Issuu on Google+

NR: 2/5

DREJTOR: PETRIT KUÇANA

£1.50 / 164 FONTHILL ROAD LONDON N4 3HP

www.gazetaalbania.co.uk Tel: 02072633661 albania7@gmail.com

FEBRUARY 2008

në pritje...

NJOHJE NDËRKOMBËTARE Klejda Mulaj

LONDON

për akademiken shqiptare nga Anglia

Britanikët

e duan ERMONELËN Kadare nominohet për "Independent foreign fiction prize"

Noel Malcolm: "Kosova është rast unik dhe jo precedent"

Kosova, Konica dhe disa gjela të pabërë... Bejme transport mallrash Londër – Shqipëri 07727033937

07817797374 211 Boundary Road, Plaistow, London E13 9QF www.1stchoiceclaims.com info@1stchoiceclaims.com

T:0208 472 1110 F:0208 475 8869 M:079 5135 0050

E vërteta e “ amnestisë së fundit”...

Flet avokati shqiptar Naim Hasani Speciale faqe 2

SHËN VALENTIN

Specile Letrare me krijime nga mërgimtarët shqiptarë në Britaninë e Madhe; Nertila Qarri, Agim Shabani, Elona Hysa, Fatmir Terziu, Jeni Myftari, Tomor Bahja, Emanuel Bajra, Alma Verria, Petrit Kuçana, Valbona Luta, Bashkim Metalia, Gazmend Kryeziu, Naim Berisha, Hyda Ismaili, Emsale Destani, Mehmet Elshani

1st Choice Accident Claims Nëse keni patur ndonje aksident tre vitet e fundit mos hezitoni te na kontaktoni ne çdo moment

Had an accident?

Not your fault

OUR Services *Free Consultation *Loss Of Earnings *Recovery & Storage *Cost Of Repairs *Policy Excess *Hire Charges *Personal Injury *Legal Expenses


LONDON FEBRUARY 2008

2

E VËRTETA E AMNESTISË SË FUNDIT... A ka vërtetë një amnisti? Si është e vërteta? Shumë mërgimtarë gjatë kësaj kohe nuk reshtën së telefonuari për të marrë më tepër informacion në lidhje me “amnestinë”, për vërtetësinë e këtij lajmi, si dhe detaje të tjera, aq më tepër e për këtë u shkrua edhe në shtypin britanik. Për ti dhënë përgjigje pyetjeve të shumta ne iu drejtuam Avokatit shqiptar në MB z.Naim Hasani, si avokati më me eksperiencë dhe i mirënjohur në problemet e emigracioni, i cili thuajse në çdo numër të gazetës ka qenë mjaft aktiv duke përmbushur më së miri misionin e informimit në gazetën “The Albanian” Zoti Hasani, kohët e fundit është folur dhe shkruar shumë për një Amnesti për emigrantët ilegale. Shumë bashkëkombës kanë kontak-

tuar gazetën tonë për të saktësuar nëse është i vërtetë ky lajm. Si e komentoni ju këtë lajm? Zoti Kuçana është kënaqësi si përherë që nëpërmjet gazetës “The Albanian” të sqaroj opinionin publik në përgjithësi dhe të interesuarit e drejtpërdrejte në këtë çështje, emigrantët që nuk kanë marrë ende leje qëndrimi në Britani. Unë i kam lexuar me vëmendje artikujt në gazetat e përditshme. Në asnjë nga artikuj unë nuk kam arritur të konstatoj se është shpallur ndonjë amnesti nga Home Office. Gazeta “The Daily Mail” është, do te thosha një nga gazetat që pothuajse përditë predikon një spastrim të Britanisë nga emigrantët ilegalë. Unë do isha mjaft i surprizuar sikur një gazetë me pikëpamje të tilla të ekstremit të djathtë të mbështeste një Amnesti në përmasa të tilla. Gazeta vetëm se ka ngritur një problem i cili është real dhe që Home Office nuk mund ta anashkalojë. Dua që të konfirmoj edhe një here se Home Office deri në momentet që po flasim nuk ka shpallur asnjë amnesti për emigrantet ilegale. Çdo interpretim tjetër është vetëm një trillim që nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin. Unë kam marrë me qindra telefonata nga emigrantët shqiptarë dhe të tjerë nga shumë vende të botës në lidhje me këtë lajm. Në disa raste njerëzit kanë kërkuar që unë t’ju plotësoja formularët, por pa ditur se cilët formular apo nga e kishim marre këtë lajm. Ka qenë shumë e vështirë që t’i bindja se nuk ka dalë ndonjë amnesty. Unë do ti këshilloja shqiptarët që të jenë të matur në mënyrën se si i interpretojnë lajme të tilla. Unë do t’ju lutesh të gjithëve që kur dëgjojnë lajme të tilla t’i vërtetojnë këto nëpërmjet kanaleve televizive si BBC apo ITV ose gazetave si The Times, The Guardian ose The Independent.

