Page 1

Nr. 39

MARS 2014

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk

Mesazhet e Ditës së Verës Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë. Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Por festa e verës, që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe “qyteti në kërthizë të Shqipërisë”, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve. FAQE 19

SULMOHET BUSTI I SKËNDERBEUT NË LONDËR FAQE 4

Britania e Madhe ndryshon procedurat e aplikimit për vizë

FAQE 18

RAMA DHE THAÇI TAKOHEN NË LONDËR FAQE 11

FESTOHET 6 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS FAQE 14


2 Nr. 39 - MARS 2014


3 Nr. 39 - MARS 2014


4 Nr. 39 - MARS 2014

Sulmohet busti i Skënderbeut në Londër Reagon Ambasada Shqiptare: Janë njoftuar autoritetet përkatëse. Busti monitorohet nga kamerat Busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut në Londër ka rënë pre e sulmeve vandale nga persona ende të paidentifikuar. Sipas Ambasadës Shqiptare në Londër, busti është sulmuar më 4 shkurt, nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë shkarravitur mbi pllakatën e tij. “Më datën 4 shkurt 2014, në kundërshtim flagrant me ligjet e shtetit britanik për ruajtjen e monumenteve të kulturës dhe vlerave të artit të ekspozuara në publik, si dhe me vendimin e autoriteteve të autorizuara, dikush ka guxuar të vendosë një dixhiturë mbi pllakën origjinale. Kjo ka ngjallur një shqetësim shumë serioz sa tek Ambasada Shqiptare në Londër, nismëtare e vendosjes së bustit, por edhe tek organet e Policisë Metropolitane të Londrës, veçanërisht asaj të zonës Bayswater dhe pa dyshim te shumica e shqiptarëve që banojnë në Britaninë e Madhe”, shkruan deklarata e ambasadës sonë në Londër. Ndërkohë, deri më tani nuk ka ende asnjë një të ndaluar për dhunimin e bustit, por ambasada shton se ai monitorohet nga një sistem kamerash 24 orë në ditë. Ambasada njofton se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, teksa e dënon këtë akt, duke e cilësuar si vandalizëm. “Akte si ky dëmtojnë imazhin e bashkësisë shqiptare në Britaninë e Madhe dhe e bën Westminster Council të rishikojë vendimin për vendosjen e këtij monumenti të kulturës dhe historisë së kombit tone, vendim i ndërmarrë pas një procesi të gjatë konsultativ me banorët e zonës ku gjendet busti”, vijon më tej deklarata. Vendosja e bustit të Skënderbeut në Londër u bë para dy vjetësh me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.


5 Nr. 39 - MARS 2014

Nga Kristo Zharkalliu Për Vaçe Zelën lexova shumë shkrime ditët e fundit, gjë që e meritonte këngëtarja e madhe shqiptare. Për shumë vjet Vaçe ishte bërë zëri i Shqipërisë, ose zëri më karakteristik në këngën shqiptare. Megjithëse kënga e saj, zëri i saj i mrekullueshëm, u zhvillua dhe u bë e njohur në një periudhë të errët të historisë së vendit, madje ishte e detyruar t’i këndonte sistemit diktatorial,kurrsesi nuk e zvogëlon mrekullinë e zërit të saj i cili kumbonte kudo që dëgjohej zëri i Shqipërisë. Shumë nga ne emigrantët e vjetër-të arratisur nga Shqipëria dhe të shpallur tradhëtarë dhe armiq të popullitkishim burim të vetëm informimi nga Atdheu Radio Tiranën, të cilin e dëgjonim pa ndërprerje dhe, megjithse e dinim se ishte mjeti propagandistik i sistemit diktatorial, përsëri përpiqeshim të dallonim pjesë objektive, dhe optimiste dhe sigurisht ndiqnim programet muzikore ku zëri i Vaçe Zelës na bënte të mallëngjeheshim dhe të…krenoheshim. Ajo erdhi disa here në Greqi me ansamble muzikore dhe të këngës popullore ku ngahera Vaçe Zela ishte në krye të tabelës,ku kritikët grekë, megjithse në përgjithësi shpreheshin negativisht për artin “socialist”, nuk harronin të lavdëronin dhe të admironin këngëtaren e madhe shqiptare. Unë e pashë nga afër-(madje më ngjau një episod i papëlqyeshëm kur vajza ime katër vjeçare donte të shihte nga afër “Teto Vaçen”, këngët e së cilës i dëgjonte përherë në shtëpi nga radioja dhe ndëhynë njerëzit që e shoqëronin që të mos lejohej që këngëtarja t’i afrohej vajzës së një…armikut të partisë dhe të popullit, por këtu nuk është vendi të kujtojmë çaste kaq të hidhura) disa herë kur jipte shfaqje në Athinë dhe Pire dhe kisha pare me syt e mi se si publiku grek e priste dhe e përcillte gjithnjë me duartrokitje të tejzgjatura. Ne, ndonse “armiq të diktaturës” nuk mund të mos ndiheshim krenarë kur rë huajt vlerësonin lart një këngëtare shqiptare, ashtu si krenoheshim për çdo gjë shqiptare, se tekefundit ai ishte vendi ynë, ai ishte atdheun ynë dhe na dhimbsej, donim që diçka të mire të ngjiste dhe na vinte mire kur artistët shqiptarë bënin përshtypje të mire në “botën e përparuar perëndimore” Ashtu si na vinte mire- pamvarësisht nga kufizimet politike ideologjike që na ndante nga sistemi diktatorial-kur letërisa shqiptare lavdërohej dhe përkthehej në vende të tjera. Vaçe Zela nuk këndonte vetëm këngë propagandistike por dhe shumë këngë për dashurinë, për atdheun dhe, kryesisht këngë popullore myzeqare. Zëri saij ishte i

Aurela Gaçe, të lumtë goja dhe dora…

përshtatëshëm për çdo lloj kënge dhe kur dilta ajo në skenë, kur zëri saj kumbonte e gjithë salla e dëgjonte dhe e ndiqte me admirim të madh. Pas shëmbjes së diktaturës ajo sikur u zhduk nga skena e artit shqiptar. E vërteta është se nuk e dinim çfarë i kishte ngjarë,madje nganjëherë mendonim se mos sistemi i ri “demokratik” nuk e donte më Vaçen e cila ishte identifikuar me këngën e periudhës dyzetepesë vjeçare të diktaturës. Shtypi shqiptar që dallohet për “llafazan” deri në llomotitje të kota, sikur e kishte harruar këngëtaren e madhe që në fakt përjetonte një gjëndje të vështirë shëndetësore. Në këtë kuadër dua ta lavdëroj shtypin shqiptar-( e, të themi dhe ndonjë fjalë të mire!) që e kishte lënë të qetë vajzën e dikurshme , “Zërin e Shqipërisë”, e cila ishte mbërthyer në një karrocë nga sëmundja që e mundonte kaq vjet, larg Atdheut të saj të dashur. Prandaj dhe lajmi i vdekjes së saj na tronditi dhe na bëri të kujtojmë çastet e mallëngjyese që kishim kaluar duke dëgjuar zërin e saj kumbues. Sigurisht nuk kisha ndërmend të shkruaja-çfarë mund të shtoja unë në ato që u thane dhe u shkrojtën ëpër të?- sikur të mos më kishte nxitur ose zgjuar nga litargu im i zakonëshëm të kohëve të fundit , miku im i vjetër Abdurahim Ashiku. Ai më dërgoi një koment të vogël për një shkrim të Liljana Hoxhës (antikomunistja dhe demokratja e familjes Hoxha! O tempora o morres!) gjë që më bëri ta lexoja dhe unë shkrimin e saj. Nga të gjitha ato që ajo shkruante dallova dy gjëra intere-

sante: e para, dashurinë dhe admirimin e saj për ish vjehrrin Enver Hoxha dhe urrejtjen e madhe që ajo ka për vjehrrën, Nexhmien (këtu nuk është aspak origjinale!) dhe e dyta, karakterizimin e saj interesant për një “publicist” që njeh dhe ka opinion për gjithçka, si “Gjëmbi I Shqipërisë”, gjë që mua më pëlqeu shumë dhe ja thashë mikut tim Duro. Ai qeshi dhe që të më “ngushëllojë” më dërgoi një shkrim të njëfarë… AURELA Gaçe! Them “njëfarë” se deri tani nuk njihja ekzistencën e saj, mbasi, e vërteta është se nuk ndjek zhvillimin e këngës shqiptare vitet be fundit. Mund të them se në shumë raste e kam ndierë veten të zhgënjyer vitet e fundit nga paraqitja e disa këngëtare, të cilat imitojnë paraqitjet ekstreme të…Milej Syrus… Veçse njohja me Aurela Gaçe qe një zbulim i këndëshëm për mua, se para se të lexoja shkrimin e saj, hyra në internet dhe dëgjova disa nga këngët e saj të bukura popullore. Kjo më nxiti më shumë që të lexoj me ëndje shkrimin e saj që menjimënd e bën leckë… Gjëmbin. Ajo tregon se nuk është një këngëtare e rëndomtë, por dhe një grua e re e kulturuar me mendime të pastra dhe konkrete. Ajo nuk i përtyp fjalët, nuk i zbukuron, nuk i trëmbet së vërtetës dhe zbulon me guxim fytyrën e shëmtuar të një pseudodemokratit, pseudoglobalistit, pseudo opinionistit i cili ne paturpësinë dhe arrogancen që e karakterizon mohon vlerat e çdo gjë që është krijuar ose krijohet në Shqipëri, akoma dhe të kaluarën e kombit Arbëror duke mohuar vlerat

akoma dhe të Skenderbeut dhe të Rilindjes shqiptare. Por sulmi i tij ndaj Vaçe Zelës, e cila akoma nuk ishte varrosur, ishte dhe një tregues tjetër për urrejtjen që ushqen ai ndaj çdo gjë shqiptare. Fatmirisht që jo të gjithë i trëmben gojës dhe penës së tij agresive. Këngëtarja e re e talentuar Aurela Gaçe jo vetëm mbrojti në mënyre të vendosur kujtimin e Vçse Zelës (megjithse vetë ajo nuk e njohu diktaturën, si pohon, ashtu si shumë të rinj nuk duan t’ja dine më për Enverin) por zbuloi në mënyrë të qartë fytyrën e Gjëmbit i cili po të ishte në ndonjë vend tjetër ballkanik askush, as në faqet e gazetave as në televizion, nuk do t’i jipte tribune që ai të sulmonte me paturpësi të gjitha vlerat e kombit të tij. Dhe të pushojë të na paraqitet si “viktimë” të diktaturës se nuk harrojmë se biri i kujt ka qënë dhe ç’na ka punuar babai i tij në vitet e para të diktaturës kur bënte pjesë në elitën e partisë së tij. Të gjthë ish komunistët, sidomos ata që ishin në krye të pushtetit që më vonë u dënuan ose u spastruan nga “udhëheqësi” i tyre, ishin viktima të vetë politikës dhe ideologjisë së tyre dhe të mos kërkojnë nga ne, viktimat e vërtetë të regjimit që t’i mëshirojmë, t’i mirëkuptojmë dhe,kryesisht, t’i radhisim në mes tënë si të “përndjekur” nga diktatura, të cilën ata i vunë në zverk popullit shqiptar.. Edhe një here dua të përgëzoj AURELA GAÇE për shkrimin e saj të guximëshëm dhe të ndershëm Të lumtë dora dhe goja o vajza jonë e re, AURELA GAÇE!


6 Nr. 39 - MARS 2014

Nga Manxhar Takaj

Më 2 mars të vitit 1914, grekët shpallën autonominë e Shqiprisë së jugut duke e quajtur atë, shteti autonom i Vorio Epirit. Ende pa lindur shteti Shqiptar dhe pa u ngritur flamuri ne Vlorë, fuqi të armatosura të vëndeve fqinjë e mësynë Shqiprinë nga të gjitha drejtimet. Nga veriu serbët arritën deri në Durrës e Elbasan, malazestë po i afroheshin Shkodrës, grekët në jugë po i afroheshin Korçës dhe Gjirokastrës, ndërsa Himara ishte pushtuar nga forcat greke të Spiromilos që më 12 nentor dhe kishin arritur deri në Qafën e Llogorasë. Grekët, që e kishin mbajtur të pushtuar jugun e Shqiprisë për gjatë vitit 1913, kishin marrë ultimatumin prej fuqive të mëdha të kohës, që deri në tetor të atij viti të dilnin jashtë kufive, tashmë të caktuara të shtetit Shqiptar, por ata akoma pa i lënë të lira të gjitha tokat Shqiptare, nxorrën nga mënga kartën e autonomisë së Vorio Epirit,që në fakt ishte një Kal Troje nga ato që grekët dinin të bënin më së miri. Preteksti ishte, se gjoja popullata ortodokse e Shqiprisë së Jugut, që ata e quanin popullatë greke, kërkonte të shkëputej nga shteti Shqiptar dhe të krijonte një shtet autonom, gjoja i pamvarur edhe nga Greqia. Më 13 shkurt 1914, në Gjirokaster, filloi punimet Kongresi Panepirot, ku merrnin pjesë përfaqësues nga Korça,Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Tepelena, Gjirokastra, Delvina, Saranda, Himara dhe disa përfaqësues nga rajone jashtë kufirit të Shqiprisë. Më 2 mars të vitit 1914, u shpall shteti i pamvarur i Vorio Epirit me kryeqytet Gjirokastrën dhe gjthashtu u caktua qeveria provizore me Kryeministër Jorgo Zografo, një shqiptar nga Qestorati i Lunxhërisë, i cili kishte arritur të bëhej Ministër i Jashtëm i Greqisë dhe së fundmi Guvernator i Janinës. Antarët e tjerë të Qeverisë Dh. Dhulis, A. Karapano,Papa Vasilis, S.Spiromilo, gjithashtu ishin shqiptarë me gjak dhe me gjuhë, por që shprtin ja kishin shitur Greqisë. Pretendimet e këtij shteti fantazmë, ishte që kufiri minimal verior të fillonte në Qafë të Llogorasë dhe duke ndjekur përgjithësisht një vijë te drejtë, të përfundonte në veri të qytetit të Korçës. Për realizimin e këtij plani djallëzor të krijimit të këtij shteti dhe sigurisht më pas bashkimi me Greqinë, u organizuan strukturat e armatosura ose e quajtura ushtri e shtetit të Vorio Epirit. Kontigjenti drejtues dhe organizator i këtyre forcave, ishin oficerë dhe ush-


