Page 1

Kimioterapia, efektet anësore e kohëzgjatja

Terapia e drejtuar efektshmëri, të lartë

S

K

edacioni përfaqëson një manovër tera peutike të indikuar në një gjendje të veçantë të pacientit, gjendja terminale, dhe përfshin marrjen e një ... Faqe 20

A

y është një grup i veçantë medika mentesh, të cilët bllokojnë rritjen e tumorit dhe përhapjen e tij duke ndërhyrë në biologjinë e qelizave... Faqe 18

Botim zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, Nr371, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.25

LMEDICU BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM

INTERVISTE/ ME MJEKUN ONKOLOG NE QSUT SHAHIN KADARE

Kanceri i gjirit, kontroll që në moshën 20 vjeç

Parandalimi

R

uani peshën tuaj trupore. Pesha e fituar në moshën e mesme pavarsisht vlerës së saj ideale, ka treguar një rritje të ndjeshme të rrezikut për Kancer Gjiri. Përveç kësaj, është vërtetuar se rritja e BMI (indeksit të masës trupore) shton rrezikun e zhvillimit të Kancerit të Gjirit pas-menopauzës. Shmangni konsumimin e tepërt të alkoolit...

K

anceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35 vjeç. Çdo vit rreth 185.000 gra në Evropë preken nga Kanceri i Gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njera do të sëmuret prej Kancerit të Gjirit. Në Shqipëri Kanceri i Gjirit është kanceri që haset me shpesh dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve tek femrat. Në Shqipëri prej kancerit të gjirit preken rreth 350-400 gra çdo vit. GJIRI është një gjender dhjamore me nje funksion specifik: prodhimin e qumështit. Ajo është një gjendër çifte e cila ndahet në disa njësi të quajtura lobe. Këto të fundit ndahen në njësi... Faqe 14-15

         

Drejtor: Taulant MUKA Kryeredaktore: Jana NANO Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Redaksia: Arminda Avdulaj Besiana Balla Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Erklida Sula Isid Xhura Kledia Dimroci

Faqe 16

Dhjetë hapat që ju këshillojmë

Zë vendin e parë të vdekshmërisë te femrat JANA NANO

E ENJTE 26.07.2012

Psikologji

Mirald Gina

Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik  Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT  Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT  Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT  Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT  Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT

      

Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Faqe 17

Bashkëjetesa me kancerin e gjirit

T

i fiton kurajo, forcë dhe besim në vetvete nga çdo përvojë, në të cilën ti ndalon dhe përballesh drejtpërdrejt me frikën. (Eleonor Roosevelt). Të shumta janë sfidat që përballin gratë me Kancer Gjiri. Probleme të vetë-imazhit, frika e rishfaqjes, nevoja për të vazhduar trajtimin po aq sa edhe aktivitetet ditore si, karriera apo marrdhëniet...


14

E enjte, 26 korrik 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Kanceri i gjirit

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

NËSE NDRYSHIMET që ndodhin në gjinjtë tuaj kapen në fillim, ky është një shans shumë i mirë për ju, për një mjekim të suksesshëm

Zë vendin e parë të vdekshmërisë te femrat Çdo vit identifikohen 350-400 raste të reja JANA NANO

PËR MË SHUMË INFORMACION DREJTOHUNI:

K

anceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35 vjeç. Çdo vit rreth 185.000 gra në Evropë preken nga Kanceri i Gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njera do të sëmuret prej Kancerit të Gjir-

 Tek mjeku i familjes  Në çdo qëndër shëndetësore  Në konsultoret e gruas  Në maternitete dhe spitale

Qelizat e kancerit të gjirit mund të përhapen duke u shkëputur nga tumori parësor. Ato hyjnë në enët e gjakut ose ato limfatike dhe përhapen në të gjithë trupin it. Në Shqipëri Kanceri i Gjirit është kanceri që haset me shpesh dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve tek femrat. Në Shqipëri prej kancerit të gjirit preken rreth 350-400 gra çdo vit. GJIRI është një gjender dhjamore me nje funksion specifik: prodhimin e qumështit. Ajo është një gjendër çifte e cila ndahet në disa njësi të quajtura lobe. Këto të fundit ndahen në njësi akoma më të vogla të quajtura lobule të cilat përmbajnë gjëndrat prodhuese të qumështit. Pas lindjes së fëmijës, qumështi rrjedh nga lobulet nëpër disa kanale të hollë të quajtur duktuj, për të përfunduar në thith. Hapsira ndërmjet duktujve dhe lobuleve mbushet me ind dhjamor dhe fibroz. Gjithashtu, gjiri përmban shumë enë limfatike, të cilat grumbullohen në disa njësi indore të vogla dhe rrumbullake të quajtura nyje limfatike. Këto grumbuj nyjesh limfatike mund t’i gjejmë të pozicionuara poshtë krahut (në aksilë), mbrapa kraharorit dhe poshtë kockës së klavikulës. Kanceri fillon nga qeliza, elementi kryesor që formon

Stadet

 Mënyrat e trajtimit:  Gratë me kancer gjiri kanë disa opsione trajtimi ku bëjnë pjesë :

BIOPSIA

Ç’farë duhet të mbajë mend një femër?

K

anceri i Gjirit mund të kurohet....mjafton të diagnostikohet në kohë Ju mund ta shpëtoni jetën tuaj! Metoda të tjera imazherike : Nëse gjatë një ekzaminimi klinik të gjirit ose pas një mamografie është gjetur një lezion i dyshimtë, gruaja mund t’u nënshtrohet edhe ekzaminimeve të tjera siç janë Ekografia apo Rezonanca Magnetike e gjirit. Biopsia : Është heqja e gjithë masës ose një pjese të saj për të parë qelizat kanceroze. Kjo është mënyra më e sigurt për vendosjen e diagnozës. Masa e hequr do të ekzaminohet nga mjeku anatomo-patolog i cili përcakton edhe tipin e qelizës kanceroze.Tipi më i shpeshtë i kancerit të gjirit është Karcinoma duktale (i kanaleve të gjirit). Karcinoma lobulare është një tjetër tip, e cila e merr fillesën nga qelizat e lobuleve. indet e më tej organet. Qelizat normale rriten e më vonë ndahen për të prodhuar qeliza të reja për të përmbushur nevojat e organizmit.Kur qelizat e vjetra vdesin, të rejat zënë vendin e tyre, e kështu me rradhë. Ndonjëherë, ky proçes mund të shkoj keq. Trupi prodhon qeliza të reja edhe pse nuk ka nevojë për to. Kjo masë qelizash të reja e

mbiprodhuar përbën atë masë indore të quajtur tumor apo kancer. Tumoret e gjirit ndahen në 2 grupe: 1-Tumore beninje  rrallëherë janë kërcënues për jetën.  mund të hiqen dhe në përgjithësi nuk përsëriten  nuk invadojnë indet

