Page 1

Nr. 36

DHJETOR 2013

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

INTERESIM LIGJOR PËR NISJEN DHE EKSTRADIMIN E TË DËNUARVE SHQIPTARË NGA ANGLIA FAQE 4

GËZUAR 2014!

“ARDHMËRIA” HEDH VALLEN SHQIPTARE ME DEPUTETËT E PARLAMENTIT BRITANIK FAQE 14-15 Përzemërsisht ju urojmë festat e fundvitit, me shëndet dhe gëzime në familjet tuaja, në farefis dhe në rrethin e miqve e të dashamirëve, për shumë mot gjithë shqiptarëve kudo që janë! Gëzuar i fortë për të gjithë mijëra e mijëra lexuesit tanë anembanë mes dy mediave tona të fuqishme “Albanian News” dhe “Fjala e Lirë”. Festat fetare, si Bajrami që kremtuam para pak kohe dhe Krishtlindjet që festojmë në këto ditë, sjellin gëzim, paqë e lumturi, dashuri për Zotin e për Kombin, harmoni me njëriitjetrin dhe solidarizim e kujdes për nevojtarët, dashamirësit, besimtarët dhe ata që mendojnë se jeta është e bukur me angazhime. Viti i ri asht festë e mbarë botës, kohë gëzimi e argëtimi për të gjithë. Është koha kur kthejmë mendjen mbrapa, bëjmë bilancin e sukseseve

dhe mungesave të vitit në mbarim; shohim përpara drejt detyrave që na presin në vitin e ri 2014, të përkushtuar për t’i përballuar me besim në suksesin e arritjeve të reja. Për kombin shqiptar viti 2013 ishte viti i manifestimeve të mëdha të festës madhështore të 101 vjetorit të pavarësisë, që u zhvilluan kudo jetojnë shqiptarë, në të gjitha trojet etnike dhe në diasporë, me kremtimet kulmore në Vlorë e Tiranë një vit më parë kur Pavarësia mbushi 100 vitet e saj. Për ne shqiptarët e Britanisë së Madhe 2013-a është viti i kremtimit madhështor të 101 vjetorit të saj, i përkujtimit me nderim të themeluesve dhe figuravet të tjera që ia kushtuan jetën rilindjes kombëtare, fitores dhe ruajtjes së pavarësisë. Vijon në faqen 2

ADRIATIK MUNISHI: GJASHTË SHTYLLAT E KARAKTERIT FAQE 20

INTERVISTË

RITA ORA

këngëtarja kosovare flet për modën dhe tregon garderobën e saj

FAQE 6


2 Nr. 36 - DHJETOR 2013

GËZUAR 2014!

Vijon nga faqja 1 Është i dhimshëm fati i disave nga këta patriotë që u kthyen për ti shërbyer kombit në atdhe, por gjetën vdekjen nën regjimin e okupimit nga ideologjija e huaj. Ata ende presin drejtësi. Mund të themi se viti 2013 ishte vit suksesesh për shqiptarët e Britanisë së Madhe. Ne kemi emra më shumë në piedestalin Botëror si Rita Ora, Adnan Januazaj, kemi emra akademikë më shumë si Gëzim Alpion, Arian Gjonçaj etj dhe mjaft e mjaft libra më shumë në

mesin tonë. Entuziazmi i frymëzuar prej kremtimit të 100 vjetorit, promovime librash me vlerë kombëtare, vizitat në vende historike në vendlindje në përkujtim të disa figurave kombëtare, si dhe fryma e 100 vjetorit të pavarësisë, janë shenja që tregojnë moralin e lartë të shqiptarëve në Mbretëri të Bashkuar, të cilët kanë dhanë nji kontribut të jasshtëzakonshëm për realizimin e sukseseve. Me këtë entuzjazëm dhe moral të lartë do të përballojmë detyrat e reja që na presin në vitin e ri 2014.

Në krye të platformës duhet të jetë Bashkimi Kombëtar dhe përkrahja e parezerva e çështjes çame. Shqiptarët janë në rrugë të mbarë për t’u bashkuar, integrimi ndërshqiptar është në rritje, abetarja unike në Shqipëri e Kosovë është nji fillim shumë shpresëdhënës, por duhet të unifikohet e të hyjë në përdorim në të gjitha shkollat shqipe, në trojet shqiptare dhe në diasporë. Duhen unifikuar edhe tekstet tjera, të historisë kombëtare në rend të parë. Krijimi i institucioneve të përbashëta kulturore e sportive dhe ekonomike.

Duhet të arrihet, në këtë mënyrë, bashkimi shpirtëror sa ma i fortë, që të jemi de facto të bashkuar kur të integrohemi në Europë. Gjatë kremtimit të 101 vjetorit të pavarësisë patriotizmi asht rritur dhe duhet kultivuar në mënyrë të vazhdueshme por dhe me kujdes pët të evituar teprina (eksese). Është realistik dhe shumë i qëlluar trumbetimi i bashkimit të shqiptarëvet në Europë. Dhe një herë, Gëzuar Festat të gjithëvet! Atyre që kanë humbë të dashurit e tyre këtë vit, pritshit gëzime tash e tutje.


3 Nr. 36 - DHJETOR 2013


4 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Përfaqësuesi ligjor i Kompanisë avokatore “Applebyshaw” që operon edhe për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, Diamand Hidri ka patur një takim me Ministrin e Drejtësisë shqiptare në zyrat e tij në Tiranë. Takimi ka qenë i inicuar nga disa takime që ai pati kohë më parë me ministrin Naco, gjatë një vizite të tij zyrtare të para disa kohëve në Londër. Qëllimi i takimit sipas z Hidri ka qenë për disa cështje të lidhura me drejtësinë, ekstradimet dhe masat lehtësuese që mund të operohen në fushën e drejtësisë dhe ligjit në këtë pikë. Sic dihet është nënshkruar një marëveshje për ekstradimet ku thuhet zyrtarisht se “Në muajin nëntor të këtij viti do të nisë procesi i transferimit në Shqipëri i shtetasve shqiptarë që po vuajnë një dënim në burg në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për gati 180 persona të dënuar për krime të ndryshme në Angli, grupi i parë i të cilëve pritet të kthehet në nëntor. Ky proces do të ndërmerret në zbatim të një marrëveshjeje mes ministrive të Drejtësisë mes dy vendeve, të nënshkruar në janar të vitit 2013. Lajmi mbi nisjen e transferimeve u bë i ditur dje nga ana e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nicholas Cannon. Gjatë një takimi me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, ambasadori Cannon tha se procesi i transferimit të të dënuarve shqiptarë nga Britania e Madhe është drejt përfundimit. “Ju do të njiheni nga afër me detajet e këtij procesi kur të kryeni vizitën tuaj në Angli së shpejti, por unë po ju informoj paraprakisht se në muajin nëntor presim të kthehet grupi i parë i të dënuarve”, është shprehur në takim ambasadori. Gjatë takimit, kryediplomati britanik në Shqipëri i shprehu ministrit Naço gatishmëri për të ndarë eksperiencën angleze të Agjencisë së Krimeve të Rënda, e cila deri më sot ka mbajtur raporte të shkëlqyera me disa institucione të Drejtësisë në Shqipëri, si me Prokurorinë dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Ministri Naço e vuri në dijeni ambasadorin se së shpejti pritet të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, si një organ për të hetuar korrupsionin në nivelet më të larta. “Deri më sot, lufta ndaj korrupsionit nuk ka funksionuar siç duhet, prandaj ne kemi nevojë për mjetet e duhura që ta luftojmë korrupsionin”, është shprehur Naço. Nga ana e tij, ambasadori Cannon tha se ndihma e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë maksimale, si në asistencë teknike, edhe në mbështetje me grante të projekteve në fushën e drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti dje në një takim komisionerin për të Drejtat e Njeriut pranë

Interesim ligjor për nisjen dhe ekstradimin e të dënuarve shqiptarë nga Anglia

Këshillit të Europës, Nils Mouiznicks. Naço theksoi se Ministria do të zbatojë projektin për uljen e tarifave gjyqësore për qytetarët në nevojë. Ai theksoi se po bashkëpunohet me Prokurorinë për shmangien e arrestimeve të panevojshme dhe të pabazuara me qëllim respektimin e të drejtave të njeriut. Ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Nasip Naço, zhvilloi para disa kohwsh një vizitë pune disa ditore në Mbretërinë e Bashkuar, me ftesë të Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Drejtësinë dhe Ministër për Burgjet dhe Rehabilitimin, Z. Jeremy Wright, për të marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të hapjes së vitit Ligjor në Angli dhe Uells. Në këtë ceremoni madhështore dhe shumë të rëndësishme për drejtësinë, e cila u zhvillua në Westminster Abey, merrnin pjesë gjyqtarët më të lartë dhe personalitete të shquar të fushës së drejtësisë nga Anglia, Uellsi dhe vende të tjera të BE-së. Pas ceremonisë, Ministri Naço u prit në një takim të veçantë nga Zëvendës Sekretari

i Shtetit për Drejtësinë dhe Ministër për Burgjet dhe Rehabilitimin, Z. Jeremy Wright. Gjatë takimit miqësor,u nënvizuan edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona. Ministri Naço falenderoi z. Wright për të gjithë ndihmën e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar për reformën në drejtësi dhe në veçanti, në fushat e sistemit penitenciar, të shërbimit të provës, të ekstradimeve, mbikqyrjes elektronike të shërbimit të burgjeve, si dhe ndihmës së dhënë në kuadër të bashkëpunimit me Dhomën e Avokatisë. Ministri gjithashtu e informoi z.Wright mbi reformat që do të ndërmerren në institucionin që drejton, ku kryefjala e punës është lufta kundër korrupsionit. Ministri Naço solli në vëmendje domosdoshmërinë e reformave në gjyqësor, ndryshimet në legjislacion, nevojën për të marrë mendimin dhe asistencën e ekspertëve më të mirë të fushës, sidomos atyre britanikë, por pa dyshim edhe të Komisionit

të Venecias. Duke bërë një paraqitje të objektivave prioritare që do të nisin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, Ministri i Drejtësisë, Naço, nënvizoi vazhdimin e reformava dhe përmirësimin e atyre që u lanë përgjysmë. Në kuadër të reformave në drejtësi, Naço u ndal më konkretisht në hapat e parë që janë hedhur në këtë drejtim, duke përmendur këtu portalin si pjesë e strategjisë anti- korrupsion. Ai tha se pret që çdokush, çdo qytetar apo media, të denoncojnë veprimet e paligjshme, si dhe fshehjen e pasurisë së gjyqtarëve, prokurorëve, noterëve, avokatëve, inspektorëve të burgjeve, të gjithë inspektorëve të tjerë që janë pranë zyrave të regjistrimit, pra të gjithë sistemit të drejtësisë. Naço u ndal gjithashtu tek paketa anti- korrupsion, që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, ndryshimet që do të bëhen në Kodin e Procedurës Penale, ndryshime këto për ta konsideruar korrupsionin një nga veprat më të rënda që parashikon Kodi Penal. Ministri Naço nënvizoi faktin, se të gjitha këto reforma të rëndësishme do t’i shërbejnë rritjes së besimit të partnerëve ndërkombëtarë tek Shqipëria, por në veçanti ato do të rikthejnë besimin eqytetarëve shqiptarë në sistemin e drejtësisë. Gjatë takimit u diskutuan detajetpërçështjen etransferimit të të dënuarve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet angleze, sipas një kalendari që do të menaxhohet nga grupe pune të përbashkëta. Proçedurat e kthimit pritet të nisin shumë shpejt. Nga ana e tij, Ministri Wrightthe se e konsideron bashkëpunimin në fushën e drejtësisë si të shkëlqyer dhe u shpreh optimist për ecurinë e mëtejshme të kësaj marrëdhënie. Ai e cilësoi këtë raport midis sektorit të drejtësisë së dy shteteve si prioritar dhe të rëndësishëm, duke premtuar se dy vendet tonat do të ecin në një rrugëtim të përbashkët. Z. Wright,gjithashtu, ritheksoi vlerësimin për procesin e integrimit të Shqipërisënë Bashkimin Europian. “Mbretëria e Bashkuar do ta ketë gjithmonë prioritet Shqipërinë dhe do ta ndihmojëvazhdimisht në drejtim të procesit të integrimit europian të vendit, i cili mbetet prioriteti kryesor i të gjithë shqiptarëve.”- u shpreh Wright. Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, zhvilloi edhe disa takime me drejtues të lartë të Ministrisë së Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe takime në Royal Court of Justice. Për këto e disa tema të tjera mësohet se është edhe qëllimi i takimit të përfaqësuesit ligjor të kompanisë në fjalë që mesa duket ka kërkuar të njohet me procedurat e mëtutjeshme ligjore.


