Page 1


Pse “ShkodraPazar” ?

N

e ia kemi bërë shumë herë pyetjen vetës. Pse “Shkodra Pazar”? Përgjigjia është e thjeshtë dhe shumë diplomatike. Ne luftojmë që kjo revistë të bëhet vitrina e vërtetë ekonomike e rrethit të Shkodrës. Duke u ndalur tek ideimi ynë, duke studiuar zhvillimin e vrullshëm të teknologjisë në të cilën mjetet e informimit bëhen gjithnjë e më të shpejta, mënyra e kërkimit të informacionit bëhet gjithnjë e më e personalizuar nëpërmjet internetit. Shumë njerëz mund të mendojnë se botimi i një reviste të tillë mund të jetë një hap prapa. Në fakt nuk është kështu. Mjafton të tregoni pak interes dhe “Shkodra Pazar” do të jetë gjithmonë në çantën apo makinën tuaj. Do të jetë gjithmonë mjeti që do ju mundësojë plotësimin e të gjitha kërkesave tuaja për biznes, njoftime, informacione, reklama e shumë e shumë rubrika të tjera. Përshtypja që na është krijuar duke folur për këtë projekt, ambicioz në qënien e tij, me klientë të ndryshëm e lexues të ardhshëm, ishte ajo që kjo revistë me të vërtetë i mungonte Shkodrës. Me një popullsi që e rendit Shkodrën ndër qytetet e rrethet e para të Shqipërisë, me një veprimtari ekonomike e një pozitë gjeografike që e kthen në një pikë strategjike për të gjithë veriun, Shkodra ka nevojë për një vitrinë të sajën. Ka nevojë për nje produkt tek i cili të përballohen bashkarisht probleme, situata e kriza. Por dhe të gjendet forma e mënyra e duhur për ti dhënë vlerë Shkodrës e shkodranit. Bizneset nuk janë të pakta, ashtu si nuk janë të pakta vështirësitë me të cilat biznesi ndeshet. Qëllimi i revistës është tu vijë në ndihmë bizneseve të vogla e të mëdha, dyqaneve e artizanëve që të publikojnë produktet e shërbimet e tyre, të zgjerojnë rrethin e klientelës dhe ti ofrojnë asaj përmes këtij mjeti reklamues oferta të mëtejshme, të personalizuara sipas sektorit përkatës. Po ashtu kujdes do të tregojmë për të gjitha ju familjet shkodrane. Ne do të sjellim në shtëpitë tuaja çdo informacion, njoftim apo ofertë pune e kërkesa nga më të ndryshmet. Ju vetëm duhet të mos harroni se për çdo problem apo pikëpyetje tuajën , “Shkodra Pazar” ka zgjidhjen në faqet e saj. Një revistë plot imazhe e tekste që do të bëjë për vete shumë shpejt qytetarin e rrethit Shkodër, të cilit do ti jepet mundësia të publikojë edhe lajmërimet e tij private, mbi shitje, blerje, dhënie me qera etj. apo edhe thjesht një letër drejtuar redaksisë rreth një ankese të mundshme apo sugjerime e këshilla ndaj kësaj apo nismave të tjera të ngjashme. Së bashku, të bëjmë që revista të ndjehet si pjesë e rrethit tonë, e të kthehet në vitrinën e vërtetë ekonomike të rrethit Shkodër!

Roland Ndoci


PROMOCION Krijim dhe promovim imazhi ( për private apo subjekte juridike) ; fushata publicitare e promocionale, organizim të hapësirave publicitare dhe bashkëpunim me media të ndryshme lokale e kombëtare, konsulencë, marketing, shtyp të materialeve tuaja promocionale

REALIZIM . ideim dhe realizim grafik i imazhit të subjektit . faqosje e botime broshurash, katalogjesh, fletëpalosje, kartëvizita, apo edhe në materiale të tjera . shërbim shpërndarjeje të këtyre materialeve me hostess . shërbim audio e video . ideim dhe realizim spotesh e videoklipesh . para dhe post produksione në formate të ndryshme . marrja e autorizimeve për vendosjen e reklamave nëpër qytete

shtyp dhe shperndarje Shtyp me kosto të ulët të të gjitha reklamave tuaja dhe në të gjitha materialet e mundshme ( letër, pëlhurë, plastike etj.) shpërndarje në zona e në forma të ndryshme të reklamës suaj

web sites . ideim dhe projektim i strukturës së sitit tuaj . përmirësim i sitit tuaj ekzistues . social network, website, newsletter e shume shërbime të tjera...

Adresa: Në hyrje të Shkodrës qendra tregtare “Bexhisteni” kati i dytë. tel: 0672276496 & 0695516167


Prezantimi i revistës

Ç

farë është revista “Shkodra Pazar”? Është kjo pyetja që gjithsecili prej ju lexuesve që keni marrë mundimin të shfletoni faqet e saj e bën me mendjen e tij. Ne jemi ajo që ju keni patur nevojë. Ju duhet të kujtoheni për diçka dhe revista jonë është çelësi i suksesit për zgjidhjet e problemeve tuaja. Si funksionon kjo revistë? ër herë të parë në qytetin e Shkodrës, del në treg një format i tillë reviste që përmban brenda saj një institucion të përgjithshëm njoftimi dhe informimi për të gjithë ju. “Shkodra Pazar” është e para dhe e vetmja revistë që do të shpërndahet në shtëpitë tuaja dhe tek dyqani më i afërt i banimit tuaj. Në brendësi të çdo numri të gazetës dhe pikave të shitjes do të gjeni edhe një poster që tregon se në këtë revistë është dhe një formular në të cilin do të plotësoni lajmërimin që ju intereson të publikoni. Nëse plotësoni formularin në pikat e shitjeve do të paguani dhe vlerën përkatëse sipas listës së çmimeve të përcaktuara nga stafi botues drejpërdrejt tek shitësi. Në të kundërt ju plotësoni formularin dhe paraqiteni tek adresa jonë. Me një zonë mbulimi e shpërndarjeje shumë të gjerë, shpejt revista “ShkodraPazar” kthehet në pikë referimi për qytetarët e rrethit Shkodër. Aty mund të gjeni artikuj nga fusha të ndryshme të shoqërisë, një guidë të vazhdueshme mbi biznesin, analiza në fushën e ekonomisë, sportit, artit e kulturës. Nuk do të mungojnë në të edhe faqe argëtuese, faqe turistike dygjuhëshe për monumente e objekte që ja vlen të vizitohen në rrethin e Shkodrës. Ajo që në kemi vendosur është të ju besojmë ju këtë revistë. Pasi ju do të jeni ato që do të shfrytëzoni hapësirat e saj për publikimin e reklamës së biznesit tuaj, apo të lajmërimeve të ndryshme. Lajmërimet jane të ndara në kategori sipas mallit që propozohet në shitje apo me qera. Kështu në faqet e revistes do të gjeni lajmërime mbi shtëpi në shitje e me qera, dyqane në shitje e me qera, shitje makinash dhe aksesorë për to, pajisje informatike e multimediale, mobileri, e oferta nga më të ndryshmet. Kujdes. Revista del ditët e para të muajit, ndërsa lajmërimet duhet te dergohen brenda dates 20 të çdo muaji në mënyrë që të na mundësojë faqosjen në kohë të revistës. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni me ne në adresën mail : shkodrapazar@gmail.com dhe në numrat e telefonit : 0672276496 ; 0695516167


i v r e t te n i Përfaqësuesi i Prefekturës së Shkodrës, Maxhid Cungu vlerëson qëllimin dhe idën e revistës “Shkodra Pazar”

R

Cungu : “Organet drejtuese të pushtetit vendor janë duke punuar me seriozitet dhe pastër”

evista “Shkodra Pazar”, duke mbetur besnike në plotësimin e të gjitha informacioneve për të gjithë biznesin shkodran por dhe qytetarët, këtë numër të parë ka realizuar një intervistë me Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu. Si përfaqësuesi që është më afër projekteve dhe akteve normative të ndërmarra nga organet e qeverisjes vendore, Cungu është optimist për ato që janë arritur deri tani nga këto institucione. Duke përfaqësuar një institucion që bën lidhjen ndërmjet organeve vendore dhe qëndrore, ai thekson se planet e qeverisë janë duke e zbatuar me riogorozitet nga organet vendore. Prandaj këto shërbime dhe kërkesa e vazhdueshme e ushtruar nga prefektura në bazë të ligjit, ka bërë që siguria dhe cilësia e jetës për familjet shkodrane të rritet. Po ashtu përmirësime janë parë dhe për biznesin shkodran, pasi kushet e domosdoshme për ushtrimin e një aktiviteti të tillë janë plotësuar qoftë nga Bashkitë apo Komunat. Z. Cungu, jeni drejtues i Prefekturës së Shkodrës. Gjatë viteve të fundit vërehen arritje pozitive në punën e institucionit tuaj. Gjithashtu kemi parë një menaxhim të suksesëshëm të situatës së përmbytjeve në muajin janar. Si funksionon ky institucion dhe si arrini të keni sukses në punën tuaj?

