Page 1

Nr. 37

JANAR 2014

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

PROF. DR. PETRIT BARA, MJEKU I ZEMRËS, QË FITON ZEMRAT E SHQIPTARËVE NË MBRETËRI TË BASHKUAR

EDITORIAL

Ngjarjet kryesore të vitit 2013 në Shqipëri Mirela Milori Viti 2013 solli për shqiptarët ndryshimin e kursit politik. Zgjedhjet e 23 qershorit, fitorja e thellë e Partisë Socialiste falë koalicionit me LSI-në, si dhe dorëheqja e liderit historik të PD Sali Berisha ishin disa prej momenteve shënjuese të këtij viti. Refuzimi i asgjësimit të lëndëve kimike të Sirisë ngjalli një solidaritet social, i pari i kësaj natyre në shoqërinë shqiptare, por refuzimi i statusit të vendit kandidat ishte një dhuratë jo e mirë për festat e fundvitit nga BE për qytetarët e Shqipërisë. Analisti Fatos Lubonja e sheh vitin 2013 si një vit që shënoi një ngjarje të rëndësishme, siç ishin gjedhjet e përgjithshme. “Zgjedhjet u zhvilluan paqësisht, po ajo që u vu re ishte se nga palët nuk pati akuza për manipulime, kjo ndoshta si pasojë e rezultatit të thellë”, thotë ai. Për analistin Lubonja zgjedhjet e 23 qershorit shpalosën një element negativ, blerjen e votës. “Në këto zgjedhje u vu re një fenomen ndoshta i ri, fenomeni i blerjes së votës nga partia LSI kryesisht, që tregon shkallën e ulët të kredibilitetit të klasës politike; pra kur qytetari blen votën kjo tregon se për ta nuk ka më rëndësi se për kë e hedh votën”. Vijon në faqen 2

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

SCHUMACHER NË “GARË” ME JETËN

FAQE 4

2013, VIT I HUMBJES NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT FAQE 11

REPORTAZH / QYTETI QË KËRKON RIKTHIMIN E AEROPORTIT FAQE 14-15

Jo, thjesht Agim Halili, por trajneri profesionist i Boksit

FAQE 6


2 Nr. 37 - JANAR 2014

Vijon nga faqja 1 Për gazetaren Mimoza Koçiu, ndër momente më të rëndësishme të vitit 2013, ishte përfshirja e Shqipërisë në gjurmën e kalimit të gazjsellësit. “Projekti TAP do ta vendosë Shqipërinë në një pozicion shumë të mirë gjeopolitik përveç përfitimit ekonomik. Kjo tregon se edhe për një vend të vogël, pavarësisht resurseve që ka, kur lobohet mirë, gjërat janë të arritshme dhe projekti TAP ishte një sukses i Shqipërisë që e vendos në vëmendje të zhvillimeve të ardhshme politike e ekonomike”, thotë zonja Koçiu. Për zonjën Koçiu, dorëheqja e kryetarit të PD-ës, Sali Berisha, pas humbjes së partisë së tij në zgjedhje, ishte një tjetër moment i rëndësishëm politik për vitin 2013 që dha një model demokratizues në politikën shqiptare. Në qeverisjen e re të së majtës, analisti Lubonja mendon se ajo që bie në sy veç pastrimit të territorit e aksionit për mbylljen e lojërave të fatit, janë edhe zëvendësimet në administratë. “Qeveria e re po përpiqet që të bëjë disa aksione që synojnë më shumë ndëshkimin dhe dënimin e asaj që është bërë më parë. Ajo që bie në sy është zëvendësimi i administratës,

Ngjarjet kryesore të vitit 2013 në Shqipëri pastrimi i administratës nga militantët e PD me militantë të mazhorancës”, thotë zoti Lubonja. Refuzimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë ka një reflektim të ndryshëm në opinionet e analistit Lubonja e gazetares Koçiu. Zoti Lubonja thotë se ka qenë situata politike, gjendja e sistemit të drejtësisë e mosrealizimi i reformave që e ndëshkoi Shqipërinë në vitin 2013. “Duhet të shohim veten në pasqyrë. Forcat politike bëjnë garë se kush ishte përgjegjës që nuk e morëm statusin, por mendoj se përgjegjësia është shumë e gjerë. Refuzimi është pasqyrim i gjendjes së Shqipërisë sot”, thotë Lubonjë. Ndërsa Mimoza Koçiu, e sheh si një

qasje jo të barabartë të BE-së për vendimin për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë, dhe hapjen e negociatave me Serbinë. “Kondicionaliteti politik ka funksionuar në mënyrë të ndryshme në vendet e Ballkanit; ndërkohë që Shqipërisë iu refuzua statusi për herë të katërt, për disa prej vendeve si me Serbinë për

shembull, nuk u ndoq ky kondicionalitet”, thotë ajo. Pritshmëritë për 2014 janë të ndryshme, por ajo që dihet është se duke nisur që nga 1 janari , shqiptarët i nënshtrohen një sistemi të ri taksimi mbi të ardhurat, çka do të diktojë dhe mbarëvajtjen e tyre ekonomike e sociale gjatë vitit të ri.


3 Nr. 37 - JANAR 2014


4 Nr. 37 - JANAR 2014

Nga Fatmir Terziu Një kafe dhe një bisedë, një darkë dhe një festim tipik tradicional me Prof. Dr. Petrit Bara, dekan i fakultetit të Infermierisë, në Londër është më shumë se një realitet qytetar, më shumë se një përmallim shqiptar në Queens Arms në Londër, pubin e miqve të mirë nga Prishtina, Sahatçiu. Dhe një figurë e tillë, një intelektual i plotësuar me të gjitha cilësitë e vlerat, i shpallur Qytetar Nderi i Tetovës më 23 Dhjetor 2010 dhe drejtues e mbështetës i rreth 44 kanditaturave sot me tituj shkencorë Doktor në Mjekësi nga Kosova, natyrisht ishte edhe simboli i një fjale të vetme, shqiptaria në mesin e disa miqve të tij në Londër, ku falë një organizimi të Lutfi Vatës, ai erdhi dhe foli thjesht, bukur e shqiptarçe mes nesh. Radhë herë ndodh që një figurë kaq e kompletuar të bëhet thjeshtësia e bisedës me Diamand Hidrin, Sherif Bllacën, Selman Lokjan, Aida Hazirin, Dhurata Hotin, Albana Vatën, Flutura Shega e mjaft të tjerë që dëgjuan dhe festuan një natë të këndshme me mikun e nderuar. Dhe ashtu si atëherë kur në një atmosferë festive ku ishin të pranishëm shumë profesorë nga vendi dhe Shqipëria, drejtorë të Ndërmarrjeve Publike, këshilltarë të kuvendit komunal të Tetovës, drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, nën patronatin e kryetarit të komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, ai u shpall shpall Qytetar Nderi i Tetovës, për kontributin e çmuar dhe fisnik në progresin e diturive shkencore në lëmin e mjekësisë edhe në mesin e këtyre intelektualëve të fushave të ndryshme, Prof. Dr. Petrit Bara, ishte Qytetari i Nderit të pashpallur me letra e karta, por me zemra njerëzore. Jo më kot teksa ai kandidonte kohë më parë për drejtimin e Fakultetit të Infermerisë, më 8 Shkurt 2012, Igli Peti shkruante se “Prof. Dr. Petrit Bara e meriton se je themeluesi i Infermierisë!” Dhe ai u zgjodh. Dikur quhej dega Infermieri, ndersa sot ka statusin Fakultet dhe quhet Fakulteti i Infermierisë. Drejtuesit e fakultetit te infermierisë, bashkë me pedagogët me gradat dhe kualifikimet shkencore të duhura kanë berë të mundur rritjen e nivelit te fakultetit ne te gjitha aspektet duke marre akreditimin nga Ministria e Arsimit. Kjo ka bërë të mundur njohjen e diplomes per mundesi specializimi ne Amerike, Itali, Gjermani, Turqi, Kanada etj., dhe per mundesi punesimi ne vende si USA, Kanada, Dubai, Europe etj. Dhe këto vlera ia ka dhënë infermierisë shqiptare Prof. Dr. Petrit Bara. Kryetari i Forumit të BSHSH Lutfi Vata uroi dhe pasi përshëndeti të

Prof. Dr. Petrit Bara, mjeku i zemrës, që fiton zemrat e shqiptarëve në Mbretëri të Bashkuar pranishmit u shpreh se të gjithë ne dëshirojmë një fillim të ri, një fillim të ndryshimeve dhe përparimeve të përgjithshme. “Më lejoni të konkludoj se nga një varg punësh që duhet të bëjmë për të arritur aty ku të gjithë ne synojmë, puna më e rëndësishme është bashkimi dhe respekti i shqiptarëve ndaj njeri-tjetrit dhe ndaj të tjerëve. Pra, respekti dhe dashuria për njeriun është pjesa kryesore e organizmit të gjithë komunitetit.” Sipas tij, themelet e vërteta të vlerave shqiptare i kanë vënë intelektualët dhe aktivistët e vërtetë të komunitetit të cilët me punë, vendosmëri e përkushtim të madh kanë kapur ritmet e integrimit të duhur në Britaninë e Madhe. Dhe ne sytë që i kemi tek arritjet në Shqipëri, tek vlerat

shqiptare natyrisht krenohemi të kemi mes nesh një figurë të kompletuar, tha një nga folësit në takim. “E tillë është figura e Zotit Petrit Bara, i cili përkundër punës së tij të palodhshme në fushën e kardiologjisë, me përkushtim ka kryer misionin e shenjtë të arsimimit të gjeneratave të reja. Si Dekan i Fakultetit të Infermierisë në Universitetin e Tiranës, Zoti Bara ka dhënë kontributin e tij të çmuar për arsimimin e shumë gjeneratave, duke udhëhequr në numër të madh të diplomave universitare, master dhe diplomave të doktoraturës”, tha Bexheti. Sipas tij, për shumë mjek të rinj nga vende të ndryshme, Petrit Bara ka kultivuar format më të reja të mjekësisë.

“Për shumë gjenerata ai ka kultivuar frymën e zhvillimit dhe për shumë individë ai ka përcaktuar destinacionin e duhur. Andaj, jam shumë i nderuar dhe ndjej emocion të veçantë që sot me anë të kësaj feste tradicionale ne i bëjmë nder njeriut, shqiptarit intelektual, mikut me vlera të radha e tradicionale në mesin tonë. Prof. Dr. Petrit Bara tha se është tejet i nderuar që ndodhej mes shqiptarëve të Britanisë së Madhe. “Ju më bëtë sot një nderim të pakrahasueshëm me çfarëdo nderimi tjetër. Fjalët më mungojnë për të shprehur gjithë mirënjohjen time për këtë. Prej më shumë se një dekade jeta ime u lidh fort me shqipatërët e mi kudo që ndodhen, me universitetin, me formimin e edukimin, me spitalet e klinikat, me jetën e qytetarëve”, tha Bara. Sipas tij, të jesh mes shqiptarëve kudo që ata janë, e sidomos në mesin tuaj do të thotë të dish të nderosh vlerat më të rëndësishme të shqiptarëve, të mbushur me shqiptari dhe me arsimdashje, të orientuar saktë drejt së resë dhe progresit. Gjeta në mesin tuaj jo vetëm zotësi profesionale tek bashkëpunëtorët, jo vetëm mikpritje tradicionale tek të gjithë ata që kam njohur pa përjashtim, por të njëjtin karakter shqiptar, të njëjtat virtyte shqiptare, që nuk mungojnë kudo ku ka shqiptarë”, tha Bara. Vijon në faqen 5


