Page 1

Nr. 32

GUSHT 2013

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

Shkollat shqipe të “Ardhmëria” rivlerësohen me medaljen e Artë Shkollat e arsimit plotësues në gjuhën shqipe, që drejtohen nga Lutfi Vata, Drejtor i “Ardhmëria” dhe kryetar i Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar...

FAQE 6

Hashim Thaçi kandidat për çmimin Nobel? E përditshmja amerikane The New York Times, në botimin e sotëm ka përmendur emrin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, si kandidat të mundshëm për çmimin Nobel.... FAQE 12

Berisha paraqet Letrat Kredenciale tek Elizabeth II Më datën 27 qershor 2013, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Letrave Kredenciale të Ambasadorit.... FAQE 21

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

Editorial

Londra dikur një ëndërr tani realitet Nga Ariola Rrukaj Nëpërmjet këtij artikulli gjej mundësinë të përshkruaj çfarë me të vërtete ndjen, përjeton, çdo peripeci, sfidë që një student shqiptar kalon këtu ne Londer në kerkim të nje fati më të mirë. Unë personalisht jam një nder ato të shumtë student që “braktisin” Shqipërine për të ndjekur ëndërrate tyre dhe dashje pa dashje po behem zëri i shumicës. Jemi të ndryshëm nga njeri-tjetri kjo është më se normale, por na bashkon i njëjti qëllim që kemi vënë vetes, të studiojmë, të arsimohemi në Londer dhe pse jo po qe se fati është me ne të gjejmë një pune premtuese për të ardhmen tonë. Endërra ime që e vogël ka qënë Londra. Gjithmonë kam dashur të jetoja, shkollohesha këtu por që fatkeqsisht nuk u realizua për shkak të rrethanave familjare. Jo më larg se para një viti u krijua mundësia dhe meqenense arrita në një moshë madhore besoja se edhe po te ndermerrja një nisme të tillë do të isha e zonja mjaftueshëm t’i përballoja pasojat. Kështu mora një vendim që normalisht ishte i imi sëbashku me prindërit e mi, vendim i cili u pranua dhe u mirëprit nga të dy megjithëse dhe pse pak të friksuar për fatin tim, sesi gjërat do shkonin në të ardhmen. Duke parë që Shqipëria nuk është një vend premtues për arsimimin tim, e pashë si më të arsyeshme që studimet ti vazhdoja në Londër. Një nder emocionet më të medha ka qenë ardhja ime këtu që tashme dukej si një ënderr feminore tashme realitet dhe qe me bënte tmerreshit te lumtur. Gjej rastin ti falenderoj nga zemra që besojnë tek unë, që më kane mbështetur, përkrahur deri në vetemohim dhe nuk e di a do jem e zonja tu a kthej në jetë atë çfare kanë bërë për mua. Megjithese duke qenë që në Shqiperi është akoma ai opinioni, mentaliteti si ka mundësi që një vajzë 21 vjeçare të iki rrugëve të botes krejt e vetme dhe plot

komente dashakeqëse të shumë njerëzve. Në fakt prindërit e mi nuk hoqën dorë dhe më përkrahen, duke parë se kjo ishte gjeja që unë doja më se shumti në jetë. Besimi i tyre tek unë ishte një shtyse të mposhtja çdo dyshim dhe frikë. Ard-

hja ime këtu me të vërtetë nuk ka qenë një “fushë me lule”, ka pasur të mirat dhe të këqijat e saj, siç ndodh në jetën e çdo njerit prej nesh.

VIJON NË FAQEN 2


2 Nr. 32 - GUSHT 2013

Vijon nga faqja 1 .................................................. Shumë njerëz mund të mendojnë që jeta studentore është e lehte pasi është e paguar nga prindërit. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Janë të shumtë studentet si puna ime që paralel shkollës punojne për të siguruar të ardhura të mjaftueshme vitin tjeter dhe ashtu siç dihet këtu shkollat janë goxha të kushtueshme për një familje shqiptare që një

Londra dikur një ëndërr tani realitet rrogë është maksimumi 350400 mijë lekë të vjetra në muaj, rrogë kjo qesharake për të përmbushur kërkesat e gjithë pjestarëve të familjes. Kështu studentët dashje pa dashje duhet të sakrifikojnë, duke shkuar në shkolle paradite, në punë pasdite dhe të zbardhin mengjeset

me libra nëpër duar. Më vjen shumë inat kur shikoj shumicën e shqiptarve në Britani që kanë familjen këtu që nuk ju mungon perkujdesi prindëror, që i kanë të gjitha kushtet ekonomike më së miri dhe çfarë bëjne këta hedhin poshtë gjithë mundin dhe djersën e prindërve dhe

ua shpërblejne sakrificat duke harxhuar ditën nëpër pub-e, club-e, duke marrë drogë, duke krijuar konflikte e shkaktuar probleme me policinë. Shikoj akoma bashkëmoshatarë të mi që nuk dinë të shkruajnë e lexojnë mirë as shqip e as anglisht dhe kur me jepet mundësia të bëj ndonjë bisede me ta nuk dinë të bëjnë një bisedë serioze, i gjithë muhabeti që dinë është kemi lekë, makina, flasin për firma e marka rrobash e bizhuterishe dhe të gjitha këto i kanë në kurriz të prindërve të tyre. Në këtë vorbull nuk po fus të gjithë, pasi ka dhe nga ata të rinjë që arsimohen, marrin një edukatë të shëndoshë dhe rriten në një famije që disiplina dhe kerkesa e llogarisë është e lartë dhe që për ato familje gëzoj një respekt tepër të madh. Ajo çfarë dua të transmetoj është krahasimi jetës se një student shqiptar me një shqiptari me shtetësin britanike që rritet në një kulturë tjetër. Nuk dua t’i paragjykoj sepse fundja e fundit është zgjedhja personale e secilit, por imagjinoj prindërit e tyre duke i krahasuar me prindërit e mi dhe më vjen vërtet keq sepse rriten në një shtet ku kanë miliona mundësi për të ecur përpara, por shumica këto

mundësi hedhin poshtë, e pas shumë vitesh pendohen për atë që kanë bërë. Me këtë nuk dua të them që jeta jonë studentore është perfekte, qe ne jemi shenjtor pasi dhe ne përveç shkollës, punës, studimit mundohemi të gjejme kohë dhe për veten, të dalim për argëtim me shoqërine dhe besoj që nuk është krim. Edhe pse jeta këtu ka vështersi përsëri nuk pendohem për zgjedhjen time, për atë çfarë po përjetoj, si të mirë ashtu dhe të keqe, sepse fundja po testoj veten në një farë mënyre sa e aftë jam të përballoj sfidat, të kapërcej vështirësitë, por e di që në fund do shpërblehem për të gjithë jetën. Nuk jam aspak pishman për atë që po bëj, mendoj që është gjeja e mirë që kam bëre në jetë, humb apo fitoj s’ka rëndesi të paktën e di që jam përpjekur dhe nuk më ngelet merak për të thënë: “A sikur ta kisha bërë diçka më të mirë me jetën time”. Me anë të këtij artikulli dua të bëj thirrje çdo bashkëmoshatari tim që mos heqni dorë nga ëndërra, mos u frikësoni nga sfidat, mos u rrëzoni nga e keqja, fundja jeta e tillë është “Luftë për të mbijetuar”. Dëshira jote për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga dështim.


3 Nr. 32 - GUSHT 2013


4 Nr. 32 - GUSHT 2013

Nga Fatmir Terziu Për mjaft arsye koncepti i ‘vargut të lirë’ është ende i panatyralizuar plotësisht në krijimtarinë letrare në gjuhën shqipe. Mjaft krijues akoma preferojnë ta quajnë atë ‘varg i lirë’ me një lidhësi mes termit francez që e lindi atë dhe që sugjeron në vetë kuptimin e tij se ‘poezia e vargut të thyer në vetvete nuk është ajo që nënkupton thjesht vargun e lirë’ (Graham Hough; 1975: 105). Që nga koha kur ‘vargu i lirë’ u mejtua si ‘i lirë’ ose më saktë kur vargu poetik i Jeronim de Radës ‘afrohej me vargun e lirë’ mjaft nocione të ndryshme kanë hyrë adekuat ose me shkas në mënyrën dhe kuptimin e këtij nocioni në vetvete. Krijues të quajtur ‘treshja poetike shqiptare’, Agolli, Arapi dhe Kadare, (Rugova, 1984: 54) është thënë se kanë sjell risi të re në poezinë shqipe, madje theksohet se ardhja e tyre ndryshoi drejtimin e një poezie alla-tradicionale. Dhe më parë, por edhe pas ardhjes së ‘treshes’ kuptimi i mrëfilltë i ‘vargut të lirë’, sidomos në gjuhën shqipe, ka qenë dhe mbetet ende nocion-barierë në tre mënyra. E para se ai kuptohet thjesht si varg i thyer, e dyta se ka elemente lirie në ‘antagonizëm’ me rimën, dhe se vargu i lirë është vetë rima në thelbin e kuptimit, mesazhit, tonit poetik dhe jo molepsejes funvargore, ose puth-puqjes së tyre anakronike. Muhametaj në librin e tij historik të kritikës në vite, përmbledh qartë historinë e këtij nocioni, mes gojës dhe mendimit shqiptar në vite. Në faqet dimensionale të këtij libri ne gjejmë jo vetëm atë që ardhja është nga vers libre, por edhe arsyen e embarkimit të kësaj fraze nga revolucioni poetik francez. Fraza dhe lëvizja poetike madhore franceze, duket se kapërceu arsyen e saj lokale dhe u bë normë globale aty rreth viteve 80-të., edhe tek ato vatra krijuese që në vetvete nuk përfillnin zotërimin e kësaj fraze në krijimtarinë e tyre. Në kohën kur ‘vargu i lirë’ hyri në letrat shqipe, zotërimi i frazës ishte ende larg termit ‘shqipërim’ të tij, por një këndrevizionim i anës ‘re vers libre’ të cilën e shihte edhe Ezra Pound si një dëshirë për ‘kuantitet’ (Pound, 1984: 104). Sipas Pound, rregullat e kuantitetit poetik nuk mund të sillnin të njëjtën formë kuptimore në krijime poetike të tilla si në gjuhët Greke, Latine dhe atyre që rrethrotullonin këto kultura apo edhe ato që lidhnin brigje dhe ura kulturore. Pra shihet qartë se stacioni i mirëkuptimit të vargut të lirë ishte edhe në pragun shqiptar, pra që ndodhej jo shumë larg urave të kulturave fqinje. Por më tej duke ndjekur mendimin e T. S. Elliot, kuptojmë më qartë se ‘refleksioni në vers libre’ është një ekzistencë, pra sipas tij ‘vers libre’ është një shkollë, që përbëhet nga disa teori të mirëfillta, por problematike në krijimtari. Duke e parë atë si një ambicie, dhe më pas si një teori të një grupi të grupeve të teoricienëve që synonin revolucionarizimin me anë të ‘demoralizimit’ poetik, pasi ata sulmonin në Pentametrin Jambik (Lexo: F. Terziu “Kritika Ndryshe II), Elliot, qartëson se ‘vers libre nuk ekziston ashtu siç shkruhet, dhe në të njëjtën kohë duhet kuptuar se ai fillon si një fiksion of the ‘Elan vital’ (forcë jete) dhe e termit rus në pragun e dimrit të ashpër të Luftës së Parë Botërore, kur

‘Revers libre’ dhe poezia shqiptare ata ‘revolucionarizonin edhe udhëtesën e 80 mijë ushtarëve në trenin drejt Frontit të Perëndimit’. Pra sipas Elliot, mësohet lehtë se synimi ishte që mes një ‘revolucionarizimi’ teorik dhe pastaj praktik të kapërcehej ndasia me Perëndimin krijues. Në këtë pikë dimë se të paktën nga ‘treshja’, dy prej poetëve, Arapi dhe Kadare, vijnë mes një shkolle tipike bullgare dhe ruse, që në thelb kishte pikërisht arsyen e cituar në atë kohë. Sakaq, kur teoria e artit të fjalës pasoi në praktikë, stabilizimi i nocionit ‘verse libre’ u përball me nocioni tjetër ‘verse libere’. Të dy këto fraza në fjalorin francez diferencojnë mes njëra tjetrës. Dhe në gjuhën shqipe është midis ‘i lirë’ dhe ‘i çliruar’, pra në rastin e ‘verse libre’ kemi të bëjmë me ‘vargun e lirë’ dhe në rastin ‘verse libere’ me një afërsi të ‘vargut të çliruar’. Ndërsa e para na jep të kuptojmë se kemi të bëjmë me vargun e lirë poetik, e dyta duket se nuk bën sens, se ne nuk kemi synuar kurrë të çlirojmë vargun, madje as ta quajmë atë ‘varg të çliruar’. Gjithësesi, në këtë pikë, idea e emancipimit të gjërave në krijimtari sjell mundësinë e përshtatjes së gjërave klasike, dhe jep mundësinë të fuqizojë termat mes nocioneve. Në këtë pikë ardhja e një termi ‘varg të lirë’, nuk është paraqitur mes këtij konfiguracioni, por në disa raste edhe me ‘vargun e thyer’, gjë që e minimizon thelbin praktik dhe kuptimin logjik të vetë teorisë në fjalë. Po të shohësh vetë orrigjinën dhe interpretimin e ‘vers libre’ në mesin e francezëve, natyrisht nënkupton edhe zanafillën e saj si një eksperiment simbolist të kohës së Gustave Kahn në vitet 1880-të. Profesori Mansoll Jones në studimin e tij Prapaskena e Poezisë Moderne Franceze mund të merret si një shembull model dhe tejet sqarues. 1Në leximin e vargut të lirë të poetit Sabri Hamiti, si shembull mund të gjejmë atë që Kahn e pati cilësuar si ‘përpjekje për strofëzime të reja me një dredhi më të thektë psikologjike’ ku gjendet dëshira më e zgjeruar individuale e shprehjes dhe spontainitetit të gjërave. Në këtë kuptim duket qartë se poezia shqiptare pranon më shumë variantin ‘vers libere’ më shumë se sa variantin ‘vers libre’. Kjo duket se e rendit atë akoma më shumë në vlerat që poezia shqiptare mer ndër vite, por edhe në atë që Robert Elsie e shpreh tek dëshira dhe dashuria shqiptare me poezinë. Por, ndërsa nocioni i vargut të lirë është arsye debati, edhe pse ne u munduam ta transferojmë në kanalin e duhur të interpretimit, ajo që mbetet e parsyeshme është poezia në lëminë e artit të saj si një trup i ‘ngatërresë-haresës’. Poezia, krijuesi, njohja dhe “ngatëresë-harresa” Siç e kemi thënë edhe më parë, që nga fillimet e saj e deri vonë letërsia, krijimtaria letrare, është quajtur vetëm poezi. Kuptimi i saj përcaktohej përpos njësisë poetike që ishte forma e vargut ose metri, siç e quanin grekët e vjetër. Janë rreth 46 lloje poezish, që lëvrohen sot në botë. Të gjitha lëvrohen në fushën e krijim-

tarisë poetike. Dhe thuajse gati të gjitha kanë lakminë krijuese shqiptare sot. Dhe shpesh vetë poetët apo krijuesit i “ngatërrojnë” ato. Më e “ngatërueshmja” i përket poezisë së quajtur “ABC poezi”. Kjo më së shumti ndodh në mesin e krijuesve të rinj të Kosovës dhe Maqedonisë, të cilët kanë mbetur prapa atyre që më herët e kanë lëvruar këtë tip poezie me sukses. Kjo lloj poezie ka një seri vargjesh që krijojnë emocion, imazh apo edhe ndjenja. Vargjet janë ndërtuar me fjalë dhe fraza. Fjala e parë e vargut të parë fillon me germën “A”, fjala e parë e vargut të dytë fillon me “B” e kështu me radhë. Kjo lloj poezie lëvrohet në krijimtarinë shqiptare kohët e fundit dhe mjaft poetë janë dashuruar me të. Poezi të tilla ka krijuar Kallupi, Zeqo, Duka, Dalipaj, Ahmeti, Krasniqi, Bala e mjaft të tjerë. Një poezi tjetër që shpesh bëhet e vështirë në llojin e vet, por e ëmbël në lexim është poezia e quajtur “Analoge”, që në fakt është një ngjashmëri midis gjërave. Analogjia është një krahasim midis dy gjërave që kanë të njëjtën lidhje. Një nga shembujt e përdorimit me vend të kësaj lloji poezie është poet ii mirënjohur kosovar, Sabri Hamiti. Poezia e tij “Trungu Ilir” është një model që ngjiz në krahasimin midis gjërave me të njëjtën lidhje. Këtu në këtë poezi shfaqet portreti-peisazh i qytetit, ndoshta po aq mrekullueshëm sa “Mëngjes” i Lasgush Poradecit. Të dy këta shembuj janë një arsye më shumë për shumë krijues që tentojnë këtë lloj poezie. Por në poezinë e Hamitit “Peisazh Urban” ajo është tipike moderne dhe një arritje që duhet parë si model: “Reja e kuqe endet mbi qytet. Poshtë dheu i zi si futa. Në dritare të soliterit, Dielli shtramon vetveten, E mbytet mbas kodre, vdes. Reja u vra nga zemërimi, u bë terr E zbriti mbi rrugët, shtëpitë. Edhe veten vështirë po e njoh.” Por Sabri Hamiti është edhe një mjeshtër i përdorimit të Onomatopesë, ku fjalët janë vënë me mjeshtëri që të imitojnë zërin. Tek poezia e tij “Telefoni” fjalët “Alo! Alooo?” nuk janë thjesht një artificë poetike, por një fuqi potenciale e vargut. Poezia ushqehet ndjeshëm dhe lexuesi e sheh atë si një lehtësi e kuptueshme. Por një mjeshtër i kësaj poezie është dhe mbetet Ali Podrimja. Le të lemë pak mënjanë këtë lloj të poezisë që tingëllon bukur. Një lloj tjetër që unë mendoj është më problematike është lëvrimi i një poezie uniforme, të cilën e ka lëvruar edhe Shekspiri në disa nga krijimet e veta. Kjo lloj poezie tashmë ka marë një formë të gjerë, sepse është e parimuar dhe me pesërrokësha (“pentametra”) Jambikë. Kjo lloj poezie lëvrohet nga shumë poetë sot që krijojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e jashtë trojeve ku ata janë me punë e banim. Një nga poetët më të spikatur të kësaj gjinie është poeti Abdylasis Islami. Poezia tjetër është ajo e quajtur “Kanzone” (Këngë) dhe është një lloj poezie

