Page 1

Vera 2012

Faqe 14

Amerikanët e anglezët pushime “low cost”

Hueyda El Saied

Pushimet më të bukura me familjen! ROVENA RROZHANI

H

ueyda El Saied, ndan jetën e saj mes Romës dhe Parisit. n. Pasi ka lënë pas përvojën në mediat e Tiranës, balerina që u bë e njohur nga spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”, drejton revistën online “Edispot” ku është e pranishme jo vetëm si drejtuese por edhe me shk-

Sondazhet e medias së huaj për tendencën e sezonit veror Nr: 18 E premte, 8 qershor 2012

rimet e saj. Hueyda është e njohur për eskpolorimet e saj në botën e artit. Ka botuar dy libra dhe është duke punuar për librin e saj të tretë. Por ajo që karakterizon më së shumti këtë showgirl janë lëvizjet nga një vend në tjetrin. Nga Shqipëria në Francë, pastaj sërish në Tiranë për studimet... Faqe 15

E-mail: fundjava@shqiptarja.com

Fundjava

Suplementi i së premtes te SHQIPTARJA.com

EKSKLUZIVE/ MATEO BEGEJA RREFEN SFIDEN MES JETES DHE VDEKJES E SAKRIFICAT GJATE EKSPEDITES

“10 MINUTAT NE ÇATINE E BOTES” Aventura e maturantit shqiptar. Alpinistit më të ri të ekspeditës Everest 2012. Marshimi i vështirë drejt majës 

Luga e Argjendtë

Në foto: (Majtas) Mateo Begeja (djathtas në rreth) Mateo dhe sherpa e tij Dava

NGA

DHURATA THANASI

TIRANË

ROVENA RROZHANI

“Otello”, oriz me të zezë sepjeje te marinuar

M

ateo Begeja është heroi i këtyre ditëve, edhe pse nuk pranon të quhet i tillë. Ka vënë jetën e tij në rrezik për të sfiduar Everestin, një nga 14 çatitë e botës ose ndryshe maja jashtë rradhës, siç e quajnë antarët e ekspeditës dhe të shoqatës alpinistike “Dajti”. Është maja e katërt e alpinistëve, e në fakt duhet të ishte e fundit, për nga lartësia dhe vështirësia që e karakterizon. Por siç tregon Mateo, një djalë i gjatë, ende i dobët nga ekspedita, 100 vjetori I pavarësisë kishte ndryshuar planet e shoqatës dhe Everesti ishte bërë misioni i rradhës për alpinistët. Një veprim paksa i marrë në vetvete po të kujtosh se maja më e lartë që kishin arritur alpinistët ishte tek 6000 metra ndërsa sfida për të ngri-

Faqe 17

tur flamurin ishte 8848 metra mbi nivelin e detit. Por ndonjëherë pak fat e shumë vullnet, zgjuarsi dhe strategji mund ta bëjnë një mision të suksesshëm. Kur themi të sukseshëm, nuk kuptojmë të lehtë. Dhe për këtë mjafton të dëgjosh Mateon teksa ngadalë gjen rradhën e rrëfim-

it mbi ekspeditën, mbi vuajtjet, sakrificat dhe rrezikun që e përballi me vdekjen për 10 minutat e tij mbi çatinë e botës. Pas shumë ngjitjeve që ke bërë në maja të ndryshme cfarë ishte Everesti për ty? Në botë ka dy kategori majash

Sonte “Përjetësisht dashuria” premierë Faqe 16

për nga vështirësitë dhe për nga lartësitë. Për nga vështirësia Everesti është paralel me majën më të vështirë të botës, K2 që ndodhet në Pakistan, për shkak se Everesti konceptohet si një majë e vështirë për mënyrën sesi komportohet alpinisti gjatë ngjitjes, për teknikën që për-

doret në përdorimin e kthetrave, kazmës, karabinave dhe lidhjeve që krijon gjatë gjithë ekspeditës në konceptim me përshtatjen me lartësinë, metabolizmin.. gjithçka është një vështirësi më vete përsa i përket formimit të alpinizmit si climber dhe si ngjitës... Vijon në faqen 18-19

“The Dictator” tre fundjava në kinema Faqe 16


14

E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

BOTIMI i guidës së Lonely Planet per 1000 vendet më të preferuara në botë, sondazhet e medias së huaj për tendencën e sezonit veror

V

era po afton! Megjithë tekat e motit, stina e pushimeve ver ore është në prag dhe tashmë të gjithë kanë filluar të mendojnë se ku do të pushojnë. Po ashtu edhe mediat dhe agjencitë e huaja kanë bërë parashikimet e tyre rreth destinacioneve më të preferuara në botë. Lonely Planet tashmë ka hedhur në treg guidën më të fundit rezultat të ekzistencës 40-vjeçare. 1000 destinacionet më të mira në botë, përfshihen në këtë guidë ku mund të gjenden përvoja nga të gjitha llojet e udhëtimeve. Por ndërsa preferencat e njerëzve janë të ndryshme, ka një fakt që do t’i unifikojë për këtë vit. Sondazhet dhe parashikimet të bëra nga media dhe site të specializuara të huaja, tregojnë se pushimet verore 2012 do të kushtëzohen nga buxheti i ulët. “Do të zgjidhen pushime të kursyera, vende të afërta dhe me pak shpenzime” shkruhet në gazetën La Repubblica . Por gjithsesi as amerikanët dhe as europianët nuk do të heqin dorë nga relaksi i pushimeve, të cilat këtë vit do të ndiejnë më shumë se kurrë efektin e krizës globale ekonomike. Në faqet ëeb të gazetave më të mëdha dhe revistave të specializuara ka filluar tashmë gara e vendeve më të preferuara. Çfarë zgjedhin amerikanët? Sipas një sondazhi të “Huffington Post”, këtë vit amerikanët do të zgjedhin sidomos Las Vegasin, paksa për të harruar vuajtjet ekonomike, duke u hedhur në zemër të argëtimit, por edhe për faktin se është një destinacion lehtësisht i arritshëm dhe me kosto të reduktuar. Deti dhe bukuria e një panorama të qetë plot lule e relaks gjithsesi nuk humbet pikë kështu që në vendin e dytë renditet Honolulu, kryeqyteti i Hauajit,

VERA 2012

Pushime “low cost” Gazeta “The Guardian” këshillon “B&B” ndërsa turistët më të etur për stimuj kulturorë do të preferojnë Seattle, qytetin e tendencave muzikore që renditet në vendin e tretë. Githnjë duke iu referuar kërkesave të publikut amerikan siti i të

famshmit “Lonely Planet” sugjeron se këtë verë do të mbizotërojnë destinacionet të prekura më parë nga Virgin Islands deri tek Hudson River Valley, pranë New York, për të përfunduar me Cincinnati, në Ohio,