 Kirurgjia  Radioterapia  Kimioterapia  Hormono-terapia  Target-terapia

përreth tyre  nuk përhapen në pjesë të tjera të trupit. 2- Tumore malinje -janë kërcënues për jetën -shpesh mund të hiqen, por rishfaqen -mund të invadojnë dhe dëmtojnë indet dhe organet përreth (siç është kafazi i kraharorit) -kanë aftësinë të përhapen në organë të tjera të trupit. Qelizat e kancerit të gjirit mund të përhapen duke u shkëputur nga tumori parësor. Ato hyjnë në enët e gjakut ose ato limfatike dhe përhapen në të gjithë trupin. Përhapja e qelizave kanceroze quhet metastaze. Kush mund të preket

MBANI MEND:

 Nëse je; 20-39 vjeç

Bëj Vetëkontroll të gjinjve çdo muaj, Bëj Kontrroll të gjinjve tek mjeku çdo tre vjet Bë Ekografi të gjinjve

 Nëse je; 40-49 vjeç

Bëj Vetëkontroll të gjinjve çdo muaj, Bëj Kontrroll të gjinjve tek mjeku çdo tre vjet Bëj Mamografi çdo 1-2 vjet,

 Nëse je;

Bëj Vetëkontroll të gjinjve çdo muaj, Bëj Kontrroll të gjinjve tek mjeku çdo tre vjet Bëj Mamografi çdo 1 vit

Mbi 50 vjeç

nga Kanceri i Gjirit? Nga Kanceri i Gjirit mund të preket çdo grua. Ju duhet të jeni edhe më të kujdesshme në kontrollin e gjirit nëse:

 Nëna, motra apo gjyshja juaj kanë patur Kancer të Gjirit  Jeni mbi 40 vjeç, sepse rreziku rritet bashkë me moshën  Periodat ju kanë filluar para moshës 12 vjeç  Periodat ju kanë ndaluar pas moshës 50 vjeç  Nuk keni lindur kurrë fëmijë  Keni lindur fëmijën e parë mbi 30 vjeç  Jeni mbipeshë  Pini tepër duhan dhe alkol Kryeni aktivitet të pakët

fizik Por në ditët tona, kanceri i gjirit mund të kurohet në pjesën më të madhe të rasteve, mjafton të diagnostikohet në kohë. Kanceri i gjirit mund të mjekohet me sukses nëse ju e zbuloni sa më shpejt atë. Nëse ndryshimet që ndodhin në gjinjtë tuaj kapen në fillim, ky është një shans shumë i mirë për ju, për një mjekim të suksesshëm. Si mund të zbulohet shpejt Kanceri i Gjirit? Janë disa mënyra për të zbuluar kancerin e gjirit:  Vetëkontrolli mujor i gjirit  Kontrolli i gjirit tek mjeku  Mamografia  Ekografia e gjirit


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

E enjte, 26 korrik 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Njihni gjinjtë tuaj

V

etëkontrolli i gjirit është të njohësh gjin jtë e tu, duke i kontrolluar nëpërmjet prekjes me duar. Duke kontrolluar gjinjtë tuaj rregullisht ju do të mësoni se si është pamja normale e tyre. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të vini re menjëherë ndonjë ndryshim që mund të ndodhë në gji dhe të shkoni sa më shpejt tek mjeku.

INTERVISTE me Prof. Shahin Kadare mjek onkolog pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”

Vetëkontrolli që nga mosha 20 vjeçare Mamografia, një herë në çdo 3-4 vjet NDIQNI HAPAT E MËPOSHTME:

 Qëndroni përpara pasqyrës.

Vendosini duart në ije si në figurë. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën,formën apo madhësinë e gjinjve?

 Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën apo madhësinë e gjinjve?

Kur bëhet vetëkontrolli i gjirit? Vetëkontrolli i gjirit duhet të bëhet duke filluar që nga mosha 20 vjeç pamvarësisht se gjinjtë mund të jenë normal.

ÇFARË DUHET T`JU TËRHEQË VËMENDJEN

 Ju duhet të shkoni menjëherë tek mjeku nëse vini re shenja jo normale si:  Zmadhim apo forcim të gjirit që nuk është normale për ju.  Zakonisht, shumë

gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë e natyrshme.

 Gjendra apo mahisje në gji  Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.  Njëri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë  Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.  Dhe çdo gjë tjetër që nuk ju duket normale

Kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet çdo muaj, mbas kalimit të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Kjo sepse gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur, dhe mund t’ju ngatërrojnë. Në periudhën e menopauzës (lënies së periodave), vetëkontrolli i gjirit bëhet ditën e parë të çdo muaji. Kjo bëhet me qëllim që ju ta keni më të lehtë për t’u kujtuar. Si bëhet vetë-kontrolli i gjirit? Vetëkontrollin e gjinjve ju mund ta bëni kur jeni duke bërë dush, kur jeni duke ndenjur shtrirë apo duke qëndruar para pasqyrës. Jo të gjitha gjendrat që mund të dalin në gji janë kancer, por megjithatë pa frikë apo ankth, drejtohuni sa më shpejt të jetë e mundur tek mjeku nëse vini re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë tuaj. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin. Vetë-kontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta, nuk kushton fare por ju mbron jetën! Vetkontrolli i gjirit është vetëm një pjesë e kujdesit për gjirin. Ka edhe mënyra të tjera të cilat kapin në faza shumë të hershme kancerin e gjirit siç është mamografia. Çfarë është Mamografia? Mamografia është një lloj radiografie e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëhere kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit

15

 Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës. Kthejeni trupin majtas. Kthejeni trupin djathtas. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën ose në madhësinë e gjinjve? rreth 2 vjet para shfaqjes së shenjave. Të gjitha gratë duhet ta bëjnë mamografinë? Të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pamvarsisht nga mosha juaj, nëse keni ndonjë shqetësim në gji, paraqituni menjëherë tek mjeku. Ai do t’ju sqarojë ju se çfarë duhet të bëni dhe sa herë duhet ta bëni mamografinë. Kur duhet bërë mamografia? Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mammografinë në fund të perio-

Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë dave. Mamografia nuk duhet të kryhet sidomos në tre muajt e parë të barrës. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment. A duhet të bëj ndonjë

përgatitje përpara mamografisë? Jo. Vetëm nuk duhet të përdorni deodorant, pudër, ose të lyheni me ndonjë solucion tjetër trupor, ditën që ju do të shkoni për të bërë mamografinë sepse kjo ndikon në rezultatin e saj. Ju duhet të zhvisheni nga mesi e lart kështu që është mirë të vishni rroba të veçuara, bluza me fund ose pantallona. A është e dhimbshme mamografia? Disa gra ndjejnë një shtypje dhe dhimbje të lehtë të gjinjëve gjatë mamografisë. Për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Disa prej tyre pijnë kokrra që përdoren për dhimbje koke, 1 orë përpara mamografisë, e cila lehtëson dhimbjen. Një mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë, është të mos shkoni për të bërë mamografinë 1 javë para ose gjatë periodave mbasi në këtë periudhë gjinjtë janë të tendosur dhe të dhimbshëm. Planifikoni një periudhë tjetër për të bërë mamografinë. Cilat janë të mirat e mamografisë? Shumë lloje kanceri gjiri janë kapur në faza të hershme kur ka akoma shanse për tu trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të

