Issuu on Google+

JA ARSYET PSE NISI LUFT A POLITIKE E ESADIT ME QEVERINË E VLORËS LUFTA

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: 6

E diel, 12 shkurt 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

DILEMA E MADHE ESAD PASHA

Kastriot Dervishi: Nuk ua shiti Shkodrën malazezëve por e shpëtoi komuniste, ka dritëhijet e tij.

Niko Kotherja Në foto: Dokumentet, të cilat hedhin dritë e plotësojnë aktivitetin politik të pinjollit të Toptanëve dhe subvencionet që Italia bëri për të

P

ërmes dokumentacionit, vjen figura e shumë dis kutuar e Esad Toptanit. A janë të vërteta akuzat ndaj tij se e fali qytetin e Shkodrës te forcat malazeze, se punoi kundër qeverisë së Vlorës, se kreu marrëveshje të fshehta me Serbinë? Si është trajtuar Esad Pasha në historinë e Shqipërisë deri tani, përmes akteve dokumentare apo emocioneve politike? Rreth këtyre çështjeve jo pak herë të diskutueshme, flet për “Rilindas-in”, studiuesi Kastriot Dervishi, drejtor i Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme e njëkohësisht autor i librit “Histori e shtetit shqiptar”. Lidhja që ekziston mes Esad pashë Toptanit dhe akuzave që i bëhen, si është njohur figura e tij ndër shqiptarët e Amerikës? Pashai Toptanas, i damkosur negativisht nga historiografia

Esad T optani, financimet që mori nga Italia Toptani, Dr Dr.. Ledia Dushku

N

ë kuadrin e projektit His toria e Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë shek. XX, hulumtimet e mia arkivore u kryen në Arkivin Diplomatik dhe

Historik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. E ndodhur gjeografikisht afër Shqipërisë, Italia, një ndër anëtaret e koncertit evropian, kishte interesa të drejtpërdrejta ndaj fqinjit të saj, fakt ky që i jep dokumenteve të

arkivit të mësipërm një rëndësi të madhe në shkrimin e historisë sonë kombëtare. Fondet e këtij arkivi janë një pasuri e jashtëzakonshme, të cilët ndriçojnë e plotësojnë sa ngjarjet aq edhe... faqe 16 ○

faqe 18-19 ○

Takim me Presidentin W ilson gjatë homazheve Wilson në varrin e presidentit të parë të Amerikës, George W ashington. Krahas përfaqësuesëve të Washington. Kombeve të tjerë, është dhe Fan Noli

juar kështu federatat dhe mbretëritë e para, më të rëndësishmet e të cilave lulëzuan mes shekujve 5 dhe 2 para erës së re. Në ndërkohë, në anën tjetër të detit Adriatik, në gadishullin e Apenineve, po ngjizej Roma. Romakët e shihnin Ilirinë si urë për zaptime në Lindje, kështu, në vitin 229 para erës së re, ata kapërcyen Adriatikun dhe e pushtuan atë. Roma sundoi ilirët dhe trojet e tyre për gjashtë shekujt e ardhëm, por ilirët rezistuan asimilimin dhe gjuha dhe kultura e veçantë e tyre mbijetuan. Në vitin 395 të erës së re Perandoria Romake u nda në perandoritë perëndimore dhe lindore, ndërkaq tokat e ilirëve u përfshinë në atë lindore apo Perandorinë e Bizantit. Në shekullin e V-të vizigotët, hunët dhe ostrogotët sul○

Një foto e rrallë dhe 100-vjetori i themelimit të V atrës Vatrës

100 vjet pasi në Vlorë valoi flamuri kuqezi, ende sot ka më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë se sa brenda bërthamës së atdheut të tyre amë

Gjenealogjia Si shumica e amerikanëve shqiptarët e Amerikës janë banorë të rinj të saj, por si njerëz ata kanë një histori shumë të lashtë. Shqiptarët rrjedhin prej ilirëve. Paraardhësit e ilirëve ndërkaq ishin pellazgët, të cilët jetuan në Evropë, shumë përpara se grekët, romakët dhe sllavët u morën atyre shumë toka dhe u bënë fqinj me ta. Pra, shqiptarët janë ndër njerëzit më të vjetër në Evropë dhe mbase në botë. Besohet që organizimet e para shoqërore të ilirëve filluan diku kah shekujt 9 ose 8 para erës së re, kur grupe të vogla të tyre filluan të evoluojnë në bashkësi politike më komplekse duke kri-

Shqiptarët e Amerikës Historia, e tashmja, e ardhmja e tyre

Uk Lushi

Cili është vendi i Esad paoptanit në historinë e shToptanit shë T tetit shqiptar? Në historinë 100-vjeçare të shtetit shqiptar, veprimtaria e Esad Toptanit zë më pak se 8 vite. Megjithëse ka një vend relativisht të vogël në histori, emri i Esadit është përdorur për të gjetur etalonin e “tradhtarit”, pasi sipas metodologjisë marksiste në histori ka vetëm heronj dhe tradhtarë. Kësisoj është gjetur edhe në historinë tonë një “model” që konsumohet për të treguar të zezën tonë nga e kaluara, ndoshta edhe për të nxjerrë “qelibar” figura shumë herë më të errëta dhe që i takojnë regjimit komunist. Komentet rreth figurës së tij më shumë kanë qenë emocionale sesa analiza historike të mbështetura mbi fakte, të interpretuara në atë formë sikur Esadi të ishte pronari i Shfaqe 14-15 qipërisë. Nëse...

Dalip Greca

K

Musine Kokalari, datëlindja e harruar Një qortim kujtesës kolektive për 95-vjetorin e disidentes së parë grua në gjithë perandorinë komuniste Visar ZHITI

M

ë 10 shkurt, pra 2 ditë më parë, Musine Kokalari, shkrimtarja e parë grua shqiptare, disidentja e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themelt-

are e një partie opozitare, e burgosura politike, që pas 20 vitesh burg, do të mbyllte sytë në internim, ndërkaq 10 vjet më vonë, më 1993, kur diktatura komuniste kishte rënë, do të dekorohej nga Presidendi me medaljen faqe 20 “Martir i ... ○

jo fotografi, e cila është e botuar në Kalendarin e vitit 1918 të Vatrës, përjetëson takimin historik me Presidentin Wilson me 4 korrik 1918, gjatë homazheve në varrin e presidentit të parë të Amerikës, George Washington në Mount Vernon, ku krahas përfaqësuesëve të Kombeve të tjerë, është dhe Fan Noli, përfaqësuesi i Vatrës. Ai njihet lehte prej jakes prifterore. Noli, menjëherë pas takimit me presidentin Wilson, i nisi Vatrës telegramin plot shpresë:”Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha. Thuajani shokëve të tjerë me gojë. Fan Noli” * * * Me 28 prill 2012 bëhen 100

vjet nga themelimi i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”. Ky përvjetor ka privilegjin që t’i paraprijë 100 vjetorit të ditëlindjes të shtetit të Pavarur Shqiptar. Le të bashkohemi të gjithë rreth Vatrës , që i bëri nderet e merituara kombit dhe ishte faktori kryesor në ruajtjen e integritetit të Shqipërisë, duke siguruar miqësinë e çmuar dhe mbrojtjen e Amerikës. Vatra shpëtoi Shqipërinë Pavarësia e Shqipërisë u vu në udhëkryq pa u ngritur ende shteti në këmbë, dhe falë kontributit të shqiptarëve të Amerikës me anë të Vatrës, e cila, që më 1912 dhe gjer më 1920, veproi në Amerikë si qeveri në mërgim, e shpëtoi atë nga mosnjohja dhe copëtimi... ○

faqe 19


2

SH SH..com

www.shqiptarja.com

DEBATI

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 12 shkurt 2012

P ERSONAZHI D RITËHIJET

DILEMA ESAD PASHA Kastriot Dervishi: Ai nuk e shiti Shkodrën, e shpëtoi Esad T optani nuk ka qenë kundër Pavarësisë së shtetit shqiptar ... Ku dhe si nisi Toptani shqiptar... lufta politike me Qeverinë e Vlorës...V rasja e Esadit ka qenë një akt politik Vlorës...Vrasja