lirike italiane, me pesë apo gjashtë strofa dhe me një strofë përmbyllëse të shkurtër. Kjo poezi e shënuar nga poeti i famshëm Italian, Françesko Petrarka, është e mirënjohur në krijimtarinë e Sulkuqit, Jorganxhiut, Doçit, Shehut, Lleshanakut, Açka, Traboinit, Alien, Jatru, Ahmetit e mjaft të tjerëve. Poezia e Petrarkës ka sjellë një dihatje të këndshme në stimulimin krijues poetik. Pastaj vijnë poezitë që vijnë nga kultura japoneze si Haiku, Senriu dhe Tanka. Këto lloje poezish kanë gjetur përdorim edhe në mesin e poetëve shqiptarë. Përshembull Haiku ka tashmë vendin e vet në poezinë shqiptare, por shumë nga krijuesit e tij e kanë keqkuptuar atë. Haiku ka rregulla të strikta dhe ne kemi shkruar për të edhe më parë. Por, më kryesorja në këtë njohje të llojeve të poezisë është ajo që lidhet me krijuesin, poetin, arritjet dhe vlerësimet e tij. Shpeshherë është ‘xhelozia’ që poeti Ali Podrimja e gjen dhe e zbulon si shkak në disa çmime e vlerësime deri tek evenimenti poetik “Kurora e artë” e Strugës. Ali Podrimja kohë më parë gjatë një interviste në lidhje me “Kurorën e artë” poetike të Strugës do të shprehej: “Në këtë Pellg të Ohrit ai që e ka merituar “Kurorën e artë” para së gjithëve ishte princi i letrave shqipe, Lasgush Poradeci, por Lasgushi nuk është më. Megjithate, mendoj se Kurorën e artë ka mundur t’i takoj letërsisë shqipe që moti, por ekzistojnë edhe momente xhelozie mes kulturave dhe nuk mund të pranohet ndoshta gjeniu krijues shqiptar. Disa nga ata që e kanë marrë “Kurorën e artë” unë i kam lexuar, për asgjë nuk kanë qenë më lart me vlerat e tyre se bie fjala miku im Fatos Arapi, i ndjeri Azem Shkreli apo bardi ynë, Dritëro Agolli apo krijuesit tanë të njohur ndërkombëtarisht, Ismail Kadare dhe Xhevahir Spahiu. Pse nuk është marrë “Kurora e artë”: Lëre, ndoshta na kanë zili!” Në këtë lajtmotiv fjalësh del qartë edhe arsyeja pse disa herë ato që fitojnë bëhen të harruar, apo edhe të ngatërruar. Sipas Podrimes ata janë të tillë se ata pikësëpari krijojnë, por harrojnë të kuptojnë poezinë. Ata që krijojnë dhe e kuptojnë poezinë janë pak. Po aq pak është edhe poezia e mirëfilltë në të gjitha llojet e saj të zhvillimit sot. Duke vazhduar me Podrimen kuptojmë edhe anën tjetër me të cilën duam të përmbyllim mendimin: “Është e vërtetë se kam përkrahur poetët e rinj dhe atë e kam bërë që hapësira e jonë mos jetë e zbrazët, por të shtohen emra dhe dëshiroja që nga çdo cep i vendit tonë të shfaqet ndonjë yll që të bëjë dritë aty ku frymon. Nuk them se të gjithë e kanë merituar një përkujdesje të tillë, por qëllimi im ka qenë thjesht që fjala e bukur shqipe të vihet në lëvizje dhe të mos harrojmë se vlerat megjithatë do të shfaqen dhe do të nxjerrin emra në letrat shqipe. Gjithë këtë e kam bërë si redaktor i Shtëpisë botuese “Rilindja” që kishte për qëllim që në letrat shqipe të ketë emra të rinj, ndërkaq vlerat do të shfaqeshin vetvetiu e kjo varet nga potenca krijuese e poetëve.”


5 Nr. 32 - GUSHT 2013

“Ky nuk është fillimi,ky nuk është fundi, ky është fundi i fillimit”. W.Churchill Doli në qarkullim libri më i ri i autorit Fatmir Terziu “Në vend të Lotit...” -Integrimi dhe komuniteti” Pjesa I-rë. Libri është me ngjyra dhe me fotografi të protagonistëve shqiptarë në integrimin e tyre britanik. Në thelb libri ka indeksin e njëriut të përshtatur në një jetë të re, modelin intelektual dhe atë të të integruarit. Pra integrimi, pjesa jonë shqiptare është themeli i këtij libri. Ashtu të lodhur, të dërmuar e shpirttrazuar prehemi në katër cepat e botës, me një çantë kusuresh e shpresash me vete Dhe menjëherë ndeshemi me fatin tonë, me peshën e sfidën e tij përballë integrimit, pjesës tonë në shqip që përkon me gjetjen e vetvetes. Por ndryshe nga të tjerët, çuditërisht ne shqiptarët rrëmbehemi jo pak herë nga rrjedhat e kohës. E mes këtyre rrjedhave pa dallim moshor e gjinor, ne jemi sfidantë e përçues të vlerave. Të tjerët na quajnë mjeshtra, profesorë, ustallarë, doktorë, të talentuar…, në tërë realitetin e paraqitjen tonë në këtë rrjedhë. Breza të talentuar të së ardhmes na i cilësojnë fëmijët tanë. Në këtë “rrëmujë” thëniesh e vlerësimesh pena e gazetarit sapo ka filluar të rendis e fiksoj disa prej tyre… Kini durim, se gojët që flasin për ne s’janë pak, janë aq shumë sa vetë përpjekjet tona të trefishta e të shumëfishta për të treguar se nga vijmë e ku shkojmë në sy të tjerëve. Ato janë tamam ashtu, siç vetë W.Churchill është shprehur në një moment tepër historik jo vetëm për popullin anglez, por për të gjithë kombet:”Ky nuk është fillimi, nuk është fundi, ky është fundi i fillimit”. Në këtë “fund të fillimit” nis të shpaloset pjesa jonë shqip e integrimit pa harruar kulturën, traditën, festiven e tradicionalen…, pa harruar tërësisht shqiptaren. Libri mund të blihet direkt në lidhjen më poshtë: Midis të tjerave në këtë libër do të lexoni: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15. 16. 17. 18.

Agim Halili modeli i shqiptarit të integruar Shqiptari që pikëtakon ‘botën’ në Kensington.... Gula një Ambasador i heshtur për Kosovën. Diamand Hidri njeriu modest i komunitetit shqiptar....... Well Done Geri!... “Reflektime Shqiptaro-Britanike” i Daut Dautit mbetet i lexuar..... Ekonomistja që gëzon respektin e klientëve Rrëfimi i shqiptarit Metin Denlisoz që la Shqipërinë vetëm disa muajsh.. Dizajnuesja e rrobave për Shkëlqesinë e Saj Mbretëreshën Elizabeth II... Kur komuniteti kërkon dhe respekton avokatin Naim Hasani.. Kur malli tret.., edhe poetin..... Një ditënatë përrallore në Uindsor.. Kur gjendesh në lokalin e Agron Kurtaj... Rita Ora në panelin e “X Factor”..... Qato Kampion i Anglisë meriton më shumë... Lutfi Vata, intelektuali në shërbim të komunitetit...... Gëzim Alpion, akademik dhe intelektual.... Deputeti MacShane ende kritik ndaj politikave serbe

INTEGRIMI, PJESA JONË SHQIP 19. Shqiperia kush e ndihmon... 20. Plagët e dhimbjes ne filmin “Windy Corner”...... 21. Koha ka kohen e saj, ajo duhet dokumentuar.... 22. “Made in Albania”, tradita dhe tregu. 23. Kur shqipja trazon qetësinë londineze 24. “Shpresa” modeli shqip në mbretërine e bashkuar.... 25. Shkolla shqipe ne Londër, një arritje dhe njëqind Problematika 26. Interneti nuk është medium, por....... 27. Arsimi shqip: sytë edhe në diasporë..... 28. Lypja ka mendjen e keqe, por ngroh edhe xhepin....... 29. Kreutzer kuartet interpreton Simakun në Londër 30. Piktorët e rrugës ne Londër... 31. Trokamat në jetën e një pene.

32. KOHA NË MARTINS COURT.Error! Bookmark not defined. 33. Buzëlumi: aty ku muzika prodhon gjuhën e saj të thjeshtë 34. E pathëna në metropolin Anglez 35. Binjakë me rrudhat shekullore të kapitalizmit... 36. NJË ZË I NJOMË SHQIPTAR NË BIRMINGHAM....... 37. DY PENELA TE RRINJ SHQIPTARE NE ALBUMIN E KE. 38. KOSTUME SHQIPTARE NË KILBURN PARK...... LIBRI MUND TE BLIHET ONLINE: http:// www.lulu.com/shop/fatmir-terziu/n%C3%ABvend-t%C3%AB -lotit/paperback/product-20246419.html


6 Nr. 32 - GUSHT 2013

Shkollat shqipe të “Ardhmëria” rivlerësohen me medaljen e Artë Shkollat e arsimit plotësues në gjuhën shqipe, që drejtohen nga Lutfi Vata, Drejtor i “Ardhmëria” dhe kryetar i Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, jo vetëm që kanë me se të krenohen, por ashtu siç shkruan Buletini zyrtar i Pranverës, organ i Burimeve Kombëtare Britanike për Edukimin Suplementar, numri 18, ‘kanë mënyra të reja pune’. Me këto fjalë hapet artikulli gati një faqe që i kushtohet çmimit të lartë “Gold Award” (Çmimi i Artë) të dhënë për këto shkolla me këtë motivacion: “Shkolla Suplementare ka krijuar një mjedis mjaft të organizuar në të cilin gjithkush mund të punojë në mënyrë komforte dhe ka një expektim të pastër të sjelljes që motivon marrëdhënie të mira dhe mbështetje në mësim”. Më tej në këtë motivacion vazhdohet: “këtu është një program i pastër i studimit dhe seksionet janë shumë kujdesshëm të planifikuara. Mësueset njohin se si mësojnë nxënësit dhe njohin se si t’i angazhojnë ata në fushën krijuese. Mësueset verifikojnë dhe njohin të gjitha vevojat e nxënësve, progresin dhe performancën e tyre. Mësueset dhe

nxënësit kanë zgjidhje me burime të ndryshme, që suportojnë stile të ndryshme të mësuari. Shkolla suplementare ka një cikël vjetor monitorimi, progresi dhe planifikimi, duke përfshirë të gjithë. Shkolla punon në bashkëpunim me disa organizta. Këtu ka ditë të caktuara seminaresh, mbështetje, ndihme, kualifikime për stafin dhe vullnetarët”. Ky çmim i lartë që eshte akorduar disa here dhe që është për një periudhe kohore deri më 2014 me të njëjtën datë dhe muaj, iu dha zyrtarisht z. Vata muajin e kaluar nga Pascale Vassie në një ceremony zyrtare. Kështu këto shkolla tashmë me standarte të duhura, ashtu siç shkruhet në artikullin me këtë rast kanë “Mënyra të reja të punës” dhe që janë vëzhguar e inspektuar “Që prej tetorit të kaluar,” duke e shënuar kështu vlerësimin e tyre në “pesë nga rreth njëzet shkollat plotësuese në Ëestminster që kanë qenë duke punuar në drejtim të Vlerësimit të Cilësisë në kuadrin me mentorim nga mentori i Burimeve Kombëtare Britanike për Edukimin Suplementar Ocloo Kelly (NRC). Sipas artikullit në fjalë mësohet se “Kjo punë ka qenë

e mbështetur nga Sattar Razia, oficere për Fëmijët dhe të Rinjtë e përfshirë në në Veprim Vullnetar Zyrtar të Zhvillimit dhe Edukimit të Popullit në Westminster, në qendër të Londrës në Britaninë e Madhe. Korniza cilësore mundëson shkollat për të parë në strukturën e tyre, metodat e mësimdhënies dhe të nxënit dhe mënyrat se si ata mund të punojnë në partneritet me njëri-tjetrin. Një mënyrë të re e punës sidomos në klimën e tanishme financiare ku financimi është i pakët, kjo ka një rrëndësi tejet të madhe dhe të rrëndësishme. Autoritetet janë duke kërkuar vullnetare dhe grupet e komunitetit për të punuar në partneritetit dhe formë të duhur mes burimeve dhe financimit. Tashmë shkollat e “Ardhmërisë” janë me fat se janë mes shkollave me arsim plotësues në Westminster të njohura për atë që punojnë në partneritet dhe që mund të ketë një numër të e përfitimeve, të tilla si: • ndarjen aktuale, relevante dhe lajme e informacione në shkollat plotësuese

• një forum për të komunikuar nevojat, shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shkollat • shërbimet e forcimit nga shkëmbimin e praktikave të mira, njohuritë dhe ekspertizën brenda Konsorciumeve si dhe mbështetje strategjike për zhvillimin e lidhje praktike dhe të dobishme me shkollat e zakonshme • forcimi i zërit kolektiv dhe të avokimit për arsimin suplementar • festime publike dhe njohjen e arritjeve të shkollave Në përgjigje të këtij reflektimi, një grup të shkollave plotësuese u mblodhën së bashku për të formuar një konsorcium. Kjo ka përfshirë shkollat që angazhohen në mënyrë aktive me mentorët Kelly dhe Razia. Pra tashmë arritjet dhe sfidat e shkollave të “Ardhmëria” vijnë pas çmimeve të mëparshme të Bronxit dhe mjaft të tjerave në një rregull të qartë që përcaktohet në këto dhënie çmimesh.


