Page 1


BOTUES:

(promoeventsagency@gmail.com) (www.promoeventsagency.com)

KRYEREDAKTOR

AGJENT MARKETINGU

Anton ZALLI

Ardenis IBRAHIMI

(kryeredaktori@shkodrapazar.com)

Fatma MAKA

REDAKSIA

Jetmira KOPLIKU

Etjon LUMI Roland NDOCI Jetmira KOPLIKU

GRAFIKA / FAQOSJA Fatjon REPISHTI (faqosja@shkodrapazar.com)

Adresa: Në hyrje të Shkodrës qendra tregtare Bexhisteni kati i dytë www.shkodrapazar.com

Kontakt: 067 22 76 496 & 069 32 86 913


Editorial

do të propozojë një formë abonimi për të gjithë vitin 2011, dhe do të shpërndahet në dyfishin e kopjeve që ishte tirazhi i zakonshëm. Prandaj, për të gjithë ju, biznesmenë e privatë, mundësitë për të qënë të pranishëm në këtë mjet informativ që po përhapet shpejt e mirë në Veriun e Shqipërisë, janë të shumta dhe s’besoj të mos gjendet mundësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me secilin ë dashur lexues, do të doja t’u falënderoja personalisht gjithsecilin prej jush. Na kontaktoni dhe së bashku do prej jush, për zgjedhjen që keni bërë duke blerë e duke shfletuar të gjejmë një alternativë ndaj çdo ideje apo revistën “ShkodraPazar”. Jeni protagonistët e një evolucioni të bujshëm kërkese që ju mund të keni. Natyrisht numri të kësaj reviste mujore, që po zgjerohet gjithnjë e më shumë në terren i dhjetorit është numri i Festave të fundvitit. e po merr parasysh ato që janë dëshirat, sugjerimet, vërejtjet e këshilRevista ShkodraPazar do ju bëjë gjithë lexlat tuaja aq të vlefshme për punën tonë. Dua tu siguroj që zgjedhja juaj uesve e dashamirësve të saj një dhuratë simështë e gjetur: si ne ashtu edhe ju, me kontributin tuaj i jepni mundësinë bolike, një kalendar në format A3 të cilin një rajoni të tërë të shprehë atë që mendon, atë që përjeton, atë që do mund ta përdorni në ambjentet tuaja. Do të të promovojë, apo atë që vë në shërbim të komunitetit. Kaluam nga një jetë edhe një vetrinë e të gjitha ofertave që format praktik, nga një libër xhepi, tek një revistë e mirëfilltë, që gëzon aktivitete të ndryshme, të lidhura në mënyrë dita ditës gjithnjë e më shumë prestigj në ambjentet në të cilat shpërndadirekte apo indirekte me festat e fundvitit, het, shfletohet e vlerësohet si një iniciativë e vetme për të gjithë rrethin e mund tua paraqesin edhe për të dëshmuar se Shkodrës e më gjerë. Nga muaji i kaluar revista gjendet jo gjithmonë ka vlerë ajo shpreedhe në pikat e shitjes së gazetave në Lezhë e në Laç, Për muajin dhjetor, hja që rëndom dëgjohet në këto pasi mendojmë se një revistë e tillë mund të përbëjë me publikoni falas lajmërimet periudha: “për festa ka vetëm të vërtetë një mundësi të fortë e gjithëpërfshirëse për rerritje çmimesh”. Një sforco ju klamimin e aktivitetit apo shërbimit tuaj. Por ne kemi tuaja në “ShkodraPazar” kërkoj të vazhdoni ta bëni me menduar për të gjithë: edhe për ju privatë që ndoshta ne e për ne: ta përhapni këtë nuk jeni të angazhuar në një aktivitet revistë në ambjentet tuaja, të na komunikoni ekonomik, por gjithsesi keni mundësi dëshira, sugjerime, vërejtje e këshilla, sepse e nevojë të shkëmbimit të informaato vlejnë më shumë se një kompliment. Nga cionit ekonomik: shitje, blerje, dhënie ky muaj po fillojmë me specialet e revistës, të me qera, makina, motora, elektroshtëcilat natyrisht do të kapin fusha të ndryshme piake etj. Oferta që ne bëjmë edhe për biznesi nga numri në numër. Mos ngurro! muajin e dhjetorit është publikimi faReklamo tek ne. Ju uroj lexim të këndshëm! las, pa asnjë shpenzim, i lajmërimeve Roland Ndoci tuaja: numri i dhjetorit do të jetë edhe një numër i veçantë, pasi si thotë populli ëmbëlsira lihet për në fund. E në fakt, nga numri i ardhshëm , revista do të shtojë ndjeshëm numrin e faqeve,

MOS NGURRO! REKLAMO TEK NE! Ju premtojmë sukses në biznesin tuaj

shkodra pazar NUMRI 4

4

9

Speciale

10

ekonomi

Mos u mendoni gjatë, Revista Shkodra Pazar ju jep zgjidhjen më të mirë

reportazh

Shkodra në zhvillimin modern

personazh 20

sport

Mukades Çanga:

‘Sinani “ Ujku” në fronin e “ mbretit”

“Dua të këndoj çdo ditë”

NËNTOR 2010

22

Gëzim Uruçi, njeriu që ia kushtoi jetën eksplorimit

Shëndeti 24

Astrit Beci

Jep këshillat e tij për pacientët që kanë probleme me shikimin

www.shkodrapazar.com

T


Akoma nuk e keni gjetur velin e nuserisë? Mos u mendoni gjatë, zgjidhja është këtu. Revista Shkodra Pazar, ju drejton tek mundësia më e mirë Përgatiti Anton ZALLI Çfarë fustani të vesh? Ku të drejtohem? Cila është moda e fundit? Cila velari më ofron atë që unë kërkoj? Dasma ime po afron por nuk kam gjetur akoma velin e nuserisë? Janë këto dhe shumë pyetje të tjera që çdo vjazë që është në prag të dasmës së saj së bashku me bashkëshortin kërkon t’u japë zgjidhje në mënyrën më të mirë të mundshme për ditën më të lumtur të jetës. Pikërisht revista “Shkodra Pazar” është e përkushtuar në këtë aspekt për t’i ardhur të gjithëve në ndihmë të gjetjes së zgjidhjeve për dasmën tuaj. Në këtë speciale të kushtuar plotësisht velarive dhe ato çfarë ofrojnë, ne do të sjellim tek ju zgjidhet më të mira të mundshme. Duke u ndalë në detaje, ato që bëjnë diferencën në gamën e gjërë të velarive që operojnë në qytetin e Shkodrës, ne do të mundohemi t’i japim zgjidhje të gjitha pyetjeve tuaja. Aktualisht shijet dhe kërkesat, modelet dhe ngjyrat kanë evoluar. Nëse më përpara janë kërkuar vela më pompozë tani kërkohen gjëra më të thjeshta. Velat janë gjithnjë e më shumë finë dhe ka një të veçantë nga një nuse tek tjetra. Janë pikërisht detajet që i dallojnë ato, si karficat, tualeti etj. Ngjyrat janë kryesisht e bardha dhe pana. Këto janë dy ngjyrat traditë tashmë sepse personifikojnë pastërtinë e nuses. Promo Events Agency Agjensia e vetme në Shkodër që siguron për të gjithë ju modele nga më të ndryshmet e më cilësoret është Promo Events Agency. Me një gamë të gjërë shërbimesh dhe ofertash mund të paraqiteni në zyrat e saj për ditën më të bukur të jetës suaj. Duke mos u kushtëzuar në konceptim, mjafton që ju të shprehni dëshirën dhe agjensia do të ketë në çast zgjidhjen për ju, atë që ju keni kërkuar e ëndërruar. Nuk duhet të mendoheni gjatë për velin e nuserisë, mjafton një kontakt në adresën: kompleksi tregtar Bexhisteni, kati i dytë. Një ndër ofertat e kësaj agjensie ka të bëjë pikërisht me bashkëpunimin që ajo ka me revistën “Shkodra Pazar“. Në qoftëse do të paraqiteni në zyrat e agjensisë me këtë speciale dhe me revistën do të përfitoni

Promo Events Agency, ofron të gjitha shërbimet cilësore dhe në kohë rekord për dasmen tuaj. Mjafton një kontakt i juaji dhe ne kemi në dorë zgjidhjen e të gjithë kërkesave tuaja.

15% zbritje në çmimin e shërbimeve. Në pamundësi të kontaktit të drejtpërdrejtë, mjafton të kontaktoni në 067 22 76 496. Velari dhe Parukeri Tina. E pozicionuar në Stajkë, të rrethit të Shkodrës, në Komunën e Bushatit, Velari dhe Parukeri Tina ofron të gjitha mundësitë për ditën e dasmës suaj. Cilësia, përkujdesja dhe larmia e ngjyrave të velave ofrohen për

të gjithë klientët e saj dhe ato që përzgjedhin shërbimet e kësaj velarie. Velat me ngjyrë të Bardhë, Panë, Rozë e të Kuqe ofrohen për shijet tuaja. Po ashtu mundësohen zbukurime të ambjentit, makinës, Kishës ku nuk do të mungojnë dhe veshjet kombëtare. Po ashtu të apasionuarat pas parukerisë kanë mundësi të ndjekin kursin që ofron Parukeri Tina, në periudhë kohore 3 mujore. Në fund të kursit, kursantet paisen me diplomë që njihet në europë. Velari Sharm Velari Sharm lindi para 7 vitesh. Në një moment shumë të vështirë por ishte një ide që lindi shumë spontanisht. Krijohen kontaktet e para me velaritë jashtë vendit. Hapat e parë janë gjithnjë shumë të vështira. Por me përkujdesin dhe seriozitetin e kësaj velarie janë mundësuar vela të ardhur nga jashtë.


