Page 1

Nr. 40

PRILL 2014

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

E-mail: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk

Lordi Apsley dhe Shqipëria në kohën e tij dhe në kohë tjetër

EDITORIAL

Statistikat flasin

Kur flasin arkivat britanike

FAQE 8

Nuk është vetëm dëshira për punën që bën, por profesioni nuk vjen vetëm si pasojë e studimeve, dëshirës, mundësive. Mesa duket ka një statistikë që na dëshmon sesi të gjejmë profesionin e duhur në jetë dhe kjo varet edhe nga muaji në të cilin kemi lindur. Kështu të paktën bën të ditur një statistikë e Zyrës Kombëtare të Statistikave në Britani. Sipas këtij studimi, muaji i lindjes tregon edhe sa do të jetosh, sa i gjatë do bëhesh, çfarë njeriu do të jesh nga shëndeti mendor. Kjo nuk është si puna e horoskopit as më shumë si ndërhyrje e stinëve, thotë Russell Foster, ekspert i neuroshkencës në Oxford, transmeton BË. “Duket absurde që muaji në të cilin kemi lindur të ndërhyjë në jetët tona, të përcaktojë se sa gjatë do të jetosh, sa i mirë do të jesh në shkollë, sa i gjatë do bëhesh në fizik, apo se nga cilat sëmundje do të prekesh”, tha Foster. Por, studimi e ka nxjerrë një rezultat dhe nëse vlen apo jo kjo teori, ju mund ta vërtetoni vetë. Natyrisht që kjo statistikë.... FAQE 4

GRATË E NDARA ANGLEZE NGA LIGJI I EMIGRACIONIT FAQE 5

TIRANË: VEPRIMTARI ME DËSHMI PËR PRANIMIN DHE SHPËTIMIN E HEBRENJËVE NË SHQIPËRI

FAQE 4

SI KËRKONTE ENVER HOXHA TË ‘SHPËLAHEJ’ NË BRITANI TË MADHE? RRUGA E KAVAJËS NË PRANVERË PHOTO: ROLAND TASHO

FAQE 15


2 Nr. 40 - PRILL 2014


3 Nr. 40 - PRILL 2014


4 Nr. 40 - PRILL 2014

Nuk është vetëm dëshira për punën që bën, por profesioni nuk vjen vetëm si pasojë e studimeve, dëshirës, mundësive. Mesa duket ka një statistikë që na dëshmon sesi të gjejmë profesionin e duhur në jetë dhe kjo varet edhe nga muaji në të cilin kemi lindur. Kështu të paktën bën të ditur një statistikë e Zyrës Kombëtare të Statistikave në Britani. Sipas këtij studimi, muaji i lindjes tregon edhe sa do të jetosh, sa i gjatë do bëhesh, çfarë njeriu do të jesh nga shëndeti mendor. Kjo nuk është si puna e horoskopit as më shumë si ndërhyrje e stinëve, thotë Russell Foster, ekspert i neuroshkencës në Oxford, transmeton BË. “Duket absurde që muaji në të cilin kemi lindur të ndërhyjë në jetët tona, të përcaktojë se sa gjatë do të jetosh, sa i mirë do të jesh në shkollë, sa i gjatë do bëhesh në fizik, apo se nga cilat sëmundje do të prekesh”, tha Foster. Por, studimi e ka nxjerrë një rezultat dhe nëse vlen apo jo kjo teori, ju mund ta vërtetoni vetë. Natyrisht që kjo statistikë është hartuar në bazë të të dhënave në SHBA. Kështu muaji Maj që vjen në risinë kalendarike të këtij

Statistikat flasin

viti, 2014, shënon edhe dicka tjetër sipas studiuesve. Sipas mediave, në maj të 2014-ës të gjitha bebet do të bëhen me mikroçip. Të gjitha bebet që do të lindin nga muaji maj i vitit 2014, do t’u vendoset nga një çip nën lëkurë, dhe kjo do të jetë e detyruar. Ky lajm do tu njoftohet të gjithë klinikave publike në Evropë. Ky lloj çipi do të kontribuojë për të ditur numrin e saktë të lindjeve si dhe për ndonjë hetim të mundshëm. Çipi do të pajiset me një bateri, e cila vendoset vetëm në klinikë, një herë në dy

vjet, dhe do të lidhet me një satelit, që do t’i monitorojë. Vënia e çipeve të tillë do të bëhet në maj të 2014-ës, por me një datë të konfirmuar më parë, që do të jetë deri në dhjetor të 2016-ës, raporton portali “The Truth”. Konkluzionet e rritjes së popullsisë kanë kohë që qarkullojnë dhe për këtë thuhet se ka rritje numrash edhe në vendet e Komunitetit Europian, ku faji i vihet emigracionit. Sipas ekspertëve, rritja drastike e numrit të britanikëve me origjine nga emigrantët përbën një shqetësim. Por skaneri i popullsisë shqiptare që jeton jashtë vendit duket alarmant. Sipas këtij skaneri i popullsisë, 32.5% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit. Çereku i popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit. Edhe pse gjithmonë për këtë çështje ka pasur debate, veçanërisht sa herë që vendi doënload (11)gjendej në prag zgjedhjesh, sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e analizave të emigracionit në botë “Peoplemov”, rreth 32.5 për qind e shqiptarëve jetojnë në emigracion. Në raportin e fundit të emigracionit thuhet se popullsia brenda Shqipërisë është 2.986.952 shtetas, ndërsa 1.438.451 shqiptarë të tjerë jetojnë në vende të ndryshme të botës. Censusi i vitit 2011 regjistroi 2.821.977 shtetas shqiptarë që jetojnë brenda vendit, shifër kjo që lëviz me rreth 164 mijë banorë nga të dhënat e “Peoplemov”. Regjistrimi i popullsisë, ndërkaq, nuk paraqiti asnjë të dhënë lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë në emigracion; siç evidentohet nga ky raport. Të dhënat e Censusit 2011 treguan një zvogëlim të popullsisë shqiptare me 7.7% gjatë 10 viteve të fundit, duke supozuar se një nga shkaqet kryesore është emigrimi në shkallë të gjerë dhe ulja e lindshmërisë. Sipas “Peoplemov”, pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë si emigrantë në Greqi, rreth 676 846 të tillë. Pas Greqisë, një tjetër vend i preferuar për të jetuar nga shqiptarët është Italia, ku numërohen 522 647 emigrantë nga Shqipëria. Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh jetojnë në disa shtete të tjera, si: Maqedoni, ShBA,

Gjermani, Kanada, Turqi, Britani e Madhe, Francë dhe Australi. Gjithashtu, në këtë raport publikohen dhe shtetësitë e emigrantëve të huaj që jetojnë në Shqipëri. Edhe në këtë të dhënë, në vend të parë qëndron Greqia, me 80 778 shtetas grekë që jetojnë në vendin tonë. Më pas renditen Maqedonia, Republika Çeke, Izraeli, Italia dhe Rusia. Të gjithë këta shtetas të huaj që jetojnë në Shqipëri përbëjnë rreth 2.98 për qind të popullsisë. Shifrat e nxjerra nga faqja zyrtare e analizave të emigracionit në botë “Peoplemov”, bazohen në të dhënat e Bankës Botërore për migrimin dhe remitancat, gjatë viteve 2010 dhe 2011, si dhe në të dhënat e popullsisë botërore sipas Censusit Ndërkombëtar të ShBA. Imigracioni masiv që karakterizon periudhën postkomuniste filloi në korrik të vitit 1990, kur mbi 5 mijë persona hynë në ambasadat e Italisë, Gjermanisë dhe Francës, për t’u larguar nga vendi. Në fund të vitit 1990, mbi 20 mijë shtetas shqiptarë u larguan nga vendi në rrugë tokësore për në Greqi, ku kërkuan azil politik. Në mars të vitit 1991 një numër i madh shtetasish shqiptarë hynë në portin e Durrësit, më i madhi në vend. Pasi morën kontrollin e disa anijeve të flotës detare tregtare, i drejtuan ato për të zbarkuar në portet e Italisë Jugore. E njëjta situatë u përsërit pak muaj më vonë, në gusht, kur rreth 18 mijë vetë, pasi morën nën kontroll disa anije, zbarkuan në brigjet e Italisë. Emigracioni i paligjshëm u rrit ndjeshëm gjatë viteve të mëvonshme. Emigracioni pësoi një ulje gjatë viteve 1992-1996. Arsyeja ishte atribut i përmirësimit të stabilitetit politik dhe situatës social-ekonomike. Në fund të vitit 1996 numri i shtetasve shqiptarë që jetonin jashtë vendit arriti në 350 mijë vetë. Fluksi i emigracionit u bë më masiv në vitin 1997, si pasojë e rënies së skemave piramidale dhe kaosit politik që shoqëroi këtë ngjarje. Ky fenomen ka vijuar edhe përgjatë viteve 2000, pasi të dhënat flasin për një rritje të numrit të emigrantëve shqiptarë drejt vendeve të tjera.


5 Nr. 40 - PRILL 2014

Gratë e ndara angleze nga ligji i emigracionit Merrte pjesë edhe Rejçel-i (Rachel) e martuar me një shqiptar nga qyteti i Durrësit. Bashkëshorti i Rejçel-it e ka parë të birin vetëm në skype dhe nuk ka mundur të hyjë më legalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të jetuar me familjen e vet. Histori e dhembshme e ngjashme me familjen Danushi

DURRËS, 14 shkurt 2014 – Më 14 shkurt 2014 dhjetëra gra angleze, të veshura me fustane nusërie, organizuan një protestë përballë katedrales së Shën Palit në Londër. Protesta u organizua nga OJQ-ja angleze “WE ARE A FAMILY”. Ato protestojnë kundër një ligji që ka hyrë në fuqi një vit e gjysmë më parë. Sipas këtij ligji, gratë angleze, që martohen me shtetas joanglezë, nuk kanë të drejtë ta marrin burrin në Angli, nëse nuk kanë të ardhura minimumi 18 600 stërlina në vit. Ky ligj u a nxin jetën rreth 17 000 çifteve, ku gruaja është angleze, ndërsa burri është shtetas i huaj. Në protestë, ndër të tjera, merrte pjesë edhe Rejçel-i (Rachel) e martuar me një shqip-

tar nga qyteti i Durrësit. Bashkëshorti i Rejçel-it e ka parë të birin vetëm në skype dhe nuk ka mundur të hyjë më legalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të jetuar me familjen e vet. Gazeta “Daily Mail” ka zbuluar dhe një rast tjetër të dhembshëm: Edmond Danushi, 30 vjeç, erdhi në Britani 12 vjet më parë, por i është refuzuar leje-qëndrimi i përhershëm. Është i gozhduar në Shqipëri, ndërkohë që familja e tij jeton në Sauth Ist të Londrës. Nuk e ka takuar të bijën fëmijë dhe i ka nisur Ministrisë së Brendshme britanike një kërkesë (në fotot nga e majta në të djathtë 4 fëmijët: Aalissia, Keiren, Eli dhe Aaliyah dhe laptop-i me skype-in). Një

tjetër protestuese Ana (Hannah), ndonëse me gradën rreshter në ushtrinë angleze, madje ish-pjesëmarrëse në kontingjentin anglez në Afganistan, nuk mund ta marrë në Angli bashkëshortin e vet, sepse fiton më pak se 18 600 stërlina në vit. Nuk bëhet fjalë për burrë nga vendet e botës së tretë apo nga vendet ishkomuniste. Bashkëshorti është qytetar amerikan i lindur në Amerikë nga prindër qytetarë amerikanë. Kuptohet në këtë rast ligji, që aplikohet me qëllim të evitimit të martesave false për të hyrë legalisht në Angli, thjesht është një nonsens, sepse shtetasit amerikanë nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.


6 Nr. 40 - PRILL 2014

By Andi Terziu In this article I will focus on thirdparty ownership (‘TPO’) of football players and will analyse whether the prevention of the phenomenon in England whilst it is allowed in other EU Member States breaches Article 101 of the Treaty on the Functioning of the European Union (‘TFEU’). To understand TPO, it must be stressed that there are different rights that arise out of a footballer’s contract with his club. According to the Court of Arbitration for Sport (‘CAS’) decision in the case of Espanyol v Atletico Velez, there are distinctive federative and economic rights in relation to all football players. The first right refers to the club’s ability to register a footballer into the national league or federation so that the footballer can play in the official competitions of the said federation. The club gains this right automatically as a result of the employment contract it has entered into with the footballer. At the same time, the club has the right to sell the player’s registration to other clubs for a transfer fee (‘the economic right’). This economic right can be assigned partially without affecting the federal rights. In simple terms, TPO refers to the concept of the economic rights of a footballer (or a proportion of it) being owned by a non-footballing entity (such as an investment fund). The entity owning the economic rights would then ‘loan’ the player to a club (that is, the club would register the player’s federative rights) so as to give the player the highest exposure possible. As such, with the player progressing and his transfer value increasing, the entity will be able to sell the economic rights to another club at a large profit. TPO originates from less economically developed countries in South America where football clubs cannot compete with the wages on offer to young players in Europe. Therefore this led to the conception of non-footballing entities that sponsor the football clubs in return for ownership of the economic rights of the most promising footballers. By selling proportions of the economic rights to third parties, these clubs can raise finance and still manage to keep hold of the talent for longer periods. As a result they may be able to offer higher wages to players and therefore provide enough of an incentive so as to delay the departure of the player to more prestigious clubs in Europe. The phenomenon of TPO has also become widespread in European football, with clubs in Portugal and Spain in particular regularly fielding

Does the prevention of Third-Party Ownership of Footballers breach Competition Laws?

