Page 1

Faqe 10

Faqe 13-20

Vetëvaret drejtori i Carrefour pronari i shtëpisë: Si e njoha

Suplementi “RILINDASI”/ Debati për Shkrimtarët

Primo Shllaku: Kadare dhe Agolli, korifejtë e diktaturës

Faqe 6-7

Prapaskenat e Asamblesë së PS, Malaj: Duhen ku¿zuar mandatet

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi RILINDASI

NR. 27 E diel, 4-12-2011

Dje ditë zie/ Ndryshimi i Berishës nga “Nolist” në “Zogist”. Deklarata në ‘94: Zogu, bashkëpunëtor i serbëve

TOPALLI: U MBUSH KUPA Joze¿na sherr me Bashën për fjalimin te Leka Zogu. “Kush të tha të Àasësh ti?” Editorial

Lajmi

P Në foto:

Ceremonia e djeshme për varrimin e Leka Zogut, shquhet mërzia e zonjës Topalli

TIRANE

C

SEMUNDJA

ANILA BASHA

Godo mes pronës dhe Kushtetutës

Ceremonia e varrimit të pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu I kanë nxjerrë në pah inatet dhe sherret mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Të gjithë kanë parë se Basha dhe Topalli janë zënë brenda ambienteve të kuvendit për çështjen e mbajtjes së fjalimit, ndërkohë që protokolli i shtetit kishte vendosur që fjalimin ta mbante Lulzim Basha

eremonia e nderimeve për pretendentin për fronin mbretëror Leka Zogu, i cili u nda ngjeta tre ditë më parë, është kthyer në një “mollë sherri” mes Kryeparlamentares Joze¿na Topalli dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Kush do të ishte personazhi që do të mbante fjalimin përpara arkivolit të Leka Zogut ishte konÀikti mes dy politikanëve. “Ik zhduku” kanë qenë fjalët me zë të kryetares së Kuvendit Joze¿na Topalli për kryebashkiakun Basha, që janë dëgjuar edhe publikisht nga të gjithë të pranishmit në ceremoninë mortore. Por nuk ishte vetëm kjo. Ceremonia u vonua për minuta të tëra, përpara se Basha të ¿llonte të Àiste dhe u pretendua se

NGA

Mungesa e fondeve

Faqe 11

SHISH në alarm, Shaqiri takon Arvizun NGA

POLI HOXHA

kishte probleme me foninë. Jozefina Topalli mendoi se ishte ajo që duhet të Àiste meqënëse ishte hapur kuvendi për nderimet për Leka Zogun. Por nga

protokolli i është thënë se fjalën në ceremoni do ta mbajë Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë. Shefja e kuvendit është irrituar. Mes saj dhe Bashës janë... vijon në faqen 5

Ndahet nga jeta bashkëautori i Kushtetutës, sot dy orë zi kombëtare

Nipi i Godos: Rrëfej romanin e papërfunduar ADMIRINA PEÇI

S

abri Godo kishte në duar një roman të ri historik. Ishte marrë seriozisht me të gjatë gjysmës së parë të këtij vitit. Një dosje e madhe e mbushur plot me dokumente historike i shërbente për referenca e saktësime të shumta datash, ngjarjesh e personazhesh. vijon në faqen 2 Familjarët e...

olitikani Sabri Godo është ndarë nga kjo jetë me dy pengje të mëdha, për të cilat luftoi në këto 20 vite demokraci, por nuk ia arriti t’i shihte të forta, solide dhe të zgjidhura: Prona dhe Kushtetuta. Dhe iku nga kjo jetë po ashtu me një tjetër koicidencë, pikërisht pak ditë pas përvjetorit të 13-të të Kushtetutës. Më kujtohet fare mirë ajo periudhë e vitit 1998, ndërsa ndiqnim ato seancat maratonë të komisionit ad-hoc që u ngrit për har- ...familja timin e Kushtetutës humbi njeriun ku Godo pranoi e dashur, propozimin e maxhorancës në atë por shoqëria kohë për të qenë humbi bashkëkryetar i politikanin saj. Ecejaket në e urtë, ne sallat e Pallatit të gazetarët Kongreseve (aty ku humbëm sot është vendosur KQZ) mbledhjet sqaruesin e e lodhshme dhe përhershëm të tejzgjatura me të palodhur... detaje teknike që edhe ne gazetarët nuk i kuptonim, plaku i urtë Godo na i sqaronte pa hezitim, intervistë pas interviste, pa u lodhur me asnjërin prej nesh. Ishte koha, kur opozita (PD) e anatemonte pa fre, në media, me anë të shkrimeve dhe artikujve me emër dhe pa emër, si njeriun që po i jepte Nanos “pasaportën e kuqe”. Kolegu Krasniqi në një analizë të dy ditëve më parë, përmendte faktin që personazhe të rëndësishëm të jetës politike e publike, anatemohen sa janë gjallë, e gëzojnë respekt pas vdekjes. Sot, të gjithë, të majtë e të djathtë, në mesazhet e ngushëllimit që japin për politikanin Sabri Godo, kujtojnë kontributin e tij shumë të vyer, në dokumentin themeltar të shtetit, atë dokument, që vijon në faqen 3 e ndërrojnë sa...


2

E diel, 4 dhjetor 2011

POLITIKE TOPI: HUMBËM KOLEGUN TONË

EDI RAMA: KUNDËRSHTAR I DENJË

“Sabri Godo ishte jo vetëm një shkrimtar i madh me potretizimet e spikatura të figurave historike kombëtare, por edhe mishërimi i një politikani atdhetar e të moderuar, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën politike pluraliste të dy dekadave të fundit si dhe në hartimin e Kushtetutës, dokumentit themeltar të Shqipërisë moderne e demokratike. Ndarja nga jeta e Sabri Godos është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për ju si dhe për ish-kolegët politikanë e deputetë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër e të bashkëpunojnë me të” është mesazhi i Presidentit Topi.

Në emër të socialistëve shqiptarë Edi Rama i shprehu dje ngushëllimet familjes së Sabri Godos. “Sabri Godo ishte një kundërshtar politik i PS, por ka qenë e do të mbetet për ne një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare, i cili në momentet e vështira të vendit, u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes. Po ashtu Sabri Godo do të çmohet gjithnjë prej nesh për konseguencën e tij në mbrojtjen e interesave e vlerave tona kombëtare” thuhet në mesazh.

Familjarët po ruajnë një kuti me dorëshkrime „„„

TIRANE

ADMIRINA PEÇI

S

abri Godo kishte në duar një roman të ri historik. Ishte marrë seriozisht me të gjatë gjysmës së parë të këtij vitit. Një dosje e madhe e mbushur plot me dokumente historike i shërbente për referenca e saktësime të shumta datash, ngjarjesh e personazhesh. Familjarët e kanë atë dosje, së bashku me dorëshkrimin e gjysmës së romanit ende në shtëpi. Por shkrimtari i njohur i romaneve historike nuk mundi ta përfundojë këtë vepër. Ai mbylli sytë dje në mesditë në shtëpinë e tij pranë Ministrisë së Jashtme, në bulevardin "Zhan Dark". Pas këtij lajmi familjarët kanë mbledhur dorëshkrimet e tij, fletët, dokumentet dhe gjithçka tjetër që ai kishte në tryezën e punës, e ndërsa e bënin gati shtëpinë për të hapur dyert e mortit, shënimet e Godos, i mbyllën në një kuti, e cila do të hapet ditë më vonë. Por çfarë kishte në tryezën e tij të punës shkrimtari Godo? Nipi i tij, Martini, një prej djemve të vajzës, mjekes Anila Godo, rrëfen se gjyshi i tij po punonte me këtë vepër deri në momentin që mori vesh për sëmundjen e rëndë. Martin a ka lënë Sabri Godo ndonjë vepër të fundit të pabotuar? Gjyshi kishte në duar një vepër të re. Kishte kohë që po punonte për të. Kishte mbledhur shumë materiale historike e dokumentacion dhe kishte shkruar një pjesë të mirë të librit në kohën që mësoi se ishte i sëmurë. Kur e mori vesh për sëmundjen? Ishte muaji qershor kur mësoi se nga ç'sëmundje vuante. Pas kësaj ai shprehu dëshirën për ta përfunduar këtë libër e për ta publikuar. E vijoi punën me romanin edhe pas këtij lajmi të hidhur? Gjatë muajve të verës ai thuajse nuk e preku më këtë dorëshkrim. E la mënjanë. U mor më shumë me lexime. Pas verës gjendja e tij u përkeqësua, dhe ai s'pati mundësi që i rikthehej sërish këtij libri. Çfarë tematike përmban romani? Është një roman historik, kaq mund të them. Nuk mund të tregoj asgjë më shumë, qoftë edhe për ngjarjet që zhvillohen aty, pasi gjyshi ishte shumë i rezervuar për të folur rreth librit. Nuk donte që ta lexonte njeri deri në momentin që do

Martini: Gjyshi la përgjysmë një roman të ri historik Flet nipi i Sabri Godos: E la librin kur mori vesh për sëmundjen BIOGRAFI

Një jetë mes shkrimeve e politikës

S

abri Godo ishte një ndër politikanët më të njo hur në Shqipëri, shkrimtar dhe skenarist. Ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929.Shkollën fillore e kreu në Delvinë dhe më pas të mesmen e vazhdoi në Tiranë, të cilën e la në gjysmë në vitin e tretë, pasi mori pjesë në luftën antifashiste, nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Godo u largua nga Shqipëria së bashku me nënën e tij sepse përndiqej politikisht. Ka patur veprimtari të ngjeshur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Nder veprat e tij artistike përmenden romanet dhe tregimet e tilla si: "Plaku i Butkës", Roman historik (1966); Ali Pashë Tepelena, roman 1970, Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972); "Intendenti", tregim (1973); "Skënderbeu (1975), "Prova e zjarrit", roman (1977); "Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985); "Ujërat e qeta", roman, (1988); "Koha e njeriut", roman (1990), "Udhëtari", roman (2009). Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. ta përfundonte. Ishte vepër voluminoze? Sa faqe dorëshkrim ka lënë? Shënime janë shumë. Është një dosje e madhe, e mbushur plot, me dokumente historike që ai i shqyrtonte herë pas herë. Puna finale nuk e di se kur mund të përfundonte. Por kishte shumë kohë që punonte mbi atë libër. Cili ishte angazhimi i tij, pasi la mënjanë këtë roman?

Ai vërtet u shkëput nga angazhimi që kishte nisur me këtë roman, por nuk i ndërpreu takimet dhe aktivitet e tjera publike e shoqërore. Kjo derisa gjendja e tij shëndetësore nisi të rëndohej. Ai i rralloi takimet dhe daljet në publik dhe muajin e fundit u shkëput tërësisht, dhe iu nënshtrua kujdesit të familjarëve. Mendoni se i mbeti peng ky roman i papërfunduar? Nuk mund të them se ishte

?

PYETJE PERGJIGJE

„ Cila ishte vepra e fundit që botoi Sabri Godo? Në vitin 2009, shkrimtari botoi romanin e tij historik për luftën me titull "Udhëtari", nj rrëfim mbi luftën, krejt ndryshe nga interpretimi stereotip i periudhës së diktaturës. „ A la vepra të tjera të pabotuara? Familjarët njoftuan dje se shkrimtari nuk ka lënë ndonjë vepër të përfunduar plotësisht e të bërë gati për botim. Sipas tyre Godo i botoi sa ishte gjallë ato çka kishte gati për botim. „ Cila ishte vepra me të cilën po merrej së fundmi? Përveç romanit më të ri historik me të cilin u mor deri në qershor të këtij viti, kohë kur mësoi se ishte i sëmurë me tumor, shkrimtari nuk kishte lënë vepër tjetër në dorëshkrim. Madje ai e kishte ndërprerë punën edhe me romanin e ri. „ Cilat qenë angazhimet e fundit? Familjarët thonë se gjatë verës Godo i vijoi takimet publike me miq e të njohur dhe vijoi të shkruaj artikuj të shkurtër, të cilët nuk i merrnin më shumë 1 apo dy ditë kohë. Pas muajit shtator veprimtaria e tij publiku u kufizua derisa u izolua tërësisht në shtëpi nën kujdesin e familjarëve.

pengu i tij i fundit. Libri ishte një nga shumë gjërat që ai donte të bënte këto vitet e fundit, një pjesë e të cilave ai i përfundoi dhe i pa të botuara.

Kushtetuta

Imami: Pa Sabri Godon ishte e vështirë të bëhej „„„

TIRANE

A

rben Imami, bashkëkry etar i hartimit të Kushtetutës së republikës së Shqipërisë, që hyri në fuqi në 28 nëntor 1998, e kujton me nostalgji bashkëpunimin me Sabri Godon. "Pa zotin Godo do të ishte vështirë që të hartohej Kushtetuta që kemi, sepse ai kishte impenjimin maksimal për ta bërë vendin me kushtetutë dhe edhe për shkak të staturës së tij politike kjo kushtetutë ka konotacione ideologjike që lidhen me të djathtën siç është çështja e pronës etj"-rrëfen z.Imami për "Shqiptarja.com". Në 10-vjetorin e hartimit të librit themeltar të shtetit, z. Godo kujtonte se nisja e procesit u shoqërua me mungesë serioziteti nga PS-ja, e cila e kishte emëruar fillimisht nënkryetar komisioni dhe më pas bashkëkryetar me Imamin. "Edhe

si bashkëkryetar mund të imponoja vullnetin tim, sepse e thënë fare thjeshtë, socialistët nuk e bënin dot pa pasur në ballë të komisionit një eksponent të së djathtës",- kujtonte ai. Z.Imami, aktualisht ministër i Mbrojtjes, kujton se bërja e vendit me kushtetutë ishte bërë e domosdoshme në atë kohë, sepse siç tregon ai: "Vendi e kishte një kushtetutë që ishte bërë pjesë-pjesë dhe me shpejtësi të madhe dhe me ngjarjet e shkuara ishte treguar dhe brishtë dhe nuk kishte ndihmuar për stabilitetin".


E diel, 4 dhjetor 2011

3

POLITIKE BERISHA NUK I PËRMEND KUSHTETUTËN

TOPALLI: GODO HISTORIAN I NJOHUR

“Ndarja nga jeta e njeriut tuaj më të dashur, politikanit të urtë dhe të mençur, themeluesit të Partisë Republikane në Shqipëri, shkrimtarit të shquar dhe mikut tim, Sabri Godo, është një humbje e madhe për ju, politikën dhe letrat e Shqipërisë.Me ndarjen nga jeta të Sabri Godos politika shqiptare humbi një nga më të urtit e saj, bota e mendimit intelektual shqiptar humbi njërën prej mendjeve më të ndritura të saj, letrat shqipe korifeun e romanit historik të tyre” thotë Berisha në mesazh.

“Zoti Godo ka qenë deputet i Kuvendit në dy legjislatura; në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Punës, Çështjeve sociale dhe Shëndetësisë gjatë vitit 1996-1997 dhe në detyrën e Kryetarit të Komisionit për politikën e Jashtme gjatë viteve 1997-2001. Zoti Godo për disa vite ishte Kryetar i PR, shkrimtar dhe historian i njohur. Me ndarjen nga jeta të zotit Godo, familja humbi njeriun e dashur, bota e letrave një shkrimtar, Partia Republikane, themeluesin e saj” shkruan Topalli.

Shëndeti

EDITORIAL

Plaku i urtë i politikës: Dua të vdes në shtëpinë time „„„

TIRANE

SËMUNDJA

P

a zhurmë dhe larg vëmendjes së medias ka lënë dhomën e kirurgjisë së Sanatoriumit, mbrëmjen e së enjtes për të bërë udhëtimin e fundit drejt shtëpisë e tij. Në fakt ka qenë një dëshirë jo vetëm e politikanit Sabri Godo, por edhe një vendim i marrë nga familjarët e tij mjekë, duke parë situatën shëndetësore të 82-vcjeçarit. Mjekët që e kanë ndjekur kanë vendosur të ruajnë privacinë e familjes Godo, por kanë çorientuar median duke u thënë se gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar. E vërteta e largimit nga spitali ishte krejt tjetër. Familjarët na thonë se ata menduan që orët e fundit që i kishin ngelur, do të ishte më mirë që t'i kalonte pranë njerëzve të tij të dashur dhe jo në një dhomë spitali, pasi edhe kurat mjekësore nuk kishin më efekt mbi të. E njëjta kërkesë u ishte bërë edhe nga vetë Godo. Ka qenë kjo arsyeja që mbrëmjen e së enjtes, Sabri Godo, i njohur si politikani i fjalës së urtë, do të ngjiste shkallët e apartamentit të tij modest në bulevardin "Zhan

D'Ark" për herë të fundit. Familjarët na tregojnë se sigurisht që gjendja e tij shëndetësore ka qenë tejet e rënduar dhe ai mezi arrinte të lëvizte nga vendi, por nuk është dorëzuar deri në fund. Sipas tyre Godo ka qenë i kthjellët deri në momentet e fundit, megjithëse krizat ishin bërë të padurueshme.

Shkrimtari dhe politikani i njohur, Sabri Godo, u shtrua me urgjencë në reanimacionit e spitalit të mushkërive "Shefqet Ndroqi" rreth dy javë më parë. Mjekët deklaruan se ai ishte paraqitur me ujë në mushkëri, sëmundje e cila më pas u pa që ishte shumë më serioze nga sa u përpoqën ata ta paraqisnin. Ka qenë vetë vajza e tij, ish-ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila ka deklaruar se i ati ishte diagnostikuar që në muajin qershor me tumor në mushkëri dhe po mjekohej. Por sëmundja i ka dhënë një goditje të befasishme, ndaj ata u detyruan ta shtrojnë me urgjencë në spital. Më pas atij iu hoq edhe një masë e madhe tumorale. Por me sa duket përparimi i sëmundjes ka qenë aq i madh saqë ia ka dëmtuar krejtësisht mushkërinë, ndaj edhe mjekët kanë vendosur që duke parë gjendjen e tij shëndetësore, ta nxjerrin nga spitali për t'u prehur në shtëpi. Vetëm dy ditë më pas ai ndërroi jetë i qetë dhe i rrethuar nga njerëzit më të afërt, bashkëshortja, fëmijët, nipërit dhe mbesat në apartamentin e tij.

NGA ANILA BASHA

Godo mes pronës dhe Kushtetutës vijon nga faqja 1 ...herë kanë qejf e dëshirë, dhe e shkelin me të dyja këmbët si të ishte vërtet një “pasaportë e kuqe e Nanos”. Çështja tjetër që republikani Godo nuk e pa të përfunduar edhe pas 20 vitesh, është çështja e pronave: 20 vjet përpjekje, rropatje, kërkesa, 20 vjet mes sherresh të panumërta edhe me Sali Berishën, por edhe me kushtin që i vuri Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit se do të merrte pjesë si bashkëthemelues i hartimit të Kushtetutës vetëm nëse aty do të kishte një nen specifik për çështjen e pronës, i urti Sabri Godo u nda nga kjo jetë pa e parë të zgjidhur këtë çështje në mënyrë përfundimtare, por edhe pa lënë pas një politikan aq këmbëngulës sa ai për të mbrojtur të drejtat e ish-pronarëve. Siç shkruan një koleg gazetar në rrjetin social facebook për ndarjen nga jeta të politikanit Godo, është e vërtetë se familja humbi njeriun e dashur, por shoqëria humbi politikanin e urtë, ne gazetarët humbëm sqaruesin e përhershëm të palodhur, ndërsa shqiptarët humbën njeriun që i bëri me Kushtetutë. www.shqiptarja.com

Shpenzimet i mbulon qeveria, politikani do të prehet në varrezën e Sharrës

Ndahet nga jeta Godo, dy orë zi Protokolli i shtetit: Homazhet për ish-deputetin, do të mbahen në parlament. Berisha dhe Topalli, nuk e përmendin faktin se Sabri Godo ishte bashkëthemelues i Kushtetutës „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

U

nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 82 vjeçare politi kani Sabri Godo. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe që prej 10 ditësh ka qenë nën kontrollin e mjekëve. Por vetëm dy ditë më parë, familja kishte vendosur ta kthente në shtëpi, me kërkesën e tij. Qeveria shqiptare ka vendosur t'i bëjë të gjitha nderimet e rastit, personalitetit të njohur jo vetëm të politikës, Sabri Godo. Në nder të tij, gjatë ditës së sotme do të mbahen vetëm dy orë ditë zie kombëtare, që përkojnë edhe me homazhet që do të bëhen për ish deputetin republikan në dy legjislatura në sallën e Kuvendit për t'i dhënë lamtumirën e fundit plakut të urtë të politikës. Sipas protokollit të shtetit, mëso-

Lajmi Qeveria shpall ditën e sotme zi kombëtare për të nderuar kujtimin e të ndjerit Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar. Një vendim i Këshillit të Ministrave zbulon gjithë detajet e ceremonialit het se lamtumira e fundit do t'i jepet sot në Kuvendin e Shqipërisë ku edhe do të organizohet ceremoniali i homazheve, në hollin hyrës të sallës së seancave plenare nga ora 12:3014:30. Gjatë paradites trupi i sabri Godos do të qëndrojë në shtëpinë e tij, ku kanë nisur homazhet nga të afërmit por edhe politikanë që pasditen e djeshme. Rreth mesditës ai do të dërgohet në godinën e Kuvendit, nga ku më pas do të niset drejt banesës së fundit në Sharrë. Dje, përmes një mesazhi, në emër të Kuvendit të Shqipërisë,

kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Sabri Godo, duke u shprehur se me ndarjen nga jeta të zotit Godo, familja humbi njeriun e dashur, bota e letrave një shkrimtar dhe Partia Republikane, themeluesin e saj.

Por veç ceremonialit të homazheve, dje me vendim qeverie Këshilli i Ministrave lajmëroi edhe gjithë detajet e tjera të axhendës protokollare. Në vendimin e qeverisë thuhet se "shpallja e zisë kombëtare do të jetë nga ora 12:30 deri në 14:30, ditën e diel, datë 4.12.2011, në nderim të të

ndjerit, z.Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar". Për nder të tij, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, do të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 14:30 do të mbahet një minutë heshtje. Ndërsa Radio-Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër zyrtar do të transmetojë muzikë funebre. Në vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave cilësohej se shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit do të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe se për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme. Sabri Godo ka qenë deputet i Kuvendit në dy legjislatura; në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Punës, Çështjeve sociale dhe Shëndetësisë gjatë vitit 1996-1997 dhe në detyrën e Kryetarit të Komisionit për politikën e Jashtme gjatë viteve 1997-2001.


4

E diel, 4 dhjetor 2011

POLITIKE

21 janari, Berisha: PS aventuriere, si Fan Noli në 1924

M

ëse 17 vite më vonë, Berisha do ta "varroste" sërish shtetarin demokrat Fan Noli, duke e cilësuar atë puçist dhe 24 qershorin si grusht shteti. Duke folur në Parlament tre ditë pas vrasjes së 4 qytetarëve në bulevard, në 21 janar 2011, Berisha do të shprehej" "Pas 86 vitesh, përsërit me kancelarine shqiptare grushtin e shtetit. Kjo është

përpjekja e dytë në historinë e këtij vendi për grusht shteti. Në 24-trën aventurierët politikë rrëzuan me grusht shteti kryeministrin e zgjedhur me votën e shqiptarëve. Njeriun që pasi organizoi Kongresin e Lushnjës, kongresin e konkretizimit të pavarësisë së Shqipërisë, fitoi zgjedhjet, një grusht aventurierësh politik e përmbysën me dhunë dhe i morën

pushtetin. Ky ishte i dyti në historinë tonë. Është 86 herë apo 87 herë më i turpshëm se i pari, sepse në atë kohë shteti ishte në hapat e para, kurse tani shteti, vendi, është anëtar i NATO-s"-shprehej Berisha, i cili në 14 shtator 1998 kishte udhëhequr djegien dhe pushtimin e institucioneve, me anë të grushtit të shtetit, për të cilin Kuvendi në 18 shtator 1998, i hoqi edhe imunitetin e deputetit.

Fjala në 70-vjetorin e revolucionit të qershorit Lajmi Në kohën kur ishte president i Shqipërisë, vetëm shtatë muaj pasi kishte përzënë leka Zogun qqë kishte ardhur për vizitë në atdhe, Sali Berisha ngrinte lart revolucionin e qershorit 1924, Fan Nolin dhe dënonte rrëzimin e tij nga Ahmer Zogu më mbështetjen e Serbisë në dhjetor.

„„„

TIRANE

ARBEN RROZHANI

K

ur ishte president i Re publikës, Sali Berisha ishte një fanolist i thekur dhe kundër ish-mbretit Zog, që përmbysi qeverinë e Fan Nolit, të ardhur në fuqi me revolucionin e qershorit. Që kur u bë kryeministër, u bë zogist i thekur dhe fanolistët tashmë janë puçistë që erdhën në pushtet me grusht shteti. Në 16 korrik 2009, Berisha do të deklaronte nga Burreli, ku vihej shtatorja e ishmbretit se "Ahmet Zogu ishte burrështetasi më i madh i kombit". Berisha vlerësonte se me atë shtatore "vendoset në piedestalin që e meriton, njëri prej burrave të shquar të kombit shqiptar, arkitekti dhe themeluesi i shtetit modern të shqiptarëve, Mbreti Zogu i Parë". Sepse sipas tij "Ahmet Zogu, me një mençuri të jashtëzakonshme, me kurajo dhe trimëri legjendare, me një vizion të pashoq, ia doli që, në trojet shqiptare të copëtuara, në një komb që numëronte vetëm pak vite nga themelimi i alfabetit të tij dhe që sapo kishte dalë nga sundimi shumëshekullor otoman, të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, të standardeve monarkike të avancuara evropiane". Ndërsa duke iu drejtuar djalit të ish-mbretit Zog me cilësimin "Madhëria Juaj, Leka Zogu i parë" ai shprehej se qeveria e tij do të ushqente respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Ahmet Zogut". Por nuk ka qenë qenë

Berisha në 1994: Zogu dhe Serbia rrëzuan Fan Nolin Fjalimi në Pallatin e Brigadave në 16 qershor 1994 ku denigronte Zogun Faksimile e gazetës “RD”, datë 17 qershor 1994 me fjalën e Berishës për 70-vjetorin e Revulucionit të Qershorit (djathtas) Personalitetet politike dje gjatë homazheve për Leka Zogun në godinën e Kuvendit të Shqipërisë

gjithnjë kështu, ose ka qenë si në fjalën e popullit "Ktheje pllakën". Në 1994, në kohën kur ishte president fuqiplotë, Berisha dënonte Ahmet Zogun, ardhjen e tij në pushtet me ndihmën e Serbisë dhe rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Fan Noli. Në 16 qershor 1994, në pritjen e organizuar me rastin e 70-vjetorit të revolucionit të qershorit, Sali Berisha përpara një auditori të gjerë në Pallatin e Brigadave, ku, mes ambasadorëve të shumtë dhe

të ftuarve të tjerë, merrte pjesë edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, Berisha do t'i cilësonte drejtuesit e revolucionit të qershorit 1924, si "Viganë liberatorë që rilindën kombin", ndërsa rrëzimin e qeverisë së Nolit, nga Ahmet Zogu si "një prej ngjarjeve më tragjike të historisë sonë kombëtare". Më poshtë po japim disa paragrafë nga fjala e tij, që është botuar me titull të madh në gazetën "RD" në 17 qershor 1994:

"Jemi mbledhur këtu sot nga të katër anët e Shqipërisë, Kosova, viset e tjera shqiptare dhe nga diaspora për të nderuar së bashku 70-vjetorin e revolucionit të Qershorit, ngjarjes që hapi për Shqipërinë dhe kombin shqiptar epokën e ndritur të demokracisë… Revolucioni u realizua nga një lëvizje popullore e drejtuar nga atdhetarë të flaktë jashtë çdo aleance të dyshimtë apo marrëveshje kompromentuese që kishin nënshkruar

DEKLARIMET

Berisha, si "haxhi pishmani"

S

ali Berisha është shquar për deklarat kontradiktore në jetën e tij politike. P.sh., kur ishte njëri prej intelektualëve që mblidhte ramiz Alia në gusht 1990 për të diskutuar reformat demokratizuese, shrehej kundër pluralizmit, ndërsa më pas tha se e pengoi Alia. Kur vajti te studentët tha se ishte kundër rregjimit, por atje në 9 dhjetor 1990 lavdëroi shokun Ramiz. Sot quan lider Azem Hajdarin, por në 1996 i hoqi imunitetin dhe e demaskonte politikisht. Tha se Nano ishte vrasës i hajdarit, tani e ka mik për kokë etj. dhe do të nënshkruanin me Beogradin sundimtarët e mëvonshëm shqiptarë për të

siguruar dhe ruajtur fronet e tyre… Revolucioni i Qershorit është dhe do të mbetet njëra nga ngjarjet më rrezatuese për shqiptarët në të gjithë kohërat. Dy janë dimensionet e tij më madhore: dimensioni demokratik dhe dimensioni patriotik kombëtar. Sot na duhet të pranojmë se këto dy dimensione të revolucionit të Qershorit duket se ishin tejet të mëdha për hapësirën e ngushtë, kohërat e zymta që kalonte gadishulli ynë i ballkanizuar. Ndaj dhe ngricat e mëdha të dhjetorit të '24 ngrinë ëndrrën e madhe të demokracisë shqiptare. Dhjetori i vitit 1924 ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë së Nolit nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve më tragjike të historisë sonë kombëtare. Shqipëria e idealeve të mëdha demokratike për 68 vjet me rradhë njohu vetëm pushtime dhe mynxyra, tiranira dhe dikatura nga më të egrat dhe më çnjerëzoret". Në fund të fjalës së tij fanoliste, ish-presidenti berisha u bënte thirrje të gjithëve të ndërtonin Shqipërinë e Frashërlinjve, Ismail Qemalit, Fan Nolit etj, Shqipërinë e viteve 2000.


