Issuu on Google+

Faqe 3

Nard Ndoka pranon: Po negocioj me Ramës e Metës

Faqe 14-15

Agron Tufa: Do hapim dosjet e dënimit të artistëve

Faqe 2

Raporti i “Mjaft” për tetorin: Kuvendi votime pa kuorum

Faqe 12

Mjekët e mësuesit, test special para provimit të shtetit

NGA ALBA MALLTEZI

Periferi

Ikën Berluskoni. Po miniberluskonët tanë? Faqe 4

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

NR. 9 E diel, 13-11-2011

Lekë 20

Pas librave të botuar nga Rama e Blushi, Mehr Licht boton ministrin e transporteve

PD nxjerr në treg poezitë erotike të Sokol Olldashit

Vargjet e ministrit: Gjoksin tënd do hamë..e nëse s’ngopemi, kofshën tënde të bardhë...më vonë, testet e mia e mitrën tënde. Flet Mira Meksi: Olldashi kërkoi vetë të botonte poezitë NGA ARBEN LLALLA Analiza Lajmi Politika ia ka lënë vendin letërsisë. Pas daljes së politikanëve të së majtës, Edi Rama e Ben Blushi, nuk kanë mbetur pas edhe politikanë të djathtës. Në revistën e nëntorit 2011 “Mehr Licht” që e nxjerr Mira Meksi me financimin edhe të ministrisë së Kulturës, dalin poezitë, mes tyre edhe erotike, të ministrit të transporteve Sokol Olldashi. Vetëm se nuk thuhet koha kur janë shkruar këto poezi

Të vërtetat e Berishës në Tetovë M Në foto:

(majtas) Ministri Sokol Olldashi (djathtas) Faksimile e poezisë erotike

TIRANE

G

jithçka mund të ndodhte. Por që politika të konkurronte edhe nëpërmjet librave, kjo ka ndodhur vetëm këtë vit, dhe vetëm në Panairin e Librit të këtij viti. Kështu e majta ka hedhur në treg dy penat e forta të saj, duke përfshirë vetë kryetarin e PS, Edi Rama, që me librin e tij “Kurban” është duke thyer rekordet e shitjeve, por edhe deputetin e kësaj partie, Ben Blushi, i cili po ashtu po thyen rekorde shitjesh me librin e tij të tretë “Shqipëria”. Por aty fshehur në libra, edhe për shkak të 15 vjetorit të revistës “Mehr Licht” e autores Mira Meksi, dalin të tjera krijimtari artistike. E duket që politikanët shqiptarë kanë zell për të shkruar poezi. Në fakt, në revistën letrare të përkatërmuajshme, të nëntorit 2011, sipas asaj që shkruhet në kopertinën e revistës, na vijnë

Në çerdhe e kopshte

Faqe 13

Bashkia, largime masive nga puna NGA

ESMERALDA KETA

poezitë e ministrit të Transporteve Sokol Olldashi. Funksionari i lartë i Partisë Demokratike nuk ka shkruar as roman, as rrëfenjë politike, por thjesht, një poezi erotike, ndoshta ndoshta, edhe tek perversja.

POEZIA

Nuk dihet koha se kur Sokol Olldashi e ka

NGJARJA E PAZAKONTE

shkruar këtë poezi. Mund ta ketë shkruar atë dhe në rininë e tij, por poezia është botuar në edicionin e nëntorit 2011 të këtij viti, në kohën kur Olldashi është ministër. Por nuk dihet as arsyeja nëse kjo poezi është shkruar herët, pse është përzgjedhur të vendoset në këtë numër të revistës që botohet për 15 vjetorin. Ajo që... Vijon në faqen 5

NE DURRES

Në kërkim Aleksandër Tusha. Rrëfehen pengjet

Kishte sjellë në Tiranë grupe të njohura ndërkombëtare

‘Klienti’ merr peng ortakët i detyron të masturbojnë

Ekzekutohet me silenciator biznesmeni 35-vjeçar

TIRANE

N

jë person ka marrë peng dje në kryeqytet dy ortakë të një mobilerie duke i izoluar në një banesë dhe më pas i ka kërkuar një shumë parash. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”

disa metra në afërsi të gjimnazit Çajupi. Të dëmtuarit Ervin Qullhaj 25 vjeç dhe Aliko Halili 40 vjeç, ortak të një mobilerie kanë kontaktuar në telefon me një person, i cili kërkonte një protmonto me porosi. Gjatë telefonatës të dyja palët kanë Në faqe 8 rënë...

BESMIRA MUÇAJ

E

kzekutohet me silenciator ishpronari i Living Room, personi që solli në Shqipëri disa nga yjet e muzikantëve të huaj. Gentian Zguri Gashi, 35 vjeç, ishte administrator dhe aksioner i kompanisë Kleemmann në

Shqipëri, kompani ashensorësh dhe ishte gjithashtu pronar i Rock n’roll caffe afër Ambasadës Amerikane. Ndërkaq mësohet se Zguri ishte aksioner i agjensisë që ka sjellë në Shqipëri Deep Purple, Zuchero, Deff Leppard, James Blant dhe gjithë Në faqe 9 koncertet e...

ë në fund pas kaq vitesh kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha bëri një vizitë disa orësh në qytetin ku kanë selitë të gjitha partitë politike shqiptare, në qytetin ku është themeluar Universiteti i parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, në Tetovën heroike të luftës së 2001. Historia për një vizitë të Berishës në Maqedoni është e kah hershme dhe interesante. Për herë të parë u deklarua për vizitën e kryeministrit shqiptar në FYROM në maj të vitit 2010, por më 10 maj të atij viti policia maqedonase vret në rrethana të dyshimta Vizita e tij liderin e partisë së AK-së, nuk e pati ish-komandant të UÇK Harun Aliun bashkë me jehonën e 3 shqiptar të tjerë, ish madhe që pjesëmarrës në ushtritë ka patur e UÇK. Atëherë Berisha e para një viti shtyu takimin sepse nuk vizita eTopit ishte çast i duhur. Në të njëjtën kohë, një universitet privat në Strugë deklarojë se ka marr vendim që prof.dr.Sali Berisha do shpallet “Doctor Honoris Causa” gjatë vizitës. Një çmim që asnjëherë nuk mbërriti në duart e prof.Berishës. Në shtator të këtij viti u deklarua se Sali Berisha do vizitojë Shkupin më 26 tetor, por pas shumë kritikash Berisha e shtyu vizitën sepse në atë periudhë në Maqedoni do bëhej regjistrimi i popullsisë. Kishte shumë gjasa që kjo vizitë do shfrytëzohej nga pala maqedonase pasi do falsi¿konte numrin e saktë të shqiptarëve duke ulur përqindjen e tyre. Diplomacia shqiptare deklaroi më tej se Sali Berisha do bënte vizitën më 4 nëntor, por edhe për këtë datë u shty kjo vizitë për 9 nëntor. Pra, pse gjithë këto data shtyrjesh!? Pse vizita e Kryeministrit të Shqipërisë është caktuar në data që janë ditë të fatkeqësive për shqiptarët e Maqedonisë!? Më 9 nëntor Berisha bëri vizitë në Tetovë, ditën kur katër vjet më parë në Malësinë e Vijon në faqen 4 Tetovës forcat e...


2

E diel, 13 nëntor 2011

POLITIKE

S

ipas raporteve të mëparshme të publikuara për veprimtarinë e Kuvendit, gjatë legjislaturës aktuale partia në pushtet arriti të mbajë vetëm rreth 10 për qind të premtimeve elektorale, ndërsa PS në opozitë as 2 për qind të premtimeve të dhëna. Sipas vrojtimit të "Mjaft" në 2009, shpenzimet e Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi, një histori abuzimesh dhe shkeljesh

nga viti 2006 në 2009 u rritën me 30.3 për qind ose 113 milionë lekë, duke e kthyer në institucionin me shpenzime më të larta operative në rajon e krahasur kjo me një sërë vendesh si Serbia, Kosova, Italia, Franca, Norvegjia etj. Nga këto 3.7 miliardë lekë shkonin vetëm për luksin e deputetëve. Rroga deputetit

në Shqipëri është rreth 1000 euro, plus 2000-2500 lekë për çdo pjesëmarrje në mbledhje komisionesh parlamentare, ku ata regjistrohen edhe pa qenë. Edhe pse u janë hequr makinat, të cilat i blenë për "dy grosh" nga shteti, ata marrin bonuse për transportin sa katër pensione bashkë, plus 140 euro për telefonët.

RAPORTI I "MJAFT" "MJAFT"// Analizohet veprimtaria e parlamentit gjatë muajit tetor

Kuvendi, falsifikime ligjesh dhe votime pa kuorum Lajmi “Dembelët”

Vetëm për një muaj, gjatë tetorit të kaluar, sipas një vrojtimi të lëvizjes "Mjaft", deputetët e Kuvendit kanë shkelur rregulloren për votimin e projektligjeve duke mos patur numrin e mjaftueshëm të deputetëve, ndërsa administrata e Kuvendit falsifikoi procesverbalet e mbledhjeve të komisioneve parlamentare

„„„

Gjatë periudhës 1-31 Tetor deputetët Rudina Seseri dhe Dritan Prifti nuk ishin në asnjë seancë plenare, nga 10 të tilla.

TIRANE

ARBEN RROZHANI

D

hunime të Rregullores së Ku vendit, falsifikime të proces verbaleve, shkelje e etikës parlamentare, fjalor vulgar dhe për më tepër gjykim i njëanshëm nga Kryetarja e Kuvendit. Raporti i hartuar nga "Mjaft" për muajin tetor 2011 hapet me skandalin e radhës së kryeministrit Berisha në Kuvend, gjatë seancës plenare të 13 tetorit 2001, ku ai iu drejtua deputetit të PS-së, Sajmir Tahiri, me kërcënimin verbal: "Ta bëj fytyrën me të zezë se këpuca që nga fëmijëria jote deri tani". Dhe për këtë incident që cënon rëndë etikën parlamentate nuk u shënua asnjë tërheqje vëmendje, vërejtje apo masë tjetër nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë për Kryeministrin dhe njëkohësisht deputetin Sali Berisha, pavarësisht se në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë përcaktohet, në nenet 64 dhe 65, se drejtuesi i seancës plenare duhet të ndërhyjë në raste të tilla si dhe masat që mund të merren në varësi të nivelit të cënimit të rregullave dhe normave të etikës parlamentare. Sipas raportit në mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare mungoi prania e grupeve të interesit për diskutimin e projektligjeve. Kuvendi nuk e respektoi nenin 35 të Rregullores për transparencën e mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare, duke mos ua hapën derën mediave apo publikut të interesuar.

FALSIFIKIMET

Gjatë punimeve të komisioneve parlamentare nga 1 në 31 tetor pati shkelje të rënda dhe të përsëritura të Rregullores së Kuvendit. Mbledhjet u zhvilluan pa kuorumin e nevojshëm, duke i bërë ligjet të pavlefshme. Në mbledhjen e Komisionit

Berisha duke shtyrë Braçen gjatë një seance plenare në tetor

PROJEKTI

Unevotoj.com, autopsia e Kuvendit

U

nevotoj.com është një projekt i Lëvizjes MJAFT, i koncep tuar si një librari kombëtare informacioni me fakte dhe të dhëna që mbulojnë aktivitetin e anëtarëve të parlamentit shqiptar. Raporti "Unë Votoj" për periudhën 1-31 tetor 2011 hartuar nga "Mjaft", është publikimi i parë mujor i Skuadrës së Monitorimit të Kuvendit të Shqipërisë.

parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në 10 tetor, në mungesë kuorumi, u krye edhe procesi i votimit të projektligjit "Për një ndryshim ne ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare"", sepse ishin të pranishëm 9 nga 23 anëtarë të këtij komisioni, ndërsa votuan 11 anëtarë, më pak se gjysma sa çfarë parashikon rregullorja. Për më keq, më pas

u falsifikua edhe procesverbali nga administrata e Komisionit, ku numri I anëtarëve u bë 15. Ky skandal u përsërit sërish në mbledhjen e 11 tetorit, ku në procesverbali figurojnë fiktivisht 19 anëtar të pranishëm, nga 12 që ishin realisht. Po kështu edhe në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, në 4 tetor 2011, ka nisur konform përcaktimeve ligjore, me praninë e 8 nga 12 anëtarë që ka ky komision, por që u votua pas largimit të dy prej anëtarëve, pra pa kuorum. Po kështu edhe në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, në 25 tetor, ku ishin të pranishëm 9 nga 23 anëtarë të këtij komisioni, ndërkohë që në votimin e inicitivës ligjore në fjalë kanë marrë pjesë vetëm 11 anëtarë, nga të paktën 12 që duhet të ishin të pranishëm. Edhe në këtë rast vërehet i njëjti fenomen, si në mbledhjen e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, në procesverbalin përkatës i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, rezultojnë të pranishëm 13 anëtar.

Projektligjet

Deputetët që "tradhëtuan" partinë „„„

N

TIRANE

ë disa raste, deputetët votu an ndryshe nga vendimi i grupit parlamentar ku bëjnë pjesë dhe ata ishin deputetë të PS-së. Në seancën plenare të 20 tetorit, deputeti Saimir Tahiri votoi kundër projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria AG për fi-

nancimin e projektit "Furnizimi me ujë i Bilishtit - kontratë me çelësa në dorë". Në 27 tetor, deputeti Blendi Klosi votoi kundër Projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve", ndërsa në seancën plenare të 27 tetorit, deputetët Damian Gjiknuri, Tom Doshi dhe Arben Isaraj votuan kundër Projektligjit "Për një ndryshim në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare".

Blendi Klosi

Saimir Tahiri


E diel, 13 nëntor 2011

3

POLITIKE PRIZREN, TAKIM BERISHA-THAÇI

LSI: I SHËRBEJMË INTEGRIMIT

Pas ceremonisë së përurimit të 38 kilometrave të para të rrugës Morinë-Merdare, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim, në Prizren, me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Në takim, dy kryeministrat biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat. Berisha, gjithashtu, e përgëzoi Thaçin për ndërtimin e segmentit të parë të autostradës dhe e inkurajoi për vazhdimin më tej të punimeve, duke e cilësuar këtë autostradë si një rrugë që jo vetëm bashkon shqiptarët, por transformon rajonin.

Në një takim të LSI në komunën Kashar, kryetari Ilir Meta ka deklaruar se ajo është një forcë politike e cila i shërben integrimit evropian të vendit. Sipas tij, opozita prej dy vitesh ka luajtur një rol bllokues, duke mos votuar ligje shumë të rëndësishme për të çuar Shqipërinë më pranë BE. "Ne jemi për t'i shërbyer integrimit evropian të vendit. Që t'i shërbesh integrimit evropian të vendit do të thotë që t'i shërbesh stabilitetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve", tha ai.

Demokristiani fillon negociatat për të pajtuar liderët

Ndoka, negociatori për një kompromis mes Ramës e Metës Hapi i parë, bashkëpunimi për reformën zgjedhore. Kryetari i PS zbut tonet në drejtim të kreut të LSI Lajmi

BASHKËPUNIMI

Rolin për një ndërmjetësim të mundshëm mes dy liderëve kryesorë të të majtës shqiptare, me sa duket e ka marrë kryetari i një partie të djathtë. Demokristiani Nard Ndoka ka konfirmuar se po bën përpjekje për të siguruar një bashkëpunima mes dy figurave kryesore të politikës së majtë shqiptare, përkatësisht Ramës si kreu i PS në opozitë dhe Metës si drejtues i LSI në qeverisje, në koalicion me Berishën dhe partitë e tjera të djathta që nga viti 2009.

„„„

TIRANE

JAKIN MARENA

K

analet" komunikuese mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryetarit të LSI, Ilir Meta kanë nisur të funksionojnë, duke sjellë në këtë mënyrë dhe uljen e toneve mes dy ish-miqve politikë, të cilët kanë pasur një histori të trishtë përplasjesh, sidomos në dy vitet e fundit. Reforma zgjedhore, me sa duket ka qënë dhe elementi bazë që ka sjellë dhe një ngrohje të këtyre marrëdhënieve, pavarësisht se në distancë dhe pa asnjë takim mes tyre. Rolin për një ndërmjetësim të mundshëm mes dy liderëve kryesorë të të majtës shqiptare, me sa duket e ka marrë kryetari i një partie të djathtë. Demokristiani Nard Ndoka ka konfirmuar se po bën përpjekje për të siguruar një bashkëpunima mes dy figurave kryesore të politikës së majtë shqiptare, përkatësisht Ramës si kreu i PS në opozitë dhe Metës si drejtues i LSI në qeverisje, në koalicion me Berishën dhe partitë e tjera të djathta që nga viti 2009. "Janë dhënë sinjale të qarta nga të dy palët se mund të ketë një bashkëpunim për reformën zgjedhore, bashkëpunim që mund të shtrihet dhe në elementë

Nard Ndoka

Ndoka dhe Meta, një miqësi në grevë urie

N

uk janë të reja miqësitë politike të kreut të PDK Nard Ndoka dhe atij të LSI, Ilir Meta. Të dy liderët e këtyre dy forcave politike, që tashmë kanë ndërruar rolet në qëndrimin ndaj përfshirjes në qeverisje, në pranverë të vitit 2007 kanë qënë pjesë e një greve të padëgjuar urie, brenda në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Atëherë Ndoka ishte në koalicion formal të paktën me qeverisjen e Berishës, ndërkohë që Meta ishte një ndër opozitarët më të fortë të kryeministrit aktual. Halli i përbashkët mes Metës dhe Ndokës, që i kishte detyruar që të hyjnë në këtë sakrificë sublime brenda sallës së Kuvendit, ka qënë reforma zgjedhore dhe më konkretisht përjashtimi i të drejtës për LSI që të ketë një komisioner në KQZ.

