herë drafti i hartuar nga ministria e Drejtësisë lidhur me kthimin dhe kompesimin e pronave. Alibeaj për të disatën herë ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga qeveria kur bëhet fjalë për ligjet e pronave. Ditën e djeshme, në Komisionin e Ligjeve, ai pohoi se drafti është i paplotë dhe i pasaktë. Sipas relatorit, Enkeled Alibeaj, drafti i ministrisë së Drejtësisë që krijon një hartë të re çmimesh, shtyn afatin e njohjes së pronësisë me një tjetër vit dhe krijon një institucion mbikqyrës për çështjet e pronave, ka shumë probleme dhe duhet riparë. Së pari, formula re që do të përcaktojë çmimet e reja të tregut, nuk figuron asgjëkundi në ligj, duke krijuar dyshime për abuzime. "Çmimi i tregut në fakt është vlera e tregut, përse duhen dhe dy elementë të tjerë. Si do të jetë formula matematikore e përzgjedhjes së vlerës së tregut", u shpreh Alibeaj. Ndërsa deputetja socialiste Ligori tha: "Transaksionet në letër bëhen në zyrat e hipotekës, jo gjithmonë në Shqipëri pasqyrojnë realitetin për shkak të shmangies nga pagesat e taksave. Transaksionet përcaktojnë vlerën e tregut, por nuk ndodh kështu në Shqipëri dhe ne duhet ta pranojmë këtë realitet se ndryshe kthehet në kosto për kompensimin e ish pronarëve. Sa real do të jemi pavarësisht transaksioneve". Ligori me një kërkesë të firmosur edhe nga opozita i ka kërkuar komisionit që të thërrasë dy shoqatat e pronarëve ajo e drejtuar nga Agim Toro si dhe Shoqata e Bregdetit.

DEBATET E PLOTA NË KOMISIONIN E LIGJEVE

Elona Syla, Ministria e Drejtësisë: Qëllimi i kësaj nisme ligjore është që të krijohet një hartë unike e vlerës të tokës, e cila duhet të reflektojë në mënyrë reale vlerën e tregut duke garantuar në këtë mënyrë sa më efektive të drejtat e pronësisë dhe kompensimit të pronarëve. Duke shtyrë dhe afatin e njohjes dhe kthimit e kompensimit të pronave. Kjo nismë merret në kuadër të zgjidhjes së problematikave. Tre janë

Enkelejd Alibeaj

risitë kryesore: të adresohen problematikat e hasura me metodikën e vjetër të miratuar nga kuvendi ne 2005 si rezultat i të cilët u krijua një hartë vlere që ka caktuar çmimet të cilat nuk përputhen me ato që tregu orienton duke sjellë një çmim të diferencuar. Së dyti projektligji synon të adresojë koordinimin e punës së insitucioneve. Ngritja e kësaj strukture do lehtësojë procesin vendimarrës. Së treti është parashikuar shtyrja e trajtimit të kërkesave të paraqitura tashmë dhe atyre që vijnë me vendime gjyqësore duke shtyrë këtë afat. Në këtë projektligj është parashikuar viti 2013. Por ndërkohë ministria ka hartuar një strategji ndërsektoriale për reformën në fushën e të drejtave të pronësisë dhe në kuadër të çështjeve të trajtuara aty propozojmë që shqyrtimi të vijojë deri në 30.4.2014. Alibeaj: Ky projektligj, bazuar në përmbajtjen e tij, synon të sjellë ndryshime në rregullimin ligjor aktual për kthimin dhe kompensimin e pronave. Tre janë çështjet thelbësore që trajtohen me këtë projektligj: E para çështje që kërkohet të disiplinohen, është ajo që ka të bëjë me përcaktimin e hartës se vlerës së tokës, të kompensimit të së drejtës së pronës. E dyta çështje që trajtohet me këtë ndryshim ligjor është ajo që ka të bëjë me afatin e veprimtarisë së AKKP për sa i përket procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme, me përjashtim të procesit të kompensimit nëpërmjet kryerjes së pagesës financiare. Ky afat shtyhet deri në 30 prill të 2013 e bashkë me të shtyhet dhe afati për të cilin do të duhet të krijohet dhe fondi kombëtar fizik për kompensimin në natyrë të pronave. E treta cështja që trajtohet nga ky projekt ligj është ajo që ka të bëjë me strukturën organizative të autoriteteve publike qe marrin pjesë direkt ose indirekt në procesin e privatizimit të pronës shtetërore. Kjo ndërhyrje ligjore bëhet në kuadër edhe të rregullimit të situatës juridike të shtetit shqiptar i ka lindur përkundrejt masës

së çështjeve gjyqësore dhe vendimeve të dhëna nga KEDNJ. Neni 1 ndërhyn tek neni 13 i ligjit bazë. Rezulton se në pikën 1 të nenit 13 bëhet referencë te purimeve të përgjithshme të vlerësimit të pusurive të paluajtshme. Ky nen jep rregullon se si do të bëhet vlerësimi i pronave për efekt kompensimi. Në projektligj nuk sqarohet se çfarë përmbajtje konkrete mund apo duhet të kenë këto parime të përgjithshme. Nuk jepen indikatorë të mjaftueshëm nëse bëhet fjalë për ndonjë referencë kushtetuese të nenit 11, 18 apo 41 të kushtetutëqs të cilat përcaktojnë togfjalëshin kushtetues, shpërblimi i drejtë. Së dyti është përdorur shprehja vlerësimi i pronës bazuar në vlerën e tregut sipas standardeve ndërkombëtare. Dhe këtu nuk duket të jepen përcaktime të qarta se cilat janë këto standarde, si do jetë procesi logjik i aplikimit të tyre. Në po këtë nen pika 2, së pari shtohet koncepti 'objektit ndërtimor'. Pra do t'i nënshtrohen procesit të vlerësimit jo vetëm toka në secilën prej varianteve të saj, truall tokë pyjore, livadh etj., por jepet dhe koncepti i objektit ndërtimor. Ky paragraf jep shpjegim çfarë është toka, por nuk jep shpjegim çfarë janë objektet ndërtimore. Ligji bazë nuk përdor një term të tillë përdor termin ndërtesë, kërkohet të jepet një sqarim. Së dyti kur bëhet fjale për truallin si një nga variantet juridike të pasurisë së paluajtshme tokë, duket se janë vetëm të fundme lista e nënkategorive të truallit. Truall që përdoret për qëllime publike, private, tregtare. Ndërkohë lihet dhe hapësira të tjera të truallit që nuk përfshihen në këtë koncept. Që do të thotë se nuk i nënshtrohen procesit të kompensimit. Është kjo një zgjedhje apo një harresë? Në nenin 1 pika 3, citohet vetëm vlera e tregut dhe standardet ndërkombëtare dhe lihet jashtë lloji i pasurisë dhe qëllimi i përdorimit. Në të kundërt me atë që thuhet në paragrafin e parë. Së dyti parashikohet që metodologjia, por dhe kriteret për vlerësimin e pronës miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Që metodologjia të miratohet nga Këshilli i Ministrave ka sens juridik se është qeveria që miraton ato kritere që përcakton ligji, por se kriteret i kemi tashmë në ligj nuk ka sens t'i fusim dhe një herë në vendim qeverie. Kjo për shkak dhe të efektit të pasurisë juridike. Po në këtë nen, në pikën 4 krijohet konfuzion sepse duket sikur vlerësimi do të bazohet në tre elementë çmimi i tregut, lloji i pronës dhe qëllimi i përdorimit. Në fakt çmimi i tregut është vlera e tregut, pse duhen dhe dy elementë të tjerë, si do jetë formula matematikore në ëprgjehdjen e formulës? Në pikën 5 përmenden struktura inxhinierike, një kategori e re e pronës. Kjo nuk gjen definicion as në këtë amendament, as në ligjin bazë dhe as në dispozita të tjera ligjore. Futet dhe koncepti i të dhënave bazë, nuk dihet çfarë përfaqësojnë ato. Neni 2 ka të bëjë me shtyrjen e afatit deri në 30.4 .2013 në mënyrë që AKKP të përfundojë procesin. Merak që do duhet të kihet parasysh dhe vendimi i

fundit 43 i gjykatës kushtetuese që ka të bëjë me ankimet e bëra në bazë të ligjit të ri. Ardit Hysa: Na duhen disa ditë kohë për të parë këto sugjerime, ose më saktë një nga një propozimet e zoti Alibeaj. Ligori: Pasi dëgjova relatimin e relatorit kam thuajse të njëjtat mendime me të për të gjitha ato defekte. Dhe ajo që më shqetëson është mbase nuk duhet të ishte këtu vetëm ministria e drejtësisë, por dhe AKKP. Ne shohim se në mënyrën si është konceptuar drafti, ka një tërheqje pas. Nëse më parë vlerësimi i pronave që do kompensohen bëhej me vendim të kuvendit, sot se kemi më ashtu. Tashmë do bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Në formën si është është e papranueshme se ne i lemë qeverisë në dorë të bëjë vlerësimin e pronave të ish-pronarëve me vendime qeverie që nuk janë aspak transparente, në konflikt interesi se është po qeveria që do kompensojë ish-pronarët. Ndëkohë që sot ne kemi një metodologji të mirëpërcaktuar me vendim Kuvendi. Dhe keni parasysh këtu faktin se edhe kjo metodikë përcakton çmimet e ekonomisë së tregut. Pse ky ndryshim? Si është bërë deri më sot? Ju propozuat shtesë afati, sa kërkesa ka shqyrtuar deri më sot agjencia, sa ka pa shqyrtuar, mund të bëhet shtyrje në bazë të tyre? Cilat janë pengesat për të përfunduar procesin? Syla: Metodologjia, ndryshimi në përputhje të plotë me Kushtetutën. Ligji i 2004 ka caktuar se institucioni përkatës për kthimin e kompensimin do ishte ish-komiteti shtetëror i pronave, anëtarët e të cilit zgjidheshin nga parlamenti pra kishte varësi nga parlamenti dhe raportohej atje dhe vetë akti nënligjor i atribuohej Kuvendit. Në kushtet kur ky ligj u ndryshua dhe tashmë agjencia është në varësi të ministrit të drejtësisë atëherë dhe aktet nënligjore nuk ka sens, pse mos miratohen me vendim të këshillit të ministrave. Në lidhje me pyetjen se si është bërë deri tani vlerësimi i pasurive të paluajtshme, është bërë vërtet bazuar në atë metodikë, por praktika ka treguar se çmimet nuk kanë korresponduar me vlerën e tregut ndaj është ndërmarrë kjo iniciativë. Vetë


E martë, 1 maj 2012

7

POLITIKE

ReFressh në Sarandë Xhafaj: Të rinjtë do ta rrëzojnë neodiktaturën

S

aranda ishte ndalesa e radhës e turit Re: Fressh, gjatë të cilës u anëtarësuan shumë të rinj e të reja në Partisë Socialiste. Në këtë aktivitet morën pjesë Sekretari për Koordinimin në PS Fatmir Xhafaj, sekretari për Rininë dhe Emigracionin, Erjon Veliaj, deputetja Luiza Xhuvani si dhe kryetari i Bashkisë së Sarandës Stefan Çipa. Deputeti socialist Xhafaj në fjalën e tij tha se

prurjet e të rinjve në PS do ta bëjnë të ardhmen e kësaj partie më të mirë. “Ju në fakt keni një fat të dyfishtë. Sepse po shkruani dhe po jetoni rininë tuaj në një moment të vështirë dhe po kërkoni të jeni pjesë e një ndryshimi të madh. Kjo do t’ ju bëjë të privoheni nga disa gjëra në jetën tuaj. Do t’ ju bëjë që të privoheni nga disa kënaqësi të moshës suaj. Do t’ ju bëjë që të privoheni nga disa kënaqësi që disa nga

moshatarët tuaj mund ti kenë dhe me më shumë tepri. Por për ju do të vijë një ditë që ju do thoni, atëherë kur u bë ndryshimi dhe kur neodiktatura ra nga pushteti ishim ne, e rrëzuam dhe ne dhe ju jeni ata që do ta rrëzoni këtë diktaturë”. Sipas sekretarit Erion Veliaj anëtarësimi i të rinjve në PS u tregon të gjithë skeptikëve të politikës, se PS nuk është njëlloj me forcën politike kundërshtare.

RAPORTIMI NË KUVEND

Balla, Bregut: Gënjeve në Bruksel nuk raportove për drogën në Kakome M

ajlinda Bregu, ministria e In tegrimit ka qenë dje në Kuvendin e Shqipërisë pas kthimit nga Brukseli ku raportoi mbi përmbushjen e 12 prioriteve. Raporti i saj është kundërshtuar nga deputeti i Partisë Sociaslite, Taulant Balla, ku e ka akuzuar për mostransarencë në raportim. Balla e ka akuzuar mazhorancën se ka mashtruar Brukselin në raportimet e saj lidhur me reformat në vend. Gjatë një seancë dëgjimore me Ministren e Integrimit Majlinda Bregu në Komisionin Parlamentar të Integrimit deputeti Taulant Balla ka akuzuar qeverinë se ka gënjyer në lidhje me dhënat e paraqitura prej saj në lidhje me

luftën kundër krimit. Balla u ndal në rastin e Kakomesë ku u kap, sic u shpreh ai mbi 2 ton drogë, ndërsa zyrtarëve në Bruksel iu deklarua vetëm 130 kg drogë. Ministrja Bregu mohoi akuzat, duke u shprehur se çështja e Kakomesë nuk ishte përfshirë në raportimet e saj të kryera deri në datën 21 Prill, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua në 25 prill. Pas kthimit nga Brukseli Ministrja Bregu raportoi në Komision lidhur me 12 rekomandimet si dhe angazhimet e palës shqiptare për plotësimin e tyre. Bregu është shprehur se pas dy javësh përfundon reforma zgjedhore dhe se mazhoranca shpreson sipas saj në arritjen e një konse-

Majlinda Bregu

koeficientët e përcaktuar aty që kanë qenë të ndryshëm në varësi të llojit të ndryshëm të pasurisë nuk kanë rezultuar të mirëqenë. Sa i përket fondit të kompensimit qeveria në 2008 ka miratuar 3 vendime të saj me anë të të cilave ka forcuar fondin e kompensimit fizik.

menta mund të përdoren me këtë kadastrale, sepse disa prej tyre janë mjaft të mira dhe mund të përdoren si metoda mbështetëse për vlerësimin e metodës kadastrale. Sepse në fakt jo gjithçka është negative në metodën ekzistuese.

politika. Qeveria ka mundësi të fusë duart në përaktimin e çmimit sipas kësaj që thoni ju, po apo jo?

Përfaqësuesja e ministrisë: Përsa i përket procesit të konsultimit, ky projektigj është konsultuar me të gjitha ministritë e linjës, që kanë në varësi institucionet përkatëse të procesit që do koordinohet, risitë e sjella në këtë projekligj janë përfshirë në strategtjinë e të drejtave të pronësisë, i janë nënshtruar një procesi të gjerë konsultimim, ka marrë përkrahjen e shoqatës së ish-pronarëve, është vlerësuar për shkak të nevojës për të ndryshuar vlerën e pasurisë së paluatjshme, që do të përdoret për kompensim për t'iu përgjigjur sa më pranë tregut, e konsiderojmë proces gjithpërfshirës.

Alibeaj: Do të doja një përgjigje me po ose jo. Ky është një sensibilitet që e ka më shumë sesa

Ligori: Një koment të vogël. Shqetësimi im është i rëndësishëm, i opozitës dhe shoqatave të ish-

Këshilltari i ministrit: Sipas metodës kadastrale, këto vlera nuk gjenerohen, nuk llogariten, çmimet reale të tregut grumbullohen, grumullohet një numër i madh statistikash, duke dhënë një marzh mjaft të ulët gabimi, dhe duke dhënë praktikisht jo të gjitha formulat. Vlera mesatare është vlera kadastrale, këto 20 komponentë apo indikatorë, ne kemi biseduar dy muaj me specialistë të vlerësimit, dhe vendosëm që disa nga këta instru-

BALKANS’ INTERNATIONAL EDUCATION FAIR Ne daten 5 Maj 2012, organizohet Panairi Nderkombetar i Edukimit per Ballkanin, (BIEF) ne Tirane, Shqiperi prane Hotel Rogner-Europapark ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’. Ky panair perqendrohet ne prezantimin e programeve per Edukimin jashte vendit ofruar talenteve te Shqiperise dhe gjithe Ballkanit. Jane te ftuar te gjithe nxenesit dhe studentet e cdo moshe nga Shqiperia, Kosova, Mal i Zi dhe Maqedonia. Aty ju presin dhe shume surpriza te tjera FALAS. Pjesemarres do te jene vetem shkollat dhe institucionet e huaja te cilat per nje dite do te ofrojne mundesi aplikimi te drejtperdrejt apo thjesht intervistim e takim me aplikante te interesuar per: Kolegje, Universitete, pre-Master, Master, PhD, Internships, Work Experience, Summer Schools, programe specifike dhe bursa studimi. Do te keni mundesi te kontaktoni me Rrjetet e Shkollave per aplikime ne: UK, USA, Canada, Australia, New Zealand, Singapore, Malaysia, Greece, Malta, Germany, Austria, France, Spain, Italy, Turkey etj. Te gjitha shkollat do te kene perfaqesuesin ekzekutiv per regjistrimin e aplikimeve te cilat fillojne me: 9:30 deri me 19:00. Ofrohen mbi 2000 profile akademike dhe rreth 15.000 programe te dedikuara, ne 21 gjuhe te ndryshme. Ju ftojme te shpenzoni nje te shtune ne shoqerine tone ne kete event unik, organizuar per here te pare ne Tirane, Shqiperi. Hyrja eshte falas, veshja ‘si per te Shtune gjuhen Shqipe.

(

Enkelejd Alibeaj: Kërkoj sqarim të fundit nga këshilltari, një nga çështje më të rëndësishme është ajo që ka të bëjë me përcaktimin e vlerës së tregut të pronave, do të përcaktojë edhe sjelljen e shtetit në të ardhmen, rregulli bazë ka qenë nga metodika e miratuar nga parlamenti, metodikë që përmbante 20-30 komponentë, indikatorë, pozicionimi i tokës, a kishte ndërtime apo jo, a është tokë nën ujë apo mbi ujë, pjellore apo jo, në zonë turistike, qytetare apo malore, këta indikatorë futeshin në një formulë të tmerrshme matematiore dhe karikohej me çmimin e tregut dhe ju thatë se kishte marzh të lartë. Aktualisht, ajo çfarë jeni duke bërë tashmë është nxjerrja e një çmimi apo një vlere tregu e përcaktuar nga vet qytetarët apo jo, është çmimi i fabrikuar apo është çmim real? Dhe metodologjia në mënyrë empirike merr të dhëna?

Këshilltari: Jo.

e thjeshte. Do te asistoheni ne perkthim ne

Cdo koment mund t’a botoni ne: events@ande-lm.com.al JU PRESIM TE PANUMERT. JU FALENDEROJME PARAPRAKISHT!

susi me opozitën edhe për reformën parlamentare. Ajo ripërsëriti qëndrimin e njohur tashmë se mazhoranca ështe e hapur për kufizimin e imunitetit si një ndër rrugët më efikase për të luftuar korrupsionin te zyrtarët e lartë. Në raportimin e saj, ministrja Bregu vuri në dukje progresin e bërë në këtë drejtim në disa pika kyçe, si për reformën zgjedhore dhe pr/ligjin "Për gjykatën administrative". "Pas gjykatës administrative duhet të kalojë dhe ligji 'për shërbimin civil', i cili kërkon 3/5 në parlament. Ftoj opozitën që ta votojë këtë ligj në mënyrë që kjo të jetë një tjetër provë e kaluar", theksoi ministrja Bregu.

pronarëve. Atë që e preku paksa zoti këshilltar i ministrit, transaksionet në letër, jo gjithmonë në Shqipëri pasqyrojnë realitetin për shkak të shmangies së pagesave të taksave. Sa real do të jemi, pavarësisht transaksioneve? Nuk ndodhë në Shqipëri, duhet ta pranojmë këtë realitet, ndaj mendoj që cilat janë elementët negativë që nuk hidhen dot në ligj, pse nuk duhet t'i hedhim si kritere shtesë, përveç vlerës së transaksionit. Më shqetësojnë dhe dy gjëra të vogla, afat i gjatë për nxjrrjen e akteve nënligjore, 6 muaj, ish- pronarët mbesin prapë pa rrugëzgjidhje. Bëni një presupozim që nuk më duket i mbështetetur në ligj. Nuk e di se ku mbështetet, nuk keni bazë ligjore, si do të bëhet? E shfuqizoni metodologjinë e sotme, ku do e gjeni këtë? Kjo lloj metodologjie do të përdoret për vlerësimin e të gjithë llojeve të pronave, ku është parashikur në ligj kjo gjë? Të paraqes një kërkesë proceduriale për të thirrur dy shoqata, "Pronësi me Drejtësi" dhe "Pronarëve të bregdetit", për të dëgjuar zërin e këtyre shoqatave në komision. Mazhoranca: Ka procedura që nuk e lejojnë këtë lloj kërkese. Shikoni rregulloren. Përfaqësuesja e ministrisë: Është parashikuar afati 6-mujor që t'i jepet kohë e nevojshme për hartimin e metodikës dhe vijimit të punës së grupit të ekspertëve për të përcaktuar indikatorët përkatës. Për vlerat e tregut, është marrë nga inspektorë për interes publik për të vlerësuar pasuritë do të merret vlera e tre muajve të fundit në këtë aspekt është mbështetur edhe argumentimi që është bërë. Xhafa: Kur është ¼ automatikisht nuk votohet dhe së dyti, meqë pati një propozim nga relatori me të cilat u shpreh dakort dhe ministria e drejtësisë, mendoj ta ndërprmesim këtë diskutim për të ardhur ditën e mërkuar në orën 09.00, stafi të marrë masat, ministria e Drejtësisë ka kohën e mjaftueshme për të reflektuar për atë që është paraqitur sot që ë mërkurën të bëjmë diskutimin në parim dhe nen për nen. Shpresojmë që me një rregullim të vogël të votojmë, ditën e mërkurë vazhdon mbledhja e komisionit me po të njëjtin ligj.


