Page 1

Nr. 38

SHKURT 2014

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

6

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

Çështje dhe kuriozitete të pullës shqiptare

Arkivat Britanike: “Zogu shtoi shijen cilësore të Pullës Shqiptare”

VJET KOSOVA E PAVARUR

17 Shkurti shënon 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe populli i Kosovës ka shumë arsye përse të jetë krenar. Në vetëm pesë vjet si shtet i pavarur, Kosova është njohur nga më shumë se 100 vende të botës, është anëtare e Bankës Botërore, FMN-së dhe BERZH-it. Sovraniteti i Kosovës është më i fuqishëm se kur më parë me përfundimin e “pavarësisë së mbikqyrur”, ndërsa marrëdhëniet ndëretnike po bëjnë përparim të dukshëm dhe të qëndrueshëm. Banka Botërore afirmoi arritjet e Kosovës me raportin e fundit të rëndësishëm “Të Bërit Biznes 2012” ku thotë se asnjë vend tjetër nuk pati përmirësim aq të ndjeshëm sa Kosova. Ka qënë një nder dhe kënaqësi të qëndrosh përkrah popullit të Kosovës ndërsa ata kaluan nga tragjedia në triumf gjatë 20 vjetëve të fundit. Por beteja nuk ka mbaruar. Kosova ende pengohet nga mungesa e vullnetit të disa vendeve për ta njohur kombin e ri, ndërsa vende të tjera ende e bllokojnë Kosovën të bëhet anëtare e OKB-së dhe të përparojë normalisht drejt një të ardhme euro-atlantike. Megjithë vështirësitë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka shënuar përparim të vërtetë. Ky është një lajm i mirë. Takimet mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç dhe ai mes presidentëve Jahjaga dhe Nikoliç janë inkurajues për një rajon që ka aq nevojë për dhënien fund të konfliktit dhe për njerëzit që kërkojnë të jeto-

jnë në paqe dhe prosperitet. Angazhimi personal dhe udhëheqja e Sekretares së Shtetit Klinton dhe Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kethrin Eshtën ka qënë shumë i rëndësishëm në përparimin e arritur. Por ne nuk duhet të ndalemi këtu. Ka ardhur koha për të shkuar më tej marrëveshjeve të vogla, më pak të rëndësishme, drejt atyre që mund t’i japin fund konfliktit afatgjatë. Me Xhon Kerrin në postin e Sekretarit të Shtetit, është jetike që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë ta vendosin në listën e prioriteteve rajonin dhe të sigurojnë që dialogu nuk do të degradojë në bisedime thjesht për hatër të bisedimeve, pasi në Ballkan, ne e dim nga përvoja se stanjacioni sjell zhgënjim dhe konflikt. Vazhdimi i përparimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjithë Ballkanit shoqërohet gjithmonë me vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në një nivel të lartë. Së bashku me dialogun, përparimi i Kosovës drejt strukturave kryesore Euro-Atlantike, Bashkimin Evropian dhe Naton, duhet të jenë një prioritet për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë. Brukseli po punon me Prishtinën për ta çuar Kosovën drejt Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe drejt liberalizimit të vizave ku kosovarë do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm në Evropë si qytetarët e vendeve të tjera ballkanike.... Vijon në faqen 2

BONNIE, VOGËLUSHA SHQIPTARE QË SYNON TITULLIN E BUKURISË BELGE

FAQE 5

MIRËNJOHJA E MATATHIA PËR SHQIPTARËT QË I MBROJTËN NGA HITLERI

FAQE 8-9


2 Nr. 38 - SHKURT 2014

6 VJET KOSOVA E PAVARUR

... Fatkeqësisht, përparimi ka ndalur dhe është ngadalësuar, dhe ndryshe nga fqinjët, çdo hap i vogël në përparimin e Kosovës me Brukselin mund të përballet me veton e një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Ndërsa kjo e bën rrugën edhe më të vështirë, i bën arritjet e Kosovës edhe më të rëndësishme. Në fund të fundit, ne duhet të jemi të qartë se Kosova duhet të përfshihet në Evropë së bashku me fqinjët e saj, pasi në të kundërt do të krijonim një gropë të re të zezë në Ballkan ku shqetësimet më të këqija për krimin dhe korrupsionin mund të bëhen realitet. Rruga e Kosovës drejt Natos është e të njëjtës rëndësi. Së bashku me vendet e tjera në rajon, antarësimi i Kosovës në Nato do të çimentojë prespektivën e saj Perendimore ndërsa do të shtojë një tjetër vend të fuqishëm pro-amerikan në aleancë. Sigurisht, anëtarësimi në Nato kërkon që Kosova të zhvillojë një ushtri, dhe unë jam i kënaqur që ne mund të shohim hapat e parë në këtë drejtim më vonë këtë vit nëpërmjet planifikimit të një ushtrie profesionale dhe mbrojtëse. Si një republikë sovrane dhe e pavarur, Kosova ka çdo të drejtë të ndërtojë forcën e saj të armatosur dhe është një arritje e mirë për një vend që ka në plan të punojë nga afër me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë për kohën dhe organiz-

imin e forcës së saj mbrojtëse. Ne nuk duhet të dëgjojmë shqetësimet iracionale të disave që shprehin dyshime të pabaza rreth një ushtrie të mundshme të Kosovës duke pasur parasysh garancinë se ajo do të jetë e vogël dhe me synimin mbrojtës. Pavarësisht, unë mezi pres ditën kur trupat e Kosovës do të qëndrojnë krah për krah me ushtarët amerikanë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Sigurisht që ka sfida të tjera që vendi i ri duhet ende të zgjidhë. Papunësia është e lartë, korrupsioni vazhdon të jetë pengesë për ekonominë dhe marrëdhëniet ndër-etnike duhet të vazhdojnë të forcohen. Në të njëjtën kohë, marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zbatohen plotësisht dhe strukturat paralele në veri duhet ose të eliminohen plotësisht ose të bëhen pjesë transparente e një shteti Kosovar të unifikuar në mënyrë që pakicat, kudo që ndodhen, të trajtohen drejtësisht. Shtete e Bashkuara kanë qënë dhe do të vazhdojnë të jenë miqtë më të mirë të Republikës së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të nxisim zhvillimin e Kosovës, respektin për sovranitetin e saj dhe zgjerimin e numrit të vendeve që e njohin atë. Me miqësinë në rritje mes dy vendeve dhe popujve tanë, kam shpresë se pesë vjetët e ardhshme do të jenë edhe më të mira sesa këto pesë vjet të para të pavarësisë.


3 Nr. 38 - SHKURT 2014


4 Nr. 38 - SHKURT 2014

KOSOVA

Kompania Ogilvy Karrota, që realizoi monumentin NEWBORN, simbol i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nëpërmjet rrjeteve sociale u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëngjiten në ngjyrosjen e këtij monumenti me flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas njoftimit, qytetarët janë ftuar ti bashkohen kësaj nisme ditën e shtunë, më 16 shkurt nga ora 10:00 në mëngjes, në mënyrë që 6-vjetori i pavarësisë të pritet me pamje të re. Ky propozim nga autori i monumentit, Fisnik Ismaili, që të lyhet në këtë mënyrë dhe t’i ndryshojë pamja më 17 shkurt të çdo viti, i është paraqitur si kërkesë Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës qysh nga përvjetori i parë i pavarësisë, më 2009, por i është refuzuar vazhdimisht çdo vit pa ndonjë arsye të veçantë, por gjithherë me prapavijë politike. Këtë vit, Komisioni për Organizimin e Manifestimit të 6-vjetorit të pavarësisë, i udhëhequr nga zyrtarë

6

VJET PAVARËSI

Qeverisë së Kosovës, mori vendim që ta ngjyroste për të dytën herë monumentin NEWBORN sërish me ngjyrë të verdhë (dhe jo sikur e verdha origjinale), pa u konsultuar asnjëherë me autorin për qëllimin, simbolikën apo mirëmbajtjen e mirëfilltë të kësaj vepre, duke i mbuluar nënshkrimet e shumta të qytetarëve pa asnjë lloj sqarimi, dhe duke i mos përfillur të drejtat autoriale dhe implikimet legale që mund të shkaktojë ky veprim. Prandaj, si reagim ndaj kësaj shkeljeje të rëndë, jo vetëm ndaj të drejtave autoriale, por edhe shprehjes së lirë, Fisnik Ismaili mori vendimin për ta ngjyrosur monumentin ashtu si është menduar që nga përvjetori i parë, pa miratimin e autoriteteve zyrtare, duke gjetur përkrahje të madhe nga qytetarët, të cilët do t’i bashkëngjiten kësaj nisme, që po vërehet nga reagimi masiv në Facebook dhe Twitter. Ismaili sqaron se NEWBORN është një vepër, e cila i shërben secilit

qytetar për t’u shprehur në të, në çfarëdo mënyre, qoftë edhe duke ngjyrosur me ngjyra tjera. Kështu, ngjyrosja me flamujt e shteteve që pranuan pavarësinë e Kosovës simbolizon mirënjohjen e qytetarëve ndaj këtyre vendeve, dhe njëherësh shërben si porosi, duke kërkuar nga shtetet tjera të na njohin sa më shpejt. Fisniku po ashtu paralajmëron se do të vazhdojë ta realizojë idenë që iu mohua për 5 vjet rresht, duke e ngjyrosur monumentin NEWBORN ndryshe për çdo përvjetor. “Në këtë mënyrë,- ai shton,- jo vetëm se do të mirëmbahet ky konstruksion çeliku që ndryshket, por edhe do ta krijojë një monument të veçantë në botë, i cili do ta ruajë formën e njëjtë gjithherë, por do ta ndryshojë pamjen çdo vit”. Kjo jo vetëm se do t’i kontribuojë ngritjes së vlerës artistike të monumentit NEWBORN, që tashmë njihet si portret i imazhit të mirë të Kosovës në botë, por edhe do të nxisë vizita më të shpeshta si atraksion turistik, duke ndikuar sa-

dopak edhe zhvillimin ekonomik të vendit. Organet e rendit do të njoftohen për këtë aktivitet krejtësisht paqësor dhe pa asnjë implikim politik, i cili po përkrahet nga shumë qytetarë që duan ta shohin monumentin NEWBORN duke u realizuar ashtu siç ka lindur si ide qysh 6 vjet më parë. Monumenti NEWBORN u vendos në qendër të Prishtinës Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Ai ka fituar shumë çmime ndërkombëtare në lëmin e dizajnit, përfshi edhe çmimin më prestigjioz në botë, Luanin e Artë në Cannes. Monumenti “NEWBORN” (nga anglishtja “i porsalindur”), është i ndërtuar nga një skelet çeliku i mbuluar me shtresë metali 4mm të trashë. Çdo shkronjë është 3 metra e lartë dhe 1 metër e thellë, me peshë prej përafërsisht 1 tonelate. E ngjyrosur me ngjyrë të qëndrueshme metali dhe rezistente ndaj shumë elementeve. I gjithë instalacioni është 24 metra i gjerë.


5 Nr. 38 - SHKURT 2014

Bonnie, vogëlusha shqiptare që synon titullin e bukurisë belge Nga Arta MERE Bonnie, (si Bonnie Taylor por në versionin brune dhe shqiptare), wshtw emri i artit të vogëlushes Valbona Dushaj që i ka hyrë aventures ambicioze për të rrëmbyer titullin e fëmijës më të bukur belg nën patronazhin e konkursit Top Model Kids Belgium. Konkursi në fjalë është një kompani franko-belge e angazhuar në botën e spektaklit dhe të skenës e vendosur në qytetin sharmant të San Tropez, Francë. Adriana Karembeu e Jeremy Urbain janë dy nga emrat permanente që bëjnë pjesë në prestigjin e këtij spektakli pa harruar pjesëmarrjen e drejtëpërdrejte të artistëve më të rinj e më të shitur të botës së spektaklit Europian dhe jo vetëm kaq. Bonnie , e lindur në Bruksel është 12 vjeçe dhe sapo ka filluar shkollën e mesme. Nxënëse e shkëlqyer me një preferencë për matematikën dhe shkencat, ajo që e vogël ka ndjekur një seri kursesh , private apo jo, si per piano, teater, pikture, hip hop dance etj. çuditerisht familja n’a thotë që ajo është shumë konstante në vizionin e saj për të ardhmen. Realisht që e vogël ajo dëshiron të bëhët mjeke dhe konkretisht pediatre. Arti dhe bota e spektaklit për të duken të jenë një hoby. E jëma shton : «duke qënë se Valbona është fëmijë i vetem dhe se ne kemi qënë gjithmonë shumë të ngarkuar, jemi përpjekur që vajza të përdorë artin (të bukurën ) për të sociabilizuar dhe realisht që në moshën 5 vjeç Bonnie ka marrë pjesë në projekte të ndryshme artistike në Bruksel. Po ashtu duke qënë se Valbona natyralisht është shumë e mirë, pjesëmarrja në projekte të tilla ku publiku përbërës shfaqet me të gjitha huqet e tij, është një mënyre ludike për t’a përgatitur për jeten». Bonnie ka kaluar pjesën e parë të skeptaklit dhe po përgatitet për skeptaklin e gjysëm finales që do të zhvillohet me 09 shkurt 2014.


6 Nr. 38 - SHKURT 2014

Nga Qerim Vrioni Rreth një muaj më parë, gjatë zhvillimit të edicionit të radhës së TIFF (Tirana International Film Festival) në Tiranë, u përurua dhe albumi fotografik “BERATI” i fotografit dhe piktorit Leon Çika. Paraqitja para këtij publiku e albumit, mendoj se ishte një zgjedhje mjaft e goditur nga ana e organizatorëve ngaqë të kujtonte lidhjet e vjetra midis fotografisë dhe kinematografisë, riprodhimit të pamjeve në qetësi dhe riprodhimit të lëvizjes. Më ndryshe, sëpari ishte fotografia e mandej dhe prej saj, lindi kinematografia. Historikisht, prej mbi njëqind vitesh, Berati ka tërhequr mjaft artistë pamor, vendas dhe të huaj, duke filluar që nga artisti anglez i penelit, Edward Lear e deri tek piktorë e fotografë të kohëve të fundit, që përbëjnë një numër jo të vogël. Kjo tërheqje buronte dhe buron nga natyra e veçantë e qytetit dhe e rrethinave. Nga fillimi shekullit të kaluar, në qytet punuan edhe fotografët e parë beratas Koçi Kusta, Naun Vruho e, më pas Ilia Xhimitiku. Ata punonin përgjithësisht për komunitetin, por shpesh herë kapnin me objektivat e tyre imazhe të bukura e të panumërta të qytetit. Me këto shkrepje ata realizonin edhe kartolina (b/z), që shtypeshin përgjithësisht në Itali. Gjithsesi, edhe pse gjatë disa dhjetëvjeçarëve janë realizuar shumë fotografi, fare pak janë përmbledhur në albume, të paktën deri nga fundi i shekullit të shkuar. Veçojmë këtu punën e koleksionistes dhe fotografes beratase, Parashqevi Sahatçi, që ka paraqitur në 2-3 albume me foto të vjetra nga fotografë të ndryshëm, por edhe të sajat. Qyteti i Beratit, siç pranohet dhe pohohet jo vetëm prej atyre që merren me art, por edhe të tjerëve, është tepër piktoresk. Ai ka mjaft pika këndvështrimi të cilat dhurojnë pamje magjepsëse, por dhe që ndryshojnë nga njeratjetra, të gjitha joshëse e, njëherazi të veçanta. Në shumë prej tyre do të gjesh në sfond malin e Tomorrit (“fronin e Perëndisë”), ose Baba Tomorrin, siç i thonë familjarisht vendasit, ose atë të Shpiragut, në anën tjetër e, në mes tyre një dyshe dhe aks interesant që përbëhet nga Kalaja dhe Gorica, që ndodhen përballë njëra-tjetrës. Kështu, për ta fotografuar Beratin, mbase duhet shikuar me syrin e piktorit, përveç atij të fotografit. Leon Çika e plotëson këtë kusht; ai ka studiuar për pikturë, e lëvroi atë jo pa sukses, por më pas iu përkushtua edhe fotografisë. Jeta e tij krijuese tashmë ecën mbi dy shina, pikturën dhe fotografinë, pa i

Leon Çika, një album fotografike drite për Beratin mbajtur anën asnjerës, duke i trajtuar si fëmijë binjakë e, përftuar kështu nga secila kënaqësi ndjesore të mëdha për vehte e për të tjerët. Kultura shqiptare njeh edhe raste të tjera, të piktorëve të shquar që kanë lëvruar me sukses edhe fotografinë. Le të kujtojmë, Kol Idromenon, Sadik Kacelin, Vangjush Mion, Andrea Kushin, Pleurat Sulo etj. Çika, duket se e ka shfrytëzuar me shumë aftësi edhe përvojën e tyre të vyer në lëvrimin e dy arteve. Sidoqoftë këto nuk do mjaftonin nëse nuk do shoqëroheshin me dashurinë e veçantë të Leonit për Beratin që ndoshta përbën një çelës të rëndësishëm të suksesit. Fotot e albumit, përgjithësisht hyjnë në peizazhet urbane, ku spikat veprimi i njeriut mbi mjedisin rrethues. Gjithsesi, të shumta, por edhe të ndjera janë dhe shkrepjet e pamjeve pa gjurmë të dorës së njeriut. Fotografitë e albumit shpesh paraqiten si kompozime të mirëfillta që mund t’u vendoseshin fare mirë edhe emra me karakter psikologjik dhe filozofik, edhe pse me numër të kufizuar elementësh grafikë në to. Po ashtu, në fotografitë e Çikës, thuajse nuk gjendet fare ndonjë “sipërfaqe parazitare” e, ato sikur janë distilime të atyre pamjeve të përgjithëshme që mbizotërojnë mjedisin. Fotot e albumit janë larg shkrepjeve kartolineske, që në raste përmbledhjesh të tilla janë të zakonshme. Çika, operon i sigurt e me sukses në fotografi nëpërmjet gjetjes së këndmarrjes, kuadrimit dhe ndriçimit të imazhit, që përbëjnë mjetet kryesore shprehëse të artit të fotografisë.

