Page 1

Faqe 2

Homazhet për 21 janarin familjarët: Duam drejtësi

Faqe 11

Studimi i ZMK në 2008: Urbanët 40 mln dollarë xhiro në vit Faqe 9

Drogat e shtrenjta në Tiranë konsumatorë, politikanë e artistë

Faqe 3

Kënga e kongresit të Lushnjes TOB e sjell për herë të parë

BLOG/Periferi

NGA ALBA MALLTEZI

Gabimi fatal pas 21 janarit 2011 Faqe 3

Tani jemi edhe online LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi RILINDASI

VITI II - NR.16 E diel, 22-01-2012

www.shqiptarja.com

LETRA SEKRETE/ Denoncimi i ish-ministrit për prokuroren Ina Rama

DRITAN PRIFTI: ME MBRONI

Deputeti: Më kërcënojnë me vdekje Denoncuesi i video-skandalit për korrupsion kërkon siguri ¿zike. Iu hoq pas dëshmive në prokurori. Një vit më parë akuzoi Berishën dhe Metën nëse do t’i ndodhte gjë atij dhe familjes

Lajmi

“RILINDASI”/ Ishin hedhur në bodrumet e Kryeministrisë “R

Ish-ministri Dritan Prifti ka marrë disa kërcënime me vdekje për jetën me anë të telefonatave dhe mesazheve. Kërcënimet kanë ardhur pas publikimit të videos së fundit, ndërsa ka kërkuar mbrojtje nga Prokuroria e Përgjithshme

Në foto: Faksimile e disa prej Àetëve me dorëshkrime e skica, të cilat nuk diheshin që ekzistonin. Dorëshkrimet ishin ruajtur në bodrumet e Kryeministrisë që nga vdekja e Teodor Kekos në vitin 2002

TIRANE

ARBEN RROZHANI

I

Faqe 13-20

sh-ministri Dritan Prifti është kërcënuar sërish me vdekje me anë të telefonatave dhe mesazheve në numrin e tij të celularit. Ngjarja e përsëritur ka ndodhur pak ditë më parë dhe sërish deputeti, brenda një viti, i është drejtuar organit të Prokurorisë së Përgjithshme, duke kërkuar mbrojtje ¿zike për jetën e tij. Në një reagim me anë të celularit për “Shqiptarja.com” dhe që më pas u shpërnda për shtypin, Prifti shprehet: “Më vjen shumë keq për një shkrim të pavërtetë dhe abuziv të Rilindjes Demokratike sot (dje). Kjo gazetë ka shpifur dhe mashtruar për çdo gjë që ka shkruar, nga ¿llimi deri në fund. Unë i kam shkruar prokurores së Përgjith-

Zbulohen dorëshkrimet e muajve të fundit të Teodor Kekos

FILMIMET

NGA

ADMIRINA PEÇI

shme një letër tepër sekret për disa shqetësime personale lidhur me sigurinë time për të cilën kërkova të hetohet. Kam marrë telefonata dhe sms për dënim me vdekje dhe jam shumë i shqetësuar”. Por ndryshe nga shqetësimi real për sigurinë e tij ¿zike gazeta “Rilindja Demokra-

tike”, organ zyrtar i PD-së, botoi një shkrim dje, duke pohuar se Dritan Prifti i ka dërguar një letër kohë më parë kryeprokurores Ina Rama, të cilën, sipas RD-së, Prifti e ka paguar miliona lekë. Në shkrim thuhej se letra vërteton bashkëpunimin vijon në faqen 5 e Priftit me PS-në...

Thellohet skandali me dëmtimin e aparaturës së Kryeministrisë që ¿lmoi 21 janarin

Serveri, FBI: U zhduk hard disku TIRANE

T

hellohet akoma më tepër skandali i zhdukjes së provave ¿lmike nga serveri qendror i kryeministrisë. Ekspertët e laboratorit shkencor të Byrosë Federale të Investigimit në Amerikë, në përgjigjen e tyre dërguar autoriteteve të prokurorisë shqiptare, jo vetëm që kanë... vijon në faqen 6

Në foto: Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja

Editorial

NGA

ANILA BASHA

Dy realitetet e Shqipërisë sime Dje, më 21 janar pashë dy Shqipëri. E trishtë. Ndoqa live nga Teatri i “Vaçe Zelës” në Lushnje, korin e Teatrit të Operas dhe Baletit, ardhur enkas nga Tirana për të performuar për 92 vjetorin e hapjes së punimeve të Kongresit të Lushnjes në qytetin tim të lindjes; trupa profesionale e solistëve, artistëve, dirigjentëve dhe orkestruesve, trupa e valltarëve të këtij institucioni, ishin duke kënduar live përpara E përbashkëta kryeministrit, e dy Shqipërive kryetares së kuvendit, ministrit të që pashë dje: kulturës e mandej ftohtësia. Shumë pushtetarëve venftohtë në sallën e dorë të qytetit... U ktheva në teatrit ‘Vaçe Zela’; redaksi. Po shihja më shumë ftohtë zhvillimet e ditës. Ndoqa nëpërmjet në sallën Black internetit, jolive, Box të Akademisë muzikën funebre së Arteve që po luhej në sallën Black Box të Akademisë së Arteve. Përkujtohej 1 vjetori i vdekjes së katër protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Mandej iu ktheva fjalimit të kryeministrit, si një historian. Foli në teatrin “Vaçe Zela” për meritat e kongresit të Lushnjes dhe qeverinë e Sulejman Delvinës. Foli për kontributin e çdo patrioti delegat në atë kongres; ngriti në pah vlerat e asaj mbledhjeje të lavdishme, që sipas tij, bashkë me Lidhjen e Prizrenit dhe shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, në këndvështrimin e kryeministrit, ishin tre ngjarjet e mëdha historike që hodhën bazat e shtetit demokratik shqiptar. Zbrita sërish me ¿lmimet në Tiranë: ndoqa dhimbshëm fjalimin e Edi Ramës, drithërues deri në palcë, me një stil migjenian duke përcjellë vuajtjen e katër familjeve që kishin humbur njerëzit e tyre të dashur; një fjalim dërrmues deri në... vijon në faqen 2


2

E diel, 22 janar 2012

AKTUALITET

Katër të vrarët e 21 janarit, qytetarë nderi në vendlindjen e tyre

G

jatë aktivitetit të zhvilluar në sallën kryesore të Akademisë së Arteve, për nder të katër të vrarëve demonstrues më 21 janar të vitit të kaluar teksa protestonin përballë kryeministrisë për një jetë më të mirë, ata janë nderuar me titujt "qytetarë nderi" nga komunat dhe qarqet përkatëse. Kështu, kryetari i Këshillit të

Komunës Kala e Dodës, Kadri Visha, i dorëzoi titullin "Qytetar Nderi" familjarëve të Hekuran Dedës. Kryetari i Këshillit të Qarkut Fier, Vangjel Ndreko i dorëzon titullin "Qytetar Nderi" familjarëve të Faik Myrtaj. Gjithashtu edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Sulo Muçobega, i dorëzoi titullin "Krenari e Qarkut"

familjarëve të Ziver Veizit. Kryetari i Këshillit të Komunës Kolsh, Ledio Marku, i dorëzoi titullin "Qytetar Nderi" familjarëve të Aleks Nikës. Një nderim ky që është bërë nga drejtuesit socialistë të këtyre njësive vendore, në shenjë respekti për këta katër njerëz, që sipas tyre kanë qënë një model në zonat ku kanë lindur, jetuar dhe punuar.

Lule, qirinj e lotë para kryeministrisë, ku u vranë 4 protestuesit

Homazh për 21 janarin, familjarët: Duam drejtësi Kortezhi, qetësisht nga selia e PS te "Akademia" Lajmi Opozita e bashkuar, socialistë dhe qytetarë kanë marrë pjesë dje në manifestimin homazh për nder të katër viktimave të 21 jasnarit, të cilët u vranë përballë kryeministrisë një vit më parë. Kortezhi është nisur në orën 11.00 nga selia e PS, dhe për një orë kanë bërë homazhe në vendin ku ranë viktimat „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

S

ocialistët dhe aleatët e tyre kanë përkujtuar dje një vjetorin e vrasjes së katër demonstruesve përballë Kryeministrisë më 21 janar, përmes një manifestimi homazh në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me pikënisje nga selia e PS. Një marshim homazh nën tingujt funebër dhe i udhëhequr nga të rinj që mbanin në duar foto të 4 dëshmorëve të vrarë nga Garda e Republikës. Një nderim me lule në duar dhe lot në sy për Ziver Veizin, Aleks Nikën, Hekuran Dedën e Faik Myrtajn. Homazhet i ka udhëhequr Kryetari i PS, Edi Rama dhe drejtues të lartë socialistë, ndërkohë që në kortezh kanë qënë dhe liderët aleatë, të cilët bashkë me

Homazhe në nder të viktimave të 21 janarit të gjithë manifestuesit paqësorë kanë lëvizur që nga selia e PS. Në bulevard dukej gjendja e nderë teksa policia ka qënë në anën e kryeministrisë vetëm me një rresht, duke i shoqëruar qetësisht dhe palëvizur kortezhin e njerëzve që me lule në duar dhe qirinj kanë shkuar në vendin ku janë vrarë katër demonstruesit, duke bërë homazhë pikërisht përpara fotografive të mëdha në dy anët e trotuarit përballë kryeministrisë. Ndërkohë që të rinj dhe të reja socialistë, me shiritin identifikues në krahun e majtë kanë orientuar dhe mbajtur nën kontroll tërë kortezhin e njerëzve të cilët të heshtur kanë respektuar të rënët një vit më

parë. Në këtë ceremoni homazh kanë qenë edhe familjarë të 4 dëshmorëve të cilët shprehën dhimbjen e tyre dhe revoltën e tyre për drejtësi. Motra e Aleks Nikës mes lotëve, nuk është përmbajtur por do të thërriste fort në apelin e saj "Shihini kriminelët si vjedhin përditë, po pse vrasin fukarenjtë?!". Ky manifestim homazh ka zgjatur gati një orë për të përfunduar qetësisht, ku pjesa më e madhe, të kryesuar nga Rama dhe drejtuesit e tjerë kanë marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor në sallën e madhe të Akademisë së Arteve. Në këtë takim kanë folur familjarët e viktimave të 21 janarit, ku përmes lotëve të hidhërimit

kanë kërkuar vetëm drejtësi. "Të kisha pasur fuqi do ta kisha vënë unë drejtësinë në vend, do ia kisha numëruar vetë Sali Berishës të gjitha shpifjet e të gjithë dhimbjen që kam duruar po unë s'i kam as mundësitë e as fuqinë", ka thënë e veja e Faik Myrtos. Ndërsa mbesa e Hekuranit është shprehur se "ka 1 vit që rrimë me shpresën se shteti do ti gjejë vrasësit e Hekuranit por kjo qeveri nuk ka ndërmend me i gjet”. Ndërkohë që në Akademinë e Arteve, kanë folur dhe kreu i PS për Dibrën dhe shoku i Hekuran Dedës, Ulsi Manja, koordinatori i opozitës dhe mik i Aleks Nikës, Preç Zogaj, kryetari i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, mik i Faik Myrtaj dhe Belul Hila, miku i Ziver Veizit. Ndërsa kryetari i PS gjatë fjalës së tij akuzoi kryeministrin Berisha si urdhëruesin e vrasjeve në protestën e opozitës. Në fund të takimit homazh në Akademinë e Arteve, të gjithë të pranishmit janë shpërndarë, ndërkohë që kreu socialist Rama bashkë me bashkëshortën Linda, i ka takuar të gjithë me radhë familjarët e viktimave. Ndërsa nënën e Hekuranit dhe një pjesë të familjes së tij, i ka lëvizur me makinën e tij. Për ta është përkujdesur vetë bashkëshortja Linda.

Familjarët e viktimave

“Kush na i vrau njerëzit tanë” „„„

B

TIRANE

ashkëshortja e Aleksa Nikës, Rajmonda Nika: "Do të shkojmë te varri i Aleksit në njëvjetorin e vrasjes së tij. Do ta kemi me të vështirë se sa ditën kur e varrosem sepse nuk kemi akoma një përgjigje nga drejtësia "kush, pse". Për ne si familje s'ka pikë dyshimi se kush ishin urdhëruesit dhe autorët e këtij krimi. Ne kemi kërkuar, kërkojmë e do të kërkojmë sa të kemi frymën shpagim në drejtësi. Për këtë jetojmë. Është detyrimi ynë i përjetshëm për të dashurin tonë të paharruar, për mikun dhe shokun tuaj dëshmor". Bashkëshorja e Faik Myrtajt, Mamude Myrtaj: "Në 21 janar jeta

ime mori fund. Sali Berisha jemi malësore dhe nderi ANA, VAJZA më vrau burrin në mes të bujonë nuk e ka për zakon ZIVER VEIZIT: levardit me plumbat e me e shit e me e ble gjakun Gardës, më vrau përsëdyti e djemve me lekë, as e Zemra qan me ato shpifje dhe sharjet që kemi bërë e as do ta bëjmë pikon lot lëshoi për burrin tim dhe pak kurrë. Sali Berisha nuk e pikon gjak e dhimbje shumë muaj më vonë më vrau dhe shkrepi pushkën që e vrau Një zemër qan djalin e vogël Bardhoshin. Hekuranin, por ajo pushqë ata e vranë Për një grua është e rëndë të kë nuk do ish shkrepë kurNjë zemër qan humbasë burrin, por dhe për rë pa e dhënë urdhrin Sali që ata s'ma lanë një nënë është një torturë e Berisha. Prandaj ne e quaNjë zemër qan vërtetë të fusë në dhe djalin jmë Sali Berishën fajtor Një jetë të tërë babanë që e kam rritur mes 1000 për vrasjen e Hekuranit. halleve e mundimeve. Dhe Ne duam të vihet në vend për këto unë akuzoj Sali Berdrejtësia dhe këtë drejtësi ishën. I kam varrosur të dy, gjysmën e e kërkojmë nga shteti, por jo më nga ky familjes sime, Faikun dhe Bardhoshin. shtet sepse ata që e vranë Hekuranin, e Mbesa e Hekuran Dedës: "Ne vranë për karrigen e Sali Berishës”.

EDITORIAL NGA ANILA BASHA

Dy realitetet e Shqipërisë sime vijon nga faqja 1 ...dhimbje për të të kujtuar vargun që s’vdes kurrë “ah si nuk kam një grusht t’fuqishëm”; realist në çdo gërmë për të na thënë realitetin e jetës së fëmijëve që luajnë me gurë e shkopa në vend të lodrave, dhe dramacitetin e varfërinë e dhjetëra, apo qindra shtëpive që kishte udhëtuar përgjatë gjithë vitit. U ktheva sërish në Lushnje. Në shtëpinë muze të qytetit, falë punës së Bashkisë, ishin bërë disa rregullime të rëndësishme në rikonstruksionin e godinës, por ende nuk është kthyer në shtëpi muze. Në sallonin e Teatrit “Vaçe Zela”, muzeu historik i Tiranës ishte kujdesur të sillte disa objekte dhe sende me vlerë të veçantë të këtij kongresi për t’u parë nga vizitorët, flamuj, portrete patriotësh, dokumente firmëtarësh, e gjithçka ka mbetur në arkivë. Prapë në Tiranë. Qytetarë me nga një lule në dorë, në homazh përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit. Por nuk kishte objekte. Ishin portretet e katër qytetarëve me shirit të zi në qoshe, vrarë në demonstratën e vitit të kaluar. Njerëzit i preknin, kalonin, hidhnin lule. Kryeministri u tha lushnjarëve se me vete kishte pasardhësen e Ndoc Çobës, ministër drejtësie i qeverisë së Kongresit të Lushjes; Edi Rama u tha qytetarëve se aty në sallë ishin dy vajzat e Ziver Veizit që kanë mbetur pa baba; kryeministri u tha lushnjarëve se kishte marrë me vete mbesën e Hoxhë Kadri Prishtinës; Edi Rama u tha qytetarëve se aty në atë sallë ishin me të dhe vajzat e mbetura pa baba të Aleks Nikës; kryeministri tha se me vete kishte marrë edhe ministrin e kulturës, pasardhës të Imzot Bumçit që u zgjodh në konferencën e paqes; ndërsa Edi Rama u tha të vetëve se pas tij ishin nëna, babai dhe vëllezërit e Hekuran Dedës; kryeministri na tregoi se pas po e ndiqte edhe nipi i pretedentit për fron, ish- ministrit të brendshëm të qeverisë së Lushnjes, Ahmet Zogut; Ndërsa Edi Rama u tregoi se pas vetes kishte familjarët dhe bashkëshorten e mbetur pa burrë e pa djalë të Faik Murtajt... Pa fjalë. E përbashkëta e dy Shqipërive që pashë dje: ftohtësia. Shumë ftohtë në sallën e teatrit Vaçe Zela; më shumë ftohtë në sallën Black Box të Akademisë së Arteve. Një 92 vjetor pa muzikë në Lushnje; por shumë, shumë lot, në Tiranë. www.shqiptarja.com


E diel, 22 janar 2012

3

AKTUALITET Një numër i madh i kamerave të sigurisë rrugore kanë qenë në funksion të homazheve të ditës së djeshme. Policia tha se kamerat e instaluara në afërsi të semaforëve të bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ishin një element i rëndësishëm në rast se do të kishte ndodhur ndonjë konfrontim të mundshëm. Pavarësisht paralajmërimit se rruga do të bllokohej, opozita kishte marrë leje për zhvillimin e

Vëzhgimi i protestës policia me kamera pranë semaforëve

ceremonicë nga ora 11:00 dëri në orën 12:00 të mesditës. Kaluan dhe 40 minuta dhe të gjithë personat e mbledhur me ceremoninë e homazheve u xhvendosën duke shkuar në Akademinë e Arteve për mbajtjen e disa fjalimeve. Më pas pjesa tjetër është larguar, ndërsa në bulevard pikërisht përballë kryeministrisë mbeten vetëm fotografitë e viktimave dhe trendafilat me të cilat ishin të rrethuar.