8

E martë, 1 maj 2012

OPINION

Koment

Sfidat për forcat e reja politike NGA

AFRIM KRASNIQI

vijon nga faqja 1 ...ndarjet klasike ideologjike komunistë-antikomunistë, reformatorë-antireformatorë, pro e kundër, pa praninë e një të mesme tjetër, pa hapësirë për idetë dhe projektet konkurruese, pa shanse për ata që midis dy të kundërtave të skajshme ofrojnë stabilitetin demokratik, dialogun, respektin për tjetrin e mendimet e tij, forcën argumentuese, moralin politik dhe ndërgjegjen qytetare. Në dekadën e dytë vendin e politikave të tilla arkaike e orientale e zunë politikat e bazuara në interesin ekonomik, klika politike që kërkuan dhe dominuan shtetin dhe institicionet, pronën dhe votën, shoqërinë dhe interesat e saj publike. Palët u ndeshën periodikisht në një garë politike të pamoralshme, pa bilanc vlerash dhe program të shkruar, pa kontratë qytetare dhe vizion përtej politikës së ditës, të bazuar në sulme verbale dhe oratori populiste dhe me produkt, zëvendësimin e një grupi të korruptuar politik me një grup tjetër po aq të korruptuar. Ky model politik është i kundërt me atë që aspiruan brezat e rinj të viteve 90 dhe me atë që kanë nevojë të jetojnë brezi 20-23 vjeçar që ka lindur në vitet ‘90. Shqipëria e vitit 2012, meriton një sjellje politike tjetër, një model të ri politik që tejkalon llojet e partive private dhe axhendat personale të kryetarëve të përhershëm të partive, një elitë politike që nuk i sheh qytetarët si turma pa zë e ndjenja, që e nuk trajton politikën si burim fitimi, që nuk e tregton votën dhe sovranitetin qytetar, që beson tek energjitë pozitive dhe krijuese të këtij

vendi jashtë kulturës së baltosjes, denividëve që tentojnë të marrin përsipër Në foto: grimit dhe ikjes nga nevojat reale të venkëtë përgjegjësi. A është në interes të Gjatë dit. E djathta e sotme në qeveri, në një prezantimit vendit dhe të së djathtës një parti e re koalicion konglomerat me parti të majta politike? Natyrisht që po. A përbën ajo të Partisë së re dhe grupe spekulative ekonomike, nuk ka kërcënim për të djathtën? Natyrisht që më forcë dhe as frymëzim, nuk ka ide dhe “Fryma e Re jo. E djathta reale nuk ka përfaqësim as vizion të qartë për nevojat e vendit, nuk Demokratike” kështu që çdo nismë e re vetëm sa plotëka aftësi për ndryshim dhe as lidership son spektrin politik dhe cënon interesat moral. Ajo është peng i numrave, peng i e grupeve politiko-ekonomike, të cilat aleatëve abuzues, peng i disa individëve duke akuzuar me slloganet e të djathtës politikë dhe interesave ekonomike të kanë krijuar një model – amalgam pa familjarëve të tyre, peng i rritjes së auidentitet politik. A ka vend të lirë përtoritarizmit partiak dhe mungesës së rofaqësimi në sistemin partiak? Natyrisht tacionit të elitave. Ky është një realitet që po. Në zgjedhje votojnë rregullit 45që nxit e mbështet çdo prurje të re poli52% e zgjedhësve, ndërkohë që në çdo tike, me kushtin që ajo të mendojë e vesondazh rezulton se rreth 15-20% e tyre projë ndryshe nga modeli i dështuar polirefuzojnë votimin për shkak të mungesës tik i tranzicionit, të dalë tej retorikave së ofertave të besueshme politike. Së funpopuliste dhe inateve personale për të di, dalja në skenë e një force politike po sjellë besimin e shpresën për një politikë nxjerr edhe njëherë në pah traditën denqytetare, liberale dhe të përgjegjshme. igruese të politikës së tranzicionit, - një A mund ta ketë këtë rol FRD? Mundësitë sindrom e produkt i mentaliteteve të i ka, hapësira është, nevoja e madhe kohëve komuniste. Në një vend mbetet, - gjithçka tjetër varet prej indidemokratik raste të tilla janë raste refle-

ktimi dhe maturimi politik, kurse tej ne mazhoranca në qeveri ka angazhuar një numër zyrtarësh–sharës, që baltosin e sulmojnë deri në ekstrem këdo që mendon ndryshe, apo që guxon të përdorë lirinë demokratike për të konkurruar më vete. Kjo turmë sharësish, pa identitet politik, pa ide e vizione politike, të gatshëm të veprojnë si togat e pushkatimit dikur, - pra të qëllojnë këdo që guxon të dalë nga rreshti, mbetet sa provinciale në sjellje aq edhe një kërcënim për një shoqëri demokratike. Ata që bëjnë trimin kundër kritikëve të radhës, bëjnë qengjin dhe skllavin kur bëhet fjalë për demokracinë e brendshme në partinë ku militojnë. Ata kanë frikë të kërkojnë votime e zgjedhje në parti, kanë frikë të mendojnë ndryshe nga lideri, siç kanë frikë nga çdo grupim tjetër qytetar, i cili, në rastin më minimal, do të cenojë me votim pushtetin e tyre akuzues të frikës, servilizimit dhe shërbimeve pa kushte. A mund ta ndryshojnë këtë gjendje skllavërie mendimi forca e re politike, grupet e reja politike, zgjedhjet e reja politike? A mund të jetë Shqipëria e dekadës së re një vend ku jetohet, një shoqëri ku ka vlerë fjala dhe aftësia, një shtet i çliruar nga kultet e individit dhe i bazuar në institucione të pavarura kushtetuese? A mund të shpresojmë për një shoqëri qytetare në vend të modelit të sotëm militant e bashkëjetues me të keqen? Shanset janë, hapësirat janë, pritjet janë. Mbetet vetëm për t’u testuar sa prurjet e reja politike kanë kapacitete, mendësi e aftësi praktike për të sakrifikuar pushtet në emër të parimeve e vlerave të larta qytetare, se cila është diferenca reale midis brezave të rinj politikë dhe atyre të cilët, ne, me idealizëm e naivitet i ngritëm mbi supet tona kur ishim të rinj, për të na u imponuar më pas padrejtësisht, - si sundimtarët tanë, fatkeqësia jonë, zhgënjimi ynë i radhës. Tani koha është për akte të reja, sjellje të reja, politika të reja, fytyra të reja, - të gjitha së bashku jo për ndryshim sasior, apo maskë imazhi, por për ndryshim të cilësisë së politikës dhe të demokracisë, - një sfidë madhore për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

Analizë

Ligji për Arsimin, joserioz NGA

L

LEDI SHAMKU

igji per arsimin parauniversi tar, i cili po debatohet keto dite, nuk kishte, ne variantin e sjelle nga qeveria, asnje paragraf serioz per vleresimin e shkollave te mesme. Befas, del nga sirtari i ministrit, duke shperfillur rrugen ligjore, nje urdherese sipas te ciles, shkollat e mesme, publike dhe private, do te vleresohen thjesht mbi bazen e rezultateve te matures! Ne

gjykojme se ky eshte nje hap sa i gabuar aq edhe tinezar i pushtetit, per t'i çelur rruge financimit publik te arsimit privat, njelloj siç u be me vleresimin dhe renditjen qesharake te arsimit te larte. Ju kujtoj se Universiteti i Tiranes e bojkotoi kete pseudo-renditje pikerisht prej kesaj tinezie. Kriteri i rezulateteve te matures është i pamjaftueshëm dhe i pavend. Pikesepari, a mund të diskriminohet ecuria 3 vjeçare e rezultateve te një nxënësi duke u bazuar vetem e vetem tek nje rezultat fillikat, ai i provimit te matures? Mandej, shkolla nuk ka vetëm brezin e maturës qe do u shqyrtoka; ajo ka edhe breza nxënësish të tjerë qe me kete menyre shperfillen. Shperfillet puna e tyre dhe e mesuesve, dite pas dite, ne tre vite. M'ane tjeter në kushtet në të cilat

ndodhet vendi ynë, dihet shumë mirë që ky kriter nuk eshte real. Kjo pasi administrimi i matures shterore ka qene vit pas viti i cenuar. Ka pasur shkolla ku provimet jane zhvilluar ne kushte rreptesie, sikunder ka pasur shkolla, publike dhe private, ku nxenesve u jane zgjidhur pyetjet ne tabele, qe shkolla te 'dale mire' me rezultate. E madje ka patur edhe pronare shkollash qe kane synuar ta blejne tezen

...shkolla nuk ka vetëm brezin e maturës qe do u shqyrtoka; ajo ka edhe breza nxënësish të tjerë qe me kete menyre shperfillen. Shperfillet puna e tyre dhe e mesuesve, dite pas dite, ne tre vite...

e provimit. Administrimi pra ka futur gjithnje uje, me pak ne shkollat publike e me shume ne ato private, per arsye qe dihen. Dhe MASH keto i di fare mire, pasi ka 7 vjet qe merr dijeni. Ndaj edhe kemi te drejte te besojme se sot, ky pseudovlerësim, behet per t'i hapur rruge financimit të pandershem e diskriminues te shkollave, pas idihet që perfituese do te jene mandej ato shkolla që nga kjo menyre e manipuluar vlerësimi, rezultojne shembullore. Pike tjeter e diskutueshme është financimi i nxënësve ekselentë të shkollave private. Gjykoj se para se të kalojmë në këtë hap, qeveria shqiptare duhet t'u kthejë përgjigje shqiptareve se çfarë u bë me parate që u përfituan nga heqja e TVSh-se nga gjithe arsimi privat. Ky hap ligjor, si hap i pare i nje marredhenieje financiare mes shtetit dhe privatit

ne fushe te arsimit, teorikisht u be për të lehtësuar buxhetin e familjeve që paguajnë për arsimin e fëmijëve të tyre në shkollat private. Pyetja që unë ngre është, a kanë shkuar vërtet ato lekë për lehtësimin e kostos së familjeve shqiptare? A eshte ulur pas ketij hapi tarifa qe prinderit paguajne çdo muaj per femijet? Apo qeveria e Saliut ka mbyllur deri me tash njerin sy, duke e ofruar kete mase si "biskote" për bizneset e arsimit privat, per t'ua nxjerre me pas nga hundet "dhuraten" ne fushatat e saj elektorale? Kjo reformë po përdoret si biskotë parazgjedhore, për t’iu shërbyer miqve të qeverisë, por edhe si një kërbaç parazgjedhor, sepse do synoje te përdoret për kercenimin me pushim nga puna të atyre mesuesve qe nuk shnderrohen me pahir ne militantë te partise-shtet.


E martë, 1 maj 2012

AKTUALITET KAPEN 2 ITALIANË DHE SHQIPTARI

21-VJEÇARI TERROR ME ARMË

Dy italianë dhe një shqiptar janë vënë në prangat e policisë së Durrësit nën akuzën e trafikimit të armëve drejt Italisë. Të ndaluarit janë 50-vjeçari Antonio Carriero nga Brindizi, Ricardo Gagliardi 25 vjeç nga Brindizi dhe 19-vjeçari shqiptar Orlando Smoqi, banues në fshatin Rreth Shijak. Mësohet se arrestimi i tyre erdhi pasi iu gjetën dhe sekuestruan gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Lancia me targa BM 866 EM, me të cilin dy italianët po udhëtonin.

Një 21-vjeçar me precedentë penalë terrorizoi në orët e drekës nxënësit e një shkolle nëntëvjeçare në zonën e Shkozës në Tiranë, të cilët po dilnin nga shkolla pas mbarimit të mësimit. 21-vjeçari Emiljano Gjoni mësohet se ka ndaluar para shkollës 9-vjeçare "Androkli Kostallari" me makinën e tij dhe ka qëlluar për pak minuta në ajër duke shkaktuar panik tek nxënësit e shkollës dhe kalimtarët aty pranë.

Ndëshkohet ofieceri I policisë që denoncoi "mafien e kromit" Lajmi Policia e Shtetit vendosi dje të përjashtojë nga radhët e saj ish-drejtorin e Policisë së Qarkut Dibër, Shemsi Prençi, vetëm pesë ditë pasi denoncoi "mafien e shpellave" që operon në minierën e kromit në Bulqizë. Sipas Policisë, Prençi ka shpifur dhe shkelur ligjin në disa raste.

„„„

Akuzat, policia përjashton Prençin Policia: Shkeli ligjin. Prençi: Është hakmarrje Denoncimi "Me datën 25 Prill 2012, adreson publikisht fyerje dhe ofendime të rënda përpara mediave në adresë të drejtuesve të Këshillit të Ministrave, të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, në shkelje të rëndë të Ligjit për Policinë e Shtetit dhe në dhunim të statusit të depolitizimit të policisë.

TIRANE

P

olicia e Shtetit nëpërm jet një deklarate për sh typ njoftoi dje përjashtimin e Shemsi Prençit nga Policia e Shtetit "për kryerje të veprimeve të pahijshme dhe shkelje dhe mos ushtrim të kompetencave të policisë." Nëpërmjet një deklarate për shtyp e Policia e Shtetit jep arsyet që detyruan Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të përjashtojë nga Policia drejtuesin e Parë Shemsi Prençi. Policia sqaron se fillimisht më 23 prill është nisur një hetim administrative ndaj Shemsi Prençit për implikim në veprime të kundra ligjshme. Më 24 prill në funksion të këtij hetimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi pezullimin e përkohshëm në detyrë, dhe kishte vënë në dijeni Prençin për këtë. Po kështu në ngarkim të tij kanë qenë të regjistruara dy masa të mëparshme disiplinore "vërejtje me paralajmërim" gjatë dy viteve të fundit për shkelje të kryera nga ana e tij gjatë ushtrimit të detyrës. Shkarkimi vjen pak ditë pasi Prençi i dorëzoi Drejtorit të Policisë së Shtetit dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Policisë së Qarkut Dibër dhe nga cdo funksion në policinë e shtetit. Prençi akuzoi Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministrinë e Brendshme si të implikuar në mafian e kromit në Bulqizë. Nga ana e saj policia e shtetit sot i quan shpifje. "Me datën 25 Prill 2012, adreson publikisht fyerje dhe ofendime të rënda përpara mediave në adresë të drejtuesve të Këshillit të Ministrave, të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, në shkelje të rëndë të Ligjit për Policinë e Shtetit dhe në dhunim të statusit të depolitizimit të policisë." Në përfundim të hetimit administrativ, me propozim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vendo-

9

Shemsi Prençi

Prençi pas përjashtimit

Më larguan sepse denoncova korrupsionin S

hemsi Prençi, i larguar tashmë nga radhët e policisë ka akuzuar akoma më ashpër, pas deklaratës së policisë për përjashtimin e tij. Ai tha se arsyet e vërteta janë denoncimi i korrupsionit dhe shpellave të krimit. Prençi u shpreh se vetëm 10 përqind e kromit që nxirret, deklarohet. "Se ata kanë motivuar shkarkimin tim për thyerje të disiplinës dhe për shkelje të rënda të ligjit. Do t'ju them zotërinj ish-eprorë të mi, planin e masave për goditjen e krimit që unë kisha miratuar e miratuat edhe ju dhe mbështetët me urdhra për shtatë ditë rresht, pjesën që unë kam hetuar për 2 muaj e gjysmë e kam deklaruar se në Bulqizë deklarohet vetëm 10 për qind e prodhimit të kromit që shkon dhe shitet, sepse nuk mund të deklarojnë prodhim kompanitë mafioze. Unë po them që në këtë godinë dhe në godinën e Ministrisë së Brendshme ka një barrikadë të luftës kundër krimit dhe kjo është më e tmerrshmja", tha Prençi. Ish-drejtori i Policisë së Dibrës u shpreh se ministri i Brendshëm, si "Përjashtimin nga Policia" të Drejtues i Parë Shemsi Prençi për"Kryerjen e veprimeve të pahijshme" si dhe "Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave të Policisë"- thuhet në njoftimin për shtyp të lexuar dje nga zëdhënësja Klejda Plangarica.

MOTIVET E POLICISË

Policia bëri publike dhe shkeljet dhe ankesat që janë adresuar në drejtim të Shemsi Prençit që në momentin kur ky u vendos në detyrën e tij si Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër më 4 shkurt 2012. "Pas fillimit të ushtrimit të

Nishani, zotëronte raportin e lëvizjeve të shtetasve kosovare me viza të falsifikuara që para dy vitesh, por mori masa vetëm dy javë më parë pas shqetësimeve të njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve. Dy ditë pas dhënies se dorëheqjes nga strukturat e policisë se shtetit, më 25 prill, në emision Debat të gazetarit Alfred Peza, ne tv Vizion plus, Prençi bëri publike skemën sipas te cilës funksionon krimi ne Bulqizë duke deklaruar se humbja e jetës se minatorëve ne miniere nuk është aksident por vrasje. Prençi sqaroi se transferimi i tij nga forcat speciale ne qarkun e Dibrës është bere për shkak te përplasjes qe ai pati me zv/ministrin e brendshëm, Avenir Peka ne fushatën elektorale për zgjedhjet lokale. Si një prej drejtuesve kryesore te policisë ne ngjarjen e "21 janarit", Prençi deklaroi se policia nuk kishte mjetet e duhura për te përballuar turmën. Ndërkaq njeriu qe u arrestua ne 14 shtatorin e '98, solli dhe detajet për marrjen e Televizionit Publik Shqiptar.

detyrës prej tij, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u adresuan në mënyrë të përsëritur një numër ankesash: 1- nga drejtues dhe oficerë të policisë së këtij qarku për kërcënime, shantazhe dhe transferime në detyrë të tyre, në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit nga ana e Drejtorit Shemsi Prençi. 2- nga autoritetet vendore, për kapërcim të kompetencave dhe dhunim të akteve të përbashkëta të Ministrisë së Ekonomisë, Min-

istrisë së Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Financave për ngritjen dhe funksionimin e një TASK-FORCE në Qarkun e Dibrës, nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi. 3- nga Zyra Përmbarimore e Rrethit Mat, për fyrje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nga ana e drejtorit të Policisë Shemsi Prençi. 4- nga Zyra Përmbarimore Private, për fyerje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi.

5- nga subjekte private të licencuara në shfrytëzimin e mineralit të kromit për veprime në tejkalim të kompetencave dhe shantazhuese për shkak të konkurrencës tregtare, nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi. 6- vënie në dijeni nga ana e Prokurorive të rretheve Mat dhe Dibër për konstatimin e veprimeve të kundraligjshme të policisë së qarkut Dibër të urdhëruara nga drejtori Shemsi Prençi. Në këto rrethana, si dhe nga disa raporte informuese të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për implikime të vazhdueshme të punonjësit të policisë Shemsi Prençi në veprime të kundraligjshme, më datën 23 Prill 2012, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimin administrativ. Në funksion të këtij hetimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me datën 24 Prill 2012, urdhëroi Pezullimin e përkohshëm në detyrë të drejtorit të policisë Shemsi Prençi, duke e vënë në dijeni për këtë ecuri. Pas këtyre masave paraprake të marra në interes të hetimit administrativ, Drejtues i Parë Shemsi Prenci, me datën 25 Prill 2012, adreson publikisht fyerje dhe ofendime të rënda përpara mediave në adresë të drejtuesve të Këshillit të Ministrave, të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, në shkelje të rëndë të Ligjit për Policinë e Shtetit dhe në dhunim të statusit të depolitizimit të policisë. Në ngarkim të punonjësit të Policisë së Shtetit Shemsi Prençi kanë qenë të regjistruara dy masa të mëparshme disiplinore "vërejtje me paralajmërim" gjatë dy viteve të fundit për shkelje të kryera nga ana e tij gjatë ushtrimit të detyrës. Në përfundim të hetimit administrativ, me propozim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vendosi "Përjashtimin nga Policia" të Drejtues i Parë Shemsi Prençi për"Kryerjen e veprimeve të pahijshme" si dhe "Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave të Policisë".

