Issuu on Google+

CMYK

Shëndet

www.ekolevizja.wordpress.com www.shendeti.com.al

13

K

Ajo që shqetëson mëtëshumë qytetin e Elbasanit fusha grumbullimit të mbeturinave urbane, a shumë informacion gabuarnë lidhur me pesticidet në është ushqime. Ndaje në këtë suplement janë përzgjedhur specialistë sigurisë asnjë ushqimore bujqësisë, këshillat të cilëve një mund t'i zbatoni në shtëpitë tuaja. e cila nuktëplotëson kushtdhe teknik, higjienik ose emjedisor, vend jashtë lehtësisht çfarëdo lloj standardi

Pak "aromë plehrash" nëpër shtëpi Intervistoi: Alisa Peçi Sipas raportit të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mbi monitorimin e cilësisë së ajrit, rezulton se qyteti i Elbasanit ka ndotje shumë herë më të lartë se norma e BE-së. Dhe ndotja nuk është diçka abstrakte thjesht e thënë nga të tjerët. Kjo "aromë plehrash" ndihet nga të gjithë banorët pa pasur nevojë as të hapin dritaret. Djegia e mbeturinave të qytetit çliron gazra shumë të rrezikshme dhe metale të rënda, mjaft të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe qenieve të tjera të gjalla. Ahmet Mehmeti, drejtues i Klubit Ekologjik Elbasan, shpreh shqetësimin në këtë intervistë se në të ardhmen gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë.

dhe gazet nga operatorët e industrisë metalurgjike; gazrat, bloza e trafikut, si dhe pluhurat e ndërtimit etj. Ajo që shqetëson më shumë është fusha e grumbullimit të mbeturinave urbane të qytetit, e cila nuk plotëson asnjë kusht teknik, higjienik ose mjedisor, një vend jashtë çfarëdo lloj standardi. Me ndryshimet e kohëve të fundit, sasia e mbeturinave urbane të prodhuara për frymë të popullsisë ka ardhur në rritje dhe parashikohet të rritet edhe në më shumë se tridhjetë përqind për pak vite në vazhdim. Kjo ndotje aktualisht vërehet në ajër në formë tymi dhe bloze, si një mjegull e zezë e dendur me erë të keqe të padurueshme. Gjatë procesit të djegies së mbeturinave urbane çlirohen edhe metale të rënda, si plumbi dhe kadmiumi, të dy me pasoja shumë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve, që ndikojnë negativisht në trurin e njeriut duke shkaktuar dëmtime të mëdha, dhimbje muskujsh, ngërçe në organe të ndryshme, ulje të inteligjencës, helmime në gjak, dëmtime në zemër etj.

A ka stacione monitorimi të cilësisë së ajrit në këtë qytet? Para disa vjetësh një zyrë e Bashkimit Evropian në Tiranë i dhuroi Qytetit të Elbasanit një pajisje për monitorimin e treguesve të ajrit. Këta parametra mateshin në pesë pika të qytetit përfshirë dhe zonën industriale të ish-Kombinatit Metalurgjik. Shumë shpejt pajisja e dhuruar në mënyrë misterioze doli jashtë përdorimit, askush nuk të jep përgjigje për fatin e saj. Kjo është dhe historia e shkurtër e monitorimit modern të cilësisë së ajrit në qytetin e Elbasanit. Sot nuk ka asnjë stacion monitorimi të ajrit në qytet. Çfarë sugjeroni për përmirësimin e cilësisë së ajrit? Cilësia e ajrit në Elbasan ka nevojë të përmirësohet duke e ngritur në nivelin e treguesve të parashikuar në ligjin përkatës. Për këtë duhet të kontribuojnë institucionet respektive, sidomos Inspektoriati i Mjedisit i sapongritur, Bashkia e qytetit me organizmat e saj, Këshilli i Qarkut dhe Prefektura dhe sot për sot edhe Komuna Bradashesh. Një ndihmesë të rëndësishme do të jepte rivënia në punë e monitoruesit të ajrit që ka dalë jashtë funksionimit. Një faktor i rëndësishëm për ndryshimin e gjendjes skandaloze të cilësisë së ajrit në Elbasan është bashkëpunimi midis Këshillit të Qarkut, Bashkisë së Elbasanit, Prefekturës dhe organeve të tyre vartëse nga njëra anë dhe Kryeministrisë dhe Ministrive e institucioneve të tyre vartëse nga ana tjetër. Dy janë faktorët vendimtarë për ndryshimin rrënjësor të cilësisë së ajrit: zbatimi i ligjit dhe fillimi sa më parë i zbatimit të politikave fiskale, miqësore me biznesin dhe mjedisin njëkohësisht, sidomos për riciklimin e mbeturinave urbane në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Pesticidet në ushqime, si të mbrohemi

