Issuu on Google+

“Fundjava” Suplementi për argëtimin S ta kaloni Shën Valentinin. • Magjia e skive Si në Brezovicë.• Guida për ¿lmat dhe kuzhinën n

Orion Gliozheni

Në Shqipëri që nga 2004 1000 bebe “In Vitro”

Faqe 15-21

Faqe 11

Na ndiqni edhe online LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi FUNDJAVA

VITI II - NR. 32 E premte, 10-02-2012

www.shqiptarja.com

Drejtori i policisë Hysni Burgaj Àet për djalin e deputetit socialist

“RUÇI PERDORUES DROGE”

Djali i Gramozit: Ky, bllofi i tretë i milicisë

Dëshmia e numrit një të uniformave blu: “Kemi informacione të sakta se personi që iu kap lënda narkotike është përdorues droge”. I akuzuari: “Dëshpërim i militantëve të Sali Berishës” SIGURIMET

Ministri Bode dhe kompanitë, pakt për të rritur tarifat Faqe 6

MINISTRI

Lajmi

Faqe 2-3

Bastiset shtëpia e Kserës, vidhen sendet me vlerë dhe mijëra euro

Editorial

Drejtori i Policisë Hysni Burgaj, në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com” u shpreh dje se ekzistojnë informacione se Ledio Ruçi, djali i deputetit Gramoz Ruçi është përdorues droge. Sipas tij, Policia e Shtetit vazhdon të këmbëngulë se lënda narkotike prej 1.50 gramë e bllokuar në makinën e Ledio Ruçit, i përkiste këtij të fundit, duke hedhur poshtë dyshimet për një inskenim të mundshëm nga vetë o¿cerët. Ndërsa Ledio Ruçi e quajti këtë bllo¿n e tretë ndaj tij.

TIRANE

NGA

Bukë e kripë e pasaportë N

Në foto: Drejtori i Policisë së Shtetit z.Hysni Burgaj (djathtas) Ledio Ruçi

ELTON QYNO

BLOG/Periferi

Faqe 6

HAJDUTI TE MINISTRI SIMPATI NË WEB NGA

ALBA MALLTEZI

P

avarësisht faktit se prokuroria e Durrësit ka nxjerrë si të kundraligjshëm kontrollin e makinës së djalit të deputetit të PS-së Gramoz Ruçi, Ledio Ruçit Policia e Shtetit këmbëngul se kontrolli i bërë ishte i ligjshëm dhe se droga është sekuestruar në makinën me targë... Vijon në faqe 2

GENC KOJDHELI

DEBATET NE KUVEND

Deputetët, sherr për Çilin dhe Greta Koçin Ligji për shpifjen, batutat dhe akuzat për privacinë e këngëtareve në Komisionin parlamentar të Medias TIRANE

JAKIN MARENA

N

ë komisionin e Mediave, deputetët e PD dhe PS kanë pasur luksin e madh që krahas emrave të kryeministrit apo deputetëve dhe ish-deputetëve, të përmendin dhe atë të dy këngëtarëve që për¿tojnë nga ligji për... Faqe 5

jë tjetër nismë dëshpëruese e ardhur nga qeveria shqiptare tregon se në ç’batak gjendet ekonomia dhe se sa nevojë ka mazhoranca për para, pavarësisht mjeteve për t’i ¿tuar ato. Ndoshta duke u inspiruar nga e famshmja mikëpritje e popullit shqiptar, propozimi rrezikon ta bëjë Shqipërinë han pa porta. Propozimi i Kryeministrit për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare “investitorëve” që do të sillnin 100 mijë Euro në vend është alarmant në disa nivele dhe të bën të mendosh seriozisht mbi gjendjen e vendit. Së pari, të mendosh se nënshtetësia është faktor përcaktues për gatishmërinë dhe sigurinë e një investitori për të sjellë biznesin e tij në Shqipëri është qesharake. Investitorët, qofshin korporativ apo individualë, e bazojnë iniciativën për të investuar në një vend duke marrë parasysh faktorë shumë më të prekshëm e ndikues mbi investimin, siç janë sistemi i taksave, funksionaliteti i gjyqësorit, ekzistenca e shtetit të së drejtës, niveli i kriminalitetit, çmimi i tokës, çmimi i lëndëve të para, kostoja dhe kuali¿kimi i krahut të punës, niveli mesatar edukimor i popullësisë, e kështu me rradhë. Së dyti, ky propozimi ngre shqetësime të dukshme në lidhje me sigurinë; në Shqipëri, rajon apo edhe gjithë BE-në. Ka shumë gjasa që në vend të investitorëve seriozë vendi ynë të bëhet një ‘strehë’ për lloj e soj kriminelësh, terroristësh, e biznesmenësh të dyshimtë, që do të përdornin nënshtetësinë shqiptare si një mjet tranzit për t’i shpëtuar ndjekjes në vendet e... Vijon në faqe 5


2

E premte, 9 shkurt 2012

EKONOMI

Ministri: Shqipëria, vendi më i investuar në Evropë

S

ipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, Shqipëria është vendi me rritjen më të madhe ekonomike në botë dhe që nuk prodhoi krizë në kohën e depresionit më të madh ekonomik, e kjo, vetëm sepse u vendos si prioritet investimi. Sipas tij, deri sot qeveria ka bërë investime publike sa 54% e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. "Jemi vendi më i investuar në

Europë", vijoi Bode, duke folur në Kuvendin e Shqipërisë. Në të njejtën linjë me kryeministrin Berisha, ai theksoi se borxhet nuk përbëjnë aspak problem për buxhetin. Bode akuzoi opozitën se, kur ishte në qeveri, merrte kredi me norma të larta interesi dhe para borxh nga qytetarët e jo nga bankat për zhvillim, duke çuar nivelin e borxhit piblik edhe në

70% të PBB-së. "Nuk kemi rritur borxhin, e keni lënë 58%, e po aq është dhe prapë pas 5 vitesh do t'a lemë në nivelin 58%, nëse do të kemi mundësi për të mbështetur rritjen ekonomike", shtoi ministri. Kreu i financave publike tha se ka shlyer interesa të borxheve të marra nga opozita kur ishte në pushtet, baras me 26 për qind të PBB-së

Konkurrenca fillon procedurat për "kartelin"

Bode dhe AMF-ja rritën siguracionet Liberalizimi i tregut, kundër qytetarëve „„„

GENC KONDI

D

Lajmi

TIRANE

y autoritetet kryesore të shtetit shqiptar që duhet të pengojnë krijimin e monopoleve e karteleve, ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë dhënë pëlqimin e tyre për një marrëveshje të tipit kartel nga shoqëritë e sigurimeve që operojnë në vend, për çmime më të rritura të policave të sigurimit të automjeteve. Kjo marrëveshje është bërë që para një jave, sipas burimeve nga kompanitë e sigurimit dhe drejtuesit e tyre ekzekutivë kanë vendosur të sfidojnë ligjin për liberalizimin e sigurimit të detyrueshëm motorrik, duke caktuar, jo vetëm një tarifë më të lartë, por edhe duke e rritur të gjithë njëherësh tarifën ekzistuese. Gjithshka ka filluar me protesta të disa kompanive të pranishme në treg kundër faktit që primi i një police sigurimi për përgjegjësi financiare ndaj palëve të treta ka arritur nga operatorët, ku kanë tani aksione dy kompani të mëdha austriake, në një vlerë prej vetëm 20 eurosh, me një ulje shumë të ndjeshme krahasuar me më parë. Vienna Insurance Group zotëron maxhorancën e aksioneve në tri kompani shqiptare, ndërkohë që Uniqa zotëron një kompani tjetër. Hapi i ndërmarrë për uljen e çmimit do të ishte një efekt tepër pozitiv i investimit të huaj dhe krijim i një fryme të shëndoshë konkurrence në tregun e sigurimit, duke lehtësuar edhe bizneset dhe qytetarët shqiptarë nga kosto që po rriten, si në karburante, taksa vjetore, etj. Por, drejtuesit e kompanive, në të kundërt, janë ankuar pranë ministrit Bode, i cili ka ndërhyrë për të shmangur këtë ndryshim në treg, në favor të një lëvizjeje në kah të kundërt, theksojnë burime nga sigurimet. Nga ana tjetër, sikurse mësohet nga kontaktet tele-

Ministri i Financave Ridvan Bode dhe kryetarja në detyrë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kanë dhënë pëlqimin e tyre për një marrëveshje antiligjore të siguruesve që të caktojnë tarifa më të larta për siguracionet e makinave fonike me drejtues të lartë të konpanive të sugurimit, atyre iu është tërhequr vëmendja nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, pasi ulja e çmimeve, që filloi pas liberalizimit të shumëpritur të tregut, nuk garantonte pagesat e klientëve. Ky treg

u liberalizua vitin që shkoi përmes një ligji, që lejonte caktimin e çmimeve nga tregu, siç ndodh në BE. AMF dhe ministria e Financave pushonin së përcaktuari çmimet e siguracionit të makinave. Mënyra e vendosjes së tarifave është përcaktuar në

ZHVILLIMI NË TREGUN SHQIPTAR TË SIGURIMEVE NË VITIN 2011

„ Në vitin 2011 tregu i sigurimeve ka pasur rritje me

1.81%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 148.7 milionë lekë dhe kap shifrën 8.35 miliardë lekë

rregulloren e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, e cila ka hyrë në fuqi menjëherë bashkangjitur ligjit "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit". Sipas saj, Autoriteti miraton primin e rrezikut për produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik jo më pak se një herë në vit, mbi bazën e të cilit llogaritet provigjioni teknik i primit të pafituar. Me nisjen e liberalizmit të tregut, çmimet arritën në nivele rekord të ulëta, si rrjedhojë e konkurrencës, madje tarifat u përgjysmuan, duke arritur për një siguracion vjetor veture deri në 6.000 lekë. Por, aktualisht, falë ndërhyrjes së pushtetarëve, çmi-

met u kthyen, jo më aty ku ishin, por më se dy herë më lart. Ky veprim ka vënë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës, vunë në dukje dje për Shqiptarja.com burime nga ky institucion.

RAPORTI DËME TË PAGUARA/ PRIME TË PERFITUARA

„ Numri i kontratave është rritur me 570.332 copë „ Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1.209.090, duke shënuar një rritje në masën 81.45% krahasuar me vitin 2010 „ Numri i kontratave në sigurimin e Jetës kapi shifrën 97.512 copë, duke shënuar një rritje në masën 39.47% krahasuar me vitin 2010 „ Gjithsej janë paguar 2.19 miliardë lekë dëme ose 4.3% më pak se në vitin 2010

Sherr në Kuvend për kreditë e reja TIRANE

O

pozita ahqiptare ka vlerësuar dje marrëveshjet e financimit për ndërtimin e aksit Tiranë Elbasan dhe by-pas-eve në Fier e Vlorë, por ka hedhur dyshime mbi cilësinë e punimeve dhe të vetë projekteve. Deputeti socialist Erjon Braçe kërkoi shpjegime nga ministri i Transporteve për projektet e Jugut, të cilat janë tejet të vonuara. "Projekti i ndërtimit të by pass-it të Vlorës është i vonuar për Jugun, për qëllime politike e burokratike. 2 vjet e gjysmë u vonua rruga Fier-Tepelenë thjesht për një kapriço të Sali Berishës. Edhe rruga Fier-Vlorë është vonuar dy vjet e gjysmë, 5 vjet për të ndërtuar një aks kaq të rëndësishëm", nënvizoi

Braçe. Ai akuzoi ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha se, pasi bëri tenderin në 2005-ën, ndërtoi edhe gjithë infrastrukturën e kësaj vonese në

Gjermania rikthen në punë centrale bërthamorë

„

Vala e të ftohtit ka detyruar Gjermaninë - e cila, vitin e kaluar, ka hequr dorë nga prodhimi i energjisë elektrike përmes termocentraleve bërthamore - të rikthejë në punë disa reaktorë. Pas tërmetit dhe cunamit të vitit të kaluar në Japoni, që çoi në rrjedhjen e materialit radioaktiv nga centrali i Fukushimës, Gjermania kishte vendosur të heqë gradualisht dorë nga energjia bërthamore, deri në vitin 2022.

Naço: Mund të anulojmë investime për KESH-in

„ Burimi: Open Data Albania dhe AMF

Investimet „„„

LAJME SHKURT

ndërtimin e këtij aksi të Jugut. Arben Malaj shtoi se projektet e qeverisë janë në prag të dështimit për shkak të mungesës së një projekti të plotë dhe vizionit për përmbylljen e tyre brenda afateve. Kurse Fatmir Toçi e cilësoi ndërmarrjen e këtyre projekteve si një propagandë elektorale. Sipas ministrtit Olldashi, ka pasur një problem për rrugën Levan-Vlorë dhe e vetmja mënyrë për ta zgjidhur ishte devijimi, pasi autostrada prekte pjesën arkeologjike të qytetit të Apollonisë. Për këtë, Kuvendi është informuar në vazhdimësi, tha ai. Kreu i Financave Bode shtoi se kredia do të përdoret në gjithë rrugën Tiranë-Elbasan-Kapshticë, duke ndihmuar edhe ndërtimin e segmenit Qukës-Qafë Plloçë, që ka mbetur përgjysëm për mungesë fondesh.

Qeveria është e gatshme të ndryshojë buxhetin e shtetit dhe të heqë një sasi të konsiderueshme investimesh në vende të tjera e të garantojë energjinë elektrike për komunitetin, ka deklaruar dje, gjatë një inspektimi në Vaun e Dejës, ministri Nasip Naço. Ai ka shtuar se "jemi gati në çdo moment që, për shkaqe emergjente, të vemë në përdorim menjëherë edhe TECin e Vlorës".

Dropulli i Sipërm, prej dhjetë ditësh pa ujë

„

Prej dhjetë ditësh në fsharat e komunës së Dropullit të Sipërm në Gjirokastër mungon uji i pijshëm. Krerët e komunës thanë se ky fenomen ka ndodhur nga çarja e tubacioneve kryesore, që bëjnë furnizimin me ujë të fshtrave të komunës. Sipas tyre, tubat që ndodhen mbi sipërfaqe janë çarë nga të ftohtit e ngricat dhe uji humbet gjatë rrugës.


E premte, 9 shkurt 2012

3

EKONOMI BORXHI GREK

LETRAT ME VLERË

Një marrëveshje përfundimtare për paketën e masave shtrënguese kërkuar nga kreditorët e Greqisë, BE dhe FMN, u arrit dje nga qeveria greke e koalicionit. Vetëm çështja e pensioneve është lënë ende hapur, në përfundim të takimit mes tre shefave të partive që mbështesin qeverinë e Lukas Papadhimos. Por ministrat e Financave të BE-së nuk kanë treguar entusiazëm

Kërkesa në rritje e qeverisë për fonde ka bërë që, në ankandin e fundit, të zhvilluar për shitjen e obligacioneve 5-vjeçare, të shënohet një rritje e ndjeshme e interesit. Ministria e Financave planifikonte një kosto prej 8.9 përqindësh në vit për këto letra me vlerë, por, në fakt, interesi i tyre i përvitshëm i pandryshueshëm arriti në 9.5 për qind, për pesë vjet

?

Operatorët fitojnë 2.3 herë më shumë se dëmet

Kompanitë ruajnë fitimet përrallore

Të dëgjosh, në kohë krize, rritje tarifash, kjo nuk është e këndshme për asnjë. A kanë patur arsye kompanitë e sigurimeve që ta bëjnë një gjë të tillë? Psh, tregtarët e naftës thonë se u rrit çmimi...

„

Marrëveshja tjetër, shfuqizuar më 2006 „„„

TIRANE

PRIMET E SHKRUARA BRUTO NË SIGURIMIN MTPL E BRENDËSHME

GENC KONDI

„ Shoqëria e sigurimit

N

FAO

Në rritje, çmimet e ushqimeve

Ç

mimet globale të ushqimit sërish do të shënojnë rritje, pas një uljeje gjashtëmujore, si pasojë e kushteve jo të mira të motit dhe rezervave të paktë të disa produkteve, njoftoi dje institucioni i OKB-së për ushqimin dhe bujqësinë FAO. Indeksi i çmimeve të ushqimit sipas FAO-s u rrit në janar në krahasim me muajin e kaluar dy për qind, megjithatë mbetet 7% më i ulët në krahasim me janarin e vitit 2011. Çmimet e grurit u rritën dy për qind, të misrit gjashtë, vajit ushqimor tre, të prodhimeve të qumështit 2,5, të sheqerit 2,3, ndërsa të mishit 0,5 për qind. Indeksi i FAO-s i çmimeve të ushqimit llogaritet në bazë të ndryshimeve mujore të çmimeve të mishit, prodhimeve të qumështit, kulturave të drithërave, vajit ushqimor dhe sheqerit. Ai kishte arrituë një nivel rekord prej 236 pikësh në shkurt të vitit 2011. Rajonet kryesore prodhuese të botës, si Amerika Jugore dhe Evropa, po goditen rëndë nga moti i keq, sipas specialistëve.

uk ka zgjatur më shumë se gjashtë muaj efekti pozitiv i liberalizimit të policës së sigurimit të detyrueshëm për automjetet, që e çoi atë në një minimum deri në 4.500 lekë të reja në vit. Në të njejtën ditë dhe me të njejtën rritje, kompanitë e pranishme në treg rritën tarifat, jo vetëm në nivelin e mëparshëm, por, në mënyrë të pajustikueshme, i bënë më të larta se ç'ishin. Kjo nuk është hera e parë që në tregun shqiptar operatorët merren vesh, për interesat e tyre, që të mos cenohen fitimet e mëparshme, duke sfiduar kontrollin e institucioneve dhe madje integrimin evropian. Kjo është vënë re nga të gjithë në tregun e karburanteve, ku të gjithë operatorët i rritin tarifat njësoj dhe në të njejtin moment. Në tregun e sigurimeve, një gjë e tillë u verifikua edhe në vitin 2006, kur operatorët vendosën që polica e sigurimit të detyrueshëm motorrik të shitej në një sportel të vetëm, të përbashkët. Të ardhurat ndaheshin mes kompanive sipas pjesës së tregut që zotëronin në atë moment. Në atë kohë, çmimi i policave ishte i përcaktuar me ligj dhe kompanitë nuk mund të konkurronin. Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës e vlerësoi marrëveshjen e siguruesve si të kundraligjshme dhe urdhëroi ndërprerjen e saj, pasi paralizonte konkurrencën në treg. U mendua se ligji i ri do të krijonte kushtet për një mirëfunksionim të këtij tregu, pasi hiqte miratimin nga Financat për çmimin, por shteti sërish një gjë të tillë e "fuste nga dritarja", duke qenë se AMF-ja jepte mendim a ishte një çmim i përshtatshëm apo jo. Në vend që t'i lihej tregut një gjë e tillë, duket se ingranazhet e një shteti të korruptuar kanë lëvizur në një drejtim që synon ruajtjen e fitimeve të konsiderueshme nga kompanitë e sigurimeve. Sipas të dhënave nga AMF-

ja, gjatë vitit të kaluar, në sigurimet e detyrueshme tetë operatorët e pranishëm në treg kanë marrë nga klientët 2.2 miliardë lekë të reja në formë primesh, ose mbi 16 milionë euro. Për dëmet e shkaktuara në këtë sektor, ato kanë paguar 969 milionë lekë, ose 7 milionë euro. Pra, fitimi i tyre në një fushë ku pagesat janë relativisht të larta, duke qenë se aksidente makinash ndodhin përditë, është 2.3 herë më i lartë se ajo ç'kanë paguar. Kuptohet që ky është një ndër sektorët ku kompanitë e sigurimeve fitojnë, pasi ato dalin me fitim edhe më të lartë ne fushën e sigurimit të jetës, zjarrit, etj.

„ „ „ „ „ „ „ „ „

Vlera (në mijë lekë) Viti 2011 Pjesa ndaj totalit Sigal Uniqa Group Austria 539,909 24.40 Sigma Vienna Insurance Group 337,208 15.24 Intersig 293,124 13.25 Atlantik 267,406 12.08 Albsig 224,701 10.15 Eurosig 219,633 9.93 Interalbanian 174,509 7.89 Insig 156,364 7.07 TOTAL 2,212,854 100.00

DËMET E PAGUARA NË SIGURIMIN MTPL E BRENDËSHME

„ Shoqëria e sigurimit „ „ „ „ „ „ „ „ „

PYETJE PERGJIGJE

Vlera (në mijë lekë) Viti 2011 Pjesa ndaj totalit Sigal Uniqa Group Austria 246,292 25.42 Insig 156,094 16.11 Interalbanian 131,679 13.59 Sigma Vienna Insurance Group 131,452 13.57 Atlantik 90,574 9.35 Eurosig 77,165 7.96 Intersig 70,992 7.33 Albsig 64,624 6.67 TOTAL 968,872 100.00

Sigurimi është një shërbim ku, natyrisht, veprojnë edhe ligjësitë e kërkesë-ofertës. Deri tani, ka qenë i kontrolluar rreptësisht nga shteti sektori i sigurimit të detyruar të automjeteve, pra qeveria vendoste një nivel të zbatueshëm për të gjithë. Po çfarë solli liberalizimi? Në Gjykatën e Tiranës, një pjesë e mirë e proceseve civile me zhdëmtime, që zvarriten prej vitesh, janë padi të qytetarëve ndaj kompanive të sigurimeve, të cilat nuk u paguajnë dëmshpërblimet sipas kontratave. Shteti detyron pronarin e çdo automjeti të blejë policën e sigurimit, por nuk u siguron qytetarëve asnjë mbrojtje nga abuzimi i një trusti të vërtetë të sigurimeve. Në treg nuk kanë ndodhur ndryshime të tilla, që të përligjin një rritje të tarifës

Nuk e ka zbutur këtë problem hyrja në treg e operatorëve të huaj?

