Page 1

Rikthehet kërkimi shkencor në mjekësi

Aspirina, një shpresë e re kundër kancerit

M

A

e përfundimin e zgjedhjeve për drej tuesit e fakulteteve, duket se shumë prej tyre kanë filluar të implementojnë menjëherë programet... Faqe 18

A

duhet të marrim të gjithë aspirinë që të parandalojmë kancerin? Kjo pyetje ringrihet sërish pas publikimit para 2 javësh të tre studimeve të reja... Faqe 17

Botim zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, Nr371, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.9

LMEDICU BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM

FEMIJET AUTIKE, SFIDE-DIAGNOSTIKIMI I SAKTE

“Jemi si çdo fëmijë, thjesht ndryshe!’’ Shqipëri, shtohen 78% rastet në 10 vitet e fundit 

TIRANE

P

        

Faqe 16

Joga, bashkon trupin, mendjen dhe shpirtin e këtë praktikë kaq të lashtë dhe kaq të dobishme u njoha rreth vitit ’97. Ishin momentet e para kur dëgjova për të dhe natyrshëm ndjeva një interes më të thellë. Fillova të ndiqja klasa joge dhe si rrjedhim mbas çdo praktike ndieja nevojën e brendshme për të shkuar përsëri herën tjetër. Gjë që vjen natyrshëm në rast se dikush fillon...

ër një kohë të gjatë vështirësia kryesore me fëmijët autikë mendohej të ishte pamundësia për të krijuar marrëdhënie me njerëz të tjerë. Fëmija autist duket i tërhequr nga bota e njerëzve. Sipas një studimi te fundit pranohet se autizmi eshte rezultat i defiçiteve të natyrës konjitive (njohëse). Natyra dhe origjina e këtij defiçiti nuk është shumë e qartë, por është e sigurt se ky ai shoqërohet me vështirësi të komunikimit. Fëmijët autikë kanë vështirësi në të kuptuarit dhe të arriturit të konkluzioneve nga situata dhe ngjarje të ndryshme, veçanërisht situatat sociale. Si në të gjitha rastet apo të problemeve në zhvillim, ekziston një shumëllojshmëri sjelljesh që karakterizojnë... Faqe 14 Drejtor: Taulant MUKA Kryeredaktore: Jana NANO Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Redaksia: Alba Kuqi Arminda Avdulaj Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Eralda Asllanaj Erklida Sula Marinela Kumaraku

Stil jetese

M

ODESA DYLGJERI

E ENJTE 05.04.2012

Foshnjet

     

Mirald Gina

Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT

     

Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Faqe 15

Si të qetësojmë të qarat e tyre të pandërprera?

K

olika është një gjëndje ku foshnja qan në mënyrë të përsëritur. Përkufizimi që përdorin mjekët është: foshnja qan për më shumë se 3 orë në ditë, për më shumë se 3 ditë në javë, për të pakten 3 javë. Kolika është e shpeshtë dhe stresuese. Zakonisht largohet në moshën 3-4 mujore. Një bebe e sapolindur dhe e shëndetshme ka periudha...


14

E enjte, 5 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Fëmijët autikë ODESA DYLGJERI

P

ër një kohë të gjatë vështirësia kryesore me fëmijët autikë mendohej të ishte pamundësia për të krijuar marrëdhënie me njerëz të tjerë. Fëmija autist duket i tërhequr nga bota e njerëzve. Sipas një studimi të fundit pranohet se autizmi eshte rezultat i defiçiteve të natyrës konjitive (njohëse). Natyra dhe origjina e këtij defiçiti nuk është shumë e qartë, por është e sigurt se ai shoqërohet me vështirësi të komunikimit. Fëmijët autikë kanë vështirësi në të kuptuarit dhe të

LMEDICU

VËSHTIRËSIA e fëmijës autik duket se është pamundësia për të përdorur eksperiencat e mëparshme për të kuptuar situatën konkrete dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre

Shtohen me 78% rastet edhe në vendin tonë

preferojnë stimuj nga jashtë, por preferojnë stimuj që i prodhojnë vetë. Kjo mund të jetë si rezultat i paaftësive për të kuptuar ambjentin dhe për ta prezantuar atë në një mënyrë të kuptueshme. Veprimet e thjeshta e të përsëritura mund t’i japin fëmijëve autikë emocione të mundshme për tu përjetuar prej tyre. PERCEPTIMI TE FËMIJËT AUTIK Reagimi i fëmijëve autikë ndaj ndijimeve të tyre nuk është shumë i qartë. Disa herë ata mund të sillen sikur nuk i përjetojnë zhurmat, dritat, ar-

Socializimi Fëmijët autikë tentojnë të qëndrojnë larg prindërve, nuk reagojnë kur prindërit kthehen pas një largimi të gjatë. Një nga karakteristikat e këtyre fëmijëve është paaftësia e tyre për të përdorur kontaktin trupor si mjet sigurie dhe rehatie.

omat. Ata mund të reagojnë ndaj zhurmave të larta; mund të mos reagojnë ndaj një personi që e njohin mirë; mund

të tregohen indiferentë ndaj dhimbjeve dhe të ftohtit. Por, në raste të tjera ata mund të reagojnë fuqishëm duke bërë të njohur se shqisat e tyre janë të kompletuara. Ata mund t’ia ngulin sytë një llampe të ndezur apo vetëm një pjese të caktuar të murit. Ata mund të pastrojnë me thua një sipërfaqe të vogël për orë të tëra. Fëmijët autikë kanë frikë nga objekte krejt të zakonshme, frikë që mund të eleminohet me largimin e objektit. Nga ana tjetër, fëmijët autikë mund të tregohen trima përballë situatave krejt të frikshme për fëmijët normalë.

Këto rezultate mund të shpjegohen me faktin që fëmijët autikë kanë vështirësi për t’i dhënë kuptim ambjentit. Ata nuk e perceptojnë lodrën që ndërtojnë si përfaqësuese të diçkaje që ekziston në botën reale. Përsa i përket aftësive vizuale-hapësinore, fëmijët autikë duket se kanë aftësi të kujtojnë pozicionet e objekteve dhe kjo mbase ndikon në lojrat ndërtuese. Fëmijët autikë pëlqejnë rregullin dhe grumbullimin e lodrave në një vend. Dëshira për të ndërtuar mund të justifikohet me tendencën për të vendosur pjesët në vendin e tyre. Aftësitë vi-

Më nga afër...