D OKUMENTI

Niko Kotherja

vijon nga faqja 13

Letra e 24 prillit 1913

...do të bënin një radhitje të shkurtër të veprimtarisë së Esad Toptanit si politikan dhe ushtarak, akuzat rreth tij kanë qenë: 1-Shiti qytetin e Shkodrës te malazezët. 2-Punoi kundër qeverisë së Vlorës. 3-Donte të bëhej princ i Shqipërisë (ambicie politike). 3-Kreu marrëveshje me qeverinë serbe. 4-Shiti Shqipërinë në vitin 1920. Duke u nisur nga dokumentacioni, a është e vërtetë se Esad Toptani e fali qytetin e Shkodrës te trupat malazeze? E kundërta. Esadi i dha Shqipërisë Shkodrën. Qyteti i Shkodrës është sot pjesë e shtetit shqiptar në sajë të luftës heroike që Esad Toptani zhvilloi për mbrojtjen e tij. Esadi mund ta kishte lënë qytetin kur të donte para se Konferenca e Ambasadorëve të caktonte fatin e tij në Londër. Pasi më 8 tetor 1912 shpërtheu lufta ballkanike Perandoria Osmane kërkoi armëpushim, i cili u arrit më 3 dhjetor 1912, me përjashtim të Greqisë e cila nuk e pranoi atë. Komandanti osman i forcave të armatosura të Shkodrës pas disa ditësh pranoi urdhrin e qendrës së tij dhe do të kërkonte të largohej nga qyteti. Për këtë shkak dhe për një tjetër, ai u vra më 30 janar 1913 nga shqiptarët. Në këtë mënyrë, komanda e qytetit mbeti në dorë të gjeneralit Esad Toptani, i cili udhëhoqi mbrojtjen e qytetit nga 30 janari deri më 22 prill 1913. Kufiri verior i Shqipërisë u caktua më 22

“Bajraktar i Bushakshit e krenët

S

Në Foto: Kastriot Dervishi

mars 1913. Ky kufi e përfshinte Shkodrën brenda kufijve të Shqipërisë. Esadi pra, kishte në dorë që nga data 30 janar e deri më 22 mars 1913 t’ia dorëzonte qytetin malazezëve. Ata që mbrojnë tezën se Esadi e “shiti” Shkodrën duhet të argumentojnë pse nuk e bëri Esadi këtë “shitje”. Me aktin e 22 marsit 1913 të Fuqive të Mëdha, Shkodra përfundimisht iu njoh Shqipërisë. Lufta e Shkodrës është ndër aktet e pakta të kësaj periudhe që shpërbleu përpjekjet e shqiptarëve. Pasi fati i Shkodrës u sigurua, nuk kishte asnjë rëndësi qëndresa e mëtejshme. Qyteti kishte qëndruar për 7 muaj para një agresioni të pashembullt të Malit të Zi. Nuk kishte më asnjë rezervë ushqimore apo ushtarake. Ishin ngrënë të gjitha kafshët e mundshme e deri te zhapinjtë e çdo gjallesë që mundej. Në 22 prill 1913 Esad Toptani bëri marrëveshje për të dalë nga rrethimi. Kjo marrëveshje është e karakterit rrethanor pasi nuk merret me statusin e qytetit, i cili u vendos në Londër. Revista ”Elçija e zemrës së Jezu

od po ju baj me dit me anën e kësaj letrës, se unë Essad Pashë Toptani, mas sa e sa luftravet që bana në Shkodër për shpëtimin e nerjes Shqipnis erdha në Krue. Perëndija desh për fatin e Shpiqnis të mos shkoj kot gjitha ay gjak shqiptarëve qi u derdh për lulëzimin e Shqipënis. Sod pra, çdo shqiptar, lypset me punue mar e mir për lumtëninë ton e jo për tjetër. Kto katër a pes dit, kam me ju thirr gjith ju bajraktarët për me kuvendë t’vem ato njerëz të nevojshëm për rahatin e venit, si zabita, çausha e zaptie për me rrokën rrugën e punën e marë, se po rroken rrugën e punën e marë. Se po të rroket si fillimit mrasht, anmikët ton gëzhohen. Pra ju falem porsi baba, fmisë, të mundohemi gjith së bashku për me lulëzue e me zbukurue atdhen tonë, Shqipninë. Kështu i kam shkrue gjith bajraktarëve. 24 prillit Essad Toptani

Krishtit”, nr. VIII, në vitin 1913, e ka botuar qysh atëherë këtë marrëveshje pasi nuk ka qenë e fshehtë, por e njohur botërisht. Pas mbarimit të luftës, Esadi dhe mbreti i Malit të Zi kishin interesa të kundërta, por secili mendonte për pozitën e vet. Esadi mendonte të dilte nga Shkodra i paprekur me trupat e tij dhe mbreti malazez Nikolla të bënte një hyrje triumfale në Shkodër. Nuk kishte familje në Mal të Zi që nuk kishte një të vdekur nga lufta në Shkodër. Me hyrjen në Shkodër, Nikolla do shfajësonte humbjet e mëdha që i kishin shkaktuar shqiptarët. Në kthim ai do thoshte se e mori Shkodrën, por Evropa nuk ia la ta gëzojë. A pretendonte të ishte “Princ i Shqipërisë”? Punoi Esad pashë Toptani kundër qeverisë së Vlorës, në një kohë kur edhe vetë ka qenë ministër i saj? Kur shkoi në Vlorë, Esadi u prit si “heroi i Shkodrës”. Si çdo politikan shqiptar, Esadi nuk mund të ishte jashtë konflikteve politike me politikanë të tjerë. Këto konf-

likte janë normale në politikë. Përkrahës të tij në këtë kohë janë p.sh.: Dervish Biçakçiu, Fazil Toptani, Faik Konica, Dervish Hima, Mehdi Frashëri, Petro Poga, etj. Esadi e kishte të qartë se mbretin e caktonin fuqitë, i cili do zgjidhte edhe kryeqytetin e Shqipërisë (kjo shihet në letra e shumta që janë në AQSH). Në këtë mënyrë, Esadi nuk mund të ndërmerrte nisma personale për caktim kryeqyteti apo për t’u vetëshpallur “princ” apo “mbret” sikurse është akuzuar. Esad Toptani nuk ka qenë kundër pavarësisë së shtetit shqiptar. Flamuri në Vlorë është ngritur në shtëpinë e nipit të Esad Toptanit, Xhemil Vlorës. Ky i fundit ka qenë jo vetëm nip i Esadit, por edhe shumë i lidhur me të. Xhemili ka qenë i pranishëm kur u vra Esadi në Paris. Ai madje ka dëshmuar në hetuesinë franceze se e njihte mirë cili ishte vrasësi dhe kush e kishte dërguar atë. Në gusht 1913, Esadi u prit me nderime në Vlorë “si hero i Shkodrës”. Kontradikta e tij politike me kreun e qeverisë së Vlorës u rrit kur Esadi kërkoi ndërmarrjen e

Në Foto: Esad Toptani

një sulmi që do përkrahte kryengritjen e Dibrës në shtator 1913 kundër pushtuesve serbë. Qeveria e Vlorës, ndoshta edhe për fuqitë e pakta të saj nuk e pranoi këtë propozim. Esadi u largua nga Vlora, ndërsa nga “hero i Shkodrës” filloi të quhej “tradhtar i Shkodrës”. Në këtë kohë qeveria e Vlorës qeveriste vetëm një territor të vogël të vendit midis Kavajës, Elbasanit, Beratit dhe Vlorës. Kreu i qeverisë së Vlorës dhe Esadi u përfshinë në një konflikt politik, nga i cili nuk dolën dot asnjëherë. Figura e Esad Pashës në Luftën e Parë Botërore? Si figura më e fuqishme në vend, Esad Toptani u zgjodh të kryesonte delegacionin shqiptar në Noivid të Gjermanisë 21 shkurt 1914. Në qeverinë që zgjodhi Princ Vidi, Esadi mori dy postet më të rëndësishme, atë të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Luftës. Oborri i Vidit mbizotërohej nga një luftë e ftohtë midis dy fuqive që kishin mundësuar pavarësinë e Shqipërisë, Austro – Hun-


DEBATI

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 12 shkurt 2012

SH SH..com

3

www.shqiptarja.com

Në Foto: Esad Toptani me 1914 në Durrës

tin amerikan mbi Shqipërinë duke shfaqur besimin e shqiptarëve ndaj SHBA-së. Por, në Shqipëri ndodhi çudia. Nuk u përkrah fituesi i vetëm shqiptar në Luftën e Parë Botërore, por klasa politike që humbi Luftën e Parë Botërore.

Shqiptarët e Amerikës

N

ë gazetën “Dielli”, të datës 17 mars 1914, shkruhet: “Esad Pasha, Mprojtësi i Shkodrës, u Emërua Kumandar Fuqiplotë. Mbreti i Shqipërisë (vizitë) në xhami. Esad Pasha me që është shumë popullor midis gjithë Shqiptarëvet do të jetë i zoti të mbledhë një ushtëri të fortë, prej vetëdashës me të cilën shumë lehtë do të mposhtë kundërshtimin të Epirotëvet.” Gazeta “Dielli” është themeluar dhe drejtuar prej Faik Konicës dhe Fan Nolit në Boston që në vitin 1909.

garisë dhe Italisë. Të dy fuqitë mundoheshin të zgjatnin ndikimet e tyre sa më shumë. Esadi shihej nga austro-hungarezët si pro italian. Vidi nga ana tjetër nuk ishte i aftë të kuptonte e vepronte shpejt në situatat që po krijoheshin.