Në foto: Kreu i PS Edi Rama dhe ai i LSI, Ilir Meta të tjerë që kanë të bëjnë me përgatitjen e një kuadri ligjor normal dhe sipas standarteve demokratike, për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", ka qënë deklarata e kreut të PDK, Nard Ndoka dhënë dje për gazetën "Shqiptarja.com". Duke nënvizuar dhe

njëherë dëshirën e palëve për një sistem proporcional me korrektim kombëtar. Ndoka e ka cilësuar këtë si një hap të parë për shkrirjen e akujve mes dy liderëve kryesorë të së majtës shqiptare, dhe po punohet më pas dhe për arritjen e kompromisve më të rëndësishme

mes Ramës dhe Metës, për një strategji të përbashkët për një bashkëpunim më afatgjatë mes këtyre dy partive politike dhe tërë të majtës shqiptare, bashkë dhe me partitë e tjera të spektrit të qendrës së djathtë dhe të djathtë, në opozitë. Kreu demokristian e ka

pranuar faktin se ai po negocion mes Ramës dhe Metës për arritjen e një akordi mes tyre, si hap të parë reformën zgjedhore. Me sa duket një negociim i tillë ka dhënë rezultat, teksa lidershipi socialist ka kohë që ka heshtur në lidhje me zhvilli-

met në sistemin e drejtësisë që kanë të bëjnë me gjyqin ndaj Metës për të famshim përgjim "Meta-Prifti". Deri më tani, pavarësisht zvarritjeve të forta të këtij gjyqi apo problemeve që janë bërë prezente në media, për shkak të përplasjes mes organit të akuzës dhe ekspertëve shqiptarë të kësaj videoje, asnjë deklaratë nuk ka dalë nga ana e lidershipit socialist por dhe as të opozitës shqiptare. Gjë që tregon se tashmë kanë nisur të shkrijnë akujt, dhe negociimi për një kompromis mes Ramës dhe Metës ka nisur të japë rezultatet e para. Ende nuk bëhet e ditur se kur mund te këtë një takim mes tyre, por fakti që gjyqi ndaj Metës po zvarritet lë të kuptohet se dhe një afrim më i madh mes dy ish-miqve të dikurshëm do të shtyhet në kohë. Pavarësisht sinjaleve që ata janë të gatshëm tashmë që të bëjnë një kompromis, duke bërë një "ulje" të butë në tavolinën e rikthimit të bashkëpunimit.

Reforma zgjedhore

Meta: BE e qartë, të nisim bashkëpunimin „„„

TIRANE

K

reu i Lëvizjes Socialiste për Inte grim, Ilir Meta, në takimin e organizuar me strukturat e partisë në qytetin e Korcës ka ripërsëritur apelin për nisjen sa më parë të reformës zgjedhore. Meta ka theksuar se Bashkimi Europian është i qartë në kërkesat e tij, ndaj kreu i LSIsë i bën thirrje palëve për bashkëpunim. Ai ka vlërësuar se reforma zgjedhore duhet të ishte bërë para zgjedhjeve lokale të 8 majit, pasi sipas tij ajo ka qenë edhe shkak i ngërcit politik në vend që ka sjellë bllokimin e miratimeve të një sërë ligjesh në Parlament. Meta vëren se ka ligje që

nuk janë miratuar prej mëse dy vitesh, ndaj është e nevojshme sipas tij, nisja e e bashkëpunimit për miratimin e projekt/ligjeve të nevojshme. "Përpjekjet për të krijuar ngërç politik artificial nuk

do ia lehtësojnë pozitën askujt. Është koha për bashkëpunim. Aktorët politikë të marrin përgjegjësitë pasi ne po punojmë për të marrë statusin në Bashkimin Europian", ka theksuar lideri i LSI. Nga ana tjetër, Meta nuk ka munguar të shprehet dhe në lidhje me koherencën e qëndrimeve të tij dhe të partisë që ai drejton, që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kushtetutë në prillin e vitit 2008, duke deklaruar se ishin të pastudiuara dhe që treguan se ishin shumë të gabuara. Teksa ka nënvizuar faktin se LSI është një forcë politike, e cila është luftuar padrejtësisht sepse nuk kanë dashur partitë e tjera që të ketë

forca të tjera politike, të ketë zëra të tjerë dhe kanë dashur të kenë monopolin e jetës politike në vend, ka përmendur dhe pendesën e PS për nxitimin e ndryshimeve në Kushtetutë. "Tani eksponentë të Partisë Socialiste thonë që kanë bërë gabim atëherë për ndryshimet kushtetuese. Kanë bërë gabim atëherë sepse nuk i kanë dalë llogaritë sot. Nuk mund të ndryshohet për dy orë një Kushtetutë që populli e ka votuar me referendum dhe me një procedurë shumë të gjatë. Nuk është se jemi kthyer ne mbrapa. Të tjerët janë kthyer pas, tek qëndrimet që ne kemi pasur dhe ne jemi koherentë në qëndrimet tona", tha Meta


4

E diel, 13 nëntor 2011

POLITIKE

Topalli: Historianët të shkruajnë të vërtetën

E

shtrat e dy të rinjve të pushkatuar në dhjetor 1946 nuk janë gjetur sot e kësaj dite, por kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjeti kohë dje në Pogradec për të nderuar dy të rinjtë e pushkatuar, Mark Toçi dhe Skënder Çela. Kërkimet për gjetjen e eshtrave të tyre për një kohë të gjatë janë bërë nga aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, që është nip i Skënder Çelës, gazetarit Fatos Baxhaku dhe autoriteteve

vendore. Por asgjë nuk ka arritur që të gjendet. "Unë vazhdimisht i kam ftuar ata që kanë për detyrë të shkruajnë historinë, ata që kanë dëshmi, ata që kanë diçka për t'i treguar këtyre të rinjve që janë këtu sot, bashkë me ne dhe që duhet të dëgjojnë për terrorin e asaj periudhe. Shkruani historinë, e mos u ndikoni nga çfarë themi ne. Mos u ndikoni nga asnjë lloj propagande, por shkruani atë që është e vërtetë. Të vërtetën. Ne duhet të jemi të

vërtetë me të vërtetën e historisë sonë. Ne duhet të jemi të vërtetë me fëmijët tanë, ne duhet të jemi të vërtetë me vendin tonë" tha gjatë ceremonisë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Zonja Topalli më pas mori pjesë në inaugurimin e një memoriali që është ndërtuar në qytet në nderim të dy të rinjve, të cilët në vitet e para të demokracisë, u nderuan nga ish presidenti i Republikës Sali Berisha me titullin "Martir i Demokracisë".

Kryeministri Berisha injoroi figurat kombëtare dhe fetare në Tetovë gjatë vizitës

Berisha në Maqedoni, prapaskenat e takimeve dhe çfarë nuk tha NGA ARBEN LLALLA

PERIFERI NGA ALBA MALLTEZI

vijon nga faqja 1 ...policisë dhe të ushtrisë së Maqedonisë bastisën fshatin Brodec duke vrarë 6 shqiptarë dhe arrestuan 13 të tjerë. Sa ironike! Pse kaq naivitet nga diplomacia shqiptare dhe stafi i kryeministrit? Kryeministri Sali Berisha vizitoi Tetovën, por ai nuk pati guximin të vendosi kurora me lule në përmendoren e Mehmet Pash Derrallës, ish-ministri i Parë i Shqipërisë së Pavarur. Besoj se kryeministri Berisha e kishte detyrë morale të përkulej përpara bustit të ministrit të qeverisë së Ismail Qemal Vlorës. Përmendorja e Mehmet Pash Derrallës gjendet vetëm 500 metra nga Komuna dhe Universitetet në Tetovë që vizitoi Berisha. Kryeministri Berisha nuk vendosi kurora me lule në bustin e Hoxhë Rexhep Vokës, i cili ka qenë pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe njëri nga drejtuesit e tij. Kur Sali Berisha ka qenë Kryetar i Republikës së Shqipërisë, ai më 26.1.1993 i ka dhënë Mirënjohje të lartë Rexhep Vokës për kontributin e dhënë në të mirë të Shqipërisë dhe çështjes kombëtare. Do të ishte një nder i madh që Berisha

alba.malltezi@shqiptarja.com

Ikën Berluskoni. Po miniberluskonët tanë? M

Sali Berisha dhe Nikola Gruevski (djathtas) Busti i Rexhep Vokës vetë nga afër të vizitonte vendlindjen e njeriut që dikur e ka vlerësuar me mirënjohje të lartë shtetërore.

PRAPASKENAT E VIZITËS SË BERISHËS

Stafi i Berishës dhe diplomacia shqiptare kishin parashikuar që kryeministri shqiptar do takonte 15 minuta kryetarin e BDI Ali Ahmetin dhe atë të PDSH Menduh Thaçin duke lënë pa takuar kryetarin e RDSH Rufi Osmanin dhe vizitën në qytetin e Tetovës. Stafi i Berishës dhe diplomacia shqiptare nuk dëshironin që Berisha të vizitonte Tetovën dhe Institu-

cionet shqiptare atje. Thuhet se është bërë lobim i fort që Berisha të mos e vizitonte Harabatin Baba Teqe ku shërben Dede Edmond Brahimaj, kryegjyshi i Bashkësisë Botërore Bektashiani si dhe Xhaminë e Larme në Tetovë. Sali Berisha dhe stafi i tij duhet ta dinë mirë se këto dy Institucione historike fetare i kanë vizituar shumë kryetarë shtetesh që kanë vizituar Tetovën, hera e fundit ishte në tetor nga kryeministri i Turqisë Taip Erdogan. Që të jemi të sinqertë duhet të shkruajmë një të

Reagimi

Minoritetet: Regjistrimi është diskriminues P

ërfaqësuesit e minoriteteve në Shqipëri, kanë nënshkruar dy ditë më parë një deklaratë të përbashkët, ku njoftojnë zyrtarisht se nuk do të njohin rezultatet e regjistrimit të popullsisë. "Regjistrimi është dënuar nga manipulime të shumta, ka pasur abuzime dhe mungonte transparenca e nevojshme", thuhet në deklaratën e tyre. "Prandaj, vazhdon më tej deklarata, pakicat e konsiderojnë këtë proces jo të suksesshëm". "Shumica e përfaqësuesve të minoriteteve mbështetën thirrjen tonë për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë që ka një qëllim të vetëm: për të mos përcaktuar numrin e saktë të pakicave, por statistikisht ta falsifikojnë atë. Kjo do të thotë se politika diskriminuese e

regjimit totalitar është ende në fuqi" thuhet në deklaratën që ka mbajtur Vasil Bollano, president i organizatës Omonia të minoritetit grek në Shqipëri. Po nëpërmjet kësaj deklarate, minoritetet i bëjnë thirrje qeverisë së Tiranës zyrtare për të pasur me këto komunitete një dialog të sinqertë dhe për të ndryshuar legjislacionin për të drejtat e minoriteteve, në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe standardet evropiane. Edhe përpara fillimit të regjistrimit të popullsisë përfaqësuesit e minoriteteve në Shqipëri u kërkuan mbështetësve të tyre që të bojkotojnë procesin e regjistrimit, pasi ai nuk po bëhej në përputhje me standardet.

vërtetë, dhe nuk bëjmë asnjë gabim, apo servilizëm kur themi se Sali Berisha injoroi kryetarin e RDK Rufi Osmanin, i cili më 1997 u burgos për dy vite sepse ngriti flamurin shqiptar në Gostovar. Rufi Osmani përfaqësohet në Kuvendin e Maqedonisë me dy deputet dhe momentalisht është kryetar i Bashkisë së Gostivarit. Vetë z.Osmani u shpreh : "Në një bisedë para disa ditësh me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku u konfirmua se do të realizohet takim mes meje dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, mirëpo të martën dhe të mërkurën nuk mora kurrfarë përgjigje as negative e as pozitive nga ana e ambasadorit Çejku. Mund të jetë një dallavere e ambasadorit Çejku. Nuk e kam ndjerë si ofendim personal, sepse unë disa herë kam patur rast të takohem me kryeministrin Berisha. Përgjegjësia i takon ambasadorit Çejku", deklaroi kreu i RDK-së, Rufi Osmani. Prof.dr. Berisha u respektua nga tetovarët si Kryeministër, por vizita e tij nuk e pati jehonën e madhe që ka patur para një viti vizita dy ditore e Kryetarit të Republikës Prof.dr.Bamir Topi. Të gjithë në Tetovë ende jetojmë me emocionet e shtrëngimit të duarve me President Topin dhe respektin që ky i bëri të gjithë Institucionet kombëtare dhe fetare të Tetovës pa bërë asnjë dallim politik dhe fetar.

ë 12 nëntor 2011 merr fund epoka e Silvio Ber luskonit në pushtet. Me shumë mundim dhe vështirësi, në ekstremin e bjerrjes së moralit dhe në agoninë e vlerave, italianët sforcohen për një ndryshim: Lamtumirë vite të velinave, parave të lehta, informacionit serioz të përzier me shakanë e minifundet e balerinave, kronikën e zezë përzier me Vip-at in love, lamtumirë diamantë të përlyer me llum. Sepse Italia është vendi, ku më shumë së kudo tjetër, diamantët ( ato perla vlerash që italianët i kanë dhuruar njerëzimit) u bënë pis lehtësisht nga llumi i degradimit të viteve të fundit. Berluskoni ngriti në piedestal mediokritetin dhe inkurajoi më shumë se kushdo tjetër mbajtjen e pushtetit në këmbim të favoreve, që nga ato ekonomike, politike, deri në seksuale. 17 vite rrëmbyer Italisë, rinisë italiane, që vërtitet në spirale pa rrugëdalje. Tani vjen Mario Monti dhe në qeverinë e tij një skuadër profesorësh dhe teknicienësh me T të madhe. Por shumë e "qajnë" Berluskonin dhe modelin e tij. Sidomos te ne, në Shqipëri. Berluskoni bëri shumë për politikën shqiptare, jo personalisht ai, por shembulli i tij. Bëri shumë dhe për binomin media-biznes. Pra ikën Berluskoni dhe bashkë me të ikën një shembull frymëzimi për politikanët tanë. Fatos Nano, për shembull: kopjoi me lehtësi taktikën politike të batutave të thëna sa për t'u thënë e për të përqendruar vëmendjen më shumë te fjala se te veprimet konkrete. Edhe për kryeministrin aktual Sali Berisha, taktika e përzierjes së këngëtaruceve, aktoreve, me propagandën politike (tipike e Berluskonit) ishte një shembull që u ndoq. Çiljeta në krah të tij, ishte një tentativë e sforcuar për të ngjyrosur e për të përcjellë mesazhet politike deri te fansat e këngëtares me minifund e gjoks të madh. Berluskoni ishte mjeshtër për këtë gjë. Edhe Edi Rama nuk mbetet pas: aktore në politikë, biznesmenë në listë deputetësh, do t'ja kishte zili edhe vetë një parti e djathtë si ajo që krijoi Berluskoni. Berluskoni frymëzoi dhe shumë biznesmenë shqiptarë, të cilët ëndërruan dhe bënë realitet të rikrijonin në Shqipërinë e vogël vetëm me 3 milionë banorë, miniperandori mediatike: pra biznesmenë dhe bosë mediash, sepse kështu u bë kush u bë Berluskoni. Dhe kjo funksionoi. Iku Berluskoni, por ne, sot, në Shqipëri, trashëgojmë falë tij, dhjetëra miniberluskonë shqiptarë. Ku t'i çojmë ne këta?

ÇFARË NUK GUXOI BERISHA T'I THOSHTE PUSHTETARËVE MAQEDONAS

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë takimeve që pati me drejtuesit e FYROM nuk guxoi t'u thotë këtyre për vrasjet enigmë që kanë ndodhur në kufirin shqiptaro-maqedonas gjatë 20 viteve të fundit. Berisha nuk guxoi të kërkojë llogari përse Ministria e Punëve

të Brendshme e Maqedonisë shpall intelektualët dhe bizesmenët nga Shqipëria pa fakte NON GRADA? Përse rreth 50 mijë shqiptarë u mohohet shtetësia e Maqedonisë pa të drejtë? Përse injorohet gjuha dhe flamuri shqiptar? Përse 15 mijë shqiptarë nga Shqipëria punojnë ilegalisht dhe Maqedonia nuk i pajis me leje qëndrimi ashtu siç i pajis Greqia dhe Italia emigrantët ekonomik?


E diel, 13 nëntor 2011

5

POLITIKE

Arapi: Nuk kam votuar kandidatin e PD në Vlorë

K

ryetarja e bashkisë së Konispolit, njëherësh dhe anëtarë e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Mimoza Arapi është shprehur e pakënaqur në lidhje me akuzat që i kanë ardhur nga ana e socialistëve vlonjatë për trafikim të votës në favor të kandidatit të PD për kreun e këtij qarku. Në një reagim për gazetën tonë ajo është shprehur se akuza nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. "Më akuzojnë

se kam votuar për kandidatin e PD dhe jam bërë pjesë e tradhëtisë së shëmtuar të Kujtim Sulçes me kompani. Me përgjegjësinë time si grua, nënë dhe militante e përkushtuar e PS, dëshiroj ta bëj të qartë se akuza që më bëhet s'ka asnjë lidhje me të vërtetën. Vota ime ka qenë për kandidaten socialiste dhe s'mund të ishte ndryshe në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast" deklaron Arapi. Ajo shprehet se si "hipotekë" për këtë deklarim ka

vendosur integritetin e saj moral e politik dhe investimin 2 vjeçar në PS, detyrimin ndaj vetes, familjes dhe zgjedhësve, por mbi të gjitha respektin dhe besnikërinë e saj të patundur ndaj kryetarit të PS, Edi Rama dhe udhë heqjes së partisë. Kryebashkiakja e Konispolit, nuk ka munguar të shprehet se të gjitha akuzat që janë bërë në drejtim të saj nuk janë të vërteta dhe janë thjeshtë hamendësime.

