Page 1

1

Nr. 54 Nr. 56

GUSHT QERSHOR2015 2015

Nr. 54 - QERSHOR 2015

EditorininChief: Chief:Fatmir FatmirTerziu Terziu(Tel.: (Tel.:07854224291) 07854224291) Editor

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

Email: albaniannews@gmail.com Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.co.uk

“Dear Albania” Seminari i i Eliza Dushkut

mësimit shqip në diasporë

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, prezantoi në Tiranë dokumentarin “Dear Albania”, një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, eminari i Mësimit duke përfshirë edhe Tetovën shqip në diasporë i dhe Prishtinën, në një guidë vazhdoi punimet e tij në turistike promovuese për periudhën 27-30 korrik 2015 traditat, kulinarinë, besimin në e bukur të Sipas Pejës. dheqytetin turizmin shqiptar. Nga punimet dhe nga njoftimit për shtyp të Minisorganizatorët u mësua trisë së Kulturës, dokumentarise seminari i sivjetshëm, në “Dear Albania”, u shfaq në bazë marrëveshjeve sallën të “UNESCO” të Muzeuttë duhura ndërmjet Historik Kombëtar. subjekteve të organizimit në Dokumentarinë Atdhe është enjë diasporë/mërgatë dhe pasi bashkëprodhim mes Dushishin konsultuar me kut dhe fotogra t kalendarët me famë shkollorë të shteteve përkatëse, botërore Fadil Berisha, ndërsa zhvilloi punimet në periudhën rol të rëndësishëm ka luajtur 27-30 2015 nëDestani. qytetin edhe korrik aktori Blerim eNëbukur të Pejës. Pra, qytet qendër të dokumentarit mikpritës sivjet ishte Peja. janë pamjet e mrekullueshme Seminari zgjati si zakonisht ku ka udhëtuar aktorja Eli3za ditë punedhe (punimet Dushku pikërishtnisën 15 pasditën e datës 27.07.2015 dhe qytete kryesore të Shqipërisë mbaruan mesditëntë esajdatës në kërkimnëtë rrënjëve ku 30.07.2015. dalin në pahSikurse bukuritëedicionet natyroree mëparshme, seminar dhe kulturoreedhe të ky Shqipërisë bashkorganizohej nga MAShT turistike. Aktorja e nis udehëtimin Kosovës,e saj MAS ngae Shqipërisë Kalaja e siKrujës, dhe porsubjekte tjerë një vend tëtërëndëmbështetës, ku qyteti mikpritës sishëm zë kryeqyeteti shqiptar, (Peja) rol të më veçantë. Tiranaishte dukenjë udhëtuar pas

S

LEXONI FAQEN LEXONI NE FAQEN2 2

NJË KOHË E MIRË PËR MARRËDHËNIET “Peja” E KOSOVËS ME BRITANINË E MADHE me turnir Kastriot Robo: futbolli në Richard Curraj i Epërm de Renzy “Dua të jem ambasador i të gjithë nandihmë do gjithmonë Channer gjaku të shqiptarëve” të bashkuar arbëror në Londër skamorëve Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë Danimarkës z. Kastriot Robo mbetet vlera...

LEXONI FAQEN5 5 LEXONI NE FAQEN

LEXONI LEXONI NEFAQEN FAQEN176

LEXONI NE FAQEN 21

Shkrimtari Riza Grajçevci dhuron 200 libra për FSK-në

Sadie Zarki këngëtarja që premton

Shkrimtari Riza Grajçevci, ka dhënë një donacion prej 200 libra për Forcat e Armatosura të Kosovës. Greiçevci është ...

LEXONI LEXONI NEFAQEN FAQEN2217


2 2015 Nr. 56 54 - GUSHT QERSHOR 2015

Seminari i mësimit i Eliza Dushkut “Dear Albania” shqip në diasporë Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, prezantoi në Tiranë dokumentarin “Dear Albania”, një rrugëtim nëfaqja 15 qytete (Vijon nga 1) të Shqipërisë, duke Tetovën dhe Nëpërfshirë seminar u edhe angazhuan ligjërues Prishtinën, në një guidë turistike shqiptarë kompetentë /ekspertë promovuese për traditat, kulinari-e fushash përkatëse/ dhe titullarë në, besimin shqiptar. zyrtarë shtetidhe dheturizmin një ligjërues i huaj Sipas njoftimit për shtyp të Minnga qarqet përkatëse profesionale të istrisë së Kulturës, dokumentari ndonjërit prej shteteve ku zhvillohet “Dear Albania”, MËSIMI SHQIP. u shfaq në sallën “UNESCO” të Muzeut Si zakonisht, pjesënHistorik tjetër Kombëtar. Dokumentari është me shumë interes e përbënë një bashkëprodhim mes Dushkut prezantimet-ligjëratat profesionale dhe fotogra t medhe famë botërore të vetë mësueseve të mësuesve, Fadil Berisha, përvoja ndërsa rol të rëndëqë prezantuan personale të sishëm ka luajtur edhe aktori Blerim fituara edhe mbi baza kërkimoreDestani. Në qendër të dokumentarit hulumtuese dhe empirike. Pra, u janë pamjet e mrekullueshme ku ka shfaqën tema praktike dhe konkrete udhëtuar aktorja dobi Eliza Dushku dhe që reflektojnë e interes pikërisht 15 qytete kryesore të Shprofesional. Prezantimet e tilla, qipërisë në kërkim të rrënjëve të saj sipas një standardi tashmë të njohur, ku dalin në pah bukuritë natyrore mesatarisht zgjatën 20-30 minuta. dheIshte kulturore të Shqipërisë turismësuar më parë dhe u tike. Aktorja e nis udhëtimin e saj procedua që mësuesit që synojnë të nga Kalaja e Krujës, por një vend të rëndësishëm zë kryeqyeteti shqiptar, Tirana duke udhëtuar më pas për në Berat, Korçë, Berat, Shkodër dhe pa harruar bukuritë e bregdetit, të cilat i quan të mrekullueshme.

paraqiten me tema të tilla, përveç të dhënave themelore për veten dhe temën, fillimisht të dërgojnë edhe një abstrakt /shkurtore/ të temës prej 3-4 faqesh. Po ashtu, meqë pjesa dërmuese e kohës së seminarit sivjet do të shpenzohet për punë në grupe tematike më të vogla si punëtoriëorkshope, ku të gjithë mësuesit/ et do të jenë në role konkrete profesionale, janë të mirëpritura propozimet konkrete për zgjidhje konkrete. Deri në të njëjtën kohë (01 qershor 2015) të paraqiten “Epropozimet dashur Shqipëri. Kam qenë edhe për promovime gjithnjë dhe e hipnotikrijimeshkureshtare autoriale,kryesisht në zuar nga misteret e tua. Unë jam fushat me interes didaktik si tekste një e Amerikës nga Bos-e apo shqiptare mjete mësimore. Shpenzimet toni. Gjyshërit e mi emigruan në qëndrimit dhe të transportit (prej Amerikë 1940 dhe larTiranës në dhevitet Prishtinës për uPejë) guan nga kjo jetë përpara se unë i mbuluan ministritë përkatëse. të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përse-ne”, me këto fjalë e nis dokumentarin e saj nën titullin “E dashur Shqipëri” aktorja

45 St.Mary’s Road, London, W5 5RG. T: 0208 567 9793 F: 0208 567 9795 M: 07845540158 E: enida@fisherandmyftari.com W. www.fisherandmyftari.com

Zyra e avokatisë dhe e konsulencës ligjore Ju ofron shërbime juridike dhe mbështetje ligjore nga juristë të specializuar shqiptaro-britanikë në fushat e mëposhtme:

ÇËSHTJE CIVILE DHE FAMILJARE:

l Padi divorci l Të drejtat e fëmijëve l Ndarja e pronave l Dhuna në familje l Dhuna ndaj fëmijëve në kontekstin familjar l Birësim

Gjithashtu ne ofrojmë konsulencë për ndihmë sociale dhe strehimi.

ÇËSHTJE EMIGRACIONI:

l Kërkesë për azil l Apelim i vendimeve të refuzuara l Deportim dhe zhvendosje l Rishikim të çështjeve aktuale l Aplikime për bashkim familjar me bashkëshorte, fëmijët dhe prindërit l Aplikime

për viza për të martuarit, fejuarit, bashkëjetuesit me persona që gëzojnë shtetësi britanike / europiane l Aplikime për lejim qëndrimi të përhershëm dhe të përkohshëm në UK l Aplikime për lejim qëndrimi në bazë të punësimit apo si student l Aplikime për dokument udhëtimi (Travel Dokument) l Aplikime për nënshtetësi britanike (Naturalisation) l Aplikime për vizë biznesi dhe investimi

Ju lutem mos hezitoni të kontaktoni juristen shqiptaro-britanike, Znj. Enida Myftari

hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku. Në vitin 2012 ky dokumentar u prezantua në kinema Millennium, ndërsa sonte hyrja për publikun është falas për ndjekjen e dokumentarit në sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombëtar. Eliza Dushku lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts, prindërit e sajn janë profesorë universiteti, babi është nga korça , ndërsa nëna daneze. Ajo u bë e

njohur me rolin Faith në TV serinë “Buffy” dhe nga seriali televiziv “Angel”. Dushku ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Ajo është gjithashtu e njohur dhe për rolet në  lma si “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it On”, “Wrong Turn”, dhe “Jay and Silent Bob Strike Back”, gjithashtu në aktivitetin e saj nuk mungon dhe si dublante me zërin e saj për lojëra elektronike.

0741 741 0808


3 - GUSHT 2015 Nr. Nr. 54 56 - QERSHOR


4 Nr. 56 - GUSHT 2015

Kur bisedon me Lad Krashin

N

uk ishte e lehtë që shtatë fëmijë, motra e vëllezër të plotësonin ëndërrat e një familje, prindërve që donin më shumë se të gjitha edukimin dhe përkushtimin e fëmijëve për të ardhmen e tyre në një kohë që gjithkush e di vështirësinë e një kohe të shkuar. Ata si prindër kishin një etje të madhe për dije dhe arsim, kishin këtë etje se e dinin që sa më shumë të përkushtoheshin për edukimin një ditë fati do t’u buzëqeshte ndryshe dhe jeta do të ishte më e sigurtë. Kështu në atë familje vërtet ëndrrat u bënë realitet. Dhe në atë familje gradualisht u shtuan dhe erdhën në jetë disa profesione. Aty ka mjekë, ka inxhinier, ka mësues, ka oficer. Dhe natyrisht tashmë pasi të gjithë prej tyre kanë degën tjetër famijare janë shtuar edhe profesione të tjera. Kështu trungu i shëndoshë familjar “Krashi” ka në udhëjetën e tij vargun e gjatë të profesionistëve dhe njerëzve të respektuar kudo që ata ndodhen, jetojnë dhe punojnë. Kjo ishte dhe mbeti ëndërra dhe synimi i prindërve të intelektualit dhe aktivistit komunitar, specialistit Lavdrim Krashi, edhe pse ata nuk jetojnë më, pasi i Ati ndërroi jetë në fund të vitit 1995 në moshë shumë të re dhe nëna e tij e dashur, që ka gati tre vite që nuk jeton më. Dhe këtë dashuri Lad Krashi ua ktheu me mirësinë e përkushtimin, dhe sa herë që kthehet në Atdhe “takimin” e parë e bën me prindërit, duke u përkulur pranë vendit të tyre të përjetësisë. PO KUSH ËSHTË LAVDRIM KRASHI? Ai ka mbaruar shkollën “Skënderbej”, pra është një gjysëm ushtarak. Kjo pasi në vitet tetëdhjetë, dhjetë nxënësit me rezultatet më të larta kualifikoheshin në Universitetin Shtetëror për nevojat e ushtrisë. Në një bisedë të lirë me Ladin vetë ai shprehet: “Më kujtohet se në atë kohë dega më e pëlqyeshme ishte Inxhinieria Elektronike dhe ndonëse unë i kisha të gjitha notat 10ta, shoku im i ngushtë kishte diçka tepër meje pasi ishte kantidat për anëtar partie, ndaj kjo degë iu rezervua atij. Është njëri nga miqtë më të ngushtë për mua edhe sot!” Megjithë vështirësitë e jetës si nxënës larg familjes nga mosha 14-18 vjeçare, Ladi mban kujtimet më të bukura për gjatë atyre viteve. Këto kujtime për të janë “ishte një institucion ku u mësuam me njëri-tjetrin, ndanim ato pak gjëra që kishim së bashku, vlerësonim bësnikërinë dhe miqësinë, brumoseshim me dashurinë për Atdheun dhe Kombin”. Për Lad Krashin ka një memorje të tillë ““Beksat”, siç na thërrisnin njerëzit, midis cilësive të tjera ishin gjithmonë të respektuar për besnikërinë, drejtësinë, mësimin, forcën dhe disiplinën. Shumë nga moshatarët e mi janë sot elita e ushtrisë dhe Administratës së lartë publike.” VITET STUDENTORE Ladi i mban me një përkujdesje në astarin e memorjes vitet studentore. Për atë “Vitet studentore pranë fakultetit të shkencave të natyrës, ku studiova për Inxhinier Kimist, kanë qenë të mbushura plot ngjarje që kanë ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve në vendin tonë dhe më gjerë.” Ai shprehet se bën pjesë në një gjeneratë studentësh që i kanë jetuar të dy sistemet, gjysma e parë në fund të viteve 80-të dhe pjesa tjetër në fillim të viteve të 90ta.” Shqipëria e lodhur nga komunizmi dhe varfaria, u parball me dashiran për të ndryshuar gjërat, ku protagonist ishin studentët. Kjo pjesë vitale e shoqërisë i dha shpresën Lëvizjes për ndryshime dhe atëherë kur e tashmja dukej e zymtë, rinia tregoi se e ardhmja ia bënte me sy të shkonte drejt me shpresë dhe konfidencë. Ja si shton ai më tej