Shkodra në zhvillimin modern Historia, burim i fortë për perkrahjen e progresit

M

jafton një vlerësim i shpejtë i historisë ekonomike të shkodrës per ta përdorur këtë si stimul për zhvillimin e ardhshëm. Është e njohur - nga dokumentat historike që Shkodra mes vitëve 1756-1912, ishte bërë, jo vetëm baza që do krijonte “Djepin e kulturës shqiptare” por sidomos një shëmbull i zhvillimit ekonomik në rajon. Konkretisht, ajo kishte përjetuar një zhvillim në mënyren e prodhimit me përmasa të mëdha, sipas rregullave të Kapitalizmit të kohës, nën drejtimin e Revolucionit Industrial. Shkodra kishte mundësuar hapjen e dyerve me qytetet me të cilët bashëpunonte, dhe si pasojë, ishte bërë si urë lidhëse tregtare mes Stambollit dhe Ballkanit. Veçanërisht, Pazari i Shkodres ishte i shfrytëzuar nga të gjitha vëndet e rajonit, dhe kishte famë si Pazari me i madh në krahasim me atë të Stambollit. Marëveshjet tregtare përfshinin Venecian, Triestën, Ragusën (sot Dobrovniku i Kroacisë), dhe portet e tjera te detit Mesdhetar. Sipas të dhënave te Buletineve të kohës dhe veprës “Pashalleku i Shkodrës nën sundimin e Bushatlive” (Naçit S.N.), vëtëm me qytetin e Venecias tregtonin rreth 800 tregtarë nga Shkodra. Dhe në Venecia ndodheshin 130 agjensi shkodrane. Duke vijuar në vitet 1924-1939, u zhvillua mëtej aktiviteti industrial nën ligjet e tregut të hapur, u krijuan firma Sh.p.k dhe Sh.A., si dhe u rrit kapitali i jashtëm i investuar në vënd. Por me fillimin e luftës së dytë botërore dhe me krijimin e rregjimit komunist Shkodra pësoi një zbritje të konsiderueshme ekonomike që në një farë mënyre reflekton dhe Shkodrën e sotme.

P

o sot Shkodra, a nuk ka çfarë të shfrytëzojë për një zhvillim modernë? Për të thelluar çështjen, duhet të kuptojmë elementët e pashmangshëm të zhvillimit ekonomik. Historia ekonomike neoklasike na mëson që një zhvillim i mundshëm – së pari - duhet të ketë si bazë, stabilitetin ligjor, resurset naty-

rore dhe kapitalin njerëzor; me pak fjalë, te ketë bollek materialesh dhe punëtorësh. Këtyre i duhen shtuar resurset financiare, te domosdoshëm për aktivitetet moderne, një sistem energjitik të mjaftueshëm dhe të sigurt, si dhe një nivel edukimi dhe know-how (njohurie) të përshtatshme për nivelet e tregjeve konkurente. Këto kushte, në një kontekst të tregut të hapur, premtojnë shfytëzimin e «përfitimeve krahasuese», dmth, specializimet në disa lloj prodhimesh për të pushtuar një pjëse të tregut, duke sjellë avantazh ndaj atyre që nuk janë specializuar në atë produkt ose shërbim.

C

ilat janë vantazhet e rrethit të Shkodrës sot? Këtu duhet një vlerësim i thellë, por thjesht dhe nga titulli, mund të marrim parasysh të dukshmen. Duhet të mësojmë mësimet e historisë dhe t’i konkretizojmë në periudhën moderne. Në rradhë të parë, Shkodra dhe sot mbron një pozicion gjeostrategjik afër zemrës së Ballkanit dhe në komunikim me BE-në - pra urë lidhëse midis interesave gjithnjë e më rritëse të vëndeve të zhvilluara. Pastaj, resurset janë të disponueshme, dhe niveli i edukimit dhe i teknologjisë -në krahasim me mesataren shqiptare- nuk është për t’u nënvlerësuar, dhe uniformiteti kulturor me perëndimin është meritë nga konsiderata evropiane. Negativitetet që ia shtrëngojnë Shkodrës këmben duke ia penguar vrapimin janë mungesat e mëdha në sistemin e sigurimeve ligjore afatgjata dhe të azhornuara për investimet e jashtme dhe të financave akoma penguese për ato të brëndshme, dhe të një edukimi me mëndjen ekonomike më të aftë në lidhje me vendet më të zhvilluara. Pergjithësisht, këto janë kritere që kerkojnë më shumë ndërhyrjen e politikës makroekonomike sesa lodhjën e qytetarëve, por një realizim i këtyre do ishte burim i sigurt dhe i vazhdueshëm zhvillimi. Aferdita Shani

Programi ART GOLD 2

mbËshtetje për bizneset në Shkodër e Vlorë

A

Riaktivizohet mekanizmi i fondit të garancisë që krediton fermerët

rben Kolaj është pronar i një fabrike që përpunon mocarelën në komunën Dajç në Shkodër, biznes që e ka ngritur falë një kredie që ka marë me ndërmjetësimin e agjensisë së Zhvillimit Lokal Ekonomik, TEULEDA. Ai e ka nisur aktivitetin e tij në vitin 1996 si një nevojë për të mbajtur familjen, duke nxjerrë të ardhura të pakta dhe më pas duke punuar dhe investuar. Në këtë drejtim aktiviteti mori formën e një biznesi të plotë. Riaktivizimi i marëveshjes së fondit të garancisë me bankën Credins dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Projekte dhe Shërbim (UNOPS) është një mundësi më shumë për të gjithë ato biznese të vogla dhe të mesme në zonat rurale që nuk kanë mundësi të marrin kredi, pasi u mungon kolaterali. Marëveshja u nënshkrua mes përfaqësuesve të bankës Credins dhe UNOPS që ka deleguar programin e UNDP-së ART GOLD 2 I cili financohet nga Qeveria Italiane të drejtën e përfaqësimit dhe ndjekjes së zbatimit të saj.

Fondi i Garancisë është një depozitë në shumën e 539,480.00 dollarë e ngurtësuar në bankën Credins që mbulon rrezikun e bankës në rast moskthimi të kredisë. Nga kjo marëveshje përfitojnë dy zona, Qarku i Shkodrës dhe ai i Vlorës ku operon programi ART GOLD 2. Partnerët e bankës dhe programit ART GOLD 2 janë dy agjensitë e zhvillimit lokal ekonomik në Shkodër e Vlorë (LEDA) TEULEDA e AULEDA që përzgjedhin bizneset e interesuara për kredi, u përgatisin biznes-planin, i asistojnë dhe lehtësojnë të gjitha procedurat bankare për të marrë kredi.

Kushtet e kredisë

Sipas marëveshjes depozita e garancisë e ngurtësuar nga UNOPS në bankën Credins për rajonin e Shkodrës është 331,697.00 dollarë dhe për Vlorën 207,783.00 dollarë. Përparësi për të përfituar kredi nëpërmjet fonit të garancisë do të kenë bizneset që operojnë në sektorët e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit, peshkimit, zejtarisë, dhe turizmit. Sa i takon shumës së kredisë që kërkohet, minimumi është përcaktuar 400,000 lekë dhe maksimumi do të jetë 10,000,000 lekë. Interesat dhe shuma që do të përdoret si garanci do të përcaktohet rast pas rasti nga komiteti i kredisë bazuar edhe tek natyra

e aktivitetit dhe kushtet sociale të klientit-partnerit në rastin konkret sikundër i quajnë agjensitë. Klientët potencialë duhet të jenë banorë të dy zonave Shkodër e Vlorë dhe aktiviteti i tyre duhet të jetë ngushtësisht i lidhur me këto dy zona në mënyrë që ti shtojë vlerë rajoneve të sipërpërmendura. Vetëm pasi LEDA-t të miratojnë plan-biznesin rasti i paraqitet komitetit te kredisë për miratim. Periudha maksimale e kredisë do të jetë 7-vjet. Përgjatë periudhës Shkurt 2004- Dhjetor 2006 vetëm agjensia Teuleda ka disbursuar gjithsej 25 kredi me një shume totale prej rreth 90.000.000 Lekë. Nga kjo shumë janë krijuar 16 ndërmarrje të reja të rregjistruara dhe janë krijuar 180 vende pune direkte. Indirekt janë mbështetur shumë ekonomi familjare të zonës së Shkodrës duke punësuar qindra persona në zonat rurale. Doriana Metollari, Drejtore e gazetës Hermes News.

www.hermesnews.org


Gëzim Uruçi, njeriu që ia kushtoi jetën eksplorimit Shtëpia e tij është e transformuar në një muzeum me një arkivë shumë të pasur

