Issuu on Google+

Guida për përdorimin e medikamenteve

Pastërtia dhe shëndeti, jo gjithmonë bashkë!

P

T

ërdorni medikamente vetëm nën udhëzimin e mjekut. Merni medikamente vetëm nëse ju janë përshkruar nga mjeku dhe jo sepse ju janë... Faqe 15

A

ë gjithë e dimë se çfarë rëndësie ka pastërtia në shtëpi, zyrë, klasë dhe në ambiente të tjera ku kalojmë një pjesë të kohës. Na pëlqen të ndihemi.. Faqe 16

Botim zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, Nr371, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.8

LMEDICU BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM

INTERVISTE ME HEMATOLOGEN DR. ADELA PEROLLI

Hemofilia, prek më tepër meshkujt

Format e lehta, diagnostikohen rastësisht te dentisti 

TIRANE

H

        

Faqe 14

Gërhisni natën? Ja si mund ta shmangni

G

emofilia është një sëmundje e gjakut, në të cilën gjaku nuk mpikset si normalisht. Nëse ju keni Hemofili mund të keni gjakrrjedhje për një kohë më të gjatë krahasuar me njerëzit e tjerë pas një traume apo dëmtimi. Ju gjithashtu mund të gjakosni edhe në brendësi të trupit tuaj, veçanërisht në artikulacionet e gjunjëve, kyçeve të këmbëve dhe në bërryla. Kjo gjakrrjedhje mund të dëmtojë organet tuaja dhe mund të jetë edhe kërcenuese për jetën. Hemofilia zakonisht është një sëmundje e trashëgueshme. E trashëgueshme do të thote që kjo sëmundje kalon nga prindi tek fëmija me anë të geneve. Njerëzit e lindur me hemofili... Faqe 17 Drejtor: Taulant MUKA Kryeredaktore: Jana NANO Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Redaksia: Alba Kuqi Arminda Avdulaj Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Eralda Asllanaj Erklida Sula Marinela Kumaraku

Simptoma

ërhisni atëherë kur fluksi i ajrit që kalon nga goja ose hunda në mushkëri bën që indet e fytit të dridhen (vibrojnë) gjatë kohës që flini. Kjo dukuri mund të krijojë një zhurmë të fortë e të bezdisshme, duke e bërë të vështirë gjumin për partnerin. Mund të mos e vini re që gërhisni, por është partneri juaj ai që vë re si gërhitjen...

DEA QIRJAQI

E ENJTE 29.03.2012

Higjiena

     

Mirald Gina

Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT

     

Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Faqe 19

Sygjerime për përkujdesjen e zonave intime

F

emrat shpesh bisedojnë dhe ndajnë përvojat dhe këshillat për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe për përdorimin e grimit. Por shumë rrallë temë e bisedës është rëndësia e higjienës intime. Mirëmbajtja e higjienës në zonën intime është shumë me rëndësi te femrat sepse lejon të shmangin problemet e pakëndshme dhe ndonjëherë të...


14

E enjte, 29 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Simptoma të bezdisshme

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

ADMINISTRATA për Medikamentet dhe Ushqimet e SHBA i ka thënë po përdorimit të një pajisjeje për shmangien e gërhitjes

Gërhitja gjatës natës, jo vetëm zhurmë! Tension dhe çrregullime të gjumit për partnerin MIRALD GINA Çfarë është gërhitja? Gërhisni atëherë kur fluksi i ajrit që kalon nga goja ose hunda në mushkëri bën që indet e fytit të dridhen (vibrojnë) gjatë kohës që flini. Kjo dukuri mund të krijojë një zhurmë të fortë e të bezdisshme, duke e bërë të vështirë gjumin për partnerin. Mund të mos e vini re që gërhisni, por është partneri juaj

Fëmijët që gërhasin vazhdimisht duhet të kontrollohen për apne ai që vë re si gërhitjen, edhe faktin që flini me gojë hapur. Të gërhiturit është më shpesh një problem mashkullor sesa femëror. Çfarë e shkakton gërhitjen? Kur flini, muskujt e pjesës së pasme të qiellzës, gjuha dhe fyti relaksohen. Nëse relaksohen më tepër se duhet, ato ngushtojnë ose bllokojnë rrugët e frymëmarrjes. Ndërkohë që merrni frymë, qiellza e butë dhe uvula vibrojnë e godasin pjesën e pasme të fytit. Kjo shkakton tingujt që dëgjohen gjatë gërhitjes. Të gërhiturit është e shpeshtë te të rriturit dhe jo medoemos është shenjë e një problemi. Megjithatë, ndonjëherë, gërhitja mund të jetë shenjë e një çrregullimi të gjumit të quajtur apnea e gjumit. Kjo do të thotë që herë pas here ka periudha që ju ndaloni së marri frymë plotësisht, ose pjesërisht, për më tepër se 10 sekonda ndërkohë që flini. Episodi pasohet nga një gulçim ose gërhitje e zhurmshme kur fillon frymëmarrja. Më pas, fillon sërish gërhitja. Nëse keni apnenë e gjumit, ky cikël ndodh përgjithësisht disa herë në natë. Apnea e gjumit nuk është aq e shpeshtë sa gërhitja. Një mjek (ose specialist i gjumit) mund t’iu tregojë nëse vuani nga apne-ja e gjumit duke kryer një studim të gjumit tuaj, qoftë në shtëpi apo në spital. Gërhitja është një problem social i rëndësishëm. Personat

që flenë me dikë që gërhet, mund të zhvillojnë vështirësi për një gjumë normal. Cilat janë shkaqet? Në pjesën më të madhe të njerëzve nuk njihet arsyeja e gërhitjes. Disa shkaqe të mundshme (përveç apnesë së gjumit) janë:  Mbipesha, e cila shton masën e indeve në qafë duke shtypur rrugët e frymëmarrjes  Muaji i fundit i shtatzanisë  Kongjestioni i hundëve nga ftohjet ose alergjitë, sidomos nëse zgjat shumë  Ënjtja e pjesës muskulore të çatisë së gojës (qiellza e butë) ose uvulës, pjesa që varet në fund të gojës  Gjëndrat ose tonsilet (ba-

jamet) e ënjtura që bllokojnë rrugët e frymëmarrjes  · Përdorimi i pilulave të gjumit, antihistaminikëve ose alkoolit përpara gjumit  Gjuha e madhe krahasuar me gojën  Anomali në kockat e fytyrës Kur duhet të kontaktoni me mjekun? Flisni me mjekun tuaj nëse keni:  Përgjumje të tepërt gjatë ditës, dhimbje koke në mëngjes, shtim në peshë kohët e fundit, nëse zgjoheni në mëngjes jo i shlodhur, ose nëse keni ndryshime në vëmendje dhe përqendrim apo kujtesë.  Episode të mungesës së frymëmarrjes (apne). Mund t’iu

ndihmojë partneri për të parë nëse ndodh kështu.  Gjithashtu, fëmijët që gërhasin vazhdimisht duhet të kontrollohen për apne. Apnea e gjumit te fëmijët është lidhur me probleme në rritje, ADHD (çrregullimi i mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit), performancë të dobët në shkollë, vështirësi në të mësuar, lagie të shtratit dhe presion të lartë të gjakut. Pjesa më e madhe e fëmijëve që gërhasin nuk kanë apne, por e vetmja mënyrë e besueshme për ta vërtetuar është studimi i gjumit. VJEN ZGJIDHJA! Administrata për Medikamentet dhe Ushqimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka ndezur dritën jeshile përdorimit të një pajisjeje që ndihmon për shmangien e gërhitjes. Si funksionon kjo pajisje? PureSleep, kështu quhet pajisja në fjalë, është një objekt i vogël i cili shërben për të reduktuar gërhitjen duke e nxjerrë lehtësisht përpara nofullën e poshtme gjatë kohës që flini. Në këtë mënyrë, ajo hap rrugët e frymëmarrjes dhe eliminon vibrimet që të gjithë i njohim si gërhitje. Nëse nuk ka vibrime, nuk ka as gërhitje! PËRSHTATET NË PAK MINUTA Pajisja PureSleep ka një pjesë të sipërme dhe një të poshtme, të cilat mund t’i bashkoni së bashku në tre pozicione të ndryshme, në varësi të formës së nofullës tuaj. Pasi pjesët

REDUKTIMI I GËRHITJES

 Shmangni alkoolin dhe qetësuesit e tjerë përpara gjumit.

