Issuu on Google+

Hipizëm

Faqe 14

Relaks dhe terapi mbi një kalë race

Jugu "i ngrohtë" i Amerikës… NGA LULJETA LLESHANAKU

N

ë shkurt të 2009, isha e ftuar si shkrimtare, në Universitetin e Mississippit. Ishte hera e parë që shkelja në jugun e SHBA-së, për të cilin dija aq sa kisha parë nga filmat me subjekt Luftën Civile. Zbrita në një aeroport të Tenessit, meqenëse ishte më i afërti me qytezën Oksford në

Kalërimi, të mbash veten në formë dhe të shijosh natyrën nga lart Nr: 9

Mississippi

E premte, 6 prill 2012

Mississippi, ku ndodhet edhe universiteti. Geri, drejtuesi i programit që ishte caktuar të më shoqëronte, sapo hymë në makinë, më dha lajmin e keq që Morgan Freeman, nuk do të ishte në restorantin e vet atë mbrëmje. Pra, rrugës për në Oxford, do të ndaleshim në një nga qytezat më interesante... Faqe 15

E-mail: fundjava@shqiptarja.com

Fundjava

Suplementi i së premtes te SHQIPTARJA.com

RREFIMI I AKTORIT DHE I BASHKESHORTES SE TIJ, AMANDA DUMA DEDA

JUL DEDA, BABA NE ROLIN E JETES Marrëdhëniet e aktorit me fëmijët. Babai i ditëve të sotme dhe babai i dikurshëm 

Receta

Faqe 16

TIRANË

ROVENA RROZHANI

J

ulian Deda është një prind që i mungon familjes, në të shumtën e vitit. Por mjaftojnë dy orë në ditë dhe ato tre muajt e verës pasi kanë mbaruar sezonet e shfaqjeve, që aktori i humorit të jetë një "baba me kohë të plotë". Madje më shumë se kaq. "Ku ka Jul ka zhurmë"-thotë për "Fundjava", Amanda, bashkëshortja e Jul Dedës. "Juli pavarësisht se nuk rri shumë në shtëpi, për vetë natyrën që ai ka, i mjafton të jetë dy orë dhe të kthejë gjithçka përmbys"-thotë Amanda, duke rrëfyer lidhjen e tij me fëmijët, sidomos me vajzën. Si është Juli si baba? Duke përgjithësuar mund të them se Juli është një baba shqiptar, që do të thotë që edhe nga puna që ai ben, nuk është shumë në shtepi dhe unë jam ajo që për momentin e

Shpatull Qingji e pjekur me erëza mbaj këtë barrë më shumë, d.m.th. merrem me fëmijët, i laj, i ushqej, i bëj gati në mëngjes merrem me edukimin e tyre, pra bërtas më shumë. Juli edhe për vetë profesionin që ka duhet të dalë të takojë njerëz, gazetarë, të jetë i ftuar në programe televizive. Praninë e tij të vërtetë në

shtëpi dhe në familje unë e ndjej kur ai nuk është në sezon. Ne atë periudhë ai është gjithmonë me ne, merret me fëmijët. Sa përfshihet me fëmijet dhe a e ruan atë ndjenjë humori që ka në profesion edhe brenda shtëpisë?

”American Pie 4" rikthehet në Millenium Faqe 18

Juli pavarësisht se nuk rri shumë në shtëpi, për vetë natyrën që ai ka, i mjafton të jetë dy orë dhe të kthejë gjithçka përmbys. Është njeriu që kudo hyn, ndihet prania e tij. Kur ai futet brenda një ambjenti gjithçka ndryshon, ka një energji pozitive që e përcjell si elektricitet. Të paktën

kështu është ai në jetën time dhe të familjes tonë. Kur është në shtëpi Juli kuptohet që mbart me vete humorin, sepse ai e ka në gjak, nuk e ka profesion humorin. Me thënë të drejten Juli te fëmijët zëvendëson atë që ata nuk marrin nga unë, lojrat. Me pak fjalë... Vijon në faqen 19

Muzika e Krommer premierë në Shqipëri Faqe 18


14

E premte, 6 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni? ROVENA RROZHANI

Keshillat

J

Sipas specialistëve nuk është aspak mirë që t’I afroheni kalit për herë të parë me një gjendje pasigurie. Ja këshillat

eni lodhur nga pikniku? Jeni lodhur nga ecja, por dëshironi sërish të jeni pranë natyrës? Ka akoma një mundësi të mirë për të shijuar krejt ndryshe bukuritë e pranverës. Një shëtitje me kalë në kodrat e buta të të Shqipërisë së Mesme është një propozim i mirë për të kaluar orë të gjata në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër. Mund të shëtisni në grup ose vetëm me familjen tuaj, nën udhëheqjen e instruktorit, për një ose shumë orë, sipas dëshirës dhe natyrisht sipas buxhetit të planifikuar për të shpenzuar. Dhe mundësitë, ndonëse për momentin janë të pakta, janë shumë pranë shtëpive ku jetoni dhe punoni, në periferitë e Tiranës dhe të Durrësit. Gjatë një fundjave mund të provoni kalërimin në natyrë, për fillestarët si një kureshtje për tu zbuluar, ndërsa për ata që tashmë e njohin këtë sport,

NJË FUNDJAVË ndryshe, një udhëtim larg mjeteve të modernizuara, në gjirin e natyrës, në shpinën e kafshëve gjakpastra të sjella në Shqipëri

Akomodimi Tiranë

Resort Panto

Të mos kesh frikë Të veshësh pajimet e duhura Të jesh i shoqëruar nga një instruktor

Relaks dhe terapi mbi një kalë race Kalërimi në natyrë, argëtim dhe sport Ola, një kalorëse e ardhshme