Pas suksesit Blushi-Rama, del edhe ministri Lajmi Politika ia ka lënë vendin letërsisë. Pas daljes së politikanëve të së majtës, Edi Rama e Ben Blushi, nuk kanë mbetur pas edhe politikanë t�� djathtës. Në revistën e nëntorit 2011 "Mehr Licht" që e nxjerr Mira Meksi me financimin edhe të ministrisë së Kulturës, dalin poezitë, mes tyre edhe erotike, të ministrit të transporteve Sokol Olldashi. Vetëm se nuk thuhet koha kur janë shkruar këto poezi „„„

Lufta politike në libra, PD nxjerr Olldashin me poezi erotike Revista Mehr Licht e nëntorit 2011 ka 12 poezi të ministrit

TIRANE

vijon nga faqja 1 ...bëhet e qartë, është se mënyra sesi ministri Sokol Olldashi e rrëfen nëpërmjet vargjeve dashurinë e seksin, lë shumë për të komentuar, dhe do të bëhet padyshim objekt diskutimesh edhe në këto ditë. Do të jetë shumë interesante të dihet koha se kur janë shkruar poezitë dhe këtë mund ta sqarojë vetëm autori Sokol Olldashi. Në këtë numër reviste janë përzgjedhur gjithsej 12 poezi të Sokol Olldashit. Ka një lloj ndryshimi. Nëse për autorë dhe shkrimtarë të tjerë është vendosur viti se kur janë shkruar poezitë, në rastin e ministrit Olldashi këto nuk janë shkruar. Dhe sikurse shkruhet në faqet e brendshme të kësaj reviste, botimi është i sponsorizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; UET e cila në fakt në këtë panair po promovon suksesshëm edhe botimet e veta si dhe fondacioni Hi Classic. "Qëllimi ynë kryesor është t'i shërbejmë letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare dhe të sjellim mes nesh më shumë dritë mendimi, më shumë dituri, më shumë vërtetësi. Kriteret e përzgjedhjes për botim janë në shijet tona dhe shijet tona i nënshktrohen asaj që na prek shpirtin, asaj që na imponohet me vlerat që mbart, madje edhe kur na kundërvihet" thuhet në faqen e fundit të revistës në shënimin që ka bërë botuesja Mira Meksi.

DEBATET

Kryeministri Berisha dhe Edi Rama gjatë këtyre dy ditëve u përfshinë në debate të ethshme për librin. Berisha ka anashkaluar stendën ku ishte publikuar libri i kreut të opozitës Edi Rama, "Kurban", dhe pytjes së

Poezi tjetër e Olldashit *** Ka muaj që askush nuk troket në këtë portë të mbyllur. Kam vite që pres. Trokas vetë, herë herë, nga brenda, Për të parë në ka njerëz përjashta. Dikur kalove ti. E xhindosur dhe e qeshur njëkohë, Si një erë e e marrë që rrëzon orenditë brenda kasolles Ku përplasen kanatat. Shumë e gjallë për këtë gërmadhë të vdekur, Shumë e ftohtë për këtë kolibe në flakë. Pra ik, E papërballueshme sicc erdhe.

Poezia erotike *** Mos u merakos, e dashur Nëse do të kemi uri, Gjoksin tënd do të hamë, Njërin unë, tjetrin ti E nëse s'do të ngopemi, Kofshën tënde të bardhë Krahun tim të fortë. Më vonë, Testet e mia e mitrën tënde E nëse serish s'do të jemi ngopur, Kraharorët e njëri tjetrit do të çajmë Me dhëmbë E në grahmat e fundit Do të kafshojmë Zemrat.

Unë përsëri do të pres trokitje mbi portë. E ndoshta askush s'do të vijë më. Unë përsëri do trokas nga brenda, Derisa të lodhem, Deri sa ngrehina të shembet E, atëherë, ndoshta do të vij unë tek ti.

Intervista

gazetarëve i është përgjigjur: "Nuk ishte e paqëllimtë sepse unë jam një libërdashësh. Zoti i mbrojtë letrat nga politikanët e dështuar, por Zoti e mbrojtë dhe politikën nga shkrimtarët e dështuar. Nuk mendoj se meri-

Faksimile e poezisë erotike tojnë një nderim të veçantë ata që dështojnë në politikë dhe rendin pas letrave që kanë për strehë. Letrat janë eliksir i mendimit ndaj dhe jo pa qëllim u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë" . Megjithatë zëdhënëses time i thashë mundësishit shko bleje librin se të ka bërë personazh." Kryeministri u ndal dhe tek botimi i Blushit. "Nuk dua të përfshihem

Sokol Olldashi në rivalitetin e tyre. Nuk janë e njëjta gjë. Siç e kam thënë Blushi ka një bibliotekë shumë të madhe të gjyshit të tij"- tha Berisha. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës në Tëitter: "Sali, fisnikëria s'është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s'e ke, as Zoti s'të ndihmon dot në këtë pikë". "E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?" u shpreh Rama dy ditë më parë në tëitter.

Mira Meksi: Si e zbuluam Olldashin poet „„„

K

TIRANE

ryeredaktorja e revistës Mehr Licht deklaroi për Shqiptarja.com se poezitë janë të ministrit Olldashi, dhe se ai vetë ka kërkuar që ato të përfshiheshin në ciklin e revistës për 15 vjetor. Në intervistë, zonja Meksi tregon edhe për vlerat artistike sesi përzgjidhen autorët. Si e zbuluat Sokol Oll-

dashin poet? Na zbuloi ai ne (qesh). Na i kishte sjellë me postë. Ne përzgjodhën disa poezi, nga një cikël shumë më i gjerë se ai që kemi botuar aty. Na u duk interesant. Besojmë se edhe lexuesit do të bien në një mendje. A kishit mëdyshje për Olldashin? Jo mëdyshje. Në fillim

thjeshtë analizuam mundësinë e botimit dhe gjetëm mes atij vandaku me poezi këto krijime që botuam e që mendoj se nuk janë pa lëndë artistike. Mehr Licht, prej vitesh ka zbuluar zëra të rinj dhe interesantë letrarë. Por ka gjithnjë disa kritere për të përzgjedhur një krijim

për botim. Mbi ç’kritere u përzgjodh kjo krijimtari e Olldashit? Mehr Licht ka patur gjithmonë në kriteret e saj përzgjedhëse si bazë vlerën artistike, ndjeshmërinë që ngacmon një krijim letrar, dhe sigurisht janë vlerësuar gjithmonë eksp erimentimet letrare.


6

E diel, 13 nëntor 2011

EKONOMI

Hapen 38 km e para të "rrugës së kombit" në Kosovë

Ë

shtë zhvilluar dje në mesditë ceremonia e përurimit të pjesës së parë të autostradës kosovare, që është vazhdimi i "Rrugës së Kombit" të ndërtuar në Shqipëri. Ceremonia u organizua në Vërmicë, aty ku nisi puna më 25 prill të vitit të kaluar. Në përurimin e rrugës morën pjesë presidentja kosovare Atifete Jahjaga,

kongresmeni amerikan Eliot Engel, si dhe kryeministrat Thaçi e Berisha. Autostrada kosovare, e cila, me propozimin e qeverisë, ka marrë emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, sipas projekti, do të përshkojë gjithë vendin, nga Vërmica në kufirin me Shqipërinë në Merdar, kufiri me Serbinë, si vazhdim i autostradës shqiptare nga Durrësi në Morinë. Ndërtimi i 38

kilometrave të parë të autostradës MorinëMerdar ka kushtuar 330 milionë euro. Kjo pjesë fillimisht do të jetë pa pagesë, por pas ndërtimit komplet të saj, do të vendosen edhe tarifa për t'u paguar nga automjetet. Ritmi i punimeve nga kompania amerikano-turke "Bechtel&ENKA", që ndërtoi edhe pjesën shqiptare, ka qenë më i shpejtë se sa parashikohej.

Kontakte të kompanisë "Atlantic Lottery" me autoritetet shqiptare

Kanadezët duan lotarinë kombëtare Licenca jepet për dhjetë vjet, paguhet 2.1 milionë euro dhe subjekti që e merr duhet të deklarojë se ka më shumë se 3 vjet përvojë e 12 milionë dollarë kapital

Lajmi Lotaritë

Një shoqëri kanadeze ka zbarkuar në Tiranë për t'u interesuar për licencën e lotarisë kombëtare. Por deri tani nuk ka patur transparencë nga organet kompetente shqiptare „„„

Janë kthyer në një sektor me fitim të garantuar, ku mund të luhet edhe me shuma të vogla, sidomos kur në lojë është vetëm një kompani e vetme që ka marrë licencën

TIRANE

risa drejtuesit janë detyruar ta pohojnë, pas investigimeve, të bëra nga gazetarët e revistës në fjalë. Kjo revistë shtron edhe pyetjen, që shumë vetë mund ta shtrojnë në një vend të largët si Kanadaja: a është Shqipëria vendi më i përshtatshëm për të investuar në fushën e lojërave të fatit, ndërkohë që vendi shquhet për pastabilitet politik dhe kriminalitet të lartë e korrupsion të përhapur. Lidhur me këto konstatime të fundit, "Atlantic Business" u referohet vlerësime të CIA-s amerikane, në faqen e saj të Ëorlbook"-ut kushtuar Shqipërisë. Në përgjigje, shefat e firmës kanadeze janë përgjigjur se ndodhen ende në fazën e studimit të kushteve që mund të ofrohen nga një vend si Shqipëria, por duket se është norma e fitimit ajo që i josh më shumë investitorët e huaj në këtë fushë. Mjafton që ata të studjojnë nga afër aktivitetin e "Regency Casino" në qendër të Tiranës, që të konstatojnë se shqiptarët janë "të infektuar" tashmë nga bixhozi dhe nga ky vend i varfër ke se çfarë të thithësh, sidomos para të përftuara nga kriminaliteti i organizuar.

GENC KONDI

F

aktin e zbulon një revistë ka nadeze, "Atlantic Business". Sipas saj, kanadezët po testojnë mundësitë e hyrjes në tregun shqiptar të lojërave të fatit, për të rritur fitimet e tyre në kohë krize.

KOMPANIA

Sipas revistës, fjala është për "Atlantic Lottery Corporation", e cila është një subjekt tregtar, i krijuar nga qeveritë e katër shteteve të Kanadasë, të cilëve u kalon fitimin. Ajo ka 35 vjet që është krijuar dhe mbulon aktivitetin e lojërave të fatit në pjesën lindore të Kanadasë, në bregun atlantik të vendit. Përvoja gjatë këtyre viteve, si dhe kapitali i deklaruar i kompanisë nuk lenë dyshim se ajo i plotëson lehtësisht kushtet, e parashikuara nga ligji shqiptar i organizimit të lojërave të fatit dhe mund të aplikojë për marrjen e licencës në vendin tonë.

KRIZA

Arsya që e ben këtë subjekt t'i drejtojë sytë kaq larg vendit ku ka ushtruar tradicionalisht aktivitetin e vet është, në rradhë të parë, kriza. Sipas "Atlantic Business", vitet e fundit kompania ka qenë e detyruar të kalojë në arkat e katër shteteve të Kanadasë, pronarë të saj, shifra nga 371 milionë deri në 398 milionë dollarë kanadezë në vit, gjë që përfaqëson një shumë jashtëzakonisht të madhe për të. Në fakt, sipas bilanceve të dorëzuara në organet tatimore të vendit, del se kompania aktualisht po punon me humbje. Fitimi në vitet 2010 dhe 2011 është 5.8 për qind më i ulët se ç'ka qenë në vitet 2005 dhe 2006. Në të njejtën kohë, ajo ka qenë e detyruar të rritë shpenzimet e saj operative 60 për qind. Në këto kushte, kur fqinji jugor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk le shteg për ekspansion për shoqëri të huaja në sektorin e lojërave të fatit, kanadezët janë drejtuar për të eksploruar tregun shumë larg vendit të tyre. Në revistë nuk jepet ndonjë informacion në se kompania është drejtuar për të parë edhe tregje të tjera, veç Shqipërisë, por le të kup-

ÇF ARE P ARASHIK ON LIGJI SHQIPT AR ÇFARE PARASHIK ARASHIKON SHQIPTAR PER L OTARINE K OMBET ARE LO KOMBET OMBETARE Licenca „ Ministria e Financave jep licencën "Lotari kombëtare" për një periudhë 10-vjeçare „ Kjo licencë është një e vetme dhe i jepet aplikantit, i cili përzgjidhet i pari në procesin e konkurrimit Kush përfshihet „ Të gjitha lojërat numerike, ku një numër është tërhequr nga një radhë e paracaktuar numrash „ "Keno", si në formën tradicionale, ashtu edhe në atë elektronike; „ c) lotari, për të cilat hidhet short, ku lojtari synon të fitojë një shumë të caktuar, nëse nga hedhja e shortit, që bëhet në mënyrë publike, fiton numri, që shënohet në biletën e zgjedhur prej tij „ Lotaria e çastit, ku lojtarit i ofrohet mundësia të bëjë vetë fshirjen e shiritit mbulues të numrit të shënuar, brenda një intervali kohor të caktuar, gjatë të cilit është e vlefshme seria e biletës së lotarisë Pagesa „ Aplikanti për marrjen e licencës për lotarinë kombëtare duhet të paguajë menjëherë një shumë prej jo më pak se 300 milionë lekësh Gara „ Gara për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare hapet pas autorizimit të dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave „ Ministria publikon njoftimin për konkurrim në lojërat e fatit për lotari kombëtare, të paktën në një gazetë të huaj, me qarkullim ndërkombëtar, në dy gazeta, që botohen në vendin tonë, në dy numra radhazi, si dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike Kriteret „ 1. Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose të huaj, ka të drejtë të aplikojë për t'u pajisur me licencë për lotari kombëtare „ Aplikanti duhet të jetë i organizuar në formë shoqërie aksionare apo bashkim shoqërish, me kapital jo më të vogël se 1.2 miliardë lekë, nuk duhet të jetë në falimentim, të ketë përvojë jo me pak se tre vjet në këtë fushë

RREGULLAT

Faksimile e shkrimit për kontaktet e kompanisë "Atlantic Lottery Corporation" në Shqipëri (lart) Faksimile e revistës kanadeze "Atlantic Business", me titull kryesor "Bixhozi i madh"

tohet se vendi ynë ka qenë i vetmi që është vizituar nga drejtues të lartë të saj.

PSE SHQIPËRIA?

Drejtuesit kryesorë të kompanisë kanadeze kanë shpjeguar se, nga viti 2008, vendi ynë ka reformuar tregun, duke ndryshuar ligjet dhe aktet nënligjore për sektorin e lojërave të fatit, ku përfshihet edhe dhënia e një licence të vetme me përmasa kombetare një subjekti, vendas apo të huaj, që mund të jete i vetëm, apo mund të paraqitet si një bashkim subjektesh. Në muajin maj të vitit të kaluar, në Tiranë ka ardhur pikërisht për të tatuar pulsin e tregut shqiptar zëvendëspresidenti i kompanisë "Atlantic Lottery Corporation", Daigle. Vizita është mbajtur e fshehtë, de-

Aktiviteti i lojërave të fatit është disiplinuar disa herë me ligje të posaçme nga qeveria shqiptare. Kryesisht, ndryshimet e shpeshta në kuadrin ligjor kanë patur të bëjnë me "shtrëngimin e vidave" ndaj subjekteve që merren me këtë sektor, pra me rritjen e garancive dhe taksave, që duhet të paguhen për fitimet nga veprimtaria e llotove, basteve dhe lojërave elektronike. Autoriteti i parashikuar nga ligji për të dhënë licencën "Lotari kombëtare" është ministria e Financave, ndërkohë që më parë këtë të drejtë e kishte ministria e Ekonomisë. Licenca jepet për një periudhë 10-vjeçare, ajo është një e vetme dhe i jepet aplikantit, i cili përzgjidhet i pari në procesin e konkurrimit, të zhvilluar sipas procedurave të përcaktuara në ligj dhe në aktet nënligjore, dalë në zbatim të tij. Që në momentin e aplikimit, subjekti kërkues duhet të paguajë menjëherë një shumë prej 300 milionë lekësh, në njërën nga bankat e vendit, për llogari të organeve tatimore.


E diel, 13 nëntor 2011

7

EKONOMI ITALI

ÇMIMET

Dje ka dhënë dorëheqjen kryeministri italian Berluskoni. Deputetët miratuan përfundimisht paketën e masave të premtuara në Bashkimin Evropian për reduktimin e borxhit dhe rimëkëmbjen ekonomike duke i hapur rrugën rënies së njoftuar të qeverisë. Në një ambient të tensionuar, deputetët miratuan tekstin me 380 vota pro dhe 26 kundër dhe dy abstenime.

Brënda datës 10 dhjetor, Enti Rregullator i Energjisë do të shpallë tarifat e reja për energjinë elektrike, që do të aplikohen në vend në vitin 2012. OST ka kërkuar që tarifa mesatare e transmetimit të energjisë të rritet nga 0.6, në 0.73 lekë për kilovatorë, KESH k kërkuar një rritje të cmimit nga 1.48 lekë në 5.03 lekë dhe CEZ ka aplikuar për rritje të tarifave 44.5%

Lista e qeverisë dhe ajo e Bashkisë nuk përputhen Lajmi Bashkia e Tiranës ka deklaruar një numër shumë më të vogël objektesh ndërtimi, të pajisura me leje shfrytëzimi në vite, nga sa janë në të vërtetë. Kjo del nga lista zyrtare „„„

TIRANE

GENC KONDI

D

Basha, "cirk" me shifrat e hipotekave në Tiranë Udhëzimi i Këshillit të Ministrave për regjistrimet paraqit shumë më pak leje shfrytëzimi nga realiteti

?

y ditë më parë, ka hyrë në fuqi Udhëzimi i Këshillit të Minis trave, i datës 5 tetor të këtij viti, që synon të sistemojë situatën e pallateve të mbetura pa hipotekë në kryeqytet, një premtim kryesor electoral ky, i kryebashkiakut aktual Basha. Në shtojcën e këtij akti nënligjor jepet një pasqyrë e raportit të lejeve të shfrytëzimiz ndaj lejeve të ndërtimit, të dhëna në Tiranë nga viti 2001 e deri më 2009, vit, pas të cilit nuk u dhanë më leje ndërtimi, si pasojë e ngërçit politik në Këshillin e organit të pushtetit vendor në kryeqytet. Por, midis listës që ka në dispozicion Bashkia - të cilën "Shqiptarja.com" ka mundur ta sigurojë - dhe listës së sipërpërmendur, në bazë të së cilës është marrë vendimi qeveritar, ka mospërputhje shifrash.