LAJME SHKURT

„ Grabisnin dyqane në Athinë, në pranga dy gra shqiptare

Dy gra shqiptare, pjesë e një bande që grabiste dyqane në qendër të Athinës, u vunë në pranga nga policia greke teksa po tentonin të largoheshin pas një tentative vjedhjeje. Autoritetet e vendit fqinj kanë shpallur në kërkim edhe një tjetër person, ndërsa kanë arrestuar një 42-vjeçar, bashkëpunëtor të tyre. Dy gratë e ndaluara janë të moshës 24 dhe 25 vjeç. Ato u arrestuan në flagrancë në një dyqan në rrugën Ermu në qendër të kryeqytetit grek. Policia sekuestroi veshje të llojeve të ndryshme dhe aksesorë të tjerë, që ishin marrë nga raftet e dyqanit, siç tregojnë edhe fotot origjinale. Hetimet e mëtejshme zbuluan se banda e grabitësve i trafikonte veshjet e vjedhura drejt Shqipërisë, ku më pas shiteshin në mënyrë ilegale. Dy gratë, të ndihmuara edhe nga bashkëpunëtorët e tyre grabisnin sistematikisht dyqane në Athinë, duke i futur veshjet e vjedhura në çanta të mëdha për të mos u dalluar nga policia. Sipas policisë, bëhet fjalë për më shumë se 20 dyqane të vjedhura dhe mallra me vlerë deri në 7 mijë euro.

„ Furnizim aktiv me drogë nëpër qytete, kapet në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 23 vjeçar shqiptar i identifikuar si Aristotel Hysaj, pasi ndaj tij rëndonte një urdhër arresti, pasi rezultonte si furnizues droge tepër aktiv dhe që arrinte ti shpëtonte gjithmonë policisë. Operacioni për kapjen e tij u shtri në disa qytete si Basso Piemonte, Savona, Albissola, Milano, Torino, qytete në të cilat ai ushtronte veprimtarinë e tij. Sipas policisë thuhet se në hetimin për kapjen e Hysaj u përfshinë tre persona të tjerë një avokat Antonio Sordi 52 vjeç një sipërmarrës Luca Venturino 43 vjeç dhe një egjiptian 54 vjeçcar të cilët ishin vendimtar në deklaratat e tyre. Një tjetër operacion për kapjen e tij ndodhi marsin e shkuar ku u kapën 12 të tjerë por Hysaj arriti të shpëtonte.


10

E martë, 1 maj 2012

AKTUALITET

Denoncimi i vajzës kapen 5 tutorët që e shisnin

P

esë shqiptarë u vunë në prangat e policisë në Montecatini të Italisë për shfrytëzim prostitucioni. Operacioni për prangosjen e tyre u zhvillua në orët e para të paradites së djeshme ndërsa mësohet se pesë të ndaluarit janë mes moshës 20 dhe 27 vjeçare, të cilët pas prangosjes u dërguan në ambientet e burgut Santa Caterina në pritje të fjalës

së drejtësisë ndaj tyre. Policia e zonës bëri me dije se hetimet nisën në sajë të deklarimeve të një vajze të shfrytëzuar dhe shitur si prostitutë e cila kishte kërkuar ndihmë sepse donte të dilte nga rrjeti ku ishte përfshirë. Menjëherë pas këtij denoncimi nisën hetimet dhe përgjimet telefonike të cilat bënë të mundur identifikimin e tyre. Nga këto

përgjime rezultoi se shqiptarët shfrytëzonin katër vajza, dy shqiptare dhe dy rumune të cilat dhunoheshin dhe nën kërcënim dhe mbikëqyrje nxirreshin përditë në rrugë nga tutorët. Herë pas here shqiptarët ndërhynin dhe ziheshin me personat që nuk i paguanin mirë, apo edhe ndaj vajzave të cilat mundoheshin të linin një pjesë të parave mënjanë.

Pushohen akuzat për 9-të efektivët e dyshuar të gardës Lajmi Mbyllen hetimet për demostratën e 21 janarit. Prokuroria ka marë të pandehur katër persona, ndërkohë që nëntë të tjerë është vendosur pushimi i akuzave. Nga hetimet prokuroria ka arritur të zbardhe vetëm 3 vrasje, ndërkohë që ska mundur të identifikojë vrasësit e Aleks Nikajt, për të cilën vijojnë hetimet.

„„„

21 janari prokuroria vetëm 4 të pandehur Vrasja e Nikës dhe tre plagosje mbeten pa autor NENI 79 I KODIT PENAL Vrasja me dashje e kryer: c)ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, funksionarët e tjerë gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;

TIRANE

ELTON QYNO

ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave dënohet me burgim jo më pak se njezët vjet ose me burgim të përjetshëm. Bashkepunetorët

I

sh-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish-efektivi i këtij reparti Agim Llupo, janë autorët e tre vrasjeve në demostratën e 21 janarit, ndërkohë që vrasja e shtetasit Aleks Nikaj ka mbetur pa autor. Kanë mjaftuar 15 muaj hetime që prokuroria e Tiranës të zyrtarizuar hetimet për demostratën e dhunshme të 21 janarit, dhe të verë nën akuzë 4 persona të pandehur, si: Ndrea Prendin, Agim Llupon, Margarit Kumen dhe Armando Kasaj. Në pamundësi për ti provuar implikimin e tyre në ngjarjet kriminale të 21 janarit 2011, grupi hetimor i kësaj dosje ka vendosur të pushojë akuzat për gardistët Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agron Malaj, Gazmen Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli. Për më shumë se një vit, verifikime dhe kryerjen e ekspertizave balistike të të gjitha armëve të Gardës së Republikës, prokuroria ka dalë në konkluzjonin se autor i vrasjes së shtetasit nga Fieri Faik Myrtaj është ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi. Ndërkohë që si autor i vrasjes së shtetasit nga Gjirokastra Zivër Veizi dhe shtetasit nga Dibra Hekuran Deda, prokuroria ka etiketuar gardistin e njësisë nr.2 Agim Llupo. Ndaj Prendit dhe Llupos është ngritur akuza “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa për sa i përket dy të pandehurve të tjerë Margarit Kume dhe Armando Kasaj është ngritur akuza e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.Ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e plagosjes së Artes Dybeli, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

Bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen: organizatorët, ekzekutorët, shtytesit dhe ndihmësit. Organizatorë quhen ata persona që organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë për kryerjen e veprës penale. Ndrea Prendi ish-komandanti i Gardës së Republikës

EKSPERTIZA E FBI

Sipas “Raport-Ekzaminimit” të Laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), është konkluduar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj ka lënë gjurmë në mekanizmin mbushës të pistoletës me numër P52796Z, si dhe kjo predhë ka gjurmë të viaskave të tytës së pistoletës me numër P52778Z, duke shtruar edhe versionin se mund të jenë shkëmbyer tytat e kë-

tyre pistoletave me nr. P52791 Z me atë P52778Z. Prokurori pretendon se pistoleta me nr. P52796Z është pistoleta që ka përdorur, personi i pandehur Ndrea Prendi. Ndërkohë që është arritur të provohet se shoferi i tij Margarit Kume, ka bërë zëvendësimin e tytës së pistoletës së Nrea Prendit me pistoletën e tij. Për këtë veprim Kume është marë i pandehur.

INXHINIERI I IT-SË

Inxhinieri i IT-së në kryem-

Neni 27 Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve Organizatorët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjësi si edhe ekzekutorët për veprën penale të kryer prej tyre. Në caktimin e dënimit për bashkëpunëtorët, gjykata duhet të mbajë parasysh shkallën e pjesëmarrjes së secilit dhe rolin e luajtur në kryerjen e veprës penale inistri Armando Kasaj është vënë nën akuzë për shkak se sipas prokurorisë ai ka kryer riformatimin e serverit qëndror që shërbente për regjistrimin e pamjeve filmike të rreth 16 kamerave të instaluara në godinën e kryeminis-

trisë. Kasaj, në mënyrë kategorike ka pretenduar se ai nuk është personi që ka fshirë pamjet filmike, duke pranuar vetëm kopjimin e pamjeve të një kamere, dhe dorëzimit të disketës grupit të analizës pranë Gardës së Republikës.

LAJME SHKURT Bie makina në lumë, zhduken dy pasagjerët

„

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në vendin e quajtur Ura e Topojanit në Dibër, si rrjedhojë e të cilit nuk dihet fati i dy personave. Një makinë tip benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në rrjedhën e lumit Drin i Zi ku pas aksidentit nuk duket asnjë gjurmë e personave që ndodheshin brenda në makinë. Lidhur me këtë rast forca të shumta policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe gjetjen e të zhdukurve.

Arrestohet, qëlloi me çifte 14 vjeçarin

„

Një 14-vjeçar është plagosur dje në mënyrë aksidentale në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në Tushemisht, ku një 14-vjeçar me iniciale L.J është plagosur në këmbë me çifte. Burimet e policisë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se i riu është qëlluar aksidentalisht nga një gjahtar. Shërbimet e rendit kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Kanosi me armë, pranga 24 vjeçarit nga Viçidoli

„

Një 24 vjeçar nga fshati Viçidol, i komunës Tropojë është arrestuar nga policia e qytetit të Bajram Currit pasi akuzohet se duke përdorur armën, ka kërcënuar një banor te fshatit Dunishe. Arrestimi i shtetasit Adriatik Madani u bë pasi në fshatin Dunishë të komunës Bujan, pas një konflikti me shtetasin Fifat Dunisha, e ka kërcënuar me armë automatike.

Dy ish-të përndjekurit

Kërkesa në gjykatë, Rusmajli dëshmitar „„„

D

TIRANE

y ish-të përndjekurit politikë Li rak Bejko dhe Gjergj Ndreca që janë marë të pandehur nga prokuroria për goditjen e deputetit të PD Ilir Rusmaili, i kanë kërkuar gjykatës thirjen si dëshmitar të Rusmailit në sallën e gjyqit. Kërkesa i është bërë gjyqtarit Artan Gjermeni, ku veç këtij emri dy ish-të përndjekurit kanë kërkuar thirjen si dëshmitarë edhe të katër personave të tjerë, të cilët sipas të pandehurve kanë dijeni rreth rrethanave të ndodhjes së ngjarjes. Në seancën e djeshme, nuk ishte paraqitur asnjë nga dëshmitarët, përfshirë këtu dhe deputetin e PD Ilir Rusmaili por dhe dëshmitarët që ka kërkuar

përfaqësuesi i prokurorisë së Tiranës në këtë proces. Nisur nga këto kushte, gjykata ka vendosur shtyrjen e senacës për një datë tjetër. Tashmë nuk dihet nëse deputeti Rusmaili, do paraqitet në gjykatë ose jo, por ai në muajin Shkurt teksa ishte duke dalë nga selia e palamentit është qëlluar me grushta nga i pandehuri Lirak Bejko. Në muajin shkurt një grup ish-të përndjekurish ishin mbledhur përpara selisë së shoqatës, pak metra larg selisë së seancave plenare dhe po bënin homazh për Grigor Zaharinë, një ish-i përndjekur, i cili prej 20 ditësh kishte mbetur në morgun e Tiranës, pasi nuk kishte të afërm për ta varrosur. Arkivoli me trupin e Zaharisë ishte vendosur në oborrin pranë selisë

së shoqatës, ndërsa vetë ish-të përndjekurit shprehën indinjatën për shtetin që nuk u kujdes të paktën për varrimin e Zaharisë. Në këtë moment deputeti Rusmali, teksa dilte nga parlamenti është sulmuar nga 47-vjeçari Bejko, i cili e ka goditur me grushta. Bejko është arrestuar nga forcat policore të komisariatit numër 1 në Tiranë. Gjatë marjes në pyetje ai ka treguar se e kishte qëlluar deputetin për shkak se kishte refuzuar të bënte homazhe përpara arkivolit të Zaharisë dhe i kishte mashtruar për lekët e dëshmpërblimit të burgut. Në këtë konflikt është përfshirë dhe i pandehuri Gjergj Ndreca, i cili mësohet se ka kundërshtuar efektivat e policisë së Tiranës.


E martë, 1 maj 2012

11

INTERVISTA

Sociologu „„„

BISEDË me profesorin italian që vëzhgon thellë shoqërinë shqiptare të tranzicionit. Autor i librit “Kombinat”

TIRANE

ALBA MALLTEZI

N

ë zemër të Tiranës, mes gjallërisë së Friend's Book House të Ferhat Muhedinit, një sociolog italian konceptoi "Kombinat", librin-studim mbi historinë dhe jetën e përditshme të lagjes së famshme në jugperëndim të Tiranës. Eshtë profesor Luigi Za, që vjen në anët tona që në fillimet e viteve '90 nga brigjet përballë. Në fokus ka zhvillimet sociale. Za nuk vendos në qendër të studimeve të tij për të parën herë periferinë shqiptare: pak vite më parë, shkroi për fshatrat e Kepit të Rodonit, një studim i mirëfilltë social. Këtë herë, shtëpia botuese Besa me qendër në Leçe, ka nxjerrë në dritë botimin e "Kombinat" në italisht tani për tani, shpejt do të përkthehet dhe në shqip. E takojmë po tek Friend's Book House, vendi magjik, ku shumë studiues, shkrimtarë shqiptarë e të huaj, janë frymëzuar për të shkruar për Shqipërinë tonë të tranzicionit. Duam të flasim për librin, por na intereson shumë dhe mendimi i këtij profesori të njohur të Universitetit të Salentos edhe për të tjera pika të nxehta të shoqërisë sonë. Vjen në Shqipëri prej shumë vitesh, vëzhgon realitetin tonë, ka miq të profesioneve e formimeve të ndryshme intelektuale. Ja, nga profesor Luigi Za, donim të dinim edhe këtë: Si e sheh sot shoqërinë shqiptare? Eshtë optimist apo pessimist dhe përgjigjet janë surprizë për ne që ankohemi nga mëngjesi deri në mbrëmje për gjithçka. Jo rastësisht në një tavolinë me të është Fatos Baxhaku, gazetari që më shumë se kushdo tjetër, ka prekur çdo pëllëmbë të Shqipërisë së braktisur nga njerëzit e joshur nga kryeqendrat urbane. Nëse Baxhaku, shpesh na ka treguar se kush ka mbetur në fshatrat e qytetet e provincës tonë, professor Za, me një ekip sociologësh shqiptaro-italianë, në librin e tij "Kombinat" vendos "në shënjestër" prurjet e lumenjve njerëzorë drejt kësaj qëndre të rëndësishme, duke e shndërruar nga një lagje të mirfilltë industriale, në një habitat të mrekullueshëm njerëzor, ku mund të lexohet tranzicioni i shoqërisë tonë. Në këtë rrugëtim interesant profesor Za është shoqëruar nga kolegë të tjerë shqiptarë e italianë si Rando Devole, Anna Maria Protopapa, Paola Scialpi, Eliona Kulluri etj. Profesor Za, pse kjo dëshirë për të studiuar pikërisht zonën e Kombinatin? "Në këto momente interesi im është për të gjithë periferinë e Ti-

Në foto: Pamje të punëtoreve të ish-kombinatit të teksitileve marrë nga libri “Kombinat”

Luigi Za: Intelektualë më të mirë do t'ju vijnë “Shpresa të mëdha tek të rinjtë shqiptarë” "Kombinat" të shërbejnë për të përmirësuar rrjetin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore dhe strukturave të aktiviteteve për pjesën e brishtë të popullsisë siç janë fëmijët, të moshuarit, gratë…"

Kopertina e librit “Kombinat”

ranës; për shembull, po ndjek disa të rinj që bëjnë grupe muzike underground në Laprakë, Kamëz. Janë shumë interesantë. Sa i takon Kombinatit, nuk ishte vetëm një kuriozitet shkencor, prej sociologu, por një dëshirë

Them se Shqipëria ka intelektualë të mirë, sidomos brezi i atyre që sot janë rreth të 50-ave. Lubonja është miku im, por dhe një vlerë e çmuar intelektuale për Shqipërinë për të studiuar dhe përshkruar një realitet e për t'i dhënë më pas të dhënat e duhura strukturave që duhet të ndërhyjnë për të zgjidhur hallet e njerëzve. Uroj që të dhënat që ne kemi grumbulluar dhe publikuar në librin

Urojmë që libri të jetë tashmë dhe në tavolinat e duhura të politikbërjes, por ju dhe bashkëpunëtorët tuaj çfarë impakti patët në zhvillimin e kësaj pune në terren? "Pyetësori ishte i gjatë dhe i ndërlikuar dhe unë, sinqerisht, jam i habitur me numrin e lartë të përgjigjeve. Në Itali do të kisha më shumë refuzime. Mendoj se kjo mirëpritje e banorëve të Kombinatit tregon për një dëshirë të tyre për të treguar rreth gjendjes ku ndodhen. Intervistueset tona, të cilat frekuentonin përditë Kombinatin, bashkë me përkthyeset, u pritën shumë mirë dhe mblodhën rrëfime të vlefshme të individëve, familjeve, burra,. gra, fëmijë… Të gjitha histori plot jetë dhe humanizëm". Ju ndiqni realitetin shqiptar që prej fillimeve të ashtuquajturit tranzicion. Si mund ta përcaktoni sot shoqërinë tonë? "Shumë të gjallë. Ja e shihni vetë. Kjo që kemi këtu rreth nesh është vetëm gjallëri. Një vend si Friend's Book House unë e kam parë këtu në Tiranë dhe në Berlin. As në Itali. Këtu vijnë intelektualët e Tiranës. Këtu lindi libri im, libri i Fatos Baxhakut e shumë libra të tjerë. Dhe në fakt unë kuriozohem tani për zhvillimin social të Tiranës dhe të Berlinit…" Ne kemi rezerva sa i takon intelektualëve. Shpesh i quajmë të rreshtuar, pasi

shprehen atëherë kur politika u kërkon të shprehen. Çfarë mendoni për intelektualët e Tiranës? "Intelektuali, kudo dhe gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të çuditshme me pushtetin, një flirtim me të. Mendoni, artistët dhe mendimtarët e epokave të ndryshme, shpesh jetonin dhe punonin në oborret e sundimtarëve e pasanikëve. Puna e tyre ishte e mundur falë mundë-

sisë logjistike dhe ekonomike që u ofronte i pushtetshmi i kohës. Unë mendoj se edhe intelektualët shqiptarë nuk bëjnë përjashtime dhe nuk kanë shumë ndryshim nga intelektualët italianë, apo të vendeve të tjera. Ndoshta janë kapërcyer disa epoka, ose historia ka qenë e ndryshme për ta. Psh. intelektualët e viteve '60 në Itali nuk mund të ishin si intele-

Sociologu italian, Luigi Za

ktualët e të njëjtës periudhë në Shqipëri. Them se Shqipëria ka intelektualë të mirë, sidomos brezi i atyre që sot janë rreth të 50-ave. Fatos Lubonja është miku im, por dhe një vlerë e çmuar intelektuale për Shqipërinë. Ndonjë problem mund të kenë ata që sot janë më të moshuar për shkak të background-it më të gjatë në kohën e Enver Hoxhës, por edhe mes tyre ka intelektualë si Ylli Popa me kontribute shumë të rëndësishme. E megjithatë jam i bindur se Shqipërisë do t'i vijnë intelektualë akoma më të mirë. Mendoj se disa të rinj, që nuk janë pak, kanë një potencial të madh intelektual për të ardhmen. Këtë pasuri ju e keni. Duhet vetëm koha e duhur të shpërthejë e të japë frytet". Dukeni optimist për realitetin social në Shqipëri. A ka ndonjë gjë që sipas jush nuk shkon? "Po. Jam optimist. Shqipëria është më mirë se shumë vende të tjera edhe më të zhvilluara. Ajo që ju mungon dhe ku ju nuk po shkoni në drejtimin e duhur janë politikat sociale, një ëelfare për pjesën e brishtë të popullsisë. Ju po ndiqni modelin amerikan të shërbimeve sociale dhe kjo nuk është gjë e mirë. Sot kush ka para kurohet, mëson, studion, kush nuk ka mbetet i përjashtuar. Ndiqni modelin italian, të një shërbimi social të garantuar për të gjithë. Kjo është rruga më e mirë".


12

E martë, 1 maj 2012

RUBRIKA

Donacioni për Kavajën „„„

SHYQYRI JAHO i larguar nga Shqipëria në '40, zbulon testamentin e rrallë

KAVAJE

ANILA BASHA

K

jo është një histori e pabe sueshme, por që në Kavajë, këto ditë, flitet vetëm për të. Bëhet fjalë për shtetasin Shyqyri Jaho, një qytetar i Kavajës i ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare në Romë të Italisë. "Dua ta tregoj historinë e këtij miku të shtrenjtë shqiptar për të gjithë qytetarët e Kavajës. Eshtë një histori e pabesueshme, është një histori unike" thotë avokati italian i shtetasit Shyqyri Jaho. Avokati, i cili ishte mysafir në Kavajë për tre ditë me radhë, në prezencë të bashkëshortes dhe kryetarit të Bashkisë Elvis Rroshi, tregon sesi Shyqyri Jaho, në testamentin e tij, çdo pasuri që ka, shtëpinë e tij në qendër të Romës, por edhe një dyqan po në qendër të kryeqytetit italian, ia ka lënë qytetit të Kavajës. Bëhet fjalë për një pasuri që vlen sipas avokatit, nga 800 mijë deri në 1 milionë euro. Por që po pritet që pasi të përfundojnë procedurat e shpalljes së objekteve në shitje, këto para të vijnë në qytetin e Kavajës. Shyqyri Jaho, në vitet '40 kishte mbërritur në Itali. Atje bëri dhe shkollën si ushtarak, e mandej, me ardhjen e regjimit komunist në Shqipëri, nuk u kthye kurrë në vendlindjen e tij. Pati një martesë të parë, por fatkeqësisht, gruaja e tij, u nda shumë shpejt nga jeta. Mandej filloi të punojë në Itali me lloj lloj punërash, derisa vendosi të merret me biznes. E pas kësaj, filluan të vijnë edhe përfitimet e para: fillimisht bleu një shtëpi, më pas një dyqan. Edhe nga martesa me gruan e dytë nuk patën fëmijë. Komunizmi, ishte shumë i fortë në Shqipëri. Në Itali, u vendos përfundimisht me dokumente si azilant politik. Shumë herë tregon avokati, i erdhi radha të merrte pasaportën italiane. Por gjithmonë, e refuzoi atë. "Jo, më thosh, unë jam shqiptar, dhe dua të vdes si i tillë". E kështu, vijon rrëfimin e vet avokati, nuk u lodh në 90 vitet e jetës së tij (deri në janarin e këtij viti), që të shkonte çdo dy vjet në dyert e kuesturës italiane, për të rinovuar dokumentet e qëndrimit.

