Page 1

Nr. 28

PRILL 2013

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

BLEONA QERETI, mes Londrës e Parisit NË BRENDËSI Olta, ish studentja londineze në “Big Brother” Mediat shqiptare si dhe vetë televizioni shqiptar “To Channel” kanë deklaruar se “Olta është 25 vjeçe ...............

FAQE 6

Topalli takon Baroneshën D’Souza“

Masa ndaj emigracionit Mark Harper thotë se ‘Koalicioni do ti japë fund termit “e lirë për të gjithë”. Pra kjo nënkupton se Qeveria do ti japë fund termit ekzistues që parathoshte se Britania e Madhe është e “lirë për të gjithë”. Do të qartësohen më mirë për emigrantët arsyet dhe pikat që kanë të bëjnë me qasjen e tyre ndaj përfitimeve të papunësisë, shëndetësisë dhe strehimit social, ka thënë

ministri Harper. Nga Peter Dominiczak, korrespondent politik i medias britanike mësojmë se Mark Harper, ministri i emigracionit, përshëndeti qëndrimin e ashpër të koalicionit mbi emigracionin përpara një fjalimi nga David Cameron që u mbajt para disa ditësh, në të cilën kryeministri tha se emigrantët e BE në të ardhmen do të jenë zhveshur nga përfitimet nëse u

shtohen të papunëve pas gjashtë muajsh. Z. Cameron përcaktoi plane të reja për të kufizuar qasjen e emigrantëve në kujdesin shëndetësor, strehimin social dhe përfitime të tjera. Qeveria do të ndalojë të ashtu-quajturit “turistë” që përfitojnë të vendoseshin në Britani të Madhe thjesht për të përdorur sistemin e saj të mirëqënies bujare. Vijon në faqen 20

Mbështetja e palëkundur e Britanisë së Madhe drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE, forcimi i ...........................

FAQE 2

MARGARITA XHEPA Jam artiste vetëm në skenë,në shtëpi jam skllave FAQE 17


2 Nr. 28 - PRILL 2013

Mbështetja e palëkundur e Britanisë së Madhe drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE, forcimi i marëdhënieve miqësore, fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, nxitja e vizitave zyrtare në të gjitha nivelet institucionale etj, ishin temat kryesore që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Baronesha D’Souza diskutuan në takimin e tyre miqësor. Kryetarja e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Baronesha D’Souza, mike e zonjës Jozefina Topalli rezervoi një drekë pune me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë. Baronesha D’Souza dhe Kryetarja Jozefina Topalli ndanë dëshirën për të punuar së bashku dhe se të dyja ato, mund të bëjnë hapa konkretë që forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit jo vetëm midis dy parlamenteve por edhe më tej. Në mënyrë të veçantë, Znj Jozefina Topalli dhe Baronesha D’Souza u ndalën gjatë bisedës së tyre në procesin e integrimit europian ku u vlerësua se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian. Kryetarja e Kuvendit falenderoi Baroneshën D’Souza për qendrimin e saj pozitiv ndaj zgjerimit të BE ndërsa kërkoi mbështetjen e saj për Shqipërinë në procesin e rëndësishëm të marrjes së statusit të vendit kandidat si dhe vijimin e hapave të tjerë drejt anëtarësimit. Kryetarja e Kuvendit njohu Baroneshën D’Souza me zhvillimet në Shqipëri, arritjet dhe sfidat e Parlamentit, ku Znj.Jozefina Topalli tha se integrimi dhe ekonomia janë dy shtyllat kryesore të axhendës parlamentare. Duke u ndalur tek situata ekonomike, Kryetarja Jozefina Topalli vlerësoi se falë reformave të suksesshme Shqipëria finalizoi projekte ambicioze të gjithanëshme, nuk ka ra recession dhe sfidoi krizën globale duke shënuar rritje të përvitshme ekonomike. Këto reforma u përshëndetën si të suksesshme e të guzimshme nga Baronesha D’souza. Edhe situata në rajon ishte

“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian”

Topalli takon Baroneshën D’Souza një ndër temat që u diskutua gjatë bisedës, ku u vlerësua roli i Shqipërisë si faktor paqeje. Kryetarja e Kuvendit dhe Baronesha D’Souza vlerësuan se pavarësia e Kosovës është një e kthesë e rëndësishme në historinë e prosperitetit dhe stabilitetit të mbarë rajonit. Këtij takimi miqësor i është bashkuar edhe ish Kryetarja e e Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar, Helene Hayman, e cila gjatë mandatit të saj në Krye të Dhomës së Lordëve vizitoi Shqipërinë dhe mbajti edhe një fjalim në parlamentin shqiptar. Në bisedën mes tre mikeve, Baronesha Hayman, tha se Britania e Madhe , vend me demokraci shumë të vjetër, sheh me admirim shumë të madh vende të tilla me demokraci të reja si Shqipëria e cila, në një periudhë kaq të shkurtër ka bërë kaq shumë progres. Kryetarja e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Mad-

he, Baronesha D’Souza, do të vijë në gusht pë një vizitë zyrtare në Tiranë, pas ftesës së bërë nga Kryetarja Jozefina Topalli. Gjatë vizitës së saj në Londër, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në një prej se-

ancave më të rëndësishme të parlamentit britanik, seancë ku Qeveria e Kryeministrit Cameron paraqiti buxhetin e vitit 2013. Jozefina Topalli ndoqi nga afër punimet e kësaj seance

ku Kryeministri i Britanisë së Madhe, Cameron iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve britanikë mbi ecurinë e reformave të aplikuara nga qeveria e tij, ecurisë ekonomike dhe politikave strategjike britanike.


3 Nr. 28 - PRILL 2013


4 Nr. 28 - PRILL 2013

Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli ishte në vizitën e dytë zyrtare në Britaninë e Madhe me një pritje të veçantë rezervuar nga Kryetari i Dhomës së Komunëve, John Bercow. E ftuar nderi nga Kryetari Bercow, Jozefina Topalli mori pjesë në takimin konfidencial të forumit më të lartë të vendimarrjes të Dhomës së Komunëve, ku vendoset axhenda e punimeve parlamentare. Mbretëria e Bashkuar, vend me demokraci e parlamentarizëm shumë shekullor, një fuqi e madhe botërore ekonomike dhe politike i ka dhënë në vijimësi mbështetje Shqipërisë, jo vetëm në partneritetin në NATO, por edhe në procesin e integrimit europian. Për këtë, Kryetarja e Kuvendit gjatë takimit me zotin Bercow shprehu mirënjohjen, duke theksuar interesin për dinamizim të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Zoti Bercow tha se “të gjitha forcat politike në parlamentin britanik mbështesin thellësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt.” Qeveria britanike ka pasur një rol shumë aktiv për pavarësinë e Kosovës, nxitjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për perspektivën e tij evropiane, dhe Kryetarja e Kuvendit tha se: “Ruajtja e vëmendjes ndaj Ballkanit Perëndimor në në këtë kohë sfidash për BE-në është një mesazh shumë i qartë inkurajimi për të vazhduar në rrugën e reformave të thella që kanë transformuar vendet dhe shoqëritë tona” Procesi i anëtarësimit në BE, tha Kryetarja e Kuvendit, përbën një interes kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rekomandimi i Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pas miratimit të tre ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament, përbën një njohje dhe inkurajim të progresit të shënuar dhe një arritje të gjithanshme të shoqërisë shqiptare në rrugën e integrimit evropian. Kryetarja e Kuvendit tha se pavarësisht se ky është një vit

Kryeparlamentarja Topalli, vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe

elektoral, axhenda e integrimit do të ndiqet me përparësi. Jemi thellësish të angazhuar, tha ajo, për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta e transparente me standardet më të larta europiane. Duke vlerësuar faktin se ka shumë kompani të suksesshme Britanike që operojnë në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit shprehu interesin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve britanike në Shqipëri, kryesisht, në privatizimin e sektorëve strategjikë si në atë të energjetikës, industrisë së naftës, sektorit të minierave dhe të turizmit. Kryetarja Jozefina Topalli tha se për të garantuar vijimësinë e rritjes ekonomike si dhe thithjen e investimeve të huaja, një paketë e re fiskale

e paraqitur nga qeveria do të nisë shqyrtimin në Parlament duke synuar një frymëmarrje më të madhe për biznesin, ekonominë, krijimin e vendeve të reja të punës etj. Zoti Bercow pasi shprehu edhe një herë mbështetjen e Britanisë për Shqipërinë dhe procesin e saj integrues në BE, tha se kontaktet më të shpeshta si në nivel kryetarësh apo komisionesh parlamentare i shërbejnë forcimit të bashkëpunimit midis dy parlamenteve për shkëmbimin e pervojave, forcimit të miqësisë por edhe bashkëpinimit në nivel europian. Kryetarja e Kuvendit ftoi zotin Bercow për një vizitë në Shqipëri, ftesë që Kryetari i Dhomës së Komuneve e priti me shumë kënaqësi.

Britania e Madhe mbështet integrimin e Shqipërisë në BE Të gjitha forcat parlamentare britanike mbështesin thellësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Këtë garanci e dha Kryetari i Dhomës së Komuneve, John Bercow në Britaninë e Madhe gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka nisur një vizitë të dytë zyrtare. Mbretëria e Bashkuar, vend me demokraci e parlamentarizëm shumë shekullor, një fuqi e madhe botërore ekonomike dhe politike i ka dhënë në vijimësi mbështetje Shqipërisë, jo vetëm në partneritetin në NATO, por edhe në procesin e integrimit europian. Qeveria britanike ka pasur një rol shumë aktiv për pavarësinë e Kosovës, nxitjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për perspektivën e tij evropiane, dhe Kryetarja e Kuvendit tha se, “ruajtja e vëmendjes ndaj Ballkanit Perëndimor në këtë kohë sfidash për BE-në është një mesazh shumë i qartë inkurajimi për të vazhduar në rrugën e reformave të thella që kanë transformuar vendet dhe shoqëritë tona”. Procesi i anëtarësimit në BE, tha Kryetarja e Kuvendit, përbën një interes kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rekomandimi i Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pas miratimit të tre ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament, përbën një njohje dhe inkurajim të progresit të shënuar dhe një arritje të gjithanshme të shoqërisë shqiptare në rrugën e integrimit evropian. Kryetarja e Kuvendit tha se, pavarësisht se ky është një vit elektoral, axhenda e integrimit do të ndiqet me përparësi. Jemi thellësish të angazhuar, tha ajo, për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta e transparente me standardet më të larta europiane. Duke vlerësuar faktin se, ka shumë kompani të suksesshme britanike që operojnë në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit shprehu interesin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve britanike në Shqipëri, kryesisht, në privatizimin e sektorëve strategjikë si në atë të energjetikës, industrisë së naftës, sektorit të minierave dhe të turizmit. Kryeparlamentarja Topalli tha se, për të garantuar vijimësinë e rritjes ekonomike si dhe thithjen e investimeve të huaja, një paketë e re fiskale e paraqitur nga qeveria do të nisë shqyrtimin në Parlament, duke synuar një frymëmarrje më të madhe për biznesin, ekonominë, krijimin e vendeve të reja të punës etj. Zoti Bercow, pasi shprehu edhe një herë mbështetjen e Britanisë për Shqipërinë dhe procesin e saj integrues në BE, tha se kontaktet më të shpeshta si në nivel kryetarësh apo komisionesh parlamentare i shërbejnë forcimit të bashkëpunimit midis dy parlamenteve për shkëmbimin e përvojave, forcimit të miqësisë, por edhe bashkëpinimit në nivel europian. Kryetarja e Kuvendit ftoi zotin Bercow për një vizitë në Shqipëri, ftesë që Kryetari i Dhomës së Komuneve e priti me shumë kënaqësi. Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Britaninë e Madhe si e ftuar nderi nga Kryetari Bercow, Jozefina Topalli mori pjesë në takimin konfidencial të forumit më të lartë të vendimmarrjes të Dhomës së Komunave, ku vendoset axhenda e punimeve parlamentare.


5 Nr. 28 - PRILL 2013

Bleona Qereti, mes

LONDRËS E PARISIT Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, ditëve të fundit ka qëndruar mes Londrës e Parisit. Ajo kishte zgjedhur Britaninë e Madhe për një turne mediatik, ku mes tjerash ka realizuar një set fotografik për “Flavour Magazine”. Qereti ka publikuar në rrjete sociale fotografi nga aktivitetet e saj në kryeqytetet evropiane. Ndryshe, është konfirmuar zyrtarisht se Bleona do të performojë krahas Carmen Electra, Ana Matronic nga “Scissor Sisters” dhe Alexis Jordan, në festën vjetore “White Party 2013, që do të mbahet nga 29 marsi deri më 1 prill në Palm Springs, në Kaliforni. Në këtë ngjarje, Belona do të sjellë si premierë këngën debutuese për tregun amerikan. Bleona, turne mediatik në Londër Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, vazhdon të jetë e përkushtuar në realizimin e ëndrrës së saj për sukses ndërkombëtar. Pas publikimit të filmit ku ajo aktron krahas Steven Segal, dhe madje flet shqip, Qereti ka vazhduar me një tjetër paraqitje mediale. Këtë herë, ajo ka zgjedhur Britaninë e Madhe për një turne mediatik. Kështu është bërë e ditur në faqet e saj zyrtare në rrjete sociale, ku janë publikuar edhe fotografi nga prapaskena e realizimit të një foto-sesioni për “Flavour Magazine”. Bleona Qerreti, një fallxhore seksi në filmin e Steven Seagal Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti ka interpretuar ne një serial televiziv amerikan ku ne rolin kryesor interpreton aktori Steven Seagal. “True Justice” një film me seri është transmetuar ne kanalin televiziv Reelz, është realizuar ne formën e një filmi si për nga historia ashtu dhe nga minutazhi.Ne pjesen ‘Violence of Action’kengetarja interpreton në rolin e një fallxhorje.


6 Nr. 28 - PRILL 2013

Olta, ish studentja londineze në “Big Brother” Mediat shqiptare si dhe vetë televizioni shqiptar “To Channel” kanë deklaruar se “Olta është 25 vjeçe dhe vjen nga Burreli. Ajo ka studiuar për ekonomik dhe juridik. Jeton në Londër dhe thotë se dita e saj është e ngarkuar. Olta mendon se njerëzit kuptojnë edhe pa folur.” Në faqen zyrtare të Big Brither thuhet: Olta, 25 vjeç – Londër Olta vjen nga Londra e largët enkas për këtë reality shoë. Ajo ka më shumë se 15 vjet që jeton me familjen e saj në Angli. Qyteti i saj i lindjes është Burreli, ku rikthehet me shumë nostalgji për të risjellë në momorje vitet e fëmijërisë së lumtur. Është diplomuar për Biznes-Juridik në Londër, pavarësisht se puna e saj e ëndrrave do të ishte Makeup Artist. Vjen në Big Brother për të rivendosur një marrëdhënie me vendin e saj të lindjes. Më tej televizioni Top Channel ka bërë publike edhe këto emra: Altinia dhe Xhimi futen në shtëpi, ndërkohë që dy banorë të rinj vijnë në studio, janë Anajdi dhe Olta. Anajdi është 27 vjeç dhe vjen nga Tirana. Ai ka emigruar në disa shtete të Europës, por thotë i pëlqen shumë Tirana. Ai

ka studiuar për gazetari, por punon në një biznes privat. I pëlqen shumë noti dhe vrapi. Si gjënë më të rëndësishme në jetë ai konsideron familjen. “Nuk e bën paraja njeriun por njeriu paranë”, është motoja e tij. Shpendi dhe Jonilda janë dy banorët e rinj dhe të fundit. Shpendi është 30 vjeç dhe vjen nga Prishtina, i divorcuar dhe ka një vajzë 5 vjeçe me emrin Liza. Ai thotë se koha që kalon me të i duket shumë e shkurtër, për shkak të dashurisë të madhe që ndien për vajzën. Shpendi punon në një kompani private familjare. Jonilda vjen nga Puka. Ajo ka punuar për 5 vjet si laborante dentare. Prej 10 vjetësh jeton në Itali. Jonilda flet për një marrëdhënie shumë të mirë me motrat e saj. Ato e kritikojnë për faktin që ka shumë shoqëri me meshkujt. Ajo pamend të atin, i cili nuk ka qenë aspak fanatik për të në asnjë situatë, e për më tepër e ka mbështetur gjithmonë. Pas pak minutash hyjnë në shtëpi edhe dy banorët e fundit për natën e sotme. Shpendi merr një vazo me trëndafila dhe fillon t’i ndajë ata me banorët e tjerë.