Institucioni i Prefektit është përfaqëses i Këshillit të Ministrave në Qark. Sipas ligjit “Për Prefektin”, misioni kryesor i prefektit është ndjekja e punës dhe marrja e masave për plotësimin nga të gjitha institucionet në nivel qarku të detyrimeve që ata kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe

shëndetin publik. Gjithashtu prefekti kordinon punën ndërmjet organeve vendore dhe atyre qëndrore. Aspekte të tjera jo më pak të rëndësishme janë; verifikimi i ligjishmërisë së vendimeve të këshillave të bashkive e komunave si dhe kontrolli financiar i zbatimit të buxhetit që njësitë e qeverisjes vendore marrin nga buxheti. Sic e përmendët dhe ju, prefekti organizon marrjen e masave dhe menaxhimin në rastet e situatave emergjente. Arritjet që ne kemi deri tani në punën tonë i dedikohen një pune shumë të përkushtuar të stafit të institucionit por edhe në bashkëpunim me institcionet e tjera të Qarkut Shkodër sic janë Këshilli i Qarkut, bashkitë e komunat, drejtoritë rajonale, etj., në zbatim të reformave dhe të projekteve të qeverisë shqiptare. Thoni, se niveli i jetës dhe cilësia e saj për qytetarët është përmirësuar nga puna e mirë e organeve vendore.

Po sigurisht. Siç theksova ne kemi verifikuar çdo gjë dhe nuk ndeshemi në probleme. Në vitet e fundit në sajë të një pune të kujdesshme dhe një reflektimi të vazhdueshëm që kryetarët e bashkive dhe të komunave kanë bërë ndaj raporteve tona, ka një rritje cilësore të kapaciteteve të stafeve të njesive vendore për implemtimin e ligjeve dhe për një trajtim të kujdesshëm të buxheteve. Kjo përsa i përket buxheteve që marrin qeveritë vendore. Por kuptohet ato buxhete që sigurohen nga të ardhurat e tyre lokale Pikërisht në ushtrimin e punës tuaj, cilët janë pikat tuaja të forta që i zbatoni me rigorozitet për të arritur në këtë zhvillim që ju theksoni? Menaxhimi i mirë i kompetencave që na jep


s i v r e sta i v ligji për harmonizimin e veprimtarisë së gjithë aktorëve e faktorëve të zhvillimit të Qarkut. Kjo arrihet në bazë të profesionalizmit të punojësve por edhe bashkëpunimit të vazhdueshëm. Një pikë tjetër është ruajtja e respektimi i autonomisë së qeverive vendore dhe ndihma që u japim atyre për ushtrimin e funksioneve. Qeveria shqiptare ka bërë investime të konsiderueshme vitet e fundit për Qarkun e Shkodrës. Kjo shihet dhe është e qartë, pasi çdo qytetar mund të dallojë përmirësimet që janë bërë në infrastrukturë, rrugë, kanalizime, usjellës, shkolla, qendra shëndetësore e shërbime të tjera publike. Kjo ka rritur ndjeshëm cilësinë e jetës në Qarkun e Shkodrës. Kjo është meritë e qeverisë që është sensibilizuar nga ato nevoja që ka patur pushteti vendor. Por është një meritë drejtuesve të pushtetit vendor të cilët kanë implementuar me shumë kujdes dhe transparencë, projektet dhe buxhetet që janë vënë në dispozicion. Gjithashtu ato kanë

përdorur me eficencë kompetencat që u janë dhënë nga ligji për mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave vendore gjë që ka rritur mjaft buxhetet vendore krahasuar me 4-5 vite më parë. Është fakt sot, që shumë investime kanë rritur ndjeshëm garancinë e jetës së qytetarëve. Për shembull ndriçimi i qendrave urbane, përmirësimi i furnizimit me energji e ujë, përmirësimi i pastrimit e i gjelbrimit janë një realitet e viteve të fundit. Kjo ka krijuar një klimë pozitive edhe për zhvillimin e biznesit në Qarkun e Shkodrës. Kemi një rritje të vazhdueshme të numrit të bizneseve si të vogla ashtu edhe të mëdha. Ky fakt vjen si pasojë e rritjes së garancisë që është krijuar ndaj këtyre bizneseve qoftë nga organet vendore por edhe nga puna e mirë e strukturave të Policisë së Shtetit, apo strukturat e tjera që kanë për qëllim ruajtjen e rendit dhe të qetësisë. Intervistoi Anton ZALLI


n o k e om

Përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë flet për shërbimet që ky institucion ofron

Lekaj : “ Botimi i kësaj reviste sjell përfitim për të gjithë qytetarët shkodranë”

“Shkodra Pazar”, për vetë emrin që ajo përmban do të trajtojë me të gjitha detajet hallkat e biznesit në Shkodër. Në numrin e parë te revistës tonë kemi përzgjedhur institucionin e Dhomës së Tregtisë e Industrisë në Shkodër për të dhënë një informacion më të detajuar për biznesin në Shkodër. Anton Lekaj drejtor i kësaj dhome, në një intervistë për “Shkodra Pazar” jep vlerësimet e tij për këtë revistë. Ai e konsideron një përfitim për të gjithë qytetarët si në fushën e biznesit ashtu dhe në fushën private. Z. Lekaj. Jeni drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në qytetin e Shkodrës. Si funksionon ky institucion? Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë si institucion i së drejtës publike ka si mision informimin për të gjitha fushat që përfshijnë bisnezin. Që kemi të të bëjmë për informacion tregtar dhe ekonomik si dhe problemet e ndryshme të rajonit që janë në shërbim të biznesit shqiptar. Ne si dhomë funksionojmë në bazë të një programi që e kemi nënshkruar me anëtarët tanë. Informacione Biznesi \ Edukim Profesional Organizimi takimeve të ndryshme \ M i s i o n e biznesi \ Pjesmarrje në panaire (brenda dhe jashtë vendit) \ Botime të dhomës \Konsulencë \ Shë rbime të tjera. Për biznesmenët shkodranë. Mund të na sqaroni një e nga një. Fillojmë me informacionet që përcillni ju? Ne si dhomë marrim informacione të ndryshme nga të gjitha fusha e biznesit. Më pas ne ua

shpërndajmë anëtarëve të Dhomës në mënyrë elektronike ose direkt me korrier në qendrën e subjektit. Këtu ne kemi të bëjmë më kërkesa dhe oferta të ndryshme për bashkëpunim, të ardhura nga subjekte si brënda ashtu dhe jashtë vendit. Ftesa për pjesmarrje në aktivitete të ndryshme, CD të ardhura nga shtete të ndryshme që prezantojnë firmat e tyre të eksportimportit. E shumë e shumë shërbime të tjera të domosdoshme. Theksuat edukim profesional. Çfarë ndërmerrni ju përsipër në këtë aspekt? Ne organizojmë në bashkëpunim me specialistë vendas dhe të huaj, leksione të ndryshme. Workshop-e, kurse, konferenca që kanë lidhje me zhvillimin e biznesit. Aktivitetet edukative të etikës tregtare. Shërbimin SES ( Senior Experten Service) që ka të bëjë me ofrimin e specialistëve të lartë të huaj për të dhënë ndihmesë në praktikë në organizimin e biznesit, sipas fushës së kërkuar. Po përsa i përket takimeve të ndryshme në çfarë konsiston kjo pikë? Ne realizojmë takime të qujatura B2B (Biznesi te Biznesi) të anëtarëve të saj me biznesmenë vendas dhe të huaj për të nxitur bashkëpunimin dypalësh. Po ashtu ne realizojmë takime me përfaqësues të pushtetit vendor si dhe institucione të ndryshme brenda qarkut. Theksuat se keni një pikë që i kushtoheni misioneve të biznesit. Çfarë duhet të kuptojmë më këtë? Për këtë Dhoma e Tregtisë, sipas interesave të shfaqura nga anëtarët e saj, organizon grupe të veçanta misione biznesi, brenda dhe jashtë vendit.


