Page 1

Nr. 30

QERSHOR 2013

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

FESTA NË FUSHËN E BLERTË Qershori, festa tradicionale e fëmijëve, që nis me 1 Qershorin, tashmë është bërë një traditë festive në ambientet e hapura e të bukura të Child’s Hill Park. Mijëra vetë u mblodhën ditë më parë për të festuar këtë ditë. Organizuar nga Forumi i Bashkimit të Shoqatave Shqiptare kjo festë ishte edhe një arsye më shumë për të festuar e miqësuar me njëri- tjetrin në këtë fushë të blertë dhe në këtë qendër tashmë të fokusuar si një atmosferë tejet shqiptare, me klubin dhe restorantin shqiptar aty afër. Në këtë eveniment ishin të ftuar dhe të pranishëm mjaft titullarë dhe intelektualë të ndryshëm. Ishte i pranishëm Ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Z. Mal Berisha me të shoqen dhe stafin e ambasadës, Kryetari i Bashkisë së Barnet Melvin Cohin, drejtuesit e Forumit, Lutfi Vata, Zamira Ruspi, Talat Pllana, Ruzhdi Jata, Kadime Jata etj. Ishin dhe mësuesit e nderuara të shkollave shqipe të “Mother Tereza Albanian Union” Kristina Leka; Rumjana Dedaj; Alketa Bolani; Flora Farruku si dhe të “Ardhmëria”, Qefsere Kutllovci (Berisha), Valentina Ramaj, Aida Haziri, Jonida Haxhiu, Arta Shehu, Hyrmete Gashi, Lindita Bazina, Shyrete Malaj, Yllka Alidemaj etj. Vijon në faqen 2

ELHAIDA DANI fituese e The Voice of Italy Elhaida Dani ka shkëlqyer me performancën e saj sonte në finalen e The Voice of Italy, duke u shpallur edhe fituese e kësaj gare. Elhaida mori 71.70% të votave të pulikut ndërsa Cavicchini vetëm 28.30%. Elhaida Dani, para “The Voice of Italy”, kishte provuar të hynte te Amici i Maria De Filippit, por nuk kishte kaluar në provimin e parë. Për pjesëmarrjen e saj në “The voice”, kujton natën e parë: “gjatë blind audition, kur të katër anëtarët e jurisë u kthyen nga unë, zgjodha Riccardo Coccianten sepse ishte idhulli im që e vogël; ndërsa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, me zemër e kisha zgjedhur që më

parë”. Është e lumtur për zgjedhjen e bërë dhe shprehet “Nëse kam arritur deri në finale, është edhe falë tij, e falë mbështetjes së publikut”. Por duket se Elhaida i ishte trembur disi reagimit të publikut kur të mësonte se ishte shqiptare: “Në internet lexohen lloj-lloj gjërash mbi shqiptarët, pata frikë mos suksesi im shtynte ndonjë të më sulmonte për origjinën time. Fatmirësisht nuk ndodhi kështu. Elhaida sonte ka performuar me disa këngë mes të cilave dueti me Riccardo Coccianten, kënga “When love calls your name”, “I will always love you” si dhe ajo “Mama Knows Best”.


2 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Festa në fushën e blertë Vijon nga faqja 1 ... Prindër, aktivistë e mjaft të tjerë ku duhen falenderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe aktivistët si prindi Agim Saliuku, që doli nga spitali dhe ndihmoi këtë aktivitet, apo

edhe z Bashkim Reçi etj. Në këtë eveniment ishte edhe specialisti i emigracionit dhe çështjeve kriminale, avokati i specializuar, Diamond Hidri, i cili vetëm para pak ditësh fitoi një cështje delikate me kompaninë avokatore Apple-

byshaw që drejtohet nga i mirrënjohuri specialist Razi Shaw. Ky eveniment që shënon festimet e 1 Qershorit, tashmë është dhe do të jetë një nismë e re. Është pikërisht kjo datë që në orën 12:00 grumbulloi nën inisiativën e shoqatës shqip-

tare “Ardhmëria” dhe në bashkëpunim me shoqatat e tjera që marrin pjesë në Forumin e Bashkimit të Shoqatave shqiptare qindra e qindra shqiptarë të moshave të ndryshme në një aktivitet të hapur në parkun e gjelbër në adresën Childs Hill Park në Golders Green. Kjo inisiativë synoi të bëhet një datë e përvitshme me një moto ku gjithë shqiptarët të mblidhen nën tingujt e muzikës shqiptare, valles dhe aktiviteteve të tjera për të festuar bashkërisht. Këtë vit ishte një datë tjetër me po atë motiv që ka 1 Qershori. Është një datë që në fakt është si një shtysë e festës së 1 Qershorit, festës së bukur të zërrave gazmorë, një festë me një emblemë të qartë e festive të lidhur me edukimin, shkollën dhe angazhimin e talentëve shqiptarë. Në këtë festë ishin zërat e “Ardhmërisë”, grupi i mirënjohur “Tingujt E Zemres”, “Zërat e

së Ardhmes” dhe të tjerë surpriza sportive e kulturore që shoqëruan ndjeshëm angazhimin dhe festimin shqiptar në parkun e gjelbër të Childs Hill Park në Golders Green. Ishin zërrat e mrekullueshëm të nxënësve talentë të “Mother Tereza Albanian Union” që sollën në këtë ambient zërrat e tyre në këngë, recitime e mjaft surpriza. Evenimenti u sponsorizua edhe nga Moneygrami. Në këtë festë sipas organizatorëve morrën pjesë të gjithë, pa dallim moshe, pa dallim përkatësie dhe me një obligim të bukur për ditën e 1 Qershorit festiv. Pra, në festën e madhe e të hapur në fushën e blertë e të qetë në Childs Hill Park në Golders Green, ishte vec këtyre zërrave edhe këngëtari Alfred Zeka dhe grupi muzikor me këngëtarin e talentuar nga Kosova Besart Halimi. Festa ishte një model i festimit komunitar.


3 Nr. 30 - QERSHOR 2013


4 Nr. 30 - QERSHOR 2013

K

reu i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha është nderuar në Londër me çmimin “Freedom of the City of London”. Titulli i nderit Qytetar i Lirë i Londrës nga Lord Mayor, i është dhënë Bashës nga Alderman Roger Gifford, i cili është Lordi i 685-të në detyrë. Basha është politikani më i ri që e merr këtë titull dhe shqiptari i parë që nderohet me këtë çmim në Londër. Kreut të Bashkisë, iu dorëzua pllaka e njojtur si “Liria e Londrës” ku janë gdhendur mjeshtërisht “Rregullat e qytetit” të cilat janë formuluar që në shekullin XVIII. Sipas njoftimit të Bashkisë, me këtë çmim janë nderuar figura të shquara të jetës politike, diplomacisë, shoqërisë, kulturës botërore. Kryerbashkiaku Basha e ka konsideruar marrjen e këtij titulli si një privilegj për të por edhe për kryeqytetin shqiptar.“Së pari është një nder i madh, jo për mua si kryetar i Bashkisë por për qytetin dhe Bashkinë e Tiranës dhe e konsideroj si një përgjegjësi të madhe pasi vetë marrja e këtij titulli dëshmon për një shkallë të re të njohjes dhe vlerësimit për kryeqytetin tonë, për Tiranën por edhe për Shqipërinë e shqiptarët- u shpreh z. Basha.

Reagime pas marrjes së çmimit nga Basha

“Është krenari kombëtare, jo shqiptare por kombëtare e gjithë shqiptarëve në Ballkan. Duhet sot të kenë krenarë për këtë titull që kryebashkiaku i Tiranës ka marrë nga Lord Mayor “City Coorporation” Lida Rragami (British – Telekom) “Normal që ndihem shumë shumë krenar, të gjithë të pranishmit mburren me zotin Basha!” Përparim Rama arkitekt “Është një fakt shumë i rëndësishëm por më shumë është fakti se kryetari i Bashkisë Basha është shqiptari i parë që e merr çmimin e qytetarit të lirë të qytetit të Lon-

Lulzim Basha nderohet me titullin e nderit “Qytetar i Lirë i Londrës” Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha nderohet në Londër me “Freedom of the City of London” drës. Unë mendoj se është nder si për kryetarin personalisht, ashtu edhe për qytetin e Tiranës por edhe për Shqipërinë”. Jonathan Bailey Obe (urdhëri i Perandorisë dhënë nga mbretëresha)

“Kjo është një ceremoni historike. Ajo zhvillohet prej 500 apo 600 vjetësh. Është gjithashtu nder i madh për një kryetar bashkie të një vendi të huaj që i jepet ky çmim. Unë mendoj se është i merituar nga Kryetari Basha”. Lord Bates “Mendoj se ceremonia ishte vërtet e shkëlqyer dhe tregon rëndësinë që ka për të dy vendet interesat që të dy vendet ndajnë sa i përket bi-

znesit, kulturës apo fushave e mundësive të tjera, ndaj mendoj se jemi shumë krenarë të mirëpresim kryebashkiakun e Tiranës, pjesëtarin më të ri “Qytetarit të Lirë të Londrës” dhe duke shpresuar që ai të shijojë qëndrimin në Londër pasi mendoj se ka punë të tjera dhe evente të tjera sociale që e presin, në emër të Kryetarit të Bashkisë së Londrës ne jemi shumë të kënaqur ta mirëpresim atë në “Qytetar i Lirë të Londrës”. Baroness Borwick Nënkryetarja e Bashkisë së Londrës: “Mendoj se kjo tregon rrugëtimin e gjatë që ka përshkuar Shqipëria gjatë këtyre viteve. Unë e kam vizituar Shqipërinë në 1991. Transformimi është i jashtëzakon-

shëm dhe mendoj se kjo është një tjetër pikë kyçe në marrëdhëniet britaniko-shqiptare. Me rëndësi ishte edhe takimi e suksesshëm që pati Kryeministri Berisha me Kryeministrin Kameron, në fundin e vitit e shkuar. Unë mendoj gjithashtu se miqve të kahershëm të Shqipërisë as që u shkonte ndër mend se të tilla gjëra mund të ndodhnin përpara 20 vjetësh. Eshtë vërtetë një ditë e mrekullueshme. Janë për t’u vlerësuar arritjet personale të zotit Basha si Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Bashkisë, po ashtu edhe për punën e rëndësishme që ka bërë në Kosovë. Pra, unë mendoj se kjo duhet të jetë një ditë e veçantë edhe për të”. Victoria Lorne Peta Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Oksford


5 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Ambasadori Greiçevci dorëzon kredencialet në Irlandë Dablin, 21 maj 2013 - Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, sot ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti i Irlandës, Michael D Higgins, me ç’akt u zyrtarizua emërimi i tij ambasador jorezident në këtë vend. Ceremonia shtetërore në rezidencën presidencale të Irlandës, Áras an Uachtaráin, përfshinte intonimin e himnit të Kosovës nga Orkestra Ushtarake, rivistën e Gardës Ushtarake dhe paraqitjen solemne para presidentit Higgins, gjatë së cilës Ambasadori Greiçevci i përcolli mesazhet e përzemërta të Presidentes Jahjaga për presidentin dhe popullin e Irlandës. Pas dorëzimit të kredencialeve, Ambasadori

Greiçevci pati edhe një takim të veçantë me Presidentin Higgins. Me këtë rast, Ambasadori Greiçevci falënderoi Irlandën për mbështetjen që e ka dhënë dhe po vazhdon ta japë për Kosovën, veçanërisht në procesin e integrimeve evropiane. Ai u zotua se si ambasador jorezident i Kosovës, do të punoj me përkushtim që t’i kultivojë tutje raportet e mira në mes të dy vendeve. Presidenti Higgins, duke i përcjellur urimet e tij për presidenten Jahjaga dhe popullin e Kosovës, tha se Irlanda do ta përkrahë Kosovën e pavarur në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai poashtu përshëndeti marrëveshjen e arritur në dialogun në mes të Kosovës

dhe Serbisë. Në kuadër të vizitës së tij në Irlandë, Ambasadori Greiçevci pati takime me

zyrtarë të lartë në Minsitrinë e Jashtme të Irlandës, duke përfshirë Sekretarin Gjeneral, Da-

vid Cooney, dhe drejtoreshën e Departamentit për Evropë, Anne Barrington.


6 Nr. 30 - QERSHOR 2013

ACCIDENT AT WORK CAN BRING COMPENSATION:

“KNOW YOUR RIGHTS” One of the very common problems I have in my work in pursuing an injury claim where an accident at workplace is not reported to the employers or there is no accident report book in the premises at all. In fact the accident report form is one of the most important documents when an injury claim is pursued against the employers. However, the injured person can still have compensation if the accident is the fault of the work place even if there is no accident report but with accident report it is easier to prove the accident. EMPLOYER SHOULD REPORT THE ACCIDENT: There is a legal duty on the employers, self-employed people and people in control of premises to report any injury or death in the course of employment. This includes also work related diseases Examples for people in control of premises could be main contractors in construction site, owners of the farm in the farming jobs, manager in a super-

AKSIDENTI NË PUNË MUND TË SJELL KOMPENSIME: “Dini të drejtat tuaja” Një nga problemet shumë të përbashkëta qw kam në punën time në ndjekjen e një kërkesë nga lëndimi, ku një aksident në vendin e punës nuk është raportuar për punëdhënësit, ose nuk ka asnjë raport aksidenti në në të gjitha ambientet e punws. Në fakt raportimi i formë aksidentit është një nga dokumentet më të rëndësishme kur një pretendim lëndimi të ndiqet kundër punëdhënësve. Megjithatë, personi i plagosur ende mund të ketë kompensim në qoftë se aksidenti është faji i vendit të punës edhe në qoftë se nuk ka asnjë raport aksident, por me denoncimin e aksidentit ajo është më e lehtë për të provuar aksidentin. Punëdhënësi kërkon RAPORT aksidentin: Nuk është një detyrë ligjore për punëdhënësit, të vetë-punësuar njerëz dhe njerëzit në kontrollin e lokaleve te raportonjnw çdo lëndim ose vdekje në rrjedhën e punësimit. Kjo përfshin të punojnë edhe sëmundjet të lidhura me shembuj për njerëzit në kontrollin e lokaleve mund të jetë kontraktuesit

market. These people should put the accident in to accident report book. People working in the farming industry and construction site have to be extra careful and try to report the accident. If they are having difficulty then they should try to speak to a lawyer who specialises in personal injury. In the construction site people are sent to different building sites. Sometimes there are many contractors and they do not know of the existence of an accident book unless they experienced this sort of problem before. In the farming industry the problem is there because of luck of English and procedure not been explained by the supervisors as it is not in employers interest. EMPLOYER IS UNDER A DUTY: The legal rule is that the responsible person, usually the employer or person in control of the premises, must report all incidents and keep appropriate records. If employer is not willing to report the accident on the accident book then the employee or self-employed person may in person contact relevant organisation to report the accident. If this is all too much your

kryesor në kantier ndërtimi, pronarët e fermës në punët bujqësore, menaxherwt në një supermarket. Këta njerëz duhet të vënë në dijeni pwr aksidentin te raportonjnw nw librin e aksidentit. Njerëzit që punojnë në industrinë bujqësore dhe të truallit të ndërtimit duhet të jenë tepër të kujdesshëm dhe të përpiqen për të raportuar aksidentin. Nëse ata kanw pasur vështirësi, atëherë ata duhet të përpiqen të flisni me një avokat i cili e specializuar në lëndime personale. Në ndërtimin site për njerëzit janë dërguar në vende të ndryshme të ndërtimit. Ndonjëherë ka shumë kontraktorë dhe ata nuk e dinë për ekzistencën e një libri të aksidentit nëse ata përjetuar këtë lloj problemi para. Në industrinë bujqësore problemi është atje për shkak të fatit të gjuhës angleze dhe procedurës nuk është shpjeguar nga ana e mbikëqyrësve si ajo nuk është në interes të punëdhënësit. PUNËDHËNËSIT ka për detyrë: Rregulli ligjor është që personi përgjegjës, zakonisht punëdhënësi ose personi në kontrollin e lokaleve, duhet të raportojnë të gjitha incidentet dhe për të mbajtur shënime adekuate. Nëse punëdhënësi nuk është i gatshëm për të raportuar aksidentin në librin e aksidentit atëherë personi i punësuar ose

lawyer can help you and advise you. All information with them is confidential. You may also go to the web site of HSE and complete the form in person or send them an email. Once they are informed they forward copies of the relevant forms to the employers / duty holders regardless of who has submitted the report. FOREIGN WORKERS: Majority of the businesses are complying with the regulations. But some of them avoid doing it. Sometimes, foreign workers do not know the legal procedure and they are treated badly. Often they continue to work under dangerous conditions. They might be threatened to be dismissed if they do not turn up for work or if they make a claim. Very often people are told that they are self-employed and do have any rights as employees do. However, any self-employed person have the same rights as an employee for the purposes of the Health and Safety Regulations and for purposes of negligence. Many of the injured workers are invited by the employers to attend work the following day of the accident. The invitation is usually under the heading

i vetëpunësuar mund të kontaktoni personalisht në organizimin përkatës për të raportuar aksidentin. Nëse kjo është e gjitha shumë avokati juaj mund të ju ndihmojë dhe t’ju këshillojë. Të gjitha informatat me ta është konfidenciale. Ju mund të shkoni edhe në faqen e internetit të HSE dhe të plotësoni formularin në person ose dërgoni një email. Pasi ata janë të informuar ata dërgojnë kopjet e formave përkatëse për punëdhënësit / mbajtësit detyrë pavarësisht se kush e ka dorëzuar raportin. Punëtorëve të huaj: Shumica e bizneseve janë në përputhje me rregulloret. Por disa prej tyre shmangen duke bërë atë. Nganjëherë, punëtorët e huaj nuk e di procedurën ligjore dhe ata janë trajtuar keq. Shpesh ata të vazhdojnë të punojnë në kushte të rrezikshme. Ata mund të jenë të kërcënuar që të shkarkohet nëse ata nuk kthehen në punë ose në qoftë se ata bëjnë një kërkesë. Shumë shpesh njerëzit janë duke thënë se ata janë të vetëpunësuar dhe nuk kanë asnjë të drejtë si punonjës të bëjë. Megjithatë, çdo person i vetëpunësuar të kenë të njëjtat të drejta si një punonjës për qëllime të Rregulloreve shëndetin dhe sigurinë dhe për qëllime të neglizhencës.

