Issuu on Google+

Faqe 6-7

Asambleja në Pezë, Haxhiymeri: Edi Rama e përdor si pronë

Faqe 9

Fotot e miqësisë së kunatit të Bashës me Dionis Teqjan

Faqe 5

Topalli hap kuvendin për Lekën Braçe i PS: Ai nuk është Mbret

Raporti i TIA Faqe 14

Dentistët: 3000 klinika dentare s’i sterilizojnë mjetet e punës

NGA

ARBEN RROZHANI

Korrupsioni, Shqipëria si Swaziland i Afrikës

Faqe 2-3

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

LEKË 20

NR. 25 E premte, 2-12-2011

FIER/14 plumba kallashnikovi godasin Spartak Spahon. Kryebashkiaku Zeqo: E njihja për njeri të mirë

E VRASIN MES KALIMTAREVE Ekzekutohet biznesmeni, dy të plagosur Ndërtonte pallat afër bilardos së Mile Çamit Editorial

Lajmi

L

FIER

Në foto:

Pamje nga vendi i ngjarjes mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit

BESMIRA MUÇAJ

K

INTERVISTA

AFRIM KRASNIQI

Hipokrizi e banalizuar

Ekzekutohet me automatik biznesmeni i Fierit, Spartak Spaho. 40 vjeçari, i cili njihej si pronar i një restoranti dhe kishte ¿lluar të merrej edhe me ndërtime pallatesh, u qëllua me një breshëri automatiku, me 14 plumba, nga një makinë në të cilën gjendeshin dy persona. Personi në vendin e pasagjerit, doli nga makina për të ekzekutuar biznesmenin. Autorët ikën në drejtim të paditur

ur po mendonte se punët i kishte vënë në vijë dhe se gjithçka po shkonte mbarë e mirë në biznesin e tij të ndërtimeve, 40 vjeçari Spartak Spaho, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në orën 18.40, pranë ndërtimit që po bënte në rrugën “Ramiz Arvanitasi” të lagjes “11 janari”, në qytetin e Fierit. Plumbat e kallashnikovit që u zbrazën mbi trupin e Spahos, plagosën edhe dy kalimtarë të rastit, që ishin rastësisht në atë rrugë, dhe që sipas policisë, janë në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se janë plagosur Leoanrd Tolli dhe Dritan Yzeiraj, të dy banues në Fier. Efektivë të shumtë të policisë së Komisariatit të Fierit në bashkëpunim me Inspektorë të hetimit dhe parandalimit të Krimit shkuan në vendin e ngjarjes ku po kryhen hetimet paraprake për zbardhjen e autorëve. Në sajë të hetimeve të kryera burimet thanë se viktima kohë më parë ka qenë në

NGA

Panari Klik Ekspo Klik

Faqe 10

Bamir Topi te stenda Shqiptarja.com NGA

GENC KONDI

kërkim nga policia e Fierit, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte caktuar urdhërndalimin. Gjatë kësaj kohe nuk u proçedua ndaj Spartak Spahos, pasi ai e mbylli çëshjen penale me

shtetin në 10 maj 2011. Spartak Spahiu dyshohej se ishte shpërndarës dhe posedues i lëndës nartokike të drogës prej disa vitesh. Ai ishte me precedent... vijon në faqen 11

Drejtori I TOB: Nuk e jap dorëheqjen, e di pse më sulmojnë drejtorët, por nuk e lë Teatrin

Ciko: Pse më sulmon Rama për Luk Kaçajn ADMIRINA PEÇI

D

rejtori i Teatrit Kombëtar Zhani Ciko, kishte përgatitur dje këtë tekst si përgjigje të akuzave që baritoni i TKOB Ylber Gjini solli në shkrimin e tij në Shqiptarja.com. Ky reagim në fakt duket se zë ¿ll pak më herët. Ciko është i bindur se është një sulm i organizuar që nis nga vijon në faqen 12 libri i Edi...

eka Zogu ndërroi jetë. Një shqiptar me fat tragjik, ashtu si babai i tij, ashtu si monarkia shqiptare, ashtu si edhe vetë Shqipëria. Një jetë me ulje-ngritje, me ecje gri në përpjekje mbijetese me shumë dinjitet, i ndjekur nga besnikë dhe i sulmuar nga kundërshtarë të shumtë. Sot (pas vdekjes) për Leka Zogun dëgjojmë të Àitet mirë, vetëm mirë, madje të bëhen lavde pafund, të ekovohet monarkia e babait dhe gjithcka ata përfaqësojnë. Një mani për nekrologji dhe rit hipokrizie që përsëritet kudo, në familje, në shoqëri, në politikë, në media dhe në shtet. Sa janë gjallë nuk i duam, nuk i respektojmë, nuk i çmojmë madje i denigrojmë, por kur vdesin “zbulojmë” se janë të mirë, se i duam dhe i çmojmë shumë. Ahmet Zogun e ndaluam të kthehej në atdhe, e shpallëm zyrtarisht tradhëtar, varrin e nënës ia hodhëm në erë, vetë Lekën e përzumë nga Shqipëria më 1993 (Berisha) dhe 1997 (Nano), dhe sot, kur ai nuk jeton më, mban zi qeveria, thurim lavde pafund dhe në nderim të tyre zhvendosim edhe bustin e Skenderbeut, heroit kombëtar. I njëjti rit ndodh sa herë ndahen nga jeta ¿gura politike e publike. Sa ishin gjallë A.Hajdari, P.Arbnori apo A.Spahia u anatemuan, u denigruan dhe u izoluan nga vendimmarrjet politike, por pas ndarjes nga jeta ata që nuk i deshën të gjallë papritur zbulojnë dashurinë e madhe, thurin lavde dhe mbushin ekranet televizive me lot krokodili apo kujtime të stisura. Sa ishin gjallë don Jubani apo At Pllumbi, poetët T.Keko apo F.Rreshpja, - i anatemuam, nuk i deshëm, u mbyllëm portat e shtetit, por kur u ndanë nga jeta vrapuam t’i ngrejmë në pedestal. Lista është e gjatë, sjellja është gjithnjë e njëjtë. Shpesh madje ndodh që të njëjtit individë që në të gjallë të nxinë jetën, kur vdes garojnë për të zënë vendin e mikut më të pikëlluar. Një mungesë e theksuar sinqeriteti, një hipokrizi e banalizuar, një adet formal dhe politikë mosmirënjohëse që të don dhe të çmon vetëm në nekrologji, vetëm pas vdekjes; një praktikë sjellje e mendimi që dëshmon më së miri krizën e identitetit të një shoqërie parademokratike dhe një klase politike provinciale.


2

E premte, 2 dhjetor 2011

POLITIKE

Drejtori i Transparency: D Shqipëria, përmirësime të ngadalta

"Duhet thënë se cilësia e administratës publike në Shqipëri le shumë për të dëshiruar. As sistemi juridik nuk i ka përmbushur pritshmëritë, po ashtu edhe ekonomia informale ka ende shkallë të lartë lulëzimi. Sektori pra jashtë juridiksionit, siç e quajmë ne, është tepër i fuqishëm në Shqipëri, pra qeveria ende nuk e ka vënë nën kontroll këtë sektor."- tha Marschall. Lufta politike në Shqipëri është një tjetër arsye,

rejtori i rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore në "Tranasparency International", Miklosh Marschall komentoi dje rezultatet e indeksit për rajonin juglindor, Shqipërinë dhe Kosovën. Ai theksoi se në Shqipëri, përmirësimet janë shumë të ngadalta dhe për këtë fajësoi administratën publike, sistemin juridik dhe krizën politike.

sipas Marschall që ka ndikuar në përkeqësimin e treguesve të korrupsionit në Shqipëri. "Do të isha i kujdesshëm me vëmendjen kushtuar ndryshimeve nga viti në vit në këtë renditje. Kjo rënie mund të ketë shumë arsye, jo vetëm sepse patjetër ka pasur korrupsion më të madh. Duhet thënë se Shqipëria ka bërë disa reforma të rëndësishme, por ka vuajtur shumë për shkak të luftës politike në vend"- u shpreh ai.

TIA prezanton Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2011

Korrupsioni, Shqipëria rekord afrikan në 2011

Sekuencë nga video-përgjimi Meta-Prifti për koncensionet në Ministrinë e Ekonomisë

Jemi në vendin e 95 ndër 183 shtete, me notën 3.1, 8 vende më poshtë në klasifikim se në 2010 Lajmi

RENDITJA BOTERORE E SHQIPERISE

Shqipëria shënoi hapa prapa në renditjen botërore për perceptimin e korrupsionit, sipas raportit të përvitshëm të Transparency International. Vendi është krahas vendeve afrikane dhe të korruptuara, duke rënë 8 vende nga një vit më parë

„„„

TIRANE

ARBEN RROZHANI

S

hqipëria shënoi një renditje turpëruese, me 3.1 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2011, duke u renditur pas vendeve që kanë nam të keq, si vendet afrikane Zambia, Trinidad dhe Tabado apo Liberia. Ndërsa shumë vende ballkanike, si Bullgaria, Serbia apo Bosnje Hercegovina ishin në pozitat që Shqipëria kishte një vit më parë, kur merrte 3.3 pikë që ishte për vitin 2010, këtë radhë ajo është më poshtë në të njëjtin vend me shtete të korruptuara, si India, Kiribati, Svazilandi, apo Tonga, në Afrikë. Sipas raportit të Transparency International, Shqipëria renditet në vendin e 95, krahasuar me vendin e 87 në vitin 2010, duke zbritur në klasifikim 8 vende më poshtë. Llogaritja e indeksit për Shqipërinë është realizuar nga 7 institucione të pavarura nëpërmjet 8 burimeve të dhënash: Fondacioni Bertelsmann, Njësia e Inteligjencës Ekonomike (Economic Intelligence Unit), Global Insight, Frëdom House, Guida Ndërkombëtare e Vendeve sipas Riskut (International Coun-

try Risk Guide), Forumi Ekonomik Botëror (World Economic Forum), dhe Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project).

Ndërkohë që vendi i parë në rajon vazhdon t`i përkasë Turqisë me notën 4.2 duke u renditur e 61-ta në klasifikim,

Shqipëria renditet vendi i tetë ose i parafundit në rajon, duke lënë prapa vetëm shtetin më të ri të Kosovës. Në rajonin e Evropës

Korrupsioni

Gara mes të varfërve Shqipëria si Suazilandi P

Mbreti Msuati III i Suazilandisë

ër nga pikët e perceptimit në publik, Shqipëria dhe Suazilandi janë njëlloj, me 3.1 pikë. Në këtë vend të vogël malor në Afrikë, dy javë më parë u zhvillua festivali i përvitshëm i quajtur "Kërcimi i Kallamit", ku mbreti Msuati III, zgjedh një grua, mes grumbullit të virgjëreshave të reja. Mbreti, i fundmi monark absolut në Afrikë, ka 13 gra dhe sheh me kënaqësi virgjëreshat me gjoks jashtë që i afrohen atij, ndërsa ai qeveris si në mesjetë.

Kryeministri Sali Berisha i Shqipërisë

Jug-Lindore, vërehet një përkeqësim i dukshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Malin e Zi që ka patur rritje në pikë

(nga 3.7 në 4) me 3 shkallë klasifikimi; duke arritur rezultat të njëjtë me Kroacinë e cila ka pësuar rënie të lehtë në klasifikim.

Renditja e TI

Më e mira Zelanda më keq Korea I

ndeksi për korrupsionin përllogariti pikët për 183 vende e territore, nga 0 pikë (shumë të korruptuara) drejt 10 pikë(shumë të pastra) bazuar mbi nivelet e perceptuara të korrupsionit në sektorin publik. Janë përdorur të dhëna nga 17 sondazhe të cilat analizuan faktorë të tillë si zbatimi i ligjeve anti-korrupsion, aksesi ndaj informacionit dhe konflikti i interesit, ndërsa kërkimet dhe analizat u realizuan në periudhën Dhjetor 2009Shtator 2011. Dy të tretat e vendeve të përfshira në analizë shënuan më pak se 5 pikë. Pikët më të larta i mori Zelanda e Re me 9.5 pikë, e ndjekur nga Finlanda dhe Danimarka me 9.4;

dhe Suedia me 9.3 pikë, vende që reflektuan stabilitet politik dhe institucione publike funksionale. Në fund të klasifikimit vazhdojnë të mbeten qeveritë e paqëndrueshme dhe me konflikte të trashëguara, si Afganistani e Mianmar me 1.5 pikë, dhe Somalia e Korea e Veriut në vendin e fundit me 1.0 pikë. Vendet e Eurozonës të goditura nga krizat e borxhit, si Greqia, Portugalia apo Spanja, pjesërisht për shkak të dështimit të autoriteteve publike në kapjen e rryshfetit dhe evazionit fiskal si shkaqet kyçe të krizave të borxhit, u klasifikuan mes vendeve të BE me pikët më të ulëta.


E premte, 2 dhjetor 2011

3

POLITIKE

Revolta e Braçes: Korrupsioni si mënyrë jetese

D

eputeti socialist Erion Braçe ishte shumë i hidhur në komentin që i bëri raportit të TIA-s, në profilin e tij në facebook. "Mua nuk më shqetëson që kemi rënë me 5 kate! As që kemi rënë me 0.2 pikë! Mua më shqetëson që në këtë vend: të jetosh përmes korrupsionit kosiderohet mënyrë jetese, karierë në politike apo biznes, madje të vlerësojnë

si "kopil i madh". Të jetosh ndershëm konsiderohet si përpjekje e kotë, kudo, në politikë apo shoqëri! Madje të tregojnë me gisht si "budalla i madh"! Mua më shqetëson gjendja e pashpresë, kudo- në politike, agjensi ligjzbatuese, nuk ka asnjë përpjekje, vullnet, madje nuk ka asgjë të qartë për të vepruar kundër parave e pasurisë së krijuar prej korrupsionit; karierës së bërë përmes

korrupsionit! Por mbi të gjitha, mua më shqetëson apatia e çdo shqiptari; heqja dorë nga përpjekja individuale apo kolektive për të luftuar kundër korrupsionit, të korruptuarve! Kemi më pak shpresë se të rinjtë e Afrikës së Veriut që u ngritën dhe po fitojnë kundër korrupsionit dhe kastave të promovuara përmes korrupsionit!"shkruante dje deputeti Braçe.

Sali Berisha rikthehet te "kleptokrati" Fatos Nano

“Meta” dhe “8 maji” penalizuan Shqipërinë Shkaku korrupsioni në qeveri dhe në votime Lajmi Ndërsa prej disa vitesh, Shqipëria ishte renditur në krye të vendeve ballkanike, në vitin 2011, ajo ishte në fund të vendeve të rajonit, përveç Kosovës. Në renditjen e Shqipërisë kanë ndikuar ngjarjet e mëdha korruptive, siç ishin ato në qeveri dhe gjatë zgjedhjeve vendore.

„„„

Degradimi Aleanca KuqeZi deklaroi se sot është një nga momentet më të errëta të historisë politike të shtetit Shqiptar i cili pas 99 vjet pavarësi ka mbetur i 99-ti në nivelin e korrupsionit. Aleanca KuqeZi deklaron se është e papranueshme që pas 99 vjet pavarësi klasa politike të na lërë të 99-tët duke na barazuar dhe renditur përkrah shteteve si India, Kiribati, Tonga dhe Suaziland.

RENDITJA 2004-2010

Sipas tabelës për renditjen e Shqipërisë në 7 vitet e fundit, renditja e vitit 2011 është rikthim në kohën e "kleptokratit" Nano. Në 2004 Shqipëria ishte në vendin e 108, me indeks 2,5, në 2005 edhe më keq në vendin e 126 me indeks 2,4, në 2006 në vendin 111 me indeks 2,6, në 2007 në vendin e 105 me indeks 2,9, për të arritur në 2008 me notën më të lartë, 3.4 dhe vjet me 3.3.

