Issuu on Google+

Lunch.com

Remzi Lani: Kadare dhe Qose, jo të dy gjigantë

Instituti i jetimëve

SOS! Mijëra fëmijë në luftë për ekzistencë

Faqe 13

Albanologu

Robert Elsie: Shqipëria sot si në kohën otomane

Faqe 16-17

Faqe 18-19

Na ndiqni edhe online LEKË 30

VITI II - NR. 30 E mërkurë, 08-02-2012

DOSJA 21 JANARI JANARI/Zbulohet ¿sheku i përmendur nga Nishani

PLUMBI TE BERISHA

Prokuroria: Eshtë qëlluar me kallashët e Gardës Zbardhet raporti sekret i SHBK-së për 21 janarin dhe fotot e bëra nga policia Urdhëri i kryepolicit në 16:40 për gardën: Ndaloni zjarrin, njerëzit po ikin! Propozimi

Shtetësia, si u bënë shqiptarë arabët e terrorit Vizita

Lajmi

Faqe 8-9

Faqe 11

Shqipëria, votë kundër Armenisë për gazin e Azerbajxhanit

Plumbat e gardës jo vetëm që kanë vrarë katër demostruesit e opozitës në demostratën e 21 janarit, por kanë rrezikuar seriozisht dhe jetën e personelit të administratës së kryeministrisë. Një predhë automatiku është gjendur brenda një zyre të godinës së kryeministrisë, ku nga verifikimet e bëra është vërtetuar se plumbi i përket armëve të Gardës së Republikës.

ZIVE

U EKSKL

TIRANE

ELTON QYNO

N

ga breshëritë e dendura të efektivave të Gardës së Republikës, plumbat kanë arritur të depërtojnë dhe në ambjentet e brendshme të godinës së kryeministrisë, duke rezikuar seriozisht jetën e punonjësve të administratës së Këshillit të Ministrave. Hapja zjar pa kriter dhe në mënyrë të çregullt ka bërë që në një nga zyrat e katit të 4-ër, të hyjë Faqe 2,4-5-6-7 një predhë e ...

Në foto: Gardistët brenda rrethimit të Kryeministrisë në 21 janar 2011, fotografuar nga policia

15 VITE HASMËRI

Historia e luftës mes fiseve nga Burreli Aleksandër Gocaj, fare¿s me familjen “Dedja”, është objektiv i ¿seve Kola, Doda dhe Xhetani TIRANE

15

Halit Dedja

vite hamsmëri mes tre fiseve kundërshtarë të Alekandër Gocaj, kanë nxjerrë një bilanc lufte mes tyre, duke arritur deri në atë shkallë sa të bëjnë eleminimin ¿zik të të gjithë burrave të një shtëpie. Familja që ka pasur bilancin e humbjeve më të mëdha është ajo e ¿sit “Dedja” në Burrel, ku mësohet se rreth miqësor apo fare¿snor me të bie dhe 37 vjeçari Aleksandër Gocaj, i cili për rreth një Faqe 3 javë është kthyer në...

www.shqiptarja.com

Një kafe me... NGA

ANILA BASHA

Ciu-ciu politik K

ryeministrin kisha kohë pa e takuar. Ka pasur udhëtime jashtë shtetit, por edhe shumë në TV nuk ka dalë këto kohë. Por ja ku doli. Gjithë shkëlqim në mbledhjen e grupit parlamentar, duke na treguar se kryetari i PS, Edi Rama, nuk mund ta mposhtë kryeministrin Sali Berisha duke bërë ciu ciu. U nisa për kafe. Unë- Mirëdita zoti kryeministër. Pak ftohtë këtu. Ai – Eh Anila, shumë ftohtë jashtë, nuk arrin të ngrohet. Unë – Po, po. Por s’po merremi vesh as për të ngrohtë e të ftohtë. Vjet, përmbytje- drita me bollëk. Sivjet, ngrica- drita hiç. Ne nuk e mendojmë këtë, zoti kryeministër. Ja psh dje: web-et, blog-et, forumet, facebook, twitter, u morën vetëm me ciu-ciun. U harruan ngjarjet kriminale të katër ditëve më parë. S’ka gjë se janë vrarë dy vajza, Edi Rama bën ciu ciu, thoshin qytetarët komentues. Eh, nuk ka problem se ka ngrirë gjithë veriu i Shqipërisë, ashtu si gjithë Evropa në fakt, më keq se ne, por andej janë disi më të organizuar, ndërsa në Shqipëri edhe grupi i xhirimit që shkon për ¿lmime, bllokohet në borë. Ne prapë ciu ciu bëjmë. Nuk ka problem se po shkarkohet nënkryetari i KLD me një procedurë të paqartë, edhe ai ciu ciu bën, nga mëngjezi deri në darkë nëpër ekranet e televizionit. Po Bamir Topi? Çuditërisht nuk e kemi dëgjuar këtyre ditëve të na bëjë ciu ciu për partinë e tij. Po na çmendi ky ambasadori amerikan, duke bërë ciu ciu në televizionet e Frangajt, pikërisht aty ku dëgjohet më shumë zëri i maxhorancës. Edhe ai, ciu ciu, duke na treguar se sulmi ndaj prokurores së përgjithshme nuk përligjet nga SHBA. Mirë amerikani, po Sanino i BE, ç’këndon duke bërë ciu ciu se nuk i kemi përmbushur rekomandimet e BE, 12 detyrimet që na kanë Faqe 10 vënë?...


2

E mërkurë, 8 shkurt 2012

AKTUALITET

Llupo, sot pritet vendimi për lirimin ose jo të tij

E

fektivi i vetëm i gardës që po mbahet në qeli për vrasjet e 21 janarit Agim Llupo, pritet të njihet sot me vendimin e gjykatës së Tiranës për lirimin ose jo të tij nga qelia e burgut 302. Seanca që ka si pikënisje kërkesën e Llupos për lirimin e tij dhe pushimin e hetimeve të prokurorisë, ishte parashikuar të zhvillohej dje në

orën 10:00, por për shkak të dorëheqjes së avokatit Genci Gjokutaj, i akuzuari direkt për vrasjen e Zivër Veizit ka kërkuar që séance të shtyhet pasi të njoftonte avokatin e tij të ri Gëzim Veleshja. Largimi i Gjokutaj nga mbrojtja e Llupos u bë për shkak se prokuroria me një vendim të saj shpalli mos pajtueshmërinë e tij, pasi

Gjokutaj tashmë mbron dhe të pandehurin Ndrea Prendi, komandantin e Gardës së Republikës. Ndërkohë që sot pritet që shqyrtohet dhe kërkesa e paraqitur nga prokurori Adriatik Cani, i cili i ka kërkuar gjykatës lënin në fuqi të vendimit të prokurorisë për shtyrjen e hetimeve me tre muaj.

Plumbi i kalibrit 7.62 mm bëri rrikoshet, hyri në katin e katërt

Plumbi i Gardës në një nga zyrat e Berishës Akuza: Predha, u qëllua nga armët e gardistëve në 21 janar „„„

TIRANE

Verifikimet kanë treguar se në xhamat apo në parvazin e dritareve nuk ka pasur asnjë shënjë që është karakteristike me shënjat që lenë predhat e plumbit. Burimet s'qarojnë se xhamat e dritareve të zyrës së kryeministrit Sali Berisha janë të blinduara, dhe për pasojë plumbi nuk mund të depërtojë në ambjentet e brendshme. Hetuesit pranojnë faktin, se dritaret janë qëlluar nga demostruesit me gurë, ashtu siç dhe janë qëlluar të gjitha dritaret e tjera të godinës së kryeministrisë. Nga këto goditje, dritares e zyrës së kryeministrit Berisha nuk kanë pësuar asnjë dëm.

ELTON QYNO vijon nga faqja 1 ...kalibrit 7.62 mm i modelit 56, por që fatmirësisht nuk ka sjellë asnjë pasojë fizike për punonjësit e kësaj zyrë. Predha e kallashnikovit ka thyer xhamin e zyrës dhe prej andej është ngulur në murin e brendshëm të kësaj zyrë që ndodhet në kryeministri, por që në fakt nuk dihet se kujt drejtorie i përket. Sapo janë njohur me këtë ngjarje, punonjësit mësohet të kenë braktisur menjëherë zyrën duke qëndruar të ulur në korridoret e kryeministrisë, pasi breshëritë e kallashnikovëve të Gardës së Republikës vazshonin të ishin me intesitet të lartë. Kostatimi i plumbit brenda ambjenteve të godinës së Këshillit të Ministrave, është bërë dhe nga hetuesit e Prokurorisë së Tiranës, të cilët prej gati një viti e kanë administruar atë si provë në dosjen hetimore të demostratës së 21 janarit 2011.

PREDHA NË KRYEMINISTRI

Nga kqyrja e oborrit të kryeministrisë, pas demostratës së 21 janarit, grupi i hetimit i prokurorisë së Tiranës ka mundur të gjejë një predhë brenda Këshillit të Ministrave. Nga verifikimet e bëra gjatë kësaj kohe, është arritur nga prokuroria që të nxiret dhe mekanizmi i hyrjes së kësaj predhe, që nga karakteristikat e jashtme ka ngjashmëri të madhe me ato të automatikut Kallashnikov model 56. Sipas burimeve pranë prokurorisë së Tiranës, ka dyshime të forta se

NISHANI PËR PLUMBIN

Kryeministri Sali Berisha në dritaren e zyrës së tij duke folur në telefon predha e cila është gjendur me dëmtime të shumta, është qëlluar nga grupi i zjarit që ndodhej me shërbim në hyrjen e delegacioneve të huaja. Nga ekzaminimi i parvazit të sipërm të dritares së katit të 4 që ndodhet nga ana e piramidës, është provuar se parvazi ka një goditje me plumb. Me sa duket nga kjo goditje, predha e gjendur ka bërë rikoshet, duke marë drejtim lëvizje për nga xhami i dritares, të cilin pasi e ka thyer mësohet se është ngulur më pas në

murin brendshëm. Sipas burimeve, predha ka pësuar dëmtime të shumta, dëmtime këto që nga ekspertiza në laburatorin kriminalistik, ekspertët e kanë çertifikuar si të pa identifikueshme këtë predhë.

DRITARJA E BERISHËS

Në hetimet paraprake mbi ngjarjen e dhunshme të 21 janarit, prokuroria ka bërë dhe kqyrjen fizike të dritareve të zyrës së kryeministrit Sali Berisha, i cili ditën e ngjarjes ka qënë brenda në zyrën e tij.

Ministri i Brendëshëm Bujar Nishani tha dy ditë më parë se prokuroria ka hetuar për ata që goditën Këshillin e Ministrave me plumba dhe bomba molotov. "Mbi Këshillin e Ministrave, mbi godinën janë identifikuar dhe fotografuar prova të goditjes me plumba të parvazit të dritares të Këshillit të Ministrave. Se nga është goditur le të zbulohet nga hetimet. Nëse thuhet se janë hetuar persona që nuk kanë qenë nën hetim, persona për të cilët nuk ka patur nisje të procedimit, policia s'ka patur se ç'të mbledhë. Ministri la të kuptohet se plumbat kanë qenë pikërisht në dritaren e zyrës së kryeministrit. Por xhamat e zyrës së Berishës janë të blinduar, ndaj është e pamundur që plumbi të penetronte. Në intervistën e tij dhënë në emisionin "Opinion", ministry Nishani ka sqaruar dhe punën hetimore të bërë nga Policia e Shtetit, me qëllim gjetjen e provave materiale në ngarkim të organizatorëve të demostratës së opozitës.

Kopjimi i filmimeve

Gardistja urdhëroi Kasajn me telefon „„„

I

TIRANE

nxhinieri i IT-së Armando Kasaj që akuzohet se ka kopjuar dhe më pas fshirë pamjet filmike të 21 janarit nga serveri i kryeministrisë, tregon emrat e parë lidhur me personat që e kanë urdhëruar për kopjimin e filmimeve bruto. Ervina Osmani me detyrë shefe e analizës pranë Gardës së Republikës, është personi i parë që Armand Kasaj i ka treguar prokurorëve lidhur me urdhërin për kopjimin e pamjeve filmike. Në dëshminë e Kasajt, thuhet se Ervina Osmani pas

ngjarjes së dhunshme të 21 janarit e ka marrë në telefon ku e ka urdhëruar për kopjimin e pamjeve filmike të rregjistruara nga 16 kamerat e kryeministrisë. Në dëshminë e tij, Kasaj thotë se urdhëri ka qënë për kopjimin e pamjeve filmike vetëm për kamerën numër 1, por që ky version nuk besohet maksimalisht nga hetuesit e çështjes, të cilët momentalisht janë duke verifikuar një sërë dokumentash me qëllim zbulimin e autorëve të tjerë që dyshohet se janë implikuar në fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i kryeministrisë. Më tej mësohet se

Kasaj, ka treguar se nuk është ai personi i vetëm që ka pasur të drejtën e hyrjes në dhomën ku ndodhej serveri. Sipas tij, në të hynin dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Gjergj Lezhja, si dhe një person tjetër, e më pas ky ishte personi i tretë dhe i fundit që kishte akses për tu futur. Ndërkohë ditën e djeshme njësia antikorrupsion Task-Forcë, i ka komunikuar shtyrjen e afateve hetimore dhe me tre muaj të tjerë të arrestuarit Armand Kasaj. Ky i fundit pritet që këtë javë të dalë para Gjykatës së Apelit, për njohjen me masën e sigurisë.

VENDIMI I STRASBURGUT

Vehbi Alimuça, fiton 8 mijë euro

G

jykata Europiane për të Drejtat e Njeriut shqyrtoi të martën ankesën e shtetasit Vehbi Alimuçaj kundër Shqipërisë, dosje e dorëzuar në Strasburg më 2 Qershor 2005. Vendimi i trupit gjykues, që kryesohej nga presidenti Nicolas Bratza, kënaq pjesërisht kërkesat e Zotit Alimuçaj, duke detyruar shtetin shqiptar t'i paguajë atij 8000 euro si dhe taksat respektive në valutën vendase. Ish-drejtuesi i kompanisë "Vefa Holding" u arrestua në prill 1998 me akuza të përsëritura mbi skemat mashtruese të huamarrjes. Në 2002, Alimuça u shpall fajtor nga Gjykata e Lartë për mashtrimin ndaj gjithë kreditorëve (57 923 mijë) të kompanisë së tij dhe u dënua me 20 vjet burg. Por, ai u lirua pas 8 vjetësh, në maj 2010, pasi 11 vite të dënimit të tij u ulën me dy akte amnistie, 6 muaj falë punës në burg dhe 1 vit iu hoq me faljen presidenciale të 2010-tës. Meqënëse vuante nga probleme serioze kardiake e neuropsiqike, Alimuçaj ishte ankuar për shërbim jo të duhur mjekësor gjatë vuajtjes së dënimit.


E mërkurë, 8 shkurt 2012

3

AKTUALITET

Kapet nga policia me viçin e vjedhur në kasollen e vet

D

uket paradoksale, por ndodh që njeriu të vjedhë edhe vetveten. Ngjarja e është regjistruar në fshatin Rrajcë Sutaj të nënprefekturës së Librazhdit. Artur Çollaku 25 vjeç me banim në këtë fshat, ka vjedhur viçin në kasollen e shtëpisë së tij, e më pas e ka

shitur për 30 000 lekë tek një kasap. Në mëngjes, prindërit nuk e kanë gjetur kafshën në ahur dhe kanë denoncuar në polici për vjedhje. Pas marrjes së këtij denoncimi, policia lokale ka nisur nga puna për identifikimin e autorit. Dhe për habinë e të gjithëve ka

rezultuar se, viçi ishte vjedhur nga djali i shtëpisë, pa dijeninë e familjarëve të tjerë, e ishte shitur në treg për 30 000 lekë. Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin, i cili e ka pranuar akuzën dhe tashmë do të gjykohet për veprën penale të vjedhjes.

Hetimet

Atentati, gjurmë dhe telefon tek pakoja me 400 gr tritol

G

jendet gjurmë papilare (shenja gishtërinjsh) në pakon me tritol të vendosur poshtë makinës së Aleksandër Gocaj, si dhe sekuestrohet telefoni dhe karta e celularit prej nga do aktivizohej shpërthimi i 400 gramë tritol. Këto prova pritet të ndihmojnë prokurorinë dhe policinë në zbardhjen e autorëve të krimit, të cilët në një kohë fare të shkurtër kanë arritur ti bëjnë dy atentate mafioze hasmit të tyre 37-vjeçarit Aleksandër Gocaj. Pavarësisht se ky i fundit ka arritur tia hedhë në dy rastet vetëm me një plumb në shpatull, në atentatin tek "Komuna e Parisit" të bërë ndaj tij mbeti e vdekur aksidentalisht 25 vjeçaria Megi Jakiçi. Nga veprimet

ATENTATET E DYSHUARA SIPAS POLICISË

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ paraprake rreth kësaj çështje është arritur të zbulohet se lënda eksplozive u gjet nga personi, i cili ia shiti këtë automjet Thaçit rreth 15 ditë më parë, dhe që të hënën kjo e

Fisi "Kola" ekzekuton Gëzim Dedjan Fisi "Kola" dhe "Doda" ekzekuton Gazmir Dedjan Fisi "Kola" dhe "Doda" ekzekuton Femi Dedjan Fisi "Kola" ekzekuton Halit Dedjan Fisi "Kola", "Doda" e "Xhetani" plagosin Aleksandër Gocaj Fisi "Kola", "Doda" e "Xhetani" atentat me tritol Gocaj Fisi "Dedja" ekzekuton Fiqiri Kolën Fisi "Dedja" ekzekuton Medi Kolën Fisi "Dedja" ekzekuton Haki Kolën Fisi "Dedja" plagos Ismet Kolën Fisi "Dedja" plagos Bashkim Dervishin

fundit e kishte kontaktuar për t'ja kthyer mbrapsht mjetin. Automjeti ishte blerë vetëm 15 ditë më parë dhe autorët kanë planifikuar se me atë automjet mund të lëvizte Gocaj

pas daljes nga spitali, ndaj dhe kanë zgjedhur një mënyrë të tillë për eleminimin fizik të tij. Fatmirësisht mjeti nuk ka lëvizur prej vendit ku ishte parkuar prej 7 ditësh.

Aleksandër Gocaj farefis me familjen "Dedja" në Burrel „„„

TIRANE

ELTON QYNO

15

vite hamsmëri mes tre fiseve kundërshtarë të Alekandër Gocaj, kanë nxjerrë një bilanc lufte mes tyre, duke arritur deri në atë shkallë sa të bëjnë eleminimin fizik të të gjithë burrave të një shtëpie. Familja që ka pasur bilancin e humbjeve më të mëdha është ajo e fisit "Dedja" në Burrel, ku mësohet se rreth miqësor apo farefisnor me të bie dhe 37 vjeçari Aleksandër Gocaj, i cili për rreth një javë është kthyer në qëndër të sulmeve kriminale të kundërshtarëve, por që i ka shpëtuar mrekullisht dy atentateve tepër të sofistikura nga ana e mekanizmit të zhvillimit të tyre. Hetimet e policisë dhe prokurorisë së Tiranës, lidhur me dy antentatet e bëra ndaj Gocaj janë përqëndruar në tre fise që sipas burimeve janë ai i "Kolajve" në Burrel, "Doda" në Burrel si dhe "Xhetani" në Shkodër. Burimet shprehen se konfliktet e lindura që nga viti i trazirave 1997 për zonat e influencës brenda qytetit si dhe vrasjet e ndodhura gjatë këtyre viteve nga të dyja krahët, duket se s'kanë ndikuar aspak në qetësimin e gjakrave, por përkundrazi i kanë hedhur në mënyrë të vashdueshme benzinë zjarit.

15 vite hasmëri, bilanc lufte mes fiseve në Burrel Palët s'tërhiqen, Gocaj objektiv i "Kola" "Doda" dhe "Xhetanëve" Hakmarja Tashmë efekti i hakmarjes ka marë një shtrirje më të gjërë, ku objektiv janë kthyer persona të rrethit farefisnor të familjes "Dedja", pasi tek kjo s'kanë më çfarë të vrasin. Një nga këta persona është dhe Aleksandër Gocaj, i cili në një kohë fare të shkurtër i ka shpëtuar dy atentateve.

Në foto: Vendi i ngjarjes ku ndodhi makina me eksploziv Nga kjo betejë mes fiseve veriore, familje që tashmë është shuar është ajo e fisit "Dedja", ku anëtarët e saj Gëzim Dedja, Gazmir Dedja, Femi Dedja dhe së fundi Halit Dedja, janë ekzekutuar pa mëshirë nga kundërshtarët e

tyre. Tashmë efekti i hakmarjes ka marrë një shtrirje më të gjerë, ku objektiv janë kthyer persona të rrethit farefisnor të familjes "Dedja", pasi tek kjo s'kanë më kë të vrasin. Një nga këta persona është dhe Aleksandër Gocaj, i cili në

një kohë fare të shkurtër i ka shpëtuar dy atentateve.

BETEJË MES FISEVE

Zbatimi me përpikmëri të kanunit të Lekë Dukagjinit, si dhe kundër përgjigjia me vrasje pas një vrasje, ka bërë që beteja mes katër fiseve të

mos negociohet asnjëherë për pajtimin e gjakut. Hetues të çështjes shprehen se përgjatë 15 viteve, fiset në konflikt në disa ngjarje kanë marë pjesë direkt në vrasjen e kundërshtarëve të tyre, por nga vëzhgimet në terren është vënë re se kohët e fundit palët kanë përdorur vrasës me pagesë për eleminimin fizik të njëritjetrit. Duket se dhe në dy ngjarjet e fundit të shënuar në Tiranë si dhe vrasja e shtetasit Halit Dedja në vitin 2010 në zonën e ish-uzinës "Enver", janë të implikuar perso-

na që kanë eksperiencë në këtë drejtim.

DY GRUPET KRYESORE

Fisi "Kolaj" është një nga bandat në qytetin e Burrelit e krijuar në vitin 1997. Drejtuesi kryesor i këtij grupi është Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policisë, dy shokët akuzohen për një seri vrasjesh. Anëtari kryesor i kësaj bande, Ermir Doda është arrestuar. Anëtarët e kësaj bande kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Ermir Doda është arrestuar në Angli për trafikim të lëndëve narkotike. Pjesë e këtij grupi vitet e fundit janë bërë dhe dy fiset e tjera "Doda" në Burrel si dhe "Xhetani" në Shkodër, edhe këto të fundit të përfshira në konflikt me fisin "Dedja". Ndërkohë familja emrin "Dedja" në qytetin e Burrelit është krijuar përpara vitit 1997. Në krye ishin tre vëllezërit Dedja. Vëllai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjatë i vrasjeve të ndërsjella me bandën "Kolaj", ishte koka e grupit. Këta djem njiheshin si "të fortët e Burrelit" dhe me shumë para, pasi kishin arritur të kapnin vendet kyçe të administrimit të qytetit. Anëtarët e bandës kanë qenë pjesë e Sigurimit. Halit Dedja është ekzekutuar në Tiranë nga një person i panjohur, i cili e ka qëlluar me pistoletë me silenciator nga prapa, duke e lënë të vdekur në vend.


4

E mërkurë, 8 shkurt 2012

DOSSIER

Policia dhe 21 Janari

FORCAT e policisë dhe FNSH-së, ranë nën efektin e gazit se nuk kishin kundragazë

Gabimi me gazin lotsjellës: Helmoi policinë Automjetet ujëhedhës nuk u shoqëruan me policë „„„

TIRANE

E kemi provuar që përçarja sjell disfatë dhe sjell humbje në zgjedhje, ndërsa idea e unitetit, nga e cila s'duhet të kemi frikë sjell fitore

ARBEN RROZHANI (Vijon nga numri i djeshëm) Një polici e paaftë dhe e çorganizuar ishte një minus i madh për demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011. Siç tregon pjesa e dytë e raportit që vijon të botojë sot “Shqiptarja.com”, Policia e Shtetit, në pamundësi për të kontrolluar turmën e zemëruar, ose më saktë disa individë mes saj, i la institucionet të pambuluara dhe turmën nën breshëritë e armëve të gardës. Aq e pashembëllt është mënyra e reagimit të gardistëve, aq sa në 16.40 drejtori i Policisë së Tiranës, që në dokument është numri 630, i kërkon gardës që të mos qëllojë më drejtpërdrejt në turmë, sepse njerëzit po iknin. Por njoftimi i tij u shprëfill dhe disa minuta më vonë u vranë katër protestues dhe u plagosën shumë të tjerë. Sit ë mos mjaftonte kjo, policia më pas do të plotësonte tabllonë shtazarake të dhunës, duke dhunuar në boulevard apo Brenda Kullave Binjake njerëzit që ishin aty, ndërsa dhuna do të vijonte edhe në komisariate.

