Page 1

Aspirina: Si ndikon në sëmundjet e zemrës

Çfarë përmban programi i rehabilitimit

A

I

spirina është një barnë, e cila përdoret jo vetëm për të lehtësuar dhimbjen, por gjen përdorim të gjerë edhe në parandalimin e sëmundjeve... Faqe 20

A

nfarkti i zemrës (infarkti i miokardit) ndodh kur një pjesë e muskulit të zemrës humbet furnizimin me gjak. Nëse nuk trajtohet menjëherë... Faqe 17

Botim zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, Nr371, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.20

LMEDICU BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM

EKZISTOJNE RRETH 200 FAKTORE INFLUENCUES

Ataku në zemër shkaqet dhe shenjat

Lënia e duhanit përgjysmon riskun e një ri-infarkti EMIRA HYSA

ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ

Faqe 18-19

Si të japim ndihmën e parë në aksident ipas Organizatës Botërore të Shën detësisë 500.000 vdekje në vit (0.7% të të gjithë vdekjeve) shkaktohen nga mbytja aksidentale. Këtu nuk përfshihen mbytjet që ndodhin gjatë fatkeqësive natyrore dhe ato prej aksidenteve të anijeve në det. Mbytja është shkak madhor i vdekjes në djemtë e moshave 5-14 vjeç. Në Shtetet e Bashkuara...

A

Drejtor: Taulant MUKA Kryeredaktore: Jana NANO Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Redaksia: Arminda Avdulaj Besiana Balla Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Erklida Sula Isid Xhura Kledia Dimroci

Mbytjet

S

taku në zemër (infark ti) është një gjëndje shpesh dramatike gjatë së cilës ndodh një mpiksje e gjakut ( e quajtur tromb ) në një prej enëve që furnizojnë zemrën me gjak. Në këtë mënyrë rrjedha e gjakut që përmban oksigjenin dhe lëndët e tjera ushqyese për qelizat, ndërpritet. Qelizat e musculatures së zemrës fillojnë të vdesin. Në gjuhën mjekësore ky proces përbën atë që quhet ‘’infarkt i zemrës’’. Zemra është një muskul shumë i ndërlikuar, i cili duke u tkurrur, furnizon me gjak të gjithë trupin. Enët që furnizojnë zemrën me gjak mund të dëmtohen si pasojë e formimit të disa pllakave yndyrore në brendësi të vazave. Si rrjedhim, ato zvogëlojnë sasinë e gjakut që duhet të... Faqe 14-17

ƒ

E ENJTE 21.06.2012

Ku ndryshojnë

ƒ

Mirald Gina

Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik ƒ Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT ƒ Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT ƒ Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT ƒ Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT ƒ Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT

ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ

Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Faqe 15

Infarkti i zemrës vs. dhimbja e kraharorit

S

humë njerëz shpesh e ngatërrojnë anginën (dhimbje shtrënguese në kraharor) me atakun kardiak (Infarktin e zemrës), por ka disa dallime mes këtyre dy gjëndjeve. Angina ndodh kur fluksi i gjakut për në zemër është më pak se norma. Kur muskuli i zemrës nuk merr gjak mjaftueshëm, i mungon oksigjeni dhe përbërës të tjerë ushqyes...


14

E enjte, 21 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Ataku në zemër

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

SASIA e qelizave të zemrës që përfshihen në këtë proces, do të përcaktojë nëse infarkti do të jetë fatal apo jo për pacientin

Cilët janë shkaqet dhe shenjat e para Ekzistojnë 200 faktorë influencues jave të fillimit të atakut.

EMIRA HYSA

A

taku në zemër (infark ti) është një gjëndje shpesh dramatike gjatë së cilës ndodh një mpiksje e gjakut ( e quajtur tromb ) në një prej enëve që furnizojnë zemrën me gjak. Në këtë mënyrë rrjedha e gjakut që përmban oksigjenin dhe lëndët e tjera ushqyese për qelizat, ndërpritet. Qelizat e musculatures së zemrës fillojnë të vdesin. Në gjuhën mjekësore ky proces përbën atë që quhet ‘’infarkt i zemrës’’. Zemra është një muskul shumë i ndërlikuar, i cili duke u tkurrur, furnizon me gjak të gjithë trupin. Enët që furnizojnë zemrën me gjak mund të dëmtohen si pasojë e formimit të disa pllakave

Sipas studimeve të fundit janë më tepër se 200 faktorë te cilët ndikojnë në rritjen e mundësisë për të pësuar një atak kardiak yndyrore në brendësi të vazave. Si rrjedhim, ato zvogëlojnë sasinë e gjakut që duhet të shkojë për funksionimin normal të zemrës. Nëse ena dëmtohet, pjesëza gjaku të mpiksur do të bllokojnë të gjithë diametrin e saj duke ndërlikuar akoma më shumë furnizimin me gjak. Nëse kjo pengesë do të mbetet, muskuli i zemrës do të vdesë nga mungesa e oksigjenit. Sasia e qelizave të zemrës që përfshihen në këtë proces, do të përcaktojë nëse infarkti do të jetë fatal apo jo për pacientin. Sa më shumë të vonohet dhënia e mjekimit, aq më i madh do të jetë dëmtimi. Pjesa e zëmrës që vdes gjatë një ataku në zemër nuk mund të “riparohet” më. Për fat të mirë ekzistojnë medikamente të cilat mund të shpërbëjnë gjakun e mpiksur, ashtu sikundër edhe procedura të tjera kirurgjikale (angioplastika) të cilat rihapin vazat e bllokuara. Këto traj-

DY HIPOTEZA PËR TË SHPJEGUAR EVOLUCIONIN ATEROSKLEROZËS:

„ Hipoteza e parë flet për akumulim kronik të yndyrës në muret e arterieve.

„ Hipoteza e dytë flet për një dëmtim fillestar të murit të enëve të gjakut në të cilën për pasojë, grumbullohen dhe depozitohen qelizat dhe substancat yndyrore. Ndoshta të dy situatat janë të lidhura ngushtë. time mund të parandalojnë ose pakësojnë dëmtimin e zemrës, nëse aplikohen në

kohë. Efektivitetin maksimal ato e kanë nëse përdoren Brenda orës së parë të shen-

SHKAQET E NJË ATAKU KARDIAK: Shkaktari kryesor është sëmundja e aterosklerozës. Gjatë atakut kardiak ndodh një mbyllje e një dege të arterieve koronare, zakonisht nga një tromb i çliruar nga dëmtimi aterosklerotik i enës. Në këtë sëmundje ndodh një depozitim i substancave yndyrore në muret e arterieve duke rezultuar në ndryshime në strukturën e tyre dhe formimin e pllakave aterosklerotike. Ena e gjakut humb butësinë e faqes se brëndshme te saj. Me tej pllaka dëmtohet duke i dhënë mundësine gjakut të mpikset në vendin e dëmtuar. Trombocitet, nëpërmjet kapacitetit të tyre lidhës, së bashku me qelizat e bardha të gjakut dhe qelizat e kuqe të gjakut bëjne të mundur formimin e masës së mpiksur mbi pllakë. Masa rritet shpejt për llogari të pjesës së brendshme të enës duke penguar qarkullimin e gjakut ne të. Ajo zonë në të cilën ky gjak ishte i drejtuar do të mbetet pa oksigjen dhe pastaj të vdesë (Atak në zemër). Përveç arsyes se mësipërme, qarkullimi i gjakut

