Page 1

Nr. 31

KORRIK 2013

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

Editorial

Emigrantët rrisin arkat publike Bajram Mani, fitues i disa medaljeve të arta në mundje Një nga sportistët më në zë të mundjes, Bajram Mani, duket se është edhe figura më e vlerësuar në mjediset sportive britanike. Ai është fitues i Medaljes së Artë në Britani në vitin 2011....

FAQE 4

“Ardhmëria” mbajti mbledhjen e vitit Shoqata shqiptare në Britaninë e Madhe, “Ardhmëria” , që drejtohet nga intelektuali Lutfi Vata, Master në Administrim Biznes, festoi dhe bëri bilancin në një aktivitet madhështor mbylljen dhe analizën vjetore. Vlerësimet, certifikatat dhe falenderimet...

FAQE 23

Gazetari britanik i gazetës “City A. M.”, Julian Harris deklaroi para disa ditëve në një editorial të tij se “Imigrantët kanë përmirësuar financat publike në MB-ar, duke kontribuar më shumë për shtetin se ata të marrin nga ai”. Burimi i gazetarit në fjalë ishte bazuar në një studim të Think-Tankut nga Parisi. Këtë pra e zbuloi një studim ndërkombëtar. Kështu siaps këtij studimi, i ashtuquajturi, ndikimi neto fiskal i emigrantëve ishte ekuivalent i 0.46 përqind të PBB-së, në disa miliarda paund dhe mesatarisht ishte kjo shifër për periudhën 2007-09, theksonte raporti. Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit (e njohur si OECD) ka kryer analiza për të informuar debatin për politikën e migracionit në shumë vende perëndimore. “Sipas sondazheve të fundit të opinionit, rreth 50 përqind e qytetarëve në vendet evropiane dhe në Kanada besojnë se emigrantët kontribuojnë më pak në taksa se sa ata marrin ... janë një barrë e madhe në çantën publike,” thuhet në këtë studim. Megjithatë, vetë OECD-së sfidoi këto frikëra publike. “Migracioni përbën as një fitim të rëndësishëm as për tharjen e kuletës publike”, tha ajo. Imigrantët janë goxha shumë të përfshirë, si pjesa tjetër e popullsisë në këtë drejtim. Në Mbretërinë e Bashkuar, familjet me kryefamiljarë nga emigrantët japin një kontribut të madh neto në çantën publike sesa numri i familjeve të kryesuar nga britanikët e lindur shtetas në këtë vend, të dhënat treguan gjithashtu. Një tjetër zbulim ishte se migrantët meshkuj në Britani të Madhe kanë pësuar një rënie të mprehtë në punësim. Numri i

tyre është më pak në shifra, që nga viti 2007. Nëpër vendet e OECD-së, 13.2 përqind e popullsisë totale janë lindur

jashtë vendit. Proporcioni i njerëzve të lindur jashtë Britanisë është nën mesatare.


2 Nr. 31 - KORRIK 2013

MoneyGram Joining Forces with Lebara to Offer International Money Transfers on Mobile Devices MoneyGram funds transfer service now available through Lebara Money website and smart phone apps DALLAS ( June, XX 2013) – MoneyGram (NASDAQ:MGI), a leading global money transfer company, today announced an agreement with Lebara Mobile, one of Europe’s leading mobile telecoms operators, to offer real-

time MoneyGram transfer services over the Lebara Money mobile and web solutions. MoneyGram’s money transfer platform is now integrated within the Lebara Money iPhone and Android mobile payment platform solutions and the Lebara Money website, enabling customers in the United Kingdom -- and soon, in Spain, the Netherlands, France, Germany, Denmark and Switzerland -- to send international transfers from a mobile phone to more than 320,000 MoneyGram loca-

tions in 198 countries worldwide. By downloading the Lebara Money iPhone or Android apps from the iTunes and Android stores, or visiting Lebara Money online, Lebara customers can directly connect to MoneyGram’s convenient and secure mobile remittance services global network. The real-time transfer services can be used 24 hours a day, seven days a week. “We’re excited about the opportunity to provide our European customers with easily ac-

cessible transfer services though Lebara’s smart phone apps,” said Carl Scheible, executive vice president, Europe, Africa and Emerging Channels, MoneyGram. “Our agreement gets us yet another step closer to our goal of linking with fast and reliable mobile and web services that give our customers even more flexibility when sending money to loved ones nearby or overseas.” Lebara and MoneyGram signed a multi-year contract for the United Kingdom, Spain, the Netherlands, France, Germany, Denmark, and Switzerland. Lebara Money services will help provide a global consumer audience with funds transfer options. “The new Lebara Money cross-border mobile money transfer service, easily accessible with a smartphone, enables our customers to make reliable, peer-to-peer money transfers in the house, the workplace or while out and about” said Lebara CEO, David Moffatt. “MoneyGram is a trusted company for consumers and Lebara Mobile is excited to be joining forces to offer a compelling Mobile Money transfer service for our customers. It’s a win-win.” For more information, visit lebara-money.com About MoneyGram MoneyGram, a leading money transfer company, enables consumers who are not fully served by tra-

ditional financial institutions to meet their financial needs. MoneyGram offers bill payment services in the United States and Canada and money transfer services worldwide through a global network of more than 321,000 agent locations – including retailers, international post offices and financial institutions – in 198 countries and territories. To learn more about money transfer or bill payment at an agent location or online, please visit moneygram.com or connect with us on Facebook Media Contact: Mike Gutierrez media@moneygram.com 214-303-9923 About Lebara Lebara is one of Europe’s leading mobile telecoms operators, enhancing the lives of ethnic and migrant communities by providing high quality and low cost mobile products and services. Lebara provides Pay As You Go mobile SIM cards and related products and services customised to serve the international communities in seven European countries as well as Australia. In March 2011, Lebara expanded its services by launching Lebara Money in the UK, a simple and secure MasterCard® prepaid card, offering highly competitive exchange rates and no transfer fees for customers wishing to send money abroad.


3 Nr. 31 - KORRIK 2013


4 Nr. 31 - KORRIK 2013

Talenti i mundjes në sportin Britanik

Bajram Mani, fitues i disa medaljeve të arta në mundje Një nga sportistët më në zë të mundjes, Bajram Mani, duket se është edhe figura më e vlerësuar në mjediset sportive britanike. Ai është fitues i Medaljes së Artë në Britani në vitin 2011në peshën 62 kilogramë, fitues i British Juniors në po këtë vit me peshën 60 kilogramë. Ai në po këtë vit ka fituar edhe medaljen tjetër të artë në 60 kilogramë, për Midlands Invitation. Në vitin 2011 ai ishte edhe fitues i medaljeve të arta në peshën 62 kilogramë për Southern Region dhe English Juniors. Këtë e konfirmon Dr Amir Reza Eslami, që ka qenë trajneri i tij për vite me radhë dhe që e ka mentoruar atë në këtë sport për Lojërat Olimpike. Siç shihet nga materialet që ai i jep në këtë drejtim figura e sportistit shqiptar edhe pse mjaft e vlerësuar nga analet institucionale britanike, mbetet disi një figurë e harruar nga sporti dhe institucionet shqiptare, aq më tej edhe nga organizmat shoqërore në UK. Ai ka studiuar në shkollën Highbury Grove School në vitin 2010-të. Ai ka patur një ndjekje të lartë të shkollës me një atendencë 99/%. Ai ka patur vetëm një rekord të vogël të vonesave me

vetëm 7. Ai ka qenë prefekt falë maturisë së tij dhe atitudës pozitive me shokët dhe stafin. Ai ka kompletuar GCSE në vitin e tij të 11 dhe mendon të vazhdoj më tej. Tutori i tij, Ms. Thomas, shprehet se ai është një person i dëshirueshëm, konfident, i sjellshëm, dhe me një aftësi individuale të mirë. Por ai ka patur pak probleme me gjuhën dhe tashmë ai i ndjen aftësitë për ti tejkaluar ato. Drejtori i studimeve, Mr Clancy shprehet se ai është i impresionuar nga determinimi i Bajramit, një atitudë miqësore dhe një natyrë ndihmëse. Ai ka qenë një anëtar i vlefshëm në grup. Ai njihet mirë edhe nga autoritetet sociale të Bashkisë së Islingtonit. Për këtë Anthony King shkruan fjalët më të mira për të. Më tej ai ka fituar BTEC Level 1 Diploma në Konstruksion, nga City of Westminster College. Drejtori John Devine shprehet mjaft mirë për sjelljen e tij dhe atendencën. Duke parë këtë vyrtyt të lartë, këtë talent të mirë sportiv, ne mendojmë se është nder të bëjmë të njohur këtë të ri të devotshëm për komunitetin tonë.


5 Nr. 31 - KORRIK 2013

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, dorëzoi dje letrat kredenciale te Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeta II. Në audiencën me Mbretëreshën, e cila u zhvillua gjatë një ceremonie shtetërore në Pallatin Mbretëror Buckingham Palace, Ambasadori Greiçevci i përcolli mesazhet e ngrohta të Presidentes së Republikës së Kosovës për Lartmadhërinë e Saj dhe për popullin britanik. Ai theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Ambasadori

Greiçevci gjithashtu shprehu zotimin e tij për t’i kultivuar dhe avancuar tutje raportet ndërmjet dy vendeve mike, në rrafshe të ndryshme të komunikimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë ekonomik, kulturor dhe arsimor. Pas ceremonisë në Pallatin Mbretëror, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës (Vin d’Honneur), ku morën pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të komunitetit diplomatik në Londër, përfaqësuesja e Protokollit Mbretëror përgëzoi Ambasadorin Greiçevci për detyrën fisnike të përfaqësimit të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas traditës, Ambasadori Greiçevci ngriti një dolli për shëndetin e Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet te Mbretëresha Elizabeta II


6 Nr. 31 - KORRIK 2013

Fjala e Presidentes Jahjaga në festimin e ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth Është nder i veçantë të mblidhemi në Republikën e Kosovës për të festuar ditëlindjen e Shkëlqesisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth. Kjo ditëlindje, përpos që ka simbolikën e saj dhe që paraqet moment krenarie për vendin tuaj, na mundëson njëkohësisht të reflektojmë mbi miqësinë dhe partneritetin mes Britanisë së Madhe dhe Republikës së Kosovës, një marrëdhënie e çmuar e kalitur gjatë një beteje të gjatë për mbijetesë dhe liri të popullit tim dhe e forcuar shumë në procesin e ndërtimit të paqes dhe të shtetit tonë. Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, shtetësisë tonë, sovranitetit e integritetit territorial dhe konsolidimit tonë në arenën ndërkombëtare. Krahas aleatëve tanë të tjerë, Britania ka bërë përpjekje të mëdha diplomatike dhe ushtarake të na ndihmojë ta fitojmë lirinë tonë. Qytetarët e Kosovës kurrë nuk do ta harrojnë fjalimin e kryeministrit Blair në Chicago kur po i apelonte bashkësisë ndërkombëtare të mos reshtte derisa të fitonte paqen për njerëzit e Kosovës. Kurrë nuk do ta harrojmë zbarkimin e ushtarëve britanikë me bereta të kuqe, të cilët po hapnin rrugë që qindra mijëra refugjatëve t’u mundësohej kthimi në shtëpitë e tyre. Ata dhe mijëra ushtarë tjerë britanikë që kaluan nëpër vendin tonë do të jenë përjetësisht pjesë e pandashme e historisë së Kosovës së re. Ju besuat në vizionin e qytetarëve të Kosovës për ndërtimin e shtetit demokratik dhe multikulturor. Ne e kemi mbajtur këtë premtim. Kosova sot është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, të drejtat dhe liritë e të cilëve respektohen, që jetojnë me dinjitet dhe në paqe. Është rrëfim i përbashkët i suksesit i bashkësisë ndërkombëtare dhe popullit të Kosovës. Natyrisht, na mbetet shumë për t’u bërë. Ambasador, ne llogarisim në përkrahjen tuaj të vazhdueshme për të na ndihmuar t’ia zbulojmë botës Kosovën e re, për ta treguar rrëfimin e thesarit dhe traditave të pasura që i ka vendi ynë, të tregojmë se një vend i dërmuar nga lufta po i hapë rrugë një të ardhmeje paqësore dhe të qëndrueshme. Ne llogarisim në mbështetjen tuaj tani kur po i ndërmarrim reformat e nevojshme për të përshpejtuar integrimin tonë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, qëllim ky që na bashkon të gjithëve dhe që nuk ka alternativë. Më lejoni që të ngris dolli për Lartmadhërinë e Saj, për qytetarët e shtetit tuaj dhe për miqësinë e fuqishme mes dy vendeve tona!


7 Nr. 31 - KORRIK 2013

Presidentja Jahjaga takohet me sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me të arritur në Londër u takua me sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, zotëri William Hague, me të cilin bisedoi për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe për procesin e integrimeve evropiane për Kosovën dhe rajonin.

Presidentja Jahjaga tha se marrëveshja e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, hap perspektivën evropiane për të dyja shtetet dhe theksoi se për Kosovën dhe qytetarët e saj është me rëndësi që BE të miratojë fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Sekretari i jashtëm britanik, zotëri William Hague e vlerësoi arritjen e marrëveshjes

ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tha se pret zbatimin e saj në praktikë. Zotëri Hague i dha mbështetje procesit të integrimeve evropiane për Kosovën.

Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit në Londër do të takojë kryetarët e Dhomës së Lartë dhe asaj të Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe, deputetë të Parla-

mentit, princin Michael të Kentit, ministren britanike në Ministrinë e Jashtme dhe do të nderohet me titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Durham.

