Page 1

Faqe 2

Votat ‘gabim’ Gjiknuri akuzë Topallit për deformim të Venecias

Faqe 3

Përjashtimi i Islamit nga PS, Malaj: Ju tregoj pse jam kundër

Faqe 7

Deklarimi i të ardhurave personale ligji do të ndryshojë sërish

Faqe 5

Gjeneralët e shkarkuar nga Topi Qirjazi: E mora vesh nga lajmet

Faqe 11

Part-Time, lista e qeverisë: Lekët që duhet të paguajnë studentët

Faqe 9

Ekzekutori i bandës së Kateshit, në kërkim me pasaportë biometrike

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

LEKË 30 SHQIPTARJA.co SHQIPTARJA.com SH HQIPTARJA.co om + Suplementi RILINDASI

NR. 39 E diel, 18-12-2011

Ish-kryeministri i shkruan Diktatorit në 20 tetor 1975: Nuk njeh rrënjët e marksizëm-leninizmit Is

‘Pashallarët’ e Kadaresë, del letra e Mehmetit për Enverin Helena Kadare: Si e përcollëm tensionin në shtëpi. Autokritika e Ismailit në Byronë Politike: Pretendova se kam shkruar kundër burokratizmit e komplotizmit, por paskam gabuar

Lajmi

Editorial

Se si ishin marrëdhëniet e shkrimtarit Ismail Kadare me regjimin dhe hallkat e tij, mund të zbulohet më qartësisht se kudo në dokumentet e arkivave të kohës. Por tani del një dokument shumë i rëndësishëm: Letra që Mehmet Shehut i dërgoi Enver Hoxhës më 20 tetor 1975 për poemën e censuruar “Pashallarët e kuq”

Q

Në foto:

Shkrimtari Ismail Kadare, faksimilet e letrës së Mehmet Shehut, dërguar Enver Hoxhës më 20. 10 1975

TIRANE

etra është botuar për herë të parë e plotë me faksimile nga studiuesi Shaban Sinani në librin “letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”, botuar nga Shtëpia botuese dhe studio letrare “Naimi” në verë 2011. Në këtë letër jepen kritikat e Shehut, evidentimi pikë pas pike i gabimeve të rënda të shkrimtarit, mandej një kërkesë për ta shpëtuar këtë shkrimtar, që fundja nuk “është si Paçrami” që i ktheu krahët Partisë, për t’i dhënë një mundësi të njohë më mirë mësimet e marksizmit dhe në fund një frazë dramatike që duket sikur shuan çdo rresht të mëparshëm të kësaj letre “…Kështu mendoj unë. Por mund

BLOG/Periferi

Faqe 5

PËR ATA QË NUK DO TË FESTOJNË

DOKUMENTI 2011-2015

EDI RAMA

Meidani, apo xhepi i Ilir Metës

ADMIRINA PEÇI

L

NGA

NGA

ALBA MALLTEZI

edhe të gaboj. Sidoqoftë unë jam dakord si të vendosni ju.” Poema kishte shkaktuar një furtunë. Katër ditë përpara kësaj letre, me 16 tetor 1975, Dritëro Agolli kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve i shkruante anëtarit të Komitetit Qendror Pirro

Kondit se “poezia ishte alarmante”. Më tej? Furtuna e vërtetë do të shpërthente në mbledhjet e Komitetit Qendror, ku akuza të ashpra lëshohen mbi shkrimtarin, mbledhje pas mbledhjeje. Pesë ditë, pas letrës së... vijon në faqen 15

Masat kundër sulmeve biologjike dhe përhapjes së sëmundjeve ngjitëse nga terroristët

Qeveria, frikë nga bioterrorizmi ARBEN RROZHANI

Q

everia shqiptare ka urdhëruar ministritë e linjës që të përgatiten dhe të marrin masa kundër bioterrorizmit, përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, infeksioneve mjedisore dhe dëmtimet nga rrezatimi. Detyrat janë dhënë në strategjinë e luftës kundër terrorizmit në vitet 2011-2015... vijon në faqen 4

ysh në ¿llim dua të them se ushqej respekt për Presidentin Meidani. E quaj kështu sepse kështu është mirë të quhet, si kudo në botë, cilido që e ka mbuluar detyrën e lartë të kreut të shtetit. Madje edhe të trajtohet si i tillë deri në fund të jetës, me një status të veçantë të dekretuar me ligj, sepse vetëm në Shqipëri ndodh që pas përfundimit të detyrës një president të quhet “ish” dhe ...si kryetar i të mos ketë as zyrë, kësaj opozite as makinë, as një mbulim të posaçëm të vjedhur e shpenzimesh, gjëra të vrarë, do të cilat në fakt shpre- të vazhdoj hin seriozitetin e dinjitetin e shtetit. të mirëpres P r e s i d e n t i M e i - kritikat e dani ka qenë pub- Presidentit të likisht kritik ndaj PS-së e ndaj meje, vetëm socialist posaçërisht ndaj meje, nëpër gazeta sidomos, po edhe ekrane. Në këndvështrimin tim, kritikat e tij kanë vërshuar rëndom krejt padrejtësisht në adresën tonë e timen, po sidoqoftë asnjë problem deri këtu. Gjithkush ruan të drejtën e këndvështrimit të tij dhe është e drejta e pakontestueshme e Presidentit Meidani të jetë i pakënaqur me PS-në, me drejtimin e saj, me mua personalisht padyshim. Çka më shtyn të Àas publikisht, për herë të parë në kundërshti të hapur me të, është përsiatja e tij e zgjatur për të folur e folur për një bashkim të domosdoshëm të së majtës siç e quan ai, duke thënë troç: “Pa LSI-në PS-ja nuk vjen dot në pushtet” dhe duke shtuar “Edi Rama s’e bën dot këtë bashkim”. Ai nuk është i vetmi që çelësin magjik të ¿tores sonë e gjen në xhepin e Ilir Metës, por në këtë rast, megjithë përpjekjet vetmevete, unë s’e gjej dot çfarë justi¿kimi moral do të vijon në faqen 5 kishte ky...


2

E diel, 18 dhjetor 2011

POLITIKE

"Kombësia", Dule: Do apelojmë në Strasburg vendimin e Kushtetueses

K

reu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka paralajmëruar dhe njëherë politikën shqiptare se do ta çojë në gjykatën e Strasburgut çështjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, gjatë një takimi në Korçë, kryetari i PBDNJ përsëriti qëndrimin e tij kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të termit

"kombësi" në nenet e ligjit për gjendjen civile. Dule theksoi se beteja ligjore për këtë çështje do të vazhdojë në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Sipas kreut të PBDNJ-së, vendimi i gjykatës bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. "Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hequr termin 'kombësi' nga ligji i Gjendjes Civile është në kundërshtim me nenin 20 të Kushtetutës së

vendit. Nuk jemi dakord me të dhënat e Gjendjeve Civile përsa i përket kombësisë. Ku është e drejta e vetëdeklarimit që me të madhe e ngre komisioni i BE-së", deklaroi Dule. Ai shprehu shqetësim për shfaqjen e fenomenit të tkurrjes së minoriteteve në vendin tonë. Partia që përfaqëson interesat e minoiriteteve ka qënë kundër regjistrimit të popullsisë me këtë formular.

Kryetarja e Kuvendit: Opinioni "ratifikoi" numërimin e votave gabim Lajmi Dy partitë e mëdha e kanë lexuar në mënyrë të ndryshme opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjet në Shqipëri. Pas deklaratës së Topallit për mbështetje të vendimit të KQZ për numërimin e votave të gabuara, Gjiknuri nënvizon se po të ishte kështu “Venecia" s'kërkonte ndryshimin e KQZ dhe të ankimimit.

„„„

Gjiknuri-Topallit: ‘Venecia’ do KQZ të re Deputeti i PS zbardh bisedat e takimit në Itali Gjiknuri "Nese do të ishte ashtu siç thotë kryetarja e Kuvendit, 'Venecia' nuk rekomandonte që kjo gjë të rregullohet me ligj. Broçkulla. Komisioni i Venecias rekomandon qe kjo gjë të rregullohet dhe kaq. Ndërsa thotë se KQZ nuk mund të vepronte si KZAZ kur numëroi votat e hedhura gabim, pra abuzoi me kompetencën", tha Gjiknuri.

TIRANE

JAKIN MARENA

O

pinioni i Komision it të Venecias për Shqipërinë dhe për reformën zgjedhore është kuptuar dhe intepretohet në mënyra të ndryshme nga palët politike në Shqipëri. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë takimit në Komisionin e Venecias është shprehur se vendimi i KQZ për të numëruar votat e hedhura në kutinë e gabuar, një çështje kjo e shumë kontestuar nga opozita, ka marrë mbështetjen e Komisionit të Venecias. Duke iu referuar këtij qëndrimi ajo është shprehur gjatë punimeve të këtij komisioni se konkluzioni i këtij inistitucioni ndërkombëtar për përfshirjen në rezultat të votës së hedhur jo në kutinë e duhur, përbën nje konfirmim të praktikës shqiptare të numërimit të këtyre votave. "Konkluzioni i Komisionit të Venecias për përfshirjen në rezultat të votës së hedhur jo në kutinë e duhur, përbën një konfirmim të praktikës shqiptare të numërimit të këtyre votave", ka qënë deklarata e Topallit. Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i bashkryetarit socialist të Komisionit parlamentar ad hock për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri. I cili, teksa ka qënë pjesë përbërëse e delegacionit nga Shqipëria në Komisionin e Venecias përkrah Topallit dhe bashkryetarit tjetër të komisionit të reformës, përfaqësuesit të PD, Ilir Rusmali ka mendim të kundërt me kryetaren e Kuvendit dhe shpjegon dhe qëndrimin e drejtë të Komisionit të Venecias. "Nese do të ishte

ashtu siç thotë kryetarja e Kuvendit, 'Venecia" nuk rekomandonte që kjo gjë të rregullohet me ligj. Broçkulla. Komisioni i Venecias rekomandon qe kjo gjë të rregullohet dhe kaq. Ndërsa thotë se KQZ nuk mund të vepronte si KZAZ kur numëroi votat e hedhura gabim, pra abuzoi me kompetencën", ka qënë reagimi i menjëhershëm i bashkryetarit të komisionit parlamentar

për reformën zgjedhore, deputeti socialist Damian Gjiknuri, në një deklaratë për gazetën "Shqiptarja.com". Për të cilin është e sigurtë se Komisioni i Venecias ka ndërmarrë këto rekomandime nga vetë fakti se ka shkelje, kritikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë KQZ dhe sistemin e ankimimit, duke kërkuar ndryshimin e tyre. "Venecia kritikon KQZ-në dhe sistemin e ankimimit dhe reko-

mandon ndryshimin e tyre. Tani ose e ka gabim Komisioni i Venecias ose e ka gabim Topalli", ka nënvizuar Gjiknuri. Në takimin e zhvilluar me ftesë të Presidentit të Komisionit të Venecias, Xhani Bukikjo u diskutua dhe u miratua opinioni i Komisionit për Shqipërine. Në fjalën e saj Topalli vlerësoi mbështetjen që Komisioni i Venecias i ka dhënë Shqipërisë, gjatë këtyre 20 viteve. Ajo bëri një para-

qitje të shkurtër të zhvillimeve më të fundit të reformës zgjedhore që ka ndërmarrë Kuvendi i Shqipërisë dhe i njohu anëtarët me ngritjen dhe fillimin e punës nga komisioni ad hoc i reformës zgjedhore. Duke u ndalur në opinionin e paraqitur nga ekspertët e Komisionit të Venecias, Topalli bashkë me vlerësimin e saj theksoi se ky opinion përbën një dokument ligjor profesional dhe autoritativ dhe shërben si plan pune në zbatimin e rekomandimeve për zgjedhjet. Në mënyrë të veçantë, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, Topalli vlerësoi përqasjen e bërë në këtë opinion lidhur me votat e hedhura jo në kutitë e duhura.

LAJME SHKURT

„ Gratë e bashkisë Kamzë, me Ramën

Gjatë prezantimit të librit "Kurban" në Selanik nga ana e kreut socialist ka ndodhur me të vërtetë diçka shumë e rrallë. "Bashkia e Kamzës që drejtohet nga një kryetar bashkie demokrat, madje nga më të thekurit për PD, ka qënë në një ekskursion në Selanik, dhe të gjitha gratë kanë lenë Mziun dhe bashkohen te takimi Ramës, kjo eshte tamam "miracle of freedom", shkruan kreu i komisionit për emiogracionin dhe rininë në PS, Erjon Veliaj. Nga ana e tij, Rama shkruan në Twitter se ka hasur në një mikpritje të jashtëzakonshme. "Mikpritje fantastike dhe shqetësim i madh për të ardhmen mes shqiptarëve të Selanikut. Kriza greke ka hyrë thellë në xhepat e tyre. Kam 5 takime me emigrantët e Selanikut për librin, politikën dhe Shqipërinë siç është, siç mund të ishte dhe si mund të jetë", shkruan Rama në rrjetin social.

„ Meta: Nano, një politikan me vlera

Kreu i LSI nuk ka munguar të flasë për reformën zgjedhore të ndërmarrë nga politika shqiptare përmes ngritjes së komisionit të reformës zgjedhore. "Ka një inerci ndoshta bipartizane nga komisionet e kaluara, por unë shpresoj që të ketë reflektime dhe të jetë shumë e hapur, shumë gjithëpërfshirëse dhe konstruktive sepse dihet që reformat që ka bërë vetëm PSja me PD-në gjithmonë kanë sjellë probleme të cilat në radhë të parë i kanë krijuar vetë ato pas zgjedhjeve", ka qënë deklarata e Metës dje për mediat, teksa ka qënë në një takim të një shoqate kulturore. Njëherësh nuk ka munguar të flasë dhe për Nanon dhe ambicien e tij për President. "Jemi tepër herët për të folur për këtë çështje. Në kohën e duhur do të shprehemi. Natyrisht që ai ka vlerat e tij si politikan përgjatë këtyre dy dekadave", tha Meta.