“Ndonëse kam marrë pjesë në shumë ngjarje ndryshuese të asaj kohe, politikisht e gjeta veten në anën e Partisë së transformuar Socialiste. Isha pjesë e një grupi prej gjashtë studentësh, (Pandeli Majko, Ilir Zela, Flamur Metollari, Arjan Kokoshi, Haki Morina dhe unë) që ideuam së bashku formimin e FRESSH si formacioni më i madh rinor i kohës. Ky forum do t’i jepte frymëmarrje PS dhe jetës politike të vendit dhe të jem i sinqertë u prit mirë nga drejtuesit e kohës edhe si individë por edhe në forume.” JETA ME FRESSH Ladi na thotë se “Më kujtohet që Pandi ka qenë shumë i hapur dhe kritik në shumë aspekte, aq sa shumë mendonin se “djali nuk është i yni”, por ishte “kolonë e pestë” dhe kjo ishte çështje kohe para se ai të largohej nga PS. Psh ai ka qene nga te paret parlamentar qe ka folur pozitivisht per NATO-n ne kohen kur pjesa me e madhe e PS akoma mendon te se ajo ishte nje organizate qe punonte kunder Shqiperise. Si per ironi, ai mbeti dhe eshte aty ku ishte atehere, PS ndryshoi dhe moderoi shume qendrime dhe shume nga ata qe nuk besonin jane larguar per veten e tyre nga PS per ne formacione te tjera politike. ARDHJA NË BRITANINË E MADHE Ai është vetëm në rrugëjetimin që ëndërronin prindërit. Edukimi e solli këtu. Ndaj kujton “M’u dha mundesia qe te vija me studime ne Angli permes nje konkursi dhe kam kryer studime pasuniversitare ne Kimine e Mbrojtjes se Ambjentit ne nivel master. Pas kesaj, rrethanat e sollen qe te qendroja dhe kam rreth 15 vite qe punoj ne Bashkinë e Londrës ku kam menaxhuar aspekte te ndryshme te politikave te strehimit. Ne proces, kam kryer disa kualifikime profesionale ne fushen e planifikimit dhe strehimit si Prince2 Project Management, Politikat e Strehimit dhe Planifikimit dhe Kuadri i tyre Ligjor si dhe jam anetar i Chartered Institute of Housing, Royal Intstitute of Purchase and Supply etj. ANGAZHIMI KOMUNITAR Angazhimi me komunitetin ze nje vend te veçante sidomos gjate viteve te veshtira per shqiptaret e Kosoves 1998-99 deri ne çlirimin e saj. Ladi na sqaron se “Nuk ka kenaqesi me te madhe kur ndihmoj me keshilla dhe zgjidhje praktike per ceshtje te ndryshme qe ka komuniteti, ku une kontribuoj si vullnetar me Programin Shpresa, Chrysalis Family Futures i cili konsiston

kryesisht ne ndryshimet per sa i takon sherbimeve publike si strehimi, shendeti publik, e drejta per blerjen e banesave etj. VIZIONI POLITIK Nje pjese te mire te kohes e ze edhe aktiviteti politik si anetar i Partisë Laburiste ne opozite. Kete e kombinoj edhe me rolin tim si Kryetar i deges se PS ne Britani e cila u krijua ne fund te 2011 me qellim kryesor per t’i dhene nje ze me shume komunitetit shqipfoles ne Angli. Ne disa zona kryesisht ne Londer, ka nje komunitet domethenes shqipfoles dhe shume politikane e shohin ate si “kingmaker” te mundshem. Aksesi ne eliten politike vendore dhe kombetare te ben te kuptosh se sa I vleresuar komuniteti yne eshte. Kjo lidhet mjaft mire edhe me politiken ne Shqiperi pasi shume reforma qe jane ndermarre nga qeveria atje shikohen si “Anglo-Saxone” si ne arsim, sistemin e taksave etj. ATDHEU DHE FAMILJA Atdheu përfaqëson vlerat më të cilat je rritur, trashëgiminë kulturore të paraardhësve, njerëzit që do, vendin ku ndihesh gjithmonë “në shtëpi” edhe pse kalon vetëm një muaj në vit atje. kombi ynë është një komb paqedashës dhe faktor stabiliteti përgjatë gjithë historisë, me një pafundësi njerëzish të shquar që të bëjnë të ndihesh krenar, si nga këndvështrimi historik, ashtu dhe ai aktual. Pavarësisht sfidave me të cilat janë përballur, gjithë përpjekjet e shqiptarëve nëpër shekuj kanë arritur që ne të kemi një vend ku të mund të ruajmë identitetin, gjuhën, kulturën, intergritetin dhe trashëgiminë e të parëve. kjo na mundëson që edhe pse jetojmë larg, sa herë që na merr malli kemi një vend ku mund të çmallemi dhe gjejmë vetveten. Udhëtimi im me Anxhelën, shoqen e jetës, filloi para 17 vitesh dhe familja jonë është e kompletuar me fëmijët Mersim 15 vjeç dhe Elma 8 dhe të gjithë e vizitojmë Shqipërinë tonë shpesh e me mall.


5 Nr. 56 - GUSHT 2015

Curraj i Epërm na do gjithmonë të bashkuar

Nga SKËNDER PËRPEPAJ

T

ë nderuar vëllezër e motra, miq, të njohur, vendas dhe bashkëkombas, patriotë dhe qytetarë të angazhuar në mjaft drejtime. Të respektuar organizatorë! I respektuar “Unioni për Vendlindjen!” Natyrisht ndjehem mirë teksa ndjek angazhimin tuaj përkujtimor për atë që shënon aktiviteti kushtuar “100 vjetorit të qëndresës së popullit të Curraj i Epërm në lufë me shkijet”. Dhe ndjehem vërtet krenar me një rrugëtim ku historia edhe pse e hidhur dhe e dhimbshme në atë kohë, na bën të ndjehemi krenarë për qëndresën dhe burrërinë e shpalosur në luftë me armikun. Kështu që takimin përkujtimor e përshëndes me gjithë zemër. Me shpirt dhe me mendje jam atje me Ju në atë sallë të ndjeshme, pikërisht më 18 Korrik 2015 në orën 10:00, pra aty në Pallatin e Kulturës Kamëz Tiranë. Duke mos pasur mundësi të jem fizikisht, natyrisht jam i obliguar të përshendes me shkrim këtë përkujtesë historike dhe të ndjej edhe vetë angazhimin dhe kontributin tim. Këtë memorje historike që shënon 100 vjetorin nga Lufta heroike e të parëve tanë të Curraj Epër kundër ushtrisë SerboMalazeze, normalisht e kam lotë në sy, e kam respekt, e kam dashuri për njeriun e anëve të mia, vendasin tim, shqiptarin krenar dhe tërë atë angazhim jetik që shekujt na e bënë vendlindjen ta duam më shumë se të gjitha gjërat. Unë dhe familja ime gjithnjë jemi përkushtuar të jemi në atë rrjedhë trashëgimie dhe të nderojmë e ngremë lart emrin e vendlindjen, vatanit tonë të bukur e të shtrenjtë. Dhe asnjëherë nuk kemi dashur të jemi në lista e në emërzime donacionesh apo edhe fjalënderesh, se mendojmë se vetëm Zoti dhe dashuria e ndjeshme njerëzore bëjnë atë që duhet dhe kur duhet. Natyrisht rikujtoj dhe uroj edhe një herë se evenimenti ka plotësisht uratën dhe mbështetjen time dhe të familjes

sime, dhe nuk mendoj se emrat e shumtë mund të bëjnë ndasi kulturore apo përkushtuese. E gjitha është ajo që ta do zemra dhe shpirti kur Vendlindja është një copë shpirt me vete kudo që gjendesh. Këtij evenimenti i jam përgjigjur pozitivisht dhe publikisht që në muajin Maj ku kam deklaruar se “Une do të jem një nga kontribuesit e këtij bashkimi, dhe do të mundohem që ju të mos dështoni në këtë nisëm për arsye financiare.” Shtroj dhe ritheksoj edhe një herë se do të kisha dëshirë të merrja pjesë bashkë me ju, por punët dhe angazhimi im më bën të shtroj mendimet e mia nga larg në letër, por shumë pranë me Ju të nderuar me zemër... Pra disa kohësh isha në një bisedë me një mikun tim akademik në Londër, dhe gjatë bisedës fjala u shtrua se pak njerëz në ditët e sotme mund të kenë dëgjuar për fshatin Curraj i Epërm. Kur unë shtrova disa fjalë për të, natyrisht dhe atë që ma do zemra gjithnjë, ndjeva vëmendjen e bashkëbiseduesit duke shtuar se atje pra në vendlindjen time ekziston edhe parajsa hyjnore, dhe ajo tokësore. Një gërshetim i tillë magjik ndodhet pikërisht në këtë anë. Dhe biseda u shtrua mes natyrës, historisë, burimeve njerëzore kohërave dhe qëndresës. Aty unë zgjodha krenarinë dhe modestinë, ku menjëherë fjalët silleshin si ornamente tek shtëpitë, kulla prej guri, bjeshkët e larta në të dyja anët dhe lumi i pastër si loti që përshkon mes për mes fshatin e gjelbëruar. Fjala qëndiste vetvetiu dhe kjo e bënte Currajn e Epërm ta fitojë epitetin e fshatit më të bukur jo vetëm në

Shqipëri por edhe më tej. Mbiemrat më të njohur në Curraj të Epërm janë: Perpepaj, Nikbibaj, Prebibaj, Mrishaj, Çokaj, Malndreaj, Gecaj dhe Ndrevataj. E nis me mbiemrin tim, por kjo nuk do të thotë se atje më shtiu kujtesa, aty më mbiu ndjenja e madhe e respektit për një fis krenar dhe patriot. Dhe ky ishte udhëtimi im imagjinar në atë magji dhe fantazi që ka Curraj i Epër, siç e quajmë ne vendasit. Ishin ata 150 shtëpi, që ma magjepsnin memorjen time dhe ajo histori që mbanin murret dhe gurët e tyre që më jepte frymëzimin jetik. Dhimbja më shkoi në palzë kur kujtoj se vendlindja ime tashmë është e braktisur dhe e destinuar të shkatërrohet. Mbaj mend mirë, para se në Shqipëri të instalohej sistemi demokratik i qeverisjes, ky fshat kishte jetë dhe gjallëri. Fshatarët kishin shkollë, ambulancë me dy infermiere, kishë e madje edhe hidrocentral të vetin. Tani mushka mbetet i vetmi mjet transporti në Curraj të Epërm, kur ne jemi shpërndarë si zogj anembanë Globit dhe vendit. Por unë dhe familja ime, si mjaft të tjerë, vazhdojmë ta duam dhe të ëndërrojmë për ditë më të mira për vendlindjen tonë. Në këtë kontest, ajo që befason për të mire është një “besatim” i hershëm i vendasve që asnjëherë, as tash e as në të ardhmen, ashtu siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, të mos i shesin shtëpitë apo tokat e tyre në fshat. E di që një bashkëfshatar i mirë shprehet: “Banorët e fshatit kurrë nuk kanë shitur shtëpi apo tokë për të huajt. Ky është një vendim shumë i vjetër i cili zbatohet me vendosmëri të madhe edhe sot”. Dhe ta dini mirë se zanafillën e këtij besatimi e kemi të trashëguar, dhe e kemi më të vjetër se 100 vitet e Luftës heroike ndaj Serbo-Malazezëve. E kemi këtë besatim se e duam dheun tonë më shumë se të gjitha dhe më së shumti se në Curraj të Epërm gjithnjë është mbajtur tradita

dhe ajo ende ruhet si vetë tradita dhe ashtu edhe mikpritja shqiptare. Dhe unë mbaj mend nga të parët e mi atë traditë të pashkruar se “Askush nuk duhet ta gëzojë fshatin, përveç banorëve të fshatit.” E nëse dikur, ideja për të mos shitur shtëpi bëhej ndoshta për ta ruajtur tërsinë e fiseve apo vëllazërive brenda fshatit, në ditët e sotme kjo po ndodhë për shkak se banorët kanë filluar ta kuptojnë mundësinë e përfitimit nga turizmi. Njerëzit kanë filluar që viteve të fundit të vijnë dhe të investojnë në rregullimin e shtëpive të veta. Pra tashmë kemi lënë pas kohën e gurtë dhe jemi të gatshëm ta bëjmë ashtu si e deshën të parët tanë vendlindjen që e mbrojtën me gjakun e tyre. Ne kemi mjaft favore të jemi krenarë se Curraj i Epërm e ka edhe një përparësi tjetër karshi vendeve të tjera turistike si Thethi e Valbona. Banorët e Currajt vazhdojnë ta ruajnë traditën origjinale të mikpritjes dhe ende nuk janë komercializuar siç mund të vërejmë raste në Theth e Valbonë. Është e njohur vendosmëria e banorëve të fshatit Curraj në luftë kundër pushtimit turk, pushtim i cili në fakt kurrë nuk ndodhi në këtë fshat. Currjanët e dalluan edhe gjatë vitit 1944 në luftë për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, kundër forcave serbo – malazeze. Ata nuk u dorëzuan as përballë dikaturës komuniste të Enver Hoxhës, sistem i cili megjithatë bëri shumë dëme në këtë fshat. Është e njohur vendosmëria e burrave të fshatit të cilët në vitin 1967 nuk e lejuan rrënimin e kishës së fshatit, për të bërë kështu fshatin e tyre ndër të paktët fshatra me kishë gjatë diktaturës komuniste. Mbi të gjitha ne kemi atë që nuk e ka askush tjetër pra kemi Kishën që i mbijetoi komunizmit. Edhe një herë nga Londra me një lotë të madh në sy uroj thellësisht nga zemra të jemi gjithnjë të bashkuar jo vetëm në këtë 100 vjetor por gjithnjë dhe gjothmonë. Rroftë populli i Curraj i Epër dhe tërë Kombi shqiptar. Urimet më të mira!


6 Nr. 56 - GUSHT 2015

Richard de Renzy Channer gjaku arbëror në Londër Dr. FATMIR TERZIU

R

ichard de Renzy Channer, oficeri britanik që shërbeu në terren me Regjimentin 158, të Royal artileri (Artilerisë Mbretërore) në Indi dhe Burma, 1942-1945, na thotë se është krenar që ka origjinën e tij të largët shqiptaro-arbëreshe. Ai citon mes bisedës se gjithashtu është krenar për të parët e tij të gjithë në lidhje ushtarake e grada të larta, që u munduan të shpëtojnë gjakun e tij arbëresh nga Otomanët dhe që u munduan të formojnë kolonitë Arbëreshe. Midis tyre është edhe Lejtnant Koloneli Edward Cuthbert de Renzy-Martin. Lejtnant Koloneli Edward Cuthbert de Renzy-Martin është një nga emrat në listën e gjatë që kanë merituar titullin Mbretëror Shqiptar “Urdhri i Skënderbeut”. Emrin e Richard de Renzy Channer e gjetëm rastësisht teksa kërkonim në arkivat britanike, dhe pikërisht në gazetat londineze të 5 tetorit 1944, ku ushtaraku i gradës Toger, me Shërbimin Numër: 222 757 nga Regjimenti Mbretëror i artilerisë, ndodhej në Burma dhe ishte propozuar për një dekorim me urdhërin “Kryqi Ushtarak”. Më pas në një iniciativë për “Ndryshim”, ku ai është përfshirë vullnetarisht, thekson: “Shqipëria, vendi i paraardhësit tim De Renzy, vendi i liqeneve të bukura dhe maleve krenare, tokë e të burgosurve më të gjatë në koëhistorinë komuniste mbetet një nga pasuritë më të mëdha shpirtërore për këdo që ka lidhje gjaku të hershëm apo të mëvonshëm me atë vend. Në vitin 1967 Enver Hoxha e nxorri fenë të jashtëligjshme, shkatërroi xhamitë dhe kishat, duke burgosur të gjithë imamët, qëlloi 50 priftërinj katolikë dhe burgosi mjaft të tjerë. Sistemi komunist u rrëzua në vitin 1991. Por ajo që njerëzit e quajnë ditën e tyre të madhe është liria. Myftiu Sabri Koçi (tashmë ka ndërruar jetë) kaloi 22 vjet në kampet e burgjeve komuniste dhe ai udhëtoi me mundësitë tona për ti treguar botës perëndimore se liria është në shpirtin e popullit shqiptar. Në një konferencë të IOFC në Caux, Zvicër, ai u pyet, “Cili ishte thelbi gjë e mbajti këtë popull kaq gjatë në jetë dhe shpresë? Ai u përgjigj, “Dashuronte Perëndinë.” Dhe ai në atë intervistë citon Sokol Mirakajn, kur ai ishte vetëm dy vjeç, ndërsa komunistët ia burgosnin babanë në

burgje e kampe për 42 vjet me radhë. Që nga viti 1993 unë kam bërë 16 vizita në Shqipëri dhe tashmë Toka e të burgosurve më të gjatë është një vend i faljeve të mëdha. Richard De Renzy Channer, jeton në Londër, Mbretëria e Bashkuar dhe tashmë u afrohet të 93 viteve të jetës së tij. Nga jeta kujton ato pak rrëfenja arbënore që mbetën në memorjen e tij. Babai i tij George, ka qenë edhe ai një ushtrak i Ghurkas. Vëllai i tij ka qenë gjithashtu ushtarak. Vetë ai ka lindur në Indi, në kohën kur i ati ishte ushtarak i lartë atje. Ushtarakët De Renzy Channer kanë një lidhje të gjatë ushtarake në Britani të Madhe. William, njëri prej të parëve të gjakut, ka lidhje me Betejën e Uaterlusë. Një tjetër Sir Annersley De Renzy u përket betejave të viteve 1700. Por ajo që memorjen e bënë më aktuale është një nënshkrim në varrin e Matheë De Renzy Channer në Irlandë ku thuhet dhe shkruhet se është pasardhës i fisit të Skënderbeut. Ai është në një kolonë gjaku dhe me mbajtësin e medaljes së Kryqit Viktorian gjeneralit, Gorge Nicolas Channer, që ishte një xhaxha i largët. URDHRI I SKËNDERBEUT Urdhëri i Skënderbeut (shqip: Urdhëri Skënderbeut) ishte krijuar në vitin 1925 si një Urdhër i Meritës së Republikës së Shqipërisë. Ai u zëvendësua nga qeveria komuniste në vitin 1945 dhe nisi të zëvendësohet

