The Albanian April 2010 Issue 2

Page 5

INTERVISTA prodhim i punës së tyre ndërsa për pemën që e prodhoi atë, thonë që nuk është e cilësisë së mirë . Ata vetëm kane vjedhur një mollë, pema është e të rinjve tek Shpresa Programme dhe atë kurrë nuk e vjedhin dot. Nuk e kuptoj çfarë mësimi u japin këta drejtues të rinjve dhe fëmijëve me të cilët punojnë. Në këtë mesele është përfshirë edhe edhe Ambasadori i Shqipërisë dhe në një nga fjalimet e tij e ka patur guximin ta quaje këtë lëvizje “te paorganizuar dhe individuale’’ Ndoshta edhe ai ka harruar gjënë me elementare , për të bërë një lëvizje të suksesshme pra edhe te organizuar duhet që para se të nisesh atë, të kesh ata që do të përfitojnë nga ky ndryshim ta duan një gjë të tillë, me fjalë të tjera duhet të kesh lëvizjen e brendshme të fortë, pasionante, konfidencen e tyre në nivelin e duhur që ata të luftojnë , të bësh aleate të ditur dhe ekspertë në këtë fushë që ta përkrahin një lëvizje të tillë. Janë të rinjtë dhe prindërit e tyre tek Shpresa Programme , stafi , bordi , vullnetarët që kanë punuar shumë, madje me muaj të tërë që ju te keni mundësi te flisni për këtë problem Z. Zef . Madje ju ‘’harruat’’ që kishit konfirmuar për të marrë pjesë në aktivitetin e tyre ‘’Our dream show’’ku dhe do të raportonit se çfarë ju kishit bërë për të ndihmuar lëvizjen e tyre. Ëndrra e këtyre të rinjve do të bëhet një ditë realitet, puna dhe vullenti i tyre do ta sjellin këtë sukses dhe këtyre drejtuesve do t’iu vijë turp kur ta kujtojnë këtë lojë të keqe Ndoshta duhet t’iu kujtojmë edhe një herë të gjithë lexuesve se çfarë kanë bëre këta të rinj • Janë trajnaur në lidership dhe campaigning • Kanë organizuar koncerte të një cilësie të lartë veçanërisht ‘’Our dream show’’ i cili ka dy qëllime festimin e Pavarësisë së Kosovës dhe promovimin e lëvizjes ‘’rregjistro gjuhen shqipe si GCSE’ • Kanë bërë vizita në Treasury Office ku kanë diskutuar me në detaje këtë problem

15 PRILL

“Në këtë mesele është përfshirë edhe edhe Ambasadori i Shqipërisë dhe në një nga fjalimet e tij e ka patur guximin ta quaje këtë lëvizje “te paorganizuar dhe individuale’’Ndoshta edhe ai ka harruar gjënë me elementare , për të bërë një lëvizje të suksesshme pra edhe të organizuar duhet që para se të nisesh atë, të kesh ata që do të përfitojnë nga ky ndryshim ta duan një gjë të tillë, me fjalë të tjera duhet të kesh lëvizjen e brendshme të fortë, pasionante, konfidencen e tyre në nivelin e duhur që ata të luftojnë , të bësh aleate të ditur dhe ekspertë në këtë fushë që ta përkrahin një lëvizje të tillë. Janë të rinjtë dhe prindërit e tyre tek Shpresa Programme , stafi , bordi , vullnetarët që kanë punuar shumë, madje me muaj të tërë që ju te keni mundësi te flisni për këtë problem Z. Zef . Madje ju ‘’harruat’’ që kishit konfirmuar për të marrë pjesë në aktivitetin e tyre ‘’Our dream show’’ku dhe do të raportonit se çfarë ju kishit bërë për të ndihmuar lëvizjen e tyre” • Rregjistruan gjuhen shqipe në ATLAS një konkurs i organizuar nga UCL • Kanë përdorur 2 mënyra për të rregjistruar se kush është i interesuar: • Campiagn e hapur tek No:10 e cila është firmosur nga 182 veta • Paper campaign që është firmosur nga 350 veta e cila vazhdon të jetë e hapur për t’u përdorur më vonë

• Letter suportuse e firmosur nga 9 drejtorë shkollash ku Shpresa Programme operon që tregojnë përkrahjen e tyre • Kanë manxhuar që kjo lëvizje të përfshihet në shkallë të gjerë nëpërmjet TELCO, ata morën pjesë në seleksionimin e kampaignave të tyre për 5 vitet e ardhshme dhe munden mes 2000 fëmijëve dhe të rinjve ta kualifikonin këtë në 5 fitueset