E diel, 4 dhjetor 2011

5

POLITIKE

Homazhet te Kuvendi Topalli: Ndjesë për familjen mbretërore

K

ryetarja e Kuvendit ka reaguar ndaj qëndrimeve që janë mbajtur ndaj faktit se ajo hapi Kuvendin për homazhe për Leka Zogun. Në një njoftim të Kuvendit thuhet se ceremonia u zhvillua si nderim, por edhe si ndjesë për urrejtjen që mbolli diktatura ndaj familjes së Zogut. "Ceremonia e homazheve, e mbajtur sot në hollin hyrës

të sallës së seancave plenare, u bë në shenjë nderimi për historinë e mbretërisë, si pjesë e historisë shqiptare. Mbreti Ahmet Zogu dha një kontribut fondamental në ndërtimin e shtetit shqiptar në rrethana të vështira, të komplikuara të asaj periudhe historike për kombin tonë. Kjo ceremoni u zhvillua jo vetëm në nderim të asaj pjese të historisë së Shqipërisë, por edhe si ndjesë për gjithë

urrejtjen që diktatura mbolli gjatë gjysëm shekulli, ndaj Mbretit Ahmet Zogu dhe familjes mbretërore. Kryetarja e Kuvendit shpreh besimin se instancat përkatëse do bëjnë të mundur në 100 vjetorin e Pavarësisë, kthimin e eshtrave të Mbretit Ahmet Zogu në atdheun e tij. Është detyrë e çdo kombi të njohë dhe të nderojë historinë e vet," thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Nderimet për Lekën

Ceremonia shtetërore dy orë homazhe në Kuvend „„„

TIRANE

M

e një ceremoni sh tetërore, që zgjati mëse dy orë, qindra njerëz bënë homazhe në hollin e Parlamentit të Shqipërisë, ku ishte i vendosur arkivoli me trupin e pajetë të pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu. Në ceremoninë e organizuar nga Protokolli i Shtetit ngushëlluan princin Leka dhe familjen e tij, presidenti Bamir Topi, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, deputetë socialistë si dhe shumë ministra, politikane, krere të besimeve fetare dhe shumë qytetarë. Leka Zogu pësoi arrest kardiak më 25 nëntor, ndërsa vdekja e tij u njoftua mëngjesin e 30 dhjetorit. Dita e shtunë, kryeministri

Berisha e shpalli ditë zie. Ditën e djeshme, presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta, i shprehën ngushëllimet e tyre familjes mbretërore. Ndërkohë që ngushëllime në adresë të familjes mbretërore erdhën

edhe nga Prishtina, si dhe faktori politik shqiptar në Maqedoni.Nën muzikën funebër të bandës frymore të Gardës së Republikës, kortezhi mortor me arkivolin e Leka Zogut I më pas u nis drejt varrezave të Sharrës, ku

do të prehet trupi i tij. Trupi u shoqërua nga personalitetet më të larta të vendit, presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit, diplomatë të huaj si dhe mjaft qytetarë e mbështetës së figurës së ish pretendentit për fronin mbretëror. Princ Leka Zogu II, pinjolli i fundit i mbetur nga familja e mbretit të dikurshëm Ahmet Zogu u betua përpara arkivolit të të atit. "Do të ndjek rrugën e gjyshit dhe babait tim në shërbim të kombit dhe të atdheut", tha ai gjatë ceremonisë në varrezat e Sharrës. Trupi i pajetë i ish pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu I është përcjellë për në banesën e tij të fundit. Ceremonia mortore ka përfunduar në varrezat publike të Sharrës, në periferi të Tiranës. Sikundër e kërkon edhe protokolli shtetëror për nder të Leka Zogut janë shkrepur dy të shtëna armësh nga Garda e Republikës.

Ceremonia kaloi me probleme. Kryetarja e Kuvendit kërkoi të fliste „„„

TIRANE

vijon nga faqja 1 ...shkëmbyer disa replika në sy të të gjithëve, por më pas, ata janë futur në një korridor të mbyllur, larg syve dhe vështrimeve të të gjithëve. Nuk dihet çfarë është folur në atë sallë kur Basha dhe Topalli kanë qenë së bashku, por u pa qartë, që menjëherë sapo dolën nga salla, kryetarja e Parlamentit nuk ishte e qetë. Lulzim Basha do të mbante fjalimin. Do e mbaj unë fjalën se më kanë caktuar” i është drejtuar kryebashkiaku kryeparlamentares. “Kush të ka thënë ty, është përgjigjur menjëherë Jozefina Topalli. Por biseda më pas, ka vazhduar në një dhomë tjetër. Lulzim Basha, për të shmangur takimin me kryeparlamentaren, nuk hyri më pas nga pjesa kryesore, ku do të mund të takohej me presidentin Bamir Topi, presidenten e Kosovës Jahjaga, kryeministrin Sali Berisha e kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Ka hyrë nga rreshti pas, ku ishte ministri i

Basha-Topalli, sherr për fjalimin te Leka Zogu "Ik zhduku, u mbush kupa", i tha kryeparlamentarja, kreut të bashkisë palli për ta takuar sikurse do i takonte të gjithë, Jozefina deklaronte "u mbush kupa".

DEKLARATAT

Familjarë e politikanë në ceremonin e varrimit të Leka Zogut mbrojtjes Arben Imami. Sapo ka mbaruar fjalën Lulzim Basha është drejtuar nga Aldo Bumçi e Edit Harxhi. "Lëre, lëre, mos ia vër re" i ka

thënë ministri i Kulturës kryebashkiakut Basha, duke iu referuar incidentit me kryeparlamentaren Topalli. E kur pas ceremonisë Basha është afruar te To-

Të gjitha këto deklarata kanë kaluar si pa u vënë re nga gjithë ajo turmë e madhe njerëzish që ishin në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të trupit të Leka Zogut. Por njerëzit që ishin aty afër, kanë dëgjuar dialogjet ashtu sikurse kanë parë gjithë kohën shpërqëndrimin e kryetares së kuvendit Jozefina Topalli e cila në fakt u detyrua të heqë fjalimin e vet. Ndërkohë e gjithë skena ka ndodhur në sy të kryetarit të shtetit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha.

VENDIMI

Ekrem Spahia ka qenë për-

faqësuesi i familjes mbretërore në komisionin Shtetëror të ngritur me vendim qeverie për të bërë të gjitha përgatitjet për ceremonitë që do ti bëheshin Leka Zogut. I pyetur se kush e vendosi që në ceremoni të fliste Lulzim Basha, Spahia thotë se këtë e ka vendosur komisioni. “Që zoti Basha të fliste në ceremoni, ishte një vendim i komisionit i ngritur nga qeveria për këtë punë. Aty diskutuam dhe ishte edhe dëshira e familjes Mbretërore që fjalën në ceremoni ta mbante kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Kjo edhe për faktin se familja mbretërore ka pasur marrëdhënie shumë të mira me kryetarin e bashkisë, Basha”

tha Ekrem Spahia i pyetur nga shqiptarja.com. Në fakt, emri i Jozefina Topallit nuk ishte diskutuar kurrë në atë mbledhje. Kordinimi u bë mes komisionit, Sali Berishës si kryeministër dhe familjes mbretërore. “Absolutisht nuk është vënë asgjë tjetër në diskutim” përforcon Spahia. Kjo vjen edhe për faktin se pretendenti për princ Leka, ka qenë këshilltar diplomatik kur ministër i Jashtëm ishte Lulzim Basha. Dhe e ka mbajtur prej shumë kohësh këtë detyrë. Princi Leka, ishte një ndër vendimmarrësit për ata se kush duhet të fliste në ceremoni. Nuk dihet se për çfarë arsyesh kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kishte përgatitur një fjalim më herët.


6

E diel, 4 dhjetor 2011

POLITIKE

PS, Harasani: Përse refuzova postin, do punoj të largohet Saliu

P

ropozimet që kreu opozitës Edi Rama paraqiti në mbledhjen e Asamblesë kanë prodhuar pakënaqësi e mosbesim. Deputeti Andis Harasani e ka refuzuar propozimin e Ramës për të qenë pjesë e grupit të punës, në zbërthimin e programit, ku atij i ishte ngarkuar detyra e mbulimit të sektorit të energjitikës. "Të mendosh që unë duhet të kem një post për

të ndihmuar PS për energjinë është njësoj si t'i ofrohet Edi Ramës për të ndihmuar në zhvillimin e qyteteve, në një kohë që ka 11 vjet eksperiencë si kryetar i një qyteti. Nuk kemi as unë as Rama nevojë për të kontribuar ne poste ne fushat ku kemi kontribuar për shumë vite", tha Harasani. Për të, qëllimi i tij dhe qëllimi i gjithë PS, me përjashtim të disa figurave, është largimi i kësaj qeverie një orë e më parë dhe s'ka

nevojë për poste apo për ndarje karamelesh për të bërë këtë luftë opozitare. Përsa i përket të ardhmes, ai shprehet se është ende herët për të folur për to. "Jemi një grup, që po punojmë seriozisht. Por të gjitha planet konvergojnë në largimin e kësaj qeverie nga pushteti dhe ardhjen e të majtës së vërtetë në pushtet", tha Harasani. Duke nënvizuar se "çdo opsion është i hapur në politikë. Kemi kohë, do e shikojmë".

Një ndër kritikët e Ramës flet për rizgjedhjen

Malaj: Qëndroj në mendimin se duhen kufizuar mandatet në PS Anëtari i kryesisë: Votimi, jo individual Debatet, për përmirësimin e PS Lajmi Vetëm një ditë pas mbledhjes së Asamblesë së PS për zgjedhjen e kryesisë dhe të sekretariatit, anëtari i rizgjedhur në këtë forum, Arben Malaj vlerëson votën e socialistëve për të, ndërsa debatet i cilëson si një mënyrë për përmirësimin e funksionimit të partisë.

„„„

TIRANE

JAKIN MARENA

N

jë ndër kritikët më të fortë të kryetarit so cialist Edi Rama, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Arben Malaj e ka cilësuar rizgjedhjen e tij në këtë forum në mbledhjen e dy ditëve më parë të Asamblesë Kombëtare, si një vlerësim për tërë punën e tij në funksion të kësaj partie. Vetëm një ditë pasi është rikonfirmuar me vota maksimale nga ana e Asamblesë, Malaj nuk ka munguar të shprehet dhe në lidhje me debatet brenda partisë, që sipas tij, kanë qënë gjithnjë në funksion të përmirësimit të punës në PS, dhe që kanë dhënë vërtetë rezultate, por që kanë prodhuar dhe mbështetje për të, e treguar dhe me vo-

tat e marra nga anëtarët e Asamblesë, teksa është votuar për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë. "Dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që më votuan, por dhe mirënjohje për të gjithë ata që nuk më votuan. Votimi për mua ishte një vlerësim jo individual, por për të gjithë përpjekjet e përbashkëta dhe të atyre që kontribuan vetëm në funksion të demokratizimit të PS dhe të orientimit të saj te fitorja", ka qënë deklarata e djeshme e Malajt për gazetën "Shqiptarja.com". Por njëherësh anëtari i kryesisë dhe deputeti socialist Malaj nuk ka munguar të shprehet dhe për qëndrimet e tij kritike ndaj kryetarit Rama dhe strategjisë së ndjekur nga PS në këto vite, kritika të cilat kanë qënë për të vetëm në funksion të fitores së socialistëve dhe të opozitës në sfidat elektorale, përmirë-

simit të funksionimit të PS dhe funksionimit të demokracisë së brendshme në partinë më të madhe opozitare. "Për ato që kemi debatuar brenda PS, gjithçka ka qënë në funksion të respektimit të vlerave të partisë, në funksion të një demokracie të shëndoshë të brendshme brenda PS dhe për të thënë mendimin se si gjërat duhet dhe mund të shkojnë akoma më mirë në PS", është shprehur Malaj për gazetën. Njëherësh nuk ka munguar të bëjë prezente dhe qëndrimin e tij të pandryshuar për kufizimin e mandateve në qeverisje dhe në parti, dhe për më tepër të atyre mandateve të përqëndruara në pak duar. "I qëndroj mendimit se duhen hartuar strategji fituese, përmes dhe hapjes së partisë për të gjitha kontributet. Por sidomos dhe kufizimit të mandateve në qeverisje e në parti dhe njëherësh shkurtimin e mandateve të përqëndruara, dhe pa afat", ka qënë deklarata e Malajt. Një qëndrim i kahershëm i tij, që përkon dhe me fjalën në kongresin e 5 nëntorit, ku është shprehur për kufizimin jo vetëm të mandatit të kryetarit, por dhe për mandatet e tjera drejtuese, dhe për më tepër përqëndrimin e shumë mandateve të duart e një njeriut të vetëm. Teksa i është rikthyer dhe njëherë votës për të nga ana e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS, megjithëse shpeshherë ka ndarë qëndrime të kundërta me kryetarin socialist Rama,

?

PYETJE PERGJIGJE

„ Çfarë u vendos dje në mbledhjen e Asamblesë së PS?

Në mbledhjen e Asamblesë së PS, anëtarët e këtij forumi kanë votuar për zgjedhjen e 14 anëtarëve të rinj të kryesisë së partisë dhe të sekretariatit të kësaj partie. Nuk ka pasur debate të zëshme ditën e mbledhjes së këtij forumi të lartë.

„

Cilat ishin risitë?

Votimi nga anëtarët e Asamblesë së PS ka qënë unik, duke mos lënë jashtë kryesisë së partisë dy nga kritikët më të fortë të kreut të PS Rama, përkatësisht të Arben Malajt dhe të Ben Blushit.

por asnjëherë nuk ka vepruar kundër vendimit të forumeve, e materializuar që herët dhe me hyrjen në grevën e urisë, pavarësisht se nuk ndante të njejtin qëndrim me lidershipin socialist, Malaj tha se ka qënë gjithnjë një anëtar aktiv i kryesisë së PS. "Vlerësimi ndaj meje nga ana e Asamblesë nuk ishte një vlerësim individual, por si një anëtar aktiv i kryesisë së partisë. Njëherësh është një vlerësim dhe për debatet që kanë qënë gjithnjë në funksion të përmirësimit të funksionimit të PS dhe përgatitjes së saj sa më mirë për fitoren në sfidat e ardhshme elektorale", ka nënvizuar Malaj.

Vlerësimi

Koçi: Blushi dhe Malaj në kryesi, një hap bashkimi „„„

TIRANE

N

jë ditë pas përfun dimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS dhe zgjedhjes së forumeve dhe strukturave drejtuese të kësaj partie, kryetari i PSV, njëherësh dhe ish-sekretar organizativ i PS, Petro Koçi është shprehur se ishte një zhvillim demokratik brenda partisë më të madhe opozitare. "PSV' 91 ndjek me vëmendje zhvillimet politike dhe organizative në PS pa ndërhyrë në punët e saj të brendshme. Procesi demokratik i brendshëm në PS është shumë i rëndësishëm për politikën në përgjithësi dhe për suksesin e opozitës në veçanti", nënvizon Koçi. Ai është shprehur se partia që ai drejton mbetet mbështetëse e kohezionit dhe forcimit organizativ të partisë më të madhe të opozitës. "Në emër të PSV përshëndes zgjedhjen domethënëse në kryes-

inë e PS të Ben Blushit dhe Arben Malajt. Ky është një mesazh bashkimi dhe fuqizimi të veprimit politik të të gjithë socialistëve", ka deklaruar Koçi. Për të cilin hapa të tillë duhen thelluar më tej për t'u shkëputur përfundimisht nga cikli i hakmarrjeve politike brenda së majtës, të cilat kanë sjellë Berishën dy herë në pushtet, në 2005-ën dhe 2009ën. Ai ka bërë thirrje për bashkimin e gjithë të majtës, për të garantuar një fitore të sigurtë në zgjedhjet e 2013-tës.


E diel, 4 dhjetor 2011

7

POLITIKE BRAÇE: NË PS, PRANOJ ÇDO DETYRË

HARASANI: PSE IKU ISLAMI?!

Ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me mosvotimin Asamblenë e PS, nënkryetari i grupit të PS, Braçe. "Secilit që më pyeti se përse s'votova i jam pergjigjur se unë votoj parimet, jo veten. Në partinë time s'kam garë, por pranoj çdo detyrë", tha Braçe. "Secilit që sot dëgjova të thotë se këta njerëz nuk frymezojne, dua t'i pergjigjem se frymëzojnë parimet, idetë programet, liria, drejtësia, puna e nderi. Besoni në to", tha Braçe.

Deputeti Harasani shpreh pakënaqësitë për kandidaturat që u votuan nga Asambleja për kryesinë e re të PS. "Përsa kohë askush s'di votat e anëtarëve të Asamblesë, s'më duket i arsyeshem largimi i disave e afrimi i disave", tha Harasani. "Nuk e kuptoj pse duhet të largohet Islami dhe të mbahen figura të tjera që kanë qenë po aq kritikë ose me kritik se Islami", tha ai.

Kreu i PS tentoi të ruajë ekuilibrat në parti

Prapaskenat në Asamblenë e PS për sekretarët dhe kryesinë Shuhet sherri Xhafaj-Rama, si u zgjidh problemi për diplomacinë Lajmi Kryetari socialist Rama ka tentuar të ruajë ekuilibrat në parti, duke sakrifikuar sekretarin ndërkombëtar dhe atë ligjor në PS. Skemë për të orientuar votën e anëtarëve të Asamblesë për kryesinë. „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryetari socialist Edi Rama ka qënë në qendër të ciklonit të të gjithë aktorëve politikë të fuqishëm brenda Asamblesë, për zgjedhjen në kryesi dhe sekretariat. Një gjendje e tillë presioni ka bërë që kreu socialist të lëvizë nëpër koordinata shumë të limituara për të ruajtur ekuilibret e brishta brenda PS, madje duke sakrifikuar dhe meritokraci në disa elementë, për hir të territorit, përfaqësimit dhe të kontributit. Por jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur nga kjo zgjedhje e Ramës për propozimet në kryesinë e PS dhe të sekretariatit të kësaj partie, gjë që ka sjellë dhe në sekretariat shkrirjen e dy elementëve më të rëndësishëm të një partie, atë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të çështjeve ligjore. Që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të një partie, që në

mënyrë zyrtare do të shërbejë si pasqyrë e diplomacisë shqiptare kur të vijë në pushtet dhe reformat ligjore për një qeverisje reformatore. Por me sa duket kreu socialist Rama ka qënë me të vërtetë i detyruar që të bëjë korrektime diku dhe të shtojë diku tjetër, thjeshtë për të mos pasur asnjë hapësirë për debate brenda PS. Burimet saktësojnë se kryetari socialist Rama ka hasur vështirësi në formatimin e sektorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku kanë qënë me të vërtetë kandidatë figura potente, duke filluar nga sekretarja deri dy ditë më parë, Arta Dade e vijuar me deputetët Taulant Balla dhe Ditmir Bushati. Ndoshta nuk do të kishte pasur problem, por kreu i PS me sa duket për t'i dalë të keqes përpara e ka shkrirë fare këtë sektor, duke sajuar një sekretar për emigracionin dhe rininë, që kryesohet nga Veliaj. Ndërkohë që, ndoshta sipas shembullit të Papandreut në Greqi që për shkak të situatës mori

postin e kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm, Rama mund të mbajë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare sa të jetë në opozitë, duke pasur si pikë kontakti ndoshta Ballën dhe Bushatin, që janë dhe në komisionet e përhershme në Bruksel dhe Strasburg. Njëherësh probleme ka pasur dhe me sekretarin për çështjet ligjore, duke e shkrirë këtë sektor dhe duke prodhuar për Xhafajn sekretarin e koordinimit, por nxjerrë një vend për Subashin si sekretar për burimet njerëzore, pas spostimit të Rukës. Janë "sistemuar" dhe Fino për pushtetin vendor, Ahmetaj për sipërmarrjen dhe Legisi për koalicionin. Por tërë problemi ka qënë kryesia e PS. Duke qënë se ka pasur një numër të madh pretendentësh, ndërkohë që ishin vetëm 29 kandidatura për 17 vende, Rama ka menduar të "orientojë" pak anëtarësinë e Asamblesë për të votuar, teksa ka propozuar paralel në Këshillin Politik dhe kandidatët për anëtarë të kryesisë, përkatësisht, Doklen, Ruçin, Majkon, Daden, Rukën e Lakrorin, ndoshta me mendimin se dikush do të mbetet në "rrjetën" e të urtëve. Dhe në të vërtetë kanë mbetur jashtë kryesisë, Ruka dhe Lakrori, ndërkohë që të tjerët kanë marrë pak vota. Burimet saktësojnë se ka kontestime dhe në lidhje me zgjedhjen e Asamblesë, ku lajmërojnë rinumërimin e votave, pasi s'janë bërë ende publike për secilin kandidat.

EDITORIAL NGA EDI RAMA

Rruga e programit T

eksa zhvillohej dje procesi zgjed hor në Asamblenë e re Kombëtare dhe shihja emocionet e një gare të fortë brenda partisë e një mikrofushatë që zhvillohej për të mbështetur njërin a tjetrin deri në mbylljen e votimit, pastaj më mbrapa edhe numërimin e hapur krejt transparent, nuk mund të mos mendoja për hendekun e madh mes Partisë Socialiste e forcave të tjera politike në Shqipëri. Dhe natyrisht s'është vetëm çështje procedurash demokratike, po kulture demokratike në rradhë të parë pavarësisht se një kulturë e brishtë dhe ende e mangët në shumëçka, krahasimisht me botën e lirë ku duam të integrohemi. PS është e vetmja parti në Shqipëri që mendon, debaton, prodhon kulturë demokratike në mjedisin e mbytur politik shqiptar dhe e djeshmja ishte një shprehje shembullore e kësaj të vërtete që jo gjithmonë duket qartë, edhe për shkak se vetë ne jo gjithmonë e lejojmë të duket siç është. Tani që u mbyll kapitulli i zgjedhjeve në parti dhe kemi kryesinë e re, sekretariatin e ri ekzekutiv, Asamblenë e re Kombëtare me forumet ndihmëse të saj e grupet e punës për shtjellimin deri në detaje të programit të ri qeverisës, është ora për të nisur Rrugën e Programit për një Rilindje Shqiptare. Programi bazë i miratuar nga kongresi i 5 nëntorit duhet të bëhet pronë e qytetarëve dhe qytetarët duhet të përfshihen në shtjellimin e tij. Partia Socialiste do t'u krijojë këtë mundësi të gjithëve, në qytet e në fshat, në Veri e në Jug, përmes kontakteve direkte dhe indirekte. Të gjitha strukturat e saj do të mobilizohen për ta mundësuar këtë komunikim publik me të gjithë shqiptarët e interesuar për një ndryshim radikal në ekonomi, shtet, shoqëri e në raportet me Europën. Më anë tjetër, jam besimplotë se në forumet e PS po krijohet me shpejtësi bindja se për ta bërë programin fitues në zgjedhje nuk mjafton përmbajtja e tij, sado e pasur. Duhet në rradhë të parë rrezatimi i një besimi që duhet të burojë nga mënyra jonë e të qenit në raport me njerëzit. Nga mënyra jonë e të sjellurit me ta dhe e të folurit për ta. Nga mënyra jonë e të bashkëjetuarit me njëri-tjetrin në sytë e tyre dhe e të shikuarit të njëri-tjetrit në sy, për të vënë interesat e njerëzve mbi mëritë, hatërmbetjet apo mosmarrëveshjet tona. Në të gjitha nivelet. Nga kryesia e partisë në çdo forum të saj në bashki e komuna. Për ta bërë programin fitues duhet ta bëjmë atë në rradhë të parë axhendën tonë të përbashkët, duke i bërë të gjitha axhendat personale pjesë të kësaj axhende të përbashkët. E mua më duket se edhe ngjarja e djeshme tregoi se po krijohet me shpejtësi kjo bindje. Programin duhet ta mbushim me shpirtin e një familje politike që ngroh shpirtrat e shqiptarëve të cfilitur nga padrejtësitë e cinizmi i politikës së gënjeshtrave të mëdha e llogarive vog-

la. Këtë familje politike, Partinë Socialiste, duhet ta bëjmë strehë të ngrohtë për këdo që është apo dëshiron të bëhet pjesë e saj për t'i dalë zot fatit të vet dhe luftuar me të tjetër kundër padrejtësisë e rrënimit ekonomik e social. Hapësirën brenda nesh duhet ta mbushim dalëngadalë, por pa humbur kohë me pasionin e politikës dhe entuziazmin e qëllimit të përbashkët, duke punuar si një skuadër, bashkëjetuar si një familje, debatuar si të afërm e duke u marrë vesh si të rritur. Kjo e jona s'është një parti e vasalitetit, po e rivaliteteve. Ka qenë kështu, është kështu, do jetë kështu. Në të gjitha nivelet. Por problemi ynë s'janë rivalitetet. Problemi ynë është të jetuarit keq të tyre, të mësuarit keq me to, të bërit keq për shkak të tyre. Në të gjitha nivelet. S'mund t'u kërkojmë të tjerëve besim e mbështetje nëse s'u japim një shembull bindës të të jetuarit mirë me rivalitetet, e të bërit mirë përmes tyre, madje të shërimit të zakoneve të këqia falë rivaliteteve të shëndetshme. S'mund t'u kërkojmë qytetarëve që na ndjekin, na shohin e na dëgjojnë, nëse përsëpari nuk u ngjallim besimin frymëzues se dimë të punojmë bashkë pa rënë sistematikisht në kurthin e fajësimit të njëri-tjetrit. Dimë të zgjidhim bashkë probleme të vështira pa u mbytur duke parë veten në syprinën e një luge me ujë. Dimë të qeverisim punët e tyre pa ngecur si pa të keq në qeverisjen e punëve tona të brendshme. Njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që presin me padurim ndryshimin e rrugës e të jetës së vendit, duan me plot të drejtë prej partisë sonë arsyet për të besuar se s'kemi vetëm një program tërheqës në letër, po në radhë të parë një skuadër të përkushtuar për ta bërë atë realitet pa humbur energji e kohë me kundërvënie të padobishme. E këtu s'bëj asnjë aluzion për disa po flas për të gjithë ne. Unë kam besuar e besoj që duhet të ngjitemi të gjithë bashkë një shkallë më lart në mbajtjen e përgjegjësisë së madhe të të qenit pjesë e udhëheqësisë së partisë më të madhe të shqiptarëve, në një kohë dramatike për Shqipërinë e shqiptarët të cilëve u duhemi për hallet e shpresat e tyre, jo për divergjencat e ambiciet tona. Rivalitetet brenda PS mund e duhet të bëhen forca dhe jo të mbeten dobësia e saj, duke i dhënë një tjetër përmbajtje e formë zhvillimit të tyre në funksion të qëllimit të përbashkët. Jo thjesht sepse për të mundur Saliun duhen të gjithë, po sepse për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe duhet një shembull i ndryshëm i të bashkëjetuarit në një bashkësi ku të gjithë kanë vendin e vet e respektojnë vendin e tjetrit. Dhe nuk shoh, në fakt nuk ka kund tjetër një forcë e hapësirë që mund ta japë këtë shembull emancipues për shoqërinë shqiptare përveçse në Partinë Socialiste. www.shqiptarja.com


8

E diel, 4 dhjetor 2011

EKONOMI

Viti 2011, 23 mln euro dëm nga energjia elektrike

S

ipas një studimi, të kryer nga Konfindustria, vetëm për 10 muaj në vitin në vazhdim, si pasojë e cilësisë së dobët të furnizimit, ndërprerjeve dhe dëmtimeve të makinerive, lëndëve të para, etj, u është shkaktuar industrive vendore një dëm financiar prej më shumë se 23 milionë euro. Duke marrë shkak nga kërkesa drejtuar nga

operatorët Entit Rregullator të Energjisë, Konfindustria është shprehur dje kundër çdo rritjeje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë biznese/industri. Sipas saj, rritja e çmimit të energjisë elektrike në kushtet e krizës globale dhe gjendjes së vështirë të ekonomisë europiane dhe rajonale, është me pasoja të paparashikueshme, të rënda për prodhimin

vendor, ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe afrimin e investimeve të huaja. Mbështetur në vlerësimet e Konfindustrisë, çmimi i energjisë elektrike aktualisht është të paktën 15 për qind më i shtrenjtë se mesatarja e vendeve të Europës Juglindore, madje edhe vende të Bashkimit Europian. Konfindustria vlerëson se ERE duhet të kërkojë nga furnizuesit të rrisin cilësinë e furnizimit.

