Page 1

CMYK

www.ekolevizja.wordpress.com www.shendeti.com.al

K

Kanioni i Langaricës vërtetlidhur mundme të njihet nga pak njerëz, porNdaj është nga kanionet më thella që a shumë informacion të gabuar pesticidet në ushqime. nënjë këtë suplement janëtëpërzgjedhur të ekzistojnë në Shqipëri, madje këshillat më i thellë se tëmund famshmet kanionet e Skraparit specialistë mund të sigurisë ushqimore dhe bujqësisë, e edhe të cilëve t'i zbatoni lehtësisht në shtëpitë tuaja.

Në brendësi intervista

Pesticidet në ushqime, A do shkatërrohen llixhat e sidhe të kanioni mbrohemi Bënjës i Langaricës? Fatmira Biçaku: Ripublikohet Rekomandime për studimi i censuruar ushqimet pesticide mbime OMGJ-të

Prof.ass.dr.Kujdes Magdalena nga Cara: Pesticidet tiganët me shkaktojnë kancer teflon!

Në kuadër të programit SENiOR-A që mbështetet nga REC dhe financohet nga qeveria SWEDEN, po zbatohet projekti “Ekosistemi i komunikiminformimit mjedisor”. Tematikat e perzgjedhura janë: 1. Ndotja nga kimkatet në shëndet dhe mjedis. 2. Zhvillimi i qendrueshëm i energjisë. Shoqatat që po e zbatojnë këtë projekt janë: Qendra e Grupimit Ekolevizja (Tiranë), Shoqata Egnatia (Librazhd), Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit (Sarandë), Together for life (Tiranë), Ekomjedisi (Durrës), Milieukontakt International, Albania (Tiranë).


18 Shëndet

suplementi

01 - 15 Gusht 2014

Sëmundjet e shtuara ishin: tumoret e gjirit, tumoret e gjendrës së hipofizës, nekroza e mëlçisë, sëmundje veshkash etj.

Ripublikohet studimi i censuruar mbi OMGJ-të Rita Strakosha Shkencëtarët francezë të cilët kanë publikuar më parë një studim të debatuar që lidh misrin OMGJ, të trajtuar me pesticide, me tumoret në minj eksperimentalë, u rikthyen më 23 qershor duke e ripublikuar studimin në internet. Ata refuzojnë akuzat se studimi ka gabime dhe pas tërheqjes nga gazeta ku u publikua fillimisht, e kanë ripublikuar në gazetën elektronike “Shkencat Mjedisore Europë”, e zotëruar nga grupi "Springer" i Gjermanisë. Të dhënat e plota të studimit tashmë janë publike, në dispozicion të shkencëtarëve të tjerë për t'i shqyrtuar. “Censurimi i kërkimit shkencor mbi rreziqet e një teknologjie kaq ndikuese në sigurinë ushqimore në botë, kërcënon vlerën dhe besueshmërinë e shkencës” deklaroi grupi kërkimor për shtypin. Studimi u botua fillimisht në shtator 2012. Ai drejtohej nga Gilles-Eric Seralini, profesor në Universitetin Caen, Francë. Sipas studimit, minjtë që ushqeheshin me misër NK603 (OMGJ, tolerant ndaj pesticidit Roundup), si dhe ata që ekspozoheshin ndaj pesticidit Roundup (>0.1 pjesë për billion në ujë) për një periudhë 2-vjeçare kishin më shumë sëmundje se minjtë e paekspozuar. Sëmundjet e shtuara ishin: tumoret e gjirit, tumoret e gjendrës së hipofizës, nekroza e mëlçisë,

