Page 1

NJË KAPITULL ROMANI, PJESË POEME, POEZI, SHËNIME, ETJ… KISHIN MBETUR NË ZYRËN E TIJ KUR U SËMUR Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

E-mail: rilindasi@gmail.com

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com Viti II - Nr: 3 E diel, 22 janar 2012

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

NË BODRUMET E KRYEMINISTRISË Zbulohen dorëshkrimet e muajve të fundit të T eodor Kekos Teodor Në foto: Faksimile e disa prej fletëve me dorëshkrime e skica, të cilat nuk diheshin që ekzistonin. Dorëshkrimet ishin ruajtur në bodrumet e Kryeministrisë që nga vdekja e Teodor Kekos në vitin 2002

Admirina Peçi

F

letë të zverdhura, me vargje, shënime e frag mente letrare, mbuluar me skica ngacmuese gjithandej, me ndonjë shënim të kujdesshëm a zhubravitje e lehtë… Janë shënimet e fundit që hodhi në letër Teodor Keko. Në muajt e vështirë kur ai luftonte me vdekjen, atje lart në zyrën e tij në katin e tretë të Kryeministrisë, nëpër këto copëza letrash gjente shtegun e arratisë drejt dashurisë së tij të përhershme shkrimit. Ishte një sfidë ndaj vdekjes, që e priste diku syçelët. Ajo atje në pragun e fundëm dhe Dori pak hapa larg duke e qesëndisur… Prej vitesh, këto dorëshkrime të vyera flinin, mbuluar në heshtje e në pritje, në bodrumet e kryeministrisë. Mandej një ditë Arben Shkodra, drejtor i personelit në këtë institucion, gjeti mundësinë t'i çojë në

Si jetoi, krijoi dhe iku nga kjo jetë... T eodor Keko Teodor

T

eodor Keko u lind në 2 shta tor 1958 në një familje kineastësh. Qysh në fëmijëri ai shquhej për humorin e hollë dhe shpirtin rebel, cilësi këto që do të ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Në vitin 1979, në moshën 19-

tori". Gjatë këtyre viteve ai mbetet një nga bashkëpunëtorët më të afërt të shtypit të kohës, veçanërisht revistës "Hosteni" dhe gazetës "Zëri i Rinisë", ku përmes penës së tij të hollë trajtoi probleme të mprehta të... faqe 15

vjeçare, boton poezitë e para në gazetën letrare të kohës "Drita". Pas mbarimit të studimeve për Gjuhë e Letërsi, punon në organet e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, fillimisht në gazetën "Drita" e më pas në revistën "Nën-

ongresi i Lushnjes, i janarit të vitit 1920, është padyshim njëri prej akteve më kulmorë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, i ndërmarrë në njërin prej çasteve më kruciale të historisë sonë të re. Edhe pse gjithnjë i vlerësuar, është ende e nevojshme të shpjegohet, madje pa paragjykime ndikuese, ajo që ndodhi 92 vjet më parë, të jepen vlerësime realiste dhe, me këtë rast, të vilen mesazhet e vyera mësimdhënëse që dërgon e kaluara. Përse duhej thirrur një Kongres Kombëtar në janarit e vitit 1920? Kush e dëshironte, kush e organizoi dhe kush mori pjesë në të? Pse u zgjodh pikërisht Lushnja për mbajtjen e tij?

Vjen në shqip, romani i 66 i përkthyesit. Si e solli në gjuhën tonë shkrimtarin amerikan Harold Robins duke nisur me "Mos dashuro kurrë një të huaj"

Dhe së fundi, ç'vendime u morën dhe ç'vlera pati ky kongres? Mund të shtrohen edhe pyetje të tjera, por le t'u japim përgjigje këtyre pyetjeve kryesore duke evidentuar, aq sa na lejon një trajtesë e kufizuar, rrethanat politike të brendshme e të jashtme, grupimet, aleancat, individët, motivet e faktorët nxitës e frenues dhe gjithçka tjetër që shpjegon aktin e shkëlqyer që u krye në Lushnjë 92 vjet më parë; akt që na dha mundësinë t'i largohemi buzës së greminës, shpërbërjes dhe likuidimit si shtet dhe na siguroi të drejtën për të hyrë në radhën e shteteve dhe të kombeve të konsoliduara, të drejtën të shpresojmë e të guxojmë për hapa të tjerë, që do të na çonin herët a vonë në zgjidhjen pozitive të faqe 18-19 çështjes... ○

Amik Kasoruho dhe ai që nuk dinte të dashuronte

Përse duhej thirrur një Kongres Kombëtar në janarit e vitit 1920? Kush e dëshironte, kush e organizoi dhe kush mori pjesë në të? Pse u zgjodh pikërisht Lushnja për mbajtjen e tij?

K

Kongresi i Lushnjes, themelet e shtetit modern

Prof.dr Prof.dr.. Marenglen VERLI

destinacionin e duhur. Ai e mbante mend atë kutizë, ku vetë ishte kujdesur të vendoste dorëshkrimet dhe sendet e tjera personale të Teodor Kekos, që kishin mbetur në zyrën e tij në kryeministri. Pasi i kishte sistemuar mes shumë dosjeve e materialeve të tjera, kësaj kutie me dorëshkrime i erdhi radha të binte sërish në duart e tij pas disa vitesh. "Po bëhej një sistemim i materialeve dhe u kujtova për kutinë e dorëshkrimeve të Dorit", thotë Arben Shkodra, ndërsa tregon më tej se nga ajo kohë e deri më sot i ka mbajtur në zyrën e tij në pritje që të lidhej një ditë me një nga familjarët e Teodor Kekos. "Rasti e solli që Ilir Keko, vëllai i Dorit, po kërkonte disa VKM në Kryeministri që lidheshin me muajt e fundit të jetës së Teodor Kekos dhe ndihmën që iu dha atij nga Këshilli i Ministrave për mjekim. Kur faqe 14 e mësova këtë...

Miranda Haxhia

U

Hekuran Zhiti, zbulohet drama e panjohur panjohur,, ja akti III Në nderim të 100-vjetorit të shtetit shqiptar,, botohet një fragment nga modern shqiptar drama "Të mblidhemi në Lushnje" Visar Zhiti

faqe 16-17 ○

bë kohë që nuk po shk ruaj për Harold Robbinsin, edhe pse romanet e tij përmbysën disa vlerësime që kam patur për letërsinë dhe mënyrën e të shkruarit. Letërsia amerikane ka qenë gjithmonë pas dyerve të mbyllura për Shqipërinë, tek -tuk është përkthyer dhe botuar ndonjë autor apo libër amerikan gjatë pesëdhjetë viteve diktaturë. Mark Tëain, Jack London, Harry Leëis, Theodore Dreiser etj. Edhe këta autorë janë botuar me shkurtime të shumta. Autorë që dinin anglisht, lexonin fshehurazi ndonjë libër që u binte në dorë aty - këtu. Ishte viti 1999 apo 2000 kur lexova librin "Mos dashuro kurrë një të huaj", pa ditur asgjë për autorin dhe për librin. E lexova. E

rilexova. Ua këshillova të gjithë njerëzve me të cilët bisedoja. Ishte një roman që edhe sot e kësaj dite, më është ndër më të dashurit. Dialogë të ndërtuar thjeshtë, pa sqarime dhe zgjatime të panevojshme, një dramaticitet dhe një shoqëri të cilën duket sikur e ke në pëllëmbë të dorës, falë artit të shkrimtarit, mjeshtërisë së përkthimit dhe imagjinatës që më ndiqte gjatë leximit. Si një film libri "Mos dashuro kurrë një të huaj" më mbeti gjatë në kujtesë, ashtu si autori i tij. Më vonë, çdo libër që vinte prej këtij autori e lexoja me një frymë. Derisa mbërrita në një libër të dobët, "Lamtumirë Zhanetë", i cili më zhgënjeu për mungesën e të gjitha atyre arsyeve, të cilat i thashë më sipër me nota optimiste për Robbinsin. Harold Robfaqe 20 bins, ka... ○


2

STUDIMI

www.shqiptarja.com

E diel, 22 janar 2012

Z BULIMI D OKUMENTET

SUPLEMENT JAVOR I

Në foto: Faksimile e disa prej fletëve me dorëshkrime e skica, të cilat nuk diheshin që ekzistonin. Dorëshkrimet ishin ruajtur në bodrumet e Kryeministrisë që nga vdekja e Teodor Kekos në vitin 2002

TEODOR KEKO

Zbulohen dorëshkrimet në bodrumet e Kryeministrisë

Një kapitull romani, pjesë poeme, poezi, shënime, etj… Admirina Peçi

vijon nga faqja 13 ...fakt e kërkova Ilirin dhe ia dorëzova dokumentet që kishin qëndruar në kryeministri që nga muaji gusht i 2002, kur Teodor Keko u nda nga jeta", rrëfen Arben shkodra.

dorëshkrimeve gjendet kapitulli i dytë i romanit "Qiejt e vetmisë", një roman i shumëpërfolur i Teodor Kekos që nuk arriti të shihte dritën e botimit sa ishte gjallë shkrimtari. Romani i nis ngjarjet

në vitin 1985 edhe mbaron mbas viteve të demokracisë 96'-97'. "Ky kapitull që kemi gjetur së fundmi i takon vitit 1986", thotë Ilir Keko, ndërsa tregon se ishte konceptuar si "një roman shumë vo-

*** Kësisoj, për Ilir Kekon fundviti i 2011-ës ka qenë fatlum. Kishte kohë që punonte për të mbledhur çdo dëshmi, shkrim, fakt a kujtim që do të zbardhte aktivitetin e Teodor Kekos në 365 ditët e fundit të jetës së tij, me të cilat do të ndërtonte një botim të ri. Këto dorëshkrime të sapozbuluara, plotësonin mozaikun e trishtë, të dhimbshëm e njëherazi plot nerv e dashuri të këtij viti lamtumire të të vëllait. Nga këto