i m o i n m o Ndërkohë çfarë mund të na thoni për pjesmarrjen në panaire, botimet e dhomës, konsulencën dhe shërbimet e tjera? Për ta përmbledhur shkurt, ne u mundësojmë anëtarëve tanë pjesmarrjen në panaire të ndryshme duke i njoftuar ato për çdo njoftim apo kërkesë që ne kemi. Po ashtu u dërgojmë në subjektet e tyre librat apo materialet e ndryshme që janë në shërbim të biznesit të tyre. Ndërkohë që me konsulencë ne u mundësojmë anëtarëve tanë, konsulencë ligjore, në lidhje me legjislacionin tregtar shqiptar dhe atë të vendeve të tjera etj. Ndërsa në shërbimet e tjera hynë, lëshimi i çertifikatave të ndryshme dhe vizave për biznesët që janë të anëtarësuar në dhomën tonë. Cilët janë problemet që shqetësojnë biznesin shkodran? Kriza globale që ka pushtuar gjithë botën ka pasojat e saj. Natyrisht pasojat negative kanë ardhur dhe në Shqipëri aq më tepër në Shkodër. Shumë ndërmarrje që punojnë dhe kanë marrëdhënie biznesi me jashtë kanë pësuar rënie në shitjen e produktit të tyre. Kjo për shkak se kërkesa është më e vogël si rezultat i kësaj krize. Por disa subjekte si firma konfeksionesh kanë rritje prodhimi. Po ashtu ardhja e emigrantëve por dhe e dërgesave nga jashtë dhe zhvillimet e vendit ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë tonë. Qofshin këto efekte pozitive apo negative. Faktor pozitiv në momentet e një krize është krjimi i fabrikave të reja të cilat nuk është se punojnë maksimalisht por ruajnë një ritëm të ndërmjetëm. Prandaj vështirësitë janë të shumta, por subjektet e ndryshme me politikat e tyre të ndryshme gjejnë rrugët e ndërmjetme edhe për të rritur fitimet e tyre por edhe për të mos rrezikuar. A ka Shqipëria faktor pozitiv për zhvillimin e biznesit? Në lidhje me këtë pyetje unë do të ju them se vetëm liberalizimi i vizave që do të realizohet do të ndikojë shumë tek biznesi shqiptar. Kjo për

arsyen se biznesmenë të ndryshëm kanë mundësi të lëvizin më lirë dhe të studojnë tregjet europiane për të krijuar lidhjet apo për të mësuar për ndërtimin e aktivitetit të tyre në shqipëri. Kjo do të ndikojë dhe tek biznesi shkodranë. Pasi po të krahasojmë, Shkodrën me qytetet e tjera si Tirana, Fieri apo Durrësi nuk e ka rëndësinë e tyre. Prandaj rritjet ekonomike janë të ndryshme dhe kanë oshilacione. Po ashtu pozitivisht ndikon dhe infrastuktura në të gjithë vendin. Ato janë arterie që ashtu siç qarkullojnë gjakun në trup ashtu qarkullojnë efektet pozitive për biznesin. Ne kemi rrugën Durrës – Kukës që brenda një periudhë të shkurtër, Shqipëria do të ketë një zhvillim tjetër në sferën e biznesit. Pasi të dy vendet kanë mundësi që të shkëmbejnë produkte të ndryshme në një kohë shumë më të shkurtër dhe më pak të kushtueshme. Këto janë me pak fjalë vështirësitë dhe lehtësitë e biznesit. Po ashtu dhe puna jonë si Dhomë e Tregtisë e Industrisë në ndihmë të biznesit shkodran. Ndërkohë cili është mendimi i juaj në lidhje me revistën “ Shkodra Pazar”, që ne kemi botuar? Botimi i një reviste të tillë u vjen në ndihmë të gjithëve . Përveç përfitimeve tuaja, kjo revistë sjell përfitim për të gjithë qytetarët si në fushën e biznesit ashtu dhe në fushën private. Një njoftim i thjeshtë në revistën tuaj mund të jetë zgjidhje problemi për qytetarin apo një biznes. Është mirë që sa më shumë të kemi burime informacioni, aq më sukes do të kemi të gjithë. Unë në emër të biznesit shkodran, ju uroj suksese në punën e tuaj dhe të keni një bashkëpunim të frytshëm me të gjithë fushat e jetës, që nëpërmjet jush, qytetarët të mund të informohen dhe të gjejnë zgjidhje për çdo gjë që u intereson atyre. Intervistoi Anton ZALLI


r o p s po s

10 momentet më të rëndësishme të botërorit.

T

ani që botërori afrikanojugor ka përfunduar me interes është ti hedhim një sy momenteve më të rëndësishme, që në një mënyrë apo në një tjetër, vendosën fatin e kombëtareve pjesëmarrëse. 1. Fituesi Andres Iniesta shënoi golin e fitores për Spanjën në kohën shtesë të finales, duke u dhënë spanjollëve të parin titull botëror. Mesfushori ishte më i miri i finales dhe një nga më të mirët e gjithë botërorit. Para golit, holandezët duhet të gjuanin një goditje këndi, por gjyqtari Hauard Ueb nuk e pa devijimin e topit nga muri spanjoll pas goditjes së dënimit nga Shnajderi. Ky episod mund të harrohet nga kushdo, përveç holandezëve. 2. Penalltia për Ganën Vetëm dy minuta para përfundimit të çerekfinales ndërmjet Ganës dhe Uruguait, Luis Suarez ndaloi me dorë në vijën e portës topin e gjuajtur nga Dominik Adiah. Sulmuesi uruguaian u ndëshkua me karton të kuq dhe gjyqtari akordoi një penallti për ganezët. Por Asamoah Gian (i cili kishte shënuar dy herë me penallti në ndeshjet e mëparshme) u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, duke çuar dëm shansin e artë për ta bërë Ganën të parën skuadër afrikane që arrin në gjysmëfinalen e një botërori. Fatin e fituesit e vendosën penalltitë, ku amerikanojugorët u

treguan më të saktë. 3. Goli i mohuar i Lampardit Ndoshta ky është një nga episodet që FIFA duhet të ketë parasysh kur diskutohet mbi futjen e teknologjisë në futboll. Gjuajtja e Frenk Lampardit në 1/8-at mes Anglisë dhe Gjermanisë kur rezultati ishte 2-1 për gjermanët, kaloi gati gjysmë metri vijën fatale të gjermanëve. Por për habinë e të gjithëve, as gjyqtari Horge Larrionda dhe as ndihmësi i tij, Mauricio Espinoza, nuk e panë, duke i mohuar Anglisë një gol mëse të rregullt. Goli do të kishte barazuar rezultatin dhe ndoshta ndeshja mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë. 4. Rikthimi i amerikanëve kundër Sllovenisë Në ndeshjen e dytë të grupit C, Sllovenia ishte në avantazh të dy golave në pjesën e parë. Por amerikanët u rikthyen në të dytën duke barazuar rezultatin me golat e Majkëll Bredlit dhe Landon Donovanit. Madje kombëtarja e yjeve dhe shiritave shënoi edhe golin e tretë, por gjyqtari nga Mali, Koman Kulibali, e cilësoi jashtë loje pozicionin e Moris Edusë. Përsëritjet treguan se mesfushori amerikan ishte në pozicion plotësisht të rregullt. 5. Donovan, shpëtimtar kundër Algjerisë Landon Donovan vërtetoi përfundimisht se është futbollisti më i mirë në historinë e kombëtares amerikane. Sulmuesi i Los Ançheles Galaksi realizoi golin e fitores në minutën e fundit përballë Algjerisë, gol që u dha kualifikimin amerikanëve. Nëse sfida përfundonte në barazim, atëherë ishte Sllovenia që kalonte grupin. 6. “Dora e vdekur” e Robert Grinit Ja një tjetër moment ku ishte e përfshirë përfaqësuesja amerikane. Në përballjen e parë të grupit C mes SHBA-ve dhe Anglisë, portieri anglez, Robert Grin, bëri një gabim trashanik duke mos kontrolluar dot një gjuajtje të lehtë të Klint Dempseit. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, pasi më parë kishte realizuar kapiteni Stivën Zherrard për Anglinë. 7. Henri dhe mallkimi irlandez Franca u kualifikua në kampionatin botëror