me një çmim të ri me të njëjtin emër. Skënderbeu është heroi kombëtar i popullit shqiptar. Familja Mbretërore Shqiptare ka ruajtur rendin e Skënderbeut, i cili është dhënë vetëm për një numër të zgjedhur të njerëzve që nga rënia e monarkisë, 1939. Ky urdhër nuk duhet të ngatërrohet me urdhërat

e tanishme republikane dhënë nga kreu i shtetit shqiptar. Versioni Komunist u krijua më 13 tetor 1945 me tre klasa. Dizajni i medaljes përfshinte një imazh të Skënderbeut në një yll pesë cepa dhe shiritat ishin të kuqe me blu anash 1 deri 3 në përputhje me klasën Funksionale të dhënies. Ai iu dha oficerëve të Ushtrisë Popullore Shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, si një njohje e shërbimeve ndaj vendit dhe popullit për organizimin, modernizimin dhe forcimin e forcave të armatosura. Presidenti dhe më pas mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu themeloi urdhërin si një urdhër me katër nota. Pas aneksimit italian të Shqipërisë pasardhësi i tij, Viktor Emanuel III, Mbreti i Italisë dhe i Shqipërisë, perandori i Etiopisë, shtoi klasën e pestë, zyrtare, në vitin 1940. Në vitin 1945 Republika Popullore e Shqipërisë vendosi të zëvendësojë rendin. Në të njëjtin vit një rend i ri me të njëjtin emër u themelua, përgjatë vijave të urdhrave socialistë të meritës, me tri nota. Ai u dha deri në rënien e komunizmit në vitin 1990. Një tjetër çmim nderi mban emrin e Skënderbeut, Urdhrin Skënderbeu, që ka qenë krijuar nga Republika aktuale shqiptare.


7 Nr. 56 - GUSHT 2015

“Ropemakers Solicitors” dhe respekti për Luçian

Nga FATMIR TERZIU

R

espekti për Luçian nuk fillon dhe mbaron vetëm brenda mureve të “Ropemakers Solicitors”. Ai është i gjithanshëm. Nis që nga dita e parë kur ajo nisitë bashkëpunojë e kualifikohet në këtë fushë. Dhe suksesi është bashkëudhëtari jetik e profesional i saj. Qindra çështje të imigrantëve shqiptarë të hapura me palën kundërshtare dhe të gjitha thuajse të fituara është bilanci i punës së kompanisë avokatore “Ropemakers Solicitors”. Kështu i tha gazetës “Albanian Neës” para disa ditësh një burim i sigurtë. Në bazë të këtij burimi mësohet se punësimi i specialistes së çështjeve të imigracionit, këshilltare e emigracionit, Luçia, kishte dhënë rezultat të suksesshëm. Burimi thotë se ajo ka kryer disa specializime dhe është tashmë një specialiste e mirë në fushën e çështjeve familjare, imigracionit dhe mjaft problemeve të tjera. Vetë Luçia, u shpreh për gazetën se eksperienca e fituar gjatë tetë viteve të punës në disa kompani avokatore i kishte dhënë edhe një konfidencë më të madhe.

E diplomuar në vendlindje, Shqipëri, në një profesion tjetër, ajo nuk ndejti duarkryq në Mbretërinë e Bashkuar. Fill pas ardhjes filloi studimet dhe në të njëjtën kohë edhe punën. Kështu ajo sot është krenare teksa na thotë se ka fituar çështje të shumta që më parë kishin dështuar nëpër avokatë të tjerë. Ajo na kujton çështjen V.B. që ishte gati tre herë e refuzuar kur ajo punonte në një kompani tjetër dhe madje kishte edhe datën e caktuar të deportimit. Tani kjo çështje është e fituar dhe personi së bashku me familjen e tij dhe tre fëmijët kanë statusin e qytetarit britanik. Një çështje tjetër është ajo G.V. Personi ishte refuzuar edhe në House of Lords, pasi ai zotëronte të kishte qenë në Gjermani më parë se të vinte këtu. Kjo çështje u fitua me një profesionalizëm të lartë mbrojtjeje. Po kështu edhe çështja A.S. që ishte sa e vështirë edhe delikate e mjaft të tjera. Tani Luçia dhe kompania ku ajo punon, është në një shërbim të plotë e të specializuar për të gjithë njerëzit në nevojë. Kjo kompani thekson se ajo i bën thirje të gjithë nevojtarëve të gjejnë një përkushtim të kulturuar e të qytetëruar, profesional e tejet të devotshëm në shërbimin e duhur dhe momentin e nevojshëm. Problemet e shumta që tashmë i trajton ajo gjatë këshillimeve dhe në afërsi të ngushtë e profesionale me një staf tejet të specializuar në këtë kompani e bëjnë arsyen më të madhe të vlerësohet kjo intelektuale e gatshme dhe e denjë. Respekti dhe përkushtimi i saj ndaj klientëve e bën atë që të gëzohet shumë për atë që ka arritur. Para disa ditësh ajo kishte dhe një gëzim të madh familjar, ku djali i saj mori rrugën e duhur të jetës, duke u fejuar. Kështu mijëra urime vërshuan në adresën e saj sociale dhe kështu e bën atë të përlotet akoma më shumë kur sheh se ka mijëra e mijëra shqiptarë që e duan përzemërsisht. Luçia është edhe një shembull komunitar. Ajo gjithmonë

ndohmon në mbarëvajtjen komunitare dhe delegon gjithnjë mesazhe tejet optimiste integrimi. Ajo është gjithnjë pranë njerëzve në nevojë dhe asnjëherë nuk thotë se nuk është e gatshme ti ndihmojë ata në rastet e tyre që i kërkon e drejta e tyre ligjore. Thelbi i punës së saj është gjithnjë ligjor e i bazuar në disa parime të sakta e ligjore. Ajo e di se punonjësi i drejtësisë, mbrojtësi dhe këshilluesi ligjor nuk duhet të bëjë deklarata fyese ose përbuzëse për aktivitetin apo vendimet e gjykatave apo autoriteteve të tjera. Punonjësi i drejtësisë, mbrojtësi dhe këshilluesi ligjor duhet të nxisë edhe klientin që të sillet me respekt ndaj gjykates apo autoriteteve të tjera. Për të ruajtur

reputacionin e mirë të vetes, punonjësi i drejtësisë, mbrojtësi dhe këshilluesi ligjor nuk duhet të tolerojë sjellje jo korrekte dhe me mungesë respekti nga ana e gjykatës dhe kujtdo tjetër kundrejt vetë një punonjësi të drejtësisë, mbrojtësi dhe këshilluesi ligjor, asistentit, nxënësit apo klientit. Kultura e përgjithshme dhe ajo juridike e punonjësit të drejtësisë, mbrojtësit dhe këshilluesit ligjor duhet të manifestohet në çdo moment gjatë ushtrimit të profesionit, në paraqitjen e tij, në fjalët që mban dhe në mardhëniet që krijon me këdo. Këto e mjaft të tjera e bëjnë të shtohet respekti për Luçian. Ajo tashmë është dhe meriton respektin e mjaft shqiptarëve dhe të huajve në Mbretërinë e Bashkuar.


8 Nr. 56 - GUSHT 2015

Avokati shqiptar Naim Hasani dhe përvjetori i “OLIVER & HASANI SOLICITORS” P ërtej përmasave njerëzore, profesionale, përkushtuese, integruese, gjithnjë ka një labirinth meditues teksa komunikon profesionalisht dhe miqësisht me një nga avokatët më me përvojë në Britaninë e Madhe, i vetmi shqiptar ligjor dhe i kualifikuar në mjaft fusha. Drejtues i një nga kompanive më të sukseshme shqiptare të avokatisë, Avokati tashmë me emër në tërë dimensionin komunitar, Naim Hasani (solicitor) mbetet gjithnjë njeriu më i kërkuar nga shqiptarët në celularin tim. Është i tillë se ai tashmë e ka dhënë fjalën e tij me Zotin, Ligjin dhe Profesionin që e do shumë shpirtërisht. Naim Hasani, solicitor, mbetet jo thjesht me këtë titull. Mijëra gëzime u ka dhënë fytyrave shqiptare e më gjerë në disa Kompani avokatore ku ai ka kontribuar dhe punuar mjaft kohë më parë që nga kualifikimi në Universitetin me emër në Londër, Ëestminster University. Kompania e tij parë avokatore shqiptare në Mbretëri të Bashkuar “OLIVER & HASANI SOLICITORS” tashmë është në përvjetorin e saj dhe ka arsye të festojë e Gëzuar dhe me mjaft suksese. Adresa e saj në 12A Highcroft, Kingsbury, London NË9 0SE dhe me telefonat: 0207 998 0035 ; fax: 0207 998 48 10 dhe telefonin celular: 07792 097132 (Emergencies Only) po ashtu edhe emailat: info@ oliverandhasani.co.uk janë edhe në faqen e tyre zyrtare: www.oliverandhasani.co.uk. Kështu mes këtij informacioni kujtojmë se kjo kompani e cila mori jetë disa vite më parë, është vetë profesionalizmi i përkryer i avokatit Naim Hasani, që ka vite që punon me përkushtimin më të lartë në ndihmë të shqiptarëve në nevojë. Vetëm para pak kohësh ai e nisi punën me një mision special në ndihmë të vendosjes ligjore të Bustit të Skënderbeut, Heroit Kombëtar të Shqipërisë në një mjedis ligjor në Londër. Kërkesës së Ambasadorit të Shqipërisë, Mal Berisha, për të kryer funksionin e duhur ligjor për procedurat e duhura të këtij evenimenti historik, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ai iu përgjigj me respektin dhe angazhimin e tij. Kohë më parë ne shkruam për Naim Hasanin dhe mjaft vetë na përgëzuan. Ne theksuam me titullin: “Kur komuniteti kërkon dhe respekton avokatin Naim Hasani” dhe njërëzit miratonin me dashuri dhe respekt. KUSH ËSHTË NAIM HASANI? Naim Hasani është një avokat shqiptar (solicitor) i kualifikuar në Londër. Pasi ka ardhur me një diplomë shqiptare nga Universiteti “Fan Noli” i Korçës, në një degë tjetër, atë të Menaxhim Turizmit, ai iu përkushtua në imigracion një dëshire të hershme. Studioi për drejtësi në Universitetin e Ëestminsterit dhe mbaroi studimet në vitin 2005. që nga ardhja e tij në vitin 1999, Naimi, kishte këtë dritare interesi për fatin dhe të ardhmen e tij. Dhe ai e vulosi më tej me rezultatin e klasit të parë në degën që studioi, duke mbrojtur një temë disertacioni të mrekullueshme.

është përpos kërkesave të tyre, që kërkojnë ndihmë avokatore. “Duam avokatin Naim Hasani. Ju lutem a e keni numrin e tij?”. Kjo kërkesë-pyetje nevojtarësh shqiptarë në emigracion, natyrshëm është më shumë se një shqetësim, më shumë se një interesim. Dhe kështu, ky lloj interesimi na bëri të hulumtojmë në jetën e avokatit Hasani. TË TJERËT DHE ARRITJET

Më pas u trajnua mbas ligjit britanik. Dhe në këtë trajnim dyvjeçar, kompania që ia afroi mundësinë i dha edhe punën e sotme në shërbim të imigrantëve shqiptarë. Ai më pas më 15 tetor të vitit 2007 filloi punën si avokat i njohur ligjor. Dhe tashmë ka vite në profesionin e tij, në profesionin që ka filluar ta njohë jashtëzakonisht mirë. Bosët e tij të kompanive ku ka punuar dhe ende punon, si kompania “Blavo & Co Solicitors’ flasin me fjalët më të mira për avokatin shqiptar. Shpeshherë e kërkojmë profesionalistin, njeriun që na udhërrëfen diku larg. E kërkojmë të jetë sipas një perceptimi që mbin në kokën tonë, apo mendimin tonë, sipas një bisede të dëgjuar, apo edhe më shumë. Janë në fakt shumë arsye që na detyrojnë të bëjmë një gjë të tillë. Por kur është fjala për avokatin Naim Hasani, cdo gjë flet ndryshe. Çdo gjë shkon në një hulli tjetër. Ai është i preferuari i qindra e qindra shqiptarëve. Ai është avokati që flet shqip dhe anglisht për tërë problematikën ligjore të komunitetit shqiptar e më gjerë. Është pra, Naim Hasani, avokati i mirënjohur tashmë nga shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar. Naim Hasanin (solicitor) shpeshherë e kemi parë edhe në mjaft aktivitete të komunitetit shqiptar. Ai nuk vjen vetëm. Bashkë me të është edhe një nga profesorët e tij, avokati tjetër që ka mësuar edhe gjuhën shqipe, Rodney Oliver. Dhe kështu të dy ata janë gjithmonë në shërbim të qindra dosjeve. Në shërbimin më të përkushtuar ndaj shqiptarëve në nevojë ligjore. Tashmë në kompaninë e parë shqiptare në Londër. Shumë herë kemi përballur me dhjetra telefonata në punën tonë. Dhe shpesh herë këto telefonata nuk kanë lidhje me gazetën. Shumë prej tyre janë një shërbim i vogël komunitar. Dhe ky shërbim

Është korrekt thonë shefat e tij. “Ligji dhe vetëm ligji është parimi i punës së tij”, - shtojnë ata. Ne e takuam vetë atë para ca ditësh në zyrat e kompanisë ku punon në Chancery Lane. Dhe fakti është fakt. Këtë vlerësim kolegësh e gjejmë në vetë faktin se zoti Hasani është fitues i disa qindra çështjeve të emigracionit. Dhe gjithmonë duke bazuar dhe afruar ligjin. “Njohja e ligjit është diçka e madhe”, na thotë ai dhe qesh. Pastaj na tregon dy dokumente të rëndësishëm. Është Certifikata e Praktikës e nënshkruar në vitet 2007-2008 mbi bazën e Aktit të Avokatisë së vitit 1974, që e cilëson nën firmën e shefit ekzekutiv, Antony Toënsend, si “të aftë që të praktikojë si avokat”. Dhe e gjitha nën rregulloren e trupit të Shoqërisë së Drejtësisë, duke filluar më 01/11/07 dhe përfunduar me sukses më 31/10/08. Dokumenti i dytë flet nën siglën e Gjyqit Suprem të Anglisë dhe Ëellsit, i cili i njeh njohjen e trajnimit të tij si avokat i Gjyqit Suprem. AVOKATI DHE KOMPANIA “OLIVER & HASANI SOLICITORS” Avokati shqiptar Naim Hasani dhe përvjetori i “OLIVER & HASANI SOLICITORS” janë tashmë rrugë e suksesit. Dhe si të tillë ata kanë formuar dhë formëzuar emrin e tyre profesional. Naim Hasani e sheh suksesin e tij, jo në detyrimin emocional, por në zgjidhjet e qindra çështjeve në bazë të ligjit. Kështu qindra ceshtje të suksesshme kanë përhapur emrin e tij të mirë, emrin e avokatit shqiptar që kërkohet disa herë. Në këtë kornizë, suksesi thotë ai është lidhur me jetën dhe me fatet që vërtiten rreth saj. Ceshtjet e imigracionit janë thikë me dy presa disa herë, dhe kështu ata duan njohuri dhe profesionalizëm, ndaj dhe unë, shton ai suksesin e lidh me fatin e njohurive të mia. Pra, Hasani i gëzohet suksesit falë arritjeve personale në fushën profesionale. DUKE PËRFUNDUAR Naim Hasani, avokati shqiptar, është edhe një familjar i shkëlqyer. Me dy djemtë e tij dhe zonjën ai gjen kohë edhe të jetë prezent në shtypin shqiptar, me mjaft artikuj profesionalë, ku sqaron mjaft cështje që lidhen me fatet e atyre që ende presin dokumentat e qëndrimit. Dhe kurrë nuk pushon. Ai është njeriu profesionalist, i papërtuar, që meriton përditë e më shumë respekt. Respekti për të vjen nga mjaft shqiptarë.