A i kuptojnë ata situatat përreth F

ëmijët autikë duket se janë ko mplet të pandërgjegjshëm për sjelljet e tyre. Një fëmijë autik mund të ekspozojë sjellje krejt ekstreme, siç mund të jetë zhveshja në mes të rrugës, britma të drejtuara njerëzve të tjerë. Ata nuk duket se i bëjnë këto sjellje me qëllim tërheqjen e vëmendjes së njerëzve të tjerë, siç mund të ndodhë me fëmijët normalë. Qëllimi nuk është efekti i kësaj sjellje mbi njerëzit e tjerë, pasi ata e kanë të vështirë të kuptojnë e të parashikojnë se si ndjehen të tjerët për sjelljen e tyre. Duhet thënë se paaftësia për të kuptuar ambjentin që e rrethon si dhe aftësia për të mbajtur mend gjërat ashtu siç kanë ndodhur herën e parë, bëhen shqetësuese në momente të caktuara. Një karakteristikë tjetër e fëmijëve autikë është shqetë-

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

“Jemi si çdo fëmijë tjetër...thjesht ndryshe!’’

Fëmijët autikë kanë vështirësi për t’i dhënë kuptim ambjentit. Ata nuk e perceptojnë lodrën që ndërtojnë si ekzistuese në botën reale arriturit të konkluzioneve nga situata dhe ngjarje të ndryshme, veçanërisht situatat sociale. Si në të gjitha rastet apo të problemeve në zhvillim, ekziston një shumëllojshmëri sjelljesh që karakterizojnë fëmijët e etiketuar autist. Por këto sjellje jo gjithmonë prezantojnë të njëjtën shkallë apo manifestohen në të njëjtën mënyrë. NDRYSHIMET NË LËVIZJE Fëmijët autikë arrijnë nivelet kryesore të zhvillimit motor pothuaj në të njëjtën moshë me fëmijët normalë, me një diferencë fare të vogël. Megjithatë disa aspekte të sjelljes motore janë normale, për shembull: ata kanë një mënyrë karakteristike të të qëndruarit në këmbë me kokën e përkulur përpara sikur duan të prekin dyshemenë. Kur ecin, shumë prej tyre ngrihen në majë të gishtave, pa i lëvizur krahët fare. Shpesh këta fëmijë shihen të përsërisin një lëvizje të caktuar herë pas here ( mund të rrotullohen rreth një këmbe, të shkund krahët, të tundë duart). Këto lëvizje të përsëritura bëhen zakonisht kur ata janë të acaruar apo kur mësohen me një eksperiencë. Në raste të tjera fëmijët autikë duket se i japin stimuj vetvetes, për shembull: lëvizin duart para syve, mund të rrotullohen për një farë kohe pa iu marrë mendja. Kështu të rrotulluarit e vetes, dhe të rrokullisurit janë disa forma të stimulimit të vetvetes kur mungojnë stimujt nga të tjerët. Ata nuk

A

simi që krijohet tek ata nga ndryshime qofshin këto fare të vogla, si për shembull ndryshime të

dhomës, të orarit të veprimeve etj. Ata tregojne kujdes për disa gjëra të cilat dhe i vëzhgojnë në detaje. Kjo shkakton shqetësime nëse gjërat nuk janë ashtu siç mbahet mend. Shpesh shqetësimi i fëmijëve autikë vazhdon derisa gjërat të rikthehen në formën e tyre të parë. Fëmijët autikë në shumicën e rasteve janë fëmijë të trishtuar. Ata mund të qajnë dhe të ndjehen të trishtuar pa asnjë arsye konkrete. Ka raste që arsyeja e trishtimit është e lidhur me ndryshimet, siç edhe u përmend më lart, por ky nuk është i përgjithshëm. Ata mund të ndjehen të trishtuar për arsye të dështimeve apo frustracioneve të ndryshme. Kjo na bën të mendojmë se ata kanë një ndërgjegjësim më të lartë. Ata nuk janë një pengesë e shoqërisë, por një nga ne .

zuale-hapsinore tek fëmijët autik në krahasim me fëmijët normalë mund të justifikohen me aftësinë e kufizuar për të kuptuar ambjentin. Kështu për shembull një fëmijë autik e vë re një copë të vogël letre mbi qilim dhe do ta heqë me dorë për ta hedhur në plehra. Ndërkohë që një fëmijë normal nuk e vë re fare. Këta fëmijë harxhojnë shumë kohë për t’i vendosur objektet në një mënyrë të saktë, dhe vënë re çdo lloj ndryshimi, sado i vogël që të jetë ai. Ata duket se janë veçanërisht shumë të ndjeshëm në vendosjen hapsinore të objekteve. As objektet e as vendosjet e tyre nuk duket se kanë ndonjë kuptim të veçantë për ta. Për fëmijën autik theksi vendoset në vlerën perceptuale të objekteve të grumbulluara. Sa inteligjentë janë fëmijët autiktë? Shumica e fëmijëve autikë janë intelektualikisht të vonuar. Mendohet se koefiçenti intelektual i tyre mund të shkojë edhe nën 50. Gjenden pak fëmijë autikë që janë me inteligjencë normale, profili intelektual i fëmijëve autikë është krejt i veçantë. Një nga vështirësitë kryesore të fëmijëve autikë duket se është pamundësia për të përdorur eksperiencat e mëparshme për të kuptuar situatën konkrete dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre. Ata duket se nuk janë në gjendje të organizojnë atë çka ata janë duke bërë. Megjithatë ata janë në gjendje të klasifikojnë në mënyrë sistematike objektet që i gjejnë në ambjentin e tyre. Ata duket se janë të fiksuar në të tashmen dhe ju mungon imagjinata. Si ndikon autizmi në ndërveprimin me të tjerët? Fëmijët autikë tentojnë të qëndrojnë larg prindërve, ata nuk reagojnë kur prindërit kthehen pas një largimi edhe të gjatë. Një nga karakteristikat e këtyre fëmijëve është paaftësia e tyre për të përdorur kontaktin trupor si mjet sigurie dhe rehatie. Ata nuk të përgjigjen me të qeshur kur dikush u jep një të qeshur, ata mundet të mos thonë mirupafshim kur dikush i thotë mirupafshim, ata mund të mos duartrokasin kur gjithë njerëzit e tjerë duartrokasin. Kështu një person autik nuk është në gjendje të kuptojë se personi të cilit po i flet është mërzitur me të dhe këtë e tregon fakti që ai po vështron nga dritarja për disa minuta tashmë. Ata tregojnë pak ose aspak aftësi për të përshtatur sjelljen e tyre ndaj nevojave dhe interesave të të tjerëve.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 5 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Të sapolindurit

