Page 1

“Almedicus” Suplementi për mjekësinë

Aksidenti me makinë

Sëmundjet e gjurit, sa ndikon mbipesha Frika tek dentisti, si mund ta përballojmë

Shuhet Esmeralda Uruçi historia e ish-ministres

ɽ Faqe 13-20

ɽ Faqe 12

Na ndiqni edhe online LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi ALMEDICUS

VITI II - NR. 67 E enjte, 22-03-2012

www.shqiptarja.com

EKSKLUZIVE/ Ish-botuesi i “Koha Jonë”, aktualish zv. ministër rrëfen historinë e ‘94

ARRESTIMI FRANGAJ-LEKA LESI: E VERTETA PAS 18 VITESH “Si vinte te Koha Jonë Azem Hajdari për të na ndihmuar. Dor Keko më thoshte: Niko, jepi nga një gotë raki këtyre të SHIK-ut. PS, e so¿stikuar, jo dajak, por shumë gazeta” TIRANE

ANILA BASHA

Z

ef Brozi kujtoi në intervistën në shqiptarja.com se një ndër arsyet që Sali Berisha e shkarkoi dhe persekutoi ishte pikërisht arrestimi i dy gazetarëve Aleksandër Frangaj, kryetedaktor i Koha Jonë në 1993 dhe Martin Leka, zv.kryeredaktor i kësaj gazete. Dy gazetarët bënë një shkrim për lëvizjen e forcave të ushtrisë në veri të vendit me një urdhër të Safet Zhulalit. Kjo u konsiderua si sekret shtetëror dhe për këtë arsye, u mor ndaj tyre një urdhër arresti. Zef Brozi në intervistën e tij e kujtoi më së miri këtë gjyq. Unë, nëpërmjet mikut tim gazetarit... ɽ vijon në faqe 2-3

NE SHBA Në foto: Aleksandër Frangaj, Frrok Çupi, Martin Leka (lart) Nikollë Lesi dhe Preç Zogaj

Arrestohet nga FBI, vëllai i anëtarit të bandës së Durrësit ISH-KREU I KQZ

ɽ Faqe 4-5

Editorial NGA

Vrasja e mikut të Shullazit seria e atentateve mafioze

Policia: Ka lidhje me vrasjet e Arian Selimit dhe Sokol Doçit TIRANE

ELTON DONO

22 mars 1992 Niko Nosi: Si erdhi Berisha në pushtet INTERVISTA

ɽ Faqe 6

Skënder Gjinushi: 22 marsi rrëzoi diktaturën, por “lindi” Saliun NE KINOSTUDIO ɽ Faqe 22-23

E

Arlind Fuga

Zihen me grushta artistët: Pse nuk më pranove projektin

AGRON ALIBALI

Çështja çame dhe PDIU

P

VIKTIMA PREDIKUES I FESE ISLAME

dhe 1 ditë pas vrasjes së 34-vjecarit Arlind Fuga shumë afër drejtorisë së Policisë së Tiranës, blutë e kryeqytetit ende nuk kanë bërë me dije ende emra konkretë që mund të kenë ɽ Faqe 10-11 kryer...

ɽ Faqe 9

ërgjigja elegante dhe e kujdesshme e zëdhënësit të MPJ greke. Z. Delavekuras, ndaj një pyetjeje jo edhe aq spontane në konferencën e shtypit të 9 marsit 2012 në Athinë ngërthen disa problem të rëndësishme. Së pari, konferenca e shtypit u zhvillua në një klimë pak më të qetë në krahasim me ditët e shkuara si rrjedhojë e miratimit të paketës së pashembullt ¿nanciare, ku Greqisë iu falën 138 miliard euro nga borxhi kolosal prej 487 miliard eurosh, çka u quajt “sukses historik” prej kryeministrit Papadhimo. Ky koncesion rrit mundësitë e kapërcimit të krizës që ka pllakosur vendin fqinj, gjë që edhe shqiptatët, dhe natyrisht edhe çamët, e dëshirojnë. Së dyti, konferenca e shtypit e 9 marsit 2012 përkon me një ndër ngjarjet më tragjike në historinë e Greqisë moderne të ndodhur pikërisht 67 vjet më parë. Fjala është për valën e dytë të terrorit, masakrave dhe krimeve çnjerëzore të bandave zerviste ndaj popullsisë së pafajshme të Çamërisë Veriore. Dihet se pas masakrave të qershorit e shtatorit 1944 në Paramithi, Pargë, Margëlliç, Filat e gjetkë, mijëra pleq e plaka, burra e gra, të rinj e fëmijë, u ngulën përkohësisht matanë kufirit, në Çamërinë shqiptare, më saktë në rajonin midis Sarandës dhe Konispolit, me shpresë që të ktheheshin në shtëpitë e tyre me t’u qetësuar gjakrat. Pikërisht atje, në shtator 1944 u mbajt Kuvendi i Parë Çam i Shalësit të Sarandës, ku u morën vendime të rëndësishme për ruajtjen e jetëve njerëzore dhe... ɽ vijon në faqe 23


2

E enjte, 22 mars 2012

POLITIKE

Dëmshpërblimet të tjera të përndjekurve, Berisha: PS po luan lojë politike

K

ryeministri ndër të tjera deklaroi se procesi për dëmshpërblimin e ish të përndjekjeve do vazhdojë, ndërsa i konsideroi akuzat e opozitës si qesharake. "Protesta e PS se me këto ndryshime përfitojnë bashkëpunëtorët e okupacionit, është pa baza. Dua t'u them këtyre zotërinjve se lufta çlirimtare është një trashëgimi e popullit shqiptar. Përpjekja për të pronësuar

luftën antifashiste çlirimtare është qesharake, veçanërisht nga ata të cilët vazhduan të jenë si vazhdimësi juridike e PPSH dhe s`kanë kërkuar të falur për ato që kanë ndodhur për 45 vite", theksoi Berisha. Ai siguroi se asnjë ligj nuk ka shkuar dhe nuk do të shkojë në këtë drejtim. "Ata që e përdorin këtë çështje dhe e mendojnë se do të kenë përfitime politike janë të

pabesueshëm. Të vetmin dëmshpërblim që ata bënë, ia dhanë nomenklaturës. Dje është miratuar vendimi për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. "Me këto vendime bëhet e mundur filimi i disbursimit të transhit të dytë, që pritet me të drejtë nga ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë të vendit. Disa kategori të tjera janë shtuar, me të drejtë", theksoi kryeministri.

EKSKLUZIVE/ Ish-botuesi i Koha Jonë, aktualisht zv.ministër kujton historinë e arrestimit të gazetarëve

Lesi: Si i arrestoi Berisha gazetarët Frangaj e Leka

Aleksandër Frangaj, Frrok Çupi, Martin Leka (lart) Nikollë Lesi dhe Preç Zogaj

Teodor Keko më thoshte: O Niko, jepi nga një gotë raki këtyre të SHIK-ut se ngordhën ftohti „„„

"Koha Jonë". Dy kolegët tanë ndodheshin në qelitë e ftohta të janarit '94, porse fjala e forcës tonë, e opinionit publik e gazetaresk u shkonte në qelitë e ftohta. Ne, në redaksi, sikur kishim marrë flakë e forcë dhe donim të hynim në qelitë e dy kolegëve tanë, Sandër Frangaj e Martin Leka, aqsa këmbenim letra si traktet partizane nëpërmjet avokatit dhe forma të tjera me dy të burgosurit për lirinë e medias. Ata, nga burgu na frymëzonin edhe më tepër me forcën me të cilën hanin hekurat e prangave. Ishte një situatë inkadenshente. Tani ky brez gazetarësh të sotëm as nuk mund ta përfytyrojë e besojë në atë çka kemi kaluar. Vetem bashkëkohësit dhe kolegët e dinë mirë.

TIRANE

ANILA BASHA vijon nga faqja 1 ...Blendi Fevziu, kërkova një intervistë me botuesin e “Klan” Aleksandër Frangaj. Por botuesi dhe pronari i televizionit e refuzoi të kujtonte atë kohë, nën argumentin se nuk “jeton me të shkuarën”. Po ashtu, tentova të marr një intervistë me Martin Lekën, gazetarin që ka vite të tëra investimesh për pavarësinë e gazetarit dhe shtypin e lirë. Por Martini, në telefon, thoshte njëherë nuk kam kohë, njëherë se kam folur shumë për këtë gjyq, dhe unë shpejt kujtova se ai sot punon në TVSH, dhe paguhet me paratë e qeverisë. Pastaj vendosa t’i drejtohem botuesit të “Koha Jonë”, Nikollë Lesi. Gjithmonë ka pasur shpirtin e rrebelit. Edhe pse sot është eksponent i qeverisë “Berisha”, zv.ministër i Kulturës, kisha përshtypjen se për këtë çështje, Nikollës, nuk ia mbyll “gojën” kush. Dhe Nikollë Lesi, në një intervistë për shqiptarja.com, kujton moment pas momenti se çfarë ndodhi atë natë pas 2 marsit 1997 kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme, dhe kur u arrestuan dy gazetarët Frangaj e Leskaj në 1994. Sot është 22 marsi, kanë kaluar 20 vjet nga zgjedhjet e para demokratike që kanë ndodhur në vend, por historitë për të arritur deri në ditët kur të konsiderohet një shtyp i lirë e i pavarur, nuk kanë mbërritur ende. Zoti Lesi, në vitin 1994 e mbani mend pse u arrestuan dhe u burgosën dy gazetarët e "Koha Jonë", Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka? Kanë kaluar shumë vite nga ajo ngjarje e rëndë për lirinë e medias dhe mbetet edhe pas kaq viteve ngjarja më dramatike për median, pothuaj paralel edhe me djegien e redaksisë së gazetës "Koha Jonë" natën e 2 marsit 1997 në kohën kur sapo ishte vendosur Ligji për Gjendjen e Jashtëzakonshme. Mbaj mend se nuk kam qenë në redaksi, isha duke ardhur nga Lezha për në Tiranë. Kishim disa radio që lidheshin me njëri tjetrin dhe sapo futem në zonën që kapte vala, diku nga udha e vjetër e Mamurrasit dëgjova zërin e një kolegu që erdhi policia dhe morën me

Nikollë Lesi, Armand Shkullaku, Aleksandër Frangaj dhe Andi Bushati në vitin 1994, Tiranë pranga Aleksandër Frangajn dhe Martin Lekën. Rruga ishte gjithë gropa, porse e kemi bërë në kohë rekord si të ishim në Formula 1. Kur arrita tek hyrja e redaksisë shoh makinë policie dhe disa civile që ishin të SHIK-ut. Hyra në zyrat e vogla të gazetës. Ishin të shtangur. Në moment ka mbërritur avokat Spartak Ngjela me Frrok Çupin. U kishin vënë prangat dy gazetarëve për një artikull të botuar në gazetë se gjoja kishin

Natyrisht që arrestimi i dy gazetarëve kryesorë ishte një ngjarje shokuese edhe për opinionin publik, porse reaguan ashpër ambasada amerikane në Tirane dhe trupi diplomatik i vendeve të Europës. Në gazetë tensioni ishte maksimal. Në të vërtetë nuk kishte frikë apo stepje për të shkruar përditë më shumë të vërtetën e hidhur kundër qeverisjes së asaj kohe. Natyrisht komenti ishte siç e mendonim se duhej më mirë e më

A vazhdonte rrethimi i gazetës nga forcat e policisë dhe SHIK-ut ato ditë? Edhe para arrestimit ishim nën survejim të plotë, kudo e sido. Porse pas arrestimit ishim si dy ushtri përballë njëra tjetrës; ne me stilolapsin dhe makinën e shkrimit për të çuar fjalën e lirë tek populli dhe shteti, me polici e SHIK për ta penguar këtë fjalë. Më saktë për të na dekurajuar, frikësuar dhe nënshtruar. Nuk ia arritën fare. Tirazhi i gazetës "Koha Jonë" shtohej, pasi e blinin në rradhë njerëzit e thjeshtë, dhe nga administrata e shtetit e merrnin, porse e fusnin brenda gazetës RD të partisë! A patët ndonjë kontakt me shtetarët e lartë dhe si ishte gjendja në gazetë? As që flitej të na priste njeri në zyrat e shtetit. U lodhëm për të hyrë

...nga burgu na frymëzonin edhe më tepër me forcën me të cilën hanin hekurat e prangave. Ishte një situatë inkadenshente. Tani ky brez gazetarësh të sotëm as nuk mund ta përfytyrojë e besojë në atë çka kemi kaluar. Vetem bashkëkohësit dhe kolegët e dinë mirë... nxjerrë sekretin ushtarak! Artikulli nuk kishte kurrfarë sekreti për shtetin e as për median. Ishte një urdhër i ministrit të mbrojtjes Safet Zhulali. Aleksandri ishte kryeredaktor dhe Martini zv/kryeredaktor, dy pena të fuqishme dhe emblematike të asaj kohe. Aleksandri kishte qenë edhe një vit më parë në arrest shtëpie për një shkrim fare të vogël, që nuk kishte lidhje aspak me atë çka akuzohej.

drejt. Porse reagimi i shtetit ishte i ashpër dhe me një synim që ta bënim të tërhiqeshim me të gjitha mënyrat. Edhe me pranga. Përkundrazi sikur na karikuan edhe më shumë për të shkruar edhe më me kurajo. E çuditshme porse u bë një grup gazetarësh që nuk donin t'ia dinin për asgjë, as për rrahjet nga SHIK-u i Gazidedes, as për presionet kudo nga segmentet e shtetit ku dëgjohej fjala "gazetar i

tek Prokuroria e Përgjithshme, porse as që na lanë tek hekurat. Ambasada amerikane ishte promotore kryesore për lirimin, më vonë, të tyre. Organizata Ndërkombëtare e Gazetarëve, Reporterët pa kufij, Komiteti i Helsinkit, Këshilli i Europës, etj, reaguan në përkrahje të lirimit të gazetarëve dhe mos prekjes së lirisë së medias. Reaguan pro nesh shumica e gazetarëve sh-

qiptarë, pasi ishte një gjë e drejtë dhe ishim akoma në fillimet e viteve të para të demokracisë. Ndërkohë ishte janar dhe kishte hyrë shkurti i atij viti të ftohtë '94 . Kolegët tanë mbaheshin në qelitë e akullta të Tiranës. Ishim shpirtërisht me ta, porse fizikisht ata vuanin, iu ishin privuar liritë e tyre, pasi ata punonin, si dhe ne jashtë qelive për fjalën e lirë. Ne, ashtu siç dinim asokohe, punonim me kurajo e ishim idealistë, pasi donim që për gjithçka të informohej populli, ndërkohë që media shtetrore ishte nën kontrollin e plotë të partisë në pushtet. Edhe më vonë, median shtetorore e kanë mbajt nën kontroll, edhe socialistët, pasi është i njëjti mentalitet, kur janë në pushtet, e duan gjithçka për vete e jo për njerëzit. Po çfarë ndodhi pas arrestimit? Si reaguat ju? Po, të kthehemi tek situata pas arrestimit. Në shtypshkronjën "Demokracia" ku shtypej gazeta jonë na ndiqnin shërbimi sekret dhe na linin përherë për në fund që të mos botoheshin në kohë e të duhej dilnin në treg më përpara gazetat pro pushtetit. Një rraskapitje e tmerrshme fizike e psikologjike. Gazeta "Koha Jonë" shikohej, asokohe, si një shembull që vrau frikën e njerëzve pas marsit 1992 për të folur. Nëse gazeta RD, vrau frikën gjersa rrëzoi sistemin komunist, "Koha Jonë" largoi frikën për të folur në një demokraci të sapofilluar ku mbizotëronte psikologjia demokrate se "fitimtari demokrat nuk kritikohet"! E ndërkohë, a vajtet t'i takonit në burg dy gazetarët? As që të linte njeri, sidomos mua personalisht që quhesha, për pushtetin, si drejtuesi i këtij grupi gazetarësh të pavarur. Kemi ndjekur gjyqin e shkallës së parë ku u lirua


E enjte, 22 mars 2012

3

POLITIKE

E

përditshmja kombëtare më e re në tregun e mediave shqiptare Shqiptarja.com kalon në klasifikimin e mediave online edhe gazetën e përditshme kombëtare Panorama. Në website-n e klasifikimeve www.alexa.com ku çdokush mund të verifikojë renditjen

Shqiptarja.com, kalon edhe Panorama online

online të websiteve, www.shqiptarja.com është në vendin e 20 duke lënë në vendin e 21 gazetën Panorama dhe në vendin e 22 Gazetën Shekulli dhe shumë të përditshme të tjera shqiptare të cilat ndodhen prej shumë vitesh në web. Gara e ngjitjes në klasifikimin në

web është shumë e vështirë, por duket se lexuesit e shqiptarja.com, kanë ndjekur menjëherë dhe kanë gjetur në web shkrimet e stafit profesional që u shkëput nga Gazeta Shqiptare dhe News24 pas shitjes së grupit mediatik disa biznesmenëve.

Lesi: Unë di që kur telefonova Zef Brozin, më priti menjëherë në zyrë

“Si na ndihmoi Azem Hajdari dhe dhuna e PS mbi median” "Kam shkuar me Shkullakun ambasadë më ambasadë për t'i liruar"

zoti Frangaj nga presioni ndërkombëtar dhe më pas u gjet sebepi në ditën e lirisë së medias më 3 maj të lirohet me dekret presidencial zoti Martin Lekaj. Ku ka qenë redaksia e gazetës Koha Jonë në atë kohë? Tek rruga e ish-restorant Durrësit, pak më sipër se stacioni i trenit. Atje ishte foleja jonë e medias së parë të pavarur shqiptare. Kishim marrë me qera një shtëpi të vjetër me katër dho-

se ngordhën ftohti duke na ruajt se mos na gjejnë gjë!". Në atëkohë ishtin Ben Blushi, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati tre emra gazetarësh të njohur, që m'u gjendën krahë në atë situatë të vështirë për dy kolegët, gazetën dhe mua. Me Shkullakun shkonim ambasadë në ambasadë për çështjen e kolegëve tanë. Shkruanim, arrestoheshim, rriheshim, por prapë shkruanim! Po të tjerë politikanë a vinin

Djegia nga SHIK e Gazetës “Koha Jonë” më ‘97 ma dhe një tarracë të vogël, në të cilën vendosëm dhe një kioskë-zyrë ku rrinin Adriatik Dosti me kolegët e sportit. Tek tuneli, para se të hynim në zyra kalonim nën siten e shërbimit sekret ku rrinin përherë tre policë të tyre. Vëzhgonin dhe rregjistronin gjithçka. I madhi dhe i ndrituri Teodor Keko, vinte e na jepte kurajo përmbi kurajon që kishim edhe vetë. Ai pasi bënte artikullin për botim kalonte para policisë sekrete dhe i kundronte me qesëndi. Më thoshte kur kalonim para tyre, tek dera e redaksisë së gazetës: "O Niko jepu ndonjë gotë raki këtyre të SHIK-ut

njihte mirë se kush ishin. Azem Hajdari, ndonëse ishte pjesë e pushtetit të asaj kohe si deputet, por shpirtërisht, me fjalë e me vepra ishte me kurajon tonë. Ai na dha forcë edhe më tepër asokohe. Ishte tribun dhe kur hynte një tribun në redakasinë tonë me dy gazetarë të arrestuar e në burg sikur fluturonim nga gëzimi. Na jepte kurajo civile. Kanë ardhur nga ambasadat e huaja, plot e përditë. Qytetarë, gazetarë, kolegë të mediave të tjera. Pa dashje pushteti e ktheu "Koha Jonë" si një vend peligrinazhi ku tuneli bllokohej nga njerëzit që na donin. Por dhe SHIK-as plot kishte! Spartak Braho një ndër miqtë e përditshëm të gazetës, ato ditë na ndihmonte si avokat e si njeri që njihte ligjet për të gjetur mbrojtjen e tyre. Neritan Ceka dhe Prec Zogaj tre herë në

Policët duke rrethuar gazetën “Koha Jonë”

ato ditë në redaksi? Plot. Vinte e shkruante Kiço Blushi, me vrap hynte Spartak Ngjela, furishëm mbërrinte Azem Hajdari që ishte një ndër miqtë më të mirë të gazetës "Koha Jonë". I jashtëzakonshemi Azem Hajdari rrinte me ne deri vonë. Mbaj mend njehërë, ato ditë, që kur erdhi Azemi me një foristradë dhe sapo zbriti tek tuneli para se të hyjë në gazeë bërtiti me të madhe dy njerëzve trupmëdhenj që rrinin në qoshe: "Ikni ore se nuk keni punë tjetër, por vini e spiunoni këta te Koha Jonë!". Ata ulën kokën e ikën. Siç duket Azemi i

ditë vinin në zyrat tona. Arben Imami e Gramoz Pashko ishin si të shtëpisë në redaksi. Duhej bërë gazeta e rradhës, si përditë, duhej të mbanim kontaktet me dy kolegët tanë në qeli, duhej të merrnim makina me qera për të shpërndarë gazetën në rrethe pasi policia na i bllokoi për gjoja "mungesë dokumentash" gjithë automjetet e shpërndarjes së gazetës, duhej të duronim grushtat që u jepnin edhe gazetarëve që ishin jashtë qelisë në punën e tyre. Ishte kohë e madhe, por dhe kohë çmendurie. Ishte çmendur shteti, por dhe ne si staf

sikur çmendeshin pas çmendurisë së pushtetit! Zoti Zef Brozi tregon se Berisha e kishte thirrur në zyrë dhe i kishte deklaruar se pse nuk e kishte pyetur Berishën për këtë çështje. Ndërkohë që Zef Brozi i pat deklaruar se i jepte dorëheqjen po t'ia kërkonte këtë gjë. Po ju? Keni kontaktuar me Zef Brozin në Gjykatën e Kasacionit? Nuk e di se çfarë i ka thënë zoti Berisha, zotit Brozi. Por di të saktë se kur kam kërkuar takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë Zef Brozi më ka pritur menjëherë në zyrë. Më ka thënë se sa të jem unë në këtë zyrë nuk lejoj arrestim gazetarësh, porse janë disa shkallë para meje që nuk i komandoj dot. Tani unë fjalë për

A shikoni dhunë ndaj gazetarëve sot? A ka presion ndaj medias? Pas vitit 1997, me ardhjen e socialistëve në pushtet, u duk sikur u largua presioni ndaj medias disa kohë, porse e vërteta mbetet se pushteti tani nuk bënte presion direkt mbi gazetarin apo botuesin, i cili në vitet e para ishte dhe vetë gazetarë. Pushteti futi në lojë një grup biznesmenësh që kishin interesa me pushtetin për tendera e privatizime dhe i bëri të botonin sa më shumë gazeta. Kështu edhe zhvlerësohej kritika e disa gazetave serioze e të pavarura kundër pushtetit, porse në morinë e shumtë të titujve të gazetave pushteti thoshte indirekt se nga 20 tituj gazetash është normale që

Nikollë Lesi, për bllokimin e gazetës fjalë nuk mbaj mend gjithçka, pasi janë 18 vite e kusur në mes. Pas kaq vitesh për shkak të rrethanave të reja, Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka nuk duan të flasin për këtë ngjarje. Sigurisht mbi botuesin dhe gazetarin rëndon frika se ç'mund të ndodhë. Edhe ju zoti Lesi jeni zv.ministër, po ju si botues i kohës pse nuk keni frikë të flisni për këtë çështje? Nuk e di. Besoj i keni pyetur vetë. Për mua mbeten miqë të mirë të një kohe të papërsëritshme.

dy ose tre gazeta na kritikojnë! Kjo ishte një djallëzi që u ideuan socialistat dhe që u shkoi për shtat dhe demokratëve kur erdhën në pushtet në vitin 2005. Pushteti bën presion mbi botuesin dhe nuk bën direkt, si dikur, mbi gazetarin. Eshtë vetë botuesi që bën presion apo censurë se çfarë duhet të botohet. Natyrisht se sot ka edhe botues të respektuar, të cilët e kanë ruajtur gazetën nga ndikimi indirekt i pushtetit. Megjithatë janë më të sofistikuara presionet e sotme. Atëherë kishte dajak, pranga, qeli, djegie gazete dhe prapë dajak!


4

E enjte, 22 mars 2012

POLITIKE

Kristo Frashëri "Qytetar Nderi", edhe nga këshilltarët e djathtë

B

ashkia e Tiranës i ka dhënë titullin "Qytetar Nderi" Kristo Frashërit. Motivacioni: Për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës. Historiani i njohur ka lindur atëmot që Tirana u bë kryeqytet, dhe ka kaluar pothuaj gjithë jetën në Tiranë (ka lindur në Stamboll, dhe është banor i Tiranës qysh prej moshës 7 vjeç).

Propozimi për dhënien e këtij titulli për akademikun Kristo Frashëri ishte bërë nga grupi i Këshilltarëve të PS-së dhe, me sa duket, është mbështetur edhe nga këshilltarë të djathtë. Frashëri, përveç aktivitetit akademik, ka rënë në sy edhe në debatin publik të kohëve të fundit, sidomos për çështje të natyrës patriotike, dhe në këtë mes e ndihmonte, dhe e cyste, fakti që

është historian. Në fakt, Kristo Frashëri është një nga pak autoritetet e pakontestuara, ose të kontestuara pak, të Shqipërisë së sotme në terma moralointelektualë. Ai sot është 92 vjeç. Në një intervistë në muajin shkurt, ai nënvizonte se Tiranën nuk e bëri kryeqytet historia, bëmat, vlerat arkitekturore, apo rëndësia kulturoro-ekonomike, por "treva ku është".