sëmundje veshkash etj. Nivelet e pesticidit që shkaktonin sëmundje, ishin më të ulëta se ato të lejuara me ligj. Sipas autorëve, këto sëmundje janë pasojë e çrregullimeve hormonale të shkaktuara nga pesticidi Roundup (i përdorur në masë në fushat me misër OMGJ), por mund të jenë dhe pasojë e ndryshimit të funksionimit të gjeneve për shkak të vetë OMGJ-së. Autorët e studimit e mbrojtën studimin kaq të kritikuar dhe kundërsulmuan gazetën “Ushqimi dhe Toksikologjia Ushqimore” që e tërhoqi atë - një fyerje e madhe në botën shkencore. “Pesticidi Roundup dhe OMGJ-të tolerante ndaj tij duhet të konsiderohen çrregullues endokrinë. Vlerësimi zyrtar i ndikimit të tyre në shëndet është tejet me mungesa”, deklaruan ata. Publikimi zyrtar në gazetën "Springer" mundëson krijimin e një forumi “që shkenca të rifitojë të drejtat e saj përballë presionit të industrisë për t'i mbyllur gojën zhurmuesve,” deklaruan shkencëtarët. Në Shqipëri OMGJ-të nuk kultivohen ende, por planet afatgjata janë për lejimin e kultivimit të tyre. Autoritetet shtetërore dhe universitetet shqiptare nuk kryejnë studime mbi sigurinë e OMGJ-ve, por mbështeten mbi studimet e huaja për vlerësimin e tyre.

Censurimi i kërkimit shkencor mbi rreziqet e një teknologjie kaq ndikuese në sigurinë ushqimore në botë, kërcënon vlerën dhe besueshmërinë e shkencës” deklaroi grupi kërkimor për shtypin


01 - 15 Gusht 2014

suplementi

Pesticidet, shkaktare të autizmit Alisa Peçi Autizmi në mbarë botën po bëhet një problem mjaft shqetësues. Gjatë viteve të fundit evidentohet një rritje e të prekurve nga autizmi. Kjo ka çuar në shfaqjen e një interesi gjithmonë e më të madh, për të realizuar studime mbi shkaktarët e kësaj sëmundjeje. Autoritetet shëndetësore në SHBA bëjnë të ditur se aktualisht 1 në 68 fëmijë është autik. Edhe në Shqipëri flitet se ka një rritje të të prekurve nga kjo sëmundje nga viti në vit, ndonëse nuk ka shifra zyrtare. Një studim i zhvilluar së fundmi në Kaliforni sjell fakte mbi lidhjen e pesticideve me sëmundjen e autizmit. Studimi evidentoi se gratë shtatzëna që jetojnë pranë fermave ku aplikohen pesticidet, ishin më të riskuara për të pasur fëmijë me autizëm. Shkalla e riskut ishte dy të tretat më e lartë në krahasim me gratë shtatzëna të cilat nuk ishin të ekspozuara ndaj pesticideve. Studimi evidentoi se rreziku i shfaqjes së sëmundjes së autizmit ishte më i madh kur pesticidet ishin aplikuar gjatë muajit të dytë dhe të tretë të shtatzanisë. Autorët e studimit thanë se truri i fetusit është mjaft i ndjeshëm ndaj pesticideve. Studiuesit e përfshirë në studim u bëjnë thirrje të gjitha grave shtatzëna: “Duhet të keni një kujdes të veçantë për të shmangur kontaktin me kimikatet bujqësore sa herë që është e mundur”. Megjithëse kjo është një thirrje që i drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë grave shtatzëna, në mënyrë indirekte i drejtohet të gjithë shoqërisë, për t’i mbrojtur fëmijët nga pesticidet.