 Kontrolloni me majat e gishtave të dorës së djathtë, gjirin e majtë dhe me majat e gishave të dorës, së majtë gjirin e djathtë, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?  Kontrolloni me të prekur sqetullën e djathtë, pastaj dhe sqetullën e majtë. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?  Përpiquni ta bëni zakon bërjen e

vetëkontrollit të gjirit 1 herë në muaj!

vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë. Mamografia shpëton gati 1400 jetë grash të cilat vdesin çdo vit nga kanceri i gjirit. Megjithëse jo të gjitha kanceret që kapen nga mamografia janë të kurueshme, më teper se 95% e grave janë gjallë dhe mirë edhe për shumë vjet mbas kapjes dhe mjekimit të kancerit Sa shpesh duhet bërë mamografia? Kjo varet nga mosha që ju keni. Megjithatë, mamografia rekomandohet të bëhet një herë në 1-3 vjet sidomos për moshat mbi 35-40 vjeç e lart. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë madje edhe nga një mamografii tek tjetra. Kështu që mamografia duhet të bërë rregullisht.

Bazuar në rezultatet e mamografisë së parë ju mund ta përsërini atë, nësë mjeku ju a kërkon këtë. Mamografia nuk duhet bërë vetëm 1 herë në jetë, por në mënyrë të vazhdueshme çdo 1-3 vjet dhe për gjatë gjithë jetës! Ku duhet të shkoj për të bërë mamografi? Kudo ku ka aparat mamografie. Pranë poliklinikave të qyteteve Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë janë vendosur aparate mamografie ku ju mund të shkoni për të bërë mamografi. Por ka edhe mjaft klinika private që ofrojnë këtë shërbim. Po Ekografia e gjirit çfarë është? Ekografia e gjirit është një lloj tjetër kontrolli i gjirit që kryet nga mjeku radiolog/ onkolog.


16

E enjte, 26 korrik 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Mite apo Fakte

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

E VERTETË Vetëm 5 -10% e tumoreve janë të trashëgueshëm. Pjesa më e madhe e grave nuk kanë faktor risku

Një masë e vogël që ju shqetëson Mos hezitoni të bëni një ekografi DR. ANILA PEMA Onkologe, QSUT

Dhimbje

MITI NR. 1 Një masë në gjoks është thuajse gjithmonë kancer! FAKT: Për fat të mirë, kjo nuk është e vërtetë. Kjo vlen veçanërisht për moshat e reja ndërsa në gratë më të moshuara, një masë në gjoks ndoshta do të thotë se ajo mund të jetë një në ato tetë gra, që do të zhvillojë Kancer të Gjirit. Masa ka mundësi më të madhe të jetë kanceroze nëse gruaja është në menopauzë. Por nëse nuk është kanceroze, çfarë mund të jetë? Mund të jetë një kist ( si qese e mbushur me lëng), një rritje anormale jo-tumorale (si fibroadenoma) apo një pseudo-gjendër që i detyrohet ndryshimeve hormonale pa ndonjë rëndësi mjekësore. Sidoqoftë, e rëndësishme është që gruaja të ekzamininohet nëpërmjet mamografisë apo ekografisë. Jo rralllë ajo mund ti nënshtrohet edhe bi-

Ndonjëherë Kanceri i Gjirit mund të diagnostikohet nëpërmjet mamografisë përpara se të ndjehet si një masë e dhimbshme gjatë vet-kontrollit të gruas

opsisë. MITI NR.2 Kanceri i gjirit shfaqet gjithmonë si një masë e dhimbshme! FAKT: Ndonjëherë Kanceri i Gjirit mund të diagnostikohet nëpërmjet mamografisë përpara se të ndjehet si një masë e dhimbshme gjatë vet-kontrollit të gruas. MITI NR.3 Një masë kanceroze ndje-

het ndryshe nga një masë beninje! FAKT: Në fakt kur përmendim termin kancer, zakonisht flasim për masa të vetme e zakonisht të palëvizshme, por kjo nuk ndodh gjithmonë pasi në praktikë ndeshen edhe gjendra kanceroze të lëmuara, të lëvizshme e me konsistencë jo të fortë. Për shembull, kistet kur janë në thellësi të indit mamar, janë jo rrallë të frik-

shëm pasi spostojnë gjirin mbi to, duke dhënë ndjesi dhe pamje jo të këndshme. Cila është këshilla e specialistit? Çdo gjë që nuk duket normale duhet ekzaminuar dhe për fat, sot është mjaft e lehtë të bësh një kontroll të gjirit apo një EKO. MITI NR.4 Është thjesht një masë e vogël, nuk ka pse të shqetësohesh! FAKT: Masa nuk është diçka që nuk ka rëndësi. Kanceri mund të jetë mjaft i vogël kur diagnostikohet, por kjo

nuk do të thotë që është më pak i rrezikshëm. MITI NR.5 Të konstatosh një masë tani, e të kontaktosh mjekun më vonë! FAKT: Kjo nuk është e rekomanduar, veçanërisht për më të moshuarat. Ndërsa për mosha të reja mund të rivlerësohet për 1 -2 muaj. Të moshuarat nuk kanë ndryshime hormonale të gjirit. Për to, nuk rekomandohet vonesa në ekzaminim. Mirë është të mos vonohet më tepër se 24 javë.

MITI NR.6 Një masë në gjoks mund të jetë kancer edhe nëse asnjë nga të afërmet e tua nuk ka patur Kancer Gjiri. FAKT: E vertetë. Vetëm 5 -10% e tumoreve janë të trashëgueshëm. Pjesa më e madhe e grave nuk kanë faktor risku. MITI NR.7 Një grua që ka vuajtur nga kistet në gji, një gjendër më shumë, nuk përbën problem! FAKT: Çdo gjendër e re kërkon vlerësim të ri!