II. PËRSHKRIMI I NGJARJEVE Nga të dhënat e mbledhura gjatë inspektimit pavarësisht pamjaftueshmërisë së kronologjisë së ngjarjeve të filmuara nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për këtë qëllim, ka rezultuar se: Instruktazhi i punonjësve të PSH-së është zhvilluar nga ora 11.00 – 11.30 Në orën 11.30 janë dislokuar gjithë punonjësit e PSH-së, sipas planit të masave dhe plan dislokimit. Në intervalin kohor nga ora 13.30 deri në orën 14.00, protestuesit kanë lëvizur nga vend grumbullimet e tyre në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, duke lëvizur drejt godinës së Kryeministrisë. Në orën 14.20, datë 21.01.2011, kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë një grup prej 300-350 demonstruesish, të cilët kanë filluar menjëherë të godasin me shkopinj dhe sende të forta, punonjësit e policisë së rendit të vendosur në kordon, të cilët ishin të papajisur me mjete mbrojtëse. Gjatë kësaj kohe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë afruar në të dy krahët e godinës së Kryeministrisë, me qëllim që të ishin sa me afër situatës, por nuk janë futur në veprim, duke qëndruar në gatishmëri. Në këto momente për rreth 35–40 minuta, protestuesit kanë vazhduar dhunën ndaj punonjësve të policisë së rendit publik duke rritur intensitetin e goditjeve me shkopinj dhe çadra. Drejtuesit e shërbimit të DPQ Tiranë ju kanë bërë thirrje të qarta demos-

truesve nëpërmjet megafonit. Thirrjet me megafon demonstruesve për qetësi, ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe shpërndarje, janë përsëritur disa herë nga drejtuesit e shërbimit të DPQ Tiranë, por grupet e demonstruesve kanë vazhduar dhunën ndaj punonjësve të policisë. Konstatohet senë këtë fazënuk janë kryer komunikime të vazhdueshme nga drejtuesit e PSH-së me organizatorët e tubimit, siç përcakton ligji për tubimet, kjo e vërtetuar nga intervistimet me drejtuesit e operacionit. Duke vlerësuar situatën e krijuar, drejtuesi i shërbimit të D.P.Q. Tiranë ka urdhëruar futjen në veprim të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për forcimin e kordonëve të punonjësve të rendit publik që ndodheshin përballe turmës së dhunshme, (kordonë të cilat për rreth 30-40 minuta janë goditur me gurë, hunj, dhe sende të tjera të forta), me qëllim normalizimin e situatës së krijuar si pasojë e veprimeve të dhunshme të demonstruesve. Pas rreth 10-15 minutash të menaxhimit të situatës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe duke parë agresivitetin e demonstruesve në rritje, shtimin në numër të kësaj turme, si dhe përpjekjet e tyre për të çarë kordonin e forcave të policisë dhe për të depërtuar në drejtim të godinës së Kryeministrisë, me Urdhër të Drejtuesit të Shërbimit policia ka filluar hedhjen e granatave të dorës me gaz CN, si dhe ka përdorur shotganët 12 mm dhe 40 mm me gaz CN, për

shpërndarjen e demonstruesve që ishin më aktiv në ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të policisë. Ky veprim ka rezultuar jo shumë efektiv, për shkak të mosllogaritjes së drejtimit të erës, e cila frynte me drejtim perendim - lindje dhe gazi CN i hedhur në drejtim të demostruesve, kthehej në vendin e dislokimit të

e grupit të demostruesve vazhdonte të godiste punonjësit e policisë me gurë, pllaka të trotuarit si dhe shishe me lëndë djegëse (bomba molotov). Në këto kushte, në kuadër të veprimeve operacionale taktike të përcaktuara dhe në planin e masave, (situata e të papriturave), kanë hyrë në veprim dy automjete ujëhedhës, për shpërndarjen e grupit të demostruesve të dhunshëm që gjendeshin para godinës së Kryeministrisë. Automjetet ujëhedhës nuk u shoqëruan me punonjës policie, për arsye të angazhimit të gjithë forcave policore në ruajtjen e godinës së Kryeministrisë, dhe rënies nën efektin e lëndëve lakrimogjene të një pjese të tyre, konfirmuar kjo dhe nga intervistimet. Theksojmë se, ky veprim bie në kundërshtim me procedurat standarte të punës për rendin dhe sigurinë publike, e cila parashikon shoqërimin e automjeteve ujëhedhës me forca policore. Rreth orës 15.00, grupet e demostruesve kanë hipur në muret rrethuese dhe kangjellat e godinës së Kryeministrisë duke u bërë njësh me forcat e

forcave të policisë dhe FNSH-së, të cilët ranë nën efektin e këtij gazi për arsye të mospaisjes së tyre me kundragaz, pamje këto që i percjell edhe media vizive. Edhe pas përdorimit të lëndëve kimike me gaz CN, një pjesë

policisë, e cila në këto momente ishte inaktive. Gjatë kësaj kohe demostruesit kanë djegur palmat brenda territorit të godinës së Kryeministrisë dhe kanë qëlluar me gurë dhe pllaka xhamat e dritareve të godinës

së Kryeministrisë, duke i thyer ato. Rreth orës 15.47, turma e demonstruesve të dhunshëm filloi të shpërndahej në të dyja anët e bulevardit, ku një pjesë e saj kaloi me shpejtësi në drejtim të Piramidës, duke sulmuar forcat e policisë me mjete të forta, si, gurë dhe pllaka të hequra nga Piramida dhe Bulevardi , ndërsa pjesa tjetër u përqendrua në ambjentet e “dy kullave” dhe në lulishten tek “Vëllezërit Frashëri”. Gjatë kësaj kohe demostruesit përmbysën disa automjete të policisë dhe private, të cilat gjendeshin në sheshin para dhe në krah të Piramidës dhe më pas disa prej tyre i dogjën. Rreth orës 16.10, të gjendur para kësaj situate, është urdhëruar menjëherë zhvendosja e dy reparteve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga pozicioni para godinës së Kryeministrisë në drejtim të pjesës veriore dhe lindore të godinës së Kryeministrisë, për të përballuar sulmin e demonstruesve të dhunshëm në këtë drejtim dhe për të mos lejuar futjen e demonstruesve në godinën e Kryeministrisë nga këto drejtime. Rreth orës 16.15 e në vazhdim, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që u vendosen në pjesën veriore dhe lindore të godinës së Kryeministrisë, u përballen me një sulm shumë të dhunshëm të grupit të demonstruesve me mjete të forta si: gurë, pllaka trotuari, pllaka të hequra nga piramida etj. Në këtë kohë një grup demonstruesish afrohet tek porta Nr. 1 e godinës së Kryeministrisë përballë Bulevardit dhe arrijnë që të hapin portën me forcë, duke goditur me mjete të forta gurë dhe pllaka trotuari, punonjësit e Gardës së Republikës, që gjendeshin brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë. Nga pamjet vizive konstatohet që, porta Nr. 1 e godinës së Kryeministrisë për rreth 45 minuta, nuk ka qenë mbuluar me forca policore, për shkak të ç’organizimit të tyre. Rreth orës 16.45 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë me “dy kullat” një grup demonstruesish me një automjet tip “Benz” duke e shtyrë atë nga mbrapa dhe me shpejtësi, kanë tentuar të futen brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë nëpërmjet portës Nr.1, por automjeti ka ndaluar për shkak të pengesës metalike pas portës. Në planin e masave ka qenë parashikuar konkretisht se Njësia e Policisë Rrugore Tiranë duhet të merrte të gjitha masat e nevojshme per disiplinimin e levizjes së automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe të pastronte të gjithë zonën rreth godinës së Kryeministrisë nga automjetet e parkuara. Nga inspektimi ka rezultuar se automjete të ndryshme kanë qenë të parkuara përreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa automjeti tip “Benz” i përshkruar me lart nuk është ndaluar nga


E mërkurë, 8 shkurt 2012

5

DOSSIER BILANCI Pas demostratës u konstatua vrasja e 4 protestuesve dhe shumë të plagosur bëjë asnjë ankesë apo kallzim penal ndaj personave përgjegjës. Pavarësisht refuzimit për të bërë kallzim penal, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka zhvilluar nje hetim të brendshëm, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, por nuk është bërë e mundur të vërtetohet fakti i pretenduar për ushtrim dhune nga punonjësit e policisë.

IV. MASAT PAS DEMOSTRATËS

Njësia e Policisë Rrugore. Ky mosveprim është në kundërshtim me Planin e Masave. Duke vlerësuar situatën në tërësi dhe rreziqet që mund të vinin nga kushtet e pamjes së kufizuar, rreth orës 18.20, drejtuesit e operacionit urdhëruan fillimin eshpërndarjes së demonstruesve të dhunshëm, kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e tyre në flagrancë. Konstatojmë se, ndërhyrja e forcave të Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve të dhunshëm është bërë me shumë vonesë. Gjithashtu, shpërndarja me forcë nga ana e policisë ka qenë relativisht e panevojshme në përpjestim me intensitetin totalisht në rënie të dhunës së demostruesve, pamje të cilat ofrohen nga fotot e administruara. Në këto momente, përveç veprimeve operacionale të sipërpërmendura, strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë dhe një sërë masash tekniko-organizative-operacionale për kontrollin e të gjithë akseve rrugore, patrullimin në të gjithë qytetin e Tiranës, për parandalimin e akteve të dhunshme dhe kriminale në mbrojtje të jetës dhe të pronës së shtetasve. Drejtoritë e Policisë së Qarqeve të tjera, u urdhëruan të marrin të gjithë masat e nevojshme për ngritjen e pikave të kontrollit në akset kryesore rrugore, me qëllim identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë të personave që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë demonstratës.

III.INTERVISTIMET

Në kuadër të përmbushjes së një procesi inspektues sa më të plotë dhe gjithëpërfshirës, grupi i inspektimit zhvilloi intervistime me 22 punonjës të Policisë së Shtetit të niveleve të ndryshme dhe konkretisht: 1. Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z.Muhamet Rrumbullaku 2. Drejtori i Drejtorisë se Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Z.Nuri LOCA 3. Drejtori i Policisë Rrugore Z. Vullnet TOPALLI 4. Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike Z.Ilia NASI 5. Drejtori i F.L.O-së Z. Shemsi PRENÇI 6. Komandanti i FNSH-së 712 Z. Osman LEVANAKU 7. Komandanti i FNSH-së 731 Z.Ivzi BUSHATI 8. Komandanti i FNSH-së 751 Z.Agim BUÇPAPAJ 9. Drejtori i Policisë Qarkut TiranëZ. Sajmir MUÇA 10. Shefi i Njësisë së Policisë Rugore Tiranë Z. Fatos KOKALARI 11. Shefi i Komisariatit nr. 1 Z.Gjelosh PRENDI 12. Shefi i Komisariatit nr. 2 Z.

Në Foto: Faksimile e raportit për dhunën e policisë Erzen BREÇANI 13. Shefi i Komisariatit nr. 3 Z. Florenc HOXHA 14. Shefi i Komisariatit nr. 4 Z. Lulzim SHALA 15. Shefi i Komisariatit nr. 5 Z. Sejfulla METKO 16. Shefi i Komisariatit nr. 6 Z. Dritan LAMAJ 17. Shefi i Seksionit për MbështëtjenTek-Shke & Depërtimit Z.Aldo LONDO 18. Inspektor Z. Shkëlqim HASMUÇA 19. Innspektor Z.Ahmet CARA 20. Inspektor Z. Ervis BAKERRI 21. Inpektor Z. Agustin NDOJA 22. Inspektor Z.Vladimir LICO Punonjësit e policisë janë pyetur në mënyrë të detajuar (të cilat janë pjesë e këtij raporti) lidhur me përgjegjësitë e tyre funksionale dhe detyrat e ngarkuara, para, gjatë dhe pas demostratës së datës 21 janar 2011. Nga përmbajtja e përgjigjeve të dhëna nga punonjësit e sipërpërmendur, në përgjithesi del angazhimi i tyre në përballje me këte ngjarje të jashtëzakonshme. Gjithashtu, u intervistuan dhe qytetarë të ndryshëm në cilësinë e personave të shoqëruar dhe të arrestuar për ngjarjet e datës 21.01.2011, konkretisht: 1. Z. Renato BEQIRI, person i shoqëruar 2. Z. Juljan KAÇELI,person i shoqëruar 3. Z.Klodian SALLAKU, person i shoqëruar 4. Z. Liri HALILI, person i arrestuar

Qytetarët e sipërpërmenduar u kontaktuan dhe u pyeten në lidhje me demostratën e datës21.01.2011, për trajtimin e tyre nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë kohës së shoqërimit në ambjentet e Policisë së Shtetit, si dhe nëse kishin ankesa apo kontestime në lidhje me shoqërimin e tyre. Personat e shoqëruar u përgjigjën që gjatë shoqërimit nuk janë keqtrajtuar dhe nuk ju janë mohuar të drejtat dhe liritë themelore të tyre. Pas procedurave normale të verifikimit dhe identifikimit, janë lënë të lirë. Për sa i përket personit të arrestuar, gjatë procesit të intervistimit ka deklaruar se gjatë shoqërimit dhe me pas arrestimit është ushtruar dhunë nga punonjësit e Policisë së Shtetit në ambjentet e Komisariatit Nr. 3 Tiranë, por nuk ka bëre dhe nuk ka pranuar të

Me rivendosjen e situatës përreth godinës së Kryeministrisë, strukturat e Policisë së Shtetit kanë vazhduar operacionin për kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë të personave pjesëmarrës në këtë demonstratë, të cilët u evidentuan për kryerjen e veprimeve të dhunshme ndaj punonjësve të policisë dhe godinës së Kryeministrisë, për dëmtimin e automjeteve dhe shkatërrimin me zjarr si dhe aktiviteteve të ndryshme private. Gjatë inspektimit nuk u arrit të përcaktohej numri i saktë i personave të shoqëruar, pasi nuk është bërë evidentimi i tyre i plotë ne regjistrat e personave të shoqëruar, për shkak të numrit të madh të tyre dhe kohës së shkurtër të qëndrimit në ambjentet e policisë. Pas demostratës dhe analizimit të saj, u konstatua vrasja e katër protestuesve pjesëmarrës në të, plagosja e shumë të tjerëve nga rradhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe protestuesve, si dhe shkatërrimi i disa automjeteve e ambjenteve para godinës së Kryeministrisë e dëmtimi në masë i disa paisjeve të strukturave policore, për të cilat Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka filluar procedimin penal. Nga verifikimet e bëra dhe dokumentacioni i administruar rezulton se: Janë plagosur me mjete të forta gjithsej 78 punonjës policie të rendit publik dhe 16 punonjës policie të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Janë dëmtuar 83 mburoja policie, 52 skafandra mbrojtëse, 25 shkopinj gome, 4 automjete policie. Janë djegur 5 automjete policie si dhe 3 automjete private. Janë plagosur 37 persona demostrues, 11 prej të cilëve i janë nënshtruar ekspertimit mjeko – ligjor. Me qëllim identifikimin e personave që kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe kanë shkatërruar pronën, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, u ka dërguar të gjithë Drejtorive të Policisë së Qarqeve materialet filmike (CD), të regjistruar gjatë zhvillimit të demonstratës së datës 21.01.2011. Strukturat e Policisë së Shtetit me datë 21.01.2011, 22.01.2011 dhe në vazhdim kanë kry-

er veprime procedurale, duke referuar në Prokurori, materiale procedurale në ngarkim të 126 shtetasve, për veprat penale; “Kundërshtimit të punonjësit të policisë të rendit publik”, “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës”, parashikuar nga nenet 236, 237, 150 dhe 25 të Kodit Penal. Strukturat e Policisë së Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë 113 persona për veprat penale të sipërpërmendura, të cilët gjatë vlerësimit të masës së sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të gjithë këto arrestime janë vlerësuar të ligjshme nga kjo gjykatë, duke dhënë masa sigurie, si me poshtë: - 14 shtetas – “arrest në burg” - 22 shtetas - “20 ditë arrest në burg” - 4 shtetas - “15 ditë arrest në burg” - 2 shtetas - “arrest në shtëpi” - 84 shtetas - “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” Strukturat e posaçme të hetimit dhe parandalimit të krimeve në Drejtoritë e Policisë në Qarqe, kanë kryer identifikimin nëpërmjet materialeve filmike të personave pjesëmarrës në demonstratë, që kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë bërë referimin në prokurori për veprat penale të parashikuara nga nenet 236, 237, 150 dhe 25 të Kodit Penal. Prokuroria bazuar në këtë dokumentacion ka nxjerrë urdhër ndalimi për 13 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit. Për kryerjen e veprimeve procedurale në mbështetje të grupit hetimor të krijuar nga Prokuroria e rrethit Gjyqësor Tiranë, strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, kanë angazhuar gjithsej 122 punonjës policie, nga të cilët 55 specialistë të strukturave të posaçme të hetimit e parandalimit të krimit, 36 ndihmës specialistë për hetimin e parandalimin e krimit dhe 31 ndihmës specialistë gjyqësor. Në përmbushje të detyrimeve për hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, nga DPQ Tiranë, u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve për të dëshmuar pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në lidhje me dëmtimet e pronës, shëndetit apo çdo pasoje tjetër e ardhur si shkak i kryerjes së veprimeve të dhunshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të demonstratës së datës 21.01.2011. Salla e Drejtimit dhe Komandimit në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, në zbatim të planit të masave, ka patur detyrimin e koordinimit të veprimeve të strukturave të Policisë se Shtetit të angazhuara me shërbim gjatë demostratës.

URDHËRAT

Nga këqyrja e Librit të Pasqyrimit të Urdhrave të Shërbimeve të Përforcuara Viti 2011, konstatohet se lidhur me ngjarjet e 21 janarit janë dhënë disa urdhra, ku veçojmë disa prej tyre si: Datë 21.01.2011 ora 10:40, me porosi të 630 (drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, Saimir Muçashënim i redaksisë) të gjitha shërbimet kalojnë në kanalin 11 të radios dhe vetëm 630, 631 dhe 632 do të komunikojnë në kanalin 51. Datë 21.01.2011 ora 11:55 me porosi të 630 shefat e komisariateve takim tek Hotel “Rogner”. Nga ora 13:55 deri në orën 14: 15 janë raportuar nga shërbimet e vendosura në vendgrumbullimet e protestuesve, informacione mbi lëvizjen e turmave. (Vijon në faqen 6)


6

E mërkurë, 8 shkurt 2012

DOSSIER

Policia dhe 21 Janari

FORCAT Vendosja e shërbimeve të Policisë tre orë para zhvillimit të protestës, ishte e parakohshme

Saimir Muça gardës: Ndaloni zjarrin!

Ushtarët e gardës përpara se të qëllonin turmën brenda rrethimit të kryeministrisë

Gardistët qëllonin mbi njerëzit ndërsa po largoheshin (Vijon nga faqja 5) Në orën 14:55 në kanalin 11 njofton 630 që 640 e komisariateve të organizojnë forcat që të mos qëndrojnë të shpërndara. Në orën 15:25, 15:55 jep urdhër 630 që një zjarrfikese të kalojë tek sheshi “Nënë Tereza” dhe një tjetër tek “Piramida”. Në orën 16:00 njoftohet nga 620 se ka të dëmtuar punonjës policie dhe punonjës të Gardës së Republikës dhe se duhet të afrohet një ambulance. Në orën 16:10 njofton 635/1 se nga rruga e Ambasadës së Republikës së Serbisë po afrohet drejt sheshit nje grup i pajisur me shishe benzine. Në orën 16:20 njofton 620 se duhet të kontakohet salla e emergjencave e DPPSH dhe Garda e Republikës, për përdorimin e nje helikopteri për hedhjen e lëndëve lakrimogjene mbi protestuesit. Në orën 16:40 njofton 630, të njoftohet Garda për të mos qëlluar me armë se turmat po tërhiqen drejt selisë së Partisë Socialiste. Ora 17:10 njofton 630, të raportohet gjendja e personave të shoqëruar në çdo komisariat te Tiranës. Ora 17:15 njofton 630 për shpërndarjen e të shoqëruarve që gjenden në Komisariatin Nr. 1 në të gjithë komisariatet e tjera. Ora 17:35 urdhëron 630, për përforcimin e shërbimeve tek Morgu i Tiranës. Ora 17:43 urdhëron 630 për dërgimin e një shërbimi policor të Komisariatit Nr. 3, tek Spitali Ushtarak. Ora 18:44 urdhëron 630, që të punohet me të gjithë personat e shoqëruar në komisariate dhe të mos përdoret dhunë,për shkak të ngarkesës psikologjike të punonjesve të policisë shkaktuar nga dhuna e përdoruar ndaj tyre, gjatë demostratës. Ora 20:46 me porosi të 630 dhe me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të kalojnë në gadishmëri të gjitha forcat e Policisë. Nga ora 22:15 deri në orën 23:20 janë dhënë disa urdhra në lidhje me masat e marra për kontrollin e personave dhe mjeteve te dyshuara për veprime kriminale. Me shkresë Nr. 430/26, datë 25.01.2011, Drejtori i Policisë Qarkut Tiranë, në funksion të Planit të Masave Nr. 430/9, i ka kërkuar Raport Analitik, për ngjarjen e 21 Janarit, të gjitha strukturave vartëse të D.P.Q, Tiranë. Me shkresë Nr. 430/43, date 28.01.2011, D.P.Q.Tiranë dërgon në Departamentin e Sigurisë Publike në D.P.P.Shtetit, analizën e bërë për ngjarjen e datës 21.01.2011, si dhe problemet e konstatuara si rezultat i disa të metave dhe mangësive. Me shkresë Nr. 348/1, datë 25.01.2011, Zv/Drejtori i Përgjiths-

Në Foto: Saimir Muça, ishdrejtor i Policisë së Tiranës hem për Sigurinë Publike, i kërkon Drejtorise së Policisë Qarkut Tiranë, Drejtorise së FLO-së, Drejtorisë së Sigurisë Publike dhe Drejtorisë së Policisë Rrugore, zhvillimin e analizës për veprimin e strukturave të Policisë gjatë menaxhimit të demostratës së datës 21.01.2011. Në përfundim, grupi inspektimit kreu verifikimet e duhura lidhur me

Në orën 16:40 njofton 630, të njoftohet Garda për të mos qëlluar me armë se turmat po tërhiqen drejt selisë së Partisë Socialiste. faktin nëse ka patur ankesa nga qytetarët për përdorimin e dhunës nga punonjësit e policisë së shtetit, gjatë demostratës së datës 21.01.2011 dhe në vazhdim, nga ku konstatoi se: - Nuk është bërë asnjë ankesë në formë verbale apo shkresore në Policinë e Shtetit - Nuk është bërë asnjë ankesë në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, për tejkalim kompetencash apo ushtrim dhune nga strukturat e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, grupi inspektimit administroi dhe rekomandimin e Avokatit të Popullit, i cili i është dërguar per njohje Ministrisë së Brendshme. Kjo shkresë trajton sjelljen dhe zbatimin e procedurave nga strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit të protestuesve për ngjarjet e 21 janarit. Pavarësisht se në rekomandimin e Avokatit të Popullit përmendet që protestues të ndryshëm janë keqtrajtuar nga struktura të veçanta të Policisë së Shtetit, gjatë verifikimeve të bëra nga grupi inspektimit, nuk u gjeten prova, fakte apo evidenca konkrete, për të vërtetuar një gjë të

tillë. Megjithatë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në zbatim të detyrimeve të tij ligjore, për ti garantuar komunitetit një polici të përgjegjshme, transparente dhe në përputhje me standartet, është në shërbim të qytetarëve për të administruar dhe ndjekur çdo ankesë, ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit, pavarësisht gradës dhe funksionit.

SHËNIME:

Të dhënat dhe konkluzionet që parashtruam më lart, mbështeten në provat shkresore dhe intervistat e ndryshme, që janë pjesë e këtij raporti. Dokumentacioni që është administruar nga grupi i inspektimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë dhe Reparteve FNSH, është fotokopje e njehsuar me origjinalin me vulën e institucionit përkatës.

V.KONKLUZIONE

Në përfundim të inspektimit, u arritën këto konkluzione kryesore: Masat paraprake organizative të ndërmarra nga strukturat e Policisë së Shtetit lidhur me demostratën e datës 21.01.2011, përgjithësisht kanë rezultuar conform ligjeve dhe akteve nënligjore që normojnë veprimtari te tilla. Konstatohet një performancë jo e mirë e strukturave të Policisë së Shtetit, në mbledhjen infomacionit në kohën e duhur që të paraprinte marrjen e masave të duhura nga Policia e Shtetit, për përballimin e situatës së krijuar. Studimi dhe rikonjicioni i terrenit përreth godinës së Kryeministrisë nuk është bërë i plotë, gjë që solli dhe mos mbulimin me shërbim policie të gjithë perimetrit të jashtëm të godinës së Kryeministrisë. Nuk ka funksionuar mirë, zinxhiri vertikal i komandimit nëpërmjet kanaleve të komunikimit, nga drejtuesit në bazë, madje për nje periudhë të konsiderueshme nuk ka patur fare komunikim. Vendosja e drejtuesve të operacionit ishte jo e drejtë, pasi ata ishin vendosur në ko-

rdonin e parë, gjë që solli kufizim të fushëpamjes duke mos arritur të kontrollohen të gjitha shërbimet e dislokuara. Efektivat e Shërbimeve të Rendit dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, nuk ishin të pajisura plotësisht më pajisje speciale e mjete mbrojtëse si; kaska mbrojtëse, mburoja policie, veshje për mbrojtje ndaj goditjeve me sende të forta, lëndë kimike (sprajt lotsjellës individual, granata me gaz CN, fishekë me gaz 12 mm dhe 40 mm), automjete ujëhedhës, të cilat në të tilla raste janë të domosdoshme dhe të detyrueshme për përmbushjen e detyrës. Vendosja e shërbimeve të Policisë në orën 11.00, tek godina e Kryeminitrisë tre orë para zhvillimit të protestës, ishte e parakohshme dhe për pasojë solli lodhjen e forcave. Punonjësit e shërbimeve të rendit dhe sigurisë publike, nuk janë trajnuar për përballimin e situatave të tilla. Nuk është përdoruar forca në momentin e duhur dhe në mënyrë të përshkallëzuar nga forcat e Policisë së Shtetit, madje në disa raste, sidomos gjatë shpërndarjes së protestuesve, përdorimi i mjeteve të forcës (shkopinj gome), ka qenë i panevojshëm. Nuk ka rezultuar efektiv përdorimi i lëndëve lakrimogjene dhe i automjeteve ujëhedhës, ndaj protestuesve. Punonjësit e policisë që kishin në përdorim këto pajisje, treguan paaftësi profesionale gjatë përdorimit të tyre. Megjithë punën e bërë nga strukturat e inspektuara, duam të sjellim në vëmendjen e tyre disa rekomandime, zbatimi i të cilave mendojmë se do të përmirësojë edhe më tej punën e strukturave të policisë së shtetit, në situata të ngjashme.

VI. REKOMANDIME

1. Të zbatohen me përpikmëri kërkesat eLigjit Nr. 8773, datë 23.04.2011 “Për Tubimet”, konkretisht: -Struktura përkatëse policore të shprehet zyrtarisht për garantimin ose ndalimin e zhvillimit të tubimeve. - Të caktohet oficeri përgjegjës për të ndihmuar dhe vëzhguar zhvillimin e tubimit. - Të bëhen filmime dhe fotografime të sakta dhe kronologjike të zhvillimit të tubimit. 2. Të përmirësohet puna parandaluese e strukturavetë Policisë së Shtetit, për: -Marrjen e informacioneve në kohë. - Planifikimin e forcave dhe dislokimin e tyre në bazë të informacioneve paraprake të siguruara. - Identifikimin dhe evidentiminnë kohë të personave me precedent kriminaldhe penal, për të cilët ka të dhëna që mund të përfshihen në akte të dhunshme. - Studim dhe rikonicjon i plotë i

vendit ku do zhvillohet tubimi. 3. Të merren masa të menjëhershme për pajisjene strukturave të rendit publik dhe Forcat e Ndërhyrjes se Shpejtë me mjetet e nevojshme logjistike, për përballimin e situatave të tilla. 4. Të parashikohen trajnimet e duhura për struktura të veçanta të Policisë së Shtetit, për të përballuar situata te tilla. 5. Të hartohen plane masash me detyra të qarta dhe përgjegjesi konkrete, për gjithë punonjësit e PSH-së që angazhohen në veprimtari të tilla. 6. Të sigurohen mjete efektive dhe kanale të qarta komunikimi vertikalisht dhe horizontalisht, ndërmjet strukturave të Policisë se Shtetit, gjatë zhvillimit të demostratave. 7. Të sigurohet dhe instalohet një server qëndror, për regjistrimin e gjithë komunikimeve ndërmjet punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë zhvillimit të këtyre operacioneve policore. 8. Të bëhen studime të hollësishme në lidhje me ndryshimin e strukturës organike dhe rialokimin e burimeve njerëzore me qëllim rritjen e numrit të FNSH-ve, në përpjestim të drejtë me numrin e përgjithshëm të forcave të Policisë së Shtetit. 9. Grupet e monitorimit që parashikohen në plane masash duhet të kontrollojnë dhe drejtojnë operacione të tilla nga vendkomanda të posaçme, në mënyrë që drejtimi dhe kontrolli i situatës të jetë efektiv dhe efiçent. 10. Përdorimi i forcës duhet të jetë në proporcion me shkallën e rrezikshmërisë dhe nuk duhet te kapërcejë kufijtë e nevojës për situatën e paraqitur. 11. Të zbatohen me rigorozitet Procedurat Standarte të Punës, në lidhje me përdorimin e pajisjeve speciale (situata e të papriturave), të përdorimit të gazit lotsjellës dhe përdorimit të automjeteve ujëhedhës. 12. Të respektohen me përpikmëri të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, gjatë shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit. (Fund)


E mërkurë, 8 shkurt 2012

7

DOSSIER

FOTOT E POLICISË PËR DEMONSTRATËN Policë të helmuar nga gazi i ... policisë

Demonstruesit dhe policët në gardhin e kryeministrisë

Nuk është përdoruar forca në momentin e duhur dhe në mënyrë të përshkallëzuar nga forcat e Policisë së Shtetit, madje në disa raste, sidomos gjatë shpërndarjes së protestuesve, përdorimi i mjeteve të forcës (shkopinj gome), ka qenë i panevojshëm.

