Shqiptarja.com

Page 22

22

E enjte, 29 mars 2012

KULTURE

Intervista

DITËLINDJA Këngëtari i mirënjohur Françesk Radi, në 70 vjetorin e lindjes së artistit Ferdinad Radi, rrëfen kujtimet e rinisë dhe sesi e kanë përjetuar e sfiduar luftën klasore si nipër të Vinçens Prenushit

TIRANE

sime, suksesin tim dhe jetën time artistike.

DHURATA HAMZAI

Nandi ishte vërtetë vëllai më i madh, por në natyrën e tij mbeti një karakter i çlirët gati si një karakter fëmije, ju dukeni një natyrë më serioze, ndoshta pak më "konservator" se vëllai juaj më i madh. -Shiko, ju e keni kuptuar drejt dhe më vjen mirë që ka qenë një karakter i tillë. Nandin me atë karakterin mospërfillës, moskokëçarës, për çdo gjë që nuk ia vlente në atë kohë, e kishim si model. Ne e kishim çlirim sinqeritetin, çiltërinë dhe pastërtinë shpirtërore të tij, por edhe guximin. Nandi ishte i çliruar, mendoj, se kishte dashuri për artin, për jetën. Madje ai ishte akoma më i çliruar se nuk ishte funksionar. Arti vetë i jepte liri. Shkruante drama vetë, i vinte në skenë, aktronte, gjithçka që kishte të bunte me botën e artit dhe të librit për të ishte një pasion. Unë kam qenë një natyrë tjetër, më i tërhequr kështu që ma plotësonte Nandi atë pjesë që i mungonte natyrës sime.

U

festua një ditëlindje sikur ai të ish te ende gjallë. Ferdinand Radi tash më do të kishte qenë 70 vjeç, por jeta e tij ishte e shkurtër. Ai u nda nga jeta me 11 shkurt 2004. E megjithatë, ka njerëz që pavarësisht sa jetojnë lënë gjurmë të pashlyera në jetë. Një i tillë ishte Ferdinand Radi, artisti i paharruar i skenës dhe i ekranit. Kujtimet e tij erdhën dje në AQSHF me rastin e 70-vjetorit të lindjes duke nisur me shfaqjen e episodeve të filmave, me rolet e tij. Më pas miqtë e tij duke treguar çaste humoristike të improvizuara prej Nandit, siç e thërrisnin në jetë. Veç të tjerash, aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit Nandi Radi u përkujtua edhe nga shkrimet e një libri, të cilin në nderim të tij e kishte përgatitur Bujar Kapexhiu. Humoristi i njohur Bujar Kapexhiu, koleg dhe mik i ngushtë i aktorit, ishte njëkohësisht edhe organizator i këtij aktiviteti. Festa u kthye në një atmosferë familjare, ku folën të afërmit, miq, aktorë, etj. Aktorja Raimonda Bulku, u shpreh se "Nandi ishte një mik i mirë dhe njeri shumë i zgjuar". Pothuajse të gjithë aktorët rrëfenin me entuziazëm kohën që kishin kaluar me të, marrëdhëniet në punë dhe lidhjet në miqësi. Nandi nuk është më, por është nga të rrallët njerëz që kujtohet duke qeshur. Edhe e bija e tij Andeta Radi, kështu e ka kujtuar, duke qeshur me humorin e të atit, ndërsa një lot do t'i ikte shkujdesur fytyrës. I vëllai, këngëtari i mirënjohur Francesk Radi e solli kujtimin e tij me këngën "To vuo fa il l'americano", sepse vetë Radi e kishte kënduar që në rininë e tij pareshtur nëpër shtëpi dhe kjo e kishte bërë kurioz vëllain më të vogël Françeskun. Dje në AQSHF, ashtu siç qe, i dashur me të gjithë artistët, i rrethuar nga miqtë e fansat e tij entuziastë, Nandi erdhi edhe njëherë i gjallë në kujtimet e aktorëve, artistëve, etj. Për të u shfaqen dhjetëra fragmente filmash prej arkivit të Kinostudios. Pjesë të zgjedhura nga aktrimet e tij, shpesh në role dytësore, i krijonte me përpikëri të jashtëzakonshme dhe të pangjashme me njëri-tjetrin. Ishin role mbresëlënëse, detaje filmike të paharruara. Gjithçka në ato kuadro filmike të shfaqura për publikun, lidhej edhe me gjeste të interpretuara me detaje të gjetura nga vetë ai. Pasioni i Ferdinand Radit për artin dhe aktrimin qe i pandalshëm, deri në ditët e fundit të jetës. Por siç do të mësojmë edhe nga rrëfimi i të vëllait, Françesk Radit, imazhi i tij si njeri që simbolizon jetën, humorin dhe lirinë është i papërsëritshëm. Nandi ka thënë: "Nuk kam dashur asnjëherë ta ëndërroj jetën, e kam jetuar ashtu si më ka ardhur. Asnjë Krishti nuk iu luta të më ndihmojë, asnjë Perëndie nuk i kërkova parajsën e lulëzuar, as Apollonëve nuk ua lypa frymëzimin. Unë e prezantova veten me Nand Radin dhe të dy bashkë prodhonim humor në çdo 24 orë. Të dy bëmë kompromise t'i buzëqeshnim jetës dhe kur ajo na fal trishtim", shkruan Ferdinand Radi në Librin e tij "Menu me Barcaleta për të gjitha gustot. Libri është përgatitur me kujdes për botim nga Bujar Kapexhiu që me karikaturat profesioniste na shtyn në një bashkëbisedim plot humor duke krijuar një marrëdhënie të bukur me shkrimin dhe portretin e Ferdinand Radit të paharruar. Zoti Franncesk, ju e sollët në kujtesën e publikut vëllain tuaj me këngën "To vuo fa il l'americano". Pse ishte i rëndësishëm sot ky kujtim për ju? -Ishte një nga këngët që ai e këndonte në rininë e tij shpesh në shtëpi dhe nuk arrija ta kuptoja se cili qe motivi që e këndonte kaq shpesh. Isha më i vogël se ai dhe s'dija as se ç'ishte kjo lloj kënge. Më vonë e kuptova se ishte një këngë napolitane dhe tani