 Mos flini në shpinë. Flini në krah nëse mundeni.

Madje, disa mjekë sugjerojnë edhe të qepni një top tenisi në pjesën e pasme të rrobave me të cilat flini. Kjo shërben për të shkaktuar parehati nëse ktheheni në shpinë dhe iu kujton të qëndroni shtrirë në krah. Praktikisht, të fjeturit në krah kthehet në zakon dhe nuk do të keni më nevojë për diçka që t’iu kujtojë.

 Dobësohuni nëse jeni mbipeshë.  Ndërprisni duhanin. Kjo redukton inflamacionin dhe ënjtjen e rrugëve të frymëmarrjes, të cilat mund të kontribuojnë në ngushtimin e këtyre rrugëve.

 Ngrini kokën e shtratit rreth 10-15 cm duke

vendosur tulla nën këmbët e shtratit. (Përdorimi i jastëkëve për të ngritur kokën dhe pjesën e sipërme të trupit nuk funksionon.) Të fjeturit në një pjerrtësi të lehtë parandalon rënien e gjuhës drejt pjesës së pasme të fytit duke shmangur kështu bllokimin ose ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes.

 Provoni fashat nazale që mund t’i merrni në

farmaci pa recetë. Ato ndihmojnë për të zgjeruar nostrilet e hundës (vrimat). (Këto nuk kanë si qëllim të trajtojnë apnenë e gjumit).

bashkohen, pajisja ziehet për të zbutur materialin, në mënyrë që të marrë formën perfekte të dhëmbëve tuaj në më pak se një minutë. Kjo pajisje prodhohet në SHBA nga materiale të sig-

urta. Ndaj mos u gënjeni nga prodhues të dorës së dytë. Për të blerë këtë pajisje mund të interesoheni në farmaci ose ta blini në internet me çmimin e 60 $ amerikanë.

Studime ogurzeza

Apnea e gjumit rrit riskun për infarkt në zemër N

jë problem jo vetëm për partnerët. Në kongresin e Pneumologëve Italianë u theksua se apnea e gjumit është një kërcënim i vërtetë, duke zbuluar shifra të frikshme. Sipas të dhënave të fundit, sindroma e apnesë obstruktive është një sëmundje nga e cila vuajnë 1.6 milionë persona vetëm në Itali, por mbi të gjitha, ajo është një bombë me sahat që rrit riskun për sëmundje kardiovaskulare. Ata që kanë episode apneike (pa frymëmarrje) gjatë natës, kanë një risk rreth 4 herë më të lartë për të pësuar insult në tru, 2.5 herë më të lartë për të zhvilluar hipertension dhe 2 herë

më të lartë për të zhvilluar diabet. Thuhet se prevalenca e apnesë obstruktive po rritet paralelisht me “epideminë” e obezitetit. Në fakt, kilet e tepërta rrisin në vetvete riskun për hipertension, sindroma metabolike, sëmundje të zemrës; përveç kësaj, apnea nga ana e saj shton përpjekjet për të marrë frymë, e si rrjedhim rrit presionin në qarkullimin e gjakut në mushkëri dhe lodh zemrën, e cila detyrohet të pompojë më fort për të kompensuar situatën. Gjithashtu, disa kohë më parë, një kërkim në New England Journal of Medicine tregoi se fibrilacioni atri-

al gjatë natës, një shkak madhor i formimit të koagulave të gjakut, është i lidhur me apnenë e gjumit. TRAJTIMI Përveç humbjeve të kilogramëve të tepërta, themeli i trajtimit të apnesë së gjumit është ventiloterapia. Me pak fjalë ajo konsiston në pompimin e ajrit me presion përmes një maske që pacienti duhet ta mbajë vënë gjatë kohës që fle. Është llogaritur që nëse trajtohen të gjithë pacientët që vuajnë nga apnea e gjumit në SHBA me këtë mënyrë, mund të shpëtohen 980 jetë çdo vit.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Farmaceutikë EVI HOXHA 1 . Përdorni medikamente vetëm nën udhëzimin e mjekut Merni medikamente vetëm nëse ju janë përshkruar nga mjeku dhe jo sepse ju janë këshilluar nga një i afërm, një shok apo sepse keni dëgjuar për të në televizor a keni lexuar informacione në revista e internet. Edhe në rastet kur blini barna OTC (që mund të merren pa recetë) gjithsesi kërkoni këshilla nga mjeku ose farmacisti.

Guida për përdorimin e duhur të medikamenteve Barnat nuk duhet të merren pa këshillën e mjekut Sigurohuni Para se të përdorni një bar të pranishëm në minifarmacinë e shtëpisë kontrolloni skadencën, nëse është ruajtur në mënyrën e duhur dhe ndryshime të mundshme të erës apo ngjyrës. Nuk duhet ti vendosni barnat në makinë, sidomos gjatë verës apo nëse është ekspozuar në diell

Largojini e ndajini në mënyrë të dukshme barnat me ambalazh të përafërt që mund të ngatërrohen lehtë

3. Flisni hapur dhe lirshëm me mjekun Kur shkoni te mjeku duhet të merrni me vete listën e barnave që jeni duke përdorur (mundësisht me fletën përshkruese), përfshi ato të udhëzuara nga mjekë të tjerë. Vijeni në dijeni nëse jeni duke përdorur produkte homeopatike, erboristerie, fitoterapeutike, integratorë apo preparate të tjerë të blerë në dyqane të specializuara; informoheni nëse jeni shtatzënë, me fëmijë në gji ose mendoni të jeni së shpejti. 4. Informoheni mjekun nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti Në rastet e shtrimit në spital duhet që gjithmonë të informoni mjekun apo infermierët nëse jeni alergjik ndaj ndonjë bari, produkti ose materiali tjetër dhe nëse keni shfaqur intolerancë ndaj

15

NËSE NGATËRRONI barnat apo sasinë, para se të ndërmerrni ndonjë veprim, këshillohuni me mjekun. Nëse harroni të pini një bar mos e dyfishoni sasinë në orarin pasardhës

2. Duhet të jeni të informuar dhe të ndërgjegjshëm për kurën që po bëni Mos hezitoni t’i kërkoni

mjekut të gjitha informacionet mbi barnat që duhet të merni, përfshi efektet anësore apo mundësitë për ndërveprime me barna të tjera, produkte erboristerie e fitoterapeutikë, pije apo ushqime. Nëse nuk arrini të kuptoni shpjegimet, nuk duhet të druheni të kërkoni sqarime me terma më të thjeshta. Mjeku apo farmacisti janë miqtë dhe këshilltarët tuaj dhe është e drejta juaj të kërkoni ndihmën e tyre.