Niko Nosi, kryetar i KQZ në 22 mars 1992

Ju rrëfej zgjedhjet kur PD erdhi në pushtet "Opozitës i lamë gjithçka në dorë, donim pluralizmin" Lajmi Niko Nosi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 22 marsit 1992, tregon për "Shqiptarja.com", atë proces zgjedhor kur PD-ja erdhi për herë të parë në pushtet, duke treguar se e rëndësishme ishte që të fitonte pluralizmi politik, dhe jo partitë

„„„

TIRANE

ARBEN RROZHANI

N

iko Nosi tashmë është një emër që pa kkush e kujton si të lidhur me politikën dhe zhvillimet e saj në dekadat e fundit. Profesor I fizikës në Tiranë, teknicien dhe tashmë një simpatizant i thjeshtë i PS-së, fiks 20 vite më parë ishte kryetari I KQZ-së që mbikqyrte dhe çertifikonte rezultatin e zgjedhjeve të para që do të sillnin në pushtet PD-në, në 22 mars 1992. Në një rrëfim të gjatë për "Shqiptarja.com", ai tregon se si u bë ai proces zgjedhor, interesat e partive për të fituar dhe vendosmërinë e PS-së së Fatos Nanos për të mos fituar me çdo çmim. Z.Nosi, çfarë ishin zgjedhjet e 22 marsit 1992? Votimet e 22 marsit 1992 ishin të dytat votime pluraliste që u bënë në Shqipërinë postkomuniste, por të parat që ndërruan sistemin dhe ku mori pjesë një spektër i plotësuar forcash politike, sepse kishte nisur pluralizmi. Mua më dhanë rolin e kryetarit të KQZ-së. Si arritën te ju? Unë isha një intelektual i asaj kohe, me gradë shkencore, pedagog i fizikës në universitet. Pra anëtar i "bandës së profesorëve" të llojit të Skënder Gjinushit? Jo jo. Bile PSD ishte bashkë me PD në koalicion në ato votime, bashkë me republikanët që qëndruan nën sqetullën e PD-së, kurse socialdemokratët qëndruan në koalicion në atë kohë dhe kur nuk e gjetën veten në atë mjedis u larguan. Unë isha kandidaturë e PS-së, e cila po përzgjidhte kandidaturat. Kam përshtypjen se mua mund të më ketë propozuar Maqo Lakrori, që ishte një ndër drejtuesit e partisë. Kush ishin të propozuarit e tjerë? Nga PS ishte edhe prof. Osman Kraja, rektor, njeri me reputacion dhe integritet dhe me njohuri të forta administrative. Ishte dhe një prokuror, pra ishim tre

anëtarë në komision. PD kishte përfaqësuesit e vet, por zv.kryetar u zgjodh Urim Bujari nga PD, gjithashtu matematikan i njohur i asaj kohe. Kishim edhe spcialistë të tjerë që mund të ndihmonin në informatizim, pra ishte hera e parë që ishte menduar që në KQZ të ishin jo vetëm përfaqësues të partive, por edhe të profesioneve të nevojshme që mund të ndihmonin. Situata politike ishte jashtëzakonisht e acaruar, por fakti që shumica vinte nga institucione arsimore dhe shkencore dhe kishin njohje me njëri-tjetrin ishte një faktor frenues për sherre dhe përgjegjësi të madhe. Natyrisht seicili do të mbronte interesat e partisë së vet, por kishte edhe përgjegjësi për të vënë ligjin, i cili kishte mjaft të meta. Ai ishte përgatitur pa ndonjë përvojë të madhe, kishte të meta deri në absurd, sepse mund të krijoheshin situata që kombinimi i rezultatit mund të ishte i tillë që numri i deputetëve të dilte me mijëra, sepse nuk kishte një kufi të sipërm për pjesën proporcionale të parlamentit. Një pjesë ishin deputetë zonash, një pjesë ishin nga proporcionali, por ishte vendosur në ligj një formë tek e cila mund të ndodhte që numëruesi të shkonte drejt zeros dhe thyesa të shkonte në infinit. Ne patëm faktorin ndihmës që afatet ligji i kishte parashikuar të gjata, ndërsa më vonë erdhën duke u shkurtuar, duke prodhuar defekte. Afate duke filluar që nga miratimi i komisioneve zonale, paraqitja e kandidatura, rregjistrimi i tyre etj. Duke qenë se ne kishim kohë menduam që të marrim në shqyrtim në 10-15 ditët e para, vetë ligjin për ta njohur vetë, por në mbledhjet e komisionit. Për çfarë kohe bëhet fjalë? Ka qenë fillim shkurti. Ne i

morëm nen për nen duke supozuar situata që mund të ndodhnin, situata ku nuk dihej se kush fitonte, pra nëse e aktualizojmë, sikur askujt nuk i interesonte të hapeshin kutitë. Ne morëm disa vendime ndërmjetëse se si do t'i zgjidhnim këto situata. Marrja e këtyre vendimeve ishte gjetja e zgjidhjes përpara se të ndodhnin këto situate. Mbi të gjitha morëm një vendim që të mos ndryshonim vendimet. Pra të ngeleshin ashtu siç i kishim thënë kur ishim të zhveshur nga intersat partiake. Pra ju ishit teknicienë pra të ishit njerëz politikë? Ne e vendosëm që të ishim të tillë, sepse nuk kishte asnjë nen që të na detyronte ligji. Kjo e shpërndau anën konfliktuale të punës në KQZ duke e spostuar në fillimin e veprimtarisë së komisionit, kur mund të zgjidheshin gjërat shumë më lehtë. Nga ana tjetër fushata ishte shumë e ashpër në terren dhe ndaj nesh nuk kishte ndonjë vëmendje. Pra paska qenë e kundërta psh e vitit 2011 kur vëmendja dhe shpresa ishte në KQZ? Po e kundërta komplet. Ishim gati-gati të pavarur. Pra ishit si KQZ në hije, ndërsa sot është KQZ-ja ajo që vendos fitoren apo humbjen? Po po. Po ju them se si socialist në atë komision kam patur vetëm një ndërhyrje nga PS, e cila nuk ishte ndërhyrje institucionale e partisë, por e dy deputetëve që erdhën e më thanë që x deputet i PDsë, ka shkruar emrin gabim në listë, kur e kanë rregjistruar dhe ti si kryetar ke të drejtë ta çrregjistrosh. Ata shkonin me idenë se po ta çrregjistroja unë ajo zonë do të ngelej pa kandidat konkurrent. Ajo zonë ishte bas-

Në foto: Niko Nosi, ish-kryetar i KQZ-së në zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992

Në foto: Ish-ambasadori amerikan Rajerson me kryetarin e PD-së Berisha dhe Eduard Selamin në 1992

tion? Po ajo zonë ishte bastion në rrethinat e Kavajës. Unë u thashë se ja e bëra unë si komision, sepse në bazë të ligjit e kishte shkruar emrin gabim dhe nuk përputhej me dokumentet e identitetit, por ligji thotë që brenda 2 ditëve të vënë kandidat tjetër dhe njerëzit këtu nuk po votojnë për emra, por për partitë dhe ne nuk fitojmë asgjë. Kjo ishte e vetmja ndërhyrje zyrtare. Në fund atë që bëra ma vlerësuan pavarëisht se PS-ja humbi, sepse ne duke mbrojtur ligjin, kishim mbrojtur edhe interesat e partisë. Orientimi ishte: ne do të bëjmë një shtet pluralist, do të përballojmë një tranzicion dhe do të mbrojmë shtresat e caktuara që kemi përsipër t'i mbrojmë. Nuk kishte as program, as qëllim që t'i fitonim zgjedhjet me çdo kusht, duke bërë edhe manipulime. Kjo mua si kryetar ma lehtësoi shumë punën, nuk merrja përssipër urdhëra të tilla nga partia. Shikoj me dëshpërim kohët e fundit janë bërë shkelje flagrante. Ju kishit kontakte me Fatos Nanon si kryetar i PS-së? Vinte një punonjës i PS-së, por më tepër për tu informuar, për mbarëvajtjen e KQZ-së, sepse edhe baza teknike e votimeve ishte sipas ligjit në dorë të qeverisë që ishte me kryeministër Vilson Ahmetin, duke nisur që nga fletët e votimit. U bë diçka që çdo kërkesë e PD-së për të ushtruar kontroll në çdo pjesë të procesit zgjedhor qoftë teknikisht, qoftë në shtypshkronjë ku bëheshin fletët e votimit, pra çdo kërkesë u pranua. Bile lejuam edhe sekretimin e fletëve të votimit, me një kod sekret të PD-së, që ne nuk e dinim, lejuam kundërshtarët, që në konfigurimin e fletës së votimit kishte një strukturë kokrrizore, si të shpërndash kokrra orizi, në formë eliptike dhe ata futën një procedurë në faqosje si tip barkodi, që ne nuk mund ta gjenim kurrë, sepse ishin si një kostelacion yjesh dhe ne nuk mund ta dinim. Ata e futën që të siguroheshin që ne që kishim shtypshkronjën nuk prodhonim fletë votimi false. Ishte shtypshkronja e letrave me vlerë? Po. Pra lejuam çdo kërkesë të opozitës. Po të donit mund të bënit manipulime?


E enjte, 22 mars 2012

5

POLITIKE TOPI PER FAKTET HISTORIKE

ALEANCA KUQ E ZI, PARTI POLITIKE

Faktet historike të mos shtrembërohen sipas optikës së politikës. Kështu është shprehur presidenti Bamir Topi, gjatë takimit me historianen amerikanë Kejt Lajnberri. Ajo ndodhet në vendin tonë për të mbledhur dëshmi e fakte historike dhe për të hedhur dritë mbi shpëtimin dhe strehimin nëntëjavor të 30 ushtarakëve amerikanë, pas rrëzimit të një avioni sanitar në nëntor të vitit 1943. "Faktet historike të mos shtrembërohen sipas optikës së politikës, duke u bërë sa më të njohura e të vlerësuara publikisht", u shpreh presidenti Topi.

Aleanca Kuq e Zi nga dje u bë parti politike. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Aleancës Kuq e ZI, pasi kjo e fundit ka dorëzuar 3700 firma, statusin dhe programin e saj. Drejtori Ekzekutiv i Aleancës Kuq e Zi Redi Rama nëpërmjet një prononcimi për mediat bëri me dije se partia do të drejtohet nga Kreshnik Spahiu deri në organizimin e Kongresit të Aleancës Kuq e Zi, i cili do të mbahet në muajin maj. Pas "fushatës" së ndërmarrë gjerësisht në të gjitha viset shqiptare, drejtuesi i saj i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i është drejtuar Gjykatës së kryeqytetit.

Frika e ambasadorëve për manipulime

Përse ia bllokuam Rajersonit fletët e votimit në doganë "PD garantoi ambasadorin amerikan"

Po të donim mund të bënim manipulime, por nuk kishte një orientim të tillë. Rëndësi kishte të ishte një proces i besueshëm, i pranuar nga të gjithë. Edhe vetë partia që humbi e pranoi rezultatin. Pra PS-ja nuk kishte një dëshirë për të fituar me çdo çmim? Jo, absolutisht nuk ndihej as në nivele të larta, as në nivele të ulëta. Mua më kërkonin informacion, edhe presidenti i republikës, Ramiz Alia, që dërgonte një nëpunës të vetin për të marrë informacion, por hynte nga dera kryesore e KQZ-së te Pallati i Kongreseve, i deklaruar se kush ishte. Nuk kishte as telefonata, se në atë kohë ne nuk kishim as celularë, as email-e. Interesant ishte se ne vendosëm edhe monopolin mbi njoftimet, ia jepnim ATSH-së që ajo t'ia shiste medias, me një vendim unanim. ATSH-ja ishte e besueshme në atë kohë? Po sepse asnjë lajm nuk u deformua, apo kundërshtua, madje ishte edhe më e besueshme se sa radio dhe televizioni shtetëror. Kishim kërkesa edhe nga gazetarët e huaj dhe në shërbim të tyre kishin tre sekretare, na shërbente edhe një miniadminstratë e kuvendit edhe pse ai ishte shpërndarë. Mbaj mend që shefi i sektorit të marrëdhënieve me jashtë në kuvend ishte Edmond Haxhinasto dhe ai kishte një zyrë të vogël, ku unë bashkë me nënkryetarin që ishte i PD-së, prisnim ambasadorët, kur vinin për takime.

publikan Amerikan, nuk e mbaj mend. Të dy ishin prezentë, të dy na kanë ndihmuar, por njëri prej tyre kishte prodhuar fletët e votimit në Austri dhe kamionët kishin ardhur në doganën e Hanit të Hotit dhe dogana nuk i zhdoganonte. Përse? Sepse duhej autorizimi i pritësit, qeverisë shqiptare dhe KQZ, por asnjëri nuk i pranoi. Me çfarë motivi i refuzuat? Ishte jashtë ligjit. Përse jashtë ligjit nëse Instituti Republikan apo ai demokrat amerikan vijnë me qëllime të mira për të shtuar

Garanci nga PD? Garanci nga dikush në PD, prej andej sigurisht, sepse këtë e tha edhe në takim. "Ne kemi patur një OK"-më tha Rajerson. "Unë nuk di gjë - i thashë. Në takimet e tjera me njerëz nga stafi i ambasadorit Rajerson dhe me përfaqësues të PD-së dhe njerëz të tjerë komisionerë të PD u gjet rruga që PD u garantua 100 për qind që kishte akces në çdo gjë: lista votimi, emra, në çfarë të donte. Unë nuk e kuptoj absursin e votimeve të fundit ku opozitës nuk i jepet kontrolli mbi listën e zgjedhësve. Ju ua dhatë atëherë? Të gjitha, megjithëse nuk nuk kishim një databazë elektronike. Por kishim fotokopje. Pati kontestime? Po pati nga të dyja palët, por gabime nga administrata që e kishin rrugën dhe mënyrën e zgjidhjes dhe kohën e duhur. Në fund asnjë forcë politike nuk u ankua. Atëherë lokalizimi i zgjedhësve ishte më i kollajtë dhe ishin edhe letërnjoftimet e kohës së komunizmit, krejtë-

Gjatë votimeve në vitin 1992

Ju si e përjetuat 22 marsin 1992? Unë meqë kisha punuar 8 vite në ambasadën tonë në Romë në kohën e socializmit, si përfaqësues i Ministrisë së Arsimit për misionet kërkimore dhe shkencore deri në 1989, e kisha një ndjenjë që do të vinte pluralizmi edhe në Shqipëri. Kisha edhe një ide të qartë se çfarë ishte pluralizmi. Mendoja se do të vendosej një pluralizëm i ndershëm, por e dija se çfarë ndodhte në të ashtuquajturat demokraci në Afrikë apo Amerikën Latine. E dija se kishte manipulime zgjedhjesh, që kishte demokraci, fasada të diktaturave dhe në 22 mars, nga mënyra se si ndodhi rrëzimi, nuk më pëlqeu, sepse mendoja që duhet të ishte një proces evolutiv dhe jo një përmbysje e tillë, sepse këto lloj përmbysjesh të çojnë në nivelin zero, siç edhe ndodhi. Do të kishte shumë zhgënjime, shumë hapa prapa. Unë kasha folur edhe me një prej eksponentëve që kishte shkruar në shtyp dhe që u thirr nga Ramiz Alia në takimin e famshëm me intelektualët në gusht 1990, për t'i marrë mendim se si mund të bëhet tranzicioni… Kush ishte ky? Me Ylli Popën, profesorin e nderuar, në një takim përpara 22 marsit. Ai ishte mbështetës i fortë i këtyre proceseve dhe sidomos vinte në plan të parë të të bëheshim si Europa. Unë i thashë: 'Profesor, po sikur të bëhemi si Afrika?". Profesor Popa ishte për një rotacion poitik? Po për një rotacion politik. Ai e thoshte në mjedise dhe unë isha njeri i afërt me të. Ai kishte edhe një gjë. Në ato që fliste ai bashkëngjiste idetë e shumë njerëzve me të cilët bisedonte, pra jo vetëm botëkuptimin e tij. Përfshirë edhe zotin berisha?

Ambasadorët për çfarë interesoheshin? Për mbarëvajtjen e procesit dhe sidomos ambasadorët e vendeve që kërkonin ndryshim të sistemit e që sot janë vendet tona partnere në Perëndim, nga pyetjet që bënin dukej se kishin një ankth se mos do të bëheshin manipulime. Dhe unë kam bindjen se nga të gjitha takimet që bënin me ne iknin të bindur se nuk po ndodhte një gjë e tillë.

besueshmërinë e zgjedhjeve, për fletët e votimit? Ato mund të ishin prezentë, gjatë procesit të prodhimit në Shqipëri, me specialistët e tyre dhe ne u lamë kodin e tyre, çelësat e kontrollit. Por fletët e votimit nuk mund të hynin, sepse ato hynin me një kod të palës tjetër. Unë isha me atë që opozitës t'i hiqeshin të gjitha meraqet për votën, por edhe partia në pushtet duhej përfillur sepse edhe ajo ka një elektorat. Këto fletë votimi që vinin nga jashtë ishin pa kodin e PS-së.

Përfshirë edhe ish-ambasadorin e SHBA Rajerson? Rajersoni erdhi, por me një qëllim tjetër. Ai donte t'i sillte vetë fletët e votimit, të printuara ose nga Instituti Demokratik, ose nga ai Re-

Ambasadori amerikan e priti keq refuzimin? Mund të them se ambasadori amerikan iku shumë i dëshpëruar, sepse i ishte dhënë një garanci jozyrtare.

sisht të garantuara, sepse ishin unikale ato letra, bojë apo kapëse dhe emrat e shkruar me bukurshkrim. Z.Berisha ju kontaktoi ndonjëherë ato kohë? Jo asnjëherë. Më ka kontaktuar vetëm Paskal Milo, si përfaqësues i PSD-së, opozitës. Më ka marrë në telefonin zyrtar të komisionit, në orarin e punës. Ndërhyrja ishte personale, por kishte një farë të drejte, sepse dora-dorës që vinin rezultatet nga zonat, numri i deputetëve nga proporcionali, numri i deputetëve të PSD-së ndryshonte një më pak një më shumë, pra ishte në cakun delikat dhe ai emër fitues që ngrihej ishte vetë Paskali. Ai doli me vota të sakta, dhe jo me votat e Ndroqit apo të Paskuqanit siç ndodh sot me të tjerë.

Patjetër. Ai mori kontakte atëherë. Mua më erdhi shumë keq që ai nuk u fut në politikë, por edhe po të futej, nuk e di se sa do të respektohej mendimi i tij.

NESËR DO TË LEXONI:

„ Roli që pati ushtria në 22 mars, pse fitorja e PD-së nuk ishte peblishitare, çfarë ndodhi me profesor Nosin pas mbarimit të detyrës, hakmarrja që I bëri qeveria e PD-së dhe pse kërkonte berisha të ishte pa rival në zonën e tij si kandidat për deputet në Kavajë


6

E enjte, 22 mars 2012

POLITIKE PD FESTON 22 MARSIN

PD, ME KOMUNISTËT KINEZË

Në ditën e 20 vjetorit të fitores së partisë së parë opozitare pas 20 viteve të diktaturës, PD dhe aleatëve të saj më 22 mars të vitit 1992, do të zhvillohet një ceremoni e madhe në sheshin "Nënë Tereza" në kryeqytet. Grupi organizator bën me dije se këto festime do të jenë në formën e një spektakli, me pjesmarrjen e këngëtarëve më të mirë shqiptarë, të cilët do performojnë për anëtarët e simpatizantët e PD. Kjo festë e këtyre përmasave u paralajmërua nga Berisha, teksa ka deklaruar se duke shfrytëzuar pushimin për Sulltan Nevruzin, do ketë pjesmarrje të gjithë.

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur dëshirën që PD dhe Partia Komuniste Kineze të forcojnë lidhjet e tyre dypalëshe direkte, si parti, në mënyrë që të nxitin marrëdhëniet dypalëshe në politikë, ekonomi, kulturë, arsim, etj. Sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve XINHUA, këtë deklaratë ai ia ka bërë delegacionit të PKK, të kryesuar nga Liu Qi, anëtar i Byrosë Politike, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Pala kineze është shprehur e gatshme për shkembime të tilla dypalëshe, me synimin për t'u dhënë një dinamikë të re marrëdhënieve të përgjithshme midis dy vendeve

Kryetari i PSD: Ëndrra e shqiptarëve u varros Lajmi Kryetari i PSD Skënder Gjinushi tha për gazetën se në këtë 22 mars asgjë nuk është realizuar nga ajo që pritej të realizohej 20 vite më parë kur fitoi për herë të parë opozita në Shqipëri. Ai tha se vendi ndodhet në dorën e një klani të korruptuar e komunist. „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryetari i PSD, Skënder Gjinushi në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se 22 marsi i këtij viti e gjen Shqipërinë nën sundimin e klanit të Berishës që e la vendin jashtë Evropës dhe jashtë gjithë ambicieve të shqiptarëve. Përvjetori i 22 marsit erdhi, dhe një ditë....? Po ka kohë për të festuar. Pastaj dhe hashurja, që bëhet me grurë do maksimumi tre orë të zihet. Bëhet shpejt. Si e kujtoni 22 marsin e vitit 1992, çfarë pritshmërie kishit...? Të gjithë shqiptarët patën kujtuar se demokracia atë kohë kishte fituar, me fitoren e partisë së parë opozitare dhe koalicionit që vinte në pushtet pas 45 vitesh dikaturë. Shqipëria hyri në demokraci, bëri zgjedhjet e para pluraliste, pra fitoi PD. Asokohe pavarësisht shpresave të mëdha s'pati kontestime për zgjedhjet, partia në pushtet dorëzoi qetësisht pushtetin? Nuk pati asnjë kontestim për zgjedhjet e 22 marsit, megjithëse i organizoi PPSH e Ramiz Alia. Asnjëherë pas këtyre zgjedhjeve nuk u zhvilluan zgjedhje të drejta, të ndershme e të pakontestueshme, sidomos nga Saliu. Fatkeqësisht ishin zgjedhjet e para të lira e të ndershme, por me sa duket kanë qënë dhe të fundit deri më tani. Pasi pas 22 marsit, erdhën zgjedhjet e manipuluara të 26 majit të vitit 1996, zgjedhjet me probleme në vitin 2009

Gjinushi: 22 marsi rrëzoi diktaturën, por "lindi" Saliun "Jemi jashtë BE, me një diktator në krye" Gjinushi "Theksoj se, 22 marsi i vitit 1992 na çliroi nga komunizmi, ndërkohë që 22 marsi i vitit 2012 duhet të na çlirojë nga 'salizmi'. Sa për ftesën, aty ftohen ata që janë me diktaturën dhe komunizmin, korrupsionin e abuzimin me pushtetin".

Në foto: Kryetari i PSD Skënder Gjinushi

dhe vitin 2011. Sa herë bën zgjedhje Saliu, vetëm probleme kemi. Motoja në atë kohë ishte "Shqipëria si gjithë Evropa". Ku jemi? Në rast se është shpresuar shumë në atë kohë se Shqipëria iu bashkua familjes evropiane, tani pas pas 20 vjetësh u konstatua se Shqipëria ka shumë vështirësi për t'u bashkuar me këtë familje, ndërsa me Berishën e ka të pamundur të bashkohet. Ju po thoni se u tradhëtua 22 marsi...? Me këtë fitore vetëm ka abuzime, PD e Berisha e kanë shfrytëzuar aq shumë për 20 vite me radhë, sa ia kanë nxjerrë bojën. Jemi i vetmi vend ku

ka degjeneruar demokracia në këtë far feje. Ka një qeveri klanore, korrupsion, mosrespektim të Kushtetutës dhe që punon kunër integrimit në BE.

sulmon me fjalorin më ordiner drejtësinë. Flet për liritë dhe të drejtat e njeriut, por vret në mes të bulevardit të pafajshëm.

Kur flisni kështu, 22 marsi i vitit 1992 duket i largët, asgjë s'është arritur nga të djathtët në vitet që kanë qënë në pushtet? Asgjë. Në vitin 1992 ne ishim të parët në rajon, na la PD në fund të vendeve të rajonit. Më 2005 ishim para Serbisë e Malit të Zi, tani kemi dalë sërisht prapa nën qeverisjen e PD. Pra 20 zhgënjim pasi fatkeqësisht PD ra në duart e një klani që e përdori keq. Kjo qeveri e Berishës flet për luftë kundër korrupsioni dhe vjedh vetë me të dyja duart, flet për pavarësi të gjyqësorit, ndërsa

Po thoni se nuk ka mbetur asgjë nga ëndrra e 22 marsit te PD...? Në mënyrë absolute asgjë. Pasi 22 marsi duhet t'i kujtojë Saliut që komunizmi iku me votë pikërisht zyrtarisht në këtë ditë, ndërsa vetë Berisha nuk ikën me votë pasi e vjedh atë. Iku komunizmi pa u prek asnjë fije floku, 20 vjet më pas kjo qeveri vret njerëz në mes të bulevardit për pushtet. Kaq do mjaftonte për të kuptuar se ëndrra e shqiptarëve për të hyrë në Evropë, për një jetë më të mirë dhe më dinjitoze,

me Saliun në qeverisje është një gjë e pamundur dhe utopi. Po nesër(sot) është 20 vjetori i fitores së parë të opozitës pas 45 vitesh diktaturë. Si e pret këtë ditë, pasi keni qënë në tribunë me fituesin 20 vite më parë. Jeni ftuar? Po theksoj se, 22 marsi i vitit 1992 na çliroi nga komunizmi, ndërkohë që 22 marsi i vitit 2012 duhet të na çlirojë nga 'salizmi'. Sa për ftesën, aty ftohen ata që janë me diktaturën dhe komunizmin, korrupsionin e abuzimin me pushtetin. Tani kriteri kryesor për të marrë pjesë kudo si i ftuar është se duhet të jesh i korruptuar. Ne jemi në krahun e atyre që kërkojnë largimin e diktaturës. Në shkurt u rrëzua monumenti i diktatorit, por mbeti i gjallë diktatori i vogël Sali. Që do të thotë se...? Që do thotë që aq sa gëzoi populli më 22 mars kur iku diktatura, aq do të gëzojë për rrëzimin e Berishës. Por do ketë gëzim akoma më të madh për rrëzimin e tij, pasi do të hiqet nga rruga drejt demokracisë pikërisht pengesa kryesore. Shpresa e shqiptarëve është më e madhe tani, pasi atëherë kishte dilema sepse s'njihej situata, s'dihej nga do shkonin pasi dilnin nga 45 vite diktaturë, tani dinë se do çlirohen nga komunisti i fundit i kuq. Në këtë 22 mars, si e vlerësoni mbështetjen ndërkombëtare...? Për këtë qeveri as që diskutohet më mbështetje ndërkombëtare. Berisha duhet të kuptojë që ndërsa më 22 mars 1992 një ish-ambasador amerikan e ka superpërkrahur duke qëndruar në krah të tij, sot një ish ambasador amerikan bën thirrje hapur që Berisha të largohet, të ikë ky klan nga pushteti. I cili nuk e ka për gjë të thotë si më 1997 në Kuvend, atëherë përmes ish-kreut të SHIK, Gazidede se janë raportet e CIA-s bashkë me komunistët që punuan për largimin e tij nga pushtet. Me sa duket amerikanët kanë bashkëpunuar dy herë me shqiptarët, kanë bashkëpunuar njëherë me komunistët kundër fashizmit e njëherë për të rrëzuar Berishën nga pushteti. Tani me sa duket e treta e vërteta do dalë që të ikë përfundimisht.

