Issuu on Google+

..

shkendijat Revistë për nxënësit e shkollave fillore, kaTËrkollë, nr. 34 maj—2014


Falënderojmë SHOQATEN

Revista shkollore

SHQIPTARO — AMERIKANE ANA E MALIT

Nr. 34

në Nju Jork

SHKËNDIJAT

Kryeredaktore: Nezmije Taipi Përkujdesja artistike dhe dizajni Memli Kurti Bashkëpunuan Arbenita Çobaj Anisa Deda Arbra Tahiri Arbana Holli Armenita Avdiu Adnana Kurmemi Armenda Çaushi Arta Bajri Anida Hoxha Blerina Rexha Debora Gjeka Era Draga Elda Kurti Elvedina Halili Erestina Gjeka Erjona Hoti Flaka Avdiu Jetlira Hoxha Mevlida Salaj Mirsad Halili Shehida Veliq Vehida Gjoni Zahide Lleshi Vullnet Laniku Sadedin Nika Revista është regjistruar në evidencën e mjeteve informative publike të RMZ nën nr. rendor 03/1-889, pranë Sekretariatit për informim Adresa: Shkolla fillore “Bedri Elezaga” Katërkollë / Vladimir 85366 Tel: 030/459-230 E-mail : bedrielezaga@t-com.me Ueb-Faqja:

www.mojaskola.me/os-bedri-elezaga

Nr. Zh. Ll.— 530 - 2982 - 88 NLB BANKA AD Filiali—Ulqin

për mbulimin e shpenzimeve të botimit të këtij numri të revistës

Përmbajtja

Faqja 3

→→→ Në përkujtim— Daut Lika

Faqja 4

→→→ Krijimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Faqja 5

→→→ Qytete evropiane– Parisi

Faqja 6

→→→ Instrumentalistë të rinj

Faqja 7

→→→ Këngë të Anës së Malit

Faqja 8 –12 →→ Krijimtaria e nxënësve Faqja 13-14 →→ Krijimtaria e ish-nxënësve Faqja 15-16 →→ Të dalluar dhe talentë Faqja 17-18→→ Si të mësojmë? Faqja 18-19 →→ Shkolla jonë Faqja 20-21 →→Ekskurzioni i të nëntave Faqja 22 →→→ Kulturë Faqja 23 →→→ Traditë Faqja 24-25 →→→ Sofra tradicionale Faqja 26 →→→Anketa Faqja 27 →→→ Kvizi– pesimist apo optimist? Faqja 28-29 →→→ Argëtuese Faqja 30 →→→ Si t‘i rregullojmë flokët vet? Faqja 31 →→→ Galeria


NË PËRKUJT M n memor am Daut L ka Të vdekurit tonë nuk janë asnjëherë të vdekur për ne, përderisa nuk i harrojmë!

1948 –2013 Ky vit shkollor i solli shkollës sonë një boshllëk të madh, një humbje të madhe. Daut Lika, një nga arsimtarët tonë të dashur u nda nga jeta... Ai ishte edukator i vërtet i brezit të ri, i afërt me nxënës, mësimdhënës i njohur, kolegë i nderuar dhe prindër i mirë. Lindi më 13 tetor të vitit 1948, në fshatin Brajshë. Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në Katërkollë, pastaj vazhdoi shkollën e mesme në Gjimnazin e Ulqinit, ndërsa në Gjakovë kryen me sukses shkollën e lartë pedagogjike ku diplomohet në vitin 1972. Punësohet në shkollën tonë në vitin shkollor 1973/1974. Ishte i gjithanshëm, ai jo vetëm që mbante me rregull mësimin, por ishte shumë aktiv në kryerjen e punëve të tjera në shkollë. Ishte njeri i qetë dhe tolerues, i cili nuk dinte të hidhërohej edhe atëherë kur duhej reaguar ndaj mendimeve që nuk pajtohej me to. Ishte aktiv në mbajtjen e mësimit plotësues, shtesë, aktiviteteve të lira. Disa vjet me radhë ishte kryetar i arkivit Histori-gjeografi dhe asnjëherë nuk ndjente lodhje. Shumë nxënës patën kënaqësinë e kujdestarisë së arsimtar Dautit, të cilët edhe sot flasin për mirësjelljen, edukimin dhe diturinë, që ky arsimtar iu trashëgoi ndër vite. Po ashtu dhe ne patëm fatin të jemi nxënësit e tij. Ai ndërroi jetë më 25 tetor 2013, e ne me lot në sy e pritëm lajmin e hidhur për vdekjen e tij. I thamë lamtumirë arsimtarit tonë të ndjerë, i thamë dhe faleminderit për dijen që na dha, e kolegët e tij i thanë faleminderit për punën e tij të palodhshme që bëri në shkollë për plot 40 vite dhe shembullin e mirë që la prapa. Atë përveç neve, më shumë mallë do ta kujtojnë bashkëshortja, dy vajzat dhe djali i tij, të cilët do t'ia ndjejnë mungesën më shumë se çdokush tjetër. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Përgatiti: Armenda Çaushi

Shkëndijat nr. 34

Faqja 3


..

Krijimi i Alfabetit te .. gjuhes shqipe Kongresi i Manastirit apo Kongresi i Alfabetit, është kongresi në të cilin dijetarët shqiptarë u tubuan për të përcaktuar alfabetin e gjuhës shqipe, i cili u mbajt më 14-22 nëntor të vitit 1908 në Manastir. Gjatë zhvillimit të gjuhës shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll, i cili thirrej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jo latine nuk ishin të përshtatshme për mbarëvajtjen e letërsisë shqipe. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Po ashtu në Kongres merrnin pjesë shqiptarë të fesë myslimane, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që do nënkuptonte mosnënshtrim, qoftë ndaj otomanëve, qoftë ndaj grekëve. Kështu, Kongresi vendosi me votë unanime të lërë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja i cili përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vitesh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë, ku do të shqyrtoheshin problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë. Pastaj në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregtarësh atdhetarë myslimanë shqiptarë. Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Dom Ndre Mjeda, i thuri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë.

Përmbî zâ, që lëshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Përmbi erë, qi nep zymbŷli, pa 'da zemrën ma ngushëllon. Gegë e toskë, malësi, jallia, jan nji komb, m'u 'da s'duron, fundë e majë nji âsht' Shqipnia e nji gjuhë t'gjith na bashkon

Përgatitën: Mevlida Salaj

Faqja 4

Shkëndijat nr. 34

Erestina Gjeka


Nëse ndokush do ta dinte sesi është parajsa, me siguri do të thoshte; Parisi! Qyteti i dritave dhe i dashurisë, por edhe kryeqyteti i modës, i artit dhe atraksioneve turistike, arkitekturës magjepsëse, i kopshteve dhe parqeve të mrekullueshme. -Parisi është kryeqyteti i Francës dhe krahinës së Île-de-France (ishulli i Francës) dhe qyteti më i madh i Francës. Lumi Sena e ndan qytetin në dy pjesë. Pjesa veriore „bregu i djathtë" dhe pjesa jugore „bregu i majtë“. Është një vendbanim i rëndësishëm për më shumë se dy mijëvjeçarë. Që nga shekulli i 12-të, Parisi u bë një nga qendrat më kryesore të Evropës për arsimin dhe artet, njëkohësisht dhe qyteti më i madh në botën perëndimore deri në fillim të shekullit të 18-të. Ende sot është një nga qëndrat kryesore të biznesit e kulturës në botë. Ndikimet e tija në politikë, arsim, argëtim, media, shkenca dhe arte janë poashtu globale. Parisi ka shumë pseudonime, por ai më i famshmi është ”La Ville Lumiere” apo „Qyteti i Dritës“, një ëmer, që i detyrohet së pari famës së tij si një qëndër e arsimit dhe ideve gjatë epokës së Iluminizmit, dhe më vonë për krijimin e tij të hershëm të ndriçimit rrugor. Ai gjithashtu njihet edhe si “ Qyteti i Dashurisë” Parisi ka shumëçka për të parë e vizituar, por ndër më të rëndësishmet janë: Kulla Eiffel (Tour Eiffel) e ashtëquajtur simboli i Parisit, mban emrin e dizenjuesit Gustave Eiffel, e cila u ndërtua për ekspozitën botërore në vitin 1889, në përvjetorin e Revolucionit Francez të 1789. Duket se, pavarësisht kundërshtive të artistëve apo frikës se nuk do qëndronte bukur në arkitekturën e Parisit, Eiffel sfidon kohërat. Harku i Triumfit (Arc de Triomphe) i cili përfaqëson denjësisht triumfet franceze është memoriali i porositur nga vetë Napoleoni, për të nderuar fitoret e tij. Ajo është një arkitekturë mahnitëse, e gjitha perandorake, po aq e madhe sa vet porositësi. Triumfi francez qëndron aq bukur në mes të Sheshit Sharl de gol (Charles de Gaulle) që prej 1836. Muzeu i Luvrit (Musee du Louvre) dikur ka qënë pallat mbretëror, ndërsa sot Luvri është një ndër muzetë më të vizituar në botë. Aty gjenden plot 35 mijë objekte unike, statuja mahnitëse dhe piktura ndër më të famshmet. Aty gjendet dhe Monalisa e Da Vinçit. Në Bulevardin Shamp Elize (Champ Elysee) mund të gjesh gjithçka; teatër dhe kinema, dyqanet dhe koleksionet e reja të shtëpive më të mëdha të modës, por edhe sallonet më luksoze të makinave me tipet e fundit të ekspozuara, e pastaj bare dhe restorante, ku mund të shijosh pijet dhe kuzhinën, jo vetëm tradicionale franceze, por edhe ndërkombëtare. Katedralja Notre Dame de Paris është katedralja më e njohur në botë, ndërtimi i plotë i së cilës zgjati mbi 100 vjet... Por të shkruash për Parisin, monumentet, historinë dhe bukurinë e tij kjo fletë është shumë e vogël, por ne u munduam të sjellim ata me interesantet...