players owned by investment funds. For example, famously a large proportion of the economic rights of Colombian striker Radamel Falcao was owned by GestiFute fund, a subsidiary of Quality Football Ireland Ltd, whilst he was registered to and played for Spanish club Atlético Madrid. As a result, GestiFute fund received a substantial percentage of the £55m transfer fee that was paid by AS Monaco during the summer transfer window of 2013. Similarly the Benfica Stars Fund owned 25% of the economic rights to Brazilian defender David Luiz, and received 25% of the transfer fee that Chelsea FC paid to sign the player from Portuguese club Benfica. Though TPO is capable of benefiting many football clubs, it is prohibited in some European leagues such as the French Ligue 1, English Premier League, and the Polish Ekstraklasa. For example in England TPO is prohibited by the Football Association Third Party Ownership Regulation. In fact the English Premier League has set the precedent that clubs fielding TPO players will be fined heavily, as was shown when West Ham United received a fine of £5.5m for fielding Javier Mascherano and Carlos Tevez who at the time were partly owned by Media Sports Investments, Just Sports Incorporated, Global Soccer Agencies and Mystere Services Limited, all entities that were ultimately beneficially owned by football ‘fixer’ Kia Joorabchian. The fact that TPO is allowed in

some of the EU countries but prohibited in others means that there are issues of competition being distorted. Article 101(1) TFEU prohibits a decision by associations of undertakings which may affect trade between Member States and which has as its object or effect the prevention, restriction or distortion of competition within the internal market. The Football Association Premier League by definition is an association of English football clubs who compete in the highest tier of English football. A decision by the FAPL to ban TPO players from playing for their affiliated clubs is clearly a decision that falls within Article 101(1). The trade of football clubs has been held to include transfer dealings (i.e. for tax purposes the transfer of players which involves a transfer fee is trade and not the acquisition of capital), and English Clubs regularly ‘trade’ with football clubs based in other EU Member States, so the regulation banning TPO in England is capable of affecting trade between member states. Article 101(1)(d) states that where the agreement leads to the creation of dissimilar conditions for some undertakings to equivalent transactions with other trading parties, and the said undertakings are placed in a competitive disadvantage, then competition in the internal market would be distorted. The effect of the ban of TPO of players in England is that the English clubs are at a competitive disadvantage to other continental clubs in light

of the Financial Fair Play Regulations (‘FFPR’) that have been introduced by the European football governing body UEFA in order to restrict the amount of money that can be spent by football clubs to within their revenue. For the purposes of the FFPR, amounts spent by a club on a player are amortised over the length of the contract of the player. For example if Club A signs Player X for £50m and ties him to a contract of for 5 years, the value that appears on the books of the club for each of the 5 years is £10m in relation to the sum spent on the player. Now, if the player had been partly TPO and a Portuguese or Spanish club signed him, then they could register the player without purchasing the share of the economic rights owned by the third-party fund. In modifying the scenario above, imagine Club B signs 75% of Player Y whose market value is £50m on a 5 year deal, with Investment Fund 1 keeping hold of the remaining 25% of the economic rights of Player Y. The value that Club B would need to put in their books in relation to the purchase of Player Y in this scenario would be £7.5m per each of the 5 years during which the contract will run. Though Club B would need to account for how much of the player’s economic rights they own, and must disclose the identity of the owner of the rest of the rights, they are at a clear advantage compared to Club A. If Club A and Club B have the same exact revenue, for the same year, Club B would be able to spend more money on player acquisitions that Club A and still remain within the FFPR. This means that competition between the two clubs will be distorted. What are the implications of this potential effect of the ban of TPO of players in England? First of all, English football clubs may be able to argue that the ban by the FAPL to TPO affects them by applying the above argument. Moreover, investment funds involved in TPO may also challenge the ban of TPO in England as it prevents them entry to the English market (i.e. they cannot sell their players to English clubs directly). As a result it is possible that the ban can be uplifted if it is challenged. The alternative would be for TPO to be uniformly banned in all EU states. UEFA has acknowledged the possible competition issues, and President Michel Platini has recommended complete prohibition of TPO in UEFA affiliated associations. However, for the foreseeable future, until TPO of players is completely prohibited uniformly, some clubs will be at a competitive disadvantage to others.


7 Nr. 40 - PRILL 2014

MoneyGram Services now Available at Debenhams’

Multichannel Department Stores MoneyGram, (NASDAQ: MGI) a leading global money transfer and payment services company, has teamed up with international department store Debenhams to offer money transfer services to its customers. Debenhams’ customers will now be able to send and receive funds around the globe while doing their shopping at the 200-year old retailer in the UK. MoneyGram services are currently offered at 44 Debenhams locations across the UK via its Travel Money bureaus, with further store expansion planned in the coming months. It is anticipated that the new service will be used by thousands of new customers who will enjoy sending from such locations. “Customers want more convenience and flexibility in the way they send money home,” says Marc Matthews, regional director UK and Ireland at MoneyGram. “By partnering with a retailer such as Debenhams, we are adding an important option with convenient locations that customers may already visit.” For a leading retailer like Debenhams, offering the MoneyGram service to millions of customers wanting to send money to family and friends abroad creates a useful one-stop-shop on the high street. According to the World Bank, the UK is both a major source of remittances with an outward money transfer market worth of $3.8 billion *. “We have a rapidly growing travel money and insurance business and we are always looking for new ways to offer our customers more choice, says Mike Hazell, Head of Personal Finance at Debenhams. “Working with MoneyGram gives us an opportunity to grow our existing services and attract new customers into our stores and offering

MoneyGram services strengthens the breadth of our customer offer.” * World Bank Migration and Remittances Factbook 2013 END About MoneyGram International MoneyGram International, a leading money transfer company, enables consumers who are not fully served by traditional financial institutions to meet their financial needs. MoneyGram offers money transfer services worldwide through a global network of 334,000 agent locations – including retailers, international post offices and financial institutions – in 200 countries and territories. MoneyGram also offers bill payment services in the U.S. and Canada. To learn more about money transfer or bill payment at an agent location or online, please visit moneygram.com or connect with us on Facebook. About Debenhams Debenhams is a leading international, multi-channel brand with a proud British heritage which trades out of 240 stores across 28 countries. Debenhams gives its customers around the world a unique, differentiated and exclusive mix of own brands, international brands and concessions. In the UK, Debenhams has a top four market share in womens’ wear and menswear and a top ten share in childrens’ wear. It leads the market in premium health and beauty. Debenhams is the eleventh biggest UK online retailer by traffic volume and in March 2013 was awarded “International Growth Initiative of the Year” and “The Retail Technology Initiative of the year for Endless Aisle” at the Oracle Retail Week Awards. Debenhams has been investing in

British design for 20 years through its exclusive Designers at Debenhams portfolio of brands. Current designers include Jeff Banks, Jasper Conran, FrostFrench, Henry Holland, Betty Jackson, Jonathan Kelsey, Ben de Lisi, Julien Macdonald, Jane Packer, Jenny Packham, Pearce Fionda, Stephen Jones, Preen, Janet Reger, John Rocha, Jonathan Saunders, Marios Schwab, Ashley Thomas, Eric Van Peterson and Matthew Williamson.

es we offer are as accessible as possible to our customers through a network of over 11,500 branches and with the addition of longer opening hours.” MoneyGram has aligned with over 30 post offices around the world to provide consumers with convenient access to reliable and affordable money transfer services close to where they live and work.”

MoneyGram Extends Exclusive Relationship with UK Post Office

MoneyGram International, a leading money transfer company, enables consumers who are not fully served by traditional financial institutions to meet their financial needs. MoneyGram offers money transfer services worldwide through a global network of 334,000 agent locations – including retailers, international post offices and financial institutions – in 200 countries and territories. MoneyGram also offers bill payment services in the U.S. and Canada. To learn more about money transfer or bill payment at an agent location or online, please visit moneygram.com or connect with us on Facebook.

MoneyGram (NASDAQ: MGI), a leading global money transfer and payment services company has extended its exclusive relationship with Post Office Limited in the UK. The agreement allows customers to send and receive funds at over 11,500 Post Offices across the UK. The Post Office, which serves almost 18 million people a week, has been a MoneyGram agent since 1997. “The renewal of this 17-year working relationship is a testament to a shared vision.” says Carl Scheible, executive vice president, Europe, Africa and Emerging Channels at MoneyGram. “Together, MoneyGram and the Post Office’s network are committed to meeting the needs of consumers who want convenient, reliable and fast money transfer services. We are delighted to continue our relationship with this trusted brand and look forward to continued growth of our shared business.” According to the World Bank, the UK is a major source of remittances with an outward money transfer market worth of $3.7 billion *. Nick Kennett, Director of Post Office Financial Services said: “Financial Services is a very important part of the Post Office business, providing an invaluable service to people across all communities. “We are delighted to renew our contract with MoneyGram following a competitive tender process. At the Post Office we want to make sure the servic-

About MoneyGram International

About the Post Office The Post Office already provides 170 different services and products spanning financial services including savings, insurance, loans, mortgages and credit cards. It also offers telephony; foreign currency; travel insurance and mail services. The Post Office has been serving communities in the UK for over 300 years and is currently one of the fastest growing Financial Services Company in the UK. The Post Office, now independent of Royal Mail, has an unrivalled national network of around 11,500 branches across the UK, more than all the banks and building societies combined, and sits at the heart of many communities across the country. It serves around 18 million customers a week and half of all small businesses. 99.7% of people live within three miles of their nearest Post Office outlet with 93.1% within a mile.


8 Nr. 40 - PRILL 2014

Lordi Apsley dhe Shqipëria në kohën e tij dhe në kohë tjetër

Kur flasin arkivat britanike Nga Fatmir Terziu

Më 12 Maj 1924, në House of Commons, shkruan gazeta britanike “The Citizen” ai mbajti një fjalim tepër të rrëndësishëm që u quajt “Zoti Apsley dhe Shqipëria”. Zoti Apsley, (djali i Earl Bathurst dhe trashëgimtar i tij) shkruan gazeta në fjalë dha një kontribut të dukshëm në debatin mbi votimin për 5000 stërlinat e caktuara, për lehtësimin e fatkeqësisë në Shqipëri dhe për shpenzime të caktuara lidhur me kërkesën e Lidhjes së Kombeve, në House of Commons.

Në vitin 1924, pikërisht në kohën kur Parlamenti Britanik debatonte për një ndihmë ndaj Shqipërisë, Allen Algernon Bathurst, Lord Apsley, DSO, MC, TD, DL (3 Gusht 1895 – 17 Dhjetor 1942) ishte një Lord britanik dhe një nga figurat politike të Partisë Konservative. Më 12 Maj 1924, në House of Commons, shkruan gazeta britanike “The Citizen” ai mbajti një fjalim tepër të rrëndësishëm që u quajt “Zoti Apsley dhe Shqipëria”. Zoti Apsley, (djali i Earl Bathurst dhe trashëgimtar i tij) shkruan gazeta në fjalë dha një kontribut të dukshëm në debatin mbi votimin për 5000 stërlinat e caktuara, për lehtësimin e fatkeqësisë në Shqipëri dhe për shpenzime të caktuara lidhur me kërkesën e Lidhjes së Kombeve, në House of Commons. Ndërkohë që fjalimi i tij ishte një fjalim i vëmendshëm, Lordi Apsley tha ‘House of Commons dëshiron të kalojë këtë lëvrim ndihme vetëm në kujtesën e të ndjerit kolonel Aubrey Herbert’, që dihet se ishte propozuar për kurorën mbretërore të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë ai dëshironte të pyeste, megjithatë, nëse Qeveria Britanike, do të mund të jepte ndonjë garanci se paratë e propozuara do të përdoreshin në mënyrë efektive, sidomos kur dihej se Britania e Madhe, në atë kohë ishte duke mbajtur një pjesë shumë të madhe të barrës në krahasim me atë ndihmë që kishin parashikuar, shtetet dhe qeveritë e vendeve të tjera për të ndihmuar Shqipërinë. Ajo nuk ishte vetëm e nevojshme për të rregulluar gjendjen e mjeruar aktuale ekzistuese, e cila ishte shumë e madhe në të vërtetë, por një ilaç për të ardhmen, që duhej që të gjendet, përndryshe Lidhja e Kombeve do të vihej përsëri në kërkesa të tjera, për të kontribuar një sasi si kjo, apo ndoshta edhe më të madhe. Shkaku i vetëm për këtë atëherë, ishin shpenzimet që kishte shkaktuar lufta, dhe më katastrofale, konsiderohej pjesa veriore e Shqipërisë. Edhe pse e gjithë zona e qarkut Shkodër ishte shumë e varfëruar nga lufta, uria dhe ankthi në të vërtetë shkuan më tej se zona aktuale, uria në fakt shkoi shumë më thellë. Që nga lufta vendi kishte qenë dy herë i pushtuar nga trupat e një tjetër agresori, dhe me rastin e dytë vetëm për përfaqësimin urgjent të qeverisë britanike u tërhoqën trupat. Në proces e sipër, në

agresion e pushtim, në keqshfrytëzim, janë grabitur pasuritë, numër i madh i bagëtive dhe një sasi e konsiderueshme e misrit janë marrë nga pushtuesit. Shqipëria vuante edhe agresionin e fqinjëve dinakë. Ndërsa citon këtë fjalë gazeta “The Citizen” shton me shoqërinë e kllapave dhe fjalën e Lordit Apsley me të qeshur. E qeshura duket kuptimplote, në një kohë kur më tej nga ky burim mësohet se ai ka thënë konkretisht se ‘Gjendja e Shqipërisë tashmë ishte shumë e ngjashme me shtetin e Skocisë para Bashkimit në Unionin Britanik, ose si e shtetit aktual të Irlandës. Atëherë, kur dihet tashmë se Skocia kërkon pavarësinë nga Britania e Madhe, dhe ndihma të tjera janë marrë nga Qeveria Rama në Shqipëri, një situatë disi analoge shkon më tej perceptimit në kohë, hapësirë dhe vend. Shpallja e pavarësisë së Skocisë nga

Britania e Madhe mund të sjellë pasoja të rënda për unionin në aspektin ndërkombëtar, në të njëjtën kohë që do të vendoste në pikëpyetje vendin e përhershëm të britanikëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këtë e tha para disa ditëve, kryeministri i Britanisë, David Cameron, i cili mbajti një fjalim të vëmendshëm kundër pavarësisë, nga kryeqyteti i Skocisë, Edinburgu. Megjithatë, shkëputja do të sillte rrjedhoja të rënda edhe për vetë Skocinë. “Vendi i përhershëm në Këshillin e Sigurimit, anëtarësimi në BE, lidershipi ynë në NATO, potenciali ynë bërthamor dhe forcat tona të armatosura i përkasin Mbretërisë së Bashkuar si një e vetme. Skocia nuk mund të vazhdojë t’i gëzojë ato si një shtet i pavarur”, paralajmëroi Cameron. Kryeministri i Skocisë, Alex Salmonds, është një mbështetës i flaktë i idesë së krijimit të një shteti të pavarur


