Fundjava

Page 1

“Frommer’s”

Faqe 16

Riviera shqiptare një Kroaci e lirë

Euro 2012

10 ide për të mundur Europianin K

ampionati Europian mbi zotëron ngado që hidhni sytë? Nuk arrini të bëni asgjë sepse ndeshjet e futbollit kanë joshur bashkëshortët tuaj? Shtëpitë tuaja janë kthyer në pika referimi për miqtë që bëjnë tifo duke ngrënë e duke pirë para televizorit? Nëse jenë ndër ato gra që nuk ju pëlqen aspak futbolli duhet të gjeni një zgjidhje që ato 90

Revista amerikane publikon destinacionet më të mira të verës 2012 Nr: 20 E premte, 22 qershor 2012

minuta të mos shndërrohen në një ferr të vërtetë për ju. Po çfarë të bëni ndërkohë? Ka disa mundësi të mira për të lënë të qetë tifozët dhe për të kënaqur veten tuaj, ja disa ide. Së pari kujtoni se cilat gjëra keni shtyrë vazhdimisht për shkak të mungesës së kohës. Bëni një listë dhe shikoni... Faqe 19

E-mail: fundjava@shqiptarja.com

Fundjava

Suplementi i së premtes te SHQIPTARJA.com

INTERVISTA/ ARTISTI SHQIPTAR RREFEN EMOCIONET PARA SHFAQJES, KARRIEREN DHE JETEN

PIRGU: PREMIERA IME NE VERONA Tenori çel sezonin ne Arenën e Veronës me një premierë të përmasave botërore me regji të Franco Zeffirelli 

Luga e Argjendtë NGA

DHURATA THANASI

TIRANË

ROVENA RROZHANI

Origjina dhe formula e tavës së dheut

Ç

udisë sime për një intervistë të përcaktuar ditën e diel, ten ori shqiptar Saimir Pirgu, i përgjigjet shpejt dhe me shumë argumenta. Së pari “Është ditë pushimi për njerëz normalë dhe jo për mua” thotë nga ana tjetër e skypeSaimiri. Ndodhet në Verona, të Italisë dhe kjo kuptohet që në fjalinë e dytë. “Jam para provës gjenerale sot. Është prova gjenerale e “Don Giovannit” në Arenën e Veronës”. Pikërisht sot në mbrëmje tenori shqiptar, i vlerësuar nga kritika si një rast i rrallë i ndërthurjes së cilësisë së zërit, ngjyrimit, interligjencës dhe pse jo bukurisë, do të këndojë në krah të një kasti shumë prestigjioz në skenat klasike botërore. Është premiera e operas “Don Giovanni”,

Në foto: Saimir Pirgu

në Arena, por është edhe performance e parë e Saimir Pirgut në këtë festival 90 vjeçar që do të ndiqet sonte në orën 21.30, nga 15 mijë spektatorë dhe do të transmetohet live në sky tv. Saimiri tregon: “Është një produksion nga Franco Zeffirelli dhe vihet për herë të parë në

Arenën e Veronës ku bëhen gjithmonë opera si Aida apo Trovatore. Këtë herë kanë vendosur ta bëjnë “Don Giovannin” me një kast botëror goxha të madh ku protagonisti është Ildebrando D’Arcangelo. Eshtë një nga ato produksionet gjigande që po na merr tepër kohë dhe

“Sanctus”, misteri që trondit botën Faqe 19

jemi në stres e sipër. Provat gjenerale fillojnë në orën 9.30 të darkës dhe mbarojnë nga ora 02.00. Është hapja e sezonit operistik, kështu që është shfaqje goxha e madhe.” Vetëm për faktin që është një produksion botëror ndiheni I

Faqe 18

emocionuar apo ka dhe arsye të tjera? Nuk dua të lëvdoj veten se kudo ku shkoj janë të njëjtët njerëz, por rëndësia e kësaj shfaqjeje është se janë 15 mijë shikues dhe do të ketë një transmetim live në Sky Tv, kështu... Vijon në faqen 14-15

Të shtysh martesën për pesë vjet Faqe 17


14

E premte, 22 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Personazhi i fundjavës

TENORI SHQIPTAR çel sezonin ne Arenën e Veronës me një premierë të përmasave botërore me regji të Franco Zeffirelli. Emocionet e shfaqjes, refleksionet mbi artin dhe jetën

Saimir Pirgu: Premiera ime në Arenën e Veronës Artisti, një protagonist dinjitoz i skenave botërore ROVENA RROZHANI

Djaloshi nga hiçi

vijon nga faqja 13

Deri pak vite më parë askush nuk e njihte Saimir Pirgun; as emrin, as fytyrën dhe as zërin e tij. Por tashmë ai ka pushtuar skenat më të mëdha të botës. Ka kënduar në Bolzano, Ferrara, Pezaro, Bolonja, Romë, Firence, Londër, Paris, Madrid, Valencia, Zyrih, Berlin, Hamburg, Monako, Los Anxhelos, Santa Fe, Uashington, Tokio, Vienë, Royal Opera House në Londër, Festivali i Salzburgut e Metropolitan Opera në Nju Jork. Axhenda e tij është plot me shfaqje të tjera.

...që përgjegjësia është më e madhe.Eshtë një numër më i madh spektatorësh. Kjo nuk do të thotë që kur je në La Scala apo në Metropolitan, nuk është e sikletshme. Kjo është shfaqje me siklet, por këto janë bërë pjesë e jetës sime dhe duhet t’i pranoj. Idea është që nuk mendoj për sikletet, por mendoj sesi të dal më mirë dhe t’i tejkalosh ato vështirësitë që kam. Për shembull gjumin, që e kam problem. Sot nuk kam fjetur sepse kisha miq në shtëpi, mbaruam vonë… Por njerëzit kur vijnë, duan nivelin e duhur pa e ditur se çfarë sikletesh ke pasur ti gjatë gjithë ditës. Këto janë bërë strese të përditshme. Ju lodhin ndonjëherë këto sakrifica? Ku ka më bukur sesa të bësh art në jetë. Në një mënyrë ose tjetër duhet të bëj diçka që të jetoj, ndërsa të bësh art sigurisht që është e lodhshme, por e dua, sepse është jeta ime, është mënyra për të siguruar të ardhmen, është krejt çfarë unë jam. Kështu që sado e madhe që të jetë lodhja dhe është e tillë, po ashtu edhe stresi është i madh, por e gjen forcën. E gjen në momentet e suksesit, ose në momentet e përgëzimit të kolegëve, të prindërve, të njerëzve që të thonë: “Faleminderit Saimir që bën këtë art!” dhe kjo të ndihmon më tepër për të ecur përpara. Është vërtet bukur sepse sot lodhesh, por nesër zgjohesh dhe ke vërtet dëshirën për të kënduar sërish. Dje mbarova provën dhe dëgjoja veten se çfarë kisha bërë në aparatin tim, duke kontrolluar deri në 04.00 të mëngjesit. Është mënyra e tillë e punës, që nuk të lëshon. Tani jam skllav i lumtur i zërit tim. Do të jetë një version modern i operas? Është e pamundur për një publik kaq të gjerë të bësh diçka moderne në arenën e Veronës. Je i detyruar që të kënaqësh publikun që paguan dhe që këkon të shohë dicka që ka lidhje direkte me operan klasike. Vijnë nga Gjermania, Franca apo Anglia vetëm për të parë një Don Giovani historik ashtu siç është… Dua të them që regjia pompoze e Zeffirellit i përmban të gjitha këto. Është një nga regjitë më të mëdha që është parë në arenën e Veronës,

mësuar tashmë e nuk më bën më përshtypje. Por është e vërtetë nëse do të mendoja për një jetë më të përqendruar diku do ta kisha vërtet të vështirë se cfarë do të zgjidhja, dhe ku do të qëndroja.