E enjte, 29 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

ndonjë ushqimi. 5. Informoheni mjekun mbi shqetësimet e shfaqura gjatë kurës Nëse gjatë kurës shfaqen shqetësime, për të cilat mjeku nuk ju ka vënë në dijeni, lajmëroheni menjëherë: mjeku do t’iu udhëzojë si duhet të silleni. 6. Respektoni indikacionet e dhëna nga mjeku “Medikamenti i duhur, pacientit të duhur, në dozën e duhur, në momentin e duhur”

Kontrolloni gjithmonë që medikamenti i marrë është ai i përshkruar e në sasinë e përcaktuar nga mjeku. Nëse ngatërroni barnat apo sasinë, para se të ndërmerrni ndonjë veprim, këshillohuni me mjekun. Nëse harroni të pini një bar mos e dyfishoni sasinë në orarin pasardhës. Shtoni ose zvogëloni dozën e barit vetëm nëse jua këshillon mjeku. 7. Bëni kujdes nëse duhet të merni më shumë se një medikament Nëse ju janë përshkruar

më shumë barna për sëmundje të ndryshme drejtojuni mjekut ose farmacistit për problemet që mund të keni në mbajtjen mend të emrave dhe orareve të përdorimit. Kështu farmacisti mund t’ju ndihmojë duke shkruar në kapakun e çdo bari përdorimin dhe orarin e duhur, përfshi një përsëritje të të gjitha udhëzimeve në lidhje më kurën tuaj. 8. Mos ndërhyni në recetën e mjekut apo kurën e këshilluar duke u bazuar në mendimin apo eksperiencën tuaj Gjatë shtrimit në spital duhet patjetër të informoni mjekun ose infermierin se çfarë medikamentësh po përdorni e për të evituar reaksione mos përdorni barnat që mund të keni sjellë nga shtë-

pia: është mjeku që vendos të rikonfirmojë, zëvendësojë ose ndryshojë kurën. 9. Mbajini medikamentet në mënyrë të sigurtë Në shtëpi konservoni medikamentet në një vend të thatë, larg dritës ose nëse kërkohet në frigorifer e larg vëmendjes së fëmijëve. Largojini e ndajini në mënyrë të dukshme barnat me ambalazh ose emër të përafërt që mund të ngatërrohen lehtë. Barnat për fëmijë ndajini nga ato për të rritur. Mos i lini

Vdes nga barnat

28-vjeçarja i bleu në internet

2

8 vjeçarja Teresa Sunna ka gjetur vdekjen ditën e shtunë në qytetin e Padovës, Itali pas marrjes së sorbitolit për t’iu nënshtruar një testi kundër intolerancës ushqimore. 2 paciente të tjera, që gjithashtu kishin marrë këtë substancë, janë tashmë jashtë rrezikut për jetën. Gjithçka ka ndodhur nën kujdesin e mjekut në një qendër diagnostikuese private. Sorbitoli ishte blerë online në internet në eBay dhe ishte këshilluar nga mjeku. Nga analizat laboratorike pas autopsisë rezultoi që përbërja në flakon qe një substancë shumë toksike (nitrat natriumi) e cila përdoret shpesh si konservues në ushqime të ndryshme, por në doza shumë të vogla. Duket se

përmbajtja e sorbitolit, që ka pamje të ngjashme me nitratin e natriumit, është ngatërruar gjatë përgatitjes. Nën hetim janë mjeku kurues, drej-

tuesi i qendrës diagnostikuese si dhe kompania prodhuese e përbërjes në Irlandë. TË DHËNA Ministria e Shëndetësisë italiane referon se në vitet e fundit është rritur dukshëm shitja e medikamenteve ilegale në internet. Kjo rritje ka qënë eksponenciale. Në vitin 2011, nësë kërkoje në Google ‘’ble Viagra’’, rezultatet ishin rreth 29.200.000 ndërsa ost 106.000.000 (+ 293%). Zakonisht blerjet online të medikamenteve preferohen për shkak të çmimeve më të arsyeshme që ofrohen nga shitës anonimë. Më të preferuarit janë andtidepresivët, qetësuesit, diuretikët, steroidët dhe antiazmatikët.

blisterat, tabletat e vetmuara ose flakonet të hapura në vende jo të përshtatshme, pa ambalazhet vetjake origjinale e me fletët përshkruese përkatëse brenda. Për kolirët (barna për përdorim në sy), shurupët dhe solucionet në flakonë jo monodozë është e nevojshme të shënohet në ambalazh dita e parë e hapjes dhe dita e përdorimit të fundit. Para se të përdorni një bar të pranishëm në minifarmacinë e shtëpisë kontrolloni skadencën, nëse është ruajtur në mënyrën e duhur dhe ndryshime të mundshme të erës apo ngjyrës. Nuk duhet ti vendosni barnat në makinë, sidomos gjatë verës apo nëse është ekspozuar në diell. Gjatë verës nëse duhet të udhëtoni, qoftë gjatë lëvizjeve të shkurtra, i transportoni barnat që kanë nevojë për një temperaturë të caktuar ruajtjeje në termusa specifikë; nëse udhëtoni me avion, merini gjithmonë me vete në çantën e dorës. 10. Nëse kujdeseni për dikë të sëmurë, mos hezitoni të kërkoni ndihmë Nëse kujdeseni në shtëpi për dikë të sëmurë, tregoni shumë kujdes për barnat që duhet të merrni, duke ndjekur me rigorozitet çdo udhëzim të dhënë nga mjeku: nëse keni vështirësi apo paqartësi duhet të bisedoni me të afërmit e mjekun sa më shpejt.


16

E enjte, 29 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Higjiena në shtëpi

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

ZBARDHUESI mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, djegie në lëkurë, humbje të ndërgjegjjes dhe të vjella

Pastërtia dhe shëndeti, jo gjithmonë bashkë! Pastruesit e tepërt, risk për astmë te fëmijët ARMINDA AVDULAJ

T

ë gjithë e dimë se çfarë rëndësie ka pastërtia në shtëpi, zyrë, klasë dhe në ambiente të tjera ku kalojmë një pjesë të kohës. Na pëlqen të ndihemi rehat, të rrethuar nga një mjedis i pastër, pa baktere dhe lëndë ndotëse, të shëndetshëm dhe të kujdesur nga ana estetike. Por, a janë të vërteta të gjitha këto supozime e ndjesi? Kur supozojmë se një vend është i pastër? Higjiena përfaqëson një nga faktorët më të rëndësishëm për sa i përket shëndetit. Por, ndoshta duhet të rianalizojmë përkufizimin e pastërtisë: atëherë kur kuzhina dhe tualeti mbajnë erë klor ose aromatizues, mendojmë se janë të pastër. Ajo çka nuk marrim parasy-

U vu re rritje e simptomave respiratore joalergjike te ata që përdorin këtë produkt për më shumë se 4 ditë sh është se, në fakt, këto produkte pastrimi dëmtojnë shëndetin tonë. SUBSTANCA TË RREZIKSHME/TOKSIKE Produktet e zakonshme të pastrimit zakonisht përmbajnë disa substanca të cilat, në një mënyrë apo një tjetër, mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin. Duke qenë kështu, është mirë që t'i njohim këto substanca, në mënyrë që t'i shmangim apo t'i përdorim në mënyrë të kujdesshme për të shmangur rreziqet. NDIKIME MBI SHËNDETIN Produktet e pastrimit mund të dëmtojnë në mënyra të ndryshme shëndetin e njeriut. Kështu, ndër problemet shëndetësore më të spikatura përfshihen:  Çrregullime në sistemin riprodhues

SUBSTANCA TË RREZIKSHME/TOKSIKE

 Produktet e zakonshme të pastrimit zakonisht përmbajnë disa substanca të

        

cilat, në një mënyrë apo një tjetër, mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin. Duke qenë kështu, është mirë që t’i njohim këto substanca, në mënyrë që t’i shmangim apo t’i përdorim në mënyrë të kujdesshme për të shmangur rreziqet. Shembuj të substancave të rrezikshme që ndodhen në produktet e pastrimit Produkte me bazë klori Aromatizuesit që i shtohen produkteve Përbërje organike volatile Alkifenol etoksilati Dietanolamina (DEA) dhe trietanolamina (TEA) Acidi sulfurik dhe hidroksidi i natriumit Amoniaku Këto substanca duhet të jenë të identifikuara me një etiketë ngjyrë portokalli që tregon veçoritë e rrezikshme të elementëve në fjalë.

