Page 1

“Rilindasi” Varri i Ismail Qemalit

Eleminohet Elvisi

Zbulohen faktet surprizë për krijimin e veprës monumentale në Vlorë • Patrice Najbor: Esad Pasha, Zogu dhe Noli

“BB5”, Ermali ndahet nga Françeska

Faqe 13-20

Faqe 12

Na ndiqni edhe online LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi RILINDASI

VITI II - NR. 58 E diel, 11-03-2012

www.shqiptarja.com

Këshilltari i Berishës, Neritan Ceka: U kyçën për 20 vjet, u ka ikur koha

“TE GROPOSEN DOSJET”

Lutaj, PS: Bode drejtoi shoqatën e Enverit Profesori bën propozimin e parë kundër marrjes me dosjet e spiunëve. Ekrem Spahia: Ne duam të hapen dosjet Pirro Lutaj i PS: Në qeveri ka bashkëpunëtorë të ish-sigurimit. Përgatitet ligji i ri, e çon në Kuvend Gazmend Oketa DESHMIA

Ilia dhe Eleni, grindje dhe kërcënime për pasurinë SKAFISTI

Faqe 7

Koment

Lajmi

Faqe 8

Ish-ministri i Brendshëm, aktualisht këshilltar i Kryeministrit Berisha, Neritan Ceka ka folur për debatin më të fundit për hapjen e dosjeve dhe përfshirjen e ish-spiunëve në politikë dhe administratë, duke bërë thirrje që të mos përdoren politikisht situata të tilla. Ai ka folur dhe për zgjedhjen e Presidentit.

NGA

Tre PD në rrugën e humbur Ç Në foto: Neritan Ceka, ish-ministri i Brendshëm, aktualisht këshilltar i Kryeministrit Berisha

TIRANE

JAKIN MARENA

Shkodër, vilat e Cukal Delisë të braktisura: Ikën nga frika KONVENTA

Faqe 6

Marrëveshja detare, Shqipëria dhe Italia ende pa kufij

I

sh-ministri i Brendshëm, njëherësh këshilltar i Kryeministrit, Berisha, Neritan Ceka shprehet në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” se ligji i “lustracionit” dhe hapja e dosjeve të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit po përdoret politikisht dhe sa herë ka nevojë politika për nevojat e saj të ditës. Ai tha se ka pasur kohë mjaft në këto 20 vite për të bërë veri¿kimin e politikës dhe të administratës, por deri më tani politika... Vijon në faqet 2-3

EDI RAMA

JA LISTAT EMERORE

Financuesit e PS-PD për zgjedhjet

Fatura e shpenzimeve të opozitës, 109 mln lekë vetëm për vendoret. PD, militantët dhanë 50.9 mln lekë TIRANE

S

ocialistët kanë dërguar në KQZ informacionin e plotë për shpenzimet e kryera gjatë vitit të kaluar, me të cilëve dhe ato për zgjedhjet e 8 majit. Buxheti i shtetit ka mbuluar 88 përqind të të gjitha shpenzimeve, pjesa tjetër është mbuluar nga donatorët... Faqe 4-5

arja në tresh e PD-së është një fakt që ka çoroditur ende më keq qeverinë dhe komunikimin me publikun të shumicës së mbetur në qeveri. Lufta “vëllavrasëse” në kampin e djathtë sapo ka nisur. Përpjekja e dëshpëruar e kryeministrit për ta shpëtuar nga mbytja në detin e korrupsionit anijen e vet të mbingarkuar me plaçkën e piraterisë qeveritare, ka në shënjestër dy rebelët që kanë marrë pas vetes dy PD-të e shkëputura prej trupit të rrënuar të PDsë së tij. Eshtë një luftë e re brenda llojit ku vëllezërit e djeshëm janë bërë armiq të betuar të njëri-tjetrit. Por është po ashtu një luftë e vjetër që përsëritet djathtas me të njëjtin fajtor e protagonist kryesor, sekretarin komunist të PD-së, i cili, mu siç thotë ajo vjersha, “u plak po dorë nuk hoqi” nga veset që kanë përcaktuar qysh në krye të herës, banalitetin e së keqes së mishëruar në lidershipin e tij në krye të Partisë Demokratike. Presidenti i Republikës, zgjedhur forcërisht prej Saliut e shumicës së tij pesë vjet më parë në krye të shtetit, është shpallur agjent i Partisë Socialiste. Po njësoj edhe Nënkryetari i KLD-së, zgjedhur po forcërisht prej të njëjtit njeri e prej të njëjtës shumicë si një demokrat i Àaktë i rradhëve të PD-së, është shpallur armik që punon për Partinë Socialiste. E njëjta histori që përsëritet si me armiqtë e sundimit të Saliut në vitet ’90, të cilët u masakruan nga propaganda e tij asokohe dhe sot janë sistemuar në prehrin e kryeministrit pasi u kthyen me bisht ndër shalë në PD-në e vjetër duke thirrur pa pikën e turpit... Vijon në faqe 4


2

E diel, 11 mars 2012

POLITIKE

Presidenti, Meta: Të jetë mbi palët dhe me konsensus

A

leati më i madh në qeverisje i kryeministrit Berisha është shprehur se kreu i shtetit duhet të jetë një figurë uniteti dhe të zgjidhet me konsensus. Ka qënë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ai që ka deklaruar që nga Kuçova se presidenti i ri që duhet të zgjidhet, duhet të jetë mbi palët. Gjatë takimit me strukturat e partisë së tij në

këtë qytet, Meta tha se Shqipëria do të ketë presidentin në kohën e duhur, me konsensus sa më të gjerë e se nuk mendon krizë presidenciale. "Konsensusi është i nevojshëm dhe i mirëpritur për zgjedhjen e presidentit. Konsensusi nuk duhet kuptuar si një mënyrë për të ndenjur pa President, zgjedhja e tij është e pashmangshme për shkak të Kushtetutës",

ka deklaruar ai. Ndërkohë që ai njëherësh, pavarësisht konsensusit që ka kërkuar për zgjedhjen e kreut të shtetit, nuk ka munguar që të përmendë dhe respektimin e Kushtetutës. Sipas të cilës në tre raundet e para për zgjedhjen e presidentit kërkohet shumica e cilësuar prej 84 votash, ndërkohë që në dy raundet e tjera kreu i shtetit zgjidhet me 71 vota.

Ish-ministri i Brendshëm thotë se politika kishte 20 vite kohë për verifikimin "spiunëve"

Spiunët, Ceka: Politika i “kyçi” dosjet për 20 vite Ish-këshilltari i kryeministrit: Presidenti, pa konsensus „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

Debatet Këto ditë kanë shpërthyer debatet për ligjin e Lustracionit dhe prezencën e ish-sigurimsave në politikën shqiptare. Lojën e hapi kryeministri Berisha që akuzoi Topin për refuzim të firmosjes së ligjit për Lustracionin. Presidenti reagoi, duke e akuzuar Berishën si komunist e shërbëtor të nomenklaturës.

vijon nga faqja 1 ...se ka gjetur gjuhën e përbashkët. Njëherësh ai ka folur dhe për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se ajo do bëhet sipas Kushtetutës nga mazhoranca, duke përjashtuar konsensusin. Si e vlerësoni debatin e shpërthyer këto ditët e fundit në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku ka akuza mes palëve se është e përfshirë dhe qeveria e Kuvendi? Është një debat që ka 20 vite që bëhet dhe akuzat kanë qënë gjithnjë prezente në tërë këto vite. Kam përshtypjen se me atë intensitet me të cilin është debatuar gjatë tërë këtyre viteve, sa herë që politika e ka gjetur të përshtatshme për nevojat e saj të ditës, e ka humbur vlerën si nocion. Aq më tepër kur sillet në kontekstin e zgjidhjes së problemeve të shtresës së atyre që kanë vuajtur në kohën e diktaturës, të shtresës së ish të përndjekurve politikë, mendoj se këtu nuk duhet të përzihet politika. Mendoni se ka kaluar koha për hapjen e dosjeve të diktaturës përmes një ligji për "Lustracioni"? Mendoj se gjatë tërë këtyre viteve duhej të ishte miratuar një ligj i tillë dhe politika duhej ta kishte gjetur gjuhën e përbashkët. Për më tepër duhej të ishte zgjidhur plotësisht problemi i ish-të përndjekurve. Dëmshpërblimi i të përndjekurve në këto vitet e fundit po ecën me ritme me të vërtetë të larta dhe në këtë linjë dhe vlerësimi për integrimin e kësaj shtrese të vuajtur është maksimal. Më konkretisht, mendoni se në qeveri dhe në parlamentin shqiptar ka ish-bashkëpuntorë të Sigurimit të Shtetit apo të lidhur me ish-nomenkla-

Në foto: Neritan Ceka, ish-ministri i Brendshëm, aktualisht këshilltar i Kryeministrit Berisha

turën komuniste? Politika shqiptare ka pasur kohë për 20 vite me radhë që të bëjë të gjitha verifikimet e duhura se kush janë ish-bash-

këpuntorët e Sigurimit të Shtetit në politikë dhe në administratë, për ti hequr prej andej apo për t'ju prerë rrugën të tjerëve që të depërtojnë aty. Por

përdorimi në momente të caktuara, siç e theksova për qëllime politike nuk shkon. Konteksti duhet të bëhet i qartë, të mos përdoren politikisht debatet për

Lustracionin apo pastrimin e politikës dhe admnistratës nga ish-spiunët, por të shihet gjithçka në kontekstin e drejtësisë dhe vendimit të saj. Debati për presidentin ka kohë që vijon në ambientet politike shqiptare. Eshtë lakuar dhe emri juaj si një kandidat që mund të marrë dhe konsensusin e opozitës. Vlerësimi juaj? Mendoj se nuk ka ardhur koha ende për të përmendur emra, pasi është larg si proces zgjedhja e Presidentit. Kriteret janë të qarta dhe të përcaktuara në Kushtetutë, e cila pas

ndryshimeve të bëra me konsensusin e PD e PS në vitin 2008 e zgjedh presidentin pas raundit të tretë me shumicën e thjeshtë prej 71 votash. Ndaj Presidenti s'bën pjesë të zgjedhja me konsensus, por duke parë me kujdes termat kushtetues ai i takon mazhorancës për ta zgjedhur. Ju mendoni se...? Mendoj se nuk ka vend për konsensus, sipas Kushtetutës ai zgjidhet me shumicën e thjeshtë. Por, po sipas Kushtetutës ai pasi të zgjidhet fiton forcë, pasi për ta hequr duhen patjetër 84 dhe në këtë rast hyn në punë konsensusi.

Vorë, 300 anëtarësime

Rama, batuta me të rinjtë: Fund "Berishës" „„„

N

TIRANE

ga Vora ku u ndal turi i anëtarësi meve të reja në PS, kryetari Edi Rama ftoi të rinjtë të bëhen aktivë në politikë. "Sa më shumë dhe sa më shpejt të rinjtë të bëhen protagonistët e ndryshimit, aq më afër do të jetë ai", tha Rama. I cili ka marrë pjesë dje në anëtarësimin e 300 të rinjve e të rejave në PS. Kështu, vetëm pak ditë larg përvjetorit të katërt të tragjedisë së Gërdecit ku vullkani i korrupsionit mori 26 jetë njerëzish, burra gra e fëmijë, Rama për të rinjtë e Vorës ka dhënë një mesazh më të drejtpërdrejtë lidhur me vendimmarrjen e tyre për të qenë pjesë e politikës. "Të rejat e të rinjtë që jetojnë këtu shumë pak metra nga vendi ku shpërtheu vullkani i korrupsionit dhe i krimit shtetëror në Gërdec, e kanë më të lehtë ndoshta sot të kuptojnë se duke ardhur këtu, duke u marrë me vetë të parë me politikë, duke bashkuar zërin e tyre me zërin e të

tjerëve në moshën e tyre, apo me zërin e të gjithëve ne 'Për një Rilindje Shqiptare', në fakt japin një kontribut të drejtpërdrejtë. Jo vetëm që ajo histori e tmerrshme të mos përsëritet më kurrë kudo ku jetojnë shqiptarët, por edhe që Shqipëria të ndahet nga rruga e mbrapshtë e traumave jetësore të

përsëritura dita-ditës, ku korrupsioni dhe krimi i rrugës po bëjnë kërdinë dhe ku njerëzit janë përditë e më të varfër, në kohën që një pakicë përditë e më e vogël është përditë e më e pasur, në mënyrë që Shqipëria të bëjë një zgjedhje të qartë, mes një rilindjeje shqiptare ose rrënimit të mëtejshëm",

tha Rama. Por nuk kanë munguar as dozat e humorit dhe të familjaritetit të kreut të PS, në takimin me të rinjtë e Vorës. Teksa një i ri, Besmiri ka marrë një telefonatë, Rama i ka marrë celularin dhe i është përgjigjur telefonuesit, që rezultoi një shoqe e djalit (Besmirit). Të cilën Rama e pyet duke ndryshuar zërin:

"Të rejat e të rinjtë jetojnë këtu shumë pak metra nga vendi ku shpërtheu vullkani i korrupsionit dhe i krimit shtetëror në Gërdec Nga je ti. Ajo: Nga Petrela. Rama: Qenke katunarja jonë. Ajo: Po kush je ti. Rama: Jam një shoqja e Besmirit. Ka vijuar më pas përmes batutave tërë takimi i Ramës me të rinjtë e Vorës. Pasite vonë Berisha do jetë në qytetin e Burrelit.


E diel, 11 mars 2012

3

POLITIKE

Fyle, në Shkup dhe Prishtinë, Stano: Tiranën? E shqyrtojmë

K

omisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, pritet të vizitojë së shpejti Shkupin dhe Prishtinën, por sërish nuk ka në plan për të vizituar Tiranën. Zëdhënësi i Fyles, Peter Stano, i pyetur për këtë çështje nga "Top Channel", thotë se komisionari të paktën një herë në vit duhet ta vizitojë Tiranën. Po se kur, nuk dihet. "Planet e tij të udhëtimit hartohen

në atë mënyrë që të paktën komisioneri t'i vizitojë një herë në vit vendet nën portofolin e tij. E njëjta gjë vlen për Shqipërinë, për të cilën ne po planifikojmë një udhëtim të komisionerit, por data e saktë nuk është vendosur ende. Siç e thatë, këtë muaj ai do të vizitojë Shkupin dhe Prishtinën. Po punohet për planifikimin e axhendës së tij për muajt e

ardhshëm dhe kur të jetë koha më e mundshme, në varësi të barrës së punës, por dhe kur të jetë e rëndësishme për axhendën mes BE-së dhe Shqipërisë, atëherë do të jetë e sigurt se komisioneri do ta vizitojë Shqipërinë, pasi është një prej vendeve në varësinë e tij dhe ai përpiqet t'i vizitojë këto vende të paktën një herë në vit," tha Stano.

"Lustracioni"

Spiunët, Spahia: PLL-ja ka qenë dhe është për hapjen e plotë të dosjeve „„„

TIRANE

D

he Partia Lëvizja e Legalitetit ka dhënë qëndrimin e saj në lidhje me ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe pastrimin e politikës dhe administratës nga ish-spiunët e njerëzit e lidhur me diktaturën komuniste. Ka qënë kreu i PLL Ekrem Spahia, njëherësh dhe zv.ministër i Mbrojtjes, ai që teksa flet për debatin e shpërthyer tashmë së fundmi, deklarohet pro hapjes së dosjeve dhe pastrimin e politikës dhe administratës shqiptare nga ish-bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit dhe njerëzit e lidhur me ish-nomenklaturën komuniste. "Grupi parlamentar i PLL në legjislaturën parlamentare të viteve 2001-2005 ka qënë firmatare e nismës ligjore për hapjen e

dosjeve në Shqipëri, por që në atë legjislaturë nuk u miratua një nismë e tillë. Ne kemi qënë dhe jemi sërish si forcë politike për hapjen e dosjeve të Sigurimit të

Shtetit. Madje ne jemi për një hapje të plotë të tyre", ka qënë deklarata e Spahisë, teksa ka treguar gatishmërinë e partisë së tij për ta përkrahur hapjen e dosjeve, pavarësisht se siç e pranon dhe ai vetë, aktualisht nuk kanë asnjë deputet në Kuvend dhe në këtë mënyrë u mbetet vetëm të tregojnë vullnet dhe të bëjnë thirrje. Ndërkohë që Spahiu nuk ka preferuar të përfshihet në debatin nëse ka ose jo ish-spiunë në qeveri dhe në Kuvendin e Shqipërisë, duke u shprehur se partitë politike duhet të kenë vullnet për të miratuar një ligj për "Lustracionin" konform përvojës më të mirë ndërkombëtare dhe që të respektojë Kushtetutën, ligjet e shtetit shqiptar dhe konventat ndërkombëtare, për të cilat partnerët tanë janë të ndjeshëm.