9 Nr. 56 - GUSHT 2015

Qemal Visha, Mjeshtri dhimbëmadh i vendlindjes K anë kaluar tashmë disa vjet kur Qemal visha la pas mallin për vendlindjen dhe menjëherë u gjend në një hapësirë që kërkonte vizion tjetër. Ai mori rrugën e mërgimit për në dhe të huaj, ku mjaft shpejt atje do të ndërtonte atë që ia kërkonte një forcë e brendshme e shpirtit ët tij, dashurinë për familjen dhe jetën, duke lënë vendlindjen, për të zbuluar një atdhe të ri, për të cilin kishin dëgjuar se është një vend i begatë i cili pranon njerëz të varfër nga i gjithë globi. Visha, si shumë ermigrantë të tjerë shqiptarë nga vendlindja mëmë, shkoi dhe ia doli me sukses në tokën e shpresës, në tokën e mundësisë, në tokën e demokracisë së botës së qytetëruar, ku iu dha mundësia që t’i shpalosë dhe t’i vendosë në jetë aftësitë e tij fizike dhe mendore. Ai është jo thjesht i punës, i vizionit, i mendimit të lirë, por edhe një angazhues real me projekte të qarta jetike për veten, familjen dhe tërë rrethin e tij miqësor e familjar. Ai është njeriu, me të cilin një ditë Korriku të bukur me diell vizituam mes bisedës dhe perceptimeve nga larg, pikërisht buzë Little Venice në Londër, vendin e tbukut të tij të lindjes, shtëpinë ( kullën dykatëshe) tashmë të mirëkujdesur, e duke kujtuar atë kohë që kishte lënë në mëshirën e kohës tërë atë pasuri të brezave, pa dyer e dritare, pa pullaz, e braktisur, e vetmuar, pa asnjë banorë të saj. Kujtuam dhe sollëm ndërmend atë që bashkon kulturat, traditën dhe angazhimin identitar. Kujtuam gjithshka që lidhet me një vatër patriotike të Vishajve, gjyshërit nga të anët, nëna dhe babai, varrezat e bukura të fshatit, ku prehen të parët e tij dhe shumë të tjerë si dhe objektin e sapofilluar për të mbajtur në mendje e trashëguar mes memorjes tek fëmijët e brezat në ardhje atë që e nderon shqiptarin në shekuj. Ulur në dy karrige të bardha nga plastika, nën hijen dhe flladin e një peme pranë Little Venice, filluam bisedën dhe tërë vendlindja me të mirat dhe të këqijat e saj na u bë lotë malli ndër sy. Por tashmë biseda ka dhe një shtrat tjetër. Janë fëmijët, shkollimi, edukimi dhe integrimi jetik. Ai shqetësimin e babait e pikëtakon tek vajza e tij që tashmë dëshiron të bëhet një arkitekte e talentuar në Britaninë e Madhe. Ajo

“The RubbishPicker’s Wife: An Unlikely Friendship in Kosovo”

U

është vetë jeta dhe shpirti i babait dhe ndaj ai mendon të kërkojë mendimin dhe ne i themi se AA Architectural School në Londër është vendi ku duhet të aplikojë. Dhe ashtu biseda ndalet tek kjo shkollë me emër në Botën e arkitekturës. Njëqind vjet më parë, ashtu si ideja e një arsimi eksperimental, progresiv arkitektonik erdhi në ekzistencë, arkitektura filloi duke imagjinuar dhe pastaj duke ndërtuar një botë të vërtetë moderne. Në vjeshtën e vitit 1914, një arkitekt i ri zviceran u zhvendos në Paris, u vetëquajt Le Corbusier dhe filloi, nëpërmjet një seri esesh, imazhesh dhe ideve, të iniciuarnga një trupë e punës dhe vazhdoi për t’i dhënë formë autentike të shekullit të njëzetë. Pastaj ai ishte i ftuar në Sheshin Bedford nga studentët e AA, 40 vjet më vonë, si një njeri që nderohet mjeshtërisht dhe iu kërkua të thotë diçka në lidhje me revolucionin e asaj bote të përjetshme

të arkitekturës. Vetë Le Corbusier nisi leksionin e tij në AA me vijën e paharrueshme: “Unë urrej të flasim për arkitekturën”, para se të udhëzoj pikërisht që: premtimet duhet të jenë qëndrueshme me vetë arkitekturën moderne. Sot, një shekull pas AA flet pikërisht me një emër profesional. Dhe ndaj mendova që duke parë pasionin, talentin, rezultatet e vajzës së tij ti lija këtë hapësirë mendimi. Dhe normalisht më pas biseda merr forma të reja identitare, kulturore dhe shpirtërore me mallin ndaj vendlindjes. Ajo është akoma më e prekshme kur flet me një njeri të respektuar si Qemal Visha, njeriu që jo vetëm është model në fushën e tij të specialitetit të ndërtimit, por edhe njeriu që punëson mjaft të tjerë dhe që ka kontribuar gjithnjë edhe për Ambasadën shqiptare në Londër falas duke bërë rafte dhe tavolina për libra. Ai është mjeshtër dhe flet mjaft kujdesshëm.

promovua libri më i ri i Elizabeth Gowing, “The Rubbish-Picker’s Wife: An Unlikely Friendship in Kosovo”. Libri flet për një miqësi të pazakonshme, midis autores së librit dhe Hatemes, një grua rome nga Fushë Kosova. Përmes kësaj miqësie, lexuesi mëson jo vetëm për fatin e rëndë të gruas rome, por edhe për gjendjen e mjerueshme të komunitetit rom, i harruar padrejtësisht dhe i lënë në mëshirë të fatit historikisht. Elizabeth Gowing jeton në Kosovë dhe bën punë shumë të dobishme humanitare për shkollimin e fëmijëve romë në Fushë Kosovë, përmes organizatës që e drejton, “The Ideas Partnership Theideaspartner Ship)”. Ajo meriton tërë respektin dhe mbështetjen tonë, si shoqëri dhe si institucione, në punën e saj fisnike humanitare, por edhe të shkrimeve, duke ia kushtuar Kosovës deri më tani katër libra të çmuar për lexuesit anglishtfolës. Për shumë arsye, Elizabeth Gowing mund të quhet Edith Durham e dytë në vendin tonë. Ambasada e Kosovës në Londër do ta ketë nderin që, më datën 9 shtator, ta bëjë promovim e librit “The Rubbish-Picker’s Wife: An Unlikely Friendship in Kosovo” të autores Elizabeth Gowing.


10 Nr. 56 2015 54 - GUSHT QERSHOR 2015


11 Nr. 56 - GUSHT 2015

FLET VALLTARJA E TALENTUAR TROPOJANE

Marselinda Metaliaj: Për djemtë është çdo gjë e pranueshme, ndërsa për vajzën jo ALBERT Z. ZHOLI

R

ruga e saj drejt kërcimit filloi që nga mesi i vitit 2014, muajt e fundit të mbarimit të shkollës së mesme. Si mbyllje të një hapi shumë të rëndësishëm në jetën e çdo maturanti, studentët së bashku me përfaqësues të tjerë si mësuesit/et dhe drejtori organizuan një aktivitet, në të cilin Marselinda mori pjesë si kërcimtare në një koreografi moderne klasike. Dhe aty koreografi i Ansamblit Dardania njëkohësisht dhe koreografi i Unionit Artistik i Kombit Shqiptar Deli Metaliaj e zgjodhën si një talent të veçantë së bashku me një vajzë tjetër dhe ju ofroi që të bëheshim pjesë e valltarëve të Ansamblit Dardania. Ato pranuam që të bëheshim pjesë e këtij grupi dhe pas 3 muajve punë duke mësuar lëvizjet e zonave etnografike Gash, Krasniq e Betyç, koreografi i ansamblit Deli Metaliaj ,bëri një valle duet koreografik mbi këto motive. Kjo valle duet, nëpërmjet lëvizjes dhe leksikut kërcyes koreografik, së bashku me mendimin muzikor e kompozuar nga kompozitori Skender Doshlani, u mirëprit nga populli i trevës së Tropojës dhe pati sukses. Pas kësaj premiere, koreografi Deli Metaliaj së bashku me kompozitorin Skënder Doshlani, duke parë talentin e saj si valltare, vendosën të bënin një bashkëpunim ndërmjet motiveve të valles dhe kompozimit muzikor të interpretuar nga vet Marselinda dhe koreografit me të cilën u paraqitën për herë të parë në Festivalin Flakadani i Karadakut në Viti. Ky Festival u organizua nga Unioni Artistik Kombëtar me rastin e dëshmorit të Kosovës Njazi Azemi. Ky duet koreografik me titull “Idili Baritor” u mirëprit shumë nga populli i Kosovës dhe pati shumë sukses. Kështu ajo u bë pjesë e valles dhe ka vendosur që dhe studimet ti vazhdoj në Universitetin e Akademisë së Arteve dega Koreografi në Tiranë. -Kush ju zbuloi si talent? Unë u bëra zbulim si një talenti i ri, nga vet Balet Maestër, Deli Metaliaj. -Cila është vallja e parë që keni kërcyer dhe në cilin aktivitet? Vallja e parë që unë kam kërcyer me kologen të cilën e përmendëm në hyrje, është një valle duet lirik e cila shpreh çiltërsinë e vajzës Tropojane dhe dashurinë e saj për atdheun, e interpretuar në premierën e Ansamblit Dardania. -Cila është vallja juaj e re e fundit që keni kërcyer? Vallja e re e fundit që un kam kërcyer është “Riti Pagan”, “Kërcimi i boronicave” dhe kërcimi festiv “Djem dhe vajza” në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, ku mora pjesë si soliste e valltarëve të ansamblit Dardania në të 3 vallet. -Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj? Unë bashkëpunoj me valltarët dhe instrumentistët e Ansamblit Dardania,

koreograf Deli Metalij dhe kompozitor Skender Doshlani si dhe pa harruar drejtorin e Unionit Artistik Kombëtar Shqiptar Azgan Haklaj i cili është gjithnjë në mbështetje të çdo aktiviteti që ne bëjmë. -Cilat janë vallet më të suksesshme dhe kush janë autorët? Vallet më të suksesshme janë duetet koreografike te interpretuar nga un dhe koreografi Deli Metaliaj, në Festivalin Ballkanik në Vlorë dhe në Festivalin Flakadani i Karadakut Viti (Kosovë)me kompozitor Skender Doshlani. -Cila është veshja juaj kur kërceni? Veshja tipike dhe autoktone tradicionale e trevës së Tropojës është pështjellaku i gjanë,veshja e ngushtë,veshja e vajzave dhe veshja me Merhamë e Betyçit si dhe xhubleta që vishet nga zona Nikaj Mërtur. Por veshja e preferuar është veshja e gjanë tipike tradicionale e Tropojës. -Sa valle keni në repertorin tuaj dhe cila njihet si valle hit? Për aq kohë sa kam filluar të merem

me vallet gjithsej kam 7 valle dhe ato qe njihen si valle hit janë kërcimet e zonave etnografike të Tropojës. -Ku është bërë prezantimi juaj më dinjitoz dhe me cilën valle? Prezantimi im më dinjitoz është bërë në Festivalin Ballkanik organizuar në Vlorë në muajin maj, me një duet koreografik “Çika e Djali tek burimi”, interpretuar nga un dhe koreograf Deli Metaliaj. Për interpretimin dhe realizimin koreografik të këtij dueti, juria na dhuroi emblemën e festivalit. -Në sa vende të botës jeni ftuar për koncerte? Jam e ftuar në fund të muajit korrik në Mal të Zi, në mesin e muajit gusht në festivalin e Strugës në Maqedoni,në shtator në festivalin i cili organizohet në Boston te Turqisë dhe në Itali në muajin nëntor. -Ju kërceni valle të veriut apo dhe të tjera? Unë kërcej dhe valle të tjera, si Pogonishte, Tiranase, Napolonin vallet e Kosovës të Kukësit kërcime moderne etj.

-Njeriu ka dhe s’ka idhuj ne jetë ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë? Të them të vërtetën idhuj nuk kam, ama si udhërrëfyes do të thoja që në larminë e koreografisë dhe artit Shqiptar më pëlqen Liliana Cingu, “Mjeshtre e madhe” e artit si dhe ish soliste e këngëve dhe valleve te Ansamblit të Shtetit. Në larminë e artit dramatik më pëlqen Raimonda Bulku dhe Luiza Xhuvani,si dhe një simpati të veçantë kam për ish artistin e madh të popullit Shqiptar Panajot Kanaçi. -Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot? Problemet që shpesh ndeshin femrat Shqiptare sot janë si papunësia, maskilizmi, pengesa për arsim, si dhe mos pasja hapësirë në politikë dhe në administratë kryesisht në zonat rurale, pasi që aty ajo e ka më të vështirë që të punësohet e që të sigurojë jetën e saj. Por sigurisht që femrat shqiptare sot nuk janë sikur të shumë viteve më parë, sepse çdo ditë po shohim një evoluim. Ajo bëhet më e arsimuar dhe më kërkuese... Pra është normale qe femra me punë dhe dinjitet fiton dhe gëzon disa të drejta që më par i janë mohuar. -Ku vihet re maskilizmi i shoqërisë shqiptare? Në fakt në shoqërinë Shqiptare ka pas, mund të ketë dhe do të ketë edhe ne te ardhmen maskilizëm dhe format e shprehjes së saj janë nga më të ndryshmet dhe ky fenomen veçohet më se shumti tek femrat, por jo në atë masë sa për t’u karakterizuar si shoqëri me prirje të tilla. Forma të maskilizmit i shohim dhe brenda familjes në të cilën vetë prindërit bëjnë diferencime mes djalit dhe vajzës. Për djemtë është çdo gjë e pranueshme, ndërsa për vajzën jo. -Jeni supersticioze? Ëëee. Supersticioze...? Jo, nuk jam aspak e tillë. Në horoskop nuk besoj edhe pse ka raste që ndodh të dali ashtu siç thotë horoskopi ose për numrin 13 thonë që është numër që sjell ters por për mua nuk është apak e vërtetë si dhe thonë që kur sheh një mace të zezë në rrugë nuk duhet ta lejosh që ajo të të presi rrugën por të ndërrosh rrugë,por unë nuk e bëj aspak këtë gjë sepse nuk i besoj aspak. -A janë më xheloze femrat se meshkujt në profesion? Në ambiente profesionale, xhelozia ose e thënë ndryshe konkurrenca, gjëmon më shumë tek femrat sesa tek meshkujt. Femrat shfaqin gjithmonë një lloj xhelozie më të lartë se meshkujt. -Ku do ti kaloni pushimet verore? Nuk e kam vendosur akoma se ku të kaloj konkretisht pushimet verore por mendoj që një pjes të tyre ti kaloj dhe në jug të bregdetit të Shqipërisë.