 Dëmtim i organeve të rëndësishme  Astmë dhe sëmundje të tjera të sistemit respirator  Dhimbje koke  Marramendje  Lodhje Këto çrregullime na bëjnë të mendojmë që në të vërtetë, shumica e herëve që pastrojmë për t'u kujdesur për veten, në fakt e dëmtojmë atë. PROBLEMET ME FRYMËMARRJEN Një studim i Universitetit të Bristolit sugjeron një lidhje ndërmjet kontaktit me pesticide e produkte pastrimi dhe problemeve respiratore; ky studim përfshiu 14 000 fëmijë dhe vëzhgoi gjendjen e tyre shëndetësore që nga

momenti i lindjes deri në moshën tre vjeç e gjysmë, veçanërisht për sa i përket shëndetit të mushkërive. Ekspertët intervistuan mamatë e këtyre fëmijëve mbi përdorimin e pesticideve e

produkteve të pastrimit dhe arritën në përfundimin se sa më shumë produkte pastrimi të përdoreshin, aq më i lartë ishte probabiliteti që fëmijët të zhvillonin probleme respiratore si astma. Kjo është e

EFEKTE TË MUNDSHME TË PRODUKTEVE Detergjentët

Pasojat

Pastrues xhamash (Alkool izopropilik dhe amoniak)

Irriton lëkurën, sytë, hundën dhe grykën. Dhimbje koke, marramendje, konfuzion.

Pastrues me përdorime të ndryshme (2-butoksietanol)

Gjithashtu irriton sytë, hundën, grykën dhe gojën.

Pastruesit e banjos (Hipoklorit natriumi klor)

Irritime të rënda të lëkurës, dëmtim i syve, kollë ose vështirësi për të marrë frymë

rëndësishme sidomos për personat që punojnë në pastrimin e shtëpive, gratë shtatzënë dhe fëmijët e vegjël, pasi këto nëngrupe të popullatës janë më të ndjeshme ndaj efekteve të kimikateve. Kohët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka publikuar librin Selected Pollutants, i cili përmbledh udhëzimet globale mbi cilësinë e ajrit në mjediset e brendshme. Për herë të parë, ky libër përcakton masat që duhen marrë për të mbrojtur shëndetin karshi produkteve kimike që përdoren në mjediset e brendshme, ku përfshihen: benzeni, monoksidi i karbonit, dioksidi i azotit, radoni, formaldehidi, naftaleni, hidrokarburet aromatike policiklike, trikloretileni dhe tetrakloretileni.

Ekspozimi për më shumë se një javë ndaj një ajri të ndotur me klor, amoniak, acide apo produktve të tjera është shoqëruar me një rritje prej 20% të frekuencës së astmës dhe fishkëllimave respiratore. Në një studim mbi përdorimin shtëpiak të zbardhuesit (në gjuhën e përditshme, ACE) u tregua një lidhje e dobët ndërmjet këtij produkti dhe sensibilizimit ndaj alergenëve. Megjithatë, u vu re rritje e prevalencës së simptomave respiratore joalergjike te ata persona që përdorin këtë produkt për më shumë se katër ditë në javë. Pra, zbardhuesi ka një efekt paradoksal: nga njëra anë mbron kundër sensibilizimit alergjik, por nga ana tjetër, rrit simptomat respiratore joalergjike.

Studimi

Lidhja e detergjentëve me kancerin e gjirit N

jë studim ka gjetur një lidhje të mundshme ndërmjet kancerit të gjirit dhe përdorimit të produkteve për pastrimin e shtëpisë e aromatizuesve. Kjo lidhje doli në pah kur u pyetën afërsisht 800 gra (400 me kancer gjiri dhe 400 pa kancer gjiri) mbi produktet e pastrimit të shtëpisë. Risku për të zhvilluar kancer gjiri ishte dy herë më i madh te gratë që përdornin sasi më të mëdha produktesh pastrimi dhe aromatizuesish krahasuar me ato që përdonin sasi të vogla. Ekzistojnë gjithashtu produkte jotoksike dhe “më pak toksike” të cilat

mund të mbulojnë gati të gjitha nevojat. Përdorimi i produkteve të “gjelbra” mund të reduktojë kostot e mirëmbajtjes, të mbrojë mjedisin, të ruajë shëndetin e punonjësve dhe të përmirësojë cilësinë e ajrit të mjediseve të brendshme. ZBARDHUESI Shumica e njerëzve mendojnë se zbardhuesi përfaqëson zgjidhjen më të mirë për të pastruar dhe dezinfektuar shtëpinë e tyre. Në fakt, ekzistojnë disa risqe që lidhen me përdorimin e zbardhuesit për të cilat ju duhet të jeni në dijeni. Për më tepër, zbardhuesi nuk është aq efektiv për

pastrim dhe dezinfektim siç mendon një pjesë e mirë e individëve. Zbardhuesi mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, djegie në lëkurë, humbje të ndërgjegjjes dhe të vjella. Ata që vuajnë nga sëmundje pulmonare kronike (astmë, bronkit kronik) nuk duhet të ekspozohen kurrë ndaj zbardhuesit. Kur përzihet me produkte të tjera pastrimi, zbardhuesi bëhet akoma dhe më i rrezikshëm. Përzierja me amoniak mund të çlirojë gaz klorin, i cili ka një toksicitet aq të lartë për njeriun sa është përdorur si armë kimike në Luftën e I dhe të II Botërore.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 29 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Sëmundjet e gjakut DEA QIRJAQI Çfarë është hemofilia? Hemofilia është një sëmundje e gjakut, në të cilën gjaku nuk mpikset si normalisht. Nëse ju keni Hemofili mund të keni gjakrrjedhje për një kohë më të gjatë krahasuar me njerëzit e tjerë pas një traume apo dëmtimi. Ju gjithashtu mund të gjakosni edhe në brendësi të trupit tuaj, veçanërisht në artikulacionet e gjunjëve, kyçeve të këmbëve dhe në bërryla. Kjo gjakrrjedhje mund të dëmtojë organet tuaja dhe mund të jetë edhe kërcenuese për jetën. Hemofilia zakonisht është një sëmundje e trashëgueshme. E trashëgueshme

do të thote që kjo sëmundje kalon nga prindi tek fëmija me anë të geneve. Njerëzit e lindur me hemofili kanë sasi shumë të vogël ose mungesë të faktorëve të koagulimit të gjakut. Faktorët e koagulimit janë proteina që i duhen organizmit të njeriut për një mpiksje normale të gjakut. Ka shume tipe faktorësh koagulimi të cilët zakonisht ndërveprojnë me trombocitet për të realizuar mpiksjen e gjakut. Trombocitet janë fragmente të vogla qelizore të gjakut që formohen në palcën e kockës dhe luajnë një rol shumë të madh në mpiksjen e gjakut. Kur vazat e gjakut dëmtohen, faktorët e koagulimit ndihmojnë trombocitet të lidhen njëri me tjetrin për të mbyllur çarjet e të prerat dhe të ndalojnë në këtë mënyrë gjakrrjedhjen në keto vaza. Dy tipet kryesore të hemofilisë janë Hemofilia A dhe Hemofilia B. Nëse ju keni Hemofilinë A keni mungesë ose nivele shumë të ulta të Faktorit tetë [VIII]. Afro 9 nga 10 pacientë që kanë Hemofili, janë me Hemofiline A. Nëse ju keni Hemofilinë B atëherë ju keni mungesë ose nivele shumë të ulta të faktorit nëntë [IX]. Rrallëherë Hemofilia mund të jetë e fituar që do të thotë se ju nuk keni lindur me këtë sëmundje, por që ju e keni zhvilluar atë gjatë jetës tuaj. Kjo ndodh kur trupi juaj formon antitrupa [proteina] që sulmojnë faktorët e koag-

INTERVISTË me hematologen Dr. Adela Perolli, pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘’Nënë Tereza’’

Hemofilia, prek më tepër meshkujt

CILAT JANË SHENJAT KLINIKE Shenjat e hemoragjisë së jashtme:

 Gjakrrjedhje në

gojë nga kafshimi i gjuhës, apo nga rënia e një dhembi

Format e lehta takohen rastësisht

 Gjakrrjedhje nga hunda pa shkak

 Gjakrrjedhje e

GJENETIKË

madhe nga një e prerë e vogël

Cili është shkaku i shfaqjes së Hemofilisë?