Trajtimi Për fat të mirë ekzistojnë medikamente të cilat mund të shpërbëjnë gjakun e mpiksur, ashtu sikundër edhe procedura të tjera kirurgjikale (angioplastika) të cilat rihapin vazat e bllokuara

mund të jetë i bllokuar nga një hemorragji në muret e arterieve, për shkak të këputjes së enëve të vogla të gjakut që e ushqejnë atë. Shkaqe të tjera mund të jetë ardhja e një koaguli nga ndonjë pjesë tjetër e trupit duke shkaktuar bllokim të

arteries që furnizon me gjak një zonë të caktuar të muskult të zemrës. Ateroskleroza prek arteriet e mesme dhe të mëdha dhe karakterizohet nga një trashje e përhapur, por e parregullt e murit të enëve të gjakut duke formuar pllaka yndyre të cilat pengojnë rrjedhjen normale të gjakut dhe në rastet më të rënda bllokim tërësor. Pllakat janë të përbëra nga një grumbullim i qelizave yndyrore dhe kanë tendencë të rriten në mënyrë progressive me kalimin e kohës. Sipas studimeve të fundit janë më tepër se 200 faktorë te cilët ndikojnë në rritjen e mundësisë për të pësuar një atak kardiak.

Simptomat

Cilat janë shenjat e një ataku kardiak? J

o të gjithë ataket kardiake fillojnë me një dhimbje të papritur therëse siç jemi mësuar t’i shohim në fil ma. Shenjat paralajmëruese dhe simptomat nuk janë të njëjta te të gjithë. Shumë ‘’sulme’’ në zemër fillojnë ngadalë dhe gradualisht si dhimbje shqetësuese. Në raste të tjera mund të mos ketë asnjë shenjë dhe të përbëjë atë që quhet atak kardiak i heshtur. Simptoma më e zakonshme e një ataku kardiak është dhimbja e kraharorit. Shumica e atakeve kardiake fillojnë me një shqetësim në mes të tij i cili zgjat disa minuta ose largohet për t’u rishfaqur sërish. Dhimbja ka karakter shtrëngues, shtypës ose djegës. Jo

TË TJERA SHENJA 1. Parehati e gjymtyrëve të sipërme në njërin ose të dy krahët, në qafë, shpinë, nofullën e poshtme apo në stomak 2. Vështirësi në frymëmarrje para, gjatë ose pas krizës 3. Nauze (ndjesia për të vjellë), të vjella, marrje mendsh dhe humbje ndjenjash me djersë të ftohta

domosdoshmërisht ataku kardiak karakterizohet nga shenjat tipike. Nëse ju keni kaluar një të tillë, shenjat dhe shqetësimet tuaja mund të jenë të ndryshme nga të dikujt tjetër. VEPRO SHPEJT! Ndodh që ataku kardiak të shfaqet papritur por mund edhe të vijë ngadalë, progresivisht me kalimin e kohës. Mësoni shenjat paralajmëruese të tij që të kërkoni ndihmë. Sa më shpejt ta merrni atë, aq më pak do të dëmtohet zemra juaj. Mos ngisni makinën vetë për në spital. Thërrisni ambulancën dhe personeli mjekësor do të kujdeset për ju gjatë rrugës për në urgjencë.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

E enjte, 21 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Diagnostikë

15

NJERËZIT shpesh nuk janë të sigurt nëse ata janë duke pësuar një atak në zemër. Si rezultat, ata shpesh marrin një qëndrim pritës, por vonesa mund të jetë vdekjeprurëse

Si diagnostikohet një atak kardiak

FAKTORËT QË JU NUK MUND TË KONTROLLONI (TË PAMODIFIKUESHËM)

„ Sëmundjet e zemrës pre ekzistuese, duke

përfshirë një atak të mëparshëm, një ndërhyrje kirurgjikale në enët e zemrës (angioplastikë), bajpas koronar apo angina pectoris( dhimbje shtrënguese në kraharor).

Ja cilat janë ekzaminimet e urgjencës

„ Mosha: Në meshkuj rreziku rritet pas moshës 45 vjeç, ndërsa tek gratë pas moshës 55 vjeçe.

„ Trashëgimia: Histora familjare e sëmundjeve të

zemrës: babai ose vëllai të diagnostikuar para moshës 55 vjeçare; nëna apo motra të diagnostikuara para moshës 65 vjeçare.

DEA QIRJAQI MARINELA KUMARAKU

D

Faktorët që mund të kontrolloni

iagnostikimi bëhet në bazë të simptomave që ju shfaqni, histories tuaj mjekësore personale dhe familjare si edhe nga rezultatet e testeve diagnostikuese.

„ Pirja e duhanit. „ Presioni i lartë i gjakut. „ Kolesteroli i lartë në gjak

EKG (Elektrokardiograma) EKG rregjistron aktivitetin elektrik të zemrës. Disa ndry-

„ Mbipesha dhe obeziteti „ Aktiviteti fizik „ Diabeti

Ataku në zëmër prek si burrat dhe gratë. Disa persona kanë më shumë gjasa se të tjerët për shkak të “faktorëve të tyre të rrezikut” shime që ndodhin në valët e EKG-ës janë provë e një ataku kardiak. Gjithashtu, EKG mund të tregojë nëse po përjetoni aritmi (rrahje anormale të zemrës), e cila shkaktohet nga ataku kardiak apo edhe gjëndje të tjera patologjike. Analiza e gjakut Gjatë një ataku kardiak, disa qeliza muskulore të zemrës vdesin dhe shkatërrohen duke çliruar disa proteina. Analizat e gjakut mund të masin sasinë e tyre, e cila, në rastin e një ataku kardiak, janë të rritura mbi normë. Teste të tjera të zakonshme përfshijnë testin e troponinës, CK ose testet CK-MB dhe testi i Mioglobinës në serum. Analizat e gjakut zakonisht përsëriten për të parë ndryshimet e ndodhura në kohë. Angiografia koronare Është një ekzaminim me rreze X i zemrës dhe vazave të gjakut. Zakonisht kryhet gjatë një ataku kardiak për të parë vendet e bllokimit të arterieve që furnizojnë zemrën me gjak. Si mund ta kuptojmë se jemi duke pësuar një atak në zemër ? Si të përgatitemi për një ngjarje