Berisha krushqi me grekët

Mbesa e Berishës martohet me një polic grek „„„

Gazeta “O KOZMOS”, 17.9.2008. Në foto Argita dhe Jamarbër Malltezi dhe çiftin i sapo martuar Aleksandra dhe Niko Veneris

M

TIRANE

besa e kryeministrit të Sh qipërisë Sali Berishës Aleksandra Berbera është martuar me grekun Nikos Veneris, me profesion polic në ministrisë e Brendshme të Greqisë. Ceremonia fetare u bë në kishën e Shën Andreut në Patra, shtator të vitit 2008. Për këtë ngjarje që lidhet direkt me familjen e kryeministrit të Shqipërisë nuk ka shkruar asnjë gazetë kryesore greke, por vetëm një gazete

dorë së dytë që më shumë në faqet e saja pasqyrohen lajme nga diaspora greke e Australisë. Gazeta "O KOSMOS" e datës 17 shtator 2008 boton në faqen e saj fotografinë nga dasma e mbesës së Sali Berishës. Në këtë ceremoni mungoi vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha si pasojë e ngarkesës së punëve, por në ceremoninë e dasmës dhe fetare ishte vajza e kryeministrit Argita Berisha-Malltezi bashkë me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi. Gjithashtu morën pjesë

edhe shumë zyrtarë shtetërorë të Shqipërisë si Bashkim Bektashi me gruan e tij Arjanën, biznesmeni Remzi Hoxha, përfaqësuesi i Shqipërisë në NATO dhe kushërira Orlinda Malltezi, miq të çiftit të ri. Pas muzikës dhe ritit fetar çifti u nis për muajn e mjaltit në Shqipëri. Fill pas kësaj krushqie Sali Berisha firmosi dhurimin e detit Jon shqiptar Greqisë në marrëveshjen e Maj 2009 midis Kryeministrit Sali Berisha e Kryeministrit grek Kosta Karamalisë. A. Llalla


E enjte, 22 mars 2012

7

POLITIKE

Eltar Deda: Në Vlorë përfundoi regjistrimi, zgjidhen 6 kandidatë

A

nëtari i Asamblesë së PS, deputeti socialist Eltar Deda, i cili deri pak kohë më parë ka drejtuar PS e qytetit të Vlorës tha për gazetën se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për kryetar të PS vendore. "Gjithçka ka kaluar pa probleme dhe konform statutit ku janë përzgjedhur 6 kandidatë për garën e drejtuesit të partisë në qytet, të cilët janë personalitete, aktivistë të partisë, anëtarë

në strukturat drejtuese dhe me ndikim në publik", tha Deda për gazetën. Ai nënvizoi se deri dje janë përfunduar mbledhjet në 40 OS dhe brenda 10 ditëve përfundon në mbi 80 organizatat e tjera. Të gjitha mbledhjet janë ndjekur nga anëtarët e Asmblesë, sipas statutit. "Në degën e PS të Vlorës përfundoi procesi i rirregjistrimit të anëtarësisë. U regjistruan 2153 anëtarë, nga 2432 anëtarë. U regjistruan mbi 300

të rinj. Të cilët në praninë e Kryetarit Edi Rama, do të pajisen me karta anëtarësimi. Po kështu bashkë me ta do jenë dhe të rinjtë e ardhur rishtazi në degët e tjera të njësive vendore", tha Deda. I cili ka falenderuar të gjithë kryetarët e OS, për seriozitetin që po tregojnë në mbledhjet për propozimin e kandidatëve për kryetar të degës së qytetit, ku gjithçka është bërë me transparencë.

Kryetari i PBDNJ paralajmëron se PS dhe PD kanë konsensus për zvarritjen e reformës zgjedhore

Dule: Kodi, pakt Rama-Berisha Aleati i PS: Nuk kanë kontestim dy partitë e mëdha, përjashtuar votimin elektronik. Për KQZ, anëtarët largohen "pa zhurmë" pasi u skadon afati. Sistemi zgjedhor s'do ndryshojë, PD-PS kanë në dorë mbi 130 deputetë dhe po përjashtojnë të vegjlit

Lajmi

Programi i PS

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka shprehur shqetësim për zvarritjen e reformës zgjedhore nga dy partitë e mëdha, duke akuzuar PD-PS se kanë një pakt për mosndryshimin e sistemit dhe ndryshimet në Kod të bëhen me urgjencë pas zgjedhjes së presidentit „„„

Rama, vizitë në Londër K

ryetari i PS pritet të shkojë në Angli pas kthimit nga SHBA. Aty do të ketë takime me zyrtarë të Partisë Laburiste si dhe do të jetë i pranishëm në një nga institucionet arsimore më të njohura në botë, në Shkollën Ekonomike të Londrës, London School of Economics. "Në rrugën e kthimit. Një tjetër stacion tërheqës fillimjavën e ardhshme takimet në Labour Party dhe në 26 mars London School of Economics," shkruan Rama, duke paralajmëruar se programin e ri ai do e konsultojë dhe me partnerët ndërkombëtarë.

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me zvarritjen e reformës zgjedhore nga ana e dy partive të mëdha, PD dhe PS. Sipas tij, ka një sinkron të fortë mes dy par-

tive më të mëdha në vend në lidhje me zvarritjen e këtij procesi, ku përtej debateve dhe përplasjeve që afishojnë herë pas herë në publik, ata janë në konsensus për gati gjithçka. Madje Dule shprehet se nuk kanë kontestime ndaj njëri

tjetrit. "Nuk ka asnjë kontesim mes PD dhe PD për reformën zgjedhore. Ata duan ta vonojnë dhe pak, duke bërë debat dhe duke e zvarritur herë për një gjë e herë për një tjetër, deri sa të fillojë sfida presidenciale, e cila do të hapë një debat të gjatë

duke e lënë në harresë reformën Zgjedhore", ka qënë deklarata e djeshme e kreut të PBDNJ, Dule për gazetën. Sipas tij, vetëm pas shtatorit mund të shpresohet të arrihet përfundimi i kësaj reforme, nga e cila presin shumë partitë e

vogla. "Menjëherë pasi të përfundojnë zgjedhjen e Presidentit do të fillojnë sërish debatet mes PD dhe PS për reformën zgjedhore dhe në fund do t'ia gjejnë kohën dhe shpejt e shpejt do të bëjnë ndryshimet në Kod sipas interesave të tyre dhe

Sanino, takime në Tiranë

BE: Urgjent mbyllni reformën zgjedhore „„„

TIRANE

R

eforma zgjedhore, dialogu politik dhe lufta kundër korrupsionit kanë qënë temat e diskutuar dje me zyrtarin e lartë të BE. Kështu, drejtori për Zgjerim në Komisionin Evropian, Stefano Sannino tha se gjithëpërfshirja e politikës në përmbushjen e 12 kritereve është veprimi i duhur, ndërsa theksoi se axhenda evropiane duhet të jetë një axhendë kombëtare për Shqipërinë. "Reforma zgjedhore është e rëndësishme e ajo duhet të përmbushet me sukses. Grupi i punës duhet të përfundojë hartimin e saj në javët në vijim", deklaroi Sannino, duke shtuar se mungesa e Kodit të ri Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme do të ishte kritike. Zyrtari i lartë i BE e konsideroi heqjen e imunitetit të zyrtarëve, si shtylla kryesore e luftës ndaj korrupsionit, duke theksuar se BE mirëpret marrëveshjen për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe gjyqtarëve. Këto deklarata Sannino i dha gjatë Komitetit Ndërministror për Integrimin, ku ishte i pranishëm bashkë me ambasadorin e BE, Sequi. Duke përmendur konsensusin politik e punën e mirë në drejtim të përmbushjes së rekomandimeve të BE për integrimin, kryeministri tha se kjo frymë po mbi-

Sanino Vizitat e Drejtorit të Zgjerimit të KE, në Tiranë janë bërë të shpeshta e Sanino po mendon që në një kohë të ardhshme të mësojë dhe gjuhën shqipe. "Më vjen keq që s'kam mësuar ende gjuhën shqipe, ndoshta do ta bëj kur të dal në pension", tha ai.

zotëron gjithnjë e më shumë. "Në Parlament po punohet me intensitet për reformën elektorale, punë shumë e mirë për Gjykatën Adminsitrative. Po punohet për përmirësimin e rregullores së Kuvendit dhe në tërësi është bërë një punë serioze", tha Berisha. Ndër të tjera, shefi i qeverisë siguroi Sanninon se pozita edhe opozita janë dakord për heqjen

e imunitetit të zyrtarëve. "Ka pasur kundërshtime për rrugën ligjore, por qeveria do të pranojë kompromisin, do të pranojë atë formë që opozita e quan më të përshtatshme për realizimin e projektit të imuniteteve në Shqipëri", deklaroi kryeministri. Njëherësh Berisha u shpreh se qeveria do të ndërmarrë çdo hap për integrimin e vendit në

Bashkimin Evropian. "Anëtarësimi i vendit në BE është projekti ynë më madhor. Në Parlament po punohet me intensitet për përmbushjen e reformave", tha Berisha, duke i dorëzuar Sannino-s Planin e Veprimit të qeverisë për plotësimin e 12 kritereve të BE. "Jam tërësisht dakort që keni përfshirë gjithë forcat politike dhe shoqërinë civile në këtë plan veprimi. Komisioni Europian ju përgëzon për frymën konstruktive dhe ju inkurajojmë për këtë. Komisioneri Fyle ka theksuar faktin që axhenda europiane të jetë axhenda kombëtare e Shqipërisë. Dëshiroj të them se suksesi i axhendës europiane do jetë i të gjitha palëve politike dhe jo i një pale", tha ai. Ndërkohë që drejtori për zgjerim ka zhvilluar një takim dhe me Presidentin Topi, me kryeparlamentaren Topalli dhe pritet të zhvillohet takimi dhe me kreun e opozitës Edi Rama por dhe numrin dy të qeverisë, shefin e diplomacisë shqiptare, Haxhinasto. Njëherësh Sanino ka qënë në një takim në komisionin ad hock për reformën zgjedhore. Vizita që Sannino zhvilloi dje është e treta brenda pak muajve në Tiranë. Zhvillimet politike në vend, si edhe plotësimi i 12 rekomandimeve të kërkuara nga BE për integrimin e vendit janë qëllimi kryesor i vizitës së tij në vendin tonë.

në kurriz të partive të vogla, siç e kanë bërë gjithnjë", ka nënvizuar kreu i PBDNJ, parti aleate e PS në opozitë. Por nga ana tjetër Dule nuk ka munguar të zbardhë dhe pikat në të cilat mendohet se dy partitë e mëdha mund të kenë kontestet e tyre, por që nuk do të kenë ndikim në konsensusin përfundimtar mes PD e PS. "Të vetmet pika për të cilat dy partitë e mëdha s'kanë rënë dakort deri më tani, pra kanë një kundërshtim të lehtë janë votimi elektronik e kontrolli elektronik i kartës dhe përbërja e KQZ. Por dhe problemi i KQZ është i zgjidhshëm pa hyrë shumë në negociata pasi të gjithë anëtarëve të këtij institucioni zgjedhor u përfundon afati ligjor i qëndrimit në këtë komision, brenda kësaj vere", ka nënvizuar kreu i PDBNJ, Dule. Për të cilin socialistët e marrin pa problem atë që duan, pra përbërjen e re të KQZ, duke mos detyruar as demokratët që të krijojnë probleme me anëtarët e këtij komisioni që janë dhe përfaqësuesit e mazhorancës. Ndërkohë që ajo që mbetet "tabu" për dy partitë e mëdha, është ndryshimi i sistemit zgjedhor, nga sistem proporcional rajonal në proporcional rajonal me korrektim kombëtar, të kërkuar fort nga partitë e vogla, aleate të PD e PS. "Sistemi zgjedhor dhe mosndryshimi i tij është vendosur që para ngritjes së komisionit për reformën sipas parimit 'më jep të drejtën të rreshtoj partinë, të jap të drejtën të rreshtosh partinë'. Kështu Berisha dhe Rama kanë në dorë vendosjen e përmbi 130 deputetëve të Kuvendit me 140 deputetë dhe e detyrojnë popullin shqiptar të votojnë për alternativat e tyre, ndaj nuk e ndryshojnë Kodin Zgjedhor. Kështu që vonesa e reformës zgjedhore është zgjedhje taktike e PD dhe PS për t'u argëtuar me shqetësimin e aleatëve të tyre", përfundon Dule deklarimin e tij për gazetën. Duke shprehur në këtë mënyrë dhe shqetësimin e aleatëve të tjerë të PS dhe PD për lojën që dy partitë e mëdha bëjnë me sistemin zgjedhor, që ka sjellë një sistem dypolar në Kuvend. Madje Milo ka paralajmëruar se nëse nuk ndryshohet sistemi, largohet nga koalicioni me PS.


8

E enjte, 22 mars 2012

EKONOMI

Bllokohen të ardhurat, dy herë më pak investime

G

jatë muajve janar-shkurt të këtij viti janë përdorur nga qeveria 6.83 miliardë lekë për investime. Kjo shifër është dy herë më e vogël se shpenzimet kapitale të një viti më parë, kur shënonin 14.37 miliardë lekë. Statistikat e ministrisë së Financave për dymujorin tregojnë se të ardhurat praktikisht janë bllokuar: 49.29 miliardë lekë janë këtë vit dhe 49.14

miliardë kanë qenë një vit më parë. Po kështu, taksa bazë, TVSH-ja, është realizuar 17.04 miliardë sivjet, kundrejt 17.03 miliardëve të një viti më parë. Ndërkohë, tatimfitimi ka sjellë në arkën e shtetit 2.1 miliardë lekë, nga 2.4 miliardë ne janar e shkurt të 2011-ës. Po kështu, edhe tatimi mbi të ardhurat personale është në rënie, me 4.5 miliardë lekë, nga

4.6 miliardë një vit më parë. Rënia e të ardhurave buxhetore shpreh bllokimin e ekonomisë, e cila duhet të jetë në nivel zero, sipas këtyre shifrave. Në dy muajt e parë të vitit janë paguar 6.55 miliardë lekë interesa borxhi, rreth 47 milionë euro, afërisht sa një vit më parë, ndërsa totali i shpenzimeve është në ulje dhe deficiti 25 për qind më i ulët

Në minutën e fundit, Kuvendit i paraqitet për miratim një listë e re objektesh

Albpetrol, fshihen puset e naftës Pasi kishte kaluar disa javë në shqyrtimin e komisionit të ekonomisë, mazhoranca nxjerr një listë të re me puse nafte bashkë me ligjin, pa asnjë hollësi për emërtimet e tyre

Lajmi

Grindja Humbja

Kuvendi dje ka votuar një ligj për privatizimin e Albpetrolit, të shoqëruar me një listë C, që nuk ishte prezantuar më parë dhe që i jep blerësit të ardhshëm të drejta shfrytëzimi mbi zonën Tiranë-Durrës

„„„

Me shitjen e Albpetrolit, qeverisë i mbetet tashmë vetëm renta minerare dhe tatimi mbi fitimin nga kompanitë e naftës. Sipas opozitës, qeveria u heq shqiptarëve në këtë mënyrë 50 mln euro në vit

TIRANE

GENC KONDI

A

lbpetroli do të shitet tek privati, me një listë sh tesë pusesh të naftës, që nuk ishin evidentuar gjatë diskutimeve në komisionet e Kuvendit. Mungesa e transparencës në këtë proces e shoqëroi atë deri në fund. Në projektligj u shtua, vetëm në momentin e votimit, një listë e zonave të reja të kërkimit, e cila nuk u ishte bashkangjitur më parë materialeve, që kishte në dispozicion seanca parlamentare. Deputeti socialist Erjon Braçe kërkoi nga ministri i linjës të bënte publike listën, duke akuzuar se, në këtë mënyrë, po ftohej Kuvendi të votonte mbi një fletë të bardhë, në të cilën, më pas, do të shkruhet çfarë të dëshirojë qeveria. Pas shumë insistimesh të opozitës, kryetarja e Kuvendit pranoi të ndërpresë seancën dhe të mbledhë komisionin përkatës të ekonomisë, por pozita dhe opozita nuk gjetën dot një zgjidhje. Ministri i Ekonomisë Nasip Naço nuk u tregoi deputetëve listën e re, rrjedhimisht opozita nuk e votoi projektligjin, duke deklaruar se kjo lë hapësira të tjera të dukshme për korrupsion dhe afera. Ligji u votua vetëm nga 71 deputetë. Propozimi u hodh në seancë plenare nga kreu i komisionit të Ekonomisë Edmond Spaho, parashikon shtimin e një zone të tërë me me burime natyrore hidrokarbure, që mund të shfrytëzohen nga kompania, e cila do të privatizojë Albpetrolin. Në këtë listë të re, Albpetrolit të privatizuar i jepet e drejta që të kërkojë dhë të shfrytëzojë bu-

rimet natyrore në naftës edhe në zonën bregdetare të Durrësit dhe në hapësirën mes Durrësit dhe Tiranës. Sipas propozimit, ky amendim i ri do të rrisë më tej vlerën e kompanisë, duke e bërë garën për privatizim edhe më tërheqëse. Dy projektligjet që ndryshojnë statusin e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol ndanë qartësisht palët politike në parlament lidhur me do-

mosdoshmërinë e privatizimit. Duke argumentuar votën e saj kundër projektligjeve që përgatisin kompaninë për privatizim, opozita tha se Albpetrol nuk duhet të privatizohet, por të menaxhohet përmes një investimi në teknologji, që mund të shtojë prodhimin. Duke parashtruar një studim paraprak, opozita tha se shfrytëzimi nga shteti i kompanisë do të kthente këtë sektor në një prej

sektorëve kryesore të ekonomisë së vendit. Përballë akuzave të opozitës lidhur me mënyrën sesi është parashikuar të realizohet privatizimi, kryeministri Sali Berisha tha se që kjo kompani të sjellë fitime, duhet të menaxhohet nga privatët. Privatizimi i Albpetrolit mbyll përfundimisht historinë e pronësisë publike në naftë, e cila tashmë i kalon e gjitha privatëve dhe jo vetëm si aset fizik, por me gjithë të drejtat e posaçme, përfitimet e veçanta që merr shteti nga kompanitë e huaja, që kanë marrëveshje koncensioni për të shfrytëzuar puset e naftës. Me shitjen e Albpetrolit, qeverisë i mbetet tashmë vetëm renta minerare dhe tatimi mbi fitimin nga kompanitë e naftës. Sipas opozitës, qeveria u heq shqiptarëve në këtë mënyrë 50 mln euro në vit.

Politika në debatet për ligjin e naftës Topalli: Deputeti Braçe, kam disa gjëra si regjistrim për ty...! Braçe: Dhe unë kam disa të dhëna për ty, por, të vazhdoj unë...? Topalli: Hajt, vazhdo se je mësuar ti të flasësh kështu! Braçe: Ore, do ia mbyllni gojën ju kësaj, apo jo? Topalli: Po mjaft, more, mjaft, se si të duron ajo gruaja jote në shtëpi, s'e di. Hë, çfarë pyetje ke? Braçe: Unë e kuptoj se ty të duron burri, por problemi është që s'të durojmë ne të tjerët. Berisha: Lepuri fle tek Anastas Angjeli, për shkak të udhëtimit të tij të fundit me kryetarin, se po i bën axhendën. Tani i pranoni të gjitha dhe kërkoni ta varni në litar Anastasin. Pse s'e bëtë më parpara këtë ju, apo tani që e mori me vete kryetari në udhëtim? Luftën e brendshme mos e sillni në Parlament. Po silleni sikur Angjeli ka bërë krim e doni ta piqni në hell. Por unë ju them: Mos sillni në Kuvend luftën e brendshme, mbajeni atë në parti, keni asamblenë tuaj, atje bëjeni! Ruçi: Beteja është midis

jush. Për të njëjtin problem e merr fjalën ministri i Ekonomisë, pas tij ngrihet ministri i Financave, që i thotë, ik p... ti, se nuk merr vesh, e di se unë jam unë kompetent. Ngrihet Berisha dhe thotë se Berisha është midis nesh, por beteja është midis jush. Dalin tre veta për një çështje, duke mohuar njëri-tjetrin, por nuk mund t'a përcillni tek opozita. Topalli: Shkelët etikën, e prisja nga të tjerë, por jo nga ju, zoti Ruçi. Edhe ti kështu? Ruçi: Ju thoni beteja është midis nesh, por unë them se beteja është midis jush. Axhendën ia ka bërë DASH dhe e di se ju ka djegur shumë vizita e Ramës në SHBA, se shkuat 7 vjet qeverisje dhe s'keni marrë një ftesë nga DASH. Topalli: Ju e keni me rifresh dhe mbeteni 20 vjet mbrapa. Berisha: Ju jeni parti e naftës, sa herë që më sillni amendamente për naftën, më dalin se janë sipas variantit venezuelian të Çavezit. Ju keni marrë pjesë në ceremoninë e zgjedhjes së Çavezit, pyetni Daden, ua thotë!

Seanca

“Dueli” për shitjen e të drejtave mbi naftën „„„

TIRANE

Mimi Kodheli: Ne nuk do të pranojmë asnjëherë dhe në asnjë rast që të drejtat e marrëveshjeve hidrokarbure, lidhur me shfrytëzimin e pasurisë më të madhe që ka Shqipëria, të një pellgu naftëmbajtës, që është më i madhi në Evropë, të menaxhohet, disponohet, keqpërdoret nga një kompani private, sado prestigjoze që kjo të jetë. Këtu qëndrimet tona ndahen Berisha: Puset janë dhënë të gjitha dhe marrëveshjet janë firmosur kur opozita ka qenë në pushtet. Nuk duhet të ngriheni kundër privatizimeve, sepse Evropa është pro privatizimeve për të mbrojtur ekonomitë

nga kriza, pasi sektori privat është më i sigurt. Dhe kapitalizmi shtetëror nuk funksionon në Shqipëri. Kina është, pa diskutim, histori suksesi në kapitalizmin shtetëror. Kapitalizmi shtetëror ka funksionuar në Kinë, Vietnam, Itali, por jo tek ne Erjon Braçe: Marrëveshja midis METE dhe Albpetrolit nuk ka listë C, por vetëm listë A dhe B. Në listën A janë vendburimet në tokë të naftës, gazit, bitumit etj, ndërkohë që në listën B janë burimet po prapë në tokë të gazit dhe bëhet fjalë për vend-

burimin e Delvinës. Çfarë është lista C? Çfarë fshihet në të? Cilat janë vendburimet që janë në listën C? Nasip Naço: Ne kërkojmë që t'i rikthejmë përsëri Albpetrolit me marrëveshje hidrokarbure dhe një zonë C, që është zona e Durrësit, midis Durrësit dhe Tiranës. Kjo nuk vjen me ligjin, por do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe pastaj do të jetë pjesë e të gjithë dokumentacionit të privatizimit Arben Ahmetaj: Po privatizoni pasurinë e shqiptarëve. Ne nuk jemi

kundër privatizimit, por jemi kundër vjedhjes. Me çfarë të drejte do t'i falni kompanisë që do të vijë miliona, që do t'i kishte shteti? Këtë e ndalon edhe Gjykata Kushtetuese, pasi kjo e drejtë duhet të qëndrojë në portofolin e shtetit Pirro Lutaj: Edhe pse është folur për çështjen e trajtimit dhe të pagesave që nuk merren nga naftëtarët, asnjë reagim nuk kemi dëgjuar nga qeveritarët dhe grabitqarët e sektorit të naftës, përkundrazi naftëtarët apo ish-naftëtarët gënjehen dhe përbuzen. Kjo qeveri ka bërë gjithshka kriminale lidhur me administrimin e ndërmarrjeve, burimeve naftëmbajtëse dhe vetë naftëtarët


E enjte, 22 mars 2012

AKTUALITET

Goditën Rusmailin dhe avokatin, Bejko e Ndreca në gjyq

L

irak Bejko dhe Gjergj Ndreca dy ish-të persekutuarit politikë janë marë të pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e Goditjes për shkak të detyrës dhe fyerjes për shkak të detyrës. Sipas prokurorisë dy të pandehurit kanë qëlluar me grushta deputetin e PD Ilir Rusmaili dhe avokatin Agim Tirana. Goditja e deputetit është bërë nga ish-i

përndjekuri politik Lirak Bejko, i cili para parlamentit e ka qëlluar disa herë me grushta deputetin Rusmaili. Ndërkohë që gjatë këtij incidenti I pandehuri tjetër Gjergj Ndreca është konfliktuar me policët që arrestuan Bejkon, duke i fyer rëndë dy prej tyre Florian Hysollin dhe Saimir Bazhdarin. Sipas kërkesës për gjykim të

prokurorisë, disa ditë pas kësaj ngjarje, i pandehuri Gjergj Ndreca ka qëlluar me grushta avokatin Agim Tirana. Në deklarimet e dhëna në polici, Ndreca ka pretenduar se goditja e avokatit kishte ndodhur në shënjë hakmarje për shkak se gjatë periudhës së komunizmit Agim Tirana i ka shuar cigaren në hundë, kur ishte hetues në periudhën e komunizmit.

Vëllai i Plarent Dervishajt kapet në Çikago

Lajmi Redinel Dervishaj, vëllai i të shumëkërkuarit Plarent Dervishaj, u arrestua nga FBI në Çikago të SHBA, i akuzuar se vrau një 27-vjeçar dy ditë më parë. Vëllai i tij, Plarenti, është kunati i kapos së "bandës së Durrësit", Lulzim Berisha, që gjithashtu është në kërkim mndërkombëtar prej vitit 2006 dhe dyshohet se fshihet në SHBA

„„„

LAJME SHKURT

Vrau në SHBA, FBI arreston 35-vjeçarin Dervishaj vrau dhëndrin ditën e fejesës

NEW YORK

N

jë gangster shqiptar me reputacion, i kërkuar për vrasjen e një dhëndërri që po kryente fejesën të shtunën, u arrestua dje në rrethinat e Çikagos, sipas burimeve të ligjit, raporton e përditshmja amerikane New York Post. Redinel Dervishaj, 35 vjeç, ishte fshehur në shtëpinë e hallës së tij në Palos Hills, një komunitet i vogël në pjesën jugperëndimore të Ëindy Sity ku ai u kap në 12.30 p.m, thanë burimet. Dervishaj, vëllai i të cilit është një i arratisur ndërkombëtar i kërkuar për vrasje në Shqipëri, pritet të ekstradohet pas disa ditësh dhe është i dyshuari për vdekjen e Anthony Lacertosa, 27 vjeç, jashtë restorantit Espana në seksionin Annadale të Staten Island. "Do të ketë një proces për këtë, nëse është vrasje për vetëmbrojtje, apo nga pakujdesia, apo vrasje, sipas provave që do të paraqiten dhe çfarë do të vendosë juria e madhe" thotë një burim. Një tjetër burim thotë se Dervishaj ka rrëfyer gjithçka. Vrasja ndodhi në 2 të mëngjesit të shtunën, jashtë rrezes së mbulimit të një kameraje të jashtme të sigurisë, por disa sekonda më vonë, Lacertosa sërish është munduar të hyjë në zonë, duke shtrënguar gjoksin dhe duke hapur xhaketën, thonë burimet. "Ai u pengua, por la një njollë të madhe gjaku në anën e Dervishajt" tha një burim që kishte parë videon. Muratorit, iu dha gjak nga e fejuara e tij 24 vjeçare Briggette Scheider, por ai vdiq në spital. Sherri vdekjeprurës ndodhi kur menaxheri i restorant "Espana" Ridi Zeneli dhe Dervishaj, i cili besohet se ka

9

„ Aksident me dy të plagosur në aksin Cërrik-Elbasan Një aksident rrugor në aksin CërrikElbasan shkaktoi sot plagosjen e dy personave. Ngjarja ka ndodhur pasdite kur një automjet është përplasur me një motorr ku udhëtonin dy persona. Policia tha se janë plagosur dy personat që po udhëtonin me motorr, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit. Të plagosurit janë Viktor Floqi dhe Altin Cerraga. Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

„ Gjyqtarët e Bares për bandën Në foto: (Majtas) Redinel Dervishaj (Lart) Restoranti “Espana” ku ndodhi vrasja qenë i punësuar aty, mbërriti pas restorantit në kamioncinën e Dervishajt për të mbyllur dyqanin" thanë burimet. Kur ata dolën në rrugën plot pemë para restorantit, ata kapën dy vetë të shoqërisë së Lacertosës që po urinonin përpara restorantit, thanë

burimet. "Kanë shkëmbyer fjalë, njerëzit filluan të shtyheshin dhe të ziheshin dhe shumë vetë të grupit të Lacertozës dolën nga restoranti" tha një burim. Të paktën 12 vetë rrethuan Zenelin dhe Dervishajn i cili ka humbur një gisht dhe

ishte "duke lëvizur me shpejtësi krahun si një i çmendur"thotë një tjetër burim. "I iku mendja. Në një pikë, u duk se qëlloi njërin nga djemtë me grusht" thotë një tjetër burim. Gjatë sherrit, Dervishajn e hedhin mbi kofkën e një makine të parkuar në rrugë,

sikurse duket nga kamerat e sigurisë. Por ai e mori shpejt veten dhe u ngrit në këmbë, por nuk mund të hapte derën ndaj vrapoi e hyri në restorant, ku mori një thikë kasapi dhe qëlloi në gjoksin e Lacertosës, thonë burimet. Zeneli mori një armë nga brenda, por ai më pas vrapoi kur ai u hodh, thanë burimet. Ai nuk është akuzuar për ndonjë krim. Dervishaj është qëlluar në 2007 gjatë një grabitje kriminale ndërkohë që është arrestuar edhe në 2004 sepse kishte kërcënuar bashkëshorten me një thikë, thonë burimet. Vëllai i tij Plaurenti drejton një organizatë kriminale shqiptare.