• Gjithashtu ata performuan në O2 në sallën me prestigjiose në UK dhe biseduam me ministrin e edukimit i cili iu premtoi se do të bisedonte me ta , në një të ardhme jo të largët. RT Hon Stephen Timm deputet i zonës dhe minister i thesarit me kërkesën tonë ka shkruar një numër letrash duke paraqitur kërkesën tek njerëz të ndryshëm si Mr Vernon Coaker nga DCSF, EDXEL examination board Mr Jerry Jarvies etj. Diana Johnson MP ka shkruar letër e cila është aprovuar nga Ministri Vernon Coaker këshillon Shpresa Programme që rregjistrimi i gjuhës shqipe si GCSE është cështje e bordeve të ekzaminimit të cilat janë të subjekte të pavaruar ku shpresa duhet të provoje • Që ka nevojë të mjaftueshme për këtë shërbim • Është një nivel “That there is an adequate level of demand for the subjekt” • Që ka ekzaminues që kanë njohuri për gjuhën dhe eksperience në ekzaminim • Të sigurohet që çdo vit të jetë një numër konstant i atyre që duan të japin këto provime Edhe nëse sigurohet mbështetje financiare nga shtetet mëmë( gjë për të cilën Ambasadori mund të përdori influencën e tij) për një pilot projekt përsëri insitutionet përkatëse duhet të përgatisin një syllabus për këtë kurs dhe kjo të dërgohet tek rregullatorët përkatës Më pas në kontaktuam Edxel dhe bëhet fjalë për një numër

FAQE 6

prej 2000 studentesh në vit të japin provim. Aktualisht të gjithë shoqatat që ofrojnë këtë shërbim nuk e kanë numrin total të nxënësve kaq, dhe të mos harrojmë se nxënësit rrinë pranë këtyre shërbimeve më shumë se një vit. Siç e shikoni duhet një ndërgjegjësim më i madh i të gjithë fëmijëve, të rinjve dhe prindërve të tyre që ata të përfitojnë nga ky shërbim si edhe të luftojnë që të arrijnë synimin për të gjetur një kualifikim për gjuhën shqipe . Stafi i Shpresa Programme ka qenë shumë aktiv. Ka punuar shumë ngushtë me TELCO, Carniegie,Refugee council, 4 in 10 child poverty mësues dhe drejtorët e 9 shkollave angleze të cilat jo vetëm na suportojnë po na kanë ofruar ambiente e shkollës së tyre falas për zhvillimin e klasave shqipe. Ne , personalisht unë kam kontaktuar ambasadën dhe jo vetëm që i informova për punën e bërë,iu ofrova studimet e bëra si edhe i këshillova se çfarë duhet të ishin hapat e tjerë. Gjithashtu unë u takova edhe përfaqësuesin e Ardhmërisë dhe njëkohësisht të Forumit ku i kërkova që të mos përsëriteshin gabimet që Forumi kishte bërë me Shpresën në të kaluarën: • Të ishte e qartë që Shpresa nuk ishte pjesë e Forumit • Që nëse do të ngrihej një grup pune për gjuhën shqipe si GCSE në të do të merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e organizatave që kishin si aktivitet klasat e mësimit të gjuhës shqipe dhe jo kush ishin të preferuarit tanë dhe ky takim do të fasilitohej nga Pascale at National Resource Centre • Që të mos përseritej më incidenti i dy viteve më parë ku Shpresa ishte i vetmi grup që nuk u lejua të merrte pjesë në koncertin e organizuar prej forumit dhe aq më tepër që të bëheshin dallime si në incidentin kur Shpresa ishte e vetmja organizatë që iu kërkohej lekë për pjesëmarrje. Dhe menjëherë pas këtij takimi Z. Lutfi vendosi që të krijonte grupin e tij të punës. Dhe unë në emër të Shpresës i uroj mbarësi. Por siç e kam theksuar edhe me parë Shpresa nuk bën pazare por punë cilësore dhe serioze, nuk vjedh, kritikon dhe nuk i merr inat apo lufton ata që kritikojnë dhe që e bazojnë kritikën në fakte dhe jo iluzione. Puna e Shpresës vazhdon.

Cilat janë planet e Shpresës në të ardhmen ? Përveç se vazhdimit të aktiviteteve tona në zonat Newham, Barking, Harigany , Enfield, Redbridge shumë shpejt ne do të zgjerojmë gamen tonë të shërbimeve në zonat Kensington and Chelsea, Hamersmith dhe Walthamstow si edhe po pregatitemi seriozisht per festimin masiv të Festës së 1 Qershorit , Ditës së Verës dhe Refugee ëeek Shpresa është ftuar të bëjë prezantime në një numër universitetesh për punën e saj dhe prezantimi i radhës është ai në datën 20 prill në Goldsmith University. JU FALEMINDERIT DHE SUKSESE BISEDOI BASHKIM METALIA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.