9 Nr. 40 - PRILL 2014

skocez, në veri të Anglisë. Vendi me 5,2 milionë banorë është i vendosur që të mbajë një referendum, në të cilin do t’i kërkohet njerëzve të votojnë pro, ose kundër pavarësisë, në vitin 2014. Ndërsa Skocia ka arsye të tjera, dhe koha ka evoluar, pavarësisht se arsyet janë disi debatuese, me faktorin ‘ndihmë’ Shqipëria edhe sot ka konsum tejet agresiv, edhe pse në këtë rast sot është jo Britania e Madhe, por FMN. Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi para disa javësh një hua për Shqipërinë me një vlerë prej 330 milionë eurosh, për të mbështetur reformat e qeverisë. Kryefinancieri Shkëlqim Cani theksoi se shuma e huasë do ta ndihmojë qeverinë shqiptare të garantojë bizneset në shlyerjen e faturave të prapambetura, proces që pritet të nisë shumë shpejt. Ministri i Financave theksoi se marrëveshja e suksesshme me FMNnë nënkupton 9 këste, i pari fillon në mars dhe më pas do të vijohet në bazë të ecurisë dhe kërkesave të qeverisë. “Programi me FMN synon uljen e borxhit publik në një nivel të përshtatshëm për ekonominë shqiptare, është në mbështetje të zhvillimit dhe rritjes së ekonomisë shqiptare”- theksoi ministri. Sipas ministrit Cani, pritet që edhe Banka Botërore, por dhe Bashkimi Europian, të ofrojnë një asistencë të ngjashme financiare për qeverinë. “Marrëveshja i hap rrugë edhe marrëveshjeve të tjera, si me Bankën Botërore dhe një granti të mundshëm me BE, të nevojshme për mbështetjen e buxhetit dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit privat.”- deklaroi ministri i Financave. Me njëherë pas kësaj huaje, reagoi opozita. Ridvan Bode është shprehur se borxhi i rritur në masë nga qeveria “Rama”, ka alarmuar në mënyrë shqetë-

suese Fondin Monetar Ndërkombëtar. “E vërteta është se Bordi i Drejtorëve të FMN-së shpreh me të drejtë shqetësimin alarmues të përkeqësimit të shpejtë dhe futjes në recesion, të ekonomisë që po sipas bordit në 2009-2012 u arrit të mënjanohet me sukses rënia në recesion në kulmin e krizës globale dhe që pati një rënie të ritmit të saj në rajon”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, në një deklaratë për shtyp. “FMN është alarmuar për risqet e mëdha që paraqet borxhi i rritur me aq lehtësi nga qeveria “Rama” vetëm në harkun e pak muajve duke qenë më i larti ndër vendet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore”, - është shprehur Bode. “Kjo paaftësi për të vendosur disiplinën fiskale është shkaku i propozimeve të FMN-së për rritjen apo vendosjen e plot 10 taksave të reja mbi qytetarët dhe ekonominë”, -shtoi më tej deputeti i PD-së, Bode. Fondi Monetar Ndërkombëtar e miratoi të premten një hua për Shqipërinë me një vlerë prej 330 milionë eurosh, (457 milionë dollarë) për të mbështetur reformat e qeverisë. Një shumë prej 26 milionë eurosh do të lëvrohet menjëherë. David Lipton, kryetari në detyrë i Bordit Ekzekutiv të FMN-së, tha se parashikimi ekonomik për Shqipërinë për vitin 2014 pritet të përmirësohet si rezultat i pakësimit të planifikuar të rreziqeve fiskale, shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të qeverisë dhe fillimit të reformave strukturore. Megjithatë, sipas zyrtarit të FMN-së, rreziqet janë të larta dhe nevojat për rifinancimin e borxhit të mëdha. Kjo marrëveshje, tha zoti Lipton, do ta ndihmojë Shqipërinë të plotësojë detyrimet e saj të jashtme financiare, duke ofruar nga ana tjetër,

mbështetjen e nevojshme për të forcuar politikat e brendshme fiskale. Sipas zyrtarit të lartë të FMN-së, ristrukturimi financiar duhet të synojë uljen e borxhit publik nën 60 për qind të PPB. Sipas FMN-së, arritja e këtij objektivi kërkon marrjen e masave të forta në politikën e taksave dhe atë të shpenzimeve. Në kohën kur fliste në House of Commons, Lordi britanik, veriu i Shqipërisë sipas gazetës “The Citizen” ishte i shkatëruar, atje ndihej mungesa e bagëtisë dhe misri, dhe ndaj kërkohej kjo ndihmë nga Lidhja e Kombeve. Në atë kohë burimi shpjegon edhe problemet me kufijtë, ku ‘Problemi ishte se kufiri ishte tërhequr në pak a shumë në linjat etnologjike dhe kjo ishte shumë e vështirë duke tërhequr të tillë një të prirur kufi ajo në linjat ekonomike në të njëjtën kohë. Kufiri tani i bashkangjitur në anën e Jugosllave me disa nga ish qytetet dhe tregun shqiptar dhe për shkak të politikës fiskale supozuar nga Qeveria Jugosllave ishte e pamundur për malësorët shqiptarë për të shitur e për të dërguar prodhimet e tyre të mira mbi kufirin serb. Kështu ata as kishin mundësinë të kryenin marrëdhënie të tjera tregtare’. Lidhja e Kombeve, shprehet Lordi, mund të bindë Qeverinë Jugosllave për të ndryshuar tarifën e tyre fiskale dhe të lejojë popullin shqiptar për të gjetur tregjet e tyre, ose deri sa kufiri i ri të jetë hartuar... Lordi Apsley shtron mendimin e tij edhe për rrugët dhe ndërtimin e tyre, si hapja e mundshme e domosdoshme shqiptare me Perëndimin. Ai shprehet “Përndryshe krijimi i rrugëve në të gjithë malësinë shqiptare do të lejonte shqiptarët për të sjellë mallrat e tyre në perëndim, por një punë e tillë

do të kërkonte një kohë të gjatë dhe shumë para. Lordi shton dhe sqaron qartë se ‘Nëse Kombet e Ligës ishin duke konsideruar për të marrë çështjen urgjent, dhe Britania do të kontribuojë një pjesë të tillë bujare të ndihmës, ajo është e drejtë që ne duhet të kemi edhe vëmendjen kryesore në zhvillimin e përgjithshëm të Shqipërisë’. Shqipëria ishte një shtet bllokadë, dhe për këtë arsye pozita e saj nuk ishte shumë për t’u patur zili, sipas Lordit Britanik. Sipas tij ‘Një nga gjërat e para që do të merret në dorë duhet të jetë kanalizimi i vendeve të përmbytura, në mjaft pjesë të vendit, të cilat janë plot me ujë për një pjesë të madhe të verës, dhe të cilat kanë qenë si pasojë shpërndarës të malaries së plotë. Deri sa vendi të mos jetë plotësisht i drenazhuar do të ishte e vështirë për të futur në efikasitet procesin e energjisë në jetën e malësorëve shqiptarë. Ky vend ka të drejtë të kërkojë që Lidhja duhet të kërkojë që Shqipëria të ketë një qeveri që sytë ti ketë në Atdhe, dhe jo të presë që qeveritë e tjera të kenë sy, duar e këmbë në dheun e tyre. Gjermanët ia vërsulur drurit shqiptar dhe bëjnë thirrje përditë të hapen aerodrome për shërbimin e pasagjerëve. Komshinjtë shtriqen e shtriqen deri në brinjë të thyera, ballkani është corap. Ndihmat? Atëherë a do zgjidhin ndihmat cdo gjë? Zoti Ponsonby e di mirë këtë, dhe Shqipëria e ka ndjerë zemrën e mirë të të ndjerit z. Aubrey Herbert që mëndonte të bënte Shqipëri të njjëtë në rrugën e projektuar nga Britania e Madhe. Ai nuk dëshironte një Shqipëri në borxhe, as edhe me dorë të shtrirë nga të tjerët, por të denjë për veten dhe të aftë madje të ndihmojë edhe të tjerët... Po a ndodhi, ndodh dhe a do të ndodhë një ditë kjo?


10 Nr. 40 - PRILL 2014

TEL (Zyra): 07426449580 MOBIL: 07447142848


11 Nr. 40 - PRILL 2014

Nga Murat Gecaj Sot në mesditë, në sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit, u zhvillua veprimtaria me tematikë, “Shqiptarët dhe Hebrenjtë, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore”(Pranimi dhe shpëtimi i hebrenjëve). Ajo ishte organizuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), me drejtor dr. Ramiz Zekaj, në bashkëpunim me Fondacionin “Mbretëresha Geraldinë”. Veprimtaria u zhvillua me një Konferencë, ku u lexuan tema nga disa autorë dhe me shfqjen e flmit dokumetar “Besa”. Merrnin pjesë nga AIITC dhe Fondacioni “Mbretëresha Geraldinë”, punonjës të shkencës, kulturës e arsimit; diplomatë të ambasadave në Tiranë; profesorë e akademikë; nga institucionet zyrtare, shoqatat joqeveritare, media e shkruar dhe ajo elektronike e te ftuar të tjerë. Ndodheshin edhe disa të ftuar nga Republika e Kosovës, ndër të cilët ishte z.Adem Demaçi. Fjalën e hapjes e mbajti z. Faruk Borova, kryetar i Bordit të AIITC dhe ish-përfaqësues i Shqipërisë për Izrealin, në vitet 1993-1997. Pastaj u lexuan kumtesat e përgatitura: “Trajtimi i minoriteteve në Shqipëri” (nga prof.dr. Beqir Meta), “Shqiptarët dhe Hebrenjtë, gjatë kohës së Mbretit Zog”(nga Sulejman Gjana, kryetar i PLL) dhe “Një histori e shkurtër e pranisë së hebrenjëve në Shqipëri” (nga Astrit Hykaj, regjisor-skenarist). Ndërsa më

Fotoja, që është marrë nga Interneti, paraqet disa hebrenjë (izrealitë), të mbijetuar dhe të strehuar në Kamëz-Tiranë, në vitin 1944

tej, në pamundësi ardhjeje në këtë veprimtarri, për të pranishmit u lexua “Dëshmia e një të mbijetuareje”, nga Dr.Scarlet Epstein-OBE. Përmes këtyre temave, u dhanë dëshmi e fakte të shumta për pranimin e shpëtimin, strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjëve (izrealitëve) në Shqipëri, që në kohën e mbretërisë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur ata ndiqeshin nga nazistët, për t’i kapur e shfarosur në kampin famëkeq të Aushvicit, në Gjermani. Ato flisnin qartë e më së miri, për shpirtin njerëzor, traditat mikpritëse dhe besnikërinë e popullit tonë, ndaj kujtdo që i ka ardhur në shtëpi dhe ka kërkuar ndihmën ose mbështetjen e tij.

Tiranë: Veprimtari me dëshmi për pranimin dhe shpëtimin e hebrenjëve në Shqipëri Pjesëmarrësit në këtë veprimtari i përshëdeti bashkëshortja e Princit Leka, që dhe ai ishte i pranishëm, bashkë me disa anëtarë të Oborrit Mbretëror. Fjalën e mbylljes e mbajti znj. Elia Zaharia, drejtoreshë e Fondacionit “Mbretëresha Geraldinë”. Në këtë veprimtari mbresëlënëse u

shfaq dhe u ndoq me mjaft interes nga të ftuarit filmi dokumentar, me titullin “Besa”, realizuar nga Astrit Hykaj. Gjatë koktejit, që ishte shtruar me këtë rast, të pranishmit panë me kërshëri ekspozitën fotografike, e cila pasqyronte bashkëjetesën e familjeve shqiptare e hebreje. Tiranë, 29 mars 2014


12 Nr. 40 - PRILL 2014

Një vizitë pune e përfaqësuesve të MASHT të Kosovës në Britani e Madhe

Seminar me shkollat e Arsimit Plotësues në Londër

Nga Fatmir Terziu

adresën St Augustine’s School, Oxford Road, NW6 5SN.

Në vend të hyrjes Seminari dhe zhvillimet Së bashku me kolegët Nuhi Gashi, Besa Luzha dhe Arif Demolli, Prof Dr. Basil Schader, autor i projektit “Tekste për Diasporën”, prej disa ditësh, të ftuar nga Forumi i Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhe, bënë një vizitë pune në shkollat shqipe në Britani e Madhe dhe morën pjesë në Seminarin profesional me mësuesit e shkollave shqipe të disa shoqatave shqiptare. Në krye të programit të shtypur e të deleguar për pjesëmarrësit shkruhej që në krye se “MASHT e Kosovës, shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyryhut, Shoqata Kulturore Shqiptare në Londër “Ardhmëria” dhe “Kosova” organizojnë seminar trajnimi. Sipas këtij teksti të shkruar thuhej se ishte ‘seminar i mësuesve shqiptarë/e në MB Londër për punën me tekstet mësimore të projektit tekste për diasporën’ dhe më tej shënohej data në Londër më 15.03.214, prej orës 11-15:30 në

Sipas të deleguarit të MASHT, Nuhi Gashi mësohet se “Praktika e bashkëpunimit të MASHT (Ministria e Arsimit- Shkencës dhe Teknologjisë) të Republikës së Kosovës, për mbështetjen dhe koordinimin e punëve me shkollat shqipe në Diasporë, po i jep rezultatet e duhura. Kjo duhet thelluar e zhvilluar edhe më tutje.” Sipas tij “Aktualisht, shembulli më i mirë është bashkëpunimi me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Londër, e cila tashmë natyrshëm është bërë referenca qendrore e lidhjeve ndërmjet institucioneve përkatëse (brenda e jashtë Kosovës) në funksion të shkollës shqipe në Britaninë e Madhe. Tashmë mund të flitet për një Katalog veprimtarish organizative dhe profesionale, të cilat janë realizuar suksesshëm dhe fillimisht qenë konceptuar profesionalisht me MASHT të Republikës së Kosovës.