Në brendësi intervista

Si është situata aktuale e cilësisë së ajrit në qytetin e Elbasanit? Aktualisht cilësia e ajrit në qytetin e Elbasanit është jo e mirë. Ka disa burime ndotjeje, midis të cilave përmendim tymrat dhe gazrat që vinë nga djegia e mbeturinave të ngurta urbane të qytetit; tymrat, pluhurat

Fatmira Biçaku: Erozioni: shkaqet, Rekomandime problemet për ushqimet pesticide dheme zgjidhja

Prof.ass.dr. Magdalena Infrastruktura e ujit të Pesticidet pijshëm:Cara: shpërdoruese shkaktojnë kancer e madhe e energjisë

Në kuadër të programit SENiOR-A që mbështetet nga REC dhe financohet nga qeveria SWEDEN, po zbatohet projekti “Ekosistemi i komunikiminformimit mjedisor”. Tematikat e perzgjedhura janë: 1. Ndotja nga kimkatet në shëndet dhe mjedis. 2. Zhvillimi i qendrueshëm i energjisë. Shoqatat që po e zbatojnë këtë projekt janë: Qendra e Grupimit Ekolevizja (Tiranë), Shoqata Egnatia (Librazhd), Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit (Sarandë), Together for life (Tiranë), Ekomjedisi (Durrës), Milieukontakt International, Albania (Tiranë).


14 Shëndet

mjedis

27 Tetor 2014

Erozioni: shkaqet,

problemet dhe zgjidhja

Krahas faktorëve natyrorë, në zhvillimin intensiv të erozionit dhe degradimin e shpateve ka ndihmuar edhe njeriu nëpërmjet shpyllëzimeve, djegieve, mbikullotjes së bimësisë së shkurreve dhe asaj barishtore, keqpërdorimit të tokave, brezareve, rrugëve etj. Nga Klementina Ferhati, gjeografe mjedisore Si kudo në vendin tonë edhe komuna e Baldushkut ka qenë dhe po përballet me probleme të shumta mjedisore, siç janë: erozioni, rrëshqitjet, keqpërdorimi i bimësisë natyrore, ndotja e ujërave sipërfaqësore e nëntokësore etj. Faktorët që kushtëzojnë problemet mjedisore janë kryesisht natyrorë, por edhe ai human ka ndikuar dukshëm. Në grupin e faktorëve natyrorë, të cilët janë më kryesoret që kanë kushtëzuar shfaqjen e problemeve mjedisore veçojmë: përhapjen e shkëmbinjve terrigjene, veprimtarinë shkatërruese të rrjedhjeve ujore etj. Në këtë drejtim rol të rëndësishëm luajnë veçanërisht reshjet e shiut në formë rrebeshi dhe sasia e madhe 24 orëshe e tyre dhe rënia e tyre në fillimin e vjeshtës kur toka është e zhveshur nga bimësia. Krahas faktorëve natyrorë, në zhvillimin intensiv të erozionit dhe degradimin e shpateve ka ndihmuar edhe njeriu nëpërmjet shpyllëzimeve, djegieve, mbikullotjes së bimësisë së shkurreve dhe asaj barishtore, keqpërdorimit të tokave, brezareve, rrugëve etj. Vatrat e erozionit janë të fuqishme, madje në mjaft sektorë shpatet janë të degraduar dhe dezertifikuar dukshëm, si në: Tavaren, Koçaj, Veski etj. Shkaku kryesor i degradimit të tyre mbetet dalja në sipërfaqe e shkëmbinjve argjilorë e alevrolitorë dhe dëmtimi i bimësisë natyrore. Pikërisht në këto shpate gjenden edhe vatrat më të mëdha të erozionit. Hapja e tokave të reja në vitet ’80 të shek.XX ka nxitur erozionin sipër-