Franca dhe Suedia, masa kundër çrregulluesve endokrinë Në mbledhjen e ministrave të Mjedisit të BE-së, Franca futi në axhendë problemin e strategjisë evropiane kundër çrregulluesve endokrinë. Sipas saj, efekti i disa prej këtyre kimikateve në shëndet tashmë është mjaftueshëm i dokumentuar prandaj është urgjentisht e nevojshme marrja e masave në nivel europian. Parisi po humbet durimin me shtyrjen e vazhdueshme të aprovimit të strategjisë kundër çrregulluesve endokrinë. Komisioni Evropian kishte planifikuar të përcaktonte një përkufizim të çrregulluesve endokrinë deri në dhjetor 2013, por publikimi i tyre u vonua nga komisioneri europian për mjedisin, Janez Potocnik, i cili do një analizë të plotë përpara marrjes së masave në nivel evropian. Komuniteti shkencor është i përçarë mbi përkufizimin e çrregulluesve endokrinë dhe rrethanat në të cilat ata ndikojnë mbi shëndetin e njeriut, sidomos kur ekspozimi është ndaj dozave shumë të vogla. Por Franca nuk është dakord dhe thotë se tashmë ka prova të mjaftueshme shkencore për të përparuar, bazuar dhe në parimin e parandalimit. “Disa produkte dhe objekte të përditshme, si: detergjentë, plastika, kozmetika, tekstile, bojra, përmbajnë substanca që çrregullojnë sistemin endokrin”, deklaroi Franca në një njoftim për shtyp përpara takimit, duke nënvizuar se “shumë kimikate ndërhyjnë në sistemin hormonal të gjallesave duke ndikuar në riprodhimin, rritjen, zhvillimin, sjelljen e tyre etj.” “Pasojat në shëndetin e njeriut dhe në mjedis tashmë janë të dokumentuara dhe nevojitet marrja e masave për të ndaluar dhe kufizuar ekspozimin e grupeve të brishta të popullsisë-grave shtatzëna dhe fëmijëve të vegjël”, deklaroi Franca. Franca është mbështetur nga Suedia dhe Danimarka. Suedia në maj deklaroi se do hidhte Komisionin Evropian në gjyq në Gjykatën Evropiane për vonesën në përkufizimin e çrregulluesve endokrinë. Franca kërkon një perkufizim evropian të çrregulluesve endokrinë, bazuar në cilësitë e tyre dhe pasojat që sjellin kur përdoren në doza shumë të vogla. Këto kimikate do të kategorizoheshin në tre kategori: “të provuara”, “të prezumuara”, “të dyshimta”. Kërkesa e Francës bazohet mbi një teori se çrregulluesit endokrinë në doza shumë të vogla janë më të rrezikshëm se në doza të larta.

Shëndet

19

Ndotja e mjedisit dhe homoseksualizmi

Kujdes nga tiganët me teflon! Tefloni është ndotës shumë i qëndrueshëm, përshtypja është se duhen me mijëravjeçarë që të biodegradohet. Është treguar se duhen 4.4 vjet që gjysma e sasisë së kësaj substance të largohet nga trup Rita Strakosha Tiganët me teflon preferohen nga konsumatorët se nuk e lënë ushqimin të digjet. Tefloni ka në përbërje të vet acid perfluoro-oktanoik ose ndryshe ‘C-8’. Kjo substancë dyshohet si kancerogjene dhe është gjendur në trupin e njerëzve, të kafshëve dhe të bimëve në gjithë botën. Është ndotës shumë i qëndrueshëm, përshtypja është se duhen me mijëravjeçarë që të biodegradohet. Është treguar se duhen 4.4 vjet që gjysma e sasisë së kësaj substance të largohet nga trupi. Një pjesë e C-8 çlirohet gjatë prodhimit të teflonit në fabrikë, por pjesa kryesore çlirohet kur tiganët e tepsitë me teflon mbinxehen në temperatura 350 gradë e sipër apo gabimisht digjen në zjarr. Këto temperatura të larta arrihen brenda 2-3 minutash nëse tigani i teflonit është në zjarr e nuk ka vaj a ujë brenda. C-8 tashmë gjendet në trupin e 96% të amerikanëve. Zogjtë janë më të ndjeshëm ndaj gazrave helmues të çliruar nga tefloni, për shkak të frymëmarrjes së shpejtë. Prodhuesi i teflonit, DuPont, paralajmëron se gazrat e çliruar nga tefloni mund të ngordhin zogjtë. Burimi i tretë i gazit C-8 është djegia e mbetjeve. Gripi “teflonik” DuPont pranon se tiganet e teflonit nëse mbinx-

ehen (në temperatura mbi 350 oC) çlirojnë grimca të imëta të cilat mund të penetrojnë thellë në mushkëri dhe të shkaktojnë simptoma si të gripit: dhimbje koke, dhimbje kurrizi dhe temperatura e lartë, të cilat mund të zgjasin për 2 ditë. Kur tiganët janë të gërvishur, temperatura e çlirimit të gazrave të dëmshëm është dhe më e ulët. Në literaturën mjekësore ka raste helmimesh nga përdorimi gabuar i tiganëve të teflonit. Në vitin 2007 DuPont u hodh në gjyq nga disa persona, përfshirë 14 familje nga Florida, se kishte fshehur të dhënat që tregonin se tefloni dëmton shëndetin. Në vitin 1981 DuPont testoi mbi punonjësit e vet efektet e teflonit në shëndet. Rezultatet e studimit nuk u botuan. Një tenxhere apo tigan tefloni i vjetër zakonisht gërvishtet me kalimin e kohës, nëse e fërkojmë do vëmë re grimca tefloni të zeza në dorë. Nëpërmjet ushqimit këto grimca kalojnë dhe në trup. Toksiciteti i tyre mund të jetë shumë i ulët, por gjithsesi ideja se gjenden në ushqimin tonë, nuk është e këndshme. Këshillat për përdorimin e përditshëm të enëve të teflonit janë që mos t'i lëmë asnjëherë në zjarr pa vaj ose ujë, sepse mbinxehen dhe lëshojnë gazra të dëmshëm. Alternativa ndaj enëve me teflon janë enët metalike të veshura me qeramikë.

Çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj kimikateve që gjenden në mjedis. Nga ambjenti këto përfundojnë në trupin tonë dhe shkencëtarët shqetësohen se një kategori e këtyre kimikateve, të quajtur çrregullues endokrinë, shkakton probleme në zhvillimin, madje dhe në orientimin seksual. Në grupin e çrregulluesve endokrinë përfshihen disa lloje pesticidesh (si atrazina psh.), ftalatet, bisfenoli A (gjenden tek plastikat), dioksina, PCB-të, mërkuri etj. Shqetësimin për herë të parë mbi pasojat në shëndet të çrregulluesve endokrinë e ngriti libri “E ardhmja jonë e vjedhur”, në vitin 1996, i Teo Kolbornit (Theo Colborn). Që prej botimit të librit janë kryer me qindra studime mbi pasojat e çrregulluesve endokrinë në shëndet. Tyrone Hayes, në SHBA, është një nga shkencëtarët që ka studiuar efektin e tyre, më konkretisht të pesticidit atrazinë. Në eksperimentet e tij ai ka treguar se popullatat e bretkosave të ekspozuara ndaj atrazinës kanë 10% të meshkujve të feminizuar, si dhe kanë 7 herë më shumë bretkosa gei se popullatat e paekspozuara. Një studim tjetër mbi sjelljen e zogjve ka

zbuluar se nivelet e rritura të mërkurit, një tjetër çrregullues endokrin, shkaktojnë homoseksualitet tek zogjtë. Në një studim me 134 fëmijë të porsalindur, në vitin 2005, në SHBA, studiues treguan se ekspozimi gjatë barrës ndaj ftalateve i fëmijëve meshkuj i feminizon fëmijët. Nivelet në të cilat u vërejt feminizimi i meshkujve ishin më të ulëta se ato të gjendura në 25% të femrave në SHBA. Çrregulluesit endokrinë gjenden tek plastika, te dizinfektantët, kozmetika, uji i pijshëm etj. Ato imitojnë hormonet natyrale:,si estrogjeni dhe androgjeni, duke penguar funksionimin e tyre në trup. Një grup shkencëtarësh po kërkojnë nga qeveria amerikane që çrregulluesit endokrinë të rivlerësohen për rrezikshmërinë e tyre në shëndet. Sipas Teo Kolbornit, autores së librit “E ardhmja jonë e vjedhur”, një pjesë e meshkujve po feminizohen nga çrregulluesit endokrinë. Por studimi i efektit të ndotjes në orientimin seksual tek njeriu është temë shumë delikate dhe pothuaj asnjë studiues nuk do që të kërkojë në këtë drejtim. Sipas Kolbornit, do të ishte pothuaj e pamundur gjetja e fondeve për kërkime të tilla. Gjithsesi, dyshimi tashmë është hedhur./ Rita Strakosha


20 Shëndet

suplementi

01 - 15 Gusht 2014

Kanioni i Langaricës vërtet mund të njihet nga pak njerëz, por është një nga kanionet më të thella që mund të ekzistojnë në Shqipëri, madje më i thellë edhe se të famshmet kanionet e Skraparit

