Page 1

SHQIPT ARET JANE TE ZHGENJYER NGA FUQITE EVROPIANE. JA GJENDJA E VESHTIRE NE VEND SHQIPTARET

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:9

E diel, 4 mars 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

SHQIPERIA E PRANVERES 1919 Dokumentet befasuese të konsullit amerikan Joseph Emerson Haven Agron Alibali

P

as Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që në Paris po mbahej Konferenca e Paqes dhe kur fuqitë evropiane po synonin më tepër se kurrë të copëtonin trojet shqiptare, “Shqipërinë e Londrës” -siç e quan Ismail Kadare-, e vizitonte për herë të parë me mision të posaçëm një diplomat amerikan. Ai ishte Xhozef Emerson Hejvën [Joseph Emerson Haven], në atë kohë me detyrën e konsullit amerikan në Torino. Si i dërguar i qeverisë amerikane për të vëzhguar zhvillimet politike në Shqipëri, për dy muaj me radhë z. Haven i ra kryq e tërthor vendit dhe pa me sytë e veta gjendjen e vështirë të Shqipërisë pas Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Mirëpo z. Hejvën pa edhe zhgënjimin e thellë të mbarë popullit shqiptar ndaj fuqive të mëdha evropiane dhe shpresat që ai vinte ndaj Republikës së përtej-Atlantikut. Zoti Haven zbriti në Vlorë në fillim të marsit 1919. Pak kohë para tij

Në foto: Faksimilet e 4 dokumenteve të shkëputura nga raportet, telegramet e letrat me temë udhëtimin dhe vëzhgimet në Shqipëri të konsullit amerikan Haven

Skandali, Don Shtjefën Kurtin e mbështjellin me letër higjenike Nga Fritz RADOV ANI RADOVANI

G

urëz, natë…19 Shkurt 2012… Tek monumenti i Atdhetarit Don Shtjefën Kurti… Urrejtja… Urrejtja… ndaj Atdhetarizmit dhe Fesë së Atyne Mar-

tirëve që dhanë edhe jetën e vet... për mos me mohue të vërtetën! Urrejtja shkatrron shtete… përçan Popujt dhe i rrokullisë në humnerën për të cilën punuen dje e po punojnë prap sot terroristët dhe gjaksorët e Popullit Shqiptar!

Busti i një Martiri mbështjellë me letër higjenike! Busti i një Martiri i përdhunuem në mënyrën ma të ultë e mizore!Kjo urrejtje nuk asht pa as ndër kafshët e egra të shpellave... Shqipni, të plaçin sytë, ku po shkon?! faqe 19 ○

kishte ardhur edhe Gjenerali amerikan Scriven, me detyrë për të vëzhguar zhvillimet ushtarake. Me datën 28 prill Konsulli Haven e përfundoi raportin e vet të parë dhe ia nisi një kopje Delegacionit Amerikan në Konferencën e Paqes në Paris, si dhe një tjetër Sekretarit të Shtetit Lansing. Raporti i konsullit Haven dhe dokumentet shoqëruese janë pasqyrë e gjallë dhe reale e gjendjes politike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë në vitin 1919. Ato përmbajnë vëzhgime dhe rekomandime të mprehta dhe realiste të diplomatit amerikan. Raporti shoqërohet me letra e peticione të përfaqësive të shqiptarëve nga Gjirokastra, Leskoviku, Korça, Shkodra, Kosova, Çamëria, komuniteti vllah, etj, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme. Raporti ndahet në këto pjesë: (i) Hyrje; (ii)... Përmbledhje Historike; (iii) Gjendja Ekonomike; (iv) Shqipëria e Jugut, Gjendja Politike; (v) Shqipëria e Jugut; (vi) Përfundime; (vii) Shqipëria e Veriut...

vijon në faqen 14-15 ○

Pilo Peristeri, historia e pabesueshme në gazetën australiane

Jakup Keraj, bota plot ngjyra që kishte në shpirt

Cili ishte personi me emrin e një hierarku të lartë komunist të kohës që u vra si spiun amerikan nga regjimi i Hoxhës? A ishte akuza e vërtetë apo e stisur?

Në se kërkon rreth jetës dhe krijimtarisë së piktorit të mirënjohur Jakup Keraj, zbulon fakte, të cilat vetëm një monografi arti mund t‘i përballë para publikut të sotëm

Nga Armand Plaka

E

dhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga rënia e komunizmit në Shqipëri dhe koha kur tashmë shumëçka në mediat shqiptare, sidomos në rubrikat dossier, s´të duket veçse një déjà-vu e radhës, sërish ajo rezervon shumë të fshehta e mistere. Një ndër to është edhe një histori e sjellë nga viti i largët 1954, nga një gazetë që botohej në një vend po aq të largët si Australia, e që në pamje të parë të lë gojëhapur, duke bërë të ngrihen njëkohësisht shumë pikëpyetje. Në fakt artikulli i referohet një korrespondence speciale (pa emër) që vinte nga Trieste, në Itali, e që merrte shkas nga tregimi i një të arratisuri shqiptar të kohës. Ajo

që të bën më shumë përshtypje është në radhë të parë emri i personazhit kryesor të kësaj historie: ai quhej Pilo Peristeri. Gjithkujt që ka jetuar në kohën e viteve të monizmit në vend, sigurisht se së pari do t´i vinte ndërmend fytyra e njërit prej themeluesve të Partisë Komuniste, nga të vetmit të mbetur gjallë deri në fund të viteve të regjimit enverist në Shqipëri (përveç vetë Enver Hoxhës). Ai gjatë karrierës së vet, njohu disa ofiqe të larta në hierarkinë e shtetit-parti të kohës. Por jo, në artikull duket se bëhet fjalë për një tjetër Pilo, fillimisht me profesion mësues fshati e më pas një lloj financieri apo agjenti tregtar për llogari të shtetit, megjithëse në disa pika duket... ○

faqe 18-19 ○

Suzana V arvarica Kuka Varvarica

A

Mihal Luarasi sjell lirikat e mëkateve Rilindasi sjell për lexuesit një cikël poezish zgjedhur nga libri i ri i Mihal Luarasit, duke zbuluar një dimension tjetër nga krijimtaria e dramaturgut, kritikut dhe regjisorit. ○

faqe 16

rtisti duhet të dhurojë atë ç‘ka i ka fal natyra e atë ç‘ka merr nga njerëzit, është një nga thëniet e Jakup Kerajt. Në kërkim të krijimtarinë e tij, njihesh me tablotë kompozicionale shumëfigurëshe të portreteve e peizazheve; natyrat e qeta, vizatimet dhe hedhjet e shpejta të subjekteve me laps mbi letër. Bindesh se thënia është përcaktim i drejtë i karakterit të vet profesional dhe e moralit të tij njerëzor. Duket si një shprehje kornizë që do t’i rrinte për shtat çdo piktori figurativ. Krijimtaria e Jakup Kerajt, dhe kryesisht, tërësia e koleksionit të plotë të portreteve të realizuara prej tij, na shkon krah idesë së Sokratit, i cili mendonte se

“Skulptori (piktori), duhet të japë, me anë të dukjes, atë që ndodh brenda në shpirt”. Mendimtarët e kohëve të lashta na e kanë hapur dritaren e procesit të kërkimit dhe na kanë dhënë orientime të standardizuara, tek të cilat shpesh herë bëjmë mirë të mbështetemi, për të arritur në disa konkluzione shpjeguese edhe në artet pamore. Në një shfletim të kujdeshëm të të gjithë dokumentacionit që ruajnë sot bibliotekat, arkivat shtetërore dhe familjare, rreth jetës dhe krijimtarisë së piktorit të mirënjohur Jakup Keraj, zbulon fakte, të cilat vetëm një monografi arti mund t‘i përballë para publikut të sotëm, për njohjen me personalitetin krijues... ○