„

Në Shqipëri kanë hyrë në këtë sektor operatorë të rëndësishëm rajonalë. Nuk duhet të jetë faji i politikave të tyre marrëveshja kundër interesave të qytetarëve, por janë drejtuesit ekzekutivë shqiptarë ata, që, të papenguar nga shteti, rendin pas fitimeve shumë të larta

Pensionet

Qeveria fton opozitën për reformë të sistemit kontributiv „„„

TIRANE

N

ë Kuvend ka patur dje debate edhe për projektligjin e sigurimeve shëndetësore e shoqërore. Opozita është shprehur se nuk do ta votojë, pasi siç tha deputeti Arben Ahmetaj, ky sistem është një gropë e zezë që duhet mbyllur. "Sistemi është një gropë e zezë që do të ndjekë të gjitha qeveritë. Sillni një ligj të ri. Cfarë do të ndodhë me 1 milionë të papunë pa mbështetje shëndetësore; ky sistem është drejt falimentimit, ka nevojë urgjente të ribëhet. Do të votojmë kundër", tha ai. Nga ana e tij, ministri i Financave, Ridvan Bode, ftoi opozitën të nisë së bashku me maxhorancën hartimin e një reforme pensionale. "Skema e pensioneve është objekt i një votimi më të gjërë se e një mazhorance të

vetme, kërkon 2/3 e votave. Ju ftoj të kryejmë një reformë pensionale, nuk është e një qeverie. Që të implementohet, do të paktën 30 vjet", tha ai. Eglantina Gjerme-

ni (PS) tha se, në bazë të skemës ekzistuese, nivelit të pensioneve, pensionistët, që përbëjnë më shumë se gjysmë milioni në Shqipëri, janë të varfër dhe niveli i pensioneve nuk ka arritur atë të para viteve '90-të. Ulja e normës së kontributit të punëdhënësit prej 5% ka sjellë rritje të deficitit, e cila nuk është shoqëruar me përmirësim të grumbullimit të të ardhurave, që çon këtë skemë drejt falimentimit. Po kështu, Eltar Deda theksoi se problemi kryesor që ka skema aktuale e sigurimeve shëndetësore është se shumica e popullsisë në moshë është e pasiguruar e për pasojë duhet të blejë vetë shërbimin shëndetësor. Përveç fëmijëve, të moshuarve dhe invalidëve, vetëm 600 mijë persona në moshë pune janë pjesë e skemës të sigurimeve shëndetësore, vuri ai në dukje.


4

E premte, 9 shkurt 2012

POLITIKE

Berisha me Aliyev: Gazjellës azer, hajdeni merrni "Alpetrolin"

K

ryeministri Berisha takohet në Azerbajxhan me presidentin e Ilham Aliyev. Ai theksoi nevojën e bashkëpunimit, në të gjitha fushat me këtë shtet. Vend të gjerë në bisedimet zyrtare morën projektet energjetike me interes të përbashkët dhe investimet në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare. Në këtë kontekst, Kryeministri shqiptar ftoi kompaninë shtetërore të gazit dhe naftës

"Socar" të marrë pjesë në privatizimin e Albpetrolit, si dhe në zhvillimin e masterplanit për ngritjen e rrjetit të transmetimit të gazit në Shqipëri. Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në lidhje me gazsjellësin TransAdriatik, ku të dyja palët mbështetën zhvillimin e këtij projekti si një projekt me interes jo vetëm reciprok, por edhe ndërkombëtar. Berisha theksoi se ky projekt është projekti me

fizibël për transmetimin e gazit azer drejt tregjeve europiane dhe me rëndësi vitale për sigurinë energjetike dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Europës. Nga ana e tij Aliyev shprehu interes për mundësitë e mëdha për bashkëpunim dhe investime dhe sugjeroi që të ngrihet një komision i përbashkët ndërqeveritar që do të shqyrtojë dhe ndjekë të gjitha iniciativat e këtij bashkëpunimi.

Rikonstruksioni i Kuvendit kushtoi 600 mijë euro, acari plevitos ligjvënësit

Deputetët: Kemi ftohtë, më shumë gratë me funde Deputeti Bejtja: Mos keni ngrohëse ju te këmbet, ne kemi ftohtë Lajmi

TENDERI

Pavarësisht investimit prej 600 mijë eurosh për sallën e Kuvendit, deputetët janë ankuar se nuk ka ngrohje dhe se po plevitosen. Shqetësimin e ka bërë prezent deputeti socialist Bejtja, i cili është shprehur se më të ekspozuara janë femrat.

„ Objekti i prokurimit: Rikonstruksion i Sallës se Seancave Plenare

„ Fondi limit: 48,670,008 lekë pa TVSH. „ Afati i punimeve: Nga nënshkrimi i kontratës deri në dt. 01.09.2010.

„ Objekti i Prokurimit: Mobilim i Sallës së Seancave Plenare

„ Fondi limit 11.230.800 lekë pa TVSH „ Afati i Lëvrimit: Nga nënshkrimi i kontratës deri në 17.08.2010.

„„„

TIRANE

JAKIN MARENA

I

ftohti siberian që ka mbërthyer Evropën, por dhe zonën malore kryesisht veriun e vendit në Shqipëri, tashmë është ulur këmbëkryq në mes të sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Ku deputetët janë shprehur në mënyrë publike se kanë ftohtë dhe rrezikojnë plevitosjen, pavarësisht se për rikonstruksionin e sallës së Kuvendit një vit më parë janë shpenzuar jo pak, por 78.9 milionë lekë ose mbi 600 mijë euro. "Acari" në mes të sallës së Kuvendit me sa duket ka nxitur dhe deputetët të debatojnë dje pa fund në lidhje me miratimin e projektit për bypass-in në Fier dhe Vlorë, por dhe për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore por dhe në debatet e lira. Ka shkaktuar habi fakti se ligjvënësit e të dyja palëve qëndronin në këmbë herë pas herë, ndërkohë që nuk kanë qënë të pakta rastet që debatet janë shoqëruar dhe me përplasje të këmbëve, ndonëse deputetët e asnjërës palë nuk kanë pasur të "vizatuar" në fytyrë shenjën e nervozizmit. Por padashje gjithçka është bërë e qartë, teksa dy orë pas mesditës, teksa diskutonte deputeti socialist i Elbasanit, Ilir Bejtja, ka deklaruar se kishin shumë ftohtë në sallë dhe po ngrinin. "Kam një kërkesë për ju të panelit këtu: Mos keni ngrohëse ju te këmbët, sepse ne në sallë po ngrijmë. Aq më tepër që gratë deputete janë me funde dhe kanë ftohtë më shumë", ka qënë deklarata e deputetit so-

cialist Bejtja. Konstatim që nuk ka kaluar pa miratimin e të deputetëve, të cilët janë shprehur se kanë me të vërtetë ftohtë. Por shqetësimi i këtij deputeti me sa duket ka rënë në vesh të shurdhër të drejtuesve të seancës, por dhe të atyre që merren me rregullimin e sistemit ngrohës, ndoshta dhe për shkak se vetë kryeparlamentarja gjendet për vizitë në Gjermani, ndërsa zëvendësi i tij

Turku nuk ka patur nge të merret me këtë punë. Imazhi i sallës së Parlamentit ka ndryshuar përfundimisht në shtator të vitit 2010, fiks pas 60 vitesh. Dizenjoja e re e sallës së Kuvendit është në formë ovale, ku kryetarja e parlamentit vijon të ulet në qendër të sallës. Janë kryer qindra metër kub gërmime e suvatime, në mjediset e sallës. U bë punë rrënjësore në zyra, kor-

ridore e salla. U rikonstruktuan të gjitha lozhat si dhe mjediset e reja që u shërbejnë punës së deputetëve. Tavani i vjetër prej 450 m2 u shemb për t'u zëvendësuar me një të ri, i cili ka një ndriçim të ftohtë, nga më cilësorët, që kursen 40% të energjisë që harxhohej më pare. U bë një rikonceptim i ri internetit të sallës. U riinstalua dhe rikonfigurua nga e para i gjithë sistemi elektron-

ik, duke zëvendësuar nga e para dhe sistemin elektrik të amortizuar, me një sistem nga më bashkëkohorët. U mobilua salla, me karrike dhe tavolina të reja, dhe u vendos podiumi që të jetë në qendër, në mënyrë që të jetë sa më larg kabinetit qeveritar, që është nën "mbrojtjen" e largësisë dhe të Gardës. Madje u rregullua gjithçka, por më kryesorja me sa duket ka shkuar dëm. Ngrohja ka qënë me shumë probleme, dhe deputetët kanë duruar deri dje për të ftohtin në sallë, duke bërë që të mendohet se 600 mijë eurot për rikonstruksionin e sallës së Kuvendit të shumëzohen me zero.

MPJ, emërimet nepotike

TIRANE

N

ë emision "Top Story" të Sokol Ballës, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, përballë një paneli gazetarësh ka dhënë shpjegime dhe në lidhje me akuzat për emërime nepotike në shërbimin diplomatik. Teksa është shprehur se do dëshironte që diplomacia të ishte një sistem imun ndaj politikës, ai ka nënvizuar se me ligjin e ri po kërkohet një ligj më i mirë për sistemin e karrierës, sistemin e gradave dhe punën në diplomaci. "Përgjigjiet e mija dhe në komision kanë qënë parimore dhe transparente. Nuk do futem në emra të përveçëm. Nëse do hapej dosja e emërimeve gjatë tërë viteve, ka dhe emra ambasadorësh që kanë 40 vjet në këtë profesion. Flitet një lidhje të një

ambasadori, Dervishit me zotin Meta. Dervishi ka qënë ambasador kur Meta ka qënë në 8 vjeçare. Të gjitha emërimet janë të bazuara në ligj. Por a duhen përmirësuar këto ligje, sigurisht që po",

BE, Topalli-Lamert: Do t'ju mbështesim

„

Kryetarja e Kuvendit është takuar me homologun e saj gjerman, Lammert. Gjatë vizitës së saj dy ditore në Berlin, Topalli pati një sërë takimesh me përfaqësues të politikës, diplomacisë dhe ekonomisë. Kreu i Bundestagut, Lammert u shpreh se bashkëpunimi mes dy parlamenteve është i tillë sikur Shqipëria të ishte në BE. Ai përforcoi edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, por vuri në dukje se ajo do të marrë disa kohë derisa të realizohet. Ndërsa Topalli nga ana e saj falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e dhënë këtyre dy viteve dhe vuri në në dukje rolin e veçantë të saj në zhvillimin e Shqipërisë.

INSTAT nuk publikon treguesit ekonomikë

„

Instituti i Statistikave po sfidon të gjitha afatet zyrtare për publikimin e treguesve më të rëndësishëm të ekonomisë, duke shkelur hapur ligjin për të disatën herë. Sipas kalendarit zyrtar, INSTAT duhet të kishte publikuar në fillim të këtij muaji, shifrën e rritjes ekonomike për tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Shifra e Prodhimit Kombëtar nuk është treguesi i vetëm që INSTAT mban peng. Indeksi i tregtisë me pakicë për tremujorin e tretë, një tregues mjaft i rëndësishëm që mat shitjet dhe qarkullimin e mallrave në ekonomi, sipas kalendarit duhet të ishte i disponueshëm për publikun në dhjetor të vitit të kaluar. Kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe ende nuk ka asnjë të dhënë se cfarë ka ndodhur me konsumin.

Shqipëri-Azerbajxhan, dje dy marrëveshje

„

Haxhinasto: Shpjegoj emërimet në shërbimin diplomatik, kriteret „„„

LAJME SHKURT

tha Haxhinastos. Sipas tij, ka me shërbim të përkohshëm dhe shërbim karriere në diplomaci, duke justifikuar emërimet e të rinjve dhe përgjigjur insistimit të gazetarëve se me çfarë kriteri ishte emëruar dhëndërri i Topallit. Ai se Komisioni Integrimit ka përpjekje për ta paraqitur shërbimin diplomatik me probleme dhe të paaftë që të kryejë misionin. "Diplomacia është më e vlerësuar dhe nuk duhet të goditet nga politika. Nuk ndihmon askënd marrja me dy apo tre emra të përveçëm, por të gjejmë rrugët si ta bëjmë shërbimin e jashtëm më efektiv. Nëse kanë aftësinë dhe integritetin për të qënë aty, unë mendoj se është e drejtë të jenë aty", tha Haxhinasto, që mohoi faktin se ka pasur ndërhyrje nga Ministria e Jashtme për librin "Kurban" të Ramës.

Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Kryeministrin e Azerbajxhanit Artur Rasizade. Pas takimit, të dy shefat e qeverive ishin të pranishëm në nënshkrimin e Marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve, si dhe një Memorandumi Mirëkuptimi midis Ministrive të Ekonomisë të dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë. Të dy kryeministrat vlerësuan edhe rëndësinë e ngritjes së një komisioni të përbashkët ekonomik, për të çuar më tej axhendën e bashkëpunimeve në fusha me interes reciprok. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, nënvizoi Kryeministri azerbajxhanas, intensifikohet më tej edhe përmes nënshkrimit të 2 marrëveshjeve të rëndësishme që u bënë gjatë kësaj vizite.


E premte, 9 shkurt 2012

5

POLITIKE

Ngec Kodi, drejtorët kandidatë dhe sistemi mbajnë peng PS-PD

R

eforma zgjedhore ka ngecur tek regjistrimi i kandidatëve. PS këmbëngul tek detyrimi i të gjithë drejtorëve në administratën publike të japin dorëheqjen para se të kandidojnë për deputetë, ndërsa maxhoranca e quan këtë një shkelje kushtetuese. Gjiknuri, deklaroi se PS mbetet e hapur për të ndërhyrë në sistem, por kjo kushtëzohet nga PD. "Ka pasur ngecje në disa çështje

që kanë të bëjnë me kandidimin e zyrtarëve të lartë gjë që kërkohet nga Kushtetuta dhe ka qenë një nga problematikat e keqpërdorimit të burimeve shtetërore për zgjedhje. Jemi duke shqyrtuar kapitullin për fushatën zgjedhore, ku një vend të veçantë zënë dhe reklamat qeveritare, që dhe ato kërkojnë një kufizim. Sistemi është një çështje që mbetet e hapur për t'u parë.

Por e kam thënë kërkohet një konsensus i gjerë brenda tryezës së reformës po dhe partitë jashtë reformës", tha Gjiknuri. Një tjetër nen për të cilin nuk është arritur dakordësia, është dhe ai i kufizimit të kryetarëve të partive të vogla që të garojnë në shumë lista njëkohësisht. Ndërsa Mediu, kreu i PR e sheh këtë si artificë të 2 të mëdhenjve për të mbajtur larg Parlamentit të vegjëlit.

Komisioni i Mediave kalon ligjin për fyerjen: Berisha përfitues

Lajmi Në komisionin e Mediave, deputetët e PD dhe PS kanë pasur luksin e madh që krahas emrave të kryeministrit apo deputetëve dhe ishdeputetëve, të përmendin dhe atë të dy këngëtarëve që përfitojnë nga ligji për shpifjen e fyerjen. Si për konçidencë, të dyja janë drejtuese të PD, emri i të cilave ka futur në sherr ligjvënësit.

„„„

Deputetët, sherr për Çilin e Greta Koçin Debati për anëtaren e KK dhe nënkryetaren e FRPD LIGJI

"Të gjitha këto janë një skandal më vete për kryeministrin tuaj dhe kanë dalë nga goja e tij. Nuk është Çiljeta e Greta Koçi që përfitojnë, që duan ta heqin edhe nga Google dhe Facebook, është kryeministri i vendit i pari".

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ëngëtarët dhe ruajtja e privacisë së tyre ka fu tur në sherr dje deputetët e opozitës dhe mazhorancës. Teksa kanë qënë duke diskutuar në parim për miratimin e dekriminalizimit të shpifjes e fyerjes, ka qënë përmendja e emrave të dy këngëtarëve shqiptare, të përfshira në PD, Çiljeta Xhilaga si anëtare e Këshillit Kombëtar e Greta Koçi si nënkryetare e FRPD ajo që ngriti "sentimentin" debatues të palëve në Komisionin e Mediave, kur u tha se s'janë këto dy këngëtare që përfitojnë, por kryeministri Berisha. Çiljeta ishte ajo që ka përshëndetur në fcb deklaratën e Berishës, sipas të cilës gazetarët e shtypit rozë po e teprojnë me këngëtaret e artistet, duke kërkuar mbrojtje përmes ligjit. Valentina Leskaj: Është përmendur në mënyrë të veçantë dhe specifike në çdo raport ndërkombëtar për mediat, ku është kërkuar dekrimalizimi i shpifjes e fyerjes dhe padyshim dhe ulja e kufirit të gjobës. Sepse ndonjëherë gjobat po bëhen më të frikshme dhe se sa burgu për gazetarët. Vihen gjoba të tilla që janë në pamundësi për t'u paguar sikur të tërë jetën të punojnë. Kjo do të thotë që, ose gjoba të mos paguhet kurrë e mos të zbatohet ligji, ose pastaj burimi i parave do të ishte i dyshimtë për të paguar gjoba kaq të rënda. Gent Strazimiri: Nuk ka gazetar që ka marrë rrogën në një gazetë të opozitës nga viti '97, deri në vitin 2005 që nuk e ka parë një herë derën e gjykatës me padi penale nga

Shpifja dhe fyerja, s'ka më burgim

Dalipi

ju dhe kolegët tuaj për shkrime që kanë shkruar apo opinione që kanë dhënë në gazeta. Shihni arkivat e gjykatës, dhe po ju them që o e keni shfrytëzuar ju, o nuk e ka shfrytëzuar njeri këtë nen në Kodin Penal për t'ju rënë gazetarëve. Alfred Dalipi: Ne në imazh të përgjithshëm përfitojmë e përfiton gjithë Shqipëria. Po përfituesi i këtyre 20 viteve është ai që ka shpifur më shumë. Ai ka shpifur për Fa-

tos Nanon, për Servet Pëllumbin, për Namik Doklen, për Edi Ramën. Ka shpifur dhe për bashkëpunëtorët e vet. Ai i ka thënë i paburrë Genc Pollos, i ka thënë bandit dhe hajdut Genc Rulit, ai i ka thënë sharlatan Arben Imamit. Të gjitha këto janë deklarata, akuza dhe shpifje që kanë dalë nga goja e kryeministrit Berisha dhe në 20 vite janë pikërisht këto që sot po marrin një vulë. Të gjitha këto janë një skandal

K

më vete për kryeministrin tuaj dhe kanë dalë nga goja e tij. Nuk është Çiljeta e Greta Koçi që përfitojnë, që duan ta heqin edhe nga Google dhe Facebook, është kryeministri i vendit i pari. Mark Marku: Është një femër si të gjitha femrat e tjera. Nuk mund të bëhet objekt talljeje nga askush dhe besoj se është nonsens që të tallesh me një individ, për më tepër që s'është i panishëm këtu.

omisioni i Medias miratoi në parim ndryshimet në Kodin Penal dhe Civil për dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes. Kon sens usit mes PD e PS nuk i kanë munguar debatet për uljen e kufirit të gjobës ndaj gazetarëve por edhe për përballjet e tyre në seancat gjyqësore në 10 vitet e fundit. Sipas këtyre amendimeve, s'do të ketë dënime me burg për këto vepra por vetëm gjobë. Javën e ardhshme, projekti do diskutohet nen për nen. Për ta miratuar atë, kërkohet një kompromis mes palëve, duhen 84 vota.

Kuvend, debat për krimin

PS: Shtetësia e Berishës sjell kriminelë „„„

TIRANE

K

riminaliteti në vend ka zënë dhe pjesën më të madhe të debatit të lirë dje në Kuvend. Deputeti socialist Pirro Lutaj, duke iu referuar ngjarjeve kriminale më të fundit në vend, deklaroi se shqiptarët po përballen përditë me një shkallë në rritje të vrasjeve pa autor. Ndërkohë që nënvizoi se me ardhjen e PS në pushtet shqiptarëve do u kthehet shpresa për jetën dhe pronën. "Fatkeqësisht po bëhemi dëshmitarë si po ekzekutohen njerëz të pafajshëm, vrasje të rinjsh të ngelur të papunë, si vret shteti me armë. Shqipëria nuk ka njohur një situtatë krimi më të madhe në vend. Neveri për ato punonjës që iu vërsulën si bisha protestuesve më 21 janar. Është

koha të themi troç se krimi nuk kursen askënd. Krimi dhe vrasjet nga 2008 deri 2010 janë rritur. Tani me nënshtetësinë që jep Berisha mund të vijnë mjaft kon-

tigjent kriminalë. Shqiptarët nuk do durojnë gjatë këtë situatë dhe me "Rilindjen Shqiptare" do të largojë nga policia e shtetit çdo të paaftë, ne do i kthejmë shqiptarëve shpresë dhe siguri dhe shpresën për pronën", tha Lutaj. Deputetja e PD Trashani akuzoi kreun e opozitës Rama si shkaktarin e dhunës në ngjarjet e 21 janarit. "21 janari i 2011 do të mbahet mend që për 5 orë rresht Edi Rama orkestroi dhunën kundra institucioneve shqiptare. Çdo gjë ai e kishte të paralajmëruar më parë. Më 20 janar Edi Rama deklaroi se popolli do të tejkalojë opozitën. Rama i la vetëm ato, Edi Rama i la njerëzit vetëm", tha ajo, duke akuzuar Prokurorinë si palë. Ndërsa deputeti Bizhga akuzoi kryeministrin Berisha e ish ministrin e Brendshëm Basha si vrasës.

EDITORIAL NGA

GENC KOJDHELI

Bukë e kripë e pasaportë vijon nga faqja 1 ...origjinës, si lavatriçe për të pastruar paratë e ardhura nga aktivitete kriminale, apo edhe thjesht si mundësi për të udhëtuar pa probleme në Bashkimin Europian. Të tilla streha nuk mungojnë sot në botë; Ishujt Kajman, Bahamas, Gjibraltari e shtete me mangësi/ liri të theksuara në sistemin ligjor/fiskal bëhen vendet ku kriminelët strehojnë paratë nëpër banka off-shore dhe mbrojnë veprimtaritë e tyre të jashtëligjshme. Nuk duhet të harrojmë që krimi i organizuar është tejet i vëmendshëm ndaj vendeve të tilla ‘të rehatshme’; ashtu si HongKong e Makao u bën strehat e krimit të organizuar kinez e japonez për shkak të lirisë së tepruar të legjislacionit penal, Hollanda e Belgjika u bënë shënjestër e grupeve të trafikimit të femrave nga Rusia dhe Europa Lindore, apo emiratet arabe si target i grupeve terroriste që fshiheshin nën petkun e investimeve, edhe Shqipëria nuk do vononte të gjendej e “sulmuar” nga të tillë individë apo grupe kriminalë. Së treti, iniciativa e qeverisë po ashtu është problematik sa i përket marrëdhënieve me BE-në për regjimin e lëvizjes pa viza për qytetarët shqiptarë. Të njëjtën iniciativë ndërmori në vitin 2010 Mali i Zi, por reagimi i menjëhershëm i BEsë, i cili kërcënoi me heqje të regjimit të lirë të vizave, detyroi qeverinë malazeze të tërhiqej. Gjasat janë që kjo iniciativë do zhduket nga qarkullimi më shpejt se sa të thuash “Osama Bin Laden”, por shija e hidhur që do lërë tek Bashkimi Europian me siguri që do zgjasë ca më shumë. Ndërkaq, propozoj t’i japim titullin “Shqiptar i Përkohshëm” si dhe një dekoratë të punuar me dru arre çdo turisti që qëndron në vend më shumë se një javë dhe shpenzon më shumë se 500 Euro. www.shqiptarja.com


6

E premte, 9 shkurt 2012

AKTUALITET

N

jë person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në dy aksidente të ndryshme që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme. Ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën, që lidh qytetin e Laçit me superstradën, ku ka mbetur i vdekur 60 vjeçari, Agim Haka nga fshati Fushë Kuqe. Policia tha se ai

Lezhë, një i vdekur, dy të plagosur në rrugë

po lëvizte me biçikletë teksa është përplasur nga një makinë Benz. Shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e automjetit dhe errësira në rrugë, ndërkohë që drejtuesi është ndaluar nga uniformat blu. Pak minuta më vonë, një tjetër aksident ka ndodhur në Superstradën Lezhë-Tiranë, në

vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit. Një automjet me targa Kruje është përplasur me furgonin e pasagjerëve të linjës TiranëShkodër. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 personat të cilët ishin në autoveturë. Sipas mjekëve të spitalit, gjrndja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën.