7 Nr. 39 - MARS 2014

100 VJET NGA BARBARITË E ANDARTËVE GREKË NË SHQIPRINË E JUGUT

tarë grekë, evzonë dhe korofillakë, të cilët hoqën uniformat e ushtrisë greke, për të krijuar idenë se ishin banorë vëndas. Kësaj force ju shtuan mijëra vrasës, kriminelë dhe hajdutë, që u liruan nga burgjet e Athinës dhe të Kretës, të cilët të organizuar në të ashtuquajturat “Batalione të shënjta”ose Hierollohite, u lëshuan drejt jugut të Shqiprisë për të vrarë, djegur dhe shkatërruar gjithçka. Banorët ortodoksë të Shqiprisë së Jugut, e kundërshtuan krijimin e këtij shteti fantazmë dhe në përgjithësi edhe pushtimin Grek, por fatkeqsisht disa prej tyre, të gënjyer dhe të blerë, u bënë pjesë e ushtrisë së andartëve grekë. Synimi i parë i qarqeve greke Vorioepirote ishte zhdukia me rrënjë e fshatrave myslimane duke i djegur ato dhe duke vrarë e përzënë banorët e tyre. Banorët e Shqiprisë së Jugut, megjithëse pa ndonjë drejtim nga shteti i tyre, të pa organizuar, të pa armatosur siç duhet, i pritën pushtuesit andarto grekë me armë në dorë. Çetat shqiptare në Kolonjë, Tepelenë, Kurvelesh, Delvinë e gjetkë, të drejtuara nga komandantë popullorë si Çerçis Topulli, Selam Musai, Sali Butka, Sulo Beqiri e Sali Vranishti, për dy muaj rresht u rezistuan me trimëri hordhive andarto greke, të cilat ishin të komanduara nga oficerë me akademi dhe të paisur me armët moderne të kohës, të markave Gjermane. Një kontribut të veçantë në rezistencën e popullatës shqiptare, dhanë edhe ushtarakët hollandezë, të

cilët gjëndeshin në Shqipri për të organizuar xhandarmërinë e shtetit, por që në fakt Qeveria Shqiptare e asaj kohe me Princ Vidin, nuk ushtronte asnjë autoritet dhe ndihmë në Shqiprinë e Jugut, pasi ishte e zënë me dallaverat e Esat Pashë Toptanit dhe me kryengritjen e Haxhi Qamilit. Pas një rezistence të përgjakshme dy mujore, popullata Shqiptare e këtyre zonave, e mbetur pa armatim dhe pa asnjë ndihmë dhe përkrahje, u detyrua të tërhiqet drejt veriut. Gjithë banorët e besimit mysliman të jugut të Shqiprisë, lanë fshatrat e tyre, shtëpi e katandi dhe me çfarë kishin veshur, u drejtuan drejt Vlorës dhe Beratit. Krimet që andartët grekë kryen ndaj popullsisë së pa mbrojtur Shqiptare në vitin 1914, kanë qënë nga më të egrat, më mizoret,më barbaret që kanë ndodhur në ato kohë. Pa asnjë dyshim ato mund të krahësohen me natën e Shën Bartholemeut, me krimet sërbe në Bosnjë dhe Kosovë, me shkatërrimet dhe vrasjet e Pal Emilit në vitin 167 p.k, me masakrat Turke në Armeni dhe me ato që grekët bënë kundër popullsisë Çame, etj. Bilanci i vdekjeve dhe shkatërrimeve ishte tragjik; 7000 veta të vrarë, kryesisht të therur me thika, një mënyrë vrasje e preferuar prej andartëve grekë, 192 fshatra të djegura dhe të rrafshuar krejtësisht, mbi 100.000 banorë të këtyre zonave të përzënë me dhunë nga vatrat e tyre, të cilët u kthyen në muhaxhirë dhe mbi 4000 prej tyre

vdiqën nga urija dhe sëmundjet, si dhe dëme ekonomike të pa llogaritëshme. Kanë qënë jo vetëm të përbindëshme por edhe makabre, kur në fshatin Hormovë andartët grekë vranë 217 burra në kishën e fshatit, në Panarit therën me thika 340 burra, gra e fëmijë dhe trupat e tyre i hodhën në një hmnerë, në fshatrat e Përmetit, Pacomit dhe Kuqar vranë 75 burra dhe 40 gra, ndërsa 27 fëmijëve ju prenë kokat dhe i hodhën në një pus. Popullata e përzënë me dhunë u vendos kryesisht në ullishtat e Vlorës, ku sëmundjet dhe uria bënë kërdinë. Për të vizituar të shpërngulurit, më 26 korrik, erdhi në Vlorë edhe Princ Vidi, i cili përveç se ju qau hallin muhaxhirëve, nuk mundi t’ju jepte asnjë lloj ndihme, deri sa më 3 shtator të atij viti, ai u largua përgjithmonë nga Shqipëria. Rreth këtyre ngjarjeve mikja e shqiptarëve Edith Durham shkruan: “Nuk mund ti besoj ato që kam parë. Më duket sikur jam në një ëndërr të keqe dhe grekët edhe sikur një shekull të tërë, të bëjnë pendesë, ata nuk mund ti shlyejnë krimet e urrera që kanë bërë ndaj shqiptarëve” Këto ngjarje tragjike, vetë populli i Shqiprisë së Jugut i ka gdhëndur në këngët dhe folklorin e vet kur thotë: Më katërmbëdhjetë viti Venizellua nga Gjiriti Asqer nga Preveza ngriti Shqipërisë ja vërviti Seç e dogji dhe zhuriti ose: Në Cepo tek Manastiri Sokëllin Sulo Beqiri O kurveleshas ti bini Se na zaptoi qafiri Ishin shqiptarët e Amerikës të asaj kohe, që më shumë se kushdo, ata dënuan barbaritë greke dhe përcollën me shqetsim e dhimbje masakrat në jugë të Shqipërisë. Njeri prej tyre, që i përjetoi vetë ato ngjarje, prifti Kosta Papa Tomori shkroi librin “ Barbaritë Greke”. Me vërtetësi, objektivitet dhe

dhimbje ato ngjarje i ka trajtuar edhe nëpunësi i Mbretërisë Teki Selenica, por çuditërisht historiografia dhe kultura jonë, këtyre ngjarjeve u ka kaluar krejt përciptas ose nuk i ka përmëndur fare. Përgjatë këtyre 100 vjetëve, ato ngjarje nuk u bënë asnjëherë subjekt i veprave letrare,artistike,histori ografike dhe publicistike. Askund në rajonet ku janë bërë luftime, por as në vëndet ku janë kryer masakra, nuk të zë syri ndonjë memorial ose vepër monumentale,ndërkohë që grekët po ndërtojnë varreza madhështore edhe atje ku nuk është vrarë prej italianëve asnjë ushtar grek, madje në mënyrën më makabre përdhosin eshtrat e banorëve të atyre anëve, ose kanë ndërtuar kisha edhe atje ku nuk ka asnjë njeri të besimit ortodoks. Çfarë mund të jetë kjo? Është një amnezi patologjike? Është një harresë e qëllimshme,apo është një ëndërr e frikshme, që nuk kemi guxim për ta kujtuar. Kjo kujtesë, kursesi nuk duhet të jetë për hakmarrje dhe as për të ushqyer urrejtje ndaj një populli fqinjë, por vetëm për të njohur të kaluarën tonë, për të njohur sakrificat e atyre burrave dhe grave që rezistuan me armë në dorë, duke dhënë edhe jetën e tyre, por kjo edhe për dinjitet dhe për reciprocitet në marrëdhëniet me këdo shtet tjetër,sado i madh dhe i fuqishëm të jetë ai. Këto ditë qarqet greke të teorisë së vorio Epirit dhe Megalidesë, po përkujtojnë me pompozitet 100 vjetorin e krijimit të shtetit autonom të Vorio Epirit, por indirekt edhe duke u krenuar për masakrat që kanë bërë ndaj shqiptarëve. Një tubim i madh u bë këto ditë në Athinë dhe një shtetas Grek në Himarë shpërndau fletushka që bënin thirrje për tu ngritur ashtu si parardhësit e tyre 100 vjet më parë dhe për të marrë Vorio Epirin. Po ne çfarë duhet të bëjmë? Na takon neve më shumë se kujtdo tjetër për të bërë tubime përkujtimore, për të kujtuar dhe nderuar luftëtarët e asaj kohe, për të përkujtuar e nderuar ata mijra burra, gra e fëmijë, viktima të pafajshme, që u thern nga andarto grekët në mënyrat më të përbindëshme që njeh njerëzimi. Është gjëja më minimale dhe njëkohësisht detyrim që ato ngjarje të trajtohen nga historiografia jone, të përfshihen në tekstet shkollorene dhe të ngrihen memoriale e monumente përkujtimore. Nuk do të ishte e tepërt që ngjarjet e vitit të mbrapsht 1914, masakrat, djegiet e fshatrave dhe shkatërrimet e gjithçkaje, t’jua kujtojmë grekve herë pas here dhe t’ju kërkojmë atyre që të lypin ndjesë.


8 Nr. 39 - MARS 2014

Një kremtim i bukur i 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Një kremtim i bukur i 6-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është realizuar në Pimliko, nga Forumi i Bashkimit të Shoqatave shqiptare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe nën kujdestarinë e vetë organizatorëve z Lutfi Vata dhe Ambasadorit shkëlqesisë së tij, z Lirim Grejcevci, atje ku pati një pjesëmarrje të madhe. Festën e pavarësisë së shtetit më të ri të Kosovës në Dallas e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe veprimtarë të dalluar të këtij komuniteti, autoritetet vendore si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës Lirim Grejcevci,

Ambasadori i Shqipërisë Mal Berisha, deputeti i Parlamentit Britanik Andy Sloughter, Kryetari i Bashkisë Barnet, drejtues të pesëmbëdhetë shoqatve që përbëjnë forumin dhe të ftuar të tjerë. Gjatë mbrëmjes u mbajtën fjalime rasti dhe u shfaqë një program kulturor, me këngë dhe valle shqiptare nga të gjitha trevat. Në emër të Forumit përshëndetën Lutfi Vata, Talat Pllana dhe më pas edhe Ambasadorët Grejcevci dhe Berisha, si dhe deputeti Sloughter e kryetari i Bashkisë së Barnet. Mbrëmjen e hapi Kryetari i Forumit z Lutfi Vata. Ai shprehu emocionet e veçanta

të shqiptarëve, sa herë që përmendet Kosova dhe kremtohet ditëlindja e shtetit të Kosovës. Ai shprehu falënderim të veçantë për pjesëmarrjen e përfaqësueseve të Kosovës në mbrëmjen kremtuese të organizuar nga shoqatat shqiptare, duke i dhënë një vlerësim të veçantë këtij komuniteti, që ka bërë aq shumë me kontributet tij për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në fjalimin e tij, Ambasadori Grejcevci shprehu mirënjohjen e thellë të shtetit të Kosovës për kontributin e paçmuar të diasporës shqiptare, në Mbretëri të Bashkuar, duke përfshirë edhe këtë

në Londër, për lirin edhe pavarësinë e Kosovës, sidomos gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Grejcevci nënvizoi se komuniteti shqiptar mbetet ura më e fortë lidhëse në mes të Kosovës dhe të shqiptarëve në Ballkan me Mbretërinë e Bashkuar. Kryetari i Bashkësisë shqiptare “Faik Konica”, Talat Pllana, në fjalën e tij vlerësoi kontributin për përkrahjen e madhe që ka pasur Kosova në vazhdimësi nga komuniteti si dhe shteti britanik, duke vlerësuar edhe komunitetin shqiptar, për kontributin e tyre për liri dhe pavarësi. Kënga, vallja dhe harreja vazhduan gjatë.


9 Nr. 39 - MARS 2014

Nga Graciela Kiri - Ceka

Me rastin e Shen Valentinit, dites se shenuar te te dashuruarve, Shoqata Shqiptare ”Mother Teresa Albanian Union” organizoi nje feste te bukur, ne lokalin ‘’Lago Blu’’ ne Wembley, Londer. Ambientet e bukura te restorantit dekoruar nga Aida & Beni, cifti shqiptar, pronare te lokalit, mbuleast e kuqe ne tryeza, vazot me trendafila te kuq, picetat ne forme zemre, qirinjte e kuq te ndezur, e benin ambjentin shume romatik, duke te krijuar ndjenjen e bukur te dashurise Ne kete festim dashurie, nderuan me pjesemarrjen e tyre, Ambasadori i Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar Z. Mal Berisha me bashkeshorten e tij Znj.Donika, te cilet vleresuan kete dite vertete te shenuar, qe dikur ka qene tabu qe te permendej, kujtohej, ndoshta nuk njihej fare se kishte feste per te dashuruari, apo ‘’dashuri e ndaluar’’ per shume te tjere. Ne pershendetjen e tij Z. Ambasador uroi dhe theksoi se te dashuruarit e kane cdo dite feste, por nje dite qe t’i perkushtohet vertete dashurise, eshte dicka shume e bukur, dashuria nuk njeh moshe, kohe apo etapa per ciftet qe e dashurojne dhe respektojne njeritjetrin. Vlerat e saj duken ne kurorezimin me sukses te familjes, ne lindjen, rritjen, edukimin, shkollimin e fruteve te dashurise qe jane femijet tane qe na e bejne jeten dhe dashurine tone me te bukur. Aspekte nga historia e tyre e dashurise, e bene me te kendshme dhe me gazmore atmosferen e darkes festive. Bashkepunimi i perhershem mes Ambasades Shqiptare dhe Komunitetit Shqiptar ne Mbreterine e Bashkuar, ka qene dhe eshte i shkelqyer, me nje kooperim te gjithanshem, duke filluar nga festimi i festive historike, si Pavaresia e Shqiperise, kujtimi i figures se shquar te Skenderbeut, ceremoni te tjera; sic eshte shfaqja e filmave dhe dokumentareve shqiptare, promovimet e librave dhes shume te tjere. Prania e kryeredaktorit te gazetes ‘’Albanian News” Z.Fatmir Terziu, i dha mbremjes ngjyra me te vertete te bukura me poezite e mrekullueshme kushtuar dashurise ne pergjithesi, duke shprehur ne menyre te vecante nepermjet poezise ‘’Puthje’’, dashurine per bashkeshorten e tij Lucianen e bukur dhe te mire, e cila eshte me fat qe i thuren vargje dashurie enkas per Te. Ne kete darke te Shen Valentinit, historite ishin nga me te ndryshmet. Duke startuar me historine roman-

tike te dashurise se Zamires me Cenin , te cilet e kujtojne me nostalgji ketu e 30 vjet me pare, shetitjet nga parku “Rinia” apo Liqeni Artificial i Tiranes, pritjet me ore te tera ne dritare, kujtime te bukura dhe te vecanta, te cilat e mbajne Ciftin Ruspi, me energji dhe bukuri edhe sot e kesaj dite. Per te vijuar me tej, me historine e dashurise se Irena Gashit me bashkeshortin e saj Abazin, e cila si vajze nga Skrapari nuk i mori vesh asnje fjale djalit nga Tropoja ne propozimin e pare, dhe qe guralecat dhe topat e letrave hidheshin sa here qe Irena kalonte dhe Abazi i gjendej prane. Aspekte nga jeta e tyre e dashurise u treguan nga Agimi me Dyshen, Aqifi me Valin, Shejmonda me bashkeshortin e saj si dhe shume te tjere, te cilet dhuruan mbresat e tyre me te bukura per dashurine. Ndersa, nga historia ime e dashurise, po permend njohjen me Indrit Ceken ne spital, ku ai kishte te shtruar nenen, ndersa une babain… Njohje trishtuese, vazhdim interesant, magjik…Nje djale malesor prej shume vitesh ne Londer me nje jete tashme te stabilizuar… nje vajze me origjine te larget nga Dukagjini, e lindur ne Fier, e rritur, e shkolluar dhe oficere policie ne Shkoder, pjesemarrese ne Big Brother Albania 3 ne Tirane, kualifikime ne Poloni, Zvicer, Egjipt, etj, e fejuar ne Malesi te Madhe, e martuar ne Londer, ku dhe behet nena e Diteles… Ne kete darke dashurie, nuk munguan edhe pershendetjet, ku po vecoj ate te Z. Lutfi Vata, Kryetar i Forumit te Shoqatave Shqiptare ne Mbreterine e Bashkuar. Ai me shume dashamiresi, i pershendeti te gjithe te pranishmit dhe i uroi ne emer te tij dhe te bashkeshortes se tij Albanes, jete te gjate e te lumtur, shendet, dashuri e cdo te mire per te gjithe shqiptaret aty e kudo qe ndodhen. Kercimet e bukura nga te gjithe pjesemarresit, e bene darken teper te gezueshme; Hankja dhe Gezimi, Entela dhe Kastrioti, Lavdia dhe Afrimi, Shqipja dhe Kujtimi, Monda dhe Gezimi si edhe shume te tjere, shkelqyen me prezencen e tyre, duke shprehur dashuri gjithnje e me shume per njeri -tjetrin. Vlen per t’u pershendetur edhe stafi drejtues ishoqates Shqiptare ”Mother Teresa Albanian Union”, me kryetare Znj. Zamira Ruspi si dhe kolektivin e mesueseve; Kristina, Hanke, Shqipja, Lavdia, Monda, Dyshja,etj. si dhe mesuesja me re Graciela, te cilat jo vetem organizuan mbremjen, por i dhane edhe tonin dhe ngjyrat argetuese darkes festive.