Tendenca

Shqiptarët, sytë nga Turqia P

ushimet verore në Shqipëri paraprihen nga paketat turistike pranverore që nuk kalojnë 4 apo 5 ditët e udhëtimit. Thuajse të gjitha të çojnë drejt Europës në qytete apo kryeqytete që prej vitesh frekuentohen nga turistët. Por ardhja e stinës së nxehtë e ndërron drejtimin e udhëtimeve. Nga Europa, kalohet drejt Turqisë. Me sa duket pushimet ekonomike apo jo, edhe këtë vit masivisht do të drejtohen përgjithësisht në bregdetin aziatik. Tendenca lihet të kuptohet nga agjencitë turistike të cilat që nga fundi I muajit maj kanë filluar të bombardojnë me paketa ofertë në të gjitha format e komunikimit duke favorizuar prenotimin e her-

shëm të pushimeve kundrejt një skontoje deri në 25 për qind. Njëra nga agjencitë thotë se tre avionë Charter janë mbushur që me ofertën e parë për në Turqi. Pas Turqisë “ultra all inclusive” mund të renditet Greqia dhe ne menyre te vecante Halkidiki për të cilin renditen disa paketa te leverdishme njëjavore po në standartin e të gjitha shërbimeve në pagesë. Natyrisht që Korfuzi dhe destinacione të tjera greke do të jenë sërish të preferuara këtë vit pavarësisht krizës në vendin fqinj. Palma de Mallorca, Egjipti, Dubai, Mali I zi, Kroacia janë destinacionet e tjera që ofrohen në paketat e agjencive turistike. Por asnjëra prej tyre nuk mund të

quhet një destinacion i ri. Ato janë thjesht plotësim I kërkesave të turistëve shqiptarë në varësi të buxhetit dhe afërisë me shtëpinë. Dhe meqë jemi tek shtëpia, ende nuk ka një statistikë sesi do të jetë raporti mes turizmit brenda dhe jashtë vendit. A do të bjerë miti I Turqisë këtë verë dhe a do të zgjedhin shqiptarët të kënaqen me plazhin dhe natyrën e vendit të tyre që një vit më parë u rendit në listën e Lonely Planet? Ju lexues mund të jepni kontributin tuaj për të parë se cilat janë destinacionet më të preferuara për ne shqiptarët. Na shkruani në fundjava@shqiptarja.com Duke iu përgjigjur pyetjes? “Ku do t’i kaloni pushimet tuaja këtë verë?

të njohur për Muzeun e tij të arteve dhe për National Underground Railroad Freedom Center. Por nuk ka vetëm destinacione të supernjohura në listë, por edhe qytete që deri më sot janë renditur

në listën B për nga pikëpamja turistike. “Usa Today” shkruan se këtë vit do të jenë në qendër të vëmendjes sidomos destinacione”të lira” si Boston, Denver e Florida. Më e rrezikshme, ndoshta, renditja e Fox Neës, sipas të cilit amerikanët nuk do të preferojnë destinacionet ekzotike si arkipelagun vullkanik të Azorës në Portugali apo në Egjipt, duke i dhënë prioritet më shumë San Diegos, pra brenda shtëpisë së tyre. ANGLEZËT BED AND BREAKFAST Interesant klasifikimi i “The Guardian”, kushtuar atyre që udhëtojnë në familje. Sipas gazetës së njohur angleze prindërit dhe fëmijët do të tërhiqen nga vende malore si “Préalpes du Dauphiné” në Alpet Franceze. Preferenca do të jetë për shëtitje të gjata dhe akomodime me cmime të leverdishme. Dhe meqë jemi tek akomodimet “The Guardian” këshillon variantin B&B, të përshtatshëm për famije që duan natyrën “e egër” dhe nuk përtojnë të shkojnë deri në restorantin më të afërt për të ngrënë mëngjesin, por faqja online e gazetës këshillon edhe udhëtimet drejt Francës, krahinat e të cilës si Bretagne dhe Provence sjellin ndërmend pikturat e impresionistëve dhe janë plot aroma lulesh e tezga artizanësh Mjaft cilësor është edhe klasifikimi i gazetës amerikane “New York Times”, e cila kalon përtej analizës duke nxjerrë Panamanë, Finlandën dhe Birmaninë si destinacionet të cilat sipas të përditshmes do të preferohen këtë verë. Në listën e saj gjenden edhe 45 emra vendesh të tjera, por të gjitha kanë një fill të përbashkët: rizbulimin e një jetë më njerëzore, jashë kohës, kaosit telematik dhe frenetizmit që na skallvëron në rutinën e përditshme.


E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

ROVENA RROZHANI

H

ueyda El Saied, ndan jetën e saj mes Romës dhe Parisit. n. Pasi ka lënë pas përvojën në mediat e Tiranës, balerina që u bë e njohur nga spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”, drejton revistën online “Edispot” ku është e pranishme jo vetëm si drejtuese por edhe me shkrimet e saj. Hueyda është e njohur për eskpolorimet e saj në botën e artit. Ka botuar dy libra dhe është duke punuar për librin e saj të tretë. Por ajo që karakterizon më së shumti këtë showgirl janë lëvizjet nga një vend në tjetrin. Nga Shqipëria në Francë, pastaj sërish në Tiranë për studimet e larta dhe më pas në Romë. Por zemra e saj mund të thuhet se është Parisi. 20 vitet e fundit të Hueydës janë të mbushura me udhëtime, ku sigurisht pushimet e verës zënë një vend të vecantë ndonëse nuk

PUSHIMET VERORE Si përgatitet për udhëtim Hueyda El Saied dhe koncepti I saj për pushimet Disa këshilla për të mbijetuar nga një udhëtim i mërzitshëm

Hueyda: Pushimet më të bukura me familjen! Preferenca e show girl për sezonin veror Libri Hueyda El Saied, preferon te shkruajë dhe të lexojë. Një libër nuk mungon kurrë ngë bagazhet e saj, sado të vogla që të jenë ato. Prej vitit 2000 ajo ka bërë edhe sprovën e parë duke botuar librin "Ngjyra e lëkurës sime" më pas në vitin 2006 ajo botoi "Maska e zemrës". Aktualisht Hueyda është duke punuar me librin e saj të tretë.

të verës ndryshon nga ato të udhëtimeve e tjera. Çfarë ke merak të marrësh patjetër me vete? Mos m’i kujtoni bagazhet, kam më shumë se 20 vite që udhëtoj dhe nuk kam mësuar ende të përgatis një valixhe të vogël. (qesh) Kam frikë gjithnjë mos harroj diçka, ndaj marrë gjithnjë më shumë sende apo veshje sesa kam nevojë. Sigurisht që nuk harroj kurrë, IPhone dhe IPadin, aparatin fotografik, librin dhe sigurisht një palë sandale me taka. (qesh)

Eksperienca më ka treguar se kur bëj plane për pushime pasive, pas 2 ditësh e ndjej të nevojshme të lëviz janë aq të planifikuara. Pushimet verore priten me padurim nga të gjithë. Kur fillon të mendosh për to? Nuk kam një moment të caktuar në të cilin filloj e mendoj për to. Kjo ndoshta lidhet dhe me faktin se pak herë në jetën time, kam pasur një punë që më ka kushtëzuar të planifikoja pushimet e mia në një periudhë të caktuar. Për mua pushimet rimojnë me një

Për Parisin Në Paris, këtu ku fillova të realizoj dhe ëndërrat që kisha frikë t’i ëndërroja. E dashuroj këtë qytet se ai më bën të jem kurioze, të ndihem e sigurt, më jep dëshirën të krijoj si dhe të fal dashuri...

Në foto: Hueyda El Saied në një nga urat mbi lumin Senë në Paris

Pushimet? Ku dhe kur të dua Përsa i përket këshillave për pushimet, mund të them se jam njeriu i papershtatshëm për të dhënë të tilla këshilla. Kjo për të vetmin fakt se unë e kam ndërtuar jetën time në atë mënyrë që të jem e lirë të iki për pushime ku dhe kur të kem dëshirë. Kam ushtruar gjithnjë profesione që i kam zgjedhur e që i kam ushtruar me pasion aq sa pak herë kam pasur ndjesinë se po punoj. E njëjta gjë dhe për pamjen e jashme, Jam me fat se nuk kam nevojë të qëndroj për orë “të tëra” para diellit apo të përdor iks krem apo vaj për t’u bërë ngjyrë çokollatë. E di që ju a bëra zili, por nëse mund t’ju ngushëlloj, kur isha e vogël dëshiroja të isha si ju, pasi ende nuk e kuptoja sa me fat isha. (qesh)