Deputeti i PS: Janë përmendur pseudonime si Dizenjatorja, Koromanja, Trimi, Penicilina etj

PS, Pirro Lutaj: “Spiunë” në qeveri Anëtari i Sigurisë: S'ështe aspak çudi që të kemi në qeveri ish-bashkëpuntorë të Sigurimit. Berisha ka qenë komunist fanatik, ministri i Financave, drejtuesi kryesor i shoqatës së Enverit në Librazhd. Të hapen dosjet „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

Ligji i ri

A

nëtari i komisionit të Sigurisë, deputeti i PS Pirro Lutaj në in tervistë për gazetën "Shqiptarja.com" tha se s'është çudi që në qeveri të ketë "sigurimsa", duke kërkuar hapjen e dosjeve. Ka debat për dosjet e Sigurimit të Shtetit, duhen hapur? Është debat shterpë i përsëritur shpeshherë gjatë këtyre 22 viteve, madje sa herë i është dashur komunistit të pandreqshëm, kryeministrit aktual Berisha. Loja me dosjet është një sjellje e neveritshme që politika e Berishës ka bërë e po bën me shtresën e ish të dënuarëve politikë. Këtë e kanë kuptuar dhe vetë ata, të cilët tashmë janë shfaqur hapur kundër politikës përbuzëse që mazhoranca e Berishës ka aplikuar. E kanë kuptuar që mazhoranca s'ka qëllim të hapë dosjet e të distancohet nga bashkëpuntorët e Sigurimit, pasi në radhët e saj ka elementë të lidhur me ish regjimin e kaluar. Këtë akuzë e kemi dëgjuar të artikulohet dhe nga persona brenda radhëve të mazhorancës. Por debati për dosjet vazhdon...? Debati për çështjen e dosjeve, hapet sa herë që dikush kërkon ta përdorë atë për qëllimet e veta. Sa herë do që të denigrojë dikë, ose të tërheqë

Kryetarja e Shoqatës për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri, ish-deputeti Biberaj dhe ish-kryeministri Meksi janë duke i dhënë dorën e fundit ligjit të ri për “Lustracionin”, të cilin do ta paraqesin së shpejti në Kuvend përmes deputetit Gazmend Oketa.

Në foto: Anëtari i komisionit të Sigurisë, deputeti i PS Pirro Lutaj

vëmendjen nga çështjet e ditës. Ky debat është i ndjeshëm për opinionin, meqenëse në Shqipëri dosjet akoma mund të konsiderohen interesante dhe opinioni shpreson që të hapen. Është e domosdoshme të hapen arkivat e KQ të PPSH e të Sigurimit dhe çdo njeri duhet të gjykohet për çfarë ka bërë e jo për çfarë ka qenë. Një gjë të tillë nuk e bën Berisha e kjo është tashmë një çështje e mbyllur. Askush s'duhet të trembet më nga tollumbacet e Saliut, që i tund dosjet e Sigurimit vetëm kundër kundërshtarëve të tij politik, madje me shumë

efikasitet ndaj atyre brenda PD. Ka akuza që në qeveri e në Kuvend ka ish-bashkepuntorë të Sigurimit, si dhe të lidhur me ish-nomenklaturën komuniste...? Kemi dëgjuar herë pas here akuza të tilla, madje janë përmendur pseudonime si 'Dizenjatorja', 'Koromanja', 'Trimi', 'Penicilina' etj, me të cilat ështe i ngopur opinioni në Shqipëri. Akuzat e artikuluara kohët e fundit janë me fokus të qartë në drejtim të Kryeministrit Berisha, që akuzohet si

njeri i lidhur me regjimin e kaluar. Për këtë mjafton të shikoni gazetat, që çdo ditë botojnë foto të tij me njerëz të regjimit të kaluar, madje në pozicione prej shërbëtori. Mendoni se akuzat janë të vërteta...? Në fakt unë mendoj se akuza drejtuar Berishës, se përveç strehës që ka krijuar ai për disa njerëz me vese e pa personalitet që e rrethojnë, ka të bëjë më shumë me mentalitetin bolshevik të tij, me të cilin drejton PD e mazhorancën aktuale. S'ështe aspak çudi që të kemi në qeveri ish-bashkëpuntorë të Sigurimit të Shtetit, kur dihet mirë që Kryeministri Berisha ka qenë i evidentuar si një komunist fanatik, dhe ministri aktual i Financave, ka qenë drejtuesi kryesor i shoqatës së Enverit në Librazhd. I ndjeri Hajdari, më'95 leshoi alarmin se ka humbur vetëm dosja e ish-gjenteve të UDB. Ju mendoni se ka në parlamentin

shqiptar dhe në qeverinë shqiptare ish-spiunë të agjenturave të huaja? Loja me dosjet ka qenë një strategji e pandryshueshme, me qëllim përdorimin e tyre nga politika, në mënyrë selektive, me të vetmin qëllim, shantazhimin e kundërshtarëve politikë. Unë jam politikan i përgjegjshëm që e respektoj punën e strukturave shtetërore dhe s'duhet të abuzoj me një gjë që nuk e di. Loja me dosjet merr fund një herë e mirë kur të largohet nga drejtimi Berisha, deri atëherë do jetë problem i pazgjidhur e do perdoret politikisht. Ka pasur akuza se nga Shqipëria kanë rrjedhur informacione sekrete të NATO drejt vendeve jo mike. si duhet parandaluar kjo? Ka qenë një informacion për rrjedhje të sekreteve dhe për këtë qëllim ne si antarë të Komsionit të Sigurisë, kemi kërkuar në raport drejtuesit kryesorë të ekzekutivit, por askush s'ka marrë përsipër të vijë në Komision e të raportojë për këtë çështje. Detyrimin për të ruajtur sekretin e ka ai që e posedon atë, në rastin konkret institucionet e shtetit shqiptar. Ruajtja e administrimi i informacioneve e sekrete është një detyrim institucional me rëndesi jetike për një shtet, sidomos tani që jemi anëtarë në NATO. Kjo kërkon rishikim të të gjithë mekanizmit të prodhimit e perdorimit të materialeve sekrete.


4

E diel, 11 mars 2012

POLITIKE

Idrizi: Greqia po bën shantazh, nuk ndal dot integrimin në BE

P

DIU reagon ndaj deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Dhelavekuras, duke e cilësuar atë tentativë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe një kërcënim ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. "Nje sjellje e tillë e shantazhimit të Shqipërisë, me procesin e integrimit, vetëm e vetëm për të

përmbushur oreksin e pangopur nacionalist të qarqeve të caktuara në Greqi, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me politikën zyrtare të Bashkimit Evropian dhe me vlerat e larta që Brukseli do të përhapë në Ballkan. Ne e sqarojme zotin Dhelavekuras se qëndrimet e PDIU s'bien kurrsesi ndesh me frymën integruese të Shqipërisë, përkundrazi,

në programin e partisë sonë integrimi në BE e thellimi i marrëdhënieve me vendet e NATO, janë prioritete thelbësore", tha Idrizi. Ai i kujtoi edhe njëherë Greqisë çështjen çame, të drejtat e tyre dhe faljen e munguar të Greqisë. "Greqia nuk duhet të bjerë pre e rudimenteve shoviniste greke", thuhet në deklaratë.

Zgjedhjet lokale, demokratët thithen 30% të fondeve nga financuesit e vegjël

Militantët e PD financuan me 50.9 milionë 8 majin Donatorët e tjerë, biznesmenë, deputetë dhe ish-kryebashkiakë Lajmi Demokratët e kanë mbështetur fushatën e tyre dhe në financimin e bërë nga ana e donatorëve të vegjël, duke kopjuar në këtë mënyrë variantin e përdorur nga presidenti amerikan Obama. Mbi 80 përqind e financuesve janë militantë, pjesa tjetër biznesmenë, deputetë dhe ish-krerë të njësive vendore „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

M

ilitantët kanë qënë financuesit e vegjël të PD për fushatën ele ktorale të 8 majit të vitit të kaluar, të cilët kanë hedhur në "arkën" e partisë jo pak por 50.9 milionë lekë të reja. Teksa i shikohet lista prej 712 financuesve, të cilët kanë kontribuar modestisht për fushatën e demokratëve në zgjedhjet vendore në të gjithë vendit, vihet re se shuma tavan ka qënë 100 mijë lekë, ndërkohë që "dyshemeja" ka qënë 9 mijë lekë, shuma këto të cilat nuk janë kursyer, duke pasur parasysh se kanë pasur një shpërndarje thuajse të drejtë në të gjithë vendin. Ende mbetet i pashpjegueshëm fakti se përse KQZ kërkoi listën e donatorëve që përbajnë shumën nën 100 mijë lekë, pasi ligji nuk e kërkon një gjë të tillë. Duke qenë se ligji mbron anonimatin e dhuruesit deri në 100 mije lekë dhe detyron bërjen publike të donatorëve mbi këtë shumë, disa nga personat në listë duket se kanë ndarë shumën që kanë dashur të kalojnë në arkën e PD, ku rezultojnë sipas listës sponsorë të fushatës çifti burrë e grua, vëllezërit apo pjestarë të fisit dhe te miqësisë sipas kandidatëve përkatës. Një skemë kjo vetëm e vetëm për të evituar bërjen publike të sponsorimit në fushatën zgjedhore, pasi ligji nuk e lejonte një gjë të tillë dhe të gjitha listat duhej të mbeteshin të kyçura në zyrat e partisë. Shumat janë hedhur dhe administruar kryesisht përmes arkës së partisë, një pjesë në atë të selisë qendrore dhe pjesa tjetër në degët e PDsë. Bien në sy në këtë listë shumë

Shpenzimet PD është forca politike që ka shpenzuar më shumë fonde financiare se çdo parti tjetër për zgjedhjet e 8 majit, ku vendin kryesor e kanë zënë të ardhurat nga vetë burimet e partisë që arrijnë në shifrën e 99 milionë lekëve

EDITORIAL NGA

emra biznesmenësh apo firmash e kompanish të ndryshme, kryesisht në Kavajë një biznesmen, në Tropojë po biznesmen dhe në qarkun e Gjirokastrës janë të gjitha firma dhe asnjë individ që ka hedhur 100 mijë lekë e më poshtë për fushatën zgjedhore të 8 majit. Në listat e financuesve nëpër qarqe bien në sy emrat edhe të vetë deputetëve të PD, ku në Durrës është emri i deputetit Osman Metalla, në qarkun Shkodrës, Astrit Bushati, Ramiz Çoba, Gjok Uldedaj, Arenca Trashani dhe Ndue Paluca dhe në atë të Korçës emrat e dy deputetëve të

Kurbin kandidati për kryetar dhe të afërmit e tij, në Kavajë kandidati për kryetar bashkie, po kështu në qytetin e Vlorës, në Fushë-Arrës, në Durrës ish-prefekti, të gjithë nga 100 mijë lekë. Ndërkohë që financime nga militantët kanë ardhur që nga Irlanda e largët, si dhe emigrantë, një fenomen në të gjitha qarqet, ku në pamundësi për të ardhur dhe bërë fushatë për ata që mbështesin, kanë dërguar "zarfet" me para për t'i mbështetur financiarisht. Në përfundim, demokratët përmes këtij financimi stil "Obama" kanë mundur të sig-

TË ARDHURAT E PD NGA FINANCIMET

„ „ „ „ „ „

Buxheti i shtetit

30.9 milionë

Burimet e veta

99 milionë

Sponsorizimet

51.7 milionë

Të ardhurat nga kuotat

1.45 milionë

Të ardhura në total

183.2 milionë

Shpenzime në total

182 504 749

PD, Ledina Aliolli dhe Gjergji Papa. Ndërkohë që donatorët kryesorë për shumat nën 100 mijë lekë në zgjedhjet e 8 majit kanë qënë në masën 80 përqind militantët e PD, të cilët kanë hedhur në arkën e partisë shuma modeste për fitoren e kandidatëve të tyre në njësitë vendore. Por financues të kësaj kategorie kanë qënë dhe të afërmit e kandidatëve për komunat dhe bashkitë dhe kjo vihet re fare lehtë teksa sheh mbiemrat e kontribuesve. Njëherësh kanë financuar dhe ish-drejtues vendorë, si në Shkodër, ish-kreu i bashkisë dhe ai i qarkut, në

urojnë nga të gjitha burimet plot 183.2 milionë lekë të reja, ndërsa kanë shpenzuar 182.5 milionë lekë të reja, pra duke kursyer një shumë prej 1 milionë lekësh. Kështu PD është forca politike që ka shpenzuar më shumë fonde financiare se çdo parti tjetër për zgjedhjet e 8 majit, ku vendin kryesor e kanë zënë të ardhurat nga vetë burimet e partisë që arrijnë në shifrën e 99 milionë lekëve. Pas tyre vijnë të ardhurat nga donatorët që kapin shifrën prej 50.9 milionë lekësh, ndërsa 30.9 milionë lekë janë përfituar nga buxheti i shtetit.

EDI RAMA

Tre PD në rrugën e humbur vijon nga faqja 1 ...“Dum Babën!”. Bamir Topi ka lidhje me Partinë Socialiste aq sa ç’ka lidhje vetë Saliu. Madje nëse Saliun e shkuara e lidh pazgjidhshmërisht njëzet e dy vjet rresht me komunizmin, pra me Partinë e Punës ku militoi me zellin e një shërbëtori karrierist, në të shkuarën e Bamir Topit s’ka asnjë dekikë në jetën e Partisë së Punës. Nga ana tjetër Kreshnik Spahiu ka lidhje me Partinë Socialiste po aq sa ç’ka pasur miku i tij i ngushtë Azem Hajdari, me të cilin kryetari i kuqezinjve ngjiti shkallët e militancës politike në gjirin e PD-së dhe të cilit i ngjan shumë sot në retorikën nacionaliste. Njësoj si Azemi ai xhonglon mjeshtërisht me turmat e të dëshpëruarve dhe nuk harron asnjëherë të thotë se mbron edhe interesat e ish-komunistëve të ndershëm paçka se qoftë përkatësia e tij politike, qoftë e gjithë shfaqja kuqezi që u ofron shqiptarëve janë produkt i ideologjisë të së djathtës shqiptare të thuajse 100 vjetëve më parë. E vërteta është se qoftë partia e re e Bamir Topit qoftë Aleanca Kuqezi nuk lindin nga një komplot majtas, siç do të mundohet deri në fund ta tregojë së prapthi arsyen e lindjes së tyre përçarësi e sunduesi i sotëm i Shqipërisë me të gjithë lukuninë e altoparlantëve të tij. Ato lindin qartësisht nga një çarje në tresh djathtas në kushtet kur, praktikisht e faktikisht, Partia e vjetër Demokratike ka tradhëtuar jo vetëm arsyet madhore të lindjes së saj në vitin 1990, po edhe të gjitha idealet e interesat e zgjedhësve të saj të palidhur me fijet e sotme të interesave ekonomike të uzurpatorit të kahershëm të asaj partie, Sali Berishës. Eshtë ky “komplot përmanent” i liderit ish-komunist të Partisë Demokratike që e ka çarë sot PD-në në tresh dhe as kurrëfarë komploti mes Partisë Socialiste e dy figurave të lartpërmendura të së djathtës. Zgjedhja për shqiptarët sot nuk është mes tre partive demokratike, po është qartësisht mes një Rilindjeje Shqiptare përmes Partisë së ripërtërirë Socialiste e koalicionit të saj dhe një Rrënimi të Mëtejshëm të Shqipërisë në vazhdën e rrënimit e të çarjes së Partisë së vjetër Demokratike. Mes një Partie Socialiste që bashkon të gjithë njerëzit e zakonshëm rreth një programi për një Rilindje Shqiptare në rrugën e Bashkimit Europian dhe një Partie Demokratike të ndarë në tresh në kërkim të rrugës së humbur të së djathtës shqiptare.