“just turn up to work and I will pay you in full”. The statement is done with the aim to avoid 3 days absence from work and consequently avoid reporting the matter under statutory obligations and also to stop the worker to make a claim. DO NOT BE BULLIED: Very often we have workers continuing to attend work even though they have an injured hand, leg or back. I have seen people attending work with plastered leg. This is unfair and cruel. A worker who is injured due to negligence of workplace is entitled to his loss of earnings and compensation for his injuries. A worker entitled to NHS treatment in the case of an accident. An injured person may be entitled to some of the benefits provided that the person meets certain criteria’s required by DWP. If in doubt speak to a lawyer and get free legal advice. SADIYE ARSLAN ALLSOP / LLB PARTNER LEVENES SOLICITORS Website: www.levenes.co.uk E-mail: sallsop@levenes.co.uk Phone: 020 8826 1301

Shumë prej punëtorëve të plagosur janë të ftuar nga ana e punëdhënësve për të marrë pjesë punojë dita e nesërme e aksidentit. Ftesa është zakonisht nën titullin “vetëm të kthehet për të punuar dhe unë do të paguani ju në mënyrë të plotë”. Deklarata është bërë me qëllim të shmangies së 3 ditë mungesën nga puna dhe rrjedhimisht të shmangur raportimin çështjen sipas detyrimeve statutore dhe gjithashtu për të ndaluar punëtorin për të bërë një kërkesë. MOS të ngacmohet: Shumë shpesh ne kemi punëtorë të vazhdueshme për të marrë pjesë në punë edhe pse ata kanë një të plagosur, këmbën dorë ose prapa. Unë kam parë njerëz të mosprezencës në punë me këmbën rrumbullosura. Kjo është e padrejtë dhe mizor. Një punëtor i cili është plagosur për shkak të neglizhencës së punës është i drejtë për humbjen e tij të fitimeve dhe kompensim për lëndimet e tij. Një punëtor të drejtë për trajtim NHS në rastin e një aksidenti. Një person i plagosur mund të ketë të drejtë për disa nga përfitimet me kusht që personi i plotëson kriteret e caktuara kërkohet nga DWP. Nëse në dyshim të flisni me një avokat dhe të merrni këshilla ligjore falas.


7 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Adnan Abrashi

E

nde, sot e kësaj ditë, nuk e kam tërësisht të qartë misionin e vërtetë të ish Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë UNIMIK. Gjatë gjithë kësaj periode disavjeçare të edukimit tonë të detyrueshëm “demokratik” nga ana e tyre, këta “bamirës” të huaj, përveç veprimeve të dukshme zyrtare të natyrës politike - administrative, në prapaskenë ushtronin edhe veprime tjera të padukshme. Këtë dyshim të bazuar si të vërtetë, mund ta dëshmoj fakti se pse ne në atë kohë në Kosovë, kemi pasur (dhe ende kemi) aktivitetin e papenguar të shumë shërbimeve sekrete të shteteve të ndryshme të botës. Dhe, jo vetëm të huaj, por edhe disa “fantom” shërbime të ngjashme partiake vendore, të cilat, pa kurrfarë mbështetje ligjore dhe kritere morale të veprimit, lirshëm operonin në këto hapësira. Natyrisht, edhe pse thuaja sekrete, këto të fundit diheshin nga ndërkombëtarët, por qëllimisht lejohej veprimtaria e tyre. Sigurisht jo rastësisht, sepse pikërisht në këtë aktivitet të dyshimtë të të tanëve, ata, për shumë politikanë tanë me autoritet në popull, përpilonin dosje të fshehta, me të cilat, më vonë, do t’i shantazhonin që të punojnë sipas kallëpeve të tyre. Gjithsesi, interesi primar dhe strategjik i të huajve në vendin tonë, në rend të par ka qenë i fokusuar në drejtim të instalimit të një sistemi të ri qeverisjes sipas modelit të tyre. Për tu realizuar ky objektiv në terren, ata vepronin në dy drejtime: paraprakisht në ndryshimin psiko-social të mendësisë ekzistuese të masave tona të gjera popullore, dhe, nga ana tjetër, përmes ndikimit të fuqishëm tek politika/bërja e dëgjueshme servile vendore, në drejtim të krijimit të një baze të re të infrastrukturës ligjore, mbi themelet e së cilës do të konstituohet kjo demokraci e tyre përparimtare. Kështu që, kur më vonë vendorët ta merrnin në dorë timon e pushtet/bërjes së plotë, si kontroll

Kosova e demokracisë butaforike ndërkombëtare! i vazhdueshëm ndaj tyre, do të insistohet vetëm në parimin universale demokratik të “shtet ligjor” (respektim të ligjit). Pra, jo më mbikëqyrje të drejtpërdrejtë si deri më tash, por do të aplikohet njëfarë “sundimi përmes ligjit”, gjegjësisht respektim rigoroz të “copy - paste” ligjeve të ofruara më parë nga vetë ta për aprovim. Këtij qëllimit të parë, me dije, apo tërësisht pa dije, devotshëm i kanë shërbyer disa mediet tona të shkruara dhe elektronike, një numër i caktuar i (pseudo) intelektual publicist, si, dhe, disa grupacione të organizuar individësh, formalisht të strukturuara si OJQ (organizata joqeveritare), të cilët, duke thithur fonde të majme të dedikuara enkas për këto aktivitete, më shumë vepronin për interesa materiale të disa themeluesve të tyre, se sa për të përgjithshmen e proklamuar shoqërore. Ndërsa, për realizimin e qëllimit të tyre të dytë të imponimit të “ligjeve demokratike”, tashmë veç kishin të formuar një elitë të dëgjueshme politike vendore e cila, nëpër institucionet tona kinse të pavarura ligjvënëse, pa kurrfarë vërejtjeje i zbatonin imponimet e tyre normative

Zhdukja e së vjetrës dhe krijimi i mënyre së re të sjelljes dhe të menduarit ndryshe në një shoqëri të caktuar, nga bartësit e saj gjithsesi kërkon durim, shumë mund, sakrifica, e, mbi të gjitha - para, andaj, varësisht nga përkushtimi i bërë në këtë drejtim, rezultati përfundimtar patjetër duhet të jetë pozitiv. Pas gjithë kësaj ndërmarrje voluminoze, për arkitektët e padukshëm të këtij projekti, sigurisht se nuk do të mjaftoj vetëm suksesi i arritur në sferat e sipërcekura. por, ata, do të tentojnë që në këtë projekt ambicioz, ta instalojnë edhe mekanizma aktiv mbrojtës. Pra, paralelisht proceseve të reja ekonomike dhe shoqërore – politike, gjithsesi duhet krijuar një klasë të caktuar elitare të njerëzve të pasur në atë shoqëri, të cilët, më vonë, përmes angazhimit të tyre politik/bërës në pushtet, me konsekuencë dhe përkushtim maksimal do t’i ruajnë këto vlere. D.m.th. duke ruajtur shtetin e porsakrijuar shoqëror - politik demokratik, ata, njëkohësisht do ta ruan edhe pasurinë e tyre të madhe (pronën private) të garantuar si vlerë e pacenueshme në atë sistem. Kjo kategori e pasur gard-

iane e demokracisë së mirëfilltë, në shtetet e prejardhjes perëndimore, kurrë nuk ka përjetuar tjetërsim të kapitalit të tyre privat, siç ka ndodhur, ta zëmë, në shumë shtetet e botës më parë me rregullim shoqëror - politik socialist (kryesisht të Lindjes). Për ta themeluar një elitë të tillë të pasur shoqërore - politike si klasë edhe tek këto shtete të reja post komuniste, krijuesit nën hije të rendi të ri botëror, bartësve idealist të këtyre ndryshimeve, qëllimisht iu toleronin (besa - besa edhe vetë inicionin), korrupsionin dhe përvetësimin e paligjshëm të pronave të mëparshme shtetërore dhe shoqërore. A nuk kemi pasur, ngjashëm, një proces të tillë edhe tek ne në Kosovë? A nuk tregon kjo qartë se pse e kemi Kosovën sot ende një shtet të brishtë me korrupsionin më të lartë në rajon?! Një shtet me procesin më të dyshimtë të privatizimit të pronës shoqërore dhe shtetërore!? Një shtet, me elitën e vetë politike në pushtet e cila është pasuruar aq shpejtë dhe e cila, pa pasur fije morali për interesin e përgjithshëm shtetëror dhe kombëtar, aq dëgjueshëm i zbaton të

gjitha urdhëratë e ndërkombëtarëve... pse, pse, pse...? Në fund, le të jetë ky një mundësi orientuese e gjetjes së përgjigjes eventuale për të gjithë ata që sot e kësaj dite ende nuk e kanë të qartë se, në krahasim me atë të viteve para1999, pse sot morali i ynë i përgjithshëm shoqëror është katandisur në këtë gjendje ku çdo gjë udhëhiqet nga gënjeshtrat dhe mashtrimet. Kudo dhe në çdo hap gënjehet dhe vetëm gënjehet. Gënjejnë më të mëdhenjtë dhe më të nderuarit, gënjejnë kryetarët dhe ministrat e tyre, forumet më të larta politike dhe klerikët... Gënjehet në deklarata dhe proklamata, në televizion, radio dhe gazeta... Si duket, gënjeshtra na është bërë si art i të jetuarit dhe si një ves që e ka përfshirë çdo pore të jetës sonë, që nga familja, politika, e deri tek tregtia, që nga sporti, e deri tek kultura, që nga ideologjia, e gjer tek zbavitja. Krejt në fund, edhe përpos të gjitha të theksuarave si më lartë, të dua edhe kështu si je, Kosova ime e dashur, sepse fuqishëm besoj në atë ligj universal të natyrës se çdo nisëm sado e mirë apo e keqe më parë, gjithsesi e ka dikur edhe fundin e vet....


8 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Dibran Demaku Emrin e Londrës e kisha dëgjuar që në fëmijëri. E kisha dëgjuar në oda dhe kulla të Drenicës. Në oda dhe kulla të Drenicës , aty ku mlidheshin dhe kuvendonin burrat. Aty ku mblidheshin dhe kuvendonin pleqtë. Aty ku organizoheshin dasmat. Dhe në ato dasma vinin këgëtarë të njohur popullor dhe këndonin këngë. Këndonin këngë për trima dhe për të bëmat e tyre. Vinin në oda dhe kulla të Drenicës këngëtarët e njohur Salih e Feriz Krasniqi, Sefë Mleqani me të bijtë etj. Ata këndonin këngë e ne rriteshim me këngët e tyre. Nuk e di se përse vetëm njëra nga këngët e tyre më kishte lënë përshtypje më madhe. Ajo këngë bënte fjalë për një trim që emrin e kishte Isa ndërkaq mbiemrin Boletini. Në këngën e tyre thuhej se Isa Boletini ishte trim i madh. Ai së bashku me një trim tjetër që e kishte emrin Ismail dhe me disa trima të tjerë kishin shkuar në Londër. Se përse kishin shkuar atje mendja ime fëmijërore nuk mund ta përcaktonte dot, por se njëri nga ata ishte më trimi këtë arrija ta kuptoja. Ai ishte më trimi sepse me vete bartte dy kobure dhe me ato dy kobure kishte shkuar edhe në Londër. Atje i kishin thënë se ai duhej të dorëzonte armët, ndërkaq ai njërën kobure e kishte dorëzuar, ndërkaq tjetren e kishte mbajtur me vete të fshehur. Kur këngëtarët e mbaronin së kënduari këngën, të gjitha ata që e kishin dëgjuar njëzëri do tëthonin:Trim i madh ka qenë Isa! Më vonë në shkollë mësova më shumë për Isa Boletinin, Ismail Qemajlin e trimat tjerë që në Londër kishin shkuar për halle të atdheut. Ata kishin shkuar atje që të mbronin atdheun e tyre me emrinShqipëri. Në librat shkollor mësova se Londra kishte marrë vendim që shqiptarët si komb duhej të kishin shtetin e tyre. Mësova edhe atë se ajo, pra Londra, kishte lënë jashtë kufijëve të atdheut të shqiptarëve më shumë se gjysmën e tokave tyre. Kishte lënë jashtë Shqipërisë Kosovën dhe vise

Dy ditë në Londër të tjera etnike shqiptare. Dhe të them të drejtën nuk e di se si por herë herë e urreja emrin Londër. Në librat e historisë herë shkruhej me tone të ashpra e herë me tone më të buta për Londrën dhe konferencën që ishte mbajtur në te dhe gjysmën e tokave shqiptare i kishte lënë jashtë Shqipërisë! Ndonjë nga mësuesit tonë tëhistorisë, me zë të ulët do të na tregonte se pa marrë parasyshe se çfarë shkruhej në libra, nuk ishte fajtore Londra për mbetjen e tokave shqiptare jashtë kufijëve të Shqipërisë, por dikush krejt tjetër. Dhe kur ne e pyesnim mësuesin tonë të historisë të na tregonte se cili ishte fajtori ai do të shtonte:Fajtori ishte interesi gjeostrategjik dhe gjeopolitik! Dhe kaq… Emri Londër, herë i urryer e herë i dashur kishte mbetur në memorjen time deri në luftën e fundit çlirimtare të Kosovës. Në ato ditë të vështira, por edhe krenare për Kosovën dhe kombin shqiptar, kontributi i

Londrës për lirinë e Kosovës, ishte vendimtar. Ajo, Londra me politikanët e vetë fliste me të madhe se lufta në Kosovë do të përmirësonte gabimet historike të së kaluarës në raport me kombinshqiptar. Me një fjalë kontributi i Londrës dhe i kryeministrit të Mbretërisë së bashkuar, Toni Blerit, për lirinë e Kosovës ishte vendimtar. Kështu Londra si kryeqytet i Mbretërisë së bashkuar do të hyjë në historinë e kombit shqiptar si kryeqyteti dhe shtei më i merituar për lirinë dhe pavarësinë shqiptare. Për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë! Për lirinë dhe pavarësinë e Koeovës! . . Të gjitha këto po i mendoja në mëngjesin e herëshëm të tre majit të këtij moti, kur anija me të cilën po lundroja drejt Londrës po o afrohej bregdetit shkëmbor të tokës angleze. Kishim udhëtuar pothuajse tërë natën e dy majit nga Gjermania nëpër tokën belge dhe në anije ishim vendosur në bregdetin francez. Edhe pak

momente e ne do të bënimhapat e parë në tokën angleze me synimin kryesor kryqytetin a sja-Londrën. Anija po i lëshonte spirancat, ndërkaq udhëtarët-turistë në aparatet e tyre fotografike po fusnin fotot e para me pamje nga toka angleze. Ime shoqe që nga udhëtimet e tilla dëshiron që të marrim sa më shumë fotografi, pasi më kishte prekur lehtë në trup më kishte thënë: -Mos e le pa e fotografuar atë kala të bukur atje lartë! -dhe kishte shtrirë dorën drejt kalasë që me tërë madhështinë e vetë sikur po na uronte mirëseardhjen në tokën angleze! . . . Pas udhëtimit afrody orësh me autobus nëpër tokën angleze, ne po i afroheshim Londrës. Qyteti i ndërtuar mbi brigjet e lumit Temëz(a) po lahej në rrezet e argjendëta të diellit pranveror të tre majit. Shumëkatëshet e qytetit sikut po na përshëndesnin me mirëseardhje! Arkitektura e mahnitshme e qytetit trhguajse të merrte me vete që në çastet e pare. Auztobusi ynë do të lëvizte ngadalë, ndërkaq shoqëruesja gjermane mundohej që të na shpjegonte thuajse

për secilin pallat, për secilën ndërtesë. Thuajse secila nga ato shumëkatëshe të bukura dhe madhështore mbi brigjet e Temëzse kishte një histori të vetën. Ne të gjithë sy e vesh e dëdhonim shoqëruesen ndërkaq me fotoaparatet tona mundohershim që të fiksonim çdo detal. Kur autobusi ynë do të kalonte afër gudinës madhështore të parlamentit anglez dhe Big-Benit të njohur të Londrës, seç më erdhën në mendje Ismail Qemajli, Isa Boletini dhe trimat tjerë shqiptar, që kishin qëndruar në Londër pikërisht njëqind vjet më parë! Derisa po e vështroj ndërtesën e Parlamenti anglez, me mendjen time po mundohesha të pëcaktoja se nga cila derë kanë hyrë atëherë ata trima. Athua do të janë ngjitë nëpër ato shkallë?! -po e pyesja vetën… …në këngën popullore thuhet:“Kur po kalonin nga Ministria po i ndalonte policia! “ Athua ndodhej atëherë ajo ministri pikërisht këru dhe në këtë ndërtesë?! Apo diku në një vend dhe në një ndërtesë krejt tjetër?! tjetër?!...Dhe kënga vazhdon: “Shumë po


9 Nr. 30 - QERSHOR 2013

pyesin gazetarë, shumë syrerta (fotografi) i kanë marre”. Në cilën ndërtesë, në cilin pallat I kishte pritur Lordi Grei?!... “Ministrit në Londër shkuen e i thanë: Isa Boletini vetë ka ardhë, mbanë xhubleta dhe kapuq të bardhë”…”-Do ta pres si është zakoni, por ma pare të ma kontrolloni! Ju gjeneralë të ma shoqëroni”… Ku e kanë takuar gjeneraët anglez Isen?! Në cilën rrugë të Londrës?! Në cilin vend?! . . . “Më kanë thanë se je trim mali, askurkush armët s`t`i ndali, veç në Evropë unë jam i pari“do të krenohej Lordi…“Nuk kam ardhë këtu mos zotni, në pallat të Londres me u vra me ty, veç me të thanë se ka Shqipni! “ do t`i përgjigjej Isa… Koha kishte ikur shpejt. Kishim lëvizur me autobus për afro dy orë, ndërsa mua më bëhej se aty kishim ardhur vetëm para dhjetë minutash. -I fotografove të gjtha! –më përmendi ime shoqe. -Ç`të fotografoja! -ia ktheva unë si të zgjohesha nga gjumi… -Ha, ha, ha u qesh ajo. Ç`them edhe unë? Dhe vazzhdoi:-tiu si duket paske fjetur gjatë tërë kohës! -Më fal të lutem! -ia ktheva sime shoqeje. Më rrëmbeu të tërin pallati i parlamentit anglez dhe po mendoj se nga cila anë kanë hyrë në te para njëqindvjetësh Ismail Qemajli, Isa Boletini dhe trimat tjerë shqiptar! I humbur pas kujtimit të tyre nuk kam arritur të bëj asnjë fotografi! . . . -Ha, ha, ha! -u dëgjua sërish zëri gurgullues sime shoqeje. -Nuk kemi ardhur këtu që të mësojmë se nga kanë kaluar para njëqind vjetësh Ismail Qemajli dhe Isa Boletini! Kemi ardhur që të shohim dhe të prekim këtë qytet të bukur dhe madhështor! Ndërkaq tin ë vend se të bësh ndonjë fotografi, ëndërron të kaluarën! . . . Ndërsa ime shoqe dhe unë po debatonim, autobusi kishte ndaluar. Drejtuesi tij po priste derisa të dilnim ne dhe të gjente ndonjë vend-Parkim. Zbritëm. Kishim pak minuta në dispozicion që të shihnim dhe të preknim qytetin e bukur në brigjet e Temzës… Sa shpejt ikën ato minuta! Por…ne pamë dhe