Në Foto: (majtas) Shyqyri Jaho dhe avokati i tij italian gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Romë (Lart) Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi me avokatin italian në Kavajë

Vdes 90-vjeçari në Romë gjithë pasurinë ia lë Kavajës Avokati italian: Eshtë histori unike, vlen 1 milionë euro qytetin e tij. Avokati tregon se Shyqyri Jaho ishte shumë bujar. Dhe në fakt, përpara se të ikte nga kjo jetë, testamentin, me shtëpinë dhe dyqanin që ia linte qytetit të Kavajës, e kishte bërë gati. Avokati italian interesohet pikë së pari në ambasadën tonë në Romë, për të pasur mundësi të vihet në kontakt me Kavajën e për të filluar procedurën e zbatimit të testamentit. - Po çfarë avokat? Ambasadori ynë në Romë ju tha pse për Kavajën dhe jo qeverisë shqiptare?- e pyes unë. - Si është e mundur që e gjete. Po fiks, kështu më tha. Pse Kavajës dhe jo qeverisë shqiptare, - u shpreh gjithë habi avokati, i cili realisht nuk ka pse duhet t'i dijë luftrat e

TRASHËGIMNIA PËR KAVAJËN

Avokati rrëfen se bashkë me Shyqyri Jahon e kishte vizituar Kavajën pas '90, pra pas ardhjes së demokracisë. Por kur e shihte vendlindjen e tij në atë gjendje të mjeruar, zhgënjehej. "Gjithë jetën ka vuajtur ky komunitet, dhe askush nuk është kujdesur për të. Dua një nder, pas vdekjes sime, gjithë pasuria ime të shkojë për Kavajën. Por, kur në krye të saj të vendosen njerëz të përgjegjshëm", tregon avokati për përjetimin e Shyqyri Jahos kur kishte parë edhe gjendjen tejet të lënë pas dore për

Në foto : (lart) Shyqyri Jaho në kohën kur bënte shkollën në Itali në vitet ‘40 (djathtas) Shyryri Jaho pak vite para vdekjes në bregdetin në zonën e Kavajës

brendshme politike në Shqipëri, ku Kavaja, nga një bastion i të djathtës për 22 vjet, në zgjedhjet e kaluara të pushtetit vendor, votoi për një kandidat të së majtës. Më pas ambasada i çoi letër ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe ky

"Dua ta tregoj historinë e këtij miku të shtrenjtë shqiptar për të gjithë qytetarët e Kavajës. Eshtë një histori e pabesueshme, është një histori unike" thotë avokati italian i shtetasit Shyqyri Jaho

institucion menjëherë bashkisë së Kavajës. Me të marrë këtë letër, kreu i bashkisë Elvis Rroshi vihet në kontakt me avokatin italian, i cili brenda një kohe të shkurtër, e mban frymën në Shqipëri, pikërisht në Kavajë. "Eshtë e rëndësishme të thuhet se në testament është lënë e shkruar që të gjitha të mirat i kalojnë qytetit të Kavajës ku të ndërtohet një godinë publike. E ndërkaq, t'i vendoset emri i tij" tregon avokati. Kryetari i bashkisë së Kavajës është dakord me këtë zgjidhje. Madje, nuk ka asnjë arsye për të mos e pranuar. Ndërkaq, historia ka filluar të përhapet në qytetin e Kavajës dhe ka njerëz që thonë se familjarë

të tyre edhe i njohin. Por për të pasur një mendim më të qartë se çdo të bëhet me 1 milionë eurot që ai i ka lënë qytetit të Kavajës, për këtë, këshilli bashkiak, apo vetë Bashkia, do të shikojë mundësinë për të bërë vepra publike. E rëndësishme është që të gjithë bien dakord në një pikë, që çdo lloj vepre e tillë publike, të mbajë përsipër emrin e tij.

KREU I BASHKISË

Elvis Rroshi është surprizuar me këtë "donacion" si t'i kishte rënë nga qielli. Ka tre ditë që qëndron me avokatin e Shyqyri Jahos për ta njohur me mirë njeriun që ia dha gjithë kursimet e jetës së tij qytetarëve të Kavajës. "Shumë shpejt do të shkoj në Itali, ku do të bëhen edhe procedurat sesi do të shitet prona dhe vlera e parave që do të merren nga shitja e tyre. Menjëherë pastaj do të fillojmë të gjithë procedurat për të vendosur se çfarë realisht do të ndërtojmë për qytetin. Pavarësisht shumës së donacionit nga trashëgimnia, që nuk është e vogël, më i rëndësishëm është mesazhi që përcohet nga kjo histori: Ka shumë qytetarë që mendojnë seriozisht për qytetin e tyre Kavajën. Shyqyri Jaho është një prej tyre. Unë e shoh gjatë gjithë këtyre ditëve: pavarësisht se gjendemi ngushtë dhe në mungesën e fondeve për të bërë vepra të mira për qytetin, janë vetë njerëzit, madje edhe bizneset, që mendojnë akoma më shumë sesi mund të ndryshojmë pamjen e qytetit tonë. Një qytet, që në 20 vite demokraci ka qenë thuajse i braktisur nga investimet dhe përkushtimi i njerëzve për të ndryshuar fytyrën e këtij qyteti. Por, ashtu sikurse e kemi parë gjatë gjithë këtyre muajve, janë vetë qytetarët që e kërkojnë dhe e duan ndryshimin, jo vetëm për qytetin, por edhe për familjet e tyre" thotë Elvis Rroshi kryetar i Bashkisë së Kavajës.


E martĂŤ, 1 maj 2012

13


14

E martë, 1 maj 2012

EKONOMI

Automjetet pesëfishohen importet përdoren më rrallë

Z

hvendosja e taksës së ndotjes nga dogana te kolaudimi, si dhe ndarja e saj në këste vjetore, ka sjellë një bum të vërtetë në importin e makinave në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ndërkohë që çmimet e makinave në tregun e brendshëm kanë rënë ndjeshëm dhe më shumë shqiptarë kanë sot mundësi të realizojnë ëndrrën e posedimit të një automjeti për

përdorim personal. Të dhënat statistikore të publikuara nga INSTAT-i tregojnë se në periudhën tetor-dhjetor 2011 në Shqipëri u importuan 19.153 automjete, nga vetëm 3.956 automjete që qenë importuar në të njëjtën periudhë të vitit 2010. Në vitin 2011, në vendin tonë hynë mbi 32 mijë makina, nga vetëm 16 mijë që patën hyrë në vitin 2010. Ndërkohë, çmimet e makinave të

fashës së mesme kanë rënë me 30-50 për qind në muajt e fundit në tregun e brendshëm. Një makinë me jetëgjatësi dhjetëvjeçare sot kushton jo më shumë se 3-4 mijë euro, ndërkohë që një vit më parë kushtonte 5 apo 6 mijë euro. Por, rritja e çmimit të karburanteve ka qenë një faktor në kah të kundërt dhe shumë makina të blera po përdoren rrallë.

Guvernatori, ashpërsim masash për kreditë e këqia

Fullani: Më 2009 lajmërova krizën "Ulja e borxhit nuk stimulon rritjen" Lajmi Kundërshtimi

Kreu i bankës qendrore ka deklaruar dje se që na vitin 2009 ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për rreziqet e krizës. Sipas tij, Banka e Shqipërisë do të marrë masa për të përballuar rritjen shumë të shpejtë të kredive me probleme, duke kërkuar sekuestron me rigorozitet të pasurive të lëna peng

„„„

Në një linjë me qeverinë, Fullani tha dje se ulja e borxhit nuk do ta stimulojë rritjen ekonomike, ndonëse ky është një nga kushtet që kërkohet me ngulm nga institucionet ndërkombëtare

TIRANE

GENC KONDI

G

uvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha dje para anëtarëve të Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se sipas mendimit të institucionit që ai drejton, efektet e krizës do të vijojnë të rëndojnë Shqipërinë për një sërë faktorësh, ndërkohë që deputetët e opozitës u ankuan për mungesë transparence. Fullani u paraqiti deputetëve raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. "Më 2009 e kam paralajmëruar qeverinë për rreziqet e krizës," - tha guvernatori, duke kujtuar periudhën para zgjedhjeve parlamentare të tri viteve të shkuara, kur qeveria, nën ethet e rizgjedhjes, keqmenaxhoi buxhetin e shtetit, duke e zhytur vendin në borxhe, të cilat sot po rezultojnë shumë të vështira për t'u shlyer. "Takohemi me ministrinë e Financave çdo muaj për të koordinuar veprimet," tha Fullani. Në një linjë me qeverinë, ai shtoi se "ulja e borxhit nuk do ta stimulojë rritjen ekonomike", ndonëse ky është një nga kushtet e padiskutueshme të politikave makroekonomike, që kërkohet me ngulm nga institucionet ndërkombëtare.

RRITJA

Fullani deklaroi se rritja e prodhimit vendas dhe reformat për rritjen e konkuruesh-

mërisë do të mbështesin rritjen e ekonomisë edhe gjatë vitit 2012. Sipas raportit të BSH, rritja ekonomike për vitin e kaluar ka qënë 3.1 për qind, borxhi publik ka qenë sa 58.1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa deficiti buxhetor ka kapur shifrën 3.5 për qind të PBB-së. Fullani paraqiti edhe të dhëna edhe mbi treguesit e inflacionit dhe papunësisë përgjatë vitit të kalur, duke theksuar se inflacioni ka qenë 3.5 për qind, ndërsa papunësia në nivelin 13.3 për qind. Ai shtoi

se sektori që ka pësuar më shumë rritje ka qenë industria dhe një rritje të kënaqshme kanë pasur eksportet. Ndërkohë, lidhur me zhvillimet ekonomike për vitin në vazhdim, pak ditë më parë, guvernatori është shprehur shumë më pesimist. "Viti 2012 pritet të jetë nën ndikimin e zhvillimeve të pafavorshme të ekonomisë botërore, të cilat do të kushtëzojnë edhe ekonominë vendase", tha Fullani.

KREDITË

Pasuritë e lëna peng nga

qytetarët për marrjen e kredive do të sekuestrohen për të paguar borxhin që ata u kanë bankave. Banka e Shqipërisë është e vendosur të ashpërsojë masat për ekzekutimin e kolateralit, nisur nga shqetësimi i rritjes së kredive me probleme. Ky fakt është pohuar nga guvernatori para deputetëve. Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë kërkuar nga Banka e Shqipërisë të rrisë cilësinë dhe nivelin e kreditimit në ekonomi, si një mundësi për të ulur huamarrjen me probleme. "Kreditë e këqija sipas Bankës së Shqipërisë kanë kaluar në 18.5 për qind të totalit. Sa është në këtë kredi të keqe të sistemit bankar shqiptar pjesa e shtëpive që rrezikojnë të

Në foto: Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe ministri i Financave Ridvan Bode

DEFICITI

BSH e qeveria japin dy shifra për borxhin

S

ipas ministrisë së Financave, në fund të vitit 2011, stoku i borxhit publik arriti në 772.5 miliardë lekë, sa 58.75% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë, në prezantimin e tij në Kuvend dje, guvernatori e uli më tej këtë shifër, duke raportuar një borxh publik në masën 58.1 për qind të PBB-së. Në tremujorin e tretë dhe të katërt, bankat kanë ulur investimet në bono thesari, si reflektim i kërkesave nga bankat mëmë për të ulur aktivet që konsiderohen me risk. Në këto aktive hyjnë edhe letrat me vlerë të shtetit shqiptar.

humbasin shqiptarët?", pyeti deputeti socialist Malaj. Guvernatori tha se Banka e Shqipërisë ka vetëm të

dhënat në total për kreditë me probleme dhe jo të ndara në llojet e kolateralit që është lënë peng.

Bujqësia

Fermerët pa ndihmë, kthehet parmenda „„„

N

TIRANE

ë gjithë Qarkun e Korçës fermerët i janë rikthyer punimit të tokës bujqësore me kafshë, pasi kostoja e punimit me traktor është e papërballueshme për ekonomitë e tyre. Në vend të mjeteve motorrike, masivisht proceset për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore janë kryer me krahe ose me parmendë, duke shënuar një kthim në kohë. Dikur vendin e krahut të punës e zunë mjetet motorrike, ndërsa tani ato nuk përdoren, pasi çmimi i naftës është rritur së tepermi dhe nuk ka asnjë politikë qeveritare që të ndihmojë ata në këtë drejtim.

Në pamundësi për të përballuar koston, fermertë u janë kthyer formave primitive të punës. Ky nuk është një femonem që vihet re vetëm në qarqe të caktuara të vendit. Në fshatin Erebarë të Maqellarës toka punohet me kuaj. Punimi me traktor për një dynym tokë kushton 20 mijë lekë dhe, po të shtohen këtu edhe çmimet e farërave, plehrave dhe proceseve të tjera të punës në bujqësi, ne fund prodhimi del me kosto më të lartë se çmimet e shitjes në treg. Mungesa e infrastrukturës, mbështetjes së fermerëve apo të një tregu që tërheq prodhimet e fermerëve vendas, ka sjellë pasoja për prodhuesit. Ata

punojnë me sipërfaqe të kufizuara dhe, për të ulur sadopak shpenzimet, u janë kthyer metodave primitive që sjellin rezultate të ulta në prodhim. Në programin e vet elektoral të vitit 2005, Partia Demokratike shpalli publikisht se, përsa u përket fermerëve, politika e saj ishte e qartë: çmimi i karburantit që përdoret për punime të karakterit bujqësor e agroindustrial do të subvencionohej nga shteti me një çmim fiks, pavarësisht nga niveli i çmimit të tregut, në 40 lekë të reja për litër. Aktualisht, karburanti tregtohet me 200 lekë për litër dhe këtë premtim e kanë harruar edhe ata që e kanë shpikur.


E martë, 1 maj 2012

EKONOMI

Shiten 88 milionë euro bono, nuk ndryshon interesi

M

inistria e Financave njoftoi se dje u zhvillua ankandi i bonove të Thesarit, 3-mujore dhe 12-mujore, në Bankën e Shqipërisë. Bonot me afat tremujor maturimi do të emetohen më datë 3 maj, data e maturimit të tyre është 2 gushti dhe shuma e përgjithshme e shitur ka qenë 3.2 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqipërisë ka blerë 2.59 miliardë

lekë. Interesi i këtyre bonove në shkallë vjetore ka qenë 5.31 për qind, me një rritje minimale ndaj ankandit te kaluar, kur janë shitur me interes 5.30 për qind. Ndërkohë, bonot njëvjeçare maturohen më datë 2 maj 2013 dhe shuma e përgjithshme e shitur dje ishte 9.2 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqipërisë bleu 150 milionë lekë. Në krahasim me ankandin e mëparshëm,

bonot njëvjeçare kanë shënuar të njejtën normë interesi, 7.35 për qind. Që nga fundi i vitit të kaluar, interesi i letrave me vlerë të qeverisë, duke përfshirë obligacionet, kishte ardhur në rritje, për shkak të kërkesës më të madhe për likuditet nga qeveria dhe kufizimit të blerjeve nga bankat, klientët më të mëdhenj.

Banka Botërore nuk dha kredi pa kushte „„„

TIRANE

GENC KONDI

Ë

shtë kthyer me duar bosh nga Uashingtoni kreu i Financave Ridvan Bode, pas vizitës së rradhës, në kuadër të sesionit të zakonshëm vjetor të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Për disa muaj rresht, qeveria negocioi për një kredi të butë nga 100 në 300 milionë dollarë me Bankën Botërore, por anëtarë të delegacionit kanë pranuar tashmë se ndërkombëtarët nuk kanë rënë dakord për disbursimin e kësaj shume.

Bode, me duar bosh nga Uashingtoni Pala shqiptare nuk uli deficitin Elbasan, pavarësisht nga performanca e dobët dhe në ulje e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Por kjo politikë bie ndesh me logjikën e institucioneve financiare ndërkombëtare.

MISIONET

Autostrada

400 familje nuk marrin paratë

M

bi 400 familje të shpronësuara në autostradën Levan-Tepelenë nuk kanë marrë paratë e tokës ku ajo kalon. Sipas njësive vendore, fermerët e Frakullës dhe Cakranit nuk janë kompensuar për një sipërfaqe prej rreth 53 hektarësh, edhe pse secili prej tyre është pajisur me një numër llogarie bankare prej kohësh. Komuna ka plotësuar dosjet dhe i ka dorëzuar sipas ligjit në Drejtorinë e Shpronësimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, por nuk ka ende asnjë shenjë se fermerët do të marrin lekët nga ministria e Transporteve. Për autostradën Levan-Tepelenë, me gjatësi 70 km, janë akorduar afro 70 milionë euro. Për dëmshpërblimin e pronarëve të tokës përgjatë këtij segmenti, ministria e Transporteve shpalli vitin e kaluar disburzimin e 96 milionë lekëve, por kjo shumë nuk u është dhënë ende fermerëve.

Në mars erdhi, për të dytën herë, në Tiranë misioni i Bankës Botërore, i ngarkuar për negocimin e një kredie të butë për qeverinë shqiptare, si mbështetje për buxhetin. BB ka ndërmarrë këtë nismë drejt shumë vendeve, që të shmangë pasojat e krizës globale mbi ekonomitë e tyre. Bisedime për këtë çështje ishin zhvilluar edhe disa muaj më parë, kur u duk se Banka kërkonte zbatimin e disa kushteve lidhur me politikat fiskale, në mënyrë që të disbursonte shumën. Qeveria deri tani është shprehur vazhdimisht e vendosur se nuk do të pranojë ulje më të fortë të borxhit nga ajo që ka parashikuar në kuadrin makroekonomik afatmesëm, sipas të cilit borxhi në vitin 2014 mbetet mbi 58 për qind e Prodhimit Kombëtar Bruto, nga 56% që kërkon Banka. Sipas parashikimeve të

SITUATA

Selia e Bankës Botërore në Uashington

qeverisë, deficiti buxhetor për tre vjetët e ardshëm do të jetë 3 për qind, ndërsa Banka Botërore kërkoi uljen e tij në 2.5 për qind gjatë këtij viti dhe në 2 për qind për 2013-2014-n.

VENDIMI

Banka Botërore kërkon që qeveria të ulë më tej shpenzimet e planifikuara, duke prekur investimet në infrastrukturë, në këmbim të kre-

disë me norma të ulëta interesi, duke e vënë qeverinë shqiptare para një zgjedhjeje të vështirë: të pranojë uljen më të fortë të borxhit ashtu sikur i kërkon banka, apo të mbajë shpenzimet për t'i dhënë frymëmarrje ekonomisë? Me sa duket, përballë një viti elektoral, ajo ka vendosur të kryejë shpenzimet kapitale të premtuara, si rruga Tiranë-

15

"Nuk u ra dakord për asgjë. Jemi sërish në pikën ku ishim. Nuk ka marrëveshje për kredi të re", ishte informacioni përfundimtar që erdhi përmes telefonit nga delegacioni i Financave shqiptare në SHBA. "Kushtet e vendosura na ndanë në pikëpamje të ndryshme". Refuzimi i kredisë së butë përkon me një situatë të vështirë, që është krijuar nga ulja e kreditimit bankar në vend. Madje, sikurse pohoi vetë Bode në SHBA, "Raiffeisen Bank ka deklaruar se brenda tremujorit të parë të këtij viti do të ulë kreditimin e saj me 120 milionë euro, gjë, që, sigurisht, nuk është e mirë për ekonominë tonë dhe bankat e tjera".