Kujdes të tillë? Kush është në rrezik? Ataku në zëmër prek si burrat dhe gratë. Megjithatë disa persona kanë më shumë gjasa se të tjerët që të kenë një atak në zemër për shkak të “faktorëve të tyre të rrezikut.” Disa nga faktorët e rrezikut për atak në zemër janë përtej kontrollit tuaj, por shumë mund të modifikohen dhe të ndryshohen për t’ju ndihmuar të ulni rrezikun e një ataku të mundshëm. Njerëzit shpesh nuk janë të sigurt nëse ata janë duke pësuar një atak në zemër. Si rezultat, ata shpesh marrin

Bëni një plan tani për atë që ju do të bënit nëse ju ndodh një atak në zemër. Duke bërë kështu, ju do të kurseni kohë dhe mund t’ju ndihmojë të shpëtoni një jetë

një qëndrim pritës, por vonesa mund të jetë vdekjeprurëse. Kjo ndodh edhe në persona që kanë kaluar një atak të mëparshëm. Shumica e personave presin shumë kohë për të kërkuar ndihmë mjekësore dhe ky mund të jetë një ga-

bim fatal. Vonesa e pacientit në vend ose gjatë transportit për në spital është shkaku më i madh për të mos marrë kujdesin e shpejtë, të nevojshëm duke u bërë kështu shkak i një përfundimi fatal. Shumica e viktimave nga ataku në zemër presin 2 orë apo më shumë pas fillimit të simptomave. Kjo vonesë mund të rezultojë në vdekje apo dëmtim të përhershëm të zemrës që mund të zvogëlojë aftësinë për të bërë aktivitete të përditshme. Si mund ta kuptojmë se jemi duke pësuar një

atak në zemër ? Si të përgatitemi për një ngjarje të tillë? Shpesh kjo nuk është e lehtë. Por një rëndësi të veçantë kanë simptomat. Këto janë: një parehati e pakëndshme, shtrëngim apo dhimbje në qendër të gjoksit që zgjat më shumë se disa minuta , parehati në zona të tjera të sipërme të trupit, e cila mund të ndihet në një ose në të dy krahët, në shpatulla, në qafë, nofulla apo stomak, gulçim , djersë te ftohta, te vjella. Kur dyshoni mos prisni më shumë se disa minuta (5 minuta më së shumti) për t’u drejtuar në spital. Bëni një plan tani për atë që ju do të bënit nëse ju ndodh një atak në zemër. Duke bërë kështu, ju do të kurseni kohë dhe

mund t’ju ndihmojë të shpëtoni një jetë. ƒ Mësoni shenjat paralajmëruese të një ataku në zemër. ƒ Mendoni se çfarë do të bënit nëse do te kishit patur simptoma të një ataku zemër. Vendosni se çfarë do të bënit nëse kjo ka ndodhur gjatë kohës që ishit në shtëpi, në mes të natës, në punë ose në çfarëdolloj vendi apo situate tjetër. ƒ Bisedoni me familjen dhe miqtë tuaj në lidhje me shenjat paralajmëruese të atakut në zemër dhe rëndësinë e veprimit të shpejtë duke lajmëruar urgjencën mjekësore pas disa minutash nëse këto shenja vazhdojnë. ƒ Bisedoni me doktorin tuaj në lidhje me rrezikun e atakut të zemrës dhe çfarë mund të bëni për ta reduktuar atë.

Ku ndryshojnë?

Infrakti i zemrës vs. dhimbja shtrënguese S

humë njerëz shpesh e ngatër rojnë anginën (dhimbje shtrënguese në kraharor) me atakun kardiak (Infarktin e zemrës), por ka disa dallime mes këtyre dy gjëndjeve. Angina ndodh kur fluksi i gjakut për në zemër është më pak se norma. Kur muskuli i zemrës nuk merr gjak mjaftueshëm, i mungon oksigjeni dhe përbërës të tjerë ushqyes. Është një shenjë që paralajmëron organizmin tuaj të ndërpresë aktivitetin në të cilin po

konsumi sasi oksigjeni të lartë. Angina mund të shkaktohet nga aktivitete që detyrojnë zemrën të punojë më shpejt, si ushtrimet fizike, duhanpirja, vaktet e mëdha ose stresi mental apo emocional. Zakonisht zgjat nga disa minuta deri në disa orë. Ndryshimet Angina është një reduktim i përkohshëm i fluksit të gjakut për në zemër, ndërsa një atak kardiak është ndërprerje e menjëhershme

dhe e vazhdueshme e rrjedhës së gjakut për në zemër. Ataku kardiak është më i rëndë, zgjat më tepër dhe shkakton dëmtime të muskulit të zemrës, ndërsa dhimbja shtrënguese e kraharorit (angina) qetësohet nga pushimi apo medikamentet. Ajo nuk shkakton dëmtime të përhershme në muskulin e zemrës. Të dyja, si angina dhe ataku kardiak mund të shoqërohen me problem të tretjes, nauze, djersitje dhe ankth.


16

E enjte, 21 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Pas një infarkti... XHOELA NDINI

A

taku kardiak mund të jetë një përvojë e frik shme, sidomos për ata individë që deri më parë nuk kanë patur probleme me shëndetin e tyre. Vetë ataku kardiak ashtu si edhe qëndrimi në spital në ditët e para te tij, e vënë pacientin përpara një stresi të jashtëzakonshëm ndaj të cilit ai mund të përgjigjet në mënyra të ndryshme. Më pas vjen momenti i largimit nga spitali dhe rifillimi i jetës me të gjitha komponentët e saj. Shumica e pacientëve janë të shqetësuar në lidhje me një numër të madh çështjesh dhe janë të interesuar të marrin përgjigjet e duhura nga mjekët e tyre. Por cilat janë çështjet kryesore që shqetësojnë këta pacientë? Dhe nëse një ditë do të jeni ju ata që do përjetoni një eksperiencë të tillë, cilat janë pikat kryesore për të cilat duhet të jeni të informuar? Në të vërtetë, pavarësisht frikës së zakonshme që shoqëron çdo pacient dhe familjarët e tij, ataku kardiak është një sëmundje që ka një trajtim të mirëfilltë i cili nuk ndikon në cilësinë e jetës pas këtij episodi. Pacientët janë të frikësuar nga: 1. Përsëritja e mundshme e një infarkti tjetër 2. Frika e vdekjes 3. Fakti që jeta e tyre ndoshta do të ndryshojë plotësisht E rëndësishme është që pacientit t’i jepet një mbështetje e plotë dhe po ashtu të bëhet një vlerësim i kujdesshëm i gjendjes së tij shëndetësore. Sa kohë pushim më nevojitet pas një infarkti? Pushimi është shumë i rëndësishëm, por gjithashtu i rëndësishëm për pacientët është edhe pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme sociale, ashtu si dhe kryerja e një aktiviteti fizik të përditshëm. Në shumicën e rasteve, mjekët i këshillojnë pacientët e tyre që të kryejnë më shumë aktivitet sesa përpara infarktit (kjo vjen nga fakti se mungesa e aktivitetit fizik njihet edhe si një faktor i mundshëm i sëmundjeve të zemrës). Pushimi gjatë natës dhe gjumi në drekë është shumë i rëndësishëm. Pas një vlerësimi të kujdesshëm, janë mjekët ata që do ju këshillojnë edhe për orët e pushimit. Një fakt i çuditshëm është se disa pacientë pas atakut kardiak ndihen

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

PUSHIMI është shumë i rëndësishëm, por gjithashtu i rëndësishëm për pacientët është edhe pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme sociale

Koha për t’iu rikthyer aktiviteteve të përditshme Kur janë të sigurta marrëdhëniet seksuale? plot energji fizike dhe socialeNë këto raste duhet patur shumë kujdes. Një aktivitet i tepërt mund të dëmtojë më shumë zemrën tuaj!

