shqiptarja.com

Page 15

16

E enjte, 15 dhjetor 2011

LAJMET NE 5 RRESHTA • Gazetarët, Bashës: Kujdes me shitjen e gazetave Unioni i Gazetarëve i kërkon kryetarit të Bashkisë transparencë në reformën që kërkon të ndërmarrë në tregun e shitjes së shtypit, ku sipas gjithë gjasave po kërkohet të përfshihet ngritja e një kompanie multiaksionerësh. “Ne ju drejtohemi ju si titullar i Bashkisë, që në emër të tagrit ligjor dhe administrativ, të siguroni transparencën maksimale për këtë reformë, gjithëpërfshirjen pa dallime dhe me një formulë kontribuimi që të mos përjashtojë askënd dhe të mos mundësojë selektivitet apo dallesa sipas preferencave politike mes aktorëve të këtij tregu të shtypit. Njëkohësisht kërkojmë prej jush të inicioni dhe organizoni sa më parë një tryeze debati dhe sqarimi për detajet e këtij projekti” thotë në letrën drejtuar kreut të Bashkisë, kryetari i unionit Aleksandër Çipa. • Topi dekreton Buxhetin për 2012 Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje shpalljen e ligjit “Për buxhetin e vitit 2012”. Pritet që ligji për buxhetin 2012 të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Buxheti i vitit 2012 kap vlerën e 396.9 miliardë lekëve dhe është dukshëm më i ulët se ai i viteve të mëparshme, pasi në të janë parashikuar edhe efektet që kriza e eurozonës do të ketë në ekonominë shqiptare. Ndërsa edhe pse është këshilluar nga BB për të pasur kujdes me investimet ne infrastrukturë buxheti i 2012 parashikon një shumë të majmë në këtë sektor. Ndërkohë që ky buxhet është klasi¿kuar nga mazhoranca si buxhet konservator që përmban shkurtime të ndjeshme të shpenzimeve • Ambasadori Sekui: 5 mln euro kundër korrupsionit Ambasadori i delegacionit të KE në Tiranë Etore Sekui duke folur në një konferencë për luftën kundër korrupsionit në administratën publike theksoi se në 5 vitet e fundit janë dedikuar 30 mln Euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së për të ndihmuar përmirësimin e administratës publike në Shqipëri dhe 5 milionë Euro për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit në vend. “Është e rëndësishme të shohim përparim të plotë dhe bindës në këtë fushë për të përmbushur kërkesat për t’u bërë vend kandidat dhe për të treguar se vendi ka institucione në gjendje të ushtrojnë qeverisje demokratike.Raporti i Progresit 2011 për Shqipërinë në menyrë të qartë thekson se: ka nevojë për progres në fushën e politikave anti-korrupsion, i cili është një prioritet kyç i Opinionit” tha ambasadori Sekui. • Me Karta ID drejt Malit të Zi e Maqedonisë Drejt Maqedonisë dhe Malit të Zi, shqiptarët mund të udhëtojnë edhe me karta identiteti. Ministri i Jashtëm Haxhinasto, duke shfrytëzuar prezencën e ministrave të jashtëm në A5 ka nënshkruar marrëveshjet përkatëse që qytetarët e këtyre vendeve dhe shqiptarët të lëvizin pa pasaporta, vetëm me karta identiteti. Ky ka qenë një propozim i palës shqiptare, e cila që në vitin 2010 lancoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare apo quajtur “Shengeni Ballkanik” nxitur edhe nga përvoja e përdorimit të kartave të identitetit si një mjet pozitiv edhe drejt Kosovës. Pritet që marrëveshja të nënshkruhet shumë shpejt edhe me Bosnjen.

• Alba Malltezi

Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha

Drejtore e Shqiptarja.com

Drejtore Marketingu:

Julia Dhame

julia.dhame@shqiptarja.com

Kryeredaktor: Politika: Ekonomia:

Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi

Investigimi: Poli Hoxha Kronikë: Besmira Muçaj Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj, Genti Manelli Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Celular: +355696060418 Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.