7 Nr. 32 - GUSHT 2013

Nga Raimonda Moisiu Ndërsa koha kalon, dita - ditës shikojmë një realitet të ri të krimit, një botë ku po lulëzon agresiviteti, urrejtja, hakmarrja, dhuna fizike, sociale, morale, dhuna mashkullore e shpeshtë dhe e pandalshme ndaj grave e vajzave, si përgjigje ndaj frustrimeve dhe anktheve, që mbushin jetën mes të përditshmes njerëzore. Në vend që ne duhet të kërkojmë arësyet e këtij realiteti të dhimbshme e të mjerë, në vend që të shqyrtojmë degradimin e dhunshëm të personave që janë pjesë e shoqërisë, përballemi me heshtjen e kësaj shoqërie, heshtje që nxit akoma më shumë dhunën. Heshtja ndaj këtij realiteti të trishtë e “të ftohtë” po ndrydh standartet e mirësjelljes, po kontribuon në mungesën e respektit për shenjtërinë e jetës njerëzore në të gjitha kushtet dhe fazat e saj.Si rezultat i heshtjes të shoqërisë, jeta e grave dhe vajzave të reja është bërë tejet dramatike. Në javën e parë të janarit ishte vërtet e dhimbëshme të lexoje në median shqiptare klithmën e dhimbëshme të gazetares Nikoleta KOVACI: “Krimi i vrasjes në 2012-ën në vendin tonë i kaloi të gjithë parametrat që mund të rrokë arsyeja normale njerëzore. Masakrat e njëpasnjëshme përveç numrit të madh të viktimave, këtë vit kanë patur një veçori të frikshme: në prita nuk janë kursyer gratë dhe fëmijët.” Dhe më pas gazetarja na rikujton shëmbujt e llojeve, të incidenteve të dhunëshme të krimit e vrasjes. Pyetja e parë që del shpesh kur përballesh me akte të tilla të dhunës, është PSE ato ndodhin, cfarë i ka motivuar këta njerës të bëjnë krime të tilla? Cilët janë faktorët që shkaktojnë dhunë të tillë të verbër e makabre në shoqërinë tonë? Ngacmimet seksuale, krime pasioni, pedofilia, pornografia, abuzimi i fëmijëve, incesti,(kam parasysh përdhunimin nga i ati dhe lindjen e një fëmije prej tij me të bijën në rrethin e Gramshit para disa vjetëve), varfëria që pjell injorancën dhe imoralitetin, përdhunimet, dhuna, vrasjet, masakrimi i tyre me sopatë, që është e pamundur të mos dëgjojmë cdo ditë në lajmet, dhe të mos jemi të informuar për veprimet e dhunëshme, duke e pranuar se nuk ka përgjigje për këto sjellje të dhunëshme. Para së gjithash unë sinqerisht dyshoj se burrat abuzivë e vrasës që ushtrojnë dhunë ndaj grave, të cilat përjetojnë forcën fizike të dominancës mashkullore, duke i rrahur e vrarë ato, janë “ekspertë” në të paturit e nevojave dhe plotësimin e tyre, që nënkupton; se ata janë edhe më vetë-tolerues, por që është tejet e rrëzikëshme, sepse kjo lloj rrace burrash kanë një problem të madh me veten, ata janë aq tepër egoistë, janë të dhunshëm në marrëdhëniet seksuale, privilegjin mashkull, abuzimin me alkolin e lëndëve narkotike, stereotipe negative këto, që sjellin mungesë ndjeshmërie për viktimat

Me heshtjen e shoqërisë nxitet dhuna… e tyre. Dhuna ndaj grave është forma më diskriminuese dhe shkelje e të drejtave të saj njerëzore. Dhuna ndaj tyre shkakton mjerim të pallogaritur, shkurton jetën dhe gra të panumurta që i gërryen dhimbja, ankthi, nën kërcënim e frikë për jetën e tyre, fëmijëve e të familjes. Dominanca e dhunës mashkullore dëmton familjet në të gjitha brezat, mjeron e varfëron komunitetin dhe përforcon forma të tjera të dhunës në shoqëri, kufizon rritjen ekonomike dhe minon zhvillimin. Shtrirja dhe shkalla e dhunës ndaj grave janë pasqyrimi i diskriminimit që gratë e vajzat shqiptare vazhdojnë të përballen.Shëmbuj të shumtë dhune patëm vitin që kaloi,-biles nga më të tmerrëshmet. Në njoftimet zyrtare të gazetave u dha për disa ditë me rradhë krimi makabër i vrasjes së 18 vjecares, Aishe Vata. E gjora vajzë u masakrua deri edhe në prerjen e kokës nga një epshëlli plak 80 vjecar, nga një i paburrë, burracak, me mllefe të shfrenuara e impotente në vitet e fundit të jetës së tij, -që përballë jetës së vështirë ekonomike, psikollogjike, varfërisë e mjerimit, mosmundësisë të mosblerjes edhe një fustan apo një palë atlehte të shkonte në shkollë, e dobët fizikisht për shkak të moshës e dobët financiarisht, Aishja e gjorë u përball e vetme me dramën e jetës së saj, “mbështetur dhe e mbrojtur” me errësirën e kobëshme fizike e morale të heshtjes, deri në eleminimin fizik të saj. Është tmerrësisht e dhimbëshme, tmerrësisht tragjike, teksa dëgjoje vrasësin pedofil, Shaban Noren të deklaronte në sallën e gjyqit: “E vrava me rrobat që i kisha blerë unë!! Fjalë që të cajnë parzmin e gjoksit nga dhimbja, të therrin deri në kockë. Ky është stili i përballimit me mjerimin e trishtimin “të ulur këmbëkryq” që qan e qesh në shoqërinë tonë, me implikimet e kompleksitetit dhe fuqinë e arrogancës së dhunës mashkullore, të pabarazisë sociale, të varfërisë e injorancës, - të heshtjes qytetare, të asaj heshtje që ka fytyrën e mjerimit përbindësh e vrasës, heshtje që nuk e mbrojti Aishen-fëmijë nga duart e epshorit pervers,-por e coi në masakrimin fizik të saj. Heshtje që ka dramën e saj por që nuk do t’ia dijë askush! Më pas krime të tilla kthehen në diskutime të shpjegimeve psikollogjike të krimit, duke përfshirë një rishikim të marrëdhënieve ndërmjet personalitetit, intelektit, sëmundjes mendore dhe sjelljes së dhunëshme. Zgjedhje racionale e teori rutinë këto, për shkakun e integrimit të krimit, që bëhen jo vetëm material për gazetat, analistët, shoqatat jo qeveritare, drejtësinë e politikën, etj., etj.,-por dalin në konkluzionin se të gjitha veprimet e njeriut-duke përfshirë edhe dhunën, vrasjen, masakrimin, injorancën, pedo-

filinë, perversitetin-janë produkte racionale të vendimarrjes në nivel individual. Pra, merren disa ditë me të, si ajo cudia më e madhe që zgjat tre ditë dhe përsëri;HESHTJE!!! Shoqëria para se të intendifikojë shkakun e dhunës dhe shkaqet e kriminalitetit, duhet të thyejë heshtjen, që të jetë më mirë e në gjendje për të parandaluar dhunën që në fillesën e saj, ose të paktën të jetë në pozicionin për ta ndëshkuar atë, me identifikimin e autorëve të dhunëshëm, trajtimin e rehabilitimin e tyre nëpërmjet disiplinave akademike, duke përfshirë antropologji, biologji, kriminologji, psikiatri, punë sociale, dhe sociologji –teori të vecanta këto, që shpjegojnë më së miri fillimin dhe insistimin e sjelljeve të dhunëshme. Në anën tjetër të spektrit të dhunës e krimit qëndrojnë “krenare” variablat si varfëria, pabarazia sociale, dhuna fizike, sociale e morale, diskriminimi dhe inferioriteti maskilist, injoranca dhe mosarësimimi, papunësia, imoraliteti etj. Sot në përqindjen më të madhe kemi një rini të papunë,- kemi një rini pa të ardhme.Edhe ajo rini që është arësimuar nuk ka ku të punojë, ndërsa vajzat e reja adoleshente dhunohen cdo ditë e orë, për mishin e tyre të njomë e të bardhë nga epshi hamëshor i elitës së të kamurve, të zengjinëve pedofilë e perversë në moshë madhore, që për një unazë, për një fustan në mbrëmjen e maturës apo një nënë e re e divorcuar për një pjatë gjellë e bukë në tavolinë për ëngjëjt e saj, mbyllin sytë shkojnë në shtrat për një orë apo natë me ta, e më pas i vrasin i copëtojnë,-masakrojnë! A nuk mund të konsiderohen këto si shpjegimi i zanafillës të sjelljeve të dhunëshme? Shoqëria hesht para këtij realiteti të dhimbshëm, mjeran e të trishtë! Qeveria në vend që të merret me politikat sociale-ekonomike, të hapë vende pune (se kombinatet dhe fabrikat që i punësonte vajzat dikur u prishën, u shkatërruan e u vodhën), për të punësuar rininë, ia ka deleguar të bërit politikë shoqërisë, inteligjencës, popullit, pra kanë ndërruar rolet; -Qeveria dhe klasa politike merret me bisnes, “shtypin” milionat e lekëve në xhepat e tyre, pasurojnë veten dhe familjet e tyre,shfryjnë epshet me viagra e “blue pills”, që u irritojnë hormonet, -ndërsa populli i papunë merret me politikë! Kjo lloj dhune rrit probabilitetin e dhunës sociale! Ka akoma të tjerë që thonë se burimi i dhunës qëndron në dinamikën familjare, në karakteristikat e lagjes ku jeton apo të miqësisë me njerës të karaktereve të ndryshme, hipoteza dhe gjetjet empirike këto, që shënojnë studimin e krimit dhe dhunës. Por mos harroni se fytyra e dhunëshme e shoqërisë, c’organizimi i komunitetit, privimi ekonomik, pabarazia sociale, imoraliteti dhe

ndikimi i tendosjes së krimit, janë fokusi i parimeve të fytyrës së shtetit, kontrollit social në nivel individual e shoqëror, që vërtet sot për sot, është shumë vështirë për të negociuar me rishikimin e rrënjëve të dhunës e shkakut të krimit. Sepse idetë dhe gjuha e urrejtjes që del nga implikimet e mëdha të klasës politike e shtetërore ndikojnë pafundësisht në rritjen e fushveprimit të dhunës fizike, sociale e ekonomike, nxitin heshtjen në përkufizimin e krimit e perspektivave kritike të rolit në marrëdhëniet e shtetit me shoqërinë si vazhdimin e kësaj dhune në jetën e përditëshme. Rrethana të tilla si varfëria, mungesa e përkrahjes familjare dhe e shoqërisë që i rrethon, shkaktojnë një dhunë të drejtëpërdrejtë. Faktorët e rrezikut të dhunës sikundër; mungesa e shpresës dhe ndjeshmërisë, vetëvlerësim i ulët, mungesa e dukshme e mjeteve për të jetuar, varfëria, impulsiviteti, pabarazitë e padrejtësitë sociale, që përfshijnë të rinjtë dhe e cojnë drejt dhunës e krimit.Për të ndryshuar këtë situatë dhe për të krijuar shpresë të qëndrushme dhe mundësi për gratë e vajzat, të rinjtë e të rejat, shoqëria duhet të besojë në një qasje gjithpërfshirëse dhe të harmonizuar. Pra, të gjithë së bashku si shoqëri të thyejmë heshtjen, të sigurojmë një kontekst social me strategjinë e fuqizimit në kuadër për të gjitha aktivitetet në komunitet, në shkollat e qendra të ndryshme sociale për edukimin e brezit të ardhshëm, rinisë, mbi modelet e reja të arritjeve, sigurimin e fuqisë punëtore dhe arësimore, të gjitha këto kolektivisht të vlerësohen në mënyrë për të ofruar mbrojtjen me të prekëshme e të mundëshme në parandalimin e dhunës. Prevelenca e vazhdueshme e dhunës kundër gruas është dëshmi e faktit se shoqëria jo vetëm duhet të thyejë heshtjen, por është domosdoshmëri e angazhmit të klasës poltike, shoqërisë civile, kastës qytetare e intelektuale. Dhuna kundër grave nuk është as e pandryshueshme as e pashmangëshme, mund të reduktohet me vullnet politik, social qytetar, intelektual, dhe burimet e nevojëshme. Shoqëria të mos heshtë, por të identifikojë mënyrat për të mbyllur hendekun e kësaj heshtje e plage, mes detyrimeve morale, sociale, shtetërore, të drejtës për të qënë të lirë në një botë të lirë, ta sjellë në vëmendjen e publikut, të shoqatave të grave (jo qeveritare). Shteti të marrë përgjegjësitë e veta sipas normave dhe standarteve, me instrumentet politike të zbatimit, sensibilizimit dhe përpjekjet për të crrënjosur dhunën kundër grave dhe krimin, duke e bërë prioritet kryesor e të rëndësishëm në nivel kombëtar. Me heshtjen e shoqërisë nxitet dhuna. Thyeni Heshtjen, t’i themi; NDAL DHUNËS!


8 Nr. 32 - GUSHT 2013

Nëntoger Mentor Ibrahimi diplomoi në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëntoger Mentor Ibrahimi, më pare kadet i FSK-së, ka diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhursit të Mbretërisë së Bashkuar (MB), pas një shkollimi një vjeçar në këtë Akademi, nga 12 prilli i vitit të kaluar deri me 12 prill të këtij viti. Nëntoger Ibrahimi, për rezultate të dalluara ka fituar edhe çmimin “The Bahrain Communication & Behavioral Science”. Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë një delegacion në përbërje; gjeneral major Zymer Halimi,

drejtor i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë e FSK-së, ambasadori i Republikës së Kosovës në MB, Lirim Graiçevci, këshilltari i komandantit të FSK-së, nënkolonel Smallwood si edhe ish-këshilltari i komandantit të FSKsë, kolonel Kevin Oliver. Nëntoger Mentor Ibrahimi është oficeri i gjashtë nga radhët e FSK-së që ka mbaruar këtë Akademi, përderisa të njëjtën e kanë përfunduar më parë edhe toger Kadri Berisha, toger Liridon Poroshtica; toger Jaser Mulla, toger Faton Bekteshi, nëntoger Arianit Bllaca, ndërsa në muajin gusht të këtij

viti pritet të diplomojnë dy nëntogerë; Manushaqe Nura dhe Mimoza Budeci, përderisa nëntoger Albert Asllani do të filloj studimet në muajin maj, me të njëjtin program. Financimin e oficerëve që vijojnë Akademinë Mbretërore Ushtarake e mbulon Mbretëria e Bashkuar duke ndarë 100.000 euro për një student të vetëm (shpenzimet e studimit, aq sa kushton shkollimi në Sandhurst). Nëntoger Ibrahimi, aktualisht është i sistemuar komandant Togu në Batalionin e Tretë të Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë, dhe se shkollimi

dhe përvoja e fituar janë adekuate për detyrën të cilën oficeri e kryen në njësi. Akademia Mbretërore Ushtarake (Sandhurst), ka një histori mbi dy shekullore të formimit të oficerëve të Ushtërisë Mbretërore Britanike. Sandhurst, është krijuar për të trajnuar Oficer për të shërbyer në lëmin e Artilerisë, Inxhinierisë si dhe në lëmin e komunikimit në Ushtrinë Mbretërore Britanike, por, sot Sandhurst është një qendër e zhvillimit të lidershipit ushtarak, jo vetëm për Ushtrinë Britanike por për të gjitha ushtritë e shteteve të ndryshme në gjithë botën.


9 Nr. 32 - GUSHT 2013

Nga Nicholas Cannon Ambasadorit britanik Është një kënaqësi e madhe për mua të jem i pranishëm në hapjen e këtyre zyrave të reja mbresëlënëse të Glaxo Smith Kline. Glaxo Smith Kline është një nga tregimet e suksesit të biznesit të Britanisë. Ajo është tani kompania e katërt më e madhe farmaceutike në botë në aspektin e shitjes, dhe një nga dhjetë kompanitë kryesore, në drejtim të kapitalit, të listuara në bursën e Londrës. Ajo punëson gati njëqind mijë punonjës në botë, me më shumë se dymbëdhjetë mijë që punojnë në kërkim dhe zhvillim. Markat e saj përfshijnë disa, si “ Pluhurat Beechams “, që kanë qenë të njohur mirë në Britani për më shumë se një shekull, dhe të tjera që reflektojnë kërkimet më moderne farmaceutike. Glaxo Smith Kline është e njohur për qëndrimin e saj parimor ndaj përgjegjësisë korporative sociale, në veçanti nëpërmjet zhvillimit të barnave me kosto të ulët që synojnë reduktimin e malaries dhe dhurimin e ilaçeve kundër sëmundjes tropikale filiarisis. Kompania reflekton forcen tradicionale britanike në fushat e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, dhe vlerat tona të biznesit të ndershëm dhe transparent. Është e njohur mirë se në çdo vend industria farmaceutike vepron në një ambient veçanërisht të vështirë shkencor, ligjor, rregullator dhe financiar. Shëndetësia është një zonë veçanërisht e ndjeshme për publikun, dhe mbulimi mediatik i industrisë nuk është gjithmonë i drejtë. Ekziston një ekuilibër delikat midis, nga njëra anë, sigurimit te ilaçeve të efektshme dhe të lira për publikun, dhe nga ana tjetër, një fitimi të drejtë për investitorët për të justifikuar shpenzimet e mëdha të hulumtimeve farmaceutike dhe riskun e lartë. Nga ana e tyre, autoritetet rregullatore duhet të sigurojnë një ambient të drejtë, objektiv dhe të parashikueshem ku kompanitë farmaceutike mund të punojnë. Profesioni mjekësor gjithashtu ka një përgjegjësi për të rekomanduar ilaçe me mençuri, brenda udhëzimeve më të mira mjekësore, dhe për të siguruar që furnizimi i barnave është i kontrolluar në interesin më të mirë të pacientëve dhe taksapaguesit. Prania e Dr. Kosovës, Ministri i ri i Shëndetë-

GLAXO SMITH KLINE ËSHTË NJË NGA TREGIMET E SUKSESIT TË BIZNESIT TË BRITANISË sisë, më jep një mundësi për të lavdëruar përpjekjet e tij të palodhshme dhe lidershipin e fortë qe ai po tregon për të luftuar keqadministrimin në sektorin publik shëndetësor. Në Shqipëri, Glaxo Smith Kline është zgjeruar nga fillimet modeste të vitit nentedhjete e dy, në një kompani të konsiderueshme sot, me njëzet e dy punonjës që mbulon aktivitete të shumta që nga importimi dhe shitja e një game të gjerë produktesh, në veçanti ilaçe me recetë dhe vaksina, mbështetje për edukimin mjekësor dhe konferenca, punë per mjedisin rregullator, dhe hetime mjekësore dhe studimin e epidemive. Kompania ka qenë ndihmë e madhe për Ambasadën time duke na informuar për sfidat me të cilat përballet biznesi britanik në Shqipëri dhe problemet në klimën

e biznesit. Unë shpresoj se ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi, në ndihmë të Glax Smith Kline në përfaqësimin e shqetësimeve te kompanisë tek qeveria shqiptare, ndërkohe që Shqipëria vazhdon të harmonizojë legjislacionin e saj dhe procedurat me ato të Bashkimit Evropian. Qeveria në Londër, të cilën unë e përfaqësoj këtu në Shqipëri, është e angazhuar fuqimisht në zgjerimin e tregtisë britanike dhe investimeve jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Kështu që unë jam veçanërisht i kënaqur me suksesin e Glaxo Smith Kline në tregun shqiptar. Ky është një treg i vogël, por me potencial rritje të konsiderueshme. Unë shpresoj se shumë kompani të tjera britanike do të mësojnë nga Glaxo Smith Kline dhe të frymëzuar nga suksesi i saj do të hyjnë në tregun Shqiptar.