15

ndjesi të momentit, me një kuriozitet, me një takim, me një dëshirë, ndaj i planifikoj në momentin e fundit. Megjithatë prej disa kohësh kam bërë një listë me vendet që dëshiroj të vizitoj, gjë e cila më ndihmon jo pak. Çfarë lloj pushimi preferon gjatë verës? Një pushim aktiv, apo pasiv, në mal apo në det… Është një përzierje e të gjithave. Eksperienca më ka treguar se kur bëj plane për shembull për të bërë pushime pasive, pra të qëndroj vetëm në një vend, pas 2 ditësh e ndjej të nevojshme të lëviz. Po ashtu dhe pushimet në mal më pëlqejnë shumë, por për mua pushimet e arritura janë ato kur je e shoqëruar mirë, pavarësisht vendit. Përgatitja e bagazheve

Si kanë qenë pushimet verore për ty në kohë? Cilat të kane dhuruar kujtime më të bukura? Me prindërit e mi, në jug të Francës, disa vite më parë. Ishte hera e parë që kaloja pushimet në familje. Mbetet me kujtimi më i bukur pasi; ishte një surprizë që na bëri im atë. Unë dhe ime ëmë kishim vendosur të kalonim pushimet të dyja dhe im atë i cili me sa duket u bë xheloz (qesh) sapo e mori vesh erdhi duke na bërë një surprizë. Aty e kuptova sesa me fat janë miqtë e mi që kanë një familje të bashkuar. Cili është destinacioni yt i preferuar këtë vit dhe përse? Nuk e kam vendosur ende, por Amerika Latine më tërheq, aq më tepër që dëshiroj të mësoj tangon argjentinase.

SHKOLLA E PARUKERISË - ESTETIKËS KRËHËRI I ARTË (LUÇI) Kurse 6 - 9mujore.

Adresa: Rr. Mihal Grameno, 200m mbi Shkollen e Baletit Tel: 04 2 233 950 Facebook. Kreheri i Arte Tirane

Për më të mirët mundësi punësimi Regjistrimi vazhdon

Këshilla Si të mbijetosh nga një udhëtim i mërzitshëm NË AVION

Fluturimet ndërkontinentale janë problem I madh për turistët, jo vetëm për buxhetin por sidomos për stresin dhe lodhjen nga të cilat duhet të paktën një ditë për të marrë veten. Disa sugjerime për ta bërë më të lehtë këtë udhetim duhen marrë parasysh. Meqë duhet të qëndroni gjatë në këmbë, për shkak të rradhës në check in, kontrollit të bagazheve të dorës apo imbarkimit në cdo moment të lirë përpiquni të uleni që të clodhni këmbët dhe shpinën. Mos harrroni që jeni në udhëtimi edhe pse nuk po fluturoni. Rripin e sigurimit mos e mbani të shtrënguar që të mos ju vrasë. Gjatë kohës që avioni shkëputet nga toka, mbani në gojë një karamele ose camcakëz që të mos ju bllokohen veshët nga ndryshimi I presionit. Bëni ushtrime të volga të qafës dhe të kyceve. Përdorni veshje të rehatshme. Pini shumë lëngje sepse ajri është kryesisht i thatë dhe trupi dehidratohet. Hani shpesh dhe nga pak! Mos pini alkool!

NË MAKINË

Nëse destinacioni I udhëtimit tuaj është shumë I largët dhe keni zgjedhur makinën, e dini se do t’ju duhet të kaloni qindra kilometra, pjesa më e madhe në autostrada. Diku udhëtimi mund të bëhet monoton, por mund t’ia dilni nëse bëni disa manovra të lehta. Sigurisht jo në timon. Celësi I udhëtimit të suksesshëm është ritmi. Përdorni mirë radion, apo kasetofonin e makinës suaj si një stimul. Mësoni këngë, nga albumi juaj I preferuar ose ndërroni stacionet sipas preferencës. Ndaloni herë pas here. Sigurisht që kjo do t’ju hajë pak kohë dhe duket sikur do t’ju mbajë më larg destinacionit tuaj, por në fakt do t’ju gjallërojë sepse do të largojë mërzinë e udhëtimit. Nëse nuk jeni në timon mund të vëzhdoni ata që udhëtojnë në rrugë, duke parë targat e makinave dhe duke menduar sa nga vijnë apo duke imagjinuar se ku duhet të jenë shkuar. Nëse biseda në makinë nuk është e gjallë, atëherë hapni argumentin e politikës sepse koha do të fluturojë. Por mos anashkaloni qetësinë që duhet të keni në timon. Kurrë mos ia ndani sytë rrugës!


16

E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të ndjekësh një spektakël?

Sonte “Përjetësisht dashuria” premierë

P

as një kohe të gjatë bren da sirtarit të dramatur gut Mihal Luarasi, drama lirike “Përjetësisht Dashuria” shfaq premierën e saj sonte në Teatrin Kombëtar. Shfaqja e shumëpritur rikthen në skenë ikonën 85 vjecare të artit, Drita Pelinku. Në krah të saj, në rolin e dytë dhe të fundit të kësaj drame interpreton aktori Vangjel Toce. Regjia i përket sërish Luarasit ashtu sic ka ndodhur me veprat e mëparshme të shkruara prej tij. “Përjetësisht dashuria…” rikthen në skenën e teatrit temën e vetmisë së brezit të tretë, atë që vite më parë Ruzhdi Pulaha e kishte prekur me “Strehën e të dashuruarëve” tepër të bujshme për kohën sepse hapi skenën për shumë aktorë të brezit të tretë që kishin mbetur si spektatorë. Në këtë drejtim edhe “Përjetësisht dashuria” rikthen në skenë aktoren Pelinku që ishte shprehur se e kishte thënë fjalën e saj të fundit në skenë. Por në këtë rast Mihal Luarasi ka arritur të thyejë premtimin e aktores, me një dramë të shkruar enkas për të dhe që me sa duket ka qenë ëndërr e saj për tu realizuar. Historia e dramës rrëfen për dy protagonistët, Zarina dhe i shoqi,

PROGRAMET E KINEMASE KINEMA MILLENIUM Filmat në sallë “Dark Shadows” (Në të gjitha oraret) “The Dictator” (Në orën 18:00) Orari dhe Çmimet ora ora ora ora ora ora

Filmi 2D 10:30 – 300 13:00 – 300 15:30 – 500 18:00 – 500 20:30 – 500 23:00 – 500

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

KINEMA IMPERIAL Filmat në salla “The Dictator” (Në orën 11:00 dhe 16:00) Orari dhe Çmimet ora 13:00 – 500 lekë Qendra Kristal ora 18:00 - 500 lekë Qendra Kristal” ora 12:30 - 500 lekë AGIMI ora 17:30 - 500 lekë AGIMI ora 20:00 - 500 lekë AGIMI ora 22:00 - 500 lekë AGIMI