A do shkatërrohen llixhat e Bënjës dhe kanioni i Langaricës? Alisa Peçi Kanionet e Langaricës janë perla të çmuara natyrore për të cilat duhet të ndihen të privilegjuar që i kanë në gjirin e tyre, jo vetëm banorët e Komunës së Petranit të qytetit të Përmetit, por të gjithë shqiptarët. Këto kanione, të cilat janë monumente natyrore mjaft të bukura, si dhe monumentet kulturore që ndodhen aty, ndër të cilat Ura e Kadiut, përbëjnë një pasuri të madhe për zhvillimin e turizmit për zonën. Kohët e fundit, këto pasuri natyrore dhe kulturore po rrezikohen nga hidrocentralet, ku një prej tyre po ndërtohet mu në hyrje të kanionit. Në lidhje me HEC-et që kanë filluar të ndërtohen në lumin e Langaricës, që është një degë e rëndësishme e Vjosës, prof. Dr. Molnar Kolaneci, ekspert i ujërave sipërfaqësore shpreh shqetësimin pikërisht për HEC-in që po ndërtohet në hyrje të kanionit të Langaricës. “Nga ana mjedisore të lësh të gjithë atë kanion pa ujë të mjaftueshëm, është jo normale. Kanioni i Langaricës vërtet mund të njihet nga pak njerëz, por është një nga kanionet më të thella që mund të ekzistojnë në Shqipëri, madje më i thellë edhe se të famshmet kanionet e Skraparit. Ai është një nga pikat më të spikatura përsa i përket bukurive natyrore”, shprehet eksperti i ujërave z. Kolaneci. Sa hidrocentrale mund të jenë me përafërsi në këtë zonë? Në këtë zonë kemi të bëjmë me një kaskadë të tërë HEC-esh. Janë mbi 5 HEC-e, se janë ndërtuar në të gjithë degët. Cilat janë impaktet që do të kenë këto HEC-e? Impaktin e kanë gjithandej, si të gjithë HEC-et, që bëjnë një deformim të sjelljes natyrale të rrjedhave ujore. Impakti më i madh i takon zonës së Langaricës dhe sidomos kanionit të Langaricës. Jam habitur kur kam mësuar se do të ndërtohej në hyrje të kanionit një hidrocentral. Nga ana mjedisore të lësh të gjithë atë kanion pa ujë të mjaftueshëm, është jo normale.

Po në turizëm çfarë ndikimi do të ketë HEC-i në hyrje të kanionit? Aty në mënyrë krejt spontane vijnë grupe turistësh që stacionohen në dalje të këtij kanioni, nëpërmjet transmetimit të informacionit tek njëri - tjetri. Gjithashtu disa publikime në lidhje me turizmin e kanë bërë këtë zonë mjaft atraktive. Turistët janë kryesisht të huaj, të cilët qëndrojnë në çadra. Aty bëhet një plazh i vërtetë, jo vetëm për freskinë që të ofron natyra dhe uji, por edhe për disa efekte speciale që kanë disa burime termale në dalje të kanionit të Langaricës. Nga ana inxhinerike është shumë e bukur, merr ujë në një lartësi të caktuar, aty ka pjerrësi të madhe, si zgjidhje inxhinerike është e mirë, e fut në tunele në njëfarë mënyre e eliminon impaktin në mjedis, nuk ndërton kanale por nga ana tjetër dëmton vetë kanionin, vetë lumin. Ndaj ndikimi në turizëm do të jetë i pashmangshëm. A do të preken nga HEC-et ujërat termale të Bënjës, të famshme për vetitë e tyre kuruese? Ujërat termale të Bënjës njihen për bukuritë e tyre dhe për vlerat kurative. Ato kurojnë sëmundjet e reumatizmës, lëkurës dhe stomakut. Nga një konsultim që kam pasur me një ekspert të ujërave nëntokësore, marrja e ujit nuk do të ndikojë tek ujërat termale të Bënjës, pasi këto burime janë nëntokësore, temperatura e së cilës është kostante 27-30 gradë, si dimër si

verë. Megjithatë, ndikimi ende nuk është përcaktuar. A ka pasur presion qytetar për të mos lejuar ndërtimin e HEC-it në hyrje të kanionit? Koncesioni mund të jetë dhënë nga të parët, rreth viteve 2007-2008 kur akoma kur nuk kishte filluar ndjeshmëria ndaj prekjes së mjedisit nga HEC-et. Vendimet e para nuk kanë qenë shumë të bazuara. Rregulloret e vendimeve kanë ardhur duke evoluar. Projektet e para kanë kaluar me një vlerësim sipërfaqësor, të përciptë për mbrojtjen e mjedisit duke mos parashikuar ujin ekologjik dhe Langarica këtë fat pati fatkeqësisht. Ne nuk jemi të ndërgjegjësuar si popull, konsultimi me publikun është në nivel minimal. Mesa duket, prandaj dhe investitorët vijnë në Shqipëri. A mund të ndalohet ndërtimi i HEC-it në hyrje të Kanionit të Langaricës? Të gjitha rrjedhat ujore janë prekur në letra, anulimi i tyre kam frikë se nuk mund të realizohet. Edhe në lidhje me ndalimin e ndërtimit të HEC-it në hyrje të kanionit, druaj se nuk mund të bëhet më gjë, pasi janë hedhur gjithë ato para. Ndërtimi i tij tashmë ka filluar. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur. HEC-et mbi lumin Radika: 77 000 firma kundër! Në 24 qershor, përfaqësues të shoqatës mjedisore "Riverwatch" kanë depozituar pranë zyrave të