Hapnin dyert e blinduara në banesat e biznesmenëve dhe të huajve

Hajdutët bastisin shtëpinë e ministrit Spiro Ksera Morën një Ipod Apple, orën e shtrenjtë, mijëra euro dhe aksesorë Lajmi

BLOG/ Periferi NGA ALBA MALLTEZI

Një bandë grabitësish ka grabitur në Tiranëm, mes të tjerave edhe shtëpinë e Ministrit të Çështjeve Sociale, Spiro Ksera. Dje u kap vetëm njëri prej tyre, të cilët kanë vjedhur sende me vlerë të shtëpinë e ministrit, duke hapur derën e blinduar, siç bënin edhe me shtëpitë e tjera të biznesmenëve dhe të të huajve në Tiranë. „„„

TIRANE

T

re persona të akuzuar për vjedhje e grabitje po hetohen nga policia e Tiranës, e cila ka vënë në pranga dje njërin prej tyre me akuzën veç të tjerash edhe për grabitjen e shtëpisë së Ministrit të Çështjeve Sociale Spiro Ksera. Policia e Tiranës bëri me dije se ka vënë në pranga një person, i cili akuzohet për vjedhje të ndryshme, përfshi banesën e ministrit. Arbër

Arbër Shiqerukaj 24 vjeç u arrestua nga forcat e Komisariatit 3, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 2 bashkëpunëtorë të tij Shiqerukaj 24 vjeç u arrestua nga forcat e Komisariatit 3, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 2 bashkëpunëtorë të tij. "Ky grup, kryesisht kryente vjedhje të shtëpive dhe të bizneseve. Para pak ditësh kanë vjedhur dhe në shtëpinë e ministrit Ksera, ku kanë marrë sende me vlerë", tha një zyrtar i policisë.

KSERA

Pre e hajdutëve kishte rënë 10 ditë më parë edhe shtëpia e ministrit të Punës dhe të Çështjeve Sociale Spiro Ksera në lagjen "Fadil Rada" në Tiranë. Sipas deklarimeve të

alba.malltezi@shqiptarja.com

Hajduti te Ksera, simpati në web N

Spiro Ksera ministrit Ksera hajdutët kanë grabitur një aparat Ipod Apple, një orë të shtrenjtë, disa mijëra euro (policia nuk bën të ditur shumën) si dhe disa aksesorë të ndryshëm. Grabitja ka ndodhur me datë 31 janar, por policët e komisariatit 3 në kryeqytet kanë mundur të vënë në pranga dje vetëm njërin prej të dyshuarve, shtetasin Arbër Azem Shiqerukaj, lindur ne 1987, në Tropojë dhe banues në rrugën 'Aleksandër Moi-

siu" Tiranë, me arsim 8 klasë, i pa dënuar. Sipas policisë Shiqerukaj iu kalua për veprime të mëtejshme Komisariatit nr.3, si autor i dyshuar për ngjarje të tjera ndodhur në juridiksionin e këtij Komisariati. Ky shtetas në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë vidhnin në kryeqytet nëpërmjet hapjes së dyerve të blinduara , biznesmenë , shtetas të huaj mes tyre dhe një biznesmen egjiptian në Shqipëri.

ë gjithë lajmet e kronikës që publikohen përditë te shqiptarja.com, ky i grabitjes së shtëpisë së ministrit Ksera po ngjall reagime të çuditshme online. Në vend që komentuesit të hidhen e të flasin kundër grabitësve, përkundrazi, duket sikur u vjen keq që policia e Shtetit e ka kapur njërin prej atyre që ka mundur të marrë nga shtëpia e ministrit në Tiranë: një orë të shtrenjtë, një Ipod, dhe disa mijëra euro. Nuk po e mbaja dot të qeshurën duke lexuar komentin e Esmeraldës në facebook që u drejtohet atyre me dashuri: "...Te dashur hajdute andej kaloni se tek ne skeni se cte merrni...". Arbër Azem Shiqerukaj nga Tropoja, po u duket popullit të internetit si një robinhud i kohëve moderne. Në të vërtetë, lajmi i grabitjes së shtëpisë së ministrit po mbahej pak i fshehtë nga ana e policisë dhe në komunikatën zyrtare nuk është shënuar sasia e parave që janë grabitur nga shtëpia e ministrit. Gazetarët do të vazhdojnë investigimin e tyre dhe ndoshta shpejt do të mësohet se sa ishin eurot në të vërtetë. Pas rastit të ambasadorit shqiptar në Romë, të cilit grabitësit barezë i morën 5 mijë euro cash në çantën e të shoqes, Ksera është i dyti zyrtar i lartë që kapet nga grabitësit me para "poshtë dyshekut". E dinë këta zyrtarë që ekzistojnë bankat? www.shqiptarja.com

LAJME SHKURT

„ Albana Vokshi, Erion Braçes 1 milion lekë gjobë

Deputeti socialist Erion Braçe është dënuar me 1 milionë lekë gjobë i akuzuar për shpifje nga ligjvënësja demokrate Albana Vokshi. Gjykata e Tiranës e ka dënuar Braçen, pasi ky i fundit e akuzonte Vokshin se me anë të postit të saj ka favorizuar përfitimet e koncesioneve nga ana e bashkëjetuesit të saj. Në padinë e saj Vokshi pretendonte se shpifjet në emrin e saj i kanë cenuar dinjitetin e reputacionin. Në padi pretendohet se Vokshi nuk e ka deklaruar pasurinë e Arian Tartarit, pasi ai nuk është bashkëshorti i saj, por bashkëjetues. Për të njëjtat akuza Vokshi ka paditur edhe disa ligjvënës së tjerë socialistë.

„ Gjirokastër, kapen pesë shtetas afganë

Pesë shtetas afganë janë ndaluar dje nga Policia e Gjirokastrës teksa kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar. Shërbimet e policisë në pikën e kontrollit në aksin nacional Gjirokastër - Jorgucat , kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve të cilët udhëtonin drejt Tiranës. Nga hetimet rezultoi se shtetasit afganë kishin hyrë në mënyrë ilegale në teritorin shqiptar, nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek dhe në rrugën nacionale në vendin e quajtur Zervat kanë hipur në një mjet Furgon Taksi Benz me targa VL 76 03 C.

Ish-drejtori i policisë

Grada, Saimir Muçaj padit policinë S

aimir Muçaj, ish-Drejtori i Policisë së Tiranës që u ul në detyrë disa ditë më parë, ka paditur në gjykatë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi kjo e fundit i ka refuzuar kërkesën për të konkurruar për marjen e gradës "Drejtues i Parë". Refuzimi i kërkesës është bërë në 7 dhjetor 2011, periudhë kjo kur Saimir Muçaj ka qenë në krye të policisë së kryeqytetit. Sipas padisë të paraqitur në 23 dhjetor 2011, Muçaj i kërkon gjykatës së Tiranës të detyrojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si dhe Departamentin për Shërbimet Mbështetëse që ta lejojnë për të marë pjesë në konkurimin për marjen e gradës

Në foto: Saimir Muçaj, ish-Drejtori i Policisë së Tiranës

"Drejtues i parë". Padia prej 3 faqe, pritet që në 20 shkurt të shqyrtohet nga gjyqtarja Manjola Bejleri, ku pritet që në këtë seancë ish-drejtori të paraqitë prova konkrete për të provuar argumentat ligjorë të tij. Në padi, Muçaj shprehet se prej 4 vite e 8 muaj, ka ushtruar funksionin e tij në Policinë e Shtetit me gradën "Drejtues". Sipas argumentimit të padisë, përmbushja e kohës së sipërpërmendur mjafton që Saimir Muçaj të hyntë në konkurim për gradën "Drejtues i parë", kriter ky që ai pretendon se e ka plotësuar. Mirëpo pavarësisht kësaj, me aktin numër 652/ 2 të datës 7 dhjetor 2011, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së

Shtetit ka rëzuar kërkesën për kunkurim të Saimir Muçaj, çka ka bërë që ky i fundit t'i drejtohet me një padi civile Gjykatës së Tiranës, duke hapur konflikt ligjor me Policinë e Shtetit. Ndërkohë që pak ditë më parë, me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, u vendos ulja në detyrë e Saimir Muçajt, i cili nga drejtor i policisë së kryeqytetit u emërua në kancelar i Akademisë së Policisë në Sauk. Shkarkimi i Muçajt nga posti i kryepolicit të Tiranës, erdhi në një moment kur kryeqyteti u përfshi nga ngjarje të njëpasnjëshme kriminale, ku mbetën të vdekura dy femra si dhe u plagosën dy persona të tjerë. el. qy.


E premte, 9 shkurt 2012

7

AKTUALITET

21 janari, ixhinieri Kasaj sot kërkon lirinë

I

nxhinieri i IT-së Armand Kasaj, do kërkojë sot para gjykatës së Apelit lirimin nga masa e sigurisë "Arrest shtëpie". Në seancën që pritet të zhvillohet në orën 09:00, përfaqësuesit e prokurorisë do t'i qëndrojnë besnikë kërkesës së tyre për futjen në burg të ixhinierit Kasaj, pasi sipas organit të akuzës ai është personi që ka fshirë

pamjet filmike të 21 janarit nga serveri i kryeministrisë. Ndërkohë nga ana tjetër avokati mbrojtës Ilir Murati pretendon se do i kërkojë gjykatës zhveshjen e klientit të tij nga çdo lloj mase sigurimi, pasi sipas avokatit Armando Kasaj mesnatën e 22 janarit kur pretendohet se janë fshirë pamjet filmike, klienti i tij ka qënë në shtëpi dhe jo në punë. "Për këtë

do i paraqesim provat tona trupit gjykues, të cilat tregojnë se Armando Kasaj ka qenë në banesën e tij"- është shprehur avokati Ilir Murati. Ndërkohë ky i fundit ka shtuar se do i kërkojë prokurorisë të bëjë verifikime të sistemit të valëve të telefonit të Armando Kasajt, për të mësuar rreth vendodhjes së tij në mesnatën e 22 janarit.

Drejtori i Policisë së shtetit akuzon djalin e deputetit „„„

Burgaj: Ledio Ruçi përdorues droge

TIRANE

ELTON QYNO vijon nga faqja 1 ...TR 0141 Z. Drejtori i Policisë së Shtetit z.Hysni Burgaj në një prononcim të dhënë për gazetën “Shqiptarja.com” rreth kësaj çështje është shprehur se policia ka bindjen e saj se droga prej 1.50 gramë e llojit hashash i përket shtetasit Ledio Ruçi. “Ne kemi informacione të sakta se personit që ju kap lënda narkotike është një përdorues droge. Këto janë informacionet tona që na vijnë nga terreni"- është shprehur Drejtori i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj. I pyetur lidhur me vendimin e prokurorisë së Durrësit që e nxjer të paligjshëm kontrollin e au-

„ Itali, parandalohet hakmarrja

Reagon i akuzuari: "Është bllofi i tretë rradhazi me mua" Në foto: Drejtori i Policisë së Shtetit z.Hysni Burgaj (djathtas) Ledio Ruçi

REAGIMI I LEDIO RUÇIT

Djali i deputetit të PS, Ledio Ruçi i pyetur rreth in-

U kthye në Prato si klandestin për të hakmarrë vrasjen e nipit të tij, Klaudon Leka, një djalw rreth të tridhjetave, i vrarë me pistoletë në Vlorë 27 korrikun e shkuar. Të hënën në mëngjes Policia italiane e përgatitur më së miri, arriti të arrestojë Maksimiliano Banaj, 50 vjecc, një prej të kërkuarve shqiptarë më të rrezikshëm në Itali. Banaj ishte i bindur se një prej vrasësve të nipit të tij gjendej në qytetin e Pratos dhe si klandestin mbërriti në destinacion, por u ndalua menjëherë nga Policia që ishte organizuar në perfeksion për këtë arrest. Banaj kërkohej prej vitesh për grabitje, sekuestrim personash, shfrytëzim prostitucioni etj.

„ Fier, kapen dy të shumëkërkuar

“Ne kemi informacione të sakta se personit që ju kap lënda narkotike është një përdorues droge. Këto janë informacionet tona që na vijnë nga terreni" tomjetit nga oficeri Vladimir Ymeraj, z.Burgaj shton se ai s'kërkon të komentojë vendimet e prokurorisë, por thotë se në rast se prokuroria e vlerëson si përgjegjës ligjor të veprimeve oficerin, atëherë mund t'i kishte dërguar një shkresë Policisë së Shtetit, për marjen e masave ndaj tij. Kryepolici, theksoi se kontrolli i mjetit ka qenë brenda kornizave ligjorë dhe se Policia e Shtetit e ka me ligj të kontrollojë çdo person dhe mjet fizik, për të cilin ka dyshime se është i implikuar në një vepër penale, por dhe jo vetëm. Z. Burgaj njoftoi se rreth kësaj çështje institucioni që ai drejton nuk ka ndërmarrë asnjë verifikim për të mësuar rreth të vërtetës së sekuestrimit të 1.50 gramë lëndë narkotike në makinën e deputetit Gramoz Ruçi. "Verifikimet për të parë implikimin ose jo të oficerëve në këtë çështje, nuk janë në kompetencën tonë. Ato i kryen Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB)"-ka sqaruar Drejtori i Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj.

LAJME SHKURT

foramcioneve të policisë se ai është një përdorues droge, që për rrjedhojë e implikon atë direkt në posedimin e 1.50 gramë lëndë narkotike të gjetur në makinën e tij, ka reaguar duke pohuar se efektivët e policisë shqiptare nuk janë policë, por milicë. Sipas Ledio Ruçit, efektivat e Poli-

cisë së Shtetit po bëjnë sërish bllofin, pas dështimit në tre bllofe të mëparshme. Djali i deputetit Gramoz Ruçi, shton se të gjitha këto bllofe të luajtura kundër tij, sjanë gjë tjetër veçse dëshpërim i militantëve të Sali Berishës. "Sa për policinë më vjen keq për ta se janë milici dhe jo polici. Esh-

të bllofi i tretë rradhazi që dalin me mua. I pari lidhet me aksidentin ku pretendonin dhe shpresonin të isha unë fajtor. I dyti lidhet me armën, ku shpresonin që të qe e imja dhe pa dokumenta, megjithëse arma ishte për zogj. Ndërsa bllofi i tretë të gjenin 100 kilogram hashash në makinën

time dhe si pasojë sajuan 1.5 gramë. Ky është dëshpërimi i militantëve të Sali Berishës"shprehet në reagimin e tij Ledio Ruçi, i cili u ndalua nga policia e Durrësit dhe më pas u lirua nga gjykata e këtij rrethi për shkak se kontrolli i mjetit ishte bërë i në kundërshtim me ligjin.

Dy shtetas të shumëkërkuar nga drejtësia italiane janë vënë në prangat e Policisë së Fierit përmes operacionit të koduar "Partneritet". Dy personat e shpallur si me rrezikshmëri të lartë penale janë Bushi Koçi Nilo, 42 vjeç, banues në Hoxharë të Fierit dhe Ermir Sakuta Prenika, 35vjeç, banues në Dërmenas të Fierit. Sipas policisë, Bushi Nilo ishte dënuar nga Gjykata e Perugias, në Itali, me burgim të përjetshëm për vrasje. Ndërsa Ermir Sakuta (Prenika) ishte dënuar nga Gjykata e Monzas në Itali me 16 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Argumentet e avokatit

"Policët futën drogën në makinë" „„„

TIRANE

N

ë konkluzionet e dhëna para gjykatës së Durrësit avokati i Ledio Ruçit, Arian Salati, veç argumentave ligjorë për pavleshmërinë e proces-verbalit të hartuar nga Vladimir Ymeraj, ka shkuar edhe më tej duke thënë se droga është futur nga punonjësit e policisë. Sipas Salatit vetë rrethanat e faktit krijojnë dyshime të bazuara se lënda narkotike është futur në automjet qëllimisht nga policia. Ky veprim është kryer gjatë kohës kur automjeti ndodhej në posedim nga policia dhe jashtë kontrollit të klientit të tij Ledio Ruçi. Ky akt i kryer nga policia gjyqësore është haptazi i

Arian Salati

paligjshëm dhe prova që përligj dyshimin e arsyeshëm është e papërdorshme. Në procesverbalin e kapjes në flagrancë, pa datë, ora 16.30, mbajtur nga punonjës të policisë ndër të cilët edhe agjentë të antidrogës, përveç një arme sportive, nuk është gjetur asgjë tjetër e kundërligjshme. Në procesverbal thuhet shprehimisht: "Nga kontrolli i mëtejshëm nuk u konstatua asgjë tjetër e kundërligjshme". Pra, konfirmohet që në këtë automjet nuk ka pasur asnje gram lëndë narkotike. Procesverbali i kontrollit të këtij automjeti është përpiluar në kundërshtim me ligjin dhe kopetencat e policisë gjyqësore, pasi nuk ishim në kushtet e flagrancës dhe në kushtet e

gjëndjes së ngutshme për kryerjen e këtyre veprimeve. Më tej avokati Salati shtoi se automjeti ka qëndruar në pikën e bllokimit në Shkozet të Durrësit, ku dhe çelësat e makinës i kanë pasur oficerët e policisë. Për rjedhojë kjo të shton akoma dhe më tepër ndyshimet se lënda narkotike është future qëllimisht nga policia, pasi personi i ndaluar Ledio Ruçi vjen nga një familje që njihet publikisht si djali i deputetit Gramoz Ruçi. Ndërkohë nga ana tjetër dhe Prokuroria e Durrësit ka vendosur të shpallë si të pavleshëm proces-verbalin e datës 30 janar 2012, që sipas saj është kryer në mënyrë të kundraligjshme nga oficeri i policisë gjyqësore Vladimir Ymeraj.


8

E premte, 9 shkurt 2012

AKTUALITET

Kryebashkiaku Goro: Pas planit, duhet të gjejmë investitorë

V

asil Bollano ish-kryebashkiaku i Himarës që komisionoi planin, i pyetur nga Shqiptarja.com se si i duket kjo ide projekt përgjigjet në mënyrë figurative. "Është si puna e asaj që thotë populli, të kesh një qeveri të keqe apo të kesh amulli, po ashtu dhe plani më mirë një plan qoftë dhe jo

të gjejë zbatim, ndërsa është optimist për zgjidhjen e problemit të regjistrimit të pasurisë. Mungesa e certifikatave të pronësisë nuk lejon dhënien e lejeve për ndërtim, pra do kufizonte Zhvillimin e këtij plani. Në zonë, 90 përqind e pronës nuk është e regjistruar.

perfekt, se sa pa plan fare. Bëhet fjalë për zhvillimin e Himarës në 20 vitet e ardhshme, pse mos të rrisim kërkesat dhe të kemi një plan bashkohor e pyesim. Ky është brumi që kemi" shton ai. Jorgo Goro kryetari aktual i Bashkisë së Himarës është i fokusuar në gjetjen e investitorëve që ky plan të nisë e

E ka bërë një firmë greke, ka kushtuar 220 mijë euro

Plani urbanistik i Himarës port jahtesh në Porto Palermo Kundërshtarët: Ka lënë në harresë të plotë Malin Lajmi Projekti

Shumë shpejt Himara do të ketë planin rregullues të saj. Ka kushtuar 220 mijë euro por ka shumë kundërshtime. Edhe pse mund të miratohet, ndoshta është i pazbatueshëm. Për 90 përqind të territorit në Himarë nuk ka dokumente të sakta pronësie, pas djegies së kadastrës në vitin 1997. Ndërsa për zona të bukura si Palasa, që tani nëpër blogje flitet për politikanë që kanë marrë prona.

„„„ NGA

Koncepti për Himarën që ka një juridiksion nga Palasa deri në Qeparo është zhvillimi i Turizmit lehtësisht masiv, që nuk shkatërron mundësinë e hapsirave për lloje të tjera turizmi, siç është ai i agroturistik, kulturor, vullnetar, i kampingut, apo dhe elitar.

HIMARË

ARBEN HASANAJ

H

imara më në fund përgatitet të ketë planin e vet të zhvil limit të zonës. I prezantuar në muajin nëntor të vitit të kaluar nga studio greke "Thimyo Papajanis" që ka hartuar projektidenë, bërja e këtij dokumenti ka kushtuar 220 mijë euro, në një bashi që fondet e buxhetit vjetor janë afërsisht 1.2 milionë euro. Detyra e projektit u tenderua nga administrata e Bashkisë 10 muaj më parë, dhe nënpërmjet këtij plani synohet zhvillimi i Himarës për 20 vitet e ardhshme. "Vizioni për zhvillimin e zonës përjashon

turizmin masiv si në Durres, apo ndërtimet masive të shtëpive të dyta si në Sarandë. Modernizimi aty ka konsumuar burimet natyrore", tha gjatë prezantimit Thimyo Papajani. Deri ditën e sotme, qyetarë dhe banorë të Himarës duhet të jepnin objeksionet e tyre për këtë projekt. Dhe pas kësaj projektideja do të duhet të marrë miratimin përfundimtar në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë. Por pak njerëz dinë që ky projekt ishte varur në muret e bashkisë dhe në një shkollë 9-vjeçare në Himarë. Ndërko-

hë që në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës nuk është vendosur fare.