5 Nr. 37 - JANAR 2014

vijon nga faqja 4 Prof. Dr. Petrit Bara, në biseda të ndryshme ritheksoi se “Miratimi i ligjit per mbrojtjen e gjuhes angleze si kusht per marrjen e diplomes se masterit eshte nje nga pikat e sistemit te te arsimit te larte ne Shqiperi. Problemi qendron se niveli i anglishtes se studenteve nuk eshte ne lartesine e duhur per mbrojtjen e Toefel-it si pasoje e mangesive ne ciklet e meparshme te arsimimt. Nga KS synohet shtrirja ne kohe e ketij ligji deri sa te zgjidhet problemi i nivelit te anglishtes tek studentet. Me këtë rast ai thkesoi se kishte plane konkrete që do t’ja parashtronte institucioneve përkatëse dhe Ministres së Arsimit. Prof. Dr. Petrit Bara duke qenë një nga të parët që ka botuar në Shqipëri “Mjekësia e urgjencës bashkëkohore” të recensuar nga Prof. Asc. Dr Sokol Myftiu dhe Prof. Asc. Dr Ilir Ohri me redaktorë shkencorë Prof DR. Shezai Braho dhe Prof Dr Ndok Marku, në hyrjen e këtij libri të vlevshëm ka cituar me po aq madhështi vlerat e thjeshtësisë në shërbimin human dhe më së shumti atë të ndërlidhur si të tillë, ku qytetaria mbetet kyçi i të gjithave. Ky çelës vlerash e bëri atë jetë më tej i respektuar edhe në vendlindje. Pra “Qytetar Nderi” për mjekun e zemrës, ku intelektualë të njohur nga të gjitha trevat e Dibrës nderojnë Prof. Dr. Petrit Bara si të tillë. “Vlerat njerëzore çmohen nga njerëzit e mençur”. Kjo sentencë, bashkëudhëtare e historisë së njerëzimit, gjeti mishërim të plotë në propozimin e kryebashkiakut Ilir Krosi dhe në vendimin e këshillit bashkiak të qytetit verilindor për t’i dhënë Prof. Dr.Petrit Barës titullin “Qytetar Nderi i Peshkopisë”. Kurorëzimi i këtij titulli sinjifikativ, propozim edhe i Lidhjes së Intelektualëve të Dibrës, ndodhi gjatë një ceremonie mbresëlënëse që bashkia e Peshkopisë organizoi më 13 mars 2013 në pallatin e kulturës të këtij qyteti. Deputeti demokrat Sherefedin Shehu, kryebashkiakët e Peshkopisë, Ilir Krosi, Bulqizës, Roland Keta e i Dibrës së Madhe, Argëtim Fida, anëtarët e këshillit bashkiak, intelektualë dibranë të të gjitha trevave (mes të cilëve edhe mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu) nderuan dekanin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Petrit Bara, i cili demonstron një model të ri sjelljeje dhe përkushtimi ndaj bashkëqytetarëve të vet. Personaliteti dhe karakteri i tij në asnjë rast nuk devijoi, por u shpalos dinjitoz për më shumë se dy dekada në funksion Të zhvillimit dhe modernizimit të shkencave mjekësore. Ishte nga të parët që i fali shpirtin dhe zem-

rën ëndrrës së dëshiruar në vite. Në këtë përditshmëri mbetet një nga figurat më interesante si përfaqësues i elitës intelektuale shqiptare. Dhe jo vetëm kaq, si intelektual bashkëkohor demokracinë e konsideronte sfidë ndaj sistemit që u shemb; sfidë në dinjitet, në vlerë, në përpjekje, në arritje. Thelbi i mendimit dhe veprimit të tij ishte vetëm konkurrenca në vlera. Ai besoi dhe dëshmoi se njeriun në jetë e mban vetëm dija. Një miqësi me dijen nuk ka moshë, por mbetet e përjetshme. I qetë, i pjekur, shumë i kulturuar nuk pajtohej me asnjë devijim nga parimet e virtytshme dhe njerëzore, por mbante qëndrim. Shpërthyes dhe autoritar në ndëshkimin e tij individual, sepse përherë qën-

dronte në vendin e nderit, sinqeritetit dhe dinjitetit. Kuptohet ai ishte individ dhe jo institucion, por idetë dhe praktika e tij mund t’i shërbenin shumë një institucioni, një misioni. Këto cilësi i manifestoi dukshëm si drejtues i disa bordeve në QSUT, Fakultetin e Mjekësisë dhe si dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Por Petrit Bara, është “Qytetar Nderi” edhe i Bulqizës, Tetovës e Dibrës së Madhe. Petrit Bara lindi më 11.01.1952 në Peshkopi. Përveç diplomimit si mjek në Universitetin e Tiranës më 1977, me rezultate të shkëlqyera, kreu specializimet jashtë shtetit për terapi intensive koronare dhe ekokardiografi në Turqi (Ankara), Trafik

Hastanesi, 6 muaj (korrik – dhjetor 1992); emergjenca kardiovaskulare, terapi intensive, ekzaminime joinvazive (Holter, Ekokardiografi, Prove ushtrimore) në – Itali ( Bari), Policlinico di Bari (Pergjegjes – Prof. Ritzon) 3 muaj (korrik – tetor 2001) dhe sërish – Itali (Rome), Ospedale Sandro Pertini, shtator 2004. Si njohës në mënyrë perfekte i tre gjuhëve të huaja (anglisht, gjermanisht dhe rusisht), Prof Dr.Petrit Bara, do të udhëheqë ndër vite titujt e projekteve: Hipertensioni arterial dhe komplikacionet e tij – më 1998, si dhe Infarkti akut i miokardit dhe rehabilitimi i tij më 2001. Po ashtu ai njihet në rrethet akademike e shkencore si botues i disa teksteve me vlera të pallogaritshme shkencore, si: Trajtimi farmakologjik i urgjencave kardiovaskulare, Sëmundjet e brendshme, Trajtimi i urgjencave hipertensive (monografi),Statistika – Tekst për shkollat e larta te infermierisë, Shëndeti Publik – Manual për shkollat e larta te Infermierisë, Sëmundjet e brendshme, Fakulteti i Infermierisë dhe Fiziologjia patologjike. Po ashtu Prof.Dr.Petrit Bara, si një nga personalitetet më në zë të kardiologjisë njihet si kryeredaktor i revistës Infermieria dhe mjekësia bashkëkohore (prej 3 vitesh ne vazhdim) dhe si Pedagog pranë Fakultetit te Shkencave te Mjekësisë ne Universitetin Shtetëror te Tetovës, qe nga viti 2003 për lenden e fizio-patologjisë. Në këtë profil punoi me devotshmëri e përkushtim si mjek kardiolog, shef i pavionit të kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, si pedagog dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Dhe nderi i njeriut të nderuar, doktorit dhe profesorit intelektual, natyrshëm ishte dhe mbetet kënaqësia e të gjithëve që patëm rastin ta nderojmë atë, ta respektojmë me respektin që ai i ka dhënë dhe i jep njeriut.


6 Nr. 37 - JANAR 2014

Nga Fatmir Terziu Shiritin e kuq, jo thjesht si të tillë, por atë të trajnerit profesionist, e ngjesh në vendin dhe kohën e duhur. Edhe uniformën e ka merakun e tij. Edhe stilin, edhe teorinë, edhe zgjuarsinë, komunikimin edhe... Edhe çdo gjë të lidhur me Boksin! Ky është trajneri i kualifikuar në Britani, Agim Halili! E gjitha ndodhte ne Prishtinë. Ndodhte në një ndeshje boksi. Ndeshje mes boksierit shqiptar, Ilir Canolli, dhe një boksieri tjetër, emrin e të cilit po e lëmë enigmatik për arsye etike të rrëfimit. Ylli i kickboksit kosovar, i deriatëhershëm si i tillë, Ilir Canolli kishte vendosur të kaloj në boksin profesionist. Mediat shkruan menjëherë dhe Canolli pas një karriere të sukseshme dhe titujve në kick-box, i ka thënë lamtumirë sportit të cilën e ka bërë të famshëm. Thuhej se “Canolli kampion i trefishtë botëror në kick-boxin amator, karrierën do të filloj në Angli”. Dhe ashtu ndodhi. Ai u vu kundër anglezit, Mark Lewis i cili pati zhvilluar 14 duele profesioniste. Po bëhej fjalë edhe për Met Sekiraqën, i cili ka bërë një karrier të gjatë në boksin amator britanik. Sekiraqa për kundërshtar pati Robin Deakin i cili kishte 27 meçe profesioniste. Edhe boksieri më i mirë këtyre viteteve të fundit në boksin amator, Naim Terbunja, do të debutoj, thuhej, ndërsa rrëfimi shkonte

sërrish në Prishtinë, në një sallë ku emocionet ishin të ndezura. Mes këtyre emocioneve ndodhej edhe Trajneri Profesionist, i vetmi me katër kualifikime zyrtare në Britaninë e Madhe, Agim Halili. Si mjeshtër i kualifikuar ai dëgjonte dhe ndjente se emocionet shkonin në kah tjetër. Ndaj nuk dëshironte që Ylli i kickboksit kosovar, tashmë në boksin profesionist, të bëhej viktimë e një emocioni jo-pozitiv në rrugën e tij. Ai ndërhyri me takt, dhe kështu u mënjanua një sfidë. Në boksin profesionist, Canolli niste një rrugëtim, me ‘hijen’ profesionale të Halilit, dhe kështu ai nuk e dinte akoma, derisa duhej që të kuptonte se mjeshtëria e tij duhej të rikonsiderohej. Dhe kështu talenti i Halilit bëri emrin, sfidën dhe suksesin. Dhe suksesi, aftësitë, profesionalizmi i Halilit, jo pak herë janë konsideruar edhe nga Kosova Boxing, ku fjala e tij si specialist është konsideruar e vlerësuar mjaft. Po ashtu edhe nga mediat shqiptare sportive, fjala e trajnerit Agim Halili mbetet një vlerë më vete në boksin profesionist. Ai si trajner i Kreshnik Qatos, mjeshtër i Madh, disa herë ka rezultuar se është vendimtar dhe pasionant, por realist. Dhe gjithmonë në peshën e sportit të boksit, kemi fjalën dhe ‘meshën’ realiste të Agim Halilit. A nuk duhet dëgjuar specialisti, trajneri i kualifikuar Agim Halili edhe më tej? Pse hesht Sporti në Kosovë, po në Shqipëri?

Jo, thjesht Agim Halili, por trajneri profesionist i Boksit


7 Nr. 37 - JANAR 2014

Kryeministri kanadez: “Besa”, Kodi më i lartë etik në Shqipëri Në ceremoninë përkujtimore për Holokaustin, zhvilluar në Kanada, Kryeministri kanadez, Stefen Harper, e ka përmendur Shqipërinë si shembull dhe model për mënyrën se si shqiptarët pritën dhe ndihmuan popullin hebre, që përndiqeshin nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai tha gjithashtu se Shqipëria ndihmoi jo vetëm shtetasit hebrenj që jetonin aty, por mirëpritën dhe shumë hebrenj të huaj. “Duhet të mësojmë shumë nga ky shembull. Pas pushtimit të nazistëve në 1943, shqiptarët refuzuan të dorëzojnë listat e hebrenjve brenda kufijve të tyre. Ata i dhanë dokumenta false hebrenjve, në mënyrë që këta të fundit t’i shpëtonin përndjekjes. Cila është arsyeja e këtij shembulli të shkëlqyer?”, pyeti Harper. “Është besa, tha ai, kodi i nderit, kodi më i lartë etik në Shqipëri. “Besa do të thotë fjalë për fjalë të mbash premtimin që ke dhënë, të mbash fjalën. Zonja dhe zotërinj, ne duhet ta mbajmë këtë premtim. Kjo është kultura e nderit, të cilën ne duhet ta mbrojmë dhe ta përforcojmë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në forumet ndërkombëtare kudo në botë”, u shpreh ai.