LAJME SHKURT

„ Thellohet kriza në Eurozonë: largohet presidenti Juncker

Kryeministri i Luksemburgut, JeanClaude Juncker, vendosi sot të largohet nga posti i presidentit të Eurogrupit. Sipas agjencisë ekonomike të lajmeve Bloomberg, ai e ndjen veten të lodhur nga ndërhyrjet gjermane dhe franceze për mënyrën se si të përballohet kriza aktuale. Sipas agjencisë, ai ka deklaruar se “Parisi dhe Berlini sillen sikur të ishin të vetmit anëtarë të grupit”. Lidhur me zëvendësuesin e tij në këtë post, Juncker është shprehur sot në një takim në Hamburg se “ mbështes krejtësisht një kandidim të mundshëm të ministrit gjerman të Financave Shojble”. Ai ka mbajtur postin e presidentit të Eurogrupit – që mbledh ministrat e Financave të zonës së Euro-s - që nga 1 janari i vitit 2005

Spanja rrëshqet zyrtarisht në recesion

„

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës ra me 0.3 për qind në tremujorin e parë në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2011, kur kishte rënë me 0.3 për qind të tjera, çka konfirmon rikthimin zyrtar të vendit në recesion, sipas shifrave paraprake të publikuara dje. Kjo prirje ishte parashikuar nga vetë qeveria dhe nga shumë ekonomistë. Instituti Kombëtar i Statistikave shpjegoi se kjo situatë është rrjedhojë e një rënieje të kërkesës së brendshme, në veçanti të konsumit familjar.

Politika fiskale

Financat, ndryshon skema e tatimfitimit „„„

TIRANE

M

inistria e Financave ka propozuar ndryshimin e skemës për parapagimin e tatimfitimit, që dy vitet e fundit është kundërshtuar nga biznesi sa i përket formës së zgjedhur për pagesën. Tatimi mbi fitimin prej 10 përqindësh, është konsideruar nga biznesi dhe ekspertët e fushës si mjet lehtësues, nga 20 për qind që ishte tre vjet më parë, por tepër e rëndë si barrë fiskale sa i takon formës si duhet paguar. Problem është fakti që ajo duhet të parapaguhet, bazuar nga bilancet e një viti më parë dhe, në jo pak raste, Tatimet kanë gjobitur subjekte për deklarime të fitimeve të ulëta, në

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

raport me periudhën paraardhëse. Pagesa kryhet çdo muaj dhe shpesh ka rënduar biznesin, pasi duhet të vërtetonte se aktiviteti i tij ekonomik nuk ka gjeneruar fitime, ndërsa tatimet kishin planifikuar ta mblidhnin, paçka situatës financiare të subjektit. Drafti i përgatitur tani nga ministria e Financave, parashikon që pagesa të kryhet një herë në tre muaj, duke u bazuar te disa rregulla, nga pagesa mujore, siç është aktualisht. Ndryshimet, në rast se miratohen nga parlamenti, do të hyjnë në fuqi jo më parë se janari i vitit të ardhshëm. Financat. Më parë, ky dikaster ka vendosur shfuqizimin e VKM-së për pagat referencë, një politikë e shpallur nga vetë

berisha si shumë e suksesshme, por që është kontestuar nga të gjitha drejtimet. Në fakt, si praktikë e përhapur, pjesa më e madhe e vendeve kërkojnë pagesën e kësteve në mënyrë periodike, zakonisht në bazë tremujore, gjatë vitit fiskal, të cilat më pas kreditohen kundrejt detyrimit final në momentin që ky përcaktohet në bazë të deklaratave tatimore vjetore. Por, në të kundërt, ekspertët e fushës gjykojnë se kalimi i pagesës nga mujore në tremujore do ta rëndojë më shumë biznesin, pasi ai i shlyente detyrimet nga pak për çdo muaj, pra e përballon disi situatën financiare, ndërsa me propozimin e fundit mund të vendosë në vështirësi.


16

E martë, 1 maj 2012

SOCIALE ZJARR TE AMBASADA FRANCEZE

PRANGA DY GRABITËSVE

Zjarr në ambientet e përfaqësisë franceze në Tiranë. Ngjarja ka alarmuar shërbimin zjarrëfikës dhe policinë e Tiranës. Fatmirësisht përmasat e zjarrit nuk ishin të mëdha dhe janë shuar në kohë duke shkaktuar vetëm disa dëme të pakta materiale. Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites në zonën e njohur si Blloku i Ambasadave në kryeqytet. Policia tha se zjarri ka qenë aksidental.

Dy persona të akuzuar se kanë kryer gjashtë grabitje gjatë muajit prill janë vënë në pranga nga policia e Tiranës. Policia tha se nga Komisarati i Policisë Nr.6 Tiranë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasveAli (ALDO) Bujar Vrapi, 24 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes dhe Shpetim Ismail Duro, 26 vjec

Komuna Dërmenas vë traun e dytë para atij të parkut

Dy postoblloqe me lekë në Apoloni Zemërohen turistët, disa kthehen mbrapsht Lajmi

Tarifa

Komuna e Dërmenasit ka vendosur një postobllok të dytë, 200 metër përpara postobllokut ekzistues të parkut Arkeologjik të Apolonisë, duke dyfishuar taksat që duhet të paguajnë vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj, Sipas drejtuesve të Parkut kjo është arbitrare, ndërsa komuna thotë se po zbaton një vendim të këshillit të komunës.

„„„

P

TIRANE

rej disa ditësh në Parkun Arkeologjik të Apolonisë po ndodh një fenomen i pazakontë. Drejtori i këtij Parku, Marin Haxhimihali shprehet se është një fenomen tepër shqetsues. Bëhet fjalë për vendosjen e një trari në mënyrë arbitrare nga ana e komunës Dërmenas, e cila u merrte taksë mjeteve që kalonin në territorin e Parkut Arkeologjik ndërkohë që një i tillë ishte vendosur nga Zyra e Administrimit të këtij Parku ku dhe ky ligjërisht u merrte taksën e vizitës në këtë park. Drejtori Haxhimihali thotë se është kontaktuar me administratën e komunës ku pas takimit ata janë shprehur për disa pretendime për disa fonde që nuk janë dhënë nga drejtoria e këtij parku për taksën e pastrimit në bazë të një marrëveshjeje. Por, thotë Haxhimihali, pastrimin ne kemi bërë vetë. Sipas tij palës së komunës i është thënë që ky konflikt të zgjidhet në mënyrë ligjore, por kjo nuk është pranuar nga pala tjetër . Këta të fundit i janë përgjigjur kësaj ftese dukë ngritur një tra brenda zonës arkeologjike të Parkut të Apolonisë. Pagesa e dyfishtë ka

Çdo mjet që hynte në territorin e Parkut paguante një taksë prej 200 mijë lekësh të reja postobllokut të parë pra atij të komunës dhe drejtuesit mjeteve befasoheshin kur punonjësit e Parkut të Apolonisë nuk e ngrinin trarin në rast se nuk paguanin taksën e e hyrjes

Hyrja për në parkun Arkeologjik të Apolonisë

shqetësuar jo vetëm vizitorët vendas, por edhe ata të huaj kur përballen me dy postoblloke njëri ligjor, tjetri antiligjor. “Vendosja e këtij trari nga ana e komunës- shprehet z. Haxhimihali nuk i kontribuon turizmit, përkundrazi ditët e

fundit kemi patur disa raste kur na janë kthyer dhe autobuzë me turistë vetëm për shkak të këtij trau”. Te bileta e tyre, sqron ai shkruhet “biletë parking” dhe aty nuk ka një të tillë, pasi në parkun arkeologjik, parkimi bëhet falas dhe hyrja e mjeteve bëhet

vetëm me një biletë hyrjeje vetëm ajo e parkut Arkeologjik te Apolonisë. Për shqetësimin që ngre Drejtori i Zyrës së Administrimit të Parkut Arkeologjik – Apoloni, nënkryetari i komunës Dërmenas, Bilbil Driza thotë se këto taksa të quajtura “taksa parkimi” vilen në bazë të një vendimi të këshillit të komunës dhe me miratim të prefekturës, pasi komuna e Dërmenas ka një marrëveshje me parkun për të marë një taksë, e cila quhet “taksë parkimi” dhe kjo ka disa vite që nuk është paguar prej tyre. “Kontrollet që kanë ardhur nga prefektura e kanë

Trari i vendosur nga komuna Dërmenas

kapur shkelje këtë- shprehet ai- dhe këtë vit nuk është paguar asnjë lek, pra vazhdon që të mos paguhet detyrimi”. Sipas z. Driza është bërë edhe një takim me drejtorin Haxhimihali ku i është dorëzuar edhe dokumenti sipas vendimit të këshillit për vendosjen e këtij trari dhe ai fillimisht tha se do t’i likuidojë këtë vit, por një fakt të tillë ai e ka mohuar. “Në këto kushte, duke zbatuar vendimin e komunës vendosëm një postobllok, pra trarin që ju shikoni sot”-thotë nënkryetari Driza. Ky i fundit është vendosur rreth 200 metra larg postobllokut të vendosur nga Zyra

e Administrimit të Parkut. Ky vendim ka hyrë në fuqi para dy javësh. Edhe dje çdo mjet që hynte në territorin e Parkut paguante një taksë prej 200 mijë lekësh të reja postobllokut të parë pra atij të komunës dhe drejtuesit mjeteve befasoheshin kur punonjësit e Parkut të Apolonisë nuk e ngrinin trarin në rast se nuk paguanin taksën e e hyrjes. Ndërsa të dielën dhjetra mjete vendase, ose të huaja kanë paguar lekët vetëm në trarin e komunës, pasi punonjësit e parkut, sipas ligjit e kishin ngritur atë lart, sepse gjatë ditëve të diela nuk paguhet taksë.

Kalendari i aktiviteteve

“Muaji i Europës”, një muaj festë „„„

TIRANE

P

ër partnerët europianë të Sh qipërisë nuk kishte rast më të mirë sesa të shfrytëzonin 9 Majin, Ditën e Europës, për t’u përfshirë në aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ky vit jubile për shqiptarët është edhe arsyeja pse përfaqësuesit e Bashkimit Europian kanë vendosur që traditën 1-javore për festimin e Ditës së Europës ta shtrijnë përgjatë 1 muaji. Duke nisur nga 1 maji deri më 31 maj, Bashkimi Europian ka përgatitur një axhendë intensive me aktivitete, të cilat kanë për qëllim promovimin e vlerave europiane. Për shembull, siç shpjegoi ambasadori Ettore Sequi, përveç një ekspozite fo-

tografike që do të tregojë lidhjet e ngushta mes shqiptarëve dhe europianëve, apo qendrës informative për biznesin, që ka për qëllim të tregojë sesa e rëndësishme është ekonomia, do të organizohen aktivitete për mbrotjen e mjedisit, konkurse mes të rinjve për njohuritë rreth Bashkimit Europian, aktivitete sportive, një kon-

ferencë arkeologjike për promovimin e trashëgimisë kulturore, promovimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetin njerëzor në ditën e homofobisë, më 17 maj dhe disa aktivitete të tjera, që do të mbyllen në një bashkëbisedim direkt në internet mes ambasadorit të Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe të rinjve shqiptarë. Sepse teknologjia tashmë është kthyer në një stil jetese edhe në Shqiperi. Ambasadori Sequi, në emër edhe të përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE, ftoi shqiptarët të bëhen pjesë aktive gjatë gjithë muajit maj. “Kjo nuk është një ftesë protokollare apo një ftesë kortezie. Kjo është një ftesë për pjesëmarrje aktive, sepse ne besojmë se komunikimi dhe ndërveprimi janë

një mënyrë që ne të mësojmë nga njëri-tjetri. Kjo është një mënyrë për të mësuar së bashku, për të mësuar me ju. Në pikëpamjen time, ajo që duhet të karakterizojë shpirtin e këtij muaji është parulla e Muajit të Europës: “Rritemi më të fortë së bashku””, deklaroi Sequi. Gjatë Muajit të Europës, i cili përkon me nisjen e proçedurave për zgjedhjen e presidentit, edhe politika shqiptare është angazhuar të shfaqet bashkëpunuese. Të paktën, siç tha ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila foli edhe në emër të kryetarit të komisionit parlamentar socialistit Ditmir Bushati, palët janë të angazhura për përmbushjen e detyrimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat.


E martë, 1 maj 2012

17

SOCIALE KAPEN ME DOKUMENTE FALSE

EMIGRANTJA TRAFIKON DJALIN

Burime zyrtare nga policia thanë se dy shtetas u ndaluan me dokumente false. I ndaluari i parë është 36vjeçari Bylbyl Gashi nga Rahoveci, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet Portit të Durrësit duke paraqitur si dokument udhëtimi një pasaportë kosovare në të cilën ndodhej një vizë zviceriane që dyshohet të jetë e falsifikuar. I ndaluari i dytë është Leotrim Beqiraj 25 vjeç, banues në Deçan

Një djalë tetë vjeçar sorollatet gjithë ditën rrugëve duke u kërkuar lëmoshë njerëzve, i detyruar nga nëna e tij, një emigrante shqiptare. Policia lokale në Iraklio (Kretë), tha dje se ka arrestuar 30-vjeçaren shqiptare ndërsa ka dërguar në përkujdesje sociale djalin e saj të mitur. Fëmija u gjet në qendër të qytetit Iraklio dhe u shoqërua në polici. Më tej pasi u mor dëshmia e tij, u krye arrestimi i të ëmës.

‘Fiks Fare’: Si abuzojnë prodhuesit në Shkodër e Lushnje Lajmi Djathi që blejnë shqiptarët nëpër markete e dyqane ka një përbërje të konsiderueshme me niseshte. Gazetarët e "Fiks Fare" kanë zbuluar se djathi nëpër baxhot e Shkodrës dhe të Lushnjes bëhet sipas porosive të tregtarëve, që për efekt të çmimit kërkojnë që qumështit t'i shtohet niseshte dhe kështu produkte del më kompakt, megjithëse nuk i ka vlerat e duhura.

„„„

Shqiptarët hanë djathë me niseshte Një një kuintal qumësht ka 20 kg niseshte Etiketat Në bazë të ligjit, biznesmenët që merren me prodhimin e tregtimin e këtij produkti, janë të detyruar që djathit t’i vendosin etiketën, ku duhet detyrimisht të vendoset sasia e niseshtesë që përmban djathi

TIRANE

E

tiketimi i produkteve ushqimore të destinu ara për konsum njerëzor është një kusht i domosdoshëm, të cilin në bazë të ligjeve në fuqi, duhet ta aplikojnë të gjithë operatorët e biznesit ushqimor. Ndërkohë që një gjë e tillë deri tani nuk po zbatohet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), e cila ka të gjitha kompetencat ligjore për të penalizuar subjektet që e shkelin këtë detyrim ligjor. Gazetarët investigativë të “Fiks Fare” kanë arritur të sjellin sërish fakte, që biznesmenë të cilët merren me prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore, vazhdojnë të prodhojnë produktet e tyre jashtë standardeve, pa etiketë dhe në kushte skandaloze. “Fiks Fare: ka zbuluar se tregu shqiptar është i mbushur me djathë, për prodhimin e të cilit përdoret niseshte, ndërsa ai u shitet konsumatorëve pa i vënë në dijeni për përbërjen e tij. Blerësit shqiptarë, përveçse konsumon një produkt, i cili në vlerat ushqyese nuk i përmbush, për më tepër kur prodhohet në kushte të tilla. Fermerë të ndryshëm në rrethin e Shkodrës kanë treguar se djathin me niseshte e prodhojnë në vartësi të kërkesë së bizneseve që e blejnë dhe më pas e tregtojnë këtë produkt. Edhe pse baxhot në këtë rreth janë me shumicë, falë edhe përdorimit me shumicë të niseshtesë, djathi shitet i gjithi në treg, i pakontrolluar nga askush. Pamjet që kanë servirur gazetarët tregojnë se baxhot e qumështit, të cilat prodhojnë këtë produkt ush-

BAXHO E KATËRT LUSHNJES

qimor, janë ngritur nëpër ambientet e banesave apo përreth shtëpive të banimit, ndërsa janë vetëpunësuar familjarë të pronarëve të tyre. Gazetarët kanë zbuluar se prodhimi i djathit me niseshte vazhdon akoma, ndërsa përveç Shkodrës, prodhimi i tij pritet të nisë sërish edhe në Lushnjë, ku pronarët e baxhove kanë treguar se prodhimin e këtij produkti me niseshte e kanë kryer për vite me radhë. Ndërsa AKU-ja në një pron-

Edhe pse baxhot në këtë rreth janë me shumicë, falë edhe përdorimit me shumicë të niseshtesë, djathi shitet i gjithi në treg, i pakontrolluar nga askush oncim për “Fiks Fare” është shprehur “se djathi me niseshte nuk sjell ndonjë problem për organizmin e njeriut”. Në bazë të ligjit, biznesmenët që merren me prodhimin e tregtimin e këtij produkti, janë të detyruar që djathit t’i vendosin etiketën, ku duhet detyrimisht të vendoset sasia e niseshtesë që përmban djathi, si dhe nën-

produktet e tjera, që kanë përzierje, të cilat bëjnë që qumështi të japë djathin. Ja bisedat me prodhuesit e djathit. Baxhot në rrethin e shkodrës.

BAXHO E PARË

Fiksi - Po ju, çfarë djathë bëni? Pronarja - Djathë të bardhë. Fiksi - Djathë lope? Djathë.. Pronarja - Lope, lope, lope. Vetëm (djathë) lope, s’ka tjetër. Fiksi - Kilja sa është këtu? Pronarja - Këtu është vetëm tremijë lekë, t’a marrësh me kile. Fiksi - Po kështu, si përzierje me çfarë është? Pronarja - Niseshte do. Pak ka niseshte, pak. Fiksi - Sa niseshte ka në përbërje(djathi)? Pronarja - në shtatë kuintal, ja.., pesëdhjetë kile niseshte.

BAXHO E DYTË

Fiksi - Çfarë djathi është? Lope? Deleje? Punëtorja - Lope. Në fakt bëhen sipas kërkesës të tregut. Si të na e kërkojë tregu. Fiksi - Po në përbërje, sa niseshte ka? Punëtorja - Një thes (niseshte) për kuintalë. Fiksi - Një thes (niseshte)

për kile i hedh? Punëtorja - Për kuintal. Më i lirë është (djathi) me niseshte. Fiksi - Ky p.sh që ka më shumë përbërje niseshteje. Ku është? Punëtorja - Ai aty pra! Fiksi - Ky këtu është me niseshte. Punëtorja - Po. I mirë është. Nuk e dallon (që është me niseshte). Kërkoje ti n.q.se mund t’a dallosh. S’mund t’a dallosh. Fiksi - Sa është ky? Punëtori - Dymijë e dyqind (lekë).

BAXHO E TRETË

Plane të baxhos kushtet jo te pastra Fiksi - Ky është djathë lope? Deleje? Pronari - Jo lope. Fiksi - Vetëm lope është! Pronari - Po. Fiksi - Me niseshte sa shkon (kilja e djathit)? Pronari - Shkon pra dymijë lekë. Fiksi - Dymijë lekë shkon! Pronari - Po. Fiksi - Dhe sa niseshte është në një kuintal (qumësht)? Pronari - Në një kuintal (qumësht) është njëzet kile (niseshte). Fiksi - Është ky? Punëtori - Ja ku është!

Fiksi - Ti e bën sipas kërkesave? Pronari - Po. Ti n.q.s e bën ashtu (djathë me niseshte), unë do t’i shtie nga ai (niseshte) po të jetë më poshtë çmimi. Fiksi - E kam fjalën e ke bërë... Pronari - Unë e kam punuar vitet me radhë (djathin me niseshte). Fiksi - E rëndësishme është që ti e bën këtë (djathë) sipas klientit. Pronari – Po, po, po. Fiksi - Sa e keni shitur këtë (djathin) me niseshte? Pronari - Unë do të t’a jap dymijë e gjashtëqind (lekë). Fiksi - Kaq e ke shitur me niseshte?

Gazetarët kanë zbuluar se prodhimi i djathit me niseshte vazhdon akoma, ndërsa përveç Shkodrës, prodhimi i tij pritet të nisë sërish edhe në Lushnjë Pronari - Unë kam shitur dymijë e tetëqind (lekë) edhe atë (djathin me niseshte). Dy e tetë. Fiksi- E ke praktikuar? Këtë po them. Gruaja e pronarit - E e e. Fiksi - Edhe këtë vit? Gruaja e pronarit - Që për vit të ri e këtej jo njëherë. Tani mund të fillojë të lëvizë, ecën pak më shumë djathi

LAJME SHKURT

„ Enciklopedia e Shkupit, zgjidhje nga akademikët

Akademikët e Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë vendosur të zgjidhin së bashku problemet që hapi botimi i një enciklopedie në Maqedoni duke krijuar një komision të përbashkët rishikimi që nis punën në qershor. Komisioni ka si qëllim që të ofrojë një interpretim të ri për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe popullit shqiptar. “Ky këshill që do formohet, do të zgjidhë problemet dhe pyetjet e hapura”, tha Gudar Beqiraj, kryetar i Akademsië shqiptare të Shkencave, për Southeast European Times. Ndërsa kreu i akademikëve maqedonas Vlado Kambovski sugjeron se “ duhet ngritur një akademi ballkanike për të zgjidhur gjithë pyetjet e ngritura për historinë dhe shkencën”. Akademikët e të dy vendeve do të mblidhen në Ohër në qershor për të gjetur mendimin e përbashkët në çështje të ndryshme të marrëdhënieve shqiptaromaqedonase.