t t r o rt o falë golit me dorë të kapitenit Tierri Henri në ndeshjen e play-off-it me Irlandën. Sulmuesi u shpall “tradhtar” gjithandej, përveçse në Francë. Por ky moment duket se iu kthye në mallkim lojtarit, i cili nuk luajti asnjë ndeshje si titullar. Po ashtu, Franca bëri një figurë qesharake, duke mos shënuar asnjë fitore në tre ndeshjet e grupit. Por më tepër se rezultatet në fushën e lojës, kombëtarja e Domenekut u bë gazi i botës me skandalin e fyerjeve të Anelkas ndaj trajnerit dhe bojkotin e stërvitjes së lojtarëve para ndeshjes së humbur me Afrikën e Jugut. 8. Largimi i kampionëve Kur italianët u eliminuan në 1966-ën nga Koreja e Veriut, u pritën me domate pas kthimit në shtëpi. Situata u përsërit dhe kësaj here ishin “kivit” nga Zelanda e Re që kontribuan në dështimin e kampionëve të botës, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e dytë të grupit F. Humbja 3-2 përballë Sllovakisë i vuri kapakun katastrofës italiane, duke bërë që për të parën herë në historinë e botërorëve, kampioni i botës dhe finalisti i edicionit të mëparshëm, të eliminohen që në fazën e grupeve. 9. Jabulani, “topi që do të duhej t’u sillte fat të gjithëve” Në gjuhën zulu, “Jabulani” ka kuptimin “topi që u sjell fat të gjithëve”. Por kjo nuk vlejti për një pjesë të mirë të portierëve në këtë botëror, të cilët ranë pre e tekave të sferës. Madje disa prej tyre e cilësuan topin e prodhuar nga kompania “Adidas” si “top supermarketi”. Me “Jabulanin” u shënuan 145 gola (2.26 gola/ndeshje), edhe pse numri i goditjeve ishte më i larti se në gjithë botërorët e mëparshëm. 10. Vuvuzelat zhurmuese Trumbetat e famshme të quajtura “vuvuzela” e bënë botërorin afrikanojugor më të zëshmin nga të gjithë. Të gjithë patën ankesa për tingullin shurdhues që ajo lëshonte, madje disa federata, lojtarë dhe tifozë i kërkuan FIFA-s të ndalonte përdorimin e tyre. Por institucioni drejtues i futbollit botëror nuk ua vuri veshin ankesave, me argumentin se vuvuzela ishte simboli dhe kënaqësia e këtij botërori.

Botërori, plot batuta

Nga fyerjet e Anelkas në drejtim të Domenekut, deri te deklaratat e Felipe Melos para fillimit të kompeticionit. Botërori i Afrikës së Jugut në shumë raste është luajtur edhe jashtë fushës së lojës. Nga Anelka te Lipi, duke kaluar nga Kristiano Ronaldo e Felipe Melo: më poshtë po sjellim disa prej shprehjeve që do të mbahen mend më tepër se golat nga botërori afrikanojugor. Nikolas Anelka “Shkofsh në djall, bir k...!” Është ky “urimi i ëmbël” i sulmuesit francez për trajnerin Domenek, në pushim të ndeshjes me Meksikën. Kristiano Ronaldo “Golat janë si kanaçet e keçapit. I shtrydh sa i shtrydh dhe nuk sheh asgjë, pastaj salca vjen menjëherë”. Bilanci i Kristiano Ronaldos: një gol në fitoren 7-0 të Portugalisë kundër Koresë së Veriut. Marçelo Lipi “Kjo Itali do t’u rikthejë besimin të gjithë skeptikëve”. Fjalë të teknikut italian në prag të debutimit kundër Paraguajit. “Axurrët” nuk kaluan dot as grupin. Ivan Zamorano “Lipi është trajner fitues dhe di si të bëjë ‘bis’...”. Shih më sipër Alberto Xhilardino “Do të jem unë golashënuesi i botërorit”. Sulmuesi i kaltër u kthye në shtëpi pa shënuar asnjë gol. Vinçenco Iakuinta “Unë dhe Xhilardino, çfarë dysheje!...”. Një gol për të dy. Felipe Melo “Te Brazili po që të ndihmojnë. Është bukur të luash këtu. Ka hare dhe të gjithë jemi miq”. Gabimet e mesfushorit juventin i kushtuan Brazilit eliminimin nga Kupa e Botës. Diego Armando Maradona “Zoti na do në finale”. Ndoshta kështu ishte para sfidës me Gjermaninë. Verdikti i fushës: 4-0 për gjermanët.


Në këtë rubrikë të gjitha institucionet e rrethit Shkodër, Bashki, Komuna, Drejtori të përgjithshme, Drejtori të Shërbimeve publike etj. mund të gjejnë hapësirën e tyre të nevojshme për të lajmëruar banorët e rrethit Shkodër rreth inisiativave apo ndryshimeve që ndodhin në territor. Ta kthejmë këtë në një mjet sa më afër lexuesit e për lexuesin ! Dërgoni materialet tuaja në adresën tonë : shkodrapazar@gmail.com Efiçenca juaj në shërbim, prioriteti ynë!


s

o p

Spanja e meritoi fitoren pasi ka dhuruar spektakël por ka zhvilluar dhe një lojë të kujdesshme

t r

Zmijani : “ Afrika e Jugut, nuk dhuroi spektaklin që kemi pritur

Afrika e Jugut nuk ka sjellë atë spektaklin që kemi pritur. Por në fund Spanja ishte ajo që e meritonte më shumë se skuadrat e tjera”, kështu është shprehur specialisti i futbollit Hysen Zmijani. Ai ka qenë një ndër specilaistët që ka ndjekur hap pas hapi botërorin dhe natyrisht ka një ide të qartë për të që është zhvilluar për një muaj të tërë. Gjithsesi Zmijani nuk ka harruar pa ngritur dhe kritikat e tij në lidhje me gjykimin apo fenomene si Vuvuzela apo Jabulani. Në një intervistë për “ Shkodra Pazar”, Zmijani ndalet një sqarim plot detaje për lexuesin dhe tifozët e futbollit që kanë qenë të mbërthyer pas ekranit për të shijuar magjinë e evenimentit më të rëndësisëm të futbollit botëror, siç është kupa e botës.

kujtonë 1974. Hollandezët erdhen me një ritëm të caktuar duke ruajtur kompaktësinë por jo me një futboll të bukur siç e presim Hollandën. Në këtë botëror nuk kishte ndonjë spektakël dhe nuk u panë shumë yje si Mesi që ne prisnim që ai të bënte magji me topin. Kështu them jo se dështoi ky botëror por jo ashtu siç u prit.

o p

Zmijani, keni qenë një ndër specialistët që keni ndjekur botërorin Afrika e Jugut 2010. Çfarë mund të na thoni për një eveniment të tillë? Mendoj që ky kampionat botëror ka patur aspekte shumë të bukura dhe dështuese. Duke patur parasysh lojrat në grupe që kanë qenë dështuese. Sidomos ndeshjet e para. Ndërkohë që ndeshjet e dyta kanë qenë më të bukura.

s

Sipas jush cili futboll fitoi? Grupi shkoi shumë larg. Do të thotë që disiplina e Gjermanisë ka dhënë maksimumin e saj dhe ka arritur po të njëjtën gjë me kontigjentin që ka patur. Po të shikojmë brazilin ndoshta ka patur një ekip shumë kompakt, por ka bërë një ekip për të fituar e jo për të bërë spektakël. Në një kohë që e gjithë bota e pret me ba një lojë spektakël që në fund kurorëzohet me gola. Këtë nuk e kemi parë në këtë botëror dhe Brazili ishte gjithmonë i kënaqur dhe 1-0. Por shkoj në atë pikë sa u eleminua nga Hollanda, por që nuk ishte ekipi. Por natyrisht dhe Hollanda nuk ishte në atë formë që pritej. Pasi flasim për një Hollandë të madhe në futbollin botëror. Kur përmendim këtë ekip të gjithë