“Qyteti i dritave“

“Qyteti i dashurisë“

Kulla Eiffel

Harku i Triumfit

Muzeu i Luvrit

Përgatitën: Arbenita Çobaj dhe Era Draga

Shkëndijat nr. 34

Faqja 5


Iliriana Gjoni-Piano Lindi në Ulqin me 1986. Në moshën nëntë vjeçare merr mësimet e para të pianos në Shkollën e Ulët të Muzikës në Ulqin. Shkollën e mesme të muzikës e vazhdon në Podgoricë, në klasën e profesor Boris Kraleviqit dhe profesor Lidija Skenderit. Në vitin 2005 pranohet në Akademinë e Arteve në Tiranë, në klasën e profesoresh Nora Çashku. Diplomohet në vitin 2009 me notën më të lartë. Në nëntor të të njëjtit vit vazhdon studimet e saj për Master të Nivelit të Dytë pranë Konservatorit shtetëror „Luisa D’Annunzio“ në Pescara të Italisë. Për këtë i akordohet një bursë e plotë nga Ambasada e Italisë në Mal të Zi. Në semestrin dimëror të vitit akademik 2010/2011 pranohet në klasën e profesor Michael Uhde dhe Markus Stange në Universitetin e Muzikës në Karlsruhe (Gjermani), si fituese e një burse Erasmus. Në korrik të 2012 diplomohet me notën më të lartë dhe i jepet grada „Master of Music“. Që nga prilli i të njëjtit vit vazhdon Masterin e Muzikës së Dhomës në të njëjtën klasë. Ka fituar çmime të para të shumta pranë Konkurseve kombëtare e ndërkombëtare, si p.sh. Concorso internazionale di musica – Barletta (Itali), Concorso nazionale di musica – Guardiagrele (Itali), Garat mbarkombëtare EPTA-Shqipëri, Garat republikane të Malit të Zi, Garat federative të Jugosllavisë, etj. Iliriana Gjoni ka mbajtur koncerte në Gjermani, Itali, SHBA, Shqipëri, Kosovë, Kroaci, Mal të Zi e Serbi. Për studimet e saj në Gjermani ajo përfiton një bursë të Ministrisë së kulturës së Republikës së Malit të Zi. Për revistën tonë shkollore ajo na rrefen këtë: Që kur isha e vogël, gjithmonë kam dashur të luaj në piano. Nuk e di nga vinte gjithë inspirimi me këtë instrument, por e di që nuk pranoja të më blinin asnjë lloj instrumenti tjetër. Prisja me padurim që një ditë të më plotësohej kjo dëshirë, ndërkohë duke refuzuar shumë lojra e hobi tjerë që më ofroheshin si fëmijë. Mbase thellë-thellë e dija që një ditë, pikërisht në moshën e duhur do të hapej shkolla e muzikës në Uqin dhe të gjitha ëndrrat e mia do të tejkalonin pragun e realizimit, të cilin mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Pianoja më ka bërë të njoh personalitetin tim në tërësi. Më ka bërë të shoh në sy frikat e mia më të mëdha, por edhe potencialin tim më të lartë. Më këtë më ka afruar më shumë me veten, por edhe me njerëzit tjerë. Muzika dhe arti më kanë bërë më të vërtetë më të thjeshtë, por edhe më madheshtore e të bukur. Më kanë bërë më shumë njeri dhe ky është qëllimi më i lartë çdo arti të mirëfilltë. Të ngris në nivele më të larta vetdijësimi artistin dhe njerëzit përreth tij. Gëzohem shumë të ndaj këtë histori me ju. Kësaj rradhe përmes fjalës, tjetër herë shpresoj edhe përmes tingullit.

Blendi Maxharri-Klarinetë

Lindi më 17 maj 1986. Shkollën tetëvjeçare e kreu në Katërkollë. Si nxënës i shkollës tetëvjeçare mësoi privatisht sëpari instrumentin e pianos, duke marrë kështu mësimet e shkollës së ulët të muzikës me profesor Fiqiri Hasanagën. Pastaj, vazhdoi shkollën e mesme në Prishtinë. Gjatë kësaj periudhe merr pjesë si instrumentalistë në „ Kosova Kamer Fest“, festivali internacional i muzikës kamertale. Poashtu merr pjesë dhe në gara rajonale të muzikës klasike, ku shpërblehet me vende të dyta e të para. Shkollën e lartë e përfundoi në Tiranë, në Akademinë e Arteve të Bukura, për klarinetë. Gjatë kësaj kohe ishte pjesëmarrës në orkestrën e shkollës, ku përformonte në instrumentin e klarinetës. Shkroi disa tekste këngësh për Festivalin e Këngës për Fëmijë në Ulqin. Vlen të përmendet dhe pjesëmarrja e tij në prezantimin e „ Dasma e Ulqinit“ në Top Chanel, e shumë aktivitete të tjera kulturoro- artistike. Aktualisht Blendi jep lëndën e muzikës në Gjimnaz, ku është aktiv me seksionin e muzikës.

Përzgjodhi: Elvedina Halili

Faqja 6

Shkëndijat nr. 34


Këngë të Anës së Malit Këngë dasmash Mirëmrama, I zoti I shpisë Mirëmrama, i zoti i shpisë A ke buk- o, me na dhanë? -Sa ka deti uj’ e ranë, Njaq kam buk- o, me ju dhanë, Simiçit tanë i çoj n’kam’. -Mirëmrama, i zoti i shpisë, A ke mish-o, me na dhanë? -Sa ka deti uj’ e ranë, Tanë kasapt-o, i çoj n’kam’, Njaq kam mish-o, me ju dhanë. -Mirëmrama i zoti i shpisë, A ke pilav-o, me na dhanë? -Sa ka deti uj‘ e ranë, Njaq pilav kam me ju dhanë, Dugajt janë t’çiluna të tanë. Buk‘ e mish i kam vet‘, Për pilav, mas keni dert, U baftë mir-o, me lezet, Mane darsmën me shyheret! Brajshë, 1964

Kur t’kndojnë nuse gjeli parë Kur t’kndojnë, nuse, gjeli parë, Gjumi, nuse, me të dalë; Kur të kndojnë, maj, gjeli dytë, Ti nuse me lidhë krytë! Kur të kndojnë, maj, gjeli tretë, Nuse, kafet me na 'j pjekë: Zatnimadhit ma të parit. Kadnanëbardhes për hatër t’djalit. Kur të shkrepin dilli n’mal Nuse, drut me kenë n’abarr! Kur të bin dilli në fushë, Nuse, ujnat me naj mushë! Bore, 1960

Këngë Mërgimi Amerikë lerk ke qillu’ Amerikë lerk ke qillu’, Jetën fart na ke shkurtu, Vlla e motër m’ke largu‘, Miqt e shokt, besa, i kam harru‘. Nanë e babë pleq i ke lanë, Me zor çohen t‘ shkretit n’kamë, Veç se presin daj dallar, As hysmet s’ka kush u ban. Amerika s’asht vendi jonë, Me ba qef, more, si të dojmë. N’mramje errej e natje s’zbardhej, Me dollarë me t‘hjeke dyrnjajet, Nuk e din kur t’vjen dekiku, Ta merr miku apo anmiku, Nuk e din ku asht i ligu. Eni ktu, vllazen, me punu’, N’shkollë me shku’ e m’u shkollu‘, Amerikën e kemi ktu, Për ata që dojnë me punu’, Mas i merrni n’qafe fmit e juj! Eni shihni si e kena gatitë, Asfalt rruga po na shndrit, E dugaja në çdo katund, Valle e kangë kush s’na lun, Veç pa zori me jetu’, Por demeli s’ka vend askund, Pa punu‘, dan mirë me jetu‘, Me urdhnu‘ pa ditë me shkru’, Aja kohë tash ka kalu‘! Lisna Bore, 1962

Ninulla Nina Nana More Bir Nina nana, more bir, Flej se gjumi të ban mirë, Të ban mire e t’rehaton, Shtati, biro, të pushon, Me t’mira motin e çon. Nina nana i kndoj djepit, Si bylbyli maje plepit. Nina nana për me fjetë, Ti u bash i math në jetë; M’u ba mret edhe vezir, Ti mu bash-o kamandir! Kravar, 1987

Këngë të synetisë

Berber aga të lumtë dora Berber aga të lumtë dora, Naj ban mirë kta dy sakola; Naj ban mirë se na gëzon, Bab‘ e nan ti i shëndon! T’qesim kafe e sarajli E nji gjel ta vem në kusi, Kurse 'j tjetër kem për ty, Me kry‘ t;kputun e çan shpi! Selitë, 1961

Përzgjodhi: Arbra Tahiri

Shkëndijat nr. 34

Faqja 7


Krijimtaria e nxënësve Ç’farë do të bëja po të kisha shkopin magjik? Imagjinata mbjell brerje të ndërgjegjes mbi rrënojat e mëkatarit. Ajo bën që krimi të mbartë me vete ndëshkime të fshehta. Me përmbysjen e gjërave as të ligjtë nuk ndëshkohen, as të mirët nuk shpërblehen. Të fortët fitojnë, të dobëtit humbasin, kjo është e tëra. Po vallë, sikur të kisha shkopin magjik, ç‘farë do të bëja që të ndryshoja botën? Lista e ndryshimeve do të ishte e pafund, aq shumë do dëshiroja të ndryshoja këtë botë të mjerë sa që ndoshta paqëllim do krijoja një planet të ri. Jeta është një gjë shumë e ndërlikuar për ta rregulluar me ligje të ngurta, është diçka me shumë përgjegjësi të flasësh seriozisht për të por, është edhe e tmerrshme, ajo na sundon dhe ne s’mundemi veçse t’i nënshtrohemi. Pse jetojmë në këtë kohë, ku koha nuk ekziston, gjersa dita ditës fatkeqësitë shtohen? Mund të durohen fatkeqësitë, që na shkaktohen nga jashtë, fundi i fundit ata janë aksidente, por, të vuash për fajin tënd, është tortura më e hidhur e jetës. Ku je, o shkop magjik, ta ndryshoje përfundimisht këtë botë?! Të ndal njëherë e mirë këto fatkeqësi, të ndal këto luftëra, të ndal këto shkelje të padrejta, që u bëhen njerëzve të varfër, e më në fund të mbretëroj hareja, gëzimi e lumturia. Por, shkopin magjik nuk e gjej dot, këto ëndrra ishin thjesht iluzione të çastit, që tashmë formojnë malin e ëndrrave të ngrira. Ja kjo është bota e njëjtë për të gjithë, nuk e krijoi asnjë njeri, e cila gjithmonë do të jetë një zjarrë i gjallë, i cili më pak ndizet dhe më pak shuhet. Arbenita Çobaj, IX-3