15

MIQ DHE FAMILJARË dëshirojnë të ndihmojnë. Gjithsesi, përpiquni të shmangni praninë e shumë njerëzve njëherësh, pasi kjo krijon atmosferë të tensionuar

Si të qetësojmë të qarat pa pushim Këshilla për prindërit, përkujdesja me turne DEA QIRJAQI olika është një gjend je ku foshnja qan në mënyrë të përsëritur. Përkufizimi që përdorin mjekët është: foshnja qan për më shumë se 3 orë në ditë, për më shumë se 3 ditë në javë, për të pakten 3 javë. Kolika

krahë ndërkohë që qan e ndihmon ta pushojë. Gjithsesi, një bebe me kolikë mund të mos e qetësosh dot. Në të tilla raste është e pranueshme ta lësh beben të qaj për pak, kur je i sigurtë që nuk ka as uri, as ftohtë, as vapë, as nuk është lagur që të mos ndihet rehat. Ki parasysh – asnjëherë mos e tund beben.

E qara mund të duket ndryshe dhe më e mprehtë se normalisht. Duket sikur po qetësohet kur papritur shpërthen përsëri në të qara. Mund të qetësohet dhe të acarohet herë pas here deri sa e zë gjumi

Nuk ka kurë që trajton kolikat. Çdo prind ka mënyrën e vet të qetësimit të fëmijës. Mos u dëshpëroni. Mbani parasysh që ju si prind nuk keni qenë shkaktarët e kolikës, ajo largohet në moshën 3-4 muajshe

K

është e shpeshtë dhe stresuese. Zakonisht largohet në moshën 3-4 mujore. Një bebe e sapolindur dhe e shëndetshme ka periudha të qari. Fëmija qan sikur të ketë dhimbje edhe pse pa arsye. Metodat e zakonshme për ta qetësuar nuk funksionojnë shumë mirë. Nuk pranon të ushqehet dhe mund të mbledhë gjunjët te barku. Ndonjëherë dëgjohen gurgullima nga barku i fëmijës. E qara mund të duket ndryshe dhe më e mprehtë se normalisht. Duket sikur po qetësohet kur papritur shpërthen përsëri në të qara. Mund të qetësohet dhe të acarohet herë pas here deri sa e zë gjumi. Pjesën tjetër të kohës është shumë mirë. Gjithsesi krizat e të qarave shpërthejnë rregullisht, zakonisht darkave, po mund të ndodhin në çdo kohë. Këto atake gradualisht pakësohen dhe largohen në moshën 3-4 muajshe. Të ndihmosh beben me kolikë dhe prindërit e tij Nuk ka kurë që trajton kolikat. Çdo prind ka mënyrën e vet të qetësimit të fëmijës. Nuk duhet të dëshpëroheni. Mbani parasysh që ju si prind nuk keni qenë shkaktarët e kolikës. Gjithashtu, kolika

SHKAKTARËT

Pse qajnë vazhdimisht fëmijët e sapolindur?

S

hkaku nuk është i qartë. Termi kolikë për doret sepse mendohet që bebi ka dhimbje abdominale (barku). Studime tregojnë që kolikat lidhen me ndryshimet në nivelin e hormoneve që kontrollojnë lëvizjen e muskujve të zorrëve. Një teori thotë se bebet me kolika kanë një balancë anormale të bakterieve në zorrë, që rregullohet gradualisht pas disa javësh. Një tjetër teori është ajo që shpjegon intolerancën ndaj laktozës që ndodhet në qumësht. Duhanpirja aktive ose pasive gjatë barrës mendohet se rrit shanset për kolika. Mund të jetë edhe kombinim i këtyre faktorëve ose mund të ketë shkaqe të tjera të panjohura. Disa prindër madje ndjehen që kanë gabuar diku me fëmijën e tyre por kjo nuk është e vërtetë. largohet në moshën 3-4 mujore, ndonjëherë më herët. Kontrolloni për shkaqe parehatie Sigurohuni që fëmija nuk ka ftohtë, nuk ka uri dhe që ndrrohet herë pas here. Reduktoni ankthin Edhe të sapolindurit ndjejnë ankth. Kjo i përkeqëson gjërat. Përpiquni të krijoni një atmosferë relaksuese. Nëse mundet, hani një vakt para se kolika të fillojë (sidomos në

mbrëmje). Sa më i qetë të jeni ju, aq më mirë do mund të merreni me fëmijën tuaj. Kolikat ndodhin më shpesh kur nëna ka depresion paslindjes ose ndihet shumë keq pas lindjes së fëmijës. Nëse ju ndodh kështu, konsultohuni me doktorin tuaj. Qetësimi Është e natyrshme që të përpiqesh të qetësosh një bebe që qan. Ta mbash në

Nëse ke nevojë për t’u larguar pak nga e qara e madhe, vendoseni beben me kujdes në krevat dhe ikni nga dhoma për 10 minuta. Mund të bëni diçka që t’iu ndihmojë juve – t’i telefononi një miku apo të pini një filxhan çaj. Pauzë Miq dhe familjarë dëshirojnë të ndihmojnë. Gjithsesi, përpiquni të shmangni praninë e shumë njerëzve njëherësh, pasi kjo krijon ankth. Është më mirë sikur të lihet një person pastaj një tjetër. Bëjeni me rradhë nëse ju ofrojnë ndihmë. Pra nëse keni mundësi, lini dikë tjetër të kujdeset për beben tuaj dhe bëni pak pushim. Nëse keni partnerin, mund t’iu ndihmojë edhe ai që të kujdeseni për fëmijën me “turne”. Shumica e nënave, edhe me partnerë, gjithmonë përpiqen që t’i bëjnë vetë turnet e natës. Kjo rezulton në tejlodhje. Duhet të lejoni edhe bashkëshortin tuaj në mënyrë që të keni shplodhje të mjaftueshme që të prodhoni sasinë e duhur të qumështit për fëmijën. Intoleranca ndaj laktozës Studime kanë treguar që bebe me kolikë mund të mos e tolerojnë laktozën. Mund të provohet zëvendësimi i qumështit të lopës me