E meritoi Spanja fitoren? Unë dua të them se këto ekipe janë për syrin tonë. Ndoshta për trajnerin nuk vlen shumë spektakli por fitorja. Por tek Spanja i kemi parë të dyja, spektaklin dhe rezultatin. Them që e gjithë bota pret këtë futbollin aktual dhe të bukur për t’u parë. Kurse trajnerët kanë shkuar tek ai stili i Mourinjos. Këta trajnerë shkuan tek ajo që kampionati botëror fitohet dhe me lojë të keqe. Në botëror kjo skemë dështoi. Në këtë aktivitet ajo që fiton është loja e bukur dhe spektakolare. Pasi kemi parë të kundërtën tek disa skuadra dhe kanë dështuar. Pse kanë dështuar yjet në këtë botëror? Pavarësisht se ato lojtarë kanë dështuar. Por çdo ekip p.sh që luan kundër Argjentinës ai duhet të mbulojë me çdo kusht Mesin. Po të shikojmë të Uruguaji p.sh, kur Forlan mori ekipin përpara është disi ndryshe, pasi skuadra kundërshtare e ka mbuluar atë vetëm me një lojtar. Të gjithë këta yje si Runi, Kaka Mesi të gjithë kundërshtarët e tyre kanë qenë të fokusuara për të mbyllur rrezen e tyre. Por nuk duhej që këto lojtar të dështonin, pasi një lojtar i madh e tregon veten në këto aktivtete. Por futbolli është bërë shumë fizik dhe përqëndirmi ka qenë më shumë tek yjet sesa tek ekipet. Por kështu doli Gjermania, dhe doli Myler që spikati. Intervistoi Anton ZALLI


Vllaznia pretendente në “epokën” Radonjiç

t r

portierin Vujadinoviç i ardhur së bashku me trajnerin Radonjiç. Më pas kanë ardhur me radhë, Sinani, Olsi Gocaj e Albert Kaçi. Nimani, Kukja e Jumiç janë të tjerë lojtarë që u është ofruar kontrata.

t po s “Unë do të ndërtoj një Vllazni pretendente dhe dua të fitoj një trofe këtë vit”. Kjo është bindja e presidentit Valter Fushaj në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik të kampionatit shqiptar të futbollit 2010-2011. Numri 1 i kuqebluve pasi ka përfunduar një sezon të dështuar ka gjetur sërish forcat për të ecur përpara dhe për të ndërtuar një skuadër që do të sjellë një titull në Shkodër. Stafi teknik Puna për të ndërtuar një Vllazni të re ka filluar më vonë si asnjëherë tjetër nga presidenca e shkodranëve. Shkak për këtë janë bërë paqartësitë e shumta të presidencës deri në ditën që ka zyrtarizuar trajnerin e ri për të ndërtuar një ekip pretendent apo të prespektivës. Mojash Radonjiç, tekniku nga Mali i Zi ka marrë përsipër të ndërtojë një skuadër që do ti përgjigjet objektivit të drejtuesve më të lartë. Fillimisht trajneri ka theksuar se do të jetë një krah i fortë për të mbështetur të rinjtë. Dhe pak kohë më pas Fushaj ka kërkuar një skuadër pretendente. Pikërisht në lidhje me këtë fakt ai i ka besuar detyrën e trajnerit malazez që ka drejtuar disa ekipe të njohura në Mal të Zi, por njëkohësisht ka treguar aftësitë e tij prej një profesionisti. Në rolin e zëvëndës trajnerit është Elvis Plori, ish-trajner i të rinjëve të akademisë së Vllaznisë. Dhe portier i trajnerave është Avenir Dani. Largimet Pas dështimit, presidenti Fushaj ka vepruar me dorë të hekurt ndaj lojtarëve që ai i ka cilësuar si të panevojshëm për skuadrën. I pari është mesfushori anglez Xhemi Feniks që është larguar pa përfunduar sezoni. Më pas zëvëndës portieri Olti Bishani. Ndërkohë që Alikaj, Doçi, Osja janë lënë të lirë duke mos u ofuar rinovim të kontratës. Së fundi i larguar është dhe mbrotjësi kosovar Liridon Leci. Afrimet Presidenca e kuqebluve ka ndjekur një praktikë interesante dhe të kujdesshme në blerjen e lojtarëvë të rinj. Fillimisht ajo ka startuar me

Lojtarët e Vllaznisë.

1.Armir Grima - ka rinovuar kontratën 2.Mirosllav Vujadinoviç – blerje 3. Fabion Rexhepi – (nga të rinjtë) kontratë 5 vjeçare 4. Dritan Smajli – i rikonfirmuar 5. Ervis Kraja- i rikonfirmuar 6. Liridon Kukaj – blerje 7. Arsen Sykaj – i rikonfirmuar 8. Bllazho Rajoviç- rinovim kontrate 9. Sadush Danaj – blerje 10.Enkel Hotaj – (nga të rinjtë) kontratë 5 vjeçare 11. Ilir Nallbani – rinovim kontrate 12. Amarildo Belisha – i konfirmuar 13. Albert Kaçi – blerje 14. Olsi Gocaj – blerje 15. Ndriçim Shtubina – i rikonfirmuar 16. Armando Vajushi - i rikonfirmuar 17. Edon Hasani – i rikonfirmuar 18. Ari Djepaxhia – (nga të rinjtë) kontratë 5 – vjeçare 19. Alis Boci – ( Nga të rinjtë) kontratë 5 vjeçare 20. Stivi Shaba ( nga të rinjtë) kontratë 5 vjeçare 21. Dalipi – (nga të rinjtë) kontratë 5 vjeçare 22. Valdano Nimani – blerje 23. Viorensin Sinani – blerje 24. Daniel Jumiç – blerje 25. Ansi Nika – i rikonfirmuar Trajnerë Mojash Radonjiç, Elvis Plori , Avenir Dani


EVENTE PRIVATE ORGANIZIM DASMASH • Ne zotërojmë gjithçka që nevojitet për të bërë që dasma juaj tu mbetet në mendje sepse kuptojme se ç’domethënie ka për ju… Na besoni organizimin e gëzimeve tuaja familjare...

OFROJME: . . . .

Përzgjedhjen e lokalit, Kokteilin (Recepsionin) Ftesat dhe konfirmimin e pjesmarrësve Organizim dhe menaxhim gjatë gjithë periudhës Dekorim ambjenti . . . .

Fustanin e nuses, fustane për të ftuarit Qendër estetike Makina me qera e dekorim makine Buqetën e nuses dhe lulen e dhëndrit

. Tortën, konfeta e dhurata për të ftuarit . Orkestër, DJ . Fotograf,Kameraman dhe shume shërbime të tjera...

EVENTE PUBLIKE . . . . .

Organizim konferenca, mbledhje, seminare, workshope Panaire dhe ekspozita Sherbim Katering Koncerte e manifestime të ndryshme kulturore e sportive Menaxhim të shume artistëve shqiptar e të huaj

PROMO EVENTS AGENCY . Partneri juaj në fushën e reklamimit në të gjitha aplikimet dhe krahu i djathtë në organizimin e eventit tuaj në mënyre që gjithçka të lërë shenjë tek klienti e publiku. Ju mirëpresim!


u tl u u k k Në teatër shfaqen probleme të ndryshme, pasi financimi nuk është në nivelet e duhura

Mosi : “ Teatri Migjeni po lulëzon. Realizojmë 5 premiera në vit”.

M

e të mbërritur në qendër të qytetit të Shkodrës , do të lexosh “Teatri Migjeni”, i ngritur kokë lart si përfaqësuesi i kulturës dhe traditës shkodrane. Pikërisht duke njohur shumë mirë rëndësinë e kësaj pike, “Shkodra Pazar”, do ti kushtojë një vëmendje të veçantë kulturës në Shkodër. Për të gjithë lexuesit do të ofrojmë çdo numër të dhëna interesante dhe fakte që ngrejnë lart kulturën shkodrane ku nuk do të mungojnë intervistat me artistë të ndryshëm. Këtë herë kemi përzgjedhur drejtuesin e Teatrit Migjeni, z. Lorenc Mosi. I cili në rolin e një përfaqësuesi të një institucioni kulturor ka treguar saktësisht se si funksionon puna e tij. Teatri Migjeni me pak fjalë mund të quhet ndër më cilësorët në Shqipëri por dhe më voluminozi në punën që ai bën. Por si çdo institucion, ky teatër ka problemet e tij. Z. Mosi drejtoni një institucion kulturor si teatri Migjeni. Çfarë mund të na thoni si fuknsionon ai? Si institucion ne jemi në varësi të bashkisë dhe me aftësitë tona kemi arritë që të bëjmë diçka. Jo thjesht për modesti por këto vite, teatri ka arritur të organizojë 5 premiera në vit. Mendoj që nuk është pak. Madje mendoj se është pak si tepër në krahasim me teatret e tjera. Në qoftëse ndonjë teatër tjetër ka vetëm një trupë ne kemi tre të tilla. Si me trupën e dramës, si me trupën e humorit dhe të këngës kemi arritur që të bëjmë 5 premiera. Kështuqë është diçka pozitive. Teatri Migjeni ka një periudhë lulëzimi. Ky konsiston ky sukses i këtij teatri që është në drejtimin tuaj? Nuk e di sepse unë jam pak modest. Por faktori i organizimit duke vënë në funksion të tri trupat, pavarësisht edhe nga veprat ne kemi