Albumi fotografik “Berati” e përfaqëson Leon Çikën si fotograf i cili e njeh mirë dhe e dashuron dritën me lodrimet e stërholluara të saj, duke shpërfaqur kësisoj finesë të rrallë. Ai e gjen dritën si në planet e afërt, ashtu edhe në sfonde, për ti dhënë shpesh asaj njolle të ndriçuar statusin e pikës së rëndesës së fotos, çka nuk është e përhapur shumë në fotografinë shqiptare. Njëkohësisht, ai trajton me aftësi të admirueshme e të rrallë kontrastet tonale (por jo të forta), ndonëse vepron në fotografinë me ngjyra, ku të “shtëpisë“ janë ato koloristike. Kështu, mjaft fotografi të albumit të krijojnë përshtypjen se po sheh një pikturë me ngjyra të mbajtura, gjë që shton kohën e kundrimit me vëmendje e, njëherazi dhe me kënaqësi të tyre. Madje, nga kujdesi i Çikës në zgjedhjen dhe gërshetimin e ngjyrave të pamjeve që do kap me objektivin e tij, herë-herë, në shikimin e parë, të duket se po sheh një foto monokromatike e po ashtu, sikur po vështron fotografinë e një peizazhi të mirë me vaj. Fotografi Çika, ka përdorur për për-

gatitjen e fotove të albumit si teknikën analoge ashtu edhe atë digitale. Janë rreth 300 foto, por për t’i përzgjedhur këto, duhet të siteshin, ndoshta shumë më tepër. Kjo kohëndarje që gjithashtu është pjesë e procesit krijues artistik, tregon se fotografi ynë, edhe këtu shpalos zotësi dhe siguri. Përmbledhjet fotografike të këtij lloji, përgjithësisht duhet të plotësojnë dy vektorë, atë njohës, informativ (në rastin tonë qyteti i Beratit) dhe atë estetik. Leon Çika i ka mëshuar më tepër të dytit, duke bërë që “shkrepjet” e tij të kenë nivel të atillë që të hyjnë në artin e fotografisë. Ai, ashtu si dhe më parë (bashkëautor në një ekspozitë shumë interesante për turizmin më 2006), e ka realizuar synimin e dëshiruar; albumi përbën një vepër me vlerë në fotografinë shqiptare nga e cila kanë ç’të mësojnë edhe ushtrues pasionantë të artit të fotografisë në vend. Gjithashtu, mendoj se albumi e ka staturën për t’a përfaqësuar denjësisht fotografinë shqiptare edhe në botën e jashtme. Emocionet e lindura nga imazhet e natyrës të para drejtëpërdrejtë, fotografi i ka hedhur në letër dhe që tashmë përcjellin ndjesi edhe tek shikuesi i fotove. Për këtë, atë e ka ndihmuar jo vetëm aftësia e tij e veçantë si fotograf, por edhe lidhja e gjatë shpirtërore tij me qytetin e Beratit. Mungesën e madhe të albumeve fotografike të këtij niveli, vepra “Berati” i Leon Çikës, e zbeh mjaft duke u dhuruar dashamirëve të shumtë të fotografisë, por dhe të Beratit, ndër ta edhe shkruesi i këtyre rradhëve, kënaqësi njohëse, por sidomos estetike.


7 Nr. 38 - SHKURT 2014

Nga Kozeta Nushi - Alikaj Vlora ime, Dibra ime, Kosova ime, Çamëria ime, Shqipëria ime e bashkuar! Të dashurit dhe të shtrenjtit bashkatdhetarët e mi, kudo që jeni, brendadhe jashtë shqipërisë, kushdo qofshit,mysliman, katolik, bektashian apo të krishterë! Kujtoj se kam kaluar dy vjet larg vendit tim dhe malli përvëlues më ka ndihmuar të mendoj për shumë gjëra që s’mund t’i çoja në mendje më parë. Kam provuar të ndërroj profesionin e punës, ritmin e jetës, ndryshimin e e mënyrës së ngrënies. Nisa të flas gjuhën italiane si një fëmijë dy vjeç, derisa arrita ta perfeksionoj, duke e folur bukur dhe rrjedhshëm. Arrita të krijoj miqësi me njerëzit që më rrethojnë, pa u ndjerë inferiore për shkak të fesë pasi Zotin e kam në zemër. Dhe nëse dikush do ta dijë se si ndjehem para Tij, me dinjitet e them se ndjehem si një fshesë në dorën e Tij, si një fshesë që vihet në punë sa herë që do Ai. Tashmë jam mësuar të rri e qetë, me ndërgjegje të pastër,në qoshe të portës, e gatshme te vihem në punë, sa herë që i Lartmadhërishmi Zoti im më thërret. Unë i përkas atij vendi të bukur ku këndojnë shqiponjat mbretërore dhe që quhet Shqipëri. Dhe Shqipëria, nëna jonë e madhe, s’ka kërkuar gjë tjetër veçse të jetë Komb i Zotit me liri dhe të drejta. Gjatë gjithë kohës, duke pasur rezultate të larta në mësime, jam ndjerë shumë mirë me veten time. Kujtoja s’e dija shumë gjëra. Mirëpo, nga një dialog i thjeshtë i Prof. Dr. Eshref Ymerit, me babain e tij, të bërë në vitin 1959, kur Nikita Hrushovi vajti në Tiranë, mësova me keqardhje, se nga shkolla kisha dalë me një tru pjesërisht të mpirë. Nikita Hrushovi vajti në Tiranë në 26 maj dhe u largua në 3 Qershor. Në atë kohë Prof.Dr. Eshref Ymeri ishte në maturë, në gjimnazin Ali Demi në Vlorë. Ishte koha kur mbaroi provimet e maturës dhe plot nur e dritë për rezultatet e tij të shkëlqyera në mësime, shkon në Mesaplik, pranë familjes, për pushime. Tani është një djalosh i ri plot me ëndrra të bukura. Nuk është më ai djali i vogël 7 – vjeçar, që ulet në bankat e shkollës në Ramicë, e vetmja shkollë 7 – vjeçare për katër fshatrat e Smokthinës. I ulur për të ngrënë bukë, nën hijen e ftonjve, në oborrin e mrekullueshëm të shtëpisë së tij, një vend ku ndjehet në kontakt të drejtpërdrejt me Zotin, kujtesa, për llogari të vet, i sjell parasysh lumin e Smokthinës, i cili në dimër ishte aq i ftohtë, saqë kur dilte matanë,

VLORA IME

i plasariteshin qafat e këmbëve, sikur t’ia kishte shpuar dikush me majë thike. Kur binin shira të rrëmbyeshëm, lumi vërshonte tej për tej, sepse kishte një shtrat mjaft të gjerë dhe të kallte frikën me uturimën e tij të lemerishme, që ngjante me uturimën e një bishe të stërmadhe dhe njëkohësisht të padukshme. Atëherë e merrte në krahë vëllai i tij i madh,( që tani është 87 vjeç dhe jeton në Borsh, në vendin më të bukur të imagjinatës sime, të cilin e kam njohur nëpërmjet teksteve shkollore të gjuhës ruse. ) dhe e hidhte matanë. I zhytur në nostalgjinë e këtyre kujtimeve, përzier me gëzimin e drejtë, të pamohueshëm, për të ndjekur më tej studimet, në Peter Burg, të cilat për fat të keq i la përgjysmë, nga prishja e marëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, shkundet nga një pyetje plot me mend që i bën babai i tij. Është fakt i njohur se fëmijët, nga ato që mësojnë në shkollë, për momentin kujtojnë se dinë diçka më shumë nga prindërit e tyre dhe vetëm atëherë kur i thërrasin mirë mendjes, kuptojnë se sa shumë gjëra që kanë për të mësuar nga përvoja jetësore e prindërve, një për-

vojë që e gjen vetëm brenda familjes tënde dhe s’mund ta mësosh as në Universitetet më të shquara të botës. I ati, me atë të folurin e tij karakteristik, e pyet : - “ Aq i madh qenkësh ky Hrushovi, që e presin si mbret, me salltanete shumë të mëdha? - I biri, si çdo i ri i asaj moshe, krenar, për brumosjen e tij me ideologjinë e Partisë, vë në përdorim gjithë bagazhin e tij duke i shpjeguar se Hrushovi është mik i madh i popullit shqiptar; se shoku Enver ka thënë se Bashkimi Sovjetik është si ajri, si uji dhe si dielli për vendin tonë. - “Po mirë more bir, meqë Ky Hrushovi, qenka mik e shkuar mikut, pse s’i thotë Titos, që atë Kosovën ta kthej këtej nga ne? Se atë e kemi tokën tonë. Edhe ajo e bekuara lumëmadhe Kosovë, Shqipëri është.” E ç’t’i thoshte i shkreti djalë? Ishte shumë i papërgatitur për një pyetje të tillë. Megjithatë, me aq sa mundet, pa e fyer, pa e kundërshtuar, pa i dhënë shumë të drejtë, i shpjegon me pak mëdyshje në mendjen e vet, se atë punë nuk e ka në dorë as Titua, as Hrushovi. I ati e dëgjon sa e dëgjon duke e

konsideruar si një mik dhe si një djalë të pjekur, sepse për moshën që kishte ishte mrekullia vetë, dhe vazhdon t’i thotë të birit me një dashuri të thellë atërore, duke hequr në zemër: - “Dëgjo këtu more bir! Po nuk u bashkuan të katër vilajetet që kemi pasur, Shqipëria kurrë s’ka për të bërë prokopi. Pa Kosovën, Shqipërisë, bota s’do t’ia vërë veshin kurrë. Shqipëria pa Kosovën është si një fëmijë i plevitosur, që kurrë s’ka për të bërë përpjetë. Është pikërisht fundi i këtij dialogu që më sjell në kujtesë fjalët e Abraham Lincoln – president amerikan(1809 – 1865): ”Njeriu s’lartësohet kurrë aq shumë sesa kur përpiqet të ndihmojë një fëmijë” . Dhe lotë të kripur më pikojnë në zemër për Shqipërinë, duke ndjerë dhembje dhe mëshirë për politikën tonë të brishtë, që e fshikulluar nga njëra anë nga politika serbe dhe nga ana tjetër nga politika greke, e ka zhytur vendin tonë akoma më shumë në errësirë. Mirëpo papritur vazhdimi i Hymnit tonë të vërtet kombëtar, i panjohur në regjimin e egër komunist: “- ...Se zoti vet e tha me gojë se kombet shuhen përmbi dhe po shqipëria do të rrojë për të, për të mendojmë ne.” Më ripërtërin forcat dhe më bën të mendoj se shpirti i Shote Galicës, i Luigj Gurakuqit, i Isa Boletinit, I të madhit Skënder Be, shpirti i Ismail Bej Vlorë Qemalit , shpirti i Ibrahim Rugovës është ringjallur dhe ka ardhur koha që të gjith atyre grekërve dhe serbëve që kanë bërë krime kundër njerëzimit duke masakruar, plaçkitur, shpronësuar, popullin trim, të ndershëm, popullin fisnik shqiptar, t’ju dridhen leqet e këmbëve, se do të marrin nga Bota atë ç’ka me të vërtetë meritojnë. Nuk harrohet kollaj gjaku i të rënëve për të mirën e kombit. Dhe Shqipëria nuk ka vetëm 3 milionë banorë, si jemi mësuar ta mësojmë në shkollë. Janë më shumë se 30.ooo. ooo shqiptarë në gjithë botën mbarë. Shqipëria ime, shumë shpejt e bashkuar, në sajë të ndihmës së bijve të saj të vërtet, si zoti Flori Bruqi, Rasim Bebo, Ajet Nuri, Robert Goro, Eshref Ymeri, Fatmir Terziu e shumë nacionalist të tjerë që banojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, Greqi, Itali, Kosovë, Kanada, me dinjitet dhe si një zonjë e madhe, pasi të gjithë ata që e kanë coptuar, përbuzur dhe poshtëruar, do t’i kërkojnë botërisht falje, do të marrë pjesë në BASHKIMIN EUROPIAN. Mjaft me urrejtje. Ka ardhur koha për të kërkuar falje për çdo padrejtësi. Zoti vonon po nuk harron.


8 Nr. 38 - SHKURT 2014

Në ditën ndërkombëtare të Holokaustit famëkeq që kreu masakrën më të madhe botërore duke zhdukur 6 000 000 hebrenj nga Hitleri, po sjellim pranë jush Dr. Zino Matathia. Dr. Matathia është një nga figurat më të spikatura intelektuale izraelite, i lindur dhe rritur në Shqipëri. Dr. Matathia cila është historia e familjes suaj, dhe kur kanë ardhur parardhësit tuaj për herë të parë në Shqipëri? Matathia, Mattatia dhe Matatiau është i njejti mbiemër, në Izrael përdoret dhe si emër, dhe ka kuptimin: “Dhuratë e Zotit”. Matathiat, rrjedhin nga fisi i Hashmonai-ve, që ka jetuar në Judë, në Veriperëndim të Jeruzalemit. Matatia luftoi kundër Antiokusit IV, në shekullin e dytë para Krishtit. Antiokusi i IV, i detyroi hebrenjtë të paguanin taksa të rënda dhe e ktheu Tempullin e shenjtë të tyre në një tempull të Zeusit, ndaloi të nderohej dita e shtunë, ndaloi cirkumcizionin, fëmija që ishte bërë synet, së bashku me nënën dhe familjarët, dënoheshin me vdekje. Matathia vrau përfaqësuesin e Antiokusit dhe së bashku me pesë djemtë e tij dhe me shumë pasues, filluan revoltën e armatosur. Njeri nga djemtë e tij, Jehuda, për aftësitë e tij ushtarake dhe forcën fizike, u quajt Makabi që në hebraisht ka kuptimin “çekiçi”. Mbas vdekjes së Matathias qe i biri, që udhëhoqi hebrenjtë drejt fitores, çliroi Jeruzalemin dhe e bëri përsëri Tempullin, Tempullin e Zotit. Në kujtim të kësaj fitoreje festohet Hanuka-ja, ajo është festa e dritës, fitorja e shpirtit mbi forcat brutale që kërcënonin Izraelin në jetën e tij shoqërore dhe fetare. Dinastia e tyre, mbretëroi në Judë nga viti 140 B. C. deri në vitin 37 B. C. Ata restauruan dhe forcuan institucionet politike dhe fetare të Izraelit të lashtë. Historia e tyre është shkruar në librat e shenjtë hebraikë dhe të krishtera, nga historianë të ndryshëm, por dhe nga një bashkëkohës, Flavius Josephus. Zbulimet arkeologjike në Izrael, vitet e fundit, kanë nxjerrë në dritë një gur ku është shkruar për revoltën e Makabinjve dhe Hanukanë, guri daton shekullin e dytë para Krishtit. Ne vitin 37 gjenerali romak Pompeu pushtoi Jeruzalemin dhe vuri mbret Herodin e madh. Në vitin 135 mbas revoltës së Bar KOLBA, perandori Adrian i Romës, ja ndëroi emrin Judës dhe e quajti provincë siriano palestineze. Legjenda thotë se 2. 000 vjet më parë një anije e nisur drejt Romës me një ngarkesë plot e përplot me skllavhebrej nga Palestina e kishte ndryshuar drejtimin, e detyruar nga stuhia e detit, duke i lëshuar ata në brigjet e Ilirisë.