KËSHILLA POPULLORE Zhurmat Disa thonë që zhurmat e lehta ndihmojnë në qetësimin e kolikave të bebes. Zhurmat e lehta në sfond janë zhurma jo specifike si ajo e fshesës me korent, e lavatriçes etj. Ju mund të blini edhe CD me zhurma të tilla “të bardha” për të qetësuar fëmijën tuaj. Nuk ka prova shkencore që tregojnë që kjo mënyrë funksionon, por ja vlen ta provoni. Udhëtimi në makinë Kur bebi qan mund të provoni t’i bëni një shëtitje me makinë. Ndoshta “zhurma e bardhë” e motorit të makinës dhe lëvizjet lëkundëse të saj mund të qetësojnë fëmijën. Gjithashtu një shëtitje me bebin në krahë mund të jetë e dobishme. Mënyra komplementare dhe alternative Ka disa mënyra alternative që këshillohen. Përveç një teknike që quhet akupunturë normale (që konsiston në ushtrimin e një presioni minimal në shpinën e duarve) asnjë tjetër nuk është provuar të jetë efektive. Jo të gjitha metodat alternative nuk përmbajnë rrezik. Për shembull, disa produkte herbale kanë shkaktuar reaksione të rënda në disa bebe dhe nuk rekomandohen. qumësht që ka pak ose aspak laktozë (psh. qumësht soje). Ky lloj qumështi quhet ndonjëherë qumësht hipoalergen. Një metodë që mund të përdoret është hedhja e disa pikave laktazë në qumësht, e cila shkatërron laktozën. Sapo bebi të ketë përmirësim duhet të provoni përsëri me qumështin e zakonshëm. Dieta e nënave që ushqejnë me gji Nqse jepni gji, ka evidenca që tregojnë se është mirë të ndërprisni qumështin e lopës,

produktet bulmetore, vezët, lajthitë dhe kafeinën. Disa gra gjithashtu ndërpresin edhe djegëset dhe qepët edhe pse kjo nuk është e vërtetuar shkencërisht. Nqs fëmija nuk ka ndryshim pas ndryshimit të dietës tuaj, mund t’i ktheheni asaj të mëparshmes. Po medikamentet? Nëse gjërat e thjeshta nuk funksionojnë, mund të përdorni medikamente të quajtura simetikon. Dicikloverina është përdorur dikur por tani konsiderohet e pasigurtë.


16

E enjte, 5 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Stil jetese ARMINDA AVDULAJ

N

jë instruktore e jogës...shqiptare! Nuk jemi mësuar me këtë togfjalësh. Mund të na tregoni cili ka qënë kontakti i parë me jogën? Me këtë praktikë kaq të lashtë dhe kaq të dobishme u njoha rreth vitit ’97. Ishin momentet e para kur dëgjova për të dhe natyrshëm ndjeva një interes më të thellë. Fillova të ndiqja klasa joge dhe si rrjedhim mbas çdo praktike ndieja nevojën e brendshme për të shkuar përsëri herën tjetër. Gjë që vjen natyrshëm në rast se dikush fillon ta praktikojë këtë disiplinë. Kam studiuar KUNDALINI YOGA e më pas në 2010 HATHA YOGA, e çertifikuar në Amerikë. Besoj dhe ndjej se të dyja së bashku më kanë rritur si individualisht dhe profesionalisht në këtë fushë. Unë punoj duke mbajtur si parim të rëndësishëm shprehjen: praktika është nëna e suksesit, prandaj janë të nevojshme disiplina dhe praktika e vazhdueshme.

A

LMEDICU

INTERVISTË ekskluzive me instruktoren shqiptare të jogës Gerantina Kulla e cila na tregon për sekretet dhe teknikat e meditimit të kësaj disipline që po lëvrohet edhe në Shqipëri

Joga, bashkon trupin, mendjen dhe shpirtin

shpirt, si dhe të gjitha këto me energjitë universale apo forcën e krijimit. Frymëmarrja dhe teknikat e saj janë thelbësore. Vazhdohet me disa teknika frymëmarrjeje që ndikojnë drejtpërdrejt në rinovimin e energjive në sistemin nervor, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, të funksionit të mushkërive, të zemrës, pasi frymëmarrja ndikon direkt në purifikimin e gjakut, i cili duke lëvizur në kapilarë, vena e arterie përcjell drejtpërdrejtë energjinë e re që hyn në trup nëpërmjet frymës. Kështu mundësohet harmonia, mbarëvajtja e mirë dhe rigjenerimi i organeve të trupit. Më pas vazhdohet me ASANAT (ushtrime fizike) të shoqëruara gjatë gjithë kohës me frymëmarrje. Këto ushtrime kërkojnë përqëndrim, përkushtim e vetëdije, pra të jesh prezent dhe i ndërgjegjshëm për mënyrën se si merr frymë dhe se si ndihesh nga çdo grupmoshë, duke fil- gjatë kohës që qëndron në luar nga 5 vjeç deri te të një pozicion të caktuar. Relaksimi është procesi që moshuarit. Natyrisht, praktika përshtatet në varësi të vjen më pas, ku të gjithë grupmoshës. Në botë, joga praktikantët shtrihen mbi praktikohet shumë nga mos- tapet dhe qëndrojnë në këtë hat e mesme dhe nga mosha pozicion për rreth 15 minuta e tretë; pa dyshim, edhe në (ka raste dhe më shumë). Ky Shqipëri kjo praktikë do të proces është i rëndësishëm vinte në ndihmë për këto për të qetësuar sistemin nergrupmosha. Individët e vor, për të rikuperuar enmoshës së dytë dhe të tretë ergjitë psikofizike. Pra, si pandodhen në një fazë delikate, sojë e relaksimit vjen rinoviku asgjë nuk rinovohet më mi i energjive të shpirtit, në vetë në rast se nuk zgjedh të mënyrë që kur të zgjohemi të bësh diçka. Pra, për këto ndihemi totalisht të freskët, mosha është shumë e rëndë- më të qartë dhe më të sishme lëvizja dhe, në këtë kthjellët se më parë; shumë rast, joga sjell shumë të mira. më të gatshëm për të filluar në mënyrë më energjike akSi zhvillohet klasa e tivitetet tona. jogës në studion tuaj, Dhe siç thotë një shprehje çfarë strukture ka? shumë e njohur, ëmbëlsira ruhet për në fund. E mbyllim prakRelaksimi është procesi që vjen më tikën e jogas me meditim. Meditipas, ku të gjithë praktikantët shtrimi është shumë i hen mbi tapet dhe qëndrojnë në rëndësishëm për këtë pozicion për rreth 15 minuta t’i dhënë llustrimin apo shkël(ka raste dhe më shumë). Ky qimin e fundit proces është i rëndësishëm për të mendjes. Pra, përqetësuar sistemin nervor, për të dorim ASANAT, rikuperuar energjitë psikofizike ushtrime fizike, për zgjimin dhe hapjen e zonave të Klasa në studion tonë zh- trupit në mënyrë që të lejovillohet sipas standartit të hen energjitë e reja që të përcaktuar, duke respektuar depërtojnë sa më thellë në etikën dhe traditën e jogës. sistemet e duhura, në Ekziston një formulë e brendësi të çdo organi, duke thjeshtë e cila duhet ndjekur. vazhduar më tej me RELAKPraktika në klasë fillon me SIMIN dhe MEDITIMIN, të një përshëndetje, ulur këm- cilat janë të domosdoshme bëkryq dhe me pëllëmbët e dhe thelbësore për një shënbashkuara në zemër, në det sa më të mirë të mendjes. mënyrë që të lejohet vetja Në çdo praktikë harmonidhe shpirti që të jenë pjesë e zojmë dhe ekuilibrojmë bashkimit mendje, trup dhe trupin, mendjen dhe shpirtin.