12 12 Nr. 56 2015 54 - GUSHT QERSHOR 2015


mzër at ajë ë e, ar a ë e e e ë n a O e a e yç ë-

o e ë ik

ilo,

e, ë ë a. rë qe i. k; o-

dë ja

i ur a, ë

13 Nr. 56 - GUSHT 2015

Përparim Muça talenti që mori me vete përkushtimin bujqësor

K

anë kaluar vite e vite, nga koha kur për herë të parë kam tokur gotat me agronomin e talentuar e tejet të pasionuar, Përparim Muça. Atëkohë, Përparim Muça ishte përgjegjës sektori i kooperativës së Suçit, ndërsa tashmë ai është një dashamirës dhe tepër i pasionuar i kopshtit të tij në Londër, të marë me qera ligjore nga Bashkia e zonës ku banon. Dhe pasioni është kulturë. Një kulturë agro që flet qartë nga cilësia e produkteve që nxjerr. Ai synon më shumë dhe këtë e vërteton edhe fakti.... Këtë pasion ai e shtoi kur erdhi të jetojë e të punojë në Londër. Që në fillim ai ndeshi me një fakt. Dhe fakti është se Londra është pothuajse tërësisht e varur nga ushqimi nga jashtë, ose nga rajone të tjera në Mbretërinë e Bashkuar. Me paqëndrueshmërinë e çmimeve të naftës, shpenzimet fluturuese të ushqimit dhe mungesat e mundshme globale ushqimore, kjo ngre çështje ndihmojmë të qeveriset në lidhje me sigurinë e furnizimitky me ushqim të Londrës. Këtë ai e lexoi vend. dhe e vlerësoi në një raport të shkruar dhe-Kalorës të shpërndarë nëpër media. i nderuar, - py-Ky raport shqyrtonte sigurinë e ushqimit eti prapë idhe urtiparaqiste Sanço,njëduke të Londrës, numër çështjesh për të menduar. Raporti ishte kruajtur kokën e zbuluar, sa delikat aq edhe i vëmendshëm për -agronomin këta shqiptarët… italianë e talentuar shqiptar. Dhe ai ndoqi me kujdes, për aq sa kishte janë? mundësi, pasi ishte në kushtet të rriste Ç’thua kështu, dhe-Jooo! të ëprkujdesej për familjen, vajzën e tij të dashur e tejet të zgjuar, por Sanço! Këta vërtet e dinëqë në ato kondita kishte disa probleme shëndetësore, të cilat aijanë mendoitëse italishten, sepse

zgjuar, por ja, kaq. Këtu, lum miku, edhe anglishten e dinë shumë. Edhe spanjishten. Sa për greqishten, e thajnë. Sidomos të rinjtë… Janë të zgjuar nga natyra, Sanço. Por duke vazhduar rrugën, shqytari sërish e mbajti veshgjatin: -Atëherë, - tha ai duke u menduar, - këta janë grekë? -Ohoho, i mjeri ti, sa i pamësuar që je!, - e qortoi Don Kishoti, duke rrëfyer durim, po çfarë durimi, për të ndriçuar mendjen e paditur të shqytarit të tij. - Po si qenkërkan grekë, more i uruar! Ata po, janë të vjetër sa

vetëm me punë e angazhim mund ti kalonte. Me marrjen e përgjigjeve të këtij raporti, ai vendosi të mos qëndronte duarkryq dhe menjëherë nisi punën në këtë tokë të marrë me ligjin përkatës londinez për tokën me qira bujqësore. Kryetari i Bashkisë së Londrës ka kompetencat, të cilat mund të përdoren për të mbështetur bujqësinë në një sfond të gjerë urban në Londër përmes komercialeve dhe vullnetarëve në të gjithë sektorët, të udhëhequr prej komunitetit, apo edhe prej ndërmarrjeve shoqërore, dhe duke angazhuar të papunët, të moshuarit, dhe grupet më të ulëta të aftët për punë. Qeveria gjithashtu mund të marrë masa në lidhje me çështjet e ushqimit. Këtë e dinte ai dhe ndaj menjëherë u angazhua dretpërdrejt. Ai nisi të kuptonte edhe disa fakte ushqimore Londër: • Londra ka 12.064 hektarë tokë bujqësore, e cila është rreth 8% e sipërfaqes totale të tokës së saj. grekët, thonë më tëtë • Në ca Londër ka edhe 472 prona regjistruar në kushtet e fermës. vjetër… dhe kanë luftuar • 85% e tokës bujqësore të Londrës ështëromakët e vendosurshumë në 5 njësie bashkiake: me shumë Bromley (30%), Havering (24%), kohë përpara. Hillingdon (13%), Pastaj, Enfield kanë (12%), Barnet (6%). luftuar me serbët, me turqit, • pronat hortikulturare përbëjnë me 17.5%gjermanët… të të gjitha llojeve Luftëtarë të fermave në London. të • mëdhenj, Sanço. Edhe Numrat e fermave blegtorale të në kohërat moderne Londrës kanë rënë dhe vetëmkanë shtatë ferma qumështi janë ende në prodhim. luftuar. Këto e mjaft të tjera e bënë shqiptarin e talentuar të drejtohej ligjërisht në Mini-Ç’thua imzot?!

-Eh, posi… Këta, more Sanço, edhe para ca vjetësh, ja, më ‘97-tën, kanë bërë luftë. Për luftë, s’ta përtojnë këta. Bam - bam… -Epo imzot, kjo nuk shkon. Jetë e mot, luftë! Zotrote sikur më the se janë njerëz të zgjuar… Don Kishoti u mendua një hop e s’dinte ç’të thoshte. Vështroi teposhtë luginën e bukur e të jeshiluar të Erzenit, lumi që i shkon Tiranës përqark; dhe përfundoi kësisoj: -Eh, more Sanço! Gjëra të ngatërruara këto! Më mirë të shpejtojmë hapin, se do të na zërë nata përjashta duke llomotitur…

Bashkinë e tij londineze. Dhe aty gjeti anën ligjore. Të tjerat i kishte vetë. Kishte eksperiencën bujqësore, talentin, vullnetin, dëshirën e mirë, dashurinë për produktet organike bujqësore. Dhe tashmë prej vitesh ia ka dalë mbarë. Në minifermën e tij ai prodhon tranguj, misra, luleshtrydhe, domate, speca, bathë, qepë, hudhra, patate, spinaq, karrota e mjaft prodhime të tjera bujqësore. Dhe të gjitha janë bio dhe të mjaft-përkujdesura. Bujqësia që mbështetet komunitetin tashmë është një partneritet në mes të talentit dhe profesionalizmit të përparimit në të cilat përgjegjësitë, ku të gjitha rreziqet dhe përfitimet e bujqësisë janë të përbashkëta.

Ai është bërë një me të gjithë rrjedhën e produktit bujqësor dhe ndjen dashuri të madhe për të. Por ai është edhe një mik i mirë. Natyrisht gjithmonë. Në kohën e lirë ai është bashkëshort, baba dhe gjysh i mirë..., shok dhe mik i sinqertë.


14 Nr. 56 - GUSHT 2015

FLET DIPLOMATI DHE PUBLICISTI THIMI NIKA

Lika Janko është cilësuar “Pikaso me fustan” ALBERT ZHOLI

PO ME REALITETIN SHQIPTAR SI MUNDOHEJ TË LIDHËJ AJO ? Për Likën, grua me zemër tejet të ndjeshme dhe shpirt delikat, kishin rëndësi të veçantë raportet e drejta që duhet të kenë realiteti piktorik me realitetin ku jetojmë. Këtë e vëmë re sidomos duke krahasuar piktura të veçanta të fazave të ndryshme të krijimtarisë së saj. I kam si tani parasysh, p.sh., imazhet e dy punëve të fillimeve të karrierës së saj të vendosura në mjediset e ambasadës sonë në Sofje : një portret i një studenteje nga Shqipëria, të veshur me kostum kombëtar, i realizuar me modelin përpara, menjëherë pas mbarimit të Akademisë, dhe një peizazh rural i kohës nga një fushatë mbjelljesh. Të dyja këto tablo ishin afër krijimtarisë tradicionale të paraardhësve që ajo i kishte njohur qysh në shkollë.

M

e rastin e 85-vjetorit të lindjes së Lika Janko, piktores më famë botërore Konsulli i Nderit i Bullgarisë në Shqipëri, z. Selim Hoxha, duke pasur mbështetjen dhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me Galerinë Kombëtare të Arteve inicoi, një ekspozitë të pikturave të saj më të mira. Lika Janko ishte emri artistik i piktores së shquar bullgare me origjinë shqiptare. Evangjelina Janko Grabova e kishte ajo emrin e plotë. Ajo lindi në Sofje, në vitin 1928, në një familje të larguar nga Shqipëria dhe të vendosur në Bullgari në fillimet e dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të 20-të. I ati, Llazar Janko, kishte lindur në Grabovë të Gramshit, kurse e ëma, Frosina, në Llëngë të Pogradecit. Pas vendosjes në kryeqytetin bullgar, në Sofje, për të përkujtuar gjithmonë vendin e origjinës, familja e Llazar Jankos zgjodhi të mbante mbiemrin Grabova. Ajo u lidh ngushtë me veprimtarinë patriotike të shoqërisë « Dëshira », e cila, siç dihet, luajti një rol të rëndësishëm si në ngjarjet e pavarësimit të Shqipërisë dhe të formimit të shtetit shqiptar, ashtu edhe në periudhat e mëvonshme.Edhe pse kjo biseë është bërë para disa kohësh, e veçova nga arkivi im për vetë vlerat e mëdha që mbart kjo figurë paksa e harruar në Shqipëri, por e vlerësuar me çmimet më të larta. A ËSHTË BËRË MË PARË NDONJË EKSPOZITË E LINKA JANKO KËTU NË TIRANË ? Njëmbëdhjetë vjet më parë, pikërisht këtu, në këtë tempull të artit shqiptar, u mblodhëm për promovimin e një ekspozite krejt të veçantë. Veprat e ekspozuara i përkisnin penelit të mjeshtres së madhe të pikturës, Lika Janko, « Pikasos me fustan », siç e kanë vlerësuar këtë pinjolle të denjë të diasporës shqiptare në Bullgari. Ishin 15 punime dinjitoze, me vlera te mirfillta autentike, dhuratë për Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë. Aso kohe, falë angazhimit e përkushtimit të miqve tanë të nderuar, kushëririt të Likës e bashkëatdhetarit tonë, z. Nikolla Veriga (i cili sot nuk jeton më) dhe bashkëshortes së tij bullgare, të bashkëpunimit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, personalisht të ish-ambasadorit të Shqipërisë atje, z. Avni Xhelili (i pranishëm këtu) dhe Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, u bë realitet një dëshirë e kahershme e Likës. Unë kam rastin sot që, edhe njëherë, t’i falënderojë të gjithë të sipërpërmendurit, i bindur se shpreh gjithashtu edhe respektin e mirënjohjen tuaj dhe veçanërisht të drejtuesit të atëhershëm të Galerisë Kombëtare, z. Abaz Hado dhe atij aktual, z. Artan Shabani. Këto 15 punime, siç dihet, iu nënshtruan një procesi restaurimi të kujdesshëm e të imët, çka bëri të nxirren plotësisht në pah vlerat artistike të tyre. Për këtë ka meritën e vet stafi i Galerisë, i cili, gjithashtu, duhet falënderuar. Dhe ja, sot, 11 vjet më pas, emri dhe vepra e Lika Jankos na mblodhën sërish. Këtë herë në një homazh me rastin e 85-vjetorit të lindjes së saj. Organizimin e këtij takimi e inicoi Konsulli i Nderit i Bullgarisë në Shqipëri, z. Selim Hoxha, duke pasur mbështetjen dhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me Galerinë Kombëtare të Arteve.

NË FAKT KY EMËR ËSHTË EMRI ARTISTIK APO EMRI I VËRTETË ? Lika Janko ishte emri artistik i piktores së shquar bullgare me origjinë shqiptare. Evangjelina Janko Grabova e kishte ajo emrin e plotë. Ajo lindi në Sofje, në vitin 1928, në një familje të larguar nga Shqipëria dhe të vendosur në Bullgari në fillimet e dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të 20-të. I ati, Llazar Janko, kishte lindur në Grabovë të Gramshit, kurse e ëma, Frosina, në Llëngë të Pogradecit. Pas vendosjes në kryeqytetin bullgar, në Sofje, për të përkujtuar gjithmonë vendin e origjinës, familja e Llazar Jankos zgjodhi të mbante mbiemrin Grabova. Ajo u lidh ngushtë me veprimtarinë patriotike të shoqërisë « Dëshira », e cila, siç dihet, luajti një rol të rëndësishëm si në ngjarjet e pavarësimit të Shqipërisë dhe të formimit të shtetit shqiptar, ashtu edhe në periudhat e mëvonshme. Madje, për disa kohë, i ati i Likës ishte edhe kryetar i kësaj organizate. Ai dhe gjithë familjarët e tij ishin mjaft aktivë në punët e Shoqërisë « Dëshira » dhe përherë e kudo deklaronin me krenari origjinën e tyre shqiptare. Pjesëtarët e familjes Grabova mbajtën përherë pasaportat shqiptare dhe nuk i ndërruan kurrë me ato bullgare. Në këtë familje lindi e u rrit Evangjelina. Zelli ku talenti për artin iu dallua herët, qysh në fëmijëri. Pasi mbaroi shkollën fillore, nisur nga talenti, i ati e regjistroi në kolegjin francez « San Zhoze », ku më parë ishte regjistruar edhe e motra, Jordanka, për të cilën kishte një adhurim të veçantë. Në mjediset e këtij kolegji, ku studioi për 9 vjet, do të vinte natyrshëm rritja e piktores së ardhshme, e orientuar qysh në zanafillë nga shkolla e Parisit dhe nga autorë të tillë si Van Gogh, Sezan, Gogen etj. Këtu ajo do të bëhej një vizatuese e shkathët, por gjithashtu do t’i kushtonte kujdes të veçantë, madje me një ego të theksuar, edhe formimit në tërësi të një individualiteti krijues të kompletuar. KU SHKOI MBAS PËRFUNDIMIT TË KOLEGJIT ? Përfundimi me sukses i kolegjit i çeli Likës rrugën për në Akademinë e Arteve të Bukura të Sofjes. Këtu ajo provoi shpesh të eksperimentonte edhe jashtë drejtimit të caktuar të mësimdhënies, për të cilat ra jo pak në sy të trupit pedagogjik. Profesori i Likës, piktori i shquar bullgar, Ilia Petrov, e vlerësonte shumë atë « për sensibilitetin e veçantë dhe individualitetin krijues, që jo rralle herë spikasnin në thyerjen e ligjeve të

klasicizmit akademik ». Studimet akademike i përfundoi në vitin 1952. Tetë vjet më vonë, në vitin 1960, ajo mori pjesë në një ekspozitë të grave ; më pas, në vitin 1961 ajo ekspozoi punë të saj në një ekspozitë kombëtare me peizazhe për të rinjtë ; në vitin 1965, në ekspozitën e piktorëve të Sofjes, ajo ekspozoi një autoportret që u shpall problemtik për kohën. KUR E KA ÇELUR EKSPOZITËN E PARË PERSONALE ? Më 16 janar të vitit 1968 Lika Janko çeli ekspozitën e parë personale në kryeqytetin bullgar, të cilën shumë shpejt ia mbyllën me preteksin se « ekspozita deformon realizmin socialist e propagandon abstraksionizmin » dhe se autorja « është bartëse e ndikimeve perëndimore ». Punët ia nxorën dhunshëm në rrugë. Në vitin 1977 përsëri nuk ia pranuan punët në ekspozitë, ndonëse paraprakisht e kishin ftuar të ekspozonte. Sigurisht të gjitha këto nuk mund të kalonin pa lënë gjurmë në personalitetin krijues të Likës. Megjithatë nuk e dekurajuan. Përkundrazi, e nxitën për të ecur më përpara në kërkim të formave dhe mjeteve shprehëse të reja, bashkëkohore. Jo rastësisht kritiku i shquar i arteve figurative bullgare, profesori Dimitri Avramov, i cili ka shkruar një monografi të posaçme për Likën, ka vlerësuar shumë prirjet moderniste të saj dhe filozofinë që i ushqente këto prirje. JU KENI NJË KOLEKSION TË PUNËVE TË SAJ NË FOTOGRAFI, SA PUNË PËRMBAN KY ALBUM ? Në koleksionin tim të fotografive unë kam 147 foto me ngjyra të punëve të realizuara në vite nga kjo autore. Krahas monografisë së Avramovit, që e përmenda më sipër, edhe këto foto, që i kam parë me shumë kujdes, më kanë ndihmuar për ta njohur më nga afër krijimtarinë e pazakontë dhe të begatë të Likës. Në to nuk është e vështirë të dallosh, së pari, pozitën e saj si shtegtare e përhershme anembanë Bullgarisë dhe referencat e shumta të territorit nga vijnë tematikat e punëve; së dyti, përpjekjet maksimale që ajo ka bërë për t’iu larguar sa më tepër që të ishte e mundur « stresit të akademizmit », « kuthit të imazhit », ose e thënë ndryshe « kurthit të iluzionit optik » ; së treti, mospëlqimi në as edhe një rast të vetëm të detyrës së diktuar të ilustratores së subjekteve.