faqësor dhe sot në shumë sektorë të fshatrave Vrap, Koçaj, Baldushk, Fushas etj., takojmë toka arë të degraduara dhe të braktisura. Procesi i erozionit ka kërcënuar dhe po kërcënon dukshëm ujëmbajtësit. Problemi i mbathjes ka pasur ritmin më të madh pas viteve ’90, sepse gjatë kësaj periudhe munguan tërësisht masat antierozive të ngritura më parë. Përveç këtyre faktorëve në 2-3 vitet e fundit në mbathjen e shpejtë të tyre po ndikojnë shpyllëzimet dhe hapja e tokave të reja në shpatet pranë pellgut ujëmbledhës të Rovës. Banorët e zonës shprehen mjaft të shqetësuar nga ky fenomen pasi ujërat e këtij ujëmbajtësi ato i përdorin për ujitjen e tokave bujqësore gjatë periudhës së thatë të verës. Përmirësimi i situatës aktuale do të kërkonte marrjen e masave mbrojtëse të mëposhtme: - Mbjellja me fidanë pyjorë të mbi 350 ha toke, të cilat janë të zhveshura dhe nën veprimin direkt të procesit të erozionit sipërfaqësor; - Kultivimi i mbi 250-300 ha kullotave me bimësi shumëvjeçare për ta bërë erozionin më pak aktiv dhe për t’i shfrytëzuar me efektivitet ato; - Disiplinimi i prerjeve të pyjëve sipas ligjit përkatës; - Sistemime malore, ndërtim gardhesh teke etj., në shpatet kodrinore; - Përmirësimi i tokave në fushë, rehabilitimi i veprave të kullim-ujitjes; - Ndërtimi i pritave në anët e përrenjveqë çdo vit gjatë periudhës së reshjeve marrin sipërfaqe të mëdha toke; - Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza; - Ofrimi i shërbimeve për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve urbane që do të kufizonte venddepozitimet ilegale të tyre; - Mbajtja pastër e mjedisit nga zhvillimet pa kriter të bizneseve dhe aktiviteteve prodhuese. Ky problem përkeqësohet nga mosmarrja e masave nga pushteti vendor për t’i disiplinuar ato; - Fushatë sensibilizuese për ndërgjegjësimin e banorëve të komunitetit për një mjedis të pastër e të mirëmbajtur. Duhet theksuar se bashkëpunimi midis studiuesve, vendimmarrësve vendor dhe komunitetit do të lehtësojë shumë përmirësimin e situatës pavarësisht se sot nuk ka mjete të nevojshme financiare, prandaj e rëndësishme është sigurimi i këtyre mjeteve. Duhen krijuar raporte më miqësore e respekt reciprok midis natyrës e banorëve, sepse duhet menduar mirë edhe për brezat e ardhshëm, të cilët do të kenë më shumë kërkesa ndaj mjedisit ku punojnë e jetojnë.

Ka biznese të cilat furnizojnë e instalojnë kaldaja të tilla, ka pasur dhe projekte të financuara nga donatorë, si ai i USAID-it. Kjo e fundit ka llogaritur se me çmimin 100 $/ton bërsi kursen 50% të shpenzimeve të ngrohjes

Kaldajat me bërsi, alternativa e re për bizneset Nga Rita Strakosha Prej disa vitesh sera e pulari në Shqipëri kanë filluar të përdorin për ngrohje kaldajat me bërsi ulliri, si alternativa më të lira për ngrohje. Pularia e Durim Sinanajt, e cila furnizon gjithë zonën e Fierit me zogj, është një e tillë. Siç sqaron Sinanaj, kaldajës iu blenë pjesët (inoksi, llamarina, elektromotorri shnek) e u montuan në vend, në bazë të një projekti grek të aplikuar dhe nga biznese të tjera. Sipas tij, ka të paktën 7 biznese të njohura prej tij që përdorin kaldaja të tilla. Kaldaja realizon qarkullimin e ajrit brenda për brenda kompleksit, por kërkon tension elektrik të plotë 24 orë.