Gjakpastrit anglezë, prekën tokën shqiptare për herë të parë në vitin 2007 kur një emigrant i bleu në hipodromin e San Siros një mënyrë për të mbajtur veten në formë dhe për të shijuar natyrën nga një lartësi e konsiderueshme. Por nëse nuk jeni të përgatitur ende për një shëtitje të tillë, mund të filloni me lëvizjet brenda pistës për tu mësuar fillimisht me kalin, për të ditur mënyrën e qëndrimit, komandat e thjeshta, radhën e veprimeve, por mbi të gjitha për ta njohur kalin ndryshe. Jo më si një kafshë pune, por si një mënyrë tjetër argëtimi dhe si një sport të pazhvilluar tek ne, por me “status” mbretëror kudo në botë. “Organizojmë shëtitje, shumë të bukura, të këndshme në kodrat në Shkëmbin e Kavajës, në kodrinat përreth” thotë drejtuesi i Kodrës së Kuajve, një restorant i hapur dy muaj më parë që ofron argëtim me 14 kuajt, që janë kuaj të urtë, kuaj galopi dhe kuaj gare. Interesi i njerëzve për të bërë shëtitje me kuaj ka filluar të zgjohet dhe mosha nuk ndikon fare në këtë dëshirë për të provuar një herë qëndrimin mbi kalë. Ekskursionet janë ende të rralla dhe më të shumta nga të huajt, të cilët janë më të mësuar me këtë lloj argëtimi. Gjithsesi ata që I njohin kuajt nuk ngurrojnë të mblidhen në grup dhe të organizojnë udhëtime në ko-

O

dra të cilat nisin për një orë, por zgjasin më shumë se 3-4 orë. Për një xhiro mbi kalë duhet të paguash 500 lekë të reja për 15 minuta. Ndërsa për një ekskursion mbi një orë ka oferta të ndryshme. Për më tepër shëtitjet mund të bëhen në kuaj race, gjakpastër anglezë, të cilët prekën tokën shqiptare për herë të parë në vitin 2007 kur Arjan Gjyzeli, një emigrant i kthyer për të jetuar sërish në vendlindje, i bleu në hipodromin e San Siros. “Konsulli Italian Stefano Margucio dhe unë kemi sjellë, në të njëjtën ditë kuajt në Shqipëri. Ai na ka

përkrahur shumë. Çdo të shtunë e të diel ai hipte në kalë. Në garën e parë zyrtare, ai na i dha kupat”- tregon Gjyzeli duke na drejtuar për nga Morgana. Pas mbarimit të mandatit, konsulli i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij për ta lënë pelën frizone në Shqipëri. Kështu Morgana i është bashkuar kuajve të tjerë të racës si Startrip, apo Zhemapel. Të gjithë së bashku kur nuk garojnë sillen në gardhin e rrethuar duke zbavitur fëmijë e të rritur me shëtitje rrotulluese. Ndonjëherë vihet re një galop i lehtë, por instruktorët u japin

la është një 14 - vjeçare që vazhdon shkollën 9vjecare dhe banon në Shkallnuer. Prej një viti e gjysmë cdo ditë pas mësimit ajo vjen në Kodrën e Kuajve, për të kaluar ditën në stallë. Kujdeset dhe kalëron. Fundjave drejton kuajt që zbavisin njerëzit. “Kur po bënin gara në plazh fillova t’i marr me qejf kuajt. Më pëlqyen dhe fillova të kalëroja. Do të bëhem kalorëse profesioniste dhe do të vazhdoj një shkollë për kalin” thotë Ola edhe pse është mjaft e qartë se mundësitë e shkollimit në vendin e saj nuk ekzistojnë. Gjithsesi ëndrra e saj projektohet jashtë atdheut e nëse do të bëhet realitet nuk është cudi që t’i shtohet atyre pak kalorësve shqiptarë që garojnë sot në nivele ndërkombëtare.

siguri njerëzve. Dea 9-vjecare pasi ka provuar një kalë poni, ndihet paksa e trembur nga kuajt shtatlartë, por një shëtitje e parë largon frikën duke i lënë vendin kënaqësisë. KALI, NJË TERAPIST I SHKËLQYER Përpos shëtitjeve të shumta në natyrë, kali ofron edhe një mundësi mjaft të mirë për shëndetin. Nëpërmjet hipoterapisë njerëzit me problem në ecje, apo individët me aftësi të

kufizuar kanë mundësi të stërviten dhe pse jo të përmirësohen falë një trajtimi terapeutik që konsiston në hipjen ne kalë. Arjan Gjyzeli tregon rastin e një vajze në Durrës e cila kishte njohur mjaft përmirësime në shëndetin e saj.”Kali është një ndihmë shumë e madhe për njerëzit që kanë probleme. Kur ata hipin në kalë zhvillojnë disa muskuj që nuk arrijnë t’i vënë dot vetë në punë”- thotë Gjyzeli.

“Jockey Club Albania”

Garat me kuaj dhe hipodromi i munguar S

hoqata”Jockey Club Al bania” është krijuar në 4 shtator të vitt 2008 nga një grup njerëzish të pasionuar që kishin punuar dhe jetuar pranë kuajve në Itali apo gjetkë. Me kthimin në vendlindje ata ata bashkuan pasionin dhe idetë për të ngritur të parën shoqatë dhe të vetmen

deri më sot në vendin tonë. Falë kësaj shoqate janë organizuar disa gara hipizmi ku kanë qenë të ftuar edhe antarë të shoqatave simotra në vendet e tjera si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri. Por fillimet e shoqatës janë të vështira. Mungesa e një ligji pengon

mbarështrimin e kuajve të garave dhe penalizon Shqipërinë në pjesmarrje të ndryshme në gara ndërkombëtare. Përpos kësaj mungesa e një hipodromi e ka lënë shoqatën dhe aktivitetin e saj në nivelin e amatorëve në pamundësi të ambjenteve të përshtatshme. Zhvillimi I

hipizmit shihet nga specialistët si një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për këtë sport pak të njohur në Shqipëri, por edhe agriturizmi dhe në fund fare, por jo më e parëndësishmja, një fond të ardhurash mjaft të majme për shtetin i cili do të vilte taksa mjaft të mira nga hipizmi.