Në mbledhjen e djeshme KLD, ka caktuar pesë gjyqtarët që do gjykojnë 17 të pandehurit e Bandës së Durrësit në Apel. Mësohet se pesëshja e gjyqtarëve është ajo e që gjykoi kreun e banës së Lushnjës Aldo Bare, për të cilin vendosi prishjen e vendimit për dënimin me burgim përjetë dhe rikthimin për rigjykim. Ndërkohë që dje KLD ka vendosur të hapë 16 vende vacant për drejtuesit e gjykatave.

Banda e Durrësit

Plarenti, krahu i djathtë i Lul Berishës „„„

R

TIRANE

edinel Dervishaj që u arrestua nga forcat e policisë në SHBA është vëllai i Plaurent Dervishajt, ish anëtar i Bandës së Durrësit, dhe një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare. Plaurent Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës, dhe është dënuar në mungesë nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm. Sipas medias amerikane, kahu i djathtë i Lul Berishës dyshohet se fshihet në Nju Jork. 37vjeçari së bashku me një anëtar tjetër të Bandës së Durrësit nuk janë ulur ende në bankën e të akuzuarve në procesin gjyqësor që zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në faqen online të

këtij sajti amerikan cilësohet Dervishaj si "armiku numër 1 i policisë shqiptare". "37-vjecari është në kërkim për disa ekzekutime, përfshi dhe vrasjen e një rivali në botën e krimit me antitank, kanë bërë të ditur autoritetet". Dervishaj besohet se është larguar nga Shqipëria në vitin 2006, duke i shpëtuar arrestimit, ndërkohë që autoritetet Nju Jorkeze besojnë se ai aktualisht fshihet në Nju Jork dhe se ka lidhjet e tij në Quins dhe Nju Xhersi. Agjentët e FBI janë në kërkim të shqiptarit. Në bandën e të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit janë 17 të pandehur. Lulzim Berisha i cilësuar si kapoja i bandës, Indrit Dokle, Altin Ol-

loni, Kujtim Buna, Sardjan Sulejmani, Adriatik Coli, Julian Meçe, Plaurent Dervishaj e Indrit Taullau, Jurid Xhunga, Edvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi, Alban Neli, Altin Nikolla si dhe dy kosovarë, Ahmet Ajeti dhe Osman Karpuzi. Të pandehurit e "Bandës së Durrësit" akuzohen për të paktën nëntë vrasje, 11 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate. Banda dyshohet të ketë vepruar që nga viti 1992 deri në 2005, në qytetin e Durrësit. Fillimisht vepronte si një e vetme, por për shkak të prishjes së pazareve u nda në dy fraksione. Hakmarrja e ashpër mes grupeve rivale prodhoi dhjetëra viktima. Lulzim Berisha u arrestua në 2006 në Maqedoni.


10

E enjte, 22 mars 2012

AKTUALITET

18 vjet në arrati ishte dënuar me 18 vjet burg

N

jë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar 18 vite më parë, i kapur në shtetin fqinj Greqi, është ekstraduar pasditen e djeshme drejt vendit tonë, pasi ndaj tij rëndonte akuza për vrasje me paramendim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim të datës 09.08.1996, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg për vrasjen e shtetasit Harilla Shima, ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit

1994, në Genova - Itali. Policia tha se ky shtetas për t'iu shmangur vuajtjes së dënimit e ka ndërrruar emrin nga Klement Bylyshi në Kristaq Dhima, duke përfshirë dhe gjeneralitetet e tjera, përkatësisht emrin e nënës nga Hazbo në Athina dhe të babait nga Musa në Sotir. Mësohet se nën akuzën e vrasjes ai është arrestuar nga Interpol Athina në shtator të vitit 2011. Kështu pas 18 vitesh

lirie në arrati, shtetasi në fjalë do të vuajë 18 vjet burg. Ndërkohë që një tjetër person është ekstraduar, këtë herë nga Italia drejt vendit tonë. I ekstraduari është shtetasi Genci Dadushi i cili akuzohet për mospagim të taksave dhe tatimeve. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas këto dy shtetas i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Policia: Lidhje me vrasjet e Arian Selimit e Sokol Doçit

Miku i Shullazit, seri atentatesh mafioze "Pipja ishte i dënuar më parë penalisht" Lajmi

hej si kreu i grupit ndërkombëtar të drogës "Kompas", në 26 shtator të vitit 2011, që besohet se ishte hakmarrje për vrasjen e Sokol Doçit, duke qenë se Selimi njihej si mik i Shullazit. Deri në këtë pikë të hetimeve, vrasja duket si një hakmarrje e hapur nga bandat rivale.

Edhe 1 ditë pas vrasjes së 34-vjecarit Arlind Fuga shumë afër drejtorisë së Policisë së Tiranës, blutë e kryeqytetit ende nuk kanë bërë me dije ende emra konkretë që mund të kenë kryer këtë ekzekutim mafioz. „„„

FQINJI: JEMI TË TREMBUR Në foto: (Majtas) Arlind Fuga, viktima (lart) Lame Leskaj komshiu i viktimës

TIRANE

ELTON DONO

V

rasja e shtetasit Arlind Fuga e cila ndodhi mbrëmjen e së martës në Tiranë është pjesë e serialit të atentateve mafioze ku kanë mbetur të vdekur shtetasit Sokol Doçi, më 29 korrik 2011 tek rruga Shyqyri Ishmi në Tiranë, dhe Arjan Selimi më 26 shtator 2011 tek ish-parku i autobusave, në kryeqytet. Këto dyshime nga policia janë hedhur për shkak të njohjeve që 2 të sipërpërmendurit kanë patur me viktimën Arlind Fuga, dhe sidomos me shokun e tij Emiljano Shullazi. Në vijim të hetimeve, rreth 20 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës për tu marrë në pyetje që prej ekzekutimit, por hetimet ende nuk kanë nxjerrë gjë në dritë, kjo edhe për shkak të errësirës që ka favorizuar vrasësit pas kryerjes së krimit. Burimet e brendshme policore bëjnë me dije hetimet po kryhen në fshehtësinë më të madhe të mundshme për shkak të lidhjeve të viktimës me persona pjesë e listave të policisë. Pista kryesore e hetimit është ajo e larjes së hesapeve mes bandave rivale, kjo edhe për shkak të mënyrës së ekzekutimit, që i përngjan një atentati mafioz të kryer në një nga zonat qëndrore të Tiranës. Fuga, i njohur me nofkën "Pipja", baba i 2 fëmijëve, një djali në klasë së dytë dhe një vajze disa muajshe, u qëllua mbrëmjen e së hënës me gjashtë plumba, jo më larg se 500

metra në vijë ajrore nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ndërkohë që materialet i kanë kaluar për hetime të mëtejshme seksionit të vrasjeve në prokurorinë e Tiranës.

HISTORIA

Pista kryesore ku po punojnë ekspertët në lidhje me vrasjen me gjashtë plumba të Arlind Fugës, është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale që kanë rivalitet mes tyre që nga vitet 19982002 e madje edhe më pas. Policia dyshon se sherri mes dy grupeve kriminale të njohura në kryeqytet ka nisur që pas

plagosjes së shtetasit Gilmando Dani disa muaj më parë në Tiranë. Dani është shok i ngushtë dhe mik i vjetër i Emiljano Shullazit, i konsideruar si ekponent kryesor i njërës bandë rivale. Gilmando Dani u qëllua pranë banesës së tij me armë zjarri më 25 qershor 2011. Por përplasjet e bandave kanë vijuar dhe më vonë. E radhës ishte vitin e kaluar më 29 korrik 2011, kur në mënyrë mafioze u ekzekutua me kallash Sokol Doçi, që në atë kohë punonte si jurist i Entit të Banesave. Më pas ndodhi vrasja e Arjan Selimit, i cili nji-

Situata ditën e djeshme ka qenë e nderë edhe në rrugën "Him Kolli" ku u krye ekzekutimi, e cila ndodhet vetëm disa metra larg shtëpisë ku banonte viktima Arlind Fuga. Fqinjët e viktimës janë shprehur të trembur nga kjo ngjarje. Njëri prej tyre, Lame Leskaj tha se në momentin që ndodhi vrasja i gjithë pallati është ëuar në këmbë i tmerruar, sepse krismat u dëgjuan vetëm disa metra larg. Sipas tij Arlindi ishte djalë i qetë, por shoqëria e mori në qafë. Më tej ai shpjegon se policia në pallatin ku ata jetojnë ka shkuar vetëm kur arrestuan Emiljano Shullazin disa kohë më parë në orët e para të mëngjesit, dhe ndonjëherë tjetër për kontroll Nuk kemi patur probleme. Nuk kishte një profesion fiks, por punonte ndonjëherë me disa shokë si bojaxhi".

Në foto: Vendi ku ndodhi ngjarja

ALBANA LAZE

Fuga më çoi në Prokurori

A

lbana Laze, e dënuara për mashtrim me 150 mijë euro, me pretekstin se do të lironte nga burgu Emiljano Shullazin, është personi që ka përmendur miqësinë e tij me Arlind Fugën. Në dëshminë e saj në Prokurori, disa vite më parë Laze kishte deklaruar se kishte takuar disa herë Fugën ose të ashtuquajturin "Pipe", për çështjen e Shullazit dhe se atë e njihte si mikun e besuar të tij. "Gjatë kohëve të fundit unë kam marrë takime me shtetasin Arlind Fuga, që ishte shoku i Emiljano Shullazit dhe më datë 15 tetor që ishte ditë e hënë, Arlindi më ka thënë se do të shkonim tek zyra e prokurorit dhe aty do të ishte edhe një person tjetër, dhe unë kam rënë dakord. Rreth orës 14:30, unë jam takuar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda me Agimin dhe Feritin, ndërsa Arlindi sa ka qenë aty dhe në momentet që ne kemi hyrë në prokurori, ai është larguar", - ka thënë në atë kohë Laze, duke e bërë Arlind Fugën një emër të njohur për policinë e kryeqytetit.

Procesi

Apeli i Korçës: Disho të arrestohet „„„

KORÇË

G

jykata e shkallës së dytë të Korçës ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e avokatit të Naum Dishos, kreut të OMONIA-s së Korçës dhe ka lënë në fuqi dënimin e tij me një vit burg, të dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Avokati mbrojtës i Dishos ka deklaruar se do të ankimojë vendimin në Gjykatën e Lartë. Ndërkaq nuk dihet ende vendndodhja e të pandehurit, i cili mendohet se është larguar nga Shqipëria drejt Greqisë. Kujtojmë që ai ishte shpallur fajtor për dhunimin e varreve të fshatit Boboshticë. Çështja e Dishos shënoi një precedent për mosekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Në foto: Naum Disho

Kreu i OMONIA-s për Korçën, u shpall fajtor për akuzën e dhunimit të varreve në bashkëpunim dhe më 10 janar 2012 u dënua me një vit heqje lirie me vendim të formës së prerë të Gjykatës së shkallës së parë në Korçë. Por Disho nuk u arrestua në sallën e gjyqit, edhe pse ishte i pranishëm në momentin e shpalljes së vendimit. Ai u la i lirë, dhe vetëm dy ditë më pas, doli një urdhër i Prokurorisë së Korçës për arrestimin e tij. Policia rajonale që u vu në lëvizje për zbatimin e këtij urdhri bëri të ditur se për disa orë nuk arriti të zbulonte vendndodhjen e kreut të "Omonias" për Qarkun e Korçës, ndërsa të nesërmen, me një seancë të shpejtë gjyqësore në Gjykatën e Faktit, u ven-

dos që arrestimi i tij të shtyhej deri më 25 janar. Shtyrje pas shtyrje të seancave gjyqësore, si edhe të urdhrave të ekzekutimit të arrestit nga ana e Prokurorisë së këtij rrethi, autoritetet policore deklarojnë se nuk gjejnë dot vendndodhjen e Dishos, i cili vijon të mbetet i lirë. Naum Disho u shpall fajtor për akuzën e dhunimit të varreve të vjetra të Boboshticës, gjatë punimeve për ndërtimin e një memoriali në kujtim të ushtarëve grekë. Dyshohet se ai është larguar në drejtim të Greqisë, madje ka patur dhe akuza nga disa grupe shoqërore se Dishon po e strehon shteti grek në mënyrë të paligjshme, duke shkeluar në këtë mënyrë ligjet e shtetit shqiptar.


E enjte, 22 mars 2012

11

AKTUALITET

Ekstradohen të kërkuarit për vrasje e mospagim taksash

Z

penale të "vrasjes me dashje" parashikuar nga neni 76 të Kodit Penal. I ekstraduari Kristaq Dhima, është deklaruar fajtor për vrasjen e shtetasit Harilla Shima, ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 1994, në Genova - Itali. Për t'ju shmangur vuajtjes së dënimit ky shtetas ka ndërruar emrin nga Klement Bylyshi në Kristaq Dhima, dhe emrin e babait nga Musa në Sotir, si dhe

yra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi dje nga Greqia dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe mospagim të taksave. Nga Athina Greqi, është ekstraduar shtetasi Kristaq (Kelment) Dhima (Bylyshi), vjeç 47. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim të datës 09.08.1996, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg për kryerjen e veprës

emrin e nënës nga Hazbo në Athina, tha policia. Sipas saj, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi më datë 29.09.2011, në Greqi, i shtetasit Kristaq Dhima, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Nga Milano - Itali, është ekstraduar drejt vendit tonë shtetasi Genci Dadushi, vjeç 37, lindur në Elbasan.

Arlind Fuga gjeti banesën ku fshihej Emiljano Lajmi 34 vjeçari Arlind Fuga, s'kishte lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy grupeve rivale në kryeqytet. Mësohet se prej vitesh Fuga, i ishte përkushtuar fesë islame, por siç duket strehimi i vetëm që i ka bërë para disa vitesh Emiljano Shullazit, ka mjaftuar që rivalët e tij ta fusin në listën e zezë.

„„„

Vrasja e Fugës sepse strehoi Shullazin Viktima predikues i fesë islame

TIRANE

ELTON QYNO

A GRUPIMI

Kush është Emiljano Shullazi

E

miljano Shullazi është një emër i njohur për drejtësinë dhe policinë. Ai është ndaluar disa herë nga policia për kërcënime dhe armëmbajtje pa lejë. Ndërsa pak kohë më parë u lirua nga burgu pasi kreu denimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge. Emiljano Shullazi i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit tashmë është i arrestuar. Anetarë të tjerë të grupit të krijuar në Tiranë janë Dritan Dajti, Ervin Ferhati Artan Allushi Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza, Ermal Gogu të gjithë të arrestuar. Ky grup kriminal sipas policisë merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Në datën 9 nëntor 2011 Shullazi është arrestuar së bashku me një shokun e tij për veprën penale të armbajtjes pa lejë. Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani u arrestuan nga forcat e komisariatit të policisë nr. 2.

rlind Fuga, 34 vjeçari që u ekzekutua dy ditë më parë ishte një besimtar i devotshëm i fesë islame dhe nuk kishte konflikte me kundërshtarët e Emiljano Shullazit". Kështu janë shprehur disa prej personave të shoqëruar në Policinë e Tiranës, të cilët e njihnin nga afër 34 vjeçarin e ekzekutuar me armë zjari. Të njohurit e tij kanë treguar në polici se Arlind Fuga prej disa vitesh i ishte përkushtuar fesë islame dhe biznesit të tij, që kishte hapur së bashku me vëllanë. Nga deklarimet e personave të njohur të 34 vjeçarit mësohet se viktima administronte një dyqan ku tregtonte bojra plastike pikërisht në rrugën "Him Kolli" ku dhe u qëllua nga persona ende të paidentifikuar me 6 plumba. Të njëjtin fakt kanë dëshmuar në polici dhe famil-

Në foto: Xhamia te rruga e Kavajës ku falej Arlind Fuga jarët e viktimës të cilët kanë pohuar se njeriu i tyre nuk kishte lidhje me hasmëritë e eksponentëve kriminale, pasi prej kohësh përkushtimi maksimal i tij ishte feja islame.

HETIMET E POLICISË

Një grup hetimor i përbërë nga tre oficerë dhe një prokuror është ngritur për hetimin dhe zbardhjen e vrasjes së 34 vjeçarit Arlind Fuga. Informacionet e mbledhura në rrugë operative kanë nxjerë të "implikuar" në grupin e Emiljano Shullazit

34 vjeçarin Arlind Fuga. Sipas burimeve pranë policisë së Tiranës, babai i dy fëmijëve, në periudhën kur Emiljano Shullazi ka qënë në kërkim policor ka gjetur një banesë në rrugën "Myslym Shyri" duke e marë me qëra në emër të Gilmando Danit, shokut të ngushtë të Emiljanos. Pas marjes me qëra të apartamentit, është strehuar Emiljano Shullazi, i cili dhe ditën e arrestimin nga policia për akuzën e "Trafikut të Drogës" dhe "Grupit të Strukturuar

kriminal" qëndronte i strehuar pikërisht në apartamentin që ndodhen pranë zonës së Drejtorisë së Policisë Tiranë. Me sa duket fakti i dhënies së ndihmës, për strehimin e Emiljano Shullazit, ka shqetësuar kundërshatrët, të cilët në valën e atentateve të një pas njëshme, kanë futur në listën e tyre dhe 34 vjeçarin Arlind Fuga. Persona ende të paidentifikuar kanë pritur derisa Fuga të dilte nga bilardoja dhe menjëherë sapo është ndodhur në rrugë, është qëlluar me 6 plumba duke i shkatuar vdekjen e menjëhershme. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë pohuar se kanë arritur të shohin një person që ka qëlluar, por skanë mundur të dallojnë karakteristikat e tij identifikuese. Momentalisht ngjarja është pa autor, ndërkohë që ekspertët e policisë e cilësojnë vrasjen si atentat mafioz të kryer nga një person profesionit që më pas është larguar me ndihmën e një personi tjetër.

LAJME SHKURT Seanca e Kuvendit, Ndreca shoqërohet në polici

„

Policia e Tiranës ka marrë masa të forta sigurie tek Parlamenti gjatë seancës së djeshme. I përndjekuri politik Gjergj Ndreca konsiderohet nga policia e Tiranës si person problematik sa herë që në Kuvendin e Shqipërisë ka seanca plenare. Pasi ka rrahur deputetin Ilir Rusmali dhe ka kanosur ministrin Ridvan Bode, i përndjekuri politik Gjergj Ndreca është në shenjestrën e policisë. Mësohet se shtetasi Gjergj Ndreca është shoqëruar dje në Komisariatin Nr.1 të policisë së bashku me katër të përndjekur politikë. Veprimi i policisë shikohet si taktikë për ti larguar këta persona nga pjesa pranë parlamentit në kohën kur prej aty do të dalin deputetët. Në vazhdimësi Gjergj Ndreca dhe të tjerët kanë paralajmëruar se do të sulmojnë deputetët dhe ministrat në shenjë proteste për mungesën e dëmshpërblimit.

Bie suvaja e pallatit, alarmohen banorët

„

Rënia e suvatimit të një pallati për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në një prej pallatave të Tiranës, pranë bulevardit "Zogu i Parë", ku është shkëputur një pjesë e suvasë së pallatit, duke rënë në rrugë. Në momentin e incidentit nuk ka pasur kalimtarë. Në vendngjarje kanë mbërritur policia bashkiake, dhe ajo e shtetit. Pallati është i viteve '30 dhe dyshohet se shkak i incidentit është amortizimi i tij.

Dëshmia e Gilmandos

"Armën e kisha unë jo Emiljano Shullazi" „„„

TIRANE

E

miljano Shullazi dhe Gilmando Dani, shok i viktimës Arlind Fuga momentalisht janë të izoluar në burg për akuzën e "Armë mbajtjes pa lejë" dhe "Mos kallëzimit të krimit". Në deklarimet e dhëna para oficerit Tomor Merdini, në datën 8 nëntor 2011 Gilamdo Dani ka pohuar se gjatë momentit të arrestimit pistoletën tip "Glock" e kishte ai në brez dhe pasi kanë parë policinë Dani ka tentuar ta hedhë në tokë armën, por sipas dëshmisë së tij policia e ka gjetur. Ndërkohë që për sa i përket pyetjes së oficerit për maskat e gjetura në makinë dhe 7 telefonat, në dëshminë e tij Gilmando Dani është shprehur se maskat dhe

Në foto: Emiliano Shullazi

telefonat ishin të tij, duke shpjeguar se maskën e kishte blerë në një dyqan dhe e ka përdorur kur lëviz me motor. Ndërkohë që tjetër version tregojnë efektivat e policisë së Tiranës Ferit Saliaj, Nuredin Kasma, Florian Masha, Gezim Duriçi dhe Artur Celaj. Gjatë dëshmisë së policëve që arrestuan Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin, thuhet se "Rreth orës 17:30 kemi marë informacion në lidhje me një automjet tip BMË me ngjyrë të zezë me targa FR 8887C që personat në këtë mjet lëviznin me armë pa lejë. Menjëherë dy patrulla policie 53/24 dhe 53/18 si dhe në ndihmë të patrullës 53/21 kemi bërë një krehje të sektorit numër 21 për gjetjen e këtij mjeti. Gjatë patrullimit në rrugën "Stavri

Themeli" në afërsi të tunelit që del në rrugën e "Kavajës", kemi konstatuar tre persona të cilët po qëndronin në afërsi të një lavazhi. Menjëherë kemi identifikuar njërin prej tyre, i cili ishte Emiljano Shullazi. Kemi qëndruar afër automjetit të tyre dhe sa kemi zbritur nga makina, njëri prej tyre është larguar me vrap duke mbajtur në dorën e djathtë një armë zjari pistoletë. Personi që u largua e kemi ndjekur për 200 deri në 300 metra por pa mundur ta ndalojmë. Ndërkohë që në këtë moment Emiljano Shullazi ka nxjerë nga brezi një pistoletë dhe e ka hedhur mbi një makinë tjetër, por arma nuk është rëzuar poshtë. Gilmando Dani është përpjekur ta rëzojë nga makina armën e krimit, por s'ka mundur dot".


12

E enjte, 22 mars 2012

AKTUALITET

AMC ndihmon nxënësit me aftësi të kufizuara

D

je, në Ditën Botërore të Sindromës “Down”, AMC përuroi në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë pajisjen e të gjitha klasave me kompjutera dhe video projektorë, të cilat do të ndihmojnë fëmijët me aftësi të kufizuara mendore që të zhvillojnë mësim me standarde bashkëkohore. Ceremonia e përurimit dhe demonstrimit të

programeve kompjuterike nga drejtuesit e shkollës, u bë në praninë e Menaxheres së AMC për Marrëdhëniet e Korporatës, Znj. Ornela Bego, dhe dy Zëvendësministrave të Arsimit dhe Shkencës, Znj. Nora Malaj dhe Z. Ardian Tana. “Kontributi i sotëm është pjesë e projektit disavjeçar “Mesazhe shprese”, ku një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave

nga SMS që dërgohen natën e ndërrimit të viteve, shkojnë në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Këtë vit, AMC dhe abonentët e saj u kanë dhënë gëzim nxënësve të këtij institucioni. Angazhimi ynë si kompani me përgjegjshmëri sociale do të konkretizohet me të tjera nisma që synojnë të përmirësojnë jetën e të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë”, deklaroi zonja Bego.

Ish-ministrja dhe bashkëshorti u goditën në dhjetor Lajmi Shtetasi Artan Kotarja, që aksidentoi në dhjetor 2011 ishministren e Kulturës Esmeralda Uruçi, u la I lirë vetëm 3 ditë pasi kishte goditur makinën e çiftit Uruçi, duke I plagosur ata. Në 21 dhjetor gjykata vendosi të linte të lirë shtetasin.

„„„

Vdekja e Uruçit, gjykata liroi autorin Artan Kotarja u la i lirë vetëm pas tre ditësh NDERIMI

Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ish-ministren

TIRANE

N

ë mënyrë të papritur është ndarë nga jeta dje në spitalin Nënë Tereza në Tiranë, ish-ministrja e Kulturës në qeverinë shqiptare të vitit 2000, Esmeralda Uruçi. Vdekja e Uruçit ka pasur si shkak pikërisht aksidentin e ndodhur më 17 dhjetor 2011, në kilometrin e 12 të autostradës Tiranë-Durrës. Pas disa muajve lëngim e luftë me dëmtimet fizike të marra në aksidentin ku u përfshi me gjithë bashkëshortin e saj, Esmeralda Uruçi nuk ka arritur të mbijetojë. Fillimisht ai ishte mjekuar në repartin e neurologjisë në spitalin ushtarak të Tiranës ku gjendja e saj ka qenë e rëndë. Për shkak të komplikacioneve, Esmeralda Uruçi u transferua për mjekim të specializuar në Vjenë të Austrisë e me pas u kthye ne Tirane ku u mbajt nen kujdesin e mjekeve. Më 17 dhjetor 2011, zonja Uruçi dhe bashkëshorti i saj u përfshinë në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Automjeti me targa TR 6058 K ka goditur makinën e bashkëshortëve Uruçi të cilët po udhëtonin me makinën me targa TR 8580 J. Dy bashkëshortët Uruçi qëndruan disa javë në spital derisa mjekët konfirmuan largimin e rrezikut ndaj tyre për shkak të aksidentit. Sipas hetimeve, autor i aksidentit ka qenë shtetasi Artan Kotarja. “Nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se, mjeti Benz veturë me targë TR 6058 K i drejtuar nga shtetasi Artan Kotarja duke qarkulluar nga Vora në Tiranë është përplasur me mjetin tip veturë ‘KIA’ me targë TR 8580 J, të drejtuar nga shtetasi Dashamir Uruçi. Pas përplasjes së këtyre dy mjeteve, mjeti me targë TR 8580 J, ka përfunduar në kanalin anësor

DËSHMIA E MJEKUT

K

uvendi i Shqipërisë ka mbajtur sot një minutë heshtje në nderim të ish-ministres së Kulturës Esmeralda Uruçi e cila ndërroi jetë në spitalin në Austri ku ndodhej për kurim. Ishte deputeti dhe ishkryeministri i qeverisjes socialiste Pandeli Majko ai që propozoi mbajtjen e një minute heshtje dhe kryeparlamentarja u kërkoi deputetëve që të nderonin ish-ministren.