Në dhjetor-shkurt blihet lënda e parë e kaldajës, bërsitë, të cilat pastaj magazinohen për tu përdorur gjithë vitin. Me një kaldajë ngrohen 4000 m3 ambjente, ku zogjtë kërkojnë temperatura 33-35 oC. Ka biznese të cilat furnizojnë e instalojnë kaldaja të tilla, ka pasur dhe projekte të financuara nga donatorë, si ai i USAID-it. Kjo e fundit ka llogaritur se me çmimin 100 $/ton bërsi kursen 50% të shpenzimeve të ngrohjes. Serat janë nxitur drejt kësaj energjie alternative nisur nga çmimet e larta të naftës. Por me një vendim të fundit qeveria ka vendosur të subvencionojë përdorimin e naf-

tës për serat, duke hequr detyrimin e pagimit të akcizës e të taksës së qarkullimit. Ky subvencionim mund të zbrapsë serat nga përdorimi i energjive alternative të pastra si bërsia, ndërkohë që është vetëm zgjidhje e përkohshme për çmimin e lartë të naftës. Çmimi i naftës perspektivat afatgjata i ka në rritje për shkak të pikut të naftës e të kostove klimatike në rritje të gazrave serë. Prandaj subvencionimi i saj është një strategji afatshkurtër. Ndërkohë këto fonde subvencionimi mund të përdoreshin për të nxitur përhapjen e përdorimit të energjive alternative, si kaldajat e bërsive.`


mjedis

27 Tetor 2014

Shëndet

15

Infrastruktura e ujit të pijshëm: shpërdoruese e madhe e energjisë Për shkak të mosfurnizimit pa ndërprerje me ujë me mijëra depozita e pompa uji private janë instaluar nëpër pallate e shtëpi, çka shton kostot e furnizimit

Nga Xhemal Mato Shqipëria njihet si një nga vendet me kapacitete ujore nga më të lartat në botë, por që "kap" dhe shfrytëzon vetëm 28-30% të mundësive e potencialeve ujore të saj. Ndërmarrjet e ujësjellësit prodhojnë një mesatare prej 320 litrash ujë të pijshëm në ditë për banorë, një sasi mëse e mjaftueshme për të gjithë popullatën. Por gjendja reale është mungesa e ujit të pijshëm. Edhe në qytetet ku statistikat raportojnë një mesatare prej 12 orësh furnizim me ujë në ditë, gjendja reale është 4-5 orw ujë në ditë. Vetëm në 7 qytete ndërmarrjet e ujit arrijnë të furnizojnë 24 orë me ujë të pijshëm, me presion të mirë dhe të mbulojnë kostot e shërbimit. Për shkak të mosfurnizimit pa ndërprerje me ujë me mijëra depozita e pompa uji private janë instaluar nëpër pallate e shtëpi, çka shton kostot e furnizimit. Në koston e ujit, rreth 40 përqind e zë vlera e energjisë elektrike. Kjo sasi energjie përbën 5% të energjisë së përdorur në gjithë Shqipërinë. Nëse shtojmë dhe energjinë që përdorin komunat dhe familjet për të marrë ujë, atëhere energjia e plotë e shpenzuar për ujin e pijshëm në rang vendi shkon 11-12 % të energjisë totale të faturuar në vendin tonë, ose 2.0 milionë euro në muaj. Për çdo m3 ujë të shitur e paguar harxhohen 4.5 kWh energji elektrike, ose 9-10 herë më shumë se sa harxhohet në Gjermani, Austri. Ndërmarrjet e ujësjellësit nuk janë në gjendje të shlyejnë faturat e energjisë elektrike. Nisur nga kjo, Qeveria shqiptare u detyrua në fillim të vitit 2014 të subvencionojë ndërmarrjet e ujësjellësve me 20 milionë euro për të shlyer borxhin që ato i kishin krijuar te CEZ-i. Por kjo ndërhyrje nuk ndryshoi asgjë në administrimin e ujesjellësve. Kjo situatë e përgjithshme e ujit tregon se ky sistem është i sëmurë. Prandaj qeveria në bashkëpunim me GIZ ka filluar një program të emertuar “Reforma në sektorin e ujit”, i cili synon përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve në Shqipëri nëpërmjet asistencës teknike dhe menaxheriale për Qeverinë, asistencës ndaj ndërmarrjeve në lidhje me efiçencën e energjisë si dhe optimizimin e energjisë në sistemin e ujësjellësve. Aktualisht, janë duke u financuar nga qeveria gjermane ose janë financuar vepra të

sektorit të furnizimit me ujë në qytetet Korçë, Berat, Kuçovë, Lushnjë, Fier, Sarandë, Gjirokastër, Korçë, Pogradec, Lezhë, Kamëz, Shkodër, Delvinë, Librazhd, Përrenjas dhe në më shumë se 130 fshatra. Qyteti i Pogradecit është një prej shembujve pozitiv në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza. Prej disa vitesh, që kur përfundoi projekti i ri i ujësjellësit, në çatitë apo taracat e ndërtesave nuk ka më depozita uji dhe pompa shtëpiake uji. E gjithë sasia e ujit matet dhe kontrollohet në çdo moment nëpërmjet matësve inteligjent. Ky lloj sistemi i kontrollit ka rritur të ardhurat e ndërmarrjes duke e kthyer atë me bilanc pozitiv. Përmirësimi i furnizimit me ujë ka përmirësuar dhe pagesën e ujit nga popullata. Nga ana tjetër sigurimi i 24 orëve ujë të pijshëm ka lehtësuar banorët ekonomikisht mbasi ata nuk blejnë më ujin e ambalazhuar.