Kërcënimi për PS

Milo: Korrektim, ose ikim nga koalicioni „„„

A

TIRANE

leatët e vegjël të PS janë tepër të shqetësuar në lidhje me reformën zgjedhore, dhe në veçanti në lidhje me aleatin e tyre të madh për faktin se sa dhe si po i mbron të drejtat e tyre në këtë komision. Në lidhje me bashkimin e tre partive në një konfigurim të vetëm përkrah socialistëve, për kreun e PDS-së, Paskal Milo është vetëm një ide që ka filluar të diskutohet se si mund të maksimalizojnë votën në zgjedhjet e ardhshme. Që nga jugu i vendit ku gjendet në një tur takimesh me drejtuesit e degëve të partisë që ai drejton, Milo paralajmëron një dalje nga koalicioni me PS nëse nuk do të shkohet drejt një sistemi me korrek-

tim kombëtar. "Nëse nuk do të ketë ndryshime të Kodit zgjedhor ne do të jemi të prirur të ndërtojmë një formacion të përbashkët elektoral, veçmas dhe të ndarë nga PS. Por nëse do të bëhet elementi korrektimit kombëtar dhe do të ketë garanci për numërimin e votave ne do të shkojmë në një koalicion të përbashkët me PS", tha Milo. Një deklaratë që ka hedhur shumë pista dyshimi për mundësinë e hyrjes në zgjedhje të opozitës, si një aleancë e bashkuar. Ndërkohë që nisja nga puna e Komisionit për Reformën Zgjedhore si dhe mos pasjen e asnjë sinjali deri më tani, për ndryshimin e sistemit zgjedhor ka vënë në lëvizje dhe partitë e tjera të majta, pjesë e koalicionit me PS. "PSD prej ko-

hësh ka qenë për bashkime brenda të majtës për një koordinim sa më të mirë veprimeve të partive opozitare, të majta dhe për institucionalizimin e këtyre bashkimeve. Jemi në kontakt dhe kemi punuar vazhdimisht që ky bashkëpunim të jetë sa më i mirë", thotë Gjinushi. Nga ana e tij, Koçi i PSV 91 shprehet se "është një projekt për të bashkuar veprimin organizativ sidomos eloktoral jo vetëm të tre partive tona PSV, PSD dhe PDS por edhe të ndonjë partie tjetër në mënyrë që koalicioni ku ne bëjmë pjesë që drejtohet nga PS të jetë më efektiv në tregun politik". Koçi e Gjinushi thonë se bashkimi i partive të tyre për shtimin e efikasitet gjatë zgjedhjve, do zhvillohet brënda koalicionit me PS.


E diel, 18 dhjetor 2011

3

POLITIKE BRAÇE: DITA MË E MIRË PËR PS?!

HARASANI: JUDA PUTHTE BUKUR!

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS shprehet se dita e djeshme ka qënë dita më e mirë për PS, pasi është "aperturë e çdo gazete, të majtë, të djathtë, të qeverisë, të opozitës, të varur dhe të pavarur". Një ditë e mirë që për Braçen ka të bëjë me vizionin për të ardhmen të kësaj partie. "Ka qënë dita më e mirë për vizionin, për të ardhmen, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Jo. Eshtë më shumë se keq", tha Braçe.

Anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS, njëri ndër kritikët më të fortë të kreut socialist Rama, ish-sekretari për programit elektoral i PS, Andis Harasani ka shpjeguar vetëm me një fjali në rrjetin social facebook tërë debatet që kanë shpërthyer në kryesinë e PS dy ditë më parë. "Juda puthte bukur", ka shkruajtur në këtë rrjet Harasani, duke iu referuar ndoshta titullit të një libri të famshëm grek.

Pritet që Harasani, Blushi, Malaj, Ruka të votojnë kundër

Qëndrimi

Përjashtimi i Islamit zërat pro dhe kundër

Islami, të martën do jetë në mbledhjen e grupit parlamentar „„„

TIRANE

Malaj: Ja pse jam kundër çrregjistrimit nga grupi i PS D Lajmi Mbledhja e grupit parlamentar të PS ditën e martë që do të vendosë dhe në lidhje me përjashtimin ose jo nga grupi të deputetit Islami pritet me shumë interes. Zërat kundër përjashtimit kanë dalë në pah, duke e komplikuar situatën. „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

S

humica e deputetëve so cialistë të pyetur në lidhje me qëndrimin ndaj kërkesës së kreut socialist Rama për përjashtimin e Islamit nga grupi socialist i janë përgjigjur me të njejtën shprehje standard: "Qëndrimin tonë do ta bëjmë të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar". Referuar dhe debatit të zhvilluar në mbledhjen e kryesisë por dhe në sinjalet e shprehura indirekt në publik, mensohet se Malaj, Harasani, Blushi, Ruka por dhe deputetët e "vjetër" në PS, do ta kenë të vështirë votën pro përjashtimit të Islamit nga grupi parlamentar i PS. Ndërkohë që vetë Islami, ka përsëritur dhe njëherë deklaratën e dhënë dy ditë më parë, sipas të cilës kur të ketë në dorë qëndrimin zyrtar të PS do të bëjë një koment për të. Njëherësh mësohet se Islami ka komunikuar me kreun e grupit të PS Ruçi dhe pritet që të jetë ditën e martë në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë në të cilën bën pjesë që në themelim. I vetmi që ka thyer heshtjen ka qënë një ndër kritikët e Ramës, anëtari i kryesisë Arben Malaj. Ai është deklaruar kundër informacionit të deformuuar të diskutimeve të kryesisë të shpërndara dje për mediat, ka ndarë thelbin e këtij diskutimi në kryesi, ku një analizë më të detajuar do ta bëjë publike ditën e martë pas mbledhjes së grupit. Ai ka

Në sondazhin online të web-it, www.shqiptarja.com, lexuesit kanë komentuar mbi pyetjen kryesore nëse ishin dakord për përjashtimin e Kastriot Islamit nga grupi parlamentar i PS. Sipas sondazhit, gati 84% e lexuesve ishin pro largimit të tij nga grupi, gati 13.5% ishin kundër këtij vendimi dhe vetëm 2.5% ishin indiferent për këto zhvillime deklaruar se ka theksuar në kryesie konceptin që efikasiteti i një force politike vjen nga fleksibiliteti i saj dhe jo nga masa përjashtuese apo disiplina formale. "Masat ndëshkuese e përjashtuese do jenë të dëmshme për sfidat politike të PS. Këtë koncept të organizmit dhe drejtimit të PS nuk

e trajtova thjeshtë për rastin Islami, por ia kam paraqitur edhe grupit të punës në PS që po punonte për përmirësimin e statutit të PS", ka deklaruar Malaj. Sipas tij askush nuk duhet të synojë rritjen e efikasitetit politiko-elektoral të PS duke rritur masat ndërshkimore ndaj çdo deputeti

socialist "edhe në rastet kur mospjesmarrja në votime apo votimi abstenues, nuk prodhon një rezultat politike negative për PS, por 'shkelje të dispilinës'. Me mospjesmarrjen e tyre kolegët deputetë të PS nuk i sollën një dështim politik PS-së në votimin përkatës". Sipas Malajt aktiviteti

eputeti socialist, njëherësh ish-ministër në disa kabinete qeverisëse të socialistëve pa përjashtuar njëherë kryetar Kuvendi pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit të vitit 1991 do të jetë prezent në mbledhjen e grupit parlamentar të PS që do të zhvillohet ditën e martë të javës së ardhshme. Pikërisht në ditën kur propozim i zyrtar i kryesisë së PS dhe i vetë kreut të PS Edi Rama në grupin parlamentar për të përjashtuar deputetin Islami, vetëm i paralajmëruari pritet të jetë prezent. Mendohet se ai do të mbrojë variantin e tij se përse nuk kishte votuar kundër kandidaturës së Bujar Leskajt për postin e kryetarit të KLSH, pasi më parë të ketë komunikuar dhe me kreun e grupit të PS njëherësh dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, Gramoz Ruçi. Burimet saktësojnë se vetë Islami ka komunikuar me Ruçin, dhe me sa duket situ-

ata nuk është paraqitur aq alarmante. Nga ana tjetër, Islami sërish i pyetur nga gazeta jonë, si për të gjitha mediat ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur as një gjë zyrtare që e lajmëronte për një propozim të mundshëm për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Referuar kësaj, Islami ka nënvizuar faktin se nuk mund të bëjë asnjë koment në lidhje me diçka që nuk është zyrtare, duke pritur në këtë rast javën e ardhshme kur gjithçka do të bëhet publike dhe do të marrë udhë qëndrimi i grupit të PS ndaj deputetit të saj që theu vendimin politik.

konkret i çdo deputeti duhet të shërbejë si element vlerësimi për karrierët e tij politike por në asnjë rast "mungesa në seancën parlamentare, mosvotimi apo votimi abstenues të shërbejnë për të çrregjistruar kolegë nga grupi parlamentar". Pasi sipas tij, shtimi i rasteve statutore kur një de-

putet penalizohet politikisht krijon premisa negative në ushtrimin e mandateve politike, duke i shndërruar deputetët në thjeshtë "kartona solidarë", pa të drejtë analize e qëndrimi edhe individuale. Malaj përfundimisht është shprehur se përjashtimi i Islamit nuk sjell asnjë pozitivitet në PS.

Përjashtimi

Meta: Dera e LSI, e hapur për Islamin „„„

K

TIRANE

ryetari i LSI, Ilir Meta, teksa ka është shprehur se nuk e mendon lajm të vërtetë atë që qarkullon nëpër media për një përjashtim të mundshëm të deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar i PS, ka deklaruar se dyert e LSI janë të hapura dhe për të. "Ka 21 vite që nuk ka përjashtime në përgjithësi në politikën shqiptare. Ka 21 vite që në PS nuk ka ndodhur ndonjë përjashtim i tillë dhe nuk besoj se mund të ndodhë aktualisht aq më tepër kur bëhet fjala për një figurë shumë të njohur publike që ka kontribuar për themelimin e PS", ka qënë deklarata e Metës. Për të cilin Islami ka kontribuar për reformimin e PS

dhe është një personalitet i Asamblesë Parlamentare të KE, dhe të shumë organizmave të tjera ndërkombëtare dhe një intelektual i një niveli shumë të lartë. "Për sa i takon Islamit, mund të them se ai do t'i bënte nder edhe partive më me traditë socialiste apo socialdemokrate në Evropë", ka deklaruar Meta. Duke nënvizuar sërish se e ka të vështirë të besojë që një gjë e tillë mund të ndodhë, madje nuk e beson se si mund të ndodhë një përjashtim i tillë. "Nuk dëshiroj të shprehem për këtë çështje. LSI ka strukturën e saj për cilindo që dëshiron të aderojë por unë nuk e besoj sesi mund të ndodhë një përjashtim në jetën politike pas 21 vitesh pluralizëm politik dhe demokra-

ci, aq më tepër në PS", ka deklaruar Meta. Ndërkohë që është shprehur se nuuk di që që Islami të ketë bërë ndonjë gabim apo ndonjë faj të tij përveçse ka shprehur mendimet e tij, të cilat në fakt pikërisht sot i ka përqafuar vetë lidershipi i Partisë Socialiste. "Alternativën e zotit Islami përgjatë këtyre dy viteve, tani e ka përqafuar, e ka përvetësuar lidershipi i PS, atëherë si mund të përjashtohet një njeri, i cili për dy vjet mbajti një linjë politike tepër pro evropiane, një linjë, e cila po të ishte përqafuar që atëherë nga lidershipi socialist, Shqipëria do të kishte fituar statusin e vendit kandidat që para dy vitesh", përfundon Meta mbrojtjen ndaj Islamit.


4

E diel, 18 dhjetor

POLITIKË

Masakra e P Peshkëpisë, qeveria: Akti terrorist grek

materiale. Pastaj i vjen radha aktit terrorist me origjinë të jashtme në bashkëpunim me shtetas shqiptarë, të kryer në vitin 1994, në postën kufitare të fshatit PeshkëpiGjirokastër, kur pjesëtarë të organizatës terroriste greke "MAVI" (rreth 12 veta), u futën në tokën shqiptare, në befasi rrethuan repartin ushtarak, vranë dy oficerë, plagosën disa ushtarë, rrëmbyen dy prej tyre dhe gjithë armatimin dhe u larguan në token

as shumë viteve heshtjeje, qeveria shqiptare e kryeministrit Berisha klasifikon masakrën e Pashkëpisë si sulm terrorist të grëkëve në Shqipëri. Ngjarja e vitit 1994 është "fshehur" në mesin e listës së rasteve sporadike të akteve terroriste që nis me aktin terrorist me origjinë të brendshme, të kryer në vitin 1995, në supermarketin VEFA, në Tiranë, ku humbën jetën disa persona dhe pati dëme të konsiderueshme

greke të pashqetësuar. Me gjithë hetimet e bëra, pala greke nuk ofroi zgjidhje dhe bashkëpunim të mjaftueshëm. Ndalimet e shtetasve grekë më pas nga qeveria e ishpresidentit Berisha, çuan në prag të konfliktit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas medias zv/ ministri për zhvillimin Rajonal Maqis Voridhis në qeverinë greke është njëri nga drejtuesit e lëvizjes për çlirim e vorioepirit MAVI, tashmë në parlamentin grek.

Strategjia deri në 2015, masa kundër bioterrorizmit dhe sëmundjeve ngjitëse

Lajmi Qeveria shqiptare ka urdhëruar ministritë e linjës që të përgatiten dhe të marrin masa kundër bioterrorizmit, përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, infeksioneve mjedisore dhe dëmtimet nga rrezatimi. Detyrat janë dhënë në strategjinë e luftës kundër terrorizmit në vitet 2011-2015.

„„„

Terrorizmi, qeveria frikë nga sulmet biologjike Paradoksi: Qeveria miratoi në nëntor ligjin e plehrave!

TIRANE

ARBEN RROZHANI

S

hqipëria duhet të përga titet për të parandaluar ndonjë sulm bioterrorist, me anë sëmundjesh të ndryshme me origjinë mjedisore, vatrave të rrezikshme infective si dhe sëmundjeve ngjitëse. Këto janë përgjegjësitë e disa prej institucioneve shqiptare, që parashikohen në strategjinë ndërsektoriale të luftës kundër terrorizmit, 2011-2015, të hartuar nga qeveria shqiptare. Sipas detyrave konkrete të dhëna për disa ministri të linjës, përveç atyre që kanë të bëjnë me parandalimin dhe zbulimin e akteve terroriste, nga disa prej ministrive, në një vend u lihet detyrë ministrive të Mjedisit, Shëndetësisë dhe Bujqësisë që të përgatiten për bioterroterizmin dhe sulmeve me sëmundje ngjitëse. Sipas dokumentit të hartuar nga qeveria shqiptare, Ministria e Mjedisit duhet të analizojë problemet mjedisore dhe vatrat e rrezikshme nga ku mund të vijnë pasoja infektive të rënda; Ministria e Shëndetësisë duhet të ndjekë me përparësi funksionimin e sistemit të njoftimit, izolimit apo transportimit të mostrave biologjike, si dhe analizimin e medikamenteve për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse me karakter të veçantë dhe të mbrojtjes nga rrezatimet; ndërsa Ministria e Bujqësisë duhet të monitorojë masat ligjore e normative për parandalimin e përhapjes së rrezikut bioterrorist, kryesisht efekteve të sëmundjeve të ndryshme me origjinë mjedisore. Strategjia në fjalë miratuar me vendimin nr.675, datë 6.7.2011 kërkon që të përgatisë vendin për të

Faksimile e strategjisë qeveritare për luftën kundër terrorizmit mos u kthyer në vatër të terrorizmit. Por ndërsa në këtë dokument të hartuar edhe për katër vitet e ardhshme, qeveria paralajmëron për rreziqe të sulmeve bioterroriste, duke patur kujdes për mjedisin, trafikun e lëndëve radioaktive dhe materialeve të tjera të pakontrolluara, dy muaj më parë, në Kuvend, me shumicën e votive të shumicës I kaluar ligji për plehrat, që le-

jon kompanitë shqiptare të importojnë mbeturina urbane për të plotësuar nevojat e industrisë ricikluese në vend, që ka nevojë për mbeturina letre, plastike, apo metali për të vijuar biznesin. Ambientalistët janë shprehur kundër ligjit, duke theksuar me forcë se Shqipëria ka aktualisht rreth 1 milionë tonë mbeturina të shpërndara në çdo cep të vendit, dhe që

përbëjnë një bombë ekologjike për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, mbetet shetësimi se me mbeturinat urbane, do të vijnë edhe plehrave të rrezikshme me përmbajtje lëndësh radioaktive.