8 Nr. 37 - JANAR 2014

Nga Kozeta Zylo

Është tepër interesante se si zhvillohen zgjedhjet në Amerikë, në mënyrën e organizimit apo dhe paraqitjen e kandidatëve të mundshëm në forumet më të larta shtetërore. Takimet e kandidatëve me masën e gjerë të popullit të krijojnë idenë sikur janë takuar me njerëzit kokë më kokë dhe i kanë dëgjuar ata me vëmendjen më të madhe. Thjeshtësia e komunikimit të tyre, fjalimet tepër të shkurtëra e çojnë vëmendjen e pjesëmarrësve në këto takime drejt e në temë. Shumica e tyre pa e absolutizuar çdo gjë i largohen pompozitetit dhe gjithmonë premtojnë për një të ardhme më të mirë, duke folur më konkretisht dhe më realisht, çka dhe i bën më të besueshëm. Duke jetuar në Nju Jork për shumë vite i kam ndjekur më me interes mjaft politikanë demokratë, republikanë apo të pavarur që pretendojnë për të zënë vende kyçe në qeverisje. Rasti më ideal ka qenë me anëtarin e Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, shqiptarin e parë Ansambleist të zgjedhur në këto nivele të larta të politikës, z.Mark Gjonaj. Pasi z.Gjonaj kishte zënë vendin në karrigen e Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, para ca kohesh në qershor organizoi Forumin e kandidatëve për kryetar Bashkie të Nju Jorkut në shkollën e mesme Christopher Columbus Campus në Bronx. Kandidatët për kryetar Bashkie që morën pjesë ishin Christin Quinn, Bill Thomson, Bill De Blasio, John Liu, Adolfo Carrion etj. Edhe pse kandidatët u paraqitën me pikëpamje të ndryshme gjatë fushatës së tyre, qëllimi ishte i njejtë për ta bërë Nju Jorkun sa më të bukur dhe më të sigurtë. Ajo që më ka bërë gjithmonë përshtypje në fushatën e kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut z.De Blasio është se ka premtuar që Nju Jorku të jetë për të gjitha shtresat dhe jo vetëm për njerëzit e pasur dhe Wall Stritin. Ndërkohë mësova në atë ditë të fushatës për këtë kandidat se në se ai do të zgjidhej do të ishte kryetari i parë i Bashkisë së Nju Jorkut në histori që do të ketë fëmijët në shkollat publike, jo private. Z.De Blassio u ul sot në vendin e bilionierit Bloomberg, një politikan republikan i cili e ka mbajtur këtë post për tri herë radhazi, ndërkohë është zgjedhur si një ndër bamirësit e mëdhenj të vitit 2013 të. Gjej rastin që në emër të Bordit te TV Alba Life, të mësuesëve dhe nxënësve t’i shpreh mirënjohjen ish kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut Z.Bloomberg i cili gjeti kohën të

na falënderonte nga zyra e tij në Bashkinë e Nju Jorkut nëpermjet një vidioje në 5 vjetorin e TV Alba Life që u festua me madhështi në Staten Island. Z.De Blasio është kryetari i 109 të në Bashkinë e Nju Jorkut dhe është i pari demokrat që nga viti 1993. Sapo dëgjova fjalën përshëndetëse të ish kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut z.Bloomberg përpara gjithë punonjësve me të cilët punoi, me rastin e largimit të tij nga zyra e Bashkisë. Ai i falënderoi ata sinqerisht dhe iu shprehu mirënjohjen e pakufishme për bashkëpunimin që kanë pasur me vite të tëra. Si shqiptare nuk ka sesi të mos sjellësh në sfondin e kujtesës dy Bashki, Bashkinë e Tiranës, qytetin ku krijova

Punë të mbarë Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut demokratit Bill De Blasio


9 Nr. 37 - JANAR 2014

familjen time dhe punova gjysmën e jetës dhe Bashkinë e Nju Jorkut ku po vazhdoj gjysmën tjetër të jetës. Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut i përshëndet kolegët, të pranishmit, shpreh urimet më të mira për kolegun tjetër demokrat që do ta zëvendësojë, kurse në Tiranën tonë është e pamundur të mos shahen Bashkiakët, të mos vjellin vrer për njerin tjetrin, sidomos po të mos jenë në të njejtën parti. Aq shumë shahen saqë duket sikur dhe zgjedhësit i pëlqejnë dhe jetojnë me to sikur të jenë urime dhe jo inate dhe xhelozira nga më të pështirat. Liderët partiakë apo parlamentarët duhet të marrin leksione nga bota demokratike për të ndryshuar mentalitetin meskin,

abuziv që shfaqin para kamerave apo konferencave të shumta të shtypit duke akuzuar njeri-tjetrin si tradhëtarë, si banditë, si kriminelë dhe jo sikur janë shqiptarë apo janë vënë në krye të lëvizvjeve për të ndryshuar diçka. Betimi i z.De Blasio si Kryetar Bashkie i Nju Jorkut ishte tepër i thjeshtë dhe frymëzues ku ndërmjet të tjerash tha: “Për ju të gjithë; Ky është fillimi i një rruge që do të udhëtojmë të gjithë së bashku”. Kurse Bloombergu ne tuiter e uroi kolegun e tij: “Fatin më të mirë pastë administrata tënde dhe ndoshta ditët më të mira do të vinë për gjithë njujorkezët”. Z.De Blasio është djali i veteranit të luftes së dytë botërore çka e bën të ndihet tepër krenar. Në ditën e veteranëve që është një ditë e shënuar për amerikanët ai parakaloi në një ceremoni në Manhattan në Madison Square Park dhe u përshëndet nga mijëra veteranë që kishin dalë për të marshuar krenarë në këtë ditë të tyre. Z.De Blasio ka dy fëmijë dhe është i martuar me një grua me ngjyrë me të cilën u njohën para 20 vjetësh në zyrat e Bashkisë së Nju Jorkut ku dhe punonin. I urojmë kryetarit të ri të Bashkise së Nju Jorkut: Punë të mbarë! 1 Janar, 2014 New York (USA)


10 Nr. 37 - JANAR 2014

TEL (Zyra): 07426449580 MOBIL: 07447142848


11 Nr. 37 - JANAR 2014

Arton Konushevci Edhe gjatë vitit 2013, Kosova është renditur në vendin e 111 sa i takon shkallës së lartë të korrupsionit. Organizata ndërkombëtare “Transparency International” që bën matjen e indeksit të perceptimit të korrupsionit në 177 shtete në 2013-ten ka renditur Kosovën në “zonën e kuqe” të korrupsionit. Përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe ata të organizatave joqeveritare, këtë raport e patën vlerësuar si real. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, lidhur me nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovës ka deklaruar se kjo dukuri nuk po luftohet e as gjykohet. “Në luftën kundër korrupsionit edhe në këtë vit, nuk mund të mburremi se kemi bërë diçka. Edhe ky është sinjal që kjo është vija e kuqe që shkon në favor të asaj që gjyqësori të ketë angazhime, sepse lufta kundër korrupsionit nuk po shënon asnjë rast”, ka deklaruar Preteni. Ndryshe, me qëllim të luftimit të korrupsionit, në fillim të vitit 2012, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kishte themeluar Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit. Edhe pse është themeluar ky këshill, deri më tash, sipas shoqërisë civile, nuk është shënuar ndonjë sukses në drejtim të luftës kundër korrupsionit. Presidentja Kosovës Atifete Jahjaga, në takimi e fundit të Këshillit deklaroi se korrupsioni dhe krimi i organizuar, janë dy pengesat më të mëdha në drejtim të përparimit të Kosovës. Ajo theksoi po ashtu se luftimi i këtyre dy pengesave, duhet të bëhet prioritet i secilit institucion në vend. “Ne kemi bërë zotimet se do të kemi tolerancë zero për korrupsionin dhe tani duhet të fillojmë implementimin e ligjeve dhe politikave të cilat i kemi

2013, vit i

humbjes në luftën kundër korrupsionit ndërtuar. Është koha të tregojmë rezultate konkrete”, tha Jahjaga. Lidhur me luftën kundër korrupsionit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është shprehur se korrupsioni është një sfidë e madhe për t’u çrrënjosur. Megjithatë, ai është shprehur optimist se me sofistikimin e legjislacionit anti- korrupsion gjatë viti 2014 do të arrihen rezultatet në këtë drejtim. “Në vitin 2013, luftimi i korrupsionit ka zënë vend të lartë në prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Dhe në vitin 2014, pa dallim do të mbetet po ashtu prioritet i lartë. Në vitin vijues ne synojmë të shqyrtojmë dhe të intensifikojmë edhe më tutje përpjekjet tona të cilat do të sjellin rezultate të prekshme, konkrete dhe të matshme”, tha Kuçi. Prokurori Besim Kelmendi, prokuror në Prokurorinë e Shtetit, ka konsideruar se lidhur me korrupsioni po ndërmerren masa dhe po krijohen strategji të ndryshme por, sipas tij po mungojnë veprimet. “Në kohën e fundit Prokuroria e Shtetit ka ndërmarrë disa hapa për luftimin e korrupsionit. Unë prapë dua të them se ne nuk jemi të kënaqur vetëm me strategjitë dhe planet e veprimet që nxirren, jo vetëm nga institucionet e ndryshme në Kosovë, por edhe nga vetë ne, për shkak se strategjitë dhe planet e vep-

rimit janë vetëm letra të cilat vetvetiu nuk merren me luftimin e korrupsionit, por janë njerëzit”, tha Kelmendi. Në vazhdimësi, gjatë vitit që lëmë pas, organizatat që merren me luftën kundër korrupsionit kanë kritikuar institucionet për mosefikasitet në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative. Merita Mustafa, menaxhere e programit Transparenca dhe AntiKorrupsioni në KDI, konsideron se për korrupsionin edhe gjatë viti 2013 është folur shumë, por veprime nuk ka pasur. Mustafa dhe organizata ku ajo punon u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që t’i lënë anash interesat personale dhe t’i ndërmarrin masat për ndërtimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit. Musatafa ka theksuar se sikur edhe vitet më parë, edhe në vitin 2013 “Kosova është e zhytur thellë në korrupsion dhe nuk ka indikacione që institucionet kompetente po marrin masa për të luftuar këtë dukuri negative”. Zonja Mustafa në deklarimet për Radion Evropa e Lirë, ka konstatuar se “qeveria në vend se të veprojë për të luftuar korrupsioni dhe t’i analizojë raportet ndërkombëtare, ajo shpenzon kohë duke hartuar strategji për devalvimin e atyre raporteve”. Në Kosovë, për të luftuar korrupsionin janë themeluar këshilla dhe mekanizma, janë hartuar strategji e miratuar ligje në Kuvendi i Kosovës, por

rezultati i tyre në praktikë nuk është parë, thuhet në raportet e organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare. Raportet kanë treguar se Kosova vuan shumë nga dukuria korrupsionit. Në publikimet e raporteve është theksuar se personat që janë të përfshirë në veprime korruptive më së shumti u takojnë zyrtarëve politikë, por edhe atyre të drejtësisë, gjyqësorit e prokurorisë. Një rast i korrupsionit në sistemin e drejtësisë ka qenë ai i shefit Task-Forcës kundër korrupsionit në Prokurorisë Speciale, Nazmi Mustafi i cili është dënuar nga gjykata me burgim pesëvjeçar dhe me gjobë prej 10 mijë eurosh. Edhe Petrit Zogaj, nga Organizata Joqeveritare “FOL”, konsideron se mungesa e transparencës dhe llogaridhënës ka bërë që korrupsion në Kosovë edhe gjatë viti 2013 të jetë në nivele shumë të larta, derisa sipas tij nuk janë parë hapa të ndërmarrë nga qeveria dhe sistemi i drejtësisë. Në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, i cili ishte përpiluar në bashkëpunim me Entin e Statistikave të Kosovës është thënë se “rrezik më të lartë të ryshfetit në bashkëveprim me bizneset janë zyrtaret e doganave, zyrtarët tatimor të të hyrave dhe zyrtarët komunal”. Në atë raport po ashtu është theksuar se “një përqindje e konsiderueshme e bizneseve iu paguajnë ryshfet zyrtarëve publik në mënyrë të përsëritshme, gjatë gjithë vitit dhe se ryshfetit është paguar me para të gatshme. Sido që të jetë, derisa qytetarët kanë deklaruar se asnjë nga institucionet kosovare që ka për qëllim luftimin e korrupsionit, nuk po i bëjnë punët siç duhet, përfaqësues të Agjencisë Kundër Korrupsionit, kanë ftuar qytetarët që të mos heshtin, dhe ta raportojnë atë nëse kanë informacion.