...mes dorëshkrimeve gjendet kapitulli i dytë i romanit “Qiejt e vetmisë”, një roman i shumëpërfolur i Teodor Kekos që nuk arriti të shihte dritën e botimit sa ishte gjallë shkrimtari... dorëshkrime të panjohura, RILINDASI, do të botojë sot një kolazh me dorëshkrime e skica të përzgjedhura nga vetë Ilir Keko, i cili na tregon me hollësi përmbajtjen e këtyre dorëshkrimeve. "Janë afro 50 faqe dorëshkrim. Janë letra format të mëdha, fletë blloku, copa letre nga blloqe te kamarierëve të shkëputura nga fatura të ndryshme, sepse duket që është grisur pjesa e kapseve të bllokut… ndër to ka shënime të shumta, shprehje e koncentrate bisedash me miqtë me të cilët ai është gjendur…", tregon Iliri, ndërsa saktëson se mes

luminoz që Dori gjithmonë e ka patur nëpër duar dhe ndoshta e ka munduar më shumë sesa sëmundja, sepse asnjëherë nuk arriti ta shkruante. Kjo ndoshta lidhet dhe me faktin që ai ishte më i prirur për tregimin, si gjini më e shkurtër më konçize, e që i përshtatej shumë natyrës së tij impulsive", rrëfen vëllai i shkrimtarit, sipas të cilit dorëshkrimet e këtij romani mund të qëndronin edhe si tregime më vete. Më tej mes dorëshkrimeve të fundit është gjetur edhe pjesa e dytë e poemës "E të tjera, e të tjera…", një poemë kushtuar 40vjeçarëve, tre poezi, një tregim, bocete tregimesh, novelash e dramash, shënime të ndryshme etj. Ndërsa e pyesim për poezitë, Iliri tregon se njëra nga këto tre poezi, është poezi personale, dedikuar dikujt, ndërsa dy të tjerat janë vargje që reflektojnë qëndrimin e tij intelektual, një

këndvështrim të veçantë ndaj jetës dhe fenomeneve. Disa faqe të tjera nga dorëshkrimet janë shënime personale, që hedhin dritë mbi faktin se si i mendonte ai gjërat. Dhe nuk janë

EKSKLUZIVE

Një fletë nga dorëshkrimet MEDITIM

Ne kemi shumë njerëz të prekur nga veset, për fajin e tyre, ose për fajin tonë. Jepinu atyre shansin të gjejnë vetveten jo te iluzioni, por te realizmi, jo te humbja, por te fitimi! Tregojuni ç'është puna dhe çfarë të afron ajo! Dhe shmangni Kancerin, shembullin negativ të personaliteteve publike, të cilët nuk kuptohen lehtë, pasi luajnë një bixhoz të rëndë, tepër të rëndë. Ata e mbarojnë një punë në një minutë, kanë normë të lartë fitimi dhe shumë kohë të lirë! TEODOR KEKO

Teodor Keko, portret i realizuar nga Natasha Bega në vitin 2002

Ky është teksti i zbardhur i meditimit që ndodhet në qendër të fotos me dorëshkrimet e gjetura së fundi...


STUDIMI E diel, 22 janar 2012

SUPLEMENT JAVOR I

3

www.shqiptarja.com

voluminoze me shkrime dhe intervista të miqve dhe kolegëve të Teodor Kekos, botuar e transmetuar gjatë këtyre 10 vjetëve të mungesës së shkrimtarit në shtyp e media, të botohet edhe kjo përmbledhje e titulluar "365 ditët e fundit". Ilir Keko shpjegon se ky botim është konceptuar si në format edhe në përmbajtje mes librit dhe albumit. "Ky botim do të përmbajë gjithçka lidhet me aktivitetin e tij gjatë vitit të fundit të jetës: krijimtari, letra, shënime, foto… dhe kjo me synimin për të hedhur dritë mbi angazhimin qytetar dhe intelektual si dhe intensitetin e të jetuarit të jetës, duke e ditur fare mirë fundin e tij", thotë Ilir Keko, duke saktësuar se në këtë botim do të përfshijë edhe një pjesë të tregimeve të "Amanetit", sepse i takojnë kësaj periudhe

“Mbi gjithçka këto dokumente hedhin dritë mbi një gjë shumë të rëndësishme, mbi intensitetin e jetës së Dorit vitin e fundit. Kjo është edhe vlera më e madhe e këtyre dorëshkrimeve.”

shënime të thjeshta mbi çka shihte e dëgjonte. Në ato shënime Teodor Keko bënte analiza dhe nxirrte konkluzione, nga marrëdhëniet e tij me njerëzit që i ka njohur mjaft mire dhe fenom-

P AK

enet me të cilat përballej çdo ditë. Vlera e këtyre dorëshkrimeve është jo vetëm shpirtërore për familjarët e tij. Por nuk është as vetëm vlerë letrare a dokumentare. "Mbi gjithçka këto doku-

mente hedhin dritë mbi një gjë shumë të rëndësishme, mbi intensitetin e jetës së Dorit vitin e fundit", thotë Ilir Keko, duke theksuar se kjo është edhe vlera më e madhe e tyre.

Ilir Keko na zbulon me këtë rast edhe projektin e tij për veprën që synon të botojë për 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të Teodor Kekos. Mendohet që në 20 gusht 2011, krahas përmbledhjes

edhe pse janë të botuara më parë, por edhe dy kapituj të romanit, njëri i botuar, tjetri i pabotuar (dorëshkrimi i sapozbuluar). Po ashtu do të përfshihen edhe poezitë e fundit të cilat kanë qenë të botuara, e që do tu bashkëngjiten edhe tre poezitë e reja, të panjohura, si edhe fillimi i një drame që pat nisur ta shkruante. Siç shpjegon Iliri, ky botim do t'i rrinte shumë bukur këtij përvjetori dhe do të përcjellë tek lexuesi çdo mendim, dëshirë, shpresë, revoltë, përpjekje… çdo ndjesi e reflektim të Teodor Kekos, para se të takohej me vdekjen atë ditë të nxehtë të 20 gushtit 2002, në Selanik.

BIOGRAFI

Si jetoi, krijoi dhe u largua...Teodor Keko

T

eodor Keko u lind në 2 shtator 1958 në një familje kineastësh. Qysh në fëmijëri ai shquhej për humorin e hollë dhe shpirtin rebel, cilësi këto që do të ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Në vitin 1979, në moshën 19-vjeçare, boton poezitë e para në gazetën letrare të kohës "Drita". Pas mbarimit të studimeve për Gjuhë e Letërsi, punon në organet e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, fillimisht në gazetën "Drita" e më pas në revistën "Nëntori". Gjatë këtyre viteve ai mbetet një nga bashkëpunëtorët më të afërt të shtypit të kohës, veçanërisht revistës "Hosteni" dhe gazetës "Zëri i Rinisë", ku përmes penës së tij të hollë trajtoi probleme të mprehta të politikës kulturore dhe tema "tabu" për kohën. Në korrik të vitit 1990 thirret në

takimin e ish-Presidentit Ramiz Alia me intelektualët e vendit. Po atij viti, në tetor, thirret në Konferencën e talenteve të reja në Korçë, ku shquhet edhe antikonformizmi i tij në diskutimin që më pas tërhoqi vëmendjen e qarqeve zyrtare. Në dhjetor bashkohet me Lëvizjen Demokratike. Në vitin 1991 zgjidhet anëtar i këshillit botues të së parës gazetë opozitare në Shqipëri, gazetës "Rilindja Demokratike" dhe në të njëjtën kohë deputet i Partisë Demokratike. Shkrimet e tij të shumta gjatë këtyre viteve në gazetat "Rilindja Demokratike", "Koha Jonë", "Aleanca Demokratike", "Poli i Qen-

drës", "AKS", "Albania" e "Korrieri" apo revistat "Spektër" e "XXL" si dhe fjalimet e mbajtura në parlamentin shqiptar gjatë dy legjislaturave që ai ishte deputet, shkrime e fjalime që kishin postulat kredon e tij "Ka ardhur demokracia dhe ne nuk jemi demokratë, apo nuk ka ardhur ende demokracia për ne demokratët"..., mbeten edhe sot modele të publicistikës dhe oratorisë si për guximin qytetar, thellësinë e mendimit ashtu dhe për forcën e fjalës. Në vitin 1996, i zhgënjyer largohet përfundimisht nga politika e drejtpërdrejtë dhe vendos të kontribuojë si intelektual, përmes fjalës në shtypin e shkruar. Në 1999 thirret nga kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta, për të punuar si këshilltar pranë tij, detyrë që vazhdon ta ushtrojë dhe më pas në kohën e kryeministrave Pandeli Majko e Fatos Nano. Angazhimet si qytetar, intelektual e publicist, nuk do ta shkëpusin nga letërsia, pasioni i vjetër. Pas botimit të vëllimit të

parë me poezi në vitin 1983, "Pas provimeve", në harkun kohor të 19 viteve, Teodor Keko do të botojë 13 libra. Në vitin 1987 boton vëllimin poetik "Fjala fishkëllen", në 1990 poezitë "Zemra nuk është këmishë" dhe romanin "Loja". Një vit më pas vëllimin me tregime e novela "Lajmëtarja e vdekjeve", në 1994 romanin "Pretenca", në 1995 romanin "Shënimet e një gruaje", në 1996 vëllimin poetik "Unë të kam dashur, por...", në 1997 poemën satirike "E të tjera, e të tjera..." dhe vëllimet me tregime e novela "Prostituta" e "12 shenjtore, një profet dhe disa njerëz", në 1998 tregimet dhe novelat "Made in Albania" dhe në 2002, po një vëllim të tillë të quajtur "Hollësira fatale". Në 20 gusht 2002, ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë në moshën 44vjeçare. Deri në fund të jetës ai mbeti një antikonformist, një intelektual me kontribut të veçantë në proceset demokratike të vendit dhe një bohem i papërsëritshëm.