UDHËTIMET

Sa ndikojnë në problemet e zemrës?

A është normale që po ndihem i mërzitur? Shumica e pacientëve me atak përjetojnë emocione nga më të ndryshmet që zgjasin përgjithësisht nga 2 deri në 6 muaj pas atakut kardiak. Ato

U

Shumica e pacientëve me atak përjetojnë emocione nga më të ndryshmet që zgjasin përgjithësisht nga 2-6 muaj pas atakut kardiak mund të jenë depresioni, frika dhe mërzitja. Për shembull, sa herë që një pacient i tillë ndjen një dhimbje të lehtë kraharori, ai shqetësohet se mos gjithçka po rindodh përsëri. Nga ana tjetër, shumica ndihen të mërzitur, i vënë fajin vetes dhe të tjerëve e fillojnë të mbyllen në vetvete. Kur këto shenja ndërhyjnë në gjumin, oreksin ose përkujdesin ndaj vetes tuaj, nevojitet këshilla e një mjeku specialist. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Kur marrëdhëniet seksuale janë të sigurta? Një problem i veçantë për

një person që sapo ka pësuar një atak kardiak është siguria e marrëdhënieve seksuale. Gjatë dy javëve të para pas një infarkti, shumica e personave janë në rrezik për çrregullime të mëtejshme të zemrës gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Megjithatë, pas gjashtë javësh, rreziku për një gjë të tillë zvogëlohet. Nëse pas atakut keni ende shqetësime të tipit të dhimbjes së vazhdueshme të kraharorit, çrregullime të ritmit marrëdhënia seksuale shoqërohet gjithmonë me probleme. Prandaj këto të fundit nuk këshillohen te këta pacientë. Në këto raste kërkohet

një vlerësim i kujdesshëm nga kardiologu. Marrëdhënia seksuale kërkon një energji të ngjashme me atë që harxhohet gjatë ngjitjes së dy kateve ose ecjes rreth 0.8 km me një hapnormal. Pra, nëse ju nuk jeni në gjendje të kryeni këto aktivitete pa shqetësime të tipit të dhimbjes së kraharorit apo marrje fryme, kuptohet që do keni vështirësi edhe gjatë marrëdhënies seksuale. Nga ana tjetër, marrëdhënia seksuale ka edhe një përbërës emocional. Zakonisht problemet seksuale të tipit psikologjik shfaqen në personat që pësojnë nje atak kardiak. Si tek

dhëtimet, në përgjithësi, shkaktojnë lodhje dhe mund të nxisin ankthin. Megjithëse udhëtimet e gjata si fillim mund të evitohen, me kalimin e javëve ato nuk sjellin ndonjë problem. Udhëtimet më të rrezikshme janë fluturimet. Disa nga arsyet pse fluturimet mund të sjellin problem në zemër lidhen me lartësitë e mëdha (mungesa e oksigjeni nxit çrregullime në zemër). Megjithatë, në një studim nga Universiteti i Yale-it u arrit në përfundimin se numri i atakeve në kohën e fluturimit është i vogël dhe shqetësimet gjithashtu janë të pakta. Nëse për shkak të infarktit keni kryer një ndërhyrje kirurgjikale, atëherë duhet pritur më shumë se 3 javë për të ndërmarrë një udhëtim ajror. Gjithashtu duhen evituar udhëtimet mbi 8 orë, pasi këto të fundit mund të sjellin probleme me gjakun. Përpara çdo udhëtimi konsultohuni me mjekun tuaj. Si përfundim jeta vazhdon edhe pas një ataku. Frika që do keni është diçka e zakonshme, por nuk duhet t’ju ndikojë ditën tuaj. Flisni gjithmonë me mjekun tuaj dhe kërkoni përgjigje për çdo pyetjeje që keni në mendje. meshkujt ashtu edhe tek femrat zvogëlohet kënaqësia seksuale. Kjo mund të vijë ose nga medikamentet e përdorura ose nga frika e një ataku tjetër. Duhet mbajtur mend se përveç trajtimit me medikamente që mund të përdoret nga partnerët (Viagra dhe Levitra për meshkujt), mund të kini parasysh këto këshilla si:

1. Të bashkëbiseduarit me partnerin rreth problemeve seksuale. 2. Kryeni marrëdhënie seksuale kur ndiheni të qetësuar dhe pa probleme. 3. Ankthi i njërit prej partnerëve mund të ndikojë edhe tek tjetri. Nevojitet në këto raste të flitet me një specialist psikolog.

Jeta e përditshme

Rikthimi në aktivitetin normal P

as javës së parë të rikthimit në shtëpi, shumica e pacientëve ndihen të lodhur dhe të dobët. Kjo vjen për shkak të dobësimit të muskulit të zemrës ashtu si edhe qëndrimit në spital. Periudha kohore që i duhet një pacienti për t’iu rikthyer punës ndryshon në varësi të pacientit dhe dëmtimit. Ajo luhatet nga 2 javë deri në 3 muaj. Ka raste kur pacientit i duhet të kufizojë plotësisht aktivitetin e tij për një periudhë të gjatë kohe. Megjithatë në shumicën e rasteve, pacientët duhet të nisin ngadalë aktivitetet e përditshme.