Resorti ka një qendër hipizmi ku përvec shëtitjeve të shkurtra dhe kurseve organizohen edhe ekskursione. Oferta e këtij resorti për ekskursionin me kuaj në kodrat e Mulletit ku për grupe më shumë se katër vetë mund të përfitohen ulje. Një xhiro e shkurtër prej 20 minutash kushton 500 leke te reja

Tel: +355 4 227 1359

Durrës

Kodra e Kuajve Qendra ka 14 kuaj race. Gjendet në një kodër pranë fshatit Shkallnur. Prej këtu mund të shijohet një ekskursion në kodrat përreth duke shijuar pamjen e bregdetit. Një shiro 15 minutëshe kushton 500 lekë të reja

Tel: +355 66 60 900 80

Berat

Castle Park Hotel Aventurë Castle Park, mundëson një eksperiencë të mrekullueshme kalërimi në resortin e kuajve ne qytetin e Beratit si dhe në malet e zonës. Ai ofron disa lloj paketash për një udhëtim me kalë.cimmet për një shëtitje Brenda areneës fillojnë nga 10 euro për gjysmë ore

Tel: + 355 67 200 66 23


E premte, 6 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

N

ë shkurt të 2009, isha e ftuar si shkrimtare, në Universitetin e Mississippit. Ishte hera e parë që shkelja në jugun e SHBA-së, për të cilin dija aq sa kisha parë nga filmat me subjekt Luftën Civile. Zbrita në një aeroport të Tenessit, meqenëse ishte më i afërti me qytezën Oksford në Mississippi, ku ndodhet edhe universiteti. Geri, drejtuesi i programit që ishte caktuar të më shoqëronte, sapo hymë në makinë, më dha lajmin e keq që Morgan Freeman, nuk do të ishte në restorantin e vet atë mbrëmje. Pra, rrugës për në Oxford, do të ndaleshim në një nga qytezat më interesante të Mississippit, në Clarksdale, ku ishte bërë edhe rezervimi për darkë: në restorantin e Morgan Freeman- aktorit simpatik të Hollivudit. Gjatë rrugës,

Është e pamundur të mos përfshish në axhendë një darkë në restorantin e Morgan Freeman , i cili ka lindur dhe ka jetuar me gjyshërit në Mississippi Geri po më tregonte për Robert Johnson, mjeshtrin e muzikës “blues”, madje edhe legjendën se si ai ia shiti shpirtin djallit, në shkëmbim të gjenialitetit me kitarën. Duke iu afruar Clarksdale, pata mundësi të shihja disa nga ndryshimet me veriun: stilin e përzier kreol, grek, viktorian dhe gotik të arkitekurës vendase. Prej avionit, kisha mundur të dalloja edhe pyjet që shoqëronin rrjedhën e lumit Mississippi. Në supermerkaton e parë në autostradë, u ndalëm për të blerë diçka të shpejtë. Ndryshe nga New Yorku, në Mississippi, qendrat tregtare ishin ku e ku më të zhurmshme: njerëzit përshëndesin njëri-tjetrin, njohur e pa njohur, flisnin me zë të lartë, dhe bënin komente mbi mallrat. Dhe, sigurisht..karrocat ishin më të kursyera në ushqime. Veshjet ishin më uniforme, dhe më praktike, dhe një “si je, si e kalove ditën sot?” me një buzëqëshje miqësore nga ana e shitësit, duket mëse normale në jugun “e ngrohtë”. Pra, ndalesa e parë, ishte në Clarksdale, epiqendra e Delta Blues. një qytezë në Deltën e Mississippit. Shkuam për darkë, ashtu siç e kishim parashikuar, në restorantin “Madidi”, një restorant shumë elegant, i

UDHËTIM në Delta Mississippi, vendlindjen e shkrimtarit William Folkner . Një darkë në restorantin e Morgan Freeman, nje natë në hotelin më të çuditshëm

MISSISSIPPI

LULJETA LLESHANAKU

15

Jugu “i ngrohtë” i Amerikës… Në guidë me poeten Luljeta Lleshanaku

Akomodimi Hampton Inn

Pranë parkut të liqenit Chicot Hoteli është ndër më interesantët në Greenville. Ai ndodhet 9 milje larg aeroportit dhe po aq larg parkut kombëtar të liqenit Chicot. Dhomat e tij janë të pajisuara me të gjitha komoditetet përfshirë edhe ëireless. Hoteli ka gjithashtu pishinë, qendër fitnesi dhe biznesi. Dhomat fillojnë nga 123 dollarë

Tel 00 1-662-335-7515

Americas Best Value

Akomodim i lirë në Arkansas Luljeta Lleshanaku

Shtëpia e William Faulkner

ndërtuar dhe diezenjuar në stilin e jugut, me tavane dhe dysheme prej druri dhe mura me tulla. Restoranti ishte me dy kate. Kati i parë, ishte për klientët, ndërsa i dyti ishte privat; Freeman, rrinte në katin e dytë me miqtë e tij, gjatë atyre ditëve të rralla të fundjavave, që ai nuk ndodhej në xhirime. Tavolinat ishin shumë luksoze dhe menyja ishte një lloje “kuzhine e amerikanizuar franceze”, siç e quanin amerikanët. Vera gjithashtu shumë e mirw dhe klientët, ishin pothuajse të gjithë të bardhë. Restoranti, i cili ishte në pronësinë e Freeman dhe të një ortaku të tij jurist, u mbyll para pak kohësh. “Ne nuk kishim asnjë fitim nga restoranti”, shprehet Bill Lucket, partneri i tij, “por jemi të kënaqur, që kemi ndikuar sa-

