Issuu on Google+

Faqe 11

Frika nga partia që do krijojë Bamir Topi

Skenari sekret i PD zgjedhje parakohe

Faqe 2-3

Arrestohet Shullazi, policia: Ishte nisur të bënte vrasje

Faqe 7

Rriten kreditë e këqija 18.4% shkak mospagimi i kësteve

Faqe 4

BE: Jemi gati të ofrojmë ekspertizë për videon e Metës

Faqe 12

Onkologjiku, ilaçet u mbaruan brenda një muaji

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

NR. 5 E mërkurë, 9-11-2011

Lekë 20

DEBATI PER LIDHJEN/ Ish-i dënuari i Spaçit, akuzon shkrimtarin e madh Kafe me doktorin

Maks Velo: Agolli e Buza, dyshja e krimit Artisti piktor përfshihet në debat: Dritëro Agolli ndihmoi diktaturën. Ai e militarizoi artin shqiptar. Zgjodhi të mos jetë vetëm shkrimtar, u tregua fshatar i zgjuar. Në këtë skenar u përfshi edhe Kujtim Buza

Lajmi Maks Velo fajëson Dritëro Agollin për dënimin e tij, që sipas piktorit u dirigjua nga Lidhja. Ai e nxeh debatin, për dënimet e që vinin nga kjo organizatë, duke i akuzuar kryetarin dhe sekretarin e atëhershëm të Lidhjes si dyshja e sukseshme e krimit artistik.

NGA ADMIRINA PEÇI

M

aks Velo thotë se dënimi i tij u dirigjua drejtpërdrejt nga Lidhja e shkrimtarëve. Ai e sheh atë institucion, si një vend krimi. Madje dyshja e hekurt e Lidhjes Dritëro AgolliKujtim Buza sipas tij ishte dyshja më e sukseshme e krimit artistik. Në valën e shkrimeve për Lidhjen e shkrimtarëve, arkivat e saj të zhdukura, dhe dënimet e bujshme në fushën e artit dhe letërsisë, Maks Velo, ka parapëlqyer të sjellë në kohë, për lexuesit, kutjimet e tij rreth kohës së dënimit dhe një analizë mbi rolin që pati

Në foto: Piktori Maks Velo dhe shkrimtari Dritëro Agolli Dritëro Agolli si kryetar i Lidhjes në dënimin e tij si dhe gjithë jetën letrare të kohës. Velo ofron për “Shqiptarja.com” këtë rrëfim, shkëputur nga një vepër autobiogra¿ke e tij “Kohë antishenjë”, si një përpjekje, për të zbardhur gjithë dritë-hijet e dënimit të tij, dhe të kolegëve artistë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Akuzat e pakurs-

yera për ish-kryetarin e Lidhjes Dritëro Agolli, ngjajnë mjaft të ashpra sot, edhe pse si një anë e medaljes mbi atë histori të pushtuar nga hijet e krimit.

RRËFIMI I MAKS VELOS

“Më 24 dhe 25 korrik u mbajt Plenumi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve. Dhimitër Shuteriqi lirohet nga detyra e kryetarit,

emërohet Dritëro Agolli, po ashtu hiqet Vilson Kilica, Ksenofon Dilo, Hamide Stringa. U vunë Xhemal Dini, Kujtim Buza, Anastas Kondo. Fillon periudha më errët e Lidhjes. Në raraportin e tij të parë si kryetar, Dritëroi artin e quajti ideologji dhe gjeti gabime të rënda në krijimtarinë e artistëve dhe në veprimtarinë... Vijon në faqen 14-15

SOT PROMOVIMI

Kurban/ Del pjesa e pabotuar e librit të kryetarit të PS për gjyqin ndaj Berishës NGA EDI RAMA

S

’do ta kisha përmendur emrin e Arianës, nëse s’do të ishte në mes miqësia e saj me nënën time, miqësia jonë e vjetër familjare me familjen Fullani, fakt që e bëri edhe më tronditës për time ëmë dhunimin në sallën e gjyqit, ku zonja Fullani, për arsyet që ajo i di, po që s’është e vështirë të merren me mend në këtë vend, zgjodhi të bënte një padrejtësi të

Rama, akuza gjyqtares për Anetën madhe duke fyer ligjin dhe moralin kushtetues të barazisë para ligjit në gjykimin e një çështjeje që kishte vënë përballë arrogancën e xhindosur të pushtetit me brishtësinë e një gruaje 71 vjeçare që kërkonte me krenari mbrapsht vetëm dinjitetin e rrëmbyer peng nga ekrani faqe gjithë shqiptarëve.

Në mungesë të këllqeve për të marrë anën e ligjit, mundet fare mirë t’ia kishte kursyer vetes këtë turp gjykatësja e lartë, duke u tërhequr së paku me pretendimin e konÀiktit të interesit, pikërisht për shkak të lidhjes në miqësi me Anetën, gjë që në rrathët e shthurur të moralit... Vijon në faqen 8-9

NGA ANILA BASHA

E hënë, ora 1300 ora e sharjes U

ngrita që herët dje. Kisha takim me kryeministrin e vendit dhe për këtë duhet të nxitoja. E kemi vendosur. Do pimë kafe dy herë në javë. Jo se do të zëvendësoj Meron e dikurshëm, apo Fahriun, apo ndoshta edhe Fevzon sot, por kështu kemi vendosur për biseda e konsultime. Tani ka dalë dhe gazeta e re Shqiptarja.com, dhe ca biseda më shumë me kryeministrin, duhet ti kemi. Se Shqipëria për të cilën shkruan Shqiptarja.com, ka shumë halle. Unë – Mirëmëngjez zoti Kryeministër Ai – Mirëseerdhe Anila, ulu. Kafe? Unë – Po, një kafe. (Hyn sekretarja) Ai – Më thuaj Anila. Unë – Dëgjo doktor, kam ardhur për këtë problemin e ditës së hënë. Mbledhjet e grupit parlamentar të PD që mbahen rregullisht çdo të hënë. Kam dëgjuar shumë poshtë e përpjetë dhe kanë ¿lluar të Àasin me thënë të drejtën. Në orën 13.00 ¿llon ora e sharjes. Ju nuk dini kë shani më. Ja, ka kaq kohë po merreni me Presidentin. ...nëse do Ktheu ligjin për pleh- të marrim rat, i thoni Aleanca për të mirëqenë Plehun. Solli dekretin në Kuvend, i thoni pse se të gjithë nuk e konsultove me përfshihemi në mua. Bëni buxhetin e një ofensivë vitit 2012, i hiqni fon- fyerjesh e det se thoni se mos i përdor Presidenti për sharjesh pa fushatë nëpër rrethe çmim, do për të krijuar partinë e kemi humbur vet. Zoti Kryeministër, betejën është kthyer mbledhja e grupit parlamentar të brenda vetes, PD, në një orë sharjesh e paskësaj (kohët e fundit) për atë me vlerat Presidentin. Ky i fundit evropiane... vërtet mund të rrezikojë me krijimin e partisë së re, por mirë është që të zbusim pak gjuhën e urrejtjes. Se në fund të fundit, parti ka krijuar dhe Idrizi, parti po krijon dhe Kreshniku. Ç’të keqe ka Bamiri? Kur u hap Shqiptarja. com, akademiku Qosja na këshillonte: “Mos raportoni më fyerje e sharje”. Dhe që të mos i japim të drejtë akademikut Qosja që na tha se po jetojmë në një kohë pa sistem vlerash, mirë është që pak nga pak të kontribuojmë të gjithë për të rikthyer sistemin e vlerave. Ju që këtu lart nga foltorja e kryeministrisë, apo e Kuvendit, dhe ne atje poshtë ndërsa shkruajmë këto që thoni ju. Se edhe populli poshtë është politizuar shumë, u zbutën dikur, tani ka shumë militantizëm. Duket sikur ka dhe shumë urrejtje. Mirë është të kthejmë komunikimin, ju mes vetes si politikanë dhe ne të tjerët poshtë. Ndryshe, do ta keni të vështirë ta bëni këtë vend, më demokratik. Po të punojmë të gjithë bashkë, ndoshta e ¿tojmë betejën për të kthyer vlerat. Se, nëse do të marrim të mirëqenë se të gjithë përfshihemi në një ofensivë fyerjesh e sharjesh pa çmim, do kemi humbur betejën brenda vetes, e paskësaj atë me vlerat evropiane. Ndaj them se… Ai – Zonja Basha, kam një takim tjetër tani. S’e diskutoj këtë temë. Unë – Po mirë doktor, e lëmë në takimin tjetër. Mirë u pjekshim. (Biseda me Berishën është imagjinare)

2

E mërkurë, 9 nëntor 2011

POLITIKE PD-PS, GATI REFORMA ZGJEDHORE

NDRYSHON SISTEMI PËR 20 DEPUTETË

Reforma zgjedhore, do të jetë thembra e Akilit në negociatat që do të zhvillohen mes PD e PS. Mediat kanë raportuar sot se Oert Bylykbashi nga PD dhe Damian Gjiknuri nga PS, nën trysninë dhe asistencën e ndërkombëtarëve (SHBA, BE), kanë arritur të konkludojnë në disa pika kyçe. Sipas të gjitha gjasave, në seancën e kësaj jave në kuvend do të miratohet komisioni që do të merret me reformën zgjedhore.

Duket se dy partitë kryesore më të mëdha do të marrin parasysh edhe ndonjë propozim të partive të vogla për sistemin zgjedhor. Ka një ide të propozuar nga Skënder Gjinushi I PSD që 120 deputetë të zgjidhen në bazë të sistemit që është aktualisht, ndërsa 20 të tjerë të zgjidhen me korrektim kombëtar. Ideja mund të përkrahet edhe nga Rama edhe nga Berisha, sepse të dy liderët e PS dhe PD, kërkojnë që të favorizojnë në një mënyrë apo një tjetër partitë e vogla që kanë në koalicion

PD ka filluar sondazhet në bazë. Presidenti kuotohet mbi 50 përqind

Skenari sekret i PD: Zgjedhje të parakohshme, kundër partisë së Topit „„„

TIRANE

NGA ANILA BASHA

P

artia Demokratike ka filluar sondazhet e veta, të cilat do të zgjasin deri në qershor të vitit 2012, për të parë se cilët nga figurat politike në vend kanë më shumë kredibilitet në popull. Një zyrtar i selisë blu, konfirmon për Shqiptarja.com, se vetë kreu i PD dhe kryeministri Sali Berisha është interesuar për të dhënat e këtyre sondazheve. "Puna që nisi fillimisht nga stafet e organizimit në PD, tani do të vijojë edhe me kompani të huaja" bën të ditur i njëjti burim Brenda forumeve të Partisë Demokratike. Shkak për këtë sondazh të menjëhershëm, është bërë deklarata tashmë publike e presidentit Bamir Topi se në mbarim të mandatit ai do të krijojë një parti të re, tek e cila pritet të afrohen mjaft eksponentë, dhe ish zyrtarë të Partisë Demokratike. Në PD, kanë filluar të turbullohen ujërat. Dalja e partisë së Presidentit aktual Bamir Topi do të vinte në vështirësi Partinë Demokratike për t'u përgatitur për zgjedhjet e vitit 2013.

SONDAZHI

Sipas burimeve të selisë blu, sidomos pas daljeve të fundit të Topit dhe deklaratës për krijimin e partisë së re, shifrat e popullaritetit të kreut të shtetit kanë pësuar rritje. Sondazhet e deritanishme të PD tregojnë se kreu i shtetit kuotohet nga popullata mbi 50 përqind. Pra më shumë se gjysma e të pyeturve kanë besim te presidenti i Republikës. Ndërkaq, Sali Berisha, sipas të njëjtave sondazhe nga PD kuotohet nga 35 deri në 38 përqind. Në të njëjtin nivel shifrash apo pak më shumë se Berisha është kuotuar edhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, në 100 ditët e para të mandatit të qeverisjes së Tiranës. Në listë është përfshirë edhe lideri socialist Edi Rama, i cili është kuotuar deri në 37 përqind. Shifrat tregojnë një balancim mes Berishës dhe Bashës, por nuk janë shtuar në këtë listë fun-

SOND AZHI I PD SONDAZHI

50% 38%

ksionarë të tjerë të kësaj partie, siç mund të ishte kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli apo anëtarë të kryesisë së PD. Zyrtarë të selisë blu thonë për "Shqiptarja.com" se kryetari i PD Sali Berisha nuk është i shqetësuar për popullaritetin e Bamir Topit si President duke e justifikuar këtë edhe me "ruajtjen e balancave

40%

përballë qytetarëve". Por për të pasur një mendim më të specializuar për këtë çështje, aktualisht po punohet që të merret një kompani e huaj, e cila do të riformatojë pyetjen për Bamir Topin, si kryetar i një partie të djathtë. Në këtë sondazh do të qartësohen idetë se çfarë popullariteti ka Bamir Topi te elektorati dhe si do të ndikojë kjo për Partinë Demokratike.

SKENARI

Por nuk është vetëm kaq. Burime nga selia blu tregojnë për Shqiptarja.com se në varësi të sondazheve që do të sjellë firma e huaj, do të vendoset për strategjinë që do të vazhdojë PD. Nëse shifrat e këtij sondazhi, për Bamir Topin, këtë herë si kryetar partie, do të ruhen njëlloj, ose do të shkojnë deri në nivelin 20/30 përqind, atëherë bu-

rimet saktësojnë se skenari rezervë I kryeministrit Sali Berisha ndryshon. Menjëherë pas zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës Berisha do të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Sipas burimeve në PD, kjo bëhet për një arsye kryesore: që të mos i lihet kohë kreut aktual të shtetit, që menjëherë pasi të lëjë presidencën, të ketë

mundësi të organizojë partinë. Por duhet të shkohet menjëherë në zgjedhje, për të sabotuar përpjekjet e Topit për të ngritur strukturat e partisë në të gjithë rrethet, dhe për të mos pasur një vit kohë për organizimin e degëve. Por një skenar i tillë, do të bëhet vetëm nëse kuotimi i Bamir Topit sipas sondazheve të kompanisë që do të prenotojë PD, do të jetë i lartë.

Ndoka-Madhi: Ndryshim sistemi

Reforma, të vegjlit: PD e PS të na pyesin, përjashtimi i rrezikshëm „„„

T

TIRANE

ë vegjlit e politikës shqiptare kërkojnë me insistim që të jenë pjesë e diskutimeve në tryezën e përbashkët të partive politike për reformën zgjedhore dhe tërë reformat në Shqipëri. Duke evidentuar faktin se mënjanimi i tyre gjatë tërë historisë së pluralizmit shqiptar, pikërisht në momentin e vendosjes së rregullave për procesin zgjedhor, ka sjellë dhe bërjen e këtyre proceseve realisht të kontestueshme dhe të debatueshme. KNdoka nënvizon faktin se demokristianët

janë të gatshëm të japin kontribut real për reformën zgjedhore si dhe të mbështesin çdo sistem zgjedhor që tregon realisht çdo votë të hedhur nga votuesit shqiptarë. "Eshtë shumë e rëndësishme që të fillojë reforma zgjedhore. Çdo sistem zgjedhor që përfaqëson çdo votë, pra zbardh realisht çdo votë të hedhur nga votuesit shqiptarë, është e mirëpritur", ka nënvizuar për gazetën, kreu i PDK, Ndoka. Njëherësh ai ka nënvizuar se mënjanimi i aktorëve dhe faktorëve politikë nuk i kontribuon demokracisë në Shqipëri. "Tendeca për të përjashtuar të tjerët me ligj është shumë e rrezikshme dhe rrezikon e shkatërron seriozisht

demokracinë në Shqipëri. Kontributi ynë do të jetë real në këtë reformë zgjedhore", tha Ndoka. Ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane, Arjan Madhi është shprehur në mënyrë më konkrete në lidhje me reformën zgjedhore. "PD dhe PS kanë përafruar qëndrimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore. Pranë janë afër arritjes së një akordi sipas 52 rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, në element të tillë të rëndësishëm që ka të bëjë me praktikat zgjedhore dhe votimin elektronik, administrimin e zgjedhjeve dhe sistemin zgjedhor", u

shpreh Madhi për gazetën. Ai shprehet se është shumë e rëndësishme që partitë e vogla të jenë pjesë e vëzhgimit të rregullave. "Ne jemi për komisione zgjedhore apolitike, ku anëtarët të vijnë nga administrate, dhe të përzgjidhen me short. Jemi për një sistem proporcional rajonal, I njejtë me këtë sistem që kemi tani, por që të ketë korrektim kombëtar. Një përmirësim i tillë nuk kërkon asnjë lloj ndërhyrjeje në Kushtetutën e vendit", tha Madhi.

E mërkurë, 9 nëntor 2011

3

POLITIKE

Topi: Politika të gjejë gjuhën e bashkëpunimit

P

residenti i Republikës, Bamir Topi ka bërë thirrje në drejtim të politikës shqiptare që të gjejë gjuhën e komunikimit dhe të dialogut për hir të inbteresit të qytetarëve shqiptarë, për integrimin në BE. Gjatë një vizite pune në bashkinë e Konispolit, kreu i shtetit është shprehur se të gjithë janë të shqetësuar që, politika në mjaft raste jo shumë bashkëpunuese ka bërë atë që BE të vonojë përgjigjen pozitive

Lajmi

TIRANE

NGA GENC KONDI

J

anë gjashtë për qind më të ulëta fondet buxhetore për presidentin e Republikës, të caktuara nga qeveria shqiptare për vitin e ardhshëm. Institucionit të kreut të shtetit do t'i duhet të rregullohet për 12 muajt e vitit 2012 me 158 milionë lekë të reja, ndërkohë që për vitin në vazhdim këto fonde ishin 168 milionë, pra gjashtë për qind më të mëdha.