10 Nr. 32 - GUSHT 2013


11 Nr. 32 - GUSHT 2013

Nga Mihal Gjergji

Vijon nga numrin e kaluar Por, po ti referohemi rezistencës së pandërprerë antiosmane të organizuar në mënyrë jo rastësore, përgjithësisht nga popujt e Ballkanit dhe veçanërisht nga shqiptarët, do kuptojmë se shtysat e saj janë të brendëshme, është pikërisht shqiptarizmi filli i ndritshëm dhe i dukshëm që i ka bashkuar, është ndërgjegjia ajo që ka prodhuar këtë qëndresë solide përballë faktorit shtypës dhe imponues të Perandorisë Osmane. “Shqipëria nuk u mposht kurrë për sa kohë jetoi Skënderbeu...Mbrojtësi i krishtërimit vdiq; s’kish kush t’ia zinte vendin e t’i mbante të bashkuara fiset. Osmanët përparuan me shpejtësi. U rrëmbyen venedikasve qytetet e bregdetit njërin pas tjetrit dhe pushtuan Shkodrën pas dy rrethimesh të ashpra... Qysh prej asaj kohe, historia e Ballkanit është historia e kalbëzimit të Turqisë dhe e rilindjes së popujve të pushtuar”. Aparatin perceptues të zhvillimeve të pritshme dhe laboratorin e analizave të realiteteve të prekshme, fuqitë evropiane e kanë të lakmueshëm për nga lartësia, por të ndryshëm nga njëri tjetri. Britanikët japin gjykime të ftohta e korrekte, sikurse edhe hapat e tyre në fushën e diplomacisë, politikës dhe shërbimeve sekrete, janë tepër të studiuara, të kujdesshme dhe gjithmonë në funksion të interesave të Mbretërisë. Sipas Ibrahim Manzur Efendi, Ali Pasha kishte preferencë të veçantë për kombin dhe gjuhën angleze. Këtë e kishte konstatuar kur Veziri i kishte kërkuar francezit të shkruante pikërisht në gjuhën angleze gjithçka që mund të thuhej për qytetin e Pargës, ndërkohë që Ibrahimi nuk mund të shkruante mirë në këtë gjuhë. “Duhet mësuar vazhdimisht, më tha Aliu. Është mirë që njeriu të njohë gjuhën e armiqve e të fqinjve të tij...francezët janë budallenj, por janë më të sinqertët dhe më trima se evropianët e tjerë...por ai qafiri, Pukëvili, nuk është francez i mirë. Ai do grekët. Kur të

Shqipëria në arkivat e kancelarive europiane

Ali Pashë Tepelena mes Londrës dhe Kostandinopojës

marrë vesh se unë jam bërë zot i Pargës, besoj se do të vdes nga marazi...Pukëvili është një idiot që ka shumë inisiativë dhe shpeshherë ka bërë atë që mendoja unë”(Ibrahim Manzur Efendi:”Kujtime për Ali Pashën”, Tiranë 2003, f 127). Në veprën “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”, përmes dokumentacionit të njohur për herë të parë nga lexuesi, besoj jo vetëm shqiptar, mësojmë fakte mjaft intriguese për kohën, synimet e britanikëve ndaj Ali Pashës, synimet e vërteta të Rusisë ndaj pashallëkut të Janinës, këmbënguljen dhe synimet e francezëve në qëndrimet e

vazhdueshme destabilizuese të Pashallëkut dhe përpjekjet e parreshtura të tyre për denigrimin e figurës së Vezirit të Janinës, mësojmë se kush e impononte prishjen apo ndërprerjen e marrëdhënieve mes Ali Pashës dhe fuqive evropiane, pra sa përgjegjës dhe objektiv ishte Ali Pasha në veprimet e tij diplomatike, etj. “…A kanë përgjegjësi këto fuqi europiane, të paktën në kujtesën historike, për shpërfilljen, braktisjen dhe fatin e vonuar në robëri të shqiptarëve? Kur dhe për ç’arsye u shfaq tek ato interesi për Ballkanin perëndimor dhe kur përfundoi ky interes poli-

tik apo ushtarak, ku si rrjedhim ngjau braktisja e këtyre popujve, liderëve dhe ëndrrave të tyre për mëvetësi dhe indipedencë?(I.Koçollari: “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”, Tiranë 2013, f 65). Martin Lik, s’është as i pari dhe as i fundit zyrtar britanik që kontakton apo detyrohet të hartojë korespodencë diplomatike me Pashain tepelenas. Thuajse në mënyrë intensive jo vetëm korespondencë, por sytë dhe vëmëndjen te Veziri i Janinës e kanë mbajtur edhe përfaqësues të tjerë të lartë të Mbretërisë Angleze, si Xhorxh Kaning, Xhon Morier, Lordi Nelson, Artur Paget,

Robert Adair, Aleksandër Boll, Hudson Lowe, Thomas Maitland, Uilliam Bentinck, etj. Vlen të përmëndet fakti se qëndrimet dhe veprimet e Ali Pashës i ndiqte me interes të veçantë edhe Mbreti i Anglisë, i cili jepte sygjerimet e tij lidhur me hapat që duhet të ndërmerrnin të dërguarit e tij. “Në raportet dhe mesazhet e misionarëve britanikë, evidentohen premtimet e pambajtura të vetë qeverrisë britanike ndaj Pashait, në raport me korrektësinë, sakrificat e këtij njeriu, i cili parashikohej se do të kishte pasoja të rënda për aleancat dhe mbështetjen e dhënë Anglisë pa miratimin e Portës së lartë dhe në kundërshtim me interesat politike të Perandorisë” ”(I.Koçollari: “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”, Tiranë 2013, f 457). Mes këtij dokumentacioni mësojmë edhe dy fakte interesante: është dokumetuar rasti kur Ali Pasha ka ndërmjetësuar dhe ka bindur Portën e Lartë për vazhdimin e bisedimeve mes kësaj të fundit dhe Qeverrisë Britanike, për rinovimin e marrëveshjes së paqes, sikurse edhe faktin tjetër: Ali Pasha ka luajtur rol vendimtar në shkatërrimin e grupimit të Mustafa Bajraktarit, me lidhje të fuqishme dhe inflyencë në Portën e Lartë. Në veprën “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”, me mjaft interes është dokumentimi i një refleksioni personal të Vezirit të Janinës, i shkruar në gjuhën italiane. “Që në vështrimin e parë ai të afron idenë e qartë se ky Guverrnator-Pasha kishte ngritur në Pashallëkun, apo shtetin e tij, institucione të profilizuara dhe të qëndrueshme: kabinetin, sekretarët,(ministrat), por kishte edhe një protokoll të formatuar mjaft mirë. Me këtë evidencë tepër korrekte, si produkt i këtij protokolli të admirueshëm, mund të rrëzohen të gjitha pretendimet keqdashëse për diletantizmin dhe primitivitetin lindor në administratën dhe administrimin e Pashallëkut.” ”(I.Koçollari: “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”, Tiranë 2013, f 411). Vijon numrin e ardhshëm


12 Nr. 32 - GUSHT 2013

Hashim Thaçi kandidat për çmimin Nobel? E përditshmja amerikane The New York Times, në botimin e sotëm ka përmendur emrin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, si kandidat të mundshëm për çmimin Nobel. Gazeta më tej thotë se nga Brukseli dhe Washingtoni sot ai konsiderohet një Gerry Adams i Ballkanit që po e çon vendin drejt. “New York Times”, sjell portretin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si një ish luftëtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që aspiron trashëgiminë e burrështetasit. ”Kam luftuar në anën e drejtë të historisë për çlirimin e popullit tim nga tirania kundër një armiku të pamëshirshëm që bënte përpjekje për kryerjen e një gjenocidi masiv”, citohet të ketë thënë Thaçi për të përditshmen njujorkeze. Gazeta më tej shkruan se ”kur Thaçi drejtoi luftën e përgjakshme guerile nga malet e vendit të tij të varfër, ai ishte aq i aftë t’i shmangej kapjes nga armiku, sa bashkëluftëtarët filluan ta thërrisnin

Thaçi e Daçiç diskutojnë zbatimin e marrëveshjes Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, biseduan në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes për normalzimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që është kush për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane. Të dy kryemnistrat qenë dakorduar më 19 prill për një marrëveshje që siguron më shumë autonomi për serbët në komunat veriore të Kosovës, ndërsa më 22 maj hartuan një plan për zbatimin e saj. Por, deri tash, grupet punuese të të dyja palëve dështuan të merren vesh për hollësitë e zbatimit të mar-

rëveshjes dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, që është ndërmjetësuese e bisedimeve, ftoi kryeministrat për një takim të ri. Të premten zonja Ashton dhe komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule pritet të njoftojnë me një letër vendet anëtare të BE-së për masat e ndërmarra në funksion të zbatimit të marrëveshjes. Më 27 dhe 28 qershor, udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian do të mund të vendosin nëse Serbia do të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim, ndërsa

Kosova atë të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian. Zbatimi i marrëveshjes përfshinë disa elemente themelore siç janë, rregullimi i kuadrit ligjor të të dyja palëve, rrugët e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, çështjet e policisë e gjyqësisë dhe zgjedhjet për pushtetin lokal. Sipas planit tërë marrëveshja duhet të zbatohet brenda gjashtë muajve të ardhshëm, ndërsa një pjesë e veprimeve fillestare është dashur të përfundojnë gati tri javë më parë.

Gjarpër”. Falë marrëveshjes së arritur në muajin maj me Serbinë, nga Evropa dhe SHBA-ja Thaçi përshkruhet si personifikim i triumfit të paqes dhe pajtimit, ndaj luftërave të viteve të ’90-ta në Ballkan. Ai vetë ndërkaq, pohon se, dëshiron të mbahet mend si burrështetas... Shkrimi nuk e kursen Thaçin edhe nga përmendja e raportit të Këshillit të Evropës ku ai akuzohet për udhëheqje të grupit që tregtonte armë, heroinë dhe organe të njerëzve gjatë kohës së luftës (pra raporti famëkeq i Dick Marty-të) akuza të cilat ai dhe qeveria e tij kanë quajtur ‘të neveritshme,’ shkruan gazeta. “Diçka e tillë kurrë nuk ka ndodhur dhe nuk kemi asgjë për të fshehur”, deklaron Thaçi, i cili nënvizon se i beson ‘të vërtetës dhe drejtësisë”. Gazeta në këtë portret të gjatë shkruan edhe për prejardhjen e tij nga Drenica dhe familjen shumë anëtarëshe me traditë luftarake kundër regjimeve shtypëse në Kosovë


13 Nr. 32 - GUSHT 2013

Modeli “MotherTereza-Albanian Union”

Tre gjëra mund të veçoja nga takimi festiv i fundvitit të organizuar nga shoqata “Mother Tereza-Albanian Union” që drejtohet nga një grup intelektualësh, biznesmenësh dhe aktivistësh me kryetare Zamira Ruspin, mjeke e palodhur e Qendrës Shëndetësore në zonën e Brentit. Të tre gjërat

janë me traditën shqiptare. E para ishte respekti dhe mikpritja, e dyta vallet dhe kostumet, sjellja dhe gjuha e bukur shqipe në të gjithë moshat, dhe e fundit por jo e listës së fundit se kishte me dhjetrë të tjera, ishte gatesa tradicionale, ushqimet e gatuara nga amvisat e mrekullueshme shqiptare të kësaj

shoqate. Një prani model, që nga drejtuesit e shoqatës, aktivistët, intelektualët e të gjitha zonave, drejtuesve të shoqatave, Drejtuesve të Forumit, medias dhe gazetave të tjera, pra një arsye më shumë në një aktivitet të përsosur. U ndanë certifikata dhe diploma, në

mjaft fusha dhe për mjaft aktivistë e të talentuar. E gjitha fliste përsosur dhe mrekullueshëm. U lumtë të gjithëve. Vallja, kënga dhe grupi që interpretoi, këngëtarët dhe salla e plotë në Newman College ishin kryefjala e radhës, vetë urimi që thotë qartë dhe bukur: Urime e urime!


14 Nr. 32 - GUSHT 2013

Kujtime

Genc Leka, shoku i fëmijërisë Nga Astrit Bishqemi

1

Plot 36 vjet më pare, në një natë të tillë, Diktatura vuri para skuadrës së pushkatimit dy poetë, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin… Zjarr! Dhe këngët e pakënduara u drodhën e mbetën!... Artikuj e libra u shkruan për dy poetët tanë. Të tjerë e të tjerë do të shkruhen… Lexoj në njërin prej tyre biografinë: …Genc Leka u lind më 23 mars 1941 në Bërzeshtë… I ati, Bardhoja, qe kryellogaritar në seksionin e tregtisë në Librazhd. Familjen nuk e shkulte nga Bërzeshta. Më 1950 u arratis në Jugosllavi…. Genci shkollën fillore dhe atë shtatëvjeçare i kreu në fshat… Në vitet 1957-61 ndoqi shkollën pedagogjike të Elbasanit dhe pastaj e emëruan mësues në Zdrajsh, në krahinën e Çermenikës… Vë gishtin në tamthe e humbas në mendime… Janë mbresa e kujtime që më gëlojnë prej kohësh në kokë dhe kërkojnë të marrin udhë. Vilsonin nuk e pata njohur, Gencin po. Me të kam qenë shok fëmijërie në qytetin e vogël të Librazhdit…

2

…Im atë telegrafist, punonjës i PTT-s Elbasan, në vitet ’40 qe dërguar nëpunës në trevat shqiptare që 1913-a ua dha Serbisë e Maqedonisë. Punoi drejtor i PTT-s në Tetovë disa vjet. Më tej u kthye këtej kufirit, përgjegjës në PTT-n e Qukësit, që në atë kohë ishte qendër administrative e zonës. Kur e la Qukësin dhe e emëruan drejtor në PTTn e Librazhdit, tërhoqi aty edhe familjen nga Elbasani. Kësisoj, edhe unë një pjesë të fëmijërisë i kalova në qytetin e vogël buzë Shkumbinit. Librazhdi… Një qytet kodrinor me qendër kryqëzimin e tri rrugëve automobilistike që të çonin në Pogradec, në Elbasan e në Peshkopi. Një qytet që gjallërohej vetëm rreth orës 11 paradite, kur vinin tri satat (autobusat e shoqërisë italiane SATA) nga Korça tranzit për në Elbasan, si dhe rreth orës 3 pasdite, kur ato ktheheshin për në Korçë. Ndalonin aty, te Kafja e Popës me tendë rrushi përpara, dhe udhëtarët zbrisnin një çast e pushonin. Ishin vitet e para të Pasçlirimit. Li-

brazhdi nuk kishte as ujë të pishëm. Verës, buzëmbrëmjeve, bëhej një varg i gjatë njerëzish, sidomos me gra e fëmijë, të cilët me enë në duar, ca shkonin e ca vinin; mbushnin ujë të ftohtë përtej lumit të dobësuar, në burimin pranë shtëpive të fisit Çota. Në ato vite mbaj mend që u ndërtua ujësjellësi i parë i qytetit. Hapën kanalin më tepër me punë vullnetare dhe shtruan në të qyngje hekuri me diametër rreth 20-30 centimetra. Sollën ujin në mes të qytetit, pranë vilës së bukur dykatshe të Kozajve. Në kujtesë më nëpërmenden edhe mbrëmjet e ngrohta kur të rinjtë dhe burrat e qytetit shkonin te përroi i Shejes, të cilin netëve e rrihte peshku dhe sajonin hurdha e prita me gurë e zaje për të gjuajtur. (Në sezonin e shumimit peshqit udhëtonin në tufa nga lumi i Shkumbinit përpjetë rrjedhës për të vendosur vezët e tyre). Ishin vitet kur ura e vjetër prej druri, e mplakur dhe e shkatërruar nga Lufta do t’ia linte vendin asaj prej betoni. Ishin vitet kur me tamtame vendosej i ashtuquajturi Pushtet Popullor. Për administratën e tij qe caktuar ndërtesa e madhe me tërë ato shkallë guri. Për ta larë e pastruar atë u thirrën në punë vullnetare gratë e qytetit. Nga ai aksion ruaj ende një foto ku kam dalë me ato gra, pranë mamasë sime, edhe unë 3-4 vjeçari me gjymçe në dorë… Asaj kohe qyteti i Librazhdit kishte vetëm disa ndërtesa kryesore: Spitali, Posta, Policia, Shkolla… Shkolla jonë, e tipit italian a jugosllav siç duket, ngritur vetëm me binarë druri, brenda e jashtë me parete prej kartoni të fortë, të presuar. Në atë ndërtesë përrallore kreva edhe unë dy-tri klasët e para të fillores. Aty u njoha edhe me Gencin. Pasditet i kalonim bashkë. Se, më tepër se shkolla, na miqësoi fqinjësia e familjeve tona… Ato për njëfarë kohe banonin në të njëjtën ndërtesë, e cila ndodhej pranë Shkumbinit dhe Urës së re që po ndërtohej, ndanë xhadesë që të çonte për në Elbasan. Më kujtohen si nëpër mjegull nëna e Gencit, nënë Gjiska, si dhe dy motrat e tij – Manushaqja dhe Rekoja. Në dhomën ngjitur qe strehuar familja jonë dhe, në anën tjetër, familja e Met Ishes ose Met Hasës, një burri trupmadh e me një deng mustaqe, i cili më shumë rrinte xurxull sesa i kthjellët. Kishte dy çuna: Bujarin e Xhafën. Por unë më tepër lozja me Gencin dhe herë-herë na shoqëronin edhe vajzat: ime motër dhe Manushaqja. Genci, një djalë në fytyrën e të cilit të binin menjëherë në sy buzët e fryra