(të plotë e lexoni në www.shqiptarja.com)

www.shqiptarja.com


E diel, 11 mars 2012

5

POLITIKE

Vizita në Dajt e Berishës, policia lumë gjobash banorëve

K

ryeministri Sali Berisha kaloi dje disa orë relaksi në malin e Dajtit, një zonë e frekuentuar shpesh prej tij në fundjava. Kreu i qeverisë ka dalë jashtë Tiranës rreth orës 13:40, pas disa angazhimeve zyrtare që zhvilloi në orët e paradites. Të vënë në dijeni të axhendës së kreut të qeverisë, shërbimet e policisë rrugore kanë krehur gjithë zonën ku do të lëvizte eskorta e kreut të qeverisë duke gjobitur mbarë çdo automjet që kanë gjetur të

Zbardhet i plotë bilanci financiar i socialistëve

INVENTARI AKTIV DHE PASIV „ Ndërtesën e kemi në përdorim me vlerë në kontabilitet 1.643.389 Mjetet e transportit kanë vlerën „ fillestare në kontabilitet 5.787.540 ku amortizimi në vite kap vlerën 4.154.071 „

Inventari ekonomik 8.158.139

PER VITIN 2011 KEMI DETYRIME TË PASHLYERA „

Mediave nga fushata e 8 Majit 2011 27.582.159

„

Shpenzime telefonike (Tetor-Nëntor) 865.273

„

Abonimi në median e shkruar 280.000

„

Prodhim karta anëtarësie 300.000

„

Hotele e bileta avioni 780.000

„

1.4.1 Hua dhe linjat e kreditit

Zgjedhjet vendore, PS shpenzoi 109 mln lekë Donatorët e PS, deficitet dhe nevoja për buxhet „„„

TË ARDHURA TOTALE TË PS PËR 2011

„ „ „ „ „ „ „ „ „

Financimi i buxhetit për 2011 është Financimi i buxhetit për fushatën është Donacion për fushatën është Donacin nga donator të ndryshëm Qera ambjenti është Kuotat e deputetëve është Interes bankar është Të tjera janë Shuma në total

80.677.253 30.547.726 3.900.000 1.650.000 5.260.000 3.702.000 23.328 7.565 125.767.872

TË GJITHA SHPENZIMET PËR VITIN 2011

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Fushata e 8 majit 2011 kushtoi Shpenzime për stafin/personelin Shpenzime për Energji Elektrike Shpenzime për Uje Shpenzime për Telefon e cel. Shpenzime Postare T.VSh. për ambjentet me qera Detyrime per pastrimin Bashkis Hotele e dieta Reklama Kuota anëtarsimit në PS Europiane Konsulenc e përkthime Salla me qera Kurora dhe lule Shpenzime të ndryshme Komision bankar Shuma

108.916.107 lekë 18.224.092 1.137.789 223.632 4.486.161 41.916 542.000 10.220 294.600 6.317.528 648.810 2.312.379 716.620 1.016.281 9.250.398 64.831 154.252.365

DONATORËT E TJERË PËR VITIN 2011

„ Genti Gazheli „ Genti Gazheli „ Agron Tare „ „ „ „ „ „ „ „ „

Etjen Xhafaj Arber Mazniku Genc Kodheli Vjola Sterjo Maklen Misha Florian Pullazi Gerta Lubonja Alketa Hila Genti Gazheli

40.000 M.A. 675.000 100.000 Autorizuar Gent Gazhelin 100.000 " 100.000 " 100.000 " 100.000 " 100.000 " 100.000 " 135.000 " 100.000 " 935.000

eskorta e Berishës në mënyrë që lëvizja e tij të mos vonohej dhe të mos ndeshte në pengesa gjatë rrugës. Pasi rrugorët kishin nisur aksionin që në mëngjes, rreth orës 13:00, e gjithë gjatësia e rrugës nga Unaza është vënë në dispozicion të kreut të qeverisë. Njëri krah i unazës në të kundërt të zonës ku po lëvizte kryeministri është bllokuar për 30 minuta nga policë rrugore në mënyrë që të mos ngarkohej trafiku.

parkuar. Sipas burimeve nga policia rrugore në Tiranë, një numër i konsiderueshëm gjobash janë vendosur edhe në rrugët dytësore të lagjeve deri tel teleferiku i Dajtit. Qytetaret thonë se shumë prej gjobave janë vendosur në rrugë dytësore që përbëjnë oborre pallatesh ndërsa nuk kanë marrë asnjë paralajmërim nga policia. Shërbimet e policisë ishin porositur që në mëngjes të pastrojnë çdo hapësirë ku do të kalonte

JAKIN MARENA

S

Lajmi

TIRANE

ocialistët nuk e kanë mbajtur dorën për fush atën e zgjedhjeve vendore të vitit të kaluar, teksa kanë shpenzuar shuma të mëdha, për të garantuar fitoren në këtë ballafaqim elektoral. Kështu, sipas informacionit zyrtar, PS ka shpenzuar një shumë prej 108.916.107 lekësh për fushatën e zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Gazeta "Shqiptarja.com" po ju sjell shpenzimet e plota dhe deklarimet financiare të bilancit të vitit 2011 për partinë kryesore të opozitës në Shqipëri, në të cilën përfshihen shpenzimet korente, por dhe ato për fushatën e zgjedhjeve. Njëherësh zbardhen donatorët e PS për fushatën dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera të partisë. Përmes tabelave dhe llogarive përkatëse PS tregon se si i ka shpenzuar ajo paratë në një vit dhe se si kanë arritur shpenzimet totale të vitit në shumën 154.252.365 lekë, duke bërë që të shihet me emergjencë hapja e buxhetit për vitin 2012. Në një informacion të përgjithshëm dërguar në KQZ, sipas Raportit rezulton se antarësia e PS deri më 31 Dhjetor është 79.886 anëtarë, nga të cilët organizata socialiste janë 4848, asamble të Bashkive dhe Komunave 384, degë të PS në rrethe 37, këshilli koordinues i PS në qark 12 të tilla. Pas kësaj në informacionin e dhënë nga ana e PS shkruhet për Asamblenë e PS dhe për kryesinë e kësaj partie, në terma të përgjithshëm. Duke parë tabelën e të dhënave në zërin të ardhura për PS vihet re që nga të dhënat e bëra publike financimi nga buxheti i shtetit përbën rreth 88% të të ardhurave, ndërkohë që donacionet zënë 4.4%, kuotat e deputetëve 2.9% e të tjerat 4.7%. Në fillim të vitit 2011 gjendja financiare e PS në banka e në arkë ishte 29.553.130 lekë ndërsa gjëndja në fund të vitit është 1.066.636 lekë. Ndërkohë që për donacinet e fushatës

Socialistët kanë dërguar në KQZ informacionin e plotë për shpenzimet e kryera gjatë vitit të kaluar, me të cilëve dhe ato për zgjedhjet e 8 majit. Buxheti i shtetit ka mbuluar 88 përqind të të gjitha shpenzimeve, pjesa tjetër është mbuluar nga donatorët ka informacion të detajuar nga auditimi si dhe për donatorët e tjerë gjatë vitit 2011 bëhet publike lista prej 12 emrash. Të gjithë dhuruesit kanë nënshkruar deklaratën e mospasjes konflikt interesi në përputhje me nenin 89 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 të

"Kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë". Në të gjitha rastet dhuruesit kanë respektuar kërkesën ligjore sipas së cilës dhurimi nuk mund te jetë më shumë se 1.000.000 lekë për çdo rast. Përveç 40.000 lekë të derdhur në arkë e gjithë sasia tjetër e donacionit është

TË ARDHURA TOTALE TË PS PËR 2011

„ „ „ „ „ „ „ „ „

Financimi i buxhetit për 2011 është

80.677.253

Financimi i buxhetit për fushatën është

30.547.726

Donacion për fushatën është Donacin nga donator të ndryshëm

3.900.000 1.650.000

Qera ambjenti është

5.260.000

Kuotat e deputetëve është Interes bankar është

3.702.000 23.328

Të tjera janë

7.565

Shuma në total

125.767.872

derdhur nëpërmjet bankës CREDINS në llogarinë me nr.112897. "Nuk kemi sponsorizime në para nga persona juridikë vendas apo të huaj. Për të gjitha shpenzimet, shuma prej 154.252.356 lekësh, duke përfshirë edhe fushatën vetëm 5.5% janë likujduar nëpërmjet arkës dhe janë të dokumentuara me fatura tatimore. Ndërsa 94.5% e shpenzimeve janë likujduar me bankë me dokumentacion të rregullt tatimor. Në zërin shpenzime të ndryshme që zënë 7.4 % të të gjithë shpenzimeve janë përfshirë: kancelari, karburant, siguracione makine dhe riparime, detergjent, blerje uji e kafe, pritje të ndryshme, blerje paisje, shërbime fonie, ndriçimi, fotografie e të tjera", thuhet në relacionin e paraqitur nga ana e PS. Gjatë gjithë aktiviteteve sipas informacionit të PS, nuk është praktikuar procesi i huamarrjes si dhe të linjës së kredit. Sipas informacionit të socialistëve, është shprehur gatishmëria për të dhënë shpjegime të tjera nëse kërkohen. Ndërkohë ata janë në pritje të çeljes së fondeve të buxhetit për vitin 2012.

Financimi

PS, deputetët "dhuratë" për 8 majin, 3.9 milionë lekë S

ocialistët kanë pasur jo pak vështirësi në sigurimin e fondeve për fushatën elektorale të 8 Majit. Kjo pasi bizneset apo individë të ndryshëm duket se i janë trembur një ndëshkimi të mundshëm politik më pas dhe nuk i janë ofruar asaj për të dhënë financime për fushatën. Janë 10 deputetë dhe dy të afërm të tyre, ata që kanë dhuruar shuma nga 200 mijë deri në 800 mijë lekë, plot 3.9 milionë lekë. Shumën më të madhe e ka dhënë deputeti Arben Ahmetaj, që ka depozituar në llogarinë bankare të hapur nga PS 800 mijë lekë. Donatori i dytë më i madh është një person që mban mbiemrin Dokle. Lista vijon me Gramoz Ruçin, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Ervin Koçin e Xhemal Qefaliajn, që kanë dhuruar nga 300 mijë lekë. Ndërsa Fatmir Xhafaj, Artan Gaçi e Besnik Baraj kanë dhënë nga 200 mijë lekë.

DEPUTETËT DHURUES TË PS

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Arben Ahmetaj Gramoz Ruçi Damian Gjiknuri Taulant Balla Ervin Koçi Pirro Lutaj Arben Çuko Fatmir Xhafaj Artan Gaçi Besnik Bare Eurudin Dokle Xhemal Qefalija Në total dhurime

800 mijë lekë 300 mijë lekë 300 mijë lekë 300 mijë lekë 300 mijë lekë 200 mijë lekë 400 mijë lekë 200 mijë lekë 200 mijë lekë 200 mijë lekë 400 mijë lekë 300 mijë lekë 3.9 milionë lekë


6

E diel, 11 mars 2012

POLITIKE

Berisha-Rama, replika: Ndëshkim vendorëve që shkelin "gropat septike"

K

ryeministri Berisha mblodhi dje Grupin e Punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve. Ai tërhoqi vëmendjen se duhet të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve, të lidhjes së këtij sistemi me kolektorin dhe të lidhjes së kolektorit me Impiantin e përpunimit, veçanërisht në zonat turistike, që kanë edhe ngarkesën më të madhe në 3-4 muajt e

verës. "Duhet të veprohet me shpejtësi për përfundimin e procesit të kanalizimeve dhe të impianteve të përpunimit, veçanërisht në zonat turistike", tha Berisha. Kryeministri u ndal edhe në problemin e gropave septike e u shpreh se qëndrimi që mbajnë strukturat e pushtetit vendor për këtë çështje është shumë i rëndë. Berisha kërkoi qendrime më të rrepta nga ana e ministrisë së Mjedisit ndaj vendorëve që

nuk trajtojnë problemet me gropat septike. "Ministria e Mjedisit duhet të praktikojë qëndrimet më të rrepta, ndaj të gjithë atyre që nuk trajtojnë mbi baza ligjore problemet e lidhura me gropat septike", tha ai. Kreu socialist Rama reagoi në Tëitter ndaj deklaratave të Berishës. "Çdo mars fjalime për ujërat e kanalizimet në prag të sezonit turistik, çdo verë më shumë ndërtime pa leje e gropa septike për turistët", tha Rama.

Financimet

Qeveria, asnjë lek për stokun e konventave „„„

N

TIRANE

ë vitin 2002, problemi i stokut të pabotuar të akteve ndërkombëtare u soll në rend të ditës nga Avokati i Popullit. Ai kërkoi botimin e 75 akteve të OKB dhe të KiE të nenshkrura nga Shqipëria para dhe pas '90-ës. Vetëm 4 vite më pas, në 2006-ën, nga Ministria e Drejtesisë erdhi një propozim konkret: me nje kosto financiare prej rreth 2 milione lekesh, Ministria e Drejtesise merrte përsipër t'i propozonte Ministrise se Financave ta parashikonte si fond buxheti për gjashtëmujorin e dytë të 2006-ës. Miliarda

lekë të buxhetit të shteti janë harxhuar që nga kjo kohë për gjithfarë punësh, përshirë edhe lobime për marrveshje të reja ndërkombëtare, festa anëtarësimesh në traktate të Atlintikut Verior apo nisma rajonale, por stoku i konventave në fjalë vijon ende sot të mos e shohë dritën e botimit, duke u kalbur në mykun e shpërfilljes dhe errësirës. Miliarda lekë janë planifikuar të harxhohen edhe sivjet për festimet e 100 vjetorit të shtetit. Asnjë lek nuk është akorduar për botimin në Fletore Zyrtare të këtij stoku aktesh ndërkombëtare. Sipas ÇIP, do të duheshin vetëm 2 këngëtarë më pak në këto festime për 100-vjetor-

Konferenca e djeshme in e pavarësisë, për të bërë paratë për përkthyesit e Ministrisë së Drejtësisë, që këta t'i hynin punës me urgjencë, në mënyrë që nuanca e seriozitetit t'i kthehej fytyrës së shtetit 100 vjecar të shqiptarëve deri më 28 Nëntor 2012.

Zbulohen 187 konventat që mungojnë në Fletoren Zyrtare

Lajmi Qendra për Çështjet e Informimit Publik publikoi dje 187 konventat që qeveritë shqiptare kanë lënë pa botuar në 20 vitet e fundit, duke mos bërë të ligjshme shumë prej marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të OKB-së, KE-së, apo ato mes shteteve „„„

Shqipëria dhe Italia, 19 vite pa kufij detarë Marrëveshja e vitit 1993, njëra prej qindrave të pabotuara AKTE NDERKOMBETARE TE KIE, ME TEKST TE PABOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE, 1992-2012

AKTE NDERKOMBETARE TE OKB, ME TEKST TE PABOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE

TIRANE

Q

endra për Çështjet e Informimit Publik, ÇIP shpalli dje rezultatet e monitorimit për botimin Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë të konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar 1992-2012. Ky monitorim, me gjetje shqetësuese, është realizuar për herë të parë dhe është motivuar nga jubileu i 100vjetorit të shteti shqiptar. ÇIP ndërmori nga Shtatori 2011 e deri në fillim të Shkurtit 2012 një vlerësim tërësor të situatës për aktet ndërkombëtare të pabotuara në periudhën 1992-2012. U shqyrtuan rreth 2046 Fletore Zyrtare dhe u identifikuan 187 akte ndërkombëtare të nënshkruar nga shteti shqiptar, teksti i të cilave nuk është ende i pabotuar. Ky numër mund të jetë teorikisht edhe më i madh, duke patur parasysh që një

pjese e ligjeve ratifikuese nuk janë hedhur fare në Fletore Zyrtare (sikurse është rasti i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve). Në këtë stok prej 187 konventash, 25 janë Konventa të OKB dhe 10 të Këshillit të Europës. Pjesa tjetër janë kryesisht marrëveshje dypalëshe, që gjithsesi janë shumë të

rëndësishme në marrëdhëniet që ka ngritur shteti shqiptar me vendet e tjera në këto 20 vjet hapjeje. Prej tyre mund të veçohen marrëveshje dypalëshe me vendet fqinje, Italinë, Greqinë apo Maqedoninë. Është shumë interesant fakti që Shteti Shqiptar nuk e ka botuar asnjëherë tekstin e marrëveshjes "Për ndarjen e

shelfit kontinental me Italinë", e ratifikuar me ligj nr 7685, dt. 15.03.1993. Fati e donte që i njëjti tip marrëveshjeje, që u mbyll në parim me Greqinë dy vjet më parë, të dilte në dritën e opinionit publik para se të "ngurtësohej" nga ndonjë ligji ratifikues, i cili nuk është çudi që të mos e kishte fare tekstin e

marrveshjes. Po ashtu, vihet re se një numër edhe më i madh marrëveshjesh dypalëshe të Shqipërisë me fqinjin e saj lindor, Maqedoninë nuk janë të botuara në Fletore Zyrtare (rreth 7 të identifikuara në kuadër të këtij monitorimi).

KONLUZIONET 20 vitet e fundit karakterizohen nga një mungesë e

theksuar vemendjeje për botimin në Fletore Zyrtare të këtyre akteve, të cilat përcaktuan trajektoren demokratike të Shqipërisë në vitet e tranzicionit. Kështu p.sh. Konventa për të Drejtat e Fëmijës (OKB) nuk u botua asnjëherë në Fletore Zyrtare si tekst i përkthyer zyrtarisht në shqip. Madje nuk gjendet i botuar as vetë ligji ratifikues i kesaj konvente. Në rastin më të mirë, teksti i konventave në gjuhën shqipe është botuar pas vitesh të tërë, sikurse Konventa e OKB "Mbi eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave". Botimi i saj në gjuhen shqip u bë i mundur vetëm 15 vjet pas ratifikimit (Fletore Zyrtare Ekstra 33, dt. 15/10/2008). Në 1996, Shqipëria nënshkroi "Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore", të Këshillit të EUropës. Kjo konventë shumë e rëndësishme, e cila u ratifikua me një ligj që ynte në fuqi menjherë, u përkthye ne shqip dhe u botua ne Fletore zyrtare 12 vjet më vonë. Në fushën e të drejtave të njeriut, Kushtetuta e '98-ës e fut drejtpërdrejtë në veprim KEDNJ, duke e pozicionuar atë në majën e korpusin e akteve ndërkombëtare të nënshkruara nga shteti shqiptar. Ky është ndër rastet e rrallë në Europë ku edhe formalisht akti ndërkombëtar është në të njëjtën hierarki me aktin themeltar të vendit.


E diel, 11 mars 2012

7

AKTUALITET

Droga në Durrës dyshohet për rrjet të organizuar

P

reu biletën për të trasportuar 8,2 kg heroinë me tragetin e linjës Durrës-Bari por nuk mundi t'i largohet bregut. Trafikanti 40-vjeçar u kap nga një operacion i befasishëm anti-drogë mbrëmjen e së premtes shumë pranë portit të Durrësit. Sipas policisë së qytetit bregdetar rreth orës 19:30 në sallën operative u mor një telefonatë ku informohej se një sasi droge do të transportohet nga qyteti i Durrësit drejt Italisë me linjën e trageteve.