Jetoj të tashmën, mendoj për të nesërmen Çdokush nga ne shumë herë bombardohet me mendimin se e nesërmja nuk ekziston. Por, po nuk i bërë të dyja paralelisht mbarove, balanca është ajo, që duhet ruajtur. Çdokujt i është dhënë mundësia që të jetojë, por, jo të gjithëve në të njëjtën mënyrë. Kurse unë jetoj të sotmen, por me mendimin dhe dëshirën e mirë për një të nesërme sa më të ndritur. Jetoj të sotmen duke u munduar që çdo gjë ta bëj drejtë dhe saktë, duke u munduar që të mos gaboj, jetoj që e nesërmja të jetë një mundësi e dytë për mua, një mundësi e mirë, me plot dritë. Jeta është ajo periudha e shkurtër në mes lindjes dhe vdekjes, e cila me plot ëmbëlsi na ndjek pas. Unë nuk jam më fëmijë, unë kuptoj, kuptoj shumë, prandaj mendja dhe zemra ime më çon që të mendoj se si do të jetë rruga e ardhmërisë sime, si do të jetë ajo e si do të jem unë! A do të mund të eci në të njëjtin hap me të. A do mund ta mbaj tingullin në një ritëm me tingullin e saj…?! Unë besoj se po, së paku do mundohem. Frymëzohem me ide të reja kur ulem e mendoj, e kur e shoh veten sa me fat jam, unë marr frymë, Zoti më dhuroi jetën, më dhuroi familjen time, njerëzit tek të cilët gjej atë forcën të vazhdoj drejtë një rruge të errët. Arbra Tahiri, IX-1

Faqja 8

Shkëndijat nr. 34


Krijimtaria e nxënësve Nënë

Pranvera

Ishe ti që më solle në jetë Ishe ti që të qarën time të parë e dëgjove, Ishe ti nëna ime e shtrenjtë Që për mua shumë djersë lëshove.

Mirë se erdhe, moj pranverë, Gaz e hare na sjellë përherë. Lulet një nga një çelin, Bashkë me erën vallen hedhin. Fluturojnë fluturat plot gëzim, Përshëndesin kafshët me nxitim. Dallëndyshet në radhë qëndrojnë, Bashkë me bilbilat të këndojnë. Dielli nga lart, seç po shikon, Se si fëmijët e falënderojnë. Ngrohur zemrat i kanë të gjithë, Pranverën e përjetojnë pafundësisht.

Deri në këtë moment që jam rritur Në krah gjithmonë ty të kam pasur, Për të më parë çdo ditë të lumtur Shpirtin tënd sa herë e ke plasur. Gjërat më të lumtura të jetës Vetëm nëna i meriton Se askush në këtë botë të hidhur Për mua sikur nëna nuk sakrifikon.

Era dhe Vesa Cekoviq, III-1 Të kam thënë më mijëra herë Por, kësaj here edhe me shkrim Gjithmonë do të mbetesh e shtrenjta ime Gjithmonë do të mbetesh idhulli im. Rejhana Taipi, VII-1

Shkolla U nisëm drejt një rruge Pa e ditur se ku po shkojmë U nisëm drejt një drite Që ndrit jetën tonë.

Lumturi fëmijërore Sa shumë do të doja Botën ta shikoja, Qiellin edhe tokën Unë t’i përqafoja. Të shkoj të shëtis Bashkë me prindërit e mi Të lozi tok’ me shokët Po sikur fëmijë. Diçka është ndryshe, Diçka kundërmon, Pranvera e re Që lulet lulëzon. Shumë thonë se unë po rritem Por unë e vogël do te mbes Do lozi me shokët Dhe qiellin do ta përshëndes.

U nisëm drejt një rruge Me plot dituri Ku njohuri fituam Edhe shumë shoqëri. U nisëm drejt rrugës Që nuk ka pengesa Drejt një të ardhme Që nuk gjejmë kthesa. Drejt botës tonë Në të bukurin udhëtim Në shkollën tonë të dashur Që na dhuron gëzim. Anisa Deda, VIII-1

Dorijana Meqikukiq, VIII-3

Shkëndijat nr. 34

Faqja 9


Krijimtaria e nxënësve Ndaheni, ndaheni dhe ne hapa të gkatë shlojnë drejtë ardhnërisë Sa shpejt ilën, sa shpejt lamon. Si nvl la pal nëshirë për nexe. Ajo thjesht margohet, por nvl e di se prapa saj janë shvnë renie të brishta, shvnë njerëz rë ilja e saj i mëndon shvnë. Si ta ndamoj, si nos ta më të ilë?! Këto pyetje në zhysin themmë në nendine, edhe pse e di se loha nvl nerr vrdhra nga aslvsh dhe asgkë. 1 shtator 2005... e lvjtoj si sot atë ditë, atë ditë të bvlvr, lv fmmadi i mehtë dhe rrezet e diemmit të shorërwara ne cicërinat e zogkëxe na majnërwan se një ditë e re lishte fimmvar. Ndoshta për disa njerëz ishte pa rëndësi, por për nva dhe për bashlënoshatarët e ni ishte dita lv do të hidhnin një hap të nadh drejtë rrwgës së ardhnërisë. U vma në ato banla të xogma shlommore, lv përqara neje gkendej një njeri i nirë, rë ne bvzëreshjen e saj na bëri për xete dhe na i margoi ato enocione rë ne lishin. Rreth neje, rëndronin disa fyuyra të xogma, disa fënijë të pafajshën, rë gkatë nëntë xitexe do të në shorëronin në atë axentwrë. Ata ishin të panjohvr për nva. Por, jo gkithnonë nbeten të “panjohvr”... Ditët përcimmnin njëra-tjetrën dhe ne lishin fimmvar sado pal të njihnin atë çla secimi prej nesh përfarësonte. Çdo ditë lërlonin të nësonin diçla të re për secimin prej nesh, dhe, si pa e parë dhe pa e lvptwar, ata në hipën ar shvnë në zenër, ar shvnë sarë ne padvrin prisja t’i shiloja përsëri çdo fimmin shtatori. Çdo zënlë, çdo hidhërin, çdo mvntwri e çdo gëzin ishte në e xeçantë dhe në e bvlvr lvr lamohej pranë tyre. Së bashlv bënë nëntë xite vdhëtin. Të gkitha ato fyuyra, të gkithë ata enra v nenorizvan në nendjen tine dhe v xendosën themmë në zenër tine, lv sot rëndrojnë dhe aty do rrinë përgkithnonë. Alrepat e orës bënë pvnën e tyre. Sot, po i lvjtoj ne namm dhe nostamgki ato nonente të bvlvra fënijërore. Ah, sa do të doja të isha përsëri një fënijë. Pse s’nvnd ta ndamoj lëtë lohë, pse s’nvnd ta lthej edhe njëherë prapa?! E di se është e panvndvr, por prapë dva ta nendoj rë ta zbvsë nërzinë dhe trishtinin rë na lanë lapmvar zenrën e shpiruin. Si nvnd t’i harroj lëta njerëz, si nvnd t’i harroj lëto fyuyra, rë për nëntë xite rresht i shiloxa çdo ditë. Me ta ndaxa çdo gkë rë lisha përbrenda, çdo gëzin e hidhërin. Është e panvndvr të nendosh ndarjen, as rë dva ta lvjtoj, edhe pse e di se xetën disa ditë na ndajnë nga ly nonent. Jan shvnë e mvntwr dhe lrenare rë pata nvndësinë të taloja lëta njerëz të nrelvmmveshën, lëta njerëz të jashtëzalonshën rë ne dashvrinë e tyre të pazëxendësveshne, në bënë të ndihesha si në parajsë. Fjamët janë të tepërua të fmas për jv, sepse çdo fjamë është e xogëm të përshlrwaj atë çla xëruetë ndiej. Do të në nvngojë çdo gkë rë leni lamvar bashlë. Do të në nvngojë shlomma, ato banla të xogma e ato larrige rë për nëntë xite ne radhë na prisnin çdo shtator rë të vmeshin aty. Pjesë e lëtyre lvjtinexe do të jenë të gkithë nësindhënësit rë ne pvnën e tyre të pamodhshne dhe ne dashvrinë rë na shprehen, na sommën lëtw lv jeni sot, na bënë njerëz të nençvr e të xetëdijshën për atë çla jeni. Lantwnirë shorëri, mantwnirë fënijëria ine...nirë v talofshin në vdhëlryret e jetës!!! Arbana Hommi, IX-1 Faqja 10

Shkëndijat nr. 34


Krijimtaria e nxënësve Gëzuar e imja, Shqipëri!