mishtore, ishte nja dy vjet më i madh se unë 1). Mbaj mend që njëherë – duhet të ketë qenë viti ’49 - ai më nxiti: “Eja të shkojmë te babi im! Sot është ditë rrogash…”. Iu ngjitëm shkallëve të gurta dhe hymë në korridorin e gjatë të ndërtesës së Komitetit Ekzekutiv, ku punonte i ati i Gencit, Bardhoja. U futëm në zyrën e tij. Burri i bëshëm na priti ëmbël duke na përkëdhelur kryet dhe, tek na përcolli, na dha të dyve nga një kartëmonedhë kuqaloshe dhjetëlekshe, të hekurosur e fringo të re, që kërciste kërc-fërc po ta përthyeje. Me to në duar fluturuam tatëpjetë shkallëve dhe vrapin e mbajtëm te Fusha e Rinisë. Ishte ditë pazari (e enjte, siç duket) dhe aty kishin zbritur fshatarët e trevave përreth me prodhimet e tyre. Ata nuk e njihnin atë kartëmonedhë të sapohedhur në qarkullim dhe na kthenin prapë. Por u gjend edhe një që na besoi (apo që i pëlqeu paraja e re) dhe, në këmbim, na i mbushi duart me rrush rezaki, kokërrmadh e kokërrfortë, ngjyrë të kuqërremtë, të cilët i hëngrëm duke fërkuar barkun nga kënaqësia… Kësisoj, më duket se po saktësoj bindshëm këtu edhe ndonjë vit ose ndonjë të dhënë tjetër të biografisë së Genc Lekës. Në të thuhet se Bardhoja nuk e shkulte familjen e tij nga Bërzeshta dhe Genci shkollën 7-vjeçare e kreu në fshatin e lindjes. Kjo nuk është plotësisht e saktë. Bardhoja e pati “shkulur” familjen e tij nga fshati dhe Genci në fillim disa klasë të fillores i kreu në Librazhd. Vetëm pasi iu arratis i ati (viti 1950, mesa marr vesh tani) familja e tij duhet të jetë sikterisur nga qyteti i vogël i Librazhdit… Në verën e vitit 1953 im atë ngarkoi laçkë e plaçkë në karrocerinë e një “Skode” dhe, së bashku me familjen, u kthyem rishtazi në vendlindje, në Elbasan…

3

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, në verën e 1964-s, pasi mbarova Institutin Pedagogjik të Shkodrës në degën matematikë-fizikë, mua Ministria e Arsimit më emëroi në rrethin e Librazhdit. Aty më degdisën në zonën e thellë malore të Çermenikës, drejtor në shkollën e qendrës. Ndërtesa e saj ishte në lagjen Gurrë-Gegë, një ngrehinë solide me mur guri që nga koha e Zogut dhe e Italisë. Në të djathtë të saj ndodhej një burim ujëftohtë, përballë një lëndinë e bukur e blertë dhe një pyll i vogël me drurë të lartë e të moçëm dushku. Prapa, jo shumë larg shkollës ndodhej një liqen karstik… Kjo shkollë thithte fëmijët e fshatrave

Orenjë, Floq e Zdrajsh. Aty ishte edhe qendra e lokalitetit dhe Posta e Policisë. Në vitin shkollor 1964-65, kur shërbeva unë si drejtor i saj, qendër e lokalitetit ishte bërë Zdrajshi, por Posta e Policisë e gjithë zonës ende qëndronte në GurrëGegë, jo shumë larg shkollës, në të majtë të saj, dhe ne arsimtarët kishin shoqëri me tre-katër policët që shërbenin aty. Me kohë mora vesh që në shkollën tonë më parë kishte qenë mësues edhe Genc Leka. Koleg me Hysen Sejdinin që buzëmbrëmjeve i binte kitarës me jone të ëmbla dhe Genci i kushtoi “Sonetin e kujtimit”; koleg me mësuesin Ryzhdi Çiftja, të cilit gjithashtu i pëlqente të shkruante dhe, sa shihte ndonjë vjershë të Gencit në gazetën “Letrari i Ri” në korridor të shkollës, nxitonte të krijonte e të afishonte diçka tjetër me të njëjtën temë për ta konkuruar. (Pra, edhe një saktësim tjetër në biografinë e Gencit: pasi mbaroi shkollën e mesme në Elbasan, ai u emërua mësues në Orenjë e jo në Zdrajash, siç përmendet gjithëhera për të). Nuk di sesa shërbeu Genci aty, një apo dy vjet, por kur shkova unë, nuk e gjeta më; qe transferuar në shkollën e Zdrajshit. Kisha dëshirë të takohesha me shokun tim të fëmijërisë dhe rasti më erdhi. Një ditë, tek isha duke sajuar një radiogalenë në atë vend pa rrymë elektrike, - 16 mars i viti 1965 duhet të ketë qenë siç e llogaris tani 2), - më vjen përgjegjësi i Postës së Policisë dhe më thotë që të nisja një nxënës të rritur për në Zdrajsh. Të lajmëronte mësuesin elbasanas Emin Haxhiademi se i kishte vdekur i ati (Zona e Çermenikës vetëm një telefon kishte, atë të Postës së Policisë). I ati i Eminit ishte Ethem Haxhiademi… Për të kisha dëgjuar e mësuar se qe shkrimtar reaksionar, i burgosur që në vitin 1947. Lajmin e vdekjes së tij, të birit - Eminit, unë nuk ia dërgova me nxënës, por u nisa vetë për në Zdrajsh. Udhëtuam me nxënësin shoqërues gati dy orë derisa arritëm në shkollën e atij fshati. Ishte pasdite dhe mësimi kishte përfunduar. Takova mësues Eminin: - Më fal që po njihemi në kushte të tilla dhe që më duhet të të sjell një lajm të hidhur… Emini u zverdh nga ajo vdekje e papritur në burgun e Burrelit. Babait të tij 63-vjeçar edhe 6 muaj i kishin ngelur që të plotësonte vitet e dënimit… U nis qysh atë çast për në Elbasan. Ndërsa unë kërkova më tej shtëpinë ku qe strehuar mësuesi Genc Leka.


15 Nr. 32 - GUSHT 2013

S

hqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2. Ajo është e pozicionuar në pjesën jug perëndimore të gadishullit Ballkanit dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në veri- lindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë dhe në jug e jug-lindje me Greqinë. Në perëndim vendi laget nga ujërat e deteteve Adriatik dhe Jon. Shqipëria ndahet në katër zona fiziko - gjeografike (Alpet e Shqipërisë, Krahina Malore Qëndrore, Krahina Malore Jugore dhe Ultësira Perëndimore). Shqipëria është në përgjithësi vend malor. Malet dhe kodrat zenë 2/3 e sipërfaqes. Maja më e lartë e vendit është Korabi 2.763 m, në rrethin e Dibrës në veri - lindje të vendit. Ultësirat të cilat zënë 1/3 e sipërfaqes shtrihen përgjatë bregdetit Adriatik si dhe në zonën e Korçës në jug-lindje të vendit. Klima e Shqipërisë është tipike mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër relativisht të butë dhe të lagët. Në pjesët malore, në brendësi të vendit veçanërisht në veri, dimri është i ashpër dhe me borë, ndërsa vera është e freksët me temperaturë të këndshme. Lumenjtë kryesorë janë: Drini, Vjosa, Shkumbini, Semani, Mati, Buna. Prej tyre vetëm Buna, në rrjedhën e poshtme është i lundrueshëm. Më shumë se një e treta e Shqipërisë është e mbuluar nga pyje. Një e treta është kullotë dhe vetëm rreth një e pesta është e kultivuar. Shqipëria ka një pozicion mjaft të përshtatshëm gjeografik për zhvillimin e industrisë turistike me një akses mjaft të volitshëm ndaj tregjeve kryesore europiane, me një potencial klimaterik shumë të favorshëm, me një shtrirje të gjatë plazhesh ende të pastra, dhe me male të lartë dhe liqene të shumtë të mëdhenj apo të vegjël. Popullsia: 2,821,977 Kryeqyteti: Tirana (nga viti 1920). Ajo ka përafërsisht 700,000 banorë. Tirana është qendra e jetës ekonomike dhe kulturore të vendit. Monedha: Lekë Minoritetet: Grekë, Maqedonas, si dhe pakica Serbo-Malazezësh, Vllehësh dhe Romësh. Përbërja Fetare: Myslimanë, Ortodoks, Katolik, Bektashij. Gjuha zyrtare: Gjuha shqipe është një gjuhë indoevropiane dhe përfaqëson një degë të veçantë në familjen e gjuhëve indoevropiane. Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe që në shekullin e dytë te erës sonë. Emri “Shqipëri” zëvendësoi emrin e “vjetër “Arbëri” (ose Arbani) në fund të shekullit XVII, për shkak të kushteve të reja historike

TURIZMI DHE SHQIPERIA të krijuara në këtë periudhë. Ky emër kishte për qëllim ti jepte rëndësi lidhjes ndërmjet emrit të vendit dhe gjuhës, e cila në atë kohë quhej “Shqip”. Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës shqipe eshte “Formula e Pagezimit” i përket vitit 1462. Vepra e parë letrare “Meshari” (Gjon Buzuku) u botua më 1555, dhe që nga ajo kohë gjuha shqipe është zhvilluar në dy dialekte kryesore, veçanërisht gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare : “Gegërisht”, gjuha e folur në Veri të Shqipërisë, dhe “Toskërisht”, gjuha e folur në Jug të Shqipërisë. Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit më 1908. Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) përdoret gjithashtu në Kosovë, në popullsinë shqiptare në Maqedoni, Malin e Zi, në luginën e Preshevës në Serbinë jugore, në Epirin e Jugut nga Arvanitasit në Greqi, si dhe nga arbëreshët e Italisë në krahinat e Kalabrisë, Siçilisë dhe Molisës. Sistemi Politik: Shqipëria është Republikë Parlamentare me 140 deputetë, të cilët zgjidhen me votë të lirë, një herë në katër vjet me zgjedhje të përgjithshme. Pushtetet kryesore janë legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kushtetuta: Kushtetuta e re e Republikës së Shqiperisë është aprovuar me Referendum Popullor më 28 nëntor 1998. Flamuri: Flamuri kombëtar i Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë me dy kokë dhe me krahë të hapura, të vendosur në qendër të një sfondi të kuq. Ekonomia: Ekonomia shqiptare bazohet në sektorët e ndërtimit, shërbimeve, bujqësisë dhe transportit. Zhvillimi i turizmit në vitet e fundit po luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë. Shqipëria është duke u përpjekur me këmbëngulje të

tërheqë investimet e huaja dhe të promovojë investimin vendas. Bashkëpunimi i ngushtë me organizmat ndërkombëtare si p.sh: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, BERZH, etj, janë garancitë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Bujqësia Bujqësia më parë ishte në formë kolektive dhe ferma bujqësore, por nga viti 1992 pjesa më e madhe e tokës bujqësore u privatizua. Tregu bujqësor, që përbën më shumë se gjysmën e të ardhurave kombëtare të përgjithshme (GDP), po rritet edhe më shumë si rezultat i diversitetit të prodhimeve bujqësore. Burimet natyrore Shqipëria, për sipërfaqen e saj të vogël, ka pasuri minerare të dukshme, ku mund të përmendet kromi (për rezervat e të cilit ajo rradhitet në vendin e tretë në botë ), bakri hekuri, nikeli, qymyrguri, naftë gazi natyror, minerale jo metalore, etj. Turizmi shqiptar: Shqipëria për shkak të pozitës së saj gjeografike, klimës, bukurive natyrore dhe trashëgimisë së pasur historike e kulturore ofron një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së turizmit. Klima e butë dhe e favorshme bën që vendi të jetë destinacion turistik gjatë 12 muajve të vitit. Gjatë viteve të fundit turizmi shqiptar po jeton një ngritje të vazhdueshme duke u përqendruar në ofrimin e produkteve të ndryshme turistike si turizmi i “ diellit dhe detit”, “ turizmi kulturor” dhe “turizmi malor”. Turizmi bregdetar është kryesisht i zhvilluar në qytetet e Durrësit, Vlorës, Sarandës, Himarës, Shëngjinit etj si edhe rrethet Shkodër, Kavajë dhe Lushnjë. Gjatë stinës së verës më shumë se 200.000 turistë frekuentojnë ujërat e detit Adriatik të Durrësit dhe Vlorës, të cilat ofrojnë edhe shërbime hotelerie dhe qendra argëtimi të ndryshme. Durrësi është një destinacion interesant edhe për turizmin historik. Qyteti bukur i Sarandës është një qendër e rëndësishme turistike jo vetëm për plazhet por edhe për pasuritë e mëdha kulturore e historike. Saranda vizitohet nga shumë turistë ndërkombëtarë, një pjesë e mirë e të cilëve hyjnë nga ishulli grek i Korfuzit. Turizmi malor është i përqendruar kryesisht në pjesën Jug- Lindore dhe Veriore të Shqipërisë. Fshati i Voskopojës ndodhet 21 km larg qytetit të Korçës, me ajër të pastër dhe ujë kurativ. Pika të tjera janë Alpet e Shqipërisë në veri të vendit (Thethi, Vermoshi, Valbona etj).