FORUM

Martesë apo bashkëjetesë?! Albert Zholi Ç’është bashkëjetesa? A është ajo më e pëlqyera në këtë kohë? Cilat janë mendimet e artistëve të moshave të ndryshme për këtë fenomen të ri të shoqërisë shqiptare, por shumë të vjetër në shoqëritë me demokraci të vjetër? A po thyhet tradita shqiptare e martesave me dasma. Besim Zekthi (koreograf ) Unë kam ngelur ende me tradicionalen, pra jam për një martesë tradicionale. Por kjo s’do të thotë që e përjashtoj bashkëjetesën. Çdo njeri ka mendimet dhe dëshirat e veta në demokraci. Unë flas në bazë të eksperiencës time, jetës time, kohës që kam jetuar, ku nuk mendohej për bashkëjetesë. Sot shoqëria ka evoluar, njerëzit janë më të emancipuar. Alida Hisku (këngëtare) Bashkëjetesa s’ka asgjë të keqe, përkundrazi bën që njeriu me të cilin do të lidhësh jetën të njihet më mirë. Unë jam martuar në Gjermani dhe kam

aq vite që jetoj këtu sa kam pas dhe në Shqipëri. Pikërisht këtu ku jetoj, bashkëjetesa është shumë normale. Madje do të thosha që bashkëjetesa është shumë e përhapur. Ne jemi një vend pak tradicional, të lidhur me konservatorizmin, ku bashkëjetesa sidomos në zonat rurale na duket tabu, por në fakt nuk duhet të jetë ashtu. Bashkëjetesa në vendet me demokraci është e lashtë. Vitore Leka (poete) Unë jam 65 e kusur vjeç, por me thënë të drejtën bashkëjetesa është zgjidhja më e mirë për çiftet e reja. N.q.s do shikojmë divorcet e shumta sidomos në Tiranë, janë pjesë edhe e asaj mosnjohje mes të rinjve. Bashkëjetesa sot është një proces i domosdoshëm për kohën që jetojmë, pasi njohjet e imta në përditshmëri nuk mund të realizohen, ndaj them që është koha më e mirë për tu njohur. Kam vite që jetoj në Itali dhe shumë të rinj bashkëjetojnë. Ema Koja (stiliste) Tani besoj se pranoj....dhe pse jam

shqiptare dhe mundohemi të hiqemi ende tradicional. Për këtë fjalë nuk e them të evidentohem. Sot me gjithë zemër besoj që ne jemi një racë shume speciale, të zgjuar e të talentuar, të bukur e të fuqishëm. Unë besoj që kësaj here “Ditë të mira paskëtaj vijnë” me të vërtetë për kombin tonë. Frederik Ndoci (këngëtar) Për mua të dija janë njëlloj. Secili bën si ndihet më mirë. Gjithashtu mund të them se secila mënyrë jetese ka të mirat dhe të këqijat e saj. Nuk mund të quash asnjërën perfekte. Në Shqipëri ende ruhet tradicionalja ku martesa është thelbi i jetës së një dashurie. Prindërit e quajnë lehtësim shpirtëror n.q.s vajza e tyre martohet. Martesat janë gëzimet më të mëdha në jetën e një familjeje tradicionale. Thuhet se sot lidhjet me bashkëjetesë janë më pak të qëndrueshme, pasi duke mos pasur përgjegjësinë e martesës edhe lejohet gabimi, por nga ana tjetër martesat sot kanë momente që nuk bëhen me dashuri, por dhe me mblesëri. Kjo

ndodh vetëm në Shqipëri. Vetë them që njeriu të bëjë çfarë i do zemra. Nuk jap receta fikse. Të bëhet ajo që mund të sjellë lumturi. Violeta Banushi (Trebicka) Bashkëjetesa është një hapi më i mirë që një çift mund të bëjë për t”u njohur më mirë me njëri tjetrin përpara se të zhvilloj një celebrim zyrtar. Nëse bashkëjetesa vazhdon “në infinit” atëherë mendoj se këtu kemi shmangie ndaj përgjegjësive, sepse e dimë që nëse je i martuar e nëse ti nesër ndahesh ke dhe disa detyrime dhe përgjegjësi që duhet të mbash. Kjo përbën dhe dallimin midis bashkëjetesës dhe martesës. Sazan Guri (ekologjist) Jam me të renë, jam me bashkëjetesën. Jam me atë që njeriu të njihet ta ambientohet dhe pastaj të lidhet. Bëhet më e pastër dashuria kështu edhe në lidhje me ambientin. Ku ka pastërti, ka dashuri të bukur. Tradita mbetet traditë, por edhe e reja mbetet e re. Jeta ecën para nuk kthehet pas.


8 Nr. 31 - KORRIK 2013

Hapjet Zyra e Pasaportave shqiptare në Londër Më 7 qershor 2013 në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër filloi procesi i pranimit të aplikimeve për pasaportën biometrike shqiptare dhe kartën biometrike të identitetit. Hapja e zyrës kryhet në vijim të kujdesit që shteti shqiptar tregon ndaj bashkatdhetarëve tanë të vendosur në vende të ndryshme të Europës dhe të botës dhe është një ndihmesë e madhe për ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar, për lëvizjen e tyre të lirë drejt atdheut por edhe drejt vendeve të tjera ku sot shqiptarët levizin të lirë. Hapja e zyrës së aplikimit për pasaporta biometrike dhe karta identiteti në Londër bëhet në vijim të hapjes së zyrave të tilla në qendra tjera ku ka prani të lartë shqiptarësh si në Greqi, Itali, ShBA, Belgjikë. Së shpejti ky shërbim do të hapet edhe në Zvicër. Pasaporta biometrike shqiptare është një dokument me cilësitë më të të larta të sigurisë që ka sot ndonjë dokument i tille në botë dhe renditet në pesë pashaportat më të mira dhe më të sigurta nga cfarëdo lloj fallsifikimi. Në mënyrë që ku proces të shkojë sa më mirë, që qytetarëve tu bëhët sa më i lehtë aplikimi dhe secili të ndjehet që merr shërbimin e nevojshëm, ju lutem klikoni në faqen e internetit të ambasadës: http://www.albanianembassy.co.uk/ Pastaj kliko tek: Consular Affairs dhe vazhdo tek Paisja me Pasaportë Biometrike. Aty do te gjeni tërë instruksionet e nevojshme që nga aplikimi deri tek marrja e pashaportës. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër inkurajon tërë bashkëatdhetarët që kanë dëshirë të aplikojnë ta bëjnë këtë duke ndjekur radhën e veprimeve sic jane afishuar në faqen e internetit të ambasadës, të lexojnë më vemendje njoftimin që do të botohet në gazetat lokale shqiptare, The Albanians and The Albanian News. Po ashtu, ju inkurajojmë të përdorni rrjetet sociale dhe kontaktet personale për tu bërë të ditur tërë të interesuarve për shërbimin që ju afrohet.


9 Nr. 31 - KORRIK 2013

Më 31 maj 2013, në Ambasadën Shqiptare në Londër u lançua rrjeti UK Albanian Professionals. Ky rrjet përbëhet nga profesionistë shqiptarë në profesione të ndryshme, kryesisht në industrinë financiare në Londër, por edhe në fusha të tjera si arkitekturë, informatikë etj. Rrjeti do të shërbejë për të shkëmbyer eksperienca profesionale me bashkëkombasit dhe për të ndihmuar njeri-tjetrin në profesionet dhe bizneset e tyre për hapat që duhen hedhur për ndërtimin e një kariere apo biznesi të caktuar, etj. Ambasadori Mal Berisha e përshkroi krijimin e rrjetit të profesionistëve shqiptarë si një ngjarje mjaft domethënëse për komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe por edhe si një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Krijimi i këtij rrjeti është një tregues i forcimit të mëtejshëm të identitetit të bashkësisë shqiptare dhe dëshirës për tu rritur dhe për të përparuar më tej profesionalisht në një mjedis i cili tashmë nuk është i huaj për ta. Vlen të përmendet edhe prania e z. John Grogan, ishKreytar i Grupit Parlamentar për Shqipërinë në Parlamentin Britanik gjatë qeverisjes laburiste. Z. Grogan është dhe një nga nismëtarët dhe kontribuesit më aktiv për krijimin e këtij rrjeti.

Pritje në Ambasadë me UK Albanian Professionals UK Albanian Professionals planifikon të mblidhet 3-4 herë në vit krejtësisht për qëllime njohjeje dhe shkëmbime me njeri-tjetrin, i hapur për të gjithë shqiptarët profesionistë dhe njerëz të biznesit si dhe për britanikë që kanë interes të kenë kontakte me këtë rrjet. UK Albanian Professionals was officially launched on Friday, 31st of May 2013 at the Albanian Embassy. HE the Ambassador of Albania to the United Kingdom, Mr. Mal Berisha, described this as

a significant milestone for the Albanian community here in the UK but also as an historical event for Albanians everywhere. We are indeed overwhelmed at the interest shown and very pleased to know there is an even larger number of Albanian professionals in the UK than we initially thought. An apology if we could not invite all of you due to the venue being slightly limited. UKAP plans to meet 3-4 times a year purely for pro-

fessional/business networking. We would like to keep it a democratic, collaborative group, open to all Albanian professionals, students and entrepreneurs. Plans for the future include a summer networking event and we will be hosting a careers panel around September/October. Our very own Dr. Revi Panidha who lectures on Entrepreneurship at Oxford will be holding a lecture on this topic exclusively for UKAP members in a few months.

There is a long-term strategy for this group, it is ambitious and requires a lot of work. Quite a few have expressed a willingness to be part of this exciting project and if you are interested to assist please drop a line to Perparim or myself (Përparim: rama@4mgroup. co.uk; Eduard:eduard.alia@ nyu.edu ). Warmest regards/Shume te fala, Eduard & Perparim (for and on behalf of UKAP).


10 Nr. 31 - KORRIK 2013


11 Nr. 31 - KORRIK 2013

Nga Mihal Gjergji

Vijon nga numrin e kaluar Të gjitha lëvizjet e shqiptarëve drejt jugut, kryesisht në teritoret e lira e të papulluara greke, si në Zaqintho, Qefaloni, Peloponez, (ndërsa kohë më vonë në drejtim të brigjeve italiane) etj, organizoheshin pa qënë nevoja e ushtrimit të forcës luftarake, edhe pse shqiptarët ishin të përgatitur dhe tepër aktivë, por këto dyndje s’kishin asnjëherë karakter pushtues dhe lëvizjet e kësaj popullate të mirëorganizuar (pa përjashtuar shtysat e institucioneve të specializuara të Bizantit të tronditur nga grindjet e brendëshme sikurse edhe nga kërcënimet konkrete të serbëve, bullgarëve, katalanasve, etj) kishin një identitet të plotë kombëtar. Koçollari ka pasqyruar tiparet më domethënëse e përcaktuese të portreteve të disa prej prijësave shqiptar, si Leon Sguro, Dhimitër Rendi, gjeneralëve Marino, Mihal, Nikolla, Gjergj dhe Aleks Vrana, Karl Topia, Gjin Bue Shapata, Petro e Mërkur Bua, Krokodil Kladha, Nikolla Griça, Meksi Buziqi, Dhimitër Laskari, e shumë të tjerë.Te disa prej tyre, të cilët kanë merituar jo vetëm vëmendjen por edhe vlerësimin e nderimin e mbretërve të Evropës, Koçollari ndalet më gjatë. Në vitet 1509-1510, Mërkur Bua ishte në shërbim të Mbretit të Francës, Ludovikut, ndërkohë që Perandori i Gjermanisë Maksimilani, i kërkon aleatit frances ndihmën e arvanitasit Mërkur Bua, i cili kryesonte 500 kalorës me luftëtarë të gjakut të tij. Në ndihmë të trupave gjermame Mërkur Bua zhvilloi dy beteja: e para në Flandër, për t’u ndeshur me Karlo Egmon, i cili kishte marrë forcërisht Dukatin e Geltherit, ndërsa e dyta në Dukatin e Bavarisë kundër Kontit Baladino. “I befasuar dhe i entuziazmuar së tepërmi për këto dy fitore të njëpasnjëshme të Mërkuar Buas, Mbreti Maksimilan organizoi një pritje dhe ceremoni madhështore në të cilën i akordoi atij titullin e Kalorësit, i dha një feud dhe i vuri në brez