U morën 2 makina ujëhedhëse dhe 2 zjarrëfikse

Protesta, policia: “E dinim se nuk do të kishte dhunë” 2000 policë me anti-plumb në mbrojtje të kryeministrisë TIRANE

„„„

ADELA SHEHU Në foto: Ana, vajza e Ziver Veizit, një nga protestuesit që humbi jetën në demonstratën e 21 janarit vitin e shkuar e cila u zhvillua përpara Kryeministrisë

H

omazhet e djeshme për 21 janarin u mbyllën qetësisht duke mos u krijuar asnjë lloj përplasje midis opozitës dhe policisë, që ishte në ruajtje të rendit, qetësisë publike dhe institucioneve. Të gjithë forcat e policisë së Kryeqytetit dhe të rretheve, plot 2000 mijë vetë janë rrjeshtuar në orën 08:00 të mëngjesit dhe kanë mbylluar shërbimin,pasi

janë larguar të gjithë personat që kanë marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të viktimave të 21 janarit. Burimet e policies, thanë se kishin djeni që s'do të kishte manifestime, por vetëm homazhe paqësore. Panvaërsisht këtij informacioni zyrtarët e lartë të policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e ndonjë situate të papritur nga ana e simpatizantëve të opozitës. Ajo që ishte ndryshe këtë vit nga 21 janari i shkruar ishte pikërisht fakti se FNSH-ja e qytetit të Shkodrës

midës për vëzhgimin situatën.

MASAT

kishte rrethuar Piramidën që ndodhet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ku katër prej

efektivëve të policies, së bashku me forcat e komisariatit nr 1, kanë hipur në majë të pira-

Kënga e Kongresit

TOB e sjellë për herë të parë Ceremonia, Berisha: Opozita ka të drejtë të protestojë „„„

LUSHNJË

ANILA BASHA Në foto: Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar në nder të 92 vjetorit të Kongresit të Lushnjës

E

ndërsa në Tiranë opozita dhe qytetarët u mblodhën për të kujtuar 1 vjetorin e katër qytetarëve të vrarë në demostratën e një viti më parë, kryeministri, kryetarja e kuvendit dhe ministri i Kulturës, u nisën drejt qytetit të Lushnjes, për të kremtuar 92-vjetorin e fillimit të punimeve të këtij kongresi. I konceptuar nga bashkia Lushnje si një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, Lushnja ishte zbukuruar me flamuj dhe parrulla ku ftoheshin qytetarët të gëzonin për festën e kongresit. Por shumë festë, nuk kishte. Kryeministri mbërriti në orën 9.30 dhe, pas një takimi me kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe, në prezencë edhe të dy deputetëve të PS, Bashkim Fino dhe Arben Çuko, në Bashki, veç festimeve të kongresit, u fol edhe për projekte të tjera. Në këmbë, Berisha dhe gjithë delegacioni i mbërritur nga Tirana përshkoi bulevardin kryesor të qytetit, për të shkuar në shtëpinë e Kongresit të Lushnjes. Aty, gjithçka është si një muze. Por ende nuk e ka marrë statusin e muzeut shtëpia historike e lushnjarëve, edhe pse në muret e shtëpisë qëndronte

shprehja lapidar e Avni Rustemit se zhvillimet më të mëdha në vend vinin nga Lushnja e Vlora. "E kërkojmë me ngulm që shtëpia e Kongresit, të jetë shtëpi muze, dhe të vendoset në ruajtjen e trashëgimnisë kulturore. Edhe pse këtu janë gjithë këto personalitete, deri tani, zëri i lushnjarëve për këtë nuk është dëgjuar" ishte apeli i mbajtur nga kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe. Një zonjë, një pasardhëse e njërit prej delegatëve, e ndalon kryetarin e bashkisë për t'i thënë falemnderit. "Jam shumë e nderuar, i thotë. Për herë të parë, në muret e shtëpisë muze, është vendosur edhe portreti i gjyshit tim. Nuk ka qenë asnjëherë. Ju falenderoj për këtë" i thotë ajo. Kryetari i bashkisë tregon se janë bërë disa investime të vogla sa i përket ndriçimit dhe mirëmbajtjes. Por ka

shumë punë për të bërë. Të paktën, Berisha, ndërsa shkoi në Lushnje, brenda këtij viti festiv, do të nxjerrë ndonjë fond të posaçëm. Ndërsa nëpër blogje shkruhej: "Po mirë, vallë ky kryeministër, pse nuk shkoi në Lushnje në 90-vjetorin e kongresit që ishte vit jubile, por gjeti pikërisht 92-vjetorin?" si për të nënkuptuar faktin, se Berisha iu shmang Tiranës, atje ku opozita mbante tubimin për katër të vrarët e 21 janarit të vitit të kaluar.

DEKLARATA

Shefi i qeverisë nuk do t'i shmangej këtyre komenteve. Pas daljes nga shtëpia e Kongresit, pyetjes së vizion plus për tubimin e opozitës në Tiranë, Berisha iu përgjigj: "Është e drejtë e çdo qytetari për të protestuar, por asgjë nuk mund të errësojë madhështinë e kësaj dite, e këtij kongresi i cili më shumë se çdo gjë tjetër meriton të

vlerësohet si kongresi shpëtimtar i Shqipërisë dhe kombit". Ndërsa në fjalën e mbajtur në sallën e Teatrit "Vaçe Zela" në qendër të qytetit, kryeministri evidentoi vlerat e jashtëzakonshme historike të kongresit. Ai tha, se ky kongres solli pluralizimin në vend. "Ne po nderojmë sot një ndër ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare, si një nga aktet më të rëndësishme të shqiptarëve, për të pasur shtetin e tyre të pavarur. Kongresi i Lushnjes, në çdo analizë, është kongresi i shpëtimit të kombit. Ndaj qëndron me dinjitet krahas Lidhjes së Prizërenit dhe shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Këto tre ngjarje, janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Qytetarët e Lushnjes pritën personalitetet nga i gjithë vendi që erdhën këtu për një betim: Do ta bëjmë Shqipërinë dhe shtetin shqiptar. Nuk do të gjendet dot në kohën tonë historike, një tjetër qeveri që të ketë bërë më shumë sesa qeveria e Pajtimit Kombëtar që u themelua në Lushnje" tha kryeministri. Më pas në sallën e Teatrit "Vaçe Zela" u mbajt edhe koncerti festiv. Trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit, nën drejtimin e dirigjendit Edmond Doko, performoi për herë të parë përpara mysafirëve dhe publikut lushnjar, "Këngën e Kongresit" çka ngjalli, atmosferë dhe shumë duartrokitje në sallë.

Dita e djeshme ishte e mbushur me njërëz të shumtë, të cilët nisën kortezhin e tyre që nga selia e PS-së deri në zonën e Kryeministrisë. Në afërsi të këtij institucioni ishin vendosur dhe fotot e viktimave , katër të vrarëve gjatë demonstratës të zhvilluar një vit më parë. Familjarët e viktimave ishin të shoqëruar nga deputetë të opozitës dhe më lule në duar shkonin nëpër vendet ku ishin vrarë të afërmit e tyre. Ndërkaq nga ana tjetër trupat e policisë ishin të rrjeshtuar sipas skemave të organizuara. Çdo efektiv ishte i pajisur me antiplumb, ndërsa kishin ardhur dhe shumë përforcime nga rrethet e tjera të vendit. Një pjesë e policisë së Fierit dhe Shkodrës kishim mbërritur që në orët e para të mëngjesit me qëllim ardhjen në ndihmë në rast të ndonjë rreziku dhe sulmi të mundëshëm. Panvarësisht se çdo gjë shkoi në normalitet policia tha se masat duheshin marrë gjithësesi, pasi nuk mund të parashikohej situata.

ORGANIZIMI

Duke filluar në orën 08:00 u grumbulluan një numër i madh i efektivëve të policisë së kryeqytetit, të cilët ishin afro 800 trupa. Në terren ishin të pranishëm dhe persona civilë nga zyra e vrasjeve, zyra Kundër Krimit të Organizuar, Seksioni i Anti-Drogës. Po ashtu nuk munguan dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët në bashkëpunim me RENEA-N arritën që të bënin një organizim për mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, në ndonjë rast shkelje nga ana e simpatizantëve të PS-së. Polica ishte siguaruar duke u pajisur dhe me armatime të lloijit pistoletë, automatik, fishekë, shkop gome, antiplumba si dhe kishin marrë dy makina ujëhedhëse dhe dy zjarrëfiske. Të gjashtë komisariatet e qarkut të Tiranës dhe trupa të tjera arritën në total 2000 efektivë, grupi që rrethuan zonën e institucionit të kryeministrisë me qëllim mbrojtjen e saj dhe shmangien e ndonjë incidenti nga ana e personave u nisën për homazhet e katër viktimave.


4

E diel, 22 janar 2012

POLITIKE

Përvjetori i tragjedisë

DEKLARATA "Urdhëruesi i flakëve të ndezura në tytat e pushkëve që vranë katër shqiptarë të pafajshëm, çoi në mesnatë hijen e tij për të blerë me para gjakun e Hekuran Dedës në familjen e të ndjerit"

Rama: Falë SHBA, s'ka lustër në çizmen fashiste të pushtetit Pjesë nga fjala e kreut të PS, mbajtur në një vjetorin e 21 janarit „„„ NGA

TIRANE

cilët për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit nuk janë mjaftuar me fjalë, po kanë angazhuar agjencinë më të fuqishme investigative të botës, FBI-në. Pa Shtetet e Bashkuara në krah shqiptarët s'do kishin bërë shumëçka prej arritjeve historike të këtij njëzetvjeçari, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara edhe për hetimin e 21 janarit Shqipëria sot s'do mund të shihte shpresë në pasqyrën e gjakut ende përvëlues të një viti më parë. Ndërkohë që urdhëruesi i flakëve të ndezura në tytat e pushkëve që vranë katër shqiptarë të pafajshëm, e plagosën dhjetëra të tjerë, nga njëra anë u kapardis, jo njëherë, para shqiptarëve për zbatimin e Kushtetutës në vrasjen e qytetarëve, ndërsa nga ana tjetër çoi në mesnatë hijen e tij për të blerë me para gjakun e Hekuran Dedës në familjen e të ndjerit duke premtuar fotografinë e vrasësit, madje citoi, në madhësinë e gomës së fuoristradës siç u tha vëllezërve të të vrarit, FBI-ja

EDI RAMA

P

ushkët grykënxehta të 21 janarit dhe kutitë e shqyera pas 8 majit janë dy anë të së njëjtës medalje, emblema me dy pamje e projektit për ta kthyer lirinë e patjetërsueshme të votës në një votë të tjetërsuar lirisht, duke goditur në trup e në tru, paralizuar e indiferentizuar një masë sa më kritike qytetarësh të hedhur knock out, për të kalëruar lirshëm procesin zgjedhor mbi shalën e pushtetit pa pasur më një ditë as nevojën e dhunimit të zgjedhjeve, për ta katandisur kësisoj opozitën e burgosur në qelinë e humbjes së paracaktuar në një bashkëpunëtore të pushtetit që ha supën e tij për të bërë sikur kundërshton, e cila si rregull ka si hije në krah edhe një prani atavike të revoltuarish prej vërteti, pa lidhje me të, që, siç ndodh në ato "demokracitë" të kontrolluara shtetërisht, lihet të vijë vërdallë në protesta me dyqind vetë për t'i dhënë pak lezet gjellës bajate të kuzhinës së pluralizmit qeveritar dhe kur e tepron, i jepet dru e kyçet nëpër rajone policie ku mbledh mendtë për ca kohë. E në ndërkohë, vendi përparon në hendekun e tmerrshëm mes mungesë së lirive për shumicën dhe parave me shumicë për pakicën, me marrëdhënie bilaterale e foto takimesh ndërkombëtare, me sfondin e demokracisë së pikturuar nga mediat qeveritare ku hera - herës fanepset spërkatja e gjakut të ndonjë gazetari të vrarë për "motive të dobëta", dëgjohen kërcitjet e zinxhirëve në dyert e ndonjë redaksie që "s'paguan taksa", apo luhet teatri i demaskimit publik të ndonjë pronari televizioni të pasuruar me paratë e "popullit sovran" që prangoset e kalbet në birucat e "shtetit ligjor".

SHQIPËRIA E EKSPERIMENTEVE

Në mikrobotën e demokracisë shqiptare është bërë edhe prova e parë gjysmë e fshehtë e këtij projekti në 28 qershor të vitit 2009, edhe prova e dytë në ditën për diell në 8 majin e Tiranës, duke kaluar përmbi bulevardin e gjakosur të 21 janarit, ndërsa në dy vitet ndërmjet janë kryer eksperimente jo të pasuksesshme për ta bërë ryshfetin rutinë, vjedhjen e pasurive kombëtare e të fondeve publike zakon, shkeljen e Kushtetutës e të ligjit normë, shkeljen e lirive e të drejtave njerëzore të nëpunësve të padëshiruar ligj të pashkruar, dhunën e ftohtë mafioze mbi qytetarët, mbi shtypin e biznesin ligjësi, shkatërrimin e bizneseve që bezdisin biznesmenët e oborrit ligjshmëri, vrasjen e rrahjen e protestuesve rend kushtetues. Ndërsa zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 a kurdoqoftë do të mbahen, do të jenë prova gjenerale që do të përcaktojë fatin e projektit ogurzi, ose duke e kthyer Kushtetutën në leckë për të llus-

Në mikrobotën e demokracisë shqiptare është bërë edhe prova e parë gjysmë e fshehtë e këtij projekti në 28 qershor të vitit 2009, edhe prova e dytë në ditën për diell në 8 majin e Tiranës, duke kaluar përmbi bulevardin e gjakosur të 21 janarit Në foto: Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dje në Bulevard gjatë homazheve me familjarët e viktimave të 21 janarit 2011

truar çizmen fashiste të pushtetit dhe Shqipërinë në një "demokraci" të kontrolluar plotësisht nga shteti i futur në oborrin e pushtetit, nëse konfirmohet fuqia e sundimit të popullit me vota të vjedhura, ose duke e rivendosur Kushtetutën në themelin e bashkëjetesës politike përmes fuqisë së popullit të ngritur në këmbë me një votë shumëfish më të madhe edhe sesa mali i votave të vjedhura dhe duke e rifutur kësisoj Shqipërinë në rrugën e triumfit të lirisë e të vlerave demokratike të Europës së Bashkuar. Në këtë ditë të shënuar përgjithnjë në historinë e re të Shqipërisë, një vit pas vrasjeve barbare të Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Faik Myrtajt e Ziver Veizit, unë dua t'ju them megjithatë se ne nuk jemi vetëm në kërkim të drejtësisë. Shqipëria nuk është në mëshirën e fatit e të qeverisë që kërkon forcërisht të bëhet Zot i saj.

NDIHMA E SHBA

Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por e kërkon me zë përditë e më të lartë edhe bota demokratike, e kërkojnë miqtë e partnerët e pazëvendësueshëm të popullit shqiptar në rrugën e përpjetë të ndarjes me të shkuarën, më të parët ndër ta miqtë e mëdhenj amerikanë, të

edhe falë këmbënguljes së mikut të madh të shqiptarëve Aleksandër Arvizu, vuri të gjithë profesionalizmin e saj të lartë në shërbim të gjetjes së autorëve të masakrës.

NJË VIT MË VONË, MË MIRË

Jam sot i bindur, falë miqve të mëdhenj amerikanë, se 21 janari i ardhshëm, s'do ta gjejë Shqipërinë kaq të trazuar sa sot prej mungesës së drejtësisë për 21 janarin e shkuar, sepse provat e pakundërshtueshme të ekspertizës së lartë të Byrosë Federale Investigative, do të hedhin dritën që do të jetë e pamundur të shuhet nga pushteti i korrupsionit dhe korrupsioni i gjykatave të pushtetit. Mirënjohje dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, të cilat me këtë mbështetje të vyer në rrugës e gjetjes të së vërtetës për 21 janarin, po i tregojnë Shqipërisë e shqiptarëve, të gjithëve ne, se rruga e demokracisë, e lirive e të drejtave, e barazisë së të gjithëve para ligjit dhe e drejtësisë së barabartë për të gjithë mund të mos jetë e lehtë kur kërkohet paqësisht, por vetëm paqësisht mund të ndërtohet mbi themele të qëndrueshme. Në orët e para të kësaj dite pimë një kafe me vëllezërit e Hekuranit, malësorë të varfër e kryelartë, të lënduar thellë në

shpirt prej asaj trokitjeje në mesnatë të hijes së kryeministrit të vendit, po dhe prej shpifjes së radhës të atij që i akuzon sot si gënjeshtarë, e madje u kërkon 5 milionë lekë pse gjoja paskan gënjyer kur i kanë treguar publikut të vërtetën therëse të asaj mesnate. "Një valixhe me para për të pritur kryeministrin në shtëpi dhe në këmbim foton e vrasësit të vëllait!", ofertë rrëqethëse prej koskash mafioze që ka efektin tmerrues të së vërtetës se nuk vjen prej një mafieje të fshehtë, po prej vetë qeverisë që u vrau vëllanë. Por lajmi çlirues që ambasadori amerikan u dha shqiptarëve për angazhimin e përfunduar të FBI-së, i ka bërë ata me fletë, u ka dhënë mbrapsht besimin se do të kenë përsëri të tyrin dinjitetin e vjedhur me përdhunë, shpresën e humbur përballë zezimeve të drejtësisë shqiptare, që qëllon me grusht në fytyrë sa herë bëhen gati me iluzionin se këtë herë mund të ketë drejtësi. U ka dhënë mbrapsht besimin e vrarë tek mundësia e rifillimit të jetës në shtëpinë e tyre teksa trupi i Hekuranit përpëlitet nëntokë nga mungesa e drejtësisë, së bashku me trupin e Aleksit, Ziverit dhe Faikut, përpëlitje prej fyerjet barbare, prej karshillëku i të parit të qeverisë që përdorimin e forcës së armëve e quan vullnet kushtetues.