Familja

F

amilja është gjithcka për Saimirin. Ai I dedikon suksesin prindërve, vëllait e deri mënyrës së tij të të jetuarit. “Nëse do të kishte një zot dhe të ishte vërtetuar jo në atë që një njeri beson që ka,do ta falenderoja për faktin që më ka dhënë dy prindër të mrekullueshëm që nuk më kanë ndaluar ndonjëherë të bëj atë cfarë unë kam dashur. Nëse do të thoja se kam lindur me këmishë. Falenderoj dy prindërit e mi dhe edukatën, por edhe mënyrën sesi ata më kanë rritur. Nuk do të ishte aq e lehtë të arrija aty ku kam arritur, edhe pa atë pluhurin e metalurgjisë, edhe pa ato vuajtjet e atyre prindërve. Fakti që jam shqipatr më ka ndihmuar shumë në këtë lloj karriere. Kështu që falenderoj prindërit e mi në radhë të parë, por edhe faktin që unë jam shqiptar, jam ai I vuajturi që ka arritur deri këtu sot.”

pothuajse një “Aida”. Ju ngjiteni në Verona pas një interpretimi të vlerësuar makimalisht në Vjenë ku interpretuat Alfredon. A mund të konsi-

derohet ai një nga personazhet tuaja më të preferuara? Është një nga rolet që unë këndoj më shpesh. Është një nga rolet që bëjnë pjesë në karrierën time dhe unë hap apo mbyll sezonet operistike, me të. Është një rolet që në këtë moshë të re që jam unë është i domosdoshëm në karrierën e një tenori kështu që jam mëse i kënaqur të këndoj Alfredon edhe një 10 vjet të tjera. Udhëtimet e vazhdueshme, kanë edhe pjesën e lodhjes. Si e përjeton këtë mënyrë të të lëvizurit. A ke një vendbanim të përhershëm? Jam qytetar i botës. U bënë minimumi 5-6 vjet që lëviz në këtë mënyrë. E kam harruar atë idenë fikse që të them se jetoj në Itali, apo jetoj në Vjenë apo në Amerikë. Jam gjithmonë në lëvizje. Kjo gjë edhe më pëlqen, edhe nuk më pëlqen. Më pëlqen nga një anë se jam kudo prezent në një vend dhe nga ana tjetër në pjesën e Saimirit normal apo Saimirit njeri është pak e vështirë; nuk ke miq, por familje e cila të them të drejtën, është me mua. Prindërit janë në pension tashmë, ndaj janë më të ngeshëm dhe vijnë më takojnë aty ku jam. Edhe ata preferojnë këtë gjë më tepër sesa unë të vij në Shqipëri. Kështu që jam

Përvec kësaj edhe krijimi i një familje do të ishte e vështirë? Per jetën e një artisti është e veshtire Plus që njeriut që do t’i duhet të rrijë në krahun tënd, duhet të ketë durimin maksimal që të qendroj pas terë jetën , je në krye të vëmendjes gjithmon dhe për një vit ose dy është mirë, por pastaj fillojnë problematikat…. Po nuk ishte nje lidhje e fort e bazuar mbi nje ndjenje te vertete, fiket si sjarri i rrembyer. Kështu që mendoj që tani është momenti që unë të vazhdoj në këto hapa që kam nisur. Domethënë vajzat të shpresojnë ende…? Vajzat janë pjesë e produksionit që unë bëj (qesh). Produksionet ndryshojnë dhe unë jam shpesh në qytete të ndryshme nëpër botë e në ambjente i rrethuar nga shumë mundësi (qesh)

“Jam qytetar i botës. U bënë minimumi 5-6 vjet që lëviz në këtë mënyrë. E kam harruar atë idenë fikse që të them se jetoj në Itali, apo jetoj në Vjenë apo në Amerikë”

Të gjitha gjërat me plan do t’i bëni? Këto nuk kanë plan, sepse plani mbaron në momentin që mbaron

produksioni. Është e ditur që unë do të shkoj në vend tjetër kështu që… …Ajo që do të meritojë planin do të marrë përsipër edhe paketën që ka plani (qesh)…dhe kjo është pak e vështirë të jesh në jetën e një artisti që lëviz si puna ime. Duhet shumë durim. Gjithsesi jam tepër i ri për të menduar për një gjë të tillë. Për mua per momentin është e rëndësishme të qëndroj dhe të bëj dicka qe une bej me kenaqesi mesemiri sepse fati që kam është tepër i madh. Fatin që mund të kenë të tjerët për tu martuar është një gjë që çdonjëri mund ta ketë, por fatin që kam unë që të këndoj në të gjitha skenat e botës, është i pari. Për momentin është parësore aktiviteti që unë kam dhe nuk heq asnjëlloj mundësie që fati apo jeta mund të më sjellë.Po ndodhi do të jem shumë i lumtur…. Fundjavatkur nuk jeni në punë, si i kaloni zakonisht? Pushimi është shumë i rëndësishëm. Heq kostumin e artistit dhe më gjen në vende ku nuk do ta mendoje se do të shkoja. Jam tepër i thjeshtë, nuk kam komplekse sepse jam rritur në një familje të thjeshtë. Kur iki nga bota ime e artit mbetem tek ata miqtë e mi, që unë dëshiroj kështu që edhe deti edhe plazhi bëhet nuk lë agjë mangut. Do të bëni pushime këtë vit? Këtë vit është tepër e vështirë. Kam një javë këtu një javë atje. Kështu që do t’i kaloj në shtëpi, pastaj do të shkoj Amerikë dhe mund të bëj pushime në San Francisco apo në Los Angelos. Do të jem duke kënduar në San Francisco në shtator e tetor dhe atje do të kem goxha kohë sepse është produksion i ri dhe do të jenë dy muaj prova. Do të kem mjaft kohë për të pushuar.