Dua një vend pune”... ngjan si një thirrje rebelimi.....“Eksploratori duhet të dijë të kthehet” një këshillë që e ruajti ndër vite... Një jetë për tu shfletuar mes vargjeve, melodisë, eksplorimeve dhe pasioneve që nuk dinë të humbasin asnjëherë. Një muzeum i gjallë i një jete të gjatë mes aventurash dhe eksplorimesh të bëra në të gjitha vendet e botës. Me pak fjalë ky është Gëzim Uruçi, një ndër historianët dhe gjeografët që ruan arkivën e krijuar nga vetë ai dhe e pasuron atë dita-ditës. Për të mos lënë pas specializimet e tij për gjeografinë e nëntokës, e sipërfaqësore që i ka prekur vetë me eksplorimet e tij. Skiatori, sportisti, muzikanti, këngëtari, arikivuesi, bashkëshorti, babai, shoku, miku janë të gjitha aftësi të një njeriu të vetëm që e ka mbushur shtëpinë e tij me libra, dokumenta, foto, pajisje duke e kthyer në një Muze të vërtetë. Me plotkuptimin e fjalës, shtëpia e tij e ndodhur në katin e pestë të një pallati në Shkodër përmban në vetvete fakte dhe histori që nuk i gjen as në bibliotekat e Europës, pasi në ato të Shqipërisë as që bëhet fjalë. Nuk është e ekzagjuar, por çdo gjë është e prekshme. Jo më kot në këtë speciale të kushtuar plotësisht një njeriu të madh që jeton në heshtje në këtë qytet dhe që nuk kujtohet apo shmanget nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, ne vendosëm të sjellim tek të gjithë lexuesit një jetë të prekshme dhe një fakt aq interesant dhe emocionues njëkohësisht. Por dhe një arkivë e pasur për historinë e shqiptarëve që vetë Gëzim Uruçi di ti japë shpjegim dhe është i gatshëm të përballet me historianët më të aftë të Shqipërisë. Për t’u ndalur më pas tek eksplorimet e shpellave dhe fakteve që ai ka zbuluar. Në këto pak rreshta do të paraqesim se kush është Gëzim Uruçi.

“Një jetë vetëm në eksplorim”

Ka lindur në vitin 1949 në një familje të vjetër Shkodrane, me tradita dhe kulturë të trashëguar brez pas brezi. Ai është arsimuar si gjithë fëmijët e tjerë duke mos u shmangur dot vështirësive, duke kaluar në disa labirinte që fillojnë që nga shkolla Salo Halili. “Në këtë shkollë kam hedhur hapat e para në ek-

splorimet e mia dhe në pasionet e mia, në fusha siç ishin, Historia, Gjeografia, Alpinizmi dhe shumë e shumë gjëra të tjera që kalojnë gjithë të rinjtë. Pasi mbarova këtë shkollë për probleme ekonomiko – politike fillova shkollë në gjimnazin “28 Nëntori” dhe pastaj kalova në shkollën “Ali Laçi”. Por në kalvarin e këtyre problemeve u detyrova të lë shkollën dhe të filloj punë, pranë këpucërisë speciale në Shkodër, ku u kualifikova këtu, ngaqë kisha dhe një sens novator. Pastaj kam shkuar ushtar dhe atje u vendosa pranë një reparti special për tanke tre vjeçarë dhe aty me përpjekje shumë të mëdha, fitova profesionin e mekanikut. Në 1958 i tërhequr nga elektronika, jam përfshirë në ndërtimin e radios së parë tranzistore në vendin tonë, të quajtur Fatosi. Një ndihmë shumë të rëndësishme në ndërtimin e saj luajtën miqtë e mi në Moskë që më sollën materialet e duhura për ndërtimin e saj. Kjo radio arrinte të kapte sinjale të të gjitha radiove të ndaluara, duke filluar nga radiot italiane, radio Podgorica etj. Radion e ndërtova në një kuti duhani metalike. Gjatë kësaj kohe jam marrë dhe me muzikë. Për vite me rrallë kam gërshetuar dy pasionet e mia, Alpinizmin dhe muzikën, duke ngjitur majet e larta të maleve dhe duke i rënë fuqishëm trompës. Kjo deri në vitet ’72. Pas këtyre viteve eksplorimet ishin të vazhdueshme në Kanonizëm, Alpinizëm e arkeologji”.

Eksplorimet

Në moshën 4 vjeçare Gëzim Uruçi ka bërë ngjitjen e parë në malin e Jezercës me gjithë familjen e tij dhe disa miq të huaj. Gëzimi është zbulues i shpellës së Gajtanit gjatë një ekspedite me babain e tij. Në të vërtetë ai vend ishte eksploruar dhe në vitin 1936 nga babai i tij së bashku me disa miq austriakë. Përveç kësaj, Uruçi është autor i disa zbulimeve të tjera si: mbishkrimet e vjetra të Selcës dhe vendbanimet prehistorike të Selcës dhe mbishkrime të vjetra Pellazge. Nisur nga zbulimet e tij Gëzimi mbron gjithnjë tezën se vendi i ynë flet një gjuhë të vjetër Pellazge dhe jo Arbërore apo Ilire. “Unë nuk kam bërë vetëm eksplorime brenda Shqipërisë. Kam bërë qindra eksplorime dhe jashtë vendit, si në Afrikë, Azi e shumë vende të tjera. Unë jam i pari dhe i vetmi shqiptar që vendosi flamurin në Polin e Veriut në vitin 1994. Atje është një mrekulli e vërtetë. Po ashtu jam autori së bashku me arkitektin e njohur Dervish Bilali i shatervanit të parë të qytetit të Shkodrës. Po ashtu jam teknik i mesem në elektronike dhe elektricitet dhe këtë aftësi e shfrytëzova në ndërtimin e shatërvanit. Jam marrë dhe me Gjeografinë nëntokësore duke zbuluar një shpellë nënujore në Liqenin e Shkodrës. Një ndër eksplorimet më të veçanta është shpella e Majës së Harapit në Theth e cila ka një gjatësi marramendëse dhe futet ndër më të medhatë e botës. Çdo vit aty po dalin hapësira të reja që po depërtojnë përmes Alpeve Shqiptare. Zbulim tjeter është në zonën e Këlmendit të cilat janë shpella neolitike. Ato janë në lartësi shumë të mëdha. Shpellat e Shkembit të Kuq janë më tipike dhe aty dallojmë shkrime të lashta dhe mjete të epokës së gurit. Eksplorimi i tyre është shumë i vështirë. Por shumë elemente dhe materiale të gjetura atje nuk dihet se ku janë tani”, shton ndër të tjera Gëzim Uruçi. Ne bisedën me të zbuluam se Uruçi që në fëmijëri ka mbajtur ditar dhe vazhdon dhe sot e kësaj dite. Janë mbi 70 ditarë që në faqet e të cilëve janë gjurmët e kujtimeve, aventurave, eksplorimeve dhe zbulimet të bëra nga profesori . Ato janë dëshmi e gjallë e një jetë që ka sfiduar lartësitë e majave më të larta, që ka zbuluar gjurmë të hershme të qytetërimit tonë. Që në moshën 7 vjeçare shkruan ditarin e parë. Që të gjithë ditarët janë


E vetmja kërkesë e tij është një vend pune të ruajtur dhe në një gjëndje shumë të mirë. Aty janë të gjitha levizjet e bëra nëpër botë të shoqëruar me të gjitha vulat e vendeve ku ka udhëtuar. Ka shkruar në shumë gazeta periodike dhe shumë autorë të tjërë kanë shkuar për të mbi 232 artikuj. Shumë prej këtyre shkrimeve janë në 13 gjuhë të botës si: Frëngjisht, Bullgarish, Anglisht, Rusisht, Spanjisht etj. Objekti më i vjetër dhe që ruan me shumë fanatizën, janë disa momedha të vjetra, ndoshta më të vjetrat në Europë. Ato janë gjetur në varrin e një gruaje, kirurge dhe stomatologe. Elementet e gjetura aty janë determinative për zbulimin e bërë. Ky varr ka shumë vlera për zhvillimin e vendit. Aty janë gjetur shumë epruveta dhe mjete që mendohen të jenë përdorur nga ajo, gjë që tregon zhvillimin në atë periudhë.

Vështirësitë

Një nga vështirësitë e Gëzim Uruçit janë lëvizjet e gjata me periudha 1 ose 3 mujore larg familjes së tij. Çdo lëvizje për në Alpe, ka qënë e jashtëzakonshme sepse eksplorimet janë bërë në një lartësi shumë të madhe. Ka pasur dhe aksidente që janë shoqëruar me pasoja shumë të rënda dhe me pasojë jetën e disa anëtarëve të grupit. “Unë kam pasur dëmtime por të vogla dhe jo shumë të shpeshta. Gjithnjë kam pasur parasysh dhe një thënie të babait “që eksploratori duhet të dijë të kthe-

het”. Këtë e kam pasur parasysh dhe në shpellat e ndryshme që kam eksploruar, të cilat kanë gaz Metan shpërthyes ose në ngjitje mund të të zërë mali ose mund të të zërë gjumi i dëborës. Një njeri i pa përgatitur është pengesë e ekspeditës.