Mirënjohja e Matathia për shqiptarët që i mbrojtën nga Hitleri Romakët nuk bënë përpjekje për t’i kapur skllavët hebrej të ikur dhe menduan se ata do të zhdukeshin sa prej kushteve natyrore aq edhe prej kafshëve të egra. Sipas të dhënave gojore të familjes Matathia në këtë anije ishin të gjithë pjesëtarët e kësaj familje që po i çonin në Romë, për t’i poshtëruar, të kalonin të lidhur nën harkun e fitores së romakëve dhe se romakët nuk i ndoqën, nga frika e Ilirëve që banonin në këto zona dhe se në atë kohë ishin në luftë me ta. Enciklopedia Hebraike nuk e përmend legjendën e anijes së humbur, bile nuk i përmend as romaniotët si pasardhës të “Valës së Parë” me përjashtim të kësaj legjende, asnjë fakt tjetër nuk gjëndet për të lidhur “Romën” me “Romaniotët” Sidoqoftë dihet se familja Matathia ka jetuar në shekuj në brigjet Ilire, sot Greqia veriore dhe prej andej, kanë ardhur në Shqipëri rreth vitit 1850. Stërgjyshi im Isak Matathia me gruan e tij dhe me të vëllain, Jozefin, ishte i pari nga familja jonë qe ka ardhur në Vlorë, dhe varri i tij ndodhet në fshatin Tragjas. Dihet me siguri se Matathiat janë Romaniotë sepse ata ishin shqip dhe greqisht folës dhe asnjë nga ata nuk dinte Latino, që përdoresh nga të gjithë ata që e kishin prejardhjen nga Spanja. Cilat janë disa nga kujtimet e prindërve për mikpritjen e familjeve

shqiptare dhe si shpëtuat nga kthetrat e forcave naziste gjermanë? Familja jonë asnjëherë nuk e ka fshehur identitetin e saj dhe e ka ndjerë vehten si vendas dhe jo “si trup i huaj”. Hebrenjtë shqiptarë gëzonin të drejtat e feve kryesore, pamvarësisht se ishin pakicë. Marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe hebrenjve kanë qenë shume të mira. Me sa di unë dhe me sa shkruhet dhe nga Harvey Sarner, shumica e hebrenjve shqiptarë, në vitin 19101912, shërbyen në ushtrinë shqiptare dhe u lejohej të kryenin ritet e tyre fetare. Në dokumentat zyrtare përmendet se në vitin 1920 Mateo Matathia, ka luftuar për clirimin e Vlorës nga pushtuesit italian. Në atë luftë si dhe në evenimentet e mëvonshme, përkrah Mateo Matathisë kanë qenë edhe Nesim Levi e Jozef Kantozi. Xha Mateo ishte një nga themeluesit e odës së tregëtisë në Vlorë dhe sekretari i saj dhe më vonë antar i Këshillit Bashkiak. Mateo Matathia, Pepe Levi së bashku me patriotë të tjerë si Ibrahim Shyti, Ali Asllani, Musa Jonuzi, dr Ali Mihali, Jani Minga, Reis Golemi, Kristo Karbunara, Murat Tërbaci, Ahmet Muka, pasuruan bibliotekën e Vlorës. Per 22 vjet biblioteka e Vlorës ishte në ndërtesën e familjes së Mateo Matathias. Në nderim të hebrenjve populli i Vlorës ka emërtuar një rrugë “të hebrenjeve”, një rrugë Mateo Matathia

dhe një Pepe Levi. Gjatë Luftës Nacionale Clirimtare, të gjithë hebrenjtë kanë ndihmuar luftën kundër pushtuesve materialisht dhe moralisht, ka pasur partizanë dhe 8 dëshmorë. Prinderit e mij Ilia Matathia dhe Hrisi Matathia kanë mjekuar partizanë dhe kanë strehuar ilegalë. Ahmet Zogu u përpoq t’u jepte strehim në Shqipëri të gjithë jahudinjve që do ta dëshironin. Zogu shpalli liri individuale fetare për shqiptarët. Kushtetuta e vitit 1928 garantonte se: “Të gjitha fetë dhe besimet nderohen dhe sigurohet liria e praktikimit të tyre. Feja nuk mundet të krijojë në asnjë mënyrë pengesa juridike dhe nuk mund të përdoret për qëllime politike. ” Për herë të parë e të fundit në vitin 1929–1931, u bë regjistrimi i lirë i hebrenjve në Shqiperi, gjë që nuk ishte bërë kurrë më parë as në Europë. U ligjërua që dita e shtunë është ditë pushimi për hebrenjtë, si dhe ju dha e drejta të kenë faltoret e tyre. Jeta e hebrejve në Shqipëri gjatë periudhës italiane ishte mjaft e zakonshme. Me sa shihet në atë kohë nuk kishte nevojë për t’u fshehur dhe ditët e shenjta të hebrejve celebroheshin në mënyrë të hapur. Gjyshi im (nga nëna) Isak Cohen i ka dërguar letër mëkëmbësit të mbretit Jakomonit dhe i kërkonte që shtepia e tij në Durrës, të përdorej dhe për Sinagogë. Gjendja ndryshoi krejtësisht me pushtimin e Shqipërisë nga nazistët gjerman. Në bullgari dhe në Maqedoni hebrejtë jo vendës iu dorëzuan gjermanëve. Sipas tregimeve të prindërve të mij dhe me ato pak që mbaj mend, në kohën e pushtimit të Shqiperise nga ushtria naziste: vitet 1943-1944 hebrenjtë e shqipërisë kanë qenë shumë të rrezikuar, sidomos mbasi gjenerali SS Joseph Fitzhum zëvendësoi gjeneralin Neubacher. Familja Matathia, gjyshi im, së bashku me djemtë e tij: Zakino, Ilia, Josef, David, me nënën time, Hrisi dhe me mua që isha 4 vjeç kemi ikur nga Vlora dhe jemi fshehur nëpër fshatra te miqtë familjarë si te familja Bano në fshatin Tragjas, Myzafer Kamberi në Kaninë, Idai Sheme Zanaj në Drashovicë, në fshatin Panaja . Po kështu u larguan nga qytetet, jo vetëm pjestarët e familjeve Matathia, por gjithë hebrenjtë e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë. Familjen tonë dhe gjithë hebrenjtë e Vlorës i ka ndihmuar shume prefekti i asaj kohe Vizhdan Risilija dhe kryetari i bashkisë Myhedin Haxhiu (i arsimuar në Vienë). Përfundimisht duket se Fitzhum urdhëroi që hebrejtë e Vlorës të arrestoheshin dhe të transportoheshin drejt Reichut bashkë me Gjermanët që tërhiqeshin. Mbështetur dhe në burimet amerikane, sipas Sarner, dy


9 Nr. 38 - SHKURT 2014

përfaqësues të bashkësisë hebraike në Shqipëri, Rafael Jakoel dhe Mateo Matathia, duke qenë të vetëdijshëm se ky urdhër i nazistëve do të thoshte arrestim dhe shfarosje të gjithë bashkësisë (“Shoah”), iu drejtuan për ndihmë Mehdi Frashërit. Ky i fundit i këshilloi ata që të takoheshin me ministrin e brendshëm Xhafer Deva, i cili njihej si anti-semit. Ata shkuan të takonin me ministrin Deva, megjithëse e dinin rrezikun që u vinte rrotull nga ky takim. Të dy pranuan sfidën, duke u lënë familjeve lamtumirën përpara se të niseshin. Për çudinë e tyre, sedra nacionale e ministrit Deva doli më e fortë se anti-semitizmi i tij i njohur. Ai mori përsipër të kundërshtonte kërkesën e nazistëve. Deva ia doli që t’i bindtte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve, përkohësisht. Në të vërtetë, avancimi i partizanëve e prishi këtë plan dhe hebrejtë shpëtuan.

elit, në ndihmë të popullit Kosovar. Keni pasur ndërhyrje nga lart gjatë kohës së regjimit komunist për miqtë e tyre gjatë operacioneve të ndryshme që keni kryer? Në ndonjë rast dhe ka patur, është normale edhe në atë kohë ka patur ndërhyje për miqtë dhe shokët. Unë po kujtoj tjetër problem. Kur punoja në Berat, isha shef i shërbimit spitalor dhe ambulator dhe kryetari i komisionit mjeko ligjor. Një ditë më thonë se në mbledhjen e këshillit popullor, të komitetit egzekutiv, kryetari i nje kooperative, që ishte dhe hero i punes socialiste tha se Dr. Zino u jep gjithë armiqve të pushtetit popullor punë të lehtë. Ai thoshte të vërtetën, në Berat ishin internuar shumë ”armiq” dhe në familjet e tyre, kishte shumë të moshuar dhe të sëmurë dhe nga komisioni kishin marrë cfarë u takonte në bazë të ligjit. Të nesërmen shkova te sekretari i parë dhe ja shpjegova shqetsimin tim. Ai më tha se ti je mjek dhe bëj punën tënde, puno i qetë.

Gjatë bisedave me të afërmit tuaj apo dhe vetë personalisht qoftë dhe njëherë të vetme keni ndjerë ndonjë lloj persekucioni si hebrej?

Cila është përvoja juaj si mjek në Izrael, dhe si e shikoni ndryshimin midis spitaleve shqiptare dhe izraelite? Si e shpjegoni që të gjithë fëmijët e qeveritarëve dhe vetë qeveritarët nuk kurohen në Shqipëri, por shkojnë jashtë saj, a nuk është fort e dhimbshme për një mjek kjo gjendje?

Në Shqipëri nuk kemi vuajtur asnjëherë antisemitizmin, as nga populli, as nga qeveritë që ai ka patur. Burgimet dhe sekuestrimi i pasurive të fisit tim, nuk ishin antisemitizëm, ishin luftë klasash. Regjimi i Enver Hoxhës, nuk ishte antisemit, por anti Izraelit. “Izraeli është kobure e imperializmit amerikan”, thoshte Enver Hoxha. Ju jeni një doktor kirurg shumë i njohur, profesionin e mjekut e zgjodhët vetë apo ju ishte imponuar? Thjesht ishte dëshira e prindërve të mi të cilët me durim arritën të ma transmetonin edhe mua gradualisht. Kur përfundova gjimnazin më doli e drejta e studimit për histori-gjeografi dhe jam i sigurt se jeta ime do të ishte vërtetë me më pak emocione, por do të kishte kaluar shumë më e qetë. Specialitetin e kirurgjisë e zgjodha vetë. E dua shumë si degë, me gjithë vështirësitë e saj. Cilat janë disa nga kujtimet më pikante gjatë operacioneve me pacientët e ndryshëm shqiptarë të cilëve ju keni shpëtuar jetën, apo dhe në klinikat e tjera jashtë vendit ku keni shërbyer? Mjekësia, në përgjithësi dhe kirurgjia në veçanti, ka për qellim t’ju shpëtojë jetën njerëzve dhe në rastin më të keq t’ju lehtesojë vuajtjet. Për mua i vetmi kriter për vlerësimin e punës sime ka qënë mirënjohja

e njerëzve, e pacientëve, familjarëve dhe shokëve të tyre. Punë dhe shpëtim jetësh? Ky është profesioni i kirurgut, kjo është detyra e tij. Mirënjohja është një nga vetitë më të mira që e zbukuron njeriun, një nga vlerat më të bukura njerëzore që lumturon si atë që e jep, sigurisht dhe atë që i drejtohet. Të them të vërtetën lumturohem kur më thonë një fjalë të mirë, kur më përshëndesin, kur më shtrëngojnë dorën, kur më buzëqeshin dhe më thonë faleminderit. Në këto 43 vite të punës sime si kirurg, kam operuar me mijëra të sëmurë, por mbaj mend dy ose tre raste i kam humbur dhe gjithmonë kam menduar: “Po ta kisha operuar x ose y ndoshta do të kishte shpëtuar dhe vuaja, vuaja shumë”. I emocionuar dhe shumë krenar kam qenë, kur së bashku me dr. Barjam Balën, në vitin 1999, kam qenë pjesë e spitalit ushtarak Izra-

Do ta shtjelloj pyetjen pak më ndryshe. Nga përvoja e shkollës shqiptare të mjekësisë dhe kirurgjise arrita të marrë jo vetëm licencën e mjekut, por dhe titullin “Specialist në kirurgjinë e përgjithshme” dhe të më njihet grada ”Doktor i shkencave mjekësore” dhe të bëhem antar i shoqatës së mjekëve të Izraelit dhe shoqatës së kirurgëve specialist. Ndryshimin e nivelit të spitaleve? Ju i jeni përgjigjur: se ku kurohen qeveritarët dhe fëmijët e tyre. Ndryshimet jane të tilla sa duhet të bëhen përmirësime në mënyrën e mësimdhënies, ekonomike, etike, sociale etj. Duke filluar nga më e “Vogla”, lufta kundër korrupsionit dhe që i sëmuri nuk është “Objekt pune” se mjekësia është profesion shkencë dhe art, se duhet dhe shumë dashuri, shumë dashuri për njeriun…. Bashkëshortja juaj është shqiptare ortodokse nuk është me origjinë izraelite, keni pasur pengesa nga familja juaj për t’u martuar? Vali eshte mirëpritur që ditën e parë nga familja ime. Ajo ka qenë si bijë për prindërit e mij dhe e ka merituar me

dashurinë kujdesin dhe mirësinë e saj për ta. Sot ju jetoni në Izrael, gazeta NY Times ka shkruar për largimin e Izraelitëve nga Shqipëria, si u pritën atje dhe konkretisht cili është interesimi i izraelitëve për Shqipërinë dhe ndërkohë veprimtaria juaj atje? Une jetoj në qytetin Karmiel, në Galile, Veriu i Izraelit. Një qytezë me rreth 50. 000 banorë, që siç e përmend kryetari ynë i Bashkisë ka që nga çerdhet deri universitet. Sa për artikullin e “New York Times” po ju citoj një publikim të Ylli Polovinës: Gazetari i saj Henry Kamm duke iu referuar shkrimit të Tel-Micha Bar-Am në të përditshmen “Jerusalem Journal” me titullin “Hebrenj të gëzuar që vijnë nga një planet tjetër, Shqipëria, shkruan: Dr. Zino Matathia tha : “Ne shpresojmë që Shqipëria së shpejti do të bëhet demokraci. . . ” Gazetari Henry Kamm i “New York Times”, gjithnjë duke iu referuar shkrimit të Tel-Micha BarAm në të përditshmen “Jerusalem Journal”, sa herë që e citon nënvizon se Zino Matathia është doktor. Pastaj i hap vend dukshëm fjalëve të tij se Shqipëria para Luftës së Dytë Botërore ka marrë refugjatë hebrenj nga Gjermania dhe Austria dhe i ka shpëtuar nga shfarosja fashiste. Këtë artikull “New York Times” e shoqëron me një foto, e cila ka në diçiturë fjalët “Dr. Zino Matathia, një kirurg që erdhi nga Shqipëria”. Ka një mirënjohje personale, shumë e çmuar, ka mirënjohje kolektive, për një grup personash, gjithashtu shumë e çmuar, por ka dhe nje mirënjohje kombëtare të një kombi për një komb tjetër, kulmi i mirënjohjes, mirënjohja sublime. Une jam i sigurt se kjo lloj mirënjohjeje është tipike në Izrael: mirënjohja e jeudinjve për shqiptarët. Të gjithë besoj se mendojnë si unë që: dashuria për atdheun është një vlerë, ky është, siç thoshte i ndjeri prof. Llambi Ziçishti: “Facto ipso”. Shqiptarët janë një popull i veçantë, me shumë vlera, i ndriçuar, me kulturë qytetare, njerëz energjik, plot vitalitet, trima dhe luftëtarë, besnik, shumë besnik, janë dhe njerëz shumë të bukur, qe dinë të gëzojnë, të gëzojnë bukur dhe me finesë. Janë një përzierje e bukur poetësh dhe luftëtarësh. Shqiptarët flasin një gjuhë të pasur, elegante, që të përkëdhel shpirtin dhe veshin. Osho thotë për dashurinë se nuk është lidhje, është të lidhesh, unë këtë e ndjej thellësisht kur bëhet fjalë për dashurinë për Atdheun. Bisedoi Keze Kozeta Zylo 26 Janar, 2014 Staten Island, New York