TIRANE

ARBEN RROZHANI

T

ransparency Inter national u bëri thir rje dje agjensive zbatuese të ligjit të angazhohen në mënyrë rigoroze në implementimin e tij, si dhe retorikat e angazhimet politike të përkthehen në reforma serioze në qeverisjen e vendit. "Beteja anti-korrupsion duhet të vijojë të jetë në qendër të axhendës së qeverisjes si kusht themelor për proceset integruese në Bashkimin Europian. Heqja e imuniteteve për zyrtarë të lartë, deputetë, ministra, prokurorë e gjyqtarë do t'i vendoste realisht të gjithë të barabartë përpara ligjit. Kultura e pandëshkueshmërisë duhet luftuar me çdo mjet"-thuhej në apelin që TIA bëri dje. Koha kur është matur perceptimi i publikut për korrupsionin nga fundi i vitit 2009, deri në shtator 2011 ka qenë e mbushur me histori të shumta korruptive, ku më famëkeqja mbetet video MetaPrifti, ku ish-ministri i METE denonconte ishzv.kryeministrin për korrupsion, me koncesionet në pasuritë publike. Më pas vjen procesi skandaloz i numërimit të votave për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, me anë të vendimeve të KQZ-së dhe

Sashenka Jonuzi, regatore e Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë

KRYESOCIALISTI

Edi Rama: Më të korruptuarit në Europë

M

enjëherë pas publikimit të Indeksit të Kor rupsionit nga Transparency International, ka reaguar kryetari i PS, Edi Rama. Ai tha se vendi ka nevojë për një Rilindje Shqiptare. "Shqipëria- pikiatë në renditjen e Transparency International. Vendi më i korruptuar i Europës. Emergjencë për një Rilindje Shqiptare!" shkruan Rama në rrjetin sociale, Twitter. të Kolegjit Zgjedhor, duke deformuar vullnetin e zgjedhësve, për të cilën opozita tha se gjyqësori ishte blerë nga qeveria e kryeministrit Berisha. Mes këtyre ngjarjeve kulmore ka edhe dhjetra episode të vogla, ku protagonistë të korrupsionit kanë qenë dhjetra zyrtarë të shtetit.

PIKIATA

Në vitin 2010 Shqipëria u rendit në vendin e 87 nga 178 shtete të përfshira, me notën 3.3, duke u renditur 8 vende më mirë se në 2009. Shqipëria linte pas Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, ndërsa Mali i Zi shënoi një rënie në pikë nga viti 2009,

por pa ndryshuar në klasifikimin renditës dhe duke patur një pozitë të njëjtë me Rumaninë e duke lënë prapa Bullgarinë, që sapo ishin futur në BE. Sipas tabelës për renditjen e Shqipërisë në 7 vitet e fundit, renditja e vitit 2011 është rikthim në kohën e "kleptokratit" Nano. Në 2004 Shqipëria ishte në vendin e 108, me indeks 2,5, në 2005 edhe më keq në vendin e 126 me indeks 2,4, në 2006 në vendin 111 me indeks 2,6, në 2007 në vendin e 105 me indeks 2,9, për të arritur në 2008 me notën më të lartë, 3.4 dhe vjet

me 3.3. Në një raport të përgatitur nga TIA në shtator 2011, thuhet se korrupsioni në vend ka rrënjë të thella dhe pandëshkueshmëri. P.sh. sipas Kushtetutës, një deputet mund të jetë në të njëjtën kohë edhe anëtar i Këshillit të Ministrave dhe në raste procedimesh penale dhe hetimi, ministrat, njëherësh edhe deputetë, gëzojnë mbrojtje për abuzime apo veprime korruptive, ndërsa vendet fqinje, kanë zgjedhur modelin e ndarjes së funksionit të deputetit nga ai i anëtarit të kabinetit qeverisës. Një aspekt tjetër është imuniteti i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që ndiqen penalisht me miratimin e Kuvendit dhe ato të gjykatave të tjera me miratimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe pengimi në hetimin e gjyqtarëve sjell paaftësinë ligjore të organeve hetimore për të grumbulluar provat e nevojshme ndaj gjyqtarëve që kryejne veprimtari korruptive e për pasojë edhe pamundësinë e gjykimit të tyre. Nga ana tjetër fondet e parashikuara për pushtetin gjyqësor janë reduktuar ndjeshëm dhe nuk ka pësuar rritje nga buxheti i viti 2010 në atë të parashikuar për vitin 2011. Në Shqipëri seancat gjyqësore zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve, si një mundësi korruptimi për gjyqtarët. Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon për gjyqtarët, sa gjysma në Kosovë dhe numrin më të vogël të gjyqtarëve në Europë, 350. Gjyqtarët gëzojnë nivel të lartë imuniteti, i cili vështirëson jo vetëm gjykimin dhe dënimin, por edhe hetimin. Problemi më themelor dhe i rëndësishëm sa i takon administratës shqiptare mbetet ndërhyrja politike dhe mungesa e meritokracisë në emërimin dhe promovimin e nënpunësve civile. Reforma në ligjin për "Statusin e nënpunësit Civil" është bllokuar për shkak të krizës politike.


4

E premte, 2 dhjetor 2011

EKONOMI

Regjistrimi fillestar i pronës, në zonën nr. 8110

H

ipoteka njofton se ka filluar afishimi publik i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme për zonën kadastrale Nr. 8110, të qytetit të Tiranës. Ky afishim bëhet në adresën rruga "Myslym Keta", përballë market "Allushi", Tiranë. Periudha e afishimit është 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet që kanë të drejta pronësie në

zonë mund ta verifikojnë regjistrimin në lagje ose në faqen on line të "Shqiptarja.com". Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t'i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë

I vetmi aktiviteti ku eksportohet puna: këpucët e veshjet

Tregtia e jashtme, Shqipëria një vend fasonesh Prodhimet bujqësore zenë vetëm 5.5% Lajmi

TË DHËNAT E IMPORT-EKSPORTIT JANAR-TETOR 2011 SIPAS INSTAT

Defiçiti tregtar në janar-tetor ka qenë 276 miliardë mln lekë, duke shënuar një rritje prej 30 përqindësh, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi dje INSTAT-i „„„

TIRANE

GENC KONDI

S

hqipëria po kthehet në një vend, që mund të ek sportojë vetëm lëndë të para, ose të "shesë" punën vetëm në aktivitetin e prodhimit të veshmbathjeve me porosi. Sipas Institutit të Statistikave, në dhjetë muajt e vitit në vazhdim pjesa e fasoneve në eksportet shqiptare ka zënë 33 për qind të totalit në vlerë, kundrejt 29.4 përqindëve të grupit minerale, naftë e energji, që vjen në vend të dytë. Po të mendosh që grupi i dytë ka çmime shumë më të larta se rrobat e këpucët, duket qarta se aktiviteti i fasoneve mbetet kryesori për eksport. Ndërkohë, në total, lëndët e para dhe ato pak të përpunuara zenë 85 për qind të totalit në vlerë, kurse produktet e eksportuara ushqimore janë vetëm 5.5 për qind e totalit. 84 për qind e fasoneve kryhet me Italinë, vend, me të cilin Shqipëria ka prej kohësh lidhjen kryesore tregtare, si në eksporte, ashtu dhe në importe. Ndërkohë, vihet re se në këtë periudhë, Turqia ka kaluar Greqinë si vend që pret eksportet shqiptare, si pasojë e krizës që ka përfshirë fqinjin tonë jugor. Përsa i përket vëshmbathjes, vihet re se, ndër-

sa eksportojmë mall na masën 54.4 miliardë lekë në dhjetë muaj, në të njejtën pe-

riudhë kemi importuar rroba dhe këpucë në vlerë 40.8 miliardë lekë. E njejta situatë

konstatohet edhe në sektorin e lëndëve të ndërtimit dhe të metaleve. Eksporti nga ja-

specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme

Energjia

CEZ, 10% më pak faturime se katër vjet më parë N

iveli i arkëtimeve të faturimit të energjisë në vend nga kompania çeke CEZ Shpërndarja ka arritur sivjet në nivelin 79%, si pasojë, kryesisht, e vjedhjes së energjisë, lidhjeve të paligjshme, etj. Drejtori i menaxhimit i CEZ-it, Marken Janeçek, ka deklaruar dje për median se ky trend ka ecur në rritje, pasi në vitin 2009 niveli i arkëtimeve ishte 77,6% dhe në vitin 2010 arriti në 77,6%. Në fakt, ajo që ka ardhur në rritje ka qenë vetëm niveli i faturimeve në vlerë. Por, sikurse referon Open Data Albania,

në vitin 2007 ai ka qenë 89%, pra 10 për qind më i lartë. Sipas deputetit të PS dhe ishdrejtor i përgjithshëm i KESH-it, Andis Harasani, CEZ nuk ka të drejtë morale të kërkojë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ai deklaroi dje se kompania ka dështuar në realizimin e detyrimeve kontraktore dhe investimet kanë qenë thuajse inekzistente. Një ditë më parë, drejtori i "CEZ Shpërndarje", Robert Hejsek propozoi 2 opsione përsa i përket rritjes së çmimit të energjisë, ose rritje çmimit me 4.6 për qind, ose njohje e borxhit të keq nga shteti shqiptar.

nari deri në fund të tetorit 2011, sipas INSTAT-it, ka qenë me vlerë 35.8 miliardë lekë, ndërkohë që janë sjellë nga jashtë vendit materiale ndërtimi e metale me vlerë dy herë më të madhe: 70.5 miliardë lekë.

Në tetor u eksportuan 17.1 mld lekë mallra, me rritje 1% në krahasim me shtatorin dhe rritje 23.1 për qind në krahasim me tetorin 2010. Por, u importuan 47.3 mld lekë, me rritje 18.4% në krahasim me tetorin 2010.

Panairi

Bamir Topi: Urime, "Shqiptarja.com"! „„„

N

TIRANE

ë ditën e fundit të panairit "Klik Expo Klik", presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vizituar pjesëmarrësit në këtë panair si dhe stendën e gazetës "Shqiptarja.com". I shoqëruar nga disa prej këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij kryesorë, presidenti Topi është takuar me përfaqësuesit e "Shqiptarja.com", e cila ka pasur stendën e saj në të gjitha ditët e panairit. Kreu i shtetit ka uruar rrugë të mbarë për "Shqiptarja.com", duke mos harruar edhe vësh-

tirësitë e aktualitetit në Shqipëri e në veçanti për median shqiptare. Ndërkohë, dje presidenti i shoqërisë Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj, i shoqëruar nga sipërmarrës të huaj dhe shqiptarë, duke shprehur edhe dëshirën e përfaqësuesve të biznesit, pjesëmarrës në këtë Panair, nderoi me çmimin "Shqiponja e Artë e Biznesit" kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Kryeministri Berisha premtoi se qeveria shqiptare do të bëjë gjithshka për ngritjen e Qendrës së Panaireve Ndërkombëtare në kryeqytet.


E premte, 2 dhjetor 2011

5

POLITIKE LEKA ZOGU II, MBRET PËR 10 DITË

BETIMI DO BËHET SIPAS KUSHTETUTËS

Brenda 10 ditësh nga vdekja e babait, Leka Zogu II duhet të organizojë një ceremoni ku ta shpallë veten zyrtarisht "Mbret të Shqiptarëve". "Për trashëgiminë mbretërore do të zbatojmë Kushtetutën e Monarkisë. Në nenin 51 thuhet se 'trashëgimi i Fronit Mbretëror i përket djalit më të madh të Mbretit dhe trashëgimia vazhdon brez pas brezi në vijë direkte, mashkull pas mashkullit'", thonë burime nga familja mbretërore, ndërsa në nenin 58 përcaktohet afati kohor brenda 10 ditësh.

Sipas Statutit themeltar të Mbretërisë Shqiptare, Leka Zogu II duhet të bëjë betimin: "Unë (emri), Mbreti i Shqiptarëve, në minutën që hyp në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetet mbretërore, betohem para Zotit Fuqimadh se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore; gjithashtu, do të ruaj Statutin e do të veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve në fuqi, duke pasur parasysh gjithmonë të mirën e popullit. Perëndia më ndihmoftë".

Ditën e shtunë homazhet në sallën e seancave për dy orë Lajmi Kryetarja e Kuvendit ka hapur sallën e seancave plenare për të kryer zyrtarisht për dy orë homazhet për nder të Leka Zogut, që për qeverinë dhe mazhorancën i takojnë nderet e një mbreti. Ndërkohë socialistët përmes nënkryetarit të grupit Braçe janë kundër.

„„„

TIRANE

JAKIN MARENA

C

eremonia zyrtare mor tore për pretendentin e fronit mbretëror, Leka I i cili u nda nga jeta dy ditë më parë do të hapet zyrtarisht ditën e shtunë. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka hapur dyer e sallës së seancave plenare të parlamentit për të bërë dhe homazhet e rastit për nder pretendentit të fronit mbterëror, të kthyer në Shqipëri vetëm në vitin 2003, në kohën e qeverisjes së socialistëve pikërisht 13 vjet pas shembjes së diktaturës. Cermonia e tij do të jetë sipas ceremonialit të Republikës, i kryer për figurat e larta shtetërore, që nga Presidenti dhe figurat e tjera. Këtë e pralajmëroi që në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha, i cili tha se do t'i bëhen nderet e një mbreti jo në detyrë, duke ngritur dhe komisionin shtetëror për kryerjen e ceremonisë mortore, si dhe hapjen e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, për ditën e shtunë për dy orë, nga ora 10.00 deri në orën 12.00. Ndërkohë që gjithë shpenzimet e ceremonisë do të hiqen nga ana e qeveria shqiptare, nga fondi i përcaktuar për Ministrinë e Jashtme. Pikërisht një vendim i tillë me sa duket ka acaruar nënkryetarin e grupit parlamentar socialist Erjon Braçe, i cili nuk ka munguar të sulmojë kryetaren e Kuvendit se po shkel Kushtetutën e vendit. "Histori kundër Republikës. Përse? Për të legjitimuar sjelljen e tyre në krye të insti-

Topalli hap sallën e Kuvendit për Lekën, Braçe: Ai s'është mbret Kryeparlamentarja e vlerëson si mbret Zyrtari i PS: Histori kundër Republikës HOMAZHET/BERISHA:

“Referendumi arbitrar ndaloi kthimin e mbretit, s'është mbyllur"

K

ryeministri Berisha pas homazheve të zhvillu ara dje në nder të Leka Zogu I, deklaroi se pas luftës ndryshe nga vendet e tjera që dolën nga pushtimi barbar nazifashist, të cilat i rikthyen kurorat mbretërore, kjo nuk ndodhi në Shqipëri. "Kjo çështje nuk është e mbyllur", tha kryeministri Berisha, pas homazheve që zhvilloi në rezidencën mbretërore në Tiranë, në nderim të Leka Zogut të Parë. tucioneve që nuk kanë lidhje me një republikë parlamentare demokratike", ka deklaruar Braçi. I cili ka sjellë dhe shembullin konkret, duke prekur pikërisht thelbin e gjithë kundërshtimit. "Jozefina To-

palli, ka lajmëruar se do të ofrojë Sallën e Seancave Plenare për ceremoninë mortore të shtetasit Leka Zogu!(E ka marrë shtetësinë ky? Këta thonë jemi shtetas të Mbretërisë). Me ç'të drejtë? Leka Zogu ka qenë

ndonjëherë deputet? Jo! Leka Zogu ka qenë ndonjëherë Ministër? Jo! Leka Zogu ka qenë ndonjëherë President? Jo!", bën pyetje dhe përgjigjet vetë nënkryetari i grupit socialist Braçe.

Leka Zogu I Për të cilin, Leka Zogu është thjeshtë një shtetas. "E ka hapur ndonjeherë Jozefina Topalli Kuvendin për ceremoninë e ndonjë shtetasi? Jo! Asnjëherë", pyet dhe përgjigjet vetë Braçe! Ai thotë se Jozefina Topalli e hap Kuvendin për ceremoninë mortore të Leka Zogut duke e vlerësuar atë në cilësinë e Mbretit. "Ky është një dhunim antikushtetues i Republikës, i çdo shtetasi", thotë Braçe. Njëherësh ai ka pyetur se kush e ka shpallur mbret Leka Zogun, pasi dhe i ati u vetëshpall mbret, nga ku rrjedh dhe trashëgimia. Duke ironizuar kryeministrin Berisha, që flet për familje mbretërore në një republikë parlamentare, nënkryetari i grupit social-

ist Braçe nënvizon se kjo nuk ka lidhje me shqiptarët, por ka lidhje ndoshta vetëm me oborrin e qeverisë. "Ne nuk kemi mbret, kemi republikën", deklaron Braçe. Por nuk ka qënë në të njejtin mendim kryetarja e Kuvendit, Topalli teksa e ka cilësuar humbjen e Leka Zogut si një humbje të madhe për shqiptarët. "Me ndarjen nga jeta të Leka Zogut, ne humbën një atdhetar të mençur dhe shqiptarët kudo humbën një figurë të rëndësishme të historisë së tyre politike, një figurë që tashmë ka vendin e vet të nderuar në kujtesën tonë kombëtare", thotë Topalli. E cila çimenton qëendrimin e saj për të nderuar Leka Zogun si mbret dhe për ti bërë ceremoninë në sallën e Kuvendit.