Festohet Dita e të dashuruarve, Shën Valentini

Edhe ne kete event, u vu re nje bashkepunim i shkelqyer mes anetareve te kesaj shoqate, me nje komunitet perfekt qe jeton dhe punon ne zonen e Brentit, me familje solide, unike, qe kane perkushtim te vazhdueshem, per rritjen dhe edukimin e femijeve te tyre, duke qene shembull perfekt edhe per familjet e tjera. Shoqata Shqiptare ”Mother Teresa Albanian Union”, u formua ne Janar te vitit 2005, periudhe teper e veshtire ne ate kohe per te gjithe ata, te cilet, akoma ishin te pa stabilizuar, pa leje qendrimi ,dhe te drejte punesimi apo shkollimi. Komuniteti yne, ishte i pa rganizuar dhe me shume nevoje per kooperim , stabilizim ne Mbreterine e Bashkuar. Roli i shoqates si ne ate kohe edhe ne ditet e sotme eshte unik, nuk mundet kurresesi komuniteti yne te ishte kaq i bashkuar, kaq i lidhur, dhe me kaq shume njohje pa funksionin e kesaj shoqate, qe sot prezanton me krenari komuntein tone ne zonen e Brentit. Qellim kryesor i shoqates edhe sot e kesaj dite, mbetet mesimi i Gjuhes Shqipe femijeve shqiptare me banim ne Mbreterine e Bashkuar. Gjithashtu, ruajtja e kultures, tradites sone te

mrekullueshme, trashegimise shqiptare, festimin e festave historike te Memedheut dhe mesimin e historise se Kombit tone. Ne kete kontekst, eventet kulturore, artistike, historike jane pjese e programit te kesaj Shoqate, pa lene pas dore forcimin e familjes , trajnimet e grave, punesimin e tyre, duke bere keshtu te plote integrimin tone ne jeten sociale angleze. Kontigjenti pjesemarres ne shkolle fillon nga 3-vjecaret, femijet parashkollore, e deri tek nxenesit e rritur dhe adoleshentet. Nje vend te vecante ze puna intensive me prinderit, sidomos me grate. Aktivitetet ne kete drejtim kane qene te shumta, duke filluar qe nga trajnimi per teacher assistant gjate vitit 2013, ku 30 nena u certifikuan me NVQ Level II, nga te cilat, 10 prej tyre kane filluar pune me kohe te plote ne shkolla te ndryshme angleze. Duhet vleresuar puna vullnetare qe eshte pjese e shoqates sone, ne te cilen punojne ne menyre te rregullt, duke perfituar eksperiencen e duhur per te vazhduar me tej ne karrierene tyre, ne drejtim te edukimit, shkollimit, ruajtjes se kultures dhe tradites shqiptare.


10 Nr. 39 - MARS 2014

TEL (Zyra): 07426449580 MOBIL: 07447142848


11 Nr. 39 - MARS 2014

Rama dhe Thaçi takohen në Londër Nuk është hera e parë që dy kryeministrat e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, përkatëisht z Edi Rama dhe z Hashim Thaçi, të pikëtakohen. Këtë herë ata takohen në tokën angleze. I pari, z Rama është i ftuar nga Dr Othon Anastasakis (St Antony’s College, Oxford) dhe tjetri, z Hashim Haçi është dedikuar të takohet me komunitetin shqiptar në Hamersmith Toën Hall. Zoti Rama ka pothuajse në të njëjtën ditë, lekturën e tij në Nissan Lecture Theatre, St Antony’s College, Ëoodstock Road, Oxford OX2 6JF. Ndërsa orari është i ndryshëm, pasi z Thaci takohet me komunitetin në orën 18:30. Vendet natyrisht janë të ndryshme. I pari në Nissan Lecture Theatre, St Antony’s College, Ëoodstock Road, Oxford OX2 6JF. I dyti në Hamersmith Toën Hall. Në njoftimin zyrtar për Kryeminsitrin shqiptar thuhet: “Politikan, artist vizual, publicist, ish-profesor në Akademinë e Arteve, dhe ish-lojtar i basketbollit me Kombëtaren shqiptare, Edi Rama është tani kryeministri i Shqipërisë, dhe udhëheqës i Partisë Socialiste. Edi Rama ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë së Tiranës për tre mandate rresht, 2000-2011, dhe si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Nëpërmjet përdorimit të artit, dhe qasjen e tij të pazakonta në politikë, Edi Rama ka qenë një figurë e terren-thyer në peizazhin politik shqiptar. Gjatë kohës së tij si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ai ndihmoi për transformimin e kapitalit në një vend më të gjallë dhe të gjallë për të jetuar.” Por Kryeministri shqiptar mësohet se më 24 shkurt do të marrë pjesë në forumin e ekonomisë së kryeministrave të Ballkanit të organizuar nga BERZH-i, ku mesa duket do të jetë edhe z Thaçi. Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim paralajmëroi se më datën 24 shkurt, në kryeqytetin britanik,

Londër u organizua Forumi Investues për Ballkanin Perëndimor. Në forum do të marrin pjesë kryeministrat e shtatë vendeve të rajonit. Kështu, sipas BERZH-it, prezentë do të jenë: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Malit të Zi, Milan Gjukanoviç dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.“ Tema kryesore e konferencës është integrimi rajonal përmes korridoreve rrugore dhe të gazsjellësit”, njoftoi BERZH-i. Në një studim të tij, Dr Othon Anastasakis së bashku me Vesna BojicicDzelilovic thotë se ‘vitet 1996-1997 panë një ndryshim regjimi në Shqipëri’ ( The years 1996-1997 saë a change of regimes in Albania) (Anastasakis dhe Vesna Bojicic-Dzelilovic, 2002: 12). Studimi i kryer në vitin 2002 me temë BALKAN REGIONAL COOPERATION & EUROPEAN INTEGRATION mos ndoshta do të jetë një pikëpyetje e radhës? A thua se në vitet e cituar nga studiuesit ishte vërtet ndryshim regjimi në Shqipëri? Dihet se ndryshimi i regjimit është zëvendësimi i një regjimi me një tjetër. Përdorimi i shprehjes daton paktën në vitin 1925. Ndryshimi i regjimit mund të ndodhë nëpërmjet pushtimit nga një fuqi e huaj, revolucion, grusht shteti ose rindërtim pas dështimit të një shteti. Ndryshimi i regjimit mund të zëvendësojë të gjitha ose një pjesë të institucioneve shtetërore ekzistuese, aparatin administrativ, burokracinë dhe elemente të tjera. Atëherë? Rama: “Kush bën biznes në Shqipëri, ka partnere qeverinë” Rama në forumin e BERZH: Kush bën biznes në Shqipëri, ka partnere qeverinë. Gjatë fjalimit të tij në Forumin e BERZH-it në Londër, për investime

në Ballkanin Perëndimor, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për tu shndërruar në partner për këdo që do të investojë në vendin tonë. “Do të doja të ftoja të gjithë ju të vini dhe të shikoni se ne e kemi të rëndësishëm biznesin. Qeveria do të jetë partnere për të gjithë ata që bëjnë biznes në Shqipëri. Klima e biznesit meriton një vëmendje të veçantë. Reforma në klimën e biznesit është një projekt afatgjatë të cilën po e nisim me BERZH, duke bërë që zëri i biznesit të dëgjohet për të zbatuar politikat”,- u shpreh Rama. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, modelit të vjetër ekonomik i ka kaluar koha dhe tashmë kërkohet model i ri në terma praktike. Kryeministri Rama shprehu gjithashtu angazhimin e plotë të qeverisë që drejton për integrimin e vendit, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm e rritjen e punësimit. “Do të jemi të hapur për këshilla, suksesi nuk vjen nga një plan i mirë, por nga mundësia për të bërë përmirësime. Ne duam të punojmë me të gjithë partneret. Vetëm jemi të dobët, por së bashku mund të jemi shumë të fortë. Do të jemi shumë më të mirë nesër dhe pasnesër”,- u shpreh kryeministri Rama. Qëllimi i forumit të BERZH është që të nxjerrë në pah mundësitë për nxitjen e investimeve të huaja në rajon dhe për një shkëmbim pikëpamjesh për të kapërcyer hendekun midis angazhimit politik dhe projekteve reale rajonale. Në këtë takim marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe krerët e qeverive të Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, i Republikës së Maqedonisë, Malit të Zi dhe ai i Serbisë. Takimi i drejtuar nga Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti përqëndrohet në klimën e investimeve në këto vende, zhvillimin e burimeve të reja

energjetike dhe infrastrukturën e rajonit. Panele diskutimi do të ketë edhe për tematikat e integrimit tregtar të rajonit dhe zhvillimit të sektorit privat në fushën e transporteve. Sipas BERZH, qëllimi i këtij forumi do të jetë evidentimi i investimeve potenciale dhe mundësitë që ofrohen për biznesin dhe promovimi i sektorëve strategjikë në rajon. Gjatë vitit 2013 BERZH ka investuar në 80 projekte të ndryshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me një vlerë totale prej 1.2 miliardë euro. I pranishëm ishte dhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Thaçi: “Investimet kosovare, të rëndësishme dhe për rajonin” Vendi ynë ka potenciale të mëdha në energji, turizëm dhe miniera. Kemi përmbushur projekte të rëndësishme si ndërtimi i autostradës me Shqipërinë e aeroportit të Prishtinës dhe jemi në prag të fillimit të autostradës KosovëMaqedoni. Kosova ka pasur rritje të qëndrueshme ekonomike, GDP e vendit eshte 5%, pavarësisht krizës nëpër botë. Megjithatë jam i vetëdijshëm që ka ende shumë për të bërë. Në fund të takimit, Kryeministri firmosi me BERZH, një marrëveshje për përmirësimin e klimës së bisnesit. Qëllimi i këtij forumi është evidentimi i investimeve potenciale dhe mundësitë që ofrohen për biznesin dhe promovimi i sektorëve strategjikë në rajon. I pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë. Takimi drejtohej nga Presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle. Gjatë vitit 2013 BERZH ka investuar në 80 projekte të ndryshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me një vlerë totale prej 1.2 miliardë euro.


12 Nr. 39 - MARS 2014

Nga Fatmir Terziu

Pashko Vasa, gjatë kohës që drejtonte zyrën e shtypit në Konstandinopojë, ka botuar në Berlin një broshurë në gjuhën gjermane për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai me këtë broshurë në atë kohë synonte për të korrigjuar disa gabime zakonisht në lidhje me atë që disa njerëz të veçantë kanë bërë dhe kanë kryer në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët. Por më parë se ai ta botonte këtë në gjuhën gjermane, ose ndoshta në të njëjtën kohë një material i tillë është edhe në arkivat britanike. Në arkivat britanike shkruhet, në ‘Alnëick Mercury’; e shtunë 13 Shtator 1879 se ‘Autori, i cili është vetë një i krishterë me origjinë shqiptare, kërkon të tregojë se shqiptarët janë krejtësisht të dallueshëm në gjuhë, mitologji, institucione, dhe dogana, nga grekët apo Hellenët’. Çdo ditë, thotë ai, ne dëgjojmë muslimanët e Epirit, Maqedonisë, dhe paraqitemi të parathënë si shqiptarëdhe të krishterë, sikur nuk jemi nga e njëjta krahinë, jemi të përshkruar si grekë apo Hellenë’. Pamflete dhe gazeta të ndryshme e kanë përsëritur vazhdimisht këtë përshkrim. Por ndokush nuk ka marrë mundim të korrektojë këtë pasaktësi. Fakti është megjithatë, se myslimanët e Epirit janë vëllezërit e të krishterëve të Epirit, shkruan Pashko Vasa në këtë material të papublikuar më parë. Sipas Pasko Vasas, ‘ata i përkasin të njëjtës racë, të njëjtën lidhje të gjakut që rrjedh në venat e tyre, dhe ata kanë të njëjtët paraardhës. Para supremacisë Osmane ka pasur këtu vetëm të krishterë ortodoksë, të cilët pranuan Islamin nga prirje apo nga motive të interesuara, vetëm në Shqipëri të Epërme kishte katolikë që u bënë muhamedan , dhe vetëm në Greqi muslimanët ishin fillimisht ortodoksëë të cilët u bënë të konvertuarit në Islam. “Në lidhje me ligjet dhe zakonet e bashkëatdhetarëve të tij, autori thotë se ajo jetë që njerëzit jetojnë në Shqipëri është mjaft primitive dhe patriarkale. Çdo fis ka shefin e tij dhe pleqtë, të cilët kryejnë qeverinë e përbashkët, dhe që administrojë ligjin sipas kodeve dhe zakoneve të lashta, të cilat janë të bazuar në parimin e hakmarrjes - Sy për sy , dhëmb për dhëmb. Shefi dhe pleqtë e klaneve janë të vënë në pozicionin e tyre me trashëgimi, por pozita e tyre, varet për aq sa ligji është i hapësinuar, dhe për aq sa u siguron atyre një imunitet. Shefi dhe pleqtë janë, në çështjet e të drejtës publike dhe private, u nënshtrohen të njëjtave ligje, si të ndëshkueshmerisë, ku i nënshtrohet njëlloj si çdo njeriu të zakonshëm. Një shef i cili vret, vritet,

Shqiptarët, një material nga arkivat britanike (Sipas Pashko Vasa)

dhe në këtë Kanun e gjitha është thënë prerë dhe qartë. Ai që vret është vetë i vrarë nga pasardhësit e njeriut të vrarë. Kur vrasësi nuk mund të gjendet, babai i tij, djali i tij, vëllai i tij, kushëriri i tij duhet të vdes për të. Por, edhe nëse vetë ai dhe familja e tij, e vrasësit mund të arrijnë të shpëtojnë hakmarrjes, atëherë një viktimë është bërë nga një anëtar tjetër i fisit në fjalë. Kushdo që vjedh njerëzit duhet të rikthejë në një masë të dyfishtë vlerën e mallrave të vjedhura, dhe duhet të paguajë, përveç gjobës, e cila bie në darën e shefit dhe pleqve. Njeriu i cili vritet në kryerje e grabitje vdes pa nder. Rrëmbimi me forcë i grua së martuar është trajtuar si vrasje të krimit dhe është një krim i barabartë ku shkelësi ose një nga të afërmit e tij i duhet të vuajë vdekjen në duart e burrit të plagosur ose një të afërmi të tij. Një vajzë e fejuar që shkel pak-

tin dhe martohet me një tjetër i jep të fejuarit të braktisur të drejtë të marrë jetën e babait të saj, vëllait, xhaxhait, apo kushëririt. Vdekja është ndëshkimi për tradhti bashkëshortore, burri ka të drejtë për të vrarë shkelësin kur do ta takojë në lidhje me shtëpinë e tij, ose kur, për arsye të tjera, fajësia e tij është jashtë çdo dyshimi. Këto ligje janë të njëjta për të gjithë, pa dallim të fesë. Nëse një mysliman vret një të krishterë, atëherë edhe i Krishteri duhet të vrasë një musliman. Çdo i huaj apo vizitor që pranon mikpritjen e shqiptarëve është trajtuar prej shqiptarit si i shenjtë, dhe detyrat e mikpritjes apo mysafirit - miqësia nuk duhet në asnjë pretekst të shkelen. Ai që plagos apo vret një mysafir -mik është i çnderuar, fisi i tij e përjashton atë, dhe askush nuk i lejohet të ketë asgjë më tej të bëjë me familjen e tij. Turpi mbi të është i përjetshëm, edhe

gjaku nuk mund të fshijë njollën. Ai që vret mikun e një burri tjetër ka shkaktuar që të jetë në borxh të gjakut për 40 herë më shumë, “që klani i njeriut të plagosur ka për të kërkuar nga klani i vrasësit. Njeriu që vret një grua është çnderuar , dhe turpi i tij bie mbi kreun dhe çdo anëtar të familjes së tij të përbashkët me të, ata janë të gjithë të quajtur vrasësit e gruas. Ashtu si çdo fis ka shefin e fisit, në mënyrë që çdo familje ka kokën e saj, dhe në të gjitha rastet ky është njeriu më i vjetër i familjes. Më e vjetëra grua e shtëpisë qëndron në krye të punëve të saj të brendshme. Familjet janë shpesh shumë të mëdha. Ka disa që llogariten në më shumë se 100-120 anëtarë. Urdhërat janë të kryer nga meshkujt e familjes. Gjatë gjithë kohës dhe për gjithçka kreu është i padiskutueshëm dhe ka ndikim. Dispozitat e tij ekzekutohen me bindje të verbër..., shkruan Pashko Vasa.