TERRORIZMI

Në dokumentin shumëfaqësh, megjithëse theksohet se Shqipëria nuk është prekur nga sindroma e terrorizmit,

pranohet se ka patur disa fenomene të ekstremizmit dhe terrorizmit në Shqipëri, shumica të futur pas futjes në Shqipëri të personave të pakontrolluar dhe ekstremistë, kryesisht nga vendet arabe, të cilët nën petkun fetar ndikuan në përhapjen e rrymave të ndryshme ekstreme; niveli i ulët ekonomik, veçanërisht në shtresa të caktuara që shërbyen si ambiente për përhapjen dhe përqafimin e fenomeneve ekstremiste. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, qeveria shqiptare thotë se në Shqipëria janë evidentuar raste të lidhura me ekstremizmin, siç janë individët e dyshimtë dhe aktivë, si lidhje të Xhihadit dhe udhëheqësit të tyre shpirtëror Bin Laden, personat e dyshimtë vendas dhe të huaj, që krahas leksioneve teologjike u trajnuan edhe nëpër kampe fushimi, si luftëtarë të Xhihadit Islamik. Sipas qeverisë, për vitin 20062008, u arrestuan dhe çuan në gjykim disa organizata kriminale, të cilat në përmbajtjen e tyre kriminale kanë përgatitur dhe kryer edhe akte të mprehta kriminale të cilësuara "terroriste".

Arabët e shqiptarizuar

Lista, ja sheikët e terrorit „„„

N

TIRANE

ë listën e gjatë të shtetasve të huaj që financuan terrorizmin në Shqipëri dhe më gjerë janë një sërë shtetasish arabë, që zhvilluan aktivitet në Shqipëri prej vitit 1991, bënë shumë investime dhe madje morën edhe pasaporta dhe shtetësi shqiptare, me dekrete t ëish-presidentit Berisha. Qeveria aktuale rendit si suksese të saj eliminimin e planeve për goditjen e ambasadës amerikane nga operativë të Xhihadit Islamik Egjiptian në vitin 1999, apo kapjen e celulës së Xhihadit Islamik Egjiptian (viti 1998), ku pesë operativë të ce-

lulës së këtij grupimi xhihadist penetruan në disa shoqata arabe me aktivitet në Shqipëri si EAMY, RTI, IIRO, Al-Haramain dhe që në fakt ishin neutralizuar nga bashkëpunimi i SHISH-it me CIAn amerikane, gjatë qeverisjes së majtë.

Shtetasi arab, Jasin Kadi

Qeveritë socialiste prej vitit 1999 kishin sekuestruar llogaritë, investimet dhe asetet e disa shtetsve arabë siç ishin sheiku saudit Asin Al-Qadi, apo shtetasi jordanez Abdul Latif Saleh si dhe Nabil Abdyl Sayadi, duke sekuetruar dhe mbyllur edhe disa fondacione që vepronin për ndihma ndaj të varfërve. Që nga viti 2001 Jasin Kadi u shpall nga SHBA si person që kishte lidhje me terrorizmin në disa vende, përfshi edhe Shqipërinë, duke iu sekuestruar 36 llogari bankare dhe shumë prona të patundëshme. Nga ana tjetër shtetasi Abdyl Saleh dispononte dy pasaporta shqiptare, të nxjerrë në mars dhe dhjetor 1993 dhe 1995, pas shtetësisë që kishte marrë nga ish-presidenti Berisha.

?

PYETJE PERGJIGJE

Përse duhet strategjia kundër terrorizmit?

„

Përgatitja e strategjisë kundër terrorizmit mbetet një detyrim, ndaj të cilit Shqipëria mbështetet në prioritetet e përcaktuara për të luftuar terrorizmin me të gjitha format e shfaqjes së tij, nga nevoja e implementimit të objektivave që dalin nga detyrimet ndërkombëtare të miratuara në OKB, dokumenteve strategjike euro-atlantike etj., si dhe nga nevoja për të harmonizuar e koordinuar më mirë masat operacionale ndërmjet institucioneve shtetërore, ashtu edhe me partnerët dhe aleatët strategjikë.

„

Çfarë synon?

Ky dokument, me shtrirje kohore 2011-2015, synon të identifikojë fenomenin e krimit të terrorizmit dhe fenomenet e tjera që rrjedhin prej tij, të dokumentojë veprimtarinë institucionale të të gjithë aktorëve që marrin detyrime për luftën kundër krimit të terrorizmit, të përcaktojë situatën aktuale ku ndodhet vendi ynë dhe masat për ndjekjen, parandalimin, mbrojtjen dhe reagimin ndaj këtij fenomeni.

Shqipëria është e kërcënuar nga terrorizmi?

„

Të gjitha shtetet europiane mbeten të ekspozuara ndaj kërcënimit të terrorizmit dhe ekstremizmit, si nga kërcënimet që vijnë nga Brenda vendit ashtu edhe nga ato që vijnë nga jashtë. Republika e Shqipërisë nuk bën përjashtim edhe pse nuk ka përjetuar një fushatë të vazhdueshme terrori, por ka elementë brenda shoqërisë që përpiqen të shfrytëzojnë njerëzit e pambrojtur për arritjen e objektivave të tyre ekstremiste.


E diel, 18 dhjetor

5

POLITIKË

Greqia: Me detin e Shqipërisë fitojmë zonën ekonomike

P

olitika greke përfshihet sërish nga debatet për atë që tashmë njihet si “Marrëveshja e Ujrave” me Shqipërinë. Ministri i jashtëm Stavros Dimas, një ditë më parë në Parlament i është përgjigjur kërkesës së deputetit të Laos, Korantis. “Si një shtet bregdetar dhe një anëtar i BE-së, Greqia nuk heq dorë nga ndonjë prej të drejtave ligjore të saj sovrane dhe zona ekonomike ekskluzive nuk është

përjashtim në këtë parim themelor dhe pozicionin e politikës sonë të jashtme. Përcaktimi i zonave detare midis vendeve të Mesdheut Lindor, përtej mundësive të rëndësishme ekonomike që ai krijon, funksionon si një katalizator për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka deklaruar Dimas në sallën e parlamentit Helen. “Në këtë kuadër, unë ju kujtoj se marrëveshja shqiptaro-greke e 27 prillit 2009 për

delimitimin e zonave detare cakton një kufi me shumë qëllime në kufijtë e dy zonave ekzistuese juridike, si dhe ato të ardhshme, duke përfshirë ekskluzivitetin e zonës ekonomike. Në takimet tona me vendet fqinje, ne përpiqemi për ta nxitur këtë politikë”, tha kryediplomati grek. Dhe për ta vërtetuar juridikisht këtë fakt ai citoi edhe të drejtën ndërkombëtare bazuar në Konventës së vitit 1982 për të Drejtën e Detit.

Presidenti nxjerr në pension katër ushtarakët e lartë

Lajmi Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi lirimin nga detyra të katër ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami.

„„„

Imami propozoi largimin e Malajt, Qiriazit, Zaimit dhe Çelës

TIRANE

ARBEN RROZHANI

P

Gjeneral Qiriazi: E mora vesh shkarkimin nga lajmet

residenti i Republikës Bamir Topi dekretoi, dy ditë më parë shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të 4 ushtarakëve më të lartë të ushtrisë. Sipas njoftimit zyrtar, dekretimet për nxjerrjen në rezervë të katër ushtarakëve të lartë janë bërë pas propozimeve të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Sipas njoftimit të presidencës, "Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 8 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 "Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, presidenti dekretoi shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë të Gjeneralbrigade Vladimir Qiriazi, Zëvendëskomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes", shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë të Komandantit të Forcave Detare, Kudret Çela, nxjerrjen në rezervë të oficerit me gradë madhore Arian Zaimi, me detyrë këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes, si dhe nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore Gjeneral Major Maksim Hamza Malaj. "Nuk ka asgjë se unë e kam mbaruar mandatin tim" -u shpreh mbrëmë për "Shqiptarja.com" Gjeneral Major Maksim Malaj, duke u shprehur se nuk ishte aspak i shqetësuar nga largimi përfundimtar nga strukturat e Forcave të Armatosura. Në korrik kryeministri Berisha eministri Sali Berisha i propozoi Presidentit Bamir Topi, lirimin nga detyra të Maksim

BLOG/ Periferi

EDITORIAL

NGA ALBA MALLTEZI

NGA EDI RAMA

Meidani, apo xhepi i Ilir Metës

alba.malltezi@shqiptarja.com

Për ata që nuk do të festojnë J

emi në atmosferën festive të fundvitit dhe krizë apo jo, magjia ndjehet kudo. Familjet shqiptare do të vazhdojnë të ruajnë traditën e mirë duke festuar me të afërmit e shoqërinë, duke respektuar të moshuarit e duke argëtuar fëmijët. Në sondazhet gati të përditshme të shqiptarja.com votojnë shumë dhe me shpejtësi. Nuk ndodhi kështu për një temë që mund të përfshinte të gjithë: Ku po programoni të kaloni festat e fundvitit? Me ngadalësi votuan vetëm disa dhjetëra dhe shifrat janë këto: 75.26% në shtëpi, 3.09% në restorant, 9.28% në udhëtim turistik dhe 12.37% që deklaronin se nuk do të festojnë. Ka dhe nga ata që kanë alergji nga festat dhe për këtë s'ka vend për koment. Çdokush vendos të bëjë si të dojë. Vëmendje meritojnë ata që nuk mund të festojnë, pasi festa e vërtetë e tyre mbahet peng nga disa të tjerë, që të vërtetën e fshehin me mjetet e pushtetit. Kjo ndodh në Shqipëri. E vërteta është bërë si një lodër me të cilën luajnë titullarë institucionesh që janë kolona të Shtetit. Dhe Shteti ynë mbetet akoma si një rrobë që qepet e shkepet sipas përmasave trupore të pushtetarëve të radhës. Derisa të jemi në këtë gjendje, të festojmë duke menduar edhe për të tjerët. www.shqiptarja.com

Malajt, atëherë shef i Shtabit të Përgjiths hëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

dhe sipas motivimit propozimi për shkarkimin e Malaj u bë për arsye të mbarimit të mandatit të tij.

vijon nga faqja 1

Në foto: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dhe ish-shefi i shtabit, Maksim Malaj Në vend të tij Berisha propozoi Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, që është prej korrikut në krye të Shtabit të Përgjithshëm te FA. Gjeneralbrigade Vladimir Qiriazi, Zëvendëskomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, prej dy ditësh i shkarkuar nga detyra dhe i nxjerrë në rezervë, u shpreh se ishte i befasuar nga dekreti i presidentit Topi. Duke folur për "Shqiptarja.com", z.Vladimir

Qiriazi u shpreh se: "Nuk mund të them ndonjë gjë, sepse edhe unë vetë nuk jam i qartë dhe nuk kam ndonjë gjë konkrete. Në fillim dua t'i sqarojë gjërat, por konkretisht nuk kam ndonjë gjë, sepse ishte e papritur për mua, pa asnjë lloj motivi. Di që kam qenë një njeri që do tu mungojë të tjerëve, por unë dua ta sqaroj këtë punë sepse edhe unë vetë e kam marrë vesh para 3-4 orësh".

Propozimi në 2007

Zaimi, kandidat për president M Arian Zaimi, ish-atashe ushtarak i Shqipërisë në NATO

es emrave të prekur nga dekretet e presidentit është edhe Arian Zaimi, ishatashe ushtarak i Shqipërisë në NATO për një pjesë kohe të konsiderueshme dhe më vonë këshilltar ushtarak pranë mnistit. Gjeneral Brg. Arjan Zaimi ishte përfolur në korrik

2007 si kandidati më favorit për postin e Presidentit, mes emrave të tjerë të propozuar nga partitë politike. Por kandidatura e tij u la mënjanë nga PD-ja dhe në garë u fut ishnënkryetari i PD-së, Bamir Topi, president prej 21 korrikut 2007.

...bashkimpazar i ri përveç gjakimit për pushtet dhe çfarë do të sillte apo bënte ndryshe paskëtaj, një pushtet i tillë për shtetndërtimin e Shqipërisë Europiane e për shqiptarët e mbetur sot peng të një bashkimpazari të vjetër(?). Eshtë një pyetje që me plot të drejtë mundon shumëkënd. E kjo pyetje, më shumë se sa kujtdo tjetër që mund të nxitet së brendshmi edhe prej dëshirës për pushtet dhe i bie këmbanës së këtij bashkimi fort të dyshimtë, vlen t’i bëhet Presidentit Meidani. Prej të cilit jo si person, po si një autoritet moral që buron prej detyrës së dikurshme në krye të shtetit të shqiptarëve, unë vetë si qytetar do të prisja natyrshëm më pak aritmetikë e më shumë etikë në udhërrëfimin moral të këtij populli. Ndërsa si kryetar i kësaj opozite të vjedhur e të vrarë, do të vazhdoj të mirëpres kritikat e Presidentit të vetëm socialist të këtyre njëzet vjetëve, por do të prisja sigurisht më shumë kontribut kundër varfërisë së aspiratave, në kushtet kur vendi po rrëshqet përditë në një tirani tribale, dhe shembujt inkurajues për njerëzit e trembur nga varfëria materiale nuk është se janë të shumtë. www.shqiptarja.com


6

E diel, 18 dhjetor 2011

EKONOMI MINIERA E BULQIZËS

DREJTIMI I CEFTA-S

Zona problematike minerare e kromit në Bulqizë ngarkohet edhe me një vdekje tjetër në punë e sipër. Gjatë ditës së djeshme, është njoftuar se një minator ishte bllokuar në zonën nën D, në 1.000 metra thellësi. Ndihmat nuk kanë arritur në kohë dhe minatori Bajram Dalipi është gjetur i vdekur. Prokuroria ka lëshuar urdhër arresti për drejtuesin e firmës për të cilën Dalipi punonte

Më 2012 Shqipëria zëvendëson Kosovën në krye të marrëveshjes së tregtisë së lirë. Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë thanë se gjatë këtij viti janë kryer shumë punë. Me këto deklarime nuk janë pajtuar përfaqësuesit e biznesit, të cilët thanë se Kosova ka humbur një shans të madh për t'i sjellë vendit përfitime nga ky kryesim