SHFAQJE koncerte dhe filma janë alternativat për publikun e kryeqytetit shqiptar

Me aktorët Drita Pelinku dhe Vangjel Toçe Dioni, të cilët janë pensionistë mbi të shtatëdhjetat që jetojnë vetëm pas largimit të fëmijëve në emigracion. Përmes problemeve të ekzistencës së përditshme, lajmotivi kryesor është biseda për fëmijët, gjithnjë e më të huaj, gjithnjë e më indiferentë për fatin e prindërve që kanë lënë pas. Por ajo që i mundon më shumë bashkëshortët dhe ata nuk e thonë kurrë, është frika se mos tjetri vdes i pari. Ata do të jenë dyfish të vetmuar, pa asnjë shpresë për të jetuar të nesërmen. Askush nuk flet për vdekjen, por sejcili shpreson në heshtje të vdesë i pari. Ngjarja zhvillohet brenda 24 orëve. Fillon me një ëndërr “parafolëse” që ka parë Zarina gjë që hap mes tyre plagë të vjetra dhe vuajtje të reja, rikthime në të shkuarën e dashurisë, të xhelozisë, të pasionit të tyre të pashuar … Ndërsa dy pleqtë mundohen ta jetojnë jetën e tyre

ashtu si munden, një ngjarje metaforike e trondit paqen e tyre te lodhur: në mbrëmje herët, ata zbulojnë se shtëpia e tyre është e rrethuar me mure me tulla, duke krijuar kështu një paradhomë të vdekjes, ku nuk punon telefoni,

mungon energjia elektrike. Dështon kërkimi i ethshëm për të zbuluar shkakun. Të dorëzuar bashkëshortët bien të flenë për të pritur vdekjen. Të nesërmen i zgjon zilja e fshatares që sjell qumështin. Të çuditur shohin se kanë fje-

tur të veshur: tringëllon telefoni, është një dite e re, me diell. Mos ishte vallë ëndërr ajo ç’ka kaluan!? Paqja e mëngjesit prishet nga ëndrra e përsëritur e Zarinës. Ajo është besimtare dhe, si e tillë, beson se Zoti nuk i ka ruajtur një vend në parajsë të shoqit që ka qënë ateist dhe mëkatar. Por dashuria e një gruaje është më e madhe se gjithçka tjetër, edhe se dashuria për Zotin. Kështu, Zarina i lutet Zotit që të mos e ndajë nga Dioni në botën tjetër. Nëse Dioni është në ferr, në ferr le të shkojë edhe ajo, mjafton të jenë bashkë. Cfarë ndodh më tej? Natyrisht kjo mund të zbulohet në shfaqje, ku përvec finalizimit të dramës merren edhe përjetimet nga interpretimi i Drita Pelinkut. E përderisa drama është e lidhur kryekëput me qenien e saj brenda dhe jashtë skenës, emocionet pritet të jenë të forta.

“Dictator” sukses në kinema P

ër të tretën fundjavë ”The dictator” shfaqet në kinema. Kjo falë kërkesës së publikut I cili duket se ka pëlqyer komedinë më të fundit të Sacha Baron Cohen. Kështu filmi ndonëse me një seancë në ditë, vijon të projektohet edhe gjatë kësaj fundjave e cila do të jetë e fundit për të, “The Dictator” ia ka dalë të spostojë edhe porjeksionet e para të horrorit “Dark Shadoës”, I cili filloi projeksionet e tij ditën e martë. Meritat I ka natyrisht gjinia, e cila në fund të fundit ka më shumë fansa në public sesa horrori, por gjithsesi suksesi I atribuohet më së shumti komiku britanik që vjen këtë herë në ekranin e madh nën petkun e një admirali që e ka të mbushur kraharorin me 68 medalje në “The Dictator” . Filmi është drejtuar nga Larry Charles regjisori i “Borat”, prodhimit të suksesshëm të vitit 2006 ku Sacha Baron Cohen luante rolin e një gazetari nga Kazakistani. Në “The Dictator” aktori luan dy role,

atë të diktatorit dhe sozisë së tij, ndërsa kontributi artistik I Cohen është edhe në skenarin e filmit. Filmi tregon historinë e një diktatori në shtetin afrikano verior Ëadiya, që rrezikon jetën për tu siguruar që demokracia nuk do të mbërrijë në vendin e tij që e drejton me grusht të hekurt. Pasi mbërrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

8-9-10 QERSHOR Galeria kombëtare e arteve “Made in Britain” Ekspozitë 110 vepra të artit bashkëkohor britanik në një ekspozitë. 29 autorët që vijnë para publikut shqiptar (shumica për herë të parë) janë ndër më të njohurit e më të rëndësishmit e dhjetëvjeçarëve të fundit në skenën e artit pamor. Ora: 10.00-18.00 Cmimi: 200 leke

8-9-10 QERSHOR Teatri Kombëtar “Përjetësisht dashuria” Autor:Mihal Luarasi Regjia: Mihal Luarasi Aktorë: Drita Pelinku, Vangjel Toce Ora: 20.00 Cmimi: 300 leke Historia e dramës rrëfen për dy protagonistët, Zarina dhe i shoqi, Dioni, të cilët janë pensionistë që jetojnë vetëm pas largimit të fëmijëve në emigracion. Lajmotivi kryesor është biseda për fëmijët, gjithnjë e më të huaj.

8-9-10 QERSHOR Teatri i Metropolit “Te cmendur pas parave” Autor: Ray Coonay Regjia: Elma Dorezi Aktore: Jonida Vokshi ,Devis Muka Ora:19.00 Cmimi: 500 leke

SKEDA E FILMIT Titulli: The Dictator Regjia: Larry Charles Skenari: Sacha Baron Cohen , Alec Berg Aktorë: Sacha Baron Cohen, Anna Faris dhe Ben Kingsley Kohëzgjatja: 83 minuta Gjinia: Komedi Sinopsi: Historia e një diktatori që rrezikon deri edhe jetën, për tu siguruar që demokracia nuk do të vijë kurrë në vendin e tij të shtypur.

JETA ARTISTIKE

Në tren, Henri Perkins gjen një valixhe me para, të cilën vendos ta mbajë. Në lojë futen dy miqtë e tij, Beti dhe Viki, të cilët janë të dashuruar me paratë, dy detektivë, një prej të cilëve lehtësisht i korruptueshëm.

në një takim të OKB-së, admirali i përgjithshëm Aladin zbulon se është zëvendësuar nga sozia e tij, një coban. Kështu ai endet rrugëve të Nju Jorkut, njihet me pronaren e një dyqani ushqimesh biologijke e cila do të ndryshojë krejtësisht mënyrën e tij të menduarit. Fillimisht u tha se skenari I filmit ishte një përshtatje e lirë nga romani i Sadam Husein, “Zabibah and the King”, por më pas media raportoi se kjo nuk ishte e vërtetë. Megjithatë ngjashmëritë mes diktatorëve dhe personazhit janë të tilla saqë

disa media e kanë cilësuar portretin e gjeneralit Aladin të ngjashtëm me atë të Gedafit. Aktori britanik ka bërë çmos për të krijuar figurën e të fundmit diktator dhe duke satirizuar politikë diktaktoriale që ende është e pranishme në disa vende të botës. Ndoshta kjo është një nga arsyet që filmi është ndaluar të shfaqet në dy vende të Azisë Qendrore të njohura si shtete të mbyllura. Kështu filmi nuk ësthë lejuar të shfaqet në Turkmenistan dhe Taxhikistan. Dikur “Borat” ishte ndaluar të shfaqej në Kazakistan.

8 QERSHOR Teatri i Operas dhe i Baletit “Hej ju male” Autor: Cesk Zadeja Dirigjent:Bujar Llapaj Me rastin e 85- vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh shqiptar Çesk Zadeja vijnë nën interpretimin e Orkestrës Simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit, disa nga veprat më të njohura të tij. Ora: 19.00 Hyrja e lirë


17

E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? Luga e argjendtë

NJE RECETE DETI, këtë herë në rubrikën e gatimit, për të zbuluar vlerat e panjohura të së zezës së sepies PROGRAMACIONET E FILM TV

Receta nga Dhurata Thanasi

SOT

“Otello”, oriz me të zezë sepjeje te marinuar

TOPCHANNEL 20:00 Emisioni “Fiks Fare” 20:50 “Njeriu hije” Film

KLAN 20:10 Provat e krimit pj 15 21:00 Emisioni “Zonë e lirë”