Shqipëria pas një bisede me kolegun anglez

London South Bank University ‘sytë’ nga Universitet shqiptare Nga Fatmir Terziu

Me kolegun tim Dr. Laurence Fisher nga London South Bank University s’ka si të ndjehesh ndryshe në një bisedë miqësore. Bisedë kolegësh në zyrën e tij në Kampusin e universitetit në rrugën London. Teksa ndjehesh komod me një koleg të nderuar nuk e ndjen ngjitjen e shpejtë të shkallëve deri në katin e tretë të këtij Kampusi, as edhe rrugën nga zyra dhe kampusi im në rrugën Borough. Dhe më pas vazhdimi i qetë dhe me respektin reciprok. Një bisedë tejet e ngrohtë, edhe pse Dr Fisher ishte në një ditë të ngarkuar këshillimesh me studentët e lëndës së tij. “Fatmir, emri yt tingëllon shumë shqiptar, ndaj tashmë e ndjej këtë obligim të ndjej kënaqasinë më të madhe. Sapo erdha nga Tirana dhe vërtet atje ishte një Shqipëri tjetër, një ecje maramendëse. Tirana flet krejt moderne, krejt Europiane...” Kjo ishte biseda e parë. Dhe më tej fjala shkon tek vizita e tij. Një vizitë që u krye nga data 14.03.2013, kur kampusi “Vitrina” priti për një vizitë tre ditore profesorin e Lon-

don South Bank University, Dr. Laurence Fisher. Dhe ai përgjigjet fare qetë. Po e drejtë, ‘qëllimi im ishte në gjetjen e mundësive të bashkëpunimit mes dy institucioneve, çka ndikon pozitivisht edhe në rritjen e standarteve europiane’. Në mjediset akademike të Universitetit Londinez South Bank ka kohë që flitet për një ide bashkëpunimi me një Institucion universitar në Shqipëri. Dhe duket se kjo ide tashmë është në rrugë e sipër,

teksa Dr Laurence Fisher, Drejtori i Departamentit të Ditës në kursin Pasuniversitar të Masterit të Biznesit në këtë Universitet ka bërë vizitën e tij të parë në fillim e javës së dytë të këtij muaji në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Dhe kjo vizitë solli edhe hapin e parë. Profesori britanik ka pasur një sërë takimesh të rëndësishme, përfshi drejtorin e përgjithshëm, rektorin, zëvendësrektorët, dekanë e shefa departamentesh si dhe ka parë nga afër gjithë veprimtarinë aka-

demike që zhvillohet në kampusin universitar. Mësohet gjithashtu se gjatë takimeve u shpreh gatishmëria e të dyja palëve për një bashkëpunim të ngushtë dhe konkret midis dy institucioneve, me obiektivin kryesor të nenshkrimit te një marrëveshjeje për njohjen e ndersjellte te diplomave.përafrimit të kurrikulave dhe hartimit të programeve të përbashkëta studimore. Ai foli edhe për kënaqësinë që ndjente nga vëmendja në leksionin e tij në fushën e eko-

nomisë rreth “International Joint Ventures”. Një vëmendje si nga studentët ashtu edhe nga stafi. Ai saqroi se u shpjegoi studentëve rëndësinë e këtyre organizmave ekonomike dhe mundësitë e zhvillimit të tyre në të ardhmen. Brenda axhendës së tij ishte edhe takimi me dekanët e SHLP “Vitrina” ku tema kryesore ishte konkretizimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes universitetit Vitrina dhe London South Bank University. Profesori britanik gjatë qëndrimit të tij në Tiranë vizitoi edhe disa qendra te rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare. Sipas traditës Dr. Laurence Fisher iu dhurua paketa e 77club. Kështu jo vetëm vizita e Prof. Dr. Laurence Fisher, nga London South Bank University në Universitetin e akredituar Vitrina, por edhe një arsye tjetër e bën këtë vizitë më të sinqertë dhe më emocionale; respekti ndaj vendit tënd nga i huaji, respekti për shqiptarët e Shqipërinë e dashur. Së shpejti në këtë rrjedhë do të ejtë edhe një bashkëpunim tjetër me një nga universitetet e tjera publike në Shqipëri dhe .... rruga tashmë është e hapur.


7 Nr. 28 - PRILL 2013

Para disa javësh Ambasada e Kosovës në Londër ne bashkepunim me Agjencionin Shteteror te Arkivave te Kosoves organizuan promovimin e nje libri te Dr Jusuf Osmanit. “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1998” ishte libri i fundit i publikuar nga Jusuf Osmani Prishtinë, 2012. Kush është Dr. Jusuf Osmani Jusuf Osmani u lind në Albanë të Madhe (Sllatinë e Madhe) të FushëKosovës më 1948.Kreu: Shkollën fillore « Bajram Curri » në Sllatinë të Madhe, 1963. Shkollën e Mesme Ekonomike në Prishtinë, drejtimi i administrartës më 1967. Shkollën Normale në Prizren (rikualifikim për mësues), në vitin 1967. Shkollën e Lartë Pedagogjike, dega HistoriGjeografi, Gjakovë, 1970. Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore, dega e Gjeografisë, më 1972. Studimet pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave MatematikoreNatyrore, dega e gjeografisë regjionale, Zagreb, 1978. Tema e magjistraturës: «Historijska geografska ocjena agrarne kolonizacije Kosova 1918-1941». U doktorua në vitin 1986, me temën : «Arhivska gradja o agrarnoj refomri i kolonizaciji Kosova 19181941», Universiteti «Eduard Kardelj », Fakulteti Filozofik, dega e Arkivistikës, Lubjanë, 1986.

Dr. Jusuf Osmani dhe libri i tij promovohen në Londër

Punësimi: Shkolla fillore në Magure të Lipjanit, 1967-1970. Shkolla fillore « Bajram Curri » Sllatinë e Madhe, 19701973. Arkivi i Kosovës – Prishtinë, 1973-1987, inspektor i Arkivit. Arkivi i Qytetit të Prishtinës, 1987-1990, drejtor dhe 1990-1998 dhe 1999-2000,

Marsej, Francë, 13-16 nëntor 2002, Pjesëmarrja në konferencën ndërkombëtare të arkivistëce CITRA, në Capet Toun të Afrikës Jugore, mer 21-25 tetor 2003. Pjesëmarrja në Kongresin e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivistëve më 23-29 gusht 2004 në Vjenë të Austrisë. Kep Taun, Afrika e Jugut, 2005. Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara, 2007. Pjesëmarrja dhe diskutimi në Kongresin e Këshillit Nderkombëtar të Arkivave, 21-17 korrik 2008, në Kualla Llumpur, Malajzi. Quibec Siti, Kanadë, 2009. Osllo, Norvegji, 14-18 shtator 2010. POZITAT – AKTIVITETET: Kryetar i Këshillit « Memoria e Botës », për Kosovë, zgjedhur më 2005. Anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Arkivistëve, Kategoria A, me seli në Paris, prej vitit 2002. Kryetar i Shoqatë së Arkivistëve të Kosovës, 1974-1980. Udhëheqës i Seksionit për histori e dokumentacion « Hulumtuesit e rinj të Kosovës », 1980-1985. Themelues i Shoqatës Bëmirëse « Nënë Tereza », në Sllatinë të Madhe dhe kryetari i saj, dy vite. Sekretar i Komisionit për Standardizimin e Emrave të Vendbanimeve të Kosovës, 1999-1985. Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së arkivistëve ë Jugosllavisë, 1974-1980. Redaksia Vjetari – kryeredaktor, 2006- Redaksia “Arhivski pregled”, 1978-1985. Redaksia Arkivisti shqiptar, 2004 – Ambasadorët e paqës, 2003-

Specializimit – Perfeksionimet: Më 1973, Arkivi i Serbisë në Beograd, kursi 6 mujor i arkivistikës. Më 1975. Trajnimi një mujor në Arkivin Nacional në Vjenë të Austrisë. Më 1979-1980, Specializimi në Institutin Shtetëror të Arkivistikës në Moskë të Bashkimit Sovjetik, 6 muaj. Më 1982, Specializimi një mujor në Arkivin Shtetëror të Cekosllovakisë (Arhivi Sprava), në Pragë. Më 2000, trajnim – ligjerim 10 ditë, në Shkollën e arkivistikës të Evropës verilindore në Sank Petesburg të Rusisë. Qendrimi studimor në Francë, Paris 14-22 dhjetor 2003. Projekti: Mbështetje e Qeverisë franceze shkollimit të kuadrit arkivor dhe bibliotekar në Kosovë. Qendrimi hulumtues dhe bashkëpunimi me arkivat e Turqisë, Ankara 9-12 shtator 2007.

PJESËMARRJA NË KONFERENCA NDËRKOMBËTARE TË ARKIVISTËVE (me diskutime) :

PUNA KËRKIMORE – SHKENCORE : Në arkivat :

arkivist. Arkivi Shtetëror i Kosovës/ Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës 2001 e deri me tani – drejtor/ud. Kryeshefi i Agjencisë. Ligjerues i jashtëm në studimet master në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Historisë, Lënda: Historia bashkëkohore, Lënda: Sistemet informative dhe arkiva digjitale. MIRËNJOHJET: Shoqata e arkivistëve të Kosovës, 1976. Kryqi i Kuq i Kosovës, 2003, Ambasadorët e Paqës, 2005, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës,

2008. Instituti i Ombudspersont në Kosovë, Falëndërim dr. Jusuf Osmanin për kontributin e tij në aftësmin e stafit të IO-së në lëmin e afarizmit zyrtar dhe arkivor, Prishtinë, 29.09.2006. PJESËMARRJA NË SIMPOZIUMET-KONFERENCAT SHKENCORE, SEMINARËT E ARKIVISTËVE (ME KUMTESA): Në Zagreb, Sarajevë, Beograd, Shkup, Lubjanë, Maribor, Edirne, Samsun, Bafra, Trieshtë, Tiranë, Moskë, Strugë, Novi Sad, Sank Petesburg, Zarë, etj.

Beograd : Arkivi i Jugosllavisë, Arkivi i Komitetit Qendror të LKJ, Arkivi i Institutit Historik Ushtarak, Arkivi i Sekretariatit të Punëve të Brendshme dhe Arkivi i Serbisë. Zagreb : Arkivi i Kroacisë. Shkup : Arkivi i Maqedonisë dhe Biblioteka Kombëtare e Maqedonisë, Tiranë : Arkivi Qendror Shtetëror dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Sarajevë : Arkivi i Bosnjes dhe Hercegovinës. Cetinje : Arkivi i Malit të Zi. Moskë : Arhiv Vnesnie Politik Rossi (Arkivi i Politikës së Jashtme të Rusisë) ; Arhiv Drevni aktov (Arkivi i dokumenteve të vjetra) dhe Arkivi Historik Shtetëror në Sank Petesburg . Pragë : Arkivi Shtetëror (Archivi Sprava) dhe Arkivi i Qarkut të Pragës. Vjenë : Arkivi Nacional. Londër : Arkivi Nacional.


8 Nr. 28 - PRILL 2013

Kompozitori shqiptar Thoma Simaku Thoma Simaku është kompozitor shqiptar. Thoma Simaku ka lindur në Shqipëri në vitin 1958 dhe studioi në Akademinë e Muzikës dhe Arteve të Shqipërisë në vitet 19781982. “Soliloquy V - Flauto Acerbo” është vepra që juria ka përzgjedhur nga kompozitori shqiptar, i cili është vazhdimisht i pranishëm në skena të ndryshme të botës. “Jam i gëzuar që juria ka përzgjedhur për këtë festival edhe një vepër timen. E veçanta e këtij festivali është që përveç Brukselit, koncertet do të jepen edhe në pesë qytete të krahinës së Flanders, e cila ka lidhje të hershme me muzikën, me emra të tillë

të shkollës franko-flamande si Orlando Lasso dhe Josquin de Pres. I organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Muzikës Bashkëkohore (International Society for Contemporary Music), ky është festivali më prestigjioz i muzikës së re në shkallë botërore. Që nga viti 1922, kur në Salzburg u mbajt edicioni i parë, ai organizohet çdo vit, në një nga vendet anëtare dhe në këtë cilësi është unik, sepse marrin pjesë kompozitorë pothuajse nga e gjithë bota”, shprehet kompozitori. Sipas tij, kjo vepër është mbështetur plotësisht në motivet e Shqipërisë së Jugut. Instrumenti

për të cilin është kompozuar vepra quhet “rekorder”, një instrument i lashtë dhe mjaft i përhapur në Europën Perëndimore. Bach dhe Vivaldi, dy personalitete të muzikës, kanë kompozuar vepra për këtë instrument. Tingulli i tij (që në italisht quhet ‘Flauto Dolce’) ngjason shumë me fyellin tonë. Me këtë pjesë, kompozitori Simaku mori çmimin “Kompozitori i Vitit” në 2009-n, nga Akademia Britanike e Kompozitorëve (BASCA), të cilën juria, në mënyrë të njëmendët, e cilësoi si një vepër vizionare dhe krejtësisht origjinale. “Niveli i instrumentistëve sot është

me të vërtetë mahnitës. Kohët e fundit kam bërë një version për flaut të kësaj vepre, të cilin në datën 9 shkurt e interpretoi në Athinë flautistja ruse Iwona Glinka. Besoj që një ditë, vepra do të luhet edhe në Shqipëri”, thekson Simaku. Juria ndërkombëtare e festivalit “Ditët e Muzikës Botërore 2012”, i cili u mbajt në Belgjikë, nw datat 25-31 tetor 2012, shpalli kompozitorin shqiptar, Thoma Simaku, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Angli. Kjo është hera e nëntë që juritë ndërkombëtare të këtij festivali kanë zgjedhur veprat e kompozitorit shqiptar. Më 1995-n festivali u zh-

villua në Essen të Gjermanisë, ku Simaku u përfaqësua me veprën “Epitaf ” për orkestër harqesh, ku për herë të parë në historinë e muzikës shqiptare zgjidhej një vepër në këtë festival. Më vonë, vepra të tjera u përzgjodhën në festivalet që u zhvilluan në Bukuresht më 1999-n, Luksemburg në vitin 2000, Yokohama të Japonisë më 2001, në vitin 2003 në Slloveni, në Zvicër më 2004, në vitin 2005, në festivalin e zhvilluar në Kroaci dhe në Shtutgart më 2006-n. Koncerti i ardhshëm ku do të interpretohet një vepër e Simakut është York i Anglisë, ku edhe kompozitori jeton e punon.


9 Nr. 28 - PRILL 2013

Nga Telnis Skuqi SARANDË – Harallamb I., 29 vjeç, babai i dy binjakeve të mitura, pas një martese 5-vjeçare ka vendosur të divorcohet. Për të, gjykata është tempulli ku ligjërohen ndarja familjare. Në fillim të seancës gjyqësore, Harallambi, i vrarë shpirtërisht, kërkoi ndihmën e psikologes, gjë që gjykatësi Rasim Doda e mori parasysh kërkesën e tij. Në seancën e dytë, tre psikologe u paraqitën në sallën e gjyqit, por gjykatësi përzgjodhi Laureta Roshi, që sipas deklaratës së saj, rezulton se 45 vjeçarja është specializuar në Gjermani. Për të bindur trupin gjykues, psikologia Roshi, ka depozituar pranë sekretares së seancës, Katerina Kulo, çertifikatën e QKR-së (Qendra Kombëtare e Regjistrimit), me status “person fizik”, por jo diplomën e specializimit 1-vjeçar. Fatkeqësisht, Harallambi e humbi gjyqin, por bashkë me të edhe kujdestarin e fëmijëve. Në vendimit e dt. 4 dhjetor 2012, nr. 21001-01972-23-2012, gjykatësi Doda vendosi të marrë mendimin e specializuar të psikologes, Laureta Roshi, e cila shkruan: “…Sygjeroj se për zhvillimin e mirë të fëmijëve, vajzat binjake është mirë, për moshën e mitur, të qëndroj me nënën…”, gjë që Harallambi e pranoi vendimit e drejtësisë. Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të rrethit të Sarandës, thotë se të jesh psikolog në seancat gjyqësore është një profesion i vështirë, kërkon eksperiencë, si dhe mirëarsimim. “Kompetencë për të thërritur psikolog nuk e ka gjykata, por gjyqtari i çështjes. Psikologu ose psikologia duhej të depozitoj pranë sekretarisë diplomën dhe listën e notave origjinale, në rast të kundërt refuzohet”, shprehet Çela. Në fakt, në asnjë dosje civile apo penale, ku psikologia Laureta Roshi është thërritur për të dhënë mendimin e saj, nuk ekziston asnjë dokumentacion që të vërtetoj arsimimin e saj, përveç çertifikatës së QKR-së. Lidhur me këtë problem, Gjykata e Sarandës, ka pranuar zyrtarisht mungesën e dokumetacionit të “psikologes” Roshi. “Fatkeqësisht, nuk disponojmë asnjë dokumentë ku të vërtetohet arsimit në degën e psikologjisë të Laureta Roshit”, tha Xhevair Guga, kancelari i Gjykatës së Sarandës. Flet Universiteti i Elbasanit Sipas një “curriculum vital”, që

Një falsifikatore psikologe në

Gjykatën e Sarandës vetë Laureta Roshi ka paraqitur pranë Gjykatës së Sarandës, rezulton se ajo është diplomuar në degën e ciklit të ulët në Univeritetin “Alesandër Xhuvani” të Elbasanit. Më pas ka kryer një kurs një vjeçar për psikologji në Baden të Gjermanisë, ndërsa aktualisht ndjek një master për komunikim dhe arkiviste në Fakultetin e Historisë, pa përcaktuar se në cilin universitet. Burime zyrtare nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, e hedh poshtë pretendimit e saj. “Fakeqësisht kjo ish studente (Laureta Roshi) nuk ekziston në rregjistrin themeletar të këtij institucionit”, konfirmon zyrtarisht Juli Qeretja, sekretaria e Ciklit të Ulët pranë Universitetit të Elbasanit. Qeretja nënvizon se sipas aktit normativ të Këshillit të Ministrave, viti 1998, të miratuar në vitin 1998, parashikon që të gjithë ish studentët që kanë mbaruar Universitetin e “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit përpara vitit 1997, janë të detyruar të depozitojnë pranë sekretarisë diplomën, listën e notave origjinale, si dhe një kërkesë për rivlerësimin e dokumentave. “Çdo ish-student apo studente që është arsimuar pranë Universitetin të Elbasanit, përpara vitit 1997, dhe, që disponon diplomën dhe listën e notave origjinale, është i detyruar, sipas ligjit, të “legalizoj” dokumentacionin, në rastë në kundër, ajo quhet nul (zero)”, shprehet Qeretja, ndërsa nënvizon se gjatë trazirave të vitit 1997, shumë diploma të Ciklit të Ulët u grabitën dhe më pas arkivi u dogj. Qeretja nuk dëshiron të paragjykoj diplomën e saj, por natyrshëm pyet me habi: “Pse ishstudentja, prej 16 vitesh, nuk ka bërë një kërkesë pranë sekretarisë për rivlerësimin e dokumentacionit të saj arsimor?!”.