Djegia e makinave të policisë tek piramida

Djegia e makinave të policisë tek piramida Përplasja tek piramida Fillimi i përplasjes

Ujëhedhësdja e policisë e pa shoqëruar nga uniformat blu


8

E mërkurë, 8 shkurt 2012

POLITIKE

AK: Berisha pazar me shtetësinë, s'shitet për 100 mijë euro

A

leanca Kuq e Zi kundërshton fort dhe hapur nismën e Berishës për ndryshimet në ligjin për kombësinë, ku çdo shtetas i huaj që vjen e investon në Shqipëri 100 mijë euro bëhet shtetas shqiptar. AK shprehet kundër këtij projekt/ligji pasi ai diskriminon shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Luginës së Preshevës, të cilët duhet të ndjekin një procedure 5 vjeçare në pritje

për të marrë shtetësinë shqiptare, ndërsa kryeministri ia ofron këtë shtetësi një afgani, iraniani, kinezi apo rusi vetëm për 100 mijë euro. "Ky projekt/ligj e kthen marrjen e shtetësisë shqiptare në pazar të hapur për këdo që në vendin origjinës mund të ketë probleme, nga ato sociale e kriminale, që do kishte mundësinë të maskohej e fshihej për vetëm 100 mijë euro si dhe lë shkas për përfitime nga

elementë kriminalë", deklaron AK. Sipas saj, prioritet në ligjin për shtetësinë duhet të ketë origjina e aplikanteve e jo paratë e investitoreve të përkohshëm, ndaj AK propozon që ky projekt/ligj t'i nënshtrohet debatit publik dhe trasnparanent. AK me keqardhje konstaton se problemet ekonomike që po hasen në shoqërinë shqiptare s'mund të zgjidhen duke shitur pasaportën shqiptare për 100 mijë euro.

Kryeministri kërkoi ndryshimin e ligjit për shtetësinë: Të përfshijë dekretin e '94

Berisha: Investo 100 mijë euro, je shtetas shqiptar "Shumë biznesmenë ma kanë kërkuar, kanë dëshirë të investojnë këtu" Lajmi Berisha

Kryeministri Berisha ka kërkuar në mënyrë urgjente ndryshimin e ligjit për shtetësinë, në mënyr që silido që investon në Shqipëri 100 mijë euro të pajiset me shtetësinë shqiptare. Ai tha se ka pasur kërkesa nga biznesmenë me origjinë shqiptare dhe të huaj për shtetësi shqiptare. Kjo të bëhet sipas të gjitha rregullave.

„„„

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryeministri Berisha ka deklaruar dje se do t'u njihet shtetësia shqiptare qytetarëve me origjinë shqiptare dhe shtetasve të huaj që investojnë 100 mijë euro në Shqipëri. Një lajm të tillë kreu i ekzekutivit shqiptar e ka bërë të ditur në mbledhjen e qeverisë, teksa ka kërkuar në mënyrë të qartë rishqyrtimin e ligjit "Për shtetësinë", me synim vendosjen e standardeve të reja në trajtimin e kësaj çështjeve. Ndryshimet në këtë ligj, nënvizoi krteministri, synojnë njohjen e shtetësisë shqiptare

Ligji duhet të përfshijë Dekretin për Shtetësinë, i miratuar nga Presidenti në vitin '94, ta inkorporojë dhe ta përpunojë atë. me ligj shtetasve të huaj që investojnë 100 mijë euro në Shqipëri, si dhe të gjithë qytetarëve me origjinë shqiptare, në përputhje kjo me detyrimet që rrjedhin nga

"Duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja me Bashkimin Europian për heqjen e vizave, Shqipëria duhet t'u njohë shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që kanë apo investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj".

?

PYETJE PERGJIGJE

Cilat janë mënyrat për të marrë shtetësinë shqiptare?

„

Shtetësia shqiptare fitohet përmes lindjes, natyralizimit dhe të birësimit. Nëse mënyra e parë është më e thjeshta e mundshme, pasi kërkon më pak procedura, dy mënyrat e tjera sipas ligjit aktual janë më të komplikuara dhe kërkojnë shumë dokumente, verifikime dhe procedura.

Çfarë kushtesh duhet të plotësojë një shtetas që të pajiset me shtetësinë shqiptare?

„

ERJON BRAÇE:

"Berisha po shet shtetësinë për 100 mijë euro dhe vota"

M

enjëherë pas deklaratës së kryeministrit Berisha se për të marrë shtetësinë shqiptare mjaftojnë 100 mijë euro, ka reaguar shumë ashpër nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe. "Sali Berisha vendosi: Shtetësia shqiptare në shitje. Çmimi 100 mijë euro për person. Ky është kulmi dhe nuk mund t'ia bënte Shqipërisë një shqiptar! Kurrë", tha Braçe. Sipas të cilit, për kryeministrin kushdo mund të bëhet shtetas shqiptar. "Për Sali Berishën, shtetas shqiptar mund të bëhet dhe një serb, dhe një maqedonas, edhe një grek, edhe një turk, italian, francez, edhe një egjyptian, etj që ka 100 mijë euro. Pavarësisht kombësisë që ka, pavarësisht të shkuarës kriminale apo jo që ka, pavarësisht burimit kriminal apo jo të 100 mijë eurove të tij", ka akuzuar nënkryetari i grupit të PS, duke e lidhur me atë që sipas tij ka ndodhur shumë vite më parë, kur janë pajisur me shtetësi shqiptare xhihadistët islamikë. "Kur e dëgjova këtë mu kujtua se në vitin 1995 Sali Berisha ua dha shtetësinë shqiptare anëtarëve të celulës islamike të Xhihadit, të gjithë të kërkuar në Egjypt e shtete të tjera për terrorizëm. Ky Sali Berisha ju dha identitet të ri. Kjo që ai po i bën Shqipërisë e shqiptarëve është e pashembullt! Për para e për ca vota më shumë më 2013", ka akuzuar Braçe. marrëveshja e heqjes së vizave dhe përcaktimet ligjore. "Ligji 'Për shtetësinë' duhet të rishqyrtohet dhe të përcaktojë disa standarde të reja. Duke ruajtur të gjitha

detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja me Bashkimin Europian për heqjen e vizave, Shqipëria duhet t'u njohë shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që

kanë apo investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj. Kjo është një masë që i jep një shkallë më të lartë sigurie atyre që vendosin të zhvillojnë e zbatojnë projektet në këtë vend, atyre që duan të blejnë vila për të kaluar kohë pushimesh apo tjetër në Shqipëri", ka qënë deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha teksa ka argumentuar në mënyrë të qartë dhe pa asnjë mëdyshje nevojën e miratimit të ndryshimeve në këtë ligj të rëndësishëm, që nuk ka lëvizur që nga koha kur ai ka qënë vetë President i vendit. Madje ka qënë shumë konkret, teksa ka përmendur dhe dekretin e vitit 1994, kur ka qënë vetë kreu i shtetit, për ta përmirësuar atë, duke përfshirë dhe disa kushte për aplikantët që kërkojnë shtetësinë shqiptare dhe pajisjen me pasaportën e vendit tonë. "Ligji duhet të përfshijë Dekretin për Shtetësinë, i miratuar nga Presidenti në vitin '94, ta inkorporojë dhe ta përpunojë atë. Ligji duhet të përcaktojë kushtet, në të cilat ata që kanë investuar 100 mijë euro, natyrisht, nuk duhet të kenë penalitet, marrin shtetësinë shqiptare. Në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e heqjes së vizave, shtetësinë shqiptare

Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet. Të ketë banesë dhe të disponojë të ardhura të mjaftueshme. Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike.

Pse kërkohet nga kryeministri ndryshimi i ligjit?

„

Kreu i qeverisë e argumenton me faktin se shumë biznesmenë të huaj apo me origjinë shqiptare kanë shfaqur interes për investim, dhe në këtë rast vë limit investimin 100 mijë euro për të marrë shtetësinë shqiptare për të gjithë ata biznesmeve të huaj.

duhet ta marrin të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare, në përputhje kjo me përcaktimet e Dekretit, në mos gaboj, të mesit të vitit '94", ka qënë deklarata e

kryeministrit Berisha dje në mbledhjen e qeverisë. Teksa ka argumentuar dhe arësyet se përse duhet të shpejtohet një procedurë e tillë e miratimit dhe të aplikimit të ligjit për dhenien e shtetësisë shqiptare shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj që e dëshirojnë dhe bëjnë kërkesë për një gjë të tillë. "Duhet ta ridimensionojmë qëndrimin dhe ta orientojmë këtë masë drejt nxitjes së investimeve. Dëshira për të investuar në Shqipëri dhe për të pasur shtetësinë shqiptare është reale. Shumë biznesmenë ma kanë kërkuar, nuk është se nuk është dhënë apo është ndaluar, por tani duhet t'u jepet me ligj", ka deklaruar kreu i qeverisë shqiptare. Ajo që vlen të përmendet është fakti se Berisha sa herë që ka deklaruar inicimin e hartimit dhe miratimit të një ligji në qeveri, gjithnjë është realizuar në mënyrën më të shpejtë të mundshme nga mazhoranca dhe ka kaluar për miratim në Kuvend.Ndërkohë që opozita e sotme socialiste, që herët ka qënë kundër dhënies pa kriter të shtetësisë shqiptare për të huajt dhe sidomos për ata që vijnë nga vendet islamike, duke akuzuar presidentin e atëhershëm Berisha, se e ka kthyer Shqipërinë në një bazë për terroristët islamikë. Madje ka kërkuar një hetim për këto persona që kanë marrë shtetësinë.


E mërkurë, 8 shkurt 2012

9

POLITIKE

Qeveria, vendim për ndryshimet në listën e njerëzve të terrorit

Q

everia ka vendosur ndryshimin e listës së personave që janë të shpallur si anëtarë, bashkëpunëtorë të terrorizmit ndërkombëtar dhe përbëjnë detyrim për të gjitha vendet anëtare të OKB që të marrin masa. Në mbështetje Kushtetutës dhe ligjit për masat kundër financimit të terrorizmit, me propozimin e ministrit të Financave, qeveria dje vendosi që në listën e personave

të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të bëhen disa shtesa dhe ndryshime. Kështu në listën e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën AI-Qaida, shtohen personat e renditur në listën tjetër, me anëtarë ose bashkëpunëtorë, me organizatën AI-Qaida, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për

personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për talebanët dhe organizatën Al-Qaida. Po kështu shtohet dhe lista e kompanive që takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida. Ndërkohë që në këtë listë hiqen personat e renditur në listën e të çregjistruarve nga lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë, me organizatën Al-Qaida.

Ligji

Si përfitohet shtetësia shqiptare „„„

TIRANE

L

igji shqiptar është shumë korrekt në lidhje me dhënien e shtetësisë për shtetasit e huaj. Për të evituar të gjitha problemet, janë vënë kushte të tilla, që verifikojnë mirëfilli tërë veprimtarinë e një personi i cili kërkon të pajiset me pasaportë shqiptare. Më konkretisht, sipas ligjit, ai duhet të ketë banuar në Shqipëri jo më pak se 5 vjet, të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar në shtetin e vet apo në Shqipëri ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike. Njëherësh, duhet që pranimi i tij si shtetas shqiptar të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë. Por shtetësia shqiptare mund të merret dhe përmes lindjes apo përmes birësimit, kuptohet duke pasur parasysh që të pyetën të dy prindërit.

LIGJI PËR SHTETËSINË Neni 9/ Marrja e shtetësisë me natyralizim Një i huaj që ka paraqitur kërkesë për marrjen e shtetësisë shqiptare me natyralizim e fiton atë në rast se plotëson kushtet e mëposhtme: 1. Të ketë mbushur moshën 18 vjeç. 2. Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet. 3. Të ketë banesë dhe të disponojë të ardhura të mjaftueshme. 4. Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Për jashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike. 5. Të ketë njohuri, të paktën fillestare, të gjuhës shqipe; 6. Pranimi i tij si shtetas shqiptar të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë ; 7. Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t'i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar. Në rast se personi është pa shtetësi, kushtet e pikës 1, 3, 4 dhe 5 të këti neni nuk merren parasysh. Në rast se i huaji vërteton se është me origjinë shqiptare deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind, koha e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, e përmendur në pikën 2 të këtij neni, duhet të jetë të paktën 3 vjet. Të gjitha kushtet e tjera për fitimin e shtetësisë shqiptare të treguara në këtë nen, mbeten të paprekura. Neni 10/ I huaji që është i inartuar me një shtetas shqiptar prej jo më pak se 3 vjetësh, në rast se deshiron, mund të fitoje shtetësinë shqiptare me natyralizim edhe në qofte se nuk ploteson kushtet e neni 9, pikat 2 dhe 5, në këtë rast i huaji duhet të kete banuar, në menyre të vazhdueshme dhe të ligjshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën një vit.

Akuza për mbështetës të Bin Ladenit, në Tiranë grupe xhihadiste „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

M

asa e departamentit të thesarit të SHBA në shtator të vitit 2005 për të ngrirë pasuritë e një personi të dyshuar me lidhje me Osama bin Laden, me shtetësi të dyfishtë jordaneze e shqiptare ka nxitur një kërkesë nga partia kryesore e opozitës atë kohë për një hetim për të huajt që kanë marrë shtetësi shqiptare që nga viti 1992. Sipas informacioneve të saj kohe, mësohet se u ishte dhënë shtetësia shqiptare 12 mijë shtetasve të huaj, shumica shqiptarë të Kosovës, por dhe arabë. Departamenti i thesarit i SHBA kishte marrë masë asokohe për të izoluar financiarisht Abdul Latif Saleh, përcaktuar si mbështetës i Bin Ladenit dhe rrjetit të tij terrorist, i cili mbante shtetësi të dyfishtë jordaneze e shqiptare. Direktiva urdhëronte bankat amerikane të ngrinin çdo llogari bankare apo pasuri të tjera të Saleh në SHBA. Sipas departamentit të thesarit, Saleh është i përzjerë ngushtë me një numër OJQ në Shqipëri të lidhura me Xhihadin Islamik Egjiptian, një orga-

SHBA: Shqipëria kishte islamikë, si u përzunë Morën shtetësinë shqiptare 12 mijë vetë, nga viti '92

Në foto: Abdul Latif Saleh dhe lista e shtetasve të huaj që morën pasaportë shqiptare nizatë terroriste me lidhje me al-Kaedën dhe kishte marrë 600,000 USD nga Bin Laden për të ngritur grupe ekstremiste në Shqipëri. Saleh ngriti një organizatë shqiptare xhihadiste financuar nga fonda-

cioni Al Haramain, një OJQ e lidhur me al Kaedën. "Misioni i grupit xhihadist shqiptar ka qenë të destabilizojë gjendjen e brendshme në Shqipëri duke ndezur konfliktin midis grupeve të ndryshme fetare

në vend", lexohej në deklaratën e departamentit të thesarit. "Al Haramain rekrutoi anëtarë nga kjo organizatë, për të cilët Saleh kujdesej drejtpërsëdrejti". Saleh thuhet se shoqërohej me shtetasin saudit Jasin Qadi, një biznesmen i cili është përcaktuar posaçërisht terrorist global nga departamenti i thesarit i SHBA në tetor 2001. Sipas departamentit, Qadi ishte një mbledhës aktiv fondesh për grupin xhihadist të Saleh. Të dy ata thuhet se ngritën disa partneritete të përbashkëta biznesi, duke përfshirë një biznes të importit të sheqerit, një ndërmarrje mjekësore e një biznes ndërtimi. Sipas deklaratës, Saleh u përzu nga Shqipëria më 1999 me dyshimin për terrorizëm. Vendbanimi i tij i fundit i njohur

ishin Emiratet e Bashkuara Arabe. Më 1998, 6 vetë u arrestuan në Shqipëri, dy nga të cilët përfundimisht u gjykuan e u ekzekutuan në Egjipt si kryerës të sulmeve terroriste, sipas departamentit të thesarit. "Në dëshminë e tyre, personat thanë se ishte Saleh që i kishte ndihmuar të shkonin në Shqipëri" dhe e identifikuan atë si "ai që i kishte ndihmuar ata për gjithshka, duke nisur që nga marrja e tyre në aeroport". Komiteti i Këshillit të Sigurimit të OKB e shtoi Saleh në listat e sanksioneve, si një ndihmës të rrjetit të al Kaedës. Të 191 vendeve anëtare të OKB u kërkohet të vënë ndalim udhëtimi e embargo armësh si edhe të ngrijnë pasuritë financiare të të gjithë atyre që janë në listë.

LAJME SHKURT

„ Arvizu-Basha, bashkë në kafe

Ambasadori i SHBA Arvizu është parë dje pasdite në zonën e ish-Bllokut teksa konsumonte një kafe me kryetarin e Bashkisë, Tiranë, Basha. Konsumimi i kafes së përbashkët vjen pak ditë pas vizitës që Basha kreu në SHBA me personalitete të njohura ku bëri të ditur strategjitë për Tiranën si dhe ftoi biznesin amerikan të investojë në kryeqytet. S'është hera e parë që Arvizu takon Bashën në ambiente publike. Hera e fundit ishte pak para se Basha të nisej në Uashington. Pas takimit nuk bënë komente për mediat.

„ Ilir Meta: Dua të shkoj te integrimi

"I kam kërkuar Kryetares së Kuvendit, Topalli, që të bëhem anëtar i Komisionit Parlamentar për integrimin evropian. Mendoj se integrimi evropian duhet të vazhdojë të jetë sfida kryesore për të gjithë. Do të vazhdojë të jetë edhe për LSI dhe për mua personalisht". Kjo ka qënë deklarata e kreut të LSI, Ilir Meta teksa ka vlerësuar vizitën e Saninos, duhet e konsidederuar si një tërheqje vëmendjeje për të përshpejtuar ritmin e reformave që na japin statusin e Vendit Kandidat për në Bashkimin Evropian.


10

E mërkurë, 8 shkurt 2012

POLITIKE

Rama: Policia ka në krye trafikantë të drogës dhe të naftës

R

ama nuk ka munguar dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS të akuzojë qeverinë për krimin në vend. Sipas tij, vendi po tronditet përditë nga vrasjet, eksplozivët dhe nga grabitjet me armë në dorë. "Vrasin bandat kriminale, por vrasin edhe të rinjtë e dëshpëruar në rrugën e grabitjeve për t'i mbijetuar varfërisë dhe papunësisë. Vret vetë shteti me armë zjarri dhe kryeministri i quan

vrasësit heronj, duke goditur haptas ata që e luftojnë krimin me në krye Prokuroren e Përgjithshme të Republikës", tha Rama. Duke nënvizuar se humbasin jetën njerëz të pafajshëm që gjenden rastësisht në rrugën ku kërcasin plumbat e banditëve që janë sot sundimtarët e ditës dhe të lajmeve të ditës. "Në krye të policisë qëndrojnë xhagajdurë me imunitet kryeministror që shpërdorojnë detyrën për përfitime krejt

personale. Që kontrollojnë me uniformë dhe radio policie rrugët e kontrabandës së drogës dhe të naftës. Që bashkëpunojnë me krimin në një simbiozë monstruoze dhe pastaj i kthejnë pushkët popullit që proteston", deklaroi Rama. Ai tha se jeta është e pambrojtur, prona është e pambrojtur, biznesi është i pambrojtur dhe më keq akoma, e ardhmja është e pambrojtur.

Fyerja e shpifja, hiqen nga Kodi Penal dhe kalojne te Civili

Shpifja, PS: Berisha do shpëtimin e vetes Xhafaj e Felaj, Memo në Kuvend: Ja propozimet tona Lajmi Mazhoranca dhe opozita janë përplasur në lidhje me ndryshimet për ligjin për shpifjen dhe fyerjen dhe kalimin e tij nga kodi penal në atë civil. Socialistët janë kundër, teksa kanë paraqitur një MEMO, ku kërkohet jo dënim me burgim dhe ulja e gjobave.

„„„

TIRANE

NJË KAFE ME... NGA ANILA BASHA

Ciu-ciu politik vijon nga faqja 1 ...Si mund të harrojmë pa dëgjuar edhe cicërimat e Ilir Metës dhe Dritan Priftit, të cilët pas një viti lufte, pikërisht pasi ju kryeministër hëngrët darkë në shtëpinë e aleatit tuaj, kanë harruar të bëjnë ciu ciu me njëri tjetrin, se për popullin, nga mëngjezi në darkë ciu ciu. Po Lul Basha? Cicërima dhe ai nga SHBA, duke na shitur si takime zyrtare, takimet që ia ndërmjetësonin ca shqiptaroamerikan andej. Më pritën mirë ...Ç’popull fatkeq këtu...entuziazëm atje... shtrëngoqë jemi. Se thoni va dorën me të... ky tjetri do sjellë ju kryeministër para... ciu ciu pa fund. duke qeshur një Po pse të shmangim Ramën? Me cicërimat e tij sa nga Presheciu ciu, harrojmë va, Athina apo Vjena...Ciu ciu edhe tragjeditë që na ndodhin në obor- ky, edhe pse brenda partisë një pjesë e anëtarëve të kryesisë i sabrin e shtëpisë... otojnë asambletë. Po ky është problem i brendshëm i tyre zoti kryeministër. Ju nuk doni tia dini. Po mirë zoti kryeministër, po ju? Si t’ia bëjmë me cicërimat e munguara tuajat, gjithë shpoti kundër opozitës për katër protestuesit e vrarë në 21 janar. Apo tani që raporti i FBI erdhi s’kemi ç’themi, i mbyllim gojën edhe cicërimave të komandantit të Gardës. Ç’popull fatkeq që jemi. Se thoni ju kryeministër duke qeshur një ciu ciu, harrojmë tragjeditë që na ndodhin në oborrin e shtëpisë, duam thashetheme dhe gallatë, po të paktën, me një gjë merremi ama. www.shqiptarja.com

JAKIN MARENA

S

hpifja dhe fyerja tashmë nuk do të jenë më vepra penale, megjithëse opozita shprehet kundër. Sipas ndryshimeve në Kodin Civil, këto dy shkelje, nuk do të jenë më të dënueshme me burg, por me gjobë. Sipas ndryshimeve të maxhorancës, këto vepra fshihen nga kodi penal dhe trajtohen vetëm si shkelje civile. Nga ky ndryshim, sipas Palokës, përfitojnë dhe gazetarët. Por opozita s'është dakord me të tillë variant, duke paralajmëruar votën kundër. Sipas Felajt, Kodi Penal në nenin 1/b të tij, sanksionon mbrojtjen e dinjitetit të njeriut, por Berisha me ndryshimet kërkon të mbrojë veten. "Rrezikshmëria e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes, rezulton e veçantë në kontekstin shqiptar dhe për më tepër shpifja e fyerja janë dy vepra të ngritura në institucion pikërisht nga njeriu që kërkon sot ti dekriminalizojë ato, kryeministri i vendit Berisha. Në një farë kuptimi Berisha po kërkon të shpëtojë nga përgjegjësia penale të vetmen armë të kulturës e sjelljes së tij politike", thotë Felaj. Nëpërmjet një MEMOje që mban firmën e Fatmir Xhafajt, drejtuar Komisionit të Ligjeve, kërkohet që shpifja dhe fyerja të vijojnë të mbeten vepra penale. Opozi-

ta është dakord për heqjen e burgimit si dhe propozon ulje të masës së gjobës maksimale, në rastet kur shkeljet i

cedura penale është më e favorshme me efekte më të menjëhershme se ajo civile për të akuzuarin", thuhet në

"Procesi civil nuk siguron garancitë e procesit penal për individin, procedura penale është më e favorshme, me efekte më të menjëhershme se ajo civile për të akuzuarin", thonë socialistët. kryen një gazetar. "Procesi civil nuk siguron garancitë e atij penal për individin. Pro-

MEMO. Ndër ndryshimet që prozohen nga të djathët dhe mbështetet nga socialistët,

është ulja e masës së burgut nga 2 në 3 muaj për ata që cënojnë ose dëmtojnë simbolet kombëtare. Në memo janë renditur propozimet e tjera të relatores Ermonela Felaj. Pasi ka paraqitur në mënyrë të detajuar propozimet e qeverisë, Felaj thotë se këto propozime të PD paraqiten si justifikim publik për nevojën e garantimit të kufijve më të gjerë të lirisë së shprehjes, reflektuar në rezolutën e asamblesë parlamentare të KE si dhe BE për de-

penalizimin e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes dhe në mënyrë të veçantë zhvillimin e rolit të medias së lirë, perkundrejt frikës së ndëshkimeve penale për veprat penale. Sipas PS fyerja e shpifja janë dy vepra penale, të cilat sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve kërkohet rishikimi i dispoziatave që sigurojnë mbrojtje të personaliteteve. Ku kërkohet të shfuqizohet dënimi me burgim për shpifje, dënimet me gjobë dhe dëmshpërbli-

met civile të jenë në arësyeshme në raport të drejtë me dëmin e shkaktuar ku të bëhet dallimi i shpifjes nga gjuha e urrejtjes. Ndërkohë që sipas PS pa përmbysur barrën e provës, gazetarëve t'u jepet mundesia që të sjellin prova për të provuar vërtetësinë e raportimeve. Ndërkohë që ka shumë shtete europiane si Gjermania, Franca, Italia, Norvegjia etj që ende vazhdojnë t'i ruajnë si dispozita penale shpifjen e fyerjen.

Ndryshimi i ligjit

Berisha: VIP-ve, t'ju mbrohet privatësia „„„

K

TIRANE

ryeministri Berisha deklaroi dje se mbrojtja e të dhënave personale është një obligim madhor ligjor në shoqëritë e lira. Duke prezantuar në mbledhjen e qeverisë vendimin për disa ndryshime në ligjin Për mbrojtjen e të dhënave personale, Kryeministri shprehu keqardhjen për abuzimin mediatik me jetën private, kryesisht të njerëzve në fushën e artit. Ai sugjeroi forcimin e ligjit, apo edhe ndërhyrje ligjore në Kodin Penal, në funksion të mbrojtjes të privatësisë dhe dinjitetit njerëzor. "Për fat të keq, në këtë vend dalin në pazar edhe dosjet më sekrete të atyre që janë nën hetim apo gjykim, të cilat përbëjnë

edhe një dëmtim të rëndë të procesit, dalin edhe dokumente të tjera. Konstatoj me keqardhje shumë të thellë se në mënyrë të veçantë abuzohet me jetën e artistëve, shkrimtarëve, e cila është objekt i një agresioni të pamëshirë mediatik", deklaroi dje Berisha. Për të cilin pothuaj e tëra, në masën 80 përqind, bazohet absolutisht mbi scoop-in dhe jo ndodhinë reale. "Përdoret scoop-i mediatik për të gjetur hapësira më të mëdha tregu e për të lënduar në mënyrën më të papranueshme kryesisht këngëtaret e artistet, më së fundi edhe meshkujt e më pas, edhe të tjerë. Qëmtohet e hulumtohet me një pasion patologjik mbi të dhënat personale private dhe jetën private të tjetrit. Unë

gjykoj se në këtë drejtim ligji duhet të rreptësohet. Gjykoj se është e domosdoshme të ndërhyhet edhe në Kodin Penal, në interesin më maksimal të mbrojtjes së privatësisë", tha Berisha. Sipas tij, weekend-i është i mbushur me shpifje, trillime, imagjinata nga më vulgaret, për këngëtaret, artistet, këngëtarët, artistët, si në asnjë vend tjetër. "Ka edhe në botë nga një apo dy tabloide, por në weekand, shtypi shqiptar vihet në garë si të jetë më sensacional se tjetri. Duhet një mbrojtje ligjore ndaj dinjitetit dhe personalitetit të artistëve, shkrimtarëve, njerëzve tanë të artit, pasi e vërteta është se këta janë më së shumti objekt i një agresioni të vërtetë mediatik", tha kreu i qeverisë.