PO MË TEJ SI KA ECUR KRIJIMTARIA E SAJ? Në vitet e mëvonshme ndryshimi do të jetë tejet i dukshëm. Krijimtaria e saj, krahas përmasave të reja, do të ndiejë çlirimin dhe frymëmarrjen nga rregullat e ngurta të realizmit socialist. Tablotë do të jenë një monolog i brendshëm, një monolog intim. Prandaj, me të drejtë, në një shkrim për Lika Jankon, studiuesi i njohur, miku im Abdurrahim Myftiu do të konkludonte: « Ndryshe, për shembull, janë një sërë pikturash, ku ndjehet pasioni për malet Rodope dhe fshatrat e asaj zone, ndryshe për ato ku ndjehet më fort simbolika se kontakti me natyrën e gjallë, e sidomos ndryshe një grup i tretë tabloshë, ku spikat meditimi për veten, zhytja në tallazet e nënvetëdijës, të vegimeve religjioze, largimi thuajse total nga perceptimi i natyrës si natyrë, dhe qëndrimi te pikëvështrime ikonografike. » ÇFARË TEKNIKE KA PËRDORUAR AJO? Krahas penelit, Lika Janko ka përdorur me shumë sukses teknikën e kolazhit. Në mjaft punime të saj ndërthuren plot harmoni dhe estetikisht bukur peneli dhe materiale të tjera rrethanore si: «lule guriçkash, copa thasësh, rrjeta, ruaza, ashkla, litar, spango, xhama, copa qeramike, tuba etj., të ngjitura në pëlhurë dhe, duke i transformuar me alkimin e vet krijuese në krijesa organike, na i jep në pamje piktoreske». Përdorimi i teknikave të përziera te kjo autore buronte nga një kërkesë e brendshme për t’u shprehur në shumëllojshmërinë e mënyrave, duke i përpunuar më parë në laboratorin krijues të saj. Janë jo pak punë të Likës që të çudisin dhe të intrigojnë me të papriturën që ngërthejnë. Kështu, p.sh., mund të përmendim disa autoportrete, portretet e nënë Frosinës dhe motrës Danka, portretin e mrekullueshëm të Stoika Millonovës, disa tablo nga jeta dhe puna e peshkatarëve të Sozopolit etj. SI FLITET PËR STUDION E SAJ? Në studion e Likës nuk kishte ditë që të mos kishte vizitorë. Aty vinin personalitete te arteve figurative, kolegë të piktores, koleksionistë, vendas e të huaj, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Bullgari. Të gjithë ishin të interesuar për punimet me vlera të Lika Jankos, fryt sa i inteligjencës aq edhe i kulturës së lartë artistike të saj. Të njëjtin interesim treguan edhe institucionet (Vijon në faqen 15)


15 Nr. 56 - GUSHT 2015

FLET KËNGËTARJA MIRELA DEDA

Dashuria është mirënjohje ndaj ekzistencës së vetë jetës Albert Z. ZHOLI

L

idhja ime me këngën fillon në moshë shumë të vogël. Këndonte pothuajse këngët e gjithë këngëtarëve pa dallim krahinash sepse i pëlqenin shumë. Mbase kjo ka bërë që edhe sot të vazhdojë të këndojë pa e ndjerë hendekun në mes krahinave. Duke parë pasionin e saj për këngën një mbështetje të veçantë i ka dhënë dhe familja në mënyrë të veçantë dy vëllezërit kitaristë. Fati i saj i mirë ishte që në shkollë ka patur mësuese muzike këngëtaren e mirënjohur Rakipe Karaj, që me shumë dashamirësi i ka mësuar hapat e para drejt skenës. Në këtë intervistë Mirela gjen rastin ta falënderoj nga zemra. Si gjithmonë fillohet nga të rejat. Cila është kënga juaj e fundit? Kënga ime e fundit titullohet “Shtëpia e nënës” e kompozuar nga klarinetisti i mirënjohur Spartak Kurteshi dhe teksti nga autori Armand Trebicka. Ishte një tekst që më tërhoqi shumë për faktin që nuk është trajtuar më parë. Nga shumë vente kë do të veçosh në rrugëtimin tuaj? Në eventet live kam disa bashkëpunime më këngëtarët e mirënjohur : Altin Shira, Altin Sulku, Artan Shabani, Besnik Shateli, Altin Ahmataj, Artur Ceku etj. Ndër të tjera mund te përmend bashkëpunimin me këngëtaren Greta Koçi në këngën me titull “Zbulo sekretin” e kompozuar nga kompozitori Genti Lako. “Nallonet do ti blej” është një tjetër bashkëpunim me këngëtarin Artur Çeku. Me tekst dhe kompozim nga Gëzim Neri. Kompozitorët janë fati dhe shtylla e çdo këngëtari, me cilët prej tyre ke bashkëpunuar? Deri tani bashkëpunuesit e këngëve të mia janë kompozitorët e mirënjohur,

Adrian Hila, Gëzim Mneri, Arben Deda, Genti Lako, Edi Balili. Ndër këngët më të suksesshme mund të përmend “Çohen rosat pjesë e tabanit shqiptar”, “Zemra ime je veç ti”, “Shtëpia e nënës” etj. Ndërsa tekst shkruesit janë, Gëzim Mneri, Armand Trebicka, Majlinda Deda. Sigurisht pjesë e këngës janë dhe veshjet. Si i përzgjidhini ato? Veshjet zakonisht i zgjedh sipas eventit ku marr pjesë dmth përveç veshjes së zakonshme (fustaneve) kam përdorur dhe veshje me motive kombëtare. Duke pasur parasysh profesionin kam një repertor të pasur artistik shumë të ngjeshur të trevave të ndryshme. Të ndalemi tek kënga hit? Për sa i takon këngës hit ajo mbetet relative. P.sh në veri pëlqehet shumë kënga “Hajde lule”e orkestruar nga kompozitori Adrian Hila, ndërsa në Shqipërinë e mesme në çdo event live pëlqehet kënga “Zemra ime je veç ti” ndërsa për mua mbetet kënga “Shtëpia e nënës” me tekst të Armand Trebickës dhe kompozim të Spartak Kurteshit. Në Festivalin e Këngës Moderne Shqipëtare, të realizuar nga televizioni Musical TV, kam prezantuar fillimisht me një intervistë të shkurtër, këngën të cilën do të performoja në skenë. Kjo këngë ishte “Shtëpia e nënës”, me të cilën mendoj se jam prezantuar denjësisht duke patur parasysh tekstin, muzikën dhe performancën skenike. Albumet ëndërr e çdo këngëtareje... Në axhendën e këngëve të mia kam disa video dhe albumin me titull “Vika Deti” të Shtëpisë Diskografike “Euro Star” në bashkëpunim me kompozitorin e mirënjohur Adi Hila. Në cilat organizime muzike jeni më e pranishme?

Kryesisht marr pjese vetëm në eventet e organizuara festive dhe gëzime familjare. Në sa vende të botës keni dhënë koncerte dhe ku jeni ndjerë më mirë? Jam ftuar në shumë vende të botës për koncerte dhe gëzime të ndryshme por për arsye familjare nuk kam mundur të largohem dhe jam mjaftuar me kërkesat brenda në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Në të ardhmen e afërt do ta shikoj mundësinë edhe për më gjerë. Për sa i takon pyetjes:Ku jam ndier më mirë? Nuk bëj dot dallime, kudo ku kam qenë jam ndier shumë mirë. Një jetë e ngjeshur me aktivitete, kush të ka ndenjur më afër? Jeta është një fushë betejë një udhëkryq, një rrugë e pa shkelur e mbushur me të papriturat e saj herë te këndshme dhe herë jo, kush më mirë se prindërit do të gjendeshin më afër për të treguar rrugën më të vërtetë më pozitive. Janë ato që kërkojnë që unë të jem mbi gjithçka tjetër, që me dashurinë e tyre më bëjnë të ndjehem kalorëse në fushë. Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot? Papunësia, pengesa për tu arsimuar, maskilizmi janë disa nga faktorët kryesorë që për pasojë sjellin gjendjen e dobët ekonomike dhe nivelin e ulët të formimit dhe konceptimit të problemeve nga e cila buron dhe dhuna familjare. Është ende një problem i hapur që kërkon diskutime të vazhdueshme. Shoqëria shqiptare është maskiliste? Pothuajse në çdo aspekt nga më elementaret deri tek më të ndërlikuarat. Në

Lika Janko është cilësuar “Pikaso me fustan”

(Vijon nga faqja 14)

artistike, administrative, kulturore e të tjera në Bullgari, të cilat blenë mjaft punime dhe i vendosën në mjediset e tyre. Rreth 300 tablo të Likës janë shpërndarë në galeri të ndryshme dhe në koleksione private në shumë vende të botës. A ËSHTË VLERËSUAR LINKA PËR TALENTIN E SAJ ? Vlerësimi më i mirë dhe më i plotë për kompleksitetin krijues të Lika Jankos, siç më kishte treguar kushëriri i saj Nikolla Veriga, gjendet në një libër të madh përshtypjesh që ruhet nga familjarët. Për të janë shprehur njerëz të shumtë, duke nxjerrë qartë në pah motivet që e kanë frymëzuar, përfshirë këtu edhe traditat e Shqipërisë, vendit të origjinës së saj, për të vijuar më tej, me veçoritë e koloritit specifik, origjinalitetin në trajtimin e temave të ndryshme e deri te filozofia që e

ka udhëhequr në krijimtari. Lika Janko është nderuar me çmime të shumta. Ndër to spikat sidomos çmimi i trienales «Sofja 1996», ku Lika u prezantua me tri tablo shumë interesante të titulluara. «Perënditë kanë festë», «Dhimbja e botës» dhe «Rekuiem i artistit». Lika Janko ka qenë gjithnjë krenaria e komunitetit shqiptar në Bullgari, por edhe mike e ngushtë e ambasadës sonë në Sofje. Ndarja me jetën, në moshën 73-vjeçare, 12 vjet më parë, ishte një humbje e madhe si për familjarët dhe për të gjithë ne. Ajo mbylli sytë duke lënë pas veprën e saj të shquar artistike, imazhet mjaft origjinale. Në nëntor të vitit 2010, Galeria e qytetit të Sofjes do të promovonte një ekspozitë që u mirëprit përzemërsisht nga opinioni artdashës bullgar për dy autorë të ndarë nga jeta - Lika Janko dhe Genko Genkov, dy emra të mirënjohur dhe me kontribute të spikaturta në pikturën bullgare.

Por edhe atdheu i origjinës – Shqipëria e ka kujtuar dhe do ta kujtojë përherë me respekt të veçantë këtë artiste të shquar të penelit. Portretin e saj Shqipëria e ka fiksuar në një nga pullat e një emisioni të posaçëm të emetuar për piktorët e diasporës, krahas portreteve të Ibrahim Kodrës, Abidin Dinos, Lin Delisë e Artur Tashkos. Veprimtaria e sotme homazh për Lika Jankon sigurisht që përbën një ngjarje për kulturën shqiptare. Ajo, veç të tjerave, shërben edhe si nxitje për t’u pasuar nga të tjera, pasi në diasporën tonë, që jeton e punon në vende të ndryshme të botës, ka shumë e shumë figura të tjera të shquara që meritojnë vend nderi në panteonin e arteve tona. Edhe në të ardhmen unë uroj që të ketë sa më shumë ngjarje dhe bashkëpunime të tilla, sepse edhe lista e artistëve shqiptarë këtu dhe në diasporë nuk shterr, përkundrazi shtohet përditë.

biseda në fusha të ndryshme profesionesh apo dhe në familje gjithmonë kërkojnë të vendosin vetë, të dëgjohen, të jenë sundues pavarësisht kanë apo jo të drejtë.. . Jenisupersticioze? Jo, supersticioze nuk jam. Jeni xheloze në profesionin tuaj? Xhelozia në profesion sigurisht qëndron tek të dy palët, meshkujt dhe femrat. Këngëtaret janë kërkuese ndaj vetes për të nxjerre më në pah të gjitha aftësitë e nevojshme për një menaxhim pune të kompletuar. Mendoj që më e shprehur, më e theksuar xhelozia profesionale mbetet tek femrat. Ku do ti kaloni pushimet verore? Për shkak të angazhimeve të mia profesionale pushimet do ti kaloj këtu në Shqipëri duke marr aq kohë sa më mbetet nga aktivitetet. Dhe këto do ti kryej me alternime me njëra-tjetrën. Dmth herë punë dhe herë pushime. Rrobat e plazhit, syzet, e preferuara? Nuk jam shumë e fiksuar pas markave të ndryshme, mjafton të ndjehem komode. Më pëlqen e bukura, bikinit janë rrobat e banjës që preferoj më shumë të shoqëruara hera herës pa e tepruar me aksesorë të ndryshëm si, kapele, etj. Syzet i preferoj të thjeshta dhe praktike. Mjafton që t’më shkojnë dhe jam ok. Ushqimi i preferuar? Në përgjithësi preferoj ushqimet e lehta dhe si e tillë më pëlqejnë sallatat e ndryshme dhe peshku. Aspak prodhimet e tjera të detit. Një përkufizim për dashurinë? Përkufizimi i dashurisë është një koncept i gjerë i fjalës. Dashuria është afeksioni që kemi ndaj familjes në mënyrë të veçantë ndaj prindërve, punës, natyrës, është gjendje shpirtërore. Është ura lidhëse ndërmjet dy shpirtrave binjakë. Dashuria është mirënjohje ndaj ekzistencës së vetë jetës. Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo këndoni bukur? Në të dyja rastet më bën të ndjehem shumë mirë kur marr vlerësime pozitive, si ndaj paraqitjes fizike ashtu dhe ndaj të kënduarit. Janë vlerësime që më bëjnë të ndjehem mirë shpirtërisht dhe psikologjikisht. Sigurisht vlerësimi nga ana profesionale më lumturon më shumë.