Poezia&Arti

“Në jëtën time kam shkruar shumë poezi. Janë rreth 2500 poezi të ruajtura, por për arsye ekonomike nuk janë botuar. Por në një të ardhme do të shkruhen dhe do të botohen. Po ashtu kam kontribuar dhe në fushën e artit. Gëzim Uruçi është angazhuar dhe me estradën e Shkodrës si artist i jashtëm. Jam angazhuar me klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”, Shtëpinë e Kulturës dhe me estradën e ndërmarrjeve ku kam punuar. Përsa i përket muzikës kam arritur të bëj një krijimtari artistike dhe për shumë këngë kam bashkëpunuar me shumë kompozitorë si me Pjetër Gacin, për këngën “Ky merak”, me tekst të bërë nga unë. Kam bërë tekstin e këngës fituese në festivalin e fundit të këngës popullore që titullohet “Dasma Shkodrane”, thotë në fund të bisedës Gëzim Uruçi. Për të mbyllur në pak fjalë jetën e tij, ky njeri ka vetëm një kërkesë. Dëshiron një vend pune që ti tregojë të gjithëve se çfarë është i aftë të bëjë në gjitha fushat që ka përmendur më sipër. Përgatitur nga Jetmira KOPLIKU, Anton ZALLI

Titujt •Anëtar i forumeve botërore të Astreologjisë, Folklorit, Enologjisë. •Anëtar i bordit të turizmit të Ballkanit. •Trajner i Sportit të Alpinizmit. •Ka fituar çmimin e parë në konkursin kombëtarë të piktorëve, skulptorëve, sportistëve dhe gjeologëve të rinj, me një punim në bronz “ Natyrë e qetë Fshati”. •Përpara viteve ’90 ka marrë shumë tituj, medalje dhe dekorata pune e mirënjohjeje për veprimtarinë e tij. •Çmimin e Republikës në arkitekturë me shatërvanin e Shkodrës. •Shumë çmime në fushën mekanike dhe Arkeologji. •Mjeshtër i merituar sporti në Alpinizëm. •Titull në fushën e Austronomisë “Juri Gagari”. •Ambasador i Paqes. •Titullin, professor “Honoris”. •Në Gjeografi, titull ekspert i Gjeografisë nëntokësore. •Është i përfshirë ne enciklopedinë e Cambrigd dhe Oxford i renditur mes njerëzve më të shquar të shek. XXI në institutin e biografive.


iNTERVISTË ME DREJTUESIN E DEPARTAMENTIT TË MARKETINGUT NË KANTINËN “MIQËSIA” Z. RUDIN BEKA

K a n t i na “ M i q ë s i a” m o d e l i i n j ë mE na x h i m i të suksesshëm Industria e veres shihet si një nga industritë më tërheqëse në mbarë botën, e cila prek elemente të kulturës, gjeografisë e të historisë së një vendi. Ajo se çfare ofron vera është burim i një kënaqësie të vërtetë, është e shëndetshme dhe kombinim i shkëlqyer i ushqimit. Z.Beka si lindi ideja për tu bërë pjesë e stafit drejtues pranë kantinës “Miqësia” ? Mbasi përfundova masterin në Gjermani për një periudhë dy vjeçare dhe specializimin në Suedi vazhdova punë në universitetin e Shkodrës në departamentin e Turizmit, si ekspert i fushes se marketingut. Por nga ana tjetër kisha dëshirë që të angazhohesha në një biznes privat me projekte ne praktike. Nga kontaktet fillestare që kisha me biznese të ndyshme, spikati më shumë nga të tjerat, kompania Relikaj me përfaqësues z.Ramadan Likaj. Që në fillim pati një komunikim të mirë lidhur me mundësinë e krijimit të një

bashkëpunimi me kantinën e verës “Miqësisë”. Personalisht e prita me kënaqësi fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë më këtë kompani për tre arsye kryesore: 1- Si fillim duhet pranuar që realiteti Shqiptar ka probleme nga ana e drejtuesve të kompanive në lidhje me mënyrën e menaxhimit dhe me idenë se pronari duhet të bëjë të gjitha funksionet e biznesit. Por këtë gjë nuk e pashë te z.Likaj. Ai është një person që ka një vizion të qartë për objektivat e kompanise si dhe për mënyren e menaxhimit. 2- Elementi i dytë që më tërhoqi, ishte investimi që ai ka bërë në kompani. Një investim të madh në vreshta, sot me rreth 14 hektar vreshta, si dhe me

një kantinë moderne që shihet si më e madhja në Shqiperi. Investimi i tij më krijoi hapësira të mjaftueshme për të realizuar një punë serioze dhe afatgjatë në këtë kompani. 3- Dhe së fundmi është ambienti dhe stafi i punës. Është një ambjent shumë i mire dhe i ngrohtë ku bashkëpunimi mes departamenteve e bën këtë kompani të diferencohet nga konkurentët e saj. Këto ishin arsyet kryesore që më nxitën të pranoj punën pranë kësaj kompanie. Dhe në fakt këto janë elemente të rralla për ti gjetur në kompani dhe biznese të tjera ne realitetin shiptar. A ishit ju një pasues i rregullt i këtyre cilësive apo rregullat u thyen dhe ju sollët një eksperience të re nga jashtë? Me të hyrë në ambjentet e kompanisë u pa që aty ishte punuar shumë, por si çdo kompani tjetër dhe ky biznes kishte pikat e tij për t’u përmirësuar. Ne filluam, hartuam strategjinë e re të marketingut. Unë punësova menjëherë stafin e shitjes, një risi në këtë kompani. Dhe punësova


studentët e mi pasi njihja dhe aftësitë e njohuritë e tyre. Por dhe punësimi i tyre u shoqërua me një tjetër element të ri, siç ishte trajnimi i stafit të shitjes. Kjo sepse stafi i shitjes duhet të jetë shumë mirë i trajnuar dhe i informuar për produktin që ai do të prezantojë. Filluam me një vizion të ri për kompaninë, për të forcuar imazhin e produktit në treg. Dhe tani shumë shpejt po bëhemi gati për të nisur komunikimin me klientin nëpërmjet reklamave. Sa e gjeni veten në gjithë këtë strategji të marketingut qe po implementohen në kompaninë tuaj? Unë nuk e shoh veten të vetëm në të gjithë këtë sipërmarrje të marketingut. Këtu është puna e një grupi dhe stafit të tërë, duke filluar që nga roja e kompanisë, që të përshëndetë me mirësjellje dhe deri tek më i madhi z.Likaj. Ky i fundit e ka si metodë pune mbledhjen e sfafit një herë në muaj, për të diskutuar problemet e lindura gjatë punës dhe për të diskutuar gjërat që mund të përmirësohen me kalimin e kohës. Është krijuar një ambjent i ngrohtë dhe i këndshëm. Unë kam pasur dhe një eksperiencë pune tek Bosch në Gjermani, e cila është një ndër kompanitë më të mëdha në botë dhe e krahasoj veten shumë mirë në aspektet e komunikimit dhe marëdhënieve me punonjësit. Fryma që po inspiron Z.Lika është një suport që të bën të jesh pozitiv dhe optimist mbi objektivat e së ardhmes. Siç e përmendët dhe më lart, industria e veres është e re në Shqipëri. Por sa është i prekur nga konkurenca ky biznes? Nqs flasim për tregun e vendit tonë, mund të themi që ky treg është i tejmbushur dhe gjëja më e vështirë është mentaliteti i klientëve cili eshte i orientuar drejt produktit të huaj. Pavarësisht që produkti i huaj mund të vijë në for-

ma nga më të ndryshmet ai nuk është gjithnjë i cilësisë së parë dhe brenda starndarteve ndërkombëtare. Është e pamundur që një shishe vere e huaj të jetë e një cilesie të mirë të importohet me koston e 1 Euro për shishe, siç ndodh tek ne. Kjo është dhe vështirësia më e madhe për gjithë kantinat në Shqipëri. Ka dhe produkte shqiptare që konsumohen shume mirë dhe që janë të një cilësie shumë të mirë dhe mund të futet lirshëm në treg. Barrierat ekonomike - politike të biznesit? Thamë që çdo biznes e ka të vështirë terrenin për levizjen dhe qarkullimin e lekut. Por kompania nuk është se ka hasur shumë këto barriera apo krizën e kaluar. Përsa i përkët shitjes së verës ka pasur rritje. Madje mund të themi që nga muaji në muaj ka pasur një rritje prej 20% – 50 %. Ne jemi futur në të gjithë tregun e Shkodrës, Malesisë së Madhe dhe Lezhës. Dhe kemi si objektiv që shumë shpejt të futemi në tregun e Durrësit. Aq më tëpër që vera po pëlqehet dhe po e kërkojnë si në restorante dhe supermarket. Kjo do te thotë që qytetaret e shijojnë këtë pije ? Po. Ndonëse tregu është i mbushur me produkte të Malit të Zi ,kantina “Miqësia” do të kërkojë që të fusë një verë cilësorë brenda një standarti nderkombetarë. Tani ne po ndajmë departamentet, si departamenti i financës, departamenti i shitjeve, departamenti i marketingut dhe i prodhimit. Kjo është e mirë sepse secili departament ka përgjegjësitë e veta. Dhe nëse flas për departamentin e shitjeve dhe marketingur, mund të them që po shkojmë drejt standarteve të një kompanie model, sepse janë kushtet dhe kërkesat e tregut që në një të ardhme mund të të nxjerrin nga tregu nëse nuk përparon dhe sjell