„ Pse është krijuar një situatë kaotike me regjistrimin e objekteve ndërtimore në Tiranë? Arsyet janë nga më të ndryshmet. Këtu duhen dalluar arsye që lidhen me kompetenca të Bashkisë, ato që lidhen me punën e Hipotekave, me kompetenca të agjencisë së Legalizimit të ndërtimeve pa lejs, madje edhe me problem që kanë krijuar Tatimet. Bashkia jep lejet e shfrytëzimit dhe me kaq e mbaron punën e vet. Në rast se dikush nuk aplikon për një leje të tillë, pasi ka marrë lejen e ndërtimit, ky është faji i tij. Objekti nuk do të regjistrohet kurrë. Dy të tretat e lejeve më të fundit, të 2009-ës, nuk kanë aplikuar fare për leje shfrytëzimi.

SHIFRAT

Për vitin 2001, qeveria shpall se janë dhënë 91 leje ndërtimi, nga të cilat 29 janë pajisur me leje shfrytëtimi, 22 të tjerë kanë aplikuar për legalizim pranë ALUIZNI-t dhe 33 nuk kanë aplikuar fare për të marrë lejen e shfrytëzimit. Sipas listës së Bashkisë, janë dhënë 90 leje ndërtimi, 37 prej tyre janë pajisur me leje shfrytëzimi, kërkesat për legalizime janë shumë më tepër - 32 dhe 16 nuk kanë aplikuar. Për vitin 2002, sipas qeverisë janë miratuar sërish 91 leje ndërtimi, nga të cilat janë pajisur me leje shfrytëzimi 37 aplikime, në legalizim janë 10 aplikime dhe nuk kanë aplikuar për leje shfrytëzimi 32 subjekte. Sërish, Bashkia jep të tjera shifra. Kanë qenë 92 leje ndërtimi, 40 prej të cilave janë pajisur edhe me leje shfrytëzimi, për legalizim kanë shkuar 19 dhe 20 nuk kanë pranuar të

Faksimile e letrës dërguar nga Lulzim Basha ministrit të Drejtësisë, ku kërkon specifikime lidhur me procesin e hipotekimit të objekteve me leje

LEJET E SHFR YTEZIMIT NE RAPOR SHFRYTEZIMIT RAPORT T ME LEJET E NDER TIMITTE MIRA TU ARA PER NDERTIMITTE MIRATU TUARA TIRANEN GJ ATE VITEVE 2001-2009 GJA Viti

2001

Mbeten 94 objekte, për të cilat vazhdon shqyrtimi, ose procedurat janë ndërprerë. Vetëm mbi një të shtatën e objekteve, të licensuar këto vite, Bashkia e Tiranës ka se çfarë të bëjë aplikojnë. Më 2003-2004 sipas qeverisë janë miratuar 203 leje ndërtimi, nga të cilat janë pajisur me leje shfrytëzimi 106 aplikime; për legalizim kanë shkuar 21, ndërsa nuk kanë aplikuar për leje shfrytëzimi 51 subjekte. Sipas Bashkisë, janë 60 subjektet që nuk kanë aplikuar për leje shfrytëzimi, etj.

PYETJE PERGJIGJE

2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 TOTALI

Leje Ndertim

90 92 103 101 121 56 5 89 25 682

Pajisur Ne process me Leje shqyrtimi Shfrytezimi

37 40 51 55 48 14 1 18 3 267

1 6 3 12 7 8 0 10 4 51

Duke lënë mënjanë vitet e tjera, gjatë vitit të fundit, kur janë dhënë leje, që është 2009-a, numri i tyre ishte 25, sipas të dy burimeve, por ndryshojnë shifrat e tjera. Në process shqyrtimi qeveria njeh vetëm një aplikim, ndërkohë që Bashkisë i rezultojnë katër të tilla. Sipas këshillit të Ministrave, janë 21 ndër-

Nderprerje Aplikuar procedurash për Legalizim

4 7 7 7 13 5 0 0 0 43

32 19 27 13 8 0 0 0 0 99

Nuk kane aplikuar per Leje Shfrytezimi

16 20 15 14 46 29 4 61 18 223

time që nuk kanë aplikuar për leje shfrytëzimi, por sipas Bashkisë ky numër është 18. Në total, gjatë këtyre viteve, del se janë dhënë 682 leje ndërtimi. 267 prej tyre kanë edhe lejen e shfrytëzimit, ndërkohë që 51 të tjera janë në process shqyrtimi. Për 43 të tjera është ndër-

prerë procedura, 99 janë në proces legalizimi dhe 223 nuk kanë aplikuar për të marrë lejen e shfrytëzimit.

PROCESI

Kush nuk aplikon për të marrë lejen e shfrytëzimit, ai vetëpërjashtohet nga procesi i regjistrimit. Ky është një numër shumë i lartë i banesave - një e treta - të cilat mund të kenë ndërprerë punimet si pasojë e krizës. Ndërkohë, procesi i legalizimit është një procedurë, që ka zgjidhjen e vet jashtë strukturave të Bashkisë dhe numri i objekteve me leje ndërtimi të përfshira në këtë kategori nuk ka pse të shqyrtohet në këtë pikë. Mbeten realisht vetëm 94 objekte, për të cilat, ose vazhdon shqyrtimi, ose procedurat janë ndërprerë për arsye të ndryshme. 267 të tjera e kanë marrë lejen e shfrytëzimit, kështu që vetëm mbi afro një të shtatën e objekteve, të licensuar këto vite Bashkia e Tiranës ka se çfarë të bëjë. Përsa i përket vitit të fundit, duket qartë se vetëm 4 i janë lënë pezull qeverisjes së re vendore nga administrata e Ramës, nga të cilat - sikurse mësojmë - edhe një pallat në Laprakë, ku kanë interes njerëz të caktuar me pushtet, është hipotekuar me urgjencë.

„ Cili është qendrimi i opozitës lidhur me çështjen?

Ai është shprehur në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, ku është theksuar se po bëhet mashtrim me hipotekimin e pallateve, ndërkohë që kryebashkiaku Basha pranoi publikisht që gënjeu për lejet e shfrytëzimit të banesave për hipotekim, se nuk i ka firmosur ai, pra i ka firmosur zoti Rama. Opozita ka kërkuar edhe që Basha t'u thotë qytetarëve të Tiranës përse ai dhe qeveria ku ka qenë ministër bllokuan për shumë vite hipotekimin e banesave tiranase në zyrat e qeverisë, ashtu siç bllokuan me këshilltarët buxhetet e bashkisë për dy vjet.

„ Çfarë tregon letra e Bashës për ministrin Halimi?

Ai kërkon evidencë për regjistrimet në Hipotekë për ato objekte, të cilat kanë kaluar fazën e lejes së shfrytëzimit, pra për t ëcilat vonesa në regjistrim nuk ka qenë faj i Bashkisë.


8

E diel, 13 nëntor 2011

AKTUALITET TIRANË, AKSIDENTOHET PËR VDEKJE

KONTRABANTA, TRE NË PRANGA

Një aksident i rëndë më pasojë vdjeke është shënuar ditën e djeshme në autostradë në Tiranë. Një person humbi jetën pasi u përplas nga një automjet tip betoniere rreth orës 13:30, në Laprakë. Policia bëri të ditur se viktima tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës kur u godit nga automjeti. Pas përplasjes drejtuesi i mjetit dha ndihmën e parë madje viktima u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbjetonte.

Tre persona ndiqen penalisht në gjendje të lirë pasi janë kapur në flagrancë me disa mallra kontrabantë. Gjergji Niço 53 vjeç,Kujtim Hajro 47 vjeç Tomas Dhimitri 25 vjeç ndiqen penalisht, pasi në dyqanet e tyre në Korçë iu gjeten 50 shishe me vaj me masë 1 litër secila, dhe 70 bidona me detergjente të masës 0.5 litra secila, të cilat dyshohet se janë kontrabandë. Inspektorët e Krimit Ekonomik sekuestruan mallrat pa dokumentacionin e blerjes.

Policia pohon se u gjendën të gjitha provat që dëshmojnë ngjarjen e ndodhur

"Kienti" merr peng dy ortak të një mobilerie, i liron pas 12 orësh Lajmi

RRËFIMI I PENGUT

Detajet e pengmarrjes: Ja ç’farë ndodhi...

Dy ortak të një mobilerie janë marrë peng ditën e djeshme dhe janë mbajtur të izoluar në një dhomë për 12 orë. Të dëmtuarit kanë deklaruar në polici të gjithë ngjarjen e ndodhur. Pengëmarrësi maniak u shpall në kërkim nga policia.

„„„

P

asi na futi në dhomë filloi të na gjuajë me shpul la duke na detyruar që të zbraznim xhepat. Më pas filloi të na kërkonte një shumë prej 13 mijë eurosh që të na linte të lirë. - I thamë që skemi aq para, kështu që të japim aq sa na gjenden për të na lënë të lirë. Ra telefoni. Më detyroi ti thoja mikut tim se kisha një porosi që do ta mbaroja , kështu që nuk isha i disponueshëm. Veprova siç më tha ai. Më tej ai na zhveshi, na hapi televizorin tek një emision pornografik dhe na dha urdhër të mastrubonim. Nuk ju binda, por ai më qëlloi, skisha rrugë tjetër…"

TIRANE

kutuan me autorin se nuk ksander Tusha la të lirë të dy kanë para të mjaftueshme për personat që kishte marrë peng, jë person ka marrë ti dhënë,madje s'mund të bë- pa marrë asnjë shumë parash, peng dje në kryeqytet nin asgje veçëse ti bindeshin të cilat i pretendonte në fillim. dy ortakë të një mobileurdhërave të tij. Pengëmarrësi POLICIA rie duke i izoluar në një banesë Pas ngjarjes së ndodhur dy pa që tek të dy personat nuk dhe më pas i ka kërkuar një mund të merrte shumën e të dëmtuarit kanë bërë një Tusha në kërkim Aleksandër shumë parash. Ngjarja ka parave që kishte kërkuar kësh- kallëzim penal në polici duke ndodhur në rrugën "Kongresi i tu që i zhveshi të dy dhe më pas treguar mbi ngjarjen makabre Manastirit" disa metra në afëri mori portofolet dhe telefonat që kishin kaluar. Inspektorët e si të gjimnazit Çajupi. Të dëm- Rrëfimi i pengjeve: Na zhveshi dhe na që ata posedonin me vete. Hetimit dhe të Parandalimit të tuarit Ervin Qullhaj 25 vjeç dhe Skenat e pengmarrjes nuk Krimit shkuan në vendin e ngkërkoi të mastrubonim, teksa shihnim Aliko Halili 40 vjeç, ortak të një mjaftuan me kaq, pasi autor i jarjes duke marrë disa prova mobilerie kanë kontaktuar në një program pornografik, më pas na la detyroi të dy pengjet që të zhv- materiale. telefon me një person, i cili Specialistët e policisë isheshin, të shihnin një emikërkonte një protmonto me të lirë pa na marrë 13 mijë eurot që na sion pornografik dhe të mas- thanë se gjetën prova të porosi. mjaftueshme për të besuar trubonin në dhomë. kërkoi në këmbim të lirisë Gjatë telefonatës të dyja Dy ortakët ishin të ven- të gjithë detajet që rrëfyen dy palët kanë rënë dakort që dosur nëpër dhoma të ortakët. Ditën e djeshme polipunojësit të shkonin tek shtë- të bënin veprime të turpshme. lënë të lirë. Fillimisht autori i ndryshme, kurse pengëmarr- cia shpalli në kërkim Alepia e klientit për të marrë për- Fillimisht pengëmarrësi Ale- kërkoi Ervin Qullhajt shumën si i kishte lidhur në kokën e di- ksandër Tushën, i cili dyshomasat e duhura. Sapo kanë ar- ksandër Tusha i quajtur ndry- prej 3 mijë eurosh kurse Alikos vanit dhe I shihte teksa ata u het se është personi që mori ritur në pallatin e "klientit" ata she Martin i ka kërkuar i kërkoi 10 mijë euro. bindeshin urdhërave të tij. peng dy ortakët e biznesit të janë ngitur me anshensor në pengjeve një sasi eurosh për ti Të dy të dëmtuarit dis- Kaluan plot 12 orë dhe Ale- mobilerisë në Tiranë. katin e tetë të një pallati dhe sapo është mbyllur dera janë qëlluar me shpulla dhe grushte pikërisht nga personi, i cili i mori në banesë. Nga hetimet e kryera rezutoi se autori që i mori peng dy ortakët e mobilerisë quhej Aleksander Tusha 40 vjeç. Pengjet thanë dje në „„„ TIRANE organet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës se nuk kishin njohje me autorin e ngjarjes por merr shumën 4 mijë euro për të rreg kontrata e pashkruar ishte që shuma e kthimin e borxhit kështu që filloi të devikanë kontaktuar njëherë me ulluar shtëpinë, ndërsa më pas nuk ja parave do të kthejej në një ditë të caktuar. jonte takimet si dhe telefonatat me të afërtelefon lidhur me një porosi kthen. Ky ka qenë shkaku që e ka detyru- Vasil Lika 37 vjeç nuk e mbajti fjalën për men që i kishte marrë borxhin. Polica balmobilerie. Pengjet janë mbaj- ar 31 vjeçaren me iniciale E.B të bëjë një lafaqoi të dyja palët dhe nga hetimet e krytur të izoluar afro 12 orë ndër- denoncim në polici për të marrë shumën era rezultoi se 4 mijë euro ishin marrë sa më pas janë lënë të lirë. e parave që i kishte dhënë borxh një perborxh dhe nuk ishin shlyer ende. sonit të afërt. Blutë e Korçës nisën procedimin NGJARJA Pas marrjes në pyejte të së dëmpenal në gjendje të lirë ndaj Vasil Pasi kanë hyrë në katin e 8- tuarës, policia ka thirrur në komisLikës 37 vjeç banues në fshatin Bulgarectë të një pallati dy ortakët e mo- ariatin e Korçës dhe të akuzuarin, i cili e Korçë. Në sajë të hetimeve të kryera burimet bilerisë janë qëlluar nga peng- pranoi se kishte marrë këtë shumë lëkësh e policisë bënë me dije se E.B 31 vjeçe, bamarrësi, i cili i lidhi të nëpër por s'mund tja kthente momentalisht. Denuse në Cerik-Elbasan, para dy vjetesh,i ka krevate dhe më pas i kërkonte batet mes tyre ka vijuar më ashpër, pasi dhënë Vasil Likës shumen prej 4 mijë euro.

N

BORXHI

E mashtron për 4 mijë euro

I

LAJMET KRYESORE

U kapen euro false, pranga 3 të rinjve

Posedimi i disa eurove false me vetë i kushtoi lirinë tre të rinjëve në qytetin e Lezhës. Burimet e polisisë së këtij qyteti thanë se të rinjtë kishin një shumë të caktuar parash, me të cilat dyshohet se bënin dhe blerje të ndryshme. Ditën e djeshme ranë në pranga D. Gjinaj 24 vjeç, G. Dodaj 22 vjeç dhe Gj. Nikolli 33 vjeç. Sipas të dhënave paraprake thuhet se tre të ndaluarit në bashkëpunim kishin çuar sasinë e eurove në një kompani sigurimesh për makina, dhe pas denoncimit të bërë ndaj tyre u bë dhe ndalimi. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se të gjitha eurot që ishin vënë në llogari ishin të falsifikuara.

Kthehet nga emigrimi, gjen hajdutin në shtëpi

Një 50 vjeçar nga fshati Mbrojë i Korçës sapo është kther nga emigrimi ka shkuar në banesën e tij ku pa një hajdut, i cili po tentonte që të vidhte. Ndërkaq autori mori të gjitha sendet më vlerë që synonte ti vidhte dhe u largua menjëhërë në drejtim të paditur. Panvarësisht tentativave të shumta për të kapur hajdutin ishte e pamundur pasi veprimet e këtij të fundit ishin më të shpëjta. Pronari i shtëpisë ka shkuar menjëhërë në polici dhe ka denoncuar rastin. 50 vjeçari me iniciale L.R ka treguar para Inspektorëve Kundra Vjedhjeve se sapo erdhi nga Greqia pa një të huaj në shtëpi, ku ky i fundit i kishte marrë disa nga plaçkat. Polica nisi hetimet si dhe proçedurat për zbardhjet e gjurmëve të gishtave. Ekspertët e vjedhjeve konfrimuan se në sajë të ekspertizës së kryer arritën të zbardhnin gjurmët e gishtave dhe identifikonin autorin. Aktualisht po punohet për kapjen e tij.