Një lajm aq i rëndësishëm si shpallja e një amnestie nga Home Office, do të bënte bujë të madhe sic ka bërë më përpara me amnestinë e vitit 2003. Unë nuk mund të them që ka dale një amnesti kur ky është vetëm një thashethem dhe jo realitet. Unë do të isha shume i lumtur sikur një amnesti të publikohet menjëherë. Ne fakt unë besoj se nuk ka një rruge tjetër për zgjidhjen e problemit të emigrantëve ilegale vec një amnestie të gjerë.

Nga kontaktet që unë kam pasur me zyrtarë të ndryshëm në parlamentin Britanik, dhe ne Home Office ekziston një klime në favor të një amnestie, por pyetja që deri tani nuk ka marrë përgjigje është se kur do të ndodhë kjo. Unë besoj se shumë shpejt do të merret vesh. Zoti Hasani, a mund ta sqaroni se në ç’baza Emigracioni ju ka dërguar pyetësorët disa familjeve dhe ata kane marrë lejen e qëndrimit pas një kohe të shkurtër. A është kjo një formë amnestie? Një pyetje shumë e drejtë dhe që nga shumë njerëz po ngatërrohet me Amnesti të gjere. Siç e dini Ministri i brendshëm i dorëhequr John Reid, njoftoi se janë rreth 400,000 – 450,00 azilkërkuës që kanë pritur për një kohë të gjatë për të marrë një përgjigje nëse do të kenë të drejtën të qëndrojnë në Britani apo jo. Me këtë politike të re ai shpresonte që brenda një periudhe pesë

Ne pritje te Amnestise... vjeçare të pastronte këtë listë të gjatë aplikimesh dhe të merrej vendimi i duhur. Këto dosje e pagëzuan me termin “dosje të trashëguara” ose ne gjuhën Angleze “Legacy Cases”. Në fakt për këto dosje ka një politike favorite dhe mendohet se brenda periudhës së sipërpërmendur një pjesë e madhe e tyre të kenë marrë leje të përhershme qëndrimi në Britani. Për të vënë në jetë këtë politikë, autoritetet e Emigracionit ju kanë dërguar pyetësorë aplikantëve për të verifikuar situatën e tyre familjare dhe faktorë të tjerë që do të merren në konsideratë. Disa aplikantëve u është dhënë e drejta e qëndrimit në Britani, kurse në disa raste, kur aplikanti ka dërguar pyetësorin, emigracioni e ka arrestuar në shtëpi dhe është dëbuar forcërisht nga Britania. Ka një dallim fondamental mes kësaj politike dhe amnestisë së gjerë. “Legacy cases policy” është desinjuar për applikantët që janë duke pritur një përgjigje për një aplikim që kanë bërë më parë, kurse Amnestia e gjerë ka të bëjë me të gjithë emigrantët ilegale që janë në Britani. Në fakt artikujt e gazetave kanë komentuar për politiken e dosjeve të trashëguara. Këto komente janë keq kuptuar nga një pjesë e publikut. Çfarë do t’ju këshillonit të intere-

suarve për një Amnesti eventuale?

Unë nuk e di me të vërtetë se kur dhe me çfarë kriteresh do të dalë një amnesti tjetër. Autoritetet e Emigracionit kanë forcuar kontrollin në ambientet publike dhe qendrat e punës ku dyshohet se punojnë emigrantë ilegalë. Që nga 1 Shkurti 2008, çdo punëdhënës është i detyruar të verifikojë që punonjësit e tyre kanë të drejtë të punojnë në Britani. Nëse punëdhënësi gjendet duke punësuar emigrantë ilegale do gjobitet deri në £10,000. Por a është kjo përgjigja për të zgjidhur çështjen e emigrantëve ilegalë. Përgjigja është e thjeshtë. Home Office do ta ketë të pamundur të dëbojë nga Britania të gjithë emigrantët ilegale. Zgjidhja duhet të kërkohet tek një amnesti e gjere dhe inkuadrim në jetën e këtij vendi në të cilin ata janë qytetarë për një periudhë të gjatë. Qeveria duhet të marrë një vendim të guximshëm, qoftë ky edhe me kosto politike dhe t’i lejojë emigrantët të kontribojnë ashtu siç kanë kontribuar deri tani përmirësimit të ekonomisë së këtij vendi dhe të rregulloje statusin e tyre. Ju faleminderit BISEDOI P.KUÇANA