KUNDËRSHTIMI

Ekspertët që konkuruan për të fituar projektin 220 mije euro nga bashkia e Himarës kritikojnë planin nga pikpamja e parasë. "Nuk ka një analizë ekonomike",- thonë ata, duke shtruar pyetjen se cili është raporti midis investimeve dhe përfitimeve? Projekti sipas kriktikuesve nuk shpjegon mënyrën se çfarë zhvillimi do kenë burimet natyrore të zonës. Cilat do jenë llojet e reja të bizneseve dhe cila do jetë balanca

Në foto: (majtas) Harta e planit rregullues për Himarën (djathtas) Harta e planit rregullues për Himarën fshat

ndërmjet shërbimeve dhe produkteve. Ideja deri tani është kryesisht e orientuar përgjithesisht në territoret pranë detit dhe në afërsi të tij, ndërsa malet janë lënë jashtë për një kohë të dytë. Disa nga zonat ku mendohet të ndërtohet dhe në një farë sensi të zhvillohet qyteti ndodhen në pozicione të kontestueshme thonë specialist të urbanistikës. "Trajtimi i porteve turistike ndodhet larg qytetit, kur mund të jenë të rëndësishme për kontaktin e qytetit me turistin që vjen nga deti" thonë oponentët. "Nuk është Himara aktualisht me infrastrukturën që ka, e orientuar drejt tregut turistik ndërkombëtar", tha gjatë prezantimit Thanos Pagonis. Profesor në degën arkitekturë pranë universëitetit të Athinës, ai ishte i dërguari vetëm nga studio Papajani (fituese e tenderit për hartimin e projektit).

CILI ËSHTË PLANI

Koncepti për Himarën që ka një juridiksion nga Palasa deri në Qeparo është zhvillimi i Turizmit lehtë-

sisht masiv, që nuk shkatërron mundësinë e hapsirave për lloje të tjera turizmi, siç është ai i agroturistik, kulturor, vullnetar, i kampingut, apo dhe elitar. Ky i fundit lejohet për momentin vetëm në Porto Palermo ku ish baza ushtarake e nëndetëseve, do kthehet në një port jahtesh dhe barkash me vela luksoze, sëbashku me një infrastrukturë vilash dhe shërbimesh mbështetëse. E njëjta gjë mund të thuhet për plazhin e Dralesë nën Llogara. Kapaciteti pritës i tij këshillohetë të jetë (sipas studios projektuese) 800 vizitorë në ditë. Në pjesën tjetër kërkohet të ruhet ndërtimi tradicional. Zhvillimi i ndërtimeve në kate do jetë më koficientë të ulët për të mos rënduar zonën. Ndyshime në infrastrukturën rrugore gjithashtu, që synon devijimin e rrugës kombëtare nga qëndra e Himarës. "Zhvillimi i pronës private,- u tha gjatë prezantimit,- nuk do të thotë se e gjithë sipërfaqja duhet të ndërtohet".


E premte, 9 shkurt 2012

9

AKTUALITET

E veçanta e prezantimit, flitet anglisht dhe greqisht

D

itën e parë të prezantimit në Dhërmi, zonja Mirlinda Rusi Gajo, perfaqësuese e Agjencisë për Zhvillim dhe pjesë e grupit hartues, e nisi prezantimin duke thënë se gjuha që do përdoret do jetë greqishtja "meqë ju jeni komunitet grek". Ndërkohë në Himarë, prezantimi u bë në anglisht dhe u

përkthye në shqip. Diskutimet nisën në shqip nga publiku, por vazhduan greqisht. Interesant shpjegimi i formularit nga zonja Rusi, e cila tha se "plani do shihet nga publikun dhe se ky i fundit duhet të plotësojë një formular dhe të vendosë emër mbiemër, çfarë përfaqëson, që ne ta marrim vesh, që

ju jeni ata që jeni" tha ajo. Ndërkohë që banorët e kanë marrë vesh, pavarësisht nga gjuha, se çfarë ndodh me këtë plan, por ata kanë kundërshtuar në mënyrat e tyre zhvillimin e tij, vetëm kur vjen puna te titujt e pronësisë. Sepse shumica e banorëve të zonës, nuk e disponojnë hipotekën për pronën e tyre.

Në foto: Kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, zv.ambasadori grek në Tiranë dhe ish-kryetari Vasil Bollano (djathtas) Harta e planit rregullues për Porto Palermon

TE DHENAT E NDËRTIMEVE

„ „ „ „ „ „ „ „

Nuk do të ketë turizëm masiv si Durrësi Nuk do të jetë me ndërtime si Saranda Turizëm elitar në Porto Palermo Port jahtesh në Porto Palermo Ndërtime të vogla për turizmin familjar por edhe hotele Rruga kombëtare do devijohet nga qendra e Himarës Jo ndërtime në të gjithë pronën private Hapësira për turizmin agroturistik

Në blogjet në internet flitet për zaptim të "rrugëve të bardha" „„„

HIMARË

R

reth 90 përqind popullsisë nuk e ka një dokument pronësie në zotërim, ç'ka do të thotë se vetëm 10 për qind e banorëve të Himarës mund të zhvillojë pronën e tyre në bazë të ligjit. Asnjë bashki në Shqipëri nuk mund të japë një leje ndërtimi nëse personi nuk ka një pronë me certificatë regjistrimi. Procesi është bllokuar që në vitin 2006 me një vendim qeverie për të penguar regjistrimet e padrejta të cilat u vune re gjatë procesit. Në vitin 1997 gjatë trazirave u dogj dokumentacioni që përmbante hartat kadastrale me pronat e regjistruara në bazë të ligjit 7501. Sëfundmi një projekt i financuar nga OSBE për regjistrimin e banesave dhe trojeve duket se nuk po ecën përpara dhe është bllokuar në shumë çështje. Procesi është ndalur te tokat bujqësore, kullotat dhe pyjet. Zona nuk ka qënë subjekt i lëvizjeve demografike, të tipit me qytetarë të ardhur, siç ka ndodhur në Durrës dhe Tiranë, ku popullsia ekzistuese para vitetve 90, është shtuar me disa herë. Përkundrazi në zonë trauma demografike, është në sens të kundërt. Pas 90-tës, 67 për qind e popullsisë la zonën për të emigruar kryesisht në Greqi. Nga faqa jugore e Llogarasë deri në Qeparo e gjithë vija e bregut përfshi dhe fshatrat nën administrimin e Bashkisë së Himarës, ka tani vetëm 4500 banorë. Një numër ky i barabartë me nxënësit e një gjimnazi serioz në Tiranë.

PROJEKTI DHE FJALËT

Pronarët do japin kontributin e tyre me sipërfaqë toke apo me vlerë monetare që shërbime që parashi-

Banorët: Ne s'kemi hipoteka Flitet për ndërhyrje politike Projekti i OSBE për regjistrim drejt dështimit

Në foto: Harta e planit rregullues në Qeparo

hen në të, të sigurohen. Plani parasheh dhe krijimin e zonave të shërbimeve tregtare, apo të industrisë së lehtë, dhe mbron frutikulturën. Këto janë disa nga avantazhet, ndërsa ka dhe shumë pjesë që duhen shikuar me kujdes. Në Porto Palermo duhet të zotërosh jo më pak se 35 ha, për të kërkuar një leje ndërtimi sipas planit të ri. Në Drale, plazhet e "rrugëve të bardha", poshtë Llogarasë dhe Palasës, ndodhen në dy sipërfaqe të tilla, njëra prej 50 ha dhe tjetra prej 20 ha. Nëpër blogjet e internetit në Himarë, kanë nisur të shkruhen e zeza mbi të bardhë, emrat e politikanëve që kanë pronësinë në këto zona. Zyra e hipotekës në Vlorë mund të shuajë kureshtjen se kush e zotëron këto pronësi. Gjatë diskutimeve pas prezantimit banorët e Himarës shprehen të shqetësuar për zhvillimin e këtij plani, pasi në zonë shumë pak persona zotërojnë titujt e pronësisë. Kjo patate e nxehtë, pasi plani të ketë marrë formë përfundimtare, do i mbetet në dorë bashkisë, që sipas rastit do shqyrtojë kërkesat për zhvillim. Një tjetër problem siç është ai i infrastrukturës dhe këtu flasim për shërbime të tilla si furnizimi me ujë të

pijshëm, kanalizimet e ujrave të zeza, furnizimi me energji elektrike, apo krijimi i korridoreve për ciklistët, mbetet për t'u detajuar. Një tjetër problem, mbetet trasparenca. Janë shumë pak persona që kanë parë dhë dëgjuar diçka për planin. Ideja ruan një seri hapësirash të gjlbërta dhë është i ndjeshëm karshi trashgimnise historike të ndërtesave të zonës. Ka një qasje positive kundrejt lartësisë së ndërtimimeve dhe ruan linjat e kodrave përballë detit. Po a mjafton kjo për të pasur një plan bashkëkohor. A është i shtjelluar mirë në brëndësi koncepti zhvillim i qëndrueshëm? A ka një qasje ekologjike kundrejt energjisë se paster duke shfrytëzuar eksperiencat me positive në rang boteror? Përgjigjet do i marrim ndoshta kur gjithçka të jetë gati para se të miratohet në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Deri tani ankesat janë të përqëndruara në sipërfaqët që janë lënë jashtë zhvillimit duke u konsideruar si zona të paprekshme për karakteristikat e tyre, që janë të tipit kurorë e gjelbërt apo pyje. Po ashtu ankohen dhe pronarët toka e të cilëve ndodhet në hapsira të konsideruara si parkingje. ar. ha.


10

E premte, 10 shkurt 2012

SOCIALE PROVIMI I SHTETIT

INTERNETI I SIGURTË, NIS FUSHATA

Teza e provimit të shtetit nuk do të lehtësohet. Ajo do të qëndrojë në të njëjtin nivel që është tani, pavarësisht numrit të madh të mbetësve. Ministri i Arsimit ka deklaruar se numri i madh i mbetësve në provimin e shtetit, nuk do ta detyrojë këtë dikaster të ndryshojë rregullat e lojës. Sipas tij ata janë të "kënaqur" nëse kalojnë 50% e kandidatëve.

Ministria e Arsimit po zhvillon një fushatë sensibilizimi për internetin e sigurtë. Në këtë kuadër, kreu i këtij dikasteri, Myqerem Tafaj, ka qenë dje në shkollën mesme "Ismail Qemali", ku ka deklaruar se një nxënës i vitit të parë të kësaj shkolle ka krijuar një program sigurie dhe ia ka dhuruar MASH-it. Ky program do të shpërndahet në të gjitha shkollat

Drejtori i spitalit: Prindërit neglizhuan, po i bëhet autopsia

Lajmi Një foshnje 5 muajsh ka humbur jetën për shkak të temperaturës së lartë mëngjesin e djeshëm në qytetin Korçës. Prindërit kishin refuzuar ta shtronin në spital. Ndërsa Meleqe Demiri, në muajin e 7 të shtatëzanisë, është sjellë me urgjencë te "Koço Gliozheni", pas një hemorragjie. Nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut.

„„„

I ftohti, vdes foshnja shpëtohet shtatëzana Meleqe Demiri, e bllokuar nga bora në Dibër TË IZOLUARIT

Helikopterët, deri në pesë udhëtime çdo ditë

TIRANE

P

ër një pjesë të madhe të zonave të vendit, trans porti me helikopter mbetet i vetmi mjet udhëtimi. Kjo pasi ata janë të izoluar krejtësisht nga dëbora, që ka pushtuar vendin tonë që prej disa ditësh. Vetëm dy ditë më parë, njësia e transportit me helikopter në ministrinë e Shëndetësisë, ka mundur të shpëtojë tre fëmijë, nga komuna Fierzë e Tropojës. Dy prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bajram Currit, ndërsa i treti, i cili ishte edhe më rëndë, është sjellë në Tiranë. Aktualisht tre të vegjlit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që kjo njësi bën edhe deri në 5 fluturime në ditë.

ESMERALDA KETA

F

oshnja vetëm 5 muajsh ka humbur jetën në Korçë për shkak të temperaturës së lartë. Dhe nëse prindërit do të kishin qenë pak më të kujdesshëm, ndoshta më e keqja do të ishte evituar. Riza Hashimi, drejtor i spitalit të Korçës, na shpjegon se aktualisht, foshnja është në morgun e qytetit dhe do t'i nënshtrohet autopsisë. "Prindërit e foshnjës e kanë sjellë atë në spital pasditen e së mërkurës. Doktoresha pediatre që e ka vizituar u ka kërkuar që ta shtrojnë, por prindërit nuk kanë pranuar. Ata i kanë thënë doktoreshës se dëshironin më mirë ta mbanin në shtëpi, dhe nëse do të kishte përkeqësim do ta sillnin menjëherë në spital, me pretendimin se e kishin shtëpinë brenda në qytet. Doktoresha i ka dhënë mjekimin si dhe u ka kërkuar që nëse gjendja e të miturit rëndohej ta merrnin në telefon. Në mëngjes morëm vesh që fëmija kishte vdekur. Aktualisht, ai është dërguar në morgun e spitalit ku do i nënshtrohen autopsisë', - na shpjegon drejtori Hashimi. Ndërsa sa i përket pretendimit të prindërve të fëmijës që ka ndërruar jetë, se nuk e shtruan në spital pasi nuk kishin para, Hashimi thotë se në këtë spital nuk mungon asgjë, ndaj ky është një justifikim i kotë. "Unë e them me përgjegjësi të plotë që në spitalin tonë nuk mungon asnjë lloj medikamenti, ndaj prindërit e foshnjës nuk kishin nevojë për lekë që ta shtronin fëmijën", - na thotë më tej drejtori i spitali. Familja Kërcelli, që ka humbur fëmijën, i përket komu-

Meleqe Demiri, që mbëriti me urgjencë te "Koço Gliozheni" nitetit rom të këtij qyteti.

SHTATZËNA

Por për 22-vjeçaren, Meleqe Demiri, e djeshmja ka qenë një ditë me fat. Ajo është sjellë me urgjencë me helikopter, në maternitetin "Koço Gliozheni", pasi rrezikonte të humbte fëmijën e saj të katërt, pasi kishte dështuar tre të tjerë. Ajo ësh-

të në muajin e shtatë të shtatëzanisë dhe dy ditë më parë ka pësuar një hemorragji të fortë. E izoluar nga dëbora në Melesh, të komunës Zalldardhë të Dibrës, infermieres së zonës i janë dashur 14 orë në këmbë për të mbërritur në shtëpinë e të sëmurës. Duke parë situatën e saj të rënduar, infermierja

Liri Kasa, ka drejtuesit dhe helikopteri ka mbërritur me urgjencë. "Nga fshati që kam në patronazh, e kam shumë larg dhe kemi dalë tre vetë dhe mezi kemi arritur. Kur vajtëm atje, gruaja po përpiqej me shpirt. I bëra ndihmën e shpejtë ajo ishte prapë me hemorragji dhe regjim shtrati, të ftohtë, pa ngrënë dhe pa pirë. Jemi të izoluar, për ushqime dhe gjithçka dhe na kanë mbaruar të gjitha", - thotë infermierja Liri Kasa. Fedor Kalle-

jxhi, mjeku që i ka bërë ekzaminimet 22 vjeçares, shprehet se nëna dhe foshnja nuk kanë asnjë rrezik për momentin, por do të vazhdojnë të qëndrojnë në spital "Nga ekzaminimet që ne bëmë deri tani fëmija është në gjendje të mirë, nuk ka problem akut për momentin. Do të vazhdojë të qëndrojë në spital për të parandaluar këtë rrezik të lindjes parakohe që ka dhe çdo gjë do shkoj mbarë", - thotë Fedor Kallejxhi.

LAJME SHKURT

„ Spitale

pa gjak, apel on-line

Që spitalet tona vuajnë gjithmonë mungesën e gjakut, kjo nuk është ndonjë gjë e re tashmë. Madje ky produkt jetik mungon edhe në qendrën më të madhe spitalore në vend, atë "Nënë Tereza". Por tashmë kanë ndryshuar edhe mënyrat se si bëhet apeli për këtë produkt jetik. Kështu, të rinjtë e grupimit mjekësor "Almedicus" kanë zgjedhur që nëpërmjet rrjetit social "facebook" të bëjnë apel për dhurim gjaku. "Nevojë e madhe për dhurim gjaku. Vajza 12-vjeçare me inicialet I.A., e shtruar te "Nënë Tereza" ka nevojë për dhurim gjaku A negativ. Kushdo që lexon këtë njoftim dhe ka grupin e gjakut A negativ të paraqitet në bankën e gjakut në spitalin "Nënë Tereza". Mund të dhuroni në çdo orë por sa më shpejt aq më mirë!", - përfundon apeli i mjekëve të ardhshëm.

„ Ambulancat,

rregulla të reja

Ndryshojnë rregullat për drejtorët e qendrave shëndetësore. Ministri Vasili ka firmosur një urdhër sipas të cilit, drejtori i qendrës shëndetësore duhet të plotësojë këto kritereve: të jetë i diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë; të ketë mbi 5 vjet përvojë pune në një qendër shëndetësore; të ketë përparësi kryerja e trajnimeve në mjekësinë familjare si dhe ato në fushën e menaxhimit shëndetësor; të ketë vlerësime pozitive të punës së tij ndër vite; të njohë së paku një gjuhë të huaj dhe detyrimisht të përdorë kompjuterin si dhe të paraqesë nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim numrin e krediteve të paracaktuara për t'u plotësuar.

Rregullorja e re

Matura 2012, mësuesit të paqartë „„„

R

TIRANE

regullorja e re e zhvillimit të provi meve të maturës shtetërore e publikuar dy ditë më parë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka hedhur edhe më shumë hije dyshime te mësuesit. Ata ankohen se ndërsa po afron data e provimeve, ata nuk janë të qartë për rregullat e lojës të sivjetshme. "Ta zëmë, kur flitet për maturantët mbetës apo ata që duan të futen pranë në provimet me zgjedhje të maturës nuk shpjegohet se si do të bëhet ekuivalentimi i notave të tyre. Duke qenë se tashmë për t'u futur në provimet me zgjedhje, nxënësit duhet të kenë një numër të caktuar kreditesh, sistem që

nuk aplikohej më parë. Ne këtë nuk u shpjegojmë nxënësve", - na thonë mësuesit. Kështu sipas rregullores së

Lajmi Ndryshojnë rregullat për maturantët që do të testohen këtë vit për provimet me zgjedhje dhe ata me detyrim. Kështu ata duhet të plotësojnë një numër të caktuar kreditosh, nga 8-12 për t'u futur në provimet me zgjedhje. Nëse nuk plotësohen këto kredite, ai quhet mbetës dhe nuk futet dot në provime.

re të maturës shtetërore çdo maturant, që është vlerësuar kalues në vitin e fundit të shkollës së mesme

para vitit shkollor 2005-2006, por nuk ka fituar Dëftesën e Pjekurisë, jep provime të detyruara dhe me zgjedhje. Provime të detyruara për ta do të jenë lëndët: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë. Ndërsa kandidatët e maturës shtetërore nga 2006-2011, lejohen të aplikojnë në IALP, bazuar në rezultatet e viteve të nuk lejohen të japin provimet me zgjedhje të detyruar, nëse kanë rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur rezultatet e tyre janë nën 4.50. Në rast se kandidati e ka dhënë më shumë se njëherë një lëndë në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit. Në përllogaritjen e pikëve për këto lëndë merren koeficientët e vitit shkollor 2011-2012.


E premte, 9 shkurt 2012

11

SOCIALE

Intervista

TË BËHESH PRIND është pa dyshim eksperienca më e rëndësishme, më e bukur, por edhe më ekzaltuese në jetën e një çifti. Sigurisht që në themel të saj qëndron lindja e një fëmije të shëndetshëm dhe për këtë kerkohet kujdes e përgjegjshmëri në çdo hap të punës tonë.