FONDE

REFORMA

Rama mbledh krerët e opozitës

K

ryetari socialist Edi Rama ka mbledhur në takimin e përjavshëm në ambientet e selisë së PS krerët e partive aleate të opozitës, për t'u bërë me dije vendimet e kongresit të PS dhe për aksionin politik në kuadër dhe të negociatave për reformën zgjedhore. Në këtë takim kanë marrë pjesë kreu i PSD, Skënder Gjinushi, kryetari i PDK, Nard Ndoka, ai i PLD, Spartak Ngjela. Për arësye që janë cilësuar brenda normalitetit, nuk kanë qënë prezentë kreu i PBDNJ, Vagjel Dule dhe ai i PDS, Paskal Milo. Në këtë takim tashmë i kthyer në i përjavshëm, krerët e partive opozitare kanë diskutuar në lidhje me negociatat mes të mandatuarve të PS dhe PD për reformën zgjedhore dhe institucionale, pasi javën e ardhshme mësohet se do të fillojnë diskutimet zyrtare në lidhje me reformën parlamentare.

kërkuar askujt që të vijë të punojë në arën tuaj. Por, i keni kërkuar që, gjuha e konfliktit të mos jetë gjuha që sot ne të dëgjojmë çdo ditë, në mënyrë të pandërprerë, nëpër Mjetet e Komunikimit Masiv, në televizion, por të nxitemi nga një frymë tjetër", deklaroi Topi. Për të cilin, duke u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, rritet mundësia që çdo njeri të ndjehet më i qetë, të ndjehet më i asistuar nga pushteti, qoftë pushteti qendror, qoftë pushteti vendor.

Buxhetet presidenciale, që nga 2007-a deri më sot

Në projektbuxhetin e vitit 2012, që sapo është dorëzuar në Kuvend nga qeveria, institucioni i Presidencës është sërish objekt i shkurtimeve sa u përket shpenzimeve. Në vite, caktimi i parave nga buxheti është bërë nga ana e Berishës në përputhje me "humoret" e tij, të përcaktuara nga marrëdhëniet politike me kreun aktual të shtetit, Bamir Topi

„„„

për të marrë statusin e vendit kandidat. "Politika të gjejë gjuhën e komunikimit në radhë të parë në funksion të interesave të vendit, në interes të banorëve të thjeshtë kudo ata jetojnë", ëhstë shprehur Topi. Teksa ka nënvizuar faktin se është i bindur që ky është një zë, që duhet të dëgjohet nga gjithkush, që gjuha e harmonisë, gjuha e komunikimit, gjuha që sot përdor çdo vend i BE të jetë ajo gjuhë që duhet ta përdorin dhe politikanët. "Ju si keni

Në qoftë se do t'u hidhnim një sy fondeve të dhëna për Presidencën, duket qartë se ato determinohen nga marrëdhëniet e kryeministrit me "qytetarin nr.1" të vendit. Ato karakterizohen nga "muaji i mjaltit" fillestar dhe "qethjet" e mëpasme. Në krahasim me buxhetin, që trashëgoi nga paraardhësi i tij Alfred Moisiu, që u largua nga Presidenca pas një qejfmbetjeje të madhe të Berishës, Bamir Topit iu dhanë fillimisht fonde në mënyrë bujare. Nga 130 milionë, që ishte fondi për paraardhësin e tij, ishnënkryetari i Partisë Demokratike u trajtua me një shifër më se tri herë më të madhe në vitin 2008. Por, në vitin 2009, buxheti i Presidencës u ul me 50 për qind, për të arritur në 204 milionë

Sali Berisha “gërshërë” fondeve të Presidencës, +22 për qind për vete Si ka ndryshuar arka e Topit në vitet e qëndrimit në krye të shtetit shqiptar SHPENZIMET E CAKTU ARA CAKTUARA UXHETET E SHTETIT PER BUXHETET NE B PRESIDENCEN NE VITE Viti 2007 2008 2009 2010 2011 2012

Shuma në milionë lekë 130 405 204 226 168 158

Diferenca me një vit më parë +312% -50% +10% -26% -6%

PAGA MUJORE E PRESIDENTIT TE REPUBLIKES NE VITET E FUNDIT Viti 2007 2008 2009 2010 2011 2012

Paga bruto 238.800 lekë s'ka ndryshim 250.000 250.000 250.000 255.000

Ndryshimi -

lekë. Pas një rritjeje prej dhjetë përqindësh një vit më pas, në 2011-ën sërish kemi ulje të konsiderueshme, prej 26 përqindësh, për të kaluar në uljen më të fundit, të parashikuar për 2012-ën.

PAGA

+5% +2%

Vetë paga e presidentit është llogaritur me një rritje të papërfillshme, që është sa gjysma e inflacionit. Paga presidenciale konsiderohet

më e larta në piramidën shtetërore shqiptare dhe ajo kalohet vetëm nga një zyrtar, që ka status të veçantë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili konkurrohet financiarisht nga drejtorët e bankave të nivelit të dytë, që marrin paga më të larta se 10 mijë euro në muaj. Moisiu merrte një pagë 238.8 mijë lekë në muaj dhe Topi e trashëgoi këtë shifër më 2007 dhe 2008-ën. Në vitin 2009, u mendua të rritej paga e presidentit me 5 për qind, për të arritur në 250 mijë lekë. Një vit më vonë, u përdor nga Financat një formulë e ndërlikuar, sipas të cilës presidenti gjashtë muajt e parë të vitit do të vazhdonte të merrte të njejtën pagë, për të kaluar pastaj në 260 mijë lekë të reja në muaj. Megjithatë, kreu i shtetit nuk e mori kurrë këtë shifër, pasi, gjatë korrigjimit të mesvitit, paga zbriti në 255 mijë dhe 250 mijë do të jetë vitin e ardhshëm.

Valuta

Paga e Topit e pësoi nga zhvlerësimi „„„

TIRANE

S

ado absurde të duket, e konvertuar në valutë të huaj, paga e presidentit të Republikës së Shqipërisë, jo vetëm që nuk është rritur me kalimin e viteve, por ajo është më e ulët në fund të një mandati presidencial, krahasuar me vitin e parë të këtij mandati. Ish-presidenti Moisiu merrte një pagë, e cila, po të konvertohet në valutën evropiane, del 1.975 euro. Llogaritja bëhet, duke marrë parasysh vlerën mesatare zyrtare të këmbimit në dhjetor të vitit 2007, të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë. Duke qenë se në vitin pasardhës kemi një luhatje shumë të vogël të kursit të këmbimit të lekut me euron dhe paga nuk pati asnjë lëvizje, paga e presidentit

Bamir Topi ka qenë 1.938 euro në muaj, me një euro me kurs 123.2 lekë mesatarisht në dhjetor të vitit 2008. Ndonëse

qeveria vendosi rritjen e pagës së presidentit 5% për vitin 2009, në euro kjo pagë kaloi në një nivel më të ulët: 1.822 euro/muaj, pasi kursi i këmbimit në muajin e fundit të këtij viti ishte tepër i disfavorshëm për lekun. Sipas Bankës qendrore, në dhjetor 2009 një euro këmbehej me 137.2 lekë, si pasojë e zhvlerësimit të ndjeshëm të monedhës sonë kombëtare. Kjo tendencë u theksua më tej. Duke qenë se paga presidenciale nuk u gjykua e arsyeshme të ndryshohej, në fund të vitit 2010 ajo ishte 1.801 euro dhe aktualisht, sipas kursit të nëntorit, ajo vlen madje 1.766 euro në muaj, pasi euro këmbehet me 141.5 lekë. Sipas llogaritjeve, që kanë bërë specialistët e Financës, që mendojnë se duhet t'i rritet paga mujore presidentit

në nivelin e 255 mijë lekëve, del se, po të supozohej se do të vijonte e njejta situatë në këmbimin valutor, Topi do ta mbyllte karrierën presidenciale me një pagë gati të barabartë me atë të dy vjetëve më parë: 1.808 euro në muaj. Sipas statistikave të INSTAT-it, i cili sapo publikoi të dhënat më të fundit lidhur me ndryshimin e çmimeve të konsumit, indeksi i çmimeve të konsumit në vend muajin tetor 2011, arriti 110.2 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007. Pra, në rast se dhjetori 2007 konsiderohet në nivelin 100%, niveli i jetesës është shtrenjtuar me 10 për qind. Ndërkohë, sikur të miratohet projektbuxheti për 2012-ën, presidentit do t'i rritet paga gjithësej në këto vite 7%, dmth atij as nuk i është indeksuar me inflacionin, por ka humbur 3%.

4

E mërkurë, 9 nëntor 2011

POLITIKE

BE: Gati të ofrojmë ekspertizë për videon Meta- Prifti

Bashkimi Europian shprehet i gatshëm që të ofrojë ekspertizë për videopërgjimin Meta-Prifti nëse këtë e kërkojnë autoritetet shqiptare. Zëdhënësi i Stefan Fyles deklaron për Top Channel, se Komisioni vëren progres të vogël në dënimin e korrupsionit të të gjitha niveleve dhe ky sipas tij është prioritet kyç për Shqipërinë. Ne të

njejtën kohë, ai në mënyrë të qartë ka bërë me dije se janë gati të afrojë të gjithë ekspertizën e mundshme për drejtësinë shqiptare, nëse ajo e kërkon një gjë të tillë. "E në këtë aspekt, Komisioni pret që sistemi shqiptar të veprojë në mënyrë tërësisht të pavarur dhe në një mjedis të paanshëm. Kjo do të thotë se ne presim që gjyqësori të kërkojë ekspertizën e nivelit më të lartë të mundshëm dhe nëse ekziston nevoja, ne

presim që gjyqësori në kuadër të bashkëpunimit legal me partnerët ndërkombëtarë, të kërkojë këshilla në nivel ndërkombëtar me partnerët jashtë vendit", është shprehur Stano. “Për t'ju përgjigjur më direkt pyetjes suaj, nëse ka nevojë, askush nuk i pengon autoritetet shqiptare që të kërkojnë ekspertizë apo ndihmë, apo për çfarëdolloj këshille në territorin e BE-së", tha zëdhënësi i KE për Zgjerimin.

Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoni

Përurohet impianti për mbetjet metalore, ligji pas ngritjes së biznesit Investimi prej 8 milionë euro në Xhafzotaj ka nisur përpara se të miratohej akti normativ dhe ligji i mbetjeve Lajmi Dje është përuruar impianti i përpunimit të mbetjeve metalike i realizuar nga kompania "Scholz". Investimi ka filluar shumë kohë më parë se të miratohej ligji „„„

Neni 49 "Lejohet të importohen në vend mbeturina urbane të parrezikshme, të cilat mund të përdoren si lëndë e parë për industrinë perpunuese në vend, kur ajo nuk plotësohet me nevojat e mbeturinave qe prodhohen ne vend".

TIRANE

NGA JAKIN MARENA

K

ryeministri Berisha ishte dje i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve metalike, një investim i huaj me vlerë 8 milionë euro, i vendosur në Xhafzotaj, (Durrës), i cili kishte filluar shumë kohë përpara se të miratohej akti normativ dhe ligji për menaxhimin e mbetjeve. Berisha e konsideroi ndërtimin e këtij impianti një investim të rëndësishëm që, me përdorimin e teknologjisë më të mirë për trajtimin dhe riciklimin e mbetjeve metalike, me një produkt final njëqind për qind të padëmshëm, sjell një kontribut tjetër në zhvillimin e industrinë së riciklimit në vend. Kreu i qeverisë shqiptare ka nënvizuar se industria e riciklimit është një industri jetike për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, mbajtjen e një mjedisi të shëndetshëm, por edhe një industri që punëson një numër të konsiderueshëm punëtorësh. Njëherësh, theksoi Kryeministri, ky investim, në kohën e krizës që ka pllakosur vendet e rajonit e më gjerë, dëshmon për besimin e investitorëve të huaj tek Shqipëria dhe politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë shqiptare. "Së pari, dëshiroj t'ju shpreh

ju, zoti Scholz, mirënjohjen time të thellë dhe të shqiptarëve, për besimin e madh që ju keni treguar ndaj Shqipërisë, duke vendosur këtu një nga projektet tuaja të rëndësishme. Një projekt që konsiston në investimin e 8 milionë eurove për trajtimin dhe riciklimin e mbetjeve metalike dhe të tjera të au-

tomjeteve", ka qënë deklara e Berishës. Teksa e ka cilësuar këtë investim shumë të rëndësishëm dhe në mbrojtje të mjedisit, duke hyrë madje dhe në termat teknike sipas të cilëve me teknologjinë moderne të investuar, trajton në parametrat më të mirë automjetin, me të gjitha pjesët përbërëse, duke pasur për rezultat final një produkt njëqind për qind të

padëmshëm. Kompania "Scholz" është regjistruar më 25 prill 2008 me qendër në Shkodër dhe pronarë, Branisllav Pejoviçdhe Rado Brajoviq. Në QKR është shënuar se objekti i aktivitetit të këtij subjekti është "grumbullimi, përpunimi, riciklimi, tranzitimi, transporti, eksporti mbetjeve të ngurta dhe të vëllimshme me përmbajtje metalore". Licensa për këtë aktivitet është marrë nga kompania gjermane "Scholz AG" me qendër në Essingen, Baden-Wurttemberg në Gjermani. Nga ana tjetër filiali që ka ngritur në Shqipëri quhet "Scholz LTD Albania". Duke qënë se aktiviteti i saj i përpunimit të mbetjeve metalore është lartë, në 10 muaj mund të përpunohen të gjitha mbetjet metalore në Shqipëri, për pasojë, aktiviteti i saj nxjerr si mundësi plotësimin vetëm përmes importit të këtyre mbetjeve. Miratimi pak ditë më parë i ligjit për mbetjet e legjitimon procesin e importit të këtyre mbetjeve metalore. Kësh-

tu, në bazë të këtij ligji, konkretisht të nenit 49 në të cilin thuhet: "Lejohet të importohen në vend mbeturina urbane të parrezikshme, të cilat mund të përdoren si lëndë e parë për industrinë perpunuese në vend, kur ajo nuk plotësohet me nevojat e mbeturinave që prodhohen ne vend", bëhet i mundur importi i mbetjeve metalore. Scholz AG kompania mëmë e Scholz LTD Albania është partnere e kompanisë C.I.O.S GROUP e cila merret me grumbullimin e skrapeve dhe të mbeturinave urbane. Ajo ka qendrat e saj në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri. Gjithçka ka filluar më 7 shtator të këtij viti, teksa kryeministri Berisha duke folur në një mbledhje qeverie për mjedisin, parala-

jmëroi gjobë për ata që nuk e depozitojnë makinën e dalë jashtë përdorimit, sipas kuadrit të ri ligjor, duke e shoqëruar më pas me një akt normativ. I vetmi vend që plotëson direktivat e KE, është fabrika multinacionale Scholz, e vendosur në Xhafzotaj, pak kilometra nga porti i Durrësit. Megjithatë, në kontrast me Komisionin Europian, që u dha vendeve anëtare gjashtë vjet për të plotësuar direktivat, qeveria shqiptare u dha bizneseve të saj lokale vetëm një muaj. Ndryshimi i beftë i kuadrit ligjor duket se do i japë fabrikës së Scholz një pozicion dominues në treg, ndërsa disa vëzhgues spekulojnë se kjo do kërkojë mbikëqyrjen e Autoritetet të Konkurrencës.

Zëdhënësi Stano sqaron

BE: Nuk ju detyruam ne për ligjin e plehrave „„„

K

TIRANE

omisioni Europian ka hedhur poshtë të gjithë argumentet e përdorura deri më tani që e justifikojnë ligjin e menaxhimit të mbetjeve si një kërkesë të BE. Ai argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por veçon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë. Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin Peter Stano, në nje interviste

per "Top Channel" tha se një ligj për menaxhimin e mbetjeve ishte vërtet i nevojshëm, por 'ne nuk kemi diktuar kushte dhe nene të veçanta, aq më shumë për importin e mbetjeve'. "Siç e dini, miratimi i ketij ligji ishte në kuader të përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë europian. Ajo çfarë duhet të kemi parasysh është që Bashkimi Evropian nuk inkurajon dhe as nuk detyron ndokënd që të importojë mbeturina. Ne nuk vendosim rregulla se çfarë ju duhet të importoni dhe në cfare menyre t'i importoni", tha zëdhënësi. I pyetur nëse qëndrimi kundërshtues i Presidentit të Re-

publikës, apo ai i opozitës për të mos miratuar këtë ligj, bie ndesh me detyrimet që rrjedhin nga MSAja, zëdhënësi i Komisionit e mohoi një gjë të tillë, duke nënvizuar se Shqipëria nuk kishte as ndonjë afat të përcaktuar kohor se kur duhej ta miratonte ligjin. "Kthimi i ligjit është e drejtë kushtetuese e Presidentit, është e drejtë e opozitës që ta kundërshtojë atë. MSA-ja nuk parashikon asnjë afat kohor mbi ligjin e menaxhimit të plehrave, ajo çfarë MSA-ja thotë është vetëm që në mënyrë graduale, ju duhet të përshtasni legjislacionin europian dhe kaq", tha Stano.

E mërkurë, 9 nëntor 2011

5

POLITIKE LIGJI I 2001: KËRKIME NË SHELF

LIGJI I 2008: S'KA KUFIJ DETARË

Sipas ligjit të miratuar në vitin 2001 në Kuvend, për "Kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë", që shfuqizonte një ligj që kishte funksionuar në kohën e komunizmit në Shqipëri, në një nen të tij thuhet se "Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rrafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore".

Shtatë vitë më vonë, Kuvendi vendos të miratojë ligjin e ri, duke shfuqizuar ligjin e vjetër të kufijve. "Ligjet nr.8771, datë 19.4.2001 "Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë", nr.8772, datë 19.4.2001 "Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë" dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen", -thuhej.

