Page 1

PDIU

Mashtrimi

Përçahen çamët, Tahiri: Shpëtim Idrizi, 3 vjet çam

Intervista

Vodhi klientët, pranga djalit të Muho Asllanit

Faqe 5

Ylli Canci: Si i përgatis gjenitë e matematikës

Faqe 8

Faqe 14

Na ndiqni edhe online LEKË 30

VITI II - NR. 54 E mërkurë, 07-03-2012

www.shqiptarja.com

Rebelohet Presidenti Bamir Topi: Të hapen ‘dosjet’. Kryeministri e akuzoi për ish-të përndjekurit

‘SALI, ANETAR I PP NGA ‘68’

‘Ka foto me Bllokun. Rusmajli, i nomenklaturës’ Zbulohen prapaskenat në VKM-në e qeverisë. Pas 22 vitesh Berisha përjashton Protokollin e Shtetit nga 100 vjetori i Pavarësisë. Zyrtarët: “Ne nuk jemi pjesë”. Të përndjekurit: Ja hoxhistët në pushtet HETUESIT

80 foto në ceularin e Yllka Shehajt 2 të dyshuar LUNCH.COM

Lajmi

Faqe 9

Faqe 13

Editorial

Si asnjëherë më parë, dje Presidenti i Republikës shpërtheu në akuza për kryeministrin. E akuzoi atë për lidhje me Byronë dhe fotot me ta, dhe si njeri që ka teserën e Partisë së Punës. Në akuzat e presidentit, u rendit edhe Ilir Rusmajlit, djali i Çajup Rusmajlit”

NGA

T’i biesh me Top P

TIRANE

Gjyqtari Ardian Dvorani: Gjyqi i Metës u mbyll pa dinjitet TESTIMI

Faqe 17

Patrulla e policisë, 200 emrat që kalojnë në kontroll

S

igurisht kam një përgjigje për Kryeministrin”. Për herë të parë në historinë e tij katër vjeçare si President, Bamir Topi, “kërcënoi”. “Njeriu që akuzon (Sali Berisha), duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës... Ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëhere thoni ju se ku qëndron e vërteta” ishte shpërthimi i presidentit Vijon në faqe 2-4 ditën...

ARBEN RROZHANI

Në foto: Sali Berisha me ish-anëtarin e Byros Politike me Simon Stefani dhe faksimile e kartës së antarësimit në PPSH

DENONCIMI NGA POGRADECI POGRAD

‘Polici më kërkoi seks të më lironte vëllain’ Flet vajza e punonjësit të doganës së Kapshticës, rrë¿mi i Urim Gjatës për policët që shkojnë me prostituta TIRANE

ARBEN RROZHANI

N

jë 23-vjeçare nga qyteti i Pogradecit ka denoncuar she¿n e rendit se I ka kërkuar favore seksuale, në këmbim të mbylljes së çështjes së vëllait të ndaluar për një problem me Policinë e Shtetit. Vajza e nëpunësit... Faqe 6-7

Në foto: Urim Gjata, punonjës në doganën e Kapshticës

residenti i Republikës më në fund foli. Duke marrë urime. Sepse deri më sot nuk foli. Edhe kur duhej të shprehte diçka tha se: “Unë Àas me dekrete”, “Àas me heshtjen time”. Dje i ra me Top. Si kurrë më parë. Drejt e në zemër të të Keqes, problemit ende të pazgjidhur të shoqërisë shqiptare 22 vite pas lëvizjes së Dhjetorit ’90. Foli për komunistë që për mbi dy dekada janë shitur si demokratë, spiunë ish-Sigurimi që kanë uzurpuar qeverisjen në të gjitha nivelet e saj, duke rrahur gjoksin si mbrojtës të demokracisë dhe të shtresave të përndjekura. Fjala e kreut të shtetit ishte e mirëpritur, sepse ajo vë gishtin në plagën që ende kullon dhe majiset: ndarjen e vendit nga e shkuara dhe personazhet komuniste që drejtuan me dhunë dhe terror vendin për 45 vite dhe që vijuan ta bëjnë nën kostume anti-komunistësh në dy dekadat pasuese. Sepse Shqipëria, fatkeqësisht edhe pse ishte vendi me rregjimin me gjakatar në ish-Lindjen Komuniste, është ndër të vetmet që ende nuk i ka hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që nuk ka larguar nga funksionet dhe vendimmarrja pulblike persekutorët dhe bijtë e tyre. Por fjala nuk mjafton. Ajo vetëm sa trazon edhe më shumë shqiptarët. Nëse dje presidenti i ra me TOP duke drejtuar gishtin te e Keqja, misioni i tij, nëse vërtet ka ndonjë të tillë, është çmontimi i kësaj të Keqeje që na rri mbi krye. Duke nisur një aksion të mirë¿lltë politik, që do të shpërbënte këtë kastë imorale politike, që pas 22 viteve pluralizëm mendon dhe vepron si në monizëm.


2

E mërkurë, 7 mars 2012

POLITIKE

Si e anuloi Topi dekorimin e gjyqtarit Skënder Breca

D

ekorimi i kryer nga kreu i shtetit i një gjyqtari ka sjellë reagimin e ashpër të shtresës së ish të përndjekurve, duke u shprehur si shumë të indinjuar nga vendimi i Presidentit. Dekorimi me "Medaljen e Mirënjohjes" të ishprokurorit Skënder Breca, ka sjellë dhe reagimin e të afërmëve të të pushkatuarit, Xhelal Koprencka. Pas këtij dekorimi si

dhe pas reagimit të ish-të përndjekurve politikë dhe për më tepër familjes së të dënuarit nga prokurori i atëhershëm Breca, ka qënë vetë kreu i shtetit Bamir Topi ai që ka kërkuar ndjesë për këtë gabim njerëzor, pasi këshilltarët e tij nuk e kishin studiuar sa duhet dosjen. Madje gjatë takimeve të herëpashershme me shtresën e ish-të përndjekurve, në takime

në zyrën e tij apo përmes ceremonisë së dekorimeve, kreu i shtetit nuk ka munguar që ta ripërsërisë ndjesën e tij, dhe për më tepër duke marrë një mbështetje të fortë nga kjo shtresë, pa marrë parasysh këtë gabim njerëzor. Ndërkohë që mazhoranca por dhe familja e të dënuarit Koprecka më se njëherë kanë akuzuar kreun e shtetit se ka dekoruar vrasësit e diktaturës.

Shpërthimi i presidentit: Djali i nomeklaturës do dëmshpërblejë të përndjekurit, çudi

Bamir Topi: Sali, je anëtar i Partisë së Punës që nga '68 "Nuk ka moral, ka dalë në foto me gjithë Byronë" „„„

TIRANE

Berisha me një iluzionist. "Ky personazh, ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do t'u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta

vijon nga faqja 1 ...e djeshme, duke i folur për herë të parë kryeministrit për fotot që i kanë dalë në publik, me familjen e diktatorit Enver Hoxha, si dhe me familje të tjera bllokmenësh. Por shigjetat e kryetarit të shtetit u drejtuan edhe tek kryetari i komisionit të ligjeve. "Eshtë gati-gati ironike dhe një hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve, aty ku çertifikohen ligjet edhe për të përndjekurit, është pasardhësi i një personazhi të nomenklaturës së lartë të kohës së diktaturës" iu referua presidenti i republikës deputetit të PD, Ilir Rusmajli, që është djali i Çajup Rusmajlit i cili në kohën e diktaturës komuniste ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të radio Televizionit shqiptar, përpar Marash Hajatit, por pas Thanas Nanos. Ndërsa një tjetër detyrë e rëndësishme gjatë nomeklaturës, e Çajup Rusmajlit ka qenë ajo e shefit të sektorit në Komitetin Qendror për agjitacionin e propagandën. Ndërkohë kryeministri Berisha dy ditë më parë hodhi akuza të ashpra ndaj presidentit Bamir Topi. I kujtoi presidentit se e kishte çuar në presidencë si një përfaqësues të besuar që i takonte të djathtës. "Por ai, tha Berisha, refuzoi të firmosë ligjin për lustracionin. Nuk e firmosi ligjin për të zbardhur të vërtetat për atë institucion që ishte hanxhari që ekzekutoi këta burra dhe pesë mijë të tjerë. Topi tha nuk e ktheva se do më gjuanin me gurë...e kishte fjalën për ju apo për PD, hajde merre vesh" ishte ironia e kryeministrit që shkaktoi edhe shpërthimin e presidentit ditën e djeshme. Por Presidenti ka një variant pse nuk e firmosi këtë ligj. "Ky është një ligj, që është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Është një ligj, që mori një kontestim të ashpër, do të thoja, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Përsa i përket moralit të ligjit, unë kam firmën time në vitin 2006

së bashku me zotin Majko, në një projektligj që asnjëherë nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kësaj dite, ai ligj meriton që të miratohet dhe jo

shumë parimore dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën" tha presidenti. Duke e konsideruar sulmin ndaj tij si një "inkursion të organizuar" kreu i shtetit, u shpreh prerazi për hapjen e dosjeve. "Të jeni të sigurtë se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë!" tha "Eshtë gati-gati ironike dhe një kreu i shtetit, i cili para se të zgjidhej hipokrizi e papranueshme që në president, ishte krye të Komisionit të Ligjeve, aty nënkryetar i PD. Që prej disa muaku çertifikohen ligjet edhe për të jsh flitet për një përndjekurit, është pasardhësi i lëvizje të re në radhët të djathtës, dhe një personazhi të nomenklaturës ekëtë do ta drejtojë Bamir Topi. Deri së lartë të kohës së diktaturës tani, Gazmend Oketa, deputet i PD që të deformohet për t'u bërë an- realizuar. Pikërisht ky ka qenë tha se e ka braktisur këtë parti tikushtetues" argumentoi Topi. programi i Partisë Demokra- vetëm dy javë më parë, është IRONIA ME BERISHËN tike, për të cilin ne jemi rivotu- një ndër emrat organizatorë. Për herë të parë, Bamir Topi ar në vitin 2005, për të cilin ne Me të është bashkuar edhe Alee krahason kryeministrin Sali kemi bërë një luftë që ka qenë ksandër Biberaj.

Reagimi i PD

SALI BERISHA

"Topi nuk firmosi ligjin për Lustracionin"

Paloka: Topi kamxhik i Ramës, përdhosi Presidencën dhe dekoroi ish-prokurorin „„„

TIRANE

S

elia e PD ka reaguar ndaj akuzave të Presidentit Topi bërë dje kundrejt kryeministrit Berisha. Deputeti Edi Paloka e akuzoi Topin si 'kamxhik' të Edi Ramës. "Cicërimën" e zakonshme të Edi Ramës, sot e kishte për detyrë t'a recitonte një 'burë' tjetër, një votues i tij, i cili të paktën në 4 vitet e fundit, sa herë ka patur detyrimin, kushtetues, ligjor, politik e moral të fliste, ka heshtur. Ky quhet Bamir Topi, do të duhej të ishte President i Republikës, President i të gjithë shqiptarëve. Meqë më në fund vendosi të flasë me fjalë, e jo me heshtje, duhet t'u shpjegojë demokrateve që e votuan për të përfaqësuar shqiptarët si Kryetar Shteti e jo si Spahi", ka qënë deklarata e djeshme e nënkryetarit të grupit parlamentar të PD. Ai akuzoi Topin si përdhosës të institucionit të Presidencës. "Ne 8 maj 2011,

Edi Ramën e votove për shkak të pronarëve të ligjshëm të Tiranës, në trojet e së cilëve po ngrenë sarajet Koçoja, Besoja dhe Fideli, e të tjerë "tironca të vjetër"? Apo e votove kryetarin e partisë së Enver Hoxhës, për të

përmbushur një amanet të të përndjekurve politike? Ne fakt ky është kamxhiku Edi Rames. Njeriu që përdhos çdo ditë institucionin e Presidentit. E përdhos institucionin e Presidentit kur betohet për shenjtërinë e pronës, dhe për vete e vjedh atë, e përdhos institucionin e Presidentit kur betohet për moral, familje e dinjitet dhe çdo dite i ndyn ato", tha nënkryetari i grupit të PD. Më tej Paloka nxori publikisht dy foto duke i bërë thirrje Presidentit të bëjë të ditur se kush është personi që ka dekoruar. "Dhe meqë është folur për foto, këtu nuk ka polifoto, dhe kjo nuk është e vitit 1968 por është e vitit 2008, është zoti Topi duke dekoruar dikë. Le të thotë zotëria se kush është ky person që ka dekoruar dhe pastaj të përbetohet për ish-të përndjekurit e ish-pronarët", akuzoi ai. Duke treguar me foto dekorimin e ishprokurorit Skënder Breca.

R

eth 5 vjet më parë dërguam në Presidencë një përfaqësues, duke besuar se i përkiste të djathtës shqiptare. Por ai refuzon të firmosë ligjin për Lustracionin komunist, s'firmos ligjin për të zbardhur të vërtetat për atë institucion që ishte hanxhari që u përdor për të ekzekutuar këta burra dhe 5 mijë të tjerë. Madje thotë se unë e ktheva se do më gjuanin me gurë,(e kishte fjalën për ju apo për PD, ik e merre vesh këtë). Por kjo s'ka rëndësi", tha Berisha.


E mërkurë, 7 mars 2012

3

POLITIKE

Balla-Topalli, sherr për "spiunët": Kush është 'Dizenjatorja"

T

aulant Balla i PS i ka bërë një pyetje Topallit kohë më parë, për përdorimin në media të një psudonimi. "Të lutem më hiq një merak mua e disa gazetarëve që kanë publikuar lista pseudonimesh. Çfarë lidhje ka dosja 'dizenjatorja' me Ju. Meqenëse ju keni deklaruar që të largohen spiunët nga Presidenca e Qeveria dhe sigurisht duke qenë se ti je bërë tashmë eksperte hetimesh për këdo në Shqipëri,

gjyqtare, prokurore, presidente, deputete, na thuaj dhe ne kush janë spiunët në Qeveri e Presidencë", tha Balla. Ndërsa Topalli i është përgjigjur se po pret me padurim që të miratohen këto projektligje. "Zoti Balla, je i mërzitur shumë se këto 3 projektligjet do t'i kalojmë. Ju asnjëherë s'e keni pasur seriozisht, por ju jeni përpjekur të abuzoni, të shpifni e kjo është një ndër risitë jo të parat, ndoshta periferike apo të cilat ky

Kuvend duhet t'i mbyllë gojën atyre që shpifin, ndoshta do shikonin pak përpara brenda familjes së tyre e në këtë mënyrë duhet të jenë në rregull me ndërgjegjen. Në asnjë institucion nuk duhet të punojnë njerëz me dosje, aq më tepër në sistemin e drejtësisë, njerëz që kanë marrë pjesë në gjykata politike apo për të mbuluar problemet e tyre apo të familjarëve", tha Topalli.

Pas skandalit në Lezhë zbulohen prapaskenat në VKM e qeverisë

100-vjetori, Berisha përjashton Protokollin "Ne nuk jemi fare pjesë. Hera e parë në 22 vjet" „„„

P

Lajmi

TIRANE

rotokolli i shtetit është "përjashtuar de facto dhe de jure" nga Komiteti Ndërshtetëror i ngritur me një vendim qeverie për të organizuar të gjitha evenimentet e këtij viti të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Burime nga ky institucion që operon me një ligj të përcaktuar qartë, thanë për gazetën "shqiptarja.com" se asnjë zyrtar i protokollit të Shtetit nuk është ftuar në komisionin shtetëror për këto festime. "Ndërkohë që janë vendosur

Një tjetër fakt ka dalë në dritë pas skandalit që ndodhi në qytetin e Lezhës ku presidenti nuk u lejua të flasë në këtë ceremoni. Në protokollin e shtetit të thonë se ata nuk janë fare pjesë e komisionit shtetëror për 100 vjetorin e Pavarësisë, gjë që ndodh për herë të parë në protokollin e shtetit

në këtë komitet që është krijuar me vendim qeverie pothuajse pjesa më e madhe e ministrave, për të organizuar aktivitete në të cilat duhet të shkojnë personalitetet më të larta të qeverisë dhe të shtetit dhe ku është e domosdoshme edhe prezenca e pro-

tokollit të shtetit, pikërisht në këtë komitet ne nuk jemi ftuar" tregon një nga zyrtarët e protokollit të Shtetit, të cilët nuk duan të identifikohen edhe për shkak të frikës për largimin nga puna. Ndërkaq, në komisionin që është ngritur për festimet e

Projekti i 2008

Ligji i Biberajt për dosjet digjte Berishën V

etëm pak kohë pas nisjes së de batit publik për dosjet e sigurimit, ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ka depozituar në vitin 2008 në Kuvend një variant për hapjen e këtyre dosjeve. Me statusin e zv.Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ishte kërkuar me insistim përmes një rezolute dënimi i komunizmit në të gjithë Evropën Lindore, Biberaj kishte marrë përsipër hartimin e ligjit për "Lustracionin". Kështu, në draftin e propozuar prej tij, i cili është një bashkim i tre drafteve të paraqitura më parë nga PD, PS e PDK, përcaktohen kategoritë që do të verifikohen si dhe papajtueshmëria e funksioneve. Çka do të thotë se ish-zyrtarët e regjimit, të cilët kanë mbajtur një seri postesh, të përcaktuara në nenin 4, nuk do të mund të zgjidhen dot në nivele të larta drejtuese. Të tillë janë ish-anëtarët ose kandidatët e byrosë politike, ishanëtarët ose kandidatët e komitetit qendror të partisë, ish-ministrat, ishanëtarët e këshillit presidencial etj. Por pika më e nxehtë ishte hapja e dosjeve për sekretarët e organizatës bazë të PPSH e larta, që sillte djegien përfundimtare të Berishës. Pasi futej në listën e posteve të cilat kishin papajtueshmkëri dhe kryeministrit nuk mund të ishte në asnjë funksion partiak apo shtetërore, për shkak se ka qënë për pak kohë sekretar PPSH në spitalin qëndror. Ndërkohë që dhe hapja e dosjeve për agjentët ë shërbimeve të huaja ishte një pikë e cila nuk u përtyp nga ana

KUSH PREKEJ SIPAS DRAFTIT TË "DOSJEVE" Pastërtia e figurës morale të funksionarit, të përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji, është e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri më 31 mars 1991 të një prej detyrave të mëposhtme:

e demokratëve, ndaj erdhi dhe rrëzimi i projektligjit të paraqitur nga ishdeputeti i PD, Biberaj. Kështu duhet të kishin lënë politikën shumë politikanë, nga e majta apo nga e djathta, mes të cilëve Berisha, Ruçi, Gjinushi etj. Gjithashtu ish-deputeti i PD-së propozoi asokohe që për zbatimin e ligjit të ngrihet autoriteti i Kontrollit të Figurave, i cili përbëhet nga pesë anëtarë që propozohen nga Presidenti, Këshilli i Ministrave, Drejtori i SHISH, grupi i maxhorancës dhe grupi i opozitës në Parlament. Sipas këtij drafti janë dhënë dhe tre variante, ku varianti i parë kërkon të hapen të gjitha arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit dhe bëhen publike me përjashtim të atyre që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare. Sipas variantit të dytë, do hapen të gjitha arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit, por nuk bëhen publike dhe

a) Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar ose kandidat i Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretar i parë ose i dytë i komitetit të partisë së rrethit, sekretar i organizatës bazë të partisë dhe lart, kryetar ose zv. kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit, me përjashtim të rasteve kur është larguar vetë nga detyra në mënyrë publike; b) Anëtarë qeverie, anëtarë i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 marsit 1991; c) Zv.Ministër i Punëve të Brendshme, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit si dhe kryetar dege; punonjës operativ (legal apo ilegal), bashkëpunëtor sekret i organeve të Sigurimit të Shtetit; d) Bashkëpunëtor si dhe agjent në shërbim të shërbimeve të huaja apo të organeve analoge;...

ku çdo qytetar i interesuar mund të marrë informacion për veten e vet ose familjen e tij, pranë Autoritetit të Kontrollit të Figurave. Ndërsa sipas variantit të subjekt i verifikimit sipas ligjit

janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë funksione të larta. Autoriteti i Kontrollit të figurave do nisë verifikimin e zyrtarëve në detyrë sipas nenit 3 të këtij ligji, i cili fillon me Presidentin dhe të dekretuarit prej tij, të cilët janë që nga Prokurori i Përgjithshëm, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, kreu i SHISH, anëtarët e KLD, guvernatorë, zëvendësguvernatorë e drejtorët e Bankës së Shqipërisë, deputetët e Kuvendit e të zgjedhurit prej Kuvendit dhe vazhdon me anëtarët e qeverisë, zv.ministrat, prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave, anëtarët e këshillave të qarkut si dhe të këshillave bashkiake etj. Ky proces, sipas draftit do përfundonte brenda gjashtë muajve, duke tentuar në këtë mënyrë pastrimin e politikës dhe administratës shqiptare nga njerëzit e lidhur me Sigurimin e shtetit. Por një projektligj i tillë nuk u miratua që atëherë, duke i lënë vendin një projekti tjetër të paraqitur nga demokratët por që nuk u firmos nga ana e Presidentit. Teksa e ka lënë në heshtje, ligji i "lustracionit" hyri në fuqi, u ankimua në Gjykatën Kushtetuese e cila "duroi" sa të priste mendimin negativ të Komisionit të Venecias, që solli më pas dhe rrëzimin e tij, i cili sipas arsyetimit shkelte të drejtat e njeriut dhe shërbente si mjet presioni ndaj sistemit të drejtësisë. ja. ma.

100 vjetorit të Pavarësisë dhe të gjitha eventet që po organizohen në të gjitha qytetet e shqipërisë, është vetë kryeministri Sali Berisha, ministri i kulturës Aldo Bumçi, zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto, dhe nga personalitetet jashtë fushës politike është drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari si dhe drejtoresha e Arkivit Qendror të Shtetit Nevila Nika. Ky komitet ka ruajtur një përbërje të tillë, por zyrtari i protokollit të shtetit thotë për shqiptarja.com se është hera e parë në 22 vite demokraci, por edhe në eksperiencën e mëparshme të kohës së diktaturës, që asnjë person nga protokolli i shtetit nuk është në një komitet të tillë. Dhe pikërisht, sipas tyre, gjithçka që ndodhi në datën 2 mars në qytetin e Lezhës me rastin e 568 vjetorit të Beslidhjes së Lezhës, ka ndodhur edhe për faktin se mes Bashkisë së Lezhës, kryeministrisë dhe presidencës nuk ka pasur asnjë institucion që duhet të bënte koordinimin e personaliteteve.

VEPRIM I QËLLIMSHËM?

Sipas zyrtarëve të lartë të protokollit të shtetit kjo ka ndodhur për herë të parë për 100 vjetorin e pavarësisë ndoshta me një qëllim të caktuar. Nisur nga rasti i Lezhës ku Presidentit fillimisht iu tha se do të mbante fjalimin dhe në një draft program të dytë iu mohua kjo e drejtë prej kryetari shteti, po mendohet se gjithë organizimet që do të ketë në të gjithë vendin, nga Tirana e rrethet për 100 vjetorin e pavarësisë, do të kenë organizim vetëm kryeministror, duke koordinuar me bashkitë por edhe me kuvendin e Shqipërisë. Kjo është arsyeja që duke nisur që nga Lushnja në 21 janar e deri në Lezhë në 2 mars, në krah të kryeministrit Sali Berisha qëndron gjithmonë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Insinuatat për një veprim të qëllimshëm në fakt vijnë nga vetë protokolli, i cili gjendet në një pozitë të vështirë për shkak të kërkesës së llogarisë që i vjen nga të gjitha anët, kur në fakt ata duan të heqin përgjegjësinë nga vetja se nuk organizojnë ata këto takime.


4

E mërkurë, 7 mars 2012

POLITIKE

Berisha: Dëmshpërblim për ish të dënuarit që u shtruan në psikiatri

K

ryeministri Berisha kërkoi dje nga ministri i Drejtësisë të zgjerojë kategoritë e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist, përfitues të dëmshpërblimit financiar, ku të përfshihen të gjithë ata qytetarë që për bindje politike, u izoluan në spitale psikiatrike. Këtë kërkesë, Kryeministri ia parashtroi publikisht ministrit të

Drejtësisë, në mbledhjen e qeverisë, pasi paraqiti vendimin e radhës për dëmshpërblimin e një grupi tjetër të të ish dënuarve politikë. "E vërteta e padiskutueshme dhe e dokumentuar qartësisht, është se spitalet psikiatrike të Elbasanit dhe Vlorës u përdorën njëkohësisht si burgje për kundërshtarët politikë dhe u ndrynë me qindra qytetarë

vetëm se ata shprehën pikëpamjet e tyre kundër regjimit", ka qënë deklarata e kryeministrit në mbledhjen e djeshme të qeverisë. "Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj, edhe një herë, një problem madhor, themelor për shoqërinë shqiptare, në këtë 100 vjetor të pavarësisë së vendit: ndarjen e shoqërisë nga kalvari i egër 45 vjeçar që përjetuan shqiptarët", ka qënë deklarata e Berishës.

Flasin drejtuesit e dy shoqatave të përndjekurve politikë Lajmi Dy drejtuesit e dy shoqatave të ish-të përndjekurve politikë janë shprehur se në qeveri dhe në grupin parlamentar të PD janë mbi 80 përqind ish-spiunë të sigurimit të shtetit dhe ithtarë të atit të tyre shpitëror, Enver Hoxha. Për ta s'ka integrim pa ikur nga pushteti pinjollët e "Katovicës".