Në aktet qeveritare sasia e PBB-së për banor jepet rreth 3.700 dollarë

8.000 USD, hileja e Berishës Shifra e përdorur ka të bëjë me një tjetër parametër, por kryeministri e ka përdorur për "konsum të brendshëm", që të bëjë efekt në opinionin publik brenda Shqipërisë

Lajmi Kryeministri Berisha, në takimin e 20-të të Partive Popullore të Evropës, të zhvilluar pak kohë më parë në Marsejë të Francës, ka deklaruar se të ardhurat e shqiptarëve janë 8.000 dollarë për frymë. Në fakt, të gjitha institucionet shtetërore, ashtu si dhe agjenci të huaja, japin një shifër të paktën dy herë më të vogël „„„

TIRANE

GENC KONDI

B

erisha ka bërë me qëllim një dizinformim të përfaqësuesve të partive të djathta evropiane. Në rastin e të ardhurave për frymë të popullsisë përdoren dy parametra. I pari, është ai që është më i besueshmi, që pjesëton Prodhimin e Brendshëm bruto me numrin e qytetarëve rezidentë brënda vendit në një shtet të caktuar gjatë një viti. I dyti e korrigjon këtë me nivelin e jetesës, pasi me një dollar në Afrikë blihet me shumë mall se san ë një vend të zhvilluar. Por, parametri i dytë është

VLERA E PBB/FRYMË TË POPULLSISË SIPAS LLOGARITJEVE NGA INSTITUCIONE TË NDRYSHME (PËR VITIN 2010) Qeveria shqiptare 3.689 USD

3.716 USD

gjithnjë një shifër e përafërt. Kryeministri shqiptar ka përdorur shifrën e 8 mijë dollarëve për shqiptar para PPE-ve, pa sqaruar se fjala është për treguesin PPP, pra parametrin e dytë. Ai tha thjesht: "Vendi im tani është një vend tjetër, është një vend me të ardhura për frymë prej 8.000 dollarësh amerikanë, është një vend me një nivel varfërie prej 12.5%". Sipas vetë qeverisë shqiptare, PBB-ja për frymë të popullsisë ishte 3.708 dollarë vitin e kaluar. Kjo është njerë nga shifrat, që janë korrigjuar tri herë gjatë këtij viti, pasi në shkurt është dhënë niveli 3.682 USD dhe në korrik 3.689 USD. Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga ana e vet, e llogarit në kuotën e 3.716

dollarëve këtë shifër, Banka Botërore në 3.678 dollarë dhe CIA amerikane e rrumbullakos në kuotën e 3.900 dollarëve. Sipas të dhënave më të fundit, të publikuara disa ditë më parë ngë agjencia evropiane e statistikave EUROSTAT, Shqipëria paraqitet e fundit në listën e vendeve evropiane përsa u përket të ardhurave për frymë të popullsisë. Vendin tonë në këtë tregues e kalon edhe Bosnja, si dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në rast se merret mesatarja e PBB-së për frymë së vendeve të Bashkimit Evropian si kuota 100, Shqipëria ndodhet në kuotën 28, sipas statistikave të Brukselit, ndërkohë që Bosnja është në

kuotën 31, e kështu me rradhë. Hendeku duket edhe më i madh, kur llogaritet fuqia blerëse e të ardhurave të shqiptarëve. Në rast se për vendin tonë kjo është sa 31 për qind e mesatares evropiane, Bosnja të njejtën shifër e ka 38 për qind, Serbia 43 për qind, Mali i Zi 51 për qind, etj. Asnjë nga delegatët evropianë nuk ka kërkuar sqarime lidhur me këtë shifër të dhënë nga Berisha, ashtu sikurse pritej. Kjo, më tepër, bëhet për tërheqje investitorësh, por, edhe më shumë, për t'iu servirur shqiptarëve shifra të ekzagjeruara, siç bëhet edhe më mburrjet se ekonomia shqiptare është e dyta në botë për nga zhvillimi, etj.

Rriten prurjet, probleme në rrugë P

3.682 USD

„ VKM 20.07.2011 „ VKM 02.11.2011 FMN

Rreshjet

„„„

„ VKM 02.02.2011

TIRANE

or, rreshjet e shiut përmirësuan sit uatën në Hidrocentralet e kaskadës së Drinit, Vaut të Dejës dhe Komanit, të cilat mësohet se aktualisht punojnë me kapacitet të plotë, ndërkohë që hidrocentrali i Fierzës vazhdon të mos prodhojë energji elektrike. Gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit, ritmi i reshjeve të shiut ka bërë që prurjet e depozituara nga zonat malore, fillimisht nga 200 metër kub në sekondë, janë shtuar më pas deri në mbi 300 metër kub në sekondë, dhe që sipas specialistëve hidroenergjitike, situata e krijuar është pozitive. Sipas specialistëve, edhe nëse ritmi i

reshjeve të shiut në rajonin verior do të vijojë të jetë i lartë dhe do të rezervojë prurje të shumta në liqen, e kuotat do të

shënojnë rritjet e duhura drejt maksimale, për shkak të menaxhimit të mirëfilltë që po i bëhet situatës, nëse do të ketë shkarkime nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës. Situatë në përmirësim konstatohet edhe në Hidrocentralin e Komanit, ku sipas informacioneve më të fundit, prurjet në liqenin e hidroçentrali shënojnë 900 metra kub në sekondë. Po kështu, në Fierzë kuota e liqenit të këtij hidrocentrali është ngritur nga 259 metër që ishte gjatë javës së kalaur, në 265 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse ka një rritje prej 6 metrash në nivelin e liqenit, sërish kuota mbetet e ulët, dhe KESH po e mban të bllokuar aktivitetin prodhues të HEC-it, me qëllim grumbullimin e mëtejshëm të ujit.

3.708 USD

Banka Botërore 3.678 USD

CIA 3.900 USD

PBB/FRYMË TË POPULLSISË KRAHASUAR ME VENDE TË TJERA (MESATARJA E BE: 100; BURIMI: EUROSTAT)


E diel, 18 dhjetor 2011

7

EKONOMI

Turizmi në stanjacion, shumë hyrje, pak valutë

S

bregdetare ka patur një rritje shumë të lehtë, turistët ishin kryesisht shqiptarë të ardhur. Kemi një rritje po kaq të lehtë të turistëve të huaj dhe në krahasim me 2010n, rritja në 2011 është me një përqindje shumë të ulët", është shprehur Enver Mehmeti, presidenti i Shoqatës. Industria e turizmit në vend, sipas drejtuesve të agjencive penalizohet edhe nga taksat e larta

ipas agjencive turistike, industria e turizmit në Shqipëri është në stanjacion. Sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Shqiptare e Turizmit thuhet se gjatë këtij viti rritja është gati e papërfillshme në vlerë valute të hyrë në vend, pavarësisht se është vënë në dukje më se një herë nga qeveria se ky ka qenë një vit "bumi" turistik, sa u përket hyrjeve të të huajve. Në zonat

të qeverisë. TVSH-ja aktuale që sot është në vlerë 20 për qind, referuar të gjithë tregut ballkanik, ku ne edhe konkurrojmë, është në vlerë shumë të madhe. Në të gjitha këto vende TVSH-ja është e reduktuar, nën 10 për qind, sipas tij. Kërkesa për uljen e nivelit të tatimit mbi vlerën e shtuar në turizëm nuk është e re, por qeveria nuk ka pranuar ta ndryshojë.

Ende pa u implementuar, Financat bëjnë amendimin e neneve të tij

Deklarimi i të ardhurave, do të ndryshojë ligji Aplikimi, për herë të parë në vend, standard i BE-së Lajmi Ligji për deklarimin e të ardhurave personale të qytetarëve do të ndryshojë, ende pa hyrë në zbatim. Burime nga ministria e Financave bënë të ditur se amendimet janë të domosdoshme, në mënyrë që të përputhen më mirë klauzolat e tij me standardet evropiane „„„

TIRANE

GENC KONDI

P

or, ajo që nuk thuhet me këtë rast është fak ti që ligji i sapomiratuar duhej t'i ishte nënshtruar mbikëqyrjes evropiane që në procesin e hartimit të tij. Në këtë mënyrë do të miratohej vetëm një herë, dhe jo, siç po ndodh vazhdimisht, sidomos me akte të Këshillit të Ministrave, një numër i madh aktesh ligjore e nënligjore nuk bëjnë gjë tjetër veçse korrigjojnë dhe shfuqizojnë të mëparshmet. Ligji aktual parashikon që deklarata individuale vjetore e të ardhurave të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore brenda datës 30 prill 2012 për vitin fiskal 2011 dhe pastaj çdo vit do të kryhet e njejta procedurë për të gjitha kategoritë e qytetarëve. Kjo është hera e parë që aplikohet në Shqipëri një procedurë e tillë, që në vendet e zhvilluara përdoret prej dekadash. Qytetari deklaron të ardhurat e tij, që mund të jenë nga një ose më shumë burime dhe shteti verifikon deklarimin e tij. Në rast se përputhen me të dhënat që kanë Tatimet, gjithshka lihet me kaq, por, në rast se ka mospërputhje, qytetari do të gjobitet, veç pagesës së detyrimeve të shmangura. Ata që duhet të plotësojnë deklaratën, sipas ligjit, janë të

të mbajë dokument origjinal që vërteton shpenzimin.

DOKUMENTAT

Për çdo të ardhur dhe shpenzim, që jepet në deklaratë tatimpaguesi mban kopje origjinale të dokumentit që provon të ardhurën apo shpenzimin e zbritshëm ose fotokopje të njësuar nga institucioni lëshues i dokumentit. Në rastin kur deklarata dorëzohet elektronikisht, dorazi apo me postë, skanime/fotokopje e këtyre dokumenteve i bashkëlidhen deklaratës vjetore të të ardhurave. Origjinali i tyre vihet në dispozicion të administratës tatimore, kur kërkohet prej saj.

32 15

Faksimile e formularit që duhet të plotësojnë të gjithë qytetarët një herë në vit, ku do të deklarojnë të ardhurat gjithë individët që marrin një pagë apo të vetëpunësuarit. Përjashtohen vetëm ata individë që nuk fitojnë më shumë se 200 mijë lekë në vit dhe të vetëpunësuarit që qarkullojnë deri në 2 milionë lekë në vit. Deklaratën mund ta plotësojnë edhe ata persona që duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme, por ky nuk është detyrim ligjor. Në të do të paraqitet paga neto, pra sasia e të ardhurave që mbetet duke hequr pagesën e sigurimeve

shoqërore dhe shëndetësore. Në këtë sasi të hollash do të shtohen, nëse ka, të ardhurat bruto nga qiratë, të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëritë tregtare apo veprimtaritë e biznesit, shitja e sendeve të paluajtshme në pronësi të deklaruesit, interesat bankare, shuma bruto e fituar nga lojërat e fatit, të ardhurat nga skema e sigurimit suplementar, trashëgimia dhe dhurimi. Nëse ai që deklaron është i vetëpunësuar në

bujqësi ai duhet të përfshijë edhe të ardhurat që realizon gjatë veprimtarisë së tij ekonomike, pavarësisht nga lloji i aktivitetit. Kësaj shume do t'i zbriten vetëm shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim dhe shpenzimet për mjekim për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, deri në masën 4,1 për qind të të ardhurave bruto. Për shpenzimet e zbritshme që qytetari do të kryejë duhet

SHPENZIMET

Qytetarët paguajnë tatim mbi diferencën midis totalit të të ardhurave bruto dhe shpenzimeve të zbritshme. Ajo tatohet me 10 për qind. Pas plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës vjetore, kryefamiljari është i detyruar që të derdhë pagesën e tatimit, nëse diferenca del positive, brenda 30 ditëve. Nëse diferenca rezulton negative, administrata tatimore i kthen tatimpaguesit shumën e taksave të paguara më shumë nga sa i takon.

?

PYETJE PERGJIGJE

A duhet të bëhet vetëdeklarimi edhe në rastet kur janë mbajtur taksat për të punësuarit?

„

Qytetarët do të duhet të vetëdeklarojnë gjithë të ardhurat e tyre nga çdo burim i mundshëm, ndërsa si shpenzime për llogaritjen e të ardhurave të tatueshme do të njihen ato për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, shpenzimet për mjekim, apo dhe shpenzimet për interesat e kredive të marra për shkollim. Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve të njohura, do të tatohet me 10%. Ligji i ri nuk ndryshon skemën e tatimit në burim, që do të vazhdojë t'u mbahet individëve për pagat apo të ardhurat e tjera, por parashikon një rivlerësim që do të bëhet pas deklarimit

A duhet ta plotësojnë këtë formular edhe emigrantët?

„

Deklarata individuale vjetore e të ardhurave plotësohet nga individët rezidentë shqiptarë për të ardhurat e realizuara brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe individët rezidentë të huaj për të ardhurat e realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nje emigrant me leje pune të rregullt jashtë vendit nuk ka pse e plotëson këtë formular, pasi ai taksohet jashtë vendit. Ekspertë të ekonomisë kanë vlerësuar pozitivisht ndërmarrjen e një nisme të tillë ligjore. Sipas tyre, deklarimi i të ardhurave personale do t'i shërbejë formalizimit të ekonomisë.

Valutat

Euro në rënie, fitojnë kredimarrësit „„„

D

TIRANE

uke pasqyruar lëvizjen në të gjitha tregjet botërore, pa përjashtim, edhe në tregun valutor shqiptar valuta e përbashkët evropiane ka humbur terren. Ajo ka rënë me pesë lekë në vlerë në tregun e këmbimit valutor që prej muajit nëntor. Banka e Shqipërisë jepte në fillim të muajit të shkuar vlerën mesatare të këmbimit prej 141 lekë e 64 qindarka. Në fillim të kësaj jave, nje euro ra në vlerën e 136 lekëve e 31 qindarkave. Nuk dihet sa do të zgjatë kjo situatë, por paniku i operatorëve ndërkonbëtarë dhe problemet në Europë mund të krijojnë një situatë

të favorshme për kredimarrësit dhe konsumatorët shqiptarë. Rënia e dukeshme e vlerës së monedhës së

Lajmi Euro ka humbur terren në këmbimet valutore, ndërkohë që pritet që dobësimi i saj të jetë me një afat më të gjatë, duke qenë se besueshmëria e investitorëve të huaj në valutën evropiane ka ardhur në rënie, si pasojë e problemeve të shteteve të eurozonës me borxhet. Ndërkohë, dollari ka shënuar rritje.

përbashkët kundrejt lekut brenda pak ditëve ka favorizuar tregjet në Shqipëri. Kjo situatë lehtëson ata që kred-

inë e kanë marrë në euro dhe pagat i marrin në lekë, të cilët do të paguajnë më pak për të konvertuar monedhën kombëtare në valutën evropiane, për të paguar këstet në banka. Nga ana tjetër, edhe importuesit do ta kenë më të lehtë me blerjen e mallrave, megjithëse duhet thënë se gati asnjëherë ulja e vlerës së valutës nuk është shoqëruar me ulje reale të çmimeve të mallrave të konsumit të gjerë në tregun e vendit. Ndërkohë, kredia e marrë nga qeveria në euro gjithashtu lehtësohet, për më tepër tani, kur Financat bëhen gati për ankandin e rradhës të bonove të thesarit në valutë të huaj, që do të zhvillohet të martën, ku synohet të sigurohen nga bankat e nivelit të dytë 10 milionë euro.