13 Nr. 39 - MARS 2014

Prof. dr. Eshref Ymeri

Në faqen e internetit të zotit Feliks Taho të datës 29 tetor 2013, u botua një informacion me titull: “Vatikani: Kosova, djepi i Kishës Ortodokse Serbe”. Aty, ndër të tjera, thuhet: “Vatikani nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm nga shqiptarët e Kosovës, thotë Kardinali Uallter Kasper për të përditshmen katolike Kathpress. Kardinali është kryetar i Këshillit Papnor për Promovimin e Unitetit të Krishterë me seli në Vatikan. Ai ishte për vizitë muajin e kaluar në Rusi ku u takua me kreun e Kishës Ortodokse Ruse, patriarkun Aleksei II. Pas takimit përpara mediave ruse, ai u shpreh se “Vatikani i kupton shqetësimet e Rusisë dhe të Kishës Ortodokse mbi problemin e Kosovës. Ne, gjithashtu, e kuptojmë se Kosova është djepi i Kishës Ortodokse serbe... Uallter Kasper brenda qarqeve diplomatike të Vatikanit njihet si një prej personaliteteve më me ndikim të Kishës dhe një ndër diplomatët më të mirë të Vatikanit…”. Nga ky informacion rezulton se Uallter Kasperi qenka një njeri me paha të madhe në Vatikan. Por është e çuditshme se si ka mundësi që një figurë kaq e lartë e Vatikanit dhe me gramë kaq të madhe, të mos e ketë informacionin e duhur lidhur me djepin fetar në Kosovë! Nuk e besoj që ky zotëri, me një përgatitje kaq të madhe, të mos e dijë se kujt i përket djepi fetar në Kosovë! Të mos e dijë vallë zotëria në fjalë se politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin kristianizmit, i cili, me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore? Të mos e dijë vallë ky zotëri që kisha katolike shqiptare në Dardani është përhapur që në shekullin e parë pas Krishtit? Me sa duket, Vatikanit nuk i bëka përshtypje fakti që populli shqiptar i Kosovës e ka të vetin djepin fetar në Kosovë se është popull rrënjës dhe institucionet e veta fetare, si kisha dhe manastire, i ka ngritur ca shekuj më parë, para se tributë sllave të shpënguleshin nga stepat ruse dhe të dyndeshin drejt Gadishullit Ilirik. Prandaj, me deklaratën publike se Kosova na qenka djepi i kishës ortodokse serbe, Vatikani nuk bën gjë tjetër, veçse del para opinionit publik ndërkombëtar me një mashtrim skandaloz. Me sa duket, Vatikani paska vendosur të notojë në detin e gënjeshtrave dhe të mashtrimeve, me të cilat janë mbushur cep më cep legjendat dhe mitologjia grekoserbe, duke i përvetësuar ato për

(Me rastin e 6-vjetorit të pavarësisë)

Sa për kujtesë Vatikanit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

bukuri. Barbarët serbë në Kosovë nuk bën gjë tjetër, vetëm se bën meremetime dhe përshtatje të objekteve fetare katolike të Kosovës në objekte fetare ortodokse. Me këtë deklaratë tejet revoltuese, Vatikani radhitet përkrah armiqve shekullorë sllavë kundër popullit shqiptar të Kosovës, siç kanë qenë, janë dhe vazhdojnë të mbeten serborusët. Me sa duket, Vatikani, për shkak të aleancës së ngushtë që ka me ortodoksinë serboruse, nuk e ka dashur kurrë çlirimin e popullit shqiptar të Kosovës nga zgjedha njëshekullore e tiranisë serbe. Deklarata e Vatikanit, e përcjellë në mjetet e informimit masiv ndërkombëtar me gojën e Uallter Kasperit, dëshmon pastër fare se kjo kështjellë e katolicizmit botëror ende nuk qenka çliruar plotësisht nga tetë mëkatet e rënda të fesë katolike, të cilat i bëri të njohura botërisht Gjon Pali II në kërkimin e ndjesës publike këtu e ca vjet të shkuara.

Më 12 mars të vitit 2000, si vit jubilar ky, të cilin kisha katolike e organizon çdo 25 vjet, figura e shquar e katolicizmit, papa Gjon Pali II (Giovanni Paolo II - 1920-2005), për herë të parë shqiptoi një mea-culpa (faji im) të hollësishme në emër të kishës katolike. Ai kërkoi falje dhe pranoi fajin e anëtarëve të kishës për tetë mëkate: 1. Për përndjekjen e hebrenjve. 2. Për përçarjen e kishës. 3. Për luftërat fetare. 4. Për kryqëzatat. 5. Për dogmatikët teologjikë që kanë justifikuar luftën. 6. Për përbuzjen e pakicave. 7. Për përbuzjen e të varfërve. 8. Për justifikimin e skllavërisë. Pra, Vatikani nuk qenka çliruar ende nga mëkati i justifikimit të shtypjes njëshekullore të popullit shqiptar të Kosovës prej shovinizmit serbomadh. Madje Nunci i Vatikanit në Serbi, Orlando Antonini, paska deklaruar se Vatikani as që do të disku-

tuaka për njohjen e pavarësisë, derisa qeveritë në Beograd dhe në Prishtinë të merren vesh vetë mbi temën e statusit të Kosovës! Kjo është një deklaratë me të vërtetë absurde. Orlando Antonini i paska thënë këmbës dorë. Çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur që më 17 shkurt 2008, kur ajo shpalli pavarësinë dhe deri tani është njohur nga më shumë se 100 vende. Siç duket, në Vatikan s’paska përfunduar ende puna për pastrimin e mykut mesjetar në mendësinë e figurave të tij kryesore. Më vjen keq që nuk jeton Presidenti Rugova që të bindej përfundimisht se cili është qëndrimi i vërtetë i Vatikanit ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Qëndrimi i tanishëm i Vatikanit kundër pavarësisë së Kosovës dhe rreshtimi i tij përkrah ortodoksisë sllavogreke, të kujton qëndrimin e pabesë të Venetikut kundër Skënderbeut. Megjithatë, populli shqiptar i Kosovës nuk duhet të dëshpërohet nga ky qëndrim i pabesë i Vatikanit ndaj veprës së NATO-s dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Madje populli shqiptar i Kosovës duhet të jetë i bindur një herë e mirë se Vatikani ka marrë përsipër rolin e tellallit të grekosllavizmit në qëndrimin ndaj pavarësisë së tij, të shpallur gjashtë vjet më parë. Me sa duket, personaliteti i lartë i Vatikanit paska shkuar në Moskë për të forcuar edhe më shumë lidhjet me boshtin e ortodoksisë sllave. Ç’është e vërteta, edhe ortodoksia ruse, edhe Kremlini janë në hall për sigurimin e njohjes së pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe të Abhazisë nga anëtarë të ndryshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, meqenëse vetë Rusia i ka njohur ato menjëherë si shtete të pavarura. Prandaj Selia e Shenjtë mund të ushtrojë ndikimin e vet në këtë mes! Veç kësaj, qarkullojnë llafe se Vatikani mund t’i njohë këto dy shtete që do t’ia rrisin ca autoritetin, i cili këto vitet e fundit është tronditur keq nga skandalet e atyre 400 priftërinjve pedofilë që ia kanë ulur së tepërmi autoritetin në mbarë botë katolike. Se s’i thonë shaka: Osetia e Jugut dhe Abhazia janë dy shtete me shumë peshë! Osetia e Jugut ka një popullsi që vërtitet aty te 70-75 mijë banorë, kurse Abhazia - te rreth 240 mijë banorë! Nuk duhet të dëshpërohen as ata 60 mijë katolikët e nderuar kosovarë për qëndrimin e Vatikanit kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sepse nuk prishet “dasma kosovare” për një “limon” vatikanas. Santa Barbara, Kaliforni 17 shkurt 2014


14 Nr. 39 - MARS 2014

Festohet 6 vjetori i Pavarësisë së Kosovës Grac acie iela la KIR IRI - CE CEKA Po aq buku bukurr dh dhee me madheshti, u festua edhe 6-Vjetori i Pavaresise se Kosoves, or o ganizuar nga Forumi i Shoqattav Sh ave Sh hqiipt ptar aree n nee Mbreterine e Bashkuar. Ambasaadoret e Sh ba Shqqi qipe p risse dhee te Kosoves, si dhe anetaret e Parlamentit Brriittaan nikk, ishiin pjese e kesaj feste historikke. Moren pjese see rreth 66000 pers rsona ng nga Komuniteti shqiiptar. nx n enes te shoqat atav avve te ndrysshm me si: ”Mother Teresa Albbanian Union”, ”A ”Ard rdhm mer eria ia””, “Faikk Konica” etj. te cililet l rec e it itua u n po p ezzi per Ko K so soveen, perform fo muan va valle tee ndryshm me ; ku spi p ka katii ajo e Pav a ar aresise, valljljljaa e Ko Koso s vess etj. Nen tingujt e buukkur te Orke kest strres st re “Jeehon na”, pj p es esemaarresit kaalu luan an mom omeente en e shu hu e te bu hume b ku kura raa val alleziim mii. Ne Ne kete cere errem em i madh emoni dhesht htore, ht e,, nuk u kis i hiin si si te mung nggonin on fjfjal alim al imet e mba baajtturra ng ngaa Ambasaddo dorii i Kosovves dhe he Shqiperriise se,, te cilett vleressuan n shu hume pun hume unen une en e pal alood odhs dhshm hm me

te shoqatave shqiptare ne Mbreterine e Baashkuar, si dhe bashkepunimin mes Ambassade d s, Komun nitetir dhe shoqatave shqiptare ne mjedisin ang n lez. Gjithashtu mahnitsheem, m, u festua nee Hamm mersmith Tawn Hall, me pjesemarrj rjen en e g jjiithe komu munt ntetit tone, te te gjitha shoqatave shqiptare, ku isht isht htee Kr Kryyeministri I Kosoves z. Hashim Thaci, i cili ne pershenddetjeen e tij, vleresoi punen e lavderueshme qe ben n komunitet eti sh s qiptar ne Mbreterine e Bash ip hku kuar, duuke ke fesstuar 6 -Vj Vjeetoriin e Pavaresie, me suksese rin se ne tee gjitha drejtime mett. me t. Per ketee Feste vertete t maddhe hesh s tore, kupt p ohet et do shk sh hkruajnee shtyypi p , gaze zeetare taret reet si edh dhee kr k ye yeredakt k or kt o et e gazet azetav avve Sh hqi qp ne Mbretterin erin inee e Baash shku kuar. ku E pprra ka kaq bu kaq b kuur dh dhee kaq laarm misshe hem m di dime m tee fe festoj ojm jme ne shqiptaret, duuke treg ne eguar eddh hee nje je herre vvllerat ton onaa hi hisstori to rike, ku kult ltur urrore, e artiisti tike, sooci cial alle ddh he fa he fam miljarre. e “Je Jemi mi krenar are re qe jem emii Sh Shqipt ptar are” e - kjoo es e” esh hte mo m to tojja jone


15 Nr. 39 - MARS 2014

A ka një çmim për Diellin?

Roli i medias dhe zyrave për mediat dhe zyrat

Dëbora shkriu. Dielli doli. Del dhe do të dalë, aq herë sa ditë me diell të jenë në kalendarin e padukshëm e të dukshëm të njeriut..., qoftë edhe në atë jashtë parashikimeve të vetë njeriut. Jashtë parashikimeve dhe shikimeve të çdo frymorit njeri. Të njeriut? Po, të atij njeriu që ende jeton me ëndërrat që i gatuan jo vetëm zyra me frymorë, apo frymorët me zyra, por edhe me ato imazhe që i vijnë nga mediat shqiptare. A ka shkrirë dëbora? A doli dielli? A ka dalë sot ndonjë shesh me njërëz që presin udhëheqësin? A ka dalë pozitari në Twiter? Pyetje si këto ka mjaft në ekranet e mjegullta të njeriut pa dhe me diell, pa dhe me dëborë të rënë nga qielli. Por këto nuk janë pyetje kot. Janë thelbi dhe esenca e editorialeve të dhjetra e dhjetra gazetave shqiptare. Janë pastaj pasqyra dhe kujtesa për qindra e qindra studentë të medias që nesër ..., ah nesër të bëhen kamarierë me shkollë gazetarie. Se gazetarë bëhen kamarierët, dhe se kështu të paktën nis e zhvillohet riciklimi i një rrethi vicioz në ditët me diell, e ditët me dëborë. Dhe ndërsa pyetje të tilla janë thjesht konsumi i ditës, ditëpërditësia e prodhimeve dhe konsumeve të tilla janë një lidhje e stërgjatë me programet, artikujt, muzikën, imazhet që bëjnë

të lindin e ngjallen pyetje gjatë gjithë kohës. Eh, të paktën bëhet një punë. I vënë në punë të papunët. Mbushin kafenetë, shtohen kamarierët e kështu më shumë tym e më shumë lyerje. Të lyejnë e të lyejnë. Madje në kohë e çmim rekord. Nga zyrat me bojë fine, e nga mediat me stuko speciale. Aferim edhe medias, aferim edhe zyrave. Kemi shansin më të madh shqiptar të jemi modeli i pyetësorëve pa dhe me rrjete sociale. Pozita gjen shesh e bën përshesh, opozita tjerr lesh me furkën e Tëiter-it. Shekulli i njëzetë e një. Viti i 2012-të. Viti me popullin më të madh student! Dhe vetë zyra flet “Qeveria ka miratuar për këtë vit akademik rreth 34500 vende studimi (kuota) për nivelin e parë të studimeve universitare (Bachelor) në universitetet publike.” Dhe madje shton: “Prej tyre 25000 kuota janë në sistemin me kohë të plotë.” Eh sa shumë studentë. Sa shumë. Mos harroni universitetet jopublike në të katër cepat e Atdheut, në të gjithë shtrirjen e Kombit. Po a ka kaq vende për kamarierë? Natyrisht që do të hapen. Ditët në vazhdim do të kenë “të regjistruar rreth 23000 studentë në sistemin me kohë të plotë. Javën që vjen shpallet formulari i ri A3 që do tu japë mundësi studentëve që nuk kanë fituar një vend studimi të rikonkurojnë.” Por mos harroni, bë-