A KT

Oficerët holandezë prireshin më tepër nga austro-hungarezët. Më 8 maj 1914 Esadi urdhëron për një veprim ushtarak majorin Sluis, i cili i deklaroi mosbindje. Sluis i tha hapur se nuk njihte autoritet tjetër veç mbretit. Si ushtarak i vjetër

që ishte, Esadi kërkoi dorëheqjen te Vidi, por ky nuk ia pranoi. Esadi kishte vullnet për të shtypur rebelimet që po nisnin në vend. Por pak ditë më vonë Esadi u akuzua nga Princ Vidi si “komplotist” pa asnjë fakt. U detyrua të largohej

MEMORANDUMI

Pjesë nga memorandumi i paraqitur në konferencën e paqes nga Esad Toptani

P

a dashur të ribëj këtu historinë e këtij vendi, më duket e nevojshme të kujtoj se që në kohët më të hershme Shqipëria ka luftuar kundër pushtuesve për të ruajtur karakterin e vet kombëtar, gjuhën, zakonet dhe traditat e saj. Në shekuj ajo ka qenë e pushtuar, po kurrë e nënshtruar. Pas luftërave shekullore, falë fuqive të mëdha, në vitin 1913 ajo arriti pavarësinë të cilën ajo se kishte humbur kurrë dhe megjithëse e zvogëluar në territore që i ishin shkëputur në favor të fqinjëve, ajo e priti me mirënjohje vendimin e konferencës së Londrës. Për t’i lejuar asaj të zinte vendin e vet në mes të shteteve të tjera ballkanike, të administrohej sipas mënyrave moderne, të organizohej dhe të zhvillohej, Konferenca e Londrës e kishte pajisur me një organizëm ndërkombëtar, efikasiteti i të cilit nuk kishte vonuar të shfaqej, dhe funksionimi i të cilit do të jepte rezultate të çmueshme nëse lufta botërore nuk do të kishte penguar punën e tij”. Paris, më 16 prill 1919

nga Shqipëria me ndërmjetësinë e Italisë. U kthye në Shqipëri kur vendi ishte përfshirë në rebelimin e Shqipërisë së mesme. Krijoi një qeveri dhe shtypi rebelimin e Haxhi Qamilit. Nëse në histori kritikohet dukuria “haxhi qamil”, nuk thuhet se kësaj i dha fund Esad Toptani. Përkundër dëshirës së tij, Esadi u bashkua me Antantën në vitin 1915, duke qenë i vetmi shqiptar pro saj. Në këtë aleancë ishte edhe Serbia, por Esadi kishte hyrë në aleancë për interesat e tij dhe jo të Serbisë. Pranoi kësisoj t’i shërbejë Antantës. Me hyrjen e ushtrisë austro – hungareze në Shqipëri, Esadi u largua për në Selanik. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ai duhej të merrte pushtetin si kudo, por nuk ngjau kështu. Në mes të prillit 1919, u takua me presidentin amerikan Uillson, të cilit i tha se kishte luftuar në radhët e aleatëve për parimet e shpallura prej tij (Uillsonit) dhe më e pakta që ai priste, ishte që Shqipëria të mbetej në kufijtë e 1913-s. Esadi kërkoi që presidenti amerikan ta pranonte manda-

Si e konsideroni aktin e vrasjes së Esad pashë T optanit? Toptanit? Vrasja e Esadit ka qenë një akt politik. Rivaliteti politik e vrau atë. Esadi kishte përkrahur vendimet e Kongresit të Lushnjës. Dy delegatët e Tiranës ishin caktuar prej tij. Edhe Abdyl Ypi, që u vra në ditët kur do mbahej kongresi, ishte përkrahës i Esadit. Esadi kishte pritur që të ishte pjesë e bashkëqeverisjes. Por politikanët e Tiranës e kishin ndarë mendjen të qeverisnin pa Esadin. Në këto kushte, Toptani nxiti përkrahësin e tij Osman Bali të ndërmerrte një rebelim të vogël për të trembur qeverinë. Ky rebelim ishte aq simbolik, saqë nuk pati asnjë të vrarë. Qeveria hyri në bisedime me Osman Balin. Ky kërkoi të qeveria të bisedonte me Esadin në Paris. Qeveria dërgoi një delegacion prej 4 vetash dhe nga ana tjetër nisi Avni Rustemin për ta vrarë Esadin. Ky i fundit rrinte në Paris krejt i pambrojtur, pa i shkuar mendja se vdekja do ta gjente aty. Në çastin kur u vra, fati i Shqipërisë ishte vendosur. Të gjitha fjalët se “Esadi po shiste Shqipërinë” ishin vetëm folklor politik dhe asgjë tjetër. Esadi u vra vetëm për konkurrencë politike. Do ishte me interes se cilido person që posedon të dhëna rreth “shitjeve” të Esad Toptanit t’i bënte publike ato.


4

SH SH..com

www.shqiptarja.com

DOKUMENTET

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 12 shkurt 2012

A RKIVI D IPLOMA TIK IPLOMATIK

Në Foto: Dokumentet, të cilat hedhin dritë e plotësojnë aktivitetin politik të pinjollit të Toptanëve dhe subvencionet që Italia bëri për të

IT ALIAN ITALIAN

ESAD TOPTANI Arkivat zbardhin financimet që pashai përfitoi nga Italia Nga tetori 1914 deri në shkurt 1916 i është dhënë një fond prej 1 979 980.36 liretash

Dr Dr.. Ledia Dushku

N

ë kuadrin e projektit His toria e Shqipërisë dhe sh qiptarëve gjatë shek. XX, hulumtimet e mia arkivore u kryen në Arkivin Diplomatik dhe Historik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. E ndodhur gjeografikisht afër Shqipërisë, Italia, një ndër anëtaret e koncertit evropian, kishte interesa të drejtpërdrejta ndaj fqinjit të saj, fakt ky që i jep dokumenteve të arkivit të mësipërm një rëndësi të madhe në shkrimin e historisë sonë kombëtare. Fondet e këtij arkivi janë një pasuri e jashtëzakonshme, të cilët ndriçojnë e plotësojnë sa ngjarjet aq edhe figurat tona historike. Shkrimi i mëposhtëm mbështetet në disa të dhëna për Esad pashë Toptanin, pjesë e Arkivit Politik, Serisë së Zakonshme dhe të Kabinetit (1915-1918), Shqipëria, Pako 3 dhe Pako 14, Fashikujt 390-391 (Archivio Politico, Serie Ordinario e di Gabinetto (1915-1918), Albania, Paço 3; Paço 14, F. 390- 391). Në tërësinë e tyre këto dokumente hedhin dritë e plotësojnë sa aktivitetin politik të pinjollit të Toptanëve aq edhe një periudhë tejet intensive të historisë sonë, atë të Luftës së Parë Botërore. Në shtator të vitit 1917 drejtorit të gazetës së Milanos “Perseveranca” i mbërriti një letër nga gazetari Leonardo Azzarita. Më anën e saj, Azzarita dëshironte t’i kthente përgjigje një shkrimi të një të përditshmeje zvicerane rreth prirjeve dhe veprimtarisë së Esad Toptanit. “Do të dëshiroja shprehej ai që të merrnit parasysh edhe faktin se para se të ndërmerrja një hap të tillë u këshillova me përfaqësuesit më të denjë të inteligjencës dhe rinisë shqiptare, të cilët të frymëzuar prej idealeve kombëtare e kanë gjykuar, prej kohësh, si të turpshme veprën e Pashait, një vepër e cila është e njohur nga të gjithë ata, që merren me çështjet shqiptare dhe njohin dredhitë e metodat nëpërmjet të cilave Esad Toptani është përpjekur dhe vazhdon të përpiqet të shndërrohet në përfaqësuesin e Shqipërisë....

Në Vlorë Në gusht 1913, Esadi u prit me nderime në Vlorë “si hero i Shkodrës”. Kontradikta e tij politike me kreun e qeverisë së Vlorës u rrit kur Esadi kërkoi ndërmarrjen e një sulmi që do përkrahte kryengritjen e Dibrës në shtator 1913 kundër pushtuesve serbë, kërkesë e cila nuk u muar parasysh nga Ismail Qemali.