E premte, 22 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Personazhi i fundjavës

15

QYTETI i Romeo dhe Zhuljetës hap stinën lirike në Arenën e Veronës, ku mijëra turistë mblidhen për të parë produksionet e operave më të njohura

Turizëm në Verona

Starton Opera Festival 2012

Kalendari Arena e Veronës

Datat e shfaqjeve

N

Cili është sipas jush publiku më i ngrohtë dhe i më ftohtë? Publiku është thuajse i njëjtë, por ka përjashtime. Mua më ka ndodhur për shembull një gjë që nuk më kishte ndodhur tërë jetën. Ishim në një shfaqje në Athinë me Filarmoninë e Vjenës me “Cosi fan tutte”. Në aktin e dytë njerëzit u çuan dhe ikën, sepse kujtuan se opera kishte mbaruar. U çudita sepse ishte Filarmonia e Vjenës. . Nuk do të kishte ndodhur kurrë në Shqipëri sepse shqiptari është i etur nga kjo anë dhe ka aftësinë që të kuptojë çfarë është e mirë për publikun. Ndërsa spektatorët italianë janë pak më kritikë, sepse kanë artin e tyre dhe në çdo moment duhet të jesh shumë i përqendruar si nga ana vokale edhe nga ana diksioni, nga gjuha, janë shumë faktorë. Si i merrni kritikat që ju bëhen të cilat duhet thënë se kanë qenë të gjitha mjaft pozitive. I përjetoni keq nëse kanë ndonjë qëndrim cinik apo dicka negative? Gazetaria tashmë sidomos ajo artistike është në krizë. Të mos them që në shqipëri nuk ekziston absolutisht. Por edhe këto këtej janë në një dekadencë tepër të madhe kështu që nuk i është dhënë ndonjë rëndësi kritikës. Por ka pasur shumë raste që kritika jepte një përqendrim të asaj çka mund të përmirësohesh. E vërteta është se në arte nuk ekzistojnë monumente kritikesh por vetëm artistësh dhe kjo kudo pa përjashtim. U jam përgjigjur shumë herë ashpër atyre që kritikojnë faktin që artistët me famë nuk vijnë më shpesh në Shqipëri. Kjo është një nga kritikat më në zë në Shqipëri që më drejtohen zakonisht. Por për të ardhur më shpesh duhen shumë gjëra që për momentin mungojnë.

Të jemi realistë Shqipëria ka halle të tjera për tu marrë me Operan gjerësisht, por sidoqoftë te respektohen ata që në njëfarë mënyre japin kontributin e tyre në këtë art, në një imazh të mirë do të ishte e udhes. Ja një kritikë nga ana ime: Shqipëria ka etje për kulturë, për art, kinematografi, sport ,jetë qytetare që shpesh i zihet fryma nga politika lokale … kemi nevojë për më tepër vlera dhe për më tepër vend në jetën e përditshme të intelektualëve të vërtetë që nuk u ndihet zëri këto vite…. dhe kuptohet mirë përse. Ndoshta në një të ardhme ju mund të ngrini kompani teatrore qe sjellin frymën e re? Nuk ka premisa që Shqipëria të bëjë një gjë të tillë. Shqipëria ka premisa vetëm të mbajë ato që ka dhe ta bëjë në mënyrë dinjitoze, duke ftuar njerëz nga e gjithë bota, siç e bëjnë vendet e vogla që nuk kanë artistë të tyre. Por ne kete rast ne ikemi si insituzionet e gjithashtu dhe artistet. Por na mungon nje meritrokraci qe te vendosë vlerat e vërteta sepse e kemi të vështirë ta pranojmë se janë më shumë se sa Saimir, Ermonela apo Inva që kon-

uk ka botë për mua përtej mureve të Veronës: ka vetëm purgator, tortura, është ferri vetë. Ë ikësh prej këtu është sikur të kesh ikur nga bota, dhe kjo ikje, vdekje do të thotë.» Kështu shkruan Shekspiri për Veronën në “Romeo e Zhuljeta”. Gjurmët e dashurisë thuajse mund të lexohen në fasadat e vjetra të qytetit të cilësuar si qyteti I dashurisë dhe I të dashuruarëve është një vepër arti për t’u zbuluar dhe jetuar. Qyteti mijëvjecar I përjetuar në letërsi nga pena e Shekspirit është shpallur pasuri e njerëzimit nga UNESCO për strukturë urbane dhe arkitekturën: është një shembull I mrekullueshëm I ndërthurjes së antikitetit dhe zhvillimet e kohës duke integruar elementë artistikë të cilësisë së lartë dhe epokave të ndryshme. Qyteti ndodhet vetëm 30 km larg liqenit të Gardas Në Verona janë të shumta vendet që mund të vizitohen si Arche Scaligere, Bazilika e San Zeno Maggiore, Shtëpia e Romeos, shtëpia dhe varri I Zhuljetës, Castelvecchio dhe Muzeu I tij, Kisha e San Procolos apo katedralja Santa Maria Matricolare. Por ajo që nuk duhet humbur gjatë verës në këtë qytet është festivali lirik, në Arenën e Veronës. Një sezon I gjatë që përfshin shfaqje nga më të njohura operistike dhe që starton më 22 qershor me premierën e “Don Giovanni” ku interpreton edhe tenori ynë Saimir Pirgu. Kështu mbrëmjen e sotme rreth

tribuojnë në art..

me qindra njerëz që japin doktorata në gjithë botën dhe nuk i ftojnë një herë në Shqipëri. Ka dy gjëra:janë disa që kanë ardhur, kanë studiuar kanë qenë askushi dhe janë bërë dikushi tani në Shqipëri, dhe janë disa që kanë punuar dhe jetuar më tepër në Shqipëri dhe meritojnë më tepër nga se jane e kanë. Nuk ka institucion që të vlerësojë vlerat e njerëzve. Vlerësohet një që nuk ka asnje lloj vlere dhe i jepet edhe çmimi i madh “mjeshtër” i nderit apo i punës o ku ta di une dhe i njëjti cmim i jepet Gaqo Çakos apo Nina Mules , që kane kane themeluar ne 40 vjet teatrin e operas. D.m.th. është bërë një çoroditje vlerash në Shqipëri. Duket si një lojë apo agresivitet i tepruar në çdo lloj fushe.

Vetëm në art? Jo vetëm në art. Pikërisht kudo në artiktekturë, në shkencë, janë

Shumë artistë të rinj shqiptarë po debutojnë në skena të huaja. Tregon kjo një bazë

“Në Shqipëri duhet menduar për të ardhmen e një brezi që nuk duhet të mbetet pa identitet. Ata që mbeten në Shqipëri duhet të mendojnë jo që të mbijetojnë sic bëjnë tani...”

Qershor 22 Qershor - Don Giovanni 23 Qershor - Aida 28 Qershor - Aida 29 Qershor - Don Giovanni 30 Qershor - Carmen

orës 21.30 do të rikthehet atmosfera magjike e Teatrit të hapur të Veronës, e cila përvec produksionit të ri të operas “Don Giovanni” nga Ëolfgang Amadeus Mozart, risjell klasikë të mëdhenj arenianë: “Aida” e Giuseppe Verdi, “Carmen” e Georges Bizet,” Roméo et Juliette”e Charles Gounod, “Turandot” e “Tosca” e Giacomo Puccini. Biletat mund të blihen edhe on line mjaft të konsultoheni me faqen zyrtare ëëë.arena.it ose në telefonin 045.8005151 për të marrë një informacion më të hollësishëm mbi shitjen apo rezervimin e biletave. Edicioni I 90-të i Festivalit lirik I Arena di Verona do të vijojë deri në 2 shtator dhe gjatë gjithë verës do të vihen në skenë 6 tituj dhe 50 spektakle. Kjo do të thotë se një fundjavë në Verona mund të planifikohet gjatë gjithë stinës së verës.

të mirë të shkollës shqiptare të muzikës? Shqiptarët janë tepër të talentuar dhe shkolla nuk eshte e keqe, por ne jemi një popull dinamik dhe unik keshtu nuk e kemi te veshtire te na dëgjohet zëri . Problemi është tek respekti që krijon një vlerë më të qëndrueshme. Në Shqipëri duhet menduar për të ardhmen e një brezi që nuk duhet të mbetet pa identitet. Ata që mbeten në Shqipëri duhet të mendojnë jo që të mbijetojnë sic bëjnë tani, por të mendojnë për të ardhmen. Tashme duhen bazat për çdo gjë. Kemi nevojë për një infrastrukturë të re, në politikë, në art, në shkencë, në gazetari, në çdo fushë. Duket se Shqipëria ju shqetëson shumë në këtë pikëpamje….. Në pikëpamjen e intelektualitetit po. Eshtë koha për të ndryshuar …..