16 Nr. 32 - GUSHT 2013

Nga Tahsin Xh. Demiraj

Vijon nga numri i kaluar Madje disa pseudoletrarë, amatorë, ishin porositur e përgatitur të diskutonin me letër si Koli Ll., Mihal N., i famshmi Themi Ndreka i cili i shkruante letra Enverit, gati çdo javë. Por tamam këtij ia ngatërroi fletët e diskutimit humoristi i talentuar Gori Prifti. Themiu u ngatërrua keq e u bë qesharak, aq qesharak sa përkrahësit e poetit në sallë, u shqyen gazit… Sekretari i parë pa nga shkrimtari Kongo G. Të cilin e kishte në krah. U duk sikur po i thoshte: Kështu i paske përgatitur militantët e Partisë ti...? Shkrimtari atëherë, u bë baltë në fytyrë. Mirë de mirë! Po ai Faslli Haliti është këtu...? pyeti sallën Sekretari. Këtu jam, tha Faslliu dhe u ngrit në këmbë disi i qetë. Pa na fol për atë krijimtarizezën tënde, i tha sekretari poetit. Faslliu dukej sikur po i ngarkonin dy kuintalë peshë mbi supe. Pa na thuaj një çikë, i tha prerë sekretari, ç’të shtyu ty, të shkruash poezi të tilla katran me bojë, si këto : Njeriu me kobure, Zhurmë, Djali i sekretarit, Njeriu i zi, Çifligu, Thyerje… Pa na thuaj këtu, ç’ke dashur të thuash me to; sidomos me poezinë Çifligu, çifligjet ua mori reforma agrare çifligarëve. Ç’na përrallis ti, apo do që t’u kthehen prapë atyre...? Po me ato vargjet yrnekë: Rroftë dielli President i plazhit e, ku di unë… Kush të shtyu të shkruash poemën katran me bojë Dielli dhe rrëkerat, Tirana? Tirana e gjithë jo, xhanëm, se në Tiranë jeton e punon edhe shoku Enver, po e kam fjalën se kush të shtyu nga ata rrufjanët politikë, për të cilët flet shoku Enver në fjalimin e tij historik, mbajtur në Presidiumin e Kuvendit Popullor…? Të gjithë hapën sytë të habitur… Sekretari i parë u marrka edhe me leximin e poezive...?! A ka kohë ai të merret edhe me poezi...? Çudi si i ditka të gjitha…? Ia ka shkruar ai që ka në krah. Nuk e sheh sekretarin si ia hedh sytë letrës që ka përpara…, i mërmëriti tjetri shokut që kishte pranë… Nuk kam ç’të them shoku sekretar… Unë i bëj poezitë dhe i dërgoj për botim… tha poeti që qëndronte vazhdimisht në këmbë, si para një gjyqi apo autodafeje mesjetare. Ai deshi të ulej, por sekretari e urdhëroi të qëndronte në këmbë… Po, po, e dimë këtë. Për botimin e tyre do të përgjigjen ata që t’i kanë botuar. Ti do të përgjigjesh për veten tënde… Ç’të shtyu të shkruash poezi të tilla katran me bojë..? Realiteti, lufta që bën Partia kundër burokratizmit, u përgjigj poeti i gozhduar. Po pse more ti, ky është realiteti ynë socialist...? Do të flasësh si duhet ti, apooo…, shkreptiu sekretari. Faslliu u ul, por sekretari e ngriti përsëri dhe ai ndenji në këmbë gjatë gjithë mbledhjes e cila zgjati gati 10, 12 orë. Dashakeqët i hidhnin sytë me urrejtje dhe ngriheshin nga pak e merrnin poza kinezçe që t’i shihte segretari. Dashamirët menduan se kaq e pati i ziu poet… Nuk të lejoj të flasësh me këtë gjuhë. Unë të ngrita që ti të reflektosh, të bësh autokritikë të thellë e jo të bësh propagandë borgjezorevizioniste këtu para hundës së partisë…, sekretarit të partisë, desha të them. Çohu dhe na thuaj, kush të ka ushqyer me këto mendime të qelbura, reaksionare që ke arritur të bësh poezi të tilla të zeza si sera e Selenicës… Hajde çohu dhe fol ashtu si duhet, ndryshe... Faslliu u çua përsëri dhe s’dinte ç’të thoshte. Realiteti, shoku sekretar, realiteti, tha si i zënë në faj poeti e i gozhduar si në autodafet e inkuizicionit mesjetar. Po pse, more Faslli Haliti, realiteti ynë është

Poema e mallkuar! («Dielli dhe rrëkerat» e poetit Falli Haliti) ky që paraqet ti në ato poeziçkat e tua...? A nuk e sheh ti televizorin...? Çdo ditë suksese, suksese të reja në industri, bujqësi, kulturë, arsim, në art e letërsi, në edukimin komunist të masave; suksese në politikën e jashtme dhe të brendshme. Si është e mundur, nuk të bien në sy, ty, këto, more ditëzi... ? Jo, jo, kështu nuk të lejoj të flasësh, atëherë le të lëmë të tjerët të flasin; të ngrihen e të flasin për krijimtarinë tënde katran me bojë, lirshëm, pa ndrojtje...Kush e do fjalën?, pyeti sekretari. U ngrit shkrimtari Lejfen, Kongo G. i cili ishte sekretar i degës së Lidhjes, krahu i djathtë i KP dhe ekskluzivisht i sekretarit të Parë, për letërsinë dhe artet. Faslliu, tha ai, ka bërë vazhdimisht poezi të gabuara. Ia kemi thënë disa herë në mbledhjen e Degës tonë të Lidhjes… Faslliu duhej të na dëgjonte ne që jemi më me eksperiencë se ai, me formim të plotë të partishëm. Po ky dëgjonte dhe dëgjon vetëm një shkrimtar: Kadarenë. Po ne kemi fituar eksperiencë të gjatë në letërsi dhe kemi dhënë vepra të partishme, edukative, të shëndosha ideologjikisht e politikisht. Ne e shtruam për diskutim në mbledhjen e kryesisë poemëzezën Dielli dhe rrëkerat dhe i thamë se ishte e gabuar, me përmbajtje armiqësore. Faslliu duhej ta griste atë poemë katran me bojë, siç e quajti me të drejtë dhe me gjykim të hekurt marksist-leninist, vetë sekretari i parë i KP dhe, jo ta dërgonte atë paçavure për botim… Po Faslli Haliti dëgjon vetëm Kadarenë, sepse për Kadare e mban veten ky poet i “madh”i Lushnjës që ne, habitemi se kur na u bë kaq i madh, xhanëm, ky p-e-o-t, siç e quan me të drejtë me ironi, këtë, poeti ynë me partishmëri të lartë shoku Neza. Dhe ja doli ajo që thamë ne, që i solli kaq shqetësime Partisë dhe shokut Enver, personalisht… Ai po gënjente. Në mbledhjen e kryesisë, nuk u tha ndonjë gjë nga këto që po thotë shoku Kongo G. këtu. Si anëtar i kryesisë së Degës së Lidhjes që isha u ngrita rrëmbimthi në këmbë, përkundrazi dhe thashë, përkundrazi, ne të gjithë, e pëlqyem dhe e miratuam poemën e Faslliut. Vetëm ti, shoku Kongo G. nuk u prononcove se e paske ruajtur për këtu. Të jemi pak më të sinqertë dhe jo të mundohemi të shkarkojmë veten tani, që po e shohim se poema doli e gabuar… Jo, jo, tha sekretari i parë, u shprehe gabim, ti shoku Tahsin, poema nuk është vetëm e gabuar, por është një poemë plotësisht me përmbajtje armiqësore. Ky farë poeti, apo p-e-o-t-i, bën thirrje që llumi, domethënë të deklasuarit, të rrokin armët kundër Pushtetit Popullor. Ja dëgjoni si thotë: Po të mungojnë gurët, t’u thyejmë dhëmbët burokratëve. Po të mungojnë gurët, domethënë po munguan armët… E kuptoni se ç’farë ka katranosur ky poetziu këtu, apo jo...? E kuptoni ju, që poema bën thirrje me qitje të largët që llumi të na marri pushtetin, të ngrihen në kundërrevolucion...? E dini apo s’e dini, ju se sa punë na ka prishur ky me këtë poemë?, klithi Sekretari sa kishte në kokën e tij staliniste - enveriste. U ngrita dhe thashë: Përpara dhjetë ditësh, në mbledhjen që u bë në këtë sallë ishin edhe shoku Pipi Mitrojorgji, nga Komiteti Qendror dhe shkrimtari Teodor Laço, nga Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve. Të tjera gjëra thamë ne, në atë mbledhje e, të tjera gjëra thanë edhe ata. Në konkluzionin e mbledhjes, ndër të tjera, Teodor Laço tha se, në fund të fundit Pemën që ka kokrra godasin me gurë. Kemi

besim se poeti Faslli Haliti nuk do dëshpërohet nga kritikat që iu bënë këtu. Unë kam besim se ai do të na japë më shumë fruta poetike, më të mira, më të ëmbla, më të pjekura. Ai do të vazhdojë të shkruajë dhe ta pasqyrojë jetën tonë, ashtu siç e shikon ai me syrin dhe stilin e tij poetik origjinal, përfundoi shkrimtari Laço. Shprehja e tij se Pemën që ka kokrra qëllojnë me gurë, u bë dhe mbeti proverbiale në qytetin tonë… Desha të them se poema, përpara dhjetë ditësh, nuk u paraqit e tillë, siç po e paraqesim sot…, përfundova së foluri unë. Po, po, përpara dhjetë ditësh ashtu mund të ketë qenë… ashtu ishte përpara dhjetë ditësh, tha sekretari i Partisë, por ne sot diskutojmë në kuadrin e porosive të fundit, më të fundit që na dha shoku Enver në mbledhjen e fundit të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe nën dritën e këtyre porosive, duhet ta analizojmë krijimtarinë tonë… Pa na thuaj ti, Faslli Haliti, nga frymëzohesh ti, në krijimtarinë tënde, ku kullot ti që ke mbledhur gjithë këtë vrer, me kë shoqërohesh …? Nuk di ç’të them, tha poeti, i vënë me shpatulla në mur…, po i thoni ju më mirë ato që duhet; mua s’më mbetet tjetër veçse t’ju dëgjoj me vëmendje dhe të reflektoj... Nuk di ç’të thuash ëëëë, tha sekretari, po, poooo…nuk ke di ç’të thuash ti, sepse je i molepsur nga poetë të huaj që lexon në italisht, frëngjisht po, pooo… m’i kanë thënë shokët, i dimë, i dimë të gjitha, nuk ka gjë që nuk di partia jonë syçelë… Dhe ju krijuesit e lexuesit që i keni pëlqyer poezitë e këtij poetuci, tregoni mosthellimin tuaj në vijën e drejtë të Partisë dhe kjo nuk ju falet, por në fund të fundit, nëse faji është kolektiv, përgjegjësia është personale, përfundoi sekretari i Parë i KP. Për poemën dhe poezizezat e tij, mban përgjegjësi vetë p-e-o-t-i Faslli Haliti, tha ai me ton të sertë, ndërsa ju të tjerët që i keni pëlqyer, pas kësaj mbledhjeje duhet t’i bëni analiza të hollësishme çdo krijimtarie artistike, çdo gjë duhet të kalojë në vrimën e gjilpërës… Është këtu ai që bën tregime, ai… si quhet ai, Jaçellari, më duket sikur quhet ?, pyeti sallën sekretari Këtu jam shoku, sekretar! Pa Çohu! Ti, qenke ai trimi që që na e ke ngritur në qiell Faslli Halitin në mbledhjen e kaluar?. . . , pyeti me ironi sekretari. Nuk e ngrita në qiell, shoku sekretar, unë bëra vetëm vlerësime për poezinë e tij…, u përgjigj tregimtari i talentuar, Halil Jaçellari. Diskutimin unë e bëra me shkrim, në arkiv të Degës së Lidhjes e keni. Mund ta lexoni, tha Jaçellari. Ja nuk e sheh…atë nge kemi ne të lexojmë diskutimin tënd…mirë, mirë... do t’i shohim edhe ata tregimet e tua…se lakra ke në kokë edhe ti, si Faslli Haliti, e kërcënoi sekretari i KP. Dhe tani, të bëjmë 10-15 minuta pushim se na trullosi ky poetziu. *** Vazhdojmë shokë me krijimtarizezën e Faslliut … Po, tha Dule Çaloku që mbahej si njohës i thellë i letërsisë. Ne nuk do të lejojmë, që armiku të depërtojë në radhët tona. Unë i rekomandoj peotit që të lexojë Organizata e Partisë dhe letërsia e Partisë të shokut Lenin, të lexojë gjithashtu dhe romanin “Si u kalit çeliku të shokut Gorki” dhe romanin “Nëna të shokut Majakovski…” Vijon numrin e ardhshëm


17 Nr. 32 - GUSHT 2013

Nga Mal Berisha Ambasadori i Shqiperise ne Londer 17 korrik 2013. Teatri londinez - Covent Garden Opera House - vazhdon jetën e tij të përditshme. Në njerën anë të tij, në skene ka mbledhur artistë nga më të mirët e globit. Nga ana tjetër mbushet me spektatorët më sqimëtare të botës, me shijen më të hollë për muzikën, me elitën e ndjekësve të muzikës klasike londineze të cilët nuk falin as gabimin më të thjeshtë, as rrëshqitjen më të vogël zanore. Për Teatrin Mbretëror kjo është një ditë e rëndësishme si çdo ditë premjere. Është shfaqja e njërës prej operave më të bukura të një autori me emër të madh, Xhiakomo Puçini. Është La Rondine (Dallëndyshja). Në këtë natë të shënuar, ku një numër i pafund teatrosh londinezë hapin siparin e tyre, në Covent Garden Opera House ka diçka të jashtëzakonshme, jo vetëm për audiencën e kësaj shfaqje por më shumë se për këdo, për ne shqiptarët e Britanisë së Madhe. Kjo natë është e jashtëzakonshme sa për artisten Ermonela Jaho aq edhe për Ambasadën Shqiptare në Londër dhe lidhet me emrin dhe reputacionin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Është Diva Globale e cila këtë skenë ka vite që e shkel, dhe sa herë që vjen, aq herë e shton numrin e pasonjësve të vet. Sa here që vjen, aq herë ua rrit krenarinë shqiptarëve në këtë vend ku arti çmohet ndoshta më shumë se çdogjë tjetër. Po kush është Ermonela në fakt, ashtu siç i është paraqitur ajo publikut londinez në përshkrimin e bërë në librin shoqërues të biletës për artistët interpretues të kësaj Opere në rolin e Magda de Civry? “E lindur në Tiranë ajo studjoi muzikë në vendin e saj e pastaj në Romë. Ajo ka debutuar në Tiranë që e vogel duke interpretuar rolin e Violetës që kur ishte 17 vjeçe. Paraqitjet e saj të viteve të fundit para publikut përfshijnë Violetën në Royal Opera, Berlin State Opera, Opera de Lyon, Hamburg State Opera, Arena di Verona, Vienna State Opera, Deutche Opera Berlin, Bavarian State Opera, Sour Angelica Royal Opera; Cio-Cio-San e Baterflait në Filadelfia, Koln, Liceo, Barcelona; Mimin e Bohemës në Berlin State Opera, La Monnaie, Bruksel; Liun e Turandove në Filadelfia, San Diego; Luisa Millerin dhe Anna Bolenën në Opera de Lyon; Magda de Civryn e La Rondine në Trieste

ERMONELA JAHO

“Dallëndyshja” e Puçinit (La Rondine), në Covent Garden Opera House, Londër Vitella, La Clemenza di Tito dhe Xhulietën në Capulleti e i Montechchi në Avignion; Micaealan në Glyndbporne, Romë, Arena di Verona; Margaritën e Faustit në Helsinki; Massenet’s Manon në La Scala, Milan, Marsjejë; Madamë Baterflain e ka luajtur në operat e Hamburgut, Avinjonit, Champs Elize, Paris; Violetën në Operan e Vjenës, Mimin në Londër dhe në Lyon e sa e sa tjera”. Nëse do të vijonim me emrat e veprave dhe vendeve ku ka interpretuar Ermonela Jaho, kjo listë do të ishte shumë e gjatë. Por le të kthehemi tek “Dallëndyshja” e 17 qershorit në Covent Garden Opera House në Londër. Opera apo Operetë? Opera Dallëndyshja (La Rondine) e Puçinit është shkruar në vitin 1915. Ajo ishte porositur nga Caritheater i Vjenës si një opera me një libret gjerman. Puçini e shkruajti atë bazuar në libretin e Xhuzepe Adamit në gjuhën italiane. Por pikërisht atë vit Italia hyri në luftën e Parë Botërore duke patur në anën tjetër të frontit Austrinë. Të shkruante një opera për Austrinë, për patriotin italian, kompozitorin e madh Puçini, ishte e pamundur. Prandaj ai zgjodhi ta ekzekutonte veprën në premjerë në një vend asnjanës, në Monte Carlo. Premjera u dha në vitin 1917. Që prej asaj kohe kjo vepër është interpretuar shumë herë por gjithmonë është diskutuar nëse ishte opera apo operetë. Ajo nuk është as opera komike as tragjike por ka

ndoshta mbylljen më melankolike në historinë e skenës operistike. Diskutimi për të vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ermonela Jaho i jep Veprës një pamje dhe kuptim të ri. Artistët e mëdhenj lenë gjurmë ne çdo paraqitje para publikut. Puna e artistit është përherë një punë krijuese, kërkuese elementësh të rinj, gjetjesh të mjeteve artistike të pa përdorura më parë. Ndryshe gjërat do bëheshin të zakonshme. Parë në këtë plan, ajo që sjell këngëtarja jonë në skenën mbretërore është diçka e re, diçka e dallueshme, e veçantë. Në natën e 17 qershorit ajo e mbajti publikun londinez pezull, në ajër, me frymë të ndalur. Në sallën mijëra vetësh dëgjohej vetëm tingulli i zërit të saj i shoqëruar nga një orkestër që nuk ka asgjë më pak se ajo çfarë bëhët në Mbretërinë e Muzikës – Operan Mbretërore Londineze. Zëri i saj i kthjellët, magjik, deri në prekje fundore të çdo ndjenje njerëzore me timbrin e tij është në një harmoni gati hyjnore me orkestrën, levizjet skenike, dekorin, dritat dhe tërë pamjen spektakolare të sallës. Lëvizjet e stërmenduara në skenë, kujdesi ndaj çdo detaji, aktrimi me këngen alternohen deri në atë masë sa kur bie perdja, njeriu nuk dallon dot se sa orë, vite apo jetë ka kaluar në atë sallë magjepsëse. Shfaqja vjen me një rritje të vazhdueshme për të ardhur tek triumfi i padiskutueshëm që shpërthen në duartrokitje, mallëngjim, dhimbje, vaj, reflektim individual të çdo njeriu që gjën-