Në foto: Makina e aksidentuar e ish-ministres Uruçi të autostradës, dhe për pasojë janë aksidentuar shtetasit Dashamir Uruçi dhe bashkëshortja e tij Esmeralda Uruçi, të cilët u dërguan në

SQU Tiranë”, tha polciia. Sipas saj, pas ngjarjes automobilistike i arrestuari Artan Kotarja është larguar nga vendi i ngjarjes, i cili më pas,

rreth orës 02.45, të datës 18.12.2011 është dorëzuar pranë Njësisë për Kontrollin e Autostradave, ku dhe u kryer arrestimi i tij në flagrancë në orën 03.00", thuhej në vendimin e gjykatës. Në lidhje me automjetin e bashkëshortëve Uruçi nga këqyrja e vendngjarjes ishte parë “një mjet veturë me targa TR 8580 J e

markës ‘KIA’, e përmbysur në kanalin anësor jugor të rrugës, e mbështetur në skarpatin jugor të kanalit me pjesën e pasme të mbështetur në bllokun e betonit”. Më 21 dhjetor 2011, gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga arresti për personi e ndaluar në lidhje me aksidentin e bashkëshortëve Uruçi.

Pipero: Pse vdiq Uruçi

P

ëllumb Pipero, drej tor i politikave në Ministrinë e Shëndetësinë, sqaroi për “Shqiptarja.com”, se ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi ka ndërruar jetë në pavijonin e neurokirurgjisë në QSUT dhe jo në Austri siç u përfol në fillim. Sipas tij, Uruçi është shtruar para dy ditësh në infektiv, ku u dyshua për meningjit purulent dhe hidrocefali, pasoja të shkaktuara nga aksidenti i 17 dhjetorit. “Esmeralda Uruçi pas aksidentit u shtrua në një spital privat në Austri, por gjendja e saj nuk ka qenë e mirë dhe ka dalë nga spitali pak ditë më parë. Para dy ditësh ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë në Qendrën Universitare spitalore “Nënë Tereza”, ku u shtrua me meningjit purulent. Dy cipat që ndajnë trurin ishin të mbushura me qelb, pasi siç e dini, kanali ku ajo ra gjatë aksidentit ishte me ujëra të zeza dhe ajo ka marrë infeksione të rënda, duke qenë se trurin e kishte komplet të hapur dhe mushkëritë e dëmtuara shumë.

Lamtumira

Esmeralda Uruçi, pedagoge dhe politikane P

as mbi 3 muajsh beteje me pasojat e aksidentit që pësoi më 17 dhjetor 2011, Prof.Dr. Esmeralda Uruçi, u nda nga jeta sapo mbushi 51 dhjetorin e jetës së saj. Një aksident automobilistik, pasojë e çmendurisë që ndeshet në rrugët tona, pasditen e 17 dhjetorit ndryshoi rrugën e jetës së saj. Teksa bashkëshortët, Dashamir e Esmeralda udhëtonin nga Durrësi drejt Tiranës (pasi ajo punonte pedagoge e dekane në fakultetin ekonomik të Universitetit të Durrësit) nga prapa e godet një mjet tjetër duke i hedhur në kanal me ujë të ndotur. Autori nuk ndalon dhe për minuta të tëra, Esmeralda që pëson goditje në kokë mbetet në ujin e ndotur të kanalit. Pas disa ditësh në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak në Tiranë, niset në Austri ku merr mjekim intensive dhe duket sikur del nga gjendja e rëndë. Rikthehet në Tiranë, por infeksioni i futur në trup përmes ujit të ndotur të kanalit i jep shqetësime vazhdimisht deri në mes-

Në foto: Esmeralda Uruçi ditën e djeshme. Esmeralda Uruçi ishte një grua kurajoze, me një inteligjencë e formim të admirueshëm. Ajo ishte ndër të paktat femra që pasi mbarojnë shkollën e lartë me rezultate shumë të mira (1983) dhe pse kushtet e atyre viteve për gruan sillnin mjaft vështirësi, duke mos iu ndarë studimeve arriti në vitin 1994 të themeloj Fakultetin ekonomik në universitetin e Shkodrës

dhe më pas bën specializime në disa universitete të njohura të botës. Në vitin 2000 zgjidhet kandidate e PS për Bashkinë e Shkodrës nga shoqëria civile. Për herë të parë PS në qytetin e Shkodrës arrin të zhvillojë mitingje elektorale në shesh të hapur dhe në zgjedhjet e 1 tetorit arrin të marrë numrin më të madh të votave në këtë bashki, numër ky që edhe pse më pas janë zhvilluar disa herë zgjedhje vendore, nuk është arritur. Në vitet 2000-2001 drejton Ministrinë e Kulturës, duke dhënë shembuj kurajoje politike që mungon në radhët e politikanëve dhe duke mos pranuar kompromise në dëm të së drejtës dhe së mirës së përbashkët. Kjo solli që të mos fitonte si deputete në vitin 2001 dhe të largohej nga kabineti qeveritar. Por kapacitetet e aftësitë e saj nuk do e braktisnin pasi përmes konkurimit arrin të jetë drejtore në Bankën e Shqipërisë, ndërsa paralelisht merr pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare, autore e mjaft li-

brave shkencorë e artikujve të ndryshëm me karakter ekonomik. Ish-dekane e fakultetit ekonomik në Shkodër, ajo i rikthehet jetës akademike me intensitet. Pa iu ndarë jetës akademike ishte dekane e fakultetit ekonomik në universitetin e Durrësit, pedagoge e jashtme në atë të Shkodrës dhe në një universitet privat. Përtej vlerave si intelektuale , qëndronin vlerat e saj njerëzore. Ish-Ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi, e cila u nda nga jeta dje në moshën 51 vjeçare do të nderohet me homazhe sot, ditën e enjte ora 10.0011.00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Znj.Esmeralda Uruçi është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera. Ajo ka qenë lektore në disa universitete të vendit, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Bankën e Shqipërisë. Aktiviteti i saj pedagogjik e shkencor është i gjerë dhe i gjithanshëm.


Hemorroidet, trajtimi në kushte shtëpiake

Lyerja e flokëve, ndikimi mbi shtatzaninë

S

S

hkaktarët kryesorë, dieta e keqe dhe çr regullimet e traktit tretës. Hemorroidet janë vena në pjesën e fundit të rektumit dhe të anusit që inflamohen e fryhen... Faqe 15

A

humë vajza dhe gra bëjnë të njëjtën py etje: a është e sigurt të lyesh flokët gjatë shtatzanisë? Disa bëhen merak, pasi kishin bërë ndonjë lloj trajtimi kimik të... Faqe 19

Botim zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, Nr371, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.7

LMEDICU BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM

AKTIVITETI FIZIK SJELL PERMIRESIME TE DUKSHME

Artroza e gjurit, kujdes mbipeshën Masat për rehabilitim pas ndërhyrjes kirurgjikale

„„„

TIRANE

G

ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ

Faqe 20

Gjendet lidhja midis diabetit dhe ulçerës ërkues në Universitetin e Nju Jorkut raportojnë se i njëjti bakter përgjegjës për ulçerën e stomakut mund të nxisë shfaqjen e diabetit të sheqerit tip 2 në personat mbipeshë dhe obezë. Diabeti shfaqet në të rriturit zakonisht mbi moshën 45 vjeç. Obeziteti dhe trashëgimia konsiderohen sot si faktorët kryesorë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje...

juri është një nga ar tikulacionet i cili merr më shumë ngarkesë gjatë jetës së përditshme dhe si pasojë edhe dëmtime. Gjuri është i pari që dëmtohet kur ne jemi mbi peshë, kur vrapojmë dhe ecim në një terren jo shumë të favorshëm, kur veshim taka të larta etj. Me kalimin e kohës, gjuri është akoma më i ekspozuar edhe ndaj sëmundjeve reumatologjike dhe ortopedike. Gonartroza ( artroza e gjurit) është një nga sëmundjet më të shpeshta të këtij rregjioni; 2/3 e rasteve ajo është bilaterale (prek të dy gjunjtë). Më frekuente paraqitet te moshat mbi 65 vjeç ku mund edhe të kronicizohet. Cilat janë simptomat e para që shfaqen? Shqetësimet e para... Faqe 17 Drejtor: Taulant MUKA Kryeredaktore: Jana NANO Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Redaksia: Arminda Avdulaj Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Eralda Asllanaj Erklida Sula Isid Xhura Marinela Kumaraku

Studim

K

ENDRIT MONE

ƒ

E ENJTE 22.03.2012

Kujdesi oral

ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ

Mirald Gina

ƒ

Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT

ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ ƒ

Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Faqe 18

Frika nga dentisti,si ta përballojmë

N

ëse dhëmballët e pjekurisë janë të pozicionuara mirë në harkun dentar është një gjë që nuk ndodh gjithmonë. Për disa adoleshentë, një ose më shumë se një mund të kenë mungesë të dhëmballëve të pjekurisë . Në shumicën e rasteve ato nuk dalin plotësisht , ose ngelen brenda në kockë ose mund të dalin jashtë harkut duke shkaktuar dhe...


14

E enjte, 22 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Neuroshkencë

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

NJË STUDIM i Universitetit të Miçiganit sygjeron se vëmendja dhe përpunimi i kujtesës afatshkurtër ndikohen drejtpërdrejtë nga mjedisi rrethues

Probleme me kujtesën? Ndiqni këto këshilla Stresi i vazhdueshëm, armik për trurin

MIRALD GINA

T

ë përmirësohet kujtesa nuk është aq e thjeshtë. Ashtu si formimi i një fiziku të mirë kërkon orë të tëra ushtrimesh e dietë strikte, edhe rritja e performancës së trurit kërkon përpjekje. Pavarësisht nëse jeni student, nëse punoni apo jeni i moshuar dhe

PSIKOLOGJI

Mbani nën kontroll stresin duke medituar

S

tresi është një prej armiqve më të këqinj të trurit. Stresi kronik shkatërron qelizat e trurit dhe dëmton hipokampusin, regjionin e trurit që merr pjesë në formimin e kujtimeve të reja dhe rikujtimin e atyre të shkuara. Të dhënat shkencore mbi përfitimet shëndetësore të meditimit vazhdojnë të shtohen. Studimet tregojnë se meditimi ndihmon në shumë sëmundje, si depresioni, ankthi, dhimbja kronike, diabeti dhe hipertensioni. Gjithashtu, meditimi përmirëson përqendrimin, vëmendjen, kreativitetin dhe aftësitë për të mësuar dhe arsyetuar.

Kujtesa, ashtu si forca muskulore, duhet përdorur, përndryshe humbet doni të ruani performancën e trurit, ka shumë gjëra që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni kujtesën dhe mendjen. 1. Mos lini pas dore ushtrimet fizike dhe gjumin. Kur stërvisni trupin, stërvisni mendjen. Ushtrimet fizike shtojnë oksigjenin në tru dhe reduktojnë riskun për sëmundje që dëmtojnë kujtesën, si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu, nëse keni mungesë gjumi, truri nuk mund të punojë me kapacitet të plotë.

Kreativiteti, aftësitë për zgjidhjen e problemave dhe të menduarit kritik kompromentohen. Studimet theksojnë se gjumi është i domosdoshëm për konsolidimin e kujtesës. 2. Konsumoni ushqime të shëndetshme për trurin. Njëlloj si trupi, edhe truri ka nevojë për “karburant”. Me siguri e dini që një dietë e pasur me fruta, perime, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme i bën mirë shëndetit, por një dietë e tillë ju ndihmon edhe

për kujtesën. ƒ Konsumoni omega-3. Gjithmonë e më tepër të dhënat tregojnë se acidet yndyrore omega-3 janë veçanërisht të shëndetshme për trurin. Peshku është veçanërisht i pasur në omega-3, sidomos peshqit e ujërave të ftohta, si salmoni, toni, trofta, sardelet. Konsumimi i peshkut ul edhe riskun për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer. ƒ Sa më pak yndyrna të ngopura. Burimet kryesore të yndyrnave të ngopura janë

produktet shtazore: mishi i kuq, qumështi i paskremuar, gjalpi, djathi, akulloret. ƒ Më tepër perime dhe fruta. Këto produkte janë të pasura në lëndë antioksiduese, substanca që mbrojnë qelizat e trurit nga dëmtimet. Përdorni perimet jeshile si spinaqi, brokoli, sallata jeshile, rukola, si dhe frutat si kajsitë, mangot, pjepri dhe shalqiri. 3. Stërviteni trurin. Nëse kryeni çdo ditë të njëjtat aktivete mendore, nuk i jepni trurit tuaj stimulimin e nevojshëm për t’u rritur dhe zhvilluar. Herë pas here, duhet të thyeni rutinën. Kujtesa, ashtu si forca muskulore, duhet “përdorur, përndryshe humbet”. Aktivitete të tilla stimuluese mund të jenë çfarëdolloj, boll të përmbushin këto tre kritere: ƒ Të jetë diçka e re. S’ka rëndësi se sa intelektual është aktiviteti, nëse është diçka e re, është një ushtrim i mirë për trurin. ƒ Të jetë sfidues. Çdo gjë që kërkon njëfarë mundimi mendor dhe ju zgjeron njohuritë, vlen. Shembuj të mirë janë mësimi i një gjuhe të re, i një instrumenti muzikor apo i një sporti. Po ashtu ndihmojnë edhe zgjidhja e fjalëkryqeve

Shoqëri Gjeni kohën për miqtë dhe për t’ia kaluar mirë. Njerëzit janë kafshë të socializuara. Nuk mund të mbijetojmë, e aq më tepër të rritemi, të izoluar. Marrëdhëniet stimulojnë trurin tonë, në fakt, ndërveprimi me të tjerët mund të jetë ushtrimi më i mirë për mendjen.

dhe një lojë Sudoku. ƒ Të jetë argëtues. Sa më i interesuar dhe i angazhuar të jeni në aktivitet, aq më tepër gjasa ka që të vazhdoni ta kryeni atë, e aq më tepër përfitime do të keni. 4. Përmirësoni aftësinë tuaj për të mësuar dhe mbajtur mend duke:

ƒ Kushtuar vëmendje. Nevojiten të paktën tetë sekonda përqëndrim i mirë për të përpunuar një informacion në kujtesë. Nëse shpërqendroheni, zgjidhni një vend të qetë ku nuk do të ndërpriteni. ƒ Përdorur sa më tepër shqisa. Përpiquni ta lidhni informacionin me ngjyrat, teksturën, aromat dhe shijen. Shkruarja e informacionit mund t’ju ndihmojë ta gdhendni në kujtesë. Edhe nëse kujtesa pamore është pika juaj e fortë, lexojeni me zë të lartë atë që doni të memorizoni. ƒ Për materiale komplekse, përqendrohuni në të kuptuarit e ideve bazë më tepër se në memorizimin e hollësive të caktuara. Praktikohuni duke ia shpjeguar idetë dikujt tjetër me fjalët tuaja. ƒ Përsëriteni informacionin që keni mësuar. Rishikojeni atë që mësuat po atë ditë, por edhe më vonë.

Kuriozitete

7 gjërat që ju duhet të mësoni për kujtesën 1. Për njëfarë kohe gjatë viteve ’60, u ngrit hipoteza se të gjitha qelizat e trupit të njeriut ishin në gjendje të ruanin kujtime, pra jo vetëm ato në tru, një ide e njohur si kujtesa qelizore. Kjo u mbështet në raportet që marrësit e transplanteve krijonin zakone dhe kujtime të reja, por teori të tilla tani konsiderohen pseudoshkencore dhe nuk janë vërtetuar. 2. Flashbacks quhen kujtimet e pavullnetshme (dhe të përsëritura), në të cilat një individ përjeton në mënyrë të papritur dhe të fuqishme një ngjarje të kaluar, ndonjëherë aq intense sa personi e “ripërjeton” përvojën, pa qenë në gjendje të kuptojë plotësisht se është vetëm një kujtim dhe jo diçka që po ndodh realisht. Kujtime të tilla të pavull-

netshme shpesh janë ngjarje traumatike ose ndodhi me ngarkesë të lartë emocionale dhe shpesh ndodhin në periudhat me stres të lartë ose me ushqyerje të pamjaftueshme, megjithëse nuk janë të qarta mekanizmat dhe shkaqet. 3. Studimet kanë treguar se vëmendja ka ndikim të madh mbi kujtesën në fazën fillestare të

kodimit të informacionit që marrim, por nuk luan fare rol në fazën e rikujtimit të informacioneve apo ngjarjeve. Prandaj, hutimi apo shpërqendrimi gjatë të mësuarit mund të dëmtojë rikujtimin e informacionit, ndërsa shpërqendrimi në kohën e rikujtimit të informacionit thjesht mund të vonojë pak procesin, por nuk ndikon në saktësinë e tij. 4. Një studim i Universitetit të Miçiganit sugjeron se vëmendja dhe përpunimi i kujtesës afatshkurtër ndikohen drejtpërdrejt nga mjedisi rrethues. Dy grupe individësh u testuan për vëmendjen dhe kujtesën afatshkurtër, njëri grup pas një shëtitjeje qetësuese në një park, dhe tjetri pas ecjes në rrugët e zhurmshme të qytetit. Ata

që bënë shëtitjen në park kishin rezultate më të mira në test. 5. Ndërkohë që të moshuarit kanë më tepër vështirësi se të rinjtë me mësimin përmendësh, si mbajtja mend e lista fjalësh ose numrash, ata janë më të aftë se të rinjtë në rikujtimin e fakteve dhe detyrave. Kjo ndodh pjesërisht pasi të moshuarit, duke grumbulluar më tepër përvoja dhe informacione të jetës së përditshme, kanë një rrjet më të dendur lidhjesh nervore në kujtesën afatgjatë, e pjesërisht sepse kanë pasur kohë që të organizojnë më mirë faktet dhe përvojat në një formë më hierarkike e të lehtë për t’u rikujtuar. 6. Studimet tregojnë se si kujtimet episodike, edhe ato semantike, mund të rikujtohen më mirë nëse

përdoret e njëjta gjuhë si për kodimin edhe për rikujtimin e tyre. Për shembull, emigrantët rusë në Shtetet e Bashkuara mund kujtojnë më tepër hollësi të jetës së hershme të tyre kur pyetjet paraqiten në rusisht sesa kur ato bëhen në anglisht. 7. Studimet tregojnë se karakteristikat e mjedisit kodohen si pjesë e kujtimit dhe mund të përdoren për të përmirësuar rikujtimin e informacioneve të tjera që janë pjesë e atij kujtimi. Me fjalë të tjera, ju mund të kujtoni më tepër gjëra kur ambjenti është i ngjashëm me atë në të cilin është përvetësuar ai informacion. Studentët kanë rezultate më të mira në provime kur mësojnë në qetësi, duke qenë se zakonisht provimet kryhen në qetësi.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Sistemi tretës FJORDA KOROMANI Çfarë është dhe si realizohet një endoskopi? Endoskopia është një procedurë e cila i lejon ekzaminuesit të shohë shtrirjen e brendshme të traktit tretës për të evidentuar apo kuruar patologji të ndryshme gastrointestinale. Endoskopi është një tub i gjatë fleksibël, i përbërë nga fibra optike në fund të të cilit është instaluar një kamera e vogël. Kjo e fundit lidhet drejtpërdrejt me një monitor,ku mjeku vëzhgon pamjen e transmetuar nga brenda sistemit tretës. Sipas lokalizimit të traktit që do të vëzhgojmë, variojnë edhe emrat e procedurave, që në thelb punojnë me të njëjtat parime psh. Kolonoskopi ( ekzaminohet zorra e trashë), Sigmoidoskopi (ekzaminohet pjesa sigmoidale e zorrës së trashë), Enteroskopi ( ekzaminohet zorra e hollë) Parapërgatitja për ekzaminim: ƒ Ndalimi i marrjes së antiacidëve 2 javë para ekzaminimit sepse maskojnë në 30% të rasteve adenokarcinomën. ƒ Ndalimi i marrjes së ushqimit 8 orë para ekzaminimit. Procedura: Jepen qetësues (p.sh midazolam 1-5mg i.v, monitorohet saturimi). Faringsi lyhet me anestetikë lokal. Komplikacione: Dhimbje fyti, amnezi pas marrjes së qetësuesve. Në raste shumë të rrallë mund të shkaktojnë perforacion të mureve të traktit tretës apo arrest të zemrës. Biopsia duodenale, standarti i artë për sëmundjen e celiakisë Eshtë standarti i artë për diagnostikimin e sëmundjes së celiakisë. Përdoret për të vënë në dukje shkaqet e malabsorbimit si p.sh limfomat, sëmundja e Ëhipple, kolitin mikroskopik etj. KOLONOSKOPIA Indikacionet: 1. Diagnostike në rastin e : ƒ Gjakderdhjes rektale

E enjte, 22 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

15

BIOPSIA DUODENALE është standarti i artë për diagnostikimin e sëmundjes së celiakisë. Përdoret për të vënë në dukje shkaqet e malabsorbimit

Ekzaminimet endoskopike, çfarë duhet të dimë Ndërpritet ushqyerja 8 orë përpara ndërhyrjes

KUR DUHET T’I NËNSHTROHEMI EKZAMINIMIT Diagnostikim : „ Të vjellurit gjak „ Çrregullime të tretjes (>50 vjeç) „ Biopsi e stomakut (kancer) „ Biopsi e pjesës së sipërme të zorrës së hollë „ Të vjella persistente „ Anemia nga mungesa e hekurit Terapi: „ Trajtimin e dëmtimeve që shoqërohen me hemoragji „ Skleroterapi Zgjerimin e ngushtimeve përgjatë traktit tretës

ƒ Anemi nga mungesa e hekurit ƒ Mbajtje nën vëzhgim e kancer-

it të kolonit. 2. Terapeutike në rastin e : ƒ Heqjen e polipeve intestinale

ƒ Angiodisplazi ƒ Volvulus ( ngatërrimi i zorrëve)

Parapërgatitja për ekzaminim: Jepet pikosulfat natriumi, 1 bustinë për mëngjesin dhe pasditen e ditës

para procedurës. Procedura: Fillohet me ekzaminimin nga rektumi; jepen qetësues ( ndërkohë që matet saturimi i gjakut rregullisht) dhe më pas manipulohet me kolonoskopin fleksibël gjatë gjithë kolonit. Komplikacione: Diskomfort abdominal, infeksion, perforacione (0.1%), hemorragji pas biopsisë dhe polipektomisë. BIOPSIA E MËLÇISË: Mund të bëhet nga lëkura (nëse koagulimi është normal ) ose me rrugë transjugulare . Indikacionet : ƒ Në testet e funksionit të mëlçisë të cilat janë të alteruara ƒ Hepatiti kronik viral ƒ Hepatiti autoimun ƒ Kur dyshojmë për diagnozën e një cirroze ƒ Kur dyshojmë për diagnozën e një kanceri të mëlçisë Parapërgatitja: Nuk merret ushqim 8 orë para ndërhyrjes. Bëhet kontrolli i koagulimit. Jepen analgjezikë. Procedura : Mund të jepen qetësues. Në qoftëse nuk shoqërohet me Ekografi , atëherë kufijtë përcaktohen nga mjeku me anë të ekzaminimit objektiv; injektohet analgjezik lokal që shkon deri në kapsulën e mëlçisë . Pasi bëhet një ekspirim, mbahet fryma dhe me anë të një gjilpëre merret biopsia. Më pas pacienti rri i shtrirë në krah të djathtë për 6 orë dhe observohet pulsi dhe presioni i gjakut .

TEKNOLOGJI

Endoskopia me kapsulë

P

ërcaktimi i sëmundjeve të zorrëve të holla, sidomos të Crohn-nit ose të hemorragjive okulte të traktit tretës, në shumë qendra spitalore të botës, kanë filluar të ekzaminohen nëpërmjet endoskopisë me kapsulë. Përdoret për të marrë imazhe të ezofagut. Kapsula jepet nga goja. Ajo është një pajisje e vogël me bateri që ia transmeton imazhet nëpërmjet valëve, disa vatrave të vendosura në lëkurë; këto të fundit e grumbullojnë informacionin në një aparat të vendosur në bel të fiksuar me rrip, ndaj pacienti gjatë kësaj kohe mund të kryejë aktivitet normal. Komplikacionet: Kapsula, pas përfundimit të procedurës, mund të mos jashtëqitet prandaj ndërhyet me endoskop ose kirurgji për zhvendosjen e saj. Në raste të tjera mund të shkaktojë obstruksion të pareteve të aparatit tretës. Shpesh herë, ekzaminimi nuk arrin të përfundojë nga prania e ngushtimeve që hasen përgjatë tubit tretës.

Shqetësime me hemorroidet?

Masa praktike dhe të thjeshta në kushte shtëpiake Shkaktarët kryesorë, dieta e keqe dhe çrregullimet e traktit tretës Hemorroidet janë vena në pjesën e fundit të rektumit dhe të anusit që inflamohen e fryhen. Simptomat varen nga lloji i hemorroideve. Nëse janë brenda rektumit është e pranishme gjakderdhja, në veçanti gjatë defekimit, por pa dhimbje. Feçet mbulohen me gjak ose ngjyroset letra higjenike. Nëse janë të jashtme, gjakderdhja shoqërohet me dhimbje përreth anusit. Ka një sërë faktorësh që akuzohen si shkaktarë, por jo një në veçanti. Përmenden çrregullimet e traktit tretës (konstipacioni dhe diarreja), dieta e keqe me mungesë fibrash, rritja e presionit të brendshëm abdominal, shtatzania, faktorët gjenetikë, obeziteti, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë si dhe mosha. Trajtimi në pjesën më të madhe të rasteve

është medikamentoz dhe funksionon më së miri, në ato pak raste që dështon, ngelet si opsion kirurgjia. Ky trajtim ka të bëjë me rregullimin e dietës me shumë fibra, e lëngje si dhe me përdorimin e qetësuesve të dhimbjes (antiinflamatorë) etj

Dhimbja shpesh mund të qetësohet me disa masa të thjeshta në kushte shtëpiake madje mund të jenë dhe të vetmet masa që duhet të merrni për tu qetësuar. ƒ Përdorni trajtime lokale: Një krem hemorroidesh ose supost që përmban hidrokortizon ose lyejeni anusin me pambuk që përmban anestetik për të qetësuar dhimbjen apo ndjesinë e kruarjes ƒ Zhytuni rregullisht në ujë të ngrohtë: qëndroni të zhytur për rreth 10- 15 min, dy deri në tre herë në ditë, me kusht që uji të jetë i vakët ƒ Mbaheni të pastër zonën anale: Laheni çdo ditë lëkurën rreth anusit, butësisht me ujë të ngrohtë. Sapuni nuk është i nevojshëm, madje në raste të caktuara mund ta përkeqësojë gjendjen. Pas larjes, thaheni me tharëse zonën rreth anusit.

ƒ Mos përdorni letër higjienike të thatë: Për ta mbajtur të pastër anusin, pas defekimit, mos e pastroni me letër të thatë, por me letër të lagur pa alkool ose parfum (kjo në pamundësi të larjes, kur nuk jeni në tualetin tuaj) ƒ Vendosni kompresa të ftohta: Për të evituar fryrjen dhe ndihmuar në qetësimin e dhimbjes, vendosin qese me akull ose kompresa të ftohta. ƒ Merrni tableta kundër dhimbjes: mund të përdorni Tylenol, Aspirin ose Ibuprofen për të qetësuar dhimbjet dhe diskomfortin përkohësisht. Duke marrë këto masa, simptomat e hemorroideve largohen brenda pak ditësh. Nëse nuk qetësoheni, apo nëse ju shtohet dhimbja dhe gjakderdhja, ju këshillojmë të shkoni patjetër tek mjeku.