Flet juristi Edmond Kore Edmond Kore, jurist, nga Gjirokastra, pohon se për të nisur një punë, qoftë me kohë të pjesshme apo të plotë në administratën publike, shefi i burimeve njerëzore krahës disa dokumentave ligjore, kërkon detyrimisht diplomën dhe listën e notave origjinale, ku më pas noterizohen. “Më bënë përshtypje, se si është e mundur që një 45-vjeçare, që kërkon punë në administratën shtetërore apo publike, sipas ligjit, nuk paraqet të noterizuar dokumentacionit arsimor, sepse sipas statusit të arsimimit vlerësohet edhe paga e individit”, thotë Kore. Sipas tij, shefi i burimeve njerëzore nuk ka të drejtë të depozitoj pranë institucionit dokumenta të panoterizuar, pasi vlerësohet si shkelje e rëndë ligjore dhe është e dënueshme penalisht

për “shpërdorim detyre”. Më tej, juristi Kore, thotë se përgjegjësi penale mban edhe punëkërkuesi, i cili paraqet dokumenta të falsifikuara. “Rasti i Roshit është i rëndë. Gjykatësi nuk mban përgjegjësi për dokumentet që paraqiten me barrën e provës, në formën e përcaktuar nga ligji, por individi duhet të përgjigjen penalisht mbi pavërtetësinë apo pavlefshmërinë e dokumenteve të paraqitura”. Kore thotë se për të nisur një kurs 1-vjeçar në psikologji, sidomos në Gjermani, duhen të plotësohen disa kritere. “Një kurs psikologjie në Gjermani kushton “qimet e kokës”. Jo çdo kush mund ta bëj. I interesuarit duhej të dijë shkëlqyeshëm gjuhën angleze, pasi komunikon me terma shkencor, si dhe të ketë paguar nëpërmjet një banke të nivelit të dytë tarifën vjetore të kursin, gjë

Hesht “psikologia” Laureta Roshi Gjatë një komunikimit me postë elektronike (e-mail), “psikologia” Laureta Roshi, nuk ka pranuar të prononcohet, por ka thyer personalisht gazetarin investigues, duke përdorur format të ndryshme presioni. “Telnis nëse je vërtet gazetar dhe ndoshta ka zbuluar krim të falsifikimit të dokumentave shtetërore, pse nuk e ke kallëzuar?!”, pyet Roshi, ndërsa shton se “Të shkuara!!! Me Laureta Shpetim Roshi je gabim!! Ti e ke që në gjeneze ligësinë dhe intrigën, se po të ishte ndryshe do të kishin mbajtur dhe jo lëshuar (duke u marrë me jetën time)”. “Aktualisht ka një master shtetëror në Fakultetin e Historisë për komunikimin dhe arkivistiken (pa përcaktuar universitetin), kërko dhe aty, kërko dhe në shkrimet e tua mbi projektet e mia ku mungon rastësisht emri im përherë”, akuzon Roshi gazetarin. Pyetjes sonë lidhur me diplomën e falsifikuar të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, që nuk figuron në regjistrim e këtij institucionit arsimor, Roshi ka preferuar të hesht, por nuk ka nguruar të kërcënoj familjen time.

që, mesa di unë, kjo “psikologe” nuk e ka paraqitur si prova dytësore në Gjykatën e Sarandës”, thotë Kore, ndërsa nënvizon se përpara se të fillosh një kurs profesional jashtë vendit, diploma duhet të legalizohet në Universiteti i Elbasanit, më pas të njësohet nga Ministria e Arsimit dhe ligjërohet në Ministrinë e Jashtme. Personalisht, vijon Kore, “psikologia” Laureta Roshi ka paraqitur pranë Gjykatës së Sarandës vetëm çertifikatën së QKR-së. “Si është e mundur që një dokumentë i tillë “bredh” lirshëm nëpër zyrat e shtetit. Si guxon një individe të bëj një veprim të tillë skandaloz. Ka ardhur koha që këta persona të penalizohen, që askush të mos guxoj në të ardhmen të ndërmarrë një veprim të tillë, si rasti i Roshit”, pyet dhe përgjigjet Kore. Gjykata e Sarandës dhe çertifikata e Lauretës Nisur nga sa na tregoi psikologu Bardhyl Maliqi, për procedurat e ndjekura prej tij për plotësimin e dosjes së vet në gjykatë, përpara se të merrej me dosjen e të tjerëve, shpresuam që të na viheshin përpara një tog me dokumente personale edhe në rastin e Laureta Roshit. Por dosja e saj as dosje nuk mund të quhej, pasi “rekrutimi” i saj si psikologe këshilluese e seancave gjyqsore, është bërë me një fletushkë të vetme. Emrit të saj i korrespondon një dokument i vetëm, që është çertifikata e regjistrimit në QKR Sarandë. Ajo mban numrin serial SN171332-09-12, dt. 19.09.2012. Informacioni që vjen nga kjo çertifikatë saj është tejet i cunguar. Sipas kësaj çertifikate, Roshi, rezulton të jetë person i tatueshëm dhe person fizik me status aktiv, ku nuk mungon të shkruhet edhe adresa e banimit, që është: Vlorë, Sarandë, Lagja Nr.1, Rruga e Flamurit, Ndërtesë dykatëshe, Kati i dytë. Thjesht me këtë çertifikatë i është dhënë zonjë Roshi një numër identifikimi (NUIS) nga sporteli i shërbimit në QKR të Sarandës, nënshkruar nga Besmir Aliko. Me këtë çertifikatë, në Gjykatën e Sarandës i është hapur çdo derë zonjës Laureta Roshi. Atje ka dalë krejtësisht e panevojshme që asaj t’i kërkohej të depozitonte minimalisht diplomën e shkollës së lartë, të noteruar dhe sidomos çertifkikatën e specializimit që ajo pretendon se ka kryer në specialitetin e këshillueses psikologe, për t’i besuar asaj ekspertizën dhe asistencën në fushë të psikologjisë për të mitur, adoleshentë e fëmijë që kanë nevojë për mbrojtje ligjore në rrethin e çështjeve gjyqsore të gjykatës së Sarandës.


10 Nr. 28 - PRILL 2013


11 Nr. 28 - PRILL 2013

Nga Albert Zholi Studiues, sociologë, organizmat e ndryshëm joqeveritarë, gazetarë por edhe politika i kanë kushtuar fenomenit të emigrimit rëndësi të veçantë, duke i trajtuar etapat, shkaqet, si edhe mënyrat e emigrimeve të shqiptarëve gjatë në periudha të ndryshme kohore. Është shkruar dhe folur shumë për llojet e emigrimeve, qoftë masive edhe për ato individuale të shqiptarëve, për burimet historike dhe aktuale, si edhe shkaqet që e kanë nxitur këtë fenomen të hershëm. Fakte të tilla, vetëm sa do të freskonin kujtesën e njerëzve, do t’u sillnin në mendje ngjarje të lexuara, të dëgjuara, por edhe ato të përjetuara. Pra, ngritja e çështjeve të emigrimit të shqiptarëve nuk përbën risi, nëse do t’i referohemi evidentimit të kësaj dukurie, por ajo që për mua është e re ka të bëjë me mënyrën e konceptimit dhe trajtimit të kësaj çështjeje sociale. Historikisht, popujt e varfër dhe të shtypur, ndër ta edhe shqiptarët, janë përballur me këtë “zgjedhje” dhe nevojë, faktikisht të imponuar nga faktorët politikë dhe socio-ekonomikë. Por edhe sot e kësaj dite, kur ky fenomen do të duhej të ishte zbutur, shifrat tregojnë qartë se ne vazhdojnë të ndiejnë nevojën e të emigruarit në vendet më të zhvilluara. Janë të pakta ato familje shqiptare të cilat nuk e kanë provuar emigracionin në rrugë të ligjshme apo të paligjshme, por edhe më të pakta në numër ato familje që i kanë shpëtuar tundimit për të provuar të paktën një herë të vetme rrugën e emigracionit. Fluksi i njerëzve para dyerve të ambasadave, aplikimet për bashkime familjare, zgjedhjet e mënyrave të ndryshme, qoftë edhe të paligjshme, vetëm e vetëm për t’u larguar jashtë tregojnë se një fenomen i tillë nuk është rrudhur aspak. Duke qenë se emigrimi për shkaqe ekonomike është edhe më i rëndësishmi në raport me numrin e të larguarve, duke pasur qëllim të tillë, domosdoshmërisht ka sjellë edhe rritjen e të ardhurave e të standardit të jetesës së emigrantëve dhe të familjeve të tyre. Sipas të gjitha studimeve të bëra në këtë drejtim rezulton se të ardhurat nga emigracioni janë faktori kryesor i përmirësimit të gjendjes sonë ekonomike. Pra, edhe pse askush nuk është në gjendje të mohojë treguesit pozitivë, do të

Winston Churchill: Mund të jetosh nga fitimet materiale, por jeta ndërtohet me ato që i jep asaj.

Emigracioni dhe ekonomia shqiptare

ishte i ekzagjeruar mbivlerësimi që u bëhet vlerave monetare të fituara nëpërmjet tij, në raport me humbjet sociale që po kalojnë familjet tona, sepse ky “shtegtim”, veç të përfitimeve të tjera mbart me vete edhe pasoja lënduese e të pandreqshme për to. Bashkombasit Sadoqë ky konstatim vlen në përgjithësi për të gjithë emigrantët shqiptarë, për ta ilusturar atë do t’i referohesha kryesisht një pjese të konsiderueshme të të emigruarve shqiptarë të ish-Jugosllavisë, të cilët për arsye të lehtësirave të lëvizjes pa viza që prej viteve ‘60-të e kanë njohur rrugën e emigrimit, përpara bashkombasve të tyre nga Shqipëria. Fillimisht, pjesa dërrmuese e tyre e kanë marrë vetëm rrugën e emigrimit, pa pjesën tjetër të familjes, duke u vendosur kryesisht, në Zvicër, Gjermani, Itali, në vendet skandinave etj. Kryefamiljarët kanë zgjedhur si të vetmen mundësi rrugën e emigracionit, për t’u mundësuar në këtë mënyrë familjeve të tyre mbështetjen ekonomike që u mungonte. Por edhe pse pas shumë vitesh punë në një vend të huaj, jo të gjithë emigrantët mundën të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe përfitimet, në raport me dokumentacionin, lejen e punës, lejen e qëndrimit, edhe aq më tepër bashkimin familjar me pjesën tjetër të familjes. Pikërisht, këtu zë fill edhe trajtimi i kësaj çështjeje nga pikëpamja sociale. Ndarja e familjes Kjo ndarje e përkohshme e familjes, e cila për ne konsiderohet tepër e shenjtë ka

krijuar boshllëqe në vlera tepër të rëndësishme. Duke qenë se kjo kategori vazhdon të jetë e shkëputur nga familja pjesën më të madhe të kohës, nga vetë fjala “ndarje” kuptohet se lind distanca në kohë dhe hapësirë mes bashkëshortit dhe babait, me bashkëshorten edhe fëmijët, gjë e cila mund të shoqërohet edhe me një varg problemesh. Problemi kryesor nis nga mungesa e pranisë të të parit në familje, sidomos kur ajo zgjat për vite me radhë. Një mungesë e tillë sa fizike, me kalimin e kohës kthehet edhe në mungesë shpirtërore e cila krijon boshllëqe të mëdha në marrëdhëniet familjare. Dihet që për funksionimin sa më të shëndetshëm të një familjeje është shumë i rëndësishëm të qenit aktiv në të ku secili merr rolin e tij dhe se prindi drejton “timonin” për funksionimin e saj. Përgjegjësia prindërore është kushti themelor në këtë rol që kërkon para së gjithash praninë në familje, për të inkurajuar fëmijët në orientimin dhe zgjedhjet që duhet të bëjnë në jetë, për t’u dhënë atyre sigurinë dhe mbështetjen e nevojshme, për t’i uruar për sukseset, ose për t’i ngushëlluar për humbjet sado të vogla qofshin. Do të përmendja këtu vlera që kanë të bëjnë me kënaqësitë dhe emocionet që në familje ndahen bashkë: tryeza e ngrënies, emocionet e forta për datat e shënuara qofshin të gëzueshme, apo të hidhura, pjesëmarrja në ceremoni të ndryshme, solidariteti në momente të vështira, vlerat afektive, intelektuale, menaxhimi dhe përdorimi i parasë. Dhe ndërsa mbështetja duhet të jetë e përditshme, në këto raste ndodh e

kundërta, mungesa dhe largësia thellohen më shumë. Përveç kësaj gjërat bëhen më problematike, kur emigrantët vënë në plan të parë rendjen pas pasurisë, në kurriz të humbjeve më të rëndësishme se paraja: familjes dhe krizës së identitetit dhe të vlerave që iu ndodh pa e hetuar, sepse jetesa në një vend tjetër krijon tek ata edhe transformimin e vlerave, zakoneve, interaksionit, kontradiktën mes botëkuptimeve të ndryshme. Të bie në sy fakti se në disa raste ka një mospërputhje në mënyrën e projektimit të kapitalit të tyre, i cili duhet të jetë në funksion të së ardhmes së familjes dhe brezave pasardhës. Një tjetër fakt i rëndësishëm lidhet me një tjetër brez të moshuarish të cilët edhe pse jetojnë prej shumë vitesh jashtë nuk ngurojnë që paratë e tyre t’i investojnë për ndërtimin e xhamive dhe mirëmbajtjen e tyre, duke lënë pas dore projekte të tjera shumë të rëndësishme me karakter arsimor, edukativ dhe kulturor, sportiv, të cilat do të ndikonin në formimin, përparimin dhe ushqimin shpirtëror të të rinjve. Realiteti ekonomik Edhe pse hapja e aktiviteteve private familjare nga emigrantët përmirëson anën financiare, duhet menduar edhe për vlerat shpirtërore të një mjedisi më të gjerë, sadoqë frytet duan më shumë kohë për t’u gëzuar. Përveç këtyre fakteve është shqetësuese edhe tendenca që po shfaq gjinia femërore, kryesisht gratë, të cilat duke ndjerë se gjendja e tyre materiale është përmirësuar nga të ardhurat e emigracionit (nga bashkëshorti ose djali) duket se po akomo-

dohen me këtë lloj jetese, duke u mjaftuar me komoditetet materiale dhe duke lënë pas dore prioritete të tjera të pazëvendësueshme. Duke e kthyer përditshmërinë e tyre në shtëpiake dhe telespektatore të telenovelave, kjo gjendje vetëm sa do t’i shtonte mungesave të lartpërmendura të tjera situata dhe do ta zbehte rolin e saj në shoqëri. Duke i vëzhguar të gjitha këto fenomene, nuk mendoj se trajtimi i kësaj çështjeje mbaron këtu dhe se faktet e përmendura janë të vetmet. I mbetet kësaj kategorie emigrantësh të reflektojë mbi këto probleme dhe të tjera që lidhen me të ardhmen e sigurt të familjeve të tyre, por gjithashtu edhe qeverive të hartojnë politika inkurajuese edhe tolerante për rikthimin gradual të emigrantëve në vendin e tyre duke shmangur barrierat administrative dhe fiskale, që shpeshherë bëhen pengesë për nismat e tyre. Në anën tjetër janë edhe mediat edhe organizmat joqeveritarë të cilat duhet t’i sensibilizojnë qeveritë përkatëse dhe këtë shtresë për ndërtimin e së ardhmes së tyre në vendin e origjinës. Nga ana tjetër, qeveritë duhet të marrin masat e nevojshme për lidhjen e marrëveshjeve me vendet ku jetojnë emigrantët shqiptarë, në mënyrë që ata të kenë mundësi t’i transferojnë kontributet e tyre shoqërore në vendlindje, ndërsa vetë emigrantët të kontribuojnë me derdhjen e këtyre kontributeve në fondet e vendit të tyre. (Bie fjala buxheti i Greqisë pasurohet nga kontributet shoqërore që derdhin shqiptarët, ndërsa ai i Shqipërisë shteret nga mungesa e tyre). Ndërkohë, që nuk duhet lënë pa përmendur edhe mungesa e ndikimit që ka arti dhe letërsia jonë rreth kësaj teme. P.sh. vënia në skenën e shfaqjeve, ose produksionet kinematografike rreth kësaj drame shoqërore do të krijonin një tjetër impakt psikologjik, më të prekshëm edhe më emocional tek njerëzit, në raport me studimet ose shkrimet gazetareske. Përpjekjet për këtë duhet të nisin që tani. Masat edhe hapat pasues duhet të jenë sa më të shpejtë dhe duke i pasur parasysh humbjet, të kuptojmë se e ardhmja varet nga e tashmja. Çdo emigranti shqiptar duhet t’i vlejë thënia e Winston Churchill: Mund të jetosh nga fitimet materiale, por jeta ndërtohet me ato që i jep asaj.


12 Nr. 28 - PRILL 2013

Në 7 prill të vitit 1939 Italia nisi pushtimin e Shqipërisë ndërsa ushtria shqiptare dhe armatosja e popullsisë u sabotua nga eksponentë të saj të blerë nga italianët. Gjithsesi, para zbarkimit armik, forcat e mbetura shqiptare nën urdhrat e majorit Abaz Kupi, kishin zënë pozicione rreth portit të Durrësit dhe numëronin në radhët e tyre ushtarë, policë dhe vullnetarë civilë. Pasi italianët shkelën në port forcat shqiptare hapën zjarr me mitralozë duke shkaktuar panik te armiku që nuk priste rezistencë. Italianët u detyruan të kthehen në anije në largësi sigurie nga skela. Nga kodrat e Durrësit forcat tona goditën me topa me rreze të gjatë mbi varkat në kthim duke arritur të dëmtojnë rëndë dhe njërën nga anijet italiane. Përpjekja italiane për zbarkim u përsërit katër herë dhe u zmbraps megjithëse pala jonë luftonte me armatim dhe fuqi të mangët. Me kalimin e kohës anijet armike arritën të neutralizojnë grykat e zjarrit me artileri të rëndë dhe mbrojtja e portit u ça. Lufta u zhvendos nga porti në rrugët e qytetit, duke u kthyer në përleshje urbane me mbrojtësit që zinin pozicione në rrugë, rrugica e shtëpitë e Durrësit. Luftime u shënuan dhe në Lezhë e Shëngjin në pabarazi të thellë numerike dhe armatimi. Qyteti i Vlorës i lënë pa armë nga sabotimi, i pa shqiptarët të armatosen në çastet e fundit dhe të zënë pozicione në kodrat e Bestrovës bri detit. Italianët, duke mos hasur në asnjë qëndresë në qytet, vazhduan ecjen në drejtim të kodrave, ku me të hyrë në rreze zjarri u përshëndetën nga mitralozët. Në largësi sigurie nga luftanijet nisi goditja me artileri me rreze të gjatë i kodrave deri në neutralizim të grykave të zjarrit. I njëjti reagim emergjence u ndoq dhe në Sarandë ku burrat kishin zënë pozicion me pushkë dhe vetëm një mitraloz pas kodre duke i lënë italianët të zbarkonin të qetë. Kur armiku hyri në rreze zjarri u godit deri në mbarimin e

7 prill 1939

PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË

fishekëve. Italia e organizoi ndërhyrjen duke planifikuar mungesë rezistence për të cilën kishte punuar hollësisht që më parë. Në mëngjes herët, madje sipas planit, agjencia italiane Stefani, kishte dhënë botërisht lajmin se “trupat italiane kishin zbarkuar dhe ishin pritur pa asnjë incident, për më

tepër në miqësi e me brohorima nga populli shqiptar”. Përgënjeshtrimi erdhi më vonë nga Radio Tirana që njoftonte botën se luftime të ashpra po zhvilloheshin mes trupave shqiptare dhe ushtrisë pushtuese italiane që nga mëngjesi i 7 prillit 1939. Thirrja e mbretit Ahmet Zogu, në Radio Tirana, për

qëndresë kundër pushtuesit u pasua nga mesazhi-protestë i Mehdi Frashërit për pushtimin italian. Këto thirrje, në mos tjetër, shënuan zyrtarisht faktin se shteti shqiptar nuk kishte pranuar hyrjen e ushtrisë italiane në trojet shqiptare dhe se vendi sipas ligjeve ndërkombëtare ndodhej nën pushtim.