gjëra të reja në të. Ne përdorim trajnimet, dhe strategji të ndryshme, ku futen strategjitë e komunikimit dhe reklamat. Duke shpresuar që të pozicionohemi aty ku janë objektivat dhe qëllimet e vetë kompanisë. Le të flasim për objektivat dhe qëllimet për këtë sezon. Në prag festash. Çfarë synon kompania? Objektivai i sezonit është që ne të bëhemi të dukshëm në treg. Që konsumatori të na njohë më mirë dhe të krijojmë imazhin e kompanisë të një cilësie të mirë vere. Gjithashtu ne synojmë që të njihemi dhe jashtë vendit. Këmi filluar të ngrejmë rrugët e bashkëpunimit dhe eksportit me disa vende Skandinave. Cilat janë ato elemente që ju do të përdorni për të arritur deri te konsumatori? E fshehta dhe strategjia e kompanive të mëdha është menaxhimi i maredhënieve me konsumatorin. Ne e kemi vendosur në qëndër kërkesat dhe shijet e klientit. Ne kujdesesmi për të. Eshtë e rëndësishme, mënyra se si ne e konstaktojme dhe e ruajmë klientin. Ky është një program më vete. Cila është e veçanta e kantinës “Miqësia”? Elementi diferencues i kësaj kompanie është fakti që prodhimi dhe kultivimi i rrushit bëhet në Shqipëri nga vetë kompania. Ne mundohemi që në këtë pike të fitojmë besimin e klientit mbi cilësinë e produktit. Ku do të mbështetet menaxhimi për vitin e ardhshëm? Ne presim të mbydhim këtë gjysmën e dytë të vitit dhe të bëhet një bilanc i përgjithshëm. Por duhet te jemi te vetëdishem që realizimi i objektivave në marketing, kërkon kohen e vet në mënyre për të fituar besimin e klientit mbi produktet që ai konsumon dhe ne po punojmë shumë mirë mbi këtë fakt. Në të vërtetë industria e verës është shumë e veçante Ajo është e favorizuar dhe nga hapësira gjeografike. Gjithashtu është një produkt i lidhur me kulturën e përgjithshme të vendit, me atë çfarë preferojnë qytetarët në tryezat e tyre. Në fund të fundit është pjesë e një tradite. Kantina është pranë një zone të njohur siç është Zagora në Malsinë e Madhe, një zonë e njohur për prodhimin e verës që në kohët e shkuara. Pse pikërisht ky emër “Medaur”? Medaur është zoti i luftrave në kohën e Ilirëve zonën e Zagorias. Nga kjo lidhje historike ka lindur dhe ky emër. Intervistoi Jetmira KOPLIKU


Cel: 067 26 71 769 ORARI: 09:00-23:00


www.infoshkodra.com


“Bylbyli” i këngës popullore Shkodrane flet për revistën “ Shkodra Pazar”

Mukades Çanga: “Dua

“Kush punon për pare, nuk ka fytyrë, kush punon për fytyrë nuk ka pare” Cilat janë ato momente që ju kujtoni më së shumti?

Kush është Mukades Çanga Ka lindur me 30 gusht 1959 në qytetin e Shkodrës. Ka marrë pjesë në më shumë se 70 Premiera të Estradës Profesioniste të Teatrit “Migjeni”. Në repertorin e saj ekzistojnë mbi 650 këngë nga të gjitha trevat Shqiptare. Ka qenë protagonist në 3 koncerte recitale. Ka filluar të këndojë që në fëmijëri. Ka marrë pjesë në rreth 3500 koncerte e shfaqje të ndryshme në të gjitha skenat Shqiptare, po ashtu në Kosovëm Mal të Zi e Maqedoni. Po ashtu dhe në Diasporën Shqiptare duke filluar nga Izmiri, Bursa, Ankara, Stamboll, Zyrih, Bazel, Stockholm, Londër, Mançester, Liverpul, Kopenhagen, Mamoa, Helsinki, Bazel, Lucern, Bern, Gjenevë, Mynih, Birmingahm, Neë York, Neë Jersi, Detroit, Boston, Chicago, Ëashinton etj.

Ë

shtë cilësuar dhe cilësohet si bylbyli i këngës popullore Shkodrane. Mukades Çanga në moshën 41 vjeçare mban sërish në këmbë një skenë të tërë madje duke realizuar për tre netë concert recital live. Dëshira e saj është të këndojë, pasi zëri gëzon akoma rininë dhe forcën për të kënduar këngën popullore Shkodrane. Në një intervistë për revistën “ Shkodra Pazar”, Mukades Çanga rrefen në pak rreshta jetën e saj si këngëtare, vështirësitë dhe sukseset.

Mugades, një kariere e gjatë me këngën popullore shkodrane. Si na përshkruani me pak fjalë karierën tuaj, dhe se si ka evoluar ajo me të gjitha vështirësitë dhe arritjet e saj?

Faleminderit për intervistën. Ju uroj suksese ne punën tuaj me këtë revistë që keni nxjerrë në qytetin e Shkodrës. Karriera ime artistike është shumë e gjatë por dhe shumë e shkurtër më duket këto vitet e fundit. Po ikin vitet dhe duhej të isha dhe një here e re sepse arti nuk shterron asnjëherë nga shpirti. Më vjen keq që ikin ditët, dhe do të doja të këndoja çdo ditë sepse ky art, kjo këngë më ka mbajtur gjallë dhe më ka mbajtur në formë shpirtërisht, moralisht dhe emocionalisht dhe gjithçka. Por vitet bëjnë punën e vet dhe ne duhet të pranojmë jetën e gjithsecilit, por arti është shume i bukur dhe shume i vështirë. Ai ka vështirësi dhe kënaqësi. Vështirësitë nuk po i them, por vetëm kënaqësitë që kam pasur në jëtën time.

Në fakt ne kemi vite që ju shohim të angazhuar me Teatrin dhe koncertet. Pra koha dhe vitet nuk e kanë sfiduar zërin tuaj…

Në krahasim me bashkëmoshatarët e mi, kam një karierë më të gjatë dhe më të frytshme. Por gjithnjë kam dëshirë që të aktivizohem më shumë, që të këndoj të paktën një herë në jave. Me i dhanë kënaqesi vetës dhe publikut.

Me këtë evidentoni mungesën e shfaqjeve dhe angazhimit në këtë aspekt?

Janë të pakta në numër dhe në formë organizimet të tilla. Do të më pëlqente që të këndoja sa më

shpesh. Tashmë organizimet janë sipas dëshirave. Në fakt këto organizime behen vetëm nga këto grupe. Kur unë i kam bërë koncertet e mia i kam bërë këtu në shkodër, por koncertet e bëra jashtë janë të organizuara grupe grupe që merren vetëm më këtë punë. Ndaj dhe mungon ai angazhimi që ne kemi dëshirë.

Nuk mund ti harroj duartrokitjet e saj. Por nuk di a i kam dhënë unë Shkodrës aq sa ajo e ka merituar për të marrë. Unë kam udhëtuar shumë dhe në diasporë, por atë që më ka dhënë Shkodra nuk ma ka dhënë asnjë qytet tjetër.

Kujtoni ndonjë moment që ka lënë tek ju ndonjë mbresë apo emocion të veçantë?

Mjaftojnë 3 koncertet që kam dhënë në Shkodër dhe salla ka qënë çdo mbrëmje e mbushur plotë, dhe këtë veshtirë ta ketë pasur ndonjë këngëtar tjetër. Dhe kur ta kesh sallën plot, Shkodra është e vogël, por shpirtin e ka të madh. Të mendosh 3 koncerte me nga dy netë, ndonëse salla ka një kapacitet prej 600 vetësh, por për dy netë mendoje se sa mire është kjo. Ky është një vlërësim.

Pikërisht, dhe për lexuesit tanë, cilat janë ato aftësi të Mukadesit që e kanë bërë për vete publikun?

Pjesmarrja •Në festivalet Folklorike të Gjirokastrës. •Në festivalin Shqiptar të Neë York-ut 1992 •12 në Hllivud 1994 Tiranë

•Fest “Kënga Jonë”, Prishtinë 1994 •Fest “Folk Bursa” Internacional, Turqi, Korrik 1994 •Fest “ Folk Izmir”, Turqi, Nëntor 1996 •Maratona e Këngës Popullore 2004-2008-2010 •Polifest Prishtinë 2001-2003 •Fest “ Kënga Popullore Ferizaj” 2004 •Në të 9-të Festivalet e Këngës Qytetare Popullore Elbasan, Shkodër, Kavajë •Festivali i parë Mbarëkombetar i Këngës Popullore Gjaklovë, Nëntor 2007 •Pjesmarrëse në të gjitha aktivitetet e zhvilluara në qytetin e Shkodrës duke filluar që pas vitit 1974 Ju keni organizuar disa koncerte, dhe pikërisht në Shkodër dhe nuk keni preferuar që të bëhen jasht qytetit…

Kisha pasë dëshirë dhe jashtë Shkodrës. Por çdo gjë dritat, fonia, sallat janë me një kosto të lartë. Por Shkodra më ka dhënë shumë gjëra dhe ndoshta jam e vetmja që Shkodra i ka dhënë kaq shume. Unë me të vërtetë që i kam dhënë shumë këtij qyteti por Shkodra më ka dhënë dhe i jam shumë mirënjohëse Shkodrës. Dëshira për të realizuar një koncert jashtë është shumë e madhe por mundësia është e kufizuar.

Thoni që Shkodra ju ka dhënë shumë.

Meqë unë e kam traditë familjare të hershme, pasioni im ka qënë që të shkoja gjithnjë të këndoja. Më përpara ka kënduar zëri, ka kënduar shpirti dhe nuk ka kënduar mikrofoni. Por gjërat kanë ndryshuar shumë. Sot nuk po këndon më zëri, por po këndojnë gjëra të tjera. Këtë e kam diskutuar dhe me këngëtarë të tjerë si e madhja Nexhmie Pagarusha, dhe e kam takuar në Kosove. Dhe ajo ndan të njëjtin mendim, por kështu erdhën kushtet. Më përpara nuk të ka dhënë kush mikrofon nëse ti nuk ke ditur që të këndosh.