....askush nuk e injoron faktin që ai pati mbështetjen dhe ndihmën e Italisë gjatë kohës kur qeverisë italiane i qe dukur e dobishme të mbështeste një larvë të qeverisë [së Vidit] me qëllim që të mbante ende në jetë një Shqipëri që po jepte shpirt....Loja e vjetër e dhelpërisë orientale e shfaq kurthin e saj në momentin kur ai [Esad Toptani] pranon se ka intriguar me serbët dhe grekët, të cilët edhe nëse nuk kanë qenë armiq të Italisë nuk ka fije dyshimi që janë armiq të Shqipërisë. ...Me shprehje të forta e të shprehura qartë, gazetari italian vazhdon: “Esad Toptani është dhe do të jetë gjithmonë, një përfaqësues i feudalizmit alla turk për të cilin fjalët atdhe, lartësim moral dhe politik, progres dhe demokra-

ci janë fjalë të pakuptueshme; për të cilin shteti shqiptar duhet të jetë një lloj pashallëku apo sulltanati, të cilin ai duhet ta përdorë sipas dëshirave të tij... Për Esad Pashën, shteti shqiptar duhet të jetë patjetër ajo duzinë çifligjesh, të cilat në të shkuarën përbënin feudin e paraardhësit të tij më të njohur, famëkeqit Kapllan Toptani....Në veri, në qendër dhe në jug [të Shqipërisë] ai urrehet njëlloj për shkak të së shkuarës së tij tiranike. Emri i tij është sinonim prepotence, kaosi dhe taksash. Edhe në vetë qytetet e Toptanëve në Tiranë dhe Krujë ai ka kundra katër të pestat e popullsisë, të gjithë fisin e vet dhe të gjithë familjen Toptani. Në emër të kujt flet, pra, Esad Pasha, i cili nuk ka qeverisur kurrë aq terri-

Në foto: Esad pashë Toptani, Turhan pashë Përmeti, Kontesa Villebrosa ose Princesha Sofi dhe Gjenerali De Veer

tore sa të mund t’i kapte syri i dikujt që ka hipur në majë të një plepi?...”1. Po si qëndron e vërteta rreth kësaj figure? Çfarë sjellin dokumentet e Arkivit Diplomatik dhe Historik të Romës? Dokumentet e këtij arkivi sjellin të dhëna interesante në lidhje me tre aspekte të veprimtarisë së Esad Pashë Toptanit gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore. Së pari në lidhje me marrëdhëniet e tij me Fuqitë e Mëdha dhe këtu kam parasysh dy prej tyre: Italinë dhe Francën. Së dyti, hedhin dritë mbi marrëdhëniet e tij me fqinjët ballkanikë: Serbinë dhe Greqinë. Së treti, qartësojnë përpjekjet e Esad Pashë Toptanit për të


DOKUMENTET

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 12 shkurt 2012

SH SH..com

5

www.shqiptarja.com

Si qëndron e vërteta rreth kësaj figure? Çfarë sjellin dokumentet e Arkivit Diplomatik dhe Historik të Romës? Dokumentet e arkivit të Romës sjellin të dhëna interesante në lidhje me tre aspekte: marrëdhëniet e tij me Italinë dhe Francën, Marrëdhëniet e tij me fqinjët Serbinë dhe Greqinë dhe përpjekjet e Esad Pashë Toptanit për të legjitimuar autoritetin e tij qeverisës, brenda faktorit politik shqiptar shqiptar..

legjitimuar autoritetin e tij qeverisës, brenda faktorit politik shqiptar.Në lidhje me marrëdhëniet e Esad Toptanit me Italinë, Arkivi Diplomatik dhe Historik italian ka të dhëna të shumta dhe të larmishme. Prej tyre kupton intensitetin e lartë të këtyre marrëdhënieve veçanërisht para se ai të zhvendosej nga Durrësi për në Selanik. Gjatë periudhës, tetor 1914- shkurt 1916, ai është subvencionuar periodikisht nga Legata italiane në Durrës. Dy herë në muaj në datat 15 apo 16 dhe 30 apo 31 ai firmoste nga një deklaratën ku bënte me dije marrjen e subvencionit të akorduar. Konstatoj dy fletë regjistri, njëri për periudhën tetor 1914-15 gusht 1915 dhe tjetri për periudhën 15 gusht 1915-16 shkurt 1916. Në periudhën e parë, Esadi ka tërhequr nga Legata italiane 1 122 135 lireta, ndërsa në të dytën, më pak, 538 965.36 lireta. Në total për periudhën tetor 1914-shkurt 1916, Legata italiane në Durrës është financuar nga shteti italian me një fond prej 1 979 980.36 liretash. Shumë e tërhequr nga Esadi, e paraqitur në një tabelë të tretë, është afërsisht 84% e fondit të përgjithshëm të Legatës, përkatësisht 1 661 100.36 lireta, nga të cilat 1 287 840, afërsisht 78% e shumës janë marrë në monedhë ari, pjesa tjetër rreth 22

Nga letra e gazetarit Azzarita Në veri, në qendër dhe në jug [të Shqipërisë] ai urrehet njëlloj për shkak të së shkuarës së tij tiranike. Emri i tij është sinonim prepotence, kaosi dhe taksash. Edhe në vetë qytetet e Toptanëve në Tiranë dhe Krujë ai ka kundra katër të pestat e popullsisë, të gjithë fisin e vet dhe të gjithë familjen Toptani. Në emër të kujt flet, pra, Esad Pasha, i cili nuk ka qeverisur kurrë aq territore sa të mund t’i kapte syri i dikujt që ka hipur në majë të një plepi?...”4.

% është marrë në kartëmonedhë. Ka një mospërputhje shifrash midis tabelës përfundimtare dhe dy tabelave të ndara sipas periudhave. Kjo mospërputhje, prej 70 800 liretash, të bën të mendosh se këtë shumë Esadi e ka tërhequr nën dorë, pa firmosur deklaratën përkatëse. (1 661 100.36 – 1 590 300.36 = 70 800 Lireta) Subvencione të jashtëzakonshme janë bërë gjatë muajve prill/ maj 1915, kohë kur Italia sapo ka nënshkruar Traktatin e Fshehtë të Londrës, duke i dhënë përfundimisht fund asnjanësisë në konfliktin botëror dhe duke konfirmuar qartë synimet e saj ndaj Shqipërisë. Një subvencion i jashtëzakonshëm

është bërë edhe në dhjetor të 1915. Ai lidhet me shpërblimin që Italia duhej t’i bënte Esadit me rastin e shfuqizimit të taksës doganore të importit. Më 28 dhjetor 1915, Legata italiane në Durrës njoftonte Qendrën se “Duke filluar nga dita e sotme Esadi ka shfuqizuar taksën doganore prej 10 % për importet nga Durrësi në brendësi të Shqipërisë. Kjo masë e ndërmarrë për tregtinë lokale nënkupton për Esadin një humbje prej 50.000 frangash në muaj. Kjo konfirmon edhe më tej atë çka paraqita në telegramin tim me numër 591, rreth mundësisë për të vazhduar me derdhjen e subvencionit mujor për Esadin, edhe pa faturë”2. Nga telegramet e shumta kupton se Esad Toptani ishte në shërbim të Italisë duke mbështetur sa konsolidimin politik të pozitës së saj në Shqipëri aq edhe atë ekonomik. Me fondet italiane mbahej në këmbë trupa ushtarake, ndryshe xhandarmëria që komandohej prej tij. Të hollat që mbërrinin nga thesari i Bankës Italiane shërbenin si për pagat ashtu edhe për uniformat e tyre. Siç u përmend edhe më lart Italia subvenciononte edhe humbjet ekonomike të Pashës. Për të pasqyruar sa më sipër po ju paraqes telegramin që përfaqësuesi italian në Durrës, Baroni Alioti i nisi Ministrisë së Jas-

htme, më 12 dhjetor 1915. “Esadi më bëri me dije nevojën e pagesës në ar të kuotës së ardhshme të subvencionit, me qëllim përballimin e shpenzimeve në lidhje me rrogat e xhandarmërisë, kjo për faktin se derisa të arrihet konsolidimi ynë [italian] në vend, kartëmonedha jonë ka një qarkullim të kufizuar, vetëm në tregtinë lokale. Me siguri që ajo, do të përdoret gjerësisht pas mbërritjes së trupave tona [në zonën që administrohet nga Esadi], ashtu sikurse ndodh në Vlorë e përreth saj... Do të ishte e domosdoshme për xhandarmërinë shqiptare që varet nga Durrësi, që pagesat të kryhen përkohësisht në ar. Një gjë e tillë ka një rëndësi të veçantë duke qenë se është e nevojshme që të mbahet besnike një forcë shqiptarësh e shumtë në numër, e cila kryen e do të vazhdojë të kryejë një shërbim të paçmuar. Do t’i isha mirënjohës Zotërisë Suaj nëse do të jepnit udhëzime me urgjencë në lidhje me këtë çështje, qoftë edhe për dërgimin e të paktën 100.000 liretave në ar”3. Në përfundim mund të themi se në tërësinë e tyre të dhënat e Arkivit Politik dhe Historik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Romës dëshmojnë se Esad pashë Toptani në periudhën e Luftës së Parë Botërore, ia kishte dalë mbanë të ishte sa faktor aq edhe aktor në zhvillimet e brendshme dhe në ato ndërkombëtare për Shqipërinë. Si një figurë unike në historinë e çështjes kombëtare shqiptare ai ka krijuar tashmë një fenomen historik të njohur me emrin esadizëm. Dy janë shtyllat ku mbështetet ky fenomen: koncepti primitiv për shtetin, koncept ky gati mesjetar që lidh shtetin me pronën: Atdheu im prona ime. Së dyti, e lidhur ngushtësisht me të parën, ndjenja e posesivitetit maksimal në këtë pjesë të territorit, ndjenjë kjo që i bën pjesët e tjera objekt shkëmbimi.