Tri VKM në 2011-ën, paaftësi e krizë

Lajmi Në tre vendime të Këshillit të Ministrave janë bërë sivjet tri vlerësime të ndryshme të rezultateve ekonomikofinanciare të vendit, me shifra gjithnjë e më pesimiste „„„

TIRANE

GENC KONDI

F

jala është për tre VKM, ku është marrë në shqyrtim kuadri afatmesëm makroekonomik. Vendimi i parë është marrë nga qeveria shqiptare më 2 shkurt të këtij viti. Ky është pasuar nga një VKM i dytë, që korrigjonte të parin, 64 të po miratuar më 20 korrik këtij viti. Duke qenë se sërish shifrat nuk rakordonin me realitetin, është rishikuar edhe një herë i njejti vendim më 2 nëntor 2011. Fjala është për treguesit kryesorë makro të vendit për vitet 2012-2014. Në fakt, jo vetëm që shifrat e parashikuara për këto vite janë të ndryshme nga të parat, por në VKM-të e njëpasnjëshme ka ndryshuar vlerësimi edhe për shifra, që i takojnë së kaluarës, pra kanë të bëjnë me vitet 2007-2010, si dhe parashikimin për vitin në vazhdim.

"DYSHIFRORI"

Qeveria ka shfuqizuar deklaratën e para disa viteve të kryeministrit Berisha, sipas të cilit, gjatë vitit 2008 është arritur një rritje dyshifrore e Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke na afruar me ritme të vendeve të tilla, si Kina, etj. Kjo deklaratë edhe atëhere u kundërshtua nga përfaqësues të ministrisë së Financave, por Berisha këmbënguli që të merrej në konsideratë vlerësimi i INSTAT-it, i cili, në fakt, kishte të bënte vetëm me ritmin e një tremujori, edhe ai, në formën e vlerësimit paraprak. Në fillim të këtij viti, VKM e shkurtit ka pranuar një rritje, jo dyshifrore, por në masën 7.7 për qind. Kjo shifër është korrigjuar më tej më VKM-të pasardhëse - në ulje - duke u ndalur tek nive-

Financat në hall, shifrat rregullohen tri herë Rrudhet rezultati “dyshifror” i 2008-ës shpallur nga Berisha li 7.5 për qind. Nga njeri vlerësim tek tjetri, kemi ulje në masën 2.6 për qind të ritmit të rritjes së PBB-së.

ZHVLERËSIMI

Por, shumë më i theksuar është korrigjimi që ka bërë qeveria lidhur me ritmin e rritjes së ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2010. Sipas VKM-së së shkurtit, vitin e kaluar - si vlerësim paraprak, pasi shifrat përfundimtare duan vite që të saktësohen - rritja e PBB-së ishte 4.1 për qind. Në VKM-të pasardhëse, del se ky ritëm ishte 3.8 për qind. Ndryshimi midis këtyre dy ritmeve është në masën 7.3 për qind. Ky ndryshim të krijon përshtypjen se në të ardhmen mund të dalin shifra të tjera, që të përgënjeshtrojnë edhe të mësipërmet.

PRODHIMI

Po, si ka ndryshuar vlerësimi i qeverisë lidhur me vetë vlerën nominale të Prodhimit të Brendshëm Bruto? Për vitet para 2011-ës, vihet re se nuk ka ndryshim lidhur me PBB-të e viteve 2007 dhe 2008 gjatë tre akteve të ndryshme nënligjore, të sipërpërmendura. Ndërkohë, për 2009-ën, është korrigjuar shifra në rritje, duke kaluar nga 1.144 miliardë lekë, që ishte në vlerësimin e VKM-së së parë, në 1.151 miliardë. Rritja është në masën 0.6 për qind, por ajo ka qenë e mjaftueshme që të shpallë rritje të vlerësimit të të ardhurave për frymë të popullsisë, nga 3.780 dollarë amerikanë, në 3.805 USD për çdo shqiptar, me rritje pak më të lartë se kaq, duke ulur

shifrën e defiçitit buxhetor në raport me PBB-në, nga 7.1 në 7%.

PERSPEKTIVA

Korrigjimet bëhen më të shumta për vitet që pasojnë, pra që nga 2011-a e deri në 2014-ën. Për vitin në vazhdim, qeveria ka korrigjuar

shifrën e inflacionit mesatar, duke e çuar në 3.5%, nga 2.8%, që ishte parashikuar më parë. Po kështu, Prodhimi i Brendshëm Bruto është riparë në ulje, në 5%, nga 5.5%, me një ngadalësim ritmi në masën mbi 9 për qind. Prodhimi Bruto për

frymë të popullsisë është korrigjuar tri herë, në të tre VKM-të, duke kaluar nga 3.939, në 4.097 dhe 4.067 dollarë. Por, këtu absurdi është se vetë PBB-ja është llogaritur në ulje, me shifrat përkatësisht 1.326 miliardë, 1.320 miliardë dhe 1.319

miliardë lekë. Kjo mund të kishte kuptim vetëm në rast se popullsia shqiptare do të pakësohej këtë vit, por faktet flasin për rritje të popullsisë rezidente, pas ardhjes së një numri emigrantësh nga vendet fqinjë, ku ka trokitur kriza.

TREGUESIT KRYESORË MAKROEKONOMIKË PËR PERIUDHËN 2007-2014 SIPAS TRE VLERËSIMEVE TË NJËPASNJËSHME TË QEVERISË NË VITIN 2011 (NË MILIARDË LEKË) Sipas VKM nr. 69, datë 2 shkurt 2011

Norma mesatare e inflacionit Rritja reale e PBB-së PBB/frymë të popullsisë në USD Defiçiti tregtar në raport me PBB-në Borxhi publik Të ardhurat buxhetore Shpenzimet buxhetore Defiçiti buxhetor në raport me PBB-në PBB nominale

2007

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2,9% 5,9% 3 384 26,9% 516,9 251,6 285,7 3,5% 967,9

3,4% 7,7% 4 094 27,4% 595,8 291,2 351,5 5,5% 1 088

2,3% 3,3% 3 780 26,5% 682,4 298,9 379,9 7,1% 1 144

3,6% 4,1% 3 682 23,5% 716,2 324,9 361,5 3% 1 223

2,8% 5,5% 3 939 22,4% 784,5 362,2 409,1 3,5% 1 326

2,9% 6,1% 4 262 21,1% 837,6 377,3 420,1 3% 1 426

3,1% 6,2% 4 555 19,6% 893,1 411,1 457,3 3% 1 537

3% 6% 4 904 18,1% 951,6 448,1 497,6 3% 1 652

Sipas VKM nr. 528, datë 20 korrik 2011

Norma mesatare e inflacionit Rritja reale e PBB-së PBB/frymë të popullsisë në USD Defiçiti tregtar në raport me PBB-në Borxhi publik Të ardhurat buxhetore Shpenzimet buxhetore Defiçiti buxhetor në raport me PBB-në PBB nominale

2007

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2,9% 5,9% 3 384 26,9% 516,9 251,6 285,7 3,5% 967,7

3,4% 7,5% 4 099 27,4% 595,8 291,2 351,5 5,5% 1 089

2,3% 3,3% 3 805 26,5% 682,4 298,9 379,9 7% 1 151

3,6% 3,8% 3 689 23,5% 715,5 324,7 362,8 3,1% 1 225

3,5% 5% 4 097 21,5% 784,2 344,1 390,9 3,5% 1 320

3% 5,1% 4 294 19,1% 834,2 367,2 408,8 3% 1 409

3% 5% 4 538 17,7% 880,6 391,8 436,1 3% 1 502

3% 5,2% 4 766 16,3% 929,4 417,7 464,9 3% 1 602

Sipas VKM nr. 748, datë 2 nëntor 2011

Norma mesatare e inflacionit Rritja reale e PBB-së PBB/frymë të popullsisë në USD Defiçiti tregtar në raport me PBB-në Borxhi publik Të ardhurat buxhetore Shpenzimet buxhetore Defiçiti buxhetor në raport me PBB-në PBB nominale

2007

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2,9% 5,9% 3 384 26,7% 516,9 251,6 285,7 3,5% 967,7

3,4% 7,5% 4 099 26,6% 595,8 291,2 351,5 5,5% 1 089

2,3% 3,3% 3 805 24,3% 682,4 298,9 379,9 7% 1 151

3,6% 3,8% 3 708 21,3% 715,5 324,2 362,8 3,1% 1 231

3,5% 5% 4 067 21,3% 781,8 329,8 376,6 3,5% 1 319

3% 5,1% 4 235 18,4% 825,7 353,8 394,9 3% 1 390

3% 5% 4 462 16,9% 872,7 375,8 419,6 3% 1 477

3% 5,2% 4 684 14,6% 920 400,7 447,4 3% 1 575


E diel, 4 dhjetor 2011

9

EKONOMI ÇALIK NË KOSOVË

KRIZA E EUROZONËS

Katër kompanitë e parakualifikuara për privatizimin e shpërndarjes së energjisë në Kosovë janë Elseëedy, Limak, Taib Bank dhe Çalik. Shkurti 2012 është afati i fundit që ato të dorëzojnë ofertat e tyre. Mediat e Prishtinës, duke vënë në dukje se borxhi i keq në këtë sektor është 400 milionë euro, janë shprehur se asnjera prej tyre nuk ka përvojë në këtë fushë, por operojnë në sektorë të tjerë

Një nga arkitektët e monedhës së përbashkët evropiane, Zhak Delor, deklaroi dje se eurozona pati difekte që në fillim të krijimit të saj. Delor tha për "Daily Telegraph" se mungesa e një fuqie qendrore për të koordinuar politikat ekonomike u ka lejuar disa vendeve anëtare të rrisin borxhin e tyre. Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Evropian, ai luajti një rol kyç në procesin që lançoi euron

"Shfryhet" rritja e PBB-së, mendohej mbi 6% që nga 2012-a

Kriza, të ardhurat rishikohen me ulje 12% Rritje zero për shpenzimet në vitet 2012-2013 Lajmi Për vitet në vazhdim, qeveria kishte parashikuar në shkurt rritje në masën 6, 6.1 dhe 6.2 për qind. Duke mbajtur sërish vlerësime të larta, ajo është tërhequr në nivelin 5% „„„

PROJEKTI

Gazsjellësi, negociata për tarifat

S

hqipëria ka nisur negociatat për tarifat e tranzitit të gazit dhe depozitat e tij në territorin e saj, që pritet t'i mundësojë ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik, një projekt ky që merr përsipër të transportojë gazin natyror nga rajoni i Kaspikut në Europën Perëndimore. Ende ky project nuk është shpallur fitues, por, në rast se fiton, atëhere gazi do të transportohet nga Kaspiku, në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri nga ku përmes tubacioneve nënujore në detin Adriatik do të kalojë në Jug të Italisë. Në fund të këtij muaji ose në fillim të janarit 2012 do të jetë shpallur vendimi për projektin fitues. Parashikohet që një pjesë e tubacioneve të jetë edhe në reliev të thyer në vendin tonë, me mbi 800 metra mbi nivelin e detit, gjë që kërkon të ndërtohen mbi 100 km të reja rrugë dhe të reabilitohen 50 km të tjera.

TIRANE

GENC KONDI

D

uke filluar nga 2011a, vlerësimet e qever isë shqiptare kanë ndryshuar tri herë brenda vitit. Kështu, sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto, për vitin në vazhdim ai parashikohet 1.326 miliardë lekë në fillim të vitit, 1.320 miliardë ne korrik dhe 1.319 miliardë në nëntor. Këto shifra për vitin e ardhshëm luhaten edhe më shumë, por gjithnjë në ulje, duke kaluar nga 1.426 miliardë, në 1.409 miliardë dhe përfundimisht në 1.390 miliardë lekë. Në vitin 2013, vlerësimet janë

përkatësisht 1.537 miliardë, 1.502 miliardë dhe 1.477 miliardë lekë, me një ulje nga shkurti deri në nëntor në masën katër për qind. E njejta situatë paraqitet edhe për 2012-ën, me 1.652 miliardë në shkurt, 1.602 miliardë të vlerësuara në korrik dhe 1.575 miliardë lekë në fund të vitit, me një ndryshim gati 5 për qind në ulje.

Të ardhurat buxhetore ndjekin të njejtën tendencë korrigjimi në ulje. Kështu, për 2014-ën ishin parashikuar 448.1 miliardë lekë të ardhura, por ato janë ulur në 417.7 miliardë në korrik dhe, madje, në 400.7 miliardë në nëntor, me ulje në masën gati 12 për qind. Përsa i përket këtij viti, qeveria parashikon rënie nga

362.2 miliardë lekë të parashikuara në fillim, në 334.1 dhe 329.8 miliardë lekë në nëntor. Për vitin e ardhshëm këto shifra kalojnë nga 377 në 354 miliardë lekë. Shpenzimet buxhetore parashikohen të gjitha, gjithashtu, me ulje. Për këtë vit, ato kalojnë nga 409 miliardë në 377 miliardë lekë, vitin e ardhshëm vlerësohen nga 420 në 395 miliardë lekë dhe për 2013-ën shifrat kalojnë nga 457 miliardë, në 436 miliardë dhe në fund në afro 420 miliardë lekë, duke kapur sërish atë nivel që ishte parashikuar në fillim për 2012-ën. Për vitin 2014, duket se kishte qenë shumë i guximshëm objektivi për të shpenzuar afro 500 miliardë lekë nga buxheti i shtetit dhe shifra është korrigjuar dy herë, për të arritur në 447 miliardë lekë të reja. Defiçiti buxhetor synohet të mbahet në kontroll, për t'u larguar sa më shumë nga niveli prej shtatë përqindësh i 2009-ës e për të kaluar vitet e ardhshme në tre për qind. Megjithatë, borxhi publik do të ishte më shumë se 6.6 miliardë euro në fund të vitit 2014.

?

PYETJE PERGJIGJE

A janë korrigjuar më parë shifrat?

„

Ky është një proces që ndodh vazhdimisht vitet e fundit, ashtu sikurse bëhen edhe korrigjimet e vetë buxhetit të shtetit, dy ose tri herë gjatë një viti. Kjo tregon se parashikimet e ekspertëve të Financave nuk janë të besueshme as nga vetë qeveria, ndërkohë që prognozat janë shumë të rëndësishme për një qeveri, ato vlejnë për të marrë vendime, të cilat, po të bazohen mbi llogaritje të gabuara, do të sjellin humbje për shtetin

Po kur rezultatet janë pozitive…

„

Edhe në këtë rast, prognoza nuk ka qenë e saktë. Por, vihet re se prognozat aktuale gjithnjë e më shumë janë të ndikuara politikisht dhe nuk mbajnë parasysh ndikimin e krizës globale

Komisioni

Projektbuxheti merr OK nen për nen „„„

K

TIRANE

omisioni parlamentar i Ekon omisë dhe Financave dje nen për nen vetëm me votat e deputetëve të maxhorancës buxhetin e shtetit për vitin 2012. Drafti i hartuar nga Ministria e Financave, pas një muaji debatesh dhe diskutimesh në komisionet e përhershme parlamentare, pritet të kalojë nesër në seancë plenare. Opozita, ashtu siç veproi edhe në votimin në parim, ka deklaruar votën kundër. Sipas deputetëve të saj, drafti nuk është realist si dhe rrezikon rritjen e borxhit publik të vendit mbi tavanin e vendosur

prej 60% të PBB-së. Deputeti socialist Arben Ahmetaj deklaroi se PS-ja do votojë pro buxhetit, vetëm nëse merren parasysh propozimet e opozitës. Paketa e propozimeve, sipas Ahmetajt, parashikon uljen ose heqjen e TVSH-së për disa artikuj bazë ushqimorë, heqjen e TVSH-së për ilaçet, si dhe vendosjen e tatimit progresiv. Maxhoranca ka kundërshtuar këtë kërkesë të opozitës. Propozimet e PS-së janë konsideruar si një përpjekje për të dëmtuar shqiptarët dhe fajësuar qeverinë. "Kjo nismë do favorizonte vetëm prodhuesit e mëdhenj, duke mos dhënë efekt te çmimet për konsumatorët", ka de-

klaruar ministri i Financave, Ridvan Bode.Pak ditë para nisjes së shqyrtimit në seancë plenare të proejktbuxhetit për vitin e ardhshëm, Partia Socialiste shpalosi propozimet e saj. Në një nga mbledhjet javore të deputetëve socialistë, kryetari i kësaj partie, Edi Rama, tha se, një nga propozimet kryesore është ai i heqjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet ushqimore që importohen. Një propozim tjetër që opozita ka bërë është ajo e tërheqjes së qeverisë nga privatizimi i hidrocentraleve të nivelit të mesëm si "Bistrica 1" dhe "2", "Ulza" dhe "Shkopeti".


10

E diel, 4 dhjetor 2011

AKTUALITET AKSIDENT NË KORÇË, 2 TË PLAGOSUR

MAKINA E VJEDHUR NË BULLGARI

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të shkaktuar në Korçë. Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përplasur me një veturë të tipit "Nissan". Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në Qafë Pllocë dhe nga dëshmitë e para ka rezultuar se shkak është bërë mjegulla e dendur. Dy personat e plagosur që ishin në veturë janë dërguar në spitalin e qytetit të Korçës.

Një 58 vjeçar nga qyteti i Korçës lëvizte në bulevard me një makinë që rezultonte e vjedhur në Bullgari. Operacioni i policisë i koduar "Vjeshta II" bëri të mundur ndalimin e 58 vjeçarit Esat Sulejmani nga Korça. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dijeni se dje,në qytetin e Pogradecit, në cilësinë e provës materiale të ndaluarit iu bllokua mjeti Mercedes Benz kamion.

Dyshohet depresion për çështje personale Lajmi

Vetëvaret drejtori francez i Carrefour

Vetëvaret me rrip pantallonash drejtori i hipermarketit Carrefour në kryeqytet. Xavier Thibonet 42 vjeç, me origjinë franceze kishte dy ditë që s'kishte shkuar në punë. Kolegët e shqetësuar kanë gjetur telefonin e fikur dhe kanë lajmëruar forcat e policisë.

„„„

TIRANE

BESMIRA MUÇAJ

G

jendet i vetëvarur në banesën e tij drejtori i përgjithshëm i kompanisë tregtare Carrefour, të hapur disa ditë më parë. Xavier Thibonet 42 vjeç, me origjinë franceze dyshohet të jetë vetëvarur me rripin e pantallonave në ambientet e tualetit. Rripi ishte kapur në ganxhat e dushit dhe më pas 42 vjeçari e ka tërhequr duke varur veten. Thibonet kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në punë si zakonisht, ndaj dhe kolegët e tij janë shqetësuar duke i rënë telefonit. Fillimisht binte zilja por s'përgjigjej askush, ndërsa më pas drejtori e kishte fikur telefonin. Indiferenca e tij i bëri përshtypje të gjithë stafit drejtues dhe kanë lajmëruar menjëhërë policinë për të mësuar diça më tepër rreth tij. Sapo kanë marrë informacion forcat e policsë së komisariatit nr 1 kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet përkatëse. Thibonet kishte më shumë se 24 orë që ishte vetëvarur nga momenti i gjetjes së trupit të tij nga policia.

VETËVARJA

Xavier Thibonet 42 vjeç, me origjinë franceze ishte i martuar me një shtetase ruse, më të cilën jetonte në Tiranë në rrugën "Pjetër Budi". Kishte afro dy javë që bashkëshortja e tij ishte nisur tek familja e saj në Rusi ndaj dhe Xavieri jetonte i vetëm në shtëpi për këtë periudhë kohe. Viktima dyshohet se kishte kryer aktin e vetëvrasjes në orët e vona të mbrëmjen e së premtes. Fillimisht Xavieri kishte siguruar të mbyllte derën kryesore me çels nga brenda, televizorin e kishte lënë të ndezur dhe disa nga orienditë e shtëpisë ishin të ç'rregullta. Në gjendje të ngarkuar psikologjike ai ka shkuar në tualet dhe pasi ka hequr rripin e pantallonave e ka lidhur në pjesët e mbajtëses së ganxhave të dushit. Pasi e

U gjet në banjë me rrip pantallonash kolegët lajmëruan në polici four. Aktualisht në sajë të informacioneve paraprake, policia e kryeqytetit që u morr me hetimin e çështjes, thanë se viktima mund të ketë varur veten si pasojë e një gjendje të mbingarkuar psikologjike. Nuk janë të qarta ende shkaqet që e çuan drejtorin të vetëvarej.

DEKLARATAT

ka tërhequr disa herë drejt qafës ai është vetëvarur pa lënë asnjë lloj shënimi. Pas lajmërimit të forcave të policisë u bë e mundur gjetja e trupit të tij në tualet. Në vendngjarje erdhën dhe Inspektorë të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit si dhe disa ekspertët të huaj. Policia tentoi të hapte derën por ishte e pamundur. E vetmja zgjidhje për ta ishte kalimi përmes dritares, pasi dhe Xavier Thibonet jetonte në katin e tretë të pallatit.

HETIMET

Në sajë të hetimeve të kryera ekspertët e kriminalistikës konstatuan se rasti konkret ishte një "vetëvarje e pastër", gjë e cila nënkupton se s'ka pasur asnjë të dyshuar që mund të ketë gisht në këtë ngjarje. Motivet mbeten ende të paqarta për policinë, pasi burimet thanë se do të merren në pyetje të gjithë kolegët e tij, të cilët do të dëshmojnë rreth situatës që i ishte krijuar drejtorit të përgjithshëm të hipermarketit Carre-

Të vetmit që kanë dëshmuar lidhur me vetëvarjen e Xavier Thibonet kanë qenë kolegët e tij të hipermarketit Carrefour. Kolegët e tij kanë dëshmuar se drejtori i tyre kishte afro dy ditë që nuk kishte ardhur në punë. Ata e kanë marrë disa herë në telefon por askush nuk përgjigjej. Pas tentativave të shumta për të kontaktuar me të çdo gjë ishte e pamundur, pasi viktima fiku telefonin. Ndërkaq njëri prej kolëgëve të marrë në pyetje ka treguar se kanë qenë të shqetësuar ndaj dhe kanë lajmëruar forcat e policisë. "Nuk ka pasur asnjë problem në punë, pasi çdo që po shkonte më së miri, madje nuk mendoj se ka qenë puna arsyeja e vetëvrajes- tha kolegu duke cituar për ndonjë problem familjar personal. Të dhënat e tjera kanë qenë gjera të përgjithshme, lidhur me takimet e fundit që ai kishte bërë në zyrë.

POLICIA

Versioni zyrtar i policisë lidhur me ngjarjen është përcaktuar vetëvarje e pastër. Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, mësohet se nuk dyshohet që ngjarja të ketë qënë e qëllimtë. Policia mendon se e vetmja pistë që i shtyn drejt motivit të vetëvarjes është pikërisht gjendja e ngarkuar psikologjike e tij.

?

PYETJE PERGJIGJE

Pse ishte në Shqipëri Xavier Thibonnet?

„

Ishte emëruar nga kompania Carrefour në Francë të drejtonte filialin më të ri të kësaj kompanie në Tiranë, në qendrën tregtare TEG. Kishte disa muaj që qëndronte në Shqipëri.

Kur u hap aktiviteti?

„

Hipermarketi me sipërfaqe 6.500 m² u përurua në 26 nëntor në Tiranë dhe ështëi pari në Shqipëri. bëhet fjalë për një ndërmarrje të përbashkët e cila është e kontrolluar 60% nga rrjeti i supermarketeve greke Marinopoulos dhe 40% nga Carrefour Marinopoulos (grup i kontrolluar nga grupi grek Marinopoulos dhe Carrefour).

Çfarë deklaroi zyra e shtypit në Francë?

„

Të pyetur nga shqiptarja.com, zyrtarët e Carrefour në Francë deklarojnë se u vjen keq për vdekjen e Thibonnet, por nuk duan të bëjnë komente të mëtejshme sepse “ka një hetim nga policia shqiptare”. Ata në emailin e tyre drejtuar gazetës, i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve dhe të njohurve.

Shtëpia ku jetonte drejtori i Carrefour, Xavier Thibonet

Intervista

Djali i pronarit: "Xavieri s'kishte probleme me gruan" S

ajmir Duka, djali i pr onarit të një shtëpisë ku jetonte Xavier Thibonet ka pranuar të japë një intervistë për shqiptarja.com duke rrëfyer si si u njoh me francezin dhe si ishin lidhur për të marrë shtëpinë me qira. Sajmiri ka treguar dhe momentet si u njoftua mbi vetëvarjen e qiraxhiut të tij. Sa kohë kishit që lëshuat shtëpinë me qira? Kisha rreth 7 muaj që kisha lëshuar shtëpinë me qira. E njihnit më parë Xavierin? Jo. Nuk e njihja. Me të pata kontakt përmes një agjensie private, e cila gjeti si klient Xavierin për të ardhur me qira në pallatin tonë në katin e 3-të, në rrugën "Pjetër Budi". Ramë në konsensus me çmimin dhe atë që ne i ofruam. Me kë jetonte ai? Ai jetonte me gruan e tij, ishte shtetase ruse. Kishte rreth 1 muaj që ishin martuar. A kishte probleme me të? Jo aspak. Ata shkonin mirë se një muaj kishin që ishin martuar. Mendoni se u vetëvra

nga ikja e gruas në Rusi? Absolutisht jo. Ata ishin çift i përsosur, madje bashkëshortja ime kishte muhabet me të dhe ishte vajzë e respektuar. Ajo iku në Rusi për çështje dokumentash se i skadonte viza. S'ka lidhje vetëvarja e tij nga largimi i saj për disa ditë nga shqipëria. Nga e morët vesh njoftimin mbi vetëvarjen e tij? Pastruesja e pallatit kishte shkuar disa herë në shtëpinë e tij, por e kishte gjetur derën të mbyllur. Ajo na njoftoi ne mbi këtë fakt. Pasi shkuam atje na erdhi habi që nuk kishte njeri. Nusja ime kishte numrin e telefonit të tij, por ai nuk përgjigjej. Më pas na thanë se ishte vetëvarur. E kishit marrë qiranë e fundit? Jo nuk e kishim marrë. E çrëndësi ka qiraja kur ai nuk është më. Në s'kishim pasur ndonjëherë probleme qeraje me ta. Na vjen keq për të që iku i ri. Cfarë përshtypjesh kishit për të? Unë e shihja shumë rrallë. Madje e kam takuar 3 ose 4 herë. Këto takime ai me ka lënë impresione pozitive, më dukej njeri i mirë, i qetë.