faqe 20 ○


14 ARKIVA SH SH..com

www.shqiptarja.com

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 4 mars 2012

D OKUMENTET H ISTORI

Shqiptarët e zhgënjyer nga Joseph Emerson Haven, një konsull amerikan në Shqipërinë e 1919 vijon nga faqja 13 Agron Alibali ...Gjendja Politike; (viii) Shtojca Shqipëria e Jugut, dokumente; (ix) Raporti Shtojcë për Shqipërinë; (x) Shkodra, dokumente. Duke filluar nga ky numër, po botojmë Raportin Haven dhe dokumentet shoqëruese. Përfshihen këtu Hyrja dhe pjesa e parë që trajton Përmbledhjen Historike. Janë bërë përpjekjet maksimale që materiali të jetë pasqyrim sa më besnik i origjinalit në anglisht, dhe në gjuhët e tjera të shtojcës dokumentare. Një telegram në mes të misionit Në 6 prill 1919 Departamenti Amerikan i Shtetit do t’i niste një telegram diplomatit të vet në Shqipëri, Joseph Haven, adresuar si Konsulli Amerikan, Vlorë, Shqipëri. Raporti kërkonte të dhëna të ngutshme për gjendjen e qeverisjes dhe kontrollit në rajonet e ndryshme të vendit. Teksti i plotë ishte: DEPARTAMENTI I SHTETIT 12 prill 1919 6:00 PM Konsullit Amerikan Vlonë, Shqipëri Raportojini plotësisht dhe pa humbur kohë Departamentit kufinjtë e territoreve në Shqipëri [që gjenden] nën kontrollin ushtarak të vendeve të ndryshme, si dhe kufinjtë e territoreve, nëse ka, [që janë nën] autoritetin e njohur të qeverisë shqiptare, dhe [që janë] të paokupuara nga trupa të ndonjë vendi të huaj. Në cilat pjesë të Shqipërisë mund të udhëtojnë shtetas amerikanë me pasaportë amerikane? Dega e Kontrollit të Pasaportave Zyra e Lejeve të Huaja Grupi i fundit i fjalëve në telegram, në gjuhën angleze, ishte: “What portions of Albania can American with American passport reach”? Sikurse do ta shikojmë më poshtë, ky grup fjalësh u ngatërrua gjatë transmetimit si njëfarë “telefoni i prishur”, dhe kësisoj në përgjigjen e vet, Konsulli Haven u referohet gabimisht “ndjenjave rusofobe”, çka nuk ishte fare në telegram. Nuk është shumë e qartë se çfarë kishte nxitur kërkesën e një informacioni të tillë. Rreth një vit më pare, me 10 maj 1918, me anë të një korrespondence ndër-administrative, Agjencia e Përgjithshme Postare e Shteteve të Bashkuara, The Postmaster General, i kishte kërkuar Departamentit të Shtetit “informacion për statusin e Shqipërisë në lidhje me faktin se ajo [Agjenci] nuk kishte njoftim prej Byrosë Ndërkombëtare të Postave në Bernë për funksionimin e shërbimit të posaçëm postar shqiptar” [875.01/17]. Agjencia amerikane vërente se në fakt me 13 mars 1918 kishte marrë njoftim nga Drejtoria e Postave Shqyptare, Korçë, Shqipëri, ku i kërkohej që posta për Shqipëri t’i nisej në thasë të vulosur drejtpërdrejtë për në Korçë. Agjencia amerikane shtonte se posta amerikane për Shqipërinë e Jugut përcillej në atë

kohë nëpërmjet Italisë {stacionit të Torinos] dhe Greqisë [Selanikut], dhe se çdo komunikim për Shqipërinë ata e trajtonin me administratën postare italiane dhe greke. Shqipëria në vitin 1918 Natyrisht që administrimi i shërbimit postare është një ndër prerogativat e çdo shteti sovran. Mirëpo gjendje e vendit në prag të përfundimit të Luftës Botërore ishte tejet e turbullt. Prandaj Departamenti i Shtetit deri në 14 mars 1918 [data e dokumentit që shpreh qëndrimin zyrtar], nuk njihte ndonjë autoritet zyrtar që mund të përfaqësonte vendin. Në letrën drejtuar një avokati amerikan në Filadelfia, PA, që interesohej për një klientin e vet, qeveria amerikane shprehej se “kushtet në Shqipëri qysh prej shpërthimit të luftës kanë qenë të tilla që Departamenti të mos njohë ndonjë qeveri si administratën legale të vendit”. [‘‘the conditions in Albania since the outbreak of the war have been such that the Department has not recognized any government as the legal government of the country” [875.01/ 16]. Megjithatë, për t’u siguruar më tej, me 17 maj 1918, Departamenti i Shteti porosiste me telegram Ambasadën e vet në Romë dhe Konsullatën në Selanik që ta informonte nëse Shqipëria “njihej nga vende të tjera dhe nëse ishte nën kontrollin e qeverisë shqiptare ndonjë pjesë e territorit të vendit” [875.01/17]. Telegrami nënshkruhej nga vetë Sekretari Lansing, çka vërteton rëndësinë që i dha çështjes administrata amerikane n ë atë kohë. Me fjalë të tjera, e nxitur nga nevoja të brendshme, qeveria amerikane po shqyrtonte gjendjen reale të ushtrimit të sovranitetit në terren dhe praktikën ndërkombëtare të njohjes së Shqipërisë. Përgjigja nga Roma erdhi menjëherë. Ambasadori Nelson Page e informonte Sekretarin Lansing me 20 maj 1918 se Gjenerali amerikan Scriven sapo ishte kthyer nga një vizitë pesë javore në Shqipëri dhe se raporti i tij i plotë ishte nisur me valixhe diplomatike [pouch]. Gjithsesi, Page informonte se “Shqipëria e Jugut ishte nën kontrollin e Italisë dhe të forcave shqiptare të kontrolluara nga italianët deri në Ersekë, 100 milje në Lindje. Prej atje deri në kufirin maqedonas në Manastir janë trupat franceze. .Shqipëria e Qendrore dhe Veriore është nën kontrollin e Austriakëve dhe Bullgarëve. Asnjë pjesë e vendit nuk është nën kontrollin e Shqipërisë së Pavarur…Republika e Korçës praktikisht

Në foto: Faksimilet e 7 dokumenteve të shkëputura nga raportet, telegramet e letrat me temë udhëtimin dhe vëzhgimet në Shqipëri të konsullit amerikan Joseph Emerson Haven është shuar [lapsed]”. [875.01/18]. Kurse informata e ardhur nga Selaniku ishte më e hollësishme: “Pjesa në veri të vijës që fillon nga veriu i Vlorës në detin Adriatik dhe që shkon në drejtim të verilindjes deri në bregun jugor të Liqenit të Ohrit mbahet nga austriakët. Pjesa e vendit në jugë të asaj linje mbahet nga italianët dhe francezët në përpjesëtimin 3:1 në favor të italianëve, që janë në Adriatik, dhe francezët janë në Korçë. Asnjë pjesë tjetër e Shqipërisë nuk është jashtë kontrollit ushtarak të tre fuqive të mësipërme”. Konsulli Horton i kërkonte Departementit që ta konfirmonte informacionin e mësipërm me burime diplomatike dhe ushtarake”. [875.01/19].

Pa humbur kohë, me 25 maj 1918, Departamenti i Shtetit informonte Departamentin e Përgjithshëm të Postave për informatat e marra nga Roma dhe Selaniku. [875.01/19]. Njëra pjesë e informacionit që i kërkohej Konsullit Haven një vit më vonë është e qartë: si diplomat, ai duhet të verifikonte gjendjen në terren nê Shqipëri. Mirëpo kjo nuk shpjegon pyetjen apo kërkesën tjetër që lidhej me njohjen e pasaportës amerikane. Si qëndronte puna? Pse Departamenti ia kërkonte këtë informacion Konsullit Haven? Lufta e pasaportave – viti 1919 Interesimi i pazakontë mund të shpjegohet me një demarsh të pashembullt të Legatës


ARKIVA 15 SH SH..com

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 4 mars 2012

www.shqiptarja.com

fuqitë evropiane Mbretërore Greke në Washington, D.C. Me date 31 janar 1919, kjo Legatë i dërgonte Departamentit të Shtetit Notën Verbale Nr. 316. Ndër të tjera aty thuhej se Legata greke “duket se” kishte mësuar nga “burime të besueshme se Konsujt e Italisë në Shtetet e Bashkuara u lëshojnë pasaporta personave nga Epiri i Veriut [vetëm]nëse ata rekomandohen nga Shoqata Shqiptare VATRA”. Mirëpo, vazhdonte më tej Nota, “VATRA, me qëllim të rritjes së numrit të shqiptarëve, u kërkonte personave që donin të udhëtonin, që të deklaronin se ata ishin shqiptarë, pavarësisht nëse ishin apo jo të tillë”. Legata greke ankohej, gjithashtu, se “autoritetet italiane në Himarë nuk u shpërndanin letra banorëve po qe se adresa nuk ishte, Himara, Italia, Albania”. [875.01/20]. Departamenti i Shtetit duket se nuk e vuri ujët në zjarr nga toni dhe përmbajtja e Notës Verbale greke. Nuk ka asnjë të dhënë që problemi të jetë trajtuar në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe amerikano-italiane. Veç, me 12 shkurt, Legatës Greke iu kthye përgjigja ku thuhej se Nota Verbale ishte mbajtur shënim dhe se i ishte përcjellë Misionit Amerikan në Konferencën e Paqes në Paris “për ta pasur parasysh” [for its consideration]. [875.01/20]. Ndërkohë, me 30 dhjetor 1918 ishte mbajtur në Shqipëri Kongresi i Durrësit, “me përfaqësues nga gjithë provincat, i cili pas një diskutimi të gjatë kishte vendosur ngirjten e një qeveria të përkohshme nën kryesinë e Turhan Pashës”. Sa më sipër, Ambasada Italiane në Paris informonte kundërpalën e vet amerikane me 6 janar 1919, bashkë me qëndrimin Italian se “qever-