„„„

TIRANE

Ndreca-Ndregjoni: Ithtarët e Hoxhës në Qeveri e Kuvend "Ish-Spiunët kanë marrë në dorë shtetin"

JAKIN MARENA

I

sh-të përndjekurit politikë mbështesin presidentin Topi dhe ish-deputetin Biberaj në deklarimin e tyre se pranë kryeministrit dhe në grupin parlamentar të PD ka ish-sipunë të Sigurimit të Shtetit dhe njerëz që kanë qënë të lidhur me nomenklaturën komuniste. Gjergj Ndreca dhe Besim Ndregjoni, dy ish-të përdrejkur dhe drejtues të dy shoqatave të të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë shprehen se vendi qeveriset nga pasardhësit e udhëheqësit shpirtëror të tyre, Enver Hoxha, ku kanë futur në dorë tërë pasuritë e shqiptarëve, kanë shitur tokat turistike, detin dhe po vjedhin shqiptarët pa dallim. Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shpërthyer dje në akuza kundër kryeministrit, duke deklaruar se kryeministri Berisha është pjesë e nomenklaturës dhe se mbështet spiunët dhe bijtë e nomenklaturës për të qeverisur vendin. Si e komentoni ju? Gjergj Ndreca: Këta që janë në pushtet sot janë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit dhe pjellë e nomenklaturës komuniste. Të gjithë e dinë se çfarë është marrëveshja e "Katovicës" dhe si u zbatua ajo me përpikmëri në Shqipëri nga Ramiz Alia, i cili krijoi partitë politike në Shqipëri. Gorbaçovi udhëhehqësi sovjetik kërkoi me insistim që të krijohen nga njerëzit e pushtetit komunist partitë politike dhe të mbahej nën kontroll pluralizmi, Bashkimet Profesionale të ktheheshin në Sindikata dhe të pajiseshin me prona për t'i shërbyer regjimit të ri, me njerëzit e regjimit të vjetër. Besim Ndregjoni: Deklarata e Presidentit të Republikës Bamir Topi është një deklaratë e përgjegjshme dhe për më tepër akuza e tij është më se e vërtetë. Në qeveri dhe në grupin parlamentar të PD ka njerëz të ish-sigurimit të shtetit por dhe të lidhur me nomenklaturën komuniste. Madje ka qënë Parlamenti dhe kryetarja e e saj, Jozefina Topalli ata që kanë vendosur gjithnjë kundër ish-të përndjekurve, duke vënë në

Në foto: (majtas) Gjergj Ndreca (djathtas) Besim Ndregjoni dy ish-të përdrejkur dhe drejtues të dy shoqatave të të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë

zbatim hakmarrjen e etërve të tyre shpirtërore ndaj kësaj shtrese të vuajtur dhe të persekutuar. Ju po thoni se njerëzit e ishnomeklaturës janë instaluar në krye të qeverisjes së vendit dhe kanë zënë postet kyçe të administratës shtetërore dhe pushtuar gjyqsorin shqiptar? Gjergj Ndreca: Dhe njëherë i referohem marrëveshjes së "Katovicës" në të cilën me urdhër të Mihail Gorbaçovit u vendos që përveç krijimit të partive politike, përfaqësuesit e nomenklaturës të pasuroheshin dhe të merrnin dhe pushtetin ekonomik. Pas kësaj të vinin në pushtet dhe të mos lëviznin më, duke mbrojtur në një formë të re regjimin komunist dhe duke siguruar vazhdimësinë e këtij regjimi. Shihni me vëmendje kush është në pushtet, kë mban më afër kryeministri dhe do të dalloni qartë se janë njerëz të ardhur nga ky regjim. Shihni kush e ka pushtetin ekonomik, kush ka miliona dhe blen postin, votën dhe gjithçka, kurse ata që vuajtën burgjeve të komunizmit nuk kanë asgjë. Këta pushtetarë shitën pasurinë kombëtare, shitën detin, kufirin, tokat më të mira turistike, ndërsa shtresën tonë të përndjekur po e lënë të zvarritet për paratë që na takojnë

dhe me ligj, duke na përdorur vetëm në prag fushatash. Ky është një turp, kjo është një fyerje për këtë shtresë të vuajtur. Besim Ndregjoni: Shtresa e ish-të përndjekurve politikë nuk është në bashkëqeverisjen e vendit, pavarësisht se për 21 vite me radhë kjo shtresë ka votuar të djathtën dhe Partinë Demokratike. Shikoni kush është në qeveri, kush është ministër, kush ka postet kyçe ku merr udhë dëmshpërblimi i të përndjekurve dhe të persekutuarve, ku merr udhë dëmshpërblimi i ish-pronarëve, të cilët dhe ata u shpallën asokohe të padëshirueshëm për regjimin komunist. Asnjë ish-i përndjekur nuk është në këto poste, ne vetëm një post kemi, atë të Insitutit të Integrimit, ku është Simon Miraka dhe ai po merret me punët e veta dhe bërtet çdo ditë: rroftë qeveria dhe rroftë Berisha. Unë mendoj se kjo duhet të marrë fund njëherë e mirë dhe duhet të jenë përfaqësuesit tanë ata që do të kujdesen për ne, për të integruar këtë shtresë të vuajtur keqas nën thundrën e diktaturës komuniste. Duke mbetur tek akuza e Topit se vendi po qeverisët nga spiunët e ish-Sigurimit të shtetit, bijtë e nomenklaturës komuniste dhe bashkëpuntorët e

tyre, sa mendoni se është përqindja e tyre në qeveri, grupin parlamentar të PD dhe administratën publike? Gjergj Ndreca: Që janë të gjithë këta pasaardhës të udhëheqësit shpirtëror Enver Hoxha, nga piramida e qeverisë e deri poshtë në nivelet e ulta të qeverisjes këtë nuk e luan as topi. Shtetarët e sotëm që kanë mbërthyer politikisht dhe ekonomikisht shtetin, janë boshti i së keqes në Shqipëri, dhe përbëhen nga ish-spiunë të sigurimit të shtetit, ish-pinjollë të nomenklaturës, njerëz që kanë përfituar nga të fuqishmit e Bllokut, që kanë shërbyer aty. Për të folur përmes shifrave, shprehja më e saktë do të ishte: kush nuk është, pasi ata që nuk janë pjesë e nomenklaturës dhe e sigurimit janë më të paktë në numër. Mendoj se vetëm 10 përqind mund të jetë njerëz që kanë ardhur me forcat e tyre në poste të larta dhe janë të papërlyer, ndërsa pjesa tjetër është pikërisht pjellë e këtij boshti të së keqes. Besim Ndregjoni: Unë jam shprehur dhe vazhdoj të shprehem se duhet të hapen dosjet e sigurimit të shtetit, në mënyrë që të gjithë ata që kanë qënë spiunë, që kanë shërbyer te udhëheqja e atëhershme e regjimit të largohen, që të pastrohet qeveria dhe parlamenti nga spiunët. Të

gjitha vendet e Evropës lindore kanë miratuar ligjin dhe kanë hapur dosjet e diktaturës, sipas rezolutës së miratuar nga Këshilli i Evropës. Unë jam habitur kur pashë se të gjithë bijtë e atyre deputetëve dhe martirëve që u vranë për bomben e sajuar në ambasadën sovjetike dëgjonin pa zë se çfarë thoshte Berisha për presidentin Topi. Pasi ishte pikërisht presidenti Topi ai i cili u kujtua dhe u investua për të dekoruar prindërit të tyre martirë. Në përfundim unë po i përgjigjem dhe pyetjes suaj se në qeverinë dhe grupin parlamentar të PD ka më shumë se 75 përqind ish-spiunë të Sigurimit të shtetit dhe njerëz të lidhur me regjimin e Enver Hoxhës. Dhe një pyetje të fundit, mendoni se do të arrihet që të miratohet një ligj në Parlament për hapjen e dosjeve dhe ju si shtresë të përdnjekurish të merrni një vlerësim moral dhe material për vuajtjet që keni hequr për 45 vjet? Gjergj Ndreca: Unë nuk kam asnjë shpresë që nga këta bij të boshtit të së keqes, njerëz të nomenklaturës të kem një mbështetje. Madje pasardhës të atit të tyre shpietëror Enver Hoxha nuk dëshirojnë që ne të ecim as rrugës, pasi u duket sikur u kemi zënë rrugën, sikur i pengojmë në punët e tyre të pista. Do të dëshiroja që të gjithë spiunët, bijtë e nomenklaturës të largoheshin nga pushteti, qeverisja dhe postet e administratës, gjyqësorit dhe në të gjitha nivelet. Fishta ka thënë: "Moj Shqipni e mjera Shqipni, qenka keq me të dashtë ty". Këta njerëz nuk i duan shqiptarët, nuk e duan vendin e tyre dhe unë do të vazhdoj me mënyrat e mija të luftoj kundër diktaturës. Nuk kam asnjë shpresë që këta njerëz në pushtet të më dëmshpërblejnë moralisht dhe materialisht për vuajtjet e mija. Përkundrazi këta po na i shtojnë vuajtjet. Besim Ndregjoni: Mendoj se duhet të miratohet ligji për hapjen e dosjeve dhe të gjithë ata që janë spiunë dhe të lidhur me diktaturën të largohen nga qeveria dhe nga parlamenti. Unë për veten time e kam hapur dosjen që në vitin 1996, është verifikuar dhe dola i pastër, pasi u registrova si kandidat për deputet. Jam i mendimit se kush të kandidojë për deputet apo të ketë aspiratë për ministër, të thonë në fillim: hapni dosjen time, pastaj të jem në Kuvend ose në një post ministror. Por deri më tani nuk kam parë asnjë që të bëjë një gjë të tillë. Sa për dëmshpërblimin, ka 21 vjet që askush nuk është kujtuar për ne, duke na dhënë lekët që na takojnë me pikatore, ndërsa dëmshpërblimi moral është një utopi. Mendoj se pa vënë në postet rhabilituese nga shtresa jonë nuk zgjidhen problemet tona, pa u dënuar komunizmi nuk marrin fund vuajtjet tona në këtë regjim të ri.


E mërkurë, 7 mars 2012

5

POLITIKE FIER, IKËN PREFEKTI HASAJ

META: GJYQI, TRANSPARENT

Prefekti i Qarkut Fier, Bujar Hasaj, gjatë një deklarate për mediat njoftoi dje pasdite dorëheqjen e parevokueshme. Ai ka falenderuar kryeministrin, institucionet vendore dhe qendrore për bashkëpunimin duke pohuar se, dorëheqja është e pakthyeshme dhe ka si shkak motive personale. Burime pranë kësaj prefekture bëjnë të ditur se ka shumë mundësi që vendin e ish-prefektit Hasa ta zërë Bitri. Hasaj mbahet mend për rrëmujën që krijoi për kreun e këshillit të qarkut, ku la peng Ndrekon e PS për muaj të tërë.

Në një intervistë për agjencinë SETimes, ish- zv/kryeministri Ilir Meta tha se gjyqi ndaj tij ka qenë transparent. "Gjithçka ishte një montazh me qëllimin e vetëm destabilizimin e vendit dhe rrëzimin e qeverisë," tha Meta. Meta është i bindur se "duke kërkuar një gjykim të plotë të çështjes kam vendosur një standard të ri të sjelljes demokratike në Shqipëri-duke thënë menjëherë dorëheqjen, duke dorëzuar imunitetin parlamentar dhe duke i shkuar deri në fund gjykimit të çdo akuze ndaj meje".

Emërimi i zv.ministrave çan çamët, në rrezik mazhoranca

Lajmi Emërimi i dy zv.ministrave te Kultura dhe Arsimi nga radhët e PDIU ka sjellë një përplasje të fortë mes dy deputetëve të partisë së çamëve, duke rrezikuar në këtë mënyrë dhe mazhorancën qeverisëse. Tahiri akuzon Idrizin se nuk ka pyetur strukturat për këto emërime.

„„„

Përçahet PDIU, Tahiri: Idrizi, çam pas 2009

"Erdhi koha për të ikur, jemi shumë"

Reagimi: Nuk jemi pyetur, vendosi kryetari Z

Koalicioni Përpos Ministrisë së Turizmit dhe Kulturësdhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, PDIU i ishte premtuar dhe numri dy në Ministrinë e Ekonomisë dhe në atë të Drejtësisë. Të cilat me sa duket kanë mbetur pë rnjë rast tjetër, derisa dy deputetët çamë të merren vesh mes tyre.

TIRANE

JAKIN MARENA

V

etëm pak orë pasi qeveria miratoi dy emërimet e reja në dy ministri, përkatësisht Abaz Hado zv.ministër i Turizmit dhe Kulturës dhe Ardian Tano zv.ministër i Arsimit, në PDIU janë shfaqur përplasjet e para. Deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri i kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" ka shprehur pakënaqësi për emrat, të cilët që prej ditës së djeshme përfaqësojnë PDIU në ministrinë e Kulturës e atë të Arsimit. "Zyrtarisht s'jam në dijeni për emrat e rinj të zv.ministrave. Gjithçka e mora vesh nëpërmjet medias, pasi partia jonë nuk ka as kryesi e asnjë strukturë tjetër", shprehet Tahiri. Deputeti ka lëshuar edhe një deklaratë për mediat, teksa ka akuzuar fort distacimin e tij nga këto veprime. "Unë, deputeti Dashamir Tahiri deklaroj publikisht që nuk bëhem pjesë e këtyre pazareve dhe distancohem nga këto veprime personale të cilitdo qofshin ato", thotë Tahiri. Ai s'ka munguar të shprehet se këto vendime s'janë vendime forumesh, por të kryetarit Idrizi. "Ju bej me dije që unë e pjesa më e madhe e anëtarëve të partisë s'kishim e s'kemi asnjë dijeni derisa pamë në titra emërimet e sotme (djeshme). Në mungesë të zgjedhjeve të partisë e rrjedhimisht të strukturave të saj, deklaroj që ky s'është vendim forumesh, por një vendim personal i kryetarit", thuhet në deklaratën e Tahirit. Sipas tij, s'është marrë parasysh, Vlora, Saranda si qytete të një qarku që nxori deputetin e parë të PDIU por nuk u mor parasysh as Fieri e Lushnja që veç për mangësi elektorale e për pak vota partia humbi mandatin e dytë. Deputeti Tahiri i është

NIKOLLË LESI:

përgjigjur interesimit tonë në lidhje me këtë përplasje që po ndodh në gjirin e partisë së çamëve, që mund të sjellë krisje të forta te mazhoranca. Si i vlerësoni emrat e përzgjedhur për zëvendësministra? Nuk kam asgjë personale me askënd. Por, nuk jam dakord që në qeveri nuk po përfaqësohet komuniteti çam i Sarandës, Fierit dhe Vlorës. Nuk duhet të harrojmë që votat në këto tre qytete na sollën

këtu ku jemi sot. Dhe është e pafalshme që elektorati ynë në këto qytete të mos përfaqësohet. A keni kontaktuar me kryetarin Idrizi për t'ia shprehur këtë shqetësim? E kam të pamundur të kontaktoj sepse zoti Idrizi prej shumë orësh e ka të fikur telefonin. A ka patur konsultime me ju lidhur me këta emra? Asnjë konsultim. Tano dhe

Hado janë të dy aktivistë të partisë tonë vetëm pas vitit 2009, ashtu sikurse është deklaruar çam pas zgjedhjeve të këtij viti edhe vetë kryetari Idrizi. A do t'i qëndrojë PDIU kërkesës edhe për 2 zëvendësministra në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Ekonomisë? Tanimë unë s'mund të flas më për vendime sepse duket që po bëhen të njëanshme të gjitha emërimet.

Por përplasjet brenda PDIU, aleate e Berishës në qeverisje pritet të sjellë lëvizje të reja në kampin mazhoritar. Pasi, një lëvizje e mundshme e Tahirit si një deputet i pavarur, mund të krijojë boshllëqe të forta në gjirin e mazhorancës, duke sjellë një rrezik potencial për humbjen e numrave dhe mundësinë e rrezikimit të qeverisë. Për më tepër, duke parë se në korrik votohet për Presidentin, është shumë e vështirë të bëhen 71 vota për një emër të paraqitur nga PD. Ndërkohë që largimi i të vetmit deputet të dalë me votat e çamëve, pasi Idrizi është me votat e PS, sjell dhe një përçarje të fortë brenda kësaj partie, duke rrezikuar ndjeshëm votat e saj, në sfidën parlamentare të vitit 2013.

ëvendësministri i Kulturës, Nikollë Lesi, ka reaguar me ironi pas emërimit të një tjetër zëvendësministri nga ana e Berishës në këtë ministri. Sipas Lesit, tashmë në Ministrinë e Kulturës më shumë ka zëvendësministra, se sa punëtorë. Ai ka lënë të kuptohet se do të largohet nga ky post. "Më shumë zëvendësministra sesa punonjës në Ministrinë e Kulturës. Më duket se erdhi koha për të ikur", tha Lesi, drejtues i LDK. Pas emërimit të Abaz Hados nga PDIU te Kultura aktualisht ndodhen tre zv.ministra, ndërkohë që Berisha gjithmonë është mburrur me qeveritë e vogla. Por, largimi i Lesit nga Kultura, pritet të pasohet dhe me largimin nga koalicioni me PD. Kjo gjë është parlajmëruar para pak ditësh, teksa Lesi pohoi se do të bashkojë partinë e tij me atë të Ndokës. Me shumë mundësi, do jenë në koalicion me partinë e re të Bamir Topit, gjë që është pohuar edhe nga Nard Ndoka.

Kreu i PS

Rama: Statusi në BE, opozita e kreu detyrën „„„

K

TIRANE

reu i PS, Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS është shprehur se opozita i ka kryer të gjitha detyrat e saj, në shërbim të integrimit të vendit. Por, sipas Ramës, ky proces ka ngecur pikërisht për faj të qeverisë së drejtuar nga Berisha, që nuk ka përmbushur detyrimet e saj. "Integrimi europian përbën një angazhim prioritar për opozitën. Ne dhamë një shembull europian në hartimin e amendamenteve për Kodin Penal. Kontributi ynë është përshëndetur miqësisht nga faktori ndërkombëtar. Roli i opozitës është cilësuar nga ata si shumë i vyer. Fatkeqësisht, ata që nuk e shohin dot këtë realitet, janë

kundërshtarët tanë politikë, sidomos kryeministri, që për të fshehur dështimin, hedh baltë ndaj opozitës, duke thënë se po pengon integrimin. Berisha e ëndërronte votën tonë kundër për të vijuar sulmet antiopozitare", tha Rama. I cili ka nënvizuar se "ne kryem detyrën tonë si opozitë, por statusi nuk mund të merret nëse nuk plotësohen kushtet nga qeveria. Loja me opozitën është e vetmja që i ka mbetur Berishës për të fshehur dështimin e tij". Kreu i PS tha se të gjithë që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, e kuptojnë se detyrat e parealizuara për marrjen e statusit, kanë të bëjnë me qeverinë e jo me opozitën. Statusi i vendit kandidat është aty, por në fillim vjen Kuvendi, pastaj qeveria dhe

më pas opozita, për plotësimin e kushteve. "Ne do të bëjmë ç'është e mundur për marrjen e statusit dhe për integrimin sa më shpejt të Shqipërisë në BE. Për ne, statusi kandidat nuk është pjesë e lojës politike dhe pjesë e përpjekjeve të brendshme në vend. Këtë gjë ia kam thënë edhe komisionerit Fyle. Por, shqiptarët janë privuar nga ana e statusit, për shkak të mospërmbushjes së kushteve nga ana e qeverisë: lufta kundër krimit, lufta kundër korrpsionit, lufta për një sistem drejtësie që jep drejtësi", tha Rama. Ndërsa Berisha, në mbledhjen e komitetit ndërministror të Integrimit sërish fajësoi sërish opozitën se po bllokon proceset integruese në vend, duke e cilësuar si rast unik në Europë.


6

E mërkurë, 7 mars 2012

AKTUALITET

Korçë, 240 të rinj anëtarësohen në FRESSH

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar dje pasdite takim me të rinjtë dhe të rejat në qytetin e Korçës. Ky takim ka qenë në kuadrin e shpërndarjes së 240 kartave të reja të anëtarësisë. Duke ju drejtuar të rinjve të sapo anëtarësuar në PS, Rama u shpreh se ata jo vetëm duhet të hyjnë në Partinë Socialiste por edhe duhet të jeni pjesë aktive e saj. "Jo vetëm të hyni por duhet të jeni edhe pjesë aktive e PS. Pa e ndryshuar

politikën asgjë tjetër nuk ndryshon dot. Partia Socialiste është hapësira ku njerëzit mund të realizojnë dëshirat, aspiratat, ambiciet. Bashkë mund ta ndryshojmë politikën ". Duke i ftuar të rinjtë të mos rrinë larg politikës, Rama tha se vetëm së bashku mund të luftohet papunësia rinore. " Mos i qëndroni larg politikës, sot papunësia pret të rejat dhe të rinjtë që dalin nga universitetet. Të luftojmë së bashku kundër kësaj

padrejtësie. Me kapërcimin e pragut të Partisë Socialiste jeni një burim më shumë energjish, idesh dhe forcash". Rama u ka bërë apel të rinjve që betejën ndaj fenomeneve si papunësia, korrupsioni e varfëria, ta luftojnë edhe për prindërit e tyre. "Mos i lini vetëm prindërit tuaj në betejat e tyre, prindërit tuaj luftojnë çdo ditë me varfërinë, luftojnë çdo ditë me korrupsionin. Sot duhet luftuar edhe për ata."

Denoncimi i vajzës për shefin e Rendit në Pogradec

Shefi i Rendit më ngacmoi seksualisht Vajza e policit të doganës së Kapshticës akuzon policin Lajmi Një 23-vjeçare nga qyteti i Pogradecit ka denoncuar shefin e rendit se I ka kërkuar favore seksuale, në këmbim të mbylljes së çështjes së vëllait të ndaluar për një problem me Policinë e Shtetit. Vajza e nëpunësit të doganës së Kapshticës ka bërë edhe denoncimin, që nuk është pranuar nga policia.

„„„

TIRANE

K

a shkuar që të zgjidhë një problem familjar, që vëllai e saj ka me policinë e Shtetit, por është përballur me kërkesën e shefit të rendit, që tia zgjidhë këtë problem, kundrejt favoreve seksuale. Denoncimin e ka bërë një qytetare nga Pogradeci, vajza e një zyrtari të doganës së Kapshticës, i njohur brenda dhe jashtë vendit si mbrojtës i emigratëve dhe i PD-së, partisë në pushtet. U. Gjata, 23-vjeçare, në denoncimin e saj akuzon drejtpërdrejt shefin e Rendit në komisariatin e Policisë së Pogradecit për ngacmim seksual. Mbi marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni mbi veprën penale Në Pogradec , viti 2012, muaji shkurt, data 22, ora 17:40 Unë Nazar Lamo Oficer i Policisë Gjyqësore në SH.K.B pranë MB, në mbështetje të neneve 297,155-160,dhe 302\2 gërma "c" të K.Pr.Penale mbaj këtë procesverbal për marrjen e të dhënave që tregojnë rrethanat e veprës penale nga shtetësja U.Gjata , bija e Urimit dhe e Violetës dtl 21.06.1989, lindur në Tiranë dhe banuese në Pogradec, rruga "Reshit Çollaku", arsimi i mesëm, gjendja familjare beqare, me numër telefoni 067xxxx, gjendja gjyqësore e pa dënuar, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare. Pasi ju

Faksimile e denoncimit të vajzës së Gjatës për ngacmimin seksual nga shefi i rendit shpjeguan netet 155-160 të K.Pr. Penale të cilat bëjnë fjalë për rregullat e dëshmisë dhe ju kërkua të tregojë gjithcka di për rrethanat e veprës penale, dhe presionit të cilës i atribohet vepra, si edhe pasi u paralajmërua për përgjegjësi penale që ka nëse bën deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore duke dhënë shpjegime që e di që janë tërrësisht ose pjesërisht të rreme, apo fsheh fakte ose prova, në bazë të nenit 305\b të K.Penal, dënohet me burg deri në gjashtë muaj. Me vullnetin e tij të

lirë bën këtë.

DEKLARATË

Jam me banim në adresën e mësipërme. Sot më datë 22.02.2012 rreth orës 08:30 diku afër derës së Komisariatit të Policisë Pogradec jam takuar me punonjësin e policisë Kujtim Isai i cili më është prezantuar si shoku i babait tim Urim Gjata dhe më tha që jam shoku i babait tënd dhe dua të pi një kafe me ju personalisht pa e marrë vesh njeri. Në këtë moment unë e pyeta se përse duhet të pimë kafe bashkë. Ai më tha se kot vetëm për të të

pyetur për disa gjëra. Më pas Kujtimi u largua nga unë në drejtim të lokalit. Pas pak minutash Kujtimi u afrua sërisht dhe përsëri më tha se jam shoku i babait tënd dhe kam pirë disa herë kafe me babain tënd dhe më tha se më trego se çfarë problemesh kanë babai im me vëllanë tim. Unë i thash se këto janë probleme familjare. Dhe më tha se unë dua të të ndihmoj se babain tënd e kam shok. Mbas kësaj Kujtim Isai më tha se do shkoj tek Shefi i Parandalimit të Krimit Laert Çeliku për t'i folur për vëllanë tënd pasi takova vëllanë tënd dhe i fola që të jetë i qetë dhe se do ta ndihmojmë. Më pas Kujtim Isai u largua nga unë dhe shkoi te punonjësi Laert Çeliku për një farë kohe të shkurtër u kthye përsëri tek unë dhe më tha se vëllai ka edhe disa procedura ligjore për të kryer dhe pas 10-15 minutave vëllai juaj Orgest Gjata do të dalë. Pas kësaj Kujtimi mu drejtua ballë për ballë dhe më tha : "Ne të dy do të pijmë një kafe dhe mbaje mend fytyrën time, mbaje edhe numrin tim," dhe ma dha që fillonte me 069… nuk më kujtohet më tutje si ishte pasi e fshiva menjëherë pasi kisha hall se ma shikonte babi im telefonin dhe do të ndizej sherri menjëherë. Punonjësi i policisë Kujtim Isai më përsëriste fjalët:" Dua të pi një kafe me ty se kam një punë për ty, me ty." Unë në këtë moment kam ulur vetullat në kuptimin që nuk jam e disponueshme për këtë muhabet. Ai mu drejtua me fjalët: "Mos ki merak se nuk është punë e keqe". Pas kësaj bisede unë nuk i ktheva përgjigje as negative dhe as pozitive se në këtë moment më ra telefoni dhe se ai u largua pa marrë ndonjë përgjigje konkrete. Në këtë moment fola me Pëllumbesha Gjoni, të cilës i kam treguar në telefon çdo gjë që më ndodhi në Komisariatin e Policisë Pogradec me punonjësin e policisë Kujtim Isai. Pas kësaj i kam telefonuar babait tim, Urim Gjata, i cili punon në Doganën e Kapshticës, të cilin e pyeta se kush është punonjësi i policisë Kujtim Isa. Ai më pyeti se çfarë

Në foto: Urim Gjata me Kryeministrin Sali Berisha

Denoncimi i vajzës

Isai më kërkoi takim në kofidencë

N

ë një prononcim për gazetën "Shqiptarja.com", U. Gjata sqaron momentet e ngacmimit seksual në komisariatin e Pogradecit. Si qëndron problemi juaj? Në komisariat unë isha për vëllanë tim, lidhur me një problem familjar. Kur po prisja vëllain të dilte nga komisariati më erdhi ky Kujtim Isai. -Përshëndetje, jam vajza e Urimit- i thashë unë. -"Jam shok me babain tënd- më tha- kam pirë kafe, më trego çfarë problemi ka mes vëllait dhe babit, çfarë problemesh keni?". I thashë se kemi vetëm një problem familjar. Pastaj mu kthye prapë dhe më tha: "Ne të dy do të pimë një kafe në kofidencë, por të mos e marrë vesh njeri se kam një punë për ty". Unë u revoltova faktikisht se thashë që shoku i babit të më thotë mua për privatësi dhe marr babin në telefon dhe thashë: "O ba kush është ky shef Isai, Kujtim Isai?". -Mos iu afro- më tha- rri aty, të tha gjë? -I thashë më tha kështu e kështu. Ai më erdhi prapë pastaj dhe tha: "ne të dy do pimë një kafe, ndaje momentin" dhe pastaj iku. Në momentin që babi i tha atij, ai më erdhi gjith djersë dhe më thotë: "Pse i kë thënë ti babit tend?". -Unë babit tim nuk i kam thënë asgjë- i thashë,- ti nuk ke pse bëhesh me djersë në qoftë se je njeri i drejtë. Kaq pata unë debat me të. Ky është shefi i rendit Kujtim Isai dhe unë po ta shikoj në fytyrë e mbaj mend. A ka raste të tjera? Mesa dëgjova aty mua më thanë që mos u merr me të se nuk je ti e para që e bën këtë gjë, dhe as e fundit. Nuk kam qënë me babain herët e tjera që kam bërë deklaratë. Më ka thënë mos e bëj deklaratën se do dalësh e humbur se do të ta mohojë. Më thanë që mos e bëj denoncimin se nuk ke fakte, nuk ka qenë njeri aty që të të dëgjojë. Ky është nga Erseka. Unë për herë të parë e kam parë atë ditë.

problemi ke me të. Unë i shpjegova se jam të komisariati ku më le dhe këtu më është afruar dhe më ka folur punonjësi i policisë Kujtim Isai, i cili më ofroi ndihmë. Babai më tha që s'ke punë me të. Sqaroj se babait tim Urim Gjata nuk i kam sqaruar gjithë bisedën që unë bëra me Kujtimin pasi doja të shmangia konfliktin midis tyre. Pasi gjithë bisedën që bëra me punonjësin, nxora

konkluzionin se të tëra bisedat që bëra rridhnin se ai ishte një ngacmim me qëllime jo të mira (ngacmim seksual). Sa më sipër thëniet e mia janë të vërteta dhe procesverbalin pasi e lexoj e nënëshkruaj pa vërejtje. Deklaruesi U. Gjata Oficeri i Policisë Gjyqësore Nazar Lamo


E mërkurë, 7 mars 2012

7

AKTUALITET

Nis takimi BE-Shqipëri për rishikimin e Planit të Veprimit

N

ë Ministrinë e Integrimit, nisi dje një takim konsultativ mes palës shqiptare dhe asaj europiane për rishikimin e Planit të Veprimit të hartuar nga pala shqiptare mbi 12 rekomandimet e Komisionit Europian. Në fjalën e hapjes së këtij takimi, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu informoi të pranishmit se procesi i rishikimit të Planit të Veprimit

ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar, kur ministria e integrimit si koordinatore, dhe Komisioni i Integrimit u angazhuan për rishqyrtimin e Planit të Veprimit prej 12 pikash, por duke i shtuar edhe një bazë të dhënash që do të shërbejë si një element i rëndësishëm për fazën tjetër të procesit të integrimit, hapjen e negociatave. Shefi i njësisë për Shqipërinë pranë drejtorisë së

Zgjerimit të Komisionit Europian, Vassilis Maragos, i cili drejton delegacionin e palës europiane në këtë takim, në emër të KE-së ofroi të gjithë mbështetjen e nevojshme në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si një proces me standarde të larta që kërkon vlerësim rigoroz dhe performancë të mirë nga vendet që aspirojnë anëtarësimin.