Bankës Botërore në Vjenë një peticion të nënshkruar nga 77 930 persona kundër financimit të HEC-eve mbi lumin Radika. “Larg duart nga Mavrovo” lexon peticioni (Mavrovo është parku kombëtar ku do të ndërtohen HEC-et). Prej kohësh opinioni shqiptar është sensibilizuar mbi ndërtimin e këtyre HEC-eve, mbi faktin se njëri prej tyre do të pakësojë me 2 m3 ujë/sekondë prurjet e lumit të Drinit të Zi. Shoqëria civile në Maqedoni ka protestuar ashpër kundër ndërtimit të HEC-eve. Parku Kombëtar i Mavrovos është i pasur në pyje ku jetojnë arinj, vidra dhe një ndër kafshët më të rralla në Evropë: linksi ballkanik, një nënspecie e rrezikuar e linksit euroaziatik. Parku kombëtar i Mavrovos është i vetmi park ku kjo racë e rrallë maceje jeton ende në gjendje të egër. Projekti i HEC-eve në Parkun Mavrov mund të çojë në zhdukjen e linksit, por do të ketë pasoja dhe për biodiversitetin rreth lumit të Drinit të Zi, sepse do të pakësojë ndjeshëm prurjet e tij. Banka Botërore synon të investojë 70 milionë euro në projektin “Lukovo Pole”. Ajo ende është duke e shqyrtuar si projekt. Drejtuesi karizmatik i "Riverwatch", i cili ka qenë në Shqipëri dhe për të organizuar mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i HEC-eve, kritikon ashpër Bankën Botërore. “Besueshmëria e standardeve mjedisore të bankës vihet shumë në dyshim, nëse banka financon HEC-e që ndërtohen brenda parqeve kombëtare, duke rrezikuar zhdukjen e linksit ballkanik. Drejtoresha Goldstein, stop financimit” kërkon ai nga Banka Botërore. Peticioni elektronik u organizua nga OJF-të "Riverwatch" dhe "EuroNatur" përpara rreth tre muajsh. Ai gjeti mbështetjen dhe të aktivistëve shqiptarë. Peticioni u drejtohet dy financuesve-Bankës Botërore dhe BERZH-it, si dhe kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski. Përpara aprovimit të ndërtimit të projektit “Lukovo Pole”, Maqedonia do të duhet të kërkojë dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis nga pala shqiptare.


suplementi

01 - 15 Gusht 2014

Shëndet

21

Nuk kemi ende të dhëna të sakta se sa është fondi pyjor/kullosor në Shqipëri, me të dhëna të sakta në volume e llojea