Përmirësimi i furnizimit me ujë ka përmirësuar dhe pagesën e ujit nga popullata. Nga ana tjetër sigurimi i 24 orëve ujë të pijshëm ka lehtësuar banorët ekonomikisht mbasi ata nuk blejnë më ujin e ambalazhuar

Gjithashtu qyteti i Korçës prej vitesh përbën një shembull pozitiv në fushën e furnizimit me ujë, të kanalizimeve dhe pastrimit të ujërave. Sot ujësjellësi i Korçës funksionon me parametra optimal teknik dhe ekonomik. Ndërmarrja e ujësjellës dhe kanalizimeve në Korçë, prej vitesh jo vetëm që mbulon shpenzimet e veta, por siguron të ardhura për rritjen dhe përmirësimin e shërbimit. Një shembull pozitiv dhe që duhet ndjekur nga të tjerët në këtë drejtim, është investimi që ka bërë ndërmarrja vitin e fundit në prodhimin e energjisë elektrike nga energjia diellore. Kjo energji diellore arrin 1.0 mega wat në momentin e pikut duke u futur në rrjetin elektrik. Qyteti i Ersekës është një shembull tjetër në përdorimin efiçent të energjisë elektrike. Uji i pijshëm vjen nga burimet e Gramozit me rrjedhje të lirë në depon e ujit të qytetit. Prej andej shpërndahet në qytet me presionin e duhur. Kështu që dhe Erseka ka ujë të pijshëm të vazhdueshëm. Qytetarët e Ersekës nuk blejnë ujë të ambalazhuar për familjen e tyre. Mbi 95 % e banorëve të Ersekës e paguajnë rregullisht konsumin e ujit të pijshëm ndonëse një pjesë e tyre nuk kanë matës uji. Kurse Patosi është ndër qytetet që vuan pasojat e mungesës së ujit. Burimet e ujit janë 15 km larg. Për të transportuar ujin deri në qytet përdoren 3 stacione pompimi të fuqishëm. Këto stacione kanë pajisje të vjetëruara, jo efiçente dhe që s’garantojnë punë të vazhdueshme. Uji ngrihet nga 3 stacionet e pompimit (njëri pas tjetrit) deri në kuotën 406 m mbi nivelin e detit (shih skemën) dhe që aty gjysma e ujit zbret në kuotën 126 m ku janë edhe depot e ujit të qytetit. GIZ propozon ndërtimin e një ujësjellësi të ri, i cili do të dërgojë ujin direkt në depot e ujit të qytetit në kuotën 126 m duke shpenzuar vetëm 30% të energjisë që shpenzojnë pompat e sotme dhe duke depozituar 3 herë me shumë ujë. Vlera e ndërtimit të këtij ujësjellësi që do të sigurojë 24 orë ujë të pijshëm vetëshlyhet vetëm nga kursimi i energjisë elektrike brenda një periudhe prej 2.7 vjetësh. Si qyteti i Patosit ka shumë qytete të tjerë në Shqipëri. Format e kursimit të energjisë elektrike nuk janë vetëm duke përmirësuar sistemin e pompimit të ujit, pra thjesht duke zëvendësuar pompat e vjetra me të reja me rendiment të lartë, por edhe duke reduktuar sasinë e ujit që ndërrmarjet nuk e kontrollojnë dot dhe duke bërë që edhe konsumatorët e çdo lloji të ndërgjegjësohen e të paguajnë koston e shërbimit. Janë njerëzit pronarët e parë të ujit e infrastrukturës së tij. Por janë ata gjithashtu që duke e vlerësuar dhe mirëtrajtuar ujin, mund të arrijnë të kthejnë çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë me 24 orë ujë të pijshëm dhe të sigurt.


Suplement 27 tetor 2014