dopak, në përmirësimin e jetës së qytezës.” Pa dyshim që po. Nëse nisesh për një turne në Mississippi, është e pamundur të mos përfshish në axhendë një darkë në restorantin e aktorit të madh, i cili ka lindur në Mississippi, dhe ka jetuar me gjyshërit deri kur u rrit, dhe iu bashkua prindërve, punëtorë në Çikago. Ai e njeh mirë shpirtin dhe mentalitetin e kësaj zone, dhe nuk është çudi që akoma në mimikën dhe tonin e tij si aktor, ruan ndjeshmërinë e “jugut”. Historia e “blues”-it, është shpirti i Clarksdale-it. Një hotel që quhet “Riverside”, është bërë i famshëm prej Bessie Smith-it, ikonës së blues-it, e cila vdiq diku afër hotelit, pas një incidenti me makinë. Blues, pambuku dhe barbekju- ja, janë tre elementët identifikues të

zonës. “Abe’s Bar-B-Q”, i krijuar që më 1924, ka si përshëndetje: “Hajde i uritur dhe porosit një Abe të madhe” , dhe ajo që ata ofrojnë, janë pikërisht specialitetet e jugut, ose “soul food”, siç e quajnë ata: ushqim i pasur me mish (kryesisht derri), të rënda e të ushqyeshme, dhe pikante. Ndryshe, ne mund ta quanim “ushqim që të mban shpirtin gjallë”. Dhe fundi i udhëtimit ishte qyteza e Oksfordit, vendi ku ka jetuar William Faulkner, shkrimtari i madh nobelist amerikan, emri i të cilit, e ka bërë të famshëm këtë qytezë. Përveç statujës së

tij para Bashkisë, një vend i rëndësishëm pelegrinazhi, është edhe shtëpia në Rowan Oaks qw ishte bota e tij private. Shtëpia e tij e madhe, mendohet të jetë ndërtuar prej një koloneli nga Tenessi, daton që nga Lufta Civile dhe ndodhet mes një pylli shumë të lartë kedrash. Folkner e zgjeroi dhe transfomoi dhe e zhvendos aty bashkë me të shoqen Estela, dhe dy fëmijët e saj, nga martesa e parë. Këtu lindi edhe vajza e tyre, Jill Faulkner. Në 1972, Jill ia shiti shtëpinë Universitetit të Mississippit, në mënyrë që shtëpia, të mund të vizitohej prej admiruesve të tij nga e gjithë bota. Thuhet që historitë e Faulkner, janë nxitur pikërisht nga ambjenti ku ka jetuar: rrëfimet lokale të indianëve, arratisjet e skllevërve dhe rrëfimet e ish-kolonelëve.

Tel 001-866-599-6674

Quality Inn

Mes Mississipit dhe Tennessit Hoteli gjendet mes Mississippit dheTennessit, pranë shumë aktraksioneve të ndryshe popullore. Ai ndodhet vetëm 12 milje larg qendrës së Memphis and 5 milje larg aeroportit. Të gjitha dhomat e tij janë të rikonstruktuara.Ka internet, pishinë dhe sauna. Dhomat në këtë hotel fillojnë nga nga 69 dollarë.

Tel 001 (662) 342-8222

Jackson Marriott

Komfort dhe stil në Jackson

Kolonia me kasolle

G

jatë udhëtimit, më priste një natë në një nga hotelet më të çuditshme në botë: Shack Up Inn. Bëhet fjalë për një koloni prej dhjetë kasollesh të përshtatura si dhoma hoteli, të cilat janë sjellë aty nga zona të ndryshme të Deltës, të cilat tani janë në pronësinë e plantacionit “Hopson”, dikur një plantacion i madh pambuku, ku u përdorën për herë të parë, makineritë e vjeljes së pambukut në 1944. Kasollet ishin prej teneqeje dhe druri, siç kanë qenë në origjinal: fotografitë e afroamerikanëve që punonin si vjelës pambuku, orenditë që ata kishin përdorur, dhe gjithçka tjetër autentike. Mungonin shumë komoditete që i kanë sot hotelet moderne, por për një një natë spartane është perfekte.

Hoteli është i vendosur në autostradën 82 East, pranë Leland Chamber-Henson Exhibit dhe Universiteti Shtetëror të Arkansasit. Pas një dite të gjatë shëtitjesh mund të shijosh një vakt të mirë në restorantet e hotelit. Dhomat e tij janë të pajisura më së miri dhe pishina është e hapur gjatë gjithë vitit.Dhomave fillojnë nga 50 dollarë.

Morgan Freeman, në restorantin e tij “Madidires”

Hoteli gjendet 200 East Amite Street, fare pranë qendrës së qytezës Jackson, një vend ideal si për qëndrime të shkurtëra ashtu edhe të gjata. Është hotel plot stil dhe ofron komfort e shërbim në dhomë. Hoteli ka restorant, qendër biznesi, pishinë. I përket rrjetit të hoteleve Marriott.Dhomat fillojnë nga 109 dollarë.