prekëm Parlamentin anglez, Big-Benin, Pallati mbretëror dhe nga larg Urën-Kala-simbolin e Londrës… Në mbrëmje sërsih në Qendër. Sërish mbi Temzë dhe mbi brigjet e saj. Sërish para parlamenti anglez, sërish pranë Big-Benit, sërish pranë Pallatit mbretëror, sërish nën Rrotën rrutulluese gjigante, sërish tek dhe mbi Urën-kala, por tash nën dritat e reflektorëve shumëngjyrësh… Kishte ikur nata e pare në Londër. Kishte aguar dita e shtunë e katër majit dhe për fat edhe ajo me plot rreze të diellit pranveror. Pas ngrënjes së mëngjesit, sërish në autobus dhe vizita në pjesë të tjera të qytetit të Londrës. Të qytetit tetëmilionësh…Së pari në Londrën e re dhe pasataj në atë muzeale…Në Grindviç… Pallate dhe ndërtesa madhështore…Të ndërtuara kur e kur, por edhe tash me arkitekturën moderne… Rreth mesditës jemi që të gjithë në anije. Dëshirojmë që të lundrojmë nëpër Temzë dhe që nga aty të vështrojmë qytetin madhështor. Në anije I kalojmë dy orë të paharrueshme…Shoqëruesja flet e flet…Ne e dëgjojmë dhe ëndërrojmë…Askush nga ne nuk e kemi përjetuar parajsën, port ë gjithë me një zë themi se i kemi kaluar dy orë të jetës sonë në Parajsë… Pasditën e kemi përpara. Tash jemi të lirë dhe mund të shkojmë nga të duem ne. Pikëtakimi i sërishëm tek Rrota gjigante lëvizëse. Secili niset në drejtim të vetin. Unë dhe ime shoqe marrim drejtimin tone…. Ime bijë, që kishte qenë në Londër më herët më kishte porositur:-Mose e lësho rastin e të mos ngjitesh në Rrotën gjigante-lëvizëse! Nga lartësitë e saj mund ta shohësh thuajse tërë Londrën! . . . Dhe porosia duhet të plotësohet. I presim biletat dhe hyjmë në një nga kabinat… Përveç nesh aty ka edhe turistë të tjerë nga vende btë ndryshme të botës. Rrota gjigante lëvizëse është konstruktuar në atë mënyrë që sa gjendesh në të të krijohet përshtypja se ajo nik lëvizë fare. Dhe me atë përshtypje ti vetëm kur e sheh vetën në një

lartësi nga e cila shihet thuajse e tërë Longra. Ti je lartë dhe Londra nënë këmbët e tua… Të krijohet përshtypja ser në të vërtetë e gjitha është një ëndërr…Një ëndërr e bukur dhe e paharrueshme… …Orët e mbetura deri tek pikëtakimi i kthimit janë shumë pak…Në ato orë të

mbetura domosdo që do të lëvizësh që edhe njëherë të vizitosh, t`i prekësh të gjitha ato mrekulli të Londrës që në vite e shejku I ka ndërtuar mendja dhe dore njerëzore. Përveq kësaj do të shijosh edhe ndonjë ushqim dhe pije tradicionale të vendit…. Kur u kthyem tek pikëtaki-

mi kishin kaluar gjashtë orët e parapara e ne ishim të lodhur, por të lumtur se kishim pare, përjetuar e prekur zemrën e qytetit të bukur të Londrës. Në vendin dhe në orën e caktuar morëm rrugën e kthimit me një vendim: Kjo nuk do të ishte vizita jonë e fundit në Londër!...


10 Nr. 30 - QERSHOR 2013


11 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Frank Shkreli Ministria e Jashtëme e Republikës së Kosovës në portalin e saj njofton se nga 20-26 Maj, në Kosovë zhvilloi punimet Java e Tolerancës dhe Pajtimit. Takimet në Prishtinë, përfshijnë një numër evenimentesh ku do të marrin pjesë përfaqsues komunitetesh dhe udhëheqës nga mbarë bota me qëllim për të zhvilluar një dialog pozitiv dhe të hapur midis tyre. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se në takimet e Prishtinës, këtë javë, do të marrin pjesë më shumë se 300 mysafirë nga pothuaj 50 shtete nga pesë kontinente. Thuhet gjithashtu se respekti dhe mirëkuptimi midis komuniteteve është një përparësi e rëndësishme për Kosovën, sidomos kur të merret parasyshë historia e viteve të fundit. Objektivi i konferencës ndërkombëtare, sipas organizuesve që përfshijnë, ndër të tjera --Ministrinë e Jashtme të Kosovës, Fondacionin Tony Blair, Fondin e OKB-së për Zhvillim dhe Këshillin Britanik të Kosovës – është që ti kontribojë dialogut botëror ndërfetar dhe të ndihmojë drejtë pajtimit mbrenda Kosovës dhe në rajonin e Ballkanit, duke venë në dukje se feja është diçka që mund të shërbejë si një fuqi bashkuese dhe jo përçarëse.Në emër të Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri deklaroi se, “Ne, si parlament, me interesim të veçantë po i presim takimet e shumta që do të shënojnë vlerat tradicionale të tolerancës të popullit paqëdashës të Kosovës’’ dhe shtoi se, “Java e Tolerancës” do të bashkojë liderë botërorë në Kosovë, duke konfirmuar dëshirën tonë për të dhënë një kontribut për paqën dhe pajtimin global”. Në emër të qeverisë së Kosovës, Zv./ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi në një deklaratë u shpreh se mirëpret, “liderët ndërkombëtarë fetarë dhe vizitorët të cilët do të në bashkohen që të shohin nga afër se Kosova është laike për nga karakteri i saj, dhe se ka një respekt të madh për diversitetin dhe dialogun.”

Kosova shënon javën e tolerancës Zevendës ministri i jashtëm i Kosovës shtoi duke thënë se, “Shumica e njerëzve anembanë botës dinë për luftën e Kosovës. Por ata nuk e dinë se komunitetet fetare kanë jetuar këtu së bashku në paqë për shumë breza me radhë. Trashëgimia jonë kulturore ka marrë formë nga ky diversitet, i cili përfshinë edhe myslimanët, katolikët, ortodoksët dhe hebrenjtë. Xhamitë dhe kishat mund gjenden pranë njëra tjetrës në shumë qytete tona. Jemi të angazhuar për dialog ndërfetar dhe për respekt për të gjithë”, deklaroi zyrtari i lartë i Kosovës, para fillimit të Javës së Tolerancës në Kosovë. I përndershmi Donald Reeves nga organizata bamirëse e Britanisë së Madhe “Soul of Europe”, (Shpirti i Europës) dhe njëkohësisht edhe koordinuesi i Javës së Tolerancës në Kosovë, tha se organizata e tij, “është krenare që mbështetë këtë takim unik botëror në Kosovë”, që sipas tij, “ do të jetë i një rëndësie të veçantë për debatin bashkëkohor mbi fenë dhe tolerancën. Jemi shumë të kënaqur që po punojmë së bashku me institucionet e Kosovës për të mundësuar një debat të tillë progresiv mbi këto tema”, shtoi ai. Sipas Donald Reeves, organizata “Soul of Europe”, e themeluar në vitin 2000 përpiqet që në misjonin e saj të realizojë fjalët e Nelson Mandelës, i cili ka thënë se, “Paqëja nuk arrihet duke folur me miqët e tu: është e nevojshme që të bëjshë paqë me armiqtë e tu”.

Gjatë Javës së Tolerancës, Prishtina do të marrë Gurin e Paqës, duke iu bashkuar kështu grupit të qyteteve që në të kaluarën kanë nderuar viktimat e luftës, me hapësirën kushtuar atyre, dhe me urime për një botë më paqësore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Ky gjest simbolik është përcjellur nga njerëzit e Hiroshimës së Japonisë në të gjithë globin. Sipas njoftimit të Ministrisë së jashtme të Kosovës, Guri i Paqës do të vendoset në Muzeun Kombëtar të Kosovës me pjesmarrjen e Presidentes Atifete Jahjaga, zëvendësministrit të Kulturës, Hajdin Abazi, dhe kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa. Gjithashtu se Kryeminisitri Hashim Thaçi do të inaugurojë Monumentin e Holokaustit në vendin ku ndodhej dikurë sinagoga hebreje e fundit në Prishtinë, vend i cili do të shëndërrohet në një rikujtim të përhershëm i pranisë së rëndësishme të komunitetit të vogël hebraik të Kosovës. Kosova gjithashtu do të ndajë me të pjesëmarrësit ndërkombëtarë kodin shqiptar të Besës ose “të nderit”, në bazë të të cilit shqiptarët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fund të javës, takimi i dhjetë jubilar i Grupit të Mëngjesit të Lutjeve të Evropës Juglindore (Lutja Kombëtare e Mëngjesit) do të organizohet në Prishtinë nga Kuvendi i Kosovës, nga 24-26 Maj, në të cilin gjithashtu do të marrin pjesë udhëheqsit e Kosovës, Presidentja Atifete

Jahjaga, Kryeministri Hashim Thaçi dhe udhëheqsi i opozitës, Isa Mustafa. Konferenca ndërfetare e cila do të zhvillohet në Pejë, nga 24-26 maj, -- si pjesë e Javës së Tolerancës -- do të jetë gjithashtu një forum i rëndësishëm për debat dhe dialog kritik për çështjet ndërfetare në Kosovë. Ministri i Jashtëm Hoxhaj, së bashku me organizatat ekumenike nga Kosova dhe Britania e Madhe, do të presin mysafirët, duke përfshirë edhe udhëheqsit e komuniteteve fetare dhe ekspertë nga 42 shtete, të cilët pritet të bisedojnë mbi çështjet e dialogut ndërfetar në Evropë dhe në botë. Toleranca dhe pajtimi janë të rëndësishme për paqën në botë por edhe për yhvillimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë dhe pa dallim. Njerzit nga natyra nuk janë tolerantë ndaj personave që janë ndryshe , qoftë nga pikëpamja etnike, racore ose fetare. Por për fat të mirë, gjatë gjithë historisë së njerëzimit, bota ka pasur individë me karkater dhe të dedikuar ndaj realizimit të drejtësisë dhe barazisë. Edhe organizuesit e Javës së Tolerancës në Kosovë, përfshirë edhe institucionet shtetërore dhe qeveritare të Kosovës, janë një frymëzim për të gjithë, por nënvijon edhe faktin se shqiptarët gjithmonë gjatë historisë nuk kanë okupuar as nuk kanë sulmuar popujt me të cilët kanë jetuar në Ballkan, përkundrazi, shqiptarët siç ve në dukje edhe gatishmëria e tyre për të mbajtur në Kosovë

një eveniment të tillë, tregon se ata nuk janë diskriminues në baza fetare dhe etnike dhe se janë tolerantë ndaj kulturave dhe kombësive të ndryshme që jetojnë me ta ose në periferi. Për të gjithë duhet të jetë e qartë se toleranca dhe pajtimi, jo vetëm në nivel ndërkombëtar, por edhe në nivel politik e fetar kombëtar, rezulton në një shoqëri më të drejtë, më të paqë dhe më të barbartë. Nelson Mandela, një njeri i diskriminuar dhe i abuzuar dhe i cili me dekada u burgos nga regjimi racist i Afrikës së Jugut, dhe i cili më vonë u bë president i atij vendi, në autobiografinë e tij, “Udha e Gjatë drejtë Lirisë”, thotë se, “askush nga natyra nuk lind të urrej të tjetrin për arsye të ngjyrës së lëkurës, për arsye etnike ose fetare. Njerzit mësojnë të urrejnë të tjerët, dhe nëqoftse ata mësojnë të urrejnë të tjerët që janë ndryshe nga ata, atëherë ata mund të mësohen të dashurojnë, sepse dashuria është më e natyrshme për zemrën e njeriut se sa urrejta.” Java e Tolerancës në Kosovë që filloi dje punimet në Prishtinë, është një fillim i mirë, jo vetëm për ti treguar botës tolerancën e shqiptarve, madje edhe ndaj atyre që nuk janë treguar tolerantë ndaj tyre, por është njëkohsisht edhe një ngjarje me rëndësi për të avancuar kauzën e drejtësisë, dialogut ndërkombëtar dhe zhvilimit rajonal. Për këtë ndërmarrje, qeveria dhe shteti i Kosovës si dhe sponsorizuesit, meritojnë falenderimet e të gjithëve.


12 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Mihal Gjergji

Perandoria Osmane në shekullin e fundit të mbijetesës, ndërsa kalonte krizat më të thella politike dhe shoqërore, me një ekonomi të rrënuar dhe aleanca të brishta e të paqëndrueshme me fuqitë evropiane, detyrohet të shtyp me gjak çdo lëvizje të lirë, çdo përpjekje sovraniteti të popujve, të cilët i qeverriste prej shekujsh me metoda bizantine. Në këtë hark kohor, por jo vetëm kaq, Vilajetet shqiptare të para veçmas njëri tjetrit, mandej Shqipëria në tërësi dhe brënda saj njerëzit që e popullonin atë, kryesisht prijësit e tyre, janë bërë objekt gjykimesh e vlerësimesh nga sundimtarë të Ballkanit, Evropës dhe më gjerë; nga historianë, studiues e mendimtarë të ndryshëm e të shumtë, janë bërë objekt reference nga poetë, shkrimtarë e producent kinematografie. Pra, gjithsesi kemi të bëjmë me faktorë të jashtëm, pavarësisht nga pesha apo rëndësia që kanë patur në raport me kohën dhe ngjarjet. Po faktori shqiptar, jo vetëm veprimet, por edhe zëri i tij, cili ka qënë? A është artikuluar e dokumentuar; më tej akoma, ç’farë ndikimi ka patur në këtë arenë ngjarjesh intensive, bisedimesh apo luftrash të pargjakshme, konfrontimesh apo aleancash të detyruara? Pikërisht, këto janë vitet kur prijësit shqiptarë, konkretisht Ali Pashë Tepelena, mendon tërësisht si shqiptar, gjykon e vepron si i tillë dhe në marrëdhënie me fuqitë evropiane të kohës është evidentuar si një faktor imponues, me një ndikim të padiskutueshëm te Porta e Lartë dhe me një mision fisnik të publikuar para tyre: të mbrojë interesat e vendit të tij, Shqipërisë. Historiani Irakli Koçollari, i cili meriton të quhet historiani më i suksesshëm i Ali Pashë Tepelenës, në veprën e tij të sapobotuar: “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike” trajton pikërisht zërin, peshën dhe ndikimin e faktorit shqiptar. Pra, për herë të parë, nga thellësia e arkivave sekrete britanike njihemi me materiale të papublikuara, me veprime

Shqipëria në arkivat e kancelarive europiane

Ali Pashë Tepelena mes Londrës dhe Kostandinopojës

konkrete diplomatike të Ali Pashë Tepelenës, njohjen perfekte nga ana e tij të situatës jo vetëm brënda pashallëkut që sundonte, por të gjithë teritorit shqiptar, të situatës në Ballkan, të zhvillimeve në Evropë dhe të krizave që kalonte Perandoria Osmane, me mprehtësinë dhe largpamësinë e këtij sundimtari. Para se t’u referohemi materialeve arkivore të shoqëruara edhe me analizat konçize, por mjaft domethenëse të autorit, le të veçojmë shkurtimisht pjesë nga studimet për

faktorin shqiptar, gjurmimin dhe evidentimin e vlerave të tyre të krijuara e të trashëguara në breza, të cilat, dosido, kanë lënë gjurmë të thella, sidomos në arkivat e Bizantit, Venedikut dhe Aragonës, kryesisht të prijësave që kanë projektuar dhe realizuar qëndresa të pakrahasueshme kundër invadorëve, të cilët kanë shkeluar vëndin e tyre kohë pas kohe. “...Që dy mijë vjet e tëhu janë të shkruara dhe nuk përmëndet gjëkundi që gjatë kësaj kohe të ketë ardhur nga jashtë një komb tjetër dhe të

jetë vendosur në trojet e Shqipërisë...Duke mos u druajtur se po përgënjeshtrohem nga historia dhe, duke besuar se nuk do të mendohet që kam dëshirën t’i zmadhoj gjërat, pasi çështja i përket një kombi të cilit unë i takoj, mund të them se populli shqiptar në kohët e hershme ka qënë një popull i madh, banues në dy pjesë të mëdha të Europës dhe të Azisë, që nga Triestja deri në Sivas. Në Anadoll, ky komb në kohët e vjetra mbeti nën pushtimin e Persisë, Greqisë, Romës dhe shteteve të tjera

të mëdha...”(Sami Frashëri: “Shqipëria dhe shqiptarët”, Tiranë 2002, f 207). Meqënëse studimet serioze të Koçollarit, duke filluar me librin e tij të parë e duke vazhduar me këtë të fundit, të cilin e kemi bërë objekt reference në këtë analizë të shkurtër, ka një linjë mendimi të përcaktuar qartësisht, pra njohjen reale me faktorin shqiptar dhe kontributet e tij, e në veçanti edhe me aktorë konkret e të rëndësishëm të kësaj rrace, të njohur e të vlerësuar jo vetëm në teritoret e gadishullit ballkanik, por në shumë shtete të Evropës, le të ndalemi fillimisht te arvanitët, “...kjo pjesë e gjakut tonë larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut dhe e vendosur përjetësisht aty, pothuaj nëpër tërë teritoret greke, përbën padyshim një pjesë të patjetërsueshme të historisë së kombit tonë...pa biografinë e tyre, historia e Kombit tonë do ishte e cunguar...kjo farë e ashpër dhe krenare përllogaritet të jetë rreth 3 milion në shtetin e sotëm grek”(I.Koçollari: “Arvanitët”, Tiranë 1994, f 5).Objekti i kësaj vepre studimore është pasqyrimi i gjëndjes së Shqipërisë (Arbëria) në shekujt XII- XVI. Sikurse dihet që çdo vënd njihet nga popujt e tjerë përmes historisë së tij të veçantë, mendimtarëve që ka nxjerrë, e që kanë rrezatuar me mënçurinë e tyre edhe përtej sinoreve të vendit të orgjinës, prijësave apo atyre që kanë lënë gjurmë në dokumentimin e kësaj historie, Koçollari, duke iu referuar arkivave, hedh dritë vlerësimi nga faktori i jashtëm mbi familjet e princërve shqiptarë, duke filluar me Gjon Muzakën (1280) e duke vazhduar me privilegjet që u siguron Princi i Tarentos (1304) breznive të këtyre princërve, “Albëve, Shpatajve, Katerukeve, Biskezineve, Aranitëve, Leceneve, Turbacajve, Markove, Skurajve, Zeneviseve, Bucazeve, Logoreskeve, Mataseve, etj...”(I.Koçollari, “Arvanitët”, Tiranë 1994, f 17), e duke vazhduar me Gropajt, Progonët, Komnenët, Vranat, Topiajt etj. Vijon numrin e ardhshëm