Këshillat

10 Hapa për të parandaluar Kancerin e Gjirit MARINELA KUMARAKU 1. Ruani peshën tuaj trupore. Pesha e fituar në moshën e mesme pavarsisht vlerës së saj ideale, ka treguar një rritje të ndjeshme të rrezikut për Kancer Gjiri. Përveç kësaj, është vërtetuar se rritja e BMI (indeksit të masës trupore) shton rrezikun e zhvillimit të Kancerit të Gjirit pas-menopauzës. 2. Shmangni konsumimin e tepërt të alkoolit. Përdorimi i alkoolit është një nga faktorët më determinues për Kancerin e Gjirit. Studimi i “The Harvard Nurses’Health” së bashku me disa studime të tjera, ka treguar që konsumimi i më shumë se një pije alkoolike në ditë mund të rrisë rrezikun e Kancerit të Gjirit deri në 20-25 % 3. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Hani shtatë apo më shumë racione frutash në ditë. Dieta

mbrojtëse për Kancerin e Gjirit përfshin të gjitha perimet e tilla si brokoli, lakër, lulelakër; zarzavatet me gjethe të errët ( lakër jeshile, spinaq), karrota dhe domate. Dieta e frutave përfshin agrume, manaferra dhe qershi. Këshillë: është mirë të konsumohen perime të papërpunuara ose të zjera lehtë, sepse disa nga përbërësit e tyre mund të shkatërrohen nën verpimin e nxehtësisë 4. Aktivitet fizik i vazhdueshëm. Shumë studime kanë treguar se ushtrimi i rregullt siguron mbrojtje të fuqishme kundër Kancerit të Gjirit. Të kryhen ushtime për 30 minuta ose më shumë për një ushtrim aerobik të moderuar (ecje të shpejtë), pesë ose më shumë ditë në javë. Nuk është i rëndësishëm intes-

iteti, por qëndrueshmëria dhe kohëzgjatja e ushtrimit. 5. Rregullo përmbajtjen e yndyrnave. Lloji i yndyrës në dietën tuaj mund të ndikojë në rrezikun e Kancerit të Gjirit. Minimizoni konsumimin e yndyrnave omega-6 (luledielli, misri) si dhe yndyrnave të ngopura. Përdorimi i yndyrnave omega-3, të cilat gjenden në vajin e peshkut (salmon, ton, sardele, troftë liqeni dhe harengë). Konsumoni vajra të monosaturuar të cilët i gjeni: tek vaji i ullirit (burim i fuqishëm i polifenoleve me veti antioksidante dhe skualenit); arrat dhe farat (të cilat përmbajnë një substancë mbrojtëse si seleni) 6. Rregulloni përmbajtjen e karbohidrateve në dietën tuaj. Minimizoni konsumimin e indekseve të lar-

ta glicemike. “Rreziqet e Mëdha të Bardha”, – mielli i bardhë, orizi i bardhë, patatet e bardha, sheqeri dhe produktet që i përmbajne ato, nxisin ndryshimet hormonale që ndikojnë rritjen qelizore në indet e gjirit. Zëvendësojini këto karbohidrate të “keqija” me drithëra dhe fasule apo bimë të tjera bishtajore. Ato përmbajnë një nivel të lartë fibrash. 7. Konsumo rregullisht ushqime dhe nënprodukte të sojës si psh. tofu, tempeh, arra soje të pjekura, qumësht soje dhe miso. Konsumo vetëm sojë organike dhe jo-gjenetikisht të modifikuara. Studimet epidemiologjike kanë nxjerrë në dukje një shoqërim pozitiv ndërmjet konsumimit të sojës dhe rrezikut të reduktuar të Kancerit të Gjirit. 8. Minimizoni marrjen farmakologjike të estrogjenëve. Shmangni ekspozimin ndaj tyre. Mos merrni mediamente me përmbajtje estrogjenike, përveç rasteve kur jua re-

komandon mjeku juaj. Koha e ekspozimit ndaj estrogjeneve luan një rol themelor në zhvillimin e Kancerit të Gjirit. Minimizoni ekspozimin ndaj hormoneve që gjenden në prodhimet jo-organike të përditshme, në produktet e mishit të kafshëve dhe shpendëve. 9. Merrni substanca suplementare si multivitamina, vitaminë C, vitaminë E si dhe vaj peshku. Gjithashtu mund të merrni Selen e minerale të tjera apo të konsumoni arra si një alternativë e mundshme zëvendësuese. Nëse ju keni një sëmundje kronike ose merrni barna me recetë, konsultohuni në fillim me mjekun tuaj. 10. Mendoni në mënyrë pozitive. Zhvilloni marrdhënie të pasura, të ngrohta dhe reciprokisht të dobishme me familjen dhe miqtë. Bëni gjumë të përshtatshëm (7-8 orë në ditë). Shoqërimi i mire mendje-trup në Kancerin e Gjirit është i rëndësishëm.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

E enjte, 26 korrik 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Bashkëjetesa

KUR TRAJTIMI mbaron, ka një shpërthtim emocional të të gjithë tensionit dhe ankthit të grumbulluar gjatë trajtimit

Vështirësia e madhe 1-6 muaj pas trajtimit Ja impaktet psikologjike dhe sociale RENINA VARFAJ

IMPAKTI PSIKOSOCIAL I PACIENTES

Psikologe

T

i fiton kurajo, forcë dhe besim në vetvete nga çdo përvojë, në të cilën ti ndalon dhe përballesh drejtpërdrejt me frikën. (Eleonor Roosevelt) Të shumta janë sfidat që përballin gratë me Kancer Gjiri. Probleme të vetëimazhit, frika e rishfaqjes, nevoja për të vazhduar trajtimin po aq sa edhe aktivitetet ditore si, karriera apo mar-

 Koncepti vetjak

Dy janë format më të zakonshme të problemeve psikosociale që sjell Kanceri i Gjirit; njëra është sesi ai ndikon familjen e individi (duke qënë se gratë janë dhe personat kryesorë që kujdesen për familjen kështu që të gjitha përgjegjësitë bien mbi to). Dhe e dyta, diagnoza dhe trajtimi do të prekin identitetin e tyre si femra. DY PYETJE VLERËSUESE: A ndiheni në pjesën më të madhe të kohës e mërzitur? A gjeni kënaqësi në gjërat që bëni? Ankthi ëshë përgjigje e natyrshme gjatë kësaj sëmundje. Ai bëhet shqetësues në momentin që ndikon gjumin, aftësinë për të punuar dhe nërveprimin me të tjerët, kështu që në këtë moment duhet ndërhyrë me

MIRËQËNIA MENDORE

 Kanceri i Gjirit mund të ndryshonjë mënyrën se si mendoni për veten dhe botën rreth jush. Është shpërblyese nëse filloni të praktikoni të menduarin pozitiv.

 Kujtoni se Kanceri i Gjirit nuk ndryshon vlerën tuaj si grua, nënë, bashkëshorte dhe individ.

 Fokusohuni në vlerësimin e atyre gjërave që çmoni më shumë në jetë.

 Mbani një ditar, ku të shprehni dhe identifikoni mendimet tuaja.