det në atë sallë. Është një triumf i padiskutueshëm. Një lloj ndërthurje ndjesishë, admirimi, një lloj katarsisi ku çdo njeri e gjen veten në mënyrën e vet, një lloj meditimi emocional që përkthehet në lotë dhimbjeje, dashuri njerëzore, hyjnizim artisti, nevojë për të parë mbrapa tek e kaluara e vetvetes. Minuta të tëra duartrokitjesh, dhe zbrazëtim i asaj salle për t’i lënë vendin shfaqjes së të nesërmes. Duke e parë Operan La Rondine në interpretimin e trupës së Covent Garden Opera House me Divë Ermonela Jahon, mendja më vajti tek rregjisori i famshëm gjerman Rejnhard i cili drejtonte Burgteatrin e Vjenës ku luante Moisiu ynë i Madh. Kritika e asaj kohe hamendësonte rreth disa shpërthimeve në interpretimin e Moisiut të karaktereve të tilla si Hamleti dhe që shfaqeshin tek artisti ynë i madh papritur, jashtë natyrës austriake. Këtë veti të tij, kritikët ia lanë origjinës së tij shqiptare. Ky konstatim kritik ndaj Moisiut tonë vjenez më çoi të mendoja dhe të shihja në skenë një temperament tjetër, një Magda de Civry e cila i sjell Londrës një natyrë tjetër të këtij personazhi, një sjellje tjetër, shumë më të kujdesshme ndaj vlerave familjare dhe morale. Madgi da Civry, e luajtur nga Ermonela Jaho solli para spektatorit londinez një karakter shumë të ngjashëm me një shqiptare. Puçini dhe Adami e kanë sjellë deri në fund të shfaqjes Magdan në jetën e saj aventureske dhe ata janë autorët

e veprës. Por ka gjithmonë diçka të fortë, jo vetëm emocionale por edhe filozofike që artisti interpretues i vesh rolit që luan. Në këtë rast, i tërë dramaciteti i veprës ndërtohet prej artistes tonë bazuar në konfliktin e njohjes së vlerave morale, dashurisë së fortë pasionante që kërkon të ndërtojë një jetë të bukur bashkëshortore me pëlqimin e familjes, nënës së Rugeros në këtë rast nga njëra anë, dhe pengun moral të së shkuarës së saj në anën tjetër. A duhet thënë e vërteta dhe pastaj gjërat të rrjedhin si të rrjedhin? A duhet të ndërpritet ajo dashuri, që sado në dukje e panatyrëshme, ka forcë të jashtëzakonshme? A duhet marrë dashuria e çmendur e Rugeras që nuk merr parasyshë asgjë nga e kaluara, apo duhet “vrarë” ajo dashuri që pa lindur që mos të ndodhë e njejta gjë kur gjithçka të merret vesh? E tërë kjo betejë shpirtërore a Madgës – Ermonelë ka në vetvete dilemën e madhe që zakonisht e mbartin përfaqësues të kombeve me traditë ende shumë të forte morale, ku e ardhmja nuk mund të ndahet kurrësesi nga e shkuara dhe në këtë rast e dyta bëhet pengesa më serioze ndaj së parës. Kjo është tejet shqiptare në të vërtetë. Dilema deri në vendim për të lënë Rugeron, pikërisht sepse e donte atë, e trajtuar vërtetë në një mënyrë që të kujton ende një mentalitet shqiptar, e mbajti sallën në një gjëndje të plotë “kontrolli” emocional deri sa gjithçka u shkri, u tret dhe humbi thuajse në lotët e çdo spektatori përfshirë autorin e këtij shkrimi. Mbyllje Performanca e Ermonela Jahos në Teatrin Mbretëror të Londrës ishte për artin shqiptar në përgjithësi, për bashkësinë shqiptare në Britani dhe për vetë Ambasadën Shqiptare në Londër në veçanti, një ngjarje e madhe artistike. Për këta të fundit, prania e saj në veprimtari të tilla e çon akrepin e opinionit britanik për shqiptarët drejt nordit të ndritshëm duke zbehur deri në zhdukje opinionin se shqiptarët dinë vetëm të emigrojnë dhe kur e bëjnë këtë e bëjne edhe me shumë problematikë për vendasit që i presin. Ambasada në Londër pati nderin dhe krenarinë ta mirëpresë artisten e madhe në mjediset e saj dhe po ashtu ta ndjekë në shfaqje duke marrë edhe urimet më të mira nga vetë Covent Garden Opera House për arritjet e kësaj artistje të madhe shqiptare.


18 Nr. 32 - GUSHT 2013

Mbretëria e Bashkuar e Britanisë dhe Irlandës së Veriut Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht: United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland (UK)), shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar, ose Britania është një vend ishullor i pavarur, i cili gjindet afër bregdetit veriperëndimor të Europës kontinentale. Mbretëria e Bashkuar u krijua nga unioni politik i Anglisë, Irlandës Veriore, Skocisë dhe Uellsit dhe përfshin ishullin britanik , pjesën verilindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj të vegjël. Irlanda Veriore është pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që ka kufi tokësor (me Irlandën). Veçmas këtij kufiri tokësor, Mbretëria e Bashkuar rrethohet nga Oqeani Atlantik, Deti i Veriut, Kanali Anglez dhe Deti Irlandez. Mbretëria e Bashkuar është Demokraci Parlamentare me qeverinë në Londër, Kryeqyteti. Është monarki kushtetuese ku mbretëresha Elizabeta II është kreu i shtetit . Territoret rojale të Ishullit të Kanalit dhe Ishullit të Njeriut , formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por formojnë një federatë me të . Mbretëria e Bashkuar katrëmbëdhjetë territore të jashtme, të gjithë të mbeturit e Perandorisë Britanike, te cilët në kulmin e saj formonin pothuajse çerekune botës, e bëjnë atë perandorinë më të madhe në Histori. Si një rezultat direkt i perandorisë, Ndikimi Britanik mund të vërehet në gjuhën dhe kulturën e vendeve si Kanadaja , Australia, Zelanda e Re, India, Afrika Jugore, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vende të tjera me më pak ndikim në botë. Mbretëresha Elizabeta II mbetet kryetare e Vendeve të Komonwealthit. Mbretëria e Bashkuar është një vend i zhvilluar, e cila renditet e pesta me GDP dhe vendi i gjashtë në botë kah zhvillimi

ekonomik. Mbretëria e Bashkuar ishte fuqia më e madhë botërore gjatë shekujve XIX dhe XX, por humbja ekonomike e dy luftërave botërore dhe mohimi i perandorisë së saj gjysmën e dytë të shek. XX zvogëloi rolin e saj kryesues në çështjet botërore. Sidoqoftë, Britania e Madhe ka ndikim të fortë ekonomik, kulturor, ushtarak dhe politik si dhe është një fuqi nukleare , vendi i dytë në botë me shpenzime në sektorin e mbrojtjes. Është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe është anëtare e G8, NATO, Bashkimit Europian dhe Vendeve të Komonwealthit. Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende të ndara sovrane dhe të pavarura me monarkët e tyre dhe struktura politike qysh nga shekulli IX . Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nën kontroll të monarkëve Anglez nga Statuti i Rhuddlanit më 1284, por u aneksua formalisht ose u “bashkua” me Anglinë nën dy “Ligjet e Uellsit” të vitit 1535 dhe 1542. Edhe pse Mbreti Skocez, James VI, u bë edhe mbreti i Anglisë më 1603, duke krijuar kështu “union personal” mes dy mbretërive, Anglia (me gjithë Uellsin) dhe Skocia mbetën të ndara deri kur Traktati i Unionit u pranua një shekull më vonë dhe u vë në zbatim nga “Aktet e Unionit 1707”.

Aktet e Unionit, të miratuara nga Parlametet e Anglisë dhe Skocisë respektivisht, krijuan një union politik në formën e një Mbretërie të Bashkuar të Britanisë së Madhe.[8] Akti i Unionit 1800 bashkoi Mbretërine e Britanisë së Madhe me Mbretërinë e Irlandës, e cila gradualisht ishte vënë nën sundimin Anglez mes viteve 1541 dhe 1691, duke formuar kështu Mbretërinë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës më 1801.] Gjatë shekullit të ardhshëm Britania e Madhe luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e ideave perëndimore të Demokracisë Parlamentare si dhe duke bërë kontribute të rëndësishme në Literaturë, Art dhe Shkencë. Revolucioni Industrail i drejtuar nga Britania e Madhe transformoi vendin. Gjatë kësaj periushe, ashtu si edhe Fuqitë e tjera botërore , Britania e Madhe u angazhua në eksplotime koloniale, përfshirë tregtimin e skllavëve, megjithëse miratimi i Aktit të tregtimit të skllavëve i vitit 1807 e bëri Britaninë e Madhe vendin e parë në botë që ndalonte tregtimin e skllavëve. Mbretëria e bashkuar është Monarki Kushtetuese ku kreu i shtetit është Mbretëresha Elizabeta II; Monarku i Britanisë shërben si kreu i shtetit i pesëmbëdhjetë vendeve të tjera të Komonwealthit, duke e vënë Britaninë e Madhe

në një bashkim personal me këto vende. Kurora Britaneze ha sovranitet mbi Ishullin e Njeriut si dhe qarqeve ndihmëssherife të Gjërzit dhe Gjyrnejzit . Bashkërisht, këto vende njihen si “Vendet e Kurorës”, vende pronë të Monarkisë britaneze por jo edhe pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Ato nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Sidoqoftë, Parlamenti Britanez ka autoritet të nxjerr lighe për këto vende, kurse Qeveria Britaneze kujdeset për politikën e jashtme dhe mbrojtjen e tyre. Parlamenti Britanik BM ka ketërmbëdhjetë territore të jashtme detare rreth botës, territoret e fundit të mbetura nga Perandoria Britanike. Këto territore nuk konsiderohen pjesë të Britanisë, por në shumicën e rasteve, popullata vendase ka nënshtetësi britanike dhe të drejtën për vendbanim në BM. Kjo ka qenë qështja qysh më 2002. BM ka një sistem parlamentar të qeverisjes që bazohet në tradita të forta demokratike: Sistemi Westminister është kopjuar rreth botës — trashëgimi e Perandorisë britanike. Kushtetuta e Britanisë drejton strukturën juridike të vendit e cila përbëhet thuajse plotësisht në burime të shkruara, përfshirë statutet, klasin e

ligit, dhe traktatet internacionale. Për shkak se nuk ka diferencë teknike mes statuteve të zakonshme dhe ligjit të konsideruar “ligj kushtetues”, Parlamenti Britanik mund të bëj “reforma kushtetuese” thjesht duke miratuar “Akte të Parlamentit”, dhe kështu ka fuqi politike që të ndryshoj pothuajse çdo element të shkruar ose të pashkruar të kushtetutës. Sidoqoftë, asnjë parlament nuk mund të miratoj ligje që parlamenti i ardhshëm nuk mund të ndryshoj. Britania e Madhe është një nga tre vendet në botën e sotme që nuk ka kushtetutë të shkruar (dy vendet e tjera janë Zelanda e Re dhe Izraeli. Posti i kryeministrit , kreut të ekzekutivit, i përket liderit aktual të partisë politike që mund të fitojë besimin e shumicës në parlament . Kabineti tradicionalish përzgjidhet nga anëtarët e partisë së kryeministrit. Fuqia ekzekutive ushtrhet nga Kryeministri dhe Kabineti, të cilët betohen në Këshillin konfidencial të Madhërisë së saj, dhe bëhen ministra të Kurorës.


19 Nr. 32 - GUSHT 2013

Nga Thoma Nika Mbrëmjen e 18 korrikut, skenës magjike dhe shkallareve të Butrintit antik iu kthye teatri. Pas dy vjetësh heshtje të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, ka rinisur aty ku mbeti, në edicionin e 12-të. Disa dymbëdhjeta ka gërshetuar nata e parë e këtij festivali. Drejtori artistik dhe themeluesi i këtij festivali teatror, Alfred Bualoti, i tha spektatorit se përgjegjësia dhe emocioni i këtij rifillimi është si 12 vjet më parë dhe se është një rinisje për të mos u ndalur më kurrë. Dhe, për koincidencë, fabula e shfaqjes që shme. Dramaciteti rritet, nga momenti që në shërbimi të qëllimit për shtimin e ushqimit, u përdor edhe spiunazhi. Kjo erdhi tek spektatori përmes zgjedhjes për ta kryer këtë shërbim vajza më e bukur e fisit të skorpionëve, që u rrit në sytë e spektatorit si protagoniste e shfaqjes së bullgarëve. Regjisori i saj bëri edhe pak histori të kësaj drame. Ai tha se pjesa “Spiunazh në epokën e gurit” është shkruar rreth viteve ‘80 në Bullgari dhe se u ndalua menjëherë më pas nga regjimi komunist. Shkaku qëndronte se ajo u kuptua si denoncim për izolimin dhe mungesën e komunikimit mes grupimeve të njerëzve. Veshja prehistorike në ngjyrën e dheut dhe mjete të tjera skenike, si tatuazhet, shkopinjtë mbi të cilët aktorët ecnin si mbi një palë këmbë të dyta e po kështu mjetet primitive të peshkimit dhe veshjet prej lëkure për aktorët-moderatorë të shfaqjes, të përzgjedhura nga regjisori bullgar, e bënë të dallueshme dhe të admirueshme “Spiunazh në epokën e gurit”. Për më tepër që ato ishin në harmoni me efektet ritmike dhe muzikën e prodhuar nga rrahja e shkopinjve dhe përdorimin e pjesës ujore të paraskenës apo përhumbjen e aktorëve deri përtej shpinës së spektatorit të radhës së fundit. Performanca bullgare ishte një ansambël i lojës së një grupi aktorësh potentë. Por ato që spikatën më tepër ishin dy ekstreme moshore: vajza-”spiune”, një aktore e re dhe me plastikë të mrekullueshme, dhe aktorja

Bullgarët i sjellin Butrintit “spiunazhin” e prehistorisë 82-vjeçare, Tatjana Llollova. Organizatorët e eventit të Butrintit, tek aktorja më e re dorëzuan emblemën e festivalit, ndërsa tek 82-vjeçarja çuan buqetën e luleve, që e ka kënaqur dhe bërë të ndihet e privilegjuar Tatjana Lloll-

ovën. Ajo tha pas shfaqjes, se disa herë e pyetën miqtë në Sofje me një lloj habie se ç’do të donte që do shkonte në Shqipëri. Do të shkoj, u përgjigjej ajo, se është tjetër tokë, tjetër klimë dhe se është një skenë për të cilën kishte

dëgjuar që të çon mijëra vite më parë. Prapë miqtë e pyesnin, ndërkohë që dita e udhëtimit afronte dhe prapë ajo thotë se u kthente pak a shumë të njëjtën përgjigje. “Ditën që më panë me valixhe, pyesnin dhe përgjigjeshin po ata vetë,

duke thënë: Aaaa, tani e dimë, do shkosh në Shqipëri, atje ku gjendet kurioziteti i fundit i turizmit në Europë”. Aktorja e njohur bullgare Tatjana Llollova, u shpreh e mrekulluar nga vetë skena e Butrintit dhe magjia dhe akustika e


20 Nr. 32 - GUSHT 2013

Informacione mbi procedurat e rregullta të emigrimit ne Mbretërine e Bashkuar

Emigrimi në Mbretërinë e Bashkuar si punëtor shumë i kualifikuar I. Çfarë mundësish keni nëse doni të emigroni për qëllime punësimi në Mbretërinë e Bashkuar ? Një nga mundësitë që shtetasit shqiptarë kanë për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar për qëllime punësimi është nëpërmjet Sistemit të Bazuar mbi Pikët Shtylla 1 e Përgjithshme Migrant. Kjo është një nga shtyllat e cila bën të mundur hyrjen e punëtorëve shumë të kualifikuar në Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar punë ose vetpunësim. Për të aplikuar për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar (MB) sipas kësaj kategorie ju nuk keni nevojë të keni një ofertë punësimi ose një sponsor në MB . II. Çfarë kriteresh duhet të plotësojë një shtetas shqiptar me qëndrim në Shqipëri për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar si punëtor shumë i kualifikuar? Për të bërë një aplikim të sukseshëm për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar si punëtor shumë i kualifikuar ju duhet të grumbulloni minimalisht 75 pikë për atributet tuaja dhe 10 pikë për gjuhën angleze dhe 10 pikë për fonde të mjaftueshme për jetesën (duhet të keni 2.800 paund për veten dhe 1.600 paund për cdo person në varësinë tuaj që ju shoqëron). Ju duhet të dorëzoni të gjithë dokumentacionin përkatës mbështetës bashkë me aplikimin tuaj. Të grumbullosh pikë për Atributet tuaja do të thotë të grumbullosh pikë për moshën (nën moshën 28 vjec merren pikët maksimale 20 pikë dhe mosha 32 e sipër nuk merr asnjë pikë), kualifikimet që keni (duhet të vërtetohet që kualifikimi juaj është ekuivalent me kualifikime të ngjashme në MB. Për aplikantët jashtë MB grumbullimi i pikëve fillon nga niveli master me pikët minimale 35 pikë), të ardhurat (të ardhurat tuaja për 12 muaj ose më pak) dhe eksperiencën që ju mund të keni patur në Mbretërinë e Bashkuar. Ju duhet të respektoni dhe plotësoni kushtet e përgjithshme të hyrjes dhe qëndrimit në MB përndryshe aplikimi juaj do të refuzohet (pjesa 9 dhe pjesa 10 e Rregullave të Imigracionit). III. Çfarë dokumentash duhet të keni për të aplikuar sipas kësaj kategorie? Dokumentat që duhet të keni kur aplikoni për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar si punëtor shumë i kualifikuar janë: 1. pasaporta ose dokument tjetër udhëtimi; 2. formularët e aplikimit VAF9 dhe Shtojca 1; 3. tarifa e vizës që është e parimbursueshme; 4. detajet tuaja biometrike; 5. një fotografi e kohëve të fundit e përmasave të fotografisë së pasaportës; 6. I gjithë dokumentacioni mbështetës sic është specifikuar në Guidën e Politikës së Shtyllës 1 e Përgjithshme, Migrant dhe sic është përcaktuar në Rregullat e Imigracionit. Ky është dokumentacioni që provon ato cfarë ju keni deklaruar në grumbullimin e pikëve (formulari VAF9 dhe Shtojca 1) për atributet tuaja, moshën, kualifikimet, eksperiencën në MB dhe të ardhurat tuaja, por edhe për aftësitë tuaja në gjuhën angleze

dhe disponimin e fondeve të mjaftueshme. a. Për moshën tuaj – pasaporta juaj; b. Për kualifikimet tuaja – diploma origjinale. c. Për të ardhurat tuaja të mëparshme – Ju duhet të paraqisni të paktën dy lloje dokumentacioni që mbulojnë të gjithë periudhën për të cilën jeni duke kërkuar pikë.