Pra zëri nuk iu ka zhgënjyer asnjëherë?

Mua gjithnjë më kanë thënë që këndoj si në skenë ashtu e në dasëm. Unë nuk i di këto hilet që bëhen me vokalin dhe zërin, unë nuk e kursej veten. Jo por kalojnë nuancat a ku ta di unë, por mua nuk më ka ndodhur kurrë.


të këndoj çdo ditë” Shumica e këngëtarëve këndojnë me play back ?

Po është e vërtetë, por unë që të 3 koncertet e mia i kam bërë live. Është shumë kënaqësi. I kam që të gjitha të regjitstruara. Ndonëse nuk janë rregjistrime të mira sepse impjantet dhe fonia nuk janë të mira. Megjithatë me këto kushte jam e kënaqur. Megjithse unë e kritikoj veten çdo ditë, nuk jam e kënaqur me punën prandaj mundohem të përmirësohem gjithmonë dhe më shumë.

Jeni pikërisht dhe në këtë moshë dhe e shoh dëshirën tuaj për të vazhduar për të kënduar. Por derikur do të vazhdojë Mukades Çanga? Çfarë planesh ka për të ardhmen. Ndonjë concert tjetër live? Dëshira është për të kënduar gjatë gjithë kohës. Do të këndoj sa të kem zë. Kur të më lërë zëri do të më lërë puna. Por dëshira është të këndoj. Por me vendim të teatrit, do të bëhet një concert pjesë e së cilës do të jenë pjesët më të bukura të 3 kon-

të vogël. Unë aktualisht që punoj dhe për ato që kam bërë kam një rrogë shumë qesharake që nuk ia vlen as të përmendet.

Duke u kthyer në fëmijëri. Cili është ai moment që startoj këngën për ju?

Që në kopësht kam filluar të këndoj dhe më pas të gjitha me rradhe. Duke filluar që nga kopshti dhe shtëpia e pionierit me Lec Baka ai që e hapi për herë të pare bashkë me Leonard Deda. Në moshën 15 vjeçe kam dhënë premierën e parë.

Si e shikoni këngën popullore Shkodrane? Unë e shoh pak të devijuar nga ajo origjinale… Unë kam dëshirë që të ruhet pastërtia dhe nuanca e këngës por sot këndonjë që të gjithë.

Si e shikoni të ardhmen e këngës popullore?

Këngëtarë ka shume Shkodra por institucioni nuk di akoma ti ndihmoj. Shkodra është prodhuese e këngëtareve të mirë, dhe për këtë krenohemi.

Kjo është pak kontradiktore, Shkodra prodhon këngëtarë por ato që janë të vertëtë dhe me vlera nuk gjejnë mbështetjen e duhur?

Kushtet të lënë për të dëshiruar dhe ky terren e pret dhe një këngëtar të ri. Kjo është ë vërtete. Do të ishte bukur që çdo fundjave të kishte një aktivitet, një mundësi për të kënduar, nje herë një këngëtar dhe pastaj një tjetër. Në kemi një teatër të bukur dhe një orkestër që ështe më e mira në Shqipëri. Por është ana financiare që të pengon. Në kohen time, këndoja për emocionin

që ajo me dhuronte dhe jo pagesa. Dhe sot paraja po prish dhe artin. Gjithashtu dhe paisjet që të përpunojnë zërin, nuancën dhe ngjyrat. Kush punon për pare, nuk ka fytyrë dhe kush punon për fytyre nuk ka pare.

Familja, si ndiheni përkrah saj?

Për mua familja është e shtrenjtë. Pa të nuk do të isha këtu. Pa një familje të shëndoshë nuk do të mund të ecja. Kam dy vajza që kam botën në shtëpi.

Po mbështetja e bashkëshortit?

Kjo është e vërtetë. Këtë e them gjithnjë po të mos ishte për të, nuk do të isha këtu. Dhe çdo artist ka nevojë të këtë mbeshtëtje.

Për ta mbyllur cili do të ishte mesazhi jua, për të gjithë ato që të kanë duartrokitur dhe vlerësuar në vite?

Do ti falenderoj shumë, që më kanë mbajtur në skenë deri më sot dhe vazhdoj … Urimet më të mira për ato që më kanë duartrokitur. Dhe dëshira ime më e madhe është që të këndoj derisa të kem zë. Intervistuan Anton ZALLI, Jetmira Kopliku

Çmimet certeve. Mora pjesë dhe të maratona e këngës por nuk ishte direk, dhe nuk e shijova si eveniment. Dhe në Prishtinë kam kënduar direkt.

Të kthehemi të tradita. A do ta trashigoni dhe te vajza juaj këtë tradite dhe passion për të kënduar?

Unë do ta lija në dëshirën e saj. Dhe mua nuk më ka nxitur kush, duhet të jëtë një pasion i brendshëm si shtysë. Por vajza ime e dyte po mbaron studimet për ekonomik dhe shkolla është larg artit. Arti është i bukur për ta bërë për dëshirë por jo për punë dhe për të të siguruar të ardhura financiare.

Është e vështirë në Shkodër apo në të gjithë Shqipërinë?

Kryesisht në Shkodër është shumë ë vështirë që të merresh me art. Duke filluar që nga koncertet, por kostoja është shume e madhe. Unë kam një rrogë

•Polifest Prishtinë çmimi i 3-të 2003 •Çmimi i parë në Festivalin e Këngës Popullore Qytetare Elbasan, 2005 •Titulli “Mirënjohja e Qytetit”, Shkodër 2006 •Çmimi i “Karrierës” i Fest Këngës Popullore Qytetare Shkodër 2007 •Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Popullore Popullore Qytetare Gjakovë 2007 •Çmimi “interpretuesja më e mirë” e Këngës Popullore, Fest Këngës Popullore Kavajë 2008 •Titulli “Mirënjohja” Maratona e 3-të e Këngës Popullore Shkodër, qershor 2008 •Çmimi i parë festivali Folklorik Gjirokaster 2009


Golashënuesi më i mirë në gjithë historinë e Vllaznisë

Sinani “ Ujku” në fronin e “ mbretit” Mbi 250 gola të shënuar që nga viti 1995 kur ka filluar të luajë për herë të parë me Vllazninë

Skeda Mosha : 33 vjeç Ditëlindja 4.11.1977 Statusi : i martuar me fëmijë ( një vajzë) Karriera : 1987 – vazhdon aktualisht Golat : mbi 250 Golashënuesi më i mirë : 3 sezone Trofetë : 6 Ekipet : Vllaznia, Tirana, Besa, Kaysevispor ( Turqi), Karteks (Kroaci) Kombëtarja : 7 ndeshje Hobi : muzika Fobia: nuk ka Pika e fortë : këmbëngulja Pika e dobët : nuk ka Aktualisht luan me Vllazninë

Ë

shtë kthyer në një ikonë të ekipit të futbollit të Vllaznisë duke thyer çdo rekord si sulmues dhe golashënues. Mbi 250 gola të shënuar në karrierën e tij që e vazhdon akoma me skuadrën shkodrane të kuqebluve. Bëhet fjalë për Vioresin Sinanin futbollistin 33 vjeçar që ka hyrë në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për skuadren shkodrane. Revista “Shkodra Pazar” që nga ky numër ka marrë përsipër të realizojë një profil për të gjithë ish-futbollistët dhe ato aktual të ekipit të Vllaznisë. Duke marrë shkas nga forma e mirë që po kalon me ekipin, vendosëm që këtë numër të realizojmë një profil me Viorin ose siç njihet ndryshe me nofkën “Ujku”. Në një intervistë të tij, Sinani përshkruan karrieren futbollistike që e nisi në moshën 10 vjeçare në shkollën “ Xheladin Fishta” e deri tani që luan me kuqeblutë në sezonin futbollistik 2010-2011. Është kthyer në një ikonë të ekipit të futbollit të Vllaznisë duke thyer çdo rekord si sulmues dhe golashënues. Sinani luani futboll që 10 vjeç. Aktualisht mbroni ngjyrat e Vllaznisë.

Si na përshkruani me pak fjalë karrierën tuaj deri tani?

Të them të drejtën jam shumë i kënaqur me ato që kam arritur deri tani. Sigurisht që një futbollist kërkon gjithmonë më të mirën dhe maksimumin në çdo aspekt, por unë fatmirësisht ia kam arritur qëllimit. Gjatë gjithë kë-

Tituj kampion 2006-2007 Tirana ( Kampionat, Supërkupë) 1997-1998 Vllaznia ( Kampionat) 2000-2001 Vllaznia (Kampion, Superkupë) 2007-2008 Vllaznia (Kupë)

Ka luajtur Karteks ( Kroaci) sezoni (1999-2000) Kayservispor (Turqi) sezoni (2004-2005) Tirana sezoni ( 2006-2007) Besa (Kupë) sezoni (2009-2010) tyre viteve nuk kam patur dëmtime serioze që mund të më kishin mbajtur larg fushës së blertë. Por edhe unë kam patur momentet e mia qoftë të mira apo jo të mira. Luhatjet janë gjithmonë të pranishme dhe nuk mund të pretendosh që të jesh 100% në formën maksimale. Përsa i përket karrierës sime nuk më mbetet gjë peng. Si sulmues që jam, numrin e rekordit të golave ia kam arritur ndër më të mirin aktualisht tek skuadra e Vllaznisë. Prandaj dhe jam krenar për ato që unë kam bërë dhe do të bëj derisa të luaj me këtë skuadër. Kështuqë çdo gjë ia kam kushtuar skuadrës sime të zemres nga ku jam rritur dhe si futbollist. Për ta nisur që në fillim.