Korrik 5 Korrik - Carmen 6 Korrik - Don Giovanni 7 Korrik - Romeo Et Juliette 8 Korrik - Aida 10 Korrik - Carmen 11 Korrik - Aida 12 Korrik - Don Giovanni 13 Korrik - Carmen 14 Korrik - Romeo Et Juliette 15 Korrik - Aida 17 Korrik - Carmen 18 Korrik - Don Giovanni 19 Korrik - Aida 20 Korrik - Carmen 21 Korrik - Romeo Et Juliette 22 Korrik - Aida 24 Korrik - Aida 25 Korrik - Don Giovanni 26 Korrik - Romeo Et Juliette 27 Korrik - Carmen 28 Korrik - Aida Gusht 2 Gusht - Aida 3 Gusht - Carmen 4 Gusht - Turandot 5 Gusht - Aida 7 Gusht - Carmen 8 Gusht - Turandot 9 Gusht - Aida 10 Gusht - Carmen 11 Gusht - Turandot 12 Gusht - Aida 17 Gusht - Turandot 18 Gusht - Tosca 19 Gusht - Aida 22 Gusht - Tosca 23 Gusht - Turandot 24 Gusht - Carmen 25 Gusht - Tosca 26 Gusht - Aida 28 Gusht - Carmen 29 Gusht - Tosca 30 Gusht - Turandot 31 Gusht - Carmen Shtator 1 Shtator - Tosca 2 Shtator – Aida


16

E premte, 22 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

REVISTA amerikane publikon destinacionet më të mira të verës 2012. Bregdeti shqiptar hyn në kategorinë e destinacionit vlerë për natyrën e bukur.

Riviera shqiptare një Kroaci e lirë Plazhe të pastër dhe rërë e bardhë ROVENA RROZHANI

R

iviera shqiptare arrin të përf shihet në një klasifikim des tinacionesh verore edhe për këtë vit. Këtë herë është radha e revistës “Frommer’s” njërës prej guidave më të mira amerikane që të publikojë destinacionet më të mira të verës 2012. Tashmë Shqipëria hyn në kategorinë e destinacionit Vlerë, falë bukurisë natyrore të rivierës së saj. Kështu në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare te Frommers’s jepet rekomandimi për të zbuluar një vend me vlerë sic është jugu i vendit tonë. “E pazhvilluar dhe jashtëzakonisht e përballueshme, riviera shqiptare i ka të gjitha bukuritë natyrore të homologes së saj kroate më në veri, por pa turmat e njerëzve dhe shpenzimet e konsiderueshme. Këtu keni plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kristalta, dhe fshatra mesdhetare që mezi kanë ndryshuar që nga kohët e vjetra” shkruhet në Frommer’s. Më tej sugjerohet kalimi në Parkun Kombëtar të Llogarasë për të shkuar drejt Lukovës, në afërsi të Korfuzit, në jug. Revista amerikane “Frommer’s” përshkruan natyrën e bukur të Llogarasë duke përmendur historinë, por edhe bimësinë. Nuk mbeten pa u pwrmendur ushqimet e zonës ku spikasin qengji i zonës dhe mjalti. Mw pas gjithcka i kushtohet bregdetit ku vwmendja ndalon pikwrisht nw Borsh. Sipas reviste “Frommer’s”, ky është një nga plazhet më të ngrohtë të rivierës shqiptare. Guida amerikane përmend edhe Qeparonë ku përveç plazhit ka lënë përshtypje edhe gjelbërimin i ullishteve. “Për të qenë sa më të izoluar notoni mes të katër ishujve Ksamilit, më në jug të Sarandës, dhe në skaj të Shqipërisë e më tej mund të merrni rrugën për në Greqi ...po përse do të duhej ta bënit?” mbyll shkrimin revista “Frommer’s” duke këshilluar eksplorimin e rivierës shqiptare. Njw vit mw parw ishte Lonely Planet qw pwrfshiu Shqipwrinw nw guidwn e saj duke ua rekomanduar turistwve tw huaj. BORSHI, NJË PERLË E NGROHTË NË JUG Rreth 2 km larg fshatit Qeparo, takojmë fshatin Borsh që në lashtësi quhej Meandria, një sipërfaqe e gjelbër, plazh e det pa fund, qiell i kaltër. Ky fshat është i vendosur në një gropë të ngushtë sipër buzës së detit, ku derdhet përroi i Borshit

Votoni plazhet më të bukur

S

ikundër revista amerikane ka spikatur disa nga plazhet e rivierës sonë të bukur, po ashtu edhe shumë të pasionuar pas plazheve tona nuk kanë ngurruar të bëjnë një klasifikim të plazheve më të mira e më të bukura. Në youtube, Fatmir Mehmeti, një fan I turizmit bën rekomandimin e tij të 5 plazheve më të mira në rivierën shqiptare, dhe deri më sot ka mbi 13 mije klikime për videon me imazhe të mrekullueshme bregdeti. Sipas Mehmetit, plazhet më të bukura janë në Dhërmiu, Jala, Ksamili, Paqyrat dhe Manastiri. Sigurisht qe guida nuk mund të konsiderohet si një guidë profesionale,por gjithsesi ia vlen të merret në konsideratë. E duke iu referuar edhe plazheve të përmendura në revistën Frommer’s atëherë lista bëhet pak më e gjatë. Shqiptarja. Com ju fton të merrni pjesë në sondazhin për të përcaktuar 5 plazhet më të bukura të vendit tonë. Fillmisht mund të votoni një nga alternativat e meposhtme, por renditja mund të ndryshojë nga propozimet tuaja. Cilet janë pesë plazhet më të bukura të Shqipërisë?