THIRRJA: TË GJITHË BASHKË

Të dashur familjarë të katër dëshmorëve të 21 janarit, të dashur të plagosur me plumbat e shtetit në 21 janar, të dashur të rrahur e të nëpërkëmbur pabesisht për shkak të daljes suaj në demonstratën e 21 janarit, të dashur të revoltuar, kudo ku ndodheni, për padrejtësitë e panumërta që e kanë pasuar 21 janarin, kjo e sotmja është një ditë shprese dhe si të tillë duhet ta jetojmë të gjithë së bashku. Sepse ju nuk jeni vetëm, Shqipëria nuk është vetëm në rrugën e saj të mundimshme për t'u bashkuar me botën demokratike, ku Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duan ta përfshijnë edhe Shqipërinë, në respekt të shqiptarëve si ju, të shqiptarëve të zakonshëm si qytetarë që e meritojnë integrimin e plotë në atë botë të madhe vlerash e parimesh të paprekshme. Le të qëndrojmë të gjithë bashkë për ato vlera e parime, pa e humbur drejtpeshimin në rrugën tonë të ndërtimit paqësor të shtetit të së drejtës për çdo shqiptar, të demokracisë funksionale për të gjithë njësoj, të sigurisë e të mirëqenies së përbashkët në të njëjtin atdhe, i cili pas zbardhjes së krimit të vrasjeve të 21 janarit, do të jetë pa asnjë dyshim, një atdhe më i mirë për shqiptarët dhe një atdhe ku fëmijët e këtyre shtëpive, që sot shkruajnë papushim vjersha, ju dëgjuat vetëm tre, unë kam dëgjuar shumë më shumë se tre, do të mund të marrin frymë lirisht dhe do të mund të shkruajnë vjershat e të ardhmes së tyre. (Të plotë mund ta lexoni në www.shqiptarja.com)


E diel, 22 janar 2012

5

AKTUALITET

Rrëfimi i nënës së gazetarit Mahmutaj: Kemi shumë frikë

N

ëna e gazetarit të plagosur në 21 janar, Fatos Mahmutaj në një intervistë televizive akuzon qeverinë për dramën e saj familjare. "Unë jam mamaja e gazetarit Fatos Mahmutaj që u plagos më 21 janar dhe kam marrë pjesë sot në këtë homazh, në nderim të atyre që dhanë gjak aty dhe jetën për një jetë më të mirë. Ndër këta, afër Hekuran Dedës, është plagosur edhe Fatosi im, në krye të detyrës në

punë si gazetar. Mua më është shkatërruar familja. Fatosi u detyrua të largohej dhe kërkoi strehim politik në Belgjikë. Por, kjo qeveri e poshtër, nuk i ndali plumbat karshi familjes time. Dërgoi policin civil dhe më qëlloi edhe djalin tjetër që e kisha në shkollë, në universitet, për elektronikë. Dhe unë djalin tani e kam të ngujuar. Kemi frikë, e qëlloi polici me 6 plumba kur djali jepte provimet për në shkollë dhe

kthehej për në shtëpi. Unë banoj me qera. Kërkoj që Sali Berisha të ndalë plumbat se më ka shkatërruar familjen. I bëj thirrje gjithë popullit që të ngrihet se Sali Berisha nuk e meriton që të jetë kryeministër, se po na vret djemtë, po na shkatërron familjen, po na i përzë nga Shqipëria. Djali nuk i vazhdon më studimet pasi është i ngujuar. Kemi shumë frikë"-shprehet ajo.

Letra sekrete drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme

Dritan Prifti: Po më kërcënojnë me vdekje Deputetit iu hoq siguria pas denoncimit të videos „„„

TIRANE

ARBEN RROZHANI vijon nga faqja 1 ... presidentin Bamir Topi dhe prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për të bërë "puç" shteti. Pas shkrimit në "RD" reagoi edhe kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka lënë të kuptohet se PD nuk mund t'i bëjë presion, kur në realitet prej dy ditësh, para protestës-homazh të PS-së për një vjetorin e vrasjeve në 21 janar 2011, shumica në pushtet e sulmoi sërish kryepro- kuroren, e cila, siç ka lënë të kuptohet, do të lëshojë katër urdhra arresti, për tre gardistë dhe një punonjës së këshillit të Ministrave, sipas provave të ardhura nga FBI për vrasjet e 21 janarit të një viti më parë. "Në një nga mediat e shkruara, është botuar një shkrim, në datën 21.01.2012, mbi një letër që deputeti Dritan Prifti i drejton Prokurorit të Përgjithshëm, Znj. Ina Rama. Duke marrë shkas nga elementët denigrues dhe të pavërtetë që janë shprehur në këtë media, Prokuror-

PARALAJMËRIMI

Po ndodhi gjë e kam nga Berisha dhe Meta

N

ë 13 janar 2011, dy ditë pas publikimit të vid eos Meta-Prifti, ky u fundit do të shprehej se nëse i ndodhte gjë atij apo familjes, e kishte nga Berisha dhe Meta. "Kam shpërndarë provat brenda dhe jashtë Shqipërisë në miq të besueshëm. Nëse më ndodh gjë mua apo familjes, fajtor janë dy persona: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha deri tani nuk ka motiv, kurse Meta është shprehur që është gati të marrë kallashin kundër meje. Kriminelët ordinerë nuk kanë punë me mua, ata mund të veprojnë vetëm me urdhër politik"-shprehej Prifti.

ia e Përgjithshme, bën me dije se deputeti Dritan Prifti, ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, porse përmbajtja e saj është tërësisht e ndryshme nga ajo çfarë thuhet në këtë gazetë. Kjo letër është trajtuar zyrtarisht e është protokolluar sapo ka ardhur në Zyrën e Protokollit në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe si dokument është e do të mbetet në arshivën e këtij institucioni. Me këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme, shprehet se është e vendosur të kryejë detyrën e saj kushtetuese pavarësisht insinuatave të ndryshme që synojnë të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë dhe në fokus të vëmendjes së opinionit publik",-thuhej në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

KËRCËNIMET

Prej dy ditësh, deputeti Dritan Prifti ka shtuar masat e sigurisë fizike, personalisht, sepse atij i është hequr mbrojtja me truproja që kishte gjatë muajve të parë, pas denoncimit të korrupsionit me anë të videos me ishzv.kryeministrin Ilir Meta. Mëse një vit më parë Prifti

Dritan Prifti duke dalë nga Prokuroria e Përgjithshme i shoqëruar nga dy badigardët e tij denoncoi në një letër për Ina Ramën kërcënimet me vdekje. Sipa tij bëhej fjalë për "disa mesazhe elektronike" që i kishin kërcënuar jetën atij dhe familjes. "Deri para pak kohësh nuk mund të paragjykoja se nga më vinin këto kërcënime, por kohët e fundit mendoj se konteksti i tyre mund të jetë politik" dhe për këtë akuzonte Spartak Brahon, mbrojtësi ligjor i Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. Sipas Priftit, shprehja e Brahos se: "nuk merrem me të ikurit dhe të vdekurit është kërcënuese për mua dhe më tregon se në kokën e Spartak Brahos unë mund të jem dhe i vdekur"-shkruante Prifti në letrën për Ina Ramën. Një grup hetimor

nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimin e disa email-e të mbërritura në postën elektronike të ishministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, ku në 5 e-mail-e, Prifti kërcënohej me jetën e tij dhe të familjes nëse nuk paguante 1 milion euro. Sipas hetuesve të çështjes, Prifti ishte kërcënuar nga një kompjuter në Greqi për shumën e majme, ndërsa u shantazhua edhe për karrierën politike. Sipas të dhënave të publikuara krahas kërcënimit "nëse nuk paguan një milion euro, do të vrasim familjen", ish-ministri mori edhe kërcënimin tjetër se: "Nëse nuk paguan vlerën atëherë nuk do ta shohësh më karrigen e ministrit".

Video "Prifti-Beqiri"

Dyshime mbi tre ekspertët dhe Gjykatën e Lartë „„„

TIRANE

D

alja nga dosja dhe publikimi i vid eos mes ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe ish-zëvendndësit të tij Leonard Beqiri, të cilët shfaqen duke ndarë së bashku një shume prej 70 mijë euro, ka bërë që prokuroria e Tiranës të fillojë hetimet duke ngritur dhe dyshimet e para rreth nxjerjes së sekretit hetimor. Megjithëse hetimi është në hapat fillestare, prokurorët ngrenë dyshime në dy drejtime që sipas tyre mund të kenë ndikuar në rrjedhjen e video-përgjimeve, që tashmë ndodhen në dorën e përfaqësuesit të LSI, Spartak Braho. I pari drejtim sipas prokurorëve lid-

Në foto: Ekspertët e videos Meta-Prifti

het me tre ekspertët Ermal Beqiri, Ardian Pollo dhe Artur Rrahmani, që kryen dhe ekspertimin e videopërgjimit mes Metës dhe Priftit. Sipas akuzës, ekspertët kanë hapur laptopin e sekuestruar si provë materiale nga prokuroria, dhe gjatë hapjes së file-t ku ndodhej video Meta-Prifti, ata mund të kenë marrë nëpërmjet programeve dhe aparaturave kompjuterike materialet e tjera që ndodheshin në lap/top, por që nuk ishin objekt ekspertimi. Megjithëse veprimet e tre ekspertëve janë monitoruar nga hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme sërish me metodat kompjuterike, materialet janë kopjuar nga lap/topi në USB apo ndonjë pro-

gram kompjuterik. Ndërkohë që dyshimi i dytë i prokurorisë bie mbi Gjykatën e Lartë, ku sipas përfaqësuesve të akuzës lap-topi dhe ora, të dorëzuara nga prokuroria si prova materiale mund të jenë marë nga dhoma e provave, dhe për pasojë i janë kopjuar materialet që ndodheshin brenda saj. Rreth këtij dyshimi prokuroria nuk është në gjendje të thotë se kush mund ta ketë kryer një veprim të tillë, por dyshimet janë për disa punonjës të administratës të Gjykatës së Lartë. Për të gjitha këto dyshime, tashmë prokuroria e Tiranës pritet të urdhërojë ekspertimin e lap-topit për të mësuar se kur ka qënë ndërhyrja e fundit në të.


6

E diel, 22 janar 2012

AKTUALITET

Qeveria dorëzoi disketa, tregonin vetëm demonstruesit

P

as zhdukjes së provave në mesnatën e 22 janarit 2011, në mëngjes autoritetet e kryeministrisë kanë dorëzuar në shërbim të hetimeve që kishte nisur prokuroria e Tiranës vetëm disa disketa, në të cilat ishin regjistruar dhe montuar pamje filmike që tregonin demostruesit e opozitës duke qëlluar me mjete të forta policinë. Në të gjithë

harkun kohor prej rreth 1 orë e 30 minuta, për çdo disketë, në asnjërën prej tyre nuk ekzistojnë plane filmike që tregojnë veprimet e policisë dhe efektivave të Gardës së Republikës. Gjithashtu edhe operatori i kësaj të fundit në emër të Gardës së Republikës, ka dorëzuar disketa me pamje filmike, por që në fakt nga verifikimet e ekspertëve të

prokurorisë ka rezultuar se ato janë të montuara, duke shfaqur vetëm filmime nga demostruesit dhe asnjë plan nga policia, por edhe nga efektivët e Gardës që qëllonin me kallashnikovë. Në ditët e para të hetimit, prokuroria sekuestroi dhe pamje filmike të xhiruara bruto nga operatorët e televizioneve private në vend, por dhe të huaja.

Thellohet skandali me dëmtimin e aparaturës që filmoi 21 janarin

Lajmi Eksperët e FBI-së amerikane, në përgjigjen e tyre për Prokurorinë e Përgjithshme kanë hedhur dyshime se serverit të kryeministrisë për ngjarjet e 21 janarit 2011 i është hequr njëri prej hard disqeve. Dëmtimi me dashje i pajisjes që ka rregjistruar pamjet filmike të marra nga 7 kamerat e instaluara në muret e qeverisë është bërë nga dy inxhinierë të IT-së të cilët do të merren në pyetje bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Gjergj Lezhja.

„„„

Serveri, FBI dyshime për zhdukjen e hard-diskut Gjergj Lezhja dhe inxhinierët e IT-së, sërish në pyetje

TIRANE

T

hellohet akoma më tepër skandali i zh dukjes së provave filmike nga serveri qendror i kryeministrisë. Ekspertët e laboratorit shkencor të Byrosë Federale të Investigimit në Amerikë, në përgjigjen e tyre dërguar autoriteteve të prokurorisë shqiptare, jo vetëm që kanë nënvizuar fshirjen e filmimeve, por kanë shkuar akoma më tej në përgjigjen e tyre, duke hedhur dyshime të forta se serverit i është hequr njëri prej hard disqeve të tij. I konceptuar me dy hard-disqe për rregjistrimin e pamjeve filmike të 7 kamerave të instaluara në muret dhe ambjentet e brendshme të oborrit të kryeministrisë, serveri qëndror i këtyre kamerave nuk është i plotësuar me të gjitha paisjet kompjuterike, duke sjellë dyshimin e mungesës së një hard-disku. Një gjë e tillë konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se nga përkthimet e para të përgjigjes së FBI nga specialistët e marëdhënieve me jashtë, është konstatuar se ekspertët amerikanë jo vetëm që janë shprehur për pamundësinë e rikuperimit të filmimeve të fshira, por kanë ngritur dyshimin e heqjes së njërit nga hard-disqet, që shërbente për rregjistrimin e pamjeve filmike të 7 kamerave të kryemi-

Sekretari i përgjithshëm iKëshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja

KODI PENAL

Dënimi, gjobë ose 3 vite burg

N

eni 301 i Kodit Penal për "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", parashikon deri në tre vjet heqje lirie: "Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e veprës penale duke prishuar ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet heqje lirie".

nistrisë. Lidhur me këtë konstatim, hetuesit që prej 6 muajsh, janë duke verifikuar personat përgjegjës që mund të kenë fshirë pamjet filmike dhe hequr njërin nga hard-

disqet, shprehen se të gjitha këto veprime janë kryer mesnatën e 22 janarit nga një grup i organizuar në kryeministri, ku dyshimet e para bien mbi sekretarin e

përgjithshëm, Gjergj Lezhja dhe grupin e specialistëve të mirëmbajtjes së sistemit të IT-së në kryeministri. Burime pranë grupit të hetimit, tregojnë se në pamundësi të kohës për të fshirë pamjet filmike gjatë protestës së 21 janarit, riformatuar hard-disqet dhe vënien e tyre në mëngjes në funksion të prokurorisë, grupi i inxhinierëve dyshohet se ka hequr njërin nga hard-disket, duke bërë atë veprim që në gjuhën juridike kualifikohet si akuza e "Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal si dhe akuza e "Shpërdorimit të detyrës" neni 248. Në muajin tetor të vitit të kaluar, prokuroria ka marë në pyetje sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Gjergj Lezhja dhe përgjegjësit e ITsë si të dyshuar për këto veprime kriminale, por që në fakt ata s'kanë dhënë deklaratë në shërbim të hetimit, duke u mjaftuar vetëm me shpjegimin e anës teknike dhe duke mos pranuar asgjë nga dyshimet e ngritura nga prokuroria. Kjo e fundit u qëndron besnike, dyshimeve të saj tashmë të konfirmuara dhe nga ekspertët e FBI për fshirjen e pamjeve filmike dhe mundësisë së heqjes së njërit prej hard-disqeve. B u r i m e t thanë se duke u mbështetur mbi bazën e aktit të ekspertimit të kryer nga specialistët e FBI, shumë shpejt do rimarrin sërish në pyetje personat përgjegjës që tashmë janë të dyshuarit kryesorë në zhdukjen e provave për të penguar dhe vështirësuar zbulimin e veprës penale apo të autorit të saj. Hetimi për gjetjen e autorëve të zhdukjes së provave filmike, filloi men-

BLOG/ Periferi NGA ALBA MALLTEZI alba.malltezi@shqiptarja.com

Gabimi fatal pas 21 janarit 2011 21 janari 2011 ishte një gabim fatal në karrierën politike të kryeministrit Sali Berisha, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Me shansin dhe mundësinë për të pasur pushtetin disa herë dhe dëshirën e aftësinë për t’u korrigjuar në menaxhimin e tij, më 21 janar 2011, pati një kthim. Një kthim në vetvete dhe në bazën e gabimeve të rënda që ai ka bërë gjatë karrierës politike. Vrasja e katër pjesëmarrësve në protestat e opozitës, nuk mund të kalohet lehtë, me gjithë justifikimin që bëjnë zyrtarët e lartë: Ishte mbrojtje e institucioneve. Kështu nuk qe. Katër të vrarët në protestën e 21 janarit 2011 nuk ishin në radhët e para të protestuesve dhe nuk ishin aspak ata që u konfrontuan me njerëzit e rendit. Përkundrazi, plumbat e qëlluar nga godina e kryeministrisë i kapën rastësisht, në mes të të tjerëve. Vdekja e tyre, ishte një fat i zi. 21 janari dhe qëllimi i mbrapshtë në menaxhimin e tij nga ana e Qeverisë, vazhdon më pas, kur qëllimisht u shuan regjistrime nga serveri i kamerave të kryeministrisë. FBI tani i ka rekuperuar, por për këtë ka përgjegjës që shpejt do të dalin në dritë. Shqetësimi për të fshehur atë që ndodhi më 21 janar ishte shumë, shumë i madh, saqë dhe gazetarët, i mbanin kasetat filmike nëpër xhepa, në vend që t’i transmetonin me nxitim. Puna për të fshirë 21 janarin e 2011 kishte nisur jo vetëm në serverat e kryeministrisë, por edhe në kamerat e kasetat e mediave. Por ja që diçka ndodhi, nganjëherë një dritë e pashpjegueshme bën që të kapësh të vërtetën edhe nga distanca qindra-mijëra kilometrashe. Ishte vetëm një magji, një intuitë, që zbuloi se një gazetar mbante në xhep një dokument të vyer. Deri në darkë të mbajtur të fshehtë dhe të patransmetuar: Videon se si u vranë dhe kush kishte qëlluar mbi protestuesit. Transmetimi i asaj video ndryshoi historinë, që mund të kishte marrë një rrjedhë pa fund e krye. Tani presim fjalën e drejtësisë. www.shqiptarja.com jëherë sapo ekspertët shqiptarë por dhe ata amerikanë të FBI konstatuan fshirjen e tyre. Prokuroria dyshon se në këto pamje tregohen efektivët e Gardës së Republikës duke qëlluar me armë në drejtim të turmës së demonstruesve. Sipas prokurorisë, dyshohet se me

fshirjen e këtyre pamjeve hetuesit e çështjes, nuk mund të identifikojnë me pamje filmike personat që qëllonin me armë luftarake në drejtim të demonstruesve të opozitës të mbledhur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para ndërtesës së Këshillit të Ministrave.