Albanian Yellow Pages in the UK Info: Tel/Fax:

0207 2633 661

www.gazetaalbania.co.uk

gazetaalbania@yahoo.co.uk

164 Fonthill Road, Finsbury Park, London N4 3HP, England

02072633661


LONDON FEBRUARY 2008

3

LONDËR-TIRANË-LONDËR

Thermalia Travel

THERMALIA'S MESSAGE

Before you buy any tickets to Prishtina Tirana or Sarajevo check our prices first Direct service with British Airways from Gatwick Lowest prices Children's reductions Our prices include: All taxes All service charges Postage All credit/debit card costs All return sectors are changeable at your destination against a fee Sample cost in the lowest class (always subject to availability)

PRISHTINA

TIRANA

SARAJEVO

£159 £159 £139

Thermalia Travel 1A Stanmore Hill Stanmore HA7 4BL 3496

0870 165 9410 MARKANDAN & CO SOLICITORS

Avokati Naim Hasani ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Angli

Ne mund t’ju ndihmojme Per te gjitha ceshtjet e emigracionit 1-Bashkime familjare perfshire bashkeshortet, femijet dhe prinderit 2- Aplikime per VISA martesore dhe VISA per te fejuarit e personave me leje te perhershme qendrimi me Birtani apo me shtetesi Britanike. 3- Leje qendrimi apo hyrje si partner I pamartuar I personave me shtetesi Birtanike apo leje te perhershme qendrimi. Leje qendrimi si student, leje punesimi apo qendrim per experience pune apo si Migrant me Kualifikim te Larte etj. 4- Processe divorcimi dhe ndarja e pasurise per ciftet qe divorcohen. Perfaqesim ne procedurat per mbrijtjen e femijeve. 5- Nse jeni refuzuar nga Home Office si familje per tu perfshire ne Amnesti per arsye te ndryshme. 6- Nese keni pesuar aksidente ne pune dhe aksidente te trafikut rrugor dhe nuk ka qene faji juaj dhe kerkoni kompensim. 7- Kompania operon skemen e ndihmes ligjore falas per ata persona qe nuk jane ne mardhenje pune ose kane te ardhura te vogla.

Address: 58 Uxbridge Road, Ealing London W5 2ST Tel: 02082310440 e-mail nhasani@jrjones.co.uk

Për të gjithë ata që duan të abonohen në gazetën “The Albanian” ofrojmë një libër fala nga antologjia “Lërmëni pak atdhe” Për më tepër informacione mund të kontaktoni me redaksisë e gazetës The Albanian Newspaper 164 Fonthill Road Finsbury ParkLondon N4 3HP www.gazetaalbania.co.uk albania7@googlemail.com Tel/fax:0207 2633661