huni të durueshëm, se “pastaj fillojnë regjistrimet në sistemin me kohë të pjesshme. Ky numër kuotash bën të mundur që mbi 70 % e maturantëve që kanë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, të kenë mundësi reale për të vijuar studimet në universitetet publike.” E pra e shikoni që nuk e ka fajin dëbora, as dielli që erdhi në kohën e duhur? As zyrat nuk kanë faj. As mediat janë me faj. Askush. Përse pyesni ju qytetarë gazetarë anembanë rrjeteve sociale dhe shfryni sa të mundi atëherë? Kush ju dëgjon juve? Aq më keq që jeni ‘ikanakë’ rrugëve pa rrugë të Europës e botës.... Zyrat kanë pronarë. Një palë ikin dhe një palë vijnë. Ju duhet kohë të kualifikoheni për to, edhe pse jeni të kualifikuar nga zyra të tjera me aftësi shekullore. Edhe pse jeni aprovuar nga Universitete Perëndimore me jetëgjatësi shekullore. Prisni se “ndërkohë, janë miratuar edhe rreth 15500 kuota për studime universitare të nivelit të dytë, duke i dhënë përparësi studimeve të orientuara në profesione, pra programeve që u japin më shumë shanse të rinjve për punësim të shpejtë!” E pra e shikoni. Bëhuni të duruar! Pikturimi i kësaj mjegullnaje, herë me diell e herë me dëborë, e anasjelltas,

midis faktit, opinionit, dokumentimit dhe reklamimit është një punë e vështirë, për të dy palët në ‘aleancë’ të heshtur, si për median që [s’]flet ashtu edhe për zyrat që e mundësojnë këtë media të [pa]varur. Jo, se ajo, pra media s’ka pronarë dhe nuk është private. Jo, pra se edhe ajo pjesë e zyrave nuk është pa ‘pronarë’. Jo. Të dy kanë pronarë, kanë shanse jete, kanë dhe çfarë nuk kanë. Janë laboratorët e së ardhmes. Edhe të asaj me dëborë. Edhe të asaj me diell. Kanë vetëveten. Kanë edhe bijtë e bijat që i kualifikojnë me djersën e tyre jashtë atdheut. Në Universitete ku edhe bosët e mesëm të vendeve më të zhvilluara habiten nga konsumi dhe pagesa e tyre. Por, kjo është çështje tjetër. Ata kanë mediat dhe kështu ata që kanë edhe zyrat janë një dorë. Si të tillë ju ngritës zërrash mos prisni të shkrijë dëbora edhe pse ka dalë dielli. Mos prisni! Fenomeni tashmë është bërë një strategji injorance me shkollë. As edhe anketimet me Gallup, për shembull, nuk besoj do të mund të bënin ndonjë derman. As vetë ata që parashikojnë të ardhmen me diell e ....dëborë. Ah se desh harrova miq të nderuar edhe unë të bëja një pyetje: A ka një çmim për Diellin? Të paktën një çmim se shkriu dëborën...


16 Nr. 39 - MARS 2014

Është e vёrtetë, se shtangia e trurit, plogështia, shpërndarja dhe bllokimi i potencialeve mendore nga elitat drejtuese komuniste, që e kanë kthyer Shqipërinë në çiflig të tyre, e ka origjinën tek “PRONA ”. Prona e rrëmbyer pronarëve të vërtetë është “Baza” e të gjitha rrjedhojave negative të vendin tonë. Qysh nga sekuestrimet e kulakëve, të burgosurve, të pushkatuarve, të internuarve, në një lufte klasash të pamëshirshme deri në ditët tona. Prona vijoi t’u mohohet pronarëve të ligjshëm me “Strategjinë në ekonomi” të Ramiz Alisë, sipas së cilës: “Kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm, në një vend socialist të jemi ne dhe njerëzit tanë. Që të jemi të sigurt, se e ardhmja do të jetë e jona, kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tonë. Asnjëherë nuk do t’u japim pronat e tyre. Nëse lind nevoja, do të kemi mbështetjen e aleatëve te jashtëm ideologjik në pushtet... me ta na bashkon kauza jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve”. (Gazete “Illyria”, 19-11-2004). Kështu, pasardhësit e Ramiz Alisë në pushtet, më kryesorët ata të PS dhe PD, u kanë vendosur rrethin e hekurt në kokë shqiptarëve, për të stepur e ngurtësuar trurin dhe në këtë rast nuk është, thjesht një dru i shtrembër në barrë ose në stivën e druve, por është e gjithë stiva. Pra, nuk kemi një individ në udhë të shtrembër, por kemi gjithë strukturën shtetërore, me institucionet dhe Akademinë e Shkencave, që drejtohet nga një kupolë komuniste me Panterën e Zezë Janullatos. Po të ndiejnë pak rrezikun, ata bashkohen me serbin, ashtu si janë bashkuar me grekun. Qeveritë hipin e zbresin sipas diktatit të guvernator Janullatosit dhe “strategjisë së Ramiz Alisë”, që është një e tëra. Kështu mendoj unë, Z. Vedat Shehu, është mëse i drejtë citati që sjell Dr. Jahjai: “Dëmin më të madh në ngathtësinë e shumicës së kombeve, e luan klasa e tij politike”. Janë pinjollët e ish-elitës komuniste, ata që udhëheqin Shqipërinë këto 20-vitet e fundit. Çfarë po bëhet sot në vendin tonë?... Po zhvillohet një diskriminim dhe deshqiptarizim nën mjekrën e Priftit Janullatos . Bie fjala kur shteti ynë nuk aplikon reciprocitetin me fqinjët tonë ndodh edhe kështu: Pala greke bllokon 4 orë në doganë drejtoreshën e ISSH-së. Siç njofton shtypi, policia doganore greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ka bllokuar sot kalimin e drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve shoqërore Vjollca Braho. Zonja Braho është dhe anëtare e kryesisë së PDIUsë… Ajo thotë: kam 4 orë që nuk më

lejojnë të kaloj në krahun tjetër. Ishim 15 veta që prisnim, 14 kaluan dhe iu dha vula për të hyrë në shtetin grek, kurse mua nuk më lejojnë. Ju kërkova arsyet përse nuk me lejojnë, dhe mu përgjigjën se pa urdhër nga Athina nuk më lejojnë të hyj në shtetin grek. “Unë jam me origjinë Çame.” Ka deklaruar zonja Braho në një lidhje telefonike me Neës 24. Më tej ajo sqaron: “Ky nuk është rasti i pare, si anëtare të PDIUsë pengohem të hyj në shtetin Helen vetëm se jam me origjinë Çame.” Vetëm pas ndërhyrjes së konsullit shqiptar Riza Poda, zonja Braho është lejuar të kalojë në territorin grek. (GRID, AL Lajme, 28- 11- 2013). Betonizimi i pushtetit pushton kalane e Krujes Betonimi vazhdon të pushtojë edhe kalatë dhe objekte të tjera më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore e historike, duke mos ndaluar madje as para portave të kalasë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Krujë, ku historia na mëson se janë ndaluar taborët e ushtrisë pushtuese osmane të dy Sulltanëve më të tmerrshëm të Perandorisë Otomane. Në gusht të këtij viti në hyrje të portës së kalasë ka nisur të ngrihet një ndërtesë e madhe prej betoni. Ndërtuesit, për t’ia bërë të qartë qytetarëve të Krujës, në hyrje të punimeve, kanë vendosur një tabelë ku tregojnë se Bashkia e këtij qyteti është ajo që ka dhënë leje për ngritjen e një ndërtese, e cila do të shërbejë për duqane dhe apartamente banimi, edhe pse për kalanë dhe muzeun e Krujës është përgjegjës Ministria e Turizmit, kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. (Sheradin Berisha, publikuar 9-12-2012). Shëmbet natën Muzeu Etnografik, godina e mbrojtur nga shteti si monument kulture në Vlorë. Rrezohet një pjesë e ndërtesës së shpallur monument kulture, brenda së cilës ndodhet edhe Muzeu Etnografik i Vlorës. Pak net më parë dy katet e godinës ranë, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve të saj. Veç muzeut, në ndërtesën monument kulture, jetonin për dekada disa familje vlonjate. Ata kanë ndier tronditje gjatë natës dhe pasi kanë vënë re edhe krisjet e mureve, kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpitë e tyre. Muri i shembur ka arritur deri te pjesa ndarëse e Muzeut Etnografik. (Vlorë 13 maj 2013 marre nga internet). Në çdo 17 shkurt, qarqe të caktuara dhe segmente të politikës greke, përkujtojnë vitin 1914, kur ajo pjesë që ata e quajnë “Epiri i Veriut”, deklaroi autonominë e vet dhe krijoi një qeveri në Gjirokastër me kryeministër Jorgo

Zografo. Protokolli i Korfuzit e njohu këtë tokë, si njësi autonome nën sovranitetin e Shqipërisë, por autonomia u anulua nga konferenca e ambasadorëve në vitin 1921. (athinen sthash. 475 Jt3 cx. dpuf ). Për thirrjet antishqiptare në Himarë, të rinjtë i bëjnë apel Venizelosit: Të kërkojë falje. Menjëherë pas ngjarjes së shënuar në Himarë dhe thirrjeve antishqiptare, ka reaguar forumi “Djemtë e Gjirokastrës” të cilët të mbështetur edhe nga banorë të Hormovës në Tepelenë, kanë qenë të pranishëm në vendin ku në vitin 1914 u ekzekutuan 214 burra nga ky fshat. Në mënyrë simbolike ata kanë përzënë një tufë me dele, të cilat mbanin mbi shpinë flamurin e Vorio Epirit. Ata kanë ndërruar pllakatin ekzistues në memorialin që përkujtonte masakrën e vitit 1914 në Hormovë, me një pllakat të ri, ku përcaktohej qartë, sipas tyre, autori që shkruan për masakrën. Sheh Hysni Hormova, tha se ky korrigjim si dhe përgatitjet për të përkujtuar 100 vjetorin e kësaj masakre, nuk bëhen në emër të urrejtjes por të memories historike, pa të cilën vdesin edhe vetë kombet. Albi Koçi, në emër të Forumit të “Djemve të Gjirokastrës dhe Tepelenës”, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm grek, Venizellos, të kërkojnë ndjesë publike dhe të distancohet zyrtarisht prej qarqeve që nxisin urrejtje mes popujve. Politika e Tiranës prodhon grindje mes vetes, asnjë koment për pjesëmarrjen e deputetëve grekë në festimet e 100 vjetorit të fantazmës së Vorio Epir-

it. Duket se politika shqiptare është indiferente, ose servile ndaj Athinës, që deklaron se nuk ekziston çështja e Voriepirit, ndërkohë që “dielli me shoshë” nuk mund të fshihet. “Skënderbeu me bisht”… Pronari i tokës ku u gjet statuja thotë: E hodhën nga një kamion Tirane. Bëhet publike edhe fotoja sajuese e dyshimtë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e cila u gjet mbrëmjen e djeshme (19-2-2014) në anë të rrugës automobilistike, në zonën e njohur si Qafë-Kashar në Tiranë. Fotoja e statujës tre metërshe është publikuar, në mjetet sociale, nga arkitekti, Artan Shkreli me diçiturën “Shaka, surrealizëm, apo përdhosje?”... Kjo, pasi në foto, Heroi ynë Kombëtar, është me bisht. Vetë Shkreli në një prononcim për “GSH”, tha se, statuja e Heroit me shpatë e përkrenare ishte e përçudnuar, pjesët intime të tij ishin të deformuara dhe në fund të kurrizit mbante një bisht. Si pas tij, shtatorja ishte gjysmë cjap e gjysmë njeri, madje kishte edhe bisht, Shkreli shtoi se, organet gjenitale të skulpturës ishin shumë të mëdha. Tek këmbët e shtatores shkruhej “Skënderbeg”. Gazetari Spartak Kola, raportoi mbrëmë nga vendngjarja, se statuja i përket figurës së Skënderbeut dhe mendohet të jetë shkulur nga diku e më pas është hedhur në rrugë. Por mbrëmë policia nuk ka lejuar mediat të


17 Nr. 39 - MARS 2014

ÇFARË BËHET KËSHTU ME TY, MOJ NËNË SHQIPËRI?

afrohen në vendin e ngjarjes, ndërkohë e ka zhvendosur statujën nga rruga. Në më pak se 24 orë, nga gjetja e statujës, policia ka identifikuar pronarin e tokës ku u gjet objekti. Ruhi Valisi është shtetasi, në pronën e të cilit u gjet statuja e deformuar, e Heroit Kombëtar, Skënderbeg. Valisi aktualisht akuzohet për përdhosje të figurës së Heroit Kombëtar. Ndërkaq hetimet e policisë janë shtrirë për gjetjen e skulptorit që ka krijuar statujën e Skënderbeut me bisht. I pyetur nga policia, pronari i tokës Ruhi Valisi, ku u gjet statuja e Skënderbeut, sqaron se statuja u hodh nga një kamion që vinte nga Dogana e Tiranës. “Sapo e pashë bustin e deformuar, njoftova policinë. Ndalova madje njerëzit që ta fotografonin bustin e deformuar”. Valisi thekson se ka informuar në kohë policinë dhe për këtë duhet të falënderohet dhe jo të shoqërohet dhe të akuzohet” (Ballkan ëeb 19 shkurt 2014). Të mendosh, e jo të bësh diçka të tillë kundër një heroi Botëror, është një akt tepër i rëndë. Skënderbeu është i vetmi hero, mendoj, që ka më shumë buste në Botë, si askush tjetër, që vetëm ta shikosh, të mallëngjen, kurse armikun thjeshtë e tmerron. Faleminderit, i falem GJERGJIT të Pavdekshëm. Janullatosi, si përfaqësues i boshtit serbo-ruso-grek drejton diskriminimin e kombit shqiptar dhe ne heshtim. Deri kur kështu vallë?... Barbarët “Nekropolitika është një karakteristikë e njohur e së majtës historike shqiptare dhe hera herës shfaqet

në formën më barbare të saj. Kështu pak dite pas instalimit të pushtetit të së majtës, persona ende të paidentifikuar publikisht, kanë dhunuar dhe shkatërruar varret e të vrarëve nga komunistët në Mallakastër. Varrezat e nacionalistëve të pushkatuar, u ndërtuan pas rënies së komunizmit, si varreza të viktimave të diktaturës dhe në to prehen një pjesë e pushkatuarve me dhe pa gjyq nga komunistët. Janë vetëm ata që u bë e mundur t’u gjendeshin eshtrat, pasi një pjesë e madhe e tyre ende nuk dihet ku i kanë.Të rënët në këto varreza janë, figura të njohura patriotësh, një pjesë e firmëtarëve kontribues të shpalljes së pavarësisë më 1912, luftës së Vlorës më 1920, të Kongresit të Lushnjës, e në të tjera ngjarje me rëndësi të historisë tonë kombëtare. Por midis tyre ka edhe 15 fëmijë, që janë vrarë, se i kishin prindërit kundërtshtarë politik të komunizmit. Varret e tyre dëshmojnë terrorin e egër që mbizotëroi në këtë vend për 50 vjet me radhë. Shkatërrime të varreve të viktimave të terrorit komunist... ka me qindra raste, po përmendim, hedhjen në erë të varrit Nënës Mbretëreshë në Tiranë në vitin 1945. Shkatërrimi i varrit dhe hedhja në lumin Osum të patriotit firmëtarit të pavarësisë, Iljaz Bej Vrionit në vitin 1946 në Berat. Shkatërrimin e varrit dhe hedhjen e eshtrave në lumë të Patër Gjergj Fishtës në Shkodër. Në momentin e parë (Pas 23 qershorit 2013 shen. im) që u ndjenë në pushtet “Barbarët” u rikthyen në origjinë dhe gjëja e parë që bënë, ishte dhunimi dhe shkatërrimi