Parashikimi i hartografit që denoncoi ndarjen e detit Shqipëri Shqipëri--Greqi në 2009

Pakti detar, Pasha: I zhgënjyer Myslym Pasha: Greqia e ka në plan të bëjë kërkime në zonën që diskutohet në detin Jon dhe i intereson që ta ndajë sa më shpejt. Faji jo i Athinës, por i Tiranës

Lajmi Myslym Pasha, ish-koloneli që denoncoi paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë të firmosur në Tiranë në maj 2009 druan se palët politikë në vend do të bëjnë lëshime, për tia lënë shtetit fqinj zonën detare në detin Jon, të pasur me rezerva hidrokarburesh

„„„

TIRANE

NGA ARBEN RROZHANI

F

shirja nga Kuvendi në 2008 I ligjit për kufinjtë me Greqinë ka qenë një manovër e qeverisë "Berisha" një vit para se në Tiranë të firmoste paktin për ndarjen e detit me Greqinë. Koloneli në lirim, hartografi prof.dr.Myslym Pasha, thotë se negociatat e reja po i bëjnë po ata njerëz që firmosën shitjen e mbi 255 km katrorë hapësirë detare, sipas marrëveshjes në vitin 2009, zonë që tani po kërkohet me ngulm nga Greqia, sepse përmban rezerva të shumta nafte dhe gazi. Kolonel, si e komentoni ju heqjen e ligjit për kufinjtë nga parlamenti në 2008? Ajoqë ndodhi me problemin e kufijve detarë të Shqipërisë dhe të Greqisë në fillim u duk si diçka shumë spontane, por nga ai spontanitet që e realizoi media shqiptare, u zbuluan shumë gjëra që nuk i dinim, as ne, as media, por që i di tjetërkush. Kur ne pamë legjislacionin shqiptar për këtë problem, pamë se ishim para një boshllëku të madh, ku nuk kishte ligje për kufirin. Kjo ishte një gjë e rëndë me shumë pasoja për Shqipërinë, sepse duke mos patur asnjë ligj të brendëshëm, ti nuk kishe frikë se kush do të pengonte dhe u bë një ndarje detare, e cila dihet si përfundoi. Ligjet e brendshme i përcaktonin qartë kufijtë detarë të Shqipërisë? Ligjet e brendëshme, lidhur me detin, kanë një veçori, sepse përcaktojnë vetëm standarte, sa është deti territorial, sa është hapësira ekonomike ekskluzive, sa është hapësira e afërt vijimore etj. Por nga këto të gjitha ka shumë rëndësi sidomos aspekti i standartit të detit territorial, që është 12 milje. Në detin territorial janë të gjitha ligjet e kufirit tokësor dhe, po u prekën këto 12 milje, është njëlloj sikur të preket kufiri shtetëror, duke qenë se largë-

Hartografi Myslym Pasha (djathtas) Harta detare Shqipëri-Greqi sia midis Korfuzit dhe Shqipërisë Jug-perëndimore është shumë e afërt. Ajo është brenda detit territorial dhe, duke filluar nga ishulli Othonoi dhe gjirin e Ftelias, ne jemi përballë grekut me standartet e detit territorial, ku 1 metër po të hysh ke hyrë në hapësirën kufitare. Dhe ky është fshirë. Ato që ndodhën për ndarjen e kufijve detarë me shkëmbin Barketa, nëse ishte përdorur si pikë prej të cilit u nda kufiri aktual, kishte rëndësi për ata që ishin në negociata për ta përcaktuar. Pse? Sepse në ligjin shqiptar që është shuar thuhet tekstualisht që kufiri kalon mes për mes kanalit të Korfuzit. Kjo është një frazë, nuk ka koordinata, por ka fjalë. Këto fjalë kthehen në koordinata. Është një gjë

e matshme. Dhe kjo duhet të ishte një bazë pë ata, sepse po të studiohet se çfarë ndodhi me shkëmbin Barketa do të kuptojë se sa keq na ka rënë në pjesë për detin shteti grek, ose më saktë, nuk na ka hyrë në pjesë, por ia kemi dhënë ne. Pala jonë përveçse ka fshirë ligjin, ishte e paaftë për të interpretuar ligjin për detin, ose e ka bërë e diktuar. Ishte një grup negociator naiv, me apo pa thonjëza, ajo duhet parë. A mund të quhen naivë, ata që bëjnë fshirje ligjesh para se të ndajnë detin? Duket sikur këto janë bërë në mënyrë spontane dhe të shkohet në negociata. Ato janë bërë në 2008 dhe po në këtë kohë u fshinë edhe ligjet. Nuk më duket se është koicidencë e

rastit. Duhet kërkuar nga shqiptarët, përse nuk kemi një ligj për kufijtë dhe kur këto janë në standartet e shteteve të tjera, është një problem jo vetëm ekonomik, por edhe për dinjitetin kombëtar, sepse nuk të fal askush as një metër tokë. Si ju duk deklarata e ministrit të jashtëm të Greqisë, Llambrinidis për riaktivizimin e paktit detar Shqipëri-Greqi të vitit 2009? Janë disa negociata shumë të vështira, që bëhen në një moment të vështirë, që po kalon Greqia. Ajo në fakt nxiton që të ndajë detet, por e ka të vështirë, si me Shqipërinë, si me Turqinë, sepse është i njëjti problem, sepse kërkon të ndajë detin për rezervat e mëdha të naftës që ndodhen në

Vendimi në janar 2010

Pakti detar,Kushtetuesja: Është antikushtetues „„„

N

TIRANE

ë janar 2010, 8 muaj pas fir mosjes në Tiranë të marrëveshjes për ndarjen e detit Jon, Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për paktin detar me Greqinë. Në mbledhjen e saj në 26 janar, ajo vendosi nme votë unanime të deklaronte si të papajtueshme me Kushtetutën projekt- marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së

Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Gjykata Kushtetuese theksoi se në projekt-marrëveshjen në fjalë konstatoheshin shkelje proceduriale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.

Nënshkrimi i marrëveshjes

Egje dhe në Jon. Dhe në Jon strukturat gjeologjike janë karbonatike, pra ka rezerva të mëdha të naftës dhe gazit. Greqia kërkon t'i ndajë detet, por të jeni të sigurtë, ajo nuk do të bëjë asnjë lëshim ndaj marrëveshjes të cilën ajo e ka të firmosur në tavolinën e saj. Greqia ka një marrëveshje të firmosur nga ministrat e jashtëm, në prani të kryeministrave dhe ajo ka pritur që të bëhet ratifikimi në Athinë. Mirëpo doli që Gjykata Kushtetuese, që është segment i shteti shqiptar, e hodhi poshtë. Kjo është pezull për mua, sepse mendoj se nuk ka diktuar Greqia. Ajo ka qenë e interesuar që të përfitonte sa më shumë, por shteti shqiptar, i cili ka qenë kokëulur përpara Greqisë që ka bërë lëshime të tilla të mëdha dhe ajo nuk të ka faj, sepse ka marrë firmën tënde pa të detyruar. Ajo s'mund të ulë hudën për të treguar se e kemi bërë këtë vijë gabim, ndaj na tregoni juve se ku ta bëjmë vijën, që të lëvizim ne. Greqia nuk lëviz nga vija e saj. Pala shqiptare, pra qeveria dhe kryeministri, pavarësisht se me fjalë ka thënë se ne jemi dakort me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nën të fshehur rri po ai mendim, se ata nuk kanë bërë asnjë gabim në ndarjen e detit. Ata nuk kanë bërë një komision të ri negociator, por një miks edhe me ata që kanë qenë gjatë negociatave të shkuara. Unë them se negociatat do të jenë jashtëzakonisht të vështira, ose do të luhet politika "tërhiqe e mos këput". Sepse është futur në hulli shumë të vështira. Por Greqia e ka të domosdoshme, sepse e ka në plan të bëjë kërkime në zonën që diskutohet. Ajo zonë është e shelfit, shtratdetit kontinental, që është matanë standarteve të detit shtetëror, ku shfrytëzohen pasuritë e xeherorëve që na takojnë ne. Ai ligj që është shfrytëzuar për të ndarë këto hapësira e përjashton dhe në konventa ndërkombërare nuk përdoret barazlargësia, përdoret vetëm vetëm një zgjidhje e barabartë. Rrethanat tona janë krejtësisht të ndryshme, ku ne jemi humbësit që duhet të kishim fituar. Kjo pjesë i intereson Greqisë që ta ndajë sa më shpejt. Si ju duket qëndrimi aktual i opozitës ndaj kësaj çështjeje? Mendoj se opozita shqiptare, në momentin e parë e kapi problemin dhe bëri ç'është e mundur që të bëntë një oponencë në Gjykatën Kushtetuese, me dy juristë të saj që dhanë një kontribut të shquar. Por kryetari i opozitës nuk është ndjerë kohët e fundit, përveç disa frazave të thëna. Sepse ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, kur përballë Greqisë, që ka një lloj peshe në KE, mund të ndodhë që ky kryetar opozite edhe të ndikohet.

6

E mërkurë, 9 nëntor 2011

EKONOMI RRUGET

POLICIA E SHTETIT

Për herë të parë, fondi i ndërtimit të rrugëve nacionale, i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe ministria e Transportit e Punëve Publike do të pakësohet në masën 20 për qind. Ky zë, të cilit i është kushtuar një vëmendje e posaçme të gjithë vitet e qeverisjes së kryeministrit Berisha, sivjet do të marrë 27.9 miliardë lekë, nga 34.7 miliardë një vit më parë

Policia e Shtetit, pavarësisht se kriminaliteti është rritur me përmasa galopante, do të ketë në dispozicion vitin e ardhshëm fonde të përgjithshme në vlerën e 11.8 miliardë lekëve. Vitin e kaluar, kjo shifër ishte 12.05 miliardë. Me këtë pakësim, qeveria u ka ulur forcave të rendit 2 për qind mjete monetare në dispozicion në luftën kundër krimit gjithnjë e më goditës

Berisha do të ketë në dispozion 25 për qind më pak para rezervë

Buxheti, hiqen lekët për pronarët Ndryshe nga sa pretendoi kryeministri, arka e shtetit do të shtrëngohet fort më 2012, me më pak shpenzime për të përndjekurit, pronarët, rrugët; pak para për privatizimet

Lajmi Privatizimet

Ministri i Financave Ridvan Bode përgënjeshtroi euforinë e Berishës dje, në mbledhjen prezantuese të Buxhetit të Shtetit 2012 me kryetarët e grupeve në Kuvend

„„„

Mjaft enigmatik duket fakti që, në projektin e paraqitur nga qeveria në parlament për buxhetin e vitit të ardhshëm, të ardhurat nga privatizimet janë vetëm dy milionë euro. E njejta shifër ishte parashikuar edhe këtë vit. Planet e qeverisë për shitjen e gjithë aseteve shtetërore nuk kuptohet se kur do të realizohen

TIRANE

NGA GENC KONDI

K

reu i Financave publike ka deklaruar dje në pra ni të krerëve të grupeve ,parlamentare se Në fjalën e tij ai e ka cilësuar buxhetin si një program konservativ që do të ndihmojë në përmbushjen e prioriteteve, por do të garantojë kontroll të borxhit, deficiteve dhe inflacionit. "Projektbuxheti 2012 është një program konservativ për të dhënë kontribut në stabilitetin makroekonomik përmes financave publike"- tha Bode. Pak ditë më parë, në mbledhjen e rradhës të Këshillit të Ministrave, ka qenë kreu i Ekzekutivit, Sali Berisha, i cili ka deklaruar se projektbuxheti në fjalë është më i madhi në historinë e këtij vendi. Në fakt, ai është lehtësisht më i lartë nga buxheti i korrigjuar në mesvit, por, përsa u përket të ardhurave, ato janë dy për qind më të ulëta se të ardhurat e miratuara në fund të vitit të kaluar, të cilat u korrigjuan kur u pa se ishin tepër euforike. Ndërkohë, sasia e shpenzimeve është shumë më e ulët se ajo e parashikuar për 2011-ën. Gjatë prezantimit, Bode tha se vendi ka njohur rritje ekonomike gjatë viteve të fundit dhe pa përjashtim - rritje njohu dhe viti 2011. Sipas tij, ekonomia jonë ka ndjerë presionet më të thella të krizës së rruzullit dhe, pavarësisht këtij presioni, ajo ka ruajtur parametrat në nivele të kënaqshme. "Ekonomia shqiptare gjatë viteve 2009-2011 u rrit me mbi 3 për qind", tha ai. Edhe në këtë rast, nga ministri i Financave nuk përmendet më ritmi "dyshifror", i pretenduar nga Berisha për vitet

Ridvan Bode me krerët e grupeve parlamentare ne fjalë. "Në tremujorin e parë të 2011-ës kemi një rritje ekonomike 3.4 për qind. Rritja ekonomike në fund të vitit 2011 parashikohet të jetë 4 për qind", shtoi Bode.

SHKURTIMET

Projektbuxheti që po sillet në Kuvend parashikon ulje të ndjeshme në të gjithë sektorët e jetës, që financohen me para publike. Kjo, për të ndikuar në uljen sadopak të raportit të deficitit buxhetor me Prodhimin e Brendshëm Bruto, që parashikohet të shkojë në nivelin 3 për qind vitin e ardshëm. Pak vite më parë, ky parametër kaloi shifrën e shtatë përqindëshit, pas borxheve të marra masivisht për realizimin e projekteve të kushtueshme infrastrukturore

dhe blerjen me çdo çmim të energjisë elektrike të munguar me para të shtetit. Për të burgosurit, fondet parashikohet të ulen nga 4.2 në 4 miliardë lekë, me një diferencë prej 4 përqindësh më pak. Vetë programi i ndërtimit të rrjetit nacional të rrugëve është para-

lekë më pak, etj. Në dispozicion të kompensimit të ish-pronarëve, qeveria shqiptare parashikon të verë një shifër më të ulët se këtë vit. Në rast se, për 2011-ën parashikohen fonde në masën 2 miliardë lekë për këtë qëllim, 2012-a duhet të përjetojë një

...duket se është rënë dakord paraprakisht nga ana e qeverisë për të bërë shkurtime në një mesatare 4-6% në të gjithë sektorët... qitur me 20 për qind ulje, ndërkohë që për Policinë e Shtetit janë ulur në masën dy për qind fondet në dispozicion, administrata gjyqësore do të ketë 1.5 miliardë

kuotë më të ulët: 1.8 miliardë lekë, që përbën ulje në masën 10 për qind. Në fakt, shteti do të japë vetëm 300 milionë lekë, pasi është parashikuar që të ardhurat nga legalizimet të

jenë në masën 1.5 miliardë lekë. Por nuk do ta ketë këtë fat kategoria tjetër sociale, që pret prej vitesh korrigjimin, të paktën financiar, të padrejtësive të bëra nga regjimet e mëparshme, ajo e ish-të përndjekurve politikë. Në drejtim të saj nuk ka të ardhura të posaçme, kështu që, nga dy miliardë lekë, vitin e ardhshëm kuota e tyre zbret në 1.7 miliardë lekë, me një ulje në masën 15 për qind. Në shumicën e rasteve, në të gjithë sektorët e ekonomisë e ato sociale, duket se është rënë dakord paraprakisht nga ana e qeverisë për të bërë shkurtime në një mesatare nga 4 deri në 6 për qind. Vetëm Prokuroria ka një shifër rritjeje minimale, rreth 40 milionë lekë më shumë se sivjet, ndërkohë që Shërbimi Informativ Shtetëror ka ulje buxheti në masën dy për qind dhe administrata gjyqësore do të marrë tre për qind më pak fonde së vitin në vazhdim.

Buxhetorët

Gati shkurtime personeli „„„

S

TIRANE

ipas shifrave të projektbuxhetit, në sistemin e ministrisë së Mbrojtjes do të suprimohen vitin e ardshëm 735 vende pune. Në të njejtën kohë, në sistemin e arsimit publik, nga 39.028 punonjës, do të mbeten 38.901, pra do të bëhen 127 shkurtime. Afro 60 shkurtime personeli do të ketë edhe në shërbimin diplomatik, ndërkohë që ministrisë së Brendshme do t'i shtohen afro 200 punonjës. Sipas projektigjit, numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë do të jetë 88.640 veta në shkallë vendi. Këshilli i Ministrave përcakton

numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion qendror. Fondi i veçantq i institucioneve buxhetore prej 1.93 miliardë lekësh do të shpërndahet dhe do të përdoret me

Lajmi Bashkive dhe komunave nuk do t'u lejohet shtesë organike, sipas buxhetit të ri 2012. Nga ana tjetër, do të jenë një numër sektorësh, ku do të ketë shkurtime

miratim të ministrit të Financave dhe sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të tij, thuhet më tej në projektligjin e paraqitur nga qeveria na Kuvend. Lidhur me bashkitë e komunat, aty theksohet se për vitin 2012 nuk do të miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja të krijuara me ligj. Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet.

?

PYETJE PERGJIGJE

„ Përse parashikohen shkurtime të ndjeshme të shpenzimeve buxhetore, ndërkohë që qeveritarët theksojnë vazhdimisht që ekonomia shqiptare po ecën me ritme të kënaqshme rritjeje, duke sfiduar krizën globale? Së pari, duket shumë e vështirë që ritmet e rritjes së ekonomisë së vendit të jenë ato që parashikohen apo pretendohen nga Ekzekutivi. Shifrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar apo ato të Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim janë për një rritje shumë më modeste dhe më pesimiste. Së dyti, sado rritje të shënohet, Shqipëria tashmë ka përpara një detyrë urgjente, për të rregulluar bilancet e prishura makroekonomike, pas shpenzimeve të mbështetura në borxhe të larta për disa vite rresht. Kjo rregullohet vetëm në rast se shpenzimet ulet ndjeshëm, në të gjithë sektorët. „ A shkaktohet kjo edhe nga të ardhurat e ulëta buxhetore? Kjo është arsya kryesore. Sa më pak para të kesh në dispozicion, aq më pak para mund të shpërndash për institucionet buxhetore. Këtë vit duket se është marrë një vendim i heshur për të ulur në të gjitha institucionet - me përjashtime të rralla - nivelin e shpenzimeve, në masën nga 2 deri në 4 për qind, krahasuar me nivelin e këtij viti. „ Sa do të ndikojë kjo ulje e shpenzimeve tek ecuria e punëve të shtetit? Shteti pa financime nuk mund të funksionojë siç duhet. Në ato vende, ku shteti funksionon më mirë, taksat janë më të larta dhe të ardhurat buxhetore në dispozicion të qeverisë janë më të mëdha. Të ulësh, në momentin kur kriminaliteti ka trokitur më shumë se kurrë te dera e çdo shqiptari, fondet për luftën anti-krim, kjo është shumë e dëmshme dhe është pasojë e shpenzimeve të pakontrolluara në të kaluarën për infrastrukturë apo për qëllime elektorale të mazhorancës parlamentare.