E diel, 13 nëntor 2011

9

AKTUALITET

Plagosen bab e bir,shkak prishja e një muri

P

rishja e një muri është bërë shkak për plagosjen e dy pjestarëve të familjes Bajrami në Durrës. Sherret e murit të prishur kanë çuar fqinjin e tyre të humbasë toruan duke marrë amrën e gjahut dhe të qëllojë babë e bir Ymer dhe Ajet Bajrami, përkatësisht 60 dhe 25 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shijak, ndërsa fqinjët e tjerë kanë

mbetur të shokuar kur kanë parë skenën e krimit. Pas lajmërimit të policisë, Inspektorë të Hetimit të Krimit janë paraqitur në vendin e ngjarjes duke nisur këshu procedurat e para hetimore. Pas marrjes në pyetje të pjestarëve të familjës së dëmtuar rezultoi se autor ishte pikërisht fqinji i tyre. Disa orë autori i ngjarjes Idrit Shahini u largua duke u fshur tek disa të afërm të tij. Gjatë një pune të

mirë hetimore dhe kërkimore u bë e mundur gjetja e autorit që la të plagosur bab e bir. Të dëmtuarit u dërguan menjëhërë drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën e parë. Aktualisht Ajet dhe Ymer Bajrami rezultojnë jashtë rrezikut për jetën ndërsa në pranga ka rënë Idrit Shahini. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale çiften me të cilën ishte kryer vepra penale

Pronari i Rock n'Roll Caffe u ekzekutua në Durrës. Policia: Asnjë gjurmë për autorin

Vritet me silenciator biznesmeni solli në Tiranë grupet e njohura

Lajmi

Në foto: Gentian Zguri (Gashi)

Ekzekutohet me silenciator biznesmeni i njohur i disa lokaleve në Tiranë si dhe aksioneri i një firme private ashënsosrësh. Gentian Zguri ishte në moshën 35 vjeçare

„„„

Mbiemrat e tij Gentian Zguri ka ndërruar mbiemrin e tij, pasi disa vite më parë e ka pasur Gashi. Ndërkohë që në Tiranë të gjithë e njohin me mbiemrin e mëparshëm. Edhe faqen në facebook, e ka me këtë mbiemër

BESMIRA MUÇAJ

E

NGJARJA

Gentian Zguri ishte nisur nga kryeqyteti për të parë projektin e përfunduar të ndërtimeve të disa ashensorëve në një pallat në qytetin e Durrësit. Në orët e para të mëngjesit Zgura takohet me një shef të urbanistikës si dhe më kryetarin e Bashkisë së Durrësit. Pasi janë ulur në një kafe ata kanë biseduar për punimet dhe ndërtimet e ashensorëve, pasi Gentian ishte aksioner në një kompani ashënsorësh. Pas

Kush ishte Gentian Zguri ?

G

TIRANE

kzekutohet me silenciator ish-pronari i Living Room, personi që solli në Shqipëri disa nga yjet e muzikantëve të huaj. Gentian Zguri Gashi, 35 vjeç, ishte administrator dhe aksioner i kompanisë Kleemmann në Shqipëri, kompani ashensorësh dhe ishte gjithashtu pronar i Rock n'roll caffe afër Ambasadës Amerikane. Ndërkaq mësohet se Zguri ishte aksioner i agjensisë që ka sjellë në Shqipëri Deep Purple, Zuchero, Deff Leppard, James Blant dhe gjithë koncertet e mëdha që janë bërë me të huajt në Shqipëri. Burimet policore të Durrësit thanë se pas vrasjes së tij dyshohet të jënë autorë persona të implikuar me krimin. Nuk dihen deri tani arsyet se pse mund të jetë ekzekutuar në këtë mënyrë Gentian Gashi, por duket se aksioni për vrasjen e tij ka qenë i menduar kohë më parë, përderisa është realizuar edhe në Durrës ndërkohë që atentatori duhet të ketë njohur shumë mirë lëvizjet e tij. Hetimet e kryera deri tani thanë se Gentiani ka ndërruar mbiemrin pasi më parë ishte më mbiemër Gashi, por e ndërroi atë duke e bërë Zguri.

BIZNESMENI

përfundimit të kafesë te tre personat janë zhvendosur për të parë një pallat ku ishin bërë disa punime të tilla. Kaluan disa momente dhe 35 vjeçari Gentian Zguri ndahet me miqtë e tij për tu nisur sërish në Tiranës. Gjatë kohës që ky i fundit po ndizte makinën i është afruar një person i gjatë, pa maska dhe me një armë zjarri me silenciator e ka ekzekutuar dhe është nisur në drejtim të paditur. Pas ngjarjes së kyer autori largohet qetësisht nëpër rrugica pa u identifikuar nga askush. Ngjarja ndodhi në rrugën "Skendërbeg" në afërsi të Tatim-Taksave në Durrës. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi menjëhërë hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e vrasjes.

POLICIA

Burimet policore të Durrësit thanë se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin dhe sendet personale të Gentian Zgurit. Asnjë provë tjetër nuk është gjendur në vendin e ngjarjes. Asnjë gjurmë. Policia tha se autori është larguar me qetësi, pa rënë në sy nga askush. Inspektorët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit bënë me dije se autori ka qenë pa maska, pasi askush nga banorët e zonës nuk kanë dëshmuar për ndonjë autor të tillë. Ndërkohë që atentatori ka qenë i qartë dhe preciz. Ai e ka qëlluar në kokë biznesmenin 35 vjeçar, i cili edhe pse njihet shumë mirë në rrethet e Tiranës për aktivitete të ngjeshura dhe të shumta artistike, nuk ka qenë i martuar.

entian Zguri ishte adminis trator dhe aksioner i kompanisë Kleemann në Shqipëri, kompani ashensorësh dhe ishte pronar i Rock n'roll Caffe afër Ambasadës Amerikane. Po ashtu mësohet se Gentian Zguri ka qenë aksioner i agjensisë që ka sjellë në Shqipëri grupe të njohura muzikore si Deep Purple, Zuchero, Deff Leppard, James Blant dhe gjithë koncertet e mëdha që janë bërë me të huajt në Shqipëri. Vrasja misterioze dhe pa të dhëna konkrete në qendër të qytetit të Durrësit, pritet të zbardhet nga policia

?

PYETJE PERGJIGJE

„ Si u vra Gentian Zguri? Gentian Zguri është ekzekutuar me një pistoletë me silenciator, gjë e cila i krijoi mundësi autorit të ikte qetësisht pa u vënë re nga askush.

„ Pse kishte ardhur në Durrës?

Gentian Zguri jetonte dhe punonte në Tiranë, madje atje kishte dhe disa biznese të tij. Në Durrës kishte ardhur për një çështje pune. Gentiani ishte aksioner i kompanisë Kleemann në Shqipëri, kompani ashensorësh madje sapo kishte dalë nga kafja me një shef të urbanistikës së Bashkisë së Durrësit kishin parë një pallat ku ishin ndërtuar disa ashensorë. Pasi përfundoi kqyrjen e ndërtesës Zguri u nda me miqtë e tij dhe u largua në drejtim të automjetit.

„ Ç'ndodhi më pas?

Sapo ka ndezur automjetin e tij të punës Gentiani është sulmuar nga një person i gjatë, 1.80 (sipas dëshmitarëve okularë, i cili e ka lënë të pajetë, ndërsa më pas është larguar nëpër disa rrugica mes pallatesh ku ka humbur gjurmët për tu kapur.

„ Pse dyshohet të jetë vrarë? Burime të policisë së Durrësit thanë se dyshimet e para bien mbi përfshirjen e tij me aktivitete të ndryshme apo ato që ka pasur më parë. Ende nuk janë bërë të qarta plotësisht pistat e hetimeve por po punohet për zbardhjet e tabulateve si dhe të konflikteve të mëparëshme të tij.

„ A ka gjurmë të autorit?

Autori dyshohet se ka ditë që e ruan. Madje ka gjetur pikërisht momentin kur ai ka lëvizur i vetëm drejt automjetit të punës. Autori mund ta ketë ndjekur që nga Tirana. S'ka lënë asnjë gjurmë. Nuk ishte maskuar. Ka humbur nëpër cepa pallatesh, dhe më pas ka vijuar rrugën i qetë.


10

E diel, 13 nëntor 2011

AKTUALITET

Kukës, 9-vjeçari me probleme mendore mbahet i lidhur me lirar

N

jë fëmijë i moshës 9 vjeçare mbahet i lidhur me litar nga pjestarët e familjes së tij pasi ka problem mendore. Djali i vogël lëviz normalisht si të gjithë fëmijët e tjetë, por me një ndryshim të madh, pasi të gjitha lëvizjet e tij janë të përcaktuara nga gjatësia e litarit. Gjyshja e tij e ka lidhur në mesin e tij dhe e mban kudo me vete, pasi thotë se kjo është e vetmja mënyrë për ta mbajtur nën kontroll. Vogëlushi lëviz nëpër banesën e tij të mjerueshme,

me kushte katastrofike, duke u përpjekur të sajojë ndonjë nga lojrat e tij për tu argëtuar. 9 vjeçari nuk rezulton agresiv, por gjatë kohës që e kapin nervat ai bëhët i papërmbjtëshëm- thotë gjyshaj e tij. I mituri rezulton edhe i paregjistruar në gjendjen civile. "Kemi punuar për rreth 1 vit, për të arritur në një stad që atij ti ofrojmë shërbimet e duhura, duke qenë se ka qenë, një rast shumë i vështirë. Duke parë që kushtet e familjes janë të papërshtatshme, po punohet që ai të strehohet në një qendër zhvillimi.

Çështja "Isa Çopa", shërbimet sekrete në përpjekje të zbardhjes

Djegia e oficerit të SHISH, përfshihet në hetim edhe CIA Lajmi Specialist të shërbimit sekret amerikan CIA rezident në vendin tonë, janë përfshirë në hetimin që vetë SHISH, po kryen në mënyrë të pavarur nga policia dhe prokuroria, për djegjen e oficerit të tyre Isa Çopa.

POLI HOXHA „„„

TIRANE

N

jë grup special është ngritur brenda shër bimit sekret shqipëtar, për të zbardhur enigmat e djegjes së kolegut të tyre në Durrës, Isa Çopa. Pas përforcimit të pistës, se ai nuk është vetëvrarë por është ekzekutuar në mënyrë të sofistikuar, këtij grupi i është bashkëngjitur edhe një homolog amerikan, rezident në vendin tonë.

Kundërzbulimi Isa Çopa i përkiste sektorit të kundërzbulimit, i cili merret me zbulimin dhe ndjekjen e agjenturave të huaja, që veprojnë në vendin tonë

SHËRBIMET E HUAJA

Edhe pse policia dhe prokuroria, nuk janë shprehur ende zyrtarisht, nëse oficeri madhor i Shërbimit Informativ Kombëtar në Durrës, është vetvrarë apo është vrarë, pista e dytë duket se është konkluzioni paraprak i hetimeve të deritanishme. Dyshimet për vetëvrasje, kanë rënë përfundimisht, pas daljes së rezultateve të para të ekspertizës, e cila konfirmon se përpara djegjes, Isa Çopa është goditur me mjete të forta prerëse në kafkë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pranë drejtorive të ndryshme të Shërbimit Informativ Kombëtar, prej vitesh janë instaluar specialist të shërbimeve të ndryshme sekrete të huaja të vendeve partnere dhe veçanërisht ata amerikanë. Prania e tyre është bërë më e fuqishme, veçanërisht pas antarisimit të Shqipërisë në NATO. Sipas burimeve, menjëherë sapo u mor vesh lajmi i gjetjes së trupit të shkrumbuar brenda makinës së tij, edhe pse u hodh variant i vetëvrasjes, nga krerët e SHISH, u urdhërua ngritja e

një grupi të brendshëm hetimi, i cili do të verifikonte ngjarjen. Por pas dominimit të pistës së një ekzekutimi të sofistikuar, duke pasur parasysh edhe detyrat specifike që ndiqte Çopa, ka rritur shqetësimin edhe të partnerëve amerikanë për këtë ngjarje.

SEKRETET

Edhe pse prokuroria sipas ligjit ka akses të plotë që për ngjarje të rënda, si djegja e oficerit të SHISH Çopa, të marë informacionin e duhur për viktimën, duket se deri tani nuk ka mundur ta

bëjë këtë gjë. Kjo edhe për faktin, se ende nuk është dalë me një përfundim zyrtar për ngjarjen. Gjithsesi për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e agjentit të kundërzbulimit të Shërbimit Informativ Shqiptar, Isa Çopa, SHISH është mjaftuar vetëm me disa materiale referuar Prokurorisë, duke "u justifikuar" me faktin, se agjenti i përkiste Sektorit për Sigurinë Kombëtare. Ndërkaq vdekja e tij vazhdon të shfaqë mister për grupin hetimore dhe duket se ngjarja është shumë e komplikuar. Nga ana tjetër vetë SHISH po heton në mënyrë të pavarur,duke u përqëndruar në detyrat specifike, që i ishin ngarkuar atij nga eprorët kohët e fundit. Isa Çopa, i përkiste sektorit të kundërzbulimit, i cili meret me zbulimin dhe ndjekjen e agjenturave të huaja që veprojnë në vendin tonë, jo mike. Pikërisht ky fakt i ka alarmuar edhe më shumë homologët amerikanë. Burimet sqarojnë se pikërisht kjo detyrë, komplikon dhe mbush akoma më me mister djegjen e Isa Çopës.

Ditëlindja

RENEA, si lindi nga reparti i "sampistëve" Lajmi Dje reparti elitar i forcave special të policisë, festoi zyrtarisht në pranin e Ministrit të Brëndshëm Bujar Nishani, 20 vjetorin e lindjes së tij. Por a është në fakt kjo data e vërtetë e krijimit të këtij reparti?

E

dhe pse reparti RENEA zyrtarisht rezulton i krijuar në 11 nëntor të vitit 1991, data e vërtetë e krijimit të tij, shënon 9 vjet më parë. Në fillim të vitit 1982 u vendos të krijohej një forcë speciale policore e cila do të përdorej për detyra specifike

dhe kundër akteve terroriste. Informacionet e shumta të sigurimit të shtetit për atentate ndaj udhëheqjes së lartë, por sidomos të dhënat për zbarkime të disa grupeve me komando nga vendet fqinjë, bënë që të

hidhet ideja e krijimit të repartit 326, në të cilin do të mernin pjesë elita e policisë dhe ushtrisë shqiptare. Ideja ishte që ky repart me këtë emër të thjesht shifror, të shndërohej në një komando tipike, e cila do të kryente detyra

specifike antiterroriste. Vendi ku u instalua ky repart u zgjodh prapa burgut 302, pikërisht aty ku deri përpara 3 vitesh gjendeshin forcat speciale RENEA, të cilat në fakt kur u krijuan, nuk ishin asgjë tjetër, veçse një ndryshim i emrit "famëkeq" të të ashtuquajturve "Sampista". Në kohë rekord, në këtë vend u ngritën disa godina 3 katëshe dhe një palestër moderne. Kompania e parë u krijua me ushtarë të zgjedhur në gjithë vendin. Komandanti i parë u emërua Nexhmi Zoto. Më pas "u rekurtuan" sportistët më të zgjedhur të klubit Dinamo, shumica nga ekipi i mundjes. Bërthama u krijua me më të mirët të cilëve ju bashkëngjitën

sportistë të dalluar. Këta u organizuan në 2 kompani me rreth 200 veta të cilët pagueshin mirë dhe kishin normën më të lartë të ushqimit. Ishin pikërisht këta 1822 vjeçarë që me stërvitje të fortë, improvizime aksionesh të shkallës më të lartë të rezikshmërisë brenda pak kohësh do të shndëroheshin në "Rambo" të vërtetë. Kur në 11 nëntor të vitit 1991, "u krijua", reparti special RENEA, gati 90% e efektivit të tij përbëhej nga çunat dhe komandantët e repartit 326. Përveç emrit dhe çpolitizimit të detyrave që u ngarkoheshin gjithshka, ambjentet, armatimi, mënyra e stërvitjes vazhdonte si dikur.

VENDIMI

Qeveria favorizon femra police

T

ashmë mund të quhen më të përkëdhelurat e policisë. Kjo vjen pas një vendimi të qeverisë, i cili vë në skalion të parë femrat për të qenë prioritet i uniformave blu. Më vendim nr. 804, të këshillit të ministrave "Për miratimin e rregullores së personelit të policisë së shtetit", seksi më i dobët ka privilegje për të hyrë në rradhët e policisë. Nëse një mashkulli i duhet me patjetër të ketë patentën për femrat kanë mundësi që ta realizojnë kursin brenda 12 muajve, afat kohor që ata duhet ta dorëzojnë dëshminë e aftësisë për të aplikuar për në polici. Por jo vetëm kaq edhe në renditjen e pikëve kanë përparësi. Në vendim thuhet se aplikantët renditen në listën përfundimtare, sipas rezultateve të arritura dhe gjinisë. Kjo listë shpallet publikisht, jo më vonë se të nesërmen e ditës së përfundimit të procesit të intervistimit me gojë. Sipas ndryshimit të rregullores minimalisht 50% e kandidatëve që pranohen në polici duhet të jenë nga seksi femër. Kur në listën respektive nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për të plotësuar këtë kuotë, atëherë realizohet një fushatë e re pranimi vetëm për gjininë e nënpërfaqësuar.


E diel, 13 nëntor 2011

11

AKTUALITET ITALI, KAPET SHQIPTARI ME 4.5 KG DROGË

FAMILJARËT E "OTRANTO" NË PROTESTË

Një 25 vjeçar shqiptar i akuzuar për tentativë vrasje ndaj një bashkëkombasi të tij 22 vjeç, i cili ngeli i plagosur në 27 gushtin e kaluar gjatë një përplasje mes bandash në një zonë të Milanos, është vënë në pranga. Sipas policisë italiane thuhet se shkak për këtë përplasje me armë u bë një konflikt për territorin ku grupet e dy të rinjve shpërndanin drogë. Të prangosurit iu gjet një pistoletë, 4.5 kilogramë heroine dhe një sasi e madhe eurosh.

Edhe pse kanë kaluar 14 vjet nga tragjedia e "Otrantos", familjarët e viktimave apelojnë sërish për drejtësi. Ata i bëjnë thirrje qeverisë italiane të dëmshpërblejë çdo familje për 81 personat e mbytur në kanalin e "Otrantos". Në kujtim të 14 nëntorit, ditës së sjelljes së viktimave nga Italia, shoqata e familjeve të prekur nga tragjedia, do të protestojë para konsullatës italiane në Vlorë. Familjaret i kanë bërë thirrje qytetarëve të Vlorës që ditën e hënë ti mbështesin në tubimin për drejtësi.