Vendi im

Sot jemi grumbulluar, 101 vjetorin për ta festuar, më shumë se një shekull pavarësi krenohemi ne me ty, o Shqipëri! Flamujt valëviten në çdo vend, gëzimi i shqiptarëve shihet në çdo kënd, festë të madhe ka sot Shqipëria, Se më këtë datë u shkruajt Pavarësia. E bekuar qe ajo letër, që në nëntor të 1912 u krye kjo vepër, pushtuesit rënd i goditi, por, Shqipërinë bukur e ndriti.

Aty ku u linda Ku hapat e parë i hodha Në vendin tim u rrita Dhe edukatën e mora.

Mevlida Salaj, VII 1

Bukuritë e tua Për mua s’kanë kufi Je vend i veçant Që s’të mposhtë njeri.

Tek ti vendi im Gjeta plot dashuri Kudo botën të shetis Si këtu s’gjej lumturi. Plot fusha e livadhe Këtu në vendin tim Këtu ku edhe në dimër Dallëndyshet gjejnë strehim.

Anisa Deda, VIII-1

Do falja më shumë dashuri

Jeta

Një ditë e re fillon,

Një sfidë, një lojë

Një ëndërr tjetër vjen

E lehte, e vështirë mendoj

Një shpresë plot dritë më zgjon Dhe një gëzim papritur shpirtin tim rrëmben. Ëndrrat nuk kanë vend në këtë botë Ato i mbaj në shpirtin tim.

Fantastike, e dëshpëruar Më të qarë e filluar. Sa e shkurt qenka Por zbavitëse E bukur, mahnitëse!

Vetëm jeta që s’më lodh dot,

Për disa edhe e mjerë

Ndoshta një ditë do të jetë pak më mirë.

Për disa me vlerë.

Botën krejt do e ndryshoja

Jeta është një diell

Po ta kisha atë mundësi

Që fort rrezaton

Vuajtjet ndoshta s’mund ti harroja

Me rrezet e e saja

Por do falja shumë dashuri. Një labirint përpara ndodhet,

Ajo na përvelon. Është një dallgë e fortë Që përplaset në breg

Shumë i errët dhe i gjatë.

Një gjë që askush

Si fënerë ne do të ndrisim

S’mund ta prek.

Si dritë shprese për çdo natë.

Dëbora Gjeka, VIII-1

Erjona Hoti, VIII-3

Shkëndijat nr. 34

Faqja 11


Krijimtaria e Ishnxënësve PËRNJËMEND

KËPUCËT E MALLIT Të bukura ,të lagura, të qepura me dorë, të mbyllura, faqegjana, të lehta, po të randa. Në dyqanin pa shitës futem ngadalë,

Blerta Deda - Bojku Mësuese e gjuhës shqipe

seç më shohin sytë në raftin e parë , një palë këpucë me çmim të lartë më vishkëllojnë si natë e marrë. Në shpinën e tyre seç hidhet një bukuri e rrallë, rrahjet e trishtimit më zgjojnë ngadalë, një lakmi e ecjes që nuk të çon gjatë... Luaj moj stinë me ngjyrën e fatit, Me këto dhëmbë të padalë mos kafsho mallin, Kur të ecësh mbi këtë tokë të uritur,të ëndërruar

Të menduarit i ngjanë detit Cektësi, thellësi, pafundësi Ku materja lirshëm i jepet gravitetit Si mendimet e marra, përsëri e përsëri…

Argëzon Sulejmani Pediater - Spitali përgjithëshëm në Tivar

Një Zot e di, çka mbanë përbrenda Një bark lumenjsh e një tru në copë Një milion dëshira, bindje e brenga Miliona dollarë, relike e gropë. Përnjëmend… Si një det, mendja, si ujtë Aty shpirti kërkon Me vdek' , me rrnu, me bujt' …

Veshi këpucët e mallit, vrapo me jetën e pajetuar!

Mbinjeriu Bota rrotullohet çdo ditë rreth boshtit më të fortë, rreth njeriut. Është forca e njeriut ajo që bën rrjedhjen e të gjitha ngjarjeve dhe turbullon ujërat. Por, ç’do ishte jeta vallë nëse njerëzit do dorëzoheshin, nuk do luftonin? Ku do qendronte ëmbëlsia e jetës, nëse ato nuk do merrnin iniciativën të ndërtonin diçka me vlerë që do sjellë paqe dhe lumturi? Në të kaluarën e errët u krijua familja, qeliza shoqërore që kultivon dashurinë e ëmbësinë. Më pas shoqëria të korrë pak paqe e sukses nga kjo. Janë principet që ne marrim nga familja që do na ndjekin në çdo hap. Jemi Mevlida Zenuni të gjithë ndryshe nga njeri tjetri dhe kjo e bën jetën të veçantë, sepse ne i shtojmë ngjyrat asaj. Është Nxënëse e shkollës së mesme pikërisht iniciativa jonë ajo që mund të ndryshojë çdo gjë. Edhe pse përballemi çdo ditë me pengesa që na dredhojnë rrugën prapë gjejmë diku thellë brenda qenies tonë një forcë dhe vazhdojmë përpara. Vet njeriu luhatet dita-ditës, sepse ai ndikohet nga shumë faktorë, por pavarësisht kësaj gjëje njeriu kurrë nuk dorëzohet. Lufton me shpirt e me zemër, sepse vet jeta nuk është gjë tjetër përveç një lufte dinamike që na përfshin të gjithëve. Koncepti mbinjeri na çon në një rrugë që asnjëherë nuk e shohim, por që ajo ekziston aty dhe është sa herë që kemi nevojë si zgjedhja më e mirë. Mbinjeriu është ëmbëlsia dhe misteri që ka bota. Është çelësi që hap çdo derë, është çelësi që çdo njeri mban me vete, edhe pse nganjëherë nuk e dimë atë gjë. Janë forcat që ne mbajmë me vete, dhe i posedojmë ato në momentet me mizore, në përplasjet më ekstreme dhe në ditët më të errëta. Bota ka shumë nevojë për paqe, për sukses dhe piktura plot ngjyra. Ishte një tablo e bardhë, por që breza me radhë e ngjyrosën dhe do ta ngjyrosin çdo ditë derisa të ekzistojë fryma. Sepse unë e di që mundemi të ndryshojmë edhe vetë fatin, sepse nuk është gjë tjetër veçse rezultat i vendimeve që ne marrim.

Faqja 12

Shkëndijat nr. 34


Krijimtaria e Ishnxënësve

Idil Dashurie Si dyzet vjet më parë Ashtu edhe sot Qytetit të moçëm ecin krah për krah. Sot sodisin bregdetin Dikur Bregun e Diellit.

Flutra Mustafa Studente ne Fakultetin e Drejtësisë në Prishtinë

Të përkëdhelurit e jetës Dashuri nga mbarim shekulli, Në një fillim tjetër Rilind çdo ditë Çdo rast Si për të parën herë. Ata duhen Si atëherë

Ata s’janë vetëm bashkëshortë Janë shokë, Miq Të dashur… Ata janë mishi dhe ashti I modernes I antikitetit. Ajo, Shkëmb Rugove Bijë Shqiponjash… Ai, Ushtar i një qyteti Ilir… Syve të saj të kaltër Hije u bën shikimi i tij.

Kur ishte turp të dashuroje Kur ishte turp të ecje dorë për dore.

Rrudhat nuk i numërojnë Se jeta s’matet me to…

Të buzëqeshur S’ka rutinë mes tyre. Çdo ditë është e veçantë Dashuria e tyre Është thjeshtë Modeste, Simbolike, Shpirtërore...

Ata janë vetëm Bashkëatdhetarë! Kur qirinjtë i shuajnë Ndizet shpirti fosforeshent, I tejdukshëm, i thellë Plot jetë Edhe pse i kanë shkelur të gjashtëdhjetat!

Shkëndijat nr. 34

Faqja 13


..

..

te dalluar dhe talente

Si çdo vit, edhe këtë herë, Këshilli i mësimdhënësve të shkollës sonë zgjodhi nxënësit më të mirë të paraleleve të cilët me rastin e Ditës së Shkollës shpërblehen me nga një libër. Katërkollë

Krythë

Jon Muçaj kl. I Blerona Xhurretoviq kl. II

Labinot Rexheviq kl. I

Era Cekoviq kl. III

Behar Paleviq kl. II

Vesa Cekoviq kl. III

Seida Nikoviq kl. IV

Haris Selloviq kl. IV-1

Denisa Haliloviq kl. V

Nxënësja më e mirë e shkollës

Aldona Hollaj kl. V-1 Fatlum Hoxhiq kl. V-2

F

Burim Kaleziqi kl.VI-1

Sukubinë

Mirsad Haliloviq kl.VI-2

Ajdina Zagoviq kl. I

Erestina Gjeka kl.VII-1

Florim Mehmedoviq kl. II

Blerina Rexha kl.VII-2

Petrit Draga kl. III

Zahide LLesheviq kl.VIII-1 Vullnet Laniku kl.VIII-2 Eriona Hoti kl.VIII-3

Millë

Arbana Holloviq kl. IX-1

Erisa Mehanoviq kl. I

Ardit Avdalloviq kl. IX-2

Ajdin Veliq kl. IV

Adnana Kurmemoviq kl. IX-3

Kravar Rashtishë

Albin Demiroviq kl II Albiona Alosheviq kl.III

Zade Hoxhiq kl. II Merisa Tula kl. IV

Shtodër Seida Bajraktari kl.II

Fraskanjel Arjanit Asllani kl. II

Kllezën Kastriot Filipaj kl.IV

Faqja 14

laka Avdiu ka lindur me 5 janar 1999. Ajo vjen nga fshati i Sukubinës. Flaka është nxënëse për çdo lëvdatë, është një nxënëse shumë aktive. Ajo merret me aktivitete të ndryshme, ndërsa mësimi është hobi i saj i preferuar. Mëson pa ndërprerë dhe kjo gjë ka bërë që ajo të arrij një sukses shembullor dhe të shpallet nxënësja më e mirë e shkollës fillore “Bedri Elezaga” për vitin shkollor 2013/14. Përveç që mësimet i kryen me rregull, ajo lexon edhe libra jashtëshkollor, angazhohet dhe me veprimtari të tjera kulturoro-artistike, në mënyre që dijen e saj ta zgjerojë sa më tepër. Shkollën e mesme Flaka do ta vazhdoj në gjimnazin e përgjithshëm “Vllazërim Bashkim” në Ulqin. Ndërsa në të ardhmen shpreson të bëhet një mjeke, sepse dëshira e saj më e madhe është t„iu ndihmoj njerëzve. Të gjithë ne i dëshirojmë Flakës suksese në jetë dhe realizim të çdo ëndrre.