10 Nr. 38 - SHKURT 2014

TEL (Zyra): 07426449580 MOBIL: 07447142848


11 Nr. 38 - SHKURT 2014

Nga Fatmir Terziu Ai ia la çelësat në tryezë. Pastaj iku drejt derës pa e kthyer kokën. Zhurma e përplasjes së saj krijoi një kërcitje. Një jehonë pushtoi tërë kubenë e asaj dhome. Jehona u ndie anekënd katër mureve. Pastaj, ... ashtu si një tufë grimcash grishëse nxitoi të dilte nga dritarja e lënë paksa e hapur. Amanda kishte mbetur me shikimin andej, nga ku drita kryqëzohej në qelq. Një dritëz veguese lëkundej mbi xham, dhe pastaj i përplasej Amandës, si një diell i vogël mbi atë rruzull loti që rrokullisej tëposhtë, drejt mollëzës së ngritur e të përskuqur të faqes së djathtë të saj. Sakaq bula e lotit ngeci disi një çast. Vetëm një çast. Paspak ai brumbull i vockël përndritës rrëshqiti menjëherë, duke marë vrull të pashoq. Ajo lëvizi dorën e majtë të saj. E mbështeti mbi tryezë dhe me sa fuqi që kishte shtyu çelësat që përfunduan në tapet. Me këtë vrull inatçor bulëza u shumëzua në dhjetra cifla të shndritshme. Pastaj u ngrit. Iu drejtua lavamanit në banjo. Hapi çesmen dhe u hodhi ujë syve me shuplakë. Pastaj edhe njëherë tjetër. Fshiu sytë me duar. Dhe iu qep pasqyrës. Sytë i ngelën një çast aty. Herë shihte vetëm sytë e herë shihte përskuqjen e saj në faqe. Pastaj uli sytë në lavaman. Ç’të shihte. Iu duk sikur e tërë zemra i ishte shkulur e po pulsonte në lavaman. Fshiu prapë instiktivisht sytë. Pastaj asgjë. Eci për nga dhoma. Iu morën mendtë. Gati u rëzua në tapet. Bëri nga telefoni. Formoi numrin e emergjencës. Dëgjoi zërin e menjëhershëm të një personi në telefon. U përgjigj... -Tregoi emrin dhe adresën. Jam e këputur... Ambulanca arriti pas disa minutash. I matën tensionin. I bënë analizat e gjakut. Dhe kaq. E këshilluan të rrinte shtrirë. Pasi i bënë një qetësues e lajmëruan të mbante telefonin afër. U përshëndetën me të dhe u larguan. Ndërsa ambulanca la pas një fjollë tymi, Amanda u ngrit sërrish dhe iu drejtua banjos. Sërrish në pasqyrë. Pa sytë e saj të lodhur. I fërkoi me duar. Pastaj u hodhi prapë disa shuplaka me ujë. Dhe prapë ndihej e tejlodhur. U shtri. Tentoi të mbyllte sytë, por më kot. I vinin e i iknin imazhe gjaku ndër sy. Pastaj u tremb më shumë. Mori celularin. Formoi numrin e celularit të nënës. As dhjetë sekonda s’kishin kaluar kur e ëma iu përgjigj. -Nënë jam e trembur. -Si? -Jam e tromaksur, mama. -Pse bijë, ç’ka ndodhur? -Asgjë. Po të lutem eja. E ëma mblodhi lëmshin që thurrte trikon, nguli shtizat në të dhe rrëmbeu çantën e saj në duar dhe u nis menjëherë. As vetë nuk e kuptoi sa shpejt arriti atje. Amanda ishte shtrirë. Sa e pa të ëmën në derë brofi menjëherë në këmbë. Lotët e tradhtuan. Nëna e mori në krahët e saj. Pastaj nënë e bijë u gjendën në divan. Folën një kohë të gjatë. Amanda vetëm qante. Pastaj u bë heshtje. Amanda ishte përfjetur në krahët e nënës. Në gjithë atë qetësi vetëm shtizat që lëviznin, duke formuar gjysëmrrathë të padukshëm nën ato duar të shkathta ndiheshin. Ndiheshin pos një shushurime të vogël që vinte nga bluzja prej najloni e nënës. Në këtë qetësi e ëma kish udhëtuar pas në vite. E shihte Amandën e saj të vogël teksa shiliviste aty në lodrat e parkut “Rinia”. Pastaj ia ndjente hapat e saj të vegjël kur kthehej nga shkolla. E më vonë ishte bashkë me të kur prisnin të drejtën e studimit të saj. Kishte mbetur mes imazheve kur të dyja shtrënguan aq fort duart atë ditë që e drejta e studimit për mjekësi i kishte dalë Amandës dhe u ishte plotësuar dëshira. Por, qetësia dhe kujtimet e së ëmës u prishën nga kërcimi i menjëhershëm i Amandës. Pa folur iu drejtua prapë banjos. E ëma e ndoqi me sy. Amanda nuk e mbylli derën e saj. E ëma e dëgjonte zhurmën e çesmës në lavaman. Pastaj dëgjoi përplasjen e shpeshtë të ujit në fytyrën e Amandës. Pastaj një

Tregim

Thurje e pakryer heshtje. Amanda kishte shtangur me sytë poshtë. Lavamani ishte tërë gjak. Pa hundët. Asnjë pikë. Hapi gojën. Absolutisht asgjë. Pa duart asgjë. Ndërkohë vuri re se në gjoks, anuar paksa nga e djathta, disa njolla gjaku ende gulonin si me presion. U tremb. Fytyra gati iu zbardh e tëra. Iu afrua më shumë pasqyrës. Pa sërish gjakun që rridhte pa pushim. Gjak që dilte me një forcë të çuditshme nga thellësia e gjoksit të saj. Mori peshqirin dhe e ngjeshi në gjoks. Pastaj klithi. E ëma u gjend menjëherë pranë saj. -Ç’ka ndodhur? -Gjak, mama, gjak... -Ku ke gjak, ku...? -Nga gjoksi, mama, nga.. Po jo moj bijë të bëjnë sytë. E ëma uli sytë në lavaman dhe pa të bardhën e tij cep më cep. E tërhoqi të bijën pas vetes. Ia shkopsiti edhe bluzën e saj të bardhë e të ngjeshur në atë goks të ngritur e të bukur. E pa me kujdes asnjë pikë gjaku. Pastaj bëri bashkë me të nga dhoma. Amanda filloi të dridhej. E ëma ia mbante duart shtrënguar dhe ia fërkonte me kujdes. -Jo bijë, jo. Jo kështu bija ime. Jeta ka shumë të papritura. E papritur është edhe kjo... *** Atë ditë ishte festë. Një festë që bënte të gëzuar gati të gjithë. Edhe ata që s’kishin për të gëzuar e festuar e kishin ditën e tyre. Njerëzit e atij qyteti e kishin traditë të mblidhnin me kohë ndihma për ta. Ata që mbaronin universitetin caktoheshin si kujdestarë të asaj kategorie njerëzish atë ditë. Edhe Amanda ishte një prej tyre. Ishte veshur për festë. Fustani i saj me lule kamomili në tërë sipërfaqen e tij i jepte asaj një ëmbëlsi të paparë. Ai rrinte në cep të oborrit ku gatuhej për atë festë. E shihte dhe buzëqeshte me vete. Pastaj iu afrua më afër. -Më ngjajte si një vegim që shfaqet e zhduket menjëherë, por ja që ... -Amanda..., dhe ia zgjati dorën e djathtë. -Rando. Dymbëdhjetë herë i matur, vetëm njëherë i guxuar. Lindur përqark dhe jetuar larg. Tani më pret bluza e bardhë dhe ... -Uau sa poetik! Mos je gjë ndonjë krijues, apo thjesht... -Krijues?! -Pse jo? Me gjithë këtë oratori dhe ecje pa letër të fjalëve si në shtigje të pashkelura më parë. -Bukur! Bukur! Ja kësaj i thonë të mbetesh me presh në dorë. Epo kot s’i thonë, tjetri që të lexon mendjen të lë pa gjë në mend..., apo jo? -E pastaj, si ta lexoj këtë? -Ja fare lehtë. Dy bluza të bardha në punë vullnetare. Humanizëm i diktuar. Frenim i kontrolluar. -I dashur poet! Tani më duhet të kryej detyrën... -Ishte kënaqësi, gjithësesi.. -Patjetër që ishte. Ajo në të sajën dhe ai diku u përhumb mes atyre njerëzve në nevojë. Azili i pleqve kishte një histori të gjatë, por ai ishte rihapur vetëm pak vite më parë me përkujdesjen e Motrave Domenikane që u rivendosën si fillim në Gjinar të Elbasanit, dhe pastaj zbritën këtu. Aty kishte edhe një lidhje me Amandën. Gjyshi i saj kishte vdekur aty. E ëma e saj ishte rritur jetime. Gjyshja e saj e kishte lënë nënën e Amandës, thuajse tetë vjeçe. I ati ishte burgosur për politikë dhe kështu asaj i ishte afruar e vetmja mundësi, Shtëpia e Fëmijës. Kur e ëma e Amandës nisi të kuptonte, askush nuk e linte të shihte babanë.

“Ai është armik, tradhtar, e mjaft fjalë të tjera i thoshin ata të Shtëpisë, duke i shtuar se ajo kishte vetëm një nënë dhe ajo ishte Partia...”. Kështu rrodhën vitet dhe ai vdiq. E ëma u rrit pa ledhatimin e babait, pa këshillat e nënës. Sidoqoftë, për të ky azil kishte një domethënie të madhe... Këtë ia kishte treguar edhe Amandës. Dhe Amanda ndihej disi më e përkushtuar atë ditë feste. Dhe ndoshta ky përkushtim e bënte atë të binte më shumë në sy tek ai. Rando kishte marë një laps dhe një letër dhe diç zhgaraviste. Shihte nga ajo dhe lëvizte lapsin tërë përkushtim. Pastaj edhe ajo ia nguli sytë. Iu afrua. -Pse s’thua, paskemi të bëjmë me një krijues kompleks? Tani kemi edhe një piktor më shumë. Po të lutem mos harxho laps për mua, vëre atë në shërbim të festës. Bëj ndonjë skicim të këtyre të moshuarve... -Ok, e ku mund të kundërshtosh një gjelbërim me kamomila kaq qetësues, që rriten në një livadh kaq freskues. -Më duket se... -E teprova? -Jo, jo, por ... -Ah, se desh harrova, nesër kemi një takim tek “Arbëria”, të gjithë studentët e Elbasanit, të gjithë që kemi mbaruar këtë vit. A dëshiron të vish edhe ti? -Natyrisht që po. Edhe unë elbasanllije jam. Edhe pse ... -Çfarë pse? -Një herë tjetër. Pastaj ajo vazhdoi përsëri punën e ngarkuar. Ai skicoi gjatë. Disa letra të skicuara plot me portrete të moshuarish zunë vend aty pranë tij. Në ballë ishte edhe portreti i saj. *** Mbrëmja e studentëve tek “Arbëria” ishte shkaku i njohjes më të madhe të Amandës me Randon. Aty ata i thanë “Po” njëri-tjetrit. Festuan gjatë dhe aty nisën dashurinë e tyre. Ishin të hutuar. I kishte mbërthyer ndjenja e moshës. Në shtëpi Amanda i tregoi nënës. Ajo vetëm dëgjonte. Në fund i tha se duhej të kishte vetëm kujdes, dhe se kujdesin ajo e dinte vetë tani, pasi ishte e rritur. Pas asaj që ata biseduan atë natë thuajse nuk fjetën gjumë të dyja. Ajo me zbrazëtinë që i ishte krijuar në zemër dhe Amanda me sikletin e ri që i pulsonte pa pushim. Sidoqoftë ditët kaluan dhe të dyja dukeshin të lumtura. Amanda u caktua mjeke në një zonë afër, dhe Rando diku më larg, por fundjavat i kishin të tyret. Pas një viti, ata u emëruan në një zonë. Dhe kështu thuajse bashkëjetonin. Të gjithë e dinin këtë. Ishin njerëz që binin lirshëm në sy. Dhe kjo jo vetëm nga profesioni, por edhe nga tipi i tyre tërheqës. Asnjëherë nuk rrinin vonë jashtë. Vetëm atë natë, diçka i kishte shtyrë të thyenin atë rregull. Aty pas mesnate u kthyen në banesën e tyre. Dhe dritat nuk i fikën deri në mëngjez. Diçka nuk shkonte mes tyre. Kjo ishte ndoshta një arsye e pa zbuluar. -Ndoshta një shkak pse ato çelësa ndodheshin në tapet ende, - mendoi e ëma me vete, teksa shihte Amandën si të dremitur në çast. Pastaj ktheu sytë andej nga dritarja. Jashtë kishte rënë nata. Mbylli sytë dhe mori frymë thellë. Sa e zuri gjumi brofi menjëherë. Diçka e mundonte. Pa rrotull. Dhe sytë i ngecën tek lëmshi me të cilin thurrte trikon. Pa shtizat. Pastaj rrotullën dhe më tej sytë i ngecën tek fija. “Eh, tha me vete, sa punë duhet që të thurret një triko. Është lesh. Pastaj bëhet fije. Fija mblidhet lëmsh. Lëmshi kalohet nëpër shtiza e duar. E pastaj vjen trikoja. Po kjo e imja duket një thurje e pakryer... Po, po e pakryer. Po, s’u krye...” Pastaj ia hodhi vështrimin vajzës. Ajo flinte. Flinte dhe diç kërciste nëpër dhëmbë. “Do të ketë ethe të brendshme”, - mendoi e ëma dhe e shkundi që të zgjohej. Pastaj ata, ashtu me dritë të ndezur folën e folën gjatë atë natë.


12 Nr. 38 - SHKURT 2014

Nga Fatmir Terziu Ndërsa kriza dhe problemet financiare i kanë detyruar mjaft biznesmenë të faliimentojnë, “Labi’s Café” është shpallur dhe vlerësuar si një nga kafetë më të mira në Londër. Çmimi i dhënë për këtë është një fakt. I dhënë për “Labi’s Café” paraqet anën tjetër të shijes dhe përkushtimit qytetar, profesional. “Labi’s Café” tashmë është biznesi i ri, i kompletuar, i vlerësuar i qarqeve të larta të fushës së kulinarisë. Është nderuar dhe me çmim. Një çmim që i ka dhënë më shumë prestigj. Më shumë emër e pasion. Një çmim që u dha në praninë e ekspertëve më të mirë të ushqimit Antonio Carluccio dhe Eric Lanlard. Me Antonio Carluccio dhe Eric Lanlard, në fakt është edhe fiksimi në dixhital, që i jep një krenari të pashlyeshme fatit të “Labi’s Café”. “Labi’s Café” është mjaft e popullarizuar në Britani. Gjatë vitit të kaluar, ‘’The Guardian’’ e vlerësoi kafenë që shërbehet aty, si më të shijshmen që mund të ofrohet në tregun britanik. Madje revista me ngjyra, e vetmja e kësaj zone të Fulham Broadëay, në këtë fushë, e cilëson atë me nota të larta vlerësimi. Oliver Thring, gazetari i “The Guardian”, gazetës prestigjioze britanike e cilëson këtë investim tepër profesional. Një tjetër penë, Lauren Ronanor e revistës “Fulham Resident Journal” e shton notën e vlerësimit. Princ Harry i Britanisë së Madhe, i vlerësuar nga revista “Toën & Country” si mashkulli më i dëshiruar nga beqaret për vitin 2013, bën pjesë në klientelën e këtij biznesi të “Labi’s Café”. Dhe dhjetra e dhjetra arsye të tjera e bëjnë të ndalemi në këtë bisnes. “Labi’s Café” vjen tashmë më e mirë, më e restauruar, më komode. Është një bashkëpunim mes Assured Group Company. Dhe ne rastësisht e ndjemë këtë bashkëpunim. Teksa pinim kafenë në këtë lokal të restauruar tashmë, shohim buzëqeshjen miqëosre të dy miqve shqiptarë nga Prishtina, Labi Krasniqi dhe Miftar Zabeli, të dy të sukseshëm dhe të vlerësuar në mjaft drejtime. Dhe natyrisht kryefjala më pas është ajo që vjen pas emrave të tyre, pas respektit dhe angazhimit të tyre profesional. Modeli me shije estetike Labi Krasniqit Labi Krasniqi është i riu prishtinas, që provoi punë nga më të ndryshmet në udhëjetën e tij në Britani të Madhe. Djaloshi bukurosh, model i cilësuar në Londër, por edhe një model i vërtetë i kësaj fushe, pasi kreu studimet tek

Quintin Kynaston Community Academy kreu edhe kursin pranë LDS për modë e dizajn, ai ushtroi profesionin e tij mjaft sukseshëm. Pastaj ai punoi deri në restorante e hotele me tre, katër e pesë yje. Në hapësirën e disa viteve ai u frymëzua nga mjaft biznese dhe biznesmenë britanikë dhe vendosi të modelonte një kënd tejet profesional në Fulham Broadëay, në këtë kën londinez të bukur e të qetë, por tejet të populluar e cilësor. Dhe kështu nisi jetën gati tre vjet

Prishtinasit që vlerësohen me çmime britanike


13 Nr. 38 - SHKURT 2014

Labi Krasniqi është i riu prishtinas, që provoi punë nga më të ndryshmet në udhëjetën e tij në Britani të Madhe. Djaloshi bukurosh, model i cilësuar në Londër, por edhe një model i vërtetë i kësaj fushe, pasi kreu studimet tek Quintin Kynaston Community Academy kreu edhe kursin pranë LDS për modë e dizajn, ai ushtroi profesionin e tij mjaft sukseshëm. Pastaj ai punoi deri në restorante e hotele me tre, katër e pesë yje.