8

E diel, 18 dhjetor 2011

AKTUALITET

Arkitektët e rij ndriçojnë piramidën: "Mos e prishni"

T

ë rinjë e shoqatës arkitekturore kanë ndriçuar dje piramidën, duke dalë në mbrojte dhe për të bërë një thirrje në emer të qytetarëve për mosprishjen e saj. Të rinjë me në krye Algerta Elezin kanë mbledhur disa fonde në datën 14 dhe 15 dhjetor nga ana e studentëve dhe qytetarëve për të ndriçuar piramindën, pasi sipas tyre ishte lënë në harresë. Afro 257 persona kanë ofruar kontributin e tyre duke financuar për zbukurimin

e saj. Grupi arkitekturor tha se piramida ka vlera strukturore, historike, arkitekturore, ndaj dhe ditën e djeshme kanë shpërthyer fishekzjarret dhe janë ndezur dritat për të treguar se piramida vlerësohet ende nga të rinjë e fushës së arkitekturës. Gjithashtu u bë me dije se është hartuar dhe një kërkesë tjetër e cila i është drejtuar Bankës së Shqipërisë për të investuar mbi piramidën dhe Hotel Dajtin.

Përplasjet, brenda ditës 1 e vdekur dhe 4 të plagosur

Lajmi Aksidentohet rëndë ish- ministrja Esmeralda Uruçi si dhe bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në autostradën TiranëDurrës, ndërsa një makinë i ka përplasur nga pas dhe është larguar në drejtim të paditur. Gjendja e bashkëshortit Dashamir Uruçit është e rëndë, ndërsa Esmeralda është jashtë rrezikut për jetën. „„„

TIRANE

BESMIRA MUÇAJ

A

ksidentohet rëndë ishministrja e kulturës Es meralda Uruçi 46 vjeçe, e cila ishte në makinë së bashku me bashkëshortin e saj Dashamir Uruçin 63 vjeç. Çifti ishte duke udhëtuar në autostradën Tiranë-Durrës, por një makinë ka ardhur pas tyre me shpejtësi të madhe duke i hedhur në kanal. Drejtuesi i automjetit me targa TR 6058 K sapo ka shkaktuar aksidentin, i ka dhënë më shumë gaz makinës dhe është larguar menjëherë. Policia ka identifikuar targën e makinës e cila shkaktoi aksidentin me plagosjen e ishministres së bashku me bashkëshortin e saj. Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në orën 16:30 në afërsi në afërsi të kompanisë "Deka". Polica ka mbërritur në vendin e ng-

Aksidentohet në autostradë ish-ministrja e Kulturës, Uruçi Ishte në makinë me bashkëshortin e saj, autori i aksidentit u largua jarjes dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga makina, të cilët më pas janë shoqëruar drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet për të marrë ndihmën e parë.

NGJARJA

Ish-ministrja e Kulturës në kohën e Partisë Socialiste, Esmeralda Uruçi, ishte duke u kthyer në Tiranë së bashku me bashkëshortin e saj. Çifti Uruçi ishin duke udhëtuar me një automjet të tipit KIA me targa TR 8580 J. Panvarësisht trafikut nga moti jo i favorshëm, një makinë pas tyre është afruar me shpejtësi duke shkaktuar përplasjen me ta. Makina e ish-ministres ka përfunduar në kanal. Gjendja e tyre ishte e rëndë. Disa prej drejuesve të mjeteve të tjera kanë ndaluar dhe janë përpjekur për t'i dhënë ndihmën e parë. Ata kanë njoftuar forcat e policisë rrugore. Nxjerrjen e të plagosurve nga makina e

kanë bërë shërbimet e linjave të qarkullimit rrugor. I pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë dhe Shefi i Njësisë taskforcës për Kontrollin e Autostradave Krenar Ahmeti, i cili mori çiftin Uruçi në makinën e policisë dhe i ka dërguar menjëhërë drejt Spitalit Ushtarak.

GJENDJA SHËNDETËSORE

Sipas burimeve të spitalit bëhët me dije se çifti Uruçi është aksidentuar rëndë, por fatmirësisht kanë shpëtuar pa pasoja. Gjendja e Esmeraldës është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshorti i saj Dashamiri ka marrë plagë të rënda dhe shembje në trup. Forcat e policisë që ishin në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se u janë dashur më shumë se 20 minuta që të bënin të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga makina që ishte përmbysur në kanal. Disa prej

efektivave të policisë që po hetojnë mbi aksidenitn janë përpjekur të marrin në pyetje ish- ministren e kulturës Eseralda Uruçin për t'i dhënë detajet mbi përplasjen. Deri tani mësohet se bashkëshorti i Esmeraldës ka humbur kontrollin, pasi e përplasi mjeti tjetër, ndaj dhe përfunduan në kanal.

POLICIA

Pas marrjes së informacionit shërbime të shumta të policisë së qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet paraprake. Fillimisht policia ka ndërhyrë për të nxjerrë të plagosurit nga makina, ndërsa disa prej efektivëve të tjerë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e drejtuesit të automjetit me targa TR 6058 K që shkaktoi aksidentin. Dita e djeshme ka shënuar aksidente të shumta duke shkaktuar kësh-

tu 1 të vdekur dhe katër të plagosur. Pas rastit të aksidentit të ish-ministres së bashku me bashkëshortin e saj që ngelën të plagosur kanë ndodhur dhe një tjetër aksident. Burimet e policisë thanë dje se në rreth orës 11.00 në aksin rrugor Tepelenë - Krahs, në vendin e quajtur Kthesa e Luftinjës në Tepelenë një gua me nënshtetësi amerikane ka humbur jetën dhe janë plagosur dy të tjerë. Viktima nga ky aksident ka ngelur Arta Prendi ndërsa të plagosur Martin Prendi e Sokol Manushi të cilët ishin duke udhëtuar me kamionçinë. Maunia drejtohej nga Subi Buzo. Pagjumësia është bërë shkak që një kamionçinë që vinte nga Athina dhe shkonte drejt Shkodrës të përplaset nga prapa me një maune duke shkaktuar vdekjen e një pasagjeri dhe plagosjen e dy personave të tjerëve.

Incidenti

Qentë Pitbull kafshojnë 50-vjeçarin „„„

N

TIRANE

jë 50 vjeçar është dërguar men jëhërë me urgjencë në Spitalin Ushtarak, pasi është kafshuar nga dy qen të rracës Pitbull. Kalimtari Ylli Dumi 50 vjeç ishte duke kaluar në nga kodrat e liqenti artificial, dhe drejt tij u sulën dy qen të mëdhenj duke e dëmtuar rëndë. Disa prej qytetarëve kanë lajmëruar policinë,

ndërsa kujdestari i qenëve nuk ka mundur dot ta shmangi këtë incident. Dy qentë e kanë kafshur në fyt dhe në trup 50 vjeçarin duke ja shqyer bluzen me dhëmbë. Panvarësisht thirrjeve që bënte kujdestari i qenëve Joni Allaraj, kafshët u treguan të pabindura. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë së komisariatin nr 1, të cilët shoqëruan dhe 27 vjeçarin. Burimet e

policisë bënë me dije se nga deklarimet e marra mësohet se i zoti i qenëve është në Amerikë, ndaj për këtë periudhë kohe i kishte marrë në ngarkim Allaraj. Ky fakt sipas policisë tregon se qentë nuk ishin të tij, dhe nuk është marrë ende një vendim se si do procedohet me 27 vjeçarin. Ndërkaq i dëmtuari është nisur në spital ndërsa mjekët thonë se është në gjendje të rëndë.

LAJME SHKURT Vrasja në Shkodër, identifikohet autori

„

Polica e Shkodrës tha një ditë pas vrasjes së ndodhur kanë arritur të idenifikojnë autorin dhe ta shpallin në kërkim. Autori vrau me armë zjarri Nush Gjergaj 60 vjeç, pronar autoshkolle nga Bajza e Malësisë së Madhe si dhe ka plagosur një kalimtar të rastit Shaban P, 55 vjeç. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen "Manush Alimani" pranë Shkollës së Ndërtimit në qytetin e Shkodrës. Autori është hakmarrë ndaj viktimës, pasi djali i këtij të fundit dyshohet se ka kryer një vrasje.

Grabitën me armë 50 mijë euro, arrestohen autorët

„

Dy persona janë arrestuar ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi kanë grabitur me armë rojen e një karburanti duke i marrë shumën prej 50 mijë eurosh. Janë arrestuar Elis Kamberaj, 31 vjeç, Ylli Sela,31 vjeç dhe është shpallur në kërkim Erind Sulçaj, 23 vjeç. Tre djemtë ishin në aksin rrugor Lushnje -Fier, në vendin e quajtur "Rreth- rrotullimi i Savrës", në parkingun e një pike të furnizimit me karburant ku në bashkëpunim me njeritjetrin dhe nën u kanë vjedhur shumën prej 50 mije eurove, punonjësve me iniciale T.L dhe V.K banues në Vlorë.


E diel, 18 dhjetor

9

AKTUALITET

D

uket se nuk kanë të rreshtur vdekjet e minatorëve në galeritë e kromit në Bulqizë. Dje një tjetër minator humb jetën në thellësitë e galerive të Bulqizë. Minatori Bajram Dalipi, ka gjetur vdekjen teksa punonte në galerinë 58 të zonës "D" që administrohet nga një firmë private. Mësohet se mbi 45-vjeçarin ka rënë një

Bulqizë, groposet në 1000 metra thellësi, minatori

pjesë e tavanit të galerisë, që ndodhet 1 mijë metra nën tokë. Forca të shumta policore dhe të zjarrëfikëseve, të ndihmuar edhe nga minatorët e tjerë, pak orë pas ngjarjes, kanë arritur të nxjerrin trupit e pajetë të Bajram Dalipit. Menjëherë pas ngjarjes prokuroria, ka lëshuar disa urdhërarreste për administratorët e kësaj

pjese të minierës. Vetëm një muaj më parë, një tjetër minator humbi jetën në thellësi të minierës së Bulqizës, për shkak të shembjeve masive në galeri. Janë pikërisht pasiguria, aksidentet dhe kushtet e vështira të punës në minierën e Bulqizës, kërkesat kryesore të minatorëve të cilët zhvilluan edhe një grevë urie të gjatë, pak kohë më parë.

Ekzekutori i bandës së Tan Kateshit, në Angli

Lajmi Një nga ish protogonistët më të rrezikshëm të bandë së Dritan Kateshit, Ndriçim Sadushi, i cilësuar si një nga 14 personat më të rrezikshëm të kërkuar nga INTERPOL, sipas policisë britanike, Scotlan Yard, lëviz në Angli dhe në vende të tjera të europës, me pasaportë biometrike shqiptare. „„„

TIRANE

I superkërkuari i INTERPOL me pasaportë biometrike Hetim në Shqipëri për Ndriçim Sadushin, me 7 indentitete

POLI HOXHA

L

ajmi konfirmohet nga burime të SHISH, dhe Ministrisë së Brendëshme. Sipas tyre, Sadushi, i cilësuar si person tepër i rrezikshëm, aktualisht po përdor një emër tjetër të rremë, pas gjashtë të tillë që ka përdorur që nga viti 2000, dhe këtë të "kopsitur" në një pasaportë orgjinale biometrike shqiptare.

HETIMI

Sipas korespondencës së shërbimit sekret policor Britanik, Ndriçim Sadushi, i njohur në Shqipëri si njëri prej anëtarëve liderë të bandës së Tan Kateshit, e cila ka vepruar në qytetin e Elbasanit, jeton i lirë në Britaninë e Madhe. Informacionet më të fundit thonë se, ai është duke përdorur një pasaportë të ligjshme biometrike shqiptare, me fotografimë e tij, por me emër tjetër. Au-

BIOMETRIKET

Shqipërisë, të lëviz edhe në disa vende të tjera të Europës.

Pasportat false, si u godit grupi

Ndonëse është në listën e 14 personave më të kërkuar nga Scotland Yard, dhe INTERPOL, 41 vjeçari ka arritur të shpëtojë duke u fshehur dhe duke përdorur identitete false, për 11 vitet e fundit. Mediat britanike e cilësojnë si një prej njerëve më të rrezikshëm të krimit në Europën Lindore dhe shkruajnë se prej më shumë se 10 vitesh vazhdon të fshihet në Britani. Ai ka përdorur të paktën gjashtë emra të rremë gjatë qëndrimit të tij në Angli, që nga koha e arratisjes nga Shqipëria ku është dënuar me burg për jetë për të paktën 3 vrasje, dhe së fundmi po përdor të shta-

V

etëm 3 ditë më parë, tre persona u arrestuan dhe dy të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë, pasi akuzohen për presion ndaj zyrtarëve shtetërorë, me qëllim falsifikimin e pasaportave biometrike. Personat e arrestuar në kuadër të operacionit "Kalimi", Tefik Shehu, Ismet Rrahmani, banues në Pejë të Kosovës dhe Genc Kodra, prej kohësh pajisin në shkëmbim të shumave të mëdha deri në 4 mijë euro. Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njeri tjetrin dyshohet të kenë ushtruar ndikim të paligjshëm pranë punonjësve të strukturave të aplikimit e pajisjes me pasaportë dhe me anë të presionit tentonin të nxirrnin pasaporta biometrike false. toriteteve shqiptare u është kërkuar verifikimi, i informacionit operativ të policisë angleze. Gjithashtu, sipas të

njëjtave burime, mësohet se Sadushi, me këtë pasaportë që e ka siguruar gjatë verës së këtij viti, ka mundur që përveç

Lushnjë

Zbulohet "vetvrasja", e ekzekutoi gruaja dhe vëllai E

vrau vëllai dhe bashkëshortja, dhe u përpoqën ta "maskonin" si vetëvrasje përpara policisë. Gentian Zhuri, 24-vjeçari i cili vdiq nga disa plumba kallashnikovi përpara tre ditësh në fshatin Çermë të Lushnjes, pas hetimeve dhe ekspertizës së policisë, rezulton se nuk është vetëvrarë. Pas dëshmive të bashkëshortes së tij dhe të vëllait, policia fillimisht nxitoi që aktin ta klasifikoj vetvrasje. Por hetimet e mëvonshme vërtetuan se Zhuri është vrarë nga i vëllai i tij, në bash-

këpunim me kunatën, pra bashkëshorten e viktimës. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së familjes Zhuri rreth orës 13.00 të datës 15 dhjetor. Policia ka zbardhur edhe ngjarjen pas arrestimit të autorëve. Mbas një zënke për motive të dobëta, konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armës automatike, kallashnikov nga vëllai i viktimës Shaban Zhuri. Menjëherë pas kësaj, ai dhe e shoqja e të vrarit Lumturia, kanë njoftuar policinë për "vetvrasjen" e stisur.