DISA KËSHILLA PËR JAVËT E PARA JANË: 1. Vishuni vetë çdo mëngjes. Duhet të jeni të aftë të kujdeseni për veten dhe higjienën tuaj. 2. Krijoni një plan ditor aktivitetesh. Nëse ndiheni të lodhur pushoni dhe më pas rinisni përsëri. 3. Ngjisni shkallët e pallatit si pjesë e aktivitetit tuaj fizik, por jo shumë shpesh. (përjashtohen rastet kur ua ka ndaluar mjeku!) 4. Ecni çdo ditë. Një program i rregullt ndihmon në rifitimin e energjive. 5. Mos kryeni aktivitete fizike si tërheqje, lëvizje objektesh brenda në shtëpi etj. Mjeku do t’ju lajmërojë kur mund të jeni gati për të kryer aktivitete të tilla, gjithashtu edhe kur mund të ngisni makinën.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 21 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Këshilla praktike

I

MEDIKAMENTET Pasi keni kaluar një infarkt të miokardit është mjaft

Duhanpirja rrit rrezikun e episodeve fatale kur bashkëshoqërohet edhe me sëmundje të zemrës. Gratë që përdorin contraceptive oralë janë më të rrezikuarat. e rëndësishme që të jeni të përpiktë në marrjen e medikamenteve që ju ka rekomanduar mjeku. Ushtrimet ndihmojnë në fuqizimin e muskulit të dëmtuar të zemrës. Ato ndihmojnë në ndryshimin e gjendjes së humorit, në rifitimin e energjive dhe mbi të gjitha edhe në rënien në peshë. Gjithashtu, ato ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e yndyrnave çka përbën një faktor kryesor në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Para një pacienti që ka kaluar nje atak kardiak problemi qëndron në faktin se ushtrimet mund të mos përballohen plotësisht. Prandaj është i rëndësishëm një program në lidhje më kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e ushtrimeve. Për këtë duhet të flisni me mjekun tuaj. Megjithatë ushtrimet në përgjithësi përfshijnë përdorimin e muskujve të mëdhenj dhe janë të formës aerobike ku përfshihen ecja, notimi, përdorimi i

USHTRIMET ndihmojnë në fuqizimin e muskulit të dëmtuar të zemrës. Ato ndihmojnë në ndryshimin e gjendjes së humorit, në rifitimin e energjive dhe në rënien në peshë

Çfarë duhet të përmbajë një program rehabilitimi?

JORA XHAXHO KOSTANCA TODORUSHI nfarkti i zemrës (infarkti i miokardit) ndodh kur një pjesë e muskulit të zemrës humbet furnizimin me gjak. Nëse nuk trajtohet menjëherë, kjo pjesë e muskulit mund të dëmtohet rëndë. Më së shumti, infarkti i miokardit shkaktohet nga mbyllja e arterieve të zemrës (arterieve koronare) nga një pllakë yndyrore ose grumbullim gjaku i mpiksur. Në shumicën e rasteve është e nevojshme të qëndroni në spital vetëm 3 deri në 5 ditë. Nëse shfaqen ndërlikime duhet të qëndroni derisa gjendja të stabilizohet. Para se të dilni nga spitali sigurohuni që keni kuptuar të gjitha udhëzimet e mjekut në lidhje me medikamentet që do të merrni më pas dhe ndryshimet që duhet të bëni në stilin tuaj të jetesës.

17

Lënia e duhanit përgjysmon riskun e një ri-infarkti AKTIVITETI

Rëndësia e rehabilitimit kardiak

S

humica e pa cientëve kërkojnë informacion në lidhje me këtë çështje. Studimet e ndryshme kanë treguar që një program rehabilitimi kardiak shpëton jetën, zvogëlon mundësinë për një atak kardiak të dytë si dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Programet e rehabilitimit kryhen në spital së bashku me një staf të përgatitur. Rehabilitimi kardiak përfshin 3 faza të ndryshme 1. Ushtrimet 2. Pakësimi i faktorëve të rrezikut 3. Përballimi i stresit, ankthit dhe depresionit

biçikletës, ecja sportive, ngjitja e shkallëve etj. Me kalimin e kohës secili prej jush mund të rrisë kohëzgjatjen e ushtrimit. Zakonisht ushtrimet kryhen 3 deri 5 herë në javë. Pavarësisht kohëzgjatjes ushtrimet duhet të

NËSE KENI NJËRËN NGA SHENJAT E MËPOSHTME LAJMËRONI MJEKUN:

„ Vështirësi në frymëmarrje që zgjat më shumë se 10 minuta, rrahje të shpejta të zemrës

„ Dhimbje në kraharor, krahë apo stomak „ Marrje mendsh, zbehje „ Djersë të ftohta, dobësi ose të fikët përfshijnë 3 etapa: 1. 5-10 minuta fazë parapërgatitore 2. Faza ushtrimore (të paktën 20 minuta) 3. 5-10 minuta, faza e ngadalësimit pak e nga pak të ushtrimit, deri në ndalimin e

plotë të tij. Mungesa e fazës së parë dhe të tretë mund të rrisë rrezikun për çrregullime të mëtejshme. DIETA Dieta është në faktor i rëndësishëm mbrojtës. Gjatë

Diabeti

75% e diabetikëve preken nga sëmundjet e zemrës D

iabeti dëmton enët e gjakut, përfshirë këtu dhe ato që furnizojnë zemrën. 75% e diabetikëve preken nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Për fat të mirë, sipas kërkimeve shkencore është provuar se për të ulur rrezikun e diabetit ndërmerren të njëjtat masa si për sëmundjet e zemrës. Për ata që vuajnë nga diabeti marrja e këtyre masave së bashku me mjekimin e rekomanduar nga mjeku,

zvogëlon rrezikun për të patur komplikacione të diabetit. Personat që vuajnë nga diabeti kanë rrezik të lartë për të zhvilluar ndërlikime të ndryshme të infarktit të miokardit. Për këtë është e rëndësishme që sasia e sheqerit në gjak të jetë sa më afër normales. Kjo realizohet duke kontrolluar peshën, dietën, duke bërë aktivitet fizik të vazhdueshëm si dhe duke mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjakut.

„ Nauze ose të vjella „ Ënjtje ose dhimbje të këmbëve studimeve të kryera është parë se dieta e shëndetshme përgjysmon mundësinë për të zhvilluar një infarkt të dytë. Për këtë: a) Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. b) Konsumoni sa më pak yndyra të ngopura. Ato gjenden te mishi, gjalpi, lloje të ndryshme kremrash, djathi, në ëmbëlsira dhe biskota. Në vend të tyre duhet të konsumoni yndyrna të pa ngopura të cilat gjenden te peshku, vaji i ullirit, vaji i lule diellit etj c) Pakësoni marrjen e kripërave. Marrja e sasive të mëdha të kripërave rrit tensionin e gjakut dhe rrezikun për të zhvilluar një tjetër episod të infarktit. STOP DUHANIT! Duhanpirja rrit rrezikun e episodeve fatale kur bash-

këshoqërohet edhe me sëmundje të zemrës. Gratë që pijnë duhan dhe përdorin contraceptive oralë janë më të rrezikuarat. Në personat me sëmundje të zemrës, lënia e duhanit përgjysmon rrezikun e shfaqjes së një ataku kardiak MBANI NËN KONTROLL TENSIONIN E GJAKUT! Tensioni i lartë i gjakut rrit punën e zemrës Një presion që matet në vlera më të larta se 140/90 mmHg konsiderohet i lartë. Për të kontrolluar dhe parandaluar rritjen e tensionit duhet të mbahet një peshë normale; të kryhet një aktivitet fizik i rregullt; të ndiqet një dietë e shëndetshme me pak kripë; të eleminohet alkooli Jini korrekt me mjekimin e rekomanduar nga mjeku juaj për trajtimin e tensionit të lartë.