Rezultate pozitive në shumë sëmundje

Është dëgjuar shumë të flitet për disiplinën e jogës, por në të vërtetë, çfarë është joga? Çfarë është joga?! Është një pyetje që mbart me vete shumë përgjigje. Joga është një disiplinë dhe një art i lashtë që i ka fillimet e saj më turë treshe që është qenia shumë se 5000 vjet para. Për jonë, e dizenjuar për të funkdisa njerëz është ushtrim fiz- sionuar në harmoni: TRUP, ik për gjallëri dhe shëndet, MENDJE dhe SHPIRT. për një formë më të mirë fizike. Për disa të tjerë, është Ju e praktikoni jogën sistem psikologjik që zhvillon në mënyrë të vazhpotencialin e psikikës, me dueshme, sa ndikon joga fjalë të thjeshta është një mar- në jetën tuaj të përditrëdhënie që na tërheq për të shme? bashkuar energjitë individuale me ato universale, pra është një prak- Frymëmarrja dhe teknikat e saj tikë me anë të së janë thelbësore. Vazhdohet me disa cilës ne mund teknika frymëmarrjeje që ndikojnë të kontrollojmë e drejtpërdrejtë në rinovimin e menaxhojmë energjitë tona energjive në sistemin nervor, në psikofizike shumë përmirësimin e qarkullimit të të domosdoshme gjakut, të funksionit të mushkërive, për të përballuar të zemrës dhe të frymëmarrjes të përditshmen, për të qënë më të freskët, më të gjallë, më të Joga pa dyshim ndikon zgjuar...pra, më në formë! 100 për qind në jetën time. Siç Është pa diskutim një thashë dhe më lart, më ndihpraktikë shëruese sepse mon të ruaj harmoninë e ndikon drejtpërdrejtë në çlir- trupit, mëndjes dhe shpirtit, imin e stresit apo energjive duke më karikuar me energji negative të akumuluara në të reja, të domosdoshme për trup si pasojë e përballjes me të përballuar detyrat e së detyrat e së përditshmes. Joga përditshmes. Këto janë aspena ndihmon, na kujton dhe na ktet më të rëndësishme mbi të drejton për të qenë prezent në cilat joga punon, por natyrkëtë moment, për t’u ndjerë isht, praktikimi i saj sjell në më të bashkuar në këtë struk- tërësi një formë më të arrirë

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Përfitime

fizike, duke kuruar trupin brenda dhe jashtë. Ashtu si dhe për shumë të tjerë që e praktikojnë atë dhe tek unë kjo disiplinë është kthyer automatikisht në stil jetese. Cilat janë disa prej përfitimeve që vijnë nga praktikimi i jogës? Në cilat raste do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së jetës praktika e jogës? Të mirat e jogës janë të shumta. Ajo punon direkt në mendjen tonë, në mënyrën se si ajo funksionon, në trupin tonë, në shëndetin fizik dhe, si rezultat, në shpirt, i cili përfaqëson energjinë apo esencën e jetës. Joga ndikon në mënyrë të drejpërdrejtë në shëndetin tonë dhe në mbarëvajtjen e sistemeve të organeve, te të cilat bazohet dhe funksioni i organizmit: sistemi nervor, imunitar, i frymëmarrjes, urinar, tretës, endokrin, skeletik dhe muskulor. Secili sistem përfshin organet përkatëse. Dhe kur të gjitha këto sisteme janë në balancë apo kontroll, pa dyshim që ne gë-

Të mirat e jogës janë të shumta. Ajo punon direkt në mendjen tonë, në mënyrën se si ajo funksionon, në trupin tonë, në shëndetin fizik dhe, si rezultat, në shpirt, i cili përfaqëson energjinë apo esencën e jetës

zojmë një shëndet shumë të mirë fizik. Shumë sëmundje vijnë si rezultat i çekuilibrimit ose dobësimit të një prej sistemeve të përmendura më lart. Në periudhën në të cilën jetojmë ndodhemi shpesh përpara gjendjes së stresit, i cili përfaqëson faktorin numër një të plakjes së parakohshme apo dhe shkaktarin e dobësimit të sistemeve organore të trupit tonë, gjithmonë në varësi të individit. Joga mban nën kontroll të gjitha sistemet organore të trupit tonë duke ndikuar pozitivisht në rastet e depresionit, dhimbjes së kokës, migrenës, problemeve me shtyllën kurrizore, astmë, probleme me kockat, kancer, ankth, probleme në qarkullimin e gjakut, kolit, rritje të presionit të gjakut (presion i lartë apo i ulët), probleme të lidhura me menopauzën, osteoporozë dhe të tjera. Cilat janë grupmoshat që mund të përfitojnë më shumë nga joga? Joga mund të praktikohet