Mirënjohjet

Gjata, themelues i degës së PD në Selanik S

ipas një shkrimi të publicistit të njo hur Arben Dhalla, Urim Gjata është një nga themeluesit e degës së PD-së në Selanik. Nga fundi i vitit 1999 Urim Gjata, njëri nga anëtarët e PD-së, i njohur për lidhjet e ngushta me prof.dr. Sali Berishën dhe mik i ngushtë i të ndjerit, martirit të demokracisë z. Azem Hajdarit u largua përsëri me dy fëmijët e tij të vegjël nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, sepse e kërcënonin me jetë. Në vitet '90 kishte qenë efektiv i policisë financiare dhe si inspektor kishte bllokuar disa herë kontrabandën e cigareve në qytetin e Pogradecit. Më pas ai shkoi në Greqi, ku ndihmoi shumë në ngritjen e degës së PD-së dhe jetën e emigrantëve shqiptarë atje. Për punën e tij në të mirë të Demokracisë dhe Paqes ka mbarë disa Mirënjohje. Në shtator 2006 Gjata morri titullin "Ambasador i Paqes" në Cetinë të Malit të Zi. Më 2007 Lidhja e Shoqatave shqiptare në Greqi për punën e tij humane e nderon me MIRËNJOHJE. Është përfaqësues i Forumit Shqiptar Imazh & Media në Gre-

Në foto: (Në rreth) Urim Gjata me përfaqësues politik në Maqedoni qi. U bë edhe nënkryetar i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi. Siç thotë ai me kërkesën e Dr.Sali Berishës i kërkuan që të organizonte dhe krijonte degën e PD-së në Greqi me qendër në Selanik dhe lidhje me "Nea Demokracinë", partinë greke demokratike që atëherë ishte në opozitë. Por iniciativa e themelimit të PD në Selanik, thotë Gjata, pati dhe pasojat e saj për të dhe familjen e tij. Me tu kthyer për viz-

itë në Shqipëri në Prill 2000, drejtues të policisë së asaj kohe në Pogradec organizuan arrestimin dhe keqtrajtimin e tij në ambientet e policisë. Kjo bëhej vetëm e vetëm pse isha një prej drejtuesve të Partisë Demokratike në emigracion dhe zhvilloja politikën e saj të drejtë për miqësinë dhe paqen. Ishte një mësim dhe paralajmërim për miqtë e mi demokratë se sistemi diktatorial komunist ishte në pushtet.

Urim Gjata punonjës në doganën e Kapshticës „„„

U

TIRANE

rim Gjata, punonjës i doganës së Kapshticës akuzon drejtpërdrejt shefin e rendit në Pogradec dhe policinë e shtetit se po abuzojnë me detyrën dhe uniformën. Në një intervistë për "Shqiptarja.com", Gjata aktivist i njohur i PD-së në vend dhe në Greqi, thotë se i ka nisur mesazh edhe kryeministrit Berisha dhe ish-drejtorit të Policisë së Korçës, Berndard Çaushajt, aktualisht drejtor në Tiranë, por nuk ka marrë përgjigje.

Policia përdhunon femrat në komisariate "Shefat shkojnë nëpër bordello. Njoftova Berishën”

ime bën denoncim. Sepse ai thotë që unë kam një denoncim që policia shqiptare nuk Cili është problemi juaj arrin dot se një tufë shk.. dhe z.Gjata? ku… në policinë e Pogradecit, Unë quhem Urim Gjata dhe të cilët vijnë shkojnë me prosaktualisht jam polic në doganë tituta dhe i çojnë nëpër bordelnë Kapshticë. Desha të di se lo. Unë kam edhe një regjistrim kush janë këta horra që arrijnë për të treguar se çfarë bëhet. Me ca ku. që janë shefa policie, shefa rendi, të komisariËshtë shefi i komisariatit, atit të pogradecit Kujtim Isai. Një polic ka dhe të Korçës. Se në qoftë se dua unë të vrarë veten vetëm për këtë zë dashnore ze 700 fakt. Është një njeri që prek në ditë nga halli që kanë, nëse do të femrat dhe ngacmon edhe abuzoja me pastrueset e rrugëve detyrën. Pra në qoftë se një vajzë vete në komisariat deri tek fëmijët tanë. dhe kërkon ndihmë për vëllanë Çfarë janë këto raste se dhe ti t'i kërkosh asaj trupin e nuk e kam të qartë? saj ta harrojë se unë e shkër… Ta them unë. Unë shkoj në Megjithatë unë kërkova ndihkomisariat për një problem më, por ata nuk e dhanë dot. dhe shefi i komisariatit të PoKush ka abuzuar me gradecit Kujtim Isai, i thotë vajzën tuaj? vajzës sime jam shok i babait Është shefi i komisariatit, tënd dhe çfarë halli ke? Vajza Kujtim Isai. Një polic ka vrarë

Në foto: Urim Gjata, punonjës në doganën e Kapshticës veten vetëm për këtë fakt. Është një njeri që prek femrat dhe ngacmon edhe pastrueset e rrugëve. I përket asaj race të poshtër që nuk ke ku gjen më.

Këta marrin prostitutat i futin në birucë dhe aty i përdhunojnë. Këta shkojnë në një lokal në Hudënisht dhe atje kalojnë kohën në prostituta. Komisariati i

thonë kush është. Njërin e kanë rrahur në mes të rrugës dhe ky ka bërë denoncim, por e kanë kërcënuar. Kujtim Isai vete natën me ato gratë që fshijnë rrugët. Dhe një polic që vrau veten në komisariat sepse Kujtim Isai i mori gruan. Plus kësaj është një shef rendi që ngacmon vajzat edhe në rrugë. Po të vish në Porgadec dhe të pyesësh kush është filani, do të thonë që është një batakçi, një mascara që ngacmon vajzat tona. I kam çuar mesazh Sali Berishës dhe shefit të komisariatit të Korçës, Bernardit. Ka një muaj ky problem. Por berbardi është zhvendosur në tiranë Është miku im nuk ka problem. Kujtimi Isai është i tillë sa ngacmon jevgat që fshinë

Pogradecit është kthyer në një komisarjat prostitutash. Unë i kam thënë edhe Drejtorit të Policisë së Korçës Bernard Çaushajt, por këta nuk dëgjojnë. Të thashë këta marrin prostitutat i futin në komisariat dhe aty i përdhunojnë. Fola më shokët më thane: "Jepi Urim, do të japim edhe shtëpi vetëm këputi në mes". Unë kam edhe një Kjo ndodh vetëm në Po- regjistrim për të treguar se gradec? çfarë bëhet. Me ca ku. që Nuk e di ndodh dhe në Korçë, nuk e janë shefa policie, shefa di. Problemi është se rendi, të komisariatit të shefat si Kujtim Isai janë nga ata që sh- pogradecit dhe të Korçës kojnë me prostituta nëpër bordello. E ke denoncuar këtë rrugët. Shteti shqiptar nuk ka arritur deri atje sa shefi i renrast? Çupa ime ka bërë një den- dit të ngacmojë vajzat.Vajza oncim, i cili nuk është protokol- ime bën një denoncim i cili luar. Problemi është se një pol- nuk është rregjistruar dhe ic ka vrarë veten vetëm prej nuk është protokolluar. Ne kemi një shef krimesh që Kujtim Isait. është Kujtim Isai i cili meret Kush është ky? Pyet në Pogradec dhe ta me prostitutat.


8

E mërkurë, 7 mars 2012

AKTUALITET

Shtyhet sërisht procesi i Gërdecit vendimi në 12 mars

P

zeza janë shprehur se për shkak të kompleksitetit të çështjes ende nuk kanë arritur të mbyllin procedurat për dhënien e vendimit ndaj 28 të pandehurve. Nisur nga kjo situatë gjykata ka vendosur të shtyjë ditën e dhënies së vendimit duke caktuar 12 marsin si ditën kur do të shprehet përfundimisht. Procesi gjyqësor i tragjedisë së Gërdecit ka rregjistruar plot 150 seanca

avarësisht se ishte parashikuar që të jepej ditën e djeshme vendimi për 28 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, treshja e gjyqtarëve e kryesouar nga Ridvan Hado nuk ka mundur të thotë fjalën e fundit rreth kësaj çështje. Dje gjykatësit kanë qëndruar vetëm 5 minuta në sallën e gjyqit që ishte mbushur me të pandehurit e dosjes dhe familjarët e viktimave të Gërdecit. Togat e

gjyqësore. Në 15 mars të këtij viti mbushen katër vjet nga ndodhja e tragjedisë, ku nga shpërthimi i fuqishëm humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën. Mes të pandehurve ka qënë dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu por akuza e ngritur ndaj tij u pushua nga Gjykata e Lartë, për shkak se në zgjedhjet e 2009 Mediu rifitoi imunitetin e deputetit.

Ardian Asllani akuzë për vjedhjen në Noa.Sh.a

Mashtrimi, pranga djalit të Muho Asllanit Grabiti 17 milionë lekë nga kreditorët në Durrës Lajmi Djali i ish-zv/ministrit të Bujqësisë Muho Asllani, Ardian Asllani është arrestuar nga prokuroria e Durrësit për shkak se ka grabitur në katër raste këstet e kredive të qytetarëve. Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 17 milion lekësh të vjetra që janë marë nga Ardian Asllani, gjatë periudhës kur ky punonte si agjent kredie pranë shoqërisë NOA Sh.a.

„„„

TIRANE

ELTON QYNO

A

rdian Asllani, djali i madh i ish-anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror, Muho Asllani, është arrestuar nga njësia hetimore Task-Forcë në Durrës, pasi në 4 raste ka vjedhur lekët e kredisë që qyetarët depozitonin në shoqërinë NOA Sh.a. Anëtari i familjes së ish-zv/ministrit të Bujqësisë në periudhën e komunizmit, ka punuar si oficer kredie në shoqërinë NOA Sh.a nga 1 shtatori 2007 deri në 22 korriku 2011. Gjatë kësaj periudhe ai ka arritur të vjedhë plot 17 milion lekë, para këto që depozitoheshin nga kredimarësit por që në fakt agjenti i kredisë Ardian Asllani nuk i arkëtonte por i mbante vetë. Kjo skemë grabitje është pikasur nga punonjësit e bankës, të cilët kanë vendosur shkarkimin nga detyra të Ardian Asllanit dhe në datën 27 korrik i janë drejtuar prokurorisë së rrethit Durrës me një kallëzim penal ndaj ish-agjentit të kredisë, duke e akuzuar Asllanin për akuzën e "Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën" si dhe "Falcifikimit të dokumentave". Në pranga ka rënë dhe Nelion Delliallisi, i cili ka abuzuar në tre raste si dhe një

DREJTUESI

Muho Asllani, anëtari i byrosë politike Komuniste

A

rdian Asllani, është djali i Muho Asllanit (Arr tunda), që njihet si një nga ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste. Në nëntorin e vitit 1971, Muho Asllani në Kongresin e VI të PPSH-së, u zgjodh direkt anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, pa kaluar fare fazën e kandidatit. Ndërkohë kryente edhe detyrën e Sekretarit të Komitetit të Partisë së Shkodrës. Në maj të vitit 1976 u emërua zëvendësministër i Bujqësisë. Ndërkohë që në nëntorin e vitit 1981, në Kongresin e 8 u bë anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror. U shkarkua në vitin 1991 nga Byroja politike e drejtuar nga Ramiz Alia. tjetër është shpallur në kërkim.

KALLËZIMI I NOA.SH.A

Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimet e bëra nga prokurori, rezulton se më datë 26 korrik 2011, është rregjistruar procedimin penal nr.1020, viti 2011, pasi me datë 22. 07. 2011, ka ardhur me postë kallzimi penal nga institucioni financiar, jo banke NOA Sh.a, ku pre-

tendohet se pas auditimit të brendshem të ushtruar në Degën e NOA, sh.a Durrës janë konstatuar veprime të kundraligjshme të punonjësve të Degës Durrës. Më tej më datë 27 korrik 2011 ka ardhur me postë një tjetër kallzim penal i NOA Sh.a, ku jepen fakte dhe rrethana të reja lidhur me kallzimin e mëparshëm penal.

RASTET E EVIDENTUARA

Nga hetimet e zhvilluara

rezulton se shtetasi Ardian Arrtunda (Asllani), ish-oficer i kredisë në shoqërinë Noa sha, ka përfituar nga pozita e tij si oficer kredie duke marë nga debitorët përkatës shuma të ndryshme parash dhe megjithëse duhet të bënte kalimin e këtyre shumave në llogari të shoqërisë Noa sh.a ai nuk i ka kryer këto derdhje por këto shuma ai i ka përfituar për vete. Kështu në datë 20 mars 2009 nga Noa sh.a, është disbursuar kredia në shumën 1.170.000 lekë në emer të shtetasit Artur (Dritan) Marku, me oficer kredie shtetasin Ardian Asllani. Në muajin Tetor 2009, shtetasi Dritan Marku, në ambjentet e Noa Durrës ka takuar oficerin e kredise Ardian Asllani, të cilit i ka dhënë shumën 1.044.482 lekë për mbylljen e kredisë. Nga ana e tij Adrian Asllani, i ka dhënë shtetasit Artur Marku mandatin e arkëtimit, datë 21 tetor 2009, i cili është sekuestruar me cilësinë e provës materiale. Ndërkohë nga ana e oficerit të kredisë Ardian Asllani është derdhur në bankë vetëm një këst në shumën 39.500 lekë, ndërsa pjesa tjetër prej 1.004.982 lekë është përvete-

Në foto: Muho Asllani suar nga ky i fundit. Rasti i dytë bën fjalë në 21 dhjetor 2009 ku është lidhur kontrata e kredisë në shumën 1.200.000 lekë, ndërmjet shoqërisë Noa sha dhe shtetasit Eqerem Guza, me oficer kredie shtetasin Ardian Asllani. Në Prill 2011 shtetasi Eqerem Guza i ka dhënë oficerit të kredisë Ardian Asllani shumën prej 100.000 lekë për pagesën e këstit të kredisë, ku për këtë oficeri i kredisë i ka dhënë mandat arkëtimin dt. 01 qershor 2011, të sekuestruar nga ana prokurorisë në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, nga ana e tij oficeri i kredisë Ardian Asllani, nuk e ka arkëtuar këtë shumë duke e përvetësuar për vete. Të njëjtën skemë manipulative ka

përdorur edhe në dy raste të tjera, duke ia marë lekët shtetasve Kujtim Baca dhe Qemal Bushit, të cilët i kanë dhënë në total 6.5 milion lekë, prej të cilave ai ka arkëtuar vetëm 650 euro dhe pjesën tjetër e ka mbajtur për vehte. Nga të gjitha sa u parashtruan më lart rezulton e provuar se shtetasi Ardian Asllani oficer kredie në shoqërinë Noa sha duke shpërdoruar detyrën e tij si oficer kredie dhe duke vepruar në kundërshtim me rregulloret e procedurat e kësaj shoqerie, ka arritur të përfitoje nga kredimarrësit e mesipërm në total shumën prej 1.354.982 lekë dhe 3.475 euro dhe nuk i ka arkëtuar ato në arkën e shoqërisë duke i shpenzuar ato për qëllime personale.

Konflikti me Konomët

Dosja ndaj Qemal Mullës, dërgohet në gjykatë „„„

Q

TIRANE

emal Mulla, përfaqësuesit ligjor të trashëgimtarëve të familjes Toptani i është komunikuar nga prokuroria akuza e "Falcifikimit të dokumentave" dhe "Vënies në përdorim të dokumentave të falcifikuara". Sipas prokurorisë ai dyshohet se është autori i falcifikimit të hartës topografike që bën fjalë për rreth 275 hektarë tokë, e cila ndodhet në gjirin e Lalëzit, afër fshatit Hamallaj. Pikërisht kjo sipërfaqe tokësore pretendohet edhe nga anëtarët e familjes së gjyqtarit të vrarë në Vlorë Skerdilajd Konomi, të cilët me vendim të Gjykatës së Lartë kanë mundur të fitojnë ndaj truallin në Hamallaj. Procesi gjyqësor është zhvilluar mes

trashëgimtarëve të familjes Toptani dhe Konomi, ku në fund fitimtarë dolën këta të fundit. Palët akuzuan njëri-tjetrin për

Lajmi Në muajin shtator të vitit të kaluar u vra me eksploziv në qëndër të Vlorës gjyqtari Skerdilajd Konomi, i cili në fakt ishte përfaqësuesi ligjor i rrethit të personave që trashëgonin trojet në gjirin e Lalëzit. Pista e parë që vashdon të mbetet ende dhe sot është ajo e konflikteve të pronave, por që sipas prokurorisë në këtë drejtim hetimi është tepër i komplikuar

falcifikim të hartës topografike, ku nga hetimet e kryera nga prokuroria u arrit në përfundimin se njeriu që kishte falci-

fikuar hartën ishte përfaqësuesi ligjor i trashëgimtarëve të familjes Toptani, Qemal Mulla. Momentalisht njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, është në fazën e mbylljes së procedurave dhe se brenda kësaj jave çështja do referohet në Gjykatën e Tiranës. Vetë i pandehuri gjatë marjes në pyetje ka deklaruar se ai s'ka konsumuar asnjë nga veprat penale që e akuzon prokuroria. "Gjithçka që kam bërë e kam kryer në përputhje me ligjin dhe aspak kundrejt tij. Në kërkesat zyrtare që kam bërë në disa institucione për tërheqjen e dokumentave kam marë përgjigje zyrtare, dhe se të gjitha aktet mbajnë vulat e institucioneve prej nga janë lëshuar"- shprehet në dëshminë e tij i pandehuri Qemal Mulla.


E mërkurë, 7 mars 2012

9

AKTUALITET

Pengmarja për 10 mijë euro, dy persona të pandehur

P

rokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë për një pengmarrje të rrallë, të ndodhur në kryeqytet tre muaj më parë gjatë të cilës një 41-vjeçar rrëmbeu dy punonjës të një mobilierie ku ai kishte porositur një kuzhinë. Martin Tusha nga Mamurrasi, por me banim në Tiranë akuzohet nga prokuroria për heqje të paligjshme të lirisë dhe vjedhje me dhunë

në bashkëpunim, ndërkohë që hetuesit nuk kanë gjetur ende njeriun që e ndihmoi atë gjatë pengmarrjes. Sipas prokurorit Blerim Tominaj me 19 nëntor të 2011, Tusha ka shkuar në mobilierinë e dy shtetasve me inicialet E.C dhe A.H tek të cilët ka porositur një kuzhinë dhe një portmando.Pas kësaj kërkese dy punonjësit e mobilierisë kanë shkuar në shtepinë e 41-

vjeçarit për të bërë matjet, por sapo punonjësit kanë hyrë pëngmarresi u ka mbyllur derën. Së bashku me rrëmbyesin,thotë prokuroria,- ndodhej edhe një person tjetër, i cili ka ndihmuar të dyshuarin t'u vendosë prangat pengjeve. Gjatë natës ata i kanë kërkuar pengjeve 10 mijë euro, ndërkohë që ata i janë përgjigjur se mund ti siguronin vetëm 1000 euro.

Nxirren fotot nga ekspertimi teknik i celularit

Lajmi Policia e Tiranës arrin të nxjerë nga telefoni i Yllka Shehajt një skedar prej rreth 80 fotosh, të cilat tashmë janë bërë objekt i verifikimeve nga ana e grupit hetimor. Sipas hetuesve jo mbi të gjithë personat kanë ngritur dyshime, por ata shtojnë se janë dy individë që për momentin do verifikohen lidhur me vendodhjen e tyre në datën 2 shkurt, kur dhe ka ndodhur vrasja e Eleni Bashos.

„„„

80 fotot në celularin e Yllkës, dy të dyshuar Verifikim të kaluarës së personave të panjohur KONFLIKTI

Eleni,sher me Yllkën për lidhjen e saj me Ilian

V

TIRANE

ELTON QYNO

E

kspertimi teknik i bërë ndaj telefonit të të dashurës së Ilia Bashos, Yllka Shehaj, ka nxjerë në dritë rreth 80 foto, prej nga prokuroria dhe policia e Tiranës shpresojnë të gjejnë prova për të shkuar tek identifikimi i autorit të krimit. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, fotot janë nxjerë nga ekspertimi kompjuterik të telefonit njëherësh me mesazhet e dërguara në numra të ndryshëm dhe ato që kanë mbëritur. Pjesa më e madhe e fotove janë të Yllka Shehaj, ku në disa prej tyre ajo shfaqet vetëm si dhe në disa të tjera me të dashurin e saj Ilia Basho. Sipas burime pranë policisë, ekzistojnë dhe disa foto të tjera, ku Shehaj shfaqet me persona që ende janë të panjohur nga grupi i hetimit, por që në fakt tashmë kanë nisur verifikimet për të mësuar më shumë rreth këtyre personave. Anëtarët e grupit hetimor nuk pranojnë të japin detaje rreth këtyre personave, për shkak se ata janë duke u verifikuar për të parë nëse janë të imlikuar ose jo në këtë çështje."Sigurisht që të gjithë personat në fotografi nuk mund të jenë të dyshuar, por ne kemi rezervat tona për një ose dy individë, për të cilët kemi urdhëruar të bëjmë hetime rreth të kaluarës së tyre dhe vendit se ku kanë qënë ditën e 2 shkurt kur dhe ka ndodhur vrasja e Eleni Bashos"-thanë burimet pranë grupit hetimor. Këta të fundit tregojnë se rreth kësaj çështje çdo ditë janë duke nxjerë detaje të vogla, të cilat po i ndih-

LAJME SHKURT

Në foto: Yllka Shehaj dhe Ilia Basho mojnë për të shkuar tek autori i krimit.

2 PERSONA NË MBIKQYRJE

Dy persona që mendohet se janë paguar nga biznesmeni Ilia Basho, për të vrarë Eleni Bashon, janë duke u verifikuar nga policia e Tiranës dhe pritet që shumë shpejt ata të ndalohen. Prokuroria e Tiranës thotë se kanë arritur të bëjnë lokalizimin e disa telefonatave ku nëpërmjet antenave "Shkoza B" si dhe "Antena neës24", rezulton se Ilia Basho disa orë pas

krimit ka folur me një numër që mendohet se i përket autorëve të krimit. Nga hetimet e deritanishme policia dhe prokuroria kanë aritur të ndërtojnë dhe dinamikën e ngjarjes ku, sipas tyre biznesmeni Ilia Basho, ka paguar dy persona, me qëllim vrasjen e gruas së tij. Ai mendohet se u ka dhënë informacion autorëve të krimit mbi lëvizjet e Elenit si dhe oraret se kur ajo kthehej në banesën që ndodhet në zonën e Shkozës në kryeqytet. Ka shumë mundësi që vrasësit e

iktima Eleni Basho, duke pasur marëdhënie pune me shtetasen Yllka Shehaj, i ka kërkuar kësaj të fundit që të ndërpriste marëdhënien intime që kishte filluar me burrin e saj Ilia Basho. Mirëpo sipas burimeve diskutimi mes dy grave ka përfunduar në sher, duke rënduar akoma dhe më tepër marëdhëniet e tyre. Shehaj ka mohuar një lidhje të saj me burrin e Elenit, duke i qëndruar kështu versionit që Ilia Basho i kishte dhënë për dyshimet e viktimës se mes Ilias dhe Yllkës kishte një lidhje dashurie. Mirëpo ky takim është mbyllur me sher mes dy grave, çka ka sjellë dhe acarimin e marëdhënieve të dy ish-mikeshave. kanë survejuar disa ditë me rradhë 33 vjecaren, duke i qëndruar nga pas të ndjerës. Ata kanë studjuar dhe vendin se ku do bëhej vrasja, duke zgjedhur një pjesë të errët të rrugës, pikërisht aty ku kalonte vija e ujit të një përroi që vinte nga mali i Dajtit. Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi i hetimit një person i vetëm ka qëlluar me pistoletë tre herë në drejtim të 33 vjeçares Eleni Basho, ndërkohë që personi i dytë ka ndihmuar autorin e krimit të largohet me shpejtësi nga ven-

di i ngjarjes, që sipas policisë ka shumë mundësi të jetë larguar me makinë.

LIDHJA ME YLLKA SHEHAJ

Hetimi ka zbuluar lidhjen e dashurisë mes Ilia Bashos dhe dentistes Yllka Shehaj, me origjinë nga Berati por banuese në Tiranë. 30 vjeçaria Shehaj është kliente e rregullt e kompanisë "Nova Dental Albania" e cila administrohej nga dy aksionerët Ilirjan Bituni dhe shtetësja tashme e vrarë Eleni Basho.

„ Trafik droge me ambulancë në burg 7 autorët

Shtatë personat e arrestuar, mes të cilëve një polic që transportonin drogë me ambulancë drejt Malit të Zi, u lanë në burg pa afat nga gjykata e Shkodrës. Kjo ishte masa e kërkuar edhe nga prokuroria e cila ka paraqitur edhe përgjimet telefonike. Efektivi i ndërhyrjes së shpejtë Kujtim Çuni si dhe gjashtë të pandehurit e tjerë do të qëndrojnë në burg deri në fund të gjykimit. Tre ditë më parë ata u arrestuan në flagrancë, kur policia zbuloi 200 kilogramë kanabis sativa në një autoambulance të qendrës shëndetësore të Gurit të Zi që po udhëtonte drejt Malit të Zi. Policia kishte hetuar prej muajsh, por përfshirja në rrjetin e trafikut të efektivit të ndërhyrjes së shpejtë, dekonspironte operacionet. Të akuzuarit janë Tish Pali, Tom Zhuri, Zef Paloka, Anton Lumi, Gjon Bregu, Françesk Çuni dhe polici Kujtim Çuni.

„ Tiranë arrestohet 4 persona për grabitje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një grup vjedhësisht që vepronin në zonën e Kasharit dhe Vorës në Tiranë. Në pranga janë vënë Xhoni Asllanaj, 34 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, A. Frangu, 16 vjeç, A.Muslia, 16 vjeç, A.Xhekaliu, 15 vjeç, të tre banues në Kombinat. Ata dyshohen si autor të disa vjedhjeve të banesave, konkretisht vjedhjen e një banesë të ndodhur më datë 21 shkurt 2012, ku kanë marrë shumën e parave prej 20 000 lekë si dhe sende flori. Gjithashtu dyshohen për vjedhjen e një banese ku kanë vjedhur kasafortën me shumën e parave prej 1000 000 lekë dhe sende flo

Dosja "21 janari"

Prokuroria, heq dorë nga ekspertiza 3D „„„

P

TIRANE

rokuroria e Tiranës tërhiqet nga zh villimi i eksperimentit tre dimensional në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku në 21 janar u vranë nga Garda e Republikës katër persona. Shkak i tërheqjes së organit të akuzës është bërë koha e pamjaftueshme për të kryer një gjë të tillë, por dhe fakti se drejtimet prej nga kanë ardhur plumbat mund të nxiren nga pamjet filmike dhe dëshmive të personave të plagosur dhe atyre që kanë qënë shumë afër 4 personave të vrarë. Në fillim të hetimeve të kësaj çështje, prokuroria e Tiranës me asistencën edhe të prokurorit amerikan ka kryer dhjetëra matje në

teren, me qëllim që të nxirnin të dhëna prej nga do të dilte skema 3D. Mirëpo për shkak se koha s'mjafton për një veprim të tillë, pasi në 8 maj përfundon afati i hetimeve të dosjes "21 janari", grupi hetimor ka vendosur të tërhiqet nga një veprim i tillë, duke u bazuar tashmë vetëm tek pamjet filmike dhe dëshmitë e personave të plagosur. Do jenë pikërisht këto prova si dhe ekspertiza e FBI-së ato që do përdorë prokuroria në gjykatë kundër efektivave të Gardës së Republikës. Ndërkohë që mësohet se pak ditë më parë në prokurorinë e Tiranës kanë mbëritur nga SHBA plumbat që vranë Faik Myrtaj, Aleks Nikaj si dhe ata të gjendur në godinën e UNCHR. Këta

plumba ishin dërguar në laburatorin e FBI-së për ekzaminim balistik, dhe pas përfundimit të ekspertimin, FBI fillimisht ka dërguar konkluzjonet e raportit të ekspertit dhe më pas në një zarf të vulosur ka dërguar në Shqipëri plumbat. Momentalisht pritet vetëm ardhja nga SHBA e dy pistoletave tip "Bereta" të cilat janë përdorur nga ishkryekomandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe shoferi i tij personal gardisti Margarit Kume. Shumë shpejt prokuroria e Tiranës do zhvillojë një analizë, ku pritet të përcaktojë dhe emrat e gardistëve që do meren të pandehur për katër vrasjet e ndodhura në 21 janar të Hekuran Dedës, Faik Myrtos, Aleks Nikaj dhe Zivër Veizit.


