shqiptarja.com

Page 3

E shtunë, 26 nëntor 2011

3

POLITIKE RAMA: E BËJMË MË MIRË

BEJA: RRITJE TË PAGAVE

Ndërkohë që në Parlamentin shqiptar po ziejnë bisedimet ndërmjet deputetëve lidhur me projektbuxhetin 2012, kryesocialisti Edi Rama ka reaguar në faqen e tij, në rrjetin social Tëitter. Sipas Ramës i gjithë ky debat nuk tregon asgjë tjetër përveç faktit se mazhoranca nuk mund të bëjë asgjë përveçse ta bëjë më keq këtë buxhet. "Debati për buxhetin tregon një gjë: Ata s`mundet veçse ta bëjnë më keq. Vetëm ne mund ta bëjmë më mire", shkruan ai.

Deputeti demokrat Fatos Beja i ka bërë thirrje opozitës që të votojë buxhetin e vitit 2012, pasi ai ofron një fond të veçantë për të ruajtur pagat dhe pensionet. "Ka një fond për të ruajtur pagat dhe pensionet që të garantojë rrogat e njerëzve. Ndaj shikoni gjërat me objektivtet. A i shikoni shtëpitë dhe rrugët që janë bërë në fshatra", tha Beja. Ai tha se do e votojë buxhetin, duke i bërë thirrje opozitës ta votojë edhe ajo për të mirën e vendit.

BATUTAT MES BERISHËS E DEPUTETËVE Berisha: Ju nuk e votuat në Komision këtë buxhet. Unë uroj që ju të çliroheni këtë vit, një vit më parë ju ratë në sindromën e 'tunelit të Krrabës' dhe qëndruam së bashku deri në orën 5 të mëngjesit. Unë u përpoqa t'u shëroja, por ishte e pamundur. Ju nuk do e votoni sërish buxhetin, pasi ju keni sindromën e tunelit. U mundova t'ju shëroja, absolutisht. Braçe: Familja juaj u shtua me 200 metra katrorë sipërfaqe banimi, e kryetares së kuvendit me 670 metra truall, partneri juaj i koalicionit me 200 metra në bllok dhe 317 metra në plazh, ministrja e Integrimit me 200 metra pranë Parkut dhe 50 metra në plazh, ministri i Arsimit ka blerë truall në Tiranë, 400 metra katrorë dhe apartament 48 metra në Gjermani, ministri i Punës ka blerë apartament në Tiranë 106 metra katrorë, ministri i Inovacionit ka blerë apartament 130 metra katrorë, gjithsej 3121 metra katrorë dhe kjo po i shtohet 5 mijë metrave katrorë të një viti më parë. T'i gëzoni! Por ju, kur shtoni pasurinë brenda një viti kaq shumë, përse refuzoni të paguani më shumë për këtë pasurim tuajin? Berisha: Znj kryetare Topalli është e cuditshme si në asnjë vend tjetër në botë, opozita nuk bën asnjë pyetje për buxhetin. Pse nuk bëjnë pyetje sepse e dinë se përgjigjet dalin tërësisht dhe rrëzojnë pyetjet.

Nënkryetari i grupit të PS, akuza Kryeministrit

Lajmi Nënkryetari i grupit të PS Erjon Braçe ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe qeverinë e drejtuar prej tij se janë të kapur. Largimi i kreut të qeverisë nga salla e Kuvendit, për të marrë pjesë në inagurimin e një qendre tregtare, është cilësuar si kulmi i kapjes së shtetit.

TIRANE

JAKIN MARENA

N

Braçe: Qeveria e kapur, Berisha braktisi Kuvendin për klientin Akuza: La përgjegjësinë shtetërore ndaj buxhetit për përgjegjësinë personale

ënkryetari i grupit parlamentar socialist ka qënë me të vërtetë i ashpër në drejtim të kryeministrit Berisha, teksa ka evidentuar faktin se kjo qeveri e drejtuar prej tij është e kapur. Dhe për funksionarin e lartë socialist, kulmi i kapjes së shtetit, qeverisë dhe kryeministrit është arritur në momentin kur në kulmin e debateve për buxhetin e shtetit për vitin 2012, kreu i qeverisë shqiptare ka braktisur sallën e Kuvendit për të marrë pjesë në përurimin e një qendre tregtare në periferi të kryeqytetit. "Kulmi i kapjes së Qeverisë dhe Kryeministrit! Sali Berisha ka dy orë që ka braktisur Kuvendin, ku ka përgjegjësinë shtetërorë të mbrojë Buxhetin e Shtetit, dhe ka shkuar në inagurimin e Qendrës Tregtare të Samirit, ku ka përgjegjësinë personale ndaj klientit", ka qënë akuza e fortë e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe në drejtim të

kryeministri Berisha. Por nga ana tjetër, Braçe nuk është mjaftuar vetëm me këtë konstatim të largimit të kryeministrit nga Kuvendi ku po bëheshin debate për buxhetin e shtetit, por e ka përshkuar vizitën e tij në këtë qendër tregtare me detajet më të imta, teksa është shprehur se pamjet janë të turpshme, shoqëruar me kabanë ulëritëse të Laver Bariut! "Sali Berisha ndryshoi dy projekte, rrugën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Tiranës, duke shtuar kostot financiare, vetëm për t'i kryqëzuar njerëzit tek Qendra Tregtare e Samir Manes. Ja pse Sali Berisha është kundër rritjes së tatimit mbi fitimet e bizneseve që fitojne shumë, ja pse Sali Berisha është kundër uljes së tatimit mbi rrogen ndaj atyre që mezi jetojnë", ka akuzuar fort nënkryetari i grupit socialist, Braçe. Deklaratat e ligjvënësit socialist janë bërë në rrjetin social Face-