13 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Njëqind e tetëdhjetë nxënësit, e ulur dikur në një dhomë mësimi, në shtëpinë private të Hoçës së Vogël dhe Mushtishtit, ende kanë në memorjen e tyre zërrin tipik të profesorit elbasanas Qamil Ali Graceni. Kanë në ndjesinë e tyre, ato artikulime të thjeshta, të përsëritura, ku fjala Atdhe, oshëtinte, dhe diku diku në atë jehonë përcillej edhe muzikaliteti tipologjik i elbasanlliut, që sillte ëndërrat normaliste në një trevë që më pas do të ndihej mes muzikalitetit të këngës. Kështu duart e arta të Qamil Ali Gracenit që piqnin nën bula djerse shkumsat e gëlqerta për të shtruar gërmat e bukura shqipe, do të lartësonin në këto anë vyrtytet e thekura të shqiptarisë. Nga bangat e shkollave ku ai nisi të lekturojë dolën më pas këngëtarët me emër që mbajnë gjallë jo vetëm Mushtishtin, por edhe tërë Kosovën. Shyhrete Behluli është një nga zërrat e ardhur në jetë më 24 Prill 1956, në atë ditë kur bashkë me lindjen e saj, nisën ti ngjizen mureve të shtëpisë timbri dhe asonanca muzikore, që pasonte mësimdhënia dhe ninullat e bukura që parashtronte në mjediset e klasës shkollë

Graceni. Dhe ashtu nëna e Shyhretes do të transmetonte me lavdi atë çfarë ajo kishte dëgjuar nga lekturat e mësuesit të pasionuar. Mushtishti vendlindja e Shyhrete Behlulit, mbeti kultivimi i këngës popullore dhe folklorike, dhe kështu sakrificat e mësuesit Graceni ndjeheshin akoma më shumë dhe ndjehen ndër vite. Edhe kur Shyhrete Behluli u bë nuse e Llapit, ajo nuk u ndje ngushtë me zakonet e krahinës, pasi ajo që kishte vënë themelet e gjuhës ishte tërë atmosfera e artë që vinte nga pasioni i mësimdhënies dhe i transmetimit të kulturave, ku Graceni shprehej jo pak herë se ‘shqiptarët janë dhe do të mbeten një’. Nga trashëgimia mësimdhënëse e mësues Gracenit, nga ato banka shkolle që ende mbajnë diku poret e thara të djersës, ka dalë edhe këngëtarja tjetër, Shkurte Fejza. Shkurte Fejza Ka Lindur Më 18.11.1961 Në Prishtinë Mësimet e fillores i ka bërë në Mushtisht, ato të së mesme në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë. Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. Në

Qamil Ali Graceni mësuesi elbasanas që zgjoi timbrin e gjuhës shqipe në Kosovë maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”. Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhetari ynë i madh Jusuf Gërvalla në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975. Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “Afërdita” në Mushtisht, në të cilën Shoqëri, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha anët e Botës Shqiptare. Dhe në ato ditë të arta kur zëri i këngëtares kumbonte edhe në fesivalet shqiptare, malli i Gracenit digjte më shumë, ndërsa edhe ndjehej krenar për atë që ai kishte sakrifikuar në jetën e tij. Viti 1978 është vit që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë. Në këtë vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë

kohë, sidomos në qytete të Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe. Festivali i Gjirokastrës nxori disa këngë të bukura. Për Shkurten kjo ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e mirë për tërë Kosovën. Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj., të cilat dëgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndërsa instrumentistët e “Afërditës” i përgatitën dhe shumë shpejt morën dheun. Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP). Për mësuesin Mehmet Ali Graceni, jeta drobitej mes mallit, mes thartisë së lotëve, teksa ai e përjetonte tashmë ndarjen dhe pamundësinë e udhës në vendlindjen e tij të dashur Elbasanin. Sidoqoftë kënga dhe muzikaliteti që ishin rezultat i aftësive të tij pedagogjike do të udhëtonin viteve nëpër treva të

ndryshme të Kosovës, deri sa ai u vendos në Prizren. Në ato kohë sipas dëshmive të librit “Portretizimi i veteranëve të arsimit të shkollave në komunën e Pejës 1941-1965”, ku zotërrinjtë Shyqyri Pajaziti, Murat Morina, Mr. Musa Nushi theksojnë se atij iu lut elbasanasi tjetër Mehmet Gjevori, që ishte Kryeinspektor Arsimi, të punonte në këtë qytet dhe të hapte edhe kurse pedagogjike. Ai kështu veproi dhe hapi shkolla fillore dhe shkolla të mesme. Më e forta ishte se ai mjaft herë punoi pa të ardhura. Pas Prizrenit, ku ai ndejti deri në vitin 1947, Graceni mësimdhënien e ushtroi në Gjimnazin e Prishtinës, Normalen e Gjakovës dhe gjimnazin e Pejës. Kur ai u emërua inspektor në Besianë, ish-Podujeva, ai rihapi më shumë se 29 shkolla të cilat ishin të mbyllura më parë. Ai ka punuar edhe në Ulqin, ku ka aftësuar rreth 35 mësues shqiptarë. Transferimi i tij në Ferizaj, bëri që të shtohej edhe elementi femëror në shkolla. Peja ishte dhe mbeti transferta e fundit e punës dhe jetës. Ai sot ka një varr në qytetin e lashtë dhe aty dheu i prehet lehtë që nga 19 shkurti i vitit 1980-të.


14 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Sejdi Berisha Kishte kohë që kisha planifikuar të shkoj në Lezhë për t’u takuar me letrarët lezhjanë, me të cilët tanimë kemi një bashkëpunim të ndërsjellë dhe kemi forcuar hallkat e krijuese për të ruajtur dhe afirmuar vlerat shpirtërore dhe kulturore kombëtare, duke thelluar punën dhe traditën, duke njohur dhe duke këmbyer përvojat krijuese, të cilat deri vonë në vitet e fundit, pothuaj se ishin fare të shkëputura por edhe të panjohura, e që kështu, padyshim se dobësonin vlerat letrare jo vetëm në Kosovë dhe në krahinën e Tropojës, por edhe më gjerë. Tani, kjo rrjedhë, gjithnjë e më shumë po ndikon në afrimin dhe në afirmimin e vlerave krijuese, në këto pjesë të trojeve shqiptare, por edhe deri tek kryeqyteti i Shqipërisë, te Tirana dhe më gjerë. Thellimi i bashkëpunimit kulturor e letrar dhe pesha e historisë së kombit Ky edhe ishte shkaku, që unë, së bashku me krijuesin nga Gjakova, Tahir Bezhanin dhe me atë nga Bajram Curri, Lulzim Logun, kishim planifikuar që përkundër shumë vizitave të mëparshme, edhe gjatë muajit maj, sivjet ta vizitojmë Lezhën, qytetin e historisë shqiptare, dhe me shkrimtarët e atjeshëm të kuvendojmë e të debatojmë edhe për krijimtarinë, por edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë. Sa afrohej dita për të udhëtuar, në mendje më silleshin vërdallë shumë gjëra, duke filluar nga historia e kombit, nga Lezha legjendare, nga Kosova e përvuajtur me decenie, por edhe krenaria e shumë intelektualëve, atdhetarëve dhe trimave të këtyre pjesëve të atdheut, që e ruajtën dhe e madhështuan rrugëtimin e atdheut dhe të njeriut të kësaj ane me krijimtarinë dhe veprat e tyre, i cili rrugëtim i ka karakteristikat dhe veçantitë e shndritshme të karakterit dhe të popullatës së kësaj ane. Të gjitha këto, ma shtonin kërshërinë që edhe kësaj here të udhëtojë me obligimin për të “shkarravitur” siç them unë,

Kufiri nuk qëndron më në mes të tokës sime...! (Një ditë në Lezhë dhe në Shëngjin - kënaqësi e përcëllim...)

diçka, nga ky udhëtim tani i lirshëm dhe plotë madhështi, se kufiri nuk qëndron më në mes të tokës sime, edhe pse, ka edhe disa punë për t’u kryer! Atë të shtunë, u zgjova shumë më herët, i ngarkuar me rrugëtimin dhe me Lezhën, e me ujin e detit në Shëngjin, të cilat gjëra, kur t’i shprush mirë njeriu, dhjetëra e dhjetëra tema provokojnë për të bërë libra, mbase edhe romane të peshave shpirtërore, të cilat nxjerrin mesazhin e vetëdijesimit më të madh për unitet, për ta dashur më shumë njëri-tjetrin dhe për ta çuar përpara këtë tokë, e cila historikisht, shumë armiqve, çuditërisht gjithmonë u është bërë si halë e madhe në sy. Në orën gjashtë të mëngjesit arrita tek Hotel “Evropa” në Gjakovë, ku duhej të takohesha me poetin, Tahir Bezhani, nga Gjakova dhe me Lulzim Logun nga Bajram Curri, i cili, për shkak të disa obligimeve nuk kishte mundur të na bashkëngjitet, dhe për shkak të mungesës së tij, m’u duk se më ishte shkëputur një pjesë nga zemra e trupi. Posa arrita para këtij hoteli, dhe duke e pritur poetin nga Gjakova, e lexoj mbishkrimin “Evropa”, i cili, edhe pse ishte mëngjes, ma provokoi mendjen për historinë dhe qëndrimin e Evropës dikur, karshi tokës së shqiponjave dhe karshi popullit të saj më të vjetër në Ballkan. Por, kjo është përrallë e gjatë, dhe nuk dua ta elaboroj, por, vetëm nëse doni Ju që nga kjo fjali ta

thelloni plugun e historisë dhe të komentoni gjërat që nuk duhet harruar...! U bashkuam edhe me Tahirin, dhe pas “mirëmëngjesi” njëri-tjetrit, u futëm në makinë dhe morëm rrugën për në Prizren. Por, edhe tash, na mungonte miku dhe krijuesi, Lulzim Logu, i cili me mendjen e tij do të na begatonte komentimin e temave gjatë rrugës, dhe jo vetëm kaq. Duke u përpjekur që të hapim ndonjë bisedë e cila do të na ndihmonte për ta hequr mamurllukun e mëngjesit, s’ka se si ndryshe, por fill e dolën në “terrenin” e kulturës dhe në përpjekjet tona të “vogla” për ta forcuar hallkën e bashkëpunimit në fushën e letërsisë dhe të kulturës, e cila, dorën në zemër, ende na mungon, bile bukur shumë. Dhe kështu, rruga na duket shumë e shkurtë. Po, pra. Sepse, këtë e kishte mundësuar tani edhe Rruga e Kombit, e cila fizikisht dhe shpirtërisht ka lidhur dhe ka forcuar e ofruar tanimë njerëzit, të cilët me decenie ishin djegur e përvëluar me mallin për njëri-tjetrin. Kënaqësi e madhe, a?! Për këtë rrugë e vepër historike, tani me qëllim nuk doja të flisja me kolegun tim, por edhe as nuk do të shkruaj, sepse, ka shumë shkrime, në të cilat tani kjo madhështi qëndron si dritë e diell... Ecnim e nxitonim për ta kapur diellin e hershëm edhe në Lezhë, por edhe në plazhin e Shëngjinit. Kënaqë-

sia e shpirtit sa rritej dhe bëhej gjithnjë më e madhe, kur përgjatë rrugës tani hasnim ndërtime të mëdha e bashkëkohore, në ato vende ku dikur kishte vetëm shkurre, njerëz duke lëvizur këmbë apo me ndonjë gomar të ngarkuar me rraqe jete. Dhe shih tash kah të shkon mendja, që në të njëjtën kohë edhe të therë edhe të kënaqet zemra e shpirti, duke iu afruar kështu Lezhës, e pa folur për këtë zhvillim të kësaj ane, i cili ndoshta dikujt i duket i vonshëm, por assesi kjo nuk është e vërtetë. Trafiku dhe makinat e shumta na “nxjerrin” telashe që të jemi më të kujdesshëm në ngasje të makinës. Në hyrje të Lezhës, dashtë e pa dashtë, të “merr” e të kaplon historia e këtij vendi, dhe pastaj, të përplas gjithandej tokave shqiptare, gjithandej historisë dhe “rrapëllimave” të kalit e të vringëllimave të shpatës së Skënderbeut. Por, aman, edhe ju tani mos u bezdisni me këtë begati kohe e jete, sepse, atëherë do dali histori e gjatë për të komentuar por edhe për të vënë gjithçka në binarët e duhur. Dhe pikë. Ikim nga kjo temë! Tani, Lezha më duket e ngrohtë, e afërt, si shpirt e zemër, sepse, atje do të na presin poetët, krijuesit dhe intelektualët, Si, Viktor Gjikolaj, Azem Baliaj, Gjergj Shyti e shumë të tjerë. Dhe ashtu doli. Posa morën drejtimin kah Pallati i Kulturës, Biblioteka e Qytetit dhe shtatorja e At Gjergj Fishtës, në rreze dielli, nga larg i shohim të buzëqeshur, e cila buzëqeshje ishte shprehje e mirëseardhjes, ishte shprehje e dashurisë vëllazërore, por ishte edhe shprehje e etjes për të këmbyer mendime e përvoja nga letërsia, nga kultura, e pse të mos flasim edhe për historinë, e cila përmes krijimtarisë letrare edhe na imponohet. Ulemi në një kafiteri, e cila, tavolinat dhe karriget i kishte “shpërndarë” nëpër gjelbërimin që ishte përreth.

Pimë nga një kafe e dikush edhe nga një raki, dhe kuptohet, hapim debat zemre e shpirti për krijimtari. Para se ta shtrojmë bisedën, unë dhe Tahiri nxorëm disa ekzemplar të veprave që sapo i kemi botuar dhe ua dhuruam. Unë ua dhurova librin “Përtej shkrimit”, kurse Tahiri, librin me tregime, “Vite tronditëse”. Tani, kjo edhe ndoshta ishte shkas që t’i pyes se çfarë ka të re në “taborrin” e krijimtarisë së tyre. E pyes krijuesin Gjergj Shyti, i cili është e drejtor i Bibliotekës së qytetit, se çfarë ka nëpër duar. Ai me atë ëmbëlsinë e shpirtit dhe të fjalës që ka, më përgjigjet se është duke e përfunduar një libër që mendonte t’ia “vuloste” titullin “Fundi i legjendave”. Më intrigoi ky titull, dhe menjëherë e përgëzova duke i sugjeruar edhe fundin e librit, që pastaj, Gjergji me buzëqeshje nxori lapsin dhe shënoi diçka në një fletë të bardhë! Gjatë bisedave, si edhe herëve tjera, Viktor Gjikolaj nga relakson duke recituar vargje, qoftë nga opusi i vetë, por edhe nga krijuesit tjerë, sepse, këtë dhunti e ka, të cilën ne nuk e kemi, por edhe pakkush mund ta ketë nga krijuesit përgjithësisht. Tani, kishim në plan që ta “shijojmë” pak edhe plazhin e Shëngjinit por edhe ujin e detit shqiptar. Për të mos e zgjatur, pas takimit më krijuesit lezhjanë, në mesin e të cilëve kësaj radhe mungonte, Azem Baliaj, një njeri spirituoz, e afërt, mik dhe shok shpirti, por edhe një talent i pashoq në fushën e aktrimit dhe të humorit. Para lamtumirës, bëmë edhe një foto kujtimi. Dolëm në plazh për të “grabitur” edhe pak rreze, jod e madhështi të detit shqiptar Ikëm për në Shëngjin, me etjen për t’u takuar edhe me këtë njeri “shkurtalaq” e me shpirt të madh e të palodhur(me Azem Baliajn).


15 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Në Shëngjin, tani u akomoduam në Hotel “Rafaelo”. Na pëlqeu, sepse ishte afër plazhit dhe ishte i rrethuar me gjelbërim, me palma e me drunj tjerë, që e madhështonin pamjen e bregdetit. Nuk ishte keq, edhe pse, ende nevojitet edhe shumë për të bërë për ta ngritur cilësinë dhe kulturën e hotelerisë dhe të turizmit në këtë pjesë të Shqipërisë. Pas akomodimit, pimë nga një kafe dhe “zbritem” në rërën e plazhit duke e shijuar këtë bukuri të rrallë, e cila tani është e rrethuar dhe e madhëruar me godina e hotele bashkëkohore që do ta bëjnë turizmin dhe ekonominë shqiptare. Kah do që “shpërndanim” shikimin, çdo gjë frymonte shqip, çdo gjë kishte aromën shqip, gjë e cila ma forconte zemrën e mendjen, ma ushqente çdo pjesë të trupi dhe çdo qelizë të gjakut. Kjo që nuk po e them pa shkas, e ka domethënien dhe mesazhin e vetë. Këtë, secili duhet dijë mirë e mirë...! Tash, sikur dita iku si të mos kishte qenë. Në mbrëmje, zëmë vend në një prej tavolinave të restorantit në lulishte. Pastaj, nuk vonon dhe kompletohet orkestra muzikore, e cila do t’i argëtojë mysafirët, të cilët në këtë muaj ende janë të paktë. Tash ishte kënaqësi, sepse u krijua një atmosferë e rrallë intime. Më dukej se kishte kohë që njihemi të gjithë me njëri-tjetrin. Gjatë “derdhjes” së mysafirëve në lulishten e restorantit, poeti Tahir Bezhani, por edhe unë, edhe pse jemi vetëm “pakëz”

të shtyrë në moshë, i komentonim bukuritë e vashave dhe të femrave që kthenin këtu apo që “defilonin” andejpari. E tërë kjo, përveç që ma “provokonte” syrin asllan, më intrigonte edhe për një gjë tjetër; se dikur para disa deceniesh, nuk ke mundur hasësh në bukurinë dhe lirinë e femrës për ta ndërtuar dhe jetuar jetën e saj. Edhe kjo është çështje për komentim,... apo jo...! Edhe në mbrëmje, ikën koha si të mos ishte. Sepse, nuk mungonte as kënga dhe as vallja. Po, çfarë kënaqësie ishte kjo: këndoheshin këngë nga të gjitha viset, hidhej vallja edhe tropojane, edhe vallja veleshtare, edhe vallja krutane... Çfarë kënaqësie... dhe, diku në orët e vona, duke u hedhur në valle e vërej mikun dhe njeriun e kulturës që na kishte munguar në Lezhë. Ai ishte, Azem Baliaj. A pse ishte mik yni, apo pse dinte aq bukur ta madhështonte atmosferën, më dukej se i tërë ishte valle, por edhe këngë. Njëherë deshëm që t’ia “lëshojmë” një zë, por unë nuk lash sepse ishte shumë vonë, por edhe ia prishnim disponimin dhe harmoninë e “programit” këngës dhe valleve... ku edhe kjo natë. Bëmë një sy gjumë të lezetshëm. Herët në mëngjes, Tahiri zgjohet për të bërë xhiro buzë detit, kurse unë dola në tarracë dhe veneroja bukuritë e Shëngjinit. E shikoja dhe e futja në fokusin e syrit dhe të mendjes çdo gjë,... gjithçka që ishte e mundur...! S’kam çfarë të bëj... I tillë jam... Ndoshta,