E mërkurë, 9 nëntor 2011

7

EKONOMI

Inflacioni nis kurbën rritëse, kthehet sërish 3%

I

nflacioni fillon sërish të rritet. Sipas INSTAT-it, që ka bërë dje publike shifrat e çmimeve për muajin tetor, në fund të tij rritja e çmimeve shënonte 3 për qind, pikërisht sa ç'ishte edhe në tetor të një viti më parë. Gjatë këtyre 12 muajve të fundit, niveli më i lartë i inflacionit është shënuar në muajin shkurt të këtij viti, me 4.5 për qind, për

të qendruar katër muaj rresht mbi katër për qind. Deri në shtator, u duk se çmimet filluan të stabilizoheshin, me ulje të vogël të përmuajshme të inflacionit, për të kaluar në 2.8 për qind, por shifra e tetorit e ktheu situatën sërish drejt goditjes së interesave të konsumatorit. Rekordin e rritjes në shkallë vjetore në fund të tetorit e mban buka dhe drithërat, me një rritje të çmimit në

mesatare 9.2 për qind. Produktet e sheqerit janë rritur mbi 10 përqindëshin, ndërkohë që produktet e duhanit janë shtrenjtuar afro 18 për qind si pasojë edhe e rritjes së akcizës. Karburantet janë afro katër për qind më shtrenjtë tani në treg, shpenzimet shëndetësore janë më se 4% më të larta dhe për transportin shqiptarët paguajnë 6.6 për qind më shumë se në tetor të vitit të kaluar.

Mospagesa e kësteve, del jashtë kontrolli Lajmi Situata e kredive të këqija duket se po del totalisht nga kontrolli, pavarësisht nga masat që përpiqen të marrin bankat. Në fund të shtatorit, thekson Shoqata e Bankave, niveli i tyre zinte 18.4% të totalit

„„„

TIRANE

NGA GENC KONDI

K

reditë e këqia llogariteshin në 11.6 për qind në fund të mua jit janar një vit më parë. Gjatë kësaj kohe, niveli dhe raporti i tyre me totalin e portofolit të kredisë ka njohur veç rritje, për të kaluar te shifra më e fundit, kur, niveli i tyre po barazohet me një të gjashtën e gjithë sasisë. Sipas ekspertëve, kjo situatë ze fill, si edhe në vende të tjera, me agresivitetin e viteve të fundit nga sektori banker shqiptar për të dhënë masivisht kredi. Por, kjo situatë hasi në një problematikë të theksuar, me fillimin e krizës së borxheve në vendet e zhvilluara dhe ato fqinje, duke gjetur pasqyrim në ekonomminë shqiptare me rënie të remitancave, si dhe bllokim të shitjeve në industrinë e ndërtimit, si dhe me vonesa të theksuara të pagesave shtetërore për punët publike të kryera, që llogariten në dhjetëra miliona euro dhe që po zgjatin prej vitesh. Çështjë

Bum i kredive të këqija, 18.4% në fund të shtatorit Ishin në nivelin e 18 përqindëve në gusht, 11.6% në janar '10

është në se do të vazhdojë të rëndohet apo kjo situatë. Aktualisht, nuk shihet në horizont asnjë shenjë përmirësimi, megjithë hyrjen më

në fund në veprim të përmbaruesve privatë, që mund të japin një dorë për zgjidhjen e disa borxheve "kokëforta". Pesha e kredive me

probleme mbi volumin total të kredisë bankare nuk pritet të bjerë nga niveli aktual prej 18 përqindësh, edhe pse faktorë të ndryshëm nuk bëjnë të mendosh për një rritje të shpejtë të volumeve të kredidhënies, theksojnë ekspertët e sektorit. Sipas tyre, pavarësisht nga parashikimet për rritjen ekonomike, problemet e pronësisë të përjetuara nga bankat në fazën e ekzekutimeve, si dhe vështirësitë e hasura nga klientët për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm mbi kolateralet e ofruara për kreditë e reja, mosregjistrimi në hipotekë i shumë pronave etj., sjellin një ngadalësim të ndjeshëm në procesin e kredidhënies. Bizneset

?

PYETJE PERGJIGJE

„ Përse po rriten kreditë e këqija?

Sektori bankar në vend i është përgjigjur një "urie" tradicionale të tregut për banesa, makina, shkollim e shpenzime të tjera " të rënda", të cilat qytetarët e kanë të vështirë t'i përballojnë me mjetet e veta financiare. Ishte shumë e vështirë, si për qytetarët, ashtu edhe për bankat, që të parashikonin krizën aktuale, kështu që ato u treguan tepër agresive për të dhënë një sasi të konsiderueshme parash në formë kredie. Niveli i kredisë së keqe fillimisht ishte në shifra të papërfillshme, 2-4 për qind, por aktualisht po merr një ritëm rritjeje të frikshëm. „ Nuk janë në

gjendje bankat ta rregullojnë situatën?

Nuk është banka që mbledh paratë nga kreditorët e këqinj, por përmbaruesit, gjyqet. Këtu puna çalon, për ato raste kur fjala është për debitorë që nuk duan të shlejnë borxhet me kolateral. Por, ka edhe raste kur debitori nuk gjendet fare, apo nuk ka se çfarë t'i marrësh. Në rastin e bizneseve, problemi është edhe më i madh, se aty "fshihen" shifra marramendëse borxhesh të marra

janë ato që përbëjnë pjesën dërmuese të volumit të portofolit të kredisë, ndaj edhe efekti është ndjerë më tepër në to. Në numër janë shumë më tepër kreditë individuale ato që nuk ripaguhen dhe për të cilat ka më pak mundësi ristrukturimi.

Bankat

Veneto Banka: Ja si do të ndihmojmë biznesin

Totali i aktiveve rritet në një vit me 49 për qind, depozitat me 55 për qind dhe kredia +60% „„„

TIRANE

70 filiale, e cila u bë pjesë e Gruppo Veneto Banca vitin që shkoi.

V

eneto Banka rezulton të jetë banka e nivelit të dytë me rritjen më të madhe të aktiveve dhe të depozitave në sistemin bankar shqiptar gjatë vitit 2010. Kjo del pas publikimit, nga ana Shoqatës së Bankave, të analizës së treguesve financiarë për bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Kështu, totali i aktiveve në vitin 2010, në krahasim me vitin 2009 u rrit me 49 për qind. Rritja më e madhe në sistemin bankar u përket edhe depozitave me 55 për qind, ndërkohë që portofoli i kredisë u rrit me 60 për qind. Ky rezultat vjen si pasojë e një pune voluminoze nga ana e rrjetit të filialeve të Veneto Banka gjatë vitit 2010.

DREJTORI

Z. Lucio Gaita është drej-

EKSPANSIONI

tor i përgjithshëm i Veneto Banka, pas miratimit nga ana e Bankës së Shqipërisë të dokumentacionit të paraqitur nga ana e Gruppo Veneto

Banca për këtë post. Drejtori i ri Gaita vjen në Shqipëri për të drejtuar Veneto Banka, pas një eksperience të gjatë në sistemin bankar italian, duke

mbajtur kohët e fundit postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Banca Apulia, një nga bankat lider të Rajonit të Puglia-s, me rreth

Tri filiale të reja hapi Veneto Banka në Shqipëri vetëm gjatë muajit tetor 2011. Do të jenë filiali i ri në autostradën Tiranë-Durrës, ai i Lezhës dhe ai i Kavajës, që do t'i shtohen rrjetit aktual prej 8 filialesh, duke u bërë prezente në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe pothuajse gjatë gjithë vijës bregdetare të vendit tonë. Këto ditë pritet të nisë punimet edhe filiali më i ri i Veneto Banka në qytetin e Elbasanit, për të vazhduar më pas me degët e reja në Lushnje dhe Korçë.

PRODUKTE

"Depozita me Interes Periodik" është një produkt i ri, i ofruar nga kjo bankë, që ka retultuar mjaft i kërkuar nga

ana e klientëve depozitues, të cilët kursejnë paratë e tyre duke i investuar ato në depozita afatgjata: 1, 2 dhe 3vjeçare. Ndërkohë, interesat përfitohen çdo 1 muaj, 3 ose 6 muaj, duke i marrë ato në dorë ose në llogarinë rrjedhëse të klientit, sipas periudhës së përzgjedhur.

TEKNOLOGJIA

E-banking është shërbimi më i ri, i përsosur sipas të gjitha parametrave të një banke me standarde të larta, si nga ana e shpejtësisë, ashtu edhe për mënyrën e përdorimit e të sigurisë. Me anë të këtij shërbimi, klientët e Veneto Banka do të kenë mundësi të përdorin pothuajse të gjitha shërbimet bankare kryesore që banka ofron, nëpërmjet internetit në çdo kohë, pa qenë nevoja të jenë prezentë në bankë.

8

E mërkurë, 9 nëntor 2011

POLITIKË

Dhjetor 2009, Aneta Rama çon në gjykatën e Lartë Berishën

N

ë seancën plenare të datës 26 nëntor 2009, kryeministri Sali Berisha hodhi një lumë akuzash ndaj nënës së kryetarit të PS, Edi Rama, Aneta Rama. Menjëherë pas kësaj Aneta Rama çoi çështjen në gjykatën e Lartë kundër kryeministrit Sali Berisha. Vetë Aneta Rama deklaroi përpara zhvillimit të procesit

gjyqësor se nuk kishte ndërmend të falte kryeministrin Sali Berisha, duke konfirmuar se e kishte zyrtarizuar këtë edhe gjatë një séance pajtimi të mundshëm. Avokatët argumentuan gjatë procesit se elementët e shpifjes gjenden në dy elementë. Ata shpjegon se Berisha ishte shprehur se për 10 vjet me radhës është kuruar për sëmundjen e

tij të skizofrenisë, ndërsa djali i saj e kishte nxjerrë në pazar natën me rrobat e gjumit. Avokatët kanë shpjeguar se nuk tërhiqen nga padia e tyre dhe e legjitimojnë atë. Nga ana tjetër avokatia e zgjedhur nga kryeministri Berisha, Erinda Ballanca është shprehur se në të tilla kushte ajo do të shprehet në seancën e radhës.

Libri i Ramës: Kurrë nuk do të merrem me familjet e të tjerëve

"Kurban", del pjesa e pabotuar, ç'mendon Rama për gjyqin e Anetës Lajmi Sot Edi Rama do të promovojë mes miq e të ftuarish librin e tij “Kurban” një përsiatje për politikën dhe të qenurit e tij aktor i saj që nga vitet e para të demokracisë. Shqiptarja.com sjell sot një pjesë të pabotuar të rrëfimit befasues të Edi Ramës për gjyqin e Anetës ndaj Berishës „ „ „ TIRANE

NGA EDI RAMA Kjo e familjes ka qenë një lajtmotiv i pandarë i yryshit politik të Saliut qyshse Ramiz Alia ua bëri peshqesh studentëve në dhjetor të vitit 1990 sekretarin e devotshëm të partisë së tij, enveristin e paepur dhe shërbëtorin e palodhur të Byrosë Politike. Më vjen ndërmend këtu sesi në ato pak minuta, Lavdi Zotit s'qenë as gjysmë ore, që qëndrova në zyrën e Partisë së sapoformuar Demokratike pas një rastësie jetësore që më mbajti larg për disa ditë nga vendi i shpërthimit të revoltës studentore kundër regjimit që prej kohësh e ëndërroja përtokë e prej disa vitesh e luftonim sa e si mundnim në Akademinë e Arteve, ky Doktori i Byrosë Politike lexonte draftdeklaratën e parë për shtyp të PD-së ku dënoheshin "huliganët e Shkodrës" dhe lartësohej "figura demokratizuese e Presidentit Alia", pastaj të nesërmen kur i tha në prapaskenën e mitingut tek Qyteti Studenti Ardian Klosit "Ti s'mund të flasësh se e ke pasur gjyshin bej dhe bashkë me Edi Ramën kërkoni të nxirrni nga birucat llumin e shoqërisë, plehrat e kombit që guxoni i quani edhe të burgosur politikë!", pastaj kur censuroi në gazetën "Rilindja Demokratike" peticionin e nënshkruar ditën e "Refleksioneve" tona bashkë me të burgosurin politik shkrimtarin Kasëm Trebeshina, nga treqind e ca studentë, pedagogë e qytetarë në Akademinë e Arteve, në adresë të Ramiz Alisë për rishikimin e figurës së Enver Hoxhës dhe lirimin e të burgosurve politikë, pak ditë më pas kur donte të na pengonte Ardianin, Kasëmin e mua, të flisnim në mit-

ingun ku për herë të parë u godit në fjalën time hapur në shesh figura e Enverit, tek Stadiumi "Qemal Stafa", ku na e drejtoi gishtin në sy pa u mbledhur ende njerëzit duke na thënë "Ju s'mund të merrni fjalën sot se s'kemi kërkuar leje në polici për ju. Prandaj po erdhi t'ju marrë policia largohuni pa bërë zë", e duke ikur i tha dikujt të na thoshte se aty ishte e ndaluar të shahej Enver Hoxha, "aq më tepër nga ata të dy", medemek nga ne "djemtë e nomenklaturës", dhe pastaj ditë e përditë kur ia nisi politikës me libër shtëpie me njëmijë

S'kam dashur të di se sa të lumtur a të palumtur janë në shtëpi kundërshtarët e mi, nëse ndahen e rimartohen apo dashurohen pa u martuar vëllime, vite me radhë, kundër kujtdo i dilte rrugës përpara me nënë, grua, motër, djalë, vajzë, vëlla, xhaxha, hallë, dajë, teze, kunetër, baxhanakë, kushërinj të parë, të dytë, të tretë, të shtatë, të qenë e të paqenë, të gjallë e të vdekur, të njohur a të panjohur, me shokë e me miq, të vërtetë a të sajuar, ose në bllok të gjithëve vrasës, zagarë, qen, bushtra,

kusarë, kollovarë, hajdutë, makutë, mamuthë, perversë, pusho, homoseksualë, kriminelë, kafshë, grabitqarë, trutharë, prostituta, pusho ti, komunistë, gjaksorë, pa atdhe, pa familje, të pafe, ik ore, spiunë, denonciatorë, terroristë, puçistë, banditë, kastravec, persekutorë, bashkëpunëtorë, genocidistë, vemje, tradhtarë, shko more, imoralë, drogaxhinj, delenxhinj, gjarpërinj, faqezinj, trafikantë, mafiozë, përdhunues, zemunllarë, kumbarë, qepe se dhe aty do dal, minj, zullumzinj, ditëzinj, bixhozçinj, këpëdarë, kokëpalarë, oktapodh, dhi, ikni ore, kakërdhi, laraska, bagëti, motërsharë, pisa, leshpërgjakur, barkfëlliqur, zorrëtrashur, belpërdredhur, ik të thashë, turiqen, mbylle gojën, turimi, turikëpucë, trupeshk, pis pisi, turitepsi, turikazan, mjeranë, shpirtkatran, shpirtakrepa, shpirtkazëm, surratmajmun, jua them unë më mirë mos ua them, lecka, plehra, legen, fare hajvanë, kunguj fare, kokësahanë, derëzinj, të sëmurë, shpirtzinj, mendjendryshkur, mendjekallp, mendjefyej, pushoni aty se s'dua t'ju fyej, llapallapa, rrecka rrugësh, ju bëj qepaze, narkomanë, kopila, verdhacukë, të zgjebosur, të përdhosur, turiviça, thithlopa, inçestualë, palikarë, gradhunues, pushkatues, dobiça, të damkosur, ç'jini ju ore, të shitur, të babëzitur, të mbaruar, të pakallur, të pashpirt, të pangopur, e dini ju e dini po tani më lini, idiotë, uritha, laskarë, pusho mor kretin aty do dal, dementë, defiçentë, zuska, gradhunues, të tredhur, linçues, torturues, të përdalë, shpirtvjedhur, shpirtblerë, shpirtshitur, skizofrenë, qelbësira, qurravec, ndyrësira, pizeveng, palaço, piskuriqa, s'dua t'ua them të gjitha, lakuriqa; pastaj sigurisht e kujtoj kur e vuri familjen time për vite në majën e gjuhës dhe kur dy vjet më parë, u lëshua me kuturisjen e të marrit nga foltorja e parlamentit vrik pas nënës sime të gjorë që edhe qepjen nga pas me mikrofon të një burri të dalë duarsh kishte mangut në perëndimin e jetës së saj.

këmishë nate, tregoju të vërtetën vajzave shqiptare, se si unë dhunoja gratë, se si iknin të lemerisura nga shtëpia kur u futesha në dyshek shokëve të mi, se si i kisha thyer nofullat e bërë hundët gjak gruas në publik, fol zonjë, e këto ia kërkonte në emër të grave e vajzave të Shqipërisë, me tërbimin e persekutorëve të regjimit të vjetër, që e shiste për prekje të thellë në sedrën e kryefamiljarit, burrit namuzlënduar të zakonit, shqiptarit të cenuar tek familja e fëmijët, për shkak të goditjeve të opozitës që bënin transparencë mbi përzierjen e njerëzve të tij të shtëpisë në punët e paudha të qeverisë. Pika e zezë ishte dhe është se shumëkujt kjo i duket normale, e shajnë nga shtëpia i shan nga shtëpia, s'ka faj i shkreti, ia nxinë jetën, më tha Fevziu një ditë, ndërkohë që e vërteta është se asnjëherë unë e, me ndonjë përjashtim në momente vlimi të lartë të kazanit të parlamentit, askush ndër ne, opozita e sotme që prej opozitës së tij është pështyrë me vite në mënyrën më rrugaçërore, nuk është marrë me familjen e tij, me ç'bën në jetën e me jetën e vet gruaja, vajza a djali i tij apo ai vetë, po vetëm me shprehjet e dokumentuara të konfliktit të interesit bërtitës që tregon se si jo opozita, po Saliu e lidh tryezën e qeverisë me barkun e shtëpisë.