E diel, 22 janar 2012

7

EKONOMI DEBITORËT E CEZ

ZGJERIMI I BE-SË

Sipas drejtorit operativ të operatorit çek të shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ, Jaroslav Macek, në muajin dhjetor 2011 kompania ka dërguar në gjykatë rreth 1.500 raste të lidhjeve të paligjshme apo faturave të papaguara. Gjatë janarit, parashikohet të dorëzojnë dhe 3.000 raste të tjera, dukë përdorur faktin se faturat e energjisë elektrike njihen si titull ekzekutiv

Parlamenti Evropian e mbështet Maqedoninë në synimin e saj për t'u anëtarësuar shpejt në Bashkimin Evropian. Në raportin e progresit 2011 mbi vendin ballkanik, deputeti britanik laburist Riçard Hauitt kërkoi, në emër të komisionit për çështjet e jashtme të Parlamentit Evropian, që "të përcaktohet pa vonesë një datë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit"

Përmbarimi privat zbaton kërkesën e bankës "Societe Generale"

LAJME SHKURT

Sekuestrohet një pikë karburanti në Tiranë

„ Kosovë, 240 mln euro për autostradën

Kompania "Rira" e kishte lënë garanci për kredi Lajmi Një pikë karburanti në kryeqytet është sekuestruar dje për mosshlyerje të kredisë brenda afatit. Karburanti ishte në pronësi të biznesmenit Xhevat Rira, të cilit i ishte dhënë një vit afat për të paguar kredinë e marrë, por nuk e kishtë bërë një gjë të tillë „„„

TIRANE

GENC KONDI

P

ërmbaruesit privatë, në bashkëpunim me po licinë e shtetit, kanë sekuestruar dje pikën e tregtimit me pakicë të karburanteve në pronësi të Xhevat Rirës. Ky i fundit kishte marrë një kredi tek banka "Societe Generale" (ish-Banka Popullore), të cilën nuk e kishte shlyer. Sipas përmbaruesve, banka i kishte dhënë biznesmenit të hidrokarbureve një afat prej 12 muajsh për shlyerjen e kredisë. Por, ndërsa viti është mbushur, zyra e përmbarimit privat ka ndërhyrë duke sekuestruar pronën e Rirës, një pikë karburanti në rrugën "Ali Demi". Burime nga përmbaruesit thanë për "Shqiptarja.com" se objekti ishte lënë në formën e garancisë bankare, ose kolateral, në gjuhën juridike, duke ja kaluar në pronësi provizore bankës, deri në momentin që do të shlyhej edhe leku i fundit i dhënë kredi. Banka kishte tentuar disa herë në gjykatë për të realizuar kalimin përfundimtar të pronësisë për këtë pikë karburanti, por gjykata e kishte vonuar çështjen deri ditën e sotme. Ekzekutimi i një "kolaterali" nga bankat është hapi i fundit për mbledhjen e huave, por është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e një sistemi bankar të shën-

Precedenti Në korrik të vitit të kaluar, u zhvillua një tentativë e ngjashme, për sekuestrimin e fabrikës së prodhimit të birrës "Norga" në Vlorë. Gjithshka mbaroi me pagesën e një pjese të kredisë menjëherë dhe negociimin e pjesës së mbetur

detshëm dhe të një ekonomie konkurruese, sipas specialistëve. Shoqata Shqiptare e Bankave ka reaguar lidhur me faktin që, vitet e fundit, bankat kanë hasur shumë vështirësi për ekzekutimin e detyrueshëm të kolateralit. "Të gjitha bankat ndërmarrin procesin e ekzekutimit të kolateralit pasi kanë përdorur të gjitha mënyrat e tjera për mbledhjen e huave. Bankat janë në treg për të kredituar ekonominë dhe mbështetur bizneset dhe individët, por kjo është një marrëdhënie reciproke; ato duhet të mbrojnë gjithashtu paratë e depozitorëve të tyre. Kur nuk gjendet zgjidhje edhe pas negoci-

atave e diskutimeve, bankat duhet të ndërmarrin ekzekutimin e detyrueshëm kolateralit", theksohet në një deklaratë të kësaj Shoqate. Në vendin tonë është kultivuar një mentalitet negativ lidhur me këtë çështje. Huamarrësit, në shumicën dërmuese të tyre, përqendrohen në gjetjen e mënyrave për të shmangur ekzekutimin e detyrueshëm të kolateralit, në vend që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për shlyerjen e detyrimeve të tyre. Kjo ka çuar në rritjen e shpejtë të kredive të këqia, niveli i të cilave aktualisht është gati 19 për qind të totalit të kredive të dhëna, në sasinë e rreth 1 mil-

iardë dollarëve amerikanë. Sipas Petrit Qarrit, kryetar i Shoqatës së Përmbaruesve, "bankat janë klientët tanë kryesorë dhe shohim herë pas here të përsëriten të njëjtat probleme. Nuk mendoj se kuadri ligjor është për t'u fajësuar, megjithëse edhe aty ka vend për përmirësim. Por do të thosha se ligje kemi, ato duhet të zbatohen me përpikmëri. Ne kemi në ekzekutim një "bum" të vërtetë kolateralesh, por vëmë re që në shumicën e rasteve, vendimet nga gjykatat jepen më shpejt kur vlera e këtij kolaterali është e vogël". Në fakt, sipas përmbaruesve, aktualisht janë sekuestruar një numë jo

i vogël apartamentesh e objektesh të vogla biznesi, ndërkohë që në shënjestër janë vënë edhe pallate. Qarri shton se, "si shërbim i ri, ende kemi nevojë për infrastrukturë, pikërisht për të realizuar sa më mirë ankandet e aseteve të konfiskuara. Kam parasysh këtu organizimin e njoftimeve efektive, ndoshta një vend të caktuar që ta dinë të gjithë, publicitetin etj. Ndërkohë, kërkohen edhe rregullime ligjore. P.sh., duhet të jetë taksative që, kur vjen momenti i ekzekutimit, kolaterali (banesë, dyqan) nuk duhet të ketë njerëz apo sende të tjera brenda. Po kështu, ka vend për akte nënligjore lidhur me procedurat e ankandeve. Ligji ja le këtë Këshillit të Ministrave, por këto udhëzime nuk kanë dalë asnjëherë. Dhe, bankat janë të interesuara kryesisht për likuiditetin, që vjen nga ankandi, pasi ato nuk mund të mbajnë prona, të paktën tej një sasie të caktuar, që caktohet me rregullore nga Banka e Shqipërisë. Lidhur me rregullat e reja të procedurave të zhvillimit të ankandeve, kjo është një nismë ligjore tona, si Dhomë e Përmbaruesve Privatë".

Prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës në vitin 2012 është vazhdimi i ndërtimit të autostradës Morin-Merdare. Për projektin e kësaj autostrade këtë vit do të shpenzohen 239 milionë e 600 mijë euro. "Përfundimi i segmentit tjetër të punimeve parashikohet të kryhet më 27 nëntor 2012, në prag të ditës së 100vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Festës së Flamurit, deklaroi dje ministri Mujota.

„ Sërish ndërprerje të furnizimit me drita

Edhe dje, për shkak të mbingarkesës në nënstacionit të Sharrës, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kërkuar prej CEZ Shpërndarje të kryejë stakime të alternuara për Kombinatin, Yzberishtin, Ndroqin, Vaqarrin dhe Mëzezin. Gjithashtu, ka patur ndërprerje të alternuara për Selitën, Saukun, Kodrën e Diellit, bllokun Vasil Shanto dhe Tiranë e Re.

„ Moti i keq pengon qarkullimin e mjeteve

Reshjet e deborës dhe shtresat e akullit, kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e fluksit të lëvizjes përmes doganës së Qafë Prushit këto ditë. Burime të policisë kufitare pohojnë se "në këtë periudhë rënia e fluksit të lëvizjes si pasojë e ftohjes së motit dhe reshjeve është e pritshme, ndërsa rritet ndjeshëm në muajin mars kur nis edhe sezoni i punës në Kosovë, ku punësohen jo pak banorë të kësaj zone".

Bankat

Mashtroi me kartë debiti, arrestohet „„„

N

TIRANE

jë person është arrestuar ditën e djeshme nga forcat e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, pasi akuzohet se ka vjedhur një kartë identiteti dhe një kartë debiti, të cilat i ka përdorur për blerje të artikujve të ndryshëm. Burimet e policisë thanë se Anton Mrishaj, 29 vjeç, disa ditë më parë ka hyrë në një qendër tregtare, për të blerë disa artikuj, duke vënë si pagesë kartën e kreditit që ishte e vjedhur. Pas disa blerjeve të shumta mashtruesi ka nënshkruar lidhur me paratë e tërhequra nga karta e debitit duke u shtirur si pronar i saj. Për tu bërë më i besuar per-

soni në fjalë i dorëzonte dhe kartën e identitetit, e cila ishte si shoqëruese e kartës së debitit. Pas humbjes së kartave i dëmtuari ka shkuar në bankë për të bërë mbylljet e plota, ndërsa gjatë verifikimeve të kryera punonjësit e bankës i thanë të dmëtuarit se kishte disa ditë që ishin kryer lëvizje dhe boshim i shumës së mbetur në kartën e debitit. Pas verifikimit të këtij skandali i dëmtuari së bashku me disa punonjës drejtues të bankës kanë shkuar në polici dhe kanë depozituar një denoncim paraprak. Pas marrjes së kallëzimit penal efektivë të anti-korrupsionit dhe trafiqeve kanë nisur hetimin e çështjes me qëllim zbardhjen e saj. Disa

prej inspektorëve kanë shkuar pikërisht në qendrën tregëtare ku ishin kryer blerjet dhe kanë diskutuar me punonjësit. Pas marrjes së disa informacioneve hetuesit kanë kërkuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë nëpër dyqante që kanë shitur artikujt të ndryshëm nëpërmjet kartave të debitit. Pas shumë përpjekjeve anti-korrupsioni arriti të identifikonte dhe të arrestonte pikërisht mashtruesin që përfitonte nga karta e debitit që i përkiste dikujt tjetër. Policia bëri me dije se personi i arrestuar nuk i kishte kryer pazaret e emrin e tij, por kishte dhënë pikërisht kartën e identitetit të personit që i'a vodhi.


8

E diel, 22 janar 2012

EKONOMI

Ndërpriten befas bisedimet për borxhin e Greqisë

B

burim i afërt me negociatorët, duke shtuar se Charles Dalaras u largua nga Athina për në Paris, pas dy ditë bisedimesh, për konsultime me zotëruesit e obligacioneve të qeverisë greke dhe kontaktet do të vazhdojnë në rrugë telefonike. "Gjërat janë të komplikuara, ne jemi pranë zgjidhjes, ka shumë punë përpara", deklaroi Dalaras. Problemet në bisedime qëndrojnë kryesisht

isedimet midis qeverisë greke dhe përfaqësuesit të Institutit Ndërkombëtar të Financave, Charles Dalaras, për zgjidhjen e problemeve të borxhit, u ndërprenë dje, pas mosmarrëveshjeve mes tij dhe kryeministrit Papadhimos. Marrëveshja mbi rinovimin e borxhit nuk ka gjasa që të arrihet përpara javës së ardhshme, tha për Reuters një

te normat e interesit për bonot e reja, që do të zëvendësojnë ato aktuale. Vende anëtare të BE kërkojnë norma shumë më të ulëta interesi të bonove të reja, në mënyrë që të sigurojnë qëndrueshmërinë e borxhit grek. Sipas Gjermanisë, Finlandës, Holandës dhe Luksemburgut, norma duhet të reduktohet në 3.5%, kundrejt 4.2%, që figuronte në marrëveshjen origjinale.

Rritja ekonomike, 20 vjet financim nga remitancat

Ulen me 9 për qind prurjet e emigrantëve Kriza në Greqi e Itali frenon fluksin Lajmi Në fund të shtatorit të vitit të kaluar është llogaritur se sasia e valutës që ka hyrë në vend nga emigrantët ka qenë afro 9 për qind më e vogël se nëntëmujori i një viti më parë. Kjo pason tendencën e tre viteve të fundit „„„

TIRANE

GENC KONDI

N

ë periudhën nga jan ari deri në fund të sh tatorit 2011, në Shqipëri emigrantët kanë sjellë 9

PRURJET VALUTORE NGA EMIGRANTËT NË SHQIPËRI NË VITE (NË MILIONA EURO) Viti 2004 2005 2006 Sasia 774.2 802.1 937.2 Burimi: Banka e Shqipërisë për qind më pak valutë se në të njejtën periudhë të një viti më parë. Kjo situatë duket se ka filluar që në vitin 2008, si pasojë e krizës globale. Viti 2007, sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, ka shënuar rekordin e prurjeve valutore nga amigracioni, me afro 952 milionë euro brenda 12 muajve. Por, në vitin 2008 kjo shifër ka qenë 833.3 milionë euro, pra shumë më e vogël, duke shënuar ulje, për herë të parë në histori, të prur-

2007 951.7

2008 833.3

2009 781.3

jeve të emigrantëve. Një vit më pas, kjo tendencë ka vijuar më tej, me 781.3 milionë euro dhe në vitin 2010 janë shënuar 689.8 milionë euro prurje. Rritja ekonomike në vend është financuar në 20 vitet e fundit nga borxhi në rritje, remitancat dhe investimet e huaja direkte, ka thënë vitin e kaluar guvernatori i BSH Ardian Fullani, duke shprehur shqetësimin e tij se të gjitha këto burime fondesh duket sikur po

Intervista

Çfarë pritet të ngjasë më 2012 me valutat S

2010 689.8

thahen. Problemet në Itali dhe Greqi, dy prej vendeve në qendër të krizës së borxhit sovran ku janë dhe pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e kërkesës së brendshme përmes rënies të fluksit të remitancave. Ndërkohë, janë rritur me 11 për qind daljet e valutës si pasojë e faktit që më shumë shqiptarë kanë shkuar jashtë vendit, edhe si pasojë e heqjes së vizave me zonën Shengen.

ipas ekspertit të dërgesave valutore Elton Çollaku, remi tancat mendohet të ruajnë të njëjtin nivel Çfarë ndikon për prurjet, ende masive, të valutës në atdhe? Emigrantët mbajnë ende lidhje të forta me familjet, çka i bën ata të dërgojnë në mënyrë të vazhdueshme para te të afërmit. Mbi 70% e dërgesave të emigrantëve vijnë si suport i rregullt dhe i përhershëm familjar. Çfarë shkakton uljen e shifrave në vite? Ajo që vihet re është një tendencë rënieje e principaleve që dërgohen (vlera që dërgohet). Çfarë mund të cilësoni si problem aktual? Mbetet në pikëpyetje situata në Itali, e cila normalisht ka një ndikim negativ në aftësinë që do të kenë emigrantët shqiptarë për të dërguar para në vend. Italia ka numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë, pas Greqisë. Një efekt negativ mund të japin nismat e qeverisë italiane për të mbajtur paranë brenda vendit, gjë që mund të ndikojë në dërgesat legale në Shqipëri nga emigrantët

Greva

Bullgaria, stop eksportit të energjisë elektrike B

ullgaria do të ndërpresë eksportimin e energjisë elektrike, si pasojë e grevës së minatorëve të minierave të qymyrgurit, që furnizojnë termocentralet e vendit. Kjo bëhet për të siguruar, të paktën, furnizim pa ndërprerje të vendit me energji. Greva është shpallur në rajonin lindor minerar të Maricës, që sjell lëndën e parë djegëse në termocentralet e vendit. Nga Bullgaria furnizohet me energji elektrike edhe Shqipëria, ashtu sikurse Greqia, Serbia, Rumania dhe Maqedonia. Ndonësë jo në afërsi direkte me vendin tonë, kompanitë furnizuese që janë kontraktuar nga Korporata Eletroenergjetike Shqiptare, blejnë energji në Bullgari dhe e sjelln këtë në Shqipëri duke e konvertuar në vendet e saj fqinjë. Pra,

energjia kalohet në një vend fqinjë të Bullgarisë, si Maqedonia psh, e cila e përdor atë dhe, në të njejtën masë, i kalon Shqipërisë energji nga

pjesa e saj perëndimore, duke shmangur kështu humbjet në rrjet nga distance shumë e largët. Ministri bullgar i Ekonomisë Trajç

Trajkov njoftoi se ndërprerja e eksportit fillon në orën 1.00 të datës 22 janar, deri në një urdhër të dytë. Minatorët kanë kërkuar që prej

datës 15 janar rritjen e pagave të tyre, por ende nuk kanë gjetur pëlqimin e qeverosë, e cila ka refuzuar kërkesën për këtë dhe ende

Abonohu! Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me: please contact: To Subscribe S POST POSTA SHQIPTARE +355 4 2375598 Tel: +3 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com sale Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 T e-mail: arbentrenova@yahoo.com

Ministri bullgar i Ekonomisë Trajç Trajkov njoftoi se ndërprerja e eksportit fillon në orën 1.00 të datës 22 janar, deri në një urdhër të dytë

nuk dihet se sa do të vazhdojë greva. Kjo ndërprerje bëhet në një kohë kur i gjithë Ballkani është përfshirë nga një thatësirë e tejzgjatur.