medet, pse jam i tillë,... ndoshta edhe jo! Pas mëngjesit, dalim në plazh për të “grabitur” edhe pak rreze, jod e madhështi të detit shqiptar. Dhe, gjatë tërë kësaj kohe, të mos harroj, Lulzim Logu ishte edhe temë por edhe mungesë që nga grishte... Por, jeta e ka kështu. Asnjëherë nuk mund të plotësohen të gjitha dëshirat dhe as qejfet! Dhe, duke biseduar në këtë temë, por edhe duke komentuar gjëra tjera, e duke mos na ikur nga syri edhe bukuria e femrës shqiptare, befas pranë nesh “mbihet” miku ynë, Azem Baliaj së bashku me një mik të tij, të cilin e kisha takuar edhe njëherë ose dy më përpara. Shumë na u bë qejfi. Ishte respekt, sepse, tani na kishte kërkuar për t’u takuar dhe përshëndetur. Edhe kësaj radhe, humori i tij nuk mungoi. Na qerasi me nga një pije

freskuese, dhe iku me punë tij... por mua ma dhuroi një libër q ë e mbante në dorë. Kështu, u “shkurtua” koha dhe erdhi momenti kur unë bëra ca foto për kujtim, pastaj, u kthyem në recepcion të hotelit për ta bërë pagesën. Duke i dëshiruar punë të mbarë në sezonin e sivjetmë turistik, recepsionistes ia dhurova tri vepra të mia që i kisha marrë me vete. Veprën, “Kaq shumë vetmi”, “Fjalë e pathënë” dhe “Vargje të këputura”. Ndoshta do t’i lexojë dikush...! Lavashi dhe kultura evropiane...! U nisëm për në Kosovë, por gjatë qëndrimit në parking, makina ishte bërë me pluhur dhe kthyem tek një lavash për ta pastruar. Na priten disa çuna të moshës shumë të re, por mirë e pastruan makinën, gjersa ne biseduam me pronarin e lavasherisë, i cili, siç tha, kishte punuar disa vite në perëndim. Por, nuk më la përshtypje se kishte “marrë” diçka nga kultura evropiane. Nuk kishte fjalë miradije për shtetin dhe as atdheun e vetë. Bile, nuk na “la” që të japim opinionin tonë edhe për kushtet e akomodimit në hotele. Sipas tij, po u dashka që mysafirët vetë ta pastrojnë dhomën apo apartmanin ku akomodohen... Nuk e zgjata, por u përpoqa t’i them se ashtu nuk zhvillohet turizmi. I thash kështu, sepse, edhe vetë e kishte ndërmend që brenda dy-tri ditësh ta vendoste një kamion-shitore

mu në plazh të Shëngjinit... Por, ndoshta do të kalojë edhe do kohë që ai, e ndoshta edhe shumë të tjerë të kompletohen me kulturë për zhvillimin e turizmit të mirëfilltë mbase edhe të zhvillimit të gjithëmbarshëm të vendit... Pastrimin e makinës e paguam treqind lekë, ose, njëqind më shumë se që ishte çmimi... Tahiri, si ngushëllim për këtë, nuk pati se çfarë të bëjë, pos që tha: e humbi një myshteri ky njeri...! Edhe kjo nuk është e parëndësishme, por vazhduam rrugëtimin për në Kosovë. Gjatë rrugës i “përsheshëm” shumë tema. Biseduam për peshën e Mitingut Tradicional të Poezisë në Gjakovë, që mbahet tani e afro gjysmë shekulli, biseduam edhe për Takimet Tradicionale Letrare “Azem Shkreli” që mbahen sivjet për të njëmbëdhjetën herë në Pejë. Biseduam për nevojën e formave të reja të organizimit dhe për më shumë përkushtim profesional për organizimin e këtyre manifestimeve kulturore dhe letrare. Dhe, duke biseduar kështu, sa qelë e mbyll sytë arritëm në Gjakovë. Tash me Tahirin u përshëndetëm ngrohtësisht, kurse unë vazhdova rrugën për në Pejë. Në të arritur në qytetin e Haxhi Zekës, të traditës dhe të madhështisë së vlerave shpirtërore dhe kulturore, mu dha që t’i shkruaj edhe këto vargje, që hiq nuk kam ide se a kanë peshë e vlerë, apo jo, por mu duke se e kompletojnë ose mirë e rrumbullakojnë këtë shkrim: “Pikërisht tani u ktheva nga Lezha/Atje histori/ Histori e gjatë.../Në Shëngjin uji i ngrohtë/Në plazh gjuha shqip/ Tani/Pikërisht në Kosovë u ktheva/Pak i skuqur e pak nervoz/Pak nga dielli i përcëlluar/...Tash në tavolinën time/Te “Nositi”/Po, po/ Te “Nositi”/Digjem e këndoj/ Nuk di as vetë/Se kush e kupton/Këtë kallëzim bizar/... Në tavolinë/Rri gota me ujë/ Kurse unë/Me shikim përpiqem të freskohem/E, kujtesa më rri mbi kokë/Duke qeshur me mua.../Apo me tjetërkë nd...”! Kështu ishte një ditë në Lezhë dhe në Shëngjin kënaqësi e përcëllim...!


16 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Dr. Adem Harxhi Paratë dhe pushteti kanë forcë të madhe motivuese. Paraja vërtit botën, thotë populli. Por, babëzia, ose dashuria pa kufi për paratë, është rrënja e çdo të keqeje. Mendoni për këto fakte të njohura statistikore: • 90 përqind e të burgosurve, kudo në botë, janë atje për një nga krimet që lidhen me paratë. Kjo tregon sa e madhe është forca e parave. Njerëzit rrezikojnë të shkojnë në burg për para. • 75 përqind e të gjithë vrasjeve bëhen për para. Është dëshira e pangopur për të patur para, që i shtyn njerëzit të vrasin një njeri tjetër.! Kompanitë drejtohen nga njerëzit dhe këta udhëhiqen nga dy motive : E para, të bëjnë sa më shumë para për veten dhe e dyta, të rritin pushtetin, prestigjin dhe influencën e tyre. Kjo do të thotë që drejtuesit e kompanive marrin vendime që i pasurojnë ata sa më shumë. Zor të gjesh midis tyre, njerëz që shqetësohen për mirëqenien e të tjerëve, për ruajtjen e ambientit, ose që të arrijnë ndonjë çlirim shpirtëror. Vendimet që marrin kompanitë, gjithherë, nisen dhe varen nga pyetja: “A ka gjë për mua këtu?”. A nuk tregon këtë edhe lajmi i fundit për ambalazhimin në Qipro të hedhurinave medikamentoze të botës dhe shitja e tyre si barna me standarde evropiane në Shqipëri?. Kjo më kujtoi skandalin e disa dhjetëvjeçarëve më parë, kur në Itali fermentonin materiet fekale të ujërave të zeza të qyteteve dhe e shitnin si verë të kualitetit të lartë me etiketa luksoze. A ka ndonjë ndryshim këtu? I vetmi ndryshim është se dëmi në rastin tonë është më i madh. Bëhet fjalë për medikamente dhe për jetë njerëzish që mashtrohen në mënyrë kriminale. Tregojnë për një fakt interesant, por të vërtetë. Dikush gjeti një kurë për diabetin. Këtij zbuluesi një kompani e madhe farmaceutike i dha mbi 30 milion dollarë, që ai të mos e marketonte barin që zbuloi !. A nuk lidhet kjo e gjitha me

BABËZIJA paratë?. A ka njeri që mendon se prodhuesit e insulinës do të kënaqeshin, kur dikush do të zbulonte një bimë që do të shëronte njerëzit me diabet dhe të mos kishin më nevojë për insulinë? Natyrisht, jo. Kjo, do t’i nxirrte ata jashtë biznesit. Shëndetësia, ose ndryshe mjekimi, parandalimi dhe diagnoza e sëmundjeve, është industria më fitimprurëse në botë. Për sa kohë ka të sëmurë, bilionë e bilionë dollarë fitime sigurohen çdo vit. Pa mendoni për këtë. Janë shuma marramendëse parash që fitohen, të cilat u a marrin njerëzve që janë të sëmurë. Të shëndoshët, nuk harxhojnë asnjë lekë për industrinë e kujdesit

shëndetësor. I shëndoshi nuk ka nevojë të blejë barna, nuk ka nevojë për trajtim mjekësor. Po qe se të gjithë njerëzit do të ishin të shëndetshëm dhe pa sëmundje, kompanitë e barnave dhe e gjithë industria e kujdesit shëndetësor do të dilnin nga biznesi. Për kompanitë e barnave dhe për të gjitha institucionet që përfshihen në kujdesin shëndetësor, njerëzit nuk janë asgjë tjetër, veçse konsumatorë. Për aq kohë sa jemi të sëmurë, ne jemi konsumatorë të mirë. Industria e kujdesit shëndetësor nuk ka asnjë interes financiar nga njerëzit e shëndoshë. Ajo nuk ka interes financiar të parandalojë ose të kurojë sëmundjet. E gjithë industria e kujdesit

shëndetësor, si të gjitha industritë e tjera, udhëhiqet nga motivi: të bëjmë para!. Kjo industri drejtohet nga njerëz dhe këta njerëz janë, (me përjashtime fare të vogla), nga më të pamëshirshmit, më të pasurit dhe më lakmitarët e planetit. A është e vërtetë kjo që sapo thashë? Le ta shikojmë këtë skenar: Imagjinoni një shkencëtar që punon diku në një laborator. Ai bën një zbulim të madh: ka gjetur një bimë të vogël që kur bëhet çaj dhe pihet, eliminon brenda një jave, të gjitha kanceret në trup. Imagjinojeni këtë kërkues të njoftojë, se ia ka dhënë këtë çaj njëmijë pacientëve me kancer dhe çdo njëri prej tyre, brenda një jave, pa operacion,

u gjet i shëruar. Eureka! Një kurë për kancerin! Një kurë e thjeshtë, e lirë, e gjitha natyrale, pa efekte anësore. Vetëm një bimë e thjeshtë, që e bëni çaj, e pini dhe shëroheni. Për më tepër, kjo kurë kushton vetëm qindarka. Imagjinoni që ky shkencëtar e njoftoi këtë zbulim në gjithë botën. Natyrisht, ai do të merrte Çmimin Nobel. Natyrisht, komuniteti mjekësor botëror do të bashkohej me të. Nuk ka më problem me kancerin ! Çdo pacient me kancer do ta pinte këtë çaj dhe në një javë kanceri do të shërohej. Çdo person që jeton me frikën se ka kancer, tani e di se po të pijë disa gota nga ky çaj që kushton vetëm pak qindarka, do ta evitojë


17 Nr. 30 - QERSHOR 2013

kancerin. O bota ime! Parajsa, nuk është asgjë para kësaj!. Por, fatkeqësisht, ne kurrë nuk e dëgjuam këtë histori. Jo pse historia nuk është e vërtetë, por sepse po të lejohej çaji me bimën që kuron të gjitha kanceret, nuk do të kishte më nevojë për gjithë këto shoqata të kancerit anembanë botës. Nuk do të kishte më nevojë për kompani farmaceutike që prodhojnë dhe shesin barnat për kancerin. Nuk do të kishte më nevojë për kërkime në fushën e kancerit. Klinikat e kancerit rreth e rrotull botës do të mbylleshin, qindra mijëra njerëz do të flakeshin nga puna, e gjithë industria do të mbyllej brenda natës dhe bilionë e bilionë dollarë fitime nuk do të kanalizoheshin më drejt njerëzve të fuqishëm, që kontrollojnë industrinë e kancerit. Shumëkujt nga ju kujtoni Dr. Arqilejnë dhe shumë mjekues të tjerë të mjekësisë popullore. Imagjinoni që njëri prej tyre e bëri këtë zbulim. Imagjinoni çfarë do të ndodhte? Disa nga këta njerëz, thjesht, do të zhdukeshin. Në raste të tjera, do t’u jepen qindra milionë dollarë për kërkimet e tyre. Ka ndodhur në botë që qeveritë i bastisin zyrat e këtyre kërkuesve, u konfiskojnë të dhënat dhe e burgosin kërkuesin për ushtrim të mjekësisë pa licencë. A është kjo që them unë fantazi, apo është e vërtet? A është e vërtetë, që industria e kujdesit shëndetësor i pengon kurat natyrale e të lira, që ato të mos përdoren për sëmundjet dhe invaliditetet? A është e vërtetë që i vetmi motivacion i shërbimit shëndetësor është fitimi? Lexoni këto histori. Kush ka lexuar ose ka parë filmin “The Insider”, e ka kuptuar se si për vite industria e cigareve gënjente duke futur në cigare përbërës shumë adiktive(droga). Më në fund, një i brendshëm i fryu bilbilit dhe tha të vërtetën. Ai bëri të ditur atë që të gjithë njerëzit e mendonin. Cigaret kishin edhe drogë. Prodhuesit e cigareve këtë e dinin prej vitesh më parë, por gënjyen para Kongresit amerikan kur thanë se “ata nuk kishin dijeni “. Kjo e tëra ishte një gënjeshtër. Pse

gënjenin ata? Për paratë. E gjitha është punë parash! Nuk ka njeri, pa le më doktor, që nuk e di se sjellja e plehrave të Europës, nuk ka ndonjë të mirë për shëndetin e njerëzve. Por është dashuria për para, që bën të mpihet mendimi dhe të errësohet pamja. Janë paratë, që në shkallë e në mënyra të ndryshme, detyrojnë ministrat, kryeministrat, Akademikët, Shefat e doktorët e shkencave, madje dhe mjekët e thjeshtë, që të mos ngrihen kundër sjelljes së plehrave. A ka njeri në botë që nuk e di se çmontimi i armatimeve nuk duhet të bëhet në qendra të banuara? Nuk besoj. Por është babëzia që bën të humbasë gjykimi dhe të kuptosh se ke bërë krim, vetëm, atëherë, kur 26 të pafajshëm humbasin jetën dhe qindra të tjerë lëndohen, gjymtohen dhe humbasin shtëpitë e tyre. Kushdo që mendon se reforma në shëndetësi që na propozohet, do të përmirësojë shërbimin ndaj shqiptarëve, gabon. Kjo reformë do të pasurojë kompanitë e inshurancave mjekësore dhe ata që i zotërojnë këto kompani. Në vend që ato pak para që dalin nga buxheti i shtetit për shëndetësinë të shkojnë të gjitha për të sëmurët, me këtë reformë, pjesa e luanit do të shkojë për kompanitë e inshurancave. Çfarë do të mbetet, do të shkojë për shëndetin e njerëzve. Ja pse për të këqijat e kësaj reforme kam shkruar disa herë. Unë nuk them se paratë në vetvete janë të këqija. Të bësh para dhe fitime nuk është keq. Kjo bëhet e keqe kur të hipën babëzia. Të bësh para, bëhet gjë shumë e keqe kur “bije në dashuri me paratë”. Të bësh para dhe të fitosh, duke dëmtuar njerëzit dhe punonjësit, kjo është shumë gjë e keqe. Kur gënjen dhe mashtron konsumatorët. Kur shkatërron ambientin. Kur shfrytëzon punëtorët. Kur ilegalisht nxjerr jashtë loje e biznesi konkurruesit. Kur me qëllim shet produkte dhe shërbime të dobëta. Kur paratë i vendos përpara çdo gjëje tjetër. Këto janë raste kur bërja e parave bëhet një problem.

Paratë duhet të përdoren dhe njerëzit duhet të dashurohen. Problemi lind kur dashurohen paratë dhe përdoren njerëzit.! Të gjithë e kemi dëgjuar frazën, ”Dashuria për paratë është burimi i çdo të keqeje”. Ngado që të kthehesh e shikon se kjo shprehje është e vërtetë. Unë them me siguri, se shumica e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe drejtuesit e kompanive të mëdha publike e private, janë të babëzitur tej çdo besimi. Ata janë tejmase të korruptuar! Bërja e parave bëhet xanxë, adiksion. Bëhet motivi i gjithë këtij konsumi kompulsiv për këta njerëz. Bërja e parave bëhet gjëja më me rëndësi në jetën e këtyre njerëzve. Bërja e parave dhe e çdo aktiviteti tjetër për të bërë më shumë para, bëhet motivimi kryesor për të gjitha vendimet dhe veprimet e tyre. Bërja e më shumë parave do të thotë të gënjesh, të vjedhësh, të falsifikosh, të zhvatësh, ose të dëmtosh njerëz të tjerë. Të bësh më shumë para do të thotë të thyesh ligjet, të shkatërrosh ambientin, të shikosh të tjerët të vuajnë. Nuk më besoni mua? Lërmëni t’u sjell disa shembuj. A e dini se në të gjithë botën ka mijëra e mijëra milionerë e multimilionerë në burgje (përveç Shqipërisë!)? Pse janë ata në burgje? Sepse edhe me milionat e tyre, ata kishin aq shumë babëzi sa që donin të shkelnin ligjet për të bërë më shumë para. Ju mund të mendoni se këta njerëz janë përjashtime. Jo, nuk është ashtu. Për çdo posedues drogash që është kapur dhe është në burg, ka afërsisht njëmijë njerëz të tjerë që shpërndajnë droga nëpër rrugë dhe që akoma nuk janë kapur! Për çdo milioner ose drejtues kompanish që është në burg për shkelje ligji për babëzi, ka qindra në mos mijëra të tillë që kanë mashtruar publikun, të motivuar nga babëzia personale. Njerëz që kanë dhjetëra miliona dollar në llogaritë e tyre bankare, vazhdojnë të jenë po aq të babëzitur, sepse duan më shumë. Ata gënjejnë, mashtrojnë, tradhtojnë dhe vjedhin paratë e të tjerëve dhe të punonjësve të tyre, për përf-

itime personale. Etikën e kanë flakur nga dritarja . “I a kanë shitur shpirtin shejtanit”. Ka mijëra njerëz në të gjitha llojet e bizneseve dhe të pushtetit, që kryejnë akte ilegale, sepse duan më shumë para. Gjithçka lidhet me paratë. Vetëm shikoni reality showt në TV. Producentët e shumicës së këtyre show-ve e dinë se me këto shfaqje shkatërrojnë jetët e shumë njerëzve, veçanërisht, të rinjve. Por kjo nuk ka rëndësi për ata. Mjafton që ata të bëjnë para me babëzi të paparë. Sa më shumë “dëm“ t’u bëhet njerëzve, aq më shumë para bëjnë ata. Kjo duket sikur të ushqesh luanët me njerëz. Pse janë këta njerëz kaq të lumtur, kur shkatërrojnë jetën e dikujt tjetër me programet që prodhojnë e shfaqin?. Sepse kur është puna për të fituar para, atyre nuk u bën përshtypje jeta e njerëzve të tjerë. Për babëzinë, sot, flitet më shumë. Pse? Sepse për dekada ajo që ka ndodhur me Mafien ishte sekrete. Askush nuk e pranonte se “La Cosa Nostra” ekzistonte. Më në fund u desh një person, Joe Velaçi, që të shkëputej nga ky rreth e t’i frynte bilbilit dhe të tregonte çfarë ndodhte brenda krimit të organizuar. Që nga ajo kohë, duzina mafiozë treguan për sekretet që ndodhnin brenda dyerve të mbyllura. Në Shqipëri kjo gjë akoma nuk ndodh, por do të vijë dita. Ju mund të mendoni se kompanitë e barnave drejtohen nga njerëz që kanë pasionin të parandalojnë dhe të kurojnë sëmundjet, në të mirë të njerëzve. Jo mos e mendoni këtë. A mos vallë bëhet kot ai numër pa kufi reklamash për barnat në TV e gazeta, shumë herë në ditë. Drejtuesit e industrisë që duhet të mbrojë shëndetin nuk janë bamirës, nuk janë njerëz të “mrekullueshëm” me përkushtim, e që digjen nga dëshira t’i çlirojnë njerëzit nga sëmundjet. Në qoftë se hapet perdja dhe do të zbulohet e vërteta, ne do të habitemi kur të shikojmë njerëzit e pasur prapa saj. Babëzia dhe dëshira e tyre e pangopur për të bërë më shumë para dhe për të përbuzur njerëzit, është tronditëse. Ministri i ri i shëndetësisë,