 Mirëqënia shpirtërore  Fillo praktimin e meditimit. Ajo ndikon në uljen

 Imazhi trupor

e stresit, rrit relaksimin dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

 Intimiteti dhe seksualiteti (problemet seksuale)

Dy janë format më të zakonshme të problemeve psikosociale që sjell Kanceri i Gjirit: ndikimi që ka në jetën familjare dhe në identitetin e pacjentes rdhëniet me veten dhe të tjerët. Në këtë artikull do të shohim se cilat janë impaktet psikologjike, sociale dhe të vetë-imazhit, mënyrat e trajtimit psikologjik si dhe disa këshilla praktike gjatë kësaj periudhe në jetën e pacienteve femra.

17

 Përcakto se cilat janë gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe filloni t’i përfshini në jetën tuaj.

 Pacienteve të diagnostikuara dhe të trajtuara variojnë nga 10% në 88%)

 Krijo hapsirën ku mund të fokusohesh në

 Problemet me të

 Mësoni të doni trupin dhe gjirin tuaj. Ata nuk

tjerët

 Marrdhëniet e reja pas diagnostifikimit

praktikat e tua shpirtërore.

 Mirëqënia emocionale janë armiqtë e tu!

 Mësoni të zgjidhni dhe përballoni me efektivitet sfidat emocionale.

 Gjeni mënyra të qeshni çdo ditë. qëllim që të rivendoset ekuilibri në jetën e personit. Në fakt mendohet që pjesa e më e vështirë e diagnostikimit me Kancer Gjiri, është 1 deri në 6 muajt e parë pasi ka përfunduar trajtimi. Kjo sepse në fillimit e trajtimit pacientja është e mirëinformuar dhe e përgatitur psikologjikisht për atë që do të ndodhë dhe për efektet

anësore, kështu që ka ngritur mbrojtjet e veta. Por kur trajtimi mbaron, ka një shpërthtim emocional të të gjithë tensionit dhe ankthit të grumbulluar gjatë trajtimit. Shumë pacientë kanë kriza depresioni dhe ankthi, shpërthime të qarash, probleme me gjumin etj. Pacientet duhet të diën që ky është një reagim normal

dhe ato mund të marrin një trajtim mjekësor të shkurtër për depresionin, gjithmonë nën rekomandimin e mjekut. Detyrë tjetër e profesionistit të shëndetit është të përgatisë gradualisht tranzicionin drejt jetës normale dhe t’i ndihmojë pacientët në stadin tjetër të jetës së tyre ku ata bëhen ‘’të mbijetuara nga Kanceri i Gjirit’’.

 Përballi ndjenjat e zemërimit, fajit, trishtimit, ankthit dhe depresionit çdo ditë.

 Mos fajësoni veten për sëmundjen tuaj.  Pranoni ndihmë prej të tjerëve.  Flisni me një psikoterapist për ndihmë të mëtejshme.

Strategjia

Si të përballojmë me sukses dhimbjet K

anceri i Gjirit mund të prek çdo aspekt të jetës suaj duke ndikuar jetën tuaj mendore, emocionale, fizike, dhe mirëqënien shpirtërore. Trajtimi i Kancerit të Gjirit dhe operacioni i tij mund të shhkaktojnë dhimbje dhe shqetësime. Ju mund të ndiheni më pak tërheqëse pas mastektomisë apo trajimit me kimioterapi apo rreze. Ju mund të filloni të mendoni ndryshe rreth vetes dhe botës që ju rrethon. Ju mund të ndiheni të frikësuara, të vetmuara, të depresuara apo të

zemëruara. Por Kanceri i Gjirit gjithashtu mund të ofrojë mundësi për ndryshime pozitive. Kjo mund të jetë koha për të vlerësuar se çfarë është e rëndësishme në jetën tuaj dhe të mësoni se si mund të ndihmoni veten tuaj. Këto strategji përballimi ofrohen me shpresën që ju të gjeni mënyrën më të mirë për të përballuar sëmundjen. Si të përballojmë dhimbjen? Ju mund të përdorni këto tekni-

ka për t’i lehtësuar shqetësimet: Imagjinata është një mjet i rëndësishëm në përballimin e dhimbjes. Praktikohu duke imagjinuar veten në një gjendje të lirë prej saj. Shpërqëndroje veten duke u fokusuar në diçka tjetër. Lexo një libër të bukur, shiko një film interesant apo bisedo me dikë që ju bën të ndjeheni mirë. Praktiko disa forma ushtrimesh relaksuese, si frymëmarrja e thellë, relaximi progresiv i muskujve, joga etj


18

E enjte, 26 korrik 2012

A

Trajtimi në kancer

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

MEDIKAMENTE të ndryshme kemoterapeutike veprojnë në mënyra të ndryshme duke ndikuar mbi qelizat kanceroze në faza të ndryshme të rritjes se tyre

Kimioterapia, kohëzgjatja PRANVERA APOSTOLI Kemoterapia Kimioterapia është një mënyrë trajtimi që ka për bazë përdorimin e medikamenteve anti-kanceroze ose sic quhen ndryshe citostatikë. Qëllimi i saj është shkatërrimi i qelizave kanceroze.

Përbëhet nga një seri ciklesh 2-4 javore për një periudhë 4 deri në 6 muaj, varet nga tipi dhe faza e kancerit

Si vepron kimioterapia në organizmin e njeriut? Qelizat kanceroze rriten duke u ndarë në një mënyrë të parregullt dhe të pa kontrolluar. Kemoterapia ndërvepron me aftësinë e tyre për t’u shumuar dhe rritur. Medikamente të ndryshme kemoterapeutike veprojnë në mënyra të ndryshme duke ndikuar mbi qelizat kanceroze në faza të ndryshme të rritjes se tyre. Prandaj, zakonisht, parapëlqehet të përdoret një kombinim medikamentesh dhe jo një i

Të vjellat Zakonisht ndjenja për të vjellë fillon menjëherë pas kemoterapisë ose disa orë më vonë. Ajo mund të zgjasë për disa orë ose për disa ditë. Një gjendje e tillë mund të kontrollohet ose të minimizohet duke përdorur barna kundër të vjellave

jepen: -nëpërmjet injektimit të substancave direkt në venë ( intravenoze) -nga goja si tableta ose kapsula

E kemi provuar që përçarja sjell disfatë dhe sjell humbje në zgjedhje, ndërsa idea e unitetit, nga e cila s'duhet të kemi frik zgjedhje, ndërsa idea e unitetit, nga e cila s'duhet të kemi frik

EFEKTET ANËSORE GJATË KIMIOTERAPISË.

vetëm. Kohëzgjatja e kimioterapisë Kemoterapia e kancerit të gjirit zakonisht përbëhet nga një seri trajtimesh 2-4 javore përgjatë një pe-

riudhe 4-6 mujore. Kjo varion nga tipi dhe faza e kancerit, gjendja shendetësore e pacientit etj. Hapësirat përgjatë periudhës së trajtimit, i japin mundësi organizmit që të rimarrë veten nga efektët anësore të

përkoheshme që lindin gjatë saj. Si jepet kimioterapia Kimioterapia mund të jepet në mënyra të ndryshme. Për kancerin e gjirit medikamentet zakonisht

Të vjella dhe nauze Zakonisht ndjenja për të vjellë fillon menjëherë pas kemoterapisë ose disa orë më vonë. Ajo mund të zgjasë për disa orë ose për disa ditë. Një gjendje e tillë mund të kontrollohet ose të minimizohet duke përdorur barna kundër të vjellave. Për disa njerëz në raste të tilla është e efektshme edhe terapia komplementare si terapia relaksuese, hipnoza ose aromaterapia.