Raporti shoqërohet me letra e peticione të përfaqësive të shqiptarëve nga Gjirokastra, Leskoviku, Korça, Shkodra, Kosova, Çamëria, komuniteti vllah, etj, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme ia italiane në parim nuk kishte asnjë kundërshtim që kësaj organizatë t’i njihte tash e tutje drejtën ta quante veten si përçuese të aspiratave kombëtare shqiptare”. [875.01/21]. Këto janë pak a shumë rrethanat praktike të Misionit të Posaçëm të Konsullit Haven në Shqipëri. Natyrisht, këto janë dytësore ndaj rrethanave dhe sfondit politik e strategjik të problematikës shqiptare në kuadrin e Konferencës së Paqes së Parisit. Ky këndvështrim ishte thelbi i Misionit të Posaçëm të Konsullit Haven, çka u pasqyrua edhe në Raportin e tij të gjerë. Ky aspekt do të trajtohet në vijim, ndërsa këtu përqendrohemi me reagimin e zotit Haven ndaj kërkesës së papritur të qendrës. Shqipëria në vitin 1919 Konsulli Haven iu përgjigj Departementit me dy telegrame [22 prill 1919, 875.01/22 dhe 26 prill 1919, 875.01/23] dhe një letër [26 prill 1919], 875.01/24]. Natyrisht gjendja e Shqipërisë trajtohet në Raportin e Plotë të Konsullit Haven, miëpo edhe dy telegramet dhe letrat përbëjnë njëfarë radiografie të shpejtë të gjendjes së vendit në vitin 1919. Në përgjigjen e datës 22 prill 1919, Konsulli Haven jep me telegram nga Vlora disa shpje-

gime me interes për gjendjen në Shqipëri në prill 1918. “Telegrami tuaj për mua ishte dërguar gabimisht tek zyra e Kryqit të Kuq Amerikan”, do të shpjegonte ai. “Provinca e Korçës dhe e qyteti i Shkodrës [janë] nën [kontrollin e] qeverisë ushtarake frënge; pjesa tjetër e Shqipërisë [është] teorikisht nën [kontrollin] Italian, porse forcat serbe kanë kapërcyer kufirin verilindor të caktuar nga Konferenca e Londrës për një gjatësi prej 75 miljesh dhe kanë pushtuar territorin shqiptar në një thellësi prej 13 deri 20 miljesh, ballas me forcat italiane, dhe deri tani kanë ndodhur disa përplasje me banda serbe që përbëhen pjesërisht nga ushtarë dhe oficerë serbë. Serbët mbajnë dy brigjet e Drinit të Zi dhe bregun e djathtë të Drinit. Pas bashkimit të dy lumenjve Drin, ato pjesë [të territorit] mbështesin Qeverinë Provizore, përveç disa fshatrave në bregun jugperëndimor. Rajonet e Korçës dhe Shkodrës mbështesin në heshtje Qeverinë e Përkohshme, por autoritetet franceze ndalojnë njohjen publike duke pretenduar se shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe vendosja e qeverisë së përkohëshme janë thjesht një lodër politike e italianëve. Pa dyshim është e vërtetë se francezët po ndihmojnë dhe mbështesin pretendimet greke dhe jugosllave. Asnjë pjesë nuk është rusofobe. Nuk kam patur mundësi të deshifroj tre fjalët e fundit në telegramin tuaj; janë ngatërruar gjatë transmetimit”. Katër ditë më vonë, përsëri nga Vlora, konsulli Haven sqaron qendrën në Washington se “asnjë pjesë e Shqipërisë nuk ndodhet e vetëkontrolluar dhe pa trupa të huaja. E ashtuquajtura qeveri e përkohëshme është e tillë vetëm në emër [dhe ndodhet] nën drejtimin e Romës. Amerikanët me pasaportë amerikane mund të shkojnë në çdo pjesë të Shqipërisë në kontrollin francez ose Italian, por mund të kenë vështirësi në zonën e kontrolluar nga forcat serbe”. Të njëjtën ditë, Konsulli Haven shkruan edhe letrën më të gjatë e më të plotë, e cila u nis me postë dhe mbërriti në Washington pas pesë javësh. Konsulli Haven atje sqaron se përgjigja e tij për “sentimentet rusofobe” në Shqipëri ishte pa vend dhe lidhej me humbjet dhe ngatërresat në transmetim. Më tej, ai sqaron edhe rrethanat kurioze të marrjes së telegramit nga qendra dhe vështirësitë e mëdha në sistemin e postëtelegrafës në Shqipëri. Shkruan ai: “Kur mbërriti mesazhi në Vlorë, unë isha në Shqipërinê e Veriut. Autoritetet ushtarake italiane vendase e përsëritën mesazhin nëpërmjet Shkodrës për Tiranë, duke menduar se do të më gjente atje. Mirëpo telegrafisti ushtarak në Tiranë, duke patur parasysh se nuk ka “Konsull Amerikan” në Tiranë, mendoi se telegram ishte për Kryqin e Kuq Amerikan, që sapo ka hapur një njësi atje. Mirëpo edhe pse isha në Tiranë për tre ditë, askush nuk ma përmendi telegramin tuaj. Për të mësova krejt rastësisht. Për më tepër, si pasojë e transmetimit përmbajtja e tij ishte krejt e pakuptueshme. Kësisoj u nisa menjëherë për në Durrës, ku i hypa një anijeje ushtarake [torpedo boat] për në Vlorë. Atje më në fund mora

kopjen origjinal të telegramit prej oficerit telegrafist.” Lidhur me gjendjen e rrugëve Konsulli Haven shkruan: “Komunikacioni në Shqipëri është i vështirë, sidomos në veri. Ka vetëm një rrugë (ushtarake) nga Shkodra në Tiranë, të ndërtuar nga austriakët. Nuk ka as ura, kësisoj udhëtimi kryhet kryesisht me kalë. Edhe Shqipëria Qendrore nuk ka asnjë lloj rruge, dhe kushtet në mbarë vendi janë tejet primitive në çdo drejtim, përveç disa qyteteve si Vlora, Shkodra dhe Korça, ku ushtritë pushtuese kanë sjellë disa komforte për përfitimin e tyre”. Në fund, Konsulli Haven e mbyll me një vëzhgim të hidhur dhe tejet realist. “Sa i takon Shqipërisë, duhet theksuar se deri pesë vjet më parë vendi ka qenë pjesë e Tur-

qisë, e cila, pas 500 vjetësh kontrolli, e la Shqipërinë në të njëjtat kushte siç e gjeti”. Shkëputja e përkohshme e Konsullit Haven nga puna dhe angazhimi për të hartuar Raportin për Gjendjen në Shqipëri – e përshkruar më sipër – pasqyron gjithsesi anën e prekshme, reale të punës dhe vështirësive të mëdha praktike që hasi diplomati i huaj në vendin tonë. Telegramet dhe letra e tij janë edhe njëfarë fotografie çasti e gjendjes në vend në pranverën e vitit 1918. Raporti i Plotë i z. Haven, pjesa e parë e të cilit do të botohet në numrin e ardhshëm, jep të dhëna të tjera të jashtëzakonshme për gjendjen e vendit, përshtypjet dhe opinionet e popullit të Korçës, Gjirokastrës, Shkodrës, Kosovës e Çamërisë në prag të Konferencës së Paqes në Paris.


16 POEZI SH SH..com

www.shqiptarja.com

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 4 mars 2012

Mihal Luarasi sjell lirikat e mëkateve Këto janë vargjet e mbetura nga humbjet e shpeshta në rrjedhë të jetës s’ime të gjatë. Fillimi i të vargëzuarit nisi tek unë, në atë moshë kur nis shumica e të rinjve. Por ndërsa të talentuarit e vazhdojnë poezinë, të tjerë ndahen prej saj, kurse ndonjë si unë, e ndërpret dhe e rifillon në varësi të kohës dhe të gjendjeve të tij shpirtërore...”. Mihal Luarasi shkruan këto pak rreshta në hyrjen e një libri mjaft të veçantë poetik që sapo ka nxjerrë në tregun e librit me titull “Lirikat e mëkateve”. Rilindasi sjell për lexuesit një cikël poezish zgjedhur nga ky libër libër,, duke zbuluar një dimension tjetër nga krijimtaria e dramaturgut, kritikut dhe regjisorit të njohur njohur..

Buzët e tua mbi rrudha e vija me përdëllim dridhmash ledhatojnë si petale trëndafilash të bardhë... dhe fshihen nga balli, ikin e shkojnë gjurmët e anktheve të mia.

Mihal Luarasi

Antigravitacion

1973 Ndjej si po gremise, Në një hon të zi... Gur i hedhur në pusin e Kohës, jam. Nëse në fund ende nuk po mbërrij, je Ti antigravitacioni që më mban.

Vdiq poeti Mitrush Kutelit Nën gjuhë, trinitrinat aq të shpeshta, Buza jote e nxirë... ... Dhe, nuk rrodhi Si lumë madhështor Me hap të heshtur mbi asfalt kortezhi për mortor Mbi top trup’n e drobitur Nuk ta vunë... Shpirtrob, Trogu i miqve të erdh’ pas (Me mendje erdhe shumë)

1973

E prisja E prisja një Dashuri Nuk desha më vuajtje Nuk më mungonte dhimbja Nuk doja më ndarje...