Tel (601) 969-5100


16

E premte, 6 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? Luga e argjendtë

Receta nga Dhurata Thanasi

Shpatull qingji e pjekur me erëza në letër furre

S

humëkush adhuron festat tradicionale. Edhe pse në Shqipëri vite më parë nuk festoheshin hapur Pashkët dhe Krishtlindjet, tashmë perj disa dekadash këto festa si dhe shumë festa të tjera fetare janë bërë pjese e kulturës sonë. Por shpesh ato janë dhe subjekt i shpenzimeve të tepërta dhe konsumizmit të shfrenuar. Luga e Argjendtë ju vjen në ndihmë me ide dhe mënyra lehtësuese sesi me pak lekë dhe shumë ide të mund të realizoni pjata të shijshme dhe dekorime festive sëbashku me fëmijët tuaj. Këtë herë sugjerojmë shpatull qingji me erëza dhe një antipastë festive. Përbërësit: 1 shpatull qingji pa kocka rreth 1kg ose m shumë 1 gote vetë e bardhë gjysëm limoni, 2 gjethe dafinë majdanoz rigon 2 thelpij hudhër, vaj ulliri, kripë, piper PËRGATITJA Eliminoni sa të mundeni kockat dhe pjesët shumë të dhjamura të mishit të qengjit. Kriposeni dhe hidhni piper gjithandej. Përgatisni hudhrat, majdanozin, rigonin dhe dafinën e thatë dhe pritini shumë hollë me thikë ose me nje thike të tipit

Fokus Teknika e gatimit Për të përftuar një pjatë sa më të shijshme, mundësisht marinojeni mishin me erezat dhe mbylleni në nje tas me kapak për gati dy ore dhe lereni në një vend të freskët. Kjo do bëjë që erëzat të veprojnë dhe hyjnë më shumë në kontakt me mishin. Mos hidhni verën dhe limonin, pasi ato e forcojnë mishin, ndaj duhen hedhur vetëm para pjekjes, ose gjatë saj.

“gjysmëhënë” ose grijini në mikser. Me masën mikse që do të perftohet lyheni gjithandej mishin e qengjit. Merrni letër furre d herë më të madhe se madhësia e tavës ku do të vendosni mishin dhe lyjeni me vaj ulliri. Vendoseni mishin e marinuar në mes të letrës . Hidhni gotën e verës dhe gjysëm limoni të shtrydhur. Mbylleni mirë mishin me letrën e furrës, në mënyrë që të mos dalë vera dhe lëngu i limonit. Piqeni në furrë të nxehur më parë në 200° për një orë. Pasi të jete pjekur, nxirreni mishin nga furra, por mos e hapni komplet letrën e furrës për të lejuar avullin të dalë por për të mbajtur të butë mishin.

Detaj Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

Rruga "Mustafa Matohiti", përballë pallatit me Birrila

Cel. 0696070651

Mishi i qengjit është mjaft tradicional jo vetem per festen e Pashkeve. Ai përdoret gjerësisht në kuzhinën shqiptare duke zënë vendin kryesor në tryezat tona familjare

LUGA E ARGJENDTË ju vjen në ndihmë me ide dhe mënyra lehtësuese, për të realizuar pjata të shijshme dhe dekorime festive plot fantazi

Për fëmijët Antipasta

Vezë Pashkësh të mbushura

P

ërbërësit 1 lugë kaperi , 1 karrotë, fije qepë të njomë ( pjesa jeshile), fletë sallate për garniturë, 1 spec i kuq, 2-3 lugë çaji paprika( spec i kuq i tharë i grirë jo djegës), 1 degë majdanoz , 1 dege trumzë ose Timo, 2 lugë gjelle peshk ton ne kuti ( mundësisht në ujë, jo me vaj), 4 lugë majonezë, 4 vezë të mëdha. Për të përgatitur vezët mbushura të Pashkëve filloni përgatitjen me zjerjen e 4 vezëve të cilat do të përbëjnë antipasten tonë: për shportëzën prisni 1/3 e vezës për djallushin dhe zogun e pulës vezën priteni në mes dhe ruajeni pjesën e bardhë të vezës pasi do të nevojitet per kapuçin e zogthit. Me ndihmën e një lugë çaji nxirrni të verdhën e vezës se zjerë nga të tre vezët dhe kalojë në një shtypëse patatesh duke formuar keshtu kaçurela të vegjël që dote na nevojiten për mbushjen e vezëve. Për përgatitjen e shportezave: Bëni një krem duke kaluar ne mikser përzierje të peshkut ton me një lugë majonezë dhe bashkoheni atë me 1/3 e verdhës vezës duke e mbushur me këtë përzierje një vezë , zbukurojeni me gjethe trumze/ timo të freskëta dhe formoni dorëzën e shportës me fijet e qepës, zbukuroni me ca kacurela të verdhë veze. Për përgatitjen e djallushit: Bëni një krem nga përzierja një lugë gjelle majonezë, një të verdhë veze dhe një lugë çaji paprika. Mbushni me përzierje dhe zbukuroni vezën e zbrazur me speca të kuq të prerë . Prisni disa rripa nga speci i kuq duke formuar shirita të hollë për të dy brirët e djallit dhe një rrip më të gjatë për bishtin . Ngulni brirët në mbushjen e vezës dhe vendosni dhe bishtin për të dekorim. Për përgatitjen e zogut të pulës: Bëni një krem nga përzierja e një luge gjelle majonezë, një të verdhe veze të zierë, disa kaperi dhe mbushni me përzjerjen vezës të bardhen e zbrazur. Formoni me një tjetër të verdhë veze dhe pak majonezë një topth të cilin e vendoseni në kokën zogthit (, vendosini dy kaperi për sytë dhe prisni nje karrote për kthetrat dhe sqepin. Mbuloni kokën me të bardhën e vezës së avancuar dhe bëni një prerje të vogël me një thikë për të futur një degëz majdanozi. Vendosini vezët e mbushura në një pjatë dhe shërbejini duke vendosur mbi gjethe sallate të prerë në forme rrumbullake. Luga e Argjendtë ju uron Gëzuar Pashkët!