„ Zgjedhjet në Greqi, pasaporta për shqiptarët

Në 6 maj Greqia do të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat pritet t’i japin fund qeverisjes së përkohshme të Lukas Papadimos. Në përpjekje për të fituar sa më shumë zgjedhës, partitë politike kanë nisur të shfaqin spotet e tyre elektorale, duke propozuar zgjidhje për nxjerrjen e Greqisë nga kriza dhe varësia e borxheve. Mediat vendase kanë komentuar gjerësisht vendimin e administratës aktuale për të përshpejtuar dhënien e shtetësisë greke emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj. Sipas tyre, ky është një tjetër marifet elektoral për të shtuar numrin e mbështetësve në prag të zgjedhjeve të 6 majit. Mediat greke bëjnë me dije se nga data 2-20 prill janë lëshuar mbi 129 pasaporta greke për emigrantët shqiptarë, një numër, që sipas tyre duhet të jetë disa herë më i madh duke marrë parasysh edhe kohëdhënien e tyre që prej muajit janar. Përfshirja e shqiptarëve në zgjedhjet elektorale të 6 majit shihet si një faktor me peshë në rezultatet e partive politike dhe aq më tepër të dy forcave më të mëdha, PASOK-ut dhe Demokracisë së Re.


18

E martë, 1 maj 2012

SOCIALE MATURANTËT QË MBAROJNË JASHTË

RRITEN INFEKSIONET SEKSUALE

Të gjithë maturantët që e kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit, por duan të vazhdojnë studimet e larta në universitetet tona, duhet t’i nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe më 15 maj të këtij viti, pra pas dy javësh. Sipas ministrisë së Arsimit, gjuha amtare do të jetë kushti kryesor për këtë kategori maturantësh, provim i cili do të kryhet pranë fakultetit Filologjik.

Mjekët japin alarmin se po vjen në rritje numri i të prekurve nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Sipas bluzave të bardha nëse më përpara, infeksionet seksualisht të transmetueshme ishin më të shpeshta tek emigrantët dhe kryesisht tek të rinjtë meshkujt, tashmë, thonë mjekët, nga infeksione të tilla janë të prekur të gjithë. Dhe sidomos shqetësues është numri në rritje i të rinjve.

Lidhja e Hoxhallarëve: Po shpifet për njerëz të nderuar Lajmi Denoncimi i imamit të xhamisë së Medresesë pranë antiterrorit nga vetë kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça, ka ngjallur pakënaqësi brenda besimtarëve myslimanë. Madje Forumi mysliman dhe Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë nuk kanë ngurruar t’i quajnë këto veprime të kreut të KMSH-së, si denigruese për të gjithë besimtarët dhe i kanë bërë apel atij t’i tërheqë denoncimet.

„„„

Imamët “terroristë” sherr të myslimanët Forumi mysliman: Selim Muça po bën shantazh “Unë i kam kundërshtuar ata se i kanë marrë kot në pyetje. Ju kam thënë se në Shqipëri në këtë periudhë s’ka terrorista, por policia vazhdon të këmbëngulë”- është shprehur kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça, ditën kur u shoqërua imami i Medresesë.

ESMERALDA KETA

N

ë fakt që prej disa ditësh besimtarët myslimanë, por edhe struktura të ndryshme drejtuese janë përfshirë nga debate të ashpra sa i përket ngjarjes së fundit, ku një imam u denoncua si i rrezikshëm nga vetë kreu i Myslimanëve, Selim Muça. Ata e konsiderojnë një hap i tillë si absurd. Forumi Mysliman në një deklaratë për shtyp nuk ka ngurruar t’i quajë këto veprime të Muçës edhe me tipare fashiste. “Forumi Mysliman i Shqipërisë është njohur me rastin e shoqërimit të imamit të Xhamisë së Medresesë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në Degën e Antiterrorit i bërë me kërkesën e kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça, ku sipas të dhënave që kemi e akuzon imamin për uzurpim, radikalizëm dhe ekstremizëm dhe nxitje të konflikteve fetare dhe kërkon ndjekje penale. Forumi Mysliman i denoncon këto praktika si të jashtëligjshme me tipare fashiste anti-demokratike të bazuara te shantazhi, kërcënimi dhe presioni për zgjidhjen e një konflikti, i cili është parimor, dhe administrativ. Ky reagim vjen si pasojë e një konflikti që ka pasur Komuniteti Mysliman me xhematin e Xhamisë së Medresesë, të cilët kanë kundërshtuar një vendim të Komunitetit, i cilësuar si i padrejtë sipas tyre për lirimin nga detyra dhe kalimin në dispozicion të Myftinisë së Tiranës të imam Lulzim Plloçit. Kjo lloj praktike

duhet të marrë fund një herë e mirë, se është një praktikë e përsëritur kallëzimi dhe shoqërimi i imamëve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, sa herë që KMSH ka mosmarrëveshje të brendshme me to. Po me këto lloj termash pak vite më parë janë shoqëruar në policinë e Tiranës disa nga imamët, që sot janë pjesë e stafit të lartë drejtues në KMSH”, - thuhet në dek-

laratën e Forumit Mysliman, deklaratë që mund ta gjeni të plotë në linkun http:// www.fmsh-al.org/html/ deklarat_medrese.html. Ndërkohë që duket se ky vendim i Muçës nuk është përkrahuar as nga Lidhja e Hoxhallarëve ët Shqipërisë. Në një shkrim të postuar në faqen e tyre duke bërë një analizë se ku po shkon komuniteti Mysliman, vihet në

pikëpyetje edhe çështja e imamit të Medresesë. “KMSH-ja aktuale duket se nuk ka hequr dorë edhe nga një praktikë e vjetër tejet e shëmtuar. Dhe kjo është akuza për ekstremizëm, radikalizëm apo edhe terrorizëm nga ana e drejtuesve të KMSH-së ndaj të gjithë atyre që tentojnë të mos zbatojnë qoftë edhe një urdhër administrativ shkarkimi apo emërimi, të

PYETJE PERGJIGJE

„ Çfarë ka ndodhur te Komuniteti Mysliman? Kreu i komunitetit Mysliman, Selim Muça ka denoncuar pak ditë më parë, në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pranë antiterrorit imamin e xhamisë së Medresesë për radikalizëm, ekstremizëm dhe shkaktimin e konflikteve.

„ Po imami a është shoqëruar në polici? Po ai është shoqëruar madje dy herë në polici dhe është marrë në pyetje.

„ Dhe çfarë ka ndodhur më pas?

Selim Muça

TIRANE

?

drejtë ose jo, që këta drejtues lëshojnë! Jo vetëm që për një imam dhe hatib të njohur për ne shpifet në mënyrën më të turpshme si ekstremist dhe radikal në mediat publike, por ky akt që nuk mund të quhet një lapsus i një njeriu, vazhdon më tej duke i çuar këta njerëz të paktën dy herë në zyrat e policisë dhe anti-terrorit!”, - thuhet në shkrimin përkaatës që mund ta gjeni https://www.facebook.com/ notes/lidhja-hoxhallar% C3%ABve-t%C3%ABshqip%C3% ABris%C3%AB/ ku-po-shkon-komunitetim u s l i m a n / 3 7 1 6 8 1722882550.

Ky veprim i kreut të KMSH-së nuk është pritur mirë nga shumica e myslimanëve, të cilën e kanë quajtur këtë veprim si absurd. Forumi Mysliman i Shqipërisë dhe Lidhja e Hoxhallarëve kanë dalë me deklarata të hapura ku nuk i kanë kursyer notat kritike ndaj KMSH-së, dhe madje kanë bërë apel që Selim Muça ta tërheqë denoncimin e bërë në polici, pasi i gjitha kjo e ka zanafillën në nj përplasje administrative mes KMSH-së dhe imamit të xhamisë së Medresesë.

„ Po vetë Selim Muça çfarë qëndrimi ka mbajtur? Në fakt ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Shqiptarja.com” ditën kur u shoqërua imami në polici, ai ka thënë se e ka kundërshtuar veprimin e policisë për ta shoqëruar dhe se në Shqipëri s’ka terroristë.

Bllokohet procesi

Universiteti i Sporteve, ende pa rektor „„„

U

TIRANE

niversiteti i Sporteve ende nuk e ka zgjedhur rektorin e ri. Kjo pasi, procesi në këtë universitet u bllokua për shkak se senati akademik dhe rektori aktual nuk gjetën gjuhën e përbashkët për hartimin e rregullores që do të përcaktonte fituesin e ri. Pikërisht ky ngërç ka qenë në qendër të debateve që ka përfshirë dje komisionin parlamentar të arsimit dhe medias. “117 mijë lekë neto, që rektori i ka vënë vetes së vet më vendim të firmosur. Dëmi ekonomik që është shkaktuar nga këto shkelje të mbledhura bashkë, shkon në miliona lekë. Zhbllokoni situatën duke

bërë zgjedhje, në momentin që fiton të drejtën le të kthehet. Nuk ia heq të drejtën njeri, as e diskriminon kush si

Lajmi Shkak për përplasjen mes rektorit Vejsel Rizvanolli dhe senatit akademik të universitetit të Sporteve, është vendosja e kriterit të moshës për të marrë pjesë në garën për rektor. Kjo ka bërë që jo vetëm procesi i zgjedhjeve të mos zhvillohet dhe tashmë çështja është në gjykatë, por ky universitet nuk ka miratuar ende asnjë buxhet.

pedagog, as i heq titullin, por Ligji e Arsimit e ka të përcaktuar që mandati është 4-vjeçar. Derisa është i tillë, unë

që do të kandidoj kam strategji tjetër 4-vjeçare, nuk ndërpritet në mes. Ai le të vazhdojë si profesor, si mësues që është dhe ta zgjidhë gjykata nëse ka abuzime”, - ka denoncuar shkeljet e kreut aktual, deputeti Socialist Fidel Ylli. Ndërsa zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj tha se ministri nuk ka të drejtë të ndërhyjë sipas Ligjit të Arsimit të Lartë. “Në fazën që presim vendimin përfundimtar të gjykatës dhe më pas sapo të përfundojë ky proces gjyqësor, i cili nuk lejon palët që të bëjnë zgjidhjen e problemeve, ministri i Arsimit dhe Shkencës me të drejtën e Ligjit të Arsimit të Lartë, më pas do të shpallë datën për zgjedhjen dhe të këtij institucioni të vetëm, që nuk arriti të plotësojë zgjedhjen e tij”, - ka shpjeguar Malaj.


E martë, 1 maj 2012

19

SOCIALE

P

ër vitin 2012 listës së barnave që përfitohen me rimbursim do i shtohen plot 26 medikamente të reja. Lista e re është firmosur nga ministria e Shëndetësisë dhe pritet të miratohet gjatë kësaj jave edhe në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe më pas në Këshillin e Ministrave, ku do të marrë edhe formën ligjore. Lista e barnave me

Lista e barnave me rimbursim, shtohen 26 medikamente

rimbursim, që është fuqi, u miratua në muajin qershor të vitit të kaluar. Ajo ka 420 barna dhe fondi i akorduar për të ishte plot 6.9 miliardë lekë, por kjo listë një vit më parë u shtua me vetëm 11 medikamente të reja. Ndërsa shtimi i 26 barnave të reja bënë që fondi i këtij viti të jetë 8.3 miliardë lekë. 26 barnat e reja i përkasin sëmundjeve si hipertensioni, dializa, diabeti, si dhe një

citostatikë mjaft i shtrenjtë, por më efikas për ata që janë të prekur nga leucemia. Nga skema e sigurimeve shëndetësore, përfitojnë rimbursim 100 % pensionistët, veteranët, invalidët e plotë të punës, invalidët e luftës, të sëmurët me CA, me TBC, fëmijët 0-12 muaj, si dhe jetimët. Këtë vit janë miratuar 26 barna të reja, gati dyfishi i risive të çdo vit.

Zyra e shtypit: Ne jemi ndër mbështetësit kryesorë

Bashkia braktis panairin e punës

Lajmi Bashkia e Tiranës, megjithëse është një ndër mbështetëset e panairit të punës që hapi dyert mbrëmë rreth orës 18:00, nuk ka preferuar që të marrë pjesë në këtë panair, madje as në ceremoninë e inaugurimit, duke mos u dhënë kështu mundësi të interesuarve që të njihen me projektet e saj.

„„„

Stenda e saj bosh, s’merr pjesë as në ceremoni OFERTAT PËR PUNË

Panairi, marrin pjesë 100 biznese të suksesshme

TIRANE

ESMERALDA KETA

O

rganizimi i Panaireve tanimë është kthyer në një traditë të përvitshme dhe suksesi paraprihet nga Panairet e viteve 2008, 2009, 2010, 2011, që garanton pjesëmarrjen e më shume se 40 mijë vizitorëve, gjate tre ditëve të organizimit. Në panairin që u çel dje më 30 prill në Pallatin e Kongreseve ku do të marrin pjesë dhe do të prezantojnë oferta pune 100 bizneset elitare më të suksesshme në vend, përfshirë Universitetet private. Bizneset kanë shfaqur interesin e tyre dhe madje janë shumë optimistë se nëpërmjet këtij panairi do të mund të gjejnë persona për të cilët kanë nevojë t’i kenë në stafet e tyre.

S

tenda e bashkisë së Ti ranës është e vendosur diku në fund të sallës së madhe të katit të parë të Pallatit të Kongreseve ku po zhvillohet panairi. Ajo është ndër të vetmet stenda që është bosh dhe as nuk po punohet për ta bërë gati atë dhe ofruar kështu vizitorëve të shumtë, jo vetëm ndonjë mundësi punësimi, siç bëjnë bizneset e tjera private, por në stendë ata kanë mundësi që të bëjnë edhe një reklamë të punës së tyre. Por ajo që u vu re nuk ishte vetëm mungesa e bashkisë si pjesëmarrëse në këtë panair pune, por edhe një mungesë e të gjithë përfaqësuesve të saj gjatë ceremonisë së inaugurimit që u zhvillua në orën 18:00. Me pak fjalë bashkia e Tiranës e braktisi thuajse krejtësisht panairin e punës që do të qëndrojë për tre ditë me radhë hapur dhe do të ofrojë qindra vende pune. Gazeta kontaktoi edhe me zyrën e shtypit të bashkisë për t’i pyetur nëse do të merrnin pjesë në këtë panair dhe ata na garantuan se do të ishin të pranishëm, gjë e cila së paku nuk ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. “Ne kemi stendën tonë te panairi, dhe sigurisht që do të marrim pjesë në panair, por megjithatë unë dua të them se ne jemi ndër mbështetësit kryesorë të këtij panairi”, - na thonë pranë zyrës së shtypit të bashkisë së Tiranës. Duket se bashkia e Tiranës është mjaftuar vetëm duke pasur emrin në stendën kryesore të mbështetësve të këtij aktiviteti, ku përkrah saj, përveç disa bizneseve private, që për hir të së vërtetës i kanë kushtuar një vëmendje mjaft të madhe këtij aktiviteti, janë edhe ministria e Punës apo

Stenda bosh e Bashkisë së Tiranës

Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Të dyja këto institucione e kishin bërë gati stendën e tyre që gjatë mesditës duke reklamuar të gjithë gamën e shërbimeve që ofrojnë, por edhe një portë ku ata që janë të papunë mund të interesohen se si mund të regjistrohen në zyrat e punësimit për të përfituar nga projektet e ndryshme.

PANAIRI I PUNËS

Të gjithë ata të rinj të cilët

janë ose jo të kualifikuar dhe aktualisht janë të papunë kanë një shans të ri për t’u punësuar. Rreth 100 biznese nga më të suksesshmet do të ofrojnë punë për të rinjtë, kryesisht në fushat profesionale. Kjo falë panairit të punës që është çelur dje në Pallatin e Kongreseve dhe që është organizuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në mbështetje të Pro-

gramit të Qeverisë, Strategjisë të Punësimit dhe Formimit Profesional dhe Strategjisë Evropiane të Punësimit. Panairi “Horizonte Punësimi dhe Formimi” organizuar nga Ministria e Punës dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit do të zhvillohet në datat 30 Prill-2 Maj 2012. Në këtë aktivitet, të gjithë ata që kërkojnë një punë, të sapodiplomuarit, emigrantët e rikthyer apo ata

që nuk kanë ndonjë formim profesional mund të paraqiten dhe të aplikojnë direkt për një vend pune.. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës gjatë ditëve të panairit do t’u jepet mundësia studentëve të cilët janë në përfundim të ciklit të mesëm, që të njihen me mundësitë më të mira për punësim që do të kenë dhe të zgjedhin ku të vazhdojnë studimet e larta.

1 maji

Minatorët e studentët, protestë „„„

B

TIRANE

ulevardi kryesor i Tiranës gjatë ditës së sotme do të mbushte me minatorë, studentë e punëtorë që do të protestojnë për më shumë të drejta. Kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri ka deklaruar se protesta do të nisë nga ministria e Punës, për t’u ndalur tek Kryeministria. “Një pjesë do të jetë te kryeministria ndërsa një pjesë do të fillojë tek ministria e Punës dhe do lëvizim nga aty drejt kryeministrisë. Ne do ta fillojmë në orën 10.30 tek ministria e Punës më pas do të lëvizim dhe ne drejt kryeministrisë. Shpresojmë që qytetarët këtë radhë do të kenë vëmendjen e duhur për veten e tyre, për të drejtat

e tyre që nuk mbrohen duke ndenjur në Shqipëri por duke u përballur me realitetin”, - ka deklaruar Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së minatorëve. Ndërkohë të rinjtë e lëvizjes “Univer-

Lajmi 1 maji, njihet si dita botërore kur punëtorët në mbarë botën ngrihen në protesta për të kërkuar më shumë të drejta në punë. Duket se kështu do të ndodhë edhe në vendin tonë, ku së paku, studentët dhe minatorët kanë paralajmëruar protesta masive

siteti në Rrezik”, u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që nesër të dalin në shesh për të protestuar. “Për të kërkuar së bashku me minatorët, metalurgët, punëtorët e tjerë e të papunët, disa të drejta që lidhen me zhvillimin e arsimit publik: e drejta për arsim publik falas e cilësor si dhe rikonceptimin e vetë arsimit publik. Për të kërkuar rritjen e cilësisë në universitetet publike përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe cilësisë akademike; krijimin e mundësive për promovimin dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe njohurive të fituara gjatë studimeve. Nesër (1 Maj) në ora 10:30 para Ministrisë së Punës”, - thuhet në një njoftim të kësaj lëvizjeje rinore.

LAJME SHKURT

„ Master

kualifikimi për administratën

Punonjësit e administratës, kryesisht ata që janë të punësuar në sektorin e drejtësisë si gjykatat e burgjet duhet të bëjnë një master kualifikimi. Kjo për të përmirësuar metodikën e punës dhe sjelljes ndaj të dënuarve. Por ky master do t’i shërbejë edhe të diplomuarve në bachelor të shkencave sociale dhe juridikut. Sipas Ministrisë së Arsimit ky master do të garantojnë punën e atyre që janë në administratë dhe do të jetë një shans punësimi për të rinjtë. Edhe ambasadori i OSBE, Eugen Wolfarth tha se programi master “administrimi i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë” do të shërbejë në përmirësimin e shërbimeve në institucionet e drejtësisë, kryesisht në shërbimin e provës.

„ Invalidët: Na kanë

përjashtuar nga votimi

Këshilli kombëtar i personave me aftësi të kufizuar i ka dërguar një letër të hapur komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore ku i kërkojnë që të jenë edhe kjo kategori e përfshirë në procesin e votimit. Sipas tyre, ata janë rreth 120 mijë persona para e tetraplegjikë që nuk marrin dot pjesë në votim për shkak të barrierave me të cilën përballohen për të shkuar pranë kutisë së votimit. Ndërsa personat që nuk dëgjojnë nuk marrin dot informacion të plotë për shkak se media vizive nuk i shoqëron shpjegimet apo udhëzimet e institucioneve publike në gjuhën e shenjave, kurse të verbrit nuk marrin dot informacion as për fletën e votimit dhe as mbi programet elektorale të subjekteve dhe as mbi procedurat pasi ato nuk transkriptohen në brail dhe në audio.

„ Mbrojtja e Dajtit,

mblidhen kryepleqtë e zonës

Me nisjen e sezonit turistik dhe shtimin e turistëve që vizitojnë malin e Dajtit dhe parkun kombëtar, drejtori i këtij parku, Lutfi Miftari, ka përshkallëzuar masat. Nëpërmjet një takimi me kryepleqtë e komunës Dajt u theksua rëndësia e mbrojtjes së kurorës së gjelbër dhe denoncimi për çdo prerje të paligjshme. Sipas Miftarit, në konsideratë të banorëve të zonës duhet të jetë dhe parandalimi i djegieve të pemëve dhe për këtë pritet, që të ngrihen skuadra vullnetare, që do të merren me fikjen e zjarrit në terren.