E diel, 22 janar 2012

9

AKTUALITET

Adoleshentët, përdorues të marjuanës dhe ekstazisë

T

ë rinjtë shqiptar, sipas statistikave janë regjistruar si përdorues të shumtë të lëndës narkotike të kanabis sativa. Mosha më e prekur nga ky veprim janë 16-20 vjeç, persona si të regjistruar në majë të klasifikimit për përdorimin e marijuanës dhe ekstazisë. Pikërisht lënda e ekstazisë është futur në sasi të vogla, kështu që përbëjnë problem për një pjesë të adoleshentëve.

Kanabisi është problemi më i madh i sotëm në shkollat e mesme. Jo vetëm të rinjtë, por dhe adoleshentët e kryeqytetit rezultojnë konsumatorë të drogës, fenomen që nis që nga bankat e shkollës dhe shtrin rrënjët në vitet në vijim. Të konsideruara si vende të edukimit e shkollimit, institucionet arsimore po shfrytëzohen si vendet më të favorizuara të shpërndarësve të drogave, duke mos u

përjashtuar lokalet e natës për moshat disi më të rritura. Çdokush nga ne e di që hashashi merret me qese të vogla, dhe kushton 500 lekë të reja. Të njëjtën vlerë ka edhe e kuqja që merret me hundë. Ndonëse fenomeni është i përhapur gjerësisht në shkollat e mesme, përdorimi i drogës ka arritur deri te fëmijët e shkollave nëntëvjeçare.

Majat e klasifikimit, mosha 16-20 vjeç përdorin kanabis dhe ekstazi

Heroina, droga e VIP-ave të Tiranës Çmimi: 35- 40 mijë euro shitet 1 kg kokainë dhe 18 mijë euro heroina, 400 euro marijuana. Drogat e shtrenjta kanë përdorues të veçantë, VIP-a, të rinjtë përdorin hashashin

Lajmi Konsumatorët me të shumtë të drogës janë adoleshëntët që përdorin për konsumim vetjeak marjuanë ose ekstazi. Ndërsa drogat e shterenjta ku përfshihen kokaina dhe heriona kanë një grup tjetër konsumatorësh që futën persona që kanë mundësi ekonomike më të mira për ta blerë. „„„

TIRANE

ADELA SHEHU

T

ë përdorësh drogë do të thotë të kesh të ardhura të mjaftueshme që të ndihmojnë për të "vrarë" vetvëveten dalëngadalë. E një pjesë e personave që kanë mirqënie ekonomike e kanë parë të arsyeshme dhe përdorimin e drogës, duke filluar me doza të vogla e duke përfunduar më pas si përdorues të rregullt. Burimet përkatëse të anti-drogës thonë se përdorues të lëndës narkotike janë të moshave të ndryshme. Dallimi bëhët pikërisht në faktin e ndarjes së drogës dhe përdorimit të saj. Vendin e parë me përdorimin e marjuanës dhe ekstazisë e zënë të rinjë që qenëdrojnë në krye të klasifikimit, ndërsa një pjesë tjetër klasifikohet si të kamurit që përdorin kryesisht heroinën dhe kokainën e pastër. Konsumatorët e drogave të shtrenjta janë deputetë ose artiste,- thanë personat që merren me këto statistika.

KONSUMATORËT

Statistikat në polici regjistrojnë rreth 4 mijë përdorues heroine, pjesë e cila është regjistruar të paktën me një përdorim. Përsa i përket konsumatorëve të lëndës narkotike të kanabis sativa, e quajtur ndryshe hashash, është e pallogaritëshme, pasi ka një sasi të madhe konsumatori. Aktualisht ende nuk ka statistika të sakta për hashashin. Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, bëhet më dije se

pjesa dërrmuese e përdorimit të hashashit janë të rinjtë, ndërsa drogat e shtrenjata kanë një tjetër grup konsumatorësh. Po të bëjmë një përllogaritje të thjeshtë sipas specialistëve të anti-drogës një kilogram heronë kap vlerën prej 18 mijë eurosh. Pra një gram kushton 18 euro, po të mendosh se do të konsumosh më teper sasia e parave duket të jëtë e lartë. Kokaina është një nga drogat më të konsumuara kryesisht nga politikanët, artistët dhe një pjesë e biznesmenëve. 1 kg kokainë shitet në treg 35-40 mijë euro. Po të vëmë re shohim se kjo drogë është më e kushtueshme dhe përdoruesit e saj duhet të jenë persona që kanë mundësi ekonomike për ta konsumuar rregullisht. Nëse kërkesat e konsumatorit të zgjardhur janë për një ko-

KOKAINA

Stimulant i sitemit nervor e anastetik lokal

K

okaina përdorët për të parandaluar një nd jenjë të lodhjes ekstreme e të depresionit që mund të vijë si pasojë e ndalimit të kësaj droge. Ky rrezik është më i lartë tek një formë e lartë e kokainës që ne e quajmë Krak (Crack) ose që njihet nga përdoruesit si "freebase" . Kokaina pihet si duhani, thithet nga hunda, e me raste merret me injeksione. Në të kaluaren jo të largët kokaina është përdorur gjërësisht si anastetik lokal. Sot përdoret ndonjëherë për anastezi topikale në sy, gojë e fyt përpara operacioneve të vogla kirugjikale ose të tjera proçedura. Megjithatë, nisur nga efektet anësore të saj dhe potencialin për abuzim, kokaina është sot pothuajse kudo një droge e klasit A. Kokaina është stimulant i sistemit nervor qëndror. kainë të pastër, (pa përziers) atëherë çmimi sigurisht që

shkon më tepër. Nuk mund të lihet pa permendur dhe

kanabis sativa, drogë që në treg kap vlerën 350-500 euro për një kilogram. Pjesa dërrmuese e adoleshentëve janë konsumatorët të kësaj lloj droge, e cila ndahet nga trafikantët në porcione të vogla. Një qese marjuane kushton 5 mijë lekë të vjetra, ndërsa të rinjtë e konsumojnë atë pas pallateve ose pas shkollës ku ata janë nisur për të marrë dijet. Statistikat përmbledhëse tregojnë se përdorues më të shumtë të lëndës narkotike janë të drogës së kokainës dhe kanabis sativa. Ajo që vihet re kohët e fundit është dhe përfshirja e gjinisë femërore, që mund të jetë pjesë e grupit të shpërndarjes ose të trafikimit.

POLICIA

Masat parandaluese janë marrë dhe nga polica e shtetit. Kohët e fundit janë bërë trajnime nëpër shkolla të ndryshme, kryesisht gjimnaze dhe shkolla fillore për njohjen e nxënëse me pasojat që shkakton përdorimi i drogës. Shumë prej punonjësve të policisë bëjnë takime me studentë për t'i rrëfyer rrugën e duhur që mund të bëjë një konsumator drogë. Polica e Drejtorsë së Tiranës ka bërë me dije se është aktivizuar me qëllim sensibilizimin e të rinjëve kundër përdorimit të drogave të llojeve të nrdyshme.

?

PYETJE PERGJIGJE

Sa konsumator droge ka?

„

Aktualisht, në Shqipëri, janë afërsisht rreth 30-40 mijë përdorues droge, ndërkohë që vetëm 7-8 mijë prej tyre konsiderohen si konsumatorë të rregullt.

Kush drogë përdoret më shumë?

„

Marijuana dhe heroina janë drogat më të përdorura mes të rinjve, ndërsa kohët e fundit, ka filluar të përdoret edhe një lloj tjetër droge, që është e përhapur shumë në Angli dhe Gjermani, e cila ka emrin ekstazi dhe përdoret kryesisht nëpër lokale nate.

Kush përdorin më shumë drogë të rinjë apo mosha e mesme?

„

Përdoruesit me të shumtë, të regjistruara të paktën si një herë përdorues të lëndës narkotike janë të rinjtë ndërsa më pas vjen mosha e mesme. Në majë të klasifikimit janë moshat 16-20 vjeç, adoleshentë të përdorimit kryeshit të marjuanës dhe të ekstazisë, ndërsa janë të paktë të rinjtë që përdorin kokainë, pasi kjo konsumohet më tepër një një grup i caktuar mbi 30 vjeç.

Efektet

Pse nuk duhet të pimë drogë, pasojat „„„

P

TIRANE

ërdorimi i rrëgullt i drogave të ndryshme, sigurisht që ka një sërë efektesh përcjellëse. Sipas specialistëve të anti-drogës mësohet se efektet e para nga përdorimi i substancave narkotike janë në tru dhe në të gjithë sistemin nervor. Në këtë mënryrë përdorimi i vazhdueshëm bën që të ulet veprimtaria e trurit, çekuilibrimin e sistemit mendor të cilin e largojnë personin nga jeta dhe veprimtaria e përditshme shoqerore. Në këtë rast shfaqen dhe sëmundjet mendore siç janë sikopatia, kapja shpejt nga stesi,humbja shpjet e vetedijes, pagjumesia, mermeritja dhe folja në gjumë, haluçinacione, humbja e kujtesës etj. Me pak fjalë të sëmurë mendërisht si dhe kaos në gjendjen shpirterore. Efektet që duken në sistemin e

tretjes mund të përmblidhen në: përzierje, vjellje, dhimbje barku, bërje kaps, diare, çrregullime në stomak dhe në zorrë, gjakderdhje, ulçera etj. Puna më e madhe për pastrimin e organizmit nga lëndët

toksike i bie melçisë dhe veshkave. Për këtë arsye lindin pasoja në bllokime, mosfunksionim për shkak të pamjaftueshmërisë së qarkullimit të gjakut. Përdorimi i drogës ndikon dhe në shikim. Pamjaftueshmëria në shikim,vështiresi në shikim të dritave dhe të distancave të ndryshme, zmadhim dhe zvogëlim të bebes së syrit, paralizë në muskujt e syrit. Ndikim ka dhe gjaku, pjes ëe cila qarkullon në të gjithë trupin tonë. Gjaku është shumë i ndjeshëm nga substancat narkotike. Anemia, toksikimi i gjakut, ndryshimi i formave dhe sasisë së qelizave të gjakut, kangrena janë pasojat më të rrezikshme. Po ashtu është i pallogaritshëm dëmi që i shkakton droga të lidhurit pas saj,jetës familjare,fëijeve që do të lindin, jetës sociale, ekonomisë së familjes dhe të shtetit nga ana tjetër, nderit personal dhe shoqëror.


10

E diel, 22 janar 2012

AKTUALITET

Losha: Si na burgosi e torturoi SHIK mua me Remzi Hoxhën

N

jëri prej tre shqiptarëve të torturuar nga oficerët e Shërbimit Informativ Kombëtar, në vitin 1995, pas 16 vitesh heshtjeje, dhe azili politik në Hollandë, i fshehur nga frika e një eliminimi fizik, në vitin 2011 nëpërmjet një video-koference, ka dhënë dëshminë e tij për gjykatën shqiptare që po heton çështjen “Remzi Hoxha”. Avdyl Loshaj nga Holanda, ka rrëfyer kalvarin e

survejimit nga agjentët civilë të SHIK, si u largua për në qytetin e Sarandës kur e kuptoi se po e ndiqnin, dhe si u rrëmbyer më pas, në “Qytetin Studenti” ku fshihej tek dhoma e të dashurës. Gjithashtu, ai ka rrëfyer torturat nga oficerët e SHIK-ut, me qëllimin e vetëm që ai të pranonte se, ishte pjesë e grupit që tentuan vrasjen e ish-presidentit maqedonas, Kiro Gligorov. Loshaj në këtë dëshmi ka

treguar edhe momentin e fundit kur e pa gjallë biznesmenin shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, i zhdukur nga SHIK-u, krim për të cilin akuzohen nga prokuroria e Krimeve të të Rënda, ish-oficerët e SHIK-ut, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçaj. Ai vetë mundi të shpëtonte gjallë pasi u hodh nga kati i dytë, i bazës sekrete të SHIK, në Vain të Lezhës.

"Njerëzve në dijeni iu shpejtohet vdekja, siç i ndodhi edhe prokurorit Xhavit Hana"

Hoxha: Loja makabre e Berishës INTERVISTA/ Ardiani djali i Remzi Hoxhës, rrëfen për vrasësit e babait të tij. Akuzën për atentatin ndaj Gligorovit dhe vdekjet misterioze të njerëzve të përfshirë në hetim

Lajmi Në një intervistë për "Shqiptarja.com", Ardiani, djali i Remzi Hoxhës, shqiptaro-kosovarit të rrëmbyer dhe zhdukur nga SHIK, në vitin 1995 rrëfen odisenë e kërkimit të drejtësisë dhe eshtrave të babait të tij për të mos ja lenë varrin bosh. Ardian Hoxha, thotë se të gjithë njerëzit që janë marrë me çështjen e babait të tij, vdesin "çuditshëm". „„„

TIRANE

POLI HOXHA

A

i nuk harron të theksojë se pas mbylljes së pro cesit gjyqësor, do ti kërkojnë llogari Sali Berishës për fatin e Remzi Hoxhës. Ju kërkoni drejtësi dhe mbi të gjitha një varr jo bosh për babain tuaj, që ti bëni ritualet siç e kanë traditë shqiptarët, por ende asgjë. Mos ndoshta është loja e institiucioneve të Drejtësisë me çështjen "Remzi Hoxha", që e pengon zbardhjen përfundimtare të kësaj "historie"? - Loja e institucioneve të Drejtësisë në Shqipëri ka qenë që ta ngadalësojnë procesin sa më shumë, në mënyrë që të blejnë kohë sa më shumë, që të implikuarit në krimin ndaj babait tim të jetojnë më shumë ditë në liri, ndërsa pëkrahësit e tyre sa më gjatë në pushtet. Në fund, me ndihmën e Gjykatës së Lartë ndodhi edhe një ngjarje tjetër që në fakt do t'iu blejë kohë edhe pak ditë. Kjo ishte, mundësimi i arratisjes së Ilir Kumbaros. Loja e vërtetë makabre, është që Sali Berisha të mbrojë me çdo kusht dhe në çdo mënyrë të implikuarit kyç në zhdukjen, torturimin, dhe më pas vrasjen e babait tim. Kjo besoj se bëhet për shkak se kjo në fakt është dëshmia më e fortë se, edhe Sali Berisha është i përf-

Në foto: (majtas) Ardian Hoxha, (djathas) babai i tij, Remzi Hoxha

shirë në këtë krim së bashku me ata, në mos edhe në shumë krime të tjera. Përndryshe për çfarë arsye, do t'i mbronte ai? Përflitet se ka një "plan", për të mbrojtur dhe zhdukur njëkohësisht njerëzit protagonist në rrëmbimin dhe zhdukjen e babait tuaj, e besoni? - Nuk është se ka ndonjë plan. Unë mendoj se kjo ndodh si rrjedhojë e procesit, dhe në rastet kur dikush

është me rëndësi të veçantë për procesin, atyre "u shpejtësohet vdekja" dhe si rrjedhojë humbet një hallkë e zinxhirit. Duke qenë se ekziston kjo praktikë, unë u bëj apel pjesmarrësve në krim që të rrëfehen dhe të tregojnë të vërtetën, ashtu si bëri edhe Avni Koldashi, derisa ata akoma janë të gjallë, sepse edhe ata do të rrezikohen një ditë "nga dora e zezë", në mënyrë që të vonohet e vërteta rreth procesit gjyqësor të zhdukjes së babait tim.

Në kohën e zhdukjes së babait tuaj, SHIK kishte një varësi të madhe nga presidenti Sali Berisha. Do ti kërkoni llogari atijndonjëherë, nëpërmjet organeve të drejtësisë? - Ne jemi duke pritur të përfundojë ky proces gjyqësor. Normalisht që do të kërkojmë llogari edhe nga ai, Sali Berisha. "Sebepi" i përndjekjes në Shqipëri i Remzi Hoxhës, ka qenë implikimi i

Dëshmia e ish-shikasit

Koldashi: E rrëmbyem për spiunazh Remziun R

emzi Hoxhën, e kemi vëzhguar 16 orë në ditë. Urdhërin ma dha eprori, Arben Sefgjini, në prani të Ilir Kumbaros. Mbaj mend që në vendim thuhej se Remzi Hoxha, ndiqej për spiunazh. E kam shoqëruar deri në periferi të Tiranës. Atje ia kam dorëzuar Ilir Kumbaros, me urdhër të Arben Sefgjinit". Kjo është dëshmia kyç për organin e akuzës dhënë nga Avni Koldashi, një prej të akuzuarve për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Ai pas shumë kohësh, ka pranuar para hetuesve se ka shoqëruar biznesmenin dhe e ka dorëzuar më pas te shefat e tij. Duke iu referuar procesverbalit të marrjes në pyetje të Avni Koldashit, rezulton që ai ka deklaruar se: "Një ditë më kërkoi urgjent zv/drej-

tori Arben Sefgjini, i cili më tha se, 'shteti demokratik është në rrezik. Rrezikohet pushteti nga një terrorizëm në shkallë të gjerë. Për të shmangur këtë, duhet të merret urgjent në bisedë operative një person', duke më thënë pseudonimi, (bëhet fjalë për Remzi Hoxha)". Ish-shikasi ka bërë edhe më parë deklarime në media, duke pranuar hapur se ka bërë shoqërimin e dy personave (Remzi Hoxhës dhe Ziso Kristopullit), por para hetuesve, i pandehuri Koldashi ka nxjerrë në dritë mjaft detaje të rëndësishme që i shërbejnë zbardhjes së një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura ndër vite, ku të implikuar janë ish-punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar.