Libri "Menu me Barcaleta për të gjitha gustot" i Nand Radit është përgatitur me kujdes për botim nga Bujar Kapexhiu. Karikaturat kanë krijuar një marrëdhënie të bukur me shkrimin dhe portretin e Ferdinand Radit të paharruar

FRANÇESK RADI: Vëllai im Nand Radi, si na mbronte në kohën e monizmit "Lidhja me Prenushët, nga dajat mori pasionin për artin e letërsinë" vonë e kuptoj se kjo e motivonte. Ishte një ëndërr e tij për lirinë që nuk e kishim në kohën e komunizmit. Sot që të gjithë sollën emocionet e tij dhe unë gjeta këtë mënyrë për ta kujtuar. Të gjithë regjisorët, aktorët dhe organizatorët i falënderoj që më krijuan një atmosferë kaq të bukur dhe plot kujtime për vëllain tim. Ata e kujtuan jo vetëm si artist, por treguan atë që atë fakt që Nandin e vërtetë e kanë respektuar, e kanë dashur, ashtu siç i donte dhe i respektonte vetë ai të gjithë kolegët aktorë e regjisorë, artistë, etj. Vëllai juaj më i madh ishte Nandi? Gjatë fëmijërisë dhe rinisë çfarë

detajesh nga jeta juaj e përbashkët mund të sillni në kujtesë sot? -Po, po, unë isha më i vogël dhe adhuroja çdo gjë që ai bënte. Isha më i vogli. Më kanë mbetur në mendje të gjitha ato që bënte ai, ndërsa rritesha e piqesha bashkë me të, duke e pasur ndihmë edhe për krijimtarinë time sepse Nandi e njihte mirë poezinë dhe më jepte mendime rreth këngëve të mia dhe unë i referohesha mendimit të Nandit, sepse ai më jepte vërtetë mendime të mira dhe të shkëlqyera, sidomos në drejtim të tekstit. Ai e jetonte këngën time, gjithmonë emocionohej në spektaklin e radhës dhe herë acarohej për çmimet, herë gëzohej. Ai e vuante fatin e këngës

Në foto: Ferdinand Radi (lart majtas) Françesk Radi dhe kopertina “Menu me barcaleta për të gjitha guston”

Nga fëmijëria e tij, a mund të na tregoni më tepër? -Ka shumë për treguar. Shtëpia jonë ka qenë si shtëpi arti, aty vinin regjisorët Kujtim Spahivogli, Pirro Mani, aktorët Robert Ndrenika, etj. Vinin shumë artistë. Mund t'ju them se shumë kujtime të vegjëlisë së Nandit kanë mbetur në kujtesën e tyre gjatë bisedave të lira. A ishte trashëguar kjo klimë letrare dhe kulturore në shtëpinë tuaj edhe për faktin se daja juaj ka qenë Vinçens Prenushi? -Sigurisht. Po të vështrojmë në krahun e zhvillimit artistik të Nandit, duket që ka ngjarë nga mamaja, sepse ajo nuk dinte të këndonte mirë, por edhe sot e kësaj dite mban mend poezitë e Mjedës, të Viçensit. I mbante mend të gjitha. Nandi ka marrë prirje nga dera e mamasë, nga Prenushët, ndërsa unë kam marrë prirje nga Radët, ata janë më muzikalë në karakter. Keni kujtime personale nga Vinçens Prenushi në familjen tuaj, që i mbani ju ose i ka mbajtur vetë Ferdinandi? -Nga Viçensi mbetën shumë pak gjëra si kujtime. Kemi pasur ca libra. Mbaj mend librin "Gjeth e lule", një vëllim poetik që e kemi në shtëpi. Sot na vjen mirë që kujtohet. Ai nuk ishte vetëm një prift, por edhe një patriot që mendonte se ky vend ka shumë njerëz që e duan dhe mund ta drejtojnë shumë më mirë se pushtuesit. Sa e vështirë ka qenë për ju, duke iu bërë dallime klasore si nipër të Vinçens Prenushit? Kemi pasur shumë moment të vështira në jetë. Por ai që na mbronte qe Nandi. Nandi kishte miq në çdo hierarki të lartë ose të ulët të asaj kohe. E adhuronin dhe vlerësonin për zgjuarsinë dhe çiltërsinë e karakterit të tij, dashamirësinë, por edhe për talentin. Kështu që shumë herë e kam pasur mbrojtje për problemet e mia. Sa ja keni ndjerë sot mungesën? -Kur më kujtohet një mik i Nandit që më tha: "Edhe kur më ka vdek' vëllai, nuk ndjeva më shumë dhimbjen sesa kjo e Nandit", ç'mund të them unë...!

Ferdinand Radi: "Nuk kam dashur asnjëherë ta ëndërroj jetën, e kam jetuar ashtu si më ka ardhur. Asnjë Krishti nuk iu luta të më ndihmojë, asnjë Perëndie nuk i kërkova parajsën e lulëzuar, as Apollonëve nuk ua lypa frymëzimin. E prezantova veten me Nand Radin dhe të dy bashkë prodhonim humor në çdo 24 orë."


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.