Informatori që dyshohet të jetë ndonjë trafikant i grupeve rivale të trafikimit të drogës i ka dhënë policisë edhe targën e makinës me të cilën po transportohej droga. Menjëherë efektivët e anti drogës janë vënë në kërkim të automjetit. Makina me të cilën po trasportohej lënda narkotike u gjet pak minuta më vonë në "Rrugën Tregtare" pak metra larg portit, në bulevardin kryesor të qytetit. Nga kontrolli i ushtruar në makinën tip "Ford Fiesta" me

targa AL 788 YJ, iu gjet sasia prej 8 kg 212 gram lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Heroinë. Pas gjetjes së sasisë së drogës u arrestua drejtuesi i automjetit Ardian Balliu, 40 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet dhe kontrolli i ushtruar 40 vjeçarit ju gjet një biletë udhëtimi me tragetin e linjës Durrës-Bari që do të nisej rreth orës 23:00. Kjo ka hedhur dyshimet se lënda narkotike e paketuar ishte bërë gati për tregun italian.

Akuza e kryetarit të shoqatës së tragjedisë së 9 janarit

"Cukal Delia ka mbrojtjen e shtetit" Shtëpitë e skafistit në Shkodër, të mbyllura Lajmi Shtëpitë e Delisë

Nikoll Mhillaj, drejtues I shoqatës së familjarëve të tragjedisë së 9 janarit 2004 akuzon shtetin se mbron Cukal Delinë, shtetasin e kapur dy ditë më parë në Itali, si njëri prej skafistëve, përgjegjës për vdekjen e 28 njerëzve.

„„„

Në lagjen ku ka jetuar Marash Cukali (Cukal Delia), banorët ngurrojnë të tregojnë për familjen e tij. Dikush thotë se kanë ikur nga lagjia "Ndoc Mazi" ose Arra e Madhe, tjerë thonë se kanë ikur jashtë vendit, madje kanë shitur dhe shtëpitë, të tjerë shtojnë dyshueshëm se nuk i njohin. Kjo lidhet dhe me faktin se 27 nga 28 viktimat e 9 janarit 2004 ishin nga zona e Shkodrës dhe disa prej familjeve të viktimave nga lagjet pranë.

SHKODËR

Në foto: Vilat ku ka jetuar Cukal Delia

A

rrestimi në Itali i Cukal Delisë ose Marash Cukalit, pasi ai njihet me dy emra, i dënuar në mungesë me 25 vjet burgim për tragjedinë e 9 janarit në Karaburun, shihet me mosbesim nga familjarët e viktimave të kësaj ngjarjeje. Nikoll Mhillaj, i cili drejton edhe shoqatën e familjarëve të tragjedisë së 9 janarit, në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" shprehet se arrestimi i Delisë është lojë e politikës. "Ai ka mbrojtjen e shtetit, ndaj është lënë i lirë të shkojë nga të dojë këta 8 vjet. Ne nuk kemi punë me të dënuarit e tjerë, por vetëm me Cukal Delinë pasi ai i ka marrë fëmijët tanë, atij ja kemi dorëzuar. Unë e bëra djalin 20 vjeç, ma vodhën, më mashtruan dhe ma mbytën në Karaburun", shprehet Nikolë Mhillaj. Është njoftuar nga mediat se në Udine të Italisë është arrestuar Cukal Delia i dënuar nga gjykata e Vlorës me 25 vjet për tragjedinë e 9 janarit 2004 ku humbi jetën dhe djali juaj Maringleni. Ju drejtoni dhe shoqatën që kërkon të vërtetën e kësaj ngjarjeje.Si e gjykoni arrestimin e Delisë? Atë e kanë arrestuar në Itali, pasi ka qenë në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe e ka arrestuar policia

Cukal Delia

italiane. Po të kishte qenë për shtetin tonë do të ishte arrestuar më parë. Por Cukal Delia a Marash Cukali se njihet me dy emra, madje dhe në gjyq i dilnin emrat ndryshe, ka mbrojtjen e shtetit. Por ai ka punë me ne se ai na i ka mbledhë fëmijët. Ka 8 vjet që ka ndodhë ajo ngjarje me 28 viktima dhe ky person me dy emra njihet këtu, por mund të ketë dhe të tjerë dhe ka 8 vjet që nuk

zbatohet vendimi i gjykatës. Përse thoni se ka lidhje me shtetin, ku e mbështesni këtë? Një tjetër i dënuar me 25 vjet me burg për ngjarjen e 9 janarit 2004, Nazmi Hyka është arrestuar tre herë. Pra shteti e kap dhe e lëshon,pastaj e arreston prapë. Pra janë lojëra të politikës nuk kishte pse arrestohej tre herë se kapej e çohej

Në foto: Nikoll Mhillaj, babai i djalit të mbytur në tragjedi në burg. Por unë nuk kam punë me këtë as me tjetër person, por vetëm me Marash Cukalin. Ai ka lidhje me shtetin, me policinë, me deputetë e ministra të atëhershëm dhe këta e mbrojnë. Atë ditë që kam nisë djalin, që ja kam dorëzuar Cukal Delisë më ka thënë se këta njerëz janë të sigurtë se i nisi përmes policisë, me gomone por të shoqëruar me polici shqiptare e italiane. Por ato i zhdukën. Kjo të bën të dyshosh se ai ka lidhje me shtetin dhe ky nuk e ka arrestuar për 8 vjet. E kanë kapë italianët. Dyshoj se kur të ekstradohet në Shqipëri do e lëshojnë se ka lidhje me shtetin. A keni ndonjë fakt tjetër ku të mbështetet ajo që ju thoni se ai ka lidhje me shtetin? Marash Cukali apo Cukal Delia nuk është marrë asn-

jëherë në pyetje, nuk ka dëshmuar askund për këtë ngjarje por është dënuar në mungesë. Në qoftë se shteti do që të merret seriozisht me nxjerrjen e së vërtetës për këtë ngjarje, atëherë Cukal Delija duhet pyetur në hetuesi. Ne duhet të ballafaqohemi me të. Nuk njohim person tjetër, vetëm ky na i ka marrë fëmijët. Unë jam gati t'i them në sy se ka qenë ai që më ka thënë që djalin ta çoj në Itali me polici. Më ka dhënë këtë premtim dhe më ka borxhin. Në qoftë se Cukal Delia tregon kush e ka pre në besë dhe ja shkarkon fajin dikujt tjetër, atëherë ne do e gjykojmë se kush e ka fajin më të madh. Ai nuk e ka bërë këtë, është dënuar në mungesë dhe këtu ka dorë politika, ai ka mbrojtje dhe pse ka kryer një krim antinjerëzor. Unë sa të jem gjallë do të kërkoj të dalë e vërteta.

Kapet xhaxhai

Romë, shqiptarja e shitur dhe e dhunuar TIRANE është dhunuar në një apartament në lagjen Centocelle. Sepse nuk donte të ishte mësuar italishten nga prostituohej dhe dënimi për kë refutelevizori duke parë telenovelat. zon është vetëm një: dhunë natë e Dëshironte të largohej nga Shqipëria ditë, ushtruar në grup. Dhjetë persoku ishte rritur e të shna abuzuan me trupin e konte në Itali, të gjente saj, disa herë, në atë një punë e bënte një jetë apartament që u kthye normale, ndonëse i jati në burg. nuk ishte dakort. Maria Ajo nuk e dinte se (ky është emri që i kanë xhaxhai që e shoqëroi në vendosur mediat italItali ishte një boss i iane), sapo kishte vërtetë i prostitucionit në mbushur 18 vjeç dhe Romë. Duhej të prostixhaxhai i saj, 17 vjeç, i tuohej, të rrinte urtë, kishte propozuar që ta Xhaxhai i vajzës "përndryshe - e kërshoqëronte në Itali: cenonte xhaxhai - ta "Kështu ndjehesh më e vrasim vëllain e vogël". sigurt", i kishte thënë. Por Roma, Dy netë më parë Maria është hedhur qyteti që vajza kishte ëndërruar, u në rrugë nga një makinë në ecje e kthye në një tmerr. Për 25 ditë ajo sipër, një Golf i zi. "Kishte pamjen e „„„

K

një fëmije, e vogël - thotë komandanti Maurizio Maggi - kishte veshjet e grisura dhe shenja kudo. Na u deshën orë për ta qetësuar, ishte e terrorizuar, vazhdonte të pyeste për të vëllain dhe thonte se do ta vrisnin nëse ajo fliste". Më pas ka gjetur kurajon dhe ka filluar të tregojë gjithçka. "Xhaxhai, xhahai më mban të burgosur dhe më detyron të prostituohem". Më pas ka dhënë emrin dhe mbiemrin e 17vjeçarit. Ndërkohë forcat e rendit kishin arritur të gjenin tre numra të targës së Golfit të zi dhe që aty arritën të zbulonin se "xhaxhai ishte i kërkuar në të gjithë botën: mbi të kishte një mandat ndërkombëtar arrestimi për vrasje, tentativë vrasje, dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni". Pas 36 orë përgjimesh poshtë shtëpisë së djalit të ri, agjentët kanë arri-

tur të identifikojnë edhe një prej njerëzve të tij më të afërt, një tjetër shqiptar. "Është i martuar, e shoqja është shtatzanë në muajin e 5-të dhe sipas rrëfimeve të vajzës ka qenë ai vetë i pari që e ka përdhunuar - tregon komandant Maggi - Ky ishte edhe njeriu që pajiste me dokumenta falso, rumene, pjesën tjetër të grupit". Më pas është bërë i mundur edhe ndalimi i kapobandës 17-vjeçar. Edhe ai ishte i pajisur me dokumenta falso rumune. "I ka sytë e ftohta akull - ka treguar Maggi sytë e tij vërtetë të frikësojnë, është shefi i qelizës së mafjes shqiptare në Romë dhe bashkë me të tjerë drejtonte një rrjet të gjerë prostitucioni". Maria tani është në një vend të sigurt. "Nuk do të kthehet në Shqipëri tregon komandanti - dëshiron të krijojë një jetë në Itali".


8

E diel, 11 mars 2012

AKTUALITET

Ministria, rrogë të plotë prokurorit Hana, pas vdekjes

M

inistria e Transporteve lëshon sërisht pe, për sa i përket sunvencionimit financiar të familjarëve të prokurorit Xhevat Hana. Për veç shumës prej 800 mijë lekësh të dhënë në formën e sunvencionit për shpenzimet e bëra gjatë kurimit në Shqipëri dhe Itali të prokurorit të Krimeve të Rënda Xhevat Hana, tre ditë më parë familja ka marë dhe një rrogë të

plotë prej 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Sipas burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhënia e një rroge, bazohen në ligjin që bën fjalë për nënpunësit civilë, i cili parashikon se në rast kur një punonjës i administratës shtetërore humb jetën gjatë ushtrimit të detyrës, atëherë shteti i jep familjarëve të të ndjerit një rrogë mujore të plotë. Kështu dhe ka

ndodhur më të ndjerin Xhevat Hana i cili humbi jetën në 5 janar të këtij viti në një spital të Bergamos në Itali. Dërgimi i Hanës për kurim në Itali, u bë me pagesat vullnetare të kolegëve të tij të Krimeve të Rënda, Prokurorisë së Përgjithshme dhe prokurorive të Rretheve, për shkak se familja e të ndjerit nuk mundësonte dot shpenzimet financiare.

Motra e viktimës, Zharkalli: Eleni s'po e doronte dot më Ilian

“Ilia dhe Eleni grindje dhe kërcënime” Vrasja, Ilia rrezikonte të ishte punëtor i gruas Lajmi Motra e viktimës Eleni Basho, Mirela Zharkalli ka treguar në polici se shumë shpejt çifti do të divorcohej dhe se kunati i saj rezikonte të mbetej punëtor i thjeshtë i kompanisë. Në dëshmi, ajo tregon se sheret mes Elenit dhe Ilian shkonin deri në kërcënim me vdekje, për shkak se zgjasnin shumë dhe në mënyrë të vashdueshme. „„„

TIRANE

ELTON QYNO

V

rasja e nënës së dy fëm ijëve natën e 2 shkurtit në zonën e Shkozës së Tiranës, ka si motiv të vetëm konfliktin mes Eleni Bashos dhe Ilia Bashos për ndarjen e pasurisë. Ky motiv është përforcuar akoma dhe më tepër nga dëshmia e motrës së viktimës, Mirela Zharkalli, e cila në dëshminë e dhënë para grupit hetimor u ka treguar me detaje të gjitha bisedat që kishte bërë me motrën e saj Elenin, para se kjo e fundit të ekzekutohej me dy plumba pas shpine. Gazeta "Shqiptarja.com" disponon një pjesë të thënieve të saj, ku Zharkalli tregon me saktësi se sa herë takohej me motrën e saj Elenin, kjo e fundit i tregonte gjatë bashkëbisedimit se burri i saj e tradhtonte si dhe për këtë kishin konflikt çdo natë. Zharkalli u ka treguar policisë së herë pas here ajo e këshillonte motrën e saj që të fliste shtruar me bashkëshortin, Ilia Bashon, me qëllim që të mos shkonin drejt divorcit, për shkak se ndarja mes tyre, do sillte dhe ndarjen e dy fëmijëve të mitur. "Eleni ishte e bindur që martesa po shkonte drejt divorcit, pasi çdo ditë e më tepër marëdhënia e saj me burrin, shkonte drejt greminës, për shkak dhe të xheloz-

isë së madhe që shfaqte motra ime"-ka treguar në polici Mirela Zharkalli.

KËRCËNIMET ME VDEKJE

"Sheret për xhelozinë zgjasnin deri aty, sa ata devijonin duke kërcënuar njëri-tjetrin me çdo lloj gjëje, madje deri në vdekje. Marëdhënia e tyre kishte arritur në një kufi, ku ata nuk e donin më njëritjetrin por urreheshin dhe se i vetmi vend që i mbante të lidhur ishte kompania e tyre "Nova Dental Albania". Madje në sheret e shumta, kjo kompani diskutohej për gjatë gjithë natës, pasi motra ime nuk pranonte që të hiqte dorë nga pronësia e aksioneve"shprehet në dëshminë e saj të dhënë në polici Mirela Zharkalli. Më tej kjo e fundit shton se motra e saj gjatë një bisede që kishte bërë me të, i kishte thënë e bindur se nuk do të hiqte dorë nga kompania dentare pasi për ngritjen e saj, kishte punuar vite të tëra si emigrante në Greqi dhe më pas kishte kontribuar me punë dhe në Shqipëri.

"FËMIJËT JO ME DASHNORET"

Në dëshminë e saj, motra e

TË 40-AT E ELENIT

Dy familjet, shkojnë të ndara në Gjirokastër

D

y familjet Dodi dhe Basho kanë zhvilluar të ndara ceremoninë e përkujtimit të Eleni Bashos në 40 ditët e ndarjes nga jeta të saj. Dje në banesën e familjarëve të Elenit, nuk ndodhej asnjë nga të afërmit, veçse një grua, e cila pohoi se njerëzit e shtëpisë kishin udhëtuar në drejtim të Gjirokastrës, pasi në fshatin Andon Poci, do zhvillohej ceremonia përkujtimore e atyre që quhen në gjuhën e popullit si të 40-tat. Mësohet se dy familjet Dodi dhe Basho, janë përgatitur për një gjë të tillë, por në fakt ceremonia e përkujtimit është bërë e ndarë për shkak të konflikteve që tashmë kanë lindur mes dy familjeve që ended he sot jetojnë shumë afër me njëra-tjetrën. Eleni Bashos ka treguar se Eleni i ka pohuar asaj, se në një sher me Ilia Bashon, këtij të fundit i ka thënë se pasurinë dhe dy fëmijët nuk mund ti merte me dashnoret e tij."Për shkak se kemi qënë motra dhe të lidhura me njëra-tjetrën që në fëmijëri, gjatë bisedave ne flisnin për marëdhënieve tona, sidomos rreth marëdhënies së

Elenit, e cila gjithmonë shfaqte xhelozi mbi burrin e saj si dhe së fundi kishte konflikt të hapur me të. Në pamundësi për të shtyrë jetesën në kushtet e konfliktit me burrin, Eleni në një takim më ka pohuar se shumë shpejt do niste procedurat e divorcit, ku do kërkonte që fëmijët të qëndronin me të si dhe pasuria e

Në foto: Yllka Shehaj dhe Ilia Basho aksioneve të mos ndahej mes Ilias dhe motrës time, por të qëndronin që të gjitha në emër të saj. Një gjë të tillë e kundërshtonte me forcë, burri i saj Ilia, pasi ai rezikonte shumë nga divorci, pasi mund të mbetej vetëm punëtor i thjeshtë i kompanisë dhe të punonte në shërbim të dy aksionerëve. Eleni më ka pohuar se herë pas here i pohonte burrit të saj se dy fëmijët dhe pasurinë nuk mund tia linte atij dhe dashnoreve që kishte"-tregon në dëshminë e saj motra e Eleni Basho, Mirela Zharkalli. Kjo e fundit tregon se herën e fundit që kishte folur me motrën e saj Elenin, ajo ishte e

shqetësuar lidhur me lidhjen qa sa vinte dhe po zbehej. "Kam biseduar me të në telefon dhe se më ka pohuar se i njëjti problem vashdonte gjithmonë me Ilian. Sa kam mdijeni unë rreth këtyre problemeve ishin në dijeni dhe disa punonjës të kompanisë dhe vëllai im, që banon shumë afër me Elenin. Ai nuk ndërhynte shumë në marëdhëniet e çiftit, pasi dhe Eleni i kishte kërkuar që të qëndronte larg kësaj historie"-tregon Zharkalli. Ndërkohë që e pyetur nga hetuesit nëse ajo kishte komunikuar me kunatin e saj Ilian, Zharkolli ka pohuar se kishte disa kohë që skishte folur personalisht me të.