16

E enjte, 22 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Neonatologji

A

LMEDICU

PREMATURITETI mund të shkaktojë sëmundje në mushkëri, prapambetje në rritje të fëmijës, prapambetje zhvillimi si paraliza cerebrale

Fëmijët e lindur parakohe, heronjtë që sfidojnë vdekjen Nëna, kujdes sforcimet fizike dhe duhanin KLEDIA DIMROCI

N

ë një nga institucionet tercia re, që ofrohet shërbim për të gjitha gratë që vijnë nga rrethet e ndryshme të vendit, në matenitetin “Koço Glozheni”, numri i lindjeve të parakohshme zë 8% nga 4500 lindje në vit. Zanafilla e jetës është konceptimi. Me konceptim kuptohet bashkimi i qelizës seksuale mashkullore (spermatozoidit) me qelizën seksuale femërore (vezën). Ky moment do të pasohet më tej me periudhat e zhvillimit brenda barkut të

Duhet pritur zgjimi i fëmijës për të kryer vizitat e përditshme nënës që do të çojnë drejt formimit të fëmijës. Të gjitha këto ndodhin në organin e riprodhimit së gruas, në mitër. Nga momenti i ngjizjes duhet një periudhë prej 37 javë - 40 javë (ose e përkthyer në ditë rreth 259 – 293 të tilla) që fëmija të lindë në kohë. Fëmijët që lindin para javës së 37 quhen fëmijë prematurë. Si ta kuptojmë që fëmija do të lindë përpara kohës së caktuar? Për të përcaktuar kohën e lindjes së fëmijës mjeku obstetër bazohet në të dhënat që referon nëna. Ndër simptomat kryesore janë: ƒ shtatzania është mbi 22 javë dhe më pak se 37 javë ƒ tkurrjet e mitrës janë të dhimbshme, zgjasin 40-60 sekonda ƒ konstatohet zbutja, hollimi ose hapja e qafës së mitrës ƒ gjakderdhja nga rrugët e lindjes është e pranishme ƒ shtimi i sekrecioneve vaginale ƒ ndjenja e presionit në pjesët e poshtme të barkut Çfarë problemesh paraqet ky stad i shtatzanisë për fëmijën? Ndërlikimet e gjendjes së fëmijës në këtë kohë janë të shumëllojshme dhe të shumta. Ato respiratore zënë vendin e parë. Vështirësitë që has sistemi i frymëmarrjes përfshin: apnetë, sëmundja e membranave hialine e displazia bronkopulmonare. Ndërsa vështirësitë neurologjike shfaqen në formën e hemorragjive të trurit. Diagnozën e konfirmon Ekografia. Komplikacione të tjera na paraqiten dhe në zemër, veshkë, stomak, zorrë apo edhe aspekte imunologjike dhe të termorregullimit.

FAKTORËT FAVORIZUES PËR LINDJE PREMATURE Shumica e lindjeve premature ndodhin për shkaqe të panjohura, por ndër faktorët që rrezikojnë më shumë janë: Gjendja e ulët social-ekonomike e familjes Kequshqyerja Mosha e gruas nën 16 vjeç dhe mbi 35 vjeç Aktiviteti i shtuar fizik i gruas Konsumimi i duhanit Sëmundjet e nënës si, infeksionet urinare, diabeti, sëmundjet e mushkërive etj „ Barrat e shumëfishta „ Prania e shumë lindjeve premature të mëparshme „ Faktorët fetalë

„ „ „ „ „ „

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Prematuriteti mund të shkaktojë sëmundje në mushkëri, prapambetje në rritje të fëmijës, prapambetje zhvillimi si, paraliza cerebrale, prapambetje mendore, çrregullime të të folurit, çrregullime të vëmendjes, të sjelljes, të aftësisë për të mësuar etj. Si mund të parandalohet një lindje e parakohshme? Përdoren shumë tregues për të përcaktuar faktorët që luajnë rol në këtë ngjarje. Një tregues i tillë është edhe treguesi Papierenik që vlerëson

KËSHILLA Vëmendje e veçantë nga personeli mjekësor dhe familjarët

„ Të preket sa më pak

fëmija, kështu do të ulet stresi dhe rreziku i infeksioneve spitalore „ Të respektohet gjumi i fëmijës duke mënjanuar zhurmat, të bërtiturat „ Muzika mund të jetë e pranishme, por duhet të mbyllet kur foshnja fle. Fëmija të zgjohet vetëm kur është e nevojshme. Duhet pritur zgjimi i fëmijës për të kryer vizitat e përditshme „ Drita duhet të jetë natyrale, pra të respektojë ciklin ditë-natë „ Duart duhet të mbrohen me doreza „ Ushqimi jepet me rrugë parenterale apo me sondë kur kushtëzohet nga mungesa e refleksit të thithjes apo tolerancës së ulur ndaj ushqimeve nga goja „ Në rast infeksioni përdoren antibiotikë „ Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 2325 gradë në stinët e nxehta, temperatura nuk duhet t’i kalojë 27 gradë „ Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme „ Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht „ Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën efektin rëndues të disa gjendjeve si: ƒ lindje të parakohshme të tjera në historinë mjekësore ƒ shtatëzani të shumëfishta ƒ mitër e keqformuar ƒ hemorragjitë në tremujorin e dytë të shtatëzanisë

Qumështi i nënës

Ideal për foshnjet e lindura para kohe TEMPERATURA: Mbajtja e një temperature trupore normale është një prioritet për fëmijën prematur. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis uljes së temperaturës dhe vdekshmërisë. Fëmija prematur është i ekspozuar ndaj uljes së temperaturës sepse shtresa e nënlëkurës është e reduktuar, rezervat në yndyrna janë të ulura dhe raporti i sipërfaqes së trupit me masën është i rritur. Themi se ky raport është i rritur për vetë faktin që këta fëmijë kanë dhe një peshë të ulët. Fëmija që në fillim vendoset në inkubator. Temperatura e inkubatorit mbahet konstante në shifrat 36 oC- 37oC. USHQYERJA: Refleksin thithje-gëlltitje fëmija e fiton si princip nga java e 35 e shtatëzanisë. Para moshës 34-35 javësh fëmija nuk ushqehet 24 orët e para, por ndihmohet nëpërmjet vendosjes së një kateteri umbilikal. Kërkohet mbikqyrje e kujdesshme e gjendjes digjestive të fëmijës.

Bëhet vlerësimi i shenjave të tjera si fryrja e barkut, dukja e zorrëve, zbehtësia, polipnea, cianoza, të vjellat, anomalitë e feçeve dhe kërkimi i gjakut në to. USHQYERJA ME GJI E TË LINDURIT PARAKOHE: Qumështi që prodhon një nënë e cila e ka lindur fëmijën para kohe, ka përbërje të ndryshme nga qumështi i nënës që e ka lindur fëmijën në kohën e duhur. Ky qumësht i

përgjigjet kërkesave ushqimore që ka vetë fëmija i lindur para kohe. Fëmijët e lindur parakohe janë shumë më të prekshëm prej infeksioneve dhe qumështi i nënës i pasur me trupa mbrojtëse i ndihmon ata të mbrohen më mirë prej mikrobeve të mjedisit. Ato nuk e asimilojnë mirë qumështin artificial ndërkaq që e tresin dhe e thithin mirë qumështin e nënës. Megjithëse u nevojitet mjaft qumështi i nënës mund të mos kenë të zhvilluar aq sa duhet aktin e thithjes e të gëlltitjes (sidomos kur kanë lindur më parë se sa java e 34-t e shtatzanisë) dhe kanë vështirësi në kapjen e gjirit. Për këto arsye shpesh herë ushqyerja e fëmijës realizohet ose me një tub që vendoset në stomakun e bebit ose me biberon. Nëna në ditët e para pas lindjes së një fëmije të parakohshëm është vërtetë e çorientuar, por është vërtetë po aq e rëndësishme që ajo të fillojë të shtrydhë gjirin për të nxitur prodhimin e qumështit më tej.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

Ortopedi ENDRIT MONE

G

Fizioterapeut

juri është një nga ar tikulacionet i cili merr më shumë ngarkesë gjatë jetës së përditshme dhe si pasojë edhe dëmtime. Gjuri është i pari që dëmtohet kur ne jemi mbi peshë, kur vrapojmë dhe ecim në një terren jo shumë të favorshëm, kur veshim taka të larta etj. Me kalimin e kohës, gjuri është akoma më i ekspozuar edhe ndaj sëmundjeve reumatologjike dhe ortopedike. Gonartroza ( artroza e gjurit) është një nga sëmundjet më të shpeshta të këtij rregjioni; 2/3 e rasteve ajo është bilaterale (prek të dy gjunjtë). Më frekuente paraqitet te moshat mbi 65 vjeç ku mund edhe të kronicizohet.

E enjte, 22 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

MJEKIMI Përdorimi i barnave analgjezikë dhe qetësimi i dhimbjeve me elektroterapi, ultratinguj, ushtrime në pishinë, masazhe etj

Artroza e gjurit, aktiviteti fizik sjell përfitime Më të prekura femrat që janë mbipeshë KËSHILLA 1-Në ditët e para është e rëndësishme të mos tejkalohet përthyerja e gjurit më shumë seç është përcaktuar nga fizioterapisti 0-600 2-Duhet pasur kujdes me terrenet. ku ecni. Ato duhet të jenë jo të rrëshqitshme dhe pa pengesa 3-Duhet paTur kujdes respektimi i rregullit në ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve. Ngjitja bëhet me këmben e mirë, zbritja me këmbën e operuar. 4-Duhet të krijojmë kushte sa më të favorshme në zakonet e përditshme për shembull përdorimi i ngritësit të WC në tualet. 5-Nuk duhet të bëjme veprime të cilat e dëmtojnë shëndetin e gjurit

Nësë dikush është mbipeshë qoftë edhe 5 kilogramë, forca që duhet të suportojë gjuri varion deri në 30 kg Cilat janë simptomat e para që shfaqen? Shqetësimet e para të artrozës se gjurit (gonartrozës) shfaqen rreth të 50-ave dhe janë më të shpeshta te femrat si pasojë e periudhës së menopauzës, aq më tepër nëse flasim për pacientë obezë apo që vuajnë nga variçet. Dhimbja në fillim është e sikletshme dhe fillon me disa ndjesi kërcitjesh të vogla; muskulatura fillon të dobësohet dhe pacienti ka ndjesinë që gjuri në një moment apo tjetrin do të dështojë së mbajturi. Ai tenton

DITËT E PARA

„ Kontraktim i lehtë i

gjjthmonë të rrijë pak i flektuar (i përthyer) . Si vendoset diagnoza? Në të tilla raste vizita te mjeku do të ishte e pashmangshme. Pacienti i nënshtrohet një ekzaminimi radiografik ku vihen në dukje më qartë ndryshimet artikulare. Në grafi mund të duken qartë ndryshimet që karakterizohen nga shfaqja e osteofiteve (sqepave kockorë) të para. Faktorët predispozues të artrozës së gjurit ƒ plakja natyrore e artiku-

lacionit ƒ obeziteti ƒ faktorë gjenetikë ƒ mikrotraumat ƒ mbipërdorimi i artikulacionit Si mund të trajtohet artroza e gjurit? Në rehabilitimin e gonartrozës duhet të merren në konsideratë gjendja e agravuar ose jo e pacientit. Nëse sëmundja nuk ka përparuar në shkatërrimin e artikulacionit atëherë rehabilitimi mund të jetë si medikamnetoz ashtu dhe konservativ.

JAVA E 2-të DERI NË TË 6-tën

Përdoren barna analgjezike dhe qetësimi i dhimbjeve me elektroterapi, ultratinguj, ushtrime në pishinë, masazhe etj të ndjekura me një program të posaçëm nën kujdesin e fizioterapistit, i cili i jep më shumë rëndësi forcimit të muskujve të kofshës dhe mirëmbajtjes së artikulacionit. Një rol të rëndësishëm luajnë dhe këshillat për pacientin ku përdorimi i artikulacionit duhet të jetë gjithmonë sa më pak i “stresuar”. A është i rëndësishëm rehabilitimi pas ndërhyrjes kirurgjikale?

JAVA E 6-të: RIKTHIMI

„ Vazhdimi i

„ Vazhdimi i

ushtrimive dhe përsëritja e tyre me ngarkesë të përcaktuar nga mjeku

ushtrimeve që keni bërë deri më tani por me frekuencë më të lartë se më parë

„ Deambulim i

„ Përdorimi i

„ Ecja më gjatë dhe

lehtë me paterica me mbështetje të lehtë të këmbës së operuar

biçikletës me intensitet të përcaktuar nga mjeku

në terrene më të vështira se më parë nën mbikqyrjen e mjekut

„ Tutor i cili lejon

„ Ushtrime

„ Vrapime me kohë

fizike në pishinë Përdorimi i shkallëve me kujdes

më të gjatë (të gjitha ushtrimet duhet të kryhen nën mbikqyrjen e fizioterapistit)

muskujve të kofshës 10 sek të kontraktuara; relaksim i muskujve për 15 sek.Përsëritja e ushtrimit 3-4 herë në ditë, 7-10 seri.

lëvizjen e gjurit deri në 90 ditën e 3-të. * Kompresa të ftohta pas çdo ushtrimi

17

Gonartroza është një sëmundje degjenerative dhe si e tillë ka një risk shumë të lartë që artikulacioni i gjurit t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale që konsiston në pastrimin e artikulacionit deri në zëvëndësimin e tij (artroplastika e gjurit). Ditët e para pas operacionit janë shumë të rëndësishmë për rikthimin në

aktivitetin e përditshëm. Duhet bërë shumë kujdes me lëvizjet që bën gjuri dhe me ngarkesën që ai merr. Ndjekja e të gjitha etapave të rehabilitimit me vëmendje do e bënte punën më të lehtë. Gjuri i të rriturve: mirëfunksionimi i gjurit është i garantuar nga muskujt dhe tendinet. Muskujt paraqesin një mburojë të vërtetë. Nëse ata janë të dobët, rrezikojmë të kemi probleme serioze me kalimin e viteve. Një nga rreziqet e mëdha te të rriturit është mbipesha. Duhet të kemi parasysh që çdo kile e tepërt 6-fishohet në artikulacionin e gjurit. Pra nësë dikush është mbipeshë qoftë edhe 5 kilogramë, forca që duhet të suportojë gjuri varion deri në 30 kilogramë. Jini aktiv!Bëni sa më shumë sport!- është e domosdoshme për të mirëmbajtur të fortë gjunjtë. Para disa viteve, mendimi i gabuar se ushtrimi i sportit në një moshë të madhe do të ishte i dëmshëm, ka bërë që shumë të ndjejnë pasojat më vonë. Të bërit e një aktiviteti fizik nga një i moshuar sjell benefite të mëdha. 50 vjeçarët edhe pse mund të kenë bërë një jetë sedentare, mund të përmirësojnë mjaft fizikun e tyre duke kryer aktivitete me intesitet të ulët (noti dhe çiklizmi). Aktiviteti fizik ndihmon në përmirësimin e fuqisë muskulare, elasticitetit, ekuilibrit, duke eleminuar edhe artrozat të cilat janë të shpeshta në këtë moshë.

Atletët e vegjël

Ruhuni nga sforcimet e gjurit D

eri në moshën 16 vjeç, gjuri është ende i paformuar mirë dhe jo shumë i fuqishëm. Si i tillë, ai është më i ndjeshëm ndaj sforcimeve. Sëmundja e quajtur ndryshe Osgood Schlatters, është mjaft e shpeshtë në fëmijët e moshës 10-15 vjeç. Ajo shfaqet me dhimbje të forta në atletët e rinj të cilët nënshtrojnë gjurin e tyre ndaj sforcimeve të forta. Ajo prek më shumë adoleshentët që merren me sporte si futbolli, gjimnastika, atletik, basketbolli etj. Përsa i përket trajtimit mjekësor, synohet eleminimi i dhimbjeve me antiinflamatorë. Ato mund të

arrijnë një periudhë kohëzgjatjeje deri në 3 vjet, por zakonisht sëmundja është e pranishme edhe në procesin e rritjes, 14 vjeç për femrat dhe 16 vjeç për meshkujt.


18

E enjte, 22 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Shëndeti oral ERKLIDA SULA Si mund ta kaloni fobinë dentare ? ƒ Përpara se të shkoni tek dentisti flisni më parë me një mik që t‘ju shoqëroje ose dëgjoni muzikë që të qetësoheni ƒ Caktoni takimin ditën që ju ndiheni më rehat ƒ Përpara se të filloni trajtimin tek dentisti, bëjani të ditur se ju jeni një pacient nervoz dhe ta informoni se cila është gjëja që nuk ju pëlqen . ƒ Përpara se të fillojë trajtimi bini dakort me dentistin që nëse është e mundur të bëhet një pushim i shkurtër në mes të trajtimit. KUJDESI PËR GOJËN Gjatë heqjes së dhëmbit duhet të keni parasysh këto gjëra

Kontrolli periodik ndihmon të mbani dhëmbët të shëndetshëm Kontrolli i gjakderdhjes Për të kontrolluar hemorragjinë duhet të kafshoni mbi një garzë që vendoset nga vetë mjeku . Presioni i krijuar ndihmon në formimin e koagulit në xhepin e ngelur bosh nga heqja e dhëmbit . Nëse keni shumë hemorragji , mund të kafshoni dhe mbi një bustinë çaji normal pasi acidi tanik i çajit ndihmon në formimin e koagulit. Minimizimi i dhimbjes Reduktimi i ënjtjes Mos ngisni makinën në qoftëse jeni duke marrë mjekim dhe jeni në gjendje të përgjumur. Për të reduktuar dhimbjen vendosni kompresa me akull në faqe afër zonës ku është bërë heqja. Aplikojeni akullin për 10 minuta dhe më pas hiqeni për 5 minuta dhe përsëriteni këtë proces nga e para. Nëse shikoni ndonjë mavijosje në faqe është normale dhe largohet vetë. Pushoni sa më shumë Kufizoni aktivitetet 24orët e para pas heqjes së dhëmbit. Pushoni gjatë ditës dhe shkoni në shtrat herët. Kur të shtriheni ngriheni lehtësisht kokën. Gjërat që duhet të bëni për të patur një shërim sa më të shpejtë

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

FRIKA më e madhe vjen nga pastrimi i dhëmbit ,nga mjekimi i strukturës së prishur të dhembit dhe nga anestezia lokale

Fobia dentare, ndihmon sedacioni 2% e popullsisë s`ka shkuar kurrë tek dentisti 10 FAKTE MBI FOBINË DENTARE : 1- 1 në 10 pacientë përjetojnë ankthin ekstrem tek të shkuarit tek dentisti 2- Femrat janë më të predispozuara për të përjetuar ankthin më të madh tek dentisti 3- Frika më e madhe vjen nga pastrimi i dhëmbit ,nga mjekimi i strukturës së prishur të dhembit dhe nga anestezia lokale 4- Nuk vjen prej frikës nga dentisti, ajo është një ndjenjë që zhvillohet me kalimin e kohës dhe mund të kalohet 5- Kontrrolli i fëmijëve që në moshë të hershme tek dentisti shmang ankthin që mund të përjetojë një adult. 6- Dentistria moderne ka përparuar teknika të tilla që janë pa dhimbje. 7- Teknikat e sedacionit (mpirja) dhe relaksimit ndihmojnë në luftimin e fobisë 8- 56% e popullsisë kanë shkuar tek dentisti 2 vitet e fundit 9- 2% e popullsisë nuk ka shkuar asnjëhere tek dentisti 10-Nëse ndjen ankth kur shkon tek dentisti , pyet nëse ekzistojnë teknikat që lehtësojnë ankthin tuaj tek mjeku juaj.

ƒ Hani gjëra të buta dhe pini shumë lëngje ƒ Dhëmbët duhet ti pastroni me kujdes me furçë , evitoni kalimin e furçës në vendin e heqjes dhe mos përdorni asnjë pastë përreth . ƒ Pas 12 orësh pas heqjes do jeni në gjendje të shpëlani gojën me solucion antiseptik Gjërat që nuk duhet të bëni gjatë shërimit të plagës ƒ Mos pini lëngje duke përdorur pipën sepse mund ta shkëpusë koagulin e formuar ƒ Mos pini gjëra të nxeh-

ta sepse mund të stimulojnë ënjtjen. Limitoni përdorimin e alkoolit sepse mund të ngadalësoje shërimin ƒ Mos pini cigare KUJDES ! Njoftoni dentistin nëse: ƒ dhimbja përkeqësohet ditën pas heqjes ƒ hemorragjia nuk mund të kontrrollohet ƒ Enjtja përreth zonës së heqjes intensifikohet ƒ Kruajtje pas marrjes së medikamentit si pasojë e ndonjë reaksioni alergjik

DHËMBALLËT E PJEKURISË Nëse dhëmballët e pjekurisë janë të pozicionuara mirë në harkun dentar është një gjë që nuk ndodh gjithmonë. Për disa adoleshentë, një ose më shumë se një mund të kenë mungesë të dhëmballëve të pjekurisë . Në shumicën e rasteve ato nuk dalin plotësisht , ose ngelen brenda në kockë ose mund të dalin jashtë harkut duke shkaktuar dhe diskomfort tek

pacienti. Kontrrolli periodik tek stomatologu do ju ndihmojë për të mbajtur dhëmbët tuaj të shëndetshëm por dhe duke monitoruar gjendjen e dhëmballëve të pjekurisë. Vendimi për ti ruajtur apo për ti hequr përcaktohet nga ekzaminimet radiologjike dhe ekzaminimi i gojës. Duke qenë se këto janë në fund të harkut dentar janë të vështira për tu pastruar nga furça dhe nuk para marrin pjesë në përtypje.

Dentisti mund të rekomandojë heqjen e hershme të dhëmballëve të pjekurisë për të parandaluar komplikacionet e mundshme si: ƒ Dhëmballa e pjekurisë del në mënyrë të pjesshme në gojë duke krijuar një burim hyrje për bakteret që mund të shkaktojne infeksion dhe si rezultat mund të çojë në dhimbje, enjtje dhe mpirje të nofullës. ƒ Dhëmballët e pjekurisë mund të tentojnë të dalin në gojë por si rezultat i mungesës së hapësirës mund të dëmtojnë dhëmbin fqinj. ƒ Formimi i një kisti ose sakusi apo fryrjeje mund të formohet afër dhëmballës së pjekurisë duke shkaktuar shkatërrim të kockës dhe rrënjës përreth. Çfarë duhet të presim nga procedura e heqjes së dhëmballëve të pjekurisë? Dentisti jep një informacion të detajuar në lidhje me procedurën e heqjes. Vishuni në mënyrë sa më komode dhe sigurohuni që të jeni të shoqëruar gjatë ardhjes tuaj në klinikë. Heqja bëhet me anestezi lokale . Pas heqjes mund të keni pak enjtje dhe dhimbje që është normale për procesin e shërimit nëse heqja bëhet në mënyrë kirurgjikale. Kompresat me të ftohtë ulin entjen nëse do keni dhe kujdesuni qe të pini lëngje dhe ushqime të buta ditën e parë. Për çdo pakënaqësi të papritur që mund të keni duhet të konsultoheni me mjekun kirurg. Çfarë duhet të keni kujdes ? Informoheni mjekun tuaj para procedurës nëse keni ndonjë sëmundje ose medikamente që merrni për të siguruar një trajtim efikas në bazë të konsultave me specialistët përkatës.

Kujdesi Oral

Si të përkujdesemi për higjienën e gojës Çfarë quajmë higjienë të mirë orale? Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë e cila duket dhe nuhatet shëndetshëm. Kjo do të thotë: ƒ Dhëmbët tuaj janë të pastër dhe pa mbetje ushqimi. ƒ Gingivat(mishrat e dhëmbëve) janë ngjyrë rozë dhe nuk dhembin ose gjakosen kur ju i lani me furçë ose kur përdorni fillin dentar. ƒ Nuk keni erë të keqe gjatë gjithë kohës nga goja. Të mbash një higjenë të mire orale është një prej gjërave më të mira që mund të bëni për dhëmbët dhe gin-

givat tuaja. Dhëmbët e shëndetshëm jo vetëm ju mundësojnë të dukeni dhe ndjeheni mirë, por ata ju ndihmojnë të hani dhe të flisni ashtu siç duhet. LARJA E DHËMBËVE! Furça juaj

Furçat e vogla janë më të mira pasi ato mund të arrijnë në hapësira të gojës tuaj ku furçat më të mëdha nuk mund të arrijnë. Furça juaj duhet të jetë e butë dhe me pjesë të gomuara në mënyrë që të eliminojë pllakën bakteriale. Zëvendësojeni furçën tuaj çdo tre muaj ose kur e shihni që fijet e saj kanë humbur rregullsinë. Pastat e dhëmbëve Zgjidhni një pastë me përmbajtje të lartë të fluorit sepse ai parandalon shfaqjen e kariesit. Koha e larjes Koha ka rëndësi të veçantë. Jo vetëm që duhet t’i lani dhëmbët 3 herë

në ditë, por gjithashtu duhet edhe t’i kushtoni minimalisht 5 minuta çdo larjeje. Metoda Së pari, pastrojmë pjesën e pëparme të dhëmbëve duke i dhënë furçës drejtimin poshtë-lartë, pastaj me lëvizje rrotulluese duke i mundësuar furçës të futet në hapësirat ndërdhëmbore. Pasi të kemi përfunduar me pjesën e përparme, futemi në pjesën e brëndshme të kavitetit oral duke bërë sërish lëvizje, fillimisht poshtë lartë pastaj lëvizje rrotulluese me furçë. Pastaj furçohet sipërfaqja përtypëse e dhëmbëve.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 22 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Estetikë

STUDIMI i Institutit Katalan të Onkologjisë, i botuar në revistën amerikane të epidemiologjisë përcaktoi se ka një rritje të mundësisë për limfomë te femrat që lyejnë flokët

Boja e flokëve, vetëm çështje bukurie? Lexoni etiketat nëse vuani nga alergjitë ARMINDA AVDULAJ

M

undësia që bojërat e flokëve të rrisin risk un për të zhvilluar disa lloje kanceri është hulumtuar për një kohë të gjatë. Atëherë, pse vazhdojnë të përdoren? Sepse, deri në ditët e sotme nuk janë gjetur të dhëna të mjaftueshme për të konfirmuar këtë pohim.