JR JONES SOLICITORS

Ne ju ndihmojme nga ana ligjore ne: * Aplikimet e amnistise per familjaret. Vazhdojme te prezantojme te gjithe ata kliente qe edhe pse mund te perfshihen ne amnisti, nuk kane marre nje pergjigje prej Home Office apo u eshte refuzuar ne menyre te padrejte. * Rihapim lende te reja edhe pse ceshtja juaj e azilit mund t'ju kete perfunduar duke bere prezantime per Leje Qendrimi ne UK jashte ligjeve te emigracionit, duke kompletuar format e posacme te Home Office-it dhe prezantimet e nevojshme nga ana jone. * Aplikimet per azil dhe per shtyrje te afatit te qendrimit n.q.se kini patur leje te qendrimit te meparshme te perkohshme nga Home Office dhe asaj po i afron data e skadences. * Aplikimet e qendrimit per 7 dhe 10 vjet (politika e femijes). * Aplikimet e reja (Fresh Asylum Applications). Nqse ju ka perfunduar lenda ne Home Office dhe departamentet e apeleve dhe kini qofte edhe nje evidence te vetme, mund te rihapim nje lende te re ne Home Office, Fresh Application. * Aplikimet per neneshtetesi britanike deri ne marrjen e pasaportes britanike. * Apelimet kunder refuzimeve te padrejta te neneshtetesise britanike nga Home Office -Liverpool. * Bashkimet familjare. Ju kini lejen e perjetshme te qendrimit ne UK, gruaja dhe femijet tuaj jane jashte teritorrit te Britanise, gezoni te drejten e bashkimit me ta ligjerisht. * Pergatitim sponsorizimet nqse deshironi te sillni ne UK antare te familjes ne cfaredo lloj kategorie, vizitore apo bashkime familjare te perhereshme. * Aplikimet martesore, ceshtjet e divorceve apo nqse deshironi te nderoni emrin tuaj. * Probleme te trafikut rrugor apo kriminal * Conveyancing. Ne ju ndihmojme per te blere shtepi dhe hapur biznese ne UK. * Ndryshe nga avokatet e tjere ne UK, ne u ofrojme kilenteve te rinj keshilla falas deri ne regjistrimin e tyre ne regjistrin e kompanise sone edhe pse nuk operojme skemen e Legal Aid.

Tel; 02085148188 Fax 0208514 8303 845 A Ramford Road Manor Park London E12 5JY Ju lutemi te kontaktoni Z. Klemend Banushi, keshilltarin ligjor shqipfoles te kompanise sone me experience shumë vjecare ne kete fushe.


LONDON FEBRUARY 2008

4

Britanikët e duan Ermonelën

Rrëfimi i sopranos që mahniti mijëra spektatorë në Operën Mbretërore të Londrës thyer Jahon disa herë në skenë për t‘i përshëndetur ata si pasojë e duartrokitjeve të pafundme. E njëjta skenë do të përsëritej për tre net me radhë në atë skenë ku kanë kënduar e duartrokitur emrat më të mëdhenj të operës botërore, tashmë mes tyre një shqiptare që linte gjurmët e saj sikurse dy bashkëkombësit e saj, Inva Mula dhe Sajmir Pirgu, po në të njëjtën skenë. Përballë njerëzve që duartrokisnin derdhnin lot apo bërtisnin "bravo bravo", Ermonela Jaho thotë se nuk e besonte që ia kishte dalë mbanë kësaj sfide apo aventure pak rëndësi ka emri. "Isha krenare që unë si shqiptare arrita diçka në këtë skenë, pasi është diçka që nuk ndodh përdit", thotë Ermonela. Ajo ka më se të drejtë, por nuk fsheh pezmatimin që në atë shfaqje të kishte shqiptarë disa, prej tyre ku edhe ambasadorit Zef Mazi ajo i kishte nisur bileta falas për ta parë bashkëkombësen e tyre. Pas të gjithë këtij rrëfimi emocionues pyetja se çfarë dyersh të tjera hapi ky sukses për të në Londër është më se i natyrshëm.