4

KRIJIMTARI

www.shqiptarja.com

E diel, 22 janar 2012

SUPLEMENT JAVOR I

D RAMA H ISTORIA

Visar Zhiti

K

ongresi i Lushnjës, që nisi në 21 Janar të vitit 1920, si një kundërpërgjigje e rrufeshme që populli shqiptar i bënte ambicjeve agresive për ta copërluar edhe një herë, këtë rradhë jo si në vitin mizor 1913, por për ta zhbërë fare, është mbiquajtur dhe si Pavarësia e Dytë e Shqipërisë. Ky Kongres mblodhi burrat më të shquar të vendit dhe mori vendime të rëndësishme historike dhe u hodh në veprime të guximshme që të kundërshtonte të keqen dhe të zgjidhte fatin e mëtejshëm kombëtar duke rizbuluar dashamirësin amerikan. "Statuti i Lushnjës", do t'i japte vendit një qeveri të re, me kryeqytet Tiranën, një qeverisje me frymë republikanizmi, të një shteti laik, pa zyrtarizuar ndonjërën nga fetë, me jetë politike pluraliste, me të drejta njerëzore, ku çdo qytetar duhej të ishte barabar para ligjit. Vërtet vizion nga më modernët.

Drama e një drame Si dëshmi e adhurimit të atij akti madhor ndërkaq është gjetur dhe një dramë, e vetmja që i kushtohet Kongresit të Lushnjës, që na jep artistikisht tablo të asaj kohe, mjedisin dhe rrethanat kritike dhe ecurinë deri në lartësinë e përfundimeve të atij kuvendi vendimtar. Megjithatë drama nuk u ngjit kurrë në skenë dhe nuk u botua dot, atëhere në kohën kur u shkrua gati gjysmë shekulli më parë, por dhe më pas. Autori Hekuran Zhiti e kaloi gjysmën e dytë të jetës së tij ndanë atyre sarajeve ku u mblodh Kongresi, tani

Drama

S

alla me 10 ose 12 sërë karrikesh. Në krye një tryezë e madhe, në anë të saj një fla mur kombëtar me shtizë dhe një portret i Skënderbeut në njërën dhe i Ismail Qemalit në anën tjetër. Kongresistët, disa me veshje karakteristike të Veriut dhe të Jugut dhe disa me kostume europiane, barsolina e gravata e çanta, janë shpërnarë në grupe, dy e nga tre, duke biseduar... Lushnjarë e bashkë me ta e të tjerë të armatosur si roje, hyjnë dhe dalin. ZËRA: - ...kam ardh mes borës, ujqve dhe ushtrisë serbe... - E madhe shtëpia... e mblodhi Shqipërinë… nuk kanë mbrritë të gjithë... - …ku ishit mbrëmë? - Këtu afër. Na kanë pritur me këngë. Këndonin me radhë dhe dilnin bënin roje me pushkë jashtë shtëpisë… - …kush e kishte Korçën, grekërit apo fracezët? - Francezët për grekërit... - Shiko Plakun e Butkës… legjendarin... sa kohë që s'jemi parë? Qysh në Vlorë... atë ditë kur u ngrit flamuri... - A fillojmë, burra? Koha nuk pret... - I përndershmi Sheh Karbunara do t'i bëjë një lutje Zotit, që të na bekojë... ogur i mirë... në mbrojtje nga të papriturat e shumta... ka kaq trazira... (Të gjithë pa lëvizur nga vendi ngrijnë në heshtje dhe secili, sipas menyrës së vet, luten, dikush me kokën lart, me duart e bashkuara, me kryet ulur, ndonjë gjunjëzohet, mërmërisin, etj., në mes tyre Sheh Karbunara i statujtë duke krijuar kështu një si grup skulpturor sugjestionues, suprem... - Përfaqësuesi i Lushnjës ta marrë fjalën... Zoti Vokopola nise... PËRF AQËSUESI I LUSHNJËS- Në emër të PËRFAQËSUESI Prefekturës së Lushnjës, Beratit e Skraparit ju uroj mirëseardhjen në Kongres. Nuk jemi këtu vetëm në shtëpinë e mikut tonë bujar, lushnjarit të nderuar Kaso Fuga, por dhe brenda mureve të historisë. Po nisim një betejë, sot më 21 Janar 1920, e mërkurë, që nuk do të harrohet, e ndjej... (emocionohet) Zini vendet... në këtë sallë... por dhe në ngjarjet që na presin... Ia jap fjalën patriotit të flaktë, veprimtarit të palodhur kundër pushtimit otoman, mbështetësi kryesor i Ismail Qemalit, ministër në qeverinë e parë, Elbasan Pashës, i zbardhur në përpjekjet

HEKURAN ZHITI

Zbulohet drama e panjohur për Kongresin e Lushnjes Në nderim të 100 vjetorit të Shtetit modern shqiptar shtëpi muze, por shkak i shpërfilljes dhe harresës së qëllimtë të asaj drame nuk ishte vetëm biografia politike e autorit, persekutimi i tij i mëparshëm, mosbesimi, që edhe pse u lejua të jetë aktor, ai nuk duhej të botonte. Vetë përmbajtja e dramës është e tillë, që mbart dhe nga ajo e vërtetë, që nuk dëshirohej në diktaturë, duke e sfiduar atë. Krahas personazheve të trilluar, janë dhe ata historikë, që idetë dhe bëmat e tyre do të ishin në kundërshtim me diktaturën e më vonshme. Vetë Kongresi i Lushnjës do të tradhtohej, por nuk mund të harrohej... Është një përvojë kolektive, e elites drejtuese më shumë,

për çështjet e më mëdheut. Urdhëroni! ELBASAN P ASHA (I moshuar, me pak PASHA mjekërr të bardhë, i hollë, i thatë, me kravatë e qylaf, me zë të ngadaltë e pak të ngjirur.) Të dashur qytetarë të Lushnjës, delegatë nga i gjithë vendi, ju që keni ardhur dhe ata që nuk kanë arritur ende, por dhe ata që nuk do të vijnë dot kurrë se janë vrarë për ideal, (duartrokitje të forta), luftëtarë, burra që më bëtë nderin ta çel këtë kuvend, vazhdim i atij të Lezhës me Skënderbeun dhe i atij të Prizrenit me Abdyl Frashërin me shokë, duke ju falenderuar me shpirt, shpall të hapura punimet. Së bashku të hapim udhën që do të ndjekim. Nëpër vazhdën e gjakut do të shkojmë ku na e do zemra e plasur që të arrijmë te ëndrra, atje ku na e do puna, sipas amanetit të të parave. Shqipëria është bërë një herë dhe nuk ka pse zhbëhet! Duartrokitje. Zotërinj, jeni të lodhur, e di, keni ardhur rrugë e pa rrugë, mespërmes pushtonjësve të Shqipërisë, kjo na ka vrarë më shumë se sa të tatëpjetat e shtigjet e humnerat, se nata me erë e bora, kemi ecur me mjete që prisheshin, kështu e kanë atdheun tonë, me karroca e kuaj e më këmbë, po u shplodhëm që gjetmë sho-shoqin e do të bëhemi me flatra kur të gjejmë dritën që na duhet. Kam kërkesën që të nderojmë dëshmorin e kësaj ideje, bashkëpunëtorin tonë të ngushtë, Abdyl Ypin, që e vranë ca ditë më parë për të mos qënë këtu ai dhe të gjithë ne e ky Kongres të mos mbahej. Nëpërmjet tij duam të përulemi para gjithë të rënëve dhe martirëve të Kombit. Familjes së dëshmorit t'i bëjmë një letër... Të gjithë ngrihen më këmbë. Heshtje e thellë. Lavdi! Historia ka ndalur. Ne do ta shtyjmë andej nga i duhet vendit... Vdekjes së njeriut duket sikur nuk ke ç'i bën, por jo vdekjes së një populli, ajo mposhtet... Dhe tani të zgjedhim kryetarin. ZËRA- Elbasan Pashën kryetar. - Dakort! Po, po! Bukur! ELBASAN P ASHA- Faleminderit! Kryetar PASHAështë ideja juaj, unë shërbenjësi i saj. Tani jam 60 vjeç, më i vjetri bashkë me Plakun e Butkës, kryengritës dhe udhëheqës, shpëtimtari i Korçës dhe i Juglindjes së vendit, që na e kanë dërguar delegat, i njohur dhe në Kosovë, i pushkës, po dhe vjershëtor zemërzhuritur… Duartrokitje të pandërprera, sikur kërkojnë fjalën e tij.

vizionet e së cilës do të rindizeshin me vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Si një vazhdim i veprës së etërve u përgatit drama "Të mblidhemi në Lushnjë", të cilin shtëpia botuese "UEGEN" sapo e ka nxjerrë në dritë, kur autori Hekuran Zhiti është shpallur dhe "Qyetar Nderi" në qytetin e këtij kongresi shpëtimtar. Akti III i dramës, ku shpaloset mbledhja, kuvendi i burrave, ngjan dhe me një proces-verbal të kongresit, si kujtesë historike dhe lexohet dhe si një traktat duke qenë njëherësh dhe një afreskë e portreteve të burrave që u mblodhën atje.