10

E mërkurë, 7 mars 2012

EKONOMI

Doganat: Amnistia mbaron, nga 1 prilli sanksione

D

uke filluar nga data 1 prill, strukturat e zbatimit të ligjit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave do të zbatojnë masat e parashikuara në legjislacionin doganor për rikuperimin me forcë të borxhit doganor, si pezullimin e aktivitetit ekonomik, sekuestrimin e vlerave monetare, të llogarive bankare, të mallrave, të pasurive të patundshme dhe

të tundshme që i përkasin debitorit ose një pale të tretë garantuese. Në një konferencë sensibilizuese për shtyp, dje Doganat kanë tërhequr vëmendjen e publikut lidhur me faljen fiskale, afati i së cilës përfundon në fund të këtij muaji. Deri tani janë falur 2.458 raste, me një shumë 12.6 miliardë lekë, 186 subjekte kanë përfituar me kusht, duke paguar

95.6 milionë lekë dhe janë zhdoganuar 1.227 automjete, për të cilat është paguar 50% e detyrimit doganor, në vlere 260.2 milionë lekë. Nuk kanë përfituar nga ky ligj 58 subjekte me detyrim deklarimi ne ILDKP. Administrata Doganore u ka bërë dje thirrjen e fundit debitorëve për të përfituar nga ligji, ndryshe do vijojë sanksionet.

Ahmetaj llogarit pasuritë e nëntokës në 15 mld USD

PS: Albpetroli, një aferë gjigande Qeveria: Privatizojmë puset, jo naftën Lajmi Sipas deputetit socialist Arben Ahmetaj, rezervat shqiptare të naftës vlejnë aktualisht 15 miliardë dollarë me çmimin e tregut dhe këtë pasuri qeveria po ua shet privatëve shumë lirë „„„

Asetet Albpetroli zotëron 6 burime nafte, një gazi, një rëre bituminoze dhe infrastrukturën. Kompania ende shtetërore ka 3.000 puse nafte, që prodhojnë rreth 135 mijë tonë naftë në vit dhe punëson 4050 punonjës

TIRANE

GENC KONDI

K

a vijuar mes debatesh të ashpra procesi i privatizimit të kompanisë shtetërore të hidrokarbureve Albpetrol, në Komisionin e Ekonomisë ditën e djeshme. Ajo që ka ngjallur më shumë diskutime ka qenë akuza e deputetit socialist Arben Ahmetaj, sipas të cilit privatit po i shitet nga qeveria Berisha jashtëzakonisht lirë një pasuri që, sipas tij, llogaritet në 15 miliardë dollarë amerikanë. Nga të dhënat e deklaruara nga zv.ministri Enno Bozdo, u mësua se aktualisht vendi ka rreth 30 milionë ton rezerva nafte nëntokë, ndërsa ato pritet të rriten edhe me zhvillimin e teknologjisë. Rezervat e naftës përllogariten zakonisht në raport me mundësitë teknike për nxjerrjen e tyre në sipërfaqe me teknologjinë aktuale. Por ekspertët kanë vlerësuar se vendi ka në total 480 milionë ton rezerva. Sipas Ahmetajt, rezervat shqiptare të naftës vlejnë aktualisht 15 miliardë dollarë me çmimin e tregut. Referuar kësaj vlere, Ekzekutivi po ia lë këtë pasuri kombëtare një privati, me një akt krejtësisht anti-kombëtar, shtoi ai. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po shet ndërmarrjen më fitimprurëse në kushte emergjence, gjë që shihet edhe nga nxitimi i mazhorancës për të kaluar me shpejtësi ligjet e paketës së privatizimit të saj në Kuvend. Në komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi deklaroi, nga ana e tij

se "në rast se transparenca do të kishte qenë e mjaftueshme, adeguate, ne do të kishim mundësi të vlerësonim nëse do të ishte e leverdisshme apo jo të privatizohej. Me ato që janë thënë deri tani, me argumentat, me përgjigjet e pyetjeve, ka disa gjëra të mëdha që nuk shkojnë në këtë sektor dhe e bëjnë të pamundur një privatizim të suksesshëm". "Kemi një sektor të zhytur në një mjegullnajë. Ne nuk mund të marrim vendimet kur nuk kemi minimumin e informacionit për të marrë vendimin e duhur",

deklaroi Shalsi, duke shtuar se, në të mirë të vendit, duhet të ndalet ky privatizim. Opozita akuzoi gjithashtu se formula e paprecedentë me të cilën qeveria po shet kompaninë Albptrol sjell dëme kolosale për qytetarët. "Duhet ta kuptojë çdo shqiptar që ato që po shiten tani janë të drejtat për shfrytëzimin e naftës dhe gazit. Po shiten përfundimisht. Nuk do ketë më kush të drejtë që të shfrytëzojë puse nafte në Shqipëri, përveç këtyre privatëve me bekimin e Sali Berishës", tha Erjon Braçe. "Rentë minerare

nga Albpetrol shteti merr shitet nuk janë rezervat e nafedhe sot, tatim-fitimi merr tës, që mbeten gjithnjë pronë edhe sot. Por elementi që ikën shtetërore dhe jepen me konnga pasuria publike është div- cension. Shitja përfshin bleridenti. Albpetrol deri më sot jen e objekteve mbitokësore merrte dividentë. Nesër këtë dhe puseve, ndërkohë që do divident do ta marrë privati", u shpreh Braçe. Ne Konsulenti ndërkombëtar eksportojmë naftë Patton Boggs më 2010 me çmime të lira dhe vit për vit sh- shprehej se Albpetrol qiptarët, qytetarët vlente 497 milionë USD, shqiptarë, që janë zotër të kësaj toke, tani thotë se vlera e tij blejnë naftën e importit vit për vit e është 420 milionë më shtrenjtë, përfundoi deputeti socialist. Braçe llogariti në 50 të taksohet si të gjitha ndërderi 100 milionë euro në vit marrjet e tjera edhe Albpetrotë drejtat e humbura të sh- li i privatizuar, që do të sjellë qiptarëve mbi naftën e tyre tatimfitimi dhe rentë minernga privatizimi. are mbi naftën e nxjerrë në Sipas mazhorancës, ajo që vite. Lidhur me çmimin e

shitjes së kompanisë, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Por, më 16 dhjetor 2011 agjencia Assoshiejtëd Press ka njoftuar se se asetet e kompanisë janë vlerësuar në 420 milionë dollarë nga Patton Boggs, kompani auditimi, që është përdorur nga qeveria edhe në vlerësimin dhe privatizimin e kompanisë së përpunimit të naftës ARMO. Megjithatë, qeveria duket se konsideron kapitull të mbyllur shitjen e ndërmarrjes. Jemin Gjana, kryetar i komisionit të Veprimtarive Ekonomike, tha se formula e privatizimit tashmë është një çështje e mbyllur. "Formula e privatizimit është miratuar me kohë. Ne këtu po bëjmë një amendim të ligjit", deklaroi Gjana.

Greqia

"Me Shqipërinë ka marrëveshje për detin" „„„

H

TIRANE

edhja poshtë nga Gjykata Kush tetuese e Shqipërisë e marrëveshjes për kufirin në detin Jon midis vendit tonë dhe Greqisë nuk përbën pengesë për qeverinë e Athinës në përpjekjet e saj për të shfrytëzuar pasuritë nënujore. "Me Shqipërinë dhe Italinë kemi marrëveshje lidhur me zonat ekskluzive ekonomike detare të Greqisë". Ka deklaruar kështu, sipas agjencisë së lajmeve ekonomike Bloomberg, ministri i Energjisë i Greqisë, Jorgos Papakonstandinu. Greqia dëshiron të përcaktojë zonat ekskluzive ekonomike detare ndërkohë që po procedon me kërkimin dhe shfrytëzimin e depozitave

të mundshme të naftës dhe gazit nën det, tha ai. Konventa e OKB-së për Ligjin e Detit lejon shtetet me dalje në det që të caktojnë zona të tilla deri në 200 milje detare (370 km) përtej ujërave të tyre territoriale, ku përfshihet e drejta mbi pasuritë natyrore që ndodhen në këto zona, si gazi e nafta. Por, çdo përpjekje për të caktuar të tilla zona në detin Egje do të hasë kundërshtimin e Turqisë, sipas specialistëve ndërkombëtare. Të dy vendet ende nuk kanë përcaktuar kufirin e shelfit kontinental dhe përmasat e ujërave të tyre territoriale, kur disa ishuj grekë ndodhen vetëm 3 milje detare larg Turqisë. Por, ministri grek nuk mendon se

ka pengesa të tilla me fqinjin verior. Sipas Papakonstandinut, vështirësia me Turqinë qendron në faktin se ky vend nuk ka nënshkruar Konventën mbi Ligjin e Detit. Greqia do të hyjë sërish në bisedime me Egjiptin dhe Libinë për këtë problem, ndërkohë që me Italinë dhe Shqipërinë ka marraveshje në këtë drejtim, theksoi ai. Disa vite më parë, opinioni shqiptar pati një reagim tepër negativ kur zbuloi se me Greqinë ishte nënshkruar një marrëveshje që i jepte Greqisë një sipërfaqe detare prej afro 300 kilometrash katrore, që nuk i ishte njohur më parë nga Shqipëria. Tani kuptohet pse fqinjët këmbëngulnin për sovranitetin mbi këto ujra.


E mërkurë, 7 mars 2012

11

EKONOMI ÇMIMI I INTERNETIT

SHITJA E PETROLALBA

Kryeministri Berisha u ka premtuar dje shqiptarëve një çmim interneti më të ulët se në vendet e tjera të Evropës. Qeveria shpreh keqardhjen për çmimin, me të cilin shitet sot interneti, tha ai, duke shtuar se ajo po merr masa që, veç 510 zyrave postare në vend, edhe në 1.200 pika të tjera të ofrohet ai falas, krahas uljes tarifore, që duhet të bëhet shumë shpejt

Ministria e Financave ka filluar shitjen e pikave të shumicës, në pronësi të shoqërise publike PetrolAlba. Kjo është krijuar pak kohë para privatizimit të ARMO-s dhe zotëron disa pika, që më parë ishin të kësaj të fundit. Aktualisht, është nxjerrë në shitje me ankand pika e shpërndarjes në Peshkëpi të Vlorës. Sipërfaqja e objektit është 2 mijë m2 dhe vlera 4 milionë lekë

Gazpromi dhe Serbia drejt nëntokës shqiptare

LAJME SHKURT

Rusët e serbët duan koncension

„ Forcohet dollari, euro sërish në rënie

Ka shënuar luhatje në këmbimet valutore dje leku shqiptar ndaj valutave kryesore të huaja. Sipas vlerësimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në mesditë dollari amerikan u këmbye mesatarisht me 106.37 lekë, 0.33 lekë më shumë se një ditë më parë, ndërsa euro me 139.86 lekë, ose 0.10 lekë më pa se të hënën. Paundi britanik u vlerësua me 167.81 lekë, me rritje 0.15 lekë dhe franga zvicerane 1 u këmbye me 115.94 lekë, 0.18 lekë më pak se një ditë më parë

A u ka premtuar qeveria Albpetrolin? „„„

TIRANE

GENC KONDI

Privatizimi

K BANKAT

2011, kreditë e këqia 18.8%

K

reditë me prob leme arritën në dhjetor të vitit të kaluar në 18.8% të totalit, konstatoi dje Shoqata Shqiptare e Bankave. Ky nivel është i ndikuar nga problematikat në sektorë të caktuar të ekonomisë, por dhe nga ngadalësimi i ritmeve të kredisë në 2-3 vitet e fundit. Në nëntor kreditë e këqia ishin 18.7%, ndërkohë që në janar të vitit të kaluar niveli i tyre ishte 14.5 për qind. %. Depozitat e individëve kanë pasur një rritje prej 15.3% që prej dhjetorit 2010, rritje e qëndrueshme përgjatë gjithë vitit, ndikuar nga orientimi i konsumatorëve drejt kursimit, ndërkohë që aktivet e sistemit bankar në fund të vitit 2011 arritën në 1.120 miliardë lekë, me rritje vjetore 13.1% ose 130 miliardë lekë.

ompania gjigande e naftës e Rusisë Gaz prom, sëbashku me degën e saj në Serni NIS, ku zotëron 51% të aksioneve, mund t'i kenë vënë syrin Albpetrolit. Në revistën e kompanisë ruse të naftës dhe gazit Gazprom shkruhej dy ditë më parë se "në kuadër të operacioneve të saj jashtë vendit, NIS është e interesuar jo vetëmpër të hyrë në ndërmarrje të përbashkëta, por edhe për të marrë asete prodhuese në rajon. Një mundësi për të marrë një aset të tillë në Shqipëri është duke u marrë në konsideratë në këtë zonë operimi bashkë me Gazprom Neft". Aleksej Oveçkin, drejtor ekzekutiv i kompanisë serbe të kontrolluar nga Moska, tha për "Siberian Oil" se Gazprom Neft, e kontrolluar nga shteti, dhe një nga degët e saj ka në plan të rrisë interesat e saj të biznesit në Shqipëri dhe Greqi dhe të analizojë fillimin e operimit në Angolë. Revista e korporatës Gazprom Neft ka shkruajtur se dega e saj në Serbi, Industria e Naftës e Serbisë (NIS) do të udhëheqë

Albpetroli është në ankand dhe do t'i jepet ofertuesit më të mirë. Ky ankand është i hapur dhe ndërkombëtar dhe në të mund të marrin pjesë subjekte nga çdo vend i botës

planet e zgjerimit. NIS ka thënë se "do të zhvillojmë biznesin në Greqi dhe Shqipëri së bashku me Gazprom Neft, meqë kjo do të ishte një detyrë e paarritshme po që se do të ndërmerrej vetëm nga NIS". Me sa duket, si vështirësi serbët konsiderojnë jo vetëm pamundësinë financiare, por edhe problematikën e hyrjes në tregun shqiptar nga pikëpamja e marrëdhënieve të vështira midis popujve në të

dy vendet. Por, duket se me qeverinë punët shkojnë ndryshe. Pavarësisht nga retorikat e Tiranës, importi nga Serbia është rritur me ritme të shpejta, ndërkohë që tregun e energjisë elektrike ka kohë që e sundojnë serbët, sa u përket importeve, që kontrollohen nga kompania Rudnap. Zërat për një interesim të biznesit rus ndaj hidrokarbureve shqiptare janë dëgjuar edhe më parë. Shumëkujt mund t'i kujtohet përpjekja

për të ndërhyrë në procesin e blerjes së kompanisë ARMO me anë të kompanive joruse, si nga Kroacia, etj, por që lidheshin me fije interesi ekonomik me Gazpromin. Këto përpjekje nuk u realizuan dot, por ndoshta interesimi ka mbetur, duke marrë parasysh edhe ekspansionin e vazhdueshëm të Gazpromit në Ballkan. Në një rast, një vit më parë, kryeministri shqiptar Berisha ka përmendur mundësinë e kalimit të një gazsjellësi rus nëpër Shqipëri, por kjo u mohua kategorikisht nga Moska. Aktualisht, në Shqipëri vëmendja është përqendruar te gazsjellësi TAP që nuk ka lidhje me rusët. Por, Albpetroli është në ankand dhe do t'i jepet ofertuesit më të mirë. Ky ankand është i hapur dhe ndërkombëtar dhe në të nuk janë vendosur kushte për përkatësinë nacionale të subjekteve që do të paraqesin oferta.

„ Dhjetëra biznese falimentojnë në Elbasan 102 subjekte të biznesit të vogël në qytetin e Elbasanit kanë shpallur falimentimin, ndërsa 40 biznese të reja janë regjistruar pranë zyrës së QKR-së. Shkak për mbylljen e bizneseve, kryesisht në tregun kryesor të qytetit dhe dyqanet përreth tij, është bërë rënia e fuqisë blerëse, pamundësia për të paguar taksat, si edhe energjinë elektrike. Bizneset që po mbyllin lokalet janë më së shumti minimarkete, dyqane kinkalerie, veshjesh etj

„ Kriza greke, kostoja mbi 1 trilion dollarë Sipas një dokumenti konfidencial të përfaqësuesve të investitorëve privatë në shkëmbimin e borxhit, një faliment i pakontrolluar i Greqisë mund të shtojë dëmin për Eurozonën me më shumë se 1 trilion euro. Sipas dokumentit, kostoja do të rritej nga nevoja për të mbrojtur Italinë dhe Spanjën nga "infektimi". Dokumenti mban datën 18 shkurt dhe kategorizohet si "konfidencial"

Tregjet

Çmimet +0.6%, tani rrezik deflacioni „„„

R

TIRANE

ritja e çmimeve, që vitet e kaluara shqetësoi shumë qytetarët, pasi arriti edhe në nivelin 4.7 për qind në shkallë vjetore, tani nuk është shqetësuese për shifrat e larta, por përkundrazi, për nivelin e ulët. INSTAT njoftoi dje se ndryshimi vjetor i çmimeve në muajin shkurt ishte 0.6 për qind. Një vit më pare, ky ndryshim ishte 4.5 për qind. Banka e Shqipërisë ka caktuar si normë ideale inflacionin nga 2 deri në 4 për qind, duke u fokusuar në nivelin 3%. Aktualisht, rrezikohet që ekonomia e vendit të rrëshqasë në deflacion, që është apo aq negativ sa edhe inflacioni. Kjo sit-

uatë ndodh në rastet kur ka rënie të konsumit, që është konstatuar gjatë viteve të fundit, sidomos në blerjet e mallrave me kosto të lartë. Pritet ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë, që normalisht ul normën bazë të interesit për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Konkretisht, sipas INSTAT-it, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" shënoi një rritje prej 2.2 përqindësh krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 13.0 përqindësh vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Çmimet në nëngrupin "fruta" shënuan një rritje prej 4.5 për qind. Në nëngrupin "sheqer e ëmbël-

sira" çmimet u ulën 0.4 për qind, "qumësht, djath e vezë" 0.1 për qind, "veshje dhe këpucë" ulje 0.5 për qind..Gjatë muajit Shkurt çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.7 për qind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 1.9 përqindësh. Indeksi i grupit "Mallra dhe shërbime të ndryshme" shënoi një rritje 6.1 për qind, si rezultat i dyfishimit të tarifave të sigurimit të automjeteve. Në momentin kur shfaqet deflacioni, ka pakësim të shpenzimeve qeveritare, shpenzimeve personale ose ulje të investimeve. Deflacioni ka efektet e tij anësore ekonomike, si rritja e papunësisë, që lidhet drejtpërsëdrejti me uljen e kërkesës në ekonomi.


12

E mërkurë, 7 mars 2012

POLITIKE

KSHC duhet të vendoset pranë Gjykatës Administrative

K

vepron si një institucion i kontrollit të jashtëm administrativ, me atribute quasi gjyqësore në momentin kur trupa zgjidh ankesat e nëpunësve civil, të cilat kanë si objekt institute të ndryshme të ligjit për shërbimin civil dhe si një organ qendror administrativ në momentin kur ushtron mbikqyrjen e menaxhimit të shërbimit civil në institucionet që përfshihen në fushën e veprimit të ligjit "Statusi i nëpunësit civil".

SHC është përfshirë në grupin e punës të qeverisë për rishikimin e Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimit të 6 të opinionit të KE për Shqipërinë, ku edhe ka paraqitur mënyrën se si e koncepton institucionin e KSHC, në krah të Gjykates Administrative. Për këtë arsye, i kanë nisur edhe një dokument OSBE, ku sqarojnë se pse ky institucion duhet të jetë pranë Gjykatës Administrative. "KShC, aktualisht

Në kuadrin e reformave në fushën administrative, ky instiucion mendohet se duhet të ruajë të njëjtin pozicion në kuptim të "ndërtimit institucional", ndërkohë që synohet fuqizimi i rolit të tij nëpërmjet shtimit të mjeteve detyruese ligjore për të zbatuar vendimet e tij, ç`ka pasqyrohet edhe në përmbajtjen e projektligjit për shërbimin civil në Shqipëri, në kapitullin ku rregullohet veprimtaria e KSHC.

Komisioni i Shërbimit Civil: Vazhdojnë abuzimet me administratën

Te drejtoritë e financave vendosen inxhinierë S'ka dëm financiar, por shumë raste me dy paga Lajmi Shqipëria nuk e ka respektuar asnjëherë detyrimin e NATO-s për dedikimin e 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto shpenzimeve për mbrojtjen. Edhe në Projektbuxhetin e ri 2012, në këtë linjë, shifra do të jetë 10% më e ulët se sivjet

„„„

TIRANE

ANILA BASHA

K

omisioni i Shërbimit Civil vlerëson se 369 pozicione pune janë bërë në kundërshtim me ligjin gjatë vitit të kaluar. E gjitha është e shkruar e zezë mbi të bardhë në raportin prej 80 faqesh që ky komision i ka çuar Parlamentit për punën e kryer gjatë vitit të kaluar. Dhe katër anëtarët e këtij komisioni (ende duhet të miratohet edhe një anëtar), kanë thënë në raport se në 369 raste (të cilat përbëjnë rreth 55% të të gjithë pozicioneve të punës në shërbimin civil të kontrolluara), janë plotësuar "në kundërshtim me ligjin, pasi është përdorur si mjet ligjor për të lidhur marrëdhënien e punës, kontrata e përkohshme, sipas Kodit të Punës në RSH".

RASTET

Një nga rastet më flagrante që janë përmendur në raport ka të bëjë me bashkinë e Kukësit. "Drejtori i Përgjithshëm i Financës është me arsimim inxhinier arkitekt" thuhet në raportin e KSHC, për një nga rastet flagrante sesi merren në punë punonjësit e administratës. Raporti vëren se të gjitha institucionet nuk kanë zbatuar proce-

ANKESAT E SHQYRTUARA 1. Vendime të marra nga KSHC gjatë vitit 2011 2. Ankesa të pranuara: 2/1. Nga 92 ankesa të pranuara gjatë vitit 2011, janë kthyer në titull ekzekutiv dhe aktualisht janë të pazbatuara 2/2. Vendime të vitit 2011 që janë mbartur për shqyrtim në vitin 2012, nga gjykatat e apeleve (pa përfunduar) 2/3. Vendime të zbatuara nga institucionet, vullnetarisht, për vitin 2011 (vetëm për masa diliplinore: vërejtje)

-

261 92

-

30

-

45

-

17

KRAHASIM VJETOR

„ „ „ „

Viti Ankesa nga nëpunës të administratës qendrore Ankesa nga nëpunës të administratës vendore Ankesa nga nëpunës të Instituc. të pavarura

durën e konkurrimit si mënyrën e vetme të parashikuar nga ligji. Dhe nënpunësit janë marrë jo sipas parimit të baarazisë dhe kri-

edhe në rastet e dëshimit të këtyre procedurave. Përmendim rastin e Ministrisë së Shëndetësisë, që ka shpallur disa herë konkurrimin për një pozicion pune "Drejtor i Përgjithshëm i planifikimit shëndetësor" dhe nuk ka mundur ta zhvillojë për arsye të mungesës së konkurrentëve" thuhet në raportin që ka mbërritur në Kuvend.

BONUSET

terit të meritokracisë dhe aftësisë për të kryer detyrat, por sepse janë përzgjedhur nga titullarët. Raporti vlerëson se duke qenë se shefat duhet të marrin në punë njerëzit që duan, kjo ka çuar edhe në dështimin e procedurës së konkurrimit. "Konkurrimet zhvillohen me 4-5 konkurrentë, duke ulur ndjeshëm cilësinë e kandidatit që do të përzgjidhet, për shkak të listës së shkurtër të kandidatëve pjesmarrës. Besueshmëria ndaj procesit aktual të rekrutimit ka rënë ndjeshëm gjë që pasqyrohet

Një tjetër vërejtje veç kontratave provizore janë edhe bonuset që duhet të paguajnë institucionet në bazë të vlerësimeve. Pra punonjësit me statusin e nënpunësit civil nuk janë vlerësuar me bonuse sic përcakton vendimi i qeverisë kur në fakt këtë duhej ta merrnin për shkak të vlerësimit "shumë mirë" në administratë. Ndaj, në të shumtën e rasteve, sikurse thuhet në raport, në mënyrë të dukshme në shkelje të ligjit, shumë prej vlerësimeve janë "shumë mirë" apo "mirë" ndërkohë që nuk duhet të lejohen më shumë se 30 përqind të vlerësimeve "shumë mirë" në administratën e shtetit.

SHPËRBLIMI

Raporti në 80 faqet e veta nuk specifikon në asnjë rast sesa është dëmi financiar në buxhetin e shtetit për shkarkimet e padrejta nga puna

2010 133 14 29

2011 162 78 21

dhe ato që janë ekzekutuar si dy paga për të njëjtin vend pune. Por specifikon raste kur shumat e marra nga punonjësit kapin edhe gati 30 mil-

Faksimile e raportit vjetor të KSHC për Kuvendin e Shqipërisë ionë lekë të vjetra, për një punonjës, ndërkohë që ka qenë më e madhe sesa vetë pozicioni i punës. Në fokusin e komisionit të Komisionit të

Raporti

Ankesat u rritën menjëherë pas zgjedhjeve vendore „„„

N

TIRANE

ga përmbajtja e anki meve dhe nga periudha kohore në të cilën u paraqitën ato, rezulton se kjo ka lidhje me përfundimin e zgjedhjeve dhe konstituimin e organeve të pushtetit vendor, thuhet në raport. Me ndryshimin e drejtuesve të këtyre institucioneve lindën mosmarrëveshje, kryesisht pa shkaqe të justifikuara, me nëpunësit ekzistues. Këtë tregon fakti se Komisioni i Shërbimit Civil nga 78 ankesa të shqyrtuara, në 54 raste (ose 69.2 %) ka vendosur pranimin e ankesave dhe vetëm 11 (ose 14.1

%) ankesa i ka gjetur të pabazuara, duke mos lënë pa përmëndur dhe 13 raste në të cilat është vendosur inkompetencë për shkak të mungesës së statusit të nëpunësit civil tek këta punonjës, për shkak se ishin marrë në punë në kundërshtim me kërkesat e nenit 13 të ligjit "Statusi i nëpunësit civil". Po ashtu duhet thënë se edhe këtë vit janë paraqitur një pjesë e mirë e ankesave kanë ardhur nga nëpunës të administratës tatimore. Konkretisht, në vitin 2011 janë paraqitur 60 ankesa që përbëjnë afro 22.9% të ankesave të shqyrtuara.