tij në atentatin ndaj presidentit Gligorov, gjë që nuk u vërtetua kurrë, si është e vërteta? Pse SHIK, e ndiqte për këtë gjë? - Babai im ishte një nga veprimtarët më të mëdhenj dhe më të suksesshëm në aktivitetet e tija patriotike, të cilat në atë kohë zhvilloheshin fshehtas nga regjimi serb. Normalisht se, përveç që ishte i përndjekur nga UDB-ja serbe, ai ishte i "mbikqyrur" edhe nga organet maqedonase. Dhe nga paniku, në momentin kur ndodhi atentati ndaj Kiro Gligorov, ata e shpallën babain tim si i dyshuari kryesor për atë akt. Në atë kohë, babai im ndodhej në Turqi, dhe as që kishte lidhje me këtë rast. Më vonë u vërtetua se ishte një grup nga Bullgaria që kishin përgatitur këtë atentat. Si e komenton justifikimin e Gjykatës së Lartë, se "nuk bëhej korumi (6 me 6)", për ekstradimin e Kumbaros, dhe më pas u bë pasi, ai u zhduk? - Unë mendoj se kjo ishte lufta në mes të mirëve dhe të këqinjëve. Së pari u përgatit i gjithë skenari i filmit, në mënyrë që të dukej sa më origjinal. Pas "lojës 6 me 6", Ilir Kumbaros iu hoq çipi elektronik që ai mbante. Më pas u bë loja e rradhës, e cila rezultoi në "7 me 6". Dhe në momentin që të këqinjtë humbën betejën, u vonua zbardhja e vendimin, u përgatit tereni për ikjen e Ilir Kumbaros, dhe "u ble edhe pak më shumë kohë". Familjarët e Xhevat

Hanës, dyshojnë se, sëmundja dhe vdekja e papritur e tij ka lidhje me çështjen, (në një intervistë timen me djalin e ti, Rezartin). Në fakt shumica e njerëzve në dijeni, janë ose të vdekur ose të zhdukur…s'dua të bëj konspiracion, por ndoshta këtu ka një "rastësi" fatale…si e komentoni? Edhe unë jam i mendimit se edhe të ndjerit Z. Xhevat Hana, ju shpejtua vdekja. Nuk është e mundur që një njeri që nuk është edhe aq shumë i sëmurë, papritmas të vdes. Për më shumë, po të kishte qenë ndonjë sëmundje aq e rëndë, atij do t'i konfirmohej kjo gjë, që nga dita e parë në spitalin publik të Tiranës. Ju kanë kërcënuar, apo ofruar ndonjë gjë, që të mos e ndiqni më çështjen e babait? - Mendoni se do të na ndal neve ndonjë kërcënim? Ne jemi familje shumë e madhe dhe kemi miq shumë. Gjysma e UÇK-së, janë miq të afërm të familjes, ashtu si dhe të gjithë udhëheqësit e partive politike shqiptare, si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Ne nuk kemi zgjedhur rrugën e forcës, por rrugën ligjore për ta zbardhur fatin e babait tim, andaj nuk do të ndalemi deri sa ta zbardhim fatin e babait tim dhe t'i gjejmë eshtrat e tija. Dyshohet se edhe Ilir Kumbaro, është zhdukur (vrarë) dhe janë hapur fjalë, një alibi ndoshta, se aktualisht është në Kinë. Mendoni se "zhdukja " e tij, e mbyll çështjen? - Në fakt, Ilir Kumbaro, para disa vitesh kishte udhëtuar në Kinë me pasaportën që kishte me emër të Shaqa Shatrit. Kjo është keqkuptuar nga mediat angleze. Nuk mendoj se Ilir Kumbaro është vrarë. Mirëpo edhe po të vritej ai, procesi do të vazhdojë, sepse ka fakte të mjaftueshme të deponuara në prokurori që vërtetojnë gjithçka. Është pritur deri tani që të dëshmojë edhe ai personalisht, sepse kështu e kërkojnë procedurat ligjore. Mirëpo do të ishte mëkat për të në rradhë të parë, që ai të ndahej nga jeta me këtë krim mbi supet e tija, siç edhe i ndodhi Bashkim Gazidedes.


E diel, 22 janar 2012

11

SOCIALE MJEKËT E RINJ, U DIGJEN 3 PAGA

PART-TIME, SHTYHEN AFATET

Specializantët e rinj të mjekësisë, pra ata që e nisin specializimin në QSUT me datë 30 mars 2011, u janë djegur tre muaj rroga. Pas disa protestash të gjata, ata kanë mundur të marrin vetëm 6 muaj paga, pra duke filluar nga muaji korrik kur edhe lidhën kontratën me ministrinë e Shëndetësisë, por jo që nga fillimi i prillit, kur edhe kanë nisur specializimet.

Në të gjitha fakultetet e vendit ende vazhdojnë regjistrimet për studimet master apo parttime. Kjo pasi, pas rishpërndarjes së kuotave për vendet e mbetura të lira në sistemin parttime, janë shtyrë edhe afatet e regjistrimit për kandidatët që duan të kenë në xhep një diplomë me kohë të pjesshme. Kjo ka ndodhur edhe me studimet e nivelit master.

ZMK: Të mos rritet çmimi i biletës, kanë fitime të majme, 40 mln dollarë xhiro

Studimi, gjatë një viti, në urbanët e Tiranës hipin 82 milionë pasagjerë Lajmi

Kërkesa

„„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

orma e fitimit të ko mpanive të transpor tit publik e llogaritur falë një studimi të bërë nga ZMK, rezulton të jetë shumë e lartë. Specialistët e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, pasi kanë llogaritur numrin e pasagjerëve që marrin çdo ditë urbanin, si dhe abonetë e shitura, me koston që këto kompani kanë, ku kanë përfshirë pagat e punonjësve, (faturino dhe shoferë), mirëmbajtjen e urbanëve, shpenzimet për karburant, blerje automjetesh të reja dhe pagat e administratës, iu ka rezultuar në të vërtetë fitimet e këtyre kompanive janë shumë të larta. Sipas ZMK-së, janë plot 200 mijë pasagjerë me biletë dhe rreth 20 mijë pasagjerë me abone, të cilët udhëtojnë çdo ditë me transportin urban, në total 225 mijë pasagjerë në ditë. Si pasojë e numrit të lartë të pasagjerëve, llogaritet që kompanitë të kenë një normë fitimi prej 7 milionë dollarë në vit, shifër nga e cila janë hequr të gjitha kostot dhe shpenzimet. "Bëhet fjalë për një xhiro vjetore prej mbi 40 milionë dollarësh, një shifër kjo e pakrahasueshme me koston reale! Kompanitë kanë probleme me shërbimin e fatorinove, por ky është një problem administrativ i brendshëm i kompanive dhe jo i qytetarëve apo Bashkisë. Kompanitë kanë fitime të shtuara edhe nga reklamat dhe kjo i garan-

TE DHENAT

Pak ditë më parë, shoqata e transportit qytetas kërkoi rritjen e çmimit të biletës së urbanit nga 30 lekë në 70 lekë me pretendimin se kanë shumë shpenzime dhe me këtë çmim nuk i përballojnë dot

Sipas një studimi të bërë nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, në vit janë plot 82 milionë pasagjerë, ku përfshihen vetëm ata me biletë dhe abone, të cilët përdorin transportin urban. ZMK kërkon që të mos rritet çmimi i biletës pasi këto kompani kanë miliona dollarë fitime në vit.

Faksimile e studimit të bërë nga ZMK për kostote transportit urban të Tiranës

ton një fitim maksimal", - deklaron ZMK, duke i kërkuar bashkisë së Tiranës të mos pranojë presionin për rritjen e çmimit të biletës.

METODA

ZMK ka përdorur si metodë të dhënat e marra nga bashkia e Tiranës për gjatësinë e distancës që përshkon

çdo ditë një autobus, distancën e orareve, numrin minimal të pasagjerëve, si dhe të gjitha shpenzimet e tjera. Kështu sipas studimit të ZMK-së, thuhet, se ta zëmë linjën, Kombinat-Kinostudio e frekuentojnë në ditë 38.500 persona. Kjo shifër ka dalë duke marrë parasysh se në këtë linjë operojnë 22 urbanë, të cilët kanë 34 stacione dhe secili prej tyre ndalon në një ditë 350 herë. Në total të 22 urbanët e kësaj linje, ndalojnë 7.700 herë në ditë, dhe nëse llogarisim që në çdo stacion hipin 5 persona, atëherë del që në një ditë në këtë linjë udhëtojnë plot 38.500 persona. E njëjta metodë është përdorur për të gjitha linjat e transportit urban në Tiranë, ku shifrave të fitimit u janë hequr kostot, dhe sërish ai mbetet në nivele shumë të larta. Në fakt studimi është bërë në vitin 2008-ë, kur bileta ishte akoma me 20 lekë. Por ZMK, thotë se për shkak të

Linja Kombinat-Kinostudio Stacioni i trenit-Tirana e Re Tufina Qendër-Uzinë Autotraktorë Unaza Qendër-Porcelan Nr. Autobusëve Nr. i stacioneve Koha e shërbimit Gjatësia në km Km.që përshkohen

Pasagjerë/ditë 38.500 27.500 15.125 11.000 63.000 16.500 162 autobusë 234 stacione 06:00- 23:00 68 km 13.522 km/ditë ose 4.935.530 km/vit Ndalesat për të 162 autobusët 45.025 ndal./ditë ose 16.434.125 ndal./vit Numri i pasagjerëve 225.125 (bileta dhe abone) persona/ditë Totali i pasagjerëve në një vit 82.170.625 Xhiroja vjetore 40 milionë dollarë përmirësimit të këtij shërbimi gjatë dy viteve të fundit, mund të jetë rritur edhe numri i pasagjerëve që e frekuentojnë transportin urban, ndaj pretendimi i pronarëve të këtyre kompanive se kanë bërë më shumë shpenzime nuk qëndron. Ata shprehen të gatshëm për të bërë sërish një studim në 2012, dhe më pas Bashkia të marrë një vendim nëse do të rritet apo jo çmimi i një bilete.

Epidemia e gripit

Këtë javë, 15 mijë të prekur

„„„

N

TIRANE

ë vendin tonë nuk po qarkullojnë vetëm virozat stinore, por specialistët thonë se tashmë ka nisur sezoni i gripit epidemik. Sipas specialistëve të shëndetit publik tani nuk ka më dyshim se i gjithë vendi është përfshirë nga epidemia e gripit. Kjo është konfirmuar pas statistikave më të fundit të javës kur numri i të prekurve arriti në 15 mijë persona. Sipas burimeve në ISHP, tashmë ka kaluar pragu epidemik që do të thotë se sezoni i gripit epidemik sapo ka filluar. Nga të dhënat e sistemit të alertit në Institutin e Shëndetit

Publik mësohet se 15 mijë persona i janë drejtuar këtë javë spitaleve e qendrave shëndetësore për të marrë ndihmën e specializuar. Të prekurit kanë shfaqur infeksione të rrugëve të sipërme

Lajmi Megjithëse dy ditë më parë, ministria e Shëndetësisë, doli publikisht dhe deklaroi se nuk ka epidemi gripi, specialistët e ISHP-së thonë të kundërtën. Ata deklarojnë se tashmë jemi futur në këtë zonë dhe po qarkullon virusi i tipit AH3, pas dy vitesh qetësie të rreme

të frymëmarrjes dhe i përkasin të gjitha moshave. Specialistët e shëndetit publik bëjnë apel për më shumë kujdes dhe të mos neglizhohen shenjat klinike të gripit, siç janë temperaturë e lartë apo kolla, të cilat mund të shkaktojnë komplikacione të rënda në shëndet si pneumonitë, në rast se nuk kërkohet ndihma e mjekut. Sipas mjekëve, kujdes më i madh duhet të tregohet ndaj fëmijëve dhe të moshuarve si pasojë e sistemit të ulët të imunitetit. Specialistët sërish tërheqin vëmendjen për vaksinën, e cila mund të bëhet deri me datë 30 janar, por në këtë periudhë ajo nuk ka garanci nëse do të japë efekt apo jo.

?

PYETJE PERGJIGJE

Kush e ka propozuar rritjen e çmimit të biletës së transportit urban?

„

Propozimi është bërë nga shoqata e transportit qytetas të cilët kërkojnë rritje të çmimit të biletës nga 30 lekë që është aktualisht, në 70 lekë. Ndërsa një abone e përgjithshme nga 1.200 lekë që ëhstë aktualisht do të shkojë në 2.400 lekë të reja.

Pse e kanë kërkuar rritjen e çmimit të biletës së transportit publik?

„

Sipas shoqatës së transportit qytetas ata kanë shumë shpenzime, të cilat nuk justifikohen me çmimin e biletës aktuale. Madje ata kanë kërcënuar se nëse bashkia nuk merr në konsideratë propozimin e tyre, atëherë ata do të kyçin bizneset pasi janë në prag falimentimi.

A do e marrë në konsideratë këtë propozim?

„

Me sa duket po. Basha ka deklaruar se kompanitë që sigurojnë transportin urban në Tiranë janë private.


12

E diel, 22 janar 2012

SOCIALE Hyrja e 6katëshit që po rikonstruktohet dhe punonjësit as që e ndalojnë punën as për pacientë dhe as për vizitorë

Dera e katit të parë, ku janë të shtruar personat që vuajnë nga zemra. Infermierja debaton me punëtorët për zhurmën e gurit fleksibël

Lagështirë dhe myk në korridorin e kardiologjisë

Reportazh/Të sëmurët në QSUT e marrin shërbimin shëndetësor jashtë çdo lloj sigurie

Te Onkologjiku urinojnë në korridor Të afërmit e të sëmurëve i kryejnë nevojat personale poshtë shkallëve të katit të parë, pasi banjot janë të kyçura. Te 6-katëshi pacientët shtrohen në mes të pluhurit, po rikonstruktohet „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

S

ituatat absurde me të cilat mund të hasesh në spitalet publike shqiptare janë nga më të paimagjinueshmet. Dhe jashtë kësaj liste nuk ngelet as qendra universitare spitalore "Nënë Tereza", e cila në vendin tonë konsiderohet si maja e shërbimit shëndetësor. Në katin e parë të Onkologjikut, një prej pavijoneve i cili ka një fluks të madh pacientësh në çdo ditë

Lajmi Pjesa poshtë shkallëve të katit të parë të Onkologjikut, është kthyer në banjo publike. Duke mos pasur një vend tjetër ku të kryejnë nevojat e tyre personale, ata që shoqërojnë të sëmurët nuk ngurrojnë që këtë gjë ta bëjnë brenda në spital. të vitit, në katin e parë vjen një erë e tmerrshme. Kjo pasi poshtë shkallëve që të çojnë në katet e sipërme, ku janë të akomoduar edhe shërbimet e

Korridori i spitalit Onkologjik, i mbushur me urinë rëndësishme të këtij spitale, gjithçka është kthyer në një banjo, me kuptimin e vërtetë

të fjalës. Aty në fakt është edhe një derë e vogël, e cila me sa duket të zbret në bodr-

umet e këtij spitali, por që nuk përdoret asnjëherë. Duke qenë se banjot e katit të parë, në të shumtën e rasteve nuk funksionojnë, të sëmurë që presin me orë të tëra në radhë, apo të afërm të tyre, me sa duket i bien shkurt dhe i kryejnë nevojat e tyre personale brenda në spital. Këtu nuk ka vend për të drejtuar gishtin se kush e ka fajin, por ajo që na shqetëson është fakti së nëse ne si vizitorë të këtij spitali vëmë re një gjë të tillë, si ka mundësi që drejtuesit, apo bluzat e bardha që kalojnë një pjesë të madhe të kohës në këtë korridor, nuk i

shqetëson fare era e rëndë? Te 6-katëshi, i cili po rikonstruktohet kanë lëvizur vetëm disa shërbime. Në disa të tjera, tek të cilat nuk po ndërhyhet brenda në pavijon, ama llaci dhe tullat janë tek dera, dhe i gjithë pisllëku që marrin vizitorët e shumtë, apo vetë bluzat e bardha kur dalin jashtë kësaj dere futet brenda nëpër dhomat e shtrimit. Madje, si për ironi, ata duhet të durojnë edhe zhurmat e tmerrshme të gurit fleksibël që përdorin herë pas herë punonjësit që po rikonstruktojnë spitalin e sëmundjeve të brendshme.


E diel, 22 janar 2012

13

AKTUALITET

Reportazh Në Nënshkodër, aty ku paratë e përmbytjes nuk janë marrë akoma

„„„ NGA

SHKODËR

AGIM PIPA

A

tje ku mijra vjet më parë, Rozafa nd jeu t'i ngrihej mbi shpinë një legjendë e madhe, sa vetë toka dhe qielli, tash kanë lindur legjenda të reja dhe të frikshme: legjendat e përmbytjeve nga ujrat e hidrocentraleve. Mijra banorë në qindra fshatra, në 11 komuna të Qarkut të Shkodrës, sa herë bën mot I keq dhe meteorogët parashikojnë kohë me shira të tejzgjatur, kthejnë kokat nga malet e larta, atje ku digat e tmerrshme zbrazin, si kuçedrat, miliarda metër/kub ujë nga liqenet e mbushura dingas, për llogari të pushtetarëve të pangopur me para, para që dalin nga shitblerjet e pafundme të energjisë elektrike në stinën e dimrit. Ujrat përmbytin ç'të gjejnë përpara: toka, banesa, kultura bujqësore, hidrovore, biznese, shpendë dhe bagëti, shpresa dhe fate njerëzish të kthyera kokëposhtë. Por, le të vijmë tek problemi: dëmshpërblimi i fshatarëve, pas dëmeve katastrofike nga përmbytjet e fundit të dhjetor 2010-të, janar 2011-tës. Të cilët, prej më shumë se një viti, shohin ëndrra me sy hapur me para, që kanë marë trajtat e fantazmave me fytyrat e qeveritarëve dhe të kreut të Qeverisë.