më parë, “Labi’s Café”. “Labi’s Café” dhe Labi u bënë gati binjakë të njëritjetrit. Ajo u bë pasioni, jeta dhe përkushtimi i tij. “Labi’s Café” është e vendosur vetëm 2 minuta me këmbë nga stacioni i Fulham Broadëay, dhe ngjitur me stacionin e autobusit për të gjitha drejtimet e Hammersmith, Richmond dhe Putney Bridge. Aty ka dhe një pamje tjetër. Ajo është pamja që vjen nga estetika e Labit, sjellja, respekti dhe mirëpritja e tij profesionale. Labi është tashmë ai që i ka ngjizur emrin e mirë këtij këndi të mirëmodeluar. Këtij këndi që quhet këndi i vlerësuar tashmë. Të tillë janë “Labi’s Café” dhe Labi. Dhe jo më kot, apo jo thjesht rastësisht Princ Harry vizitoi kafiterinë e prishtinasit. Ai u ndal, mori kafenë e tij, u përshëndet dhe uroi mbarësi. Duke folur për mediat bitanike lidhur me gjërat që pëlqen më së shumti në Fulham, Harry ka përmendur dyqanet familjare, pemët e gjelbra, kafiteritë dhe restoranet. Kafiteria e preferuar e nipit 28 vjeçar të Mbretëreshës Elizabeth, është ‘’Labi’s” në Fulham Broadëay, e që është biznes familjar i Labi Krasniqit nga Prishtina. Labi është edhe një mik i të talentuarit Adnan Januzaj, me të cilin ai ndan edhe respektin më të madh, por edhe inspirimin se si të rrinjtë shqptarë duhet të jenë ngado. Shqiptari që i dha suksesin “Assured Group” Një nga kompanitë më në zë londineze “Assured Group” kanë vite që suksesin dhe progresin e saj e ndan dhe ia dedikon shqiptarit nga Skënderaj i Kosovës, Miftar Zabeli. I lindur në fshatin Rezall dhe i edukuar në vendlindje, duke kryer edhe arsimimin më tej në Skënderaj, z Zabeli e pa veten e tij në vitin 1997 në mesin e lëvizjeve të shumta e maramendëse të metropolit Londinez. Dhe shqiptari i qartë në rrugën e tij integruese nisi menjëherë studimet, duke iu përkushtuar mësimit të gjuhës angleze. Firma “Assured Group” e pranoi në gjirin e saj si një punëtor i thjesht. Kur firma në fjalë i pa aftësitë e tij menjëherë, drejtuesit e saj i afruan shërbimin e manaxherit të servisit se saj. Kështu atij i duhej më tej kualifikimi, të cilin e fitoi duke punuar dhe me një kurs në drejtimin menaxherial të firmës. Ai u bë edhe një manaxher më i njohur më tej, kur iu afruar si fillim detyra si manaxher suportues i zonës, dhe më tej manaxher i zonës. Dhe kështu me radhë ai nuk u ndal me kaq. Pas një pune të mirëbesuar ai arriti dre-

jtimin e rajonit, me detyrën e Manaxherit rajonal. Ai kështu hyri më në zemër të firmës dhe kompania ia besoi partneritetin. Ai është edhe një bashkëinvestues tashmë, pasi më tej ai ka mundësuar kompanisë, me aftësitë e tij profesionale fitimin e disa tenderave biznesi me afërsi disa milionëshe stërlina hyrje-dalje në llogarinë e kompanisë. Kjo aftësi profesionale e bëri atë të jetë nyja kryesore e Kompanisë dhe i krijoi avantazhet te lëvizjes nëpër Britani të Madhe për të siguruar klientelë. Kështu ai arriti suksesin e tij më të madh në vitin 1999, kur menaxhoi në mënyrë të sukseshme klientin më të madh të kompanisë, “Eurofleet,” me qendër në Northhampton. Me punën efikase të Miftarit në këtë lokacion kompania menaxhoi suksesshëm tenderin dhe realizoi rritjen e prestigjin e saj në të gjithë Mbretërinë e bashkuar dhe kështu rruga e manaxhimit u bë një detyrë plot suksese në hapësirën e biznesit. Ai lëvizi më tej nga Corby në një sektor tjetër në vitin 2001 ku filloi

të menaxhojë disa lokacione tjera ne lindje dhe jug te mbreteris se bashkuar dhe fitoi disa klient te randesishem per bisnesin . Në viti 2003 ai menaxhoi suksesshëm Saabcity Group dhe transferoi mënyra të reja dhe efikase biznesi. Ai shtoi qarkullimin monetar dhe krijoi një pozitë të re në firmë pasi mori në mbykqyrje bizneset Regionale. Suksesshëm ka menaxhaur serviset në Rrolls-Royce, Lexuss,Toyota, Vauxhall, Renault, Mercedes, Lamborgini, Ferrari dhe disa makina të tjera sportive dhe së fundi edhe të BMË etj. Suksesi i tij është ai që firma fitoi tenderimin me shërbimin e menaxhimit për BMË projekt në Lojërat Olimpike të Londrës 2012 ku dhe merr të manaxhoj projektin me efikasitet. Duhet theksuar se kompania “Assured Group” është biznes i madh në pronësi private që ka hyrë në industrinë e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me furnizimin e menaxhuar plotësisht te klientve, afrimin për njerëzit dhe shërbime të specializuara për tregti dhe

industri të tjera motorike, duke ofruar: Përgatitje të menaxhimit të automjeteve në tërë Mbretërinë e Bashkuar dhe tani në Irlandë, 365/24 orë ditore për përgatitje e qindra mira automjete dhe shërbimet, Online menaxhimin e automjeteve etj. Duke mbetur tek z Miftar Zabeli duam të theksojmë se ai është edhe një familjar model, një edukator dhe një baba i shkëlqyer. Jo më kot në rrjetin social mjaft miq të tij e cilësojnë si një shembull familjari në Mbretërinë e Bashkuar. Duke përfunduar Dhe tashmë të dy miqtë biznesmenë, të dy ideatorë të suksesshëm, Labi Krasniqi dhe Miftar Zabeli kanë udhëtesë të re. “Labi’s Café” dhe “Assured Group” janë në një bashkëpunim që do të shtojë vlerat dhe angazhimet, pse jo dhe vlerësimet. Aty është edhe këndi ku edhe shqiptarë, e të huaj të shijojnë tradicionalen e shkëlqyer shqiptare, byrekun, qoftet dhe kebabat e shkëlqyer.


14 Nr. 38 - SHKURT 2014

Çështje dhe kuriozitete të pullës shqiptare

Arkivat Britanike: “Zogu shtoi shijen cilësore të Pullës Shqiptare” Nga Fatmir Terziu “Si pasojë e këtij testi zgjedhor të Ahmed Zogut si Mbret i Shqipërisë, një seri e re e pullave postare mund të shikohen, me shije cilësore, për të qëndruar një kohë të gjatë.”, shkruhet në një nga materialet e papublikuara më parë, dhe që gjendet në arkivat britanike. Materiali ‘artikull’ është publikuar në një gazetë britanike kohë më parë se të bëhej Zogu, Mbret i Shqiptarëve. Dhe ky artikull shkruan “Tashmë rezervat e vlerave të caktuara të serive ekzistuese janë duke u ulur dhe rekursi ka dashur të largojë gradualisht në mënyrë që të përmbushin kërkesat për prerje të vogla. Shija cilësore i është dhënë me dominimin e ngjyrave blu, të zezë dhe të kuqe, ku jepen dy variante me varësi ngjyrimesh. Të dyja këto variante simbolizojnë gati ardhjen e mbretit të zgjedhur, i cili, si President, ka qenë portretizuar mbi vulat dhe pullat kombëtare që nga dhjetori i vitit 1925. “Në funksion edhe të njohur, tejet simpatik ndaj Shqipërisë për shijet dhe çështjet përkujtimore, është e pamundur që zhvillimet më të fundit politike të lejohen të kalojnë pa u regjistruar”, shkruhet në artikull. Në mars të vitit 1914, vulat shqiptarë të periudhës ishin shtypur me supersticionin “Rroftë Mbreti”, në nder të pranimit të princit Ëilliam të Vidit. Gjatë 15 viteve të ekzistencës si një shtet i pavarur, Shqipëria ka provuar jashtëzakonisht se është një vend pjellor në çështjet postare, të cilat i ka sot

me shpallje postare me më shumë se 300 varietete të dallueshme. Kur pavarësia e Shqipërisë u konfirmua nga Konferenca e Londrës e vitit 1913 në vend të pullave postare turke, që ishin fshirë nga qarkullimi, u vunë vulat dhe pullat me një shqiponjë bizantine të mbiprintuar, për qarkullim të gjerë me legjislacion, sipas regjimit të ri, në pritje të mbërritjes së disa pullave të cilat qeveria italiane i kishte paraqitur në administratën e përkohshme. Mbi këto u riprodhua një gdhendje e kreut të patriotit të madh shqiptar, George Skënderbej. Pasi froni vakant u pranua nga princi William i Vidit, disa pulla kanë qenë përgatitur me portretin e tij. Por kanë eksistuar edhe disa pulla të supozuara nga Esad Pasha

dhe mbështetësit e tij. Disa pulla kuriozë me çështje të debatueshme, janë paraqitur nga ushtritë austriake në vitin 1915. Pulla primitive janë lëshuar përsëri nga Qeveria republikane e ngritur në Koritzë dhe disa të tjera të mbështetura nga bajonetat frënge në pjesën e dytë të vitit 1917, ndërsa një tjetër pullë doli nga një shtet i vogël shqiptar të themeluar në Shkodër nën komandën britanike, franceze, italiane dhe që kishte synim mbrojtjen e përdorur nga furnizimet e pullave fiskale austriake që në fakt ishin lënë prapa nga pushtuesit. Më pas të dy këto republika u bashkuan, dhe në vitin 1920 një seri e kombinuar e pullave postare ishte publikuar, ku tregonte shqiponjën shqiptare me kreun e Skënderbeut

në kuadrat dhe me një mburojë. Revolucioni shpërtheu në vitin që pasoi dhe dolën të ashtuquajturat pulla të Mirditës, të cilat ishin duke u përdorur nga rebelët në mesin e dhjetorit 1921 dhe janarit 1922. Qeveria e rrëzuar në dhjetor 1924 nxorri edhe ajo disa vula dhe pulla. Një tjetër doli me njohjen formale të shtetit shqiptar nga ana e Lidhjes së Kombeve në 21 janar 1925. “Që në fillim të vitit 1927, portreti i presidentit Ahmed Zogu, i cili shtoi shijen mbi pullat postare bashkëkohore në Shqipëri, është parë me shtimin e një kurore dafine të shoqëruar nga inicialet A.Z. si shërbesë adekuate, në njohjen e shërbimeve të shquara në vendin e tij.”, përfundon materiali.


15 Nr. 38 - SHKURT 2014

Nga Fatmir Terziu Në vend të hyrjes Rrahman Dedaj është një nga penat shqiptare që do të mbahet mend përjetë. Në strukturën e letrave shqiptare në Kosovë, e mri i tij është i pranishëm në tërë aspektin global të fushës letrare. Që nga skicimet e deri tek rrëfimet me vlera, që nga artikujt e deri tek drejtimi i revistave. Kështu emri i tij shfaqet edhe në drejtimin e revistës “Jeta e Re” Rrahman Dedaj në vitin 1973, përpos emrave si Esad Mekuli, Rexhep Qosja, Hasan Mekuli, Ali Jasiqi etj. Por ai është mbi të gjitha poeti që ndikoi bashkë me një grup tjetër poetësh në modernizimin e letërsisë shqipe pas luftës. Bashkë me poetët e tjerë, si Ali Podrimja, Din Mehmeti, ai solli risi të reja. Por a ishte vetëm poet Rrahman Dedaj? Dedaj jo vetëm poet Shkrimtarin dhe poetin e shquar shqiptar, Rrahman Dedaj, jemi mësuar t’a quajmë poet. Poetin më në zë të Kosovës. Jemi mësuar t’a vlerësojmë për poezinë e tij. Kanë shkruar dhe e kanë cilësuar sit ë tillë mjaft studiues, kolegë e kritikë. Por, atij në fakt nuk i është dhënë kurrë e drejta, kurrë nuk i është thënë se vepra e tij për fëmijë e rendit në majat e letërsisë shqipe të të gjitha kohërave, pse jo edhe në piedestalin e letërsisë kontemporane për fëmijë në Botë. Pse e themi këtë me bindjen tonë duke lexuar dhe analizuar krijimtarinë e tij në përgjithësi e sidomos në këtë aspekt. Në analizën tonë do të argumentojmë me fakte dhe me detaje. Në një nga njoftimet tejet dashamirëse të stacionit televiziv RTK veç lajmit tejet pozitiv “U promovua kompleti i veprave letrare të Rrahman Dedajt” thuhet: “Rrahman Dedaj, e ka filluar, vazhduar dhe përfunduar krijimtarinë e tij poetike, duke shkruar vargje moderne për traditën, kulturën, për thesaret shpirtërore e morale të Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare.” Edhe kur u promovua vepra e tij letrare thuajse ishte e njëjta rrjedhë. Në promovimin e kompletit të veprave letrare të Rrahman Dedajt, të botuara nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” dhe e përkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës, thuhej se pena e tij ishte edhe rrëfimtare e ndjeshme. Kështu mjaftojnë vetëm pak fakte të ndalim hovin tonë për ta kanalizuar krijimtarinë e tij thjesht si të ‘poetit Dedaj’. Vërtet ai ishte dhe mbetet një poet i veçantë, por ai ndërtoi mjaft bukur dhe këndshëm edhe në prozë. Shkrimtari Rrahman Dedaj krijimtarinë letrare e filloi herët, në kohën kur në Kosovë ishin të paktë njerëzit që merreshin me të. Të gjitha veprat me poezi për të rritur dhe për fëmijë, janë përf-

shirë në botimin e tplotë të veprës letrare në katër vëllime. Duke shtuar më tej lexohet: “Akademik Rexhep Qosja, tha se përvojat që përmbanin historia dhe metodologjia kombëtare, krijimtaria gojore e popullit, përmblidhen në poezinë e Dedajt, me një thellësi kuptimore dhe me një figurshmëri, pothuajse të paprovuar më parë në poezinë shqipe.” (po aty). Dhe më tej ndriçohet duke cituar, Qosen, që shprehet: “Rrahman Dedaj është poeti, i cili me thellësi dhe figurshmëri të veçantë e ka kënduar fatin e Kosovës, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj. E ka filluar, vazhduar dhe përfunduar krijimtarinë e tij poetike duke shkruar vargje moderne për traditën, kulturën, për thesaret shpirtërore e morale të Kosovës dhe më në fund të gjitha trojeve shqiptare” (Qosja, po aty). Në tërë këtë kuptohet qartë e harruara ose e anashkaluara e arritjeve dhe vlerave të Dedajt në fushën e krijimtarisë prozaike për fëmijë. Po të marrim si shkas vetëm njërin nga tregimet e tij për fëmijë, pikërisht tregimin “Si lindi tregimi” shohim qartë se shkrimtari Rrahman Dedaj, nuk është vetëm poeti që këndon bukur dhe rrjedhshëm, por edhe shkrimtari që vë këngën e tij të mrekullueshme të fjalës shqipe në gjuhën e moshave të ‘urritura’ për stilin e tij. Ja se si shkruan ai në këtë tregim: “Na ishte njëherë një përrallë, e në përrallë një princeshë e vogël. Princesha kishte në kokë një kurorë të argjendë e në gisht një unazë të artë. Thesari i saj më i madh ishte fjala. Fjala e saj ishte e ëmbël. Në këtë përrallë dëshiruan të hynin të gjithë fëmijët e botës. Prandaj s’ka pasur fëmijë që nuk e dinte përmendësh. Secili prej tyre dëshironte të ketë kurorë të argjendë mbi kokë, unazë të artë në gisht dhe të qeshte ëmbël. Por, një ditë ngjau diçka e papritur. Fëmijët më nuk deshën të mendonin për përrallën. E harruan shumë shpejt. Kush ishte fajtor për këtë? A thua, fëmijët i hidhëroi princesha e bukur, apo këta ia kishin zili?! Jo as njëra as tjetra. Por ngjau diçka fare e çuditshme. Në përrallë hynë njerëzit e këqinj-kusarët. Ata deshën t’ian marrin princeshës kurorën e argjendë dhe unazën e artë. Atëherë princesha iku prej përrrallës. Në përrallë mbetën vetëm kusarët…” Vlerat e Dedajt Duke vazhduar sërrish me vlerësimin ndaj veprës së Rrahman Dedajt, paharruar idetë e reja që përshkojnë poezinë e Dedajt, duhet shtuar dhe vlerësuar se ai e ka sjellë Evropën në poezinë tonë shqipe. Akademiku Sabri Hamiti, shprehet se poezia e Rrahman Dedajt, e shkruar për një gjysmë shekulli, ‘nuk ka ndërrime të mëdha.”. Hamiti shton më tej se “Ajo plotësohet e zgjerohet nëpërmjet