 Dhërmi  Jala  Ksamili  Paqyrat  Manastiri  Borshi  Buneci Votoni në adresën tonë të emailit: fundjava@shqiptarja.com

(Buronja e Malit). Ne këtë fshat në majë të shkëmbit ngrihet Kalaja e Borshit, që i përket shekullit të IV Para Krishtit. Rruga përmes ullishteve të çon në plazhin e Borshit më i gjati i krahinës. Duke udhëtuar midis gjelbërimit mbërrijmë në shkallën e Stenoit, lagje e bukur e Borshit me shtëpi të shpërndara midis gjelbërimit dhe ujërave të bollshme. Plazhi i Borshit është krejt i virgjër, me parametrat që e përcaktojnë këtë: uji i detit me tejdukshmëri dhe pastërti maksimale, me një kripëzim brenda normave dhe standardeve botërore, pa ndotje mjedisi. Plazhi i Borshit ka rreth 6 kilometra vijë

bregdetare, të rrethuara nga ullishtet që shkrihen natyrshëm me blunë e thellë të detit Jon. Përvec plazhit në Borsh mund të vizitohet edhe kalaja e fshatit, e cila ndodhet mbi një kodër të fshatit Borsh që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet kalaja, ndodhet në veri të fshatit Borsh. Sipërfaqja e saj është shkëmbore. Nga ana perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë tepricash të godinave mesjetare. Ndërsa në jugperëndim të fshatit Borsh gjendet kalaja e Badhrës. Ajo ka formën e një elipsi të çrregullt. Kalaja e Badhrës është dominuese e të gjithë bregdetit Lukovë, Borsh, Piqeras. Muri është i gjatë 380 metra dhe i gjerë 2,50 metra me gurë të mëdhenj e mesatarë. Ka një hyrje në anën veriore. Brenda fortifikimit janë zbuluar banesa ne formen rrethore. Vendbanimi datohet në bronxin e mesëm e të vonë. QEPARO Menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjeter e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë.Më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës. Me interes të vecantë paraqitet Qeparoi i vjeter i ndërtuar në kodër, i cili ofron gjithashtu akomodim në shtëpitë e banorëve, kryesisht për turizmin familjar. Plazhi i Skalomes, i veçante për

rërën e holle dhe detin e cekët Në gjirin e vogël gjëndet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale përmes ullishtave të çon në qëndër të fshatit përmbi të cilin ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar në 1881, Kisha e Shën Mitrit është e stilit bizantin e ndërtuar në vitin 1760 dhe ka vlera të mëdha për ikonostaset e saj prej druri. LUKOVA Nga Buneci përmes parajsës së taracave mbërrijmë në komunën e Lukovës. Banesat e kësaj komune lidhen me rrugë me plazhet e bukura dhe intime, si dhe shpellat. Rrugët karakteristike të çojnë në oborret plot pjerrgulla e lule të banesave të larta të fshatit. Në qëndër të këtij fshati mund të vizitoni kishën e Shën Thanasit. Emri Lukovë e ka prejardhjen nga fjala shqip luk. Në drejtimin jugor të plazheve të Lukovës, drejt gjirit të Kakomesë shtrihen për kilometra të tëra pllakat karakteristike prej stralli të bardhë verbues. Në tërë gajtësinë e këtyre pllakave ndodhen disa shpella të vogla nënujore me një bukuri të rrallë. Deri në qytetin e Sarandës janë për tu përmendur edhe plazhet e Kakomesë dhe Krorëzit, që shpalosin një bukuri të rrallë dhe shquhen për ujrat mjaft të kthjellëta të detit. Plazhet e Lukovës dhe sidomos pjesa nga Buneci deri në Kakome është një mrekulli e pazbuluar e bregdetit shqiptar. Dora e njeriut akoma nuk ndjehet në këto plazhe, të cilat mund të cilësohen në kuptimin e plotë të virgjëra. KAKOME Pranë rrugës kryesore në luginën e Krekëzës degëzohet rruga drejt Kakomesë, një gji mjaft piktoresk. Në të gjendet manastiri i përmendur i rrethuar me mure të lartë. Në qendër të tij ndodhet Kisha e Shënmërisë e ndërtuar mbi themelet e vjetra bizantine që ka formën e një kryqi. Plazhi i Kakomesë me rërë e zhavor të hollë midis variacioneve të kaltërsisë dhe gjelbërimit është një parajsë e vërtetë. Nga Kakomeja nëpërmjet detit mbërin në 2 plazhet e Krorëzit, ku pamja arin bukurinë e ëndrrave. Rëra e pastër, brigjet shkëmbore, si dhe burimet e ftohta joshin turistët e ndryshëm.

Akomodimi Hotel Lukova Palace

Akomodim në buzë të Jonit

Mikpritja dhe qetësia gërshetohen me panoramën mahnitese të detit.I pozicionuar buzë Jonit mes maleve dhe përballë ishullit të Korfuzit hoteli ofron dhoma me pamje nga deti dhe tëpajisura me ajër të kondicionuar. Në baret e hotelit ju mund te shijoni koktejlet e larmishme në cdo orë deri në mbremje vonë. Hoteli ka pishinë. Cmimet e dhomave fillojnë nga 50 euro. Tel 30 69 41 41 5953

Hotel Seaside Saranda

Luks me 40 euro në bregdetin

Hotel Seaside ndodhet në një vend ende të virgjër të Mesdheut, në një zonë mjaft tërheqëse në bregdetin e Sarandës, rrugës për në Butrint… Dhoma të qeta dhe të rehatshme me një mobilim të ri komod, elegant e plot shije, të gjitha me ballkone private me një pamje mrekulluese mbi detin Jon. Cmimet e dhomave fillojnë nga 40 euro. Tel 0672018020

Hotel Mediterrane

Mbrëmje romantike në gjirin e Sarandës Hotel Mediterrane ndodhet në hyrje te qytetit te Sarandes rreth 200 metra larg nga deti. I pozicionuar në kodër ai ofron një panorame te mahnitshme ku duket gjiri i Sarandes si dhe deti i kristaltë i Jonit. Ne ambientet e hotelit ju mund te gjeni nje pishine te madhe. Hotel Mediterrane eshte nje hotel me nje mobilim komod dhe me shije. Hoteli ka pishinë. Tarraca eshte ideale per darka romantike dhe mbremje zbavitese me shoqerine. Cmimet e dhomave fillojnë nga 40 euro. Tel (0)85 222839


E premte, 22 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të shkosh në kinema?

17

FUNDJAVA në ekranin e madh sjell komedi romantike, aksion aventurë dhe triller për të gjithë të pasionuarit pas filmit

Komedia “The Five-Year Engagement” shënon fundjavën e parë në kinema

Si të shtysh martesën për pesë vjet Protagonistë Jason Segel dhe Emily Blunt nën produksionin e Jud Apatow PROGRAMET E KINEMASE NE FUNDJAVE KINEMA MILLENIUM Filmat në sallë “The Five-Year Engagement” (Në të gjitha oraret) “Snow White and the Huntsman (Në orën 18:00) Orari dhe Çmimet ora ora ora ora ora ora

Filmi 2D 10:30 – 300 13:00 – 300 15:30 – 500 18:00 – 500 20:30 – 500 23:00 – 500

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

ora ora ora ora ora ora

Filmi 3D 10:30 – 500 13:00 – 500 15:30 – 700 18:00 – 700 20:30 – 700 23:00 – 700

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

NE FUNDJAVE KINEMA IMPERIAL Filmat në salla The Five-Year Engagement (Në të gjitha oraret) “Snow White and the Huntsman” (Në orën 18:30) Orari dhe Çmimet ora 13:00 – 500 lekë Qendra Kristal ora 18:00 - 500 lekë Qendra Kristal” ora 12:30 - 500 lekë AGIMI ora 17:30 - 500 lekë AGIMI ora 20:00 - 500 lekë AGIMI ora 22:00 - 500 lekë