5 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Ambasadori Berisha i paraqet Kredencialet Presidentit të Irlandës Me datë 10 tetor 2013, Ambasadori i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë, jorezident, i Republikës së Shqipërisë në Irlandë, z. Mal Berisha paraqiti letrat kredenciale tek Presidenti i Irlandës, Sh.T. z. Michael D. Higgins. Ceremonia u zhvillua në Dublin, në Pallatin e Presidencës Áras an Uachtárain, në praninë e Ministrit Alex White, me përfaqësues të qeverisë irlandeze dhe zyrtarëve të lartë të Presidencës e Ministrisë së Punëve Jashtme. Paraqitja e kredencialeve u shoqërua nga një ceremonial i plotë shtetëror protokollar, me ekzekutimin e himnit kombëtar shqipëtar nga Banda Ushtarake, me paradë ushtarake dhe paraka-

lim truproje nderi si dhe me një audiencë të veçantë private që Presidenti i dha Ambasadorit. Ambasadori Berisha i shprehu Presidentit irlandez ndjenjat e forta të miqësisë që i karakterizon të dy popujt si dhe e falenderoi për ndihmën që qeveria dhe populli irlandez i kanë ofruar popullit shqiptar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Në fjalën e tij Presidenti nënvizoi faktin se ne jemi dy popuj të lashtë, që përmendemi në skriptet e lashta. Ai pastaj u ndal tek roli i Presidencës së kaluar irlandeze të Bashkimit Europian si dhe qëndrimet pozitive të Irlandës ndaj proçesit të integrimit të

Shqipërisë drejt Europës. Si një mik i shqiptarëve, theksoi ai, kam qenë pranë tyre në qytetin Galway dhe kam ndihmuar në mbarëvajtjen e shoqatës Irish Friends of Albania, duke nënvizuar punën e mrekullueshme të bërë nga kjo shoqatë në Shqipëri dhe në Kosovë për tu shërbyer njerëzve në nevojë të thellë. Ambasadori Berisha e falenderoi Presidentin për qëndrimet e tij dhe të qeverisë së tij dhe i përcolli po ashtu urimet më të mira të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani për mbarëvajtjen dhe mirëqënien e tij personale dhe të Irlandës. Po ashtu ai theksoi dëshirën për

të shkëmbyer vizita zyrtare midis dy presidentëve. Presidenti Higgins premtoi se do ta konsideronte seriozisht një vizitë zyrtare në Tiranë, në rastin më të parë të mundshëm. Ambasadori Berisha i dhuroi Presidentit një libërth poezishë, të përgatitura enkas për këtë rast, të shkruara prej vetë Presidentit Higgins dhe të përkthyera në gjuhën shqipe nga poeti shqiptaro-irlandez me banim në qytetin Galway, z. Ndrek Gjini. Vjershat ishin botuar më parë në shtypin shqiptar. Presidenti e mirëpriti këtë dhuratë duke e konsideruar një vlerë të çmuar që i shtohet përkthimeve të veprave të tij në gjuhë të ndryshme të botës.


6 Nr. 36 - DHJETOR 2013

INTERVISTË

Rita Ora këngëtarja kosovare flet për modën dhe tregon garderobën e saj Nga Leslie Benaroch Cilët janë stilistët e tu të preferuar? Rita Ora : Ka disa të tillë, i adhuroj veshjet. Por në këtë moment më pëlqen e një stilisti anglez i cili quhet J.W.Anderson. Ndërkohë kam shumë veshje të Pucci-it, si dhe ndihem rehat me ato të Galliano-s. dhe pse në fund të fundit më pëlqen gjithçka që është e rehatshme. Po veshje nga marka më të prekshme, më të lira, a ke në garderobën tënde? Rita Ora : Më pëlqen gjithçka që është cool… Vë shpesh unaza me diamante fallso. Kushtojnë vetëm 5 euro, janë të lira, por vë përshembull 10 në një dorë. Nuk më shqetëson fakti të cilës markë janë nëse ato janë të bukura. Si e përshkruan stilin tënd? Rita Ora : Mund të them se jam bling–bling dhe vintage, por pëlqej dhe stilistët. Më pëlqen veshjet e lezeçme, si dhe në modë nuk kam rregulla, e nuk ndaloj para asnjë veshjeje. Në modë nuk më shqetëson asgjë. Mendoj që bota e modës është e mrekullueshme po aq sa dhe kompletisht e çmendur. Çfarë të frymëzon? Rita Ora : Shumë gjëra më frymëzojnë. Më pëlqejnë femrat që kanë personalitet, që kanë besim në vetvete, që ndihen seksi. Për mua këto janë më të rëndësishme. A ke ndonjë femër ikonë mode? Rita Ora : Disa. Gwen Stefani është shumë seksi, ajo e njeh trupin e saj, ka besim në vetvete. Anna Dello Russo (një redaktore mode italiane) është gjithashtu një nga femrat e mia model, e adhuroj mënyrën sesi ajo nxjerrë në pah vlerat e trupit të saj, ajo di çfarë i shkon më shumë. Cila është diçka e veçant që ti nuk lodhesh së veshuri? Rita Ora : Pantallonat e mia të lëkurës. I vesh gjithnjë, aq sa tashmë kanë vrima në gjunj dhe në vithe, por kjo gjë s’më shqetëson. Sa harxhon në muaj për shopping? Rita Ora : Nuk mund të ta tregoj, është e pahijshme (qesh). Por ajo që është e këndëshme me punën time, është se shumë veshje m’i dhurojnë apo m’i japin t’i vesh për një mbrëmje… Më pëlqen shumë kjo gjë. Çfarë ka në çantën tënde? Rita Ora : Një minodierë (çantë e vogël) e Pucci-t, dhe një palë Jordan (atlete) të cilat do t’i vesh sa të mbarojmë intervistën së bashku. Sa palë këpucë ke? Rita Ora : Oh, nuk mund t’i numëroj! Kam një dhomë të tërë vetëm për këpucët e mia. Por ajo që mund t’ju them është se kam më shumë Jordan sesa këpucë me taka. Jam vartëse e tyre. Në të vërtët kam një dhomë plot me Jordan dhe vetëm një dollap me këpucë me taka.


7 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Përshpirtje kolegu për kolegun!

Cigarishtja në duart e Sokol Olldashit dukej një nga mjetet që shtonin objektet e duhura të tij, krahas me lapsin, stirolapsin dhe gjërat e tjera të teknologjisë moderne që ai përdorte hershëm në jetën e tij të gazetarit dhe politikanit. Kështu e mbaja mend dhe kështu e kam fiksuar takimin e parë me të. Një ditë e hënë, përballë ish godinës së vjetër të revistës së dikurshme “Hosteni”. I shoqëruar bashkë me një koleg tjetër tonin na ftoi për një kafe në një lokal i cili tashmë nuk është më në Tiranë. Pastaj filloi bashkëpunimi i mëtejshëm. Koha kur drejtoja televizionin “Dardan” ishte ajo që na bëri më të lidhur. Ai drejtonte televizionin “ATN”. Dhe më vonë atë e takova disa herë, por më i paharruar është takimi dhe qëndrimi gjatë dhe shumë gjatë gjatë një konference në Londër. Aty ai më propozonte se e kisha vendin në detyra më të rrëndësishme dhe nëse pranoja ai do të ishte mbështetësi më i madh për këtë. Dhe ashtu dy ditë dhe dy netë ikën shpejt atëherë. Sokoli kishte po atë pamje, po atë sjellje. Krenar dhe i vendosur në ecjen e tij. Në kohëjetën e tij. Vërtet të shkurtër?

Mbrëmë ai humbi jetën në një aksident tragjik. Humbi jetën deputeti i PD-së, Sokol Olldashi. Nëna, humbi njeriun më të dashur të cilin e rriti me aq shumë mund dhe sakrifica për shkak edhe të regjimit, i cili e internoi familjen e Sokolit kur ai ishte vetëm dy vjeç në Selenicë të Vlorës. Bashkëshortja humbi njeriun e saj të zemrës, fëmijët humbën babain e dashur. Shoqëria humbi një zëdhënës të sajin, ndërsa gazetaria një mik dhe koleg të përhershëm dhe të kudogjendur. Sokoli do të na mungojë të gjithëve. Fati e desh të largohet në një moshë të re dhe përballë tij të gjithë jemi të pafuqishëm për të protestuar, por jemi të mundur për të reflektuar, se sa e shkurtër është jeta e njeriut. Do t’a kujtojmë çdo herë si njërin nga ne, si mikun dhe shokun tonë me të cilët kemi ndarë momente të vështira, por edhe ditë të bukura. Si bashkudhëtar të një historie për të cilën ai pati fatin që të japë kontribut dhe të lërë emrin në një sërë veprash madhore jo vetëm në infrastrukturë, por edhe si ish-ministër i Brendshëm në goditjen e grupeve të krimit të or-

ganizuar më të rrezikshme në Ballkan. I dha zemër dhe rini PD-së, forcë dhe energji për t’a shtyrë atë drejt rezultateve më të mira. Sot më shumë se gjithçka ka vlerë heshtja dhe lutja e secilit nga ne për Kolin. Është koha për të kujtuar një mik që ndahet nga ne papritur duke na lënë në befasi se nuk do e dëgjojmë më zërin e tij në Kuvendin e politikës, në debatet që e bëjnë më të shëndetshme demokracinë, por edhe në tryezat e kafenesë së mëngjesit apo në takimet spontane në rrugët e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe të gjithë vendit. E tillë është jeta. Koli e jetoi me vrull. Vrapoi, nuk eci. Dhe shpejtësia ndonjëherë është edhe kapriçoze. Të ndal në mënyrë tragjike, ashtu sikurse bëri mbrëmë me Kolin. Iku ashtu sikurse ishte mësuar të ecte, duke vrapuar, vetëm se kësaj radhe për të shkuar në një jetë tjetër, për të cilën i lutemi Zotit, që ta vendosë në anën e të mirëve. I gjendemi pranë familjes së tij në këto momente të vështira dhe lusim Zotim t’i japë forcë që të kalojë këtë ditë të vështirë.

Kush ishte Sokol Olldashi Sokol Olldashi ishte një figurë e nderuar e Partisë Demokratike. Ai u përfshi me lëvizjen e dhjetorit në vitin ’90, ku që në atë kohë ai u bë anëtar i Partisë Demokratike si dhe anëtar i mbledhjes themeluese të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Nga Maji i vitit 2002 deri më Shtator të 2007-ës, Olldashi mbajti postin e Kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në vijim, nga muaji maj 2005-Maj 2009 ai ka qenë Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës si dhe anëtar i Kryesis së PD-së që nga viti 2002. Gjithashtu nga qershori i vitit 2001, Olldashi ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një herë përfaqësues i qarkut të Durrësit dhe në dy legjislaturat e fundit përfaqësues i qarkut të Fierit. Gjatë karrierës së tij politike, Olldashi ka mabjtur postin e Ministrit të Brendshëm, gjatë drejtimit të së cilës ai shënoi suksese të rëndësishme në luftën kundër bandave më të rrezikshme kriminale duke i kthyer vendit dhe qytetarëve sigurinë publike. Ai ka mbajtur gjithashtu postin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, duke punuar fortë me projektet e qeverisë për shndërrimin e infratsrukturës rrugore së Shqipërisë në në nbjë infrastrukturë me stanrade europiane. Sot arteriet kryesore rrugore të vendit mbajnë firmën e Sokol Olldashit. Sokoll Olldashi, lindi me 17.12. 1972 në qytetin e Durrësit. Pasi mbaroi gjimnazin në shkollën e mesme të përgjithshme “Naim Frashëri” në Durrës, ai ndoqi studimet në Fakultetin e Tiranës, në Universitetin e Tiranës dhe më pas në vitin 2004 ndoqi Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar). Karrierën e tij profesionale, Olldashi e nisi si Kryeredaktor në televizionin ATN1, më pas ai punoi si zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”, si dhe reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.