13 Nr. 28 - PRILL 2013


14 Nr. 28 - PRILL 2013

Nga Ismail Gashi Si çdo vjet në gjithë hapësirën kosovare edhe në trevën e Lypjanit, kujtojmë jetën e veprën e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, kur gjatë luftës me okupuesit serbë në verën e 1998 dhe prillin e tokës së përgjakur të 1999, ranë 21 dëshmorët e kombit e 164 martirët e kësaj treve komunale. Nga kjo hapësirës kosovare, gjatë dy ofanzivave serbe u plagosën edhe 71 qytetarë shqiptarë e 23 ushtarë të UÇK-së, Nga dhuna serbe u ç’vendosen tërësisht banorët shqiptarë të 42 fshatrave, e pjesërisht nga 21 fshatra tjerë. Flaka e kalljeve serbe i përfshiu 46 vendbanime shqiptare të kësaj treve komunale, nën kërcënime të dhunës u dëbuan jashtë Kosovës mbi gjysma e popullsisë shqiptare. Shkatërrimet, kalljet, vjedhjet dhe plaçkitjet e vlerave materiale e shpirtërore të kësaj hapësire shqiptare kapin shumën e dhjetëra milion eurove. Sistemi okupues serb, në fundshekullin 20-të me dhunën gjenocidale e pastrimin etnik ndaj shqiptarëve, dëshmoi mësimet e moralit të keq të historisë sllave, që nga “Naçertania” e Garashaninit e deri te Memorandumi i ASSHA,. Serbet me vrasje, tortura e masakra mesjetare ato 78 ditët e tmerrit në shqiptarët e kësaj hapësirë komunale kreu shumë vrasje masive të popullatës civile. Në trevën komunale të Lypjanit, për vrasje masive barbaria serbe u përqendrua në tri nga vendbanimet shqiptare. Në Sllovijë më 15 e 16 prill 1999, ranë 4 dëshmorë e 41 martir të lirisë e 11 qytetarë të tjerë u plagosen rënd e lehtë. Më 15 prilli pas sulmit serbë në fshatin Akllap, kallën mbi 80% të shtëpive dhe vranë një qytetar. Hordhia serbe në mesditë sulmoi Sllovinë aty vrau e masakroi 24 shqiptarë dhe dëboi me dhunë nga fshati gjithë popullatën shqiptare. Kurse më 16 prill 1999, shqiptarët sllovias të strehuar në Lugun e Demës përjetuan Natën e Bartolomeut, vrastarët pasi vranë 4 qytetarë të zhegocit në “Livadhe të Gjana”, vranë edhe dëshmoren Zylfije Gashi në Tërboc, këtu në Lugun e Demës masakruan e ekzekutuan dhe 17 civilë shqiptarë. Nga gjithë të rënit sllovias 6 ishin pleqë deri në moshën 90 vjeçare, 4 nga të cilët ishin të palëvizshëm. Nga 17 të vrarit në Lugun e Demës, kufomat e të cilëve ushtria vrastare, me qëllim të zhdukje së krimit, i dërgoi në varret masive në Batajnicë, nga deri më 15 prill 2006 u sollën 15 nga 17 kufomat e zhdukura nga hordhia barbare serb. Mbetjet mortore e dy të zhdukurve tjerë dy vjet, deri më 2008, kur u sollë nga Batajnica në varret që gjatë priten të hapura në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Sllovijë. Nga dhuna serbe në Sllovijë, 33 familje pësuan humbje në njerëz nga të cilat më së tepërmi pësoi, Familja Gashi me pesë të vrarë, Familja Gërbeshi më 3 të vrarë, dy Familjet Sopa njëra me tre, e tjetra me dy të vrarë e të masakruar, familja Bytyçi, Kryeziu dhe Berisha me nga dy të vrarë. Ndërsa 26 familje të tjera kanë të vrarë e të masakruar nga një anëtarë. Me 17 prill në Jetën e Re, u vra e u vra dhe u dogj plaku Xhevat 68 vjeçar. Spiralja e dhunës

Prilli i përgjakur, fakte dhe dëshmi nga treva e Lypjanit Në kujtim të 21 dëshmorëve e 164 martirëve të lirisë nga treva e Lypjanit serbe, posi lubia, më 18 prill 1999 që në orët e mëngjesit sulmoi Ribarit të Vogël. Kjo makineri e pajisur me informacione nga serbët vendor filloi “lojën vrastare”, ekzekutoi 25 qytetarë shqiptarë, 7 të tjerë i gjymtoi e i shëmtoi me plagë të rënda, mosha e të cilëve ishte nga 10 deri 90 vjeçare nga të rënit 10 ishin nga familja Vishesellla, 6 të familjes Vuniqi nga Blinaja, ato ditë tmerri të strehuar në Ribar, 4 të vrarë ishin të familjes Gërxhaliu, ndërsa 5 të tjerë ishin nga 2 të familjes Ismaili e Jashanica dhe një nga familja Kelmendi. Nga të vrarit 7 ishin pleq, madje Rizah Jashanica /1902/ kishte 92 vjet dhe ishte i palëvizshëm. Nga të vrarit në Ribar 8 ishin femra e 17 meshkuj. Nga këta 18 ishin qytetarë vendor, 7 ishin të strehuar. Në Hallaq të Vogël, rrugën e sakrifikimit të jetës e qeli dëshmori Ismet Asllani, më 24 mars 1999, për tu martirizuar edhe të tjerët nga familja dhe të afërmit. Më 19 prill 1999 në Hallaq të Vogël vazhdoi vala e vrasjeve masive, ku vrasësit serbë vranë e masakruan 20 qytetarë shqiptarë nga të cilët 4 ishin të strehuar nga vendbanimet tjera. Forcat serbe urdhëruan daljen e gjithë shqiptarëve në lendinë të fshatit, pjesa që nuk arriti të dal, u vranë në oborre e shtëpi, madje dy nga ata u dogjën. Ndërsa nga 40 të tubuarit në mes të fshatit 13 i ndanë për pushkatim, nga të cilët 11 u ekzekutuan para syve të familjarëve, dy shpëtuan e dy të tjerët pas torturës dhe masakrës çnjerëzore shpëtuan të gjallë, nga vrasjet serbe vetëm familjes Gashi ju vranë 4 anëtarë, 4 anëtarë ju vranë edhe familjes Buzuku, kurse familjes Asllani 3, ndërsa nga familja Zekiqi u vranë 3 vëllezër, ndërsa nga një anëtarë humbën familja Jashari-Mordoqi,. Mulaku, Bajrami, Fazliu dhe Selimi. Kufomat e Minush dhe Abdullah Gashit kanë qenë të karbonizuara, dyshohet se për të gjallë apo pas vrasjes ishin djegur me benzinë. Në Sllovijë, Ribar të Vogël e Hallaq të Vogël, si kudo në Kosovë, çdo vjet përkujtohen martirët e rënë. Por, vrasjeve në kohë e rrethana të tjera, nuk ju shpëtuan as vendbanimet të tjera si: Kroishta me 9 qytetarë civilë te vrarë shqiptarë, Ribar të Madh u vranë e u masakruan 6 të tjerë, në Blinajë 8 e Mirenë 7 civilë shqiptarë, Hanroc 5 qytetarë të vrarë shqiptar. Vrasje si në ofanziven e parë ashtu edhe në atë të dytën pati edhe në Kleçkë, Shalë, Krojmir, Baicë, Mirenë, Resinoc, Zllakuqan, Magurë, Bregu i Zi, Leletiq, Rufc i Ri, Dobrajë, Qylagë, Poturoc, Jeta e Re, Janjevë, Brus, Akllap, Terbuc, Gadime, Babush të Muhaxhirëve dhe Plitkoviq. Këto ditë tmerri e dhune, na kujtojnë të kaluarën, na kujtojnë vrasjet e masakrat barbare serbe, na kujtojnë dëbi-

min me dhunë nga trojet etnike, kur nga kjo tokë u ndoqën gjyshërit e baballarët tanë, pse kërkonin të jenë të lirë, pse e donin lirinë si edhe të tjerët, dhe për të tjerët luftonin si për lirinë e vet. Andaj, në fundshekullin 20 luftuam dhe ngadhënjyen mbi robërinë shekullore. Është e veçanta e dëshmorëve dhe martirëve tanë që triumfalisht bijën në altarin e lirisë, e tri herë varrosen, siç ndodhi në gjeografinë e varrezave të lirisë për jetën e veprat e tyre përherë shprehim kujtimin e dhembjen tonë. Prillin e përgjakur të 1999, vrasjet, torturat dhe masakrat e barbarisë serbe, gjithmonë dhe në vazhdimësi i kujtojmë, jo për të krijuar urrejtje, por për ta mbajtur kujtesën historike në ndërgjegjen e arsyeshme të të gjallëve. Të rënit do ti kujtojmë për të krijuar fisnikrinë e të tashmes dhe të ardhmes sonë, dhe për të ndërtuar vlera pozitive ndaj jetës dhe lirisë së popullit tonë. Në drejtësi krimi është i dënueshëm, por ndaj kriminelëve dhe në ndarjen e të drejtës nuk guxon të matet me dy kute. Andaj, kërkojmë të ndalet kriminalizimi i atyre që kurrë nuk shkelën në troje të huaja, atyre që kurrë nuk vranë qytetarë të pafajshëm, atyre që luftuan barbarinë, atyre që pasluftës, krijun shtetin demokratike, atyre qe janë kreatorë të politikës demokratike, lirisë së fjalës dhe sigurisë së levizjes së lirë. Sot, ne jemi dhe punojmë në përmbushjen e kërkesave të natyrshme të së drejtës njerëzore, që në rwepublikën e Kosovës Kosovën së pavarur të pas luftës, me shtetësi të plotë e sovrane, të gjithë të jetojnë, punojnë dhe ndërtojnë të lirë, Por, këto kritere duhet kërkuar me përgjegjësi adekuate edhe ndaj kryesve të krimeve. Për krimet serbe në trevën e Lypjanit, jo se nuk u ndëmorr asgjë në Hagë, por kryesit krimeve po lirohen e nuk po ndëshkohen as këtu në gjykata vendore. Çdo verë e pranverë, do të kujtojmë 1998 e 1999. Ne do ti kujtojmë dhembjet e përjetuara, do të kujtojmë humbjen e dhjetëra mija bijve e bijave të kësaj hapësire. Kjo katrahurë antinjerëzore e hartuar nga ASSHA, e udhëhequr nga njeriu dinozaur, që synonte të përbijë një popull, ta vras lirinë, pse fletë ndryshe, pse beson në zot ndryshe, pse nuk janë serbë dhe pse janë popull liridashës. Në Kosovë këto vlera dhe të drejta kombëtare e njerëzore zgjedhjen e çështjes së Kosovës, i kërkuam me vite e dekada në mënyrë paqësore e njerëzore, me dialog, e pa mjete dhune, në vazhdim i kërkuam edhe me shprehjen e pakënaqësisë me protestave e demonstratave të studentëve dhe popullit. Me veprime politik përveç ndërkombëtarizimit të çështjes sonë, arritëm në shkallën e mosdurimit të dhunës dilemën hamletiane

“të rrosh, o të mos rrosh”. Atëherë hyjmë veprimit ushtarak për realizimin e kërkesave tona kombëtare e njerëzore. Dhe mu për këtë rënë 21 dëshmorët tanë dhe 164 martirët e lirisë nga gjithë hapësira komunale e Lypjanit. Rënë ashtu siç rënë në Qirez e në Likoshan, në Prekazin legjendar e në Reçak, në Koshare e Gllogjan, e qindra vendbanime të tjera shqiptare në Kosovë. Nga ky mot i madh për shqiptarët ndryshoi matja e kohës dhe historisë. Nga këtu bota filloi të mendon, të flet e të vepron shqip. Nga këto mote e këto ngjarje për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët përgjithësisht, nis një epokë e re, një jetë dhe një filozofi e moral tjetër i veprimit politik. Intervenimi ushtarak i forcës më të madhe ushtarake NATOsë, aleate e ushtri tokësore e të cilës ishte UÇK-ja, për 78 ditësh dëboi nga këto troje vrastarët serb, ndali dhunën, dhe ne thyem traditën negative historike, kësaj here ndodhi kthimi i madh monumental i shqiptarëve në trojet e veta. Martirizimi i 164 nga kjo trevë komunale, si edhe i 12 mijë shqiptarëve në tërë Kosovën e mija të pagjeturve, kthimi provokativ i eshtrave të tyre nga Serbia, tash sa vite na torturon. Me gjitha kompromiset, Kosovën e tërësishme me enklavizimin e zyrtarizuar në emër të një decentralizimit administrativ e shteteror. Gjitha këto përjetime të rënda, nga ky moral i stërkequr sllav, na bënë të mos ndalemi në rrugëtim për ndërtimin e shtetit tonë kombëtar Kosovën shtet demokratik i pavarur e sovran, i integruar dhe i njohur nga institucionet ndërkombëtare. Sot është domosdo historike e klasës politike të qëndrojë unike në kërkesën e arsyese së natyrshme deri në realizimin e synimeve tona kombëtare. Familjet e dëshmorëve dhe martirëve lipjanas në vazhdimësi bëjnë kërkesë njerëzor, për një angazhim më serioz të subjekteve ndërkombëtare e vendore në gjetjen e të pagjeturëve, të cilët u zhdukën po nga ato uniforma që edhe sot levizin të lirë para nesh, po nga ata njerëz, po nga ajo dhunë serbe. Do të përulemi gjithmonë me respekt para, varrezave të dëshmorëvee martirëve të kombit. Ata në vazhdimësi të kohrave, do të jenë krenaria historike e të ardhmes së kësaj toke të djegur e këtij populli të ndjekur. Rënia për liri është madhështore, sa fjalët tona, sado të zgjedhura qofshin, dalin të zbehta, për të mos thënë krrokama. Rënia për liri është si lindja e diellit e hapja e qiellit. Amaneti i dëshmorëve e martirëve, puna, mundi, gjaku dhe jeta e tyre e dhënë për këtë tokë dhe për këtë popull, obligon për ndërtimin e shtetit të pandarë të Kosovës demokratike, të pavarur e sovrane. Vetëm kështu të rënëve tanë, shpirti ju pushon i qet në Kosovën e tyre. Të rënit për liri kanë dhënë më madhoren, Jetën e tyre, për të cilët ne të gjallë, nuk mjafton vetëm të ngrehim përmendore e të vejmë kurora mbi varret e tyre. Me respektimin e veprës dhe amaneteve, në kujtim të përjetësisë së tyre për liri, marrin uratën e madhe të popullit. Kujtimi për dëshmorët dhe martirët e lirisë, gjithmonë do të jetë kujtesë lavdie në traditën pozitive të historisë sonë kombëtare.


15 Nr. 28 - PRILL 2013

Agjencitë e huaja për Shqipërinë

“Bota po zgjon potencialin natyror dhe historik të këtij vendi” Jeni mërzitur me Hvarin dhe Brindizin? Provoni Shqipërinë. Me një bregdet prej 380 miljesh të gjatë, dhe hisen e saj të fshatrave të bukur buzë detit e rrënojat romake, plazhet e Adriatikut po njihen si Kroacia e ardhshme midis kërkuesve aventurierë të plazheve”. Kjo është vetëm një pjesë e prezantimit mjaft interesant, që i është bërë së fundmi Shqiperisë, si një destinacion i rrallë turistik, nga media prestigjioze britanike “The Guardian”. Edhe pse në mes të sezonit të ftohtë te vitit, në një artikull të posaçëm në rubrikën “Taravel”, vendi ynë prezantohet prej saj si një ndër destinacionet turistike më të preferuar për vitin 2013. Një gjë të cilën në fakt, jemi mësuar ta dëgjojmë kur flitet rreth saj, kryesisht në prag të stinës së verës dhe përgjatë saj. Por duket se “TheGuardian”, ka vendosur ta bëjë me herët këtë fushatë promocionale për vendin tonë, sa i përket kapaciteteve turistike që ai shfaq në të vërtetë. Konkretisht, duke e renditur Shqipërinë mes 20 plazheve më të volitshme, që një turist ka ndërmend të frekuentojë gjatë sezonit të ardhshëm turistik. Artikulli në fjalë, nis që në hyrje të tij duke u ilustruar me një fotografi nga plazhi i Ksamilit, i cili përshkruhet si një nga ndalesat e pushimit të ri detar në vendin tonë. “Një pushim i ri prej shtat netësh është një prezantim i mirë, duke u strehuar në qytetet historike, rrënojat bizantine dhe otomane e plazhe të shumta me rërë të bardhë, lagunat dhe gjiret”, citon me tej ai. E vënë kështu në qendër të vëmendjes për aspektin e saj turistik, Shqipëria renditet denjësisht nga “The Guardian” mes vendeve te famshme në

botë për te. Respektivisht, artikulli i lartë përmendur, citon se përveç Shqipërisë, nder plazhet me të volitshme për të kaluar pushimet gjatë këtij viti në të cilin sapo kemi hyrë, ishullin Santa Maria në Azore; Ishujt Kanarie; Marina di Venezia në Itali; Sicilinë apo rajonin e Pulias, që ndodhen në jug të Italisë; plazhin e Amalfit në Napoli, e duke vijuar më pas me Silver Island në Greqi, Korfuzin, Kanadanë, Kenian, Antalian në Turqi, Istrian në Kroaci, Maltën, Spanjën, Portugalinë dhe Sardenjën. Gjithçka, mesa duket një aureole e ndritshme e destinacioneve më të preferuara turistike, mes të cilave Shqipëria duket se zë njeh vend të veçantë, shkruan “The Albenian”.