Belbacukët Mbytur në hallet e fëmijëve, Trucungjet E zhytur në ankthet e rreziqeve I lidhën gjuhët Me nyjet e pikëpyetjeve... U lanë duar t e ndyra të pilatëve Si pas çdo vrasjeje sëpatat e xhelatëve.

Dhe erdhe ti tek unë Ti ishe dashuria Ti ishe vuajtja Ti ishe dhimbja Ti ishe ndarja.

Buzët e vdekjes Si dy venduza të lagësht buzët e Vdekjes cukin shpirtin tim. 1973

Në foto: Mihal Luarasi

Këngët e mia Mund të vdesësh

Mund të vdesësh Pa e parë Luvrin, piramidën e Xho-së; Mund të ikësh nga kjo botë Me pikëllimin e zi Se nuk u ngjite në kullën e Pizës, Nuk munde të sodisësh Koloseun, Nuk u mahnite dot në Prado me Goja-n dhe El Greko-n; mund të të grryej dhimbja se nuk shkele pragun e Duomos, mund të vdesësh, pa mbështetur ballin mbi mermerin e Partenonit, por mund të ngushëllohesh duke mos i kthyer sytë mbi piramidën e Tiranit. (1989)

Çdo popull... Çdo popull ka të shiturit e vet çdo sundimtar ka puthadorët e vet çdo dashuri ka urrejtjen e vet çdo besim ka tradhëtinë e vet çdo jetë ka vdekjen e vet... E përsëri gjithë sundimtarët, puthadorët të shiturit, urrejtjet, tradhëtitë rendin ën krahët e vdekjes së tyre, veç njërit, veç Njërit!

E dëgjon erën që loton në këtë natë marsi lagur nga shira të akullt? A e dëgjon erën që loton e dashur mbi varrin e dimrit? Rrokullisje lotësh në greminat e shpirtit fëshfërima gjethesh akuj të raisur zhaurimë ujrash që bien në rrëpira gjeratore pasionesh këngët e mia gjer në fund.

Rrudhat Dora jote mbi rrudhat e mia këto gjurmë t lashta dhimbjesh ankthesh të largëta e pritjesh që përshkojnë kryqtërthor ballin si brazda, kratere e vija... Dora jote mbi rrudhat e mia këto therje që koha gdhendi plagë të ashpra netësh që pasioni pamëshirë endi në fytyrën e mplakur nga pabesia Buzët e tua mbi rrudhat e mia spirale të shrregullta si kthetra që mihën mendimet e zymta ieroglife enigmash të vjetra që shpirti nxori nga thellësia...

Dhe “shokët” nuk pritën të dëgjojnë Goditjen e shurdhët të dheut Mbi qivur Nxituan heshtaz të largohen. Një varrmihës i çuditur kur i pa Kish mbledhur buzët... Nxituan “shokët” Kush më shpejt të zinin autobuzët... Dhe mbete vetëm ti Vetëm i vdekur Siç ishe vetëm në të gjallë... Grushtin me dhe ta hodhë Gratë e shtëpisë Dhe jevgjit e qimitireve Grushtin me turp Ua flak tani të gjithëve! Le tua kenë zili krimbave Që, pacaka se rrinë nën dhe Janë më lart se ne Shpirtskllevërit Kalemxhinjtë E kohërave të gurta, E kohërave që hanë poetët E kohërave të bojërave të ndritshme Të gëlqeres Dhe fekaleve të lavdishme, E kohërave të madhërishme! Nuk rrodhi Si lumë madhështor Me hap të heshtur mbi asfalt Kortezhi përmortor... Mbi top, trup’n e drobitur nuk ta vunë Dhe unë, I strukur në një cep të kësaj toke Shkruaj për ty Si për një të vdekur Harroj se ka plot të gjallë Mbi këtë dhe Që dredhin penën nëpër duar, I veshin vargjet në beton e hekur Që rrojnë, por janë më pak se ti i vdekur! Në Korçë, 4 maj 1967


BOTIME 17 SH SH..com

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

R OMANI

www.shqiptarja.com

I RI

Miranda Haxhia

T

E diel, 4 mars 2012

ë gjithë ata që e kishin njo hur më parë dhe kishin pri tur ta shihnin bukurinë e saj të errësuar nga një re turpi, u habitën, madje u trembën para asaj bukurie rrezëlluese, që shkëlqente me një hir, që fatkeqësia dhe poshtërimi ku kishte rënë nuk e kishin sfilitur. Një vuajtje e fshehtë që fshihej nga shkëlqimi dhe nga një krenari të tillë. Fustani që kishte qepur për atë rast në burg dhe që e kishte sajuar duke ndjekur fantazinë, në formën e saj të guximshme dhe piktoreske, dukej sikur shprehte shqetësimin e dëshpëruar të atij shpirti femre. Por ajo që tërhiqte të gjitha shikimet dhe, si të themi, e shndërronte gruan që e kishte në trup, aq sa të mos njihej as nga më të afërmit e saj, ishte germa ngjyrë alle, që ishte qëndisur mrekullisht bukur dhe që shkëlqente në gjoksin e saj.” Çdo lexues pasi lexon një fragment të këtillë pyet veten:- ende ka libra që shkruhen kaq bukur? Ka libra të bukur, për sa kohë ka botues që duan librin e mirë, për sa kohë ka përkthyes që i përkushtohen deri në detaje punës dhe nuk e mendojnë si një përfitim të thjeshtë ekonomik, por si një vlerë që i shtohet kulturës së librit, si respekt që përcillet për lexuesin dhe si ambicje për të dhënë edhe një herë mesazhin se gjuha shqipe është e denjë të sjellë bukur letërsi klasike, nga ajo e rralla, ajo që është mbuluar nga pluhuri i frikës se mos nuk vjen dot në shqip një letërsi e shkruar mrekullisht bukur para një shekulli e gjysmë. “Stili i Hawthorn-it është dëlirësia e vërtetë. ...Ai mund të konsiderohet si një nga gjenitë e padiskutueshëm të lindur nga kombi ynë.” Do të shkruante bashkëkohësi i tij, Edgar Allan Poe. Kurse Henry James do të dallonte se në stilin e autorit “Më e bukura e Hawthorn-it është rëndësia që i jepte psikologjisë së thellë dhe studimit të saj”. Herman Melville i kushtoi Hawthorne-it kryeveprën e tij “Moby Dick”, ndërsa, midis kritikëve modernë, Harold Bloom e cilëson atë si një nga shkrimtarët amerikanë më të mëdhenj të të gjithë kohërave, përkrah Henry James-it dhe William Faulkner-it. Është koha të flasim në shqip për Nathaniel Hawthorne dhe romanin e tij “Damka e turpit”. *** “Damka e turpit” i Nathaniel Hawthorne, edhe pse i shkruar 150 vjet më parë, edhe pse me vonesë është një nga zgjedhjet më të mençura që ka bërë botuesja e Pegit- Loreta Berhami, e cila ia besoi përkthimin e këtij romani njërit prej shqipëruesve më të mirë të letërsisë, Amik Kasoruhos. Nëse libri që u shkrua dhe u botua në Amerikë, pati impaktin e një testamenti emancipues dhe Amerika pati zhdërvjelltësinë dhe intuitën shoqërore që ta përthithte, ta përdorte për ndryshimin e koncepteve themelore të etikës dhe gjykimit

“DAMKA E TURPIT”

Një roman i madh, mjeshtërisht në shqip nga Amik Kasoruho Është koha të flasim në shqip për romanin “Damka e turpit” dhe Nathaniel Hawthorne