E diel, 4 dhjetor 2011

11

AKTUALITET

Buxheti i shërbimit sekret, qeveria i shton "thërrime"

I

nati i qeverisë me SHISH, duket se nuk reflekton vetëm me sulme politike, por edhe në përcaktimin e buxhetit për atë. Pas debateve të shumta, mazhoranca, pranoi të japë një shumë shtesë në buxhetin e Shqrbimit Informativ, për vitin 2012. Më 23 nëntor në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, u ra dakord me konsensus nga të dyja palët që t'i

shtohet një fond prej 50 milionë lekësh, SHISH-it. Kërkesa ishte bërë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare dy ditë më pare, dhe u pranua nga të gjithë deputetët. Deputeti i Partisë Socialiste në këtë komision, Arben Malaj, ngriti alarmin për mënyrën diskriminuese që qeveria prej vitesh e trajton këtë institucion, të një rëndësie të veçantë kombëtare. "Për SHISH qenkan

dhënë 50 milionë!. Nuk jemi katandisur në këtë situatë buxhetore që edhe për SHISH, element i sigurisë tonë kombëtare të bëhet debat publik pa fund në komisione, duke treguar që s'ka as naftë, as letër. Problemi është që ky, nuk është viti i parë. Sa herë jemi ne këtu, ka tre-katër vjet që është i njëjti shqetësim me Prokurorinë, me SHISH, apo me Gjyqësorin", tha Malaj.

Takimi ka zgjatur disa orë. SHISH pa para. Siguria kombëtare, në rrezik

SHISH në alarm, Shaqiri takim urgjent me ambasadorin Arvizu Lajmi Situata e rëndë ekonomike që ka përfshirë SHërbimin Informativ Kombëtar, si dhe çështje të tjera delikate të sigurisë kombëtare, kanë detyruar kreun e këtij institucioni Bahri Shaqiri, të kërkojë një takim urgjent me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. „„„

TIRANE

POLI HOXHA

T

akimi mes kryetarit të SHISH dhe kryediplo matit të SHBA, është zhvilluar ditën e premte dhe ka zgjatur disa orë. Lajmi konfirmohet nga burime konfidenciale brenda ambasadës USA. Sipas tyre, në takim kreu i SHISH ka qenë i shoqëruar nga bashkëpuntor të afërt, kurse Arvizu nga specialistë të problemeve të shërbimeve inteligjente.

TAKIMI

Takimi që është zhvilluar në ambjentet e ambasadës, mëso-

32 16

KABLLOGRAMI

Si SHBA, detyroi Berishën të mos shkarkonte Shaqirin

A

mbasada e amerikane në Tiranë në një nga raportet e saj për Departamentin e Shtetit të zbardhura nga Ëikileaks, thotë se përpjekja e parë e Berishës për të vënë nën kontroll SHISH-in përmes zëvendësimit të Bahri Shaqirit, solli një betejë të gjatë mes kryeministrit dhe presidentit dhe se qe pikërisht ndërhyrja e qeverisë së SHBAve ajo që siguroi mosshkarkimin e Shaqirit dhe që shpëtoi shërbimin sekret nga kontrolli politik. "Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e SHBA-ve siguroi që drejtori (Bahri Shaqiri, një kontakt i çmuar dhe shumë profesional) u lejua të mbetej drejtor. Deri më sot Berisha ka refuzuar të takohet me drejtorin Shaqiri," - thotë kabllogrami në fjalë. het se nuk ka qenë i paraplanifikuar, por i kërkuar në mënyrë urgjente nga kreu i shërbimit

sekret shqiptar. Sipas burimeve, një nga temat kryesore të bisedës,

ka qenë kriza e rëndë ekonomike që ka përfshirë buxhetin e SHISH, i cili çdo vit shkurtohet nga qeveria. Institucioni që merret direkt me sigurinë kombëtare, është katandisur në atë pike, që jo vetëm nuk ka para për të paguar agjentët dhe dietat e tyre, por puna ka arritur deri edhe në shtrëngesa për karburant e kancelari. Ambasadori Arvizu është informuar nga Shaqiri, për problemet e mëdha që po ju krijohen për sa i përket ndjekjes së çështjeve të sigurisë kombëtare me rëndësi të veçantë, të cilat kërkojnë më shumë burime njerëzore dhe fonde. Shërbimi Informativ Shtetëror, prej tre muajsh nuk ka para të paguajë punonjësit e tij. Janë dhjetra e qindra oficerë dhe informator të fshehtë, të cilët "paguhen" vetëm me copa letrash ku vërtetohet shpërblimi dhe dietat për punën që kanë kryer. E gjithë kjo situatë ka theksuar Shaqiri në takimin me Arvizun, rrezikon rëndë sigurinë kombëtare të një vendi, i cili është edhe anëtar i NATO. Nga ana tjetër ambasadori amerikan, pasi është njohur në hollësi me situatën ka garantuar kryetarin e SHISH, se vendi i tij por edhe shërbimet inteligjente të tjera homologe mike, do tu japin ndihmë të pakursyer për të vazhduar punën specifike të tyre në

mbrojtje të sigurisë kombëtare.

ALARMI

Kreu i SHISH, mësohet se gjatë këtij takimi, ka cekur edhe tema të mprehta, si tendenca e politikës për ti penguar në punën e tyre, marëdhëniet me Kuvendin dhe Qeverinë. Ai ka shprehur shqetësimin se krimi i organizuar dhe mafia ndërkombëtare, ka arritur të penetrojë dhe të ketë ndikim në klasën politike shqiptare. Gjithashtu, sipas burimeve është ngritur alarmi, se në vendin tonë si anëtar të NATO, po depërtojnë para të krimit apo të shërbimeve sekrete të vendeve jo mike, nën petkun e investimeve dhe biznesit. Problematik dhe alarmant, duket se është tendenca e segmenteve të errët ndërkombëtar, të lidhur me politikanë e biznese të dyshimta në vend, për të blerë troje të shumta në zona strategjike për zhvillimin e ardhshëm të vendit. Arvizu u informua edhe për alarmin që pak kohë më parë, vetë Shaqiri ka ngritur në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, se mafia, krimi organizuar dhe shërbimet sekrete të vendeve te huaja, kanë sponsorizuar për emërimin dhe ngjitjen në karrierë të qeveritarëve dhe politikanëve. Sipas kreut të SHISH, këta persona vazhdojnë, ende të mbajnë lidhje të ngushta me sponsorizuesit.

Ambasada:

Njerëz të Berishës në SHISH, por pa akses „„„

N

TIRANE

ë një kabllogrami i ambasadës amerikane në Tiranë, për Departamentin e Shtetit, i muajit dhjetorit 2007, me kodin 07TIRANA1090, thuhet: "Ka patur shumë incidente kur hetimet mbi krimin e organizuar janë ndaluar në rrethana të panjohura ose kanë dështuar në grumbullimin e provave që dyshohej se ekzistonin, duke sugjeruar që mund të ketë penetrim në nivel të ulët të SHISH nga elementët e krimit të organizuar, por ne nuk jemi në gjendje të dallojmë mundësi (për infiltrim) në nivele më të larta". Në të njëjtin informacion, thuhet se Kryeministri Berisha dhe kreu aktual i SHISH Bahri Shaqiri, nuk ko-

munikojnë fare me njëri-tjetrin, por pavarësisht kësaj, pas kthimit të Partisë Demokratike në pushtet, raportohet se së paku dy militantë të PD-së janë emëruar si punonjës të SHISH. "Militantë të njohur të Partisë Demokratike në pushtet me lidhje të drejtpërdrejta me kryeministrin u emëruan si Shef i Personenlit dhe në zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm. Shefi i Personelit ka orkestruar disa emërime dhe punësime që nuk përmbushin objektivat e SHISH për zhvillimin profesional, megjithëse drejtori Shaqiri, teorikisht ka vendimin final mbi të gjitha punësimet. Shkurtimet buxhetore, të cilat kohët e fundit kanë marrë përmasa drastike, e kanë pen-

guar SHISH në kryerjen e punëve të veta dhe janë perceptuar nga disa njerës brenda agjencisë, si një përpjekje për të ndikuar mbi sjelljen e saj. Pavarësisht këtyre sfidave, ka shumë pak prova se shumica e personelit të SHISH është dorëzuar përballë ndikimeve specifike politike. Të dy të emëruarit politik në SHISH (Shefi Personelit dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm) nuk kanë akses në informacionin operacional", thuhet mes të tjerave në këtë kabllogram. Raporti diplomatik vëren gjithashtu se një pjesë e drejtuesve të SHISH janë të përgjegjshëm për rëndësinë e të qenit jashtë ndikimit të politikës dhe se po luftojnë për të ruajtur pavarësinë.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë është SHISH?

„

Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) është institucion qendror, që varet nga Kryetari i Këshillit të Ministrave. Detyrimi i tij kushtetues është ruajtja e Sigurisë dhe interesave kombëtare, politike e ekonomike, SHISH siguron inteligjencë nga jashtë e brenda Shqipërisë. Shërbimi Informativ Kombëtar nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor. Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së këtij organi.. Shërbimi Informativ Kombëtar është organ i depolitizuar. Punonjësit e tij detyrohen të nënshkruajnë e të zbatojnë deklaratën e departizimit.

Si funksionon SHISH?

„

Veprimtaria informative e SHISH është në mënyrë të padiskutueshme e pavarur por edhe e ndërvarur me/nga institucione të tjera shtetërore.. SHISH informon rregullisht Presidentin dhe Kryeministrin në zbatim të prerogativave të tyre por në raste të vecanta edhe ministra apo titullarë institucionesh të tjera me qëllim vënien e tyre në dijeni të fakteve dhe marrjen e masave të nevojëshme. Kryetari i SHISH-it informon dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe te Kryetari i Këshillit të Ministrave për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar.

Kush e mbikqyr SHISH?

„

Në realizimin e detyrave të tij, SHISH mbikqyret nga Kuvendi ( në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo me anë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe Mbrojtjes), nga Qeveria dhe Prokurori i Përgjithshëm.


12

mërkurë, 30

E diel, 4 dhjetor 2011

AKTUALITET BERAT, DIGJEN SHTËPITË MUZE

VLORË, VODHI DRU, ARRESTOHET

Tri banesa janë përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën muzeale të qytetit të "1001 dritareve në Berat". Ngjarja shkaktoi dëme materiale por pa pasoja në njerëz. Një prej shtëpive është shkrumbuar plotësisht, kurse dy të tjerat janë dëmtuar pjesërisht për shkak të afërsisë karakteristike në lagjen "Goricë". Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku brenda pak orësh kanë mundur të neutralizojnë flakët.

Hyri në ambientet e një firme private në Vlorë, duke tentuar të vjedh një sasi prej 5 m³. Nga burimet zyrtare të Policisë, bëhet e ditur se shtetasi i arrestuar është, Shyqiri Alliu, 55 vjeç banues në lagjen "24Maji". Arrestimi i tij u bë, pasi ky shtetas ka hyrë në ambientet e firmës "Dashi 2006" nga ku ka marrë një sasi prej 5 m³ lëndë drusore. Menjëherë pas sinjalizimit, polica ka bërë të mundur arrestimin e Alliut.

Arrestohet specialistja e MF, Alketa Broci

Lajmi Tentuan të korruptonin me 15 mijë euro një prokuror, por janë prangosur në flagrancë nga TASK FORCE. Pas një periudhe disa ditore ndjkjesh dhe p ë r g i m e s h , prokuroria e Shkodrës, ka arrestuar dje një specialiste të Ministrisë së Financave, e cila tentoi të mbyllte me rryshfet një procedim penal, në bashkëpunim me një "sekser". „„„

Rryshfet 15 mijë euro për prokurorin pranga zyrtares Tentuan të pushonin çështjen për vjedhjen e filialit të postës

TIRANE

POLI HOXHA

P

rokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pak kohë më parë, ka ndaluar dhe filluar hetimet për procedimin penal në ngarkim të shtetases Rajmonda Juka, me detyrë arkëtare në filialin e postës Shkodër. Por gjatë vazhdimit të hetimit, nëpërmjet përgjimeve, hetuesit zbuluan se ajo po bashkëpunonte me specialisten e Ministrisë së Financave Alketa Brocin, me qëllim gjetjen e mënyrës për të korruptuar prokurorin e çështjes së saj. Kjo e fundit, ja ka marë përsipër këtë "nder", pasi kishte gjetur njeriun që do të ndërhynte te prokurori, të arrestuarin tjetër. Petrit Perlokaj.

PËRGJIMI

Oficerët e TASK FORCE, kanë qenë në dijeni prej disa ditësh për planin e specialistes së Ministrisë së Finan-

Gjatë vazhdimit të hetimit, nëpërmjet përgjimeve, hetuesit zbuluan se ajo po bashkëpunonte me specialisten Alketa Broci cave Alketa Brocit me sekserin Petrit Pepkolaj, për ti marrë 15 mijë euro të hetuarës së tyre për vjedhje në

postën e qytetit të Shkodrës, Rajmonda Juka. Gjithshka është zbuluar gjatë përgjimit të punonjëses së postës e cila ndërkohë ishte e proceduar penalisht në gjendje të lirë. Por është pritur vetëm momenti i dorëzimit të parave. Menjëherë, pas realizimit të dorëzimit të shumës prej 15 mijë euro, oficerë të Policisë Gjyqësore, kanë realizuar arrestimin në flagrancë te Petrit Pepkolaj dhe Alketa Brocit, persona nën hetim për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", e kryer ne bashkëpunim dhe e parashikuar nga neni 145/2 i K.Penal. Gjithashtu në momentin e arrestimit të dy per-

sonave të mësipërm, Petrit Pepkolaj iu sekuestrua edhe shuma e parave prej 15.000 Euro, e dorëzuar në atë moment nga Alketa Broci, e cila

Pas realizimit të dorëzimit të shumës prej 15 mijë euro, oficerë të Policisë Gjyqësore, kanë realizuar arrestimin e dy sekserëve ja kishte kërkuar shtetases Rajmonda Juka.

ARRESTIMI

Ish punonjësja e postës

në qytetin e Shkodrës Rajmonda Juka, jo vetëm që nuk ka arritur dot të shpëtojë nga procedimi i parë që prokuroria i ka nisur për arësye se ka kryer vjedhje dhe falsifikime në filiali ku punonte, por tashmë është prangosur dhe do të përgjigjet edhe për një vepër tjetër penale, po aq të rëndë. Me urdhër të Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, është bërë edhe ndalimi i saj, për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Prokuroria konfirmoi se po i vazhdon hetimet edhe për veprat e tjera penale për të cilat po hetohet kjo shtetase.

Durrës

Kapen 5 kg heroinë, shkonte në Itali „„„

A

TIRANE

gjentët e Antidrogës së policisë së Durrësit, në bashkëpunim me homologët e tyre në Drejtorinë e Policisë së Fierit, kanë realizuar dje një operacion të sukseshëm duke kapur një sasi të konsiderueshme heroine. Janë kapur plot 5 kilogram heroinë në makinën 27 vjeçarit Ludmir Kuqi nga Fieri. Operacioni është kryer pasditen e djeshme në kryqëzimin e "Plepave", kur forcat e policisë pas një kontrolli të paraplanifikuar në automjetin tip 'Golf' me targë AA 308 AP, kanë zbuluar drogën e fshehur në 8 pako të mbështjella me plasmas. Sipas policisë së qytetit bregdetar,

droga u gjet ne pjësën anësore të pasagjerit në automjet, i cili udhëtontë nga qyteti i Ferit. Burimet zyrtare thanë se po hetohet për destinacionin e kësaj sasi të konsiderueshme, por sipas hetimeve paraprake, ajo ishte e destinuar për në Itali. Ndërkohë po në Durrës, Struktura e luftës Kundër Narkotikëve Durrës kanë kryer kapjen e disa personave, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për trafikim të narkotikëve. Kështu dje në orën 17:00, është bërë ndalimi i Sami Osmani, 59 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Bolzanos në Itali, me vendim të datës 22 korrik 2011, e ka dënuar këtë shtetas

me 5 vjet, 3 muaj e 13 ditë burgim për vepren penale te trafikimit të narkotikëve. Në orën 21:00, u bë ndalimi i shtetases N. O., 54 vjeçe, edhe kjo banuese në Durrës, dënuar po nga gjykata e Bolzanos, me 5 vjet, 5 muaj e 14 dite burgim për trafikimit te narkotikeve. Në të njëjtën orë u bë ndalimi edhe i shtetases E. T., 32 vjeçe, banuese në Durres, sepse gjykata e Bolzanos, e ka dënuar edhe këtë shtetase me 5 vjet, 8 muaj e 19 dite burgim për trafikimi të narkotikeve. Për tre shtetasit e lartpërmendur do të ndiqen procedurat për ekstradimin e tyre dhe vënien në dispozicion të autoriteteve te drejtësisë italiane

DURRËS

Arrestohet shpërndarësja e drogës

Q

ënia femër, nuk e ka shpëtuar dot një 25 vjeçare nga qyteti i Durrësit që kishte vendosur të "vetpunësohej" si shpërndarëse droge, nga prangat e policisë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë të qytetit bregdetar, 25 vjeçarja, me inicialet I.K, është arrestuar dje rreth orës 08.35 të mëngjesit në flagrancë. Pas kontrollit të bërë në makinën me të cilën udhëtonte, një "Ford" me targa AH418HA, asaj ju gjet një qese me 9 gramë kanabis sativa. Kapja e saj është bërë pas një ndjekje të gjatë të agjentëve të antidrogës. Policia nuk jep të dhëna, nëse 25 vjeçarja e kryente këtë aktivitet, vetëm apo me persona të tjerë. Po dje është arrestuar dhe një person tjetër që dyshohet se kryente trafikun e drogës në sasi të vogla. Personi tjetër i arrestuar është Bekim Isufi, 18 vjeç, banues në Rrashbull të Durrësit. Ai është kapur në lagjen Nr. 14 në Durrës.


POETI RRËFEN LETËRSINË NË DIKT ATURË, LEXIMET DIKTA LEXIMET,, LIDHJEN, DISIDENTËT E VËRTETË... Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

E-mail: rilindasi@gmail.com

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com Nr: 2

E diel, 4 dhjetor 201 1 2011

Redaktore: Admirina PEÇI

UNE I NJOH SHERBESTARET!

Primo Shllaku analizon: Kadarenë, Agollin, Xoxën, Shuteriqin... Admirina Peçi admirinapeci@gmail.com ○

K

jo intervistë me shumë pyetje, ngacmuese dhe të drejtpërdrejta, (jo pa qëllim) zbërthen një poet të veçantë, i cili kohën e diktaturës e kaloi, brenda dhe thellë letërsisë, por jashtë botimeve. Gjykimet e këtij poeti, i ngjajnë një skaneri të letërsisë tonë të realizmit socialist, që është i ndryshëm nga ai që bëhet ende sot, 20 vite pas rrëzimti të diktaturës. Ndryshimi këtë herë është këndi i shikimit, që na ofron Primo Shllaku, mbase një gjykim të pamëshirshëm për disa, por shumë të qartë për një pjesë tjetër... Primo jeta juaj nisi në dikturë dhe rinia kulmoi në kohën më të errët që mund të ekzistonte për një poet. A të është dridhur dora kur shkruaje vargje jashtë skemës së realizmit socialist? Si

Në foto: Primo Shllaku

Disidentët? Janë: Zorba, VVehbi ehbi Ademi, Lec Shllaku, Sandër Gera, Anton Çefa Po disidentët? A kishte vërtet të tillë? Kur i keni lexuar ju veprat e tyre? Lavdi Zotit që na e kemi nji disidencë. Përndryshe do të ishte si me thanë se kush nuk e ushtron institucionin e lirisë, ka rrez-

ik të mos jetë i denjë për liri. Liria âsht aty për t'u përdorë. Dhe njerzit mandej vlersohen e gjykohen simbas mnyrës sesi e kanë përdorë lirinë e tyne. Pra problemi, parasëgjithash, âsht rreptsisht moral. Nuk kam thanë kurr se sh-

krimtarët shërbestarë nuk ishin me talent, me aftsi ose të pajisun me dell artistik. Zhgrryemja e talentit mbas nji çeshtje të cilën ti mâ vonë e deklaron se nuk e ke besue, përban kontradiktën dhe fatkeqsinë e... faqe 16 ○

ishte bota juaj krijuese? Na ishim njerz të epokës së diktaturës. Kishim lé dhe ishim rritë gjatë saj. Na rriteshim si njerz dhe ajo rritej si diktaturë. Ktu duhet të ketë ndodhë edhe ndamja e jonë prej saj. Unë e di se kam të përbashkët me jetën e diktaturës vetëm pjesën e pavetdishme të jetës sime. Në mjedisin tim familjar shum prej të mdhejve merreshin me shkrime, ose, të paktën, shifeshin të tretun ose të vetmuem para librash të stërpërdorun dhe letrash të bardha të pazana fill. Prindët e mi në kuptimin mâ të gjanë se natyralë merreshin me shkrime. Unë nuk kisha se si të delja poçar ose bari. Megjithatê koha ishte e vështirë, por poetikisht dhe artistikisht ishte shum interesante, por aq interesante sa mos me dëshirue me ia pà bojën për 1000 vjet. Jeta jonë ishte kontradiktore. Objektivisht ajo ishte interesante, sepse e kishte harlisë sfidën personale të secilit. faqe 14 Subjektivisht secili... ○

Kontributi arbëresh për pavarësinë dhe bashkimin e Italisë

“Udhëtari” fragment nga romani i fundit i Godos

Aktivizimi i arbëreshëve në Risorxhemneton italiane nga fundi i shek. XVIII, deri në luftën çlirimtare Garibaldine të viti 1860

“Udhëtari", është një roman që sjell një rrëfim krejt tjetër mbi luftën, ndryshe nga interpretimi stereotip i periudhës së diktaturës

Prof. Nasho Jorgaqi

P

jesëmarrja aktive e di asporës shqiptare dhe kontributi i saj në lëvizjet nacionale, që u zhvilluan në Europë në shekullin XIX, përbën një fenomen historik me rëndësi të veçantë, që e bën popullin shqiptar të krenohet. Kjo u demonstrua, së pari, në Revolucionin grek të vitit 1821 e më pas në luftën për pavarësinë e Rumanisë, por akoma më fuqishëm në epopenë për çlirimin dhe bashkimin e Italisë. Arbëreshët shkruan me gjak një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së lavdishme të Risorxhimentos italiane. Të mërguar nga Shqipëria, pas epopesë skënderbejane të shek. XV, ata gjetën strehë në Italinë mike, duke u

shpërndarë në vijë të drejtë prej 1000 km nga Abrucio në Sicili. Atdheu i Dantes dhe i Galileut, i Mikelanxhelos dhe i Garibaldit, u bë atdheu i tyre i dytë. Prania e veprimtaria e arbëreshëve në jetën dhe historinë e Italisë mesjetare janë të njohura, veçanërisht në Republikën e Venedikut dhe në Mbretërinë e bashkuar të Napolit. Por roli i tyre në hapësirat italike mori përmasa kombëtare dhe hyri me nder në historinë moderne me ngjarjet madhore të shek. XIX. Do të ishin idetë e shenjta të lirisë, të Çlirimit nga robëria dhe tirania, ato që zgjuan ndërgjegjen qytetare arbëreshe dhe i bënë të ngrihen në këmbë e të hidhen në luftë krah vëllezërve italianë, duke manifestuar faqe 18 virtytet e... ○

Sabri Godo

I

Pano T açi, vargjet Taçi, e burgut në trotuare Poezitë e fshehura në diktaturë nga poeti i dënuar me 24 vjet burg e internime Admirina Peçi

faqe 17

dajet Bejto Mërkuri mbështeti gjunjët në tokë dhe qëndroi i përkulur mbi pellgun e pastër të burimit. Nën ujë pa Idajet Bejto Mërkurin, të emëruar një ditë më parë komandant kompanie, dhe nuk e njohu. Njeriu nën ujë i dukej kryeneç e me një shqetësim të fshehtë. "U bëre kuadër" i kishte thënë në mbrëmje Qamil Pata, tek rripte mishin e varur në degën e rrapit. Kjo fjala "kuadër", e panjohur më parë, përdorej tani gjithnjë e më shpesh. Dhe flitej nën zë se paskej ardhur një udhëzim që të ruheshin kuadrot, të drejtonin luftën, por jo të dilnin në ballë të sulmit. Qamilit i ndriste koka tullace, kishte futur grushtin nën

lëkurën e deles dhe punonte shpejt. Pastaj kishte hequr thikën nga goja dhe kishte thënë: "Të erdhi papritur. Tani të duhet dhe një pseudonim." Idajeti lau ngadalë duart dhe qafën. Njëri nga shokët mbrapa, Dane Koçiu, kaloi në anën tjetër të burimit. Pak më tej do lahesh i tëri, - i tha Idajetit dhe qeshi. I shndriste fytyra me pushin e hollë. "Qesh në diell e në dëborë. Me të mund të jesh i sigurt në çdo punë" - mendoi Idajeti. Shoku tjetër, Foto Leka, rrinte këmbëkryq pak më tej dhe thithte cigaren me njërin sy të mbyllur. -Besoj do hidhemi me trap. Punon trapi - tha Idajeti. Ata hynë në pyllin e rrapeve, duke hetuar vendin. Komandant Idajeti përpara. Ecte lehtë dhe mënjanonte degët, por... faqe 20 ○


14

www.shqiptarja.com

SHKRIMTARET E diel, 4 dhjetor, 2011

SUPLEMENT JAVOR I

I NTER VIST A L ETËRSIA NTERVIST VISTA Agolli

Kadare

Shuteriqi

Hymnizimi i atdheut socialist që mâ kollaj se askush bâhej vrasës për të gjatë krejt vijës së kufinit shtetnor, ka vulën e shërbestarit dhe të njeriut që beson ato çka shef

Sikurse thotë edhe prof. Pipa, Kadareja âsht shkrimtari mâ i randsishëm i realizmit socialist. Dhe ksaj nuk i thonë pak. Nuk e di pse e refuzon ket titull ai?

Dh.Shuteriqi shum shpejt e mori vesht se nuk mund të ishte shkrimtar. Në ato fillime shkroi ca tregime me partizanë e Luftë dhe siguroi nji faktorizim.