SULMI NDAJ ANETËS

EDI PËR TË TJERËT

I'u qep Saliu sime mëje e i ulërinte i çakërgjosur në emër të motrave e nënave shqiptare të tregonte se kush isha unë, thuaju zonjë që ke dhjetë vjet që e kuron për skizofreni tët bir, e dimë mirë ne të dy dhe ata kolegët tanë mjekë, thuaju si të rrihte yt bir dhe të nxirrte rrugëve të lagjes me

Kurrë nuk jam marrë e s'do të merrem i gjallë me jetët private të të tjerëve, kundërshtari për mua s'është njeriu po vizioni, argumentet, sjelljet e veprimet politike që janë të kundërta, të ndryshme, të pa afrueshme me të miat, asnjëherë s'kam dashur të di se sa të lumtur a të palumtur janë në

E mërkurë, 9 nëntor 2011

POLITIKË

Berisha në 26 nëntor 2009, lumë akuzash ndaj Ramës

S

eanca e 26 nëntorit 2009 është një ndër seancat që do të mbahet mend më gjatë në memorien e shqiptarëve. Kryeministri Berisha bëri një sërë akuzash tepër të ashpra ndaj kreut të PS Edi Rama. Akuzat si asnjëherë tjetër, kanë qenë në spekterin personal për sa i përket karakterit

të Edi Ramës. Berisha tha me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama është mjekuar nga ish-kolegët e tij për sëmundjen e skizofrenisë për 10 vjet, se Rama ka kryer në prezencë të bashkëshortes së tij marrëdhënie homoseksuale me "Dash Pezen" dhe "deshët e tjerë", se ai e ka nxjerre të shoqen lakuriq në publik dhe i ka bërë

9

fotografi nudo asaj, se Rama i ka mohuar bukën e gojës të birit në moshë të mitur, se ai i ka "mbushur fytyrën me gjak" gruas së tij "në prezencë të personaliteteve të larta shqiptare dhe kosovare". I menjëhershëm ka qenë reagimi në atë kohë I kreut të PS. "Jemi të shqetësuar për shëndetin mendor të kryeministrit" ka thënë Rama.

Seanca Në 26 shtator 2009, kryeministri Sali Berisha në një seancë të jashtëzakonshme ofensive fyerjesh dhe sharjes ndaj Edi Ramës, nuk hezitoi as për nënën e tij, Aneta Rama

reshin me cenimin e interesit publik përmes fuqisë së pushtetit të deleguar informalisht përmes lidhjeve të gjakut? Si mund të ndodhte në një vend të Europës së Bashkuar që pas derdhjes së tërë mynxyrave mendore të kryeministrit gjuhustër mbi të ëmën e kryetarit të opozitës, gruaja e moshuar e dhunuar verbalisht nga kryetari i qeverisë të dhunohej moralisht edhe në gjykatë, me motivacionin që kur zgjidhi gojën nga zinxhirët e etikës kryeministri ishte në krye të detyrës, prandaj padia për shpifje për shkak të detyrës nuk qëndron? shtëpinë e tyre kundërshtarët e mi, nëse ndahen e rimartohen apo dashurohen pa u martuar, ose puthen e përputhen të padashuruar, si jetojnë e bashkëjetojnë nën çatitë e tyre ku, sipas meje, askush s'ka të drejtë të përgjojë vrimën e çelësit, s'u kam uruar kurrë fatkeqësira, sëmundje, probleme me fëmijët, përkundrazi uroj që të mos shohin ndonjëherë asnjë nga të këqijat e jetës personale që fati ka dashur t'i provoj vetë e assesi pastaj të këqija që vetë s'do të doja kurrë t'i shihja të kapërcenin pragun e shtëpisë sime e të preknin nënën, gruan, fëmijët apo të dashurit e mi të zemrës. Politika e futjes së hundëve në shtëpinë e tjetrit, e sulmeve mbi jetën personale e ndaj lidhjeve të gjakut të tjetrit, e denigrimit e përgojimit të njerëzve të kundërshtarit, e sulmit gojor në front ndaj një grupi shoqëror a ndaj vetë opozitës, është mjet i regjimeve, i satrapëve e i hajvanëve që kundërshtarin e konsiderojnë armik për t'u vrarë, torturuar, shkatërruar me gjithsej, ndërsa politika që ngre problemet e abuzimit të funksioneve publike përmes konfliktit të interesit, përzierjes së njerëzve të gjakut në vendimmarrjet gjatë ushtrimit të detyrës publike, përfitimeve të nxjerra si familje a si tribu ose klan nga shpërdorimi i postit zyrtar, është normalitet demokratik, shprehje e së drejtës publike, mbrojtje e parimeve e vlerave të funksionimit të një Republike Kushtetuese.

KRAHASIMI ME TË TJERËT

Në cilin vend të botës demokratike mund të ishin dëgjuar nga foltorja e parlamentit, tryeza e qeverisë a tribunat publike rrakashprehje me libër

shtëpie e llafangjosje të ulëta të gjuhës së nxjerrë jatagan para popullit si ato të Saliut e të tallagjares së tij Jozefinë, së bashku me ministra e deputetë tellallë që u bëjnë jehonë fjalim më fjalim e studio më studio, për të damkosur kundërshtarin si njeri jo si alternativë, dhe në cilën jetë politike e publike të një vendi vërtet demokratik opozita s'do të kishte vënë alarmin për kapjen e segmenteve të shtetit e të vendimmarrjes nga njerëzit e familjes së kryeministrit, të kryetarit të parlamentit a të ministrave, apo për skandalet me pasuritë e me paratë publike ku do të dilnin të përfshirë familjarë e klientë të familjeve të funksionarëve më të lartë të shtetit? Ku, në çfarë pike të botës së lirë do të ndodhte që kundërshtarët politikë të merreshin me

S'do ta kisha përmendur emrin e Arianës, nëse s'do të ishte në mes miqësia e saj me nënën time, miqësia jonë e vjetër familjare, fakt që e bëri edhe më tronditës për time ëmë dhunimin në sallën e gjyqit trupin e njëri-tjetrit, me babanë, nënën, gruan, vajzën, djalin, motrën a vëllanë e njëri-tjetrit kur askush nga këta s'do të kishte lidhje e as punë me punët që përfaqësimi politik u cakton kundërshtarëve në qeveri a opozitë, po njëkohësisht ku, në ç'vend, mund të ndodhte në arenën politike të botës së lirë që kundërshtarët të mos mer-

GJYQTARJA QË KTHEU PROCESIN

Askund, në asnjë rast, për asnjë arsye politike në botë, njerzillëku nuk ia le vendin kafshërisë në jetën publike e politike të cilitdo vendi ku votohet lirisht e ku njerëzit kundërvendosen në frontet e alternativave jo në barrikadat e gërdisë gojore, ashtu sikundër as që mund të imagjinohet në botën e lirë një kryegjyqtare e lartë si Ariana Fullani që, përballë një gruaje pensioniste si nëna ime, e cila detyrohet të marrë rrugën e gjyqit për të mbrojtur jo djalin po dinjitetin e saj të cenuar publikisht, të nxjerrë të pafajshëm dhunuesin kryeministër e të kthejë mbrapsht në shtëpi qytetaren që s'kërkonte asgjë përveçse t'i tregonte opinionit publik se nuk kishte asnjë të vërtetë në akuzat lehëse të kryeministrit ndaj saj dhe se ajo s'kishte asgjë për të rrëfyer publikisht nga "të vërtetat" e kllamisura prej Saliut në foltoren e turpit të asaj nate kuvendore. S'do ta kisha përmendur emrin e Arianës, nëse s'do të ishte në mes miqësia e saj me nënën time, miqësia jonë e vjetër familjare me familjen Fullani, fakt që e bëri edhe më tronditës për time ëmë dhunimin në sallën e gjyqit, ku zonja Fullani, për arsyet që ajo i di, po që s'është e vështirë të merren me mend në këtë vend, zgjodhi të bënte një padrejtësi të madhe duke fyer ligjin dhe moralin kushtetues të barazisë para ligjit në gjykimin e një çështjeje që kishte vënë përballë arrogancën e xhindosur të pushtetit me brishtësinë e një gruaje 71 vjeçare që kërkonte me krenari mbrapsht vetëm dinjitetin e rrëmbyer peng nga ekrani faqe gjithë shqiptarëve.

Në mungesë të këllqeve për të marrë anën e ligjit, mundet fare mirë t'ia kishte kursyer vetes këtë turp gjykatësja e lartë, duke u tërhequr së paku me pretendimin e konfliktit të interesit, pikërisht për shkak të lidhjes në miqësi me Anetën, gjë që në rrathët e shthurur të moralit qytetar e profesional të inteligjencës së sotme shqiptare, ku për të ngrënë përsheshin e pushtetit, qetësia guhake mbi karrige vjen përpara ruajtjes së normave të atij morali, s'do kishte qenë tekembramja fundi i botës, por banaliteti i së keqes së futur thellë në shpirtrat e dobët edhe pa qenë hiçfare nevoja, siç qe për vdekëtarët e zakonshëm në kohën e gjyqeve të diktaturës së proletariatit a për gjykatësit e asaj kohe, e bëri Arianën të zellshme në shlyerjen e turpit të foltores së Kuvendit të Shqipërisë me turpin e çekiçit të Gjykatës së Lartë.

ÇFARË NDODH ME SISTEMIN

S'është as turpi i parë e as i fundit i një gjykate të Shqipërisë së Saliut. Në konopin e gjatë të turpit të sistemit të sotëm të drejtësisë shqiptare që është lidhur fyt në qafën e çdokujt ndër shqiptarët që rruga e jetës u sjell ndesh padrejtësinë e veshur me pushtet a të ushqyer me para të pista kjo e nënës time është një dramë e vogël, e pakrahasueshme me dramat e grave të veshura zi që sikterisen si leprozët tutje nga dyert e gjykatave me vendime shfajësuese për zhdukësit e fëmijëve e burrave të tyre, me dramat e nënave që rihapin vajin kur gjykatat u japin pafajësi vrasësve të djemve e monstrave që u kanë përdhunuar vajzat, me dramat e burrave që gjunjëzohen si kuaj të qëlluar në gjoks nga çekiçët që bien për t'i zhveshur prej të drejtave që më kot kërkojnë në gjykatë në emër të Kushtetutës, të ligjit, të pronës së të parëve a të dinjitetit të nëpërkëmbur dhunshëm prej shtetit, ose horrave që mbrohen nga shteti si simbole të pandëshkueshmërisë në këmbim të favoreve të errëta që u bëjnë të pandëshkueshmëve në pushtet, me dramat e shqiptarëve të zakonshëm që nuk e kanë djalin a babën biznesmen e s'mund ta lyejnë rrotën e Tomës a shtyjnë karrocerinë e Sashenkës me para për t'i ikur padrejtësisë që u kap këmbët, e s'i lëshon po i lidh në sallat e gjyqeve dhe pastaj i hedh në lumin e të dëshpëruarve.

10

E mërkurë, 9 nëntor 2011

AKTUALITET

Vehbi Alimuça: Pasuritë e VEFA, i vodhën politikanët

P

ak kohë përpara se të përfitonte nga amnistia e presidentit Bamir Topi, për të lënë përfundimisht qelinë, Vehbi Alimuça nga spitali i burgut, deklaroi se pasuritë gjigande të VEFA-s, i kanë vjedhur politikanë shqipëtarë, por pa përmendur emra.

"Politikanë të caktuar janë ngatërruar me problemet e kompanisë sime, kanë vjedhur pronat, kanë vjedhur paratë. Kam pasur në banka mbi 130 milionë dollarë, 260 ndërmarrje e objekte, 1300 hektarë tokë turistike dhe 470 automjete. Shikoj që jam në momentet e fundit të jetës sime dhe nuk më intereson asgjë që të mbaj rezerva dhe

të mos flas. Unë si Vehbi Alimucaj, ishpronari i kompanisë VEFA i bëj thirrje kryeprokurores të rihapë dosjet e transparencës. Kemi respekt dhe shumë simpati, me kaq sa e kemi njohur dhe kërkoj që ajo, të rihapë dosjet e firmave. Nëse kjo nuk mbyllet asnjëherë, mos të mendojnë që me heshtje do ta kalojmë këtë punë, nuk mund ta kalojmë "

Shuhen shpresat, humbet gjyqin me shtetin shqiptar: U ankua me vonesë

Gjykata e Strasburgut, mbyll përfundimisht pasuritë e VEFA-s Lajmi Pas më shumë se 6 vjet pritje, presidenti i Vefa-s, Vehbi Alimuça, ka pritur nga Gjykata e Strasburgut një vendim pro tij dhe kundër shtetit shqiptar, për sa i përket pasurive të gjigandit piramidal që drejtonte. Por një trup gjyqtarësh, kryesuar nga Nicolas Bratza, vendosi njëzëri të hedh poshtë pretendimet e ankimuesit.

NGA POLI HOZHA „ „ „ TIRANE

P

ikërisht në 2 qershor të vitit 2005, pasi avokatët e tij kishin dështuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, nga burgu i Peqinit, Vebi Alimuça vendos që ti drejtohet Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke paditur shtetin shqiptar nëpërnjet ankimimit NR. 24096/05.

GJYQI

Përballë trupës së gjyqtarëve të gjykatës së Strasburgut, kanë qënë avokati i Vehbi Alimuçajt

Shefqet Dizdari dhe përfaqësuesja e shtetit shqipëtar E. Hajro. Padia është bërë nga Vehbi Alimuça, tashmë i lirë, mbështetur mbi dy raporte të një komisioni hetimir parlamentar gjat vitit 2003. Sipas këtij hetimi doli se kryeadministratori i fajdeve Farudin Arapi dhe gjithë stafi i tij, kishin bërë abuzime të mëdha me asetet e firmave piramidale, mes të cilave edhe me Vefa Hollding-un. Pala ankuese, pretendoi përpara gjykatës së Strasburgut, se mjaft asete të kompanisë së saj, edhe pse kanë qenë rentabël dhe me vlerë të madhe në tregun aktual, janë shitur në mënyrë korruptive,"për një copë

ADMINISTRA TORËT ADMINISTRAT QË U HETUAN Farudin Arapi kryetar i Grupit mbikëqyrës

• • • • • • • • • •

Merita Çeliku Violeta Kraja Tushe Hoxha Daniela Riskaj Lumturi Brahaj Burbuqe Duke Ilir Laku Yllka Sajati Donika Pepa Ymer Liskala

bukë" dhe në mënyrë antikushtetuese, duke shkelur jo vetëm ligjet shqiptare por edhe ato ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut.

Në argumentimin e saj gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, gjen shumë shkelje të bëra nga shteti shqipëtar në këtë çështje, por në përfundim hedh poshtë njëzëri pretendimet e Vehbi Alimuçës për arsye se edhe pse:" siç pretendojnë ankuesit, ata nuk janë bërë të ndërgjegjshëm për situatën deri në miratimin e raportit parlamentar të vitit 2003, gjithsesi ata nuk kanë vepruar në përputhje me afatin e përcaktuar në nenin 35 pika 1 të Konventës".

HISTORIA

Më 4 qershor të viti 2003, Prokuroria e Tiranës mori në hetim të

gjitha shkresat zyrtare që mbanin firmën e kryembikqyrësit të skemave piramidale, Farudin Arapi. Objekti i verifikimeve ishte miratimi nga Arapi i shitjeve të parregullta dhe nën vlerë, të aseteve të skemave piramidale. Pesë ditë më pas, më 9 qershor të viti 2003, drejtuesit e Komisionit Hetimor Parlamentar për transparencën e fajdeve, padisin në organin e akuzës Arapin, për heshtjen e plotë ndaj kërkesave për tu dhënë ifnormacion deputetëve. Tre ditë pas këtij denoncimi, prokuroria merr në hetim Arapin, duke filluar procedimin penal për kallëzimin ndaj tij. Nën akuzën "për pengim në zbardhjen e së vërtetës", Farudin Arapi u përball me grupin e hetimit të Prokurorisë, më 9 korrik 2003. Pasi Komisioni Parlamentar kishte përfunduar raportin e tij, Prokuroria filloi verifikimet mbi këtë material, më 5 shator 2003. Më 14 korrik 2003, Komisioni Hetimor Parlamentar për fajdet, del më dy raporte në Parlament. Një raport ishte hartuar nga deputetët e të djathtës në komision, ndërsa raporti tjetër, kishte si autorë të tij, të majtët. Prokuroria e Tiranës, merr sërisht në hetim Farudin Arapin.

Pastrimi

Milionat e Alimuçës në Zvicër „ „ „ TIRANE

A

gjentët e policisë sekrete zvic eriane, pas disa informacioneve të sigurta, realizuan një operacion që bëri shumë bujë në mediat vendase, në fund të vitit 1996. Në aeroportin e Zyrihut ata arrestua një person, i cili po vinte nga Tirana me bagazhe të mbushura plot me para. Gjatë pyetjeve të policisë zvicerane mbi prejardhjen e tyre, i arrestuari deklaroi se

ato i përkisnin një biznesmeni shqipëtar, Vehbi Alimuça, president i firmës "Vefa Holding". Ai pohoi se në shkëmbim të një shpërblimi të majm, bënte vetëm detyrën e transportuesit TiranëZyrih dhe se pritësi ishte biznesmeni kosovar, Hajdin Sejdia. Më pas u zbulua se këtë firmë dhe firma të tjera në Zvicër, për Hajdin Sejdinë, i administratonte avokati 79 vjeçar Von Planta. Ai pranoi se vetëm gjatë vitit 1996, për Se-

jdinë ka pastruar 10,5 milionë franga, të dërguara në Zvicër nga piramidat shqiptare, të cilat kish-

in si burim pikërisht bosin e firmës piramidale Vefa Hollding, Vehbi Alimuçën. Pas hetimit, avokatit Planta ju zbuluan 7 llogari bankare në të cilat pastronte paratë e Alimuçës, si dhe një vilë në vlerë 1.5 milion franga, të cilën e kishte shitur vetëm pak kohë përpara arrestimit. Në mediat zvicerianë në atë kohë, u tha se 10.5 milionë frangat e kapura në aeroportin e Zyrihut, ishin vetëm "maja e ajzbergut".

?