Ky është seminari i tretë i organizuar nga shkollat e shoqatës “Ardhmëria” në bashkëpunim me MASHT (Ministria e Arsimit- Shkencës dhe Teknologjisë) të Republikës së Kosovës, ku më parë kanë qenë tematika të tjera dhe seminaret janë bërë në shkollë “Welbere Force” në Londër. Pas përvojave të suksesshme bashkëpunimi u zgjerua edhe me Seminarin në fjalë. Në këtë Seminar, morën pjesë mbi 20 Mësues/e shqiptar nga shoqatat “Mother Tereza-Albanian Union”; Bashkësia shqiptare “Faik Konica” dhe “Ardhmëria” dhe ligjëruan autoritete shkencore-didaktike të njohur, si Nuhi Gashi, Besa Luzha dhe Arif Demolli, Prof Dr. Basil Schader, etj. Një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari i “Ardhmëria”, Lutfi Vata i cili, i mbështetur edhe në shembullin e shkëlqyeshëm përsonal, rrahu edhe më tej në interesin e madh të bashkëpunimit të shoqatave dhe shkollave me Institucionet e tjera, në mënyrë të veçantë me ato të arsimit. Një historik të bashkëpunimit dhe të perspektivave të zhvillimit të tij


13 Nr. 40 - PRILL 2014

(posaçërisht të Seminarit) e dha Talat Pllana, kryetar i Bashkësia shqiptare “Faik Konica”. Një fjalë udhërrëfyes për tekstet dhe koordinatat muzikore dhe punën me telstet, në emër të MASHT të Kosovës dhe grupit që e përbënim me koleget inspektorë, mbajti Nuhi Gashi, duke shpalosur punën në funksion të mbështetjes së Shkollës Shqipe dhe duke shprehur falënderimin ndaj autoriteteve dhe Institucioneve britanike. Në mënyrë të veçantë ai sugjeroi konceptimin e këtij Seminari si dhe temën bosht, gjithnjë aktuale, jo vetëm në sistemin modern të arsimimit, por edhe në rrethet profesionale të Shkollës Shqipe, e titulluar: “Roli identitar i mësimit të gjuhës shqipe dhe puna me tekstet shkollore aktuale nga MASHT e Kosovës”. Arif Demolli foli me temën “Aparatura pedagogjike në funksion të njohjes e të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe të integrimit ndërlëndor” dhe Besa Luzha me temën “Përvoja personale pozitive si bashkëautore në projektin

kohet familjes dhe profilit të saj kulturor. Në të vërtetê ai është kompleks dhe prek të gjitha qarqet dhe shtresat e shoqërisë.” c). Trajnimet profesionale z Nuhi Gashi konstaton se “Mësueset/it parapëlqejnë dhe kërkojnë trajnime mbështetëse profesionale. Një numër sosh janë frekuentues të rregullt të Seminarit tonë vjetor. Ata i ndjekin edhe Seminaret e profilit ndërkulturor që i organizon pala britanike e arsimeve ndihmëse.” d). Kurrikula dhe përkthimi i saj në gjuhën e vendit Punohet me Kurrikulën e SHSHMP në Diasporë (dokument i MASHT të Kosovës) dhe me tekstet e pakos/ projektit tonë: Tekste për Diasporën. Por, Kurrikula aktuale duhet të përkthehet edhe në gjuhën angleze. Kështu e don rendi didaktik/kurrikular dhe e kërkon edhe pala britanike. e). Këshillimi, monitorimi dhe “mbikqyrja” profesionale Vizita më të shpeshta të inspektorëve e profesionistëve të MASHT të Kosovës, shikohen dhe priten me interes të veçantë profesional dhe motivues. Dhe, kjo praktikë duhet të zhvillohet edhe më tej në koordinimin me Zyrën për MP në Diasporë në MASHT. Bile, është edhe obligim ligjor. f ) Lidhja me prindërit Duhet të hulumtohen dhe të gjenden forma më dinamike të lidhjes së shkollës me familjen/ prindërit. Mësuesit duhet ta “pushtojnë” familjen si hallkën më të rëndësishme të suksesit me fëmijën. g). Veprimi brenda mjedisit multi dhe ndërkulturor Është i nevojshëm një organizim më ndërveprues kulturor, posaqërisht në afirmimin e kompetencave identitare/ kulturore, kombëtare, shtetërore etj. Programet kulturore dhe ndërkulturore, vizitat në Kosovë( edhe me nxënës jo shqiptar) janë në funksion të zhvillimit të këtyre kometencave.

Tekste për Diasporë në fokus ishte muzika. Më pas e gjithë puna ditore u zhvillua në grupe pune profesionale me një angazhim të qindpërqind të të gjithëve. Organizatori kishte menduar një “lojë”, ku nuk kishte spektatorë, por të gjithë ishin subjekte, respektivisht të gjithë “luanin”. U kalua në diskutime, shkëmbim përvojash, punë në grupe të projektit “Tekste për Diasporën”, prezantime të punës së grupeve dhe përfundimi i seminarit.

Vizita e takime tjera Vizita dhe monitorimi profesional i shkollave shqipe Sipas një plani e kalendari paraprak dhe rrethanave aktuale, u vizituan disa shkolla dhe disa mësues/e: Shkolla shqipe mbështetet vetëm parcialisht nga autoritetet vendore, që do të thotë se ende nuk është integruar brenda sistemit. Ajo ekziston në mënyrë të veçantë edhe falë vullnetit e ndërgjegjes patriotike të mësueseve dhe mësuesve shqiptarë, puna e të cilëve, kryesisht vullnetare, gjithnjë ka nevojë për mbështetje

dhe afirmim. Derisa në qarqet shkencore e didaktike njihet dhe afirmohet domosdoja e integrimit të këtij mësimi në sistem, politika zyrtare dhe aktuale e këtij shteti ende nuk e ka zgjidhur këtë problem. b). Përfshirja sipas z Nuhi Gashi mësohet se “Vetëm një numër i vogël i nxënësve shqiptarë e ndjekin mësimin plotësues shqip. Duhet hulumtuar dhe gjetur motivime adekuate për rritjen e shkallës së përfshirjes. Si zakonisht në qarqet profesionale të mësuesve “faji” i ngar-

Një vizitë të veçantë u bë nga grupi i seminarit edhe në mjediset e reja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër, ku nga Ambasadori Lirim Grejçevci, u njohën për së afërmi me punën e madhe dhe përvojën shumë të mirë të koordinimit e bashkëorganizimit të shkollës shqipe. Një takim/ pritje po ashtu të veçantë u bë edhe nga Ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha, nën shoqërinë e Talat Pllanës dhe Lutfi Vatës, si gjithmonë në këtë angazhim të grupit të seminarit.


14 Nr. 40 - PRILL 2014

ISMET HASANI … Tivar, të vjen era gjak... Aroma e tij ndjehet gjithëandej, Në rrugë, në çdo fije bari, në ujë deti, Në çdo oborr të çdo shtëpie Në fasadat e çdo muri Në çdo bodrum... Në çdo rrugë, rrugicë, a çosh rruge Në trotoare rrugësh Çdo shesh, gjithëkah Kahdo e kudo gjak… Masakra e Tivarit – Tragjedia më e madhe shqiptare është një masakër e një tragjedi që iu bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova, por edhe nga viset tjera shqiptare, në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi, pikërisht në përiudhën 24 mars 1945- 26 prill 194, ku u vranë e u masakruan me mijëra të rinjë shqiptarë. Kjo është tragjedia më e madhe e shqiptarëve. Nga Kosova dhe Maqedonia, gjatë periudhës 24 mars - 26 prill të vitit 1945, prej pikëtubimit në Prizren janë deportuar nëpër Kukës – Pukë – Shkodër për në Tivar e Dubrovnik janë dërguar gjithësejt: 21.023 /njëzetenjëmijëenjezetetre/ të rinjë shqiptarë, prej të cilëve një numër tejet i vogël nga atje u kthyen të gjallë...Tmerr! Plagët e zemrës kanë këto veçori: fshihen, por nuk mbyllen, ato dhëmbin kah të lyhen dhe janë gjithmonë gati të lëshojnë gjak, sapo të rekën, se ngelen të gjalla e të hapura brenda në zemër! Në fatkeqësi, njeriu është ai që di t’i durojë ato. Brengat e mëdhaja janë të heshtura. Një nga tragjeditë e mëdha të jetës, që të bën të dëshprohesh është dhe ajo dhëmbshuria e përzemërt ndaj babait, vëllait e të afërmit me të cilët nuk do të takohesh më kurrë në jetë. Njeriu për njeriun nuk është armik, por bëhet i tillë nga sistemi dhe regjimi kriminel sundues. Njerëzit që do të vdisnin për një ideal janë më të shumtë sesa ata që do të jetonin për të. E vërteta, liria dhe virtyti, janë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën. Vetëm liria i jep kuptom e gjallëri jetës. Me të shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive që shoqërinë njerëzore e çojnë drejt majave më të larta të artit, shkencës dhe përparimit të tmendimit njerëzor. Pas të gjitha këtyre, nënave e baballarëve, vëllezërve e motrave shqiptare iu mbetet njëra nga detyrat më të rënda që i takon njeriut të drejtë, që të shkulin vazhdimisht nga shpirti i tyre një keqdashje që mezi zhduket. Masakra e Tivarit – Tragjedia më e madhe shqiptare, është një masakër e një tragjedi që iu bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova, por edhe nga viset tjera shqiptare, në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, në Tivar të Malit të Zi, pikërisht në përiudhën prej 24 mars 1945 - 26 prill 1945, ku u vranë e u masakruan me mijëra të rinjë shqiptarë. Kjo është tragjedia më e madhe e shqiptarëve. Nga Kosova dhe Maqedonia, gjatë periudhës 24 mars - 26 prill të vitit 1945, prej pikëtubimit në Prizren janë de-

Masakra e Tivarit - Tragjedia më e madhe shqiptare Me rastin e 69 vjetorit të Masakrës së Tivarit 1945

portuar nëpër Kukës – Pukë – Shkodër për në Tivar e Dubrovnik janë dërguar gjithësejt: 21.023 rekrutë të rinj shqiptarë /njëzetenjëmijëenjezetetre/ të rinjë shqiptarë, nga të cilët, vetëm në Tivar janë vrarë e masakruar mbi 4.300 (katërmijëetreqind). Prej gjithësejt numrit të të deportuarëve prej 21.023 rekrutëve, një numër tejet i vogël nga atje u kthyen të gjallë...Tmerr! Më lejoni vetëm pak histori! Kur nazistët ishin në tërheqje nga territori i ishJugosllavisë, frontet u krijuan në Srem të Vojvodinës dhe në atë të Adriatikut në veriperëndim të Jugosllavisë. Shqiptarët u rekrutuan për tu dërguar në luftime në këto fronte ndërsa brigadat Serbe i forcuan pozitat e tyre në territorin e Kosovës. Gjithsejtë 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u dërguan në luftime larg Kosovës për ta zvogëluar rrezikun e çfarëdo rezistence ndaj autoritetit serb/ jugosllav që do të vendosej në Kosovë. Pikë-grumbullimi e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni, deri ku ata u drejtuan nga oficer shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosen me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe. Grupi i parë prej 3.700 vetash u nis më 24 Mars 1945 Grupi i dytë me 4.700 vetë u nis më 26 mars 1945 dhe marshoj për katër ditë në vijën Prizren-ZhurKukës-Pukë-Shkodër-Tivar. Ushtarët gjatë rrugës u rrahën apo në disa raste edhe u vranë kur dilnin nga kolona për ta shuar etjen. Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Masa e zënë në grackë mes maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, e në shkëmbinj e kodra përreth.Më pas turma urdhërohet të ngitet dhe drejtohet drejt ndërtesë “Monopoli i duhanit” ku filluan të shtënat. Një raportim drejtuar Misionarit anglez Hadson më 1946 në atë kohë e cak-

tonte numrin e të vrarëve në 1.670. Grupi i tretë me 2.700 veta u nis me 27 Mars 1945... dhe pas arritjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale për shumicën. Mbijetuesit e masakrës besojnë se numri i të vdekurve apo të vrarëve gjatë rrugëtimit për në Frontin e Adriatikut është gjithsej 4.300 veta. 1. Enver Hoxha, më 1955 përmend 1.000(njëmijë) të vdekur “në territorin shqiptar”, duke theksuar se “nacionalistët duhet të vriteshin!” 2. Aleksandër Rankoviçi, në kongresin themelues të Partisë Komuniste të Serbisë më 8-12 maj 1945 ka deklaruar se ”udhëheqesit e eshalonit (grupit) e nxiten revoltën midis shqiptarëve”, duke planifikuar të vrisnin “ 40 shqiptarë për një luftarë të vrarë”, duke vazhduar se “udhëheqesit tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë”. Në Tivar në kohë ka qenë e vendosur Brigada e 10të malazeze, rreth 100 luftëtar të Komandes vendore, një pjesë e Mbrojtjes popullore, nji pjesë e Brigadës së Bokelit, dhe nji numër i madh i të plagosurve të cilët ishin të armatosur, refugjatë dhe popullsi vendase. Një pjesë e divizionit të 46 të parizanve serb, të përbërë nga ushtarë të Vranjës dhe Pirotit, në Tivar gjithashtu kan marr pjesë në vrasjen e shqiptarëve. Përveç partizanëve, në vrasjen e shqiptarëve kanë marrë pjesë edhe popullsia vendase malazeze. Në zhdukjen e shqiptarëve po ashtu kanë marrë pjesë edhe popullsia civile serbo-malazeze të cilët kishin qenë të larguar nga Kosova pas luftës së prillit. Por kishte dhe vendas të cilët të rinjët shqiptar i fshehnin nëpër shtëpitë e tyre ose në stogjet e sanës Varreza masive e Masakres së Tivarit – tragjedisë më të madhe shqiptare 1945, është zbuluar pas 51 viteve, më 1969. Varrreza masive është zbuluar më 17. shtator të vitit 1996, nga historiani shqiptar prof. Dr. Zekeria Cana. Tivari , qytet në bregdetin e Malit të Zi –“varrezë masive” me shqiptarë Dihet mirëfilli se pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e vet ushtarak, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare dhe deri në nëntor 1944 (por edhe më herët) në këto hapsira,u formuan njësite të shumta të “UNÇJ-së”,duke filluar nga çetat,aradhat,batalionet e deri në brigada. Këto formacione partizane edhe pse u formuan në trrollin shqiptar nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve. Në gjysmën e dytë të vitit 1944,derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Titoja i shfrytëzoi këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovës. Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi. Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqëndruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit”, urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, për t´u bashkuar me Brigadën VII,e cila po marshonte për Sërbi. Vijon numrin e ardhshme