Mjeku i njohur flet edhe për problemin e përgjysmimit të lindjeve „„„

TIRANE

ALBA MALLTEZI

I

shte viti 2004 kur në atëhersh men "Gazeta Shqiptare" pub likuam lajmin e bukur për shumë çifte: Doktor Orion Gliozheni kishte realizuar lindjen e fëmijëve të parë "In-Vitro", duke kurorëzuar një punë të gjatë në klinikën e tij. Sot nuk është çudi që mjekë të njohur në Europë t'u thonë çifteve shqiptare se "në Shqipëri keni një mjek shumë të mirë në këtë fushë" dhe në të vërtetë janë bërë shumë hapa përpara. Në Tiranë sot vijnë dhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia për të realizuar me sukses ëndrrën e të pasurit fëmijë. Doktor Gliozheni tregon në këtë intervistë për Shqiptarja.com se si ka ecur në këto vite ky mision, për profesionalizmin dhe etikën që kërkohet në këtë shkencë të rëndësishme të riprodhimit, por flet dhe për tema të tjera të rëndësishme të shëndetësisë, si harmonizimi nën shembullin e vendeve evropiane i shërbimit shëndetësor privat, me atë publik. Doktor Gliozheni, u bënë tashmë gati 8 vjet që kur 14 çiftet e para shqiptare realizuan ëndrrën për të pasur një bebe, përmes fekondimit In-Vitro, kryer nga ju në vitin 2004, në klinikën tuaj. Cili është bilanci sot? Sot numërohen rreth 1000 fëmijë të lindur nëpërmjet këtyre teknikave dhe përveç lumturisë së tejskajeshme që u ka falur këtyre familjeve ardhja në jetë e një fëmije "të pamundur më parë", ky fakt është sigurisht një kënaqësi shumë e madhe edhe për ne, pasi është fryt i një pune sa të lodhshme e të vështirë, aq edhe të bukur e të larmishme. Të bëhesh prind është pa dyshim eksperienca më e rëndësishme, më e bukur, por edhe më ekzaltuese në jetën e një çifti. Sigurisht që në themel të saj qëndron lindja e një fëmije të shëndetshëm dhe për këtë kerkohet kujdes e përgjegjshmëri në çdo hap të punës tonë. Keni qenë gjithnjë në avangardë të të rejave shkencore në fushën e obstetrike-gjinekologjise. Si është zhvilluar në këto vite, në Shqipëri, procesi i fekondimit In Vitro? Pas vështirësive e pengesave në hapat e para, por me këmbënguljen dhe dëshirën për të vazhduar përpara, me kalimin e viteve ne kemi pasur një progres të vazhdueshëm, i cili është manifestuar jo vetëm në kualitetin e shërbimit, por edhe në rezultatet shumë të mira që ne kemi, rezultate këto të njëjta me ato të klinikave më të përparuara në botë. Kjo i detyrohet sigurisht profesionalizmit, seriozitetit dhe korrektësisë në punën tonë, teknologjisë së avancuar që disponojmë dhe azhurnimit me të rejat më të fundit në këtë fu-

Në foto: Doktor Orion Gliozheni që flet për SHQIPTARJA.com

ORION GLIOZHENI: 1000 bebe “In Vitro” që nga viti 2004

"Vijnë edhe çifte nga Maqedonia e Kosova" shë, me qëllimin për të ecur me ritmin e kohës. Sot në Shqipëri janë hapur edhe klinika të tjera, të cilat e ofrojnë këtë shërbim dhe kjo është krejt normale e flet për progres e interes në këtë fushë. Ajo që është shumë e rëndësishme është që këto teknika nuk duhen parë si një aktivitet biznesi, pasi këtu kemi të bëjmë me jetë njerëzore. Realizimi me sukses i tyre kërkon formimin profesional përkatës, teknologjinë e duhur, ambjentet e përshtatshme dhe një seriozitet rigoroz. Pa plotësuar këto kushte jo

vetëm që rezultatet janë mediokre, por edhe mundësia për gabime është e madhe, me pasoja të rrezikshme shëndetsore. I takon Ministrisë së Shëndetësisë të kontrollojë këto struktura, për të aplikuar normat që sugjeron komuniteti europian në standartet që duhet të plotësojë një qendër e fekondimit të asistuar. Puna e përditëshme ju mban në kontakt me shëndetin e nënave shqiptare. A ka probleme serioze lidhur me këtë? Si është tendenca statistikore sa i takon lindshmërisë

në vend? Sigurisht që ndryshimet demografike, stili i ndryshëm i jetës në vendin tonë, krahasuar me vitet para ardhjes së demokracisë, ka sjellë edhe problematika shëndetësore të reja në fushën e shëndetit riprodhues. Nëse më parë një problem shumë serioz për vendin tonë ishte aborti klandestin, si rezultat i të cilit sëmundshmëria dhe vdekshmëria amtare ishin shumë të larta, sot ky problem nuk qëndron më, pasi aborti është i lirë. Por sot multipartneriteti, emigracioni, lëvizjet

Statistikat

Shqipëria, numrin më të vogël të mjekëve në të gjithë rajonin „„„

N

TIRANE

umri i mjekëve për banorë ka ardhur në rënie që pas vitit 1989. Madje nëse krahasohemi me vendit e rajonit Shqipëria renditet në fund të listës për numrin e mjekëve apo edhe të përdorimit të shtretërve. Studimi është bërë nga "Open Data", e cila u është referuar të dhënave të marra nga Banka Botërore dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. "Sipas të dhënave më të fundit (2007), në Shqipëri ka 1.15 mjekë për 1.000 banorë, krahasuar me 1.39 në vitin 2000 (ose 17.5% më pak). Nëse kjo shifër krahasohet me vendet e rajonit, rezulton se ky tregues është

2.5 në Maqedoni, 2 në Serbi, 6 mjekë për 1.000 banorë në Greqi, etj. Ndërkohë në Shqipëri rezultojnë 4 infermierë për 1.000 banorë", - thuhet në studimin e "Open Data", ku theksohet se numri i mjekëve për 1.000 banorë është edhe një tregues i cilësisë së shërbimit shëndetësor. Në studimin që shtrihet që nga viti 1989, është parë edhe numri i shtretërve është ndër më të ulëtit në rajonin. Sipas "Open Data", numri i shtretërve spitalorë është një tregues i kapacitetit të institucioneve shëndetësore të një vendi, sidomos në situata emergjencash. "Bazuar në të dhënat rezulton se edhe numri i shtretërve spitalorë ka

ardhur në ulje. Në 2007, rezultojnë vetëm 2.92 shtretër spitalorë për 1.000 banorë. Krahasuar me vitin 2000 kjo shifër është ulur me 11% (3.4 shtretër për 1.000 banorë). Edhe ky tregues, nëse krahasohet me vendet e rajonit është më i ulët. Në Maqedoni numri i shtretërve për 1.000 banorë është 4.6, në Serbi 5.4 dhe në Greqi 4.8", - citon raporti i "Open Data". Në kategorinë mjekë janë klasifikuar mjekët e përgjithshëm dhe specialistët. Infermiere klasifikohen infermieret profesioniste dhe mamitë, si dhe personeli sanitar në spitale. Shtretër në spitale klasifikohen shtretërit për pacientët kronikë dhe akutë në spitale.

e popullsisë, kanë sjellë një rritje të ndjeshme të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, shtim të rasteve me HIV-AIDS dhe për pasojë edhe kancerit të qafës së mitrës. Nga ana tjeter, gratë sot lindin më pak fëmijë se më parë dhe kanë mundësi të përdorin metoda kontraceptive. Aborti është i lirë gjithashtu. Një pjesë e madhe e popullatës në moshë riprodhuese është larguar në emigracion. Të gjithë këta faktorë kanë sjellë një përgjysmim të numrit të lindjeve në Shqipëri. Nga rreth 70 000 lindje të gjalla në vit, që ishin në vitet 1990 kanë arritur në rreth 35 000 në vitin 2010. Mediat e huaja, veçanërisht ajo italiane, shkruajnë për çifte nga vendi fqinj, që zgjedhin Shqipërinë për të bërë realitet ëndrrën e të pasurit një bebe. A ka realisht të huaj që vijnë në Tiranë për këtë dhe përse zgjedhin Shqipërinë? Nuk besoj se kjo është një praktikë evidente. Mund të ketë raste sporadike, pasi Italia ka një ligj restriktiv, i cili nuk lejon kryerjen e disa teknikave të fekondimit të asistuar. Në këto kushte, një pjesë e çifteve italiane, që nuk gjejnë dot zgjidhje në Itali, detyrohen të shkojnë për të gjetur një zgjidhje të problemeve të tyre jashtë Italisë. Disa prej tyre dhe kryesisht ato çifte ku njëri prej partnerëve është shqiptar, kanë preferuar të vijnë në Shqipëri për të kryer këto teknika. Nga ana tjetër ka mjaft çifte kosovare dhe shqiptarë nga Maqedonia, që vijnë në Tiranë për të zgjidhur këto probleme. Në këto vitet e fundit, sektori privat kryesisht ka një zhvillim të madh, me hapjen e disa spitaleve dhe klinikave të huaja. A mund të na jepni një mendim rreth situatës së shërbimit Shëndetësor në Shqipëri? A janë krijuar kushtet që një grua shqiptare të mos ikë jashtë shtetit, sidomos për t'u kuruar në rast të një shtatzënie të vështirë apo të një sëmundjeje serioze që lidhet me organet riprodhuese? Zhvillimi i sektorit privat ështe shumë i rëndësishëm për sistemin shëndetsor të vendit tonë, pasi nga njëra anë ndihmon dhe lehtëson sistemin publik, i cili është i mbingarkuar dhe nga ana tjetër krijon mundësitë e përdorimit të teknologjisë së avancuar, që shpesh mungon në strukturat publike. Sot janë krijuar spitale private të standarteve bashkëkohore edhe në vendin tonë. Problem mbetet zgjidhja e sistemit të sigurimeve shëndetsore, në mënyrë që këto spitale të mos i shërbejnë vetëm një pjese të popullatës e cila mund ta paguajë shërbimin privat, por t'i shërbejnë popullatës me një nivel ekonomik mesatar, e cila mund të paguajë nga xhepi një pjesë të shpenzimeve dhe pjesa tjetër do të rimbursohet nga sigurimet. Kështu është modeli funksional i harmonizimit të sistemit shendetësor privat me atë publik në vendet e zhvilluara. Përsa i përket kushteve që ofron sistemi shëndetësor publik dhe ai privat në Shqipëri, unë mendoj se aktualisht janë të gjitha mundësitë për të diagnostikuar dhe trajtuar si duhet, çdo patologji obstetrikale ose gjinekologjike edhe në vendin tonë.


12

E premte, 10 shkurt 2012


E premte, 10 shkurt 2012

13


14

E premte, 10 shkurt 2012

AKTUALITET

Trafikoi 109 kg kanabis, ekstradohet nga Greqia

N

jë person i shpallur në kërkim për trafikimin e një ngarkese prej 109 kilogramë kanabis, është ekstraduar dje në Shqipëri nga Greqia. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë që thanë se Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, dje, rreth orës 17:30 , kreu ekstradimin nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim

ndërkombëtar, Gentjan Ilirjan Taullaj, 29 vjeç, lindur në Fier. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 104, datë 26.05.2010, ka caktuar për shtetasin e mësipërm masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike". Shtetasi Gentjan Taullaj, akuzohet se në datën 25.11.2009, në

fshatin Maminas, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin Gëzim GJIKA, ka transportuar një sasi prej 109 kg lëndë narkotike, të llojit Kanabis Sativa, e cila më pas do të trafikohej drejt Kosovës. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 11.10.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Akuza e kreut të sindikatës së Policisë për drejtorin e Burgjeve

Dibra internoi gardianen me fëmijë Nëna e dy jetimëve u transferuar nga burgu i Peqinit në atë të Tepelenës. Valentin Macaj deklaron se lëvizja e punonjëses së policisë L. Tabaku është e motivuar politikisht

Lajmi

LAJME SHKURT

Largimi nga burgu i Peqinit në atë të Tepelenës të gardianes L.Tabaku, është bërë mollë sherri mes kreut të sindikatës së policisë së burgjeve Valentin Macaj dhe Drejtorit të Burgjeve Gazmend Dibra. Macaj ka akuzuar drejtpërdrejt këtë të fundit si personin që ka urdhëruar transferimin e gardianes, nënë e dy fëmijëve jetim. Ndërkohë që drejtori Dibra shprehet se me Macaj momentalisht është në proces gjyqësor. „„„

TIRANE

ELTON QYNO

T

Sipas Macaj në Prill të 2011,

Sipas Macaj në Prill të 2011, Sindikata protestoi para dyerve të Drejtorisë së Burgjeve që gjëndja të ndryshojë lidhur me të drejtat e punonjësve të policisë. Tashmë gjëndja ka ndryshuar regresivisht në dëm të 4000 punonjësve.

Në foto: Kryetarit të Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë Valentin Macaj

REAGIMI

Dibra: Me Macajn jam në gjyq

ransferimi i një gardiane, nënë e dy fëmijëve jetimë, nga burgu i Peqinit në atë të Tepelenës ka sjellë reagimin e fortë të Kryetarit të Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë Valentin Macaj, i cili akuzon drejtorin e burgjeve Gazmend Dibra si personin që ka urdhëruar këtë transferim. Sipas Valentin Macaj që prej Gazmend 3 muajsh L. Tabaku, nënë e dy fëmijëve vazhdon të jetë e transferuar nga Peqini në Tepelene, transferim ky që ka sjellë vështirësi për ruajtjen dhe kujdesin familjar të dy fëmijëve të mbetur jetim. Macaj thekson se fillesa e ndëshkimit të punonjëses në fjalë nis me transferimin nga Burgu i Lushnjës për në atë të Rrogozhinës dhe më pas në atë të sigurisë së lartë në Peqin. Vuajtje pafund për këtë punonjëse policie, vetëm pse nuk ka kush ta mbrojë politikisht. Kjo punonjëse policie është "internuar" nga Drejtoria e Përgjithshme në Burgun e Tepelenës dhe vazhdon të vuajë "dënimin" e dhënë për "agjitacion e propagandë". Valentin Macaj hedh akuza të rënda ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve duke shkruar në letrën e tij se, gardiania L.Tabaku punon qindra kilometra larg fëmijëve të saj brenda Shqipërisë,ndërsa drejtori i burgjeve paguan për të shkolluar të tijtë në Amerikë.

PROTESTA E SINDIKATËS

Protesta

I

kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com", Drej tori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra, ka pohuar se është njohur me rastin në fjalë, duke theksuar se me personin që e akuzon ai është në një proces gjyqësor. Dibra, s'pranon të japë komente të mëtejshme rreth kësaj çështje, ku me sa duket ai ka preferuar që konfliktet mes tij dhe Valentin Macaj ti zgjidhë nëpërmjet procedurave ligjore në Dibra gjykatë. Duket se nga këto konflikte ka ardhur dhe reagimi i ashpër i Macaj ndaj Gazemend Dibrës, i cili prej disa vitesh drejton institucionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sindikata protestoi para dyerve të Drejtorisë së Burgjeve që gjëndja të ndryshojë lidhur me të drejtat e punonjësve të policisë. Tashmë gjëndja ka ndryshuar regresivisht në dëm të 4000 punonjësve. Transferimet "politike" kur bashkëqeveriset me të majtët, mungesa e uniformave prej 4-vitesh kur qeveria ka dhënë fonde, mungesa e transportit dhe trajtimit ushqimor kur kjo parashikohet në ligj, pagesa abuzive e policisë së burgjeve kur për të njëjtën punë paguhen ndryshe në Peqin, ndryshe në Korçë e ndryshe në Lezhë, mungesa e kontrollit shëndetësor të punonjësve kur ligji i sigurisë dhe shëndetit në punë e sanksionon si detyrim për punëdhënësin, mungesa e kushteve normale të punës për policët

e shërbimit në vendrojë dhe në sektorët e brendshëm, mungesa e kushteve hoteliere dhe sanitare për policinë e burgjeve para dhe pas shërbimit. Dhe me kryesorja mungesa e kontratës kolektive të punës e cila krijon kushtet e zbatimit të detyrimeve reciproke sipas ligjit dhe në shërbim të policisë së burgjeve.

AKUZAT NDAJ DIBRËS

Valentin Macaj, hedh akuza të rënda ndaj drejtorit Gazmend Dibra, duke arritur ta quajë këtë të fundit "sulltan të shekullit të XXI". "Kemi protestuar edhe në Komisionin Europian për shkeljen e të drejtave sociale në Policinë e Burgjeve dhe prapë ky drejtor burgjesh vazhdon me marifetet e tij"-shprehet kryetari i sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë.

Kërkohej në Itali

Kapet i dënuari për prostitucion „„„

TIRANE

I

shte shpallur në kërkim ndërko mbëtar nga drejtësia italiane, kapet në Çepë të Belshit i dënuari me 7.6 vjet burg për veprat penale të shfrytëzimit për prostitucion dhe ushtrimit të dhunës seksuale. Seksioni kundër trafiqeve të paligjshme në drejtorinë e policisë së qarkut Elbasan arrestoi Agim Xhaferrin 39 vjeç me banim në këtë fshat, i cili prej disa kohësh qëndronte në ilegalitet pas dënimit në mungesë të dhënë nga drejtësia e shtetit fqinj. Denoncimi në dëm të tij ishte kryer nga një shtetase shqiptare ndaj së cilës Agim Xhaferri, pasi kishte ushtruar dhunë seksuale, e kishte detyru-

ar të ushtrojë prostitucion. Por shpejt e ka kuptuar se ishte shpallur në kërkim në Itali. Ndaj ilegalisht arrin të kthehet

në Shqipëri, e madje të strehohet në vendlindjen e tij. Autoritet italiane dhe interpoli kanë shpërndarë fotografinë me të dhënat e kanë njoftuar edhe kolegët në Shqipëri. Pas marrjes së këtij informacioni, policia e Elbasanit ka organizuar operacionin për identifikimin dhe kapjen e të shumë kërkuarit. Nga kontrolli i ushtruar në banesë Agim Xhaferrit ju gjet edhe një pistoletë. Veç masës së dënimit të dhënë nga drejtësia italiane, ai do të vuajë edhe dënimin për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak pasi ju gjend armë zjarri në shtëpi. Aktualisht po zbatohen procedurat e dërgimit në Itali për vuajtjen e masës së dënimit sipas ligjeve të shtetit fqinj.

„ Krimet e Rënda 25 vite burg Dondollakut

I cilësuar si krahu i djathtë i Aldo Bares kreut të "Bandës së Lushnjes", Enver Dondollaku u dënua dje me 25 vite burg. Dënimi ndaj tij erdhi nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila pas disa vitesh hetim dha dje vendimin për të. Enver Dondollaku u arrestuar në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov. Dondollaku akuzohet për vrasjen e inspektorit të policisë Klenti Bano, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, komisar Sinan Meta, vrasjen e shtetasve Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, Luan Bilbili dhe Xhevdet Demiri, vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni.

„ Prangosen shtatë hajdutë në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtatë persona të akuzuar për vjedhje dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Në qytezën e Selenicës janë kapur Medin Servet Likaj, 20 vjeç; Elvis Syrja Bregasi, 19 vjeç; Elton Kastriot Murataj, 18 vjeç dhe A. B., 17 vjeç, që të katërt banues në Selenicë. Personat në fjalë dyshohet se janë autorët e vjedhjes së dyqanit të shtetasit 42-vjeçar E. P., banues në Selenicë. Në qytetin e Vlorës është arrestuar edhe personi i shpallur në kërkim Bledar Lefter Selmanaj, 30 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori" Vlorë. Ai u arrestua nën akuzën se më 4 Shkurt 2012 ai kishte vjedhur banesën e shtetasit D. M., 50 vjeç. Gjithashtu në Vlorë është arrestuar edhe 35-vjeçari Hamit Sadik Hallaj, në lagjen "Partizani". Në Delvinë është arrestuar Sali Feti Xhibo, 38 vjeç, i cili u kap duke vjedhur banesën e shtetases E. V., vjeç 53, banuese në Delvinë.


Udhëtim, dëbora

Faqe 16-17

Gent Mati: Ju tregoj magjinë e skive

Barker: Një mëngjes anglez për fundjavën N

dër të paktët vende ku mund të shijosh një mëngjes anglez në Tiranë është ‘Qendra Stefan’. Kjo recetë është pak e njohur për shqiptarët por përbërësit e saj janë shumë të përdorur nga ne. Dy vezë të skuqura, pançetë, fasule me salcë të kuqe, bukë e thekur, kërpudha si dhe patate të ziera miksuar me perime të cilat mund të kenë tepru-

Destinacioni Brezovica. Një vizitë në bejshkët e Kosovës, terren sfidues edhe për profesionistët Nr: 1

Receta speciale

E premte, 10 shkurt 2012

ar nga një ditë më parë. Një mëngjes shumë i pasur, madje reagimi im i parë ishte, ‘sa shumë ushqim për mëngjes’. Në ‘qendrën stefan’, një bar i vogël pranë pazarit të ri në Tiranë unë takova Stephen Barker. Anglezi ndodhet në Shqipëri prej disa kohësh dhe më rrëfeu se motivi Faqe 20 kryesor për...

E-mail: fundjava@shqiptarja.com

Fundjava

Suplementi i së premtes te SHQIPTARJA.com

NJE FESTE NDRYSHE? KETE HERE LARG PUBEVE DHE RESTORANTEVE TE PERHERSHEM

NJE SHEN VALENTIN MAGJIK

Një guidë e nevojshme dhe një dhuratë për të dashuruarit pa shpenzuar shumë

Kuzhina

Faqe 20

KOSTANA MORAVA

J

a edhe një vit tjetër ku dita e Shën Valentinit nuk i takon fundjavës. Do të jetë ditën e martë, një ditë ku ju do të zgjoheni në mëngjes dhe do shkoni në punë për të mbyllur më pas një tjetër ditë të lodhur. Por ka një alternativë më të mirë për ata të cilët, mëgjithë komerçalizimin e kësaj feste, sërish duan dhe kanë kënaqësinë ta festojnë dhe ajo mund të jetë pikërisht kjo fundjavë. Pse jo, fundja është një ditë më shumë për t‘u dashuruar. Mundësitë janë pafund, udhëtime, një drekë apo darkë në restorant, një natë nëpër pubet e qytetit e deri tek qëndrimi në shtëpi. Por le të përqëndrohemi në këtë shkrim mbi gjërat e vogla, në fakt jo dhe aq të vogla, e kam fjalën për dhuratën. Si fillim do ju duhen para, 1000 apo 10000 ose dhe më shumë lekë por ju mund të bëni një dhuratë të mirë pa shpezuar shumë. Do ju këshillo-

Menu e thjeshtë për një të djelë të shëndetshme ja që të blinit një tufë me trëndafila të kuq, pa diskutim shumë e bëjnë këtë, por në këtë rast në mes të tufës vendosni një trëndafil artificial dhe në pusullë shkruani “Do të të dua deri sa trëndafili i fundit të vyshket”. Lëreni shoqen tuaj ta gjejë vetë kuptimin e kësaj dhurate! Nëse keni

mundësinë të ndani sëbashku një apartament do ju këshilloja që të kujdeseshit për arredimin e dhomës së gjumit, konkretisht tavanit! Po! Do ju duhen disa yje fosforeshente të cilat ndriçojnë në errësirë dhe me to ju mund të formoni në tavan mesazhin tuaj të dashurisë. Vlen për

Underworld Awakening filmi i ri në Millenium Faqe 18

të dy partnerët. Një dhuratë e cila kushton rreth 100 lekë por që ju duhet të përqëndroheni, të mendoni shumë. Blini në një kancelari fletë formati me ngjyra, me 100 lekë mund të blini plot, si dhe një zarf, do ishte mirë të jetë i kuq. Ndajini në copa të vogla simetrike të gjitha

fletët dhe uluni mendoni për të gjitha arsyet se pse e vlerësoni, dashuroni, simpatizoni etj të dashurin/en tuaj. Përpiquni të gjeni sa më shumë arsye dhe pasi të mbaroni vendosini brenda zarfit dhe shkruani mbi të prsh. 100 arsyet pse të dua... Vijon në faqen 21

“Monserati” drama që na kujton luftën e Kosovës Faqe 19


16

Fundjava

E premte, 10 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni? „„„

TIRANE

KOSTANA MORAVA

D

ëbora mbushi malet këtë javë” në të gjithë Europën dhe nuk la pas as Shqipërinë. Po kush i trembet dimrit duhet edhe të dijë se këto kushte atmosferike janë shenjat se kjo stinë është në ikje. Në fakt mbetet edhe pak kohë, pak kohë për të përjetuar edhe bukuritë e kësaj stine. Padiskutim që edhe dimri është magjepses, mjafton të dish se si ta shijosh atë. Kështu pra ne vendosëm të takojmë dimrin këtë fundjavë. Në mes shumë alternativave për të kaluar një fundjavë, që nga ajo e të qëndruarit në shtëpi e deri tek udhëtimet jashtë Shqipërisë, ne zgjodhëm skitë. E nëse shumë prej nesh e duan apo jo dimrin, kjo stinë sërish na shkakton një farë bezdie me të ftohtin dhe lagështinë, por pikërisht këtë të ftohtë ne mendojmë ta takojmë këtë fundjavë nga afër dhe jo nga pas dritares së një dhome të ngrohtë. Të bësh ski është një fëmijëri e dytë, tregon Gent Mati, skiator dhe njëkohësisht drejtuesi i agjencisë Outdor Albania. Dhe në të vërtetë, në kërkimet tona rezultoi se të gjithë ata që ushtrojnë skitë në thelb përjetojnë në mënyrë të përsëritur një aventurë fëminore krejt të vecantë teksa rrëshkasin të lirë në dëborë. Mirëpo të rinjtë Shqiptarë, sidomos ata të postkomunizmit kanë nisur vonë të përqafojnë pasionin për këtë sport magjepsës por gjithashtu edhe të lodhshëm. Por sic i thonë fjalës, asnjëherë nuk është shumë vonë, këtë të paktën dëshmojnë edhe një numër i konsiderueshëm i agjencive turistike të cilat vrullshëm ofrojnë një sërë paketash për të kaluar një fundjavë me “skitë”. Jo vetem kaq, por të interesuarit nuk janë pak. Padiskutim që nuk po flasim për alpet e bukura të Zvicrës por për vende shumë pranë nesh. Kur e pyetëm Gent Matin për skitë i pari vend që i shkoi në mend ishte Korca e ëmbël plot me dëborë. “Rrethi i Korçës me fshatrat Dardhë dhe Voskopojë ësh-

INTERVISTA Skiatori Gent Mati tregon aventurën që mund ta prekin të gjithë

MAGJIA E SKIVE Mati: Skijimi, fëmijëri e dytë

Rrëfimi i skiatorit: Ja alternativat brenda dhe jashtë vendit Vendet Kolashinë

Kisha e Shën Kollit

të i pari që të vjen në mend përsa i përket skive në Shqipëri. Aty ka disa njësi akomoduese dhe pista apo më mirë livadhe të vogla skijimi të përgatitura me këmbë ku kush ka dëshirë mund të provojë përvojat e para me ski.”