NGA MUHAMED VELIU

Për publikun britanik deri një javë më parë sopranoja Ermonela Jaho ishte një emër i panjohur ur Piter Catona drejtor i "Royal Opera House" në Londër doli përpara 2500 spektatorëve duke anonçuar se rolin e Violetës në "La Traviatën" e Verdit nuk do ta interpretonte siç pritej, sopranoja Anna Netrebko për arsye shëndetësore, por një shqiptare, një lajm i tillë do t‘i befasonte të gjithë. Emri zëvendësues i ruses, Netrebko, ishte Ermonela Jaho e cila kishte udhëtuar nga Nju Jorku duke mbërritur në këtë opera vetëm dy orë përpara shfaqjes. Kaq u desh që në sallë të nisnin pëshpërimat, mërzitja deri diku zhgënjimi të cilat shqiptarja do t‘i shuante shumë shpejt. E ndërsa publiku ishte vënë në siklet pasi vallë a do të mundte sopranoja shqiptare të zëvendësonte me dinjitet sopranon Netrebko me një pamje shumë të bukur dhe flokë bionde, prapa perdes ku priste Jaho i dukej vetja sikur bota po i lëvizte nën këmbë. Kishte të drejtë. Ishte përballë një prove jashtëzakonisht të madhe nga e cila deri diku varej edhe karriera e saj e ardhshme të paktën nëse synonte rikthimin në "Royal Opera House". Se çfarë ndodhi atë natë ku pa asnjë lloj prove, pa njohur aktorët e tjerë ajo u ngjit në skenën e kësaj opere mbretërore për herë të parë për “The Albanian” Ermonela Jaho e rrëfehen me detaje. Ka disa momente që ka mbaruar shfaqja e radhës. Me shpejtësi ajo fshin nga fytyra grimin, ndërkohë një nga producentët i tregon se jashtë operës te hyrja e artistëve një turmë njerëzish presin të marrin auto grafe prej saj. Pasi ka mbaruar rituali i dhënies së autografeve, madje edhe fotografimit me disa prej adhuruesve të saj të rinj, ulemi për një kafe në Somerset House buzë lumit Tamiz. E lodhur, por e gëzuar nga një tjetër sukses sopranoja 33-vjeçare thotë se në Londër e planifikonte të vinte më vonë. Por kjo ardhje ishte tejet e papritur. "Royal Opera House" është një nga operat më të rëndësishme në botë. Të interpretoja këtu ishte një ndër arritjet e mia. E kisha parashikuar pak më vonë jo kaq shpejt. Fati që nuk parashikohet asnjëherë më dha këtë mundësi. Emocionet kanë qenë të jashtëzakonshme, pasi erdha në mënyrë shumë të papritur, pa prova,

K

Tashmë emri i shqiptares Jaho u bë i njohur, bëri zhurmë, kri"Bravo Ermonela Jaho, Anna Netrebko tani tikët shkruan disa mund të shkoni në shtëpi" shkrime për interpretimin e saj që pa pasi mendoja se deri në momentin e ftohtësinë e publikut, madje deri atje sa dyshim është një arritje më kostumi që kisha veshur për këtë rol fundit do të këndonte kolegia ruse. vete. Ky sukses do të përkLajmin që do të kën- më dukej 10-fish më i rëndë se pesha normale. Mezi merrja frymë. Salla më thej me fitimin e disa kondoja ma dhanë sapo shkela dukej shumë e madhe, nuk po oriento- tratave të tjera për të ardhur në aeroportin "Gatwick", hesha të gjeja të dashurin e Violetës që përsëri në Londër. Nuk nis të rrëfejë Jaho. Sipas saj, është Alfredo, një nga rolet kryesore të kur ka mbërritur në "Royal "La Traviatës". Kështu fillova të inter- kishte si të ndodhte ndryshe. Drejtori "Royal Opera Opera House" i dukej vetja pretoja frazë pas fraze, duke parë publikun që pas ç‘do dueti duartrokisnin". House" pas gjithë atij suksi një robot, e mpirë nga Kaq është dashur për Jahon, e cila më sesi të shqiptares së imët me emocionet. Gjithçka do të pas ka dashur t‘i injektojë atij publiku zë brilant do të bënte vetëm ndryshonte kur drejtori i që e priti me zhgënjim pasionin, një pyetje. Ermonela kur do gjaknxehtësinë që ka shqiptari që në kësaj opere ka art është një thesar i vërtetë duke përctë vish përsëri në operën përmendur origjinën e sojellë emocion. Më pas, gjithçka për tonë. pranos Jaho, e cila kishte Jahon ka qenë një normalitet me alPërgjigjja e saj ka qenë shumë sinjizëvendësuar "yllin" e asaj ternimin në mënyrë perfekte me akfikative. "Me kënaqësi, më lër të torët e tjerë për tri aktet e operës që ka nate sopranon Netrebko. shikoj ditarin". Jaho do të rikthehet Rreth këtij momenti Ermonela thotë: "Nisa të dridhem. Më dukej sikur kisha harruar fjalët. Nuk më kujtohet asgjë. Ku jam duke shkuar, si e mora këtë guxim, kurajë…. por nuk kishte kthim prapa. Ankthin tim e shtuan edhe pëshpëritjet e publikut që kishin ardhur të dëgjonin Anna Netrebkon, e cila është e famshme në Londër. Kur hyra në skenë e ndieja

zgjatur më shumë se tri orë. Në fund lot, jo lot të detyrueshëm nga vdekja Violetës siç e kërkon skenari, por lot gëzimi. Ermonela Jaho ia kishte dalë mbanë provës më të rëndësishme në karrierën e saj të interpretimit tejet spontan në "Covent Garden" ku ndodhet kjo operë duke shkrirë ftohtësinë e akullt të publikut anglez. Ishte pikërisht ky publik që do të ngrihej i tëri në këmbë duke e rik-