i varreve të kundërshtarëve politik, historik. Urrejtja ndaj tyre, nuk duket se është shuar edhe pse i vranë, i burgosën e persekutuan për 50 vjet ata dhe familjet e tyre. Në fakt, dhunimi i varreve apo kufomave, nuk ka qenë një zakon shqiptari”. (Nebil Çika, ILLYRIA 3 tetor 2013, f. 13). Kisha Ortodokse, në Tiranë predikon greqisht, kurse te arbëreshët shqip. Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Gerasimos Janullatos, po e greqizon kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Kjo duket tek fotoja e automjetit të kishës ortodokse shqiptare, e cila mban mbishkrimin në gjuhën greke, si gjuhë të parë zyrtare, dhe të dytë gjuhën shqipe. Por edhe në gjuhën shqipe, fjala shqipe “ORTODOKSE” është greqizuar në “ORTHODHOKSE”: Siç shihet, kisha jonë e themeluar nga Fan Noli tashmë është gjunjëzuar në Shqipëri, kjo falë tolerancës së politikanëve shqiptar sahanlëpirës. Në gazetën “Bota sot” është botuar një shkrim, ku denoncohet mbajtja e meshës në Tiranë në gjuhën greke dhe jo në gjuhën shqipe, ku ndër të tjera thuhet: “Sot në zemër të Tiranës, në ditën e Krishtlindjeve, kryepeshkopi grek Jonullatos, mbajti meshën në gjuhën greke, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë mes tyre dhe kryeministri Rama. Të gjitha mediat e anashkaluan përdorimin e një gjuhë tjetër gjatë meshës, gjithashtu sot, ortodoksët shqiptarë treguan dhe një herë se parapëlqejnë nënshtrimin dhe heshtjen, kur Jonullatos mban meshën në gjuhën greke në zemër të Tiranës!”.(Shqiptaria. Com 26-12-213). Anastas Janullatosi valëvit flamurin e Vorio-Epirit Tiranë, 29 nëntor - Zbardhen fakte që komprometojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë aktivitetesh antishqiptare në territorin tonë, me qëllim aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Historiani Arben Llalla, dëshmon me fotografi praninë e Anastas Janullatosit në aktivitete antishqiptare, ku është valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, ndërsa janë bërë plane për Vorio-Epirin. Sot do të sjellim fotografitë, ku shihen qartë ngritja e flamurit për aneksimin e Jugut të Shqipërisë (Autonomisë së Vorio-Epriti) në Derviçan më 15 Gusht 2013, në festën e Zonjës së Madhe (Panagias) ku i pranishëm ishte edhe kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastasios. Besoj se hirësia e tij Anastasios, nuk do të mohojë pjesëmarrjen e tij gjatë shpalosjeve të simboleve antishqiptare, që provoko-

jnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë. Më 15 gusht 2013 në sheshin e fshatit Derviçan, gjatë festës fetare, dhjetëra të rinj kishin veshur bluza me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitin 1914 duke shpallur shkëputjen e Jugut të Shqipërisë dhe duke krijuar një qeveri fantazmë me ministra të ardhur nga Athina”, shkruan Arben Llalla. Toleranca e shtetit shqiptar, ka bërë që në fshatrat ku jeton minoriteti grek, të zhvillohen aktivitete antishqiptare që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ne reagojmë, grekët do na ngrenë akuza pa argumenta si nacionalistë. Kjo është metodë klasike për t’u kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Siç duket, afrimi i 100 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit (17 Shkurt 1914 - 2014), ka ndezur zemrat dhe shpirtrat e disa minoritarëve grekë, që nuk duan fqinjësinë mirë të dy vendeve, por acarimin e tyre duke zhvilluar aktivitete të ndryshme antishqiptare në territorin e Shqipërisë. Nuk është hera e parë që grekët e sotëm i çojnë të vdekurit e mëdhenj prej varrit që t’i shfrytëzojnë për nevojat e veta, duke i treguar kështu në versione në të cilat nuk kanë qenë kurrë. Sëmundja greke për një aneksim të Jugut të Shqipërisë, për një autonomi politike, nuk janë ndjenjat, anë të jashtme të tyre. Ato i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvetëdije, në mentalitet, në dëshira e pasione, ku të shprehura, ku të pashprehura, të realizueshme e të parealizueshme, ato vijnë prej thellësive të historisë për të dalë në sipërfaqe në momente të caktuara. Në një kohë, kur Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, artikulonte mesazhe për fqinjësinë e mirë në Tiranë, kisha greke organizonte aktivitete për fantazmën e Vorio-Epirit. Më tre nëntor, kisha greke ka organizuar në Lamia, një aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, për ta bërë pjesë të Greqisë, siç bënë me trojet shqiptare deri në Prevezë, pas konferencës famëkeqe të Londrës në vitin 1913. Duke se të gjitha deklaratat dhe përpjekjet e Athinës, për fqinjësi të mirë, janë thjeshtë një maskë, pas të cilit fshihen qëllimet e artikuluara qartë nga neonazistët e “Agimit të Artë”. Aktiviteti është fotografuar dhe në foto duket qartë të rinj grekë, që tundin simbolet greke dhe bëjnë plane për Vorio Epirin. Ky aktivitet është organizuar nga kisha greke, e cila shpeshherë ka ndërhyrë në punët politike. Rasim Bebo Addison Çikago, shkurt 2014


18 Nr. 39 - MARS 2014

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë. Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Por festa e verës, që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe “qyteti në kërthizë të Shqipërisë”, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve. Të parët tregojnë se një natë para Ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit, herët në mëngjes, hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë. Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët, zakonisht, e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojëra popullore. Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë, elbasanllinjtë urojnë njëri-tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur. Ballokumet Për të kuptuar ndryshimin midis kremtimit “alla-elbasançe” të Ditës së Verës, me atë që bëhet gjetkë, nëpër Shqipëri apo ndër shqiptarë, mjafton t’u referohemi ballokumeve. Në Elbasan përgatitjet për ballokumet të bëhen me kohë. Dihet se ku do të merret mielli i misrit për to, ku do të merret gjalpi, ku do të merret sheqeri. Dihet si do të rrihen, si do të shtrihen, si do të

Mesazhet e Ditës së Verës

Faik Konica: Ç’është Dita e Verës? Botuar më 1911 Miqve, shokëve të Lidhjes Shqipëtare “Verore”, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po në mos e festuam me trup, do ta festojmë me zemër. Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

piqen. Me ç’gradacion, me ç’ritëm kohor. Të gjithë e dinë, për shembull, se ballokumet bëhen me miell misri. Por pak e dinë se një kg miell ballokumesh del (pas një cikli sitjesh) nga 7-8 kg miell misri. Edhe sheqeri ndryshon (është i imët), edhe gjalpi… Pra recetat për ballakumet nuk funksionojnë kudo. Unë kam vrojtuar, madje prej shumë vitesh, përgatitjen e ballokumeve të Elbasanit. Dhe mund të pohoj me bindje se edhe sikur gjithçka materiale të jetë njësoj (duke përfshirë edhe profesionalizmin e atij që i përgatit), përsëri ballokumet e Elbasanit ndryshojnë. Ato kanë gjithnjë diçka më shumë. Sepse Elbasani fut një “element” plus në recetën e ballokumeve. Kjo është dashuria. Ballokumet e Elbasanit kanë brenda shumë, shumë dashuri. Sikurse vetë Dita e Verës në Elbasan është një ditë e vërtetë dashurie. Dashuri për njeriun, për natyrën, për jetën. Le të përpiqemi që t’i afrohemi Elbasanit në dashurinë që jep ai në Ditën e Verës. Sado vështirë që është. Pse kur themi Dita e Verës mendja na shkon tek Elbasani

Ndërsa në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë. Nëse Dita e Verës erdhi deri në ditët tona merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo është zyrtarisht një festë kombëtare. Por ndryshe është të festosh e ndryshe është të bësh një pushim zyrtar. Madje ndryshe është të festosh, ndryshe të ndjesh me të vërtetë. Elbasani, pra ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndjehet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës. Në ç’masë Dita e Verës është një festë e mirëfilltë (mbarë)shqiptare? Të paktën në atë masë që ajo (referuar prof. Kristo Frashërit), ka qenë pjesë përbërëse e identitetit tonë etnik. Edhe nëse në disa vise ajo filloi të venitej, përsëri duhet të rigjallërohet dhe të kthehet në një festë mbarëshqiptare, mbasi është më tradicionale se të kremtet fetare. Dita e Verës, ashtu sikurse edhe Viti i Ri, është festë e të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, përkatësish, apo besimi fetar. Dita e Verës sipas Kristo Frashërit

Sepse gjatë shekujve Dita e Verës erdhi duke u zbehur. Aq sa diku ajo u harrua krejtësisht e nuk kremtohej më.

Dita e Verës ka qenë e lidhur me ditën e parë të marsit. Në antikitet

marsi ishte muaj i parë i vitit. Kjo sipas kalendarit Julian. Siç dihet, në Evropën Perëndimore, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos kalendari Gregorian. Por në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian. Duhet që viti kalendarik të fillojë me marsin që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori. Të tillë kanë mbetur emrat e tyre edhe pse, nga 15 tetori i vitit 1582, kohë në të cilën hyri në fuqi reforma gregoriane, ata janë respektivisht, muajt e nëntë, i dhjetë, i njëmbëdhjetë dhe i dymbëdhjetë. Por, siç argumenton akademiku i mirënjohur, prof. Kristo Frashëri, kalendari i vjetër i shqiptarëve është edhe më i hershëm se kalendari Julian, i cili u shpall nga Jul Qezari, në vitin 46 para lindjes së Krishtit. Dhe gjithnjë dita e parë e marsit shënonte, sikurse edhe sot, fillimin e stinës së pranverës. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme nga njëra-tjetra se në kohën e sotme (ngrohja globale nuk kishte filluar ende). Njerëzit mezi prisnin që të dilnin nga dimri, të shkrinte bora, të gjelbërohej natyra, të çelnin lulet, të blegërinin qengjat, të loznin fëmijët fushave e kodrave, të gëzonin të gjithë.


19 Nr. 39 - MARS 2014

Mësohet se duke filluar nga 19 Marsi 2014, ambasada Britanike do të ndryshojë procedurat e aplikimit për viza për në Mbretërinë e Bashkuar, ku thuhet se në të ardhmen, aplikimet për vizë nuk do të pranohen më nga ambasada. Për rrjedhojë, sqarohet se aplikimet për vizë do të pranohen tek Qendra e Aplikimit për Vizë nga Teleperformance Ltd, një partner tregtar i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, pranë një zyre të caktuar në Tiranë. Në këtë linjë sqarohet se aplikimet dhe dokumentacioni i nevojshëm do të dërgohen më pas pranë një qendre rajonale në ambasadën britanike në Varshavë për procedim të mëtejshëm, ndërsa kriteret në dhënien e vizave do të mbeten të njëjta. Theksohet se personeli i qendrës së aplikimit për Vizë nuk ka asnjë rol në vendimmarrjen që lidhet me aplikimet për vizë, ndërsa shtohet se procedura të ngjashme po hyjnë në fuqi dhe në Ambasadat Britanike në Europën Qendrore dhe Lindore si edhe më gjerë. Duke u detajuar në të dhëna thuhet se qendra e aplikimit për Vizë e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë në adresën e mëposhtme: Qendra Tregtare Europiane (ETC), kati i 12, Bulevardi Bajram Curri, Tiranë. Qendra e Aplikimit për Vizë do të jetë e hapur nga ora 08:30 në orën 15:30, nga e Hëna në të Premte, me përjashtim të festave zyrtare. Për përdorimin e Qendrës së Aplikimit për Vizë në Tiranë do të ketë një pagesë prej 59.00 GBP. Kjo është një pagesë shtesë përveç tarifës së Vizës dhe do të jetë e pagueshme në Euro sipas kursit të këmbimit valutor konsullor. Në këtë linjë ambasada britanike bënë me dije se kjo pagesë mbulon shpenzimet e ofruara nga shërbimi i ri i aplikimit. Gjithashtu thuhet se aplikantët duhet të regjistrohen në faqen e internetit të Teleperformancës pasi të kenë prenotuar një takim, dhe të paguajnë tarifën e caktuar që lidhet me takimin, si edhe çdo shërbim tjetër shtesë që kërkohet. Theksohet se një

Ambasada e Britanisë së Madhe ndryshon procedurat e aplikimit për vizë

regjistrim paraprak me Teleperformancën do të mundësojë gjithashtu një procedim të shpejtë të aplikimit. Aplikimet e përfunduara do të dërgohen pranë Qendrës së Vendimmarrjes në Varshavë për procedim,

ku thuhet se koha e nevojshme për provedim do të mbetet e pandryshuar. Sqarohet se për informacione të mëtejshme mbi procesin e aplikimit dhe kohën e procedimit duhet vizituar faqja e internetit Vizat &

Emigracioni në Ministrinë e Brendshme. Ambasada e Britanisë së Madhe thekson se do të ofrohen një gamë shërbimesh të tjera si më poshtë: - Shërbimi Premium Lounge do të mundësohet përkundrejt një pagese prej 89.00 GBP, e pagueshmë në Euro. Ju duhet të paguani online me një kartë krediti/debiti. Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të Teleperformancës. -Shërbimi prioritar do të mundësohet përkundrejt një pagese prej 100.00 GBP, të pagueshme në Euro. Ju duhet të paguani on-line me një kartë krediti/ debiti. Ky shërbim mundëson që aplikimi juaj të shqyrtohet në mënyrë të përshpejtuar nga Qendra e Vendimarrjes në Varshavë, dhe marrjen e një vendimi nga 3 deri në 5 ditë pune. Kjo pagesë është një shtesë përkundrejt pagesës tuaj për vizë dhe nuk është e rimbursueshme. -Shërbimi i kthimit me postë – mundëson dërgimin e vendimit me postë në adresën e përzgjedhur prej jush

në vend të paraqitjes tuaj në Qendrën e Aplikimit për Vizë për ta tërhequr atë. Shërbimi i kthimit me Postë mundësohet përkundrejt një pagese prej 7.95 GBP, të pagueshme në Euro, on-line me një karte krediti ose me anë të një karte debiti pranë Qendrës së Aplikimit për Vizë. Teleperformanca do të procedojë për kthimin e pasaportës në ditën e marrjes së vendimit nga Qendra e Vendimmarrjes në Varshavë. Koha e nevojshme, për dorëzimin e pasaportës aplikantëve, do të jetë nga 1 deri në 3 ditë pune në varësi të zonës së banimit. Kjo është një pagesë shtesë përkundrejt tarifës së aplikimit për vizë dhe nuk është e rimbursueshme. Informacione të mëtejshme mbi të gjitha shërbimet, duke përfshirë edhe kriteret e duhura për vizë, mund të gjenden në faqen e internetit të Teleperformancës pasi të jeni regjistruar. Gjithashtu thuhet se faqja e internetit të Teleperformancës për Shqipërinë është në përditësim dhe do të mundësohet së shpejti