Ngushëllimet

Katër deputetë të PS, te Leka Zogu I „„„

P

TIRANE

retendentët për familje mbretërore lajmëruan dje me anë të komunikatës së përditshme për shtyp se vazhdojnë ngushëllimet në familjen e Leka Zogut për ndarjen e tij nga jeta. Ditën e djeshme në rezidencën e familjes kanë mbërritur katër deputetë të Partisë Socialiste: Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani dhe Astrit Beci, ndërsa nuk ka munguar as nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Adrian Turku. Ndër personalietet e larta të qeverisë dhe shtetit që kanë ngushëlluar familjen ka qenë edhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura gjeneral Xhemal Gjunkshi si

dhe nga partitë politike, kryetari i partisë çame Shpëtim Idrizi së bashku me nënkryetarin e kësaj partie Dashamir Yahiri. Ndërkohë nuk ka munguar as

Lajmi Ditën e djeshme në rezidencën e familjes mbretërore kanë mbërritur katër deputetë të PS, përkatësisht Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani dhe Astrit Beci, ndërsa nuk ka munguar as nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Adrian Turku.

kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi si dhe profesor Abdi Baleta, At Nikollë Marku. Nga Kosova, për ti shprehur ngushëllime familjes ka ardhur deputeti i Parlamentit të Kosovës gjeneral Daut Haradinaj, njëkohësisht i konsideruar mik i familjes. Deri ditën e shtunë kur të bëhet varrimi i Leka Zogut në Sharrë familja do të presë ngushëllimet edhe të qytetarëve nga rrethe të ndryshme të vendit, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që ditën e djeshme kanë filluar këto ngushëllime, ku familja ka marrë përsipër dhe pritjen dhe përcjelljen e të gjithë atyre miqve që kanë mbërritur në banesën e pretendentit për fronin mbretërore për të bërë ngushëllimet e rastit.


6

E premte, 2 dhjetor 2011

POLITIKE

Reforma Zgjedhore BE: Konsensusi të arrihet para zgjedhjeve

K

omisioneri i BE për Zgjerimin, Stefan Fule ka përshëndetur nisjen e dialogut politik në Shqipëri, për një sërë reformash. Ai i cilësoi si hapa deçizivë, marrëveshjet e arritura deri tani mes palëve, ndërsa inkurajoi vazhdimin e dialogut. "Jam i inkurajuar nga hapat deçizivë në Shqipëri, palët kanë gjetur konsensusin për një sërë reformash dhe unë i inkurajoj të vazhdojnë

këtë dialog konstruktiv", tha ai. Fule nënvizoi se nëse vazhdohet në rrugën e reformave, viti 2012-të mund të jetë viti i mundësive për Shqipërinë. Ai ka theksuar gatishmërinë e BE-së për të mbështetur të gjithë vendet që të kapërcejnë pengesat drejt integrimit evropian. Në këtë samit Shqipëria përfaqësohet nga ministrja e Integrimit, Bregu. Ndërsa përfaqësuesja e Lartë e BE, Ashton përshëndeti

takimin e parë të Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore në Shqipëri. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e Ashton bëri të ditur se Ashton inkurajon të gjitha forcat politike të vazhdojnë punën e tyre në një mënyrë konstruktive në komision, për të gjetur konsensus mbi reformën zgjedhore në kohën e duhur përpara zgjedhjeve të ardhshme. Ajo tha se reformat janë kyçe për integrimin.

Ish zyrtarja e lartë: Kreu i PS përgjegjës, jo Asambleja

„„„

TIRANE

JAKIN MARENA

I

sh sekretarja për shanset e bara barta dhe shoqërinë civile në PS, Prof. Assoc. Dr. Edlira Haxhiymeri flet për zhvillimet në parti dhe akuzon kryetarin socialist se po e drejton atë në mënyrë autoritare, duke e përdorur si pronë. Asambleja e PS tashmë është konstituar dhe kanë hyrë figura të reja, janë rikthyer disa figura që kanë qenë, por dhe janë larguar figura të tjera, mes të cilave dhe ju. Komenti juaj? PS duhet të tregojë se ka vend për gjithkënd që mendon dhe vlerëson se mund të kontribuojë për këtë forcë politike. Nga ky këndvështrim, kushdo duhet të ndjehet i mirëpritur. Problemi nuk është se hyjnë dhe dalin figura e personalitete me moshë dhe eksperiencë të ndryshme. Problemi që na shqetëson është se cilat janë rregullat/kriteret që duhet të përmbushin të zgjedhurit. Fakti që individë të ndryshëm bëhen pjesë e strukturave drejtuese pa qënë anëtarë të forcës politike, madje prezantohet edhe si arritje, tregon se në PS s'ka asnjë rregull e asnjë procedurë që respektohet. Kjo po ndodh vetëm tani...? Në fakt, prej disa kohësh, që me ardhjen e Ramës në krye të PS, janë vënë në funksionim disa rregulla të pashkruara që përmblidhen në të qënit i besuar i kryetarit dhe mundësisht 'përtej gardhit'. Kongresi i fundit tregoi më së miri se PS ka rrëshqitur nga pozicioni i një partie me profil demokratik ku vendos vota e anëtarësisë. Tashmë në PS flet, filmohet, tregon, zgjedh dhe voton vetëm Kryetari! Për ta ilustruar këtë konstatim duhet të sjellim në vëmendje faktin që disa nga të afruarit e fundit në Asamblenë e PS janë personalitete që u larguan nga Asambleja e PS e vitit 2007 nën kujdesin e vetë Kryetarit! Unë i ruaj ende në kujtesë akuzat që lidershipi bënte për shumë syresh në mjedise informale. Mendoni se po përdoren...? Asnjeherë lidershipi nuk shpjegoi publikisht pse personalite të tilla u nxorën me urdhër jashtë forumeve. Ndërkohë, po ky lidership, pa asnjë lloj shpjegimi dhe argumentimi, i fton përmes telefonit të bëhen pjesë e forumit!!! A thua PS është pronë e tij dhe ai ka të drejtën të pranojë dhe përjashtojë personalitete dhe kontribute në varësi të humorit të tij?! Pse mendoni ju ka vepruar në këtë mënyrë? Kryetari mund ta ketë kuptuar se e ka të vështirë ta fitojë Tiranën pa Musa Ulqinin, figurën simbol të PS në Tiranë, por kjo nuk mjafton. Rik-

Haxhiymeri: Edi e përdor PS si pronë, kthimi i Nanos një vlerë Akuza ndaj Ramës se po instalon në forume e struktura figura me profil të ulët politik

Edlira Haxhiymeri thimi i disa personaliteteve në këtë Kongres më ngjan me kutinë bosh të programit në 2009. Në rastin e kutisë bosh të programit (empty box), Kryetari mendoi se do t'ia 'hidhte' publikut e do t'ia merrte votat duke gënjyer. Përpjekja rezultoi dështim

"Dëgjova kryetari t'ju premtonte të rinjve se i vetmi kriter për vlerësimin e tyre do të ishte puna dhe kontributi! Kjo është gënjeshtër! Lidershipi mban larg punëtorët dhe seriozët" spektakolar. Edhe ky rikthim, me duket se do të ketë të njëjëtin efekt! Është demagogjik, i sforcuar. Nuk inkurajon e s'entuziazmon askënd! Rezultati ka rrezik të jetë zero. Rama ka deklaruar se Asambleja e shkuar s'ishte në lartësinë e detyrës, mendoni se të

gjitha "mekatet" i ka ky forum? Më lejoni të them që në këtë rast Kryetari i ngjan fëmijës së llastuar të cilit i shpëtoi gota nga duart, i ra në tokë dhe ju bë copë copë. I ndjerë keq, ai kthehet e rrotullohet të gjejë dikë që mund ta fajësojë. Në fund gjen maçokun dhe i sulet atij. Pse më pe me ato sytë e tu të ndritshëm?! Më frikësove! E shikon se çfarë bërë?! Edhe kryetari i PS këtë po bën! U rrotullua e u përdrodh dhe më në fund e gjeti! Nuk ka përgjegjësi kryetari që e çoi ushtrinë në betejë pa komandant! Nuk mban përgjegjësi Kryetari që shkoi në betejë pa program! Nuk mban përgjegjësi kryetari se anashkaloi dhe injoroi të gjitha strukturat e partisë në qendër e në bazë, se të zgjedhurit e tij, me dorën e tij, për deputetë s'morën dot as votën e familjes së tyre! Madje, kryetari s'mban përgjegjësi edhe pse ju vodhën votat, apo e ka Asambleja! Ju mendoni ndryshe, nuk ka përgjëgjësi asambleja e shkuar? Unë nuk do të pranoja kurrsesi të fajësoheshin ato gra, burra, vajza dhe djem të cilët për dy vjet rresht (2007-2009) por edhe më tej, treguan seriozitet dhe angazhim të paparë për të realizuar objektivat politike të PS. Ata jo që nuk mund të kritikohen por duhen falenderuar për gjithë sakrificën e bërë në kurriz të familjeve të tyre dhe profesionit. Dëgjova kryetari t'ju premtonte të rinjve se i vetmi kriter për vlerësimin e tyre do të ishte puna dhe kontributi! Kjo është gënjeshtër! Lidershipi mban larg punëtorët dhe seriozët! Ata e trembin! I duhen servilë e gënjeshtarë që e vënë në gjumë me përralla të bukura... Çfarë mendoni rreth qëndrimit që mbajti lidershipi ndaj disa figurave gra në PS si Pino, Allushi, Stefa? Rama është treguar burracak në raport me gratë! Nuk ka guxuar as-

njëherë të përplaset me burrat! Për ta flet e shan nëpër tavolina, por nuk përballet! Janë gratë ato me të cilat tregon forcën! Ju kujtoj se në 2009, nga 8 sekretarë, la jashtë liste për deputetë vetëm sekretaren grua, nga 14 anëtarë kryesie, la jashtë liste vetëm gra. Theksoj se Zj. Allushi ishte Kryeredaktore e "ZP". Zonja Pino është figura e gruas model në PS. Zonja Stefa i solli mandatin PS nga një zonë e vështirë, por lidershipi preferoi Priftin përkundrejt Stefës. Katër prej sekretarëe nuk mendohet të jenë jo vetëm në postet që kishin por dhe në kryesi. Sa ndikon kjo në mbarëvatjen e PS? Sjellja e deritanishme e lidershipit të bën të mendosh se lidershipi nuk do t'i konsiderojë. Madje, do t'i zëvendësojë me 'besnikë' e 'servilë' që nuk i hapin punë e nuk e lodhin të mendojë shumë. Lidershipi ka provuar se nuk bën dot debat. Ai nuk ka kapacitete për të prodhuar dhe mbrojtur teza poli-

"Ish lideri i PS, Nano, por edhe të tjera personalitete me kontribute e profil të lartë politik, profesional e qytetar si Meidani, Bufi, janë vlera që vetëm i rrisin kredencialet e PS" tike! Ai preferon të drejtojë si në një organizatë me profil të ulët. Në praninë e këtyre personaliteteve ai ndjehet i kompleksuar. Prandaj dhe pritet që t'i përjashtojë. Por ky s'është problemi i personaliteteve si Malaj, Islami dhe Harasani! Ata e kanë bërë tashmë profilin e tyre.

Problemi është i Ramës. Rama ka bërë thirrje që të afrohen të gjithë ata që janë larguar nga PS apo mënjanuar. Mendoni se duhet të afrohet mes të tjerave dhe Nano, duke qenë një faktor plus për fitore më 2013? Përpjekjet demogogjike të lidershipit për të krijuar ndjesinë e bashkimit janë të sforcuara, nuk janë të ndjera, nuk ngjallin besim dhe si të tilla janë të destinuara të dështojnë. Është e kuptueshme se ai çdo lëvizje e bën vetëm për interesa personale. Kur i hoqi nga lista me një të rënë të lapsit disa personalitete me kontribute, ai nuk mendoi as për punën e tyre, as për eksperiencën por as edhe për karrierën që jua ndërpreu në mes! Tani i rikthen jo se mendon për ta, por se mendon për vete! Problemi është se sa herë ai mendon vetëm për veten e tij, aq herë humbet bindshëm! Ish lideri i PS, Fatos Nano, por edhe të tjera personalitete me kontribute dhe profil të lartë politik, profesional e qytetar si Meidani, Bufi, etj janë vlera që vetëm i rrisin kredencialet e forcës sonë politike. Janë vënë re tone zbutëse me LSI-në e Metës. Cili mendoni se do të jetë çelësi i afrimit të tij të koalicioni i majtë, dhe në këtë kuadër, sa efikas është koalicioni i tanishëm? Koalicioni i tanishëm është një grumbullim pa formë e identitet që nuk i shërben fitores së PS. Koalicioni aktual ka vetëm një vlerë: E ndihmon lidershipin të kalojë krizën që e ka mbërthyer! Për t'u kthyer në një forcë fituese PS i duhet, përpos të tjerave, edhe afrimi me aleatët e saj natyralë!


E premte, 2 dhjetor 2011

Ben Blushi tërheq D akuzat ndaj Ramës: Ishim në panik

eputeti socialist Ben Blushi, që nuk ka ngurruar të kritikojë fort dhe kreun socialist Rama, tërhiqet nga qëndrimet e tij të mbajtur menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2009. Duke argumentuar qëndrimin e tij me faktin se me atë çka ndodhi në Tiranë, është më se i bindur se zgjedhjet janë vjedhur nga Berisha. "Atëherë ishim në panik, pasi ishim përgatitur për të fituar zgjedhjet

dhe mbështetjen popullore e kishim. Një ditë pas zgjedhjeve, në rezultuam sërish në opozitë, dhe kjo ishte vërtetë një goditje, çka bëri që të ishim në panik", tha Blushi në emisionin Top Story, teksa është tërhequr nga të gjitha akuzat që i ka bërë Ramës në atë kohë. Një tërheqje që tregon se ka një bashkim qëndrimesh me kreun socialist për ta orientuar atë drejt një fitoreje të sigurtë. Njëherësh, ai nuk është përgjigjur në mënyrë të

7

drejtëpërdrejtë për pyetjen nëse do të rikthehet përsëri në krye të grupit parlamentar të PS, duke nënvizuar faktin se dorëheqja e tij asokohe ka qënë vetëm një qëndrim moral, për shkak të thyerjes së vendimit të grupit nga disa deputetë. Ai është shprehur dhe për librin e tij, duke e lidhur me faktin se shqiptarët s'janë larguar nga Shqipëria për shkak të pushtuesve, por për shkak të shqiptarëve. Valët emigratore, kanë ndodhur në vitet '30 në vitin '91,'97 e në vazhdim.