e ngriti perden kur tha se barnat për luftën kundër kancerit u shiteshin të sëmurëve me një çmim tetë here më të lartë dhe fondet e akorduara për të sëmurët shkonin në drejtime të tjera. Ky është një denoncim tronditës. Në Ministrinë e Shëndetësisë ka patur ministra të tjerë para Z. Kosova. Pse nuk japin shpjegime ata për këtë batërdi, që ka dëmtuar direkt shëndetin e të sëmurëve?. A nuk është ky një rast flagrant që duhet të hetohet nga organet shtetërore dhe ato gjyqësore? A nuk është babëzia që i shtyn deputetët të blihen e të kalojnë sa nga njëri krah në tjetrin, pa pyetur për votën e zgjedhësve të tyre? A nuk është babëzia që si mjeranë i çon ata studio më studio televizive, ku përpiqen, ashtu siç thotë populli, “të lajnë mutin me shurrë”. Jam i lumtur që nuk njoh, personalisht, asnjë prej tyre. Por, jam i bindur se edhe miqtë e tyre që do të kenë shansin t’u shtrëngojnë dorën dhe t’i shikojnë në sy, në atë takim duarsh e sysh do të ndjejnë pabesinë dhe pasigurinë. Spitalet, kompanitë e barnave dhe e gjithë industria shëndetësore, është më mirë të quhet industria e “kujdesit për sëmundjen”dhe jo për shëndetin siç e quajmë sot. Kjo makinë “ që bën para” , nuk i bën fitimet e veta nga njerëzit e shëndetshëm, por nga të sëmurët. Ajo i gjen këto “viktima” dhe pastaj u shet atyre barnat, procedurat kirurgjikale dhe procedura të tjera mjekësore, çuditërisht, të shtrenjta dhe fallco. Atyre nuk u intereson sa shumë mëlçi dëmton bari që shesin. Ata bëjnë gjithçka që bari të aprovohet e të shitet. Madje, për këtë ata paguajnë pa kursim. Ata gjejnë lobistët e miqtë që u duhen, vetëm, që bari të shitet dhe fitimet e tyre të shumëfishohen. Ata nuk kursejnë paratë për të joshur doktorët më të mirë dhe shefat, që t’u bëjnë reklamë barnave të tyre. Ata i joshin këta mjekë të korruptuar me dhurata të shtrenjta, me specializime dhe me seminare në vende ekzotike. Paratë bëjnë që bota të sillet rreth tyre!!!


18 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Sejdi Berisha Ky libër që do të promovohet me 10 maj 2013 në kuadër të Mitingut të 49-të të Poezisë në Gjakovë, i cili, tanimë një gjysmë shekulli u rrit dhe u bë simbol i vlerave shpirtërore, kulturore dhe i letrave jo vetëm përbrenda kombit dhe atdheut, është një prozë karakteristike dhe e thurur thjeshtë e me mesazh të veçantë. Pra, edhe me librin me tregime, “Vite tronditëse”, Tahir Bezhani, lirisht mund të themi se ka dëshmuar se është njëri prej krijuesve më karakteristik të Gjakovës, duke na bindur se shkrimi dhe ndijimi letrar nuk njeh profesion, por as kufij të mendjes, sepse, shpirti dhe mendja e detyrojnë njeriun, e njeriun, vargu e shkrimi, për t’i dhënë dritë rrugëtimit jetësor, e kështu edhe periudhave historike të kombit dhe të atdheut.

Recension

Proza tregimtare si tronditje dhe dëshmi kohe... (Tahir Bezhani:“Vite tronditëse”-tregime, botoi Klubi i Shkrimtarëve “Gjon Nikollë Kazazi”-Gjakovë, 2013) Ky libër që do të promovohet me 10 maj 2013 në kuadër të Mitingut të 49-të të Poezisë në Gjakovë, i cili, tanimë një gjysmë shekulli u rrit dhe u bë simbol i vlerave shpirtërore, kulturore dhe i letrave jo vetëm përbrenda kombit dhe atdheut, është një prozë karakteristike dhe e thurur thjeshtë e me mesazh të veçantë. Pra, edhe me librin me tregime, “Vite tronditëse”, Tahir Bezhani....

Kur krijuesi është edhe dëshmitar i vuajtjeve dhe i ndrydhjeve shpirtërore të njeriut Ky letrar, edhe pse në detyrë tjetër, mbase specifike krahasuar me prozën, vargun dhe poezinë, ai, si me dhënie bese e premtimi, iu përkushtua krijimtarisë letrare dhe vargut poetik, të cilat, bashkë janë më specifike. Sepse, Bezhani, gjatë punës, ka parë por edhe ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i ndrydhjes dhe i vuajtjeve të njeriut të kësaj toke, dëshmitar i maltretimeve dhe i shtypjeve nga më të ndryshmet dhe më çnjerëzoret. Për këtë, edhe krijimtaria e tij sikur i ngjanë rrugëtimit të trenit nëpër binarët e dhembjes, të vuajtjeve dhe të derdhjeve historike, të cilat, jo rrallë i ka bartë rrapëllima e kompozicioneve të vagonëve të ngarkuar e stërngarkuar me kallëzime e rrëfime që gjithnjë djegin e përcëllojnë. Por, ky rrugëtim, gjithsesi është edhe krenar, sepse, ka lënë gjurmë, me të cilën e ka provokuar gjakun e njeriut të këtij vendi, e ka mbërthyer atë dhe mendjen e tij nëpër kujtesa e nëpër fletë të pashkruara historie, që sot, gradualisht po u hedhin dritë krijuesit në të

gjitha fushat kulturore, shkencore dhe historike. Pra, pasqyra më e mirë e tërë kësaj, është edhe libri më i ri me tregime i Tahir Bezhanit, “Vite tronditëse”, i cili, katërcepërisht reflekton pikërisht tronditjet e popullit gjatë shumë muajve, viteve dhe decenieve. Ky libër, më duhet të them se është më i veçantë, dhe si i tillë, edhe dhembjen e ndijimin e bën më me peshë, ngase, autori e ka pasur fatin të jetë dëshmitar i këtyre krajatave dhe i padrejtësive, mbase edhe i vuajtjeve dhe i torturave nëpër burgje. Dhe tjetra. Sepse, që në vegjëli, kufiri i dhunës i vënë në tokën e shqipeve, një pjesë të familjes

së tij e la në anën e Kosovës, kurse pjesën tjetër, matanë kufirit, në tokën e ndaluar. Dhe, kështu u rrit autori i këtij libri, me etjen për nënën dhe me mungesën e shijen e dashurisë së saj, me etjen dhe mallin për më të dashurit e vetë. Andaj, Tahir Bezhani, tërë historikun e ecjeve dhe të vuajtjeve personale, e derdhë dhe e shkrinë në vargje dhe në rrëfime tregimtare, por edhe i përjetëson të gjitha ato llahtari, të gjitha ato ëndrra e kujtime, të cilat, edhe pse kufiri i hekurt ndalonte çdo gjë, njerëzit i shndërronin në pamundësi, dhe hapnin rrugë të papara, shtigjet i shndërronin në rrugë takimesh dhe

arritjesh, ndërsa, shkëmbinjtë dhe thepat që pushtonin lartësitë, merrnin nën mbrojtje njeriun e etur për gjakun e vetë, për të shpërthyer kufirin e për t’u shmallë disa orë apo net me më të dashurit. Kjo dëshirë e pathyer, e pa rrënuar dhe këmbëngulëse, sikur dëshmonte edhe për një vi çyçare të armikut, që, edhe atëherë kur ka ekzistuar, nuk ekzistonte. “Kufiri i mallkuar”, i cili gjithnjë i ngjante rrëfimit dhe shikimit të pa arritshëm kah atdheu...! Këtë e thash, sepse, temën e tillë pothuaj se, edhe pse në mënyra të ndryshme, e hasim

në dhjetë tregimet e përjetësuar në librin “Vite tronditëse” të këtij autori. Edhe pse, nëse e shprushim veprën dhe jetën e Tahir Bezhanit, libri na del si një autobiografi. Megjithatë, pasqyrimi i ngjarjeve, edhe përpara, por edhe gjatë luftës në Kosovë, reflekton fatin e përgjithshëm të një pjese të kombit, mbase, pse jo, edhe të pjesës tjetër në Shqipëri. Prandaj, këtu edhe qëndron pesha dhe vlera krijuese e autorit, i cili, në mënyrën dhe formën më të thjeshtë, por, sinqertë i përshkruan përplasjet e veta shpirtërore, mbase edhe të personazheve përbrenda tregimeve, të cilat reflektojnë tronditjet e popullit. Dhe, shkurt. Të gjitha tregimet e kanë një bërthamë. Bërthamën e fatit dhe të qëndresës së njeriut, duke filluar nga rrjedhat më të hershme historike, nga marrëdhëniet shoqërore, pozita sociale dhe ekonomike, por edhe momentet kur vuajtjet, njeriu i zbut dhe i gërsheton me dashuri, me lumturi dhe krenari. Dhe krejt në fund. Këtë shkrim dua ta përmbylli duke i thënë disa fjalë për tregimin “Kufiri i mallkuar”, i cili gjithnjë i ngjante shikimit të pa arritshëm kah atdheu. I cili shikim, sikur ta imponon fatomorgamën, dhe këtë tokën mëmë e shndërronte në shkretëtirë dhe në mendje hidhërimin për mospajtimin me të pashpresën. Sepse, populli dhe lumi, gjithmonë vetë i hapin rrugët. Dhe, ja dëshmia. Autori thotë: “Rruga e Kombit-bashkimi i kombit. Tani, nuk derdhen lot malli...”! Kurse tani, sot, unë them, se ne jemi ata që lëvizim drejtë apo shtrembët. Nëse gabojmë, gjithçka do të na mallkojë. Kujtoj se me tërë këtë që thash, si metaforë, puthiten tri vargje nga libri më i ri i Lulzim Logut “Pikë mbi i’...”: “Eh, moj nënë/Sa dhëmb frika/E dashurisë!...”. Libri me tregime, “Vite tronditëse” i Tahir Bezhanit, i cili është i trembëdhjeti me radhë, i këtij krijuesi, begaton letrat dhe vlerat letrare si në Malësinë e Gjakovës, ashtu edhe në Kosovë dhe në të gjitha trojet mbarëshqiptare.


19 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Fatmir Terziu

Me emrin e studiuesit të pasionuar Arbëresh, poetit Lluka Perone, jam njohur në vitet tetëdhjetë. Një libërth i vockël i dhuruar nga mësuesi i pasionuar i Letërsisë Shqipe, Xhemal Xhepa, ndërsa shtyja orët e dezhurnit ushtarak në mjediset e katit të tretë të Shkollës më me emër të asaj kohe në Elbasan, “Dhaskal Todhri”, më bëri të hulumtoja më shumë në heshtje. Dhe kështu Biblioteka Kombëtare e Tiranës më afroi disi më shumë, por fare pak në fakt. Ndërsa lexoja më pas disa fragmente të punimit të tij me shumë interes rreth riteve e zakoneve të martesës, këngëve të dashurisë, të dasmës etj. materiale të botuara në revistën “Kultura Popullore” (1981, nr 1-2), ndjeja atë që më ishte ngjizur për të hulumtuar akoma më shumë. Kështu mësova se fusha e preferuar e veprimtarisë së Perrones mbeti deri në fund të jetës së tij ajo e hulumtimit dhe e studimit të trashëgimit të madh shpirtëror arbëresh, të botës së pasur dhe orrigjinale, të zakoneve dhe këngëve të lindjes dhe dasmës, të dashurisë; begatia dhe eleganca e veshjeve popullore; orrigjinaliteti i mjeshtërisë tradicionale etj. Lluka Perone tërë hapësirën jetike të tij, që nga lindja e deri në ndërrimin e jetës më 27 Maj 1984, e ka thuajse një hapësirë ku gjendet dhe mishërohet sa vepra dhe orrigjinaliteti i tij, aq edhe lidhja në rritje e fëmijës që më pas do të mbetej një shtyllë kulturore në trashëgimi. Lluka Perone, lindi në Ejaninë të Kalabrisë (vend afër Frasnitës së Kozencës) në vitin 1920. Ai u formua në një mjedis ku ishte zhvilluar veprimtari e dendur dhe e gjithanshme në lëminë e trashëgimit kulturor arbëresh. Dhe kështu vetë ky mjedis që në lindje e ngjizi me udhën e përkushtimit ndaj vlerave. Megjithëse kishte studiuar për jurisprudencë e letrësi frënge Perrone nuk e largoi asnjëherë lapsin dhe vëmendjen prej atij trashëgimi kulturor që iu shfaq e iu këndua që në djep, prej atij trashëgimi të

Lluka Perone dhe Kuvendi Kulturor Arbëresh i 17 Majit madh shpirtëror. Ky trashëgim e mbajti gjallë nëpër shekuj mallin e pashuar për atdheun e orrigjinës. Pra ai vërtet studioi për drejtësi dhe gjuhë frënge por ai ishte mbledhës i pasionuar i pasurisë folkloristike. Botoi vëllimin me përralla të mbledhura në ngulimet arbëreshe “Novelistika italoarbëreshe” (1967). Pra, atë e tërhoqi në fillim fusha e prozës. Nëprmjet saj ai pati rast të depërtonte në një nga shtresat më të lashta etnokulturore arbëreshe. Fryt i kësaj pune ishte “Novelistika italo-arbëreshe” me 179 njësitë e saj, të rregjistruara në Frasnitë, Ejaninë, Çift, Pllatani, Kastërnexhi e Farnetë dhe të sistemuara duke psur parasysh katalogun ndërkombëtar të përrallave, përfaqëson jo vetëm punën

më të plotë e më të mirë të realizuar midis arbëreshëve, por edhe një arritje me interes për prozën popullore shqiptare në përgjithësi. Lluka Perone punoi me të njëjtin pasion edhe në lëmin e vjershërimit, duke dhënë ndihmesën e tij në zhvillimin e poezisë arbëreshe. Ai botoi vëllimet me poezi “Lule Shkëmbi” (Kozencë 1968), “Hijea e ariut” (Kastrovilari 1969), “Vjershë lirie” (Kastrovilari 1971), “Dërrudhëz” (Frasnitë, 1977) etj. Edhe në këto krijime ai u udhëhoq nga dashuria për vlerat morale të botës shpirtërore të arbëreshëve. Kështu emrin e tij në këtë përvjetor të kujtimit të jetës së tij, në përvjetorin e njëzetë e nëntë të vdekjes së tij, e gjejmë

edhe në përmbledhjen “Antologji e poezisë bashkëkohore arbëreshe” të cilën e shqipëroi Nasho Jorgaqi dhe e botoi Shtëpia botuese “Dudaj” në vitin 2001. Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë, ku krahas emrit të tij janë edhe emrat e Dushko Vetmo, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari. Lluka Perone ka lënë edhe një tog materialesh në dorëshkrim. Dashuria me të cilën punoi Perrone gjatë gjithë jetës së vet për hulumtimin dhe studimin e trashëgimisë folklorike të ngulimeve arbëreshe, ndihmesa që ai dha për zhvillimin e rilindjes së tyre kulturore përbëjnë një shembull dinjitoz veprimtarie patriotike dhe shkencore që meriton të ndiqet dhe të përkujtohet edhe në Kuvendin Kulturor që i kushtohet 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë (1912-

2012), organizuar nga Mons. Donato Oliverio, peshkop në Ungër për arbëreshët në Italinë Kontinentale, të shtunën 11 maj 2013. Ashtu siç edhe citon në ftesën drejtuar meje studiuesi At Papàs Antonio BELLUSCI, “Arbëreshët, si mirë na tregon historia jonë letrare dhe shoqërore, që nga Kuvendi i Lezhës (1444) deri në ditën e sotme kanë mbajtur gjithëmonë të gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe kanë vepruar për pavarësinë e Shqipërisë.” Në këtë ftesë citohet se “Kuvendi jonë do të vërë në dukje lidhjet tona shpirtërore, kulturore dhe politike me Atdheun e parë, duke mbajtur të gjallë ritin bizantin, gjuhën emtare, zakonet, traditat, vallet, rapsoditë dhe kujtimin e prindërve tanë të pavdekshëm, që kanë luftuar me Heroin Skënderbe. Kështu me plot gojën mund të themi se interesi i shikimit të dritës së botimit të veprës së plotë dhe asaj të lënë në dorëshkrim nga Perrone, do të jetë edhe një vëmendje e këtij Kuvendi, pra edhe nga gjithë Komiteti organizator.