Shqipëria në arkivat e kancelarive europiane

Ali Pashë Tepelena mes Londrës dhe Kostandinopojës

një kolloan të çmuar me vlerë 1000 florinj. Në vazhdim të ceremonisë Mbreti gjerman e veshi atë me dorën e tij me një pelerinë të qëndisur me ar, e puthi atë përpara të gjithëve dhe e shpalli Gjeneral të Parë të tij” (I.Koçollari: “Arvanitët”, Tiranë 1994, f 137-138). Krokodil Kladha, i cili s’qe nënshtruar dhe s’e njihte autoritetin e Sulltanit, apo kryengritësi i dy popujve siç e cilëson Koçollari këtë luftëtar dhe prijës të përmasave të mëdha, është një tjetër personalitet i spikatur i gjakut arvanit. “Në vitin 1456, teritoret e familjes Kladha ishin zgjeruar nga fusha e Elios, në rripin e Gjuhës së Gjirit

të Spartës, tek Kakovulia, ku kështjella e Bardhunës kontrollon kalimin drejt Manit Qëndror.Duket se, pikërisht, kjo rritje e fuqisë ekonomike, e zotërimeve të shumta të tokave dhe fshatrave, me siguri ka shqetësuar administratën turke, e cila shikonte bashkë me to rikthimin e Kladhajve në fuqinë dhe vëmëndjen e dikurshme përpara popullsisë së Moresë” (I.Koçollari: “Krokodil Kladha”, Tiranë 2009, f 79). Lufta 16 vjeçare turko veneciane (1463-1479) bashkë me traktatin e detyruar të paqes të pranuar e nënshkruar (1480) edhe nga venecianët e pafuqishëm përballë fuqisë

osmane, solli edhe ndryshime të shumta e tepër shkatërruese për faktorin shqiptar, i cili u gjënd i braktisur nga Venediku dhe i kërcënuar seriozisht nga osmanët. Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, “në radhët e stratiotëve, që venecianët kishin piketuar dhe përzgjedhur për t’i larguar nga teritoret e tyre të “rebeluara”, janë emrat e kryengritëve të njohur Rali, Paleologu, (ky i fundit nga nëna shqiptar dhe nip i Komnenit), Krokodil Kladha, me një formacion prej 150 luftëtarësh, Bohali, Buziqi, Bua, etj...Në këto rrethana, forcat pushtuese turke do ta kishin rrugën e hapur për

kontrollin e plotë të territoreve problematike të panënshtruara. Pikërisht, nga kjo kohë fillon riemigrimi i shumë familjeve shqiptare të Moresë drejt Republikës së Venedikut dhe mandej në teritoret pulieze, napolitane, siçiliane e më gjerë” (I.Koçollari: “Krokodil Kladha”, Tiranë 2009, f 139). Faktori shqiptar është bërë objekt studimi jo vetëm nga intelektualë të këtij gjaku, por edhe nga shumë autorë të huaj, kryesisht gjatë shekujve XVIII, XIX dhe XX, sigurisht edhe në vijimësi. Mes këtyre të fundit ka edhe “dyshues” , të cilët, më shumë nga ndikimet sesa nga padija apo mosnjohja e historisë shqiptare, s’kanë nguruar të ngrenë pikëpyetje mbi nacionalizmin shqiptar, sikundër shkruan Nathalie Clayer në librin “Në fillesat e nacionalizmit shqiptar”, Tiranë, 2009. Kjo na bën të mendojmë se, jo rrallë inteligjenca e ka humbur lirinë e saj, duke krijuar kështu një varësi gati të padukshme nga fryma përgjithësisht arrogante dhe aspak miqësore e politikave të një vëndi karshi një vëndi tjetër, apo për arsye të tjera, gjithsesi të pajustifikuara, të cilat e zbresin krijuesin nga lartësitë e destinuara për të qëndruar dhe e përdorin si pjesë të makinerisë së tyre propagandistike. “...Të tilla të “dyshimta”, vlerësohen edhe përpjekjet, kërkimet, hulumtimet dhe botimet e intelektualëve arbëreshë të mesit të shekulli të XIX si ato të Vinçenso Dorsa, Xhuzepe Krispi, Anxhelo Maski, dhe të arbëreshëve të tjerë të Kolegjit të San Dimitre Koronës, për orgjinën e shqiptarëve, të gjuhës shqipe, ndriçimin e historisë së tyre, pranisë dhe rolit të tyre në histori, etj. Puna, krijimtaria dhe roli i tyre, në këto kohë, për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare është vlerësuar si ende e paformuar, pra e dyshimtë për t’u vlerësuar si përpjekje të para të këtij karakteri”(I. Koçollari: “Gjetje të reja mbi fillesat e nacionalizmit shqiptar”, Tiranë, më 25 nëntor 2012, kumtesë e mbajtur në Akademinë e Shkencave me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë). Vijon numrin e ardhshëm


12 Nr. 31 - KORRIK 2013

Presidentja Atifete Jahjaga takohet me Princin Michael të Kentit Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, u takua në Londër me Shkëlqesinë e Tij Princin Michael të Kentit, me të cilin ka biseduar për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova, për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe rrugën e integrimeve evropiane të vendit. Në takim morën pjesë ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, zotëri Lirim Greiçevci dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, zotëri Ian Cliff. Presidentja Jahjaga dhe Princi Michael i Kentit gjatë bisedës kanë diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe investimet e kapitalin e huaj që do të ndihmonte edhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe ngritjen ekonomike të Kosovës. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua me kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Britanisë së Madhe, baroneshën D’Souza si dhe me

kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe, zotëri John Bercow. Në takime, Presidentja ishte e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, zotëri Lirim Grajcevci. Në dy takimet e ndara me kryetarët e dy Dhomave të Parlamentit të Britanisë së Madhe, Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën që ky shtet i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, që prej para dhe gjatë luftës dhe posaçërisht në procesin e shtetndërtimit. Ajo tha se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë shumë të mira dhe ato duhet të thellohen në të gjitha fushat e tjera, veçanërisht në bashkëpunimin ndërmjet dy Parlamenteve. Presidentja Jahjaga theksoi se Republika e Kosovës është një shembull i suksesit të popullit dhe institucioneve të saj si dhe i ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare dhe ajo sot është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon si dhe promoter i fqinjësisë së mirë. Duke folur për marrëveshjen e arritur në Bruk-

sel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Presidentja Jahjaga tha se marrëveshja çon drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe sovrane dhe ajo hap perspektivën evropiane për të dyja vendet. Ajo tha se është me rëndësi zbatimi i plotë i marrëveshjes dhe integrimi i komunitetit serb të katër komunave në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës në shoqërinë dhe institucionet e vendit. Presidentja Jahjaga tha se Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe theksoi se është me rëndësi që BE-ja të mundësojë fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, meqë kjo do të mundësonte thellimin e reformave në vend dhe do ta qartësonte perspektivën e integrimit evropian. Kryetarët e dy Dhomave të Parlamentit të Britanisë së Madhe, baronesha D’Souza dhe zotëri Bercow, u interesuan për zhvillimet në Kosovë, procesin e konsolidimit të

shtetësisë së saj dhe për kapacitetet e zhvillimit ekonomik. Ata theksuan se Britania e Madhe është e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën përmes bashkëpunimit ndërparlamentar por edhe në procesin e integrimeve evropiane. Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe, zotëri John Bercow tha se Kosova ka integritetin e saj dhe një mbështetje ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Jahjaga ka patur edhe një takim me deputetin Sir Tony Baldry, që është edhe kryesues i grupit parlamentar gjithëpërfshirës për Kosovën, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe perspektivën e saj evropiane. Presidentja Jahjaga ka patur edhe një drekë pune me deputetë të Parlamentit të Britanisë së Madhe që angazhohen për Kosovën dhe për rajonin e Ballkanit. Presidentja Jahjaga, sot pasdite pat një takim me Baroneshën Warsi në Zyrën për Komonvellth dhe Politikë

të Jashtme, e cila u interesua për agjendën evropiane të Kosovës, për marrjen sa më të shpejtë të MSA dhe liberalizimit të vizave. Baronesha Warsi, gjithashtu shprehu interesim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, për pjesëmarrjen sa më të madhe të komuniteteve, veçanërisht të komunitetit serb në katër komunat në Veri të Kosovës. Presidentja Jahjaga theksoi se marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, ka përcaktuar datën për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në Veri dhe llogaritet në përkrahjen e Serbisë për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve si dhe për shpërbërjen e të gjitha strukturave paralele sipas planit të paraparë. Në Kosovë, ka një traditë të mirë të mbajtjes së zgjedhjeve dhe të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike me votimin e tyre i zgjedhin përfaqësuesit legal dhe legjitim, që përfaqësojnë interesat e qytetarëve.


13 Nr. 31 - KORRIK 2013

Tani demokracia nuk është vetëm shpresë, por edhe besë... Zyba Hysen Hysa Çdo gjë lind kur vjen çasti, po kështu dhe demokracia, nëse do përpiqemi ta sjellim para kohe janë dy rreziqe; ose do të jetë shumë e brishtë dhe nuk do të rezistojë e është e destinuar të vdesë, ose me përkushtim të jashtëzakonshmen, do të mbijetojë, por nuk do të ketë fuqinë e duhur për të ecur e sigurt drejt konsolidimit të saj. Këtu e kam fjalën për ardhjen e demokracisë në një shoqëri që ecën normalisht në rrugën e zhvillimit ta saj, ndërsa për kushtet e zhvillimit të popullit tonë, të kombit tonë, ka një specifikë teje të veçantë, sepse si në asnjë vend tjetër të botës, nën vellon e saj janë futur diktatura të egra, si pjellë e rrezikshme e politikave antikombëtare të armiqve tanë shekullorë. Historia jonë e këtyre 100 viteve shtet tregon se ka nxjerrë burra të mençur

dhe patriot me vizione të qarta dhe strategji vizionare demokratike. Nuk do të thotë që të vije shekulli 21 dhe të vijë demokracia se duhet të vijë, pikëpamjet demokratike kanë ekzistuar historikisht, se po të mos kenë ekzistuar, ato nuk do ishin bërë realitet në botë, kushtet në të cilën ndodhet një komb, apo një tjetër janë aq të ndryshme, saqë nganjëherë mendon se kurrë nuk do të arrihet demokracia, në një kohë që shtete tjera kanë me vite e vite që e gëzojnë, por kjo përplasje e vazhdueshme midis demokracisë dhe diktaturës vetvetiu ka sjellë kalbëzimin e njërës (diktaturës) dhe latimin dhe shkëlqimin e tjetrës (demokracisë). Shqipëria është shteti mëmë i kombit tonë dhe si i tillë, duhet të jetë shembull i një demokracie të vërtetë që edhe shqiptarët e jashtë kufirit të krenohen me të dhe të përpiqen që në sjelljet e tyre dhe në përpjekjet e tyre të ecin

sipas këtij modeli për të bashkuar shpirtin tonë liridashës dhe kaq demokratik që e kemi dhuratë nga natyra, por që fatkeqësisht është keqpërdorur nga politika jonë e vjetër dhe “e re” shqiptare, që në vend të kryejë misionin e saj historik për t’u bërë shembull dhe dritë për gjithë shqiptarët, u kthye në një qendër internimi qarkuar me klon gjatë monizmit dhe në një vend pa vend për shqiptarët, të cilët ndjehen si qiraxhinj në shtëpinë e tyre, gjë që i bëri shumë dëm ëndrrës shekullore për bashkim, se shqiptari nga fati i një qeni të lidhur me zinxhirë në kohën e diktaturës, ku ushqehej me thërrmijat e të zot, pas viteve ’90 u kthye si një qen rrugaç, ku kushdo e qëllonte me shqelm, ku dhe vetë shteti e përndiqte dhe duke u endur nëpër botë po qen pa zot u shqelmua nga kushdo dhe u përbuz nga të gjithë e u shfrytëzua nga të gjithë pa

fije mëshire, duke u detyruar të humbasë atë krenarinë e tij të ligjshme që na kishin dhuruar shekujt. Shkurt: Shtet që nuk di sa shtetas ka, shtet që nuk siguron jetën minimale të shtetasve të tij, shtet që vjel taksa dhe këto i përdor për forcimin e pozitave të tij, jo për popullin, shtet që nuk mbështet intelektualët, krijuesit, shkencëtarët, patriotët… shtet që nuk të ngjall krenari kombëtare, ky nuk është shtet, por një grup banditësh që zoti e di se si do të përfundojë odiseja e këtij populli. Të bësh të paditurin për të udhëhequr në mënyrë demokratike, është krim, se ne kemi demokratët tanë, Ismail Qemalin, ku dhe kundërshtarët politikë i përfshiu në qeveri për të mirën e kombit duke dhënë secili kontributin e tij, më pas kemi Fan Nolin e më pas kemi ata që vranë demokracinë përmes dhunës dhe mbollën dhunë, një dhunë që

e pse vishet me vel demokracie, ajo vetëm çel filiza të rinj, që po nuk u pre vaditja me diktaturë do të krijojnë një pyll xhungle që nuk do mundemi të dalim më prej saj. Kushtet historike në të cilën po kalon vendi ynë jemi në prag të krijimit të këtij pylli me filiza diktatorialë dhe mos o zot të vazhdojë kjo lloj politike, vendi ynë do të kthehet në një xhungël që zor se do jetë e zonja demokracia që ta kapërcejë atë. Unë i besoj fatit dhe faktit, se kur humbasim shpresat, na realizohen dëshirat si më magji, kjo vërtet nuk është magji, por është rritja e forcave demokratike përballë forcave diktatoriale dhe është shansi që lehtësisht t’i vadisim filizat e diktaturës së re me mjaltin e demokracisë dhe të rriten lastarë të shëndetshëm për të përhapur sa më shumë oksigjen për vendin, për popullin, për kombin…. .................................................