Pranga dy poseduesve

Sekuestrohen 2 kg kokainë cilësi e parë „„„

N

TIRANE

jë rrjet i organizuar i trafikimit të kokainës në kryeqytet u godit nga policia ditën e djeshme. Pas hetimeve 2 mujore policia sekuestroi 2 kg kokainë cilësi e parë dhe vuri në pranga dy nga trafikuesit e saj. Operacioni nisi në mesditë dhe sipas burimeve policore do të vazhdojë edhe në ditët në vijim pasi dyshohet për një rrjet të zgjeruar dhe të mirë organizuar që furnizon me kokainë cilësi e parë lokalet e natës në kryeqytet. Të arrestuarit janë Selaudin Bajrami, 58 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë dhe Aleksandër Budo, 55 vjeç, banues në Tiranë. Dy poseduesit e kokainës u kapën në flagrancë në momentin e shkëmbimit të

lëndës narkotike. Ndërkohë që dy persona të tjerë tashmë të faktuar si pjesë e rrjetit të trafikantëve u shpallën në kërkim. Për shkak të vijimësisë së operacionit identitetet e dy anëtareve të tjerë të rrjetit nuk bëhen të ditur. Ndërkohë bëhet me dije se droga e sekuestruar arrinte vlerën 100 mijë euro dhe ishte cilësi e parë. Ditën e djeshme sipas hetimeve dy personat e arrestuar kishin lën takim për shkëmbimin e mallit. Arrestimi i Selaudin Bajramit dhe Aleksandër Budos u bë afër sheshit "Avni Rustemi" në kryeqytet në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike. Bajrami u kap në flagrancë në momentin që po i jepte Budos rreth 700 gramë kokainë. Ndërkohë pasi u vunë në pranga të

dy trafikantët policia ushtroi kontroll edhe në banesën e Aleksandër Budos në rrugën "Riza Cerova" ,ku gjeti rreth 1 kg e 300 gr kokainë të paketuar dhe të bërë gati për tregun e brendshëm. Policia thekson se në bazë të hetimeve dy personat e arrestuar në bashkëpunim edhe me dy personat e shpallur në kërkim por dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë, realizonin trafikim ndërkombëtar të drogës. Nga vëzhgimi dy mujor i të arrestuarve është zbuluar tregu i tyre i fshehtë në kazino, lojra fati dhe bare të ndryshme në kryeqytet. Nga kontrolli i ushtruar u sekuestruan krahas 2 kg kokainë edhe 45 mijë euro të ardhura nga tregëtia e drogës. Droga mendohet se vinte nga jashtë Shqipërisë.


E diel, 11 mars 2012

AKTUALITET

Zhdukja e Naim Dishos, protestë e AKZ-së në Korçë

Z

hvillohet tubim i Aleancës Kuq e Zi në qytetin e Korçës. Krerëve të kësaj force, u janë bashkuar qindra simpatizantë, të cilët kanë protestuar para drejtorisë së policisë së këtij qyteti, duke kërkuar arrestimin e të dënuarit për dhunimin e varreve të Boboshticës, Naum Disho. "Arrestoni dhunuesin e varreve. Naum Disho është dënuar nga drejtësia për dhunimin e varreve në Boboshticë", thanë përfaqësuesit e

një shteti sovran dhe të pavarur". Duke iu drejtuar autoriteteve greke, Aleanca i kërkoi Athinës që "të distancohet nga dhunuesit e varreve dhe të dorëzojë Dishon, për të vuajtur në Shqipëri dënimin e dhënë më parë nga Gjykata e Korçës". Naum Disho u dënua më parë gjatë vitit me një vit heqje lirie për dhunimin e varrezave të Boboshticës, me qëllimin e ngritjes së një kryqi për dy ushtarë grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Aleancës. Në qendër të protestës ka qenë parrulla si: "Na kthe eshtrat, Gjeneral". Disa ditë më parë Aleanca Kuq e Zi reagoi me forcë ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm Grek, Stavros Dimas, i cili e konsideroi dënimin me një vit burg të Naum Dishos, për dhunimin e varrezave në Boboshticë, si një akt të turpshëm i drejtësisë shqiptare. Aleanca i vlerësoi si "skandaloze sjelljen e autoriteteve greke, që ndërhyjnë në punët e brendshme të

Raporti sekret i departamentit të Policisë së New Yorkut

Myslimanët shqiptarë në New York, ruhen nga policia

AKTIVITETI KRIMINAL

Bandat shqiptare, më aktive në Nju Jork

S

ipas raportit, ban dat kriminale shqiptare janë më aktive në shtetin e Nju Jorkut, duke qenë pjesë e trafikimit të qenieve njerëzore, drogës dhe armëve. Një nga këto organizata kriminale është "Rudaj", e cila konsiderohet nga FBI si një familje mafioze që operon në Nju Jork. Kreu, Aleks Rudaj dhe pesë të tjerë janë akuzuar për krime të ndryshme në 2006. "Albanian Boys Incorporated" (ABI) është një tjetër bandë shqiptare që vepron në Nju Jork (Bonks dhe Kuins). Anëtarë janë studentë dhe ish-studentë, me 16 anëtarë të njohur. Shumica e tyre janë nga Shqipëria e veriut dhe Kosova. Një bandë tjetër është "K Mob" që vepron në Stejtën Ajlënd, me anëtarë shtetas nga Kosova.

Dihen ku janë vendet, dhe cilat janë bizneset e tyre Lajmi

Albanian American Islamic Community

Myslimanët shqiptarë në Nju Jork janë mbajtur prej vitesh nën vëzhgim nga autoritetet amerikane. Siç del edhe nga raporti sekret i Policisë së Nju Jorkut, shumë prej qendra që menaxhohen prej shqiptarëve kanë qenë nën ruajtje nga frika e aktiviteteve të dyshimta

„„„

TIRANE

MAURA GRUNLUND

Q

endra Kulturore Is lamike në Tompkins ville ishte ndërmjet sajteve të ndryshme nën vëzhgim nga Departamenti i Policisë së New York-ut, bazuar nga një raport sekret i departamentit, i cili është në duart e agjencisë së lajmeve Associated Press. Departamenti i Policisë së New York-ut targetoi fqinjët e Tompkinsville brenda një zone sepse u pa një "fluks i lartë" i emigrantëve shqiptarë nga Mali i Zi, Kosova dhe një "përqindje e vogël" nga Shqipëria. Raporti sekret i Departamentit të Policisë së New York-ut thotë se "bizneset shqiptare" ishin përqëndruar në bulevardin Victory dhe përfshinin streha si klube sociale dhe dyqane ushqimesh Hallall që frekuentohen nga burra shqiptarë pas faljeve në qendër. Xhamia në Bulevardin Victory 307, është vënë në shënjestër në këtë raport. Në një seksion rreth Qendrës Kulturore Islamike shqiptare, raporti thekson: Imamët mund të kenë lidhje të ndryshme me xhaminë AlFarooq në Bruklin" dhe "komuniteti shqiptar deklaron se ka mbledhur 5 milionë dollarë për të ndërtuar xhaminë në 1990". Raporti jep edhe listën e myslimanëve sunni. Të gjashtë bizneset e Tompkinsville të listuara që kanë

Në foto: Faksimile e raportit të policisë amerikane

1325 Albermarle Road Brooklyn, NY

Albanian Islamic Cultural Center

Islamic Center

307 Victory Blvd Staten Island. NY 10801 qenë nën vëzhgim, janë përmendur se janë në pronësi, apo në patronazh nga Shqiptarë. Vendet janë në Bulevardin Victory afër qendrës ku ishte Video Ulqini, dyqan mishi Hallall, Pizza Rey's. Edhe kafeneja shqiptare afër Shëtitores Cebra është mbajtur nën vëzhgim. Shoqëria myslimano-amerikane në Dongan Hills dhe Masjid Rahmatillah në Staple-

ton ishin ndërmjet 50 organizatave që prezantohen nga Majlis ash-Shura (Këshilli i Lidershipit Islamik të New York) dhe koalicionit të myslimanëve amerikanë të lirive civile në konferencën për shtyp ditën e sotme tek qendra në Manhatan. Grupet myslimane pohojnë se ata janë përjashtuar qëllimisht nga takimet e komuni-

9

tetit mysliman, të orkestruara nga Departamenti i Policisë. Grupet protestuese kanë kërkuar takime me komisionerin Raymond Kelly që prej më shumë se një viti. "Dhe me raporte të tilla që vijnë në rritje, rritja e mobilizimit të komunitetit dhe rritja e presionit publik nga komunitetet myslimane, ligjvënësit, madje edhe FBI, Departamen-

24 Belmont Avenue Bronx, NY 10457 ti i Policisë po përpiqet në mënyrë manipuluese të mbajnë takime pa adresuar shqetësimet e komunitetit apo të pranuara nga aksionet e Departamentit të Policisë si të gabuara nëse nuk janë ilegale" thuhet në një deklaratë nga grupet protestuese. Këshilli i Marrëdhënieve amerikano-islamike të premten edhe njëherë i bëri thirrje ad-

ministratës së presidentit Barack Obama të adresojë shpalljet që Departamenti i Policisë mban dosje sekrete vetëm mbi bizneset sepse ato janë në pronësi të Myslimanëve. Ky Këshill i kërkon presidentit të flasë kundër asaj që grupi e sheh si një përdorim zhurmëmadh të profilit religjioz nga Departamentit të Policisë së New Yorkut.


10

E diel, 11 mars 2012

SHQIPJA, NË SHKOLLAT ITALIANE

"EKSPOZOHET" BULEVARDI I RI

Gjuha shqipe do të jetë gjuhë e dytë dhe tashmë do të mund të mësohet edhe në shkollat italiane. Vendimi është marrë dy ditë më parë nga qeveria italiane e cila e përfshin shqipen në grupin e 12 gjuhëve të huaja që do të mësojnë në shkolla nxënësit italianë, në kuadër të ratifikimit të Kartës Evropiane të Gjuhëve të Rajoneve ose Minoriteteve.

Shtatë studiot arkitekturore që morën pjesë në garën për zgjatimin e bulevardit të Tiranës janë ekspozuar te Muzeu Historik Kombëtar. Qytetarët do të mund të shikojnë nga afër maketet, ndërsa gjatë javës që vjen do të nisin diskutimet me qytetarët e thjeshtë dhe specialistët për studion fituese që do të përzgjidhet për zgjerimin e bulevardit

Ish-kandidati për drejtues te muzika akuzon për manipulime Lajmi Hijet e dyshimit për postin e dekanit të Muzikës te Universiteti i Arteve nuk janë zhdukur ende. Së paku, ish-kandidati, Fatmir Hysi, në një letër publike dërguar komisionit të ankesave të këtij universiteti, rendit një sërë shkeljes që sipas tij, janë bërë nga kandidati që kishte përballë, aktualisht dekan i Muzikës, Sokol Shupo. Ky i fundit e quan gjithçka vetëm një thashethem. „„„

“Te Artet, u shitën notat për dekanin” Letër publike nga Fatmir Hysi: Ja abuzimet ZGJEDHJET TE ARTET

Betejë për 7 votat e fituesit

Z

TIRANE

ESMERALDA KETA

M

uzikologu dhe ishkandidati për dekan te fakulteti i Muzikës te Universiteti i Arteve, Fatmir Hysi, thotë se procesi zgjedhur në këtë fakultet është manipuluar. Në një letër publike dërguar komisionit të ankesave ai rendit edhe arsyete të këtij pretendimi. "E prisja me besim një vendim tuajin për ankimin tim mbi zgjedhjet në Fakultetin e Muzikës të Universitetit të Arteve. Jo pse e konsideroj veten të pakundërshtueshëm, por sepse rrethanat dhe problematika e ankimit ishin të tilla, që do të duhej patjetër një rivlerësim i mençur e i drejtë i tyre. Ju, përkundrazi, preferuat ujin e ndenjur të një komunikimi konformist dhe anashkaluat çështje esenciale që lidhen po aq me të sotmen e Fakultetit, sa edhe me të ardhmen. Në përfundim të numërimit unë u kthjellova për shumë gjëra që nuk kisha mundur t'i bëja; jo sepse nuk dija, por sepse nuk dëshiroja. Mund t'i kërcënoja studentët, për shembull, dhe t'u kujtoja që duhet të mendoheshin, kur të mos më votonin. Ata që ishin përballë meje e bënë dhe me shtatë votat e tyre të diferencës, fituan. Por edhe mund t'i merrja me të mirë dhe të shpërdoroja detyrën e pedagogut, duke dhënë vlerësime të pamerituara në shkëmbim të votës. Edhe këtë e bënë zotërinjtë përballë, duke u krenuar me statusin e fitimtarit dhe duke më "sfiduar" krenarisht e paturpësisht: "Hë, e pe? Ta futëm edhe kësaj radhe!" Shumë gjëra mund të bëja,

së hapur Faksimile e letrës . Fatmir Hysi dërguar nga prof.dr

gjedhjet te fakulteti i Muzikës kanë qenë ndër më problematiket. Kjo pasi, diferenca midis dy kandidatëve ka qenë vetëm 7 vota dhe Sokol Shupo është shpallur fitues vetëm me 1% të votave më shumë se kandidati tjetër Fatmir Hysi. Por për të arritur deri tek firmosja e procesverbalit të fituesit janë dashur më shumë se 12 orë bojkot. Më 21 shkurt ishte kandidati Sokol Shupo që akuzoi publikisht ish-kolegun e tij Hysi, se i ka bërë presione të vazhdueshme. "Gabimet proceduriale që janë bërë më bëjnë të mendoj se kanë qenë të qëllimshme. Komisioni e ka gdhirë duke ruajtur votat me gjithë presionin e zëvendësrektorit dhe vetëm sot, që ndërhyri edhe MASH, u gjet zgjidhja që duhej gjetur që dje, sepse ishte mbi tavolinë. Zgjidhja është problem juridik" - deklaroi Shupo, i cili mori 50.14% të votave, përkundrejt 49.14% që mori kandidati tjetër Fatmir Hysi.

Reagimi

Sokol Shupo: Janë thashetheme D

ekani i rizgjedhur sërish në këtë post, Sokol Shupo, nuk shprehet i habitur nga këto akuza. Ai thotë se nuk ka ndërmend të bëhet palë e një debati mediatik dhe i quan të gjitha thashetheme. "Të akuzosh dikë duhen prova konkrete. Për mua të gjitha këto mbeten në nivelin e thashethemeve. Kandidati në fjalë është ankuar në komisionin përkatës zgjedhor të universitetit dhe e ka marrë një përgjigje. Nëse nuk i pëlqen përgjigjja

sigurohesha që do të grumbulloja votat e mjaftueshme për të mbetur në krye. Këto dhe forma të tjera të ndikimit diskret ndaj zgjedhësve, si grumbullimet e Rezultatet e provimeve rrëmujshme në shpallen tri ditë përpara brendësi të lokalit ku zhvilloheshin zgjedhjeve; studentët zgjedhjet; prezen"këshillohen" të votojnë për ca e paligjshme e të përzgjedhurin, nëse duan pedagogëve të jashtëm (përkrahës të t'i marrin provimet kandidatit tjetër) rrotull lokalit të zgjedhjeve deri në radhë përgjigjet e provimeve orët e vona të natës; presiopsikologjike dhe dhe t'i deklaroja në kundër- net shtim me ligjin, vetëm pasi të kërcënimet ndaj anëtarëve të nga ato që i përdor çdo spekulant për të arritur fitimin e pamerituar. Nuk mund t'i mbaja peng për ditë me

dhe përdor të tilla forma është punë e tij kjo. Unë e njoh këtë person që në vitin 1969 dhe ndoshta shkak i këtyre akuzave është fakti se nuk ka mundur të vihet asnjëherë në krye të këtij fakulteti. Ndaj unë nuk do të preferoja të merresha shumë me të, përveçse qëllimi im është ecuria e mirë e stafit dhe fakultetit ku unë u zgjodha fitues", - ka deklaruar Sokol Shupo, i shpallur si kandidati fitues i fakultetit të Muzikës në zgjedhjet e 20 shkurtit.

KZF edhe pas mbarimit të numërimit; detyrimi i zgjedhësve për të fotografuar votën, e të tjera, dëshmojnë haptazi deformimet e procesit. Ato e kanë kufizuar të drejtën për zgjedhje të lira, të barabarta e të fshehta dhe kanë ndikuar edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Siç dihet nga të gjithë, rezultati ka qenë shumë i ngushtë dhe unë u ankova, jo thjesht për shkaqe proceduriale. Unë u ankova sepse mjedisi i zgjedhjeve ishte qëllimisht i papastër. Përgjigja që më dhatë, nuk ishte e denjë për nivelin e një gjykimi mes kolegësh universitarë e artis-

tikë dhe aq më pak ishte e drejtë, për t'i dalë përballë e me dokumente, gënjeshtrës, manovrave bizantine të zgjedhjeve dhe deficencave të personalitetit. Ajo jepte të kuptoje që ishte një përgjigje "nga halli", ku binte në sy pasiguria juaj për të shprehur një mendim të qartë e të drejtë mbi çështjen. Ju vetë e thoni që, "…pretendimet dhe faktet e paraqitura nga ankuesi, si edhe ato të mbledhura nga komisioni gjatë procesit të hetimit dhe verifikimit, nuk arritën të krijojnë bindjen e plotë të KA, se është cënuar procesi zgjedhor." -akuzon Fatmir Hysi në letrën e tij të hapur.