Instituti i Historisë Qendra e Studimeve Albanologjike (Footnotes) 1 Archivio Storico e Diplomatico del Ministero degli Affari Esteri (më tej: ASDMAE), Serie Ordinario e di Gabinetto (1915-1918), Albania, Pacco 3, Letër e gazetarit Leonardo Azzarita për drejtorin e gazetës Perserveranca, shtator 1917 2 ASDMAE, Serie Ordinario e di Gabinetto (1915-1918), Albania, Pacco 14, F. 390, Telegram i Legatës italiane në Durrës për Ministrinë e Jashtme, Durrës, dhjetor 1915 3 ASDMAE, Serie Ordinario e di Gabinetto (1915-1918), Albania, Pacco 14, F. 390, Telegram i Legatës italiane në Durrës për Ministrinë e Jashtme, Durrës, 12 dhjetor 1915 4 Archivio Storico e Diplomatico del Ministero degli Affari Esteri (më tej: ASDMAE), Serie Ordinario e di Gabinetto (1915-1918) , Albania, Pacco 3, Letër e gazetarit Leonardo Azzarita për drejtorin e gazetës Perserveranca, shtator 1917


6

SH SH..com

STUDIM

www.shqiptarja.com

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 12 shkurt 2012

K ONTRIBUTI H ISTORIA

Uk Lushi Gjenealogjia Si shumica e amerikanëve shqiptarët e Amerikës janë banorë të rinj të saj, por si njerëz ata kanë një histori shumë të lashtë. Shqiptarët rrjedhin prej ilirëve. Paraardhësit e ilirëve ndërkaq ishin pellazgët, të cilët jetuan në Evropë, shumë përpara se grekët, romakët dhe sllavët u morën atyre shumë toka dhe u bënë fqinj me ta. Pra, shqiptarët janë ndër njerëzit më të vjetër në Evropë dhe mbase në botë. Besohet që organizimet e para shoqërore të ilirëve filluan diku kah shekujt 9 ose 8 para erës së re, kur grupe të vogla të tyre filluan të evoluojnë në bashkësi politike më komplekse duke krijuar kështu federatat dhe mbretëritë e para, më të rëndësishmet e të cilave lulëzuan mes shekujve 5 dhe 2 para erës së re. Në ndërkohë, në anën tjetër të detit Adriatik, në gadishullin e Apenineve, po ngjizej Roma. Romakët e shihnin Ilirinë si urë për zaptime në Lindje, kështu, në vitin 229 para erës së re, ata kapërcyen Adriatikun dhe e

SHQIPTARET E AMERIKES Historia, e tashmja dhe e ardhmja e tyre

Në Konferencën e Paqes në Paris me 1919 Wilson-i përdori veto ndaj planit të Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë për copëzimin e Shqipërisë së mbetur në mes të fqinjëve. Me 1920 kjo Shqipëri e cunguar u pranua në Ligën e Kombeve pushtuan atë. Roma sundoi ilirët dhe trojet e tyre për gjashtë shekujt e ardhëm, por ilirët rezistuan asimilimin dhe gjuha dhe kultura e veçantë e tyre mbijetuan. Në vitin 395 të erës së re Perandoria Romake u nda në perandoritë perëndimore dhe lindore, ndërkaq tokat e ilirëve u përfshinë në atë lindore apo Perandorinë e Bizantit. Në shekullin e V-të vizigotët, hunët dhe ostrogotët sulmuan dhe shkretuan krejt rajonin, ndërsa mes shekujve VI-të dhe VIII-të popujt sllavë nisën zhvatjen dhe vendosjen në disa nga ngastrat e pjesëve verilindore të territoreve ilire. Sllavët i shtynë paraardhësit e shqiptarëve drejt perëndimit dhe jugut të Gadishullit Ilirik, siç quhej atëherë regjioni në ditët e sotme i njohur me emrin Ballkan. Ata asimiluan shumë ilirë në trojet që në kohët moderne njihen si Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Sidoqoftë, fiset ilire jugperëndimore, përfshirë ato me vendbanim në vendet moderne si Kosova, Serbia jugore, Maqedonia, Mal i Zi, Republika e Shqipërisë dhe Greqia veri-perëndimore, rezistuan asimilimin dhe akulturimin. Në shekullin e IX-të fuqia e Perandorisë Bizantine filloi të dobësohej ndërkaq që sllavët bullgarë, dhe menjëherë pas tyre kryqtarët normanë, angjevinët italianë, venedikasit dhe serbët po dyndeshin drejt tokave ilire. Gjatë mesjetës (shekujt V-XV) qytetet shqiptare, posaçërisht ato në pjesën e Adriatikut dhe Kosovën Qendrore, filluan të përjetonin zgjerim masiv ndërsa tregtia ishte në zenit. Me mirëqenien urbane erdhën edhe zhvillimi i artit, kulturës dhe arsimit. Gjuha shqipe mbijetoi përsëri, por nuk përdorej në kisha, administratë apo shkolla; në vend të saj si gjuhë zyrtare në institucionet teokratike dhe në organet qeverisëse përdoreshin greqishtja dhe latinishtja. Mendohet që diku rreth kësaj kohe, kah shekulli X-të, paraqitet për herë të parë emërtimi Shqipëria (Albania), i cili buron nga fisi i fuqishëm Albanoi në Shqipërinë Qendrore. Mirëpo përparimi u ndal kur me 1430 një pushtues tjetër, otomanët apo osmanët, ju hodh në qafë dhe ngufati territoret shqiptare, edhe pse agresorët e rinj hasën në rezistencë të fuqishme. Përgjatë mesit të viteve 1440-ta Gjergj Kastrioti (1403-1468) organizoi parinë feudale të vendit në luftime me osmanët. Kastrioti, i njohur si Skënderbeu, me ndihmën ushtarake të Romës,

Napolit dhe Venedikut, udhëhoqi me sukses kundërshtimin e zgjedhës otomane për 25 vjet. Por rezistenca shqiptare u thye pas vdekjes së Skënderbeut dhe otomanët riokupuan vendin me 1506. Përafërsisht një e katërta e popullsisë iku në Itali, Sicili dhe bregdetin e Dalmacisë përgjatë Adriatikut. Për më se katër shekuj të sundimit të rëndë, otomanët megjithatë dështuan të kontrollonin gjithë Shqipërinë. Në bjeshkë dhe male, pushteti otoman ishte i pafuqishëm dhe shqiptarët refuzonin të paguanin tatimin apo të kryenin shërbimin në ushtri. Ata organizuan disa kryengritje, pjesërisht në mbrojtje të besimit të tyre të krishterë. Kah fundi i shekullit të XVI-të osmanët filluan zbatimin e politikës së konvertimit të popullit në Islam, mes tjerash edhe si mënyrë e parandalimit të trazirave të ardhme. Në fund të shekullit të XVII-të, afërsisht dy të tretat e shqiptarëve ishin konvertuar në fenë islame, shumica e tyre për t’u shpëtuar taksave

Prizren, Kosovë, ku themeluan Lidhjen Shqiptare, një organizatë e krijuar të promovonte një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar në të gjitha territoret e banuara me shqiptarë. Lidhja gjithashtu kërkonte përdorimin dhe zhvillimin e gjuhës, arsimit dhe kulturës shqiptare. Pas një përpjekje të madhe, me 1908, përfaqësues të elitës shqiptare miratuan alfabetin e përbashkët të bazuar në shkrimin latin. Prej 1910 deri me 1912 shqiptarët zhvilluan luftime të armatosura gjithandej tokave shqiptare, me qendërfokusim në qytetin e Shkupit. Osmanët pësuan disfatë nga ushtritë shqiptare, serbe, greke dhe bullgare në luftën e cila në histori njihet si Lufta e Parë Ballkanike. Shqipëria përnjëherësh shpalli pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane me 28 nëntor 1912 në qytetin e Vlorës. Në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes, që erdhi si rezultat i Luftës Ballkanike dhe e cila zgjati prej tetorit 1912 deri në maj të vitit 1913 Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Austria,