Të bësh ski është një fëmijëri e dytë, tregon Gent Mati skiator dhe njëkohësisht drejtuesi i agjencisë Outdor Aalbania Ndërsa flasim për Korcën, Genti na tregon se nga eksperienca e tij si skiator ky destinacion lë ende për të dëshiruar në krahasim me atraksionet e këtij lloji që

ofrojnë vendet fqinje si Maqedonia, Mali i zi dhe Kosova. “Gjithashtu në Dardhë ekziston dhe një ski lift(teleferiku për skiatorët) i

thjeshtë që ndihmon ushtruesit të ri-ngjiten në majë të djerinës për tu lëshuar sërish. Gjithësesi, infrastruktura e këtyre qendrave nuk ka të krahasuar me vendet fqinje, ku me qindra shqiptarë shkojnë rregullisht gjatë fundjavës për të skijuar ‘me të vërtetë’. Më populloret janë Shën Nikolla (Kolashin) në Mal të zi, Mavrova e Kodra e Diellit në Maqedoni dhe për mua personalisht Brezovica në Kosovë, ku sivjet kam vënë re me kënaqësi shtimin e vizitorëve nga Shqipëria - sidomos të rinj!” Nëse supozojmë se ushtrimi i skive është një hobi i fshehur ose të paktën kurioziteti na shtyn ta provojmë, atëhere si pikë nisje na duhet të dimë se ku mund të blejmë ose të marrim me qera kostumin dhe skitë,

dhe padiskutim na duhet të dimë se sa mund ta përballojë xhepi ynë këtë gjë, kuptohet që të gjitha këto të dhëna na shërbejnë nëse vendosim t‘i hyjmë aven-

Pista e skijimit ne Kolashina e shtrirë në Malin e zi ndodhet rreth 1450 m mbi nivelin e detit. Shqiptarët e malit të zi e quajnë këtë vend Kisha e Shën Kollit. Një numër i konsiderueshëm turistësh nga Shqipëria mund të takohen lehtë cdo fundjavë në këtë destinacion.

Ma vr ovë Mavr vro

Në krahët e Korabit

turës së skive në mënyrë të pavarur dhe jo nëpërmjet udhëzimeve të një agjencie turistike. Gent Mati na shpjegon edhe këto detaje. “Secila nga qendrat e mësipërme ka njësi ku mund të merren pajisjet me qera relativisht lirë, psh duke filluar nga 7-8 euro në ditë. Shitoret e sportit kryesore të Tiranës tregtojnë pajisje skijimi, sidomos veshje dhe disa modele skish. Pajisjet e reja të skijimit në përgjithësi janë të shtrenjta - duhen llogaritur minimalisht 200300 euro për të blerë modele bazë apo të viteve të kaluara, ama modele të përdorura por në gjendje tepër të mirë mund të gjehen dhe më lirë. Të mos harrojmë edhe ‘gabin’ ku me pak lek mund të gjehet thuajse gjithçka nevojitet për të përballuar të ftohtin ‘in style’” Dhe në fakt përvec dyqaneve të veshjeve sportive në Ti-

ranë ku padyshim mund të gjenden pajisjet e skive, për ata që do të duan të vizitojnë njësinë e skijimit në Brezovicë, kanë mundësinë që duke ndaluar në Prishtinë, Ferizaj apo edhe direkt në Brezovicë të blejnë kostumin e tyre personal në disa nga qendrat kryesore. Pasi pyetëm disa nga përfaqesuesit e dyqaneve na rezultoi se pikërisht në këtë periudhë në qytetet e sipër përmendura, artikujt në fjalë kanë edhe skonto deri në 10%. Por mes tyre mund të gjenden edhe pajisje ende më në skonto kur bëhej fjalë për modele të viteve të kaluara. Duke u nisur nga predispozita se jemi fillestarë me skitë dhe se kjo do të jetë aventura e parë për ne drejt këtij sporti, do të na duhet të dimë se ku do shkojmë, më saktë cilën rrugë do të ndjekim e deri tek detaje të tjera si parashikimi i motit.

PAISJET E SKIJIMIT

ƒ ƒ ƒ

Pajisje skijimi me qera: 7-8 euro Pajisje skijimi të reja në shitje: minimalisht 200-300 euro Pajisje skijimi të përdorura: tek “gabi”

Destinacioni i konsideruar si megjepsës dhe romantik është i vendosur nën përqafimin e majave më të larta të malit Korab, njihet për mikpritjen e turistëve kryesisht nga Shqipëria. Sezoni i skive nis cdo vit në 15 nëntor dhe në varësi të sasisë së rënies së deborës ai vijon deri në mesin e muajit prill.

Dar dhë Dardhë

Ski dhe ushqim i mirë

Ski mund të bëhen fare mirë edhe në Shqipëri. Dardha në Korçë është një nga destinacionet e preferuara për dashamirësit e skive. Aty gjendet madje edhe një teleferik për transportin e skiatorëve fillestarë dhe një pistë relativisht e mirë për të gjithë nivelet e sportistëve.


Fundjava

E premte, 10 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

17

DESTINACIONI Ushqime tradicionale e deri tek kuzhinat ndërkombëtare ku nuk mungon argëtimi në klubet e ditës dhe të natës

Privatizimi

Pista e skijimit në Brezovicë, Kosovë

Resorti ndodhet në prag të privatizimit i cili pritet ta kthejë këtë qendër në pistën më të frekuentuar në rajon

Akomodimi Molika Br ezovicë Bre

Pak metra larg pistës së skive

E

shtrirë mes maleve të Sharrit dhe bjesh këve më të largëta shqiptare BREZOVICA është qendra më e afërt e skive me Shqipërinë. E krijuar diku rreth viteve 80-të shtrihet në një lartësi mbi nivelin e detit e cila arrin nga 1718m deri më 2522m. Ndodhet vetëm pak orë larg kryeqytetit shqiptar dhe rreth 1 orë e 30 minuta nga Prizreni. Në një hapësirë prej të paktën 4 km ndodhen shtigjet e skijimit ku gjenden 9 teleferikë por aktualisht vetëm dy prej tyre punojnë, kjo si pasojë e viteve të gjata të lëna në harresë por edhe punës së zvarritur të punonjësve të resortit. E ndërsa gjerësisht flitet për privatizim të kësaj qendre skijimi, shumë shqiptarë të moshave të ndryshme por edhe nga vendet e tjera fqinje e kanë kthyer këtë destinacion në shtëpinë e tyre të skive. Cmimet tejet të arsyeshme të cilat nisin nga 10 euro për një natë akomodimi kanë thithur pranë dashamirës jo vetem të skive por edhe të natyrës së virgjër dimërore. Që nga fëmijët e deri tek moshat më të mëdha i sheh në pistë dhe kupton se mes tyre gjenden si profesionistët ashtu edhe fillestarët. Në mes të kësaj hapësire skijimi vizitorët dhe sportistët kanë mundësine t‘i gjejne te gjitha kushtet për një akomodim të ngrohtë. Që nga ushqimet tradicionale e deri tek kuzhinat ndërkombëtare deri tek argëtimin në klubet e ditës dhe të natës. E ndërsa ‘kritikohen’ me kujdes mungesat në këtë qendër skijimi, vihet re se terreni është më i përshtatshëm për skiatorë profesionistë se sa për fillestarët. Megjithatë edhe këta të fundit kanë vendin e tyre pasi instruktorët e skive ndodhen në këtë qendër pikërisht për të mësuar elementet e para bazë por duhet përmendur këtu se kjo qendër skijimi ka edhe ski-lift-in e fillestarëve. Kritikat lindin teksa Brezovica krahasohet me destinacione të këtij

BREZOVICA Një vizitë në bjeshkët e Kosovës

Terren sfidues edhe për profesionistët Këshilla

Fëmijët në pistën e skive lloji në perëndim ku në fakt edhe cmimet nuk kanë të krahasuar. Megjithëse një terren sfidues per profesionistet, për fillestarët Brezovica do të konsiderohej me mungesa, kjo pasi pa diskutim një skiator i vërtetë kërkon hapësira ku të fitojë shpejtësi të lartë, kërkon ndoshta edhe ndonjë cope akulli ti dalë papritur përpara,në mënyrë që të bëjë ndonjë akrobaci mbi

ski por për një te ri 14 vjec po themi, i cili hipën për herë të parë mbi ski, asnjëra prej këtyre nuk do të mirëpritej. Ndërkohë përtej kufirti të Kosovës ndodhen resorte të kompletuara për familjarë e të rinj të cilat në fakt ofrojnë të gjitha kushtet komode, por le ta hemi hapur, mungon shpirti i aventurës i zëvendësuar në këtë rast me doza sigurie. Zgjedhjen e beni ju!

Këshilla

Sjellja e mirë në pistën e skive

Mungesa e “sjelljes së mirë” shkakton shpesh aksidente. Zgjedhja e itenerarit të rrugës 1. Cdo skiator duhet të zgjedhë, në varësi të eksperiencës me skitë, rrugën që do të ndjekë, në mënyrë që të mos dëmtojë skiatorin që ka përpara. Fillestarët duhet të qëndrojnë në një distancë më të largët nga të tjerët. 1. Kujdesi në frenim Nuk duhet frenuar asnjëherë, përvec rasteve shumë emergjente, aty ku pista vjen duke u ngushtuar ose në vendet ku pamja përpara është e paqartë.

Cila është mosha kur mund të nisin skijimin? Ndryshe nga sportet e tjera, skijimi është një sport që mund të nisë që në moshë fare të vogël sepse nuk bazohet mbi forcën muskulare por mbi ekuilibrin. Rreth moshës tre, katër vjec. Fëmijët janë të favorizuar në ushtrimin e këtij sporti pasi lartësia e trupit të tyre është e vogël dhe rrjedhimisht i bën ata të aftë të ruajnë një ekuilibër të mirë. Por në cdo rast, një praktikë e “vërtetë” me instruktor duhet të shoqërojë fëmijën deri rreth moshës 5-6 vjec, kohë në të cilën, fëmija është i aftë të koordinojë lëvizjet si dhe arrin të zbërthejë teknikën. Nuk është e këshillueshme që fëmijët të marrin pjesë në garat e skive pa mbushur moshën 11 vjeç, ashtu siç edhe ndodh në pjesën më të madhe të sporteve në botë. Por a është skijimi një sport i rrezikshëm? Natyrisht për shkak të natyrës së tij ky sport shoqërohet me rrëzime të shpeshta, ndaj edhe është e rëndësishme që deri para moshës 5 vjeç fëmijët të kenë mësuar nga instruktori mënyrat për tu rrëzuar pa u vrarë.

Çmimet nisin që nga 15euro/personi për një krevat në një dhomë katërshe ndërkohë që në këtë çmim përfshihet mëngjesi dhe darka. Njësoj edhe për dhomat 3-she çmimi është 18 euro ndërsa për dhomat dyshe dhe teke, çmimi është 25 euro/personi Telefon +381 290 703 33

Sar a Hotel Sara

Në qendër të Brezovicës

Hoteli Sara i vendosur në qendër të Brezovicës ofron për klientët e tij 30 dhoma akomodimi nga të cilat 28 janë dhoma dyshe, treshe dhe katërshe dhe dy apartamente për familjarë. Secili krevat i marrë në këto dhoma kushton 15euro/personi ndërsa mengjesi ofrohet nga hoteli kundrejt pagesës 3 euro. Telefon +381 29 07 06 53

Ljuboten Motel

Akomodim në dhoma familjare

Një tjetër vend ku mund të akomodoheni gjatë qëndrimit tuaj në Brezovicë është motel Ljuboten i cili ka një hapësirë më intime edhe për shkak të numrit më të vogël të dhomave. Janë vetëm tetë dhoma ku mes tyre mund të zgjidhni dhomë me tre ose katër krevatë kundrejt një çmimi prej 15 euro/personi për krevatin. Mëngjesi kushton 3 euro Telefon +381 638 55 68 43

Woodlands Hotel

Për një fundjavë të ngrohtë

Akomodim luksoz në Brezovicë, 21 dhoma ku mund të gjeni të gjithakushtetpërtëkaluarnjëfundjavë të ngrohtë. Dhomat dyshe kushtojnë 70 euro/dhoma ndërsa treshet mund të rezervohen kundrejt 90 euro-ve. Dhomat me 4 krevatë kushtojnë 120 euro/dhoma por mund të zgjidhni edhe apartament në cmimin 150 euro Telefon +377 44 44 44 48


18

Fundjava

E premte, 10 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të shkosh në kinema?

9 NOMINIME në garime të rëndësishme mes të cilëve edhe Golden Globes si dhe 2 trofe nga AFI Award dhe National Board of Review

Clint Eastwood rrëfen karrierën dhe jetën personale të J.Edgar në 137min

Sekretet e njeriut që krijioi FBI-në Bazuar në jetën e J. Edgar Hoover, krijuesit të FBI-së që e drejtoi nga viti 1935 dhe deri sa vdiq në vitin 1972. Një jetë e mbushur plot sekrete.

G

jatë jetës së tij, J. Edgar Hoover u bë njeriu më i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në krye të FBIsë për rreth 50 vjet deri sa mbylli sytë në vitin 1972, nuk reshti kurrë së mbrojturi vendin e tij. Duke qenë në krye të detyrës gjatë mandatit të 8 presidentëve dhe tre luftërave, Hoover i shpalli luftë të gjitha kërcënimeve, shpesh edhe duke kapërcyer rregullat, për të mbrojtur qytetarët amerikanë. Ai u jepte shumë rëndësi sekreteve dhe nuk druhej t'i përdorte ato… ndërkohë që ruante me kujdes sekretet e tij.

PROGRAMET E KINEMASE

Ai u jepte shumë rëndësi sekreteve dhe nuk druhej t'i përdorte ato...

NE FUNDJAVE KINEMA MILLENIUM Filmat në salla J. Edgar Hoover 2D (Vetëm në orën 18:00) Underworld Awakening 3D (Në të gjitha oraret e tjerë)

Këto dy anë të atij që mund të cilësohet si babai i FBI-së rrëfehen në filmin biopikodramatik "J.Edgar" që fillon projeksionet ditën e enjte, dt 2 shkurt në kinema Millennium. Filmi vjen pas 9 nominimeve në garime të rëndësishme mes te cilëve edhe Golden Globes si dhe 2 trofe nga AFI Award dhe National Board of Review.

Orari dhe Çmimet Filmat 2D ora 10:30 – 300 lekë ora 13:00 – 300 lekë ora 15:30 – 500 lekë ora 18:00 – 500 lekë ora 20:30 – 500 lekë ora 23:00 – 500 lekë

Sherlock Holmes 2

S

herlock Holmes (Robert Doëney Jr.) është një person mëndjemprehtë dhe më i miri në profesionin e tij….deri tani. Tashmë egziston një tjetër mëndje e zgjuar djallëzore - Profesor Moriarty (Jared Harris) – i cili është jo vetëm po aq intelektual sa Holmes por kapaciteti i tij djallëzor dhe mungesa e plotë e ndërgjejges e bën të ketë avantazh mbi detektivin e famshëm. Kur princi i kurorës austriake gjendet i vdekur, inspektori Lestrade (Eddie Marsan) në bazë të fakteve që gjen, arrin në përfundimin se ai është vetëvrarë. Por Shelock Holmes është i bindur

Një vrasje që është vetëm një pjesë e vogël e mistrerit të madh dhe ogurzi... që princi ka qenë viktimë e një vrasjeje,- një vrasje që është vetëm një pjesë e vogël

SKEDA E FILMIT ZHANRI: Aksion, Aventure, Mister REGJIA: : Guy Ritchie SKENARI: Michele Mulroney, Kieran Mulroney AKTORË: Robert Downey Jr., JudeLaw, Noomi Rapace, Jared Harris, Eddie Marsan, Stephen Fry, Rachel McAdams KOHËZGJATJA: 2 Hr min

Underworld Awakening 1

2 vjet pas masakrës që njerëzimi bëri kundër vampirëve dhe njerëzve-ujk, Selene zgjohet nga një letargji e gjatë me të cilën u mbajt rob nga agjencia biotekenologjike Antigen dhe mëson se ka një vajzë . Eva është kështu gruaja e parë hibride me gjak vampiri dhe njeri-ujk me një kod gjenetik të panjohur. Në sajë të saj, janë forcuar edhe

Ky film deri tani ka derdhur në arkën e tij plot 54.3 milionë dollarë armiqtë, por të gjithë së bashku duhet të ndeshen për të mundur armikun më të egër të sagës, një super njeri ujk i modifikuar gjenetikisht.

SKEDA E FILMIT Zhanri: Horror, Aksion, Fantashkencë REGJIA: Mans Marlind, Bjorn Stein AKTORE: Kate Beckinsale, Bill Nighy, Michael Ealy, India Eisley KOHEZGJATJA: 97 minuta

Në 1 orë e 28 minuta aktorja Kate Beckinsale rikthehet në rolin e saj kryesorë me të njëjtin sukses të Underworld Awakening1. Filmi i zhanrit

e mistrerit të madh dhe ogurzi të projektuar nga profesor Moriarty. Dinaku Moriarty është gjithmonë një hap përpara Holmes, ndërsa thur një rrjet vdekjesh dhe shkatërrimi, të gjitha pjesë e një plani më të madh që nëse rezulton i suksesshëm do të ndyshojë rrjedhën e histortisë.

horror shfaqi premierën e tij në datën 20 janar në Shtetet e Bashkuara dhe deri tani në arkën e tij janë derdhur plot 54.3 milionë dollarë.

ora ora ora ora ora ora

Filmat 3D 10:30 – 500 13:00 – 500 15:30 – 700 18:00 – 700 20:30 – 700 23:00 – 700

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

NE FUNDJAVE KINEMA IMPERIAL Filmat në salla Sherlock Holmes 2 (Në orën 20:30 Qëndra Kristal) The Double (Në të gjitha oraret e tjerë) Orari dhe Çmimet ora 13:00 – 500 lekë Qendra Kristal ora 18:00 - 500 lekë Qendra Kristal” ora 12:30 - 500 lekë AGIMI ora 17:30 - 500 lekë AGIMI ora 20:00 - 500 lekë AGIMI ora 22:00 - 500 lekë AGIMI


Fundjava

E premte, 10 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të ndjekësh një spektakël?

VEPRA Drama “Monserati” e merr subjektin nga lëvizjet e fuqishme popullore kundër shtypjes

Një dramë për luftën e popujve për pavarësi „„„

TIRANE

ANTA MUÇAKU

N

jë dramë e fuqishme, vjen në teatrin ko mbëtar me mesazhe kundër dhunës, përdhunimeve, përgjakjes luftërave. “Monserati” e vënë në skenë nga regjisori Roland Roshi, me aktorët Alban Krasniqi, Gëzim Rudi, Bislim Muçaj, Fetah Paçarizi, etj..., do të jetë prezantimi i Teatrit Profesionist të Prizrenit në aktivitetin “Një komb, një kulturë” që do të mbahet për gjatë gjithë muajit shkurt në Teatrin Kombëtar. Spektatorët e kryeqytetit do të mund ta ndjekin sonte në orën 19:00 në sallën “Kadri Roshi” në TK. Drama “Monserati” e merr subjektin nga lëvizjet e fuqishme popullore kundër shtypjes, represionit, vrasjeve masive e përdhunimeve të pushtuesve, për të fituar pavarësinë. Ngjarja zhvillohet në Venezuelën e largët të kontinentit latino-amerikan, në vitin 1812. Komandanti legjendar Simon Bolivari, pas një beteje vendimtare me ushtrinë pushtuese spanjolle, është zënë rob. Atë e shpë-

“Monserati” drama që na kujton luftën e Kosovës Trupa e Prizrenit në Teatrin Kombëtar Aktori Kjo shfaqje shënon edhe rikthimin me një rol në teatër të aktorit Gëzim Rudi, i njohur për rolin e Fredit në komedinë “Pallati 176”. Rudi luan në këtë shfaqje rolin e Iskierdos

10 SHKURT Teatri Kombëtar “Monserati” Aktorët: Alban Krasniqi, Gëzim Rudi, Beslim Muçaj, etj... Regjia: Roland Roshi Ora: 19:00 Çmimi i biletës: 300 lekë Një dramë nga Emanuel Robles, që rrëfen ngjarjet e 1812 në venezuelën që luftonte për pavarësi. Shfaqja vjen në Tiranë nga Teatri profesionist i Prizrenit në kuadër të aktivitetit "Një komb, një kulturë".