Dhimbje goje Pacienti mund të ketë dhimbje të gojës ose të mishrave të dhëmbëve, ulçeracione (plagë në gojë) kështuqë një higjenë e mirë e gojës është shumë e rëndësishme gjatë kemot-

Herceptina

Terapia e drejtuar, efektshmëri të lartë K

y është një grup i veçantë medika mentesh, të cilët bllokojnë rritjen e tumorit dhe përhapjen e tij duke ndërhyrë në biologjinë e qelizave kanceroze. Terapia e drejtuar është më efikase dhe më pak e dëmshme për qelizat e shëndetshme se trajtimet e tjera antikanceroze. Medikamenti më i njohur është Herceptina (Trastuzumab). Herceptina Është një medikament që përmirëson mënyrën se si organizmi lufton qelizat kanceroze. Ai bën pjesë në grupin e barnave të quajtura antitrupat monoklonalë. Ai vepron duke bllokuar një nga rrugët e shumimit të qelizave kanceroze. Disa nga qelizat kanceroze kanë një nivel më të lartë të disa proteinave receptore të njohura si HER2 në sipërfaqen e tyre. Nxitja e tyre stimulon qelizat që të rriten më shpejt. Herceptina vepron duke bllokuar këta receptorë. Ajo gjithashtu ndihmon sistemin imunitar të organizmit. Vetëm pacientet që

kanë një kancer të tipit HER2+ (qelizat e të cilave kanë një nivel të lartë të receptorëve HER2 në sipërfaqe) mund të përfitojnë nga kjo terapi. Ky tip kanceri haset në 20-25% të rasteve. Ky medikament përdoret për të trajtuar pacientët me kancer gjirit të tipit primar të ndjekur nga ndërhyrja kirurgjikale dhe kemoterapia duke parandaluar mundësinë e rikthimit të kancerit. Gjithashtu u jepet dhe pacinteve me kancer të gradës së dytë ose me kancer lokal të avancuar ( kur ka dhënë metastaza në pjesë të tjera të trupit ose në indet rrethuese) Avastin dhe Lapatinib (tipe të tjera terapish medikamentoze të drejtuara) Avastin bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antitrupa monoklonal; përdoret për të trajtuar kancerin e gjirit të gradës së dytë Lapatinib (Tyverb) bën pjesë në grupin e barnave tirozinë kinazë inhibitore. Ai bllokon të dy receptorët HER2 (faktori epidermal i rritjes humane 2) dhe HER1 (faktori epider-

mal i rritjes humane 1). Këto janë proteina të cilat ndodhen në sasi të shtuar në sipërfaqen e qelizave kanceroze dhe duke marrë sinjale nga jashtë qelizës, ndikojnë në rritjen dhe shumimin e vrullshëm të tyre. Përdoret për trajtimin e kancerit metastazik në personat HER2+; mund të shoqërohet dhe me medikamente të tjera kemoterapeutike si Xeloda (capecitabin). Terapia hormonale Këshillohet të ndjekin terapi hormonale të gjithë ato paciente që në testin e kryer në biopsinë e masës për prezencën e receptorëve estrogjenikë, rezultati del pozitiv për praninë e tyre. Pra këto ëto lloje kancerësh kanë në sipërfaqe të tyre receptorë për estrogjenin ( kjo ndosh në 75% të grave pas menopauzës dhe 50-60% tek ato para saj) Në 5% të rasteve, qelizat tumorale kanë në sipërfaqe edhe receptorë për progesteronin. Nëse pacientja nuk rezulton pozitive për receptorët hormonalë, ajo nuk mund t’i nënshtrohet terapisë hormonale


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 26 korrik 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Trajtimi në kancer

19

RËNIA E FLOKËVE Rënia e flokëve është një nga efektet më stresues të trajtimit. Pacienti mund ta përballojë shumë mirë këtë problem nëse e di paraprakisht çfarë do të ndodhë

dhe efektet anësore

Simptomat

Cilat janë efektet pas terapisë kirurgjikale Të vjellat Zakonisht, ato ndodhin për shkak të anestezisë. Kjo gjendje kalon brenda dy ose tre ditësh. Ndjesi të çuditshme Pickime të forta,djegje, mpirje në zonën e kraharorit dhe në krahun e anës se operuar janë shfaqje normale në përiudhën post operatore dhe mund të zgjasin për një përiudhë kohe të gjatë. Shtangësi Krahu dhe shpatulla e anës ku është realizuar ndërhyrja kirurgjikale do të jetë si e mpirë dhe e shtangët. Fizioterapisti duhet t’i mësoj të sëmurit ushtrime të cilat do ta ndihmojnë që të rifitoj lëvizjet e krahut.

erapisë. Nëqoftëse ai ka dhimbje të mishrave të dhëmbëve apo dhëmbë me karies, duhet të shkojë te dentisti dhe të kurohet para fillimit të kemoterapisë. Rënia e flokëve Rënia e flokëve është një nga efektet më stresues të trajtimit. Pacienti mund ta përballojë shumë mirë këtë problem nëse e di paraprakisht çfarë do të ndodhë. Humbja e flokëve fillon gradualisht 2-3 javë pas fillimit të trajtimit. Pacienti mund të humbasë gjithashtu qerpikët dhe vetullat. Ato do të rishfaqen pas përfundimit të trajtimit. Ulje e funksionit të palcës së kockës. Kemoterapia mund të zvogëlojë fuqinë e palcës së kockave për të prodhuar qeliza të reja të gjakut. Përpara se t’i nënshtrohet çdo cikli të ri kemoterapie, pacientit I bëhen analizat e gjakut. Ky proces kryhet me qëllim që mjeku të jetë i sigurt që niveli i qelizave të gjakut është i mjaftueshëm për të përballuar stadin e ardhshëm të kemoterapisë. Zakonisht qelizat e gjakut kthehen në normë brenda një jave pas terapisë. Në mënyrë të veçantë, janë qelizat e bardha të gjakut, të nevojshme në luftën kundër infeksioneve, të cilat preken më shumë. Lodhje Pacienti mund të ndjehet shumë i lodhur gjatë trajtimit. Disa persona ndjehen të lodhur edhe për muaj

TIPET E NDRYSHME TE MEDIKAMENTEVE HORMONALE Antiestrogjenikët

 Tamoxifeni jepet në gratë para dhe pas menopauzës në tumoret e gradës së parë, të dytë dhe në rastet me rikthim të tumorit  Faslodex (medikament i ri) LHRH-agonist