Shërbimit Civil është vendosur drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ku ata kanë parë edhe rastet më flagrante. "Ndërkohë, sipas njoftimeve që kemi nga DPT, rezulton se, si pasojë e presionit të ushtruar nga përmbarimi gjyqësor, ka filluar ekzekutimi në disa raste dhe konstatojmë pagesa në përmasa të mëdha si psh, në rastin e ankuesit M.B. është paguar nga institucioni shuma prej 2.709.645 lekë të reja; rasti i ankuesit M.T. është paguar shuma prej 1.173.825 lekë; ankuesit B.S. i është paguar shuma prej 3.510.679 lekë, etj. Pra, në këtë rast institucioni ka lejuar që situata të arrijë deri në limitet e pamundësisë për të ekzekutuar pagesa në vlera kaq të larta" thuhet në raport. "Duke vepruar në këtë mënyrë, ka ardhur si pasojë një dëm efektiv i konsiderueshëm në buxhetin e shtetit, pasi janë paguar njëkohësisht dy persona për një pozicion pune, njëri për shkak të detyrimeve kontraktuale dhe tjetri për shkak të detyrimit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Të gjitha këto raste KSHC i ka vlerësuar si dëm efektiv financiar në buxhetin e shtetit dhe ka njoftuar, Kontrollin e Lartë të Shtetit", thuhet në raport.


E mërkurë, 7 mars 2012

13

RUBRIKA VLERESIMI por edhe heshtja ka kufi. Uroj që politika të ndryshojë mendim për mënyrën si e trajton sistemin e drejtësisë. Ata që sot janë në pushtet nesër janë në opozitë dhe duhet të pranohet se sistemi duhet të lihet të bëj punën e tij, të funksionoje në të mirën e të gjithëve. NGA MIRA KAZHANI

Gjyqtari që nuk ka folur kurrë, për herë të parë rrëfehet për median

P

ërpara çdo takimi s'di pse provoj atë ndjesinë që nuk do qull gjë. Komentet në faqen shqiptarja.com më cytin të rishikoj më kujdes çdo fjalë e personazh dhe ndonjëherë të kem më shumë frikë. Sot e kam akoma më të fortë atë ndjesi. Ardian Dvorani nuk është i njohur për publikun mbarë. Por politika, gazetarët dhe qytetarë të kujdesshëm nuk besoj se mund t'ju ketë shpëtuar asesi nga vëmendja. Ai është gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Disa mund të lidhin emrin e tij si relatori i çështjes së Ilir Metës, por ai është edhe vëllai i njërit nga viktimat e Gërdecit, Endri Dvorani 46 vjec i cili humbi jetën 4 vite më parë. Takohemi përpara Sheraton. Ai është i veshur më kostum të zi, këmishë e një kollare me disa ujra të lehta dhe flokët e bardhë akull e bëjnë të duket edhe më gjyqtar. Gjejmë një vend të qetë . Ulemi dhe porosisim, unë një çaj me fruta pylli ndërsa ai kërkon një kafe të shkurtër , ujë pa gaz duke e shoqëruar porosinë e tij me vendosjen e paketës mbi tavolinë. -Nëse na lejon zonjusha, do të tymos një, thotë ai teksa i drejtohet kamarierit me pak humor, por që dukshëm është një sjellje prej xhentëllmeni. -Ç'thotë drejtësia, e pyes unë në fakt sa për të çmontuar disi atë perden e metaltë që ekziston në minutat e para të çdo takimi. Ai qesh pak dhe thotë se si çdo gjë në Shqipëri edhe ajo si ka shpëtuar sëmundjes korruptive. Por problem më i madh është dinjiteti . Dvorani më tregon një film "The Bonfire of the Vanities"që i ka mbetur në mendje që në vitin 90 kur ai ishte jurist. Ngjarjet zhvillohen në lagjen Bronx të New York-ut. Një senator i famshëm së bashku më të dashurën e tij (në një lidhje jashtëmartesore) aksidentohen duke lënë të vdekur një zezak dhe plagosur një tjetër. E dashura e senatorit që ishte në timon e bind atë që të mos e denoncojnë ngjarjen, por një gazetar gjysëm i alkolizuar, i cili kish humbur vendin e punës, vendos të vihet nga pas ngjarjes dhe arrin të zbulojë makinën dhe personazhet brenda saj duke vrarë me një gurë dy zogj. Arrin të rifitojë prestigjin si gazetar për shkak të zbulimit të ngjarjes. Prokoruri i New York-ut ishte në prag të zgjedhjeve për një mandat tjetër dhe interesohet për ndëshkimin e autorëve për të fituar mbështetjen e komunitetit zezak. Sic ndodh në filmat amerikanë, nuk mungon as prifti i cili futet në skenë. Të gjithë kërkojnë fajtorin për fitore të vogla personale. Në fund ndodhemi në gjykatë ku vajza pretendon se nuk ka qënë ajo në timon dhe ja hedh fajin partnerit të saj i cili merret si i pandehur. Avokati i senatorit përmes një hileje regjistron një kasetë ku vajza I kish rrëfyer shoqes së saj se kish qënë ajo në timon. Krijohet një mish-mash i vërtet. Viktima akuzon të pandehurin dhe i pandehuri nuk ndëshkohet pasi vërtetohet se nuk ka qënë ai në timon. Gjykatësi vendos që çështja të arkivohet dhe në këtë çast në sallë shpërthejnë zhurmat e gazetarit, priftit, prokurorit, por kur një zezak i drejtohet gjykatësit duke e akuzuar si racist salla bie në heshtje. Gjykatësi i kthehet me këto fjalë: - Nuk është faji im. Të gjithë po kërkonin një fajtor dhe askush s'po e bënte atë në emër të së mirës publike, askush nuk po mbronte askënd veç vetvetes. Një gazetar që bëri gjithçka për të rifituar vendin e punës, një prokuror që kërkon të rizgjidhet, dhe një prift që do të shtojë numrin e të pranishmëve në meshën e së dielës. Këtij qyteti nuk i mungon drejtësia, por dinjiteti. Dje, - më tregon ai , - m'u kujtua ky film duke menduar për shumë gjëra që kanë ndodhur. Ndaj po të them Mira se kam bindjen e plotë që Tiranës tonë i mungon dinjiteti.

Gjykatësi Dvorani: Gjyqi ndaj Ilir Metës u mbyll pa dinjitet

Në foto: Gjyqtari Ardian Dvorani

Konventa Europiane e të drejtave të njeriut ka në thelb të së drejtës dinjitetin si një paprekshmëri. Edhe në shekujt kur të drejtat e njeriut nuk ishin si sot, edhe kur dikush pushkatohej pyetej për një dëshirë të fundit, pra dinjitetin nuk ta preknin. Është një normë njerëzore që duhet thënë: Larg duart! - Mos ndoshta larg politika nga drejtësia, z. Dvorani? - Sigurisht që po! Sistemi duhet të jetë më larg politikës. Politika mund të komentojë, por gjithmonë pasi respekton vendimet e gjykatave të këtij vendi. Sistemi i drejtësisë është një dhomë e mbushur me baltë dhe imagjino një njeri që futet aty sado i pastër do të bëhet pis. Ndaj them se duhet pastruar. Në sistemin e drejtësisë ka individë që kanë ruajtur integritetin, por duhet të na e garantojë këtë gjë sistemi dhe jo vullneti personal. Në perëndim gjykatësi është mbret në kuptimin simbolik. Njerëzit presin drejtësi, drejtësi kërkon mbështetje tek ligji dhe ligji është një tentativë e shoqërisë për të kodifikuar disa norma dinjitoze të bashkëjetesës. -E di më kujtohet një tjetër frazë nga filmi. Është një moment nga fundi kur gjykatësi thotë: Dinjitetin e keni në gjak, në shpirt, ndaj kthehuni në shtëpitë tuaja dhe silluni me dinjitet. - Çfarë paralelesh po hidhni me këtë film? Ku doni të dilni? Nuk besoj se po jepni një mesazh vetëm për dinjitetin këtu. Ka diçka tjetër? - Po ka dhe diçka tjetër. P.sh. ka një lidhje edhe më çështjen e sapombyllur të Ilir Metës ku unë isha relator. - Vërtet? Në c'kuptim? - Sikur ai proces të kish vazhduar me siguri do të kishte patur një vendim ndryshe. Nuk ka rëndësi fajtor apo jo, por me siguri do të ishte më me dinjitet! - Nuk po ju pyes më gjatë sepse e mora vesh përgjigjen

tuaj dhe nuk do doja të komentonin vendimet e gjykatave veç të tjerash. - Z. Dvorani a mendoni se problemet në Shqipëri lidhen me dy- tre emra? Dyshoj që edhe ne si qytetar na pëlqen që të ngushëllohemi duke gjetur faje dhe pronarë të tyre. - Ke të drejtë. Këtu vriten njerëz ne mës të qytetit dhe qytetarët rrinë qosheve, më thotë ai me një zë të metalik. - Po ku të rrinë? Ata e kanë humbur besimin të drejtësia, tek politika e ndoshta edhe tek shpirti i tyre. Po, është e vërtetë, por edhe heshtja ka kufi. Uroj që politika të ndryshojë mendim për mënyrën si e trajton sistemin e drejtësisë. Ata që sot janë në pushtet nesër janë në opozitë dhe duhet të pranohet se sistemi duhet të lihet të bëj punën e tij, të funksionoje në të mirën e të gjithëve.

- Ajo që më bën përshtypje në vendin tonë është një apati qytetare që lidhet me frazën: pse të protestojmë, pse të votojmë ? Të gjithë njësoj janë! - Jo nuk është kështu, askush nuk është i njëjtë. Mund të mos jetë me mire, por është dicka tjetër. Budallenj janë amerikanët që herë votojnë njërin krah e herë tjetrin. Duhet të kuptojmë rëndësinë e tjetrit si alternativë të re. - Dhe po të vesh re qytetari perëndimor nuk mërzitet kurrë duke votuar një herë njërën palë e herë palën tjetër.

HUMBJA E VELLATI NE TRAGJEDINE E GERDECIT

Të flasësh për një vëlla të humbur në një shpërthim tragjik nuk është aspak e lehtë por ai krijon idenë e një burri fisnik më shumë sesa I fortë. - Trupin e Endrit e kam kërkuar një javë rresht vetë. Humbja e tij solli një dramë të pallogaritshme për familjen tonë. Prindërit I ka përulur dhimbja për të. - Çfarë besoni se ishte ajo ngjarje e rëndë? - Ishte besoj një aksident. Të jem I sinqertë as unë dhe as familja ime nuk kemi ushqyer urrejtje ndaj të pandehurve si për Delijorgjin apo Minxollin. Dritan Minxolli ditën e shpërthimit vetëm dy orë përpara I ka kërkuar Endrit që të zbrisnin poshtë në Vorë për të ngrënë bashkë drekën dhe Endri e ka refuzuar pasi atë ditë kish marrë bukë më vete. Si Delijorgji dhe Minxolli mund të kishin qënë aty në ato orë. Ata kalonin shumë kohë në fabrikë ndaj them se në një anë ata s'kanë faj. Sigurisht që na vjen keq shumë kur shohim në televizor një ministër që qesh në fushata dhe që u fsheh pas procedurave dhe nuk pati as kurajon morale të tërhiqej nga jeta publike. Ne gjermani një ministër vetëm se u akuzua për plagjiaturë hoqi dorë nga jeta publike sepse gjermanët sipas tij nuk kishin arsye të votonin më një kopjac. - A ju kish folur Endri për ndonjë rrezik aty? - Jo mua asnjëherë. Kish treguar për varfërinë e njerëzve që punonin aty. Hanin bukë me sheqer , thoshte ai. Endri mbeti pa punë dhe u fut si ekonomist në atë fabrikë. Besoj që ka qënë i ndërgjegjshëm që kish rrezik, por nevoja për të mbatjur familjen duhet të ketë qënë më e fortë. - Ndoshta, z Dvorani jemi të gjithë pak qytetarë të qosheve. Diçka na ka shtypur çdo ambicje apo kurajo civile. Sikur ai shpërthim të mos kish ngjarë ende atje do të punonin duar të vogla fëmijësh, gra e burra që hanë bukë me sheqer. Kushedi sa ka Shqipëria të tillë. Dhe ndonjëherë as tragjeditë nuk na shërbejnë si një leksion përkundrazi jemi të dënuar të shohim sesi të gjithë mbrohen dhe akuzojnë. Ai ndez një cigare dhe më tregon se të gjitha rrugët na nxjerrin në një shteg, tek dinjiteti dhe shteti ynë i dobët. Duhet që qytetarët të gjejnë mënyrën për të mbajtur në tension politikën që na drejton dhe jo politika të luaj me qytetarin. Vetëm atëherë Shqipëria do të hedhë hapa të ndershëm e civil. - Por të paktën familja juaj u dëmshpërblye ndërsa familjarët e tjerë janë ende në pritje të seancave të rradhës. - Po Mira dhe si për ironi e kam shkruar me dorën time një vit më parë atë vendim dhe për fat të keq e vura në jetë për vëllanë tim. Do doja që familjarët e tjerë të ndryshojnë formën e padisë. Ajo nuk mund të jetë ndaj personave konkretë sepse ashtu nuk qëndron. Nëse do të bëjnë korigjimet e duhura atëherë jam besimplotë që ata do të dëshpërblehen të paktën moralisht. - Ndërsa largohemi secili për në punë të vet sepse më duket sikur kemi folur shumë dhe pak njëkohësisht. Koha ka rrjedhur dhe të njëjtën gjë dalloj edhe tek ai. Ka dëshirë të flasë. Unë e kam zakon që pyetjet private i bëj nga fundi dhe në fund mësoj që ka vetëm një djalë i cili është ende adoleshent dhe se është shumë i mërzitur që babai i tij nuk është nga ata gjyqtarët që bëjnë lekë. Ndërsa bashkëshortja tregon Dvorani është e ngjashme me të. - Kam qënë më fat më thotë ai me dy sy të qeshur, ajo s'më ka kërkuar kurrë pushime luksoze apo nga ato çantat e shtrenjta. Gruaja ime më ka ndihmuar që unë të respektoj ligjin dhe të ruaj integritetin se ne burrat duam s'duam jemi të ndikuar nga gratë që kemi në shtëpi. - Do ta shkruaj dhe këtë , - ta dish, - i them unë atij. - Ta shkruash që ç'ke me të. Çdo gjë që të thashë e mendova dhe nuk pendohem për mendimet dhe gjykimet e mia më thotë ai teksa hipën në makinë.


14

E mërkurë, 7 mars 2012

Arsimimi, 9 për qind e shqiptarëve vetëm me 9-vjeçare

A

rsimimi, mbetet ende një ndër prioritete vendit tonë. Aktualisht, megjithëse kemi shifra të ulëta të braktisjes së arsimit të detyruar, kemi edhe një numër të madh të shqiptarëve që e mbyllin ciklin e shkollimit të tyre vetëm me arsimin bazë, pra që kanë vetëm 9 vite shkollë. Të dhënat janë bërë publike, dje nga m8inistri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili ka qenë i ftuar në një ceremoni festive të organizuar nga shkolla

“Ibrahim Rugova” në Kamëz me rastin e festës së 7 marsit. “Shqipëria ka sistemin arsimor më të gjerë që ka njohur më pare. Sot mbi 91% e nxënësve që mbarojnë shkollat 9-vjeçare, regjistrohen në shkollat e mesme. Shqipëria ka sot numrin më të madh të studentëve sesa 7-8 vjet më parë. Ne kemi vendosur atë objektiv që ia kishim vënë vetes, ku çdo nxënës që mbaron arsimin 9-vjeçar të fillojë arsimin e mesëm

dhe se çdo maturant pas përfundimit të shkollës së mesme të ketë mundësi të realizojë ëndrrën e tij të bukur, të fillojë arsimin e lartë”, - ka deklaruar ministri Tafaj. Nga statistikat më të fundit që disponon ministria e Arsimit, braktisja nga arsimi i detyruar 9-vjeçar shkon në 0.4 %, ndërkohë që ata që vazhdojnë të mos frekuentojnë këtë sistem janë fëmijët e komunitet rom e egjiptian.

Intervista/ U shpall mësuesi më i mirë i Tiranës për 2011 Lajmi Ylli Canci, prej gati 20 vitesh mësues matematike në gjimnazin “Sami Frashëri” është shpallur mësuesi më i mirë i vitit 2011 për Tiranën. Ndërsa rrëfen sekretin që përdor për të tërhequr të rinjtë drejt lëndës së vështirë të matematikës, ai na shpjegon se përgatit edhe ‘gjenitë’ e rinj në këtë lëndë që kanë marrë çmime jo vetëm në olimpiada kombëtare, por edhe më tej. „„„

“Si i përgatis gjenitë e matematikës” Ylli Canci: Shteti, t’i mbështesë financiarisht Çmimi Në dhjetor të vitit 2011, mësuesi i Matematikës së “Sami Frashërit”, u shpall mësuei model për qytetin e Tiranës dhe u nderua nga MInistria e Arsimit e Shkencës. Propozimi ishte bërë nga vetë nxënësit.

TIRANE

ESMERALDA KETA

K

y është 7 marsi i fundit që do të festojë me kolegët dhe në një klasë të mbushur plot me nxënës. Pasi vitin që vjen, Ylli Canci, mësuesi më i mirë i Matematikës në qytetin e Tiranës do të dalë në pension. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, ai na rrëfen se si ka ndryshuar lënda e matematikës, në kuadër të maturës shtetërore, e bashkë me të edhe ai. Ndërkohë që thotë se një ndër çastet më të

A ju rastis që gjatë punës tuaj, të takoni “gjeni” matematike? Unë merrem edhe me olimpiadën e matematikës. Në fakt kjo është një pikë e dobët e sistemit arsimor, pasi nuk ka fare shpërblime për ata që fitojnë në këto konkurse në rang kombëtar. Nëse deri para ca kohësh, nxënësit fitues kishin edhe stimulime, tani kjo nuk ndodh më. Ndërkohë që nxënësit e “Sami Frashërit”, kanë fituar çmime jo vetëm në olimpiada kombëtare. E njëjta gjë edhe për mësuesit. Unë merrem prej vitesh me përgatitjen e nxënësve pjesëmarrës në olimpiadë, dhe do t’i çoj deri në fund këta që kam, por mësuesit e rinj nuk kanë interes, Pasi askush nuk bën orë shtesë pa marrë pagesën.

Nëse punon me nxënësit, vitesh jeni mësues në një shëndesin, por mendoj se shdhe i trajton ata si shokë gjithç- ndër gjimnazet më me teti duhet t’u kushtojë më ka është më e lehtë. Unë nuk emër të Tiranës, a është shumë vëmendje mësuesve. kam pasur kurrë probleme apo njësoj e vështirë si të punA e kanë të vështirë konflikte me nxënësit dhe kla- osh në periferi, si të pun- nxënësit të mësojnë sa ime ka qenë gjithmonë e osh te “Sami Frashëri”? matematikën, sidomos me mbushur plot. Për mua është njësoj e vësh- këtë sistemin e ri të Ndoshta kjo edhe tirë, dhe nxënësi të do vetëm maturës shtetërore, kur për shkak të eks- nëse iu përkushtove. Në të kanë matematikë të thelluMatematika ka ndryshuar shumë periencës sime, kundërt ke dështuar si mësues. ar dhe matematikë bazë? ku punën si më- Nuk mund të jesh mësues i sukSigurisht që është e vështirë herë në maturën shtetërore dhe sues e kam nisur sesshëm në qytet dhe në fshat jo. të përshtaten, por ne mësuesit u krijon vështirësi nxënësve tek akademia Pas kaq vitesh në arsim, u jemi gjithmonë pranë. Ka “Skënderbej” ku a ndiheni i shpërblyer? vështirësi për tema të caktuar, kishte rregull e Profesioni i mësuesit është për kapituj të caktuar, por renjë profesion mjaft i vështirë. zultatet e maturës kanë treguar bukura për të ka qenë kur e disiplinë. Ju keni punuar edhe në Jam i shpërblyer nga nxënësit që nxënësit e përpithin mirë njoftuan se ishte shpallur “mëzonat periferike të Tie mi. Kënaqem kur ata ecin matematikë, pavarësisht shsuesi model për vitin 2011”. Profesor Ylli, ju u ranës, dhe prej gati 20 përpara në jetë dhe më për- kallës së vështirësisë. shpallët mësuesi model për vitin 2011, a ishit në dijeni të këtij propozimi? Në të vërtetë jo. Madje u surprizova, kur më morën në telefon nga Ministria e Arsimit dhe më thanë se disa nxënës kishin propozuar emrin tim si Ndalohen prodhimi, importimi dhe gjithë operatorët ekonomikë. Mbas mësuesi model i vitit 2011, „„„ TIRANE hedhja në treg e qeseve plastike nën datës 1 shtator 2012, ndalohet importivetëm për Tiranën. U gëzova, 30μ (mikro) (15 për çdo anë). Mbas mi i qeseve të plastikës të pa biodegrasepse kjo është në një farë mbalazhet plastike dhe qeset datës 1 shtator 2012, ndalohen prodhi- dueshme. Mbas datës 1 janar 2013, mënyrë një shpërblim nga plastike do t’u nënshtrohen rreg- mi dhe hedhja në treg e qeseve plas- ndalohen përdorimi dhe tregtimi i nxënësit për punën time dhe ullave të rrepta. Dhe sidomos kur tike të pabiodegradueshme nga të qeskave plastike të pabiodegranuk kam se si të mos ndihem bëhet fjalë për qese plastike apo amkrenar. balazhe plastmasi të cilat janë të A morët ndonjë mbëshpadegradueshme. Në vendimin e tetje financiare? Prodhuesit e ambalazheve, të djeshëm të qeverisë, jo vetëm përcakEdhe mbështetja financiare materialeve të ambalazheve tohet përmbajtje e ambalazheve që do është e rëndësishme, por më e dhe të mallrave të ambaltë prodhohen për pajisje të ndryshme, rëndësishme është stimulimi. azhuara prodhojnë ambalazhe por janë vendosur edhe kufizime për Dhe kjo është ajo që për ne ka dhe materiale ambalazhesh ambalazhet që janë të padegramë shumë rëndësi. apo tregtojnë ambalazhe, me dueshme në mënyrë natyrale. “NdalJu jeni një mësues i kusht që shuma e niveleve të ohen prodhimi, importimi dhe hedhvjetër i matematikës, a e përqendrimit të plumbit, kadja në treg e ambalazheve, kur nuk rekeni të vështirë t’i bëni miumit, mërkurit ose kromit spektohen nga subjektet përgjegjëse nxënësit për vete, kur dihekzavalent të pranishëm në ambalazh apo pjesë të ambalkërkesat për nivelet e përqendrimit të het se shumica nuk e metaleve të rënda në ambalazhe. pëlqejnë këtë lëndë?

LAJME SHKURT Shqipëria, vendi më i pasigurtë për nënat

„

Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë të nënave në lindje. Nëse mesatarja e vendeve evropiane është 5 vdekje për 100 mijë lindje, në Shqipëri ky raport për çdo 100 mijë lindje shënohen plot 31 humbje jete të nënave. Ndërkohë që shifrat janë shumë më të larta edhe nëse i krahasojmë me fqinjët tanë në rajon. Kështu, sipas të dhënave të “Open data”, e cila u është referuar statistikave t Bankës Botërore të Shëndetësisë, në spitalet shqiptare vdesin dy herë më shumë nëna se në Mal të Zi, katër herë më shumë se në Maqedoni, Serbi apo Bosnje,dhe 15 herë më shumë vdekje në lindje se fqinji ynë Greqia.

Maternitete, shtohen rastet e fëmijëve shtatanikë

„

Mund të duket e habitshme, por në Shqipëri po shtohet numri i shtatanikëve, ose siç njihet ndryshe fëmijë të lindur para kohe. Vetëm në maternitetin “Koço Gliozheni” të dhënat janë alarmante sepse në 100 lindje, 9 prej tyre janë lindje të parakohshme. Ndërsa në rritje është edhe numri i foshnjave të lindur me deformime. Rubena Moisiu, drejtoreshë e këtij materniteti, rekomandon shmangien e disa ushqimeve për nënat shtatzënë dhe u bën apel që të mos lëvizin gjatë pikut të trafikut ku ndotja nga karburantet është e lartë. Më problematike janë gratë shtatzëna që jetojnë Tiranë, Elbasan e Krujë

Qeset plastike

Dalin nga përdorimi më 1 janar 2013

A

Lajmi

dueshme nga të gjitha njësitë tregtare. Ndalohet transporti i mbetjeve të ambalazheve me mjetet që transportojnë mbetje organike të përziera shtëpiake/ bashkiake”, - thuhet në projektvendimin e djeshëm të qeverisë për trajtimin e ambalazheve të pajisjeve të ndryshme. Që do të thotë se qeset plastike, të cilat nuk shpërbëhen në mënyrë natyrale do të hiqen nga tregu ë fund të vitit 2012. çdo prodhues i mallrave të ambalazhuara apo ambalazhues do të rikuperojë dhe riciklojë minimalisht jo më vonë se data 30 qershor 2017, 50-65% të mbetjeve nga ambalazhet e gjeneruara në territorin e Republikës së Shqipërisë; riciklon 25-45% të totalit të peshës totale të materialeve që përmbahen në mbetjet e ambalazhit dhe të paktën 15% të peshës për secilin material në veçanti.


E mërkurë, 7 mars 2012

15

MATURA, NISIN KONSULTIMET

SHKOLLAT ME KORRESPONDENCË

Shkollat e mesme në të gjithë vendin kanë nisur konsultimet për maturën shtetërore. Kështu në disa shkolla, nxënësit futen në konsultime në orën 07:30 të mëngjesit deri në orën 08:00 për lëndët me detyrim, ndërsa konsultimet për lëndët me zgjedhje zhvillohen pas orës së fundit të mësimit. Sipas rregullores së Maturës, në fund të shkollës do të kenë nga një javë konsultime

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nisur një kontroll të detajuar për mënyrën se si realizohen provimet e semestrit të parë në shkollat e mesme me korrespondencë. Kontrollet janë të fokusuara kryesisht në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Tiranë, që ka edhe numrin më të madh të nxënësve, ndërkohë që Inspektoriati Kombëtar i Arsimit do të përgatisë edhe raportin.

Vëzhgim/ Çfarë ndodh në qendrën universitare spitalore “Nënë Tereza”

Kardiologjia, pacientët pa ilaçe Ahmet Todori: Kam bërë sherr me infermierët, por më thanë se këtë javë nuk janë barnat e mia. Skandaloze edhe kushtet e qëndrimit, lagështira na futet kudo

Lajmi Jo vetëm pa ilaçe, por të sëmurët me zemër në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza” shtrohen në dhoma gjithë lagështirë dhe pa ngrohje. Ata denoncojnë kushtet e rënda në të cilat janë të detyruar të qëndrojnë për shkak të sëmundjes që i ka goditur.

„„„

22 15

TIRANE

ESMERALDA KETA

A

Në foto: (Majtas)Pacienti Ahmet Todori që vuan nga zemra (Djathtas)dhoma në të cilën është i shtruar pacienti nga Kukësi

22 15

hmet Todori, që prej 10 ditësh është i shtruar në dhomën nr.2 të kardiologjia, te spitali i Sëmundjeve të Brendshme. Ai është i irrituar dhe i pakënaqur me të gjithë stafin për shkak të mungesave të shumta që ka në spital. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, dhoma ku ai është shtruar është në gjendje skandaloze. Një pjesë e mirë e saj, ngjitur me krevatin ku shtrihet, është nxirë e gjitha nga lagështira dhe myku. Madje ai, për ta pastruar paksa ajrin e rëndë të dhomës së tij, mban vazhdimisht të ndezur një ngrohëse të vogël që nuk mjafton të thajë lagështirën që ka pushtuar këtë dhomë. E njëjta situatë është edhe në një cep tjetër të dhomës, poshtë dritares. Edhe këtu i gjithë muri është nxirë për shkak të lagështirës. “Këtu ka qenë kaloriferi që ishte i lidhur me sistemin ngrohës të spitalit, por tani nuk funksionon më asgjë dhe ai është hequr”, - na tregon pacienti Ahmet Todori, i cili na shpjegon më tej se me origjinë është nga Kukësi, por banon prej vitesh në rrethinat e Tiranës. “Ja shikoje si është dhoma, na thotë ai, duke na treguar faqen e murit, e cila është pushtuar nga lagështira. – Unë unë jam i shtruar që prej 10 ditësh. E imagjinon dot se si është të jesh i detyruar të thithësh 10 ditë me radhë këtë ajër, që vetëm ajër nuk është. Të bllokon mushkëritë. Ja, kam vënë edhe këtë reflektorin për ta tharë pak, por, nuk

çarçafëve që sipas tij janë brenda standardeve.