E mërkurë, 8 shkurt 2012

11

POLITIKE

Situata në HEC-e problematike pavarësisht rreshjeve

P

avarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe të bores, situata energjetike në vend mbetet problematike. Sipas të dhënave të KESH-it, në Kaskadën e lumit Drin reshjet kanë rënë më tepër në formën e dëborës, duke mos dhënë kështu ende efekt të menjëhershëm në rritjen e nivelit të ujit në liqene. Temperatuarat e ulta që kanë përfshirë vendin ditët e

fundit kanë bërë që konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri të arrijë pikun. Në vend konsumohet rreth 25-26 milionë kilovatorë në ditë, ndërkohë që prodhohen vetëm 14 milionë kilovatorë. Nga të dhënat e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare rezulton se niveli i Fierzës ka arritur në 262.39 metra, ndërsa prurjet llogariten në 90 metra kub në sekondë. Niveli i Komanit

ka arritur në 171 metra, ndërsa prurjet janë 36 metër kub për sekondë. Vau i Dejës ndërkohë është në nivelin e 73.4 metrave mbi nivelin e detit dhe prurjet janë 20 metër kub për sekondë. Një përmirësim i situatës mund të pritet vetëm me shkrirjen e dëborës, por një gjë e tillë masivisht ndodh në muajt e pranverës

Pas Topallit dhe Haxhinastos, Berisha shkon nesër në Azerbajxhan „„„

TIRANE

S

hqipëria kërkon gazësje llësin Trans Adriatik nëpërmjet vendit tonë. Kjo mund të realizohet brenda këtyre tre muajve ku do të merret vendimi nga qeveritarët e Azerbajxhanit. Por për të përfituar nga ky projekt madhor që kushton disa miliardë euro, do të duhet të dalë hapur pro Azerbajxhanit në konfliktin që ka që nga viti 1998 me Armeninë për rajonin Nagorni-Karabakh. Deri tani, janë bërë 10 takime me ndërmjetësinë e Rusisë për zgjidhjen e konfliktit dypalësh, ndërsa Shqipëria, duke dhënë votën pro Azerbajxhanit, mund të përfitojë nga gazi që do të marrë nga ky vend, nëpërmjet projektit që do të kalojë në Shqipëri. Në fakt, këtij qëllimi i kanë shërbyer vizitat e nivelit të lartë që janë zhvilluar mes dy vendeve në harkun kohor të dy viteve. Në qershor të vitit 2010, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka qenë për vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Në vitin 2011 vetë ministri i jashtëm, njëkohësisht zv.kryeministër Edmond Haxhinasto ka shkuar në Azerbajxhan. E mandej, në datat 9 dhe 10 shkurt, në Azerbajxhan, për vizitë zyrtare, për herë të parë, do të shkojë kryeministri shqiptar Sali Berisha. Ambasadori i Azerbajxhanit për Shqipërinë Rahman Mustafauyev dha një intervistë për "Tirana Times" dy ditë më parë. E në këtë intervistë, foli për konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit duke dhënë edhe detaje konkrete se në ç'fazë janë bisedimet që deri tani nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Por ai theksoi se "vlerëson maksimalisht qëndrimin principial të Shqipërisë për çështje të sovrenitetit dhe integritetit territorial të Azerbajxhanit". Zoti Mustafayev tha se Baku e mirëpret vizitën e kryeministrit shqiptar. "Do të jetë vizita e parë e këtij niveli kryeministror në vendin tonë dhe pala e Azerbajxhanit është gati të bëjë më të mirën e saj për të qenë e dobishme dhe e suksesshme. Ne jemi të bindur që vizita e Sali Berishës kryeministrit dhe presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Shqipëri, - do të kthejë një faqe të re në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, shtoi ai.

DEKLARATA E BERISHËS

Ditën e djeshme, në mble-

Votë anti-armene për gazin e Azerbajxhanit Kryeministri: Ai vend ka fusha kolosale gazi VIZITA

Qeveria, asnjë informacion për kompanitë që lobon

M

arrëdhëniet tregtare të deritanishme ndërm jet Azerbajxhanit dhe Shqipërisë u vlerësuan në 23 mijë dollarë nga janari deri në tetor 2011. Kompanitë shqiptare janë të interesuara për bashkëpunim me kompaninë shtetërore të naftës në Azerbajxhan (SOCAR). Këtë gjë e ka pranuar edhe zëvendëskryeministri Haxhinasto gjatë vizitës së tij në Baku vitin e kaluar. Në fakt, duket se edhe Shqipëria diçka fsheh nën petkun e bashkëpunimit të kompanive të naftës. Të gjitha këto debate dhe diskutime, u hapën edhe atëherë kur u bë privatizimi i kompanisë Armo, i cili fillimisht filloi si investim i huaj, por që përfundoi në duar tërësisht shqiptare. Qeveria nuk e ka bërë të qartë se cila është kompania shqiptare që interesohet për këtë, dhe cilat janë kompanitë për të cilat ajo po lobon deri në Azerbajxhan, me takime qeveritarësh të nivelit të lartë duke përfshirë kryeministrin, kryetaren e Kuvendit apo edhe Ministrin e Jashtëm. Ka mbetur në fakt, që drejt Azerbajxhanit, të udhëtojë tani edhe presidenti Bamir Topi. dhjen e grupit parlamentar të PD, kryeministri Berisha foli për vizitën e tij të datave 9 dhe 10 shkurt në Azerbajxhan, duke folur për rëndësinë që ka projekti Trans Adriatik për Shqipërinë, por pa përmendur se nga pikëpamja diplomatike, dukshëm do të mbajë anën e Azerbajxhanit, përkundrejt Armenisë në kon-

flikt. "Kalimi nëpër territorin e Shqipërisë i kursen këtij projekti disa miliardë euro dhe e bën këtë më të shkurtin dhe më të shpejtë për t'u realizuar. Kjo është një periudhë përcaktuese, sepse gjatë këtyre dy tre muajve merret vendimi përfundimtar nga konsorciumi i detit Kaspik përbërë nga një grup kompanish, ndër më kryesoret është fjala e kompanissë së Azerbajxhanit, vend që ka fushën me sasi kolosale gazi"- tha Berisha. Sipas tij, duke e krahasuar këtë me projekte të tjera, trans

Në foto: Kryeministri Sali Berisha (poshtë majatas) Ambasadori i Azerbajxhanit Rahman Mustafauyev Adriatik është më i mundshmi. "Pata rastin të bisedoj me presidentin e Azerbajxhanit, gjatë konferencës në Mynih dhe njoftoj se unë shkoj në një vizitë zyrtare në këtë vend mik, ku këto probleme dhe marrëdhëniet bilaterale me atë vend janë dhe axhendë shumë e rëndësishme e vizitës sime, në 9-10 shkurt"- tha kryeministri.

CILI ËSHTË KONFLIKTI

Në vitin 1988, në fund të sundimit sovjetik, trupat armene dhe azerbajxhanase u përfshinë në një luftë të përgjakshme në rajonin e NagorniKarabakh, e cila e la mbarë rajonin në duart e armenëve duke nxitur debimin në masë të azerëve. Armëpushimi u nënshkrua në vitin 1994, por deri tani negociatat kanë dështuar për të

prodhuar një marrëveshje të përhershme paqeje. Pak kohë më parë presidenti i Azerbajxhanit deklaroi se ka vetëm dy mënyra për zgjidhjen e konfliktit: mënyra amerikane e negociatave dhe mënyra ushtarake. Ilham Alijev ka deklaruar se konflikti nuk mund të harrohet. "Në qoftë se dikush mendon se çështja kryesore në bisedime është për të parandaluar luftën, unë nuk bie dakort. Ne nuk duam luftë. Kush dëshiron luftë? Për më tepër, Azerbaixhani ka arritur suksese të mëdha. Por kjo nuk do të thotë se procesi i negociatave do të lihet mënjanë e ne do të përqendrohemi vetëm në evitimin e luftës. Kjo nuk do të ndodhë"ka deklaruar Alijev, i cili thotë se azerbajxhanasit duhet të kthehen në tokat e pushtuara.

Sigurimet

Më pak të siguruar vullnetarisht „„„

G

TIRANE

jatë vitit të kaluar, ndërsa kanë hyrë më pak të sigu ruar vullnetarisht në skemën e sigurimeve, është shtuar numri i të siguruarve nga firmat private. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore e Tiranës deklaron se, krahasuar me vitin 2010, numri i kontribuesve vullnetarë të rinj dhe emigrantë gjatë vitit 2011 ka qenë më i ulët, duke u ulur me 4 për qind. Kështu, gjatë vitit të kaluar, në biznesin e madh është rritur numri i të siguruarve me 6.5 për qind dhe në biznesin e

vogël me 37 për qind, krahasuar me një vit më parë. Në 2.600 subjekte, numri i kontribuesve është 208 mijë. Pra, ky numër është rritur në 11% ose mbi 21 mijë të punësuar. Për të vetëpunësuarit në bujqësi, nga 13.737 kontribues të planifikuar, kanë paguar 7.233 kontribues. Kontribues të parë janë 28% e tyre. Sipas statistikave, pagesat janë kryer më shumë nga moshat 3050 vjeç, të cilet kanë paguar mesatarisht nga 5-10 vite. Me pagesat e kontributeve si të vetëpunsuar në bujqësi kanë plotësuar kushtin dhe kanë përfituar pension rreth 552 persona. Gjithashtu, kanë përfituar nga falja e kamatvonesave sipas Ligjit të Faljes mbi 6.000 persona, me një shumë rreth 12 milionë lekësh.

LAJME SHKURT Moti i keq, probleme edhe për biznesin

„

Moti i keq ka sjellë kosto jo vetëm për popullatën e cila jeton e izoluar në disa zona të vendit, por edhe për industrinë. Sipas drejtorit të Konfindustrisë, deri tani fatura që biznesi po paguan si pasojë e kohës është e vogël, por, nëse ka përkeqësime të mëtjeshme, të cilat mund të sjellin mbyllje të porteve apo edhe ndërprerje më të gjatë të energjisë elektrike, atëherë ka shumë gjasa që biznesi i industrisë të rezultojë me humbje. Deri tani moti i keq nuk ka sjellë probleme as për prodhimin e fermerëve shqiptarë, por është e rëndësishme që të mos ketë përmbytje, theksoi Gjergj Buxhuku. Në pikën doganore të Kapshticës është bllokuar kalimi i mjeteve me tonazh të rëndë, ndërkohë që s’ka patur probleme me anijet në porte.

IFC do të financojë në gjashtë HEC-e vendorë

„

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, do të investojë 6 milionë euro në formë aksionesh prej 20% në shoqërinë “Enso Hidro Energji”, për t’a ndihmuar atë në ndërtimin e disa projekteve për hidrocentrale të vogla në Shqipëri, të cilët do të rrisin kapacitetin prodhues energjetik të vendit dhe do të ulin importin e energjisë. Investitori austriak në fushën e energjisë hidrike, Enso Hydro, ka ngritur kompaninë “Enso Hidro Energji” për të ndërtuar hidrocentrale të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Në tre vitet e ardhshme, kompania synon të investojë rreth 75 milionë euro në vend për të ndërtuar hidrocentrale të reja, të cilat do të kenë kapacitetin 50 megavat.

Maqedonia subvencionon energjinë diellore

„

Ministria e Ekonomisë në Maqedoni shpalli se shteti kompenson 30 për qind ose një maksimum prej 300 eurosh nga shpenzimet e çdo familjeje për kolektor të instaluar diellor. Qytetarët e këtij vendi mund të aplikojnë për pajisje të tilla të gjenerimit të energjisë elektrike, duke përfituar nga një masë që është publikuar dhe do të zgjatë deri në fund të majit të këtij viti. Siç komunikoi dje ministri Valon Saraçini, me gjashtë milionë eurot e ndara në buxhet, do të mbulohen rreth 350 familje.


12

E mërkurë, 8 shkurt 2012

EKONOMI

Deklarata-shok: Eurozona s’ka problem pa Greqinë

Z

v.presidentja e Komisionit Evropian Neelie Kroes deklaroi dje për një gazetë holandeze se nuk do të kishte asnjë problem nëse Greqia do të ikte nga eurozona. “E çfarë është një më pak? Po thuhet se, nëse lejohet një vend që të dalë jashtë, me kërkesën e tij, atëherë e gjithë struktura do të shembet. Kjo nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Kroes. “Grekët

duhet ta kuptojnë se ne, holandezët dhe gjermanët, mund t’ua shesim huatë e Greqisë taksapaguesve tanë vetëm nëse ka prova të një vullneti të mirë”, ka shtuar ajo. Deklarata e Kroes vjen një ditë pasi Komisioni Evropian i bëri të qartë Greqisë se ka mbarruar koha e dhënë për një marrëveshje mes qeverisë dhe kreditorëve privatë, si dhe mes

krerëve të partive politike për reformat. Ekonomia greke pritet të kalojë vitin e pestë në recesion dhe ka pësuar një reduktim prej 12 për qind që prej vitit 2008. Liderët e partive politike greke pritet të takohen për të vendosur mbi situatën. Një takim i mëparshëm i tyre, i mbajtur gjatë ditës së diel, nuk arriti konkluzionet që priteshin.

Miratohet p/ligji për ndërtimet pa hipotekë

Lajmi Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese miratoi dje, vetëm me votat e mazhorancës, një projektligj, që synon të pajisë me hipotekë apartamente të ndërtuara nga kompani ndërtimi të falimentuara

„„„

TIRANE

GENC KONDI

K

olaudimin e pallat eve, ku firma ndër tuese ka falimentuar, do ta kryejë pushteti vendor. Ka dalë, kështu, dje fitues, në një “provë force”, në Komisionin kuvendor të Veprimtarive Prodhuese, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha ndaj ministrit të Punëve Publike Sokol Olldashi - dy figura kryesore në gjirin e mazhorancës qeverisëse - kur është rikthyer për diskutim një projekt-amendim për ligjin nr. 8402 “Për kontrollin dhe disipliminim e punimeve në ndërtim”. Akti, në formën e një projektligji, të kaluar edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ka të bëjë me hapjen e rrugës për hipotekimin e disa qindra pallateve, çka ka qenë një ndër premtimet më kryesore të kryebashkiakut të kryeqytetit Lulzim Basha gjatë fushatës së tij në maj të këtij viti. Por, kur u paraqit për herë të parë, para disa javësh, Bashkia e kryeqytetit, e cila nuk ka denjuar të dërgojë në Kuvend asnjë përfaqësues të saj, ka vënë veton për këtë projektligj, duke “çuar fjalë” se nuk është e mirëpërcaktuar në këtë akt zgjidhja e problematikave që mund të hasen në terren. Edhe pse nuk kishte depozituar në ministri asnjë lloj komenti apo sugjerimi përkatës mbi këtë draft, Bashkia ka vënë në pikëpyetje formulimin e ligjit. Këtë e ka pohuar para deputetëve, në rolin e një zëdhënësi të Bashkisë, kryetari i Komisionit Jemin Gjana. Ai ka thënë se ka biseduar vetë me përfaqësuesit e pushtetit

Basha del fitues në duelin me Olldashin Kolaudimin do ta organizojë Bashkia DEBATET GJATË DISKUTIMIT TË PROJEKTLIGJIT PËR HIPOTEKIMET NË KUVEND

ƒ

Ardian Turku, PD

Natyrshëm ky projektligj, ky amendim që kërkohet sot i ligjit bazë, prek një numër më të vogël, por vjen këtu pikërisht për mbështetur një kategori të caktuar qytetarësh, të cilët kanë paguar dhe - për faj jo të tyrin, por të investitorit - nuk e hipotekojnë dot për mungesë të kolaudimit. Eshtë e përcaktuar qartë që në nenin 1 të këtij projektligji, që bëhet fjalë pikërisht për investitorë, apo ndërtues që nuk kanë emëruar kolaudatorin pa shkak të vlefshëm ligjor, brenda tre vjetësh dhe që figurojnë të çregjistruar, kanë falimentuar dhe janë likujduar

Në Foto: Kryebashkiaku i Tiranës Luzlim Basha dhe ministri i Punëve Publike e Transportit Sokol Olldashi

ƒ

vendor të Tiranës dhe ata kanë shprehur shqetësimin lidhur me problematikën që do të krijohet në rast se miratohet ligji në formulimin e paraqitur nga juristët e Olldashit. Nga ana e tij, drejtori juridik i MPPT-së replikoi, duke thënë se Bashkisë i ishte dhënë në dispozicion projektligji, por nga ky institucion nuk është paraqitur asnjë vërejtje dhe asnjë sugjerim. Dje, diskutimi nuk ka kaluar pa debate. Opozita është tërhequr krejtësisht nga procedura, duke lënë miratimin

vetëm në duar të shumicës parlamentare, të pranishme në Komision. Sipas Eduard Shalsit, nuk ka të dhëna për numrin e objekteve që përfitojnë dhe ndryshimet nuk janë diskutuar me përfaqësuesit e pushtetit vendor. Problemi është kryesisht i përqendruar në Tiranë, me dosjet e 400 pallateve që kanë mbetur pa u hipotekuar. U mendua se u dha një zgjidhje me një Udhëzim të Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor të vitit të kaluar, por kjo nuk rezultoi e mjaftueshme.

Eduard Shalsi, PS

Projektligji është i paplotë dhe që në fillim i dështuar. Kemi shqetësime serioze në lidhje me aplikimin e këtij ligji. E konsiderojmë të pamundur edhe në amendimet e dyta. Jemi gati të vendosim ekspertizën tonë për të parë edhe njëherë këto amendime të dyta në mënyrë që të shkojmë në parlament me një ligj që do të zgjidhë probleme. Ligji i Legalizimeve ka një eksperiencë që megjithëse është amenduar në mënyrë të pambarimtë shumë nga problemet, ende nuk i ka ezauruar. Fjala është për një çoroditje, për një kaos të vërtetë institucional. Sa më shumë kohë që kalon, problemet akumulohen, por zgjidhje nuk ka. U duk se qeveria e gjeti zgjidhjen, duke kanalizuar gjithshka drejt ALUIZNI-t. Pra, objektet do të konsideroheshin si ndërtime pa leje dhe Agjencia e Legalizimeve do t’i trajtonte dosjet për të hapur dritën jeshile për hipotekimin. Bashkia e Tiranës nuk i zgjidh dot vetë këto probleme, por pasi të kalojnë në institucione qeveritare.

P

as një takimi me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit (FIA) Jean Todt, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në vendin tonë, ministri Olldashi tha dje se Shqipëria po bën përpjekje të mëdha për sinjalisikën rrugore. ”Këto përpjekje synojnë uljen e numrit të aksidenteve rrugore në Shqipëri në mesataren e vendeve të zhvilluara, pasi jemi ende në shifra më të larta se kjo mesatare. Strategjia për sigurinë rrugore synon që brenda dekadës të reduktojmë numrin e aksidenteve

rrugore 30-50% . E gjithë kjo paketë që nis me investimet në infrastrukturë dhe përfundon me ndryshimet

Lajmi Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi u angazhua dje për uljen me 30 deri në 50 për qind të numrit të aksidenteve brenda dhjetë vjetëve. Shumë institucione në mbarë botën janë angazhuar në promovimin e Dekadës së Sigurisë Rrugore përmes iniciativave dhe fushatave të ndryshme sensibilizuese me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë

Reshjet e pandërprera të borës ka bërë që në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të anulohen tri ulje avionësh, ndërsa, nga 12 fluturimet e parashikuara, janë realizuar dje vetëm pesë prej tyre. Zëdhënësi i aeroportit, Altin Ahmeti, ka deklaruar se tri fluturime që kanë qenë me destinacion këtë aeroport të Prishtinës, janë detyruar të ndëryshojnë rrugë, dhe janë ulur më pas në aeroportet fqinje të Shkupit dhe të Tiranës. Ahmeti ka thënë se ato fluturime që kanë mund të kryhen janë realizuar, ndërsa katër janë anuluar. Bora e pareshtur gjatë ditëve të fundit dhe mjegulla ka bërë që të ketë vështirësi në komunikacionin ajror, por edhe atë rrugor.

Memorandum për problemet e patentave e markave

„

Dje, Autoriteti i Konkurrencës dhe Drejtoria e Përgjithshme të Patentave dhe Markave nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për lehtësimin e kryerjes së funksioneve përkatëse të këtyre institucioneve. Palët angazhohen të përcaktojnë fushat dhe mënyrat e bashkëpunimit për garantimin e zbatimit të rregullave për të mbrojtur konkurrencën në rastet kur evidentohen forma të abuzimit me pozitën dominuese të një ose disa subjekteve në treg.

Bankat në Kosovë nuk publikojnë tarifat

MPPT: Të ulen 50% aksidentet TIRANE

Anulohen fluturime në aeroportin e Prishtinës

„

„

Transporti

„„„

LAJME SHKURT

ligjore në Kodin Rrugor synon pikërisht reduktimin e aksidenteve”, theksoi ai. Todt erdhi në Shqipëri për lançimin e Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2020, e cila ka për qëllim kryesor shpëtimin e miliona jetëve në mbarë botën. Gjatë vitit 2011 FIA dhe shumë klube në mbarë botën janë angazhuar në promovimin e Dekadës së Sigurisë Rrugore përmes iniciativave dhe fushatave të ndryshme sensibilizuese me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. Sipas statistikave, çdo vit 1.3 milionë njerëz janë vrarë në rrugë dhe 50 milionë të tjerë janë plagosur.

Bankat në Kosovë ngurrojnë t’i bëjnë publike tarifat e shërbimeve. Ato i njoftojnë klientët e tyre për tarifat vetëm online. Me rregullore të Bankës Qendrore të Kosovës, parashikohet edhe publikimi i tyre nëpër degë në formë broshurash. Por, sipas analizës së Komisionit të Konkurrencës, kjo po bëhet me qëllim të caktuar. Komisioni mendon se bankat po i fshehin tarifat me qëllimin që klienti të lidhet me një bankë të vetme. Në këtë mënyrë, klientëve iu mungojnë informatat e nevojshme rreth çmimit të shërbimeve dhe nuk kanë informacione se cila bankë është më e leverdishme për ta.


E mërkurë, 8 shkurt 2012

13

RUBRIKA RREFIMI Ai është misterioz dhe para se të takohesha me të, telefonova disa miq të mi nga të cilët kërkova "sekrete" që mund t'ia zbuloja duke e bërë të rrëfehej...

NGA MIRA KAZHANI

Lunch.com, rrëfimi i veçantë i njeriut mes gazetarisë dhe letrave

N

ë Tiranë bie shi i ftohtë dhe si ditë e sh tunë pak njerëz punojnë. Parkoj makinën përpara Caffe De Paris dhe futem me nxitim brenda. Jam e çliruar sepse më në fund e takova atë. Remzi Lani ka qenë prej shumë kohësh në ambicjen time për ta bërë pjesë të lunch.com, por dukej e vështirë, e para, sepse ai është gjithmonë diku në botë dhe e dyta, nga frika se ai do ta shtynte pafund këtë profil duke e mbyllur me një "Jo" të bukur, nga ato taktiket. Ai s'e ka patur kurrë me qejf të flase dhe e dini pse? Gjëja që di të bëj më mirë është të lexoj. Çdo mëngjes e nis ditën time me një tufë gazetash dhe me një kafe. Mund të shmang gjithçka brenda një dite, por jo këtë zakon që në fakt është një sëmundje profesionale. Kudo që jam gjendur, në Tiranë, Paris, Washington, madje dhe në Saana të Jemenit, gjëja e parë që kam bërë në mëngjes ka qënë të blej gazetat e ditës, megjithëse në këtë të fundit nuk kuptoja asnjë fjalë dhe kafenë e kam pirë thjesht duke parë fotot e gazetës. Ai është misterioz dhe para se të takohesha me të, telefonova disa miq të mi nga të cilët kërkova "sekrete" që mund t'ia zbuloja duke e bërë të rrëfehej. Askush nuk më ndihmoi dot, madje njëri u tregua aq i sjellshëm sa më shkroi: Zgjedhje e mirë për rubrikën. Më duket shumë aristokrat. Si anglez! Qesha me veten dhe kuptova se sfida dhe një lloj pritshmërie e lartë nga ai mund të më fikte derën. A do të bëja pyetjet e duhura dhe çfarë do të mund të zërë grepi tek një njeri si ai (e kam fjalën një i ftohtë si ai). Është distant, por edhe i thjeshtë në të njëjtën kohë. Të lë shijën e atyre njerëzve, frikshëm të sigurt dhe ndoshta e ndihmon këtë profil të tij edhe pamja e akullt me ato vetullat e zeza sterrë që të imponohen. Në tavolinë ka disa materiale të fotokopjuara që duken si gazeta, apo intervista. Edhe pse ka mbërritur përpara meje nuk ka porositur. Kamarieri afrohet dhe ai më fton të porosis. Po ju, i them, s'keni marrë ende asgjë? Jo, më përgjigjet ai.- Po prisja të vinit edhe ju. Ai merr një kafe, ndërsa unë një lëng portokalli të shtrydhyr. Nuk pi cigare dhe kjo gjë më bën përshtypje pasi gazetat dhe kafeja e mëngjesit duket sikur shkojnë me atë të mallkuar, por ai duket qartë që nuk është duhapirës. Keni qenë 24 vjeç kur nisët të drejtonit gazetën "Zëri i Rinisë" dhe shumë njerëz thonë që në një fare mënyre, arritët të shmangni kontrollin e partisë shtet dhe të tërhiqni zërin e intelektualeve më të njohur të kohës. Si guxuat? Duke u përpjekur të shmang banalitetin. Jam mbështetur tek "Mësuesi i Letërsisë" i Cehovit. Personazhi kryesor përfundon në një humbëtirë dhe kupton që e vetmja gjë që mund ta shpëtojë është shmangia e banalitetit. Mira, vazhdon ai, përtej çdo ekzagjerimi apo nostalgjie të kuptueshme, ajo gazetë ishte nga ato pak gjëra që ia vlen të ndihesh mirë! Ishte një sfidë që e kërkontë koha dhe nuk isha vetëm. Ishte Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Ilirian Zhupa, Lazer Stani, Teodor Keko, një njeri i rëndësishëm i jetës time. Pse e thoni këtë, ngaqë ai nuk është më? E dinte ai këtë gjë edhe kur ishte gjallë? Dori e dinte këtë. Me Dorin ishim shokë, jetonim edhe afër. Kuptoheshim shumë mirë. Nja 10 vjet e kemi pirë kafen e mëngjesit gjithmonë bashkë. Kur u sëmur, Dori më foli hapur për vdekjen që po afrohej, madje më la dhe një amanet. Çfarë amaneti? Mos m'i ler të afrohen nja dy tri fytyra ditën kur do të iki. E pyes nëse ka mundur t'ia mbajë amanetin mikut të tij të shtrenjtë. Jo nuk besoj, përgjigjet ai më një buzëqeshje disi ironike që më bën të mendoj se duhet ta ketë kryer amanetin, porse mbase nuk ka dëshirë të ma rrëfejë. Më tej, më thotë se asnjëherë nuk ka mun-

REMZI LANI:

S'mund të thuash gjigant edhe për Kadarenë dhe për Qosen Miku im më i mirë? Dor Keko. Më tha që në varrim t'i mbaja larg nja tre persona dur ta fshijë numrin e celularit të Teodorit nga aparati i tij. - Dori nuk besoj se më mungon vetem mua, më thotë ai. Teodori i mungon gjithë këtij qyteti. Biseda jonë vjen duke u ngrohur dhe unë ndjej që misteri nis e zhduket dhe vetullat zbuten. Ai ka një ngrohtësi që nuk e çliron si të ishte një fishekzjarr. Është i qetë në dhimbjet dhe gëzimet e tij. Ngjan me një guru ndoshta, nëse do më duhej një krahasim. Po miqtë e tanishëm kush janë? Janë ata të vjetrit. Nuk kam miq të rinj. Jana ata të gjeneratës si Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Genc Ruli, Piro Misha, siç e sheh, janë nga të gjitha anët. Ju keni studiuar gazetari? Jo, filozofi. Ah, domethënë keni bërë ato leksionet e Marksit dhe Leninit,- i them unë... Edhe ata sigurisht, por ndihem shumë mirë me shkollën që kam bërë. Po të dije të seleksionoje, nuk ishe keq. Temë diplome kam zgjedhur Racionalizmin e Dekartit. Prandaj jeni racional... Ndoshta. Por e di çfarë? Njerëz të ndryshëm, vijnë e më takojnë për të marrë edhe ndonjë këshillë duke besuar se unë jam një njeri i sigurt. Por, nuk është ashtu. Mesa duket njeriu nuk është ai që duket. Unë them se jam më shumë i pasigurtë, sesa i sigurtë. Ai nuk tregon se nga i anon peshorja e emocioneve politike. Është një nga ata pak njerëz që ka zgjedhur të jetë i pavarur. Por receta duhet të jetë sekret i natyrës së tij. Më thotë se komunikon normalisht me të gjithë ata që bëjnë politikën në Shqipëri: Berishen, Ramën, Metën. Ai flet, unë shkruaj me vrap. Por sërish takimi më të nuk më jep vrull, as stres. Është si një terapi e mirë dhe ndoshta prandaj ambasadorët apo politikanët e shohin si një këshilltar që ia vlen ta dëgjosh. Duke qënë se ai udhëton shpesh nuk mund të anashkalojmë Evropën, tek e cila jemi nisur si fëmijë tekanjoz.