book, menjëherë pas largimit të Berishës, ndërkohë që vetë ai duket se pas fjalës së tij në Kuvend, nuk e ka parë të arësyeshme të qëndrojë përsa kohë Berisha nuk ishte, duke dalë për pak kohë në qendër të Tiranës, për t'u kthyer më pas me ardhjen e kryeministrit në sallë. Ndërkohë, Braçe gjatë fjalës së tij nuk ka munguar të akuzojë kryeministrin dhe qeverinë për shpenzimet kolosale për vilat qeveritare si dhe për pasurimin e qeverisë së tij. "Berisha gënjen, buxheti nuk është i jashtëzakonshëm. Jemi në vitin 2012 dhe rritja ekonomike është në rënie. Vendet e punës, gënjen, niveli i të papunëve u rrit dhe javën e kaluar. Pensionet në qytete rriten vetëm 4% dhe në fshat po 4%. Rritja e pagave, jo tek vendet e BE nuk i arrijmë, por as ato ne rajon", deklaroi ai.

Topalli: Opozita ka mundesine të bëjë pyetje për buxhetin nëse ka të tilla. Imami: Buxheti do të mbështesë një strukturë organike, dhe gjithë strukturave të FA. Si anëtarë të NATO-s duhe të përcaktojmë strukturën e forcës tonë. Duhet të përcaktojmë demontimin e armëve sipas planit të demontimit. Procesi i plasjes do të përfundojë brenda vitit 2012. Ta shëndërrojmë nga një forcë mbrojtjese në forcë trajnuese. Gjoni: Përpiqu sado pak Kryeministër tua lehtësosh jetën ushtarakëve dhe te mos u cënosh dinjitetin atyre dhe kombit tonë. Mos lejo të bëhen reklama klienteliste televizive me vlera prej 700 mije $. Shkurto shpenzimet për kalin e racës që siç thonë e përdor ti dhe nipërit a mbesat e tua në malin e Dajtit për t'u dhënë policëve dhe ushtarakëve ushqime e veshmbathje. Shkurto shpenzimet në buxhet për badigardët e tu dhe të shpurës tënde dhe kaloi këto të ardhura për familjet e ushtarakëve të vrarë. Berisha: Po ju citoj disa rreshta të një shkrimtari. Kravaten time më të mirë do ia lidh kalit të parë që do më dalë para. Po villni vrer ndaj buxhetit. Ju sjell këtu Tiranën. Nëse do kishim një shitore "Blushi", atëherë do paguanit 900 mijë lekë. Qytetarëve të Tiranës u kushtoi 5 mijë dollarë një pemë me qeverisjen tuaj vendore. Mblidhnit taksën e gjelbërimit, por nuk thoni dot pyllëzuam Tiranën, këtë se thoni dot. Shko shikoje sheshin, mori drejtimin e zhvillimit jeshil. Nga betoni kaloi në shesh të gjelbëruar. Shihni more. A e kuptoni se çfarë ishte piramida apo jo? Piramida nuk ndërtojmë më. Nuk bëjmë Kurbane e rite të vdekjes. Ne kemi ritin e jetës. Atëherë më sulmuat kur fola për Harry Poter po tani që ju mbiu Kurbani tek dera e partisë? E merrni me detyrim dhe e lexoni me detyrim librin. Ja pra që ju mbiu Kurbani juve. është bërë si vepra e Enverit për ju. Blushi: Taksa diskrecion është tamam si kollarja jote. Kollares po i vure llastik e var ku të duash. Pra kjo taksë është e hapur për ndryshim brenda një limiti të caktuar. Po flet për taksat, por si ka mundësi, vetëm dyqani i Saliut nuk taksohet. Ai sheshi është bërë mirë se më jep mundësi të shkoj në shtëpi 5 minuta më shpejt në shtëpi por a mund të ma thotë njeri si të shkoj më tek monumenti. E keni hypur Skëndërbeun mbi një lopë dhe e keni lënë aty të kullosë bar në fushë. Kjo nuk është për të qeshur. Po pati mundësi Saliu të shkojë tek monumenti pa hequr këpucën jam gati ta ndjek dhe unë. Fino: Do ta votoj buxhetin nëse rregulloni disa pika. Hiqni kushtëzimet që janë vendosur në nenin 15. Nëse flisni për grante të pakushtëzuara nuk mund të vendosni kushtëzime. Rritja e grantit duhet të jetë 7%. Ju përdorni arrorët që të ulni grantet për vendorët. Berisha: Mos e ndërprisni se e kam pasur kryeministër unë atë(Finon) kur kam qënë President. E kam dekretuar unë atë. Ka qënë kryetar bashkie, kryeministër, ministër i pushtetit vendor dhe më vjen keq që përdoret në këtë mënyrë, pasi ai i di të gjitha gjërat. Çaçi: Investimet kanë qënë zero dhe të gjitha objektet që kanë filluar, akoma s'janë mbaruar dhe pritet të zgjasin shumë. Ky buxhet vetëm varfëron shqiptarët. Berisha: Zoti Taçi, z. Taçi, zoti Çaçi, e keni gabim.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.