14 Nr. 31 - KORRIK 2013

Nga Fritz Radovani

Kush di me luejtë cilendo prej lojnave din me hjedhë edhe shortin… Shumica e lojnave kanë arbitra, të cilët hjedhin shortin para fillimit të lojës. Zakonisht ata pyesin njenin nga dy lojtarët se çka kerkon “çift a tek”? Zgjedhja e njenit i jep të drejten tjetrit me kenë fitues i anës tjeter të monedhës që albitri hjedhë me percaktue të drejten “me zgjedhë”... mbas ramjes monedhës në tokë. Ky asht shorti. Deri këtu arbitri asht i paanshem... Në politikë nuk pyesin kurrë “a doni çift a tek ?!”, ata perdorin tjera fjalë që janë marrë nga ato që perdornin të huejtë kur na sundonin në shtëpinë tonë, p.sh. “a do turrë a jazë?”... ose kur në të shumten e rasave ata ishin arbitrat tonë, që drejtonin “lojen e vet” me lojtarët tanë. Në kohen e osmanllinjëve nuk e kam idenë se çka mund të na kenë pyet ata ne. Dij se në këta 100 vjet të shkueme, pothuej askush nuk e ka pyet popullin as per qeverisje as qeveritarë. Pleqtë tregonin se kur e kanë pyet Luigj Gurakuqin një rreth miqësh pse nuk martohesh, Luigji u ka thanë: “Per me u marrë me politikë dhe me kenë i drejtë në Shqipni, politikani nuk duhet kurrë me u martue!” Pra, duhet me kenë “tek”, që mos me lanë familjen rrugash... Edhe Ahmet Zogut kur i hodhi “shortin” Pashiq në Bristol të Beogradit, në gusht të 1924, Ahmet Zogu i tha: “Due turrë” dhe i ra “turra”... E filloi me Luigj Gurakuqin, Bajram Currin e Hasan Prishtinen...e shkoi “turra” deri në fund të Shqipnisë...e besa, edhe të Dardanisë. Në vitin 1941 erdhi në Tiranë një tjeter “trajner” politik nga Beogradi, njëfarë Dushan Mugoshet, të cilit nuk besoj se do t’ia harrojnë emnin Shqiptarët edhe nja 250 vjet tjera... Edhe ky i pat hjedhë “short” Enver Hoxhës, i cili i kerkoj “turrë”, ndersa “jaza” i takoi Qemal Stafës, Vasil Shantos, Zef Malës me “mbarë” Shkodren, e pak ma vonë edhe

A doni “tek a çift”?!…

grupit Korçës... Edhe kur ndokush e pyeste Enverin “a do çift a tek?”, ky i pergjegjej “turrë”, pra kerkonte “çift” se me “tek” as nuk u ulte me fillue lojen e vet... Edhe në vitin 1948, vazhdoi me “çift” kur luejti me kokat e Koçi Xoxes e kompani... Prap vazhdoi me “çift” kur hodhi shortin per Tuk Jakoven dhe Bedri Spahiun... Prap me “çift” kur erdhi Hrushovi, me Liri Belishoven e të shoqin Maqo Çomo. Në vitet 1970 – 74 nuk e perdori ma fjalen “çift”, po thonte “turrë”...e kriste turra nga ministria e mbrendshme e deri naltë në Byro politike, prej Kadri Hasbiut, Feqorr Shehut, Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit, Beqir Ballukut dhe turrës gjeneralave...derisa, vetem njëherë i tha Nexhmijes, dua “çift” dhe ajo ia plotsoi dëshiren me “çiftin” Mehmet e Fiqrete Shehun... Kur u plak e nuk mujte me hjedhë ma as shortin, i la porosi Ramizit, që para se me thanë “turrë a jazë”, gjithmonë

shiko në sy Nexhmijen, mbasi ai kurrë nuk kishte hjedhë short pa shikue ate. Asht kenë qefli taullet, aqsa kur dilte në balkon kur ishte budallosë dhe i bante rojeve të bllokut me dy pllambët e veta te vendosuna tek hunda, thërriste me të madhe “haps”; i dukej si taullë ambjenti perrreth...e kur vriste ndonjë njeri dhe harronte, i thonte Nexhmijes, “më ke fshehur gurin!!” Ramizi ishte mjeshter i vjeter në hjedhje shorti. E pat fillue lojen me kosovarë në 1944, dhe njihej si mjeshter i zhdukjes së “turrave” të Shqiptarëve... Vetem njëherë kur iu desht me sigurue “t’ardhmen” e postit PPSh, kerkoj “tek” dhe na solli Hysni Kapon në arkivol nga Parisi. Edhe në vitet 1990 – 91 kur lojen e fitoi Regan, dhe komunizmit i erdhi fundi... Ramizi, mbasi kishte vra Djelmët fatzezë nder kufinjë, në fjalen e vete në Byro politike tha: “Dua çift!” dhe zgjodhi “çiftin” Nano – Berisha...

I çoi në Venecia...Atje një trajner italian, i hodhi shortin... Nano kerkoj “turrë” dhe i ra “turra e komunistëve”, ndersa Berisha, kerkoi “jazë”, dhe i rane të gjithë agjentët e sigurimit dhe të “persekutuemit politik ‘antikomunistë”... *** Tashti, sigurisht, që koha e ka ba të veten... Jo vetem arbitrat, po edhe lojtarët janë shumë të specializuem dhe komunikues me grupet “turrë” të atyne, që shumica kujtojnë se me të vertetë janë kundershtarë me njenitjetrin. Sigurisht, kanë ndonjë keqkuptim kur bisedojnë per “turrat” e eurove apo të rrezervave nder banka, por shpejtë i pajton qellimi dhe prejardhja e vjeter... Asht gja e bukur me i pa kur bajnë sikur janë zemrue...E mandej...i pajtojnë gratë! Sa të jetë gjallë Nexhmija nuk kanë nder mend me u prishë per gjana të vogla. As këta asnjeni nuk ia prishin as qejfin as zemren asaj... I ka dashtë fort

qyshë të rijë...i ka rritë vetë (edhe si veten). Tashti në zgjedhjet e vitit 2013, shorti do të hidhet mes Berishës dhe Ramës... Tashti nuk ka ma as Berisha “jazë” se gati – gati janë ba të dy grupet “turrë”...”të persekutuemit” u harruen! Shqiptarët mundohen me hjedhë “short” po sa herë hjedhin monedhat nalt...u bijnë “jazë” se nuk janë mësue me lujtë me pare...vazhdojnë me kujtue se po lozin me “letrat me vlerë”... Prap si dikur...kur të shkoni me votue hidhni shortin...kujt ti bijnë “turra” jepni voten! Ka shkue puna; si ka turra si ka jaza... “qeverinë e ka n’ dorë masa...”! Kam harrue si asht ajo fjala... a thohet: “Turrë, turrë, bahesh mur...”? Uuuuuuaa...si i binte “turra” gjithnjë atij...!? Kam vetem një shpresë: “Në dorë të Zotit”, se mjaft me dreqin! Melbourne, 2013


15 Nr. 31 - KORRIK 2013

Nga Murat Gecaj

1

Zakonisht, kur ulesh e shkruan për një person të caktuar, si padashur, në mendje sjell lidhjet që ke me të, kur e ke njohur dhe, sigurisht, kalon në kujtesë pjesëza nga jeta dhe puna e tij. Por, na shkon në mendje edhe muaji i lindjes, shenja që përfaqëson, pra grupimi i tij shoqëror. Unë, p.sh. e rendis veten me “grupin e marsianëve”. Ndërsa, për kolegun e mikun tim, Viron Kona, nuk e di se çfarë renditjeje i bën vetes ose si e quan atë. Ndërsa, si rastësisht, më erdhën në mendje vargjet e një poezie, e cila më duket është edhe këngë: “Qershori, qershitë na solli…” dhe, megjithëse nuk shkuaj vjersha, e vazhdova mendimin e saj, duke shtuar: ”…e , bashkë me të, erdhi Vironi!...”. Ndoshta, nuk është aq i qëlluar, po kështu mendova se do ta fiksoj për lexuesin, që ai ka lindur pikërisht në këtë muaj, më datën 24, të vitit 1950. Ndërsa, në se i pëlqejnë ose jo qershitë atij, për këtë gjë, nuk e kam pyetur ndonjëherë! (ha,ha) Por, besoj, edhe kam patur të drejtë, kur pak kohë më parë, nga një fotografi me mbesën e dashur, Diora, e kam “zbuluar” atë gjysh, para lexuesve! Tani, në bisedë me Vironin, jo pa mburrje (siç e “rrahin gjoksin” vlonjatët-ha,ha), ai thotë se është nga Vlora. Po unë, me “nuhatjen” e gazetarit, kam zbuluar se është me origjinë pikërisht nga Kalaja 2.400 vjeçare e Beratit. Sigurisht, kjo nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Po ajo, që ia vlen të nënvizohet, është se Vironi është intelektual i njohur dhe, me veprimtarinë e tij shumëvjeçare, nderohet e respektohet, jo vetëm në ato dy qytete, por edhe në Tiranë e më gjerë, në Shqipëri e jashtë saj. Në jetëshkrimin e tij, ia vlen të shënohet se është dalluar në punët zyrtare, drejtues shkollash e publicist. Por, tashmë, ai është edhe krijues i afirmuar. Me këto, që shkrova më sipër, ka lidhja edhe njohja jonë. Në vitet ’90-të, në shekullin e kaluar, punoja në gazetën ‘Mësuesi”, asokohe, botim i Ministrisë së Arsimit e

Në përvjetor lindjeje

“Qershori, qershitë na solli” e bashkë me të, erdhi Vironi!…

Është nderuar me 7 çmime, për librat në gjininë e tregimit e novelës dhe, në vitin 2006, me Çmimin e UNICEF-it për librin “Eh, more Bubulino!”. Mban disa urdhëra e medalje dhe ka marrë “Mirenjohje” e vlerësime të tjera, si në Shqipëri e jashtë saj.

3

Kulturës. Rasti e solli që, bashkë me një koleg, të shkonim për të bërë shkrim në shkollën e mesme të përgjithëshme “Ismail Qemali” të kryeqytetit. Rrugës mendova: “ka gjetur tenxherja kapakun” (ha,ha), pra një vlonjat ishte drejtor i një shkolle, që mbante emrin e nderuar të kryeflamurtarit të Vlorës. Me pamjen e qeshur dhe dashamirësinë e shprehur gjithnjë, që në takimin e parë, ndjeva se kisha të bëja me një njeri të veçantë, me të cilin të dukej se njiheshe prej kohësh. Edhe në vitet e mëvonëshme e kemi sjellë shpesh ndërmend atë kafe të parë, që pimë së bashku, në afërsi të asaj shkolle. Miqësinë tonë të ndërsjelltë e kemi ruajtur dhe forcuar dita-ditës, se ka në bazë sinqeritetin dhe lidhjen e fortë, ardhur nga krijimtaria publicistike e letrare. Nuk është rasti këtu të shënoj, se sa herë i kemi lexuar dorëshkrimet e librave të njëri-tjetrit a sa herë kemi bërë hyrjet në to ose recensionet.

2

Po të hartonim jetëshkrimin e Viron Konës, përveç shkollimit të zakonshëm, nga fillorja në Universitet për gjuhë-letërsi shqipe, pjesa kryesore e tij është e lidhur shumë ngusht me arsimin dhe shkollën tonë kombëtare. Sigurtisht, këtu hyn puna e tij, disa vjet, në redaksinë e gazetës “Mësuesi” dhe tani specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në Tiranë. Me të drejtë, dikush e ka quajtur atë “babai i Bubulinos”, në figurë interesante, që e takojmë në mjaft libra të tij për fëmijë. Domethënës është edhe fakti, se libri “Eh, more Bubulio!” është përkthyer suedisht dhe përuruar në qytetin Boras të Suedisë, para dy vjetësh. Shumica e librave, të botuar prej tij, u adresohen fëmijëve, një botë e pasur, që e ka rrëmbyer këtë autor mjaft të njohur në letrat shqipe, por dhe në shumë faqe Interneti. Tashmë, të vegjëlit janë përshtatur me emrat e disa personazheve të veprave të tij, si: Bubulino, Dardi, Papagalli Çate, Këmbëshpejti etj.etj.

Pa u ndalur në vlerat e shumta të krijimtarisë letrare e publicistike të Viron Konës, nuk mund të lëmë pa përmenduar, se janë me mjaft interes librat e tij, që ai i ka shkruar për udhëtimet e kryera, në vende të ndryshme të Europës. I pari nga ata mban titullin “Faleminderit, Budapest!” Pastaj vijon kjo seri e librave të tij me romanin “Drithërima e yjeve”, i cili e ka tematikën dhe përmban përjetimet e tij, nga një periudhë, kur ai ishte emigrant në Greqi. Ndërsa tre libra të tjerë ua ka kushtuar udhëtimeve, gjatë viteve të fundit, në vendin e vikingëve, pra në Suedi. Ata mbajë titujt: “Bukuri suedeze”, “Për ju, miqtë e mi!” dhe “Zonja nga Borasi”. Për krijimtarinë e tij të begatë e cilësore, Viron Kona është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarave e Artistëve të Shqipërisë dhe tani anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, në Suedi. Që nga viti 2000, është anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit.