Mirëdita lexues të Lugës së Argjendtë, Këtë herë dua ta nis faqen e rubrikës me një element shumë të rëndesishëm të gatimeve të mia, siç është “E Zeza e Sepjes”. Por para se të flas për të dëshiroj të përmend pak sepjen. Sepia është një molusk shumë i rëndësishëm me veti terapike të mëdha. Duke përmbajtur shumë melaninë, e cila ka magnez dhe kalcium, reagon kundrejt sëmundjeve të ndryshme si në uljen e depresionit, migrenës apo ankthit. Ajo ndihmon dukshëm në rregullimin e ciklit mujor të femrave, parandalon formimin e variçeve dhe ul ndjeshëm kolesterolin. Po ashtu dhe “e Zeza e Sepjes” ka veti të shumta, jo vetëm në dhënien e ngjyrës dhe shijes së veçantë orizit apo brumit të makaronave të freskëta, por thuhet që ndihmon në kurimin e tumoreve, pasi është shumë e pasur me vitamina, kripëra minerale dhe proteina. Të zezën e sepjeve e gjejmë në brendësi të xhepit të saj, aty ku ndodhen dhe organet tretëse. Me pak kujdes mund të çajmë sepjen dhe ta nxjerrim lehtë qesen e zezë të saj. Duke marrë parasysh këto veti, stinën e verës që kemi përpara, mendova që sugjerimi i një pjate të thjeshtë dhe të pasur në elementë ushqyes për trupin do të ishte diçka me interes. Pjata quhet, sipas recetës se vjehrrës time, “Oriz Otello”. Përgatitet me fruta deti, kryesisht sepie dhe karkalecë të vegjël, dhe mbi të gjitha të zezën e saj, e cila i jep një pamje unike dhe shije të veçantë. Për këtë gatesë, por në përgjithësi për përgatitjen e orizit alla “rizoto” përgatis veçant lëngun e pasuruar me zarzavate, recetën e së cilës do ta jap më poshtë. Gatim të këndshëm!

DETAJ

VIZION+ 19:55 “Jetë e dyfishtë” pj.109

2 thelpinj hudhra 1 qepë 40gr 200 gr karkaleca deti 2 qese te zezë sepjesh (dale nga inka e dy ose tre sepjeve) Vaj ulliri ( sipas dëshirës) Piper (sipas dëshirës) Kripë (sipas dëshirës) 4 luge çaji majdanoz i grirë 500 gr sepje të pastruara 350 gr oriz ( tipi Carnaroli është më i preferuari) 1 -1 1/2 lt lëng peshku 70 gr verë e bardhë Lëng peshku (sa nevojitet)

21:00 Emisioni “Debat”

DIGITALB 21:00 “Doktori nga Perendimi 2” Aksion 21:15 “Keshilltari i dashurise” Komedi

ORIZ OTELLO Përgatitet me fruta deti, kryesisht sepie, dhe karkaleca të vegjël dhe mbi të gjitha të zezën e saj e cila i jep një pamje unike dhe shije të veçantë. Gatim të këndshëm! PËRGATITJA Për përgatitjen e Orizit Otello duhet që sepjet të jenë të ndara trupi nga koka dhe të prera copa- copa në formë rripash të hollë, sidomos tentakulat. Merret qepa, hidhet në tigan ku keni shtuar pak vaj ulliri. Kur ajo të jetë verdhur pak shtoni sepjet dhe karkalecat e detit. Lërini derisa të nxjerrin ujin që përmbajnë, shtoni orizin dhe tiganiseni derisa lëngu të shterojë. Shuajeni me verën e bardhë dhe pasi të shterojë përsëri shtoni lëngun e peshkut dhe lëreni të ziejë orizi. Ndërkohë merrni të zezat e sepjeve dhe vendosini në një tas dhe shtypeni me një lugë duke i shtuar pak lëng peshku dhe shkrirë të tërën. Shtojeni në oriz, dhe po ashtu, kripë piper. Së fundi, pasi të jetë pothuajse shteruar lëngu dhe orizi të rezultojë i zierë, hidhni dhe gjalpin, I cili falë amidonit krijon një bashkim të mirë dhe i jep një dozë kremoziteti pjatës. Zbukurojeni me majdanoz të freskët (SIPAS DESHIRES). Ju bëftë mirë!

E SHTUNË

Për rizoton

Lëng peshku me perime 2-3 lt ujë 1 qepë – 200 gr 1 bisht të madh selinoje 2 karota të mëdha 4-5 kokrra piper i zi 3 thelpinj hudhra (sipas dëshirës) Mbetjet nga karkalecat peshku Përgatitja: Vendosni në një tenxhere të madhe karrotat, qepën, selinonë, piperin, hudhrat, nëse dëshironi, dhe lëreni të ziejë derisa lëngu të ketë marrë ngjyrën e zarzavateve. Më pas shtoni kokën e peshkut ose mbeturinat (zhguallin) e karkalecave të freskët e të sapopastruar. Këto shtohen në fund për dy arsye: e para, boshti i halave të peshkut dhe koka e tij ziejnë menjëherë, e dyta, shija dhe vlerat ushqimore të përbërësve të fundit janë më të forta. Lërini për, jo më shumë se, 5 minuta. Më pas, lëngun e përftuar kullojeni në një enë tjetër, lëreni të ftohet dhe më pas ndajeni në kavavanozë apo tasa plastikë që mund “magazinoni” në ngrirësin e frigoriferit dhe përdoreni sa here që ju nevojiten.

KLAN 20:05 “Prova e krimit” pj 16 20:50 “Ezel” pj 95, 96

VIZION+ 20:00 “Daily dancing” serial 21:00 Emisioni “Sketch show”

DIGITALB 21:00 “Njerezit X” Hits 22:00 ““Marcelo Mastrojani” Histori

E DIEL TOPCHANNEL

21:00 “Caj me Musolinin” Film

Calvino dhe kënaqësia e leximit undjava ju propozon këtë herë stilin e Italo Calvino-s jo vetëm për kënaqësinë që të jep, por për faktin se libri post modernist që vjen në shqip nga përkthyesi Alban Bobrati do t’ju shndërrojë në protagonist. “Nëse një natë dimri një udhëtar..” është titulli I romanit për të cilin vetë autorit gjatë një Konference për shtyp në të mbajtur në Buenos Aires në 1984 është shprehur:”Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili

19:45 Emisioni “Pop Channel” 20:45 “Zhizel” Balet

20:05 “Exclusive” Dokumentar

Libri

F

TOPCHANNEL

për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të ndryshëm nga unë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri”. Libri me 284 faqe u botua në vitin 1979 dhe menjëherë u bë një best seller Në vitin 2009, gazeta “The Telegraph” e përfshiu “Nëse një natë dimri një udhëtar...” në vendin e 69 nga 100 librat që duhen lexuar.

KLAN 20:10 “Anatomia e Greit” pj.110 Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651

21:00 X Factor Albania Finale

VIZION+ 19:45 “Dancing with the stars” forum 20:45 “Sketch show”

DIGITALB 20:00 “Blitz” Hits 21:10 “Une e di ç’bere veren e kaluar” Triller


18

E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Everest 2012

AVENTURA e maturantit shqiptar. Si vendosi të shkonte në ekspeditë, sakrificat, vuajtjet dhe rrugëtimi në krah të të atit

Mateo: “10 minutat e mia në çatinë e botës” Të marshosh mes tmerrit të alpinistëve të vdekur ROVENA RROZHANI