Sipas studimeve Katrani mineral, konsiderohet i dyshimtë për rritjen e riskut për kancer Megjithatë, dyshimi është aty. Kafe çokollatë apo bjonde e hirtë? Këna, bojë permanente apo bojë në trajtë shampoje? Kur jeni para zgjedhjes së një boje flokësh, vendimi më i rëndësishëm nuk është se cilën bojë të zgjidhni, por t’i lyesh apo jo flokët. Nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje bukurie, por për shëndetin tuaj. Prej rreth 4 dekadash janë vënë në pikëpyetje disa prej substancave që janë në përmbajtje të bojës së flokëve, duke qenë se ekziston mundësia që të rrisin riskun për të zhvilluar disa lloje kanceri. PAK HISTORI Cilat janë këto substanca? Gjatë viteve ’70, disa hulumtime arritën në përfundimin se 4-metoksi-m-fenilendiamina (4-MMPD) e cila është pjesë e disa lloje bojërash, penetronte lëkurën e kafshëve dhe të njerëzve. Menjëherë u ndez alarmi pasi dyshohej se, përveçse toksike, kjo substancë mund të ishte edhe kancerogjene. Duke filluar nga vitet ’80, Administrata për Barnat dhe Ushqimet në Sh.B.A. (FDA) kërkoi që këto bojëra flokësh të kishin një etiketë paralajmëruese. Megjithatë, fabrikuesit e bojërave apeluan këtë vendim duke mbrojtur faktin se rreziku ishte shumë

i ulët, kështu që FDA pranoi tërheqjen e detyrimit për etiketat deri në momentin që të përfundonin studimet mbi rrezikun e kancerit të lidhur me këtë substancë. Megjithatë, 4-MMPD nuk është e vetmja substancë që është vënë nën shënjestër. Të tjera substanca pjesë e bojërave të flokëve janë klasifikuar si kancerogjenë të mundshëm. Këtu përfshihet 4-klor-m-fenildiamina, 2, 4-

19

toluendiamina, 2-nitro-p-fenilendiamina dhe 4-amino-2nitrofenoli. Dhe katrani mineral, një nga përbërësit kryesorë të shumë bojërave, konsiderohet i dyshimtë për rritjen e riskut për kancer, pasi studimet laboratorike te kafshët kanë rezultuar pozitive. Çfarë thonë studimet? Deri më sot nuk është mundur të gjenden fakte bindëse që të provojnë një lidhje ndërmjet bojës së

flokëve dhe kancerit. Studimet të cilat kanë arritur deri diku në një përfundim, kanë forcë statistikore të ulët ose janë të kufizuar, prandaj dhe rezultatet e tyre nuk mund të përgjithësohen. Një studim i Institutit Katalan të Onkologjisë, i botuar në revistën amerikane të epidemiologjisë (American Journal of Epidemiology), përcaktoi se ka një rritje të probabilitetit për të zhvilluar limfomë te

SHKAKTARËT E ALERGJISË NGA BOJRAT 1. Alergjia nga PPDA ose parafenilendiamina (në ambalazh, nëse është e shënuar, shkruhet si pfenilendiamina). PPDA përfaqëson substancën kryesore të bojërave permanente dhe gjithashtu është pjesë e bojërave bimore si kënaja. Funksioni i saj është t’i japë një ton më të errët bojës (e panevojshme te bojërat me ngjyrë të çelët). Kënaja (sidomos kënaja e zezë), pavarësisht se duket e padëmshme, përmban sasi të mëdha pfenilendiamine dhe kur përdoret mbi lëkurë mund të shkaktojë probleme serioze. 2. Anilina Intoksikimi nga anilina Anilizmi, apo intoksikimi kronik nga anilina, është një sëmundje profesionale që njihet prej shumë vitesh, shkaku kryesor i të cilës është transformimi i hemoglobinës së qelizave të kuqe te gjakut në methemoglobinë. Rrjedhoja e këtij transformimi çon në ulje të transportit të oksigjenit. Një nga simptomat e para është cianoza (anësitë marrin ngjyrë blu), ndërkohë që një nga sistemet që preket më shpesh është ai urogenital. Gjithashtu, intoksikimi me anilinë shkakton çrregullime nervore dhe psikike. Kjo substancë mund të shkaktojë kancer të fshikëzës së urinës. Parukierët konsiderohen si profesion në risk për shkak të kontaktit me këtë substancë. 3. Amoniaku Ky përbërës bën që boja të qëndrojë në flokë e mos të ikë në mënyrë progresive pas çdo larjeje. Kjo do të thotë që, kur një bojë nuk ka amoniak, atëherë është thjesht një shampo me ngjyrë që humbet pas çdo larje. Prandaj dhe “bojërat” që thonë në etiketë që nuk përmbajnë substanca alergjike në të vërtetë janë shampo me ngjyrë. Kështu, kur vendosni të përdorni bojëra antialergjike, merrni në konsideratë faktin se nuk janë “bojëra” dhe se do të duhet t’i përdorni më shpesh. Substanca të tjera alergjike të pranishme në bojën e flokëve mund të jenë eozina, fluorescina, blu metileni, paratoluen diamina, paraamino fenoli dhe aditivë si pirogaloli ose resorcinoli. femrat që lyejnë flokët. Sipas këtij studimi, 10% e limfomave të pranishme te gratë mund të kenë për shkak

bojën e flokëve, ndërkohë që risku për të zhvilluar limfomë është prej 26% te ato që përdorin bojën një herë në muaj.

Shtatzania

Evitojeni lyerjen në trimestrin e parë S

humë vajza dhe gra bëjnë të njëjtën pyetje: a është e sigurt të lyesh flokët gjatë shtatzanisë? Disa bëhen merak, pasi kishin bërë ndonjë lloj trajtimi kimik të flokëve përpara se të merrnin vesh se ishin shtatzënë. Ndërsa ka nga ato që vihen në pozitë të vështirë pasi nuk duan që t’i dalin rrënjët, por nuk duan as të dëmtojnë beben e tyre, kështu që nuk dinë çfarë të bëjnë. Gjithsesi, duket se nuk ka arsye reale për këto shqetësime. Nuk ka prova se bojërat moderne të flokëve ndikojnë te fetusi, pavarësisht se ka mjekë që rekomandojnë shmangien e lyerjes së flokëve gjatë tre muajve të parë. Kjo nuk do të thotë që kush ka lyer flokët përpara se të marrë vesh se është shtatzënë duhet të bëhet merak. Nuk ka

asnjë studim që të provojë se bojërat e flokëve që përdoren aktualisht të shkaktojnë defekte në lindje apo aborte. Megjithatë, në të kaluarën disa bojëra përmbanin formalinë, e cila është një substancë që dëmton fetusin dhe prandaj ka mbetur dhe përshtypja se lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë është diçka e keqe. Formulat kimike të bojërave kanë ndryshuar shumë, çka ka qenë me përfitime jo vetëm nga gratë shtatzëna, por dhe për vetë flokët, të cilët tashmë dëmtohen shumë më pak nga këto procese kimike. Prandaj, mund të vazhdoni rutinën tuaj të bukurisë dhe gjatë shtatzënisë. Por ama, sigurohuni që nuhatja juaj do të tolerojë këto kimikate, pasi hormonet

shkaktojnë në rritje të ndjeshmërisë ndaj erërave dhe aromave. Megjithatë, nëse vazhdoni të jeni jo e qetë për sa i përket kësaj teme apo nëse mjeku juaj ju ka rekomanduar që mos të lyeni flokët gjatë shtatzënisë, bisedoni me parukjerin tuaj mbi alternativa të tjera. Ekzistojnë bojëra me origjinë bimore dhe shampo ngjyruese, efekti i të cilëve zgjat 26 deri 28 larje. Por kujdes, duhet të shmangni permanentin apo drejtimin e flokëve me substanca kimike të kryera në parukeri, pasi qëndron mundësia se substancat e përdorura gjatë këtyre proceseve ndikojnë te fetusi. Gjithsesi, duhet të konsultoheni me një gjinekolog në rast se keni pyetje të tjera.


20

E enjte, 22 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Studime

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

INFEKSIONI me Helikobakter Pilori që në fëmijëri, për shumë vite nuk jep shqetësime, por pas disa dekadash shumë prej të infektuarve shfaqin ulçera në stomak e ne duoden

Gjendet lidhje midis diabetit dhe ulçerës Të infektuarit me H.Pylori, më të rrezikuar ISID XHURA

K

ërkues në Universitetin e Nju Jorkut raportojnë se i njëjti bakter përgjegjës për ulçerën e stomakut mund të nxisë shfaqjen e diabetit të sheqerit tip 2 në personat mbipeshë dhe obezë. Diabeti shfaqet në të rriturit zakonisht mbi moshën 45 vjeç. Obeziteti dhe trashëgimia konsiderohen sot si faktorët kryesorë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje kronike që vret rreth 3.8 milionë njerëz çdo vit.

Ata thonë se bakteri mund të ndikojë në çlirimin e 2 hormoneve tretëse prej stomakut Bakteri në fjalë është Helikobakter pilori. Kërkuesit kanë zbuluar se të rriturit jo-diabetikë, por të infektuar me këtë bakter, kanë nivele më të larta të glukozës (sheqerit) në gjak se ata që nuk janë të infektuar. Ky është përfundimi i arritur nga Prof.Yu Chen dhe Dr. Martin Blaser të Universitetit të Nju Jorkut. Për të monitoruar nivelet e glukozës në gjak tek personat e testuar, kërkuesit kanë matur hemoglobinën e glikoziluar në gjakun e pacientëve (HbA1c ose A1c). Ky është

Ushtrime

testi më i mirë për të studiuar në mënyrë afatgjatë kontrollin që i bën organizmi nivelit të glukozës në gjak. Infeksioni me Helikobakter pilori shpesh e ka zanafillën që në fëmijëri. Për shumë vite nuk jep shqetësime, por pas disa dekadash shumë prej të infektuarve shfaqin ulçera në stomak e ne duoden (zorra e hollë). Në të njejtën kohë personi ka më shumë shanse për të zhvilluar kancer të stomakut. Blaser thotë se ky studim është një tjetër provë e kostos afatgjatë që ka infektimi me këtë bakter.

Autorët kanë propozuar një mekanizëm me anë të të cilit H.pilori mund të nxisë diabetin. Ata thonë se bakteri mund të ndikojë në çlirimin e 2 hormoneve tretëse prej stomakut, grelinës dhe leptinës. Grelina, e quajtur dhe hormoni i urisë, pakëson konsumin e kalorive dhe nxit shtimin në peshë. Leptina ul oreksin dhe shton konsumin e kalorive. Kërkime të mëparshme e kanë lidhur bakterin me nivele të ulura të grelinës dhe nivele të rritura të leptinës.

“Muskujt tanë varen nga puna fizike që bëjmë”, thotë Juleen Zierath, profesore në institut. “Ne shpesh themi se ‘Njeriu është çfarë ai ha.’ Muskujt janë puna që ne bëjmë. Nëse muskujt nuk punojnë, ata ‘’treten’’. Ky është një ndër mekanizmat që shpjegon si ndodh ky proces.”

Në këtë studim janë analizuar të dhënat e rreth 13000 personave. Autorët shkruajnë se nivelet e HbA1c (hemoglobina e glukozuar), ka dalë e rritur rregullisht në të in-

fektuarit. Rritja është edhe më e madhe (dhe më tepër domethënëse) nëse indvidi përveç infeksionit është edhe mbipeshë. Madje është më e madhe se shuma e rritjes e HbA1c në një person mbipeshë të painfektuar me rritjen e HbA1c në një person normal të infektuar. Pjesa që mbetet për t’u parë është efekti i zhdukjes së H.pylori në nivelet e HbA1c dhe në shfaqjen e diabetit tip 2 në personat e rrezikuar (nga mbipesha dhe trashëgimia). Nëse nivelet e Hb1Ac bien dhe pakësohet shfaqja e diabetit atëherë kura me antibiotikë kundër H.pylori mund të jetë e vlefshme në parandalimin e diabetit në këta persona.

Studimi suedez

Aktiviteti fizik ndikon në ndryshimin e ADN-së! T

rashëgimia gjenetike e njeriut, jo edhe aq e vështirë për tu ndryshuar. Në një studim mbi metabolizmin qelizor, kërkuesit në Institutin Karolinska kanë gjetur se meshkujt e femrat që bëjnë një jetë sedentare, nëse u nënshtrohen ushtrimeve fizike, ndryshojnë ADN-në e tyre, brenda disa minutash. Renditja e bazave të ADN-së qëndron e pandryshuar, por molekulat e ADN-së në qelizat muskulore pësojnë ndryshime kimike dhe strukturore të veçanta, duke fituar ose humbur grupe metilike në sekuenca të njohura të ADN-së. Këto modifikime të ashtuquajtura epigjenetike (meqë nuk e ndryshojnë sekuencën e bazave të ADN-së), në segmente të mirëpërcaktuara të ADN-së, duket se luajnë rol të rëndësishëm në përfitimet e organizmit prej ushtrimeve fizike. “Muskujt tanë varen nga puna fizike që bëjmë”, thotë Juleen Zierath, profesore në

institut. “Ne shpesh themi se ‘Njeriu është çfarë ai ha.’ Muskujt janë puna që ne bëjmë. Nëse muskujt nuk punojnë, ata ‘’treten’’. Ky është një ndër mekanizmat që shpjegon si ndodh ky proces.” Studimi tregon se ADN-ja e muskulit, e marrë menjëhere pas një ushtrimi fizik prej njeriut, përmban më pak grupe metilike se përpara ushtrimit. Grupet metil humbin në ato pjesë të ADN-së të cilat dihet se janë vend-veprimi i enzimave të njohura si faktrorë transkriptimi, enzimat që janë përgjegjëse për aktivizimin e gjeneve të rëndësishëm për përshtatjen e muskulit ndaj ushtrimeve. Sipas Juleen Zierath faktorët e transkriptimit janë çelësi për të aktivizuar gjenet. Nëse grupet metil janë të lidhura me ADN-në, gjenet e ndodhura aty nuk mund të aktivizohen. Por kur grupet metil largohen, gjenet aktivizohen dhe kapaciteti i muskujve rritet

së tepërmi. “Dihet se ushtrimet fizike induktojnë ndryshime në muskuj, përfshirë rritjen e metabolizmit të sheqernave dhe yndyrnave”, thotë Zierath, “Zbulimi ynë është se ndryshimet në ADN ndodhin të parat.” Humbja e grupeve metilike është vënë re edhe në kontraksionet e provokuara të muskujve në kushte laboratorike. Ekspozimi i muskujve ndaj kafeinës ka të njejtin efekt, sepse kafeina nxit çlirimin e kalçiumit në qelizat muskulore. Çlirimi i kalçiumit ndodh edhe kur muskuli tkurret. Megjithatë kërkuesit nuk rekomandojnë të pini një kafe në vend të stërvitjes, sepse kafeina nuk dihet nëse ka efektet e tjera pozitive të stërvitjes. “Ushtrimi është ilaç, dhe mesa duket epigjenet e një shëndeti më të mirë mund të jenë vetëm një vrap larg nesh”, thotë Juleen Zierath.


E enjte, 22 mars 2012

21

KULTURE

HOROSKOPI Një televizor vërtet jetëgjatë

Pi qumsht nga gjiri i lopës

Një hakmarrje ndaj ish-gruas

N

T

N

ëse pyetet dikush se kush e ka televizorin më të mirë, natyrisht do të thotë ai që ka atë më të fundit, me HD e 3D e gjithçka tjetër që ofron teknologjia sot. Por hajde thuaja zotit Farley nga Anglia, i cili me siguri që do të thotë se më i miri është televizori i tij. Dhe. në një farë mënyre, ka të drejtë sepse televizori i tij, një B16T i prodhuar nga Pye, sapo ka mbushur 66 vjet nga dita kur u prodhua. E jo vetëm kaq, por televizori i tij, që shihni edhe në foto dhe që është i pari i pasluftës së dytë botërore i prodhuar në Angli, që nga koha kur u ble nga i ati zotit Farley, Fred, për 35 cent e 9 pence në vitin 1946 ka vazhduar dhe vazhdon të funksionojë normalisht. Me përjashtim të ndonjë riparimi të vogël, sipas zotit Farley, televizori vazhdon të funksionojë për bukuri edhe sot e kësaj dite me të njëjtin tub katodik. Eshtë padyshim një nga aparatet tv më të vjetër në botë që funksionin akoma…

ha Sophat është një foshnjë që akoma nuk i ka bërë dy vjeç, i cili nuk ka nevojë të pijë nga gjiri i nënës,sepse ka kohë që tashmë është mësuar të pijë direkt nga gjiri i lopës. Praktikisht që nga koha kur, muaj më parë, pikërisht në korrik, prindërit e tij braktisën fshatin Koak Roka, në Siem Reap të Kamboxhias për të shkuar në kërkim të puës në Tailandë, vogëlushi Sophat qëndori me gjyshërit. Sipas dajës së tij, UmOueng, foshnja duke parë viçin të pinte nga gjiri i lopës, qe afruar dhe ai dhe ¿lloi të bëntë të njëjtën gjë. Fillimisht daja qe perpjekur t’ia ndalonte, duke pasur parasysh se nuk është aspak higjienike., por Tha Sophat qante aq shumë saqë ai e kishte lënë pastaj të pinte, ndonëse vazhdon të jetë i merakosur për të ardhmen e të nipit, nëse vazhdon të pijë akoma nga gjiri i lopës.

jë gruaje në Piacenza të Italisë pak kohë më parë i erdhi një faturë shumë e kripur gjobash të akumuluara për shkelje të rregullave të qarkullimit. E habitur ajo shkoi dhe u ankua, duke qene e bindur se nuk kishte pasur asnjëherë asnjë problem me policinë rrugore dhe se shuma prej 1500 euro me të cilin e kishin gjobiture duhej të ishte një gabim. Mirëpo në regjistrat e policisë ¿guronte si shkelëse pikërisht targa e makinës së saj, një Opel Corsa. Pas një hetimi të shkurtër, u mësua se gruaja kishte pasur të drejtë, ndonëse shkeljet ishin bërë pikërisht nga makina me targën e saj. Kishte qenë ishbashkëshorti i saj, i cili, për t’u hakmarrë, kishte marrë një makinë të ngjashme, i kishte kopjuar target dhe më pas ia shkelte gaz në dërrasa pikërisht përpara autovelox-it që, natyrisht regjistronte shkeljet…

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

19 30 38

20

21

31 39

40

9

22

10

23

32

43

33

11

12

24

15

56 63

46

82

52 58

70

59

71 77

84

që... zbarkojnë. 63. Inicialet e Triolet. 64. Ekstreme në rrip. 65. Kishin Àamur të zi. 66. Sapo ¿llojnë. 67. Ai i zi është nafta. 68. Një mund të jetë edhe arme. 69. Të parat në Europë. 70. Eshtë udhëheqja e padiskutueshme. 72. Një mohim i prerë. 73. Gjysmë vatani. 74. Fontein që qe balerinë. 75. Një lojë me... games. 76. Vittorini shkrimtar. 77. Mund të hetë një mbrëmje… letrare. 81. Ndizet për lutje.

79

85

86

82. Njeriu... latin. 84. Imami aktor. 85. Ishte Vikingu i kuq. 86. Mund të sjellin shi. 88. Lopez, bomber i Milan. 89. Eshtë sholla ¿llore. 90. Bëhet ¿kse me fe. 91. Janë sektet myslimane

7. Janë dallgë... jete. 9. Mund të jenë kontakti në sy. 10. Zorba… i Anthony Quinn. 11. Janë antiteza të virtuteve. 12. Pak sinqeritet. 13. Mbetur në fund. 15. Eshtë edhe ajo saudite. 16. Kujtohet për një ¿tore të grekëve ndaj persëve. 17. Një ndër faraonët e Egjiptit. 18. Rubinstein balerinë. 20. Një arti qe Adriatik Kallulli. 22. Nuk sheh larg. 24. Marina këngëtare italiane. 25. Të parat në sondazh. 26. Organizohet edhe për sondazhe.

ɷ VERTIKAL 2. Të fundit ë surf. 3. Ishin Hiperioni dhe Mnemozina. 4. Mund të kthehet në mllef. 5. Një pjesë… tele¿lmi. 6. Janë tek në trupa.

O R

H E M A T O M A T K A T U N D

S A H A R

I

E T E R A

J E

S E L A R T

I

R E K P

I

K O N T R

B A R R

L

P E R T E J O R O

I D

R

I

B U T E

I

I

I M A L E I R

A

D E R

K A N T I O N E A A M N

I

C B A N A I N E S

I N S O N

E D E M A T T E T

A M

I

U

T A E T A

L B

R E M O

T R A J T A T

I K E T

E E R R E T

I

I

T A O A R M E T

E

I K S E N

N B

A R

E T N

P O L

R

A N E R

R O B

T

T R A K T A T

A L E S

T E S E

A R E

I K A T A T

I M A L A R T

I O T E T

U

I

E S M E R A L D A

N O S T A L G J

U

B E T

A P R A

M A K S

S T A

M I N

I

A N A

S H E T

80 87

T

I R A N

S A U P I

A N

29. Kështu thirrej Aristoteli. 30. Eshte pistoleta e inspektorit Callahan. 33. Janë si diletantë. 34. U shkrua nga Byron. 36. Një është i Kuq. 37. Gjysma e sallës. 39. Një gjigant i Àorës. 40. Para Salaam në Tanzani. 41. Ishte perendia... kameleon. 44. Kështu quhet një lojtar i Real Madrid. 45. Bernhardt që qe aktore. 46. Eshtë shitësi ambulant. 48. Eshtë melodramë. 50. Ishte gur i... arës. 51. Eshtë individ... ¿zik. 55. I famshëm ai i Anne Frank. 57. Eshtë shteti me Damask. 58. Një parafjalë 60. Eshtë enë e racionit për ushtarët. 62. Një këngë e “manipuluar” nga DJ. 65. Një ushqim për bebe. 66. Në këtë ditë. 69. Kush ka… fërgëllon. 70. Film I Luc Besson. 71. Kështu bëhet ai që... mërzitet. 72. Ngrihet nga të fohtit. 75. Sistemi Monetar Europian. 78. Një legjendë. 79. Eshtë djaloshi. 80. Një ëmbëlsirë. 81. Fillojnë qarkullimin. 83. Në mes të Dhomës. 84. Përsëriten në hava. 87. Duket më fund.

Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planeteve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

Peshorja

Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon dhe shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale e shkëlqyer.

Akrepi

Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të rëndësishme nga ana profesionale dhe pikërisht kjo ndihmë do d’ju bëjë të pathyeshëm. Mirë dashuria

Shigjetari

Hëna në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj. Bëni kujdes me ¿nancat

Bricjapi

Në qendër të vëmendjes tuaj sot do të jenë raportet me njerëzit e në mënyrë të veçantë ato me të afërmit dhe miqtë. Nuk duhet të mërziteni nëse masat që merrni duket se nuk po japin rezultatin e duhur.

Ujori

Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që ju paraqiten. Ekonomia dhe ¿nancat tuaja duket se janë në rritje.

Peshqit

Parandjenjat tuaja të herë pas herëshme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes nuk do të keni nevojë për të përdorur anën tuaj “paranormale”, mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.

91

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM R K T

67 73

78

90

Virgjëresha

60

72

76

83

53

66

89

ɷ HORIZONTAL 1. Janë piktorët dhe aktorët 8. Një pjesë për skenë. 10. Giovanni Verga. 12. Në krye të subjekteve. 14. I bindej feudalit. 19. Mbreti që persektutonin harpiet. 21. Në hyrje të ambientit 23. Bie në mbrëmje. 27. Memoria në computer. 28. Donna Summer. 31. Reid aktore. 32. Interpreton Oskar Schindler. 35. Bëhen në stacione. 38. Faria ai i Edmond Dantes. 40. Janë marrëdhëniet me... letra kredenciale. 42. Arti japonez i vendosjes së luleve. 43. Emër burri. 44. Fitojnë në treg të zit ë tillë. 45. Inicialet e Signoret. 47. Një ekspert i origjinës së fjalës. 49. Kapiteni i Arkës bibklike. 50. Nuk mbahet duke qeshur. 51. Në të del ai që bie në sy. 52. Agjenci Informacione Franceze. 53. Mbyllin një shtëpi. 54. Qendër në Kubë. 55. Janë lidhjet që... transmetohen në kohë reale. 56. Me ta bëjnë topa. 57. Ëilliams e tenisit. 59. Lumë në Afrikë. 61. Janë trupat amerikane

Luani

Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më të vendosur dhe të sigurtë në zgjedhjet tuaja. Duhet të dini të për¿toni. Shëndeti shumë i mirë.

48

65

75

81

Gaforrja

Dikush kërkon t’ju ngatërrojë vazhdimisht në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta pë ju, e që kanë të bëjnë me jetën tuaj sentimentale. Më e qetë dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

29

37

47

57

64

69 74

Binjakët

Është një periudhë shumë e mirë dhe mjaft frutdhënëse që duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një mundësi më tepër për arritjet tuaja.

18 28

36

51

68

17

Demi

Tashumë duke se jeni vërtet shumë pranë realizimit të pikësynimeve dhe qëllimeve tuaja si në sferën e studimit ashtu edhe në atë afektive. Me sa duket suksesi juaj është i garantuar.

42 45

62

16

27

35

41

55

61

14 26

34

50

54

13

25

44

49

88

8

Dashi

Mbështjeta që keni nga njerëz të rëndësishëm dhe besimi në vetvete do t’ju ndihmojë në marrjen e një vendimi që mund të përcaktojë përfundimisht pozitën tuaj. Por duhet të tregoni edhe aftësitë tuaja


22

E enjte, 22 mars 2012

KULTURE

Debati

INTERVISTAT Flasin dy regjisorët Artan Minarolli e Ilir Harxhi, si dhe kryetari i bordit të QKK-së Teodor Laço. Minarolli: Ai ka shpifur, nuk kishte diplomë. Harxhi: Kriteri i diplomës i padrejtë, edhe Anagnosti është diplomuar për operator

SHERRI I REGJISOREVE

Minarolli dhe Harxhi: Ja e vërteta e konfliktit „„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

N

jë sherr me grushte mes dy regjisorëve Artan Minarolli e Ilir Harxhi ka përfunduar me padi dhe fyerje personale. Ngjarja ka nisur të hënën paradite në ambientet e Qendrës Kombëtare Kinematografike, ku Ilir Harxhi kishte shkuar të kërkonte llogari pse projekti i tij filmik ishte eliminuar nga gara. Ai ka rrëfyer në polici që është goditur me grusht në syrin e majtë nga Minarolli dhe ka denoncuar këtë ngjarje. Pas bërjes publik, të këtij sherri, palët kanë rrëfyer për të përditshmen Shqiptarja.com pretendime te tyre, duke këmbëngulur për drejtësi. Regjisori Ilir Harxhi nuk kishte shenja të dukshme në fytyrë, ndërsa ka pohuar se goditjen e ka marrë në anën e majtë të fytyrës. Ai tha se e kanë përjashtuar nga gara për shkak se ai nuk kishte diplomë regjisori, por ka shtuar më tej se "kriteri që m'u vu për diplomën ishte i padrejtë, pasi edhe regjisorët e mëdhenj si Anagnosti janë diplomuar për operatorë". Ndërsa regjisori Artan Minarolli në postin e drejtorit të Qendrës Kombëtare Kinematografike, sqaroi për "Shqiptarja.com" se konflikti qëndron kështu: "ky person ka paraqitur një film të shkurtër dhe nuk fitoi, nuk plotësonte kriteret. Tërbimi për këtë e ka shtyrë në sjellje anormale. Është person që njihet për veprime te tilla, sepse është një njeri që nuk ka ditur të menaxhojë as problemet personale. Ka shumë kohë që bërtet e grindet me tone të larta me të gjithë punonjësit e qendrës. Thjesht filmi i tij nuk ka fituar", sqaroi Minarolli, duke theksuar se do ta çojë këtë çështje në gjykatë, për shpifjet që sipas tij Harxhi ka adresuar për të si drejtor të QKK-së, duke iu referuar edhe intervistave që harxhi ka dhënë. Në gazetën "Shqiptarja.com" botohen të plota intervistat e dy regjisorëve si dhe reagime të tjera që e zbardhin këtë ngjarje të paprecedentë mes artistëve. Pse dy artistë kanë mbërritur derisa të urrejnë njeritjetrin? Drejtori i Qendrës Kombëtare e të Kinematografisë Artan Minarolli dhe regjisori Ilir Harxhi dikur kanë qenë miq dhe kanë pasur marrëveshje të përbashkëta për projektet kinematografike. Sot i kanë shpallur luftë cinike njëri-tjetrit dhe po trokasin dyerve të gjykatave duke ngritur padi, e sërish padi, ku Harxhi e akuzon se është rrahur nga drejtori i QKK-së dhe Minarolli i ngre padi për shpifjet në media pas padisë së ngritur një ditë më parë. Marrëdhëniet e tyre vijojnë me fyerje e sharje në drejtim të karakterit dhe sjelljes individuale, por nënteksti i gjithë këtyre akuzave të lë të kuptosh se gjithçka ka ndodhur nga pritshmëria për të fituar projektin e një filmi, ose nga paqartësia e kritereve të konkursit që po bëhej. Mësojmë se juria përfaqësohet nga kryetari, Teodor Laço, nënkryetari Esad Mysliu dhe tre anëtarët: Durim Neziri,Bujar Lako, Agron Tufa. Prononcimi i të dyve mbart mëri e sjellje hakmarrëse. Ndërkohë që Harxhi pohon se anëtarët e jurisë kanë sjellje korrekte, mllefi i tij bie drejtpërdrejtë mbi Drejtorin e QNKsë, Artan Minarolli.