Shkëndijat nr. 34


..

..

te dalluar dhe talentE Në shkollën tonë, përveç që kemi nxënës të mirë e të shkëlqyer në sjellje e në mësime, kemi dhe nga ata që shkëlqejnë në lëmi të veçanta me talentet e tyre. Mes të tjerëve kësaj radhe po përmendim Anisën, Arditin, Egzonin, Nderimin, Erestinen...

Anisa Paleviq është nxënëse e klasës së nëntë. Ajo ka lindur më 14 janar të vitit 1999, dhe vjen nga fshati i Krythës. Lëndët e saja të preferuara janë gjuha gjermane dhe gjuha angleze. Ndërsa talentin e saj ajo e shfaq në gjuhën gjermane, të cilën ka filluar ta njoh që në moshën 5 vjeçare. Sot ajo arrin ta flasë shumë mirë këtë gjuhë, duke marrë pjesë dhe në gara të ndryshme në Mal të Zi. Ajo thotë se të mësosh një gjuhë të huaj ka vështirësinë e vet, por vullneti i mirë dhe interesimi e lehtësojnë mësimin e saj.

Ardit Seferi është nxënës i klasës së gjashtë. Ai ka lindur më 6 maj të vitit 2002, dhe vjen nga fshati i Krythës. Hobi i tij është muzika, ndërsa instrumenti i preferuar është organoja. Talentin e tij e shfaq që në moshën 7 vjeçare, kur ai ka filluar t’i bie këtij instrumenti. Ai thotë se të merresh me muzikën është kënaqësi për shpirtin. Ai është nxënësi i vetëm i shkollës sonë, që merret me këtë instrument. Dëshira e tij është që një ditë të bëhet një muzikant i suksesshëm.

Egzon Kurti është nxënës i klasës së nëntë. Lindi më 28 gusht të vitit 1999 dhe vjen nga fshati i Sukubinës. Hobi i tij është futbolli, me të cilin ai tre vitet e fundit është marrë dhe më tepër, duke u bërë kështu një ndër talentet e shkollës sonë për futbollin. Dëshira e tij më e madhe është që një ditë të bëhet një futbollist i njohur sikur Lionel Messi.

Erestina Gjeka është nxënëse e klasës së shtatë. Ajo ka lindur më 9 prill të vitit 2001 dhe vjen nga fshati i Selitës. Ajo është një nxënëse e dalluar në mësime e po ashtu edhe në sjellje. Asaj i pëlqen shumë muzika, mirëpo talentin e saj ajo e shfaq në lëmin e artit figurativ. Erestinës i pëlqen shumë të pikturojë dhe të vizatojë, ku me punimet e saja ajo ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme në Mal të Zi. Dëshira e saj më e madhe është që një ditë të bëhet piktore e njohur.

Nderim Kurti është po ashtu nxënës i klasës së nëntë, lindi më 28 janar të vitit 1999 dhe vjen nga fshati i Sukubinës. I pëlqen të merret shumë me sportin, ku ndër të tjera ai veçon futbollin. Më këtë lloj sporti ai merret që i vogël, por dy vitet e fundit intenzivisht. Kjo i ka dhënë shumë përpara duke u bërë një ndër talentet e shkollës për futbollin. Në të ardhmen ai dëshiron të ndërtoj një karrierë të suksesshme sikur Kristiano Ronaldo.

Përgatiti: Arbenita Çobaj

Shkëndijat nr. 34

Faqja 15


..

..

..

Si te mesojme ?

Duhet që të përgatitemi psiqikisht që të mësojmë. Beso në vetvehte që je i aftë të mësosh, kape librin në dorë dhe mëso në mënyrë logjike. 

Asgjë nuk duhet mësuar përmendesh, përveç ndonjë date, ndonjë emër etj.

Duhet që ta lexosh disa herë mësimin, mundohu që ta thuash në pika të shkurta, pa shikuar në libër. Kështu mund të dallosh nësë e ke mësuar apo jo.

Leximi më zë të lartë është mënyra më e mirë e mësimit.

Gjëja më e mirë është që të formosh orarin dhe të dish ta menaxhosh kohën për të mësuar.

 

Gjatë orarit javore me siguri do të këtë orë të ngarkuara e të tjera më pak të ngarkuara. Mëso që në fillim të organizohesh, duke e shfrytëzuar sa më mirë ditën.

Për të mësuar të duhet thjeshtë përkushtim, vullnet e mbi të gjitha dëshirë që të kontribosh në të ardhmën tëndë.

Evito të mësuarit pas darkës, ku lodhja sigurisht do të ngadalsonte ritmet e tua të punës, duke i bërë jo frytdhënëse përpjekjet e tua.

Pas dy apo tre orësh mësim, bëj një pushim. Do të jenë këto momente në të cilat mund të hash diçka ose të dëgjosh ndonjë këngë.

Faqja 16

Mos u tërhiqni nga të mësuarit për shkak të ndonjë feste, apo shetitjeje të kotë.

Shkëndijat nr. 34


..

..

..

Si te mesojme ?

Gjatë spjegimeve, mësuesit përdorin edhe librin e lëndës. Ajo që është vërtetë e rëndësishme është që t’i mund të nënvizosh në tekst atë çfarë spjegon e thotë

mësuesi. 

Mos u shpërqendro gjatë ngritjes në mësim të shokëve të tu! Dëgjo më vëmendje e përpiqu të shënosh pyetjet e bëra.

Për të qënë e qartë dhe përmbledhëse përpiqu të mësosh: në një vend të përshtatshëm për këtë, që mund të jëtë dhoma jote ose një tavolinë në një cep të shtëpisë.

Nuk është ide e mirë të mësojmë para televizorit, sepse do të shpërqendrohemi shumë lehtë nga mësimi.

Poashtu nuk është ide e mirë të mësojmë në shtrat, sepse shpejt do të na vijë gjumi.

Mundohuni të mësoni sa më tepër në të njëjtin vend, si për shëmbull në dhomën tuaj.

Kujdesuni që vendi juaj, ku do të mësoni të jetë i qetë dhe i ndriçuar mirë.

Pyesni të tjerët për gjërat, që nuk i dini, dhe nuk i kuptoni. Nuk është turp!

Nësë ndjek me vemendje shpjegimet gjatë orës së mësimit, ke vendosur themelet e punës tëndë të mëtejshme. Me letër dhe stilolaps në dorë mundohu të marrësh shënime gjatë orës së mësimit.

Çdo përparim në mësime mendojeni pozitivisht.

Përzgjodhën: Shehida Veliq dhe Adnana Kurmemi

Shkëndijat nr. 34

Faqja 17


Shkolla jonë .. Investimet në shkollë Megjithëse me një buxhet të vogël e me hapa të ngadaltë, shkolla jonë si çdo vit mundohet të bëjë diçka për përmirësimin e kushteve të shkollës, që nxënësve të saj t’ju ofrojë një vend sa më të sigurt e të rehatshëm, e që ata të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre. Ndonëse jo shumë, rregullime në shkollën tonë ka pasur edhe këtë vit shkollor. Investime e renovime janë bërë si në shkollën amë në Katërkollë, ashtu edhe në shkollat tjera në rrethe. Në shkollën amë vlen të përmendim këto investime: është bërë shtrimi i dyshemesë me pllaka në dy kabinete, është blerë porta kryesore në hyrjen e oborrit të shkollës, po ashtu është vendosur dhe këndi i lojërave për fëmijë në pjesën e prapme të oborrit, është bërë shtrimi me gurë dekorues në pjesën hyrëse të shkollës. Investime këta të gjitha të siguruara nga vet fondi i shkollës. Në shkollën e Shtodrit është bërë ndërrimi i derës kryesore të shkollës, investim ky po ashtu nga fondi i shkollës. Në shkollën e Rashtishës falë donacionit të biznesmenit, zotëri Myslim Llolla, është bërë ndërrimi i derës kryesore dhe vendosja e llambadarëve nëpër klasat e kësaj shkollë. Sa i përket shkollës së Kravarit, kemi të bëjmë më një investim më të madh, ku do të bëhet renovimi i të gjithë objektit, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Mal të Zi.