Babë e bir, në pritje të rekordit

vijon nga faqja 13 ...majash mbi 8 mijë metra. Atje ishte një perceptim tjetër i sportit, i alpinizmit, një ndërthurje e gjithë kulturave të alpinizmit botëror. Në atë që konceptohej shkolla e alpinizmit himalajan, mblidheshin të gjitha kulturat, franceze, italiane, ruse, mblidheshin më të mirët, trajnoheshin sherpat të cilët ishin guidat e specializuara vetëm për ngjitje në maja të larta mbi 8000 metra që konsiderohen si 14 çatitë e botës. Kur vendose të shkoje edhe ti në Everest? Kjo ishte një majë jashtë radhe. Maja më e lartë që kemi bërë ishte në Kilimanxharo dhe ishte 6000 metra. Nuk mendonim të shkonim menjëherë kaq lart, por për shkak të 100 vjetorit të pavarësisë, si shoqatë vendosëm të bënim një surprizë për popullin shqiptar. Personalisht e kam marrë vendimin me babin, gjatë verës që pushtuam majën e Elbrusit. Pastaj kur u mblodhëm si shoqatë u vendos të bënim majën e Everestit. Për mua ishte pak e vështirë sepse isha në vitin e katërt të shkollës, pasi atëherë ku duhet të përqendrohesha me studimet më duhej të largohesha. Dita e nisjes nga Tirana…? Që në aeroport ishte një emocion shumë i madh. Pasi u ndava nga miqtë, i thashë vetes:”Filloi tani, nuk ka kthim mbrapa, filloi tani, forca!” Gjithë rrugës gjatë aeroportit mendoja vendin e huaj, si do pritesha çfarë do bënim. I gjithë grupi ka qenë shumë i emocionuar. pastaj çdo gjë i kalon rutinës ditë pas dite. Që në fillim nuk patëm kohë të shijonim turizmin që bëhej në atë periudhë pasi u morëm me blerjen e materialeve dhe pajimeve për gati një javë. Më pas nisi ekspedita për në majë. Si ishte ditë pas dite gjendja jote shpirtërore dhe psikologjike? Çfarë të tundonte dhe të bënte të mos ishte i qetë? Dua të them që gjendja ime emocionale dita- ditës rritej më shumë optimizëm dhe vendosmëri për ta pushtuar majën që do ishte realizimi i nje endrre dhe rruga e vetme për të shpërblyer sakrificen time per ta arritur suksesin. Teksa e shihja dita- ditës që po i afrohesha dhe me shume objektivit final maja Everest

M

ateo dhe xhim begeja kanë bërë hapin e tyre historic. Në ekpeditën shqiptare që pushtoi Everestin, ata janë ekstremet e moshës. Mateo 18 vjeç (në korrik mbush 19 vite), si alpinisti më I ri shqiptar që vuri nën këmbët e tij Everestin dhe Xhimi, 47 vjec, alpinisti më i vjetër shqiptar. Të dy presin certifikimin zyrtar si të parin cift atë e bir që ngjisin bashkë faqen veriore të Everestit. Një përgjigje nga ambasada shqiptare në Kinë, konfirmon pritjen për zyrtarizimin e një rekordi tjetër me emrin Begeja.

8848 m “po i merrja çdo dite lartesite e tij “ ajo mëdyshje qe çfare më priste në ditën finale që do ndante rrugën drejt suksesit dhe humbjes më brente në mënyrë të pavetdijshme, por që nuk arrinte të më ulte vetëbesimin përkundrazi bindesha që mund ta arrija majën edhe pse alpinistë me përvojë ( disa e kishin bere Everestin dhe u detyruan te ktheheshin pasi i kishte kapur sëmundja e malit ) mund të kishin deshtuar disa prej tyre dhe ne tentative per te ngjitur majen kishin humbur dhe jeten Kur filluan momentet e vështira gjatë ngjitjes. Çdo gjë ishte konceptuar që të mos harxhoje energji. Nga ana e Nepalit rrugëtimi është që ecën 200300 metra në ditë nga një kamp në tjetrin, kurse këtu lëvizje me makinë deri në lartësinë 5 mijë metra që trupi të mos harxhonte energji që t’I lihet kohë, të aklimatizohej më lartësinë. Në çdo qytet që kemi ndaluar kemi fjetur nga dy net që trupi të kishte mundësi të rehabilitohej, të mësohej metabolizmi me lartësinë dhe kjo ndodhi në qytetin e parë pasi kaluam kufirin kinez. U

futëm në pjesën e Tibetit në qytetin Zanmu ku qëndruam në lartësinë 2800 metra. Më pas shkuam në Neylan në 4600 dhe aty bëmë një ngjitje që trupi të aklimatizohej dhe për herë të parë pamë çatinë e botës. Si tu duk? Madhështore dhe e frikshme me ato akujt e thepisur, të ngrira që në alpet shqiptare nuk I kishim parë ndonjëherë. Megjithatë kur e pashë Everestin nga larg, herën e parë, nuk kisha dhe aq frikë sepse nuk njihesha me malin në të vërtetë, ndërsa kur e pashë në kthim mendova me vete: “Çfarë marrëzie kam bërë!” Këtë mungesë informacioni e kishte gjithë ekipi? Asnjë nga ekipi nuk ishte përballuar ndonjëherë me lartësi të mëdha dhe nuk e dinim sesi organizmi ynë do të reagonte. Kur filluan shqetësimet e para? Unë do të thoja që kam qenë me fat, dhe ndoshta i rrallë nga grupi sepse nuk kam patur probleme me organizmin. Pata një përshtatje perfekte me lartësinë. Atje asnjë lloj antibiotiku nuk lejohej, por edhe paracetamoli që lejohej nuk e kam

Ekspedita Everest 2012

E

kspedita Everest 2012 u iniciua nga Shoqata Dajti – Alpino – Turistik, falë mbështetjes së sponsorëve si Vodafone dhe Raiffeissen Bank. Gjashtë alpinistët u nisën nga Tirana më 2 prill dhe pas shumë përpjekjesh arritën të pushtonin Everestin dhe të valëvisnin flamurin shqiptar në lartësinë 8848 metra, në datën 25 maj , në orën 7 am me orën lokale. Gjergj Bojaxhi, Fatjon Plaku, Xhim Begeja, Mateo Begeja, Erli Rudho dhe Gerti Pishtari bëhen kështu alpinistët e parë shqiptarë që pushtojnë majën më të lartë të botës.

pirë asnjëherë. Edhe guidat çuditeshin me mua, por atje ka një “sekret”; sa më I ri të jesh aq më mirë përshtatesh me lartësinë. Këtu mund të përmend rekordin e djalit 13 vjeçar nga Kolorado e Amerikës që ngjiti Everestin. Kërkonit informacion nga ekspeditat e tjera? Kërkonim të dinim çfarë na priste. Ky ishte dyshimi dhe bisedat e shumta që kemi bërë në grup. Këto mbushnin pjesën më të madhe të kohës. Ishte në interesin e gjithkujt që të dinim gjithcka, sidomos ditët e fundit, pasi pjesa më e madhe e grupeve e kishin mbaruar majën me 19 maj. Kemi pyetur shumë sesi e kapën majën dhe cfarë kishte. Ata na pyesnin për ato që kishim bërë deri në atë kohë. Në kampin 2 dhe 3 nuk kishim mbërritur ende, por na thoshin që ishte pjesë e fortë, kishte lodhje, por lehtësim ishte përdorimi I bombolës së oksigjenit. Këshilla e tyre ishte që nëse kishim ndërmend të arrinim majën duhet gjithmonë ta shtynim veten, pavarësisht sforcimeve fizike. Kishte grupe që ishin edhe më të pajisur sesa ne dhe nuk e bënë dot majën sepse u mungoi vullneti e forca. Ndoshta ndiheshin të pafuqishëm, ndoshta u mbaroi edhe bombola e oksigjenit. Ndoshta edhe për faj të disa grupeve joserioze guidash që kushtonin më pak, por nuk ishin të zotë. Në një nga ditët kur ju ishit atje, ka pasur një stuhi me alpinistë të vdekur dhe të zhdukur. Ju e morët vesh këtë informacion dhe si reaguat? E vetmja vdekje para se ne të ngjiteshim, ishte ajo e një spanjolli,