Për më se katër shekuj të sundimit të rëndë, otomanët megjithatë dështuan të kontrollonin gjithë Shqipërinë. Në bjeshkë dhe male, pushteti otoman ishte i pafuqishëm dhe shqiptarët refuzonin të paguanin tatimin të mëdha me të cilat ngarkoheshin jomyslimanët. Përveç kësaj, Perandoria Osmane kontrollin e saj e shtrinte përmes një sistemi feudalo-ushtarak në të cilin udhëheqësit ushtarakë që ishin luajalë merrnin si shpërblim toka, pasuri dhe përfitime tjera. Shumë shqiptarë bënë ndryshimin e religjionit vetëm në publik, ndërsa privatisht ata vazhduan të adhuronin dy degët e krishterimit, katolicizmin roman dhe ortodoksinë e Lindjes. Megjithëqë shqiptarët përqafuan praktika dhe tradita të ndryshme të devotshmërisë, ata deri në ditët tona vijojnë të jenë krenarë për bashkëjetesën e besimeve të ndryshme dhe për shembull martesat ndër-fetare kanë qenë dhe janë të zakonshme. Me 1878, pas 372 vitesh të riokupimit osman, shumica e prijësve shqiptarë u mblodhën në

Franca dhe Italia (një grup i shteteve i njohur si Fuqitë e Mëdha) u pajtuan të njihnin pavarësinë, por, për shkak të presioneve të forta nga fqinjët e shqiptarëve, ato ia dhanë rajonin shqiptar të Kosovës Serbisë dhe pjesën dërmuese të regjionit të Çamërisë Greqisë. Më shumë se gjysma e popullatës dhe territoreve shqiptare u lanë përjashta shtetit shqiptar. Lufta e Parë Botërore prej 1914 deri me 1918 ishte një ndër sekuencat më të dhimbshme në historinë e shqiptarëve. Gjatë kësaj lufte ushtritë austriake, franceze, italiane, greke, malazeze dhe serbe okupuan gati gjithë Shqipërinë; dhe më pas Kosovën dhe territoret tjera shqiptare të cilat ishin aneksuar formalisht nga Serbia dhe Mali i Zi. Vendi i gjymtuar, që sot quhet Republika e Shqipërisë, u shpëtua vetëm

duke iu falënderuar mbështetjes së Presidentit të SHBA-së, Woodrow Wilson. Në Konferencën e Paqes në Paris me 1919 Wilson-i përdori veto ndaj planit të Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë për copëzimin e Shqipërisë së mbetur në mes të fqinjëve. Me 1920 kjo Shqipëri e cunguar u pranua në Ligën e Kombeve dhe në këtë mënyrë ajo u njoh ndërkombëtarisht si shtet i pavarur.. Në muajin prill të vitit 1939, pak para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Italia invadoi dhe okupoi Shqipërinë xhuxhe, e cila ishte deklaruar monarki prej vitit 1928. Pas kapitullimit të Italisë me 1943, Italia u zëvendësua nga Gjermania. Të dyja, edhe Italia edhe Gjermania, lejuan pjesën më të madhe të tokave të banuara me shqiptarë në Ballkan të jenë të bashkuara për më shumë se katër vite; por megjithëkëtë, nacionalistët, monarkistët dhe komunistët rezistuan në mënyrë aktive fashizmin italian dhe nazizmin gjerman gjatë gjithë kohëzgjatjes së Luftës së Dytë Botërore. Sidoqoftë, në fund komunistët ishin ata që ia dolën mbanë të marrin pushtetin dhe zotërimin e kontrollit mbi Shqipërinë dhe territoret tjera shqiptare në Ballkan. Ndërsa, pas sundimit gati gjysmëshekullor, qeverisja komuniste po shembej gjithkah në Evropën Lindore, me 1990, shqiptarët u ngritën dhe kërkuan më shumë liri dhe reforma përmbajtjesore. Republikës së Shqipërisë miratoi krijimin e partive politike të pavarura dhe në këtë mënyrë e përfundoi monopolin e fuqisë së komunistëve. Gjatë gjithë 1990-tave, mijëra shqiptarë tentuan të iknin nga vendi përmes ambasadave perëndimore. Situata kushtëzoi organizimin e një operacioni multikombëtar për evakuimin e mbi 5,000 njerëzve, ndërsa 20,000 të tjerë ilegalisht kapërcyen kufirin me Greqinë apo lundruan drejt Italisë në anije që i kishin rrëmbyer në portet civile. Përgjatë viteve 1980 raporti i Republikës së Shqipërisë me Jugosllavinë filloi të tensionohej jashtë mase, pikësëpari për shkak të shtypjes kundër shqiptarëve në Kosovë. Me 1989 Serbia shfuqizoi autonominë e Kosovës në federatën jugosllave. Në kundërveprim, me 2 korrik 1991, udhëheqja lokale shqiptare deklaroi pavarësinë e Kosovës nga Jugosllavia. Ndonëse komuniteti i shteteve ndërkombëtare asnjëherë nuk e njohu


PERVJETORI

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

(Vijon numrin e ardhshëm. Origjinali i këtij punimi është botuar në anglisht me titullin “Albanian-Americans Their Genealogy, Who They Are And Who Shall They Be” në gazetat Dielli dhe Illyria në New

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

këtë pavarësi, Republika e Shqipërisë militoi në emër të Kosovës dhe kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) të dërgonte monitorues në Kosovë. Në mesin e 1990-tave Republika e Shqipërisë u frikësua që trazirat dhe goditjet ushtarake në Kosovë mund të sillnin te një vërshim masiv i refugjatëve që do të shpinte në destabilizimin e krejt Ballkanit. Republika e Shqipërisë poashtu kritikoi trajtimin e popullit shqiptar në shtetin e krijuar rishtas të Maqedonisë. Shqiptarët donin që vëllezërit dhe motrat e tyre në Maqedoni të kishin pjesëmarrje adekuate në qeverisje dhe gjuha shqipe të merrte status ekuivalent me maqedonishten. Relacioni midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë u përkeqësua edhe më shumë në kapërcyell të vitit 1998 kur konflikti plasi haptazi në Kosovë ndërsa forcat serbo-jugosllave vranë qindra shqiptarë. Shqiptarët e Kosovës u kundërpërgjigjen me formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Policia serbe dhe armata jugosllave menjëherë sulmuan civilët dhe filluan luftimet me Ushtrinë Çlirimtare, e cila përbëhej më të shumtën nga shqiptarët e Kosovës, por edhe nga vullnetarë nga tokat tjera shqiptare dhe Diaspora. Lufta u bë totale pas vrasjes së Adem Jasharit (i quajtur edhe vëllai i Gjergj Kastriotit), 19 anëtarëve të familjes së tij dhe 36 kushërinjve dhe fqinjëve të tyre nga forcat e policisë dhe ushtrisë jugosllave gjatë një rrethimi tre ditor në mars 1998. Masakra e Adem Jasharit dhe 55 të tjerëve- gra, fëmijë dhe pleq, mund të krahasohet për nga llahtaria vetëm me masakrën e Masadas në historinë e hebrenjve. Një vit më vonë, në mars 1999, pasi që Jugosllavia refuzoi të nënshkruante një marrëveshje paqeje për Kosovën, NATO u hodh në sulme ajrore kundër caqeve ushtarake jugosllave. Në përgjigje, milicia dhe ushtria serbe intensifikuan sulmet e tyre kundër fshatrave të Kosovës duke shtyrë mbi një milion shqiptarë të merrnin ikën. Republika e Shqipërisë, e cila ishte e detyruar të pranonte refugjatë nga Kosova gjatë gjithë vitit 1998, u përmbyt nga më shumë se gjysmë milioni njerëz të dëbuar vetëm në dy-tri javët e para pas sulmeve ajrore. Pjesa tjetër e të dëbuarve shqiptarë kërkuan strehë ose në kampet e Maqedonisë ose Malit të Zi dhe, më shpesh se më rrallë, në shtëpitë e shqiptarëve indigjenë në këto dy shtete. Në qershor 1999, pas përfshirjes së NATO-s dhe pas një lufte dy vjeçare të UÇK-së, qeveria e Jugosllavisë forcërisht u detyrua të kapitullonte dhe të pajtohej me një plan ndërkombëtar të paqes. Sipas kushteve të këtij plani, në Kosovë do të pozicionohej një forcë paqeruajtëse që do të siguronte kthimin e refugjatëve në vatrat e tyre. Kosova u vendos nën protektorat të OKB-së dhe u nis shtegut të bërjes shteti i dytë i pavarur i shqiptarëve në Ballkan. Pavarësia e Kosovës formalisht u deklarua me 17 shkurt 2008. Shqiptarët janë banorët më të vjetër të Ballkanit, mirëpo ata ende janë popull i papërfunduar në këtë regjion të botës. Sot, gati njëqind vjet pasi në Vlorë valoi flamuri kuqezi i mëvetësisë shqiptare, ende ka më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë se sa brenda bërthamës së atdheut të tyre amë. Historia e shqiptarëve është një përpjekje gjigante kundër asimilimit dhe për vazhdimin dhe ruajtjen e identitetit të tyre. Sipas një raporti special të National Geographic nga shkurti i vitit 2000 për shqiptarët “Shqipëria” është ku ata kanë jetuar tradicionalisht: një brez dheu dhe uji i pandërprerë i Ballkanit, që del përjashta kufijve politikë të Republikës së Shqipërisë dhe shtrihet në Kosovë dhe territoret tjera shqiptare nën Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Greqi. Priit Vesilind, autori i raportit, pohon që shumica e sllavëve të Ballkanit shqetësohen që ky rrip territorial nënkupton “Shqipërinë e Madhe”, por qëllimi i shqiptarëve është të bashkohen në një Europë të Unisuar ku kufijtë politikë janë formalitet.