Po të shihen në skedarët e Bibliotekës Kombëtare, në Tiranë, titujt e mbi 30 veprave letrare e publicistike, që kanë autorësinë e Viron Konës, pa përmendur ata, ku ai është bashkautor, recensionues ose që ka bërë hyrjen në to, bie në sy se libri i parë i tij e ka titullin “Pëllumbat”. Lehtë kuptohet se ai është simbolika e tërë krijimtarisë së tij, që kryesisht u kushtohet të vegjëlve. Kur bisedon me atë, sidomos kur je duke pirë kafe ose një gotë raki, jo vetëm me shaka, ai shprehet: “Po punoj me frymëzim e ngulm, që numri i librave të mi te jetë me tri shifra…”. Ky shkrim modest mban emrin tim. Por, në krye, mund të ishin emrat e sa e sa kolegëve e miqëve të shumtë të tij. Ndër ta, janë edhe krijuesit: Bardhyl Xhama (Tiranë), Fatmir Terziu (Londër); Ullmar Kvik, Sadulla Zendeli-Daja, Hysen Ibrahimi, Sokol Demak, Qibrije Hoxha, Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri e Bahtir Latifi (Suedi); nga Shqipëria: Fran Gjoka, Sejdo Harka, Pajtim Bejtja, Gjovalin Shkurtaj, Nuri Dragoj, Andon Andoni, Vjollca Spaho, Ibrahim Hajdarmataj, Kadri Tarelli, Kozeta Hoxha, Bashkim Saliasi, Hektor Veshi, Dava Marku, Petrit Xhaja e Muharrem Dardha; Xheladin Mjeku (Prishtinë)… Kërkoj ndjesë, që nuk po shënoj mjaft emra të tjerë! Në këtë përvjetor të shënuar të jetës, edhe pse nuk është “i rrumbullakosur”, por i mbushur me arritje mjaft të vlefshme e të çmuara, kolegun dhe mikun e dashur Viron Kona, e urojmë që ta realizojë synimin e tij të bukur në fushën e krijimtarisë, të cilin e përmendëm pak më lart, duke patur shëndet të plotë, mbarësi e begati dhe gëzime e lumturi, vetjake e familjare! Tiranë, 23 qershor 2013


16 Nr. 31 - KORRIK 2013

Nga Tahsin Xh. Demiraj Prolog Kur unë i thashë poetit Faslli Haliti se sot bëhet një mbledhje me krijuesit në gjimnaz, me siguri për poemën time do të bëhet, më tha Faslli Haliti, jo pa tronditje!. Nuk e besoj të jetë për poemën... U bënë dy mbledhje për të, erdhën edhe nga Komiteti Qendror dhe Lidhja e shkrimtarëve dhe e artistëve... Jo, jo nuk ka kuptim… nuk ka fare kuptim… Po, po për poemën, tha i nervozuar, poeti me bindje të palëkundur. Ai e ndjente. E priste, si duket... Nuk kanë ç’të thonë më për poemën, i thashë unë për ta qetësuar shokun. I thanë të gjitha, ç’kishin për të thënë… e…, në rast se fillojnë përsëri, ti bëj një autokritikë dhe kaq… Thonë se ai i madhi vdes për autokritikë. Por ja që paskan pas për të thënë akoma dhe sot pas 40 vitesh për poetin dhe poemën e tij të mallkuar, siç e quaj unë në mënyrë eufemike, sepse ja që e mallkuar qenka, gjersa vazhdojnë të merren me të dy gazeta: «Metropol» dhe «Republika», dy gazeta serioze qe vene ne pikpyetje prestigjin e tyre kur merren me te tilla gjepura e pasaktesira... ...Athere thash se i thanë të gjitha, ç’ishin për të thënë, por kur lexova në internet dy shkrime nga një apokrif i cili ishte botuar në gazetën «Metropol», më 4 korrik, një javë para se poeti Faslli Haliti, do të merrte Urdhrin «Mjeshtër i Madh» nga Presidenti i Republikës dhe më 12 dhjetor 2012 kundër poemës së «mallkuar», «Dielli dhe rrëkerat». Pas 40 vitesh nga kjo poemë e cila u quajt nxirëse e realitetit socialist e që bënte thirrje me qitje të largët për përmbysjen e pushtetit popullor, tani po quhej një poemë glorifikuese dhe hyjnizuese që ngritka në qiell Diktatorin Hoxha. … ...Po ne se do te kishte qene e tille, le te me pergjigjen Metropoli dhe Republika c’ishte ai termet qe ra ate kohe dhe u hodhen si te terbuar kunder poetit, qe nga vete diktatori e tere stani i tije- ai kombinat gjigandesk me morine e agregateve qe bluanin mendimin e lire intelektual, ish estetet- ingranazhe me dhembe te celikta te Institutit te ML, Fiqrete Shehu- ish drejtoresha e shkolles se Partise qe u muar posacerisht me krijimtarine e Poetit te hidhur, katarakte kririkash qe nga Lidhja e Shkrimtareve dhe Artistave e deri ne Rrethin e Lushnjes mbledhje pas mbledhjesh deri sa vec se u denua me ashper se me burg, te punoje ne bujqesi, iu hoq edhe e drejta e botimit- per ta eleminuar nga letersia, per ti shkurtuar jeten, gje qe nuk kishte ndodhur edhe me urraganinMigjen- e edhe me gjith shkrimtaret perparimtare te viteve ’30, ne kohen e te tmerrshmit Musa Juka ishminister i brendeshem i Monarkise, gje qe nuk ndodhi asnjehere me askend ne Eurolindje dhe ne te gjitha koherat, aqe sa u shqetesuan e shkruan e pyesnin per fatin e Poetit edhe perteje Adriatikut e tutje neper boten e lire, Uke Mali ne Paris dhe Ernet Koliqi ne Rome. A do te duhej me teper se kaqe per rreaksionin qe shkaktoi poezija e Poetit Faslli Haliti’... E… në rast se fillojnë përsëri, i them Faslliut, bëj një autokritikë dhe kaq… ...Dhe ja që ata filluan përsëri kundër poemës dhe vetë poetin të cilin nga poet opozitar, antikonformist i vecante deri ne gjenialitet, personalitet ne kulture dhe ne arte, i papajtueshem me asnje lloj autokra-

Poema e mallkuar! («Dielli dhe rrëkerat» e poetit Falli Haliti) tizmi, mesues dhe edukator brezash, ithtar i drejtesise shoqerore- universale, i lirise, i clirimit shpirteror dhe emancipimit gjithshoqeror, nga armik i lindur- i perbetuar i diktatit deri ne diktature, sot na e quakan një «apostull» të përbetuar të komunizmit-; trumbetues të «lavdisë dhe madhështise» së Enver Hoxhës, të partisë komuniste marksiste leniniste-. Poeti paska pas të drejtë atëherë që mbledhja në gjimnaz bëhej për goditjen përfundimtare të poemës Dielli dhe rrëkerat të cilën dy kritikët dhe studiuesit Gjergj Zheji dhe Kudret Velça shprehen: «Nëse duam të gjejmë një vepër me të vërtetë kritike kundër realiteti dhe burokracisë komuniste të regjimit, atëherë duhet t’i referohemi poemës së famëshme të Faslli Halitit “Dielli dhe rrëkerat”. ( Tribuna demokratike 21 prill 1992) *** Atë fund marsi të vitit 1973, rreth orës 11, drejtori i Shtëpisë së kulturës së qytetit Vangjel Bardhi, tha se në orën 4, pas dite, duhej të ishim të gjithë në Gjimnaz se do të bëhej një mbledhje me shumë rëndësi, atje ku ishte shkruar kritika kundër poemës Dielli dhe rrëkerat të poetit Lushnjar Faslli Haliti nga dhjetë letrarët e rinj të këtij gjimnazi… Do të vijë edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë, më tha i shqetësuar drejtori! Kërkova Faslli Halitin, por nuk e gjeta në shtëpi. Ka shkuar në Tiranë, më thanë ata të shtëpisë së tij. Pa shko edhe ti Tahsin, një herë e shiko se mos ka ardhur. Ai duhet të jetë pa tjetër këtu në orën katër. Për të bëhet mbledhja. Do të asistojë vetë anëtari i Byrosë Politike, shoku Rita Marko, më tha i alarmuar drejtori i Shtëpisë së Kulturës. Qenka serioze, thashë me vete. Është i rrezikshëm ky Rita Marko. Ishte po ky që ia hëngri kokën shkrimtarit Bilal Xhaferri, para disa viteve dhe pikërisht në një mbledhje të tillë letrarësh. Pjesa me pllaka gri para ndërtesës së gjimnazit, mbushur me nxënës dhe profesorë, spërkatej me ujë herë pas here, që të mos ngrihej pluhur e të tymoste, larg qoftë byroistin që pritej të vinte. Qenka në rrezik Faslliu, thash përsëri, me vete… Po ç’të ishte vallë...? Ku nuk më shkonte mëndja! Ç’të ishte kjo mbledhje me kaq urgjencë, sikur po sulmohej vendi...? Pas pak, më gëzoi lajmi se anëtari i Byrosë Politike, nuk do të merrte pjesë në mbledhjen tonë. E kish kërkuar urgjent ai, i madhi i Partisë për një mbledhje më të rëndësishme në Tiranë. Kohëra të trazuara, të mjegullta. Mosardhja e byroistit, bëri që mbledhja të shtyhej për të nesërmen që këtë radhë do të bëhej jo në gjimnaz, por në sallën e Shtëpisë së kulturës, në orën katër pasdite. *** Rreth orës tre filluan të vijnë shkrimtarët e besuar, beniaminët e Partisë Neza, Kongo, Dinaku, Guga; pas tyre erdhi dhe grupi i krijuesve të rinj të rrethit letrar të gjimnazit: Ariani, dy Vjollcat, Vladimiri, Bashkimi, dy Bujarët, Drita, Qerimi, Natasha, me mësuesin e tyre të letërsisë në krye të «gardistëve» të kuq. Faslliun e dua këtu, më tha drejtori. Ai duhet të

jetë doemos këtu! Po ju më thatë që ka shkuar që dje në Tiranë dhe, nuk e dimë nëse është kthyer apo jo. E po sa më lajmëruan që erdhi, zbriti nga treni, më telefonuan nga stacioni…E paskan markuar të shkretin, i paskan vënë prapa hafije, thashë me vete. Nisu me vrap, më tha drejtori, dili përpara te gjimnazi apo shkoi në shtëpi se mbase ka arritur. Nisu...! I zbrita shkallët nga dy e nga tre. Në kthesë për pak sa nuk theva kokën. Te dera desh u rrëzova. Ika me vrap poshtë, përmes lulishtes dhe befas u takuam te depot e grumbullimit, pikërisht atje ku bëheshin gjyqet kundër armiqve të klasës, kulakëve, të deklasuarve, tradhtarëve… Shpejt, i thash Faslliut, me një frymë… Ty po të presin. . E di, e di, më thanë ata të shtëpisë. Me siguri për poemën do të jetë, thotë Faslliu!. Nuk e besoj të jetë për poemën, i them. U bënë dy mbledhje për të, erdhën edhe nga Komiteti Qendror dhe Lidhja e shkrimtarëve dhe e artistëve... Jo, jo nuk ka kuptim… nuk ka fare kuptim…Po, po për poemën time bëhet, tha i nervozuar, Faslliu . Nuk kanë ç’të thonë më për poemën, thashë unë, për ta qetësuar shokun. I thanë të gjitha ç’kishin për të thënë… e…, në rast se fillojnë përsëri, bëj një autokritikë dhe kaq… Thonë se ai i madhi vdes për autokritikë, paçka se atyre që bëjnë autokritikë ua merr shpirtin duke u thënë, thellohu, thellohu, me një fjalë futuni vetë në dhè, vazhdova për ta bërë Faslliun të qeshte. Po Faslliu ishte bërë helm. Nuk më duket se do të kalojë kaq lehtë, Tahsin…, kërkojnë kokë turku këta, më tha Faslliu duke tundur kokën me nervozizëm. Nuk kanë ç’të të bëjnë. Ti biografinë e ke në rregull, veç nxito… e… mos e jep veten, qëndro gjakftohtë… Arritëm me një frymë në Shtëpinë e Kulturës ku, salla ishte mbushur plot e për plot. *** Të gjithë e përpinë me sy Faslliun që zuri vend në radhën e tretë të sallës, afër shokut të tij më të besuar, Halilit. Unë u ula në radhën e parë. Ndërkohë hyri Sekretari i parë. Të gjithë u ngritën në këmbë. Sekretari bëri shenjë me dorë që të uleshim dhe ne u ulëm. Në presidium zuri vend, pranë Sekretarit, shkrimtari Kongo si krahu i djathtë i tij për çështjet e letërsisë dhe arteve. Fjalën e mori sekretari i parë i komitetit: Dua që secili të më flasë për krijimtarinë e tij, tha Sekretari i parë. Në sallë nuk dëgjohej asnjë pipëtimë. Nga korridori vinte një erë jo e këndshme. Ngjitur me derën e sallës së mbledhjeve, ishte studioja e instrumenteve të frymës. Ngaqë pastroheshin rrallë, ata lëshonin një erë sekrecionesh si uthull e fortë, trazuar me amoniak, apo si shurrëtore e palarë prej kohësh gjatë gjithë verës…Mbylleni atë derë, urdhëroi Sekretari i parë i Komitetit të Partisë. Rrëmbimthi u ngrit drejtori dhe e mbylli. Qetësi nënujore. Dëgjohej vetëm një mizë që përplasej nëpër xhama; të mbledhurit kthenin kokat herë pas here andej nga vinte zhurma e mizës, nga që nuk dinin ç’do të bëhej e s’dinin ç’të thoshin…Sallën e kishin mbushur militantët partiakë që do t’i hidheshin në fyt poetit nën dirigjimin e vetë sekretarit. Vijon numrin e ardhshëm


17 Nr. 31 - KORRIK 2013

Të dashur bashkatdhetarë, Në vijim të kujdesit që Shteti Shqiptar tregon ndaj bashkatdhetarëve tanë në vende të ndryshme të Europës dhe të botës, Ambasada Shqiptare në Londër filloi me datën 7 qershor 2013, procesin e pranimit të aplikimeve për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti. Hapja e një zyre të tillë në Londër është një ndihmesë e madhe për ruajtjen e identitetit kombëtar të bashkatdhetarëve tanë në këtë vend, për lëvizjen e tyre të lirë drejt atdheut si dhe drejt vendeve të tjera ku sot shqiptarët levizin të lirë siç është Zona Shengen, Turqia, etj, nëse kjo ju nevojitet. Aplikimi: Në mënyrë që ky proces të shkojë sa më mirë, që qytetarëve tu bëhët sa më i lehtë aplikimi dhe secili të ndjehet që merr shërbimin e nevojshëm, po rendisim më poshtë mënyrat e aplikimit. Që në fillim do t’ju kujtojmë se aplikimi bëhet sipas radhës së paraqitjes së kërkesës; Pasaporta dhe karta biometrike lëshohet bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 913, datë 21.12.2011; Procesi i aplikimit është i njëjtë me atë që kryhet edhe në zyrat e aplikimit në Shqipëri; Aplikon më përpara ai që paraqet kërkesën i pari; Ambasada pret kërkesa vetëm nëpërmjet internetit – postës elektronike – ose postës tokësore. Në rastin e parë, radha e aplikimit do të përcaktohet në mënyrë elektronike progresive sipas datës dhe kohës kur ka aplikuar secili. Për këtë, zyra e pasaportave do t’ju njoftojë me e-mail për datën dhe orën e takimit dhe më pas të dorëzimit të pasaportës; Në rast, se kërkesa për takim kërkohet me postë, përgjigja jepet vetëm atëherë kur aplikanti dërgon kërkesën bashkë me një zarf të paguar për kthim përgjigje me postë; Adresa e emailit për marrjen e takimit për tu paraqitur në zyrën e lëshimit të pasaportave është:

Procesi i pranimit të aplikimeve për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti albpassport@gmail.com Shënim: Bashkë më kërkesën për pasaportë të paraqitur nëpërmjet e-mailit, ju lutem dërgoni me attachment edhe një kopje të dokumentit/dokumentave personale që do paraqisni në zyrën konsullore për shpejtësi dhe lehtësi veprimi. Kërkesa për takim me postë mund të dërgohet në adresën: Embassy of Albania Passports Office 33 St. George’s Drive London, SW1V 4DG Ka të drejtë aplikimi: Të drejtën për të aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti biometrike e ka: Çdo shtetas shqiptar i regjistruar në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri; Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 16 vjeç dhe nuk e ka kartën e identitetit (letër njoftimin elektronik), duhet të aplikojë njëkohësisht për të dy dokumenta; Çdo shtetas shqiptar nga mosha 0-16 vjeç, ka të drejtë të aplikojë: vetëm për pasaportën biometrike, i shoqëruar nga të dy prindërit, duke paraqitur

një dokument ku të tregohet lidhja familjare e prindërve me të miturin, d.m.th. një çertifikatë familjare. Kur mund të aplikoni? Orari i aplikimit: Çdo ditë nga e hëna deri të premten, ora 09.30 – 15.00. Aplikimi bëhët vetëm me orë takimi të konfirmuar me e-mail, siç është shpjeguar më lart. Ku mund të aplikoni? Embassy of Albania Passport Office 33 St. George’s Drive London, SW1V 4DG Çmimi dhe pagesa: Karta e identitetit kushton 11 GBP. Pasaporta biometrike kushton 120 GBP. Pagesa bëhet në bankën HSBC, në llogarinë e mëposhtme: Account name: Embassy of Albania – Passports Account number: 71716352 Sort code: 400522 Radha e veprimeve: Shtetasi duhet të paraqitet në fillim në zyrën konsullore në ambasadë. Aty, atij do ti

verifikohet përputhja e të dhënave të paraqitura prej tij me Regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile. Menjëherë pas kësaj ai fiton të drejtën të bëjë pagesën në bankën e sipërpërmendur dhe të paraqesë konfermën tek zyra e aplikimit për pasaportë, po në ambasadë. Në castin e aplikimit ai duhet të ketë me vete konfermën të printuar. Asnjë pagesë nuk bëhet me para në dorë, ose mjete të tjera monetare. Pas kësaj, aplikanti regjistron të dhenat tek operatori, jep shenjat e gishtave, fotografinë, merr kuponin dhe largohet në pritje për të marrë pasaportën ose kartën e identitetit në kohën e duhur. Shënim: Pasaportat dhe kartat e identitetit nuk printohen në ambasadë. Ato printohen ne Qendrën e Lëshimit të Pashaportave në Tiranë dhe dërgohen me postë në ambasadë. Dokumentat e nevojshëm: Personi që aplikon duhet të paraqitet personalisht përpara nëpunësit të Zyrës Konsullore. Ai/ajo duhet të ketë me vete të paktën një nga dokumentat e

mëposhtme: Pasaportë të mëparshme Leje për drejtim automjeti (e reja) Letërnjoftim elektronik (nëse ka) Dokument tjeter i vlefshëm me fotografi (përfshirë leje qëndrimi britanike) Çdo shtetas ka të drejtë të ri-aplikojë për dokumentat biometrike në rast: Humbje/vjedhje e dokumentit biometrik (qytetari duhet te paraqitet me mandat pagesën, një dokument identifikimi dhe me denoncimin e bërë pranë zyrave kompetente të policisë britanike, i cili duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i legalizuar me vulë Apostile); Dëmtim të dokumentit biometrik (qytetari duhet të paraqitet me mandat pagesen, me një dokument identifikimi dhe me dokumentin biometrik të dëmtuar, i cili dorëzohet në zyrën konsullore me procesverbal). Në rast ndryshimi të dhënave personale, qytetari paraqitet me mandat pagesën, dokumentin e identifikimit dhe dokumentin që vërteton ndryshimin e të dhënave të gjëndjes civile. Tërheqja e dokumentave biometrike: Dokumentat biometrike mund të tërhiqen pas 4 javësh nga data e aplikimit, duke konsultuar faqen zyrtare të ambasadës. Faqja zyrtare e Ambasadës ruan privatësinë e secilit aplikant. Tërheqja e dokumentave bëhet duke paraqitur kuponin e aplikimit në oraret e poshtëshënuara: E hënë: ora 13.00 – 15.00 E mërkurë: ora 13.00 – 15.00 E enjte: ora 13.00 – 15.00 Kush mund t’i tërheqë dokumentat biometrikë? Karta e identitetit do të tërhiqet vetëm pas paraqitjes personalisht të çdo aplikanti, pranë Zyrës Konsullore. Pasaporta, tërhiqet personalisht nga aplikanti, kujdestari ligjor për shtetasit nën 16 vjeç ose persona të autorizuar me prokurë të posaçme si dhe pjesëtar i afërt i familjes (bashkëshorti/ja, prindi, fëmija) me çertifikaten familjare me vete.


18 Nr. 31 - KORRIK 2013

Nga Fatmir Terziu

Fotografia e realizuar nga fotografi i asaj kohe, Abdulla Preres në Konstandinopojë, një freemasoner, ishte një nga ata foto që duhej në formatin dhe madhësitë që kërkonte shoqëria freemasionere e asaj kohe. Dhe ajo realizohej pikërisht në një kohë kur Princi i Uellsit, si Grand Master i Freemasonëve Anglezë ishte duke emëruar mikun e tij, Earl Amherst (zëvendës Grand Master dhe Provincial Grand Master për Kent) në një post të lartë të kësaj freemasonerie. Ai ishte i biri i Kontit të dytë nga Gertrude, dhe Peshkop i Carlisle. Ai ishte lindur në vitin 1836. Dhe kështu ai ishte mjaft i interesuar për ndihmësin e Lartë të Kampit të Sulltanit të asaj kohe, që ishte shqiptari Gani Beu. Ai ishte i biri i Ali bej Toptanit, dhe vëllai i madh i Esat Pashës, me të cilin kishte një diferencë prej katër vjetësh. Gani beu, ishte edhe vëllai i Sadije Toptanit. “Që në fëmijëri, ai dallohej për karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë. Ai ishte jo më pak i tillë dhe babai i tyre ishte viktima e parë e karakterit të tyre të keq. Një ditë ata e mbuluan me një rrogoz të lagur me naftë dhe e kërcënuan se do ta digjnin. Në fakt Ali beu nuk ishte në rregull mendërisht”, shkruan gazeta britanike “The Graphic” e vitit 1898. Por, ajo që e bënte atë të ishte një emër i ndezur në analet e interesuara ishte fakti që ai ishte dual. Një dualitet që e tregonte në besimin ndaj Sulltanit dhe në anën tjetër në lidhjen e fshehtë freemasonike. Ai kishte kryer mjaft vrasje të deklaruara në emër të Sulltanit. Më 25 Nëntor 1898 Gani Beu, u qëllua nga një zyrtar tjetër i pallatit sulltanor, nga shqiptari Hafiz Pasha, pasi thuhet në materialet arkivore se ai ‘gëzonte një famë të palakmueshme’. Gani Beu sipas këtyre arkivave të panjohura më parë, është përshkruar si një nga burrat më të këqij, një nga ata të rinj në shërbimin sulltanor me një tendencë. Brenda tre viteve të fundit, para vrasjes së tij mësohet se ai i kishte realizuar dy vrasje mis-

Sekreti i një shqiptari në Sulltanat

Xhevat Beu

Gani Beu

terioze, viktimat e tij në disa raste thuhet se ishin madje edhe gra. Korrespondenti britanik i asaj kohe në Konstandinopojë, e përshkruan atë ‘si një tiran dhe shantazhist’. Sipas tij thuhet se ai qëndroi unik edhe në mesin e konkurrentëve të tillë në brendësi të Sulltanatit. Pika më e shquar në lidhje me karrierën e tij ishte se ai deklaronte se ka kryer shumicën e krimeve të tij në emër të Sulltanit. Ai ishte shefi i trashëguar i klanit shqiptar i cili shërbeu një kohë të gjatë si truprojë më e besuar e Sulltanit. Madje thuhej se çdo përpjekje për të ndërhyrë tek ai dhe klani që komandonte ishte frikë, çonte në shpërbërjen e regjimentit të tij. Kjo, pa dyshim, shpjegon edhe arsyen, përse fajet e tij ishin të neglizhuara. Ai njihet edhe si një shtypës i egër i të krishterëve në krahinën e Kosovës. Kur kjo u kërkua nga mjaft shqiptarë që ai të largohej, Sulltani e bëri atë Ndihmësin Kryesor në Kampin e tij. Atij iu dhanë mjaft kompetenca, ndërkohë edhe freemasonerët i besonin mjaft.

Më pas ishte edhe një fakt tjetër. Vetëm disa javë pas vrasjes së tij, u vra edhe Xhevat Pasha, i biri i Vezirit të Lartë dhe anëtar i Këshillit të Shtetit. Ai u vra në Urën Galata, teksa u qëllua në shpinë nga një shqiptar me emrin Mustafa. Vrasësi u përpoq të arratisej, por u arrestua pas një lufte të gjatë, ku ai rezultoi se ishte plagosur në kokë nga një goditje nga thikat e një oficeri të lartë. Ai ishte një i afërm i Lleshit të Shkodrës, në Shqipëri, dhe ishte i quajtur Haxhi Mustafa. Sipas materialeve arkivore deklarimi i tij ishte “se ai mbërriti në Konstandinopojë vetëm një muaj më parë në kërkim të punësimit”. Një shumë e madhe florinjsh u gjet në posedimin e tij. Ai mohoi fuqishëm se ai kishte kryer krimin. Xhevati gëzonte famë të konsiderueshme në Konstandinopojë, duke udhëhequr një jetë shumë të shthurur. Emri i tij është i lidhur me punët e panumërta skandaloze, por në pikëpamje të pozitës së lartësuar të atit të tij, ai ishte në gjendje të shpëtojë gjithmonë pa u ndëshkuar.

“Veziri i Madh, një tetëdhjetëvjeçar në shëndet të ligështuar, ka marrë një goditje të rëndë nga fati tragjik i të birit”, shkruhet në këto materiale. Ka shumë spekulime për sa i përket motivit për krimin, dhe shpjegimet janë dhënë të ndryshme. Në fillim ajo që besohet në përgjithësi është të ketë qenë hakmarrje për vrasjen e Gani Beut, kolonelit shqiptar të Gardës së Pallatit, i cili u qëllua nga oficeri Hafiz Pasha. Ganiu dhe Xhevati, sipas gjetjeve në arkiva supozohet

të ketë qenë armiq të betuar. Ndaj edhe vrasja e tij është një thikë me dy presa. Ndërkohë mësohet se në atë kohë është raportuar gjithashtu se disa personazhe të rëndësishme janë të dyshuar për përfshirje në krim, dhe se biri i një Pashai tjetër me ndikim ka qenë i arrestuar. Po përse po zhdukeshin pashallarët shqiptarë në atë kohë? ishte një politikë mosbesimi, apo dicka tjetër që vetë shqiptarët e kishin kuptuar tashmë se i përkisnin Perëndimit?


19 Nr. 31 - KORRIK 2013

Nga Albert Zholi Vitore Stefa –Leka u lind në Tiranë nga dy prindër intelektualë: Kostaq dhe Eleni Stefa. Pas vuajtjeve 40- vjeçare nën regjimin komunist largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Trieste të Italisë, ku edhe sot jeton dhe vepron. Është autore e disa vëllimeve poetike: “La liberta”, “Jetoj Ringjalljen”, “Vetmi e Largësisë” dhe përmbledhjen “Plagë Shpirti” libri i saj i parë në prozë. Është bashkautore e antologjisë “Mozaikë të një Portreti” si dhe e antologjisë “Metafora e Arratisur”. Ajo është ndër të paktat për të mos thënë e vetmja grua në moshë që shkoi vullnetare në luftën e Kosovës, duke u veshur me uniformën e saj dhe duke ndihmuar të plagosurit në luftë. Sot ajo është ndër luftëtaret më të nderuara të asaj lufte heroike. Në qëndrimin e saj në Trieste, me ndikimin e saj ka ndihmuar me mijëra emigrantë për të marrë lejeqëndrimin, apo për tu punësuar. Në miqësinë e saj ndesh emrat nga më të njohurit të avokatisë i italiane, miqësi me dhjetëra deputetë, apo Kryetar Bashkish.