 Gjakrrjedhje që nuk

pushon nga një prerje ku normalisht duhet të pushonte hemorragjia për një kohë të shkurtër.

N

Hemorrragjia në tru mund të ndodhë si pasojë e një goditjeje por edhe spontanisht ÇFARË ËSHTË HEMOFILIA A DHE B Hemophilia A  Hemofilia klasike  Defiçiti i faktorit tetë të koagulimit të gjakut Hemophilia B  Quhet ndryshe edhe ‘’Christmas disease’’  Defiçiti i faktorit nëntë të koagulimit të gjakut ulimit që gjenden në të duke penguar kështu koagulimin. Hemofilia mund të jetë e lehtë, mesatare ose e rëndë. Kjo varet nga niveli i faktorit të koagulimit në gjakun tuaj. Afro 7 në 10 pacientë me Hemofili A kanë formën e rëndë të saj. Njerëzit që nuk kanë hemofili e kanë aktivitetin e faktorit tetë [VIII] 100%. Pacientët që kanë formën e rëndë të hemofilisë kanë aktivitetin e faktorit

tetë më të vogël se 1%. Hemofilia prek zakonisht meshkujt (me perjashtime të rralla ndodh e kundërta). Çdo vit 1 në 5000 meshkuj lind me sëmundjen e hemofilisë. Çfarë është Hemofilia A dhe Hemofilia B? Gjakrrjedhjet në artikulacione janë shumë të shpeshta në hemofilikët. Madje pa shkak të qartë. Në fillim hemorragjia sjell rritje të ndjesh-

17

ëse ju keni hemofili të trashëguar, kjo do të thotë se ju keni lindur me këtë sëmundje. Ajo shkaktohet nga një defiçit në njërin prej geneve që kodojnë për prodhimin e Faktorit tetë/nëntë. Dhe këto gene gjenden të lokalizuar në kromozomin X. Kromozomet gjenden gjithnjë në çift. Femrat kanë dy kromozome X, ndërsa meshkujt kanë një kromozom X dhe një kromozom Y. Një mashkull që ka genin defektoz të hemofilisë tek kromozomi X, shfaqë sëmundjen, kurse një femër duhet të ketë genin defektoz në të dy kromozomet që të shfaqë sëmundjen. Gjë kjo, që ndodh shumë rrallë. Nëse një femër ka genin defektoz vetëm në njërin prej kromozomeve X të saj ajo është një bartëse e hemofilisë. Këto femra nuk kanë hemofili por transmetojnë genin defektoz tek fëmijët.

Shenjat e hemorragjisë së brendshme :

 Gjak në urinë (nga

gjakosja në veshka apo vezikën urinare)

 Gjak në feçe (nga

gjakrrjedhja nga zorrët apo stomaku)

 Hematoma të

mëdha (gjakrrjedhje midis muskujve)

mërisë së gjurit e pa shenja të dukshme të hemorragjisë. Por më pas gjuri fryhet (edematizohet) , bëhet shume i nxehtë, i dhimbshëm. Artikulacioni humb funksionin e tij lëvizor dhe mund të mos ta rifitojë më kurrë. Hemorrragjia në tru mund të ndodhë si pasojë e një goditjeje por edhe spontanisht. Me dhimbje koke shumë të forta e që zgjasin, me të vjella të shumta, me çrregullim të gjumit, humbje të papritur të funksionit lëvizor apo të ndjeshmërisë së anësive, shikim të dyfishuar, konvulsione e atake epilepsie.

Hemofilia

Diagnostikimi dhe analizat laboratorike Q

oftë hemofilia A qoftë ajo B diagnostikohen nëpërmjet matjes së nivelit të faktorëve të koagulimit në gjak. Problemet hemorragjike të hemofilise A e B janë të njëjta. Ju mund të dalloni nëse është hemofili A apo B vetëm duke matur nivelin e faktorit në gjak. Përcaktimi i llojit të hemofilisë ka rëndësi në lidhje me trajtimin. Femrat bartëse të hemofilisë mund të të kuptojnë nëse fëmija që ato presin të lindë është apo jo hemofilik duke filluar që nga java e 10-të e shtatza-

KLASIFIKIMI

 Hemofilia e lehtë 5–30 % e faktorit normal të koagulimit  Hemofilia e moderuar 1–5 % e faktorit normal të koagulimit  Hemofilia e rëndë Më pak se 1 % e faktorit normal të koagulimit nisë së tyre. Po ashtu ekziston edhe mundësia e ‘diagnozes pre-implantive’. Merren vezë të femrave bartëse të hemofilisë dhe realizohet fertilizimi i tyre me spermatozoide. Embrionet e krijuar testohen për hemofilinë dhe implantohet vetëm ai që nuk e ka genin hemofilik.

Trajtimi kryesor i hemofilisë bazohet në terapinë zëvendesuese me faktorin që mungon. Këta faktorë të koagulimit janë nxjerrë nga gjaku i njeriut, por edhe të realizuar me teknologji të lartë e që quhen faktorë të koagulimit rekombinantë.


18

E enjte, 29 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Shëndeti oral BLERTA DOLLAKU

K

Mjeke Stomatologe

ërcitja e dhëmbëve ose siçquhet në gjuhën mjekësore “bruksizmi” është një fenomen që shfaqet në mënyrë të pavetëdijshme tek një numër i madh njerëzish,tipikisht gjatë gjumit. Kërcitja e dhëmbëve që ndodh rrallë, uk përbën problem për shëndetin e gojës suaj. Përsëritja e shpeshtë e këtij fenomeni mund të bëhet shkas për shfaqjen e problemeve jo vetëm në sistemin dentar dhe në aparatin e gojës, por edhe në strukturat

Kërcitja e dhëmbëve mund të ndodhë nga përdorimi i disa medikamenteve antidepresivë. Të njëjtin efekt kanë drogat psikotrope fqinje të kokës. Pse ndodh kërcitja e dhëmbëve? Stresi Ndërkohe që shkaku i saktë i brukszimit ende nuk njihet, mendohet se faktori kryesor që ndikon në shfaqjen e tij është stresi dhe ankthi. Simptomat e bruksizmit në shumë njerëz (dhimbja e nofullave, dhimbjet e kokës në mëngjes) shfaqen vecanërisht kur ata janë duke kaluar një periudhë stresuese. Pse ndodh kjo? Kur ne jemi të stresuar, nuk bëjmë gjumë të qetë sepse muskujt e trupit tonë nuk janë në një gjendje të relaksuar. Kështu, muskujt e qafës, të shpatullave dhe të nofullave qëndrojnë në një gjendje të kontraktuar, situatë kjo që shërben si stimul për shfaqjen e kërcitjes së dhëmbëve, intensiteti i së cilës është në përpjesëtim të drejtë me shkallën e stresit. Pra, sa më të stresuar të jeni, aq më intense do të jetë kërcitja e dhëmbëve. Inati dhe nervozizmi Ky është një ndër faktorët e vetëm që ndikon në shtrëngimin ose kërcitjen e dhëmbëve gjatë ditës. Meqënëse gjatë ditës ky fenomen ndodh për një kohë të shkurtër, si i tillë ai nuk është shumë i dëmshëm. Ndërsa gjatë natës, ku kohëzgjatja është shumë më e madhe, presioni që ushtrohet në mënyrë të pavullnetshme mbi dhëmbë gjatë kërcitjes së tyre është afërsisht 42 kilo-

A

LMEDICU

DHIMBJA e nofullave në mëngjes, vështirësia në hapjen e gojës apo dhimbja konstante e kokës janë shenja të rëndësishme të cilat mund të tregojnë se kërcisni dhëmbët

Kërcitja e dhëmbëve gjatë orëve të gjumit A duhet të shqetësohemi? Shkaktar stresi

PASOJAT E KËRCITJES SË DHËMBËVE

 Kërcitja e vazhdueshme e dhëmbëve gjatë natës

mund të ketë pasoja serioze mbi shëndetin e dhëmbëve dhe të aparatit përtypës duke rezultuar në:

 Konsumimin e buzëve prerëse dhe sipërfaqeve

përtypëse të dhëmbëve, gjë që rezulton në shkurtimin e tyre dhe në një paraqitje joestetike të sistemit dentar. Frakturën, lëvizshmërinë deri në humbjen e dhëmbëve.