gjatë vitit në vazhdim në Londër me operën "Carmen". Ndërkohë, ekskluzivisht për lexuesit e "The Albanian" ajo tregon një lajm me të vërtetë të veçantë. Së bashku me Sajmir Pirgun në vitin 2010 do të interpretojnë "La Traviatën" ku ajo do të luajë Violetën, ndërsa Pirgu Alfredon. Pra, dy rolet kryesore në duart e dy shqiptarëve të talentuar për të cilën ajo mezi pret. "Të arrish në

"Royal Opera House" me dy rolet kryesore të "La Traviatës" siç jemi ne dy shqiptarë pavarësisht se emrat tanë janë Ermonela apo Sajmir, unë si shqiptare do të ndihesha sikur fluturoja. Do të na duket vetja si puna e diellit që shkëlqen mbi këtë Londrën shpeshherë gri", thotë ajo duke buzëqeshur. Po të shikosh veprimtarinë artistike të Ermonela Jahos, çdo soprano në moshën e saj do ta kishte zili. Por fatkeqësisht, ajo nuk është shumë e njohur në vendlindje ku që në moshën 17-vjeçare u duartrokit si një Violetë e vogël në "La Traviata". "Mbase nuk jam shumë interesante për mediat atje që më kanë mbyllur shpeshherë derën kur kam pasur ndonjë koncert apo arritje në skenat botërore", përgjigjet Ermonela. Ajo sqaron se në Shqipëri i është dukur vetja e parëndësishme, madje edhe në një interpretim të sajën tre vjet më parë në Tiranë kur po interpretonte në skenë i dërguan një letër anonime ku i thoshin se ajo ishte askushi dhe nuk e meritonte të interpretonte në atë skenë. Natyrisht që ka ndier keqardhje siç edhe e pranon, por karriera e saj brilante nga viti në vit në skenat botërore, ishte përgjigjja më e mirë për këtë letër. Gjatë intervistës në "The Albanian" sopranoja Ermonela Jaho rrëfen edhe anën tjetër të saj, Ermonelën jo artiste në jetën e përditshme. Ajo është e martuar me një bashkëshort me background artisti të cilin e dashuroi që në bankat e shkollës në Tiranë. "Jeta private mbetet private. Jam martuar me një shokun e klasës shqiptar dhe jetojmë bashkë shumë të lumtur në Amerikë. Ai ka studiuar për Muzikologji në Tiranë, por emigroi në Amerikë pas fitimit të Green Card duke e filluar nga e para. Ai u specializua për Elektronikë dhe tani punon për IBM duke mos e lënë pasionin për artin të cilin e ndajmë bashkë. Bashkëshorti është një ndihmë e madhe, pasi më të shumtën e kohës jam nëpër botë me koncerte dhe ai për mua është një mbështetje e rëndësishme. Ervini më bën të ndihem me këmbë në tokë", tregon Jaho për jetën e saj private. Suksesi i saj në Londër theu akullin e publikut britanik, duke i bërë që ata ta duan këtë soprano. Kjo vërehet jo nga dëshira e ne shqiptarëve për ta pasur Ermonelën përsëri në Londër e shërbyer si një ambasadore në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Angli. Mjafton të lexosh komentin e një operalogu britanik, i cili në faqen e tij në internet shkruan. "Bravo Ermonela Jaho, Anna Netrebko tani mund të shkoni në shtëpi". Nuk ka dyshim se nga tani e tutje emri Ermonela Jahos do të mbahet mend gjatë. Për një arsye të vetme. Ajo i suprizoi të gjithë duke bërë që emri i ruses Anna Netrebko të mbetej vetëm si kujtim në broshurat apo posterat e shfaqjes.