15 Nr. 40 - PRILL 2014

Nga Fatmir Terziu Në vend të hyrjes Ditën kur Leslie Gardiner (Lezli Gadinë) udhëtoi nëpër Elbasan ishte 14 Mars. Ishte 14 Marsi i vitit 1975. Dhe në udhëtimin e saj ajo shoqërohej nga një shqiptar frëngjishtfolës, por edhe nga një person të cilin ajo e quan vetëm me nofkën “The Bear” (Ariu). Dhe si kaloi Elbasanin, shoqëruar nga shqiptari frëngjishtfolës, Misto Treska (që ngjante sipas autores me një borgjez nga paraqitja dhe që frëngjishtja e tij ishte si e një nxënësi shkolle) dhe “Ariu” ajo mban shënimet e saj në një udhëtim disajavor nëpër Shqipëri, që përfundon edhe në Jug të Shqipërisë, apo siç ajo e citon edhe në tokën e Pirros .... Më pas, pos këtyre shënimeve, shkruan librin e saj “Curtains Calls” ku midis të tjerave citon: “Skuadrone shqiponjash, zogj të zezë të Zeusit dhe Skënderbeut, fluturuan poshtë dhe u valëvitën mbi grykë. Kur Pirro ishte i pavaruar, në këto toka të Epirit, nga të cilat ato morën edhe emrin e tij, ai i quante njerëzit dhe ushtarët e tij ‘bijtë e shqiponjës’. I gjithë vendi është i njohur prej kohësh si ‘Vendi i Shqiponjave’.” Por çfarë e lidhte këtë autore me Shqipërinë? Cila ishte arsyeja që asaj iu dha një pasaportë shqiptare, me vizë e me vulë nga vetë Enver Hoxha? Faktet Të gjitha këto janë jo më një enigmë, ato sqarohen pjesërisht tek hyrja e librit të saj, “Curtains Calls”, por fillesa është në një ese. Në vitin 1967, autorja shkroi një ese në revistën “Blackwood’s Magazine” me titull ‘Ëas he Arbëresh or Italian? Impossible to say‘. (Ishte arbëresh ai apo italian? E pamundur të thuhet). Kjo ese që trajtonte një lidhje mes termit dhe kuptimit të fjalës ‘arbëresh’ për perëndimorët, arriti të bëhej një çelës në sirtaret e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, që i hapte dhe i mbyllte vetë dora e hekurt e Sekretarit të tij të Parë, Enver Hoxha. “Blackwood’s Magazine” ishte një revistë britanike që u shtyp në mes të periudhës së viteve 1817 dhe 1980. Ajo u themelua nga botuesi William Blackwood dhe është quajtur fillimisht “Revista mujore e Edinburgut”. Numri i parë i saj u shfaq, në prill të vitit 1817 nën redaktimin e Thomas dhe James Pringle Cleghorn. Revista ishte i pasuksesshme dhe më vonë kaloi në disa faza reduktimi, por eseja e Leslie Gardiner (Lezli Gadinë) qarkulloi mjaft dhe u bë

Si kërkonte Enver Hoxha të ‘shpëlahej’ në Britani të Madhe? “Curtains Calls” flet edhe pos arkivave britanike e njohur deri në Tiranën zyrtare të asaj kohe, falë Ambasadorit shqiptar të asaj kohe në Paris se Shqipëria nuk kishte ambasadorin e saj në Londër në ato vite, për shkak të mungesës së lidhjeve diplomatike mes dy vendeve. Në 3 Gusht të vitit 1945, zoti Leslie Gardiner u zgjodh “Bath Playgoers’ Club”, një shoqëri kjo që merrej me udhëtimet. Ndërkohë në grupin e tij bënin pjesë edhe zoti Kenneth Kelëay, nënkryetar si edhe sekretare zonjusha Vera Boën. Një tjetër aktiviste më vonë u bë në këtë klub dhe nën shoqërinë e Leslie Gardiner edhe zonjusha e asaj kohe, Vera ( Jack) Holme, e njohur për udhëtimet e saj në Shqipëri dhe për raportet e dhëna në lidhje me situatën në Shqipëri. Në arkivat britanike, që ndodhen edhe në Universitetin Metropolitan të Londrës, brenda një dosjeje ndodhen edhe të dhënat e veçanta, të panjohura më parë, në lidhje me qytetet, ndërtesat, fakte të tjera që përfshihen tek “Ditari i një udhëtimi në Mesdhe” që ka ndodhur në periudhën shtator-tetor të vitit 1925. Vera ( Jack) Holme ka në këtë dosje të arkivuar, lista dorëshkrim, një fletë dhe disa shënime për një ditar udhëtimi nga Italia në Shqipëri dhe mbrapa. Përmenden qytete dhe ndërtesa, njerëz, veshje dhe aspekte të tjera. Më 30 Nëntor të vitit 1925, Holme ka një korrespondencë të detajuar me doktoreshën britanike, të spitalit të Grave në Skoci, Lady Elizabeth Carnarvon. Aty mësohet se ajo ka punuar bashkë me doktoreshën Lady Elizabeth Carnarvon, në shoqatën AngloShqiptare, të cilën e kishte në drejtim ajo. Në një bisedë tjetër të detajuar, ajo sqaron se udhëtimin e parë e kishte bërë drjet Shqipërisë në 23 Shkurt 1916. Me sa kuptohet qartësisht nga këto materiale arkivore, Vera ( Jack) Holme, ishte mjaft e lidhur me bukuritë shqiptare, me fatet e shqiptarëve në veçanti. Ajo dihet se ka shprehur relata të mjaftueshme e të konsiderueshme në lidhje me bukuritë shqiptare dhe me veshjet, e mikpritjen. Dëshira e saj për të qenë në lidhje të vazhdueshme me Shqipërinë, duket se po ngurtësohej pas ardhjes së komunistëve në pushtet. Por sidoqoftë, ajo vazhdon të këmbëngulë në angazhimin e saj.

Lidhja Disa vite më pas Vera ( Jack) Holme, sipas materialeve të arkivuara, ka mbajtur fjalë të veçanta e të detajuara tek “Bath Playgoers’ Club” në lidhje me Shqipërinë. Duke qenë një njohëse e mirë e Shqipërisë, në udhëtimet e saj, ajo ishte ‘dashuruar’ me gjeografinë e vendit të shqiponjave, me njerëzit dhe me çdo gjë atje. Ajo ishte thuajse një eksperte në lidhje me tregimet dhe shpjegimet për vendin e izoluar të Ballkanit. Kështu ajo fliste gjaithandej ku e kërkonin. Kërkesa iu bë edhe nga “Bath Playgoers’ Club”, ku ajo ishte edhe anëtare. Dhe duke qenë kryetar Leslie Gardiner (Lezli Gadinë), natyrisht interesi tashmë shtohej, madje edhe pregatitej situata e udhëtimeve të shumta që Leslie Gardiner (Lezli Gadinë) zhvilloi drejt Shqipërisë në gati tridhjetë vjet lidhje. Lidhje këto që më në fund i interesonin edhe vetë Enver Hoxhës, për të shënuar diçka në rikoperimin e marrëdhënieve me britanikët. Kjo ndoshta është vetëm një përqindje e vogël, pas kapakëve të trashë të librit “Curtains Calls”, por është tejet e arsyeshme kur

lexon arkivat britanike. Në vend të mbylljes “Curtains Calls” flet edhe pos arkivave britanike, po aq sa edhe lidhjet e tjera që sollën deri në botimin e tij në gjuhën angleze. Një libër ky që në gjirin e tij ka veç Shqipërisë, edhe Rumaninë e Bullgarinë. Dhe jo thjesht Leslie Gardiner e nis me Shqipërinë, se këtu kuptohet që nuk është radhë alfabetike, se po të ishte kështu, do të ishte e dyta e radhës Bullgaria dhe jo Rumania në faqet e tij, por se tashmë dihet dhe kuptohet që Shqipëria ishte ajo që kërkonte me sporizimin e saj ndryshimin e emrit të saj edhe në Britaninë e Madhe. A thua kjo ishte edhe një arsye që shoqata Anglo-Shqiptare që kishte aktivitet relativisht të njohur, të kishte dorë në lidhjen me Enver Hoxhën? A thua se edhe romani “Dasma”, ndër më të kritikuarit e më të dobëtit e Kadaresë, u ekranizua në Londër gjatë kohës së diktaturës me financimet e Hoxhës? Të gjitha këto janë enigma që sqarohen dhe do të bëhen të qarta për publikun në studimin tim që del së shpejti nga botimi.


16 Nr. 40 - PRILL 2014

Studiuesi britanik përballet me armiqtë dhe miqtë e Nënë Terezës Më 23 Mars 2014, ‘Hindustan Times’, një ndër gazetat më të mëdha të Indisë me një tirazh ditor mbi një milion kopje, botoi analizën e sociologut britanik me origjinë shqiptare Dr. Gëzim Alpion, të titulluar ‘Si duhet studiuar një figurë problematike si Nënë Tereza?’. Duke marr shkas nga ky shkrim, studiuesi C. M. Paul intervistoi Dr Alpion për ‘Matters India’ në lidhje me aktivitetin e tij shkencor. Në artikullin e tij të titulluar ‘Studiuesi britanik përballet me armiqtë dhe miqtë e Nënë Terezës’, që u botua me 25 Mars, Paul vlerëson kritikën që Profesor Alpion u ka bërë që në vitin 2007 dy kundërshtarëve të njohur të Nobelistes shqiptare, gazetarit Christopher Hitchens dhe figurës më të shquar bashkëkohore të feminizmit Germaine Greer, dhe së fundi etnologut dhe biologut evolucionist me famë botërore të Universitetit të Oksfordit, Profesor Richard Dawkins. Paul thekson se Alpion, i cili konsiderohet nga kritika si ‘studiuesi më autoritar në gjuhën angleze’ i Nënë Terezës, ka kontribuar në introduktimin e këtij personaliteti fetar në botën akademike nëpërmjet botimeve të tij serioze dhe leksioneve që ka zhvilluar në dhjetë vitet e fundit në një numër universitetesh të njohura në Mbretërinë e Bashkuar, Indi, Australi, Amerikë, Kanada, Finlandë dhe Itali. Më poshtë po botojmë të përmbledhura çështjet që Alpion trajton në shkrimin e tij në ‘Hindustan Times’ si dhe në intervistën që i dha ‘Matters India’: “Përpilimi i një bibliografie të plotë për literaturën gjithmonë në rritje rreth Nënë Terezës është një sprovë e vështirë edhe për adhuruesit e saj më të apasionuar. E megjithatë, një ndër gratë më të publikuara në kohët moderne, të cilës një numër i konsid-

erueshëm universitetesh të njohura, përfshirë Oksfordin, i akorduan doktorata honoris causa, akoma po has vështirësi të shndërrohet në një subjekt serioz hulumtimesh akademike. Ka disa arsyje se përse bota akademike akoma po e trajton Nënë Terezën me ftohtësi. Disa revista dhe shtëpi botuese akademike vazhdojnë ta injorojnë dhe nënçmojnë Nënë Terezën pasi atyre u mungon, ajo që C. Wright Mills quan, ‘imagjinata sociologjike’. Një numër studimesh të botuara kohët e fundit, në përgjithësi, reflektojnë dobësitë që vihen re në punimet që jemi mësuar të shikojmë në literaturën që ka për autorë ose përkrahësit e saj të betuar ose kundërshtarët e saj të verbuar. Nënë Tereza ka disa kritikë të përbetuar në qarqet akademike disa nga të cilët, me sa duket, nuk janë në gjendje ta kuptojnë këtë murgeshë ndërsa disa të tjerë as nuk e venë ujin në zjarr për ta studiuar seriozisht. Në rastin e feministes së shquar Germaine Greer, për shembull, njohuritë e saj të cekta për këtë ‘motër’ duken qartë në prononcimin e saj të nxituar në vitin 1990 se Nënë Tereza ishte një ‘imperialiste fetare’. Preferenca e Nënë Terezës në vitin 1948 për t’i dhënë fund karierës së saj si murgeshë dëshmon qartë se çfarë ishte përgadituar të bënte kjo misionare ‘e bindur’ për të sfiduar një institucion patriarkal si Kisha Katolike po qe se kërkesa e saj këmbëngulëse për tu lejuar që të largohej nga urdhëri i Loreto-s nuk aporovohej. Kundërshtari tjetër i Nënë Terezës, Richard Dawkins, nuk është më mirë i informuar për këtë murgeshë. Kontributi i tij në kuadrin e studimeve për Nënë Terezën konsiston pothuajse krejtësisht në sharrje, siç shikohet qartë në komentetet e shprehura në vitin 2006

për këtë ‘moraliste hipokrite’ me ‘gjykim idiotesk’. Arsyeja kryesore se përse Nënë Tereza akoma vazhdon të injorohet apo të trajtohet kryesisht në mënyrë subjektive është kryesisht si pasojë e qëndrimit armiqësor të Christopher Hitchens ndaj figurës dhe aktivitetit të saj. Kjo nuk do të thotë se Hitchens, i cili vdiq në vitin 2011, nuk ngriti disa çështje të rëndësishme rreth figurës dhe aktivitetit të Nënë Terezës; gjithësesi, Hitchens do të mbetet gjithmonë një informatë plotësonjëse e rëndësishme (footnote) në studimet për Nënë Terezën. Megjithatë, siç kam theksuar në monografinë ‘Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?’ (‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’), që u botua në vitin 2007, stili i tij konfrontues nuk mund të mbulojë mungesën e studimit objektiv. Hitchens ngulmoi të njihej si gazetar agresiv, që gjoja nuk bënte kompromise, në kurriz të një pacifiste fetare të cilën ai, në mënyre arbitrare, e vuri në krye të listës së tij të rrufjanëve të famshëm. Fakti që objekti i sulmeve të Hitchens vetë kishte përjetuar dyshime serioze për ekzistencën e Zotit e bën linçimin e pa rreshtur, që ai dhe miqtë e tij ateistë fundamentalistë si Dawkins i rezervuan asaj kur ishte gjallë si dhe pas vdekjes, akoma edhe më shumë një çështje mjerane. Një përgjegjësi e madhe për natyrën ad hoc, armiqëore, sensacionaliste, dhe përgjithësisht të karakterit hagiografik që karakterizon studimet për Nënë Terezën, rëndon mbi ata që kontrollojnë shkrimet private të kësaj murgeshe, të cilë kanë për tendencë që tu lejojnë të përdorin arkivin e saj kryesisht studiuesve që janë të predispozuar që ta lavdërojnë atë pa i bërë as edhe kritikën më të vogël. Nënë Tereza është një mis-