8 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Nga Xhemaledin Salihu

Konferenca shkencore Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dje, sot dhe nesër, e mbajtur më 20 e 21 nëntor 2013, në Prishtinë, në organizim të Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë i përmbushi objektivat e saj dhe ajo ishte e sukseshme. Në Konferencë u lexuan më shumë se 46 kumtesa me tematikë nga historia, trashëgimia, gjuhësia, letërsia, drejtësia, gjeopolitika, folklori, etnologjia, nga tematikë sociale, arsimore, kulturore, informative e të tjera. Ky ishte edhe qëllimi i Konferencës që në të të trajtohen sa më shumë tematika të llojlllojshme dhe nga lëmi të ndryshme. Aktivitet përcjellës i Konferencës shkencore ishte edhe organizimi i Ekspozitës më me shumë se 100 fotografi me fjalë nga Trashëgimia kulturore dhe asaj natyrore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe fotografi nga Lufta e Lavdishme e UÇPMB-së. Në Konferencën dyditore ishin të ftuar shumë mysafirë. Në konferencë morën pjesë kumtuesit, shumë studiues, preshevarë, kosovarë, bujanovcas, medvegjasë e të tjerë. Në orën 11 gjithçka ishte gati për të filluar Konferenca shkencore e mirëpritur nga dashamirët e fjalës shkencore. Konferenca arriti këtë objektiv, bile një mik nga Gjilani, Z. Hysen Këqiku, në urimin përgëzues tha se Konferenca ishte jo vetëm shkencore, por edhe akademike. Konferencën e hapi moderatorja e re nga Medvegja, Z. Mimoza Aliu, e veshur me veshje kombëtare të Medvegjës. Fjalën e rastit dhe e shpalli të hapur drejtori i Institutit Albanologjik, Z Hysen Matoshi. Fjalën përshëndetëse e pati Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Z. Ramë Buja. Z.Ramë Buja, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës Në protokol u parapanë edhe kryetarët ë Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por asnjëri nuk prezentoi, edhepse kryetari i Preshevës e konfirmoi ardhjen e tij në Konferencë. Deputeti popullor i ftuar, Z. Riza Halimi, për të cilin na thanë se ishte në Beograd, kryetari i Këshillit Nacional, Z. Galip Beqiri ishte i zënë me disa takime të tjera. Në Konferencë ishte prezent edhe Zëvendës Ministri i FSK, Z. Bejtush Gashi dhe kryetari i OVL-së së UÇPMB-së, Z. Ramadan Ismaili me

Konferenca shkencore “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dje, sot dhe nesër” delegacionin e tij, të cilit i kërkojë falje publike që nuk u përshëndet në Konferencë. Fjalën e rastit të hapjes së Ekspozitës e mbajti kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore i Luginës së Preshevës, Z. Xhemaledin Salihu. Në konferencë u përshëndet ekipi i TV Preshevës, i cili ishte prezent ditën e parë të Konferencës, me Arditë Behlulin, redaktore përgjëgjëse. Konferencën e përcolli me xhirim Bardh Mehmeti, kameraman dhe fotografoi Argëtim Emini gjatë dy ditëve. Me ta ishte i pandashëm edhe Mustafa Ahmeti. Të gjitha pjesëmarrësit e Konferencës ishin të interesuar për një vijim të mirë të Konferencës, por le të më falin preshevarët, bujavnocasit dhe medvegjasit prezentë, sepse po i dallojë disa: mësuesin Haki Dalipi që

gjatë dy ditëve përcolli me vëmendje Konferencën dhe ishte shumë krenar që edhe Shoqata ishte bashkëorganizuese e Konferencës me Institutin Albanologjik, bile ai ofroi edhe fjetje në shtëpinë e tij për ata që nuk ka ku të flejnë, profesorin, kujdestarin tim Raif Bajramin, që tha se e kemi obligim të jemi prezent këtu në Konferencë dhe Mexhid Mehmeti që gjatë gjithë kohës e përgëzoi Konferencën, për dallim të disa të tjerëve që janë ftuar, por nuk erdhën, bile edhe anëtarë të Këshillit drejtues të Shoqatës. Po edhe të tjerët nuk mbetën mangët në përgëzime. Konferencën e përcolli edhe Legjenda e Kosovës, Z. Adem Demaçi që përgëzoi Konferencën, me një Ju lumtë. Ai mbajti një fjalim emocionues dhe mjaftë domethënës. Për Konfrencën, punonjësi shken-

cor i Institutit, Z. Adem Zejnullahu tha se organizohen shumë Konferenca, po sikur kjo që ishte e sukseshme, shkencore dhe me përcjellës të shumtë të kumtesave/herave të tjera 3-4 përcjellës, asnjëherë nuk kemi pasur. Për fund po themi se Konferenca përmbushi objektivat e saj edhe për studime të mëtutjeshme, kështu menjëherë pas Konferencës u lajmërua punonjësa shkencore, Z. Exhlale Dobruna_- Salihu, që sakrificorja në Zhunicë dhe Gjilpëra, ëmblemë edhe e Shoqatës të jetë objekt studimi i ardhshëm i saj. Konferenca e pati fillimin, zhvillimin dhe mbarimin normal të saj, duke i falënderuar organizimit të shkëlqyeshëm nga ana e Institutit Albanologjik, sidomos të drejtorit të Institutit, Z. Hysen Matoshit dhe ekipit të tij. Falënderime dhe përgëzime.


9 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Nga Bashkim Saliasi Pasqyrimi i veprimtarisë që realizon shkolla gjatë një viti mësimor është një arkiv që do ju shërbej brezave të ardhshëm, që të krahasojnë përvojën e fituar në vite krahasuar me vitet e shkuara. Roli i drejtuesit të shkollës, është përcaktues për emrin e mirë që gëzon shkolla në komunitet. Drejtuesi i shkollës zgjidhet nga më të mirët që ka kolektivi pedagogjik nëpërmjet konkurimit të lirë. Trajnimi i diferencuar i mësuesëve në rrethana konkrete me kërkesat e evolucionit të shkollës me mjetet e TIKU-të, që konkurojnë për rolin e drejtuesit të shkollës në këtë vit shkollor, krijon kushte dhe rrethana të favorshme për kultivimin e të gjitha kategorive arsimore. Në konkurimin që realizohen për të kryer rolin drejtues në shkolla, është e nevojshme të përzgjidhen mësuesit e talentuar, që shfaqin prirje organizative dhe zotërojnë mënyrën e komunikimit me kolegët, kanë rezultate të larta në punë dhe gëzojnë respektin nga mbarë komuniteti. Nëse do i referoheshim V. Hygo “E ardhmja është në duart e mësuesve të shkollës”, nënkuptojmë se ashtu sikundër është i nevojshëm trajnimi intensiv i mësuesëve, në përgatitjen profesionale, në kualifikimin për përdorimin e teknologjive të përparuara, po aq e nevojshme është dhe caktimi i drejtuesve të shkollës me stash, përvojë dhe aftësi komunikuese të nivelit të tolerances dhe mirëkuptimit. Roli drejtorit të shkollës Drejtori i shkollës është mbështetësi kryesor në realizimin e të gjitha objektivave që ka shkolla, të cilat i realizon së bashku me stafin drejtues dhe mësuesit. Roli parësor që luan drejtuesi i shkollës, përfshin një gamë të gjerë pune si brenda dhe jashtë mureve të saj, si edukator, përgjegjës i edukimit, përgjegjës i realizimit të programës mësimore etj. Së pari; drejtuesi i shkollës duhet të zotërojë kulturën e nevojshme në njohjen e planeve dhe programeve mësimore, udhëzimet e MASH-it, DAR-it etj. Së dyti; të njohë strukturën e arsimit shqiptar me të gjitha dispozitat e nevojshme dhe të jetë mësuesi më i aftë që ka shkolla në zotërimin e shkencave bazë mësimore. Rritja e cilësisë mësimore edukative e shkollës dhe emri i mirë që merr ajo varet në radhë të parë nga roli i drejtimit të drejtorisë së shkollës duke kordinuar punën me këshillin pedagogjik të saj. Së treti: Të jetë metodist dhe të udhëheq me shëmbullin e tij duke mos u shkëputur nga procesi mësimor sikundër ka ndodhur këto vitet e fundit që drejtuesit janë kthyer thjeshtë në menaxher dhe urdhëra lëshues dhe nuk japin asnjë orë mësimi. Së katërti: Drejtesit duhet të udhëheqin me shëmbullin e tyre duke dhënë lëndët shkencore të profilit të tyre dhe jo orë mësimore djathtësi sa për t’u gjendur në punë dhe ato nuk i bëjnë vet, por ua ngarkojnë mësuesve. Së pesti: Një drejtues i mirë organizon veprimtarinë ditore pa krijuar stres te kolegët dhe nxënësit e shkollës duke bërë

Përzgjedhja e drejtuesit, suksesi i së ardhmes ndryshimet e duhura në veprimtari në rastin kur një nga kolegët mungon për arsye shëndetësore dhe detyrohen kolegët e tij që kanë orë pushim të kthehen thjeshtë në kujdestar qetësie dhe vet mbyllet në drejtori ose në kafene... Nga eksperienca ime e viteve të punës që kam në arsim dhe nga studimi i herëpashershëm i psikologjisë dhe pedagogjisë mendoj, se një drejtues i aftë, i kualifikuar dhe tolerant nuk e programon orarin e veprimeve thjeshtë të mbushi katrorët me numra duke ia lënë një mësuesi të matematikës apo i çfarëdo lloji profili qoftë ai, por merr në konsideratë në radhë të parë ngarkesën e nxënësit dhe të mësuesit, për të realizuar objektivat ditore pa lodhje dhe stres te të dyja palët, kur drejtuesi është njohës i mirë i veçorive psiko-pedagogjike të nxënësve. Një drejtues shkolle që njeh mirë veçoritë e fëmijëve nga ana psikologjike dhe pedagogjike dhe shpërndarjen e ngarkesës mësimore që duhet të përballojnë të dy palët si mësuesi dhe nxënësi në hartimin e orarit të mësimit, kam mendimin që duhet të ngrejë një grup pune ku të ketë transparencë për të gjitha klasat dhe mësuesit, që shkolla të ketë mbarëvajtje të mirë dhe jo të shikojë të kënaq “orekset” e njërit apo tjetrit. Drejtuesi që vazhdimishtë qendron në korent të botimeve metodike udhëheq me shëmbullin e tij dhe jep kontributin e duhur në rrethet metodiko-shkencore të cilat janë kthyer thjeshtë në orë rutinë. Krijuesi dhe realizuesi i këtij arti Drejtuesi është krijuesi, realizuesi i këtij arti. Drejtuesi duhet ta ndjejë veten të barabartë me kolegët e vet dhe në asnjë mënyrë të mos vërë veton se, këtu jam unë, urdhërojë unë, se shkollën e drejtoi unë dhe këtu jam unë zot, etj, etj fjali që sjellin vetëm konflikte dhe intolerancë. Prandaj mendoj se, është e nevojshme të tërhiqet mendimi e Këshillit të Mësuesëve, Bordit të shkollës, kur caktohen drejtuesit e shkollave, që të jenë mësues të kualifikuar. Një drejtues që nuk e ka idenë se ç’është ngarkesa dhe nënngarkesa në procesin mësimor, as nuk do ta merrte mundimin që të planifikonte orarin e veprimtarive në shkollë. Ai do mjaftohej vetëm me dhënien e urdhërave dhe takime kohë pa kohë me kolegët në dëm të procesit të edukimit sikundër ndodhi këto vitet e fundit ku në drejtim u vendosën mësuesit e deukimit fizik, apo të CU, simpatizant të forcës politike që ishte në pushtet. Sado i ditur dhe organizator i mirë të jetë një mësues i edukimit fizik apo dhe