12 Nr. 37 - JANAR 2014

Reportazh

Vera në tavolinat tona, si e mundi rakinë dhe birrën Nga Gëzim Kabashi* “Në restorantin tonë, natën e festës së Vitit të Ri është konsumuar shumë më tepër verë se sa birrë apo rakitha sot për ATSH-në Agron L., i cili menaxhon një biznes turistik në shëtitoren bregdetare të Durrësit. Në fakt, prej vitesh, vera e bardhë dhe ajo e kuqe janë bërë pjesë e pandarë e tavolinave, jo vetëm në festat e organizuara, por edhe në dasma apo në gëzime të tjera familjare. Prof. Enver Isufi, drejtor i Institutit të bujqësisë BIO, thotë për ATSH-në se kjo është rrjedhojë e ndryshimit që ka pësuar tavolina shqiptare në vitet e fundit. Ajo është pasuruar shumë në përbërjen e saj dhe përfshirja e verës në menynë e re ishte krejt e natyrshmeshton prof. Enver Isufi. Sigurisht, që edhe kultura e tavolinës që sollën veçanërisht bashkëatdhetarët tanë me punë dhe banim në vendet perëndimore ndikoi në krijimin e një raporti të ri të

konsumatorëve shqiptarë me produktin e verës, e cila për ne identifikohet edhe me emrin e stinës më të nxehtë të vitit. Krahasuar me fundin e viteve 1980, edhe prodhimi i verës në vend është shtuar ndjeshëm. Më shumë se 33 fabrika dhe 50 punishte të prodhimit të verës shtrihen veçanërisht në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, aty ku është shtuar edhe sipërfaqja e prodhimit të rrushit të variteteve vendase dhe të huaja. Pjesa më e madhe e prodhimit shkon në tavolinat shqiptare. Sipas drejtorit të Institutit të bujqësisë BIO që në fillim të viteve 2000 është rritur numri i fermave që prodhojnë produkte të verës BIO, mjaft e kërkuar nga klientët vendas dhe ata të huaj, që banojnë në Shqipëri. Në territorin e Durrësit funksionojnë fermat e prodhimit të verës BIO si “Duka”, “Enisa” apo “Kokomani vineyard”, e cila disa javë më parë u nderua me çmimin parë në Panairin e Agrobiznesit si për verën e bardhë, ashtu edhe

për verën e kuqe. Kjo kantinë ndodhet në një zonë kodrinore të komunës së Gjepalajt, 16 km larg Durrësit, dhe shumë shpejt, sipas prof. Enver Isufit, ka krijuar një profil të veçantë të produktit të saj. Durrësi vazhdon të ketë rekordin e prodhimit të verës falë kantinës më të madhe të vendit, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, që ndodhet në Rrashbull. Kantina e Durrësit tashmë është zgjeruar edhe me një fermë të prodhimit të rrushit, me destinacion prodhimin e verës. Vera e prodhuar në vendin tonë pëlqehet edhe nga të huajt. Dhe jo vetëm ata që jetojnë në vendin tonë. Emiljan Metaj, i cili ka fermën e tij të prodhimit në kodra e Shahinaj, pranë Shijakut, vitin e kaluar ka shitur një sasi prej 900 shishesh në tregun e zonës së Abbruzzos, në Itali. Një fillim i mirë në vendin fqinj, që shquhet si një nga prodhuesit më seriozë të verës në të gjithë botën. Marrë nga ATSH


13 Nr. 37 - JANAR 2014

Nga Leonard Berberi

TIRANË - Që diçka kishte ndryshuar, kjo u kuptua vetëm mëngjesin e 20 tetorit të kaluar, që ishte e diel. Kur, të gjitha stacionet televizive të vendit, njëherësh dhanë pamje të një pallati të vogël, në periferi të Tiranës, pa dyer e pa dritare, madje i palyer. Në orën 13:11, kohë dreke, një shpërthim, telekamera që tronditen, fiksojnë fillimisht një re pluhuri dhe më pas karabinanë e pallatit ende e gjitha më këmbë. Mision i mbetur përgjysmë, pasi u deshën buldozerët më pas për ta shkatërruar të gjithën në këtë cep të vogël të Evropës, që është Shqipëria, por që në fund të fundit përbënte një risi.

‘’Corriere Della Sera’’: Shqipëria në luftë me ndërtimet pa leje

PLAGA E NDËRTIMEVE ABUZIVE Ky ishte gjesti i parë i madh, kundër abuzivizmit në ndërtime. Një fenomen ku nuk ka shifra, madje as vlerësime të sakta. Dihet vetëm se janë me mijëra ndërtimet, ku futen pallate, vila, restorante dhe bare për t’u shembur, pasi janë ndërtuar në anarki të plotë. Që pas rënies së regjimit diktatorial, shumë pronarë filluan të ndërtojnë përgjatë vijës bregdetare dhe pranë lumenjve, shumë pranë fabrikave të mëdha, pranë spitaleve dhe shumë pranë pallateve të tjera. Rezultati: pas 20 viteve demokraci bregdeti shqiptar është shndërruar në një vijë të pandërprerë apartamentesh, hotelesh dhe qendrash turistike, nga Shëngjini deri në Ksamil, pothuajse në kufi me Greqinë. Në disa rrugë, sidomos në kryeqytet, është e vështirë madje të kalosh edhe më këmbë. Aq e vështirë sa në një rast zjarri apo urgjence mjekësore, nuk arrijnë të kalojnë as zjarrfikësit dhe as ambulancat. Disa vjet më parë për të shuar zjarrin në një pallat në Tiranë, u desh ndërhyrja e një buldozeri që hapi rrugën duke shembur disa kioska dhe mura rrethues vilash. KURSI I RI Por, pastaj erdhi Edi Rama. Piktor, socialist, ish-kryetar i bashkisë së Tiranës, i zgjedhur kryeministër më 23 qershor 2013. ‘’Mjaft me këtë abuzivizëm në ndërtime. Ta pastrojmë Shqipërinë’’, kërkoi Rama.

Dhe iu hap rruga eksplozivëve për të shembur mostrat e betonit. Pikërisht në kryeqytet, që kryeministri e njeh po aq mirë sa xhepat e tij. Por edhe në lokalitetet turistike. ‘’Është vetëm fillimi’’, thonë me vendosmëri përfaqësues të qeverisë së qendrës së majtë. Vetëm koha do të tregojë nëse bëhet fjalë për një gjilpërë në kashtë apo për një kapitull të ri për vendin. SHEMBJET Shembet dhe sekuestrohet në të njëjtën kohë. Shtatë ditë më pas nga ngjarja e Tiranës telekamerat shpërngulen në Vlorë. Lungomare, ndërtesë me shtatë

katë. Pas pak sekondave, në orën 14:00 një pallat thërmohet pjesë-pjesë. U deshën 285 kilogramë eksploziv C-4 të futur në rreth 2 000 vrima. Katër ditë më pas dhe ja ku shohim ruspat në veprim në Durrës, pranë bregdetit. Ndërhyjnë kundër një ndërtimi që duhej të kishte një restorant, një bar dhe një hotel. Mure të ngritura pa asnjë lloj lejeje. Apo më saktë, një leje që pronari e kishte, por vetëm sa për të ndërtuar një dyqan lulesh. Një tjetër, që kishte ndërtuar një pallat të madh nuk priti grupin që shembte ndërtesat. Filloi ta shembë vetë atë që sapo e kishte përfunduar. Por, ka shumë të tjerë që as duan t’ia

dijnë dhe ngujohen në shtëpitë e tyre, mbyllin dyer e dritare dhe arrijnë të marrin ndonjë shtyrjeje afati për shembjen e tyre. Kështu ndodh në çdo qytet dhe vijë bregdetare. Ata që e vuajnë më shumë këtë, janë ata që kanë blerë shtëpi në këto ndërtime të paligjshme. Shqiptarë të emigruar jashtë, në Itali, Greqi, Francë dhe SHBA. Por, edhe shumë kosovarë në kërkim të një shtëpize pranë detit. Çfarë do të bëhet me gjithë këto shtëpi? Tani për tani nuk e di askush. Disa kanë arritur të marrin një farë dëmshpërblimi, ndërkohë që shumë të tjerë shpresojnë ta fitojnë çështjen në gjykatë. NDËRTUESIT POLITIKANË Kjo çështje është shndërruar në politike. Ndërmjet (shumë) ndërtuesve abuzivë ka më shumë se një parlamentar. Ndërtesa e radhës që do të shembet, vetëm çështje kohe, është kompleksi rezidencial ‘’Jon’’ i shtrirë madje në det, në Vlorë. Ndërmjet pronarëve të këtij kompleksi figuron edhe vjehrri i Lulzim Bashës, kryetari aktual i bashkisë së Tiranës dhe i Partisë Demokratike, tashmë në opozitë. Ai pretendon për një sulm politik. Qeveria i përgjigjet se ‘’ligji është i barabartë për të gjithë’’ dhe se ‘’gjithçka abuzive duhet të shembet’’.


14 Nr. 37 - JANAR 2014

Nga Telnis Skuqi* GJIROKASTËR - Llambi Margariti, vetëm ka dëgjuar nga babai i tij, që dikur në qytetin e Gjirokastrës ka ekzistuar një aeroport, që u inagurua më 11 gusht 1929 nga italianët. Sot ky aeroport nuk ekziston, pavarësisht se ndodhet gërmadhë rreth 1 kilometër larg qytetit, pranë luginës së Drinos. “Im at, sot nuk jeton, por vazhdimisht fliste për aeroportin, pasi ishte i vetëm transporti ajror që kryente fluturim nga Tirana në Gjirokastër dhe anasjalltas”, thotë Margariti, pedagog i artit në Universitetin e Gjirokastrës. Sipas tij, në vitet ‘30-’40, të shekullit të kaluar, ky aeroport kishte funksione, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore u përdor nga gjermanët dhe italianët. Gjatë kësaj periudhe, tregon Margariti, u zhvillua transporti ajror civil dhe linjat kryesore ishin Tirana, Vlora, Korça dhe Brindisi (Itali). “Ky lloj transporti zgjati deri në fund të Luftës së Dytë Botorore, ndërsa gjatë sistemit komunist u përdorë për qëllime ushtarake dhe emergjencash”, pohon Margariti, pjesëtar i lobimit për rindërtimin e aeroportit të Gjirokastrës. Margariti e vlerëson pozitiv deklaratën e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ku theksoj disa ditë më parë rëndësinë për një aeroport në jug të vendit. “Kemi shpresa që aeroporti i Gjirokastrës do të rilind, pasi një qendër rajonale pa standarde europiane nuk mund të kuptohet pa prezencën e një aeroporti”, thotë Margariti. Sipas tij, Gjirokastra si qender rajonale e ka pasur dikur një aeroportin dhe i plotëson të gjithë kushtet për të qenë e tillë. “Pozicion gjeografik i rajonit të Gjirokastrës është i favorshëm. Në jug të vendit kryqëzohen rrugët lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, ku spikat afërsia me Greqine, si dhe afërsia me portin ndërkombëtar të Igoumenices (Greqi) dhe Sarandë”, nënvizon Margariti, ndërsa shton se Gjirokastra është qendër e trekëndëshit kulturorë dhe mjedisorë Butrint-GjirokastërBerat. Bexhet Çobani, inxhinjer ndërtimi, sqaron se pista e aeroportit të Gjirokastrës ka gjatësi 1200 metra, gjerësi 30 metra dhe ndodhet në lartësi 190 metra mbi nivelin e detit. “Aeroporti ka një distancë 0.8 km nga ana lindore e qytetit dhe 0.5 km nga rruga kombëtare GjirokastërKakavije. Ka një sipërfaqe totale 124