 Mbindjeshmëri e dhëmbëve ndaj të ftohtave.  Dëmtime të mbushjeve( rënie të tyre), dëmtime të urave të procelanit (thyerje të porcelanit).

dhëmbëve të keqvendosur dhe bruksizmit, është konstatuar se një pjesë e madhe e individëve që vuajnë nga bruksizmi kanë probleme të rreshtimit të dhëmbëve. Efektet anësore të medikamenteve Kërcitja e dhëmbëve mund të ndodhë si rezultat i përdorimit të disa medikamenteve antidepresivë. Të njëjtin efekt kanë edhe drogat psikotrope të tilla si ekstazi, kokaina, metamfetamina.

 Dëmtime të mukozës së faqeve për shkak të

kafshimit të pavullnetshëm të tyre gjatë kërcitjes së dhëmbëve.

 Dhimbje të nofullave në mëngjes.  Vështirësi dhe kërcitje në nyjen e nofullave gjatë hapjes së gojës.

 Dhimbje koke e vazhdueshme, dhimbje veshi.

Alkooli, duhani, kafegramë për centimetër katrorë. Kjo forcë ka efekte shkatërruese mbi dhëmbët, nofullat dhe muskujt.

Problemet në rreshtimin e dhëmbëve Edhe pse ende nuk janë gjetur lidhje direkte midis

ja Në një kohë kur nuk ka ende studime përfundimtare në lidhje me ndikimin e alk-

Kërcitja e dhëmbëve

ër trajtimin e kërcitjes së dhëmbëve, është e nevojshme të përdorni një mbrojtëse të dhëmbëve, të cilin mund t’jua përgatisë mjeku juaj stomatolog. Kjo mbrojtëse e dhëmbëve duhet të mbahet në gojë gjatë natës. Nëse po kaloni një periudhë vecanërisht stresuese, teknikat e

Stresi Shkaku i saktë i brukszimit ende nuk njihet, mendohet se faktori kryesor që ndikon në shfaqjen e tij është stresi dhe ankthi. Simptomat e bruksizmit shfaqen vecanërisht kur ata janë duke kaluar një periudhë të keqe

oolit, duhanit dhe kafesë në shfaqjen e kërcitjes së dhëmbëve, është konstatuar se përdorimi i tepërt tyre e agravon situatën. Nga ana tjetër është parë se në shumë individë që më parë vuanin nga bruksizmi, sipmtomat janë zhdukur thjesht nëpërmjet ndalimit të konsumimit të

këtyre substancave. Probleme të tjera mjekësore Parkinsoni dhe sëmundja e Huntington-it ndikojnë në rritjen e aktivitetit të kërcitjes së dhëmbëve. Meqënëse këto sëmundje ndikojnë në sistemin nervor duke shkaktuar crregullim neurologjik, individët që vuajnë prej tyre ka të ngjarë të kërcasin dhëmbët, qoftë ditën, qoftë natën edhe pse jo me të njëjtin intensitet sikurse në rastet kur bruksizimi shkaktohet nga faktorët e tjerë të sipërpërmendur. Si ta zbuloj nëse i kërcas dhëmbët gjatë natës? Meqënëse kërcitja e dhëmbëve ndodh në mënyrë të pavetëdijshme në gjumë gjatë natës, ju mund të mos e dini që vuani nga bruksizmi. Gjithsesi, dhimbja e nofullave në mëngjes, vështirësia në hapjen e gojës apo dhimbja konstante e kokës janë shenja të rëndësishme të cilat mund të tregojnë se kërcisni dhëmbët. Në shumë raste, njerëzit e marrin vesh këtë nga partneri i tyre, i cili i dëgjon të kërcasin dhëmbët në gjumë. Nëse dyshoni se vuani nga bruksizmi, konsultohuni me mjekun tuaj stomatolog. Gjatë ekzaminimit ai mund të vërë re praninë e shenjave të bruksizmit në dhëmbët dhe nofullat tuaja dhe t’ju rekomandojë trajtimin e duhur. Ka më shumë të ngjarë të vuani nga kërcitja e dhëmbëve nëse:  Keni një stil stresant jetese.  Konsumoni sasira të mëdha alkooli.  Pini duhan.  Merrni medikamente për pagjumësinë, ankthin apo depresionin.  Pini më tepër se 6 kafe ose caj në ditë.  Keni apne të gjumit, gërhisni, ose flisni apo ecni në gjumë.

MASAT E MËNJANIMIT TË SIMPTOMAVE

Hapa për trajtimin e saj P

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

menaxhimit të stresit mund të jenë të dobishme për ta përballuar atë. Shëtitjet e vazhdueshme, meditimi, ushtrimet fizike në palestër, këshillimi tek psikologu mbi stresin mund t’ju ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit e për pasojë edhe në zhdukjen e simptomave të kërcitjes së dhëmbëve.

 Evitoni ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë të tilla si kafeja, Coca-Cola, cokollatat.

 Evitoni alkoolin. Kërcitja e dhëmbëve intesifiko

het pas konsumit të sasirave të mëdha të Alkoolit.

 Evitoni përdorimin e zgjatur të camcakëzit,

meqënëse i sforcon muskujt dhe ju bën më të prirur ndaj bruksizimit.

 Ushtrojeni veten që të mos i kërcisni apo t’i

shtrëngoni dhëmbët gjatë ditës. Nëse e ndjeni se po i shtrëngoni, vendosni majën e gjuhës ndërmjet tyre. Kjo praktikë do t’i mësojë muskujt të relaksohen.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Shëndeti i gruas KLEDIA DIMROÇI

F

emrat shpesh bisedojnë dhe ndajnë përvojat dhe këshillat për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe për përdorimin e grimit. Por shumë rrallë temë e bisedës është rëndësia e higjienës intime. Mirëmbajtja e higjienës në zonën intime është shumë me rëndësi te femrat sepse lejon të shmangin problemet e pakëndshme dhe ndonjëherë të rrezikshme shëndetësore që mund të paraqiten. Një higjienë e mirë intime mund të ruhet edhe me gjeste shumë të thjeshta. Fillimisht duhet ta dini që vagina është një lloj “vetë pastruesi”. Kur flasim për higjienën intime flasim edhe për florën vaginale. Por çfarë është në të vërtetë ajo? Flora vaginale është ekosistemi që ne duhet të mbrojmë. Kjo florë është një bashkësi bakteriesh mbrojtëse. Kur gjithçka sh-

Kujdes tamponët nëse keni infeksion KËSHILLA

Momente që kërkojnë një përkujdesje të veçantë GJATË CIKLIT MENSTRUAL: Higjena intime duhet të jetë veçanërisht në nivel të lartë. Janë të këshillueshme larje të herëpashershme ditore, si dhe larje vaginale. Për këto të fundit mirë është të përdoren peceta të buta dhe fleksibile me pH 4. Sot femrat përdorin tampon të brendshëm sepse është i rehatshëm, mund të praktikohet sport, është i padukshëm për në plazh etj. Natyrisht përdorimi i tyre nuk mund të veçohet nga kujdesje të veçanta por këshillat janë: mos i përdorni kur flini, ndërrojini shpesh dhe përdorimi i tyre duhet të ketë një higjenë perfekte. MENOPAUZA Periudha e menopauzës është e karakterizuar nga mungesa aktive e riprodhimit si pasojë e mungesës së estrogjenit. Verifikohet një rënie e mbrojtjes natyrale të strukturave të rëndësishme. Kështu që në këtë periudhë është shumë e rëndësishme të ndiqet një higjene e rreptëparandalimin e infeksioneve. NË SHTATZANI: Kjo periudhë kërkon kujdesje higjenike të veçantë mbi të gjitha për shkak të humbjeve të bardha jo patologjike që japin prodhimin e mykut. Këto sekrecione përgatisin terrenin për infeksion patogjen prandaj këshillohet një higjenë lokale dhe e përgjithshme me dezinfektues me bazë të kriprave të amonit. ruajtjen e sasisë normale të aciditetit. Nëse për arsye të ndryshme (siç mund të jetë