20 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Fatmir Terziu

Tre ndjesi stilistike ndjehen teksa lexon vëllimin poetik të poetes Brikena Qama. Tre aspekte që burojnë nga figurat tingëllore të poezisë së saj tek vëllimi “Pëshpërimat brenda meje” (“Edlora”; 2013). Dhe të tre këto ndjesi stilistike, mes figurave tingëllore janë arsyeja e qartë poetike në organizimin e lirshëm të bashkëtingëlloreve, ku krijohen efekte të ndjeshme në vargjet e saj. Vargu i tillë i poetes mbart një ngarkesë të llojit shprehës. Një shembull nga poezia “Ksenjës” e bën atë më të afërt me atë çfarë Poradeci i letrave shqipe, na solli me ‘Gjeniu i anijes’ kur vargu i tij mbarti këtë ngarkesë shprehëse të llojit imitues: “edhe pse unë, gjymtyrëpreë/ nuk mund të të afroj/lëngun e zi gjumëprishës/e t’i harrojmë ëndrrat edhe për sot...” (Qama, 2013: 13). E ndërsa organizimi i bashkëtingëlloreve krijon arsyen e parë, e dyta është se onomatopeja, kjo figurë e përsëritjes që ka bazë imitimin e zhurmave të natyrës e bën poezinë e Qamas, të mbetet e gjallë: ‘mes akullnajave të shpirtit/kacavirrem/të gjej vullkanin e dashurisë’ (ibid; “E thjeshtë”). Në vargun poetik të lartcituar merr karakter shprehës duke sjellë atmosferën me të cilën lidhet kuptimi i vetë arsyes në këtë rast. Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e ravijëzuar dhe shpreh lidhje në kundërshti me ‘kacavirrje’ zhurmëlënëse, dhe ‘dihma’ vullkanesh dashurie duke na dhënë shkallëzim të atmosferës së trishtit, vuajtjes dhe shpresë për të këputur zinxhirrët plangosës. Gjithashtu e përdorura e tyre në njëjës krijon një atmosferë intime e të strukur nga veprimi i atij organizimi të trishtueshëm torturues të shpirtit. E treta është anafora që sjell vetëgërryerjen e përsëritshme të fatit njerëzor në ditësinë e javës. Është përsëritje ritmike e fjalës së ditës pasrendëse, si figurë stilistikore që forcon shprehësinë tek poezia “Sepse atë ditë”: “të hënës i vura një pikëpyetje të madhe/të martës shkelmin në

Tre aspektet stilistike në poezinë e Brikena Qama

fyt/të mërkurën e shava si rrugaçe/të enjten pashë veten (si për herë të parë në pasqyrë)/të premten m’u mbush mendja/ të shtunën u vesha bukur dhe prita ... kë?/të djelën!” (Qama, 2013: 16). Siç shihet dhe ndjehet nga leximi, edhe pse është varg i bardhë, ajo që e bën atë të veçantë dhe të ndjeshme është se është poezi me ritëm dhe mbahet mend gjatë. E thjeshtë dhe e bukur në anaforën e saj tipike. Leximi sintaksor si veçori stilistike Poetja Brikena Qama bashkëjeton me tërë vargun e saj tek “Pëshpërimat brenda meje” mes një komunikimi sintaksor të përpiktë. Që të kuptohet kjo duhet të sjellim disa shembuj. Së pari le të marrim poezinë “Të verteta të lëna përgjysëm”. Ajo përdor një varg të tillë që shmang për shkak të kërkesave shprehëse: ‘u çorra/dhe më latë’ apo edhe më tej ‘luta/ dhe më latë’. Në këto raste vëmë re se midis fjalëve të përdorura mungojnë shumë fjalë të tjera, të cilat janë të zakonshme për përdorimin dhe ndërtimin sintaksor normal. Por këtu kemi të bëjmë me një varg poezie. Kjo mung-

esë e fjalëve ka bërë që pamja të ejtë rrënqethëse, e plotë, dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që në përfytyrimin tonë veprojnë shumë elemente jashtëletrare: lutja, jehona e saj, mjedisi, zhurma, struktura, jeta, vdekja, që lidhet me fatin e vetë arsyes në këtë poezi, me përshtypjet e fituara gjatë leximit në këtë motiv. Shembulli i kësaj poezie na tregon dhe na shpie mirëfilli tek një mundësi

e veçantë e organizimit sintaksor të poezisë për të arritur efekte të veçanta stilistike të gjymtyrëve në fjali. Një ndërtim i tillë sintaksor qëndron me këmbë në tokë në bazë të figurave stilistike tek vëllimi “Pëshpërimat brenda meje”. Si një dukuri tjetër e arritshme e kësaj poeteje është edhe inversioni që shquhet për rendin e kundërt me atë normal sintaksor të gjymtyrëve në fjali. Në vend që të ketë rendin normal, ndërtimi sintaksor në mjaft poezi të Brikenës del i varur nga kërkesat kuptimore, shprehëse, dhe nga ato të intonacionit të “Pëshpërimat brenda meje”. Mjafton të ndjekim poezinë “Çmimi i kurreshtjes’ të kuptojmë më qartë këtë pozicion stilistik të qartë e të bukur: ‘harruar e kam/ këmishën e natës/varur/mbas derës sakate/që as mbyllet/as hapet’. Në mjaft poezi të “Pëshpërimat brenda meje” një veçori tjetër del nga enumeracioni, duke na prodhuar një shkallëzim tipik e të goditur artistik, ku hasim organizim shkallë-shkallë, të arsyes dhe mesazhit. Tek poezia ‘Përshkrime udhëtimesh kohore’ faktori shkallëzues është një enumeracion herë ngritës e herë

ulës duke aryetuar: ‘të fshehtat e mia/i hodha në letër/më pas/ letrat në zjarr/zjarri../u shua e u bë hi/hirin/e mori krahu i erës/dhe shpërndau kudo/ato që tani/s’janë më të fshehta...’. (Qama, 2013:35). Pra ky organizim shkallë-shkallë me një afëri sinonimike, afron kuptimin e duhur, brenda rrjedhës ngjitëse dhe zbritëse. Parimi logjik i poezisë ‘Ah!’ është një arsye tjetër mjaft domethënëse ku nënkuptohet vetë shkallëzimi pazgjatur: ‘sa larg më duket/ e nesërmja e bukur/kur jetoj pafundësisht/ të sotmen e ‘shëmtuar’’. Duke përfunduar Mjaft poezi si shembuj të cituar, por edhe të tilla si “Party maske’, ‘Imazh që s’guxon’; ‘Vetmohim’; ‘Kur ti shfaqesh’ etj., janë vetë trinomi stilistik që veçon krijimtarinë në vëllimin “Pëshpërimat brenda meje”. “Pëshpërimat brenda meje” nuk janë thjesht pëshpërima, por poezi që jo vetëm premtojnë për të qenë të denjë të lexohen e mbahen mend gjatë e gjatë. Udhëjeta e “Pëshpërimat brenda meje” është e bardhë mes vetë fateve që qëmtojnë jetëudhën e njeriut. Urime Brikena Qama!


21 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Frank Shkreli Disa ditë më pare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani pati një takim me përfaqësues të medias shqiptare gjatë të cilit udhëheqsi shqiptar vlerësoi si të pazëvendësueshëm rolin e medias në zhvillimet demokratike të vendit dhe theksoi “kontributin parësor”, të medias në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Roli i medias është gjithmonë aktual, por siç u tha edhe presidenti Nishani përfaqësuesve të medias shqiptare javën që kaloi, ky rol bëhet edhe më i rëndësishëm gjatë fushatës së zgjedhjeve, ndërsa zgjedhësit presin nga media që të informojë publikun mbi politikën, fushatën dhe zgjedhjet, në mënyrë objektive dhe të paanshme. Detyra, dhe në të vërtetë arsyeja se pse ekziston shtypi ose media e lirë --sidomos gjatë një fushate elektorale -- është që t’i japë publicitet fushatës dhe zgjedhjeve demokratike, duke u komunikuar zgjedhësve çështjet me rëndësi me të cilat përballet vendi dhe për të cilat duhet të interesohen votuesit, nëqoftse dëshirojnë të jenë të mirë-informuar se në favor të cilti kandidat ose parti të hedhin votën e tyre. Nuk është roli i medias që të bindë ose të influencojë votuesit se si ata duhet të votojnë, por kontributi i saj jetik është, që të furnizojë qytetarët me informacione të sakta dhe të paanshme në lidhje me progamin e partive, mbi qendrimet politike të kandidatëve, si edhe mbi vetë procesin elektoral, me qëllim që votuesi -- në bazë të këtij informacioni -- të marrë vet vendimin më të mirë që është i mundur se për cilin kandidat ose parti të votojë. Në asnjë vend nuk mund të ketë zgjedhje të lira, pa një media të lirë, etike dhe të pavarur. Natyrisht, se në çdo vend qeveria, opozita dhe përfaqsuesit e tyre, gjith-

Roli i medias në fushatën elektorale

monë përpiqen të përdorin median për qëllimet e veta, por media duhet të japë kontributin e vet duke luajtur rolin jetësor në përcaktimin e agjendës politike duke theksuar dhe duke u përqendruar jo vetëm në çështjet për të cilat janë të interesuara partitë dhe kandidatët e tyre, por duhet të përpiqet që të influencojë debatin publik mbi çështje për të cilat është i interesuar edhe publiku në shkallë vendore dhe kombëtare. Shtypi është, si të thuash, mbikqyrës i zhvillimeve politike, dhe nëqoftse e luan këtë rol në mënyrë të ndershme dhe të paanshme, media mund të jetë një forcë pozitive në informimin mbi zhvillimet e vendit dhe të kombit dhe në përgjithësi mund të krijojë një atmosferë më të pranueshme dhe më të njerzishme në marrëdhënjet midis forcave politike dhe njëkohësisht edhe midis votuesve dhe elitës politike, ashtu që populli të jetë në gjëndje të kuptojë më mirë jo vetëm të drejtat e tij, por edhe që informacioni i paanshëm dhe objektiv ta aftësojë votuesin të marrë vendimin e duhur dhe të mirë-informuar. Roli i medias është mbi të gjitha roli i saj si burim informacioni, por gjithashtu duhet të luaj edhe rolin e edukuesit. Në këtë fazë

të fushatës zgjedhore, media duhet të angazhohet në edukimin dhe në informimin e votuesit, për procesin zgjedhor dhe për programet dhe qendrimet e partive dhe kandidatëve mbi çështjet me rëndësi të vendit. Ky është një rol kryesor i medias! Rol i pazëvëndsueshëm për funksionimin normal të një vendi demokratik, me përgjegjësi politike dhe shoqërore, por mbi të gjitha përgjegjësi kombëtare. Mediat e kontrolluara nga partitë politike, nga individë ose grupe të lidhura ngushtë me interesat e partive politike, nuk ushtrojnë këtë përgjegjësi në interes të votuesit as në interesin kombëtar, por vetëm e vetëm në interesin e sponsorizuesit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mediat nën kontrollin e shtetit, të cilat duhet që të sigurojnë mbulimin e të gjitha palëve në mënyrë të barabartë duke pasur si parim pluralizmin dhe objektivitetin, që duhet të ketë një ent mediatik i cili financohet nga fondet publike. ........................................................ Në një deklaratë të Kombeve të Bashkuara mbi lirinë e të shprehurit thuhet se, ‘’Monopolizimi ose përqendrimi i

enteve të mediave në duar të një grupi të vogël duhet të mënjanohet në interes të zhvillimit të një pluralizmi pikëpamjesh dhe zërash të ndryshëm.” Në raportin e fundit organizata Freedom House, tha në lidhje me pavarësinë e medias në Shqipëri, se “Liria e të shprehurit, në përgjithësi, respektohet në Shqipëri, por përparimi drejtë rritjes së pavarësisë dhe profesionalizmit gazetaresk ka ngecur në vend numëro.’’ Legjislacioni shqiptar për zgjedhjet detyron median shtetërore dhe private që të furnizojë shqiptarët me lajme dhe informacion objektiv dhe të paanshëm, të plotë dhe të saktë, në përputhje me parimet e pluralizmit në shpërndarjen e informacionit. Ligji kërkon gjithashtu që entet mediatike të mbulojnë, në mënyrë të balancuar, të gjithë kandidatët dhe partitë pa dallim. Në një raport parazgjedhor që bëri në Shqipëri, Marsin që kaloi një delegacion amerikan i Institutit Kombëtar Demokrat (NDI) u bëhet thirrje, “Pronarve të medias, redaktorëve dhe gazetarëve që të marrin masa konkrete mbrenda organizatave të tyre që të zbatojnë (ligjin) dhe të mbrojnë parimet e lirisë dhe të integritetit gazetaresk....” Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, tha se megjithëse Shqipëria nuk është një rast i izoluar që ka nevojë për një media të fortë dhe të pavarur -- në një deklaratë për shtyp me këtë rast, ai shtoi se shpreson që, “Kuvendi i Shqipërisë, entet mediatike dhe gazetarët si individë, do të shkojnë përpara me përpjekje të përbashkëta, për të ndërmarrë bërjen e ndryshimeve të nevojshme, të cilat do të avancojnë lirinë e medias në Shqipëri. E ardhmja e meritueshme e Shqipërisë në Bashkimin Evropian varet nga një medie e fortë dhe e pavarur”, nënvijoi ai. Në një demokraci të vërtetë, të gjitha opinionet duhet të kenë mundësi të shpalosen dhe të dëgjohen. Një gazetë ose një media e çfardo lloji qoftë, elektronike ose e shkruar, që ushtron një gazetari objektive, të paanshme dhe profesionale të një cilësie të lartë, do të tërheq një numër të madh lexuesish dhe shikuesish. Nga ana tjetër, çdo udhëheqës i përgjegjëshëm si përfaqsues i shtetit duhet të dëgjojë hallet e popullit, nepërmjet medias, e cila duhet të informojë qytetarët në mënyrë të balancuar dhe të paanshme. Konferenca e thirrur nga Presidenti Bujar Nishani, me përfaqsues të shtypit dhe medias javën që kaloi, është një nismë që duhet përkrahur dhe duhet të bëhet shembull dhe faktor i zakonshëm në marrëdhënjet midis udhëheqësve të lartë të shtetit dhe të qeverisë, me përfaqsues të medias. Askujtë nuk i pëlqejnë kritikat për ato që mund të shikohen si të meta ose dështime, por një përfaqsues i popullit është i detyruar të dëgjoj hallet dhe problemet me të cilat përballen qytetarët dhe media e ka për detyrë morale dhe profesionale të informojë qytetarët në mënyrë objektive dhe të paanshme, duke u bazuar në standardet më të larta etike të gazetarisë.


22 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Sami Islami Disa vjet më parë mu në mes të Prishtinës u ndërtua një kishë katolike. Kjo kishë, nuk besoj se ishte një nevojë aq e shqiptarëve të besimit katolik, sa qe , në njëfarë mënyre një simbol se shqiptarët ishin më shumë të orientuar nga Perëndimi, si një mirënjohje ndaj misionarës sonë të madhe Nënës Terezë, që populli ynë ia dha njerëzimit. Kjo mendoj se ishte arsyeja e kësaj kishe. Tjetër është çështja se kjo kishë u ndërtua në një vend të ngushtë, duke e ngulfatur kështu frymëmarrjen e qytetit. Nejse. Si për çudi, tani , kjo kishë, kam përshtypjen, se u bë nxitje për shqiptarët myslimanë që, edhe ata të kërkojnë të ndërtojnë një xhami. Kërkesa e BIKut, komunës së Prishtinës, me në krye Tërnavën ishte që të sigurohej trualli sa më shpejt që të ishte e mundur (!) dhe kërkesa ishte që trualli të caktohej mu në oborrin e Fakultetit Filizofik të Prishtinës ( ta sfidonte kishën, e cila është përballë) (!),me arsyetimin se besimtarët myslimanë s’po kishin vend për t’u falur! Një kërkesë e tillë e Bashkësisë Islame ishte vërtetë absurd, sepse në Prishtinë ka aq shumë xhamia sa, pos në ditë festash, kurrë nuk mbushen plot me besimtarë (vetëm në qendër të qytetit janë shtatë a tetë sish!). Megjithatë, nën këtë pretekst, në emër të “mungesës së xhamiave” BIKu nuk u ndal, por vazhdoi kërkesën duke organizuar protesta, duke manipuluar, duke paguar ose duke i përdorë trushpërlarët për t’u falur edhe në rrugë! Së fundi komuna ua caktoi vendin ku mund të ndërtohej xhamia. Jo aty ku kërkuan ata, por edhe kjo mu në qendër të Prishtinës (vetëm nja 200-300 metra larg kishës!), duke e ngulfatur kështu qytetin edhe më shumë, edhe ashtu të mbindërtuar! Projekti i kësaj xhamie u publikua. Është i njohur tani për të gjithë. Ishte një projekt, që vetëm në Arabi mund ta shohësh. Vetëm xhamia e Qabës në ia kaloftë! Stil tipik arab, me katër minaret, me nga tre rrathë! Por nuk është vetëm kjo. Një kësi xhamie tanimë është në përfundim e sipër në Mitrovicë. Një kësi xhamie, me përmasa kolosale u përurua tash vonë edhe në Tiranë. Atje qeveria shqiptare i dha aq shumë publicitet, në përurimin e saj, sikur ndërtimi i kësaj xhamie të ishte shpëtim i kombit! Krejt kjo propagandë, që po bëhet , nuk po bëhet se shqiptarët e besimit islam nuk po kanë se ku të falën, siç u tha më lart, por më shumë për shkak të propagandës islamike që po bëhet në Kosovë e Shqipëri nga militantë islamikë të paguar mirë nga qarqe arabe apo turke, për të mbjellë ndikimin arab në trevat shqiptare. Fundja kjo është përpjekje e këtyre qarqeve ekstremiste për t’i dhënë një imazh tjetër Kosovës dhe Shqipërisë, karshi botës perëndimore! Dhe paradoksi tjetër është se kjo po ndodh në kohën