Kadare dhe Agolli dëmtuen psiken Primo Shllaku rrëfen letërsinë në diktaturë, leximet, Lidhjen, shërbestarët, disidentët e vërtetë... vijon nga faqja 13 ...prej nesh i bante llogaritë me nji diçka edhe mâ të keqe simbas postulatit se "ka keq e mâ keq". Unë ende mendoj se nuk ka mâ keq se me mendue se "ka keq e mâ keq". Brêzi ynë bani nji kompromis fatal me fatkeqsinë dhe të keqen. Dhe mbeti i shenuem me tê përjetë. Të pakët mund të jenë ata që patën nji ringjallje. Pak e aspak. Bile nëse ka ndonji, atë as që e njofim ndopak, kaq i thellë e intim âsht procesi dhe akti i ekspiacionit. Të gjitha ata që ndrruen flamuj dhe melodi mbas 90-ës janë racë xhonglerësh të lemë për cirk e për panaire. Unë mos paça punë me ta. As edhe me mâ të mirin, as edhe me mâ të famshmin. Jo, nuk m'âsht dridhë dora. Asnji nuk mund të mendonte se ishte tue bâ nji akt trimosh. Thjesht njeriu ndjente se po ndiqte hyllin e vet dhe besojmat e veta. Në rini âsht patetike me qenë kundër rrymës. Të jesh konformist në rini don me thanë me pasë lé tri herë i vdekun, me qenë i gatuem prej balte dhe me iu pasë afrue artit jo për qëllimet e tij specifike e si vokacion. Por ktu ka shum të bâjë edhe origjina dhe back groundi i afërt i individit. Nji pjesë e madhe e çetës artistike e letrare u afruen me letërsinë për të shpëtue prej jetës në fshat dhe prej bujqsisë. Me lé në fshat nuk ka asgjâ të keqe. Por ata t'ia sillnin shpinën vendlindjes së tyne mbasi të ishin bâ poetë e shkrimtarë dhe jo për t'u bâ poetë e shkrimtarë. Sjellja me lehtësi e shpinës ndaj vendlindjes ka qenë fatale për shum të tillë. Rasti mâ flagrant dhe i bujshëm âsht ai i Martin Camajt. Por ai e përktheu në poezi "tradhtinë" e tij ndaj origjinës. Të tjerët, në rastin mâ të mirë, e kthyen në propagandë që vendin që lanë ata, ta zenin disa të tjerë simbas nji ligji të mbrapshtë të shtetit të atëhershëm. Unë nuk shkrueja mbrenda skemës, por edhe as jashtë skemës. Unë thjesht kam shkrue e shkruej. Mbasi e mbaroj shkrimin herë-herë më duket se e marr vesht se çfarë kam shkrue, kundër apo pro rrymës. Në art nuk mund të jetosh tue ecë alla deriva (kur të merr rryma). Tek na të gjithë që kanë shkue me rrymën janë në pupa si sot, si atëherë. Pra për letrat shqipe faqja nuk u ndrrue. Thjesht kemi h? edhe na që, në kohën kur ata "shinin" e banin ligjin, regjimi nuk do na ndrronte për mish dashi. Tashti na kanë pshtjellë me nji tis indiference dhe shpërnjoftje a thue se ende pritet që na të zbarkojmë në pistën e letrave shqipe. Po riciklohen emna e po ripropozohen modele të kohës së diktaturës. Sistemi piramidal i vlerave nuk ka ndër mend me u çmontue. Disa po bajnë presing të fortë që të mbeten në pjacë. Dhe po mbeten me nji mijë e nji stratagjema në nji kohë kur vepra e tyne ronitet prej trashendencës së Kohës e të ndrrimit të brêzave. E kuptoj sesa e tmerrshme âsht me të vdekë vepra tue qenë autori gjallë. E krahasoj me dhimbjen për humbjen e nji fmije. Por nuk kam respekt për ket lloj dhimbje sepse askush nuk u ka faj sesi ata e jetuen jetën e tyne. Ky agresivitet, ky fodullëk, ky zell me mbetë në kambë tue pasë për patericë nji vepër të shkallmueme prej verdiktit të kohës, flet për disa njerz, të nji lloji të veçantë e të nji gjeografie të veçantë. A njihnit dhe si e njihnit ju aktivitetin e Lidhjes së Shkrimtarëve, privilegjet që shkrimtarët vilnin prej saj dhe dënimet që inicioheshin aty? Lidhja e Shkrimtarëve ishte nji dublikatë e institu-

Kadare e Agolli janë korifejt e letërsisë së socializmit e të diktaturës. Ata kanë sundue me shkëlqim qiellin e letrave shqipe dhe kanë lidhë e kanë zgjidhë. Kanë krijue tendencën dhe kanë ushqye me mija fmijë me dashuni për Partinë e diktaturës dhe për Enverin, diktatorin e Partisë.

cioneve mâ eprore të kohës. Nji dublikatë në miniaturë, kuptohet, por me të njajtat struktura, organizime, instinkte e reflekse. Shkrimtarët zyrtarë që shkruenin për organizmat e shtetit trajtoheshin mirë, gzonin prestigj publik dhe merrnin edhe honorare e mbaheshin me leje krijimtarie. Shteti e paguente shtrêjtë artin zyrtar dhe propagandën që ai kishte marrë përsipër. Shkrimtarët kishin privilegje relative. Ata merrnin nga nji rrogë tue u marrë me letërsi dhe me krijimtari. Thjesht nuk kishin detyrimin me u paraqitë diku në nji vendpunim, shkollë, institucion a ndërmarrje prodhimi. I shpëtonin orareve dhe mbikqyrjes së displinës. Kaq, të tjerat ishin uniforme për të gjithë nënshtetasit e Republikës së Dytë dhe të Tretë. Ndërmarrjet, ndër to edhe Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve, ishin vendi ku fitoje bukën, kaloje jetën, rininë, burrninë dhe, me raste, edhe nji hurb pleqnie. Por që të plakeshe aty duhet të ishe me fat ose me lidhje vertikale. Përndryshe rruga ishte plot me të paprituna, guma, stërkambca, tradhti, zili, thashetheme e deri spiunime. Dhe kto të gjitha i ndodhnin atyne që ditë e natë mendonin si e si me ia shpërblye sa mâ mirë shtetit që i kishte bâ poetë dhe shkrimtarë. Edhe në sektorin e artit shteti flijonte kurbanë periodikë sikurse në fushën e egër të politikës ku kurbanët ishin deterrentët e mbajtësit në kambë të nji psikoze lufte të pafund. A e lexoje letërsinë që botohej aso kohe? Për nji kohë të gjatë lexoja rregullisht. Kjo për dy arsye. Si njeri i shkrimeve doja me përkitë diku, me qenë diku nëpërmjet të qenit me dikë, i dikujt, i ngjashëm ose vazhdues i dikujt. E kam pasë ndie qysh krejt herët se letërsia jonë ishte nji letërsi atipike, asnji nuk i përngjiste asnjenit, nuk kishim shkollë të mirëfilltë artistike, frymë të përbashkët. Shkrimtarët shqiptarë nuk kishin nji plazëm të përbashkët, me përjashtim të Rilindjes. Por edhe ajo nëmos... Shkrimtarët e RS i lidhte direktiva ideologjike dhe ndërhymja e shtetit në detaje të krijimtarisë. Leximet e mia ishin mâ i bukri zhgënjim. Letërsia funksionale që shkruhej aso kohe ndër ne ishte uniforme, servile, e nënshtrueme, pa ide të reja dhe frigaçe. Rezultati i saj mbi çdo vetdijë të lirë a që priret kah liria e mvetësia: neveri. E dyta âsht se unë kam qenë msues letërsie dhe detyrimisht duhej të përditsoja nxansit me produktin mâ të ri të kohës. Leximi i asaj letërsie ishte nji torturë në vete. Unë them se edhe nxansit nuk kishin nji interes për tê. Ajo letërsi nuk ngjallte asnji kureshtje. Temat e ndotuna me ideologji dhe "aktualitet" ishin të amshta dhe diheshin pa u lexue. Letërsia nuk e msonte njeriun si me jetue, por si me sakrifikue e si me jetue mâ pak e mâ keq. Personazhet ishin kthye në shejtorë e shkrimtarët në klerike, edhe pse ndër ne kndonte solo e në mi settima ateizmi mâ xhahil. Çfarë misioni kishte sipas juash letërsia e Realizmit Socialist? Çfarë ndikimi pati tek lexuesit e kohës? Kjo letërsi nuk kishte asnji mision artistik. Shumshum mund të themi se kishte nji mision dublikimi të propagandës. Vetdija djallzore e regjimit e kishte të kjartë se deri në ç'masë privohej kjo shoqni prej të mirave që sjell zhvillimi. Dhe, ngaqë shteti nuk kishte mundsi dhe nuk donte që kjo shoqni të kalonte nji lloj limiti zhvillimi, letërsia e artet hymnizonin punën, klasën puntore, fshatarsinë dhe çdolloj besnikie që jepej e merrej pa shpërblim.

Lexuesi i inicuem e përbuzte ket lloj letërsie. Kurse të tjerët që e merrnin dhe formoheshin prej saj direkt nëpërmjet shkollës, unë them se kanë qenë nën ndikimin e saj. Ky ndikim ose i ngurtsonte njerzit dhe i kthente në robotë, në njerz të konfeksionuem e me personalitet të përsëritun, ose i fanatizonte ata dhe i kthente në gardianë besnikë të regjimit të cilët, përmes gradimeve të herëmbasherëshme, e kishin kuptue se mâ shum i shifej hajri dorëheqjes nga liria sesa lirisë vetë. Cila ishte vepra më e urryer për ju në atë kohë? Po sot? Unë nuk urrej zakonisht. Urrejtja âsht ndjenjë e njerzve të dështuem ose pa edukim. Urrej diktaturën dhe diktatorin, por edhe ata me kusht. Po të më kthejnë edhe njiherë moshën e rinisë, i fali dhe s'kam punë me ta. Përndryshe nuk kam asnji oreks me ndigjue pinjojtë e diktaturës që kanë luksin me qëmtue e me sajue lista të imta të të mirave që kishte diktatura. Diktatura âsht e keqja mâ e madhe që mundet me i ndodhë nji shoqnie. Edhe kur dikush ka qenë produkt i diktaturës, i privilegjuemi i saj dhe marrsi i favoreve prej saj, në nji moment e ban bilancin se diktaturat, kur mbarojnë me të shpallunit si anmiq, nuk qetsohen dhe nuk kthehen në engjëlltura. Ata i vazhdojnë gostitë e tyne kanibale me mishin e të vetëve dhe se askush nuk e ka imunitetin mos me ra nji ditë në kusi dhe me u servirë në nji pjatë. Mjerisht shum njerz te na nuk janë zgjue ende dhe mbajnë mend të mirat e diktaturës. Sidomos të mirën e nji lloj hegjemonizmi dinak që kujton se ka lé me qenë i parë dhe me sundue pa dallim. Kjo mendsi e egër shpesh e ka nda shoqninë tonë në dysh dhe ka pasë edhe përvijime gjeografike. Çfarë përfaqëson për letërsinë shqipe ajo që e quajnë letërsia e shërbestarëve? Mâ parë duhet të shpallen zyrtarisht emnat dhe veprat e atyne që me të drejtë ju po i quekeni shërbestarë. Unë i di se kush janë dhe janë pikrisht ata që nuk interesohen fare për mue. Ky âsht edhe shkaku për të cilin i njof, bile edhe me emna. Problemi âsht se janë shum dhe ata lobojnë, mblidhen bashkë rreth mkatit të përbashkët dhe saldohen fort. Ashtu i pafsha të salduem rreth mkatit artistik e estetik. Se ashtu janë edhe më dallueshëm për atë çka i kanë bâ vetes dhe shoqnisë shqiptare në nji kohë shum delikate të formimit të saj. Ajo nuk âsht letërsi mâ. Ajo âsht rrzue si gardh i kalbun dhe e ka humbë betejën e rileximit. Nuk e lexon mâ askush. Shoqnia shqiptare shef nga Europa si nji model edhe i letërsisë edhe i arteve në përleshje me sfidat e përparimit. Ata nuk lexohen dhe nuk harren. Janë arkivue historikisht si vlera të nji eksperimenti me shum të padituna e me shum të panjoftuna. Kjo letërsi përfaqson nji iluzion historik dhe nji ravgim shpirtnor me shum rrënim e shum dam. Cili është shkrimtari që e udhëheq këtë grup, sipas mendimit tuaj? Kuptohet që kur flasim për iluzione dhe për dame të randa të psikes shoqnore të shqiptarëve në diktaturë, nuk e kam aspak fjalën për Sotir Andonin dhe "Kandilin" e tij "të shuar". Kadare e Agolli janë korifejt e letërsisë së socializmit e të diktaturës. Ata kanë sundue me shkëlqim qiellin e letrave shqipe dhe kanë lidhë e kanë zgjidhë. Kanë krijue tendencën dhe kanë ushqye me


SHKRIMTARET E diel, 4 dhjetor, 2011

SUPLEMENT JAVOR I

15

www.shqiptarja.com

Xoxa

Gjata

Xhuvani

Jakovi ka lanë nji vepër të mirë. Historike, por të mirë me lang e temperaturë njerzore. Edhe pse me strukturë të randueme prej realisti a la Balzac

Fatmiri ka qenë prozator i mirë, por ka endë pëlhurë të politizueme e funksionale. Ka falsifikue ose nuk i ka njoftë të vërtetat.

Dhimitri u shque te "Tuneli" për nji thellim realist. Por jo se doli nga klishetë e RS. Shum-shum mund të thuhet për tê se adoptoi ndonji tezë "revizioniste"

shoqnore të shqiptarëve në diktaturë

Primo Shllaku mija fmijë me dashuni për Partinë e diktaturës dhe për Enverin, diktatorin e Partisë. Nëse ka sot njerz që vërtet e shikojnë me nostalgji at regjim dhe atë sistem, padyshim se nji vend të pamohueshëm formimin e tyne prej fanatikësh kanë edhe kta autorë që, me panegjiriket e tyne, i hoqën breroren Zotit të qiellit dhe ia vendosën mbi kokë nji vagabondi të vjetëve 30-40. Ideologjia e kohës e rafinueme me teknikat letrare e "frymzimin " e vetvetishëm të ktyne autorëve kanë zanë vendin e edukimit delikat qytetar e njerzor në vetdijet e qinda mija shqiptarëve që rriteshin e që me detyrim ua msonin përmendsh vargjet si të ishin ato sure të Kuranit ose parabola të Ungjillit. Çfarë vlerë kanë sot poemat kushtuar Partisë, Enver Hoxhës, jetës së lumtur në komunizëm…një utopie të pazakontë? Mjerim i madh ka plasë ndër ne kur ende dikush si puna e juej që dini se çfarë flisni e që formuloni nji pyetje të tillë. Asht njilloj si me më pyetë se çfarë mendoj për holokaustin nazist mbi hebrejt. Kjo tregon se shkenca shqiptare po ngurron dinakisht me bâ studime mbi historinë tonë mâ të re. Pa u përcaktue epoka, rrugët, tendencat, domosdoshmënitë dhe rastsitë e saj, qëllimet e vërteta të sundimit dhe mbajtja e nji populli peng për 45 vjet, as te hapi, as te hupi, as te bregu, as te deti vetëm e vetëm që diktatori të vdiste në dyshek, asgjâ nuk mund të fillojë seriozisht në ket drejtim. Sot gjysma e shoqnisë shqiptare mendon se komunizmi erdhi ndër ne si rezultat i nji lufte të mirfilltë civile, kurse gjysma tjetër mendojne tradicionalisht se lufta e shqiptarëve në vjetët 1942-44 ishte nacionalçlirimtare dhe e udhëhequn nga komunistët. Në ket terren kaq të polarizuem, si mund të kemi nji pozicionim të historiografëve të letërsisë ? Kjo letërsi, në atë braktisje e mjerim ku ka ra, në fakt e ka nji vlerë të madhe. Ajo na tregon sesi nuk duhet me shkrue si dhe na vërteton se askush nuk ka

aq pare sa me e blé të kaluemen e vet. Po disidentët? A kishte vërtet të tillë? Kur i keni lexuar ju veprat e tyre? Lavdi Zotit që na e kemi nji disidencë. Përndryshe do të ishte si me thanë se kush nuk e ushtron institucionin e lirisë, ka rrezik të mos jetë i denjë për liri. Liria âsht aty për t'u përdorë. Dhe njerzit mandej vlersohen e gjykohen simbas mnyrës sesi e kanë përdorë lirinë e tyne. Pra problemi, parasëgjithash, âsht rreptsisht moral. Nuk kam thanë kurr se shkrimtarët shërbestarë nuk ishin me talent, me aftsi ose të pajisun me dell artistik. Zhgrryemja e talentit mbas nji çeshtje të cilën ti mâ vonë e deklaron se nuk e ke besue, përban kontradiktën dhe fatkeqsinë e autorit si dhe shkakun e bjerrjes së veprës. Kemi disidentë dhe disidenca jonë âsht sui generis dhe nuk mund të zbulohet me kritere të përdoruna në vendet e Lindjes komuniste. Ata kanë shkrue mbrenda hapsinave të lirisë tyne dhe kanë vendosë vetë se kur do ta nxirrnin veprën e tyne për botim. Fakti që nuk kanë botue âsht nji fatkeqsi për autorët disidentë, për sa kohë që ata duhet të përballonin tundimin e dëshirës për botim, por për veprat asnji dam, asnji rrezik. Ato bajnë pjesë në realitetin letrar e kompeticionin e heshtun të letërsive në kohë të kolerës. Randsi ka që kjo lloj letërsie ka ardhë deri tek na e paprekun, kritike, e mbushun me mesazhe, e pajisun me vlera estetike e, sidomos, me aktin sublim të dëshmitarisë si akt qytetar. Pra disidentët tanë që unë kam fillue t'i analizoj në punimin tim mâ të fundit prej rreth 250 faqesh me titull "Nji letërsi tjetër", e kanë là gjobën historike me faktin se nuk patën rini botuese, por ata i sollën shkrimet e tyne në kohën e sotme të paprekuna, të kjarta, pa alegori dhe detyrim leximi alegorik, dëshmi guximi krijues e guximi qytetar që para nevojës së dëshmisë nuk e llogaritën veten dhe familjet e tyne. Të tillë janë Zef Zorba,Vehbi Ademi, Lec Shllaku, Sandër Gera,

Nëse ka sot njerz që vërtet e shikojnë me nostalgji at regjim dhe atë sistem, padyshim se nji vend të pamohueshëm formimin e tyne prej fanatikësh kanë edhe kta autorë që, me panegjiriket e tyne, i hoqën breroren Zotit të qiellit dhe ia vendosën mbi kokë nji vagabondi të vjetëve 30-40.

Anton Çefa e nji mori të tjerë mâ shum e mâ pak të njoftun, të cilët presin me u lirue karrike e vende që të ulen edhe ata në sofrën e shkrimtarisë shqipare të shekullit XX. Pse mendon se po forcohet gjithnji e më shumë për për-pjekja e disa shkrimtarëve për të marrë mbi vete vlera që ngjajnë të pabesueshme për kohën dhe rrethanat e jetës së tyre? Po ky fenomen ka marrë përmasa gjigande. I pari e ka fillue Kadareja. Kurse Agolli âsht ma konsekuent. Ai nuk u bie mohit ideve të tij, të atëhershme e të sotme. Kjo i ban njifarë nderi sepse fenomenti i travestive ka shpërthye keqas ndër ne. Duhet të jetë dhimbje e madhe kur e shef veprën tande që i bien fletët si flokët nji të smundi me kemioterapi. Torturë e madhe të jesh i detyruem me mbetë pafundsisht në morg me veprat e tua të vdekuna. Rinia ka kalue, mundsitë për nji rilancim të vetes janë të paka. Kur ke besue nji jetë në rolin tand prej puthadore dhe në mirëqenien që të ka sigurue, tashti âsht e pamundun me u ba kalorës. Kush ka jetue nji jetë si tokës, nuk mund të kthehet në fluturak, aq mâ tepër që dikujtdikujt i i âsht kthye edhe moti teposhte. Mendimi im personal âsht se askush nuk ka pasë kërçik me sfidue as direkt, as indirekt regjimin. Atij regjimi mendjezi që e mbante brêzin lshue, nuk e kishte luksin me i kundërshtue kush haptaz, as alegorikisht. Në atë kohë s'kanë pasë lé ata driblues. Sot trimnia mbas luftës, âsht prrallë e neveritshme. Ose, prap po e them, ne na duhet me i bâ skonto diktaturës në egërsi e mizori, që të kalojë prralla e Kadaresë gjoja rreth dobsisë së diktatorit për artin e artistët e vërtetë . A mund të rishkruhet, të ndryshohet, historia e një shkrimtari? Çfarë rreziku e shoqëron këtë tentativë? Jeta e njeriut e pson metamorfozën. Unë besoj në rizgjimin e njeriut, bile edhe kapërximin e tij. Rasti i Shën Palit e shën Augustinit janë mjaft elokuentë. Sauli ose shën Pali hyn në histori si përsekutor maniak i të krishtenëve. Nji ditë pson nji shok të mbrendshëm dhe konvertohet. Bâhet mâ i madhi apostull dhe vdes në kryq si martir i idesë së tij. Shën Augustini ishte nji i zdërhallun, por në sajë të së amës, konvertohet dhe bâhet njeni prej doktorëve mâ të ndriçëm të krishtnimit. Historia nuk mund të ndryshohet, për shkak se rrjedhja e kohës ka kahe të detyrueshme dhe jo të prapsueshme. Por jeta e ofron shansin e konvertimit. Konvertohen vetëm ata që psojnë nji tronditje të mbrendshme, nji shok, nji zbulim që ua përmbys ngrehinën e mendimit. Ktyne shkrimtarë, me sa di unë, nuk u ka ndodhë nji gjâ e tillë, sepse ata, deri në fund, përpiqeshin me u kaurdisë me parimet e RS. Bile kishin ndër mend me e përmirsue sistemin, me e bonifikue që diktatura të zgjaste edhe mâ, diktaturë, por nji çikë mâ e butë. Asnji nuk rezultoi se mshefte mbrenda vetes nji lloj artisti tjetër, nji lloj ndriçimi tjetër. Na do t'ua uronim dyzimin si fazë mâ e pafajshme drejt lirisë dhe përgjegjsive intelektuale. "Autori nuk mund të jetojë pa lexuesin e vet", thonin disa. Qe, disidentët jetuen pra. Ata kanë h? nëpër derën e iluzionit dhe kanë mbetë deri në fund me iluzionin. E gjithë bota e tyne ishte ajo që shkruejtën. Kush u kërkon mâ shum, ata i përgjigjen me inat :"Nuk kemi qenë trima, nuk kemi pasë veti prej dëshmori." Mund të japësh një vlerësim nëse përmendim emra konkretë shkritmarësh... P .sh si e vlerëson veprën e P.sh Ismail Kadaresë, para '90-ës? Kadare vjen nga nji qytet pa tradita letrare. Ai u formue në shkolla ruse të cilat janë shkolla me traditë...

vijon nga faqen 16


16

www.shqiptarja.com

SHKRIMTARET E diel, 4 dhjetor, 2011

I NTER VIST A L ETËRSIA NTERVIST VISTA vijon nga faqja 15

Ja kush janë disidentët

...e me autorë të staturës botnore e universale. Kjo ka qenë shum vendimtare për ket autor. Për poezinë kam mendime të vorfna e deri mohuese, sidomos poemat e tij panegjirike. Ka dell, pa tjetër, por për shkak të përmbajtjes gjithçka ka shkue dam. Nuk e di nëse në atë gjendje forme me përmbajtje kaq haptaz funksionale, dikush mund t'i ketë edhe për model. Kto poema ditirambike për epoka e regjime janë rezultat i nji frymzimi shtetnor, të cilit ai, në fakt ai ia ka pà dobinë e hajrin. Unë nuk e di nëse nji poemë mund të lexohet vetëm për formën dhe stilin e saj pa pasë nji përmbajtje, kur ajo, bile, nuk âsht shkrue as simbas parimeve të artit- për- art. Veprat e tjera me sfond e pigmentim politik janë ditirambe të diktatorit dhe të diktaturës. Te "Dimni..." të deklasuemit jetojnë bodrumesh dhe lexojnë filxhanat e kafes, kurse te "Gjenerali..." plaka Nicë që, përfaqsonte popullin dhe i njifej statusi i personazhit pozitiv, me aktin e saj të hakmarrjes mbas vdekjes kalon në rituale të kjarta kanibaliste, si vetë regjimi që të pushkatuemit dhe të vdekunit ndër burgje nuk ua dorzonte familjeve. Kadare ka kndue me zell e me forcë, bile unë kisha me thanë, edhe me bindje entuziazmin e tij për socializmin e bashkëqytetarit dhe mecenatit të tij. Kashkarikat që ka pasë në Lidhje ose me ndonji spiun që asokohe ishin me bollëk, janë mizankena për me simulue konvertimin. Ashtu sikurse thotë edhe prof. Pipa, Kadareja âsht shkrimtari mâ i randsishëm i realizmit socialist. Dhe ksaj nuk i thonë pak. Nuk e di pse e refuzon ket titull ai? Po veprën letrare të Dritëro Agollit? Agolli ka specifikën e njeriut që i ka besue deri në fund regjimit dhe me shkrimet e tij âsht mundue ta riparojë sistemin simbas autorizimeve dhe udhëzimeve të Partisë. Para disa kohësh Artan Lame që nënshkruhet si studiues deklaron me entuziazëm se e ka lexue së fundi "Shkëlqimin e rënien e shokut Zylo" dhe ka mbetë i përshtypun sesi dikush, qoftë ky edhe D.Agolli, ka mujtë me shkrue nji vepër kaq kritike. Unë nuk mbaj mend ndonji "tërmet" mbas botimit të ktij libri e, aq mâ pak, ndonji pasojë të autorit. Libri merret me byrokratët dhe në atë kohë partia e kishte vû bat-bat me byrokracinë. Si rezultat i stërkonsumimit politik të regjimit dhe të shterrjes së çdo varianti politikëbamje mbrenda ngushticës së doktrinës, shteti i kohës duhet ta mbante gjallë kujtimin e tij të forcës. Pra duhej "nakatosë" shoqnia, duhej mbajtë në tension, nën psikozë anmiqsh të mbrendshëm, të tmerrshëm që bâhen edhe mâ të tmerrshëm po të harrohen. Dhe lviznin njerzit nga qyteti në fshat Piramida dhe fshatarët vinin në qytet me ofiqe por pa merita. Libri i ban jehonë ksaj politike dhe Po riciklohen sot mund të lexohet në burg ose spital. Autori i përgjigjej politikave të ditës dhe poliemna e po tikat e ditës i rrahnin shpatullat me kompliripropozohen mentin se je i pazevendsueshëm. Kurse poezia e tij âsht nji poezi anakromodele të konike kur rikthen me tone rilindase shpirtin etnocentrist edhe pse Shqipnia kishte feshës së diktattue 60-vjetorin e shtetformimit dhe të pavarsisë. Hymnizimi i atdheut socialist që mâ urës. Sistemi kollaj se askush bâhej vrasës për të gjatë piramidal i krejt vijës së kufinit shtetnor, ka vulën e shërbestarit dhe të njeriut që beson ato çka vlerave nuk ka shef. Ideja për ta idilizue fshatin dhe jetën atje vepron si teh me dy presa. Orientimi ndër mend me shtetnor drejt fshatit mbulonte falimenu çmontue. timin e ekonomisë dhe tregonte kahje regresive me modelet e zhvillimet. Agolli u Disa po bajnë kndoi ktyne lvizjeve me pasion dhe sinqeritet. Unë nuk do të dëshiroja me qenë në presing të fortë vend të tij. Të Dhimitër Shuteriqit? që të mbeten Dh.Shuteriqi shum shpejt e mori vesht në pjacë. se nuk mund të ishte shkrimtar. Në ato fillime shkroi ca tregime me partizanë e Luftë dhe siguroi nji faktorizim. Me romanin "Çlirimtarët" ai u përpoq t'i paraqiste dëshmorët edhe si çlirimtarë. Siç rezultoi ky ekuacion nuk mund të funksiononte. Mbaslufta solli ndër ne nji regjim diktatorial shum mâ të egër se të mbretit. Dëshmorët banë sakrificën sublime, por u përdorën për të instalue nji regjim gjakatar dhe vllavrasës. Shuteriqi nuk u ndal kurr mâ ta rimendonte ketë temë. La letërsinë dhe u mor me studime.