Apel për një program emergjence për rehabilitimin e pyjeve! Nga Andi Topi* Programi i emergjencës kombëtare për rehabilitimin e pyjeve dhe kullotave ka si qëllim sigurimin e menaxhimit në terren dhe hartimit të një strategjie të shpejtë kombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm e shumëfunksional të burimeve pyjore dhe kullosore pa humbur kohë. Nga keqmenaxhimi i pyjeve dhe ekosistemit në tërësi gjatë periudhës së tranzicionit dhe në vazhdim, bëj apel që të ngrihet një njësi e specializuar pranë qeverisë ku të hartojnë sa më shpejt një program emergjence kombëtare rreth rehabilitimit të pyjeve dhe ekosistemit, në mënyrë që shkalla e degradimit të minimizohet dhe shkalla e kursimit të materialit drusor të menaxhohet në maksimum. Pikat nga ku duhet nisur programi: 1. Nga pikëpamja e menaxhimit të ekosistemit dhe shërbimit pyjor, mendoj se duhet të merren masa të menjëhershme për një menaxhim të sigurt dhe të qëndrueshëm të pyjeve, ku deri tani lënë mjaft për të dëshiruar, kjo vjen ngase në çdo drejtori nuk ka vullnet nga ana e çdo inspektori që të merret vazhdimisht me studimin dhe mbrojtjen e pyjeve. 2. Në vitin 2005 kemi miratimin e një ligji për pyjet dhe shërbimin pyjor, të ndryshuar në disa nene me tre ligje të tjera, por që edhe sot e kësaj dite ky ligj nuk zbatohet. Hartimi i ligjit të ri të pyjeve është si sintezë e ndryshimeve të krijuara pas decentralizimit të pronësisë shtetërore, duke theksuar të drejtën e kontrollit nga shërbimi pyjor mbi të gjitha kategoritë e pronësisë mbi pyjet dhe kullotat. 3. Duke filluar nga riorganizimi i shërbimit pyjor, programet e zhvillimit apo mbarështimet e fondit pyjor & kullosor, nuk jane zbatuar asnjëherë, përkundrazi me këto programe është abuzuar pambarim. Nuk është bërë asnjë plan mbarështimi për pyjet dhe kullotat pas vitit 1985, e kjo është katastrofike. Ekosistemi pëson ndryshime, të cilat duhet të pasqyrohen, ndryshime në volum apo lloj të specieve të ndryshme. 4. Duhet të hartohen politika të mbarështimit pyjor për ruajtjen, zhvillimin e fondit pyjor kombëtar, për sigurimin e kushteve për përdorimin dhe shfrytëzimin e tij edhe për qëllime publike. Maksimumi i afatit kohor nga një plan mbarështimi në një tjetër të hartuar është 10 vjet, e në fakt kanë kaluar afro 30 vjet, kur duheshin bërë jo një, por tre plane të tilla. 5. Iu dhanë njësive të qeverisjes vendore (NJQV) sipërfaqe të tëra pyjore/kullosore pa krijuar atë që është më e rëndësishme infrastrukturën e duhur: pa ngritjen e kapaciteteve të duhura pranë NJQV, me qëllim që të kishin të gjitha mundësitë e menaxhimit të kësaj pasurie kombëtare. Komunat e bashkitë nuk kanë kapacitetin e duhur për një ruajtje dhe administrim të qëndrueshëm të kësaj pasurie të madhe kombëtare. Nuk kanë një ide të qartë, nuk ka një ndarje të qartë administrative ndërmjet njësive të qeverisjes vendore. Mungojnë hartat me kufij të qartë administrativ ndërmjet NJQV. Me ndarjen e re territoriale do të bëhet një kaos dhe akoma nuk ka një akt nënligjor ose urdhër sesi do të ndahen pyjet komunale, aq fort të trumpetuar nga shoqatat fantazëm që operojnë në Shqipëri. Gjithashtu nuk ka një plan strategjik real zhvillimi të këtyre resurseve. Kjo duhet parë me kujdes. 6. Duhet të respektohet statusi i nëpunësit civil për specialistët e pyjeve. 7. Duke qenë se pyjet janë një pasuri kombëtare, duhet që shoqëria të paguajë për të mirat që ato

sigurojnë jo vetëm në drejtim të lëndës drusore, por edhe të bimëve mjekësore, kullotjes, druve të zjarrit, rekreacionit, sekuestrimit të karbonit, mbrojtjes nga erozioni etj. Ndërmarrjet pyjore duhet të zgjerojnë gamën e aktivitetit, duke shtuar të ardhurat, të cilat duhet që t’i administrojnë vetë në masën 80% dhe një pjesë të kthehet në buxhetin e shtetit. Këto aktivitete kanë të bëjnë me: - Ngritjen e fidanishteve pyjore. (Ngritja e fidanishteve do bëjë të mundur që ndërmarrjet të prodhojnë vetë fidanët pyjorë dhe çdo vit të planifikojnë pyllëzime, duke shtuar sipërfaqet pyjore) - Ngritjen e brigadave të punëtorëve në pyje.