vepru vetë, unë së bashku me regjizorin dhe me aktorët. Prandaj kryesorja është meqë jemi dhe paguhemi pavarësisht nga pagat që janë ne bëjmë punën tonë. Theksoni, pavarësiht nga pagat që janë, nënkutponi që pagat nuk e justifikojnë punën tuaj? Në përgjithësi pagat janë buxhetore. Normalisht çdo njeri dëshiron që të ketë një pagë edhe më të mirë. Cilët janë disa nga problemet që ka teatri në Shkodër? Po të kishim vetëm një trupë nuk do të mjaftonte koha që të realizonim 5 premiera në vit. Mendoj që është shumë pozitive puna që ne bëjmë nga ana e shfaqjeve të premierave. Ndërkohë që problem është ky që në qoftëse është kush që në një kohë tjetër janë ba shumë e shumë shfaqje. Pasi atëherë një premier është shfaqë shumë herë në qoftëse ka patur sukses, ndërsa ne bëjmë dicka të re. Por në lidhje me problemet mund të them me atë shprehjen që Teatri është bërë si “han” sepse duke marrë parasysh që të tretët vijnë edhe nga një pagesë me qera, që i leverdisë bashkisë. Ne këtu pranojmë edhe na shkojnë rreth 90 aktivitete. Shpesh


tl

r u

herë shtyjmë punën tonë për hir të të tretëve. Pra si Teatër me të thënë të drejtën është me drita ndezur. A ka një brez të ri aktorësh në Shkodër? Në fakt kanë fillu lëvizjet e para. Por ka fillu ndonjë element i ri që ka përfundu shkollën. Është një element i mirë pasi ato kanë përfundu shkollën në Tiranë dhe janë rikthy në Shkodër dhe mund ti quaj me të vërtetë shkodran. Problemi është dhe ekonomik, sepse shumë studenta shkojnë në rrethet e tjera ku lidhet ky problem me pagën. Ne në Shkodër nuk mund ti paguajmë ashtu siç paguan Tirana. Cilat janë premierat që priten të transmetohen në Teatër brenda këtij viti? Ne kemi dhënë dy Drama deri tani. Dhe mendoj që më këtë pjesë të qëndrojmë pak pushim. Do të aktivizojmë dy trupa të tjera. Mendoj që me të dyja do të fillojmë provat në shtator përnjëherësh, për të dhënë një komedi. Edhe mund të bëjmë dy komedi një koncert apo një

u

komedi dhe dy koncerte. Besoj se do ia arrijmë dhe varet pastaj se sa kemi forcë në këtë drejtim. Qëllimi im ka qenë gjithmonë që 5 premiera ti realizojmë. Dukeni që jeni shumë aktiv në Teatër. Revista që ne botojmë do ti kushtojë një vemendje dhe aktiviteteve kulturore që ju do të organizoni. Si e shikoni ju këtë revistë në qytetin e shkodrës? Mendoj që guximi i juaj për të nxjerrë një revistë të tillë është diçka pozitive. Unë e di shumë mirë rëndësinë e revistës suaj, pasi në kohën kur ne duam të bëjmë një reklamë, nuk mjafton vetëm media vizive por duhet, ashtu si ju theksoni, që kjo reklamë të mund të arrijë në shtëpinë e çdo qytetari. Jam shumë i kënaqur sepse çdo informacion tjetër ne na shërben shumë ashtu sikundër dhe do ti shërbejë qytetarëve. Mendoj që ju do të shpërndani direkt një njoftim dhe informacion të detajuar. Intervistoi Anton Zalli


www.shkodrapazar.com së shpejti....si portal i biznesit të rrethit Shkodër


d n e h s e Si tё mbrohemi nga dielli : tё vёrtetat dhe tё gabuarat

N

jё nxirje për ta pasur lakmi ёshtё pёr shumё veta mёnyra mё e pёrshtatshme pёr tё treguar se sa tё bukura ishin pushimet e kaluara. Por kujdes, dielli mund tё dёmtojё lёkurёn. Me pak kujdes e vёmendje mund tё shmangni djegiet apo probleme tё tjera tё shkaktuara nga njё ekspozim i gabuar nё diell. 1. Kremёrat diellore mund tё jenё nxirёs tё lёkurёs, sepse bllokojnё rrezet diellore negative pёr lёkurёn. E vёrtetё. Kremёrat mbrojtёs, nga ana e tyre, janё studjuar enkas pёr tё bllokuar rrezet ultra vjollcё (UV), qё shkaktojnё edhe nxirjen e lёkurёs. Dy janё pёrbёrёsit kryesorё tё produkteve diellore: parimet aktive, tё ashtuquajturat filtra, (qё mbrojnё lekurёn nga rrezet UV) dhe mjeti (kremi, qumёshti....) qё mundёson shpёrndarjen ne mёnyrё uniforme tё parimit aktiv nё lёkurё. Pa-

rimet aktive mund tё jenё kimike, dmth tё pёrbёra nga substanca qё bllokojnё me efikasitet e specifika tё ndryshme rrezet UV qё mbёrrijnё te lёkura; ose fizike, dmth pluhura minerale qё reflektojnё si njё pasqyrё pjesёn mё tё madhe tё rrezeve UV. Faktori i mbrojtjes i njё produkti diellor ёshtё pёrllogaritur me metodologji tё ndryshme sipas faktit nёse i referohet rrezeve UVA ose UVB dhe varet nga sasia e cilёsia e filtrit tё pranishёm.

3. Me tё njёjtin numёr mbrojtjeje kremёrat diellore janё tё njёjta. E gabuar. Kremёrat diellore pёrveç mbrojtjes nga rrezet UV, duhet tё jenё edhe fotostabёl, dmth tё kenё nje kohёzgjatje efikase, qё nuk ndryshon me ekspozimin nё diell. Duhet nёnvizuar qё veprimi i dritёs dhe fakti qё filtrat mё tё avancuar ndalen nё shtresat sipёrfaqёsore tё lёkurёs, i bёjnё tё nevojshme aplikime tё reja tё produktit çdo dy tre orё,


t e i d et d e n e d pёr ta bёrё atё sa mё mbrojtёs. Kremёrat diellore duhet tё jenё rezistente edhe ndaj ujit, pёrndryshe larja nё det a nё pishinё, por edhe djersa, mund tё ulin efikasitetin dhe tё favorizojnё skuqjen e lёkurёs nё njё kohё tё shkurtёr.

4. Rrezatimi ёshtё gjithnjё i njёjti si tё ekspozohemi nё detin afёr shtёpisё, nё tropik apo nё malёsi. E gabuar. Nё tropik dhe nё male tё larta ёshtё e nevojshme njё mbrojtje mё e madhe. Kjo pasi sasia e rrezatimeve ёshtё e lidhur me kёndin e ngritjes sё diellit ( dmth sa lart ёshtё dielli nё horizont). Ashtu si dielli i mesditёs ( i lartё nё qiell) ёshtё shumё mё i fortё sesa ai i orёs 9-10 tё paradites. Atmosfera thith njё sasi tё madhe rrezatimesh, mbi tё gjitha pёrmes shtresёs së ozonit. 5. Nё ujё e nё dёborё nxihemi mё tepёr E vёrtetё. Lёkura goditet nga rrezatime tё drejtpёrdrejta tё diellit, por edhe nga ato tё reflektuara: akulli, bora, uji edhe rёra, kanё nje aftёsi tё madhe reflektimi, si pasqyra. Edhe retё, tё pёrbёra nga avuj uji, e reflektojnё rrezatimin diellor ( dhe njё pjesё e lёnё tё kalojё) ndёrsa mbajnё rrezet infra tё kuqe, qё ngrohin. Prandaj mos i besoni ndjesisё sё freskisё kur qielli ёshtё me re, mё mirё mbrohuni sido qё tё jetё pёr tu mbrojtur nga rrezatimi i reflektuar. 6.Nёse pёrdoren kremёra diellore me vlera mbrojtёse tepёr tё larta nuk nxihesh. E gabuar. Nxirja duket mё e lehtё e mё pak e dendur, por nxirja bёhet edhe me faktorё tё lartё mbrojtjeje. Nxirja nё kёtё rast do tё jetё mё uniforme dhe zgjat mё shumё.