20 Nr. 39 - MARS 2014

Nga Fatmir Terziu

Në atë kënd të oborrit të Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Dhaskal Todhri” në Elbasan, një nga shkollat më model në vite në tërë strukturën arsimore të vendit, vendin e disa trunxhave e ka zënë një godinë e re. Madje edhe emri i shkollës ka kapërcyer hapësirë dhe vend. Kështu bardhëezija e kësaj fotoje të shkrepur nga fotografi ‘i pasionuar’ dhe ‘hallexhi’ elbasanas, që vinte pushimeve të gjata, duket se ka pikëtakuar pas 33 vitesh pikërisht atë ëndërr me të cilën protagonistët e kësaj fotoje kishin shkruar fatet e jetës së tyre në atë kolorit tisi të pashfaqur në celuloid. Ndoshta, pasi udhëjeta dhe diskursi i saj formëzuan kalime e mbikalime troshane në fate të zbardhura në dosje, zarfa, letra, aparatura e deri tek udhëkalimi nga një vend në tjetrin për të shuar ‘bardhezinë’ e kohëdatimeve skadente. Kështu gjashtë bashkëmoshatarët e kësaj fotoje, ‘të privilegjuar’ nën shoqërinë e shoqeve të klasës, vajzave që kurrë ndonjëherë kanë parë dyert e asaj shkolle, patën shansin të udhëtojnë skutave të memorjes, si ikona të një brezi që bëri kapërcimin nga një sistem në tjetrin. Dhe fati solli sot pas tre dekadash e më shumë të risimbolizohen fytyrat e atyre djemve të urtë e të sinqertë. Nëse nuk do të isha i ngacmuar nga ndryshesa trupore, po aq edhe nga stimuli i një komenti dashamirës të bërë nga nënëdashamirësja e brezave shqiptarë në të katër anët e Globit, Vitore Stefa Leka, komentin e kësaj fotoje, si dhe paraqitjen e saj do ta kisha nisur ndryshe. Vitoja shkruan: “Një kujtim mjaft i bukur, po ku je ti Fatmir...?” Këtë pyetje ma bënte edhe djali im i madh, tashmë student në Drejtësi në një nga Universitetet më në zë të Britanisë së Madhe, po aq edhe binjakët e mi, djali tjetër dhe vajza, për të cilët unë isha i fiksuar ndryshe, ashtu me flokë të rëna, jo me ato kaçurrelat e atij djaloshi gjimnazist të atyre viteve, jo ai djaloshi gati bashkëmoshatar i fëmijëve të mi në kohë, vend dhe hapësirë tjetër. Por më tej edhe ime shoqe, sado që kishte arritur deri diku të shihte më shumë flokë në kokën time, para asaj fotoje që e nxorri në kujtesë, Artan Shyti, dukej se ishte e sfiduar. Kështu vendosa të shprehem... Së pari nga vetja, nga paraqitja e autorit të këtij shkrimi, Fatmir Terziu i pari në front, Ruzhdi Stringa, ulur në mes, i pari nga e majta në renditjen e djemve, Arben Gjika, ai që formon treshen e ulur, djathtas, fare pranë tij, Arjan Brahimaj, e më tej Ardian

Dinamika e një fotoje të viteve 80-të

Hasekiu, i pari nga e djathta dhe Artan Shyti. Kështu kjo foto me dialektikën e saj kap dhe fikson ende logjikën e kulturës transparente të moshës mbushur me voyerizmin e kapërcimit të pjekurisë, duke stimuluar anën tjetër të arsyes, ku përpos dokumentimit bashkëjeton edhe imagjinata, arsyeja, fati dhe fakti që të bën të ndjesh e të ndjehesh. Një nga profesorët e mi të Universitetit dhe kolegu im tashmë, ku studiova dhe punoj, Andre Deudnei, në një nga librat e tij me spektër gjuhën e fotografisë shkruan se “kultura e arsyes dhe logjikës së transmetimit të imazheve qartëson atë anë me të cilën djallëzia dhe urtësia kapërcehen sfidave të kohës”. Kjo nënkupton edhe gjesturën e paarsyes së kapërcyer, ku fati i kësaj fotoje afër trunxhave tashmë të shkulur, do të shënonte edhe fatin e një udhe tridhjetë e tre vjeçare. Pra në këtë udhëmemorje, edhe logjika e çdo segmentimi të kësaj fotoje të bën të kuptosh e të nënkuptosh. Sidoqoftë ajo flet. Flet me gjuhën e qartë me të cilën Roland Barthez, formuloi arsyen dhe metaforën e komunikimit tek “Kamera Luçida”. Kjo gjuhë me të cilën flet sot kjo foto është në fakt një parodi e zymtë e një kohe që transmeton kohën. Mes kësaj zymtësie, që nuk tenton të futet vragave të arsyes së fateve, as edhe fakteve me të cilën kohëzymtësia shtriqet në kanalin e vetvetes, lexohet edhe ajo mbijetesë e distancuar e fetishizmit. Kështu parodia kulturore dhe fetishizmi gati tektonik në bardhëzinë e paraqitjes, është vet një dritëhije që kërkon arsyen e ndriçimit. Terry Eagleton tek “Kapitalizmi, Modernizmi, Postmodernizmi” duke shtjelluar fototransmetimet e Madonës kapërcen teksturën e leximit dhe citon riprezantimin në

kohëhapësirë si ‘parodi të errët’. Ndërsa e quan të errët tërë atë kolorit milionash që transmeton fotot e Madonës anembanë Globit, Eagleton nuk e ka qëllimin e ngjyrave, por të ngjyrimeve që përhap gjuha e fotos. Këtu sot hyn edhe ‘net fotografia’ apo ndryshe e quajtur, fotografia e vjetër në epokën dixhitale, që udhëton ndjeshëm dhe tenton të mbijetojë në ushtrinë e madhe të paraqitjeve në rrjetet sociale, ku e sotmja moderne dhe postmoderne krijon kënde të tjera. Parë në këtë aspekt, fotografia e shpërndarë nga Artan Shyti, mes shokësh të një klase, të një brezi të viteve tetëdhjetë, në kërthizë të Shqipërisë, lexohet si një parodi malli, ku edhe dashuria për njeri-tjetrin tani është më e zgjeruar, është mbi baza më të arsyeshme të rinjohjes, madje edhe të asaj familjare. Kështu parodia e fotos duket se ka kapërcyer pragun e misionit të saj, ka hyrë në një arsye tjetër, për të transmetuar tek fëmijët e protagonistëve, mesazhe dhe arsye krahasuese. Efekti i saj bëhet akoma më i gjerë, kur ndoshta në atë ‘pasqyrë’ model të saj, mund edhe të lexohet me dashje, ose edhe pa dashje, edhe fati i udhëjetëve të tjera. Komoditeti i kësaj fotoje flet thjesht. Flet pikërisht mes shijes dhe efektit që ajo ka krijuar dhe krijon. Në një çast ajo të qetëson, në një tjetër të përmall, në një tjetër të përhumb, por edhe kur të revolton për ndodnjë grimë, sërrish të krijon arsyen e pjekurisë të ardhur hapa pas hapi mes udhëqoshkëzimit të fateve të jetës. Nëse diku shpëton ndonjë lot, arma më e mirë është shikimi në sy i fëmijëve, familjeve, atyre shtyllave që mbajnë gjallë çdo skutë të shpallur e të pashpallur të fotos që përshpejton arsyen e jetës... Në fakt fotoja e tillë, një foto e viteve tetëdhjetë, nuk

ka në dukje komoditet. Edhe veshjet janë të thjeshta, edhe ngjyrat e ngjyrimet e strukura, ku padukshmëria e tyre është edhe një labirinth jete. Ajo është një foto-imazh dialektik. Është e tillë se krijon vetë komoditetin e saj mes rrjeshtave të këtij shkrimi, mes memorjes së dhjetra të tjerëve që e ndjejnë, apo edhe mes qindra të tjerëve që e riperceptojnë. Në këtë riperceptim nis e zbulohet edhe faktori tjetër, ai faktor që të të lehtëson udhëtimin pas për të parë qashtër të ardhmen. Në këtë lehtësim udhëtimi, vjen edhe art-komoditeti. Dashje pa dashje kjo foto e viteve tetëdhjetë ka krijuar art-komoditetin e saj. Benjamini, kur shtjellonte kohëdinamikën e jetës së fiksuar në industrializim, citonte se pikërisht ky lehtësim udhëtimi imagjinar është art-komoditeti i krijuar. Është i tillë, sepse vet si një objekt fiksues, krijon edhe asrye, edhe logjikë, edhe transparencë gjërash. Gjërash të atilla për të cilat DeLeuze, do të shihte poetikë në shfaqje të imazhit, poetikë të jetës së lexuar poetikisht. Kjo mënyrë e të lexuarit të kësaj fotoje, natyrisht është edhe një siguresë retorike, ku çdo pyetje sado sfidante, gjen lehtë përgjigjen. Gjendet një përgjigje e lehtë, edhe kur mungon pyetja, apo edhe kurreshtja, pasi vetëreferimi i leximit sipas shijes tjetër e bën ‘Tjetrin’ të nënkuptojë, apo edhe të vetëkuptohet. Unë mendoj se në këtë foto vetëkuptohen duke rilexuar veten mijëra të tjerë, dhe jo vetëm në Elbasan, apo në çdo kënd të shqipërisë, edhe andej ku kjo mund të ishte ndryshe, edhe andej ku ‘Tjetri’ mund të kishte një fat tjetër. Duke e lexuar art-komoditetin e saj natyrisht ne kemi rilexuar ikjen e ardhjen, për të cilën flet vazhdimi i kësaj eseje analitike.


21 Nr. 39 - MARS 2014

“Dhaskal Todhri” Elbasan në celuloidin e kohës Mjafton një foto. Dhe të udhëton pas në vite. Vite e vite. Gati tridhjetë vite më pas. Eh, kjo gjuha dhe forca e fotografisë! Jo më kot Roland Barthes do të përkushtonte një jetë të tërë derisa solli tek “Camera Luçida”, fate nën fakte, fate me gjuhën e fotografisë. Por, kjo është ana akademike. Ana tjetër është ajo që një foto e viteve 80-të, sot në një hapësirë më të gjerë filozofike, mund të komentohet ndryshe, mund edhe të vlejë më shumë se çdo gjë tjetër, teksa koha, hapësira dhe vendi e vendosin atë në një funskion akoma më të bukur, akoma më të vlefshëm se nga ajo vlerë ‘kërshërie’ apo thjesht kujtimi kur ajo u fiksua në aparatin e asaj kohe. Aparatin bardhë e zi, të fotografit të Elbasanit, Aqifit, që vizitonte herë pas here ambientet e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Dhaskal Todhri” të atyre viteve. Dhe mendoni atë kohë, kur aparati i vetëm, ose të paktën dy-tre të tjerë, që vinin, me aparat në qafë, (kujtoj Hasan Koburja) dhe ndonjë tjetër që të fiksoni në celuloid fytyrat e nxënësve, dhe ndërsa ata nëpër dhëmbë lëshonin drithma fjalësh: “Eh erdhi ai, na i thau dhjetëlekëshat e sotëm, na i griu pesë me pesat, kur në pushimet e gjata, nxitimi i tyre shuhej andej nga byrekët e bugaçet). Sidoqoftë ajo ‘e grirë e byrekë-bugaçeve’ duket se nuk shkoi kot në këtë rast. Njëzetë e katër vajzat protagoniste të kësaj fotoje, janë ‘pavarësia’ e ndjeshme shpirtërore e atyre viteve, fakti i një fati që flet edhe nën ombrellën e tij, ashtu si në këtë foto bardhë e zi. Sidoqoftë, nxënëset e kësaj fotoje, shumicën e të cilave, kam patur fatin ti kem edhe në klasat paralele të shkollës,

mbesin për vetë faktin real një model ende i pakapshëm, një model që rastësisht nën faqet e një blloku modest kujtimesh e gjen teksa lexon se mjaft prej tyre ishin modeste, por edhe mendonin se do të arinin deri në maja shteti. Dhe diku kjo nuk mbeti vetëm një perceptim, as edhe ëndërr. U bë ajo që vetë ata predikuan me sjelljen, talentin dhe përkushtimin e tyre. Ky ishte brezi i viteve 1978-1982, brezi që katër vjet i dha emër shkollës më me emër në vend, shkollës që ngriti lart emrin e arsimit në rrethin më popullor, në qytetin me emër në arsim dhe kulturë. Sakaq, ndërsa ndjek me vëmendje foton, fytyrat e njohura të asaj kohe, të sjellin emra që sot kanë dy mbiemra, edhe një tjetër nga pas, falë normave të jetës, pasi janë familjare të nderuara, por që mbesin sërrish një memorje e gjallë e atyre viteve, plot thjeshtësi e respekt për njeri-tjetrin. Mjafton të shohësh dorën e njërës prej talenteve të moshës sonë, Monika Vrioni Misrasit të hedhur ashtu tejet miqësisht mbi qafën e Brixhilda Bërbati Kokëllima, apo edhe më tej disa të tjera teksa pozojnë qetë e qetë e thjesht si në një kohë kur një foto kushtonte sa dy gjysma pesë me pesë, dhe të linte një vakt pa të. Eh, nejse një foto e tillë, ku midis mjaft të tjerave janë emra të tillë si Besa Dylgjeri Ramaj, Miranda Bizhuta Shkalla, Kozeta Pasmaqi Graceni, Monika Vrioni Misrasi, Mirela Hasekiu Skiti, Brixhilda Bërbati Kokëllima, Frida Vrapi Musai, Tatjana Isai etj, natyrshëm që vlen të ‘harrojë’ koston e atëhershme, por rizgjon fate njerëzish, që kanë ridimensionimet e tyre, në kohë tjetër. Dhe jeta vazhdon. Ndoshta jo me ndonjë arsye tjetër, por me një mesazh të qartë të njeriut, ku ai gjen njeriun, të kohës, kur koha i vlen

njeriut. Edhe pse fati i mjaft prej tyre ishte disi i shkruar, jo thjesht në ato blloqe kujtimesh, të tjerat në heshtje, mes meditimit të tyre, si në rastin e refuzimit të bursës për Monika Misrasin, sërrish sjell një arsye tjetër për të respektuar protagonistet, të nderuarat familjare që sot kanë halle të tjera, por edhe ngacmon paksa në kujtesë atë ‘mortje’ që mbeti bardhë e zi në kujtesa dhe memorje kaq të brishta e të sinqerta vajzërore në kulmin e jetës dhe moshës. Diku nga e majta e fotos, pikasa të parën nga e majta, Bukurie Carën, nxënësen që vinte e lagur mëngjeseve, deri në gjunjë, se shirrat i qepeshin Elbasanit, që në ditën e parë të shkollës, në Shtator, se ajo vinte herë në këmbë e herë me autobuzat e Metalurgjikut, pasi ajo banonte në Katund të Ri, dhe kujtoj kur njëri nga mësuesit kujdestar të asaj kohe, Profesori i nderuar Hysen Avllazagaj i thoshte duke qeshur: “një ditë do të sjellim taksi të të marim në shkollë, s’ke për tu lagur...”. Atëherë ishte shaka. Sot Katundi i Ri i është bashkuar Elbasanit tre herë, dhe kjo shaka e perceptuar ndryshe, madje edhe taksinë e bën fiasko, se mijëra makina lidhin zinxhir këtë pjesë. Më tutje më kujtohet vendi para shkollës, godinës tipikë të vjetër të Gjimnazit, të cilin e përkujdeste me pasion ish Drejtori entuziast Zeqir Sarja dhe nëndrejtori i respektuar, Behxhet Pajenga, një mjedis me pemë trunxha përqark, por që i jepte një shije e gjelbërim me shelgjet lotuese të varura e tejet dinamik në llojin e vet. Sakaq ndërsa shoh libra, blloqe e fletore mendoj se do të ketë qenë ndonjë kohë pushimi të gjatë, ose ndonjë orë ushtarake, nga ato tipiket e Luftar Takes, apo edhe të Natasha Civilit. Kështu tre dekada më parë në oborrin e zhurmshëm e tipik të “Dhaskal Todhrit” kjo foto nisi udhën për të mos e kuptuar se një ditë ajo do të hynte në histori, falë edhe rrjetit social që u postua në të me dashamirësinë e thjeshtësinë e njërës prej protagonisteve të saj. Është kjo foto që fikson madhështinë e thjeshtësinë e atyre vajzave gjimnaziste të viteve 80-të, atyre vajzave që sjellin ndërmend edhe vetë fatet e asaj kohe, vetë rrugëtimin bardhë e zi siç e shtron edhe fiksimi në celuloid i këtyre nxënëseve. Edhe pse fati i mjaft prej tyre ishte disi i shkruar, jo thjesht në ato blloqe kujtimesh, të tjerat në heshtje, mes meditimit të tyre, si në rastin e refuzimit të bursës për Monika Misrasin, sërrish sjell një arsye tjetër për të respektuar protagonistet, të nderuarat familjare që sot kanë halle të tjera, por