Cilët janë ato trajnerë që ju kujtoni apo keni më shumë respekt për to?

Unë kam patur shumë trajnerë. Sigurisht që për të gjithë gëzoj një respekt të veçantë. Por nuk do të harroj kurrë trajnerin tim të parë që sot nuk jeton më, Cuf Cenaj. Unë i dërgoj familjes së tij, ngushëllimet e mia. Kam mësuar shumë nga ai pasi kam qenë në moshën 10

është kurorëzimi i një të gjatë dhe të lodhshme të një sezoni futbollistik. Sa është numri i golave që keni shënuar në një ndeshje? Në qoftëse nuk gaboj, mbaj mend se kam shënuar ndaj Besës në sezonin futbollistik 2003-2004, 4 gola në një ndeshje.

Ndërkohë Sinani, mbani mend se sa kohë mund të ketë zgjatur forma e juaj jo e mirë, pra për sa javë nuk keni shënuar asnjë gol?

Çdo futbollist nuk mund të pretendojë, pavarësisht dëshirës që të jetë gjithmonë në 100% të formës së tij. Mund të më ketë shkuar 7 apo 8 javë që nuk kam shënuar. Por më pas ka ardhur zhbllokimi dhe kam dalë në formën time më të mirë.

Si keni reaguar kur të gjithë tifozët sidomos ato të Vllaznisë kanë pritur golat tuaj?

Unë për vetë nuk jam mërzitë. Sigurisht që ndihesha në presion pasi dëshira ishte për të shënuar. Por gjithmonë kam qenë i bindur se golat do të vinin dhe unë më pas do të arrija të dilja në lojën time. Pra dhe po ta shikosh golat e mi në numër janë më shumë se të tjerët dhe për këtë nuk besoj se kam patur një formë të keqe.

Ka ndonjë skuadër në shqipëri që nuk i keni shënuar?

Jo nuk mbaj mend të ketë skuadër që nuk i kam shënuar. Qoftë ato që luajnë në Supërligë aktualisht, apo dhe ato që nuk luajnë me, u kam shënuar. Mund të ketë shkuar që ti kem shënuar një skuadre deri në 7 gola, sigurisht duke përfshirë të gjitha takimet. Kjo për arsyen se unë në çdo ndeshje që jam aktivizuar kam pretenduar të shënoj ndaj dhe ia kam arritur qëllimit.

Golashënues Sezoni 2003-2004 ( Vllaznia) 36 Gola Sezoni 2006-2007 ( Tirana ) 23 Gola Sezoni 2007-2008 ( Vllaznia ) 20 Gola Në cilën ndeshje jeni ndjerë me keq?

vjeçare kur kam filluar dhe të stërvitem. Ndaj dhe nuk kam për ta harruar.

Keni patur gjatë kësaj kohe ndonjë problem të veçantë me ndonjë trajner?

Jo fatmirësisht nuk kam patur. Futbolli gjithmonë ka vështirësitë e veta por që të kem patur probleme me trajnerët, jo nuk mbaj mend. Me të gjithë jam munduar të mbaj raporte të mira. Deri tani nuk kam patur, po nuk dihet dhe mund të kem më vonë.

Cili është momenti më i bukur në karrierën tuaj?

Momenti më i bukur?... Të thëm të drejtën profesioni i ynë është i mbushur me suksese dhe dështime. Por gjithmonë ruhen dhe kujtohen si moment më të bukura ato ndeshje kur skuadra ime ka dalë e fituar. Pra kjo ka patur rëndësi dhe për çdo sukses kemi marrë sadisfaksion. Por sigurisht që nuk mund të harrohen dhe momentet kur jemi shpallur kampion. Ato janë më të rëndësishme pasi

Nuk mund të harroj finalen e Kupës së Shqipërisë në sezonin 2009-2010 ndërmjet Besës dhe Vllaznisë. Aty e kam ndjere vetën shumë keq pasi luaja përballë skuadrës sime të zemres. Gjithsesi ajo finale ka kaluar. Ka menduar ndonjëherë Sinani se kur do të lërë futbollin? Jo nuk e kam menduar një gjë të tillë. Kjo për arsyen se aktualisht jam në një formë të mirë dhe besoj se do të luaj për disa vite. Më pas të shohim se si do të shkojnë gjërat.

Tani luani me Vllazninë. Synoni një tjetër trofe që mund ti shtohet karrierës suaj?

Po, përderisa jemi Vllaznia sigurisht që synojmë një trofe. Ajo nuk do të jetë arritje vetëm për mua por për të gjithë skuadrën. Ndaj dhe këtë sezon ne pretendojmë më të mirën sigurisht duke bërë maksimumin dhe të sjellim në Shkodër një trofe. Intervistoi Anton ZALLI


Komuna Guri i Zi, përkujton të lumen Nënë Tereza në muajin e saj duke vendosur shtatoren në një prej fshatrave të kësaj komune

Institucionet informojnë

Inagurohet Sheshi “Nënë Tereza” në fshatin Juban Përfaqësuesit e pushtetit vendor, Maxhid Cungu, Broz Marku dhe kryetari i PD-së, Shkodër, Astrit Bushati, marrin pjesë në këtë eveniment Inagurohet sheshi “Nënë Tereza” në fshatin Juban të komunës Gur i Zi. Drejtuesit e kësaj komune i kanë dhënë një rëndësi të veçantë kësaj ngjarjeje. Natyrisht një respekt që bëhet për nobelistën dhe të lumen Nënë Tereza, në një fshta duke ia kushtur një shesh plotësisht asaj. Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor. Duke filluar me kryetarin e komunës Guri i Zi, z.Broz Marku. Po ashtu përfaqësues kanë ardhur dhe nga pushteti vendor, z.Maxhid Cungu kryetari i

qarkut dhe z.Astrit Bushati kryetari i Partisë Demokratike për shkodrën. Më pas në këtë shesh komuna së bashku me të rinjtë e zonës ka organizuar një spektakël për të gjithë pranishmit. Në fjalën e tyre të përshëndetjes përfaqësuesit e pushtetit të ardhur nga shkodra kanë vlerësuar këtë gjest simbolik por shumë domthënës në këtë komunë në fshatin Juban. Një falenderim i veçantë shkon dhe për z. Paulin Vuka që mundësoi fotot. Anton ZALLI

Komuna Guri i Zi Rrethi: Shkodër Kryetari i komunës: Z. Broz Marku Sipërfaqja e komunës: 81,70 km2. Komuna ka në administrimin e saj 11 fshatra. Ajo kufizohet si më poshtë : • Në Veri me komunën Shllak dhe Bërdicë. • Në Jug me komunën Bushat dhe bashkinë V.Dejës. • Në Lindje me komunën Shllak dhe bashkinë V.Dejës. • Në Perëndim me komunën Bërdicë dhe bashkinë Shkodër. Numri i popullsisë: 11.619 banorë. Numri i familjeve: 3.072 familje.

www.shkodrapazar.com


“ OKULISTI BECI:DUHET BËRË NJË KONTROLL I VAZHDUESHËM I SYVE”

Astrit Beci jep këshillat e tij për pacientët që kanë probleme me shikimin

Qytetarët shkodranë nuk e kanë fituar akoma kulturën për një kontroll periodik të syve. Kjo lë shumë për të dëshiruar në këtë aspekt të jetës. Unë theksoj se të sëmurët me diabet duhet të kontrollojnë fundin e syrit dy herë në vit përvç sëmundjeve të tjera që kanë nevojë për kontrolle periodike”. Kështu është shprehur mjeku Okulisitik Astrit Beci. Në një intervistë të tij për revistën “Shkodra Pazar” për rubrikën e shëndetit, mjeku Beci sqaron problemet që hasen çdo ditë në klinikën e tij nga pacientët që kanë probleme me shikimin. Po ashtu ai jep dhe shpjegimet e sqarimet e mundshme që çdo njeri që ka probleme me sytë të dijë të mbrojë vetën. Një kujdes i veçantë duhet treguar tek fëmijët, sidomos nga prinderit e tyre për të ruajtur distancat e nevojshme të studimit.

A e kanë fituar qytetarët shkodranë kulturën e kontrollit të syve? Në përgjithësi kultura e kontrollit të shikimit vjen gjithmonë në rritje këtu. Për këtë na ndihmojnë shpesh dhe mësuesit e shkollave fillore të cilët në shume raste referojnë në kohe fëmijët për kontrolle të mëtejshme. Sa i takon kontrollit periodik të syve situata lë për të dëshiruar. Unë do te doja të theksoja se të sëmurët me diabet duhet dy herë në vit të kontrollojnë fundin e syrit ndërsa të semuret me semundje kronike duhet të kontrollohen në menyre periodike disa here në vit.

Si operon shërbimi okulistik në qytetin e Shkodrës?

Shërbimi okulistik në Shkodër ndahet në atë spitalor dhe atë ambulator. Pranë spitalit rajonal, është departamenti i okulistikës dhe ORL-se. Pranë kësaj qëndre kryhet një gamë e gjërë e kirurgjisë e intraokulare kryesisht të segmentit anterior. Për efekt të mungesës të disa pajisjeve si vitreoktomi etj, pacient që kanë nevojë për trajtime të segmentit posterior referohen në QSU Tirane . Për sa i takon shërbimit ambulator aty kryhet një punë e mirë depistuse dhe mbahet dokumentacioni për të gjithë të sëmurët kronikë.