PYETJE PERGJIGJE

„ Çfarë është gjykata e Strasburgut? Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut është një gjykatë ndërkombëtare me seli në Strasburg. Ajo përbëhet nga një numër gjyqtarësh i barabartë me numrin e Shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. „ Çfarë është Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut? Është një traktat ndërkombëtar i cili mund të nënshkruhet vetëm nga Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Konventa, e cila themelon gjykatën dhe përcakton mënyrën se si duhet të funksionojë ajo, përmban një listë me të drejtat dhe garancitë të cilat Shtetet kanë marrë përsipër ti respektojnë. „ Çfarë funksioni ka kjo gjykatë? Detyra e saj është të sigurojë që Shtetet të respektojnë të drejtat dhe garancitë e përcaktuara në Konventë. Ajo e realizon këtë duke shqyrtuar ankesat (të njohura si "kërkesa") e depozituara nga individët.

„ Kur mund të paraqesësh një kërkesë? Ju mund të paraqitni një kërkesë në Gjykatë nëse konsideroni se keni qenë personalisht dhe drejtpërdrejtë viktimë e shkeljes së të drejtave dhe garancive të përcaktuara në Konventë apo Protokollet e saj. Shkelja duhet të jetë kryer nga një nga Shtetet që kanë nënshkruar Konventën. „ C’farë mbron? Konventa mbron, në veçanti: të drejtën për jetën; të drejtën për një proces të drejtë gjyqësor në çështjet civile dhe penale; të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare; lirinë e shprehjes; lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe e fesë; të drejtën për një zgjidhje efektive; të drejtën për të gëzuar pasurinë dhe të drejtën për të votuar dhe për të kandiduar.

E mërkurë, 9 nëntor 2011

AKTUALITET

Xhelozia, gruaja vret burrin për një 18 vjeçare

K

rimi godet sërisht brenda familjes së çoroditur shqiptare, këtë herë në një fshat të Burrelit. Gruaja ka vrarë burrin me sëpatë për motive xhelozie, konfirmojnë burimet zyrtare të policisë lokale. Sipas tyre, parmbrëmë në fshatin Karicë të Burrelit, Luke Doçi 40

vjeçe, rreth orës 23:00, ka qëlluar me sëpatë në ambientet e shtëpisë, bashkëshortin e saj Vladimir Doçi, 50 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë dhe pas pyetjes së dëshmitarëve, janë zbardhur plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi. Mësohet se

11

shkak i veprimit ekstrem ka qenë xhelozia e gruas për një 18-vjeçare, të cilën bashkëshorti kishte disa ditë që e kishte sjellë në shtëpi. Në grindje e sipër, 40-vjeçarja ka marrë sëpatën që ndodhej në oborr dhe ka qëlluar mbi bashkëshortin. Pas kësaj, ajo nuk ka lëvizur nga vendi i krimit, deri në momentin që ka shkuar policia.

U kap me armë e maska pasi u rrethua në një servis nga specialet

Arrestohet Shullazi “Ishte gati për vrasje”

Lajmi Bie sërisht në pranga Emiljano Shullazi, një nga emrat më të njohur si kontigjent krimi në gjithë vendin. Sipas burimeve blutë e kryeqytetit dyshojnë se ai së bashku me dy pjesëtar të tjerë të grupit të tij, ishin nisur për të kryer një vrasje ose pengmarrje.

Në orën 18.00 u kap me dy persona të tjerë, i gjendet një pistoletë. Dyshimet e policisë: Po nisej për vrasje apo një pengmarrje në Tiranë penal, ndërkohë që kanë filluar të merren në pyetje edhe dy të ndaluarit e tjerë.

KUSH ËSHTË SHULLAZI

NGA POLI HOXHA „ „ „ TIRANE

P

olicia e Tiranës, e mbështe tur edhe nga forca speciale, ka ndaluar rreth orës 18.00 të mbrëmjes se djeshme 33 vjeçarin dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij, fillimisht vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Duket se Shullazi që nga dhjetori i vitit të kaluar kur u lirua nga burgu, ka qënë nën vëzhgim të rreptë të agjentëve të policisë kriminale. Sipas burimeve, pas informacioneve të sigurta se Shullazi po lëvizte në kryeqytet i armatosur së bashku me dy persona të tjerë, pas një plani masash urgjente, është rrethuar në ambientet e një servisi në Rrugën e Kavajës, shumë pranë banesës së tij, në Tiranë.

ARRESTIMI

Një numër i madh policësh, të mbështetura edhe nga forca speciale, fillimisht kanë bërë rrethimin e servisit dhe bllokimin e rrugëve të lagjes. Ndërhyrja nuk ka qënë e menjëhershme, duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe se dihej që Shullazi ishte i armatosur. Pasi i është bërë e ditur se ishte i rrethuar, i është kërkuar të dorëzohej. Kur ka

Emilijano Shullazi kuptuar se nuk kishte asnjë mundësi ikje nga ambienti i servisit, ai është dorëzuar pa bërë rezistencë. Së bashku me atë janë kapur edhe dy persona të cilët lëviznin me të njëjtin mjet me Shullazin. Policia konfirmon se njëri prej tyre, është shoku i tij i ngushtë Gilmando Dani. Pas kontrollit paraprak 33 vjeçarit ju gjet në trup një pistoletë e tipit "Glock". Ndërsa në automjetin e shoqëruesve, u kapën edhe disa maska të zeza, nga ato që përdoren rëndom gjatë atentatentateve dhe thika të ndryshme.

Policia thotë se kanë informacione dhe dyshime të forta, se grupi ishte nisur për të kryer një vrasje ose pengmarrje në kryeqytet. Deri në këtë moment, sipas policisë, quhet koincidencë fakti që vetëm pak metra larg servisit ndodhet banesa e Arjan Selimit, emër i njohur edhe ky në botën e krimit, i cili u ekzekutua pak kohë më parë, pikërisht në afërsi të vendit ku u krye arrestimi i sotëm. Vetëm pak kohë pas shoqërimit në ambientet e drejtorisë së policisë në kryeqytet, prokuroria ka nisur procedimin

Emiljano Shullazi është një nga emrat më të njohur të krimit për policinë shqiptare. Ka qënë i dënuar me 7.4 vjet burg por është liruar para kohe, pas përllogaritjeve të ditëve të qëndrimit në paraburgim. Ky është arrestimi i tij i tretë brenda këtij viti. Shullazi u ndalua me parë për kërcënim të dy deputeteve socialiste si dhe për armëmbajtje pa leje, duke u liruar në të dyja rastet. Shullazi është dënuar së bashku me të pandehurin Ervin Ferhati për akuzën e "trafikimit të drogës" drejt shtetit italian, në bashkëpunim edhe me shtetasit e dënuar tashmë Erges Ymeraj, Erjon Gogaj, Selfo Driza dhe Lutfi Shabani. Në vendimin e gjykatës, thuhet se Shullazi ka trafikuar nga Shqipëria në Itali një sasi prej rreth 55.4 kg heroinë dhe 100 kg përzierës. Sasi kjo e cila është sekuestruar në Itali, duke i arrestuar njëkohësisht edhe "korrierët" e kësaj droge, të cilët kalonin nga porti i Durrësit në portet e shtetit fqinjë. Të pandehurit me anë të bashkëpunëtorëve të ndryshëm, siguronin heroinën nga Turqia me ndihmën e një "furnizuesi" me emrin Mehmet dhe më pas nga Shqipëria e dërgonin atë në laboratorin e përzierjes që ndodhej në Milano të Italisë.

BAND AT E NJOHURA TË TIRANËS BANDA Grupi i Emiljano Shullazit

„

Emiljani Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit pasi u lirua nga burgu, mbrëmë është arrestuar sërisht. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, sipas policisë janë Dritan Manaj, ish inspektor antidroge në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza,

Ermal Gogu të gjithë të dënuar më parë. Ky grup, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Banda e rrugës "Myslym Shyri"

„

Kryesisht kanë operuar në fushën prostitucionit. Kjo bandë ka qënë e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën "Myslym Shyri". Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla.

Banda e Rrugës së Kavajës

„

Pjesëtarët e kësaj bande numërohen rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre pas një përçarje në vitin 1998. Veprimtaria e këtij grupi ka qenë e njohur kryesisht për trafik droge. Fillimisht grupi vepronte si një i tërë, por grindjet për ndarjen e fitimit kishin bërë që "djemtë e Rrugës së Kavajës" të përfundonin shumica të vdekur në atentate të bujshëm. Ndër

emrat më të njohur janë Denis Gina e Alban Dani.

„

Banda e Kinostudios

Janë djem të së njëjtës lagje në Tiranë. Aktiviteti i tyre kriminal fillon me krimin në vitin 1997. Sipas të dhënave të policisë shokë të së njëjtës lagje kanë krijuar një grup të përbërë nga 10 veta dhe kanë marrë emrin "banda e Kinostudios". Sipas uniformave blu, ata akuzohen për krime të ndryshme.

POLITIKA

Shullazi aktiv në fushatë kundër PS-së

E

miljano Shullazi, ka qënë mjaft aktiv me grupin e tij gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit lokale, duke shkatuar incidente të rënda. Më 21 prill, ai është denoncuar në prokurori nga dy deputetë të partisë socialiste, Vasilika Hysi dhe Besnik Bare. Partia Socialiste akuzoi atëhere Shullazin se ai ka shkuar në mes të takimit tek një lokal tek blloku i pallateve përballë Uzinës Enver, ka kërcënuar sallën dhe dy deputetët që gjendeshin aty, Besnik Bare dhe Vasilika Hysi. Shullazi, sipas denoncimit të bërë nga Partia Socialiste, ka kërkuar që kush nuk ishte i lagjes të ikte me vrap nga salla. Kur ka parë që askush nuk ka lëvizur, Shullazi sipas denoncimit ka thyer bllokun e fonisë. Takimi është prishur, por dhuna nuk ka mbaruar këtu. Shulazi, sipas denoncimit, ka shkuar me pas tek zyra elektorale e Partisë Socialiste e ka thyer dhe atë dhe ka nxjerre jashtë tre njerëzit që po punonin aty, duke e mbyllur zyrën.

12

E mërkurë, 9 nëntor 2011 SPITAL

Ministri Tafaj: Mirënjohje BE për mbështetjen në arsim

N

ë konferencën e organizuar dje nga MASH dhe KE "Strategjia e Bashkimit Europian 20/20 për kërkimin, inovacionin, arsimin dhe trainimin" ministri Tafaj ka deklaruar se programet e BE-së janë një mbështetje e fuqishme për të gjitha reformat në fushat e arsimit. Sipas Tafajt me programin TEMPUS, Shqipëria ka krijuar një bazë shumë të

SOCIALE

mire, e cila duhet shfrytëzuar me seriozitet për partneritetin në kuadër të Programit FP 7. Ai tha se ky program në vitet 2012-2013 hyn në dy vitet e fundit dhe programi pasues do të jetë Horizon 2020. Një tjetër iniciativë shumë e rëndësishme e BE është ajo "Youth in move" (Të rinjtë në lëvizje), e cila sipas Tafajt, është një paketë masash për orientimin e arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional ndaj tregut

të punës për të rritur shancet e të rinjve për punësim çka sjell orientimin e universiteteve drejt degëve dhe programeve zhvillimi i studimeve profesionale pas-sekondare si dhe orientimi i masterit në fusha profesionale. Ai theksoi iniciativën "Një axhendë për aftësi të reja dhe vende pune" që kërkon të modernizojë tregun e punës dhe të zhvillojë aftësi e shprehi profesionale gjatë gjithë jetës.

Pas arrestimeve, mjekimet i merr ai që shkon i pari te farmacia

Onkologjiku, ilaçet u mbaruan brenda një muaji Dhurata Tarifa: E pamundur që medikamentet të vidhen në spital, kemi pak fonde për blerje Lajmi

N

ë spitalin Onk ologjik të Qendrës Universitare Spitalore "Nënë Tereza", mjekët na tregojnë se furnizimi i ri me ilaçe ka ardhur dhe është mbaruar brenda një muaji. Aktualisht mungojnë thuajse shumica e medikamenteve dhe për të plotësuar kurën pacientët i blejnë në privat. I vetmi përmirësim, sipas vetë mjekëve, që ka ndodhur pas arrestimeve të shumta, është se tashmë atë ditë që ka ilaçe e përfiton ai që shkon i pari te farmacia. „„„

TIRANE

NGA ESMERALDA

S

KETA

hefja e shërbimit të ki mioterapisë, Dhurata Tarifa, në një intervistë për "Shqiptarja.com" na shpjegon se në spital në të vërtetë është e pamundur që të vidhen ilaçe. Kjo pasi, pacienti e merr vetë recetën, shkon bashkë me kryeinfermieren te farmacia dhe nëse ka e shënon pas recetës se e ka marrë falas x medikament. Por problemi, për shefen e kimioterapisë, qëndron në faktin se buxheti që iu është lënë në dispozicion është shumë më i vogël se nevojat që ata kanë dhe me paratë e dhëna spitali mund të plotësojë vetëm nevojat bazike. Ndërsa të tjerat pacienti duhet t'i gjejë vetë. Presupozohet se një pacient i siguruar që vjen në spital, duhet t'i marrë të gjithë medikamentete falas. Përse nuk ndodh kjo gjë? Në momentin që pacientët

Dhurata Tarifa gjatë një aktiviteti për kancerin e gjirit që shtrohen vijnë me librezën e sigurimeve shëndetësore, të tërë medikamentet që janë në spital ata i marrin falas. Problem është me medikamentet që nuk janë në spital, pasi pacienti duhet të mjekohet njëkohësisht me katër

preparate. Dy i merr në spital dhe ata dy që nuk janë është i detyruar që t'i blejë në farmaci që të bëjë skemën të plotë. Në momentin që nuk janë në spital ne nuk kemi çfarë bëjmë. Duke u nisur nga rastet e arrestimeve të fundit që

kanë ndodhur këtu tek Onkologjiku, a është e mundur që mjeku të vjedhë ilaçet? Këto si citostatikë nuk ka mundësi të vidhen në spital pasi bëhet një procedurë shumë e sigurtë. Kur vjen pacienti për të marrë x medikament që ndodhet në spital (pasi bëhet fjalë për të vjedhur ilaçin që është në spital nga mjeku, infermieri, kryeinfermieri...) i hapet një kartelë, të cilin e ka pacienti dhe më pas shkon pranë pavijonit përkatës ku mjeku i hap një kartelë tjetër me kod dhe regjistrohet edhe në statistikë, në të cilën do të shënohet diagnoza e saktë, skema e plotë që ndjek, me ata që ka në spital dhe ata që blen në privat duke i shënuar me "P" (personale) ata që blen vetë, shënohet mjeku që e ndjek dhe emri i ilaçit që i duhet pacientit. Në të njëjtën kohë plotësohen

edhe dy receta me emrin e ilaçit dhe sasia që do të tërheqë dhe vuloset nga mjeku përkatës. Më pas kryeinfermirja, së bashku me pacientin, shkojnë në farmaci për të tërhequr medikamentin në fjalë. Nëse ai ndodhet në farmaci, pacienti shkruan me shkrim dore në anën e pasme të recetës, se e ka marrë ilaçin pa pagesë, lë nr e pasaportës dhe e firmos recetën në farmaci. Njëra nga kopjet ngjitet lart në pavijon, ndërsa kopja tjetër rri në farmaci. Pra është një procedurë shumë strikte dhe që nuk i lë mundësi askujt që të vjedhin ilaçet që janë futur në spital. Në çdo fillim viti çdo pavijon paraqet një listë medikamentesh që i nevojiten për të përballuar kërkesat që ka, a ju janë plotësuar këto kërkesave juve si shërbim? Jo kjo nuk ndodh thuajse asnjëherë. Ne na duhet ta zëmë 10 mln dollarë, por

na miratohen 5 milionë dollarë. Nga këto 5 milionë dollarë e gjithë lista jonë shkurtohet, pasi ne duhet t'i plotësojmë nevojat brenda këtij 5 milionëshi. Çfarë lloj medikamentesh shkurtoni ju kryesisht nga lista? Ne përpiqemi që të kemi një listë bazike, që do të thotë të kemi medikamentet më të thjeshta për personat që kanë nevojë për kimioterapi, por tani janë reduktuar të gjitha: edhe baziket edhe të shtrenjtat. Ne synojmë të reduktojmë të shternjtat dhe të kemi baziket për të gjithë, që janë edhe medikamentet më të lira. Por nga ana tjetër është mirë që në skemë të jenë edhe të shtrenjta, pasi në fund të fundit këta të lirat pacientët mund edhe t'i blejnë vetë, por duhen ndihmuar tek këto që janë të shtrenjta. Është një situatë e vështirë.

Kushtet

"Infektivi, ende me sapun 15-lekësh" „„„

TIRANE

S

pitali Infektiv pranë QSUT-së është një ndër shërbimet që duhet të shquhet për kushtet higjieno-sanitare. Në të vërtetë stafi mundohet shumë për t'ia arritur kësaj dhe sapo futesh në katin e parë të këtij shërbimi, duhet të zësh hundët nga era e fortë e klorit që përdoret për të larë dyshemetë. Megjithatë personeli që punon në këtë shërbim dhe që i duhet të përballet çdo ditë me pacientë të prekur nga sëmundje infektive nga më të ndryshmet, dhe që shpeshherë paraqesin rrezik edhe për vetë shëndetin e tyre, thonë se drejtoria spitalore duhet të krijojë kushte më të mira për ta. "Po është e tmerrshme që sa herë të duash të lash duart, në banjo ka një sapuin të zi, nga ata 15-lekëshit që kanë qenë në ko-

hën e monizmit, që është bërë edhe më i zi ngaqë e prekin të gjithë. A mund t'i lash duart me atë sapun? Të paktën të ketë sapun të lëngshëm që të mos e prekin të gjithë me dorë. Ne rrimë gjithë ditën këtu në spital dhe

na duhet të prekim me dorë pacientë vumë re ishte se tualatet e këtij shërqë kanë sëmundje të ndryshme infek- bimi ishin gjithë lagështirë dhe në tive. Ku të shkojmë t'i lajmë duart? gjendje jo të mirë. Kjo edhe për fakMadje ai sapuni është vetëm për ne tin se ky shërbim është i vendosur në personelin mjekësor sepse në banjot një prej ndërtesave më të vjetra të e katit për pacientët nuk ka asgjë të tillë. Duhet ta marrin Mjekët e shërbimit infektiv ankohen se në vetë nga shtë- banjot e këtij shërbimi, janë të detyruar t'i pia", - na shpjegon njëra prej lajnë duart me sapun 15-lekësh që bëhet mjekeve të këtij edhe më i zi pasi e prekin të gjithë shërbimi. Në fakt ne u futëm vetë në këtë shërbim dhe vumë re kjo QSUT-së dhe që mban shumë lagëshishte e vërtetë. Në banjot e përbashkë- tirë. Ai ka kohë që nuk i është nënshta të katit nuk kishte asnjë ilaç të tillë truar ndonjë rikonstruksioni duke pastrues për higjienën e duarve, bërë që situata të mos jetë shumë e ndërkohë që në këtë shërbim higjie- rehatshme për pacientët që shtrohen na duhet të jetë maksimale. Ajo që në këtë shërbim.