16 Nr. 56 - GUSHT 2015

FLET MODELJA KRISTINA BAKIU

Shoqëria shqiptare po emancipohet, por ende ka shenja maskilizmi ALBERT Z. ZHOLI

N

jë vajzë e re që kërkon për çdo ditë dhe më shumë nga vetja. E lidhur shumë me librin me studimet, synimet e saj janë për të qenë një intelektuale e formuar, e plotësuar, pacaka se në mes ka hyrë dhe modelingu. Por Kristina nuk e ka pengesë këtë lloj arti, përkundrazi e ka relask në kohë pushimesh të domosdoshme aps studimeve intensive. Dashuria për të është gjëja më e shtrenjtë në jetë dhe duke mos pasur të dashur, ndjenja e fuqishme ka kohë të shpërthejë brenda saj. E pranon që shoqëria shqiptare po evoluon, po emancipohet, por ende maskilizmi ka zënë rrënjë në shoqërinë shqiptare. -Cila ishte sfilata e parë dhe ku është zhvilluar? Kjo ditë më kujtohet mjaft mire se ishte fillimi. Pra për herë të parë kam sfiluar tek “Citypark” për prezantimin e koleksionit pranvere-vere dhe ka qenë një emocion i paharrueshëm - Në sa sfilata keni marrë pjesë? Të them të drejtën me saktësi nuk i mbaj mend, por di që kanë qenë të pafundme dhe jam mjaft e lumtur për këtë - Për kë keni pozuar apo imazhi kujt jeni aktualisht? Kam pozuar për shume firma të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit Ndërsa përsa i përket imazhit do të thoja që nuk është se e konsideroj veten imazh specifik të ndonjërës prej tyre, akoma jo. -Cilat janë aktivitet tuaja të fundit? Projekti im i fundit u zhvillua para pak ditësh, ku kam një rol kryesor në një reklamë publicitare, por s’mund t’u tregoj më tepër pasi jam e kushtëzuar deri sa produkti te linçohet ne treg. - Tashmë është rritur numri i modeleve shqiptare, ndihet konkurrenca? Po është e vërtetë numri i vajzave që e dëshirojnë modelingun është gjithmonë në rritje dhe kjo është një shenjë shumë e mirë. Ndërsa përsa i përket konkurrencës do të thoja që personalisht nuk e ndjej aspak, sepse gjithçka që kam dashur ta arrij dhe të jem pjesë e saj e kam arritur pa problem dhe pa asnjë vështirësi. - Përse tregu shqiptar i modelingut ende është shumë i ngushtë? Jemi një vend i vogël e sigurisht që çdo ndryshim e bëjmë me hapa shumë të vegjël dhe kjo për shume arsye. E njëjta gjë ndodh edhe me modelingun, nuk mund të them që s’kemi përmirësime, por akoma jemi shumë mbrapa përsa i përket kësaj fushe. - Si reagon ndaj ngacmimeve të çunave në rrugë? Tashmë deri diku jam mësuar me ngacmimet dhe interesin e gjinisë së kundërt, por kjo nuk më ndodh vetëm mua, mund të jetë më evidente duke marrë parasysh figurën time publike, por sidoqoftë e kaloj me sportivitet.

- Cila mbetet sfilita më e rëndësishme? Sfilatën më të rëndësishme do të thoja që e kam zhvilluar në Bazel të Zvicrës e cila zgjati 10 ditë intensivisht, ku kam reklamuar shumë “brande” të njohura nga firma të ndryshme të shteteve të ndryshme dhe ishte një eksperience mjaft e bukur dhe e paharrueshme. - Aktualisht si vazhdon edukimi juaj arsimor? Unë studioj për Shkenca Politike në Universitetin Europian të Tiranës. Shkolla dhe programi im i studimit lidhet ngushtë me një pjese tjetër timen, atë akademike që nuk vëzhgohet në ekran, mendoj që plotësohem çdo ditë e më shumë. - E keni menduar kohën e kufizuar të të qenit modele? Modelingu është një profesion që mund të praktikohet deri në një moshe të caktuar. Por nëqoftëse arrin të ruash linjat e caktuara, mundohesh ta praktikoj deri sa te mundem duke qene se është një pasion i imi dhe me pas do i le vendin programit tim te studimit - Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo jeni e zgjuar? Komplimentet janë gjithmonë te dëshirueshme nga gjithsecili prej nesh dhe mua patjetër që më përkëdhel çdo

fjalë që mund të më thonë. Por nëse do te veçoja njërën për tyre do të ishe ai lidhur me zgjuarsinë është vërtet një ndjesi dhe vlerësim i madh. - E keni praktikuar plazhin nudo? Plazhi nudo nuk është ne preferencat e mija dhe nuk mendoj se ka për të qenë ndonjëherë. - Cilat janë ngjyrat e veshjeve të preferuara po markat e tyre? Përsa i përket veshjeve, do te thoja që janë pjese e kënaqësisë dhe pasioneve të mija, unë e dashuroj çdo lloj stili, por veshjet që janë së tepërmi në gardërobën time janë stilet klasike dhe sportive. Nuk bëj dot pa ndërthurjen e njëra-tjetrës. - Përdorni minifunde? Patjetër që edhe minifundi është pjesë e përditshmërisë time, por do të thoja shumë rrallë pasi preferoj që gjithmonë të kem një veshje sa më komode dhe praktike. - Jeni e dashuruar dhe një përkufizim për dashurinë? Unë nuk jam e dashuruar. Por dashurinë do ta konsideroja emocionin më të bukur që mund të përjetojë njeriu. Unë dashuroj çdo gjë të mirë që kam dhe kjo më bën të lumtur. Të japësh dashuri është aftësi, por te

marrësh është një mrekulli - Ku do ti bëni pushimet verore? Pushimet verore i kam preferuar gjithmonë në ishujt grekë, por besoj se këtë vit do ndryshoj destinacion dhe ndoshta do jem në Turqi. - Çfarë do të lexoni në këto pushime? Kam disa libra që i kam koleksionuar gjatë muajve të fundit, mendoj se do zgjedh më të përshtatshmit dhe sigurisht që edhe revistat i kam pjesë të ditës për të marre vesh të rejat me fundit. - Çfarë ju tërheq më shumë tek një njeri? Ajo çka mua më tërheq më shume tek njerëzit është qënia, karakteri. Nuk më intereson gjinia. Prandaj kam shumë miq të mirë, si vajza ashtu edhe djem. - Ushqimi i preferuar? Ushqimi im i preferuar janë frutat e detit, ato thjesht i shijoj pafund dhe i adhuroj. A respektohet femra shqiptare sot? Mendimet për këtë pyetje mendoj se janë relative, nuk mund të flas specifikisht nëse po ose jo. Por përgjithësisht, mendoj se shoqëria shqiptare ka ndryshuar dhe shoh që është rritur ndjeshëm dhe vlerësimi për gjininë femër.


17 Nr. 56 - GUSHT 2015

Sadie Zarki këngëtarja që premton

S

adie Zarki me zërrin e saj të ndjeshëm na bëri për vete në një eveniment të organizuar nga Komuniteti shqiptar në Londër. Ajo me zërrin e saj sinqerisht ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit. Dhe kështu ajo mbeti një memorje në bllokun tonë të shënimeve. Sadie Zarki, është një këngëtare me një brilant në Londër. Ajo ëhstë vetëm 20 vjeçare dhe zëri i saj i shkëlqyer, jo pak herë është duartrokitur nga komuniteti shqiptar. Ajo ka lindur në Londër dhe ka jetuar gjithë jetën e saj në një ambient dygjuhëfolës familjar në Londër. Studion politikë në Universitetin e Surrey. Gjithashtu këndon dhe luan në piano si pasion dhe talent i saj. Ka filluar të këndoj që në moshë të vogël dhe atë e mori seriozisht vetëm në moshën 10 vjeçare. Ka për momentin të inçizuara pesë këngë. Dhe një këngë e saj e re mund të ndiqet në https://www.youtube.com/watch?v=X5ayArHrIT0. Ajo i shkruan vetë këngët e saj, pasi ka pasion poezinë dhe tekstet e këngëve i ka gjithashtu pasion e talent. Ka shkruar poezi gjithnjë. Kur ishte më e vogël ajo është marë me balet, dhe disa stile të tjera vallëzimi si ato me Jazz dhe Tap. Sadie Zarki luan dhe ka luajtur edhe në violinë. Sadie Zarki i ka prindërit nga Kaçaniku dhe kështu ajo është e lidhur me vendlindjen e tyre dhe me Atdheun e dashur, Shqipërinë. Ka prindër të shkëlqyer dhe kjo tregohet me investimin e tyre të vazhdueshëm në edukimin dhe mbarëvajtjen e saj. Bashkë me vëllain e saj, Viganin ajo gjithnjë ndjehet krenarë për prindërit e saj. Në violinë ajo ka marë tre grada dhe më shumë në piano ku ka marë shtatë grada. Babai i saj është vetë një muzikant i njohur dhe ai e ka përkrahur gjithnjë.


18 Nr. 56 - GUSHT 2015

Rita Ora, Ambasadore Nderi e Kosovës K rahas superyllit Rita Ora, ish kryeministrit Tony Blair, Lord George Robertson dhe mysafirëve të tjerë të shquar, artistët tanë në Britani të Madhe i dhanë një sharm shumë të veçantë tërë ngjarjes së shënuar të dekorimit të Rita Orës, Ambasadore Nderi e Kosovës, nga Presidentja Jahjaga. Ekspozita me veprat e Alketa Xhafa Mripës, Gaz Ejupit, Blerim Racaj, Dardane Hadri e Lule Muqajt, të cilat u ekspozuan në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Londër, u organizua në bashkëpunim me Kristale Ivezaj Rama nga Balkan Artists Guild, e cila me shije dhe kujdes të dalluar, promovoi në mënyrë të shkëlqyer talentin artistik kosovar. Ambasada falenderon Kristalen dhe BAG dhe mirëpret bashkëpunimin e ngushtë në projekte të tjera artistike në të ardhmen. Veprat e Alketa Xhafa Mripës, Gaz Ejupit, Blerim Racaj, Dardane Hadri e Lule Muqaj tashmë kanë zënë vend në këtë objekt ku janë parë edhe nga të pranishmit e

shumtë të cilët kanë qenë prezent gjatë ditës së premte, në mesin e të cilëve edhe ish kryeministri britanik, Tony Blair Me rastin e inaugurimit të

Ambasadës së Kosovës në Londër ku edhe është nderuar me titullin “Ambasadore e Nderit e Kosovës, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, janë parë edhe veprat e

shpërblyera të artistëve shqiptarë nga diaspora, të cilat tashmë janë vendosur në muret e këtij institucioni. Kristale Ivezaj Rama, themeluese e Balkan Artists Gulid, ka thënë për KultPlus se institucioni që e udhëheqë ajo ka qenë e ngarkuar në lidhje me përzgjedhjen e këtyre veprave të artit, sipas të cilës, e gjithë puna mbi këtë paraqitje është e BAG, ku prej përzgjedhjes së veprave e deri te përshkrimi mbi veprat e vendosura ka qenë punë tre ditëshe, e cila ka bërë të mundur edhe vendosjen e veprave të artistëve në Ambasadën e Kosovës në Londër. Veprat e Alketa Xhafa Mripës, Gaz Ejupit, Blerim Racaj, Dardane Hadri e Lule Muqaj tashmë kanë zënë vend në këtë objekt ku janë parë edhe nga të pranishmit e shumtë të cilët kanë qenë prezent gjatë ditës së premte, në mesin e të cilëve edhe ish kryeministri britanik, Tony Blair.


19 Nr. 56 - GUSHT 2015

Baronesha Joyce Anelay në Drenas

P

residentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, vizituan sot Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas, pjesë e së cilës është edhe punëtoria e rrobaqepësisë ku u njoftuan nga afër me cilësinë e produkteve të cilat prodhohen në këtë qendër Me këtë rast, Presidentja Jahjaga ua ofroi mbështetjen drejtoreshës znj. Kadire Tahiraj dhe anëtarëve të kësaj qendre, për fuqizimin e mëtejmë ekonomik dhe për plasimin e produkteve të tyre në treg. Ajo theksoi se që prej ditës së parë në mandatin e saj si Presidente e ka pasur si prioritet realizimin e barazisë gjinore, trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, sidomos inkurajimin e grave për të kërkuar të drejtat e tyre të garantuara me ligj dhe me kushtetutën e Kosovës. Presidentja Jahjaga tha se gratë, njësoj si burrat, kanë pasur rol shumë të rëndësishëm në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si gjatë kohës së rezistencës paqësore, luftës, po ashtu edhe në periudhën e pasluftës, rindërtimin e vendit, themelimin dhe fuqizimin e institucioneve të shtetit dhe zhvillimin e demokracisë.


20 Nr. 56 - GUSHT 2015

Britania kërkon Specialen

Sekretari i Jashtëm Britanik, Philip Hammond, thotë se Kosova duhet të bëjë çmos për të përmbushur obligimet e saj ndërkombëtare dhe të themelojë Gjykatën Speciale.

P

residentja Atifete Jahjaga thotë se ka zhvilluar një takim të frytshëm me Sekretarin e Jashtëm britanik, Philip Hammond, në Londër, për të rikonfirmuar lidhjet e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Jahjaga thotë se me Hammond bisedoi për sfidat e vendit në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit, përballjen me kërcënimet ekstremiste, rrugën evropiane të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të saj, përmes tërheqjes së investitorëve të huaj. Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, që e ka ndihmuar Kosovën në procesin e ndërtimit të paqes dhe të shtetësisë së saj. “Kosova është e përkushtuar që të ndërtojë një shoqëri demokratike e gjithëpërfshirëse dhe të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit”. “Sundimi i ligjit dhe rendit dhe ndërtimi i një shtetit të së drejtës janë përparësi të shoqërisë në vend”. Presidentja Jahjaga tha se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj besojnë në parimin e drejtësisë për të gjithë dhe se shpreson se institucionet e vendit do të gjejnë së shpejti mundësinë për të përmbushur obligimet ndërkombëtare duke

votuar për krijimin e Gjykatës Speciale, që do të adresojë akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës, duke shmangur një hap që do të mund të ndërmerrej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Duke folur për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e vendit janë të përkushtuara për dialogun por ritheksojnë rëndësinë e zbatimit të plotë të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe kushtëzimit të rrugës evropiane të Serbisë me zbatimin e tyre. Ajo tha se Serbia po vazhdon të mbështesë strukturat ilegale të sigurisë në Kosovë, të cilat sipas marrëveshjeve do të duhej të shpërbëheshin. Ajo tha se në procesin e dialogut duhet pasur kujdes që të

mos lejohet ndarja ne vija etnike, që të mos krijohet një pushtet i tretë në vend ose një shtrirje e institucioneve të Serbisë në Kosovë. Ajo tha se dialogu duhet të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve dhe të relaksojë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, që do të lehtësojë edhe jetën e qytetarëve por do të hap rrugën edhe të integrimeve evropiane për të dyja vendet. Presidentja Jahjaga theksoi se rruga evropiane e Kosovës, sikundër edhe i gjithë rajonit të Ballkanit, duhet të jetë e qartë dhe e sigurt, për të mos lejuar ndikime të tjera të jashtme dhe theksoi se Kosova duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe njëlloj me shtetet e tjera të Ballkanit në procesin e integrimeve evropiane.

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, shprehu mbështetjen e qeverisë së Britanisë së Madhe për Kosovën, në ndërtimin e një shteti demokratik e gjithëpërfshirës dhe një shteti të së drejtës, me përkushtimin për sundimin e ligjit dhe të rendit dhe në luftën kundër korrupsionit. Ai tha Kosova duhet të bëjë çmos për të përmbushur obligimet e saj ndërkombëtare dhe të themelojë Gjykatën Speciale, për të shmangur proceset në organizata të tjera ndërkombëtare. Sekretari Hammond tha se Britania e Madhe mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe gjithashtu edhe proceset integruese në BE të gjithë rajonit të Ballkanit.