ALBANOLOGJIA, DALIN EMRAT E 100 FITUESVE TË DOKTORATURËS Gjuhësi „ Aida Lamaj „ Alketa Kraja „ Anrila Spahija „ Arta Malshi „ Blerta Topalli „ Diana Djaloshi „ Durim Caca „ Eglantine Shtylla „ Elda Begaj „ Erena Hasko „ Fitor Ollomani „ Migena Kapllani „ Nikoleta Kalldrëmxhi „ Teuta Çoku „ Valbona Harizi „ Muharrem Gashi (trojet) „ Naim Berisha (trojet) Letërsi „ Agim Bacci „ Aleksandër Çipa „ Ana Shahini „ Arian Leka „ Arta Xhika „ Dea Karakacci „ Drita Isufaj „ Elvana Tufa-Zaimi „ Eriola Agalliu „ Fotaq Andrea „ Hysni Guda „ Irma Sokoli „ Mujo Buccpapaj „ Ornela Domi „ Teuta Sula „ Vjollca Rrapaj „ Yzedin Hima „ Besa Hoxha (trojet) „ Rrok Gjolaj (trojet) Etnologji-Folkolor „ Agim Rrëza „ Alfred Halilaj „ Agnesa Muharremi „ Anxhela Cikopana-Hoxha „ Arian Galdini „ Dorina Arapi „ Edmond Mucco „ Ela Tollkucci „ Ervin Meniko „ Esat Ruka „ Hajdar Danjolli „ Helsi Dardeli „ Ilirjan Mihali Izet Duraku „ „ Jona Dividi „ Jonida Çunga „ Kreshnik Duqi „ Leonora Ndreca „ Maljlinda Hala „ Mikalis Cubi „ Mimoza Shqefni „ Suela Koza „ Kushtrim Jakupi (trojet) „ Vlorë Berisha (trojet) Histori „ Alvin Saracci „ Arben Skënderi „ Besnik Bakiu „ Çelo Hoxha „ Drita Avdyli „ Dritan Murrja „ Eda Saliaj „ Erjon Dervishi „ Juljan Myftari „ Kamelia Vojka „ Manjola Hoxha „ Niko Ferro „ Nuri Plaku „ Xhavit Shala „ Xhensila Pine „ Shefqet Dinaj (trojet) „ Armend Ahmeti (trojet) Arkeologji „ Ergys Hasa „ Ervin Kujtila „ Ilir Menko „ Klodian Velo „ Luan Nezha „ Reshat Gega „ Rushit Hyseni „ Anton Lulgjuraj (trojet) „ Riza Fasliu (trojet) Histori Arti „ Alketa Alikaj „ Artur Hasani „ Driada Dervishi „ Elda Rako „ Esmeralda Selita „ Ledian Papagjoni „ Luccjan Bedeni „ Migena Stafa „ Shpend Bengu „ Agnesa Muharremi (trojet)


E diel, 11 mars 2012

11

SOCIALE ISKSH, GJOBË 70 FARMACIVE

MBETURINAT NË PORTO ROMANO

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka ndëshkuar me gjobë rreth 70 farmaci në të gjithë vendin. Kjo pasi ata nuk kanë hedhur të dhënat on-line për recetat me rimbursim, brenda 48 orësh. Ndëshkimi për ta është 100 lekë të reja për çdo recetë të padeklaruar, ndërkohë që këto subjekte farmaceutike janë të përqëndruara në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra.

Fusha e hapur e depozitimit te mbetjeve urbane ne Porto Romano ka degraduar dhe duhet nderhyrje urgjente per ndërtimin e një landfilli te ri. Kete kane kerkuar perfaqesues te bashkise se Durresit ne diskutimet me faktore dhe aktore te ndryshem te qytetit, para se keshilli bashkiak te marre ne shqyrtim projektbuxhetin e vitit 2012.

Inspektoriati Kombëtar i Arsimit kalon në sitë 16 gjimnaze dhe 9-vjeçare

"Në shkollat tona s'bëhet mësim" Specialistët e MASH: Mësuesit rendin pas realizimit tërësor të orës së mësimit dhe jo pas cilësisë së saj. Në disa shkolla, Gjuha Shqipe bëhet ende me programin e vjetër „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

C

ilësia e mësimdhënies së ofruar për nxënësit tanë në sistemin parauniversitar ka qenë në qendër të një kontrolli të ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ekipet e inspektimit të Inspektoriatit Kombëtar Parauniversitar (IKAP) kryen inspektime të plota në nëntë shkolla 9-vjeçare dhe në 8 gjimnaze në Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Durrës, Tiranë, Vlorë, Berat dhe në Pogradec, Lushnjë, Librazhd, Mirditë dhe

Lajmi Problemet me shkollat i ka pranuar edhe vetë Ministria e Arsimit. Gjatë një inspektimi që ka zhvilluar Inspektoriati Kombëtar i Arsimit (IKAP) ka konstatuar probleme duke filluar që nga cilësia e orës së mësimit e deri tek programet mësimore që përdorin për një tekst të caktuar. IKAP ka rekomanduar edhe rrugët e zgjidhjes. Sarandë. Dhe problemet që kanë zbuluar nuk kanë qenë të pakta, madje duke filluar që nga programi me të cilat ata

punojnë. "Shkollat disponojnë dokumentet zyrtare dhe punojnë me programe të miratuara nga MASH-i për të gjitha

lëndët, me përjashtim të Gjuhës Shqipe 9, ku në disa shkolla nuk përdorin programin e ripunuar", - thuhet në raportin e për-

gatitur nga IKAP dhe që i është dorëzuar Ministrisë së Arsimit. Një tjetër mangësi që është vënë re ka të bëjë me cilësinë e orës së mësimit, që për specialistët e arsimit mund të jetë një faktor që ndikon në braktisjen e fshehtë. "Ka raste kur rendet pas realizimit tërësor të orës së mësimit pa vënë theksin në objektivat mësimorë dhe në cilësinë e saj. Këtë e treguan edhe rezultatet e minitesteve të zhvilluara që shpesh nuk u përputhën me pritshmëritë e mësuesve. Pothuaj në të gjitha orët e vëzhguara shfaqet dukuria e përfshirjes vetëm e nxënësve të mirë ose relativisht të mirë, e cila

mund të krijojë mund të krijojë mundësinë e rritjes së numrit të nxënësve braktisës të fshehtë", citon më tej raporti i inspektimit. Gjithashtu, specialistët e arsimit kanë vëne re, se mësuesit vlerësojnë për të nxitur të nxënit, por shpesh nuk argumentojnë vlerësimin që bëjnë si dhe mungon vlerësimi ritmik me notë në procesin e të nxënit. Mangësi janë vënë re edhe në përdorimin e orëve jashtëkurrikulare apo në hartimin e objektivave. Për të gjitha këto probleme të konstatuara, Inspektoriati i arsimit ka përgatitur edhe disa rekomandime, të cilat u janë shpërndarë të gjitha shkollave të vendit.

Bazuar në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i Nëpunësit Civil", Sektori i Burimeve Njerëzore në Institucionin e Presidentit të Republikës, shpall konkurimin për: 1 (një) vend të lirë, në pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.

REPUBLIKA E SHQIPERISE INSTITUCIONI I PRESIDENTIT

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

1 (një) vend të lirë, në pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Teknike në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse. 1 (një) vend të lirë, në pozicionin: Specialist për marrëdhëniet me Parlamentin në Drejtorinë Juridike dhe Koordinimit. Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i Nënpunësit Civil". Pagat e pozicioneve, janë në nivelin e pagave në shërbimin civil

DOKUMENTACIONI: Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës, 09.04.2012, në Sektorin e Burimeve Njerezore të Institucionit të Presidentit këto dokumenta: Kërkesë me shkrim për aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe listën e notave, të Librezës së punës, çertifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore, të paktën një letër rekomandimi pune, një numër telefoni për kontakt dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit. (Aplikimi pranohet vetëm nëse dërgohet zyrtarisht nëpërmjet shërbimit postar). KONKURIMI: është i hapur për nëpunësit civil të së njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, më datë 13.04.2012 në selinë e Presidencës do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin dhe data kur do të zhvillohet konkurimi.

Kritere të veçanta për kandidatët „ Për pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit Të ketë mbaruar arsimin e Lartë, në degët inxhinierisë elektronike ose informatikë. (Niveli minimal DND /DIND ose të barazvlefshme). Kualifikimet pasuniversitare niveli postmaster përbëjnë avantazh. Nota mesatare mbi 8.5 përbën avantazh. Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune, ne fushën e teknologjisë, në Administratën Publike. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e një gjuhe tjetër të BE përbën avantazh. Të ketë njohuri shume te mira mbi serverat e konfigurimet e tyre dhe pajisjet CISCO Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese

Konkurimi do të bazohet, në njohuritë në fushën përkatëse, njohuritë mbi rrjetet dhe mirëmbajtjen e tyre, Operating Software: Microsoft Windows 2000/XP, Microsoft Windows 2003 Server, Microsoft Office 2000/ XP/2003 Professional, Networks: TCP/IP, CISCO Router, Switch, Firewall etj; Sistemet telefonike Tl/ El,ISDN,VoIP; Sistemet e Sigurisë dhe mbrojtjes kundër zjarrit;Sistemet Konferencë dhe të Fonisë etj, dhe në; Njohuritë mbi Kushtetutën; Legjislacionin e Shërbimit Civil, Legjislacionin mbi prokurimin publik; Ligjin nr.9131, dt 08.09.2003 "Për rregullat e etikës në Administratën Publike"; Ligji nr.9367 dt. 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", Ligji nr.8503 dt. 30.06.1999 "Për të drejtën e informimit për dokumentet Zyrtare".

„ Për pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Teknike Të ketë mbaruar arsimin e Lartë, fakulteti i inxhinierisë mekanike. (Niveli minimal DND /DIND ose të barazvlefshme). Kualifikimet pasuniversitare niveli postmaster përbëjnë avantazh. Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune, si inxhinier mekanik. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e një gjuhe tjetër të BE përbën avantazh. Të përdorë shumë mirë programet bazë të kompjuterit. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese

Konkurrimi do të bazohet, në njohuritë në fushën përkatëse, Njohuritë mbi Kushtetutën; Legjislacionin e Shërbimit Civil, Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 "Kodi i Punës"; Kodin e Proçedurës Administrative; Legjislacionin mbi prokurimin publik; Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 "Për rregullat e etikës në Administratën Publike"; Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", Ligji nr. 8503 dt. 30.06.1999 "Për të drejtën e informimit për dokumentet Zyrtare".

„ Për pozicionin: Specialist për marrëdhëniet me Parlamentin Të ketë mbaruar arsimin e Lartë, Fakultetin Juridik, perbejne avantazh studimet e kualifikimet pasuniversitare ne fushen juridike. (Niveli minimal DNP + MNP). Të ketë një eksperiencë pune, jo më pak se 2 vjet. Perben avantazh eksperienca ne profesion ushtruar ne sistemin e drejtesise (gjyqesor, prokurori, etj), administraten publike apo profesionet e lira. Të zotërojë një gjuhë të BE të folur dhe të shkruar, preferohet gjuha angleze. Të përdorë shumë mirë programet bazë të kompjuterit. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese

Konkurimi do të bazohet, në njohuritë mbi te drejten kushtetuese; Kushtetutën; Legjislacionin e Shërbimit Civil, Ligjin 7961, dt. 12.07.1995 "Kodi i Punës"; Kodi civil dhe Kodi i Procedurës Civile; Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale; Legjislacionin mbi prokurimin publik; Kodin e Proçedurës Administrative; Ligjin 9131, dt. 08.09.2003 "Për rregullat e etikës në Administratën Publike"; Ligji 9367 dt. 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", Ligji 8503 dt. 30.06.1999 "Për të drejtën e informimit për dokumentet Zyrtare.".


12

E diel, 11 mars 2012

SPEKTAKEL

Big Brother 5

VOTIMI Publiku vendosi që të qëndrojnë në shtëpi dy banoret e reja jo zyrtare, Lorena dhe Ermira

Largohet Elvisi, qëndrojnë Anila e Françeska Emocione të forta pati edhe për Gracianon „„„

Ermali, një njeri pa karakter

TIRANE

SUADA DACI

P

N

jë tjetër konkurrent që ka lënë shtëpinë e Big Brother Albania ka qënë djali nga Kosova Elvisi. Elvisi rezultoi të ishte më pak i votuar nga publiku shqiptar, duke bërë kështu që ai të heq dorë nga ëndrra e tij për të fituar 100 milion lekë. Ai është banori i parë zyrtar që eleminohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ndërkohë që dy e banoret e tjera të nominuara, Françeska dhe Anila vazhduan të qëndrojnë brenda në BB. Sipas opinionistit Arjan Konomi Elvisi u penalizua sepse nuk ishte shumë i komunikueshëm "Elvisi është një djalë shumë i mirë , por ka qënë jo shumë i komunikueshëm . Persona që kanë një siguri në vetvete i bën më të mbyllur ndaj personave të tjerë", u shpreh Konomi. Gjatë spektaklit të BB, u hap edhe një tjetër televotim dhe ky për dy banoret e reja Lorenën dhe Ermirën. Publiku shqiptar vendosi që të dyja konkurrentet të vazhdonin lojën e tyre brenda shtëpisë. Një tjetër moment interesant ishte edhe surpriza e përgatitur për Gracianon. Me rrëfimin e tij gjatë provës javore me objektet, ai na ka emocionuar të gjithëve me realitetin që përcolli teksa përshkruante jetën e tij 20 vjeçare. Një jetë e mbushur me të panjohura, me mungesën e figurës atërore. Vëllai i Madh kishte përgatitur një klip ku u

Vlashi

Në foto: (lart) Elvisi konkurenti i eliminuar (djathtas) Banorët brenda shtëpisë shfaq mamaja e Gracianos e cila tregoi një hartim që ai kishte shkruar në moshën 10 vjeçare. Më pas brenda një kutie ishte një album fotografik, ku ndodhej fotoja e prindërve të tij. Një tjetër moment i rëndësishëm ishte edhe shfaqja e një klipi për çiftet brenda shtëpisë, banorët diskutuan rreth tij. Franceska tha se nuk e mohon pëlqimin ndaj Ermalit, ndërsa ky i fundit sqaroi se, është përqëndruar tek loja dhe nuk mund të shkoj drejt një lidhje. Në të njëjtën linjë ishte edhe Erioni i cili pohoi se e pëlqen Klaudjan, sepse ka shumë të përbashëkta me të. Ndërkohë që Graciano dhe Lorena e zyrtarizuan pak a shumë lidhjen e tyre

duke thënë që vendosëm ti japim një mundësi njëri-tjetrit. 7 Marsi, festa e mësuesit erdhi në shtëpinë e BB-së bashkë me një zarf, ku u njoftua një lojë për banorët. Ata duhet të thonin alfabetin mbrapsht brenda një kohe të caktuar, një detyrë në dukje e pamundur. Për personin që do e citonte më shpejt, u premtua dhe një surprizë. Ajo që e citoi më shtepjt alfabetin ishte Lorena , për të cilën Vëllai I madh kishte përgatitur një surprizë. Përmes një klipi Lorena pa mamanë dhe motrat e saj, ç'ka e emocionoi së tepërmi. Ndërsa përsa i përket provës së javës, ajo nuk u fitua nga banorët të cilët do të kenë 50% më pak të buxhetit.

as debatit të fortë me Klaudjën, Liami ko menton me Vlashin e Gentën. Vlashi shprehet se po të ishin të gjithë të zotët, do t’a kishin bërë provën. Liam thotë se banorët u kapën tek nata e dytë që hoqën dorë të gjithë nga loja, e për Ermalin shprehet se është ndikuar psikologjikisht nga të tjerët për t’u dorëzuar. Vlashi thotë se po të kishte karakter, Ermali nuk do të ndikohej nga të tjerët. Ai shton: “Ermali nuk ka respekt për atë që fut në krevat (Françeskën), si mund të ketë respekt për të tjerët?”. Vlashi shprehet se është i habitur nga sjellja e Klaudjës, e cila dhe pse e ka lënë lojën, përsëri merr pjesë ne debatet e mosrealizimit të provës. Liami shprehet se Klaudja fshihet pas argumentit se do t’i bënte Erioni orët e saj e për këtë të fundit thotë: “Erioni është pa gojë, i bën Erioni të gjitha”. Më pas, në dhomë mblidhen të gjithë banorët e debatet për lojën vazhdojnë. Ermali vazhdon t’i mëshojë mendimit të tij se banorët e kanë patur mundësinë për t’a realizuar provën dhe ai ka qenë i gatshëm për të qenë pjesë aktive e saj. Edi merr fjalën e shprehet se ata kanë gabuar që nuk kanë provuar t’a realizojnë proën, por janë trembur nga llogaritë që kanë bërë në bazë të orëve e shton se të gjithë kanë gabuar, duke përfshirë dhe veten e Meti e mbështet Edin në gjykimin e tij.