Forumi socialist zgjedh kryesinë dhe sekretariatin Lajmi Asambleja e PS do të votojë sot për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë dhe sekretariatin e kësaj partie, ku forumi do të ketë përpara listën me kandidatët e Ramës, pa përjashtuar ndonjë propozim nga salla, si dhe emrat e sekretariatit që do të përbëjnë ekipin e Ramës për drejtimin e PS. Priten debate, largime dhe prurje të reja në këtë forum të lartë. „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

A

"Kurban" në Vlorë

Rama: Të rinj këtu si kam parë në mbledhje partie „„„

TIRANE

K

ryetari socialist Rama ka sjellë dje në Vlorë diskutimet mbi librin e tij Kurban. Në një auditor të zgjeruar, ku ka patur intelektualë, lexues, dashamirës së librit dhe shumë studentë, ai ka qenë pjesë e një bashkëbisedimi në lidhje me librin e tij. Interesimi i auditorit ka qenë i dukshëm, ku Ramës i janë bërë pyetje të ndryshme në lidhje me librin, faktorët që inicuan këtë rrëfim, por edhe probleme aktuale që shqetësojnë sot vendin. Kreu i PS ka preferuar që diskutimet të mbahen larg problemeve partiake, madje duke ju përgjigjur qysh në fillim një pyetje të tillë se "kjo pyetje kur të ketë një mbledhje partie". Rama tha se "ajo që më bie në sy është se këtu ka shumë të rinj, të cilët nuk i kam parë në mbledhje partie dhe nuk dua të kaloj vëmendjen në çështje të tjera". Gjithsesi disa herë auditori ka pyetur në lidhje me politikën, apo qendrimet e tij në të ardhmen. Rama nuk

ka lënë pa prekur gjithsesi motivin nga i cili ka marrë shkas edhe libri. "Këtu ka një filozofi. mund të vjedhësh vetëm nëse je me mua. Është shëmbulli më rrëqethës, ku politika dhe ata që qeverisin i thanë popullit, vjedhja s'është dicka e papranueshme, por është diçka relative, varet se kush e bën. Nga ana tjetër u thonë fëmijëve e të rinjve, po vodhe e je i zoti ta përvetësosh, je i respektueshëm kjo është kapërcimi i çdo lloj pragu", ka qënë deklarata e kreut të PS dje pasdite në Vlorë. Kanë qenë më pas të shumtë personat që kanë nxituar të marrin një autograf tek, libri i Ramës.

sambleja e Partisë So cialiste mblidhet sot në Pezë, në "Toskan" afër mesditës për të zgjedhur forumet dhe strukturat drejtuese të saj. Gati një muaj pas kongresit të PS, pas shumë debatesh dhe emrash të bërë publikë për të qënë kandidatë për në kryesinë e PS dhe në sekretariatin e kësaj partie, të gjitha këto dilema pritet të marrin fund ditën e sotme, teksa 33 kandidatët që do të paraqesë sipas statutit të partisë kryetari socialista Rama do të votohen në Asamble për të nxjerrë 25 emrat që do të jenë anëtarë të kryesisë. Ndërkohë që do të votohen dhe sekretarët e PS, të cilët këtej e tutje do të punojnë sipas piketa të programit të ri politik të miratuar nga Kongresi. Burimet brenda selisë rozë bëjnë me dije se ditën e sotme do të kemi dy variante të paraqitjes së kandidaturave për anëtarë të kryesisë së Parttisë Socialiste. Varianti i parë është që kreu i PS Rama do të ketë emrat e vet të kryesisë, për të cilët do të kërkojë nga anëtarët e Asamblesë votën për ta miratuar listën e tij. Dhe varianti i dytë është se salla do të ketë të drejtën sipas statutit ti thotë se "kemi dhe ne propozimet tona, të cilat duhet të hidhen në votë". Këtë e konfirmon dhe sekretari i organizimit Blendi Klosi, teksa deklaron për mediat se "eksluziviteti i propozimit të kandidatëve për anëtarë kryesie për votim është i kryetarit të partisë, duke mos përjashtuar as propozimet nga salla". Kryetari i PS sipas statutit, propozon deri në 1/3 e kandidaturave më

Rama zhvendos Asamblenë e PS në Pezë, gati kryesia e re Kreu i PS do hedhë në votim emrat e tij për kryesinë e sekretarin. Propozime dhe nga salla KANDIDATËT QË PRITET PËR KRYESINË „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Arben Arben Armando Arta Adelina Adriana Artan Aldrin Ben Besnik Blendi Damian Ditmir Eglantina Erjon Et'hem Fatmir

Isaraj Malaj Subashi Dade Farrici Berberi Shkëmbi Dalipi Blushi Baraj Klosi Gjiknuri Bushati Gjermeni Braçe Ruka Xhafaj

„

Ilir Beqja

„

Arta Dade

„

Blendi Klosi

„

Eglantina Gjermeni

„

Et'hem Ruka

„

Fatmir Xhafaj

„

Damian Gjiknuri

„

Besnik Baraj

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Gramoz Gjovalin Ilir Ledi Lindita Mimi Mimoza Namik Pandeli Qazim Saimir Shpëtim Taulant Valentina Vangjush Vasilika

Ruçi Kadeli Beqja Shamku Nikolla Kodheli Hafizi Dokle Majko Sejdini Tahiri Gjika Balla Leskaj Dako Hysi

SEKRETARIATI I RI QË PRITET

Ä

Sekretar për Programin Politik

Ä

Sekretar Ndërkombëtar

Ä

Sekretar i Organizimit

Ä

Sekretare për Shoqërinë Civile

Ä

Sekretar i Burimeve Njerëzore

Ä

Sekretar për Çështjet Ligjore

Ä

Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Ä

Sekretar për Çështjet e Mjedisit

shumë se numri i miratuar për anëtarë të Kryesisë. Asambleja ka të drejtën e propozimit të kandidaturave shtesë për anëtarë të kryesisë. Çdo kandidaturë shtesë mbi listën e propozuar duhet të ketë mbështetjen e 10% të anëtarëve të Aamblesë Kombëtare",- thuhet në nenin 27 të statutit të PS. Në bazë të këtij dokumenti zyrtar, fillimisht do të jetë kryesocialisti që do t'i paraqesë anëtarëve

të asamblesë kandidaturat e propozuara prej tyre. Më pas do të duhen 24 firma që një prej personave të futet në listën që do të votohet. Pas mbylljes së listës së propozuar, e cila pritet të jetë e përbërë nga rreth 35 emra, nëse do të ketë ndonjë propozim të mundshëm nga ana e Asamblesë, anëtarët e forumit do t'i drejtohen kut-

isë së votimit për të shënuar se kush duhet të jetë pjesë e Kryesisë. Lista e emrave do të jetë e hartuar njëlloj si në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të asamblesë nga Kongresi i Partisë Socialiste. Përkrah çdo emri do të ketë një kuti, brenda së cilës do të lihet një shenjë. Çdo anëtar i Asamblesë do të ketë të drejtën të votojë për jo më pak se 25 kandidatë, pasi ky forum pritet të zgjerohet me kërkesë të kreut të selisë rozë. Për shkak edhe të numërimit të 25 anëtarëve, ka shumë gjasë që numërimi i fletëve dhe dalja e rezultatit të bëhet në të njëjtën ditë. Ndërkohë që në lidhje me sekretariatin e PS, pritet që Rama të paraqesë një listë më vete, ku do të kërkojë votimin e ekipit të tij, me të cilin dhe të punojë dhe drejtojë partinë deri në zgjedhjet e ardhshme, duke mos pasur kandidatura alternative. Pra pa asnjë konkurrencë në sekretariat, gjë që ka ndodhur shpesh në PS, por dhe nën "shenjën" konsensusit për sekretarët, ku mendohet të kalojnë me votim me hapur. Ndërkohë mësohet se emrat të cilët pritet të mos jenë pjesë e listës së kryetarit socialist Rama për kryesinë e PS do të jenë Harasani, Islami që janë anëtarë të Asamblesë, ndërkohë që Haxhiymeri, Allushi dhe Pino nuk janë rizgjedhur as në Asamble. Pritet të ketë prurje të reja, të cilat mendohet se do të votohen nga ana e anëtarëve të Asamblesë së PS. Gjithë procedura në Asamble do të nisë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të këtij forumi, ndërkohë që nuk do të mungojnë debatet.


8

E premte, 2 dhjetor 2011


E premte, 2 dhjetor 2011

9

AKTUALITET

Si u krijua tre javë më parë Orange për zbukurimet

O

range Advertising, është firma e Dionis Teqjas dhe Odeta Males e krijuar në 18 tetor të këtij viti. Por vetëm tre javë pas krijimit, sipas investigimit të shqiptarja.com, kompania e sapokrijuar u ngarkua nga kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha që të bënte Tiranën festive për festat e 28-29 nëntorit. E pasi u dhanë fondet

për zbukurimin e kryeqytetit, dhe pasi doli firma e re Orange, biznesmenët lajmëruan pranë shqiptarja.com se një tjetër investim dhe ide më e madhe po ndodhte me Neë Years Village, fshatin që do të ndërtohet në rrugën pedonale në Tiranë për festën e vitit të Ri. Leja për projektin është marrë nga firma Iceberg në datën 11 nëntor, por gjithë menaxhimin

e projektit po e bën firma Orange. Në një email të të fejuarës së kunatit të kryetarit të bashkisë, Stela Dhami, biznesmenëve u thuhet qartë se nëse kanë paqartësi për projektin ku cdo kioskë vlerësohej 3000 euro, të merrnin në telefon Odetën ose Erjonin. PS ka kërkuar hetim për mënyrën sesi po menaxhon fondet e Tiranës kryebashkiaku Lulëzim Basha.

Njerëzit që krijuan Orange Advertising kanë lidhje prej një kohe të gjatë Lajmi

?

Miqësia e Dionis Teqjas, Erion Isufit dhe Odeta Males (Haxhiu) është e hershme. Në rrjetin social facebook, ata publikojnë fotot e tyre gjatë aktiviteteve të përbashkëta, ndërkohë që tani, me vendosjen e Lulzim Bashës në krye të bashkisë së Tiranës, janë duke përfituar edhe projektet kryesore të bashkisë për zbukurimin e qytetit, me një firmë që është krijuar në datën 18 tetor „„„

N

TIRANE

jë histori miqësie e ni sur prej shumë ko hësh, dhe që duket se nuk përfundon vetëm në krijimin e disa kompanive së bashku. Kjo është lidhja dhe marrëdhënia që kanë me njëri tjetrin dy të përmendurit e deritanishëm e përfitimeve të fondeve të bashkisë, me kompaninë më të re "Orange Advertising", Dionis Teqja, biznesmeni që ka 80 përqind të aksioneve të kësaj kompanie, dhe Erjon Isufi, i cili në të vërtetë dyshohet si edhe pronari i vetëm i kësaj sipërmarrjeje të re, të krijuar në muajin tetor. Në një nga fotot që shqiptarja.com, zbulon për lexuesit e vet, dy djemtë shfaqen së bashku. Fotoja është bërë në vitin 2010 ku duken qartë Erion Isufi dhe Dionis Teqja. Kanë qenë po bashkërisht për pushime, dhe me sa thuhet në rrjetin social facebook, djemtë kanë qenë duke i bërë këto pushime në Rio në Brazil. Komentet dhe batutat e shokëve të tyre janë të shumta sa i përket vendit tek i cili ata po pushojnë. Por ka edhe një tjetër foto. Këtu Erion Isufi del tek makina, ndërkohë që një person është duke i hapur derën e makinës që duhet të jetë punonjësi i hotelit, ndërsa Dionis Teqja duket në pjesën e pasme të makinës duke hapur derën për të dalë nga makina. Edhe këtë radhë, dy djemtë janë duke bërë së bashku pushimet. Por ata nuk janë vetëm shokë. Siç është shkruar edhe më parë te Shqiptarja.com, erion Isufi dhe Dionis Teqja kanë së bashku

PYETJE PERGJIGJE

„ Si nisi e gjithë historia?

Në foto: Erion Isufi dhe Dionis Teqja

Fotot e miqësisë së kunatit të Bashës me Dionis Teqjan

E gjithë historia nisi me dekorimin e Tiranës për festat e nëntorit, të cilat veshën Tiranës që me datë 25 nëntor. Ata ishin krejtësisht të reja, ndaj dhe "Shqiptarja.com" u interesua për procedurat dhe për mënyrën se si ishte vepruar për të shpallur fituesin e këtij tenderi.

„ Por më pas çfarë u zbulua?

Nga investigimet e bëra nga "Shqiptarja.com" u zbulua se në të vërtetë kishim të bënim me një megaskandal të kreut të bashkisë Lulzim Basha, i cili ia kishte dhënë tenderin për dekorin Tiranës për festat e nëntorit, njërëzve të tij. Po jo vetëm. Më pas doli në dritë se familjarët e Bashës kishin marrë edhe një tender tjetër shumë më të madh se sa i pari, për dekorin e Tiranës për festat e fundvitit, i cili përfshin edhe ngritjen e një fshati turistik në rrugën pedonale.

„ Për kë bëhej fjalë konkretisht?

Bëhej fjalë për kunatin e kreut të Bashkisë, Erion Isufaj, vajzën që i organizoi fushatën elektorale për kryetar bashkie, Odeta Male si dhe ortakun në biznese të kunatit të tij, Dionis Teqja. Në fakt firma fituese "Orange Adversting" rezulton të jetë në emër të Odeta Males dhe Dionis Teqes, por një e-mail që u ka shkuar të gjithë bizneseve, nga shoqja e Erionit, nxjerr në dritë se në në të vërtetë është vetë kunati i Bashës që po merret me administrimin e të gjithë këtij projekti të madh.

Në foto: Erion Isufi dhe Dionis Teqja së bashku gjatë pushimeve në vitin 2010 në Rio të Brazilit (djathtas) Odeta Haxhiu dhe Erjon Isufi së bashku në Elbasan për fushatën e zgjedhjeve të 2009 ku ndihmuan deputetin e qarkut Lulëzim Basha

...bëhet shumë i qartë rrethi i njerëzve që menaxhojnë "Orange Advertising" dhe që me firmën e krijuar dy javë më parë po menaxhojnë dhe fondet e bashkisë...

edhe firmën Reno Albania. Ndër të tjera, tek Megatek, ku Teqja është pronar, Erion Isufi është kryetar i këshillit mbikqyrës të Megatek. Dhe më së fundi, pasi gazeta publikoi listën e 16 kompanive që administronte Dionis Teqja, që shkojnë që nga HEC-et deri tek firma për import plehrash, ai krijon edhe shoqërinë që do të merret me menaxhim reklamash, por edhe shitje pasurish të patundshme që quhet Orange Advertising, një kompani, e cila

edhe pse është krijuar dy javë më parë, ka bërë zbukurimin e Tiranës për festat e 28-29 nëntorit, si dhe ka paraqitur si të vetin një projekt të New Year Village, ndërtimin e një fshati turistik me disa shtëpi të vogla në qendër të kryeqytetit, një fshat që do të mbahet hapur nga data 6 dhjetor deri në datën 6 janar 2012.

AKSIONERJA TJETËR

Odeta Male, (Haxhiu në vajzërinë e saj) po ashtu nuk është e panjohur, madje, është shoqe, mike, pse jo dhe bash-

këpunëtore e Erion Isufit, kunatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Fotoja që do të sjellim dhe që mban nr.3, është një foto e fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në vitin 2009. Ajo shihet krah për krah me Erion Isufin, pikërisht në Elbasan. Ishte qarku që menaxhonte në atë kohë dhe nga ku u zgjodh edhe deputet Lulzim Basha. Odeta Haxhiu në atë kohë gjithashtu menaxhonte fushatën për zgjedhjet parlamentare të atij viti, për

partinë Demokratike në qarkun e Elbasanit. Në vitin 2011, ajo u mor gjerësisht me zgjedhjet lokale të Tiranës, ku kryesonte fushatën mediatike të Lulzim Bashës. Ndaj tashmë bëhet shumë i qartë rrethi i njerëzve që menaxhojnë "Orange Advertising" dheqë me firmën e krijuar dy javë më parë po menaxhojnë dhe fondet e bashkisë, kanë lidhje shumë të afërta jo vetëm me njëri tjetrin, por edhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.


10

E premte, 2 dhjetor 2011

AKTUALITET

Gjykata britanike lejon arrestimin, arratiset Kumbaro

G

jyqi i zhvilluar ditën e djeshme në Lodrër është pezulluar për shkak të mos paraqitjes së Ilir Kumbaros,ishfunksionar i Shërbimit sekret shqiptar. Ndaj Kumbaros është kërkuar ekstradimi për në Shqipëri, por pavarësisht se gjykata londineze, urdhëroi arrestimin tij, ai nuk po gjendet. Prokurorja e çështjes, ka

kërkuar para trupit gjykues lëshimin e urdhër-arrestit, pasi siç tha ajo: "Nuk kemi të bëjmë me një rast të thjeshtë ekstradimi". Prokurorja shqiptare sqaroi më tej se Ilir Kumbaro, ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe,ku ka kërkuar azil politik me identitet të rremë dhe ka mjetet në dispozicion për t'u zhdukur dhe për tju shmangur drejtësisë. Sipas prokurores,

mosparaqitja është 'jokonforte' për autoritetet shqiptare. Avokati mbrojtës i Kumbaros, është shprehur se nuk ka djeni lidhur me vendodhjen e klinetit të tij. Avokati pohoi se kishte biseduar në telefon me Kumbaron, ku ky i fundit ishte paraqitur në një stacion policie për t'u regjistruar, siç ishte edhe kushti i lirimit të tij, ndërsa më vonë nuk dinte gjë për lëvizjet e tij.