i cili u ngjit në majë, në orën 11 të ditës, dhe këtu ishte gabimi i tij i parë, pasi sherpa e lajmëroi që të kthehej sepse nuk kishte kohë. Maja duhet të synohet për tu arritur maksimumi në orën 8 të mëngjesit. Pas kësaj ore atje fillojnë erërat që godasin majën dhe formojnë vorbullat ajrore, që zhvendosin borën dhe të devijojnë nga rruga. Ai kishte problemin me bombolën e oksigjenit që po i mbaronte. Këta janë alpinistë mercenarë të cilët kursejnë dhjetë vjet, vijnë dhe duan të bëjnë patjetër majën sepse në atë lartësi nuk mendon njeriu Alpinisti mbeti lart? Po mbeti atje lart, vdiq. E pamë trupin e tij. Por atje ka dhe shumë të tjerë. Janë mbi 50 trupa alpinistësh. Ne mund të kemi parë mbi 12 alpinistë mbi 8300 metra. Atje nuk të merr njeri. Edhe ato familjarë që paguajnë, nuk I gjejnë dot trupat. Dërgohen ekipe kërkimi, por është e pamundur. Por ju që I shikonit nuk njoftonit? Për ato që dukeshin por ishin ca …Fatjon Plaku për shembull, njëri prej alpinistëve tanë, na tha se ishte një moment kur lëvizi litarin dhe pa një dorë njeriu. Ndoshta ishte I strukur diku në një guvë për të gjetur strehim, por nga i ftohti kishte ngrirë. Ishin ca të hedhur… nuk di ç ‘të them. Unë nuk kisha parë ndonjëherë të vdekur dhe ishte shumë e vështirë kur pashë trupin e parë. Edhe pse I thashë vetes:”Bëhu I fortë, kaloje këtë moment!”, mu deshën tre minuta që të merrja frymë. Ktheva kokën sepse nuk e shihja dot. Cfarë mendove në ato caste? O Zot na shpëto! Nuk dija ç’të thoja tjetër. Bëheshe realist që mund të ishe edhe ti aty. Ai mund të kishte neglizhuar edhe kishte qenë me më eksperiencë sesa mua, mendoja me vete, por nuk do të thotë që nuk mund t’ia dal dot. Pate vështirësi apo rreziqe në ngjitje? Vështirësi më tepër. Tek shkallët në step 2. Aty ishin shkallë metalike që ishin vendosur për të bërë një kalim që nuk mund të bëhej në mënyrë teknike dhe këto të ndihmonin. Aty u përpoqa dy herë dhe për shkak të llojit të shkëmbit që ishte i


E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

19

Xhimi Begeja

Djali im sfidoi vdekjen X

Alpinistët shqiptarë duke ngjitur majën (Në rreth) Mateo Begeja dhe sherpa e tij Dava (përpara tyre) dy alpinistë të tjerë

lëmuar, më rrëshkisnin kthetrat dhe guida më ndihmoi. Pjesa tjetër ishte një ngjitje e ëmbël në kreshtë. Nuk kishte ndonjë vështirësi. Kishte edhe litarë gjatë gjithë rrugës. Ne kishim mjete që na bënin të mundur që edhe po të rrëshqisje ishe i siguruar. Arrite majën. Ma përshkruaj pak… Sikur ke kapur qiellin me dorë! Ai deti që sheh, qielli…. vetëm kaltërsi… një horizont që nuk mbaron. Gjithcka ishte nën re dhe bota më dukej shumë e vogël nga aty lart (qesh). Ishte komplet siper resh , majat e tjerë mu dukën sikur ishin aq të vogla, dukeshin si një qilim i bardhë nën këmbët e mia. Cfarë ndieve? Mendimi I parë që të erdhi në kokë? Maja ka qenë realizimi i një ëndrre, sukses shumë i dëshiruar dhe krenari që të ngresh flamurin shqiptar në majën e botës. Unë isha vetëm një 18 vjeçar që vinte nga një shtet aq i vogël jo me përvojën e duhur alpinistike por tregova që me pasion dhe vullnet arrihet çdo gjë! Askush nuk e besonte që do ta arrija. Nga bisedat qe bente guida jone me alpnistë të tjerë thoshin për babin që si i vjeter do sëmurej kurse mua do të më binte rezistenca, por ja që i tregova te kundertën. Megjithatë majën nuk arrita që ta shijoja ashtu sic duhet, sepse e dija që kisha një zbritje të vështirë për të bërë dhe e dija që vdekjet kishin ndodhur gjate kthimit. Qëndruat 10 minuta? Dikush më shumë dikush më pak. Cfarë bëre gjatë atyre minutave? Përqafova babin edhe sherpën. Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm!. U ktheva nga ana nepaleze që të shikoja. Bëra fotot dhe më pas sherpa më lajmëroi që duhet të kthehem pasi nuk mund të qëndronim më. Ishte pak vonë. Kishte shkuar ora 10.00 Më fole për vështirësitë e kthimit. Si ishte për ty kjo pjesë? Pikërisht aty kalova një moment të rrezikshëm. Gati 50 metra larg cadrave në lartësinë 8300, pësova dehidratim dhe filloi të më dhimbte shumë veshka. Mu prenë gjunjët dhe nuk kisha më fuqi. Mu afrua Sherpa që ishte pas meje dhe I kërkova që të shkonte tek cadra e të merrte ujë

se nuk mundesha më. Nuk arrija dot të lëvizja. Mbaj mend që ato 50 metra i kam bërë për një orë e gjysmë. Shikoja cadrat dhe nuk arrija të lëvizja. Sapo piva lëngjet fillova të marr veten disi. Arrita në në cadër dhe I thashë babit që nuk mund të vazhdoja më për poshtë sic po bënin të tjerët. I kërkova të flija atë natë aty. Qëndruam. Temperatura ishte minus 25 gradë dhe sherpa sakrifikoi edhe bombolën e vet duke fjetur pa bombol sepse na I dha ne. U morën edhe dy bombola nga kampet e tjera. Në mëngjes Sherpa na zgjoi duke na thënë se duhet të niseshim pasi kishim vetëm tre vija oksigjen. Nuk kishim më kohë. Për 20 minuta nisëm zbritjen poshtë. Gjatë kësaj pata një moment kur trupi nuk po reagonte më nga lodhja. Nivelin e oksigjenit nuk mund ta rrisje sepse harxhohej më shpejt, ndaj trupi merrte shumë pak oksigjen. Në këtë stërmundim zbritëm

him Begeja I bashkohet bisedës sonë pak më vonë. Hap Ipad e tij dhe shpalos fotot, për t’I bashkuar rrëfimit imazhet dhe për ta bërë sa më konkrete bisedën. Lartësi, detaje, por që kurrë nuk do të mund të tregojnë qind për qind atë që alpinistët tanë kanë përjetuar dhe kaluar gjatë ekspeditës. “Everesti ka dy gjëra moti dhe zoti. Të ndihmoi moti, ke zotin me vete. Ne kishim motin dhe zotin me vete” thotë Xhimi, I cili I veshur me xhinse, këmishë dhe I rruar, duket sikur nuk ka lidhje fare me atë imazhin në fotograf. “Unë vura në përdorim të gjithë eksperiencën time. Ndoqëm një strategji që cdo gjë do ta bëjmë sa më ngadalë dhe sa më mirë. Patëm fatin që kishim sherpat shumë të mirë. Rasti I

deri në 8000 metra. Pasi më pa nivelin e oksigjenit, sherpa më tha të nxitoja se kisha vetëm 30 minuta kohë. Nëse nuk e kaloja zonën e vdekjes unë mbetesha aty lart. Për momentin nuk më vinte as për të qarë, as I trembur nuk isha , as I habitur. Ishte një cast kur e kam vlerësuar jetën në maksimum. Njeriu kur qenka në rrezik e vlerësoka jetën. Në ato 30 minuta mblodha gjithë fuqitë që kisha dhe I thosha babit, :”Ec ec të arrijmë kampin!” Nxitonim derisa arritëm. Në fund fare u gëzova shumë kur pashë kampin dhe zbritëm nga zona e vdekjes. Ishim në 7700 metra dhe ishim të siguruar sepse aty kishte bombola të tjera oksigjeni. Sa patriot mund të jesh në moshën tënde? Për mua që jam kaq I ri, është e vështirë të perceptosh këtë ndjenjë të patriotizmit. Ajo që doja të thoja është se kur arrin një gjë të madhe