PROBLEMI

Barnat mungojnë çdo vit, vonohen tenderat

N

ë qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tere za” mungesa e barnave është një problem i mbartur prej vitesh dhe që përsëritet çdo vit. Sidomos në këtë periudhë të vitit, kur tenderat për vitin e kaluar kanë përfunduar dhe procedurat e tenderit për blerjen e ilaçeve për vitin 20012 sapo ka nisur dhe duan një kohë shumë të gjatë. Në këtë periudhë të vitit, mungesat me medikamente janë prezente thuajse në të gjitha shërbimet e QSUT-së, ku spitali siguron vetëm nevojat bazë, ndërsa kurat, pacientët i sigurojnë me lekët e tyre. bën punë”, - na tregon më tej Todori. Ndërkohë që në të njëjtat kushte të rënda ndodhet edhe banjoja që është brenda dhomës, por që Ah-

meti thotë se për fat të mirë nuk mungon asnjëherë uji. Ndërkohë që ai është i kënaqur edhe sa i përket ushqimit si dhe ndërrimit të

ILAÇET

Por jo vetëm kushtet e dhomës. Një problem i madh për këta të sëmurë mbetet edhe mungesa e medikamenteve që ata duhet të marrin çdo ditë, për të mbajtur nën kontroll ritmet e punës së zemrës. “E shikon atë tabelën që këta kanë vënë aty, dhe ku shënojnë ilaçet që duhet të marr?, - na thotë ai dhe tregon recetën e varur në mur. – Këta vetëm aspirinën të japin. E ke parasysh, një kokërr aspirinë e ndajnë në katër pjesë, pasi aq është norma që duhet të marr. Por aspirina nuk kushton dhe mund ta blej edhe vetë, por këta ilaçet e shtrenjta si t’ua bëj që këta nuk i kanë”, - na thotë më tej ai. Ahmeti na

tregon se madje këtë javë ka debatuar me personelin, pasi nuk i sigurojnë të gjithë kurën që i duhet. “Këtë recetën që e varin në mur dhe ku ata shënojnë ilaçet që më duhen mua, duhet të mi sigurojë spitali. Por këta, dy ditë t’i japin, katër ditë duhet t’i blesh vetë. Ja ta zëmë ky ilaçi që është i fundit në listë, fragmarinë, është hollues gjaku, unë e blej vetë. E kam dy herë në ditë dhe kushton 500 lekë të reja doza, por unë nuk kam kaq shumë para. Madje për këtë kam bërë sherr edhe me infermierët, por më thanë se nuk ka fare në spital. Javës tjetër kishte, por këtë javë nuk ka fare në farmaci. Kështu më thamë. Dhe unë jam i detyruar ta blej vetë”, - na tregon i sëmuri me zemër.

Ashensorë në 6 spitale

Ministria jep 26 milionë lekë „„„

TIRANE

N

ë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë vendosur dje 18 ashensorë te rinj, ku 6 prej tyre, pjesë e investimit që Ministria planifikoi për vitin 2011, instalohen për herë të parë në shërbime ose rikthehen pas shumë vitesh mungese, kurse të tjerët i përkasin spitalit të ri. Kjo ka bërë që mos jenë më familjarët apo punonjësit e spitalit të cilët të transportojnë me barela pacientët, por ata të qarkullojnë në pavijone për të kryer ekzaminimet e duhura, nëpërmjet këtyre ashensorëve. Investimi total për vendosjen e këtyre 6 ashensorëve në shërbime kap një vlerë prej 25.6 milionë lekësh dhe ky investim është fokusuar në

spitalin e Pediatrisë (2 ashensorë), spitali i Sëmundjeve të Brendshme (2 ashensorë), Neurologjia dhe Kirurgjia e Përgjithshme. “Jo në pak raste ne kemi pasur vështirësi edhe në dhënien e shër-

bimit për pacientët. Ky investim do të bëjë të mundur ofrimin e shërbimit në spital brenda standardeve në të gjitha pavijonet. Një pjesë e këtyre investimeve rikthehen pas një periudhe shumë të gjatë, dhe doja të përmendja pediatrinë ku jemi aktualisht pasi nga ndërtimi i kësaj godine 40 vjet më parë, vetëm sot ky shërbim është bërë me ashensor”, - ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili në ceremoninë e inaugurimit. Dy ashensorët e instaluar tek spitali i Pediatrisë vendosen për herë të parë që nga dita e ndërtimit të tij në vitin 1970. Sipas përllogaritjeve të bëra rezulton se këta ashensorë përballojnë mesatarisht një fluks prej 300 personash në orë për ashensor në një periudhe pune intensive prej 18 orësh.

? „

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur në QSUT? Pacientët e shtruar te kardiologjia, në katin e dytë të sëmundjeve të brendshme, ankohen se u mungojnë ilaçet. „ Mungesat janë të vazhdueshme, apo është vetëm një rast? Pacientët na thonë se mungesat janë të vazhdueshme. Sipas tyre spitali arrin t’u sigurojë ilaçet vetëm për dy a tri ditë dhe më pas duhet t’i blejnë vetë. Ndërkohë që asnjëherë spitali nuk u siguron të gjitha medikamentet e recetës që u jep. Bëhet fjalë për pacientët që janë të shtruar në spital. „ A u janë ankuar ata mjekëve për këtë problem? Pacientët thonë që jo vetëm janë ankuar, por madje janë edhe konfliktuar me personelin mjekësor, pasi sipas tyre medikamentet që nuk u siguron spitali janë shumë të shtrenjta dhe ata nuk janë në gjendje t’i blejnë vetë. „ Po çfarë u kanë thënë mjekët? Sipas pacientëve, mjekët u kanë thënë se medikamentet në fjalë, duke filluar që nga kjo e hënë mungojnë në farmacinë e spitalit, por pritet të furnizohen së shpejti.


16

E mërkurë, 7 mars 2012

AKTUALITET

Berat, shqëroi dajon për skrap, vdes nën gërmadha 4-vjeçari

Adriatik Dosti

N

ndërtesa e armotizuar në të cilin ndodhej vogëlushi është shembur. Nga shembja e ndërtesës u plagos edhe dajua i 4-vjeçarit. Haxhi Gjeli, 35 vjeç u përpoq të shpëtonte të dy fëmijët nga shembja por ka mundur të largojë vetëm njërin prej tyre. Godina e shëmbur është një ish-depo e reparteve ushtarake dhe rezervave të shtetit. Sipas Policisë së Beratit ajo gjendjej në gjendje shumë të keqe për shkak të vjetërsisë si dhe

jë fëmijë 4 vjeç humbi jetën ditën e djeshme nën gërmadhat e një magazine të vjetër. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Lapardha të Beratit. Viktima është F. Bejko.Vogëlushi së bashku me një kushëririn e vet kishin ndjekur nga pas dajon i cili po mblidhte skrap në një ndërtesë të vjetër jo shumë larg shtëpisë. Sipas policisë së Beratit ngjarja ngjarja ndodhi për shkak se

Jimmy Marku

të hekurit të vjedhur nga strukturat mbajtëse me qëllim shitjen e tij për skrap. Po në atë zonë, në të njëjtën gjendje të rrezikshme gjenden edhe disa godina të tjera. Policia njoftoi se daja i dy fëmijëve u dërgua në spitalin rajonal të Beratit për të marrë mjekimet e duhura pasi rezulton i lënduar gjatë tentativës për të shpëtuar nipërit. Gjendja e tij shëndetësore nuk përbën rrezik për jetën.

Anton Prenga

Hugh Gordon Mccourt

Londër , tre shqiptarë në burg për trafik droge Lajmi Tre shqiptarë dhe një irlandez dolën ditën e djeshme para gjykatës së Londrës nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Jimmy Marku i njohur si “I forti i Britanisë së Madhe “, ish menaxheri i boksierit Kreshnik Qato, Anton Prenga, shqiptari tjetër Adriatik Dosti si dhe irlandezi Hugh Gordon Mccourt u kapën me 10 kilogram Kanabis. „„„

Burg për Markun “të fortin e Britanisë” Marku, Prenga, dhe Dosti u kapën me 10 kg drogë BOKSIERI

Shqiptarët lobuan për Qaton

TIRANE

ARMALDA NUHU

I

forti i Britanisë” shqiptari Jimmy Marku, ish-menax heri i boksierit shqiptar Kreshnik Qato, Anton Prenga si dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë morën masën arrest me burg nga Gjykata Londineze Harrow Crown nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Tre shqiptarët dhe një irlandez u kapën me 10 kg drogë gjatë një operacioni antidrogë të policisë së Londrës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat Britanike. Droga kishte vlerën 65.000 paund. Sipas policisë lënda narkotike ishte sjellë për tu tregtuar rrugëve të Londrës. Pas operacionit Inspektori-detektiv Steven Miles tha: ”Si rezultat i këtij operacioni mbi 65.000 paund kanabis, pa dyshim i synuar për rrugët e Londrës, është hequr nga qarkullimi”. Policia Londineze bën me dije se para gjyqit dolën Jimmy Marku, 37 vjeç, Anton Prenga, 36 vjeç, Adriatik Dosti, 39 vjeç dhe Hugh Gordon Mccourt, 41vjeç. Grupi u arrestua menjëherë pasi shkëmbyen drogën në Willesden, në veriperëndim të Londrës.

OPERACIONI

Operacioni u vëzhgua në

Në foto: Droga e kapur në makinë

K

SHQIPTARËT E DËNUAR Anton Prenga Anton Prenga është një biznesmen i njohur shqiptar në Londër. Ai është pronari një kompanie private sigurimi për lokalet e natës dhe i një agjencie udhetimesh në zonën Finsbury Park në Veri të Londrës. Prenga ka qenë për disa kohë menaxher i kampionit Shqiptar në Boks Kreshnik Qato. 36vjeçari mori dënimin 13 muaj burg pasi dyshohet të jetë organizatori i trafikut të drogës.

„

„ Jimmy Marku Jimmy Marku është emigrant shqiptar në Britaninë e Madhe dhe është kampion i garës “Njeriu më i fuqishëm në Britani”. Ai cilësohet si njëri prej burrave më të fuqishëm në botë. Gara e njohur si “Burrat më të fuqishëm në botë” ka filluar në vitin 1977 dhe tani është shndërruar në një ngjarje atletike shumë popullore anembanë botës. Për më shumë se 30 vjet, burrat më të fuqishëm të botës bashkohen në një seri sprovash apo testesh të ndryshme të fuqisë së tyre dhe në fund shpallet burri më i fortë në botë. Njëri prej tyre është Jimmy Marku. Marku mbajti titullin e njeriut më të fortë të Britanisë së madhe në vitet 2006 - 2008. mënyrë të fshehtë nga policia e cila gjurmoi bandën dhe më pas i vuri në pranga në një shtëpi në Wembley. Gjyata Harrow Crown në Londër dënoi me 9 muaj burg Jimmy Markun, 13 muaj Anton Prengën dhe nga 10 javë Adriatik Dostin dhe Mccourt. Sipas mediave britanike Prenga ishte koordinatori i trafikut të lëndës

narkotike. Tre shqiptarët u kapën në momentin që po shkëmbenin drogën nga makina e Adriatik Dostit në atë të Jimmy Markut. Gjatë procesit gjyqësor u deklarua se pasditen e 18 nëntorit të vitit 2010, Jimmy Marku dhe Meccourt kishin lënë një takim në një vend në rrugen Willesden High Road. Pas telefonateve me irlandezin

dhe me mberritjen e Jimmy Markut, dhjetë pakot u transferuan nga automjeti i shqiptarit, Adriatik Dosti në bagazhin e e makinës së irlandezit me një peshë prej 10.2 kg. Një sms nga Shqipëria e zbuluar në telefonin e Prengës ka hedhur dyshimet se lënda narkotike mund të ketë prejardhjen nga Shqipëria.

reshnik Qato është një nga boksierët më të njohur Shqiptar. Në karrierën e tij të boksit Qato mban 23 fitore. Qato është nga qyteti i Durrësit dhe prej disa vitesh jeton në Angli. Synimi i boksierit shqiptarë Kreshnik Qato mbetet titulli Europian i EBU-së apo ndonjë titull nga 4 më të njohurit të botës WBA, WBC, IBF, WBO sepse këto janë Federata të cilat egzistojnë me dekada të tëra.

LAJME SHKURT

„ I shpërthen granata në dorë, plagoset 14-vjeçari

Një granatë e hedhur në shkurret pranë shtëpisë për pak i ka kushtuar jetën një 14-vjeçari. I riu ka marë granatën në dorë dhe nga shpërthimi i saj është plagosur . Ngjarja ndodhi në fshatin Shkallnuer të Durrësit sipas policisë i lënduari është 14-vjeçari me inicialet L.H. Granata ka shpërthyer duke i shkaktuar plagë të rënda adoleshentit. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku dhe është jashtë rrezikut për jetën.

„ Sulmohet me gurë autobusi TiranëAthinë

Një autobus i linjës TiranëAthinë u qëllua me gurë në afërsi të Rrogozhinës ditën e djeshme. Nga sulmi i pa pritur një pasagjer u lëndua në sy pasi guri ka depërtuar përtej xhamit dhe e ka goditur. Në autobus po udhëtonin 33 pasagjerë të cilët janë trembur nga goditjet me gurë. Incidenti ndodhi përgjatë autostradës Lushnjë-Rrogozhinë. I plagosuri është një punonjës burgjesh, që ishte ulur në vendin e parë. Ai u godit në fytyrë dhe në sy, por fatmirësisht pa rrezik për shikimin. Pas ngjarjes, policia e Lushnjes bllokoi deri në mesnatë autobusin me pasagjeret për të marre dëshmitë. Shoferi deklaron se ngjarja është rast i përsëritur.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA KUSHTETUESE NJOFTIM REZULTATI KONKURRIMI Gjykata Kushtetuese njofton, se zj. Elta Milori është fituese e konkurrimit për vendin e punës në pozicionin “specialiste e nivelit të lartë e dokumentacionit dhe e sekretarisë gjyqsore”. Datë 05.03.2012


E mërkurë, 7 mars 2012

17

AKTUALITET

K

atër persona mbetën të plagosur me armë zjarrinë Tiranë pas një debati në një pikë bastesh. Ngjarja ka ndodhur në një eurolloto në zonën e Kinostudios. Policia tha se të plagosurit janë shtetasit Oltjon Shehu, 25 vjeç, Erald Bani, 24 vjeç, Ardit Buxheli, 18 vjeç dhe Eldi Skordinaj, 23 vjeç. Autorët e ngjarjes

Sherr në pikën e basteve në Tiranë, katër të plagosur me armë

sipas policisë kanë qenë dy persona të cilët pasi kanë shtënë me armë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të autorëve të krimit ndërkohë që sipas hetimeve shkak i ngjarjes ka qenë një debat i momentit. Të plagosurit mësohet se janë në gjendje jashtë rrezikut për për jetën.

Publikohet lista e pritjes e fituesve të mëparshëm

Policia, 200 vetë që do testohen Kandidatët, kontroll mjekësor për sëmundjet

N

ë datën 16 prill 2012 do të fillojë Shkolla Bazë e Policisë, për Patrullë të Përgjithshme, për 200 kursantë, 100 femra dhe 100 meshkuj, të cilët ndodheshin në listë pritje, pasi ishin shpallur fitues gjatë fazave të mëparshme të konkurrimit. Për përzgjedhjen e 200 kursantëve që do të ndjekin këtë kurs, sipas procedurave të përcaktuara, do të kryhet procesi i kontrollit mjekësor Nr. Emër, Atësi, Mbiemër Meshkuj Orgest Osman Çeko Adem Abdyl Elezaj Granit Uke Kurmekaj Çezar Ruzhdi Ahmetaj Xhevdet Samit Jaçe Eris Elvid Bushati Kristian Pjeter Pellumbi Eneo Xhelal Hasa Erion Tefik Marku Perlat Bashkim Hamitaj Alban Rexhep Furramani Arben Kujtim Mero Luan Pjeter Ramaj Aldi Driton Ivani Qemal Skender Toçilla Selami Baudin Koçi Oresti Niko Muska Briken Zef Curri Elis Nevrus Isaku Ermal Aqif Keçi Denis Qemal Tusha Flamur Nazif Hoxha Alket Abedin Hajderasi Shkelzen Seit Lamaj Alban Jani Hamzallari Platon Haziz Moli Kelvin Zenel Shuti Amareldo Harun Haruni Fatmir Ibrahim Halilaj Genci Avni Ballhysa Elkjer Ismajl Ismalaj Rezart Fatmir Kuçi Fatjon Gezim Mahmuti Rozel Agron Mihali Sokol Fiqri Xhabija Alban Agostin Ramaj Aranit Ram Ismalaj Alketin Prekë Marku Dritan Shefqet Buzani Hysni Flamur Hasa Baren Fatmir Barhani Denard Eduard Bazelli Maringlen Bexhet Barjamaj Rafael Mustafa Shirokaj Festim Sami Kullolli Albi Bashkim Ganolli Erion Naim Çekrezi Dhimitri Kiço Note Julian Sotir Liçi

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49

të kandidatëve pranë Qendrës së Profilaksisë së Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në Qendrën e Formimit Policor. Po ashtu kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtave, si dhe procesit të verifikimit të të dhënave të kandidatit. Kandidatët e listës bashkëlidhur duhet të paraqiten në datë 12 mars 2012, në orën 07.30’, në Qendrën e Formimit Policor, Sauk, Tiranë, ku do të fillojnë proceQarku Tiranë Tiranë Kukës Tiranë Korçë Shkodër Shkodër Durrës Dibër Fier Korçë Korçë Tiranë Korçë Tiranë Dibër Korçë Shkodër Elbasan Durrës Tiranë Dibër Tiranë Tiranë Korçë Elbasan Gjirokastër Gjirokastër Tiranë Fier Kukës Tiranë Berat Fier Shkodër Tiranë Kukës Shkodër Elbasan Tiranë Durrës Tiranë Fier Vlorë Elbasan Tiranë Elbasan Tiranë Fier

50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100

durat për kryerjen e kontrollit mjekësor, marrjen e gjurmëve të gishtave, si dhe do të informohen mbi ecurinë e procesit. Kandidatët duhet të paraqiten në datën dhe orën e mësipërme të pajisur me një foto për dokumente. Nëse gjatë kontrollit mjekësor do të ketë skualifikim të kandidatëve, atëherë do të procedohet me kandidatët e radhës në rend zbritës, sipas listës së renditjes të kan-

Rigert Hysni Burgaj Elmir Mihal Llupo Gëzim Mustafa Hysa Endri Hamdi Kastrati Ledi Niko Muso Kliton Novruz Kotorri Visar Jashar Ismalaj Emiljano Sali Nikollari Edon Maksim Hasanaj Ervin Beqir Klari Kreshnik Sadik Muhametaj Ervin Bashkim Kerluku Julian Kujtim Fjora Aris Josif Lekgjika Gerdi Agim Haxhija Ervis Faik Balla Kujtim Nuhi Kaboçi Besmir Avni Bashukaj Erald Fuat Agaj Alban Filip Bardhi Indrit Pjetër Kodra Ervin Bashkim Vathi Fatjon Nikollaq Moni Qemal Islam Gjyriçi Andi Agim Osma Fation Fatmir Numani Pal Frrok Prendi Amarildo Beniamin Lika Eni Hajder Dosti Besmir Arqile Kadiu Denis Arben Liti Mariglen Artur Mestani Kostandin Sofokli Zyba Engjell Junus Bida Altin Tetem Zeqiraj Ergys Dashamir Doda Bujar Vladimir Imeraliaj Ermal Llesh Gjoka Leonard Pashk Ndreca Zhanet Servet Duka Orgest Ali Muçmata Gentjan Vehbi Kariqi Elton Fatos Buzi Artur Edmond Luzi Marsel Astrit Hasandoçaj Agustin Gezim Ferti Besim Agim Buçpapaj Ervin Shkelqim Fejzaj Eluer Andreat Selamani Endrit Ndriçim Çeka Ermir Han Lushi

Tiranë Fier Shkodër Durrës Korçë Vlorë Tiranë Vlorë Shkodër Durrës Durrës Tiranë Tiranë Gjirokastër Korçë Elbasan Tiranë Tiranë Shkodër Durrës Shkodër Tiranë Fier Kukës Tiranë Vlorë Shkodër Tiranë Berat Elbasan Shkodër Korçë Tiranë Fier Fier Elbasan Tiranë Durrës Lezhë Tiranë Tiranë Durrës Fier Vlorë Shkodër Elbasan Tiranë Tiranë Fier Elbasan Shkodër

didatëve të shpallur fitues. Të gjithë kandidatët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me email në adresën shkollaepolicise@mrp.gov.al. Femra 1 Lastare Muharrem Memushi Tiranë 2 Aurora Tomorr Muhollari Tiranë 3 Redjana Xhafer Kalemi Tiranë 4 Blerina Gezim Jolla Tiranë 5 Mirela Gezim Zaçe Gjirokastër 6 Republika Gezim Kasmahu Gjirokastër 7 Anisa Neki Jahollari Korçë 8 Zhuljeta Servet Bregu Tiranë 9 Zamira Caf Kodra Shkodër 10 Joralda Pashk Syziu Tiranë 11 Blerina Astrit Konçi Tiranë 12 Kristina Kosta Faqolli Elbasan 13 Armadela Kadri Hoxha Lezhë 14 Iva Sazan Hoxha Tiranë 15 Artina Hajredin Halilaj Kukës 16 Flutura Xhevahir Kasa Elbasan 17 Ariola Kastriot Seitaj Tiranë 18 Pranvera Shkelzen Nezaj Kukës 19 Elona Berhan Kopliku Shkodër 20 Enkeleda Fiqret Pillati Korçë 21 Marije Martin Dobra Tiranë 22 Silvana Feim Biçaku Elbasan 23 Blerina Shpetim Laho Tiranë 24 Anisa Ali Zani Gjirokastër 25 Alketa Xhevat Bregu Tiranë 26 Ilva Ismail Elezi Elbasan 27 Elvira Vangjel Qarri Vlorë 28 Edjona Niko Dano Fier 29 Elona Andrea Seiti Gjirokastër 30 Blerta Fiqiri Gjergji Durrës 31 Esmerilda Skender Malka Korçë 32 Adelina Çelnik Çorbaxhi Korçë 33 Stela Paskal Gjini Vlorë 34 Manderina Petref Troka Vlorë 35 Suela Kristo Kullolli Korçë 36 Aferdita Zef Pepa Tiranë 37 Klodiana Vexhi Duraku Kukës 38 Erilda Perikli Muço Fier 39 Ada Luan Kreka Durrës 40 Adelina Agim Ara Tiranë 41 Ornela Pellumb Beqiri Elbasan 42 Artida Arshi Dogani Gjirokastër 43 Paula Kol Gazulli Lezhë 44 Eva Ndoc Gjini Shkodër 45 Enkeleda Luan Besho Tiranë 46 Ariana Gani Cufi Tiranë 47 Laureta Barjam Çela Berat 48 Elisabeta Jorgji Çarçiu Elbasan 49 Miranda Skender Abduramenanji Berat

50 Elona Nikoll Paluca 51 Migena Ndoc Maletaj 52 Jesmina Sulejman Krasniqi 53 Entela Nazim Çelepija 54 Radiela Maksim Shkembi 55 Entela Elmaz Strazimiri 56 Lutfije Nazmi Belba 57 Eriona Kasem Hyseni 58 Rajmonda Abedin Sharra 59 Anisa Muharrem Çelo 60 Arjana Mehmet Demuçaj 61 Ardina Emri Peca 62 Amarilda Mihal Shabani 63 Areta Hasan Zeneli 64 Bruna Veli Shpata 65 Ana Mark Noka 66 Raimonda Zef Gjoka 67 Klaudiola Llukan Pleqi 68 Nevila Ilirjan Kurti 69 Anila Shaqir Ymaj 70 Vjollca Ferman Velaj 71 Irena Ferman Velaj 72 Aida Kadri Alimeta 73 Anida Ymer Caushi 74 Gerta Nebi Thanasi 75 Florinda Gjon Zvangu 76 Elda Elmaz Hyka 77 Erba Kadri Gjetja 78 Erjona Sadik Ndreaj 79 Lindita Laver Manushi 80 Gentiana Ilir Ndreu 81 Albana Muharrem Metaliaj 82 Anisa Nane Camani 83 Marsela Stefan Jorgo 84 Nerta Hasim Brimi 85 Aurora Agron Ustaj 86 Eltona Zenel Cenaj 87 Erjola Rexhep Keci 88 Mirela Kamber Sharku 89 Ardita Feriz Avdiaj 90 Dhurata Hysen Kulla 91 Sabrina Muhamet Qypi 92 Enida Fitim Hasanaj 93 Marinela Ilirjan Pole 94 Ersila Selim Asllani 95 Evelina Kroni Rina 96 Irena Xhafer Guri 97 Sembie Nesim Gishto 98 Mirjana Myrteza Hoxha 99 Iljada Iljaz Bani 100 Alma Fatmir Ferko

Lezhë Kukës Tiranë Shkodër Tiranë Tiranë Elbasan Lezhë Elbasan Berat Tiranë Kukës Fier Lezhë Elbasan Lezhë Tiranë Berat Tiranë Tiranë Vlorë Vlorë Elbasan Tiranë Gjirokastër Lezhë Tiranë Lezhë Tiranë Vlorë Tiranë Tiranë Gjirokastër Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Elbasan Kukës Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Elbasan Tiranë Berat Durrës Kukës Durrës Fier


18

E mërkurë, 7 mars 2012

SPECIALE

Kiminaliteti

RRITJA e veprave penale në 2011 kundër jetës lidhet me uljen e sigurisë publike

Prokuroria: Grabitjet dhe korrupsionipobëjnëkërdinë Ulja e procedimeve penale për shpërdorim detyre „„„

TIRANE

ÇËSHTJET E REGJISTRUARA 2007-2011

K

ryeprokurorja Ina Rama dorëzon raportin për vitin 2011 në Kuvend duke theksuar se ulja e procedimeve penale për shpërdorim detyre dhe korrupsion nuk i korrespondon realitetit, por policia nuk po po referon më çështje të tilla. Po ashtu ndikim kanë pasur edhe vendimet e gjykatave për të mos ndëshkuar askënd. “Rritja e veprave penale kundër jetës lidhet me uljen e sigurisë publike në konsekuencë të ndikimit të faktorëve socialë dhe ekonomikë, të brendshëm dhe të jashtëm,” thuhet në raportin e prokurorisë. Një nga veprat penale që ka pësuar rritje drastike është vjedhja. Po ashtu për tu pasur në konsideratë është rritja e ndjeshme e procedimeve penale për mashtrim. “Vlerësojmë se është një tendencë që lidhet me orientimin e një kategorie personash për tu pasuruar në mënyrë të shpejtë dhe të kundërligjshme. Ndoshta do ishte e nevojshme të bëhet një lloj sensibilizimi i opinionit publik për të mos rënë pre e këtyre formave,” thekson raporti. Ndërkohë, kryeprokurorja Ina Rama thekson se policia nuk po referon çështjet e korrupsionit shtetëror. “Në lidhje me tendencën në ulje të procedimeve penale të regjistruara për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, konstatojmë se nuk i përgjigjet realitetit. Ky tregues vjen si rrjedhojë e uljes së referimeve

Rritja e volumit të punës së organit të prokurorisë vihet re edhe në procedimet penale që kanë qenë në ndjekje penale. nga Policia e Shtetit, si dhe e uljes së kallëzimeve nga organet e kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm financiar,” thuhet në raport. Në lidhje me veprën penale të korrupsionit, sërish pohohet se ka një ulje drastike të referimeve kryesisht nga policia, por ndikim ka pasur edhe gjykata me vendimet që jep. “Në lidhje me tendencën në ulje të procedimeve penale të regjistruara për këto vepra, konstatojmë se nuk i përgjigjet realitetit. Ky tregues vjen si rrjedhojë e uljes së referimeve kryesisht nga Policia e Shtetit si dhe mosndëshkueshmëria në mënyrën e duhur nga sistemi gjyqësor për raste të cilave iu është ngritur akuza dhe janë dërguar në gjykatë,” thuhet në raport.