... KR YET ARI (i porsazgjedhur) - U mallëngjeKRYET YETARI va, por dhe u bëra me fletë. Se këtu ka dhe nga brezat poshtë nesh, që do ta vazhdojnë punën tonë. Më i riu këtu a e dini ç'moshë ka? As 25 mote... Duartrokitje... Të vazhdojmë më tej, por, them, të presim dhe ata që do të vijnë, kur të bëhemi shumica. Si fillim të formojmë komisionet, që tani, të ndahen përfaqësonjësit në grupe dhe... Po emërojmë Sekretarin e Kuvendit, zotin Vokopola dhe për të këqyrur letërpërfaqësimet e delegatëve, pra një komision të posaçëm prej 5 vetash... Hë, të presim... për të mos pritur… Shuhen dritat ngadalë. Enden në terr hijet e rojeve me pushkë… Urdhëri i ditës: Ndizen dritat. Salla e Kongresit, me delegatët të shtuar, të ulur nëpër vende... KR YET ARI- Vazhdojmë... I parashtroj KuvenKRYET YETARIdit urdhërin e ditës si më poshtë: Bisedime përmbi masat që duhen marrë kundër vendimit të tri fuqivet të Antantës për coptimin e Shqipërisë simbas paktit të Londrës 1915... ZËRA- Jazëk! Bisedime mbi sjelljen e qeverisë në pikpamje politike të brendshme e të jashtme, si mbas programit të dhanë prej mbledhjes kombëtare të Durrësit. Qeveria ka veprue jashtë tagrit e programit që i ashtë dhanë... ZËRA- Të rrëzohet qeveria e Durrsit!... Duan të na coptojnë, pra të na vrasin.... Jo vetëm ne, atë që është më shumë se ne... Atdheun. Ta shpëtojmë... Si, qysh? Flisni. Çfarë do bëjmë? Tani! E të hidhemi në veprim... KR YT AR- Kush e do fjalën tani? KRYT YTAR DELEGA TI II - ...tani të vendosim ç'duhet të DELEGATI bëjmë ne. KR YET ARI- E drejtë! Deshe të flasësh ti, Vath KRYET YETARIPlugu? VATHI- Brenda na zjejnë shumë gjëra, po duhen 40 pendë buaj të nxjerrin fjalën. Do shkollë kjo punë. A beson zotrote, se e kam më lehtë të flas me grykën e pushkës se me gojë. (Të qeshura) Vazhdoni ju se edhe ne do ta themi një fjalë... E pashë zotin Thoma që u mallëngjye dhe, megjithqë s'i shkojnë lotët burrit, prapë ka të drejtë dhe në këtë rast e lartësojnë. Kur vdiq Skënderbeu, e dimë të gjithë, nuk e mori me vete trimërinë tonë, nderin tonë, lirinë tonë. Ashtu si

e gjeti të ndezur në zëmrën tonë, ashtu e la dhe do të jetë e ndezur sa të vërviten yjet e kupës qiellit e sa të shohë bota diellin. (Duartrokitje). Për këtë liri, gjyshrit, prindërit dhe ne kemi harxhuar më shumë barut se sa miell. Nuk kemi pse të besojmë shumë tek ata që na kanë dëmtuar shumë, përgjgjja jonë duhet të jetë me këtë (rreh pushkën e tij me dorë). I lutem Kongresit të marrë vendime të prera, pa lëshime, se na ka me vete ne si popull. Duam drejtim, e themi troç. DELEGA TI V DELEGATI V-- Rroftë populli shqiptar! Rrofshin patriotët e ndershëm!... Mendoj që duhet të dënojmë rëndë vendimin e tre fuqive të Antantës për copëtimin e Shqipërisë me anë të Traktatit të Fshehtë të Londrës në vitin 1915. Ç'masa do meren, të vendosim! KR YET ARI- Po, e drejtë. Besoj se të gjithë delKRYET YETARI egatët këtu duan të flasin gjat' e gjërë mbi varrmihësit e Atdheut tonë, një pjesë, më bën me dije sekretari, se i kanë sjellë dhe me shkrim protestat e tyre. Të vazhdojnë... Kjo bëhet në emër të Asamblesë së Kombit në Lushnjë, kundra vendimeve të Francës, Anglisë, Italisë për copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Italisë, Greqisë, Sërbisë e Malit të Zi. Rezolutën, na vjen një kërkesë, përfundoje kështu (lexon): Shqiptarët janë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice dhe me e derdh pikën e fundit të gjakut të tyre kundra çdo veprimi, që mundet me vue në rrezik pamvarësinë dhe tërësinë e saj tokësore. KR YET ARI- Dakort, të dashur delegatë? KishKRYET YETARI it gjë ju? DELEGA T TJETËR- Qeveri e re. Rrugë të DELEGAT reja... Do ta derdhim gjakun për Atdhe, po ku e kemi Atdheun? VATHI- (Ndërhyn) Kasollet tona qëndrojnë në truallin që kërkon të na e marrë bota ashtu si pemët rrënjëdalë, që i tund lumi gati për t'i rrëzuarë. Zoti ynë na jep rrugët kur të duash. Ku të ankohemi? Po frenat e qeverisë i kanë vetë ata dhe i vërtitin si harapi kalin, sipas interesave të tyre. Duam një qeveri të jetë për ne dhe ne për atë. Duartrokitje... KR YET ARI- Me Qeverinë e re, që do ta zgjeKRYET YETARIdhim këtu, do të bëjmë bashkimin, organizimin dhe do të ngremë flamurin e lirisë lart. DELEGA TI IV - Pak pushim tani, zotërinj? DELEGATI DELEGA TI V DELEGATI V-- Po, duhet pushim, të kthjellojmë memorjen. DELEGA TI III - Unë them jo, vetëm kur të DELEGATI


KRIJIMTARI E diel, 22 janar 2012

SUPLEMENT JAVOR I

5

www.shqiptarja.com

"Të mblidhemi në Lushnjë" Pjesë nga drama e Hekuran Zhitit Fakultetin e Mylqijes në kryeqendrën e Perandorisë Osmane dhe pas marrjes së diplomës, siç e dini, ai u caktua menjëherë atasheut në Ministrinë e Brendshme të Turqisë dhe më pas si sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeministrisë. Po në ato vite, ai shërbeu si profesor i literaturës në Gallata Saraj, etj. Në Bibliotekë gjithmonë e gjeje me libra francezë, të kulturës dhe shkencës perëndimore, dihen dhe interesi i tij e adhurimi dhe mirënjohja për Amerikën... Po për ministrat? DELEGA TI...- Le t'i caktojë Këshilli i Lartë. DELEGATI... KR YET ARI- T'í zgjedhim ne, propozoni dhe t'i KRYET YETARIvotojmë çeltazi DELEGA TËT ...- (Diskutojnë me zjarr) ZëvDELEGATËT TËT...endës Kryeministër z. Eshref Bej Frashëri... Ministër i Punëve të Mbrendshme Delegatin e Matit, Zogun e maleve, trimin 25 vjeçar... po, po... Ministër i Punëve të Jashtme z. Mehmet Bej Konica... Ministër i Arsimit z. Sotir Peci... Ministër i Drejtësisë z. Hoxhë Kadri Prizrenin... Zëvendës z. Hysen Bej Virjoni... Ministër Finance Z. Ndoc Çoba... Zëvendës z. Idhomen Kosturi... Votohen. Duartrokitje...

mbarojmë. KR YET ARI- Pushim mbas vdekjes! KRYET YETARIDELEGA TËT - Të pushojmë qeverinë e DELEGATËT Durrsit... ta zhbëjmë... Nuk e njohim. Errësohet, duke u shuar dritat: Në mjedis, perde e në ndonjë ekran, të rënë nga sipër, shfaqen njëheresh udhëtime, masakra, beteja, takime të udhëheqësve të shteteve të mëdhenj, pamje kryeqytetesh, Lufta e Parë Botërore, Shqipëria, ura, etj… Ndizen drita ngadalë, salla e kuvendit, përfaqëuesit nëpër vende, kongresi vazhdon punën... Qeveri e re: DELEGA TËT - Qeveri të re... Ta zgjedhim DELEGATËT tani... qeverinë e re luftarake... e vendosur për mbrojtjen e Atdheut... SHEH KARBUNARA- Të tregojmë që dimë të qeverisim. Shteti i pavarur shqiptar është realitet. Kështu kanë bërë dhe disa shtetet të tjera të robëruara, zotërinj, kështu Çekosllovakia, Finlanda, Polonia, Lituania... Edhe ne. Shtet i vjetër, qeveri e re! ROJET E ARMA TOSURA- Rroftë Qeveria e ARMATOSURA re!... (Duartrokitje) NËNKR YET ARI- Të përgatiten tekstet që do NËNKRYET YETARIt'i dorëzohen Konferencës së Paqes në Paris dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sugjerime! PËRF AQËSUESI I MA TIT - Shkronjat duhet PËRFAQËSUESI MATIT të bjenë erë barut!... KR YET ARI- Tani të vendoset ç'regjim do të KRYET YETARIketë në Shqipëri. Mendimi im vetiak është se popullit tonë hero, që mund ta pushtosh, por zap s'e bën dot, i shkon monarkia dhe vënia e Princ Widit në krye, për të respektuar statusin e miratuar nga Konferenca e Ambasadorëve e vitit 1913. Fitojmë pikë kështu dhe kredi. Ju gjykojeni vetë , si të jetë më mirë, ashtu e bëftë Zoti. VRENOZI- Zoti ka urdhëruar këtë Kongres për të shpëtuar Shqipërinë. DELEGA TI IV - Populli është mbret vetë dhe DELEGATI s'ka nevojë për mbretër, sulltanë e perandorë. KR YET ARI- Të gjykojmë situatën ku ndodKRYET YETARIhemi. DELEGA TI II - Kongresi do përballet dhe do DELEGATI krijojë situatë vetë. Ne na shkon republika, republika, zotërinj dhe asgjë tjetër. Zëra: republikë, po, po republikë... DELEGA TI III - Kjo që thonj ju, zotërinj, do DELEGATI një kohë të mëvonshme, ne jemi në pragun e çështjes së madhe... të shpëtimit. Fuqia sot duhet në