Krerët e policisë shkelin ligjin edhe pse marrin bonus

SHKB hap hetim ndaj drejtorëve që abuzojnë me makinat Përdorin makinat e institucionit edhe pas orarit të punës dhe në fundjavë. Gati raporti Lajmi Shkeljet

Drejtorët e Policisë në qendër por edhe ata të qarqeve në gjithë vendin, duke përfshirë edhe shefat e komisariateve, akuzohen nga Shërbimi Kontrollit të Brendshëm, se po abuzojnë me makinat e institucioneve që drejtojnë. „„„

TIRANE

S

ipas burimeve nga shër bimi sekret policor, ësh të duke u mbyllur një hetim i gjatë për abuzimet e mëdha që krerët e policisë bëjnë me mjetet që kanë në dispozicion, duke i përdorur për qëllime personale edhe pse ata kompesohen nga shteti, në një shumë të konsiderueshme parash. Ata janë "detyruar" të

Më problematik sipas këtij hetimi, rezultojnë drejtorët dhe shefat e komisariateve në rrethe, të cilët gati nuk e zbatojnë këtë ligj

bëjnë këto shkelje pas heqjes së mjeteve në dispozicion të tyre me një vendim të qeverise 2 vjet më parë.

ABUZIMI

Brenda këtij viti në tryezën e ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, drejtuesit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, do të "lëshojnë" një dosje me të gjitha abuzimet që janë bërë me makinat e parkut të Drejtorisë së

Përgjithshme të Policisë, të cilat shpesh përdoren për arsye personale nga drejtorët dhe shefat e komisiarateve. Edhe pse shuma e kompesimit pas heqjes së makinave, varion nga 10 mije lekë të reja, në 25 mijë në muaj, shumë drejtues policie, vazhdojnë të përdorin mjetet e institucionit, njësoj si në kohën përpara daljes së ligjit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, gjatë këtij hetimi, ka arritur të

zbulojë se në qindra raste shefat e policisë, përdorin automjetet edhe në kohën që nuk kanë ndonjë detyrë urgjente apo specifike. Ligji i dalë 2 vjet më parë, kompeson zyrtarët e shtetit të cilët kanë pasur makina në dispozicion, me shuma të mjaftueshme për të përballuar me karburant automjetet e tyre, gjatë përdorimit në kohën e punës. Më problematik sipas këtij hetimi, rezultojnë drejtorët dhe shefat e komisariateve në rrethe, të cilët gati nuk e zbatojnë këtë ligj. Një problem i madh është, vërejtja e përdorimit të makinave të shtetit edhe në fundjavë, pavar-

ZYR TARËT QË MARRIN BONUS ZYRT

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Kompesim me 450 mijë lekë në muaj Deputetët Kryetarët e bashkive të mëdha të vendit Kompensim me 350 mijë lekë në muaj Zëvendesministrat Keshilltaret e Presidentit, Parlamentit, Kryeministrit Drejtuesit e Enteve Rregullatore Komandantet e Forcave te Armatosura Zëvendesdrejtorët e Policise dhe Shërbimit Informativ Kryetari i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive Anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Anëtarët e Akademisë së Shkencave Rektorët e universiteteve Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtesisë Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese Drejtuesit e Prokurorisë Drejtuesit e Gjykatës së Krimeve të Rënda, të Shkallës së Parë dhe të Apelit. Kompesim me 300 mijë lekë në muaj Kryetarët e bashkive të vogla Drejtues të agjensive qeveritare Kompesim me 200 mijë lekë në muaj Zyrtarët që kanë pasur tradicionalisht makina

sisht se dalja e tyre nga parku justifikohet me një fjali të thjeshtë:"Për shërbim".

LIGJI

Dy vjet më parë qeveria shqiptare, ariti të miratojë në Kuvend një projektligj për "Rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civil", sipas të cilit përveç disa drejtuesve të institucioneve më kryesore shtetërore, që nga deputetë dhe gjithë nivelet e dyta, nuk gëzonin më të drejtën e pasjes së një makine e shoferi në dispozicion. Nga ky ligj, u prekën edhe të gjithë drejtuesit e policisë së shtetit përveç drejtorit të përgjithshëm. Në atë kohë kjo "shtrëngesë", u quajt e gabuar për institucione ligjzbatuese që kryejnë një punë specifike si policia, prokuroria, gjykatat dhe Shërbimi Infor-

mativ Shtetëror. Gjithsesi, ligji u vu në zbatim dhe duket se pati efekt kursimi muajt e parë. Por në shumë institucione, ai është kthyer në bumerang për buxhetet e tyre, sepse pavarësisht bonusve që u jepën zyrtarëve që kanë pasur makina në dispozicion, shpenzimet për karburant, nuk janë ulur. Nga ky ligj u synua që buxheti i shtetit të kursente së paku 30 milione dollarë në vit. "Abuziviteti me këto praktika (përdorimi i automjeteve), ka bërë që në institucione të ndryshme, të shpenzohen nga 12 mijë, në 67 mijë dollarë në vit, vetëm për shoferët. Ne duhet të bëjmë transparencën. Shpatullat e taksapaguesve shqiptare, nuk e përballojnë dot diçka të tillë", deklaroi atëhere kryeministri Berisha.

Aksioni

Parkimet dyshe, rrugorët 600 gjoba në ditë V

etëm 2 ditë vazhdoi, fushata sen sibilizuese dhe paralajmëruese kundër parkimeve të gabuara në Tiranë nga policia e kryeqytetit, dhe më pas nisi një furtunë e vërtetë "gjobash", ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk e morrën seriozisht.

PARKIMET DYSHE

Policia Rrugore raportoi dje se, ka vendosur një rekord gjobash me një mesatare prej 600 në ditë, referuar tre neneve të Kodit Rrugor për ndalimin, qëndrimin dhe pushimin e mjeteve. Edhe pse gjatë fushatës, dhjetra punonjësve të Policisë Rrugore, kanë shpërndarë mijëra fletushkat infor-

muese për qytetarët, sërish parkimi dysh vijon të mbetet një problem-gangrenë në kryeqytet. Sipas drejtuesve të komisariatit të Qarkullimit Rrugor, rrugët më problematike në Tiranë,

Kategoritë Policia rrugore e kryeqytetit duket se nuk ka ndërmend më të tolerojë parkimet e gabuara që çojnë më së shumti në kaos trafikun. U bënë 2 ditë që mesatarja ditore e gjobave I kalon të 600 rastet.

janë, "Myslym Shyri", zona përpara Tajvanit dhe veçanërisht rrugët drejt tregjeve. Edhe pse deklarojnë se janë vendosur mesatarisht 600 gjoba në ditë, krerët e policisë rrugore, deklarojnë se nëse drejtuesit e mjeteve do të vazhdojnë të jenë problematik, përsa i përket mënyrës së parkimit, gjobat do të shtohen edhe më shumë.

REAGIMI

Por edhe pse e dinë se janë në faj, shumica e drejtuesve të mjeteve, janë të revoltuar nga kjo " furtunë" gjobash. Sipas tyre, parkimi i gabuar, është i detyrueshëm në një kryeqytet si Tirana, ku mungojnë totalisht parkingjet.

Pavarësisht nga kjo policia rrugore, duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ky aksion. Sipas Neneve 155, 156 dhe 157 të Kodit Rrugor, gjobat për ndalim, qëndrim dhe pushim të gabuar të mjeteve, variojnë nga 500, deri në 3 mijë lekë të reja, dhe deri në marrjen me karotrec të automjetit. Por edhe policia rrugore, nuk e ka të thjeshtë të zbatojë ligjin deri në fund. Problem i madh për ata, janë mjetet me targa të huaja, çka do të thotë se në rastin më të parë kur ato gjenden në parkim dysh, do të meren me karoatrec. Gjithashtu policia rrugore deklaron se, fushata sensibilizuese kundër parkimeve do të vazhdojë, pa afat.


12

E diel, 13 nëntor 2011

SOCIALE JURIDIKU, NUK SHPALL MASTERIN

PART-TIME, NIS MËSIMI

Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, ka shpallur pjesërisht fituesit e masterit profesional. E thënë më qartë, janë afishuar vetëm listat e fituesve që i përkasin universitetit të Tiranës, ndërsa ende nuk është afishuar lista e kandidatëve që kanë ardhur nga universitetet e rretheve dhe nga shkollat e larta private. Dekanati është justifikuar se ende nuk janë përcaktuar se sa kuota do t'i lihen secilit universitet

Fituesit e studimeve me kohë të pjesshme do të nisin këtë javë edhe leksionet. Të gjithë fakultetet kanë njoftuar studentët e rinj me kohë të pjesshme për oraret dhe leksionet që duhet të jenë të pranishëm. Ndërkohë që pjesa më e madhe e fakulteteve i kanë mbyllur procedurat e shpalljes së kandidatëve fitues dhe të regjistrimeve të tyre brenda afateve të përcaktuara nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, disa fakultete i kanë shpallur fituesit vetëm tre ditë më parë.

Këtij ndryshimi të ri i nënshtrohen të 12 kategoritë e profesioneve të rregulluara

Mjekët dhe mësuesit, test special para se të futen në provim shteti Lajmi Stazhi

Pas mbarimit të praktikës profesionale, mjekët, mësuesit, avokatët apo inxhinierët e ardhshëm do t'i nënshtrohen edhe një testi special për njohuritë praktike. Vetëm nëse rezultati i këtij provimi është pozitiv, ata kanë të drejtë të marrin pjesë në provimin e shtetit

„„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

R

regullat e lojës për 12 profesionistët e ardhs hëm, që bëjnë pjesë në profesionet e rregulluara, ndryshojnë sërish. Përpara se të futen në provimin e shtetit, ata do t'i nënshtrohen edhe një testi specifik, pas përfundimit të praktikës profesionale, në institucionitn ku e kanë bërë këtë praktikë. Dhe vetëm nëse rezultati i këtij testi është pozitiv, atyre iu hapet drita jeshile për të marrë pjesë në provimin e shtetit. Rregullat kanë ndryshuar përpara se të zhvillohet provimi i parë i shtetit, që pritet të jetë në fund të nëntorit. "Të gjithë mësuesit që përfundojnë ciklin e dytë të mësuesit dhe dëshirojnë të kenë profesionin e mësuesit dhe ta ushtrojnë atë do të fillojnë ushtrimin e praktikës profesionale në shkollat e të gjithë vendit. Pas përfundimit të praktikës profesionale, me ndryshimet që janë bërë në ligj, do t'i nënshtrohen një provimi të aftësimit praktik direkt në shkollë. E njëjta gjë do të jetë për mjekët që do i nënshtrohen provimit, aty ku po ushtrohen, dhe, si ta kapërcejnë këtë test të aftësimit praktik, të kualifikohen, do të marrin pjesë në provimin e shtetit. Nëse e kalojnë me sukses edhe provimin e shtetit do të mund të marrin titullin mësues apo doktor", - ka deklaruar ministri Tafaj për ndryshimet në ligjin për

Asnjë profesion nuk do të ketë stazh më të gjatë se një vit, ky afat është përcaktuar në ligjin e profesioneve të rregulluara

VLERËSIMI

Nota dhe pikët e provimit, sa duhen për të kaluar

K

andidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqye shëm), nëse merr 95-100% të pikëve; me notën 9 (shumë mirë), nëse 85-94% të pikëve; me notën 8 (mirë), nëse merr 75-84% të pikëve; me notën 7 (kënaqshëm), nëse merr 65-74% të pikëve; me notën 6 (mjaftueshëm), nëse merr 55-64% të pikëve; me notën 5 (kalueshëm), nëse merr 50-54% të pikëve; me notën 4 (jokalueshëm), nëse merr më pak se 50% të pikëve. Nëse kandidati vlerësohet me notën katër ai ka të drejtë ta përsërisë deri në 5 herë provimin, dhe në çdo herë tarifa që duhet të paguajë rritet. Nëse nuk merr notë kaluese edhe herën e pestë, humbet të drejtën e licencës.

profesionet e rregulluara. Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk do të ketë praktikë pro-

fesionale më të gjatë se një vit, ndërsa gjatë praktikës profesionale ligji siguron një

pagesë për kontributet shoqërore dhe shëndetsore. "Asnjë profesion nuk do të ketë stazh më të gjatë se një vit, ky afat është përcaktuar në ligjin e profesioneve të rregulluara, stazhi duhet të jetë një kohë e mjaftueshme për formimin praktik për të fituar titullin. Për provimin e shtetit, stazhi është deri në një vit", - ka shpjeguar Tafaj.

PROVIMI ON-LINE

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë gati gjithçka për të nisur provimet e shtetit, të cilit do i nënshtrohen mjekët, stomatologët, farmacistët, avokatët, inxhinierët, arkitektët, dhe mësuesit. Risia është në mënyrën e provimit, i cili do të jetë on-line, dhe

në monetin që përfundojnë testin, të rinjtë do të mund ta mësojnë që në çast totalin e pikëve të grumbullura. Ata do të kenë secili nga një kompjuter dhe pyetjet që shfaqen janë rastësore. Në monitor qëndrojnë vazhdimisht butoni për konfirmim, ai për përfundimin e provimit, koha e mbetur(për t'u përgjgjigjur). Ai mund të kontrollojë në çdo moment sa pyetjeve u është përgjigjur dhe sa kanë mbetur pezull. Sa herë është i sigurt për përgjigjen ai shyp butonin "konfirmoj". Kandidati mund t'i rikthehet për të ndryshuar përgjigjen edhe për një pyetje të cilën ai më parë e ka konfirmuar si përgjigje të saktë. Kur përfundon provimin kandidati shtyp butonin "Përfundova provimin dua të largohem" dhe më pas butonin konfirmoj. Menjëherë pas këtij veprimi në monitor shfaqet përgjigja e dhënë nga kandidati, e cila mund të printohet menjëherë.

Përshtatja

Tekstet shkollore, nis puna për rishikim „„„

I

TIRANË

nstituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) ka nisur tashmë punën për rishikimin e të gjithë kurrikëls të arsimit 9-vjeçar. Përveç ristrukturimit që do të ketë ky nivel arsimor, në shtator 2012 do të ketë edhe tekste shkollore të ripara nga fillimi. Vendimi për këtë nismë, ka ardhur pasi është vënë re se kjo kurrikulë nuk është e rakorduar me kurrikulën tashmë të reformuar të gjimnazit. Sipas specialistëve të arsimit, të cilët kanë bërë studime të detajuara mbi programet lëndore dhe tekstet mësimore të shkollave tona, kanë ngritur edhe komisionet lëndore që do

të merren me këtë gjë. Për këto arsye, Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) që ka dhe përgjegjësinë kryesore për organizimin e rishikimit të kurrikulës,

Lajmi Tekstet shkollore janë të mbingarkuara, nuk është e rakorduar me kurrikulën e re të gjimnazit, ndaj Ministria e Arsimti do të nisë rishikimin e librave të 9-vjeçares

për hartimin me cilësi të dokumentacionit qendror të kurrikulës së re të arsimit bazë dhe për të mbështetur zbatimin e kurrikulës së re në shkollë ka hapur diskutimet për këtë çështje. Në këtë kuadër, IZHA do të organizojë takime periodike në të cilat do të ballafaqohen idetë dhe shqetësimet për tekstet aktuale të arsimit bazë dhe për programet mësimore, gjithashtu për tekstet aktuale të gjimnazit të reformuar, duke i marrë lëndët një për një. Këto takime do të organizohen mes autorëve të programeve, autorëve të teksteve, mësuesve, prindërve dhe ish-nxënësve.

? „

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë është provimi i shtetit? Provimi i shtetit, është një testim special që organizohet nga Ministria e Arsimit, për 12 profesione të rregullura, në bashkëpunim me urdhërat përkatës, dhe që jep licencën për ushtrimin e një profesioni. „ Kush i nënshtrohet provimit të shtetit? Provimit të shtetit i nënshtrohen të gjithë ata që janë diplomuar në qershor 2010. Ata duhet të kenë mbaruar sistemin tre-vjeçar të kualifikimit dhe duhet të kenë patjeter edhe master shkencor. „ Nëse nuk i nënshtrohen provimit të shtetit, çfarë ndodh? Nëse nuk i nënshtrohen provimit të shtetit ata kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin, por jo të kenë të drejtën e firmës. Pra nëse është mjek, mund të punojë si ndihmës mjek, por pa marrë provimin e shtetit nuk ka të drejtë të punojë si mjek i pavarur, për të cilin ka marrë diplomën. „ Sa herë kanë të drejtë ta japin provimin e shtetit? Një kandidat mund të marrë pjesë deri në 5 herë në provim shteti, dhe nëse edhe pas herës së pestë vlerësohet me notë negative, i humbet e drejta për të marrë licencë për profesionin. „ Çfarë ndryshimesh ka pësuar ligji për profesionet e rregulluara? Pak ditë më parë qeveria miratoi një tjetër ndryshim, sipas të cilit, këtë profesionistë duhet t'i nënshtrohen një testi specifik për aftësitë praktike, përpara se tyë marrin pjesë në provimin e shtetit. „ Cilat janë profesionet që do marrin pjesë në provim shteti? Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, Gjeodezi, Veterinari, Fizioterapi, Infermieristikë e Përgjitshme, Teknik Laboratori, Imazheri, Logopedisë, Mamisë


E diel, 13 nëntor 2011

13

SOCIALE

Epidemia e gripit, 13 mijë të prekur në javë Ministria: Vaksinohuni

V

endi ynë ndodhet në prag të epidemisë së gripit sezonal. Java që sapo lamë pas ka shënuar mbi 13 mijë të prekur në të gjithë vendin, numër ky më i lartë se ai i javës së mëparshme. Pikërisht për këtë arsye, ministria e Shëndetëisë u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen, pasi në qarkullim, edhe këtë vit, vazhdon të jetë edhe AH1N1.