Projekti “Horizonti nga këndveshtrimi im’’

Këtë vit shkolla jonë do të marrë pjesë në projektin „Horizonti nga këndvështrimi im“ e përfaqësuar nga këto nxënës: Edisa Shaba, Vullnet Laniku dhe Edmonda Çapriq. Kryqi i Kuq i Malit të Zi në bashkëpunim më këndin amerikan organizojnë projektin Vullnet Laniku „Horizonti nga këndvështrimi im“, i mbështetur nga ambasada amerikane. Objektivat e këtij projekti janë për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete të përbashkëta. Gjatë kësaj përvoje nxënësit do të kenë mundësinë të fitojnë dijeni mbi gjuhën angleze, gjeografinë dhe historinë e Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përveç kësaj, do të praktikojnë ushtrime mbi bashkëjetesën, ndihmën e shpejtë, rëndësinë e dhurimit të gjakut, si dhe detyra të tjera shoqërore. Ata do ta arrijnë këtë më anë të një qëndrimi pesë ditor në pjesë të ndryshme të Malit të Zi. Nxënësit nga jugu do të jenë të vendosur në Plevle, ku do të vizitojnë qytetet në veri Edmonda Çapriq si Mojkovacin, Beranen dhe Kollashinin, ndërsa nxënësit nga veriu do të vendosen në jug në Sutomore dhe do të vizitojnë qytetet jugore Tivarin, Budven, Kotorrin dhe Herceg Novin. Në këtë projekt do të jenë të përfshirë 6 shkolla fillore malazeze, 3 nga jugu dhe 3 nga veriu. Secili grup do të jetë i përbërë nga 10 nxënës të klasave të 7 dhe 8 të udhëhequr nga 3 arsimtarë të gjuhës angleze. Kampi do të jetë i organizuar pas mbarimit të vitit shkollor, në qershor 2014, dhe në fund nxënësit do të takohen në Podgoricë ku do të ndajnë përvojat dhe mbresat. Edisa Shaba

Faqja 18

Shkëndijat nr. 34


Shkolla jonë Garat e përgjithshme shtetërore Në garat shtetërore për shkollat fillore që u mbajtën me 1 mars në Podgoricë, shkolla jonë u përfaqësua nga nxënës të klasave të nënta. Ata ishin Arbana Holli, nxënëse e klasës 9-1, Flaka Avdiu 9-2, Arbenita Çobaj 9-3, Anisa Paleviq 9-3. Arbana, Flaka dhe Arbenita konkurruan në lëminë e gjuhës angleze dhe Anisa në lëminë e gjuhës gjermane. Në garat e zhvilluara nxënëset tona shprehen aftësitë dhe njohuritë e tyre në lëndët përkatëse. Nga gara ata nuk u kthyen pa fitore. Kështu, shkolla jonë mori vendin e tretë në rang shtetëror në lëmin e gjuhës gjermane, vend të cilin e fitoi nxënësja Anisa Paleviq, me njohuritë e saja të gjuhës gjermane.

Garat sportive Shkolla jonë këtë vit ishte e angazhuar më aktivitete sportive, e përfaqësuar nga ekipi i djemve dhe ekipi i vajzave. Ekipi i djemve është përgatitur nga arsimtari i edukimit fizik Mirsad Nasradini, kurse ekipi i vajzave nga arsimtari Dritan Rexha. Ekipet e shkollës sonë u ndeshen me ekipin e shkollës “Boshko Strugar” të cilët erdhën mysafirë në shkollën tonë. Nga kjo lojë, si ekipi i vajzave ashtu dhe ekipi i djemve dolën fitues kundrejt kundërshtarëve me një fitore të thellë 2-0. Pas kësaj, ekipet e shkollës sonë luajtën dhe kundër ekipit të volejbollit të shkollës fillore të Krajës, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Edhe në këtë ndeshje shkolla jonë fitoi me një rezultat të bindshëm. Pastaj ekipet e shkollës sonë përfaqësuan Ulqinin në garat regjionale në Mal të Zi, të mbajtura në Igallo, ku në këto gara merrnin pjesë dhe shumë shkolla të tjera të Malit të Zi. Ekipi i shkollës sonë ka luajtur kundër ekipit të Budvës. Megjithëse nuk arritëm të kualifikoheshim në fazën tjetër, shkolla jonë pati një përfaqësim dinjitoz.

Ekipi i djemve në vollejboll:

Ekipi i vajzave në volejboll:

1.

Shpëtim Gjeka

1.

Arta Bajri

2.

Bujar Veliu

2.

Erjona Hoti

3.

Shkelxen Rexha

3.

Flaka Avdiu

4.

Kristjan Koçeviq

4.

Armenita Avdiu

5.

Bleard Osmani

5.

Arbenita Çobi

6.

Jeton Gjeka

6.

Anida Kaleziq

7.

Mirsad Sella

7.

Era Draga

8.

Esadin Avdalli

8.

Egzona Nika

9.

Edi Ujkashi

9.

Nora Shkreli

Anisa Paleviq, kl. 9. Fituese e vendit të tretë në garat e përgjithshme për shkollat fillore në Mal të Zi -gjuhë gjermane-

Përgatitën: Erjona Hoti dhe Vehida Gjoni

Shkëndijat nr. 34

Faqja 19


.. ..

Ekskursioni i te nentave

Ishte ditë e premte, data në kalendar shënonte 24 tetor 2013. Ndoshta për disa njerëz kjo datë nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe, ishte ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat, por për ne ishte një ditë shumë e veçantë. Ditë për ditë prisnim të zgjoheshim, e të gjithë së bashku me një valixhe në dorë, të niseshim për këtë udhëtim të shumëpritur. Kështu një rreze dielli na lajmëroi se një ditë e re kishte filluar, një ditë e re për të gjithë ne. Me një buzëqeshje, që ishte venitur në fytyrën tonë, u mblodhëm të gjithë së bashku që të niseshim për ekskurzionin tonë të parë tre ditorë në Kosovë. Kështu momenti i shumëpritur erdhi...Rreth orës tetë të mëngjesit, autobusi u nis. Të gjithë me gaz e hare bëmë katër orë udhëtim. Rruga na çoi drejt e në qytetin madhështorë të Prizrenit, ku edhe qëndruam disa orë. Aty nuk mund të ngopeshe me bukuritë që ky qytet i ka trashëguar brez pas brezi. Vizituam disa nga monumentet më të rëndësishme të tij, si Xhaminë e Madhe, Lidhjen e Shqiptareve të Prizrenit etj... Pas Prizrenit u ndalëm në Skenderaj, ku vizituam shtëpinë dhe varrezat e dëshmorëve Jasharaj.

Faqja 20

Shkëndijat nr. 34


.. ..

Ekskursioni i te nentave Stacioni i fundit për atë ditë ishte Prishtina. Në mbrëmje u akomoduam në një hotel të qytetit. Ndonëse jo e këndshme për personelin e hotelit dhe mysafiret tjerë aty, ne natën e bëmë ditë. Askush nga ne nuk vuri gjumë në sy, zhurma dhe të qeshurat tona dëgjoheshin në çdo cep të hotelit. Më argëtuesja për ne ishte kalimi nga një dhomë në tjetrën si dhe lënia pa gjumë e arsimtarëve. Entuziazmi, hareja nuk njihnin kufij...Të nesërmen pasi u “zgjuam” dhe hëngrëm mëngjesin, të gjithë së bashku shkuam tek tregu i shumicës në Fushë Kosovë. Pastaj vizituam qendrat më të mëdha tregtare të Prishtinës. Në mbrëmje shkuam në një disko, ku u argëtuam jashtëzakonisht shumë. Të mbërthyer nën ritmin e muzikës që po luhej aty, pa u vënë re, ora kishte vajtur dy e mesnatës. U kthyem në hotel. Kështu kaluan dy netët, agoi dhe dita e tretë dhe e fundit. Të vërejtur në fytyrë, sepse aventurës sonë po i afrohej fundi, lamë hotelin. Gjatë asaj ditë vizituam bibliotekën e madhe në Prishtinë, dhe fakultetin ku qindra mijëra studentë nga të gjitha trevat shqiptarë studionin aty. Pas këtyre, vizituam varrin e ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Këto momente do të mbesin gjithmonë në mendjen dhe në zemrën tonë. Këto çaste do të na shërbejnë për të kujtuar shoqërinë tonë pa kushte dhe të sinqertë, ku bashkë kaluam 9 vitet më të bukura të fëmijërisë sonë.

Shkroi: Arbana Holli

Shkëndijat nr. 34

Faqja 21


Kultura GURI I DIVIT Guri i Divit gjendet në fshatin Kravar, konkretisht ndërmjet fshatit Muçej dhe Shtegvashë. Për këtë nuk ka ndonjë histori të shkruar, por sipas gojëdhënave flitet për kohëra të lashta gjegjësisht për kohën e Nasradin Hoxhës. Sipas gojëdhënës Nasradin Hoxha duke udhëtuar prej Shkodrës në Tivar takon një njeri shumë të fuqishëm të cilin për nga fuqia e quanin div. Divi u çudit kur e pa Nasradinin, sepse thuhet se Nasradini ka qënë burrë i vogël, kurse ky shumë rrallë kishte pasur kontakt me njerëz, bile flitet që divat shpesh janë ushqyer me njerëz. Sipas kësaj divi para se ta sulmonte Nasradinin deshi ta nënçmoj dhe provokoj për forcën e tij. Pasi që qëllon afër këtij guri, i cili ka formën e drejtkëndëshit me lartësi afër 10m dhe me gjerësi afër 5m, që do të thotë një peshë shumë e madhe. Divi i thotë Nasradinit hajde ta provojmë forcën se cili është më i fuqishëm në rrokullisjen e këtij guri. Mirëpo, siç dihet Nasradin Hoxha ka qenë njeri shumë i mençur dhe i qetë, pranon propozimin e divit, por me dinakëri i thotë: „Provoje ti i pari, sepse po qe se e provoj unë guri do të mbërrij në fushë e ti nuk ke mundësi prove.“ Divi e lëviz gurin në një kënd, por nuk mundet ta rrokullisë dhe i thotë Nasradinit që ta provoj ai. Nasradini përsëri tregohet i mençur dhe i thotë divit që unë do ta shtyjë gurin, por me kusht që ti e pret në anën e poshtme të gurit, sepse po rrokulliset guri, do të bëjë dëme të mëdha. Divi bindet në fuqinë e Nasradinit dhe ja pranon fuqinë pa e provuar. Kështu, që guri mbetet në pozicionin që ka lënë divi. Pra, kjo do të thotë se forca më e madhe është gjeturia dhe dituria se sa fuqia fizike e njeriut. Arta Bajri, VIII-2 KROI I KOSIQIT Kroi i Kosiqit është një ndër krojet më të vjetra në Anën e Malit. Është i njohur jo vetëm për ujin e bollshëm e të shijshëm, por edhe të shëndetshëm. Uji gjatë verës është i ftohtë, kurse gjatë dimrit është i ngrohtë. Uji i tij përdoret për pije dhe për nevoja të tjera. Kroi i Kosiqit është ndërtuar nga gurët. Guri në të cilin del uji ka formën e lugut. Kroi është i përbërë nga dy lugje. Gjatësia e këtyre dy gurëve është rreth tridhjetë centimetra. Kroi është i rrethuar me një mur që është i gjatë rreth katër metra, kurse i lartë një metër e gjysmë. Thuhet se Kroi i Kosiqit është ndërtuar nga Sylo Rexhepi, në vitin 1882. Ndërtuesi ka qenë nga Kosiqi. Ka vonuar rreth 30 ditë për tu ndërtuar. Si në çdo rast njerëzit e asaj kohe nga ky krua e merrnin ujin për të pirë, kurse gratë lanin rrobat. Kroi është rindërtuar në vitin 2012. Mirsad Halili, VI-2

Faqja 22

Shkëndijat nr. 34


Tradita

..