Teatri Kombëtar “Nata e Helverit” Aktorët: Safete Rogova, Lirak Çelaj Regjisor: Altin Basha Ora: 19:00 Çmimi i biletës: 300 lekë

Në qendër të dramës është Monserati, oficer spanjoll me pikëpamje të kundërta me palën të cilës i takon tojnë dhe e fshehin patriotët. Në qendër të dramës është Monserati, oficer spanjoll me pikëpamje të kundërta me palën të cilës i takon. Ai hidhet dhe ndihmon luftëtarët që kërkojnë lirinë e vendit. Lid-

Spektatorët e kryeqytetit do të mund ta ndjekin sonte në orën 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar

het me heroin Bolivar, kupton pikëpamjet e tij dhe e ndihmon të arratiset e t’i shpëtojë kapjes dhe asgjësimit. Kjo,i kushton shtrenjtë. Iskierdo, oficer spanjoll, sadist, shpikës dhe ekzekutues i tor-

turave psiqike e psikologjike nga më mizoret, zbulon nëpërmjet spiunëve se Monserati ka dekonspiruar planin për kapjen e Bolivarit. Monserati, vihet përballë një skenari tragjik në një situatë

tragjike. Gjashtë njerëz, kalimtarë rstësorë, kapen me urdhër të Iskierdos dhe detyrohen që me çdo kusht, brenda një ore, ta detyrojnë Monseratin të tregojë vendin ku fshihet komandanti rebel.

Shfaqja është konceptuar në skenë për 45 minuta, ku kemi një skenë e cila lëvizet dhe ndryshon gjatë ngjarjes Të gjithë personazhet e veprës do të sinjifikohen në formë frutash dhe perimesh dhe secila prej tyre do të përcjell nga një mesazh konkret duke iu bërë me dije, fëmijëve, grupmoshës 3- 10 vjeç që përfshin kjo shfaqje, të dinë të

ushqehen me çdo lloj fruti dhe zarzavate të mundshme. Shfaqja nis me një festë ku marrin pjesë të gjithë vitaminat me rastin e 100 vjetorit të zbulimit të tyre. “Jeta” është ajo që vëzhgon dhe ndërhyn në mënyra të ndryshme në zhvillimin e fabulës. Doktor Flamuri është ai që organizon festën dhe mbledhë të gjithë vitaminat si dhe frutat dhe perimet për t’i falenderuar nga afër secilën për vlerën dhe punën e tyre, por njëkohësisht për të mbajtur dhe disa fjalime mbi sensibilizimin e të gjithë njerëzve sidomos

“Nata e Helverit”, është një shfaqje e ndërtuar mbi tekstin e autorit polak Ifmar Villçist, përgatitur për në skenë nga regjisori Altin Basha. Me këtë shfaqje trupa e Teatrit Kombëtar të Prishtinës, merr pjesë në Tiranë në aktivitetin “Një komb, një kulturë”.

10, 11, 12 SHKURT Teatri i Metropolit “S’ka burrë që tradhton gruan time” Aktorët: Guri Koço, Armela Demaj, Florian Agalliu Regjia: Milto Kutali Ora:19:00 Çmimi i biletës: 500 lekë

Argëtimi i të vegjëlve me “Vitaminat” ogëlushët e kryeqy tetit mund të ndjekin edhe këtë fundjavë në orën 10:30 në skenën Çehov të Qendrës Kulturore “Tirana” shfaqjen e re “Një për të gjithë, të gjithë për një” apo ndryshe “Vitaminat” nga regjisorja Alma Hoti Memo. Vepra e shkruar nga autori i njohur, doktori Flamur Topi, është një vepër që shpalos plot mesazhe për fëmijët, të cilat regjisorja i rendit të gjitha nëpërmjet situatave komike dhe reale që interpretohen gjatë shfaqjes.

JETA ARTISTIKE

11 DHE 12 SHKURT

Fëmijët

V

19

Një komedi nga Samuel Bobrick dhe Ron Clark, me situata komike që do t’ju përfshijnë, në një realitet special në shoqërinë e interpretimit plotë profesionalizëm të tre aktorëve

11 SHKURT Universiteti i Arteve Koncert i Orkestrës së RTSH-së

fëmijëve për vlerat e vitaminave në jetën e njeriut. Sipas regjisores, mesazhet e kësaj vepre janë: “Të heqim dorë nga ushqimet e konservuara, të kontribuojmë që në vogëli

për një organizëm të mirë, të mos jemi mendjemëdhenj, të mos jemi egoist, të mos mendojmë për vete, të njohim vlerat njëri-tjetrit dhe të jemi gjithmonë pozitiv”.

Soprano: Blerta Zhegu Pianist: Zamir Kabo Dirigjent: dr. Oleg Arapi Drejtor artistik: David Tukiçi Ora:19:00 Hyrja me ftesa Orkestra e RTSH-së do të sjellë një koncert ndryshe, me pjesët më të njohura të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj.


20

Fundjava

E premte, 10 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? Receta speciale

GATIMI Duke nisur me një mëngjes anglez, ca këshilla të vlefshme për shtrimin e tryezës “Fundjava” ju sjell edhe recetat për një vakt të plotë

Flet shefi i PR i Bashkisë Nottingham

com Dreka.com

Stephen Barker: Ja një mëngjes anglez ideal për fundjavën

Salla ta Sallata

Një sallatë londineze e shpejtë Përbërësit: 4 karota,1 lakër, 1 presh, 200gr ajkë të thartë, 200gr majonezë, Kripë, Piper i zi, majdanoz Përgatitja Përgatitja: Grimconi karotat, ndërsa lakrën dhe preshin pritini të holla me thikë. Përbërësit i përzini aq sa masa të bashkohet në një enë dhe më pas shtojeni ajkën dhe majonezën. Shtoni kripën dhe piperin. Më pas vendoseni në sallatën frigorifer deri në momentin e shërbimit. Sallatën londineze mund ta shërbeni në enë të vogla, ndërsa për dekorim mund të përdorni pak majdanoz.

KOSTANA MORAVA

N

dër të paktët vende ku mund të shijosh një mëngjes anglez në Tiranë është ‘Qendra Stefan’. Kjo recetë është pak e njohur për shqiptarët por përbërësit e saj janë shumë të përdorur nga ne. Dy vezë të skuqura, pançetë, fasule me salcë të kuqe, bukë e thekur, kërpudha si dhe patate të ziera miksuar me perime të cilat mund të kenë tepruar nga një ditë më parë. Një mengjes shumë i pasur, madje reagimi im i parë ishte, ‘sa shumë ushqim për mëngjes’. Në ‘qendrën stefan’, një bar i vogël pranë pazarit të ri në Tiranë unë takova Stephen Barker. Anglezi ndodhet në Shqipëri prej disa kohësh dhe më rrëfeu se motivi kryesor për të cilin ndodhej këtu ishte ‘Dashuria’ për një vajzë Shqiptare. Teksa folëm për motivet që e kishin shtyrë Stephenin të qëndronte në Shqipëri, porositëm edhe mëngjesin anglez. Në fillim u ‘tremba’ kur pashë pjatën me gjithë atë ushqim, por j`u siguroj se ishte një nga mëngjeset më të mirë që kam provuar. Por pse unë e sygjeroj këtë recetë për fundjavën? Së pari sepse do kohë të përgatisësh një mëngjes të tillë dhe gjatë javës na duhet të shkojmë në punë… Së dyti Stephen na tha se një ndër arsyet kryesore pse anglezët ushqehen në këtë mënyrë është fakti që në fundjavë konsumohen doza të larta alkooli nëpër pube, kështu që një mëngjes i tillë është ideal për një stomak ‘të

Detaj Mëngjesi anglez në 'Qendrën Stefan' kushtoi 410 lek të rinj ndërsa ne e shoqëruam edhe me një filxhan kafe filtri i cili kushtoi 90 lek të vjetra. Ambjenti përreth ishte i mbushur me klintë të nënshtetësive të ndyshme por nuk mbeteshin prapa edhe klientët shqiptarë. Një tjetër e veçantë ishte edhe fakti që nuk pihej duhan.

lodhur’. Një arsye e mirë është edhe fakti që është dicka e veçantë dhe padiskutim shumë e shijshme por edhe e lehtë për tu përgatitur. RECETA: MËNGJESI ANGLEZ Për 1 person 2 vezë fshati, 2 feta pancetë derri, një fetë bukë e thekur, rreth 20-30 gr kërpudha, 30 gr fasule kutie të markës ‘Heinz’ të cilat mund të blihen tek super marketi Carreofur, si dhe perime që ju kanë tepruar nga ditët e mëparshme, shoqëruar me patate të freskëta të ziera. Vezët skuqen pak, aq sa e verdha e tyre të mbetet e lëngshme dhe vendosen mbi fetën e bukës së thekur. Kërpudhat, të cilat blihen të gatshme, kalohen në tigan me një pikë vaj ulliri për vetëm 1 min. Fasulet janë gjithashtu të gatshme. Stephen na tregoi se fasulet e markës ‘Heinz’ janë më të mirat dhe madje e kanë gati edhe salcën. Përsa i përket perimeve, ato janë zgjedhja e secilit duke marrë parasysh se do jenë perimet e një ditë më parë.

Pja ta kr yesor e Pjata kry esore

Portret Historia e Stephen Barker

4

5 vjeçari me origjinë nga Britania e Madhe deri pak muajsh drejtonte zyrën e marrëdhënieve publike në bashkinë e Nottingham-it. Një djalë I lirë, kështu e konsideron veten Stephen, ndaj edhe vendosi të japë dorëheqjen nga posti i tij i rëndësishëm për të ndjekur dashurinë pikërisht në Shqipëri. I impresionuar edhe nga atraksionet e Shqipërisë, Stephen pritet të japë kontributin e tij edhe në vendin tonë, por këtë pritet ta bëjë në dimrin që vjen, pasi këtë verë ka vendosur të jetojë në barkën e tij në Londër ku edhe do të ndjek nga afër lojrat olimpike.

Cilat janë 9 rregullat e ngrënies në tryezë?

Peceta nuk duhet në asnjë mënyrë të vendoset në pjatë, vendi i saj është në anën e majtë të pjatës

ƒ

ƒ Piruni për sallatë është gjithmonë më i larguar nga pjata, i vendosur në anën e majtë. Edhe pse e ka mbajtësen më të gjerë, gjith-

Nëse janë vendosur më shumë pjata njëra mbi tjetrën, duhet ta dini se pjata e sipërme e vogël është për sallatë, ndërsa më e madhja për ushqimin kryesor

Përbërësit: 1 pako makarona, 2 fileto salmon, 12 pomodorini, 1 qepë e madhe, disa gjethe borzilok, ketchup, kripë, piper.Fillimisht përgatisni makaronat me mënyrën klasike. Prsni qepën në rrathë të trashë, ndërsa filetot e peshkut i prisni në copa të vogla. Në tigan skuqni qepën 3 minuta dhe shtoni copat e peshkut. Shtoni domatet e vogla dhe ketchup, borzilokun, kripë dhe piper. Vendosini tiganit një kapak, ulni temperaturën e sobës dhe lëreni salcën në zjarr derisa të pikset dhe të marrë një ngjyrë të kuqe të lehtë.

EMBELSIRA

Këshillat e mirësjelljes

Mes të gjitha këshillave dhe rregullave se si të sillemi në tryezë, menduam që këtë javë të ndajmë me ju 9 rregullat e ngrënies, më saktë cila është rradha e perdorimit dhe vendosjes së lugëve, pirunjve dhe pecetave në tryezë.

Makarona me peshk salmon

monë është më i vogël se piruni për ushqimin kryesor.

për salcën, e cila vendoset mbi pjatë.

ƒ Piruni për ushqim është më i madh dhe më afër pjatës nga ana e majtë.

ƒ Pajisjet për ëmbëlsirën vendosen në momentin e servirjes, ose janë të vendosura mbi pjatën për ushqimin kryesor.

ƒ Luga për supë është më e larguar nga pjata, në anën e djathtë. ƒ

ƒ Nëse janë vendosur më shumë pjata njëra mbi tjetrën, duhet ta dini se pjata e sipërme e vogël është për sallatë, ndërsa më e madhja për ushqimin kryesor.

ƒ Pjata për bukë dhe salcat është e vogël dhe afër saj gjendet thika

ƒ Nëse në menu ka ushqim me djathë do të merrni edhe pjatë të veçantë, si edhe pajisje përkatëse.

Thika për ushqimin kryesor, e cila mund të përdoret edhe për sallatë edhe për peshk, është më afër pjatës, në anën e djathtë.

Karamel dhe salce karameli Përbërësit e karamelit: 150gr sheqer, 2 lugë ujë. Salca me karamel: 150gr sheqer, 2 lugë ujë, 100ml pana. Vendosni në zjarr një tigan të thellë me sheqerin dhe dy lugë ujë. E gatuajmë në zjarr të fortë duke e përzier shumë dhe shpesh me një lugë druri. Sapo sheqeri të fillojë të kristalizohet, ulim flakën dhe vazhdojmë përsëri përzierjen derisa sheqeri është karamelizuar komplet. E lëmë karamelin të ftohet dhe e përdorim në recetat përkatëse. Për të përftuar salcën me karamel, i shtojmë karamelit të mësipërm panën të cilën e kemi ngrohur më parë në një tenxhere.


Fundjava

E premte, 10 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? PROGRAMACIONE E FILM TV SOT TOPCHANNEL 20:45 ”The Voice of Albania” 23:10 Film “Kapote”

KLAN 20:10 “Skuadra e Re” 21:00 Zonë e Lirë

VIZION+ 19:55 Serial “Jetë e dyfishtë” 23:32 Film “Kujtesa”

TVSH 20:45 Emisioni “Log” 23:15 Koncert, Eriona Jaho

E SHTUNË TOPCHANNEL 20:45 Film “Bourne Supremacy” 23:07 Film “Sende vetiake”

KLAN 20:10 Serial “Skuadra e re” 21:00- Serial “Corleone”

VIZION+ 20:00 “Mos e beso po deshe” 21:00 Film “I Inflitruari”

TVSH 19:15 Emisioni “Skaner” 20:45 Serial “Komisar Manara”

E DIEL TOPCHANNEL 21:15 Serial “Ne kerkim te kujt” 23:05 Serial "Te humbur"

KLAN 20:10 Serial “Anatomia e Greit” 21:00 Xfactor Albania Show 6

VIZION+ 19:40 Serial “FBI Files” 20:45 Apartamenti 2xl

TVSH 20:45 Rubrika sportive 23:15 Serial “Komisar Manara”

21

FESTA Me gjithë komercalizimin e saj, Shën Valentini mbetet një ditë më shumë për tu dashuruar. Gezuar!

Si të festojmë një Shën Valentin ndryshe?

Një dhuratë për të dashuruarit pa shpenzuar shumë para

Këtë herë larg pubeve dhe restoranteve të përhershëm „„„

TIRANE

KOSTANA MORAVA vijon nga faqja 1

N

ëse jeni verbërisht i dashuruar dhe nuk gjeni asnjë arsye pasi sipas jush e dashuroni tjetrin pa kushte bëni të njëjtën gjë, por shkruani vetem një copë letër, ku prsh të thuhet “Të dua sepse je ti” dhe mbi zarf shkruani “Te gjitha arsyet pse te dua”. Eshtë kjo një nga ato dhurat që vërtet godet, krejt ndryshe nga një palë çizme të zeza mbi gju! Një tjetër dhuratë do ishte realzimi i një këllëfi jastëku me fotot tuaja të stampuara në të. Kjo mund të realizohet lehtë në një nga studiot e fotografisë të cilat kanë edhe aparaturat e stampimit. Në Tiranë është e njohur Foto Studio Rreli. Të njëjtën gjë mund të bëni me fotot tuaja edhe në filxhanë kafeje, çaji apo bluza etj. Mendoni ju më të mirën për të dashurin/en tuaj. Të shkosh në restorant apo në pub nuk duket si diçka e veçantë për këtë fundjavë të dashuruarish, kjo pasi vende të tilla i frekuentoni edhe në raste të tjera. Ajo çka do e bënte më të vecantë këtë ditë sipas meje është krijimi i një atmosfere sa më intime, vetëm për ju të dy, larg vendeve të populluara. Fare mirë do të mund të qëndronit në shtëpi, por nëse nuk jetoni bashkë atëhere mund të planifikoni një udhëtim këtë fundjavë, qoftë edhe brenda Shqipërisë. Berati është një vend i arritshëm në këtë kohë pasi dëbora nuk e ka bllokuar aksin rrugor. Qyteti i bukur në jug të Shqipërisë është një vend romantik pasi ofron panoramë tejet special, një nga ato pejsazhet që nuk e shohim cdo ditë. Në Magalem, një ndër lagjët e vjetra, ka shtëpi të cilat mund të prenotohen për një natë ose dy, pa përmendur hotelet e shumta. Ushqimi i shijshëm dhe i lehtë, do i shtonte mbrëmjes tuaj

një tjetër element festiv. Por nëse nuk doni të lini qytetin tuaj këtë fundjavë atëherë mund të krijoni fare mirë një ambjent romantik edhe këtu. Kur të arrini në takimin me të dashurin/en tuaj lidhini sytë dhe hipeni në makinë/ taksi dhe nisuni drejt shtëpisë/dhomës së hotelit e cila do të jetë e mbushur me qirinj, shumë qirinj dhe petale trëndafili në krevatin tuaj. Mos harroni të vendosni një shishe shampanje në tavolinë si dhe një trendafil të kuq në një pjatë të bardhë

bosh, ngjan vërtëtë shumë bukur. Kur të hyni brenda zgjidhjani sytë të dashurit/ ës, është e sigurtë që do të emocionohet shumë. ….Miq të dashur, këshillat dhe mundësitë janë të pafundme, ashtu sic edhe ju thashë në fillim, por natyrisht varet nga preferencat dhe është e veshtirë të japësh receta për gjëra të tilla. Unë u përpoqa t‘ju ndez pak sa fantazinë tuaj dhe pse jo, ju tani mund të keni një ide edhe më të mirë se sa këto

Dashuria pa kushte ajo është dhurata më e bukur që mund t`i bëni kujtdo që lexuat këtu. Por ndaluni për një moment, sepse unë nuk mund të rri pa e thënë këtë pjesë… mendoni pak, në fund të fundit kush e gjeti gëzimin tek objektet/sendet, si veshjet, makinat apo

shtëpitë luksoze?! Udhëtimet janë të bukur, pa diskutim, por kur nuk ke pranë njeriun e zemrës, ato nuk janë të plota. Le të jemi këtë herë më të dashuruar me njëri-tjetrin dhe jo me sendet, të cilat në fakt nuk na bëjnë aspak të lumtur. Ajo që më mbetet për t‘u thënë është kjo, jepni dashuri, pa kushte, ajo është dhurata më e bukur që mund t`i bëni kujtdo. Gezuar dhe qofshi dashuruar.. përherë të dashuruar

Një libër

“Sidorela” e Fatos Kongolit, një fundjavë duke lexuar N

jë Shën Valentin ndry she do të realizohej fare thjeshtë edhe duke u fokusuar drejt leximit. Shkrimtari i mirënjohur Fatos Kongoli sjellë këtë herë për lexuesin romanin Si Do Re La. Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e

...ai ritakon Dorën, një mikeshë të vjetër të gjimnazit, dashuria e tij e parë mbyllur, me një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit, si interneti. Por janë alergji të tjera që e kanë kthyer atë në një individ krejt të padëshiru-

eshëm për eprorët. Largimi nga detyra i Ardit, përkon me dy ngjarje: pas një kohe të gjatë, ai ritakon Dorën, një mikeshë të vjetër të gjimnazit, dashuria e tij e parë. Pothuaj njëkohësisht, në dhomën e një hoteli, gjendet i vrarë me një plumb në kokë një person, ish-koleg dhe shef i tij në ministri. Midis këtyre dy ngjarjeve, Kongoli na ofron mjeshtërisht

një kronikë të trazuar dilemash ekzistenciale të protagonistit. Të dashurive të tij, për t’i ikur një bote cinike, ku krimi nuk ngurron të godasë pa u ndëshkuar. Një pamje të krizës së sotme morale të shoqërisë shqiptare, në fillin e një humori të hidhur nga kreu në fund.


22

E premte, 9 shkurt 2012

KULTURE

Përvjetori

DITARI Ky libër i shkruar në gjuhën italiane, në formën e një ditari nga Musine Kokalari, rrëfen përvojën e saj studentore në Itali

Dashuria ime me italianin P.T Disa fragmente nga vepra- ditar e Kokalarit që ajo e shkroi në italisht MUSINE KOKALARI

Q

MUSINE KOKALARI Gati për botim në Itali

"Jeta ime universitare" E shkruar në italisht 1940-1942, në të rrëfehet dashuria për një djalosh italian „„„

TIRANE

ADMIRINA PEÇI

J

eta ime universitare" një libër i shkruar në formën e një ditari nga Musine Kokalari do të botohet së shpejti në Itali, nën kujdesin e profesor Mario Grassos, nga një prej shtëpive botuese prestigjioze në vendin fqinj. Lajmin e konfirmojnë studiuesi Novruz Shehu dhe poeti Visar Zhiti, duke kujtuar se pikërisht sot, për gruan e hekurt që kaloi jetën qelive të komunizmit shënohet 94vjetori i lindjes. Ky libër i shkruar në gjuhën italiane, në formën e një ditari nga Musine Kokalari, rrëfen përvojën e saj studentore në Itali. Këtë libër Musineja e ka shkruar gjatë vitit të katërt të

studimeve. "Jeta ime universitare"(1940-1942), është një përvojë e rrëfyer nga vetë Musineja, ku shpalosen detaje nga më të imëtat, përjetime të saj si studente, dashurinë me një djalosh italian, si dhe disa fragmente filozofike të degradimit të shoqërisë italiane në kohën që po lindte fashizmi. Musine Kokalari u lind në vitin 1917 në Turq. Vitet e rinisë i kaloi në Gjirokastër, prej nga rridhte familja e saj. Kreu studimet e larta për letërsi në Universitetin "La Sapienza" në Romë dhe në moshë fare të re, gjatë viteve 1937-1942, publikoi skica dhe tregime të shkurtra në gazetat "Shtypi" dhe "Tomorri i vogël". Musine Kokalari, ishte ndër të parat gra, që gjatë viteve'30, ngriti krye kundër zakoneve të vjetra, për një

shoqëri të ndriçuar. Punoi pedagoge në Institutin Femëror "Nana e Skanderbeut" në Tiranë dhe ishte një nga themelueset e Partisë Socialdemokrate. Sot në Arkivin Qendror të Shtetit gjendet një fond i veçantë me emrin "Musine Kokalari" ku ruhet material i bollshëm, me dorëshkrime, letërkëmbime dhe shënime personale të saj. Në këtë fond ruhen 88 njësi arkivore, apo dosje, ku numërohen 6806 faqe të shkruara me dorë, apo të daktilografuara, jo vetëm në shqip, por edhe frëngjisht, italisht, gjermanisht, anglisht. Shënimet i përkasin viteve 1921-1983, pra deri pak kohë para vdekjes së saj. Në Shqipëri vepra e plotë e Musine Kokalarit është përgatitur dhe botuar nga studiuesi Novruz Shehu.