7. Nёse kam lёkurёn e errёt nuk duhen mbrojtje tё larta. E gabuar. Nё ditёt e para tё ekspozimit nё diell, lёkura duhet tё jetё e mbrojtur mirё

edhe në se ёshte e mbyllёt si ngjyrё, pёr tё reduktuar në maksimum dёmet nga rrezet UV. Prandaj duhen pёrdorur sipas ngjyrёs sё lёkurёs mbrojtje mesatare ose tё ulёta.

8. Produktet solare duhen vetёm pёr tё mos u djegur. E gabuar. Mbrojtja UV shёrben pёr tё shmangur djegien, por kremёrat diellore duhet tё mbrojnё edhe ndaj rrezatimeve tё tjera, pёrgjegjёs pёr dёme mё tё thella e mё tё rrezikshme pёr lёkurёn.

9. Kohёzgjatja e nxirjes ndryshon sipas pjesёve tё trupit. E vёrtetё. A e keni vёnё re ndonjёherё qё ngjyra e fytyrёs ёshtё e para qё ikёn? Kohёzgjatja e nxirjes varet nga shpejtёsia e ripёrtёritjes sё qelizave tё lёkurёs, qё ndryshon sipas pjesёve tё trupit. Qelizat e fytyrёs, pёr shembull, ripёrtёriten plotёsisht nё dy-tre ditё dhe pёr kёtё ngjyra zbehet mё parё kёtu se nё pjesё tё tjera tё trupit ku mund tё lёrё njё “kujtim” edhe nga njё stinё nё tjetrёn.

10. Stofat (bluza, çadra, ..) mbrojnё nga rrezet UV. E vёrtetё. Por varet edhe nga tipi i materialit: ata me pambuk apo tё leshtё janё shumё mё mbrojtёs se ato sintetikё. Nese ёshtё e lagur, materiali ёshtё edhe mё i pёrshkueshëm nga rrezet UV, duke parё qё uji modifikon strukturёn dhe sjelljen fizike tё fibrave tё copёs sё mёndafshtё.

Redaksia e “ShkodraPazar” ju uron lexuesve tё saj pushime tё kёndshme e nё mёnyrё tё veçantё pёrshёndet pushuesit e ardhur nga Kosova e nga vendet e tjera! Jeni tё mirёpritur !


v a b z av Historia e lojës sudoku

S

udoku është përkufizuar si Kubi i Rubik për shekullin 21. Është një lojë mendore e bazuar në logjikën e në numrat, por për ta zgjidhur nuk është e nevojshme të jeni zheni të matematikës, por vetëm disa arsyetime logjike e shumë durim. Thuhet që loja ka lindur në Japoni në vitin 1984, por në të vërtetë Sudoku gjen origjinën e tij në të ashtuquajturët “ kuadratë latinë” të imagjinuar nga matematikani zviceran Eulero i shekullit të 18-të. Loja u ringjall në vitet ‘70 dhe vetëm në vitet ‘80 është përhapur shumë në Japoni, deri sa ka arritur në boom-in e këtyre viteve në të gjithë botën.

Origjina: Kuadratet latine

Një kuadrat latin është një kafaz i ndërtuar nga n x n kuti, brenda së cilës duhen vendosur n herë te njëjtat n simbole, të pozicionuar sipas rregullave të mëposhtme: 1. Në cdo kuti duhet të jetë një simbol i vetëm. 2. Në cdo rresht e në cdo kolonë secili simbol duhet të shfaqet vetëm e vetëm një herë.

Evolucioni: Number Place

Në fund të viteve ‘70, në “Math Puzzles and Logic Problems”, shtëpia botuese Dell e New York-ut propozoi Number Place, lojë e bazuar në rregullat e kuadrateve latine. Qëllimi i lojës ishte të mbushen vetëm me shifrat nga 1 deri në 9 një kafaz kuadrat 9x9, e ndarë në 9 kafaze të tjerë më të vegjël 3x3,

duke u nisur prej disa numrave që ishin të vendosur dhe duke u kujdesur që në çdo rresht e në çdo kolone dhe nënkafaz çdo shifër te shfaqej një dhe vetëm një herë.

Më në fund Sudoku!

Kjo lojë mbërrin në Japoni rreth gjysmës së viteve ‘80: në 1984 propozohet në revistën “Monthly Nikolist” të shoqërisë (që e mbron vetëm në vendin e saj), me emrin Sunji wa dokushin ni kagiru (= vetëm numra te vetëm). Emri shumë shpejt shkurtohet Sudoku (o Su Doku), ku “su” do të thotë numër e “doku” i vetëm. Ne 1986 Nikoli ndërhyn me dy modifikime: • Kutitë e zëna nga numrat e dhënë që në fillim duhet të jenë simetrike në lidhje me qendrën e kafazit ( kjo simetri kufizohet me pozicionet e zëna, nuk ju referohet numrave të pranishëm ne kuti). • Numrat e dhënë për të filluar lojën nuk duhet të jenë më shumë se 30. Që atëherë kjo lojë është përhapur shumë në të gjithë Japoninë duke u bërë shumë popullore. Sudoku vjen në Europë vetëm në vitin 2004, Wayne Gould, gjykatës i Zelandës së Re në pension, që e zbulon këtë lojë në Tokio në 1997 dhe apasionohet pas saj deri në atë pikë sa bëhet edhe realizuesi më i famshëm i skemave të Sudokut. Në 2004 Gould ja propozon këtë lojë të përditshmes londineze “The Times”, që publikon skemën e parë me 12 nëntor. Ky shembull ndiqet menjëherë nga gazetat e tjera dhe që atëherë, loja është përhapur në të gjithë Anglinë, deri te boom-i që ka ar-


t i v je t i i v av ritur pastaj të gjithë botën.

Shpjegimi i Sudokut

Qëllimi i lojës është të kompletohet skema klasike (81 kuti, 9 blloqe, 9 rreshta x 9 kolona) në mënyrë që çdo kolone, çdo rresht e çdo bllok të përmbaje numrat nga 1 deri në 9, pa përsëritje e pa përjashtime. Disa numra stampohen në skemë, në mënyrë që të ndihmohet në zgjidhjen e problemës. Sa më shumë numra të vini në skemë, aq më shpejt arrihet në zgjidhjen përfundimtare. Loja sot është shumë e përhapur , e pranishme në gazetat e përditshme të më shumë se 20 vendeve të botës. Kampionati i parë botëror i Sudokut është mbajtur në Lucca të Italisë nga data 10 deri me 12 mars 2006.

Zgjidhjet e skemave do të publikohen numrin e ardhshëm


Ke humbur një prej serive të telenovele dhe dëshiron të dish si ka përfunduar ky serial ne 2000?

g o l o k n e Google TV, për të gjithë të apasionuarit pas televizionit

P

o pajisesh me parabola, dekoder e televizione të sheshta për të mbuluar nevojat tuaja për futboll, kinema, filma, talent e talk show. Ke kaluar edhe në definicion të lartë e në sinjalin e digjitalit tokësor, duke ja kaluar në cilësi edhe antenistit te banesës tënde... Por tani gjendesh përballë 800 kanaleve, rreth pesë telekomanda për të përdorur, katër hard disk në lidhje me telefilmat dhe ndeshjet që duhet ende ti shohësh, dhe kompjuterin gjithmonë të ndezur në dhomën tjetër për të kontrolluar edhe transmetimet direkt në web. Nuk je më i sigurtë se cfarë dëshiron të rishohësh me të vërtetë dhe mbi të gjitha nuk e mban mend se në cilën anë të “sistemit” mund të gjenden! Asnjë panik, lajmërimi i GoogleTv, i hedhur në maj në San Francisco gjatë konferencës vjetore të programatorëve, paraqet rastin e madh: që të kalohet përfundimisht nga plani i azhurnimeve teknologjike ( që ashtu si provimet, nuk mbarojnë kurrë) tek ajo e strategjive për të gjetur shumë shpejt e thjesht programet tuaja të preferuara dhe ti shohësh menjëherë, pa u shqetësuar aspak për standartin në të cilin transmetohen, për oraret apo cilin dekoder që ke nëpër shtëpi duhet të përdorësh për ta parë. Sfida që lëshon Google është ambicioze: Të shkrihet më e mira e Internetit dhe e televizionit në një sistem të vetëm, të hapur, të bazuar në versionin e ri (2,2) të sistemit operativ Android ( ai i celularëve) dhe në Google Chrome, browser-i i krijuar për të përshpejtuar qëndrimin në web. Dhe që tani, duke vënë së bashku programet, mund të vendosë rregull edhe në kaosin e puzzle-it televiziv. Por do ta bënte në menyrë demokratike, nga poshtë drejt lart, dhe në nje perspektivë “sociale”, në ndarjen e shijeve në një territor apo