19

GJATË VERËS i nxehti rrit mundësinë e zhvillimit të infeksioneve të ndryshme në trup. Si rrjedhim është shumë e rëndësishme të kemi një higjienë të mirë të pjesëve intime

Përkujdesja intime, higjiena është primare

Ekuilibri delikat i florës bakteriale vaginale mund të ndryshojë kon mirë, këto bakterie jetojnë në harmoni. Më i rëndësishmi ndër ta është ai që quhet laktobacil. Ai ka aftësinë të sekretojë disa substanca si peroksidi i hidrogjenit dhe acidi laktik të cilat na mbrojnë nga infeksionet e ndryshme. Në të vërtetë këto dy substanca ndalojnë shumimin e baktereve patogjenë. Janë pikërisht ato që ndërtojnë një mur për të na mbrojtur nga infeksionet si dhe bëjnë të mundur

E enjte, 29 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

marrja e antibiotikëve) ky bakter shkatërrohet, bakteriet e tjera vaginale shumohen dhe

SI TË ZGJEDHIM LARËSIN INTIM Zgjedhja e larësit intim është i rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë. Një preparat i mirë duhet të ketë këto të dhëna: 1- Të ketë një përbërës acid me pH 5, për të respektuar aciditetin natyral. Shumë produkte në treg kanë në përbërje acid laktik, ky është prezent në vaginë dhe rezulton të përshtaten me nevojat fiziologjike. 2- Të ketë një veprim të moderuar antiseptik i nevojshëm në rastet e djegieve apo irritimeve. 3- Të ketë një veprim aromatik dhe freskues jo nga pikëpamja klinike por nga estetika e femrave. 4- Të përmbajë ekstrate vegjetale si kamomili.

lindin infeksionet. Gjatë verës, të nxehtit i rrit mundësinë e zhvillimit të infeksioneve të ndryshme në trup. Si rrjedhim është shumë e rëndësishme të kemi një higjienë të mirë të pjesëve intime. Aparati gjenital femëror ka në vetvete mekanizma mbrojtës fiziologjikë që kooperojnë për ta mbrojtur atë nga dyndja dhe shumimi i mikroorganizmave jashtëzakonisht patogjenë, si dhe për të mbajtur ekuilibrin delikat. Aciditeti vaginal (zakonisht

tregohet nga një vlerë e pH) përbën mbrojtjen më të rëndësishme: përveç ruajtjes së paprekshmërisë dhe elasticitetit të mukozës, të mbron edhe nga infeksionet e jashtme. Aciditeti vaginal garantohet nga Laktobacillus Acidophilus, i quajtur ndeyshe bacili i Döderlein për nder të gjinekologut gjerman, i cili është i pranishëm në vaginë dhe që bën të gjithë acidifikimin e zonës. Një tjetër mekanizëm mbrojtës përfaqësohet nga struktura anatomike

“e mbyllur” e aparatit gjenital femëror, e cila zëvendëson një lloj barriere mekanike. Gjatë një terapie me medikamente ose gjatë momenteve të ndryshme të jetës, kur jeni në moshën e pubertetit, në menopauzë ose gjatë një periudhe stresuese, ekuilibri delikat i florës bakteriale vaginale mund të ndryshojë duke shkaktuar inflamacion. Inflamacionet e aparatit gjenital femëror të tipit bakterial, alergjik, irritues ose traumatik, janë të zakonshme. Në të gjithë këto raste një higjienë intime e mirë është jashtëzakonisht e rëndësishme, edhe pse jo gjithmonë, kjo mund ta zgjidhë problemin.

Kujdesi intim

Masa të thjeshta për një higjienë të përkryer 1.Sapunët e rëndomtë dhe xhelet për dush nuk janë të përshtatshëm për larjen e pjesëve intime. Pjesa më e madhe e sapunëve dhe solucioneve janë për qëllim të mirëmbajtjes së vlerës natyrale të pH-it të lëkurës e cila është 5,5. Por pH-i normal i vaginës së shëndetshme është rreth 3,8 deri në 4,5. Përdorimi i sapunëve të zakonshëm mund të ndryshojë natyrën e florës vaginale (baktereve “të mirë”), duke favorizuar shumimin e baktereve të dëmshme. Si pasojë e kësaj mund të paraqitet iritim, kruarje, dhimbje, erë e keqe, rrjedhje anormale ose infeksion. 2.Pastrohuni të paktën një herë

brenda ditës. Të paktën një herë brenda ditës pastroni krejt pjesët intime me ujë të nxehtë. Rekomandohet që të pastroni pjesët intime pas çdo defekimi që të parandaloni përhapjen e bakterieve në vaginë. Kur të keni

menstruacion, pastrohuni dy herë brenda ditës vetëm me ujë të nxehtë 3.Çdo herë përdorni peshqir të butë dhe të thatë. Peshqiri, me të cilin thaheni pas larjes, duhet të jetë e butë dhe e thatë. Ndërrojeni atë në çdo 2-3 ditë dhe përdoreni vetëm ju. 4.Fshihuni përpara-prapa. Pas tualetit, pastrohuni me ujë dhe fshihuni me letër tualeti nga përpara – prapa, nga organi në drejtim të anusit 5.Mbani veshje të brendshme pambuku Veshja e pambukut i mundëson lëkurës të marrë frymë. Në dallim nga pambuku, materialet sintetike

parandalojnë qarkullimin e ajrit, e rrisin lagështinë në pjesën intime dhe në këtë mënyrë shkaktojnë ambient ideal për zhvillimin e bakterieve. Çdo herë mbani veshje të brendshme të pambukut, kurse ato “specialet” mbajini vetëm për mbrëmje po speciale. Gjithashtu, është mirë që të shmangni xhinset dhe pantallonat e ngushta. 6.Pastroni pjesët intime para dhe pas aktit seksual. Përveç asaj, është shumë me rëndësi që partneri juaj të mbajë higjienë të mirë intime. 7.Seksi gjatë kohës së menstruacionit sjell rrezik për infeksione. Nëse jeni të prirur për infek-

sione, shmangni marrdhëniet seksuale deri sa të jeni në përfundim të ciklit. 8.Gjatë kohës së menstruacionit ndërroni pecetat higjienike në çdo 2-4 orë. Mos lejoni që të mbeteni me të njejtën pecetë higjienike me tepër se 4 orë. Në atë këtë rast jo vetëm që nuk do të ndjeheni e freskët, por edhe i jepni hapësirë bakterieve të dëmshme që të shumohen. 9.Përdorni tamponë më rrallë dhe ndërrojini në çdo 2-3 orë. Asnjëherë nuk duhet të flini me tamponë. Tamponët duhet të ndërrohen rregullisht sepse mund të shkaktojnë infeksione. Mos përdorni tamponë nëse keni infeksion.