ILIR HARXHI: Kriteri i diplomës i padrejtë, edhe Anagnosti i diplomuar si operator Zoti Harxhi, çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes jush? -Unë do të them shkurt sesi ndodhi ngjarja. Për këtë kam hapur një çështje penale. Thjesht shkoj në qendrën kombëtare të kinemasë të premten, gjeta punëtorët që bënin punime gipsi. Të hënën në dhjetë e çerek hyra në holla dëgjova zërin e Kryetarit të Qendrës Filmike Artan Minarollit. Kam qëndruar në pjesën e errët të korridorit se nuk kisha dëshirë ta takoja, për shkaqe që do t'i them më vonë.

Unë edhe më herët kam marrë nga QKK-ja financim si regjisor me filmin "Shkallët" dhe nuk kam pse të hyj në këtë pikë. Unë kam studiuar për regji filmi tek "Marubi" dhe kjo nuk më bën që unë të mos di të ushtroj regjinë e filmit. Duke insistuar për të takuar kryetarin e QKK, sepse edhe unë jam institucion, pasi kam shtëpinë filmike "Idea", kërkoj një takim me kryetarin e QKK-së dhe disa herë më ka sorollatur, madje dhe duke u shprehur në mënyrë ironike.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

SHPALLJE PER VEND TE LIRE PUNE Në zbatim të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 ”Për statusin e nëpunësit civil”, neni 10 “ Për institucione te pavarura” Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shpall konkurimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist në Drejtorinë e Çështjeve Procedurale Ligjore dhe Marrëdhënieve me Jashtë Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” dhe paraprakisht njihen edhe me disa prej përcaktimeve të parashikuara në përshkrimin e punës për këtë ushtrimin e këtij pozicioni, të renditura si më poshtë, me qëllim zbatimin e tyre korrekt: „ Dhënie të opinioneve ligjore për akte ligjore dhe nënligjore që prekin fushën e mbrojtjes së të dhënave personale; „ Përgatitje të raporteve në kuadër të zbatimit të MSA (për pjesën institucionale); „ Draftim të udhëzimeve si akte që përgatiten e miratohen nga Komisioneri; „ Dhënie të konsulencave ligjore subjekteve të të dhënave personale apo edhe kontrolluesve mbi bazë të kërkesave të tyre; „ Marrëdhënie profesionale në nivel të lartë me autoritetet ndërkombëtare homologe por jo vetëm. KERKESA TE VEÇANTA PER KANDIDATET „ Të ketë mbaruar arsimin e lartë (radha e preferencës fakulteti i Drejtësisë/dega Juridik/ për të diplomuarit me diplomë universitare kërkohet diplomë universitare “Bachelor”+master profesional) „ Eksperienca e punes perben avantazh „ Përbën avantazh kryerja e kualifikimeve të ndryshme. „ Të përdorë lirisht kompjuterin në programet bazë të tij, etj. „ Të ketë të mbrojtur (të shkruar e folur shumë mirë) gjuhën angleze/ krahas saj përbën avantazh edhe gjuha frënge. „ Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike. „ Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup. Paga për pozicion është ne kategorinë III-b Dokumentat që duhen të paraqiten: Kandidatet duhet të paraqesin brenda datës 20. 04. 2012 pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Rruga Abdi Toptani” ish-godina e Ministrisë së Transporteve, kati II, tel 2/ 237200 ): „ „ „ „ „ „ „ „ „

Kërkesë me shkrim Curriculum vitae Dokument identifikimi Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe e listës së notave Dokument të noterizuar të mbrojtjes së gjuhës së huaj Dokument për tituj dhe kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme etj (nëse ka) Fotokopje e noterizuar e librezës së punës Dëshmi e gjëndjes gjyqësore dhe shëndetësore Të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit. KONKURIMI: Është i hapur për nëpunës civil të së njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë. Nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidat, atëherë zhvillohet konkurimi me kandidatë të tjerë, sipas procedurave (Për institucionet e pavarura) Pas verifikimit paraprak, më datë 26.04.2012 në Zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të shpallet lista e konkurentëve, të cilët do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë dhe kërkesat e veçanta për fushën e specialitetit, ligjin 9877 ,date 10.03.08. “Për mbrojtjen e te dhënave personale “, Direktivën 95/46 EC të Parlamentit dhe Këshillit Europian, të 24 tetor 1995 “Për mbrojtjen e individeve ne lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe qarkullimin e lirë të të dhënave të tilla”, Konventën nr. 108 te vitit 1981 “ Për mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhënave personale “ dhe Protokollin shtesë të saj si dhe Ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “ Për statusin e nëpunësit civil”.

Mund të m'i thoni shkaqet pse i mbanit mëri Minarollit, thatë më sipër se nuk kishit dëshirë t'i flisnit? -Jam zhgënjyer prej tij. Kam pësuar mashtrim. Ai i shmangej takimit dhe bashkëpunimit edhe pse unë e kam ndihmuar për shumë gjëra më parë. I thosha më cakto takime, more zotëri, unë të paguaj taksa, unë marr licencën nga ty. Nuk më priste, gjithmonë justifikohej se ishte në një punë të rëndësishme. Desha ta pyesja për kriterin e diplomës, ndërsa ai më thotë, "e mo mirë paraqitu në konkurrim, paraqit dhe atë diplomën që ke të regjisë së filmit dhe mos mendo se e kisha për ty këtë kriter". I thashë se në projekt unë kam lënë regjisor tjetër dhe jam producent tashmë. "Mirë më tha, vëri ato dy vite diplomë që ke dhe gjërat që kërkohen dhe paraqite filmin. Shëno ato çmime që ke fituar me filmin "Shkallët". Ky ishte mashtrim, nuk ishte rregulli që mund të më përjashtonte. Si ishte rregulli? -Nuk mund të bësh regji nga QKK-ja pa diplomë për regji. Për mua kjo është pa lidhje, sepse ndër regjizorët e njohur vetëm Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo janë diplomuar për regji. Dhe artisti i popullit Anagnosti dhe të tjerët kanë diplomë për operatorë. Kështu janë bërë regjisorët nga pasioni. Saimir Kumbaro është diplomuar për dramë, ndjesë pastë Muharrem Fejzo është diplomuar për pikturë. Pra, mësova se ky ligj qenka vetëm për mua. Po ju vetë për çfarë jeni diplomuar? -Për inxhinieri elektronike. Si hytë në rrugën e regjizurës? -Pasioni... Mamaja ime ka qenë punonjëse e devotshme e Kinostudios, ekonomiste. Unë u rrita me respektin që kishin artistët e kineastët për nënën time dhe këtu gjeta një rrugë të shpreh pasionin për filmin. Unë jam krenar, kur unë u futa në këtë fushë dhe kam shtatë vjet, që kur u themelua akademia "Marubi". Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me regjisorin Minarolli në vite? -Fillimisht miqësore, e kam ndihmuar shumë, sepse unë kam edhe biznes dhe kam kontribuar duke i lënë hapësira të zhvillohej filmi "Gjallë". Unë kur kam çuar projekte në QKK kam qenë me kohëproduksion, me vlerë 40 për qind dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse mezi gjenden financimet, por në QKK ai vë rregullore sipas qejfit dhe e përsëris i ndryshon rregullat si të dojë ai. Keni biseduar hapur më parë me Minarollin për këto që thoni? -Desha ta takoja dhe iu shmang bisedës me mua. Më tha: "E për çfarë e ke fjalën, për atë kriterin e diplomës së konkursit. Unë i thashë që nuk doja ta rrezikoja këtë projekt, sepse janë mbledhur energji për këtë dhe ai më premtoi se ky kriter nuk do të ishte problem për mua, por unë marr vesh që dy ditë para se të mblidhej bordi projekti im nuk figuronte ku unë isha si regjisor. Unë shkoj të interesohem tek QKK. E prita me durim kryetarin Minarolli dhe ai nuk erdhi. Bisedova me juristen dhe drejtorin e projekteve për të vënë emrin e regjisë në film, sepse Minarolli me kishte siguruar që kriteri për diplomë regjie nuk kishte lidhje me mua. Jam dyfish i mashtruar. Ajo pikë e rregullores është diçka absurde. Me mua kryetari Artan Minarolli u tregua mashtrues. Unë i thashe për këtë që bëre mbaje turpin gjithë jetën, ai më dha një goditje të fortë.


E enjte, 22 mars 2012

23

KULTURE

TEODOR LAÇO:

Konflikti për skenarin e Pëllumb Kullës T

ARTAN MINAROLLI: Do e padis Harxhin në gjyq për shpifje, ai s’ka diplomë

Cilat kanë qenë konkretisht shpifjet që ka publikuar Harxhi ne media pas të ashtuquajturit incident. Ishte i tillë? Asgjë nuk është e vërtetë. Gjithçka është shpifje për interes mediatik, për të më denigruar. Kjo erdhi mbas përgjigjes negative që ai mori nga Këshilli Miratues i Projekteve, mbas konkursit për filmin e shkurtër artistik. Si dhe mbi ç'pikqnisje e bëri denoncimin. Kishte dëshmitar ky incident? Si do të vijojë çështja gjyqësore? Kishte deshmitarë, por ata skanë parë asnjë lloj dhune. Kështu kanë deklaruar ata edhe në polici. Pra denoncimi është fals. Gjitçka është menduar më parë, për të krijuar një incident të rremë për të marrë rëndësi mediatike. U shprehët në telefonatën e gazetës se Harxhi nuk ka diplomë për regji, si ka hyrë në projektet e filmit, pasi ai njihet si fitues i filmit "Shkallët"? Atëherë kishte të tjera rregulla. Me rregulloren e re nuk mund të aplikosh si regjisor pa formim përkates. Projekti i tij, ku ai ishte si regjisor u skualifikua që në fillim. Ndërsa për rastin në fjalë kishte një projekt si producent. Meqë ra fjala, dega e regjisë që është hapur ne 2004-n a ka profilizuar domosdshmërisht profesionistë të mirë? Po besoj e se po. Rregullorja e re mendoj se i pret rrugën amatorizmit dhe denigrimit të prodhimit kinematografik.

Është njësoj sikur të kërkohet të punësohesh si mjek, arkitekt apo ing. ndrtimi pa dipllomën përkatës. Ç'kritere kishte konkursi, të cilat mund ta skualifikonin ose jo Harxhin? Konkursi u bë me votim të fshehtë dhe projekti i tij nuk fitoi.Këshilli miratues i projekteve është një organ i pavarur dhe zgjidhet nga shoqatat e kineastëve. Unë nuk bëj pjesë në këtë këshill dhe nuk ndërhyj në punën e tij. Kush i vendos kriteret juria apo ndonje instutucion me i lartë? Regullorja e brendshme e e QKK-së, sipas ligjit, mund të ndryshohet nga unë. Këtu përfshihen edhe të gjitha rregullat e pranimit të projektve, klasifikimit dhe votimit. Ç'probleme të tjera keni hasur si drejtues me producentet e filmit, nga ç'drejtime vinë produksionet? Prodhimi i filmit has shume veshtiresi qe ne i njohim dhe mundohemi ti ndihmojme dhe jo ti pengojme. Midis disa produksioneve kja edhe anga ato qe ne i klasifikojme si produksione jo profesionale dhe mashtruese. Cili ka qenë mendimi i jurisë për produksionin apo regjinë e Harxhit? Nuk kam dëgjuar ndonjë konsideratë të vlefshme nga të tjerët. Kur ka punuar skenarin tim "Shkallët" kam krijuar bindjen se nuk ka lidhje fare me këtë profesion.

eodor Laço kryetar i Bordit të Qendrës Kombëtare Kinematografike, sqaron për Shqiptarja.com të vërtetën për projektet filmike të Ilir harxhit, të cilan çuan në konfliktin mes tij dhe drejtorit të QKK, Artan Minarolli. Si është e vërteta e këtij konflikti z.Laço? Pse nuk është pranuar projekti filmik i Ilir Harxhit? Ilir Harxhi ka patur një skenar në diskutim vitin e kaluar në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër. Ishte skenari i Pëllumb Kullës. Por ai ishte shumë i gjatë si skenar, për një film të shkurtër, dhe nuk u klasifikua. Në të vërtetë i dilte një film me metrazh të mesëm diku te 50 minuta. Në këtë kalsifikim atë vit ne nuk përzgjodhëm asnjë skenar. Por këtë vit, i njëjti skenar, të cilin ai thotë se e ka shkurtuar, nuk u paraqit në garë. Nuk e di arsyen për këtë. Të vërtetën e di drejtori i QKK-së. Ai na tha se kemi vendosur në rreguolore, që nëse nuk është regjisor me shkollë nuk e pranojmë. Kështuqë ai kishte sjellë një tjetër propozim, ku këtë herë ai ishte thjeshtë producent, ndërsa regjisor ishte një student i Akademisë së Arteve. Sërish projekti i tij nuk u kualifikua. Mori pikë mesatare dhe nuk ar-

riti të futej në treshen e parë. Ka ndikur edhe mos zgjedhja e projektit të dytë në këtë konflikt apo jo? Ai në fakt donte të dinte se pse nuk u pranua skenari i Pëllumb Kullës, ku ishte vetë regjisor. Unë di se konflikti ka lindur për këtë projekt. Ne si bord nuk e dinim se skenari i tij i shkurtuar ishte paraqitur sërish këtë vit. Unë vetë e mora vesh më vonë, kur më tha se e kam paraqitur sërish projektin por s'e ka pranuar kryetari i Qendrës me pretendimin se nuk jam regjisor, i diplomuar.

Editorial

Çështja çame dhe pdiu NGA

AGRON ALIBALI vijon nga faqja 1

...riatdhesimin. Gjashtë muajve të terrorit të Zervës në Çamëri, të ndihmuar tërthorazi nga gjermanët në ikje dhe anglezët në ardhje, iu erdhi papritur fundi në dhjetor 1944, kur trupat e EAM-it i shpartalluan brenda disa ditëve pseudo “divizionet” dhe “regjimentet” e Zervës. Madje ky i fundit mezi arriti të shpëtojë kokën tek i hypi një anijeje angleze në Prevezë pikërisht ditën e fundit të vitit 1944. Ndërkohë, rreth dymijë banditë zervistë u çarmatosën dhe u strehuan përkohësisht në Korfuz. Çlirimi i Çamërisë solli shpresa të mëdha për çamët e pafajshëm të shndërruar në refugjatë lufte në Çamërinë shqiptare. Sipas historianit të shquar amerikan, Mark Mazower, EAM-i bëri diferencim midis bashkëpunëtorëve të gjermanëve dhe popullsisë së thjeshtë dhe të pafajshme çame, dhe u bëri thirrje çamëve të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Si rrjedhim, mijëra syresh, që u kishin mbijetuar vuajtjeve të dimrit të ashpër, skamjes, urisë dhe sëmundjeve në Shqipëri - çka dëshmohet edhe sot në varrezat e Kllogjerit - u kthyen në janar 1945 në shtëpitë e tyre të djegura, të plaçkitura e të braktisura në Çamëri dhe filluan të ndërtojnë jetën nga e para. Mirëpo qetësia e përkohëshme u prish në prag të pranverës 1945. Pas marrëveshjes së Varkizës të 12 shkurtit 1945, banditët e çmobilizuar të Zervës në Korfuz u inkuadruan në Gardën e sapoformuar Kombëtare dhe zbarkuan në Sajadhë ditët e para të marsit 1945. Pa humbur kohë kriminelët e EDES-it tashmë nën uniformat e Gardës Kombëtare, filluan sërish masakrat ndaj

popullit të pafajshëm. Përveç plaçkitjeve, vrasjeve e përdhunimeve në Filat e rrethe, kulmi ishte masakra e Përroit të Vanarit, ku kollona e civilëve të paarmatosur e të pambrojtur çamë u kosit nga mitrolozat e ushtarëve të “Gardës Kombëtare” të qeverisë së Greqisë të çliruar, të kryesuar nga Kryepeshkopi Damaskinos si regjent, dhe gjenerali Plastiras si kryeministër. Ndërkohë që këto krime të llahtarshme ndaj njerëzimit janë lënë në harresë në të dyja anët e kufirit, një gazetar grek pas 67 vjetësh ngre pyetje për “pjesëmarrjen e dy përfaqësuesve të partisë çame në qeverinë shqiptare”. [Nënvizimi imi, A.A.]. Mirëpo në përgjigjen e vet të kujdesshme Zori Delavekura iu shmang termit “parti çame” dhe përdori termin “PDIU”. Kjo zgjedhje termash natyrisht mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Ajo çka nuk mund të injorohet është se zoti Delavekura duket sikur bën diferencim midis komunitetit të gjerë çam dhe PDIU-së. Me të vërtetë, pak më tej, zoti Delavekura nuk ia mvesh mbarë komuniteti çam, por vetëm PDIUsë kritikën se kjo e fundit “ka shprehur qëndrime që dëmtojnë perspektivën për fuqizimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”. Në njëfarë mënyre, të krijohet përshtypja se qeveria greke nuk është edhe aq e shqetësuar për pjesëmarrjen e çamëve në administratën e Republikës së Shqipërisë, se sa ndaj “qëndrimeve” të veçanta të PDIU-së. Dhe në fakt, nuk ka se si të jetë ndryshe, pasi çamët kanë marrë pjesë në administratën shqiptare para viteve 1991, dhe sidomos pas ndryshimeve demokratike në vend dhe pas themelimit të Shoqatës “Çamëria”. Si ilustrim përmendim disa personalitete çame në administratën Berisha të viteve 19921996, si diplomatin e talentuar Petrit Kasemi, juristen Betula Bollati, që mban emrin e gjyshes së vet të masakruar në Paramithinë martire,

ish zv. Ministrin Iljaz Mehmeti, apo deputetin Leonard Demi. Nuk mund të mohohet se dalja në skenë në vitin 2005 e PDI-së dhe mandej e PDIU-së, pavarësisht shtysës dhe interesit fillestar që krijuan për çështjen çame, krijoi një ndjesi të panevojshme monopolizimi dhe la në hije shoqatën mbarëçame “Çamëria”, e cila ishte ndër lulet më të para të pranverës së demokracisë e pluralizmit shqiptar. Kujtojmë se Shoqata Çamëria, e kryesuar nga Abaz Dojaka dhe personalitete të tjera, ishte organizatë me bazë demokratike dhe gjithëpërfshirëse që kishte pikësynim kryesor ndërgjegjësimin për zgjidhjen e çështjes çame në kuadrin e të drejtave të njeriut, në respekt të së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjeve të BE-së e Greqisë. Në veprimtarinë e saj ajo iu përmbajt amanetit të të parëve dhe vendimeve të Kuvendeve historike çame të Shalësit në shtator 1944 dhe të Vlorës në shtator 1945. Mirëpo instrumentet politike-partiake të lindura këto vitet e fundit, siç është PDIU, nëse nuk i përmbahen me rreptësi një programi të qartë, të kujdesshëm e të moderuar politik, e sidomos të kufizuar në hapësirë dhe kohë, janë të destinuara të dështojnë. Çështja çame është çështje e të drejtave të njeriut. Prandaj edh objektivi i çdo organizmi të vërtetë e të mirëfilltë çam mbetet një dhe vetëm një: përmbushja e amanetit të të parëve për të drejta njerëzore dhe riatdhesim. Kaq. Dalja jashtë këtyre dy shtyllave kardinale të përcaktuara nga Kuvendet historike çame, bërja pjesë e lojës politike urbane tiranase, mungesa e neutralitetit të rreptë në raportet ndërpartiake, marrja me probleme të tjera kinse “madhore” e “kombëtare”, nuk e ndihmon por, përkundrazi, e dëmton çështjen e të drejtave të njeriut të komunitetit çam. Të mos harrojmë se kreu i tanishëm i PDIU-së u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2009 me votat e elek-

toratit të majtë. Devijimi i vullnetit të elektoratit shqiptar dhe largimi papritur nga PS-ja tek një parti tjetër në thelb nuk e ndihmon çështjen çame, pavarësisht se në dukje ta jep këtë përshtypje. Komuniteti çam nuk ka nevojë për dhurata e retorikë boshe apo për platforma apo objektiva politike që u takojnë partive të tjera në vend. Komuniteti çam ka platformën e vet të përcaktuar nga Kuvendet çame që, e përsërisim, synon vetëm të drejtat e njeriut, riatdhesimin dhe bashkëjetesën në paqe e harmoni me popullin grek. Ndofta ka ardhur koha të mblidhet një tjetër Kuvend Mbarëçam, ku brezi i të mbijetuarve, i cili ende injorohet në Shqipëri dhe fyhet në kufi, bashkë me bijtë, bijat, nipat dhe mbesat e tyre, të përcaktojnë qëndrimet e reja në kuadrin e ndryshimeve themelore në marrëdhëniet shqiptaro-greke të përcjella pas hyrjes së Shqipërisë në NATO, farkëtimit të marrëdhënieve të mira midis të dyja vendeve edhe në kontekstin ushtarak, dhe rrethanave të reja demokratike në Greqi. Pjestarët e komunitetit çam nuk kanë nevojë as për lëmoshë dhe as për akrobacira politike, por për punë konkrete dhe të frytshme, sidomos në rrafshin juridik. Dhe e vetmja ndihmë konkrete që mund të japë kryetari i tanishëm nuk janë pazaret për poste në administratë, por është ngritja me pjekuri e me takt e çështjes së të drejtave të njeriut të komunitetit çam në Komisionin e Çështjeve Juridike dhe të Drejtave të Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ai vetë është anëtar. Sepse, për t’u kthyer tek zoti Delavekura, çamët - që de facto janë shtetas të Greqisë e qytetarë të BE-së - para se të mëtojnë poste në qeverinë shqiptare duhet që, nëpërmjet procesit të vonuar të riatdhesimit, ta bënin këtë gjë në administratën e vendit të të tyre të prejardhjes, Greqisë.


24

E enjte, 22 mars 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Diplomatët evakuohen nga mbledhja e KS të KB-ve Këshilli i Sigurimit i Kombeve të bashkuara është evakuuar sot gjatë kohës së mbajtjes së takimit për futjen e sanksioneve ndaj Sudanit, mbledhje kjo që mbahej prapa dyerve të mbyllur, pas aktivizimit të alarmit kundërzjarr, deklaroi zëdhënësi i KB-ve, Eduardo del Buell. Ai tha se alarmi është aktivizuar për shkak të tymit nga plastika e shkrirë rreth poçit të nxehtë elektrik, transmeton agjencia e lajmeve AP. Sta¿ i sigurisë ¿zike evakuoi pjesëmarrësit e mbledhjes së KS dhe sta¿n tjetër që gjendej në nivelin nëntokësor, ku momentalisht i mban mbledhjet KS i KBve, si dhe nga parkingu që gjendet edhe një nivel më poshtë. Të gjithë personat e evakuuar u kthyen prapa pas një ore, kurse diplomatët thanë se takimi për sanksionet kundër Sudanit do të vazhdojë dhe do të kryhet sonte. ɷ Ministri francez mohon arrestimin e “vrasësit” në Tuluz Ministri i Brendshëm i Francës ka mohuar raportet se i dyshuari francez për vrasjen e katër hebrenjve në Tuluz, është arrestuar. Kanalet televizive të Francës kanë raportuar se i dyshuari është arrestuar 12 orë pasi policia ka rrethuar apartamentin e tij në Tuluz. Zyrtarët kanë thënë më herët se i dyshuari ka pranuar se ka lidhje me Al Kaidën. Ai është i dyshuari i vetëm për vrasjen e tre fëmijëve dhe një të rrituri në shkollën hebraike në Tuluz, më 19 mars. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka arritur në Tuluz dhe pritet t’i drejtohet kombit. ɷ Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake në Ilinois Kandidati kryesor republikan për president Mitt Romney ka realizuar një ¿tore të bindshme në zgjedhjet paraprake në shtetin Illinoisit, duke thelluar avantazhin në garën për emërimin e partisë. Agjencitë amerikane të lajmeve thonë se zoti Romney ¿toi rreth 55 përqind të votave ndërkohë që kundërshtari i tij kryesor Rick Santorum mori 30 përqind. Dy kandidatët e tjerë republikan, Ron Paul dhe Newt Gingrich, ndodhen shumë mbrapa. Me ¿toren e mbrëmshme, zoti Romney mori edhe 54 delegatë të tjerë. Një kandidat ka nevojë për 1,144 delegatë për të siguruar emërimin e partisë dhe ¿tuar të drejtën për tu përballur me presidentin demokrat Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit. ɷ Al Kaida merr përgjegjësinë, rreth 50 të vrarë në Irak Dega irakiane e Al Kaidës ka marrë përgjegjësinë për valën e sulmeve, që kanë tronditur sot (të martën) Irakun. Grupi, i cili e quan veten Shteti Islamik i Irakut, ka pohuar përgjegjësinë në ueb-faqen e tij. Në deklaratën e postuar thuhet se sulmet “kishin për qëllim të tregojnë dobësinë e planit të qeverisë për të siguruar Samitin e Ligës Arabe”, që do të zërë vend javën e ardhshme në Bagdad. Samiti i 29 marsit është i pari që zhvillohet në Irak në më shumë se 20 vjet. ɷ SHBA-ja kërkon rihapjen e rrugëve furnizuese në Pakistan Shtetet e Bashkuara duan t’i qetësojnë marrëdhëniet me Pakistanin. Ambasadori i SHBA-së në Pakistan, Cameron Munter, i ka bërë këto komente në qytetin e Peshauarit, në ku¿ me Afganistanin. Ai ka thënë se Washingtoni do që të arrijë marrëveshje me Islamabadin për rihapjen e rrugëve të furnizimit të forcave të NATO-s në Afganistan. Këto rrugë janë mbyllur pas sulmeve të Aleancës Veri-atlantike në nëntor të vitit të kaluar, të cilat kanë vrarë 24 ushtarë pakistanezë. Kjo gjakderdhje dhe çështje të tjera kanë çuar në përkeqësim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 redaksia@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


shqiptarja.com  

shqiptarja.com

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you