NDRIÇIM SADUSHI

tin, por këtë herë mbi një pasaportë biometrike shqiptare. INTERPOL, ka vetëm 2 fotografi të Ndricim Sadushit, si mënyrë të vetme indentifikimi edhe ajo e bërë 14 vjet më parë. Ai konsiderohet si nja nga kriminelët më të rrezikshëm në Britani për vrasje, grabitje dhe vepra të tjera të rënda penale. Sipas Agjensisë së Kufirit në Britaninë e Madhe deklaron, Sadushi nuk është regjistruar për azil dhe besohet se ka hyrë në Britani në mëntrë ilegale në vitin 2000. Drejtori i zyrës së ekstradimit Murray Duffin thotë, se kanë vënë në dispozicion të gjitha burimet për arrestimin e shqiptarit të rrezikshëm, por ndërkohë edhe ai i ka sofistikuar mënyrat e kamuflimit.

GJIROKASTËR

Policia bën bilancin: në 1 vit 423 kg kanabis të kapur

D

rejtoria e Policisë së rrethit të Gjirokastrës, ka bërë dje analizën e saj vjetore dhe ka deklaruar bilancin e punës së saj. Sipas të dhënave zyrtare, në qarkun ku ndodhet fashati Lazarat, tashmë i famshëm për kultivim droge, për këtë periudhë janë goditur 14 raste, 11 më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2010, ku janë sekuestruar 423 kg e dyshuar Canabis Sattiva, 7 gr marijuanë dhe 200 gr heroinë. Gjithashtu në periudhën janar-nëntor të vitit 2011, kanë ndodhur 23 aksidente me pasojë 13 persona të vrarë, 8 persona të plagosur rëndë dhe 7 persona të plagosur lehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të viti 2010, ku kanë pas ndodhur 22 aksidente me 15 persona të vrarë, 8 persona të plagosur rëndë dhe 21 persona të plagosur lehtë. Nga krahasimi i të dhënave me vitin paraardhës, rezulton se, në periudhën janar-nëntor kanë ndodhur, 3 aksidente më pak se gjatë vitit 2010, 6 persona të vrarë më pak se gjatë vitit 2010, dhe është i njëjtë numri i personave të plagosur rëndë, 8 persona gjithsej.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë është "banda e Kateshit"?

„

U krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë, ku mendohet se ka qenë i pranishëm edhe vetë Kateshi. Banda mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen "Vullnetari". Anëtarët e saj janë Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, i njohur si ekzekutori i bandës, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi.

Ku vepronte banda?

„

Banda kryesisht dominonte pjesën lindore të qytetit, që përfshinte pjesën e Unazës, lagjen Shënkoll, deri në fshatin Bradashesh. Njëkohësisht arriti të kishte në zotërim edhe Rrugën e Namazgjasë, ndërsa si bazë kryesore ishte lagjja Brigada e Parë Sulmuese në banesën e një pjesëtari të bandës që i besonte.

„

Si përfundoi?

Të gjithë pjesëtarët e kësaj bande janë dënuar, ndërsa 4 të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim ndërkombëtar. Duke bërë bilancin përfundimtar, nga 30 persona anëtar të rregullt, 11 prej tyre u vranë, 10 u penalizuan dhe morën dënimin: Tan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, burgim të përjetshëm, Spartak Çaushi, 14 vjet burg, Kastriot Dervishi, 17 vjet burg dhe Albert Topi, 13 vjet burg.


10

E diel, 18 dhjetor 2011

SOCIALE ÇMIMET E PRODUKTEVE

SHKOLLAT ME ZËDHËNËS SHTYPI

Bashkisë e Tiranës vazhdon monitorimin e tregjeve me qëllim parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve. Monitorimi ka kaluar tashmë në pikat e shumicës dhe pakicës. Në mënyrë të përditshme merret informacion mbi çmimet dhe luhatjen e tyre. Bashkia e Tiranës bën të ditur se për çdo rast abuzimi do të merren masat siç parashikohen në ligj. Ndërkohë që ka bërë publike edhe dje tabelën e çmimeve.

Specialistët e arsimit sugjerojnë se ka ardhur koha që shkollat të kenë një zyrë për marrëdhëniet me publikun. Sipas tyre, në këtë mënyrë do të shmangen edhe lajmet "e këqija", që zënë herë pas here faqet e para të mediave. Specialistët shpjegojnë se në mungesë të një personi që mund të japë informacion dhe në mungesë të fakteve, njerëzit "e krijojnë vetë informacionin" dhe kjo nuk është e drejtë.

Rrëfehet e ëma: Dëgjova për herë të parë për të, kur më thanë se vuante edhe im bir

"Autizmi, i bëj vetë terapi djalit, s'kam lekë të paguaj specialistë" Lajmi Ajo është detyruar të lërë punën dhe të bëhet vetë terapistja e djalit të saj, të diagnostikuar autik. Në kopësht ia kanë refuzuar disa herë, por falë këmbënguljes së saj ka mundur të fitojë një "betejë" të vogël dhe tashmë e ka në klasë të dytë te shkolla "Mihal Grameno". „„„

Statistika Në vendin tonë nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e fëmijëve të prekur nga autizmi, por mendohet që ata të jenë rreth 1 për qind e fëmijëve të moshës shkollore

Klasa e dytë në shkollën “Mihal Grameno”, ku mëson edhe Blendi

TIRANE

ERGISA CËNUKA

B

lendi është diagnos tikuar se vuan nga au tizmi që në moshën trevjeçare, kohë në të cilën prindërit e tij dëgjuan për herë të parë për autizmin. Që atëherë, gjithçka në këtë familje, i është përkushtuar mësimit sa më shumë mbi sëmundjen e të birit, me qëllim për ta ndihmuar të shërohet. Në një rrëfim për "Shqiptarja.com", e ëma e Blendit (e cila nuk pranon të identifikohet me emër, për shkak të ndikimeve që mund të ketë kjo tek i biri), na tregon se ajo ka lënë punën për t'u bërë terapistja personale e djalit të saj, si ia del ta mbajë nën kontroll të birin dhe marrëdhëniet e tij me mësuesen dhe shkokët e klasës së dytë tek shkolla "Mihal Grameno". Si e kuptuat që fëmija juaj ishte autik? Në fillim ai nuk fliste dhe unë nuk isha shumë e shqetësuar. Nga mosha 2 vjeç e gjysëm, filloi të nxirrte ndonjë fjalë në të rrallë. Unë sikur u qetësova disi, por më pas takova një shoqe fëmija i së cilës kishte të njëjtin problem. Për herë të parë nga ajo dëgjova për autizmin dhe më pas ajo më sugjeroi ta çoja te ndonjë specialist. Po pas kësaj çfarë bëre? Ku e çove djalin? Fillimisht lamë takim me një neuropsikiatre. E cila pasi i bëri disa teste më tha që djali ka elementë autizmi hiperaktiv. Ajo më sugjeroi, përveç terapisë, që djalin duhet ta çoja në

SHKAKU

Mjekët: Mund t'ia ketë shkaktuar vaksina

K

ur e pyesim nëse mjekët i kanë thënë se kush mund t'ia ketë shkaktuar problemein ajo shprehet se "nuk më kanë thënë ndonjë gjë të saktë, por mbaj mend se kur kam shkuar tek kjo qendra e Liri Berishës, dëgjova doktoreshat që thonin se ndoshta ka ndodhur nga vaksina që i bëhet fëmijës në moshën 1 vjeç". Më tej ajo na shpjegon se atij i pëlqen të rrijë më fëmijë, por sërish më shumë i pëlqen vetmia. "Nuk di të luajë si të gjithë. Edhe kur mundohet të futet në ambjente me fëmijë, sapo e kupton që ai nuk e di lojën ai ata, tërhiqet", - na thotë ajo. Gjithashtu ajo tregon se shokët e klasës janë shumë dashamirës me djalin që vuan nga autizmi.

kopësht dhe në shkollë. Ajo ma ngrohu zemrën, pasi sipas saj, nëse merrrte trajtimin e duhur fëmija im do të kishte mundësi të ishte si gjithë të tjerët. Më pas e kam cuar te qendra e Kombinatit, ku trajtohen edhe fëmijë të tjerë autikë. Pas testimeve që i bënë djalit tim në këtë qendër, rezultoi se mosha e zhvillimit mendor të tij ishte vetëm 1 vjeç e gjysëm, ndrësa në të vërtetë ai ishte tre vjeç. Kam punuar shumë vetë me të me teste speciale që i merrja nga këto qendrat Po në shtëpi çfarë shenjash shfaqte? Vetëm pasi mësova se ai ishte autik, fillova të mendoj sesi ishte sjellë ai deri tani. Për-

shembull kur donte ujë nuk thoshte vetëm një herë ujë, por thoshte tri herë: ujë, ujë, ujë. Ndërsa kur ishte më i vogël dhe nuk fliste fare, me kapte nga dora dhe më dërgonte të merja atë që donte. Po në kopësht e ke dërguar, apo e ke mbajtur vetë në shtëpi? Kam tentuar ta çoj në kopësht por në fillim nuk ma mbanin. Si shteti ynë aman që është përtokë fare. Kur nuk meret me fëmijët që kanë probleme mendo më për të tjerët. Cila ishte arsyeja që nuk e pranonin në kopësht? Sepse ishte shumë i levizshëm. Nuk donin siklete.

Kushtet

Licenca e punës për mësuesit „„„

P

TIRANE

raktikën profesionale do ta zhvil lojnë të gjithë ata që kanë përfunduar pas datës 12 Janar 2011 studimet e ciklit të dytë, me kohë të plotë dhe kanë fituar diplomë "Master Profesional" Ose "Master Shkencor" ose diplomë ekuivalente me to në mësuesi, të cilët aktualisht janë pa punë. Për vitin shkollor 2011-2012, afati i regjistrimit të praktikantëve dhe dorëzimit të dokumentacionit është 10 dhjetor - 20 dhjetor 2011. Ndërsa afati i përgatitjes së listës së mentorëve dhe praktikantëve nga DAR/ZA-të është deri më 27 dhjetor 2011. Praktikanti paraqitet në

Institucionet Arsimore të praktikës profesionale (IAPP) për të filluar praktikën profesionale në datën 5 janar 2012 dhe

Lajmi Mësuesit që janë në punë dhe përfundojnë studimet e ciklit të dytë, pa shkëputje nga puna, nuk i nënshtrohen praktikës profesionale, por vetëm vlerësimit të aftësimit praktik. Nëse vlerësohen pozitivisht, kanë të drejtë të regjistrohen për dhënien e Provimit të Shtetit dhe të fitojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit

e përfundon atë në datën e mbylljes së procesit mësimor, sipas udhëzimit përkatës. Në përfundim të praktikës professionale, praktikanti vlerësohet nga mentori, drejtori i IAPP si dhe komisioni i vlerësimit të praktikantit. Certifikata e praktikës profesionale përgatitet nga DAR/ZA përkatëse. Vetëm pas vlerësimit pozitiv të aftësimit praktik, praktikanti mund të regjistrohet në provimin e shtetit. Provimi i shtetit synon të ndikojë në kualifikimin dhe arsimimin e mësuesve profesionistë, bazuar mbi standardet europiane të sigurimit të cilësisë, të cilat janë të orientuar për nga rezultati duke matur besueshëm rezultatet e të nxënit.

Më pas dëgjova për një qendër tjetër që ishte pas minibashkisë numër 8 dhe e ata ma kanë mbajtur për disa kohë. Këtu madje ai është përmirësuar ndjeshëm dhe më pas e dërgova në kopësht publik. Më pas e futa në parashkollor, por aty qëndroi vetëm pak. Më pas e futa në klasë të parë. Megjithëse kishte shumë mangësi, pas shumë përpjekjesh arriti të mësonte të shkruante dhe të lexonte. Aktualisht djali yt tani është në klasën e dytë të shkolla "Mihal Grameno", si po përshtatet? A ka probleme? Përgjithësisht ka ecur mirë. Mësuesja është shumë e mirë dhe i kushton shumë kohë. Po ashtu edhe shokët e klasës. E duan të gjithë dhe përpiqen ta ndihmojnë. Sigurisht që mësuesja nuk e ka të lehtë me të, por ajo ëhstë shumë e durueshme. Takohem shumë shpesh me të dhe mundohemi t'i zgjidhim sëbashku problemet. Çfarë problemi shfaq më shumë në klasë? Ai ka problemet e veta, nuk arrin t'i ndjekë fëmijët e tjerë. Nuk shprehet shumë, nuk di të bëjë veprime matematikore, flet shkurt, nuk bashkëbisedon shumë, por ka shumë më të mirë kujtesën vizive. Madje herë pas herë më duket se ndonjë fëmijë i huaj që sapo ka nisur të mësojë shqipen... Ju keni edhe një djalë tjetër, a ka ai probleme të kësaj natyre dhe si sillet Blendi me të? Po po kam dhe një djalë por ai si ka fare këto probleme. Por duhet t'i rri te koka pasi djali i madh bëhet shumë nevrik. Përse nuk e keni dërguar në një shkollë speciale, apo të merrni një mësues special? Unë e kam sjellë në shkollë publike pasi mendoj se ai ka nevojë për fëmijë ndyrshe. Çfarë do marri ai nga një fëmijë me të njëjtin nivel, apo në nivel më të ulët se ai? Ndërsa sa i përket një mësuesi special ne nuk kemi para ta paguajmë se ata kërkojnë 10 mijë lekë (të vjetra). Unë kam lënë punën që t'i rri nga pas.


E diel, 18 dhjetor 2011

11

SOCIALE

Ndryshon tarifa, 10 mijë lekë për provimin e shtetit

P

ërcaktohet tarifa që do të paguajnë të gjithë të rinjtë që do t'i nënshtrohen provimit të shtetit. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Provimeve dhe studentëve të mjekësisë, është deklaruar se kjo tarifë do të jetë vetëm 10 mijë lekë të reja, nga 30 mijë lekë të reja që ishte propozimi fillestar. Ndërsa ëhstë

përcaktuar edhe data se kur do të zhvillohet ky provim, që do t'u japë licencën për ushtrimin e profesionit mjekëve të ardhshëm. "Provimi do të zhvillohet në datën 16 janar dhe janë specialitetet e mjekësisë ato që do të jenë të parat që do të japin këtë provim. Tarifa për herë të parë është 10 mijë lekë të reja. Gjatë kohës 60 minuta mund ti

rikthehesh pyetjes dhe ta korrigjosh apo të ndryshosh rezultatin", - u ka shpjeguar të rinjve, Alfons Harizaj, drejtor i përgjithshëm i AKP-së. Të parët që do t'i nënshtrohen testit me 50 pyetje të zgjedhura këto nga 3000, që janë bërë publike në javët e mëparshme, do të jenë studentët e mjekësisë dhe të specialiteteve që lidhen me këtë degë.