Rrahman Dedaj dhe filozofia e tij

Një fushë e artë e krijimtarisë shqiptare në Kosovë varianteve për të dëshmuar një origjinalitet.” Ky identitet poetik përbëhet nga shprehja spontane, ndjeshmëria e figura e parë elementare. Nënvizojmë që poezia e Dedajt nga fillimi deri në fund e ruan karakterin e vet themelor, flet qetë duke figuruar, thotë më thellë duke sugjeruar, kërkon afri e dashuri, e cila kalon nga niveli i mallit në nivelin e mallëngjimit. Por edhe pse nuk është lënë pa u përmendur edhe krijimtaria për fëmijë e shkrimtarit Dedaj, pjesëmarrësit janë mjaftuar të shprehen, se “Rrahman Dedaj është një nga shkrimtarët serioz të brezit të dytë të shkrimtarëve tanë për fëmijë, brez që bëri përpjekje që krijimtarinë tonë letrare për fëmijë ta barazojnë me atë të letërsive më të zhvilluara moderne për fëmijë.” Dhe këtë nuk mund t’a themi thjesht si një përpjekje të Dedajt. Vepra e tij është arritje dhe vlerë. Ajo flet qartë. Tregimi i cituar në vazhdim përshkon pa dorashka këto vlera, këto arritje në zbukurimin e tij filozofik. Ai është mjeshtër në gatimin e filozofisë që flet bukur edhe për këtë moshë: “Kështu këtë përrallë e harruan fëmijët, por tregimi për princeshën nuk mori fund. Ajo doli në breg të detit dhe takoi peshkatarët. Ata ishin njerëz të mirë. Ia dhanë një barkë me margaritarë dhe i thanë të jetëojë në mesin e tyre dhe bashkë të shëtisnin në det. “Ju jeni shumë të mirë. Puna juaj është e ëmbël, rrjetat tuaja janë të dashura, por mua më duhet të shkoj dhe të hyj në përrallën e bukur, që e duan fëmijët”, tha princesha. Atëherë e mori barkën me margaritarë dhe u nis nëpër detin e kaltër. Peshkatarët e përshëndetën prej bregut të detit me shamia të blerta dhe i uruan lundrim të këndshëm. Ajo largohej e prej së largu i shkëlqente kurora e argjendtë dhe unaza e artë. Rrezet që binin mbi të, shndërroheshin në ylbera. Para se të arrinte në bregun tjetër, princesha dëgjoi një këngë. Ajo ishte kënga e tre vocërrakëve të mirë dhe, të armatosur me harqe dhe me shigjeta. Kishin dalë për t’i vrarë kusarët dhe për të shpëtuar princeshën. Kur barka iu

afrua bregut të detit dhe zbriti princesha e vogël, vovërrakët i këndonin dhe i buzëqeshnin. Ajo zu të shpërndajë margaritarë dhe t’u flasë me ëmbëlsi: “Do t’i thërrasim gjithë vocërrakët e botës!” “Të gjithë do të flasim ëmbël!”, thanë fëmijët. “Dhe do të këndojnë si ju”, shtoi princesha. “Kjo do të ishte më mirë se në përrrallë. Ky do të sihte tregimi më i bukur që është shkruar deri më tash”, buzëqeshën fëmijët. “Në tregimin tonë s’kanë për të hyrë më kusarët, as njerëzit e këqij”, - shtuan fëmijët. Dhe kështu në vend të përrallës, lindi tregimi i bukur për tre fëmijët e mirë dhe për princeshën me kurorë të argjendtë dhe me unazë të artë. (Dedaj). Kështu duke u ndikuar dhe mahnitur fuqimisht me leximin e Rrahman Dedajt në këtë fushë, natyrshëm fjala është për vendin e merituar të krijimtarisë së tij. Pra, vepra e tij, më saktë letërsia për fëmijë nuk duhet të jetë shkak për “etërit e letërsisë sonë didaktike”. Ne jetojmë me letërsinë e tij për fëmijë dhe më tej… Jo më kot e kam përfshirë edhe në Antologjinë e vetme poetike në Gjuhën Angleze, “Eagles Voices”, që ndodhet edhe në British Library, këtë figurë të nderuar të krijimtarisë shqiptare. Figura dhe jeta e krijuesit Rrahman Dedaj lindi më 1939 në fshatin Penduhe, afër Podujeves, Kosovë. Shkollën fillore e kreu ne Podujeve, shkollën normale dhe fakultetin filozofik ne Prishtine. Me letërsi filloi te merret qysh ne bankat e shkollës. Ka botuar keto vepra: “Zogu dhe Kulla”, “Me sy kenge”, “Simfonia e fjales”, “Balada fshehur”, “Etje”, “Fatkeqesia e urtise”, “Kryqezim hijesh”, (poezi per te rritur). Pastaj përmbledhje të tregimeve “Fshehtësia” dhe “Medaljoni” si dhe përmbledhjen e vjershave për fëmijë “Dy liqej”. Ai është edhe autor i disa tregimeve për fëmijë. Me tregimi për fëmijë “Si lindi tregimi” ai ka kristalizuar edhe një të pathënë për krijimtarinë e tij, duke e rradhitur atë mes emrave të shquar, jo vetëm nëmesin e poetëve shqiptarë, pore dhe në mesin e një mjeshtri të letërsisë për fëmijë. Është parathënë në një nga studimet e Nehas Sopajt se “është vështirë të emërtohen të gjithë, por më të njohur janë M. Kuteli, R. Hoxha, O. Grillo, A. Islami, Rr. Dedaj, I. Kadriu etj, të cilët e kanë pasur horizontin e letërsisë shqipe me përrallat e ritreguara dhe fëmijët i lexojnë me kurreshtje” (Sopaj, 2007:70). (Lexo: Letërsia për fëmijë, Nehas Sopaj, 2007, botim i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Shkupit.)


16 Nr. 38 - SHKURT 2014

“Na dhe rrugën e drejtësisë’ N’zemër të Pejës e Çarshisë, 20 vjet me Ty pa u ndarë, Pejën këngën besë ka bërë...” Kështu përjetohet dhe përkujtohet themeluesi i ”Sofrës Pejane” i papërsëristhmi, Ekrem Turjaka, në një këngë që këndohet nga Ramadan Krasniqi (Dani) dhe “Sofra Pejane”. “Zëri yt si bilbili, kur ja thoshte Ekrem Turjaka” vazhdon me tej kjo kenge e veçante. Dhe më tej fjalët dhe zërri tipik i mjeshtrit Krasniqi, të shpien në mesin e odës më të mirrënjohur Pejane të muzikës, ku gurrët e zanafillës i mjeshtëroi dhe i zanafilli i pavdekshmi Turjaka. Vite më parë ai pati arritur të tubojë këngëtarët e shquar të muzikës qytetare pejane. Dhe me një këmbëngulje të madhe, përkushtim e dahamirësi ai arriti të themelojë e të ringrejë në këmbë artin e këngës së bukur të këngës popullore mes ”Sofrës Pejane”. Kështu janë shprehur me kohë ish kryetari i Komunës, Ali Berisha, Ramadan Krasniqi-Dani dhe doajeni i muzikës popullore, Ismet Peja. Kështu e kujton në një bisedë të lirë edhe miku im Sherif Bllaca, që me Turjakën ka qenë dikur koleg në fushën e tregëtisë, por edhe nje i njohur i hershëm me të. Në Pejë, gati pesë vite më parë, në sallën e teatrit të qytetit “Istref Begolli”, familjarë, miq, shokë dhe artistë të estradës muzikore, shënuan njëvjetorin e vdekjes së Ekrem Turjakas, i cili me atë rast u rijetësua në këngë. Duke përkujtuar Ekrem Turjakën, këtë qytetar të zellshëm të Çarshisë Pejane, i cili

Kur ja thoshte këngës Ekrem Turjaka aq më zëmër e këndonte këngën “Në Çarshi të vogël, në një dugojë”, Ramadan Krasniqi-Dani, është shprehur me fjalë dhimbëse dhe dashurie krenare për mikun e tij se “edhe pas viteve që më nuk je në mesin tonë, ne shokët e tu jemi të bashkuar rreth sofrës se burrave, ”Sofrës Pejane”, ku përpos bukës, kripës, bujarisë dhe bereqeteve të tjera, si ndonjë gotë të mbushur, po vazhdojmë traditën e lashtë pejane të bashkuar si gjithherë, pikërisht ashtu si deshe ti”. Doajeni i estradës së muzikës popullore pejane, me këtë rast veç fjalëve i bashkoi edhe atë që mbetet

në pavdekësinë e këngës, artit dhe muzikës, pikërisht atë këngë që na jep krenari të gjithëve: “Na dhe rrugën e drejtësisë’ N’zemër të Pejës e Çarshisë, 20 vjet me Ty pa u ndarë, Pejën këngën besë ka bërë...” Dhe natyrshëm pavdekësinë e këngës shqiptare, mes të cilës meritori, Turjaku e nget në amëshim, do ta shtojë edhe përkujtimi i mjeshtrit, Ismet Peja, që shprehet se me vdekjen e Ekrem Turjakës humba mikun tim shumë të dashur dhe të respektuar, por edhe kënga e vjetër pejane humbi një besnik

të saj”. Kjo është e qartë për Ismet Pejës se “Kënga e madhe buron gjithnjë nga zemra, pikërisht ashtu si ishte kënga e Ekrem Turjakës”. Peja kështu i ka dhënë me kohë, nën patronatin e zyrtarit të saj më të lartë vendor, për kontributin e tij në fushën e artit muzikor, një dekorim të veçantë në postmortum me Pllakatin e qytetit Ekrem Turjakës. Tashmë me këtë zë të pavdekshëm, me pllakatin e meritorit të Pejës, me një angazhim më të frymëzueshëm për brezat, zërri i brezave të Ekrem Turjakës ndihet deri në Londër, pikërisht aty ku edhe i biri, Burim Turjaka është një zë tjetër aktiv në lartësimin e vlerave pejane. Ai është anëtar i zellshëm i shoqatës “Peja” dhe një emër që flet gjithmonë me pasion, respekt e thjeshtësi qytetare. Ai është pikërisht meritori me të cilin, Ekrem Turjaka, gatoi në jetën e tij, udhëjetën e brezave që e pasojnë. Të flasësh për brezat është lehtë, por tu lësh brezave vlera është pikërisht ajo që ndërlidhet mes fjalës, këngës dhe përkushtimit të linjës Turjaka, edhe këtu në mërgim, mes shqiptarëve padallim nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Kështu Ekrem Turjaka, nuk është thjesht një zë, nuk është thjesht një emër krenarie, por një përmendore e ngritur për brezat shqiptarë mes timbrit të këngës dhe përkushtimit. Në foton e shënuar me këtë rast, ndoshta kujtimi udhëton gjetkë dhe rastësisht në familjen e nderuar, ku Ekrem Turjaka ishte i pranishëm, mes familjes, por në arsyen e këtij shkrimi ajo flet më shumë se një kujtim familjar. Është mesazhi tjetër që e nderoi dhe e nderon artistin në jetën e bukur të përkushtimit dhe testamentit njerëzor për brezat...


17 Nr. 38 - SHKURT 2014

Në mbrëmjen e 16 janarit 2014 në Pinner Sinagogë, në një nga zonat me numrin më të madh të banorëve hebrej në Londër, u organizua shfaqja e filmit BESA – THE PROMISE – vepër e regjisorit Jason Williams me kontribut të veçantë të fotografit Norman Gershman. Tanimë është bërë një traditë shumë e mirë që Ambasada Shqiptare në Londër në bashkëpunim me bashkësitë hebraike të organizojnë veprimtari të ndryshme në nderim të veprës së shqiptarëve në mbrojtje të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se katërqind pjesmarrës, prej të cilëve edhe një numër i mirë shqiptarësh me banim në këtë qytet, ndoqën me vemëndje, respekt dhe emocion këtë veprimtari e cila u hap me fjalën e zonjës Gaby Glassman, Kryetare e Këshillit Organizativ të Sinagogës Pinner. Ajo nëvizoi fisnikërinë dhe virtytet e larta të shqiptarëve të cilat bënë që asnjë hebre në atë vend të mos dorëzohej tek nazistët. Më pas ajo i dha fjalën ambasadorit të RSH në Mbretërinë e Bashkuar z. Mal Berisha. Në fjalën e tij ambasadori foli me krenari për këtë episod të historisë së lavdishme të shqiptarëve duke u ndalur tek BESA si një fenomen shqiptar që nuk është atribut i feve por një vlerë morale e popullit shqiptar. Pas shfaqjes së filmit zonja Glassman, në emër të bashkësisë hebraike të Pinner Sinagoge i dorëzoi Ambasadorit shqiptar një çertifikatë në të cilën thuhej: “Një pemë e mbjellur në Jeruzalem simbolizon mirënjohjen e jashtëzakonshme ndaj veprës trimërore të popullit shqiptar për strehimin dhe shpëtimin e refugjatëve hebrej nga Hollokausti”. Në lutjet e Sabathit të së djelës, 19 janar 2014, Rabini Bergson i kushtoi tërë psallmet e Sabathit një diskutimi mbi BESËN shqiptare si një mesazh i rëndësishëm për antarët e kongrecacionit të tij në jetën e përditshme. Veprimtari të tilla do të vazhdojnë të organizohen edhe në të ardhmen. Më poshtë fjala e rastit e ambasadorit shqiptar: Mirëmbrëma! Të nderuar zonja dhe zotërinj pjesëmarrës! Është një nder dhe privilegj i madh për mua të marr pjesë në këtë ngjarje të shënuar që flet për një histori ende të pathënë plotësisht të marrëdhënieve Shqiptaro – Hebraike gjatë kohës më të vështirë, kohën e Hollokaustit. Fatkeqësisht historia që do të shohim në këtë film ka qenë e mbyllur në sirtar për thuajse pesëdhjetë vjet të izolimit komunist të Shqipërisë. Kjo

DITËT E MEMORIES Nderohet në Londër “Besa shqiptare” histori doli në dritën e diellit kur një hebre i famshëm hungarez, një politikan amerikan, antar i Kongresit, i ndjeri Tom Lantosh dhe miku i tij, Jozef DioGuardi, një tjetër anëtar i Kongresit me rrënjë shqiptare, vizituan Shqipërinë për herë të parë në vitin 1990. Vetëm pak vite më vonë u botua një libër me titull “Shpëtimi në Shqipëri” i shkruar nga një hebre tjetër i quajtur Harvey Sarner i cili i hoqi perden përpara botës një historie të jashtëzakonshme të mardhënieve të veçanta midis shqiptarëve dhe hebrejve në rrjedhë të historisë dhe veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot, ne do të shohim filmin BESA – THE PROMISE. Filmi pasqyron një histori të rrallë të solidaritetit të jashtëzakonshëm ndaj hebrejve gjatë Hollokaustit. Ne mund të flasim për këtë histori pa mbarim. Megjithatë, në pikpamjen time, gjëja më e rëndësishme dhe ajo që e bën atë të tillë është: Qoftë edhe një jetë e vetme hebre nuk ka humbur në Shqipëri përkundër faktit që vendi ishte vetë i pushtuar prej Italisë Fashiste dhe Gjermanisë Naziste. Kjo nuk ka ndodhur as më parë në tërë historinë tonë. Në Shqipëri nuk gjendet qoftë edhe shenja më e vogël e anti – semitizmit dhe asnjëherë shqiptarët nuk kanë kryer pogrome në shekujt e bashkë-ekzistencës së tyre. Ia vlen të përmendim këtë mbrëmje se gjatë kohës së Hollokaustit, si Mbre-

ti i Shqipërisë, Ahmet Zogu, ashtu edhe autoritetet vendore, misioinet konsullore të Shqipërisë jashtë vendit dhe më pas kur Shqipëria u pushtua prej fashistëve dhe nazistëve njerëzit e zakonshëm, banorë të qyteteve dhe të fshatrave, vetë qeveria kukull shqiptare, të gjithë njësoj, e nderuan Kodin Moral të Shqiptarëve, Besën e tyre. BESA është fjalëkalimi që na jep çelësin e spjegimit se përse kur hebrejtë po vriteshin anë e mbanë Europës, një komb i vogël u kujdes për ta; pse njerëz të zakonshëm të një vendi të pushtuar morën tërë atë rrezik mbi vete duke strehuar hebrejtë të cilët vinin nga Europa, falë vizave të lëshuara nga misionet konsullore shqiptare, duke e trefishuar praninë e tyre në vend? Përse familjet më të zakonshme anë e mbanë vendit i mbrojtën jo vetëm hebrejtë shqiptarë të cilët ishin me qindra në atë kohë në qytetet shqiptare por edhe mijëra të tjerë të cilët zgjodhën Shqipërinë si një vend shpëtimi, si vend mbrojtjeje? Ka vetëm një spjegim dhe kjo është BESA SHQIPTARE. Këtë më mirë se kushdo do ta spjegonte Profesor Scarlett Epstein e përzënë nga Vjena nga nazistët e me pas nga Jugosllavia bashkë me familjen, e paisur me vizë nga misioni shqiptar konsullor në Zagreb e cila u strehua dhe jetoi në Durrës deri sa arriti të udhëtonte e sigurtë në Mbretërinë e Bashkuar. Me lejoni të spjegoj shkurtimisht se

çfarë është ky virtyt i quajtur BESA. Është e vështirë ta përkthejmë këtë fjalë në mënyrë të drejpërdrejtë. BESA është një vityt i fortë shqiptar me një origjinë të lashtë i cili shkon përtej kohërave të mesjetës kur rregullonte jetën në shoqërinë shqiptare. Këto norma janë transmetuar në mënyrë gojore brez pas brezi deri në shekullin e XV kur ato u kodifikuan prej Lek Dukagjinit në të quajturin Kanuni i Lekës. Është interesante të theksojmë se BESA është gjithashtu e lidhur nga ana semantike me fjalën “Fe” në gjuhën shqipe BESIMI. Në Shqipëri, bashkëjetojnë tre fe të ndryshme, – Feja Katolike, Ortodokse dhe ajo Muslimane. Ekziston gjithashtu edhe një formë e islamit e quajtur Bektashi. Në historinë tonë të hershme dhe as të vonë nuk kemi përjetuar kurrë ndonjë konflikt fetar. Urrejtja në këtë aspekt nuk ekziston. Dhe kjo është arsyeja se përse hebrejtë nuk përbëjnë ndonjë përjashtim në këtë drejtim. BESA në fakt tek shqiptarët ekzistonte përpara feve dhe është konceptualisht e ndarë nga ato deri në atë pikë sa të përbëjë bazën morale të tolerancës fetare në shoqërinë tonë. Duke qenë një normë e fortë etike ajo është një “fe” në vetvete që mbizotëron mbi çdo gjë tjetër në kohërat e krizave të rënda morale siç ishte ajo e Hollokaustit. Si shqiptar jam krenar për atë që kombi im ka bërë për hebrejtë. Në pozitën e ambasadorit jam i nderuar që kam mundësinë të jem bashkë me ju dhe të shohim të skenuar këtë histori të treguar në këtë film. Ndjehem gjithashtu i lumtur që një histori e tillë e patreguar nuk është më e tillë. Dua të shpreh respektin tim të thellë për fotografin Norman Gershman, të cilin e kam njohur personalisht, për punën e mrekullueshme që ka bërë. Ai i ka frymëzuar artistët dhe personazhet jetësore ta zbulojnë, ta bëjnë publike këtë histori. E kam takuar atë në Long Island, në New York, në familjen kavajase Myrtaj, një ndër 69 shqiptarët fisnikë midis kombeve të gdhendur në pllakën e Yad Vashemit. Po ashtu dua të shpreh respektin tim për Jason Williams, regjisorin e filmit me të cilin ka fituar një numër çmimesh të para në shumë festivale të filmit hebraik në botë. Më së fundi, ju falenderoj të gjithëve për vemendjen dhe ju uroj një mbrëmje të këndshme, me emocionet e forta që shkakton ky film. Ju ftoj të vizitoni Shqipërinë, këtë vend kaq të dashur për ju dhe pse jo, duke njohur aftësitë tuaja të sipërmarrjes, edhe të investoni. Dua t’ju bëj të ditur gijthashtu marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit. Faleminderit.