20

E martë, 1 maj 2012

KULTURE

Monumenti i Pavarësisë

DEBATET: Artistët e bocetit fitues për Monumentin e Pavarësisë në Tiranë u janë përgjigjur dje mediave pas reagimit publik për procedurën e konkursit dhe mënyrën e përzgjedhjes së veprës fituese. Pas akademikëve vazhdojnë ende reagimet e artistëve në Tiranë

Visar Obrija & Kai Kiklas:

Pranojmë kritika rreth veprës, por s’e kemi vjedhur Rubens Shima, monumenti i pavarësisë, është apo s'është skulpturë parku „„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

P

ranojmë vërejtjet për konceptin dhe vlerat artistike, por nuk pranojmë që e kemi vjedhur idenë" kanë deklaruar dje në konferencën për shtyp dy artistët e bocetit të shpallur fitues, Visar Obrija & Kai Kiklas. Konferenca për shtyp u dha në Galerinë Kombëtare të Arteve në praninë e drejtorit të saj, z.Rubens Shima. Artistët kishin ardhur nga Gjermania për t'u dhënë përgjigje gjithë reagimeve, komenteve dhe akuzave të hedhura mbi bocetin fitues në mbarë mediat dhe televizionet shqiptare. Me këtë rast ata kanë prezantuar me detaje edhe punën e tyre si arkitekt dhe rrësesi është "Nuk e njohim fare fyen menduar të ngrihet ky monument, Richard Serran", përveç derdhjes tha artisti gjerman ku në materialet çelik & Kai Kiklas, i cili dhe bronz, ata thanë se monuu shpreh se "për menti do të ngrihet i lartë 8 metra të mësova kur dhe me bazament lexova në gazetën 4 metra katrorë. Ndërsa për sa i Shqiptarja.com" përket konceptit, artistët janë shprehur se një koncept i tillë është frymëzuar nga banesa shqiptare, dhe nuk është imituar artisti me famë botërore Richard Serra. "Nuk e njohim fare Richard Serran", tha artisti gjerman & Kai Kiklas, i cili u shpreh se "për të mësova kur lexova në gazetën Shqiptarja.com". "E pashë ngjashmërinë mes veprës, por është rastësi, atë vepër nuk kishim sesi ta njihnim, sepse Serra e ka pasur në koleksionin e tij", tha artisti gjerman Kai Kiklas. Edhe arkitekti Visar Obrija, i cili ka ikur pa mbushur një vjeç bashkë me familjen nga Kosova, ka pohuar se: "Ne kemi punuar shumë për këtë projekt, jemi arkitekt dhe ky ishte një projekt që duhej parë me imtësi nga ana arkitektonike. Çdo vërejtje estetike dhe artistike do ta pranoja, por jo që vepra është vjedhur". I pyetur sesa i lidhur ishte ai me Kosovën e traditat e saj, ndërsa e pamë që Visar Obrija e kishte shumë të vështirë të vështirë të fliste gjuhën shqipe (edhe intervistën e dha në gjermanisht), ai tha se në fëmijëri kishte qëndruar "për dy vjet tek gjyshi në Kosovë". Banesa shqiptare, kulla, atë e ka frymëzuar. Ndërsa ata kanë pohuar se gjatë këtyre ditëve do të bisedojnë edhe për koston, vendin dhe realizim e kësaj vepre, drejtori i Galerisë së Arteve, Rubens Shima tha se "monumenti do të ngrihet në një park të gjelbëruar dhe jo në një shesh publik". I pyetur nga gazeta se a bëhet fjalë për një vepër monumentale apo për një skulpturë parku, Shima tha se "Pavarësisht se ajo do të vendoset në një mjedis të gjelbëruar, ku do të shëtisin dhe pushojnë qytetarët, duket nga shenja e shqiponjës dhe nga deklarata e shkruar që është një monument i pavarësisë". Artistët-arkitektë, Visar Obrija & Kai Kiklas, pasi dhanë detajet prezantuese për

të gjithë projektin, vërtetë kishin punuar me profesionalizëm mbi skicat arkitekturore, por në përgjigjet e tyre për median treguan nuk ishin shumë të informuar për Historinë e Pavarësisë. Ata më tepër ishin tërhequr nga tradita shqiptare, sesa nga historia e saj. Koncepti i pavarësisë është tepër vizatimor

në këtë projekt, bashkangjitur konceptit të banesës tradicionale. A mund ta dinë këta artistë vallë fatin e një monumenti pavarësie që mund të vendoset në një park të gjelbëruar, ose tek Liqeni Artificial, me një bazament 4 metra katrorë se ç'funksione mund të marrë?!

Në foto: Monumenti i Pavarësisë (djathtas) Autorët Visar Obrija e Kai Kiklas dhe drejtori R.Shima dje në konferencën për shtyp në GKA

Kai Kiklas:

Është një dhuratë për ditëlindjen e pavarësisë

Visar Obrija:

Kisha në mendje kullën, jam pjesë e gjakut të shqiptarëve Si i keni pritur reagimet vazhdueshme në media për Monumentin e Pavarësisë dhe veprën fituese? -Ne na vjen mirë që ka reagime, por a duhet bërë në Tiranë monumenti ose jo, nuk dimë më shumë. Çfarë informacione keni marrë për të ardhur tek koncepti i Pavarësisë? -Unë kam studiuar kullën, e kam përmendur konceptin. Jeni marrë vetëm me konceptin. Nuk ju ka interesuar historia? -Natyrisht që e kam studiuar edhe historinë. Pse ju mbeti vetëm koncepti i kullës në mendje?

KADARE NË STUDION E PIKTORIT HELIDON HALITIT

N

jë takim miqsh në studion e piktorit Heli don Haliti. Pas disa ekspozitave të rëndësishme të piktorit, shkrimtari i madh Ismail Kadare ka vizituar dje studion plot me vepra të njohura por edhe punimet e fundit të artistit, të cilat do të ekspozohen rreth muajit gusht në një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Veprat e reja piktori ia ka dalë t’i mbajë të mbuluara, duke e ngacmuar kureshtjen e Kadaresë deri në kohën e ekspozitës së re. Kadare është shprehur se i pëlqen filozofia e veprës së Halitit dhe mënyra se si ai e mbron pikturën e tij. Në këtë vizitë janë shoqëruar edhe nga poeti Faslli Haliti, mik i vjetër i shkrimtarit dhe njohës i thellë i veprës së Kadaresë

-Në Gjermani preferohen traditat e vjetra. Dhe çdo herë në simpoziume ose konferenca flitet për vendet e traditat e vjetra. Dhe unë mendova: çfarë kanë shqiptarët që se kanë të tjerët. Kala kanë të gjitha vendet. Shtëpi të vjetra kanë kudo, kasolle kanë kudo. Kullën unë e shoh si një arkitekturë unike që nuk e kanë të gjithë popujt e për këtë arsye unë kisha në mendje kullën, siç jam unë një pjesë e gjakut të shqiptarëve. Kur keni ikur nga Kosova, sepse po shoh që e keni të vështirë të flisni shqip? -Unë nga Kosova kam ikur me familjen pak muaj pas lindjes tim, pa mbushur end enjë vjeç. Por prindërit më kanë çuar në Kosovë tek gjyshi për dy vjet, ku bëra klasën e parë dhe të dytë, pastaj kam jetuar gjithë jetën në Gjermani.

FOTOL

AJM

Çfarë ju nxiti të merrnit pjesë në konkursin për Monumentin e Pavarësisë në Tiranë? -Kur unë dhe Visar Obrija morëm pjesë në këtë konkurs, nuk ishim të interesuar se cila ishte klima politike që shoqëronte këtë lloj konkursi. Ajo sesi e shikojmë ne Shpalljen e Pavarësisë është më shumë një ngjarje emocionale dhe nuk e kemi parë si një moment politik. Ne kemi parë në shumë nga perspektiva e mënyrës së jetesës së shqiptarëve. Por Shpallja e Pavarësisë, duam s'duam ne, ka qenë ngjarje historike dhe politike, apo jo? -Ne menduam të festojmë një ditëlindje të saj, një kujtim. Ndoshta e dini që reagimet e para për këtë monument u bënë nga akademikët lidhur me ngjarjen historike: nuk duhet monument tjetër, ekziston ku kjo histori ka ndodhur. Si do t'i përgjigjeshit këtij reagimi? -Edhe ne nuk kemi menduar që të krijojmë një monument të ri të Pavarësisë, sepse ai dihet që është në Vlorë. Ai monument që kemi ideuar dhe krijuar ne është si të thuash si festë ditëlindjeje. Është një dhuratë për ditëlindjen e pavarësisë. Që Pavarësia e Shqipërisë nuk është shpallur


E martë, 1 maj 2012

21

KULTURE INTERVISTA Skulptori i njohur Genc Mulliqi ka reaguar jo vetëm për mënyrën e organizmit, shpalljen e veprës fituese, ngjashmërinë me veprën e R.Serrës, por edhe për sjelljen e Ministrit të Kulturës z. Aldo Bumëi dhe Drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, z. Rubens Shima me Konkursin për Monumentin e Pavarësisë

Reagimi „„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

N

uk është vetëm problemi i Ministrit të Kulturës, por është një shfaqje e mbrapshtë e një shtëpie të rrënuar", reagon skulptori i njohur Genc Mulliqi pas shpalljes së veprës fituese të Pavarësisë. Pasi pohon ashtu si shumica e skulptorëve të njohur, Arben Bajo, Sadik Spahia,Hektor Dule, Muntaz Dhrami, etj., se është absurde të aprovosh një monument pa ditur vendin se ku do të ngrihet, skulptori Mulliqi deklaron se: "Nuk mora pjesë për arsye se nuk na thanë vendin se ku do të vendosej ky monument". Por ai është shprehur edhe sesi përfundojnë këto konkurse që bëhen shpejt e shpejt dhe sesi sipas Mulliqit "çdo gjë mbyllet në një rreth aferash e shpërblimesh".

në Tiranë jemi të qartë. Për sa i përket ngjashmërisë me veprën e Riçard Serras, por edhe me konceptin, patët njëfarë ndikimi ose frymëzimi prej tij? -Ne nuk e njihnim fare veprën e këtij artisti, për të cilin ju flisni. Ka apo s'ka ngjashmëri, le ta gjykojnë të tjerët. Ne jemi të kënaqur që flitet dhe diskutohet për këtë vepër kaq shumë. A nuk ka më shumë gjasa që të flitet keq edhe për faktin se R. Serrës së viteve '80 dhe konceptit të tij ku publiku të kalojë përmes skulpturës mendohet t'i ketë ikur koha? -Ne e mirëpresim çdo lloj kritike, pavarësisht nëse ajo është pozitive apo negative. Megjithatë këtë presupozim se neve e kemi kopjuar dhe imituar e quajmë si një sulm personal. Ne jemi të hapur për çdo kritikë që mund të bëhet, është apo s'është vepër e mirë për pavarësinë, ju pëlqen arti ynë ose jo, ka apo nuk ka vlerën e duhur për ngjarjen. Jemi të hapur, por që kemi kopjuar këtë nuk e pranojmë. Të habit fakti që ju të dy nuk e njihni Riçard Serrën, një emër shumë i njohur, por edhe që ka vepra në gjithë botën. Ju jeni artist gjerman dhe ai në Berlin ngriti monumentin kundër gjenocidit nazist! -Megjithatë këtë vepër të tij, për të cilën ne akuzohemi se e kemi kopjuar nuk e njohim dhe nuk është as publike. Ajo është në koleksionin e tij privat. Ne e kemi parë ndërkaq atë veprën e Riçard Serrës, pasi erdhi kjo akuzë se ne e kemi kopjuar veprën e tij. Ne kemi një raport tjetër të përmasave të kësaj vepre, kemi përdorur material tjetër, hapja e objektit është ndryshe dhe ideja është e një kulle, siç e thamë, ndërsa në veprën e Serrës është vetën një shufër metali dhe nuk ka mbulesë dhe ky është ndryshimi. Nuk e di interpretimin e veprës së tij. Serra përdor material masiv, ne do të japim material të përpunuar dhe të ndriçuar. Ju, jeni shkolluar vetëm për arkitekturë, apo keni bërë edhe shkollë arti? -Kam studiuar arkitekturë, por kemi studiuar në atë shkollë të gjitha këto lëndë si Teori Arti, Histori Arti, Histori Arkitekture. Nuk mund t'ju them që këto fusha janë studiuar në thellësi, por mund t'ju them se Historinë e Arkitekturës e kemi studiuar në tri semestra. Ju kanë thënë se sa do të shkojë kostoja e realizmit final të projektit tuaj? -Tani fillon puna për të bërë bisedimet për shpenzimet. Në momentin që ne do të dimë sa kushton, do të bëhet prezantimi financiar dhe do të jepet një buxhet i caktuar.

GENC MULLIQI: Monumenti i pavarësisë maja e ajsbergut Ja shkeljet e tjera të Shimës

rrupsioni? -Po. Janë thënë edhe ne gazeta lajme për një seri aktesh korruptive të drejtorit aktual Shima në atë kohë që ka qenë drejtor dhe unë isha drejtori i tij. Unë i kapa vetë këto fakte. Kisha në dorë dokumentet dhe si drejtor kërkova shkarkimin e tij nga puna. Në atë kohë ishte ministër i kulturës Zoti Ylli Pango, i cili ju e dini mirë se sa i përlyer ishte vetë ai me akte korruptive. Dhe çfarë bëri ai thoni ju. Më shkarkoi mua si drejtor, dhe Rubensin në vend që ta pushonte e ngriti në detyrë dhe e bëri drejtor. Pra ju e dini cili ka qenë ministri Pango, ju e dini si i merrte në punë njerëzit. Merret mend se cilat kanë qenë motivet që ai bëri drejtor Rubens Shimën. Unë duke ditur që Pango ishte i Korruptuar, duke ditur që bëri drejtor një të korruptuar kemi të bëjmë me një trashëgimi lidhjesh korruptime dhe marrëdhënie pisanjozësh në kulturë.

Ju jeni vlerësuar prej vitesh si një nga skulptorët më të njohur. Pse nuk morët pjesë në konkursin për monumentin e Pavarësisë? -Nuk mora pjesë për arsye se nuk na thanë vendin se ku do të vendosej ky monument. Për një artist është absurde të krijojë një vepër që nuk e di se në cilën pjesë të qytetit ose në ç' marrëdhënie me të vendoset. Nuk mund të bësh një vepër në një vend që nuk dihet se ku, dhe mendoj se kjo është jo profesionale nëse i referohesh një vepre të rëndësishme. Por arsyeja e dytë pse nuk mora pjesë në këtë konkurs është edhe se mënyra e propozimit për pjesëmarrjen në këtë konkurs u bë tepër amatoreske. Kështu që s'mund të merrja pjesë. Po a kishit dëshirë që të ishit pjesëmarrës? -Kisha qejf të merrja pjesë, sepse është një vendim i rëndësishëm për artet vizuale, por mënyra sesi organizohet është joprofesionale, por është e dyshimtë edhe zgjidhja sido që do dalë. Për sa i përket ngjashmërisë me veprën e Serrës, keni ndonjë kontestim? -Unë nuk kam ndonjë gjë konkrete për fituesit. E shoh që boceti është me frymën e një modernizmi "ala Serra", por nuk mund të them me siguri që është kopje e saj. Faktikisht është me atë frymë. Artistët kanë jetuar në Gjermani ku Serra ka vepra, por ai ka vepra në gjithë botën. Punë të tij ke në Francë, në Zvicër në Gjermani. Është shumë i njohur. Nuk është puna se duhet të jesh patjetër në Gjermani ose Amerikë për ta kopjuar atë. Nëse çdo artist mund të imtojë, ose të frymëzohet nga vepra të tij, kjo nuk sjell shumë vlera, sepse edhe vetë Serra e kreu procesin e artistik, ai është autor i viteve '80. Në kohën e vet bëri tendencë. Tani nuk ka më kuptim të përsëritet qoftë edhe si koncept ose inspirim, është rrymë që i kaluar koha. Por edhe çështja tjetër është se kur bëhet fjalë për monumentin e pavarësisë nuk bëhet fjalë se na duhet një skulpturë si e Serrës. Serra ishte më shumë i shquar për skulpturat urbane. Pavarësia nuk mund të shndërrohet në një skulpturë parqesh urbane. Duhet të ketë datimin historik dhe idenë e qartë. Ju mendoni se përfaqësimi me një vepër për pavarësie duhet të ishte më origjinal? -Unë nuk mund të flas dot sesi është ajo si punë e konceptit, pa e ditur sesi dhe ku do të do të vendoset. Vendi përcakton një lidhje e varësi të madhe me konceptin. Për mua kjo është kryesore. Nuk duhet injoruar. Por, vetë ministri i kulturës, zoti Aldo Bumçi dhe këshilltari i Kryeministrit, i njoftuan në ditën e shpalljes se gjetja më parë e vendit nuk ka rëndë-

Genc Mulliqi

si, siç kontestojnë artistët? -Është fatkeqësi e madhe që Ministri i Kulturës të thotë e të mendoje një gjë të tillë. Unë ka dëgjuar fjalë shumë të mira për të, se është një njeri i kulturuar, por ja që s'merr vesh hiç nga këto punë. Kjo është e qartë pas asaj që ka thënë. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Kur bëhet fjalë për punët e kulturës këtu, nuk është vetëm problemi i ministrit të Kulturës por është një shfaqje e mbrapshtë e një shtëpie të rrënuar, sa nuk ka ku të vejë më. Hidhet ndonjë kockë ndonjëherë, bëhet ndonjë gjë e vogël, ashtu shpejt e shpejt sa për të thënë dhe çdo gjë mbyllet në një rreth aferash e shpërblimesh. Boceti fitues është shpërblyer me 35 mijë euro sipas burimeve zyrtare. -E Besoj dhe po më duket pak lirë, mund të ishte edhe më shtrenjtë, kur bëhet fjalë për një vepër të karakterit kombëtar, por këtu nuk bëhet fjalë se sa do të marrë një fitues, por në të gjitha detajet çdo hap i këtij konkursi është strukturuar keq. Dhe ky lloj strukturimi flet shumë për mënyrën si organizohet një aktivitet kulturor, si ngrihet një juri dhe si shpërndahen disa çmime... Çfarë di ti nga përvoja jote edhe si një ish drejtor i galerisë së Arteve sesi përzgjidhen, përzgjedhin dhe organizojnë konkursin këto juri? -Duke qenë se bëhet fjalë për një administratë e cila ka emër për mëkate korruptive, në rastin konkret, drejtori i Galerisë është i njohur si një person i korruptuar thjesht para disa vjetësh janë botuar faksimile të dhënies së parave gjoja disa emrave që ai ia jete vetes së vet. Jeni i sigurt për këtë që thoni? -Unë për këtë konkurs nuk di shumë fakte të reja, por është normale kur kemi të bëjmë me një drejtues të korruptuar, sigurisht që do të ngrihet një juri e korruptuar. Domethënë ju dini fakte të vjetra ko-

Mendoni se mund të jetë përsëritur kjo histori? -Unë në atë kohë kam pasur fakte. Ju i keni edhe nëpër gazeta. Sot nuk kam si i zbuloj, por atëherë mbeti një rast unikal që kur drejtori i një institucioni shkarkohet nga detyra, sepse kërkonte shkarkimin e nëndrejtorit te institucionit për akte korruptive dhe ndërkohë dhe mua më kaluan si vartës të tij. U detyrova të japë dorëheqjen. Duke e parë sesi ka punuar Shima, unë nuk kisha asnjë dyshim se ky konkurs do ët ishte një farsë e anës estetike të Problemit. Për mua nuk problem se duhet apo s'duhet monumenti, kjo është diçka që e dimë më mirë historianët akademikët. Unë si artistët do të ndërtoja me plot dëshirë një monument pavarësie, por mënyra si u bë konkursi dhe koha e shkurtër e tij kanë një arsye, sepse kur bëhen projektet emergjente mund të luhet shumë mirë me lëvrimin e fondeve, s'ka kohë për analiza dhe ekononomizim. Kjo gjë jo vetëm që humbet vlerën e projektit, siç po ndodh, por lë pas një faturë të dyshimtë financiare. Sa vite mendoni se vijon kjo histori korrupsioni në juritë e konkurseve? -Duke qenë se e njoh korrupsionin e drejtuesit Shima, ai ka një histori të gjatë korrupsioni, një histori të lëvrimit të fondeve siç ka bërë në Bienalen e Venecias në 2007-n, një sërë aktesh korruptime. Merret me mend që duke qenë një person i njohur publikisht si njeri korruptuar edhe këto situata do të kthehen në situatat korruptive Me çfarë po merreni kohët e fundit në fushën e artit? -Unë kam pasur dy ekspozita personale vitin e kaluar. Të dyja kanë qenë në skulpturë. Njëra ka qenë në Londër dhe tjera ka qenë në Itali. Jam duke parë për një hapësirë të re për një ekspozitë jashtë shtetit dhe në të njëjtën kohë jam duke punuar për të shkuar në Angli përsëri. Në të njëjtën kohë jam duke punuar për një seri punësh si kurator me artistë të rinj, për një ekspozitë të hapur në Galerinë e Vogël. Janë studentë që i përkushtohen vetëm skulpturës.


22

E martë, 1 maj 2012

SPEKTAKEL

Big Brother 5 „„„

ERVIN SINJARI

TIRANE

SUADA DACI

E

rvin Sinjari, ish- konkurrenti i Big Brother Albania, men don se do të jetë Liami fitues, i edicionit të pestë të këtij reality show. Në një intervistë për Shqiptarja. Com , Ervini e vlerëson shumë Liamin si konkurrent, duke pohuar se ai është një nga personat më real, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndonëse ka kaluar një vit nga përfundimi i BB4, Ervini ka qenë shpesh në qendër të shtypit rozë, si fillim për historinë e dashurisë, që pati me Ermelën fituesen e edicionit të katërt të BB, histori e cila nuk rezultoi të ishte jetëgjatë. Ervini shprehet se, edhe pse nuk janë më bashkë, ruajnë ende miqësi me njëri-tjetrin. Edhe këtë vit ai do të komentohej për njohjen e tij me një nga konkurrentet e BB5, Gertën, me të cilën mendohej se kishte pasur një histori dashurie mes tyre. Por motra e Gertës në një intervistë për suplementin THASH&THEM, rrëfeu se ata janë takuar vetëm një herë dhe se nuk kanë qenë kurrë të lidhur. Të njëjtën gjë konfirmon edhe Ervini, duke pohuar se Gertën e ka vetëm shoqe.