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Të reja nga mjekësia

A

Megjithatë, themeluesi i njësisë kërkimore për parandalimin e insultit në Universitetin e Oksfordit bën thirrje të tregohet kujdes. Sipas tij është tepër herët për të arritur në përfundimin që çdokush do të përfitonte qartësisht nga një profilaksi e tillë me aspirinë. Këtij paralajmërimi i bashkohen njëzëri dhe specialistë të tjerë. Kërkuesit britanikë kanë mbledhur të dhëna nga teste të krijuara fillimisht për të vlerësuar përfitimet në sistemin kardiovaskular nga marrja e vazhdueshme e aspirinës. Kjo metodë, edhe pse ka avantazhin që lejon aksesin në të dhënat e dhjetëra mijë individëve, nuk ofron të

HIV/AIDS

Proteinat që ndihmojnë në HIV

Studimi, 75 mg çdo ditë bën diferencën Metastazat Studimi i dytë tregoi një pakësim me 31% të riskut për të pasur metastaza nga adenokarcinomat në kohën e vendosjes së diagnozës, si dhe një reduktim me 55% të zhvillimit të mëpasshëm të metastazave

parshëm, të publikuar në dhjetor 2010, u tregua një reduktim me rreth 20% i riskut për kancer te 25 000 pjesëmarrës në studim, të cilët u trajtuan çdo ditë, për katër vite rresht, me një dozë të ulët (75 mg) aspirine. Kjo shifër u rrit në 30-40% pas vitit të pestë të këtij trajtimi. Tre studimet Marrja e përditshme e aspirinës e reja të pubshoqërohet edhe me një pakësim likuara konfirtë vdekjeve nga kanceri te personat mojnë redukqë kanë adenokarcinoma timin e vdekjeve dhe të riskut për sëmundje malinnjëjtën garanci si një studim je. Gjithashtu, ato tregojnë një i hartuar posaçërisht për të ulje të riskut për të pasur një vlerësuar përfitimet kundër kancer me metastaza. Përkancerit. fitimet janë veçanërisht të qarta në adenokarcinomat, të cilat përbëjnë dhe llojin më të VETËM 75 MILIGRAMË... Në një studim të më- shpeshtë të tumoreve.

Studimi i parë rigrupoi rezultatet nga 51 ministudime ku pjesëmarrësit u ndanë në mënyrë rastësore në dy grupe: njëri grup merrte aspirinë kurse tjetri jo. Risku për të zhvilluar kancer u ul me 15% në grupin që merrte aspirinë. Përfitimet janë të dukshme duke filluar nga 3 vite pas trajtimit: incidenca është pakësuar me një të katërtën. PARANDALIMI I METASTAZAVE Studimi i dytë tregoi një pakësim me 31% të riskut për të pasur metastaza nga adenokarcinomat në kohën e

17

STUDIMI tregoi një ulje me rreth 20% të riskut për kancer te 25 000 pjesëmarrësit që u trajtuan çdo ditë, për 4 vite rresht, me 75 mg aspirinë

Aspirina, një shpresë e re kundër kancerit

MIRALD GINA duhet të marrim të gjithë aspirinë që të parandalojmë kancerin? Kjo pyetje ringrihet sërish pas publikimit para 2 javësh të tre studimeve të reja që tregojnë se marrja e përditshme e aspirinës redukton vdekshmërinë dhe riskun për metastaza.

E enjte, 5 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

vendosjes së diagnozës, si dhe një reduktim me 55% të zhvillimit të mëpasshëm të metastazave. Në rastin e kancerit kolorektal, risku për metastaza u reduktua deri në 74%. Marrja e përditshme e aspirinës shoqërohet edhe me një pakësim të vdekjeve nga kanceri te personat që kanë adenokarcinoma, sidomos kur nuk ka metastaza në kohën e diagnostikimit (reduktim me 50% i vdekjeve). Autorët e të tre studimeve pohojnë se “Këto rezultate janë prova e parë te njerëzit që aspirina parandalon metastazat

në distancë të kancerit”. Ndërkohë, studimi i tretë tregon një reduktim me 40% të riskut për të zhvilluar kancer kolorektal. Dy mjekë të Harvardit i konsiderojnë këto rezultate “të pakontestueshme”, por ata theksojnë problemin e riskut për efektet hemorragjike të aspirinës, e cila hollon gjakun. Ky është një disavantazh që zbeh efektet e këtij mjekimi. Megjithatë, studiuesit kanë parë që risku për hemorragji rritet në fillim të studimeve, më pas pakësohet me kalimin e kohës ndërsa pas tre vjetësh trajtimi zhduket.

I

nterferonet”, pro teinat antivirale të prodhuara nga qelizat e sistemit imunitar, arritën të kontrollojnë me sukses virusin shkaktar të AIDS pas ndërprerjes së terapisë antiretrovirale te personat HIV-pozitivë. Rezultatet tregojnë se përgjigja e sistemit imunitar mund të përshtatet për të kontrolluar HIV (virusin e imunodeficiencës humane) te personat që e kanë humbur këtë aftësi, gjithmonë nëse është ruajtur prodhimi natyral i interferonit. Rezultatet e këtij kërkimi në 20 pacientë tregojnë se kjo alternativë për të kontrolluar HIV-in është teorikisht e mundur. Megjithëse ka ende shumë rrugë për të bërë, mendohet dhe besohet se një ditë do të arrihet që HIV të kontrollohet dhe çrrënjoset pa përdorur medikamente antiretrovirale. Për këtë studim, hulumtuesit përdorën interferon alfa në formën e Peg-IFN-alfa 2-a. Ky trajtim reduktoi ngarkesën virale në 9 nga 20 pacientë në studimin klinik, gjë e cila deri më sot ka qenë e pamundur pa përdorimin e antiretroviralëve.

Kompania franceze

Zbulohet një klasë e re qetësuesish të dhimbjes N

jë klasë e re qetësuesish për dhimbjen, të cilët veprojnë me një mekanizëm natyror, është zhvilluar nga një kompani franceze, e cila në fillim të muajit mars publikoi rezultatet e para inkurajuese, duke shpresuar për hedhjen në treg të një molekule të re në vitin 2017. Një prej bashkëthemeluesve të kompanisë Pharmaleads, i cili udhëhoqi kërkimin, thotë se asnjë lloj qetësuesi me një potencial të tillë efikasiteti nuk është hedhur në treg në 20 vitet e fundit, pavarësisht kërkimeve të shumta.