mësues i ciklit të ulët me arsim të lartë, apo master nuk zotëron kulturën e duhur për drejtim. Drejtimi është art, dhe këtë art nuk e zotërojnë të paaftët simpatizant të forcave politike, por specialistët e talentuar që udhëheqin me shëmbullin e tyre profesional në lëndët shkencore dhe shoqërore. Një ndër faktorët themelor të didaktikës që buron nga veçoritë dhe karakteristikat e zhvillimit të kujtesës, është mënjanimi i mbingarkesës dhe nënngarkesës mësimore, por kur drejtuesi nuk është trajnuar dhe nuk ka mendimin e mirë që të tërheq mendimin e këshillit të mësuesve, as që bëhet fjalë që të zgjidh problemet që ngren kolegët e tij. Lind pyetja! Pse konsiderohet ora e mësimit si forma kryesore e organizimit të procesit mësimor? Mendoj: Së pari, se mësuesit dhe nxënësit në shkollë kalojnë pjesën më të madhe të punës dhe ora e mësimit luan rolin kryesor në përvetësimin me cilësi të lartë të njohurive dhe ndikon në zhvillimin e fuqive mendore dhe personalitetin e nxënësve, prandaj shkalla e vështirësive duhet të jetë në ngritje në mesin e javës si për mësuesin dhe për nxënësin, ku të hyjnë në lojë dhe drejtuesit e shkollës dhe mos të caktojnë ditë fikse se unë e dua këtu dhe do e bësh si të urdhërojë unë. Së dyti: Ngarkesa ditore si për mësuesin dhe për nxënësin, duhet të vijë në ngritje në orët e dyta, të treta dhe të katërta dhe ora e pestë dhe e gjashtë të kalojë në ulje ngarkese për lëndët që kërkojnë më pak përqëndrim të vëmendjes, por që mësuesi i aftë dhe me përvojë rifreskon kujtesën nëpërmjet metodave të larmishme që ai zgjedh në momentin e përgatitjes ditore duke programuar diversitete metodash si këngë, anekdodë, kuriozitet etj për të hequr stresin dhe larguar lodhjen. Pra, një përpilim i saktë dhe i plotë i ngarkesës mësimore një drejtor me eksperiencë dhe njohës i mirë i psikologjisë dhe pedagogjisë, shmang me shumë delikates, jo vetëm hatërmbetjen, por dhe konfliktet midis kolegëve. Roli i drejtuesit të shkollës del kur ai mban lidhje të ngushta me mësuesit, njeh nga afër kushtet sociale dhe vështirësitë e paraqitjes dhe largimit nga puna. Na është mësuar tashmë veshi dhe shikojmë që drejtuesit dhunojnë kolegët e tyre kur zënë karrigen e zyrës së shtetit dhe kujtojnë se ajo karrige është e tyrja dhe do bëjnë ashtu sikundër mendojnë ata. A nuk do ishte më mirë që nëpër shkolla të bëheshin zgjedhje mbi bazën e rezultateve të konkurimit, të votohej nga kolegët për drejtuesin e tyre dhe ai të emërohet në drejtim më pas nga DAR-et dhe ZA-t. Aspekti i dytë që mendoj të trajtoi në këtë material është takimi kohë pa kohë i mësuesve me drejtuesit e shkollës. A nuk iu duket stresuese, që kur shkon në shkollë që në shtatë e gjysëm dhe përpiqesh që të mbledhësh forcat dhe të largosh stresin e rrugës, të përgatitesh për orën e mësimit të lajmërojnë;- shpejtë në sallë se kemi mbledhje! Duke përfunduar, mendoj se takimet midis kolegëve dhe drejtorisë janë të nevojshme, kur takohen rrallë dhe me një tematikë të planifikuar. Por

nuk pjashtojë rastet kur në shkollë ndodhin ngjarje ose dalin probleme që kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Ama nuk e quaj të udhës, kur gjithë trupa mësimore prêt që të rreshtohet shkolla dhe drejtuesi lajmëron shpejtë në mbledhje. Drejtuesit e pa trajnuar kanë nevoj të njohin mirë kuadrin ligjor përkatës si dhe problemet teknike të drejtimit të shkollës të tilla si: menaxhimi i burimeve njerëzore, stili i drejtimit, përgatitja e projekt-propozimeve për problematika të caktuara. Mendoj se paralelisht me përzgjedhjen e drejtusëve të rinj, duhet të përcaktohen platformat të qarta që do shërbejnë për përgatitjen teorike-praktike të tyre, duke mos lënë pas dore “suksesin” e drejtimit të intuitës (në rastin e më të mirëve). Sot nëpër shkolla hasen dy tipa drejtusish: ai tipik që “komandon” shkollën dhe shprehet para kolegëve se këtu unë jam zot dhe do bëhet si them unë dhe tipin tjetër i drejtuesit, punon në grup me stafin duke bërë ata pjesëmarrës që në planifikim, duke deleguar kopetencat për zgjidhjen e problemeve që ka shkolla. Krijimi i rregullave të punës në ekip është një faktor që drejtimi të ketë sukses. Së fundi problem që dua të trajtojë është vendosja e autoritetit të drejtorit nëpërmjet ndjenjës së frikës, përdorimit të dhunës dhe presionit te kolegët e tij. Raportet që mendojnë të ndërtojnë këta drejtues me vartësit e tyre marrin si shpërblim prej këtyre të fundit mungesën e respektit dhe të konsideratës për ta. Drejtori i mirë dhe i suksesshëm di të gjej rrugët e duhura të operimit. Ai ka një zyrë pune të cilën është i detyruar ta përdor në të mirë të punës dhe mos abuzoj të vendos autoritetin e tij nëpërmjet frikës dhe dhunës te kolegët e tij. E pranojmë të gjithë se nëpër shkolla ka edhe mësues që nuk e gjejnë dot gjuhën e komunikimit jo vetëm me nxënësit, por edhe me kolegët e tyre. Por edhe për të tillë mësues ka kritere të veçanta të cilat drejtori duhet t’i njohë mirë dhe t’i zbatojë në mënyrë të përshkallëzuar. Pra kur drejtori i ka përdorur të gjitha rrugët dhe format dhe konstaton se mësuesi vazhdon të përsëris të njëjtat gabime, pa asnjë problem, propozon për masën përkatëse ndaj mësuesit që bëhet fjalë. Disa mendime të mijat lidhur me ndërtimin e marrdhënieve të drejtorit të shkollës me kolegët; Nuk është e udhës që drejtuesi i shkollës të bëjë dallime midis kolegëve dhe të krijojë grupazhe. Të reflektoi me maturi dhe takt pedagogjik, duke ruajtur arsyjen dhe larguar intolerancën dhe të mendojë për gjetjen e rrugëve të zgjidhjes së problemeve që kërkojnë zgjidhje me frymën e mirëkuptimit dhe të ruaj gjakftohtësinë. Me mësuesit kujdestar të këshillohet para se të merret me nxënësit e tij duke marr informacione nga burime të tjera, sepse këto ndikojnë në prishjen e ekujlibrit për të tre palët dhe bëhen shkak për keqkuptime dhe konflikte. Një drejtor që gëzon vërtetë, respektin e mësuesve të sjellë argumente bindëse për vlerësimin e punës së gjithësejcilit dhe mos bëjë dallime të cilat prishin dhe çrregullojnë marrëdhëniet në kolektiv.


10 Nr. 36 - DHJETOR 2013

TEL (Zyra): 07426449580 MOBIL: 07447142848


11 Nr. 36 - DHJETOR 2013


12 Nr. 36 - DHJETOR 2013

“Mother Tereza - Albanian Union”, feston dhe uron 28-29 nëntorin Ishte shoqata “Mother Tereza- Albanian Union”, që drejtohet nga Zamira Ruspi ajo që hapi festimet në Londër për ceremonitë festive me rastin e 28 Nëntorit. Kështu 101 Vjetori i Pavarësisë u festua madhërisht në sallën e Newman College në Willesden Green të Londrës në praninë e qindra shqiptarëve të ftuar, Ambasadorit të Kosovës, z Lirim Grejcevci dhe mjaft drejtuesve të shoqatave, intelektualëve dhe vullnetarëve. Kryetarja Zamira Ruspi ka falenderuar gjithë ata që i janë bashkuar ceremonisë festive, duke premtuar angazhim për të cuar integrimin e shqiptarëve përpara. 28 Nëntori, që është dita e 101 vjetorit të Pavarësisë, është Ditë e Flamurit dhe për këtë shoqatat kanë organizuar një axhendë të posaçme në Londër. Shoqatat kanë padiskutim, në qendër të vëmendjes një datë të pashlyeshme dhe që në 101 vjetorin, në 102 vjetorin dhe në të gjithë vitet që do të pasojnë, i mbetet shqiptarëve kudo që janë. Ceremonia festive shpalosi zërrat recitues, vallet dhe këngët e fëmijëve të shkollës së shoqatës, nën përkujdesjen e mësueseve Rumina dhe Kristina dhe koreografi të Tomor Kokonës dhe muzikë në organo të Mariela Cingos. Përshëndetën disa të pranishëm dhe

midis tyre edhe Ambasadori i Kosovës z Grejcevci. Në këtë ceremoni festive zërrat e fëmijëve të shkollës së shoqatës ishin kryefjala e ditës. Ata me vallet, kërcimet dhe recitimet e tyre sollën në sallën plot mjaft entuziazëm dhe gëzim. Në këtë festë përshëndetën edhe intelektuali Aqif Neli, biznesmen dhe aktivist i shoqates, Esat Brace, drejtues i shoqates Nene Tereza London, gazetar dhe njeri i medias vizive, Nora Dokaj në emër të shoqatës që drejton dhe mjaft të tjerë. takimin festiv e përshëndeti edhe Kryetari i Forumit të Bashkimit të Shoqatve Lutfi Vata si dhe drejtuesit e gazetave të tjera në Londër, Petrit Kucana dhe Mirela Sula. Ishin në këto festime edhe poetët Sherif Bllaca, Xhavit Gasa, Sami Islami dhe gjithashtu edhe mjaft krijues të tjerë të cilët më pas iu bashkuan valleve masive tradicionale dhe koktejlit festiv në sallën e festimit. Fotografë të shumtë ishin në këtë ceremoni ku spikati talenti i të riut Julian Dragoi dhe i disa të tjerëve si Franceska Shirka. Fotot e shumta në mjediset sociale treguan mjaft kurreshtje dhe angazhim. Ceremonia festive zgjati disa orë nën tingujt e orkestrës së menaxhuar nga qëndra e zërit të z Brace. Me këtë

rast ata të gjithë dhe drejtuesit e vullnetarët e “Mother Tereza- Albanian Union”, uruan gjithë shqiptarët kudo që janë Gëzuar festat e Nëntorit. “Mother Tereza- Albanian Union”,

ka festuar edhe festat e fundvitit në mjedise të ndryshme të saj dhe në ambiente familjare. “Mother Tereza- Albanian Union”, ka uruar gjithë shqiptarët Gëzuar Festat e Fundvitit.


13 Nr. 36 - DHJETOR 2013

FESTA BASHKON PA MOSHË Me rastin e festave kombëtare, pavarësisë së Shqipërisë dhe çlirimit të Atdheut, janë organizuar një sërë aktivitetesh në Britani të Madhe. Aktivitete janë servirur për të gjitha moshat, por kryesisht fëmijët kanë qenë ata të cilët kanë shijuar aktivitetet e krijuesve, si animime të ndryshme, këngë, valle, piktura, ku ata kanë mundësi të shfaqin talentin e tyre përmes penelit. Nënkryetari i ACPE, Sherif Bllaca, gjatë pjesëmarrjes në këto aktivitete ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë festë: “Sot është vërtet një ditë feste në mesin e shqiptarëve. Në emër të ACPE, unë i uroj të gjithëve “Gëzuar festën!” dhe në veçanti atyre që sonte, mbase për arsye të moshës nuk e ndjekin dot evenimen-

tin ose për arsye të tjera. Sot, ACPE ka menduar të targetojë të gjitha moshat. Aktivitetet kanë filluar që në orën 11.00 dhe vazhduan deri në orën 14.00. Unë ju bëj një thirrje të gjithë shqiptarëve, që të jenë këtu me mua në festë. Këtu ka aktivitete, ka aktivitete për fëmijët, për të pikturuar, ka aktivitete tek ambienti i shkëlqyer në Childs Hill Park, talenti i tyre po performon. Në parkun “Childs Hill” janë performuar valle të të gjitha krahinave, janë hapur ekspozita fotografike me momentet më të rëndësishme historike të festimeve të kësaj dite dhe momente të tjera të rëndësishme ndër vite, të lidhura me këtë ditë të shënuar. Ka patur edhe aktivitete sportive.