E diel, 12 shkurt 2012

SH SH..com

7

www.shqiptarja.com

Nga Dalip Greca

K

jo fotografi, e cila është e botuar në Kalendarin e vitit 1918 të Vatrës, përjetëson takimin historik me Presidentin Wilson me 4 korrik 1918, gjatë homazheve në varrin e presidentit të parë të Amerikës, George Washington në Mount Vernon, ku krahas përfaqësuesëve të Kombeve të tjerë, është dhe Fan Noli, përfaqësuesi i Vatrës. Ai njihet lehte prej jakes prifterore. Noli, menjëherë pas takimit me presidentin Wilson, i nisi Vatrës telegramin plot shpresë:”Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha. Thuajani shokëve të tjerë me gojë. Fan Noli” * * * Me 28 prill 2012 bëhen 100 vjet nga themelimi i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”. Ky përvjetor ka privilegjin që t’i paraprijë 100 vjetorit të ditëlindjes të shtetit të Pavarur Shqiptar. Le të bashkohemi të gjithë rreth Vatrës , që i bëri nderet e merituara kombit dhe ishte faktori kryesor në ruajtjen e integritetit të Shqipërisë, duke siguruar miqësinë e çmuar dhe mbrojtjen e Amerikës. Vatra shpëtoi Shqipërinë Pavarësia e Shqipërisë u vu në udhëkryq pa u ngritur ende shteti në këmbë, dhe falë kontributit të shqiptarëve të Amerikës me anë të Vatrës, e cila, që më 1912 dhe gjer më 1920, veproi në Amerikë si qeveri në mërgim, e shpëtoi atë nga mosnjohja dhe copëtimi. Pa Vatrën shteti shqiptar do ta kishte të vështirë mbijetesën. Vatra , me fushatën e saj “Shqipëria në rrezik” arriti të mblidhte fonde për të përballuar shpenzimet për mbrojtjen diplomatike dhe mediatike të Shqipërisë në Konferencën e Paqes, ndërsa në vitin 1920, ishte po Vatra, që me anë të Huasë Kombëtare, shpëtoi nga falimentimi Qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës. Kontributi i Federatës Vatra për pavarësinë, ruajtjen e Shqipërisë nga copëtimi i fqinjëve dhe financimin e forcimit të institucioneve shtetërore ka qenë jetik për fatet e kombit. Shtatë muaj pas themelimit, në kohëshpalljen e Pavarësisë, Vatra ishte forcuar, ishte e organizuar, ishte e gatshme për të marrë mbi vete misionin e madh të m��këmbjes së Shqipërisë. Një gjysëm fitore Kur po luhej drama e dhimbshme e Kombit shqiptar, u mblodh në Londër Konferenca e Ambasadorëve për të caktuar fatin e Shqipërisë, nën kryesinë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Sir Edëard Grey. Shqiptarët, nën drejtimin e Vatrës, nga çdo anë e globit e bombarduan konferencën me kabllograme, peticione, thirrje. Nga ana tjetër, grekët ishin hedhur në sulm për të manipuluar Konferencën se Korça e Gjirokastra përbëheshin nga popullsi greko-orthodokse. Vatra për të përballuar propogandën greke dërgoi në Evropë Faik Konicën dhe Fan Nolin, dhe nisi aksionin e madh të grumbullimit të firmave të shqiptarëve. Ky është një rast interesant, ku të gjithë shqiptarët e Amerikës nën drejtimin e Vatrës, u deklaruan ortodoksë. Me 27 prill 1913, në Boston, në një miting madhështor , ku perfaqësoheshin rreth 30 mijë shqiptarë, i dërguan rezolutë Edëard Grej, kryesues i Konferencës të Ambasadorëve, kundër copëtimit të Shqipërisë. Emri dhe punët e Vatrës bënë shumë përshtypje në Londër. Kjo ishte një fitore historike e Vatrës. Në maj të 1913-ës, Shqipëria u njoh si shtet i pavarur nga Fuqitë e Mëdha dhe në Vjeshtë një Komision ndërkombëtar u dërgua në Shqipëri për caktimin e kufijëve. Me 17 Dhjetor 1913, Komisioni publikoi raportin, që më vonë mori nënshkrimet në Protokollin e Firences. Natyrisht kjo ishte një gjysëm fitoreje, pasi Kosova mbetej në Serbi, Çamëria nën Greqi. Mirëpo e keqja s’kishte fund, më 1914, Lufta e I Botërore çoi në okupimin e Shqipërisë, shteti i sapo shpallur i pavarur , u

Në Foto: Takim me Presidentin Wilson, mes përfaqësuesve të kombeve edhe Fan Noli (në rreth)

Një foto e rrallë dhe 100-vjetori i themelimit të Vatrës shkatërrua; në veri dhe ne Shqipërinë e Mesme msynë austriakët, Gjirokastra me rrethina dhe Vlora, nga italianët, Korça nga francezët. Nuk kishte katastrofë kombtare më shkatërruese sa kjo, por vatranët nuk e humbën shpresën dhe nuk e ndalën luftën për ringjalljen e shtetit. Vatra ngriti shërbimin diplomatik për Shqipërinë Vatra kishte bindjen e patundur se pas lufte shteti shqiptar do të rilindëte, falë mbështetjes së Amerikës. Aq e forët ishte bindja sa Vatra nisi të përgatisë çeta dhe grupe vullnetarësh, të cilët i stërviste me specialistë të aftë. Ajo kishte zënë me qera një sallë të madhe dhe atje përgatiteshin vullnetarët nga qytetet dhe katundet e Neë Englandit dhe nën drejtimin e Aqif Përmetit stërviteshin për të qenë gati kur t’i kërkonte Atdheu. Më 1920 ky grup prej 200 vullnetarësh me komandantin e tyre në krye shkuan në Shqipëri. Aqif Përmeti, i cili u gradua general, dha kontribut të shquar për ushtrinë, ai mbeti atje, duke shërbyer në radhët e ushtrisë, por diktatura komuniste i dha plumbin më 1945, si shumë prej vatranëve, që nuk u bashkuan me ideologjinë e tyre. Federata Vatra po punonte që pas Luftës I, Shqipëria të ringjallej si shtet i pavarur dhe të ruhej nga copëtimi, por diplomacia e fshehtë e Europës, po i përgatiste një kasaphanë tjetër nën ndikimin e serbëve dhe grekëve. Për këtë qëllim u dërgua në Londër diplomati Mehmet Konica, për pagesën e të cilit doli garant Vatra. Ajo organizoi “Ditën e delegatit” dhe mblodhi fonde për pagesën e tij që nga viti 1916. Konica zbuloi planet që gatuheshin pas shpine nga kancelaritë Europiane dhe sinjalizoi Vatrën. Ndërkohë edhe në kryeqytetet e tjerë europianë ishin dërguar diplomatë, shpenzimet e të cilëve i paguante Federata e Shqiptarëve të Amerikës. Vatra dha kushtrimin e rrezikut që i kanosej Shqipërisë dhe u bëri thirrje shqiptarëve për të qenë gati. Në mungesë të një shteti shqiptar, asaj i ra barra e mbrojtjes. Vatranëve dhe punëtorëve shqiptarë në Amerikë iu dha kushtrimi”Shqipëria në rrezik”! Dhe ata iu përgjigjën buajrisht edhe pse nuk merrnin më shumë se 8-9 dollarë në javë. Vatra mendoi që përmes kësaj fushate , që u çel me 3 qershor 1917, të mblidhte 40-50 mijë dollar, por parashikimet u tejkaluan më shumë se trefishi. Fushata që u emërtua”Shpëtimi i Shqipërisë” u ushqye nga poezia kushtrim e Fan Nolit –”Jepni për Nënën”, me refrenin plot shpresë:”Mbahu, Nëno, mos kij frikë/ Se ke djemtë n’Amerikë”… Më shumë se 150 mijë