..

..

Ana e Malit është një krahinë e vogël e populluar nga shqiptarët, është vend i ngrohtësisë, bujarisë dhe mikëpritjes, është vend i lashtësive e i traditave. E kur permendim traditat, ndër të shumtat që janë trashëguar deri në ditët e sotme, është dhe tradita e tregut në ditën e enjte në Katërkollë, e përcjellur tek ne që nga kohërat e gjysheve e stërgjysheve tanë. Pavarësisht ndryshimit të kushteve të jetesës se banorve, urbanizimit të vendit, thelbi dhe rëndësia e kësaj dite mbeten po të njëjtat, shit-blerja e mallrave që prodhojnë vet banorët e kësaj zone. Nga ajo se çfarë shitet janë frutat si shega, mandarina, fiku, qershia, kumbulla e të tjera me rradhë varësisht nga stina e vitit, perime si domatja, patëllxhani, speci, sallata, bostani, trangujt etj, qumështi e produkte të tij, vezë, peshk i llojllojshëm, e pastaj punime dore si mbulesa për tavolina, veshje për dimër si çorapë e pulovera të leshtë, së fundmi dhe rroba të tjera për të gjitha moshat, vegla pune për bujqësi, e poashtu dhe bagëti. Po qe se dikush nga ne do të pyeste pak gjyshin apo gjyshen e vet, mesiguri do të na thonin se si në krahasim me ditët e sotme, tregtarët në kohen e tyre nuk udhëtonin me automjete, por me kafshë, më së shumti me kuaj, apo vinin edhe në këmbë, rrugët nuk ishin të asfaltuara, se transporti i mallrave ishte i veshtirë dhe u merrte mjaft kohë. Qendra kryesore e asajkohe e tregut ishte e ashtëquajtura „teqeja e bagëtive“, fusha e tanishme e sportit, ku vendasit sillnin bagëti për të shitur. E pastaj pasonin prodhimet bujqësore, të cilat në atë kohë ishin në sasi shumë më të vogël se sot, dhe se dyqanet ushqimore nuk ekzistonin në këtë anë. Ata nuk do linin pa përmendur dhe vendtakimin e njohur Arra e Madhe, që ndodhej pranë rrugës që të çon për Shas, jo shumë larg qendrës, ku banorët takoheshin e bisedonin më njëri tjetrin. Ndërsa sot shumë gjëra janë më ndryshe, tregtarët kanë kushte më të mira transporti, ndonëse prodhimet e tyre nuk janë në atë masë sikur në atë kohë. Tanimë janë të hapur dhe shumë dyqane, të cilët më herët nuk ishin. Dita e enjte është ditë, e cila më së shumti frekuentohet nga mosha e mesme, pensionistë, dhe nga një numër i vogël i të rinjve. Aty vijnë dhe tregtarë e vizitorë nga Kraja, Ulqini e Tivari. Dyndjen më të madhe me shitës e sidomos me blerës e ka në prag të festave. Kjo traditë u ka mbijetuar kohërave, po e përjetojmë dhe ne, e shpresojmë që të vazhdojë dhe në të ardhmën po kështu.

Përgatiti: Zahide Lleshi dhe Anisa Deda

Shkëndijat nr. 34

Faqja 23


Sofra tradicionale

Në mënyrë që revistën tonë shkollore ta bëjmë sa me të larmishme e ta pasurojmë sa më shumë, kemi sjellë një punim, kësaj radhe jo me shkrim, por me gatim, punim i cili do të pasqyrojë një pjesë të kuzhinës sonë tradicionale. Për këtë jemi kujdesur ne, Arbenita, Flaka dhe Era. Pasi që kemi vendosur se çfarë do të gatuajmë, ne kemi bërë listën e artikujve që na duheshin për gatimin. Arbenita ka blerë materialin e duhur, si krapin, miellin e grurit, miellin e misrit, vajin, sheqerin, disa perime etj. Kështu të dielen më 13 prill, në orën 11, jemi mbledhur në shtëpinë

e Erës. Pasi që prindërit e saj dolën në qytet ne

filluam përgatitjet. Pas shumë këshillave të nënave tona, se si duhet ti gatuajmë ato çka kishin planifikuar, ia nisëm punës. Kështu Arbenita u mor me gatimin e bukës se misrit, apo siç ne e quajmë ‘bukë kallamoqit’dhe të tespixhes, Era me përgatitjen e pites me kos, ndërsa Flaka me përgatitjen e krapit në tavë.

Perveç

pergjegjësisë e seriozitetit në angazhimin tonë, kishte edhe situata mjaft komike e shumë të qeshura, sepse ne nuk ishim mësuar ta shihnin njëra tjetrën tek sa gatuajmë. Pasi që të gjitha ushqimet ishin gati, çdonjëra nga ne i provoj ato. Për të gjitha këta na u deshën rreth dy orë. Për ne kjo ishte një eksperiencë e veçantë dhe për më shumë një kujtim më tepër i kaluar me këtë shoqëri në ditët e fundit të shkollës fillore. Më poshtë kemi paraqitur ushqimet që kemi përgatitur vetë të ilustruara me receta dhe fotografi, nëse dikush nga nxënësit e shkollës sonë do donte ti përgatiste.

Faqja 24

Shkëndijat nr. 34


Sofra tradicionale Bukë “kallamboqit’’

Tavë krapi

Përbërësit: rreth 1 kilogram miell misri, 1 lugë kripë, ujë sipas nevojës, 3 lugë miell gruri, pak vaj.

Përbërësit: 1 Krap rreth 3 kg, 1l e gjysmë ujë, 3 hudhra të njoma, 1 qepë e njomë, 3 lugë miell, 1 lugë uthull, 1 lugë spec të kuq, pak majdanoz dhe kripë sipas nevojës.

Në një enë hedhim rreth një kilogram miell misri dhe i shtojmë një lugë kripë, pastaj hedhim ujë sipas nevojës derisa të formohet një masë as shumë e hollë dhe as shumë e trashë nga kjo, por normale. Këtë e hedhim në një tavë, të cilën më parë e kemi lyer me vaj. Sipër saj qesim 3 lugë miell gruri duke e shpërndarë në të gjithë tavën. E pjekim ne 250 gradë për 40 min.

Pite me kos Përbërësit për brumin: 700 miell gruri, 1 lugë kripë, 3-4 lugë vaj. Ndërsa për fillin nevojiten 700 ml kos, 4 vezë, 4 lugë mazë të freskët, 2 lugë miell, pak kripë. Së pari përgatisim brumin për kulaçë. Në një enë hedhim miellin, kripën dhe vajin, shtojmë ujë sipas nevojës, duke i përzier derisa të formohet një masë brumi pak e trashë, pak a shumë e ngjashme me brumin e bukës. Brumin e fituar e vendosim mënjanë të pushojë për 20 min, në mënyrë që të zbutet pak. Pastaj e marrim dhe e ndajmë në kulaçë të vegjël, zakonisht 12-13 copë. Kulaçët i lyejmë pak me miell dhe i hollojmë një nga një, pak a shumë në varësi të tavës ku do piqet. Marrim gjashtë të parët, pesë nga këto i lyejmë një nga një me vaj dhe i vendosim mbi njëri tjetrin, të gjashtin nuk e lyejmë, vetëm e vendosim sipër tyre. I hollojmë dhe pak të gjithë ashtu së bashku dhe i vendosim në tavë. Mbi shtresën e fituar hedhim fillin, të cilin e kemi përgatitur më parë, ku në një enë kemi hedhur kosin, vezët, kripën, mazën, miellin dhe i kemi përzier mirë. Mbi këtë tani vendosim shtresën e dytë të formuar nga shtatë kulaçët tjerë të mbetur, të përgatitur në të njëjtën formë sikur gjashtë të parët. Duhet të kemi parasysh që shtresat me kulaçë të dalin pak jashtë anëve të tavës, në mënyrë që filli mos të dalë sipër, dhe në fund ato anët e shtresave, që kanë dalë jashtë tavës i presim me thikë, dhe sipërfaqja e sipërme lyhet me vaj. Piqet në 180 gradë për 40 minuta. Pasi e heqim nga furra, i hedhim 400 ml ujë të nxehtë të valuar, pak sipër dhe pak poshtë saj. E mbulojmë me një tavë tjetër, që ajo të zbutet vetvetiu.

Krapin e pastrojme mirë, e ndajmë në kulme të holla dhe e kripim. Para se ta hedhim në vaj për ta fërguar, e lyejmë pak me miell gruri. Pasi e kemi fërguar e rëndisim në tavë. Ndërsa për të përgatitur fillin në një enë hedhim 3 lugë miell gruri, 1 lugë spec të kuq, 1 lugë uthull shtëpie, 3 hudhra të njoma të grira hollë, 1 qepë të njomë të grirë hollë, pak majdanoz të grirë hollë, kripë, pak vaj, aty shtojmë 1 litër e gjysëm ujë, i përziejmë mirë të gjitha së bashku dhe i hedhim në tavën, ku më parë kemi rënditur krapin e fërguar. Të gjitha së bashku i pjekim në furrë në 200 gradë për 30 min.