E mërkurë, 9 nëntor 2011

13

SOCIALE GRATË E DIPLOMATËVE, VIZITË NË BASHKI

SHKENCAT, PROTESTË PËR MASTERIN

Gratë e diplomatëve, burrat e të cilave ushtrojnë funksione të ndryshme në Tiranë, kanë vizituar dje bashkinë e kryeqytetit. Grupi diplomatik "Mirëserdhët në Tiranë" gjatë kësaj vizite është njohur me vlerat historike, kulturore dhe artistike që përçon kryeqyteti shqiptar. Me ftesë të zonjës Aurela Basha, bashkëshorte e kryebashkiakut, grupi zhvilloi filimisht një vizitë në bashki dhe pastaj edhe në muzeun e orëve.

Studentët e Shkencave të Natyrës dhe konkretisht ata të degëve të mësuesisë, siç është Matematika, kanë protestuar dje pranë deknatit sepse kanë ngelur jashtë masterit. Ata kërkojnë që në kuotat e miratuara për të rinjtë që kanë të drejtë të ndjekin masterin profesional të përfshihen të gjithë këta kandidatë, pasi për vetë profilin e shkollës që kanë, nuk kanë mundësi të ushtrojnë profesionin pa përfunduar edhe studimet e masterit.

Shoqëria e Librit Shqip: Të hartohet një listë me 100 tituj më me ndikim

Librat jashtëshkollorë, në listë edhe tituj jo cilësorë por që shiten shumë Lajmi

Bibliotekat

Në listën rekomanduese të librave jashtëshkollorë, që Ministria e Arsimit u ka dërguar drejtorive arsimore ka edhe tituj librash që aktualisht bëjnë pjesë në kategorinë e librave më të shitur të momentit, por që për të rinjtë s'kanë ndonjë vlerë të veçantë. Shoqëria e Librit Shqip shprehet se zgjidhja më e mirë do të ishte një listë me 100 autorët më të mirë të klasikëve botërorë, e cila do të shmangte të gjithë dyshimet për abuzime. „„„

TIRANE

NGA ESMERALDA KETA

S

hoqëria e Librit Shqip, që grupim i disa prej shtëpive botuese më të mëdha të librit artistik, që ka ndjekur nga afër çështjen e përzgjedhjes së librave jashtëshkollorë për bibliotekat e arsimit parauniversitar thonë se 9-vjeçaret dhe gjimnazet tona kanë nevojë për libra të autorëve, kontributi i të cilëve është vërtetuar ndër shekuj dhe vetëm pasi të plotësohen këto nevoja bazike, mund të pretendohet për të futur si libra luksi edhe ata që janë bestseller-a të momentit.

MË TË SHITURIT

I tillë është edhe romani "Muzgu", i cili është futur si libër rekomandues në kategorinë e letërsisë së huaj për të rinj dhe të rritur. I njohur ndryshe si saga e vampirëve "Twilight", Shoqëria e Librit Shqip, shprehet se në të vërtetë ai nuk e ka vendin në këtë listë duke qenë se bibliotekat tona shkollore kanë plot mangësi të tjera, me autorë shumë më të mëdhenj. "Në këtë listë është futur edhe romani "Muzgu". Me të vërtetë ai është një bestseller i momentit, por ai është një libër që nuk ka ndonjë vlerë të veçantë për nxënësit dhe për të qenë pjesë në listën e librave rekomandues, të cilat mund të pajisen bibliotekat e shkollave tona. Kjo pasi ata kanë shumë mungesa të mëdha, dhe do të

Bibliotekat e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë shumë të varfra në libra artistikë dhe literaturë ndihmëse për nxënësit që i frekuentojnë, ndaj qeveria jep çdo vit 70 milionë lekë të reja për pasurimin e tyre

Faksimile e listës rekomanduese e Ministrisë së Arsimit

PROJEKTI

Qeveria jep çdo vit 70 milionë lekë të reja

P

rojekti për pasurimin e bibliotekave me libra jas htëshkollorë është një nismë e vetë kryeministrit Berisha. Madje qeveria jep për pasurimin e bibliotekave të shkollave të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm rreth 70 milionë lekë të reja. Por duket se ky projekt nuk menaxhohet si duhet. Gjatë ditës së djeshme, gazeta publikoi raste, kur drejtoritë arsimore favorizojnë vetëm një shtëpi botuese të caktuar, në varësi të lidhjeve të miqësisë që kanë me ta. Në fakt raste të tilla janë denoncuar edhe gjatë viteve të kaluara, por pa mundur që të minimizohen.

ishte një luks që ata të mendonin të blinin edhe bestseller-at, ndërkohë që mungojnë librat bazë për formimin e tyre", - na shpjegojnë përfaqësues të kësaj shoqate. Madje sipas tyre, vendi ynë nuk ka pse bën gabime të tilla, kur i kemi eksperiencat e gatshme. Fare mirë mund të merret një listë me 100 autorët më të mirë të të gjithë kohërave dhe ata le të jenë pjesë e listës rekomanduese të bibiliotekave të shkollave. "BBC-ja dhe disa agjenci të tjera prestigjoze kanë publikuar një listë me 100 autorët më të rëndësishëm, të të gjithë botës, në të gjitha kohërat. Kjo listë do të ishte mirë që ta merrte

edhe Ministria jonë e Arsimit dhe ajo të ishte lista rekomanduese e librave jashtëshkollorë, të paktën për autorët e huaj. Kjo është një listë që merret për bazë edhe në vendet e tjera të Evropës. Kur bibliotekat e shkollave tona, të mos kenë probleme të mungesës së librave që bëjnë pjesë në literaturën që nxënësit mësojnë në shkollë atëherë le të hidhen sytë edhe në nga libra që janë bestseller-a të momentit. Të paktën ne këtë mendim kemi, duke parë edhe në ç'gjendje janë bibliotekat e shkollave tona", - na shpjegojnë më tej anëtarët e kësaj shoqate. Ata na sqarojnë se buxheti i akorduar çdo vit nga qeveria është goxha i madh dhe nëse përdoret si duhet, bibliotekat e shkollave tona, pak nga pak do të arrijnë të plotësojnë nevojat minimale të nxënësve. "Le të kuptohemi që ne nuk jemi kundra librave të tillë, madje do të ishte shumë mirë që ata të ishin në çdo shkollë, por në rastin kur ata kanë mungesa të mëdha dhe nxënësi nuk gjen dot Hygoin që e ka të detyrueshëm për orën e mësimit, atëherë ne mendojmë se libra të të tillë është shumë herët për të qenë pjesë e kësaj liste rekomanduese", shprehen ata.

Specialistja

"Tekstet të mbingarkuara, rishikim" „„„

K

TIRANE

ëtë vit do të rishikohen pjesa më e madhe e librave të nxënësve të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm. Marita Hamza, përgjegjëse e sektorit të kurrikulës pranë Institutit të Zhvillimit të Arsimit ka shpjeguar edhe arsyet se përse u mor ky vendim. "Gjatë reformës në vitet 2003-2007 në arsimin bazë u vunë re një sërë problematikash dhe mosrealizimesh. Kështu: Aftësitë kyçe dhe temat ndërkurrikulare nuk janë të integruara dhe prezente në masën e duhur në të gjitha kurrikulat lëndore, kjo dhe për shkak të mungesës së kornizës kurrikulare. Plani mësimor i arsimit bazë nuk i shpëtoi konceptimit tradicional në bazë lëndësh të veçanta të ndara

dhe përfshirjes së një numri shumë të madh lëndësh mësimore si në ciklin fillor, ashtu dhe atë të mesëm të ulët. Një plan i tillë nuk plotëson synimin e integrimit të lëndëve të përshkruar në

lajmi Në programe pothuajse nuk ka elemente të të mësuarit të diferencuar. Tekstet në shumicën e rasteve janë të vështirë dhe të ngarkuar me një numër të madh konceptesh. Atyre iu mungon orientimi i nevojshëm për të zhvilluar aftësi të të menduarit kritik e krijues, aftësi të punës në grup, punës me projekte etj.

Strategjinë e Arsimit 2004-2015. E konceptuar jo drejt është dhe shpërndarja në vite e kohës për kurrikulën në bazë shkolle; kështu ajo pakësohet në klasat 7,8 dhe 9-të krahasuar me klasat 4, 5 dhe 6të, ndërkohë që duhej të ndodhte e kundërta. Nuk ka një konceptim unik të programeve lëndore, struktura e programeve lëndore dhe rubrikat që e përbëjnë paraqiten me ndryshime nga lënda në lëndë, nga klasa në klasë. Programet përgjithësisht janë të mbingarkuara dhe kjo rezulton kryesisht për shkak të mbizotërimit të njohurive krahasuar me proceset dhe aftësitë e të nxënit, si dhe për shkak se në shumë raste ato tejkalojnë aftësitë moshore të nxënësve për përpunimin e informacioneve", - ka shpjeguar ajo në një analizë të detajuar idenë për rishikim të kurruikulave.

?

PYETJE PERGJIGJE

„ Çfarë është lista rekomanduese e librave jashtëshkollorë? Libra rekomanduese e librave jashtëshkollorë është një listë me tituj librash që e harton Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe ua dërgon të gjithë drejtorive arsimore të shkollove dhe mbi këtë listë ata zgjedhin titujt e librave që do të fusin për x vit shkollor në bibliotekat e shkollës.

„ Sa lekë ka në dispozicion ky projekt?

Për këtë projekt qeveria jep një fond të veçantë prej 70 milionë lekësh të reja në vit.

„ Ku qëndon problemi?

Problemi qëndron në faktin se duke qenë se përzgjedhja e librave jashtëshkollorë bëhet nga drejtoritë arsimore, ka mundësi për abuzime, siç edhe janë vërtetuar. Drejtoritë arsimore në mjaft raste përzgjedhin vetëm një shtëpi botuese, duke i dhënë të drejtën për të sjellë rreth 70% të titujve që ata kanë zgjedhur dhe duke mos bërë një garë të ndershme, pasi përzgjedhja bëhet mbi bazën e miqësisë.

„ Shoqëria e librit shqip çfarë sugjeron?

Ajo sugjeron se do të ishte mirë që Ministria jonë e Arsimit të marrë listën me 100 autorët klasikë më të rëndësishëm të të gjithë kohërave e cila është e hartuar nga agjenci prestigjoze botërore dhe ajo të ishte lista rekomanduese e librave jashtëshkollorë, të paktën për autorët e huaj

14

E mërkurë, 9 nëntor 2011

KULTURE

Krimet e Lidhjes NGA ADMIRINA PEÇI vijon nga faqja 1 ...drejtuese të Lidhjes. Ndër piktorët përmenden tre: Edison Gjergo, Ali Oseku dhe Maks Velo. Unë përmendem për peisazhin “Selvitë” në ekspozitën e Pranverës, si shtrembërues dhe nxirës i realitetit”. Është interesant fakti se ne të tre u arrestuam po sipas këtij rendi. I pari Gjergoja, i dyti Oseku, i treti unë. Më 13 nëntor, në aktivin e partisë së rrethit të Tiranës, Manush Myftiu sekretari i Parë, mban raportin ku ka 13 rreshta për mua: më cilëson se nxij dhe deformoj realitetin, se jam kundër traditës dhe kombëtares. Aty Mehmet Shehu bërtet me histerizëm se ata që bëjnë në shtëpitë e tyre piktura abstraksioniste janë hipokritë e frikacakë, kandidatë për rrufjanë politikë… asnjë mëshirë për zëdhënësit e armikut të klasës… rroftë diktatura e proletariatit! Organizata e Partisë në Komitetin Ekzekutiv ku punoja, shqyrtoi rastin tim dhe kërkuan sqarim mbi rëndësinë e pjesëmarrjes time në këto gabime. Mendova të shkoj tek kryetari i Lidhjes, Dritëro Agolli. Po ngjisja shkallët, dorën e djathtë e lëvizja duke u mbështetur tek parmaku. E kisha shumë të vështirë të shkoja për ankime ose kërkesa në zyrat qeveritare dhe zonën më të papërballueshme e kisha tek ngjitja e shkallëve. Me përtim ngrija këmbët për të ngjitur çdo këmbë shkalle dhe stepesha kur takoja dikë që zbriste nga sipër poshtë. Në fytyrën e tij mund të kuptoje menjëherë a e kishte zgjidhur problemin apo kthehej duarbosh. Vazhdova të ngjitem në heshtje, një poshtërim i pashpjegueshëm më pushtoi. Kjo nuk është organizatë artistësh, është repart ushtarak, është degë e Brendshme. Atë atmosferë të ngrohtë që krijoi Dhimitri, Vilsoni, Ksenofoni, Hamideja, po e zhduknin.

DEBA ATI Lidhja i dha një ndihmë të madhe diktaturës, DEB po ashtu i amdh ishte dëmi që Agolli i shkaktoi artit shqiptar. Ai e militarizoi artin shqiptar. Si mbaroi punë me gjyqet, Lidhja ndiqte me kujdes çdo hap të artistëve, çdo vepër, çdo shfaqje....

Maks Velo: Dritëro Agolli dhe Kujtim Buza dyshja e krimit artistik Kadare nuk dëgjonte asnjë direktivë, veç koshiencës së tij artistike. Ndaj ishte ai diskutim i ashpër i Agollit ndaj "Pallatit të ëndrrave" qëllim ishte ai diskutim i ashpër i D.Agollit ndaj "Pallatit të ëndrrave" në shkurt 1982. Këtu është ndihma e madhe që Lidhja i dha diktaturës dhe dëmi i madh që Agolli i shkaktoi artit shqiptar. Ai e militarizoi artin shqiptar. Si mbaroi punë me gjyqet, Lidhja ndiqte me kujdes çdo hap të artistëve, çdo vepër, çdo shfaqje. Dritëro Agolli arriti apogjeun e fuqisë komanduese. Dyshja Agolli-Buza do të mbetet në artin shqiptar si më e suksesshmja e krimit artistik. Në historinë e Lidhjes dallohen veçanërisht dy periudha të nxehta krimi. E para është periudha 19451955 kur u pushkatuan dhe u burgosën shkrimtarë, gazetarë, përkthyes dhe artistë antikomunistë. Periudha e dytë është 1973-1990. Kuptohet të dyja kanë pasur arsyet e tyre.

Debati datë pas date... 4 NËNTOR 2011 Zbulohet arkivi i Lidhjes së shkrimtarëve

5 NËNTOR 2011 Kujtim Buza tregon dënimet e artistëve

Në ish-Kinostudio, në ambjente te katit të dytë të Albafilm, ruhej që nga vitit 2007 arkivi i Lidhjes se Shkrimtarëve. Fotot ekskluzive, që u botuan në "Shqiptarja.com", tregonin gjendjen aktuale te këtij arkivi të shumëpërfolur, i cili sigurisht ëhstë shumë i dëmtuar. Kryetari i fundit i Lidhjes së shkrimtarëve husën Sinani dënoncoi degdisjen e këtij arkivi dhe rrëfeu se në çgjendje sihte ai, kur Sinani mori këtë post. Ai rrëfeu se ksihte parë dhe shfletuar disa blloqe procesverbalesh nag mbledhjet e kryesisë së Lidhjes. Më tej shprehu dyshimet se arkivi dokumentar është djegur nga nejrëz tëe interesuar, që donin të mbulonin krimet.