Propaganda fetare dhe xhamiat (e reja) në trevat shqiptare

kur politikat shqiptare të të dy shteteve si të Shqipërisë londineze, poashtu edhe të Kosovës, synojnë në një të ardhme të shpejtë të futën në familjen e gjerë evropiane. Krahas ndërtimit të xhamive, propaganda e hoxhollarëve të modelit të Shefqet Krasniqit, Irfan Salihut, e shumë e shumë të tjerëve si këta, krejt me mjekra e me pantollona tre çerekësh, që s’ka qenë traditë për klerikët myslimanë në të kaluarën, ka ndikuar që, kohë më parë, rreth 200 shqiptarë nga Kosova të “rekrutohen” dhe të shkojnë për të luftuar në Siri! Nga mediat u njohtuam se nja dytre prej tyre vdiqën “në luftën e shenjtë” atje. Pse? Ç’bëri bota arabe, në veçanti Siria, për ne shqiptarët? Asgjë. Po kush janë viktimat? Rinia jonë, e painformuar, pjesa më e çmuar e kombit. Janë kryesisht fëmijë të familjeve të varfra. Këta hoxhallarë shpirtprishur u japin ndonjë lek dhe pastaj u shpërlajnë trurin me propaganda fetare. Raste të tilla në Kosovë dhe në Shqipëri ka shumë, ku të rinjtë, të yshtur nga kjo propagandë vetëvriten siç qe rasti i një 17-vjeçari në Prishtinë, i cili, vjet, u gjet i varur në shtëpi të vet. Se, këta hoxhollarë horra i “këshillojnë” këta fatkeq se “nëse njeriu vdes para moshës 17 vjeçare do të shkojë drejt në xhenet”! Në vendin ku ndodhi tragjedia, më pastaj u gjet llap-topi me webfaqe të hapura dhe pamflete islamike! Një kontribut për të keq po japin edhe mediat tona, sidomos në Kosovë. Klerikët myslimanë, poashtu edhe katolikë dyert e televizioneve i kanë të hapura. Mjafton të jetë një rast, ( ndonjë festë fetare) dhe ata i ke në television. Dhe jo vetëm në një television , por gati në të gjithë televizionet e Kosovës. Pse gjithë ky publicitet? Pse gjithë kjo propagandë? Televizionet tona janë bërë si stacion autobusash! Nuk ka asnjë kriter se kush duhet të ftohet në tv , e kush jo. Kush është në vijën kombëtare, e kush po u çon rrymave të errta ujë në mulli? Hyn kush të dojë! Del kush të dojë ! Bile vetë televizionet, kam përshtypjen, se po bëjnë gara se cili po i merr i pari këta faqezinj! Në kohën e ramazanit hoxhollarët, si Naim Tërnava, Bajgora etj., janë standard në RTK dhe pothuaj në të gjithë televizionet e Kosovës. Një herë

thirren për fillimin e ramazanit, pastaj thirren për Leile Kadër (tri ditë pra Bajramit të Madh kur kurani ka “zbrit” në tokë!), pastaj natën e Bajramit, pastaj për Bajram të Vogël… Televizionet tona po u japin hapësirë sa të duash! Në disa televizione lokale të Kosovës, që çuditërisht pothuaj s’ka qytet që nuk e ka një të tillë(!) Iftari bëhet me telvizion, syfyri me television, këndohen “lahi” poashtu në television… Në kohën e ramazanit nuk e di njeriu se a është në Arabi, Pakistan, Afganistan, apo në Kosovë e Shqipëri! Kreu i Qendrës Islamike të Kosovës Naim Tërnava, si duket është më i paguari nga këto organizata arabe. Ai, edhe kur është diskutuar në qarqe fetare se vehabizmi po bën dëm në Kosovë, nuk ndërmori asgjë. Ama asgjë. Kjo le të kuptohet se Tërnava është njësoj si ata! Tërnava është i shitur. S’ka asnjë fije patriotizmi në shpirt. Fjalët që flet për patriotizëm ai i ka vetëm farsë. Ai është i pari që punon për Arabi. Atyre që e kanë parë një intervistë në RTK, kohë më parë, sigurisht se iu kujtohet deklarata e tij kur ky myfti matrapaz, pat thënë se shqiptarët e besimit katolik dhe ortodoks e “përqafuan” fenë myslimane menjëherë pas Luftës së Kosovës , me 1389! Dokrra! Sipas tij del se shqiptarët e të dy konfesioneve, mezi e paskan pritur të vijnë turqit, të okupohen prej tyre dhe t’i “falenderojnë” që ua sollën këtë fe që qenka fe e “vetme e pranuar te zoti”! Këto deklarata mund t’i thotë vetëm një njeri i shitur, si Tërnava! Kjo të jep të kuptosh se si një hoxhë flet kuturu, vetëm sa per t’i “kënaq” me gënjeshtra besimaterët e tij. Edhe gazetari që e bëri intervistën, një ish koleg imi (që nuk dua t’ia përmend emrin) e lente hoxhën të “kaluronte”, pa e kontrolluar se çfarë po thoshte. Dua t’i them myftiut , se shqiptarët katolikë dhe ortodoksë janë kthyer në islam jo menjëherë pas humbjes së luftës së koalicionit ballkanik të udhëhequr nga Car Llazari serb me 1389, por vetëm pas 3 shekujsh, pra në shekullin e 18-të e më vonë. Dhe dihet se çfarë presioni ka pasur që ata të ktheheshin në islam. Ka edhe hoxhollarë të tjerë, të po këtij niveli të prirë të bëjnë kësi propagandash, që shkojnë në dëm të shqip-

tarëve në përgjithësi! Një rast , që më ka lënë përshtypje për të keq, një hoxhë shqiptar në Londër kur unë me disa miq kishim shkuar për ngushëllime tek një mik ( këtij mikut i pat vdekur nëna), posa hyri në dhomë, ku kishte plot mysafirë, hoxha tha” Të lumtë na qe jemi myslimanë”! Nuk di pse “te lumtë na” , po ata të tjerët , që nuk janë myslimanë , katolikët, ortodoksët, budistët, hindusët etj. qenkan “të mjerët ata”, apo jo? Pse gjithë kjo propagandë për islamin, duke i përjashtuar religjionet e tjera? Çfarë fitimi kemi ne shqiptaret për këtë shërbim që po i bëjmë ilamizmit? Për mua të gjitha religjionet janë njësoj, në kuptimin e mesazheve që ato prcjellin te besimtarët e tyre. Po kjo që po ndodh me këta propagandues të islamit, ma kujton kohën e inkuizicionit në fenë katolike të shekullit 13, kur kisha e ngulfaste mendimin e lirë njerëzor dhe i përniqte kush kishte guxim ta kundërshtonte. Sikur këta të kishin pushtetin në dorë do të ndodhte e njëjta gjë edhe sot pas 7 shekujsh edhe tek ne! Në këtë fushatë propagandistike një rol të vaçantë ka dhënë dhe po jep interneti. Ky medium i futur sot në çdo pore të shoqërisë, po u shërben mirë hoxhollarëve hipokritë për të mbjellë dhe propaganduar helm tek gjeneratat e reja. Shefqet Krasniqi dhe disa hoxhollarë të tjerë si ky shfrytëzojnë internetin për të llomotitur gjithçka. Japin ligjërata për lindjen, vdekjen për zotin… Iu flasin njerëzve të shkretë, sigurisht nëpër xhamia, dhe incizimet i hedhin në internet, duke i treguar “xhematit” edhe atë se si qengji i pjekur ka folur ( i ka thënë myslimanit të mos e hajë atë se e “kishte” helmuar jahudia!), duke futur kështu përçarje në mes feve dhe kombeve; se dhia para se të ngodhte nga uria (pas një duaje që Muhamedi ia kishte bërë), kishte qitur qumësht për një ushtri, për pronaren e dhisë, bile edhe kishte tepruar! E deri te ajo e hoxhë maskarait Irfan Salihu, i cili del në internet dhe thotë se “i vdekuri nuk dëgjon”. Kot i thua se kam marrë patentën e shoferit, kam mbaruar shkollën….ai nuk dëgjon. Po ai (pra i vdekuri) sipas këtij maskarai, “dëgjon” vetëm kur të varroset. Ai po i dëgjoka hapat e njerëzve kur largohen pasi ta kenë varrosur! E këta të shkretë, pasi që “profesorët” “doktorët” si Shefqeti, Irfani e ndonjë tjetër ua kanë shpërlarë mirë trurin, besojnë! Fatmirësisht feja tek ne nuk ka pushtet (dhe uroj që kurrë kjo të mos ndodhë!) dhe si e tillë nuk ka atë fuqi që njerëzit t’i sanksionojë nëse nuk bëjnë si thotë ajo. Se, duke e parë se çfarë janë duke bërë në këto kushte pa pushtet, po t’u vinte “koha “ e tyre do ta kishin bërë Kosovën, ndoshta, edhe Shqipërinë një Iran (shtet tipik islamik), Pakistan, apo Afganistan ballkanik!


23 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Xhemaledin Salihu Presheva i takon kohës Antike, fisit Dardan dhe bënte pjesë në Mbretërinë e Dardanisë. Ajo i ruajti Mëhallët si rrallë ndonjë qytet në trevat shqiptare. Mëhallë sipas fjalorit të gjuhës shqipe është lagje, grumbull i madh njerëzish, shumicë. Kishte një mëhallë fëmijë. U bënë një mëhallë njerëzish, pa përcaktim lidhjeje të gjakut , gjinie, racore, fisnore, fetare. Ndërsa tek fjalor fjalësh dhe shprehjesh të huaja, fjalë turke, lagje, pjesë e qytetit apo e katundit. Lidhur me Preshevën dhe Mëhallët e saja shkruan shumë autorë, por do t’i veçoja vetëm disa prej tyre. J.F. Trifunoski në librin e tij “Presheva” të botuar më 1951 shkruan mbi Preshevën dhe mëhallët e saja. Sipas Trifunoskit, Presheva përbëhet prej shumë pjesëve, mëhallëve, të cilat dallohen sipas vjetërsisë.Mëhalla më e vjetër është Mëhalla e Rekës(Lumit), e cila shtrihet në anën e djathtë të lumit, menjëherë pas daljes së lumit nga mali.E dyta sipas vjetërsisë radhitet Mëhalla e Xhamisë së Vjetër, apo AtikXhamisë, e cila shtrihet në anën e majtë të lumit, menjëherë pas daljes së tij nga mali. Mëhalla ka marrë emërtimin sipas Atik – Xhamisë, e ndërtuar më 1856. E treta, sipas vjetërsisë radhitet Mëhalla e Xhamisë së re, apo Xhemit-Xhamisë, e ndërtuar në shekullin 19. Sipas autorit, Shehët janë familja më e vjetër në qytet, pastaj Ali-Metët dhe Sheh-Halilët, të cilët janë të fisit, Sop. Familjet e Kajallarëve, Mulla-Beqirëve, Çollakëve, Mutishëve,Gollomehëve janë Kelmend, ndërsa Kamberët, Karavelitë, Hilët, Bardhiqët të fisit Thaç.Familjet të tjera, sipas autorit janë të ardhura më vonë. T.P. Vukanoviq, poashtu shkruan për Mëhallët e Preshevës në librin : Presheva, botuar më 1966. Ai Mëhallët kështu i radhitë : Ali Metët, Berajt, Berberët, Binajt, Boshnjakët, Dodollarët, Gjorgovcët, Kamberët, Kuklarët, Majanca, Paxhik Mëhalla, e njohur si Mëhalla Hamidije, Mëhalla e Zallit, Rrahmonët, Mëhalla e Spahillarëve, Mëhalla e Hanucëve, Mëhalla e Atik Xhamisë dhe Shehët. Sipas autorit J. Haxhi-Vasileviq, Presheva ndahet në 4 Mëhallë : Mëhalla e Mutishëve, Mëhalla Paxhik, Mëhalla e Ali-Metëve dhe Mëhalla e Amedive. Dy të parat shtrihen në të djathtë të lumit, ndërsa dy të tjerët në të majtë të lumit. Sipas Haxhi-Vasileviqit, Mëhalla më e vjetër është Mëhalla Paxhik, pastaj radhitet ajo e Amedive. Kështu shkruan autori në librin e tij :Serbia e Vjetër Jugore, Rajoni i Preshevës, e botuar më 1913. Ibrahim Kelmendi në librin e tij : “Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë”, botuar më 2006, shkruan : “Shqiptarët e Preshevës ndahen në mahallë : Murtishtët, Kajajt, Mullabeqirët, Nezajt, Derrajt, Berajt, Rahmanët, Golomeshët, Ali-Metajt, Hodajt, Budumtë, ShehHalilët, Kamberët, Dodajt, Bajraktarët

HASAN TELMENI, MËHALLËT DHE SHEHLERËT PRESHEVËS

dhe të tjerë. Çdo mahallë asht gjini në vete. Disa prej gjinivet i përkasin fisevet : Sopë, Kelmendë, Thaç dhe Krasniq.. Një numër i Qytetarëvet nuk kanë fise fare. Bisedat që i zhvillova me disa pleqë të Preshevës erdha në përfundim se Mëhallët më të vjetra të Preshevës janë: MËHALLA E DOGANËVE , e cila shtrihet në të djathtë të lumit dhe i përketë fisit Kelmend, MËHALLA E KUKLARËVE, e cila shtrihet në anën e majtë të lumit dhe i përketë kryesisht fisit Thaç dhe MËHALA E SHEH-HALILËVE DHE E ALI-METËVE, që shtrihen në anën e majtë të lumit dhe i përkasin fisit Sop.Këto dy mëhalla janë të një gjaku. Pra, Presheva mbështetet në 4 Mëhallë dhe kë to janë 4 shtylla dhe 4 pjesë kryesore të Preshevës. Mëhalla e Doganëve i përket një gjinie/loze), sipas lidhjes së gjakut dhe aty kryesisht bëjnë pjesë : Doganët, Kajallarët, Berberët, Mutishët, Hanucët, Haxhi-Beqirët, Mulla-Ademët, Pamukët, Qutët. Në Mëhallën e Sheh-Halilëve dhe Ali-Metëve kryesisht bëjnë pjesë : Alimetët, Sheh-Halilët,Shehlerët, Agallarët dhe Hoxhët apo Efendilerët. Në Mëhallën e Kuklarëve kryesisht bëjnë pjesë : Dodajt, Begajt, Majanca, Baballukët, Malokët, Mulla-Abazët, Napranët, Karavelitë, Zengulët, Zelçët, Bixhallarët, Derrajt, Kamberët, Qorvelitë, Hallaçët. Me këtë rast po mundohem t’ i përmendi të gjitha Mëhallët e Preshevës : Doganët, Sheh-Halilët, Kajallarët, Berberët, Hodajt, Karaponxhët, Mutishët, Hanucët, Salimusët, Hamishët, Haxhi-Beqirët, Mulla-Ademët, Qutët, Pamukët, Kekincët, Harunët/kanë ardhur më vonë, aty kah viti 1912/, Liçajt, Kurbalitë, Nurojt, Hysenët /të ardhur më vonë/, Nezajt, Berajt, Rrahmonët, Bugarinët/të ardhur më vonë/, Dodajt, Begajt, Zelçajt, Majancalitë, Bixhallarët, Baballukët, Bilalqaushët, Horosanët, Malokët, Mulla-Abazët, Napranët, Kamberajt, Qorvelitë, Derrajt, Shehlerët, AliMetët, Budumët, Gollomehët, Binajt,

Tërnavalitë/të ardhur më vonë, aty kah viti 1912/, Karavelitë, Hallaçët, Zengulët, Hamaçët, Çukarkalitë / të ardhur më vonë/. Presheva i ka katër shtylla kryesore që e kanë bartur historinë e Preshevës : Mëhalla e Kuklarëve, Mëhalla e Doganëve, Mëhalla e Ali-Metëve dhe Mëhalla e Sheh-Halilëve. /Për Mëhallët shiko:Xhemaledin Salihu, Mëhallët e Preshevës, Presheva.com, 2009/ Shehlerët e Hasan Yelmenit Sipas Preshevarit Hasan Yelmen Shehlerët dhe paraardhësit e tij nga Vranja janë shpërngul në Kazanë e Preshevës dhe në këtë rajon kanë jetuar 400 vjetë. Hasan Yelmen vërteton se Shehlerët ndahen në tri grupe: Shehlerët/Shehët/, Hoxhaefendilerët dhe Agallarët. Hasan Yelmen shkruan: “ Në fillim të njohurive të këtij paragrafi të bazuara nga pasardhësit Haxhi sheh Maksudi “shehlerët”, pasardhësit Vejsel Agës “Agallarët”, familjes sonë pasardhësit Abdylkerimit “Efendilerët” apo “Hoxhallarët”. Duke përfshi Shehlerët lidhjet që janë krijuar në mes akrabave deri më sot kanë vazhduar të ruhen, por lidhjet në mes Agallarëve dhe Hoxhallarëve kanë mbetur të shkëputura/është fjala për familjet në Turqi, autori i shkrimit/. Shehlerët janë marrë vesh që këto lidhje dhe takime t’i vazhdojnë. Pas sheh Maksudit, Sheh Omerit dhe nga Sheh Haxhi Maksudi, Agallarët dhe Hoxhallarët fillojnë të ndahen. Pas Sheh Haxhi Maksudit, Sheh Saliu, Sheh Hyseini, Sheh Salimi dhe Sheh Akifi me pasardhësit tonë shtatë sheh kanë ardhur dhe shkuar. Sa i përket kësaj në mbishkrimin osmanishte siç lenë të nënkuptohet, Sheh Saliu, Sheh Omeri brenda Tyrbesë dhe Sheh Haxhi Maksudi jashta Tyrbesë janë varrosë. Tyrbeja dhe Teqeja janë në Preshevë. Pasardhësit tanë, Kazanë e Preshevës e kishin pranuar qendër. Për këtë arsye veten e quajmë Preshevarë. E fundit

vajza e Shehlerëve, Sheh Akif Efendiut, nga e afërmja jonë zonja Ilfete ka qenë mbikqyrëse dhe drejtuese e Preshevës. Ajo ka ndërruar jetë në Stamboll”./ Hasan Yelmen, Bir omru deriyorum/Jeta e dëshiruar/, Stamboll, Derimod. Në skicën e poshtëshënuar të Hasan Yelmenit janë paraqitur vetëm loza e Shehlerëve, jo edhe e Agallarëve dhe Hoxhallarëve. Hasan Yelmeni vazhdon:” Në dokumentet që i kam shfaqur nënkuptohet se në pjesën e paraardhësve të Shehëve zenë vend edhe gjyshja ime Zymryte. Sipas kësaj të vërtete kam konstatuar se paraardhësit tonë i takojnë pjesës së Shehlerëve. Kur të shqyrtohet tabela e pedigrit, në këtë pjesë gjenden shtatë Sheh. Në Kasabanë e Preshevës, në varrezat e Teqesë që i kanë ngritur kuptohet se janë varrosur. Kam zbuluar se Qendra e Efendive të Shehëve është bërë anëtare e Tarikatit/sektit të Halvetit. Baba i babës tim, Haxhi Omer Beu dhe gjithashtu nëna e tij zonja Zynryte se i takojnë pedigrit tonë. Nuk munda ta njoh gjyshin tim Hazhi Omer Beun. Por kujtojë se jam rritur në prehër të gjyshës sime, zonjës Zymryte…Çdo pjesë e jetës sime, del qartë në pah se nga burimet i takojë përkatësisë së gjenezës që i takon Shehëve”, përfundon Hasan Yelmeni. ”./ Hasan Yelmen, Bir omru deriyorum/Jeta e dëshiruar/, Stamboll, Derimod/ Hasan Yelmeni trungun familjar e nxorri më vitin 2002, për të cilin thotë se ende jeton, të cilin e kam publikuar dhe e kam miratimin e të mëdhenjve të familjes së Shehëve. Shehlerët dhe familjet e tyre kanë pasur pasuri dhe pronësi në Preshevë, në Tabanoc, katund ndërmjet Preshevës dhe Kumanovës, në Mateç dhe Llojan, katunde të Kumanovës. Jovan Hadzi-Vasiljevic, Juzna Stara srbija, Kumanovska oblast, knj, I, Beograd 1909, f. 141 shkruan: “Në Tabanoc, në këtë fshat, para 80 vjetëve ekzistone Çiflluku i Madh i Pashës dhe Çiflluku i familjes së Vjetër dhe të Madhe të Preshevës, Shehëve. Njerëzit e vjetër e kujtojnë shumë mirë kur ky Çiflluk ishte i vogël dhe duke uzurpuar u bë shumë i madh, deri në 2.000 shinik tokë të punuar. Poashtu edhe në Mateç kanë Çifllukun Shehët e Preshevës, të cilin këta e morën me dhunë dhe diçka duke e blerë tokën nga të krishterët.”përfundon Haxhi-Vasileviqi. Haxhi-Vasileviqi vazhdon në faqen 198, po të njëjtën vepër të cekur: “Arnautë/Shqiptarë/ kishte në Tabanoc/1909/, të cilët aty jetojnë me familje, por ka edhe Arnautë që vetëm punojnë tokën e uzurpuar ose tokën e vet, ndërsa me familje jetojnë në Preshevë… Më së shumti tokë të Serbëve e kanë uzurpuar Arnautët e njohur nga Presheva, Shehët. Këta edhe nga Turqit dhe nga Çiflluku i Pashës kanë uzurpuar tokë. Kjo ishte familja më e madhe dhe më arnautja në Kazanë e Preshevës dhe të Kumanovës. Shehët janë të njohur si të tillë edhe para 150 vjetëve. Shehët asnjëherë nuk u gjykuan…” përfundon Haxhi-Vasileviqi.


24 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Gazeta nr 30(1)  
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you