18 Nr. 38 - SHKURT 2014

Aktivitet kulturor në Vjenë

Ekspozitë dhe orë letrare në gjuhën gjermane nga autorët shqiptarë në Austri Nga Hazir Mehmeti Vjenë Aktivitet kulturore me karakter letrar e pamor janë gjithnjë e më të shumta, më kualitative dhe prezantuese para artdashësve në Austri. Lidhje e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” bënë një aktivitet me vlerë në Vjenë dhe qytetet tjera austriake. Bashkëpunimi me PEN-klubin e shkrimtarëve austriak dhe klube tjera e afirmuan krijimtarinë e poetëve, shkrimtarëve, piktorëve e krijuesve tjerë shqiptarë që jetojnë e krijojnë në Austri. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve ishte edhe organizimi i orës letrare dhe ekspozitës së pikturave nga Gazmend Freitag, në ambientet e klubit Osteria Allora dhe nën organizimin e shoqatës austriake “Galerie Studio 38”. Aktivitetin letrar e artistik e pasuruan me pjesëmarrjen e tyre edhe dy përfaqësuesit e komunës së Vjenës, sektorit për kulturë të lagjes së 20-të të Vjenës znj. Christine Maly, këshilltare e bashkisë dhe kryetare e komisionit për kulturë Brigittenau dhe z. Wolf-

gang Bauer zv. kryetar i këtij komisioni si dhe shkrimtari austriak me prejardhje turke Serafettin Yildiz, të cilët u ndanë të kënaqur me artin e ofruar nga krijuesit shqiptarë. Të pranishmit fillimisht i përshëndeti Franz Pfeiffer, menaxher i ‘‘Galerie Studio 38‘‘ me seli në Vjenë, i cili theksoi se shoqata që përfaqëson ka një traditë 10 vjeçare në organizime të projekteve artistike, ndërsa kjo ishte hera e parë që si mysafirë kishte krijues shqiptar. Në emër të LShKSh “Aleksandër Moisiu” në Austri përshëndeti kryetari i saj z.Besim Xhelili. ‘‘Jemi mbledhur që të promovojmë artin e autorëve shqiptarë të cilët veprojnë në këtë vend mik të kombit tonë. Në Vjenë shekuj me radhë janë ruajtur dhe vazhdojnë të ruhen shpata dhe helmeta e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Prandaj edhe ne jemi vazhdimësi e marrëdhënieve të ngushta mes dy popujve tanë, të përkushtuar që këtë bashkëpunim ta fuqizojmë edhe më tepër, kësaj radhe në fushën e letërsisë dhe arteve vizuale. Në emër të shtëpisë botuese ‘‘Platform Verlag‘‘ nga Vjena e

Austriakët organizojnë ekspozitë dhe lexim letrar nga autorë shqiptarë në ambientet e Osteria Allora. Franz Pfeffer: “Hera e parë zëri i shqiptarëve në ‘‘Galerie Studio 38‘‘ të Vjenës. Krijuesit shqiptarë në Austri hapin horizonte të reja afirmative në Austri. Piktori, Gazmend Freitag me ekspozitë personale në Vjenë” cila edhe publikoi në gjuhën gjermane antologjinë e parë të autorëve shqiptarë në Austri ‘‘Illyricum‘‘ foli Johannes Martinek, i cili nënvizoi rëndësinë e këtij botimi për publikun gjermanofolës. Mbrëmja letrare filloi me prezantimin e antologjisë ‘‘Illyricum‘‘ të cilin e bëri Anton Marku, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu‘‘. Ai tha se ‘‘Ky është libri i parë i këtij lloji në Austri. Në të janë përfshirë 26 krijues shqiptarë që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit, Fjalët hyrëse i kanë shkruar ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Vjenë, Dr. Vili Minarolli dhe Dr. Sabri Kiqmari si dhe Dr. Helmuth A. Niederle, president i PEN Klubit të Austrisë. Me këtë publikim po dëshmohet se çdo ditë e më tepër ne jemi duke u bërë pjesë aktive e skenës kulturore austriake, duke prezantuar veprat e krijuesve shqiptarë edhe në gjuhën gjermane, në mënyrë që artin dhe letërsinë tonë ta ofrojmë publikut vendas. Me krijimet e tyre u paraqiten disa

nga anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksander Moisiu‘‘ , ku vargjet dhe tregimet e tyre në gjuhën gjermane i lexuan poeti, Ragip Dragusha; krijuesi dhe përkthyesi nga Graz-i, Dr. Kurt Gostentschnigg i cili dhe ka bërë përkthimin e antologjisë ‘‘Illyricum‘‘. Lexuan nga krijimtari poetët: Dan Kosumi, Mërgim Osmani, Anton Marku dhe Besim Xhelili. Artdashësit nga radhët e kombeve të ndryshme i duartrokitën paraqitjen e poetëve të cilët krijuan emocione me artin e tyre dhe interpretimin e bukur. Puna e mirë organizative brenda LSHKSH “Aleksandër Moisiu” në Austri e ka fituar besimin e shumë klubeve e asociacioneve vendore të cilat ofrojnë bashkëpunim dhe ndihmë me vlerë për ofrimin e vlerave krijuese nga shqiptarët që jetojnë e krijojnë në Austri. Vlen të përmenden aktivitetet letrare të organizuara më parë ku ishin edhe figurat si: Sidonia Gall, kryetare e Shkrimtarëve të Austrisë, Helmuth A.Niederle, president i PENklubit në Austri, shkrimtar i njohur. etj. Krijuesit e Lidhjes janë nga radhët poetëve, piktorëve, skulptorëve, publicistëve etj. Ata janë veprimtarë të vyer krahas artit që ata ofrojnë. Padyshim njëri nga artistët mjaftë aktiv në Austri është piktori z.Gazmend Freitag nga Linci, Hapjen solemne të ekspozitës së tij personale këtë mbrëmje e bëri Ursula Pfeiffer, përfaqësues i galerisë “Galerie Studio 38” . E cila foli për biografinë e piktorit duke u fokusua në stilin e veçantë, motivet nga vendlindja dhe ato moderne në punimet e tij. Po ashtu dha një historik të shkurtër të popullit shqiptar që nga pavarësia e këtej. Ajo tha se pikërisht këtu i ka lindur ideja e ekspozitës me temën “Impresione Shqiptare” (mbresa shqiptare). Pastaj, iu referua disa thënieve rreth piktorit tonë nga shtypi e kritika. Po ashtu foli edhe zj.Elisabeth Birngruber, bashkëstudiuese me piktorin dhe pianiste. Mes tjerash piktori ynë shtoi: “Janë të ekspozuara 14 eksponate reprezantive të punuara në vaj dhe grafikë, kryesisht me motive shqiptare. Me “galeriestudio38” në Vjenë, pos kësaj ekspozite aktuale, shpresoj të bashkëpunoj prapë dhe të paraqitëm në ekspozita kolektive këtë vit si në “Paradise”. Organizatorët menaxher zj. Ursula dhe Franz Pfeiffer janë shumë të zellshëm, janë kompetentë dhe me përvojë shumëvjeçare në Vjenë”. Në fund u dha koktej rasti ku pjesëmarrësit biseduan nga afër, shkëmbyen mendime dhe ide lidhur me projektet e mundshme të përbashkëta në të ardhmen.


19 Nr. 38 - SHKURT 2014

Nga Kostaq Duka Porsa kaluan 30 vjet nga ikja e papritur, kur ishte vetem 33 vjeç e kompozitorit, Apostol Simoni, në kulmin e energjive krijuese qe zjenin në shpirtin e tij të trazuar prej artisti. Ndonse ishte vetëm dy vite më i madh nga unë, pra gati moshatarë s’di pse më ishte krijuar ato kohë përshtypja se ai ishte me nje diferencë më të dukëshme. Përse vallë e kisha këtë iluzion të gabuar?! Ndoshta se ai ishte më i gjatë e më i formuar në trup nga unë që vija i imët ( jo më kot kishte fituar medalje në sportin e gjimnastikës, karierë e filluar në moshën e adoleshencës) mbase edhe nga mënyra se si ecte disi me hap autoritar,sikur e priste një mision i madh për të kryer, mbase edhe nga këmbëngulja që s’e fshihte dot për të bërë medoemos diçka më serioze, më të dukëshme e më të bujshme në krijimtari a ndoshta nga një shqetësim që vijëzohej dukshëm në fytyrën e sytë e tij që ishin në lëvizje e të pa qetë nën syzet që i mbante gjithmonë me kujdes te veçantë?! Gjithnjë në lëvizje, gjithnjë nxituar. Nga shtëpia në anë të rrugicës pranë bulevardit në qëndër të Korçës, në shtëpia e kulturës “ Vangjush Mio”, në teatri “ A.Z. Çajupi” ku punonte si dirigjent i estradës profesioniste. Me orë e pa orë, në kohë pune e jashtë saj. Sa nga pianoja e teatrit aq në atë të shtëpisë së kulturës ku në fletën e pentagramit hidhte muzikën e këngëve lirike që së pari ishin formësuar në telat e kitarës aty në shtëpinë e vogël të tij. Hap pas hapi ai rritej si kompozitor duke e pasuruar buqetën e këngëve sa me krijimtari për fëmijë aq edhe për të rritur duke merituar gjithnjë çmime në festival.Por tej çmimit dhënë nga juria, më shumë se kaq ai po meritonte admirim e simpati nga artdashësit korçarë, të rinjtë e të rejat në veçanti aq të drithëruar për këngën lirike. Talenti e dhuntitë e tij më shumë se të kultivuara në shkollë ishin të lindura, pjesë vitale e shpirtit të tij prej artisti dhe njëriu të mirë e këmbëngulës. Nuk mund t’i thoshe jo bashkëpunimit me Apostolin në krijimin e këngëve. Dëshira e pasioni

Gjithnjë nxituar Kushtuar kompozitorit, Apostol Simoni, në 30 vjetorin e ndarjes nga jeta i tij krijues jo vetëm që të ngjallnin admirim por edhe të frymëzonin për të gjetur më të mirën në fjalën që do t’i bashkohej muzikës së tij. Më vjen mirë që në ato vite të moshës së rinisë krahas poetëve të tjerë bashkëpunova e dhashë një ndihmesë modeste në krijimin e disa këngëve për fëmijë e të rritur duke u nderuar dhe me çmime. Kështu mori jetë kënga lirike “ Në ditën e dasmës sime” fituese e çmimit të dytë në festivalin e këngës në Korçë e cila mund të them paralajmëroi një ardhmëri frytdhënëse të kompozitorit që me lirizmin spontan e të veçantë po bëhëj gjithnjë e më i admiruar dhe më pas kënga “ Përherë të dua” e cila për freskinë e saj që s’është zbehuar në vite meritoi të rradhitej mes 100 këngëve më të mira të krijuara në shekullin që kaloi. I kam të gjalla edhe sot pas tre dekadash e më shumë ato ditë kur me Apostolin i dhamë fla-

tra kësaj kënge lirike , ngjyrat e delikatesa e të cilës edhe sot në këtë kohë modernizimesh të tërheqin vëmëndjen. Ja kujtoj si Apostoli ashtu i përpirë nga ethet e krijimit më takoi në mjediset e redaksisë së gazetës lokale ku punoja si redaktor e më thotë se në një kohë shumë të shpejtë duhej të bëja tekstin për këtë këngë lirike posaçerisht për këngëtaren e mirënjohur në mbarë vendin, Lindita Theodhori, e cila kishte disa vite që punonte me trupën e estradës së qytetit të Korçës. Admirimi për këtë këngëtare aq të dashur për mbarë publikun shkrihej e bëhëj një me ambicjen artistike të kompozitorit por edhe me përgjegjësinë për të realizuar një këngë sa më të bukur. Ia tregove muzikën Linditës? Po, më tha, teksa sytë i morën një shkëlqim vezullues. E pëlqeu shumë. Nuk u mendova gjatë. Shkojmë, i thashë, në pianoja e shtëpisë së kul-

turës le ta dëgjojmë muzikën. Në ecje e sipër Apostoli me zë interpretonte muzikën . E kupton? Eshtë thjesht një pohim dashurie, i sinqertë, i ngrohtë që e ruan zjarrin ndër vite. Kaq.Asgjë më shumë. Isha mësuar me Apostolin, me shpërthimet pasionante të tij dhe e kuptoja drejt. Ai u ul në piano e nisi të luajë muzikën…. Vërtet. Muzika ishte e tillë, e thjeshte, e lehtë, delikate. Të tilla duhet të ishin edhe fjalët, pa zhurmë , pa kërcitje. Në fletën e bardhë hodha vargjet e para: Nje ditë shoku im, më tha me zemër plot: “Të dua, përherë të dua!” Apostoli herë, herë ngrinte kokën e më hidhte një shikim. E shihte që lapsi shkiste e fleta po mbushej me vargjet. Erdhi një çast e i thashë ; Apostol ,mendoj se kam bërë diçka, ja si e kerkoje thjesht nje pohim dashurie. Ai i lexoi vargjet. Ne çast shfaqi miratimin. E lamë të takoheshim përsëri pasi të rishikoja e përpunoja më tej tekstin. Dhe kështu u formësua kjo këngë lirike së cilës i dha jetë këngëtarja Lindita Theodhori. E kujtoj atë natë kur u dha prova gjenerale e estradës së qytetit në skenën e teat-

rit “ A. Z. Çajupi” . Apostoli ishte në ankth a do të pritej mirë kënga. Po sikur të nxirrej ndonjë pengesë?!. Shqetësimi ishte natyrë e tij, shpesh edhe pa shkak serioz por në këtë rast nuk ishte kështu. Dikush nga ata që hapnin portat jeshile te krijimtarisë kishte pohuar se kënga ishte thjesht për dashurinë e cila nuk merrej vesh ku kish lindur, se në të s’përmendej së paku fjala atdhe etj. Për fat ky zë s’mori përmasa urdhëri për ndalim të këngës. Ajo u këndua e meritoi duartrokitjet e shikuesve në Takimin Kombëtar të Estradave e më pas në skena të tjera në mbarë vendin edhe ne interpretime të tjera duke ardhur po aq e fresket dhe e ngrohtë edhe në ditët tona….. Tani kur kanë kaluar 30 vite nga ndarja me këtë artist, mik e njeri me zemër të artë mendoj me dhimbje: Pse na iku ky talent i lindur i lirikes shqiptare vetem 33 vjeç në kulm të krijimtarisë?! Po ç’them ?! Ai s’ka ikur, eshtë aty në rrugët e bulevardet e Korçës, ashtu nxituar , me një hap të shpejtë, në kërkim të së bukurës, lirikës që s’vdes kurrë. Janar, 2014


20 Nr. 38 - SHKURT 2014

Reportazh

Memaliaj, qyteza me dy histori Nga Telnis Skuqi Dikur ishte një qytet që lulëzonte, ndërsa sot po tretet me shpejtësi si kripa e detit. Papunësia është 30-35 përqind. Numri i përfituesve të ndihmës ekonomike shkon mbi 300 nga 1500 familje që jetojnë në qytetin e Memaliaj, me sipërfaqe prej 85 hektarë. Katër ditë më parë, memaljotët u shokuan nga një ngjarje e rëndë. Një 23 vjeçar nga Elbasani humbi jetën dhe një 19 vjeçare nga Fieri u plagos, teksa udhëtonin në autobuzin e linjës ndërkombëtare Athinë (Greqi) – Tiranë. Ngjarja ndodhi vetëm 3 km larg qytezës, në drejtim të Tiranës. Banorët nuk duan të besojnë që vrasësit janë katër bashkëqytetarët e tyre. “Nuk di ta shpjegoj këtë çmenduri”, thotë Roland A., mësues, babai i dy fëmijëve.