Zef Zorba,V ehbi Ademi, Lec Zorba,Vehbi Shllaku, Sandër Gera, Anton Çefa

Thonë se ka bâ punë me vlerë. Llazar Siliqit? Llazari ka qenë optimist. Njeri korrekt e me karakter, por mbeti deri në fund optimist, i pazgjuem prej iluzionesh,edhe atëherë kur e spostuen, edhe atëherë kur e detyruen me shkrue në standard e me braktisë gegnishten e tij të bukur. Llazari ka qenë nji figurë e pastër mbrenda RS. Por nuk u zgjue kurr, ose u zgjue vonë. Jakov Xoxës? Jakovi ka lanë nji vepër të mirë. Historike, por të mirë me lang e temperaturë njerzore. Edhe pse me strukturë të randueme prej realisti a la Balzac, edhe pse nuk denjoi me u mshefë sado pak mbas ndonji personazhi,"Lumi i Vdekun" mbetet nji vepër me përjetime prekse e me skena realiste. Edhe pse nën trysni, Xoxe guxoi me prekë erotizmin, bile mjaft të avancuem. I vetmi roman i RS ku dy të rij dashunohen dhe nji palë mbathje grash me gjak lahen në gjolet e Myzeqesë. Primat i hatashëm. Sepse në tanë atë letërsi të RS personazhet ishin qenie unisex, sterilë dhe shyrt e të salduem, puritanë që shumzoheshin me kubikë dhe që i kishin pritë, kur kishin lé, ose mbi lakna, ose te ndonji drandofill. Fatmir Gjatës? Fatmiri ka qenë prozator i mirë, por ka endë pëlhurë të politizueme e funksionale. Ka falsifikue ose nuk i ka njoftë të vërtetat. Trembja e tij prej çakamkut në Zurich tregon se nuk mjafton me qenë shkrimtar i zoti, por duhet me qenë edhe qytetar. Regjimi kishte problem me qytetarët ktu mbrendë, e i duheshin kur i çonte jashtë. Po qytetar nuk bâhesh a la minut. Dhimitër Xhuvanit? Dhimitri u shque te "Tuneli" për nji thellim realist. Por jo se doli nga klishetë e RS. Shum-shum mund të thuhet për tê se adoptoi ndonji tezë "revizioniste", ku personazhi zhvillohet simbas logjikash të mbrendshme dhe jo i telekomanduem. I trembun sa mâ s'bâhet, Xhuvani bani autokritikën me "Përsëri në këmbë", nji prozë e tipit bolshevik me personazhe që shkojnë pa veten e

SUPLEMENT JAVOR I

tyne, që e falin veten e tyne. Mirë që Xhuvani nuk u çue me thanë se unë kam dashtë me thanë se shoqnia shqiptare ishte uloke si Din Hyka. Dhimitri ishte i ndershëm intelektualisht, të paktën. Tani të flasim pak për shkrimtarët e dënuar…si dhe sa i njihni historitë e tyre? Kta shkrimtarë po na i tregojnë vetë historitë e tyne. Kemi raste shum të dhimbshme, por ndër ta ka edhe trafikantë identitetesh biografike, letrare dhe intelektuale. Unë mendoj se fjala "i dënuar" âsht fjalë që duhet ridimensionue. Të dënuem simbas meje janë të gjithë ata që për shkak represioni dhe censure nuk e shpërfaqën produktin e tyne letrar dhe mbeten gjatë pa u prezantue në publik. Ata që ju keni ndër mend janë të burgosun dhe mund të quhen edhe kshtu "shkrimtarë të burgosun". Shkrimtarët e dënuem janë të gjithë ata që, në lidhje me veprimtarinë e krijimtarinë artistike letrare, nuk gjetën hapsinë të shfaqen si të tillë. Po t'i hyjmë klasifikimeve simbas hollsive atëherë do të humbisnim në nji labirint fjalësh e lojnash fjale. Pra kemi shkrimtarë që e refuzuen letërsinë zyrtare edhe si estetikë edhe si pjesëmarrje. Ata u angazhuen në hartimin e nji letërsie tjetër si për kah parimet, si për kah orientimet estetike dhe teknike. Me ket akt ata banë dëshminë e refuzimit dhe të mospjesëmarrjes në falsifikimin e destinacionit të artit. Ndërkaq dalja e tyne në dritë mbas 90-ës na sjell edhe lajmin e gzueshëm se ajo letërsi ka qenë edhe cilsisht e zgjedhun. Pra nëse RS ra dhe la nji vakuum të thellë, kjo letërsi, aniçka se minore në vllim, nuk e la letërsinë shqipe pa degën e saj të lirisë simbas shpirtit të saj tradicional A besoni edhe ju se ata bënë kompromise me regjimin me shpresë se do t'i shpëtonin burgjeve, internimeve, më keq akoma ekzekutimeve..? Einstein-i thotë se "kur vjen koha me mbrojtë jetën, na duhet të tërhiqemi". Në tortura dhe në rrethana ekstreme njeriu mund të mos rezultojë ai që mund të dëshirohej. Nji kundërshtar i regjimit më deklaronte me sinqeritet se ndihej me shum fat që jeta nuk e kishte vû në provë, dmth që nuk kishte ra në dorën e xhelatëve të regjimit. Unë mendoj se në trotura dhe sprovime njeriu ka nji rrethanë të madhe lehtësuese. Dhimbja njerzore âsht e respektueshme deri në justifikim të ligshtisë. Ndryshe âsht kompromisi për karrierë e ndryshe kompromisi sepse të dhemb mishi e kockat. Si duhen shënuar akte të tilla kur të shkruhet historia e letërsisë së kësaj periudhe? Para se gjithash na duhet të kryejmë punë me realizmin socialist. Të stabilizohen kriteret lidhë me rolin, efektet dhe funksionet e tij në jetën shpirtnore të vendit. Disa thonë se ka mbetë kjo punë kur të largohen natyralisht protagonistët e asaj stine. Unë mendoj se delikatesa nuk âsht e keqe, por na sot kemi nji produkt letrar të ri që krijohet për ditë dhe që, për fat të keq, ky produkt po lindet dhe gjallon nën hijen e nji letërsie të vdekun ose gati sa pa vdekë. Kujdesi për të ardhmen e ban urgjent katarsisin në ketë fushë, ku të gjithë do të thirren si të barabartë ndaj përkatsisë dhe si të ndryshëm për kah kontributet. Vazhdojnë me qenë ende lugë e parë autorë që janë ku e ku mâ poshtë se nivelet e veta gjatë diktaturës. Merren si modele dhe bile edhe si simbole. Kjo kulturë e riciklimit i vonon proceset e rikuperimit dhe tranzicioni po kushtëzohet prej jetësh që askush nuk do të dëshironte që të shuheshin, për me lejue proceset normale të kalimit të stafetës. Në ç'pozicion është hierarkia e vlerave letrare sot? Si duhet të ishte? Sot ende në krye të klasifikimit janë Kadare e Agolli. Mendoj se asnjeni as tjetri nuk mund të sundojnë letrat shqipe në epokën tonë. Monopoli që po e mbajnë me dhambë si dhe indiferenca mbytëse ndaj mâ të rijve, të cilët kanë ardhë në ketë fushë për t'i sht? para caqet e arritjeve letrare, nuk janë shêja shndeti të mirë për kulturën shqiptare. Sot kemi autorë që po ngrihen me dinjitet dhe kualitet. Mbajtja në kambë e idhujve të RS âsht anakronizëm, shterpsi dhe vorfni. U gzova kur mora vesht se Kadare do të pushojë se marri me letërsi. Mitet kanë aromë diktature dhe poshtnojnë kombet që i mbllaçkisin. Kultura shqiptare ka nevojë për nji flakje të lkurës së vjetër, për nji dalje nga vetja e konsumueme. Kultura shqiptare duhet t'u përkasë atyne që nuk kanë ende emën, por do ta kenë emnin, që nuk njifen gjithaq fort , por që do të njifen me siguri. Letrat shqipe kanë nevojë për pyllin letrar, jo për piramidat e sfinksat e nji stine që shkoi. Primo SHLLAKU Vuno,27.11.2011 Bottom of Form


LETERSI E diel, 4 dhjetor, 2011

SUPLEMENT JAVOR I

17

www.shqiptarja.com

Pano Taçi, vargjet e burgut në trotuare.... Admirina Peçi

V

argjet e mi me bluxhins ulen trotuareve/të ç'gënjyera, një cigare tymosin bashkarisht... Kështu shkruante Pano Taçi në një poezi të vitit 1992. Odiseja e tij e burgimeve ishte mbyllur. Ai tashmë mund të shkruante lirisht. Madje edhe të botonte poezitë përvëluese që diktat-

ura ia quante agjitacion e propagandë. Dy vite, pasi kishte shkruar kët poezi, ai bëri gati dhe botoi vëllimin "Blerim i thinjur". Ishte 63 vjeç. Kishte kryer 24 vjet burg e internime. Vargjet e kësaj kohe ia shtypi censura, e cila për sa kohë ishte në këmbë nuk e lejoi të botojë. Ato vargje të mbledhura vit pas viti i përmblodhi në këtë vëllim të parë poetik, i cili sot, pas 17 vitesh, shfaqet befas e më tërheq vëmendjen në një cep trotuari karshi Bulevardit "Zogu i Parë". Është një kopje e keqpërdorur, me kopertinë të zhbo-

Nga Pano T açi Taçi

jatisur, një libër që nis me një dokument lëshuar nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme ku tregojnë se ç'përmbante akt-akuza që i ishte bërë poetit në vitin 1965. Ndër të tjera në këtë dokument shkruhet "mbi sa më sipër provohet me shkrimet me përmbajtje armiqësore që ndodhen në dosje të shkruara nga Pano Taçi si në vjershën "Shoku Zot" dhe "Një varr që mban dy varre". Këto dy poezi dhe disa poezi të tjera të kësaj periudhe shkëputur nga ky vëllim, po i sjellim në këtë numër të "Rilindasit".

Në foto: Poeti Pano Taçi (majtas) Faksimile e dokumentit të Ministrisë së Brendshme ku tregohet akakuza ndaj poetit më 1965

SHOKU "ZOT" Ngehuni ju o të mashtuar ashtu si dje, ashtu sis ot! Ju trima skllevër poshtëruar nga tirania e shokut " Zot".

DASHURI "BORGJEZE" C'bera e ç'më bën një herë? Të mbetem i pashkolluar, Capin hedh si më të prerë më inat të tepruar.

Me plagët tona lart e ngritëm n; Olimp të kuq për shënjtëri. Lugën e artë më kot e pritëm, dhe lugë e drunjtë humbi tani .

Sa e desha syn e kaltër! Shoqëzen e basnkës sime. Unë lis, ajo pa tjatër më behej hardhi intime

Ngrehuni ju o gjokse plagë, ëngjëlli i kuq na doli djall. Shpuzëhirët të marrin flakë, pa nder ç'na mban vëllezër gjallë? Po ngrehuni ju o të lyer, ju të zhgënjyer për liri . Trokasim neve nëpër dyer e dërën s'na e hap njeri.

te e imja nuk gjen vlera. Këtë rradhë, në vjen nënaËshtë plakë , mos o Zot... Të gjitha ç'mban trasta brenda do t'i ha, ta birosh kot.

Trokitjen ,drojtur sikur era ky shoku " Zot" s'na dëgjon. Vllëzër - shkelm të hapet dera! Shkëlm durimit që plogështon. Kur s'shef se sot edhe më shpesh mbi kolltuqet e mëkatarëve bythët e majme zunë prap lesh : të shokut " Zot" e komisarëve. Ngrehuni ju o të mallkuar o popull që më ha dhe bar./ Ju trima e nuk poshtëruar: hoqëm një zgjedhë, vum; një kular. Tiranë ,1961 Kjo poezi si dhe të tjerat të kësaj fryme, dëshmi e dënimit në vitin 1965, shkëputur nga vëllimi i dosjes së hetuesisë.

ARR QË NJE V VARR ARRE VARRE MBAN DY V Kush klith si hije nëpër terr sa pylli dushk të gjith rrënqethet? kjo klothëm kujë në mes e prerë re kobzezë tokës i qepet. Ç"është ky zë si më të qarë? -binomi varr, binomi var. Të vraç nënën me barrë, ç'dorë nuk do gjykohej rreptë në gjyq? Po ç'faj na kish ky ze hënor në bark të nënës s'di në vdiq. Klith rrëshqet mbi gjeth e bar. Binomi varr, binomi varr. Diku më tej me du gisht dhe një tjetër varr, një tjetër shpirt më plumb në ballë prehet atje. Flladi mbi gjethe pëshpërit: "Ati nën dushk, nëna nën qarr..." Binomi varr, binomi varr. Dhe foshnja ndënë dhe të zi me thonj kërthizën pret me mund . Më klithje përshëndet ai botën gjumashe gjithë kund. Dhe si urithi ndënë bar rrëmih të dalë binomi varr. Kush klith me gjëmë natës terr sa tok'e gjak rrenqethet krejt? ...

Të biesh, të thyesh turinjtë, se luftë s'bëhët me minjtë. Omar - Pojan, 1948 Ku mi ke shokët im" Zot" Enver, Këtu mi ngren, këtu mi vret. Ç’ është kjo klithëm zvarrë e zvarrë? Ç’ kërkon të zgjojë binomi varr ?! Savër .1956 L . Gegës pushkatuar me barrë.

DUART QE M'I PUTHTE NENA

MALLI I DUAR DUARVE VE I nder duart jashtë qelisë të pushtoj një copë qielli. Ti jap ajër mushkërisë. e zëmërës një rreze dielli. I ndeh duart jasht'qelisë pres të më ulet pëllumbi që më ngrihet prej shtëpisë më kërkon, e s'më zë gjumi.

Po si na ndanë më dysh,moj nënë?! Dy gisht më e gjatë nga unë lopata Thëllimi- brisk. M'i lodhi balta. Duart e thara- lyer hënë.

I ndeh duart jashtë qelisë veç një puthje për të ndjerë nga buzët e çilimisë, që më kërkojnë në erë.

I fus në xhep të ngrohen pak. Polici vjen m'i lidh me tel. Teli më hyn në mish. Në gjak, pastaj m'i vrain në çengel.

I ndeh duart jasht' qelisë që t'i kreh leshrat e hënës! Qielli qan dhe gjoksin gris. Unë mbledh lotët e nënës. iranës, 1949 Tiranës, Burgu i T

Kur të m'i heqin telat, nënë, nga duart ngjyrosur mavi, xhepat duart nuk do m'i nxënë. S'do di se ku t'i fus, s'do di ! Kampi Beden, Kavajë, 1947

HAJNI I BURGUT Dëgjo, mi i trastës time: Rrallë herë bëj takim. Nëna, ku e ku ca thërrime mbledh e vjen me trast' mbi shpinë Me ato bukë të thata. me ca gjizë e ca duhan , vjen e ku nuk e zë nata, mendon gjallë se më mban . Hajn i burgut, faqezi. Magazina ka të tjera: me c'ta do zëmëra ty,

I URITUR Pres një letër, telegram. Pres një pako,por më kot. Lodhur, i uritur jam pa një lajm kam një motmot. Ndjej se shpresa më mbërdhiu, ndjej se shpirti krejt m'u rrudh. Mall i shkretë që më përpiu Shpirt e zëmër seç më përpiu shpirt e zëmër seç m'i ngriu. Sytë m'u lodhën nëpër udhë. Asnjë cjap drejt meje s'vjen . Asnjë letër. Asnjë lajm. Pres , e shpresa më gënjen. Ah Benden, Benden, Benden... Uri kam e fuqi s'kam . Dritë e largët zbardh savan . Kampi i Bedenit, 1949

Eh, sheboje, moj shëmboje Nxënës, zogj kaltërsish. Bij' e gjenerali , moj e përkëdhelur dyfish. Nimfen e olipmit -lart , S'mund ta dojë një flok pa krehur. Në cantë te buka - thatë Një lule i mbaja fshehur. U mblodhën pendekuqt, të ngrysur, Si t'ishin hije varreze. Dhanë vendim për një kokëkrisur. Nga shkolla më kanë degdisur për një "dashuri borgjeze" Tiranë 1952

GJON Gjon që strukesh ndër blerime dhe pastaj ti nis e qan. Kënga yte, kënga ime. Brenga jote sa më gjen. Ti ngaherë klith ndër netë edhe shpirti s'gjen pushim. pse më qan o zog i shkretë siç më qan ky shpirti im? Kush të bën natën ta zgjosh gur më gur e dru më dru? Kaq me dhëmbje të këndosh, kaq me gjëmë o zog " - Ku -ku "... Sikur ti nuk jam i qetë, varrin vëllait ia kërkoj. Dëshmitare hën' e zbehtë ta pyes kam frikë, ngurroj . Këtu heshtin gru e dru. gur e dru ketu i vrasin. Yjet që ndriçojnë këtu i zën ' e në burg i rrasin. Ku ti gjejmë vllezrit tanë pa një gjurmë e pa një kryq, prapa shpine na i vranë, pa ju bërë ndonjë gjyq. Kush ta djeg me kaq zjarr atë gjirin vogëlosh? ... Klith e qaj ti varr mbi varr, qaj e klith ti qosh më qosh. Savër Savër,, 1957 Kushtuar viktimave të masakrës të incidentit- kurth të organeve të sigurimit për bombën në ambasadën sovjetike. 19.2.1952


18

www.shqiptarja.com

REVOLUCIONI E diel, 4 dhjetor, 2011

D OKUMENTET

SUPLEMENT JAVOR I

H ISTORIA

Prof. Nasho Jorgaqi

P

jesëmarrja aktive e di asporës shqiptare dhe kon tributi i saj në lëvizjet nacionale, që u zhvilluan në Europë në shekullin XIX, përbën një fenomen historik me rëndësi të veçantë, që e bën popullin shqiptar të krenohet. Kjo u demonstrua, së pari, në Revolucionin grek të vitit 1821 e më pas në luftën për pavarësinë e Rumanisë, por akoma më fuqishëm në epopenë për çlirimin dhe bashkimin e Italisë. Arbëreshët shkruan me gjak një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së lavdishme të Risorxhimentos italiane. Të mërguar nga Shqipëria, pas epopesë skënderbejane të shek. XV, ata gjetën strehë në Italinë mike, duke u shpërndarë në vijë të drejtë prej 1000 km nga Abrucio në Sicili. Atdheu i Dantes dhe i Galileut, i Mikelanxhelos dhe i Garibaldit, u bë atdheu i tyre i dytë. Prania e veprimtaria e arbëreshëve në jetën dhe historinë e Italisë mesjetare janë të njohura,

Dhe këto beteja erdhën me revolucionin e vitit 1848, kur Napoli, Palermoja dhe Kozenca u kthyen në sheshe lufte kundër tiranisë Burbone dhe tronditën Italinë e copëzuar. Revolucioni do të zhvillohej në Sicili dhe Kalabri, treva këto ku gjendeshin ngulimet arbëreshe. veçanërisht në Republikën e Venedikut dhe në Mbretërinë e bashkuar të Napolit. Por roli i tyre në hapësirat italike mori përmasa kombëtare dhe hyri me nder në historinë moderne me ngjarjet madhore të shek. XIX. Do të ishin idetë e shenjta të lirisë, të Çlirimit nga robëria dhe tirania, ato që zgjuan ndërgjegjen qytetare arbëreshe dhe i bënë të ngrihen në këmbë e të hidhen në luftë krah vëllezërve italianë, duke manifestuar virtytet e tyre të njohura, shpirtin liridashës, trimërinë dhe krenarinë, besnikërinë dhe dinjitetin njerëzor. Aktivizimi i arbëreshëve në Risorxhemneton italiane, nis nga fillimet e saj në fundin e shek. XVIII, zhvillohet me lëvizjen karbonare, merr zjarr me idetë republikane të Maxinit, shpërthen me kryengritjet e viteve 1844 e 1848, për t'u kurorëzuar në luftën çlirimtare Garibaldine të viti 1860, që çoi në

pavarësinë dhe bashkimin e Italisë. Ata u bënë pjesë e ngjarjeve të rëndësishme politike dhe qëndruan në radhët e para të betejave të përgjakshme, hynë nëpër komitetet e fshehta dhe mbushën radhët e çetave, u burgosën e u persekutuan, u pushkatuan dhe u varën me thirrjen "Rroftë liria, rroftë Italia". Le të kujtojmë se, qysh në prag të Risorxhimentos, ata u përfshinë në luftën kundër tiranisë Burbone, duke kontribuar në shpalljen e Republikës së Napolit në vitin 1799. Në qeverinë e saj jo rastësisht do të zgjidheshin dhe arbëreshët Paskuale Bafa dhe Xhuzepe Albanezi. Kjo ngjarje, siç pohojnë historianët, hodhi farën e luftës për bashkimin e Italisë dhe, pavarësisht se dështoi, ngjalli shpresën për një atdhe të lirë nga robëria e tirania. Në këtë betejë të parë derdhi gjakun e dha jetën edhe eruditi dhe intelektuali i shquar arbëresh Paskuale Bafa. Duhet të presim vitet 40 të shekullit XIX që lëvizja e Risorxhimentos të kalojë nga aksionet politike në aksionet luftarake. Në 1844 ndodhi zbarkimi heroik i vëllezërve Bindiera në brigjet e Kalabrisë, ku do të përfshiheshin dhe 18 luftëtarë arbëreshe. Ishte ky një akt frymëzues, që pati jehonë në mbarë Italinë dhe përgatiti popullin për betejat e reja që e prisnin. Dhe këto beteja erdhën me revolucionin e vitit 1848, kur Napoli, Palermoja dhe Kozenca u kthyen në sheshe lufte kundër tiranisë Burbone dhe tronditën Italinë e copëzuar. Revolucioni do të zhvillohej në Sicili dhe Kalabri, treva këto ku gjendeshin ngulimet arbëreshe. Ai do të niste në Sicili, ku arbëreshët, siç dëshmojnë dokumentet, do të ishin nga të parët që mbështetën dhe luftuan në radhët e tij. Të gjitha katundet arbëreshe u hodhën në kryengritje, duke filluar nga intelektualët e tyre, si filologu Dh. Kamarda dhe poeti G. Dara (I Riu) e deri te fshatarët e thjeshtë të Pianës, Palac Adrianos, Mexojuzës etj. Por vendin e nderit do ta zinte Piana degli Albanesi, një ngulim arbëresh, afër Palermos, me tradita patriotike dhe kulturore. Aty do të ngrihej menjëherë një komitet revolucionar dhe do të dilnin rreth 600 vullnetarë, të cilët shkuan në Palermo dhe u bashkuan me kryengritësit në luftë kundër tiranisë. Figura kryesore arbëreshe në këto ngjarje do të bëhej revolucionari i vjetër arbëresh i lëvizjes karbunare dhe pasues i devotshëm i Maxinit, Xhorxhio Piadeskalci, kapiten i Gardës kombëtare. Por një rol të rëndësishëm do të luante dhe arbëreshi tjetër Francesko Krispi, që më vonë u bë figurë protagoniste në lëvizjen garibaldine. Një vatër e nxehtë e revolucionit të viti 1848 do të bëhej diaspora arbëreshe e Kalabrisë, e cila u rendit në radhët e para të luftës kundër latifondistëve dhe për shpalljen e Republikës. U formua në Kozencë Komiteti i shpëtimit publik, në përbërje të të cilit ishte edhe filozofi e poeti arbëresh Domeniko Mauro. Ndërkaq, u organizua një repart arbëresh prej 500 vullnetarësh nën komandën e Xhiovani Paçes, për të

Hyrja në Palermo e Giuseppe Garibaldit

Kontributi arbëresh për pavarësinë dhe bashkimin e Italisë Arbëreshët në Risorxhemneton italiane nga fundin e shek. XVIII, deri në luftën çlirimtare Garibaldine të viti 1860 vijuar me kontingjente të tjera luftëtarësh nga katundet arbëreshe të komanduara nga Domeniko Damisi. Kështu, nën udhëheqjen e Mauros, Paçes dhe Damisit, arbëreshët morën pjesë në beteja deri në shpalljen e Kushtetutës. Më në fund, pas shumë luftimesh e sakrificash, u krijua Parlamenti i mbretërisë Kushtetuese të Napolit, ku u zgjodhën deputetë dhe arbëreshët Guljelmo Toçi, Domeniko Mauro, Domeniko Damisi, Muço Paçe etj. Por kjo pranverë ëndrrash dhe shpresash liridashëse qe e shkurtër. Ajo nuk vonoi dhe u shtyp

kauzën e lirisë nuk u shua. Ajo do të vazhdonte në akte të tjera revolucionare përmes komiteteve të fshehta, përbetimeve, çetave nëpër male, aksioneve luftarake, ku do të bënin pjesë dhe arbëreshët. Në analet e kësaj rezistence mbeti i paharruar atentati i të riut arbëresh Axhisilao Milano, i cili, në dhjetor të vitit 1856, gjatë kalimit në revistë të rojës së nderit të mbretit Ferdinand II në Kampo di Marte, do të godiste me bajonetë mbi të. Por, megjithëse nuk ia arriti qëllimit, pasi mbreti mbrohej nga një parzmore, akti i Milanos

udhëheqësi legjendar i luftërave për liri të popujve të robëruar. Ai erdhi në Itali pas një përvoje të pasur luftarake dhe u vu në shërbim të shtetit të Piemontit për të përgatitur fushatën kundër pushtuesve austriakë. Garibaldi, i kthyer tanimë në një figurë simbol, do të ngjallte shpresat e italianëve për çlirim e bashkim dhe qindra patriotë do të viheshin nën urdhrat e tij. Heroi legjendar zuri të përgatitej për luftën e madhe që e priste. Sipas strategjisë së tij, kjo do të ishte një luftë globale, që do të përfshinte gjithë Italinë e copëzuar. Për këtë,

10 arbereshë Ndërsa lufta vazhdonte, ekspedita nën drejtimin e Garibaldit, e përbërë prej 1000 vullnetarësh, që hyri në histori me togfjalëshin "Të njëmijtët", u nis nga Xhenova me dy anije në drejtim të Sicilisë. Në të bënin pjesë dhe 10 arbëreshë, ku dallohen emrat e Françesko Krispit me të shoqen, Domeniko Mauro e Domeniko Damisi...

mizorisht me gjak. Reaksioni Burbon dhe feudal u hakmorën egërsisht ndaj kryengritësve me ekzekutime, gjyqe, persekutime, ku padyshim e pësuan dhe luftëtarët arbëreshë. Poeti arbëresh Vincenco Stratiko do t'i ngrinte një himn heroizmit të bashkatdhetarëve të tij në odën epike "Shqiptari". Megjithëse triumfuan reaksioni dhe revanshizmi, lufta për

bëri jehonë të madhe dhe hyri në histori. Këtë gjest të guximshëm ai e pagoi me jetë, sepse, pas shumë torturash, kur e çuan para trekëmbëshit, atentatori trim do të thërriste "Rroftë liria e popujve! Rroftë Italia!" Në vitin 1859 nisi lufta e dytë për çlirimin dhe bashkimin e Italisë. Kësaj here doli në skenën e historisë Xhuzepe Garibaldi,

ai filloi të përgatitet duke ideuar një fushatë ushtarake, që do të niste me zbarkimin e një ekspedite në brigjet e Sicilisë. Në projektimin dhe realizimin e kësaj ndërmarrjeje të madhe historike do të luanin një rol të rëndësishëm revolucionari italian Roselino Pilo dhe ai arbëresh Françesko Krispi. Bile do të qenë këta, që do t'i propozonin udhëheqësit zbarkimin në Sicili, ku


REVOLUCIONI E diel, 4 dhjetor, 2011

SUPLEMENT JAVOR I

Mbështetja Në shtetin e ri italian, ku arbëreshët do të vlerësoheshin dhe nderoheshin duke u zgjedhur deputetë dhe në poste të larta, deri edhe kryeministër, siç qe rasti i Françesko Krispit, lëvizja jonë kombëtare do të gjente mbështetje në luftën e saj për çlirim, që u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë në 1912

Në foto: Giuseppe Garibaldi (lart) Françesko Krispi pastaj do të punonin për përgatitjen e terrenit të luftës së ardhshme. Kësisoj, pas përgatitjeve të fshehta e të menduara mirë, më 4 prill 1860 shpërtheu në Palermo kryengritja mbarë popullore e organizuar dhe udhëhequr nga Rozelino Pilo dhe Françesko Krispi. Edhe kësaj here Piana arbëreshe u bë një nga bazat e kryengritjes, duke dërguar në vijën e parë të luftës 400 burra të Katundit arbëresh. Në Piana bile do të vinte vetë Rozelino Pilo, i shoqëruar nga arbëreshi Antonio Guxeta dhe do t'u njoftonte pianezëve besnikë se së shpejti do të zbarkonte në brigjet e Sicilisë ekspedita e Garibaldit. Në këto kushte, pa humbur kohë, u krijua Komiteti i fshehtë i Pianës me në krye Françesko Petën dhe një repart luftëtarësh në komandën e Pietro Piedelskalci u nis drejt Palermos dhe u bë pjesë e kryengritjes. Ata luftuan në betejën e Monrealit, ku ranë heroikisht krah njëri-tjetrit duke thirrur "Rroftë Italia" italiani Rozelino Pilo dhe Pietro Piedeskalci. Në kronikën e kohës është regjistruar dhe një fakt tjetër kuptimplotë: vajza arbëreshe nga Piana, Xhovana Peta, do të shkonte në Palermo me flamurin italian fshehur në gji dhe do ta valëviste pas fitores së kryengritjes në qiellin e lirë të

kryeqendrës së Sicilisë. Por, ndërsa lufta vazhdonte, ekspedita nën drejtimin e Garibaldit, e përbërë prej 1000 vullnetarësh, që hyri në histori me togfjalëshin "Të njëmijtët", u nis nga Xhenova me dy anije në drejtim të Sicilisë. Në të bënin pjesë dhe 10 arbëreshë, ku dallohen emrat e Françesko Krispit me të shoqen, Domeniko Mauro e Domeniko Damisi. Mbas disa ditësh udhëtimi, me gjithë kundërshtimet dhe pengesat e monarkistëve dhe kundërrevolucionarëve, ekspedita zbarkoi në Marsala dhe nisi rrugën luftarake për çlirimin e Sicilisë, duke kaluar nga një betejë e përgjakshme në tjetrën e duke i shtuar radhët e saj me vullnetarë që vraponin nga të gjitha anët. Brenda një kohe të shkurtër ata arritën në 4000 vetë. Piana arbëreshe, e ngritur në këmbë, do të priste krahëhapur më 24 maj vetë Xhuzepe Garibaldi, që arriti me luftëtarët e tij, me udhërrëfyesin arbëresh Nino Petën. Këtu ai bujti në shtëpitë arbëreshe dhe përgatiti planin për çlirimin përfundimtar të Palermos. Kjo do të ishte beteja më e madhe e Garibaldit, që vazhdoi tri ditë dhe që Frederik Engelsi do ta përshëndeste e do ta cilësonte "ndërmarrjen më të mahnitshme të shekullit tonë."