Flet Ferdinand Mara, shef i Operacioneve Speciale

Lajmi Shefi i Operacioneve Speciale, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ferdinand Mara, në një intervistë për "Shqiptarja.com", rrëfen punën e rrezikshme dhe speciale të 100 agjentëve e oficerëve që drejton, për kapjen e personave super të kërkuar, pjesëtar të krimit të organizuar dhe të akuzuar për vepra të rënda penale. „„„

TIRANE

POLI HOXHA

S

ektori i Operacioneve Speciale, është krijuar 4 vjet më parë, si një strukturë speciale e policisë për survejimin, përgjimin dhe realizimin e arrestimit të elementëve apo grupeve të rrezikshme të krimit, të kërkuar nga drejtësia. Përgjimet ambientale, telefonike, informacionet nga agjentë të inflirtuar dhe burime të hapura apo anonime, vlerësimi dhe ndjekja e informacioneve nga të gjitha agjensitë ligjzbatuese shqiptare dhe të huaja, është lënda e parë e këtij sektori, i cili, ka peshën e rëndë të përballet me individë e grupe tejet të rrezikshëm. Ferdinand Mara, kreu i këtij sektori rrëfen për "Shqiptarja.com", bilancin e vitit që sapo është mbyllur dhe sfidat me të cilat përballen ata, përball krimit që sa vjen dhe sofistifikohet. Por jo rrallë, ju duhet të kërkojnë ndihmën e RENEA-s. Zoti Mara, si mund të "përkthehet" puna e Sektorit të Operacioneve Speciale? Sektori ynë, është i përbërë nga 3 Seksione: ai i Operacioneve Speciale, që do të thotë realizimi i Operacineve Speciale, për kapjen dhe arrestimin e personave shumë të kërkuar që janë të dënuar për vepra penale me mbi 5 vjet burg, ai i Kërkimit, dhe ai i Përgjimit. Dua të theksoj se edhe pse kemi një ndarje formale të këtyre sektorëve, ata funksionojnë si një trup i vetëm. Asnjëri nuk bën dot pa tjetrin. Puna e tyre është

"Ne që ndjekim, përgjojmë dhe kapim superkrimin" Gara në teknologji dhe forcë e 100 agjentëve, me kriminelët shumë e ndërthurur. Mund të themi se nuk funksionojnë dot pa njëri tjetrin. Vetëm gjatë këtij viti, janë prangosur 312 persona në kërkim, 22 prej të cilëve të cilësuar "shumë të kërkuar" dhe shumë të rrezikshëm". Ndërkohë, të sukseshëm kemi qenë edhe me informacionin që i kemi dhënë INTERPOL. Ju jeni të detyruar të zbuloni dhe survejoni pjesëtar të krimit, që janë të rrezikshëm, të kërkuar për vrasje… Është e vërtetë, që krimi në përgjithësi dhe veçanërisht ai i organizuar, është bërë shumë i rrezikshëm. Është e vërtetë që rrezikshmëria e elemntëve që arrijmë të lokalizojmë dhe duhet të

arrestojmë ne, është rritur së shumti. Kanë nodhur ngjarje të rënda ndonjëherë, por nuk bëhet fjalë të përsëriten. Më duhet tju them, se pjesëtarët e Sektorit të Operacioneve Speciale, janë ajka, më të përzgjedhurit në të gjithë sektorët e policisë. Gjithashtu pjesëtarët e sektorit që une drejtoj, trajnohen sistematikisht nga strukturat e RENEA, dhe janë të gatshëm të përballen me çdo situatë të denjë për forcat elitare speciale. Por përveç "gjahu" juaj është i rrezikshëm, ka mundësinë të jetë edhe sofistikuar. I keni kapacitetet, të paktën në nivelin e tyre? Pyetja është interesante. Sofistifikimi i vazhdueshëm

i krimit në mënyrat më të fundit teknologjike apo edhe empirike, për ti shpëtuar policisë, ashtu si në vendet e zhvilluara të botës, tashmë është normalitet edhe në Shqipëri. Përballja me sofistikimin e krimit, ka të bëjë me punën tonë speciale, pra përgjimin telefonik e ambiental, ndjekjen, përpunimin inteligjent të informacionit që na jepet. Mund të tju them se në këtë drejtim kemi ecur shumë edhe falë ndihmës së partnerëve të huaj me paisje speciale. Por fakt është që krimi, në një kohë rekord, mëson nga goditjet dhe sofistikohet edhe më shumë. Gjithsesi mund tju them që kjo është një "garë" që ne një ditë më shpejt apo më vonë, e fi-

tojmë gjithmonë. Zakonisht puna juaj ka të bëj me kapjen e personave që janë dënuar për vrasje apo vepra të rënda të tjera penale. Pasi finalizoni operacionet tuaja, keni reagime? Ne bëjmë punën e ligjit. Por nuk janë të pakta rastet, kur ndiejmë edhe kënaqësinë e punës sonë, përveç detyrimit. Janë dhjetra raste, kur familjarë të viktimave të personave që i kanë shpëtuar drejtësisë për vite të tëra, na dërgojnë letra e mesazhe falenderimi. Mesazhe të shumta inkurajuese na vijnë edhe nga jashtë vendit. Thelbi i tyre është: qënka e vërtetë që, “drejtësia vonon, por nuk harron”.

Ina Rama, sfidat tona:

"21 Janari", "Meta" dhe "Ruli" „„„

G

TIRANE

jatë një konference të zhvillu ar dje me Miqtë e Europës ishte e ftuar dhe Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. E pyetur për fyerjet në adresë të saj nga drejtuesit e qeverisë shqiptare, si dhe për problemet që has institucioni i akuzës gjatë shqyrtimit të dosjeve të korrupsionit në nivel të lartë, Rama bëri një analizë të ftohtë të punës së institucionit si dhe përmendi se hasin vështirësi në drejtim të hetimit pasi duhet më tepër bashkëpunim me policinë e shtetit. Si një ndër çështjet më të rëndësishme në vend, ajo veçoi

çështjen e korrupsionit lidhur me video-pergjimin Meta-Prifti, dosje e cila i ka kaluar gjykatës, si dhe

hetimin mbi ngjarjet e 21 janarit, ku prokuroria pritet të finalizoje 3 akuza, siç i numëroi edhe ambasadori amerikan Arvizu. Po keshtu, prokuroria është në pritje të një përgjigje dhe nga autoritetet italiane, për hetimet që kanë nisur ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli për çështjen e kromit. "Di që është kërkuar nga autoritetet italiane që të merren të dhëna që lidhen me statusin e kompanisë që ka fituar të drejtën e koncesionit për shfrytëzimin e minierës së Bulqizës dhe besoj që jemi në pritje të atyre përgjigjeve. Hetimet vijojnë dhe për dy vrasjet e rënda të kohëve të fundit, ai i gjyqtarit te Vlorës Konomi dhe ishpunonjesit të SHISH-it Coba.

LAJME SHKURT Kapet 1 kg heroinë, arrestohet autori Sasia prej 1 kg heroinë është sekuestruar mbrëmjen e së martës, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi 27 vjeçar Ersen Hoxhaj. Droga është kapur në një automjet që po udhëtonte Hoxhaj në aksin rrugor Ballsh - Patos, duke udhëtuar për në drejtim të Kryeqytetit. Ersen Sejdin Hoxhaj, 27 vjeç, banues në fshatin Hekal, Klos Fier.

Sekuestrohen 85 xhupa kontrabandë

Tre tregëtarë udhëtonin në aksin Tiranë-Elbasan në një automjet me logo të Postës Shqipëtare, ku kishin sjellë dhe një mall me veshmbathje kontrabantë. Gjatë verifikimeve të kryera policia sekuestroi 85 xhupa meshinë, ndërsa u arrestua Përparim Roko, 41 vjeç, filloj procedimi penal në gjëndje të lirë për Haki Kukën, 47 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim për Arben Xhambazi, 40 vjeç.

Vodhi kishën, arrestohet 23- vjeçari Zbulohet autori i vjedhjes së kishës katolike në Durrës, dy muaj më parë. Gjatë hetimeve të kryera policia e Elbasanit identifikoi dhe më pas arrestoi autorin 23 vjeçar Erion Biba. I riu dyshohet të jetë autori i vjedhjes së Kishës Katolike në lagjen Nr. 3 të Durrës, në fillim të muajit tetor. Sipas burimeve ai vuan dënimin e dhënë nga Gjykata e Korçës.


E premte, 2 dhjetor 2011

11

AKTUALITET

Kush ishte Spartak Spaho, biznesmeni që ndërtonte prej 1 viti

S

partak Spaho, 40 vjeç, u ekzekutua me breshëri plumbash të dala nga një armë zjarri tip automatik. Ai u vra në Fier, pikërisht në rrugën që po ndërtonte dhe një pallat së bashku me ortakun e tij. Po kush ishte Spartak Spaho? Burimet thanë se Saprtaku njihej si pronar i një restoranti luksoz si dhe një hoteli "Engjëll" që ndodhen në aksin rrugor

Fier-Vlorë. Ndërkohë Spartaku kishte planifikuar dhe ndërtime të objekteve më të mëdha siç ishin pallatet. Së bashku me një mikun e tij të quajtur Haxhi Renozi ai vendoi që të bëheshin bashkëpronarë për të bërë ndërtime. Kjo punë filloi para një viti, madje pallati është ende në proçes ndërtimi, pasi nuk është përfunduar. Objekti ndodhet në rrugën "Ramiz Aranitasi", pikërisht në vendin

që u bë vrasja e tij. Dyshimet e policisë bëjnë hetimet paraprake duke theksuar se ekzekutimi mafioz është bërë sapo pronari ka dalë nga pallati që po ndërtohej. Dyshimet e para bien mbi truallin. Pse u vra pikërisht në atë vend? Burimet e policisë thanë se Spahiu njihej si person i shpallur në kërkim për trafikim droge, por ai e mbylli çëshjen në 5 maj 2011 për mungesë provash.

Fier/ Ekzekutohet me 14 plumba kallashnikovi. Policia: Kemi disa pista

Vritet biznesmeni, dyshohet se po ndërtonte në pronën e Mile Çamit „„„

FIER

Flet policia: Ja si ndodhi vrasja e Spartak Spahos

vijon nga faqja 1

O

...penal të mëparshëm, për shpërndarje dhe trafikim të drogës brenda dhe jashtë vendit. Drejtuesit e lartë të policisë së Fierit konfirmuan se autorët kanë qëlluar drejt tij, dhe më pas janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Në polici janë shoqëruar 5 persona, të cilët janë dëshmitarë kryesor të vrasjes së kryer në atë zonë.

HISTORIA

Por duke qenë se Spaho e kishte mbyllur çështjen për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, për policinë, pista e hetimit të djeshëm ka qenë një tjetër, e pikërisht, prona në të cilën po ndërtonte viktima. Burimet policore konfirmuan dje në mbrëmje për Shqiptarja.com, se pallati që po ndërtonte Spartak Spaho, cënonte sipas pretendimeve të komshijve të këtij pallati, pikërisht bilardon e një prej njerëzve të botës së krimit, i dënuar nga gjykatat e Fierit, Mile Çami. Pallati, në një pjesë të tij, kishte hyrë në bilardon që është në pronësi të Mile Çamit. Fatmir Emini, i njohur ndryshe për komunitetin e Fierit si Mile Çami, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e "Loshit" të Karbunarës, Bujar Sulës ndërkohë që është akuzuar edhe për masakrimin e nënës së Lulëzim Cakës. Në mars të vitit 2010, i forti i Fierit, Mile Çami, u dënua edhe për vrasjen e biznesmenit Gjergji Halo, i ekzekutuar në 12 korrik të vitit 2000. Edhe Gjergji Halo ka qenë biznesmen ndërtimi që kishte përfunduar një pallat 9katësh në lagjen "29 nëntori" ku viktima banonte së bashku me ekzekutorin, i shpallur si i tillë nga gjykata e shkallës së parë të Fierit. Edhe vrasja e këtij biznesmeni, është bërë në hyrje të pallatit të tij. Për policinë, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur kishte pyetur shumë nga personat që e

?

VRASJA

BESMIRA MUÇAJ

njihnin viktimën Spaho, çështja e ndërtimit të pallatit të ri është pista kryesore e hetimit. Ndërkohë,

që burimet policore thonë se nuk përjashtojnë asnjë variant tjetër që mund të ketë lidhje me këtë ngjarje.

PYETJE PERGJIGJE

„Kur

u ekzekutua Spartak Spaho?

ra shënonte 18:40 minuta, dhe mbasditën e djeshme Spartak Spahiu kishte dalë për të pirë kafe së bashku me disa miq të tij. Pikërisht në atë orar ai u çua nga tavolina për të shkuar në drejtim të automjetit të tij, të cilin e kishte parkuar në anë të rrugës. Doli i vetëm, ndërsa në trotuar ecnin dhe kalimtarë të tjerë. Spartaku kaloi rrugën me dy karrexhata për të hapur më pas derën e makinës. Gjatë kohës që ai ishte me shpinë një makinë me dy autorë kanë nxjerrë armën e zjarrit tip automatik dhe kanë qëlluar në drejtim të tij duke i bërë një breshëri krismash njëra pas tjetrës. Spahiu ra përtokë pa e hapur ende derëne makinës, ndërsa gjaku i mbuloi trupin dhe fytyrën. Nga breshëria e armës mbetën të plagosur dhe dy kalimtarë të rastit, Leonard Tolli dhe Dritan Yzeiraj. Të dëmtuarit janë çuar menjëhërë drejt spitalit të Fierit, por gjendja e Yzeirit është në rrezik, ndërsa e Tallit është jashtë rrezikut për jetën. Por autorët nuk pritën dhe u larguan me shpejtësi pa lënë asnjë gjurmë, përveç plumbave dhe gëzhojave të lëna në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor nisi punën duke pasur të vështirë dhe një përcaktim të dyshimeve të vrasjes. Një nga pistat hetimore është çështja e ndërtimeve, për cënimin e interesave me biznese të tjera, ndërsa një pistë tjetër është larja e hesapeve nga ana e ndonjë trafikantëve të drogës, pasi vetë viktima ishte preson me precedent penal të mëparshëm për tarfikim të lëndës narkotike.

Spartak Spaho është vrarë me armë zjarri rreth orës 18:40, të mbasdites së djeshme,në lagjen "11 Janari" të qytetit të Fierit dhe konkretisht përballë ish- "Hotel Vjosa".

„Pse u vra?

Strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier, thanë se disa kohë më parë, Spahiu ishte shpallur në kërkim nga ata, për trafikim të lëndëve narkotike. Një nga pistat është larja e hesapeve ndërsa tjetra është ndonjë konflikt i mundshëm i truallit ku kishte ndërtuar pallatet.

„A ka të

arrestuar?