Lehtësi për ata nga shtresat në nevojë

Part-time, sa lekë do të paguajnë studentët

Lajmi Tarifa vjetore e shkollimit ka pësuar një rritje për të 85 degët e universiteve publike, nga 5002500 lekë të reja. Ajo paguhet me këste, ndërsa kategoritë e familjeve në nevojë paguajnë vetëm 50 për qind të vlerës totale të tarifës së shkollimit. „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

T

arifat e shkollimit që do të paguajnë të rin jtë, të cilët do të ndjekin universitetin në sistemin part-time, si shkolë të parë ose dhe të dytë, janë publikuar në fletoren zyrtare. Ajo që vihet re është se krahasuar me një vit më parë, ata kanë pësuar një rritje të lehtë, që varion nga 500-2500 lekë të reja, dhe kjo pasi në to është pasqyruar edhe inflacioni.

TARIFAT

Bëhet fjalë për ata studentë, të cilët do të ndjekin shkollën e lartë në sistemin part-time, si program të parë studimi, si program të dytë studimi. Kështu, për një vit akademik, të rinjtë që zgjedhin të studiojnë në degën e Historisë, pranë fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, do të paguajnë çdo vit një tarifë prej 53.400 lekë, ndërsa për të tri vitet akademike 159.120 lekë, nëse kanë shkollë të parë, ndërsa nëse e kanë fakultet të dytë atëherë kjo tarifë është 280.800 lekë. Dega më e shtrenjtë është "Inxhinieri logjistike dhe Prodhimi" pranë universitetit Politeknik të Tiranës, e cila kushton plot 336.960 lekë për të tre vitet e shkollimit, të ndjekur më pas nga degët e infermierisë pranë Universitetit të Tiranës. Tarifat paguhen para sezonit të parë të provimeve të çdo viti akademik, në të kundërt të rinjtë humbasin të drejtën për të marrë pjesë në provime. Kostoja për çdo degë llogaritet në varësi të profilit që zgjedhin të rinjtë.Vendimi për të mos rritur tarifat ka qenë një

Tarifat e shkollimit për 85 degët është rritur deri në 2500 lekë MBETËSIT

Paguajnë tarifë vetëm për kreditet e mbartura

V

endimi përcakton gjithashtu edhe për mënyrën se si do të veprohet me studentët mbetës. Kështu sipas këtij vendimi studentët e shpallur jokalues ose përsëritës, do të paguajnë tarifë shkollimi, në vitin përsëritës, vetëm për kreditet e provimeve të mbartura. Kjo pasi edhe në tabelën përkatëse të tarifave të shkollimit përcaktohet se sa kushton një kredit për secilin fakultet. Çdo vit akademik i korrespondojnë 60 kredite, ndërsa në total studenti duhet të fitojë 180 kredite. Edhe në tabelën e tarifave vendimi përcakton se sa lekë kushton secili kredit.

qëndrim i prerë i qeverisë shqiptare, ndërkohë që drej-

tuesit e universiteteve kanë kërkuar disa herë që tarifat

të ndryshojnë, pasi janë më të ulëtat në rajon. Këtë vit akademik do të kenë mundësi të ulen në në auditoret e universiteteve publike plot 9010 studentë, nga të cilat 400 vende janë lënë në dispozicion të studentëve nga trojet dhe të huajt.

LEHTËSITË

Ndërkohë që vendimi për tarifat shkollimit që do të paguajnë studentët parashikon lehtësi për disa kategori të rinjsh. "Kandidatët që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2011-

2012 dhe që u përkasin shtresave sociale, si: personave që nuk shikojnë dhe që nuk dëgjojnë, invalidë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, fëmijët që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijë romë, ballkano-egjiptianë apo fëmijë të policëve dhe ushtarakëve të rënë për shkak të detyrës e të ish-të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë në masën 50% të tarifës së shkollimit. Këtë të drejtë do ta kenë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave sociale", - thuhet në vendimin përkatës për tarifat e shkollimit për sistemin me kohë të pjesshme.

Pedagogët dhe mësuesit

INSTAT: Profesioni më i paguar „„„

P

TIRANE

rofesioni më i paguar i vendit tonë është ai i pedagogurt dhe mësuesit. Të paktën kështu rezulton sipas një statistike të nxjerrë nga Instituti i statistikave për pagat mesatare mujore, të llogaritura këto sipas aktivitetetit ekonomik. Kështu sipas studimit në fjalë, paga mesatare në arsim rezulton 44.800 lekë. E përkthyer ndryshe, 10% më e lartë se paga mesatare në ekonomi. Por këtu duhet të kihet parasysh fakti se në këtë rritje të pagës së arsimtarëve ka ndikuar sigurisht pagesa mujore e pedagogëve, e cila është më e lartë se ajo e mësueve që punojnë në arsimin parauniversi-

tar. Po sipas INSTAT, paga mesatare në ekonominë shqiptare është 40.800 lekë. Analiza e detajuar e INSTAT për pagën

Lajmi Raporti i detajuar i përgatitur nga Instituti i Statistikave, iu ëhstë referuar të dhënave administrative, që kanë raportuar të gjithë institucionet pranë organeve tatimore. Sigurisht që këto të dhëna lënë vend edhe për dyshime, pasi në sektorin privat një pjesë e madhe e punonjësve deklarohen me një pagë shumë më të ulët se ajo reale

mujore mesatare të profesionistëve të ndryshëm në vendin tonë, ka treguar se të gjithë sektorët e tjerë kanë një pagë më të ulët se mesatarja për gjithë ekonominë. Pas arsimit, sektorët që vijojnë me pagat më të larta janë transport-telekomunikacioni dhe shëndetësia. Një punonjës në sektorin e transporteve dhe komunikimit paguhet mesatarisht me 39.800 lekë në muaj, ndërsa një punonjës në shëndetësi paguhet me 39.500 lekë në muaj. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave sektori me pagat më të ulëta është ndërtimi, ku paga mesatare llogaritet 36.200 lekë. Vërtetësia e këtyre të dhënve vihet në dyshim duke pasur parasysh shkallën ende të lartë të informalitetit në punësim.

?

PYETJE PERGJIGJE

Kur janë shpallur fituesit e part-time?

„

Në të vërtetë fituesit e sistemit me kohë të pjesshme janë shpallur që në muajin tetor, por tarifat e shkollimit vetëm tani janë përcaktuar përfundimisht.

Sa të rinj e ndjekin part-time?

„

Në total bëhet fjalë për rreth 9010 të rinj, por pritet që ky numër të rritet sërish, duke qenë se universitetet kanë kërkuar kuota shtesë për të rinjtë që ndjekin studimet në sitemin part-time.

A kanë ndryshuar tarifat e shkollimit?

„

Nëse i krahasojmë tarifat e shkollimit që do të paguajnë të rinjtë për vitin akdemik 2011-2012 me ata të viteve të mëparshme vihet re një rritje e lehtë deri në 2500 lekë të reja për çdo degë. Sipas qeverisë, këtu nuk bëhet fjalë për rritje të kësaj tarife, por vetëm për pasqyrim në të edhe të inflacionit.

A parashikohen lehtësi për shtresat në nevojë?

„

Po, vendimi i qeverisë parashikon që të rinjtë që vijnë nga familje të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike, ata që vijnë nga familje me aftësi të kufizuara, apo për fëmijët e ushtarakëve të rënë në krye të detyrës, kjo tarifë përgjysmohet. Pra ata do të paguajnë vetëm 50 për qind të vlerës totale të saj.


12

E diel, 18 dhjetor 2011


E diel, 18 dhjetor 2011

Abonohu!

Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me: To Subscribe please contact: ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com

Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com

13


14

E diel, 18 dhjetor 2011

AKTUALITET

Qëlloi për të vjedhur kazinonë, arrestohet autori

T

entoi të grabiste kazinonë dhe një nga medodat e tij ishte të kërcënonte me armë punonjësit. Ngjarja ka ndodhur në Korçë në një kazino, ku gjatë orëve të vona të natës është shfaqur një person me kapuç dhe me armë. Autori kërkonte medoemos paratë që ishin në arkë, dhe kërcënonte punonjësit për t'ia dorëzuar. Djaloshi 23 vjeçar ishte i pajisur me maskë dhe me armë në dorë.

Armën e mbante me një qese dhe më pas është drejtur nga arka, ku ka lëshuar qesen me qëllim marrjen e lekëve. Autori arriti të afrohej pranë arkës dhe kur pa se nuk kishte njëri ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Askush nuk ka lëvizur kështu që grabitësi është larguar pa marrë gjë. Punojësit kanë lajmëruar menjëhërë forcat e policisë të cilat mbërritën në vendin e ngjarjes. Pas këqyrjes

së kazinos efektivët e policisë së Korçës kanë gjetur një gëzhojë si dhe disa gjurmë të gishtave të autorit. Në sajë të provave materiale është bërë dhe arrestimi i autorit. 23 vjecari Marjol Kolonjari i dënuar më parë për veprën penale të plagosjes së rëndë, ka rënë për herë të dytë në prangat e policisë, por kësaj herë për grabitje me armë e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje paleje.

Dëshmia e dy të keqtrajtuarve para prokurorisë së Tiranës

Mori peng 2 biznesmenë, i detyroi të masturbonin Ngjarja te "Ali Demi" në 15 nëntor për gjobën 10 mijë euro Lajmi Gjykata e Tiranës ka vendosur që prokuroria të ketë akses për kontroll në banesën e autorit Aleksandër Tushës. Ky i fundit ka marrë peng dy biznesmenë dhe i ka kërkuar një sasi parash prej 10 mijë eurosh. „„„

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur para një muaji, ku dy ortakë të një mobilerie kanë bërë një kallëzim penal se Aleksandër Tusha i ka marrë peng për t'i kërkuar para. Autori përdori të gjitha metodat për tu marrë paratë, deri sa i detyroi dhe të masturbonin. Të dëmtuarit e kësaj ngjarje janë pronarët e një pike montimi mobilierie të ndodhur në Rrugën "Ali Demi" në Tiranë. Në datën 11 nëntor në dyqanin e tyre ka shkuar një person me emrin Sandri(Aleksandër Tusha), i cili ka kërkuar, të bëjë një kuzhinë si dhe një portmonto për shtëpinë e tij. Pasi

Një sasi prej dy kg marijuanë është sekuestruar ditën e djeshme nga policia kufitare e kakavijës. Droga po transportohej me një autoveturë, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte ishte shteti Grek. Automjeti i dyshuar, Audi A3, me targa greke ZZZ 58 89, i drejtuar nga 23 vjeçari nga Ballshi i Fierit, Besmir Disha, me banim të përkohshëm në Kallamata të Greqisë mbërriti në Kakavijë rreth orës 14.30. Policia pas kontrollit të imtësishëm zbuloi dy pako cilindrike të mbështjella me letër natriban, në njyrë të zezë, brenda të cilave kishte rreth 2 kilogramë marijuanë. Nga hetimet rezultoi se Besmir Disha kishte ardhur para një jave nga Greqia për në Ballsh dhe lëndën narkotike e kishte blerë tek një shtetas në Fier, për ta trafikuar në Kallamatë.

Masakrojnë më thikë 19-vjeçarin

Tre të rinj kanë masakruar me thikë një bashkëmoshatarin e tyre për një konflik të çastit. Viktima është një 19 vjeçar, i cili pas plagëve të marra është dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, në të cilin ka ndërruar jetë. Blerim Hoxha u plagos pasditen e 16 dhjetorit në Fermë-Sukth pas një grindje me tre të rinj, ku si rrjedhojë e saj u godit disa herë me thikë në barkë e trup, plagë të cilat e çuan drejt vdekjes. Burimet e policisë pojuan se plagosja fatale ndodhi për shkak të një gërvishtje në makinën e njërit nga tre agresorët. Në pranga kanë rënë 19 vjeçari Ervis Xheka, 21 vjeçarit Andrit Toçi dhe 18 vjeçari Armando Xheka.

BESMIRA MUÇAJ

P

Sekuestrohen dy kg drogë

„

„

TIRANE

as kërkesës së dorë zuar nga prokuroria e Tiranës, gjykata e Rrethit Gjyqësor ka caktuar dje vendimin për lejimin e kontrollit të banesës së Aleksandër Tushës. Në datën 15 nëntor të këtij viti Aleksandër Tusha ka marrë peng dy biznesmenë, të cilët i ka mbajtur të izoluar për 8 orë ndërsa më pas i detyronte të bënin veprime të turpshme. Pas marrjes së provave materiale nga Prokuroria e Tiranës, dhe Drejtoria e Policisë është marrë vendimi ndaj autorit Tusha. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vjedhjes me dhunë në bashkëpunim dhe heqje të paligjshme të lirisë.

LAJME SHKURT

VENDIMI

Gjykata i jep leje prokurorisë të bëjë kontroll banese Këtë ngjarje Gjykata e ka çmuar dhe e ka cilësuar të bazuar në fakte dhe në prova materiale, të mbështetur në ligj. Gjykata ka pranuar kërkesën dhe ka urdhëruar kryerja e kontrollit të banesës së Aleksandër Tushës, e cila është në lagjen "Ali Demi" pallati i ri, kati i 7-të me ashensor dhe kati i 8-të banimi me papafingo. Gjykata ka dhënë urdhër që kryerja e banesës të bëhët nga Oficeret e Policisë Gjyqësor te Drejtorisë se Policisë së Shtetit, Qarku Tiranë, Sektori i Krimeve kundër personit. kanë lënë një pikë takimi pranë pallatit ku banon shtetasi me emrin Sandër, ata kanë shkuar atje dhe janë takuar me këtë të fundit, i cili ka thirrur në telefon edhe një shokun e tij dhe së bashku janë ngjitur në banesën e tij në katin e tetë. Sapo kanë hyrë brenda Sandri ka mbyllur derën dhe i ka lidhur të dy personat me pranga dhe pasi i kanë shtrirë në tokë u kanë bërë kontroll në xhepa duke u marrë të gjithë sendet personale që kishin me vete. Aleksandri ka hyrë nëpër dhomat, ku i kishte lidhur dhe u ka kërkuar secilit prej tyre nga një shumë të caktuar. Konkretisht, shtetasit A.H i ka kërkuar 10.000 euro dhe kur ai nuk ka pranuar Aleksandri e ka

rrahur dhe për më tepër rezulton se është kafshuar nga një qen i racës "Rodvailer", të cilin ai e mbante në banesë. Më pas të dy të lartpërmendur i kanë zhveshur dhe i kanë lidhur tek disa karrige kashte të ndodhura në papafingo ku u kanë dhënë ilaçe për tí vënë gjumë. Të nesërmen pasi ata janë ngritur nga gjumi, ai i ka lënë të lirë duke u marrë sasinë e parave që ata kishin me vete si edhe çelsat e automjetit të cilin ata e kishin të punës së tyre. Të dëmtuari kanë deklaruar para inspektorëve të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit se autori i ka detyruar të shohin program pornografik dhe më pas të masturbojnë. Njëri prej tyre nuk ka pranuar, dhe ndaj tij është ush-

Aleksandër Tusha truar dhunë fizike, kurse ortaku i dytë ka pranuar që t'i shpëtonte dhunës. Autori i krimit ka arritur të marrë vetëm paratë që ata dispononin me vete, si dhe makinën me të cilën kishin ardhur për të "matur vendin e protmontosë".