VEPRAT

Gjatë vitit 2011, në organin e prokurorisë janë trajtuar 32770 procedime për vepra penale të ndodhura. Nga këto, janë ndjekur 24977 procedime penale (rritje prej 1,91% (për qind) në krahasim me vitin 2010; prej të cilave janë regjistruar 19728 procedime penale (rritje prej 2,29% (për qind) në krahasim me vitin 2010; janë mbartur nga viti i kaluar 4686 procedime (rritje prej 6,13% ( për qind) në krahasim me vitin 2010 dhe janë rifilluar 563

NJOFTIM TE NDERUAR PENSIONISTE! Ne Ju garantojmë dhe një herë se respektojmë kontributin tuaj dhe jemi në marrdhenie transparente me Ju. Duke marrë shkas nga ankesat dhe sygjerimet tuaja drejt përmirësimit të punës "NE SHERBIMIN TUAJ" Posta Shqiptare ka vendosur të zbatoje rigorozisht Rregulloren e Shpërndarjes së pensioneve në çdo skaj të Shqipërisë: • Çdo pensionist do të marrë përfitimin e tij ditën e përcaktuar në list-pagat. • Në çdo zyrë pensionesh do të keni të afishuar marrëveshjen e Postës Shqiptare me Insitutin e Sigurimeve Shoqërore, datën e përfitimit të pensionit si dhe të gjitha kujtesat e nevojshme për të ndihmuar transparencën dhe bashkëpunimin me Postën Shqiptare. • Për problemet që mund të lindin gjatë implementimit, Ju lutemi te gjitheve te na jepni SI gjithmone mirkuptimin tuaj. Ne ju garantojmë se do të jemi pranë JUSH. Për çdo paqartësi komunikoni me Ne Adresat: Elektronike: e-mail: posta@postashqiptare.al Të internetit: www.posta shqiptare.al Numrin pa pagesë: 08004141 Adresa: Rruga "Reshit ÇOLLAKU", nr.4 Tiranë Faleminderit për mirëkuptimin

procedime (ulje prej 30% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Është vendosur mosfillimi për 7793 procedime, që do të thotë rritje prej 11,07% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Gjatë vitit 2011 nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë është ngritur dhe përfaqësuar akuza në gjykatë në emër të shtetit shqiptar për 7424 procedime (rritje prej 1,19% në krahasim me vitin 2010) me 9256 të pandehur, përkundrejt 9261 të pandehur në vitin 2010. Gjithashtu, janë paraqitur në gjykatë 9956 kërkesa për caktimin e masave të sigurimit personal. Në vitin 2008 janë regjistruar 17352 procedime, që do të thotë se ka rritje të procedimeve penale prej 8,7% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 janë regjistruar 16910 procedime, që do të thotë se ka një ulje prej 2,54% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 janë regjistruar 19286 procedime, që do të thotë rritje prej 14% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2010 janë regjistruar 19726 procedime, që do të thotë rritje prej 2,28% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Rritja e volumit të punës së organit të prokurorisë vihet re edhe në procedimet penale që kanë qenë në ndjekje penale. Procedimet në ndjekje penale nga organi i prokurorisë kanë ardhur gjithnjë në rritje: kështu, në vitin 2008 kanë qenë 21278 procedime në ndjekje penale, që do të thotë rritje prej 20,14% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 janë 22276 procedime

Në vitin 2011 janë dërguar në gjyq 9256 të pandehur, përkundrejt vitit 2010 kur janë dërguar gjyqit 9261 të pandehur në ndjekje penale, që do të thotë rritje prej 4,69% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 janë 24506 procedime në ndjekje penale, që do të thotë rritje prej 10% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 janë 24977 procedime penale në ndjekje penale, që do të thotë rritje prej 1,92% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Në lidhje me cështjet e përfunduara, në vitin 2008 ka rritje prej 3,39% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 7% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 9,34% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka përsëri rritje prej 2,28% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Në lidhje me cështjet e pushuara, në vitin 2008 ka ulje prej 12,53% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 9,8% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 4,37% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka ulje prej 12,6% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Në lidhje me cështjet e pezulluara, në vitin 2008 ka rritje prej 7,66% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 rritje prej 27% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje


E mërkurë, 7 mars 2012

19

SPECIALE NË NDJEKJE PENALE 2007-2011

PROCESE TË PEZULLUARA 2007-2011

prej 15,11% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka përsëri rritje prej 15,87% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Në lidhje me çështjet e dërguara në gjyq, në vitin 2008 ka rritje prej 7,68% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka ulje prej 5,84% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 10,78% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka rritje prej 119% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Numri të pandehurve të dërguar në gjyq në vitin 2008 ka rritje prej 13,04% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka ulje të pandehurve të dërguar në gjyq prej 4,28% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 10,88% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 janë dërguar në gjyq 9256 të pandehur, përkundrejt vitit 2010 kur janë dërguar gjyqit 9261 të

pandehur. Në lidhje me pushimin e akuzës për të pandehurit, dinamika në pesë vitet e fundit është e tillë që: në vitin 2008 ka ulje prej 20,66% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 3,77% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 36,73% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka ulje të lehtë prej 1,37% (për qind) në krahasim me vitin 2010. Në lidhje me vendimet e gjykatës për pafajësinë, rezulton nga të dhënat statistikore se: në vitin 2008 ka rritje prej 6,28% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 29,56% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka ulje prej 0,41% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka ulje prej 2,5% (për qind) në krahasim me vitin 2011. Nga të dhënat statistikore rezulton se: në

REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS MINISTRI

FTESË PËR OFERTË Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bazuar në ligjin nr. 9663 date 18.12.2006 " Për koncensionet" i ndryshuar, në VKM nr. 27 date 19.01.2007 "Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncensioneve", i ndryshuar, si dhe në VKM nr. 1299, date 24.09.2008 " Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncension të Hidrocentraleve " Ne Kaskadën e Luses", dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë", shpall ftesën për pjesëmarrje ne procedurën konkurrese për dhënien me koncension të hidrocentraleve " Në Kaskadën e Luses". 1. Kërkohet që projekti të realizohet në pellgun ujëmbledhës te Përroit të Luses nga kuota 469 m.m.n.d, deri në derdhjen e lumit Mat. 2. Ofertuesit e interesuar mund të njihen me dokumentet standarte të procedurës konkurruese në Drejtorinë Energjetike , pranë Autoritetit Kontraktues ( METE) , me personin përgjegjës te caktuar z. Ilir Qafa. 3. Një kopje e plotë e dokumenteve standarte të konkurrimit mund të blihet nga kandidatët e interesuar me anë të një kërkese me shkrim drejtuar Autoritetit Kontraktues në zyrën e cituar më sipër dhe me pagesën e një tarife te pa kthyeshme prej 5.000 leke , tarifë e cila do të derdhet ne numrin e llogarisë 0104030780 të Mete-s, pranë " Raiffeisen Bank" Tiranë. 4. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurën konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues. 5. Ofertat duhet të shoqërohen me dokumentet ligjore dhe administrative origjinale ose kopje të noterizuara , si provë e kërkesave kualifikuese te përcaktuara në dokumentet e procedurës konkurruese dhe të dërgohen tek Ministra e Ekonomisë , Tregtisë dhe Energjetikës , në adresën Bulevardi " Dëshmorët e Kombit" nr. 1001 Tiranë. 6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën 2% të vlerës së Projektit , të dorëzohet së bashku me ofertën. Format e pranueshme të sigurimit janë përshkruar në dokumentet e procedurës konkurruese. 7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë te shtetësisë. 8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 05 Prill 2012, ora 11.00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. 9. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ne Sallën e Mbledhjeve , Kati i parë në datën 05 Prill 2012 ora 11.00. 10.

Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

vitin 2007 nga totali i të pandehurve të dërguar në gjyq, vetëm 2,26% (për qind) kanë marrë pafajësi me vendim gjykate; në vitin 2008, nga totali i të pandehurve të dërguar në gjyq, vetëm 2,13% (për qind) kanë marrë pafajësi me vendim gjykate; në vitin 2009, nga totali i të pandehurve të dërguar në gjyq, vetëm 2,88% (për qind) kanë marrë pafajësi me vendim gjykate dhe në vitin 2010, nga totali i të pandehurve të dërguar në gjyq, vetëm 2,59% (për qind) kanë marrë pafajësi me vendim gjykate dhe në vitin 2011, nga totali i të pandehurve të dërguar në gjyq, vetëm 2,52% (për qind) kanë marrë pafajësi me vendim gjykate. Vendi që zënë vendimet e gjykatës për pushimin e cështjeve, përkundrejt numrit total të cështjeve të dërguara në gjyq, rezulton të jetë si më poshtë: Në vitin 2007 vendimet e gjykatës për pushimin e cështjes zënë 9,09% në numrin e përgjithshëm të cështjeve

19,04% (për qind) në krahasim me vitin 2006; në vitin 2008 ka rritje prej 13,64% (për qind) në krahasim me vitin 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 22,63% (për qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin 2010 ka rritje prej 23,54% (për qind) në krahasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka rritje prej 11,07% (për qind) në krahasim me vitin 2010.

KOEFICIENTËT E KRIMINALITETIT

Koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 695.12. Në vitin 2010, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë ka qenë 529. Në lidhje me koeficientët e kriminalitetit për 100.000 banorë, rezulton nga të dhënat statistikore se: në prefekturën Berat që përfshin prokurorinë e rrethit gjyqësor Berat koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 432,8; në prefekturën Dibër që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në TE ARDHURAT DHE PAFAJËSIA vitin 2011 është 490.3; në prefekturën Durrës që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 507.2; në prefekturën Elbasan që përfshin prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan koeficienti i PRECEDIME MOSFILLUAR 2006-2011 kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 557.2; në prefekturën Fier që përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Fier dhe Lushnje koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2011 është 630.6; në prefekturën Gjirotë dërguara gjyqit; në vitin 2008, kjo e dhënë kastër që përfshin prokuroritë e rretheve rezulton të jetë 11,36% (për qind); në vitin gjyqësore Gjirokastër dhe Përmet koeficien2009 kjo e dhënë është 2,9% (për qind); në ti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin vitin 2010 është 3,42% (për qind) dhe në vitin 2011 është 718.1; në prefekturën Korcë që 2011 vendi që zënë vendimet e gjykatës për përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Kopushimin e çështjeve në numrin e përgjiths- rcë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit hëm të çështjeve të dërguara gjyqit, është për 100.000 banorë në vitin 2011 është 718.2; në prefekturën Kukës që përfshin prokuror3,11% (për qind). PEZULLIMET itë e rretheve gjyqësore Kukës dhe Tropojë Në lidhje me pezullimet rezulton nga të koeficienti i kriminalitetit për 100.000 bandhënat statistikore se: në vitin 2008 ka rritje orë në vitin 2011 është 733.2; në prefekturën prej 7,66% (për qind) në krahasim me vitin Lezhë që përfshin prokuroritë e rretheve 2007; në vitin 2009 ka rritje prej 27,02% (për gjyqësore Lezhë dhe Kurbin koeficienti i qind) në krahasim me vitin 2008; në vitin kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2010 ka rritje prej 15,11% (për qind) në kra- 2011 është 792.5; në prefekturën Shkodër që hasim me vitin 2009 dhe në vitin 2011 ka përfshin prokuroritë e rretheve gjyqësore Shrritje prej 15,87% (për qind) në krahasim me kodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për vitin 2010, të vendimeve të prokurorit për pe- 100.000 banorë në vitin 2011 është 792.5; në zullimin e hetimeve. prefekturën Tiranë që përfshin prokuroritë MOSFILLIMET e rretheve gjyqësore Tiranë dhe Kavajë koeNdërsa në vitin 2010 është vendosur mos- ficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë fillimi i procedimit penal për 7016 kallëzime, në vitin 2011 është 888.6 dhe në prefekturën në vitin 2011 janë marrë 7793 vendime të tilla. Vlorë që përfshin prokuroritë e rretheve Në lidhje me procedimet për të cilat është gjyqësore Vlorë dhe Sarandë koeficienti i vendosur mosfillimi, rezulton nga të dhënat kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin statistikore se: në vitin 2007 ka rritje prej 2011 është 1133.6.


20

E mërkurë, 7 mars 2012

KULTURE

Kalaja e Lezhës

MONUMENTI Brenda kalasë mesjetare me sipërfaqe prej pesëmbëdhjetëmijë metra katrorë, pika më e lartë gjeografike, një shesh prej rreth 2000 metra katrore, thirret akropoli i qytetit. Këtu përreth, grumbullohen dhe gërshetohen kulturat ndërtimore të të gjitha periudhave historike. Duke filluar me rrethimin e parë të fiseve ilire të shekullit të pestë p.e.s. dhe duke vazhduar me teknikat ndërtimore helenistike, romake, bizantine, veneciane e duke përfunduar deri tek ndërtimet e kohës së pushtimit otoman...

SARAJET E DUKAGJINËVE

Skandali, Apollon Baçe i quan stalla kuajsh

Drejtori i IMK: "Ndërtimet do të bëhen mbi rrënojat e stallave të kuajve të xhandarmërisë Turke të vitit 1905" „„„

TIRANE

SALVATOR GJEÇI

D

ebatet publike e institucionale janë në kulmin e tyre përsa i përket monu mentit me fizionominë më përfaqësuese të identitetit tonë kombëtar:"Kalaja mesjetare e qytetit të Lezhës". Bëhet fjalë për shrrënjosjen e monumenteve ekzistuese dhe për të ndërtuar mbi to restorante e motele pikërisht në atë territor, që në gjuhen e arkeologjisë quhet Akropoli i qytetit antik. Po ç'është akropoli i qytetit antik të "Lisit". Është pjesa më e lartë e qytetit të moçëm 2400 vjeçar. Pikërisht, brenda kalasë mesjetare me sipërfaqe prej pesëmbëdhjetëmijë metra katrorë, pika më e lartë gjeografike, një shesh prej rreth 2000 metra katrore, thirret akropoli i qytetit. Këtu përreth, grumbullohen dhe gërshetohen kulturat ndërtimore të të gjitha periudhave historike. Duke filluar me rrethimin e parë të fiseve ilire të shekullit të pestë p.e.s. dhe duke vazhduar me teknikat ndërtimore helenistike, romake, bizantine, veneciane e duke përfunduar deri tek ndërtimet e kohës së pushtimit otoman. Ky është vendi i nderit, ku janë vendosur ndër shekuj tempujt, faltoret, objektet e kultit, rezidenca e mbretërve, ushtarakëve, feudalëve, princërve, komandantëve, a sido që të jenë thirrur ata për gjatë 2400 vjetëve. Këtu u thirr kuvendi i Lezhës, dhe u themelua shteti i parë shqiptar. Por drejtori i Institutit të Monumenteve Zoti Apollon Baçe, pikërisht këto thesare të kujtesës kolektive i konsideron "stallat e kuajve të xhandarmërisë turke". Kur e dëgjova këtë deklarim në një emision lajmesh mu errësuan sytë nga turpi. Nuk ju besova veshëve dhe e ndoqa këtë pohim në të gjitha stacionet, por sërish ishte po ajo deklaratë: "Ndërtimet do të bëhen mbi rrënojat e stallave të kuajve të xhandarmërisë Turke të vitit 1905". Pasi u sigurova se nuk isha në ëndërr, hapa dosjen me shënime që kam mbajtur në kohën që kam qenë drejtor i parkut arkeologjik, për të kujtuar inventarin e monumenteve, në atë territor e për të zbardhur lojën e shëmtuar që po behet me atë dezinformim publik. Ja, inventari i objekteve monument kulture në akropolin e qytetit,dhe po e theksoj se: këto monumente janë pajisur me pasaporta të veçanta për secilin objekt, një kopje e të cilave ndodhen në Qendrën Kombëtare të Inventarizimeve të monumenteve të kulturës, në Tiranë. 1-Xhamia Sulejmanie e vitit 1520. Për këtë Xhami ka këto komente: - a-Është e ndërtuar duke shfrytëzuar një pjesë të sarajeve të Dukagjinëve, që gjendeshin

aty që në shekullin e trembëdhjetë. b-Është ndërtuar duke e kthyer në xhami, kishën, që funksiononte për banorët e kalasë. 2-Galeria Veneciane, Ambient funksonal nëntokësor. 3- Sarajet e Dukagjinëve.(ose pallati i feudalëve që kanë zotëruar kalanë- gjashtë ambjente me mure deri në dy katëshe) 4-Kishë e shekullit trembëdhjetë. (rrënojë e zbuluar nga arkeologët G. Hoxha, L.Perzhita, F. Cavallini, e pasqyruar në librin, "Objektet e kultitMonument Kulture në Dioqezën e Lezhës." 5- Dy Çisterna uji. Njëra e periudhës bizantine dhe tjetra e periudhës Veneciane. 6-Ambjente të tjera banimi funksionale me frëngji, (në funksion të sarajeve për sherbime ushtarake dhe sherbime të tjera civile.) 7- Kollona prej mermeri, inventari i gjetjeve në akropol. 8- Muraturë me harqe të gurta të mbetura ende nga arkitektura e sarajeve të princave të Mesjetes. Ky, pra, është inventari i objekteve të dukshme, të inventarizuara nga Qendra kombëtare e Inventarizimit, të cilat i ka në ruajtje e në administrim Parku Arkeologjik i Lezhës. Meqenëse tek këto inventare nuk del asgjëkund "stalla e kuajve" që përmend zoti Apollon Baçe, por duke qenë i vetëdijshëm se

Manaxheret e Çmontimit të Identitetit Kombëtar

mund të bëhen edhe "gabime" njerëzore në këto punë, hapa librat e autorëve antik, të albanologëve të huaj, edhe të disa studiuesve tanë serioze, mos ndoshta dikush prej tyre e pohon qenien e stallave të kuajve në majën e akropolit. Pasi i çfletova ata autorë që flasin për his-

torinë e këtij qyteti, u ndala tek albanologu Theodor Ippen, konsulli i Austrisë në Shkodër. Në librin e tij "Shqipëria e Vjetër" ndër të tjera ai thotë: "Në mesjetë kalaja e Lezhës i përkiste familjes vendase - Dukagjini dhe se në Lezhën e vitit 1467 Skënderbeu me siguri nuk ka banuar në pazar, në lagjen e barkaxhinjëve,

Botimi

"Një vjeshtë pa kthim", libri i ri i Irma Kurtit në italisht D

oli në qarkullim në gjuhën italiane libri me tregime: "Un autunno senza ritorno" (Një vjeshtë pa kthim) i Irma Kurtit, botim i shtëpisë botuese Kimerik. Ky libër vjen pas dy librave të tjerë po në italisht të botuar në 2011: "Tra le due rive" roman autobiografik dhe "Risvegliare un amore spento"(Të rizgjosh një dashuri të shuar)- poezi. Me librin e parë, që fillimisht u botua në 2010 nga shtëpia botuese Dudaj, Kurti fitoi çmimin e parë në seksionin e prozës në Konkursin Ndërkombëtar "Lago Gerundo - Europa e Cultura 2011" në Paullo, Milano, ndërsa me përmbledhjen poetike fitoi çmimin e kritikës në Konkursin Ndërkombëtar "Integrimi Kulturor për një botë më të mirë" në

Milano. Irma Kurti është botuese e gjashtë librave në gjuhën shqipe. Në publikun e gjërë ajo njihet dhe si krijuese e teksteve të këngëve në festivalet në RTSH, koncerte pranvere etj. Shumë këngë me të cilat ka bashkëpunuar janë nderuar me çmime. Në Festivalin e 50-të në Radio Televizion, pas një mungese të gjatë poetja u rikthye me bashkëpunimin e saj "të vjetër" me kompozitorin Ilir Dangëllia e kenga "Ajër" e interpretuar nga Saimir Braho u nderua me çmim të tretë. Në parathënien e librit më të fundit me tregime të Irma Kurtit, në shënimet e autores, shkruhet: "'Një vjeshtë pa kthim' është një përmbledhje me tregime në të cilat personazhet dashurohen, prekin me dorë lumturinë, por

pothuaj gjithnjë edhe zhgënjimin. E pikërisht nga kjo dhimbje lind, ose më mirë, duhet të lindë forca për të ecur përpara, për të jetuar të përditshmen pa atë gjysmën tjetër që sapo është humbur. Rrethi mbyllet aty ku fillon një udhë e re, një jetë e re që nuk është gjë tjetër, veçse një udhëtim drejt

vetes për të kuptuar pse-të e gjithçkaje që ka ndodhur e do të ndodhë. Gjithkush është i lirë ta jetojë "periudhën pas" siç e ndjen, siç e mendon, por të paktën me dëshirën për të shkuar përpara e për të gjetur qetësinë e humbur". Irma Kurti jeton prej vitesh në Itali.


E mërkurë, 7 mars 2012

21

KULTURE

Hendeku Është një hendek aq i madh midis pohimit të këtyre albanologeve, me dezinformimin e shëmtuar të Apollon Baçes. Ata flasin për sarajet e familjeve të mëdha të mesjetës dhe për emblemat e tyre, mbi muret e shtëpisë së tyre. Ata flasin për heroin tonë kombëtar, për rezidencën e tij në ato saraje. Ata flasin për një kishë që në vitin 1520 është kthyer në xhami, ata abstragojnë edhe për mundësinë e varrimit të tij në kala.

Në foto: Pamje nga projekti i shndërrimit të Kalasë së Lezhës (majtas) Një prej skicave të projektit ku shënohen ambientet si restorante, bar bufe apo dhoma në breg të lumit. Ai do të ketë pasur rezidencën e tij në kala, ku do të jetë zgjedhur edhe një vend për prehjen e tij të fundit." Dhe me tej ai thotë: "Nuk mund të pranohet që në atë kohë të ekzistonte një kështjellë pa kishë, ndaj nuk do të ishte e gabuar të mendohet, që kisha e Shënkollit e për pasojë vendvarrimi i Skënderbeut të ketë qenë në kalanë e Lezhës, sepse pushtimi Turk i 1478 nuk kishte të bënte me qytetin e poshtëm, që ishte i pa fortifikuar, por me kalanë. Për këtë arsye është i sigurt kthimi i kishës në Xhami". Ndersa HECQUARD, konsulli Francez në Shkodër 1860, thotë: "Unë vizitova kalanë, e cila kishte tri shtëpi të ndërtuara për garnizonin, tre topa të vegjël prej bronzi, katër ushtarë dhe një artilier". Dhe vazhdon më tej: "Mbi harqet që ende mbaheshin në këmbë nga pallati i feudaleve të vjetër, sheh tri emblema mermeri. Në njërën prej të cilave mund të dallosh një grua dhe një burrë me kokë të rrethuar nga një brerore dhe me një kryq mes tyre. Në të dytën shihet një luan i ngritur mbi dy këmbët e pasme. Dhe në të tretën një shqiponjë me krahë të shpalosur që shtrëngon me kthetrat e saj një gjarpër, emblemë siç thonë gjendej në armaturën e Kastriotëve". Po për këto emblema, të vendosura në pallatin e feudaleve e konfirmojnë edhe autorë të tjerë. Këtë gjë në vitin 1885 e konfirmon edhe abati i Mirditës Imzot Preng Doçi në artikullin "Topografia e Lezhës" botuar me 30-091885 në revistën "Flamuri i Arbrit". Ai i shquan ende të pa rrënuara sarajet me tri pllakat e mermerta me tri emblemat që përmendëm më lart. Ndërsa në librin "Paralele Kulturore" Tonin Çobani i bën një analizë të hollësishme përmbajtjes së këtyre tri emblemave të princave shqiptarë. Ai del në konkluzionin se këto emblema i përkasin një periudhe para Turke, pasi, thekson ai: "Për të vërtetuar këtë mjafton vetëm dyfigurshi i gruas me brerore dhe i burrit, që është i pa pranueshëm në artet figurative islamike. Me tej T. Çobani shton: "Pra, ato pllaka kanë qenë në kështjellë para pushtimit turk dhe nuk janë zhgulur e dëmtuar prej atyre që e rikonsruktuan kështjellën...që u bë nga vetë turqit (1521-1522)" Nga dëshmia e gjithë këtyre personaliteteve të kulturës Shqiptare, që citova më lart, por edhe shumë të tjerë, vëmë re që të gjithë dëshmojnë me hollësi. Të gjithë dëshmojnë se akropoli ishte pjesa më e rëndësishme e qytetit historik. Ata dëshmojnë ekzistencën e Kishës së kthyer në Xhami, ata dëshmojnë ekzistencën e Sarajeve, dëshmojnë ekzistencën emblemave të princërve që kanë sunduar këtë qytet në muret e këtyre sarajeve. Ata dëshmojnë vazhdimësinë e ekzistencës pa ndërprerje e të pa tjetërsuar, të identitetit të ndërtimeve në kështjellë. Është tepër domethënës fakti, se emblemat e murosura në sarajet e feudalëve vendas, vijnë të pa prekura që nga vitet para pushtimit turk e deri në braktisjen përfundimtare të kështjellës. As pushtuesit më të egër, fanatik, nuk zhdukën pllakën e gruas me brerore në kokë dhe me kryq, paçka se pushtuesit ishin me bindje fe-

tare Islame. Nuk e zhgulën emblemën me shqiponje, paçka pse e dinin se ishte simbol i flamurit të princërve shqiptarë të mesjetës, armikut të madh të perandorisë. Nga pohimi korrekt i këtyre albanologëve e studiuesve, vërehet qartë toni dashamirës i rrëfimit, njohja dhe kultura që reflektojnë. Përpjekjet e tyre për të pasqyruar e analizuar rrethanat e një realiteti historik, duke sjellë për lexuesin tablonë e vërtetë të jetës së kohës, për të cilën ata flasin. Është një hendek aq i madh midis pohimit të këtyre albanologeve, me dizinformimin e shëmtuar të Apollon Baçes. Ata flasin për sarajet e familjeve të mëdha të mesjetës dhe për emblemat e tyre, mbi muret e shtëpisë së tyre. Ata flasin për Apollon Baçe heroin tonë kombëtar, për rezidencën e tij në ato saraje. Ata flasin për një kishë që në vitin 1520 është kthyer në xhami, ata abstragojnë edhe për mundësinë e varrimit të tij në kala. Po kush më mirë se vetë emblemat e familjes së tyre të murosura në ato mure, dëshmon, se ato janë kullat e Dukagjinëve? Në ato saraje, u pritën prijësat shqiptare, që u mblodhën në kuvendin e Lezhës. Prandaj ato themele nuk mund të tjetërsohen, ato mure vetëm duhet të konsolidohen, të ruhen, dhe të mbeten aty, ashtu, përjetë, në kujtim të asaj familje të

madhe e bujare, që përcjell ndër shekuj, identitet të pa diskutueshëm. Copëzat e këtij identiteti i mblodhi pas katërqind vjetësh, Shtjefen Gjeçovi, për ti treguar kancelarive evropiane, se ne jemi një vend që dimë të vetëqeverisemi e se e meritojmë Pavarësinë dhe se nuk duhet të copëtohemi ashtu si ata kishin plane ta copëtonin Shqipërinë. Për të gjitha këto arsye, pikërisht, ai copë vend që ngërthen në vetvete aq shumë memorie historike e identitet kombëtare, duhet të trajtohet me dinjitet e me seriozitet të madh shtetëror. Në vend, që perfaqësuesit më të shquar të asaje familje bujare, Princit Lek Dukagjini ti ngrihet një përmendore e madhe, ku të përulemi për veprën e tij, Apollon "Barqet" thurin plane, si t'ja fshijnë nga faqja e dheut edhe gurin e fundit të themeleve. Sikur asgjë të mos ekzistonte aty, sikur ai vend të ishte i zbrazur, pa asnjë objekt, vetëm dëshmia e këtyre personaliteteve, duhej të na bënte, që më e pakta, terrenin e boshatisur ta mbushnim me tabela me mbishkrime, që të tregonin se ku mund të kishin ekzistuar këto objekte historike. Por, për fatin e mirë, ato dëshmi ende ekzistojnë në këmbë, por, me cinizmin e një njeriu ekstremist, të pamëshirshëm e të pa pergjegjshëm, vetë drejtori i institutit të mon-