Tespixhe Përbërësit: Miell gruri rreth 500 gr, miell misri 150 gr, rreth 500 ml qumësht, 150 gr gjalpë dhe 5-6 lugë mazë të freskët. Në një tenxhere hedhim qumështin bashkë me gjalpin dhe mazën, i vendosim në zjarr derisa të vlojë qumështi, pastaj aty hedhim miellin e grurit dhe të misrit dhe e përziejmë derisa të formohet një masë pak e trashë brumi. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në një tavë, të cilën e përdorim zakonisht për pjekje. Pasi e kemi hedhur në tave e përziejmë brumin mirë më dorë, dhe e shtrijmë në të gjithë tavën. Pastaj e vizatojmë me një laps dhe e fusim në furrë, e pjekim në 180 gradë për 50 min. Përgatisim sherbetin, ku në një enë hedhim rreth 700 gram sheqer, e kavertisim pak dhe shtojmë 1 litër ujë. E lëmë të vlojë për 20 minuta. Pasi që tespixhja piqet, i hedhim sherbetin jo shumë të nxehtë sipër. Arbenita Çobaj, Era Draga, dhe Flaka Avdiu

Shkëndijat nr. 34

Faqja 25


A flejmë sa duhet ? Gjumi është një gjendje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Është fenomen universal i vëzhguar tek të gjithë gjitarët, zogjtë dhe peshqit. Gjumi është e kundërta e zgjimit.

Mosha Të sapolindurit

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër, një gjendje prehjeje trupore e mendore, që karakterizohet nga një zvogëlim i vullnetshëm i lëvizjeve trupore, rënie e reaksioneve ndaj ngacmimeve të jashtme, një nivel i lartë i anabolizmit, ripërtëritjes së qelizave, dhe një nivel i ulët i katabolizmit, shkatërrimit të qelizave. Gjumi është vetëm një gjendje e tjetërsuar e vetëdijes, e kundërt me të qënurit i pavetëdijshëm.

12-15 orë

3-5 vjeç

11-13 orë

5-12 vjeç

9-11 orë

Të rinjtë Të rriturit dhe

9-10 orë

të moshuarit

6-8 orë

Shtatëzënat

8 (+) orë

16,13%

Po

A N K E T A

Deri në 18 orë

1-3 vjeç

A shkoni për të fjetur në të njëjtin orar çdo natë?

43,54%

Jo

40,32%

Herë- herë Sa orë gjumë bëni ju gjate ditëve të javës?

26,66%

5-7 orë

65,00%

8-10

8,33%

10-12 Sa orë gjumë bëni gjatë fundjavës?

23,33%

7-8

38,33%

9-10

38,33%

10-12 A lexoni diçka para se flini?

25,00%

Po, çfarëdo qofte

41,66%

Po, mësimet

33,33%

Jo A mendoni se gjumi i rregulltë ndikon pozitivisht në përqendrimin tuaj në mësim? Po

73,33% 8,33%

Jo

18,33%

Ndoshta Si thoni, në ditët e sotme, a është shtuar ankthi gjatë gjumit?

35,00%

Po ( për shkak të stresit të shumtë)

30,00%

Po ( për arsye të tjera)

35,00%

Jo Orari i fillimit të mësimit në shkollë, a mendoni se është i drejtë? Po

75,00%

75,00%

Jo

25,00%

25,00%

A besoni se magnësia e gjumit mund të çojë në lodhje fizikë dhe mentale?

Faqja 26

Nevoja mesatare për gjumë në ditë

Po

63,33%

Jo

13,33%

Ndoshta

23,33%

Shkëndijat nr. 34

63,33% 13,33% 23,33%

Anketen e realizuan: Anisa Deda dhe Jetlira Hoxha


Pesimist apo optimist??? Është e dielë, ti gjendej në gjysmën e një ecjeje të gjatë në qytet.Papritmas fillon shi. a.

Çdoherë bie shi kur unë dal për shetitje.

b.

Mund të jetë dhe më keq- të bie borë.

c.

Mrekulli! Mua më të vërtet më pëlqen të eci në shi. Pas nje udhëtimi të mrekullueshëm kthehej në shtëpi.

a.

Nuk dëshiroj të kthehem në punë.

b.

Do të filloj të planifikoj udhëtimin e ardhshëm.

c.

Udhëtimi ishte i mrekullueshëm, por tani e tutje do flej në shtëpinë time. Është ditëlindja jote e 40-te.

a.

Vitet më të mira të jetës sime kanë kaluar.

b.

Unë po plakem - edhe çfarë? I ndodhë çdokujt.

c.

Jeta fillon në vitet e 40-ta, ku është festa?! Ti je ftohur.

a.

Më duhet të shkoj tek mjeku sa më parë të mundem.

b.

Më duhet të blej disa faculeta.

c.

Është vetëm një ftohje. S’do të më mbysë. Ti duhet të marrësh një vendim të madhë në jetë.

a.

Çfarëdo që të vendos, do të jetë vendim i gabuar.

b.

Më duhet kohë që të vendosi.

c.

Çfarëdo që të vendosi, do të jetë vendimi i duhur. Është vjeshtë.

a.

Nuk më pëlqen vjeshta, sepse së shpejti do të jetë dimër.

b.

Është thjeshtë një stinë tjetër e vitit.

c.

Është një stinë e bukur e vitit. Papritmas ke trashëguar 5.000 € .

a.

5.000 € s’do ta ndryshojnë jetën time.

b.

Mrekulli! Mund të blej gjëra luksoze që s’mund ti blejë më parë.

c.

Kjo duhet të jetë dita ime me fat - do të blej një biletë lotarie. Vlerësimi: Çdo përgjigje a, 1 pikë. Çdo përgjigje b, 2 pikë. Çdo përgjigje c, 3 pikë.

16-21 pikë

10-15 pikë

7-9 pikë

TI JE NJË OPTIMIST

TI JE NJË REALIST

TI JE NJË PESIMIST

E di që jeta ka ulje-ngritjet e veta. Shpreson që të kesh më tepër ditë të mira se sa ditë të këqija në jetën tënde. Por, kujdes! Nganjëherë mund të jesh shumë serioz/e, prandaj duhet të dëgjosh edhe ndjenjat pak më tepër.

Ti duhet të përpiqej t’i ndalesh mendimet negative. Ti duhet të mësosh si ti gëzosh gjërat e mira në jetë dhe të mos shqetësohej për gjërat që ndoshta nuk do të ndodhin. Dhe mos harro, se ka shumë njerëz që janë në situata edhe më të rënda se ti.

Ti gjithmonë përpiqej të shohësh anën pozitive të jetës. E din si ta kënaqesh vetveten dhe nuk humb kohë duke u shqetësuar për gjërat, që mund të ndodhin. Por, kujdes! Shokët tuaj mund ta shohin nganjëherë irritues optimizmin tënd.

Blerina Rexha, Debora Gjeka, Elda Kurti

Shkëndijat nr. 34

Faqja 27


Argëtuese

1.Arbeni ka në çantë 6 lapsa me ngjyra të ndryshme. Ai merr pa parë ngjyrat, vetëm dy lapsa. Sa kombinime të ndryshme të ngjyrave mund të ketë në dy lapsat e marrë nga Arbeni? 6 15 30 36

2. Janë dy persona: Personi i parë:120 pjata i pastron për 20 minuta Personi i dytë:120 pjata i pastron për 30 minuta Pyetja: Për sa minuta të dy personat bashkë i pastrojnë 240 pjata?

3.Sa është shuma e numrave prej 1-100

(1+2+3,+…,+99+100=…)?

4.Gjej rrugen e duhur

Faqja 28

Shkëndijat nr. 34

Tregtari ka blere mall 15.000 euro, e në ta ka fituar 1200 euro. Sa % ka fituar tregtari


Argëtuese

Në një dhomë nevojiten 800 pllaka në formë katrore 15x15 cm. Sa pllaka nevojiten që ta mbulojnë të njëjtën dhomë të dimenzionit 20x20 cm?

SUDOKU

SUDOKU

2. Dy vëllezër kanë ndërtuar shtëpinë, e kanë shitur 200.000 euro. Të ndahen në mënyrë të drejt eurot, nëse vëllai i madh ka investuar për ta ndërtuar 50.000 euro, ndërsa i vogli 30.000euro.

1.Më poshtë janë vendosur emrat e 5 shteteve, të cilëve u mungojnë disa shkronja. Gjeni shkronjat që mungojnë?

1.D_ _ _M_ _ _KE , 2.T_ R_ I , 3.P_ _ _ U_ A_ I , 4.S_ L _ _E_I , 5.E_ _I_T

Gjene ndryshimin në mes këtyre dy fotografive

Përgatiten: Vullnet Laniku, Sadedin Nika, Armenita Avdiu

Shkëndijat nr. 34

Faqja 29


Si t‘i rregullojmë flokët vet ?

Përzgjodhi: Anida Hoxha

Faqja 30

Shkëndijat nr. 34


Galeria

Jetlira Hoxha kl. 8-1( punim me pambuk, pe dhe faculetë)

Mersida Zenuni kl. 6-2( punim me letër ngjitese)

Anisa Deda kl.8-1(punim me mbejte lapsi)

Flaka Avdiu kl. 9-2( punim me kafe, oriz dhe gazetë)

Florenta Ujkashi, kl. 7-2 (punim me makarona)

Mevlida Salaj kl. 7-1(punim me pluhur lapsi)

Shkëndijat nr. 34

Zahida Lleshi, kl. 8-1 ( punim me guaca)

Faqja 31



Shkendijat 34