Ermali dhe Françeska ndahen

Debat i fortë mes Liam e Klaudjës

Ermali: “Kam hyrë për lojën dhe jo për lidhje”

Liam: “Fobia jote është aktrim Klaudja

F

B

rançeska i kërkon Ermalit që të dije se përse ai nuk e konsideron lidhje atë të tyren dhe përse ai nuk jepet pas saj, njësoj si ajo pas tij. Ermali i sqaron se ai është shumë i dhënë pas lojës dhe se nuk kërkon që të përfshijë ndjenjat në lojë, sepse do të humbiste shumë nga loja. Ai thotë se është gjatë gjithë kohës duke menduar për lojën dhe ndjenjat apo shpenzimi i kohës për një lidhje, do ta bënte që të linte pasdore lojën. “Nëse do të jemi bashkë, edhe banorët brenda do të na sulmojnë të dyve, unë nuk e dua këtë”, shprehet Ermali. “S’ke vend për mua?”, e pyet Françeska, ndërsa ai i bën të qartë se nëse do të ishin jashtë, gjërat mes tyre mund të kishin shkuar ndryshe. Françeska i bën të ditur se ajo ia ka shprehur se e pëlqen, por këtë do të fillojë që ta harrojë, duke marrë shkas nga këto që sapo dëgjoi. “Unë nuk do të të shes tek të tjerët dhe ti bëj ashtu siç e mendon më mirë”, shprehet Ermali. “Nuk dua që të identifikohem me ty, më detyron loja që të sillem kështu me ty”, shprehet Ermali. Françeska i bën të ditur se nuk është ndarja ajo që dëshiron, por është e vetmja mënyrë zgjedhje. “Kam qenë unë

gabim që në fillim, sepse ti ma ke thënë, por unë s’e kam kuptuar”, i thotë Françeska. Ermali i thotë se ajo mund të shkojë tek ai sa herë që mund ta ndiejë të nevojshme që të flasë me të, ndërsa Françeska i bën të qartë se që në këtë mo-

ment, këtë bisedë e konsideron të mbyllur. Ajo thotë se do ta konsiderojë njësoj si çdo banor tjetër. Ermali e këshillon që Françeska të mos flasë me asnjë prej banorëve për këtë temë, sepse ata do të flasin për të më shumë sesa për Ermalin. Ai i kërkon që t’ia thotë atij në sy gjithçka që ka për t’i thënë.

anorët janë përfshirë të gjithë në de batin për mosrealizimin e provës e të jetuarit ne kuti. Klaudja akuzon Liamin se ai ka thënë që në momentet e para të provës që ajo dotë ishte e parealizueshme. Liam përgjigjet se pasi ka bërë llogaritë se sa prej banorëve kanë hequr dorë e nuk do t’a përballonin dot, është dorëzuar sëbashku me Vlashin. Liam thotë se Klaudja është e para që ka hequr dorë nga prova, duke e sabotuar atë dhe Klaudja përgjigjet se nuk ka qenë ajo ngrërçi i lojës pasi orët e saj do t’i bënte Erioni. Liam thotë se ajo nuk është e sigurt nëse Erioni do të mund t’i bënte dhe orët e saj pasi ajo është futur e vetme në lojë pa ndihmën e Erionit. Klaudja thotë se Liam ka thënë gjatë gjithë kohën që prova nuk do të ishte e arritshme e Liam thotë se loja ka qenë me mungesën e katër personave. Klaudja thotë se banorët nuk e kanë marrë me seriozitet lojën, ndërsa ajo po, pasi është futur një herë në kuti. Liam thotë se nëse Klaudja do të ishte klaustrofobike nuk do të kishte mundur as t’i afrohej kutisë, por ajo përgjigjet se nuk ishte në dijeni për këtë fobi të sajën, ndërsa Liami e ka akuzuar se ka aktruar. Klaudja

shton se kjo është një nga intrigat e Liamit duke e ka kthyer fobinë e saj në aktrim. Liami thotë se kjo është përshtypja që ka marrë, e shton se Klaudja është një nga më të zgjuarat që ka hequr dorë nga loja pasi ka qarë. Klaudja thotë se Liami nuk e ka

parë reagimin e saj sapo është futur në kuti e thotë me plot gojën se loja është sabotuar. Françeska del në mbrojtje të Klaudjës duke i thënë Liamit se e ka parë atë teksa i merrej fryma. Klaudja thotë se Liami nuk po vepron aspak mirë që po luan me fobitë e saj,e sëfundi shprehet se i vjen mirë që Liami e mendon të zgjuar.


E diel, 11 mars 2012

21

KULTURË

Aksidenti i koreografit

DIAGNOZA Mjeku mbikqyrës tregon gjithë dëmtimet dhe gjendjen aktuale shëndetësore. "Risku është i madh, nuk i dihet fatit edhe pas operacionit"

MAESTRO ALIAJ

Tri vertebra të thyera dëmtim i palcës kurrizore Familja nuk firmos për operacionin në Shqipëri „„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

D

ita e shtunë e gjeti koreografin Agron Aliaj ende në sallën e reaminacionit. I akomoduar në një dhomë disi më të veçuar nga të tjerët, ku mund të rrinin pranë tij dhe bashkëshortja dhe ndonjë familjar, ai ndjehej më i rënduar dhe më i lodhur. "Si është gjendja e pyetën inferimieren kujdestare?". "Ç'ka!", u përgjigj ajo me një keqardhje të dukshme duke rrëfyer se gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft e luhatshme. Në atë kohë artisti Aliaj ishte nën efektin e qetësuesve në gjendje të përgjumur. Mësuam se koreografi këmbët dhe njërën nga duart nuk i ndjente kur ia preknin, pasi dilte nga gjendja e përgjumjes, por mund të fliste dhe komunikonte me të pranishmit. Ndërsa gjendja e tij e përgjithshme e organizmit është e përmirësuar dhe pa dëmtime serioze në trup, problemi më i madh janë thyerjet që ka pësuar në qafë gjatë aksidentit. "Nga goditja janë thyer tri vertebra të qafës", tha një nga mjekët mbikëqyrës dje për Shqiptarja.com. Ai shpjegoi se ky është rreziku më i madh për fatin e shëndetit të tij në të ardhmen, sepse për pasojë ka edhe një dëmtim të lehtë të palcës, për shkak të thyerjeve, shërimi i së cilës varet nga reagimi optimal ose jo që mund të bëj organizmi i tij. Ndërkohë mjeku specialist ka përforcuar edhe faktin se për moshën e tij është akoma më e vështirë. Ky dëmtim sipas mjekut ka sjellë edhe një paralizë të lehtë të trurit, që sjell herë pas here luhatje të ndërgjegjes. Mjeku shpjegon se për momentin,"paraliza e lehtë e trurit ka ndikuar në pandjeshmërinë e këmbëve dhe të duarve". I pyetur se përse nuk po operohet ende për të dalë me urgjencë jashtë rrezikut, mjeku specialist tha për gazetën se "vertebrat e qafës kanë thyerje dhe vendimi për të kryer këtë opracion varet nga vendimi i familjes, e cila mendon që ta operojë në Amerikë". Ndërkohë mjeku ka shpjeguar edhe shkallën e vështirësisë së këtij opracioni dhe risqet në të ardhmen, të cilin megjithatë, sipas tij mjekët tanë e marrin përsipër. "Familjarët e Agron Alisë preferojnë Amerikën, sepse në asnjë rast nuk i dihet rezulatit pas operacionit, kudo që ai të bëhet", tha mjeku specialist për Shqiptarja.com. Sipas tij ky operacion mund të dalë me sukses, por "varet nga përgjigjja e organizmit, aftësitë rikuperuese dhe pasoja të tjera të paparashikueshme, që mund të vinë edhe nga një lëvizje e gabuar e pandërgjegjshme e pacientit pas operacionit". Është një operacion që predispozohet se ka gjasa ta shpëtojë artistin Agron Aliaj nga kjo fatkeqësi, por nuk përjashtohet mundësia që edhe pas një gjendjeje të përmirësuar të kthehet në gjendje paralize, ka theksuar ai. Pra, vihet në pikëpyetje shëndeti i artistit. "Për shkak të lëndimit në palcë po vështirësohet edhe vendimi i familjes për ta kryer operacionin në Shqipëri. Risqet janë të

Ngjarja

Agron Aliaj, nga e mërkura në Spitalin Ushtarak

K

oreografi i njohur Agron Aliaj, i aksidentiuar nga një përplasje me makinë që lëvizte me shpejtësi, më datën 7 Mars, ndodhet ende nën mbikëqyrje të mjekëve në sallën e reaminacionit në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërsa dilte nga Teatri i Operës dhe po tentonte të kalonte rrugën në krahun tjetër, makina e rrëzon në tokë,duke i shkaktuar dëmtime serioze për shëndetin. I shtruar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ai e ka kaluar rrezikun për jetën, por ky aksident i ka dëmtuar palcën kurrizore, gjë që rrezikon paralizën e gjymtyrëve të tij. Duke qenë se gjatë këtij aksidenti ka pasur dëmtime serioze, siç janë dëmtimet e vertebrave të qafës dhe dëmtimi i palcës, por edhe për shkak të moshës, artisti e ka mjaft të vështirë që t'i përgjigjet pozitivisht terapisë mjekësore. Ndërsa gjatë këtyre ditëve në vijim familjarët e tij kanë shprehur shqetësimin për shëndetin e artistit, me ta janë bashkuar artistët më të njohur që i kanë apeluar shtetit dhe opinionit publik për ta dërguar jashtë vendit koreografin e njohur për operacion. Familja ende qëndron në pritje të ndihmës shtetërore për t'i dhënë një shans më të sigurt të afërmit të tyre. Familjarët dhe artistët kanë kërkuar gjatë këtyre ditëve një mundësi trajtimi më të specializuar, duke parë si mundësi më të sigurt atë të dërgimit jashtë shtetit. Të kontaktuar vazhdimisht nga Shqiptarja.com, mjekët shqiptarë marrin përsipër operacionin, por nuk sigurojnë garanci të plotë të rezultatit, duke pohuar se risku është i njëjtë në secilin spital që të shkojë. Familja e Agron Alisë ende nuk ka vendosur të firmos për të kryer opracionin në Shqipëri.

njëjta kudo që ta bëjë këtë operacion", pohon mjeku mikqyrës për Shqiptarja.com, por i vetmi ndryshin po të vendoste familja për ta bërë në Shqipëri, është se këtu do të kushtonte 100.000 lekë të reja, ndërsa në operacionin në Amerikë do të kërkonte një shumë jashtëzakonisht të madhe, që edhe po të lehtësohej nga transporti dhe ndihma që mund t'i japë shteti shqiptar, do të duheshin së paku 4 milion lekë të reja për të përballuar të gjitha shërbimet.

Në foto: Agron Aliaj

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KONTROLLI I LARTE I SHTETIT

NJOFTIM SHPALLJE PËR KONKURRIM PËR POZICION TË LARTË DREJTUES NË KLSH Në zbatim të neneve 9, 10 dhe 12 të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar, të rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë datë 2.6.2011 për Kontrollin e Lartë të Shtetit, si dhe të Strategjisë së Zhvillimit të KLSH 2009-2012, me synim përballimin e sfidave të përafrimit të ri strategjik dhe përmirësimit të dukshëm të performancës së institucionit, KLSH ka vendosur të funksionojë me dy drejtorë të përgjithshëm, duke i dhënë stimul punës kërkimore dhe arritjes së një përputhshmërie sa më të madhe me standardet e përditësuara të INTOSAI. Për këtë, njofton çeljen e konkurrimit për pozicionin:

Drejtor i Përgjithshëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: - Të kenë gradë shkencore Doktor i Shkencave në Jurisprudencë; - Pranohen kandidatët deri në 40 vjeç. Preferohen nën moshën 35 vjeç; - Të kenë eksperiencë 10 vite pune në administratën shtetërore, nga të cilat pesë vite në pozicione drejtuese të administratës; - Të kenë njohuri të thella për strukturat dhe proceset juridike që garantojnë mbrojtjen e interesave ekonomike të pronës publike dhe Shtetit; - Të kenë realizuar botime shkencore dhe kryer mësimdhënie në universitet; - Të zotërojnë gjuhën angleze; - Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; - Të mos jenë dënuar më parë në ushtrimin e funksioneve të tyre apo në jetën shoqërore. Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Paraqitja e dokumenteve Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë deri në datë 25/03/2012 këto dokumente: CV-në, kërkesë për vendin e punës që konkurron, kopje të gradës shkencore, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare, çertifikatën e notave dhe librezën e punës të noterizuara, dëshmi penaliteti, çertifikatë personale, si dhe dokumente të tjera (botime, etj.), që i çmon se mund t’i vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale. Konkurrimi Konkurrimi është i hapur, do të kryhet me vlerësim dokumentash dhe intervistim, nëpërmjet një Jurie të përbërë nga personalitete të botës akademike të vendit dhe nga drejtues të lartë të institucionit si Kryetari dhe Drejtori tjetër i Përgjithshëm i tij. Në procesin e konkurrimit do të vlerësohen njohuritë për sistemin kushtetues dhe ligjor të vendit, në veçanti të lidhur me funksionimin e auditimit publik dhe standardeve të përditësuara të INTOSAI. Po ashtu, kandidatët do të ftohen të paraqesin idetë e tyre për zbatimin sa më efiçient të strategjisë afatgjatë të KLSH në mbrojtjen e interesave të administrimit dhe menaxhimit të fondeve dhe pronës publike. Adresa: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë-Shqipëri, Tel&Fax 0422 71454 E-mail: klsh@klsh.org.al Website: www.klsh.org.al


22

E diel, 11 mars 2012

RAJON

Zhvillimet në Maqedoni

DHUNA Reagojnë institucionet shqiptare pas dhunës etnike të shpërthyer në Maqedoni

Reagimi i Maqedonisë

Burg për personat që sulmuan shqiptarët P

ersonat që sulmuan 15 nxënësit shqiptarë pak ditë më parë në Maqedoni janë arrestuar. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministria e Punëve të Brendshme të Shkupit. Nxënësit janë sulmuar nga 7 persona të moshës mes 17 dhe 18-vjeçare dhe ndaj tyre do të ngrihen padi penale, njoftoi ministrja e së Punëve të Brendshme, Jankullovska. Ministrja deklaroi gjithashtu se dikasteri që ajo drejton i ka kërkuar Prokurorisë që ndaj personave të arrestuar të vendoset masa e sigurisë me 30 ditë paraburgim. Ministria e Brendshme në Shkup njoftoi se janë ndaluar edhe disa persona të tjerë që shihen si përgjegjës për incidentet që pasuan sulmin ndaj nxënësve shqiptarë. Pak para njoftimit të arrestimit të përgjegjësve të këtij episodi dhune, Kryeministri i Maqedonisë dënoi në një deklaratë publike incidentet ne rregjistruara dhe u bëri apel të gjitha forcave politike në vend që të mos e përdorin ngjarjen për përfitime elektorale. Gruevski kërkoi publikisht që autorët e ngjarjes të dënohen duke e cilësuar atë si "të paguximshme dhe të paligjshme". Ai gjithashtu kërkoi më shumë vetëpërmbajtje.

Në foto: Policia pranë autobusit ku u dhunuan nxënësit shqiptar

Nikol Gruevski

“Akuza për Shqipëri të Madhe? Kjo është një tezë absurde” Në Shkup po hidhen akuza për përfshirjen e shërbimeve të huaja „„„

M

TIRANË/SHKUP

inistria e Punëve të jashtme të Sh qipërisë ka ngritur një grup pune duke ndjekur hap pas hapi zhvillimet në Maqedoninë fqinje. Grupi i punës drejtohet nga drejtori i çështjeve rajonale në Ministri, ndërsa informacionet merren në mënyrë të vazhdueshme edhe nga ambasada shqiptare në Shkup. "Ne kemi nxjerrë një deklaratë dy ditë më parë ku dënojmë sulmin ndaj 15 shqiptarëve në Maqedoni duke kërkuar dënimin e autorëve dhe qetësimin e situatës. Sigurisht, jemi duke ndjekur zhvillimet në çdo moment", tha një burim nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Por të tjera incidente ndodhën në Shkup. Katër shqiptarë etnike sulmuan tre fëmijë maqedonas kur ata ishin duke ecur në parkun e qytetit. Dy nga fëmijët janë dëmtuar rëndë nga vegla metalike dhe janë vendosur në spitalin shtetëror përpara mesnatës. Policia është në gadishmëri të plotë ndërsa pret se maqedonasit etnikë do të hakmerren. Sipas burimeve në ministrinë e Brendshme, kjo dhunë është mbështetur nga shërbime të huaja sekrete dhe është e lidhur me referendumin në Kosovë në të cilën ata dëshirojnë që të bashkohen me Shqipërinë. Nuk dihet pse "çështja e referendumit" nuk është diçka për të cilën flitet, as në Kosovë, edhe pse ata janë duke u marrë me të, raporton Macedonian News Agency.

„

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur?

Një situatë turbulluese ka shpërthyer në Maqedoni gjatë ditëve të fundit kur 15 nxënës shqiptarë janë sulmuar nga maqedonas. Këta të fundit, sipas ministrisë së brendshme maqedonase janë arrestuar, ndërkohë që është edhe dënim me burg për ta.

„

Si vazhdon situata?

„

Si u përfshi politika?

„

Si reaguan mediat?