Të gjithë flasin për Europën, por më duket se ka një hipokrizi konsensuale në qëndrimin ndaj saj. Politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme dhe integrimi (diçka që do të ndodhë në rastin më të mirë pas 19 vitesh) është thjesht retorikë. Qytetarët janë të lumtur me liberalizimin e vizave dhe nuk shohin dot përfitimet afatgjata. Ata e kanë hallin më shumë të kapërcejnë këtë dimër të ftohtë se sa të ëndërrojne BE-në. Nga ana tjetër, vetë BE ka halle të tjera, dhe nuk e ka mendjen tek zgjerimi. Të gjithë flasin, por asgjë nuk ndodh. Por, ne na duhet Europa, qoftë edhe si Eurotopi. Nganjëherë më shumë se sa stacioni ku do të mbërrish ka rëndësi rruga që përshkon. Është edhe një këngë e Aerosmith që e thotë. E pyes për kompleksin që ne shqiptarët kemi ndaj të huajve. Për çdo problem shohim nga Brukseli dhe Washingtoni. Pse nuk ndryshojmë? Shqipëria është protektorat hije. Unë nuk jam ndonjë sovranist i madh, por kjo s'më pëlqen! Kemi zhvilluar një kulturë të varësisë nga të huajt. Një miku im thotë gjithmonë: Politikanët në Ballkan martohen me elektoratin vendas dhe pastaj kërkojnë të bëjnë dashuri me të huajt. Por a kemi një plan B, për shembull të mos anëtarësohemi ne BE dhe të rrimë më vete? Jo. Shqipëria nuk ka nevojë për një plan B. Ka vende të tjera që e kanë, Rusinë, Turqinë, Boten Arabe, apo qoftë edhe modelin zviceran, por ne jo. Nëse mund ta them në kuptimin simbolik: Jemi të dënuar për të qënë në BE! Ju e njihni mirë Ballkanin? Si janë ballkanasit? Vitet e fundit më shumë kam shkuar në Sarajevë se sa në Gjirokastër për shembull. Unë kam miq në të gjithë Ballkanin, dhe mendoj se jemi shumë të ngjashëm. Madje, mendoj se edhe luftërat ballkanike, ishin luftëra të njerëzve më shumë të ngjashëm se sa të ndryshëm. Prej kohësh ai drejton Institutin e Medias.

Flasim pak edhe për situatën e medias. Nëse ka një gjë që Shqipëria qartësisht ka arritur këto 20 vite është media. Sigurisht, nuk është perfekte, por është e vetmja që ka mundur të ngrihet mbi nivelin mesatar të shoqërisë. Nuk e prisja këtë nga ju? Ju prisja më kritik doja të thoja. Nuk e shoh kështu, Z Lani. Jemi në një treg pa rregulla. Ne nuk kemi fare treg, ne kemi skenë. Po të kishim treg do ishte ndryshe, sepse tregu ka logjikën e vet dhe po të ishte kështu s'do të kishim 25 gazeta, por ndoshta vetëm 5-së. Nëse do të dish kritikën time më serioze, ajo është për klientelizmin e medias. Por, sigurisht, ka dhe gazetarë të mirë. Më thuaj sa janë të mirë. Një numër! -Mendoj që janë 4, ose 5 gazetarë shumë të zotë. I pesti duket se qënka me mik ose të paktën kështu duket. Ai është një nga ata njerëz që fati i ka qëlluar që të udhëtojë shumë. 8 vite jeta e tij ka qënë e ndarë mes Tiranës dhe Madridit, ku bashkëshortja, Anila ishte ambasadore dhe jetonte atje bashkë me të bijën Kristinën, e cila me nënën ende flet spanjisht, ndërsa më babain flet shqip. Me Kristinën ka një marrëdhënie komplekse Baba-Vajzë. Japonezët tregon ai, thonë se çdo marrëdhënie në këtë botë është normale, por mes një babai dhe një vajze ka diçka më shumë. Si thua e pyes unë, ia vlen të martohem? Ia vlen të mendohesh, përpara se ta bësh. Ai nuk ka dashur të ketë fëmijë të tjerë. Madje s'ka dashur të ketë as djalë, çuditërisht! Flasim pak për letërsinë. Meqe ai s'di të bëjë asgjë më mirë sesa leximi! Dua të di se ç'mendon ai për debatet jo të rralla mes Kadaresë dhe Qoses. Kam parë shpesh tituj në gazeta që më janë dukur qesharake. Për shembull: "Përplasen gjigandët Kadare-Qose". Si mund të thuash përplasen dy gjigandët, çfarë simetrie është kjo? Pa mohuar aspak kontributet e Qoses në letrat shqipe, ai i përket vetëm letrave shqipe dhe pikë. Ndërsa Kadareja është një fenomen botëror. Nuk mund pretendosh t'i barazosh këto dy figura. Dhe sa për akuzat e Qoses për realizmin socialist te Kadaresë më vjen ndërmend Pallati i Ëndrrave. Ku është realizmi socialist këtu? Autori i preferuar mbetet Dostojevski. Pikturat janë dy: "Britma" e Edvart Munch dhe "Triumfi i vdekjes" nga Brygel. Regjizori i preferuar është Lars Von Trier . Muzika, aty ndalet pak dhe më rrëfen se jeton me muzikë, sidmos me atë të Hendel dhe Shostakovic. Remzi Lani është një pelegrin i botës. Ai ka ka udhëtuar në Perëndim, ka ecur nëpër regjimet autoritare te Lindjes se Mesme, nga Jemeni ne Siri. Ka mbështetur luftën në Irak, por kur ka shkelur ne Bagdad e ka kuptuar se kjo luftë ka qenë një gabim kolosal. Beson se regjimi i Teheranit do të rrëzohet jo nga ndërhyrja e huaj, por nga rinia e këtij vendi me dy shpirtëra: një të errët, atë të mullahëve, dhe një të ndritshëm, atë të studentëve. Por vuan nga ai që quhet "sindromi i Afrikës". Beson se njeriu më i shquar i globit është Nelson Mandela. Nëse shkon njëherë atje nuk do mund t'i shpëtosh tundimit për t'u rikthyer. Qoftë edhe në një vend të tmerrshëm si Zimbabve. Dhe nëse dikush do të kishte mundësinë të zgjidhte vendin ku do të donte të vdiste, ai do te ishte Cape Toën. Në fundin e botës, nën qiellin e papërsëritshëm, aty ku ka prekur të pamundurën dhe ku ka kapur të pakapshmen. Unë personalisht vuaj nga një tepricë ndjenjash dhe shpesh e kam justifikuar këtë me idenë se jam femër dhe se i kam ngjarë mamit. Duke dëgjuar Remzi Lanin, tek i cili mbërrita me idenë se kish rëndësi personazhi dhe jo fakti nëse më frymëzonte mua apo jo (me veten time kisha besuar që s'do të më frymëzonte fare dhe se ndoshta do të ishte një takim i mërzitshëm). Nuk më ka ndodhur kurrë që të futem në ëndërrime gjatë një Lunch-i, por jeta ka të papritura dhe askush nuk është ai që duket. As Remzi Lanin nuk e njihni. Ndoshta e njeh dikush, por ai nuk jeton më dhe kushedi ka marrë me vete sekrete që as unë e as ndonjë nga ata 4 apo 5 gazetarët nuk do t'i zbulojnë dot! Ndahemi. Harrova të them se gjërat më të rëndësishme asnjëherë nuk thuhen. Kjo është fraza me të cilën shoqëron shtrëngimin e dorës së tij me timen.


14

E mërkurë, 8 shkurt 2012

SOCIALE SHQIPTARËT, 8 % HOMOSEKSUALË

SHËNDETËSIA NË GATISHMËRIRI

Rritet numri i ballkanasve me prirje homoseksuale. Mendohet se mesatarja të jetë, nga 5-8 për qind e popullsisë, shifër në të cilën përfshihet edhe Shqipëria. Megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare, këto shifra kanë dalë nga raporti i komisionerit për të Drejtat e Njeriut në KiE, Dennis Van der Veur, i cili do të monitorojë ligjin nga diskriminimi në vendin tonë për 28 muaj.

Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar vendin tonë kanë vënë në gjendje alarmi edhe Ministrinë e Shëndetësisë. Kreu i këtij dikasteri, Petrit Vasili ka urdhëruar të gjithë qendrat shëndetësore rajonale dhe urgjencat që të jenë në gjendje gatishmërie për të përballuar çdo lloj situate me të sëmurët si dhe janë ngritur edhe grupet e punës për menaxhimin e fatkeqësive.

Nis fushata ndërgjegjësuese me Tiranën dhe Durrësin

Pedofilia në internet, 94% e fëmijëve jetë virtuale

ƒ 26 emra të karaktereve për fëmijë (pokemon,

ƒ 1 në 5 fëmijë që përdorin “dhoma për bisedë” janë

„

Lajmi

„„„

STATISTIKA NGA BOTA

ƒ 94% e fëmijëve nga 12-17 vjeç kanë jetë virtuale ƒ 59% e adoleshentëve nga mosha 15-24 vjeç mendojnë se shikimi i pornografisë në internet i inkurajon të rinjtë të kenë seks para se të jenë të përgatitur për të

ƒ 90% e fëmijëve nga mosha 8-16 vjeç kanë parë pornografi në internet, edhe atë në të shumtën e rasteve rastësisht

ƒ 12% e të gjitha ueb-sajteve janë pornografike. ƒ 11 vjeç është mosha mesatare kur fëmijët për herë të parë hasin pornografi në internet

borëbardha, etj,) të çojnë në mijëra site porno kontaktuar nga pedofili online

ƒ 2 nga 5 rrëmbime të viktimave 15-17 vjeç kanë ndodhur si pasojë e përdorimit të internetit

ƒ 76% e rasteve të eksploatimit seksual të iniciuar nëpërmjet

TIRANE

ƒ

ESMERALDA KETA

T

ë miturit e të rinjtë kon siderohen si përdorues it më të mëdhenj të internetit dhe më të rrezikuarit nga krimi kibernetik. Pikërisht për këtë arsye 7 shkurti është dita botërore për sigurinë në internet. Dhe nga këto rreziqe nuk shpëtojnë as fëmijët e adoleshentët shqiptarë, të cilët janë kthyer në përdorues në masë të internetit. Pikërisht për këtë arsye, zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata dhe ministri i Teknologjisë, Genc Pollo, kanë vendosur që të vendosin kritere të reja për kompanitë që sigurojnë internetin për shkollat tona. Autoritetet e Ministrisë së Arsimit thonë se nevojiten masa urgjente për reduktimin e këtij fenomeni, por edhe për ngritjen e strukturave që do të merren me kontrollin se si do të zbatohen këto masa. Ndërhyrjet do të fillojnë veçanërisht në shkolla, aty ku dhe problemet janë më të mëdha, pasi përmes internetit, fëmijët janë të ekspozuar ndaj pornografisë, dhunës dhe formave të tjera përmbajtjesh të papërshtatshme “Janë vendosur një sërë kërkesash në kontratat e reja për ndërgjegjësimin e mbrojtjes së komunitetit të nxënësve dhe mësuesve gjatë orës së mësimit gjatë punës së pavarur, dhe gjatë punës kërkimore. Sipas kontratës do të ofrohet gjithashtu filtrimi i

ƒ përmbajtjes sipas kërkesave të MASH, për të ndaluar nxënësit e mësuesit që të aksesojnë përmbajtje jo edukative, që do të mundësojmë bllokimin e adresave problematike të cilat ofrojnë përmbajtje ofenduese apo fyese për nxënësit”, - ka deklaruar Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit. Nga të dhënat që raportojnë operatorët celularë, rreth 94 për qind e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç e përdorin rregullisht internetin dhe janë

një kontigjent në risk nga përdorimi i tepërt i tij. Ministri për Novacionin dhe Teknologjinë e Informacionit, Genc Pollo, ka zgjedhur pikërisht ditën ndërkombëtare për sigurinë në internet për të lancuar fushatën për ndërgjegjësimin e nxënësve, mësuesve e prindërve mbi rreziqet e botës virtuale. Për këtë arsye, fushata do të zhvillohet në shkollat e Durrësit e Tiranës si dy qytetet me numrin më të madh të përdoruesve të internetit.

ƒ ƒ ƒ

internetit kanë qenë fëmijë të moshës 13-15 vjeç 75% kanë qenë vajza. Shumica e rasteve kanë vazhduar me takim të drejtpërdrejtë, kurse në 93% të këtyre takimeve ka pasur seks të paligjshëm 1 në 5 fëmijë, gjatë një viti, merr propozim seksual nëpërmjet internetit, dhe vetëm 25% e tyre u kanë treguar prindërve të vet 2.5 miliardë mesazhe, e-mail pornografike dërgohen në ditë 27% e fëmijëve nga 7-17 vjeç, do ta jepnin lirisht adresën e vet të shtëpisë nëpërmjet internetit dhe 4% adresën e vet të e-mail 40% e adoleshentëve kanë lënë informacione personale në internet që të tjerët të mund t’i kontaktojnë

Motoja e fushatës së ndërgjegjësimit në shkolla do të jetë “të gjithë për një internet të sigurtë”. Gjatë ditëve të fushatës, të gjithë operatorët mobilë, përmes celularëve, do t’u dërgojnë abonentëve të tyre, një sms ndërgjegjësuese

për ruajtjen e fëmijëve nga përmbajtje të papërshtatshme në internet; gjithashtu do të transmetohen disa emisione informuese në televizionin publik dhe disa televizione të tjera; si dhe një spot publicitar ndërgjegjësues.

Universitetet

Tirana zyrtarizon kandidatët „„„

M

TIRANE

arrin fund dilemat për emrat që do të kandidojnë për rektor dhe dekanë në Universitetin e Tiranës. Rektorati i këtij universiteti ka bërë publikë të gjithë kandidatët që kanë dorëzuar aplikimet pranë komisionit përkatës dhe do të kërkojnë një mandat katërvjeçar, në krye të fakultetit apo universitetit të Tiranës. Kështu vihet re, që në një pjesë të madhe të fakulteteve fituesi dihet tashmë, pasi është një vetëm kandidaturë, ndërsa gara më e fortë do të zhvillohet për të marrë drejtimin e fakultetit të Mjekësisë, ku janë në garë 4 emra të njohur të kësaj

Romët, një javë te “Avokati”

„

Tetë familjet rome, kanë mbushur dje një javë që janë strehuar te “Avokati i Popullit”, por pavarësisht kësaj kohe të gjatë, ende nuk është gjendur një zgjidhje për ta. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, një fëmijë një vjeç është shtruar në spital me gjendje gripale dhe temperaturë të lartë. Po dje, zyra e “Avokatit të Popullit” u vizitua nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në KE, Stefano Sannino dhe nga kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Të dy diplomatët evropianë shprehën mbështetjen për Institucionin e Avokatit të Popullit, duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Ministria: Filtra të veçantë për laboratorët e shkollave Interneti është kthyer në një “parajsë” për faqet pornografike dhe pedofilët. Statistikat tregojnë se 94 për qind e fëmijëve nga 12-17 vjeç kanë jetë virtuale, ndërsa të shumta janë rastet kur ata bien pre e krimeve kibernetike që përfundojnë edhe me rrëmbime dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

LAJME SHKURT

fushe. Kështu rektorit aktual Dhori Kule që synon një mandat të dytë, do i duhet të përballet me Mimoza Hafizin. Të

fakulteti i Infermierisë, do të rikonfirmohet fitues Petrit Bara, te fakulteti i Drejtësisë kandidatura e vetme është e Altin Sheganit, te Gjuhët e Huaja Klodeta Dibra do të ketë përballë Viktor Ristanin, te Shkencat Natyrore Ilirjan Manollari do të ketë përballë Mynir Konin, te fakulteti i Shkencave Sociale, dekani aktual Theodhori Karaj duket se do të udhëheqë atë edhe për një mandat të dytë, pasi është kandidatura e vetme, te Filologjiku ka shpallur kandidaturën vetëm Shezai Rrokaj, ndërsa te Mjekësia kanë shpallur kandidaturën Pëllumb Pipero, Bajram Hysa, Genc Sulçebe dhe Arben Baboci, ndërsa te fakulteti i Ekonomisë janë dy emra të rinj në garë, Andri Koxhaj do të ketë përballë Sulo Hadërin.

Matura, gati rregullorja

Rregullorja e maturës shtetërore 2012 pritet që të dalë së shpejti. Specialistët e arsimit thonë se asaj po i jepet dora e fundit, përpara se të mbërrijë në duart e maturantëve. Ndërkohë që specialistët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të cilët janë marrë me hartimin e kësaj rregulloreje, na shpjegojnë se ajo këtë vit ka pësuar disa ndryshime, pasi ka ndryshuar edhe formula se si do të përzgjidhen lëndët e lira. Megjithatë ata nuk nxitojnë të japin ndonjë detaj se çfarë ka ndryshuar konkretisht, pasi sipas tyre pa marrë ok-in e ministrit kjo mund të krijojë vetëm konfuzion.

Dhori Kule, prezanton programin

„

Dhori Kule, ka shpallur tashmë zyrtarisht ambicien për të drejtuar universitetin e Tiranës edhe për katër vitet e ardhshme. Por ndryshe nga kandidatët e tjerë, ai deri më tani nuk ka bërë asnjë takim me studentët ku t’u shpalosë programin e tij. Ai ka preferuar që këtë ta bëjë me anë të blogut të tij zyrtar dhorikule.com, ku ka renditur të gjitha synimet që ai ka nëse vjen sërish në krye të këtij universiteti. Sipas tij, së bashku me stafin e pedagogëve dhe të studentëve, do të punojnë për një universitet evropian.


E mërkurë, 8 shkurt 2012

15

SOCIALE BLLOKOHET DOKTORATURA

PEDAGOGËT KUNDËR MINISTRISË

Në të gjitha universitetet e vendit janë bllokuar procedurat e shpalljes së kandidatëve fitues të doktoraturës. Kjo pasi aktualisht universitetet po merren me fushatën zgjedhore, e cila do të finalizohet më 20 shkurt. Aktualisht ky proces ishte në proces shqyrtimi të kandidaturave, që në të vërtetë do të përzgjidhen vetëm pasi të shpallen drejtuesit e rinj të universiteteve publike.

Shtyrja e sezonit të provimeve të studentëve për shkak të zgjedhjeve nuk është mirëpritur nga pedagogët. Ata thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të kishte caktuar datën e zgjedhjeve ose para sezonit të provimeve, ose pas tij, ndërsa vendimi aktual për të shtyrë sezonin dhe nisur semestrin e dytë pa dhënë provimet e të parit ka çoroditur jo vetëm studentët, por edhe pedagogët.

Kompanitë private kërkuan rritjen e çmimit me 70 lekë

Urbanët, 109 mln lekë xhiro në muaj

Lajmi Rreth 109 milionë lekë të reja në muaj arkëtojnë shoqëritë e transportit urban në Tiranë. Por sërish kompanitë janë të pakënaqura dhe thonë se rritja e çmimit të biletës është kërkuar pikërisht pasi ata kanë shumë shërbime të tjera dhe sidomos blerja e automjeteve të reja, u ka marrë një pjesë të madhe të parave. „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

T

ë dhënat janë bërë publike nga vetë sho qata kombëtare e transportit qytetas, të cilët thonë se urbanët në Tiranë arkëtojnë në një muaj rreth 109 milion lekë. Nëse bileta do të bëhej 70 lekë, ashtu siç është kërkuar nga kompanitë private që operojnë në këtë fushë, vetëm nga shitja e biletave këto kompani do të arkëtonin plot 119 milionë lekë të reja në muaj. Pa llogaritur këtu arkëtimet nga abonetë.

ARKËTIMET

Përllogaritja është bërë në bazë të numrit të shitjes së biletave dhe aboneve. Në kryeqytet operojnë 9 linja private dhe një linjë shtetërore, ajo Kombinat- Kinostudio. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, numri i biletave një përdorimshme që shiten në ditë është 55 mijë. Ndërsa, po sipas kësaj shoqate, numri i udhëtarëve që përdorin urbanin në ditë arrin në 145 mijë. Të dhënat e shoqatës së transportit qytetas tregojnë se nga këto, 55 mijë persona në ditë udhëtojnë me biletë, 60 mijë persona udhëtojnë me abone, si dhe udhëtojnë çdo ditë edhe 25 mijë invalidë, 8 mijë veteranë, të cilët janë kategori që nuk paguajnë. Kështu, nëse bëhet një llogaritje e thjeshtë nga shitja e biletave, e cila aktualisht kushton 30 lekë të reja, arkëtohen 1.6 milion lekë në ditë dhe rreth 51 milionë lekë në muaj. Sipas të dhënave të shoqatës, në një muaj shiten rreth 28.350 abone të

Sa arkëtojnë urbanët?

„

Sipas shoqatës ata arkëtojnë 109 milionë lekë të reja në muaj, ndërsa sipas ZMK-së xhiroja vjetore është 40 milionë dollarë.

Kush e ka propozuar rritjen e çmimit të biletës së transportit urban?

„

.

Shoqata: Shiten 55 mijë bileta në ditë

Propozimi është bërë nga shoqata e transportit qytetas të cilët kërkojnë rritje të çmimit të biletës nga 30 lekë që është aktualisht, në 70 lekë. Ndërsa një abone e përgjithshme nga 1.200 lekë që është aktualisht do të shkojë në 2.400 lekë të reja.

SA ARKËTOJNË

ƒ 55.000 ditë

bileta shiten në

ƒ 28.350 abone të

përgjithshme në muaj ƒ 16.700 abone linje në muaj ƒ 14.960 abone Studenti në muaj ƒ 109.1 milionë lekë arkëtohet çdo muaj ƒ 25.000 invalidë pa pagesë ƒ 8.000 veteranë pa pagesë

përgjithshme me vlerë 1200 lekë, që arkëtojnë 34 milionë lekë në muaj. Po ashtu, shiten 14.960 abone studenti nga 600 lekë, nga të cilat arkëtohen 8.9 milionë lekë në muaj dhe 16.700 abone linje me nga 900 lekë, nga të cilat arkëtohen 15 milionë lekë. Pra, në total shuma monetare që shkon për linjat urbane në muaj arrin në 109 milion lekë. Nga kjo shumë më pas zbriten kostot që ka transporti urban, si dhe shpenzimet e karburantit. Nëse bileta do të ishte 70 lekë, ashtu sikurse është

?

PYETJE PERGJIGJE

Pse e kanë kërkuar rritjen e çmimit të biletës së transportit publik?

„

kërkuar nga Shoqata e Transportit Urban, ky shërbim do të arkëtonte vetëm nga shitja e biletave një përdorimshme 119.3 milionë lekë në muaj. Shoqata ka argumentuar pak ditë më parë se kërkesa e saj vjen si rrjedhojë e kostove të larta, investimeve që janë bërë në linjat urbane, si dhe të rritjes së çmimit të karburanteve.

STUDIMI

Megjithatë të dhënat e bëra publike nga shoqata e transportit qytetas nuk kor-

respondojnë me ata të dhëna nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, e cila ka bërë nj studim në vitin 2008k kur bileta ishte vetëm 20 lekë. Sipas studimit të ZMK-së, janë plot 200 mijë pasagjerë me biletë dhe rreth 20 mijë pasagjerë me abone, të cilët udhëtojnë çdo ditë me transportin urban, në total 225 mijë pasagjerë në ditë. Kjo shifër ka një diferencë të madhe nga ajo e dhënë nga vetë shoqata e transportit me rreth 100 mijë persona

më pak. Po ajo që vihet re është fakti se nëse ZMK ka llogaritur që çdo ditë udhëtojnë me biletë rreth 200 mijë persona, shoqata thotë se shiten vetëm 55 mijë bileta në ditë. Sipas ZMK-së, udhëtojnë me abone 25 mijë persona, ndërsa shoqata e transportit thotë se shiten 60 mijë abone. Sipas studimit të ZMK-së, fitmet janë kolosale dhe çmimi i biletës nuk duhet rritur, ndërsa kompanitë ankohen se po shkojnë në prag falimentimi.

Sipas shoqatës së transportit qytetas ata kanë shumë shpenzime, të cilat nuk justifikohen me çmimin e biletës aktuale. Madje ata kanë kërcënuar se nëse bashkia nuk merr në konsideratë propozimin e tyre, atëherë ata do të kyçin bizneset pasi janë në prag falimentimi.

A do e marrë në konsideratë këtë propozim?

„

Me sa duket po. Basha ka deklaruar se kompanitë që sigurojnë transportin urban në Tiranë janë private, por ai ka deklaruar se vendimi për rritjen e çmimit nuk mund të merret me hamendësime, por me argumente të kostove, të shërbimeve, etj.

Vendimi

Licenca

3 mijë lekë, për gratë që rrihen nga burrat

Provimi i shtetit, ngelin 60%

„„„

V

TIRANE

iktimat e dhunës në mar rëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes do të mund të marrin edhe një ndihmë në lekë. Sipas vendimit të qeverisë, të miratuar një ditë më parë masa e ndihmës ekonomike për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare është 3.000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në

vendimin e gjykatës. Ndërkohë që vendimi përcakton që për anëtarin e familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuara, invalid pune, nuk i llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen. Për kryetarin e familjes dhe bashkëshorten, të cilët janë në proces zgjidhjeje martese, proces për të cilin nuk ka ende një vendim gjykate të formës së prerë, masa e ndihmës ekonomike për secilin prej tyre është 2.600 në muaj. Masa e plotë e ndihmës ekonomike, pavarësisht nga përbërja e familjes, nuk mund të jetë më e lartë se 8.000 lekë në muaj.