në një komunitet spektatorësh te apasionuar pas telenovelave apo filmave vizatimorë. Momenti ka ardhur. Në botë, ashtu si na kujton Rishi Chandra, përgjegjës i projektit Google TV, “janë 4 miliardë persona që rregullisht shohin Tv”. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku penetrimi është rreth 99% dhe popullsia kalon mesatarisht rreth 5 orë në ditë përpara ish ekranit të vogël, ky mjet komunikimi thith rreth 70 miliardë dollarë reklama në vit: në mënyrë absolute është tregu më i madh e më i fuqishëm. Megjithëse nuk janë te pakët ata që lajmërojnë fundin e kësaj epoke teknologjike “spektatorët janë ende të shumtë në të gjithë botën sepse televizioni është i thjeshtë, funksionon dhe ju jep akses ndaj një sërë përmbajtjesh, nga sporti te kinemaja, tek shfaqjet”. Një kuotë e rëndësishme e argëtimit shtëpiak nuk kalon përmes televizionit të dikurshëm. përkundrazi pilotohet nga interneti, që ka transformuar horizontet e kompjuterit, te smartphone dhe te lojërave. Por deri më sot e ka përfshirë pak protagonistin numër një të argëtimit në sallon: shkëlqesinë e tij, televizionin. Që këtu ideja e shkrirjes, e sponsori-


g i o j l g o n o k n zuar edhe nga aktorë të tjerë të interesuar për të kultivuar ekosistemin e Google Tv: Sony, me linjën e parë të televizorëve që e kanë në trupin e tyre këtë mundësi ( do të jenë të disponueshëm ne Amerikë brënda vjeshtës) dhe të kompletuar edhe me lexues blu-ray; Logitech, me lidhjen në web, dhe më së fundi edhe Intel. Kolosi i mikroporocesorëve zbret në fushë me një chip të ri Atom, i studjuar për të fuqizuar përformancat e pjesëtarëve te tjerë në projekt. Në pritje për ta provuar, është tashmë evidente që menuja grafike e sistemit ( ende provizore) pasqyron vullnetin për të bashkuar këta botëra të ndryshme. Janë përfshirë të gjitha kanalet tv të lira ( e me pagesë) dhe ato web në streaming të furnizuesve të ndryshëm mes të cilëve Youtube, krenaria e Google. Rrjeti do të fuqizohet nga Flash-i, programi që mundëson shikim më të mirë të videove në web ( Adobe është ndër partnerët e orës së parë). Qëllimi është ai që të bëhet gjithçka më e thjeshtë, duke të ofruar në një pjatë të argjendtë dhe në mënyrë “trasparente” rezultatet e kërkimit. Ke humbur një prej serive të një telenovele dhe ke nevojë të dish se si ka përfunduar ky serial psh në vitet 2000? Nuk ka rëndësi se kush e ka transmetuar në versionin në gjuhën tënde dhe se ku e ruan për ty. Mund ta kesh atë në kohë reale, me chat, biografi e fanclub të aktorëve protagonistë. Faqja e parë të kujton pak Cliker Tv ( një shërbim që mundëson gjetjen në pc të shumë programeve tv dhe hedhjen e tyre në streaming) por që ka limitin që duhet të lidhet vetëm në web për të krijuar playlistat e saj dinamike. është një mjet i fortë publicitar që në internet nuk shkakton surpriza: “Google Tv”, shpjegon Chandra, “përdor një version të kompletuar të browser-it Google Chrome. Kjo do të thotë që si reklamat vizive ( “banner” klasike) ashtu edhe linku i sponsorizuar do të paraqitet si më parë.

Cfare do të ndodhë me transmetimet dhe ndërprejet e reklamave në transmetuesit televizivë? “ Gjëja më e mundshme do të jetë që do të arrihet në një marrëveshje me Google për të vendosur se kush futet të merret me mbledhjen e reklamave dhe si të vendosë një shpërndarje të drejtë të përfitimeve” hipotizon Marco Montemagno, sipërmarrës dhe ekspert i Internetit, që e gjykon absolutisht të pashmangshëm lidhjen me tv të motorit te kërkimit leader, që ka rrënjë në versionin video. Përballë një fuqie të tillë si fenomeni i YouTube, vetë logjikat televizive po zhduken. Në një pjesë ka ndodhur një gjë e tillë. Për shembull menaxherët që ndjekin Lady Gaga kanë deklaruar që tanimë realizojnë videot e këngëtares duke menduar për internetin” . Natyrisht mbetet ende ndonjë dyshim apo problem për tu zgjidhur. Ashtu si edhe çështja e të drejtave: cfarë impakti do të ketë debutimi i një platforme botërore? “ Ne jemi ndërmarrje teknologjike, merremi në mënyrë ekskluzive me zhvillimin dhe zgjerimin e programit të këtij projekti” është përgjigja që jep një përfaqësues i Google-it. “ Kjo do të thotë që nuk jemi as prodhues emisionesh, e as stacion televiziv. Objektivi afatgjatë është të bashkëpunohet me sa më shumëplayer të mundshëm për të nxitur prodhimin e dispozitivave të një brezi të ri që të mund të përmirësojnë shikimin e televizionit mes mureve të shtëpisë’. Një meritë, ndërkohë, lajmërimi planetar i Google, më shumë mundësi do ta ketë. Do të shtyjë Steve Jobs që të rihedhë në treg projektin e tij Apple Tv. E nuk është pak...


LAJMERIME Përballë Bexhistenit shitet dyqan, sip 1000m2, kati i II.(mund te ndahet) Cmimi 600€ m2 i diskutueshëm. 0692499622 Ne Rus shitet dyqan 160 m2, kati i II, cmimi 150€ m2 i diskutueshëm. 0692499622 Jepet me qera dyqan, sip 120 m2,ambjent i ri, i rregulluar, tualet. Cmimi 600.000 lekë i diskutueshëm. 0692088056 Lagjia 3 herojte,Rr Marin Barleti, tek ish Dega jepet me qera dyqan sip 80 m2,tualet,ne gjëndje pune,i përshtatshem per cdo aktivitet. Cmimi 40.000 lekë i diskutueshëm. 0692183888 Perballe Grand Hotel Europa shitet hyrje 3+1+2 banjo,i kompletuar me të gjitha paisjet:Cmimi 650€ m2 i diskutueshëm. 0692499622 Pranë unazës,shitet vilë 2 katëshe me nga 8 ambjente secili kat,2000m2 tokë,320m2 truall,265m2 i banueshëm.Cmimi 420.000€ i diskutueshëm. 0692287808 Ne zonën muzeale shitet shtëpi private 2 katëshe,Kati i I dyqan, kati i II shtëpi bani-

mi 2+1.170 m2 tokë, 80m2 objekti. Cmimi 100.000€ i diskutueshëm. 0692287808 Shkodër, lagjia perash,shitet dyqan 41m2 , totalisht i rregulluar 45.000€. 0692032330 50 m pa shkuar tek ura e bunës,në krah të majtë, shitet 2+1, kati i III, sip 120 m2. Hyrja është e pajisur me kondicioner, banak, kundërbanak, banjo dhe parabanjo te kompletuar. Ujë dhe drita 24 orë. Cmimi 45.000€. 0684295586/0695254845 Tek teatri Migjeni jepet me qera ndertesë 5 katëshe(ish shkollë) e re,me 20 dhoma 30 m2 secila.Me parking dhe oborr 250m2. 2000€ 0672842768 / 0672932755 Lagjia Tom Kola Rr.”Golem Shoshi”.Nr /74 shitet shtëpi private 3+1,sip 400m2,ku 140m2 është sip e banueshme. Cmimi 120.000€ 0692744171 Shkodër Rr.”Skënderbeg”, lagjia ”Perlat Rexhepi”, në një pallat të sapo pëfunduar me punime tepër cilësore, shitet apartament 2+1,sip 86m2, kati X. Hipotekë e rregullt.550€ m2 0694010003 Në qëndër shkodër, Xhabije shitet dyqan,sip 61m2,në gjëndje pune si market.1500€/m2 i padiskutueshëm. 0672528008


shkodrapazar gusht 2010  

ShkodraPazar, e para dhe e vetmja reviste ekonomike per rrethin Shkoder. Do ta gjeni ne shitje ne te gjitha pikat e shitjes ushqimore ne qyt...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you