“Është e papranueshme që në vitin 2014, maskagrabitësit të dalin në rrugë dhe të ekzekutojnë udhëtarë”, shton ai. Rolandi tregon se katër autorët rrjedhin nga katër familje me të ardhura të kënaqshme ekonomike. “Prindërit e tyre janë njerëz të respektuar në qytet, por atë që të bën fëmija s’ta bën perëndia”, thekson Rolandi. Është fakt, nënvizon Rolandi, që qyteza e Memaliaj dhe zonat përrreth “prodhojnë” kriminel ordiner, por jo deri në këtë çmenduri. “Kemi nam për vjedhje. Në këtë qytez është vështirë të jetosh, nuk ka punë qysh ku u mbyll miniera e qymyrgurit”, shprehet Rolandi. Rolandi mendon se pavarësisht papunësisë, vrasjet nuk justifikohen. “Është e rëndë të dalësh në mesnatë dhe të terrorizosë të udhëtarët vetëm se kalojnë në Memaliaj”, nënvizon Rolandi. Kjo është arsyeja se për disa njerëz nuk është thjeshtë çështje parash, por

më shumë çështje dinjiteti. Behar Lulo, zv./kryetari i Bashkisë së Memaliaj, është një prej tyre. Ai thotë se qytezën me 7500 banorë ekziston ende gjakmarrja mes familjeve. “Në jug të Shqipëri pothuajse nuk ekziston gjakmarrja, por në Memaliaj kjo traditë vazhdon, si dhe krimet ordinere”, thotë Lulo, ndërsa shton se qyteza e tij është krijuar nga njerëz heterogjen. “Është fakt që Memaliaj është një qytez e komunizmit. Të gjithë njerëzit që kishin probleme me ligjin i internonin në këtë qytet të vogël”, nënvizion Lulo. Lulo thotë se përpara vitit 1990 standardet e jetësës në Memaliaj ka qenë mbi nivelin mesatar, sot pas 24 vitesh renditet qyteti me papunësi më të lart në rajonin jugor. “Mbi 2300 minatorë punonin në minierat e qymyrgurit dhe pagat ishin të larta për atë kohë”, tregon Lulo.

“Tashmë konsiderohen me të ardhura të mira vetëm pesonat që përfitojnë pension pleqërie”, shton ai. Sipas tij, prej dy dekadash nuk është bërë asnjë investim. Pushteti vendor nuk siguron asnjë të ardhur nga 160 bizneset e vogla që ushtrojnë aktivitet fitimprurës. Biznesi i vogël janë të tipit kioskë. Ata mbijetojnë në kushtet e tejskajshme të mbijetesës. Fasionet kanë frikë të hapin aktivitet, pasi nuk ndihet në sigurtë. Energjia elektrike pothuajse nuk paguhet. “Rihapja e minierës është e vetmja mundësi për punësim. Të jetosh në këtë qytezë është heroizëm”, shton ai. Për Lulon jo të gjitha arsyet janë të trishtuara. Si ish drejtues lokal i CEZit, ai këmbëngul se memaljotët preferojnë të mos e paguajnë enegjinë elektrike, por kurrë nuk e vjedhin, ndërsa për ujin e pijshëm furnizohet një herë më shumë se “kryeqytetin” i jugut Gjirokastra. Marrë nga ATSH


21 Nr. 38 - SHKURT 2014

Nga Telnis Skuqi* E njohin të gjithë në Përmet si Usta Laveri, por në Shqipëri e më gjerë njihet si “Gjenerali i klarinetës”. Sot, më 2 maj, Laver Bariu mbush 77 vjeç, por askush nuk ka kush ti shkruajë. Fryma më se mban që të nxjerrë nga kafazi i artë veglën e brishtë muzikore e të luajë me magji gishtërinjtë, duke mrekulluar me meloditë e saj. Ka vite që nuk e vë në buzë kallamin e klarinetës. As këmbët nuk e mbajnë të bëjë rrugët e gjata të Shqipërisë për tu ngjitur në skenat e koncerteve. Ustai, me atë pardesynë e gjatë ngjyrë gri, kapelen sferike dhe syzat e errëta, do të zbresë tek kafja e tij e zakonshme e Gjergjit, afër shtëpisë. Që kur e la bashkëshortja disa vite më parë, nuk shkon më as në qendër të qytetit në kafen e Gencit, por pëlqen ta kthejë filxhanin në këtë kafene të vetmuar. Usta Laveri nuk flet kurrë me gazetarët, ka huqet e një gjeniu dhe edhe kur lëshon ndonjë fjalë e lëshon me kursim. “Askush si bie më laverçe, e nuk lind më nëna Laver”, thotë plaku shtatëgjatë që nuk njeh asnjë kërrusje. I vendosur për të mos e braktisur deri në fundin e jetës Përmetin , Laver Bariu ka vendosur të qëndrojë me klarinetën dhe kujtimet që e lidhin me të. Usta Laveri e mori zanatin nga të parët e tij qysh në moshë fëminor. U ushqye me dashurinë për instrumentin dhe ndoqi me dinjitet traditën e Afize Leshkoviku, Meti Përmetit dhe të tjerëve usatallarë të veglave muzikore përmetare. Ai i dha një vulë të vërtetë origjinale, muzikës së jashtazakonshme shqiptare përmetare, veçantërisht kabasë. E përcolli atë jo vetëm në skenat shqipatre dhe në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, por në mjaft skena europiane ai arriti të rrëmbejë duatrokitje të artëdashësve. Atje ku Ustai i binte klarinetës, salla pushtohej nga ankthi, kujton gazetari gjirokastrit, Thanas Dino, i cili e ka ndjekur rrugën artistike të Laver Bariutm madje ka shkruar për të dhe një libër. Biografia me Ustanë ishin puna më e vështirë për të ndërtuar diçka nga jeta e tij. Fjala “kali i kuq e ka një huq”, duket e ngushtë në shpjegimin e njeriut të klarinetës shqiptare. Kur gazetari Thanas Dino, më shpjegoi një natë artistikisht portretin e tij atëhëre mendova t’i “rrëmbejë” ndonjë gjë, por nuk e mësova dot kurrë se kush ishte me të vërtetë Bariu. Ai nuk dëshiron të flasi për jetën e tij. Me ndihmën e Thanasit arritëm të nxirrnim disa fjalë: “Tu bëftë Laveri ti, kohën e Mukës më kërkon tani ti,

ATSH

Gjeneralit të klarinetës nuk ka kush ti shkruajë… Mijëra përmetarë përcjellin për në banesën e fundit mjeshtërin e klarinetës, Laver Bariu

unë jam i vdekur. Klarinetën e kam filluar unë, por nuk marr vesh nga datat. Kam punuar xhezin për herë të parë. Kam lënë xhezin, pasandaja…”, ishin fjalët e para dhe të fundit që nxorri nga goja, usta Laveri.Kulmin e tij artistikë Laveri Bariu e ka pasur me këngëtarin e pavdekshëm, Mentor Xhemalin, që vetëm vdekja arriti ti ndajë ata. Marrë nga ATSH, 2006

PËRMET, 27 Janar/ATSH/ – Mijëra përmetarë, por edhe artëdashës të ardhur nga rrethet e ndryshme të qarkut të Gjirokastrës, kanë përcjellë sot për në banesën e fundit klarinetistin Laver Bariu, i cili ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare një ditë më parë. “U fik jeta e Ustait më të Madh të kohës sonë dhe një prej klarinestistëve më të mëdhenjë të të gjitha kohërave”, tha për ATSH-në kompozitori Aleksandër Peçi. Në ceremoninë e lamtumirës së mjeshtërit klarinetës, ishin të pranishëm edhe deputeti socialist, Vladimir Kosta, deputeti i LSI, Vangjel Tavo etj. Mjeshtëri i klarinetës shqiptare, Laver Bariu, lindi në qytetin e Korçës më 2 maj 1929 dhe u rrit duke mësuar klarinetën në qytetin e Përmetit. Ende pa mbushur 10 vjeç, ushtrohet me llautën e të atit, Bariut. Fare i ri mësoi instrumentin në mënyrë autodidakte. Për herë të parë doli në skenë me gërnetë së bashku me të atin, i cili e shoqëronte me llautë vallen e “Dados”. I vendosur për të mos e braktisur deri në fundin e jetës Përmetin, Laveri qëndroi në këtë qytetë me klarinetën dhe kujtimet që e lidhin me të. Mbiemri i vërtetë i Ustait të Madh është Nukra, por banorët e thërrisnin “Laveri i Bariut”. Bariu është nderuar me shumë çmime. Në mars të 2001, Presidenti i Republikës e dekoron me urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Në vitin 2001, Këshilli Bashkiak i qytetit të Përmetit, Usta Laverin e shpall “Qytetar nderi”.


22 Nr. 38 - SHKURT 2014


23 Nr. 38 - SHKURT 2014

Gjuha epirote (arbnore) si shprehje e karakterit të lashtë kombëtar Nga Gjon Keka Gjuha e një kombi përbën rrënjën e shpirtit, karakterit dhe kulturës së tij. Nga kjo njihet se mbi cfarë vlerash dhe cilat janë themelet e një kombi, pastaj se sa të lashta janë dhe ku mbështetetë ai, dhe aq më tepër apo ajo që është bazike se pse folën gjithnjë të njëjtën gjuhë të lashtë paraardhësit, etërit dhe personalitet mbikohore të kombit dhe vetë populli duke mos e humbur kurrë atë, por duke ecë në rrjedhën e tij të natyrshme që nga krijimi i tij në thellësinë e lashtësisë historike e deri më sot. Jo rastësisht thoshte një shkrimtar dhe studiues i njohur europian se, ”populli shqiptarë ka dy veçori të cilat e bëjnë atë interesante për udhëtarët, kostumet(kombtëare- shënimi im) dhe gjuha e tij.” Kështu që gjuha shqipe është një nga gjuhët më të lashta në kontinentin europian. Pra thënë më mirë gjuha e epirotëve të lashtë rrjedh ekskluzivisht nga pellazgitët dhe se pikërisht kjo gjuhë thellësisht e lashtë është shoqëruar gjerë në ditët tona me mistere të shumta, trajtime të panumërta studimore, hulumtuese dhe teza nga më të ndryshmet, por që ajo dhe enigma e saj mund të zgjidhet vetëm mbi bazën e asaj se kjo gjuhë e lashtë është natyrshëm gjuhë pellazgite. Përshkrimi që i kanë bërë shumë shkrimtar, studiues dhe hulumtues në rrethana të ndryshme i ka bindur pothuajse shumicën e tyre gjatë hulumtimeve se gjuha e lashtë epirote(arbnore) është thellësisht e vjetër dhe që ka një karakter të vecantë në vetëvete. Ndërsa Straboni shkruan për gjuhën epirote si një gjuhë e lashtë që ka shtrirje në tërë ilirikun dhe që ka një ndikim të madhë, por që dallon nga të gjitha gjuhët tjera, sepse ka vecorin e saj. Poashtu mund të thuhet se cdo gjë që ka të bëjë me kombin shqiptar dhe territorin e tij ku ai ka banuar dhe jetuar nga lashtëisa është produkt i gjeografisë së tij e cila është kokëforte në dëshminë e këtij kombi të lashtë në kontinentin europian. Kështu sa i përket kësaj uniformiteti mbizotëron në shumë vende ku flitet gjuha epirote edhe pas përzierjes nga pushtimet dhe barbaritë e ndryshme si ato aziatik-osman dhe sllave. Gjuha epirote si një gjuhë e lashtë është ruajtuar në thelbin e saj në dialektikën e saj, sepse ajo ka përbën rrënjën e zhvillimit

dhe edukimit dhe shpirtit të kombit, sepse me ruajtjen e saj është ruajt edhe lashtëisa duke mos lejuar që të shuhet zhvillimi dhe vlera e përjetshme e identitatare e kombit shqiptar europian si një nga kombet më të lashtë të familjes europiane. Mund të nënvizoj këtu se rolë të rëndësishëm, madje mund të thuhet rol të shenjtë kombëtar kanë luajtur prelatetë e kishës së krishterë katolike në ruajtjen e gjuhës dhe alfabetit epirot(arbnor), pastaj lidhjen e lashtësisë së kësaj gjuhe, karakterit të vecantë, zhvilimit të brendshëm, edukimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare, morale e shpirtëore të brezave gjatë gjithë periudhave historike të klombit tonë arbnor. Jo rastësisht shkuran Pietro Antonio në një vepër të tij të botuar më 1688 duke nënvizuar se, ”... e come principiaua a predicare in lingua Epirotica con sodisfattione universale di quelle genti... Pastaj kontributin e Pjetër Budit dhe Pjetër Bardhit, si dhe Lutjen e Zotit që mesin e gjuhëve të shumë kombeve të botës sic shkruan në librin, Oratio dominica in diversas omnium fere gentium linguas versa et propriis cujusque linguae characteribus expressa. Joanne Ch. David G., botuar në vitin 1715, se “...Lingua Epirotica Germánicas Gallicaeque veteris Dialectus eft quae tres litteras sibi peculiares habet.”Prandaj

sic shihet në kuadër të lutjeve nga të gjitha kombet është edhe Lutja “Atii yne” ne gjuhën epirote(arbnore). Duke parë këtë nuk duhet të harrojm edhe rolin e rëndësishëm të Gjergj Fishtës në alfabetin shqip, pastaj Shtjefën Gjecovit, Pjetër Bogdanit.Gjon Buzukut etj etj. Kontributi në ruajtjen e gjuhës ka vazhduar nga të gjithë pa dallim gjerë në ditët tona.Edhe përkundër tendencave të errëta nga anët ë ndryshme, pastaj të baerbarisë së pushtuesve të cilët donin me cdo kushtë vdekjen e gjuhës shqipe në kontinentin tonë të lashtë, cka do të thotë me vdkejen e kësaj gjuhe vdes edhe lashtësia e këtij kombi dhe humbja e gjurmëve, prandaj edhe është ruajtur me xhelozi dashurie gjuha e lashtë epirote nga të gjithë arbnorët kudo. Lashtësinë e kësaj e gjuhe e konfirmojn edhe Plini, Ptolemeu, Homeri dhe shumë e shumë shkrimtar e hulumtues të huaj që kanë vizituar trojet iliro-arbnore dhe janë bindur se kjo gjuhë përbën sfondin e jetës dhe karakterit të këtij kombi të lashtë europian. Poashtu edhe Paul Iovi në një nga veprat e tij shkruan kështu mbi të folmen dhe njohjen e gjuhës epirote(arbnore) në fusha dhe nivele të ndryshme të komunikimeve, “His preerat Nicolaus Masius e Nauplio Peloponnesiaco vir egregie fortis, cui Pulledro Epirotica

Lingua cognome fuit, Galeatos autem thoracatosque ducatabant veteres ac clari nominis praefecti Carolus Civitellae regulus, & Amicus Arsula.” Apo sic nënvizohet edhe këtu në një vepër tjetër të me autor Johannes Jonstonu botuar në vitin 1650, dhe mendoj që është e rëndësishme të nënvizohet, ”...Eorum capturam maiorem fieri ex Epiri lacubus, Venetosque his maxime uti, ad seque navibus adferri curare, & eodem vocabulo cum Epirotica lingua, quae Scouranicos dicit, Scourancas nominare...” Me fjalë tjera mund të themi se edhe përkundër dyshimeve, hedhjes së tezave barbare për ta shtrembëruar realitetin historik dhe gjuhësor të kombit tonë të lashtë arbnor europian, dokumentet, pra e vërtëta është ajo që tanimë është ngritë si një diell i cili ndricon përjetësisht mbi qiellin tonë kombëtare dhe shkencën dhe po i bind dhe do t’i bind cdo ditë të gjhithë se gjuha epirote(arbnore) është gjuha e lashtë e këtij kontinenti dhe familje. Prandaj nisur nga e gjithë kjo duke u mbështetur në fakte dhe dokumente të rëndësishme besimi i plotë i shumë shkenctarëve, studiuesve, hulumtuesve etj, do të rritet sidomos në arsyen e të kuptuarit të thellësisë dhe karakterit të lashtë të gjuhës dhe kombit arbnor, pra gjenezës pellazgite të gjuhës epirotike (arbnore).


24 Nr. 38 - SHKURT 2014

Gazeta nr 38 February 2014  

Newspaper for Albanian Community in United Kingdom

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you