Fitorja historike e kryengritjes së Palermos do të kurorëzohej me formimin e qeverisë revolucionare të Sicilisë nga Garibaldi, ku u përfshi si ministër i brendshëm dhe Françesko Krispi. Më vonë, në kujtimet e tij, Garibaldi do të shkruante: "E vlerësova Krispin si sicilian të ndershëm dhe me aftësi të mëdha, i cili më ndihmoi jashtë mase..." Pas çlirimit të Sicilisë Garibaldi i udhëhoqi luftëtarët e tij drejt kontinentit Apenin përkundër pengesave të principatave italiane dhe Europës konservatore dhe armiqësisë të pushtuesve austriakë. Ai ishte i vendosur dhe i vetëdijshëm se detyrën historike që kish marrë përsipër do ta quante të kryer vetëm pasi të çlironte dhe bashkonte gjithë Italinë. Kështu, do të vazhdonte rrugën e luftës, nga një betejë në tjetrën, duke u hedhur nga Mesina në Vila San Xhovani drejt Kalabrisë. "Bashkimi i Italisë, - do të shkruante ato ditë Françesko Krispi, është aspirata hyjnore e 26 milionë italianëve." Në Kalabri, Garibaldi dhe trimat e tij u pritën me hare dhe shpresa të mëdha nga populli i shtypur e i nëpërkëmbur nga robëria dhe tirania shekullore. Katundet arbëreshe do të ishin të parat që do të rendin t'i vinin në ndihmë

forcave çlirimtare "Të njëmijtëve". Ato ngritën menjëherë regjimentin e tyre nën komandën e udhëheqësit të sprovuar Xhuzepe Paçe. Entuziazmi i arbëreshëve ishte i jashtëzakonshëm: kish ardhur shpëtimtari i tyre, Skënderbeu i ri; me këtë emër do ta pagëzonin Xhuzepe Garibaldin, siç do ta quanin dhe Ante dhe Patriark i lirisë. Poeti Luixhi Skutari do t'i këndonte Garibaldit me vargjet: "Të duam më shumë se sytë / Do të vijmë me ty edhe në ferr të luftojmë, qoftë dhe me djallin." Ka mbetur e regjistruar në analet e asaj kohe pritja madhështore që i bënë gratë arbëreshe të katundit Spixana Albanese, duke kënduar këngë për heroin në gjuhën shqipe. Por akoma më i rëndësishëm është fakti i pjesëmarrjes vullnetare të arbëreshëve në radhët e ushtrisë së Garibaldit. Vetëm në tre ditë u bashkuar me të 1300 luftëtarë. Në kujtimet e tij Garibaldi shënon se në luftën për çlirimin e Napolit morrin pjesë dhe gra arbëreshe, nga të cilat do të dallonte vajza 18 vjeçare Paskualina Toskareli, i ati i të cilës kish rënë dëshmor në revolucionin e vitit 1848. Gjatë hyrjes triumfale të Garibaldit në Napoli, ai do të kishte në krah dhe komandantët trima arbëreshë Xhovani Paçen, Vinçenco Stratigoi e të tjerë, ku u prit me brohoritje dhe marshe revolucionare nga populli. Festonte Napoli, po festonin dhe arbëreshët duke kënduar e thirrur: "Rroftë Garibaldi. Rroftë Italia e lirë." Në atë ditë historike Garibaldi do të formonte qeverinë revolucionare, ku, si gjithmonë, do të përfshinte dhe arbëreshët Françesko Krispi, Paskuale Skura dhe Luixhi Gjura, për meritat të tyre në kauzën e madhe të lirisë së Italisë. Pas çlirimit të Napolit Garibaldi, në krye të luftëtarëve të tij, vijon marshimin mbi Romë, duke sfiduar hapur pengesat dhe kundërshtimet e forcave konservatore e separatiste. Në betejën e madhe të Volturnos, ku qenë të pranishëm, në pozicione kundërshtare, si Garibaldi edhe mbreti Françesko i Napolit, do të luftonin në radhët e para edhe arbëreshët nën komandën e Xhovani Paçes. Pas betejës, siç del nga kujtimet e tij, Garibaldi do t'i thoshte Paçes: "Këta arbëreshët e tu janë luanë." E jo vetëm kaq, por në ato ditë të zjarrta, i prekur thellë nga ç'po ndodhte me trimat e tij, do të bënte deklaratën e famshme: "Arbëreshët janë heronj. Ata janë dalluar në të gjitha betejat kundër tiranisë." Një vlerësim të lartë ai do të bënte dhe për Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit, që nxori nga gjiri i tij disa nga figurat e dalluara të revolucionit italian, duke dhënë 12.000 dukate për zgjerimin dhe meremetimin e kolegjit si shpërblim "për shërbimet e shquara që arbëreshët trima e zemërmëdhenj i kanë dhënë çështjes sonë kombëtare." Po kaq kuptimplotë ishte dhe pensioni që i lidhi familjes së Axhesilao Milanos për aktin e tij heroik. Siç dihet, me betejën e Kasertos më 2 tetor 1860 mori fund fushata e lavdishme e Garibaldit, që hodhi themelet e pavarësisë dhe bashkimit të Italisë. S'ka dyshim se bi-

19

www.shqiptarja.com

lanci i kontributit arbëresh në këtë ngjarje të madhe historike për fatin e Italisë është i padiskutueshëm dhe i admirueshëm. Këta pasardhës të Skënderbeut jo vetëm nderuan emrin e tij dhe të atdheut të origjinës, por treguan me prova dashurinë dhe besnikërinë e tyre proverbiale ndaj popullit dhe tokës mikpritëse. "Gjatë Risorxhimentos, - shkruan historiani Cezaro Lambrozo, - arbëreshët e Italisë dhanë luftëtarë trima, derdhën gjak, bënë sakrifica të panumërta, manifestuan virtyte të larta, u treguan qytetarë të denjë të atdheut të tyre të dytë." Disa vjet më vonë, më 1866, Garibaldi do të shprehte mirënjohjen e admirimin e tij të thellë ndaj gjithë asaj çka bënë arbëreshët për kauzën e Italisë së lirë e të bashkuar në një letër drejtuar Dora d"Istrias: "Çështja e shqiptarëve është çështja ime. Sigurisht që unë do të isha i lumtur që të përdorja

Të gjitha katundet arbëreshe u hodhën në kryengritje, duke filluar nga intelektualët e tyre, si filologu Dh. Kamarda dhe poeti G. Dara (I Riu) e deri te fshatarët e thjeshtë të Pianës, Palac Adrianos, Mexojuzës etj. Por vendin e nderit do ta zinte Piana degli Albanesi, një ngulim arbëresh, afër Palermos, me tradita patriotike dhe kulturore gjithçka që më mbetet nga jeta ime në favor të këtij populli trim." Rilindja shqiptare do të shihte te Risorxhimentoja italiane një shembull frymëzues për çlirim kombëtar të Shqipërisë së robëruar. Liderët e saj do të shpreheshin me fjalët më të mira për epopenë garibaldine. Poetët do të thurnin vargje entuziaste, siç do t'i përcillte dhe pasqyronte ngjarjet dhe shtypi shqiptar në faqet e tij. Falë kontributit arbëresh gjatë Risorxhimentos miqësia shqiptare-italiane do të shkruante faqe të reja mirëkuptimi dhe vëllazërimi. Në shtetin e ri italian, ku arbëreshët do të vlerësoheshin dhe nderoheshin duke u zgjedhur deputetë dhe në poste të larta, deri edhe kryeministër, siç qe rasti i Françesko Krispit, lëvizja jonë kombëtare do të gjente mbështetje në luftën e saj për çlirim, që u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë në 1912.


20

www.shqiptarja.com

IN MEMORIAM E diel, 4 dhjetor, 2011

Sabri Godo

I

dajet Bejto Mërkuri mbështeti gjunjët në tokë dhe qëndroi i përkulur mbi pellgun e pastër të burimit. Nën ujë pa Idajet Bejto Mërkurin, të emëruar një ditë më parë komandant kompanie, dhe nuk e njohu. Njeriu nën ujë i dukej kryeneç e me një shqetësim të fshehtë. "U bëre kuadër" i kishte thënë në mbrëmje Qamil Pata, tek rripte mishin e varur në degën e rrapit. Kjo fjala "kuadër", e panjohur më parë, përdorej tani gjithnjë e më shpesh. Dhe flitej nën zë se paskej ardhur një udhëzim që të ruheshin kuadrot, të drejtonin luftën, por jo të dilnin në ballë të sulmit. Qamilit i ndriste koka tullace, kishte futur grushtin nën lëkurën e deles dhe punonte shpejt. Pastaj kishte hequr thikën nga goja dhe kishte thënë: "Të erdhi papritur. Tani të duhet dhe një pseudonim." Idajeti lau ngadalë duart dhe qafën. Njëri nga shokët mbrapa, Dane Koçiu, kaloi në anën tjetër të burimit. -Pak më tej do lahesh i tëri, - i tha Idajetit dhe qeshi. I shndriste fytyra me pushin e hollë. "Qesh në diell e në dëborë. Me të mund të jesh i sigurt në çdo punë" - mendoi Idajeti. Shoku tjetër, Foto Leka, rrinte këmbëkryq pak më tej dhe thithte cigaren me njërin sy të mbyllur. Besoj do hidhemi me trap. Punon trapi - tha Idajeti. Ata hynë në pyllin e rrapeve, duke hetuar vendin. Komandant Idajeti përpara. Ecte lehtë dhe mënjanonte degët, por shkarpat e thata kërcisnin nën këmbë. Më tej, në vend të hapur u ndie vërshëllima e lumit, si nga nëntoka, e butë dhe freskuese. Idajeti eci drejt rrapit të madh të vetmuar dhe u mbështet pas trungut të tij. Nëpër pyll kaloi një erë e papritur. Rrapi i madh me degët si kthetra, krisi rëndë, sikur do të çahej trungu i tij me gunga. Idajeti u bëri shenjë shokëve të qëndronin në vend dhe eci përmes shkurreve, me diellin në fytyrë. Po shtohej buçitja e lumit. Të djeshmen në mëngjes, kur komandanti i batalionit erdhi në kompani dhe njoftoi me fjalë të urta emërimin e Idajetit, shokët kishin filluar ta shihnin si të porsaardhur ndërmjet tyre. Mbase edhe ai vetë kishte filluar t'i shihte shokët pak më ndryshe dhe tani nuk dinte nëse ishte mirë që punët të ecnin në këtë rrugë. Kur dikujt i ngarkohet një përgjegjësi, prej tij fillon e del një tjetër njeri. "Tani të duhet edhe një pseudonim" - kishte thënë Qamil Pata, në mbrëmje tek rripte mishin. Idajeti mendoi se emërimet ashtu dukeshin, si të papritura, ama diku ishin parë thellë. Sa për pseudonimet, ato u takonin kuadrove të larta, ilegalëve të vjetër dhe ishin të goditura për habi. "Ujku" të kujtonte ujkun, në pamje, në ecje e në zakone, "Çakalli", çakallin. Idajetin

SUPLEMENT JAVOR I

"UDHËT ARI" Fragment nga

romani i fundit i Godos

R

omani "Udhetari" dhe vëllimi me tregime "Zëra nga burime të nxehta" ishin 2 veprat më të fundit të politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo, botuar ne fund të vitit 2009. "Udhëtari", nga ku kemi shkëputur nj fragment për lexuesit tanë është një roman që sjell një rrëfim krejt tjetër mbi luftën, ndryshe nga interpretimi stereotip i periudhës së diktaturës. Ndërsa vëllimi me tregime "Zëra nga burime të nxehta", përmban tregime të shkruara pa mbajtur krahun e realizmit socialist me heroin pozitiv

e thërrisnin "Kuqo", për ngjyrën e fytyrës dhe flokët e verdhë. Po ky nuk ishte pseudonim. Dhe as që i duhej të kapardisej me ndonjë pseudonim. Tani i duhej të hapte sytë, për punën e vështirë që duhej të kryente në mbrëmje. Ai doli në breg të lumit dhe pa se kishte rënë tamam mbi vaun. Lumi ishte i fryrë. Aty ku zgjerohej si liqen, rrëshqiste trapi bosh, në kthim nga bregu tjetër. Hallka gërvishej në litarin e shndritshëm prej çeliku. Njeriu që e drejtonte me makara, duhej të ishte në kasollen e tij, nën shelgjet ndanë zallit. *** Ata të tre dolën sipër ahurit të vogël të trapit mbuluar me pllaka, nëpërmjet të cilave dilnin fjolla tymi, ndërsa nga përpara i bënin hije shelgjet. Njeriu i trapit, Demiri, rrinte aty brenda i mbështetur mbi gjurin e djathtë që t'i mënjanohej tymit. Ziente drekën në gavetë. Mbi dyshemenë prej dërrasash kishte kashtë dhe sipër saj një batanije. Pushka e gjatë italiane model "91", ishte varur në gozhdë.

dhe partishmërinë e asaj kohe. Në kohën e promovimit të këtyre dy librave, shkrimtari Godo tha se "dy librat janë kontribut i imi për letësinë mbi luftën nacionalclirimtare. 64 vjet pas mbarimit ka debate rreth karakterit të saj. Unë i qëndroj mendimit që kjo luftë përbën një nga ngjarjet më madhore në historinë e kombit. Nëpërmjet saj ne dëshmuam që jemi një popull që çmojmë lirinë dhe duam Atdheun. Pa këtë luftë do të ishte ende në diskutim pavaresia e Shqipërisë dhe identitetit të saj tokësor".

-Mirë se të gjejmë shoku Demir," - tha Idajeti. Demiri i trapit u gëzua që e pa. Rrimë aty jashtë, se vetëm të zotin nxë kjo kolibe qeni. - tha ai. Ata u ulën para ahurit dhe Demiri u ndau gjysmë buke misri me djathë. Vendi mbante erë peshk, po hala nuk shiheshin. Lumi i thellë blu rridhte pa zhurmë nën diell. Trapi i lidhur pas shtyllës së hekurit pluskonte lehtë. Në gëmushat e bregut të tejmë kullosnin disa dele. I ruante ndonjë djalë i vogël i fshehur diku. -Nuk të ha kanonçina - i tha Idajeti Demirit. -Nuk e ha këtë anë të lumit. E kanë nxjerrë te bregu sipër teqesë dhe rrahin rrugën buzë lumit: Kanë vrarë njerëz, - tha Demiri. Hidhte shikimin tej e mbante vesh, a thua se çdo gjë e gjallë që lëvizte rreth lumit të ishte nën kujdesin e tij. "Hap sytë Kuqo. Është me rrezik e me shumë rëndësi, prandaj po të dërgojmë ty", i kishte thënë në mbrëmje komandanti i batalionit. Idajeti pa me vëmendje teqenë,

kodrën sipër saj ku ishte kanonçina që vriste njerëz dhe shkëmbin buzë xhadesë rrëzë malit. -Një armë në vendin e duhur ka fuqi të madhe, - tha Idajeti. Kanonçina e fshehur aty lart ishte si një sy i errët që shikon gjithçka. -Të shtunën vranë një burrë me gruan, - tha Demiri. I lotonin sytë e skuqur. Mustaqet, vetullat dhe rrobat prej shajaku i kishte të hirosura. I ngjante një maçoku në përgjim. Në të kaluarën nënprefektura i paguante një rrogë të vogël, që të punonte trapin. Tani e nxirrte ushqimin si mundej për të dhe për familjen, që duhej ta kishte diku. Hera-herës e ndihmonte Këshilli i fshatit me pak miell, po edhe kalimtarët mbase i linin diçka, një copë kulaç, një copë djathë. -Më mirë të mos hidheni ditën, tha ai. Shikimi i tij që po ndiqte rrjedhën e lumit, fshihte një dyshim për të cilin s'donte të fliste pa e vërtetuar. -Dalim më tej! - tha Idajeti. Ata të dy u ulën nën shelgjet ndanë lumit.

-A zbresin xhandarët deri këtu? - pyeti Idajeti. -Që kur i sulmoi brigada s'kanë zbritur më, po nuk i dihet. -A hidhen njerëz me trap, lëviz trapi? Demiri drejtoi trupin si nga një dhimbje e mesit, shikoi rrotull, zbardhi dhëmbët dhe tha: -Sa të jetë xhaxhai këtu njerëzit do hidhen këtej e andej. Tani lëvizin pak. Në ujin e qetë rreth trapit zuri të kërcente peshku. -Matanë kemi një detyrë me rëndësi. Ç'di për teqenë dhe Shkëmbin? - pyeti Sabojeti: -Teqeja ka qenë mirë sa pa ikur babai. Tani aty qeveris një dervish që duket i firosur. Në Shkëmb janë mbi dyqind xhandarë dhe dymbëdhjetë gjermanë. Kanë mortaja, mitraloz e municion të shumtë. Dy herë në javë u vinë kamionët me furnizim. Shkëmbi është shumë i fortë, që nga koha e Italisë. Idajeti e dinte Shkëmbin, fortesë e rëndë e natyrës, i gërryer nga brenda për luftë. Por nuk e kishte parë nga afër kur mund ta shihte dhe tani duhej të përpiqte kokën për ta parë. Ai pyeti për njerëzit që hidheshin me trap. Demiri i njihte njerëzit më thellë nga ç'dukej se i njihte. Foli për ata që kishin kaluar në dhjetë ditët e fundit. Foli për një grua nga qyteti, që kishte shkuar sipër në teqe një natë dhe qe kthyer të nesërmen. Ishte veshur me të zeza dhe iu zbardh këmba deri lart tek hipi në trap. -S'kam parë peri të tillë - tha Demiri. E marrtë dreqi, - tha pastaj, dhe nuk kuptohej se çfarë duhej të merrte dreqi. Dukej sikur i kruhej trupi, ngriti kokën e shikoi lart nga ana e teqesë dhe tha: -U fol sikur ajo ishte gruaja e kapitenit të Shkëmbit dhe se ndenji me të në teqe atë natë. -Kush e tha? - pyeti Idajeti. -Po të hapësh gojën, fjala shkon me erën. - Si më shpëtoi vallë? Ishte me një plakë dhe me një djalë dhjetë vjeç. Një vegim i largët i një vejushe shtatlartë që kalonte duke fshehur bukurinë e saj, u rikthye me forcë në kujtesën e Idajetit. Po kurrsesi s'mund të ishte i njëjti person. Mendja bredh më kot. -Duhet të dimë për njerëzit e dyshimtë, - tha Idajeti, dhe shkoi të flinte mbrapa ahurit, ku ishin Dania me Foton. Duhej fjetur deri sa të errej. Fotua dhe Dania kishin shtruar gjethe shelgu edhe për të. Në kompani, çdo njëri rregullonte veten, po edhe ndihmonte tjetrin. Kjo ishte shoqëria më e mirë që mund të gjente njeriu. Idajeti merrte frymë vetëm për kompaninë. Por ai mbante ndaj shokëve një të fshehtë, që ishte si plagë në zemër. Plaga zbutej e ndryshonte, por prapë plagë mbetej.


E diel, 4 dhjetor 2011

21

SOCIALE

Të sëmurët me dializë, transport falas nga spitali

M

inistria e Shëndetësisë ka vendosur të lehtësojë shërbimet ndaj pacientëve me dializë. Kështu, kjo kategori, do të ketë mundësi që eritropoetinën, një medikament bazë plotësues i trajtimit të tyre me dializë, ta marrin pranë qendrave të dializës në rrethe aty ku edhe të sëmurët marrin trajtimin e tyre dialitik duke evituar

kështu ardhjen e tyre në Tiranë për marrjen e saj si deri më sot. Ministria ka vendosur të krijojë lehtësi edhe përsa i përket transportit të kësaj kategorie. Pikërisht për këtë arsue tashmë janë urdhëruar të gjitha drejtoritë e spitaleve që bazuar në listën e të sëmurëve të miratuar nga qendra ku ofrohet shërbimi i dializës, dhe sipas vlerësimit të drejtorit të spitalit, të

sigurojnë transportin e të sëmurëve nga vendi i banimit, në qendrën e dializës dhe anasjelltas, nëpërmjet automjeteve të transportit të spitalit, apo atyre të shërbimit urban-publik e privat duke rimbursuar koston e transportit. Në vendin tonë janë rreth 400 persona, të cilët kanë nevojë për trajtim dialitik që të mund të kenë një funksionim të rregullt të proceseve jetike.

Rrëfimi i efektivit efektivit,, shkeli mbi minë me 1999

Lajmi Izet Ademaj, efektivi që patrullonte në kufirin shqiptar, ishte vetëm 30 vjeç kur shkeli mbi një minë. Në emër të 272 personave që janë gjymtuar nga minat, e vitit 1999, ai kërkon që shteti të ndërhyjë dhe të kërkojë dëmshpërblim nga Serbia. „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

E

dhe pas 12 vitesh ai përjeton të njëjtin dhimbje, kur na e rrëfen historinë. Izet Ademaj, tashmë jo vetëm aktivist, i shoqatës që mbron të drejtat e personave të gjymtuar nga minat që u vendosën në territorin shqiptar në kohën e luftës së Kosovës, por edhe një luftëtar që kërkon më shumë nga shteti për t'u dhënë këtyre familjeve një dëmshpërblim për pasojat që vuajnë. Por në atë kohë ai ishte vetëm 30 vjeç, kishte një vajzë dhe që prej një muaji ishte bërë edhe mee djalë. "Unë kam qenë efektiv i policisë kufitare. Ishte data 27 maj i vitit 1993. Ne ishim një skuadër prej katër personash, të cilët po shkonim të patrullonim në kufi. Ndodheshim 300 metra para piramidës 12/1. Përgjegjësi i skuadrës ishte i pari, unë i dyti dhe dy të tjerët pas meje. Unë shkela mbi një minë dhe nga shpërthimi i saj humba këmbën e djathtë, ndërsa mu dëmtua keqas edhe e majta. Ushtari që ndodhej pas meje, mori plagë të rënda në bark dhe në sy", - na tregon ai për momentin e ngjarjes, si pasojë e të cilës ai sot ka vetëm njërën këmbë. Më tej ai na rrëfen se ndodhen rreth një orë e gjysëm larg postës kufitare dhe nuk kishin mjet transporti, ndaj dërguan një kalë për ta marrë. "Por unë e kisha të pamundur të qëndroja mbi kalë, dhe atëherë kanë hequr derën e një stani barinjsh që ndodhej afër nesh, të cilën e përdorën si barrelë dhe më dërguan tek posta. Më pas më kanë dërguar te kampingu italian, që ishte spital fushor dhe aty kam marrë ndihmën e parë. Më pas në spitalin ushtarak, dhe pas tre muajsh kam vendosur protezën në këmbë",

16 mijë lekë pension për këmbën që humbi në kufi Izet Ademaj: Duam dëmshpërblim nga Serbia, shteti s’na mbështet KËRKESA

Personat me aftësi të kufizuar marshim për të drejtat

N

ën moton "Asgjë për ne, pa ne. Edhe ti bash kohu me thirrjen tonë", kanë marshuar dje në bulevardin "Dëshmoret e Kombit" të mbijetuar nga minat, të Gërdecit, të cilët tashmë janë pjesë e personave me aftësi të kufizuar. I organizuar nga ALB-AID, me mbështetje të CMC-së (Kualicioni i Municioneve Thërrmuese) dhe ICBL (Organizata Ndërkombëtare kundër Prodhimit, Përdorimit të Minave), ata i kanë bërë thirrje Parlamentit të ratifikojë sa më shpejt Konventën mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara si hapin e parë të kujdesit të shtetit shqiptar ndaj nesh. - na thotë ai. Në vitin 2000 është dekoruar nga presidenti me moti-

vacionin "për shërbime të larta ushtarake". "Dhe kam marrë edhe 8 milionë lekë shpër-

blim. Ndërkohë që më është lidhur edhe një pension prej 160 mijë lekësh, para të cilat mua dhe familjes sime me tre fëmijë nuk na dalin për asgjë", -na thotë ai. Sipas tij, këtë pension e marrin vetëm 27 persona të dëmtuar nga minat, pasi ata kanë qenë në krye të detyrës, nga 272 persona të dëmtuar në total. Jonuz Kola kryetari i kësaj shoqate, thotë se ata kanë kërkuar disa herë nga shteti që të mund të bëjnë një hap të madh dhe t'i ndihmojnë të gjitha këta familje të marrin një dëmshpërblim për të gjithë vuajtjet që u janë shkatuar si pasojë e minimit të kufirit shqiptar nga serbët më 1999. "Ne i kemi kërkuar disa herë qeverisë shqiptare që këtë

Izet Ademaj, efektivi i kufirit çështje ta çojnë në gjykatën e të drejtave të njeriut, dhe pala serbë të jetë e detyruar të dëmshpërblejë të gjitha këto familje, por nuk kemi gjetur asnjëherë mbështjetjen e qeverisë shqiptare. Madje ne, për këtë çështje, morëm edhe një eksperte nga Danimarka në fushën e gjyqsorit, por ajo na tha se nëse nuk përfshihet shteti mundësitë janë të pakta. Është për të ardhur keq që shteti shqiptar nuk i mbështet shtetasit e saj edhe në një rast të tillë, pasi të gjymtuarit nga ana e kufirit të Bosnjes janë dëmshpërblyer", ka shpjeguar Jonuz Kola. Sipas tij në vitin 1999 bëhej fjalë për një zonë prej 120 km gjatësi të vijës kufitare, e cila ishte minuar deri në një thellësi prej 1500 metrash.