E premte, 6 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? PROGRAMACIONE E FILM TV SOT TOPCHANNEL 20:08 Emisioni “Fiks Fare” 20:50 “Kenedit” Pj.1, 2 Serial

KLAN 20:10 “Bingo show” 21:00 Emisioni “Zonë e lirë”

VIZION+ 19:55 “Jetë e dyfishtë” pj.64 21:00 Emisioni “Debat”

DIGITALB 21:00 “Të mjerët” Autor 21:15 “Grabitja ekspres” Komedi

E SHTUNË TOPCHANNEL 20:45 Emisioni “Pop Channel” 20:45 “Big Brother 5” reality show

KLAN 20:05 “Skuadra e re” pj.35 serial 20:55 “Ezel” pj.48-50

VIZION+ 19:40 “Bar kafe” serial 20:00 “Histori Dashurie”

DIGITALB 21:00 “Ultraviolet” Aksion 21:00 “Riti” Hits

E DIEL TOPCHANNEL 20:17 “Exclusive” dokumentar 21:00 Show Portokalli

KLAN 20:10 “Anatomia e Greit” pj.101 21:00 X Factor Albania

VIZION+ 19:45 ““Dancing with the stars” forum 20:45 “Apartament 2XL” show

DIGITALB 21:00 “Ndiq lojën itme” Hits 23:00 Unë e di c’ke bërë verën e kaluar” Triller

17

JULIAN DEDA në familje. Një vështrim mbi marrëdhëniet me fëmijë- prindër. Babai i ditëve të sotme dhe babai i dikurshëm

Rrëfimi i bashkëshortes së aktorit, Amanda Duma Deda

ROVENA RROZHANI vijon nga faqja 13 ...kur ai është në shtëpi fëmijët tërbohen, se vetëm lozin dhe bërtasin sa edhe komshinjtë e kuptojnë. Kur Juli ishte një muaj në Korçë të gjithë me kanë pyetur bile edhe edukatorët e kopshtit se si ka mundësi që fëmijët janë bërë kaq të qetë??? ose si ka mundësi që nuk ju kemi dëgjuar fare e të tjera si këto. Kur bëhet Juli baba i rreptë? Juli është njeri i drejtë dhe me parime, kështu që ne të dy mundohemi t'i rrisim fëmijët me këto virtyte, dhe në këto raste ai bëhet i rreptë në momentin kur ata e shkelin, llastohen, kërkojnë gjëra që ne nuk mund t'i plotësojmë ose të tipit kur duhet t'i mësojmë një sjellje të caktuar dhe sidomos nëse unë i bërtas edhe ai më mban krahun. Kjo është një marrëveshje e fshehtë mes nesh, të cilen e kemi marrë nga prindërit tanë. Juli tregonte se në shtëpinë e tij ka gjithnjë zhurmë. Përfshihet edhe

Juli te fëmijët zëvendëson atë që ata nuk marrin nga unë, lojrat. Kur ai është në shtëpi fëmijët vetëm lozin e bërtasin ai në këtë zhurmë apo ju të dy së bashku përpiqeni ta "menaxhoni" sa më mirë? Ku ka Jul ka dhe zhurmë, dhe në përgjithësi unë nuk jam shumë e përfshirë në këtë zhurmë. Jemi tre me një, d.m.th. ata bëjnë zhurmë dhe unë përpiqem që ta menaxhoj. Cilat ishin emocionet e tij kur u bë baba për herë të parë. Po kur lindi djali juaj? Emocionet e Julit kur ai ka parë për herë të parë vajzën tonë, Reinën, nuk do t'i harroj kurrë. Në fakt kur e morëm vesh që ishte vajzë Juli u mërzit pak, sikur çdo burrë mendoj, preferon që fëmijën e parë ta ketë djalë. Por si duket me kalimin e kohës ai u pendua dhe mezi priste që Reina të lindte. Ditët e fundit vinte ulej afër barkut tim dhe i fliste: "Hë mor bab kur do dalësh se dum me të pa tashi, pse po vonon?". Në fakt Reina lindi fiks kur mbushi 9 muaj në barkun tim dhe emocionet e tij kanë qenë

Julian Deda, një baba në rolin e jetës Ana tjetër e aktorit të njohur të humorit

Julian Deda me bashkëshorten Amanda

shumë të forta. Ai vetë i preu një pjesë të kordonit. Erdhi afër krevatit tim dhe më tha: "A e shef sa të bukur e kemi bërë. Të lumtë!". Të them të

drejtën kur lindi djali unë mendoja se do kishte emocion të fortë ndoshta prisja edhe diçka me tepër se me vajzën, por jo ndodhi krejt e

kundërta. Kur lindi djali, Juli ka qenë i qetësuar dhe ndoshta i plotësuar, por jo i emocionuar. Me Mateon ai nuk e ka lidhjen që ka me Reinën.

"E kam pikë të dobët"- më thotë mua. Në fakt Mateo është shumë i lëvizshëm, në tipa ngjajnë shumë dhe Juli luan shumë me të, por ndoshta është ajo tërheqja e të kundërtës, ose dhe fakti që djali akoma është shumë i lidhur me mua. Por marrëdhënien që ka me vajzën ai nuk e ka me djalin. Nëse i bërtet asaj, për tre minuta kthehet menjëherë dhe e pajton, e puth, e përqafon. Nga ana tjetër ai nuk është babai standard, që fëmijët ta kenë frikë, ose të rrinë sus para tij. Në familjen tonë është krejt e kundërta. Me të dy, por sidomos me vajzën ai do të jetë shok, të paktën deri në adoleshencë, sepse pastaj do fillojnë problemet e tjera besoj.