14 Nr. 36 - DHJETOR 2013

“ARDHMËRIA” HEDH VALLEN SHQIPTARE

Nga Andi Terziu

Edhe shoqata shqiptare “Ardhmëria” që drejtohet nga Lutfi Vata organizoi ceremoninë e saj festive për nder të festave të Nëntorit në Kishën Katolike në Pimliko me një pjesëmarrje të madhe. Zërrat e talentuar të nxënësve të shkollave të “Ardhmëria” dhe kërcimet e Xhesi Muça sollën duartrokitje në sallën plot e përplot. Recitime, valle, këngë dhe duartrokitje me përgatitje profesionale nga stafi i “Ardhmëria” dhe mësueset. Në këtë ceremoni festive ishin të pranishëm Ambasadori i Kosovës, Shkëlqesia e Tij, Lirim Grejçevci, përfaqësuesja e Ambasadës së Shqipërisë Entela Gjika, deputetët e Parlamentit Britanik, Andy Sloughter dhe Karen Buck, drejtuesit e shoqatave shqiptare, Talat Pllana, Zamira Ruspi, Sherif Bllaca, Ruzhdi Jata, Selman Lokaj, intelektualet dhe biznesmenet Diamand Hidri, Astrit Mici, kryeredaktorja e gazetës “Albanian Woman” Mirela Sula e mjaft të tjerë. ishin edhe drejtues të shoqatave të tjera, intelektualë, vullnetarë, aktivistë, prindër, bashkëkombas e mjaft të rrinj. Në emër të shoqatës përshëndeti Lutfi Vata i cili uroi të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ambasadori i Kosovës z Grejçevci ka uruar festën dhe gjithë shqiptarët dhe ka cilësuar se emrat e Rita Orës, Adnan Januzajt e mjaft të tjerëve të jenë shembull frymëzimi dhe integrimi. Ai ka nderuar sakrificën e heronjve që dhanë jetën për lirinë e kombit

shqiptar. Entela Gjika uroi dhe midis të tjerave në emër të Ambasadës tha: “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar i uron tërë bashkatdhetarëve tanë në këtë vend: GEZUAR DITËN E FLAMURIT! Kjo ditë na jep mundësinë të reflektojmë ndaj atyre vlerave të paçmuara që mbart çdo shqiptar, besa, dashuria për atdheun, patriotizmi dhe emri i nderuar i kombit tonë. Le të jetë kjo ditë simboli i unitetit, bashkimit, vëllazërimit, dashurisë reciproke për njëri-tjetrin! Le t’i gjëndemi njëri-tjetrit në ditë të mira e të vështira ashtu sikundër patriotët tanë kanë vepruar në mërgim atëherë kur u mblodhën nga të gjitha anët dhe e rithemeluan shtetin tonë modern! Le të mos harrojmë se ky flamur që mban ngjyrën e gjakut të martirëve


15 Nr. 36 - DHJETOR 2013

ME DEPUTETËT E PARLAMENTIT BRITANIK

tanë ka nevojë çdo ditë për punën dhe veprën e secilit prej nesh që të valvitet krenar kudo, jo vetëm në Sheshin Skenderbeg në Tiranë, por kudo ku ka shqiptarë, atdhetarë, besnikë të idesë së madhe të patriotëve tanë dhe fjalëve të Naimit të Madh: Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar!” Përshëndetën edhe deputetët e Parlamentit Britanik të pranishëm në festimet e “Ardhmëria”. Recitoi dhe përshëndeti Selman Lokaj dhe salla u gjallërua më tej me tinguj dhe zëra gazmorë të fëmijëve të shumtë aktivë e të talentuar. Në këtë ditë, më të rëndësishmen në historinë e kombit tonë, janë përkujtuar komandanti legjendar Adem Jashari, në 58 vjetorin e lindjes. Më 28 nëntor festojmë edhe ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Bashkë me

sakrificën e mijëra e mijëra martirëve të kombit, kujtojmë sakrificën e familjes Jashari, sakrificën e mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, të mijëra shqiptarëve jo vetëm nga Kosova, Maqedonia, Presheva por anembanë trojeve shqiptare që luftuan në fundin e shekullit të kaluar dhe fillimin e shekullit të ri, luftën e fundit çlirimtare në Europë. Me këtë i dhanë fund njëherë e përgjithmonë robërimit të Kosovës, e çliruan dhe hapën rrugën e pavarësimit të saj, luftuan për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshërore dhe i ngritën të dy kokat e shqipes njëherë e përgjithmonë, krenare në flamurin tonë. Me krenari e mirënjohje të thellë kombëtare, përkulemi para veprës

heroike të komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari. Po kështu, me përgjegjësi të madhe për këtë vepër dhe domethënien e saj, shprehim bindjen se do të avancojmë kauzën e lirisë, demokracisë, mirëqenies së kombit shqiptar në tërësi dhe të çdo shqiptari. Mjaft sponsorë të këtij evenimenti u cituan nga drejtuesi i evenimentit si sponsorizimet e “Money Gramm”,

Naim Hasanit, Klemend Banushit, Diamand Hidrit dhe Astrit Mici. Në fund takimi festiv kaloi në një atmosferë me valle e këngë nga Triola ku kërcyen edhe deputetët britanikë vallet shqiptare. Ardhmëria ka festuar madhërishëm edhe festat e fundvitit duke urar të gjithë shqiptarët Gëzuar dhe moteve të lumtur.


16 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Si lindi ylberi ... legjenda e lëkurkuqve

Një ditë, Toka mëmë dhe babai Diell erdhën për të vizituar një djalë të vetmuar që quhej Atsos Bagani. «Ti duhet të martohesh» i tha Toka. «Do të shkosh të kërkosh grua në një rrugë të panjohur nga njerëzit», shtoi Dielli. «Ti do të martohesh me motrën më të madhe të Dobedekladit, me atë – që – nuk - e ndriçon – dielli. Ato jetojnë në një pueblo. Zogjtë i kanë burgosur vajzat në errësirë duke i pasur zili për bukurinë e tyre; vetëm ti mund t’i nxjerrësh ato nga errësira. Për të të ndihmuar, unë do të ndërtoj për ty një rrugëkalim midis kasolles tënde dhe Pueblos edhe vajzat edhe ty do t’ju shndërroj aq sa zogjtë të mos ju njohin dhe t’ju mbysin duke ju çukitur me sqep. Dhe u shfaq ndërkaq nga toka një hark gjigant i formuar nga shirita me ngjyra të ndritshme që ngjitej shumë lart në qiell dhe zbriste tej mbi tokë. Kur Atsos Bagani eci mbi urë, ajo u shndërrua në flutur, ngjyrat e së cilës trazoheshin me ngjyrat e ylberit. Zogjtë nuk e dalluan, dhe njeriu flutur arriti mbi çatinë e një shtëpie të madhe dhe zbriti nëpër një brimë të errët, në gjysmerrësirë njeriu flutur, pa dy motrat që po thurnin një qilim me ngjyra të bukura si të ylberit, motivet e të cilit të kujtonin lumenjtë dhe malet. «Shiko motër- i tha motra e madhe – shiko një flutur në krye të shkallës.» Motra e vogël, shumë e emocionuar, nxitoi drejt shkallëve, ndërkaq një rreze dielli e fshiku atë, motra e madhe u përpoq shumë për ta shpëtuar, por të dyja motrat u prapsën nga forca magjike e rrezeve të diellit. Mbi çati, flutura u bë njeri i ri. «Dielli më dërgoi që t’ju kërkoja, të dyja ju do të jeni gruaja ime dhe motra ime». Ndërkaq zogjtë i panë tri motrat dhe u turrën mbi to me klithma cicërimash; por dielli vigjilentë i ktheu ato në flutura delikate,

zogjtë nuk arritën t’i gjenin të arratisurat. Atsos Bagani u kthye në kasollen e tij dhe Dielli dhe Toka morën pjesë në dasmë. I riu vazhdoi të gjuante, ndërsa dy motrat vazhdonin të thurnin qilimin e bukur. Në kasollen e vogël të ndriçuar nga dielli, megjithatë, dy vajzat kishin mall për shtëpinë e tyre vjetër dhe të zymtë. Duke i parë vajzat të trishtuara, Dielli u tha: «Nëse keni kaq shumë dëshirë që të shihni shtëpinë tuaj, ju mund të shkoni ta shikoni banesën tuaj të zymtë, veçse tani zogjtë s’kanë më besim te ju, prandaj ju, duhet të mbroni veten tuaj prej tyre. «Po para se t’i kthente në flutura, Dielli u kishte dhënë atyre nga dy kokrra të mëdha breshri secilës. Kur zogjtë sulmuan vajzat, motra e madhe hodhi kokrrën e parë të breshrit e cila u kthye në një re të madhe e të zezë që i mbështolli gjithë zogjtë. Vajzat-flutura vazhduan fluturimin, por prapë zogjtë i arritën; iu desh të lëshonin kundër zogjve kokrrën e dytë të breshrit e cila u shndërrua në një shi me rrebesh, pastaj ato hodhën kokrrën e tretë që u thyen në mijëra kokrriza të vogla breshri. Pastaj breshri pushoi dhe zogjtë vazhduan t’i ndiqnin, Pueblo ishte afër, por fluturat nuk kishin shpejtësinë e mjaftueshme. U duhej, të hidhnin kokrrën e fundit të breshrit e cila ndezi qiellin me vetëtima, rrufe dhe bubullima. Zogjtë ikën të tmerruar dhe vajzat shpëtuan shëndosh e mirë. Motrat u kthye tek Atsos Bagani, por çdo herë që ndjenin mall për shtëpinë, ato shkonin dhe e vizitonin shtëpinë e tyre të vjetër. Pra, pas çdo stuhie, në qiell formohet një ylber midis Pueblos dhe kasolles së motrave, duke pajtuar kështu botën e errësirës me mbretërinë e Diellit. Mirupafshim tek Ariu i tribusë së Arinjve... Ëndërrues Përktheu: Faslli Haliti


17 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Një normë tejet e kualifikuar aktivitetesh dhe angazhimesh janë në planin dhe programin vjetor të shoqatës “Sfida”. E drejtuar nga Kadime Jata kjo shoqatë ka gjithmonë një paravijë të saj, aspektualitetin ligjor dhe masat njohëse në dobi të integrimit. Kështu ishte ehde aktivitetit i kësaj shoqate në Honslou pak javë më parë kur ajo organizoi nën moton e “Sfida Women Group” projektin e saj “Engaging ëith Service Providers” me një program ditor ku kishte angazhime të ndryshme. Pas fjalës së z Jata e cila uroi mirëseardhjen, e mori fjalën edhe z Savinder Buta, nga Racial Equality Council i cili foli për ndryshimet në Ligjin për barazitë racore dhe se si ato mund të ndikojnë. Një sesion i gjatë ishte me pyetje e përgjigje dhe më pas u punua në grupe. Teuta Hyseni dhe Thomaida Tanku treguan CV dhe rëndësinë e vullnetarizmit. U punua më pas në grupseksione. 1. Cili është qëllimi i Aktit të ri? A: Akti i Barazisë2010 sjell së bashku një numër të ligjeve ekzistuese në një vend në mënyrë që është më e lehtë për t’u përdorur . Ajo përcakton karakteristikat personale të cilat janë të mbrojtura me ligj dhe sjelljen që është i paligjshëm . Thjeshtimi i legjislacionit dhe harmonizimin mbrojtje për të gjitha karakteristikat e përfshira do të ndihmojë Britania bërë një shoqëri më të drejtë , përmirësimin e shërbimeve publike , dhe për të ndihmuar të biznesit të kryejë mirë . Një kopje e Aktit Barazisë 2010 dhe shënimet sqaruese që shoqërojnë atë mund të gjenden në faqen e internetit Home Office . 2 . Kush është i mbrojtur nga ligji? A: Çdo njeri në Britani është i mbrojtur nga ligji . Të “ Karakteristikat e mbrojtura “ nën Aktin janë (në rend alfabetik): moshë, paaftësi, planifikimi i orëve gjinore, martesa dhe partneritetit civil, shtatzënia dhe lindjes, garë, feja dhe besimi, seks Orientimi seksual 3 . Çfarë sjellje është e paligjshme ? A : Sipas Ligjit për njerëzit nuk janë të lejuar për të diskriminuar , ngacmojë apo përndjek një person tjetër për shkak se ata kanë ndonjë nga karakteristikat mbrojtura . Ka edhe mbrojtja nga diskriminimi , ku dikush është perceptuar të ketë një nga karakteristikat e mbrojtura ose ku ata janë të lidhur me dikë që ka një karakteristikë të mbrojtur . Diskriminimi nënkupton trajtimin e një personi më keq se një tjetër për shkak të karakteristikave të mbrojtur (i njohur si diskriminim të drejtpërdrejtë ) ose vënë në vend një rregull apo politikë apo mënyrë për të bërë gjëra që ka një ndikim të keq në dikë me një karakteristikë të mbrojtur se sa dikush pa një, kur kjo nuk mund të jetë objektivisht i justifikuar ( i njohur si diskriminim të tërthortë). Ngacmimi përfshin sjelljen e padëshiruar në lidhje me një karakteristikë të mbrojtur e cila ka për qëllim të ndikojë ose të cënimit të dinjitetit të dikujt apo i cili krijon një , degradues, poshtërues ose ofendues armiqësor për dikë me një karakteristikë të mbrojtur . Viktimizimi është trajtuar dikë në mënyrë të pafavorshme për shkak se ata kanë marrë ( ose mund të jetë duke marrë ) veprime në bazë të Aktit të Barazisë ose mbështetur dikë që është duke bërë kështu . 4 . Kush ka përgjegjësi në bazë të Aktit ?