ter që nuk do të zgjidhet menjëherë. Dhe në këtë odise intelektuale, gjatë të cilës do të hasen një numër sfidash, asnjë fushe të veçantë, as teologjisë, nuk duhet t’i jepet status i privilegjuar, apo më keq, të konsiderohet si disiplina e vetme që është në gjendje të zbulojë të vërtetën rreth gruas së ‘mbyllur’ që qëndron pas kësaj murgeshe publike. Siç argumentoj në studimin për anën tërheqëse të personalitetit të Nënë Terezës, që u botua në ‘Revistën Ndërkombëtare të Teologjisë Publike’ (‘International Journal of Public Theology’) në muajin Shkurt, botimi në vitet e fundit i disa shkrimeve private të Nënë Terezës, na ka dhënë një informacion i cili, përveç teologëve, paraqet interes edhe për një numër disiplinash akademike si sociologjia, misiologjia, psikologjia, studimet e famës, feminizmi, studimet kulturore, studimet postkolonialiste, si dhe studimet e racave dhe etinive. Bashkëpunimi ndër-disiplinor është i një rëndësie të veçantë për të kuptuar më mirë pikësëpari se përse Nënë Tereza vendosi të bëhej murgeshë, arsyet se përse drejtueset e urdhërit Loreto e akuzuan atë se ishte e çmendur, e cekët dhe se kishte një mardhënie intime me një nga drejtorët e saj shpirtëror, dhe, ajo që është ndoshta më e rëndësishme, se çfarë e shtyu atë të qëndronte murgeshë pavarësisht se, ndryshe nga shenjtorët mistikë mesjetarë dhe modern si Xhoni i Kryqit, Teresa e Avilës dhe Theresa e Lisieux-it, ajo me, sa duket, nuk u kurua kurrë nga errësira e shpirtit. Studimet akademike do të na mundësojnë që të kuptojmë më mirë se si, nëpërmjet besimit të saj si veprimtare, një vizionare shpirtërore tërheqëse si Nënë Teresa përgaditi terrenin për rolin publik të fesë në ditët tona”.


17 Nr. 40 - PRILL 2014

Në vend të hyrjes Një grup punimesh arti, mes tyre mjaft karikatura, të dorës së parë fine, panë vëmendjen e mjaft dashamirësve të artit para disa ditësh. Edhe pse ekspozimi i tyre ishte rrjeti social, natyrisht muri që mbahet dhe administrohet nga artisti Fadil Taga, u bë një arsye më shumë për këtë vëmendje. Dora e tij solli dhe bëri imazhërimin e tyre të qashtër në mesin e mjaft tematikave të paraprodhura prej mjeshtërisë së tij. Dhe si të tilla të gjitha punimet e tij udhëtuan sa në rrjetet sociale, aq edhe në mjediset ku intelektualët vunë parësisht komentin dhe vlerën rreth tyre. Metafora të një kohe Skicime dhe karikatura të tilla janë metafora të një kohe dhe ato shërbejnë edhe për ridimensionime debatesh. Mjaft të tilla si “Demokracia duhet të vaditet që të zhvillohet”; “E vërteta nuk fundoset”; “Pa koment” kishin në vetvete vetë atë metaforë që ka nisur që herët në mjedisn artistik, në atë kohë kur skicimet dhe karikaturat shërbyen si ‘metafora për Revolucionin francez’. Albert Boime një nga studiuesit më në zë të kësaj forme arti thekson se ‘këto karikatura luajtën një rol fondamental në formimin e karaktereve të revolucionit’. Nëse ne do të thellohemi më tej në punët artistike të Tagës, natyrisht që gjejmë arsyen të themi se edhe ato kanë dhe luajnë një rol të rrëndësishëm në procesin demokratik në Shqipëri. Fadil Taga është në gjendje të marrë realitetin e ashpër të debatit dhe dhimbjes sociale dhe ta ilustrojë në historinë e tij përditëse, si në një libër komik, i cili është një medium që zakonisht përshkruan një botë sa reale dhe aq joreale, ku superheronjtë të dominojnë si akacie apo bimë të tjera varëse, në një proces mes dhe kundër së keqes. Përdorimi i skicimeve për të portretizuar karaktere është një tipar i dukshëm në të gjithë punën artsjellëse të Tagës. Në vend që të nxjerrë kraftin e karikaturave të ndryshme dhe individuale, Taga zgjedh të përdorë afshin e tij intelektual për të përfaqësuar dhe të dallojë në mes të kombësive të ndryshme dhe racave, edhe pse ai dallon të gjitha personazhet me veshje të ndryshme dhe i stilon ato të flasin me të gjitha gjuhët e botës. Kjo mund të shihet që ky opsion për të përdorur karikaturat në vend të frymorëve realë ka qenë thjesht për të kursyer kohë kur vizatimi i tij është tangjent, korespondues dhe adekuat në gjuhën e tij artistike. Karakteret mund të identifikohen si lëvizëse, zvarritjet, apo çapitjet janë konsideruar të jenë

Metafora e karikaturës së Fadil Tagës dëmtuesit e mbretërisë dëmtake, ndërsa antisemitët besojnë se analogjitë karakteristike që prodhojnë negativitet janë dëmtuesit e racës njerëzore dhe vetë arsyes e pozitivitetit të saj. Populli shqiptar ka luftuar për të mbijetuar në lirinë dhe truallin e tij, ai ka shfrytëzuar çdo mënyrë për të mbajtur me fuqinë e tij artin e zemrës. Shumë referenca qasen në mediumin e artit të Tagës mes këtyre vlerave artistike. Riprezantimi artistik Riprezantimi i këtyre punimeve artistike sjell mes të menduarit tek dashamirësit të lexojnë edhe një lidhje me arsyen se pse Taga zgjodhi kafshët në disa raste që ai të bënte përshembull karikaturën mjaft domethënësë “Miun me zi e nxe vrima, por don me marë edhe kungullin”. Hajdutët dhe zhvatësit e pangopur duken si minj në zyra, por janë përshkruar si minjtë, të cilat do të mund të luajnë rolin e tyre dhe miun idiomë, ku kungulli është një

ofertë jo pak komike në vrimën e miut. Kjo është e dukshme në kohën që jetojmë se kur minjtë fshehi veten me përdorimin e maskave të politikës dhe zyrave. Tek punimet e Tagës minjtë veshin maska macesh apo maska derrash për tu mundësuar atyre që të ecin lirshëm dhe pa u vënë re në sajë të përdorimit të ndërlikuar në vizatimet e tij. Përdorimi i Tagës, risjellja artistike e karaktereve antropomorfe shton një ndjenjë të njerëzimit në histori, duke i kujtuar vëzhguesit se kjo është me të vërtetë një pjesë shumë e saktë e historisë për të cilën artisti tregon vëmendje. Kjo tregon se Taga ka zgjedhur për të krijuar një metaforë, në atë kuptim që të gjitha karakteret e veçanta të pritet të përfaqësohen me një identitet të grupit, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo kombësisë, e cila dëshmon të jetë e diskutueshme, pasi Taga duket se ka kategorizuar karikaturat e tij në të njëjtën mënyrë siç politikanët kanë kategorizuar të mirat e përfitura padrejtësisht prej tyre.

Në vend të mbylljes Edhe pse, artisti përdor paragjykime sociale për të krijuar karikaturat e tij, metafora e tij, në kohë, duhet të vuaj organizativin, për shembull disa prej karikaturave të kafshëve janë treguar me kafshë si kafshët e tyre. Aspektet alegorike të tregimit fillojnë të rrëshqasin, kur Taga viziton një çift familjar dhe citon mes penës dhe talentit të tij se duhet “Pa koment” se burri ka duart në xhepa dhe tymos duhanin e tij e gruaja e ngarkuar me ushqime e trasta... Përdorimi i maskave shpesh herë ka ndryshuar gjatë rrjedhës së disa karikaturave. Ideja e një njeriu të veshur me një maskë dallon për karakterin e tij të vepruar si një njeri i vetëm ende i veshur me maskën e një kafshe njerëzore. Ai është njeriu maskë që vetëmaskohet dhe determinohet nga shoqëria, por jo nga pena e mjeshtrit Fadil Taga që godet pa frikë.


18 Nr. 40 - PRILL 2014

Gruaja shqiptare, skllave e lidhur Në fillim duhet t’i bindesh mendimeve dhe dëshirave të mashkullit, pa pasur hapësirë për të thënë të tuat, sepse ari i unazës së gishtit nuk lejon nxënie, ndryshe këputet.

Violeta Tarina

Nën vështrimin e përditshëm, kur shkoj në punë, më bëjnë përshtypje njerëzit, sidomos gratë. Që nga paraqitja e jashtme, kupton se kujt shtrese i përket gruaja që më shfaqet përballë, fshatit apo qytetit, shtresës intelektuale apo amvisës së thjeshtë. Mjafton një zhbirim i syve për ta kuptuar, një grua të ardhur nga fshati, për të shitur ato pak gjëra në qytet, mjaftojnë blanat e zeza që ka lënë dielli në fytyrën e rreshkur dhe në duart me vijëzime të prera thellë nga puna për të përballuar lodhjen e jetës në ditët e panumërta. Bota për të është shërbimi i tokës dhe njerëzve të shtëpisë. E thënë ndryshe, robinë, apo model i skllaves pa zë të shtëpive shqiptare. Kurse, një vajzë qyteti, që ka thithur ajrin dhe ka puthur vesën e kulturuar të dijes, ëndërron aromën e luleve të dashurisë. Fantazia e çon tek princi, i cili e shpëton nga kështjella e mamasë dhe babait të jetojë shkëputjen e lumtur. Me emocion ajo përzgjedh ose i përzgjedhin bashkëshortin e saj. Skllavëria fillon gradualisht me rrethin e artë të martesës. Në fillim duhet t’i bindesh mendimeve dhe dëshirave të mashkullit, pa pasur hapësirë për të thënë të tuat, sepse ari i unazës së gishtit nuk lejon nxënie, ndryshe këputet. E pakënaqur në vetvete mërzia si fije e padukshme vesh shpirtin. Pastaj vjen fëmija e parë. Lodhja dhe stërmundimi lë të nënkuptohet një nënë që i dedikohet shpirtërisht e fizikisht rritjes së fëmijës. Netët pa gjumë, përtesa e bashkëshortit të ngrihet natën, shmangja nga detyrimi për të ndarë së bashku mundimet, të cilat krijojnë një hendek pakënaqësie, që shpesh ajo e kalon duke shpresuar se e nesërmja do jetë më e mire. Një gënjeshtër për të rritur kurajën të ecësh në lumin e ditëve. Puna e përditshme, punët e shtëpisë, fëmija dhe shpesh kur bashkëjetesa është me prindërit e burrit, mishëron një lule gruaje kokulur e drobitur nga lodhja, që herë here shpërthen si brez vetëtime. Zëri, fytyra, flokët, veshja, gjithë qenia e saj proteston pa zë. “Kush e kupton?”. Asnjëherë nuk e kanë kuptuar. Pas orëve të lodhshme të punës, bashkëshorti duhet

të hajë drekën dhe të çlodhet me joshjen e gjumit dhe qejfet e shtratit. Skllavja bashkëshorte duhet të durojë lodhjen ditë për ditë, me shpresë se fëmija do të rritet dhe vuajtja do të minimizohet. Po të pyesësh, të gjitha gratë në këtë periudhë thonë të njëjtat fjalë: ”Sa kam vuajtur” Natyrisht që jetë pa vuajtje nuk ka, por kur ato pjesëtohen, barra është më e lehtë. Gruaja nuk është një leckë pastrimi,një buzëqeshje kukulle, apo hija e burrit. Ajo është një shpirt plotë drite dhe ngrohtësi, e cila ka nevojë për një fjalë të mirë dhe për pak dashuri, që nëse i jepen, ajo i shumëzon brenda shpirtit të saj fisnik, dhe nëse jo , në sytë e përulur, ku nuk ndihet as shenja më e vogël e falënderimit për sakrificave të saj, ulet flutura e mendimit Shekspirian “Të rrosh apo mos të rrosh”. Në këtë çast shpirti bredh me retë e mendimit, ulërin me memecërinë e furtunës dhe “barku i zemërimit i mbushet’’ për tu zbrazur pranë nënës, motrës, apo një shoqeje. Cilat ishin ëndrrat e vajzërisë, dhe si i shkoi jeta e skllavëruar. Por shumë vajza dhe gra të reja kanë kuptuar thelbin e jetës, se vetëm dituria është arma për të këputur vargonjtë e skllavërisë. Sa më të arsimuara, aq më pranë vijës së kufirit të barazisë së burrit do të ndihen. E megjithatë, sa dekada do kalojnë, që gratë shqiptare të bëhen luftëtare të fjalës, për të fituar barazinë. Një mendim, një shkrim, mund të jetë vetëm një erë stuhie. Por zëri i bashkuar i të gjithave grave përbën spiralen tornado, ku stuhia zhvesh lakuriqësinë e prangave të farkëtuara ndër vite nga mentaliteti i burrave. Grua, sikur të kuptosh elementet nga se përbëhet drita jote, kurrë nuk do të bije në nënshtrim, sikur të kuptoje që shumë here ke shëtitur imazheve të qiellit, nuk do bije në dëshpërim, sikur ta dije se sa herë ke ndërtuar një botë të vogël parajse, buzëqeshjen do e kishe vetëm në sy. Teksa shpirti i mashkullit blerohet vetëm me pranverën e gruas, shpirti i gruas ndrin vetëm nga dielli i fshehur i qiellit burrëror. Sot, unë grua jam mishërimi i skeletit të botës tënde, or burrë, dhe ti je për mua kolona kockore që mban këtë botë. Pra, a s’duhet të jemi të barabartë?...