Flet aktori

Unë jam ndryshe, jam prind i një kohe tjetër Është më e vështirë të jesh baba sot se dikur? Varet. Dikur ka qenë kohë tjetër, duhet të ishe shumë I kujdesshëm edhe për cfarë flet në sy të fëmijës, pasi fëmija ishte pasqyra e prindit dhe shkonte i thoshte mësueses që “babi nuk e do Enver Hoxhën “ dhe të rraste në burg fëmija (qesh) Kurse sot duhet të jesh i kujdesshëm për shumë gjëra të tjera, pasi jeta është bërë më ritmike, ka më shumë njerëz, më shumë makina, më shumë të panjohur në rrugë, ka shumë informacion dhe ti duhet të jesh shumë i kujdseshëm se çfarë informacioni merr fëmija hap pas hapi . Ndoshta në këtë drejtim është më vështirë sot. Në drejtime të tjera ka qenë më e vështirë në atë kohë, por sot informacioni është dominant në kultivimin e njeriut dhe normalisht që jo çdo informacion që del nga televizori apo kompiuteiri duhet ta marrë fëmija. Duhet ta marrë të filtruar sepse fëmijët janë shumë kuriozë edhe pyesin. Marrëdhënia juaj me ba-

lartë, si çdo fëmijë dhe prind.

Julian Deda me babain e tij, Zef Deda

bain si ka qenë dhe a e reflekton këtë tek fëmijët e tu? Shumë e mirë ka qenë. Një marredhenie serioze, nuk ka qenë marrëdhënie si djali I një humoristi. Jo, ai ka qenë njeri autoritar, me rregulla. Edhe sot që unë jam baba I dy fëmijëve ai vazhdon të jetë autoritar, jo në sensin e egër, por ka rregulla, I pëlqen sjellja e mirë, nuk i do këto zvjerdhjet e kohës, nuk i ka qejf. Ndoshta kjo ka ndikuar edhe tek unë, por ama unë jam një tjetër lloj prindi, I një kohe tjetër. Tek unë ndikojnë

shumë gjëra, edhe puna që bëj gjatë gjithë ditës, edhe vajtja në shtëpi, aq kohë sa kam e shfrytëzoj mirë me fëmijët, . nuk më vjen mirë kur ia refuzoj ndonjë gjë. Them se për aq sa rri unë me ta më vjen keq që t’ua prish. Ne jemi rritur me fjalët “mos këtë mos atë” sigurisht që do të ketë “mos” por jo për çdo gjë. Ka pasur momente që e ke shqetësuar shumë babanë? Po si jo. Ka pas moment që kemi bërë shamatë me zë të

Në këto momente mërzie të gjithë prindërit thonë se do të kujtohen kur të fëmijët të bëhen prindër. Kjo është e vërtetë. Kur ti bëhesh vetë prind, fillon i do më shumë prindërit. Sa më shumë kalojnë vitet, të rritet dashuria për prindin. Megjithatë në jetën time nuk ma do mendja të kem bërë ndonjë faj aq të rëndë sa të më mbetet pishman sot. Unë kam bërë tekat e adoleshencës që çdo njeri i ka dhe pa ato nuk kalon jetën askush. Edhe prindi mund të ketë bërë gabime karshi nesh, por ne kemi bërë më shume gabime se ata,sepse duhet ta kuptonim ne që në atë kohë se ku donin të dilnin prindiërit. Atëherë nuk e kuptonim dot, kështu që I bie ta kuptojmë sot. E vetmja mënyrë për t’i kërkuar “Falje” është që ti të sillesh mirë me famlijen tënde, për ti treguar atij se ato “që më ke thënë dikur, nuk I kam hedhur në kosh të plehrave. I kam marrë I kam ruajtur në memorie”.


18

E premte, 6 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të ndjekësh një spektakël?

KONCERTI sjell tre kompozitorë të epokave dhe dimensioneve dhe kombësive të ndryshme për publikun shqiptar

Muzika e Krommer premierë në Shqipëri Klarinetisti Genti Dollani sjell risinë

ROVENA RROZHANI

S

tina koncertore 2012 rezervon për publikun një mbrëmje me muzikë klasike në ambjentet e Universitetit të Arteve. Të premten mbrëma dy instrumentistët virtuozë Genti Dollani dhe Sokol Toto do të jenë solistët e koncertit të Orkestrës Simfonike të RTSH-së, nën drejtimin e dirigjentit të njohur italian Ettore Papadia. Programi sjell muzikë të zgjedhur, të njohur e premierë, shqiptare dhe ndërkombëtare. Së pari uvertura nga muzika e filmit «Liri a vdekje», e kompozitorit tonë të njohur, artistit të merituar, Kujtim Laro. Programi do të vijojë me një muzikë që për herë të parë vjen për publikun shqiptar dhe është pikërisht Franz Krommer me koncert për dy klarineta e orkestër. Kompozitori cek ka qenë gjithashtu një violonist

PROGRAMET E KINEMASE NE FUNDJAVE KINEMA MILLENIUM Filmat në sallë “American Pie 4” (Në të gjitha oraret) Orari dhe Çmimet Filmi 2D ora 10:30 – 300 lekë ora 13:00 – 300 lekë ora 15:30 – 500 lekë ora 18:00 – 500 lekë ora 20:30 – 500 lekë ora 23:00 – 500 lekë

KINEMA IMPERIAL Filmat në salla “Wrath of the Titans” (Në të gjitha oraret e tjerë) Orari dhe Çmimet ora 13:00 – 500 lekë Qendra Kristal ora 18:00 - 500 lekë Qendra Kristal” ora 12:30 - 500 lekë AGIMI ora 17:30 - 500 lekë AGIMI ora 20:00 - 500 lekë AGIMI ora 22:00 - 500 lekë AGIMI

Klarinetisti Genti Dollani

i njohur që jetoi dhe krijoi në Vjenën e viteve 700. Veprat e tij janë kryesisht instrumen-

tale dhe të karakterizuara nga një stil mes romantizmit dhe frymës galante të atyre viteve.