“Sfida Women Group” sqaron aktin e ri të Barazisë Departamentet qeveritare Ofruesit e shërbimeve Punëdhënësit Ofruesve të arsimit ( shkollat , kolegjet fhe dhe universitete) Ofruesit e funksioneve publike të Shoqatat dhe organet e anëtarësimit Ofruesit e transportit 5. Çfarë ka të re? A: Shumica e Aktit të ri të Barazisë ishte tashmë në vend në ligjet e mëparshme kundër diskriminimit që ajo zëvendëson . Kjo përfshin Aktin për Marrëdhënie Race 1976, Akti Diskriminimi Sex 1975, dhe Akti Diskriminimit të Aftësisë së Kufizuar në 1995. Në total janë nëntë pjesë të legjislacionit primar dhe mbi 100 pjesë të legjislacionit dytësor të përfshira . Duke e çuar atë në një pjesë të legjislacionit do të bëjëtë ligjit më të lehtë për të kuptuar dhe zbatuar. Si Akti është një shkrirje dhe harmonizimi i ligjit ekzistues , nuk ka shumë ndryshime masive . Për shembull , diskriminimi indirekt është duke u zgjeruar për të aplikuar për aftësinë e kufizuar dhe ndryshimit gjinore për herë të parë . Ndalimi i diskriminimit të drejtpërdrejtë për arsye të shtatzënisë dhe e amësisë dhe ndryshimit gjinore do të zbatohet në shkollat për herë të parë . Akti gjithashtu prezanton disa dispozita të reja të tilla si ndalimit të diskriminimit që rrjedhin nga aftësi të kufizuara . 6 . Kur Aktii ri për barazi të hyjë në fuqi? A : Zyrabarazitë Qeveria thotë se 90 për qind e ligjit hyri në fuqi më 1 tetor 2010. Pjesa e mbetur prej dhjetë për qind është vendosur në një anë nga ana e Qeverisë për shkak se ajo dëshiron të marrë në shqyrtim më në detaje se si ajo mund të punojnë . I takon Qeverisë për të vendosur se kur do të zbatohen këto pjesë të Aktit . Më shumë informacion në lidhje me zbatimin e Aktit të Barazisë mund të gjenden në zyrën në shtëpi internetit . 7 . Ajo që unë do të duhet të bëni ? A : Çfarë ju duhet të bëni varet rolin tuaj dhevendosjen ju jeni futur me emrin tuaj Kushdo që dëshiron të marrë të mbërthen me ligjin mund të punojnë nëpër udhëzues fillestar tonë për të Aktit të Barazisë e cila merr nuk ka njohuri të mëparshme të ligjit të barazisë . Ajo duhet të ju jap një tregues të asaj që ju duhet të jetë duke menduar për . 8 . Çfarë është roli i Komisionit në sigurimin që njerëzit të kuptojnë ligjin e ri dhe për të mbrojtur atë. A : Si dhe shpjegimin e ligjit , ne mund të zbatojë atë . Referimi që na është dhënë nga qeveria është për të mbrojtur , të zbatuar dhe për të promovuar barazinë . Shpjegim : Ekipi ynë i ekspertëve ka shkruar një suitë të udhëzimit për të mbështetur zbatimin e suksesshëm të Ligjit , të cilat mund të gjenden këtu : ëëë. equalityhumanrights.com/ea2010

a ) Kodet e Praktikës : Këto dokumente shpjegojnë se çfarë punëdhënësit dhe ofruesit e shërbimeve duhet të bëjnë në përputhje me ligjin . Dështimi për të ndiqni udhëzimet në Kodet statutore mund të merret në konsideratë kur një gjykatë po vendos nëse apo jo dikush ka vepruar në mënyrë të paligjshme . Tre Kodet e Praktikës u bë ligj më 6 prill 2011: Punësimi Barabartë Pay Shërbime, Funksionet Publike dhe Assocations . Shkarko Kodet e Praktikës Ne do të jetë gjithashtu prodhimin e Kodeve të Praktikës për : Më tej dhe Arsimit të Lartë ( konsultimi shkon nga 1 tetor 2010) Sektorit Publik Duty Barazi ( data tbc ) Shkollat ( data tbc ) b ) jo statutor Udhëzime : Ky udhëzues është shkruar në një “si të”, stil më praktik , dhe ofron shumë shembuj, sugjerime dhe të nënshkruar - deri në postet burime të mëtejshme të këshilla dhe informata . Ajo nuk ka peshë ligjore në gjykatë. Ka dy versione të çdo pjesë të udhëzimit . Një ka për qëllim ata që kanë përgjegjësi në bazë të legjislacionit të ri dhe e dyta ka për qëllim individët që duan të dinë se çfarë janë të drejtat e tyre në bazë të aktit të ri . Aktualisht në dispozicion udhëzime jo- statutore mbulon: Punësimi ( përfshirë pagë të barabartë ) Shërbime, Funksionet Publike dhe Shoqatat Arsim Sektori Publik Duty Barazi Zbatimi: Si dhe ofrimin e këshillave për të individëve dhe organizatave , si rregullator ne kemi kompetenca që na mundësojnë për të zbatuar ligjin. Këto kompetenca përfshijnë të ndihmuar njerëzit individuale me rastet e tyre ligjore , dhe duke marrë veprime ligjore kundër organizatave që duket se kanë shkelur ligjin . Më shumë detaje rreth punës së Komisionit të zbatimit mund të gjendet në seksionin Ligjor dhe Politikave të internetit . 9 . Komisioni mund të më thoni nëse unë kam qenë i diskriminuar në bazë të Aktit ? A: Nuk është këshilla dhe udhëzime për faqen tonë të internetit dhe linjë telefonike tonë mund të ju pikë në drejtimin e duhur për atë që thotë ligji , por është deri në një gjykatë për të vendosur nëse një grup të veçantë të rrethanave të thyer ligjin . Nëse jeni duke marrë parasysh veprime ligjore ne sugjerojmë që ju të gjeni një avokat avokat për t’ju ndihmuar me rastin tuaj. Në disa rasteKomisioni mund të ndihmojë njerëzit me rastet e tyre në qoftë se ajo është një zonë e barazisë që është e paqartë ose në qoftë se ajo është një grup i rrethanave ku një fitore të qartë do të ndihmonte për të përmirësuar jetën e shumë duke vendosur një precedent të ri në praktikën gjyqësore.


18 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Nga Sejdi Berisha E, unë e dija punën e tij, elanin dhe entuziazmin për të bërë e për të dhuruar diçka për kulturë, për letërsi, për vargun që shkruhet shqip e tingëllon e therë shqip...! Ti, poet, edhe në varr rri syhapur, dhe prej atje vështro, por mos u zemëro edhe nëse ti heshtë, sepse vargu yt kurrë nuk heshtë, por është shtyllë që e mbanë ndërgjegjen, që i troket asaj, si njeriu që troket derë më derë për të kërkuar diçka...! Kaq dita të them për Ty poet, Haxhi Vokshi...! Ndoshta, kjo modesti imja do t’i provokojë të tjerët të shprushin e të lërojnë krijimtarinë tuaj letrare dhe rrugëtimin tënd jetësor, për të cilën gjë, kujtoj se pak ose fare pak është thënë deri me tash. Tash, lamtumirë poet e mik i dashur! Të lutem ik nga unë Haxhi Vokshi, ik nga vlimi im, sepse, edhe i tillë në mua mund të përcëllohesh dhe të digjesh...! Kështu edhe shpirti i tij i zemëruar iku në lartësitë e qiellit si në heshtje...! **** Ka kohë sikur e ndjeja se një ditë duhet të shkoje! Dhe, ike se ike... Kur u takuam në Mitingun e sivjem të Poezisë në Gjakovë, diçka m’u ngatërrua në mendje, në zemër dhe në gjuhë. Nuk kisha ide se si të bisedoja me poetin e lindur në Vokshin historik të Rrafshit të Dukagjinit, me Haxhi Vokshin. Mu bë se i tëri ishte rrënuar si lisi shekullor, i cili, nga pak harxhohet nga koha e kurrë nuk flet. Dhe, unë vërtetë jam shpirt-naks. M’u ngatërruan të gjitha gjërat e rrugëtimit dhe të jetës së këtij poeti karakteristik, por gjithmonë me pamje e shtat prej kreshniku. Po them kështu, sepse, dikur, ama dikur, në Voksh, në Deçan, në Gjakovë, në Prishtinë e në Gjilan, edhe në Koloninë e Shkrimtarëve, që për çdo vit organizohej atje nën freskun e pishave të Deçanit, secili njeri nxitonte dhe disi kishte kënaqësi por edhe privilegj të takohej e të bisedonte, ose, së paku t’ia thoshte një “mirëdita” poetit vokshian. Kurse, në manifestimin letrar dhe kulturor, Mitingun e Poezisë në Gjakovë, i cili edhe një vit i rrumbullakon pesëdhjetë vite pune e suksesesh, pothuaj se secili njeri, secili poet, sikur ikte nga Haxhi Vokshi, nga Haxhi Panxha, sepse, tash ndoshta e hetonin “ikjen” e tij, dhe vlera tash, siç është zakon tek ne, dergjet, vdes apo fare nuk përfillet. Sa keq, kështu! E, unë e dija punën e tij, elanin dhe entuziazmin për të bërë e për të dhuruar diçka për kulturë, për

Në vend të përkujtimit për poetin Haxhi Vokshi

SHPIRTI I TIJ I ZEMËRUAR IKU NË LARTËSITË E QIELLIT...! letërsi, për vargun që shkruhet shqip e tingëllon e therë shqip...! Me të gjitha këto “llahtari” jete e kohe, nganjëherë sikur më imponohej indinjata për të menduar për peshën e cilësinë e kësaj feste kulturore, kur i tërë ai “malukat” vargjesh e poezish, kolegun e tyre sikur e kishin “lëçitur” nga rrugëtimi i përbashkët i jetës. Andaj, më besoni, sjelljet e tilla janë për analizë “gjaku” të vlerave letrare dhe njerëzore të nënqiellit tonë. Nuk mundem pa e thënë: jemi të çuditshëm... Nuk dua të them diçka edhe më rëndë, që edhe e meritojmë! Kështu, pas ikjes së poetit, Haxhi Vokshi, më kujtohen të gjitha. Atëbotë(në Miting të Poezisë), kishte ngelur duke i tërhequr këmbët zvarrë , dhe hapat sikur i bënte për t’u dhënë fund aty diku. Ndoshta edhe mirë do të ishte që aty të përfundonte, pasi që veç një gjë e tillë duhej të ndodhte pak më vonë siç edhe ndodhi. Poetin e Rrafshit të Dukagjinit, gjatë mitingut të këtij viti(2013), e shihja herë në restorantin e Pallatit të Kulturës, herë në verandën e tij, ashtu, qyqekall vetëm, dhe të bëhej se sikur ishte duke e kërkuar dikë të cilin kurrë nuk do ta gjente. E tërë kjo “lëvizje” reflektonte shumëçka për jetën dhe historinë jo të tij por tonën!... Tërë këtë që e thash deri me tash, ma ngacmoi përfundimi i rrugëtimit të poetit, të cilit, në Gjilan, bukur larg Vokshit, përgjithmonë i pushoi së rrahuri zemra e tij, sigurisht e plasur, sepse, krijuesit, poetët e vërtetë e kanë zemrën katralëmsh, apo të kapërthurur me përplasjet e jetës, me therrat dhe trëndafilat e saj. Për ikjen e Haxhi Vokshit, së pari mësova nga lajmi i Xhevat Latifit në Facebook. Kjo më tronditi, por në të njëjtën kohë, sërish më lidhi me Mitingun e Poezisë. M’u duk lajm i heshtur, i ndrydhur, i trusur, i fikur, si diçka që nuk jehon as mirë as keq! Dhe, tani shfletoj biografinë e tij, punën dhe veprën e tij, e cila, edhe pse është e shkapërderdhur, ajo është e begatë dhe shumë domethënëse. Dhe, për këtë mendoja se shpejtë, me dhembje shpirti e me respekt, do të mblidhen asociacionet e shkrimtarëve të Kosovës, të Gjilanit, ato kulturore prej nga vjen Haxhi Vokshi, Deçani, nga Biblioteka