Në foto: Kopertina e romanit “Damka e turpit” të gjestit njerëzor që lidhet me jetën, lindjen, nderin; në Shqipëri, “Damka e turpit” duhet të shënojë ende vraga të tjera derisa kjo shoqëri të mbartë mesazhet e forta të romanit dhe t’i përdorë ato si melhem mbi çdo histori shqiptare të ngjashme me historinë e romanit. Duke filluar prej vitit 1909 regjisorë të ndryshëm kanë tentuar ta shndërrojnë në film historinë e Ester Prinit, damkosjen e saj me një shkronjë turpëruese, por nga nëntë variantet kinematografike, asnjëri nuk ka arritur nivelin e letërsisë që ka shkruar autori amerikan. Është e njohur kjo ngatërresë mes romaneve dhe filmave. Ndodh që filmi kapërcen nivelin e romanit, si te Doktor Zhivago, apo “Mosha e pafajësisë”, por as te “Lartësitë e stuhishme”, as te Ana Karenina” dhe as te gjithë variantet e filmit që janë bërë përgjatë një shekulli, Damka e turpit nuk është mbërritur prej

regjisorëve, aktorëve, skenaristëve në majën e magjisë letrare që autori e ka shijuar përmes gjenisë krijuese. *** Natyrisht nuk kam ndërmend të rrëfej gjithë historinë e librit, por lexuesi ka nevojë të dijë vetëm thelbin: Në shekullin XIX, në një qytezë amerikane, një grua lind një vajzë, babai i vërtetë i të cilës nuk dihet. I shoqi i Ester Prinit ka vite që është zhdukur në një udhëtim të largët. Qarqet fetare, paria e qytezës, turma marrin pjesë në turpërimin publik të Ester Prinit dhe përpjekjeve për ta bindur të tregojë se kush është i ati i fëmijës. Gjatë gjithë librit, kam menduar shpesh: ku e gjen forcën e rrallë kjo grua që shpërfill gjithë zhurmnajën, mllefin, gjykimin publik dhe si tërë këtë që i ndodh e kthen në një energji pozitive të cilën ua përcjell njerëzve të varfër, u gjendet me veprat e saj bamirëse, i ndihmon

dhe iu fal ngrohtësi e mirësi. Besoj te vajza e saj është ajo fuqi magjike, te foshnja e pafajme, të cilën e shtrëngon në gjoks, pikërisht aty, ku paria gjykuese e ka dënuar të mbajë shenjën e turpit të qëndisur. Sakrifica e Ester Prinit mbart misterin e një dashurie, për të cilën nuk flitet shumë. Por ndjehet shumë. Po aq sa ndjehet hija e zezë e bashkëshortit që kthehet si një i panjohur në qytezë, pikërisht kur Esterin po e gjykojnë në shesh dhe fillon një hetim, me qëllim të gjejë cili është njeriu, emrin e të cilit Ester Prini e ruan dhe nuk e përmend kurrë, pastaj të hakmerret, të shkatërrojë, duke filluar me Ester Prinin. Është e vërtetë që njeriut i është bërë Në foto: Nathaniel një dhuratë mëshirëplote, sepse ai që vuan, në çastin e vuajtjes, nuk e di kurrë sesa e madhe ka për të qenë ajo dhe vetëm më pas është në gjendje të vlerësojë rrymin e dhimbjes që mbetet. Roxherin e takojmë qartë në fund të librit, kur kupton se hakmarrja e tij nuk ka atë vlerë që kanë barnat shëronjëse që Roxheri i mbledh me merakun e shkencëtarit. Pas Ester Prinit figura më e kërkuar prej lexuesit është ajo e personazhit misterioz, babait të vërtetë të Perlës, vajzës së lindur si fryt i mëkatit. Figurën e tij, Nathaniel Hawthorne e shfaq pak e nga pak, si një dritë e mekur mes një muzgu, pastaj krijon artistikisht formën e një njeriu hije e me ndihmën e Roxherit i zbulohet lexuesit personazhi i Dimesdejlit. Kur ta marrë librin lexuesi dhe të fillojë të lexojë, kërshëria ndaj këtij personazhi, ndoshta do ketë nota qortimi, krahasuar me qëndresën e Esterit, heshtja e Dimesdejlit është e pafalshme. Por më tej, kur lexueshmëria arrin “pikën e vlimit” kuptojmë se kemi përballë një figurë të përshkruar mjeshtërisht nga autori; një djalosh që tërë inteligjencën e tij e shpërfill përpara sakrificës që i kërkon ndërgjegjia të bëjë. Fjalimi i tij është një nga xhevahiret e artit letrar; fundi i tij është ndër më të realizuarit artistikisht. Nuk dua të shuaj kureshtjen e askujt, por jam e bindur se këto fjalë janë

të pakta nga përjetimi i lexuesit, kur të kthejë fletën e fundit të librit. Në fund të librit është një ese e shkruar nga autori pas botimit të librit, që përgjatë ribotimeve të shumta në vende të ndryshme, i është bashkangjitur romanit si të jetë “alteregoja” e N.Hawthorne. Dhe në këtë esencë të shpirtit të tij krijues, autori na shpjegon:

Hawthorne “Ndoshta, mbas pak kohe edhe qyteti im i lindjes do të më mjegullohet në kujtesë, nuk do të më duket më si një qytet i botës sonë, por si një fshat i vizatuar midis reve, i populluar vetëm nga krijesa fantastike, që vijnë rrotull nëpër ato rrugica dhe nëpër monotoninë e pasosur të rrugës kryesore... Që sot e tutje, ky nuk është më realitet. Unë i përkas një vendi tjetër tashti, por bashkëvendësit e mi të një kohe nuk kanë për të më qarë shumë gjatë. Edhe pse jam përpjekur me çdo mjet t’i imponohem vëmendjes së tyre me punën time si shkrimtar, që të zë vend në kujtesën e tyre dhe në qytetin ku jetuan e vdiqën gjithë të parët e mi, nuk kam mundur ta gjej kurrë pranë tyre ngrohtësinë e simpatinë, të cilat janë të nevojshme për çdo letrar, që të arrijë të korrat më të mira të mendimit të tij. Pa dyshim do të kisha bërë shumë më mirë midis njerëzve të ndryshëm; por ata që dikur më rrinin kaq afër, do të jetojnë gjithmonë larg prej meje.” Nuk besoj se autori kishte imagjinatën e atillë sa të mendonte se libri, pas kaq e kaq kohe do të lexohet edhe një një vend si Shqipëria, por jam e bindur se kishte kuptuar fuqinë emancipuese të fjalës. Ndoshta sot nuk ka damka të mirëfillta turpi në kraharor të vajzave, grave, por djegin e përvëlojnë po aq edhe damkat e lëna nga fjalët, paragjykimet dhe injoranca.


18 ARKIV SH SH..com

www.shqiptarja.com

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 4 mars 2012

G AZET AT A USTRALIANE AZETA

Nga Armand Plaka Cili ishte personi me emrin e një hierarku të lartë komunist të kohës që u vra si spiun amerikan nga regjimi i Hoxhës? A ishte akuza e vërtetë apo e stisur? A ka ekzistuar kjo histori dhe përse mbi të mund të ngrihen dyshime e pikëpyetje të mëdha? Përse për të nuk ka shkruar asnjë media tjetër perëndimore e kohës dhe as shqiptare në vitet e demokracisë? Kush e shkroi artikullin për Pilo Peristerin dhe pse ky i fundit mund të cilësohet si pararendësi i „Beut të Saukut”? A është historia e tij vetëm një blof i stisur? Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga rënia e komunizmit në Shqipëri dhe koha kur tashmë shumëçka në mediat shqiptare, sidomos në rubrikat dossier, s´të duket veçse një déjàvu e radhës, sërish ajo rezervon shumë të fshehta e mistere. Një ndër to është edhe një histori e sjellë nga viti i largët 1954, nga një gazetë që botohej në një vend po aq të largët si Australia, e që në pamje të parë të lë gojëhapur, duke bërë të ngrihen njëkohësisht shumë pikëpyetje. Në fakt artikulli i referohet një korrespondence speciale (pa emër) që vinte nga Trieste, në Itali, e që merrte shkas nga tregimi i një të arratisuri shqiptar të kohës. Ajo që të bën më shumë përshtypje është në radhë të parë emri i personazhit kryesor të kësaj historie: ai quhej Pilo Peristeri. Gjithkujt që ka jetuar në kohën e viteve të monizmit në vend, sigurisht se së pari do t´i vinte ndërmend fytyra e njërit prej themeluesve të Partisë Komuniste, nga të vetmit të mbetur gjallë deri në fund të viteve të regjimit enverist në Shqipëri (përveç vetë Enver Hoxhës). Ai gjatë karrierës së vet, njohu disa ofiqe të larta në hierarkinë e shtetit-parti të kohës. Por jo, në artikull duket se bëhet fjalë për një tjetër Pilo, fillimisht me profesion mësues fshati e më pas një lloj financieri apo agjenti tregtar për llogari të shtetit, megjithëse në disa pika duket se në artikull mbizotëron konfuzioni e kontradiktat duke ia nisur nga: personazhi mban të njëjtin emër si ish-anëtari me shkollë fillore i byrosë politike, ai duket se vjen nga e njëjta krahinë si ai, cilësohet si themelues i Partisë Komuniste, por se këtu fijet këputen dhe ravijëzohet një personazh tjetër. Një tjetër pikë interesante që del nga verifikimi paraprak që mund t´i bëhet historisë së sjellë nga kjo gazetë australiane, është se nuk rezulton që asaj t´i jetë bërë kurrfarë jehone në ndonjë media tjetër perëndimore të kohës, apo më pas nga mediat shqiptare në periudhën e demokracisë, ndryshe nga ç´është vepruar me histori të tjera, të njohura apo të panjohura