19 Nr. 40 - PRILL 2014

I pari që hodhi vëmendjen mbi terminologjinë e Platos, “Philos-Sophia” (Dashuri për dijen) dhe “Sophia” (Njohuri) ishte poeti nga Aleksandria, Callimachus. Duke u bazuar tek tri formate të dashurisë që vinin nga tre fjalë si “Agape”, “Philos”, and “Eros”, por që shprehnin kuptime afrimisht të dedikuara, pos një marrëveshjeje me sintemën e dijes, ai kërkoi mes poezisë së tij të vinte një theks në debtin intelektual. Këtë debt (detyrim arsye ose borxh intelektual) më tej e trajtoi me një përmasë më të gjerë filozofi Bertrand Russell (1959) në një studim voluminoz që u botua nga Rathbone Books e që u shtyp nga “Mladinska Knjiga” e Ljubjanës në kohën e ish-Jugosllavisë. Libri studimor “Njohuria e Perëndimit” (Wisdom of the West) u ribotua më pas në dy periudha që pasuan vitet 1970 dhe 1975. Aty Russell theksoi se “PhilosSophia” e cekur ishte pikërisht ‘njohuria për provincën e saj’, por që kohëecjes përmes specifikave i kishte një borxh ‘harresës’ intelektuale, më saktë ‘debtit intelektual’. Këtë debt në një këndvështrim të ri e ka trajtuar në tekstet shqiptare, Arben Haxhiymeri në esenë e tij studimore “Philo-Sophia” dhe “Sophia”: Semiotika e një “përplasjeje të moçme” (2009). Haxhiymeri që e nis esebnë e tij me parashtrimin e çështjeve, citon pikërisht atë që pohon Platoni tek “Republika” (607b) se mes ‘philosophia’-s dhe ‘poiesis’-it ekziston një përplasje e moçme’ (Haxhiymeri, 2009: 51). Kjo në pikëtakimin mes dy termave arrin në një arsye të cilën Paul Foulkes e konsideron si parësore në një arsye që sjell argumentin dhe logjikën mes adresimit tekstor (Foulkes, 1959: 7). Më tej pos argumenteve që Martin Hejdegger na i sjell tek Poezia, Gjuha, Mendimi (Poetry, Language, Thought) (1971) gjejmë edhe aspektualitetin e duhur të së ‘moçmes’ debatuese që na sjell në vëmendje Haxhiymeri. Kjo më së shumti fuqizohet edhe nga studiuesja V’eronique M. F’oti tek Heidegger dhe poetët: Poiesis/Sophia/Techne (Heidegger and the Poets: Poiesis/ Sophia/Techn ku vëmendja i

Pos një rizgjimi të “përplasjes së moçme” tek “Philo-Sophia” dhe “Sophia” (Mbi esenë studimore të Arben Haxhiymerit) kushtohet filozofisë dhe teorisë letrare (Philosophy and Literary Theory). V’eronique M. F’oti depërton në gamën e plotë të teksteve Heideggeriane të përpunojë problematikat e historikes, gjuhës, dhe strukturën e zbulimit ose atë që quhet të “manifestimit” në lidhje me poetin Herman të cilin Heidegger e trajton së bashku me rrugën e tij të të menduarit. Leximi i F’oti -së nga këto kënde (Mörike, Trakl, Rilke, Hölderlin, dhe Celan) është një hetim që provohet në implikimet estetike, etike, politike dhe të mendimit të Heidegger. Ajo e di se si tekniciteti dhe “poiesis” janë kundër asaj që sjell së bashku në fenomenologjinë hermeneutike vetë Heidegger, se si ata janë të dy të politizuar dhe të lidhur mes praktikës etike, dhe si tekniciteti, “poiesis”, dhe praktika nuk mund të ndahen nga të menduarit thelbësor të Heidegger. Kështu mes këtyre

hapësirave studimore, trajtesa e Haxhiymerit që cek një pjesë të mirë të “Republikës” dhe “Apologji e Sokratit”, “Kritoni”, “Fedoni”, “Elozh i Dashurisë”, “Ioni, apo mbi Iliadën” etj., na kujton se trajtesa e tyre teorike sjell jo pak dritë rreth kësaj ‘përplasjeje’ (ibid). Një studiues tjetër shqiptar, Valentin Batalaku sqaron se në filozofinë e Platonit, nocionet (të cilat te Sokrati ende janë të bazuara në subjekt) marrin vlerën e ideve të veçanta ontologjikisht të themeluara, autonome, të pavarura, nga njeriu. Bota e dukshme e formave materiale dhe proceset janë vetëm pasqyrim i papërsosur i botës mbifenomenale të ideve. Këtij koncepcioni fundamental idealist Platoni i nënrendon edhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të tjera etike, gnoseologjike, antropologjike dhe estetike. Sipas Platonit, çdo ide është e amshueshme dhe identike në vete, shkak dhe

moster për çdo gjë fenomenale që kurrë nuk mund të arrijë vetë idenë. Objekt i studimit të shkencës së vërtetë, objekt i diturisë, nuk mund të bëhen format e ndryshueshme të materies, por vetëm nocionet e kulluara abstrakte, përkatësisht idetë. Dialektika është shkencë, e cila studion idetë, ajo është aftësi që maria e sendeve të kuptohet si unitet dhe që gjatë bisedës të fitohet njohja e nocionit të kulluar. Nga fenomenet dhe nga sendet sipërfaqësore me të cilat takohen shqisat tona, ekziston universaliteti, ligjshmëria, që nuk mund të vërehet me shqisa, por mund të sqarohet në mendje. Këto ligje, nocione, përkatësisht ide, janë më të qëndrueshme dhe andaj më reale sesa tërë përceptimi ndijor i sendeve; disa sende për shembull, qëndrojnë ose bien, mirëpo ligjet që përcaktojnë se çfarë trupash, kur dhe si do të bien, nuk

kanë fillim, por ekzistojnë gjithnjë. Kjo pikësëpari tek eseja studimore e Haxhiymerit na sjell edhe një vëmendje të përjashtimit të rasteve të Dekartit dhe të Hume-it, të cilët ‘shprehnin një mendim të përkundërt’, por edhe të faktit që gjithë filozofët e tjerë të paktën deri në periudhën e Ilunminizmit mbajtën thuajse krahun e ideve të Platonit (Platos). Më tej ndalesa e Haxhiymerit është tek semantika e “poiesis”, ku ai rreshket për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që natyrisht kërkojnë sqarimin e natyrës së asaj “përplasjeje” që vjen në ditët tona që nga koha e Platonit. Ndalesa studimore e autorit këtu natyrisht merr një thellësi interpretimi, ku “poiesis” kjo formë e vjetër e ardhur me qëllimin për të bërë, dhe në një format që determinon caktesën filozofike të poezisë, ka një hapësirë që vlen të ndiqet. Autori trajton edhe semiotikën e kësaj përplasjeje të ‘moçme’...


20 Nr. 40 - PRILL 2014

Nga Bajram Peçi

Mehmet Ali duke hyrë në Jerusalem Jerusalemi dhe shqiptarët, ç’lidhje mund të kenë mes tyre? Asnjë! Janë jo pak, por 1736 kilometra larg njëritjetrit. Por…mos u nxitoni! Prisni aq sa të keni kohë të shfletoni historinë mijëravjeçare të qytetit të Davidit dhe Solomonit, të Jezu Krishtit dhe profetit Muhamed dhe do të shihni se Qyteti i Shenjtë ka qenë zotërim i shqiptarëve nga viti 1831 deri në vitin 1840. Sulltani i perandorisë që shtrihej në tre kontinente, asaj Otomane, Mahmudi II, ndonëse me masakrën e 10 qershorit të vitit 1826 mendoi se do t’i jepte fund pushtetit të jeniçerëve, ku shqiptarët kishin pozitat sunduese, nuk mund ta parashikonte dot se një ditë, tetë vjet më pas, shqiptarët do të ishin përsëri kërcënimi më serioz i fronit dhe po të mos i kish ndalur Europa, ushtria e Mehmet Aliut, këtij ushtari shqiptar, do të ishte futur triumfuese në Stamboll. Kur vjen puna te Jerusalemi dhe tokat e tjera “të shenjta”, nuk ngelet për ne shqiptarët që të përmendemi si protagonistë. Mëtimet për sundimin e këtij qyteti kanë përfshirë gjithë perandoritë euro-aziatike, gjithë kombet më të mëdha, ata të cilët më pas edhe do ta shkruanin historinë. Interesat politike dhe fetare kanë bërë që për këtë qytet, kryeqytet i dy popujve, epiqendër e tre besimeve, të flitet e të shkruhet më tepër se për çdo qytet tjetër. Për praninë e shqiptarëve në këto territore, ka qenë i njohur vetëm një episod i rëndësisë historike, të cilën ia vlen ta përmendim paraprakisht. Kush ka lexuar libra biografikohistorikë mbi Napoleon Bonapartin e ndesh atë pothuaj në shumicën e tyre, të shpjeguar në pak faqe dhe lidhet me ngjarjen në kështjellën e Xhafas ( Jaffa), shumë afër Jerusalemit. Ishte periudha e fushatës në Egjipt, kohë kur, ngadhënjyese, ushtria prej 35 mijë luftëtarësh e Napoleonit, doli nga Kajro e Aleksandria dhe mori rrugën për pushtimin e “Tokave të shenjta”. Kapërceu lehtësisht e theu rezistencat e dobëta që hasi rrugës në Gaza, deri sa ngeci para murit të një kështjelle, Xhafas, që as thyhej dhe as dorëzohej. Ishin nizamë shqiptarë ata që e mbronin. U premtoi jetën, por ata pas katër ditë luftimesh të përgjakshme në rrethim, kërkuan të merrnin dhe armët. Kështu u ra dakord, por, siç thonë historianët, pas një nate të tërë pa vënë gjumë në sy, Napoleon Bonaparti urdhëroi pushkatimin e të dorëzuarve, pothuaj të gjithë me origjinë shqiptare.

Historia

Shqiptarët, për dhjetë vjet ishin zotër të Jerusalemit Sipas autorit të biografisë “Napoleoni”, shkrimtarit rus Evgeny Viktoroviç Tarle, të therur e vrarë mizorisht më 6 dhe 7 mars 1799 ishin 10 mijë. Burime të tjera përmendin herë 2440 ushtarë, si Simon S. Montefiore, dhe herë 4100 ushtarë. Vetëm “Enciklopedia e Historisë Botërore” e William L. Langar jep shifrën më të ulët, 1200 ushtarë shqiptarë të vrarë. Më vonë, në ishullin e internimit Shën Helenë, Napoleoni shkroi: “…për të mbajtur në ruajtje një numër të konsiderueshëm të burgosurish, do të ishte e nevojshme që të shkëputeshin roje të mjaftueshme për ta, të cilat do të zvogëlonin rëndë rreshtat e ushtrisë së tij dhe në qoftë se ai do t’i kishte lejuar ata që të largohen si njerëz të lirë, ishte e arsyeshme që të besonte e të kish frikë se ata mund të rrisin radhët e trupave të Ahmed al- Jazzar”. Po ja ku, 30 vjet më vonë, shqiptarët shfaqen përsëri në këtë rajon si protagonistë. Përsëri si ushtarë, por tashmë

me pushtetin e sunduesit të Egjiptit. Me këta nizamë shqiptarë, jeniçerë të tmerrshëm, Perandoria Otomane ia kish mundur ta shtrinte pushtetin e saj në tre kontinente. Një prej këtyre ushtarëve “otomanë”, sipas burimeve enciklopedike, shqiptar nga Kavalla, por me shumë gjasa nga Zëmblaku i Maliqit të Korçës, dy vjet pas ngjarjes së Xhafas, duke shfrytëzuar me trupat e tij shqiptare boshllëkun ushtarak e politik që ish krijuar me largimin e Napoleonit, kish filluar të shtrinte autoritetin e tij ushtarak. Në një natë të 1 marsit 1811 ia kish mbërritur t’i shfaroste gjithë krerët dhe elitën e luftëtarëve Mamlukë të ftuar në kështjellën e Kajros “për kremtimin e ditëlindjes së djalit” dhe kish vendosur regjimin ushtarak, të cilin, pasi sulltani e caktoi si valiun e Egjiptit, ai e shndërroi në sundim absolut të tij. Sundimi që zgjati më se 150 vjet, në historinë e Egjiptit njihet si periudha e “pushtimit shqiptar”.