Kombëtare Universitare e Kosovës etj., bile në një mbledhje komemorative. Në këtë tubim të fundit për te, ku do të kujtohej ky njeri, hisetar i një pjese të rrugëtimit më delikat të historisë sonë. Ku do të mblidheshin edhe asociacionet e arsimit, ku një kohë të gjatë ka përhapur diturinë dhe arsimimin ndër gjenerata. Por, jo. Nuk ndodhi ashtu. Dhe, deri në momentin e varrimit, shpirti i tij sikur i rrinte sipër trupit për të vështruar se kush do t’i japë falënderimin dhe kush do ta japë fjalën e fundit për të. Këtë, sikur e kishte “zbutur” pak telegrami i ngushëllimit i z. Lutfi Haziri. Andaj, kështu edhe shpirti i tij i zemëruar iku në lartësitë e qiellit si në heshtje...! Se pse ndodhë kështu, edhe në shumë shkrime të ngjashme të mëhershme kam kërkuar përgjigjen, por kurrë nuk e kam gjetur, bile as në horizont. Për tërë këtë dukuri, dikur ndoshta dikush do të vrasë mendjen dhe do t’i qaset analizave dhe studimeve?!... Tërë këtë idhëcim të shpirtit tim, sikur ma zbutë një çikëz shkrimi i Sabit Rrustemit, i cili, po ashtu tregon për “lodhjen” e hapave të poetit, për shëndetin që nuk i shërbeu edhe aq mirë, por tregon edhe për “harresën” tonë ndaj njerëzve. Ishte “vegzë” e shkrimit të S. Rrustemit si duket pyetja e poetit se pse nuk e kishin ftuar në një manifestim letrar, në Gjilan, të cilat ngjarje aq shumë i donte dhe se asnjë ngjarje letrare mundësisht nuk e lëshonte anekënd Kosovës dhe më gjerë. Edhe shkrimi i Haxhi Muhaxherit, i cili në diasporë bën punë të shkëlqyeshme për afirmimin e vlerave letrare dhe kulturore kombëtare, më “zbuti”. Atij i kishte dhimb zemra për poetin, Haxhi Vokshi, dhe e kishte përjetësuar në shkrim, në shkronja. Po ashtu edhe shkrimi i Tefik Selimit kishte dhënë

sinjalin se poeti kishte ikur për të mos u harruar. Dhe tash, ta vëmë në peshojë këtë ikje të poetit, i cili, siç thash edhe më fillim, ishte lindur në Voksh të Deçanit, ishte pjesë e asociacionit letrar të Kosovës, ishte punëtor arsimi në Gjilan, punëtor dhe drejtues në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës edhe në organet e arsimit kosovar. Çfarë thoni Ju?! Ose, thoni çfarë të doni për ikjen e poetit, për dhënien e lamtumirës dhe për varrimin e tij...! Në këtë kontekst, nuk po i theksoj pa qëllim disa nga veprat e tij, që vetvetiu shtrohen si çështje, si komentim dhe si pyetje: “Përralla e kulla”, “Koha e ditës sonë”, “Shqetësimi i vargut”, “Udhëtimi me korbin”, “Lirika këndon vetë” etj. Tash, ndoshta poetit sytë i kanë ngelur hapur e të drejtuar kah Kosova dhe atdheu, që janë ende duke u përpëlitur me vetveten por edhe me përplasjet e njeriut përbrenda dhe jashtë vetvetes! Për të gjitha këto, unë po them, punë e madhe... Ti, poet, edhe në varr rri syhapur, dhe prej atje vështro, por mos u zemëro edhe nëse ti heshtë, , sepse vargu yt kurrë nuk heshtë, por është shtyllë që e mbanë ndërgjegjen, që i troket asaj, si njeriu që troket derë më derë për të kërkuar diçka...! Dhe, në këtë shkrim, dua te ta them Ty, Haxhi Vokshi-Haxhi Panxha, se ti ndoshta nuk e di, por ke qenë njeri i veçantë, me rrugëtim, krijimtari e zë të veçantë e karakteristik, dhe si i tillë ike, por veprës sate, shpirti yt do t’i rri kujdestar drite e lumturie për ty, për njeriun, për atdheun. Por, po ashtu dua të te them se në mënyrë të veçantë ike dhe bëre një grimë rrugë gjer në shtëpinë e përhershme. Emri yt mbi dheun që ta gjelbëron dhe lulëzon varrin, do ta lumturojë shpirtin dhe eshtrat, dhe kështu do të dëshmojë pavdekësinë tënde. Kaq dita të them për Ty poet, Haxhi Vokshi...! Ndoshta, kjo modesti imja do t’i provokojë të tjerët të shprushin e të lërojnë krijimtarinë tuaj letrare dhe rrugëtimin tënd jetësor, për të cilën gjë, kujtoj se pak ose fare pak është thënë deri me tash. Tash, lamtumirë poet e mik i dashur! Të lutem ik nga unë Haxhi Vokshi, ik nga vlimi im, sepse, edhe i tillë në mua mund të përcëllohesh dhe të digjesh...!


19 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Kush është z Minush Hoxha? Minush M. Hoxha eshte i lindur ne Peje. Minush Moxha eshte adhurues i letersise cilado te jete ajo, po ne vitet e mehereshme te jetes, ka lexuar letersite me te pranuara boterore ne vecanti: ate ruse dhe franceze. Minush M. Hoxha eshte diplomuar per drejtesi dhe shume vite ka punuar ne cilesine e zyrtarit ne shkollimin universitar. Minush M. Hoxha tani eshte avokat ne ceshtjet penale dhe civile. Pse Gjuha Shqipe dhe Letrësia janë paralele të jetës së tij? Gjuha shqipe dhe letersia, ishin vokacioni im primar. Po ja qe gjerat, per shkak te stuhive te kohes nderruan dhe, ndonse dhe vete mirresha ne njefare dore me shkrime,kenaqesite dhe ato te vertetat e mesuara nga leximi me vinin shume te rendesishme dhe nga aty, nga bukuri e tyre, ne ato castet e trishta ndonjehere me primesa dhe tragjike, jo vetem ngushllohesha, por gjeja arsyen per te jetuar shume here te tunduar seriozisht. Si e konsideroni jetën dhe arsyen e saj në krijimtarinë e sotme? Ju lutem,edhe tani kur ka nje ngulmim per t’u virtualizuar jeta-e dini se per cfare po mendoj- njesoj eshte vete jeta ajo qe perhere ngulmon me nje fuqi te paprapsueshme qe te mendohet per te, te stdjohen fenomenet dhe te deklamohen mendimet, idete te shkrira ne vepra letrare dhe jo vetem aty. Eshte i kot parimi epistemologjik se, perballe barrieres qe ve ai princip, ajo filosofi, instikti e hiri per te mesuar, per te dijtur e per ta thene, perhere eshte me i fuqishem se nje ngritje dore e saj e parendesishme per ndalimin e krijimtarise. Ku qëndron forca me të cilën ju keni arsyen e fjalës në krijimtarinë e sotme? E mendoj se akulturimi e them kete duke e menduar kulturen si nje strukture komplekse e te gjere, zhveshe njeri-

un e shoqerine nga ato komponentat qe bejne ate, e ulin tek nje qenie mizerabile, tek nje cikrrimqenie e paperfillshme qe me ne fund e katandise sa per t’mos qene i tille fare. Dhe krijuesit te cilet mbajne ne vete intelektin, sipas natyres se gjerave, jane perhere misionar te shenjte-njefare shejterie pra ne, poashtu mision te shenjte, perhere ne ngulmim e orvatje gjigande, jo vetem ta shpetojne por edhe t’a lartesojne ate deri tek persosmeria, tek zoti, tek nje lartesi morale te larte. E arsyeshmja a është diçka më kontradiktore në krijimtari? Nuk e mendoj ashtu. Do thosha se ato fare mire,permeteper vellezerisht sec’ korrespondejne midis vetes, here ne hidherime, here ne mospajtimi po perhere me koshiencen per domosdone e bashkekzistimit dhe bashkeveprimit. Pse ndodh që krijimtaria dhe jeta janë paralele dhe infinite?

MINUSH HOXHA: “Gjuha shqipe dhe letërsia vokacioni im primar”

Sepse te tilla jane: t;i heqim sa per prove njehere letersise jeten dhe se c’do dilte nje shemti, nje qenie pa tru, tmerruese. Dhe ta kundrojme tani nga e kunderta. T’i heqim letersise ate brumin i cili ia perskton formen dhe e bene ate aqe fisnike. Kjo midislidhje e kushtezuar nga interesa nga te dy anet, kjo harmoni midis mendimit e faktit, i bene ato nje shoqeri besnike perjetesisht te pandashme. Keshtu e mendoj une. A ka një mesazh konkret për arsyen? Ne zhargonin e perditeshem ajo nenkupton mencurine. Pa e pranuam kete ashtu sikur e mendon zhargoni, atehere le te ngritet sa me larte me bindje te thelle se neve Shqiptareve, aktualisht, na duhet me shume se gjithcka tjeter. Ne fund z. Fatmir Terziu, ju dhe “Fjala e lire” me kini nderuar me oferten Tuaj, sakaq, do jem shume i lumtur poqese pergjigjet e mia i pergjigjen shijes se holle te lexuesve Tuaj. Respektet dhe konsideratat me te thella.


20 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Nga Fatmir Terziu Intelektualët shqiptarë që integrimin nuk e kanë thjesht pjesë jetese, plotësojnë përditë e më shumë arsyen që gazeta “Albanian News” ka në misionin e saj. vlerat e tyre janë pjesë përbërëse në çdo hap që hidhet për të bërë sa më të bukur e të larmishëm emrin “shqiptar”. I tillë është edhe intelektuali i mirëkualifikuar në fushën e kulinarisë moderne, Adriatik Munishi. Babai i dy fëmijëve, një famijar model në Londër, pas një kohe të gjatë teksa linte për arsye lufte auditoret e Fakultetit të Ndërtimit në Prishtinë, do të linte pas lotët e pathara të nënës dhe babait të tij Sefedin Munishi, profesorit të Gjuhës Shqipe. Mes këtyre lotëve Profesori Sefedin Munishi dhe nëna e tij do të dëshironin një gjë të rrëndësishme, njeriun me karakter dhe shqiptarin e mirë mes kësaj. Por kjo nuk mjaftonte për babain e tij profesor që i sugjeronte gjashtë pikat e rëndësishme të kësaj. Dhe ata ishin: Gjashtë shtyllat e karakterit. Gjashtë shtyllat e karakterit: Besueshmëria, Respekti, Përgjegjësia, Drejtësia, Përkujdesi, Shtetësia.

ADRIATIK MUNISHI:

Gjashtë shtyllat e karakterit Gjashtë shtyllat e karakterit janë vlerat etike që udhëheqin zgjedhjet tona, i thoshte babai. Standardet e sjelljes që lindin nga këto vlera përbëjnë rregullat themelore të etikës, dhe për këtë arsye janë proces i vendimmarrjes etike. Nuk ka asgjë të shenjtë në lidhje me numrin gjashtë. Ne mënyrë të arsyeshme mund të ketë tetë ose 10, ose më shumë. Por virtytet më universale dalin lehtë në këto gjashtë. Numëri nuk është i ngathët në arsyen e njeriut me karakter dhe gjashtë shtyllat e karakterit të tillë mund të ofrojnë një leksik të përbashkët. Pse është një trajtë e përbashkët e nevojshme? Kështu që njerëzit mund të shohin se çfarë e bashkon shoqërinë tonë të larmishme dhe të frakturuar shqiptare. Pra, ne mund të komunikojmë më lehtë rreth vlerave thelbësore duke patur gjashtë shtyllat e karakterit. Pra, ne mund të kuptojmë vendime më të mira etike, mes vetes sonë dhe ato të

të tjerëve duke qenë njerëz të mirë dhe të dashur me të gjithë. Dhe kështu për Adriatik Munishin gjashtë shtyllat e karakterit e udëhoqën gjatë gjithë rrugës së tij të integrimit duke mbajtur gjallë gjuhën, traditën dhe respektin shqiptar në genin e tij. Babai i dy fëmijëve të lumtur sot është menaxheri kryesor i njërës prej Grand Kafeve më të populluara të Londrës, në pjesën më të pasur dhe më intelektuale të saj. politikanë, artistë, sposrtistë, menaxherë e vendas me pozita të ndryshme që nga Kryeministrat e deri tek ministrat janë ulur e qetësuar dhe ai ka menaxhuar shërbimin ndaj tyre. Kulinaria u bë pjesë e jetës së tij me gjashtë shtyllat e karakterit që pas vitit 1998 kur ai emigroi dhe u vendos në Londër. Kolegët e tij shprehen: “Është e rëndësishme që ju të bëni një përshtypje të mirë në punë. Nëse ju bëni një përshtypje të mirë për shefin tuaj, ai ose ajo ka më shumë gjasa që të ju jap

më shumë përgjegjësi të cilat mund të çojnë në promovime dhe ngrejnë rolin tuaj. Këtu janë nëntë mënyra për të bërë një përshtypje të mirë në punë, por ato na i lehtëson shefi ynë Adriatik Munishi’. Të tjerët arsyetojnë se Adriatiku, apo Tiku si i thërrasin ndryshe është modeli intelektual i drejtimit se ai mëson të bëhen mirë në situata të ndryshme: “Bëni një përshtypje të mirë për të shmangur një të keqe, duke mos bërë gjëra që ofendojnë bashkë-punëtorët tuaj. Gjithmonë tregoni respekt ndaj bashkë-punëtorëve tuaj. Gjëja e fundit që një bos dëshiron në vëmendjen e tij janë veprimet e paqytetëruara e njërit prej punonjësve të tij dhe kjo nuk ndodh asnjëherë nën drejtimin e Tikut”. Edhe bashkëshortja e tij Elira Rama një uhdërrëfyese e heshtur jetës bashkëshortore është pjesë integruese. Ajo punon në Cartier. “Cartier” e themeluar në vitin 1847 në Paris, qëndron si një nga Maisons me famë dhe respekt në botën e industrinë së mallrave të luksit. Bashkërisht kështu ata kanë zgjedhur thjeshtësisnë për të kapur majat e respektit dhe jetës.