Sipas Pëllumb Piperos, drejtor i Poltikave në Ministrinë e Shëndetësisë, kjo është periudha më e mirë për të marë këtë masë mbrojtëse. "Eksperienca na ka treguar që kjo është periudha më e mirë për të nisur vaksinimin. Fushatat nisin në fund të vjeshtës, por për shkak të ndryshime klimaterike kemi hyrë në sezonin e gripit sezonal, pasi që nga momenti që aplikohet vaksina duhet së paktën dy javë

që trupi të fitojë imunitet", - ka shpjeguar Pipero. Drejtori i politikave në MSH, ka sqaruar të gjithë opinionin publik se vaksina kundër gripit është e sigurtë dhe nuk ka efekte anësore. "Vaksina përban viruse qarkulluese, A dhe B dhe është shumë e sigurtë. Një sasi e konsiderueshme është edhe në vendin tonë", ka thënë Pipero duke shtuar se nga dita e hënë do të fillojë vaksinimi edhe për bluzat e bardha.

Fushata e zëvendësimeve ka përfshirë të gjithë institucionet nën varësi të saj

Bashkia, largime masive nga puna Në fshesë ka kaluar edhe çerdhja nr.10, e shpallur në 2010 si personaliteti i vitit. Largohen pa paralajmërim 2 edukatore dhe një kaldaist, zëvendësohen me të rinj

Lajmi

Çmimi

Fushatë zëvendësimesh në të gjitha institucionet që janë nën varësi të Bashkisë së Tiranës. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për titullarët, por lapsi ka kapur edhe kaldaistët apo rojet.

„„„

Përfaqësuesit çerdhes nr.10, duke marrë çmimin si "10 personalitet e 2010", të dhënë një vit më parë nga ishkryebashkiaku,Edi Rama. Çmimi iu dha për përkushtimin maksimal ndaj fëmijëve

TIRANE

ESMERALDA KETA

V

endet e tyre të punës nuk është se janë shkr irë për shkak të ristrukturimit, por ata thjesht janë larguar nga detyra, duke u zëvendësuar nga të tjerë, shpeshherë pa asnjë motivacion. Më tipikja është ajo çfarë po ndodh në çerdhen nr.10 në kryeqytetet. E shpallur një vit më parë si një ndër "10 personalitet e vitit 2010", ku i gjithë personeli mori një mirënjohje publike për përkushtimin ndaj fëmijëve, që nga tetori i këtij viti ajo po kalon në sitë. Deri më tani u ka rënë lapsi tre punonjësve të kësaj çerdheje, ndërkohë që edhe të tjerët ndihen të pasigurtë dhe në ankth për 'surprizat" që mund t'i presin. "Shikojmë me dyshim çdo person të panjohur që kërkon të na takojë. Kemi frikë se mos janë nga bashkia e na sjellin ndonjë letër për largim nga puna, ashtu siç u ndodhi dy kolegeve tona", - na thonë punonjëset e kësaj çerdheje. Rreth dy javë më parë, njërës prej edukatoreve më të vjetra të kësaj çerdheje, i erdhi vendimi për largim nga puna, pa asnjë lloj motivacioni, dhe e çuan sanitare në një çerdhe tjetër jashtë Tiranës. Prindërit u shprehën mjaft të shqetësuar, pasi fëmijët jo vetëm ishin mësuar me të, por sipas tyre, ishte njëra ndër kujdestaret më të mira të fëmijëve, ndërsa tani, duhet të fillojnë të përshtatetn edhe njëherë nga fillimi me një edukatore tjetër.

I FTOHTI

Shkollat dhe koshtet ndezin kaldajat këtë të hënë

N

ë të gjitha kopshtet, çerdhet dhe shkollat e ar simit parauniversitar këtë të hënë vihen në punë kaldajat. Kjo pasi zyrtarisht, në nëntor vihen në punë sistemet e ngrohjes, në mënyrë që të vegjëlit të mos kenë ftohtë. Në kopshtet dhe çerdhet kaldajat rrinë ndezur gjatë gjithë kohës dhe fiken vetëm në momentin, kur të vegjëlit ikin në shtëpi, ndërsa shkolla ata ndizen me orare të reduktuara dhe vetëm ditët që është shumë ftohtë. Sigurisht kaldajat nuk janë funksionale në të gjitha shkollat, por vetëm në një pjesë të vogël të tyren.

Teksa flasin për kolegen e tyre, edukatoret e kësaj çerdhjeje na thonë se

nuk mund të veprohet në këtë mënyrë. "Edhe nëse ajo do të kishte bërë ndonjë shkelje, i

jepet një herë vërejtje, pastaj paralajmërimi për largim nga detyra dhe në fund vjen vendimi për largimin nga detyra, por jo kështu, krejt papritur", - na thonë ata. Në fillim të kësaj jave i ka ardhur radha një tjetër kujdestareje të fëmijëve në këtë çerdhe, me motivacionin se nuk ka arsimim e duhur. Dhe ç'është e vërteta ajo nuk ka arimimin përkatës, dhe aktualisht po përfundon vitin e fundit të shkollës së mesme me korespondecë, por ka një eksperiencë gati 30-vjeçare si edukatore dhe bën pjesë tek ajo kategori punonjësish, që megjithëse nuk kanë arsimimin përkatës, sipas ligjit, duhet të shihen me prioritet

edhe për eksperincën që kanë dhe moshën afër pensionit. Ndërsa personi i tretë që i është prekur kësaj çerdheje është kaldaisti. Nuk është se vendet e punës së këtyre personave që janë larguar nga çerdhja nr.10, janë shkrirë për shkak të risktrukturimit të ri që bashkia e Tiranës ka bërë në disa ndërmarrje të saj, që është edhe Qendra për Edukimin dhe Zhvillimin e Fëmijëve, nga e cila varen çerdhet. Ata thjesht janë larguar nga puna, pa motivacion, dhe janë zëvendësuar me të tjerë. Por kjo situatë nuk ka ndodhur vetëm në çerdhen nr.10 në kryeqytet. Thuajse në të gjitha këto institucione, ndihet frika e largimeve nga detyra, për shkak të ndryshimit të kreut të bashkisë së Tiranës. Ata pranojnë se të lëvizin drejtorët është edhe e kuptueshme, por sipas tyre, personeli i thjeshtë nuk duhet prekur me dorë.

Ambientalistët

Barnet e skaduara, të ndërhyjë qeveria „„„

P

TIRANË

as deklaratës së drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, se barnat e skaduara, groposen vazhdimisht në Sharrë, kanë reaguar ambientalistët. Sipas tyre ky ëhstë një veprim absurd dhe që mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme. Lavdosh Ferruni, ambientalist na thotë se kjo është një shenjë që institucionet nuk merren vesh me njëritjetrin, ndaj edhe ata kanë aq shumë frikë nga ligji i ri për importin e mbeturinave. "Është e ndaluar me ligj që barnat e skaduara të groposen, në një zonë që nuk ka masa të forta sigurie. Ata mund të depor-

tojnë, me anë të lëngjeve në tokë, dhe me anë të ujërave nëntokësorë, pasioSharra është një zonë me rrjedhje, të përfundojnë kushedi se ku, duke u bërë një faktor i rrez-

Lajmi Ambientalistët shprehen kundër groposjes së barnave të skaduara në Sharrë. Sipas tyre institucionet përgjegjëse duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe jo të veprojnë sipas interesave që kanë

ikshëm për mjedisin. Dhe pikërisht mos rakordimi i veprimeve mes institucioneve qëndrore, është fakti që ne kemi frikë edhe për ligjin e importit të mbeturinave. Ministria e Mjedisit shpeshherë ka bërë ligje të mira, por problemi është te zbatimi i tyrte. Siç ka ndodhur në këtë rast", - na shpjegon Ferruni. Vetëm pak ditë më parë te "Shqiptarja.com" drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se barnat e skaduara nuk mund të groposen në Sharrë, ndërkohë që kreu i barnave deklaroi se ata i groposin vazhdimisht në Sharrë, nën mbikqyrjen e punonjësve të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave.

QSUT

Virozat, mbipopullohen spitalet

U

rgjenca e pediatrisë, e kardiologjisë dhe ajo e infektivit janë mbipopulluar së tepërmi këtë javë. Shkak është bërë jo vetëm temperaturat e ditëve të fundit, që sipas specialistëve nuk i bëjnë mirë shëndetit të një pjese të madhe të popullatës. Në pediatri situata është më shqetësuese, pasi numri i të vegjëlve që shkojnë për të marrë ndihmën e specializuar është rreth 130 fëmijë në ditë. Mjekët këshillojnë prindërit që të mos neglizhojnë asnjë shenjë, por gjithashtu ata rekomandojnë se përpara se të vijnë të gjithë në QSUT, duhet që më parë të shkojnë te mjeku i familjes. "Shumica e tyre kanë nevojë vetëm per recetë dhe vetëm një pjesë e vogël shtrohen në pavijon", - na thonë mjekët e urgjencës së pediatrisë. Sipas tyre duhen të merren masa edhe më të rrepta për ata që nuk respektojnë sistemin e referimit. "Kur na vjen një fëmijë në urgjencë ne nuk mund ta lëmë pa vizituar, por nëse do të respektohej sistemi i referimit, nuk do të vinin kaq shumë fëmijë vetëm se kanë grip në QSUT", - na thonë ata. Ndërkohë që mësohet se gjatë gjithë kësaj jave, fluks vizitash ka pasur edhe në qendrat shëndetësore.


14

E diel, 13 nëntor 2011

KULTURE

Intervista mbi dosjet

R eplika

Ja e vërteta për raportin Camaj-Kadare HANS-JOACHIM LANKSCH

K

y shkrim bahet me dijen dhe pëlqimin e zonjës Erika Camaj. Mbasi në shtyp dolën për herë të tretë të pavërteta për raportin Camaj - Kadare, asht koha për t' iu kundërvu të pavërtetave. 1.) Më 29 tetor gazeta SHEKULLI botoi nji fragment nga libri i kujtimeve të Helena Kadaresë me titull "Rrëfimi i Helena Kadaresë: Dy rastet kur Ismailin e kanë kërcënuar me jetë" ku gjendet ky pasazh në lidhje me ikjen e Kadaresë për në Paris: "Nga njerëzit e shquar të diasporës ishin deklaratat miratuese të shkrimtarit të madh Martin Camaj, nga Munihu i Gjermanisë dhe të personalitetit tjetër, Sami Repishti, nga NjuJorku." Nji deklaratë e tillë e Martin Camajt nuk ekziston. Martin Camaj kurrë nuk asht shprehë publikisht, as me shkrim dhe as me gojë, kjoftë miratues kjoftë mosmiratues, për Ismail Kadarenë apo për arratisjen e Ismail Kadaresë nga Shqipnija. Jopublikisht, Martin Camaj foli për arratinë e Kadaresë. Në nji takim mbas arratisë së z. Kadare, Martin Camaj më tha, fjalëpak siç e kishte zakon: "Kadareja gjendet në Paris. Iku në prag të fitimit të demokracisë". 2.) Më 11 nandor te gazetat SHEKULLI dhe SHQIPTARJA.com u botue teksti i nji interviste të gjatë që i dha Ismail Kadare gazetarit Blendi Fevziu. Në këte intervistë që u botue te SHEKULLI me titull "Ismail Kadare: Marrëdhëniet e mia me femrat" dhe te SHQIPTARJA me titull "Flet Ismail Kadare: S`jam koleksionist femrash", intervistuesi e pyet Ismail Kadarenë ndër të tjera edhe për nji takim me Martin Camajn në vitin 1981. Kadareja flet për praninë e tij në Panairin e Librit të Frankfurtit dhe shton: "Martin Camaj erdhi në Frankfurt dhe në një konferencë u paraqit dhe më tha, unë jam Martin Camaj, a më njeh? Po i thashë. Biseduam në këmbë 3-4 minuta. Jam shumë i gëzuar që ju takoj tha, kaq." Asht e vërtetë që Martin Camaj më 1981 shkoi në Panairin e Librit në Frankfurt ku iu afrue Ismail Kadaresë dhe foli me te për 3-4 minuta. Mirëpo, z. Kadare shton edhe katër fjali: "Më vonë unë kam pasur shkëmbim mendimesh me të, nëpërmjet ish ambasadorit të Gjermanisë në Tiranë, Verner Daun, ai filloi të vinte në Paris më sillte lajme prej tij, i çonte mendimet e mia atij. Dhe jam i lumtur t'i transmetoj mendimin tim për novelat e tij. Ai u gëzua shumë dhe na ftoi për drekë. Caktuam dhe drekën, por ai vdiq një javë para saj dhe nuk u takuam kurrë." Për fat të keq, në këto katër fjali asnjena s' asht e vërtetë. Werner Daum nuk ka kenë ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, por mëkambësi i ambasadorit Friedrich Kroneck. Mes Kadaresë dhe Camajt nuk

ka pasë "shkëmbim mendimesh" as me ndihmën dhe as pa ndihmën e z. Daum. Martin Camaj nuk i ftoi për drekë zotnitë Kadare e Daum dhe as nuk u caktue dreka. Të gjitha këto do duhej ta dinte e shoqja dhe dora e djathtë e shkrimtarit, zonja Camaj, e cila e mohon nji gja të tillë. Për nji "shkëmbim mendimesh" me z. Kadare dhe për ftesën në drekë të z. Kadare dhe Daum, Martin Camaj nuk më ka tregue gja as mue që takohesha rregullisht me te, ku ai më tregonte të rejat e tij, ngjarjet e randësishme dhe gjanat me të cilat merrej si, fjala vjen, lidhjet e tij me intelektualët e rinj të Tiranës (Ardian Klosi, Edi Rama, Preç Zogaj) apo më tregoi gjithë gëzim e lumtuni që i vinin lajme që po hapeshin dyert e burgjeve nga dilnin, siç më tha, shkrimtarët dhe intelektualët e vërtetë shqiptarë. Lidhun me z. Kadare ma kishte përmendë, përafërsisht 10 vjet ma parë, vetëm takimin me te gjatë Panairit të Librit ku tha që ia shtriu dorën Ismail Kadaresë dhe foli me te për pak minuta. 3.) Pretendimi i tashëm i Ismail Kadaresë ka nji histori paraprijëse. Më 18 shtator 2008, gjithashtu në faqet e gazetës SHEKULLI, ai botoi nji shkrim të gjatë "Raportet e mia me Pipën dhe Camajn" ku e quen z. Daum "një miku ynë i përbashkët" që "më foli për miqësinë e tij me Camajn". Dr. Werner Daum nuk ka kenë mik i Camajt. Bashkëshortët Camaj e kanë pa z. Daum vetëm për nji orë kah fundi i vitit 1991 kur ishin të ftuem te kushërirja e z. Daum prej së cilës e kishin ble trollin e shtëpisë së tyne në Lenggries. Gjatë kësaj ore z. Daum bisedoi sidomos me Martin Camajn. Mbas nji ore, Camajt u larguen dhe as nuk mbetën për darkën e përgatitun sepse Martin Camaj ishte në gjendjë tepër të keqe shëndetësore. Ismail Kadare shton që Daumi ia paska transmetue Camajt vlerësimin pozitiv të Kadaresë për novelat dhe poezitë e Camajt ku ky i fundit qe shumë i lumtun dhe e ftoi Kadarenë dhe Daumin për drekë... Pas takimit njiorësh te kushërirja e Daumit, Martin Camaj nuk ka pasë ma kontakt me z. Daum. Në këte mes duhet me shtue që Martin Camaj n' ate kohë ka kenë shumë i sëmutë dhe vuente tmerrësisht nga sëmundja vdekjeprurëse, ku nji çerek viti para vdekjes kishte halle të tjera nga mendimi i z. Kadare. Nuk mund të them që pretendimet e Ismail Kadaresë për "mikun e përbashkët" Daum dhe përcjelljen e mendimeve, lajmeve dhe të kinse ftesës janë rrena a instrumentalizim i qëllimshëm nga ana e z. Kadare. Ka mundësi që diplomati gjerman kapardisej me "miqësinë" e tij me dy shkrimtarë të shquem dhe që te puna prej kuririt mes atyne të dyve dhe te puna e ftesës për drekë, siç thuhet në gjermanisht, i ati i mendimit paska kenë dëshira. Sidokjoftë, e vërteta qëndron ndryshe dhe ajo duhet thanë që të mos linden të pavërteta e legjenda të tjera shtesë.