PILO PERISTERI

Një histori e pabesueshme Sensacioni i panjohur shqiptar në një gazete australiane dyshimeve të sipërpërmendura, na vjen në ndihmë edhe studiuesi Kastriot Dervishi, njëkohësisht Drejtor i Arkivit së Ministrisë së Brendshme, i cili pas verifikimeve të veta, e përjashton kategorikisht një fakt të tillë, duke na pohuar se në arkiva nuk ekziston asnjë person i dënuar e ekzekutuar me vdekje, me këtë emër. Sidoqoftë, nuk është qëllimi i këtij shkrimi aspak të bëjë avokatinë e faktit nëse kjo histori është apo jo e vërtetë. Ai përbën thjesht një kontribut real për të kuptuar më shumë se ç´mund të fshihte e ç´fsheh akoma ajo kohë nga njëra anë, e nga ana tjetër, të korrigjojë ndoshta e të shohë me sy kritik edhe mediat perëndimore të kohës, të cilat nën hapësirat e pafundme që u lejonte liria, mund të binin lehtësisht në kurthet e njerëzve e interesave të ndryshme, apo ndoshta thjesht duke u nisur nga interesa komercialiste të çastit e mos u thelluar

Në foto: Faqja e parë e gazetës australiane “The West Australian”, e datës 4 shkurt 1954 më parë për publikun, duke e bërë atë në vetvete një ekskluzivitet e sensacion të përmasave të konsiderueshme, të paktën për publikun shqiptar të djeshëm e të sotëm. Fakt tjetër është se artikulli në fjalë nuk shoqërohet me asnjë foto ilustruese dhe nuk është firmosur, le të themi, nga asnjë autor: gjithashtu nuk citohet as emri i të arratisurit shqiptar që kishte mbërritur me peshkarexhë në brigjet italiane dhe asnjë emër tjetër përgjatë gjithë historisë, siç mund të ishte ai i personit që e kishte spiunuar Peristerin - në dukje për hakmarrje - meqenëse Peristeri e kishte detyruar nën ndikimin e drogërave që të rikthehej në “atdhe”, pasi ishte arratisur drejt Italisë. Në artikull thuhet se Peristerin e vrasin shokët e vet në festimet

që po bënte paria komuniste për Vitin e Ri, e më pas thuhet se e vret skuadra e pushkatimit. Duket se përveç mistereve e kontradiktave që fsheh, kjo histori ka dhe një lloj ngjashmërie me një tjetër, shumë më të vonshme (por gjithsesi që buron nga e njëjta periudhë historike), tashmë e njohur në detaje për publikun shqiptar; ajo e të ashtuquajturit Beu i Saukut (Nazif Tuga) në fund të viteve ´80 të shekullit të shkuar. Përtej këtyre konstatimeve e

Në foto: Faqja e dytë e gazetës australiane "The West Australian", e datës 4 shkurt 1954. Në qendër gjendet edhe artikulli për Pilo Peristerin.

në informacione, të sajonin për lexuesit e vet histori të paqena e të paverifikuara për një vend sa të largët, aq edhe të mbushur me errësirë e mistere. Në këtë kontekst, vlerësoj se gjithsesi këtë mund ta bëjë më së miri vetë lexuesi, pasi të ketë lexuar artikullin e plotë, përkthyer nga origjinali nën titullin e mëposhtëm: *** Skuadra e pushkatimit i jep fund karrierës së kapitalistit shqiptar Korrespondencë speciale nga Trieste Pilo Peristeri, anëtari më i pasur i regjimit të Kominformit në Shqipëri dhe i mbiquajtur me nofkën “Kapitalisti Nr. 1 i Shqipërisë komuniste” u qëllua për vdekje nga shokët e tij gjatë festimeve të Vitit të Ri, në të cilat thuhet se morën pjesë më shumë se 30 zyrtarë e partiakë të lartë të shtetit shqiptar. Sipas një të arratisuri, i cili sapo ka mbërritur këtu me një peshkarexhë, situata në Tiranë, kryeqyteti i vendit është tejet e nxehtë dhe ajo akoma e shtyn jetën rrethuar si në një kështjellë: në fuqi akoma është rrethimi 12-orësh, dhe çdo një në dy veta në rrugë është ose ushtar ,ose polic. Të kamufluar mes civilëve gjendet një numër gjithashtu i konsiderueshëm agjentësh të Sigurimit të fshehtë. Ushqimi është është i pakët, dhe askush nuk mund të lerë dot qytetin pa një leje të veçantë. Burimi në fjalë thotë se Peristeri u përball me një skuadër pushkatimi në fillim të këtij muaji, i akuzuar se ishte “njëri ndër konspiratorët e paguar amerikanë të përfshirë në planet për të rrëzuar regjimin në fuqi”. Por në realitet ai e pësoi këtë fat, pasi ai kishte mundur të mblidhte shumë para në xhepin e tij, ndërsa ishte i angazhuar në organizimin e allishverisheve të tregut të zi, duke punuar për Tiranën zyrtare dhe për rusët. Ai ishte shefi i përfaqësuesve shqiptarë që blinin mallrat strategjike dhe materialet e tjera më të nevojshme në tregjet e zinj të Italisë e të Zvicrës, dhe kontot e tij bankare të regjistruara në vendet perëndimore


SKANDALI

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 4 mars 2012

SH SH..com

19

www.shqiptarja.com

mpe pune të detyrueshme duke punuar si skllevër, e dërguar madje deri në vdekje si “armiq të regjimit” nëse nuk përmbushnin normat e caktuara të punës, ai ia dilte gjithmonë të furnizonte më shumë nga ç´kërkohej e nga ç ´pritej nga vetë rusët. Kështu që ai me kohë fitoi besimin e tyre duke ngjitur dhe shkallët e karrierës njëkohësisht.

Në foto: Koka e artikullit mbi Pilo Peristerin marrë nga „The West Australian”, 4 shkurt 1954 raportohen në mënyrë të besueshme se kapinin numrin fiktiv katër apo pesë. I mirëpozicionuar Shumica e aferave e marrëveshjeve xhiroheshin në llogari të kontove sovjetike, por Tirana përfitonte disa komisione të leverdisshme në valutë të huaj si shpërblim për “punët e mira” Në këto komisione fuste duart në mënyrë të “paliçensuar”, duke nxjerrë përfitime shtesë, edhe Peristeri, të cilat ai mendonte se i përkisnin pikërisht atij. Para luftës, Peristeri ishte veçse një mësues i varfër në një shkollë fshati, por ai e gjeti veten shpejt të pozicionuar mirë në kohën kur Shqipëria më në fund po “çlirohej” dhe iu bashkëngjit kë-

Artikulli i referohet një korrespondence speciale (pa emër) që vinte nga Trieste, në Itali, e që merrte shkas nga tregimi i një të arratisuri shqiptar të kohës sisoj Kominformit: ai kishte qenë njëri ndër themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare dhe i mbeti asaj besnike gjatë gjithë atyre viteve të mbushura me aktivitet të vështirë “ilegal”, kur Italia e Mussolinit e kishte pushtuar Shqipërinë.: kjo i solli atij ca punë me përfitime kur mbërritën rusët dhë ia nisën të zhvasin vendin. Peristeri ia nisi të punonte për ta si një komisioner rajonal, duke mbikqyrur mallrat e fshehta dhe furnizimet e tjera agroushqimore që kërkoheshin nga Moska. Ndërsa persekutonte pa mëshirë bashkëatdhetarët e vet, duke i cilësuar ata si “tradhtarë” e dërguar në ka-

Mallra strategjike Më vonë, Peristeri iu bashkëngjit departamentit të “tregut” të Kominformit, i angazhuar në mbledhjen e fondeve për aktivitetet e spiunazhit me mjete e marrëveshje ilegale, dhe një herë madje ai u përfshi në një skandal ndërkombëtar droge me një kapitene të shërbimit të fshehtë bullgar (Razuznavatelni Otdel), apo me një organizatë spiunazhi të ngjashme, por ia doli mbanë të arratisej, duke shpëtuar për fije të perit. Ai gjithashtu kishte pasur dorë edhe në tentativat për rrëmbimin e të arratisurve lindorë në vendet perëndimore duke i rikthyer ata mbrapsht në vendet e origjinës. Gjatë kësaj kohe dhe ndërsa përmbyllte këto punë të neveritshme, ai mbante pozicionin e kreut të delegacionit shqiptar në Federatën Botërore të Sindikatave (World Federation of Trade Unions), një post ky i sajuar apostafat për të, në mënyrë që të mbuloheshin mirë aktivitetet e tij të vërteta në Perëndim. Më në fund, ai u emërua për të blerë mallra strategjike në tregun e zi zviceran e atë italian dhe për të sistemuar dërgimin e furnizimeve të tilla ilegale drejt vendeve të Lindjes. Këto ia rritën atij shanset për t´u pasuruar edhe vetë: duke përdorur dokumente të ndryshëm false, me të cilat atë e kishte pajisur Kominformi për të lehtësuar marrëveshjet e tij me subjektet perëndimore, ai regjistroi një numër kontosh private bankare nën emra të ndryshëm, për të fshehur në substancë “komisionet” që ai merrte nga marrëveshjet që bënte për rusët; dhe përfitimet e tij shumë shpejt kapën shifra të konsiderueshme. Ai madje ia nisi të fuste aksionet e veta në bursat perëndimore. Një ditë, gjithsesi, ai u tradhtua nga një i arratisur shqiptar, të cilin për arsye të paditura, ai kishte ndihmuar të rrëmbehej e të sillej - nën efektin e drogës - sërish në Shqipëri. Ky i fundit dinte me ç´duket shumë rreth aktiviteteve të Peristerit dhe transaksioneve financiare të bëra në Perëndim të Perdes së Hekurt se sa ç´kishte menduar vetë Peristeri dhe se ato rezultonin se nuk vlerësoheshin “të mira” në Lindje: Peristeri u arrestua dhe jetës, së bashku me karrierën e tij premtuese për t´u bërë kapitalisti i parë në një vend komunist, i erdhi një fund i shpejtë. Marrë nga: The West Australian, 4 shkurt 1954