dollar u mblodhën nga kjo fushatë e pazakontë për kohën. Shuma, e konvertuar me kursin e sotëm, ishte më shumë se 5 milionë dollarë. Vatranët sakrifikuan, por Shqipëria shpëtoi. Vatra dhe presidenti Wilson Takimi i 4 korrikut 1918 i Fan S Nolit me Presidentin amerikan Woodrow Wilson, si pjesë e përfaqësuesve të vendeve të robëruara, të cilët presidenti i ftoi për një pelegrinazh në Mount Vernon”, vend historik, ku ndodhen eshtrat e presidentit të parë amerikan, George Washington, shërbeu si garanci se Shqipëria do ta kishte sovranitetin, që kishte pasur para lufte. Noli, menjëherë pas takimit me presidentin Wilson, i nisi Vatrës telegramin plot shpresë:”Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha. Thuajani shokëve të tjerë me gojë. Fan Noli”. Dihet roli i Vatrës në konferencën e Paqes, ai ishte i dorës së parë dhe askush nuk mund t’ia mohojë Federatës Panshqiptare, se misionin e saj e kreu në mënyrë të shkëlqyer. Nuk mbaron këtu misioni i Vatrës; krahas dërgimit të Bandës muzikore së bashku me profesorin patriot Thoma Nassi, në Shqipëri, së bashku me 200 vullnetarë ; të cilët ndikuan pozitivisht për të ngritur frymën Kombëtare, ishte një tjetër kontribut i saj. Vatra mori përsipër që të shmangte falimentimin financiar të Qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës, duke marrë përsipër organizimin e Huasë Kombëtare, ç’ka çoi në arkën bosh të Qeverisë paratë e munguara. Sërish shkëlqeu Vatra famëmadhe dhe patriotizmi i vatranëve dhe të gjithë shqiptarëve të Amerikës. Në arkën e Qeverisë shkuan 200 mijë dollarë, më shumë se 6 milionë dollarë me kursin e sotëm. Po nuk mbarojnë bëmat e Vatrës me kaq; Jo, Vatra ka shumë e shumë merita të tjera, prandaj duhet të ruhet trashëgimia e saj. Vatra ndihmoi kulturën shqiptare, ndihmoi shkollat shqipe, shtypi në shtypshkronjën e saj më shumë se 120 mijë libra dhe i dërgoi falas për shkollat shqiptare, dërgoi në Shqipëri frymën kombëtare me anë të ish anëtarëve të saj, një pjesë e të cilëve u kthyen në vendlindje me idenë se e kishin kryer detyrën, por një pjesë e tyre e pësuan keq nga diktatura komuniste, që i hodhi pas shpine të gjitha shërbimet e çmuara, që Vatra dhe vatranët i kishin bërë Kombit. Ja pra, pse shqiptarët e Amerikës duhet t’i bashkohen Vatrës dhe të kontribuojnë për 100 vjetorin dhe t’ia lehtësojnë misionin, që ajo ka ndaj Kombit.


8

SH SH..com

PERVJETORI

www.shqiptarja.com

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 12 shkurt 2012

K UJTIM D ISIDENTES

Visar Zhiti

M

ë 10 shkurt, pra 2 ditë më parë, Musine Kokalari, shkrimtarja e parë grua shqiptare, disidentja e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeltare e një partie opozitare, e burgosura politike, që pas 20 vitesh burg, do të mbyllte sytë në internim, ndërkaq 10 vjet më vonë, më 1993, kur diktatura komuniste kishte rënë, do të dekorohej nga Presidendi me medaljen “Martir i Demokracisë” dhe së fundmi “Nderi i Kombit”, kishte datëlindjen. 95 vjetori i saj. Duhej përkujtuar nga të gjithë. Por gjithsesi çdo ditë mund të ndihet dhe si datëlindje e vlerave njerëzore, pra dhe e emrit të ylltë të Musine Kokalarit. Jeta dhe vepra e saj, bëmat, vuajtjet, qëndrimi, bukuria, pamposhtmëria janë një përvojë e vyer, një pasuri e paçmuar morale për të gjithë, rrezatim virtytesh, kulture e rëndësishme, një apel i përhershëm për të qenë të denjë për jetën, të dobishëm për vendin… Gjirokastritja e mrekullueshme Musine Kokalari, pasi kryen shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë, më 1937, shkon për studime në Universitetin e Romës, në Itali, del me rezultatet më të larta. Qysh studente boton librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë”, me rrëfime magjepsëse. Njihet dhe do të ketë dhe vlerësimet e një nga shkrimtarëve më të mëdhenj italianë Alberto Moravia. Së bashku dhe me disa shokë të tjerë, më 1943 formon Partinë Socialdemokrate dhe nxjerr gazetën “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e dytë me tregime “Si u tund bota”348 faqe, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti pushkatuhen pa gjyq vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Fitimitarët e ardhshëm po futeshin në kryeqytet me terror të llahtarshëm. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe shkrimtaren e parë shqiptare, e mbajtën 17 ditë në burg. Ajo boton libri i tretë pas një viti “Rreth vatrës” duke u bërë shkrimtare e vërtetë me autoritet, por më më 23 janar të vitit 1946, e arrestojnë për së dyti dhe gjyqi terrorist i fitimtarëve e dënoi me 20 vjet burg. Nga thëniet e saj në gjyq: “Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si socialdemokrate dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës

MUSINE KOKALARI

Kishte datëlindjen…një qortim kujtesës kolektive Revolta “Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”.

Në foto: sadasdasds asdasd asdsad asd

`Zëri i Lirisë`, në të cilën kam botuar artikuj ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut…. Kriteri për të luftuar ishte jo për qëllimin e përfitimit të disa klikave, por për demokratizimin e vendit”. “Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”. Kur dikush i vënë, thirri se ajo duhet të dënohej me vdekje në litar, dhe kryetari Frederik Nosi, tha se a e dëgjonte atë që kërkonte populli, Musineja me qetësi iu përgjigj: “Nesër këtë do të thonë edhe për ju turmat”. Në vitin 1961 lirohet dhe e internojnë në Rrëshen, bën punë të rënda fizike, llaç dhe mur. Vetmia si dënim dhe libra, libra, këta ishin miqtë e saj. Megjithatë ajo do të jetë mecenatja shpirtërore e shkrimtarit të ardhshëm Bilal Xhaferri, që do të arratisej në SHBA për t’i shpë-

Porosia Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë...

tuar përndjekjes, nga që ishte me baba të pushkatuar. Në vitin 1981 Musineja sëmuret rëndë, pashërueshëm dhe vdes dy vjet më vonë. Makina e zhavorrit e hodhi në gropën ku mbuluan atë dhe veprën që nuk e lanë ta shkruante.

Në fundin e jetës Në dorëshkrimin “Mbi jetën time”, Musineja shkruan: “Komunistët më varrosën për së gjalli... nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s’jam fajtore…”. Një përfundim i trishtë “Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej. Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç’domethënë familje. Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vua-

jtjet, me gjithë gjendjen tragjike. Porosi e saj Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”. Porosia e Musine Kokalarit është shumë më e madhe, e dhimbshme, me rëndësi dhe e përhershme. Është thirrje kujtesës kolektive, veprimit, jetës, atdheut. Natyrisht sot ajo nderohet, ka marrë aureolën e martires, vepra e saj është botuar e plotë, falë dhe zellit e përkujdesit të studiuesit Novruz Shehu. Lexuesit e saj janë të shumtë, admiruesit po ashtu, edhe përkujtuesit, po kështu dhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, madje jepet dhe njjë çmim për graté veprimtare me emrin e saj, kurse një studiues italian, Mauro Geraci, po përgatit botimin e saj në Itali, kujtimet e Musinesë në Romë. Kur ajo ishte studente atje, bënte takime kulturore e patriotike, por sallat ia siguronte duke pagur vetë një tjetër shqiptar, Dane Zdrava, ai që do të sillte kinemanë e parë në qytetin e tij në Berat. Kishte kryer akademinë detare në Napoli, patriot, por dhe ky do të vdiste në burgun komunist. I kujtojmë këto si një përvojë e mrekullueshme, që diktatura i rrënoi, por duhen ringjallur. Musine Kokalari pse i ka marrë titujt më të lartë që jep demokracia, etj, etj, megjithatë ditëlindja e saj u harrua dhe pse ishte 95 vjetori i lindjes. Porosia është që ne duhet të jemi të lidhur si një vazhdim i domosdoshëm me rilindasit tanë shpirtërore, t’i kemi në kalendarin e veprimeve tona, përherë. Ky 100 vjetor i pavarsisë së vendit tonë duhet të na i rrënjosë kéto. Pa një kalendar të tillë qytearia jonë do të jetë e mangët, po kështu edhe drita e së ardhmes. Kremtime të tilla duhet të kemi patjetër dhe nuk duhet të jenë thjesht ceremoniale të harrueshëm, as rutinë zyrtare, por pjesë e gjallë e kujtesës kolektive, e përditshmërisë tonë. Të jenë të natyrshëm dhe t’i ngjajnë, si të thuash, ndezjes së një qiriri metaforik, për të cilin një grua tjetër e madhe shqiptare, Nënë Tereza, thoshte: Më mirë ndiz një qiri, se sa të mallkosh errësirën. Që harresa të mos bëhet errësirë.


rilindasi, numri 6, viti 2