 Zoladex (Gosereline)  Aromataz inhibitor(frenuas te aromatizes)

 Arimidex, Aromasin, Femara

të tërë mbasi trajtimi ka mbaruar. Nëqoftëse pacienti bëhet anemik (ka një nivel të ulët të qelizave të kuqe të gjakut) atëherë është më e pritshme që të ndjehet i lodhur, por kjo ndosh edhe kur ato janë normale. Diarre

Në rastet kur mund të ketë diarre, pacienti duhet të konsultohet me mjekun për tipin e medikamentit që duhet të perdorë për të trajtuar këtë efekt anësor. Probleme urinare Eshtë shumë e rëndësishme që gjatë kohës së kemoterapisë të pihen sa më shumë lëngje sepse disa nga medikamentet kimioterapeutike mund të irritojnë rrugët urinare dhe fshikëzën e urinës.(ciklofosfamidi në mënyrë specifike) Fertiliteti Disa grave të reja mund t’ju ndodhë që të kenë çrregullime të ciklit apo ndalesa të përkohshme

Eshtë shumë e rëndësishme që gjatë kohës së kemoterapisë të pihen sa më shumë lëngje sepse disa nga medikamentet kimioterapeutike mund të irritojnë rrugët urinare dhe fshikëzën e urinës gjatë kemoterapise. Disa mund të mos kenë fare menstruacione që do të thotë infertilitet i përkohshëm. Kjo zakonisht varet nga mosha e pacientes. Simptoma të menopauzës Meqënëse kemoterapia mund të shkaktojë çrregullime, ndërprerje të

Enjtja Enjtja e gjirit, murit të kraharorit, shpatullës dhe krahut është normale mbas ndërhyrjes operatore. Kjo është pjesë e periudhës së shërimit dhe zgjat 6-8 javë. Në se enjtja persiston më shumë se dy muaj dhe gjatë operacionit janë hequr edhe nyjet limfatike atëherë këshillimi me mjekun specialist është i domosdoshëm. Infektimi të plagës Infektimi i plagës mund të ndodhë në çdo kohë derisa ajo të jetë shëruar plotësisht.Periudha e shërimit total shkon nga 2-4 javë. Nëqoftëse pacienti ka ndonjë nga simptomat e mëposhtme duhet menjëhrë t’i drejtohet mjekut specialist

përkohshme ose ndalim të ciklit, shumë femra mund të përjetojnë edhe simptoma të menopauzës. Simptomat përfshijnë afshe të nxehti në trup, ulje të fuqisë seksuale dhe ndryshime të humorit. Nivelet e ulta të estrogjenit (për shkak të menopauzës së hershme) do të thotë që ky është dhe një rrezikm i madh për të zhvilluar osteoporozën. Cila formë e ndërhyrjes kirurgjikale është me e përshtatshme? Me tëpër se gjyma e pacienteve me kancer të gjirit në fazën fillestare, trajtohen me ndërhyrje kirurgjikale që ruan një pjesë të gjirit si dhe me radioterapi. Studimet kanë treguar që një ndërhyrje e tillë ka të njëjtën efektshmëri si mastektomia totale (

 plaga është e tendosur, e enjtur dhe e ngrohtë në prekje  kuqje në zonën përreth plagës  pacienti është në gjendje parehatie dhe ka temperaturë. Dhimbja Dhimbja në zonën ku eshtë kryer operacioni mund të zgjasë për disa javë, por një ndjenje jorehatie do të shoqëroj të sëmurin edhe për disa muaj pas operacionit, veçanërisht kur ka hequr edhe limfonodujt. . Humbje të ndjeshmërisë Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, kirurgu në përpjekje për të hequr nyjet limfatike, mund të dëmtojë nervat që ndoshen aty afër. Në një rast të tillë, simptomat shoqëruese janë:

 humbje ose reduktim të ndjeshmërisë  mpirje, ftohje

heqja totale e gjirit). Tipi i operacionit, të cilit pacienti duhet t’i ushtrohet varet nga:

 tipi i tumorit  përmasat e tumorit  vendndodhja e tij në gjirin e

pacientes dhe se sa pjesë e indit rrethues është i infiltruar  përmasat e gjoksit

Operacioni ka për qellim që të jap rezultatet më të mira kozmetike (pra të arrihet të ruhet sa me shumë gjiri i pacientes), por gjithashtu dhe rezultatin më efektiv (të parandalohet mundësia e ripërsëritjes së kancerit)

 dobësim të krahut  therje, djegie


20

E enjte, 26 korrik 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Onkologji

S

Kur përdoret? Sedacioni paliativ përdoret në rastet në vijim: Për të parandaluar stresin, atë të vendosur tashmë dhe atë që mund të parashikohet. Stresi mund të vijë si pasojë e një maniovre diagnostike, terapeutike ose nga vetë sëmundja. Për të trajtuar një simptomë fizike ose psikologjike refraktare ndaj trajtimeve të tjera. Më të rëndë-

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

MARRJA E MIRATIMIT nga pacienti: duhet t’i paraqesim pacientit alternativën e sedacionit ashtu siç është, si alternativa e vetme për momentin në fjalë

Sedacioni paliativ dhe përballja me eutanazinë

ARMINDA AVDULAJ edacioni përfaqëson një manovër terapeutike të indikuar në një gjendje të veçantë të pacientit, gjendja terminale, dhe përfshin marrjen e një vendimi të peshuar mirë për të ulur nivelin e ndërgjegjjes karshi një simptome të identifikuar. Sedacioni nuk është sinonim i komës farmakologjike, megjithëse në disa raste mund të arrihet dhe deri në një gjendje të tillë. Sedacioni i pacientit nuk përfaqëson një zgjidhje kundrejt stresit të familjes apo të ekipit kurues. Sedacioni paliativ kurrsesi nuk ka të bëjë më praktikat eutanazike. Qëllimi i sedacionit paliativ është lehtësimi i stresit të patolerueshëm me anë të administrimit të një medikamenti farmakologjik me efekte sedative dhe rezultati i pritur është lehtësimi i stresit. Ndërkohë që në eutanazi qëllimi është vdekja e pacientit me anë të administrimit të një medikamenti vdekjeprurës. Tipet e sedacionit paliativ janë: sipërfaqësor, i thellë, i vazhdueshëm ose intermitent.