një dorë të fortë, që të marrë timonin e anijes që po mbytet nëpër dallgët. Unë jam për monarqinë, stop. KR YET ARI- Unë them se interesi na e do të KRYET YETARIbëjmë kompromisin me të dy mendimet, të krijojmë një regjencë, këshillë të lartë prej 4 vetësh, që përfaqëson Kryetarin e Shtetit. Si formë regjimi le të jetë mbretëri konstitucionale dhe kur të vihet mbreti në krye, antarët e Këshillit të Lartë vetvetiu nuk janë më. Ta votojmë. DELEGA TËT - (Ngrenë duart lart) Aprovohet! DELEGATËT KR YET ARI- Ky kompromis do të mbetet në KRYET YETARI histori si një akt zgjidhjeje. Për kompromise do të ketë gjithmonë nevojë, këtu e në çdo vend. Tani të zgjedhim Këshillin e Naltë me përfaqësues të të gjitha feve, duke treguar mrekullinë e mirëkuptimit, apo jo, Zoti Kryetar? KR YET ARI- (Miraton duke tundur kryet.) Le KRYET YETARI të bëhen propozimet. DELEGA TI VI- Unë propozoj, monsinjor Zef DELEGATI Bumçin. DELEGA TI V DELEGATI V-- Unë propozoj Aqif Pashë Elbasanin. DELEGA TI IV- Unë propozoj Abdi Bej ToptaDELEGATI nin. DELEGA TI III- Unë propozoj doktor Mihal DELEGATI Turtullin. KR YET ARI- Njihen nga të gjithë aftësitë, nderKRYET YETARI shmëria dhe përkushtimi i këtyre zotërinjve. Të ngremë duart nëse i duam. Ngrihen duart lart. KR YET ARI- Ka kundër? KRYET YETARIZëra: jo... kurrë… mos o Zot... KR YET ARI- Miratohen. Bazat e Kanunores KRYET YETARIsë Këshillit të Naltë do të hartohen nga një komision prej 10 vetash. Ta quajmë "Statuti i Lushnjës", që do t'i japë qeverisjes së vendit frymë republikanizmi, shtet laik, pa zyrtarizuar ndonjërën nga fetë, me jetë politike pluraliste, me të drejta njerëzore, barabar çdo qytetar para ligjit. Tani të zgjedhim kabinetin e ministrave të Qeverisë së re, Kryeministrin dhe pesë ministra. Duhet të zgjidhen dhe dy drejtorë, një i botores dhe një i post-telegrafeve. THOMAJ- Mbështetur nga shumë pëlqime, mendoj të kemi kryeministër zotin Sulejman Delvina... KR YET ARI- ...Ne i dimë vlerat e mëdha të zotit KRYET YETARIDelvina, rrjedh nga një familje ndër më të njohura dhe më të famshme në të gjithë Jugun. Ka kryer gjimnazin e Janinës dhe mandej në Stamboll.

Betimi dhe kënga: KR YET ARI- Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veç KRYET YETARItë bëjë betimin Këshilli i Naltë dhe Qeveria e re dhe të gjithë delegatët për ato që marrim përsipër. (Heq flamurin me shtizë e del para tavolinës duke e mbajtur në dorë.) Urdhëroni, zotërinj, të bëjmë betimin më të lartë para Kombit. Delegatët ngrihen në këmbë ndërsa të zgjedhurit afrohen para flamurit. SEKRET ARI- (Lexon me zë të lartë) "Betohem SEKRETARIn'Emën të Perëndis, tue dhanë besën shqiptare e fjalën e nderit përpara Mbledhjes së Kombit, se do t'i shërbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtësisht dhe mproj ligjet dhe indipendencën e plotë të atdheut të shenjtë!" TË ZGJEDHURIT - (Një zëri) Betohemi! Duartrokitje. Kryetari u jep dorën. Delegatët ulen. KR YET ARI- Në vazhdim, të punojmë për SenKRYET YETARIatin. Mbasi u shoshit raporti, u vendos kështu, që rrethet Berati, Korça, Vlona, Elbasani, Gjinokastra, Durrësi, Drini, Shkodra të nxjerrin nga 4 senatorë, Mati 2, Hasi 1, Krasniqe 2, Leshi 2. Emrat kanë ardhur, një nga senatorët e ardhshëm rrogën e tij ia ka falë qeverisë së re. NJË ZË- Mirënjohje. Përgëzime. NJË ZË TJETË- Mos harroni Bajram Currin, është jashtë atdheut tani. KR YET ARI- Pra kështu u krijua Këshilli i KRYET YETARIKombit. SEKRET ARI- Këshilli i Naltë i Kabinetit u SEKRETARIfalet nderit delegatëve tue i sigurue se do të mundohen me çdo therore për me krye barrën e randë që u asht ngarkue për shpëtimin e atdheut dhe të Kombit. Duartrokitje të paprame nga të gjitha anët, zane e brohëri: Rrnoft Shqipnija Indipendente, Rrnoftë Këshilla e Naltë, Rrnoftë Qeveria! SEKRETARI- Të caktohen dhe përfaqësuesit tanë për në Konferencën e Paqes për në Paris. KR YET ARI- Po. Patjatër. KRYET YETARIDELEGA TI I- Imzot Bumçi dhe zoti Turtulli. DELEGATI Zëra: Dakort. NJË ZË- Dua të shtoj dhe poetin e madh Gjergj Fishta! Le ta kenë si sekretar më vonë... Duartrokitje. NJË ZË TJETËR: - Rroftë Poeti! Duartrokitje prapë. DELEGA TI I KORÇËS- Unë propozoj që KonDELEGATI gresi t'i bëjë një letër falenderimi popullit lushnjar për pritjen e përzëmërt të delegatëve, për krijimin e mundësivet, kushtet e gadishmërinë e plotë, për sakrificat e mëdha, që Kongresi i vazhdoi punimet qetë. SHEHU I KARBUNARËS- I falem nderës Mbledhjes së Kombit, Lushnja nuk bëri shpagim, por e quajti për detyrë. Brohoritje, duartrokitje. KR YET ARI- Siç mund ta keni parë e ndjerë, KRYET YETARIedhe gjatë punimeve, Kongresin tonë e kanë kërcënuar, ju nuk jeni trembur, nuk kanë dashur

të mbahet, ju e çuat deri në fund, ushtarakë të huaj kanë sjellë urdhëra shpërndarjeje, ne u bashkuam më shumë. Delegatët do të qëndrojnë këtu deri sa qeveria të bëhet sundonjësja e vendit. Vendi i saj do të jetë Tirana, që do të jetë kryeqendra e vendit. Brohëritje prapë. Rroftë kryeqyteti i ri! Rroftë Tirana! DELEGA TI I MA TIT DELEGATI MATIT TIT-- Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju, nëse duhet, rrini ende këtu. Si Ministër i Brendshëm, i porsazgjedhur, marr pësipër të zbatohen këto porosi: 1- Të njoftohet vendi me shpallje dhe telegrame për këtë ngjarje të rëndësishme. 2- Të njoftohet urgjentisht telegrafisht delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, se me vullnetin e popullit shqiptar u bë në Lushnjë një Kongres Kombëtar, ku u rrëzua qeveria që ishte dhe u zgjodh një tjetër, po kështu dhe delegacioni i Parisit, që do të bëjë një luftë aktive për mbrojtjen e pavarësisë të Shqipërisë dhe kufijtë e saj të natyrshëm... Brohoritje. Rroftë Kongresi! Rroftë populli lushnjar! KR YET ARI- Kongresi i Lushnjës është PavarKRYET YETARIsia e Dytë e Atdheut! SEKRET ARI- Si kujtim nga ky Kongres kemi SEKRETARIca flamurë të vegjël si lulkuqet e fushave me grurë të Muzeqesë, vërini nga ana e zëmrës. Këta do t'i shpërndajmë kudo. Shpërndan flamujt e vegjël. NJËRI NGA DELEGA TËT DELEGATËT TËT-- Ja, kështu dua ta kem plagën në gjoks në luftë për atdhe... Jashtë ndjehet muzika e vëndit, pastaj kënga e Kongresit: Shkrepi drita në Lushnjë U lind një diell Shqipëria lidhi bes' Sikur tym e zjarr të dal nga faqe Dheut Shkrepëtim të bjer e flak Bëj detyrën që ke kundrejt Atdheut Mos kurse as shpirt as gjak….. Një vezullim i fortë dritash si vetëtima, gjëmime... Pastaj zhurmë rrebeshi. Shuarje dhe ndezje dritash të shpeshta shoqëron skenën e mëposhtme... Përpara: Një zë i fortë jashtë: Ndal! Mos luaj! Ngrihen Vathi, Thimiu dhe të tjerë. THOMAJ - Qetësi. Kur të shkelin mbi trupat tanë... ZËRA TË ASHPËR - Jeni të rrethuar... ndalni!... Kongres i paligjshëm... Dorëzohuni... do ju shpërndajmë me forcë... Jehona e kërcënimeve përsëritet në gjuhë të tjera, italisht, greqisht, serbisht: ndalni... të rrethuar... - Largohuni! Kongresi shqiptar është mbledhur si vullnet i popullit dhe jo në mëshirë të ndokujt, ushtri qoftë a qeveri e huaj. Po ju them që mos u përzieni në punët tona, përndryshe do ju godasim. Ne nuk duam armiq, por bëni mirë të largoheni nga Lushnja... dhe nga Shqipëria. Ndryshe do ju përzëmë dhe me luftë. Unë, bashkë me forcat e mia të armatosura do të marrshojmë drejt Tiranës! NJË ZË I ASHPËR- Kush jeni ju? - Ministri i Brendshëm i Qeverisë së vendit tim. Hapnu udhën! ZËRI- Mos lëvizni. - Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjës. Ju përdorni armët që keni në dorë, në guxofshi. (Të vetëve.) Përpara me mua! Hingëllima kuajsh, trokëllima... Perdja. Fundi i dramës Lushnjë, 1969-1970 __________________________________ *) Nëntitujt janë të gazetës.