„„„

N

TIRANE

ë provimin e shtetit janë rrë zuar një pjesë e madhe e kandidatëve, të cilët nuk do të marrin licencën për ushtrimin e profesioneve. Ajo që vihet re se numri më i madh i ngelësve janë nga universitetet private. Kështu nëse te farmacia kanë hyrë në garë 538 studentë, 45 për qind e tyre rezultuan mbetës. Dhe nga këto, 9.9 për qind ishin nga universiteti shtetëror, 31.1 për qind ishin nga universiteti UFO dhe 58 për qind nga universiteti “Kristal”. Alfons Harizaj, drejtori i agjencisë kombëtare të

provimeve, thotë se në Infermieri 60 për qind. Kanë rezultuar mbetës. Këto shifra në raport me numrin e pjesëmarrësve, sipas autoriteteve të arsimit janë të justifikueshme, por përsëri mbeten tepër shqetësuese, kur dihet se në degët e mjekësisë konkurrojnë ata që kanë notat dhe pikët maksimale në maturën shtetërore, ndërkohë që ato dëshmojë nivelin e infermierëve dhe farmacistëve që do t’iu shërbejnë popullatës në vitet në vijim. Nga autoritetet e arsimit ende nuk është bërë një analizë, se si është raporti i mbetësve që i përkasin universiteteve publike në krahasim me ato private.


16

E mërkurë, 8 shkurt 2012

SOCIALE LIBRAZHD, DËMTOHEN BANESAT

META: DUHET SOLIDARITET

Rrëshqitja e tokës shkatërron pothuajse tërësisht 8 banesa në fshatin Polis të rrethit të Librazhdit. Shkak për dëmtimet në banesat e këtij fshati janë bërë shirat e rënë ditët e fundit. Vetë banorët shprehen se "ngrysen dhe gdhihen me ankthin e krijuar nga rreziku që u kanoset nga ndonjë fatkeqësi natyrore". Banesat e tyre dalëngadalë po shkatërrohen plotësisht dhe po bëjnë përpjekje që të largohen nga fshati që ka nisur të boshatiset nga viti në vit.

Kryetari i LSI, Ilir Meta ka kërkuar solidaritet maksimal nga të githë qytetarët për të ndihmuar banorët e bllokuar nga dëbora në 30 komuna të vendit."Shprehim aolidaritet me banorët e izoluar. Vlerësojmë ngritjen e komitetit qeveritar, pasi duket se situate nuk do të jetë e shkurtër", tha ai. Sipas Metës, ndihma nuk duhet të vijë vetëm nga institucionet shtetërore por nga e gjithë shoqëria.

Apeli i Drejtorit të Institutit Kombëtar të Jetimëve

SOS! Mijëra fëmijë në luftë për ekzistencë 2/3 e fëmijëve jeton nën minimumin jetik „„„

TIRANE

ALBERT ZHOLI

I

lir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë thotë se duhet nisur nga zgjimi qytetar dhe emancipimi i ndërgjegjes kombëtare, me qëllim që vendit t'i sigurohet një e ardhme ndryshe, ndryshe nga sot, kur mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, ndërsa politikanët ndërrojmë postet, destinacionet e udhëtimeve jashtë, rrëmbejnë tendera dhe ndryshojnë ligje. Në këtë situatë, thotë Çumani, jetimët janë pjesa më e pambrojtur e shoqërisë, ashtu siç e tregojnë jo vetëm statistikat, por realiteti i përditshëm në Shqipëri. Çfarë i shqetëson qytetarët sot? Në Shqipëri ka me qindra familje që nuk plotësojnë nevojat bazë të jetesës së përditshme. Ato sot ndodhen në kufijtë e ekstremit të varfërisë ku shumë prej tyre janë familje të riskut që rrez-

Ilir Çumani dritë, në mes të të ftohtit dhe mjerimit, të rënë në gjumë e të uritur dhe me barkun bosh, është ende e freskët në memorien dhe shpirtin e trazuar të të gjithë shqiptarëve. Roberti, 13 vjeç, Vilsoni, 11 vjeç, Kasandra 9 vjeçe dhe Nertila 6 vjeçe, ishin fëmijë që s'kërkonin gjë tjetër, veçse ëndërronin dhe dëshironin t'a jetonin jetën në botën e tyre, si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Si shumë fëmijë që kanë patur fatin e tyre të keq, këta engjëj të pafajshëm ishin të përjashtuar nga vëmendja e të gjithëve, larg syrit indiferent dhe mbështetjes so-

Janë afro 530 fëmijë jetimë të policëve të rënë në detyrë, të cilët nuk e kanë ndjerë realisht dorën e ngrohtë të shtetit ikojnë shkatërrimin e bërthamës familjare duke lënë edhe fëmijë jetimë. Ngjarja e 4 fëmijëve - engjëj në Sukth të Durrësit që në rrethana absurde humbën jetën për shkak të mjerimit dhe pamundësisë për të jetuar një jetë normale, është preludi i një realiteti rrëqethës për të kuptuar se ç'farë ndodh sot nëpër familjet e thjeshta shqiptare, të cilat s'kanë asnjë të ardhur dhe shteti nuk mundet ti asistoi nëpërmjet programeve sociale mbështetëse dhe ndihma ekonomike. Tragjedia tejet e dhimbshme e familjes Xheka në fshatin Sukth të Durrësit, ku 4 vocërrakë u kallën nëpër flakë, brenda një kasolle pa

ciale me ndihmë ekonomike nga shteti dhe pushteti lokal atje në Sukth. Është rast unik do të thosha në mes të rajonit dhe të Evropës, ku në mënyrë flagrante nga abuzimi me pushtetin, njerëzit e politikës nuk mendojnë seriozisht për fatet e qytetarëve, por për interesa të ngushta partiake e klanore, ku rrjedhimisht prodhojnë edhe kriza të rënda me kosto të lartë në kurriz të qytetarëve të vet. Me gjuhën e statistikave, si është sot tablloja sociale e fëmijëve jetimë? Familjes së madhe të pjesës së margjinalizuar të shoqërisë shqiptare, i janë

shtuar dhe po i shtohen qindra fëmijë të braktisur nga prindër të divorcuar, qindra të tjerë të mbetur jetimë nga krimi brenda familjes, ku si shkak kryesor ka qenë dhe është papunësia, varfëria dhe pamundësia e tyre për t´i rritur këta fëmijë. Sot, institucioni i Shërbimit Social Shtetëror mbulon me ndihmë sociale 65- 67 % të njerëzve që janë në nevojë, numri i të cilëve arrin në 464.800, ose 14% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Realisht numri i atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit dhe asistencë sociale është afërsisht 697.000. Nga këta, 184.000 janë fëmijë, ku më shumë se 2/3 e tyre jeton nën minimumin jetik dhe përballen me ekstremin e varfërisë në luftë me mbijetesën. Afro 100.000 persona janë me aftësi të kufizuara, 31.000 është numri i

cionit në Shqipëri. Në të shumtën e rasteve, ky rrjet shërbimi ka qenë informal, duke i sjellë shtetit dhe imazhit të vendit dëme të konsiderueshme në aspektin social dhe ekonomik, ashtu edhe në planin moral dhe në çështjet e integrimit në përgjithësi. Kjo ka bërë që vitet e fundit, partnerët ndërkombëtarë të jenë skeptik ndaj institucioneve tona të shërbimit social, pasi ata kanë qenë rregullisht edhe donatorët kryesorë në implementimin e programeve sociale në favor të shtresave në nevojë. Edhe pse në vendin tonë veprojnë 140 operatorë të Shoqërisë Civile (OJF)që merren me trajtimin e shtresave të varfëra dhe fëmijëve në nevojë, ky fakt, nuk ka mundur aspak të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në

kaktuara nga korrupsioni tradicional i 21 vjetëve të fundit, ka pllakosur në mjerim të thellë shumë familje shqiptare dhe ka sjellë për pasojë viktimizimin e shtresave të pambrojtura. Prej gjashtë vjetësh, Amnesty International, ka bërë publike raportin vjetor çdo fundviti mbi gjëndjen e mjerueshme të jetimëve në Shqipëri. Ky raport i është bërë prezent çdo vit qeverisë shqiptare, institucioneve ndërkombëtare dhe parlamentit evropian duke vënë theksin se këtyre jetimëve prej 21 vjetësh të tranzicionit në Shqipëri, u janë shkelur dhe mohuar në mënyrë flagrante liritë dhe të drejtat themelore për një jetë të dinjitetshme. Atyre u është mohuar e drejta e strehimit, e punësimit, e asistencës shëndetësore dhe shumë të drejta të tjera të cilat i kanë pozicionuar si shtresa më e margjinalizuar dhe më e pashpresë e shoqërisë. Nuk duhet harruar nga ana tjetër se, ngujimi i 900 familjeve në rrethet Në foto: Fëmijët romë te Avokati i Popullit Shkodër, Malësi e Madhe, Lezhë, Tifëmijë jetimë në mbarë ven- zbutjen e fenomeneve sociale ranë, dhe në periferitë e Durdin, ku 400 prej tyre trajto- që prekin këto shtresa, pasi rësit, Elbasanit, Lushnjës, Fihen sot në 9 qendra reziden- këto të fundit, në disa raste erit dhe Vlorës si shkak i gjakciale shtetërore që janë nën nuk shihen nga institucionet marrjes, sot 400 fëmijë juridiksionin e shtetit dhe 360 shtetërore si partnerë seriozë, jetimë të mbetur nga ky të tjerë në 16 qëndra reziden- por konsiderohen si konkur- fenomen janë të izoluar dhe ciale joqeveritare, (OJF). Në rent në një garë pa fund, duke nuk shkojnë në shkollë, me këtë shërbim, vepron rrjeti i i prerë rrugën bashkëpunim- shpresë se edhe dita e sotme shërbimit social me 12 zyra it, koordinimit dhe bash- u´a kurseu jetën e tyre nga rajonale në të gjithë vendin, i kërendimit të punëve mes gryka e pushkës vrastare të cili, për hir të së vërtetës, partnerëve social - joqeveritar hasmit, por në të njëjtën kohë, me shpresën se shteti nuk ka funksionuar si duhet dhe atyre institucionalë. në gjithë këto vite të tranziSkamja dhe uria, të sh- duhet të vërë dorë sa më

shpejtë mbi ta. Janë afro 530 fëmijë jetimë të policëve të rënë në detyrë, të cilët nuk e kanë ndjerë realisht dorën e ngrohtë të shtetit, të paktën si një obligim moral dhe shenjë respekti edhe për 322 baballarët - Dëshmorë të Atdheut, që dhanë jetën në këtë tranzicion të dhimbshëm në mbrojtje të rendit e qetësisë, lirisë dhe vlerave të saj. Janë plot 1.300 fëmijë jetimë të mitur nga komuniteti rom, që i kemi përditë në sytë tanë, që shihen me përbuzje e përçmim tek lypin buzë Lanës, në bulevardet plotë shkëlqim të kryeqytetit tonë dhe luksit të pamasë të pjesës tjetër indiferente, që ndoshta disave prej tyre nuk u luan asnjë shqisë kur i shohin në mbrëmje nga ekranet e televizioneve se si trafikohen matanë vendevit. Nga varfëria, kequshqyerja dhe braktisja e shkollës, janë me dhjetra - qindra fëmijë jetimë që nuk kanë mundësi për të realizuar ëndërrat e tyre, për të shfrytëzuar dhe shpalosur aftësitë e tyre, për të marrë pjesë në jetën demokratike. Ngjarja e ditëve të fundit me familjet rome që jetojnë në qiell të hapur në mes të këtij të ftohti të acartë, dhe nga ana tjetër indiferenca e pushtetit lokal dhe e autoriteteve zyrtare shtetërorë përgjegjëse për të zgjidhur çështjen e strehimit të tyre, përbën një lajm tronditës që ka tërhequr vëmendjen e shtypit të huaj dhe të institucioneve ndërkombëtare. Nga duhet të nisë ndryshimi thelbësor i situatës? Po t'i referohesh të Drejtës Ndërkombëtare, një nga detyrimet bazë të qeverive në të


E mërkurë, 8 shkurt 2012

SOCIALE

Zona e bllokuar, i K vdekuri 4 ditë pa varr në komunën Shalë

borë. Ka mbi 4 ditë që ka ndodhur një vdekje, dhe familjarët nuk mund ta varrosin për shkak të trashësisë së borës. Tre të tjerë janë të sëmurë rëndë. Kam marrë shumë telefonata nga pleqt e fshatrave të kësaj komune se ushqimi ka mbaruar dhe për shkak të trashësisë së borës nuk mund të bluajnë as drithin"- tregon Vuksani Ai e përshkruan gjëndjen "shumë kritike" "Komuna Shalë është mbi një muaj e izoluar. Një herë u bë e mundur

ryetari i komunës Shalë në qarkun e Shkodrës bën apel për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për këtë zonë. Bal Vuksani në një prononcim televiz deklaroi dje se situata është vërtet alarmante, aq sa një i vdekur prej 4 ditësh ende nuk mund të varroset ndërsa 3 të tjerë janë të sëmurë rëndë dhe nuk mund të transportohen, për shkak të bllokimit të rrugëve nga bora. "Në komunë gjëndja është shumë alarmante. Ka mbi 2 m

Tabela

Të papunët, mbi 1 milion D

Në foto: 4 fëmijët jetim që vdiqën në Sukth të Durrësit

ebati në lidhje me numrin e të papunëve në Shqipëri ka kohë që nuk merr një përgjigje. Shifrat e INSTAT janë të pabesueshme për opozitën, ndërkohë që edhe mediat e huaja kur raportojnë për Shqipërinë, e vënë në dyshim shifrën zyrtare të papunësisë. Edi Rama, kryetari i PS, që mbron qëndrimin e tij se ka mbi 1 milion të papunë në vend, ka sjellë këtë tabelë që po botojmë edhe ne, për të treguar se numri i të papunëve është mbi 1 milion. Tabela zyrtare e Bankës së Shqipërisë, për Ramën është një ilustrim shumë i mirë, pasi Banka dhe Guvernatori i saj nuk janë në varësi të opozitës, për më tepër, janë pranë qeverisë. Tabela është publikuar në shkurt të vitit 2012, por të dhënat më të fundit janë ato për vitin 2011. ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

gjithë botën demokratike ësh- qeverisja në sistemet ndjehen të dobët, të respektë fakti që këto qeveri detyro- demokratike në funksion të tueshëm dhe të barabartë hen me ligj dhe kushtetutë të shtetit ligjor. Pa dashur të hyj përpara ligjit kur ata e shkegarantojnë një jetë të dinjitet- në politikë, më duhet të them lin atë. shme për qytetarët që kanë një se, është e domosdoshme që status të dobët social, ku hyjnë një nga mekanizmat që ka Njerëzit që vijnë tek ju, femijët jetimë, invalidët, të lidhje me frymëmarrjen e për çfarë trokasin? moshuarit e braktisur, të pap- demokracisë dhe që do ta Janë shumë fëmijë jetimë unët dhe njerëzit e sëmurë. Për shpëtoj vërtet këtë vend nga nga komuniteti rom, që lypin të gjitha këto kategori, në Sh- mbajtja peng e politikës dhe rrugëve, keqpërdoren nga qipëri asnjëherë nuk është institucioneve të kapura prej prindërit e tyre dhe ligji nuk menduar serivepron mbi këta ozisht nga të prindër që do t'i gjitha qeveritë, konsideronim nga e gjithë klaabuzuesit persa politike shmanent të këtyqiptare në tërëre krijesave të si. Përkundrazi. pafajshme. Edhe pas 21 Kërkojnë ndihvjetësh, ende më nga ne për të sot e kësaj dite ndikuar pranë na ndjekin pas institucioneve të reminishencat adminstratës e së kaluarës të publike, që t'ju keqqeverisjes jepet dhe t'ju gadhe abuzimit rantohet një me pushtetin n d i h m ë në dëm të ekonomike, një qytetarit, e strehë, vijnë për Në foto: Fëmijët romë duke lypur në Tiranë veçanërisht në të drejta studimi dëm të kateku këta prindër gorive më vulkërkojnë dhe nerabël të shoshpresojnë që Roberti, 13 vjeç, Vilsoni, 11 vjeç, qërisë. Mendoj ne të ndikojmë Kasandra 9 vjeçe dhe Nertila 6 vjeçe, se duhet filluar në sigurimin e nga një zgjim për shishin fëmijë që ëndërronin dhe dëshi- bursave qytetar, nga një kolla të mesme emancipim i dhe të larta për ronin t'a jetonin jetën në botën e tyre ndërgjegjes kofëmijët e tyre, mbëtare, me me qëllim që qëllim që vendit t'i sigurohet saj siç është drejtësia, është edhe ata të mund të sigurojnë demokratikisht promovimi i aplikimi i disa standardeve një të ardhme të sigurt me një një lidershipi të ri politik, me që ka të bëjë me heqjen për- profesion që ti përgatit dhe innjë mentalitet dhe vizion të fundimisht të imuniteteve të tegroj nesër për në tregun e qartë përcaktues dhe europi- deputetëve, gjyqtarëve, punës. Kërkojnë të ndërmjetëanizues të vendit, për të lënë prokurorëve dhe titullarëve sojmë për një vend pune, apo pas një epokë që i përket së sh- të lartë të administratës sh- edhe për zgjidhjen e problekuarës dhe të rendim me hapa tetërore, të cilët, pa këtë im- meve shëndetësore, ku intë shpejtë drejt fqinjëve tanë unitet nuk do të mund të diferenca e pushtetit lokal për perëndimorë. kenë kurajo të shkelin kush- raste të tilla është evidente. tetutën, ligjet e këtij vendi. Pa Jemi ndjerë mirë kur këto Çfarë duhet të ndry- këtë imunitet, ata do të du- probleme i kemi zgjidhur në shoj tek njerëzit e poli- het të tregohen të favor të këtyre njerëzve, por ka tikës? përgjegjshëm në ushtrimin patur raste që jemi ndjerë keq Duhet të ndryshoj filozo- e funksioneve të tyre kush- kur ndonjë rast nuk ka marrë fia mbi konceptin që ka tetuese dhe do të mund të zgjidhjen e duhur.

17

hapja e rrugës, por nga trashësia e akullit që ka mbuluar rrugët, lëvizja është e pamundur. Kjo borë ka 20 vjet që nuk ka rënë në këtë zonë. Janë 11 fshatra të izoluar tërësisht. Banorët nuk mund të lëvizin as nga shtëpia me shtëpinë." tregon më tej kreu i komunës. Vuksani sqaron se është kontaktuar me kryetarin e qarkut, gjithashtu është kërkuar një helikopter për transportimin e të vdekurit, dhe të sëmurëve por deri tani nuk është bërë asgjë.

SHQIPËRIA E IZOLUAR NGA NGRICAT DHE DËBORA

Policia: Ja 17 akset e bllokuara

S

ipas policisë së Shtetit janë 17 akse në veri të vendit të cilët janë të pakalueshme. Ndërsa akset e tjera janë të kalueshme, por me vështirësi dhe është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më intensitet në Has dhe Tropojë dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

„

Në qarkun Kukës:

1. aksi rrugor Morinë - Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi, 2. aksi Kukës - Krumë i kalueshëm me zinxhirë, 3. aksi B.Curri - Qafë Morinë i pakalueshëm, 4. aksi B.Curri - Fierzë i pakalueshëm, 5. aksi B.Curri - Valbonë i pakalueshëm, 6. aksi Krumë - B. Curri i pakalueshëm, 7. aksi Krum - Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë, 8. aksi Kukës - Topojan i pakalueshëm, 9. aksi Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm me zinxhirë, 10. aksi Shëmri - Kukës, i kalueshëm me zinxhirë, 11. aksi rrugor Topojan - Shishtavec i pakalueshëm, Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më intensitet në Has dhe Tropojë dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

„

Në qarkun Dibër:

1. aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos i kalueshëm me zinxhirë, 2. aksi rrugor Klos - Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë, 3. aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren i pakalueshëm, 4. aksi Krastë - Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi, 5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm, 6. aksi Peshkopi - Muhurr - Aras i pakalueshëm, 7. aksi Arras - Zall Dardhë - Reç i pakalueshëm, 8. aksi Stëblevë - Librazhd i pakalueshëm, 9. aksi Arras - Lurë i pakalueshëm. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet dhe në zonat e thella, por ka një erë të fortë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

„

Në qarkun Shkodër:

1. aksi rrugor Shkodër - Mabe i kalueshëm, por ka ngrica, 2. aksi rrugor Shkodër - Koman i kalueshëm pa zinxhirë, por ka ngrica, 3. aksi Qaf Çelë - Pukë, i kalueshëm me zinxhirë, 4. aksi Puke - Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm, 5. aksi Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal, i kalueshëm me zinxhirë, 6. aksi Koplik - Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica, 7. akset Koplik - Razëm, i kalueshëm me zinxhirë, 8. aksi Bogë - Theth, Selcë - Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre, 9. akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme, 10. aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierzë, i pakalueshëm, 11. aksi Fushë Arrës - Iballë, i pakalueshëm. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta

sot dhe reshjet e dëborës bien me më pak intensitet në Pukë dhe Malësi të Madhe, por ka një erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

„

Në qarkun Lezhë:

„

Në qarkun Tiranë:

„

Në qarkun Korçë:

„

Në qarkun Gjirokastër:

„

Në qarkun Vlorë:

1. aksi Rubik - Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi, 2. aksi rrugor Mirditë - Shpal - Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë, 3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme. Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme dhe po punohet me entin pronar të rrugëve për normalizimin e situatës. 1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë, 2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm me zinxhirë. Në qarkun Elbasan: 1. aksi Librazhd - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë, 2. aksi Elbasan - Qafë Krrabë, i kalueshëm, 3. aksi Librazhd - Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale. 1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë, i kalueshëm me zinxhirë 2. aksi Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë, 3. aksi rrugor Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë - Voskopojë, të kalueshme me zinxhirë, 4. aksi Korçë - Ersekë - Leskovik kalohet me zinxhirë, Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet edhe në zonat malore, por me një erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në qarkun Berat: 1. aksi Bogovë - Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset e tjera rrugore të këtij qarku lëvizja është normale. 1. aksi Kakavijë - Gjirokastër - Tepelenë kalohet pa zinxhirë, 2. aksi Tepelenë - Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë, 3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë, 4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë, Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. 1.Në segmentin rrugor Vlorë - Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.


18

E mërkurë, 8 shkurt 2012

KULTURË

Intervista e Albanologut „„„

TIRANE

RUDINA XHUNGA

N

jë rrëfim interesant i albanologut të njohur për vështirësitë e punës së tij në funksion të gjuhës shqipe. Elsie, që i njeh shqiptarët prej vitesh, arrin në një konkluzion trishtues. Ai thotë se nuk do jetonte kurrë në Shqipëri, pasi aty do çmendej. "Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë pak të egër. E di që është vetëm një fasadë se brenda e kanë shpirtin e mirë, por kanë një egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si lepur, nuk di të mbrohem. Unë vij këtu me shumë kënaqësi, por nuk besoj se mund ta përballoj të vij të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion të jetës së përditshme. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë te përplasem në pengesa, vetëm për të arritur diçka, kur në një vend tjetër e arrij menjëherë dhe pastaj jetoj jetën time," tha Elsie për Shqip. E ndërsa duke krahasuar Shqipërinë e Enver Hoxhës me atë të Sali Berishës, shton: "Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh më personin që ty të intereson. D.m.th është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet normal." Kjo është intervista juaj e parë televizive, për shqiptarët. Pse i druheni prozhektorëve? Nuk kam shumë dëshirë të dal në dritë, përpiqem t'i shmangem kamerave dhe të bëj punën time, të jetoj jetën time. Është më mirë kështu. Ndërkohë, unë duke njohur punën tuaj, ndërsa po përgatitesha për këtë intervistë, ndjeva gjithmonë e më shumë kënaqësi që do t'ju takoja. Së pari flasim për albanologjinë. Çfarë do të thotë të jesh albanolog? Çdo njeri ka interpretimin e vetë për albanologjinë por për mua, thelbi i punës sime është të prezantoj shqiptarët, t'i prezantoj Shqipërinë, botën shqiptare, gjithë botës. Unë përpiqem t'i transmetoj botës së jashtme njohuritë që kam për këtë vend, që kjo botë të kuptojë se ç'është Shqipëria, kush janë shqiptarët, historia e tyre, kultura e tyre, pra fazat e ndryshme të jetës këtu. Dhe këtë e bëj që të bëhet e njohur pasi në fund Shqipëria mbetet një vend shumë i panjohur. Po të jesh përkthyes, çfarë do të thotë? Të jesh përkthyes do të thotë punë, punë, punë. Është punë shumë e vështirë. Si që të hyje në këtë vend në '78? Për mua ishte shumë interesante. Madje kam qeshur me vete se më dukej vetja sikur isha në një film Hollivudian dhe nuk e mora shumë seriozisht anën politike, as tabelat, propagandat. Ju mendonit se po bëhej shaka, nuk ju dukej e vërtetë? Jo por thjesht nuk e mora seriozisht, më tepër me ngjante si film. Por ishte shume interesante. Ju kujtohet diçka që ju ngacmoi atëherë apo diçka që ju çuditi? Kishte shumë gjëra, ishte një vend absurd, gjithë vendi ishte absurd por njerëzit e merrnin seriozisht. Nuk e di se deri në çfarë mase i merrnin seriozisht vetë njerëzit por gjithsesi e kuptonin që jetonin në një realitet tjetër. Ju qëllonte që të takonit shqiptarë që

RRËFIMI Albanologu më i njohur në botën akademike bashkëkohore në një rrëfim për shqipen dhe Shqipërinë në 100 vite shtet.