P

ak më shumë se një vit më parë Jason Segel lajmëronte se po shkruante një komedi romantike të titulluar “The Five-Year Engagement” me të cilën shpresonte se do të ringjallte atë lloj gjinie e cila kishte humbur disi ngjyrat e “When Harry met Sally”. Por tashmë komedia nuk është më një projekt por një film i përfunduar që vijon projeksionet shqiptare ne fundjavën e saj te pare në kinema Millennium. Publiku më në fund mund të shikojë sesa ia ka dalë mbanë Segel me premtimin e tij. Së bashku me të, në këtë film është edhe aktorja Emily Blunt ndërsa producenti I filmit është Jud Apatow. Në “The Five-Year En-

SKEDA E FILMIT Titulli: The Five-Year Engagement (2012) Regjia: Nicholas Stoller Skenari: Jason Segel Nicholas Stoller Aktorë: Jason Segel, Emily Blunt,Chris Pratt,Alison Brie, Rhys Ifans Koha: 124 min Gjinia: Komedi Romance

gagement”, Jason Segel nuk është vetëm skenarist, por edhe aktor. Saktësisht ai luan protagonistin, Tom, i cili bën çmos që ta çojë drejt altarit, të fejuarën e tij, Viktoria, in-

terpretuar nga Emily Blunt. Në kastin e filmit janë edhe aktorë të tjerë të njohur në gjininë e komedisë ndër të cilët Chris Pratt, Kevin Hart, Mindy Kaling, Jacki Ëeaver

apo Chris Parnell. Filmi tregon historinë e dy të fejuarëve të cilët presin të martohen shumë shpejt, por janë të detyruar që vazhdimisht të shtyjnë ditën e dasmës për shkak të disa rrethanave të jetës. Filmi synon të analizojë në mënyrë të lehtë dhe komike, raportet në çift si dhe të tre-

gojë se si mund të ndërlikohen gjërat (deri në atë pikë sa mund të vihet në pikëpyetje e gjithë marrëdhënia), gjatë një periudhe të gjatë fejese, plot pesëvjeçare. Filmi është vlerësuar nga kritika si një prodhim mjaft emocionues, i dashur, I sinqertë, origjinal, argëtues dhe romantik

Borëbardha vijon të luftojë F

undjava në kinema vijon me përrallën e Borëbardhës. Këtë herë në një version per te rritur, me luftarak, plot pasion dhe sakrifica për të mundur të keqen. Dhe cilët janë kundër kujt? Në përrallën e vëllezërve Grim, të shkruar prej vitit 1812 dihet se përballë njëra tjetrës janë mbretëresha e ligë dhe Borëbardha. Filmi është drejtuar nga regjisori Rupert Sanders dhe është shkruar nga një grup skenaristësh: Evan Daugherty, John Lee Hancock dhe Hossein Amini. Ai është prodhuar nga Joe Roth, producenti i filmit “Liza në botën e çudirave” . Në film Stewart-Borëbardha, është thjeshtra e mbretëreshë

SKEDA E FILMIT Titulli: Snow White and the Huntsman Regjia: Rupert Sanders Skenari: Evan Daugherty, John Lee Hancock, Hossein Amini Aktore: Kristen Stewart, Chris Hemsworth, Charlize Theron, Sam Claflin Gjinia: Aksion Aventurë, drama Kohëzgjatja: 127 min Ravenës (Theron), një shtrigë e fiksuar pas bukurisë dhe rinisë së saj, e xhelozuar nga bnukuria e vajzës së vetme të mbretit. Kur ajo e dërgon Borëbardhën në pyll, në fshehtësi urdhëron gjahtarin Eric (Hemsworth) që ta vrasë va-

jzën dhe t’I sjellë zemrën asaj. Por pasi takohet me shtatë hajdutë xhuxha, ai dhe Borëbardha bëjnë një pakt për të mundur mbretëreshën. Ai e stërvit atë vetëm e vetëm për t’I dhënë fund regjimit të saj mizor.

Të qeshësh me vampirin N

ë vitin 1752, Joshua e Naomi Collins, së bashku me djalin e tyre Barnabas, largohen nga Liverpool, për të filluar një jetë në Amerikë. Por edhe një oqean nuk mjafton për t’I shpëtuar një mallkimi misterioz. Pas dy dekadash Barnabas ka nën zotërimi e tij të gjithë qytetin e Collinsport. Ai është i pasur , i fuqishëm, plejboj ekspert derisa bën ga-

bimin dhe thyen zemrën e Angelique Brouchard (Eva Green). Ajo është një shtrigë me gjithë kuptimin e fjalës, që e dënon me një fat më të keq se vdekja, duke e shndërruar në një vampire dhe duke e varrosur të gjallë. Dy shekuj më vonë, Barnabas del nga varri I tij dhe e gjen veten në botën e vitit. Duke u kthyer në Collinëood zbulon se prona e tij

dikur në lulëzim ësthë rrënuar dhe e mbuluar nga sekrete misterioze. Ndërkohë trashëgimtarët e familjes së tij , janë plot probleme. Për t’I zgjidhur Elizabeth Collins Stoddard ka punësuar një psikiatre, doktoreshën Julia Hoffman, të cilës do t’I duhet të merret me vëllain e Elizabeth Roger Collins, vajzën adoleshente Carolyn Stoddard dhe trashëgimtarin e

vogël të fronit David Collins. Duke u bazuar në skenarin e Seth Grahame-Smith (autor i “Krenari, paragjykim dhe Zombie”) si dhe në serinë televizive të Dan Curtis (19661971), Tim Burton realizon me një film vizualisht të pasur dhe plot shpirt. Horrorit dhe meldramës, Burton I shton një element tjetër që e ka bërë filmin të vecante.


18

E premte, 22 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? Luga e argjendtë

NJË RIKTHIM në traditën e kuzhinës shqiptare. Si të përgatisësh fërgesën origjinale të Tiranës

Receta nga Dhurata Thanasi

Këshilla

Origjina dhe formula e tavës së dheut

F

ërgesë Tirane, ose siç thonë “tironcit”: “Fërges Tirone”, është një pjatë që e kam shumë për zemër! Edhe pse origjina e familjes sime nuk është nga kjo trevë, dhe siç thuhet në raste të tilla nga “tironcit” “nuk e kena n’gjak”, në familjen time kjo pjatë është gatuar përherë. Dhe si shumë pjata të tjera tradicionale është emblemë e kuzhinës autoktone shqiptare. Duke biseduar me shumë miq të mi, që punojnë kahvite në sektorin e shërbimit të restoranteve apo dhe duke u konsultuar me amvisa të familjeve autoktone tiranase kam mësuar që, si çdo gatesë antike dhe e vjetër në kohë, fërgesës i është i vështirë përcaktimi me saktësi i zanafillës së saj si në kohë ashtu dhe në gjeografinë e territorit. Por fakt është që familje si Bakallët, Demnerët, Allajt, Petrelasit, Karaj-t, Tafaj-t etj, e kanë gatuar këtë pjatë në “fterret dhe tavat e dheit të tyne” sipas të njëjtës mënyrë. Një miku im, studiues i historisë së artit kulinar autokton shqiptar, Zoti Mondi Kikino, më shpjegoi që fërgesa tiranase mundi që t’i shpëtojë dhe “ngrirjes” së traditës që ushqimi social i periudhës së socializmit i imponoi kuzhinës shqiptare. Kjo pjatë ndjellëse dhe gjithë shije ka brenda saj përbërësit kryesorë të gatesave të kohës që e lindi si, t’lynin, ose vajin apo sallon (dhjamin e kafshëve), gjizën, mishin ose mëlçitë e zeza, miellin dhe specin djegës. Qepët dhe hudhrat, të cilat dhe ato janë pjesë përbërëse e recetës, sipas tiranasve, janë shtuar shumë më vonë, por që tashmë përbëjnë elementët kryesorë të saj. Shumëkush fërgesën e quan dhe tavë dheu, pasi përbërësit e saj pasi fërgohen, vendosen në një tavë dheu dhe futen në furrë “derisa me i dal t’lynit cipër”. Kjo gatesë nuk duhet ngatërru-