6

PËRVJETORI

www.shqiptarja.com

E diel, 22 janar 2012

SUPLEMENT JAVOR I

A NALIZA H ISTORIKE

Prof.dr Prof.dr.. Marenglen VERLI

K

ongresi i Lushnjes, i janarit të vitit 1920, është pady shim njëri prej akteve më kulmorë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, i ndërmarrë në njërin prej çasteve më kruciale të historisë sonë të re. Edhe pse gjithnjë i vlerësuar, është ende e nevojshme të shpjegohet, madje pa paragjykime ndikuese, ajo që ndodhi 92 vjet më parë, të jepen vlerësime realiste dhe, me këtë rast, të vilen mesazhet e vyera mësimdhënëse që dërgon e kaluara. Përse duhej thirrur një Kongres Kombëtar në janarit e vitit 1920? Kush e dëshironte, kush e organizoi dhe kush mori pjesë në të? Pse u zgjodh pikërisht Lushnja për mbajtjen e tij? Dhe së fundi, ç'vendime u morën dhe ç'vlera pati ky kongres? Mund të shtrohen edhe pyetje të tjera, por le t'u japim përgjigje këtyre pyetjeve kryesore duke evidentuar, aq sa na lejon një trajtesë e kufizuar, rrethanat politike të brendshme e të jashtme, grupimet, aleancat, individët, motivet e faktorët nxitës e frenues dhe gjithçka tjetër që shpjegon aktin e shkëlqyer që u krye në Lushnjë 92 vjet më parë; akt që na dha mundësinë t'i largohemi buzës së greminës, shpërbërjes dhe likuidimit si shtet dhe na siguroi të drejtën për të hyrë në radhën e shteteve dhe të kombeve të konsoliduara, të drejtën të shpresojmë e të guxojmë për hapa të tjerë, që do të na çonin herët a vonë në zgjidhjen pozitive të çështjes sonë kombëtare, në emancipimin tonë, në ngritjen morale dhe në arritjen e të gjithë atyre kushteve shoqërore, politike dhe ekonomike që do të na bënin partnerë të vërtetë në shoqërinë evropiane e botërore, pjesë e së cilës de jure u bëmë më 17 dhjetor të vitit 1920, kur Shqipëria, me hapin që u hodh në Lushnjë dhe hapat që vijuan më pas, u pranua anëtare e Lidhjes së Kombeve. Evropa e kishte vëzhguar me vëmendje dhe nga afër Shqipërinë në kushtet anormale të Luftës së Madhe dhe, fillimisht, nuk kishte qenë e bindur për pjekurinë e popullit shqiptar. Ajo kishte bërë pazare të paprincipta mbi kurrizin e Shqipërisë (kujtoni Traktatin e Fshehtë të Londrës të vitit 1915), por shqiptarët e Pasluftës Botërore kishin evoluar dukshëm. Ata ishin më

KONGRESI I LUSHNJES Akti që hodhi themelet e shtetit modern shqiptar Kujtimet e Sejfi Vllamasit Kongresi, si në caktimin e bazave të një politike kombëtare, ashtu edhe në krijimin e institucioneve shtetërore, ka ditur të pajtojë fare mirë interesat reale të vendit me gjendjen shpirtërore të popullit në atë kohë. Me këtë kongres hapet një epokë e re, vihen bazat e shtetit të ri … modern … dhe populli shqiptar … kristalizohet si një komb

Godina ku u mbajt Kongresi i Lushnjes, fotografuar dje para festimeve

cilësorë se në vitin 1912, më të aftë për të përballuar si komb sfidën e paparë të qenies a të mosqenies, për të mbijetuar duke manovruar në shtigjet e ngushta që linin të hapura kontradiktat ndërkombëtare të momentit, edhe pse, këtë herë të vetëm, në vorbullën e kombinacioneve politike ndërkombëtare, pa një tutor pranë si Austro-Hungaria në vitet 1912-1913. Copëtimi politik, rrënimi ekonomik dhe rreziku i asgjësimit të rezultateve të arritura në vitet 1912-1913, me të cilat u përball Shqipëria e Pasluftës I Botërore për shkak të synimeve ekspansioniste e aneksioniste të fqinjëve, dhe raporteve anglofranceze të kohës ndikuan në shfaqjen e dilemave të natyrshme në elitën politike shqiptare dhe përcaktuan kristalizimin e dy rrymave në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Njëra shprehej për një shtet shqiptar plotësisht të pavarur, por nuk ishte e njësuar me idenë se si mund të arrihej kjo gjë, kurse tjetra mendonte t'i kërkonte Konferencës së Paqes vendosjen e shtetit shqiptar nën pro-

tektoratin apo "mbrojtjen" e ndonjërës prej fuqive fituese, të cilën disa e kërkonin larg, ndërsa të tjerë e shihnin te fqinji i afërt, Italia, sepse, sipas tyre, ishte e vetmja ndër Fuqitë fituese e interesuar për ekzistencën e një shteti shqiptar me kufij sa më të

t'i kanalizonte përpjekjet e qarqeve politike shqiptare në krijimin dhe në legalizimin e strukturave qeverisëse vendore që do të përligjnin protektoratin e saj de facto mbi Shqipërinë. Kongresi i Durrësit, më 25 dhjetor të vitit 1918, edhe pse nuk u

Mbajtja e Kongresit të Lushnjes na dha mundësinë t'i largohemi buzës së greminës, shpërbërjes dhe likuidimit si shtet dhe na siguroi të drejtën për të hyrë në radhën e shteteve dhe të kombeve të konsoliduara, të drejtën të shpresojmë e të guxojmë për hapa të tjerë, që do të na çonin herët a vonë në zgjidhjen pozitive të çështjes sonë kombëtare... gjerë, të aftë për rolin e elementit të "ekuilibrit" në Ballkan. Mungesa e ideve të njësuara dhe e veprimeve të bashkërenditura te shqiptarët i dha mundësi Italisë të krijonte avantazhe në fund të vitit 1918. E favorizuar nga prania e saj ushtarake në shumicën e viseve shqiptare dhe e mbështetur nga lobi i saj në politikën shqiptare, ajo u përpoq

zhvillua sikurse synonin italianët, dhe Programi i miratuar prej tij, ishte fryt i kompromisit midis përkrahësve të protektoratit dhe atyre që mbështesnin pavarësinë, përsëri nuk garantonte perspektivën e sigurt për Shqipërinë. Injorimi i plotë i interesave të Shqipërisë në Konferencën e Paqes, e cila i filloi punimet më

18 janar të vitit 1919, mbështetja anglo-franceze për kërkesat territoriale të Greqisë ndaj Shqipërisë, si edhe lidhja e problemit shqiptar me të ashtuquajturën "Çështje të Adriatikut", apo problemin e kufirit italo-jugosllav, i dhanë të kuptojë grupimit politik që kundërshtonte idenë e protektoratit se duhej vepruar me çdo mjet për të siguruar pavarësinë e plotë të vendit. Kështu, paralel me rivalitetin italo-francez dhe luftën e lobeve në qarqet e larta të politikë shqiptare, që heraherës shfaqej me ngjarje të bujshme, në masat e gjera të ndërgjegjësuara të popullit në Shqipëri, filloi të mbizotërojë pikëpamja se aneksimi i Vlorës nga Italia dhe protektorati i Italisë mbi Shqipërinë e ricunguar do të thoshte vdekje e Shqipërisë, prandaj duhej përdorur çdo mjet për të siguruar pavarësinë e plotë të vendit dhe kufijtë e njohur, të vitit 1913. Përkrahësit gjithnjë e më të shumtë të kësaj pikëpamjeje në radhët e elitës politike dhe intelektuale të vendit, të inkurajuar edhe nga këshillat e miqve të huaj, nga një qëndrim angloamerikan, që me sa duket nxiste, por njëherësh edhe testonte deri ku mund të arrinte pesha e faktorit shqiptar në politikën rajonale, nga qëndrimi dashamirës i disa ushtarakëve francezë në Shqipëri që drejtonin forcat franceze të dislokuara në Korçë e në Pogradec, dhe, së fundi, natyrisht, të inkurajuar gjithashtu nga ekzistenca dhe shfaqjet e vazhdueshme të kontradiktave italofranceze, të shprehura indirekt edhe në qëndrimet pozitive për momentin të diplomacisë jugosllave, filluan dora-dorës të


PËRVJETORI E diel, 22 janar 2012

SUPLEMENT JAVOR I

7

www.shqiptarja.com

Përse duhej thirrur një Kongres Kombëtar në janarit e vitit 1920? Kush e dëshironte, kush e organizoi dhe kush mori pjesë në të? Pse u zgjodh pikërisht Lushnja për mbajtjen e tij? Dhe së fundi, ç'vendime u morën dhe ç'vlera pati ky Kongres?

Ahmet Zogu Ministër i Punëve të Brendshme grupohen e të organizohen, duke projektuar përmbysjen e qeverisë së Durrësit, të paaftë për të kundërshtuar diktatin italian. Ndër përkrahësit e idesë për thirrjen e një kongresi të përgjithshëm kombëtar, që do të këmbëngulte për pavarësinë e plotë të Shqipërisë së vitit 1913, bënin pjesë edhe përfaqësuesit e diasporës shqiptare në Turqi, në Rumani etj., dhe veçanërisht ata të diasporës së fuqishme në ShBA. Në prill-maj të vitit 1919 idetë e para për organizimin e Kongresit, i cili do të mbahej në janarin e vitit 1920 në Lushnje, ishin shfaqur. Gjatë vitit ato do të lëshonin rrënjë jo vetëm në qarqet politike që kundërshtonin politikën kapitulluese të qeverisë proitaliane të Durrësit por edhe në shtresa të gjera të popullit, edhe në forcat e armatosura të krijuara gjatë Luftës I Botërore nga komandat e trupave të huaja në zonat respektive të pushtimit. Këtu nuk bënte përjashtim dhe milicia e organizuar nga italianët me një efektiv prej 2 500 - 2 800 vetash, një pjesë e komandës të së cilës (rreth 45 oficerë e nënoficerë) ishin shqiptarë. Zhvillimet e gjysmës së dytë të vitit 1919, përkatësisht marrëveshja Titoni-Venizellos e 29 korrikut, marrëveshja kapitulluese e qeverisë së Durrësit me qeverinë italiane e 20 gushtit, Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919 i Francës, Anglisë dhe i ShBA dhe, së fundi, e veçanërisht, kompromisi i Anglisë dhe i Francës me Italinë i 13-14 janarit të vitit 1920, tregonin se po të mos veprohej me energji e në unitet të plotë mbarëkombëtar, duke mobilizuar të gjitha potencialet e vendit, pra duke mos neglizhuar çdo aleat të mundshëm, të brendshëm apo të jashtëm, sado të përkohshëm, dhe po të mos shfrytëzoheshin me mençuri kontradiktat midis Fuqive të Mëdha dhe midis aleatëve të tyre, si edhe të përfitohej sa të ishte e mundur nga përkrahja eventuale prej politikës amerikane, kombi shqiptar do të mbetej pa shtet të vetin dhe ekzistenca e