ROBERT ELSIE

Shqipëria e sotme si në kohën osmane Thotë se nuk do jetonte kurrë në Shqipëri, pasi aty do çmendej midis tyre flisnin për këtë gjë? Jo haptazi, jo. Më vonë ky takim që nisi në 1978 u bë takim i përvitshëm midis Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave dhe vinim çdo vit në Shqipëri për 2 javë. Gjatë takimeve dhe udhëtimeve, fillova të interesohesha për shqipen. Nuk e dija fare gjuhën vec fillova, në atë kohë, madje edhe në Gjermani, fillova të mësoja gjuhën më seriozisht. Ku e mësonit shqipen në Gjermani? Ishte e vështirë pasi nuk kishte fjalor, kishte doracakë, libra mësimorë. Mbaj mend që gjeta një fjalor frëngjisht-shqip dhe nga ana tjetër shqip-gjermanisht, ndërsa në anglisht nuk kishte fare. E vështirë ishte. Kur thatë me vete që tani e di shumë mirë shqipen? Pas shumë viteve. Ndërkohë shkoja çdo vit në Prishtinë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën Shqipe për të mësuar gjuhën. Aty ishte, nga njëra anë më kollaj sepse mund të bisedoja lirisht me njerëzit pasi kosovarët flisnin më lirisht. Sa e ndryshme ishte Kosova e atyre viteve me Shqipërinë? Shumë, shumë. Ju ku ndiheshit më mirë? Në Kosovë, pasi ishte më perëndimore, më normale. Në Shqipëri nuk kisha mundësi të flisja lirisht me njerëzit. Unë flisja me zyrtarët, të cilët ishin shumë të dashur, mikpritës, por prapë ishte një farë frike, që të pengonte të flisje lirisht. Po tani flitet lirisht në Shqipëri? Po, qartë. Tani nuk ka problem, njerëzit flasin, madje nuk pushojnë së foluri fare. I thonë të gjitha, nuk mbajnë sekrete. Shqipëria e Hoxhës krahasuar me Shqipërinë e Berishës që takoni tani, çfarë kanë të ngjashme dhe çfarë kanë të ndryshme? Unë mendoj se ka disa gjëra të kontinuitetit që nuk kanë ndryshuar, që janë të çuditshme jo vetëm nga koha e Hoxhës, por edhe nga koha e Zogut, gjëra që vijnë nga koha Osmane, ajo e Zogut, e Hoxhës e deri te e sotshmja. Një nga këto gjëra është korrupsioni burokratik. Kjo është një nga gjërat që gjithmonë ka qenë kështu. Tjetra është paaftësia e administrative, e vendit. Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më

tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh Pastaj po të jetonit këtu do të merdiçka që do, duhet të njohësh dikë në Min- reshit shumë me politikë. Do duhej istri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë patjetër të ishit me njërën palë ose kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, tjetrën përndryshe do të ishte shumë e më pas ai të lidh më personin që ty të in- e vështirë të jetonit si asnjanës apo i tereson. D.m.th është njësoj si në kohën os- paanshëm. mane, nuk është si një shtet normal. Dhe jeta politike është diçka që ndryshon Edhe tani që flasim kështu është si shumë, duhet shumë kujdes me konjukturat. në kohën osmane? Kështu që unë nuk merrem fare me politikë. Po, po. Po në Kosovë, është e ngjashme Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një kjo gjë? Nuk di, nuk kam pa- vend pak i egër për mua, marrëdhëniet tur këto probleme në midis njerëzve janë pak të egër Kosovë. Natyrisht që Kosova e para 20 viteve është e ndryshme nga Kosova sot por mua Po letërsia i ka këto problemet e më duket se njerëzit janë njësoj, shqiptarët përditshme? Për shembull, letërsia e aty apo këtu, me pak ndryshime, në thelb pas '90-ës, a është një letërsi që nuk e njësoj janë. ka forcën e dramacitetit të jetës së Mua më pëlqeu shumë një shprehje e jua- përditshme? Është një art nën nivelin ja që do doja ta ndaja, kur dikush ju pyeti "a e jetës, një art që nuk e tregon dot mund të ishit ju një shqiptar dhe nëse po, jetën. çfarë lloj shqiptari do ishit". Dhe ju u Ka mundësi, nuk e them dot. Është e vëshpërgjigjët "unë do të jetoja me shumë frus- tirë ta thuash. tracion po të isha shqiptar, unë ndoshta do Ose të pyes ndryshe, juve vetë, të çmendesha. Nuk kam përshtypjen se do letërsinë që lexoni pas '90-ës, ju të mund të jetoja në botën shqiptare, jam pëlqen? një njeri pakëz i brishtë dhe duhet të kesh Ka shumë gjëra që nuk më pëlqejnë. Herë shumë forcë për të jetuar si shqiptar me sh- pas here gjej gjëra interesante, por ka një qiptarët". morí librash, them që tregu është mbushur Po, kjo është e vërtetë. Unë nuk mund të me libra dhe nuk di kush i lexon gjithë këto jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, libra. Kam përshtypjen që ka më shumë aumarrëdhëniet midis njerëzve janë pak të torë sesa lexues. Ka shumë njerëz që duan egër. E di që është vetëm një fasadë se bren- të shkruajnë, të shprehen por ka shumë pak da e kanë shpirtin e mirë, por kanë një egër- që dëgjojnë. Mbase është jeta e sotshme shsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të qiptare ku njerëzit më shumë shprehen dhe mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si lep- askush nuk dëgjon. Në botën e sotme është problem ur, nuk di të mbrohem. Unë vij këtu me shumë kënaqësi, por nuk besoj se mund ta shurdhëria, ka ikur koha kur vetëm përballoj të vij të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion të Që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh jetës së përditshme. Jeta është shumë e sh- dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të kurtër e unë nuk kam pish prapë kafe javën tjetër me të kohë te përplasem në pengesa, vetëm për të arritur diçka, kur në një vend tjetër e arrij verbëria ishte problem. Po, kështu është. menjëherë dhe pastaj jetoj jetën time. E di që Edhe diçka profesor, në Kosovë për ju kaloni shumë kohë në ditën tuaj me pengesat që ju dalin përpara dhe kjo ha shumë kohë. shembull, diçka që bën përshtypje. Ju Për shembull, po të jetoja këtu do të kaloja keni përkthyer në Gjyqin e Hagës dhe sigurisht gjithë ditën duke pirë kafe sepse do keni treguar se si stresi i përkthimit ju të më lajmëronin njerëzit hajde të pimë kafe bëri të kalonit ndjeshmërinë e aq dhe nga një kafe gjysëm ore, ajo do të shkon- shumë gjaku, vdekjeje, vrasje, te një orë, dy orë, tre orë, katër orë dhe gjithë përdhunimi për të cilat u fol në atë dita do të shkonte në kafe. Kurse unë jetoj gjyq. Ku janë këto në letërsinë kosonjë jetë pak të veçuar dhe nuk kam shumë vare, i shikoni ju? Në fakt jo, nuk besoj se ka dalë një vepër e shoqëri. Kjo është preference ime, unë jetoj me librat e mi, me idetë, projektet e mia dhe madhe për dramën që ka kaluar Kosova. Mbase duhet kohë, mbase është ende herët, kënaqem me to.


E mërkurë, 8 shkurt 2012

19

KULTURË SHQIPTARËT Duke qenë se njerëzit kanë pak frikë nga njeri-tjetri, keqpërdoren kollaj nga njeri-tjetri, janë më të rezervuar këtu

Në foto: Albanologu, Robert Elsie

mbase njerëzit janë ende të traumatizuar. Do të vijë edhe ajo kohë. Për mua ishte sigurisht një traumë kur punoja në Hagë si interpret simultan në gjyqin e Millosheviçit, ishte një punë me shumë stres sepse nuk mund të bënim gabime. Gjuha ime transmetohej dhe normalisht njerëzit bëjnë gabime por aty nuk duhej të bënim gabime. Por edhe përmbajtja ishte me shumë stres, gjithë vuajtjet e tyre dhe unë nuk isha mësuar me këto gjëra. Mendoni se pas asaj lufte njerëzit e njohin Kosovën më shumë? Gjatë luftës ka qenë, po ka qenë. Unë hartova një antologji të Kosovës në vitin '87 apo '90 por nuk gjeta botues, nuk u interesua asnjë botues për temën e Kosovës pasi ishte krejt e panjohur. Nuk kishte asgjë në treg për Kosovën dhe libri im ishte libri i parë i madh për Kosovën, ishte si një libër leximi të autorëve të ndryshëm. Nuk ishte letërsi, ishte më tepër politike dhe historike. Pastaj në vitet '90 gjatë luftës u botuan qindra e qindra libra në Kosovë. Tani prapë Kosova është pak e harruar. Po Shqipëria? Shqipëria nuk është kaq e harruar sa Kosova, por prapë është vend i vogël, vend i panjohur dhe nuk ka shumë kërkesa nga botuesit. Ju i kërkoni vetë botuesit? Po, por është shumë e vështirë. Sa libra keni që presin botues, libra të përkthyer? Kam disa libra që janë gati por që nuk ka botues ose fonde për t'i botuar. Kam një libër leksiku të madh që quhet Fjalori Biografik i Historisë Shqiptare që është si një enciklopedi e historisë shqiptare që ka 750 figura historike, një libër i madh ky. Një libër tjetër po bëj për Çamërinë me dokumente historike që do të botohet në Londër. Së shpejti, do të botoj veprat e Edith Durhamit, të gjithë artikujt e saj do t'i mbledh në një libër të veçantë. Kam një libër tjetër për Luftën Ballkanike 1913 në Maqedoni me dokumente historike jo vetëm të shqiptarëve por edhe të sllavëve. Një tjetër vepër e rëndësishme dhe interesante ka qenë Operacioni i Agjencive të Zbulimit Amerikan dhe Anglez në Shqipëri në vitin 1947-1948, në përpjekje për të rrëzuar komunizmin. Agjentët anglezë dhe amerikanë stërvitën një grup shqiptarësh për të hyrë në Shqipëri por të gjitha përpjekjet dështuan për shkak të zbulimit të spiunit anglez Kim Filbi. Unë kam gjetur disa materiale, intervista që janë zhvilluar në atë kohë me njerëzit që kishin lidhje me operacionin. Të gjitha këto do t'i bashkoj në një libër. Por duhen fonde, duhen para. Duke folur për albanologjinë si një dritare të mbyllur tashmë, pyetjes si i bëhet për ta hapur, me çfarë mund ta

hapësh, ju i përgjigjeni me diçka që është ë thjeshtë dhe e lashtë sa vetë bota: "me para". Po, e vërtetë, duhet një financim. Vendet e tjera të Evropës bëjnë diçka, japin fonde për të mbështetur kulturën, letërsinë e tyre. Për shembull për përkthimin ka fonde, pothuajse për të gjitha vendet e Evropës përveç Shqipërisë. Të gjitha janë fonde shtetërore që mbështesin promovimin e kulturës së vet. Mbase ka fonde, por unë nuk kam dëgjuar të ketë. Çfarë ndryshimi ka midis albanologjisë së asaj kohe, instituteve të asaj kohe, me ato të sotshmet? Çfarë ju kujtohet kur hynit në një institut shkencor në kohën e Hoxhës dhe tani në kohën e Berishës? Në kohën e Hoxhës kishte të paktën një fasadë e një shkence të themeluar të vërtetë. Tani nuk e di a ishte e vërtetë por kishte institucione serioze, kishte njerëz që punonin

Po, patjetër. Një pjesë të librit të tij për çështjen shqiptare. Si është biblioteka juaj profesor? Shumë e madhe. Kohët e fundit kam ndërruar shtëpi dhe e kisha problem bibliotekën time, kam mbledhur shumë libra në vitet '80'90. Çdo herë që vija në Shqipëri merrja me vete një çantë të madhe me vete. Edhe në Kosovë të njëjtën gjë. Kështu që kam një bibliotekë të madhe edhe për letërsinë shqiptare por edhe për albanologjinë në përgjithësi. Unë nuk e di sa libra janë por di, nga transportimi i bibliotekës tek shtëpia e re, që pesha e tyre është 2 ton e gjysmë. Është pesha e në elefanti. Shqipja jonë peshon sa një elefant në bibliotekën tuaj? Dhe sinqerisht nuk kam më vend për libra, nuk i flak dot dhe nuk di tani ç'të bëj me këto libra. Më tmerrojnë librat kur futem në bibliotekën time dhe mbase bëra gabim që i mblodha të gjitha këto.

seriozisht në lëndën e albanologjisë. Çfarë kanë arritur realisht është tjetër gjë por kishte fonde shtetërore sepse sistemi ishte shtetëror. Tani me kapitalizmin e egër që keni nuk ka shumë fonde për të mbështetur kulturën, albanologjinë. Shkencëtarët nuk mbështeten. Po në Kosovë? E njëjta gjë pak a shumë. Atje ka Institucion të Albanologjisë, por nuk është në gjendje shumë të mirë. Ka shkencëtarë të mirë që mundohen por prapë më duket se u mungojnë fondet. Ju e keni përkthyer profesor Qosen?

Sa vjen e merrni më pak libra nga Shqipëria tani? Po, tani jam shumë përzgjedhës, jam shumë i kujdesshëm. Një bibliotekë e madhe është një përgjegjësi e madhe. Me treguat që librin e Helena Kadarese, e morët. E lexuat në shqip apo frëngjisht? Kujtimet e saj i kam lexuar në frëngjisht kur doli në Paris, ishte një libër shumë i bukur. Më duket se do ketë shumë sukses në tregun francez. Nuk e di si është pritur në Shqipëri. Është pritur shumë, shumë mirë.

E meriton, për mua ishte një libër shumë interesant. Është problem në jetën e këtyre 20 viteve mungesa e të vërtetës, ose fakti i të qenit shumë hipokrit të njerëzve të cilët nuk flasin, nuk e tregojnë atë që duhet të thonë. A është ky problem edhe për letërsinë? Po, besoj se letërsia është një pasqyrë e realitetit të vendit. Duke qenë se njerëzit kanë pak frikë nga njeri-tjetri, keqpërdoren kollaj nga njeritjetri, janë më të rezervuar këtu në Shqipëri se në vendet e tjera. Në vendet e tjera njerëzit janë më të hapur, më direkt, kështu çdo njeri mendohet mirë para se të flasë, duke menduar se çfarë do të bëjë tjetri me këtë informacion, si do ta keqpërdorë, janë të kujdesshëm. Edhe në letërsi mund të jetë e njëjta gjë, njerëzit nuk janë kaq të sinqertë dhe një letërsi e mirë duhet të jetë e sinqertë. Mbase kjo është që e pengon letërsinë dhe marrëdhëniet njerëzore, mungesa e sinqeritetit. Nëse dikush është i sinqertë, shahet nga të gjithë. Nëse dikush arrin diçka të madhe, shahet. Por këtë vit ne bëhemi 100 vjeç, vitin tjetër hyjmë në 100 vjetorin tjetër. ju na njihni mirë tashmë, flisni shqipen si ne, e doni këtë gjuhë, e studioni, e vëzhgoni. Ka diçka që do donit të ndryshonte kur të hyjmë në 100 vjetorin tjetër, diçka që vjen si urim, si kritikë, si mesazh? Për të ndryshuar ka mijëra gjëra në këtë vend, pothuajse çdo gjë. Unë them se Shqipëria 100 vjet është një kohë e gjatë dhe me thënë të drejtën habi si ky vend ka mbijetuar si shtet. Ishte një shtet kaq i brishtë jo vetëm në fillim, në kohën e Ismail Qemalit, erdhi Lufta e parë, u rrëzua shteti, u rikrijua prapë më Kongresin e Lushnjes, erdhi diktatura e Ahmet Zogut. Nuk ishte një shtet normal. U bë ngadalë- ngadalë një shtet në vitet '30. Pastaj erdhën italianët, u rrëzua. Pastaj erdhën komunistët. Erdhi pastaj demokracia, por me një kaos politik e një egërsi që e pengonte zhvillimin dhe Shqipëria zhvillohet shumë me hap të ngadalshëm por gjithsesi zhvillohet dhe besoj do vazhdojë të zhvillohet. Por gjithsesi habitem si ka mbijetuar si shtet. Ka gjëra që do na ndihmonin t'ia themi vetes tani që jemi 100 vjeç për t'u bërë më shpejt qytetarë të Evropës. Do doja të thoja diçka. Përpara se të bëheni qytetarë të Evropës do të doja që shqiptarët të bëhen shqiptarë në kuptimin kulturor, të jenë përfshirës, jo të ndarë. Konkretisht flas për ndarjen midis Shqipërisë dhe Kosovës që shihen si dy popuj, si dy shtete, si dy identitete. Mirë do ishte që njerëzit të komunikonin më shumë me njeri-tjetrin. Kërkon kohë, për fat të keq, që ky bashkim të bëhet. Mbase nuk ka nevojë për një bashkim politik por sigurisht që ka nevojë për një bashkim kulturor. Dhe me këtë bashkim kulturor me 6 milionë shqiptarë apo më shumë, shqiptarët mund të bëhen qytetarë të Evropës. Pra vetëm bashkimi kulturor, komunikimi, krijimi i urave me shqiptarët e Preshevës, me shqiptarët e Maqedonisë, me shqiptarët e Greqisë, me arbëreshët do të mund të na bënte qytetarë dhe mund të na jepte ato që na mungojnë. Një komunitet gjuhësor i madh gjithmonë ka përparësi dhe komuniteti shqiptar gjuhësor nuk është kaq i vogël. Po të shohim Shqipëria është vetëm 3 milionë, Kosova vend i vogël, shqiptarët e Greqisë nuk e di sa janë, mbase gjysmë milioni, por po të bashkohen si komunitet gjuhësor në tërësi është një komunitet i madh. Ky është një nga urimet më të mira që mund të vij kur bën bilancin e 100 viteve. Unë shpresoj, unë dua që Shqipëria të bëhet pjesë e Evropës si gjithë shtetet e tjera, jo vetëm të hyjë në BE, kjo është një mundësi, por të marrë pjesë në Evropë si gjithë shtetet e tjera. Dhe Shqipëria është prapa, realisht është prapa në çdo drejtim. Ka shumë për të bërë por besoj që do të bëhet dhe gjatë jetës sonë do të shohim një Shqipëri, them një Shqipëri normale. (Marrë me shkurtime nga "Shqip")


20

E mërkurë, 8 shkurt 2012

KULTURE

Replika „„„

TIRANE

RESHAT GEGA (*)

K

REAGIMI Nga erdhi gjithë kjo zhurmë për të ashtuquajturën "katastrofë" dhe "përcudnim" që paska për të ndodhur me zbatimin e projektit, të cilin unë kam përgatitur për Rijetëzimin dhe Rivlerësimin në Kalanë e Lezhës?

RESHAT GEGA:

am qenë përherë i parimit që mos të futesha në vorbullat mediatike, sa kohë në të shihej qartë se qëllimet e promovuesve që inicionin dhe shtynin fenomenin përpara binin erë jo e mirë për shkak se dukshëm mbartnin në thelbin e tyre interesa jo të sinqerta, të prirura për të deformuar të vërtetat. Mirëpo ja që nuk qenka e thënë të qëndrosh pa u "lagur" sa kohë që në të tilla situata debatesh publike dhe mediatike bëhen pjesë edhe ata që i takojnë kallëpit të "UNË DI CDO GJË"-së. Ka kohë që në rubrikën 'Kulturë e Trashëgimi' e shpalosur në media, është bërë temë e nxehtë debati në lidhje me projektin e rijetëzimit të Kalasë Mesjetare të Lezhës. Më i habitshmi është fakti se ata që kanë qenë dhe janë më të zellshmit kundërshtarë, ose nuk janë njohur me projektin dhe flasin broçkulla ose djallëz- Meqë ti zoti Tare isht, edhe pse e kanë në ngul këmbë se dije e servirin në opinion të deformuar duke e për- nuk qenkam autor shkruar si një monstër i projektit të Rime objektiv shkatërrimin e vlerave të Kalasë. Me jetëzimit të Kalasë keqardhje më duhet të së Lezhës, për them se grupi i dytë i debatuesve dhe komen- këtë do bëje mirë tuesve përbën një lloj të shpreheshe se shumice të atyre që janë marrë e vazhdojnë të nga e ke marrë merren me këtë temë. Në mënyrën si këta zotërinj informacionin... e përshkruajnë, atë se si do të katandiset ky monument pas realizimit të projektit, më saktë fantazmës që ata kanë në kokën e tyre, natyrshëm, për çdo njeri normal dhe me sa do pak kulturë do të ngjallej një perceptim negativ dhe kundërshtues. Reagim ky që është fare logjik dhe i drejtë, po të ishte e vërtetë fantazia diabolike e korit të 'unë di çdo gjë'-ve. Projekti për rijetëzimin e Kalasë mesjetare të Lezhës është ideuar dhe përpiluar nga unë. Këtë e dinë shumica e anëtarëve të korit kundër ashtu sikundër dinë mirë edhe përmbajtjen dhe programin që ky projekt ka. Në të gjitha pikat, ku ky grupim sulmon ka falsitet dhe sajesa me të vetmin qëllim që të sugjestionojnë e thithin sa më shumë vëmendjen e opinionit publik duke e çoroditur gjithkënd me termat 'tym qoftesh', 'erë e bërxollave të derrit e Sa i takon projektit përzier me ofshama të të Kalasë së Lezhës atyre që çiftosen aty pranë' e të tjera ar- s’do ketë në tikulime banale folklor- mënyrë absolute ike të kësaj natyre. Kjo mënyrë demonstrimi e të deformime e ashtuquajturës "dhimb- prishje të volumeve je" për vlerat e Kalasë së Lezhës sinqerisht më origjinale, ngjall trishtim dhe nev- përkundrazi këto eri. Trishtim sepse ky kor zërash me kaq pathos e do të afrohen tek ngulçima me mënyrën origjina e tyre. djallëzore të të treguarit apo komentuarit të projektit për rijetëzimin e Kalasë së Lezhës i japin njerëzve të thjeshtë një panoramë ireale dhe të shëmtuar, pa më të voglën brejtje ndërgjegjeje vetëm e vetëm se ju intereson të kapardisen si shpëtimtarët e trashëgimisë kulturore shqiptare, të demonstrojnë sa më shumë "profesionalizëm" dhe erudicion, dhe ndërkohë të realizojnë edhe ndonjë oreks politik.

Gënjeshtrat rreth projektit të Kalasë së Lezhës

Përgjigje ndaj provokuesit Auron Tare "studiuesit" Deri tani nuk kisha marrë përsipër të angazhohesha në sqarime dhe kundërshtime të gjithë kësaj tam-tameje pasi mendoja se ishte shumë e drejte që këtë detyrë ta merrte përsipër zinxhiri i instancave shtetërore që janë përgjegjëse dhe kompetente në shqyrtimin dhe aprovimin e këtij projekti për rijetëzimin e Kalasë së Lezhës. Sqarimet zyrtare janë dhënë, duke u fokusuar në shpjegimin e asaj që realisht projekti parashikon për rijetëzimin e këtij monumenti. Është sjellë në vëmendjen e publikut fakti se hapat e parashikuara në projekt nuk kanë asgjë të përbashkët me ato që thuhen nga kori i kundërshtarëve. Ndërhyrjet do të jenë mjaft të ekuilibruara dhe respekti ndaj vlerave të monumentit do të jetë konstante e pandryshuar në të gjithë procesin e realizimit. Projekti i Rijetëzimit të Kalasë së Lezhës ka si veçanti në radhë të parë konservimin, restaurimin dhe riaftësimin e të gjitha pjesëve përbërëse të saj dhe si komponente tjetër, në shërbimin e turizmit kulturor do të jenë një ambjent bari, një muze, qendër informimi turistik dhe antikuariat. Të gjitha do të realizohen në volumet ekzistuese, me pak plotësime të mbulesave dhe mureve. Pra për të gjitha këto funksione nuk do të ketë asnjë shtesë apo ndërtim të ri. Nuk do ketë në mënyrë absolute deformime e prishje të volumeve origjinale, përkundrazi këto do të afrohen tek origjina e tyre. Gjithashtu si pasojë e realizimit të restaurimit të mureve perimetral të Kalasë do të përfitohen e do të dalin në dukje shumë elemente të situatës ndërtimore dhe struktura urbane e hapësirës së brendshme të saj. Ky proces do realizohet me parametrat profesional më cilësorë, të shtrirë në të gjitha disiplinat si konservim dhe riaftësimi konstruktiv, sondazhe dhe gërmimet arkeologjike, përpunimet konservuese dhe ai estetik i rrënojave si edhe përcaktimi i një shteg kalimi sa më optimal në shërbim të perceptimit gjithnjë e më të lehtë nga ana e publikut vizitor duke e pasuruar procesin shpjegues me tabela dhe panele. E gjithë hapësira e Kalasë do të flasë si një muze në vetvete, ku do bëhet e mundur të lexohet historia, etapat e zhvillimeve arkitekturorë dhe çdo element që tregon jetën e saj. Në raport me gjendjen aktuale situata pas ndërhyrjeve do të jetë me ndryshime të ndjeshme, natyrisht në drejtimin pozitiv. Aktualisht e tërë kalaja është nën mëshirën e forcave degraduese natyrore e vandale aq sa jo më shumë se para një dekade u rrëzua një trakt afërsisht 20ml i gjatë nga ana veriore e murit rrethues dhe për habi, askush nga grupi i të "ndjeshmëve" për bjerrje vlerash kulturore nuk e ka hapur gojën. Pothuajse e gjithë pjesa jugore dhe perëndimore i ka dhënë shenjat se do ndjekë të njëjtin fat pasi ka çarje të theksuara dhe përsëri asnjë merak për të kërkuar "llogari" nga kori

i kësaj tam-tameje. Nga erdhi gjithë kjo zhurmë për të ashtuquajturën "katastrofë" dhe "përcudnim" që paska për të ndodhur me zbatimin e projektit, të cilin unë kam përgatitur për Rijetëzimin dhe Rivlerësimin në Kalanë e Lezhës? Është e vështirë të përgjigjesh shkurt sa kohë që, duke parë disa nga personazhet kryesor të kësaj zhurmënaje pataksesh kur di mirë historitë dhe bëmat e tyre në kurriz të vlerave kulturore për kohët kur ata kanë patur mundësi protagonizmi zyrtar dhe qeverisës. Nuk ke ç'të thuash përveçse të ngelesh gojë hapur kur sheh zotërinjë që nuk ju dridh syri kur në Lëkurs u rrafshuan rrënoja banesash e kishat e periudhës së mesjetës. Si duhet të mendosh për ata që i vunë kazmën tërë nëntokës së një prej pasurive më të mëdha arkeologjike në rang mesdheu, Durrësit. Pa mend të lënë ata që nuk patën më të voglin turp kur morën vendime për të ngritur shumëkatësha mbi muret e Anastasit dhe ndërtim vilash mbi mozaik po në Durrës, e të tjerë që sot po na shiten për burra të mirë e të ndershëm. Është me të vërtet një situatë tragjikomike e mbushur plot episode ku personazhet e përlyer deri në grykë me mëkate ndaj Trashëgimisë Kulturore shiten si shenjtorë, filozofë dhe mjeshtra që japin direktiva për mënyrën se si na duhet të veprojmë me Trashëgiminë Kulturore. Mjerë Trashëgimia Kulturore! Në gjithë këtë histori unë vlerësoj atë pjesë të zërave të cilët nuk kanë lidhje me mëkatet

qejfmbetje për shkak se nuk i kanë marrë dorën e nuk e kanë pyetur fare për atë se si duhet të punohet me Trashëgiminë, me Kalatë e qendrat arkeologjike, me objektet e kultit si manastiret bizantin dhe kishat paleokristiane, mbi dhe nën tokë, Ai, "studiuesi" dhe "mendimtari" me kënaqësi dhuron këshillat dhe idetë e "vyera". Pasi jep e jep kontribut falas nuk harron inatin e fshehur në sirtar dhe shigjeton "paaftësinë" profesionale dhe "mashtrimet" e mia. Pyes veten se ku e ka tërë këtë "inteligjencë" dhe mprehtësi sa të kuptojë dhe arsyetojë kaq "mirë" për restaurimin dhe çdo gjë që ka të bëjë me monumentet, hapësirat urbane me vlera historike, site me pasuri arkeologjike mbi e nën tokë, nën ujë e mbi re!! Sa interesante!? Më janë dhënë sugjerime nga shokë e miq që mos të reagoj ndaj llomotitjeve të tij duke lënë të kuptohet se nuk ia vlen. Ky kallëp nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga rasti kur në një lagje apo qytet ekziston një sharlatan e llafazan, të cilit i shmangen të gjithë, të maturit e të kujdesshmit për të mos u futur në gojën e tij, pasi në radhë të parë do rrahësh kot ujë në hava, së dyti do detyrohesh të humbasësh kohë pa bereqet. Mirë po ç'ti bësh!? Në këtë rast mua më ndodhi si historia e atij që donte të largohej nga hajduti por ky i fundit nuk e lëshonte. Mirë se e hodhi një tullumbace në Gazetën Shqiptare datës 24/01/012, faqe 21,

ndaj Trashëgimisë Kulturore dhe sinqerisht shqetësohen për problemet duke e drejtuar vëmendjen në përmirësimin e sistemit të politkëbërjes, përkujdesit për ruajtjen e vlerave dhe kontrollit ndaj çdo veprimtarie, që destinohet në shërbim të turizmit kulturor, e realizuar kjo në hapësirat ,brenda ose pranë monumenteve. Po e përsëris, mjerë Trashëgimia Kulturore kur sheh se bënë protagonizëm në dhënie mendsh e këshillash, duke u kapardisur si "studiues" për këtë temë, një personazh me të cilin kap kulmin nuanca tragjkomike e këtij "spektakli". Edhe pse me

ku me një gjuhë provokuese, plot gënjeshtra, pa logjikë e ndërkohë (kjo është e veçanta e tij) pa turp, por nuk i mjaftoj me kaq pasi këmbëngul dhe vazhdon të rideklarojë po të njëjtat gënjeshtra në faqen e Shqiptarja.com në intervistën me titull "Auron Tare kundër Berishës: Po fal 99 monumente", paragrafi i tretë. Kjo këmbëngulje tashmë nuk është lajthitje, por një qëllim në vetvete. Se ku e ka hallin ky "studioz", i hallakatur, me profil ushtarak të nivelit të Kaporales nuk më intereson, por di që në këtë biçim llogoreje, nga të njëjtat pozita absurde më ka dalë edhe