Reportazh

Qyteti që kërkon rikthimin e aeroportit mijë metra katrorë, prej të cilat 96 mijë metër katrorë pistë fluturimi, 18 mijë metër katrorë shesh rakordimi, ndërsa pjesa tjetër zonë shërbimi”, tregon Çobani. Teodor Bilushi, pedagog i gjuhës italiane pranë Universitetit të Gjirokastrës, njëherazi Konsulli i Nderit Italian, shprehet se vitet e fundit Bashkia e Gjirokastrës dhe Këshilli i Qarkut ka treguar interesim për rivënien në funksionit të aeroportit. “Rreth gjashtë vjet më parë, pushteti vendor ndaloi ndërtimet e objekteve paleje, pastroi pistën dhe vendosi


15 Nr. 37 - JANAR 2014

shenjat kufizuese”, thotë Bilushi, ndërsa nënvizon se në vitin 2008, Delegacioni Italian i Eksperteve (DIE) investoi për rindërtimin e stacionin meteorologjik me standarde ndërkombëtare. “Atë vit, Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës në bashkëpunim me specialitët italianë VSP (Volontari Senior Profesionali) dhe shoqërinë “Tecno Engineering 2C”, me seli në Romë (Itali) realizuan një studim fizibiliteti, i cili ende nuk është shfrytëzuar nga të tretët”, shton ai. Bilushi thekson se riaktivizimi i aeroportit të Gjirokastrës do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit në jug të vendit, si dhe do të krijojë një treg rajonal. Turizmi arkeologjik, kulturor dhe historik, vijon Bilushi, është një biznes fitimprurës dhe fatmirësisht, këto tre elementë ekzistojnë. Funksionimi i aeroportit do të ndikonte në dyfishimin e turistëve të huaj, si dhe do të konsolidonte transportin ajror. “Në bazë të eksperienca ndërkombëtare, por dhe sygjerimeve konkrete të specialistëve vendas dhe të huaj të aviacionit rezulton fakti se aeroporti i Gjirokastrës i ka të gjitha elementet teknik për të qenë një aeroport rajonal ndërkombetar”, pohon Bilushi. Marrë nga ATSH www.ata.gov.al


16 Nr. 37 - JANAR 2014

FSHATI LAZARAT 2013

FOTO: TELNIS SKUQI

Lazarati, fshati që hyri në 10 historitë më të lexuara Një portal i njohur lajmesh në SHBA, GlobalPost, thotë se Lazarati është mes dhjetë lajmeve më të lexuara të vitit. Titulli i shkrimit është “Kryeqyteti i hashshit në Europë nuk është Amsterdami”. Në shkrim thuhet se Lazarati prodhon 6 miliardë dollar hashash. Më poshtë është reportazhi i dy gazetarëve investigativ, Besard Likmetaj dhe fotoreporteri Telnis Skuqi, të cilët arritët të hyjë në fshatin problematik në tetorin e vitit 2013. Nga Besar Likmeta GJIROKASTËR - Herën e fundit që policët u përpoqën të hynin në komunën Lazarat, verën e kaluar, u përballën me një betejë të ashpër në shkëmbimin e zjarrit me banorët e zonës, tregon një burim i policisë. Duke ruajtur anonimatin, ai thotë se ka qenë pjesë e një operacioni të forcave speciale, gjatë të cilit njësitë e snajperave u përpoqën të arrestonin një grup njerëzish që punonin në fushat përreth fshatit. Natyrisht që nuk ishin fusha të zakonshme: Lazarati është i njohur si kryeqyteti i drogës në Shqipëri, i fam-

shëm për kultivimin e kanabisit dhe për shkeljet e përsëritura të ligjit. Të mbjellat vjetore grumbullojnë të paktën 6 miliardë dollarë, sipas policisë financiare italiane. Megjithëse policia lokale e kundërshton këtë shifër, ajo pranon se prodhimi i marijuanës është në lulëzim. Bastisjet e vitit të kaluar zgjatën pak. Kur oficerët filluan t’i rrëzonin bimët e kanabisit, disa automjete tip “15 SUVs”, mbi të cilat ishin montuar mitralozë, nisën të qëllonin. “Po na qëllonin nga 20 pozicione të ndryshme, me mitralozë dhe raketa kundra-tank. Madje pashë një gjyshe rreth të 70-ave, duke shtënë mbi ne një mitraloz të rëndë. Mendova se s’do të dilja i gjallë që aty”, thotë oficeri i policisë. E shqetësuar se mund të kishte viktima civile, policia u tërhoq pasi snajperat e saj nxorën jashtë loje “SUVs”at. Nuk u kthye më atje. Trafikantët e drogës kanë investuar fonde të konsiderueshme nëpër fushat e Lazaratit këtë vit, duke marrë shkas edhe nga vakumi i pushtetit politik, në një kohë kur qeveria e re është në formim e sipër, pas zgjedhjeve të zhvilluara qershor. Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë

ndërmarrë shumë pak masa parandaluese, duke favorizuar kështu tregtinë e paligjshme e Lazaratit. “Çdo lëvizje e mundshme kundër fshatit tani mund të shkaktojë një luftë gjaku”, shton ai. Nga ana tjetër, policia ka kaluar një pjesë të mirë kohe këtë verë, duke ndaluar kamionët me ujë që të hynin në fshat dhe duke arrestuar punëtorët që punojnë në fushat e kanabisit. Gjithashtu janë konfiskuar disa ngarkesa kanabisi në anije që përgatiteshin për të dalë jashtë kufijve. Vitin e fundit, ngarkesa e konfiskuar në kufijtë shqiptarë arriti në 15 tonë marijuanë, po ashtu 10 tonë të tjerë janë kapur në kufij të ndryshëm. Kanabisi zakonisht mbillet në maj dhe korret në shtator. Rreth 90% e rezidentëve të fshatit që në total janë 7000 veta, besohet se marrin pjesë në këtë biznes. Ndërsa ekonomia shqiptare ka rënë vitet e fundit e ndikuar edhe nga kriza që ka përfshirë vendet fqinje si Greqia dhe Italia, Lazarati në të kundërt ka lulëzuar. Raportet e inteligjencës sugjerojnë që fshati ka kultivuar më shumë se 60 hektarë tokë këtë vit me rreth 300.000

bimë, të cilat mund të prodhojnë më shumë se 500 tonë marijuanë. Gazetarët që përpiqen të hyjnë në fshat, rrezikojnë po aq sa policët. Trafikantët patrullojnë në rrugën kryesore dhe gjurmojnë makinat e tyre për t’i dekurajuar që t’iu bëjnë publicitet të padëshiruar. Telnis Skuqi, një korrespondent lokal i “Albania Telegraphic Neës Agency” tregon se tre persona që drejtonin një “Ford” iu prenë rrugën gazetarëve në mënyrë që ata të largoheshin. “Ata na paralajmëruan se do të përfundonim të vdekur në qoftë se nuk do t’i ndërprisnim xhirimet”, shprehet ai. Kur policia i qëlloi një banori të Lazaratit të akuzuar për rrëmbim në vitin 2007, një turmë sulmoi dhe dogji stacionin e policisë në Gjirokastër. Nëse policia përpiqet të veprojë në Lazarat, ekziston rreziku se mund të shkaktohen viktima mes civilëve, prandaj vetëm vullneti politik mund ta zgjidhë problemin, thotë oficeri i policisë. Me një fjalë: duhet “një vendim nga zyra e kryeministrit” dhe asgjë më tepër. www.globalpost.com


17 Nr. 37 - JANAR 2014

Nga Edmond Prifti TIRANË - “Në dimër shtohet edhe më shumë adrenalina”, është përgjigjur Fisnik Muça, lideri i grupit alpin “High Albania Mountain Club”. Megjithatë, Muça, lideri i një grupi që fundjavave i bashkohen pothuajse 60-70 individë, kryesisht me prenotime përmes internetit, thotë që ato nuk ndahen. “Turizmi malor e ai dimëror, bashkëjetojnë dhe kulmin e kanë në dimër. Po presim borën e parë ashtu si edhe ti…”, thotë Muça, “duke përdorur raketat e borës kësaj radhe”. “Njerëzit që praktikojnë daljet në natyrë, po shtohen ngaherë e më shumë”, thotë Muça, ndonëse ai e pranon se ende nuk ka një strukturë të mirëfilltë për këto sporte dimërore. “Midis Dardhës dhe Boboshticës është një pistë skish tejet interesante” rrëfen Muça, duke shtuar se “aty lidhen skitë dhe alpinizmi”. “Pjesa që jemi të interesuar këtë vit janë…ski-tracking, me të cilat ngjitesh në mal e më tej me ski, zbritja nga mali”, thotë Muça. Në panairin e fundmë dimëror të organizuar nga “Agjencia Kombëtare e Turizmit”, në fillim të muajit dhjetor 2013, Gjon Radovani zëvendministër i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit deklaroi se, “javën e parë pas Vitit të Ri, Ministria e Turizmit do të organizojë javën e bardhë me përzgjedhjen e katër shkollave që do të njihen me turizmin malor”, ndonëse Radovani ka pranuar se, “kemi një turizëm veror, pjesa tjetër e vitit është sporadike”, Ndërkohë Julinda Dhame, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit ka deklaruar ndër të tjerash se, “Shqipëria është një destinacion me potenciale të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit malor”. Megjithatë shpesh ata që e bëjnë më së miri promovimin e Shqipërisë, janë të huajt. Në guidat alpine, ngaherë do të gjesh majorin e Forcave Ajrore Shqiptare, Thierry Solignac, apo edhe kamerunasin Christian Martial, i cili thotë se “Shqipëria ofron shumë gjëra të cilat nuk gjenden në vendlindjen time. Natyrë e bukur dhe njerëz miqësorë…por jo vetëm. Unë po realizoj një reportazh për Shqipërinë që do ta transmetoj në kontinentin afrikan”, shton ai. Po ashtu, kontaktuam me guidatorin turistik 43-vjeçarin Gyorgy SzellMuresan, i cili vjen nga Hungaria dhe ka një qendër të tij në Pragë, po ashtu. Pak nga adhurimi për Shqipërinë e dikurshme të lajmeve nga Radio Tirana, e deri tek “e panjohura që kanë njerëzit në mbarë botën për Shqipërisë,