Shëndetësia

Më pak ambulanca se në 1993 „„„

A

TIRANE

ktualisht në vendin tonë ka më pak institucione shëndetësore të shërbimit parësor se në vitin 1993. Sipas një raporti hulumtues të bërë nga "Open data" rezulton se nëse në vitin 1993 kishim në total 3022 institucione shëndetësore, ku përfshihen qendrat shëndetësore, ambulancat e lagjeve dhe poliklinikat, në vitin 2008 numërohen vetëm 2503 të tilla. Pra në të gjithë vendin, shqiptarët kanë rreth 500 institucione të shëndetit parësor më pak, se ku ata mund të drejtohen për të marrë shërbimin e parë. Nga të dhënat që na jep "Open Data", vihet re se në fakt kemi pasur një ulje dras-

tike të këtyre institucioneve deri në vitin 2002, ku numri i tyre është përgjysmuar thuajse duke e çuar në vetëm 1996 institucione të kujdesit

Lajm Në vitin 2008 në vendin tonë ka rreth 500 ambulanca, poliklinika dhe qendra shëndetësore më pak se në vitin 1993. Numri i tyre ka pësuar një rënie të ndjeshme në vitin 2002, me gati përgjysmim, ndërsa pas këtij viti ISKSH ka rifilluar të rrisë numrin e ofruesve të shërbimit parësor për popullatën.

parësor, ndërsa pas këtij viti, Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ka ndryshuar politikën e saj, duke rihapur sërish disa qendra shëndetësore. Në vitin 2008 kuy numër në total ka shkuar në 2503 të tilla. Por problemi nuk ëhstë vetëm numri i pakët i këtyre qendrave shëndetësore që ofrojnë shërbim në të gjithë vendin. Problemi kryesor mbetet ai i mungesës së personelit mjekësor të specializuar në zonat e thella, pasi bluzat e bardha refuzojnë të shkojnë. Megjithëse ISKSH ka ndjekur një politikë të diferenceuar për këtë kategori, duke i stimuluar me paga të larta, sërish numri i atyre që pranojnë të shërbejnë në zonat e thella ëhstë i vogël.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur në vitin 1999?

„

Në vitin 1999, kur shpërtheu lufta në Kosovë, serbët minuan edhe një pjesë të konsiderueshme të vijës kufitare shqiptare, duke u futur brenda territorit shqiptar. Vetëm në qarkun e Kukësit, nga viti 1999 deri në vitin 2005, prej këtyre armëve e municioneve janë dëmtuar 272 persona nga të cilët 34 të vdekur, 48 të gjymtuar dhe 190 të plagosur.

Sa ishte territori i minuar dhe si i vnedosnin mintat?

„

Sipas shoqatave bëhet fjalë për 120 km vijë kufitare, e cila është minuar deri në një thellësi prej 1500 metrash. Ata shpjegojnë se ushtarët serbë futeshin natën dhe fshehurazi, me pretendimin që në këtë mënyrë do të kishin mundësi të zinin në kurth ushtarët e UCK-së.

Po më pas çfarë ndodhi?

„

Duke filluar që nga viti 2005 kjo zonë është çminuar tërësisht dhe që prej kësaj kohe nuk ka ndodhur më asnjë aksident i kësaj natyre, ndërkohë që të 272 persont që janë dëmtuar nga shpërthimi i minave bëjnë pjesë në listën e perosnave me aftësi të kufizuar.


22

E diel, 4 dhjetor 2011

SOCIALE

Fëmijët nga familje të varfëra, hanë 3.7 herë më pak ushqim

T

ë vish nga një familje e varfër do të thotë ta kesh barkun bosh gjatë gjithë kohës. Një studim i UNICEF, ka nxjerrë në dritë se fëmijët nga shtresat e varfëra konsumojnë 3.7 herë më pak ushqim sesa fëmijët e tjerë, ndërsa janë më të prekshëm ndaj sëmundjeve kronike; 4 nga çdo 10 fëmijë me sëmundje kronike i përkasin shtresave të varfra. Këto janë

disa nga gjetjet e studimit më të fundit për ndikimin e ndihmës ekonomike tek fëmijët nga Instituti i Kërkimeve Urbane dhe Qendra Kombëtare për Studime Sociale, mbështetur nga UNICEF. Ndër rezultatet e studimit është se ndihma aktuale sociale ofron kryesisht përfitime ekonomike, por jo sociale për fëmijët. Ndërsa në nivelin që ka tani, ajo ka ndikim të vogël mbi fëmijët, prindërit e të

cilëve e përfitojnë atë, por edhe në ndjekjen e shkollës ose mbi shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijës. Ndihma aktuale ekonomike nuk i ndihmon fëmijët të shkëputen nga kurthi i varfërisë. "Gjetjet dhe rekomandimet e studimit do të ndihmojnë në transformimin e ndihmës sociale nga një instrument mbijetese në një invetsim për uljen e varfërisë", - ka deklaruar Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF.

Shpëtim Doksani: Kemi ndjekur 228 raste, 8 për qind e tyre janë femra

Të alkoolizuarit, personalitet të dyfishtë e çregullime psikologjike Lajmi

NISMA

Ata që konsumojnë alkool tej normave të lejuara, në shumicën e rasteve shfaqin edhe çcregullime psikiatrike, duke filluar që nga haluçinacionet e deri tek personaliteti i dyfishtë. Nga 228 raste të trajtuar në klinikën speciale në QSUT, 75 për qind e tyre kanë pasur probleme të shëndetit mendor. „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

ë klinikën që trajton varësinë nga alkooli janë trajtuar plot 228 raste. Por shefi i kësaj klinike, Shpëtim Doksani, në një konferencë të organizuar një ditë më parë, shpjegon se kjo është një betëje shumë e vështirë për t'u fituar. Sipas tij, në shumicën e rasteve të alkoolizuarit iu vijnë edhe me çregullime psikologjike, trauma të cilat mund t'i përndjekin edhe gjatë kohës që marrin trajtimin special. Doksani gjithashtu shpjegon se një pjesë e madhe shfaqin edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, duke filluar që nga ataket e deri te deri tek infeksionet respiratore. 46% e ish-pacienteve kanë pësuar relaps dhe 10 % e tyre janë ritrajtuar përsëri në klinikë.

ÇRREGULLIMET

Një pjesë e madhe e atyre që janë të alkoolizuar kanë edhe probleme psikologjike. Mjekët specialistë të klinikës që trajton varësin nga alkooli në QSUT, kanë vënë re se 75 për qind e pacientëve, kanë pasur edhe diangnoza të ndryshme bashkëshoqëruese, duke filluar që nga haluçinacionet e deri tek personaliteti i dyfishtë.

PASOJAT

Por sa e lehtë është të lësh alkoolin? Shefi i klinikës Alkoologjike, Shpëtim Doksani, na shpjegon se procesi i lënies së alkoolit është i vështirë pasi e kanë konsumuar këtë sub-

Terapia Etapa e parë është detoksifikimi, e cila bëhet prej një periudhë 3- 10 ditë. Rastet e lehta mund të aplikohen edhe në klinikë, ndërsa rastet akute dhe të rënda ndiqen në reanimacione të specializuara

ÇRREGULLIMET PSIKIATRIKE

„ „ „ „ „ „ „ „ „

çrregullime humori çrregullime depressive magiore çrregullime bipolare çrregullime ankthi çrregullime ankthi të generalizuar (GAD) çrregullime paniku (atake) çrregullime postraumatik stressor (PTSD) psikoza alkoolike Çrregullime te karakterit antisocial dhe bord-line

stancë për vite të tëra dhe tashmë u është mësuar trupi me të. "Diagnoza principale e pranimit të pacienteve ka qenë Dipendencë e agravuar alkoolike, dhe diagnoza e trajtimit Abstinencë alkoolike. Me këtë diagnozë janë trajtuar 228 pacientë, 8 për qind e të cilëve janë të seksit femër. Sipas

doksanit 48% e pacientëve të trajtuar rezultuan me simptomologji neurologjike: demenza psikomotore 23%; iktus hemoragjik 3 pacientë; iktus ishemik 6 pacientë (2 nga të cilët vdiqën); intoksikimi kronik (sidomos të rinjtë) deficit conguctiv i shoqëruar me demenca me essuefazione 30%; deficit në sistemin musculo-

75% 28% 16% 66% 31% 24% 17% 14% 11% osseo në regj.periferik (ekstremitetet e poshtme) 40%. Gjithasht 28% e pacinetëve që kanë mbërritur në klinikën e të alkoolizuarve për të marrë trajtimin përkatës kanë shfaqur patologji kardiovaskulare; 65% HTA sekondare; 19% infeksione respiratore; 26% infeksione

urologjike e të rrugëve urinare, 8% insuficiencë renale dhe prostatike. Në konferencën e djeshme të organizuar nga QSUT, kanë qenë të pranishëm edhe ekspertë të kësaj fushe të ardhur nfga Italia. Profesori italian, Francesco Piani, gjatë fjalës së tij ka theksuar se e rëndësishme, përveç trajtimit të alkoolit janë dhe diagnozat e tjera që këta paciente paraqesin. "Të akoolizuarit nuk kanë vetëm problemin e alkoolit, pas tyre vijnë edhe një sërë problemesh të tjera, të cilat kanë të bëjnë me sëmundjet gastroheptologjike, neurologjike, gjendje të ankthit etj. Ndaj pacienti duhet parë në tërësi. Ndaj ajo që do të këshilloja është përdorimi i protokolleve te mjekimit për këtë sëmundje", - ka sugjeruar Piani.

Të alkoolizuarit

65 për qind e tyre dhunojnë familjen „„„

E

TIRANE

ksperti i kësaj fushe, Shpëtim Doksani, ngre një tjetër problem të madh për këtë kategori pacientësh në vendin tonë. Sipas tij, ata ushtrojnë dhunë verbale dhe fizike mbi fëmijët. Doksani thekson se problemi bëhet edhe më serioz, pasi në këtë kategori janë kryesisht persona nga 30-55 vjeç, pra prindër, që rrisin fëmijë me probleme të rënda sociale. "Prindër me deficencë në shëndetin mendor, të asociuara me abuzim alkolik të cilat cëojnë në deficit serioz të shëndetit social (çojnë në trauma familjare dhe sidomos në

dhunë verbale e fizike tek fëmijët)", ka deklaruar shesi i klinikës që trajton varësinë nga alkooli në QSUT. Më tej ai ka shpjeguar se alkoolizmi ka korrelacion serioz në incidencën e sëmundjeve mendore që çojnë në sjell-

Kategoritë Në kategorinë e të alkoolizuarve pjesa më e madhe i përkasin prindërve nga 30-55 vjeç, e cila duhet të jetë kategoria më e shëndoshë. Ata në të vërtetë ushtrojnë dhunë verbale dhe fizike tek fëmijët e tyre, e cila injekton te këta të fundit trauma violente

je të dhunshme. "Çrregullimet e ankthit, çrregullimet depresive, çrregullimet e humorit, çrregullimet bipolare, çrregullimet depresive maxhore deri te psikoza alkolike apo skizofrenia çojnë në sjellje violente dhe të rrezikshme duke shkaktuar kështu trauma ndërmjet dy bashkëshortëve (që mund të jenë abuzime fizike, abuzime verbale, kërcënime, divorc, papunësi, viktimizim) konseguenca që reflektohen edhe te fëmijet. Sipas Doksanit të alkoolizuarit ushtrojnë dhunë verbale dhe fizike në 65% të rasteve; divorcohen në 41% të rasteve; 20 % e tyre abuzojnë me minorenët; 89 % kanë deficite në punë dhe 41 të rasteve përfshihen në aksidente rrugore.

Ndeshje bamirësie për jetimët

N

jë ndeshje bam irësie do të zhvillohet me datë 9 dhjetor në stadiumin "Qemal Stafa". Do të jenë "Tifozat Kuq e Zi" dhe "Qendra Mediatike KURAJO", të cilët do të organizojnë jo vetëm një ndeshje futbolli bamirësie mes tyre, i cili pritet të prodhojë disa të ardhura që do të shkojnë në favor të jetimëve. Aktiviteti i bamirësisë është konceptuar si një spektakël që do të sjellë të ardhura për fëmijët jetimë. Të ftuar do të jenë edhe këngëtarë të mirënjohur të skenës shqiptare. Ky aktivitet zhvillohet për herë të parë dhe nuk do të jetë i vetmi. Të ardhurat nga biletat dhe reklamat do të kalojnë për shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë, por kushdo prej qytetarëve që ka dëshirë të kontribuojë për fëmijët jetim, mund të jap donacione në numrin e llogarisë; Banka CREDINS 341107. Stadiumi për ndeshjen e bamirësisë do të jetë falas për fëmijët deri moshën 15 vjeç, si edhe për pensionistët. Ndërsa për personat e tjerë bileta kushton vetëm 200 lekë. Nën moton "KOHA PËR QYTETARË AKTIVË!" ftojnë gjithë për të shijuar spektaklin, por njëkohësisht edhe të bëhen humanistë për personat në nevojë duke marrë pjesë në këtë aktivitet. "Secili ka një mundësi të tregojë se jemi qytetarë aktivë, se dimë të vetë organizohemi dhe të vendosim dorën mbi një nga plagët kurative që ka shoqëria jonë".


E diel, 4 dhjetor 2011

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI „ Kur gjaku bëhet... alkool

P

„ Kush i bën gropën drerit, bie vetë brenda

„ Jetë të gjatë… Harpagonëve!

ë të jesh gjahtar nuk mjafton vetëm të jesh i apa sionuar dhe një qitës i mirë, por, si në çdo rast tjetër kur ke të bësh me armë, duhet të tregosh shumë kujdes me të. Sepse përndryshe gjahu m, mund tund të rezultojë fatal e të ndodhë ajo që kohët e fundit i ka ndodhur Roy Andersson, një gjahtari në Colorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili shpëtoi vërtet për mrekulli, pas një pakujdesie. Kështu, gjahtari Andersson, me të parë një dre që po kulloste i qetë në lëndinën përtej hekurudhës, ra menjëherë barkës dhe, pasi mbështeti çiften mbi shinë, mori shenjë drerin, mbajti frymëmarrjen, dhe... bam. Mirëpo i gjori gjahtar i kishte bërë llogaritë gabim, sepse vërtet që e futi në shënjestër drerin që po përgatitej të qëllonte, por ama që e kishte vënë re fare se astyta e e armës ishte në të njëjtin nivel me shinën tjetër. Dhe plumbi, në vend që të shkonte dek dreri, u përplas në shinë, ku pas rikoshetit e goditi në fytyrë, por për fat vetëm sa e plagosi lehtë dhe ia hodhi vetëm me disa ditë në spital

ë kursesh, sipas një studimi amerikan të para dokohëve, do të thotë të jetosh edhe më gjatë. Sipas studimit në fjalë, ka rezultuar se të gjithë ata që kursejnë jetojnë mesatarisht tetë vjet më shumë se personat, të cilëve nuk u dridhet aspak dora për të shpenzuar. Sipas konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, kjo vlen sepse ata që kursejnë janë në përgjithësi njerëz sistematikë, të cilët dinë ta organizojnë mirë jetën e tyre dhe duke qenë të tillë dinë të arrijnë objektivat në jetë pa shpenzuar shumë energji. Ndërsa për ata që nuk e kanë për gjë të shpenzojnë para, nuk e vrasin shumë mendjen edhe pse në këtë mënyrë konsumojnë shumë edhe vetveten, sepse bëjnë jetë thuajse të shthurur, hanë shumë, pinë shumë aq sa e teprojnë duke dëmtuar në këtë mënyrë shëndetin. Një studim ky që duket shumë serioz, por që në një farë mënyre nuk duket edhe aq i besueshëm, kur mëson se është realizuar jo vetëm nga ekspertë bankarë por edhe nga ekspertë të instituteve të ndryshme të sigurimeve...

Q

as një ndjekjeje relativisht të gjatë, policia rrugore e Kwydzin, në Poloni, arriti të ndalonte një makinë që ecte me shpejtësi tej normës së lejuar që me zig-zag që bënte, linte të kuptohej se shoferi ishte tapë. Në fakt makina e ndali vetë vrapin e saj të çmendur, kur u përplas pas një peme anës rrugës, Për fatin e tij të mirë, shoferi, që nga dokumentat rezultoi të ishte një farë Lubomir Brodzisz, 49-vjeçar, shpëtoi vetëm me një gërvishtje të lehtë, por ama ishte bërë aq xurxull, saqë mezi e mbanin të dy policët. Duke qenë kështu, pasi e futën në makinën e tyre, kuptohet, jo pa mundim, e çuan në laborator, ku më në fund mundën t'i bënin testin për nivelin e alkoolit në gjak. Por kur morën përgjigjet u skandalizuan dhe nuk u besuan syve. Alkooli në gjakun e tij ishte 9,8 gramë për një litër gjak. I përsëritnin analizat edhe tre herë të tjera, por rezultati ishte i njëjtë. Shqetësimi ishte drejtë, sepse 5g gjak për litër konsiderohen si një përqindje gati vekjeprurëse, ndërsa Brodzisz, me dyfishin e këtij niveli, as që donte t'ia dinte fare...

Dashi

Jeni konfuzë dhe disi të çorientauar, prandaj është më mirë të qëndroni në pritje deri sa të ftilloheni para se sa të ndërmerrni ndonjë veprim të nxituar, përvtë cilin mund të pendoheni. Mirë shëndeti.

Demi

Në përgjithësi sot pritet një ditë e mirë, por kujdes, sepse nëse nuk merrni masa të zgjidhni problemet e vogla, rrezikoni të " mbyteni me një pikë ujë " më vonë. Mirë dashuria.

Binjakët

Në përgjithësi kuadri yjor i juaj është pozitiv, ndonëse në momente të caktuara Marsi mund të sjellë momente pasigurie. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin', por kujdes ekuilibret në familje..

Gaforrja

Pak " mashtrues " e pak " hileqarë " sot mund t'ju bëjë në momente të caktuara një Hënë " zevzeke " në shenjë. Sot do të bëni gjithçka për të arritur qëllimin dhe pa shumë skrupuj.

Luani

Parashikohet një ditë me shumë intensitet, si në aspektin profesional ashtu edhe në raportet ndërpersonale ku pritet një takim mjaft nteresant që do të bëjë të ndryshoni planet tuaja.

Virgjëresha

Si Hëna ashtu edhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të njëra tjetrës, kështu që edhe të lindurit e kësaj shenje sot do të jenë shumë të matur dhe të prirur për t'u mirëkuptuar. Mirë erosi

Peshorja

Me Marsin mbi kokë që ju dominon e nga ana tjetër ju stimulon gjithmonë do të tregoheni shiumë aktivë e shumë të motivuar për tëvarritur objektivat që i kini venë vetes. Mirë shëndeti.

Akrepi

Keni kohë që doni të bëni diçka dhe duket se po e humbni durimin, por këshilla më e mirë për ju është të prisni edhe pak kohë, sepse mund të ketë zhvillime të reja që mund t'ju favorizojnë.

Shigjetari

Duhet të mendoni më shumë për të vendorur ekulibret e duhura ndërmjet çështjeve që kanë të bëjnë me punën në përgjithësi dhe problemeve private. Sa pak që e dëgjoni partnerin!

Bricjapi

Janë një një sërë yjesh pozitivë që sot ju marrin nën "egidën e tyre" dhe, kur e ndjeni veten të mbrojtur nuk ka gjë që ju ndalon. Nuk përjashtohet mundësia e në njohjeje të re në planin sentimental.

Ujori

Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht e mirë, ndonëse një punë e papritur mund të bëjë që të ndryshoni krejtësisht programin tuaj të ditës. Afërdita në një orbitë favorizuese stimulon erosin.

Peshqit

Sot, falë një kuadri yjor shumë pozitiv, mundësitë tuaja për të arritur atë që dëshironi do të jenë më të mëdha, por edhe impenjimi juaj duhet të vazhdojë të jetë i pandryshueshëm.

T

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

9

22

10

29

36

37

43

38

30

39

13

25

14

15

31

32

69

70

77

78

85

86

HORIZONTAL 1. Një tragjedi e... Theodore Dreiser. 9. Mund të bjerë me rrebesh. 12. Mund të jetë trimërie. 18. Janë trofe sportive. 22. Janë vlerat me... para. 23. Një pjesë e mbeturinave. 24. Inicialet e Gide. 26. Kanë shpate dhe maja të tilla. 27. Ata të pamposhtur janë lojatrët e Kamerunit. 28. Dashurohet nga Nemorino. 29. Inicialet e Gere aktor. 31. Eshtë edhe ai i lajmeve. 34. Eshtë edhe alfabeti ynë. 36. Eshtë e qepur me makinë. 37. Mund të jetë apache. 41. Alfred që shpiku dinamitin. 42. Një pjesë e ekologjisë 43. Organizma Lokale Mallakstër. 44. Mund të përmbysë një regjim. 45. Fillojnë ceremoninë. 46. Mund të jenë kokosi. 48. Skuadra merengue. 49. Eshtë ekonomia e... tregut. 50. Fillojnë tatëpjetën. 51. Inicialet e Bunuel regjisor. 52. Parashtesa e muskulit. 53. Entet pa ne. 54. Ndan rroga. 55. Diftong në duar. 57. Janë kundërshtarë të

58 66 72

80

73

81

82

89

92

93

91. Eshtë shkronja e rezistencës 92. Janë pjesë të telefilmit. 93. Sikur janë në krye. 94. Fillojnë argumentit.

VERTIKAL 1. Janë diletantët. 2. Merren për shembull. 3. Kështu është njeriu misterioz. 4. Emri i Descartes. 5. Svevo, shkrimtar italian. 6. Kapen të parat. 7. Eshtë tokë e punueshme. 8. Unë dhe ti. 9. Inicialet e Bean aktor. 10. Bëri 12 trimëri. 11. Diftong në kuadër.

J O N A T H A N A M A L

I

M I

T A R

I

A

E R N

E R E N A L O

S

P

P

D

13. Eshtë princ arab. 14. Eshtë maçok. 15. Muhammad, alias Cassius Clay. 16. Sergio i I miri, i shëmtuari, i keqi. 17. Thoshte Hapu Sezam. 18. Mund të jetë sheqeri. 19. Një italiane. 20. Interpreton Priamin te Troy 21. Eshtë krahinë e Athinës. 23. Një sbishe bombë. 25. Janë lagje segregacioni. 30. Një Altin këngëtar. 32. Catherine aktore. 33. Në krye të noterëve. 35. Lexohen në

H A R K E T A R E T K

K A T O L

I K E E

K A P

I

T E N E R

K A R A B

I N A T E

E N P A S U H A R E K A E

E K S P E R T T\ E E D E N

R A V

I R O

T R

I

R R U A

P K L

M I N O R I

I

O P E R A

A M A N D A A R G A T

I

T R

C U

I K A R

I

T A R E

P A N O Z O M A I

R

I K E T O L R A

F A R A D

E T N S

I M A

I R A T

I M A T E R

K R R O N

K

E R A L D

T R E T E S

A R A T A D E J E T A A N E M I K E K A L E M I

A S

P O T E R E M A D H A S O K E L L P O L E M I K A T

75

83

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM

L

74

88

materialistëve. 60. Maiden që këndojnë. 62. Një enë... dheu. 63. Shanaj, aktor e regjisor. 66. Me... dog hahet. 67. Ka bërë gjynahe. 70. Ai i Kuq është Marsi. 72. Në krye të armatës. 73. Arrihet një duke mundur. 76. Në kryr të ekstremistëve. 77. Mund të merren ne tie break. 78. Eshtë skuadra bardheblu. 80. Mali ku ngeci Arka e Noes. 83. Janë me bbuluar në një film. 84. Një bas me katër tela. 86. Shenjtori i Seviljes. 88. Të bën ta mbash kokën lart. 89. Mund të sjellin shi. 90. Eshtë nofkë.

I K

59

65

71

91

47

52

57

64

87

90

51

56

79

21

42 46

50

63

20

35

41

55 62

19

34

45

61

68

76

18

33

40

54 60

17 27

49

53

16

26

44

48

84

12

24

28

67

11

23

I K E

I

A

E L L E R Y T K

A R T

I

L J E R E T

94

pentagram. 37. Ai B prek mëlçinë. 38. Film i Alan Parker. 39. Kështu del ai që nuk ka gisht në jë çështje. 40. Eshtë Haxhi që... pendohet. 44. Pragu pa ekstreme. 45. Michael i Postieri troket gjithmonë dy herë. 47. Eshtë detar i ri. 49. Janë anë të dollapit 51. Janë figurat si hiperbola. 54. Eshtë zhurma. 56. Eshtë vend ku prehen martirë. 58. Eshtë i organizuar me... banda. 59. Eshtë fituese e medaljes së brozntë. 61. Lakojnë emrin. 64. Mund të jetë... kusi. 65. Buenos në Argjentinë. 67. Nichols regjisor. 68. Eshtë skuadra. 69. Mbyllin një dritare. 70. Programi i shkurtër. 71. Croft e Angelina Jolie. 72. Qytet rumun. 74. Të fundit në studim. 75. Janë baballarët. 78. Burton regjiosor. 79. Një mendim. 81. Një pjesë e anomalisë. 82. Pak titanike 85. Fund shkurti. 87. Të parat në sondazh. 88. Ekstreme në kamp.


24

E diel, 4 dhjetor 2011

LAJMET NE 5 RRESHTA • Çamët përçahen dalin kundër Idrizit Një organizim i ri brenda komunitetit çam, i quajtur Lëvizja Çame, del me një deklaratë publike kundër Shpëtim Idrizit, të cilin e akuzon se ka bërë pazar me çështjen çame dhe e ka ngrirë progresin e saj. “Firma ligjore që u prezantua në media se gjoja ishte përzgjedhur për mbrojtjen e kësaj çështje kon¿rmon se kërkesat e saj të shumta për nisjen e çështjes nuk po marrin asnjë përgjigje nga PDIU dhe kryetari i vet-shpallur. Asnjë organizim për krijimin e data-base për komunitetin çam dhe nevojave të tyre. Asnjë emër, asnjë strukturë, asnjë individ nuk ka marrë një detyrë të tillë deri më tani”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga kjo lëvizje. • Prishtinë Beograd arrihet marrëveshja Në ditën e tretë të bisedimëve Prishtinë-Beograd për menaxhimin e integruar të ku¿jve, më në fund u arrit edhe marrëveshja mes tyre. Këto bisedime u ndërmjetësuan nga Bashkimi Europian, dhe siç u bë me dijë propozimi i Kuper ishte pranuar më herët nga Kosova, por jo nga pala serbe. Kryetarja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri u shpreh se me anë të kësaj marrëveshjeje është respektuar Kushtetuta e Kosovës si dhe janë ruajtur interesat kombëtare të vendit. • Zjarr në zonën muzeale të Beratit Një zjarr ka përfshirë tre banesa në zonën muzeale të qytetit të “1001 dritareve në Berat”. Njëra prej shtëpive është shkrumbuar plotësisht, ndërsa dy të tjerat për shkak të afërsisë janë prekur nga Àakët por fatmirësisht janë dëmtuar pjesërisht .Ndonëse Àakët janë përhapur menjëherë duke përfshirë këto banesa, fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak për është bërë një shkëndijë elektrike. Kryetari i bashkisë së Beratit, Fadil Nasu¿ tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në lagjen “Goricë”, një zonë e njohur muzeale që tërheq tej mase vëmendjen e turistëve të huaj dhe shqiptar. • Berisha shtron drekë për Jahjagën Kryeministri Berisha priti sot presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ndodhej në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Leka Zogut I. Gjatë takimit në kryeministri dy zyrtarët e lartë vlerësuan përkushtimin e Leka Zogut I ndaj idealit kombëtar të shqiptarëve dhe përpjekjeve të tyre për rrëzimin e tiranisë komuniste në Shqipëri, si dhe për liri kombëtare në Kosovë, për të cilat çdo shqiptar nderon sot kujtimin e Tij. Më pas kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të Presidentes Jahjaga dhe delegacionit që e shoqëronte. • Rama në Maqedoni për Kurbanin Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u nis dje për një vizitë në Maqedoni, ku pritet të promovojë librin e tij “Kurban”. Në vizitën e tij pritet të zhvillojë takime dhe me liderët e partive politike shqiptare, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Promovimi i librit do të bëhet në Shkup të shtunën, në Qendrën Teatrore për Fëmijë, ndërsa të dielën në Tetovë. Rama viziton Maqedoninë pas vizitës së tij në Kosovë, ku pasoi promovimi i librit të tij dhe takimet me krerët shtetëror dhe partitë politike.

Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com

Julia Dhame: Drejtore Marketingu julia.dhame@shqiptarja.com

Investigimi: Poli Hoxha Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi

Politika: Arben Rrozhani Ekonomia: Genc Kondi

Design: Altin Aliaj Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Celular:

Saimir Zenelaj +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë

shqiptarja.com  

ahqiptarja.com