E mërkurë, 8 shkurt 2012

21

KULTURE

herë të tjera sikundër në kohën kur realizoja muzeun arkeologjik të Butrintit, në punimet për restaurim e konservim të kishës së Shën Kollit, Mesopotam, Sarandë, etj, dhe asnjëherë nuk e kam marrë mundimin ta sajdis me reagime. Kjo rendje e tij në gjueti të "gabimeve" apo "skandaleve" të punëve të mia, më sjell ndërmend një fabul tjetër atë të dhelprës që I shkonte pas dashit me shpresën se diçka do të binte në tokë. Kësaj here mësymja e këtij ushtaraku plot zell u bë më e vendosur duke vënë në përdorim strategjinë e gënjeshtrës deri në atë pikë sa e bëri të pashmangshme dhënien e një përgjigjeje. Mjerë Trashëgia Kulturore dhe e ruajt perëndia nga ky lloj "Adhamudhi". Së pari, meqë ti zoti Tare ngul këmbë se nuk qenkam autor i projektit të Rijetëzimit të Kalasë së Lezhës, për këtë do bëje mirë të shpreheshe se nga e ke marrë informacionin, unë po të them se sa kohë kërkon sqarim nga Ministri i MTKRS mund të presësh përgjigjen e tij. Bën vaki e të kënaqet oreksi nga përgjigja që mund të të vijë! Ti ndofta ke ndonjë mik që të ysht dhe ta çorienton inteligjencën për këtë temë, dhe unë do e hamendësoja si një mik me tipare të përafërta me të tuat, të kallëpit të kaporalit ose i një grade pak më lart i cili ndofta ja ka vënë syrin për ta eklipsuar e për të dalë më vonë si autor i këtij projekti. Çdo gjë bënë vaki në botën tënde të çudirave. Së dyti,duke shprehur simpati të veçantë për "dashurinë" e madhe që ke ti për monu-

rhyrje, të paktën ato që kishin të bënin më stabilizimin dhe sigurimin, qoftë edhe me teknika e mjete të përkohëshme. Rëndësi, për mua ka patur në radhë të parë ta siguroja këtë objekt për të mos pësuar asnjë dëmtim si edhe për të dhënë mundësinë e ecurisë së konservimit, riaftësimit të strukturave origjinale dhe rivlerësimit në të gjithë aspektet, ashtu sikurse programohej në projektin përkatës. Kur Qeveria Shqiptare filloj financimin e punimeve konservuese pala italiane (personi në fjalë) reagoi ashpër për shkak se ju prish inkubatori I prodhimit të masterave e po të njëjtin fat pësoi edhe shansi I përfitimeve nëpërmjet botimeve pa fund (hap ky, ku përsëri kanë bërë një shkelje të rëndë e cila do të jetë pjesë e një procesi juridik).Replikat dhe debatet nga ana e tij morën zjarr veçanërisht kur puna filloi dhe suksesi për masat konservuese ishte tepër i dukshëm. Në këto momente zotëria përfaqësues i "Ca'Foscari University", Venice, të cilin ti e bëre goxha mik më pas, humbi jashtë mase qetësinë aq sa u fut edhe në mallkime për klasën politike, e cila nuk qenkësh e aftë të plotësonte orekset e tij, duke u lutur për një ndërrim sa më të shpejt të saj. Të gjitha çfarë jam duke të të thënë në lidhje me sa më sipër janë të dokumentuara dhe paraqitur aty ku i takon. Më bën përshtypje se me sa kënaqësi përmend në shkrimin tënd "pragshembjen" e Kishës së Manastirit të Mesopotamit duke cituar thëniet e "përfaqësuesit" të palës ital-

4.6 ball dhe trupi i kishës reagoi mjaft mirë pa më të voglën shenjë problematike. Për mua dhe ekipin e specialistëve ka qenë një ditë e rëndësishme, pasi qëndrueshmëria që demonstroi e gjithë struktura e kishës ishte tregues edhe i saktësisë dhe cilësisë mjaft të mirë të punimeve që ishin realizuar deri në atë moment nga të gjithë ne. Por çfarë më tremb nga thënia e mësipërme? Pse më shqetëson ai nënteksi apo nuanca ogurzezë e kësaj thënie? Shumëkush që njeh mirë se deri ku shtyn xhelozia, mllefi i errët shoqëruar nga injoranca dhe aventurizmi, menjëherë dhe natyrshëm vihet në alarm kur dëgjon të tilla komente e thënie djallëzore. Këtë parandjenjë të keqe për fatin e Kishës së Shën Kollit në Manastirin e Mesopotamit e provokuar nga mënyra se si ti e shpreh, po e konsideroj si një njoftim edhe në organet kompetente, të cilat kanë në vëmendje ruajtjen e vlerave dhe pasurive kombëtare. Uroj që mos të ketë iniciativa, qoftë edhe si ide për të bërë të vërtetë thënien ogurzezë të sipërcituar. I nderuari "studiuesi" Tare, në shumë raste prononcimesh dhe reagimesh të tuat ke demonstruar patriotizëm plot pathos. Ka patur momente që më është bërë qejfi dhe të kam parë si të vërtet, për pak ma ke prishur mendjen. Por kur shoh se kompleksi i asaj dhelprës që përmenda më sipër të errëson e prish orientimin duke të çuar edhe në pozicione, për të cilat shumë etike-

mentet, më duhet të të them se në lidhje me çështjen "Mesopotam", informacionet për sa dhe ca ka ndodhur me kooperimin jetëshkurtër të sapo nisur në vitin 2006 me palën italiane, i është dorëzuar institucioneve kompetente të linjës së trashëgimisë. U bë e qartë se drejtuesi i palës italiane kërkonte të aplikonte një katedër prodhimi masterash e të stërzgjatej e sorollatej në këtë proces me vite, në një kohë kur interesi i monumentit qe aplikimi sa më shpejt të ishte e mundur për ndërhyrje konservimi dhe restaurimi të kishës së Shën Kollit të këtij Manastiri. Ky monument nuk mund të priste gjatë pa ndë-

iane (me shumë të ngjarë është ideja jote), e thënë fjalë për fjalë; "...shumë shpejt kupola e Kishës së Mesopotamit do të bjerë.." Mënyra se si e artikulon ti këtë gjoja problem sinqerisht më tremb. Nuk e them këtë pse kam pasiguri për ndërhyrjet e bëra dhe për pasojë kupola do të bikërka! Pasi me masat që janë marrë për sigurimin e objektit nuk ka asnjë shans të ndodhi një gjë e tillë. Skema dhe teknika e ndërhyrjes për të garantuar qëndrueshmërinë e këtij monumenti i dha provat jo më shumë se një muaj nga realizimi i tyre. Në zonën e Nivicës, shumë pranë Mesopotamit ra tërmeti prej

time mund ti përdorësh, por vetëm patriotizem jo, më vjen sinqerisht keq dhe qenien tënde patriot e vë në dyshim. Nuk e di pse, por më ke hapur oreksin që të kujtoj shumë episode ku ti ke qenë personazhi kryesor dhe me pamje tejet larg asaj me të cilën ti reklamon veten. Ti, flet për respektime të ligjeve dhe për çudi ka raste kur janë formuar dosje me bëmat anti-ligjore e abuzime gjatë kohës kur të varën në qafë drejtimin e Parkut të Butrintit. Kam uruar dikur të mos jenë të vërteta por disa nga faktet ishin shumë kokëforta.

Në foto: Kalaja e Lezhës si do të duket pas përfundimit të projektit (poshtë) Kodra ku ndodhet Qyteti antik dhe Teqja e Melanit dhe momente nga gërmimet në bazilikën paleokristiane nga revista “Past Horizons” July 2008

Ti flet për respektim të vlerave kulturore, për ruajtjen e tyre nga vandalët dhe profanët, për studime shkencore dhe respektim të procedurave institucionale e profesionale. Ke mjaft "ide" në të ashtuquajturin promovim të Trashëgimisë Kulturore e magjithatë edhe në këtë plan ka episode apo veprime të tuat, të cilat i bëjnë zero të gjitha fjalët e bukura. Po të sjell vetëm një shembull, i cili flet në mënyrë të përkryer për të gjithë formatin tënd si "studiues", "respektues" i ligjit dhe rregullave për trashëgiminë kulturore, shqiptar i "mirë", njohës i "përkryer" i arkeologjisë dhe historisë etj, etj, si këto epitete që ja ke dhuruar vetes, natyrisht me "punë" "studimore" të palodhur. Për episodin e mëposhtëm jam vënë në dijeni në mënyrë indirekte dhe rastësore. Mora vesh për një ekspeditë arkeologjike plot "sukses" që ke iniciuar dhe drejtuar në territorin e Teqes së Melanit në vitin 2008. Më kanë thënë se kjo ekspeditë ishte instaluar në ambientet e kësaj Teqeje dhe kishte punuar disa ditë me radhë duke gërmuar pikërisht në parcelën ku ndodhet një bazilikë paleokristiane. Siç dihej në territorin në fjalë ka patur prej kohësh të dhëna dhe objekte që flasin për një faze jete të periudhës së hershme kristiane. Natyrisht që për hulumtime arkeologjike dhe studime të të dhënave dhe territorit këtu, institucionet kompetente shqiptare kanë patur dhe kanë pikësynime dhe programe të cilave për arsye objektive nuk ju kishte ardhur radha të fillonin në shkallë të gjerë. Mirëpo çështja është se ti z.Tare si "studiues" pakëz i nxituar, duke dalë edhe nga kultura shkollore ushtarake s'pyete për ligjin, rregullat e lejeve në raste të tilla e të tjerë hapa që janë detyrime për këdo, përfshirë edhe vetë arkeologët e instituteve shqiptare. Je për tu admiruar në kurajon që ke dhe me sa duket e dije mirë që nuk do të ndodhte asgjë. Në bazë të ligjeve aktual kush gërmon në mënyrë klandestine, pa marrë leje, pa patur të drejtën profesionale, pa projekte të aprovuara e të tjera si këto, me të drejtë përfundon në ndjekje penale si shkatërrues i vlerave kulturore kombëtare, si hajdut i thesareve që ka nëntoka etj etj. Nga gërmimi që kishte realizuar ekspedita jote z.Tare, tani nuk ka ngelur asnjë grimcë prej mozaikut i cili për nga cilësia ishte i mrekullueshëm, i denjë për tu radhitur tek më të mirët në rang rajonal e më gjerë. Me sa kam dëgjuar, edhe inventari arkeologjik ku ka patur objekte të dala nga varret mesjetare, materiali skeletor e kushedi çfarë tjetër, nuk janë dorëzuar pasi nuk ka patur asnjë procesverbal. Një procedurë zyrtare për dorëzime dhe klasifikim të çdo objekti e sendi të dalë nga ky gërmim (klandestin) nuk ka pasi ekspedita ashtu siç u ngul në atë territor, në fshehtësi dhe parregullsi me po të njëjtin stil u largua, me vrap duke marrë çdo gjë me vete dhe duke e lënë pjesën e gërmuar në mëshirë të fatit. Aktualisht, aty ku u realizua gërmimi i ekspeditës tënde z. Tare nuk ka ngelur më asgjë. Kjo lloj ekspedite meriton të quhet jo arkeologjike por ndëshkimore pasi me një efektshmëri admiruese ka asgjësuar një vlerë të pallogaritshme kulturore. Ndëshkimi përkundrejt mozaikut dhe vlerave monumentale të bazilikës paleokristiane në Melan ka lënë një hije të frikshme dhe të çon në idenë se sa pa mbrojtje qenkan vlerat tona përballë një sharlatanizmi "specialistësh" të kallëpit Tare. Se si është gjendja e mozaikut në fjalë kushdo mundet të vejë e ta shohë në vend, katastrofë dhe dënim kapital i kësaj vlere. Kapitullim pa kushte i strukturave që janë të detyruara me ligj të marrin masa parandaluese dhe ndëshkimore ndaj përgjegjësve aventurierë, qofshin këta edhe me titullin "STUDIUES". (*)Arkitekt-Restaurator Titulli origjinal: "Kalaja e Lezhës dhe Mesopotami" Përgjigje ndaj provokuesit Auron Tare "studiuesit"


22

E mërkurë, 8 shkurt 2012

Abonohu! Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me:

To Subscribe please contact: POSTA SHQIPTARE Tel: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com

origjina e lajmit...


E mërkurë, 8 shkurt 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Një vjedhës i çuditshëm

Të vritesh sepse stonon

Kur policia ndjek me taxi

D

R

P

uhej të kalonin plot pesë vjet që më në fund poli cia amerikane të vinte në pranga një farë Jonathan Rasmussen, i cili me vjedhjet e tij sistematike u kishte hapur vërtet shumë telashe policëve të SHBA. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të veçantë apo për t'u çuditur, pasi ka pasur plot raste kur kanë kaluar shumë më tepër vite para se policia të shtinte në dorë keqbërësin e radhës. Por e veçanta në rastin e Rasmussen qëndron në faktin se janë pikërisht objektet e vjedhjeve të që janë të pazakonta, Kështu, për arsye që akoma nuk dihen mirë, vjedhësi amerikan gjatë këtyre pesë viteve kishte vjedhur vetëm çekiçë pneumatikë, apo siç i quajnë ndryshe matrapikë, nga ato që përdoren rëmdom për të betone. Dhe kishte vjedhur plot 34 të tillë.

obilito Ortega, një burrë nga qyteti San Mateo i Filipineve, i cili prej disa kohësh punonte si roje sigurie, pra nga ata që kanë të drejtë të mbajnë edhe armë me vete, pranë një lokali, u bë protagonist i një tragjedie që ndodhi pikërisht në lokalin ku shërbente. Kështu, gjatë një mbrëmjeje, kur në lokalin në fjalë po zhvillohej një karaoke, në momentin kur në skenë kishte dalë e po këndonte për kënqaësinë e tij një farë Romy Baligula, papritur Ortega u ngjit në skenë dhe më një gjakftohtësi të llahtarshme, nxorri pistoletën e shërbimit dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. I pyetur më pas për motivin e kësaj çmendurie, me të njëjtën gjakftohësi deklaroi se e qëlloi sepse Baligula ishte tmerrësisht i stonuar.

ër shkak të vështirësive të mëdha ekonomike nëpër të cilat po kalonte Bashkia e qytetit Roskilde, në Danimarkë, në vitin 2002, anëtarët e këshillit bashkiak të qytetit u detyruan që të merrin masa të rrepta për uljen në maksimum të shpenzimeve. Një nga masat drastike që morën ishte edhe reduktimi i makinave në dispozicion të policisë bashkiake. Kështu, parku i makinave, që numëronte një sasi të komisderueshme veturash, u katandis vetëm në pesë të tilla. Sigurisht një sasi aspak e mjaftueshme për nevojat e policisë së Rosklides. Kur e panë se kjo sasi mjetesh nuk mjaftonte, atëherë drejtuesit e policisë, kur paraqitej nevoja për të ndjekur keqbërësit, u sugjeruan agjentëve të tyre që për çdo rast terrnin taxi

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

21

9

22

29

11

35

36

37

25

13

48

39

50

69

70

78

79

88

89

71

72

42

90

91

58

70. Xhiro e Francës. 72. Hidhen për të zgjedhur. 74. Rurale pa zë. 75. Gjysmë surrat. 77. Ai i shenjtë është papa. 78. Markë computeri. 80. Ma Haensel në një përrallë. 81. Qendër ditore. 82. Eshtë shkak që nxirret. 84. Mbreti i Shakespeare. 87. Inicialet e Malkovich. 88. Fundi i Turandot. 89. Mund të shënohen edhe me kokë. 91. Një tip për të kërcyer. 93. Lumë në Spanjë.

85

A L A R M I T E N I N D

R I

A N

N A H S T E

I

T A E

10. Mbyllin portat. 11. Përfshijnë edhe tigrat. 12. Emri i parë i Pasolini-t. 13. U grind me Tiestin. 14. Fillojnë nesër. 15. Bëhet një kundër një vendimi. 16. Fillojnë panikun. 17. Qytet në Australi. 18. Tregojnë edhe marrëdhënie. 19. Jepet një me serena. 20. I bëjnë ata që llomotisin. 23. Mund të jenë oficerë në... shërbim. 24. Qe domenikani që u dogj në turrën e druve. 25. Mund të jenë fetare të tilla. 26. Kështu thirrej Jupiteri.

A R O M A T

I K E

K A T R O R E

I

L

I

R

E S T E T

S P A R T A

M E D A N R

E

T E T R A Z E A O R E T

S H E T

M I N A T O R E R A O R A

A D

Z O R R O

A R T E S

I N A R E T

V E

I K A

U

I

M A R

I K A N E T

I N

R E K O R D I

I R

E K Z E K U T

R

I

A V

D

T A R T A R

H A R A R

P O M A T A

G

K O S T A R

A M A T O R

D

D U F

E

R O J

P T

I

A N

I

D

87

Akrepi

Ndoshta momenti në të cilën ndodheni nuk ëeshtë nga më të mirët, por kur duken aqrtë shenja përmirësimi kjo do të thotë se duhet të jeni më optimistë. Kujdes, mos e teproni me shpenzime pa vend.

Shigjetari

Ka momente në të cilt disa të vërteta nuk mund të injorohen më, prandaj duhet të hapni sytë e të shihni se cilat janë raportet që duhen ndryshuar. Merkuri ju ndihmon të merrni situatën në dorë.

Bricjapi

Tani që Marsi dhe Saturni janë yjet më aktivë në qiellin tuaj, ambicia juaj mund të arijë kulmin, prandaj kini kujdes se mund ta teproni. Mos u jepni shumë rëndësi gjërave që në fakt ajën vogëlsira.

Ujori

Ndoshta është momenti të kërkoni atë që pretyendoni prej kohësh, pasi Afërdita deh Jupiteri sot jo vetëm qën ju bëjnë tërheqës, por edhe shumë komunikues. Një dashuri e re në horizont?

Peshqit

Edhe pse të kërkoni një marrëveshje me të tjerët mund t'ju duket një ndërrmarrje e vështirë, është e vetmja mënyrë për të evituar përplasjet. Humori juaj le për të dëshiruar për shkak të Hënës.

99

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM J

86 95

98

L E G J E N D A T

Peshorja

Duhet të tregoheni të duruar, pasi gjërat duket so po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në aktivitetin tuaj ekonomik. Në raportet ndërpersonale duhet të tregoni shumë kujdëes dhe... tolerancë.

77

94

1. Shkroi Ars poetica. 2. Kështu është i dehuri. 3. Eshtë sulfur hekuri. 4. Mbeten në fund. 5. Fund dhjetori. 6. Derek aktore. 7. Ndezur në aparaturë. 8. Inicialet e Prost. 9. Rrjedh në kufij.

Virgjëresha

Eshtë saturni ai që e ka bërë më komplekse situanë yjore, prandaj vazhdoni të jeni jo vetëm konfuzë, por edhe disi apatikë. Eshtë një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t'ia dalë mbanë.

68

84

93

VERTIKAL

Luani

Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive për ju, ndonëse në orët e para të ditës së sotme mund të keni ndonjë problem të vogël me dikë. Duhet të jeni më të matur në hapat që hidhni.

20

61

76

83

94. Prosper që shkroi Carmen. 96. O' Hara që qe aktore. 97. Këndohen në opera. 98. Meg aktore. 99. Damon aktor.

Gaforrja

Edhe pse përpiqen t'ju pengojnë me të gjitha mënyrat, ju keni talentin që nuk kanë të tjerët, kështu që në fushën ku operoni, nuk mund tju përballojnë dot. Humori i ndryshueshëm për shkak të Hënës.

47

60

75

97

Binjakët

Sot duhet të mundoheni të ruani qetëssinë, pasi dita, me një Mars në orbitë të papërshtatshme është stressue-s për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju "jep një dorë" në raportet ndërpersonale".

53

59

82

92

19

52 57

74

81

18

46

67

73

80

1. E bën mizën buall. 9. Sigla e gjuajtësve britanikë. 12. Një arush në… FIAT 16. Me Hit… në klasifikimet diskografike. 21. Eshtë mendimi i... Blendi Fevziut. 22. Janë vepra maskarenjsh. 27. Ashtu si lëviz breshka 29. Grirë pa kufij. 30. Fillojnë panikun. 31. Një masë... lëngu. 32. Paksa pa çifte. 33. Eshtë fitese e medaljes së artë. 34. Me Dream në një film të Kusturica-s. 38. Eshtë kriza e kabinetit. 41. Ortolani kompozitor. 42. … Jim i shkruar nga Conrad. 43. Një është balena. 44. Kanë mani për të vënë zjarr. 45. Mund të bëhet një për të mirë. 46. Opera e Bizet. 48. Ushria republikane irlandeze. 49. Janë vargjet e Salman Rushdie. 50. Inicialet e Hardy që qe komik. 52. Mihali soprano. 53. Lind në kufij. 55. Mund të jenë reporterë. 56. Ka ngritur krye. 60. Eshtë si damar. 62. Gruaja e Gjinos. 65. Kishin mbret Asurbanipalin. 66. Jean, kompozitor i famshëm. 68. Një shqiptar autokton. 69. Fazat pa kufij.

33

41

66

96

HORIZONTAL

32

51

56 65

17

Demi

Me Merkurin në mbështetje tuaj sot mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë diçka, për të lëvizur dhe për të intensifikuar jetën tuaj sentimentale. Një mik mund t'ju zhgënjejë.

28

45

49

64

16

27

40

55 63

15

26

44

54

14

31

38

43

12

24

30

34

62

23

10

Dashi

Parashikohet një ditë mirë me Aërditën që ju ripërtërit forcat dhe me Hënën që sot ju sjell stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të konsolidoni pozitat aktuale të realizuar synime të tjera.

R

A L A I N I

N E

T

I

I

A N A R O S

S

N O R

P

A R T J A

P E P E L

T A T A M I

M O R G A N A T A T O U T

R

T O R A K S

I

E

I K E E R A S T E R

28. Një mund të jetë karbonik. 32. I thyer ai i Kadaresë. 35. Eshtë letër... me adresë. 36. Gocat pa kufij. 37. Unë dhe ti. 38. Një sportist në poligon. 39. Janë princë arabë. 40. Mund të jenë balistike. 44. Bëhen edhe me negociata. 46. Compack Disc. 47. Janë influenca. 49. Sapo... fillojnë. 51. Kështu thirrej Abrahami. 54. Hapet me editorial. 55. Një motor kërkimi në Internet. 57. Një profesionist edhe për... mjekra. 58. Queen, që qe detektiv i famshëm. 59. E drejta romake. 61. I ka tek linja. 62. Lidh computerin me telefonin një i tillë 63. Rajone Autonome Lokale. 64. Kufizojnë gabimet. 67. Një aksion për gol. 71. Emër burri. 73. Eshtë vezak në rugby. 76. Lou rockstar. 79. Lagur pa zë. 82. Stacion Drejtimi Topash. 83. Prona pa çifte. 85. Në krye të armatës. 86. Me ta bëhen trima. 90. Diftong pooetik. 92. Fillojnë panikun. 95. Në krye të masave.


24

E mërkurë, 8 shkurt 2012

LAJME NGA BOTA • Costa Concordia, arrest në shtëpi kapitenit Një gjykatë në Itali mori dje vendimin që kapiteni i anijes luksoze të udhëtarëve, Costa Concordia, që u rrëzua muajin e kaluar, të mbetet në arrest shtëpiak. Gjykata në Firencë e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë, që kapiteni Françesko Shçetino, të mbahet në burg, dhe kërkesën e mbrojtjes që kapiteni të lirohet në pritje të hetimeve. Shçetino ishte arrestuar një ditë pas 13 janarit, kur nga fundosja e anijes, vdiqën së paku 17 vetë. • Obama në siklet pas akuzës së New York Times Presidenti amerikan Obama është përfshirë në një situate jo fort te pëlqyeshme, pas publikimit te lajmit nga ana e gazetës prestigjioze “New York Times”, për pranimin e një shume prej 200 mije dollarësh te dhëne pjese për fushate nga vëllezërit ma¿oze Kardona me baze ne Çikago. Menjëherë pas kësaj zëdhënësi i fushatës se presidentit amerikane ka deklaruar se nuk ishin ne dijeni te dhuruesit te kësaj shume, dhe se do te ktheje mbrapsht paratë. “NYTimes” zbulon se vëllezërit Kardona dyshohet se kontrollojnë një grup te madh tra¿kantesh te lendeve narkotike ne Çikago. • Berluskoni nën akuzë për nxjerrje sekreti Vazhdojnë proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Italian Silvio Berluskoni. Mediat në Itali, kanë bërë të ditur se ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni do të përballet sërish me drejtësinë, pasi pritet të gjykohet për një tjetër akuzë. Ish-kryeministri akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe procesi do të nisë në datën15 mars. Sipas Prokurorisë, kur ishte Kryeministër, Berluskoni ka pritur në vilën e tij në Arkore në 24 dhjetor të 2005-ës dy sipërmarrës që i dorëzuan disa përgjime audio të një bisede mes Piero Fassinos, në atë kohë lideri i demokratëve të së majtës me Giovanni Consorte, ish-kreun e grupit ¿nanciar UNIPOL. Ky është procesi i katërt gjyqësor me të cilin përballet ishkryeministri italian. • Kleçka, Limaj kërkon dëshmitar prokurorin Në seancën e djeshme në rastin “Kleçka” avokatët mbrojtës të 10 të pandehurve, përfshirë këtu edhe Fatmir Limajn, kanë pasur mundësinë që t’i paraqesin faktet e tyre lidhur me thirrjen e prokurorit Maorizio Salustro në cilësinë e dëshmitarit për të dëshmuar për një sërë çështjesh, që sipas mbrojtjes janë ende enigmë e madhe e cila po e pengon që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë. Pala mbrojtëse ka vazhduar insistimin e saj se prokurori duhet të thirret në cilësinë e dëshmitarit për shkak të akuzave që dëshmitari “X”, Agim Zogaj dhe bashkëshortja e tij, Ganimetja kanë ngritur ndaj prokurorit. • Greqi, asnjë finalizim për ndihmën e BE U shty për sot takimi mes kryeministrit grek Papadhimos dhe liderëve politikë për ¿nalizimin e Memorandumit të masave dhe Marrëveshjes së re të kredisë. Dje u zhvillua një takim i kryeministrit Lukas Papadhimos dhe kreut të Institutit Financiar Ndërkombëtar (IIF) Charles Dalaras, ku u diskutuan detajet e fundit për PSI. Një takim tjetër u zhvillua me përfaqësuesit e Trojkës për saktësimin e masave të kursimit me vlerë 3.2 miliard euro, të cilat pas miratimit, do t’i hapin “dritën jeshile” marrëveshjes së re të kredisë prej 130 miliardë Euro.

UDHËTONI ME “ADRIATICA Traghetti”

në Casinò

bord

KUALITET KOMODITET SIGURI Kruje

Durres Tirane

Bari

Albania Berat Vlore

Cdo dite, gjithe vitin nga Bari per ne Durres dhe anasjelltas Kuzhina me e mire ne linjen Bari Durres • Restorant per 400 persona te ulur rehatshem dhe komoditet • E vetmja anije me kabina me krevat dopjo dhe suita per VIP Salle “casino” ne bord Sherbim BAR me muzike • Ne bord flitet gjuha shqipe • Salle VIP www.adriaticatraghetti.com

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Julia Dhame Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060419

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


shqiptarja.com