Në foto: Monumenti i martirit Don Shtjefen Kurti në Gurëz i mbështjellë me letër higjenike

Don Shtjefën Kurtin e mbështjellin me letër higjenike Nga Fritz RADOV ANI RADOVANI Gurëz, natë…19 Shkurt 2012… Tek monumenti i Atdhetarit Don Shtjefën Kurti… Urrejtja… Urrejtja… ndaj Atdhetarizmit dhe Fesë së Atyne Martirëve që dhanë edhe jetën e vet... për mos me mohue të vërtetën! Urrejtja shkatrron shtete… përçan Popujt dhe i rrokullisë në humnerën për të cilën punuen dje e po punojnë prap sot terroristët dhe gjaksorët e Popullit Shqiptar! Busti i një Martiri mbështjellë me letër higjenike! Busti i një Martiri i përdhunuem në mënyrën ma të ultë e mizore! Kjo urrejtje nuk asht pa as ndër kafshët e egra të shpellave... Shqipni, të plaçin sytë, ku po shkon?!Me këte rrugë që kemi marrë, jo në BE që nuk do t’na pranojnë, por as Perandoria Turke, që Erdogan andërron me e ringjallë tue përfshi edhe Ballkanin, nuk ka me na qasë! Ata që dhunojnë Martirët e vet nuk ka si me i besue askush në botë. Ajo letër higjenike i asht vu Nderit të Shqiptarëve dhe Shqipnis¸ Etnike! Atëherë, si mos me i dhanë të drejtë Holandezit Robert van Lanschot, i cili shkruen: “Ballkanasit nuk kanë kontribuuar me asgjë për kulturën e Evropës”. Kështu është shprehur ish-diplomati holandez dhe gazetari Robert van Lanschot në një koment në gazetën gjermane “Handelsblat”. Van Lanschot, i cili ka marrë pjesë në misione në Bosnjë, Kosovë, Irak dhe Eritrea, komentin e tij e fillon duke e komentuar një prej ish-diplomatëve të Kongos, i cili tani jeton në Bruksel...Sipas Van Lanschot, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, pjesë të mëdha të Serbisë, të Bosnjës, Bullgarisë dhe Greqisë, gjithashtu nuk përputhen me idenë për Evropën. Ai thotë se të gjithë këta bëjnë pjesë në një grup kulturor që është më e afërt me Turqinë. Po ashtu, ish diplomati

Martir’ I Atdheut Don Shtjefën Kurti (1898 – 1971) Ï%Ka lé në Ferizaj (Kosovë), më 25 dhjetor 1898. Ï%U shugurue meshtar në Romë më 13 maj 1921. Erdhi në Shqipni më 6 janar 1930 dhe punoi gjithë jetën e vet për bashkimin e Trojeve Shqiptare të robnueme … Ï%U arrestue në Tiranë më 28 tetor 1946, dhe u dënue me njëzet vjet burg. Ï%Mbas mbylljes së Kishave u dërgue në Gurëz (Milot). Ï%U arrestue përsëri më 11 qershor 1970 dhe u dënue me vdekje “ka Pag¸zue nj¸ f¸mij¸”. Ï%U pushkatue më 29 Shtator 1971. As sot nuk ka varr!...

thotë se qytetet e Kosovës më së shumti i ngjajnë Irakut se sa BE-së…Ai ka thënë se edhe punëtorët e ndërtimit nga Kosova që punojnë në Zvicër nuk mund të ndryshojnë stilin e ndërtimit kur kthehen në shtëpitë e tyre dhe “ndërtojnë objekte josimetrike”, të habitshme për njerëzit e Perëndimit.Van Lanschot apelon që të ndërpritet zgjerimi i BE-së, duke theksuar se vendet e Ballkanit s‘kanë asgjë të përbashkët me Evropën.” (Marrë nga “proletari.com”) Melbourne, Mars 2012.


20 ART PAMOR SH SH..com

www.shqiptarja.com

RILINDASI SUPLEMENT JAVOR I

E diel, 4 mars 2012

P IKTORI V EPRA Në foto: Nudo e piktorit Keraj

Suzana V arvarica Kuka Varvarica

A

rtisti duhet të dhurojë atë ç‘ka i ka fal natyra e atë ç‘ka merr nga njerëzit, është një nga thëniet e Jakup Kerajt. Në kërkim të krijimtarinë e tij, njihesh me tablotë kompozicionale shumëfigurëshe të portreteve e peizazheve; natyrat e qeta, vizatimet dhe hedhjet e shpejta të subjekteve me laps mbi letër. Bindesh se thënia është përcaktim i drejtë i karakterit të vet profesional dhe e moralit të tij njerëzor. Duket si një shprehje kornizë që do t’i rrinte për shtat çdo piktori figurativ. Krijimtaria e Jakup Kerajt, dhe kryesisht, tërësia e koleksionit të plotë të portreteve të realizuara prej tij, na shkon krah idesë së Sokratit, i cili mendonte se “Skulptori (piktori), duhet të japë, me anë të dukjes, atë që ndodh brenda në shpirt”. Mendimtarët e kohëve të lashta na e kanë hapur dritaren e procesit të kërkimit dhe na kanë dhënë orientime të standardizuara, tek të cilat shpesh herë bëjmë mirë të mbështetemi, për të arritur në disa konkluzione shpjeguese edhe në artet pamore. Në një shfletim të kujdeshëm të të gjithë dokumentacionit që ruajnë sot bibliotekat, arkivat shtetërore dhe familjare, rreth jetës dhe krijimtarisë së piktorit të mirënjohur Jakup Keraj, zbulon fakte, të cilat vetëm një monografi arti mund t‘i përballë para publikut të sotëm, për njohjen me personalitetin krijues të tij. Një tekst disi i reduktuar, nuk e lejon njohjen e plotë. Të argumentosh rreth krijimtarisë së Keraj, natyrisht, që duhen fletë të tëra, që do t‘i përkisnin së pari jetës së tij të mbyllur dhe të ndarë nga sistemi krijues i Tiranës së viteve ‘60 -‘90, ku kishin zbritur të gjithë piktorët dhe skulptorët, që përfunduan shkollat e larta të artit në Bashkimin Sovjetik apo dhe në shtetet socialiste të Europës Lindore. Dhe së dyti, krijimtarisë piktorike, të vlerësuar nga opinionet rreth cilësive të pikturës së Keraj dhe historisë së zhvillimit të saj. Është disi e çuditshme që një libër serioz me tiutll: “Art e trashëgimi”, ku Shkodra është personazhi qytet dhe, ku artit figurativ i zhvilluar nga artistët e saj, i është lënë një vend i konsiderueshëm, nuk arrin të gjesh të paktën emrin e disa prej artistëve të saj më të njohur, në mes tyre Jakup Kerajn. Artikulli i shkruar nga Gjergj Frashëri, nuk merr në kosideratë atë pjesë të krijimtarisë së Keraj, që pa frikë mund ta cilësojmë realiste. Koha që jetojmë i ka trajtuar tërësisht personalitet e arteve pamore të çdo qyteti. Historia e artit shqiptar e ka përcaktuar tashmë vendin dinjitoz të piktorëve të Shkodrës Ferdinand Paci, Jakup Keraj, Ismail Lulani dhe Danish Jukniu. Madje i’u ka ngurtësuar atyre atë krijimtari të stisur prej dogmës ideologjike të metodës së realizmit socialist, por kurrsesi nuk i’u ka mohuar krijimtarinë e çlirët prej saj, por e ka evidentuar si element të origjinës piktorike të çdo njërit prej tyre. A mund të mendojmë se nuk ka informacion rreth artit të Keraj? A duhej z. Frashëri të mos e merrte në konsideratë kontributin artistik të Keraj dhe të Jukniut? Harresa e një piktori me gjurmë e të nderuar nuk do të thotë se influencon në ngulitjen e saj, pra të harresës, te historianët apo studiuesit e artit. Përgjegjësia e këtyre të fundit është njerëzore dhe i përket brezave. Ata kanë moralin profesional dhe detyrimin historik, që të përcaktojnë dhe të shkruajnë faktet e rëndësishme të ndodhura, pa anashkaluar qoftë edhe ato fakte regresive negative, që dëmtuan zhvillimin e artit shqiptar në një periudhë 40 vjeçare dik-