Ju jeni bijë e dy intelektualeve të shquar, Kostaq dhe Eleni Stefa. Babai juaj u pushkatua nga regjimi komunist ndërsa familja u internua. Mund të na përcillni diçka nga fëmijëria juaj? Rrjedh nga një familje intelektualësh nga Berati. Jam stërmbesë e Konstandin Kristoforidhit dhe Gjergj Stefës, pjesëmarrës krah për krah me Abdyl Frashërin në Lidhjen e Prizrenit. Babai mbasi mbaroi shkollën teknike të Harry Fulc-it ku një kohë punoi dhe si profesor, studimet e larta i mbaroi në Institutin Superior ndërsa magjistroi në Firence. Babi im ka folur tetë gjuhë. Ka përkthyer edhe nga Japonishtja. U pushkatua në moshën 44 vjeç nga diktatura dhe që atëherë filloi kalvari i pa mbarim i vuajtjeve tona familjare. Nëna gjithashtu mësuese, edukatore e disa brezave, një grua e rrallë qe ia kushtoi jetën e saj, që nga mosha 33 vjeçare, rritjes së pesë fëmijëve jetim në një fukarallëk të plotë po me një krenari të rrallë. Pas rënies së diktaturës, babait i dhanë titullin “Martir i Demokracisë”. Sot në qytetin tim një rrugë mban emrin e tij, kurse mamaja ka titullin “Mësuese e

Kinezja që dinte shqipen më mirë se unë Popullit “. Nga fëmijëria dhe rinia e hershme kam vetëm kujtime të hidhura e të dhimbshme, kështu që më mirë mos t’i kujtojmë e flasim për to. E shkuara nuk më kondicionin për atë që jam, por është një pjesë, e cila më ndihmon për atë që do të jem. Tregimi “Blerina”, është një tregim autobiografik? E vërtetë tregimi “Blerina”, është autobiografik! Pikërisht tek personazhi i Blerinës si dhe te e gjithë tragjedia familjare e saj, janë me dhjetëra vajza si unë, që kanë kaluar kalvare të tilla vuajtjesh. Në diktaturë kishte me mijëra familje të tilla të persekutuara, ku vuajtjet më të mëdha i kanë pasur vajzat e reja. kam parasysh mijëra të tjera Kur dhe pse keni filluar të shkruani? Qysh në fëmijëri kisha prirje për letërsi. Krijimet e mia fillojnë në shkollën 7-

-

-

vjeçare, ku kam bërë poezi, por dhe krijime të tjera. Ajo që më veçonte nga të tjerët ishte se bëja hartime të bukura, të cilat mësuesit i varnin tek këndi i letrarëve të rinj, por asnjëherë nuk u botuan as te gazeta “Pionieri” e as tek “Zëri i Rinisë”. Këtu kam një rast të veçantë kur ka ardhur shkrimtari Luan Qafëzezi në shkollën tonë dhe kërkoi nxënësen që kish shkruar tregimin që ishte varur tek këndi i letrarëve të rinj. Në këtë hartim unë kisha bërë nj përshkrim për Beratin. Kur hyra në sallën e mësuesve ai më përkëdheli dhe më pyeti se çfarë tjetër kisha shkruar duke më thënë se do ti tek gazeta “Pionieri” në Tiranë. Sa u gëzova. Por ky gëzim nuk zgjati as disa sekonda pasi dikush nga mësuesit i tha diçka në vesh shkrimtarit dhe çehrja e tij u prish menjëherë. Ai kishte qenë nxënës i babait dhe për të mos më vënë akoma në pozitë më tha “Do shohim”.

A jeni ju nje person i sapo ardhur ne MB [Mbretarine e Bashkuar] me mendimin se po kerkoni mbrojtje internacionale pasi jeta juaj/familjes suaj nuk mund te garantohet me ligj ne vendin tuaj te origjines per cdo lloj arsyeje, politike apo krejt personale? A jeni ju nje person qe kini aplikuar per mbrojtje internacionale ne MB nen termat e konventes se 1951 per statusin e refugjatit dhe; kerkesa juaj eshte refuzuar nga organet kompetente/Home Office, deshironi te apeloni vendimin e Home Office, deshironi te perfaqesoheni ligjerisht gjate procedurave te apelit, ju kane perfunduar te gjitha te drejtat e apeleve te emigracionit dhe perseri kini frike te riktheheni ne atdhe, kini arsye te tjera jashte ligjeve te emigracionit qe nuk mund te riktheheni ne atdhe dhe deshroni te beni nje kerkese te re per azil duke u bazuar ne dokumentacion qe nuk eshte pare me pare nga

Ju këto ditë ju kishin ftuar në një aktivitet në Vlorë. Si u ndjetë? Ndihem shumë e vlerësuar kur më ftojnë në të gjitha aktivitetet që shoqatat e grave në Shqipëri zhvillojnë në qytete të ndryshme. Ndërsa aktiviteti i fundit ishte organizuar nga Shoqata e gazetareve (pra femra), të cilat organizuan Konferencën e parë Mbarëkombëtare me rastin e 40-vjetorit të diplomimit të gazetarëve të parë shqiptar. Në këtë aktivitet mora vesh që në regjimin komunist nuk kishte degë të gazetarisë në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë aktivitet morën pjesë si të ftuara speciale, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Vitore Sallaku dhe Skënder Sallaku, Virgjil Kule, nga diaspora kishin ardhur Flora Durmishi, por dhe shumë gazetare nga Ulqini, Kosova, Maqedonia, nga Amerika kishte ardhur Rajmonda Moisiu, por më e veçanta ishte se aty kishte ar-

-

dhur dhe nj gazetare nga Vojvodina (nga “Goja e ujkut” siç tha ajo) Drita Nikoliqi, që përfaqësoi gruan shqiptare në këtë trevë. Ajo na çuditi me aktivitetet që zhvillonin në Vojvodinë komuniteti shqiptar. Cili fshat të bëri përshtypje në Labëri? Fshati Tragjas. Një fshat arsimdashës. Pashë dhe mësova se aty të gjithë ishin dashuruar me arsimin, ku kryeplaku i fshatit dhe një fëmijë të një familje të varfër e kishte shkolluar me ndihmat që kishte gjetur. Ky fshat kishte burra të zgjuar. Si e gjetët Shqipërinë kësaj here? U mrekullova me Llogaratë, Palasën, Himarën, Jalën, Qeparon, Palermon dhe Porto Palermo deri në Borsh. Ai det i pastër, i thellë, ai ajër i pastër, ajo mrekulli, nuk ka të krahasuar me Italinë. .................................................

Home Office, femija juaj ka lindur ne MB apo ka ardhur bashke me ju dhe ka nje kohe qendrimi ne MB per me shume se 7 vjet dhe eshte akoma nen moshen 18 vjec, a jeni ju duke qendruar ne MB ne menyre te ligjshme per 10 vjet apo te paligjshme per 20 vjet dhe keni evidence per ta provuar kete, nuk kini marre pergjigje nga Home Office edhe pse ka kaluar nje kohe shume e gjate nga kerkesa juaj per mbrojtje internacionale, juve u eshte dhene e drejta e qendrimit por jo antareve te tjere te familjes suaj dhe ju deshironi te mos ktheheni ne atdhe por ta beni aplikimin tuaj per bashkim familjar nga MB, a kini probleme te ndryshme per te marre nenshtetesine britanike apo refuzuar ajo nga organet e Home Office-it, deshironi te sillni ne MB njeres te ngushte te familjes/shoke apo bashkeshortet tuaj si vizitore apo per bashkim familjar etj.

Ne jemi gati t’ju gjendemi prane kudo qe ju jeni dhe kini nevoje dhe t’ju a lehtesojme sado pak shqetesimet tuaja, ne japim keshilla falas edhe nepermjet telefonit, keshtu qe ju nuk kini nevoje te udhetoni ne zyrat tona deri ne perfshirjen tone zyrtare ne ceshtjen tuaj. Per me shume informacione, mos hezitoni te kontaktoni prezantuesin tone ligjor, bashkeatdhetarin tuaj shqipfoles dhe teper te suksesshem, Z. Klemend Banushi ne detalet e mesiperme

Kjo kompani eshte e rregulluar dhe kontrollohet nga Solicitors Regulation Authority SRA Number: 469369


20 Nr. 31 - KORRIK 2013

Thaçi kërkoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për MSA Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me ftesë të sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Londër. Qëllimi i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës në sferën ekonomike dhe politike, forcimi i mbështetjes për konsolidimin dhe njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe perspektiva e avancimit të procesit të integrimit euroatlantik të Kosovës, njofton Kryeministria.

sa ka qenë e rëndësishme arritja e marrëveshjes, është edhe implementimi i saj, sipas kornizës kohore, të dakorduar në muajin e kaluar. Për këtë qasje nga zbatimit të marrëveshjes u pajtua plotësisht edhe Sekretari Hejg. Kryeministri Thaçi po ashtu përmendi faktin se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është bërë në funksion të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetëror me Serbinë, por edhe për të avancuar rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkim Evropian. Kërkesa

Vizita Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku kanë zhvilluar një takim në Londër me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Uilliam Hejg. Gjatë këtij takimi, Thaçi e ka njoftuar Sekretarin Hejg për marrëveshjen historike, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në këtë dialog dhe në fazat paraprake të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi shtoi se aq

Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi kërkoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për marrjen e pëlqimit nga BE-ja në fund të këtij muaji për nisjen e negociatave për nënshkrim të MSA-së mes Kosovës dhe BEsë. Kryeministri Thaçi e falënderoi Sekretarin Hague për mbështetjen e tij personale dhe të qeverisë britanike për avancimin e mëtejmë të procesit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në trupat e ndryshëm ndërkombëtar dhe rajonal. Kryeministri Thaçi dhe Sekretari Hejg u pajtuan që të thellojnë tutje marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, si dhe rrisin bashkëpunimin eko-

nomik dhe investimet britanike në Kosovë. Gjatë vizitës dy ditore në Londër, kryeministri Thaçi është takuar po ashtu edhe me disa nga anëtarët aktiv të Grupit Gjithëpartiak në Parlamentin Britanik për Kosovën. Gjatë bisedës me disa Lordë dhe Anëtarë të Parlamentit, Kryeministri Thaçi kërkoi mbështetjen e tyre në proceset integruese të Kosovës, si dhe fuqizimi të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, dhe thellimi të bashkëpunimit bilateral.

Mbështetja Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Londër, ka takuar sot anëtarët e grupit gjithëpartiak në Parlamentin Britanik për Kosovën. Kryeministri Thaçi në takimin me parlamentarët, lordin Peter Bowness, lordin George Robertson, Mark Pitchard dhe Tony Baldry, i ka njoftuara ata për zhvillimet e fundit në vend, sidomos për përgatitjet për zbatimin e Marrëveshjes

për normalizimin e marrëdhënieve, e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë më 19 prill, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thuhet në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrisë. Bëhet e ditur se kryeministrit Thaçi në takim ka theksuar se Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar për implementimin e të gjitha kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit dhe në këtë kuadër përkushtimi institucional për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është në funksion të perspektivës evropiane të rajonit. Nga ana e tyre, parlamentarët u shprehën të kënaqur me progresin e arritur në Kosovës, duke vlerësuar sidomos faktin që në pesë vitet që kur është shpallur shtet i pavarur, Kosova është duke u konsoliduar çdo ditë e më tepër. Gjatë kësaj periudhe, Kosova ka arritur të jetë pjesë e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thuhet në komunikatë. Parlamentarët e siguruan kryeministrin Thaçi se Britania e Madhe do të vazhdoj të jetë një partner i fuqishëm për Kosovën edhe në të ardhmen, duke e ndihmuar që të jetë një shtet i përkushtuar për qytetarët e saj.


21 Nr. 31 - KORRIK 2013

Alan Travis, home affairs editor The Guardian, The government has been accused of failing in its pledge to support family life, due to the new immigration rules. Photograph: OJO Images / Rex Features A cross-party group of MPs has called for an urgent review of new immigration rules, which they claim are tearing hundreds of British families apart. Their inquiry report shows that a new minimum earnings rule of £18,600 a year, which came into effect last July, has meant that thousands of British citizens, including people with full-time jobs, have been unable to bring a non-European husband, wife or partner to live with them in Britain. A dossier drawn from submissions by 175 individual families affected by the rule includes the case of an Australian who works as a £250,000-a-year chief financial officer of a multinational company in Dubai and has a £3.5m property in Britain. He is not eligible to live with his British wife and children in the UK under the new rule, because she is not employed and his overseas earnings do not count. The dossier also includes examples of elderly couples who are being denied the chance to retire in Britain or face separation because their earnings fall short of the £18,600 threshold. The threshold rises to £22,400 if the couple have a child, and rises by £2,400 for every extra child. The inquiry report by the all-party parliamentary group on migration, published on Monday, says the requirement that only the earnings of the UK sponsor can usually be counted has meant that high-earning individuals and families with significant resources have been prevented from living in Britain. The MPs say the income threshold has also led to many young children being separated from one of their parents, including a breastfeeding mother who was separated from her baby. The former Liberal Democrat children’s minister, Sarah Teather, said the new rules on family migration showed that the government was far from meeting its pledge to support family life in Britain: “During the course of the inquiry we heard from many families in which British children are being made to grow up away from a parent, or where families had been forced to move overseas in order to be together. Whatever the objective of the policy, children shouldn’t suffer as a result.