16 Nr. 28 - PRILL 2013

Nga Shaban Murati Në prag të Ditës së Komonuellthit, që festohet në të hënën e dytë të muajit mars çdo vit, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Shkëlqesia e Tij, Z.Nicholas Cannon Obe, paraqiti në mediat shqiptare një propozim, të cilin po e citojmë siç është botuar në shtyp. Ambasadori shkruan: “Ka ndonjë lidhje Shqipëria me përvojën e Komonuellthit? Unë besoj se po... Familja e Komonuellthit mund të ofrojë një model, që është i vlefshëm në vetvete dhe do të promovonte integrimin e ngushtë të vendeve të Ballkanit Jugor njeri me tjetrin dhe si rrjedhojë, integrimin e tyre eventual në Bashkimin Europian”. Duke qenë se është hera e parë që një ambasador britanik parashtron modelin e Komonuellthit për t’u ndjekur nga shtetet ballkanike, duke qenë se ai është ambasador i një shteti shumë të rëndësishëm të Europës, të NATO-s dhe të Bashkimit Europian, duke qenë se ai është ambasadori i një shteti, i cili prej mbi njëqind vitesh ka një interes të vazhdueshëm dhe të veçantë për zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe ka pasur ndikim në to, mendoj se është e nevojshme të shqyrtohet propozimi i tij mbi mundësitë dhe përshtatshmërinë e realizimit të një modeli të Komonuellthit ballkanik. Duke qenë se përfaqësuesi më i lartë diplomatik i shtetit të tij në Tiranë e hodhi në publik propozimin e tij, presupozimi im është që: së pari, ambasadori të ketë marrë miratimin paraprak të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe për këtë propozim, dhe së dyti, logjika të shtyn të mendosh se, para se ta hedhë në publik propozimin, ambasadori duhet ta ketë parashtruar në tryezat apo kontaktet diplomatike me drejtuesit e diplomacisë dhe të qeverisë së Shqipërisë. Nuk disponohet informacion, nëse edhe ambasadorët e tjerë të Britanisë së Madhe e kanë hedhur këtë propozim në shtetet e tjera ballkanike, ku janë akredituar. Nuk disponohet gjithashtu informacion, nëse diplomacia dhe qeveria e Shqipërisë kanë arritur të formulojnë një qëndrim të tyrin mbi këtë propozim, me të cilin ndoshta mund të ndeshen nesër në nivele edhe më të larta zyrtare në Britaninë e Madhe, në Bashkimin Europian apo në organizata të tjera të rëndësishme perëndimore. Fakti i ftohtë është se deri tani, diplomacia dhe qeveria e Shqipërisë nuk janë prononcuar për propozimin publik

Mbi propozimin e ambasadorit britanik të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë. Komonuellthi është një bashkim vullnetar i 54 shteteve, që sipas faqes zyrtare, mbështesin njeri-tjetrin dhe punojnë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta në demokraci dhe në zhvillim, dhe të cilat kanë qenë në pjesën dërrmuese të tyre pjesë e perandorisë së dikurshme britanike dhe të cilat, sipas deklaratës së Londrës të vitit 1949, pranojnë mbretëreshën e Britanisë së Madhe si simbol i Komonuellthit dhe si kreun e Komonuellthit. Janë 54 shtete, që shtrihen në tri kontinente dhe që kanë histori marrëdhëniesh të ndërlikuara me njeritjetrin apo me fqinjët e tyre dhe 16 shtete prej anëtarëve njohin mbretëreshën e Britanisë së Madhe si kryetare shteti. Ideja dhe qëllimi i ambasadorit britanik në rekomandimin e një modeli të Komonuellthit për Ballkanin shprehin një predispozitë të vullnetit të mirë, e cila frymëzohet nga përpjekjet e vazhdueshme të diplomacisë britanike dhe europiane për të ndihmuar stabilitetin dhe bashkëpunimin e shteteve dhe të popujve në gadishullin e Ballkanit. Në këtë drejtim, nuk mbetet veçse të përshëndetet ambasadori për ndërmarrjen e një hapi të tillë, që dëshmon angazhimin e diplomacisë së Britanisë së Madhe në rregullimin e rendit dhe klimës së marrëdhënieve ndërkombëtare në një rajon të paqetë europian si Ballkani. Analiza për një model Komonuellthi për Ballkanin kërkon përqasjen e historisë, të marrëdhënieve dhe të karakteristikave të gadishullit ballkanik me ato të shteteve anëtare të Komonuellthit. Që në fillim lind nevoja e një saktësimi të hapësirës gjeografike, që përfshin propozimi i mësipërm, por që ka implikime të karakterit diplomatik dhe strategjik. Sepse në propozimin e ambasadorit, të publikuar në mediat shqiptare, përdoret termi “Ballkan Jugor”. Këtu lind pyetja pikënisëse, nëse propozimi për modelin e Komonuellthit shtrihet për Ballkanin në tërësi, për Ballkanin Perëndimor apo për ndonjë kuadrat gjeografik të ri, që ambasadori e cilëson “Ballkani Jugor Nëse propozimi shtrihet për të gjithë Ballkanin, kjo e bën më të vështirë aplikimin e tij, sepse në rajon janë katër shtete anëtare të Bashkimit Europian: Greqia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania; një shtet që pritet të

anëtarësohet në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, Kroacia; kemi Turqinë që ka nisur bisedimet për traktatin e pranimit me BEnë; kemi tri shtete që kanë marrë statusin e kandidatit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia; kemi dy shtete, Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina, në pritje të marrin këtë status dhe Kosovën, që pret për Marrëveshjen e StabilizimAsociimit. Natyrisht, shtetet që janë anëtare të Bashkimit Europian dhe janë integruar në Europë, nuk mund të përfshihen në këtë model, sepse ato janë anëtare të BE-së dhe nuk kanë më nevojë për shkallë ndërmjetëse integrimi për të arritur tek integrimi europian. Ahere mbetet më realiste korniza gjeografike e të quajturit Ballkan Perëndimor, nga i cili Kroacia do të shkëputet pas tre muajsh, duke u anëtarësuar në BE. Kështu që modeli duket se destinohet për shtetet e Ballkanit Perëndimor, pa Kroacinë. Duke e krahasuar hapësirën ballkanike me Komonuellthin, këtu del menjëherë pengesa e parë dhe e madhe e karakterit historik. Shtetet e Ballkanit janë në një shtrirje homogjene gjeografike, ku përzierjet e popujve dhe të territoreve gjatë historisë e kanë shndërruar në simbol ndërkombëtar të sherreve dhe plagëve të pazgjidhura, të cilat zgjidhjet nuk i kanë pasur dhe nuk mund t’i kenë si produkt i brendshëm. Ndryshe nga Komonuellthi, që ka një shtrirje gjeografike ndërkontinentale, të diktuar nga realiteti historik kolonial i shumicës dërrmuese të atyre shteteve anëtare, që kanë qenë pjesë e perandorisë së dikurshme britanike, shtetet e Ballkanit nuk kanë qenë të gjitha pjesë e një perandorie të vetme, me përjashtim të kohës kur i gjithë Ballkani ishte pjesë e perandorisë osmane. Shtetet e Ballkanit nuk kanë atë lloj lidhje dhe inklinacioni, që shtetet e ish-perandorisë britanike kanë për Britaninë e Madhe dhe nuk kanë shtrirjen dhe përdorim të gjuhës së ish-perandorisë, siç kanë shtetet anëtare të Komonuellthit lidhjet me gjuhën dhe me historinë e Britanisë së Madhe. Komonuellthi nga 54 anëtarë, ka vetëm tre shtete europiane dhe që të tre ata janë ishuj, Britania e Madhe, Malta dhe Qipro. Modeli i sugjeruar për një Komonuellth në Ballkan ka dy implikime negative: Së pari, se ai kërkon një integrim rajonal të vendeve ball-

kanike si fazë e parë dhe pastaj integrimin e tyre në Bashkimin Europian. Së dyti, modeli i Komonuellthit sugjeron rolin e një shteti si qendër gravitacioni, qoftë për shkak të historisë, qoftë për shkak të nivelit të demokracisë e të funksionimit shembullor të shtetit ligjor, qoftë për shkak të peshës politike dhe diplomatike ndërkombëtare, siç është për Komonuellthin Britania e Madhe, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB. Duke u ndalur në çështjen e parë duhet të pranojmë se, me gjithë modelin e ri të Komonuellthit, në thelbin e tij propozimi i ambasadorit britanik qëndron brenda kuadrit të një ideje dhe qëndrimi të vjetër në Bashkimin Europian, që ka rrënjë të thella në diplomacinë europiane, dhe konkretisht tek ideja që vendet e Ballkanit duhet të integrohen në fillim me njeritjetrin, para se të integrohen në Bashkimin Europian. Historia e marrëdhënieve të Bashkimit Europian me të gjitha vendet ish- komuniste të Ballkanit, që hynë në rrugën e integrimit europian, tregon se ideja e një integrimi rajonal përpara integrimit europian ka rezultuar e parealizueshme, në mos utopike, në terrenin ballkanik. Vetë fakti që shtetet ishkomuniste të Ballkanit u pranuan në Bashkimin Europian pjesë-pjesë, në fillim Sllovenia, pastaj Bullgaria e Rumania, dhe tani Kroacia, dëshmon se teoria e “integrimit ballkanik përpara integrimit europian” ka qenë një mision i pamundur. Duhet përmendur këtu se shtetet e rajonit, që nga viti 1996 e kanë një organizatë rajonale, që quhet Procesi i Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore, SEECP, e cila nga pikëpamja formale i ka edhe Kartën e organizatës, edhe statutet, edhe marrëveshjet, edhe protokollet e fiksuara të takimeve të përvitshme ministeriale dhe të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare, të cilat të gjitha, në fund të fundit kanë rezultuar as funksionale e as rezultative, si në drejtim të integrimit të tyre rajonal, ashtu dhe në drejtim të integrimit të tyre europian. Integrimi individual europian është rruga më efikase e shkëputjes së shteteve të rajonit nga ballkanizmi i tyre tradicional dhe e cila mund të çojë tek integrimi real rajonal. Duke u ndalur në çështjen e dytë, që është edhe më delikate, shtrohet problemi

i një shteti, që mund të shërbejë si gravitacion i proceseve, i standardeve dhe i vlerave integruese, siç është Britania e Madhe për Komonuellthin. Cili shtet në rajon mund të marrë përsipër këtë mision, dhe më kryesorja, cili do të ishte ai shtet, që mund të shërbente si model dhe udhërrëfyes i pranueshëm nga shtetet e tjera për një Komonuellth ballkanik? A mund e jetë kjo Serbia? Unë e di nga përvoja se disa diplomatë europianë do të vinin bast për Beogradin, por për atë që e njeh Ballkanin nga brenda, përgjigja do të ishte natyrshëm ‘Jo’. Serbia e pat njëherë shansin historik të drejtonte një federatë popujsh ballkanikë si Federata Jugosllave, të cilëve ajo u përpoq t’ua zhbënte identitetin dhe t’i serbizonte, një sipërmarrje që çoi në luftërat e përgjakshme në ishJugosllavi në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. As Shqipëria, as Kosova dhe as Maqedonia, për shkak të faktorit politik shqiptar dhe të popullit shqiptar atje, nuk do të pranonin të hynin në një Komonuellth, ku udhëheqësi do të ishte Serbia. A mund të jetë pol udhëheqës i një Komonuellthi ballkanik Shqipëria? Faktori shqiptar në Ballkanin Perëndimor është ndër faktorët fizikë, politikë dhe gjeopolitikë, më properëndimor dhe më të fortë, sepse ndodhet në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por është lehtësisht e kuptueshme se këtë nuk do ta pranonte as Serbia, as Mali i Zi dhe as isteblishmenti maqedonas. Nuk është shumë e qartë përse ideja e një shteti lider, kyç apo lokomotivë e Ballkanit, ka mbetur një preferencë e joshje konceptuale e një pjese të politikës dhe të diplomacisë europiane. Nuk është e qartë përse disa personalitete shumë të larta të shteteve të ndryshme të Bashkimit Europian janë të fiksuar pas idesë së një roli qendror dhe udhëheqës të Serbisë në Ballkan, edhe pas gjithë atyre përvojave tragjike të ish-Jugosllavisë. Kjo duhet të jetë trashëgimi apo recidive e kulturave të vjetra politike e diplomatike europiane të kohës së ish-federatës komuniste jugosllave, kur ajo federatë kishte vërtet një rol të veçantë në rajon. Por ai rol ka vdekur bashkë me ish-Jugosllavinë dhe restaurimi i koncepteve dhe i skemave arkaike do të pengonte demokratizimin e Serbisë dhe do të rrezikonte stabilitetin e Ballkanit.


17 Nr. 28 - PRILL 2013

Ju shohim shpesh nëpër aktivitete letrare, ku interpretoni. A ju paguajnë? Pasi edhe arti me reformimin e tij, duket se ka hyrë në rrugën e biznesit ose më troç, të tregut kapitalist.

Zonja Margaritë, jeni grua, nënë dhe artiste. Si e keni përballuar për të qenë një e vetme? Jam një grua si të gjitha gratë shqiptare, me problemet e mbingarkesës që të afron jeta e përditshme. Pasi gruaja jonë është e ngarkuar,e lodhur, që harron veten e saj, për të plotësuar të gjitha kërkesat e familjes së saj. Sepse gruaja shqiptare është gruaja e sakrificës, padyshim është më e lodhura, më e vuajtura në familje dhe në shoqëri. Si nënë jam e lumtur. Kam rritur tre fëmijë, me shumë mundim, për nga vetë profesioni im. Sepse të rritësh, të edukosh dhe të shkollosh tre fëmijë është një stërmundim. Por tashti jam e kënaqur, pasi fëmijët e mi janë bërë të zotë për veten dhe shoqërinë. Unë lumturohem, sepse nuk më shkoi mundi dhe sakrifica dëm. Dhe ko është dhurata më e madhe që i bëhet nënës,kur i sheh fëmijët e saj të rritur, të edukuar, të zotë në profesionet e tyre, duke qenë vetvetja e tyre. Kurse si artiste, me keqardhje e deklaroj: Jam artiste vetëm në skenë, në shtëpi jam një skllave e mbërthyer me vështirësitë e jetës, të së përditshmes që përjetojnë në përgjithësi njerëzit e ndershëm të shoqërisë shqiptare dhe artistët në përgjithësi. Të ndalemi te arti. Si e përballoni ekzistencën e të ekzistuarit artiste? Ashtu siç kam qenë e mbingarkuar në familje, po ashtu kam qenë shumë e mbingarkuar edhe në punë. Më aktivizojnë në shumë komedi,të huaja dhe shqiptare. Dhe kur spektatori më pret shumë ngrohtë me duartrokitjet e tij, unë rilind sërish. Gjithashtu, besimi i regjisorëve ndaj meje më rrit përgjegjësinë e përkushtimin, në dashurinë e madhe për profesionin tim si aktore,mundohem ta justifikoj veten me korrektësi. Sepse unë s’kam profesion tjetër, veç artit që më rriti, më formoi dhe më bëri të jem kjo që jam sot. Pasi arti ka kënaqësi të jashtëzakonshme që të ngjit në majë, dhe lum kush punon për t’i ngjitur këto maja. Duke u

Jam artiste vetëm në skenë,në shtëpi jam skllave marrë me art gjatë gjithë jetës sime në skenë më ka bërë të njohur. Shumë njerëz në rrugë më respektojnë, më kërkojnë që unë të luaj në skenë, apo të xhiroj nëpër filma sërish. Dhe unë vazhdoj sërish të punoj, se më mbajnë gjallë përshëndetjet e tyre, mirënjohja e tyre dhe duartrokitjet e zjarrta, që si vullkan mposhtin hallet e problemet e mia, pasi edhe unë jam njeri i gjallë si ata. Përveç kënaqësisë dhe respektit që të jep skena, spektatori, a ta japin këtë kënaqësi apo vlerësim institucionet e kulturës të shtetit shqiptar? Dhe si vlerësohet artisti në Shqipëri? Shteti na ka dhënë nga një dekoratë apo titull si artistë të merituar, por këto dekorata e fletë nderi kanë zënë myk në sirtarët tona. Shteti s’ka hyrë kurrë tek hallet e problemet tona! Të pyesin, si jetojmë ne? Sa shtëpi kemi ne? Sa pension kemi ne? Por kur kanë nevojë për autoritetin politik, na ftojnë për të ilustruar fasadën e personalitetit të pushtetit serioz. Sepse ata s’dinë mirë, që fytyra e vërtetë e një kombi është arti dhe kultura. Por

kur artin nuk vlerësohet dhe investohet nga shteti, karriget e tyre do të digjen si kashtë e thatë. Sepse s’ka art. Sepse artistët tanë në Shqipëri janë kontingjenti më i persekutuar nga vetë shteti shqiptar, me rroga dhe pensione qesharake që s’na dalin as për kafetë që pimë në pushim të provave. Dhe kjo, është varfëria profesionale e një shteti të konsoliduar kurrë, që s’mendon jo vetëm për artistët, por edhe në shumë fusha të tjera të rëndësishme të vendit të tij, si psh në shëndetësi, në arsim, duke i krijuar mundësinë e korrupsionit të llahtarshëm. Është shumë e dhimbshme, se këtu tek ne (si në asnjë vend të botës) ka artistë që nuk kanë shtëpi ku të futin kokën, kurse politikanët kanë nga 2-3 vila luksoze. Megjithatë, edhe pse, nè artistët mbijetojmë mbi xhunglat e padrejtësive, në nëpërkëmbjen e injorancës së shtetit të djeshëm dhe të sotëm, që na diskrediton me ndarje dhe fshirje personalitetesh, ne kemi punuar me pasion dhe kemi fisnikëruar portretin e artistit e të shoqërisë shqiptare. Gjithë jetën e shkrinë rininë e tyre me vetëmohim e sakrificë për të bërë art të vërtetë.

Kurrë nuk e trajtoj artin e interpretimit, biznes (dhe Margarita ngrys vetullat). I kam në Shqipëri pash më pash. Kam respektuar çdo poet që më ka ftuar nëpër promovime librash, për t’ia lartësuar poezinë e tij. Jam munduar që artit t’i jap shpirt nga shpirti im. Dhe më kujtohet një takim letrar në qytezën e Ulzës (ku isha e ftuar nga kryetari i komunës, Simon Kaca). Ku nxënësit e shkollës së mesme dhe 8-vjeçare më kanë duartrokitur e respektuar aq shumë, sa që u mallëngjeva dhe s’kisha ç’t’u jepja. Në Ulëz ishte një vend shumë i varfër, sa që banorët atje diskutonin bukën e gojës. Kurrë s’jam ndjerë më e ligsht, kur një nxënës zhytet në liqen dhe zuri një peshk, për të ma dhuruar mua për respekt. Nuk do ta harroj kurrë atë moment emocionant. Dhe me të mbërritur në Tiranë, kërkova ndihmë në shoqata bamirëse si Kryqi i Kuq, për t’i ndihmuar ata fëmijë në Ulëz, me ato probleme sociale, që për shtetin shqiptar ndofta s’ekzistojnë fare. Kudo që ka shkelur këmba ime (nëpër shkollat e qytetit, në reparte ushtarake, në takime letrare) kam punuar falas. Biznesin në art le ta bëjnë menaxherët e shoqërive të ndryshme private artistike. Artistët e brezit tim, nuk mund ta bëjnë kurrë këtë turp. Të fitojmë para nga njerëzit e varfër. Po arti në Shqipëri kështu u katandis, përderisa emërohen në Ministri të Kulturës ministrat politikë, që i shkatërruan kultet e artit dhe të kulturës, në të gjithë vendin. Cila është thirrja e shpirtit të artistes Margarita Xhepa për kolegët e saj artistë në Shqipëri? Të japin sa më shumë shfaqje e koncerte bamirëse. Atë që s’e bën politika, do ta bëjnë artistët.