Sulejman Delvina Kryeministër

Sotir Peci Ministër i Arsimit

Eshref Frashëri Drejtori i përgjithshëm i punëve botërore

Organizatorët Organizatorët dhe përkrahësit e Kongresit ishin Aqif Biçaku, Iljaz V rioni, Ahmet Zogu, Abdi T optani, Vrioni, Toptani, Ali Këlcyra, Hoxhë Kadriu, Qazim Kokoshi, Rexhep Shala, Sotir Peci, Eshref Frashëri, Hasan Prishtina, Mehmet Konica, Abdyl Ypi, Sejfi Vllamasi, Sali Nivica, Sheh Ibrahim Karbunara, etj.

tij do të rrezikohej seriozisht. Në hapat konkrete për thirrjen e një Kongresi Kombëtar, ithtarët e pavarësisë, në një mbledhje në Durrës, në fund të nëntorit të vitit 1919, tentuan, fillimisht të zgjidhnin qytetin e Tiranës, më pas Elbasanin dhe Shkodrën, por për shkaqe të ndryshme, këto zgjedhje u dëshmuan të parealizueshme. Për të penguar Kongresin nuk munguan kërcënime e vrasje politike, si ajo e Sali Nivicës, drejtor i gazetës "Populli", në Shkodër, më 10 janar të vitit 1920, apo vrasja e Abdyl Ypit, në Durrës, më 15 janar të vitit 1920, (madje ky i fundit, me vrasës profesionist). Së fundi, Mustafa Kruja, që njihej për qëndrim proitalian, u përpoq ta orientonte mbajtjen e Kongresit në Krujë, duke shpresuar ta dominonte atë me anën e përkrahësve të tij atje. Organizatorët dhe përkrahësit

atëherë u orientuan nga qyteti i vogël i Lushnjes. Duke llogaritur përkrahjen e plotë të popullsisë së zonës dhe prestigjin e sheh Ibrahim Karbunarës dhe të Iljaz Vrionit, që ishin pro Kongresit, u vendos përfundimisht thirrja e tij në Lushnjë. Bashkia e Lushnjës, me këtë rast, luajti rolin e vet. Kryetari i Bashkisë Besim Nuri dhe nënprefekti Veli Vasjari, më 1 janar të vitit 1920, në emër të komisionit organizues, u dërguan ftesa të gjitha bashkive apo katundarive të Shqipërisë për të nisur drejt Lushnjes delegatët, nga dy persona për çdo nënprefekturë dhe, njëherësh, morën masa për të garantuar qëndrimin dhe sigurinë e tyre. Bashkë me thirrjen u dërgua edhe një program prej gjashtë pikash, ku që në pikën e parë theksohej: "Qëllimi i mbledhjes së përgjithshme asht sigurimi i bashkimit shqiptar".

Nën qeverinë e re, do të shuheshin rebelimet, do të mbroheshin kufijtë, do të çlirohej Vlora, do të ndaleshin grekët në Kapshticë; do të prapsoheshin jugosllavët në Koplik e në Peshkopi; do të përballohej ripozicionimi në radhët e elitës së saj politike dhe më 17 dhjetor të vitit 1920 do të sigurohej një vlerësim ndërkombëtar, Shqipëria do të pranohej në Lidhjen e Kombeve... e Kongresit (Aqif Biçaku, Iljaz Vrioni, Ahmet Zogu, Abdi Toptani, Ali Këlcyra, Hoxhë Kadriu, Qazim Kokoshi, Rexhep Shala, Sotir Peci, Eshref Frashëri, Hasan Prishtina, Mehmet Konica, Abdyl Ypi, Sejfi Vllamasi, Sali Nivica, Sheh Ibrahim Karbunara, etj., një pjesë e madhe e të cilëve do të ishin edhe delegatë në Kongres,

Shqipëria u përfaqësua si asnjëherë në këtë kongres gati nga të gjitha krahinat e vendit, duke përfshirë edhe Vlorën, ndonëse ndodhej nën pushtimin italian. Vetëm delegatët e Krujës nuk ishin të pranishëm, sepse u penguan nga Mustafa Kruja, kurse ata të Shkodrës, ndonëse mbërritën me vonesë, u solidarizuan plotësisht

me vendimet e Kongresit (të marra pa praninë e tyre). Vendosmëria për ta shpëtuar me çdo kusht Shqipërinë i kishte përfshirë të gjithë. "Kurrkush nuk mund të ketë të drejtë e fuqi për me ndalue nji komb fisnik qi mos të desë, kur atdheu i tij gjindet në rrezik të coptimit…" shkruante shtypi kombëtar i kohës. Kongresi i Lushnjes u hap më 21 janar të vitit 1920 dhe në pritje të delegatëve i zhvilloi punimet nga 28 janari deri më 31 janar, nën drejtimin e Aqif Biçakut (Aqif pashë Elbasani). Vendimet e tij të rëndësishme dihen: Të rrëzohej qeveria e Durrësit, të mos njihej Traktati i Fshehtë i Londrës, të respektoheshin kufijtë e vitit 1913. Ai formoi një Këshill të Lartë prej 4 vetash me kompetencat e kryetarit të shtetit (Aqif pashë Elbasani, Mihal Turtulli, Luigj Bumçi dhe Abdi bej Toptani), si edhe një qeveri kombëtare (Sulejman Delvina kryeministër, Eshref Frashëri zëvendëskryeministër, Mehmet Konica - ministër i Jashtëm, Sotir Peci - ministër i Arsimit, Ndoc Çoba - ministër i Financave, Ahmet Zogu - ministër i Punëve të Brendshme, Hoxhë Kadriu - ministër i Drejtësisë) dhe së fundi, zgjodhi senatin (prej 37 anëtarësh) me funksionet e parlamentit. Thelbi i të gjitha këtyre vendimeve ishte kundërshtimi i çdo plani për copëtimin e vendit, kundërshtimi i çdo protektorati të huaj dhe garantimi i pavarësisë dhe i sovranitetit të plotë të Shqipërisë. Rëndësi kishte gjithashtu konceptimi me frymë të re e me objektiva të qarta kombëtare, i qeverisjes. "Kongresi, si në caktimin e bazave të një politike kombëtare, ashtu edhe në krijimin e institucioneve shtetërore, ka

ditur të pajtojë fare mirë interesat reale të vendit me gjendjen shpirtërore të popullit në atë kohë", - shkruan në kujtimet e tij një nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në Kongres, Sejfi Vllamasi. "Me këtë kongres, vijon ai, - hapet një epokë e re, vihen bazat e shtetit të ri … modern … dhe populli shqiptar … kristalizohet si një komb". Qeveria e porsadalë nga Kongresi i Lushnjës, e vendosur më 11 shkurt në Tiranë, me veprimtarinë e saj, dëshmoi suksesin e ndërmarrjes së madhe atdhetare. Shqipëria shkoi, edhe pse jo pa zigzake e sakrifica të mëdha, drejt konsolidimit. Ata që e donin kombin shqiptar të copëtuar dhe të asgjësuar, e kishin humbur shansin. Dy-tre muajt e parë të qeverisjes së re mjaftuan për t'i treguar botës vendosmërinë e shqiptarëve për të përballuar presione, provokacione, rebelime, ndërhyrje e lloj-lloj pengesash, madje, të nisnin edhe luftën çlirimtare të Vlorës. Shqipëria do të ribashkohej nën qeverinë e saj të re, do të shuante rebelimet, do të mbronte kufijtë, do të çlironte Vlorën, do të ndalte grekët në Kapshticë; do të prapsonte jugosllavët në Koplik e në Peshkopi; do të përballonte ripozicionimet në radhët e elitës së saj politike dhe më 17 dhjetor të vitit 1920 do të siguronte një vlerësim ndërkombëtar të merituar, do të pranohej në Lidhjen e Kombeve. Mesazhet që na përcillen nga ajo kohë janë të qarta. Shqipërisë do t'i duhej të kalonte më pas edhe shumë sfida, por sa herë që u lexuan si duhet mesazhet e Kongresit të Lushnjës rruga e kapërcimit të tyre ka qenë më e lehtë.