20

E enjte, 29 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Të reja nga mjekësia

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

EFICIENCA e robotit është tashmë e konfirmuar në urologji (kirurgjia e prostatës) e gjinekologji (kirurgjia e mitrës), në gastrohepatologji

Roboti zëvendëson dorën e kirurgut Evolucioni teknologjik i kirurgjisë invazive ISID XHURA

AVANTAZHET

N

ë të ardhmen e afërt, kirurgjia robotike do të zëvendësojë ndërhyrjet e hapura dhe të mbyllura në kirurgji. Kaq është i vërtetë ky parashikim, sa që të tilla ndërhyrje njohin një rritje prej 40% çdo vit. Hapat drejt këtij inovacioni janë diku më të shpejta e diku më të kujdesshme. Çfarë duhet sqaruar që në fillim është se sisteme të tilla nuk janë në të vërtetë robotike sepse nuk marrin asnjë vendim të pavarur. Gjithçka komandohet nga kirurgu e nuk kemi zëvendësim të tij nga makineria. Roboti riprodhon lëvizjet e dorës së kirurgut në mënyrë të përkryer, dhe ky është avantazhi më i madh i siste-

 Ndërhyrje kirurgjikale më pak invazive

 Pasoja estetike të operacionit, të papërfillshme

Sistemi i kontrollit Da Vinçi

 Rekuperim më të shpejtë

 Më pak hemorragji

prej plagës operatore

 Dhimbje post-

operatore më të lehta

Sallë operatore me sistemin Da Vinci. Kirurgu kryesor sheh dhe operon në aparturën e posaçme ndërsa ndihmësit në ekran

Roboti-asistent, i quajtur Da Vinci, është evolucioni teknologjik i kirurgjisë invazive (laparoskopisë). Laparoskopia klasike Da Vinci punon si një mundëson kryerjen e operacionit kirurg perfekt. Bisturitë e tij nëpërmjet instrulëvizin si në dorën e njeriut menteve fine dhe një telekamere, të futur në orgamit. Ai komandohet nga një nizëm përmes plagëve kirusistem i avancuar levash të rgjikale minimale. Në Shtetet përshtatura për lëvizjet e e Bashkuara përdorimi i Da Vincit është aprovuar në vitin dorës në një ndërhyrje.

2000. Të dhënat e para të përdorimit të këtij sistemi janë inkurajuese. Ndërhyrje në zemër dhe në mushkëri që mund të bëheshin vetëm me kirurgji të hapur, kanë qenë të suksesshme e me avantazhe të dukshme për pacientin: Plaga kirurgjikale është shumë më e vogël, dhimbjet e plagës më të lehta, gjaku që pacienti humbet është shumë më i pakët duke ulur nevojën për transfuzione, koha e rekuperimit më e shkurtër. Ndërhyrja nuk zgjat më tepër se

 Mbrojtje nga infeksionet post-operatore

në kirurgjinë klasike. Komplikacionet (si p.sh infeksionet) e ndërhyrjeve janë më të rralla sepse ekspozimi i organeve ndaj ambjentit të jashtëm është i reduktuar. Përveç zemrës (riparimi i valvulës mitrale, korrigjimi i defektit septal) e mushkërisë ku roboti akoma testohet, efikasiteti dhe eficienca e tij janë tashmë të konfirmuara në urologji (kirurgjia e prostatës) e gjinekologji (kirurgjia e mitrës), në gastrohepatologji (heqja e fshikëzës së tëmthit).

më pak se 180 gradë. Kjo e bën robotin të përshtatshëm për ndërhyrje të koklavitura ku dora e kirurgut e ka të vështirë të operojë me lehtësi. Për pasojë atij i duhet të hapë plagë të madhe kirurgjike për të kryer ndërhyrjen. Në rastin e robotit plaga kirurgjikale mbetet minimale. Roboti është i pajisur me sistem pamor 3D high-definition. Kjo fushëpamje e garantuar nga kamerat 3-D HD lejon procedura të sakta e të Roboti është i pajisur me imta në një amsistem pamor 3D high-defini- bjent që riprodhon më së miri tion për proçedura të sakta fushën operatore në kirurgjinë klasike. Këto madhe se dora e njeriut. Për avantazhe nuk i ofron lapshembull, ky sistem mund të aroskopia e cila ka fushëpamrrotullohet 360 gradë, kur je 2-D në një ekran, dhe kyçi i dorës rrotullohet diçka lëvizshmëri më të kufizuar. Përdorimi i tij është rritur së fundmi edhe në kirurgjinë e gojës dhe të fytit. Da Vinci është krijuar për të punuar si një kirurg perfekt. Bisturitë e robotit lëvizin sikur të ishin në dorën e njeriut, por ato nuk dridhen, janë më të fiksuara dhe kanë një diapazon më të gjerë lëvizjesh. EndoËrist quhet sistemi i kyçit të robotit i cili ka lëvizshmëri tejet më të

Studimi irlandez

Gjithçka kalon me një gjumë të mirë. E vërtetë? HOLTA MEÇANI

G

jumi pas një përvoje të hidhur apo ngjarjeje tronditëse e përforcon më tepër ngjarjen, ndërsa pagjumësia e largon. Një proverb irlandez thotë: “Një gjumë i mirë të shëron”. Një grup studiuesish në Universitetin e Massachusetts nuk duket të kenë qenë aspak dakort me këtë thënie. Për këtë ata kanë publikuar në një revistë të njohur një artikull, në të cilin shkruhet se gjumi pas një ndodhie stresante, vetëm sa e zmadhon problemin, nuk e zgjidh atë. EKSPERIENCA Fenomeni i përforcimit morfeik (“Morpheus” nga greqishtja do të thotë Zot i Ëndrrave) gjen vend si në eksperiencat pozitive, ashtu dhe

në ato emocionalisht neutrale. Për të vërtetuar këtë, janë marrë në studim 106 subjekte të të dyja gjinive. Subjekteve u janë treguar foto të ndryshme për të stimuluar reagimet negative (për shembull foto që paraqesin një aksident rrugor), reagimet pozitive ( foto të marra nga një festë fëmijësh) dhe reagimet neutrale (një

peisazh). Nga studimi u konstatua se gjatë zgjimit, personat e marrë në studim ruanin në kujtesën e tyre gjurmë pa patur luhatje emocionale si para ashtu edhe pas gjumit. Çfarë është EEG (Ezhe-ja)? EEG (Elektroencefalografia) është një pajisje që përdoret shpesh në neurologji e cila mund të rregjistrojë valët elektrike të lëshuara nga truri. Konsiston në vendosjen e disa elektrodave në skalpin e kokës. Përdoret gjerësisht në diagnostikimin e epilepsive, encefalopative, komave etj. Kërkuesit donin të shihnin nëse kur ia tregonin të njëjtat foto këtyre personave gjatë ditës, a do të kishin të njëjtat reagime pas 12 orësh, pavarësisht nëse ata flinin ose jo. Tek subjektet që kishin fjetur u pa se gjatë gjumit, EEG-ja regjistronte

fazën REM (gjumë me lëvizje të shpejta të syve), atë të ëndërrave. Studiuesit konstatuan se EEG-ja tregonte rritje të aktivitetit elektrik, në momentin që individët përjetonin makthet. Impakti i emocioneve tek subjektet ulej gjatë periudhës që qëndronin zgjuar. Gjatë gjumit, individët shfaqnin të njëjtat reagime emocionale ashtu siç shpreheshin gjatë shfaqjes së imazheve kur ishin zgjuar. Kjo tregon se gjumi konservon kujtimet dhe emocionet, duke e lidhur këtë aktivitet edhe me rezultatin e EEG-së. MEKANIZMA MBROJTËS Forcimi i emocioneve gjatë gjumit mund të jetë një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar për emocionet pozitive, por truri nuk bën dallime. Pas një eksperience të keqe, na kaplon të gjithëve ndjesia e lodhjes dhe

e përgjumjes, që nuk janë gjë tjetër veçse mekanizma mbrojtës të përdorura për të larguar disa lloje emocionesh. Një tjetër studim i publikuar në Biological Psychiatry nga kërkuesit e National Institute of Mental Health në Tokio ka arritur në konkluzionin që mungesa e gjumit është një kurë efikase për të ashtuquajturin stres post-traumatik. Ky i fundit ka të bëjë me ndjenjën e fajit që shkaktohet në persona që kanë përjetuar ngjarje dramatike e trauma shumë të rënda gjatë jetës së tyre, si aksidentet rrugore, viktimat e një abuzimi, humbja e të afërmve, e sidomos tek të mbijetuarit e një lufte apo katastrofe. Kështu nëse dikush iu sugjeron të flini për të harruar, mos i jepni të drejtë. Ndonjëherë, gjumi është thjesht simptomë e frikës së përballjes me realitetin


Almedicus