Margarita është “halla” tek “Rruga me pisha”, që transmeton Radio Tirana në bashkëpunim me BBCnë. A e gjeni veten në këtë rol? Më ka mbushur boshllëqet e kësaj kohe të turbullt. Personazhi i “hallës”është një grua fisnike hallemadhe, që merr pjesë në të gjitha hallet dhe problemet e shoqërisë shqiptare, që për ne shqiptarët, s’paskan kurrë të sosur. Meraku im si aktore ka qenë gjithmonë për të gjetur të veçantën e këtyre grave, që brenda karakterit të “hallës”, të trajtoj shpirtin njerëzor, sa të urtë,sa human, aq edhe të mençur, për t’u gjetur pranë njerëzve, me ndihmën time modeste. Rolet që kini luajtur në skenë,a përkojnë me realitetin e hidhur që përjetojnë sot shqiptarët? Dhe si ndjehet Margarita para këtyre situatave? Jemi në vitin 2002 dhe unë do të kthehem në retrospektivë, ku në vitin 1951 kam luajtur për herë të parë rolin e shërbyeses, në një dramë ruse “Makar Dubrov”. Kanë kaluar 51 vjet pas rolit, dhe realiteti shqiptar përjeton në çdo kohë drama dhe tragjedi të tilla. Shqipëria vazhdon të përjetojë, siç kanë shkruar Naimi, Mjeda, Fishta e Migjeni. Prandaj edhe spektatori ynë është shumë i ndjeshëm nga dhimbjet, nga dramat që luhen në kurriz të tij. Dhe kjo pa dyshim ka një arsye objektive, se shteti shqiptar është i dobët, i pafuqishëm para krimit. Më dhëmb shpirti për popullin tim që është i destinuar të vuaj gjithnjë mungesën e një shteti të fuqishëm ligjor, që të jetë në shërbim të qytetarëve të tij. (Margaritës i mbushen sytë me lot). Çdo ditë nëpër ekrane dëgjojmë lajme të tmerrshme,”këtu” u vra një njeri, “aty” u zhduk një familje. O Zot, çfarë nuk të dëgjon veshi, çfarë nuk na shohin sytë! O Zot! Ndihmoji shqiptarët e gjorë, se janë njerëz të mirë dhe nuk e meritojnë të vuajnë kështu gjithë jetën e tyre. Intervistoi: Fatime Kulli


18 Nr. 28 - PRILL 2013

DIBRA E MADHE

do të mbetet gjithmonë e madhe

Nga Ramiz Lushaj

Sot e kapërceva vargmalin e Korabit të bardhë, e trupova Drinin e Zi. Vij për herë të parë në qytetin e Dibrës së Madhe. Vij si shqiptar i lirë i Shqipërisë së Vjetër, si qytetar i lirë i Botës së Re. Vij në këtë “festë libri”, sepse festa të tilla janë qytetënim, dinjitet, integrim, progres. Aq ma mirë kur të dy i kemi simbole: autorin e veprës - Azgan Haklaj dhe veprën e tij: “Edhe Zoti po flet Shqip”. Dibra e Madhe është “barometër” politik. Këtë privilegj etno-historik ia jep pozicioni gjeo-strategjik i veçantë i saj. Qyshse nga koha e penestëve ilirë ka shtrirje vertikale në luginën e Drinit të Zi, pothuaj në rrjedhën e mesme lumore të tij, e cila i ndan gati likpërmjet Malësinë Dibrane dhe Ultinën Dibrane tue i ujambledh rrjedhat horizontale të lugjeve e shpatinave të dy Dibrave” – asaj të Epërme dhe asaj të Poshtme. Përveç kësaj, Dibra në shtrirjen përgjatë vijës të kufinit të sotëm Shqipëri – Maqedoni ndahet në dy pjesë gjeo-politike – në Dibra e Madhe dhe në Dibra e Vogël me një unitet të prejkohshëm e të përjetshëm etno-historik. Në dy skajinat e Drinit të Zi ky kufi shqiptaroshqiptar ndahet ndërmjet disa shteteve ballkanike: kah jugu në kryeburim prej liqenit të Prespës keqndahet ndërmjet

Shqipërisë, Greqisë e Maqedonisë dhe në rrjedhecjeje kah veriu para bigimit natyror me Drinin e Bardhë keqndahet ndërmjet Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Në mes këtyne ndamjeve tragjike, të thikta e çkyese etnike, jetnon e vepron në të gjitha stinët e kohnat Dibra – si lumë i mendjes dhe si mal i luftnave. Dibra e Madhe është një korridor i madh (ndër)kombëtar lidhnues ndërveti i shqiptarëve etnik qyshse nga kohënat pellazgo-ilire si në dy kahjet vertikale jug-veri të luginës të Drinit të Zi, po edhe në degëzime horizontale nëpër grykat e Setës e të Radikës dhe në qafat e Murrës e të Buallit. Ky korridor i ka lidh vargmalet e Korabit me detet Adriatik e Jon (nga Ulqini në Durrës e në Vlorë) dhe me Egjeun (nepërmjet Luginës së Vardarit). Ky korridor e ka lidh Dibren e Madhe (që një i huaj, Feliks Petani, në vitin 1502 e vlerëson si “një qendër e rëndësishme qytetare”) me gjithato kryeqëndra historike, zyrtare e shpirtërore të shqiptarëve: Shkupin e Prishtinën, Tiranën e Ulqinin, Çamërinë e Toplicën, Pazarin e Ri (Sanxhak) e Preshevën. Dibra e Madhe do të bahet edhe ma e madhe me Rrugën e Arbrit. Kjo rrugë iliro-arbnore e karvajeve dhe e qerreve prej vitit 2008 në rreth 75 km të saj po ndërtohet si autostradë tue shembë male e tuj hap tunele; po dritëvjen si projekt mad-

hor i Qeverisë Berisha. Kjo rrugë (ndër)kombëtare e zhvillimit ekonomik e kulturor dhe e bashkimit të dibranëve e të shqiptarëve do të shkurtojnë aq shumë distancat kilometrike e politike saqë një nga garantët bestar të përfundimit të saj, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, lider i të ardhmes, artnon bukur në qytetin tuaj më 26 janar 2013 me thanien simbolike: “Dibra me Tiranën do të jetë vetëm një kafe larg”. Kjo Rruga e Arbrit është edhe “Rruga e Skënderbeut”se realisht niston nga Monumenti i Skënderbeut në Tiranë dhe vijavjen deri tek Monumenti i Skënderbeut në Dibër të Madhe dhe mbasandejna nëpër grykën e ngushtë e të bukur të Radikës trupon në drejtim të Gostivarit e të Tetovës deri tek Monumenti i Skënderbeut në Shkup. Në të dy Dibrat shqiptare universitetet e Tetovës e të Tiranës i kanë shtri krahët institucional të dijes, po vet Dibra e bardhë në të dy anët e Drinit të Zi është një “universitet popullor” me të nandë malet e krahina të saj si bajraku i Lurës, Topalltia, etj., me “oden dibrane”, me një popull elitar dhe me vigan të elitës kombëtare shqiptare. Në koftë se ia fillnoj nga viti 1218 në mesjetë me të parin e dinastisë princërore feudale të Gropajve, me sevasti Andrea Gropa i betejave historike, dhe vargavijmë deri

tek koha e sotme e demokracisë me kryebashkiakun demokrat të metropolit shqiptar të Tiranës, Lulzim Basha – i vlerësuem përveçëm nga diplomatë, politikanë e media si “golden boy”(djalë i artë), “një yll në ngjitje”, një nga “princat e demokracisë, integrimeve e zhvillimeve shqiptare”, etj. më duhet të përmendi me dhjetra e (pse jo) qindra emra të jehonshëm, që e lartangritën Dibren në histori sa mali Korab e përndryshe: në gjeografi e kemi Korabin ma të madhin mal në trojet etnike shqiptare. Në koftë se do të përmendi emna emblematik familjesh dibrane më duhet të hulmoj një kohë të gjatë. Gazetari dibran në Amerikë, i palodhuni Beqir Sina, më vjen në ndihmë teksa shkruan se në Dibër të Madhe e kanë të skalitun emnin edhe në gurët e ndërtimeve tipike shumë familje si: Cami, Marku, Dema, Kolari, Mjeshtri, Papraniku, Erebeli, Pustina, Koleci, Ruci, Peliku, Fida, Shehu, Lita, Maqellara, Kosovrasti, Stercani, Kazani, Uruçi, Rusi, Dovolani, Kerçishta, Klloboçishta, Velia, Mirza, Duka, Ballanca etj. Jo rastësisht kohnat shqiptare e kanë vlerësue Dibrën si “Universitet Popullor” sepse i ka dhanë kombit shqiptar presidentë e kryeministra, dhjetra ministra, qindra personalitete të shkencës, letërsisë, fesë, arteve, kulturës etj. Jo rastësisht nga epoka e Mbretit Zog deri tek e Sali

Berishës kemi disa ministra të arsimit nga Dibra e kryesisht nga Dibra e Madhe: Abdurrahim Dibra, Faik Shatku, Tefta Cami, Ylli Vejsiu, Myqerem Tafaj. Jo rastësisht Ismail Qemal Bej Vlora në Shpalljen e Pavarësisë më 1912 i pati në të dy krahët e tij dy atdhetarë dibranë: Haxhi Vehbi Agolli (Dibra) nga Dibra e Madhe kryetar të Senatit (Pleqësisë) dhe Dom Nikollë Kaçorri nga Lura – nënkryetar i Qeverisë së parë shqiptare. Etnografi e gjeografi francez Ami Bue (i lindun në Hamburg) në shek. XIX në veprën e tij shkencore për Shqipërinë dëshmon se populli i Dibrës është “i vyeshëm”, shprehimisht: ka vlera të larta. Lideri historik i Shqiptarëve, Prof. dr. Sali Berisha, e ka fjaladritë Dibrën si një vend “me histori të madhe”. Sot: në këtë festë të librit “Edhe Zoti po flet Shqip” të autorit Azgan Haklaj, në këtë “Odë Dibrane” të promovimit të këtij libri visaror nga “ArtKlub” dhe Bashkia e Dibrës së Madhe, në këtë ditë kur policia sllave-maqedonase i përgjaku fëmijët e pafajshëm shqiptar në Shkupin dardan, një zë i vetëdijshëm iu jehon kohnave e brezave: Dibër e Madhe kurrë nuk do të mbetesh e vogël! As Ne – Shqiptaria, o Dibër e Madhe, me Ty - kurrë nuk do të jemi të vegjël! ………………............................


19 Nr. 28 - PRILL 2013

Nga Vangjush Saro

Po rikthehem të shkruaj sërish për Vangjush Zikon, një personalitet kompleks i letrave shqipe: pedagog, përkthyes, dramaturg, poet. Duhet mjaft shpirt për t’i mbajtur gjithë këto tituj, pesha, emra, ndere. Vangjush Ziko është një ndër ata që arrijnë t’i mbajnë, sepse mbështetet mbi një gjë të vyer e të madhe, që jo gjithkush mund ta ketë; mbështet mbi një talent të sigurt. Disa krijues të paanë tregojnë se në vitet ‘60, kritikët flisnin - me njëlloj pathosi - për perspektivën e Vangjush Zikos dhe Dhori Qiriazit në lëmin e poezisë. Por në dekadat që erdhën, poetët nga Juglindja mbetën disi në hije, kur të tjerë bënë artin e tyre me më shumë bujë, mbase edhe duke ‘shërbyer’ më mirë. Dhe në këtë aludim, nuk ka asgjë për t’u trishtuar. Gjithkush ka metrin e vet sesi mat hapat, distancat, raportet, përfitimet. (Poetesha ruse Ahmatova thoshte: “Dikush shkon rrugës pa tërthore/një tjetër rrotull vjen...”) Ndoshta Dhori Qirjazi e Vangjush Ziko nuk performuan mirë. Ajo që mund të thuhet me siguri është se për Dhori Qirjazin mjedisi ka qenë pak inkurajues; për fat të keq. Kolonja, një krahinë që dikur kishte pasur aq shumë lavdi, u harrua, bashkë me ata pak intelektualë që kishte prodhuar. Vangjush Ziko, gjithsesi, jetoi në një qytet më të madh dhe jo thjesht “me tradita”, por edhe me një rafsh kulturor të lexueshëm: qyteti i Spiro Kondës, Vangjush Mios dhe Kristo Konos; kishte atje një teatër, ku kishin dirigjuar Piro Mani dhe Mihal Luarasi, më pas Dhimtër Orgocka; shkruanin atje Sotir Andoni, Teodor Laço e Petraq Zoto, më pas Kostaq Duka e Skënder Rusi. Megjithatë, të më ndjejnë të gjithë bashkëqytetarët e mi, Korça është një emër që heraherës pushtohet nga fanatikët...Mandej, njëlloj vetëkënaqësie dhe aristokratizmi fals e ka larguar atë gjithnjë nga dinamika të tjera, më korente. Mbase nuk mundej ndryshe; pavarësisht se edhe në Tiranë gjithçka ishte e ku-

Shënime për një lirik të spikatur (Duke lexuar dhe ndjerë poezitë e Vangjush Zikos) fizuar, këtu antenat ishin më të larta, shkëmbimet e pakta me botën, lejonin sadopak prishje kufijsh e thithje të një “temjani” tjetër. (Artistik.) Këto, gjithsesi - e them në mënyrën më të çiltër - janë përjetime e përfundime vetiake; që askujt nuk ia imponojmë dhe me të cilat askënd nuk do të duhej të lëndonim. E rëndësishme është të vlerësojmë se duke kapërcyer vitet, Vangjush Ziko diti të lexonte realitetin me mendjen e vet. Asnjëherë nuk e tërhoqi fraza e angazhuar. I qëndroi besnik rafshit ku ndjehej më mirë: lirikës. Një hop të dukshëm, të paimagjinueshëm, kam parë veçmas në ciklet e tij të shkruara në vitet e fundit; (nëse jo shumë vjersha janë shkruar dikur, por nuk mund të botoheshin). Këto cikle, të botuara në disa gazeta apo edhe në revistat e nderuara “Fjala e lirë” dhe “Zemra Shqiptare”, na kanë përsëritur si të thuash mësimin se gjaku nuk bëhet ujë. Që do të thotë se poeti mbetet poet; kur ai është një profesionist, e shpërfaq këtë në gjithë krijimtarinë e tij, me hope ose jo, duke prodhuar shumë publicitet për veten apo pak, mbase edhe aspak...Por gjithnjë i prirur të bëjë artin e vet. Ashtu si të pakët janë ata që e bëjnë lirikën: “Më hodhi dimri/ duke shkundur retë,/ kristalet e bardha/ mbi thinjët e mia./ Thinjë/ mbi thinjët që pata./ Me ëndrra rinie/ u gdhi nata.” (Thinjët e dimrit) Ashtu si kam shkruajtur edhe në një tjetër shënim, vjershat e tij vijnë si një këngë lirike e kënduar herët, e ndërprerë, por e kënduar sërish; nganjëherë ato të kujtojnë serenatat korçare, nganjëherë brenga të pathëna, përjetime që janë aq komplekse; gjithnjë dhe gjithçka në emër të një sinqeriteti karakteristik për poetët e mirë. Dhe ashtu si gjithë poetët e mirë, ai nuk e heq asnjëherë nga pamja flugerin e vendlindjes. Në fakt, ne jemi andej nga vijmë. Sado larg atyre rrugëve të shtruara me gurë - që për fat të keq, këto

kohët e fundit, nuk më janë dukur aq të pastra e të dëlira si dikur - mendjen e kemi atje. Dhe shpesh na bëhet sikur mëngjesin tjetër do të zgjohemi në shtëpinë e vjetër. Dhe yjet janë ndryshe. Mbase edhe bora. “Pendë të buta mjelme/ më përkëdhelën një çast në shpirt / dhe u tretën.” (Pendë të buta mjelme) Atje ka mbetur fëminia dhe gjithë koha e shkuar në ëndërr apo në një realitet të dyfishtë; (në realitetin poetik dhe në atë të përpëlitjes së përditshme për të jetuar). Në shënimin tim në proces “Naivitet, gjetje, talent”, shprehem se fëminia është më shumë se gjysma e krijimtarisë dhe e fatit të çdo krijuesi. Në një pjesë të madhe të veprave më të spikatura, kudo në botë e nëpër kohëra, mund të shikosh përjetimet më të ndjera

dhe më “naive” të fëminisë së krijuesve. Disa nga krijimet më të ndjera dhe më të çuditshme të Vangjush Zikos i referohen pikërisht kësaj kohe që...asnjëherë vitet dhe dramat nuk arrijnë ta kallkanosin. Poeti ka një raport të patjetërsueshëm me fëmininë, ai e mban të gjallë atë përmes rikrijimit të përjetimeve. Ato shfaqen dhe yllëzohen vetiu. Vjersha “Fëminia” e shpreh më së miri këtë gjendje sinqeriteti pa anë e, deri diku, këtë naivitet që të mbërthen e të bën për vete më shumë sesa qindra vargje ku fjala shkon kuturu. Ai vizaton këso: “Yjtë e qiellit/ mbi djep,/ patjetër shikonin.” Më tej: “Purtek’ e mënjollës/ më bënte kalorës.” (Kisha kohë pa hasur një asonancë kaq të goditur.) Dhe pastaj, po ai vizion në një

tjetër vizatim gjithaq poetik: “Një dorë që njoh,/ mua të lidhurin/ në të thinjurin djep,/ më nanuris,/ mjaltë ëndrrash më jep/ nga hojet e fëmijërisë.” (Zë i dashur) Vështroni se si vërsulen metaforat në një betejë të heshtur për të gjetur sadopak protagonizëm. Është nëna. Është gjyshja. Poeti nuk duhet të japë shpjegime. Poeti nuk jep shpjegime. Ai nuk di të na thotë ku fillon filozofia dhe ku ajo bashkëjeton me artin, në ç’kthesa e labirinthe të shpirtit ravgon, teksa mesazhi kumbon sikur edhe ti ta kishe përjetuar atë çast. Ai të ka përfshirë në mjegullën e vet poetike. Ja ky është arti. Vangjush Ziko është një poet thellësisht lirik. Dhe lirizmin e tij nuk e shkëmben me asgjë. Ai mund të shkruajë nganjëherë me metrin klasik, por në atë çka ndjen, është një vizatues i përkorë i peizazheve dhe këngëtar i të gjitha kohërave: “Çelën bliret e bulevardit/ Dhe ftuan çiftet në shëtitje./ Që nga kurora e Moravës/ E pashë, flladi me flatra vinte./ E pashë ja, me këta sy/ Si i trazonte lulet e blirit,/ U shkundte çifteve mbi sup/ Ëndrra me ngjyrën e floririt.” (Bliret e bulevardit) Për poetin, dashuria përherë qëndron përmbi kohërat. Është një ndriçim ndryshe. Vitet mund të thinjen, kujtimet asnjëherë. “E mban mend/ kur shëtisnim bashkë të dy/ sikur ishim në një tjetër yll.” (Ato çaste) Sjellja e poetit me këto kryetema të gjinisë lirike, është ajo e vëzhguesit të hollë të jetës, sa edhe e mjeshtrit të gjetjeve shteruese. Por vargu i tij ndehet edhe përtej termave antologjikë, ku jeta merr përmasa të tjera: “Është ora kur mbërijnë/ avionët e largët/ Me rrezet e diellit/ akoma mbi krahët.” (Aeroporti) Ndonjëherë, ritmi i përjetimeve të tij shkon drejt një mirësie dhe harmonie pa fund: “A s’ është Bota/ bredh i përbashkët/ ku ne festojmë/ bajram dhe pashkë.” Vangjush Ziko është një lirik i spikatur, që ka vendin e vet të rëndësishëm në poezinë shqipe dhe që ka sjellë e vazhdon të sjellë kontribut të vyer në krejt hapësirat e kulturës sonë kombëtare.