VENDIMI I QEVERISË

Ende pa hyrë mirë dimri, Qeveria Shqiptare miratoi një buxhet të posaçëm për dëmshpërblimin e personave të dëmtuar nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës. Këshilli i Ministrave miratoi një fond prej 1. 112. 303. 342 lekësh për t'i ardhur në ndihmë të përmbyturve tre herë rresht nga ujrat e zbrazura nga digat e Hec/eve dhe ujrat e shirave. Pika e dytë e miratuar nga Këshilli i Ministrave ishte listat e familjeve dhe subjekteve të biznesit në Qarkun e Shkodrës, lista të hartuara nga komisione të posaçme ekspertësh, në vartësi nga shteti dhe në bashkpunim me qeverisjet vendore dhe lokale në Qark. Në këto lista përfshihen banorët e komunave Bushat, Dajç, Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Rrethina, Qendër Koplik, Guri i Zi, Kastrat, Gruemirë dhe të tjera. Ndërkohë VKM parashikon që fondi prej mbi 1 miliard lekësh të përballohet nga shuma, në të njejtën vlerë, që do të paguaj Korporata Energjitike Shqiptare (KESH) në buxhetin e shtetit, në një llogari të veçantë, enkas për dëmshpërblimet. Për zbatimin e Vendimit u ngarkua Ministria e Financave, Ministria e Brendëshme, dhe Këshilli i Qarkut-Shkodër. Mirëpo, megjithëse ka kaluar një vit nga përmbytja biblike dhe më shumë se tre muaj nga nxjerrja e VKM, KESH deri më sot nuk ka derdhur asnjë lek në asnjë numër llogarie për Qarkun e Shkodrës, për rrjedhojë, për mijra banorë në mbi 10 komunat e lartpërmendura. Asnjë lek pra. Zero lek. Dhe fantazmat e lekut vazhdojnë vallen makabre në netët e gjata herë me drita dhe herë me qirinj, sidoqë e gjithë NënShkodra gjendet fare afër H/C të Vaut të Dejës dhe pak më larg H/ C-eve të tjerë mbi lumin Drin.

NË FSHATIN ÇAS-VELIPOJË

Dhe, ja ku jemi, në zemër të dimrit. Bën

DESHMIA "Na gjithsejt, në përmbytjen e parë na premtun 2,9 milion lekë të vjetra dëmshpërblim. Por, vetëm kavaleta e barit më kishte kushtu 3 milion lek. Po zetori i përmbytun dhe i djegun në motor? Po mbi 100 kren pula, rosa dhe biba deti? Po shtëpia?

Kreu i komunës Velipojë: Korrupsion me argjinaturat "Po pati shira, edhe pse u harxhuan 100 mln lekë, digat mbrojtëse do të shemben"

Në foto: Qyteti i Shkodrës i përmbytur nga uji

ftohtë. Ngrica dhe akull. Në fushat e Velipojës temperatura zbret - 7 gradë celcius dhe retë, që duken si të ngrira, bashkë me fushat dhe fytyrat e fshatarëve ende të traumatizuar nga përmbytjet biblike, vijnë rrotull si buaj të zinj. Unë jam në fushat e Velipojës, që vijnë fill pas atyre të Bërdicës dhe në kufi me ato të Dajçit dhe Torovicës. Më saktë, jam në fshatin Ças. Një fshat me mbi 1600 banorë, të përmbytur në mbi 1300 ha tokë, veç prej ujrash, edhe nga varfëria dhe papunësia. Sipas Preng Ndoit, kryeplak i këtij fshati, vetëm 10% e banorëve punojnë. Të ardhurat kryesore të familjeve janë bujqësia e niveleve ende të pazhvilluara dhe blegtoria, edhe ashtu e dobët, prej pamundësisë financiare të fshatarëve. Në oborrin e familjes së Mark Zefushit shquqen qartë pasojat e përmbytjes. Çatia është zhytur, muret e banesës janë plasaritur dhe janë shëndrruar në rrudha gri për shkak të lagështirës dhe ujrave, që këtu arritën kuotën 1.5 m. Ndërsa në oxhakun e ulët, mbi tjegullat e nxira, nuk tymon. E zonja e shtëpisë afrohet e trishtuar. "Mirese erdhët. Një gotë qumësht?" dhe rend drejt një dhome të vogël, tip hauri, diçka kthen atje, ca si shishe, dhe vjen me dy gota qumësht në dorë. "Kur u përmbytëm, ishte natë. I kam marrë lopët pothuajse në krahë dhe i kam ngjitur nelt, në kodër, për t'i shpëtu nga mbytja. Qielli ishte i zi dhe drita nuk kish. Ishte nata e qametit, sipas Biblës…" "Çfarë keni humbur, çfarë dëmesh keni pasur dhe cili ka qenë vlerësimi që ju kanë bërë komisionet?"- e pyes. "Na gjithsejt, në përmbytjen e parë na premtun 2,9 milion lekë të vjetra dëmshpërblim. Por, vetëm kavaleta e barit më kishte kushtu 3 milion lek. Po zetori i përmbytun dhe i djegun në motor? Po mbi 100 kren pula, rosa dhe biba deti? Po shtëpia? Po tokat e marra me qera dhe që nuk prodhun asnjisen dhe un qesh e detyrume me pagu nji më nji? Mobiljet, soba, frigoriferi, televizoret? Po disku i punimeve te tokës, edhe ai i dalë jashtë përdorimit? Dam i madh, katas-

trof. Un jam vet i gjashtë. Dhe, kur burri i çoi nji letër kryeministrit, këta të Qarkut mbërrin, sa pa shku letra atje. I ke kërku ndihmë kryeministrit-aaa? Mirë, mirë…kan qesh dhe, asnji lek ndihmë. Ikën, tuj qesh, si Juda. As tash, asnji lek…Në dorë të Zotit, zotni gazetar…" Ajo hesht dhe mbledh flokët e derdhura fatkeqsisht mbi njërën anë të supeve. "Kur ka ardhur komisioni i fundit i vlerësimit të dëmeve? Sa lekë ju takon dëmshpërblim dhe ai keni firmos listat?"- e pyes. "Erdhën nga gushti. Po pse, a ka lista? Jo, baj be, që nuk dij asgja. S'kam pa list me sy dhe nuk dij, a do t'përfitoj a jo, se un jam në rreth të kuq prej atyne të Qarkut. Jemi anku tek kryeministri dhe nuk mund të përfitojmë asisen…" Argjinatura e Çasit, si Rozafa. Ndërto ditën e prishu natën… U vendos nga Qeveria që, argjinaturat mbrojtëse të fushave dhe fshatrave nga ujrat e digave dhe reshjet e shiut, ato ndanë lumit Kir, argjinatura e Dajçit, e Torovicës, e Vilunit në Velipojë, e Bagsit, ajo e Darragjatit dhe Gurit të Zi, argjinatura e Koplikut dhe kjo këtu, në Ças, të riparoheshin nga e para. Drejtori i Bordit të Kullimit për Qarkun Shkodër, Rudolf Rasha, thotë se për rikonstruksionin e tyre, janë investuar mbi 13 mil$. Puna ka nisur në qershor të vitit të kaluar dhe brenda tre muajve, sipas Rashës, punimet përfunduan. Me sukses. Më e mira, argjinatura e Dajçit. Me panele betoni dhe me garanci të plotë. Sipas Rashës, një punë shumë e mirë është bërë edhe në argjinaturat e tjera dhe, të gjitha firmave, u është mbajtur 5% e vlerës së investuar, si garanci për defektet e mundshme. I them Rashës se, sipas ekspertëve të ndërtimit të argjinaturave në Ministrinë e Bujqësisë, argjinatura në Ças, e gjatë mbi 1000 metra, ka sërish cedime, nga piketa 11 deri në piketën 18 dhe kjo gjë shihet me sy të lirë. Sikundër shihet me sy të lirë edhe lënda e parë e argjinaturës: dhe i kuq, zhavorr dhe gurë të bardhë. Mungon betonarmeja, aq më shumë strukturat metalike. Ndërsa në thellësi të argjinaturës, mungojnë jasteqet e betonit, që lidhin shtresën e torfës me damarët e tokës. Sipas kryetarit të komunës Velipojë, Pashko Ujkaj, në argjinaturë

është punuar shumë keq. Kjo, sepse firma e përzgjedhur për kryerjen e punimeve, firma e mirënjohur Salillari, pasi e fitoi punën jo me tender, por sipas Ligjit të Emergjencave, me Prokurim të drejpërdrejtë, zgjodhi një firmë nënkontraktore, ate të Smajl Hykajt, një klient i rregullt dhe i favorizuar i Bashkisë Shkodër. Kjo firmë, thotë Ujkaj, e mori përsipër rikonstruksionin e argjinaturës nga Salillari, me gjysëm çmimi, vetëm për 50 mil. lekë të reja, duke berë që të bjerë cilësia dhe kosto e punimeve. Dhe ja ku erdhëm sërish tek cedimi i argjinaturës. Në rast përmbytjeje, thotë Ujkaj, argjinatura do të shembet sërish, duke çuar në lumë 100 milionët e investuara për rikonstruksionin e saj. Drejtori Rasha pranon problematikën e argjinaturës së Çasit, duke e lidhur ate me përbërjen e paqëndrueshme të tokës. Ai thotë, se firma nënkontraktore ka punuar mirë dhe e mbikqyrur nga firma Salillari dhe supervizorët e Bordit të Kullimit, që morën në dorzim argjinaturën, duke e përmirësuar në mënyrë të ndjeshme strukturën e argjinaturës, nga 2 metra e lartë dikur, në 6 metër e 20 sot, mbi nivelin e tokës. Dhe se, tash kërkohet vetëm mirëmbajtje e argjinaturës, përmes fondesh të nxjerra nga Ministria e Bujqësisë, enkas për këtë argjinaturë problematike. "Eshtë abuzive puna e kryer?"- e pyes Rashën. "Absolutisht jo", më thotë ai. Krejt ndryshe mendon Ujkaj, kryetari i komunës Velipojë. Sipas tij, "…dhënia e punës firmave nënkontraktore, që rezulton të jenë kliente të Bashkisë Shkodër, është një abuzim i pastër me fondet publike dhe një shprehje e hapur e korrupsionit në organet e qeverisjes vendore."

KUÇEDRAT E INERTEVE GËRRYEJN LUMIN BUNA

Mbi fushat e NënShkodrës po bie mbrëmja. Një mbrëmje e ftohtë dhe e mbushur me fantazma të ulura këmbëkryq në trutë e fshatarëve, edhe më shumë prej frikës dhe ankthit, se mos ndoshta rinisin shirat dhe përmbytjet rikthehen sërish, si vitin e kaluar. Jam saktësisht në fushat e Bërdicës, fare afër lumit Buna. Befas, ndihet një uturimë e mbytur. Unë kthej kokën nga ana e lumit. Një ekskavator gjigand, me një nofull sa një mal, fut qafën e gjatë mes ujrash dhe nxjerr prej andej rërë të pastër. Pastaj, kova e zezë e derdh rërën në një kamion të rëndë. Lëndë e pastër për ndërtime. Me pasojë, dëmtimin e shtratit të lumit dhe më tej, daljen e lumit mbi shtrat dhe përmbytjen e tokave dhe shtëpive të fshatrave përreth. E tmerrshme. Si guxojnë?-mendoj. E kam larg tashmë Rudolfin dhe nuk mund ta pyes çfarë po ndodh me dinosaurët e tmerrshëm të inerteve. Por, më kap edhe mua trishtimi, njëlloj si banorët e pafajshëm, krejtësisht të pambrojtur dhe në shpresë të perëndisë, për t'i mbrojtur nga fantazmat e ujrave. Këtu mer fund udhëtimi. Unë, ngrij, bashkë me fushat e përmbytura nga nata e zezë. Përtej, në Shkodër, ka mbërritur një lider politik. Që ka ardhur t'u kujtojë shkodranëve, se qeveria dhe kryeministri e kanë mbajtur fjalën: vjet, e kthyen Shkodrën në Venecia…


8 janar 2012

14

E diel, 22 janar 2012

SOCIALE PROTESTË PARA MASH

MËSUESIT, VETËM ME MASTER

Reformat që ka ndërmarrë Ministria e Arsimit për shkollat e larta, do t'i nxjerrin të rinjtë, ditën e mërkurë, në protestë para MASH-it. Studentët e nismës "Universiteti në Rrezik", paralajmërojnë se të mërkurën, në orën 12:00 do të kundërshtojnë me një manifestim paqësor, ligjet dhe projektligjet rrënuese për arsimin e lartë që ky institucion ka ndërmarrë.

Masteri do të jetë kriteri kryesor për të mbajtur vendin e punës për të gjithë ata që janë diplomuar në mësuesi gjatë vitit 2011. Ndryshe nga profesionet e tjera, ata duhet të ndjekin këtë cikël që është posaçërisht i specifikuar për mësuesit. Ndërkohë ata që kanë mbaruar mësuesi me sistemin e vjetër, nuk preken nga kjo reformë dhe shpëtojnë nga masteri i detyrueshëm.

Reportazh/ Ngrohja mungon në pjesën më të madhe të shkollave dhe kopshteve

I ftohti polar, nxënësit e Tiranës mësim me shall e kapuç në klasë Lajmi Në këto ditë të ftohta të janarit pjesa më e madhe e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, mungon thuajse krejtësisht ngrohja. Në rastin më të mirë ata kanë një rezistencë të vogël, ndërsa në shumicën e rasteve të tjera, bëjnë mësim me shall e kapuç. „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

jë grup vajzash të sh kollës "Partizani" habiten kur i pyesim nëse në shkollë kanë ngrohje. "Ngrohje në shkollë? Çfarë është kjo gjëja??? Po na rrofshin shallet dhe xhupat se nuk e ka parë ndonjëherë historia të ndizen kaldajat në shkollën tonë. Ne as një rezistencë nuk kemi e jo më kaldajë", - na thonë ata teksa nxitojnë drejt shtëpisë për t'u ngrohur pak. Por kjo situatë është thuajse në të gjitha shkollat e vendit. Mësuesit e gjimnazit "Sami Frashëri" sqarojnë se kanë sistem ngrohjeje me kaldajë, por që prej 10 vitesh ajo nuk është vënë asnjëherë në punë. Kanë menduar që të zgjidhin problemin e të ftohtit duke blerë vetë reflektorë, por sipas drejtuesve të shkollave, sapo vihen në punë, bie sistemi pasi nuk e përballon ngarkesën. Ndërkohë që nxënësit rrinë në klasë me xhupa, shaje e kapuç në kokë që i heqin sapo futet mësuesja në klasë. E njëjta situatë është thuajse në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Anisa, nxënëse e klasës së nëntë te shkolla "Lidhja e Prizrenit", thotë se shkolla e tyre është aq e ftohtë, saqë ata detyrohen të mos heqin shallin, dorezat apo kapuçin gjatë orëve të mësimit. "Ka edhe klasa ku mësuesit ua kërkojnë që t'i heqin, por ata e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë në klasë, për shkak se kur nuk lëviz, i ftohti

SHKOLLAT PA NGROHJE "Sami Frashëri" "Partizani" "Ismail Qemali" Liceu Artistik "Lidhja e Prizrenit" "Siri Kodra" "1 Maji" Kopshti nr.6 Nxënësit e shkollës “Sami Frashëri”

Reflektori me të cilin ngrohen nxënësit e “Lidhjes së Prizrenit”

MASAT

hen duart", - përfundon Anisa, e cila thotë se kanë reflektorë, por nuk i vënë në punë sepse s'i mban linja. Edhe tek shkolla "Siri Kodra" është e njëjta situatë. Korridoret janë akull dhe kaloriferët në korridor nuk mund t'i prekësh me dorë sa të ftohtë janë. E njëjta situatë është edhe te shkolla 9vjeçare "1 Maji" ku zgjidhja është gjetur te reflektori, por që s'i ngroh fare nxënësit. Edhe nxënësit e Liceut Artistik vuajnë të njëjtin problem në këto ditë të ftohta të janarit. Më problem janë orët kur ata duhet të luajnë në vegla muzikore, për të cilët është menduar të vendosen reflektorë. "Kur kemi orët e muzikës është pak më ndryshe se i ngrohim duar te reflektorët, por kur bëhen

Bashkia: Atje ku ka kaldaja i kemi vënë në punë

B

ashkia e Tiranës ka deklaruar se pas hapjes së buxhetit të bashkisë për 2012, kanë blerë lëndën djegëse dhe i kanë furnizuar rregullisht të gjitha institucionet arsimore. Alfons Muça, drejtor i ndërmarrjes nr.1 të bashkisë, që merret me administrimin e shkollave ka deklaruar se në këto ditë të ftohta të dimrit se sasia e karburantit të blerë do të mjaftojë për sigurimin e ngrohjes së fëmijëve dhe nxënësve të shkollave, deri më 16 mars, ditë kur kaldajat mbyllen. Sa u përket atyre institucioneve ku ky sistem nuk është instaluar apo është i prishur ai ka deklaruar se alternativa e vetme mbetet energjia elektrike.

shumëfishohet, - na thotë Anisa. - Megjithatë, kur ua

kërkojnë t'i heqin, ata binden, por mezi shkruajnë se u mpi-

orët e përgjithshme është një tmerr. Akull gjithçka", - na thonë një grup vajzash që po ngrohin duart, pasi duhet të jenë gati për orën e muzikës. Por kësaj situate nuk i kanë shpëtuar as kopshtet. Kështu te kopshti nr.6 që ndodhet afër zonës së Medresesë, numri i fëmijëve është më i pakët këto ditë, pasi një pjesë e madhe e prindërve nuk i çojnë ngaqë nuk funksionon kaldaja, por ngrohen me reflektorë. Por në pjesën më të madhe të kopshteve, sistemi i ngrohjes është rregulluar dhe nuk ka probleme. Ndërsa sa u përket të vegjëlve që frekuentojnë çerdhet, ata furnizohen rregullisht me lëndë djegëse dhe ngrohja tek këto institucione nuk mungon për asnjë moment.