Deklarate personale bankare ose deklaratë nga shoqëri apo institucion financiar kreditimi; Librezë kursimesh në një shoqëri kreditimi apo institucion financiar ose librezë bankare kursimi; Letër nga banka juaj që konfirmon nivelin e fondeve; Letër nga një institucion financiar i rregulluar.

I. Për aplikantët që janë të punësuar: 1. deklaratë personale nga banka që tregon pagesën e marrë për cdo muaj; 2. fletëpagesa me firmën dhe vulën e punëdhënësit tuaj që tregojnë pagën tuaj të marrë për cdo muaj; 3. një letër nga punëdhënësi juaj, që tregon cdo page bruto dhe neto tuajën; 4. dokument zyrtar nga taksat; 5. fatura dividentësh, kur paguhet edhe nëpërmjet dividentëve.

IV. Si dhe ku duhet të aplikosh? Para se të filloni aplikimin ju duhet të lexoni me shumë kujdes Rregullat e Imigracionit për sistemin e bazuar mbi pikët, shtyllën 1, të Mbretërisë së Bashkuar, Guidën e Politikës së Shtyllës 1 dhe Guidën e Shtyllës 1 e Përgjithshme Migrant të Sistemit të Bazuar mbi pikët në website-n e vizave. Së dyti, duhet të bëni një vet-vlerësim nëpërmjet testit që ndodhet online duke përdorur përllogaritësin e pikëve të Agjenisë Britanike të Kufirit për të parë nëse arrini të grumbulloni pikët e mjaftueshme për të bërë një aplikim të suksesshëm. Së treti, duhet të plotësoni formularin VAF 9 me të dhënat tuaja personale. Ky formular duhet të plotësohet online në adresën www.visa4uk.fco.gov. uk . Së katërti, pasi keni dërguar aplikimin tuaj online, do tju kërkohet të dërgoni pasaportën tuaj origjinale, dokumentacionin mbështetës dhe pagësen përkatëse për aplikimin. Bashkë me dokumentacionin mbështetës ju duhet të dërgoni dhe Shtojcën 1 e cila duhet të plotësohet me dorë. Pas paraqitjes së aplikimit tuaj, një punonjës i Seksionit të Vizave në Ambasadën Britanike në Tiranë do të kontaktojë me aplikantin brenda tre ditëve për të bërë të mundur një takim. Të gjithë aplikantët duhet të aplikojnë personalisht në Ambasadën Britanike në Tiranë në mënyrë që t’ju merren të dhënat biometrike. Është shumë e rëndësishme që aplikimit t’i bashkëngjitet i gjithë dokumentacioni mbështetës pasi stafi i vizave mund të marrë një vendim për refuzimin ose aprovimin e aplikimit duke u bazuar vetëm mbi dokumentat e paraqitura.

II. Për aplikantët që janë të vetpunësuar: 1. një letër nga menaxheri ose llogaritari juaj që konfirmon se ju keni fituar shumën që pretendoni për të marrë pikë; 2. shpjegime faturash ose përmbledhje pagesash nga menaxheri ose llogaritari juaj, që japin informacion për pagën bruto, taksat e paguara, dividentët e marrë; 3. llogari të kompanisë ose biznesit që tregojnë qartë fitimin neto të kompanisë ose biznesit; 4. dokument zyrtar taksash i nxjerrë nga autoriteti i taksave, të cilat tregojnë detaje për të ardhurat mbi të cilat janë paguar taksa. III. Për kontraktuesit: 1. letër nga llogaritari që konfirmon një informacion të hollësishëm për të ardhurat tuaja bruto dhe neto për periudhën për të cilën pretendohen pikë; dhe 2. Deklaratë personale nga banka që tregon të gjitha pagesat e bëra në llogarinë tuaj. d. Për eksperiencën tuaj në Mbretërinë e Bashkuar: I. Aplikantët të cilët pretendojnë të marrin pikë për të ardhurat e mëparshme në MB do të paraqesin të njëjtin dokumentacion që kanë paraqitur për të marrë pikë për seksionin e të ardhurave të tyre të mëparshme; II. Aplikantët të cilët pretendojnë pikë se kanë kryer studime të mëparshme me kohë të plotë në MB, duhet të paraqesin një letër origjinale nga institucioni në MB ku kanë kryer studimet. Për gjuhën angleze: Dokumentacion që provon aftësitë tuaja në gjuhën angleze, psh, teste të specifikuara nga MB, ose Dokumentacion që provon se studimet për marrjen e diplomës tuaj janë kryer në gjuhën angleze. Për fondet (Maintenance Funds) – ju duhet të paraqisni një ose disa prej dokumentave të mëposhtëm:

V. Çfarë dokumentash duhet të paraqisni për të marrë vizën tuaj për të hyrë në MB si punëtor shumë i kualifikuar? Sipas këtij programi, shtyllës 1 e përgjithshme migrant, ju nuk keni nevojë të bëni dy aplikime, një për letrën miratuese dhe një për vizën tuaj (sic ndodhte në Programin e Migrantëve Shumë të Kualifikuar). Në këtë rast e gjithë procedura e miratimit të aplikimit në këtë kategori dhe marrjen e vizës përfshihet në një aplikim të vetëm. VI. Sa kohë do keni mundësi të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar? Viza do të lëshohet për një periudhë maksimale prej 2 (dy) vjetësh. VII. Faqe interneti ku ju mund të gjeni më shumë informacion mbi procedurat e emigrimit si punëtor shumë i kualifikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe dokumentacionin që duhet të lexoni kur jeni duke menduar të emigroni sipas kësaj kategorie.


21 Nr. 32 - GUSHT 2013

Berisha paraqet Letrat Kredenciale tek Elizabeth II Më datën 27 qershor 2013, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Letrave Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, Sh.T. Z. Mal Berisha, Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Ambasadori Mal Berisha u prit ngrohtë dhe në mënyrë mjaft miqësore nga Mbretëresha Elizabeth II, në selinë e saj mbretërore, Buckingham Palace. Ambasadori u shoqërua për në takim nga Z. Charles Gray, Marshall i Trupit Diplomatik, të akredituar në Londër, përfaqësues i Mbretëreshës Elizabeth II.

Ambasadori dhe stafi i ambasadës u morën nga selia e Ambasadës Shqiptare në një tur me karrocat mbretërore sipas ritualit të Mbretërisë dhe u përcollën nga Pallati Mbretëror tek ndërtesa ku u organizua edhe pritja për nder të kësaj ngjarjeje. I pranishëm në takimin me Mbretëreshën ishte Sir Simon Fraiser, Zv. Ministër dhe Kreu i Shërbimit Diplomatik në Foreign Office. Në takim u bisedua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona, bashkëpunimin e ngushtë në nivel dypalësh si dhe në aleanca të ngushta në nivel ndërkombëtar. Ambasadori i Shqipërisë,

Z. Mal Berisha i përcolli Madhërisë e Saj përshëndetjet më të ngrohta të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T Z. Bujar Nishani dhe e falenderoi për ndihmën që qeveria e Saj i ka dhënë Shqipërisë, për ndihmën e dhënë shqiptarëve në Ballkan dhe veçanërisht për ndihmën e dhënë për çlirimin e Kosovës si dhe emigrantëve shqiptarë në vendin e Saj të cilët janë pritur me aq bujari. Biseda u përqëndrua veçanërisht rreth marrëdhënieve shumëdimensionale historike, kulturore dhe ekonomike. Më pas u bisedua për zhvillimet demokratike dhe integrimin europian të Shqipërisë. Z. Berisha u shpreh se shtypi britan-

ik ka qenë shumë pozitiv kur e ka vlerësuar Shqipërinë si vendi i fundit i pazbuluar në Europë. Ambasadori Mal Berisha shoqërohej në këtë ceremoni nga stafi diplomatik i Ambasadës, për të cilin ishte rezervuar gjithashtu një takim i shkurtër kortezie me Mbretëreshën Elisabeth II. Pas takimit me Mbretëreshën Elisabeth II, sipas traditës së Trupit Diplomatik në Londër, Ambasadori Mal Berisha dha një pritje vin d’honneur. Në pritje merrnin pjesë përfaqësues nga Protokolli i Mbretëreshës, Protokolli i Foreign Office, Drejtori për Zgjerimin e BE-së dhe Ballkanin perëndimor, Z. Owen Jenkins dhe diplomatë

të tjerë nga Foreign Office që mbulojnë çështjet e integrimit në BE dhe çështjet e Ballkanit, ambasadorë të shumë vendeve mike, përfaqësues të trupit diplomatik në Londër, lordë dhe deputetë të Parlamentit Britanik, përfaqësues të pushtetit lokal në Londër, Presidenti dhe Kryetari i Shoqatës Anglo-Shqiptare, Z. Noel Malcolm dhe Z. Stephen Nash, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër si dhe miq e dashamirës të Shqipërisë. Dy të përditshmet britanike The Times dhe Daily Telegraph e kane pasqyruar këtë ngjarje në faqet e tyre rreth veprimtarisë së Pallatit Mbretëror.


22 Nr. 32 - GUSHT 2013

Atmosfera e festimit të fitores së koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 Qershorit në Shqipëri përjetohet edhe në kryeqytetin britanik në Londër. Dega e Partisë Socialiste në Londër organizoi një mbrëmje festive në oazin shqiptar “Koha” në qendër të Londrës, në lagjen Westminster. Morën pjesë deputetë të parlamentit britanik, drejtues të partive të majta Europiane, kryetarë bashkie me komunitet domethënës shqiptar si edhe simpatizantë të Partisë Socialiste nga e gjithe Britania e Madhe. Aktivitetin e fitores plebishitare e hapi z. Lavdrim Krashi, përfaqësues i Partisë Socialiste në Londër dhe laburist me kontribute afatgjata në vendimmarrjen e pushtetit lokal në kryeqytetin Britanik. Ai u shpreh mirënjohës për kontributin e të gjithë komunitetit shqiptar, me rezonancë rritëse, në jetën komunitare ku ata kontribuojnë. Ai gjithashtu falënderoi miqtë britanikë laburistë për mbështetjen dhe inkurajimin e pakushtëzuar që i dhanë partisë simotër në Tiranë, veçanërisht degës së Partisë Socialiste në Londër. Përshëndetën, duke i uruar suksese mazhorancës së porsazgjedhur për qeverisjen e Shqipërisë, deputeti laburist Andrew Slaughter, kandidatja për eurodeputete nga Londra Ivana Bartoletti, ish- kryetari i grupit parlamentar për Shqipërinë dhe Kosovën në parlamentin britanik John Grogan, drejtuesi i Lëvizjes Socialiste për Europën David Schoibl, si edhe Alaister Cambell, faktori kyç në strategjinë tre herë të suksesshme të qeverive Blair dhe së fundmi fitores së shtrirë në të gjithë vendin të Aleancës për një Shqipëri Evropiane, të drejtuar nga Partia Socialiste dhe Edi Rama. Të zgjedhurit laburistë, evidentuan faktin se komuniteti shqiptar në Britani po luan një rol kyç jo vetëm duke dhënë një mbështetje konstante ndaj laburistëve me votën e tij, por edhe duke treguar interes të posaçëm me pjesëmarrjen në votime në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri. Shumë aktivistë të degës së

Jehona e fitores së 23 qershorit bashkon shqiptarët në Londër

Partisë Socialiste Londër, përfshirë edhe deputetin laburist Andrew Slaughter, shprehën angazhimin e tyre serioz për të ndërmarrë iniciativa konkrete në krijimin e infrastrukturës që do të bënte të mundur të drejtën e votës për shqiptarët e diasporës nga vendi ku ata jetojnë.


23 Nr. 32 - GUSHT 2013

Nga Telnis Skuqi Djemtë mblidhen çdo mëngjes tek sheshi “Omonia”, duke kërkuar punë, që do t’ua mundësojë të qëndrojnë edhe për disa ditë në tjera në qytetin e Gjirokastrës. Si punëtorë ditorë ata përbëjnë një furnizim të lirë të krahut të punës, aq të dëshiruar për gjirokastritët, por edhe për zonat përrreth. Për ta punë ka me shumicë deri në fund të muaj nëntor. Më pas ata largohen në vendlindje, ose qëndrojnë në “kurbet”, me shpresë për të prekur “ëndrrën helene”. Prania e tyre është e domosdoshme si në verë dhe në dimër. Kur gjejnë klientë potencialë, ata bëjnë pazar, duan të fitojnë diçka, si për vetë, ashtu edhe për familjet që presin nga duart e tyre. Neritan D., nga Elbasani,

Reportazh

Gjirokastra, qyteti ku imigrantët gjejnë “parajsën” është një në shtatëqind punëtorët e krahut të lirë që pret çastin të fillojë punë. Është zgjuar qysh herët në mëngjes. Shiun e ka sfiduar, për të nuk është pengesë. Dy kilometra rrugë, nga lagjia “Zinxhira”, deri tek sheshi “Omonia”, e ka përshkruar me këmbë për 15 minuta. Transporti publik nuk punon në orët 05.00 të mëngjesit, ndërsa urbani e fillon punën dy orë me vonesë. Punëtorët ditorë janë kryesisht nga Elbasani, por nuk mungojnë edhe nga Lushnja, Fieri, Korça apo nga Librazhdi. Bujqësia është sektori që përbën mundësi punësimi. Ndërtimi renditet i dyti në listë, ndërsa profesionet e tjera

KOHA E LIRË

janë me pikatore, ose nuk janë fitimprurëse për krahun e lirë. “Sivjet kam punuar në tokat e Dropullit dhe Lazaratit. Dita e punës shkon nga 15 mijë deri në 25 mijë lekë (të vjetra)”, thotë Neritani, që jeton si migrant prej shtatë vitesh në Gjirokastër. Ai tha se në Elbasan është vështirë të gjesh punë, madje në rastin më të mirë paguhesh pak. “Ato pak lekë që fiton në Elbasan nuk të dalin, ndërsa në Gjirokastër krahu i punës vlerësohet”, pohon Neritani me thjeshtësi, ndërsa shton se siguria në punë pothuajse është në nivelin zero. Një vit më parë, dy punëtorë, njëri nga Elbasani dhe

tjetri nga Librazhdi, humbën jetën, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën, prej të cilëve tre u paralizuan për shkak të mungesës së masave të sigurisë. Inspektoriati i Punës pranë Zyrës Rajonale të Punësimit për Qarkun e Gjirokastrës ka ushtruar disa herë kontroll, madje gjobat administrative nuk kanë munguar, por përsëri situata nuk ka ndryshuar. Neritani habitet kur e pyet për masat e sigurisë, ai qesh. Për të nuk ka rëndësi jeta, por

FJALËKRYQ SPORTIV

haku i punës. “Një ditë të mos punoj, më dhëmb koka. Dua të jetoj pa shqetësuar njeri. Nëqoftëse, klientit i kërkon një gjë të tillë, jam i sigurtë që “fluturoj” nga puna”, pohon Neritani me sinqeritet. Ndërkaq, sigurimi i jetës dhe shëndetit për këtë kategori është “një mollë e ndaluar”. Pavarësisht se ligji “Për Sigurimin Shoqëror dhe Shëndetësorë, parashikon vetësigurimin, asnjë migrant nuk i është drejtuar këtij institucioni. Burime zyrtare nga Dega Rajonale e Sigurimit e vlerësojnë negative këtë situatë, por nuk pranojnë të intervistohen, pasi, sipas tyre, vetësigurimi është çështje individuale.


24 Nr. 32 - GUSHT 2013

Gazeta nr 32(1)  

AUGUST'S ISSUE OF ALBANIAN NEWS, NEWSPAPER FOR ALBANIAN COMMUNITY IN UK AND REPUBLIC OF IRELAND (25 000 COPIES IN PRINT) FREE FOR THE COMMUN...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you