Turizmi malor në Shqipëri mes virtualit, “planeve” dhe realitetit

Gyorgy si tur operator turistik, “do vij në fillim të muajit janar për herë të parë në Shqipëri për të gjetur një oportunitet në fushën e turizmit”, ndërsa shton se shumë prej klientëve të tij kur i flet për fillimin e një përfshirje të Shqipërisë në guidat turistike, thotë se, “dimë veçse për Enver Hoxhën nga Radio Tirana, që dëgjohej asokohe 5 herë në ditë në gjuhën hungareze e normalisht për Skander Beg, ku për heroin tuaj i dimë që nga librat e ciklit të ulët”. “Kështu, në fillim të janarit do të filloj guidat 2-3 herë në vit, të cilat nisin nga Shqipëria, duke kaluar nëpër Ballkan, duke ardhur në Budapest dhe përfunduar në Vjenë”, shton Gyorgy Szell-Muresan, me origjinë hungarezorumune që drejton një agjenci turistike në Budapest. Por nuk janë veçse ata…në Youtube me mijëra video që qarkullojnë duke treguar Shqipërinë turistike, po aq në sezonin veror, guidat e aventurës apo hicking (ngjitje) por edhe në atë dimëror (ski-tracking) si në Malin e Jezercës, ku videot kroate, ceke, polake apo serbe janë me dhjetëra. Megjithatë, realiteti që të ofrojnë

këto vende është paksa “i ashpër”, duke mos pasur asnjë zyrë informacioni apo hane për turistët, më pak në Malin e Jezercës, e mbase diçka më shumë më pranë Korabit, ku fshati i Radomirës të ofron një shërbim pothuajse “pranë normales”. Realiteti Në realitet, ashtu si “High Albania Mountain Club”, Shoqata “Alpinizmi, Ski & Turizëm Malor Elbasan”, por edhe grupe të tjera si Klubi i Kampistave “Discover Albania”, “Outdoor Albania”, “Albania Rafting Group”, si dhe “Mountain Bike Albania” e një mori grupesh, organizatash apo shoqatash, duke filluar nga 100200 mijë anëtarë e më shumë, janë tejet aktivë në rrjetin social Facebook, ndërsa guidat e tyre ndryshohen çdo javë me një kosto marketingu zero, “një shërbim a produkt”, i cili përcillet direkt te konsumatori apo adhuruesit e këtyre guidave në çdo stinë. Fuqinë e virtualit në kësi rastesh e konfirmon edhe Zyra Ndërkombëtare e Publicitetit (International Advertis-

ing Bureau) me qendër në Londër, ku thuhet se, “Facebook ka ndihmuar në rritjen e publicitetit online me 27.5 % nga viti në vit, duke siguruar një treg prej 1 miliard sterlinash nga Facebook, një treg të përgjithshëm, ku publiciteti arrin në një vlerë prej 4 miliardë sterlinash”. Në Shqipëri, ndryshe nga resortet turistike të ndodhura jo më shumë se 200 kilometra në afërsi të territorit shqiptar, si Kolashin, Brezovicë apo Mavrovo, ofrojnë për pushuesit, duke filluar nga pistat e teleferikut modern e deri tek shërbimet hoteliere, ku përfshihen jacuzzi, sauna, pishinat dimërore, etj. Dëbora, shëtitjet në mal, si dhe gatimet tradicionale pranë një sobe me dru, e më pak skitë, mund të jenë një zgjidhje për pushimet e dimrit, por zgjedhja e destinacioneve jashtë Shqipërisë nuk është më shumë çështje buxheti, por një joshje nga infrastruktura e ngritur prej dekadash, çmimet konkurruese, kushtet, e akoma më tepër ato të cilat për shkak të krizës ekonomike globale bëhet “një luftë edhe më e ashpër konkurruese, duke sjellë oferta të ulëta”. Për më tepër, nuk dihet numri i vizitorëve që shfrytëzojnë destinacionet turistike gjatë periudhës së dimrit në Shqipëri, por ndërkohë alternativat argëtuese nuk mungojnë. Edhe në Tropojë, një person kalon natën në një dhomë alpine me 15 euro, ngrohje me dru dhe ushqim bio. Në vizitën tonë të fundme në Pukë, në janar të këtij viti, deri 2500 lekë ofrohet ushqimi e fjetja, si dhe shëtitjet e skitë brenda kësaj kostoje. Por ende nuk është sjellë teleferiku për pistën i marrë nga pronari i saj, Përparim Laçi në Slloveni dy vite më parë, i cili ka në zotërim dy “kulla” të përshtatura në hane alpine. Ndërsa, turistët janë të përvitshmit nga Çekia apo Gjermania, apo informohen përmes broshurave të shpërndara nga vetë ai në Aeroportin “Nënë Tereza” si dhe përmes faqes së tyre në Facebook. Nga ana tjetër institucionet promovuese të turizmit thonë se, janë bërë disa përmirësime në infrastrukturën e zonave malore, ndërkohë që me ligj atyre u garantohen lehtësi fiskale, si përjashtimi nga taksat për tetë vite, për çdo investim që kryhet për këtë qëllim. Pra, ju, mund të zgjidhni Bizën, Gjinarin, Thethin, Voskopojën, Dardhën, Grabovën, Shistavecin apo Razmën, e në se jeni të pasionuar pas sportit të skive malore, mund të kërkoni ndihmën e profesionistëve në turet e tyre çdo fundjave në Jezercë apo Korab. Megjithatë, zgjidhja është në dorën tuaj.


18 Nr. 37 - JANAR 2014

Nga Yannick Pasquet Kancelarja, Angela Merkel e cila ka shumë të ngjarë të fitojë një mandat të tretë katërvjeçar pas zgjedhjeve legjislative të së dielës, është femra më e fuqishme në botë, por edhe një prej udhëheqëseve më të kritikuara. Shumë e dashur për gjermanët, konservatorja 59-vjeçare e ardhur nga ish-Republika Demokratike e Gjermanisë u mbiquajt në një mënyrë apo një tjetër “kancelarja e hekurt” për mbrojtjen e politikave të kursimit, apo “mamaja” për rolin e saj qetësues në stuhinë e politikës evropiane. Por, në rrugët e zemëruara të Lisbonës dhe Madridit mbizotërojnë portretet e Angela Merkel me mustaqe që të kujtojnë Hitlerin ose slogane të tipit “Merkel naziste, jashtë!” Turma athinjotësh e akuzuan për gjunjëzimin e qëllimshëm të Greqisë për ta plaçkitur më mirë. Ajo që u konsiderua si femra më e fuqishme në planet për të shtatën herë radhazi në tetë vjet nga revista amerikane “Forbes” është shprehur se Berlini nuk ka aspak qëllim të ushtrojë asnjë lloj hegjemonie mbi Bashkimin Evropian. Ajo është e mendimit se Evropa nuk do të ishte në këtë gjendje nëse të gjithë do të kishin shtrënguar rripat siç bëri ekonomia e parë e euro zonës. Angela Dorothea, me mbiemër vajzërie Kasner, 59 vjeçe, admiruese e madhe e Katerinës II të Rusisë, ishte një fëmijë i talentuar në rusisht dhe matematikë që ëndërronte të bëhej patinatore artistike. Ajo është e para grua që prej kohës së kryeministres britanike, Margaret Thatcher që drejton një vend të fuqishëm evropian si Gjermania. Tetë vjet pas ardhjes së saj në pushtet nga një aleancë midis konservatorëve të Bashkimit Kristiandemokrat, CDU dhe socialdemokratëve gjermanë, SPD, duket se figura e saj nuk është konsumuar ende. Rezistenca dhe durimi i saj gjatë samiteve evropiane në Bruksel dhe pasioni i saj për operan kanë bërë që ajo të fitojë pseudonimin “Mbretëresha e natës”. Në krye të një koalicioni me liberalët e FPD-së që në vitin 2009, ajo gëzon popullaritetin më të madh në Gjermani që prej kohës së Luftës së Dytë Botërore, me rreth 60 për qind të opinionit publik në favor të saj. “Ajo është bërë në njëfarë mënyre nëna e kombit”, thekson politologu, Oskar Niedermayer. “Ajo mishëron njeriun e zakonshëm dhe mbron interesat gjermane në një

Portret

Angela Merkel, mbretëreshë në Gjermani, careshë e kritikuar në evropë

kohë krize”, shton ai. “E gjithë kjo e bën të duket mjaft e qetë dhe me këmbë në tokë dhe është diçka që u pëlqen njerëzve”, thekson Niedermayer. Kundërshtarët e saj e kritikojnë vazhdimisht për mungesë të vizionit politik. Kancelarja Angela Merkel është pragmatiste. Mos u besoni kthimeve prej 180 gradësh, si në rastin e energjisë bërthamore. Në vitin 2010, ajo vendosi të shtynte kohëzgjatjen e aktivitetit të centraleve. Megjithatë, disa vjet më vonë, pas katastrofës së Fukushimës në mars të vitit 2011, ajo shpalli daljen nga programi i energjisë bërthamore deri në vitin 2022. Biografi i saj, Gerd Langguth e paraqet si një sfinks që mësoi nën diktaturën gjermanolindore të fshihte më së miri mendimet e saj. E lindur në Hamburg, ajo u rrit në

ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë ku babai i saj u vendos për të predikuar fjalën e Zotit në një territor komunist. Doktorante në fizikë, Angela Merkel, e cila së fundmi ka treguar gabimin e rrallë gjatë rinisë së saj të të dehurit me liker qershie në moshën 18-vjeçare, filloi karrierën e saj politike pas rrëzimit të Murit. Ajo nuk ishte në dijeni të ngjarjes në ato momente dhe rikujton se ishte në sauna mbrëmjen e 9 nëntorit 1989. Merkel u bë zëvendësja e zëdhënëses së qeverisë së parë e të fundit të zgjedhur demokratikisht në Gjermaninë Lindore. E mbështetur nga ish-kancelari i bashkimit të Gjermanisë, Helmut Kohl në vitin 1990, “vajza ime”, siç e quante ai, u emërua në postin e ministres së Mjedisit dhe Gruas. Merkel arrin të përfitojë më pas nga një financim i fshehtë i partisë CDU

duke marrë kështu vendin e kryetares së partisë të mbështetësit të saj në vitin 2000. Protestante, pa fëmijë, e divorcuar dhe e rimartuar me kimistin e njohur, Joachim Sauer, ajo arrin të imponohet si kryetare e një partie tradicionalisht katolike e mbizotëruar nga burra gjermanoperëndimorë. Pas kësaj, të gjithë rivalët e saj të mundshëm janë eliminuar. E tallur për mungesën e saj të elegancës, kohët e fundit edhe nga stilisti Karl Lagerfeld, kancelarja që preferon kostumet me pantallona e ngjyra të ndryshme ka zgjedhur të jetë diskrete përsa i përket jetës së saj private. Megjithatë, ndonjëherë mund ta shihni fare mirë duke bërë pazar në supermarket. Luksi i saj i vetëm kur është me pushime është nata e festivalit të Wagnerit në Bajern, pas të cilit ajo zhduket për të shëtitur në malet përreth.


19 Nr. 37 - JANAR 2014

Nga Riza Hoxha KUKËS - Sot, dita me kohëzgjatjen më të shkurtër, ia lëshon natës orët më të gjata. Kësisoj, në rajonin verilindor të vendit dimri ndjehet i gjithëfuqishëm për banorët e kësaj zone. Ndonëse të mësuar me dimra të gjatë e të ashpër, me dëborë mbi një metër dhe të izoluar për më shumë se një muaj, starti i një dimri të tillë si ky i sivjetmi, duket se i ngjan një vere e vonuar. “Kemi nisur t’i harrojmë dimrat e dikurshëm, dimra kur temperatura zbriste në minus 20 gradë, ndërsa dëbora qëndronte për më shumë se një muaj në trashësinë mbi një metër. Kur hynte maji, nisnim të takoheshim me shokët e fshtrave të tjerë. Ndërsa sot, ende thuajse nuk është shfaqur akulli në rrugët e qytetit. Pa le dëbora që duket se ende është larg”,- tregon me të qeshur 73 vjeçari, Hasan Guri. Xha Hasani kujton dimra që ende mbahen mend nga të vjetrit si ai i vitit 1957, 1958, 1963, apo i vitit 1985, kur orteqet e rënë në fshatin Shtiqën i morën jetën 11 personave. Veç mjegullës, këto ditë të para të dimrit u ngjajnë ditëve pranverore, edhe pse nata është bërë e plotfuqishme për 16 orë. Kur mendon edhe faktin se dëbora ende thuajse nuk është dukur në rrugët e qytetit. Interesante, kur banorët e rajonit verilindorë kanë nisur përgatitjet për festën e fundvitit, kur janë mësuar ta presin Vitin e Ri nën bardhësinë e dëborës. Edhe pse fund dhjetori, mjetet vazhdojnë të lëvizin lirisht thuajse në të gjitha akset rrugore të rajonit. Ndjesinë më të madhe të dimrit e sheh në lartësitë e maleve, ku në akset rrugore ka shfaqje të akullit, pa përjashtuar edhe atë në tunelin e Kalimashit, që ndodhet në lartësinë e 820 metrave, mbi nivelin e detit. Kripa dhe skorja eliminojnë ndonjë vështirësi të akullit në të dy anët e autostradës. Në të gjithë rajonin verilindor nuk ka rrugë të bllokuar, apo

Kukësi në ditë dimri FOTO: BLEDI HALLAÇI

banorë të izoluar ashtu sic ndodhte rëndom dimra më parë në këtë periudhë. Vetëm pas 3 ditësh, në këtë rajon shfaqen ditët e arbainit, që në gjuhën popullore janë ditët e dimrit të ashpër. Gjatë arbainit, që zgjat plot 40 ditë,

populli thotë se, “nuk dilet nga shtëpia”. Tregimet popullore flasin se në arbain “t’u ra dielli ka ngordh ujku”, “këto ditë ujku ka leje të hajë njeriun, nëse e gjen jashtë portës së shtëpisë”, etj. Ndërsa tashmë, edhe ditët

e arbainit jo rradhë janë pa dëborë e pa ngrica. Ashtu siç janë edhe këto ditë të këtij dimri që sapo ka nisur, kur ditët e shkurtra u ngjajnë ditëve të gjata të pranverës. Nën këtë panoramë dimri, festat e fundvitit u kanë veshur

mjediseve tona një atmosferë festive që duket gjithandej, ndërsa harta e zbukurimeve po shtrihet dalëngadalë nga qendra e qytetit, drejt mjediseve të shtëpive. Po bie gongu i festës, me urimin për një vit më të mbarë në 2014.