Xhim dhe Mateor Begeja

spanjollit ishte I sherpës, që duhet ta kishte detyruar të kishte edhe një bombolë oksigjeni rezervë. Sigurisht biseda vërtitet pastaj rreth Mateos:”Të gjithë e kishin syrin tek ne sepse në atë sezon, në faqen veriore ne ishim të vetmit atë e bir që ngjisnim majën” . xhimi shpjegon se në Everest arrihet unifikimi shpirtëror sepse në sakrificë njeriu e shikon karakterin e tij. “E kisha së pari Mateon si këshilltar, vëlla, shok dhe pastaj fëmijë. E kaluam një rrezik shumë të madh te ototreshi”, shpjegon xhimi duke shtuar se bëhej fjalë për lartësinë 8300 metra. Pastaj I kujton djalit fjalët që I kishte thënë në ato caste rreziku. ”Të kujtohet Mateo? Më the: Ba, më mirë të vdesim duke zbritur sesa të presim vdekjen!”

parë si babë e bir, apo si dy alpinistë. Të ka “përkëdhelur” ndopak? Të përkëdhelur ndaj sportit të alpinizmit jo. Mali është killer dhe mund të më ndodhte edhe mua, edhe dikujt tjetër që të pësonte ndonjë fatkeqësi. Rreziku me ne ka qenë në cdo moment, kështu që në këtë anë nuk më ka toleruar dhe nuk do t’ia toleroja vetes gabime të tilla se mund të më kushtonin edhe jetën. Për nga teknika nuk them se më ka toleruar. Kemi toleruar njëri -tjetrin për nga bashkëpunimi, kemi qenë bashkë gjithë kohës, kemi punuar në grup dhe jo individualisht. Dua të përmend edhe sherpën. Kur arrin majën mendohet që nuk duhet të presësh, por ai edhe pse mbërriti 10 minuta para meje më ka pritur që të bënim fot bashkë. Ishte përvojë fantasitke për mua ët ë jem në krah të babit tim në majën e everestit. Për mua ka qenë një siguri dhe mbështetje jashtëzakonsht e madhe pasi si

Sms në Everest

J

u uroj rrugë të mbarë, zoti qoftë me ju….. Ju puth fort,” sms-ja e fundit e Luljeta Begejës ishte dërguar më 19 maj dhe Xhimi Begeja e tregon në celularin e tij. Për këdo mund të ishte vetëm një sms familjare, por aty mes rreziqesh, urimet dhe Zoti janë më të nevojshme se kurrë. Luljeta Begeja ishte e vetmja grua që në ekspeditën shqiptare të Everestit kishte jo një, por dy pjestarë të famlijes, dhe ditët e saj të pritjes ashtu sikundër e tregonte edhe një intervistë e saj për shqiptarja.com, ishin të mbushura me ankth dhe lot. Kjo grua dhe nënë alpinistësh ia kishte frikën Everestit. “Kemi qarë me atë shkrim. Nuk mund ta dini sa herë e kemi lexuar” thotë Xhim Begeja, duke mbajtur në dorë celularin ku ende shfaqet mesazhi I Luljetës. Ndërsa Mateo e ka kujtuar shpesh të ëmën në atë anë të botës. “Mamin e mendoja gjithmonë, në çdo çast. Mezi prisja të nesërmen sepse kishim 6 ore diferencë në orar dhe kur vinte pasditja iknin valet e nuk mund të lidheshim. Dy javë para se të niseshim ne, mami sa herë më shihte, lotonte, por ishte vendim I marrë dhe nuk kishte më kthim.”

(Nga e majta në të djathtë) Sherpa, Mateo dhe Xhim Begeja me flamurin shqiptar në majën e Everestit

sic ishte kjo ekspeditë që ti mbart me vete flamurin shqiptar dhe e di që do ta cosh diku për një qëllim madhështor, vetvetiu vjen ajo ndjenja e krenarisë, patriotizmi që të bën të ndihesh krenar. Këtu nuk e ndieja fare dhe mund të them vetëm në momentet e fundit e kam ndier veten krenar që po bëja një gjë për kombin tim. Nuk mund të nisesh me atë ndjenjë që jam patriot dhe po bëj diçka patriotike, ajo vjen vetvetiu në çastet e rrezikshme. Vërtet ishe më I riu,por ishe me babain tënd. Gjatë ekspeditës jeni

I ri nuk kisha eksperiencën e duhur për këtë ngjarje madhore. Babai im është përkujdesur për mua vazhdimisth. Ai më ka trajnuar që të vogël dhe më ka dhënë atë eksperiencë për të arritur deri këtu. Shoqëria jote çfarë mendonte për Everestin para nisjes? Në fillim e pritën të habitur lajmin dhe kishin merakun tim, por me dhanë shumë besim dhe kurajo para se të nisesha. Kishte dhe të tjerë që më thoshin: “Je i çmendur që vë jetën në rrezik?!” Mbështetjen e shoqërisë e kam pasur dhe gjatë kohës

që kam qenë atje. Isha shderruar në hero për ta. Pothuajse çdo ditë më dërgonin e-mail duke më thënë se ishin krenarë për mua, kishin besim tek unë dhe e dinin që do t’ja dilja. Pa lënë pa përmendur dhe pritjen e mrekullueshme qe me kishin bere ne aeroport. Arrita te vija me datë 1 qershor, gjë që nuk pritej dhe pas emocioneve të pritjes prej “ heroi “ te nesermen hyra ne provimin e parë të maturës. Ndihesh vërtet hero? Jo, e ndiej thjesht veten një alpinist shqiptar që realizoi ëndrrën e tij. Cil është koncepti yt për heroin? Do të thoja që është një njeri që bën bëma të jashtëzakonshme, por unë nuk kam bërë bëma. Përderisa e ka bërë edhe një 13 vjeçar nuk besoj se kam bërë ndonjë gjë tjetër. Si arrin te koordinosh ekspeditat me shkollen? Ia ke dale te marresh notat qe doje? Rrethi im shoqeror eshte i gjere duke e marre parasysh qe sapo kam dalë nga bankat e maturës me shumë miq. Çdo ekpeditë tjetër ndërkombetare që kam bërë ka qenë në periudhën kryesisht korrik - gusht gjate kohes qe kam qene me pushime. ( Mont Blanc , maja me e larte ne Europen Perendimore e kam bere 15 vjec, Kilimanxharo , Tanzani maja me e larte ne Afrike 17 vjec, Elbrus, Rusi maja me e larte ne Europe 18 vjec dhe po kete vit Everestin) . Ekspedita per ne Everest ishte me sakrifica me e veshtire qe isha e detyruar te ndermerrja pasi ishte ne periudhen prill-qershor gati 58 dite ekpedite . Ishte e veshtire te pershtatesha mes kurseve, stervitjes, dhe shkolles por me pune dhe vullnet ja dola mbane. Mungesat ishte nje tjeter veshtiresi per mua pasi rrezikoja te humbisja vitin shkollor. Fakti qe kam mesuar gjithmone rregullisht me ndihmoi qe te mos kisha probleme ne kete periudhe. Aktivitetet kombetare qe kemi bere per tu stervitur i zhvillonim gjatë fundjavave por qe dhe ato zinin nje pjese te kohes time dhe nuk kisha kohë të mesoja rregullisht pasi qëllonte të kisha provime të hënën. Kujt ia dedikon Everestin? Ia dedikoj babait tim që ishte me mua deri në fund, familjes sime dhe miqve që na kanë mbështetur.

fundjava  

fundjava suplement

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you