20 Nr. 28 - PRILL 2013

Masa ndaj emigracionit Vijon nga faqja 1

Rinia e diasporës shqiptare në Britani të Madhe Rinia shqiptare në Britani të Madhe duhet jetë pjesë e projekteve integruese, kulturore, sportive, angazhuese dhe gjithëpërfshirëse dhe duhet të ketë në një bashkëpunim të ngushtë me organizatat e tjera jo-fitimprurëse. Rinia shqiptare si e tillë në emigracionin britanik i dedikohet angazhimeve si përkrahje në zgjidhjen dhe parandalimin e problemeve të ndryshme. Forca rinore shqiptare, në të ardhmen duhet të ketë shtrirje në të gjitha hapësirat integruese shqiptare duke përfshirë edhe diasporën shqiptare me projektet të cilat po i prezantojm në kuadër të integrimit në të shtet, Shqipëri, Kosovë por edhe në trevat ku jetojnë dhe punojën shqiptarët. Qëllimi i këtij anoncimi varet nga nga faktorët që veprojnë në kuadër të këtij misioni kulturor dhe integruyes, është që vlerat e rinisë shqiptare ti rrisë edhe më shumë në mbrojtjen e tyre si dhe shkëmbimin e këtyre vlerave me shoqëritë e huaja ku rinia shqiptare e kalon një pjesë të madhe të kohës së tyre me shoqëri dhe kultura të ndryshme prandaj edhe do të ishte mirë sikur këto përvoja kulturore ti mbajm në një balanc të duhur. Këtë projekt do ta lidhim edhe me shkollat shqipe pasi që aty do ti publikojmë edhe punimet dhe aktivitetet e ndryshme që i bën rinia shqiptare në shkollat shqipe në diasporë. Shpresojmë që të kemi një përkrahje nga të

gjithë bashkëatdhetarët në ruajtjen e vlerave tona kulturore të cilat shkojn në interes të të gjithëve. Në kuadër të projekteve rinore do sjellim broshura të ndryshme të cilat sipas nevojës do të përdorën edhe për programet e rinisë në diasporë. Paraprakisht dua t’ju njoftojmë se idetë të cilat do i shihni në këto broshura janë të bazuara vetëm për në Kosovë ndërsa idetë për projektet e rinisë së diasporës pak a shumë ndryshojn pasi që kushtet dhe nevojat dallojn nga Kosova dhe vendet tjera. Do ketë disa gjëra të përbashkëta mirëpo ne për diasporën do kemi një planprogram pak më ndryshe të cilin me detajisht do ta prezantojm deri në fund të këtij viti. Një ndër qëllimet kryesore të këtij projekti do jetë edhe ofrimi i mundësive të reja rinisë shqiptare pasi që ka raste kur përshkak të dallimeve kulturore, gjuhësore dhe shoqërore ata kanë nevojë për disa gjëra tjera të cilat mungojn në shoqëritë e huaja ku ata jetojn. Në bazë të mundësive, aktivitetet e rinisë së diasporës do ti lidhim në bashkëpunim me qendrat rinore të komunave ku jetojnë si dhe shkollave shqipe që veprojnë në kuadër të mësimit plotësues. Ne duke u mbështetur nga punimet e shoqatave do sjellim disa nisma si dhe gjithashtu do bëjmë edhe njoftime të veqanta të cilat do ti kushtohen vetëm rinisë shqiptare në diasporën Britanike.

Sipas planeve, ministrat do të kërkojnë nga emigrantët e Zonës Ekonomike Evropiane që të kenë një shans të vërtetë “për të gjetur punë” për të marrë përfitime të papunësisë. Në këtë moment, ata tashmë duhet të provojnë se ata janë duke kërkuar punë për tu kërkuar punëkërkuesve Allouance. Megjithatë, kjo shkon një hap më tej duke i pyetur se nëse ata për të provuar ata kanë gjasa për të marrë punë. Ministrat shpresojnë se ndryshimi në mësimin e detyruar për gjuhën angleze do t’i ndihmojë ata për të pastruar vendin nga emigrantët, të cilët janë hyjnë në Britaninë për një jetë të varur vetëm nga ndihmat. Fjalimi i Z. Cameron vjen vetëm disa javë pasi ai pranoi se qeveria ka lejuar disa të huaj për të “përfituar” nga NHS dhe dora e opozitës në qeverisjen e saj. Duke folur për programin e ITV-së, Z. Harper tha se lëvizjet ishin të siguruar që njerëzit nga vendet e BE vijnë vetëm në Britani të Madhe në qoftë se ata kanë një shans të mirë për të gjetur punë. “Kjo është për të bërë të sigurtë që kur njerëzit të marrin një vendim rreth ardhjes në Britani, ata po vijnë këtu për të punuar ose për shkak se ata kanë marrë një shans të mirë për të gjetur një punë dhe ata janë në kërkim për punë,” tha zoti Harper. “Ajo që ne nuk duam të bëjmë është të ketë njerëz që vijnë këtu, duke punuar për një periudhë shumë të shkurtër kohe dhe pastaj të kenë qasje në përfitime përgjithmonë. Ajo që ne duam të bëjmë është të sigurojmë që, nëse dikush është duke ardhur këtu për të punuar, ata janë përkohësisht të papunë, ata mund të pretendojnë përfitime, por pas gjashtë muajsh, ata do të duhet të tregojnë se ata vërtet kanë vënë absolutisht gjithçka në gjetjen e një pune dhe ata kanë marrë një perspektivë të arsyeshme për ta

bërë këtë”. Z. Harper shtoi: “Lëvizja e lirë brenda Bashkimit Europian nuk është e pakualifikuar. Kjo është vetëm për njerëzit që janë duke punuar, duke kërkuar për punë, ose një student ose dikush i cili është në gjendje të përballojë situatën e vetë-mjaftueshme dhe nuk kërkon para nga tatimpaguesi. “Dhe në qoftë se ata nuk kualifikohen, atëherë ata në fakt nuk kanë të drejtë të jenë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo nuk është më një ‘e lirë-për-të gjithë për të gjithë.’ Planet për të shkurtuar përfitimet e papunësisë pas gjashtë muajsh për disa emigrantë të papunë janë pjesë e një pakete masash. Në një tjetër reformë, Qeveria do të urdhërojë këshillat për të siguruar se një emigrant ka jetuar në një zonë deri në pesë vjet para se të kualifikohet për banim. Koalicioni është i shqetësuar në lidhje me një reagim publik, nëse Britania e sheh një fluks të emigrantëve nga shtetet e reja anëtare të BE brenda vitit të ardhshëm, duke bërë presion për shërbimet publike. Sipas planeve të reja, emigrantët nga vendet e BE-së tani do të duhet të dëshmojnë se ata kanë një shans të vërtetë “për të gjetur punë”, ose të ketë përfitimet e tyre të prerë pas gjashtë muajsh. Stewart Jackson, deputeti konservator për Peterborough, tha se zoti Cameron kishte “absolutisht e drejtë” që të përqëndrohet në çështjen e emigracionit. Një nga pikat e tjera që lidhet me qëdrimin dhe përfitimet ligjore ëhstë mësimi i gjuhës angleze. Gjuha angleze do të jetë tashmë kusht i padiskutueshëm. Gazetat britanike shkruan se ‘kush nuk di gjuhën, mund të mos ketë më ndihma’. Po dihet se migrimi neto ka rënë me një të tretën, pas goditjes mbi studentët fals. David Cameron dhe Tereza kanë sjellë një seri masash për të trajtuar abuzimin në skemën e sistemit të imigracionit.


21 Nr. 28 - PRILL 2013

Formimi i platformës për sipërmarrësi femërore Nga Fatmir Terziu Formimi i platformës për sipërmarrësi femërore në radhët e shqiptarëve në Britani të Madhe nga ana e disa shoqatave shqiptare, krijimi i bazës së të dhënave për gra sipërmarrëse, si dhe zhvillimi i vetëdijes për rritjen e numrit të grave sipërmarrëse në këtë hapësirë me mjaft premisa dhe resurse ndihmëse, janë një pjesë e qëllimeve të cilat duhet të realizohen në kuadër të integrimit të plotë të gruas dhe femrës shqiptare në Mbretëri të Bashkuar. Një prej qëllimeve, gjithashtu është edhe promovimi i sipërmarrësisë

femërore në këtë vend përmes angazhimeve të përbashkëta në mjaft drejtime sociale dhe kulturore. Duke ndjekur mjaft aktivitete të ndryshme, uorkshope, seminare, kualifikime, angazhime dhe mjaft aktivitete socio-kulturore, shihet se roli i gruas vlerësohet, por angazhimi duket ende në një nivel fillestar. Le të hedhim një sy jashtë kornizave të integrimit britanik. Vlerësohet se 30 për qind e sipërmarrësve në Evropë janë gra, se kjo përqindje në aktivitet është midis 15 dhe 30 për qind. Sipas fragmenteve statistikore të uorkshopeve nuk ka numra të

saktë për gratë sipërmarrëse, por vlerësimet janë se ai është i vogël. Në këtë hapësirë, sipas hulumtimeve, qëndrimi është se gratë derisa janë më të reja duhet të kujdesen për fëmijët, jo të merren me sipërmarrësi. Vlerësohet se një grua e re nuk do të mundte në hapësirën integruese të fillojë të punojë pasi që ndihmon në angazhimet sociale dhe integruese, duhet të kujdeset vetë për fëmijët nëse nuk e ka arsyen e një ndihme për përkujdesjen e fëmijëve, në më të shumtën e rasteve këtu është një problem serioz, se mungon tradicionalja e servisit shqiptar ‘gjysh-gjyshe’.

Shoqatat në fakt, dhe këto nuk janë pak, kanë organizuar seminare dhe aktivitete për formimin e Platformës për sipërmarrësi të grave në hapësirën integruese, në të cilën marrin pjesë përfaqësues nga më shumë organizata joqeveritare dhe gra të cilat punojnë në zhvillimin e sipërmarrësisë së grave në vend, si në parukeri, tregëti, sociale, apo edhe në mjedise të tjera edukimi. Sipas angazhimeve konkrete në mjaft mjedise ku gratë e thonë fjalën e tyre, madje pas festimeve të 8 Marsit, ku ato u panë gjithandej të bashkuara në stilin e festimeve femërore, pa praninë e burrave

u duk qartë në rrjetet sociale se është arsyeja që flitet hapur nga drejtueset femra: “Do t’i mbledhim të gjithë aktorët dhe do të formojmë platformën, pas çka do të punojmë në klimën kulturore, të zhvillojmë vetëdije në shoqërinë tone për të përforcuar integralisht atë”, ka deklaruar drejtuesja e Mother Tereza Albanian Union, doktoresha e palodhur Zamira Ruspi. Ndërkohë, nga kjo shoqatë edhe koordinatorët e tjerë flasin për angazhime të tjera. Ata duan që modeli femëror shqiptar të jetë një prognozë akoma më e qartë integruese, jo thjesht angazhuese dhe festive.


22 Nr. 28 - PRILL 2013

Nga Fatmir Terziu Gjithmonë në ndjenjën tonë krijuese, së pari ndikohemi nga leximi. Leximi është një arsye që na depërton në shtigje të njohura më parë nëpërmjet rymave jetike. Por leximi është edhe shenja e parë njohëse dhe prezantuese. Kështu ndryshe nga leximi i gazetave, apo ai i quajtur i përditshëm, leximi i punës krijuese sjell argumente të reja në pasurimin e ndjenjës së të lexuarit. Thomas H. Carr tek studimi i tij “Kërkimet në lexime: Kuptimi, efekti kontekstual dhe komprehensioni” shkruan se “Tre janë klasat që identifikojnë të lexuarin sipas kërkimeve: leximi bazë, leximi i kualifikuar dhe ai i komentuar” (Thomas H. Carr; 1981:45). Dhe të tre këto lexime janë të lidhura me disa aspekte të fushës krijuese. Në poezi aspektet e tilla janë paksa ndryshe me ato në prozë. Kjo bëhet më e qartë, për vetë faktin e ndryshëm dimensional të këtyre krijimeve. Kështu poezia duket se është më e lehtë për tu lexuar, por në fakt ajo do më shumë kohë për tu kuptuar. Ky është fakt. Është një fakt që lidhet edhe me ‘autoritetin e personit të tretë’ (Frojdi; 1907:7). Sipas Frojdit kjo vjen nga pamundësia e krahasimit midis aspekteve të ndryshme që derivojnë midis letërsisë dhe formave të saj. Frojdi në teorinë e tij qëmton çdo posibilitet ndryshimesh në bazë të permutacionit të fiktives dhe këtë ia dedikon historisë. Duke vazhduar më tej me Frojdin tek “Interpretimi i Ëndrrave”, përsëri referimi tek vetja si person i tretë, vjen nga lidhja poetike që sfidon kundërshtinë shkencore të lidhjes mes leximit gjithëllojësh në mendjen e njeriut. Tre përkufizimet bazë Për shumë vite, tre përkufizime bazë kanë shoqëruar leximet letrare, në programet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Foertsch, 1998). Sipas definicionit të parë, të mësuarit për të lexuar, që do të thotë të mësuarit për të shqiptuar fjalët. Sipas definicionit të dytë, të mësuarit për të lexuar, që do të thotë të mësuarit për të identifikuar fjalët dhe

KOHA DHE LEXIMI NË KRIJIMTARI për të marrë kuptimin e tyre. Sipas definicionit të tretë, të mësuarit për të lexuar, që do të thotë të mësuarit për të sjellë një kuptim të tekstit në mënyrë që të marrim kuptim nga ai. Edhe pse këto përkufizime arritën të reflektojnë gjatë mbi pikëpamjet e leximit, shkrimit e këndimt, studimet aktuale kërkimore mbështesin një përkufizim më të plotë të leximit në përgjithësi dhe të atij për krijimtarinë letrare. Ky përkufizim i ri përfshin të gjitha definicionet dhe vendet e të mësuarit në kontekstin e leximit dhe shkrimit të aktiviteteve autentike, sugjeron anët komplekse të ndërlidhjes emocionale dhe vlerësuese nëpërmjet leximit dhe më tej. Ky definicion e njeh rëndësinë e një aftësim-udhëzimi si pjesë e procesit të leximit të krijimtarisë letrare, qoftë në prozë ose në poezi (Allington & Cunningham, 1996; Shoqata Ndërkombëtare e Leximit & Shoqata Kombëtare për Arsimin e Fëmijëve dhe të Rrinjve, 1998; Maryland State Department of Education; Snou, Bërns, & Griffin, 1998). Gjithashtu mbështetur me këtë teori të ekuilibruar lexoni udhëzimin për të gjithë studentët (Allington & Cunningham, 1996; Au, 1993; Foertsch, 1998; Shoqata Ndërkombëtare Leximi & Shoqata Kombëtare për Arsimin e Fëmijëve dhe të Rrinjve, 1998; Snou, Bërns, & Griffin 1998). Këto tre përkufizime bazë dhe definicioni i plotë, si dëshmi e fundit ndihmon në lexim-kuptimin e poezisë. Një ndihmë e tillë është edhe për poezinë shqiptare nëse atë e lexojmë në derivatin kohëhapësirë-vend. Pra, kështu ndodh edhe me aspektin e poezisë së krijuar vite më parë nga poetë me emër, ose edhe nga të tjerë që marrin emër në lexim e sipër. Mjaft poezi të krijuara në vite, të lexuara kohë më parë, ndjehen më të fuqishme kur kalon një kohë. Fakte të tilla ka plot. Le të shohim poezinë shqiptare me tematikë të ndryshme dhe të krijuar kohë më parë dhe mjaf-