8

PËRKTHIMI

www.shqiptarja.com

E diel, 22 janar 2012

SUPLEMENT JAVOR I

S HKRIMT ARI S HQIPJA HKRIMTARI

Miranda Haxhia

U

bë kohë që nuk po shkruaj për Harold Robbinsin, edhe pse romanet e tij përmbysën disa vlerësime që kam patur për letërsinë dhe mënyrën e të shkruarit. Letërsia amerikane ka qenë gjithmonë pas dyerve të mbyllura për Shqipërinë, tek -tuk është përkthyer dhe botuar ndonjë autor apo libër amerikan gjatë pesëdhjetë viteve diktaturë. Mark Tëain, Jack London, Harry Leëis, Theodore Dreiser etj. Edhe këta autorë janë botuar me shkurtime të shumta. Autorë që dinin anglisht, lexonin fshehurazi ndonjë libër që u binte në dorë aty - këtu. Ishte viti 1999 apo 2000 kur lexova librin "Mos dashuro kurrë një të huaj", pa ditur asgjë për autorin dhe për librin. E lexova. E rilexova. Ua këshillova të gjithë njerëzve me të cilët bisedoja. Ishte një roman që edhe sot e kësaj dite, më është ndër më të dashurit. Dialogë të ndërtuar thjeshtë, pa sqarime dhe zgjatime të panevojshme, një dramaticitet dhe një shoqëri të cilën duket sikur e ke në pëllëmbë të dorës, falë artit të shkrimtarit, mjeshtërisë së përkthimit dhe imagjinatës që më ndiqte gjatë leximit. Si një film libri "Mos dashuro kurrë një të huaj" më mbeti gjatë në kujtesë, ashtu si autori i tij. Më vonë, çdo libër që vinte prej këtij autori e lexoja me një frymë. Derisa mbërrita në një libër të dobët, "Lamtumirë Zhanetë", i cili më zhgënjeu për mungesën e të gjitha atyre arsyeve, të cilat i thashë më sipër me nota optimiste për Robbinsin. Harold Robbins, ka shkruar shumë libra e jo të gjithë janë të bukur, jo të gjithë të magjepsin aq sa ishte "Mos dashuro kurrë një të huaj", "Një gur për Deni Fisher", "Park Avenju 79"etj. Gjatë gjithë këtyre viteve letërsia bashkëkohore dhe jo vetëm ajo amerikane ka hyrë në Shqipëri dhe ka plotësuar gjithë kurreshtjen e lexuesit. Herë libra të mirë, herë libra jo fort të qëlluar, por përpjekja e botuesve duhet vënë në dukje dhe është e çmuar. Romani "Ai që nuk dinte të dashuronte" ….dhe mbas Armatave të Veriut erdhi një Armatë tjetër njerëzish. Ishin me qindra, por secili udhëtonte vetëm. Vinin më këmbë, mbi mushka, me kalë, mbi karrot që kuisnin, apo në kaloshina të bukura. Kishte aty njerëz me trupa gjithfarëlloj dhe që u përkitnin kombësive të ndryshme. Ishin veshur me rroba të zeza, zakonisht të mbuluara nga pluhuri bojë hiri i udhës dhe mbanin kapele ngjyrëerrët me strehë të gjerë, për të mbrojtur fytyrat e bardha nga dielli i nxehtë me të cilin nuk ishin mësuar. Dhe në shpinë, apo varur tërthor shalës së kalit apo maje karrove ishte torba që nuk mungonte kurrë, me ngjyra lloje-lloje, e qepur me copëza të vjetruara dhe të sajuara nga qilima, ku kishin rrasur e plasur gjithë kamjen e tyre. Dhe nga këto trasta lindi emri i tyre Karpetbegërs (Carpetbaggers: Carpet -qilim; bag - torbë). ....dhe bënin përpara nëpër rrugët mbytur pluhur dhe ndër shtigjet e tokave të shfrytëzuara të Jugut, me

Romancieri

Kasoruho dhe ai që s’dinte të dashuronte Vjen në shqip, romani i 66 i përkthyesit. Si e solli në gjuhën tonë shkrimtarin amerikan Harold Robins Harold Robins provokoi dhe e tronditi mentalitetin amerikan

I

buzë të puthitura, me vështrime që drejtoheshin gjithandej dhe që kërkonin, që llogaritnin, që çmonin vlerat që ishin lënë mbrapa gjatë holokaustit të luftës. ....e pra, nuk ishin që të gjithë njerëz të ligj, sikurse nuk janë të gjithë njerëzit të tillë. Disa syresh, madje, mësuan ta donin vendin ku kishin ardhur për të plaçkitur dhe u venduan aty e u bënë qytetarë të nderuar. * * * Pas kësaj parathënieje lexuesi do hyjë në një botë e cila rrëfehet rrjedhshëm, pa u lodhur, me një strukturë e cila është për t'u admiruar, me dialogë që kënaqin shijen estetike të lexuesit dhe e bëjnë njësh me veprimet dhe rrugën e personazheve. Përpos gjithë meritës së Robbinsit nuk duhet harruar se ai nuk do ngjiste aq shumë në shqip nëse nuk do kishte brenda vetes edhe mjeshtërinë e përkthimit të tij prej Amik Kasoruhos, njeriut që librin e parë të Robbinsit e përktheu pesëdhjetë vite më parë. Robins dhe Kasoruho "Mos dashuro kurrë një të huaj" është një përkthim, të cilin përkthyesi e do shumë, jo vetëm se romani është një nga më tërheqësit dhe njerëzorët që i ka takuar të lexojë dhe ka një dinamizëm që të duket sikur je duke e parë në film. Por ishte libri i parë që përkthente nga anglishtja. Në Durrës jetonte një familje mike e familjes së Kasoruhos, ajo e Luigj Komaskut që e njihte shumë mirë anglishten. Kishin në shtëpi një bibliotekë shumë të pasur dhe ai, kohë mbas kohe shkonte aty dhe merrte libra për të lexuar.

"Një ditë prej ditësh, rrëfen ai, me japin një libër (pikërisht "Mos dashuro ...") që u kishte rënë në dorë në një mënyrë të veçantë dhe të çuditshme. Një fëmijë, që banonte pranë tyre, sheh në një kashun plehrash, një libër anglisht. Me gjasë do ta kishte lënë aty ndonjë turist ... Fëmija e dinte se çifti Komasku e zotëronin anglishten (sot ai fëmijë duhet të jetë më shumë se 50 vjeç dhe mbase as që i kujtohet kjo ndodhi) dhe ua çon atyre në shtëpi. Unë vendosa ta përktheja edhe pse nuk kisha asnjë shpresë se mund të ma botonin. Vuajta gjatë përkthimit edhe sepse një pjesë e dialogëve zhvilloheshin në "slang", në të folmen tipike të mjediseve të varfra dhe të degraduara të Nju-Jorkut. Por pata fat. Në Kavajë aso kohe jetonte një mik i babait tim, që me vonë, në burg u bë dhe imi, Skënder Cilka, i cili ka pasë studjuar në Nju-Jork dhe e njihte mirë edhe të folmen slang. Atë e kam bezdisur kushedi sa herë për t'i kërkuar shpjegime dhe ai me një durim që rrallë herë e kam ndeshur te të tjerë, më jepte shpjegimet e duhura. Me një makinë shkrimi rrangallë, që ma kishin falur shokët, e shtypa në tri kopje. Një nga ato kopje ia çova Robertit (Shvarcit). Ishte koha kur ai kishte përkthyer për qejf të tij "Harkun e Triumfit" që qarkullonte dorë me dorë i daktilografuar në Tiranë. Të njëjtin fat pati edhe Robbinsi im. Libri nuk u botua. Dorëshkrimi pat mbetur në Shqipëri, kur unë ika për në Itali dhe nuk di si e qysh, mbërriti në dorë të çupës sime të hallës dhe ajo ma nisi mbas disa vjetësh.

Në vitin 1999, në mos qofsha gabim,më telefonon nga Tirana Arben Basha, që asi kohe bënte edhe punën e botuesit. E kishte pasë lexuar këtë libër si dorëshkrim, kur ai qarkullonte dorë më dorë (aq është e vërtetë sa e vetmja kopje që i shpëtoi humbjes, mua më ra në dorë mbas 3-4 vjetësh nga një shok që ma rekomandoi për ta lexuar(!). Pra e kishte lexuar dhe kërkoi t'ia çoja për ta botuar. U botua. U ribotua. Për mua, si të thashë, ka mbetur ndër librat më të mirë që kam përkthyer...." * * * Dhe tani vjen sërish Robbinsi, sërish Kasoruho përkrah tij dhe romani "Ai që nuk dinte të dashuronte" nën kujdesin e shtëpisë botuese Dudaj. Nëse jeni kuriozë të dini se sa vlen ky roman, një gjë është e sigurtë, libri e mëson njeriun si të çajë në jetë, si të bëhet njeri, si të përballet me shoqërinë dhe pengesat për të arritur atë që dëshiron. Libri rrëfen se ç'është ambicia dhe vlera e parasë, ç'është një bir për babanë dhe babai për djalin, ç'është një burrë për gruan që dashuron. Por të gjitha këto do ishin rrëfime sentimentale e melodramatike nëse nuk do shfaqej një periudhë historike kur kinemaja dhe filmi bënë epokë në Amerikë, kur njeriu ëndërron, kërkon dhe realizon. A mëson njeriu të dashurojë? Këtë lexuesi e kupton faqe mbas faqeje dhe pa lexuar edhe paragrafin e fundit, nuk mendon dot më shumë se çdo lexues, në çdo vend të botës qoftë. E rëndësishme është që libri përcjell mesazhe të fuqishme për jetën, për miqësinë, për familjen dhe për respektin ndaj ndjenjës.

lindur në New York në 1916, i shtyrë nga dëshira për të fituar jetën u shpërngul në Holliwood, ku punoi si korrier në Universal Pictures. Në moshën tridhjetë e dy vjeçare Harold Robbins, e provokoi dhe e tronditi mentalitetin amerikan me romanin e parë "Mos dashuro kurrë një të huaj". Pas Biblës, Shekspirit dhe Agatha Kristit, Robbinsi u bë autori më i shitur i të gjitha kohërave me rreth 750 milion kopje. Shkroi më shumë se 20 libra që u botuan dhe u përkthyen në 32 gjuhë. Impakti social i fenomenit Robbins qe i jashtëzakonshëm: romanet e tij kanë patur të njëjtin rol emancipues gjatë revolucionit seksual në Amerikën e viteve '60, sa edhe pilula kundër shtatzanisë. Që në çastin kur arriti me mjeshtërinë e tij të rrëfente fundin e shpirtit njerëzor dhe në këtë batak të shpirtit të notonte si njeri dhe si shkrimtar- vlerësimi i lexuesit dhe suksesi ishin të garantuar. Mes librave më të vlerësuar është "Ai që nuk dinte të dashuronte" i cili është frymëzuar nga jeta e Hoëard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse, Xheni, një aktore e rastësishme që ishte destinuar për filma jetëpakë dhe Monika. Nuk është vetëm historia private e një manjati gjenial dhe të guximshëm, por portreti i një shoqërie mitike që vërtitej midis sipërmarrjesh të mëdha, nganjëherë të pista, dhe gjallërisë tërë ngjyra të studiove kinematografike ndërsa në horizont po shfaqej mjegulla e perëndimit dhe Lufta e Dytë Botërore.

rilindasi viti 2 numri 3  

shqiptarja.com

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you