18

E enjte, 21 qershor 2012

Këshilla

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

NDIHMA e parë jepet që në ujë. Si fillim, nëse i mbyturi nuk ka humbur ndjenjat dhe tenton të dalë në sipërfaqe, mënyra më e mirë për ta ndihmuar është duke i dhënë një objekt pluskues ku mund të kapet

Tragjeditë që sjell me

ISID XHURA

S

ipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 500.000 vdekje në vit (0.7% të të gjithë vdekjeve) shkaktohen nga mbytja aksidentale. Këtu nuk përfshihen mbytjet që ndodhin gjatë fatkeqësive natyrore dhe ato prej aksidenteve të anijeve në det. Mbytja është shkak madhor i vdekjes në djemtë e moshave 5-14 vjeç. Në Shtetet e Bashkuara, mbytja është shkaku i dytë i vdekjeve të lidhura me aksidentet në fëmijët 14 vjeç. Statistikat ndryshojnë nga një rajon i Tokës në tjetrin ku piku arrihet në Afrikë dhe në Amerikën Qëndrore. Çfarë është mbytja? Përkufizimi i mbytjes sipas

Cilat janë parimet e ndihmës së parë në rast mbytjeje KOHA E MBYTJES DHE RREZIKU I VDEKJES

„ 0-5 min

10%

„ 6-10 min

56%

„ 11-25 min

88%

„ 25 min gati

100%

„ Shenjat e dëmtimit të palcës kurrizore (në nivel të qafës) janë treguese për vdekje ose dëmtime të rënda neurologjike

Në rastet kur uji është shumë i ftohtë dhe njeriu është njëkohësisht hipotermik (temperaturë e ulur), procesi mund të zgjasë deri në 1 orë OBSH (dhënë në vitin 2002): “Mbytja është përvoja e pamundësisë për të marrë frymë si pasojë e zhytjes në lëng”. Mbytja fillon kur njeriu nuk merr frymë pasi është i zhytur në ujë ose uji përplaset me fytyrën duke i mbyllur rrugët e frymëmarrjes (ky quhet imersion). Mbytja është jo fatale nëse njeriu shpëton si pasojë e ndihmës së dhënë (mbytja ndërpritet), ajo është fatale kur personi vdes gjatë mbytjes. Çfarë ndodh gjatë këtij procesi? Një njeri që është duke u mbytur tenton me çdo kusht te mbajë ujin jashtë rrugëve të frymëmarrjes. Nëse uji futet, njeriu në mënyre reflektore kollitet, ose e pështyn ujin jashtë kur ky është në gojë. Megjithatë, ndalimi i frymëmarrjes dhe nevoja për oksigjen që pason, pas rreth 1 minute shkaktojnë aspirim (thithje) reflektive dhe uji futet në rrugët e frymëmarrjes. Kjo ndiqet menjëherë nga kolla reflektive e më pas sërish njeriu aspiron. Nëse nuk nxirret nga uji, personi vazhdon të aspirojë dhe shumë shpejt hipoksemia (mungesa e oksigjenit në gjak) sjell humbjen e ndërgjegjes. Zemra në fillim shton rrahjet (takikardi), por më pas ajo ngadalëson së tepërmi (bradikardi) derisa ndalon (arresti kardiak). Gjithë ky proces ndodh brenda pak minutave. Në rastet kur uji është shumë i ftohtë dhe njeriu është njëkohësisht hipotermik (temperaturë e ulur), procesi mund të zgjasë deri në 1 orë. Kjo sepse në temperatura të ulëta nevojat e trurit për oksigjen janë më të pakta dhe kështu qelizat e konsumojnë më ngadalë rezervën e energjisë dhe të oksigjenit që disponojnë. Konsumi i

A

WWW.SHQIPTARJA.COM

„ Numrat e mësipërm kanë vlerë prognostike dhe rëndësi për komunimikimn me të afërmit e të mbyturit.

KUJDES

Tek epileptikët risku i mbytjes rritet 15-19 herë

E

pilepsia është një sëmundje që e rrit rrezikun e mbytjes 15-19 herë ndaj individëve jo të sëmurë. Nëse do të barazonim ekspozimin ndaj deteve, lumenjve e liqeneve me atë ndaj trafikut rrugor, del se vdekjet nga mbytjet do të ishin 200 herë më të shpeshta se ato prej aksidenteve rrugore. Llogaritet se për çdo person që mbytet, 4 të tjerë marrin ndihmë mjekësorë për mbytje jofatale. Kostoja shkon në 273 milionë dollarë çdo vit në SHBA dhe mbi 228 milionë dollarë në Brazil.

energjisë nga truri bie me 5% për çdo 1 gradë ulje nën 37 të temperatures, në kufijtë nga 37 deri në 20 gradë. Efekti i ujit në mushkëri

Futja e ujit në alveola krijon gradient osmotik duke “thithur” për në alveola plazmën e kapilarëve alveolare. Njëkohësisht prishet integriteti i membranës alveolo-kapilare

duke lehtësuar ekstravazimin (daljen nga ena e gjakut) e plazmës. Kemi të bëjmë praktikisht me edemë të mushkërive, e cila e ul së tepërmi shkëmbimin e gazeve (alveolat janë të mbushura me lëng). Një tjetër efekt është dhe zhveshja e sipërfaqes alveolare prej surfaktantit si pasojë e futjes së ujit. Në këtë mënyrë dëmtohet aftësia e mushkërive për t’u zgjeruar kur tentohet të merret frymë (nga vetë i mbyturi ose kur jepet frymëmarrje artificiale). Vihen re dhe atelektaza (mbyllje, kolabim alveolave) dhe bronkospazma (ngushtim reaktiv i bronkut). Këto efekte të fundit ulin efikasitetin e ndihmës së parë pasi, edhe nëse uji del nga mushkëria, kjo nuk hapet kur tentohet të futet

ajër për të rinisur respiracionin (shkëmbimin e gazeve). Disa të dhëna mbi pritshmëritë e ndihmës së parë Sa më parë të jepet ndihma e parë dhe ajo e specializuar, aq më të larta janë shanset e mbijetesës. Gjatë mbytjes, ulja e temperaturës së trurit me 10 gradë celsius, ul me 50% konsumin e ATP-së (energjisë, e për rrjedhojë dhe oksigjenit) nga truri duke dyfishuar kohën e mbijetesës së trurit pa oksigjen. (Artikulli është marrë nga revista NEJM)