ton të kuptojmë se poezinë e krijuar nga poetët shqiptarë e kemi më të lehtë ta kuptojmë pas disa vitesh. Kjo ndoshta lidhet edhe me aspektet kohë, vend, pasqyrim dhe frymëzim. Poradeci një fakt Lasgush Poradeci ndoshta është një shembull më i qartë në këtë mes. Është një shembul që vjen me poezinë e tij, e cila lexohet në të tre definicionet. Është një fakt që krijohet nga mundësia kohore dhe lidhja e saj në një hapësirë mbarëshqiptare e më gjerë. Një hapësirë e cila u nda edhe në metodën dhe mënyrën e të lexuarit të krijimtarisë. Jo më kot Petraq Kote shkruan “Lasgushi botohej e ribotohej në Kosovë ato vite. Këtej letërsia e tij ishte futur në bodrumet e shpirtit të lig komunar. “Emri i Lasgushit atje përtërihej me lindjet e reja të fëmijëve, këtej fshihej nga faqet e leksikonëve” (Lalaj, Shekulli: 16 Shtator 2008). Dhe për ti dhënë më shumë lidhje faktit të leximit të Poradecit, Kote shkon më tej në argumentin e tij “Kosova dhe Lasgushi ishin dhe janë motër e vëlla. Nuk mund t’i shikosh e imagjinosh jashtë njeri - tjetrit ata. Jashtë shtëpisë shqiptare njëri e brenda shtëpisë përgjysmë, tjetri” (Kote, 2007). Po një lidhje tjetër dhe një fakt mund të merret edhe nga poezia e fuqishme e Pipës. Ajo që Arshi Pipa do të nxirte nga zemra e tij më 1958, padyshim plotëson më së miri tematikën e sotme ku gërshetimi i vlerave rimbursohet me detajet e mirëfillta poetike: “O tokë e bukur ku fjala burrneshë/ ilire ushton qysh me mjegull gojdhanë!/gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshë/ ndër hekura gjëmon zemra Dardane”. Dhe kështu jo vetëm fakti Poradeci, apo lidhja tjetër mes poezisë së Pipës, krijimtaria poetike në kulme kohore dhe e lexuar në derivat kohe tjetër sjell larmi dhe qëndrueshmëri. Larmia e krijimtarisë poetike kushtuar dëshirës së Pavarësisë për Kosovën natyrshëm në kohë dhe vend gjen hapësirë të mjaftueshme për të realizuar

shpirtdëshirën dhe vrullin poetik në vargje të shijuar poetikisht nga të gjithë. Por ajo që poeti Flori Bruqi gjen dhe gatuan me vlera artistike është padyshim një fuqi që vjen dhe merret nga vargu dhe arritja e poezisë shqipe kur ato i dhurojnë dëshirat e poetit. Me një vlerë artistike ai shkruan: “Këtë poezi Nënë/nga zemra e shkrova/dhe hije azhuri/s’i futa Brenda/Ti kërkon dritë/ se ishe Dritë/siç janë Drita/ të gjitha Nënat”. Natyrshëm fjala e ëmbël, e përzgjedhur flet me një gjuhë të qartë, aty buron vetë dëshira e realizimit të ëndrrës së ngrohtë e mikpritëse poetike. Pikërisht aty ku poeti gjen fjalët edhe fjalët e përqafojnë fjalën e dëshirën e shprehur të poetit në vargje: “Ti nuk je/retë mbi qytet me nevrikosin/dhe shiu më lag bashkë me vargjet” (Bruqi, poezia: Qyteti ku të prita). Ndryshe retorika e Shefqet Dibranit nuk do të kishte atë vlerë që ajo ka në paraqitjen e saj artistike: “Në kohën kur po pushkatoheshin intelektualët/ Ngritën në tempull vëllezërit analfabetë./Më thuaj ardhmëri, ku shkohet/Me logjikën kooperativiste të baltës?” Vajë medet sikur kjo të rindodhte edhe me poezinë sot. Poezia në këtë rend Aspekti kohë, vend, pasqyrim, frymëzim dhe detaj artistik nuk mund të kuptohet pa rezonancën dhe timbrin që popullorja e thjeshtë i jep si model ushqimi poezisë, veçanërisht asaj poezie që “rrokjen logjike” e merr hua nga tradicionalja dhe dëshira për një realizim të asaj, që shpirti e pret dhe e ëndërron prej kohësh. Duke iu rikthyer Frojdit tek “Studimet e Histerisë” të gjitha krijimet e krijuara në këtë kontekst vijnë të fuqishe në derivat kohor tjetër përpos forcës që vjen nga simptomat kohore dhe mbingarkesave emocionale që lënë ngjarje të ndryshme në mendjen e njeriut e që tentojnë forcimit e kuptimit emocional nëpërmjet rishtrimit specifik të gjuhës. Pra poezia është dhe mbetet një dëshirë transpar-

ente e shpirtit poetik të poetit në kohë dhe vend të përcaktuar. Kështu koha dhe vendi që zgjojnë dhe pasqyrojnë tematikën poetike ka rrëndësi të dyfishtë. Ka rëndësi të dyfishtë edhe për vetë faktin se “krijohen situata, të cilat dëshmojnë aftësinë krijuese për fabulim” (Musliu; 2006:31). Por, ndoshta me vlerë është të ritheksojmë ajo që poeti dhe kritiku shqiptar, Pano Taçi, cilëson kur analizon poezinë në vite të poetit, shkrimtarit, kritikut dhe publicistit Pandeli Koçi, i njohur me pseudonimin letrar Sazan Goliku. Taçi shkruan se “vera e ndejtur shijon më shumë” (2006:31). Dhe këtu ai nënkupton në mënyrë figurative poezinë e Koçit. Pra një poezi e ndejtur, sipas Taçit, është një vlerë më shumë, është më kuptimplote. Kjo, jo në tërë kompleksitetin e saj, por në lidhjen filozofike lexim-kohë, natyrshëm që është një vlerë më shumë. Le të shohim më konkretisht këtë poezi të autorit Koçi, të cilën në një detaj tjetër do ta citojmë e analizojmë më poshtë. Poezia e Koçit, pa titull, e renditur në faqen 14 të vëllimit të tij poetik “Petale të rëna” është një model në këtë argument që lidhet me leximin e saj kohë më pas. Autori shprehet me fjalë poetike: “o i pandreqshmi, Njeri!/Arrite të bëhesh Zot/po kafshën nga vetja/as sot as dje/se dëbove dot”. E lexojmë këtë poezi dhe menjëherë riskojmë të gjejmë lidhjen e saj në rrugën historike të vetë njeriut. Si një postulat biblik ajo vjen e kuptueshme në mendjen e lexuesit si një arsye për të shprehur në mënyrë tjetër atë që ne njohim nga ky burim: “Tek i njeriu dhe i gjalli, janë edhe engjëlli, edhe djalli”. Pra, është një detaj që në leximin e parë të afron kjo poezi. E nëse ‘njeriu’ i poezisë së Koçit, kap majat e ardhura nga brendia e trupit të tij me prezencë metafizike të ‘engjëllit’ dhe u bë “Zot”, por prania tjetër e “Djallit” e bën atë që ende të mbetet problematik, pra me ‘kafshën’ brenda trupit të tij. Duke u bazuar në studimin e Thomas H. Carr shohim


23 Nr. 28 - PRILL 2013

se leximi i krijimtarisë dhe më së shumti i poezisë krijon dhe ndikohet nga paralelizmi për të thënë më shumë. Një shembull në poezinë shqiptare në këtë pikë është poezia “Peshorja” e të mirënjohurit, Sazan Goliku, që vjen nga njohja dhe leximi i tij i ndjeshëm, si një simbolikë e 17 Shkurtit, datës së shënuar historike për Kosovën dhe pavarësinë e saj. Sazan Goliku është një nga ata krijues shqiptarë që 17 Shkurtin e shijoi dhe e përjetoi nga afër në Kosovë. Ai me dy miq të tij ishte në Prishtinë dhe i fiksoi në memorje ato çaste historike të Pavarësisë së Kosovës. Por nuk ishte vetëm kaq. Si fitues i çmimit të parë në një Konkurs në Tetovë për poezinë më të bukur për Kosovën në vitin 1998-të, natyrshëm kishte edhe obligimin e rastit që të shihte me syrin e poetit këtë moment historik. Ai ashtu bëri dhe pikën kulmore e vulosi në histori. Poezia e mëposhtme është pjesë dhe fakt i asaj memorjeje, simbol poetik i asaj dite. Në këtë poezi është e gjitha. E gjitha që vjen me peshën dhe emocionalen e sfidës historike. Në këndvështrimin e parë ajo është thjesht një poezi moderne, ku nuk mungon tradicionalja, ku edhe rima është një gjetje e domosdoshme. Por në anën tjetër ajo është një poezi që shpreh bukur çdo detaj, çdo simbolikë që lidhet me tërë rrugën që e vulosi atë ditë të shënuar. Që nga titulli ajo që lidhet me simbolikën dhe ushqehet nga filozofia është rrethnaja poetike me ‘peshoren’, është e gjitha që kthehet në një fuqi shprehëse me funksionin e saj të të qënit ndryshe në funksionin si peshore. Ndryshe, ‘pra e palëvizshme’ edhe kur në të [peshore]‘Arin e botës derdhi’... Po pse u ndala në këtë poezi që flet më shumë se sa forca e saj poetike? Duke e parë në këndin e poezisë tradicionale ajo natyrshëm është ndryshe, tamam ashtu siç dihet në thelb se poezia lirike ka ndryshuar me kohë nga poezia tradicionale. Së pari është ndjenja e hollë njohëse dhe prezantuese. Jashtë asaj që shpesh lidhet me romantizmin në këtë poezi vjen e fuqishme deri në pragje njohjesh të athshme e të detajshme shpirtlidhjeje historike

që fiksohen në një moment të gjaklidhur frymëzues, ku Adem Jashari vjen i arsyeshëm. Poezia e Golikut, shkon deri në kufinj të mirëpiketuar për të zëvendësuar ftohtësinë dhe këmbëguljen me emocionet e rradhës, ku “Mbi prushin e luftës pa krye, pa fund/Hyjneshë e Drejtësisë pa parë askënd/e ngriti peshoren...” flet qartë dhe pa shumë shpjegim sqaron gjithë pararendjen dhe arsyen filozofike të ‘kokës së prerë të Adem Jasharit...”. Koha, peshorja, pesha, motivi dhe shumë detaje të tjera që thurren në këtë poezi janë arsye mirëkuptuese në funksionin e tyre, duke shmangur kuptimin parësor ato krijojnë një sfidë poetike dhe ndjeshëm nën rimë marin një lehtësi interpretuese. Le të kujtojmë poezinë “Telefoni” të Sabri Hamitit, tek “Trungu Ilir” dhe pikërisht vargjet “... vetë në anë të telit/në anën Bota,/ai ka mësuar të flasë...” dhe padyshim shohim se tematika e saj është tek sugjerimet e mundshme, ajo nuk shpjegon, nuk tregon. Kështu kjo është një mjeshtëri e dukshme poetike që shihet edhe tek poezia “Peshorja” e Golikut. Goliku në fakt brenda tematikës së poezisë synon që “loja e fjalëve të jetë” një përpjekje për të zëvendësuar filozofinë. Kjo poezi përmban në vetvete forcën e kursimit shpjegues dhe atë të idesë për të përfshirë shumëçka brenda saj mes paralelizmit. Leximi poetik dhe tematika Duke u bashkuar edhe me mendimin e Mexhit Prençit dhe Josif Papagjonit, po aq edhe me thëniet e Agim Devës, për krijimtarinë e Golikut në përgjithësi, është vendi të gjejmë edhe një arsye tjetër lidhjeje mes asaj që këta autorë e quajnë ‘fantazi’; ‘i njeh mirë korridoret’; ‘dritën e shfaq të bëftë’ etj, për të analizuar aspektin ndikues dhe dominues kohor në formësimin e tematikës poetike që lidhet dhe fuqizohet në derivate të rëndësishme historike. Mjaft poetë me emër në krijimtarinë shqiptare mund të ishin marë si objekt studimi për këtë arsye dhe natyrshëm ata janë shumë,

por unë do të ndalem tek disa që kanë krijuar, por në tema të veçanta kanë më shumë vlera. E tillë është edhe poezia e Ndue Hilës, që pret e përcjell këtë aspekt kohor dhe vendor në një tematikë tashmë mbarëpopullore për të gjithë poetët shqipshkruajtës. Tematika e Pavarësisë së Kosovës e shkruar në vargje ka shpërthyer në tërë këtë gërshetim dhe ka marrë një formë të re të shprehjes së dëshirës dhe gëzimit kolektiv. “Pritja më durin nuk ka” thotë në titullin e një poezie Hila dhe ndërsa më pas ditën e madhe të pritjes e simbolizon me foshnjën dhe gëzimin e lindjes së saj: “Po presim të lindi/Një foshnjë e lindur/ Po presim ta pagëzojmë në emër/Emër të bukur ka/ Perëndia Shenjtnore emrin ia la/Presim të gjithë, po presim/ Në çdo cep të botës mbarë”. Kompletimi i metamorfozës poetike në komponentin dual të dëshirës dhe frymëzimit poetik padyshim që gjen ushqimin e vet në brazdat e moçme të folklorit shqiptar, ku spikat tashmë edhe ndërthurja e lirikes me modernen dhe më tej me të thjeshtën e qartë dhe të kuptueshme të simbolikës poetike. Ajo që vjen nga frymëzimi Kutelian, me poezinë e tij të hershme “Qëndrimi” ku shprehet në vargjet: “Jam shqiptar/e kosovar;/zot e krenar,/zot e bujar/mbi këtë dhé,/q’e kam si fe,/e përmbi fé:/E kam vatan!” sot kuptohet qartë në krijimtarinë e përkushtuar kësaj tematike. Le të shohim se si konkretisht kjo tematikë aspiron dhe realizohet. Lidhja e hershme Është një lidhje e hershme me këtë lloj krijimtarie dashamirëse. Është një lidhje që vjen në gjuhën e hershme të zonës ku ajo është gatuar, një gjuhë tipike që gatuan me çiltërsinë e shpirtit dhe prodhon atë që ndjen. Është një lidhje, që vjen në formën e një ngjashmërie me “Evgeni Onjegin” të Aleksandër Sergejeviç Pushkin, një poezi dashamirëse që ngjan me thelbin e poezisë së shkruar nga Pushkini në atë libër të hershëm, por që komunikon edhe sot në mjaft gjuhë të

botës. Këtu veç të tjerave janë disa kualitete poetike dhe gjuhësore. Janë këto kualitete që përbëjnë një kontribut në literaturën dhe kulturën e komunikimit mirëkuptues. Me termin kulturë literature unë dua të shënoj rrugën në të cilën gjuha e përdorur nga poeti Riza Lahi në një prurje poetike miqësore, të paradisakohshme, të ngjashme me karikaturat miqësore në art, është përdorur jo vetëm si një medium i artit letrar por edhe si një medium i gjithë formave të komunikimit të shkruar. Kjo lloj kulturë krijimtarie është shumë mirë e përqafuar në bazë të karaktereve dhe tipave dhe në kualitetin vargor që prodhohet. Kohë më parë pata lexuar disa poezi të Riza Lahit. U publikuan me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Dhe natyrshëm duke i rilexuar pas disa kohësh, shoh se gjuha e tyre në të lexuar është e thjeshtë, e kuptueshme, ... një shportë për brezat..., kjo gjuha e Riza Lahit. Pra ajo është një gjuhë e thjeshtë, e lehtë për tu riprodhuar, e kuptueshme. Vjen kjo nga mendja e një poeti shqiptar, një publicisti dhe një njeriu të fushës së gjerë të letrave shqiptare. Riza Lahi, solli në mesin e ‘miqve’ të tij vargje që vijnë nga kjo ndjesi e karakterizuar në njohurinë, bagazhin dhe mendimin e pasur të tij. Një krijimtari e tillë tipike, edhe pse mund të quhet imagjinare, apo kalimtare, ajo jeton gjatë, mbetet në kujtesë dhe trajtohet si një dhuratë. Poeti Lahi me dashmirësinë e tij udhëtoi në vite, rrëmoi në histori, duke sjellë në mendje një datë historike, 28 Nëntorin, dhe pastaj iu drejtua të ardhmes, kur me fjalën ‘stërgjyshër’, apo gjyshër ai gatoi një harmoni fjale dhe një mirëkuptim të bukur. Diku shfaqi haresë, shfaqi edhe ndonjë lapsus, por me zemrën e tij dhe penën bujare ai iu rikthye dhe shtoi dhe gati përditë tashmë plotëson këtë nismë kaq prekëse. Këtë nismë që shërben si një lidhje. Në fakt ajo është një lidhje! Poeti Riza Lahi tek poezia “Pritmë se po vij” të cilën ia kushton poetit luftëtar Hajdin Abazi shprehet direkt me vargjet prekëse e dhimbjengjallëse për Nënë Kosovën, nënën e

robëruar por tashmë krenare “O moj nënë e poshtëruar,/ Robëruar e dërrmuar,/Mish e kocka masakruar/Më s’duroj, por do të kthej”. Herronjtë e Kosovës është jo më ana tjetër që ushqen këtë temë, por tema që frekuentohet më së shumti. Poeti Agim Doçi gjen dhe seleksionon këto vargje: “Shirat e vjeshtës dhe psherëtimat/Më sjellin pranë shokun e shtrenjtë/Atë që/shkrepte si vetëtimat/Dhe tokën nënë e kish të shenjtë” të kthej dhimbjen për mikun e poetit dhe luftëtarin e Lirisë Agim Ramadanin. Pra shihet qartë se poezia dhe Kosova janë një vatër, një strehë ku strehohet malli dhe dëshira poetike që asaj t’i shërrohen sa më shpejt plagët. Poezia dhe poetët kanë qenë dhe janë prej kohësh inicuesit e këtij evenimenti jetik që shtrohet me qilimin e bujarisë poetike. Kështu ka qenë edhe në ato kohë ku Kosova strehonte vargun poetik lirik shqiptar, kur vargu shqiptar krenohej me Kosovën. Nuk dua të nxitoj se këtu është thelbi i krijimtarisë së Lahit, por nuk dua t’a mohoj se në këtë lloj krijimtarie ka kohëpërkushtim, dashamirësi dhe vlera njëkohësisht. E shkruara e Lahit është një kombinacion poetik me një thurje tradicionale, ku rima dhe rrjedhshmëria e vargut është si në një valle ritmike dhe leximi është tërheqës, me personazhe reale, të lexuar e të palexuar, të njohur apo pak të njohur, që gjithësesi nën penën e Lahit vijnë si një dhuratë në mjedisin letrar të mërgimit. Natyrshëm duhet kuptuar edhe një fakt tjetër, atë që mundësia e kapjes së të tërës dhe përfshirjes së gjithë emrave do të ishte një mundësi ideale dhe do të donte për autorin një punë studiuese, kërkimore apo ku di unë. Kaq sa ka realizuar Riza Lahi, kaq sa ka pikasur ai, natyrshëm duket brilante, duket përshëndetëse me pak fjalë. Leximi i ‘vetes’ nën vargun e Lahit është një simbolikë reale, një dhuratë e ndjeshme, një vëzhgim detajues dhe tipik. Por në një këndvështrim më të mprehtë, duke shmangur hapur qejfmbetjet, hatëret apo edhe keqkuptimet, ajo që duhet thënë është përkushtimi dhe ideja për një nismë të tillë.


24 Nr. 28 - PRILL 2013

Albanian News April 2013  

Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you