GJYKATA

Nga ana e përfaqësuesit të prokurorisë u pretendua se, nga ana e të dëmtuarve janë dhënë detaje të cilat përligjin kërkimin e prokurorisë për ushtrim kontrolli në banesën e 34 vjeçarit Aleksandër Tusha të ndodhur në Rrugën "Ali Demi". Sipas përfaqësuesit të prokurorisë, ushtrimi i një kontrolli në banesën e cituar më lart është i nevojshëm pasi dyshohet se, vepra penale për

të cilën është duke hetuar prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, duhet të ketë lënë gjurmë në këtë banesë. Pas marrjes së kërkesës të nisur nga POrokuroria, Gjykata provon se ky kërkim është mbështetur në ligj e prova dhe si i tillë duhet pranuar. Gjykata konstaton se nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke u hetuar për dy vepra të rënda penale, të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim dhe heqje të paligjshme të lirisë, të parashikuara respektivisht nga nenet 139-25, 110/2, të Kodit Penal. Provat e paraqitura nga ana e përfaqësuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë mbështesin kërkimin për ushtrim kontrolli banese në përputhje me termat e ligjit procedural penal.

Arrestohen për armëmbajtje pa leje

„

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur me armë pa leje. Në sajë të një pune të mirorganizuar, nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale të Kërkimit në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policise Lushnje, u bë e mundur kapja e autorëve në kërkim. Në pranga ka rënë Seit Manhasa, 28 vjeç, banues në Peqin,i dënuar me 1 vit e dy muaj burg, për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armeve luftarake". Hajdar Tosku, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë është arrestuar për armë mbajtje pa leje. Policia ka sekuestruar armët në cilësinë e provës materiale.


E diel, 18 dhjetor 2011

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Trafikante 100-vjeçare?

Dekret kundër lojrave në computer

Një karambol mes hajdutësh

P

N

N

olicia e Buenos Airesit u fut me rrëmbim në një nga azilet kryeqytetit argjentinas dhe, me akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, arrestoi një plakë 98-vjeçare. Pa pyetur shumë për drejtuesit e azilit, pasi e arrestuara gati njëqindvjeçare kishte kohë që jetonte aty, e morën dhe e çuan në stacionin e policisë. Dhe vetëm në komandën e policisë u konstatua edhe ngatërresa. Bëhej fjalë për një rast homonmie, që i bëri të gabonin policët. Në fakt, trafikantja që ata kërkonin i përgjigjej plotësisht emrit të plakës së shkretë, por ama trafikantja e vërtetë që duhej arrestuar ishte rreth dyzet vjet më e re sa ajo...

ëpunësit amerikanë e mbushën kupën. Tani masa të rrepta ndaj atyre që e kalojnë orarin zyrtar duke u zbavitur me lojrat e computer-ëve. Kështu, Ministria e Punës e shtetit ët Virginias, duke parë se nuk ka qenë e mundur deri tani të bëhet asgjë për të shkuruajuar këtë ves të keq të nëpunësve, është detyruar të nxjerrë një dekret të posaçëm me anë të të cilit ndalohen të gjitha lojtrat nëpër computer në orarin zyrtar. Një masë, që sipas autoriteteve të ministrisë në fjalë nuk merret vetëm për t'u hequr vesin nëpunësve abuzues, por në radhë të parë, për t'i siguruar taksapaguesit e shtetit të Virginias se shërbimi nëpër zyrat publike do të jetë më efikas.

ë një nga rrugët e periferisë së Los Angeles, ndodhi një aksident krejt i pazakontë, që i la gojëhapur policinë. Në fakt aksidenti ishte nga më të rëndomtit, nga ato që ndodhin me qindra në ditë në të gjitha vendet e botës, pasi praktikisht u përplasën dy makina.. E çuditshmja ishte se menjëherë pas aksidentit, të dy shoferët, sikur ta kishin bërë me fjalë dolën nga makinat përkatëse dhe ia dhanë vrapit. Por arsyeja e kësaj ikje nga sytë këmbët e të dyve u mësua vetëm pak më vonë, kur me mbërritjen e policisë, rezultoi se të dyja makinat sapo kishin qenë vjedhur dhe kuptohet, shoferët-hajdutë e panë më të udhës t'ia mbathnin me të katra se sa të përfunfonin në pranga

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

9

21

11

22

26

27

31

32

39

40

35

54

65

66

73

74

81

76 83

43

44 49

85

57

62

63

69

87

I K

VERTIKAL 1. Ishte shkolla e Aristotelit. 2. Janë njerëzit pa shtetësi. 3. Trimi, por jo ti. 4. Si i përshtatshëm 5. Një ngjyrosës flokësh. 6. Në fund të lutjes. 7. Pak literaturë. 8. Inicialet e Asimov. 9. Mund të jenë kënge dhe filmi 10. De Palma regjisor. 11. Janë në skaje. 12. Radiot pa zë. 13. Mister i shkurtër.

L E V E R D A T E S

I

I R

S

I

I

14. 15. 16. 17. 18. 19. 20. 22. 23. 24. 25. 27. 28. 29. 33. 34.

Inicialet e Eintsein. Nisja pa çifte. Ngryset më mbrëmje. Le Bon i Duran Duran. Qyteti i champagne-s. Frank, piktor amerikan. Fillojnë daljen. Janë si trauma. Janë si krahina. Nuk... është në Itali. Gjysmë skadim. Është rritje e tonit muskular. Kërcimi i Zorba Grekut. Duhet respektuar në kohë. Janë çerdhe... zogjsh. Emër burri.

A N A D

T A T

I

I K A T A T

A R M A N

S K I

T E P E R

Ç I R A K E T

H E L E N E T

T E K E

E Q A D

I

E G O

T A R A

L U C I

A N O T T J E T R

A S

A

M

E

I

I

F E N

P

I

I K S

I

T

A

A T O R E T N O R A H P

I R A T

E T A P A T

A

P O

F A T

L

U T

M O N O L O G U I

I O M E N A

A M I

P A N O R A M A T U N A I R T

I

T H O M A S M A N N

B A T E S

K O M U N

D O K T O R O D E R

V

H E K U R U D H O R E

I N E

N M

J

D E P O Z I

G I O N A E

I G R A T

A

A

R O T A O

T

Akrepi

Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari

Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t'ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi

Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t'u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori

Sot do të keni mbështethen e Merkurit dhe prandaj do t'ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërrmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.

Peshqit

Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, rjedhimisht para dhe sukses. Idetë e reja nuk ju mungojnë, por duhet të dini t'i parashtroni.

71

88

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM P L A S T

Peshorja

Disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

89

90

94

94. Janë të qarta, të dukshme.

Një veshje tahitianësh. Vitet kufij. Dinë të flasin. Luarasi aktore. Mihali që qe aktor. Inicialet e Paganini-t. Gjysmë tatimi. Capirossi i motoçiklizmit. Të parat në sondazh. Eshtë bixhoz. Keaton aktore. Qytet në Izrael. U shkrua nga Moliere. Janë baballarët Luhen për të fituar. Një këshilltar për negus.

Virgjëresha

Janë pasioni dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t'ju mungojnë shanset edhe në dashuri.

64

79

93

65. 66. 68. 71. 72. 74. 76. 78. 79. 80. 82. 85. 87. 91. 92. 93.

58

70

86

Luani

Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frutet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.

20

51

56

68

Gaforrja

Asgjë e re gjatë ditës së sotme që pritet të hetë e qetë. Momente melankolike për shkak të Hënës dominuese, ndërsa në mbrëmje, ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

45

50

78

92

19

Binjakët

Është pikërisht kalimi kalimi i Mërkurit një orbitë të "butë"në shenjën tuaj që do të harmonizojë edhe veprimet tuaja. Ky ndikim bën që nga ana financiare edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.

38

61

77

84

18

Demi

Pak nervozizëm dhe ndoshta edhe pak mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke bërë që në momente të caktuara të dilni nga natyra juaj. A nuk ju dujet se e teproni ca me të ngrënët?

25

55

67

75

82

17

37

48

60

1. Ato të gabuara janë burim aksidentesh 9. Një sigël për G-Men. 11. Salacrou dramaturg. 17. Ekstreme në sirtar. 19. Inicialet e Dalí piktor. 21. Mund të imponojë karantinë. 22. Pak derdimene. 23. Një fantazist te Barça. 26. Mbyllen me epilog 28. Mund të jenë shkencore. 30. Janë centralet Chernobyl. 31. Inicialet e Lendl. 32. Peter që humbi hijen 33. Thonë se nuk gjykohen. 35. Natën janë në krye. 37. Eshtë çrregullimi. 39. Mondrian piktor. 41. Kanë kapakë me tituj. 42. Mund të jetë trofe sportiv. 44. Ekstremet e natës. 45. Kufizojnë lejen. 46. Qeliza e jetës. 47. Eshtë emri i... popullit. 48. Janë stade në videogames. 51. Teket e një thane. 52. Turner i CNN. 53. Showgirl italiane. 56. I famshëm ai i Delfit. 59. Rupert aktor. 60. Një popull i druidëve. 61. Inicialet e Camus. 62. Gjysmë limiti. 63. Sidney regjisori i Serpico.

16

36

42

53

HORIZONTAL

15

24

34

59

91

14

30

41

52

13

29

47

72

12

23

28

33

46

80

10

Dashi

Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do keni stimuj të mjaftueshëm për t'u angazhuar në këtë apekt. Raportet me partnerin janë intensive.

N E R E I

F E D R A

I D A

E N K A S

O

L

M B E

35. 36. 38. 40. 41. 42. 43. 47. 48. 49. 50. 51. 53. 54. 55. 57. 58. 64. 67. 69. 70. 72. 73. 75. 77. 79. 81. 82. 83. 84. 86. 87. 88. 89. 90.

Tazio, mantovani fluturues. Pihen për... oreks të tilla. Shkruhet në shator. Akoma është ndryshe. Eshtë sëmundje me... vibrionin. Kalimi në kufij. Los... qyteti atomik. Një lule kundërmuese. Cage aktor. Në krye të ekstremistëve. Fillojnë turnin. Një pushim në... basket. Një arti mund të jetë ura. Kufizojnë rastet. Qendër për finale. Lulet pa zë. Fillojnë luftën. Harris aktor. Parashtesë zmadhuese. Prova pa kufij. Emri i Toptanit pashë. Sistemi Monetar Europian. Pishtarë pa pishë. Parakalim i pjesshëm. Kufizojnë artet. Stani kur s'ështa ai. Në fund të barkut. Duhet në kufij. Nisen të parat. Mbetet në bisht. Nota e diapazonit. Fillojnë titrat. Mbarojnë fare. Santa… në New Mexico. Në fund të vitit.


16

E diel, 18 dhjetor 2011

LAJMET NGA BOTA • Kosova përgatit pritje madhështore për Merkel Qeveria e Kosovës ka vendosur që ti bëjë një pritje madhështore kancelares gjermane Angela Merkel. Billbordera dhe Àamuj gjermanë do të vendosen nëpër Prishtinë, kanë thënë burime qeveritare. Zonja Merkel do të pritet në Aeroport me Gardën e Ceremonive të FSK dhe më pas do të takohet me kryeministrin Thaçi. Më tej, kancelarja do të takohet me ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Eshtë menduar që në rrugën ku do të kalojë Merkel, të dalin nxënësit e shkollave me Àamujt e Gjermanisë dhe Kosovës në duar. • Protesta në Itali për vrasjen e emigrantëve Me mijëra vetë protestuan dje në Itali pas vrasjes së dy emigrantëve nga Senegali në Firence nga një shtetas italian me pikëpamje ekstremiste të krahut të djathtë. Protestuesit marshuan në Fierence ndërsa të tjerë në Milano dhe pjesë të tjera të Italisë. Dy burra nga Senegali u vranë të martën në treg të hapur. Vrasësi i tyre më pas voziti në drejtim të një tregu tjetër në qytet, duke plagosur edhe emigrantë të tjerë përpara se të vriste veten. • Zgjedhjet në Rusi, telefonatë Obama Medvjedev Çështja e rregullsisë ose jo të zgjedheve në Rusi, është diskutuar ditën e djeshme në një bisedë telefonike mes Presidentit të SHBA Barak Obama dhe presidentit rus Dimitri Medvjedev. Shtëpia e bardhë bën të ditur me anë të një deklarate se Presidenti Obama vuri në dukje njoftimet për mënyrën e parregullt të zhvillimit të zgjedhjeve, por mirëpriti edhe angazhimin e presidentit rus për hetimin e akuzave. Zoti Obama vlerësoi gjithashtu përgjigjen e autoriteteve ruse për të lejuar mbajtjen e demostratave kundër zgjedhjeve. • Gjermani, vihet nën akuzë presidenti Wulff Revista informative “Der Spiegel’ pretendon se ka vërtetuar që presidenti federal gjerman Christian Wulff nuk ka thënë të vërtetën për një kredi imobiliare. Një ditë pasi presidenti shprehu publikisht keqardhjen për informacione jo të plota për kredinë e marrë në kushte të favorshme, gazeta ngre pyetje të reja. Sipas gazetës, kredinë për presidentin e ka ndërmjetësuar sipërmarrësi Egon Geerkens. Pagesa e kredisë për shtëpinë e Wulff është bërë përmes llogarisë së gruas së biznesmenit për të cilën sipërmarrësi kishte megjithatë një prokurë. • Kosovë-Serbi probleme për reciprocitetin Pavarësisht se Kuvendi votoi mocionin për reciprocitet me Serbinë, në terren kjo nuk po gjen zbatim.Në pikën ku¿tare në Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë, qarkullimi i mallrave serbe vazhdon me të njëjtin ritëm si para mocionit të Kuvendit. Sipas Doganave të Kosovës vetëm për 7 ditë në këtë pikë ku¿tare janë futur rreth 587 kamionë me mallra të ndryshme, ndërkohë nga Kosova për në Serbi kanë kaluar 26 kamionë. Përveç, automjeteve të rënda edhe qytetarët që shkojnë për vizita në shtetin serb, e bëjnë po të njëjtën gjë. Makinat me targa kosovare, që të kalojnë ku¿rin duhet t`i ndërrojnë ato dhe të pajisen me tabelat serbe. faqe e fundit

• Alba Malltezi

Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha

Drejtore e Shqiptarja.com

Drejtore Marketingu:

Julia Dhame

julia.dhame@shqiptarja.com

Kryeredaktor: Politika: Ekonomia:

Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi

Investigimi: Poli Hoxha Kronikë: Besmira Muçaj Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj, Genti Manelli Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Celular: +355696060418 Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë

shqiptarja.com  

shqiptarja.com

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you