Megjithëse Dhimitër Shuteriqi ishte më i moshuar ai dinte të tregonte dashuri dhe mirëkuptim për artistët, atij i pëlqente shumë edhe piktura, merrej nga pak edhe vetë. Më pat ftuar në shtëpi t'ia shihja vizatimet. Dritëroi e ngurtësoi menjëherë atmosferën. Më dukej sikur kishte frikë, por nuk e tregonte dhe sillej me artistët si një sekretar partie nga Devolli. Dritëroi më priti në zyrën e tij, mbrapa tavolinës. I shtrova problemin dhe i kërkova të bisedonte me sekretarin e Partisë. Unë nuk jam piktor profesionist, i thashë. Lidhja nuk më ka dhënë asnjëherë as leje krijuese, as çmime, as tituj. Lidhja nuk më ka dhënë studio. Vërtet merrem me pikturë, por krijimtaria ime nuk është nga ato që ka zënë vend të rëndësishëm nëpër ekspozita kombëtare. Nuk kam mbaruar Institutin e Artit dhe zyrtarisht kam tjetër profesion, kështu që kritika juaj më duket pak e te-

Agolli i shkaktoi një dëm të madh artit shqiptar. Ai e militarizoi artin shqiptar

Ish-sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, për artet pamore, piktori Kujtim Buza, rrëfeu në një intervistë ekskluzive për "Shqiptarja.com", se Lidhja ishte thjeshtë një levë e Partisë. Ai rrëfeu se nuk ka pasur disidencë, por "Ka patur artistë që përpiqeshin të zgjeronin gamën e krijimtarisë me motivë humane dhe tërësore, të shtynin gardhin e rreptë të metodës zyrtare të Realizmit Socialist, ta pasuronin me motive lirike të folklorit dhe temës patriotike, që ajo i pranonte në raporte të caktuara me temën aktuale u shfaqën në art", tha ai,duke folur edhe për d��nimin e Maks Velos, Ali Osekut dhe Edison Gjergos.

pruar. Unë vërtet punoj, por nuk kam si qëllim të krijoj problem, prandaj do t'ju lutesha të bisedonit me sekretarin e Partisë të Komitetit, përndryshe ata do të marrin masa. Më dëgjoi dhe papritur më tha: Aty sipër te apartamenti im, a mund të hapet muri që të bashkohen të dy dhomat, ta bësh si te Kadareja? -Jo, aty poshtë te studioja e Kadaresë traun e kam bërë që në projekt. Kurse te ju çdo gjë është ndërtuar, tani është vonë. Ai që do ta merrte, Llambi Ziçishti nuk e kërkoi këtë gjë. - Ashtu… mirë do të mendohem, do të mundohem të flas… Dritëroi nuk bisedoi asnjëherë me sekretarin e Partisë. Ata morën vendim të më largojnë. Mbas një mbledhjeje të gjatë në Kolektivin e Byrosë së projektimit ku punoja, të drejtuar nga Sokrat Mosko, më

6 NËNTOR 2011 Ardian Isufi: Kishte disidencë, ja pse u dënuan Artisti Ardian Isufi, reagoi pas intervistës së piktorit Buza, duke e kundërshtuar arsyetimin se tre artistët ishin dënuar për pakënaqësi. "Lidhja ishte paradhoma ku shumë artistë janë gjykuar dhe për pasojë internuar e burgosur", tha Isufi, duke shtuar se nuk ishte e vërtetë se artistët dënoheshin për fjalë apo pakënaqësi. Në fillim të viteve '70 tendencat dhe fenomenet e reja që u shfaqën në art u shtypën me forcë. Kjo lëvizje artistike sado në fillesa, pati rezultatet e saj në krijimet artistike."Në veprat e Gjergos, Osekut e Velos ndjehej Shagalli, Braku, Pikaso e të tjerë "heretikë" të dogmës së realizmit socialist...", tha Isufi.

transferuan në kooperativën bujqësore të Ndroqit. Kështu do të merrte fund edhe puna ime si arkitekt. Nga burgu i Spaçit ndiqja me vëmendje veprimtarinë e Lidhjes... Që nga vitit 1970 filloi një rënie e përgjithshme e ekonomisë që u finalizua me kolapsin në fund të viteve '80. Shteti komunist dhe veçanërisht diktatori Hoxha duke e kuptuar këtë aktivizoi fuqimisht artet dhe letërsinë për të krijuar një iluzion tjetër të realitetit. Filmat, dramat, baleti, piktura, skulptura, romanet, poemat, këngët, kantatat krijonin një përfytyrim tjetër. Një prodhim kolosal që shkoi dëm më kot. Në kundërshtim me ekonominë që ishte në një rrugë pa krye, arti dhe letërsia mund të kishin bërë vepra që t'i rezistonin kohës. Veç Kadaresë që nuk dëgjonte asnjë direktivë, veç koshiencës së tij artistike, të tjerët u nënshtruan plotësisht. Për këtë

E para ndërpreu prurjen e letërsisë dhe artit me një mendim europian, kurse e dyta ishte më shumë artistike sesa politike. Ndikimi perëndimor u ringjall në art dhe kjo nuk duhej lejuar. Ata që qëndruan më gjatë në udhëheqjen e Lidhjes kanë qenë DH.Shuteriqi, F.Stamo, D.Agolli dhe K.Buza, dy shkrimtarë dhe dy piktorë, të katër komunistë. Më jetëgjati ishte Dritëro Agolli. Me të lidhet periudha më represive e Lidhjes. Por Agolli nuk është vetëm shkrimtar profesionist, është edhe politikan profesionist... Ka qenë anëtar i K.Q. të Partisë në periudhën kur Partia e Punës bëri ekzekutimet e grupeve të artit, të ushtrisë, të industrisë, të ministrisë së Brendshme. Fjalimet e tij në K.Q kanë qenë të pamëshirshme.

E mërkurë, 9 nëntor 2011

15

KULTURE

Gjuha

Kosova pushtohet nga debati për standartin e shqipes V

Ai zgjodhi të mos jetë vetëm shkrimtar. Edhe kjo ishte zgjedhje e tij sepse e kuptoi që kështu mund të fitonte më shumë dhe kishte të drejtë. U tregua fshatar i zgjuar. Më duhet të pranoj se veprën e tij nuk e njoh tërësisht, pra nuk mund të bëj vlerësime të sakta. Ajo nuk më ka tërhequr. Në letërsi dhe në art jam afruar me intuitë dhe pa sforcim. U mundova të lexoj "Ko-

Në foto: Shkrimitari Dritëro Agolli (majtas) Piktori Maks Velo

7 NËNTOR 2011 Zhiti: Dritëroi nuk më shpëtoi dot nga dënimi Poeti Visar Zhiti, edhe pse e kishte të ndaluar të merrej me letërsi në kohën e diktaturës, u dënua për poezitë e tij. Për këtë arsye ka mjaft për të thënë për Lidhjen e shkrimtarëe, si një instrument, që siç thotë ai i ngjall frikë e terror edhe sot. Zhiti ka kujtuar kohën e dënimit dhe një episod ku nëna e tij ka shkuar t'i kërkojë ndihmë Dritëro Agollit, i cili siç thotë poeti nuk kishte mudnur ta ndihmojë. Zhdukja e Arkivave të Lidhjes sipas Zhitit "do të thotë se kanë dashur të zhduken gjurmët e krimit, që do t'i shërbente të sotshmes".

misarin Memo" dhe "Njeriun me top", por nuk i shtyja dot. Ishte vërtet sikur të shtyja diçka. I lashë pa përfunduar. Në Spaç më 1981 lexova "Trëndafilin në gotë", mu duk shumë i dobët. I kam lexuar pak poezi. Shkurt në përgjithësi është një autor që nuk më tërheq. Kurse veprimtarinë e tij politike e kam ndjekur me vëmendje. Rrallë mund të gjesh një njeri që të ketë ndërruar e mohuar veten si ai. Agollin unë nuk e besoj më për asgjë. Në shkrimin e tij "Gjurmë të pashlyera, botuar në revistën "Nëntori" 10/1983 Agolli rikujton udhëtimin e tij me Enver Hoxhën. Aty shkruan: "Dashuria e shokut Enver për natyrën, ndofta më mirë se çdo herë tjetër unë e vura re në udhëtimin që bëri në veri në Kukës, Tropojë e Pukë në majqershor 1970. -Pa eja më tha- Si të duket ty kjo maja e Kollatës?-dhe qëndroi i menduar me

...kjo periudhë ishte një nga epokat më epike. Epoka e epikës së krimit.

kokën lart Kollatës. -Më duket si një akull i ngrirë që synon drejt qiellit- i thashë. Heshti pak e tha: Mua më duket si një çokollatë e madhe. Unë e ndjeva frazën time letrareske dhe u mendova të thosha një fjalë tjetër. -E ëmbël! -E ëmbël-qeshi shoku Enver. ...Unë dhe moshatarët e mi patëm fatin të jemi bashkëkohës me Enver Hoxhën, udhëheqësin, mësuesin dhe njëkohësisht shokun tonë të frontit të madh të socializmit në një nga epkat më të mëdha dhe më epike të historisë së Shqipërisë." Sigurisht që kjo ishte një nga epokat më epike. Epoka e epikës së krimit. Dhe në këtë gjë ishte ai, shoku i Enverit, shoku i tij në frontin e socializmit, që dështoi. Ajo që më ka bërë përshtypje te fragmenti që citova më lart, është se përcaktimi që Dritëroi i bën Kollatës, si akull i ngrirë, ishte vërtet shumë i bukur, por ai ka guximin të mohojë edhe veten e vet para lojës së Enver Hoxhës, i cili ofron një copë çokollatë të ëmbël. Është copa e ëmbël e krimit që do të hanë të dy. Prandaj Enver Hoxha e bëri kryetarin e Lidhjes, ai ishte gati të mohonte veten, leri të tjerët. Në të përditshmen franceze "Le monde" të datës 22 maj 1998, deklaroi se "në qoftëse do të refuzoja postin e kryetarit të Lidhjes, padyshim do të isha dërguar në burg..." Le ta besojmë për një çast këtë deklaratë, por mbas saj mund të bëjmë një pyetje. Mirë, po pasi vdiq Enveri, në prill 1985, kur nuk e burgoste njeri, pse nuk u largua? Nga '85-'92 janë shtatë vjet, madje edhe në '92-n me zor e shkulën. Kështu që unë nuk besoj asnjë fjalë, kur delegati Dritëro, në kongresin X të PPSH-së tha: "Enveri ishte diktator". Mund të bëj pyetjen: Po me fatin e madh të tij si bashkëkohës i Enverit ç'u bë?" Kur hipokrizia tek shkrimtarët arrin të tilla përmasa, vepra e tyre nuk ka se si të respektohet".

itin që vjen, mbushen dyzet vjet që nga koha kur shqiptarët krijuan një standard të gjuhës shqipe. Në Kosovë, gjysma e kësaj moshe të standardit, po përshkohet nga debate rreth funksionimit të tij. Kjo ka bërë që edhe vlerësimet të jenë nga më të ndryshmet, nga ato që kërkojnë mbrojtjen e standardit aktual, deri tek ata që kërkojnë ndryshimin e plotë të tij. Shefkie Islamaj, studiuese e gjuhës dhe këshilltare shkencore në institutin albanologjik thotë se standardi i përcaktuar në vitin 1972, paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme të shekullit të kaluar. "Për shqiptarët, njësimi i gjuhës standarde, është një e arritur e madhe, ndër më të mëdhatë në shekullin e XX. Dhe diskutimet që bëhen këtu e njëzet vjet, më dinamike dhe më të in- tyne flet gegnisht. Standardi është një tensifikuara, mendoj se absolutisht artific, i cili nuk po ngjet. Arsyet që nuk janë në të shumtën e herës joshken- po ngjet, duhet me i analizue të gjithë core dhe nuk marrin parasysh as zh- bashkë e sidomos njerëzit që kanë villimin e gjuhës standarde dhe as zh- përgjegjësi për këtë punë dhe kanë marvillimin e shqipes në përgjithësi dhe rë përgjegjësi publike për këtë punë, siç prirjet e saja zhvilluese të shekullit XIX janë gjuhtarët", tha zoti Kelmendi dhe XX" "Ka shumë faktorë. Por, unë mendoj Publicisti Migjen Kelmendi, një nga që faktori kryesor është fakti se në Kosnismëtarët e debateve për ndryshime ovë është zhvilluar një sistem paralel i mendon ndryshe. "Standardi ka pësue arsimit për një kohë të gjatë dhe kjo e ka fiasko në Kosovë. Njerëzit e qytetnuem rrëgjuar, e ka bjerrë në masë të madhe kishin me u ulë e me e pa ku janë sh- kulturën e të lexuarit dhe kulturën edhe kaqet, e jo me e tabuizue këtë temë dhe të mbajtjes së mësimit. Telashet kryesore me e politizue dhe stërpolitiziue sa në Kosovë i kemi me sistemin arsimor mos me guxue kush me e hapë si në shkollën fillore dhe të mesme dhe për temë". Studiuesi Rrahman Paçarizi këtë arsye Universiteti i Prishtinës, ështhotë se në mungesë të matjeve empir- të detyruar që kulturën e gjuhës, ta fus, ike dhe interpretimeve të duhura sh- për absurd, si lëndë të detyrueshme në kencore, debatet po zhvillohen ndërm- të gjitha fakultetet. Domethënë edhe stujet qasjeve të skajshme. dentët e fizikës edhe të mjekësisë, duhet "Njëra palë thotë se duhet të përm- të mësojnë tash kulturë gjuhe", tha zoti byset ky standard dhe duhet të bëhet Paçarizi. një gegërishte pa e ditur se çfarë gegërPër zonjën Islamaj, mosha e stanishte do të jetë ajo. Dhe kemi qën- dardit është tepër e re për ndryshime drimin tjetër të betonuar të partiza- rrënjësore dhe sipas saj standardit aktunëve të standardit aktual dhe mendoj al të shqipes i takon e ardhmja. "Nëse nuk që asnjëra nga këto dy qëndrime nuk i i takon e sotmja për shkak të vështirëbëjnë mirë zhvillimit të gjuhës". Por, sive në zbatimin dhe zotërimin e saj, ku janë shkaqet e mosfunksionimit të vështirësi nëpër të cilat kanë kaluar edhe duhur të standardit me mësimin e të popujt tjerë, standardit të shqipes, gjucilit asnjëri nuk është i kënaqur. hës standarde i takon e ardhmja, sepse "Natyrisht që nuk jam absolutisht e shqiptarët kanë treguar pjekuri, vetëdije kënaqur. Ende vazhdojmë të mos kemi edhe para dyzet vjetësh, se shqiptarët një planifikim gjuhësorë, një politikë duhet të ecin bashkë gjuhësisht dhe kogjuhësore, ende vazhdojmë të mos kemi një përkujdesje institucionale. Studiuesi Rrahman Paçarizi thotë se në Ende vazhdojmë të mungesë të matjeve empirike dhe interpretimeve sillemi sikur gjuha është diçka që nuk të duhura shkencore, debatet po zhvillohen e do kujdesin. Shndërmjet qasjeve të skajshme. kolla shqipe ka kaluar nëpër vështirësi të mëdha. Përgatitja e kuadrove ka kaluar nëpër mbëtarisht". Për zotin Kelmendi një vështirësi po kështu të mëdha. Pozita standard është i domosdoshëm. e studimeve albanologjike ka pësuar "Patjetër. Unë nuk jam kundër një rënie. Përkrahja materiale, financiare standardi. Unë vetëm e kam këtë qëne projekteve studimore përreth sh- drim që standardi duhet me u shërbye qipes kanë pësuar rrëgjim ose de- njerëzve, me e lehtësue komunikimin e gradim. Të gjitha këto manifestohen, tyne, por jo me prodhue stereotipe, jo me shfaqen, shihen edhe në ligjërimin e pamundësue komunikimin, jo me e tonë të shkruar por sidomos në të thjeshtue interkaktimin". folur", tha zonja Islamaj. Debatet vazhdojnë tashmë një kohë të "Unë mendoj se ka një shpjegim. gjatë dhe përfshijnë një gamë të gjerë Është neglizhue ajo që quhet gjuha çështjesh që kushtëzojnë vështirësitë e amtare e një pjese të madhe të sh- mësimit të standardit, Por si ata që qiptarëve. Shqiptarët në Kosovë, në kundërshtojnë standardin e vitit 1972, si Maqedoni, në Mal të Zi, në gjysmën e ata që e mbrojnë atë pajtohen se një stanShqipnisë, jetojnë në gegnisht. Jeta e dard të përbashkët duhet të ketë. VOA

16

E mërkurë, 9 nëntor 2011

LAJMET KRYESORE NE 5 RRESHTA

• Maks Velo: AgolliBuza, dyshja e krimit Dënimet e shkrimtarëve dhe artistëve dhe zhdukja e arkivave të Lidhjes kanë përfshirë në debat prej disa ditësh emra të njohur të artit dhe letërsisë shqiptare si Kujtim Buza, Visar Zhiti, Hysen Sinani, Ardian Isufi, etj. Pas intervistës së një dite më parë të poetit Visar Zhiti, vjen sot në Shqiptarja.com rrëfimi i Maks Velos, i cili fajëson ish kryetarin e Lidhjes Dritëro Agollin dhe ish-sekretarine e saj Kujtim Buzën për dënimin e tij.

Faqe 14 • Berluskoni: Dorëhiqem pas ligjit për stabilitetin Kryeministri Italian e ka humbur mbështetjen për qeverinë e tij. “Dorëhiqen pas miratimit të ligjit për stabilitetin”, kanë qënë këto fjalët që kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni i ka thënë presidentit Giorgio Napolitano gjatë takimit në Presidencë. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Corriere della Sera’. Bëhet fjalë për një takim kokë më kokë, që zgjati gati një orë menjëherë pasi kryeministri humbi mazhorancën në ë Dhomën e Ulët të Parlamentit. Mediat italiane i referohen edhe një deklarate të Presidencës, ku thuhet se, Berluskoni do të japë dorëheqjen pas miratimit të ligjit për stabilitetin. Buxheti faktik i Italisë u miratua me 308 vota, por 309 deputetë votuan gjithsej ndërsa 321 të tjerë bojkotuan votimin.

• Kurban, Rama publikon pjesë nga libri Edi Rama publikon ekskluzivisht te Shqiptarja.com një pjesë të pabotuar nga libri i tij “Kurban” që do të promovohet nesër. Eshtë pjesa që flet për procesin në gjykatën e lartë të nënës së tij Aneta Rama ndaj kryeministrit Sali Berisha. Në seancën plenare të 26 nëntorit 2009, Sali Berisha, si asnjëherë tjetër ka akuzuar kryesocialistin me një fjalor që shokoi cdokënd. Pas kësaj Edi Rama deklaroi se duhej parë shëndeti mendor i kryeministrit. Në libër jepen më shumë detaje.

Faqe 8-9

• Përurohet impianti për mbetjet metalore Dje është përuruar impianti i përpunimit të mbetjeve metalike i realizuar nga kompania “Scholz”. Investimi ka filluar shumë kohë më parë se të miratohej ligji. Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve metalike, një investim i huaj me vlerë 8 milionë euro, i vendosur në Xhafzotaj, (Durrës), i cili kishte filluar shumë kohë përpara se të miratohej akti normativ dhe ligji për menaxhimin e mbetjeve.

Faqe 4

• Librat jashtëshkollorë, lista tituj jocilësorë Në listën e librave jashtëshkollorë që Ministria e Arsimit u ka dërguar drejtorive arsimore rajonale ka dhe tituj librash që aktualisht bëjnë pjesë në listën e librave më të shitur të momentit, por që për të rinjtë s’kanë ndonjë vlerë të veçantë. Shopëria e librit Shqip shprehet se zgjidhja më e mirë do të ishte një listë me 100 autorët më të mirë të klasikëve botërorë, e cila do të shmangte të gjitha dyshimet për abuzime.

Faqe 13

Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

Julia Dhame: Drejtore Marketingu julia.dhame@shqiptarja.com

Investigimi: Poli Hoxha Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi

Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com

Politika: Arben Rrozhani, Ekonomia: Genc Kondi

Design: Altin Aliaj, Tomka Nasi Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Celular:

Saimir Zenelaj +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Shqiptarja.com