Immigration policy tearing families apart, report shows

Cross-party group calls for urgent review of rules, which have left thousands unable to live with spouses or partners in Britain

Now is the time to take another look at the policy.” Liberal Democrat home affairs spokeswoman, Baroness Sally Hamwee, who chaired the inquiry, said it had also shown that a previous route under which elderly relatives, including grandparents, were cared for in Britain by their families had now all but closed. The report shows that one elderly dependent relative visa was granted between July and October last year. The restrictions on family migration were introduced by Home Office ministers as part of the drive to reduce net migration to Britain down to the “tens of thousands”. A Home Office spokesperson said the family rules had been designed to make sure that those coming to the UK to join their spouse or partner would not become a burden on the taxpayer and would be well enough supported to integrate effectively. “High-value migrants would not be refused because their British spouse or

partner was not employed. They can meet the income threshold by having cash savings of £62,500 or through their own private income, for example from investments. We have also introduced greater flexibility for those holding investments to liquidate them into cash in order to meet the rules,” they said. A Home Office impact assessment estimated that up to 17,800 fewer family visas from outside the European economic area would be issued each year as a result of the income threshold rule. Examples given to the inquiry of families being split apart by the new rules include: • Rachel: “I am a British citizen and my partner is Albanian. I’m not able to sponsor him, as I am still studying and not earning over £18,600. Our baby is now two months old, but his father has only seen him via Skype.” • Hannah: “Currently, I’m £17 a month short of the financial require-

ment … I served in the British army for nine and a half years, have a first-class honours degree and my husband is also degree-educated and currently earning more than I do in the US.” • Sarah: “As a clinically skilled NHS nurse, I’m earning only £14,153 a year in my full-time post. I have been with my partner for three years and unless I leave my nursing job – leaving behind my pension and my career path – and look for something else that pays better, I currently have no chance of having our application approved.” • Anon: “I have been here in Australia for 45 years and I wanted to spend these later years in my home country, which is Scotland. We got a shock when my Australian husband of 43 years applied for a visa. We intended buying a house in Scotland and we have more than enough money to keep ourselves … We have decided to stay here in Australia as we feel we now don’t want to go to a country that obviously does not want us.”


22 Nr. 31 - KORRIK 2013

Albert Zholi Këto zgjedhje të 23 Qershorit të vitit 2013, do të komentohen gjatë për shumë arsye, por më kryesorja mbetet ajo e pjesëmarrjes së madhe të emigrantëve në zgjedhje. Aktualisht ndodhen në emigracion rreth 1 milion e 324 mijë emigrantë në rreth 37 vende të botës. Emigrantët tanë janë përqendruar kryesisht në Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Angli, Amerikë dhe Kanada. Këto janë vendet që kanë pjesën më të madhe të emigrantëve tanë, duke bërë vendin tonë vendin që ka më shumë emigrantë në botë për frymë të popullsisë. Ndërsa në dy vendet fqinje, Greqinë, fqinjin tonë jugor, dhe Italinë fqinjin tonë perëndimor ndodhen ¾ e të gjithë emigrantëve tanë, ku në Greqi ndodhen rreth 750 mijë emigrantë dhe në Itali plot 334 mijë. Dukë pasur parasysh se këto dy vende fqinje kanë masën më të madhe të popullsisë votuese, duke pasur parasysh se ardhja për votime në atdhe është e tyre ishte nga këto dy vende ishte më e lehtë, më e shpejtë, me shpenzime më të vogla, duke pasur parasysh se dhe një votë në këto votime kushton shumë, partitë politike i kushtuan rëndësi të madhe këtij komuniteti kaq patriot dhe kaq dërgues të hollash në atdhe. Shkaqet dhe realiteti Studiues, sociologë, organizmat e ndryshëm joqeveritarë, gazetarë por edhe politika i kanë kushtuar fenomenit të emigrimit rëndësi të veçantë, duke i trajtuar etapat, shkaqet, si edhe mënyrat e emigrimeve të shqiptarëve gjatë në periudha të ndryshme kohore. Është shkruar dhe folur shumë për llojet e emigrimeve, qoftë masive edhe për ato individuale të shqiptarëve, për burimet historike dhe aktuale, si edhe shkaqet që e kanë nxitur këtë fenomen të hershëm. Fakte të tilla, vetëm sa do të freskonin kujtesën e njerëzve, do t’u sillnin në mendje ngjarje të lexuara, të dëgjuara, por edhe ato të përjetuara. Pra, ngritja e

Në zgjedhje morën pjesë 90 mijë emigrantë çështjeve të emigrimit të shqiptarëve nuk përbën risi, nëse do t’i referohemi evidentimit të kësaj dukurie, por ajo që për mua është e re ka të bëjë me mënyrën e konceptimit dhe trajtimit të kësaj çështjeje sociale. Historikisht, popujt e varfër dhe të shtypur, ndër ta edhe shqiptarët, janë përballur me këtë “zgjedhje” dhe nevojë, faktikisht të imponuar nga faktorët politikë dhe socio-ekonomikë. Por edhe sot e kësaj dite, kur ky fenomen do të duhej të ishte zbutur, shifrat tregojnë qartë se ne vazhdojnë të ndiejnë nevojën e të emigruarit në vendet më të zhvilluara. Janë të pakta ato familje shqiptare të cilat nuk e kanë provuar emigracionin në rrugë të ligjshme apo të paligjshme, por edhe më të pakta në numër ato familje që i kanë shpëtuar tundimit për të provuar të paktën një herë të vetme rrugën e emigracionit. Fluksi i njerëzve para dyerve të ambasadave, aplikimet për bashkime familjare, zgjedhjet e mënyrave të ndryshme, qoftë edhe të paligjshme, vetëm e vetëm për t’u larguar jashtë tregojnë se një fenomen i tillë nuk është rrudhur aspak. Duke qenë se emigrimi për shkaqe ekonomike është edhe më i rëndësishmi në raport me numrin e të larguarve, duke pasur qëllim të tillë, domosdoshmërisht ka sjellë edhe rritjen e të ardhurave e të standardit të jetesës së emigrantëve dhe të familjeve të tyre. Sipas të gjitha studimeve të bëra në këtë drejtim rezulton se të ardhurat nga emigracioni janë

faktori kryesor i përmirësimit të gjendjes sonë ekonomike. Pra, edhe pse askush nuk është në gjendje të mohojë treguesit pozitivë, do të ishte i ekzagjeruar mbivlerësimi që u bëhet vlerave monetare të fituara nëpërmjet tij, në raport me humbjet sociale që po kalojnë familjet tona, sepse ky “shtegtim”, veç të përfitimeve të tjera mbart me vete edhe pasoja lënduese e të pandreqshme për to. ................................................. Ardhja e emigrantëve Partia Socialiste ka qenë ajo që nguli këmbë më shumë dhe luftoi për votimin e emigrantëve në Greqi. Duke pasur parasysh se në Greqi ndodhen shumë emigrantë nga krahinat jugore të vendit dhe që janë lënë në harresë nga dy qeverisjet e fundit katërvjeçare të Berishës, Rama gjatë dy viteve të fundit ngriti strukturat e saj të partisë në të gjithë gjeografinë greke ku ka emigrantë shqiptarë. Shumë deputetë të PS gjatë dy viteve e bënë rrugën Shqipëri Greqi, si një rrugë të një krahine shqiptare aq të domosdoshme për zgjedhjet 2013. Strukturat e PS në Greqi kanë punuar në mënyrë sistematike gjatë dy viteve dhe e përfunduam me sukses të gjithë angazhimin dy vjeçar me dërgimin e dhjetëra autobusëve me simpatizantë për votime. Kryesisht pjesa më e madhe e emigrantëve simpatizantë të PS ishin nga Përmeti, Tepelena, Gjirokastra, Vlora, Saranda, Fieri, Korça,

Librazhdi dhe deri në Tiranë. Punën e saj me emigrantët PS e bazoi në qytete e mëdha ku janë dhe pjesa dërrmuese e emigrantëve. Qytetet si Athina, Patra, Selaniku, Janina, Patra, Veria, u bënë objekt i punës së saj. Po kështu dhe LSI. Puna e saj ecte përkrah asaj të rivales së madhe të majtë PS. Madje mund të themi se LSI e përqendroi më shumë punën e saj në ishujt e mëdhenj të Greqisë, Kreta, Rodosi, Salamina aty ku strukturat e PS ishin më të dobëta. Për këto dy parti emigrantët e Greqisë ishin mbështetja më e madhe në këto 23 vjet demokraci, me një pjesëmarrje të konsiderueshme në zgjedhje. PD-ja pas zgjedhjeve të 2005, nuk shkeli më kurrë në Greqi, strukturat e saj në Athinë, Selanik dhe Janinë u shkërmoqën si kështjella rëre. Pas Greqisë destinacioni i dytë i partive të mëdha ishte Italia Në Itali jetojnë dhe punojnë dhe jetojnë 324 mijë emigrantë shqiptarë. Edhe pse këmbënguli më shumë në Itali edhe pse premtoi shumë bileta për votime, PD-ja sërishmi u kujtua shumë vonë për emigrantët në fqinjin tonë perëndimor, kur PS kishte mbi tre vjet që kishte ngritur struktura të rregullta. Vetë Rama për mëse 7 muaj mori pjesë në disa takime në Romë, Milano, Torino, Trieste, me emigrantë shqiptarë. Madje ai kaloi deri në Angli, Gjermani, Austri, Belgjikë. Kjo frymë bashkë-

punimi nuk ishte e tillë tek Berisha që ndoshta për shumë arsye mendonte se emigrantët nuk do të vinin të votonin. LSI po ashtu mbetet partia e dytë pas PS, që është munduar ti mbajë lidhjet të vazhdueshme me emigrantët në Itali. Emigrantët e Italisë kryesisht erdhën me tragete, avionë dhe mendohet që numri i tyre nuk i kaloi 20 mijë vetët. Realiteti Në këto zgjedhje mendohet të kenë ardhur për votime rreth 90 mijë emigrantë, ku pjesa dërrmuese ishin nga Greqia dhe Italia. Këto zgjedhje shënuan pjesëmarrjen më të madhe të emigrantëve në 23 vjet demokraci. Në biseda me ta shumë emigrantë janë shprehur se udhëtimi i tyre është mundësuar kryesisht nga forcat politike, të cilat vunë linja autobusi dhe tragetesh në funksion të tyre, por që patën peripeci në Kakavijë dhe Kapshticë. Ky bllokim erdhi si rezultat i neglizhencës së shtetit shqiptar dhe mungesës së bashkëpunimit mes palës greke dhe asaj shqiptare për shtimin e sporteleve të dyanshme. Pavarësisht se udhëtimi ka qenë i organizuar nga partitë politike, të cilat kanë paguar edhe biletën e autobusit, organizimi i këtij udhëtimi nuk ka qenë I suksesshëm, ndaj shumica e tyre shprehen se është hera e fundit që vijmë për votime”. Por në fund të fundit duhet thënë se vota e tyre në këto zgjedhje ka qenë vendimtare.


23 Nr. 31 - KORRIK 2013

Shoqata shqiptare në Britaninë e Madhe, “Ardhmëria” , që drejtohet nga intelektuali Lutfi Vata, Master në Administrim Biznes, festoi dhe bëri bilancin në një aktivitet madhështor mbylljen dhe analizën vjetore. Vlerësimet, certifikatat dhe falenderimet për dhjetar aktivistë si dhe festa e gëzuar e bënë aktivitetin të papërsëritshëm. Kishte pjesëmarrje masive. Sipas kryetarit Lutfi Vata është kënaqësi të thuhet se janë realizuar të gjitha objektivat e parapara për këtë periudhë raportuese, në përputhje me planin global dhe programin e miratuar nga mbledhja e fundit vjetor për këtë vit. Tubimin e drejtoi Xuxi, i përkrahur nga anëtarët e Kryesisë. Gjatë shqyrtimit të Raportit mbi vemprimtarinë e shoqatës “Ardhmëria” për vitin 2012-13, për të cilin

“Ardhmëria” mbajti mbledhjen e vitit raportoi Lutfi Vata, kryetar, u theksua se gjatë kësaj periudhe “Ardhmëria”, kryesia dhe shoqatat anëtare kanë zhvilluar një aktivitet të dendur. Përpos veprimtarisë së vazhdueshme për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës dhe integrimit të bashkëkombasëve tanë në rrjedhat e jetës dhe të shoqërisë angleze, me sukses janë zhvilluar edhe manifestime të ndryshme, ku kanë marrë pjesë me qindra anëtarë dhe veprimtarë të shoqatave anëtare. Eshtë mbajtur me sukses tubimi dhe manifestimi i Poezisë dhe i Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë, në Londër, rituali vjetor i Folklorit Shqiptar në shkollat shqipe dhe disa veprimtari të tjera kulturore e sportive.

KOHA E LIRË

Në mbledhje u vendos gjithashtu që në mënyrë sa më dinjitoze të shënohet edhe aktiviteti i përvitshëm i shoqatës. Anëtarët e Kryesisë shqyrtuan edhe çështje të tjera nga kompetenca e vet si dhe u informuan lidhur me raportin e revizorit legjitim të “Ardhmëria” të lidhur me veprimtarinë

finansiare për vitin 2012-13. Administrata e “Ardhmëria”, edhe kësaj here, shprehu gadishmërinë për ndihmë profesionale për çdo anëtar. Që nga mbledhja e kaluar vjetore janë kryer shumë punë që ajo nuk hezitoj as për ti permend si: kompletimi i dokumentacionit me anëtar të

FJALËKRYQ SPORTIV

regjistruar; rrumbullaksimi i raporteve mbi veprimtarin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012. Në këtë mbledhje u aprovua dhe plani i punës së “Ardhmëria” për këtë vit që është një plan mjaft ambicioz në realizimin e synimeve të “Ardhmëria” dhe shoqatave shqiptare në Angli.


24 Nr. 31 - KORRIK 2013

Gazeta nr 31(2)  

ALBANIAN NEWS LONDON NEWSPAPER FOR ALBANIAN COMMUNITY IN UNITED KINGDOM

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you