Momentalisht janë në komisariat 5 dëshmitarë kryesorë që do të dëshmojnë mbi ngjarjen. Ndërkaq vijojnë hetimet e mëtejshme për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prononcimi

Kryebashkiaku Zeqo: Vrasja, jo për pallatin K

ryebashkiaku i qytetit të Fierit Baftiar Zeqo në një prononcim për shqiptarja.com është shprehur se viktima Spartak Spaho që u ekzekutua në Fier, njihej si njeri pozitiv dhe i qetë. Ndër të tjera Baftjar Zeqo ka treguar dhe aktivitetet me të cilat punonte 40 vjeçari Spahiu. Natyrisht se si gjithë pronarët e tjerë ai njihej nga kryebashkiaku, por ky i fundit tha se nuk kisha raporte shoqërore, thjesht kishte dëgjuar për të. Pas vrasjes së tij kryebashkiaku ka pohuar se vrasja e tij s'ka të bëjë me asnjë aspak me ndonjë hakmarrje të mundshme, përfshi punën dhe aktivitetet e tij, pasi ai ishte njeri që nuk ishte i përfshirë në rrjete dhe ne banda kriminale. Kështu që alternativa e dhënë nga kryebashkiaku i Fierit Baftja Zeqo, është se dyshimet sipas tij, bien në ndodnjë konflikt të her-

shëm, i cili s'kishte marrë ende drejtim. Zoti Zeqo, a e njihnit ju më parë Spartak Spahon? Jo, nuk e kam njohur, por nga informacionet që kam marrë kamë më-

Lajmi Pas vrasjes së Spartak Spahos, kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, në një prononcim për Shqiptarja.com, ka pohuar se vrasja e tij s'ka të bëjë aspak me ndonjë hakmarrje të mundshme, përfshi punën dhe aktivitetet e tij, pasi sipas tij viktim ishte një person që nuk njihej të ishte i përfshirë në rrjete dhe ne banda kriminale.

suar nga miqtë e mi di se ai është njeri i qetë. Nuk kam djeni që ai të jetë i papërfshirë në rrjete kriminale apo të ketë qenë person i shpallur në kërkim. U habita kur dëgjova se u vra. Unë nuk e kam njohur nga afër, por e dije

se kush ishte si figurë, sapo pashë emrin e tij nëpër media. Kush është Spartak Spahiu? Spartak Spahiu është pronar i një restoranti dhe një hoteli në aksin FierVlorë. Restorant "Ëngjëll" kishte disa vite që ishte si aktivitet i Spahiut. Madje ai kishte filluar të merrej me ndërtimin e një pallati së bashku me një ortakun e tij Haxhi Renozi. Sa kohë kishte që merrej me ndërtime? Kishte afro një vit që i ishte futur fushës së ndërtimeve. Madje po ndërtonte një pallat me ortakun në rrugën "Ramiz Aranitasi", pikërisht në vendin që u egzekutua. Pse mendoni se u vra? Ai s'kishte probleme me askënd, në zonën e Fierit, mendoj se ishte çëshje e vjetër, ndoshta e pazgjidhur. Ajo që unë mendoj është se vrasja e tij ska të bëjë farë me çëshjen e ndërtimeve të


12

E premte, 2 dhjetor 2011

KULTURE

Akuzat dhe reagimi Dështimi i një shpifje dhe bishtave të saj Kur basi (dhe jo tenori) Lukë Kaçaj, këndonte arien e njohur Shpifja (La Calunia) nga opera 'Berberi i Seviljes (dhe jo Aida), nuk i shkonte në mëndje se pikërisht ky titull do të përdorej në thelb, në një kohë krejt tjetër kundër një miku të tij, vërtet të ri në moshë, por të njohur personalisht dhe familjarisht prej tij. Ja pra siç thotë vetë Luka në arien e Rossinit shpifja është (në nëntekst) si një re ajri e ndotur që gjithsesi të qelb në fillim por asgjësohet vetiu. Pa u zgjatur, siç e kam thënë në fillim të shpalljes së saj, ajo nuk lindi spontanisht në fantazinë e libërshkruesit. Për shkak se bishtat e kësaj ere të pistë që stigmatizon Rossini në kryeveprën e tij, vijojnë dhe pritet të pasohen dhe nga anëtarë të tjerë të drejtorisë 'hije', të cilët vijojnë dhe kanë do kohë që trokasin siç i themi ne nga Korça "si prifti me kusiçkë" në çdo derë dashakeqe për Teatrin e Operas që mbahet vërtetë nga artistët, por dhe ai që drejton ka njëçkë meritë së paku, do t'i ecin punët mbroth. Pas koncertit madhështor Flaka e jubileut për çeljen e festimeve të 100 -vjetorit të Pavarësisë, ku morën pjesë gjithë ata që jetojnë në skenë dhe jo në kulisat e kafes përballë apo anash, për së paku 8 muaj nga 6 orë në ditë, presim të tjera…. Ne presim "Turandot", shfaqja e shtatë për këtë vit dhe e 67 shfaqje për periudhën 2003 2011 që T.K.O.B po shkatërrohet. Zhani Ciko

ZHANI CIKO

E vërteta për Luk Kacajn dhe drejtorinë 'hije' që më sulmon Nuk jap dorëheqje. Nuk e le teatrin në disa duar që shihet që tani se ku do ta çojnë

***

Drejtori i Teatrit Kombëtar Zhani Ciko, kishte përgatitur dje këtë tekst si përgjigje të akuzave që baritoni i TKOB Ylber Gjini solli në shkrimin e tij në Shqiptarja.com. Ky reagim në fakt duket se zë fill pak më herët. Ciko është i bindur se është një sulm i organizuar që nis nga libri i Edi Ramës, ku artikulohet akuza për rolin, që sipas 'libërshkruesit' ka pasur Ciko në dënimin e Lukë Kaçajt. Drejtori i TKOB, thotë se është një shpifje, duhma e të cilës do të largohet shpejt, edhe pse parashikon se të tjerë emra do të shfaqen në këtë sulm. Por pavarësisht këtij reagimi me shkrim, drejtori Ciko është i gatshëm të përgjigjet edhe për të gjithë pyetjet e tjera që lindin pas çdo paragrafi të shkrimit që baritoni Gjini, botoi në gazetën tonë një ditë më parë. Z.Ciko, baritoni Ylber Gjini thotë n?7 shkrimin e tij se bordi i jashtëm i TKOB është ineficent. Kjo, pasi anëtarët e bordit propozohen nga ju dhe po ju keni kompetencën ligjore ta mblidhni e ta shpërndani bordin… A nuk lë shteg kjo për konflikt interesi? Ndërtimi i bordit artistik të institucionit bëhet në bazë të kompetencave ligjore që ka ligji për artin skenik ku përcaktohet përbërja e tij në formë numerike edhe nga pikëpamje jo vetëm sasiore por edhe cilësore. Ata për të qenë njerëz të pavarur që s'kanë konflikt interesash me teatrin janë personalitete të jetës artistike, të jetës financiare dhe kulturore të vendit, por jo specialistë të ngushtë. Sigurisht që ka midis tyre dhe njerëz që kanë punuar dhe në fushën e koreografisë, muzikës, por ka dhe të financës dhe të historisë. Pra ata shikojnë politikën artistike të institucionit. Kane të drejtë të mblidhen me ligj disa herë në vit dhe gjithçka e tyre është vendimmarrëse. Ata miratojnë kalendarët vjetorë, ndryshime të mundshme, miratojnë kriteret e sjelljes së përgjithshme të institucione. Veprimtaria e këtij bordi kontrollohet vazhdimisht nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Është pjesë e auditit, pra nuk kanë kompetencat e ngushta të zgjedhin këtë këngëtar apo tjetrin. Pretendimi është se ka konflikt interesi. Pasi bordin e propozon titullari, pra ju… Sipas ligjit bordi miratohet nga ministri. Propozohen disa veta nga fusha të ndryshme dhe ministri ka dhe kompetencë të mos e miratojë atë që çon titullari. Nuk është diçka që e ndërton dhe bën ai. Unë përpara anëtarëve të bordit jam një nga pjesëtarët që kryesoj nga ana administrative. Në kuptimin e vendimmarrjes ata janë që të gjithë me kompetenca të

CIKO RRËFEN Nuk kam asnjë shkelje ligjore. Pse shpërblehen artistët e huaj me para në dorë, e vërteta për pensionistët e TKOB, si punësohen artistët, dhe gjithçka mbi transparencën financiare...

Baritoni Artisti i TKOB Ylber Gjini në një shkrim të një dite më parë renditi një varg të gjatë akuzash në drejtim të drejtorit Zhani Ciko

plota për ta rrëzuar dhe miratimet bëhen me shumicë votash. Pra nuk ka konflikt interesi… S'ka konflikt interesi. Sesi vendosin ata, sesi do të marrin vendim ata, kjo është e drejta e tyre. Ata mund ta miratojnë apo jo. P.Sh. për kalendarit e sivjetshëm ose për vitin që do jetë në kremtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ne propozuam një titull baleti tjetër, por ata argumentuan ndryshe. Edhe në kalendarin e vitit që kaloi ka pasur një titull që bordi ka propozuar diçka tjetër. Këto janë të gjitha me procesverbal. Ju jeni edhe kryetar i këtij bordi, megjithëse ligji nuk e parashikon këtë, kjo është e përcaktuar vetëm në statutin e TKOB… Jo kjo është e mbështetur në ligj. Është e vërtetë që edhe propozimin e statutit të TKOB e keni bërë ju? Statuti miratohet nga ministria dhe atje ka një zyrë juridike. Statutet pak a shumë janë të ngjashme me institucionet e tjera. Nuk është një statut që lind për herë të parë. Janë bërë ndryshime sipas ligjit që të jetë në përputhshmëri ligjore. Pastaj në asnjë vend nuk ndodh që dikush drejton e të tjerë marrin vendimet. Kjo do të ishte katastrofë. Ju thoni që ligji për artin skenik e parashikon që titullari të jetë kryetar bordi, por ligji për funksionimin e organeve kolegjiale e rrëzon praninë e titullarit të institucionit në borde, aq më pak të jetë kryetar bordi... Është tjetër ligj ai. Ata janë zyra juridike. Janë SHPK, ambiente të cilat financojnë paratë e huaja. Nuk i përfshijnë institucionet shtetërore. Po rasti i KKRT? Edhe ai është një bord i jashtëm, por drejtori i RTSH-së nuk është pjesë e tij... Ai është indipendent. Varet nga parlamenti. Nuk është shtetëror. Pastaj këto janë borde administrative, janë një strukturë tjetër. Ata marrin mendim për të gjithë veprimet financiare. Ndërsa ky i yni është një bord artistik, që miraton politikat. Gjestionimi bëhet sipas bazës ligjoretë të gjitha ligjeve që ka shteti ynë Megjithatë ky bord ka shumë në dorë, pasi është ai që miraton shfaqjet që do të vihen në skenë e nëse funksionon në këtë mënyrë favorizohet klientelizmi, apo jo?

Jo bordi miraton vetëm titujt. Pasi miratohen titujt, miratohet edhe kalenari dhe bëhet gjestionimi sipas ligjeve të shtetit. Nuk mund të futet një bord në përcaktimin e rrogave. Ne jemi rrogëtarë kemi rroga fikse. Ju jeni sot drejtues i Operas, jeni titullar, por jeni edhe artist. A mendoni si artist, se ky është një ligj i mirë për artin skenik? Kur kam filluar punën, ishte një ligj që nuk funksiononte fare. U bë ligji për artin në kohën e Ramës, i cili nuk funksionoi. U bë një ligj tjetër që ishte vetëm për institucionet e artit skenik, për Teatrin, për Operan etj, i cili funksionoi. Aty u vunë norma për bordet, për ngarkesën, për rregulloren etj. Ky ligj u përmirësua pas tre vitesh me një ligj që përfshin tërë horizontin e dikasterit përkatës, për artin dhe kulturën. Do të shikohet tani për funksionimin e tij. Asnjë pengesë nuk ka. S'mund të themi se Teatri s'po i realizon detyrat e tij për shkak të një ngërçi ligjor. Këtu janë disa ligje, me të cilat ne jemi plotësisht të monitoruar. Ndërsa aspektet subjektive janë gjë tjetër. Unë kam shijen time, strategjinë time, që e miratoj aty ku duhet. Vazhdimisht jam në kontakt me njerëzit që implementojnë një kalendar vjetor. Praktikisht ne kemi 67 premiera që janë bërë gjatë 8 vjetëve, një shifër kjo e barabartë me sa premiera janë vënë gjatë gjithë historisë së Operas. Kjo tregon që ligji funksionon. "Nuk ka transparencë financiare në TOB", thotë baritoni Gjini në shkrimin e tij. Pse nuk janë të publikuara në ëebsite të gjithë zërat e shpenzimeve për një shfaqje ta zëmë? Resurset e financiare të Teatrit të Operas nuk janë vetëm ato të buxhetit të shtetit, janë edhe sponsorizimet, edhe donacionet e tjera. Këto janë objekt i monitorimit të të gjithë auditeve. Njëherë në vit ne kontrollohemi nga auditi i MTKRS, dy -tri herë jemi kontrolluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Edhe në momente që ka pasur ndonjë vërejtje, apo ndonjë ankesë, janë të gjitha transparente. Mund të shihet edhe në zyrën juridike sa jemi audituar. Në asnjë institucion unë nuk kam parë që të vendosen letra me shifra. Me sindikatën ne raportojmë dy herë në vit. Dhe sindikata është organ kolegjial, i zgjedhur nga opozita jonë, nga artistët. Në asnjë zyrë të shtetit nuk mund të shkojë çdo individ e të kërkojë dokumente. Në bazë të ligjit ne jemi transparentë ndaj shtetit por edhe ndaj artistëve në bazë të normave që është kërkuar. Si bëhet shpërblimi i artistëve të huaj që vijnë në TOB? Mjaft herë janë shprehur xhelozi në komunitetin e artistëve për këtë çështje… Zakonisht ka një politikë në bërjen e repertorëve, që është edhe faktori i suksesit të Operas. Ne kemi një trupë të kufizuar këngëtarësh. Në të gjithë botën nuk ka këngëtarë me rrogë. Të gjithë punojnë në bazë të kontratave. Ne shpallim audicionet e hapura për çdo vepër: në këto audicione janë drejtuesit e veprës, njerëz të tjerë të teatrit, dhe absolutisht nuk është e vërtetë që Zhani Ciko merr dhe bën audicionet me të gjithë këngëtarët. Unë patjetër që do të jem prezent për një titull të rëndësishëm që vihet në TKOB. Edhe vetë këta zotërinj që më akuzojnë mua kanë qenë herë pas herë sipas funksionit të tyre pjesëtarë të audicioneve.


E premte, 2 dhjetor 2011

13

KULUTRE

Drejtori Ciko Drejtuesi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit hedh poshtë akuzat dhe thotë që veprimet e tij janë krejtësisht ligjore

Asnjëherë nuk mund të bëhet diçka kundër interesit të veprës. Unë vetë duke mos qenë këngëtar, jam krejt i çliruar në ketë drejtim. A është e vërtetë që ata nuk i marrin shpërblimet në rrugë bankare, por paguhen me para kesh, në dorë? Lidhur me shpërblimet e artistëve të huaj për shkak të kalendarëve të ngjeshur të tyre, ndodh shpesh që njëri e mbaron shfaqjen të dielën, pra një moment kur banka nuk është e hapur për këtë rast ne kemi një miratim nga Ministria e Financave të cilët na e kanë lejuar. Është një ndër të paktat arka që ka mundësinë e shpërblimit më para. Nuk vjen artisti po si mori paratë pasi ka kënduar. megjithatë kjo bëhet në bazë të të gjithë dokumenteve të nënshkruar prej tyre, të miratuara. Secili që vjen këndon me kontratë, pra ka fillimisht një kontratë dhe artisti zgjidhet në bazë të audicionit që e dërgon ose në rrugë elektronike ose përmes prezencës së tij. Kështu bëhet një përzgjedhje artistike. Më pas nënshkruhet kontrata dhe kjo shlyhet në bazë e gjithë dokumentacionit. Pse nuk lëshohet një çek dhe pagesa të tërhiqet nga ata vetë? Sepse këta artistë 10 përqind duhet të paguajë taksën, po ashtu edhe 20 përqind kur ja çon në bankën e tij. Pra nuk i ngelet gjë. Mos harroni shpërblimet tona janë minimale. Ne kemi ndërtuar një politikë afrimi mbi bazën e interesave artistike të tyre, se ne nuk jemi në gjendje që me një buxhet që ka Shqipëria të paguajmë artistët e huaj. Tërë mençuria është që ne të gjejmë artistë që duan të debutojnë një rol, duan të përfitojnë, nuk i kanë mundësitë në vendin e tyre ku konkursi është shumë i madh. Atëherë për ne është i vlefshëm. Ne i paguajmë shumë më pak nga ç'marrin andej, dhe i paguajmë me paratë e shtetit mbi bazën e ligjit dhe kontratës së shpërblimit. Por kjo nuk është hera e parë që xhelozia vepron në këtë formë. Këta zotërinj janë të lirë të dalin artistë të lirë, të shkojnë të provojnë fatin e tyre, të krijojnë atje ku ata paguhen dhe të vijnë këtu njësoj siç vijnë Inva (Mula), apo Sajmiri (Pirgu) apo të tjerë që vijnë mbi bazë të kontratës. Për mua kjo duhet të jetë e ardhm-