edhe ngacmon paksa në kujtesë atë ‘mortje’ që mbeti bardhë e zi në kujtesa dhe memorje kaq të brishta e të sinqerta vajzërore në kulmin e jetës dhe moshës. Nuk e di, dhe nuk e dalloj dot, në këtë foto, pamjen e një talenteje tjetër, Fjoralba Cakonit, ashtu siç nuk dalloj edhe disa të tjera. Ndoshta nuk janë, por mjafton të kujtosh se në këtë sfond ‘bardhë e zi’ të asaj kohe, ka edhe emra të tillë si Cakoni, profesoresha e sotme që mban dhe bën histori në shkencën e Matematikës në Delaware, SHBA. Natyrisht vlerat e këtij brezi janë vlera reale edhe sot. Jo më kot do të shtoj këtu edhe një fjali që thuhet ndoshta vite pas, nga njëri prej drejtuesve të këtij gjimnazi, por që ndoshta shkon fare mirë përshtat edhe sot: “Nxënësit e shkollës sonë befasojnë pedagogët jashtë vendit...”. Edhe atëhere befasonin. Por, jo jashtë, se jashtë vendit ishte rrethimi i egër imperialisto-revizionist, se ... Por, duke kujtuar se Olimpiadat, Konkurset e mjaft të tjera e bënë me emër këtë shkollë, edhe pse ‘rethimi i vogël e i madh’, në kohë tjetër flet akoma më shumë. Sipas ish drejtorit Gjini, mësojmë të citohet se “Nxënësve të shkollës “Dhaskal Todri” nuk u kanë shkuar dëm shkronjat për të cilat u vra pagëzuesi i tyre. Ata fitojnë konkurse dhe olimpiada jo vetëm në rang vendi, por edhe në rang ndërkombëtar, duke i dhënë cilësimin si një nga shkollat më elitare të Shqipërisë. Shkolla ndodhet në qendër të Elbasanit dhe që nga krijimi i saj në vitin 1966 ka nxjerrë nga bankat e saj 6500 maturantë. Disa nga personalitetet më të njohura të saj janë: politikani Arian Starova, politikan dhe personalitet në shkencë, Omer Stringa, dirigjenti Sulejman Balza, pedagogja Teuta Dilo, poeten Iliriana Stringa, matematikanin Eduard Domi etj. Një numër i madh nxënësish të kësaj shkolle janë vlerësuar me medalje të arta, një çmim që jepet për nxënësin më të mirë të shkollës.” Mos të harrojmë se ky brez i viteve tetëdhjetë i ka dhënë Shqipërisë gati dhjetë mjekë të nderuar, dhjetra pedagogë e mjaft intelektualë të shquar. (kjo është temë për një shkrim tjetër) Dhe kjo shkollë e Mesme “Dhaskal Todri” në Elbasan, që i çeli dyert më 1 shtator 1966, në fillimin e viteve ‘80 nuk pati më shumë se 540 nxënës. Ishin ato vite kur mes këtyre pesëqind e dyzetë nxënësve, ishin edhe këto protagoniste të kësaj fotoje. Protagoniste që i dhanë jetë historisë së kësaj shkolle. Respekte për to, dhe për të gjithë brezin e atyre viteve... (Email: terziuf@lsbu.ac.uk)


22 Nr. 39 - MARS 2014

Faisal Sacranie Head of the Criminal Department Thompson & Co Solicitors 24 hour When the Police knock at the door, or arrest a person at home or elsewhere, the shock of being questioned can be very distressing. What happens at the Police Station can be absolutely critical in deciding whether there is a case and we would always advise somebody to have a lawyer present with them for a Police Station Interview. When the police are investigating an allegation, they will often contact a suspect on the telephone if they haven’t arrested them already and invite them to the Police Station. Police will attempt to put you off your guard. This can lull you into a false sense of security and you could easily incriminate yourself. It is very important that anything you say with an investigating police officer takes place either through a lawyer or with a lawyer present. Even things that you say on the phone to a police officer can in some cases be used in court. Perhaps the best idea is to say as little as possible without being aggressive or insulting and then consult your lawyer as soon as possible. A good criminal firm should have a 24 hour number that can be reached at any time. In most criminal cases, a lawyer of your choice can be provided on a legally aided basis for free, and police are used to dealing with criminal lawyers at every stage of proceedings. A lawyer present during any interview or attendance with the police will obtain information about the matter before any interview takes place and they will be able to advise you throughout in your best interests. A lawyer will also ensure that the interview is carried out in a fair manner, there is no intimidation and you do not answer questions that could incriminate you in relation to the matter in hand or any other matter that may be discussed. It really is in your best interests to have your lawyer present during a police station interview, even if you believe you have nothing to hide. The police may try to proceed without your lawyer in order to save time and may put it to you that you could be home sooner if you are not represented. In essence this is a trap for the unwary and you should not be tempted ! The aim of the police is to get a suspect arrested, charged and convicted, and the defence lawyer’s job is to prevent this. A particular advantage of instructing a lawyer is that any allegations will

If the Police are at your door or stop your car or even just talk to you in the street

DON’T PANIC - STAY CALM

be given to the lawyer without you being present. The lawyer will then have the opportunity to consult with you privately and put the allegations to you and to hear your response. Its quite normal for the police to not tell the lawyer about all their evidence and witness details so you may be advised to exercise caution. A “no comment” interview puts all the burden on the police to formulate the case for the prosecution. However if you were later found guilty a no comment interview followed by a not guilty plea would normally give you no credit at all. Whilst the final decision is always yours, you may well feel taking the advice of your lawyer who has lengthy experience of such matters is the best option. If during the private consultation you give one version of events, your lawyer will refuse to act for you any longer if you subsequently change your story when questioned by the police. A lawyer will not accept a client that tells lies as apart from anything else it is against his professional ethics. If you do not want to explain your actions

then you should give a no comment interview. The police interview itself is tape recorded and takes place with one or two officers, the defence solicitor and the suspect present. First of all, the police should warn you of the right to silence, and that the contents of the interview can be used against you as evidence in a criminal court. This introduction is called the Caution, and contains the following information: You have a right to silence Whatever you say can be used against you If you don’t mention something now which you mention later a court might draw an adverse inference as you didn’t mention it at the first opportunity. The maximum period of time that a suspect can be detained at the police station is 24 hours. This period may be extended up to a total of 36 hours if a senior officer authorises it. In certain circumstances the magistrates court may extend the detention time for a period of 72 hours.

There are three potential outcomes of an interview at the police station. A person can be charged and either taken to a magistrates court the next morning or released to attend the magistrates court by appointment, usually within a week. A person can also be bailed to attend again at the police station at a later date. This means they have to come back to the police station to find out if they are going to be charged or not. This will enable the police to make further enquiries or wait for a decision from the Crown Prosecution Service to proceed with charging. No Further Action means that the case is dropped, because the prosecution do not believe that there is a strong enough case to convict. This does not mean that a charge cannot be brought later if more evidence is discovered, but in most cases it should be the end of the matter. This article is only a very brief guide and should not be relied upon for any particular case. Always consult a solicitor if you require assistance


23 Nr. 39 - MARS 2014

Pushohen nga puna 42 gazetarë të ATSH-së Nga Telnis Skuqi Nuk të kam asnjë borxh unë dhe familja ime të përjetonim një traumë psikologjike qysh prej ditës së djeshme. Besoja se “Rilindja” do të sillte stabilitet, pas një tranzicioni 24-vjeçar. Ende pa nisur mirë punën “Rilindja”, ti Kryeministër nise të hidhje valle me fatin e shqiptarëve. Na premtove 300 mijë vende punë përpara 23 qershorit, sot numri i të papunëve është dyfishuar falë kontributit tënd. Reagimi im nuk është inaçor, për shkak se vendi im i punës u “çmontua” fillimjavën e fundit të shkurtit të këtij viti. Si taksapagues i rregullt i këtij vendi, ti më poshtërove. Jam ndjer i turpëruar përpara dy vajzave të mia, afro 3 e 5 vjeçe. Ato nuk patën mundësi sot të gëzonin fëmijërinë e tyre, pasi kryefamiljari, një rrogëtar shteti, u prek nga “Reforma e Rilindjes”. Lotët e tyre kanë qenë të sinqerta, më të sinqerta se premtimi yt. Për herë të parë në jetën time, zemra më ka pikëlluar. Aq shumë më janë dhembshur sa për pak harrova fëmijërinë time. Në moshën e fëmijëve të mi, unë nuk pata në krah ngrohtësinë e prindërve të mi. Ata më braktisën qysh në ditën e parë të jetës, 39 vite më parë. Ime më më shkatërroi fëmijërinë, siç ti shkatërrove sot fëmijët e mi. U linda në burgun e Kuçovës dhe ende pa marrë frymë mbërrita “pako postale” në befotrofin e Durrësit. Në moshën 3-vjeçare më “paketojnë” në Vlorë dhe pas tre vitesh përfundova në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë. “Rastësisht” ku isha vetëm 13 vjeç, në vitin 1989, edukatoret e institucionit social në këtë qytet bregdetar më hoqën qafe dhe përfundova me vendim të formës së prerë, me nenin 55 të Kodit Penal, në shkollën e riedukimit në Lezhë, ku qëndrova vetëm katër muaj. Më zuri amnistia e atëhershme politike. Gjatë tranzicionit politik u gjeta në Durrës dhe përfundova me sukses 2 e 4-vjeçaren profesionale. Isha 19 vjeç, një i vetmi mes 19 jetimëve që jetonin në Shkozet të Durrësit, ku unë vendosa të mbyll një faqe të errët të jetës sime dhe të hap një tjetër. I kisha të gjitha mundësitë të emigroja. Askënd nuk kisha mbi kokë.

Rreth 40 gazetare profesionistë të Agjencisë Telegrafike Shqiptare u pushuan nga puna në mënyrë të menjëhershme me një vendim të Drejtorit të Përgjithshëm, Gëzim Podgorica. Gazetarët, pjesa më e madhe e të cilëve me një eksperince nga 10 deri ne 30 vjet, u pushuan nga puna nën pretekstin e ristrukturimit te institucionit. Nuk bëhet e ditur se mbi cfarë bazash është bërë përzgjedhja e personave që do të qendrojnë në institucion. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ashpër ndaj shkurtimeve drastike të gazetarëve nga media publike, ATSH. “Situatës së rënduar financiare dhe realitetit informal në marrëdhëniet e punës në mediat e vendit u shtohet edhe një valë e re shkurtimesh nga puna të gazetarëve. Gazetarë të Agjencisë Telegrafike Shqiptare kanë njoftuar pranë Unionit të Gazetarëve se gjatë dy ditëve të fundit kanë marrë shkresa zyrtare nga Drejtoria e institucionit përmes të cilave njoftohen për ristrukturim dhe njoftim për rishikim të kontratës së punës. Këtë shkresë tip e kanë marrë rreth 42 punonjës të këtij institucioni mediatik, ndërkohë prej të cilëve 17 gazetarë dhe 9 reporterë. Kjo është vala më e madhe e shkurtimeve që ndodh në njërën

Nuk t’a kisha borxh këtë traumë z. Rama Vetë zot, vetë shkop. Por jo. Kisha të tjera plane në jetë, pasi besoja se një ditë Shqipëria do të ishte vend aktraktiv. Në jetën time, vetëm njëherë i kam rënë në qafë shtetit tim. E dija shumë mirë se vendi im nuk kishte fuqi të më strehonte apo të më siguronte punë, por ama një të drejtë studimi në vitin 1996 ishte e plotësueshme. Falë aftësive të mia personale, kurrë në jetën time nuk kam vjedhur, vrarë

prej mediave publike të vendit ATSH, ndërsa situata e tillë pritet të përsëritet muajt e ardhshëm edhe me mediat e tjera publike si RTVSH dhe filialet vendore në Gjirokastër, Korcë, Shkodër dhe Kukës. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh reagimin e tij ndaj kësaj mase drastike shkurtimesh si dhe nxjerrjen në mëshirë të fatit social të gazetarëve që për vite e dekada kanë punuar e janë investuar profesionalisht në profesionin e gazetarit, duke u gjendur befas në një realitet të pambrojtur ekonomikisht”, njofton Unioni i Gazetarëve. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në reagimin e bërë publik mbi këtë çështje, konstaton se në vendimet e shkurtimeve drastike nuk ka respektim të meritokracisë dhe kritereve profesionale, ndërkohë që ka keqinterpretime të neneve të Kodit të Punës. “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nisur nga kjo situatë e re dhe realiteti i agravuar i pasigurisë sociale e ekonomike të gazetarëve në gjithë vendin, paralajmëron se në fundjavë do të ketë një konferencë shtypi dhe tubim para mediave publike në Tiranë, ku do të bëhen të njohura kërkesat dhe kushtet për negocim me vendimmarrësit dhe drejtuesit e institucioneve të mediave publike në vend”,citohet në deklaratën e lëshuar prej Zyrës së Shtypit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

apo grabitur të tjerët, siç ndodh tashmë në Shqipëri. Gjatë studimeve në Universitetin e Gjirokastrës, u njoha me gazetarin Engjëllush Serjani, njeriu që më ndryshoi totalisht jetën. Si gjahtar i vërtetë, Serjani më piketoi si e ardhmja e gazetarisë, për shkak të disa cilësive. Sot, ai ndihet krenar. Nuk e turpërova besimin e tij. Si shërbim i solla Serjanit dhe Gjirokastrës dy çmime të rëndësishme gazetarie, njëra kombëtare dhe tjetri ndërkombëtar. Me ATSH-në u lidha në një ditë të vështirë. Ishte 6 maj 2006. Dhëmblani, fshati malor rreth 20 km larg Tepelenës, u trondit nga një shpërthim. Unë udhëtova si skifter drejt gjëmës. Fatkeqësisht, katër ushtarakë humbën jetën. Publiku kërkon informacion, ndërsa përtej celulari im, drejtori i atëhershëm i informacionit, Edmond

Laçi, shkruante raportet e mia herë të shkurtra, herë të gjata. Qysh prej asaj dite deri më 24 shkurt të këtij viti, jeta ime ishte e lidhur ngushtë me të vetmin agjenci zyrtare të lajmeve. ATSH-ja ka paguar qimet e kokës për të më bërë reporter, madje më mësoi se si ta shkrepja aparatin fotografik. Tashmë, dikush pret që unë të flas keq për institucionin e ATSH-së. Harrojeni, z. Kryeministër, kurrë nuk do ta bëj një gjë të tillë, pasi është shtëpia ime, u rrita, u edukova, u arsimova, si dhe u bëra baba me këtë profesion. Prej 24 orësh, unë i kam ndërprerë marrëdhënien me ATSH-në, pavarësisht “ngrohtësisë” 3-mujore në formë dëmshpërblimi. Zoti Kryeministër, ti më tradhëtove, më shite si plaçkë lufte dhe më le mes katër rrugëve, ashtu si çifuti në shkretërirë. Më 23 qershor 2013, shqiptarët të zgjodhën të qeverisës me njerëz të aftë, jo me militantë partiak. Kryeministër të bëmë që të na mbrosh, jo të na drejtosh jetët tona. Kurrë nuk e besoja që Rilindja e kishte majën e lapsit të trashë. Brenda një ditë, afro 30 gazetarë të ATSH-së u fshinë si të ishin miza me motivacion “rikonstruktim organik”. Si Kryeministër, ti ke fuqi të cenosh përkohësisht buxhetin tim, por kalemin kurrë nuk ma merr nga dora. Të priftë e mbara Ti dhe “Rilindja”!


24 Nr. 39 - MARS 2014

Gazeta nr 39 1  

ALBANIAN NEWS LONDON

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you