Ankandi

Vepra e hershme e Picassos vihet në shitje për 80 milionë dollarë L

ondër, 6 mars- Një vepër e rëndësishme, të cilën Pablo Picasso e kishte realizuar në kohën kur ishte 19 apo 20-vjeçar, është vënë në shitje nga pronari dhe vlerësohet se do të arrijë çmimin rreth 80 milionë dollarësh. Njoftimi se "Child ëith a Dove" është vënë në shitje, është postuar në ueb faqen e "Art Council England" që ka njoftuar se veprat e tilla të rëndësishme është e lejueshme të shiten edhe jashtë vendit. Piktura e Picassos "Child With a Dove" është realizuar në vitin 1901 dhe shënon fillimin e karrierës së mjeshtrit spanjoll që njihet si "periudha e kaltër". Piktura, e

cila pasqyron një fëmijë që mban në duar një pëllumb dhe një top me ngjyrë, i takon familjes Aberconëay dhe ishte huazuar për ekspo-

zim nga "Courtauld Gallery" në Londër vitin e kaluar. "Arts Council England" ka njoftuar se vlera e kësaj vepre llogaritet të jetë diku 50 milionë funte (80 milionë euro), por ka shtuar se ky vlerësim është vetëm një tregues i përafërt. Një tjetër pikturë e Picassos, e titulluar "Nude, Green Leaves and Bust", ishte shitur në një ankand për 106.5 milionë dollarë në vitin 2010, duke arritur rekord për ndonjë vepër arti. Shtëpia e ankandeve "Christie" kishte konfirmuar se kishte marrë instruksione të gjente ndonjë blerës për të bërë një shitje private dhe se marrëveshjen ta mbante larg vëmendjes.

umenteve, Apollon Baçe kërkon që të gjitha këto monumente të rrafshohen e mbi to të ngrihet monumenti i korrupsionit e i turpit: MOTELE, RESTORANTE, E REZIDENCA PRIVATE. Këtë "revolucin kulturor" e kemi përjetuar vetëm në fundin e vitet 1960 kur sistemi komunist i mbylli kishat dhe xhamitë. Por për hir të së vërtetës, ato ndërtesa, ato objekte kulti që kishin vlera historike edhe ai sistem i shpalli monumente kulture dhe i ruajti e i mirëmbajti me shume fanatizëm, dhe duhet ta pranojmë me pikëllim, se një pjesë e mirë e asaje që u trashëgua e ruajtur nga ajo kohë, sot nuk ekziston më. Rrënimi total, zhdukja, shfarosja, kthimi në gjendje të pa vizitueshme të shumë monumenteve të kulturës, i është faturuar tranzicionit. Por, të ç'montohen me gjakftohtësinë më të madhe, monumentet që lidhen thelbësisht me identitetin kombëtar, me ngjarjet më pikante të historisë së këtij kombi, me vatrën ende të pa fikur të kujtesës historike, me shtratin ku u ngjiz ndërgjegja jonë kombëtare, pikërisht nga krerët e institucioneve që paguhen për t'i ruajtur ato, është një krim i paramenduar mirë, dhe i ndjekur me një strategji të stërholluar. Nuk ka se si, një qytet kaq i vogël por kaq i dendur me monumente e objekte historike të shpërfytyrohet në mënyrë kaq të shpejtë e të pariparueshme, duke e kthyer të tërin në shesh ndërtimi, pa kriter, pa plan, pa leje. Prej kohësh po pyesim njeri-tjetrin, ç'po ndodh kështu..? Në legjislacionin tonë ka ligje, që për një rrënjë kanabis të gjetur në skajin me të fshehtë të një pylli, një kryeplak, apo një punonjës komune, penalizohet deri me burg, ndërsa një pushtetar, zhbin thesare të tëra të identitetit tonë kombetare dhe me të ardhurat që fiton na vjen serish në pushtet, në të njëjtën forcë politike, apo me një tjetër. Nga i gjithë ky perçudnim i monumenteve të këtij qyteti, vetëm kalaja në atë majë kodre ka mbetur e pastër, e virgjër e pa dëmtuar nga ndërtimet përdhunuese, por tashmë edhe kjo është në shënjestër të grabitqarëve me pushtet. Vërshimi i kësaj urdie pushtuesish të kështjellave, po afrohet deri në Lezhë. Pala pushtuese pret që vetë ministri ta nënshkruaj kapitullimin pa një pushkë të shtime. Ndërsa qytetarët e Lezhës që e kanë votëbesuar këtë Ministër dhe e ngjitën atje në pushtet, nuk do t'ja falin dhurimin e kalasë. Subjekti që kërkon ta privatizojë, prej më shumë se pesë vjetësh pret e përcjell në kalanë e Lezhës mbeturina pushtetarësh të rrëzuar, duke filluar nga ish deputetë, ish ministra, ish zv. kryeministra, për të lobuar për t'i bërë pale, e për ta shtënë në dorë kalanë. Është në detyrimin tuaj ligjore zoti Ministër ta ndaloni këtë lojë të shëmtuar për asgjësimin dhe vrasjen përfundimtare të këtij thesari të trashëgimisë tonë kombëtare, në emër të "jetëzimit" të monumenteve të kulturës. LEZHË 05/03/2012 *Ish-drejtori i Parkut Arkeoligjik të Lezhës


22

E mërkurë, 7 mars 2012

SPEKTAKEL

Big Brother 5

„„„

TIRANE

SUADA DACI

I

sh konkurrenti i edicionit të 2-të të Big Brother Albania , Elton Tozaj vlerëson se banoret e reja të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do të sjellin më shumë show dhe fashion. Në një intervistë për Shqiptarja. com Tozaj thotë se, BB5 është një edicion shumë interesant për tu ndjekur megjithëse është akoma në fillimet e tij. Tozaj shikon si konkurrent shumë interesant Liamin, ndërsa nuk nguron të thotë që ka njohje me një pjesë të mirë të banorëve brenda shtëpisë. Ai flet edhe për eksperiencën e tij në BB, një reality show që e bëri të njohur dhe që falë tij takoi njerëz që sot janë miqtë e tij. I njohur për kontradiktat e shumta brenda shtëpisë së BB më Adelën një nga ishkonkurrentet e këtij realty show, Tozaj thotë se ato tashmë janë sheshuar dhe ata tani janë miq shumë të mirë. Elton po e ndiqni Big Brother 5, si ju duket? Po e ndjek dhe po më duket deri tani interesant megjithëse , ai akoma s'ka filluar. Është shumë shumë herët për të folur për show duhet të kalojnë të paktën 4 javët e para të këtij spektakli. Për të mos folur që banorët tani janë kthyer në konkurrent sepse nuk qenë realisht, e dy prej tyre janë akoma në audicion, duke u testuar nëse do të bëhen banorë apo jo. Pa llogaritur edhe hyrjet e reja që besoj këtë vit do të jenë të shumta. Cili nga banorët ju duket më interesant, dhe pse? Liami më duket me interesanti, dhe me prototipi për momentin. Ai spektakël për të tillë njerëz ka nevojë. Njihni ndonjë prej tyre? Njoh shumë për mos të thënë gati të gjithë ata që janë nga Tirana, por siç ju thashë është akoma shume herët për të folur për ta pasi duhet të kalojë edhe pak kohë. Si ju duken vajzat e shtëpisë së Big Brother? Në fillim isha pak skeptikë sepse po më dukeshin shumë në gjumë por me zëvendësimin e tyre dhe me hyrjet e reja, po tani do kemi shoë dhe shumë fashion. (qesh) Mendoni se konkurrentët e rinj do të sjellin tjetër atmosferë brenda shtëpisë? Po ata kanë hyrë pothuajse në fillim kështu që është akoma shumë shumë herët për të folur nëse janë më të favorizuar apo jo, por me përjashtim të vajzave të tjerët domethënë djemtë s'më duken as produktiv dhe as tipa tërheqës. Elton ju vet keni hyrë jo që në fillim të BB2, mendoni që edhe këtë banorë mund të penalizohen për hyrjen me vonesë në shtëpi? Jo përkundrazi është një favor shumë i madh, mbase nuk merr direkt famën që kanë banorët e vjetër por nëse ti di të menaxhosh në mënyrë perfekte situatën dhe famën ti ja arrin të dalesh në krye shumë kollaj. Ke favor që di çdo gjë për ta, freskin dhe jo stresin e tyre që janë mbyllur kaq shumë kohë dhe për më tepër je i informuar ku janë pikat e tyre të dobëta sepse i ke ndjekur dhe jashtë. Në BB kanë filluar pëlqimet e para, sa reale ju duken ato? Pëlqime mbase s'mund te quhen po tërheqje fizike të vogla të cilat më vonë mund

BANORËT Njoh shumë për mos të thënë gati të gjithë ata që janë nga Tirana, por siç ju thashë është akoma shume herët për të folur për ta pasi duhet të kalojë edhe pak kohë

ELTON TOZAJ

Banoret e reja, më shumë show dhe fashion në shtëpi Liami më duket më interesanti, ky spektakël ka nevojë për njerëz të tillë sa kohë je aty brenda është shumë bukur problemi është kur del jashtë, përballja me botën reale pasi je i izoluar për dita ditë dhe miliona sy të kanë ndjekur në çdo lëvizje. Cfarë mbani mend nga ky reality show? Miqtë e mirë që kam njohur aty brenda dhe pse jo eksperiencën dhe le të themi që fitova luftën psikologjike brenda duke pasur parasysh trysnin që ke.

të kthehen në pëlqime. Megjithëse s'më duket normale kjo nëse ato bëhen për strategji loje. A ju mungon eksperienca në BB? Mbase po, mbase jo , por di të them që për

Me kë nga konkurrrentët keni marrdhënie më të ngushtë? Me të gjithë absolutisht dhe me ata që s'pata rastin ti njoh në shtepi por jashtë kur dola. Me gjithë banorët e BB e të gjithë audicioneve tashmë jemi miq të mire jo vetëm të BB2 , që absolutisht me ta ndaj një eksperiencë akoma dhe më të bukur. Në BB2 ju keni pas marrdhënie të jo të mira me Adelën, si janë ato tani? Brenda ishte lojë tashmë që jemi jashtë jemi

Luku i ri

Genta pret flokët, tmerrohet më pas V

lashi i pret flokët Gentës në banjo, duke ia rruajtur me brisk nga njëra anë. Pasi mbaron procei i prerjes, Genta shikon veten në pasqyrë dhe habitet nga pamja që shikon. Ajo mendon se njerëzit do ta tallin për këtë gjë që ka bërë, por më shumë keq i vjen për të ëmën, e cila do të ndihet shumë keq pasi ta shikojë. Gentiana kërkon një kapele për ta mbuluar, pasi merr një kapuç, hyjnë brenda dhe shikojnë që banorët e tjerë janë në gjumë. Ata shkojnë sërish në banjë, për të rregulluar ndonjë defekt që mund t'i ketë mbetur dhe më vonë shkojnë në dhomë për të fjetur gjumë.

e fundit shprehet se i pëlqen modeli i prerjes, por Genta s'kishte përse të eksperimentonte, aq më tepët nga dora e një jo prefesionisti. Genta përgjigjet se Vlashi i krihte bukur flokët, prandaj ia ka besuar dhe prerjen, por nuk e merrte me mend se do t'i dilnin kaq keq. Më pas, Klaudja afro-

KOMENTE PËR MODELIN E GENTËS

Klaudja, Ermira, Dolorez dhe Edgari komentojnë prerjen e flokëve të Gentës. Klaudja thotë: "Ua moj Genta, ç'i bëre flokëve", ndërsa Ermira pyet me ironi nëse ju ka pëlqyer modeli i flokëve të Gentës. Dolorezi shprehet se flokët ia ka prerë Vlashi në atë formë, e të gjithë qeshin me pamjen që ka marrë Genta. Nga ana tjetër, Genta vazhdon të shprehet se është shumë e mërzitur për pamjen që ka marrë me flokët e prera çuditshëm, e Klaudja mundohet t'ia lehtësojë pak situatën. Kjo

het pranë Vlashit duke biseduar të njëjtën temë. Vlashi shprehet se i është dukur mirë Genta, por mesa duket ajo nuk është bindur ende se i ka shumë bukur flokët, edhe pse është zbardhur. Klaudja shprehet se do të jetë e vështirë deri sa t'i mësohet syri me pamjen, si asaj dhe banorëve.

shumë miq të mirë, e dua fortë atë vajzë tani dhe çdo e kemi lënë shumë shumë pas. Si ndikoi BB në jetën tuaj? Për mirë, tashmë rrugët e televizionit më janë hapur. Kam më shumë se 1 vit që jam pjesë e një formati në Vizion Plus dhe veç kësaj dhe me punën si menaxher me ndihmoi goxha shumë. E thashë edhe më sipër nëse di ta shfrytëzosh famen kur del ke arritur çelsin e suksesit. 11. A i realizoi ato pritshmëri që ju kishit? Le të themi 90% po. 12. Po sa i përket thashethemeve, cili është thashethemi që keni dëgjuar për veten? Kam dëgjuar shumë por s'di ti ndajë në fakt si shumë thashetheme të bukura ose karamele kur i thonë. Po ai që më ka lënë shije të hidhur, ishte fotografia me vajzën e hallës time që ma etiketuan si e dashura ime e rradhës.

LOJA

Banorët luajnë me pantomime: Zënkë mes Klaudjës e Liamit

B

anorët mendojnë të luajnë me pantomimë, ku njëri banor i thotë një fjalë një banori tjetër, dhe ky i fundit duhet t'a interpretojë me veprime. E para që e fillon lojën është Ermira, e cila ka marrë një fjalë nga Erioni, por banorët nuk arrijnë t'a gjejnë sado që ajo mundohet t'a shpjegojë me lëvizjet e trupit. Gjatë lojës, Graciano i thotë me shaka Klaudjës se Erionit se ka dëgjuar fjalë nga banorët që i kanë zili e po i akuzojnë se në shtëpi nuk bëjnë asgjë për banorët e tjerë. Klaudja përgjigjet me ton të lartë se kush të dojë le të xhelozojë sepse e kanë kuptuar që ajo çfarë do, e arrin sapo hap gojën. Liam reagon e i thotë Klaudjës se Erioni dhe ajo, i marrin të gjitha gjërat gati, ndërkohë që duhet të ngrihen t'i bëjnë vetë shërbimet për njëri-tjetrin. Klaudja i thotë se do t'a bëjë dhe atë që t'i rregullojë krevatin në mëngjes, por Liam përgjigjet se kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Liam përfundon duke thënë: "Keni rënë nga morali fare, me këto mendime që keni"


E mërkurë, 7 mars 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Batman në protest

Divorci vjen nga chat-i

Shtrigat mallkim për qeverinë

J

H

N

ason Hatch, nga Anglia ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të protestuar kundër gjykatave angleze, të cilat, duke përjashtuar baballarët nga të drejtat mbi fëmijët, kanë vendosur që vetëm nënat të kenë të drejtën e kujdesit për ta. Kuptohet në rastet e divorceve. Kështu i veshur si Batman ai u ngjit në majë të Buckingham Palace , duke kërkuar të Àiste me mbretëreshën, siç shihet edhe në foto, dhe që andej lëshoi protestën në favor të të drejtave të baballarëve. “Edhe baballarët duhet të fitojnë të drejtën për kujdesin ndaj fëmijëve të tyre” ishte parulla e Hatch, që është anëtar i shoqatës “Fathers 4 Justice”. Plot pesë ore zgjatën traktativit ndërmjet tij dhe policisë londineze derisa më më fund u bind të zbriste me ndihmën e mjeteve zjarr¿këse

istori nga më të ndryshmet tregohen me ata që chatojnë në internet, por ajo që ka ndodhur në Amman të Jordanisë mes dy personave që njihen në chat është vërtet e rrallë. Kështu, Bakr Melhem, një burrë që jetonte prej disa muajsh larg shtëpisë për arsye pune, futet në chat room. Online gjen Jamila, e cila i thotë se është një beqare e që ka hobby për letërsinë. Natyrisht ai duke qenë i martuar i thotë se quhet Adnan dhe është edhe ai beqar. Pas dy muajsh në chat në një dashuri virtuale, të dy vendosin të takohen dhe lenë takim në stacionin e autobusëve në Zarqa, duke mbajtur në dorë secili nga një shenjë dalluese që e vendosën më parë. Por në momentin takimit shtangën të dy. Para “Adnanit” qëndronte gruaja e ti Sanaa, që ishte shitur si Jamila. Historia përfundoi me divorc…

gjalli shumë kureshtje lajmi i paradokohshëm se në kuadrin e reformave ekonomike të ndërmarra qeveria rumune vendosi të taksonte edhe shtrigat e astrologët. Pakkush e mori serizozisht këtë lajm, por qeveria e këtij vendi ballkanik ¿lloi aplikimin e kësaj takse. Por edhe shtrigat e magjistaret nuk po rrinë aspak duarkryq dhe kanë vendosur të hakmerren kundër qeverisë rumune sipas mënyrës së tyre. Kështu, përveç protestës në rrugë të udhëhequra nga ajo që konsideriohet si “mbretëresha” e shtrigave rumune, Bratara Buzea, e cila gjatë regjimit të Ceausescu-t ishte burgosur, po përgatitin edhe një magji kundër qeverisë. Prej ditësh po sajojnë një përzierje me jashtëqitje macesh dhe qen të ngordhur, të cilin pastaj do ta heshin në Danub me një mallkim për qeverinë…

2

3

4

17

5

7

18

27

28

20

21

29

41

Gaforrja

83

84

32

50

67

68

69

78

70

85

86

ɷ HORIZONTAL

57 63 73

74

87

88

89

92

61. Eshtë brezi për kimono. 63. Nisin nga kreu. 64. Një institut që jep të dhëna. 65. Inicialet e Asimov. 66. Vitet pa ku¿j. 69. Komisari i Dritëro Agollit. 71. Inicialet e Benigni-t. 72. Shpenzohen në Shqipëri. 74. Blochin, trainer ukrainas. 76. Ku¿zojnë matjet. 77. Një është edhe cricket. 79. Italia në tabela. 80. Fillojnë një periudhë. 81. Janë shokë zyre. 82. Qendër banimi. 83. Dy anët e një elementi.

ɷ VERTIKAL

1. I sjell lufta. 2. Një Tv me… Opinion. 3. Aktori i Scarface. 4. Ndahen në barazim. 5. Janë në masë.

6. Një pjesë e pikturave. 7. Eshtë i ndaluar në kthesë. 9. Ishin grekët e Homerit. 10. Ndiqnin Panin. 11. Eshtë siguria absolute. 12. Një pjesë e lavjerësit. 13. Eshtë vullkan në Sicila. 14. Fillojnë metodën. 15. Tregohen me kuota. 16. Mamaqi në Apartamenti 2XL. 19. U shkrumbua në muret e Tebës. 20. Shëtisin në Marrakesh. 21. Francesco, që bëri “Àuturimin e tre kontinenteve”. 22. Qe miku i famshëm i Orestit.

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM A N F

I

A R A U

T R

R

I

U M A

O D A

A K P A

B R E L E P

I

T A P

A

R O N

A F

T E B A L D I

I O M E D

I

I

I

O

I

R

A L E

L H

I G J E T

I

S

J E T

I M A

T

I

S

M

A A M

R L T

A

I D O P

I N G

O

N E T E

A

T

M O T

E U R E K A E P

T R A K T A T

I

G R A

A N T

K E P L E R

N E N

B L

I N T E R L A G O S

A S

I

A R R A T

I O N E T

E M I R A

O S A K A

E M A A S Y T E E

D D K A

M A T

K O L

I

M A N D A T

I O M A R R E S E

S O D E

T A N G O

A

I K T A T O R

R A D

T R U K

I

A S F U N K S

D

B R

P E T E

Peshorja

Akrepi

Përsëri protagonsite në shenjën tuaj do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.

Shigjetari

Duket se, pas një periudhe të shkurtër me humor aspak të mirë, keni ¿lluar ta rimerni veten dhe kjo për meritë të njën kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mira edhe në punë.

Bricjapi

Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stress për ju, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Më mirë të pritni se sa të merrni vendime të nxituara.

Ujori

Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur aq shumë, është momenti i revanshit, disonmos në planin profesional. Merreni shtruar, sepse nuk është aq e lehtë të ri¿tosh ritmet e zakonshme.

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje, me hyrjen e Diellit në shenjë do të ndjehen të ripërtërirë për të përballuar ditën plot ngarkesë, ndërkohë që edhe në planin sentimental. Gjërat po ndryshojnë pozitivisht.

90 93

84. Një i ¿ksuar. 86. Ishin numrat një të futbollit. 88. Fundi i Turandot. 89. Mund të jenë sigurie 91. Janë foljet... që nuk zgjasin shumë. 92. Kështu janë përpjekjet kolosale 93. Një derr në shkodër

A

R E A L A U T O

R E

K A D E T

R O F I

T M F

A T A T U R K I

24. Një fjalë për tutje. 25. La Motta që qe kampion i ringut. 28. Njkë sulm kardiak. 30. Banushi i paharruar i skenës. 31. Ulen në dhomën e Lartë. 32. Bëjnë një targë me ar. 34. Eshtë sistemi me ekonomimë e tregut. 36. Inicialet e Delon. 38. Sunduan në Greqinë e diktaturës. 40. Eshtë gara më e gjatë. 43. Rajone Autonome Lokale. 45. Ai ekzekutiv u bë bashki. 48. I pëlqen dembelit. 49. Eshtë sulmues ai për gol. 52. Fitues pa fe. 54. Diftong në duet. 59. U hahet të martuarve. 62. Inicialet e Bardot. 67. Kush është nuk tutet. 68. Shteti i... Francezëve. 70. Gjysma e mapove. 72. Një Caffé per passione. 73. Schiele piktor austriak. 75. Para… nisu në start. 78. Rruga e Molnar. 80. Fillojnë profesionin. 81. Gjysma e ketrit. 85. Kaluar në krye. 87. Të parat në orkestër. 89. Fillojnë metodën. 90. Mbyllin një krah.

Nëse konstatonin edhe ju se po kaloni një moment “magjik” kjo i detyrohet edhe ndikimit pozitiv të treshesh Merkur, Mars dhe Jupiter. Një ndryshim në punën tuaj do të jetë me mjaft interes.

Disa nga projektet tuaja do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna ju bën disi të tensionuar.

75

82

Do të keni gjithë mbështetjen e Afërditës pozitive, e cila do të bëjë të mundur t’ju kthjellojë, pasi Marsi dhe Merkuri vazhdojnë t’ju turbullojnë e të mos ju lenë të qetë. Nuk do të mungojnë shanset e mira.

Virgjëresha

64

72

Qielli juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet tashmë janë të shumta. Në mënyrë të vçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna që ju sjellin momente të bukura në dashuri.

Gjendja psikofizike jo e mirë për shkak të ndonjë sëmndjeje të stinës do të bëjë që dita e sotme të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër”.

46

81

91

1. Teatri i Elbasanit. 8. Ka shumë kampioni. 13. Emri i Zola. 17. Halli ku rs’është ai. 18. Një llogore. 21. Në djep kur nuk je. 23. Janë fëmijë. 26. Mbyllin një sirtar. 27. Vihet një p[ër të mbyllur. 29. Ndeshen për brezin të zi. 33. Eshtë çmimi më i lartë. 34. I ka të ndryshme krimi. 35. Eshtë mallkim shkishërues. 37. Kanë gjymtyrët e poshtme të paralizuara. 39. Paguhet për vonesë. 41. Stevens këngëtar 42. Janë masat e rrepta. 44. Janë shifrat si XL. 46. Një thirrje me emra. 47. Satie kompozitor. 50. Eshtë gjarpër gjigant. 51. Në mes të Franklin dhe Roosevelt. 52. Opera e Mascagni-t. 53. Pak rendiment. 54. Një kitarë havajane. 55. Ente Informative Tiranë. 56. Një simbol lëkurëkuqsh. 57. Një mund të jetë mbi xhiro. 58. Cecil, që qe mbreti i parë i diamantit. 60. Union pa çifte.

45

62

80

Luani

40

52

71

79

16

34

56 61

15 26

39

51

60

14

33 38

55

66 77

13 25

44

59

76

12 24

43

49

65

11

23 31

54

58

10

37

42

48

9

22

30

36

53

8

19

35

47

6

Demi

Edhe pse atmosfera e përgjitshme qështë pak a shumë e njëjtë, “përplasjet” e vogla të planetëve në shenjë mund të reÀektohen në probleme të vogla në raport me punën. Mirë dashuria.

Binjakët

SUPER FJALEKRYQ 1

Dashi

Dukej se disa marrëveshje apo raporte ishin të shëndosha, por kanë ¿lluar krisjet e para dhe ndoshta ky është vetëm ¿llimi. Një dozë të theksuar ndikimi ka edhe Hëna që iu sheh “përmbys”.


24

E mërkurë, 7 mars 2012

LAJME NGA BOTA

Abonohu!

ɷ Netanjahu përfundon vizitën në SHBA Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu u takua dje me ligjvënës amerikanë dhe me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, në përfundim të vizitës së tij në Ëashington, e cila u mbizotërua nga mënyra e përgjigjes ndaj programit bërthamor, të debatueshëm të Iranit. Zoti Netanjahu tha dje gjatë një fjalimi para Komisionit Amerikano-Izraelit për çështje publike se ai i vlerëson sanksionet, por se programi bërthamor i Iranit vazhdon të përparojë. Zoti Obama tha se ai ka një angazhim shumë të fortë ndaj sigurisë së Izraelit.

Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me:

To Subscribe please contact:

ɷ Bien bursat evropiane dhe amerikane Indekset e bursave evropiane dhe amerikane ranë ndjeshëm dje, ndërkohë që investitorët po shfaqin shqetësim për tkurrjen e aktivitetit ekonomik të Eurozonës, si dhe për shanset e Greqisë që të eliminojë një masë të madhe të borxhit të saj. Tregjet e a k s i o n e v e n ë L o n d ë r, Frankfurt dhe Paris ranë rreth 2 për qind ose më shumë, pasi Bashkimi Evropian kon¿rmoi se Eurozona pësoi rënie gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2011, ndërsa bursa e Nju Jorkut ra më shumë se 1 për qind.

Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com POSTA SHQIPTARE Tel: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com

ɷ Rusi, përgatiten protesta kundër Putin Aktivisti i njohur rus Alexei Navalny po zotohet se do të ketë një fushatë protestash, që ai e quan “mosbindje civile”, kundër atyre që ai i cilëson zgjedhje presidenciale të manipuluara nga Vladimir Putin. Aktivisti rus thotë se dhjetra mijëra njerëz do të protestojnë nëpër rrugët e qyteteve ruse, deri sa kërkesat e tyre të plotësohen. Policia e arrestoi Navalnin dhe qindra përkrahës të tjerë të opozitës, gjatë një mitingu kundër Putinit dje në Moskë. Më vonë atë e liruan. Shumë nga protestuesit thërrisnin “Rusia pa Putinin” dhe “Pushteti të jetë në duart e milionave dhe jo ato të policisë’. ɷ Të pasurit e botës, ndryshon lista Agjencia Bloomberg e lajmeve për biznesin tha të hënën se lista e saj e re për 20 individët më të pasur të botës tregon se 72 vjeçari Slim ka një pasuri prej më shumë se 68 miliard dollarë. Agjencia theksoi se me një pasuri të tillë, vlera neto mund të luhatet ndjeshëm nga tregjet dhe ra vetëm të premten me më shumë se 478 milion dollarë. Zoti Slim kontrollon kompaninë America Movil të Meksikës, një prej kompanive më të mëdha të botës të telefonisë celulare. Ai la pas në rënditje Bill Gates, themeluesin e Mikrosoftit dhe tetëdhjetëvjeçarin Warren Buffet, që drejton kompaninë Berkshire Hathaway. Gates ka një pasuri prej më shumë se 62 miliard dollarë dhe zoti Buffet ka afro 44 miliard dollarë.

origjina e lajmit... • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060417 redaksia@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Shqiptarja.com  

Shqiptarja.com