Në foto: Edyt Skenderbeu Galeria e Arteve Shkoder

JAKUP KERAJ

Bota plot ngjyra që kishte në shpirt

Në foto: Keraj para veprës me të cilën mbrojti diplomën tatoriale. Brezat duhet të dijnë dhe dija lidhet edhe me emrin e piktorit të fortë dhe ekspresiv Keraj. Po ta ndjekësh jetën e tij me vëmendje lind pyetja: Përse Jakup Keraj, një i arsimuar në një shkollë të huaj, ardhur me një diplomë shkëlqyeshëm, vlerësuar nga akademikë rusë si një piktor i talentuar, vlerësuar nga bashkëstudentë shqiptarë si një artist me të ardhme të sigurt, nuk ishte me shokët e tij në institucionet e rëndësishme të organizimit, arsimimit dhe ekspozimit të arteve figurative të kryeqytetit, ku zhvillohej më së shumti jeta artistike? Duke e lënë mënjanë këtë çështje që kërkon relativisht kërkime studimore mbi jetën, por duke mos e lënë të harruar, mund të them se, ky fakt i braktisjes tek “kutia” e ngushtë e një mësuesi vizatimi apo pikture në një shkolle province, bëri që Keraj të ndjejë deri në palcë veçimin. Gjithësesi, ai nuk e ndali krijimtarinë, sepse temperamenti durues i bashkuar dhe me vlerësimet mbi talentin e formuar, nuk mund të shkonin dëm e të ngurtësoheshin në atë “kuti”. Në këtë arsye arrijmë të themi se krijimtaria e Kerajt ka disa pikëmbështetje, të cilat përcaktohen të gjitha së bashku brenda një periudhe kohore, që nuk i tejkaloi vitet ‘90, vitet e ndryshimit. Krijimtaria e tij ndahet në dy aspekte të gjëra të kompozimit figurativ. Aspekti i parë i përket të gjitha tablove kompozicionale të angazhuara si krijime të orientuara nga ideologjia e diktaturës së kohës. Dhe aspekti i dyti i përket tablove kompozimcionale intime, te të cilat zbulojmë etydet, nudot, portretet, peizazhet, natyrën e qetë dhe vizatimet e shumta. Aspekti i parë, është pjesë përbërëse e të gjithë krijimtarisë së artistëve figurativë shqiptarë, që krijuan, me vullnet të lirë apo me vullnet të diktuar, gjatë gjithë gjysmës së dytë të shek. XX, tabllo tematike. Gjithësesi dëshiroj të veçoj, nga krijimtaria e shumtë e aspektit të parë, kr-

Të dhëna Jakup Keraj jetoi pak dhe gjatë viteve 1933-1987. Jeta dhe piktura e Kerajt lulëzoi në gjysmën e dytë të shekullit XX. Arsimimi i tij nisi në sferën e programeve të metodës së realizmit socialist dhe krijimtaria e tij përfundoi brenda tyre. Studioi në Akademinë e Arteve të RSBS/ Republikave Socialiste të Bashkimit Sovjetik dhe u diplomua në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës “Ilia Efimoviç Rjepin”, Leningrad\Shën Petërburg. Gjatë krijimtarisë 30-të vjeçare, pikturoi brenda normave të realizmit socialist dhe normave të realizmit. Ishte një piktor realist i fortë dhe piktura e tij dallon si e tillë dhe është e pasur me gjurmë ekspresive. Diploma ka titullin: “Çlirimi i grave shqiptare nga turqit osmanë”. Ajo ruhet në koleksionin e GKA. Notat në disiplinat e ndryshme të diplomës së tij janë mirë dhe shkëlqyeshëm. Në vitin 1957, Keraj kthehet në Shqipëri dhe punësohet mësues në Shkodër dhe nuk u largua prej saj asnjëherë. Ai vdiq në Shkodër. Shkodra dhe publiku më i gjërë shqiptar e njeh krijimtarinë e tij.

ijimtarinë e tablove kompozicionale me temën historike e që lidhet me figurën e Gjergj Kastriotit, të cilin e pikturoi me subjekt nga Kuvendi i Lezhës. Ai e dalloi këtë ngjarje pasi dhe ne sot e njohim si ngjarjen më madhore të kësaj figure. Mendoj se ja vlen të kategorizohet e të ndalet qartë mbi krijimtarinë e Kerajt, pasi me fillin e tyre, pa frikë, njohim karrierën artistike të këtij piktori dinjitoz. Etydet dhe tablotë kompozicionale të kësaj teme janë nga krijimtaritë më esenciale të

Në foto: Portret nga Jakup Keraj

piktorit. Etydi që pikturoi me këtë temë dhe tabloja që ndodhet në koleksionin e GKA, Tiranë paraqesin: i pari një imazh krejt impresiv, siç në mënyrë të natyrshme, etydet njihen si procese krijuese të fillimit të një vepre monumentale, dhe e dyta një imazh solemn ekspresiv. Etydi “Kuvendi i Lezhës” është një nga etydet më të bukura të këtij lloji dhe përmban brendësinë e imazhit të kompozimit. Në etyd i jep rëndësi ekstra kryeluftëtarit, më pas personazheve që e rrethojnë i’u ka përcaktuar rolet në një situatë të caktuar, ku ndjekja me kujdes e çdo pozicioni-personazh shprehet për marrëdhënien e tij me historinë e kohës. Gjendja esenciale e etydit përcakton përmbajtjen e veprës së ardhshme munumentale dhe masive. Nudot e Kerajt janë nga nudot më profesionale që kanë pikturuar artistët shqiptarë të ardhur nga shkolla e rreptë akademike e Leningradit. Tek to ai ndjehet i pushtetshëm dhe emocional ndaj njohjes së trupit të njeriut. Kjo tregon se sa fatkeq ka qenë publiku shqiptar i asaj kohe, që nuk ka pasur mundësi të shijojë nudot e pikturuara nga Keraj dhe të kolegëve të tij. Një nga mangësitë në formimin e përgjithëshëm të karakterin civil të shqiptarëve të shek. XX është sepse ata nuk u lejuan të shikonin dhe shijonin nudot. Dhe, ajo që ishte më mjerane, është se artistit që formoheshin pas mesit të viteve ‘70, nuk u lejuan të pikturonin trupin e zhveshur të njeriut. Në këtë arsye, dhe në masivitet, por duke përjashtuar raste të rralla, piktorët dhe skulptorët shqiptarë të viteve ‘70 -‘90, pikturuan njerëz të deformuar të tipit entuziasto- masovik. Portretet e Kerajt janë koleksioni më i bukur i këtij artisti dhe jo vetëm të tij. Pra, më lejoni të shprehem në mënyrë individuale dhe mbrojtëse e idesë se: Keraj i dha vend të rëndësishëm pikturimit të portretit. Ai vlerësoi njohjen e drejtëpërdrejtë të njeriut, që do pikturonte, ose më mirë pikturoi psikun e njeriut real që njihte mirë. Pikturoi njeriun duke i dhënë trajtim thelbësor anës psikologjike përmes veçimit të mënyrës së vështrimit syve. Pikturoi emocionin e tij vetjak, duke zbuluar vështrimin e personazhit dhe marrëdhënien e tij me gjendjen e brendshme psikologjike të personazhit. Gjithashtu, Keraj, u ndje plotësisht i lirë me vetminë në brendsi të një karakteri njerëzor, duke e shpallur njëkohësisht heshtjen e vet tek imazhi i portretit të pikturuar. Ai nuk mbetet te kufiri i një mjeshtri që di të kapë ngjashmërinë, por i jep vlerë, tërësisht aftësisë së tij dhe imazhit të krijuar prej tij. Ai e tejkalon pasqyrimin e drejtpërdrejtë, sjellë një imazh, ku vet e brendshmja Keraj gjendet në brendësi të imazhit. Koleksioni i portreteve të Kerajt tejkalon nga mendësia e të lashtëve, që ecte me parimin se “Arti është si natyra” , te mendësia e Thoma Akuini-t, filozofit të shek. XIII, i cili solli një parim tjetër se “Çdo artist synon t`i japë veprës së tij trajtën më të mirë, jo në kuptimin absolut, por në lidhje me qëllimin që i ka vënë vetes”. Dhe kam idenë se Keraj, në mënyrë të ligjshme dhe të heshtur, duket se i kishte vënë qëllim vetes se e gjithë aftësia e tij e lartpërmendur, të mbetej e shprehur tek portretet, si një komunikim individual dhe i pazhurmë, jo vetëm në bashkëkohësinë e vet, apo edhe në tonën, por edhe në të ardhmen, duke i dhënë jetë parimit të së madhes Safos se “Kush është i bukur, mbetet i tillë sa kohë e kemi para syve. Kush është edhe i mirë, është i tillë edhe tani edhe më pas”. (*) Studjuese arti


rilindasi  

suplementi rilindasi

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you