“MORFINA E BRENDSHME” Parimi i veprimit mbështetet në enkefalinat, “morfinat e brendshme”

Enkefalinat kanë disavantazhin që kanë një jetëgjatësi tejet të shkurtër, pasi degradohen shpejt nga dy enzima. Thelbi i molekulës së re PL37, të zhvilluar nga kompania Pharmaleads, është frenimi i plotë i këtyre enzimave, gjë që do të rrisë përqendrimin e enkefalinave në trup duke pasur një efekt të fuqishëm, jetëgjatë dhe të ngjashëm me atë të morfinave. të sekretuara nga trupi. Enkefalinat shkaktojnë të njëjtën përgjigje analgjezike si dhe morfinat, derivate të pakushtueshme të opiumit, të cilat përdoren gjerësisht në spitale për qetësimin e dhimbjeve.

Nxjerrja në treg në pesë vitet në vazhdim Morfina është një substancë ekzogjene (e jashtme, që nuk prodhohet nga trupi) që ka disavantazhin e efekteve anësore: sedacion, konstipacion, frenimin e frymëmarrjes në

rastet e mbidozimit dhe krijimin e varësisë. Por nuk ndodh kështu me enkefalinat endogjene, pra që i prodhon vetë trupi i njeriut, të paktën sipas rezultateve të dy studimeve të mëparshme te njerëz vullnetarë. Këto dy teste tregojnë sigurinë e molekulës PL37, e cila nuk shfaq efekte anësore si morfina. Pharmaleads po planifikon hedhjen në treg të PL37, me mbështetjen e një kompanie të madhe farmaceutike, brenda pesë viteve. Dhimbjet neuropatike Molekula e re “shënjestron” dhimbjet neuropatike, të cilat janë pasojë e vuajtjes direkte të nervave periferikë. Kjo lloj dhimbjeje shkak-

tohet nga sëmundje metabolike si diabeti, nga infeksione virale si herpes zoster, nga komprimimi i një nervi (nga një tumor ose lezion), ose nga trajtimi kundër kancerit apo AIDS. Këto dhimbje, aktualisht nuk qetësohen mjaftueshëm nga medikamentet e disponueshëm. Analgjezikët e zakonshëm, si paracetamoli dhe anti-inflamatorët, madje edhe derivatet e morfinës, i qetësojnë pak ose aspak këto dhimbje. Pharmaleads po zhvillon dy klasa të tjera medikamentesh, mbështetur në të njëjtin parim, duke shpresuar që të trajtohet i gjithë spektri i dhimbjeve (dhimbja pas operacionit, nga kanceri, osteoartritet etj.).


18

E enjte, 5 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Mjekësia shqiptare

M

e përfundimin e zgjedhjeve për drej tuesit e fakulteteve, duket se shumë prej tyre kanë filluar të implementojnë menjëherë programet e tyre afatgjata. Fakulteti i Mjekësisë, nga më të përfolurit e këtyre viteve të fundit për problematikat e zhvillimit akademik, duket se i është nënshtuar një procesi të thellë reformimi. Në javën që lamë pas, dekani i ri i këtij fakulteti, Bajram Hysa informoi studentët mbi një ndryshim të rregullores së diplomimit. Tashmë, studentët me mesatare mbi 9.0 do të kenë mundësinë të diplomohen duke mbrojtur një temë kërkimore, duke mos iu nënshtruar provimit të përvitshëm të diplomimit. Ky vendim

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

STUDENTËT E FM: Qëllimi ynë kryesor është të përmirësojmë cilësinë e jetës së pacientëve tanë duke zbuluar metoda të reja diagnostikimi e skema efektive trajtimi.

Rikthehet kërkimi shkencor pas 30 vjetësh Mbrojnë diplomën me temë më të mirët Dekani Zhvillimi i kërkimit shkencor në Fakultetin e Mjekësisë përbën një nga prioritetet e mia kryesore. Nuk është një ndërmarrje shumë e thjeshtë pasi ka shumë faktorë që mungojnë për të bërë të mundur një ndryshim të tillë.

Fakulteti i Mjekësisë do të fillojë ribotimin e buletinit shkencor, i cili do të përmbajë të gjitha punimet shkencore që kryhen nga profesorët shënon nismën e parë për promovimin e kërkimit shkencor në shkencat biomjekësore. Në fjalën e tij në konferencën për shtyp dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Bajram Hysa u shpreh: “Zhvillimi i kërkimit shkencor në Fakultetin e Mjekësisë përbën një nga prioritetet e mia kryesore. Nuk është një ndërmarrje shumë e thjeshtë pasi ka shumë faktorë që mungojnë për të bërë të mundur një ndryshim të tillë. Gjithsesi, përpjekjet e mia do të jenë të vazhdueshme për të ngritur infrastrukturën e nevojshme akademike për të lehtësuar këtë proces. Për të realizuar këtë qëllim duhet bashkëpunimi dhe përkrahja jo vetëm e studentëve, por edhe e të gjithë trupës pedagogjike. Përzgjedhja vetëm e rreth 64 studentëve me mesatare mbi 9.0 të cilët dipllomohen këtë vit, është bërë për të promovuar studentët më të mirë dhe në të njëjtën kohë për të testuar kapacitetet tona, që në një të ardhme, të gjithë studentët që dipllomohen në Fakultetin e Mjekësisë të kenë njohuri të qëndrueshme në fushën e kërkimit shkencor të aplikuar. Fakulteti duhet t’i nënshtrohet sfidave të mjekësisë botërore ku në bashkëpunim edhe me spitalin universitar apo institucione të tjera të shëndetësore duhet të fillojë të kryejë aktivitete kërkimore në të cilat është e