ë në këtë kohë që mikja ime G.K më kishte njohur me të riun P.T, i laureuar pak kohë më parë në Shkencat Politike, bisedat tona na shtynë për të shprehur mendimet duke u përqendruar mbi argumentet e studimeve. Atij iu duk çdo gjë e natyrshme, kur i shpjegova vështirësitë me të cilat isha ndeshur. U tregua i gatshëm të më ofronte ndihmesën në përgatitjen e historisë, për të cilën ai ishte i pasionuar, ndërsa unë gjendesha disi e çorientuar. Të dy kishim nevojë të rikujtonim lëndën: ai për përgatitjen e konkursit të tij dhe unë për provimin. Kështu filluam të studionim bashkë nga fillimi duke përdorur librat e shkollës së mesme, duke kërkuar rrugën që duhej të ndiqnim në studime...Në këtë bashkëpunim, fillova të vlerësoja kolegun tim për hapësirën e tij kulturore, duke konsideruar moshën e tij të re. Studimi sistematik e kishte mësuar në çdo fushë dhe vlerësova edhe njëherë faktin që gjatë shkollës së mesme, nuk kam ditur të punoja mjaft për të gjetur rrugën që duhej të ndiqja. Ndërkohë, që gjithçka shkonte mbarë, shoku im më tha: "A nuk do të ishte e bukur Musine të duhemi edhe më mirë? A nuk jemi ndofta dakord në një pikë të rëndësishme, që është baza e jetës sonë, puna?" "Por unë jam shqiptare, - iu përgjigjae ndiej të kem mbetur e tillë. Për më tepër, nuk do të jetë shumë e këndshme për nënën time që unë të dashuroj një të huaj"... "Nëse nëna jote është mjaft moderne për të qenë indiferente për lumturinë e djalit ndaj ndryshimit të kombësisë, nëna ime s'është. Pastaj unë jam skeptike në jetë dhe ti shumë gazmor". Në të gjitha arsyetimet e mia, nga ana e tij, nuk kisha tjetër përgjigje: "Musine, ke mbetur akoma primitive; idetë e tua janë të prapambetura. Puna dhe dashuria janë bërë për të gjithë, pa dallim". Në këto diskutime, nga miqësia lindi dashuria - një ndjenjë përzemërsie, por e shtyrë nga bashkëpunimi. Nuk vonoi të ndërhyjë ajo luftë e brendshme, e tmerrshme midis nënës sime dhe njeriut që e doja mjaft; midis vendlindjes sime dhe Italisë. Dhe unë e ndjeva dashurinë, që nuk më bëri as të lumtur as të palumtur po e doja mjaft, por isha në luftë me veten, me mendimet e mia. Mendimet e mia ishin në kundërshtim me ato të tijat dhe pak nga pak u mbylla në vetvete... e doja sepse përballë atij njeriu ndihesha më pak e ngritur; si dhe mendimi i tij dominonte timin. Mandej, po, e doja por në të njëjtën kohë dyshoja në vetvete, dyshoja edhe tek ai. por më dukej e çuditshme pra, që ai më pyeste vazhdimisht nëse me të vërtetë e doja dhe qahej për heshtjen time në këtë pikë. Mbase nuk ishte e kotë. Nuk ndryshova idetë e mia në gjykimin mbi jetën dhe nuk dëshiroja që të më pyeste: "Çfarë ke bërë sot? Ku ke qenë? Pse nuk ishe në shtëpi

kur të telefonova?". Për të gjitha këto dhe të tjera pyetje, më dukej sikur gati do humbisja lirinë. Meqë atij i pëlqente të fliste shumë, kjo më jepte me të vërtetë kënaqësi, sepse unë mund të bëja më pak, meqenëse nuk kam pasur kurrë asgjë për të treguar. Kështu që nuk sforcohesha për të gjetur argumente gazmore jashtë atyre që i përkisnin punës sime... Gjithçka shkoi mirë, deri në një të qershorit kur P.T. u thirr nën armë... . Më 10 qershor Italia hyri në luftë. Unë mbarova provimet dhe më 15 të muajit P.T. niset për në Napoli. Megjithëse merrja pothuajse çdo ditë letrat e tij, i druhesha nisjes për në Afrikë, që në fakt ndodhi më 22 të të njëjtit muaj. Prej aty mora letrën e parë me përshtypjet e tij rreth qytetit oriental: Nuk shikohen veçse leckamanë në rrugë dhe njerëz të veshur në të bardhë. Do nisem për në brendësi. Ti më prit se do kthehem i gjallë"... . mandej një tjetër letër që më tregonte: "Më fal se kam vonuar një javë. Kam qenë në një fortesë për pak ditë. Sot do arrij shokët, do pushoj nën çadër meqë atje ku isha flinim me minjtë. Më shkruaj shpejt dhe më trego atë që bën dhe si e kalon ditën. Ji e qeshur, se unë do të kthehem dhe ji e kënaqur me mendimin se unë kryej detyrat e mia"... Më 28 gusht mora këtë letër: "Gjendem në Tripoli dhe nesër nisem për në frontin egjiptian. Jam i ri dhe do të kthehem. Nuk më shkruan kurrë një fjalë të ëmbël dhe nuk më tregon se sa më do. Sapo të mbërrij në vendin e caktuar, do të dërgoj lajmet e mia". Mendova. Çfarë fjalësh duhej të përdorja? Tashmë ai e di që e doja; nuk nevojitet t'ia shkruaja në çdo letër. Mjaftojnë pak fjalë për t'i treguar gjithçka që është thënë. As që dija çfarë t'i shtoja tjetër... Më 20 janar mbërriti P.T. nga frika dhe të nesërmen u takuam. Mbetëm të shtangur dhe pyetja e parë që i bëra ishte: "Ke bërë luftë ti? "Pse ma bën këtë pyetje?, më pyeti. "Po qartë që habitem! Ti je më mirë se ç'ishe! Duke pasur parasysh se sa fjalë të këqija më dërgoje, përkundrazi në fytyrën tënde nuk duket asnjë shenjë vuajtjeje. Më duket se lufta ka bërë më tepër efekt tek unë sesa te ti!"... Në fund u kujtova dhe i thashë: "Po ç'janë ato fjalë që qarkullojnë? Nëna jote mbase e ka kuptuar dhe nuk do? Çfarë ka nën to?". Menjëherë m'u përgjigj se ishin budallallëqe. Pranoi që para nisjes ia kishte bërë të ditur së ëmës me qëllim që ajo të ishte e kënaqur që një grua t'i drejtonte mendimin e saj të përzemërt, birit të saj. Për atë nuk kishte rëndësi që ishte myslimane dhe e huaj. Mbeta keq kur dëgjova që ai nuk e kishte mbajtur premtimin që të mos i tregonte asnjeri... Do nisesha për Tiranë. Takohem për herë të fundit me P.T. dhe vetëm këtë herë më tregon se korrespondenca duhej të vazhdonte fshehtazi mbasi nëna nuk i dëshironte. Nuk kishte kundërshtim personalisht për mua, por ndaj shqiptarëve...


E premte, 9 shkurt 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Një bulldozer në… shëtitje

Një hutaq i pandreqshëm

M

Të ndërrosh shtëpi nga hajdutët

A

omente llahtari dhe paniku në një nga lagjet e New Seneca, të shtetit të New York në SHBA. Një i panjohur kishte hipur mbi një bulldozer të parkuar në një kantier anës rrugës dhe, pasi e kishte ndezur, e kishte futur në marsh dhe për vete ishte e hedhur duke e lënë mjetin e rëndë të ecte vetë. Bulldozeri doli nga kantieri dhe u lëshua në tatëpjetën e rrugës drejt qytetit. Fillimisht shkatërroi një lloj autosalloni makinash të reja dhe më pas vazhdoi " trokun " e tij të hekurt drejt një dyqani që shiste televizorë. Për fat të mirë aty u ndodh një kalimtar i rastit që u tregua shumë i shkathët e i guximëshëm, sepse u hodh mbi mjetin me zinxhire dhe arriti ta ndalonte në kohë para se të rrafshonte edhe dyqanin e televizorëve. Nuk u mësua se kush ishte njeriu që e vuri në lëvizje.

M

llastair Jones njihej nga ta gjithë fqinjët e tij në një zonë të periferisë së Liverpool-it, ku banon, si një hutaq i jashtëzakonshëm, pasi nuk kishte ditë që nga shushatja të mos bënte ndonjë të pabërë. Por me atë që bëri pak kohë më parë duke se i ka kaluar të gjitha limitet. Kështu, kur pa se në plevicën e shtëpisë së tij kishte rënë zjarr, Allastair u turr me vrap për ta shuar. Rrëmbeu një kovë dhe me shpejtësi vajti ta mbushte me ujë, e mbushi dhe pastaj ia hodhi zjarrit në plevicë. Por në vend që ta shuante, zjarri u përhap me shpëjtësi më të madhe, duke djegur jo vetëm plevicën, por edhe shtëpinë. Vetëm atëherë e kuptoi se ç'kishte bërë i shushaturi i përjetshëm. Në vend që ta fuste kovën për ta mbushur në një vaskë uji, e kishte futur në njën depozitë tallashi të thatë...

ë në fund, Malcom Pratt, një 40 vjeçar nga Silksworth i Anglisë dhe e shoqja e tij vendosën të ndërrojnë shtëpinë në të cilën nuk kishin mbushur as një vit që jetonin. Këtë vendim të dhimbshëm e morën vetëm atëherë kur e kuptuan se ishte e vetmja mundësi për të shpëtuar diçka nga streha e tyre e dashur. Sepse në më pak se 12 muaj, hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e tyre plot dhjetë herë dhe kishin vjedhur ç'u kishte dashur qejfi. Tani, që veç të tjerave, filluan t'u mungonin edhe mobiljet, bashkëshortët e mësipërm e kuptuan se ishte momenti për të ngarkua ato plaçka që u kishin mbetur e të kërkonin një strehë tejtër, që të paktën t'u vidhej më pak...

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

18

5

6

7

19

25

26

27

43 49

55

56

63

29

93

HORIZONTAL

13

31

38

51

73

74

75

81 88

89 94

89. 90. 92. 93. 94. 95. 96.

69

85

I

8. Një karakter tipografik. 9. Inicialet e Asimov. 10. I paharruari Banushi i humorit. 11. Emma Bunton. 12. Jupi ish-mesfushor. 13. Emër burri. 14. Institucione Informative Rumune. 15. Janë njerëzit që na… përkasin. 16. U hidhte verë perëndive. 17. Janë yje me bisht. 21. Eshtë infeksion i cipës së trurit. 24. Një mund të jetë shkëmbor. 26. Dy asa. 27. Eshtë krahinë e jona. 28. Mund të jetë parabolike

Eshtë katror në sipërfaqe. Bukuroshja e Eunoè-s. Provinca e boerëve. Damon akor. Janë si taksa. Një fjalë parandaluese. Ishte kapo kozak.

1. Janë si anatema. 2. Eshtë pilot. 3. Mbahen me bateri. 4. Gjysma e harkut. 5. Opera e Mascagni-t. 6. Fund filmi. 7. Një mund të jetë piktori.

K E Q K U P T O P E R

I M E

I M I

P A P A S O R U N D R U I

H A P S D

S

P

T E K S T

I

I

E R

I

L

T E

R U E H A R A T

L

T C

I

T E S

R E D

D U R E R G M I

S

I R

K O O P E R A T I

R A P S O D I O N E T

K L A S

K A T E G O R

P E R S E R

A R T E

I

F R A K S

I

T

I

I

T

P A R T A R V E G I M I

A H B

I K A N E T I

A

P A L

E E R

I

E

B R E D H A T

H E G E L

T O G E R

M T

A B E R D E E N

S N O O P Y

S A R

A

A N E M I

U F O S

T E R A T U R A

A M E R S

Z M I

V A T

I

K L U B E T

I K E

S I

Akrepi

Situata yjore për ju nuk është nga më të mirat, prandaj ju kërkohet përqëndrimi maksimal në punë dhe në fushta e tjera të jetës. Afërdita pozitive është një garanci më shumë për sektorin e erosit

Shigjetari

Do të keni një mori problemesh përpara, por për fatin tuaj të mirë është Marsi në një pozicion të përshtatshëm që ju sjell energjitë e nevojshme për tëpërballuar situata të vështira.

Bricjapi

Mjaftaon që Afërdita të "nxjerrë pak kokën" per të bërë që të paktën në fushën sentimentale të mos keni asnjë problem. Një lajm i papritur që ju vjen munnd të bëjë të ndryshoni taktikën.

Ujori

Në përgjithësi shenja juaj dominohet nga yje që stimulojnë së tepërmi anën sentimentale, prandaj ka shumë të ngjarë që sot të jeni shumë të impenjuar në raportet ndërpersonale.

Peshqit

Sot ju këshillohet të tregoheni të vëmendshëm, e, çka është më e rëndësishmja për ju, të mos jeni edhe aq konfidenciale më të parin që hasni në rrugë. Dialogu mund të zgjidhë të gjitha problemet me partnerin.

79

86

96

VERTIKAL

E L L O R

Peshorja

Pozicioni aktual i Mërkurit në shenjë duket se do të jetë mjaft i përshtatshëm për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje. Mbarëvajtja në punë ju vlen ji vetëm ekonomikisht, por do të ndryshojë edhe imazhin tuaj.

70

92

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM D

62

78

91

95

66. Gjysma e hojeve. 67. U martua me Inon. 69. Satie kompozitor. 71. Eshtë lloj peshku. 74. Fillojën daljen. 75. Një punë e ngarkuar ad… 77. Zola që shkroi Nana. 78. Ekstreme në sirtar. 80. Film i Hitchcock. 81. Kështu thirrej Marco Pantani. 83. Eshtë numri i oktetit. 84. Fillojnë lidhjen. 85. Morricone kompozitor. 87. Gjysmë arrest. 88. Institucione Autonome Zyrtare.

61

84

90

Virgjëresha

Afërdita është pikërisht pranë jush do jetë një ditë shumë e ngarkuar me punë, por gjithashtu do të jetë edhe dita ku ju do të merrni vendime shumë të rëndësishme. Shëndeti i mirë.

24

77 83

Luani

Me Diellin dhe Mërkurin në shenjë energjitë fizike dhe përqëndrimi do të jenë në maksimumin tuaj duke ju dhënë mundësinë të përparoni nga ana profesionale duke sugjeruar ide dhe projekte të reja.

54 60 68

82

Gaforrja

Duke gjykuar pozicionin e yjeve, periudha që po kaloni nuk është e lehtë, por pikërisht disa pakënaqësi në punë dhe në jetën private do t'ju bëjnë pak nervozë dhe jo tolerantë

17

34

53

76

Binjakët

Mërkuri bëhet më harmonik duke ju bërë mjaft pozitive ditën tuaj. Në punë mund të keni promovime dhe shpërblime për shkak të ideve dhe krijimtarisë tuaj. Gjithashtu edhe jeta me partnerin është shumë intensive.

47

59

67

Demi

Edhe pse Afërdita kontribuon për të ruajtur optimizmin tuaj. Urani dhe Neptuni ju krijon tensione në punë dhe në jetën private. Vetëkontrolli duhet të jetë në maksimum pasi mund të ketë momente të komplikuara gjatë ditës.

41

46

52

58

66

33

16

40 45

65

15

32

39

57

1. Janë ecje trupash. 7. Me të nxjerrin një tapë 9. Bëhen me pyetje e përgjigje. 18. Një pjesë e aviacionit. 19. Një është edhe baribal. 20. Luhet në teatër. 22. U vra nga Kaini. 23. Një Montenegro në shishe. 25. Është për të lidhur. 27. Në krye të masave. 29. Një atlet pa kufij. 30. Mbeten në fund. 31. Iu bashkua tre mosketirëve. 35. Dalai i Tibetit. 36. Qyteti me Memorial day. 40. Nuk shuhet në një të tillë. 42. Aktiv pa ekstreme. 44. Mund të jenë filmat. 45. High Definition. 47. Mund të bëhen me receta. 48. Një satelit i Jupiterit. 49. Janë emigrantet pa dokumente. 51. Seksione Sportive Lokale. 53. Mund të jenë kuzhine. 54. Një përmbledhje tekstesh të shenjta sanskrite. 55. Mister i shkurtër. 56. Emri i Navratilovës. 57. Eshtë edhe ajo e Gjibraltarit. 60. Një anë e mprehtë e thikës. 62. Gjysma e datave. 63. Ente Informative Sarandë. 65. Italia në tabela.

14

23

30

37

80 87

12

22

50

72

11

44

64 71

10

21

28

36

48

9

20

35 42

8

Dashi

Atmosfera është plot me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe nga ana financiare. Jeta sociale, ndër të tjera do të intensifikohet shumë dhe do t'ju ofrojë shumë spunto dhe ide.

T

I

S

I

T L

P A E E R O I N K O F

S E R I N

I

P A T

A E Z

N A T A L

E

I

30. Qepen pa kufij. 32. Fillojnë temën. 33. Eshtë zbavitës. 34. Thonë se i ndërron mbreti. 37. Jo të gjithë. 38. U dha emrin grekëve të lashtë. 39. Janë si filiza. 41. Eshtë seli e gazetës. 43. Ishte nxënës i Sokratit dhe mësues i Aristotelit. 44. Tregon të kundërtën. 46. James i Gjiganti 49. Njëmijë metra shkurt. 50. Në krye të armatës. 51. Janë banorët e Shqipërisë. 52. Kush i kalon e tepron. 58. Një pjesë e satelitëve. 59. Markë cigaresh. 61. Rubinstein e kozmetikës. 64. Një vend nisjeje. 66. Një memece pa kufij. 68. Përcjellin energjinë elektrike. 70. Shkroi Një jetë e Jezusit. 72. Inicialete Redford. 73. Makina Panda. 74. Me carpe… thënë nga Horaci. 76. Nisin nga kreu. 79. Eshtë pjesë për aktorë. 80. Femra paf e. 81. Shpimi pa hi. 82. Tatum pianist. 86. Kantinë pa kanë. 87. Inicialet e Moravia-s. 90. Fillojnë një motiv. 91. Përfundojnë brenda.


24

E premte, 10 shkurt 2012

LAJME NGA BOTA

Abonohu!

• Greqia arrin marrëveshjen për ndihmën Liderët e Greqisë kanë arritur një marrëveshje ditën e djeshme për të për¿tuar nga ndihma e BE. Reformat ekonomike që do të ndalin falimentimin e shtetit janë pranuar nga krerët e partive politike. Kryeministri Papademos tha se marrëveshja përmban masa shtesë të kursimit, që kërkohen nga kreditorët ndërkombëtarë për dhënien e ndihmës ¿nanciare. Pa ndihmën prej 130 miliardë eurove nga BE-ja, FMN dhe Banka Qendrore Evropiane, Greqia mund të falimentonte nga mesi i muajit tjetër. Ndërkohë që sindikatat kanë paralajmëruar greva.

Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me:

To Subscribe please contact:

• SHBA vret liderin taleban të Pakistanit Në një rajon pakistanez të Vaziristanit, është vrarë nga SHBA lideri taleban në Pakistan, që ka lidhje të ngushta me Al Kaedën Badar Mansuri. Sipas burimeve në Pakistan, sulmi, që është i dyti brenda dy ditësh në këtë rajon, ka vrarë katër persona. Agjencisë Reuters i është bërë e ditur se viktimat përfshijnë Mansurin, bashkëshorten e tij dhe dy anëtarë të tjerë të familjes. Një zyrtar i Pakistan citohet ta ketë përshkruar Mansurin si “lider de facto të Al Kaidës në Pakistan”. Mansur ka qenë përgjegjës për sulmet terroriste që zunë vend në maj të 2010-ës në Lahore dhe që rezultuan me afro 100 të vrarë.

POSTA SHQIPTARE Tel: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com

• Rusia mbron Jeremiç për në OKB Edhe Rusia është shprehur pro kandidaturës së ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç për postin e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Jam i sigurt se kandidimi do të jetë i suksesshëm dhe se Jeremiç do të zgjidhet”, ka thënë ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin. Ai tha se zgjedhja e kryediplomatit serb në presidencën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme “do ta dridhte organizatën”. Kundërkandidat i tij është ambasadori i Lituanisë në OKB. Aktualisht, kryetar i Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara është përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al-Nase. • OSBE: Po përkeqësohet situata në Maqedoni Komisioneri i OSBE për pakicat ka deklaruar në Shkup në parlamentin maqedonas se incidentet e fundit në Strugë të kthejnë tek tensionet ndëretnike. “Nëse ato nuk pengohen në masë të madhe, paraqesin kërcënim për shoqërinë në përgjithësi në Maqedoni”- tha ai. “Djegia e Àamujve, duke shprehur gjuhë të urrejtjes, si dhe dhuna e shfaqur ndaj monumenteve fetare, Àasin për një politikë, e cila, nëse nuk parandalohet, mund të paraqesë problem serioz për zhvillimet demokratike të vendit” deklaron komisioneri i OSBE. • I ftohti, ndalojnë lundrimet në Danub Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Serbia kanë ndaluar lundrimin e anijeve në Danub, për shkak të akullit që ka bllokuar lumin. Autoritetet thonë se kushtet e motit e kanë bërë tejet të vështirë lundrimin në njërën nga rrugët kryesore ujore të Evropës. Në Ballkan, mijëra njerëz mbeten të shkëputur nga pjesa tjetër e botës, pasi reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe të telefonave. Afro 500 njerëz raportohet të kenë humbur jetën në mbarë Evropën si pasojë e valës së ftohtë që ka përfshirë kontinentin.

origjina e lajmit... • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Julia Dhame Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060419

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


shqiptarja.coom