Gazeta nr 30(1)

Page 9

9 Nr. 30 - QERSHOR 2013

pyesin gazetarë, shumë syrerta (fotografi) i kanë marre”. Në cilën ndërtesë, në cilin pallat I kishte pritur Lordi Grei?!... “Ministrit në Londër shkuen e i thanë: Isa Boletini vetë ka ardhë, mbanë xhubleta dhe kapuq të bardhë”…”-Do ta pres si është zakoni, por ma pare të ma kontrolloni! Ju gjeneralë të ma shoqëroni”… Ku e kanë takuar gjeneraët anglez Isen?! Në cilën rrugë të Londrës?! Në cilin vend?! . . . “Më kanë thanë se je trim mali, askurkush armët s`t`i ndali, veç në Evropë unë jam i pari“do të krenohej Lordi…“Nuk kam ardhë këtu mos zotni, në pallat të Londres me u vra me ty, veç me të thanë se ka Shqipni! “ do t`i përgjigjej Isa… Koha kishte ikur shpejt. Kishim lëvizur me autobus për afro dy orë, ndërsa mua më bëhej se aty kishim ardhur vetëm para dhjetë minutash. -I fotografove të gjtha! –më përmendi ime shoqe. -Ç`të fotografoja! -ia ktheva unë si të zgjohesha nga gjumi… -Ha, ha, ha u qesh ajo. Ç`them edhe unë? Dhe vazzhdoi:-tiu si duket paske fjetur gjatë tërë kohës! -Më fal të lutem! -ia ktheva sime shoqeje. Më rrëmbeu të tërin pallati i parlamentit anglez dhe po mendoj se nga cila anë kanë hyrë në te para njëqindvjetësh Ismail Qemajli, Isa Boletini dhe trimat tjerë shqiptar! I humbur pas kujtimit të tyre nuk kam arritur të bëj asnjë fotografi! . . . -Ha, ha, ha! -u dëgjua sërish zëri gurgullues sime shoqeje. -Nuk kemi ardhur këtu që të mësojmë se nga kanë kaluar para njëqind vjetësh Ismail Qemajli dhe Isa Boletini! Kemi ardhur që të shohim dhe të prekim këtë qytet të bukur dhe madhështor! Ndërkaq tin ë vend se të bësh ndonjë fotografi, ëndërron të kaluarën! . . . Ndërsa ime shoqe dhe unë po debatonim, autobusi kishte ndaluar. Drejtuesi tij po priste derisa të dilnim ne dhe të gjente ndonjë vend-Parkim. Zbritëm. Kishim pak minuta në dispozicion që të shihnim dhe të preknim qytetin e bukur në brigjet e Temzës… Sa shpejt ikën ato minuta! Por…ne pamë dhe

prekëm Parlamentin anglez, Big-Benin, Pallati mbretëror dhe nga larg Urën-Kala-simbolin e Londrës… Në mbrëmje sërsih në Qendër. Sërish mbi Temzë dhe mbi brigjet e saj. Sërish para parlamenti anglez, sërish pranë Big-Benit, sërish pranë Pallatit mbretëror, sërish nën Rrotën rrutulluese gjigante, sërish tek dhe mbi Urën-kala, por tash nën dritat e reflektorëve shumëngjyrësh… Kishte ikur nata e pare në Londër. Kishte aguar dita e shtunë e katër majit dhe për fat edhe ajo me plot rreze të diellit pranveror. Pas ngrënjes së mëngjesit, sërish në autobus dhe vizita në pjesë të tjera të qytetit të Londrës. Të qytetit tetëmilionësh…Së pari në Londrën e re dhe pasataj në atë muzeale…Në Grindviç… Pallate dhe ndërtesa madhështore…Të ndërtuara kur e kur, por edhe tash me arkitekturën moderne… Rreth mesditës jemi që të gjithë në anije. Dëshirojmë që të lundrojmë nëpër Temzë dhe që nga aty të vështrojmë qytetin madhështor. Në anije I kalojmë dy orë të paharrueshme…Shoqëruesja flet e flet…Ne e dëgjojmë dhe ëndërrojmë…Askush nga ne nuk e kemi përjetuar parajsën, port ë gjithë me një zë themi se i kemi kaluar dy orë të jetës sonë në Parajsë… Pasditën e kemi përpara. Tash jemi të lirë dhe mund të shkojmë nga të duem ne. Pikëtakimi i sërishëm tek Rrota gjigante lëvizëse. Secili niset në drejtim të vetin. Unë dhe ime shoqe marrim drejtimin tone…. Ime bijë, që kishte qenë në Londër më herët më kishte porositur:-Mose e lësho rastin e të mos ngjitesh në Rrotën gjigante-lëvizëse! Nga lartësitë e saj mund ta shohësh thuajse tërë Londrën! . . . Dhe porosia duhet të plotësohet. I presim biletat dhe hyjmë në një nga kabinat… Përveç nesh aty ka edhe turistë të tjerë nga vende btë ndryshme të botës. Rrota gjigante lëvizëse është konstruktuar në atë mënyrë që sa gjendesh në të të krijohet përshtypja se ajo nik lëvizë fare. Dhe me atë përshtypje ti vetëm kur e sheh vetën në një

lartësi nga e cila shihet thuajse e tërë Longra. Ti je lartë dhe Londra nënë këmbët e tua… Të krijohet përshtypja ser në të vërtetë e gjitha është një ëndërr…Një ëndërr e bukur dhe e paharrueshme… …Orët e mbetura deri tek pikëtakimi i kthimit janë shumë pak…Në ato orë të

mbetura domosdo që do të lëvizësh që edhe njëherë të vizitosh, t`i prekësh të gjitha ato mrekulli të Londrës që në vite e shejku I ka ndërtuar mendja dhe dore njerëzore. Përveq kësaj do të shijosh edhe ndonjë ushqim dhe pije tradicionale të vendit…. Kur u kthyem tek pikëtaki-

mi kishin kaluar gjashtë orët e parapara e ne ishim të lodhur, por të lumtur se kishim pare, përjetuar e prekur zemrën e qytetit të bukur të Londrës. Në vendin dhe në orën e caktuar morëm rrugën e kthimit me një vendim: Kjo nuk do të ishte vizita jonë e fundit në Londër!...


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.