ja e solistëve shqiptar të aftë. Pra kjo mënyrë pagese bëhet për të lehtësuar artistët e huaj. Por a na siguron kjo, transparencë të plotë? Shteti ka ligje, po shteti nuk ka mundësi të ketë një transparencë që vepron mbi bazë të dyshimeve të çdo individi që rri në kafe gjithë ditën dhe mendon se ky ka marrë kaq, ky tjetri aq. Po të kenë fakte le ti çojnë atje ku është zyra dhe të bëhet transparenca nëse nuk është bërë. Këto janë një grup njerëzish që kanë 6 muaj që trokasin derë më derë janë bërë më një fjalë drejtoria hije e institucionit. A është e vërtetë që janë përjashtuar nga projektet gjashtë muaj e këtej? Absolutisht. Ata kanë të gjithë të drejtat e tyre. Kanë kënduar nuk është marrë kurrë një rast që të jetë hequr një rol, përkundrazi janë stimuluar. Dhe për faktin që thonë që nuk janë lançuar unë mund të jap titujt e zotit Gjinit në shtypin shqiptar sa intervista ka pasur ai, ka kënduar 8 herë ka 8 intervista, ai që ka kënduar 16 ka 16 intervista. Por ama këtu është edhe një ndër pikat e tjera të diskutimit, emrin njeriu e krijon me punë. Në rast se del pak herë në punë të njohin vetëm ata pak që të kanë dëgjuar, në rast se del vazhdimisht edhe këndon do kesh më shumë njerëz që të njohin. Mund të ketë një argument nëja artist i tillë : S'më kanë dhënë role!... Nuk është e vërtetë, rolet janë të lira këtu tek ne, janë dhënë të gjitha rolet e mundshme. Sa baritonë kemi ne në teatër? Ne kemi dy, kishim vetëm një Ylberin dhe un kam vënë shfaqje enkas për Ylberin, e kam bërë të këndojë Rigoleton disa herë, derisa ka pasur rezultate të duhura, ja kam dhënë rolet një vit përpara. Rolet më të mëdha të baritonëve ja kemi besuar atij dhe kemi luftuar që ai të marrë premierën, kaq herë është përgatitur kaq herë ka dalë në skenë. Në momentin që janë abroguar shpërblimet ekstra dhe pritet të gjendet një mënyrë tjetër këta njerëz nuk kanë pranuar të këndojnë. Në një nga pikat e shkrimit të Ylber Gjinit përmenden edhe persona që e kanë mbushur moshën e pensionit e që vijojnë të jenë në teatër... Artistët e teatrit që kanë mbushur moshën e pen-

Lidhur me shpërblimet e artistëve të huaj për shkak të kalendarëve të ngjeshur të tyre, ndodh shpesh që njëri e mbaron shfaqjen të dielën, pra një moment kur banka nuk është e hapur për këtë rast ne kemi një miratim nga Ministria e Financave të cilët na e kanë lejuar.

sionit kanë dalë të gjithë në pension në kohën e duhur, dhe kjo është e kontrolluar nga dikasteri, i cili ka të gjithë strukturën e teatrit, me përjashtimin tim që dhe unë e kam mbushur moshën por për shkak të titujve që kam qeveria ka vendosur siç janë gjithë andej mjeshtrat, profesorët, që nuk del menjëherë në pension. Të gjithë të tjerët kanë dal në pension. Por edhe Agron Aliaj dhe Edit Mihali janë personalitete të teatrit, të cilët vijnë dhe angazhohen në mënyrë vullnetare, nuk marrin shpërblim në teatër. Ata kanë kënaqësinë e tyre kur vijnë këtu. Un jam shumë i ndjeshëm ndaj respektimit të traditës dhe emrave. Pra ata bëjnë punë vullnetare? Nuk marrin shpërblime nga TKOB? Po bëjnë punë tërësisht vullnetare. Absolutisht asnjë shpërblim nuk marrin. Janë të kontrolluara këto gjëra nga shteti. Po ashtu kemi dhe një pianiste Donika Çili që vjen me kënaqësi në teatër. Po pranimet në punë, mbi ç'kritere bëhen? Në përzgjedhjet e artistëve ka komisione sipas vendit që është vakant. Në rast se do merret një instrumentist ka një komision të përbërë nga instrumentistët e sektorit që do ta pranojnë, dhe titullari miraton mendimin kolegjial të procesverbaleve juridike. Pra asnjë njeri nuk është futur në punë pa u paraqitur dhe miratuar nga sektori përkatës. Nëse merret një oboist i dytë, oboisti i parë i takon të jetë anëtar i komisionit dhe ta zgjedhë shokun e tij, këto janë rregulla ndërkombëtare. A nuk bëhen pranimet sipas rregullores së brendshme? Po kjo rregullore a nuk parashikohet në ligj që sërish të propozohet dhe miratohet nga ju? Dëgjo, po kush do ta miratojë? Mos vallë një anëtar i korit, kush i miraton… Ndoshta nuk duhet të propozohet nga titullari? Këta artistë që dalin e flasin sot, kanë qenë pjesë e rregullores, rregullorja është mbajtur 6 muaj në dorë të sindikatës, e cila ka bërë të gjitha vërejtjet që kanë dashur ata, nga të cilat drejtoria ka miratuar 90 përqind dhe s'kemi qenë dakord për dy pika, por s'ka të bëjë fare me këtë. Mendoj se kjo është përzgjedhja më demokratike për njerëzit që futen në punë. Çdo plan diskutohet pranë sektorit përkatës dhe pastaj i paraqitet dhe bordit për miratim. A ndiqet rregulli që vendet vakante të shpallen 6 muaj përpara? Po, por ndodh që njëri që ikën tani, pse do presim 6 muaj, ne e shpallim publikisht në hyrje të Operas ose në gazetë si datën e konkursit dhe kërkesën. Të gjithë kandidatët i nënshtrohen konkursit. Edhe në rastet e shkurtimeve në organikë kur janë artistike dhe këto i vendosin sërisht sektorët përkatës. Vendimmarrjet janë të gjitha të kontrollueshme. Ju thatë që mosha juaj e pensionit shtyhet për shkak të titujve që gëzoni. Por ju akuzoheni se i keni përfunduar mandatet tuaja dhe sërish vijoni ta mbani postin e drejtorit... Ky është një vendim që i takon qeverisë e cila më emëron. Duke qenë se përgjithësisht evenimentet e Teatrit kanë qenë cilësore dhe në opinion asnjeri nuk ka idenë që Zhani Ciko është despoti që po shkatërron operan, pra opinioni është krejtësisht tjetër, qeveria ka vendosur të më mbajë deri në momentin që e sheh të arsyeshëm. Unë s'kam pasur ndonjë arsye që të jap dorëheqjen përkundrazi, kam ambiciet e mia që mos ta le teatrin në disa duar që shihet që tani se ku do ta çojnë. Pse, çfarë parashikoni për teatrin nëse ju heqin? Heqja ime Zëvendësimi im është fenomen normal... -Jo, çfarë parashikoni për të ardhmen e teatrit? Un mendoj se ka një mllef dhe një dëshirë të sforcuar nga këta njerëz për të hipur në këto karrige menjëherë. Por unë mendoj që nuk e meritojnë. Formimi kulturor i këtyre njerëzve nuk është në nivelin e duhur. Unë uroj, që asnjëherë teatri, megjithë meritat profesionale që kanë, të mos bjerë kurrë në këto duar se do ishte një ulje e nivelit.

Intervistoi: Admirina Peçi


14

E premte, 2 dhjetor 2011

SOCIALE AIDS, 478 TË PREKUR

MJEKËT E RINJ, PROTESTË

ë ditën botërore të AIDS janë dhënë edhe shi frat zyrtare të të prekurve. Sipas ISHP-së, të prekur nga virusi HIV janë 478 persona, nga të cilët 92 kanë humbur jetën. 335 prej tyre janë meshkuj, 143 femra, si dhe 24 fëmijë nën moshën 15 vjeç. Ministri i Shëndetësisë, Vasili, ka deklaruar se bashkë me Kombët e Bashkuara po bëjnë që të ketë sa më pak infeksione, diskriminim dhe vdekje.

pecializantët e rinj të mjekësisë, të cilët nuk kanë marrë rrogat që nga 30 marsi i këtij viti do të nisin një protestë një javore përpara drejtorisë së QSUT-së. "Në rast se për një jave nuk marrim zgjidhje atëherë do vendosim të ndjekim rrugën ligjore duke hedhur në gjyq Ministrinë e Shëndetëisë dhe drejtorinë e QSUT për shkelje të ligjit dhe kontratës", - thonë ata.

N

S

“Punojnë me ujë Boville në gojën e pacientit”

Lajmi Pjesa më e madhe e klinikave dentare në vend nuk i sterilizojnë si duhet pajisjet mjekësore. E shpëlajnë gojën e pacientit me ujë Boville, instrumentat mbahen nëpër sirtarë dhe anglat, pajisjet që mbajnë frezat, shpëlahen vetëm me ujë dhe më pas përdoren te pacienti i radhës, duke bërë kërcënuar seriozisht shëndetin e pacientëve. „„„

TIRANE

3 mijë klinika dentare nuk i sterilizojnë mjetet e punës Shoqata "Hipokrati": Vetëm 100 në rregull, rrezik për hepatit B e C

21 29

Vi ktor Shehu, kreu i shoqatës "Hipokrati" Viktor

ESMERALDA KETA

V

iktor Shehu, kreu i sho qatës "Hipokrati" shpjegon se në fakt të gjithë klinikat dentare bëjnë procese sterlizimi, por ai është i pamjaftueshëm për të ofruar siguri për pacientin dhe shmangur kështu mundësinë e infektimit. "Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar protokolle të qarta për procedurat sterilizuese, në të cilat duhet të kalojnë të gjitha pajisjet mjekësore, përpara se dentisti t'i përdorë në gojën e pacientit tjetër. Dhe në vendin tonë rreth 100 klinika i respektojnë ata, nga rreth 3 mijë të tilla që ofrojnë këtë shërbim në të gjithë vendin tonë", - na shpjegon stomatologu Shehu. Më tej ai na sqaron se është absurde fakti, që ende dentistët shqiptarë përdorin ujë çezme për të shpëlarë gojën e pacientit. "Gjithçka fillon që nga uji që përdoret për të shpëlarë gojën e pacientit, ai nuk mund të jetë ujë Boville siç del nga çezma, por ujë i cili është filtruar më parë, dhe, as frezat apo anglat nuk mund të shpëlahen me ujë e të përdoren te pacienti tjetër, pasi kjo krijon mundësi për të përhapur infeksione të ndryshme, siç janë hepatitet B e C. Ata duhet të kalojnë në procedura standarde sterilizuese. Pajisjet nuk mund të mbahen në sirtar, apo mbi tavolinën e punës të mbuluar me një pecetë, por me mbështjellëse specifike, sigurisht pasi janë sterili-

MANGËSITË

"Kanë pajisje moderne, por jo cilësi në shërbime"

S

ipas anëtarëve të shoqatës "Hipokrati", një pjesë e mirë e klinikave dentare në vend, ofrojnë hoteleri (pra pajisje mjekësore) shumë moderne, ndërsa sa u përket sigurisë dhe higjienës lënë shumë për të dëshiruar. Duke filluar që dorezat që përdorin, të cilat dduhet të jenë ose një përdorishme, ose të sterilizohen, e deri tek mjekët stomatologë, të cilët në jo pak raste janë edhe të palicencuar. Në fakt një situatë e tillë është denoncuar edhe me herët, por duket se pak gjëra kanë ndryshuar. zuar", - na shpjegon ai. Edmond Mema, ekspert për protokollet dhe pajisjet mjekësore na tregon edhe detaje të tjera për mënyrën se si duhet bërë

sterilizimi i pajisjeve mjekësore ddhe si bëhet aktualisht në pjesën dërrmuese të klinikave dentare në vendin tonë. "Problemi më i madh janë anglat, pajisjet që mbajnë

frezat, të cilat janë edhe shumë të shtrenjta, rreth 800 euro. Përgjithësisht në klinikat shqiptare ata i fusin në autoklavë, por duke qenë se autokolava ka një temperaturë shumë të lartë, rreth 134 gradë celcius, ata dëmtohen shumë shpejt dhe klinikat dentare zgjedhin që të mos i sterilizojnë në këtë mënyrë, që është shumë e sigurtë, pasi sterilizimi bëhet me avull, por thjesht i shpëlajnë me dezinfektues të thjeshtë ose ujë. Në këtë mënyrë ata rrojnë më shumë, por nuk janë sterilë. Ndaj ne rekomandojmë një pajisje të re sterilizuese me avull për anglat, e cila nuk i dëmton. Disa prej klinikave e kanë futur, por pjesa më e madhe vazhdojnë të punojnë me mënyrën tradicionale, pasi kushton", - na shpjegon ai.

Ndërkohë stomatologu Viktor Shehu, thotë se pikërisht për të dalë nga kjo situatë ata kanë nisur një projekt për unifikimin e këtij protokolli sterilizimi dhe informimin e pacientëve që t'u kërkojnë llogari dentistëve për mënyrën e sterilizimit të pajisjeve mjekësore. "Pasi sterilizohen, pasjisjeve mjekësore u vendoset nëj bar-kod. Fare mirë pacienti, përpara se t'i besojë dentistit ndërhyrjen mjekësore në gojë, mund t'i kërkojë atij bar-kodin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore që do të përdoren te ai. Ai mund ta shënojë këtë, dhe nëse më pas merr një infeksion dhe ka dyshime se mund ta ketë marrë te dentisti mund t'i kërkojë atij protokollet e sterlizimit. Kjo është një mënyrë e mirë për të mbroj-

tur pacientin, por edhe vetë dentistin", - na thotë më tej Shehu. Shehu na shpjegon se janë pikërisht këto probleme të shumta, të cilat i kanë shtyrë një grup klinikash private të ndërmarrin një nismë për trajnimin e të gjithë personeleve të klinikave të tjera dentare nga i gjithë vendi, jo vetëm për risitë e teknologjisë por edhe për zbatimin e protokollevetë sterilizimit, për të cilat bashkëpunojnë edhe me Qendrën Kombëtare të Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në vend. Sa i përket masave penalizuese për rastet kur ata vetë vërejnë mangësi, Shehu na thotë se ata nuk kanë kompetenca të raportojnë apo të marrin masa, pasi këtë gjë e bën vetëm "Urdhri Mjekut" të Shqipërisë.

Apeli

Mbarojnë lekët e AIDS, rrezik epidemie „„„

S

TIRANE

hqipëria mund të rrezikohet nga një shpër thim epidemik i HIV/ADIS, hepatiteve dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Kjo pasi Global Fund ka ndërprerë financimet për Shqipërinë për këto sëmundje, financime të cilat kanë shërbyer si buxhete kryesore për terapitë antiretrovirale apo për terapinë me metadon për ata që duan të heqin dorë nga varësia e drogës. 10 shoqata që operojnë në këtë fushë, të cilat kanë krijuar "Rrjetin për HIV/AIDS, drogat dhe shëndetin riprodhues", i bëjnë apel qeverisë dhe të gjithë institucioneve përkatëse të marrin ma-

sat paraprake, pasi në të kundërt epidemia do të jetë një rrezik real. "Në këtë situatë urgjente ne kemi nevojë për përgjigje dhë ndërhyrje të

TË DHËNAT PËR HIV 2011

„ „ „ „ „ „

1993 rasti i parë me AIDS 478 numri i të infektuarve me HIV 24 fëmijë të infektuar në total 18 fëmijë e kanë marrë nga nëna 6 fëmijë e kanë marrë nga gjaku 40 % të rasteve identifikohen pas 4 viteve

koordinuara kombëtare për të parandaluar mungesën e antiretroviraleve të gjeneratës së dytë të diagnostikimeve, të cilat shkaktojnë ndërprerje të rrezikshme të trajtimeve, vazhdimësinë e terapisë mbajtëse me metadon, shërbimet mbështetëse nbë terren për zvogëlim e dëmit. Rreziku i ndërprerjes së shërbimeve do të na vendosi përballë rrezikut të shpërthimit të epidemisës së HIV/AIDS, hepatiteve si dhe infeksioneve apo sëmundjeve të tjera shoqëruese, jo vetëm te grupet e rrezikuara, por edhe në popullatën e përgjithshme, veçanërisht tek të rinjtë", - thonë ata në një letër, të cilët ua kanë dërguar institucioneve më të rëndësishme në vend.