21 Nr. 56 - GUSHT 2015

Një kohë e mirë për marrëdhëniet e Kosovës me Britaninë e Madhe “Ditë historike për Kosovën. Presidentja Jahjaga pritet me nderime dhe intonimin e himnit të Republikës së Kosovës në Buckingham Palace për takimin me Lartmadhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabetë të Mbretërisë së Bashkuar.” Dr. FATMIR TERZIU

N

ë rrjetin social Facebook Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, shkruan: “Moment historik. Nder dhe privilegj që ta falenderoj Lartmadhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabetë për rolin qenësor të Britanisë së Madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Vizita e Presidentes Atifete Jahjga në Londër, rezultoi me një takim të rëndësishëm që e para e shtetit pati rastin të takohet me Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, Shkëlqesinë e Saj, Elizabeth II. Mediat anembanë Globit theksuan se “Presidentja e Kosovës u takua me mbretëreshën Elizabeth II të mërkurën. Asaj iu bë pritje si çdo mysafiri tjetër që viziton Pallatin Mbretëror, Buckingham Palace”. I njëjti burim ka shpjeguar se Jahjaga ka pasur në plan që të vazhdojë vizitën në Londër edhe gjatë javës së ardhshme, por i duhet të kthehet për këtë fundjavë në Kosovë, për shkak të vizitës së që do t’i bëjë vendin tonë ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland. Takimin me Mbretëreshën Elizabeth II, presidentja Jahjaga e vlerësoi si historik, që mbart më vete një rëndësi të veçantë

për Kosovën dhe që siguron mbështetjen për qytetarët dhe vendin nga Mbretëria e Bashkuar. Presidentja Jahjaga tha se Kosova e vlerëson mbështetjen dhe besimin e Mbretërisë së Bashkuar në qytetarët e saj për të arritur paqen, për të jetuar në liri dhe për të ndërtuar një vend demokratik. Ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar ishte forca shtytëse e këtyre idealeve dhe vlerave që u ka dhënë shansin gjeneratave të reja në Kosovë që të punojnë për të ardhmen më ndryshe, dhe ishin mijëra ushtarë britanikë që i ofruan Kosovës sigurinë, duke mundësuar ndërtimin e institucioneve dhe një jetë të përbashkët. Presidentja Jahjaga theksoi se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë e angazhuar në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit në vendosjen e sundimit të ligjit dhe rendit dhe arritjen e paqes ndërmjet vendeve të këtij rajoni, në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. Presidentja Jahjaga në bisedë me Mbretëreshën Elizabeth II, foli për të arriturat e Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik, të bazuar në rend dhe ligj dhe një shtet gjithëpërfshirës, që garanton të drejtat e barabarta për të gjithë

qytetarët, pa dallim, dhe gjithashtu një shtet kontribuues në sigurinë dhe paqen jo vetëm në rajonin e Ballkanit. Presidentja Jahjaga tha se integrimi i vendit në NATO dhe në BE i ka bashkuar të gjithë qytetarët e tij dhe Kosova sot nuk ka alternativë tjetër. Ajo tha se po bëhen përpjekje të vazhdueshme për arritjen e standardeve për integrim evropian, përmes thellimit të reformave në shoqëri, përballjes me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe vendosjen e një qeverisjeje të mirë, që do të mundësojë edhe rimëkëmbjen e ekonomisë dhe investimet e huaja. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vazhduar të bëjnë punë të përbashkëta në fusha të ndryshme. Ajo tha se të dyja vendet janë angazhuar në parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës, ofrimin e mbështetjes edhe shëndetësore edhe sociale për viktimat e dhunës dhe përpjekjen për t’i integruar në shoqëri. Ajo tha se një grup ekspertësh britanikë, së bashku me autoritetet e Kosovës, kanë arritur që t’u ofrojnë viktimave nga Kosova të dhunës seksuale gjatë luftës, qasje në shërbime shëndetësore,

në sistemin e drejtësisë dhe në mirëqenie. Presidentja Jahjaga tha se Kosova po vazhdon të ruajë dhe të kultivojë tolerancën dhe harmoninë ndërfetare, pavarësisht të kaluarës së saj të rëndë. Ajo tha se Britania e Madhe ka ndihmuar Kosovën në promovimin dhe kultivimin e tolerancës ndërfetare. Pritja e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga nga Lartmadhëria e Saj, Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, vjen në një moment historik për Kosovën, në një kohë që është edhe e dyta që u bëhet privilegj Presidentëve shqiptarë, pas asaj pritje të vitit 2003 kur u prit ish Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connel ka komentuar vizitën e Presidentes Jahjaga te Mbretëresha, Elizabetë. Sipas tij, shkuarja e Jahjagës në Buckingham Palace tregon për afërsinë e dy shteteve. “Një javë e mirë për marrëdhëniet e Kosovës me Britaninë e Madhe. Presidentja e Kosovës dhe Madhëria e saj Mbretëresha tregojnë se sa të afërta janë dy vendet tona”, ka shkruar O’Connel, në twitter.


22 Nr. 56 - GUSHT 2015

Presidentja Jahjaga u nderua me titullin Doktor Nderi i Shkencave Juridike në Universitetin e Leicesterit P

residentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Universitetin e Leicesterit në Britani të Madhe. Në një ceremoni të veçantë, ky universitet e nderoi Presidenten Jahjaga me titullin Doktor Nderi i Shkencave Juridike. Në një fjalim mbajtur me këtë rast, Presidentja Jahjaga theksoi: I nderuari President, Kancelar, zëvendëskancelar, Kam kënaqësi të madhe dhe njëkohësisht edhe shumë emocione tani kur po rikthehem në Leicester University, pas pothuajse një dekade, për ta pranuar këtë Titull Nderi nga një institucion i cili më mësoi se edukimi është një proces mbarëjetësor, më insipiroi me lidership dhe më mësoi kurajën. Këto janë ato tri shtylla në të cilat jam mbështetur dhe tri vlerat të cilat më udhëheqin si Presidente e Kosovës, një post të cilin sot e mbaj me krenari të madhe. E di se, përderisa qëndroni të ulur këtu të veshur me pelerinat dhe kapelat e diplomimit, diplomimi ju duket si një lehtësim. Nuk ka më mësime gjatë gjithë natës dhe s’ka më provime për t’u brengosur për to. Dhe në një mënyrë është lehtësim, sepse inspirimi të cilin e instaluan në ju mentorët tuaj të mrekullueshëm, nga fakultetet e lavdërueshme të këtij universiteti, ju bën të padurueshëm që të ballafaqoheni me sfidat që do t’ju shndërrojnë në agjentë të ndryshimit në komunitetet tuaja. Të jeni të sigurt se do të MUND të jeni ai ndryshim, se do të mund t’i prekni ëndrrat tuaja. Siç e tha njëherë Presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf: “Nëse ëndrrat e juaja nuk ju frikësojnë, atëherë ato ëndrra nuk janë mjaftueshëm të mëdha.” Pra, ju gjenerata e vitit 2015, ËNDËRRONI ËNDRRA TË MËDHAJA!

Zonja dhe Zotërinj, Jeta ime ngërthen rrugëtimin e vendit tim. Unë kam përfunduar shkollimin tim nën një represion të rëndë, nëpër shkolla të përkohshme, të cilat ishin pjesë thelbësore e rezistencës sonë civile dhe të cilat na ndihmuan të mbijetojmë dhe ta mundim një regjim i cili ka shkelur secilën të drejtë njerëzore, duke përfshirë edhe të drejtën për shkollim. Unë vijoja mësimet përderisa artileria digjte fshatrat dhe qytetet e Kosovës, për shkak se unë dhe gjenerata ime ishim të vendosur ta ndërtojmë një Kosovë të re, një Kosovë ndryshe, në të cilën i tërë populli i saj, pa marrë parasysh prejardhjen etnike, pa dallim gjinie dhe feje, do të jetonte me përgjegjësi dhe të drejta të barabarta në atë vend të cilit ata i thonin mëmëdhe. Dhe ajo ditë erdhi në vitin 1999, pas një lufte brutale; dhe përderisa shumë nga ne nuk i kishim zotësitë e nevojshme për ta udhëhequr vendin që të lëvizë nga shkatërrimi i trashëguar deri

në prosperitet, ne u përqafuam nga universitete siç është ky këtu, të cilët i hapën dyert për ne dhe thyen izolimin tonë, dhe na dhanë mundësinë të mësojmë dhe të bëhemi ndryshim të cilin donim ta shihnim në vendin tonë. Ne ju jemi përherë falënderues. Ne e kemi ndërruar Kosovën nga një vend i shkatërruar nga lufta në një demokraci dinamike. Dhe Kosova sot është më shumë se një episod i historisë sonë të përbashkët njerëzore. Është një histori e suksesit tonë të përbashkët. I nderuari Zoti President, Kancelar, Zëvendëskancelar, Të nderuar studentë, familjarë dhe mysafirë, Jam shumë e prekur nga ky nderim, dhe këtë ia dedikoj vendit dhe popullit tim, të cilët përherë më mahnisin me forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre. Vij këtu nga një takim i rëndësishëm për vendin tim. U nderova me një pritje të jashtëzakonshme në Pallatin

Mbretëror nga ana e Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, të cilës i shfaqa falënderimin e vendit tim për rolin të cilin Mbretëria e Bashkuar ka luajtur në vendosjen e paqes në Kosovë. Unë dhe populli i Kosovës e ruajmë dhe e vlerësojmë me zell këtë miqësi. Të nderuar miq, Në një botë në të cilën vlerat tona po sfidohen vazhdimisht, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar përreth idealeve të cilat na definojnë. Ne duhet të kërkojmë gjithëpërfshirje. Ne duhet të inspirojmë ndryshimin, i cili do të sjellë zhvillim. Në një botë në të cilën dëshirojmë të jetojmë së bashku, ne duhet të kërkojmë barazi. Këtë duhet ta bëjmë në partneritet. Ju lutem që ta mbani këtë në mend kur të ndërmerrni sfidat e ardhshme për t’i ndihmuar komuniteteve tuaja që të zhvillohen dhe shoqërive tona për t’u bërë shembull i asaj se çfarë ne duam që ato të jenë. Ju falënderoj nga zemra!


23 Nr. 56 - GUSHT 2015

Kosova duhet të jetë pjesë e nismave ndërkombëtare

P

residentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baroneshën Joyce Anelay, vizita e së cilës zhvillohet në kuadër të vazhdimit të marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve, dhe bashkëpunimit të ngushtë në fushën e të drejtave të njeriut përkatësisht ndihmën për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Presidentja Jahjaga dhe Baronesha Anelay kanë diskutuar rreth progresit që Kosova ka bërë në rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar nevojën e vazhdimit të hapave institucionalë dhe shoqërorë, për të garantuar vënien e drejtësisë gjithëpërfshirëse për të mbijetuarit. Presidentja Jahjaga dhe Baronesha Anelay kanë biseduar edhe për çështje të tjera të aktualitetit politik në vend dhe për angazhimin e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit, sfidat në rrugën evropiane dhe dialogun me Republikën e Serbisë. Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Baronesha Anelay do të ketë një drekë pune me anëtarët e Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe do të vizitojë organizatat joqeveritare të grave në Drenas dhe në Gjakovë. Pas takimit, Presidentja Jahjaga dhe baronesha Anelay mbajtën një konferencë për media. Në deklaratën e bërë në këtë konferencë, Presidentja Jahjaga tha: Kam mirëpritur sot në vizitën e saj të parë në Kosovë, me ftesën time, Baroneshën Anelay, pas takimit të përbashkët pak ditë më parë në Londër, që shënon edhe vazhdimësinë e angazhimit për çështjet konkrete në ndihmë

viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Vizita e Baroneshës në Kosovë, vjen në një periudhë të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe pas takimit historik që zhvillova me Mbretëreshën Elizabetë II, javën e kaluar në Londër. Shpreh falënderimin tim të thellë për mikpritjen dhe për takimin e jashtëzakonshëm me lideren vizionare të Mbretërisë së Bashkuar dhe për mbështetjen që vazhdon t’i japë popullit të Kosovës në rrugën e zhvillimit demokratik të tij. Gjithashtu, kjo vizitë e Baroneshës në Kosovë bëhet në një kohë të rëndësishme për vendin tonë dhe për rolin e tij në skenën ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të sigurisë në përgjithësi. Së bashku me Baroneshën biseduam rreth përparimit që Kosova ka bërë në krijimin e një qasjeje institucionale dhe shoqërore në kuadër të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, për të garantuar rehabilitimin e të mbijetuarve, duke vendosur theks të veçantë në nevojën e vënies së drejtësisë për krimin e kryer mbi qytetarët e Kosovës, në kohën e luftës. Ne kemi hapur një kapitull të ri për viktimat e dhunës seksuale, të cilat për 15 vjet janë stigmatizuar në shoqëri, dhe së fundi po njihet e drejta e tyre me ligj që do të garantojë të

drejtën e tyre, dinjitetin e tyre dhe rikthimin në shoqëri.. I shpreha mirënjohje Baroneshës Anelay për kontributin që shteti i saj dhe zyra që ajo udhëheq i kanë dhënë organizatave joqeveritare në Kosovë me programet dhe ekspertizën e tyre, si dhe për angazhimin e tyre në nivel global për të mos e lënë këtë krim të pandëshkuar, kudo që ai ndodh. E drejta e secilës viktimë të dhunës seksuale gjatë luftës duhet të garantohet dhe qasja në drejtësi do të ndihmonte ato të gjejnë qetësinë shpirtërore dhe ta luftojnë stigmën. Kosova duhet të jetë pjesë e nismave ndërkombëtare, dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë duhet të njihen, sepse kështu luftojmë padrejtësinë për to dhe sepse kështu ndihmojmë ato ta mundin përbuzjen që kanë pasur për këto 15 vite me radhë. Britania e Madhe ka qenë përkrah Kosovës dhe në mbështetje e ndihmë të këtyre viktimave, duke e bërë Kosovën pjesë të Protokollit Ndërkombëtar për Investigimin dhe Dokumentim e këtyre akteve mizore. Pa diskutim se përfshirja e Kosovës në këto nisma do të kontribuojë jo vetëm në shkëmbim të përvojave, por edhe në vënien e drejtësisë dhe parandalimin e këtyre krimeve. E ritheksoj se Kosova është treguar si një partnere e rëndësishme në skenën ndërkombëtare edhe në fushat e tjera, në veçanti në

atë të sigurisë, në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit dhe në ruajtjen e paqes në botë. Gjithashtu Kosova dhe qytetarët e saj do të dëshmojnë se janë të përkushtuar në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, në fushën e drejtësisë, dhe në respektim të parimit të drejtësisë për të gjithë njëlloj. Me Baroneshën kemi ritheksuar shpresën se institucionet e vendit do të gjejnë mundësinë që, së shpejti, të votojnë krijimin e Gjykatës Speciale, duke mos lejuar që një institucion tjetër, e në këtë rast Këshilli i Sigurimit i OKB-së, të ndërtojë një organizëm të veçantë të drejtësisë për vendin tonë. *** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, vizituan sot Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas, pjesë e së cilës është edhe punëtoria e rrobaqepësisë ku u njoftuan nga afër me cilësinë e produkteve të cilat prodhohen në këtë qendër Me këtë rast, Presidentja Jahjaga ua ofroi mbështetjen drejtoreshës znj. Kadire Tahiraj dhe anëtarëve të kësaj qendre, për fuqizimin e mëtejmë ekonomik dhe për plasimin e produkteve të tyre në treg. Ajo theksoi se që prej ditës së parë në mandatin e saj si Presidente e ka pasur si prioritet realizimin e barazisë gjinore, trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, sidomos inkurajimin e grave për të kërkuar të drejtat e tyre të garantuara me ligj dhe me kushtetutën e Kosovës. Presidentja Jahjaga tha se gratë, njësoj si burrat, kanë pasur rol shumë të rëndësishëm në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si gjatë kohës së rezistencës paqësore, luftës, po ashtu edhe në periudhën e pasluftës, rindërtimin e vendit, themelimin dhe fuqizimin e institucioneve të shtetit dhe zhvillimin e demokracisë.


24 Nr. 56 - GUSHT 2015

Albanian news 56 august 2015  

August 2015

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you