20 Nr. 37 - JANAR 2014

Martesë me mblesëri… pse jo? Mblesëria, ajo që në fakt duket si një dukuri e tejkaluar ende edhe sot bashkon në martesë çifte. Tradita e martesave me mblesëri është një zakon i vjetër, ku në disa zona si Mirdita në veri të vendit bëhej që në djep. Deri rreth fillimit të viteve 1970 zakoni kërkonte që mosha e burrit të ishte më e madhe se e gruas, ndërsa një grua e ve mund të merrte një djalë të ri vetëm në rastet kur familja e djalit nuk kishte gra dhe i duhej në femër me eksperiencë. Kundërvajtja konsiderohej si çnderim dhe ana e djalin mund ta vinte nderin në vend duke vrarë një njeri nga familja e nuses. Për një vajzë të re familja e djalit jepte 20-30 napolona. “Në Shqipëri, kurrë nuk pyeten zemrat e vashave, kur është fjala për martesë, prindërit bëjnë si duen vetë me to. Të ankohej ose të reagonte kundër vullnetit atëror, kjo gjë do të ishte një krim që vajza e ndershme nuk do të guxonte kurrë ta bënte”, shkruante Pashko Vasa. Kjo formë e mblesërisë është e kaluar në kohët e sotme dhe është zëvendësuar nga një formë moderne e martesave me mblesëri ku ndërmjetësi është

“institucion” më vete. Sipas sociologëve, në kohët e sotme gjithnjë e më shumë ka filluar të zëre vënd një mënyrë e re jetese që merr parasysh kushtet e tregut që kushtëzohen nga faktorë që lidhen me punësimin, me të ardhurat apo sigurinë e jetës. “Ajo që më parë quhej martesë me shkesi sot quhet martesë me rekomandim me njohje të ndërmjetsve, e cila gjithnjë e më shumë po zë vend në lidhjet e sotme martesore. Sipas sociologëve, që në fillesat e këtij zakoni martesat me mblesëri realizoheshin duke marrë në konsideratë ndershmërinë e familjes, emrin që ajo kishte, etj. Ndërkohë që në vitet e sotme në lidhjet me shkesi i kushtohet mjaft rëndësi edhe mundësisë te të ardhurave për të mbështetur ekonomikisht familjen. Që prej fillimit të tyre e deri më sot mblesëritë kanë ndryshuar. Pas viteve ’90 edhe pse u rrit individualizmi i të rinjve dhe zgjedhjet e tyre të pavarura ajo që bie në sy është harta e zgjerimit të lidhjeve, duke synuar edhe martesat me të huaj. Për shumë njerëz martesat me

mblesëri janë dëshmi e prapambetjes, ndërsa për të tjerë edhe ata që i pranojnë përsëri janë pre e rekomandimeve. B.B (27 vjeçe) dhe A.N (32 vjeç) nga Tirana, janë një çift i ri, i martuar që prej një viti dhe ata pranojnë se janë njohur dhe martuar me mblesëri. Një mik i përbashkët i familjeve të tyre, pasi ka folur me prindërit i ka njohur ata me njëri-tjetrin. E reja 27 vjeçare shprehet se nuk ka qënë shumë e bindur dhe dakort në fillim për këtë vendim të prindërve. “Më pas kuptova se nuk kisha gjë për të humbur dhe e takova atë që sot është bashkëshorti im. Pasi u takuam për herë të parë filluam të dilnim disa herë bashkë deri sa një ditë kuptova që kisha rënë në dashuri me të”, tha B.B. Ata kanë vetëm një vit martuar dhe nuk mund të parashikohet e ardhmja e martesës së tyre, por për momentin ata janë shumë të dashuruar dhe të lumtur. “Nuk mendoj se duhet të ketë paragjykime për martesat me rekomandim. Të gjithë besoj e kanë njohur partnerin nga dikush apo kanë pyetur dikë tjetër për të. Edhe kjo është një formë e rekomandimit”, shprehet B.B. Në fakt studimet

në botë konfirmojnë se pasioni zakonisht, mbaron. Biologjikisht, arsyet pse dashuria romantike zbehet gjenden në mënyrën se si truri ynë përgjigjet ndaj bollëkut dhe fluksit të dopaminës që shoqëron pasionin dhe na bën të fluturojmë. Sipas sociologëve, nisur nga ky fakt dashuria romantike nuk është garanci për një martesë të qëndrueshme. Martesa me shkesi, konsiderohet si pozitive kryesisht nga një moshë e rritur, mbi 35 vjeç që deri në atë moshë nuk kanë mundur të gjejnë partnerin e tyre të jetës. Ndërsa për shumë të rinj, martesa me shkesi është një shkelje e lirisë dhe për një vendim të tillë ka shumë rëndësi ndjenja për partnerin apo partneren. Për sa kohë që martesa bëhet me pëlqimin e vajzës edhe të djalit, kjo është një zgjedhje personale që nuk mund të gjykohet. Problem mbeten martesat me detyrim që edhe pse për ata që jetojnë në Tiranë apo qytete të mëdha duket një fenomen i pamundur, shfaqet ende në zonat rurale. Mendohet se rreth 12 milion vajza të mitura martohen çdo vit në mbarë botën, në Indi, Afganistan, Jemen e Etiopi.


21 Nr. 37 - JANAR 2014

KOSOVË – Ka ndërruar jetën në moshën 85 vjeçare, veterani i arsimit shqip, Tahir Berisha. Lajmi u bë i njohur nga vet familja, në një Tahir Z.Berisha, lindi në Vërban të Vitisë më 1928. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, maturën e mësuesisë në Pejë, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike (Gjuhë Shqipe dhe Letërsi) dhe Fakultetin Filozofik në Shkup. Si 16 vjeçar mori pjesë aktive në LANÇ, kurse në moshën 18 vjeçare u emërua mësues në Zarbincë të Bujanovcit - Kosova Lindore. Veprimtarinë arsimore e vazhdoi si arsimtar në gjimnaz, dre-

Ndërron jetë veterani i arsimit shqip, Tahir Berisha

jtor i Shkollës së Mesme Ekonomike dhe drejtor i Entit Arsimor Pedagogjik në Gjilan. Në vitin 1956, u përjashtua nga mësimi si “i papërshtatshëm politikisht”. Pas Plenumit të Brioneve

dhe rënies së A.Rankoviqit, më 1966, rehabilitohet dhe kthehet prapë në arsim ku punoi si inspektor dhe kryeinspektor i arsimit si dhe sekretar shumëvjeçar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës. Në vitin 1986 regjimi i Millosheviqit përjashtohet nga Lidhja e Luftarëve të LNÇ dhe del në pension. Gjatë shërbimit aktiv dhe më vonë vazhdimisht është marrë me shkrime letrare e publicistike. Përveç shumë artikujve publicistikë dhe punimeve të tjera profesionale,

deri më tash i ka botuar disa vepra: Monografia e Shkollës së Mesme Ekonomike në Gjilan, “Nova Makedonija”, Shkup 1961; Dhjet Vjet të Shërbimit të Inspeksionit të Arsimit në KSA të Kosovës (1970 - 1980), Prishtinë 1981; Trojet që nuk shuhen - Shënime nga Vërbani dhe Anamorava, Prishtinë 1993 (ribotimi 1995) etj. Redaksia e Albanian News shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha.

Reportazh

“Mirëmëngjes Gjirokastër!” Nga Telnis Skuqi (ATSH)

GJIROKASTËR – “Mirëmëngjes Gjirokastër!” përshëndet sot spikerja radiofonike, Silvana Spaho nga pas mikrofonit. Kjo gazetare e magjepsur nga filmi i famshëm amerikan “Mirëmëngjes Vietnam”, dëshironte që nëpërmjet valëve të radios të zgjonte qytetarët gjirokastritë të përgjumur prej dy ditësh. “Kemi nevojë të rigjenerojmë forcat nga festat e fundvitit, pasi jeta vazhdon”, shprehet me sinqeritet Silvana, një gazetare e re me plotë energji. Ajo thotë se ndërrimin e viteve e festoi në shtëpi, sëbashku me familjen. “Festat vijnë dhe shkojnë, por njerëzit kanë nevojë të punojne”, thekson Silvana.

Aida Karalli, drejtoresha e filialit bankar “Societe Generale” të Gjirokastrës, shprehet se dita e parë e punës për vitin 2014 ka qenë e ngarkuar. “Shumë klientë të kësaj banke kanë pritur dy ditë për të kryer transferta bankare apo për të marrë qoftë edhe një shërbim nga punonjësit tanë”, shprehet Karalli. “Nuk e ke idenë çfarë “rrëmuje” ka qenë sot”, shton ajo, duke nënvizuar se shërbimet bankare tashmë është bërë pjesë e jetës së çdo qytetari. Diana Duri, edukatore e kopështit “Cicërimat”, mendon se festat e fundvitit ende nuk kanë mbaruan plotësisht. “Vetëm 5 nga 35 fëmijë erdhën sot në çerdhe, ndërkohë kopështi ishte e mbyllur”, nënvizon ajo, duke shtuar se gjirokastritët janë të dashuruar pas festave të fundvitit, pasi ndërrimi i viteve bashkon familjen në një tryezë.

“Kisha dëshirë të qëndroja në shtëpi, pasi ende nuk më ka dalë malli për dy vajzat e mia që studiojnë përtej kufirit, por sot isha e detyruar të dilja në punë”, thekson ajo. Gentian Mullai, zëdhënës i drejtorisë së policisë së qarkut të Gjirokastrës, thotë se në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes ka nisur prej ditës së djeshme kthimi i emigrantëve shqiptarë që erdhën në atdhe për të festuar për familjes ndërrimin e viteve. Për të, problemi më shqetësues për policinë lokale në jug të vendit janë rrugët kombëtare, pasi, sipas tij, emigrantët e nënvlerësojnë Kodin e Qarkullimit Rrugor. “Katër postoblloqe policie janë ngritur nga rrugën kombëtare Tepelenë-Kakavije, me gjatësi rreth 110 km. Besoj se këto masa do të minimizojnë aksidentet të rënda rrugore”, thekson ai.