Ngritja e fidanishteve do bëjë të mundur që ndërmarrjet të prodhojnë vetë fidanët pyjorë dhe çdo vit të planifikojnë pyllëzime, duke shtuar sipërfaqet pyjore

- Kryerjen e rrallimeve në pyje dhe shitjen e lëndës drusore nga vetë ndërmarrja. 8. Ristrukturimi i drejtorive solli zhdukjen e inspektorit të pyjeve. Pylli sot nuk kontrollohet, nuk menaxhohet nga afër, nuk ruhet nga keqbërësit dhe ç'është më e rëndësishmja, pylli nuk studiohet. Në këtë mënyrë, kjo pasuri do të mbetet vazhdimisht e pakontrolluar dhe pre e njerëzve të etur për fitime. Duhet medoemos të ngrihet struktura e inspektorit te pyllit, i pajisur me uniformë dhe armë, me mjete logjistike e teknike. 9. Për të shmangur dëmtimet nga zjarret, duhet që gjatë muajve të verës të punësohen vrojtues sezonalë. Punësimi i tyre është mjaft i leverdisshëm ekonomikisht, pasi nëse me rrogën aktuale do të punësohet 1 specialist vrojtues për një periudhë 4 - 5 mujore, shteti duhet t’i paguajë atij një pagë prej (5 muaj x 30.000 lekë =150.000 lekë). Nëse pylli do të digjet, vetëm për 1 Ha pyll të djegur që të ripyllëzohet kostoja shkon nga 200.000 - 300.000 lekë. 10. Të hartohet një program kombëtar për pyllëzimin e sipërfaqeve pyjore, duke shtuar fondin pyjor të çdo drejtorie rajonale me të paktën 15 - 20 Ha në vit. 11. Të ndryshohet mënyra e përdorimit të lëndës drusore për ngrohje. Numri i familjeve që përdor sobë me dru zjarri në Shqipëri (sipas censusit 2011) është 480.056 dhe po të bëjmë një llogari se ata konsumojnë mesatarisht 7 m3 në vit, atëherë sasia e përgjithshme e materialit drusor shkon 480.056 × 7 = 3.360.392 m3. Rrezikojmë që në vitet e ardhshme të ngelemi pa dru dhe pa ngrohje me dru. Sa më shpejt duhet bërë një studim në terren rreth perspektivës së materialit drusor. Unë si ish-inspektor e di sesa me intensitet punojnë kontrabandistët në shkatërrimin dhe degjenerimin e materialit drusor. 12. Të rishikohet sistemi i taksave në drejtim të lëndës drusore që del dhe hyn nga Shqipëria ose të ndalohet me ligj eksporti i lëndës drusore për të paktën 5 vjet, derisa të rehabilitohet mënyra e shfrytëzimit të lëndës drusore tek ne. 13. Të ndalohet rreptësisht për një afat kohor të pacaktuar prodhimi i lëndës drusore për minierat dhe fabrikat e drurit. Nga mali duhet të vilet vetëm material dru zjarri për popullatën konform ligjeve dhe praktikave pyjore europiane. 14. Çdo drejtori të ketë të paktën 5 – 6 makina, pajisje kundra zjarrit, uniforma serioze. Drejtoria e përgjithshme duhet të ketë një helikopter. Duhet të ndërtohen kulla vrojtimi etj. 15. Duhet të shikohet si shumë e rëndësishme ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i diversitetit biologjik në ekosistemet pyjore dhe kullosore. Çdo drejtori të ketë një njësi të specializuar në këtë drejtim. 16. Duhet një Inventarizim Kombëtar i Pyjeve dhe Kullotave. Duhet azhornuar kadastra pyjore me të dhënat sipas Inventarizimit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave, si një ndër masat e menjëhershme që duhet të merren për këtë sektor. Akoma ju them me bindje se nuk kemi të dhëna të sakta se sa është fondi pyjor/kullosor në Shqipëri, me të dhëna të sakta në volume e lloje; kjo është puna e parë që duhet të bëhet në mënyrë urgjente. Duhet të përgatitet e miratohet një vendim për riorganizimin e kadastrës pyjore mbi baza bashkëkohore. Duke qenë një aktivitet i përhershëm, kadastra pyjore të kryhet nga një njësi e specializuar e Drejtorisë së Përgjithshme.

*Ish-Inspektor pyjor ne rezervatin natyror Liqeni i Zi – Bulqize

Suplementi 01 gusht 2014  
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you