E premte, 2 dhjetor 2011

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI „ Një vjedhje me strip tease

N

„ Makina antialkool

„ Shet të dashurin për qenin

ë Suedia është një nga vendet më të zhvilluar e më të përparuara kjo është një gjë e njohur tashmë, sidomos përsa i përket aspektit social të jetës, por kjo nuk do të thotë se një rast tjetër që tregon epërsinë e saj nuk përbën lajm. Kështu, kohët e fundit janë nxjerrë në qarkullim në këtë qytet 300 automobilët e parë, të cilët do të jenë të pajisura me një dispozitiv elektronik që mund t'i japë fund një herë e mirë fenomenit negativ të udhëtimit me makina në gjendje të dehur. Ky lloj dispozitiv është vendosur në kruskotin e automobilave dhe, sa herë që drejtuesi i automjetit ia shkel me alkool duke i tejkaluar normat e lejuara nga ligji, në një display shfaqet fjala "bllokuar" dhe makina ndalet menjherë automatikisht. Në fillim do të jenë makinat e tergtarëve ato që do të pajisen me këtë dispozitiv, pastaj do t'u vijë radha edhe atyre të përdorimit të përditshëm.

ishte kohë që policia e Los Angeles ishte në kërkim të një hajduti, që po bëhej gjithnjë e më i pakapshëm me kalimin e kohës, por megjithëse shpesh herë kishin qenë gati ta mbërthenin, ai e gjente një mënyrë për t'u rrëshkitur. Kjo e detyroi policinë lokale të caktonte një shumë të konsideruesshme të hollash për këdo që do të jepte informata të siugurta për vendodhjen e tij. Dhe qëlloi në shenjë sepse spiunë ka kudo. Njëra nga këta ishte edhe Claire Fording, që ishte pikërisht e dashura e hajdutit të tmerrshëm, e cila, nuk pati fare problem t'i tregonte jo vetëm vendin ku ndodhej, por edhe orën e në të cilën vjedhësi "i saj i shtrenjtë" kishte vendosur të vidhte një bankë,që ndodhej pikërisht pranë shtëpisë së tyre. Dhe, pasi i dashuri i saj ra në duart e policisë ajo mori shpërblimin e caktuar, me të cilin pagoi ndërhyrjen kirurgjikale për të cilën kishte aq nevojë qeni i saj i shtrenjtë...

Q

dërsa Walter Barley, pronari i një bari në Union Spring të Alabamas po qëndronte i mërzitur në banakun e lokalit të tij, me vetëm dy klientë në tavolinë, zgurdulloi sytë nga habia kur pa një alamet vajze që qëndroi mu përpara vetrinave të tij dha ia nguli sytë me jë vështrim më shumë se provokues. Pastaj vajza që nuk ia ndante vështrimin e saj provokues filloi një ekzibicion strip tease që e la pothuajse pa mend baristin e gjorë, që në atë moment i harroi fare klientët. Mirëpo në kulmin e strip tease dhe kur i kishin mbetur edhe gjërat më intime për të zhveshur, dy "klientët" që ndodheshin në lokal, iu afruan vajzës që bënte strip tease, e morën për dore dhe u larguan me një makinë që i priste anës rrugës. Barlery i gjorë që nuk po u besonte më syve, por kur u kthye në banak u llahtaris. Ia kishin marrë të gjitha paratë që ndodheshin në arkën e lokalit.

K

Dashi

Kuadri yjor paraqitet i tillë që juve ju duhet të qëndroni edhe për pak kohë disi të tërhequr, para se të hidheni totalisht në sulm. Mundohuni që të kërkoni zgjidhje afatgjata për problemet tuaja.

Demi

Vazhdoni të jeni disi të tensionuar e nje humor të ndryshueshëm, për shkak të ndikimit të vazhdueshëm negativ të Saturnit në shenjë. Afrimi i Afërditës duket se do të rikthejë kthjelltësinë në mendjen tuaj.

Binjakët

Në përgjithësi kuadri yjor është poztiv për shumë të lindur të kësaj shenje që do të jenë nën egidën e Jupiterit, por në planin sentimental gjërat mund të mos jenë edhe aq entuziasmuese.

Gaforrja

Yjet thonë se do të jeni shumë të prirur në drejtim të e punës, por jeni shumë të vështirëë përsa i përket raporteve ndërpersonale. Ndoshta është marsi që sot ju bën pak konfliktualë.

Luani

Në përgjithësi lëvizja e planetëve paraqitet disi e paqartë, duke bërë që edhe ju të jeni konfuzë dhe të turbullt në mendime. Sidoqoftë, në planin sentimental mjafton një rreze hënë për t'u bërë pasionalë.

Virgjëresha

Pas një periudhe jo shumë pozitive bë raportet ndërpersonale, ja tek rikthehet për ju ylli dashurisë, Afërdita, e cila duket se do të bëjë të ndryshojnë totalisht raportet në këtë aspekt. Mirë shëndeti.

Peshorja

Duke pasur pasrasysh se jeni nën ndikimin e një Marsi agresiv si rrallëherë, nuk mund të shpresohet edhe aq në një ditë të mirë. Megjithatë, në planin e biznesit duket se diçka do të arrini të bëni.

Akrepi

Për ju, pozicioni aktual i Merkurit është nga më të favorshmit, pasi do t'ju japë një shtysë të pazakontë duke stimulusar aftësitë krijuese, ndërsa Afërdita ju bën më të afrueshëm me të tjerët.

Shigjetari

Me gjithë përpjektjet tuja (aspak të vogla) për të qenë sa më i qetë dhe i sjellshëm me miqtë dhe sidomos me kolegët tuaj, nuk do të shpëtoni dot nervozizmit që ju lap hetrë pas herë, Faji i Hënës?

Bricjapi

Një ide e re, apo edhe një bashkëpunim i ri ne dikë do të bëjnë që puna të mos jetë edhe aq sreessuese, përkundrazi. Duhet ta keni të qartë se sa më kompaktë të jeni aq më shumë suskese arrini.

Ujori

Ka disa kohë që ritmet e larta me të cilat tashmë duket se jeni mësuar nuk iu japin hapësirë për t'u çlodhur dhe për tu qetësuar. Ndoshta një "ikje" e përkohshme diku, larg telasheve ju bën mirë.

Peshqit

Edhe ju që i përkoni kësaj shenje do të keni në anën tuaj Afërditën, e cila do do t'ju qartësojë mendimet e veç kësaj, do të japë stimuj të shumtë edhe për fushën sentimentale. Shëndeti mirë.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

20

9

21

25

26

31

32

10

11

27

28

51

46

66

67 75

60

68

76 84

88

89

HORIZONTAL 1. Janë pasuri të investuara. 8. Inicialet e Bunuel. 9. Një version i Ford. 11. Agjenti me licensë për të vrarë. 19. Rastis në kufij. 20. Mali ku ngeci Arka e Noes. 21. Santa në New Mexico. 22. Luajnë marshe. 23. Jean-Paul aktor i famshëm. 25. Janë me dy faqe. 26. Kështu cilësohen sundimtarët shtypës. 28. Eshtë si ves. 30. Pak imagjinatë. 31. Kështu fillon llogaria 32. Kufijtë e rritjes 33. Eshtë imunizim nga helmimi 35. Kështu mund të jetë mbikqyrja 38. Ajo e Pandorës i kishte të gjitha të këqiat 39. U krijua nga Oscar Wilde 40. Gjysmë ampere 42. Një shtëpi eskimezësh 44. Parashtesë për veshë 45. Një ambient me odaliska. 46. Gabime në ekstreme 47. Morricone kompozitor 49. Ekstremë në sirtar 50. Duken në krye. 51. Një kërcim spanjol. 53. Mund të jenë pleqërije 56. Mbyllin letrat.

43 49 56

62

79

80

63

71

72

81

85

U R A N

R A F

I

91

VERTIKAL 2. Një veshje për dimër 3. Direk pa ekstreme 4. Një makinë çeke 5. Marsi i akejve 6. Pak latinisht 7. Me të bëjnë tetë 8. Eshtë anonime pa adresë 9. Paguhet një për parablerje. 10. Kanë aderuar në aprti. 11. Muzika me jam session 12. Ishte kapo kozak 13. Ente Botuese Operative 14. Një vit i vjetër

S A

A

V

15. Eshtë pemë aromatike. 16. Në mes të dhomës. 17. Një çmim edhe për paqe 18. Digjen në kufij. 19. Janë ciganët. 21. Lourdes i portugezëve 22. Eshtë targeta e identifikimit 24. Eshtë kampi pa fjetje. 25. Janë edhe ato pindarike 26. Më e famshme ishte Partenopea 27. Starr ish-Beatles 29. Aktorja e Vertigo 33. Luis de... piktori i mbiquajtur hyjnori 34. Zanore për vichy 36. Inicialet e Gere aktor.

L A N C A S

B

D

I

K A P

I

T U L L

M A N

T E R R O R

I

L E T A N T E T I M I

F O R T E S A

I

L

S H A R R E

I

S

E R

I

O Z

P E R E N D

I

T R A J

A N

J

N A T T A

I

I

O R

A

I

O I

Z

I

T

I

I

L E M A T

A M I

I

E D A

S

T A T

A E A T

B O E R E T

D

D

N

O T

R

I

A

I

S

T H

I K E L A

K E L T S

E H

E M T

P O R T I

I

R N

F O M

M J

A N K E S A T

D E M

I

I

T E R

A T O M I K

I

R A P G J

M I

A K T E T N E R O N E

T A S M A N

F A K T U R A T

E M A

E K

B S A

U

B T

A R M A T A

E

V

A R E S

R E F

74

87

bashki 88. Fitim pa kufij 89. Eshtë sistemi me yll 90. E dashura e Orfeut 91. Fatale kur nuk fle

B A R B A R O S

65

82

86

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM

A K

57 64

73

90

B

19

42

55

70

57. Kufij itinerari. 58. Një punëtor i dikurshëm krahu. 59. Falas pa kufij 61. Janë legjenda 62. Mund të jetë një kompleks që këndon 64. Hiena kur nuk... ha 66. Kalimi në ekstreme. 67. Lee Curtis, aktore 69. Villa në Premier League 70. Vriten nga espada 72. Mund të jenë qitjeje. 75. Farrow aktore 77. Eshtë pasimi nën kosh 79. Janë tek në litar 81. Etikë pa kufij 82. Ushqejnë celularë. 83. Brecht i Arturo Ui 85. Ishet Greqia e Herakliut 87. Ato ekzekutive tani janë

18

37

48

61

78

36

54

69

77

83

17

24

41

47 53

59

16

35 40

52

58

15

30

34

45

50

14

29

39

44

13 23

33

38

12

22

I R

T S

T

E R E T

T E T O R

I

I

D

37. Sjellin letra 38. Filmi i famshëm i George Eastman. 39. Janë artistët si Hans Art 41. Një verë "gri" 43. Luarasi aktore. 45. Një hektar në kufij 47. Merret me të bukurën një i tillë 48. Organizma Ekonomike Kombëtare 51. Janë si slita 52. Ai dhe ajo 53. Një anije e Kolombit 54. Ndërmarrje ekonomike Durrës 55. Tapeti në Judo 57. Mund të kthehen në mllefe të tilla 60. Gruaja e Ben Hur 61. Eshtë frut... sherri 63. Rita aktore humori 65. Eshtë... 5 në një grup rock. 68. Eshtë edhe ai me Gropa. 69. Në fund majtas. 71. Luleshistësja e Puccini-t 73. Ndjek një alfa 74. Lindi Akilin 76. Eshtë djaloshi. 78. Një pjesë e irlandezëve. 80. Teket e një radhe. 82. Gjysmë bostan 83. Parashtesë për dy 84. Janë në modë. 86. Ari i kimistit 87. Ekstreme në kufij


16

E premte, 2 dhjetor 2011

LAJMET NE 5 RRESHTA • Fyle: I vështirë statusi kandidat Komisioneri i BE, Stefan Fyle, i pyetur nga Top Channel nëse ka një mundësi për marrjen e statusit të vendit kandidat në mes të vitit të ardhshëm për Shqipërinë tha: “është e rëndësishme që të jepen rezultate mbi 12 prioritetet kyçe, e meqë ra fjala, gjyqësori, reforma e drejtësisë është një prej tyre. Ne mbetemi të gatshëm për të ndihmuar autoritetet shqiptare dhe të tjerë të interesuar për të bërë hapat e nevojshëm në dhënien e rezultateve mbi 12 prioritetet kyçe. Pasi ata t’i japin rezultatet, ne do të kemi mundësinë për të rekomanduar qoftë hapjen e negociatave për anëtarësim, qofte nëse besojmë se progresi i bërë nuk e meriton atë ende, të paktën një status kandidat”, nënvizoi Fule. • Dosjet sekrete rikthehet Wikileaks Wikileaks është rikthyer nga data 1 dhjetor me publikimin e serisë së re të mistereve të përfshira në atë që quhet “The Spy Files” (dosjet spiune). Një bazë e re të dhënash e qindra dokumente nga më shumë se 160 kontraktorë të inteligjencës së industrisë së teknologjise nisi publikimin sipas njoftimit te bërë në faqen më të klikuar të 2011. Wikileaks do të vazhdojë gjatë javës në vijim me ngarkimin e dokumenteve të tjera të kësaj serie. Në kooperim me prestigjiozet Washington Post (SHBA), L’Esspreso (Itali), ARD (Gjermani), The Hindu (Indi) etj, nga dje Wikileaks hedh dritë mbi industrine sekrete të përgjimeve spiunë që ka lulëzuar që nga 11 shtatori 2001. • Pronësia, arrestohen tre persona Ka duruar dy javë, por më tej i është sosur durimi dhe i ka denoncuar në polici. Një 55 vjeçar me iniciale M.M nga fshati Buçimas i Pogradecit prej dy javësh është kërcënuar me armë për motive pronësie nga babë e bir e një person tjetër që u ka ardhur në ndihmë këtyre të fundit. Siç thuhet nga policia Bashkim Myrtezai 27 vjeç, Arben Zerellari 42 vjeç dhe Marjus Zerellari 20 vjeç, të tre banues në fshatin Çerravë të Pogradecit u prangosën pasi paraditen e sotme ndaj tyre ngriti padi në polici 55 vjeçari. • Policia greke zbardh vrasjen e dyfishtë Policia greke vazhdon hetimet për zbardhjen e vrasjes makabre të emigrantit shqiptar dhe djalit të tij 3 vjeçar, mbrëmjen e së martës, në fshatin Plati të Kallamatës (Greqi). Policia ka në duart e saj materiale që mund të çojnë shumë shpejt në arrestimin e autorëve të krimit makabër. 24 orë pas lajmit të tmerrshëm, mund të themi se policia e di shkakun e krimit; mosmarrëveshje personale dhe për çështje ekonomike. Mjeku ligjor që bëri ekspertizën e 35 vjeçarit shqiptar dhe djalit të tij 3 vjeçar, tha se “vdekja e 35 vjeçarit është shkaktuar nga një plumb arme gjahu, ndërsa fëmija kishte vdekur i qëlluar me thikë në fyt”. • Itali, prangave dy shqiptarëve për drogë Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Valmir Bregu 39 vjeç dhe Artur Kulli 27 vjeç u arrestuan në Teramo pas hetimeve operative që karabinierët kryen duke patur parasysh precedentët penalë që kishte njëri prej tyre. Në momentin e kapjes shqiptarëve iu gjet 50 gram kokainë. Në vitin 2008 Valmir Bregu u arrestua pasi ju gjet 800 gramë kokainë dhe ndaj tij nisi një proces gjyqësor. Të dy shqiptarët u dërguan në burgun e Castrogno ku dhe pritet të jepet masa e arrestit.

Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com

Julia Dhame: Drejtore Marketingu julia.dhame@shqiptarja.com

Investigimi: Poli Hoxha Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi

Politika: Arben Rrozhani Ekonomia: Genc Kondi

Design: Altin Aliaj Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Celular:

Saimir Zenelaj +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


shqiptarja.com