Në rast aksidenti

Ja hapat e para të ndërhyrjes N

dihma e parë jepet që në ujë. Si fillim, nëse i mbyturi nuk ka humbur ndjenjat dhe tenton të dalë në sipërfaqe, mënyra më e mirë për ta ndihmuar është duke i dhënë një objekt pluskues ku mund të kapet. Hapi i dytë është të thirret ndihma e specialistëve. Në rast se personi ka humbur ndjenjat, ringjallja zemër-mushkëri mund të bëhet në ujë, por këtë më së miri e bën një person i trajnuar në këtë fushë. Në nxjerrjen nga uji, i mbyturi duhet të mbahet në pozicion vertikal për të mbajtur hapur rrugët ajrore dhe

për të parandaluar të vjellat e më tutje aspirimin e përmbajtjes së të vjellave. Me ta nxjerrë të mbyturin në breg, duhet vlerësuar e para frymëmarrja. Nëse merr frymë, i mbyturi duhet të vendosur shtrirë në krah. Nëse nuk ka frymëmarrje duhet bërë ventilimi artificial dhe masazhi i zemrës. Jepen si fillim 5 frymëmarrje artificiale që ndiqen nga 30 shtypje të kraharorit. Më pas vazhdohet me 2 frymëmarrje artificiale që ndiqen nga 30 shtypje të kraharorit, derisa të ketë shenja jete. Ndihma duhet të ndërpritet

nëse pas 20 minutave nuk rikthehen rrahjet e zemrës (pulsi). Nuk duhet shtypur barku me idenë për të nxjerrë ujin jashtë. Kjo manovër rrit mundësinë që i mbyturi të vjellë e të aspirojë (thithë) përmbajtjen e stomakut duke përkeqësuar gjendjen e duke e rritur mortalitetin. Të mbyturit janë zakonisht në moshë të re. Të rinjtë përgjigjen më mirë ndaj ndihmës së parë, edhe sepse hipotermia (kjo mron trurin) tek i riu instalohet më shpejt duke rritur shanset e ringjalljes.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

E enjte, 21 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Këshilla

19

JEPEN si fillim 5 frymëmarrje artificiale që ndiqen nga 30 shtypje të kraharorit. Më pas vazhdohet me 2 frymëmarrje artificiale që ndiqen nga 30 shtypje të kraharorit, derisa të ketë shenja jete

vehte sezoni turistik i verës KËSHILLA PËR PARANDALIMIN E MBYTJES Si të mbroni vetveten

„ Mësoni notin „ Mos notoni vetëm „ Bindjuni shenjave paralajmëruese në det, lumë a liqen „ Kurrë mos hyni në ujë pasi keni konsumuar alkool „ Shmangni kamerdaret, mësoni të përdorni xhaketat e shpëtimit

„ Notoni në zona ku ka rojë bregdetare „ Kini parasysh kushtet atmosferike para se të hyni në ujë „ Gjithmonë futni këmbët të parat, në ujëra të cekëta ose të panjohura për ju

„ Mos e mbivlerësoni aftësinë tuaj për të notuar „ Qëndroni larg dallgëve dhe rrymave të ujit (këto të fundit janë përgjegjëse për 85% të mbytjeve në plazhe) Si të mbroni të tjerët

„ Mësoni të tjerët, në veçanti fëmijët, të notojnë dhe të përdorin mjetet jetëshpëtuese në ujë. Mjeti jetëshpëtues ideal është xhaketa pluskuese, jo kamerdaria.

„ Notoni në zona ku ka roje bregdetare „ Vendosni rregulla për sigurinë në ujë „ Mbaje vëmendjen të përqendruar tek fëmijët që ke nën supervizion

FAKTORËTE RISKUT PËR MBYTJE

„ Mëso të përdorësh xhaketën jetëshpëtuese „ Gjinia mashkullore

„ Banimi në zona rurale

„ Mosha nën 14 vjeç

„ Ekspozimi ndaj habitateve ujore

„ Përdorimi i alkoolit

„ Sjellja e pakujdesshme

„ Mëso si të japësh ndihmën e parë dhe ringjalljen zemërmushkëri

„ Mëso të ndihmosh të tjerët pa vënë veten në rrezik „ Bindju të gjitha shenjave paralajmëruese

„ Statusi ekonomiko-social i ulët „ Neglizhenca e prindërve

„ Vendos tabelë paralajmëruese në pishina të cekëta

Muzika

Si drogë për veshët… ndikimi në trurin tonë! S

hprehje si: “Kjo këngë më ngre humorin”, “Kjo këngë me çon nga krevati çdo mëngjes” apo “Kjo këngë më ngjeth mishin” janë pjesë e fjalorit të përditshëm, edhe të shqiptarëve. Muzika është element përbërës i çdo kulture tokësore. Natyra e saj, e kudondodhur, tregon shumë për efektin që muzika ka në humorin dhe gjendjen mendore të njeriut. Kjo i ka bërë studiuesit të kërkojnë gjurmë të efektit të muzikës në tru. Është e njohur tashmë se nëse një zonë e trurit është më aktive ajo merr më tepër gjak. Njëkohësisht kur një zonë e trurit është e aktivizuar aty çlirohen më tepër neurotransmetues.

Si rrjedhojë, nëpërmjet ekzaminimeve imazherike, mund të studiohet shprëndarja e gjakut në tru dhe aktiviteti i rritur i neurotransmetuesve. Në gjendje euforie e kënaqësie, disa zona të trurit marrin më tepër gjak se zona të tjera, pra aktivizohen. Nëpërmjet kësaj logjike të thjeshtë është gjetur se ndër zona të tilla janë amigdala, nukleus akumbens, zona ventrale tegmentale, talamusi, hipokampusi e insula. Për shembull, ëshë vënë re se në nukleus akumbens, shkarkohet më tepër dopaminë (neurotransmetues) gjatë të ngrënit dhe aktit seksual. Një aktivizim thuajse global i zonave të mësipërme është vënë re kur admin-

istrohet kokaina. Ngrënia e çokollatës aktivizon zona si insula e korteksi orbitofrontal. Hipoteza e hedhur dhe më pas e vërtetuar ishte se zonat e përmendura më lart aktivizohen kur dëgjohet muzika e preferuar. Rritja e fluksit të gjakut në to ishte në përpjestim të drejtë me fuqinë e emocioneve dhe kënaqësisë që ndjente dëgjuesi kur dëgjonte muzikën e tij të preferuar. Kulmi i aktivizimit arrihej kur muzika shkaktonte ngjethje mishi. Siç shihet, muzika megjithëse nuk injektohet në vena, bën efekt si një bar i mirë sherues. Efekti nuk kufizohet vetëm tek dhënia e kënaqësisë, muzika është

parë se ndihmon në formimin e kujtimeve. Ndodh shpesh që një këngë e vjetër të kujton vendin ku e ke dëgjuar për herë të parë. Në të njejtën kohë ajo ndihmon për të thyer monotoninë dhe për të përballuar më mirë tensionin dhe lodhjen në punë. Ajo përmirëson ritmin e ushtrimeve fizike dhe ushqen kreativitetin. Jo vetëm kaq por muzika përmirëson punën e sistemit imun. Kjo ndodh sepse duke të ‘hequr stresin’, muzika ul nivelet e kortizolit (hormon) në gjak. Ky hormon e frenon sistemin imun. Një tjetër studim tregon se muzika ritmike shton nivelin e antitrupave në gjak.