A

domosdoshme të përfshihen edhe studentët, si mjekë klinicistë apo kërkues të ardhshëm. Në vazhdimësi të promovimi të kërkimit shkencor, Fakulteti i Mjekësisë do të fillojë ribotimin e buletinit shkencor, i cili do të përmbajë

të gjitha punimet shkencore që kryhen nga profesorët e fakultetit dhe mjekë të tjerë të spitalit universitar. Botimi i punimeve të tyre do të jetë i akredituar nga institucionet përkatëse shqiptare duke shënuar kështu një hap të

metëjshëm në nxitjen e kërkimit shkencor edhe në Shqipëri’’. Dje në ambjentet e fakultetit u mbajt seminari i parë mbi aplikimin e metodave perëndimore të kërkimit shkencor në Shqipëri. I ftuar i veçantë ishte mjeku i suk-

sesshëm shqiptar, i cili sjell eksperiencën italiane për studentët e Fakultetit të Mjekësisë nga Universiteti i Bologna-s, Dr. Altin Stafa ‘’ Punimi i një teme lejon studentët shqiptarë të barazohen me standartin e atyre europianë. Pedagogët e kanë në detyrën e tyre institucionale të mbështesin studentët pa asnjë pagesë të shtuar në këtë inisiativë inovatore. Edhe pse në një kohë të kufizuar prej 3 muajsh kam bindjen që punimet do të jënë shumë cilësore duke u nisur edhe nga konteksti shqiptar’’ Përvojat ndërko-

mbëtare të mjekëve shqiptarë do të jenë pjesë e referimeve të mëtejshme në lidhje me këtë çështje. Gjithashtu, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik ka shprehur mbështetjen e tij maksimale për të ndihmuar studentët. Ekspertët e këtij institucioni, njëkohësisht profesorë të departamentit të Shëndetit Publik në Fakultetin e Mjekësisë, kanë ndërmarrë inisiativën që në ditët e ardhshme, të zhvillohen disa seminare dhe leksione të hapura për të përkrahur dhe ndihmuar teknikisht studentët. Një studente pjesëmarrëse në seminar shprehet: ‘’Është me të vertëtë një gjë shumë pozitive që studentët e mjekësisë po fillojnë të dipllomohen nëpërmjet mbrojtjes së një teze kërkimore. Një fakultet mjekësie nuk mund të përfytyrohet pa kërkimin shkencor; qëllimi i tij është të përgatisë mjekë të një profili kërkimor, zbulimet e të cilëve ndihmojnë në zhvillimin e metëjshëm të shkencave mjekësore. Studimi i etiologjisë, frekuencës së sëmundjeve, mekanizmave biologjikë nuk janë të rëndësishme vetëm në kontributet e aplikimit të këtyre të dhënave në diagnozën, prognozën, parandalimin apo trajtimin e një sëmundje, por edhe në vlerësimin e metëjshëm të strategjive të shëndetit publik duke patur impakt në të gjitha popullatën’’

Konferenca mbi etikën mjekësore

Mblidhen mjekë me famë botërore DR. ALTIN STAFA (Drejtues i Seksionit te Shkencave Mjekesore te Institutit Alb-Shkenca)

N

ë datën 31 Mars 2012, në Hotel Tirana International, Seksioni i Shkencave Mjekësore të Institutit Ndërkombëtar Alb-Shkenca, organizoi Konferencën ndërkombëtare “Ethics in Medicine”. Kjo konferencë është e para e këtij niveli e organizuar ndonjëherë në trevat shqiptare ballkanike dhe sjell për referim për herë të parë në Shqipëri disa ekspertë të nivelit të lartë europian e më gjerë. U debatuan tema të rëndësishme të Etikës mjekësore në fusha të ndryshme të saj, si p.sh Etika në përdorimin e rrezatimeve mjekësore (Prof Rethy Chhem, Drejtor i Departamentit të Shëndetit njerëzor pranë Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike), Etika dhe legjislacioni mjekësor (Prof. Amnon Carmi, Drejtor i kolegjit të bioetikës pranë UNESCO-s dhe Dekan i fakultetit jurudik, Universiteti

Haifa, Izrael), Etika dhe transplanti i organeve (Prof. Ramadan Jashari, Drejtori i Bankës Europiane të transplanteve të indeve dhe organeve, Bruksel, Belgjikë), Etika dhe psikiatria (Dr. Samuel Ëolfman, docent në fakultetin Juridik dhe të Mjekësisë të universitetit Haifa, Izrael), Etika dhe teknologjia mjekësore (Prof. Marco Leonardi, themelues dhe drejtues i Katedrës së Neuroradiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Univerisiteti i Bolonjës), Raporti mjek-pacient (Dr. Mario Ravaglia, Drejtor i departamentit të Urgjencës, Spitali Lugo, Ravenna, Itali), Betimi i Hipokratit në

mijevjeçarin e tretë (Prof. Pavel Kalvach, Katedra e Neurologjisë, Universiteti i Prages, Republika Çeke), Këndveshtrimi etik në veprën humanitare të Nënë Terezës (Dr. Gëzim Alpion, Docent i Sociologjise, Universitetit Birmingham, Angli). Përshëndetën aktivitetin Ministri i Shëndetësisë, Z.Petrit Vasili, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Z. Ferid Agani, Drejtoresha e Institutit të Kulturës Italiane në Tiranë Znj. Fulvia Veneziani dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës Prof. Bajram Hysa. Morën pjesë në diskutim gjithashtu edhe përfaqësues të mjekësisë akademike shqiptare, si Prof. Mentor Petrela i cili referoi mbi bazat kulturore dhe historike shqiptare dhe etika mjekësore në Shqipëri dhe Prof. Isuf Kalo i cili, në bashkëpunim me Prof.Nestor Thereskën dhe Prof. Sulejman Kodrën, referoi mbi konceptin e etikës mjekësore globale. Aktiviteti u dallua për një pjesëmarrje shumë të lartë: morën pjesë mbi 350 mjekë të të

gjitha specialiteteve, stomatologë, farmacistë, menaxherë të shërbimeve shëndetësore, infermierë, laborantë dhe të tjerë profesionistë të fushës së shëndetësisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ndoqën konferencën gjithashtu edhe shume studentë të Fakultetit të Mjekësisë dhe Farmacisë së Universitetit të Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës. Ky aktivitet u akreditua nga Qendra Kombetare e Edukimit në Vazhdim pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe ju akorduan 8 kredite. Aktiviteti u organizua nga Instituti Alb-Shkenca, me mbështetjen e Ministrisë së Republikës së Shqipërisë, Ambasadës Italiane dhe Institutit të Kulturës Italiane në Shqipëri, si dhe atë të Ndërmarrjes Spitalore të Bolonjës (një nga agjensitë spitalore më të mëdha në Itali). Kjo konferencë ndërkombëtare ësht i pari nga aktivitetet që Instituti Ndërkombëtar Alb-Shkenca organizon në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, aktivitet i cili do të pasohet në vjeshtë nga të tjera veprimtari shkencore te te njejtit Institut.

Almedicus  

Suplementi Almedicus

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you