Sa përqind e fëmijeve mbajne syze dhe cilat janë arsyet që shkaktojnë dëmtimet e shikimit të moshave të reja?

Përqindja e fëmijëve me syze nga viti në vit ka një tendencë rritjeje të lehtë. Mendoj se kjo lidhet me rritjen e teknologjisë (përdorimit të kompjuterave etj), lidhet me rritjen e kërkesave për arsimin, me rritjen e edukatës së kontrolleve mjekësore nga

viti në vit. Ka shumë të bëjë dhe higjena e punës ndriçimi i mjaftueshem etj. Këshillohet që leximi përgjithësisht të bëhet në kushte tavoline dhe në kushtet e një ndriçimi të mirë. Në çdo një 1 ore pune (lexim) është mirë të bëhen 10 deri në 15 minuta pushim. Tani të flasim për imazhin e një të riut me syze. Cilët janë skeletët më të preferuar dhe çfarë sugjeroni ju? Përzgjedhja e skeletit varet nga pacienti në bashkëpunim me optometristin. Në mendimin tim skeleti është i rëndësishëm pasi do thoja ka një ndikim të spikatur dhe psikologjik. Një skelet që të rri mirë, një skelet me të cilin mendon se dukesh bukur bën që edhe psikologjikisht të ndihesh mirë. Shpesh të jep një sharm të ri të bën të ndjehesh më në modë. Për sa i takon përzgjedhjes ajo është subjektive. Sa i takon preferencave ose kompanive ato janë me dhjetra e qindra. Çdo vit në Europë zhvillohen më shumë se njëqind ekspozita të kompanive dhe firmave botërore të materialeve optike, lenteve të kontaktit dhe pajisjeve optike e laboratorike.

për modë?

Qytetarët sot janë më të prirur drejt cilësisë. A mund të flasim

Pacienti shqipëtar është pacient me kërkesa gjithmonë në rritje, është i kulturuar dhe përgjithësisht di se çfarë kërkon. Këtë ne e shohim në kërkesat që kanë për materiale të stinës dhe modës. Do thoja që kanë të njejtat kërkesa për cilësi si të gjithë qytetarët e tjerë europianë.

Intervistoi Jetmira KOPLIKU


EVENTET E MUAJIT Teatri “Migjeni”

•Komedi me Regjizor, Fadil Kraja •Koncert muzikor me bandën profesioniste të qytetit. (Aktivitetet do të organizohen, por nuk është komunikuar data) •Dt 5.11.2010 Të premten ora 18:00 në Teatrin “Migjeni”, Creative City organizon: KONCERT JAZZ me banden zvicerane “Eline Duni Jazz Band”

Lokalet Cremonia

6.11.2010 Hip-Hop Party 13.11.2010 Latin Party 27.11.2010 Rock Party Kështjella: Çdo të premte muzikë Live Karaoke, çdo të premte

Sport (Shumë sportësh) Basketboll (të rritur) 6.11. 2010 Vllaznia – Valbona ora 16:00 Basketboll (Femra të rritura) 6.11.2010 Vllaznia – Mati ora 12:00 13.11.2010 Vllaznia – Tirana ora 12:00 27.11. 2010 Vllaznia-Elbasani ora 11:00 Volejboll ( të rritur) 6.11.2010 Vllaznia-Teuta ora 18:00 13.11.2010 Vllaznia – Studenti ora 18:00 27.11.2010 Vllaznia-Skëndërbeu ora 14:00 Volejboll (të rinj) 14.11.2010 Fark Volej-Studenti ora 12:00 Vllaznia – Iliria ora 10:00 Studenti- Vllaznia ora 16 :00 Tirana-Fark Volej ora 18:00 Volejboll (të reja) 7.11.2010 Korabi-Ilira ora 10:00 Vllaznia – Minatori ora 12:00 Shënim: Të gjitha ndeshjes e shumësportësisht zhvillohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”

Sport ( Futboll) Java 10 06.11.2010 Teuta-Bylis Besa-Kastrioti Dinamo-Laci Flamurtari-Skënderbeu Vllaznia-Elbasani Shkumbini-Tirana Java 11 13.11.2010 Bylis-Shkumbini Kastrioti-Teuta Laci-Besa Skënderbeu-Dinamo Elbasani-Flamurtari Tirana-Vllaznia Java 12 20.11.2010 Laci-Teuta Kastrioti-Shkumbini Bylis-Vllaznia Tirana-Elbasani Flamurtari-Dinamo Skënderbeu-Besa

26 Nëntor

Galeria e Arteve Pamore të Qytetit, organizon ekspozite të Nentorit me pjesemarrjen e piktorëve të qytetit.

Festat e Nëntorit 28 Nëntor

Ora 09.00 Ngritja e flamurit në oborrin e Bashkisë Shkodër. Vendosje kurorash: Memoriali 2 Prilli | Varrezat e Dëshmoreve | Busti Luigj Gurakuqi |pritje në Bashki | 18.00 koncerti festiv i hapur.

Qëndra kulturore e fëmijëve :

Organizon “Konkursi i fjalës artistike”, që do të zhvillohet në tri faza me pjesmarrësit nga të gjithë shkollat e qytetit të Shkodrës. Faza e parë do të zhvillohet në ambjentet e shkollave. Faza e dytë do të zhvillohet në sallën e Qëndres Kulturore të fëmijëve nga data 15-18.11.2010, në të cilën shkollat konkurojnë sipas kalendarit të përcaktuar nga organizatorët. Çdo shkollë do të paraqesë 5 konkurentë. Më pas në bazë të pikëve të fituara, recituesit më të mirë të çdo shkolle, shkojnë në finale e cila do të zhvillohet ditën e mërkurë me dt. 24.11.2010

WWW.SHKODRAPAZAR.COM


OFERTË: 01/2 Shembull tekst Bold

Kërkoj një ambjent me qera ose me ble 50m2 në qendër ose në rrugët më të rrahura të qytetit. 069 21 84 103, Qendra Estetike Kushi

03/1 Auto Moto Kam për të shitur një skuter tip JONWAY 150 cc, me 0 kilometra, me doganë të paguar. çmimi 160 mije leke te reja. 0682070323 Kam për të shitur pjesë origjinale japoneze për motoçikleta Yamaha.

0672014360 067 30 17 029

01/3 Shtëpi/shitje Kam për të shitur një hyrje pallati 3+1, kati i parë. Hyrja ndodhet në fund të Xhabiajve pranë karburantit. 0039 32 89 48 6096 067 30 06 659

Përballë Bexhistenit shitet dyqan, sip 1000m2, kati i II.(mund te ndahet) Cmimi 600€ m2 i diskutueshëm. 0692499622 Ne Rus shitet dyqan 160 m2, kati i II, cmimi 150€ m2 i diskutueshëm. 0692499622

LAJMËRIMET PËR MUAJIN DHJETOR DO TË JENË FALAS 01/3

Shembull Evindetim me ngjyrë

Shitet një shtëpi 240m2 në Parrucë pas Mapos 069 55 51 506

01/3 Shtëpi/shitje Kam për të shitur shpi elbasanshe 4 kam shkall 5 dhoma. 400m2 + garazhd. Adresa, Tek Duganjt e reja. Rrugica e dytë përball shpisë së pritjes (Pogot). Rr. Filip Shiroka nr.74 0692744171 Në lagjen Mark Lula tek ish-fusha e druve shitet ap 3+1, kati i III, sip. 80m2. 3.500.000 lekë i diskutueshëm. 0682927720 Shkodër, rr.Skënderbeg, L. Perlat Rexhepi, në një pallat të sapo përfunduar, punime tepër cilësore, shitet ap 2+1, sip. 86m2, kati X, 2 dhoma + sogjorno,2 banjo, ballkon, instalim i impjanteve të gazit, pamje e shkëlqyer, hipotekë e rregullt. 550 euro/m2 0694010003

Kam për të shitur një skutër tipi Lifan 150 cc, me 6 mijë km të bëra, me targa SH. çmimi 115 mije lekë. 0682070323 Perballe Grand Hotel Europa shitet hyrje 3+1+2 banjo,i kompletuar me të gjitha paisjet:Cmimi 650€ m2 i diskutueshëm. 0692499622

01/3

Shembull Lajmërimet vetëm me tekst

Shitet një shtëpi 240m2 në Parrucë pas Mapos 069 55 51 506

01/1 Shtëpi/blerje Dua të blej një shtëpi private me tokë në një nga lagjet e vjetra te Shkodrës. Më intereson të jetë me dokumenta të rregullta. 0030 6938033225 ose 0672014370.

01/2 ambjent/qera Shkodër, Dudas, jepet me qera dyqan 20m2 100 mijë lekë. 0695516167 Jepet me qera dyqan, sip 120 m2,ambjent i ri, i rregulluar, tualet. Cmimi 600.000 lekë i diskutueshëm. 0692088056

Kopshti Xhesika Një ambient komod, argetues dhe i këndshëm, ku fëmijët tuaj mund të kalojnë disa orë të paradites nga ora 730 deri 1330. Ku kanë mundësi të luajnë dhe të mësojnë. Adresa : L: Qemal StafaRr: Lidhja e Prizrenit Nr: 93Pranë Ish Tisazhit 0693416830


Shkodra Pazar Nentor 2010  

Numri i nentorit 2010 i revistes Shkodra Pazar

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you