Zyhdi dervishi

Page 235

Romani “Kojrillat” doli në dritë në një periudhë të tillë që lidhet me 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Prandaj edhe frymëzimi i autorit për krijimin e tij është me të vërtetë mbresëlënës. Duket qartë që frymëzimi ka hyrë në qenien e tij si një mëngjes pranveror plot shkëlqim që sapo ka flakur tutje mjegullën e natës së qetë, të spërkatur nga vesa. Dhe afshin e këtij frymëzimi lexuesi e ndien në fytyrën e vet kur ai i frymon me freskinë e vetë shërimtare. Turgenjevi thoshte se frymëzimi është afrim pranë Zotit, është përndritje e njeriut me mendim dhe me ndjenjë. Ai fliste me ankth për një torturë të padëgjuar që përjeton shkrimtari kur ai fillon ta hedhë në letër këtë përndritje me anë të fjalës. Me frymëzimin e vet, shkrimtari Fatmir Terziu ka pasur si pikësynim të përqendrojë të gjitha fuqitë dhe aftësitë e veta mendore në një pikë: në zbulimin me nëntekst artistik të arsyeve që çuan në vrasjen e heroinës së romanit. Kjo ka kërkuar një punë hulumtuese disavjeçare. Ai nuk ndalet në kurrfarë arsyesh konkrete, por, si mjeshtër i fjalës artistike, ia lë lexuesit të përsiatë dhe të nxjerrë përfundimet e duhura. Kjo mënyrë rrëfimi, thotë poeti dhe dramaturgu austriak Franc Griplarcer (Franz Grillparzer - 1791 - 1872), ka më shumë për qëllim të pasqyrojë një ngjarje të veçantë, që mandej lexuesi të ketë se për çfarë të përsiatë, të nxjerrë përfundime dhe të bëjë përgjithësime.

NËNFABULAT BEFASUESE Fabula e romanit është pasuruar me një sërë nënfabulash befasuese, të cilat i shpalosen lexuesit si në një ekran të gjerë kinemaje, ku operatori, me sqimën e vet karakteristike, shfaq mjeshtërisht para spektatorit pikërisht të tilla copëza jete me përmbajtje fort domethënëse që atij ia ngrenë zemrën peshë. Mjeshtëria e autorit, edhe në lëmin e artit kinematografik, i ka lënë gjurmët e veta edhe në këtë roman. Regjistri i ngjarjeve që shtjellohen me aq art në roman, ka një shtrirje të gjerë kohore dhe hapësinore, brenda një kontinenti

235


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.