Në Shkup vala e dhunës po vazhdon. Ditën e djeshme, tre fëmijë maqedonas janë sulmuar nga shqiptarë. Dy prej fëmijëve gjenden në spital. Policia është e pafuqishme të mbajë situatën në kontroll dhe ka frikë për incidente të tjera etnike. Tirana zyrtare, majtas, djathtas dhe qeveria kanë reaguar menjëherë pas sulmeve që u bënë ndaj shqiptarëve. Kanë kërkuar gjetjen e menjëhershme të autorëve dhe qetësimin e situatës. Ndërkaq, u kanë dhënë përgjigje por jo zyrtarisht të gjithë insinuatave sipas të cilave janë shërbimet e huaja që po planifikojnë trazira në Shqipëri. Në Maqedoni analistët kanë thënë se gjatë protestave që po bëhen ditët e fundit ka banera të mëdhenj të shkruar në anglisht. Ata thonë se kjo nuk është e rastësishme dhe qeveria duhet të gjejë se kush fshihet dhe kush i mbështet këto incidente. Gjithsesi, situata është ende pa zgjidhje.

Sipas gazetës lokale Dnevnik, shqiptarët qëllimisht janë duke krijuar tensione etnike, duke prodhuar kriza, madje edhe për nevojën e tyre për të jetuar në një vend, "Shqipërinë e madhe", e cila sipas disa burimeve do të ndodhë në vitin 2013 kur së mari Kosova do

të bashkohet me Tiranën dhe pjesë të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë do ta ndjekin më vonë. Kjo padyshim do të shkaktojë një luftë në rajon. Por ndërkohë, edhe në Shqipëri, veç ministrisë së Jashtme zhvillimet po ndiqen edhe nga struktura të tjera. Zyrtarë të Shërbimit Informativ Kombëtar thanë dje për "shqiptarja.com" se akuzat e bëra në media në Maqedoni për përfshirjen e shërbimeve informative të huaja në këto incidente është e pabazuar. "Asnjëherë nuk duhet të mendojmë se SHISH ka gisht në këto zhvillime. Përkundrazi, Shërbimi ynë informativ, gjithmonë ka marrë vlerësimet maksimale nga të gjithë partnerët, për rolin tejet konstruktiv që ka luajtur në rajon. Ata që duan të nxisin konflikte, bëjnë deklarata të tilla" tha një burim nga Shërbimi Informativ Kombëtar. Ndër të tjera, hidhet poshtë ideja se Tirana zyrtare është duke planifikuar skenarë "për një Shqipëri të madhe", ndërkohë që zyrtarët deklarojnë se kjo gjë vlen edhe për Kosovën. Ndërkaq, qeveria maqedonase ka bërë thirrje për qetësi dhe deklaroi se të gjithë ata që janë përfshirë në këto incidente do të përballen me dënime të gjata me burg. Analistët në Maqedoni kanë paralajmëruan qeverinë që të shqetësohet për atë se çfarë po ndodh në Ballkan, duke shtuar se asgjë nga këto nuk është aksidentale, edhe pse duket se është e kordinuar me Prishtinën dhe Tiranën. "Ka një arsye pas këtyre banerave të protestave të shkruara në anglisht" thotë Dnevnik në artikullin e tij.


E diel, 11 mars 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Gorillat me iPad

Një makinë motoçikletë

Alien ishte majmuni

G

M

K

orillat e Port Lympne wild animal park, në Kent të Anglisë tani duket se kanë gjetur lodrën me të cilën mund të zbaviten sa të duan. Dhe nuk është fjala për një lodër dosido, por për një nga arritjet më të fundit të teknologjisë, siç është jë iPad. Janë disa ekspertë që merren me sjelljen e kafshëve ato që u kanë dhënë pesë gorillave nga një tablet, sepse janë të bindur që kjo mund të përmirësojë jetën e tyre. Dhe në fakt këto pesë gorilla që janë përzgjedhur përe një eksperiment shkencor duket se ia kanë « marrë dorën » dhe, siç shihet edhe nga foto, janë të tërhequr shumë prej ngjyrave të display-t dhe, kjo kuptohet edhe nga « delikatesa » me të cilën i trajtonë, njësoj si t’i kishin këlyshë. Ky eksperiment, i Kent University mbështetet nga Apple.

arkus Sell,është një djalë pak më shumë se adoleshent nga Jonschwill i Zvicrës, i cili duket se ka prirje të veçantë për të bërë shpikje. Kështu ai ka sajuar një mjet të çuditshëm transporti. Eshtë një hibrid ndërmjet një makine Renault Clio dhe një motoçikletë. Konrektisht Sell ka bashkuar pjesën e pasme të makinës Renaul Clio me pjesën e përparme të motoçikletës, siç shihet edhe nga foto, duke i dhënë mundësi vetes të udhëtojë i mbrojtur nga shiu në timonin e motoçikletës. Mirëpo ka gjetur belanë me policinë rrugore që nuk e le të qarkullojë me këtë mjet. Së pari sepse është i pamatrikulluar dhe pa siguracion dhe së dyti, i kalon ku¿jtë e shpejtësisë së lejuar. Por për aftësitë e ij të jashtëzakonshme si mekanik e kanë lejuar ta përdorë në cirkuite të caktuara…

ur jo shumë kohë më parë banorët e një fshati kinez pikasën në pyll qenien e çuditshme që shihni në foto, menduan se kishin të bënin me ndonjë specie të rrallë e të pazbuluar më parë. Pati edhe nga ata që menduan se ishte fjala për një qenie aliene. Madje kjo hipotezë e dytë u përhap edhe me shumë dhe sa vinte e bëhej edhe më dominuese, pasi pamja e tmerrshme qenieje me kokë tullace e sy të mëdhenj të bënte të mendoje se ishte vërtet diçka e pazakontë. Por kur më në fund kjo specie « aliene » ra në duar të njerëzve ekspertë, atëherë çdo gjë u bë më e qartë dhe u mësua se ky « alien » nuk ishte gjë tjetër veçse një majmun. Pamjen e tmerrshme kafshës së gjorë ja jepte mungesa për një kohë të ushqyerit për një kohë të gjatë.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

17

4

5

6

7

18

19

25

26 32

39

57

28

29

34

60

66

61

63

87

77

48 54

55

78

79 85

I

M E R S E

P O L

I

B O L

87. Janë aktet e dëshmorëve. 88. Ishte car i tmerrshëm. 89. Fillojnë zakonisht me rruga. 90. I famshëm ai i Sizi¿t.

9. Kënduan Yellow submarine. 10. Janë për t’u mbushur. 11. Ishte bota e Arafatit. 12. Jennifer këngëtare dhe aktore. 13. Tubat pa eksteme. 14. Ndërmarrje Ekonomike Tiranë. 15. Mbyllin një sirtar. 16. Janë pallto ushtarake. 18. Qytet Italian. 19. Vampiri i Klaus Kinski-t. 20. Janë përqindje... bankare. 21. Janë gjyqet... qesharakë. 24. Pak irredentiste. 26. Një fjalë para kohe. 28. Armstrong që pushtoi Hënën.

ɷ VERTIKAL 1. Kështu është sundimi kriminal. 2. Makinë ruse. 3. Bolkan aktore. 4. Gjysma e sedrës. 5. Marsi akejve. 6. Në radhë të parë. 7. Një... vrapim në ¿nish. 8. Këdon Together.

V A R

A R O M A T E I D O R

A L A D

I N

R O N D O A

I

I

M

Z L K

M A N

I N

I E

K A P

K A B

I R A M

I

S

K R E D

X V E P R A O R A

F A L A N G I

M I I

I

O R

R A K I

S T E T

F E S T U E S

I

E P A R L A M E N T A R E I

T E N E

K L A U S A K E N P R O U S T

T

H E R E T

O M A R

I R O B

I N

A

T

K A M A T

E D

T A D

R N

N E G A T I

I

M

A K E J

I

D R A M A

V E T

I O N

T E T

I

O R A R

M A R T E S E E R

R A G U S H

T E

I

I

A N A S T A S

T E T E

E P

T O R E T

C N N

R E D

A R T

I

I G A M I

I N A

N O V E L A T

R O L

86

Akrepi

Hëna aktive në shenhjë sot, përveçse ju bën paksa “zevzekë” do të ndikojë shumë në rritjen e intuitës suaj, kështu që vështirë t’jua hedhon njeri. Mirë fusha sentimentale.

Shigjetari

Mbeshteja e yjeve në bazë të një kuadri yjor shumë pozitiv do të vijë në rritje, që do të thotë se do të keni një alëet më shumë për të konkluduar një punë ku mund të përfitoni shumë.

Bricjapi

Me Merkurin në shenjë dhe me një saturn që “gudulis” sedrën tuaj perspektivat në planin profesional sigurisht që do të jenë rozë, por hiqni dorë nga skepticizmi që ju shoqëron shpesh.

Ujori

Edhe sot “sponsori” juaj kryesor dob të jetë Marsi, i cili jo vetëm ju jep energji të konsiderueshme, por do t’ju ndihmojë të ndërmerrni një rol leader në ambjentin ku jetoni e punoni.

Peshqit

Janë një mori punësh e problemesh që ju bëjnë shumë konfuzë, prabndaj është mirë që të ftilloheni për t’u marrë me ato që nuk mund të presin. Erosi në nivelin më të lartë.

90

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM R

Peshorja

Efekti Mars vazhdon të jetë i pranishëm, pavarësisht nga pozicioni aktuak i planetit të zjarrtë që duket se është në largim. Do të jeni agresivë d he k ëm bëngulës në idetë tuaja.

71

89

60. Robert që shpiku sintetizatorin. 64. Dvorak kompozitor. 65. Eshtë dhelpëraku. 67. U shkrua nga Gogol. 70. Gjysma e darkës. 71. Gibson aktor. 72. Emma Bunton. 74. Janë dokumente shtëpie. 75. Një “Do” e dikurshme. 76. Eshtë lartësi për... ortakë. 77. Tregojnë inÀuencë. 80. Krishtlindja në Paris. 82. Ku¿zojnë trotuaret. 83. Eshtë shesh... lufte. 85. Janë monedha turke.

Virgjëresha

Duket se dita e sotme do të jetë një ditë në të cilën do të provoni kënaqësi në të gjitha fushat. Më mirë është të keni pak nga të gjitha se sa shumë në një aspekt e boshllëqe të tjera.

49

56

70

84

88

Luani

Janë një seri yjesh, si Marsi e Plutoni që jo vetëm ju mbështesin, por do t’ju stimukojnë ambizien tuaj për të ndërmarrë inciativa, pasi ky është një moment i përshtatshëm.

16

43

69

83

Gaforrja

Sot mund të kaloni një moment të vështirë e ndoshta mund të viheni në një pozicion kritik, por që nuk do të zgjasë shumë, pasi ndërhyrja e një miku do t’ju nxjerrë nga situata.

64

76

82

ɷ HORIZONTAL

62

Binjakët

Ndikimi i Marsit në shenjë duket se është në rritje, duke zbehur në një farë mënyre edhe veprimin e Merkurit te ju. Në një traktativë në vazhdim është mirë të fitoni kohë.

38

47

68

75

15

Demi

Sot jovetëm Marsi por edhe Afërdita do të jenë në një orbitë shumë të favorshme për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje. Mos merni vendime të nxituara.

24

37

53

67

74

14

31

36

52 59

13

30

35

46

65

1. Janë tek në gëzof. 4. Jessica Parker aktore. 7. Gjysmë sebepi. 10. U shkrua nga Isabel Allende. 17. Doktor… i Faik Konicës. 19. Ndërmarrje Industriale Fier. 22. U shkra nga Charles Baudelaire. 23. Eshtë skllavëri. 25. Ishin gjigantët Oto e E¿alti. 27. Një personazh biblik që lujtohet për një incest. 29. Rripa pa çifte. 30. Fitohen nga çiklistët. 31. Mbyllin një turp. 32. Inicialet e Redford. 33. Ata të djathtë janë ksenofobë. 37. Fillojnë betejën. 38. Pak aromatike. 39. Eshtë detyrim që paguhet. 41. Janë sëmundjet e… zanatit. 42. Vrau Meduzën. 44. Zgjat tre muaj. 45. Komandojnë armata. 46. Mund të jenë autonome të tilla. 48. Janë ket në taksa. 50. Edhe… angleze. 51. Janë gojë vullkanesh. 52. Ku¿jtë e ndërmarjes. 53. Janë sportistë për slalom. 57. E famshme ajo e Noes. 58. Rastet pa set. 59. Një enë.

12

42

58

81

11 23

51

73

10

22

45 50

80

9

41

44

72

21

27

33

40

20

8

Dashi

Duke qenë se kuadri yjor mbetet pak a shumë i pandryshuar edhe dita esotme pritete të jetë përgjithesisht e ngjashme me atë të djeshmen. Hëna duket se “ia bën “ me sy erosit tuaj.

T

F T O I I

I N A

T A K I M

34. Janë qenër të vegjël. 35. Miope pa çifte. 36. Ente Ekonomike Ndërkombëtare. 39. Ku¿jtë e Tokës. 40. Tinka aktore. 41. Janë të thella ato të supës. 42. Janë kapriçiot. 43. Cirkuiti i Portugalisë. 45. Mund të jetë një shkëmb. 47. Tom Selleck. 48. Nuk tregohet një nga burracaku. 49. Thahen ne boni¿kim. 51. Një parashtesë e … fshehtë. 52. Eshtë nxitim. 54. Mund të jetë dhjamor. 55. Një sulm kardiak. 56. Ndezur në aparaturë 57. Eshtë edhe ajo e cirkut. 60. Pak makinacione. 61. Lag Beratin. 62. Një vegël frymore. 63. Inicialet e Banderas. 65. Fillojnë daljen. 66. Jo atë. 68. Alan i Djali mbi del¿n. 69. Frank e ditarit. 73. Derek aktore. 74. Atlet pa ku¿j. 78. Një pjesë e diskutimit. 79. Gjysmë mimoze. 81. Inicialet e Harris aktor. 84. Në krye të armatës. 86. Fillojnë titrat.


24

E diel, 11 mars 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Vrasja e pengjeve Vr a s j a e d y p e n g j e v e n ë Nigeri ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet mes Londrës dhe Romës. Bëhet fjalë për një shtetas britanik, Chris McManus dhe një shtetas italian, Franco Lamolinara, të cilët u ekzekutuan me nga një plumb në kokë të enjten, pasi ishin mbajtur peng për disa kohë. Italianët janë zemëruar shumë me britanikët, për faktin se dy pengjet janë vrarë gjatë përpjekjes së trupave speciale britanike për t’i çliruar ata. Presidenti italian, Napolitano, e ka cilësuar sjelljen e britanikëve të papërgjegjshme, pasi ata nuk kanë njoftuar Romën për operacionin që kanë bërë,

Abonohu! Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me:

To Subscribe please contact:

ɷ DASH: Edhe Vatikani në pastrim parash Departamenti amerikan i Shtetit për herë të parë ka listuar Vatikanin si një shtet potencial për pastrim parash, ndërmjet 67 vendeve të tjera. Në raportin vjetor është listuar Vatikani si një “juridiksion shqetësues” së bashku me vendet si Shqipëria, Republika Ceke, Egjipti, Korea e Veriut, Malajzia, Vietnami e Jemeni. Në raport thuhet se Selia e Shenjtë duke për herë të parë në këtë raport. Vatikani vendosi programet kundër pastrimit të parave për herë të parë në vitin 2011.

Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com POSTA SHQIPTARE Tel: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com

ɷ Tensionohet situata në Gaza Raketat, mortajat dhe sulmet ajrore goditën zonën afër ku¿rit mes Izraelit dhe Gazës në dhunën më të rëndë në gati një vit. Militantët palestinezë në Rripin e Gazës qëlluan sot mbi 90 raketa në Izraelin jugor, në përgjigje të sulmeve ajrore izraelite, që vranë 15 militantë, mes tyre Zohair alQaisi, udhëheqësin e Komitetit të Rezistencës Palestineze. Mijëra palestinezë dolën nëpër rrugët e Gazës për të marrë pjesë në varrimin e të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite, shumë prej të cilëve thërrisnin “Hakmarrje, hakmarrje!” ɷ Siri, Al-Assad premton të zgjidhë krizën Udhëheqësi i Sirisë, Bashar al-Assad premtoi se do të mbështesë, siç u shpreh ai, “një përpjekje të ndershme” për të sjellë paqen në vendit e tij të shkatërruar nga dhuna. Media siriane shtetërore njoftoi se Presidenti al-Assad i bëri këto komente pas një takimi sot në Damask me ish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ko¿ Annan. Zoti Assad paralajmëroi gjithashtu se nuk mund të ketë një zgjidhje politike për sa kohë që terroristët lejohen të shkaktojnë kaos nëpër rrugët e vendit. ɷ Rusi, arrestohet udhëheqësi i opozitës së majtë Mijëra rusë u mblodhën dje në qendër të Moskës për të protestuar kundër mandatit të tretë në detyrë të presidentit të ardhshëm Vladimir Putin, pas akuzave për manipulime në zgjedhje. Por kjo protestë nuk arriti në shkallën e demonstratave të fundit, shenjë kjo se opozita mund të jetë duke e humbur vrullin. Udhëheqësi i opozitës së majtë, Sergei Udaltsov ishte mes disa të arrestuarve sot në Moskë, pasi, në përfundim të protestës, ai u përpoq të kryesonte një marshim, për të cilin nuk ishte dhënë leje. Rreth 40 njerëz u arrestuan në një manifestim të zhvilluar pa leje në Shën Petersburg.

origjina e lajmit... • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 redaksia@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

shqiptarja.com  

shqiptarja.com