Agron Tufa: Do hapim dosjet e dënimit të artistëve Drejtuesit e Lidhjes janë përgjegjës për krimet që u kryen ndaj artistëve „„„

TIRANE

ADMIRINA PEÇI

K

rimet e komunizmit do të zbard hen shumë shpejt. Specialistët e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, një institut i ri që sapo ka nisur aktivitetin e tij, do të kenë mbështetje ligjore për akses të pakufizuar në arkiva. Kjo do të thotë se çdo rast dënimesh, pushkatimesh, internimesh etj do të analizohet përmes të dhënave arkivore e dokumenteve. Agron Tufa, drejtor i këtij instituti, thotë se pjesë e kësaj pune është edhe bota e artistëve, me Lidhjen e shkrimtarëve e gjithë institucione te artist e të kulturës, ku propaganda ishte më e pamëshirshme se kudo. Çfarë do të kërkohet? Një analiza e hollësishme e ekuilibruar dhe e kujdesshme për çdo rast dhe çdo dokument, në mënyrë që historitë tragjike të mos mbështeten më vetëm në fjalë dhe e vërteta të jetë e plotë. Ju jeni drejtor i Institutit për Krimet e Komunizmit, i cili synon të zbardhë me fakte të gjithë krimet që janë kryer në këtë periudhë. Mes tyre janë dhe dënimet, burgimet, dhe pushkatimet e artistëve e shkrimtarëve, raste të cilat gazeta jonë ka nisur t'i trajtojë këto kohë. A keni në planet tuaja të zbardhni diçka edhe në këtë plan? Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit thelbin e veprimtarisë së vet ka marrjen në shqyrtim të dokumentacionit të arkivave të fshehta, të cilat detyrohen me ligj t'i japin akses specialistëve tanë dhe brenda kuadrit studimor duke ju nënshtruar një ekspertize dhe kriticizmi çdo lloj dokumenti që gjendet në ato arkiva, do të synohet zbardhja sistematike dhe organike e gjithë bëmave në çdo lloj sfere, në mënyrë të veçantë, dhe për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe artistëve në përgjithësi. Ka qenë në qendër të vëmendjes së aparatit të sigurimit të shtetit pikërisht veprimtaria e shkrimtarëve e artistëve. Këtë e tregon edhe fakti që ka patur mbi 160 informatorë të sigurimit të shtetit vetëm institucionet qendrore të kulturës. Kjo të bën të mendosh se ka qenë në fokus vrojtimi të pandërprerë. Këtu kemi të bëjmë me dramën e madhe morale që ka ndodhur brenda institucioneve të artit të Lidhjes së Shkrimtarëve. Sasia e dënimeve, ndalimeve, fakte të ndryshme të përndjekjes së represionit, e vërteton këtë dhe kemi të bëjmë me fakte, jo me hipoteza.Do të na duhet që gjithë këto krime t'i vërtetojmë në

Në foto: Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

mënyrë dokumentare. A mendoni edhe ju se Arkivi i Lidhjes së Shkrimtarëve është dëmtuar a zhdukur? Flitet për zhdukje arkivash por me sa di unë nuk qëndron ky argument. Lidhja nuk ka pasur një arkiv që të funksion-


E diel, 13 nëntor 2011

15

KULTURE DOKUMENTET Instituti ka mbështetje ligjore për të kërkuar, analizuar dhe verifikuar çdo dokument të arkivave. Stop hipotezave dhe fjalëve. Gjithçka do të dokumentohet

Helena Kadare, autorja e vitit P

anairit i Librit pas ditëve plot fluks të vizitorëve, interesit të pashoq për tituj të caktuar librash që u shndërruan shumë shpejt në bestseller, blerjeve të kënaqshme për botuesit, i ka mbetur edhe një ditë, dita e sot,e. Dje organizatorët kanë ndarë edhe çmimet për librat më të mirë, atë të përkthyesit më të mirë dhe disa çmime të tjera. Helena Kadare me librin "Kohë e Pamjaftueshme" është shpallur si autorja e vitit. Çmimi special i jurisë i është dhënë Muhamed Ademit ndërsa çmimin për përkthyesin e vitit e ka marrë Shpëtim Çuçka. Gjatë ditës së katërt të panairit është vënë re një interes në rritje i dashamirësve të librit. Ndërkohë autorët shqiptarë vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarit, duke shitur një numër shumë të madh kopjesh.

ojë si Arkiv i Sigurimit të Shtetit. Të gjitha bëmat do të gjenden të klasifikuara në arkivat e sigurimit, si në Arkivin e Ministrisë së Brendshme a në Arkivin Qendror të Shtetit. Gjithçka gjendet në dosjet hetimore dhe ato gjyqësore. Përmes këtyre do të ndriçohen shumë ngjarje e dilema që kanë mbetur pezull në diskurset tona publike. Do të ishte me interes dhe në nderin e këtij Instituti që të merret me këtë sferë, që të mos ketë tymnajë, dhe gjithçka të zbardhet me ekspertizë të lartë, të krahasuar, për të eleminuar çdo lloj manipulimi a dyshimi të mundshëm. Unë mendoj se në Lidhjen e Shkrimtarëve ka patur më shumë indikacione. Ka patur një survejim të pandërprerë të Sigurimit të Shtetit dhe barra në këtë rast është jo vetëm në kuptimin gjithëpërshirës institucional si Lidhje, por edhe individual. Gjithëseicili ka një ndërgjegje të caktuar dhe koston e saj. Zbardhja shkallë shkallë, integrale, e organike e Lidhjes së Shkrimtarëve, historia e këtij institucioni, gjithë etapat, gjithë fazat, kush ka drejtuar, dhe rolin që ka pasur, është me interes të madh publik, historik e edukativ, për të parë historinë e këtij institucioni në shërbim të doktrinës, propagandës dhe ideologjisë. Është e nevojshme kjo në radhë të parë për të qartësuar tymnajën, por edhe për edukimin e brezave në të ardhmen. A i trembeni ndërhyrjeve apo përballjeve me ndonjë rast të veçantë? Mendoj se nuk duhet patur asnjë ngurrim, kushdo qoftë e çka do qoftë. Kriteri ynë është të preket e të dëshmohet bindshëm e vërteta. Edhe sikur toka të përmbyset, këto dokumente që do të nxjerrim, do të kemi kujdes të madh që gjërat të mos jenë, relative dhe evazive. Kjo kërkon punë shumë të madhe, që bëhet më tej bazë për studimet që do të zbulojnë arsyet pse bëheshin, nga çfarë nxiteshin, për të parë tendencat, kahjet. Sigurisht kemi të bëjmë me psikologjinë njerëzore në kushte të caktuara. Të gjithë këto elemente do të vihen në peshore. Në fund të fundit, duhet sqaruar mjaft mirë sfondi psikologjik dhe histori, kur ngjarjet ndodhin, presioni i faktorëve etj. Kemi të bëjmë me një dukuri që cënon rëndë moralin jo vetëm kolektiv por edhe individual të shumë personave që përfshihen. Megjithatë ne nuk jemi instancë që ndërton gjyqe e penalizon, por jemi një institut që zbardh të vërtetën e asaj që ka ndodhur, siç bën i gjithë rrjeti i instituteve analoge në botë. Në debatet e fundit janë përmendur shpesh emra konkretë,

Në foto: Viktima të krimeve të komunizmit, fotot e të cilëve janë ekspozuar në Institutin për Krimet e Komunizmit

janë bërë sulme të forta, janë ofruar shpesh herë edhe fakte e dokumente. A mendoni se janë të nxituara. Mos po përbalten njerëz pa të drejtë? Nisemi nga rasti i fundit i Agollit dhe i Buzës… Besojmë se e vërteta duhet të jetë diçka më e thellë… Këtu qëndron çështja. Ne jemi të detyruar si opinion qytetar, që t'ju zëmë

Krijimtaria në fund të fundit është vetëpenalizimi i këtyre personave, sepse ajo gjendet me shumicë, sikundërse nuk ka asgjë të keqe për atë lloj kontributi të talentit individual, që ka pasur seicili. besë në fjalë. Këto janë fjalë. Problem është të gjenden dëshmi të pakundështueshme. Nuk duhet të flitet me hipoteza, me më duket sikur, e gjëra të kësaj natyre që relativizohen shpejt. Më e sakta do të ishte ndërmjetësimi dhe përforcimi i çështjes me dokumente, me akte. Përderisa deri më sot nuk është zbardhur fakti konkret, nuk kemi dhe aq të drejtë të besojmë gjithçka thuhet. Pra është relative ajo që nxitet artificialisht një atmosferë, pa pasur fakte konkrete. Imagjinata tejkalon çdo kufi të arsyes. Sensibilitetet janë vërtet të përndezura. Ndaj duhet me çdo kusht të flitet me gjuhën e dokumenteve e dosjeve, që të zbardhet historia, jo e pjesshme dhe jo fragmentare, por tërë historia e Lidhjes. Ky është një projekt i Institutit tonë. Do të kërkojë sigurisht kohën e nevojshme për të realizuar qëllimet dhe synimet. A mendoni se kanë qenë përgjegjës drejtuesit e Lidhjes për

Drejtuesit e Lidhjes? Nëse nuk do të jenë ata përgjegjës, kush do të jetë tjetër? Vetëdijshëm ata kanë qenë të përfshirë brenda një sistemi, por kanë pasur padyshim edhe të drejtën të mënjanohen dënimet që janë dhënë ndaj artistëve e shkrimtarëve? Nëse nuk do të jenë ata përgjegjës, kush do të jetë tjetër? Vetëdijshëm ata kanë qenë të përfshirë brenda një sistemi, por kanë pasur padyshim edhe të drejtën të mënjanohen. Nuk kanë asnjë lloj justifikimi të thonë sot: "mua më morën dhe më vunë dhe unë duhet ta tërhiqja këtë pendë të rëndë". Çdo njeri

që ka arritur ta prekë e të vetdijësohet për sistemin e së keqes, mund t'i mënjanohej përgjegjësisë duke u kufizuar modestisht në rolin e një shkrimtari që merret me një punë të përditshme. Por unë mendoj se ka ndodhur krejt ndryshe. Po t'u drejtohemi veprave letrare, opusit propagandistik gjërat na dalin krejt ndryshe. Ka pasur zell, madje zell të tepruar, që e tejkalon imagjinatën tonë të sotme. S'mendoj se ka pasur diçka me detyrim. Pastaj poezitë, poemat e shumta, nuk të dikton kush me gisht në tavolinë se si shkruan e çfarë shkruan. Ka pasur një fenomen tipik shqiptar që lidhet me atë idiomën, "të jesh më qen se qeni". Pra një zell i tepruar. Unë besoj se nuk është e nuk duhen parë si viktima udhëheqësit e institucioneve të kulturës, por edhe të Lidhjes në veçanti. Ka qenë Dhimitër Shuteriqi, apo para tij kushdo që ka qenë, po ashtu edhe ai që ka ardhur pas Shuteriqit, dhe kanë qenë poste që janë mbajtur me një zell të caktuar. Përmendët krijimtarinë e tyre. Si po e menaxhojnë sot ata këtë krijimtatri që i përket realizmit socialist? Krijimtaria në fund të fundit është vetëpenalizimi i këtyre personave, sepse ajo gjendet me shumicë, sikundërse nuk ka asgjë të keqe për atë lloj kontributi të talentit individual, që ka pasur seicili. Ata kanë marrë meritat, janë vlerësuar vazhdimisht. Kemi të bëjmë me një institucion si Lidhja që ka qenë gjenerator i një të keqe të madhe publike kolektive, një ndër mekanizmat bazë të shpërlarjes së trurit. Është një lloj letërsie që sot nuk rikthehet dhe nuk ka lexues që t'i futet e ta lexojë, të ndërtojë një komunikim me të. Kjo është sot një varrezë masive letrare. Krejt në fund, mund të na jepni një opinion personal, si shkrimtar, jo si drejtues i këtij Instituti… mbi rastin e debait mes Maks Velos dhe dy ish-drejtuesve të Lidhjes. E njihni këtë rast dhe e keni një koment mbi të? E kam lexuar librin e Maks Velos "Koha antishenjë". Madje kam qenë nga ata që e kam riprodhuar disa fragmente në gazetën letrare 'Fjala'. Por ato janë kujtime. Dalim dhe njëherë tek ajo që thashë, unë i zë besë në fjalë Maksit. Por pjesa tjetër e formimit tim profesional, si studiues, ku çdo gjë nuk legjitimohet sot nëse nuk e përforcon me referencë, më bën të përmbahem, për t'u njohur realisht me aspektin dokumentar. Mund t'i zësh besë në fjalë edhe Kujtim Buzës. Varet nga anoj unë. Sigurisht në këtë rast anoj nga Velo. Megjithatë është i domosdoshëm ndërmjetësimi me njohjen e arkivës për këtë çështje.

Giffoni, ndan çmimet e filmit P

as një turi nëpër qytete të ndry shme të Shqipërisë, edicioni i shtatë i festivalit të filmit për të rinj "Giffoni Shqipëria" ëhstë mbyllur me një ceremoni çmimesh në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Të rinjtë e Shkodrës, Durrësit dhe Tiranës, qytete në të cilat bëri rrugëtimin e tij edicioni i shtatë, kanë votuar për të zgjedhur filmat më të mirë për çdo kategori. Të rinjtë shqiptarë dhe juria ndërkombëtare që mbërriti në Tiranë nga Italia dhe Maqedonia, kanë zgjedhur si filmin më të mirë për kategorinë mbi 13 vjeç "Njerëzit prej dëbore", një prodhim amerikan i vitit 2010 me regji të Robert Kirbyson, ndërsa kategoria mbi 16 vjeç kanë votuar filmin "Të jetosh në përjetësi", një bashkëprodhim spanjollo-anglez me regji të Gustavo Ron. Çmimi tradicional "Xhanfise Keko", për një personalitet që ka kontribuar në filmat për fëmijë, i ka shkuar operatorit të njohur Saim Kokona.

Ja piktura më e vjetër në Europë A

rkeologët kanë gjetur pikturën më të vjetër të Europës Qendrore. Bëhet fjalë për pikturën e gjetur në një shpellë në Gjermaninë jugore, e cila konsiderohet të jetë dëshmia më e vjetër e një pikture që është gjetur ndonjëherë në Europën Qendrore. Kuptimi i gurëve të pikturuar me pikëza të kuqe dhe bojëkafe, megjithatë, mbetet i paqartë. Edhe pse mund të jenë radhë të njollave të kuqe dhe bojëkafe, megjithëkëtë, ato formojnë një prej veprave më të rëndësishme të artit që është bërë ndonjëherë në Europën Qendrore. Njollat janë gjetur nëpër gurë në një shpellë në Gjermaninë jugore dhe janë shenjat më të vjetra të njohura të pikturës që është gjetur në rajon. Arkeologët kanë zbuluar katër gurë në shpellën Hohle Fels në Schelklingen afër qytetit gjermano-jugor të Ulm-it. Sipas arkeologut të Universitetit të Tubingen-it Nicholas Conard, ata janë rreth 15 mijë vjet të vjetër dhe janë dëshmia e parë e pikturave të njerëzve në Europën Qendrore në epokën e vonë paleolitike.


16

E diel, 13 nëntor 2011

LAJMET NE 5 RRESHTA • Sadija: Keku që i pëlqen Shkëlzenit Gruaja e djalit të kryeministrit ka nxjerr në Panair librin e saj, madje ka qëndruar atje gjithë kohën nën shoqërinë e Liri Berishës dhe Argitës, për të promovuar librin. Sadije Berisha nxjerr në treg librin “Dëshirat e ëmbla”. Autorja thotë në këtë libër se pasionin për guzhinën e ka shoqëruar që hnga fëmijëria e hershme. Kek me krem e çokollatë, është ëmbëlsira e preferuar e Shkëlzenit. “Ai thotë se me këtë ëmbëlsirë ia fitova zemrën” shkruan Sadija në librin e guzhinës. Thotë gjithashtu se ka mësuar shumë nga e ëma, por edhe nga zonja Liri Berisha.

• “E vërteta e takimit Camaj-Kadare”

Një tjetër reagim vjen për Ismail Kadarenë, por për intervistën e tij, pas asaj të studiuesit Agim Vinca për marrëdhëniet Kadare-Qosja për librin e Helenës, “Kohë e Pamjaftueshme”. Kësaj radhe është Hans-Joachim Lanksch, nxënës i Martin Camajt që thotë se në intervistën e Kadaresë ka disa të pavërteta për takimin që kanë pasur mes tyre dy shkrimtarët. Faqe 15

• Kuvendi, shumë falsifikime e shkelje

Shkelje të shumta, falsifikime ligjesh, mungesë kuorumi në Kuvend dhe në komisione parlamentare. Këto kanë qenë disa nga konkluzionet që ka nxjerrë një raport i “Mjaft” për punën që kanë bërë parlamentarët gjatë muajit tetor. Ndërkaq, ka shumë deputetë të grupeve parlamentare që kanë vendosur të ndryshojnë edhe qëndrimin e vendosur nga grupet e tyre Faqe 2

• Kosova pranon pikat kufitare me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka pranuar një propozim për sa i përket pikave kufitare me Serbinë, të cilin e pat irefuzuar një muaj më parë. Koha Ditore raporton se propozimi parashikon që Kosova dhe Serbia të kenë pika të përbashkëta doganore në kufij, pa e obliguar Serbinë që ta pranojë Kosovën si shtet. Qeveria kosovare është pajtuar që pikëkalimet kufitare me Serbinë të menaxhohen në sistemin e integruar, sipas standardeve të Bashkimit Evropian

• Islami Balla, përballje në gjyq

Kastriot Islami ka vendosur të hedhë në gjyq gazetarin Sokol Balla pas një shkrimi analizë të Ballës në revistën Mapo, ku bën një lojë fjalësh mes emrit të Islamit dhe një “Kaç” më shumë. Në faqen e vet në facebook, Islami thotë se për këtë shpifjë të ndyrë të Ballës do e hedhë atë në gjyq.

• Ekzekutohet me silenciator Gentian Gashi

Biznesmeni 35 vjeçar Gentian Gashi u ekzekutua dje në kokë me një pistoletë me silenciator. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit menjëherë pas takimit që kishte me shefin e urbanistikës dhe kryetarit të bashkisë, për vendosjen e ashensorëve në disa pallate. Gentian Gashi njihet si ish pronar i living Room, aktualisht pronar i Rock caffe dhe ka sjellë në Shqipëri shumë këngëtarë të huaj të famshëm. Faqe 9

Lista e Àtuesve të lojës më popullore në vend TeleBingo Shqiptare për sezonin e kaluar 2010-2011

T

ë bëhesh Milioner me 50 lekë është moto e kësaj kompanie që deri më tani numëron shumë ¿tues të tillë por dhe më të mëdhenj do të vijnë. Sezoni që shkoi pati një mori ¿tuesish të mëdhenj e të vegjël, duke ¿lluar nga 57 milionë lekë, apartament, makina, motorra etj. Telebingo transmetohet rregullisht çdo të dielë në orën 16.00 në TV Klan ku asnjë të dielë nuk mungojnë surprizat. Me rastin e festave të Nëntorit Telebingo ka menduar që të japë makinën që nuk po arrihet te gjendet në zarfe, kjo është vetëm njëra nga surprizat që zbulon kompania për gazetën tonë. Të tjera lajme dhe surpriza do vazhdojmë të tregojmë në numrat në vijim sepse kjo lojë tani ka prekur pjesën më të madhe të shoqërisë. Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com

Julia Dhame: Drejtore Marketingu julia.dhame@shqiptarja.com

Investigimi: Poli Hoxha Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi

Politika: Arben Rrozhani, Ekonomia: Genc Kondi

Design: Altin Aliaj, Tomka Nasi Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Celular:

Saimir Zenelaj +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


shqiptarja.com