22 Nr. 37 - JANAR 2014

Divorci është një fenomen social, aktualisht tepër i përhapur në mbarë botën. Ndonëse aktorë të saj bëhen prindërit, psikologët shpjegojnë se janë fëmjët ata që e përjetojnë më shumë. Prej disa vitesh në shkollat shqiptare aplikohet shërbimi i psikologëve, të cilët më së shumti i vijnë në ndihmë fëmijëve me prindër të divorcuar. Irma Leka, psikologe pranë një shkollë 9 vjeçare në Tiranë, shpjegon sesi shihet dhe përjetohet divorci i prindërve nga fëmijët. “Fëmijët janë ata që shfaqin hapur ndjenja të fuqishme dëshpërimi, agresiviteti, zemërimi dhe frike. Shpesh herë ata ndjehen fajtor dhe të pafuqishëm për ndarjen e prindërve të tyre. Në disa raste ata fajësojnë veten për ndarjen e tyre. Vlen për t’u theksuar se në ato momente që ndodh procesi i ndarjes dhe ndjenjat e fëmijës injorohen totalisht, pa tentuar që të shpjegohen shkaqet e këtij divorci, këta fëmijë shfaqin probleme të dukshme në shkollë dhe shoqëri, të reflektuar në sjellje, komunikim, bashkëpunim me bashkëmoshatarët si edhe do të përfshihen në vetëvlerësime dhe imazhe të ulta mbi veten e tyre”, shpjegon psikologia. Sipas saj, është mjaft e rëndësishme që në çfarëdo moshë që të jenë fëmijët, ata duhet të marrin një shpjegim të mundshëm se cilat janë arsyet dhe kushtet që prindërit e tij po ndahen, në mënyrë të tillë që dhe panorama psikologjike e fëmijës të jetë më e qartë. Nga studime të ndryshme është vërejtur se faktorët që ndikojnë në gjendjen e vështirë të fëmijëve me prindër të divorcuar janë ndryshimet në jetën familjare. Psikologia shton se në shumicën e rasteve, jeta e fëmijëve ndryshon për keq kur fillon procesi i ndarjes apo divorcit. Zakonisht, prindërit të cilët po ndahen kanë më pak kohë, vëmendje dhe para për fëmijët e tyre. Pakësimi i parave mund të sjellë ndryshim në jetën e fëmijëve, që ndonjëherë, detyrohen të ndryshojnë shtëpinë, kopshtin, shkollën dhe këto i stresojnë fëmijët. Gjithashtu prindërit ndryshojnë sjelljen ndaj tyre dhe kjo i mërzit ata. Fëmijët janë shumë të ndjeshëm në ndryshimet që hasin prindërit e tyre, ndaj sjelljet, si të nënës dhe të babait, shtojnë pasigurinë tek fëmija. “Jemi mësuar që nënat kujdesen shumë për fëmijët dhe shtëpinë, por, në momentet e para të ndarjes ato janë më të shqetësuara për financat dhe për të rritur vlerësimin për veten. Pikërisht në atë moment kur fëmijët kërkojnë

Psikologji

Divorci, viktimat janë fëmijët

më shumë vëmendje se kurrë, shumë nëna kalojnë gjëndje trishtimi apo depresioni. Edhe baballarët, sidomos gjatë vitit të parë, ndryshojnë sjellje ndaj fëmijëve të tyre. Kur nuk e fitojnë kujdestarinë e fëmijëve, ata zakonisht bëhen më të butë në kërkesat dhe sjelljet e tyre. Shumë baballarë që jeto-

jnë të veçuar nga fëmijët, merren më shumë me sport, ndryshojnë mënyrën e jetesës. Këto ndryshime rrisin shumë pasigurinë tek fëmijët”. Psikologia këshillon prindërit në një situatë të tillë delikate që “fëmijët duhen mbajtur afër dhe t’u kushtohet sa më shumë kohë e dashuri, në

mënyrë që të mos ndjehen të vetmuar dhe fajtorë. Në qoftë se fëmija juaj shfaq probleme serioze gjatë dhe pas procesit të divorcit, do të ishte e nevojshme kontakti me një specialist të kësaj fushe në mënyrë të tillë që gjendja e tij psikologjike të mos rëndohet më shumë”, përfundon ajo.


23 Nr. 37 - JANAR 2014

SCHUMACHER NË “GARË” ME JETËN Helmeta i ka shpëtuar jetën ish-pilotit të Formula 1, Mikael Schumacher, i cili është shtruar dje me urgjencë në spital pas një aksidenti që i ndodhi duke bërë ski në alpet franceze. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 gjendej në Maribel, Francë, për pushime bashkë me familjen e tij, kur ka pësuar këtë aksident të frikshëm që ka sjellë transportimin e tij urgjent me helikopter fillimisht në spitalin e zonës, e më pas në atë të Grenoble, pasi situata ishte mjaft shqetësuese. Nga detajet e publikuara në media të ndryshme, Shumaher dhe djali i tij 14-vjeçar po bënin ski në momentin kur ish-piloti ka dalë nga pista dhe është rrëzuar duke përplasur kokën në një gur. “Mikael është rrëzuar gjatë një udhëtimi privat për ski në alpet franceze duke përplasur kokën. Ai gjendet në spital nën kontrollin e mjekëve specialistë”, ishte konfirmimi që erdhi pas pak kohësh nga vetë zëdhënësja e ish-pilotit, Sabine Kehm. “Ai mbante një helmetë dhe nuk ishte vetëm në momentin kur ndodhi ngjarja”. Sipas policisë lokale dhe shërbimit të emergjencës malore të zonës, incidenti ka ndodhur mes orës 11:00 e 11:15 dhe në orën 11:53, Shumaher u dërgua në spitalin e Albertvill, Mutier. Por rreth orës 12:45, ai u zhvendos për në spitalin e Grenoble, pasi dëmtimi i

tij ishte më shqetësues sesa mendohej. Policia atje rrethoi menjëherë spitalin, duke mos lejuar mediat dhe kureshtarët të afroheshin në repartin ku është shtruar Shumaher, ndërsa të gjithë janë në pritje të raportit mjekësor përfundimtar për të mësuar se sa serioze është situata, edhe pse për momentin, duket se dëmtimet e marra nuk përbëjnë rrezik për jetën. “Ishte i tronditur, por i ndërgjegjshëm. Mbante një helmetë kur përplasi kokën në një gur”, ishte konfirmimi që erdhi nga Kristof Gerninjon-Lekomt, drejtori i resortit të skive ku ndodhi ky aksident. Ndërkohë, korrespondentët e BBC-së konfirmuan nga burime pranë stafit të ish-pilotit, se të gjithë ishin të ndërgjegjshëm që plagët e marra nuk ishin shqetësuese dhe për këtë duhej falënderuar helmeta që mbante në kokë, pasi ajo praktikisht i ka shpëtuar jetën në momentin e përplasjes. Në spitalin e Grenoble, dje ka shkuar edhe mjeku i njohur Gerard Sailant, një mik i tij dhe i Zhan Tod, ish-shefit të pilotit gjerman te Ferrari. Sailant është një ekspert për dëmtimet në tru dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa ishte pikërisht ai që mbikëqyri dëmtimin e pilotit gjerman në vitin 1999, kur ky i fundit theu këmbën gjatë Çmimit të Madh të Silverston.


24 Nr. 37 - JANAR 2014

Viti që lamë pas na dha edhe një lajm të gëzuar të gjithëve ne, që ndjejmë dorën e ngrohtë dhe dashurinë e miqve britanikë. Fundi i 2013-tës i dha shqiptarëve një mik më të fortë, një akademik me një titull të nderuar nga mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II. Kështu miku i shqiptarëve, miku i Kosovës, autori i një libri për të, dhe kryetar i “Anglo-Albanian Association” në Londër, është tashmë Sir Noel Malcolm. Dr. Noel Robert Malcolm me një begraund të plotë intelektual, Reporter politik, Daily Telegraph (1992-1995); Editor i Jashtëm, Spectator (19911992 ); Reporter politik, Spectator ( 1987-1991); Anëtar i Gonville dhe Caius College, Cambridge (19811988); Pasuniversitar, Trinity College dhe Gonville dhe Caius College, Cambridge ( 1978-1981); Universitare, Peterhouse, Cambridge (1974-1978), është në një listë të gjatë që meritojnë titullin e lartë të dhënë nga Mbretëria Britanike, nga mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II. Ky shkencëtar, mik i madh i shqiptarëve i mirrënjohur për mjaft fjalime në lidhje me Kosovën, për mjaft debate dhe mbrojtës i saj, njihet më së miri e më së shumti në mesin e shqiptarëve si autori i një libri me vlera “Kosovo- A short History” (Kosova - Një Histori e Shkurtër). Por ai tashmë do të njihet edhe në mesin e shqiptarëve e mbarë botës edhe si Kalorës (Knight Bachellor) për shërbimet në hulumtime, gazetari dhe histori të Evropës. Autori i

Miku i shqiptarëve bëhet Sir Noel Malcolm

librit tjetër “Bosnia - A Short History” (Bosnja - Një histori e shkurtër) natyrisht pas mjaft vlerësimeve akademike, atyre në lëmin e politikës dhe sferës së historisë, pati nderin të ishte edhe një arsyetues i lartë i vlerave ballkanike e më gjerë. Sir Noel Malcolm është i kualifikuar edhe si MA, PhD, FBA, FRSL dhe është Senior Research Felloë që nga viti 2002. Interesat e Kërkimit të tij janë Historia e hershme moderne intelektuale (britanike dhe evropiane), sidomos a) Thomas dhe b) Hobbes) njohuri perëndimore të botës osmane/ islame. Ai në sferën e mësimdhënies dhe mbikëqyrjes është një specialist i njohur për studentët e drejtimin e tyre në Dphil. Anëtarësimet e tjera pro-

fesionale dhe rolet janë si më poshtë vijon: Felloë Nderi , Trinity College , Cambridge ( nga 2011); Felloë Nderi , Peterhouse, Cambridge (nga viti 2010). Sir Noel Malcolm është Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Veprat e tij shkencore janë të shumta dhe me vlera të mëdha si akademike ashtu edhe kërkuese shkencore. Ky njeri me trup të shkurtër, por me vlera mjaft të mëdha e me peshë në fushën akademike ka qenë, është dhe mbetet një mik i madh i çështjes shqiptare dhe ka ndihmuar mjaft shqiptarët në Britani të Madhe dhe kudo në botë. Ai është nderuar edhe nga disa instanca dhe organizma shqiptare dhe nga disa organizata shqiptare e të tjera në Bri-

taninë e Madhe. Shqiptarët e Britanisë dhe kudo në Botë, ata në Kosovë dhe në Shqipëri sot kanë nderin të krenohen me mikun e tyre Sir Noel Malcolm. Sir Noel Malcolm është nderuar edhe nga ish Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Lajmi për nderimin e mikut të shqiptarëve Sir Noel Malcolm u dha nga disa media. Gazeta “Tribuna” shkruante: “Kryetari i Shoqatës AngloShqiptare në Londër, Dr. Noel Robert Malcolm, u nderua nga Mbretëresha e Anglisë me titull kalorsiak që daton në shekullin e 13-të, gjatë mbretërimit të Henrit të III-të dhe që është pjesë e sistemit të nderimeve në Britani, raporton Top Channel. Noel Malcolm, studiues dhe historian britanik, i njohur jo vetëm në Britani, por edhe në mediat dhe qarqet akademike shqiptare, nga sot e tutje mban titullin “Sir”. Gazeta “Bota Sot” shkruan “Kryetari i Shoqatës Anglo-Shqiptare në Londër, Dr. Noel Robert Malcolm, u nderua nga Mbretëresha e Anglisë me titull kalorsiak që daton në shekullin e 13të, gjatë mbretërimit të Henrit të III-të dhe që është pjesë e sistemit të nderimeve në Britani.” Kështu edhe mjaft gazeta të tjera shkruan se Noel Malcolm, studiues dhe historian britanik, i njohur jo vetëm në Britani, por edhe në mediat dhe qarqet akademike shqiptare, nga sot e tutje mban titullin “Sir”.

Gazeta nr 37 ALBANIAN NEWS LONDER  

GAZETA E KOMUNITETIT SHQIPTAR NE LONDER. NEWSPAPER OF ALBANIAN COMMUNITY IN UNITED KINGDOM AND IRLANDE

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you