Në kompozimet e tij ndihen ndikimet e kompozitorëve Haydn e Mozart. Me Krommer repertori i klarinetës në Shqipëri zgjerohet duke dalë nga pjesët që zakonisht interpretohen në koncerte të ndryshme. Pjesa e fundit në program i takon simfonisë së tetë të Ludvig Van Bethovenit, të njohur ndryshe si titani i mendimit muzikor në botë. Në këtë mënyrë do të vijnë bashkë tre kompozitorë të epokave dhe dimensioneve dhe kombësive të ndryshme, por që unifikohen në një koncert nën tingujt e klarinetave. I ftuar në këtë mbrëmje klasike është muzikanti shqiptar Genti Dollani i cili është shkolluar dhe zhvillon aktivitetin e tij në Francë. Dollani performon për herë të parë me orkestrën simfonike shqiptare, duke sjellë para publikut pikërisht muzikën e Krommer. Aktualisht muzikanti shqiptar është profesor në Konservatorin e Muzikës në Blajë (Francë). Si solist ësh-

të i ftuar rregullisht nga orkestrat franceze dhe spanjolle si ajo e Bordosë, Bilbaos, Badajos etj, dhe në festivale që organizohen në Francë, Spanjë, Kosovë dhe në Shqipëri. Publiku shqiptar e njeh atë edhe si dirigjent të orkestrës së Marsijak (Francë) e cila ishte e pranishme dy vjet më parë në Shqipëri, në festivalin «Një mbi një tinguj», të organizuar dhe drejtuar nga muzikanti shqiptar. Pikërisht nga një aktivitet i tillë duket se ka ardhur edhe ftesa e orkestrës së RTSH-së për ta përfshirë muzikantin e njohur në kalendarin e stinës koncertore. Në krah të Dollanit, do të performojë klarinetisti Sokol Toto, pjestar i orkestrës dhe prej vitit 2000 klarinetë e parë e këtij formacioni. Toto njihet për një aktivitet të gjerë artistik brenda dhe jashtë vendit. Në shkurt të këtij viti ai ka dhënë një koncert recital në Bari i cili u prit shumë mirë nga kritika italiane.

JETA ARTISTIKE 7-8 PRILL Teatri Kombëtar “Doktor Shuster” Autori: Dushan Kovaçeviç Regjia: Spiro Duni Aktorë: Robert Ndrenika, Olta Gixhari, Artan Imami Ora: 20.00 Cmimi: 400 lekë të reja Historia e një vëllai e motre sklerotikë, në Ballkanin postkomunist ku sistemi i vlera është përmbysur dhe korrupsioni mbetëron kudo. Një jetëme stë shkruarës dhe të tashmes, ngjyrimet e një komedie të trishtë

6-7-8 PRILL Teatri i Metropolit “Karnavalet e Korcës” Autor: Spiro Comora Regjia: Elma Doresi, Aktorë: Devis Muka, Ina Gjonçi, Marsela Lena, Ora:19.00 Çmimi: 500 lekë Familja e Jorganxhive përpiqet të gjejë një dhëndër për së mbari për vajzën e tyre Afroviti që ka mbetur pa martuar. Dhëndurët shkojnë e vijnë, por asnjëri prej tyre nuk ia mbush mendjen Nikollaq Jorganxhiut.

Kinema

”American Pie 4", “torta” historike në Millennium D

jemtë që dikur na bënë të qeshnim me aventurat e tyre, në kërkim të asaj që do të shndërrohej në tortën më të famshme amerikane dhe më zbavitëse të të gjitha kohërave, rikthehen pas më shumë se një dekade mungesë në ekranin e madh. Jason Biggs, Eugene Levy e Seann William Scott prezantojnë aventurën më të re në “American Pie- Reunion” përmes një premiere botërore që përfshin për herë të dytë radhazi Tiranën. Aventura e katërt e sagës fillon projeksionet në kinema Millennium prej datës 6 prill. Të gjithë personazhet e sagës “American Pie” gjenden pas gati një dekade në një qytezë të East Great Falls për takim pas vitesh të nxënësve të shkollës. Gjatë një fundjave tepër të pritur do të zbulojnë cfarë ka ndryshuar në jetën e tyre, kush ka mbetur i njëjti por edhe që koha e largësia nuk

Premierë botërore në Tiranë. Sot një nga sagat legjendare amerikane shënon rikthimin e djemve të famshëm në ekranin e madh mund të thyejnë miqësinë e tyre. Ishte viti 1999 kur të katër djemtë e qytezës së vogël në Michigan do të fillonin kërkimet mbi seksualitetin e tyre. Një dekadë më vonë, Jim e Michelle janë martuar, ndërsa Kevin e Vicky janë ndarë. Oz e Heather janë rritur të ndarë, ndërsa Finch është ende i lidhur pas nënës së Stifler. Tani këta miq të vjetër rikthehen si djem të rritur, për të kujtuar kohët e bukura, kur ishin adoleshentë dhe vepronin nën kthetrat e hormoneve. ”American Pie Reunion” mban firmën e regjisorëve Jon Hurwitz, Hay-

den Schlossberg të cilët vijnë nga një bashkëpunim në filmin “A Very Harold & Kumar 3D Christmas” ku kanë shkruar karakteret kryesore. Nisur nga kjo përvojë të dy kanë dhënë kontributin e tyre në skenarin e “American Pie 4” që në fakt ruan autorësinë e Adam Herz, atij që ideoi dhe shkroi sagën e famshme. Në kast janë përfshirë aktorët e njohur të kësaj sage. Së pari më kryesori ndër protagonistët, Jason Biggs, cili do të shfaqet në disa skena nudo të komentuara prej vetë tij, si një gjë normale, me të cilën spektatorët duhet të mësohen. Në krah të tij në këtë aventurë të re do të jenë edhe Seann William Scott, Alyson Hannigan, Chris Oëen, Thomas Ian Nicholas, Mena Suvari, Chris Klein, Eugene Levy, Tara Reid, Jennifer Coolidge, Eddie Kaye Thomas, Jon Cho si dhe aktoret e reja në këtë film Dania Ramirez e Katrina Bowden.


fundjava