LIDHJET në BB , janë edhe për lojë dhe për një pëlqim ndaj një partneri. Ato bëhen më të forta brenda shtëpisë, kur ke kundër të gjithë banorët të cilët të kritikojnë.

Gertën e kam shoqe, Liam fitues i BB5 Konkurrentet femra nuk janë aq seksi sa ato të BB4 Gerta-Dritanit

"Mundohen që të na përçajnë"

Në foto: (Lart) Ervin Sinjari ishkonkurrent i BB4 dhe Gerta konkurrente e BB5 (majtas) Ermela Mezuri dhe Ervini

Ka më shumë se dy muaj, që ka startuar edicioni i 5 i BB, si ju duket? Në fillim ishte pak i mërzitshëm, por si gjithmonë Big Brother është një format, me shumë supriza dhe të them të drejtën më pëlqen për aq sa po e ndjekë.

Këtë vit në BB, kemi pasur edhe disa lidhje , për mendimin tuaj sa reale janë ato? Lidhjet janë të detyruara në sensin kush nuk frenon hormonet duhet ti japi drejtim. Nuk rrihet aty brenda me muaj të terë, pa pasur raporte seksuale, është mëse natyrale.

da shtëpisë, kur i ke kundër të gjithë banorët të cilët të kritikojnë. Mendojë se aty lidhja forcohet dita ditës.

Ç'mendim keni për lojën e banorëve? Të them të drejtën Liami dhe Gerta janë lojtarë që duhen ndjekur, sidomos Liami që është i qetë dhe mbi të gjitha që është vetvetja. E komplimentojë Liamin për lojën e tij në BB.

Ju keni qenë një banorët që krijuat një lidhje brenda shtëpise, me Ermelën fituesen e BB4, lidhja juaj ishte vetëm për efekt loje apo kishte ndjenjë? Lidhjet janë dhe për lojë dhe për një pëlqim ndaj një partneri. Ato bëhen më të forta kur sidomos bren-

Si janë marrëdhëniet tuaja sot me Ermelën? Jemi komshinjë dhe kur na del koha për një kafe takohemi. Jetojmë në një pallat, s'kemi ç'të bëjmë. (qesh)

Keni ndonjë banorë të preferuar? Banorja ime e preferuar është Gerta, pasi kam shoqe.

Liami-Gentës

Është folur për një histori dashurie mes jush dhe Gertës, sa të vërteta janë këto thashetheme? Janë vetëm thashetheme. Si ju duken vajzat e shtëpisë? Jo sexy si vitin e kaluar. (qesh) Po banorët meshkuj si ju duken? Më duken shumë grindavecë, mendojë se Liami i vjen hakut. (qesh) Kush mendoni se do të jetë fituesi i këtij edicioni? Pa diskutim që Liami, do të jetë fitues i këtij edicioni të pestë të BB. Jam i bindur 100 përqind , megjithatë duhet të presim natën finale për të parë realisht se kush do të jetë fitues.

Ju vet e lidhjen e krijuat për show? Filloi si show dhe u bë "realitet" . Por dashuria është pak a shumë si "djathi", ka gjithmonë një skadencë.

Po me ish- konkurrentet e

tjerë të BB4, ruani kontakte? Jam i vetmi besoj, që kam marrëdhënie të mira me të gjithë. Jam njeri që si marr gjërat personale, ashtu siç janë banorët e tjerë, të cilëve i ngelet hatri edhe për një gjë të vogël. Mendoni që ju bëri të njohur ky reality show? Po dhe për këte vendosa të futesha në këtë reality. Jam i mendimit që pas "femrave dhe pas autobuzave nuk duhet të vraposh, sepse të lenë gjithmonë në këmbë". Ky format të hap dyert për shumë gjëra dhe sidomos në punët e zemrave. (qesh).

"Duhet të të kishim nominuar më herët" B

anorët qëndrojnë në oborr duke biseduar, e teksa flasin për ëndrrat, Liami u tregon se përgjithësisht nuk i mban mend ëndrrat, por një që ka parë brenda shtëpisë së BB ka qenë që ka parë një ish të dashurën e tij greke teksa ajo i thoshte që i gjithë publiku e do atë e nuk ka përse ta vrasë mendjen. Tani ndërhyn e i thotë se mesazh i ëndrrave në realitet, është i kundërti e Liami e mbështet këtë mendim. Liami e Gerta ngacmojnë Gentën në lidhje me faktin që ajo është e nominuar këtë javë. Liami shprehet se i bëhet qejfi që Genta është në nominim, pasi kjo do ta bëjë më aktive, por Genta mohon. Genta thotë me ironi se ka ndenjur pa folur në të vërtetë e tani do fillojë të flasë. Ajo shton se ban-

orët po sillen sikur i kanë bërë nder që e kanë nominuar e Gerta pohon. Genta i thotë Gertës se nuk mund të flasë me kompetenca mbi lojën pasi ka vetëm tre javë aty dhe e cilë-

son si komike kur e bën këtë rol. Liami i thotë Gentës se duhet ta kishin nominuar më herët në të vërtetë pasi është më ndryshe këtë javë, por Genta nuk pranon.

G

erta dhe Dritani dalin në kopsht e fillojnë të diskutojnë për banorët e ngjarjet në shtëpi, duke e krahasuar këtë edicion me edicionet e kaluara. Dritani tregon për bisedat që ka pasur me Ermalin, për të cilin thotë se vetë nuk diskuton dhe as nuk hap asnjë temë diskutimi, por atij i thotë vazhdimisht që të flasë për ligjet, meqenëse studimet e tij konsistojnë në këtë pjesë. "Do vetëm që të kapet diku", i thotë Gerta. Gerta kërkon që të sqarojë diçka me Tanin, për të cilën banorët e akuzojnë se ajo po mundohet që ta nxjerrë keq edhe Tanin përballë publikut. Gjatë spektaklit, në klipin thashethemeve është shfaqur një moment ku Gerta ka thënë se nuk po e kupton sjelljen e Tanit, i cili lëviz sa te njëri grup, te tjetri. Ajo thotë se këtë gjë ia ka thënë edhe në sy, ndërsa Tani ia kthen: "Po nuk jam Graciano unë, nuk e mora për keq". Gerta mendon se grupi tjetër i banorëve është duke u munduar që t'i përçajë me njëri-tjetrin. Ata thonë se Ermali i gjykon për faktin që ata bëjnë pjesë në një grup, ndërkohë që vetë është anëtari i një tjetër grupi brenda shtëpisë. Pas pak atje shkon Arbri dhe të dy banorët e futin edhe atë në bisedë. Arbri bëhet pjesë e mendimit të tyre, duke i mbështetur. Gerta dhe Tani i tregojnë atij për një debat që ka pasur Gerta me Ermalin, ku kanë marrë pjesë të gjithë banorët, në mbrojtje të Ermalit.


E martë, 1 maj 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Kur ¿ksimi kalon të gjitha caqet

Tani edhe Pig Brother

Fati ndihmon… fatlumët

K

I

N

ur dëshira e madhe për diçka i kalon të gjitha caqet dhe kthehet në mani, atëherë subjekti i prekur nga një sindromë e tillë është shumë zor që të ndalet më në aventurën e tij. Kështu i ka ndodhur 22 vjeçares Kristina Rei, nga Shën Peterburgu në Rusi, e cila ka vendosur me çdo kusht që ti ngjajë Jessica-s, protagonistes së Roger Rabbit. Për këtë qëllim ajo deri tani i është nënshtruar 100 injeksioneve me acid ialuronik në buzë, duke u bërë praktikisht vajza me buzët me të fryra në botë, siç mund kontsatohet lehtësisht edhe nga foto këtu pranë. Që kur ka ¿lluar këtë lloj trajtimi të veçantë, këtu e pesë vjet më parë, Kristina ka shpezuar plot 6 mijë dollarë e, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë përësëri në këtë tentativë ekstreme për t’u dukur plotësisht si Jessica, personazhi idhull i saj.

nxitur nga reality show par exelence, Big Brotherm që në Itali njëihet si Grande Fratello, një sipërmarrësh prodhues sallami e proshute në zonën e Modenas, saktësisht më Zocca, kuptophet për marketing, ka menduar që këtë eksperiencë t’ua ofrojë klientëve të produkteve të aktivitetit të tij. Me pak fjalë, prodhuesi italian i sallameve e proshutave kërkon t’u ofrojë klientëve të tij transparencë të plotë për të monitoruar të gjithë procesin e rritjes së derrave që do të bëhen ushqimi im tyre. Dhe i gjithë ky process do të bëhet i mundur nëpërmjet një aplikimi për iPhone që do të lidhet me telekamerat e posaçme të instaluara nëpër stalla. Nga ana tjerër, thotë sipërmarrësi në fjalë, i cili quhet Emanuele Ferri, kjo ka për qëllim, përveç rritjes së shitjeve, edhe ruajtjen e racës së derrava që është tipike për zonë e Emilias, e cila është në rrezik shfarosjeje.

ëse dikush ¿ton një shumë të madhe në lotarie konsiderohet vërtet fatlum, aq më tepër kur shuma e ¿tuar mund të jetë shumë e madhe. Por është gati-gati e pamundur që një njeri të jetë aq fatlum sat ë ¿tojë, brenda një kohe të shkurtër për herë yë dytë një lotari me të njëjtën shumë. Gat-gati, por jo krejtësisht e pamundur, sepse edhe kjo ka ndodhur pak kohë më parë. Kështu, superfatlumi Delma Kinney, një 50-vjeçar nga Atlanta në SHBA, kishte ¿tuar katër vjet më parë, në vitin 2008 me një biletë lotarie një shumë njëmilionë dollarëshe. Dhe ja pa u bërë mirë katër vjet Kinney godet përsëri duke ¿tuar sërish një milionë dollarë me një biletë lotarie. I divorcuar dhe baba i tre fëmijëve, ai deklaroi se një pjesë të shumës do ta japë për bamirësi, ndërkohë që e kishte blerë biletën krejt rastësisht, duke kërkuar një ilaç për ftohje në farmaci.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

15

3

4

5

16

6

17

25

18

19

20

7

21

28 32

36 41

42

48

50

58

51

59

78

60

66

71

72

53

54

56 62

80

81

82

91

90

63

68 75 84

92

66. Kështu del Jonida nga oda. 67. Një skuadër në Premier League. 69. Eshtë atraksion turistik në Pogradec. 70. Me të bëjnë një turmë. 72. Asgjë për.... croupier. 74. Diavolo i Auber. 75. Diego. Trainer i Atlético Madrid. 77. Një pjesë e antikitetit. 78. Janë udhëzimet... nga lart. 81. Një numër... femrash. 84. Ndërmarrje Ekonomike Tiranë. 85. Një mohim i prerë. 90. Nin shkrimtare. 91. Emri i Bismarck. 92. Arti i Ciceronit. 93. Eshtë shuma e... përgjitshme.

I

A L T A R E T

85

87

93

M A U S

E R

A N D E T P

I

A G

S

M A R C

I

F A Q E S

A L K

I M I

P

I

O N

A R E K A P

I

S

T A L L

P E

A M A L T E A

P E R

R A M B R P K T

S

D A L A C A R L

I

S

I

I

L L E

I

J

T E

A

R

T E T

E R E T

K

D U

R E V A N

I

T E

I

N

S O S

T O A E R R

G

A R E T H A

I

A S

T A R

A M O N A S R O A

F

I

P R E K E S

T

I

K A P

A L P

I

I M E T

E L E N A I

M

L R R A D A K J

E R

D

E

H

L L A M A R N S

E M E R

H E T S

S U R R A T

R

N E

P E D R O

A L E A T E T D R E

Virgjëresha

Me kalimin e kohës shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që shtë melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me hënën në shenjë.

Peshorja

Një ditë me dy shpejtësi, parashikohet kjo e sotmmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës me shumë plogështi, ndërsa pas dite bëheni të papërmbajtshëm.

88

Akrepi

Merkuri dhe Afërdita në Orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

Shigjetari

Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomtë dhe jo edhe a q t ë k o m p l i k u a r, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuaredhe gjërat më të parëndësishme.

Bricjapi

Me pranverën në prag duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësi në ditët e shkuara.për¿toni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të ri¿tuar shkëlqimin e humbur.

Ujori

Me pak sforco mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse hënna “kapriçioze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

Peshqit

Janë disa yjet që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja immediate. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë.

89

94

14. Në fund të vitit. 15. Simon, që thirrej El Libertador. 16. Gjysmë record. 1. Orff i Carmina burana. 17. Kishin priftërinj druidët. 2. Regjisori i Njeriu i tretë. 18. Janë gadishuj. 3. Dovana ku luan Teuta. 19. Gëlonin nga bukanierët. 5. Një copë për... kilt. 20. Grupi ... 5 që këndon. 6. Ishte gruaja e Menelik. 21. Teket e tokës. 7. Parashtesë për shumë... vitamina. 24. Sigla pa ku¿j. 8. West e Lady Lou. 25. Janë teke në ku¿j. 9. Twist i Dickens. 26. Eshtë fytyrë e keqe. 10. Një fenomen i rrezikshëm që 27. Kastile janë në fund. bën të rrëshkasë makina në shi. 28. Armët pa ku¿j. 11. Jules i Ishulli misterioz. 31. Teket e një kuote. 12. Një pjesë e antologjisë. 33. Një shqiptar autokton. 13. Me agers për adoleshentë. 35. Kë ka lënë… s’ka fuqi.

W I M

Luani

47

57

86

94. Kukulla e Ibsen.

M I

35

77

ɷ VERTIKAL

N O

34

Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi mund irritimi bën të hidhni hapa të gabuar.

64

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM M A S K A R A

14

Gaforrja

Duke pasur parasysh kuadrin yjor, pritet të jetë një ditë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të saturnit. Do të jenë Merkuri dhe Marsi pozitivë ata qëdo të mbajnë lart humorin tuaj.

69 76

83

13

Binjakët

Sot tra¿ku në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.

39 46

55

61

74

79

ɷ HORIZONTAL

33

45

67

73

1. Inicialet e Chaplin. 3. Kush bën një…bën favor. 6. Campanella ¿lozof. 10. Pupi regjisor italian. 15. Film i Giuseppe Tornatore-s. 17. Ka një strehë mbi... kokë. 22. Diftongu në duar. 23. Janë piktoreskë ato të Lurës. 25. Kështu trgohet i përpikti. 26. Një vrasës si maniak. 29. Eshtë qyteti i… Gjirokastrës. 30. Timo aktor. 31. Merren ne bodybuilding. 32. Shanaj regjisor. 34. Inicialet e Teslas. 36. Qëllojnë me predha. 37. Lindin në kokë. 38. Para Shop Boys. 40. Një defekt në bord. 43. Ajo e luftës ishte Marsi. 45. Numër i shkurtër. 46. Me të bëhet trokë. 48. Digjet po nuk u zbulua. 50. Mbyllin portat. 51. Habi kur s’është ai. 52. Ishte djalë i Priamit. 56. Një pije freskuese. 58. Japin e marrin para me mandate. 60. Jamie... e Një peshk me emrin Wanda. 62. Janë dentare ato të stomatologëve. 65. Një mendim.

52

12

Demi

Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin e aktivitetit tuaj, sidomos për ata që merren me biznes. Hëna në shejë ju bën paksa melankolikë.

24

38

44

49

11

29

37

43

65

10

23

27

31

40

70

9

22

26

30

8

Dashi

Do ta keni vërtet të vështirë të mbani ritmet tuaja të zakonshme, edhe pse Merkuri ju favorizon në këtë aspekt. Ndoshta është mirë që të merreni me gjërat që i keni lënë prek kohësh pas dore.

I

I M E T

N A T I

O N

T A L E

O S A K A A L T I

I

A I A

U R A I

A D M

36. Janë anestezi... lokale. 39. Një mund të jetë leshi. 40. Mund të jetë kardiak. 41. Ishte pseudoshkencë e gurit ¿lozofal. 42. Një bankar është me përqindje. 44. Ndahen nga ortakët. 47. NATO në Francë. 49. Në krye të tabelës. 52. Scoto, Doktor Subtilis. 53. Emër djali. 54. Një mish për... dado. 55. Kryeqyteti që dikur quhej Kristiania. 57. John i Parajsa e humbur. 59. Emri I Morricone-s. 60. Një pjesë e lartësisë. 61. Shkurt për company. 63. Lind në ku¿j. 64. Me dies në liturgji. 68. Paul që këndon Diana. 71. Rajone Detare Ndërkombëtare. 73. Diku në qendër. 74. Kush nuk ka s’i ecën. 76. Ente Autonome Lokale. 79. Fund dhjetori. 80. Vret me një re. 82. Rastisin në krye. 83. Mirë në qendër. 86. Fillojnë teorikisht. 87. Në kokë të robotit. 88. Inicialet e Reitman regjisor. 89. Kaluar në krye


24

E martë, 1 maj 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Obama mbledh gazetarët më në zë Darka e Presidentit amerikan me gazetarët është një ritual unik i Uashingtonit. Çdo vit, kryeqyteti amerikan mirëpret emra të mëdhenj të artit dhe ¿gura të njohura publike që mblidhen për të kaluar një natë me humor në një atmosferë të lirshme, shumë të ndryshme nga ditët e tjera të vitit. Kulmi i mbrëmjes është fjalimi i Presidentit, i cili këtë radhë hodhi plot thumba humori në drejtim të kandidatit republikan për president Mitt Romney. ɷ OSBE, marrëveshje me Beogradin për zgjedhjet Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, kon¿rmoi dje marrëveshjen me Beogradin, për, siç është thënë, “lehtësimin” e organizimit të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë. Kryesuesi i radhës së kësaj organizate, Imon Gilmor citohet të ketë thënë se kishte qenë në kontakt të vazhdueshëm me palët e përfshira, së bashku sekretarin e përgjithshëm të OSBEsë, Lamberto Zannier, “për t’i nxitur ata që të kenë një qasje pozitive”. ɷ Spanjë, protesta për shkurtimet buxhetore Dhjetëra mijëra vetë dolën dje në protesta në qytete të ndryshme të Spanjës për të shprehur revoltimin e tyre ndaj shkurtimit të buxhetit për arsimin dhe kujdesin shëndetësor. Protestat zhvillohen ndërkohë që Spanja ka rënë në recesion për të dytën herë në 3 vjet.Si rezultat i papunësisë që llogaritet në 24.4 për qind, qeveria e kryeministrit koservator Mariano Rajoy ka miratuar masa të rrepta për shkurtimin e buxhetit në pesë muajt e parë të mandatit. ɷ Londra përgatitet për Olimpiadën Olimpiada e Londrës është më pak se njëqind ditë larg. Anembanë botës, shumë konkurrentëve u duhet ende të kuali¿kohen për të marrë pjesë në garat gjatë gjashtëmbëdhjetë ditëve të aktivitetit. Të tjerë sportistë po hyjnë në javët e fundit të trajnimit. Kryeqyteti britanik është pothuajse gati për të pritur konkurrentët dhe tifozët e shumtë që do të marrin pjesë. Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Londrës është më 27 korrik dhe këtë verë pritet që për në kryeqytetin britanik të udhëtojnë rreth 300 mijë njerëz. ɷ Pastori amerikan, djeg sërish Kuranin Një vit pasi dogji disa kopje të kuranit, duke provokuar trazira në botën islame, pastori amerikan Terri Xhons përsërit sërish gjestin në fjalë. Lajmi kon¿rmohet nga mediat e huaja që kanë transmetuar një video te ¿lmuar me telefon dhe që po bën xhiron e botës, tregohet pastori Xhons që djeg sërish një kopje të Kuranit, si dhe një imazh te Profetit Muhamed. Këtë herë, Xhons e ka kryer aktin me arsyetimin se kërkon të lirohet pastori Jusef Nadarkhani, i dënuar me vdekje ne Iran.

Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419

Së shpejti...

Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

televizioni më i ri informativ në Shqipëri

origjina e lajmit... Jemi Jeminjë njëgrup grupmediatik mediatiki i pavarur pavarurnga ngaçdo çdoparti partinënëtëtë cilin cilinrregullat rregullatprofesionele profesionele tëtëinformacionit informacionitmbizotërojnë mbizotërojnë mbi mbiluftërat luftëratpolitike politike

Lajmi në High Definition

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: NE SHQIPERI Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti Irla Policani Elbasan North & South Kombi

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet Berat Berat Elbasan Fier

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital

Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande

Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

VALË UHF NË PREFEKTURAT: TIRANE-DURRES-LEZHE-FIER

NE MAQEDONI Multimedia Maqedoni Telenet Maqedoni Skupi Cable Maqedoni

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

KANALI 158

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

KANALI 50

Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Shqiptarja.com  

Shqiptarja.com

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you