Meteorologët

Janari, mbyllet me -12 gradë „„„

T

TIRANE

emperaturat e acarta të jan arit do të na shoqërojnë edhe gjatë kësaj jave të fundit, të muajit të parë të vitit. "Herë diell dhe herë shi, por me temperatura që do të zbresin shumë sidomos në vlerat e mëngjesit dhe mbrëmjes", - ky është parashikimi i shërbimit meteorologjik Ushtarak për javën e fundit të muajit janar. Fronti i ftohtë që përfshiu vendin gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës do të largohet në fundjavë duke i lënë vendin kthjellimeve në mbarë territorin shqiptar deri ditën e hënë. Por meteorologët parashikojnë mëngjese të

ftohta gjatë gjithë javës si pasojë e uljes së temperaturave. Sipas meteorologëve, duke nisur nga pasditja e së hënës dhe deri në mesjavë moti do të ndryshojë dhe në mbarë vendin do të rikthehen reshjet e shiut, ndërsa reshjet e borës do të jenë

Lajmi Dita e mërkurë ka qenë dita më e ftohtë e këtij dimri. Ndërsa java që sapo lamë pas, është cilësuar nga meteorologët si java më e ftohtë e janarit dhe temperaturat në zonat malore kanë arritur deri në vlerat -15 dhe -16 grade celsius.

prezente në lartësi. Sipas parashikimeve, kjo situatë do të vijojë deri të enjten, kur do të largohen vranësirat dhe do të mbizotërojnë kthjellimet. Por duke nisur nga e enjtja mbi vendin tonë do të rikthehet i ftohti polar duke sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave çka do të bëjë që gjithë vendi të regjistrojë temperatura negative. Kështu në zonat malore temperatura më e ulët do të regjistrohet në Korçë e Peshkopi ku parashikohet që zhiva e termometrit të zbresë deri në minus 12 gradë celcius, ndërsa në zonat bregdetare minus 2 dhe në zonat e ulëta termometri do të shënojë minus 3 gradë celsius.

?

PYETJE PERGJIGJE

A kanë ngrohje shkollat në këto ditë të ftohta të janarit?

„

Një pjesë e madhe e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të Tiranës, janë pa ngrohje, pasi nuk punon sistemi i kaldajës.

Po si e sigurojnë ngrohjen ata?

„

Në shkollat e mesme nuk ka fare ngrohës, ndërsa në shkolat 9-vjeçare vendosin reflektorë të vegjël, por që nuak arrin të ngrohë një klasë të tërë. Dhe madje shpesherë ata nuk vihen fare në punë sepse rrëzojnë sistemin e ndriçimit.

A ankohen nxënësit?

„

Po nxënësit ankohen. Ata thonë se xhupat as që bëhet fjalë për t'i hequr, por në shumë raste bëjnë mësim me shall e kapuç në kokë. I heqin vetëm kur ua kërkojnë mësuesit.

Po bashkia e Tiranës çfarë ka bërë për të zgjidhur problemin?

„

Drejtori i ndërmarrjes nr.1, që merret me administrimin e shkollave ka deklaruar se bashkia i ka furnizuar me karburant dhe sasia e blerë do të mjaftojë për sigurimin e ngrohjes së fëmijëve dhe nxënësve të shkollave, deri më 16 mars, ditë kur kaldajat mbyllen. Sa u përket atyre institucioneve ku ky sistem nuk është instaluar, alternativa e vetme mbetet energjia elektrike.


E diel, 22 janar 2012

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Një çek për të mashtruar gjykatën

Miliona dollarë për qenin e zemrës

Miu, shkaktari i divorcit

K

I

D

ur më në fund policia lokale e Abilene, në Texas, arriti të mbërthejë një hajdut, ky i fundit, për të mos rrezikuar të dënohej me disa vjet burg, duke dëgjuar edhe këshillat e avokatit të tij, pranoi të pranonte fajin, duke evituar kështu procesin hetimor dhe të dënohej një gjobë prej 9600 dollarësh. Megjithatë, hajduti mbetet hajdut, sepse edhe pse e pagoi shumën e mësipërme, prapëseprapë nuk i shpëtoi dënimit me burg. Madje në vend të katër apo pesë vjetëve që mund të dënohej për krimin e parë, u dënua me plot dhjetë të tjera. Arsyeja? Kishte dashur të mashtronte duke bërë pagesën e shumës së mësipërme me një çek fals…

deja që një ditë nuk do ta kishin më mes tyre Missy-n, qenin që që prej dymbëdhjetë vjetësh e mbanin me të gjitha të mirat në shtëpinë e tyre, e kishte torturuar një çift amerikanësh as sa nuk gjenin qetësi kur mendonin se një ditë nuk do ta kishin më në shtëpi. Dhe nuk i qetësonte aspak fakti që mund të merrnin një qen tjetër për ta zëvendësuar, pasi për ta Missy ishte i pazëvendeësueshëm. E megjithatë, për të pasur një qen tjetër identik si Missy i tyre tashmë shumë plak, çifti amerikan nuk hezitoi të paguante shumën marramendëse prej 2,3 milionë dollarësh, me kusht që qeni tjetër të ngjante si dy pika uji me Missy-n. Gjë që nuk ishte shumë e vështirë për shkencëtarët e një universitetin të Texasit, për t'ia klonuar Missy-n kundrejt shumës së mësipërme.

ha e mori Gwendolin Levis, një grua nga Chicago që ta ruante martesën me bashkëshortin esaj, por më në fund u biund se ishte e kotë dhe për këtë arsye kërkoi divorcin. Divorc të cilin nuk e pati edhe aq tëq vështirë ta fitonte nga gjykata lokale, pas provave të forta që paraqiti lidhur me keqtrajtimin sistematik të saj nga ana e bashkëshortit. Dhe në fakt në gjyq u provua se zonja Gwendolin Levis kishte duruar shumë, pasi i shoqi çdo mbrëmje zbavitej duke nxitur një miush të bardhë të tij që të futej në krevat e më pas në flokët e së shoqes, duke ia ngatërruar në atë pikë sa ishte një torturë e vërtetë për të ta hiqte miun prej andej.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

20

21

29 35

36

47 52

25

62

12

54

55

64

70

65

71

1. Eshtë sëmundje gryke. 9. Eshtë lule mishngrënëse. 15. Zola që shkroi Nana. 20. Një sukses dislografik i Tom Jones. 22. Emetim pa zë. 25. Janë veshjet... e rojeve. 28. Duken të gjata në pritje. 29. Robert i Ronin. 30. Qe lumi i Karontit. 33. Bukuroshja e Notre Dame de Paris 35. Kyçen të parat. 36. Ai dhe ajo. 37. Ishin dandy dikur. 38. Yoko e John Lennon. 39. Eshtë e parë për prodhim. 41. Skuadër greke. 42. Janë sëmundjet e zanatit. 43. Kishin mbret Manko Kapak. 46. Ekstreme në litar. 48. Ishin mongolë të Timurlengut. 49. Tipat pa kufij. 52. Një ishull në Tuamotu. 54. Gjysmë atomik. 55. Mbyllet me epilog. 58. Rrëmbeheshin nga romakët. 61. Janë në masë. 63. Eshtë në gojë. 65. Mbyllin një tender. 66. Eshtë e përshtatshmja. 67. Argento aktore. 67. Inicialet e Argento regjisor.

69. 71. 74. 75. 77. 78. 82. 85. 88. 89. 91. 93. 95. 96. 97.

Bën të fluturojnë shumë hungarezë të tillë. Një mund të jet si nuri. Mund të jet gjaku. Një pjesë e silikonit. Ekberg e La dolce vita. Bulku aktore. Janë dokumenta partie. Janë skuadrat. Tutorë pa zë. Nota e diapazonit. Rupert aktor. Janë zona të kufizuara. Dy asa. Një moshatar. Emri i Tyson.

58

59

I

T U L L

O P E R A T O R T

I

85

VERTIKAL 2. Haset pa kufij. 3. Një ngjyrosës flokësh. 4. Dalja në... aeroport. 5. Kështu thirret shkurt Ibrahimoviç. 6. Një Teodor pa çifte. 7. Mbyllin një takim. 8. Zona e ferrit dantesk me tradhtarët e vendit. 9. Mbyllin kënde. 10. Penelopa e Bekim Fehmiut. 11. Morsa pa kufij. 12. Kapiteni i Nautilus. 13. Sergej i famshëm i poezisë.

F

14. 16. 17. 18. 19. 21. 22. 23. 24. 26. 27. 30. 32. 33. 35.

Copland kompozitor. Tregohet me thjeshtësi. Dikur quhej Persi. Fillojnë lejen. Nuk shuhej dot nga Tantali. Eshtë votim pas... barazimit. Qe një nga Erinitë. Janë edhe ato hekurudhore. Një tv për regjinë. Ngryset në mbrëmje. Qendër detare. Hapen për të hyrë të tilla. Kështu u quajt shën Pjetri nga Jezusi. Kanto kur nuk ka. Një pjesë e llafologjisë.

G R A N A T A

A L A B A R D A

E L A A R T

M A T T P

B O

B L T

A S

M A N

C O C O R P

E D

I

I

I R A T I

A

S A M A R K A N D A I

I

E

C I O N

A K E

I R A M I D A

E

I

R

I

I N

I K

I

T E

I R A E A C E

S A K E

B R A V A

P

I

E T

L

I

T T

I

H O R U S

T A L O I

A

T

I D O M E N E U

F

M I

I

M A K I N E R S

R K N A

M I H A L

M R T

A

T A I

E R

P L K

N E R E U

T O M A S O

H I D R O F O B

P E T

87

94

A P A R A T E T

S L

T O A

D D

F U

S T O P

86

98

T A N E T U

Peshorja

Duhet të shpejtoni për të realizuar një objektib apo thjesht për të mbaruar një punë që e keni lënë përgjysmë, pasi situata yjore po bëhet gjithnjë e më e pafavorshme. Hëna ju "gudulis" ambcien.

76

84

93

R

O

60

75 83

98. … eyes kënduar nga Kim Carnes.

I

Virgjëresha

Duket se sot do të jetë një ditë e vështirë për ju, pasi në përgjithësi yjet i keni "opozitarë", si Marsi, Saturni dhe Plutoni, ndërkohë që Merkuri nuk mund t'i përballlojë dot i vetëm.

68

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM K A P

Luani

Pozicioni i yjeve të mirë për ju sot, si Marsi, Afërdita dhe Plutoni do të bëjë që dita të jetë mjaft pozitive si në drejtim të punës ashtu edhe në planin afektiv. Ndjeheni pak të lodhur? Do të kalojë.

19

51

74

97

Gaforrja

Edhe pse kënaqësitë që prisnit nga puna juaj në këtë periudhë nuk janë edhe aq të mëdha, nuk duhet të pezmatoheni, pasi do t'i keni në të ardhmen. Urani afrohet rëndë-rëndë e sjell pështjellim.

45

57

82

Binjakët

Marsi vazhdon të sjellë tension ndërkohë që Hëna "zevzeke" nga ana tjetër ushqen mosmarrëveshjet me të tjerët, që mund të kthehen për hiçgjë në konflikte. Më pragmatikë në punë.

40

50

92

96

18

Demi

E keni paksa të vështirë të çlirohenui përfundimisht nga dikush, apo nga makthet që ju shkakton prezenca e dikjt, por me ndihmën e Afërditës do t'ia dilni mbanë. Mundohuni të jeni më objektivë.

28

67

81

91

17

39 44

56

73 80

16

34

66

72

79

90

HORIZONTAL

15 27

49

53

89

14

33

43

78

13

38

63

88

11

26

32

48

77

95

24

42

46

69

23

31

10

37

41

61

22

30

9

Dashi

Duket se orbitat e planetëve janë shumë pozitive për ju, që do të thotë sepritet një ditë e favorshme në shumë aspekte. Një propozimi i ri që mund t'ju vijë duhet matrrë në konsideratë.

M A T S

A R M E N

T A N T E T

I

A

R T E V A

N D J E K E S

I

T

36. 38. 41. 43. 44. 46. 48. 49. 51. 52. 54. 57. 58. 59. 60. 61. 63. 65. 71. 73. 74. 77. 80. 81. 82. 84. 85. 87. 88. 91. 93. 95.

Marika aktore. Flynn që qe aktor. Digjet në kufij. Heinrich, që qe arkitekt gjkerman. Janë si porte, skela. Eshtë i lartë te kampionët. Janzë zakone... boshe. Teket e një trupe. Një pjesë e antikitetit. Janë faza raketash. Janë shemrat për njera tjetrën. Princesha e liqenit të mjelmave. Eshtë vendi që do dritë. Ines aktore. Mund të jetë hyrjeje dhe vizite. Inicialet e Delon. Para Fe në New Mexico. Agjenci Informative Milaneze. Me të bëjnë një litër. Teket e një rrote. Qe veshja e Nënë Terezës. Eshtë provë zjarri. Arnuar përgjysmë. Naiv kur s'është ai. Një viktimë e espadas. Një verë në Paris. Një pop i Andy Warhol. Gjysma e kovave. Pak pesimiste. Fillojnë një argunent. Në krye të ekstremistëve. Fillojnë ideologjinë.

Akrepi

Një situata e paqartë yjore mund të bëjë që të jeni edhe ju disi konfuzë, por kjo mund të jetë vetëm për orët e para të ditës së sotme, pasi më vonë është Afërdita ajo që ju "ftillon".

Shigjetari

Marsi i "trazuar" në shenjë nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse tension, prandaj përgatituni për jë ditë plot sterss e lodhje, që do të sjellë jo pak pështjellim edhe në raportet ndërpersonale.

Bricjapi

Afërdita tashmë ka hyrë në shjenjën tuaj dhe jo vetëm që shumë tensione të ditëve të kaluara janë fashitur, por edhe ju ka sjellë energji të reja për të përballuar ritmet stressuese të punës suaj.

Ujori

Esdhe pse po kaloni një periudhë deri diku të qetë, kujdes, sepse "Hëna" mezi pret të hyjë në shejë për t'ju "ngatërruar". Afërdita dhe Marsui në shejë, sidoqoftë, favorizoojnë lidhjet e reja sentimentale.

Peshqit

Ndryshimi i orbitës së Venerës, që sapo ka filluuar do të jetë mjaft pozitiv për ju, pasi do të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në raportet e tensionuara me partnerin. Erosi në ngjitje.


16

E diel, 22 janar 2012

LAJMET NGA BOTA • Concordia, gjendet trupi i një gruaje, 12 viktima Skuadrat italiane të shpëtimit gjetën sot në mesditë trupin pa jetë të një gruaje në anijen “Concordia” që u mbyt përpara tetë ditësh në Itali, njoftoi AFP-në një zyrtar i karabinierëve, duke e çuar në 12 numrin e të vdekurve. Kufoma u gjet nga zhytësit e rojave bregdetare në urën numër katër rreth orës 13:30 në pjesën e pasme të anijes. Nuk janë gjetur ende edhe 20 persona ndër 4 229 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të kroçerës “Concordia”. • Rusi, delegacioni i KE: Duhet ndryshim rrënjësor Një delegacion i Këshillit të Asamblesë Parlamentare të KE tha se Rusisë i duhet një ndryshim i vërtetë i politikës dhe jo një “mekanizëm i mbijetesës”. Grupi, i cili ka vëzhguar zgjedhjet e muajit të kaluar në Rusi, ka folur dje në Moskë, para prezantimit të raportit ¿nal në një seancë plenare gjatë të hënës në Strasburg. Koks tha se protestat në Rusi, kundër rezultatit të zgjedhjeve duhet të konsiderohen si thirrje për ndryshim në Rusi. • SHBA, Karolina e Jugut gara për republikanët Në SHBA, gara për të zgjedhur kandidatin e Partisë Republikane për s¿dimin e presidentit aktual amerikan, Obama, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka mbërritur dje në shtetin e Karolinës së Jugut. Kandidati kryesor, Mit Romni kryeson sondazhet përpara Nut Gingriç dhe Rik Santorum. Ron Paul është kandidati i katërt, pas dorëheqjes së guvernatorit të Teksasit, Perri. Romni, ish-guvernator i Masequsets, ¿toi në Nju Hempshir dhe në Ajoua. • Egjipt, zgjedhjet i fiton “Vëllazëria Myslimane” Ka përfunduar procesi i gjatë, i zgjedhjeve në Egjipt. Mësohet se sipas rezultateve zgjedhore të publikuara, Partia Drejtësi dhe Liri e vëllezërve myslimanë ka ¿ tuar 127 vende në Parlament, ose rreth 40%. Blloku Al-Nour ka ¿tuar 90 vende. Këto rezultate i referohen të dhënave të Komisionit Elektoral. Në vend të tretë është rpartia e moderuar e Wafd, me 33 vende në Parlament. Pjesa proporcionale mbulon dy të tretat e 498 vendeve në Parlament. • Kubë, pas grevës së urisë vdes në burg disidenti Një disident i burgosur kubanez ka ndërruar jetë pas 50 ditësh grevë urie, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimit të tij. Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se 31-vjeçari Uilliam Villar Mendoza po vuante dënimin prej 4 vjetësh heqje lirie, për, siç thuhet, “shpërfillje” të autoriteteve. Ai ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar. Autoritetet kubaneze nuk e kanë komentuar rastin. Ndërkombëtarët e kishin dënuar ashpër Kubën. • Siri, shpërthen minibusi, 11 të burgosur të vdekur Aktivistët në Siri bënë të ditur se një shpërthim gjatë ditës së djeshme ka lënë të vrarë të paktën 11 persona në një minibus që transportonte të burgosurit nga provinca verlindore e Idlibit. Obsevatori Sirian për të Drejta të Njeriut nuk dha hollësi të tjera, për faktin se nuk ka ndonjë kon¿rmim tjetër zyrtar rreth këtij shpërthimi. Luftime të ashpra shpërthyen ndërmjet ushtrisë siriane dhe ushtarëve dezertorë, duke sjellë ssërish viktima.

UDHËTONI ME “ADRIATICA Traghetti”

ë bord

n Casinò

KUALITET KOMODITET SIGURI Kruje

Durres Tirane

Bari

Albania Berat Vlore

Cdo dite, gjithe vitin nga Bari per ne Durres dhe anasjelltas Kuzhina me e mire ne linjen Bari Durres • Restorant per 400 persona te ulur rehatshem dhe komoditet • E vetmja anije me kabina me krevat dopjo dhe suita per VIP Salle “casino” ne bord Sherbim BAR me muzike • Ne bord flitet gjuha shqipe • Salle VIP www.adriaticatraghetti.com

• Alba MALLTEZI Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila BASHA Drejtore e Shqiptarja.com • Arben RROZHANI Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena

Sociale: Esmeralda Keta

Ekonomia: Genc Kondi

Kultura: Admirina Peçi

Investigimi: Poli Hoxha

Design: Altin Aliaj, Genti Manelli Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Julia Dhame Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 maji, Tiranë - Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë. e-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com- Mobile: +355696060421

shqiptarja.com  

shqiptarja.com

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you