Mehmet Aliu kishte kohë që u ishte larguar frikshëm ekspeditave ushtarake në Arabi e Greqi dhe arritjes së fitoreve për llogari të sulltan Selimit e Mahmudit II. Ekspeditën në Palestinë e Siri e filloi për llogari të tij. Kjo luftë në tekstet e historisë e ka marrë emrin “Lufta turko-egjiptiane”, por në të vërtetë trupat ushtarake të Mehmet Aliut përbëheshin nga shqiptarë. Pashai në kohërat e para të sundimit pati 6000 trupa shqiptare, të cilat me kalimin e viteve i disafishoi. Justifikim për ekspeditën ishte një grindje me veliun Abdullah, pashën e Akrës, për strehimin e 6000 fshatarëve egjiptianë, të larguar për t’u shpëtuar taksave. Mehmeti e pushtoi Palestinën dhe Sirinë me lehtësi. Rezistenca e vetme iu bë në qytetin port të Akrës, që përfundimisht u dorëzua më 27 maj të vitit 1832. Jerusalemi ishte pushtuar që në dhjetor të vitit 1831. Pas rënies së Akrës, ushtria e Mehmet Aliut marshoi drejt Anadollit. Në betejën e Konya, më 21 dhjetor 1832, i biri, Ibrahim pasha, shkatërroi ushtrinë osmane dhe para tyre nuk kishte tani asnjë pengesë ushtarake që të pengonin forcat e Ibrahimit për të marshuar përpara. Kur Mehmet Aliu shpalli qëllimin për largimin nga froni të sulltanit, Mahmud II, i alarmuar, pranoi ofertën e Rusisë për ndihmë ushtarake, gjë që nuk u pranua nga qeveritë britanike e franceze. Ata ndërhynë drejtpërdrejtë me trupa dhe diplomaci. Ndërmjetësuan një zgjidhje në maj 1833 e njohur


21 Nr. 40 - PRILL 2014

si Konventa e Kutahia. Mehmet Aliu do të tërhiqte forcat e tij nga Anadolli në këmbim të Kretës, do të merrte të drejtën e sundimit të trashëguar në Egjipt e Arabi dhe Ibrahim Pasha do të emërohej vali i Sirisë. Ndërkohë, i biri i pashait prej kohësh ishte sistemuar me trupat e tij dhe jetonte në Jerusalem. Zot i ri i Jerusalemit ishte Ibrahim Kuqi. “Zaptimi shqiptar 1830 – ‘40” quhet kreu 36 i pjesës së tetë, “Perandoria”, e jetëshkrimit “Jerusalemi”, ku historiani Simon Sebag Montefiore përshkruan hyrjen e shqiptarëve në qytetin e shenjtë. “…ushtria marshoi përmes qytetit si jerusalemas ‘të lumtur dhe të kënaqur’, duke festuar plot drita, kërcim dhe muzikë në rrugë. Për pesë ditë, myslimanët, grekët, françeskanët, armenët e, madje, edhe hebrenjtë qenë në qejf ”. Po pse u gëzuan kaq shumë banorët e qytetit nga ardhja e shqiptarëve? Kishte më se 30 vjet që Jerusalemi shtypej nga Abdullah pasha, nipi i “Kasapit” me emrin Mustafa Krimineli dhe Haim Fahri. Me Ibrahimin si guvernator në Siri dhe Izrael, zotërimet që u përkisnin shqiptarëve morën formën e një perandorie. Ai i tronditi myslimanët e Jerusalemit kur zëvendësoi uljen në shiltetë e jastëkët me karrigen europiane, por sidomos me pirjen e verës hapur, nga ai vetë dhe kushdo tjetër, që tani ishte i lejuar. Biri i Mehmetit, që kish fituar nofkën “Kuqua” për shkak të mjekrës së tij të kuqërremtë, sa kohë ndenji në Jerusalem, u kujdes të vendoste barazi para ligjit për tërë racat; lehtësoi shtypjen e hebrenjve e të krishterëve; ata mund të kalëronin rrugëve dhe të vishnin tesha që vishnin edhe myslimanët si dhe nuk duhej ta paguanin më taksën jizaya. Jerusalemi kishte shekuj që ndodhej nën pushtimin turk dhe për herë të parë, nga këto reforma, po shijonin lirinë. Jerusalemi i zhytur thellë në kulturën lindore të jetesës, atë arabopersiane, gjatë dhjetë vjetëve të sundimit shqiptar, filloi të shijojë lirinë dhe mënyrën europiane të jetesës, atë mënyrë që kishte mbi 25 vjet që po kultivohej në Egjipt. Felahinët myslimanë nuk i përtypën dot format e reja të lirisë dhe u çuan në revoltë, e cila, nga vetë Mehmet Aliu dhe i biri, Ibrahimi, u shtyp, duke i dërrmuar rebelët dhe duke rimarrë Jerusalemin. Ibrahimi ftoi europianët të vendosnin konsullatat në Jerusalem dhe për të parën herë që nga kryqëzatat, lejoi të binin kambanat e kishës. “Shqiptarët – shkruan Simon Sebag Montefiore, në veprën ‘Jerusalemi’, qenë modernizues entuziast, që u duhej mbështetja europiane, nëse donin të

zaptonin perandorinë osmane. Ibrahimi lejoi pakicat të rindreqnin ndërtesat e tyre të shkatërruara; françeskanët rregulluan Shën Saviour; hebrenjtë sefardë nisën rindërtimin e sinagogës ben Zakkai, një ndër katër sinagogat në lagjen hebreje; ashkenazët u rikthyen në sinagogën Hurva, të shkatërruar në vitin 1720”. Në 1838-n, Mehmet Aliu njoftoi Britaninë dhe Francën se ai do të shpallte pavarësinë e Egjiptit, Sirisë dhe Palestinës nga Perandoria Osmane. Franca e përkrahte, por ishte Britania ajo që vendoste. Asaj i prishej status quo-ja e Perandorisë Osmane. Rusia kishte synimet e saj, në kuadër të Perandorisë Ruse. Në Stamboll, komandanti turk, Hafiz Pasha, e siguroi sulltanin Mahmud II se ai ishte në gjendje të mundte ushtrinë “egjiptiane” të shqiptarëve. Pasi mori pëlqimin, urdhëroi forcat e tij për të përparuar në kufirin sirian, sulmoi trupat e Ibrahimit dhe u shkatërrua në betejën e Netsibi, afër

Urfa, më 24 qershor 1839. Nga momenti në moment, Stambolli mund të binte në duart e Mehmet Aliut, por kjo gjë nuk u lejua. Mahmud II vdiq pothuajse menjëherë pas betejës dhe u pasua nga Abdylmexhidi 16-vjeçar. Fuqitë europiane dhe Qeveria britanike ndërhynë energjikisht, duke rënë dakord me Austrinë, Prusinë dhe Rusinë të nënshkruajnë Konventën e Londrës. Konventa i afronte Mehmet Aliut sundimin e trashëguar të Egjiptit, si pjesë e Perandorisë Osmane, si detyrim për t’u tërhequr nga Siria, Jerusalemi, rajonet bregdetare e malin e Libanit. Mehmet Aliu fillimisht ngurroi, duke besuar se kishte mbështetjen e Francës, gjë që i kushtoi shumë se mbështetja franceze nuk arriti kurrë ndërsa forcat detare britanike lëvizën kundër Sirisë, Jerusalemit dhe Aleksandrisë; anijet austriake bllokuan deltën e Nilit dhe bombarduan Bejrutin. Mehmet Aliu ra dakord me kushtet e Konventës. Më 27 nëntor 1840

shqiptarët ishin larguar nga Jerusalemi e Palestina, toka që britanikët i mbajtën pas kësaj nën diktatin e tyre deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ushtria e mundur u reduktua me vetëm 18.000 trupa dhe Mehmet Aliut e pasardhësve të tij ju njoh e drejta të gëzojnë sundimin trashëgimor mbi Egjiptin dhe Sudanin, si mëkëmbës otomanë. Gjurmët e këtyre ngjarjeve dhe ndikimi dhjetëvjeçar shqiptar në qytetin e Jerusalemit e territoret Siri-Palestinë, pothuajse nuk ekzistojnë në tekstet e tyre të historisë. Edhe kur përmenden, ato u atribuohen egjiptianëve, të cilët nga ana e tyre, janë kujdesur të shkulin e shuajnë çdo gjurmë të 150 vjetëve zotërim, me përjashtim të emrit të ishullit dhe lagjes më të shquar të Kajros, Zamalek. Ajo vazhdon të mbajë me pak ndryshim në shqiptim, emrin e fshatit shqiptar të origjinës të të madhit Mehmet Ali, Zëmblak, të cilin nuk ia kanë mundur ta ndërrojnë edhe pse nuk ia dinë origjinën. Andej nga mesi i shek. XX, fytyra hyjnore e një princeshe shqiptare, Fevzia Fuat Ali, bijë e mbretit Fuad, motër e mbretit Faruk, grua e shahut të Iranit, Muhamed Reza Pahlavi, e shpallur nga Hollivudi si “Gruaja më e bukur në botë e të gjitha kohërave”, ishte i fundmi rast kur përmendej e flitej si princeshë shqiptare e jo egjiptiane. Ishte e fundit e famshme e asaj familjeje që la gjurmë të thella në europianizimin e Egjiptit dhe Jerusalemit, kohë që tani në islamin e saj kujtohet si ëndërr, “…na ishte njëherë!”. Me këtë princeshë mbyllet loja ëndërrimtare e jetës njerëzore shqiptare tej vatrës së saj. Kjo histori shqiptare e Jerusalemit dhe Egjiptit mbetet edhe sot në caqe të pastërtisë së një miti. Ata ishin të vetmit që nuk thanë asnjëherë se janë otomanë dhe kurrë nuk harruan të parathonë se janë shqiptarë.


22 Nr. 40 - PRILL 2014


23 Nr. 40 - PRILL 2014

VIZIONI I SË ARDHMES... Nga Fatmir Terziu Nga këndi i hapur i ballkonit të shtëpisë sime ndjej lëkundjen e lehtë të pemës së kopshtit matanë. Ndjej ndërrimin e pamjes së saj të ngadaltë dhe shikoj se si natyra i qep asaj modën e re, modën e një stine të re. Ngadalë asaj i çel fytyra dhe mëvetësia i jep një drejtim tjetër. Bukuria e përqas me përditësinë dhe kështu pema në sytë e mi, në sytë e motrës dhe vëllait tim merr një risi të re. E gjitha është një lojë sysh, një diktatë që rrëfehet nga vizioni i qashtër i syve, nga shikimi pos asaj që enkas rikrijohet ngadalë e ngadalë. Kjo është një risi. Është një lojë për tre palë sy që e ndjekin kapërcimin metaforik të modës që shkon përshtat një vizioni, një hapësire që rishtrohet mes hamendësisë dhe realitetit. E gjitha na qartëson dhe na lehtëson të ndjejmë kapërcimin e kohës, mendësinë e hapësirës dhe perceptimin evendit. Koha është pranverë. Hapësira është mes tre palë syve dhe pemës. Dhe vendi është kopshti ballë shtëpisë sime. Këtu e gjitha na jep mundësinë të meditojmë, të ndjejmë se nesër do të jetë ndryshe, nesër do të jetë më bukur. Padashje kemi bërë vizionin e një dite tjetër, nga koha, hapësira dhe vendi ku jemi...

Po vizioni i së nesërmes? A është vizioni ynë një pamje e tillë? Në disa raste ai ngjan me natyrën e një ndërrese stinore, disa herë me dimër, ndonjëherë me vjeshtë, e mjaft herë me verë e pranverë. Mjafton që ky drejtim të ketë kahjen e tij. Të ketë drejtimin, vendosmërinë, mirëprojektimin dhe angazhimin viziv të qartë të tij në lidhje me vetë vizionaren tonë. Cili njeri nuk do të kishte dëshirë të shikonte vetveten në ditë më të mira, në prosperitet e begati, të zhvilluar dhe me një efektivitet jetik të fortë? Sa Shqiptarë do të kërkonin të linin shtëpinë e tyre për një vend të huaj, nëse qyteti, Atdheu, tërë Kombi do të ofronin gjërat minimale të cilat shqiptarët i kërkojnë në perëndim? E vërteta është që ne sot janë të lodhur nga politika, nga premtimet, fjalimet shumëfytyrëshe, qeveritarët dhe administrata e korruptuar, skemat e shumta për t’u pasuruar brenda muajit, e shumë të tjera si këto, që çojnë nivelin e pesimizmit aq lart sa syri nuk shikon se ç’ndodhet përtej, në të ardhmen. A ka një të ardhme për Shqipërinë? A ka një vizion për të ardhmen tonë? Dikur i Madhi Sami Frashëri shkruante se “Shqipëria ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet” do të ishte një vizion. “Shqipëra ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” është një nga veprat madhore të Rilindjes, manifesti

politik e ideologjik i saj. U botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjeve të mëdha do të çonin në fitoren e pavarësisë. Për këtë, shqiptarët duhet të ishin të përgatitur, të kishin programin e luftës dhe të ndërtimit të shtetit të ri. Duke përgjithësuar përvojën e gjeratëhershme të lëvizjes kombëtare, kjo vepër e plotësonte më së miri këtë mision. Siç tregon titulli, vepra përbëhet nga tri pjesë. Pra në thelb ka një vizion të projektuar qartë. Pas rënies së komunizmit në 1990, shpresat e Shqiptarëve për një të ardhme më të mirë u fuqizuan shumë. Me gjithë gjendjen e rëndë ekonomike, mungesën e thellë të ushqimit, sendeve elementare të jetesës, higjenës, ndihmës mjeksore etj, populli akoma shpresonte që gjërat do të bëheshin më mirë. Me hapjen e dyerve për tregtinë me vendet fqinje e më larg, sasia e gjërave të ofruara në treg filloi të rritej. Me atë filloi të rriteshin edhe dukuritë e tjera prezente në vendet kapitaliste, si droga, prostitucioni, krimi, etj. Në politikë vazhdonin përplasjet midis rivalëve për pushtet, dhe populli ishte konfuz midis nostalgjisë për mungesën e krimit dhe të rregullit, pastërtisë (morale dhe fizike) nga njëra anë, dhe deshirës për të ndryshuar cilësinë e jetës, por duke parë një realitet zhgënjyes nga politika, nga ana tjetër.

Problemi më i madh që komunizmi shkaktoi, nuk është trashëgimi i një ekonomie të varfër dhe të pazhvilluar, apo ndonjë faktor tjetër që mund të na vijë në mendje, problemi më i madh qëndron në faktin që ato vite krijuan një kontigjent idesh që mohojnë egzistencen e Perëndisë dhe prezencën dhe ndikimin e Tij në jetën e individëve, shoqërisë apo kombeve. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen tonë, që ky është faktori i parë dhe kryesor që Shqipëria ndodhet në gjendjen që është sot, dhe ka kaluar ato gjëra që ka kaluar gjatë këtyre 23 vjetëve të fundit.Kështu që rëndësia e një vizioni është e papërshkrueshme. Vizioni është thjesht aftësia (ose mundësia) e dikujt për të parë diçka. Një nga gjërat më të vështira në jetë është të jetosh pa dritën e syve (pa vizion). Por çfarë vizioni kemi ne për të ardhmen? Apo nuk kemi një vizion? Vizioni është ky: ndryshimi dhe përmirësimi i cilësisë së jetës të një populli nuk vjen nga ligjet apo rregullat që mundohen të ndryshojnë individët nga jashtë brenda, me anë të forcës apo frikës, por vjen nga brenda jashtë, kur një njeri rilind në mënyrë njerëzore, të qartë e të ideuar mirë. Kjo rilindje nuk është figurative apo sllogan politik. Ky është vizioni i qartë për të ardhmen, vizioni me drejtimin e duhur e të detajuar.


24 Nr. 40 - PRILL 2014

Gazeta nr 40 2  

ALBANIAN NEWS LONDON

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you