20

E enjte, 21 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Aspirina

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

TERAPIA ditore me aspirinë ul rrezikun për një atak kardiak apo goditje në tru, por kjo terapi nuk është për të gjithë. Ju duhet ta konsideroni terapinë ditore vetëm nëse keni një risk të lart për këto sëmundje

ASPIRINA SI TERAPI DITORE

TAULANT MUKA

„ Nëse keni nevojë për

A

terapi ditore të aspirinës do të varet nga risku juaj për të zhvilluar sëmundje kardiovashkulare apo goditje në tru.

spirina është një barnë, e cila përdoret jo vetëm për të le htësuar dhimbjen, por gjen përdorim të gjerë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Shumë studime kanë treguar se aspirina sjell përfitime në grupet e mëposhtme: në të gjithë personat që kanë kaluar një atak në zemër apo një sëmundje të enëve periferike të gjymtyrëve si dhe në episodet e dhimbjes së kraharorit; meshkujt dhe femrat që nuk kanë patur simptoma, por që kanë një risk të lartë për një atak kardiak (si psh. si pasojë e diabetit) Gjithshsesi, të mirat e aspirinës duhen vlerësuar në raport më efektet e saj të mund-

Faktorët e riskut për këto të fundit përfshijnë:

„ Pirja e duhanit „ Tensioni i lartë i gjakut „ Niveli total i kolesterolit mbi 240 mg/dl

„ Niveli i LDL mbi 130 mg/dl „ Diabeti „ Stresi

Nëse keni pësuar një atak në zemër apo një goditje në tru, me shumë mundësi mjeku juaj do t’ju rekomandojë të merrni edhe aspirinën si një medikament parandalues të këtyre episodeve shme negative. Njerëzit me një risk të lartë për atak kardiak kanë potenciale më të larta përfitimi. Është shumë e rëndësishme të diskutohet risku i përgjithshëm i sëmundjeve kardiovaskulare me një mjek specialist për të parcaktuar nëse përdorimi i aspirinës mund të sjellë përfitime. A mund të konsumojmë më shumë se një aspirinë në ditë? Nuk është një zgjedhje e lehtë. Terapia ditore me aspirinë mund të ul rrezikun për një atak kardiak apo goditje në tru, por kjo terapi nuk është për të gjithë. Ju duhet ta konsideroni terapinë ditore me aspirinë vetëm nëse keni një risk të lart për këto sëmundje dhe jeni konsultuar me mjekun specialist. KUJDES! Përdorimi ditor i aspirinës mund të ketë efekte anësore sikurse janë gjakrrjedhjet e brendshme. Si ndikon aspirina në parandalimin e episodeve të atakut kardiak dhe goditjes në tru? Aspirina ndalon mpiksjen e gjakut. Kur kemi gjakrrjedhje, qelizat që realizojnë mpiksjen e gjakut, trombocitet, grumbullohen në vendin ku ndodhet plaga. Këto qeliza ndihmojnë në formimin e një ‘’tape’’ në brendësi të enës së gjakut duke bllokuar rrjedhjen e mëtejshme të tij. Kjo ngjarje mund të ndodhë edhe në enët që furnizojnë me gjak zemrën tuaj. Këto të fundit, duke qënë të dëmtuara nga grumbullimi i depozitave yndyrore në muret e enës, bëhen nismëtare të formimit të grumbullimeve në formën e ‘’tapeve’’ me gjak të mpiksur. Ena bllokohet tërësisht duke penguar rrjedhjen

„ Alkooli „ Raste të sëmundjeve të

zemrës apo goditjes në tru në pjesëtarët e familjes

Aspirina, ndikimi në sëmundjet e zemrës Përdorimi pa kriter i saj, pasoja negative PERDORIMI I ASPIRINES Për meshkujt e të gjitha moshave, aspirina:

„ Parandalon episodet e një ataku kardiak për herë të parë apo të dytë „ Ul riskun për sëmundje të tjera kardiovaskulare Për gratë e të gjitha moshave, aspirina:

„ Parandalon rrezikun e një goditje në tru

e gjakut në zemër apo në tru. Terapia me aspirinë parandalon formimin e këtyre tapave me gjak të mpiksur duke ulur mundësitë e zhvillimit të infarkteve në zemër apo goditjeve në tru. A ndryshon terapia me aspirinë në varësi të gjinisë? Aspirina mund të ketë efekte të

ndryshme në varësi të gjinisë dhe grupmoshave. Nëse keni pësuar një atak në zemër apo një goditje në tru, me shumë mundësi mjeku juaj do t’ju rekomandojë të merrni edhe aspirinën si një medikament parandalues të këtyre episodeve. Edhe nëse ju keni faktorë të lartë risku, por nuk keni pësuar asn-

„ Parandalon shfaqjen e një ataku kardiak për herë të dytë „ Ul riskun për sëmundje të tjera kardiovaskulare jëherë një atak apo goditje në tru, ju gjithashtu mund të përfitoni nga marrja ditore e aspirinës.

Konsultohuni me mjekun specialist. Terapia ditore me aspirinë duhet të ndërpritet nëse ju keni një tjetër gjendje shëndetësore e cila ju bën të prirur për gjakrrjedhje apo komplikacione të tjera. Këto gjëndje përfshijnë: Sëmundje që lidhen me mpiksjen e gjakut ƒ Astma ƒ Ulçer stomaku ƒ Pamjaftueshmëri të zemrës Për dibetikët rekomandohet një dozë e ulët aspirine në varësi të faktorëve të rrezikut si psh pirja e duhanit, historia familjare e episodeve të atakut të zemrës apo goditjes në tru, nivele të larta të yndyrnave në gjak.

ƒ

Çfarë ndodhë nëse ju ndërprisni marrjen e aspirinës? Është e çuditshme por e vërtetë: ndërprerja e terapisë ditore me aspirinë rrit rrezikun për një atak kardiak apo goditje në tru të mundshme. Nëse jeni duke ndjekur një terapi ditore me aspirinë dhe kërkoni ta ndërprisni atë, konsultohuni më parë me mjekun tuaj para marrjes së këtij vendimi. Cilat janë efektet anësore të terapisë ditore me aspirinë? ƒ Efektet anësore të kësaj terapie janë: ƒ Hemoragjia cerebrale ƒ Hemorragjia në aparatintretës ƒ Reaksione alergjke ƒ Humbje të dëgjimit dhe zhurma në vesh

Almedicus  

Suplementi Almedicus

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you