A

Qëllimi, mbrojtja e pacientit nga streset emocionale Objektivi Është reduktimi i vuajtjes së pacientit dhe jo ulja e nivelit të ndërgjegjjes përtej të nevojshmes që duhet për të garantuar rehatinë e pacientit. Kështu, familjarët apo kujdestari mund të ndërveprojë me pacientin me një nivel komunikimi të pranueshëm

sishmet janë:  Deliri  Vështirësia në frymëmarrje  Dhimbja  Hemorragjia  Krizë ankthi Sedacioni paliativ përfaqëson një procedurë që ka për qëllim uljen e eksitimit të sistemit nervor qendror në një pacient që ndodhet përballë një situate reale ose virtuale të cilën ai e konsideron të pakalueshme, duke krijuar deri diku një gjend-

je indiference karshi këtij kërcënimi. Qëllimi është mbrojtja e pacientit kundrejt stresit emocional. Kjo mbrojtje nuk mund të arrihet pa ulur nivelin e ndërgjegjjes. ANA ETIKE Duhet të identifikojmë simptomat të cilat janë refraktare, qoftë si pasojë e dështimit të procedurave terapeutike të mëparshme, nuk përputhen me kontekstin klinik të paci-

entit apo dhe sepse koha reale e procedurës është e pamjaftueshme për të trajtuar këto simptoma e për të garantuar mirëqënien e pacientit. Karakteri refraktar i simptomave duhet të konstatohet nga disa pjesëtarë të ekipit, së bashku me kujdestarin apo familjarët. Duhet siguruar që të gjithë ata që ndodhen pranë pacientit identifikojnë të njëjtin problem dhe se situata në fjalë përfaqëson një indika-

Agjentët farmakologjikë

cion për përdorimin e sedacionit te pacienti. Objektivi është reduktimi i vuajtjes së pacientit dhe jo ulja e nivelit të ndërgjegjjes përtej të nevojshmes që duhet për të garantuar rehatinë e pacientit. Kështu, familjarët apo kujdestari mund të ndërveprojë me pacientin me një nivel komunikimi të pranueshëm. Marrja e miratimit nga pacienti: duhet t’i paraqesim pacientit alternativën e sedacionit ashtu siç është, si alternativa e vetme për momentin në fjalë. Është e mjaftueshme marrja e miratimit verbal por përdorimi i sedativëve duhet pasqyruar medoemos në kartelën klinike. Në rast se pacienti nuk është i aftë të japë miratimin,

atëherë familjarët ose kujdestari do të na informojë mbi dëshirat e pacientit të cilat mund t’i ketë shprehur në formë të qartë ose jo (implicite ose eksplicite). Në momentin kur merret leja, është mirë të jetë i pranishëm dhe ekipi mjekësor. Në rast se kujdestari ose familjarët nuk janë të aftë të shprehin dëshirën e pacientit, atëherë i takon ekipit mjekësor përgjegjësia për të siguruar mirëqënien e pacientit dhe, prandaj, duhet të marrë një vendim. I gjithë procesi duhet pasqyruar në kartelën klinike dhe duhet të sigurohemi që të gjithë familjarët të jenë të informuar. TRAJTIMI FARMAKOLOGJIK Përzgjedhja e mënyrës së administrimit bëhet në varësi të gjendjes klinike të pacientit, lëndës farmakologjike, kohës së veprimit dhe kohës së parashikuar të sedacionit. Analgjezia duhet siguruar me anë të skemave farmakologjike të thjeshta. Doza ditore duhet llogaritur duke përfshirë dozën ditore bazale plus dozat e krizave, të cilat përdoren në varësi të gjendjes së pacientit.

Akullorja

Cilët janë medikamentet e përdorura Përmirëson cilësinë M

idazolami përfaqëson një agjent farmakologjik me përdorim spitalor. Mund të përdoret edhe në shtëpi në rast se sigurohen pajisjet e përshtatshme për infuzionin. Administrohet një bolus për induksion me rrugë subkutane. Në rast se sedacioni do të jetë intermitent, atëherë jepen vetëm dozat e krizave. Ndërkohë që, në rast se sedacioni do të jetë i vazhdueshëm, jepet me infuzion të vazhdueshëm. Kur është i nevojshëm sedacioni i shpejtë dhe i thellë, dyfishohet doza e rekomanduar. Në rast se pacienti nuk ka marrë benzodiazepina paraprakisht, doza bolus do të jetë 2.5-5 mg. Doza e krizës 2.5-5 mg. Në rast se zgjedhim një infuzor subkutan, doza do të jetë 0.4-0.8/ orë. Në rast se pacienti ka marrë benzodiazepina, atëherë doza bolus do të jetë 5-10 mg, doza e krizës 5-10 mg dhe doza fillestare e infuzorit 1-2 mg/orë.

levopromazina, duhet ulur përgjysmë doza e midazolamit gjatë 24 orëve të para për të parandaluar simptomat e abstinencës. Gjatë ditëve në vijim të ulet me 33% doza ditore totale. Doza bolus e induksionit është 12.525 mg, doza bolus e krizës 12.5-25 mg dhe doza me infuzor 100 mg/24 orë.

Levopromazinë Levopromazina ka veprim antipsikotik, antiemetik dhe sedativ. Mund të provokojë hipotension të thellë që është dozë-vartës. Indikohet në pacientë të axhituar të cilët kanë nevojë për sedacion si pasojë e delirit dhe në rastet kur midazolami nuk është i efektshëm. Për të kaluar nga midazolami te

Pas sedacionit Të kontrollohet në mënyrë periodike sedacioni i përftuar. Të programohen vizita në shtëpi në rast se pacienti ndodhet aty. Të informohet mjeku roje mbi situatën e pacientit. Në kartelën klinike duhen hedhur të dhënat mbi sedacionin e përftuar, përgjigjen kundrejt stimulimit, temperaturën, praninë e sekrecioneve bronkiale, lëvizjet muskulare dhe reagimi emocional i familjes dhe/ose kujdestarit. Të garantohet në çdo moment disponibiliteti i ekipit mjekësor.

e jetës në kancer N

jë studim i kohëve të fun dit tregon efektet në ushqyerje dhe përfitimet emocionale që sjell konsumi i akullores. Konsumi i akullores artizanale (jo asaj industriale) përmirëson cilësinë e jetës te të sëmurët onkologjikë me çrregullime nutricionale. Kjo është ajo që thotë një studim që ka përfunduar në prill të 2012 në dy spitale të Barcelonës, i cili ka arritur në përfundimin se akullorja jo vetëm ka vlera ushqyese për të sëmurët me kancer, por eshte përmirëson në mënyrë domethënëse sjelljen

dhe gjendjen e tyre të përgjithshme duke ulur ankthin, depresionin dhe lodhjen. Studimi ka përfshirë 31 pacientë të cilëve u janë dhënë suplemente nutricionale dhe 39 të tjerë të cilët kanë pasur të përfshirë në dietën e tyre akullore artizanale. Si pasojë e rezultateve të studimit, të dy spitalet kanë përfshirë në dietën e tyre akulloren dhe është në studim e sipër ideja e hedhjes në treg të një produkti të përshtatur për këtë kolektiv, i cili do të mund të shpërndahej në qendrat e specializuara.

Almedicus  

Suplementi Almedicus

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you