Si të kurseni paratë në shtëpi

DETAJ Enët që përdorim për të bërë një gatim, janë po aq të rëndësishme sa edhe përbërësit e recetës. Kështu për të bërë një fërgesë tirane ashtu sic duhet dhe sa më origjinale, ju duhet të keni një tigan me bazë 20-22 centimetra dhe patjetër një tavë dheu ose argjile. Zakonisht mund të përdoren disa tava të vogla thuajse për një person të vetëm.

P

ër të larë xhamat e shtëpive tona mund të përdorim ujë çezme dhe ta fërkoni me letër gazetash. Efekti qe do të kemi është “i befasueshëm”. Xhamat do të shkëlqejnë.

KURSIMI I ENERGJISË

ar me “fërgesën e verës” siç quhet dhe ndryshe fërgesa e gatuar me speca, domate, djathë të bardhë dhe vezë. Fërgesa autoktone, është e gatuar, sipas tiranasve në recetën që do të jap më poshtë, për të cilën falënderoj zonjën Zeqine Hoxha, një amvisë tiranase, që me endje e dëshirë gatuan dhe “mban gjallë” traditën e kësaj treve, mbi të gjitha mikpritëse, zemërbardhë dhe historike. Shpresoj ta shijoni dhe si çdo tiranas do t’ju uronte, ju them: “Ju boft mir ishallah!” FËRGESË TIRONE Përbërësit 500 gr mëlçi të zeza (ose dhe mish, kjo sipas dëshirës) 500 gr gjizë e bardhë 2 qepë mesatare 1 kokërr hudhër (sipas dëshirës) 1 lugë gjelle miell Pak spec djegës (jeshil, i kuq) 250 gr lëng mishi, ose ujë i ngrohtë 4-5 lugë gjellë vaj 2-3 gjethe dafine (sipas dëshirës, shumëkush nuk e duron dot aromën e fortë të mëlçive dhe dafina në këtë rast aromatizon dhe ul këtë efekt) Enët që nevojiten Tigan me bazë 20-22 cm Tavë dheu ose argjile

Përgatitja

Sekreti I gatimit

N

ë një tigan ku është nxehur vaji, hidhni mëlçitë e prera copacopa dhe fërgohini mirë. Kur të jetë arritur avullimi i gjithë lëngut që përmbajnë hiqeni nga zjarri dhe lëreni veçantë. Përseri në tigan shtoni vaj dhe qepët e prera hollë, fërgojini derisa të zverdhen, shtoni miellin dhe trazojeni me lugë druri në mënyrë që të shmanget formimi i topthave. Më pas shtoni lëngun e ngrohtë të mishit. Masës që është trashur i shtohet gjiza dhe trazohet që të njëtrajtësohet me qepën dhe miellin. Pasi fillon të ziejë, shtojini mëlçitë e zjera më parë, specin djegës, thelpijtë e hudhrës (të paprerë) trazojeni përsëri dhe transferojeni në tavën e dheut. Tavën futeni në furrë të nxehur më parë dhe piqeni derisa t’i dalë vaji sipër. Shërbejeni të nxehtë!

Kini parasysh se nëse keni furre sobe me ventilim është e mira që ta përdorni. Pjekja me ventilim do t’ju kursejë 30% të energjisë elektrike në krahasim me pjekjen e zakonshme. Përdorimi i “grill” ju harxhon së tepërmi energji ndaj e mira është ta përdorni vetëm në 5 minutat e fundit të pjekjes së tavës që keni në furrë.

TË MOS HARXHOSH UJË

Një mënyrë tjetër për të mos harxhuar ujin është momenti kur lahemi. Para se të lahemi, ujin e ftohtë që del nga dushi derisa të vijë i ngrohti, mund ta mbledhim në një legen dhe ta përdorim për ujitjen e luleve apo shpëlarjen e çorapeve apo shamive të duarve etj. Po të mendojmë sesa ujë derdhet kot në shtëpitë tona, nuk do të çuditemi më për faturën e fundmuajit.

ERA E PESHKUT

Pasi gatuani peshk duart tuaja mbajnë një erë të pakëndshme. Dy janë zgjidhjet: fshijini duart tuaja me disa pika të sode limoni ose pjekje dhe derdh qumështin një pak 'dhe disa pika lëng limoni dhe masazh për disa minuta. Për të parandaluar çdo lloj erë të pakëndshme në duart tuaja ju ndoshta mund të përdorni doreza e kuzhinës, por mos harroni se duart duhet të lahen me ujë të ftohtë, pasi uji i nxehtë e bën të qëndrushëm erën.

Info.com

Ushqimet që të dhurojnë nxirje të përsosur! V

era ka ardhur dhe shqetësimi kryesor i femrave mbetet lëkura e nxirë bukur, uniforme dhe me ngjyrë cokollate të parezistueshme. Por nëse mendoni që shpëtimi është gjetja e kremit të duhur atëherë jeni gabuar që e keni lënë veten të varur në një zgjidhje të vetme. Sepse ngjyra e bukur e trupit të nxirë mund të burojë fare mirë nga tryeza e ushqimit. Mos u cuditni sepse ushqimi përvecse ndikon në shëndetin tonë, është edhe një aleat i rëndësishëm për nxirjen e përsosur të lëkurës!

Nxirja nuk mund të realizohet pa një dietë të bazuar mbi ushqime specifike, të lehta dhe hidruese. Si këto që do të lexoni më poshtë.

Ushqimet e pasura me vitamina janë thelbësore dhe shërbejnë për të rritur prodhimin e melaminës! Por cilat janë këto ushqime që dhurojnë një nxirje të përsosur të lëkurës? Në vendin e parë është karrota, e cila është e pajisur më së miri me karoten. Pas karrotës është rradha e radikios. Më pas, janë kajsitë, pjeshkët, çikorja, marulet, pjepri i verdhë, selinoja, specat, domatet, shalqinjtë, luleshtrydhet dhe qershitë. Të gjitha këto kanë përqindje të lartë të vitaminës A. për të ruajtur lëkurën

nga plakja që favorizohet aq shumë nga orët e gjata në diell, duhen konsumuar ushqime me përmbajtje të lartë antioksidanti si frutat e pyllit, domatet apo grejpfruti. Por nëse nuk preferoni shumë frutat dhe perimet ateherë keni një zgjidhje. Djathi dhe veza janë dy ushqime “pro nxirjes”, por sigurisht që ato shkaktojnë edhe djersitje. Ndërsa për të mbajtur sa më gjatë nxirjen e lëkurës suaj duhet të konsumoni ushqime të pasura me omega 3 e 6, si peshku dhe qumështi.

Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651


E premte, 22 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi?

19

NËSE nuk ju pëlqen futbolli, ja disa ide për të shfrytëzuar 90 minutat e mbushura me tifozeri në shtëpitë tuaja PROGRAMACIONET E FILM TV SOT TOPCHANNEL

K

ampionati Europian mbizotëron ngado që hidhni sytë? Nuk arrini të bëni asgjë sepse ndeshjet e futbollit kanë joshur bashkëshortët tuaj? Shtëpitë tuaja janë kthyer në pika referimi për miqtë që bëjnë tifo duke ngrënë e duke pirë para televizorit? Nëse jenë ndër ato gra që nuk ju pëlqen aspak futbolli duhet të gjeni një zgjidhje që ato 90 minuta të mos shndërrohen në një ferr të vërtetë për ju. Po çfarë të bëni ndërkohë? Ka disa mundësi të mira për të lënë të qetë tifozët dhe për të kënaqur veten tuaj, ja disa ide. Së pari kujtoni se cilat gjëra keni shtyrë vazhdimisht për shkak të mungesës së kohës. Bëni një listë dhe shikoni mundësinë e realizimit të tyre. Ndërkohë ja dhe sugjerime të tjera EKSPERIMENTONI NË KUZHINË Ja dhe idea e parë. Nëse e dashuroni kuzhinën dhe e mbani veten të aftë për përgatitjen e pjatave të ëmbla dhe të kripura, përse të mos përfitoni nga ato 90 minuta që të bëni një recetë të re? Mund të eksperimentoni recetën e një torte të kripur, salce për makarona apo një ëmbëlsirë speciale, ndoshta me fruta meqë jemi në stinën e nxehtë. Do të kaloni kohë duke u marrë me diçka dhe në rast se skuadra e tij e zemrës do të humbë do të keni mundësi ta ngushëlloni me një pjatë të mirë; LUANI ME MODËN Nëse jeni të joshur nga moda dhe ju pëlqen që të ka-

20:00 Emisioni “Fiks Fare” 20:50 “Rrezikshem se bashku” Film

KLAN 20:10 “Provat e krimit” pj.19 21:00 Emisioni “Zonë e lirë”

VIZION+

10 mënyrat për t’i “mbijetuar” Europianit Sugjerimet për të mundur futbollin loni kohën duke parë veshjet dhe aksesorët, ja idea që bën për ju: online mund të kërkoni disa faqe ëeb të cilat ofrojnë një modele që mund ta veshësh sipas stilit tënd. Janë të gjitha llojet e veshjeve dhe aksesorëve. Do t’ju duke sikur jeni kthyer në fëmijërinë tuaj, vetëm se tani nuk luani më me kukulla lodër por virtuale; RREGULLONI DOLLAPIN Kjo është një nga ato gjëra që një grua e shtyn në pafundësi. Të vësh në rregull dollapin tënd do të thotë të

kalosh orë të tëra zhytur në veshje, duke treguar një durim të madh. Mes komenteve të fillimit të ndeshjeve, lojës, shtesave të mundshme dhe moviolës do të keni mundësi që të vini në vend e në rregull të gjtha rrobat tuaja; TAKIM ME SHOQET Përse të mos përfitoni nga një ditë sporti dhe të pini një aperitiv apo një kafe me shoqet? Sigurisht që nuk mund të ëndërroni ta bëni këtë gjë në shtëpinë tuaj nëse ai është ulur në divan për të parë ndeshjen;

SHIKONI NDONJË FILM ROMANTIK Nëse dashuroni filmat dhe dozë të lartë romanticizmi, por ai nuk ju shoqëron, sepse u duken të mërzitshëm atëherë përfitoni nga ndeshja që të shikoni një dvd me filma, mos harroni letrat sepse do të emocionoheni shumë; LEXONI NJË LIBËR Asnjëherë nuk është keq të kaloni kohën e lirë me një libër në duar. Mund të zgjidhni ndonjë titull nga botimet e reja ose t’i riktheheni një libri të

bibliotekës suaj. Natyrisht që leximin nuk mund ta bëni në shtëpi nëse aty shihen ndeshjet, por mund të gjeni diku në vend të qetë për të lexuar pa u shqetësuar. SHËTITJE NË AJËR TË PASTËR Nëse jeni e lodhur nga shtëpia, bëni një shëtitje në vende ku mund të gjeni qetësinë, ndonjë park, lulishte ose nëse keni pranë detin, një shëtitje në bregun e tij, do t’ju relaksonte shumë.

“Sanctus”, misteri që trondit botën anctus” ose e fshehta që do të tronditë botën, nga Simon Toyne, tani është e mundur të lexohet edhe në shqip. Romani flet për flijimin e një njeriu që kthehet në kërcënim për një konspiracion të lashtë sa vetë njerëzimi. Një burrë ngjitet në majë të ndërtesës më të lashtë ende të banuar në botë, në një mal të quajtur Kështjella, që ngrihet mbi një qytet të vogël të Turqisë. Por s’bëhet fjalë për një ngjitje dosido, por për diçka simbolike, që e sheh bota mbarë. Sidoqoftë, janë të paktë ata që i kuptojnë pasojat e gjithë kësaj. Për Katrina Manin kjo ngjarje përbën provën se diçka e madhe është duke ndodhur. Për Sancti-t, murgjit e fshehtë

DIGITALB 19:30 “Ne udhekryq” Drame 21:00 “Oliver Tuisti” Autor

E SHTUNË TOPCHANNEL 19:45 Emisioni “Pop Channel” 20:45 “MTV music award"

KLAN 20:05 “Prova e krimit” pj 20 20:50 “Ezel” pj 107, 108

VIZION+ 20:00 “Mos e beso po deshe” 21:00 “Bukuri amerikane”

DIGITALB 19:30 “Keshilltari i dashurise” Komedi 21:00 “Shpimi” Hits

Libri

S

19:55 “Jetë e dyfishtë” 21:00 Emisioni “Debat”

që jetojnë brenda në Kështjellë, ajo rrezikon të sjellë fundin e gjithë asaj që ata kanë ngritur. Dhe ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta ndaluar, qoftë dhe të vrasin ...Liv Adamsenit, gazetare, kjo ndodhi i sjell në mend kujtimin e të vëllait që ka humbur, çka e bën të ndërmarrë një udhëtim deri në anën tjetër të botës ...Dhe aty ajo do të bëjë një zbulim aq

tronditës, që ka për të ndryshuar gjithçka ...Por mjafton kurajo e një gruaje për të hedhur më në fund dritë mbi një të fshehtë të tmerrshme? Kësaj pyetje mund t’I jepni përgjigje pas leximit romanit. Libri është një ndër romanet më të lexuar dhe të përkthyer të vitit 2011. Ai vjen në shqip me përkthimin e Aleko Mingës.

E DIEL TOPCHANNEL 20:05 “Exclusive” 21:00 "Te zgjosh te vdekurit" Film

KLAN 20:10 “Anatomia e Greit” pj.111 21:00 "Fjalori i shtratit" film

VIZION+ 19:45 “FBI files” pj.48 20:45 “Sketch show”

DIGITALB 21:00 “Qendresa e hekurt” Hits 21:00 “Armagedon” Aksion


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.