21 Nr. 36 - DHJETOR 2013

SHQIPËRIA E PAS PERDES Nga Fatmir Terziu

Shqipëria është ende një skaj i ‘pashkelur’. Një skaj që e mbulon tisi i hollë dhe i trashëzuar i kohërave, paragjykimeve, edhe pse nga faktet dhe historia dimë dhe njohim mjaft. Janë jo pak ata që kanë shfaqur nga larg opinionet dhe më pas kanë dëshmuar se ishte ndryshe, ose kanë kërkuar falje publike. Por ky nuk është faji i tyre. Faji qëndronte, qëndron dhe besoj se do të qëndrojë mjaft kohë gjetkë. Kjo është në sitën e kohërave, kohës dhe kohërave që do të vijnë. Se kot nuk e thonë ‘ne jemi të mirët e botës dhe të këqinjtë e vetes’. Po pse ndodh kështu? Reginald Uion, përpara se të shkruante librin e tij “Ballkani nga brenda” (1905) ai kishte botuar një artikull në revistën e asaj kohe “Blakvud” (Blackwood). Në këtë artikull që në titull e cilësonte Shqipërinë ‘të panjohur’. Dhe më tej ai vazhdonte se faji i kësaj qëndronte gjetkë. Kjo gjetkë, me sa duket është edne një enigmë. Një enigmë, që na krijon habi kur pyesim në rrugë se a e ‘njohin Shqipërinë, dhe a e dinë se nga bie’, në një kohë kur shekulli 21 ka prurë botën në të qindtat e sekondës në mjetin elektronik që e palosim në xhep. Kjo ndoshta më së shumti për skenat dhe skenarët televizivë të Parlamentit, Qeverisë apo... edhe zyrave me ‘jetë’ nga taksapaguesit shqiptarë. Ndoshta ky është thelbi? Apo pak paguhet për mediat dhe gazetat që janë jashtë Shqipërisë? Pak apo aspak bëhet për njohjen e Shqipërisë? Reginald Uion shkruante tek “Blakvud”: “Ne kemi të bëjmë me një tokë të panjohur, të huaj dhe të mënjanuar. Harta e saj nuk është shumë e saktë. I ngjan vendeve të Afrikës qendrore. Për mjaft është një supozim. Një vend i luftëtarëve të ashpër dhe të pamatur”. Më tej shton se pse duhet të jetë kështu, kur ky vend është në zemër të Evropës dhe në një kohë kur “Mali i Zi ka pak shkolla, gjykatat e tij të ligjit, dhe gazetat e veta, Shqipëria nuk ka asnjë nga këto gjëra”. Dhe sot që ka me dhjetra e qindra gazeta në vend, me dhjetra e dhjetra të tjera në radhët e emigracionit, vazhdon të na shoqërojë kjo enigmë e mosnjohjes shqiptare. Atëherë pse? Ndërsa Reginald Uion më vonë kërkoi falje dhe shpjegoi se “Unë sinqerisht pranoj se unë kisha paragjykime kundër shqiptarëve” ai tha se shqiptarët meritojnë respekt, njohje

dhe madje bashkëudhëtim në jetën evropiane. Sot më në fund Shqipëria ka një kartë të hapur. U tha se është një vend kandidat dhe u duartrokit. Por a mjafton kaq? Qeveria e drejtuar

nga Edi Rama duhet të kthejë sytë nga klasa e re shqiptare, klasa e integruar e emigracionit, se vetëm kështu, do të hapen fletë të reja njohjeje. Ambasadat janë vetëm disa strehëza ku taksa-

paguesit shtrydhin kursimet dhe shteti i bën nder mikut dhe militantizmit. Lutem bëni më shumë të zgjojmë më tej Shqipërinë dhe ta ndriçojmë atë në botë. Ndoshta sot më shumë se kurrë...


22 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Nga Laure BRUMONT* ROMË - Silvio Berluskoni, i dëbuar sot nga Senati pas dënimit për mashtrim fiskal, e ka drejtuar për rreth 10 vjet vendin e tij, një historie suksesi alla italiane e karakterizuar nga shumë disfata, mes shkëlqimit dhe mjerimit. I njohur me nofkën “Kajmani”, për shkak të aftësisë së tij për të duruar goditjet, e quajti që më parë “grusht shteti” votimin e senatorëve për dëbimin e tij nga Parlamenti ku ai ka bërë vazhdimisht pjesë që prej rreth 20 vjetëve. Silvio Berluskoni, bir i një nëpunësi banke të Milanos, lindur më 29 shtator 1936, fillon të punojë si drejtues shfaqjesh nëpër kroçera, ku i riu me një fizik të mirë këndon, dhe, tregon histori gazmore. Pasi ka marrë një liçencë në drejtësi, ai i futet biznesit: fillon atëherë një ngjitje e parrezistueshme që ngre pikëpyetje për sa i përket origjinës së pasurisë së tij, rekord në Itali për 10 vjet, për të cilën ai nuk është shprehur asnjëherë në mënyrë të qartë. Por, është veçanërisht sektori i televizionit ku shprehet gjenia krijuese e këtij të talentuari në komunikim, i cili nuk ngurron, në vitet 80, t’i sheqerosë programet e tij me gra të zhveshura, për t’i pëlqyer publikut. Shoqëria e familjes Berluskoni, Fininvest, përfshin tre televizione, disa gazeta, botimet Mondadori, por edhe, qershia mbi tortë për këtë fans futbolli, Milanin, ekipi kampion i Italisë në vitin 2011. Në 1994, “Kavalieri” - ishte kavalieri më i ri i urdhërit të punës - hidhet në politikë. Brenda disa javësh, ai krijon partinë Forza Italia dhe fiton zgjedhjet. I urryer nga aleatët, qeveria e tij rrëzohet pas shtatë muajve. Në 2001, ai rikthehet në pushtet të cilin e mban deri në prill 2006, një rekord që prej periudhës së pastluftës. I dërrmuar nga këto pesë vite, ai humb me të drejtë në zgjedhje, por merr një revansh mahnitës dy vjet më vonë, duke u vendosur përsëri në fron për të tretën herë. Megjithatë, në nëntor 2011, atij do t’i duhet të heqë dorë, nën vërshëllimat e zemërimit, nga frenat e një Italie të përfshirë në një krizë të rëndë financiare për t’ia lënë vendin ekonomistit Mario Monti. Disfata gjyqësore Por, në pranverën e vitit 2013, ai rishfaqet në skenën politike duke marrë një të tretën e votave në Parlament, një rezultat që e detyron të majtën të

Berluskoni, shkëlqimi dhe mjerimi i një historie suksesi alla italiane

bëjë një aleancë të vështirë me armikun e saj historik. Në fillim të tetorit, ai merr një fyerje publike nga vetë grupi i tij politik, kur ish- i përzgjedhuri i tij, Angelino Alfano nuk pranon të rrëzojë qeverinë. Kjo do të ndiqet nga një çarje mes përkrahësve të tij ndërkohë që miliarderi, 77 vjeç, është më i dobësuar nga disfatat gjyqësore. Sepse më 1 gusht, ai dënohet për herë të parë në mënyrë përfudimtare: dënimi me katër vjet burg në çështjen Mediaset, tre prej të cilëve iu hoqën për shkak të një amnistie, konfirmohet nga Gjykata e Kasacionit. Pritet që ai ta kryejë dënimin në vitin 2014, në formën e punës për interes të përgjith-

shëm. Ashtu siç ka bërë për gjatë gjithë këtyre viteve në proceset e tij të shumta gjyqësore, ai e heq veten si viktima e “togave të kuqe”. Pavarësisht zhgënjimeve, Kavalieri vazhdon të jetë shumë i kujdesshëm për pamjen e tij të jashtme: flokë të lyer, bronxim i përhershëm falë një shtrese të trashë kremi fondant, ai përdor pa kompleks kirurgjinë estetike. Gustoja e tij e pranuar për gratë e bukura, ndër të cilat prostitutat, arrin t’i kushtojë në pranverën e vitit 2009 një kërkesë të bujshme për divorc. Gjithashtu një dënim tjetër me shtatë vjet burg, kundër të cilit ai bën

apel, për prostitucion me të mitura dhe shpërdorim posti, me heroina vajzën marokene “Ruby” dhe festat e quajtura “bunga-bunga”. Baba i pesë fëmijëve fryt i dy martesave dhe disa herë gjysh, ky personazh i jashtëzakonshëm, “i fejuar” që prej rreth dy vjetësh me një grua të re 28 vjeçe, shpërthen tek bashkëpatriotët e tij adhurimin pa kushte ose urrejtjen e thellë e të pavetëdijshme. Hiperaktiv, gjumëpakët, pas një shqetësimi në nëntor 2006, ai i nënshtrohet një operacioni në Shtetet e Bashkuara për vendosjen e një aparati për stimulimin e ritmit të zemrës. *Marrë nga ATSH


23 Nr. 36 - DHJETOR 2013

Sir Robert Trevor Nunn nuk është hera e parë që ka një miqësi me shqiptarët. Këtë e ka treguar herët në këmbimet dashamirëse dhe tejet miqësore me intelektualin biznesmen, Ambasadorin e Kulturës shqiptare në Londër, Adi Gula. Sir Robert Trevor Nunn është CBE dhe thuajse ka një karierë të madhe në jetën drejtuese të teatrit, filmit dhe televizionit. Nunn ka qenë drejtor artistik për Royal Shakespeare Company, Royal National Theatre dhe aktualisht Royal Theatre Haymarket. Gjatë gjithë kohës së tij si drejtues ka qenë i prirur të vendosë kulturat dhe interpretimin e tyre në një lidhje të mirëfilltë e të detajuar. Ai tashmë është një nga miqtë e intelektualit shqiptar, Adi Gula që gjithmonë në takime të tilla synon të bëjë rolin më të mirë dashamirës dhe kulturor të njohjes së traditave dhe kul-

KOHA E LIRË

turës shqiptare, por edhe si një ambasador i vlerave të mirëfillta shqiptare. Gula gjithmonë edhe në këtë takim me mikun e tij ka folur ndjeshëm për Kosovën, 125 njohjet e saj dhe i ka rrëfyer për shanset kulturore që ka Kosova dhe Shqipëria gjithashtu në ditët e sotme. Sir Robert Trevor Nunn ka dëgjuar me vëmendje dhe i ka treguar se planet e tij të kahershme mund të bëhen edhe më tej kulturore në zona dhe hapësira të tjera. Ai ka drejtuar muzikale dhe drama për skenën, si dhe opera. Muzikalet më të njohura të tij janë Cats (1981) dhe Les Miserables ( 1985). Dramat e tij përfshijnë Nicholas Nickleby dhe Makbethin. Ndërsa biseda fillestare ka qenë një shtysë planet janë ndoshta një arsye më shumë në këtë takim të detajuar e që synon më tej mes dy miqve, Sir Robert Trevor Nunn dhe z Adi Gula.

Kur Gula takon Sir Robert Trevor Nunn


24 Nr. 36 - DHJETOR 2013


Gazeta nr 36 December 2013  

Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland.

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you