LONDON FEBRUARY 2008

NGA PETRIT KUÇANA emi të paktën tre lajme të mira. Kadare nominohet për "Independent foreign fiction prize" Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho mahniti mijëra spektatorë në Operën Mbretërore të Londrës. Klejda Mulaj fitoi çmimin "Personi i shquar i Vitit 2007" në kategorinë "Arritje Akademike". Shpresuan se këto lajme dhe intervista të sjellë nga gazetarët tanë, do të thyenin sadopak shijen e hidhët që lanë në mediat britanike, disa bëma të bashkatdhetarëve tanë këtu në Britani. Është kjo praktikë e jona e ndjekur që në themelimin e gazetës sonë, duke shpresuar se kështu mund të plotësojmë misionin tonë të përcaktuar qysh në krye të herës dhe kemi arritur që në çdo numër të gazetës kemi pakur të paktën një ambasador, që përfaqëson në mënyrë të shkëlqyer vlerat tona. Kështu kemi menduar se do të frenojmë tëhuajsimin dhe do të ndikojmë sadopak sidomos tek brezi i ri në edukimin (nëse do të mund ta quajmë kështu) me vlerat e vërteta që na karakterizojnë. Por kurrsesi kjo nuk na ka penguar e as nuk do të na pengojë, në vënien në pah të dukurive dhe fenomeneve që shfaqen herë pas here në komunitet. s që do të kisha marrë mundimin për t’iu kthyer baballarizmit, egocentrizmit etj,

K

A

5

Kosova, Konica dhe disa gjela të pabërë sikur të mos ishte një telefonatë e një miku me pyetjen e thjeshtë se me cilin grup do të shkonim për festimin e pavarësisë së Kosovës. Sipas tij deri më tani janë gjalluar tre grupe që po bëjnë mbledhjen e firmave, fondeve, po bëjnë mbledhje të njëpasnjëshme, në kafeneja e zyra për të realizuar “të parët” njoftimin e madh për festimin e pavarësisë së Kosovës. (Sa lirë po shitet Kosova)! Pra baballarët e komuniteti shqiptar në Britani, nuk mund ta ulin hundën e të shohin mundësinë e bashkëpunimit mes tyre, as kur vjen puna për çështjen kombëtare dhe nëse lexuesi i thjeshtë do të merrte vesh luftën e baballarëve për ballin e oxhakut do të lemerisej. Madje më keq akoma po shfrytëzojnë këtë ngjarje kaq të shumëpritur që lehtësisht mund të cilësohet si çast qiellor, për të dëshmuar se ata janë baballarët e shqiptarëve në Britani. Me këtë rast marrim vesh se po egzistokan edhe shoqata që na qenkan themeluar qysh moti, por që tani duan të angazhohen e mundësisht ndonjë me emër të madh, lehtësisht të huazuar nga ndonjë hero shqiptar i përmasave kombëtare. Dhe lufta vazhdon... Zgjidhen kryesi, këshilla, departamente të këshillave, zhvillohen mbledhje, mbahen takime, të hapura dhe të mbyllura, merren

shoqata borxh, shfaqen shenja gjaknxehtësie, bëhen ndryshime kampesh, pse jo themelohen shoqata të reja, (emri është shumë lehtë për t’iu gjetur) dhe dalin me rezultate paraprake. Deri më tani 8 organizata janë bashkuar me ne, thuhen në njërin prej emaileve të shumtë që shpërndahen fshehurazi apo brenda rrethit, e me pafytyrësinë më të madhe, nuk harrojnë që në këto emaile të shfaqin edhe shenja atdhedashurie, të theksojnë domosdoshmërinë e organizimit dinjitoz të kësaj feste, të theksojnë se për hir të kombit... për hir të atdheut, për hir të... Turp turp turp !!! Po a është kjo fjala e përshtatshme, ajo gjithpërfshirsja, karakterizuese e këtyre baballarëve-atdhetarë? Mbase do të na vinte në ndihmë fjalori i Konicës. Ai me siguri do t’i kishte quajtur këta baballarë, (atdheu=me vendin e parë pra ballin e oxhakut, vendin e madh në tribunë) së paku gjela të pabërë. E do ta kishte spjeguar edhe më tej këtë fjalë dhe mbase do të kishte shkuar tek fjalët e dialekteve, kokoshë, këndesa, gjeluca dhe në mendjet e lexuesve do të përfytyroheshin ata gjelat që sapo kanë nisur të këndojnë. Qesharake? Jo kjo është e dhimbshme. Është tragjike. Këta kokoshë të pabërë që u pëlqen të quhen përfaqësues, meritojnë përbuzje, in-

A Class Motors Me eksperiencë 10 VJEÇARE NË ANGLI Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha LLOJEVE dhe MODELEVE të automjeteve

AUTO GARAZHE

BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) ku garazh ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë

Mos harroni! Si dhe shërbime të tjera: Goma, Balancim, Rregjistrimin e gomave, skanimin e problemeve elektrike, të gjitha riparimet mekanike, saldime etj si dhe larjen e makinave

Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE *LARJE FALAS te automjetit tuaj

PRONARI AGIM HALILI JU MIREPRET TEL: 020 8459 0077 MOB: 07932 024 665 A CLASS MOTORS 34C Park Royal Road Park Royal NW10 7LN

jorim... Meritojnë një leksion të qartë. Ata kanë vend ku të kakarisin, në podiumet e grumbullimeve të shoqatave të tyre, por nuk kanë të drejtë morale që të hiqen si përfaqësues, që të krekosen me emrin e shoqatës së tyre, të sapokrijuar, të re apo të vjetër, që kërkojnë me çdo kusht të provojnë zërin e tyre elegant apo të çjerrur, përpara turmës që i ndjek. (po

u iku ky rast, nami behet; imagjinoni si mund të ndjehet një baballarë/e, një prijës/e, një njësh/e, egocentrist/e, një kokosh/e, kaposh/e, këndes/e, kanxh apo zogëz). Mbase është përgjegjësi qytetare e mërgimtarëve të këtushëm që gjelat e pabërë të edukohen së pari me punën në grup, të ingranohen në sistemin ndryshe të vlerave. Dhe leksioni i parë është injorimi.

Amosu Robinshaw Solicitors Firmë e specializuar në fushën e krimeve Stacion Policie Magistrates Court Crown Court Për çdo nevojë tuajën në fushën e veprave penale kontaktoni një ndër avokatet më të mirë në Londër Nick Robnshaw ose juristin shqiptar Nalton Shtembari

Kjo firme punon me fonde nga Ndihma Ligjore (Legal Aid) ose privatisht

Tel: 020 7582 9645 Fax: 020 7820 1815 Nalton:

07801 437 460

Amosu Robinshaw Solicitors Bondway Commercial Centre

71 Bondway Vauxhall London SW8 1SQ


LONDON FEBRUARY 2008 - Vullneti për ndërtimin e rrugës së shqiptarëve është i dyti për nga rëndësia pas shembjes së komunizmit - Kundërshtarët e kësaj rruge, pavarësisht se nga cili shteg dhe si shfaqen, nuk do të fshihen kurrë nga kronika si mallkimtarë të këtij kombi dhe të atyre vullneteve që e vendosën ndërtimin e rrugës

NGA FAHRI BALLIU ë Tiranë, në Parlament, në zyra, në tavolina kafenesh, me intriga të dukshme e të padukshme, në kanalet e zeza, të nëndheshme, të centruara nga Beogradi, për Rrugën Durrës-Kukës dëgjon gjithfarë gjërash. Një ministër i proceduar, një angazhim thelbësor i rajasë komuniste kundër ndërtimit të rrugës. Turlisoj gazetarësh analfabetë, kukulla të shitura vitrinash, për ca lekë më shumë, e përbaltin, e përgojojnë Rrugën Durrës-Kukës. Konflikti është i ndezur, disa shkojnë deri në një akuzë, disa të tjerë edhe më thellë, të tjerë si gjinkalla apo kasandra nuk pushojnë së klithuri, thirruri, për keq, për një fat të keq të kësaj rruge. Mbase, të shkosh atje, do të thotë t’i peshosh i t’i vësh në provë të gjitha: zezonat kundër rrugës, mbrojtësit, heronjtë, viktimat. Dhe duket se, më së pari, duhet shkuar... Në mëngjesin e sapoçelur të kësaj dite janari, pikërisht në kthesën pa vajtur në Rrëshen, që të fut mes maleve të Mirditës, po themi në kryet e këtushëm të kësaj rruge, njeriu i parë që flet për të është një djalë i ri, Edmond Doda, që ndodhet aty, në një kioskë me dy flamuj: shqiptarë dhe amerikanë, dhe shet disqe muzike. Në atë çast që ne mbërritëm aty, në magnetofon, ai po e bënte reklamën me një këngë kosovare, që përballë qëllimit tonë, shijes tonë, misionit të asaj dite, për t’u njohur me rrugën e medituar rreth saj, kënga mund të shërbente për ta jonizuar tërë majëmalin borak, me të vërtetën e madhe të kësaj rruge: rruga që të çon në Kosovë, në Prishtinë. Askush në historinë botërore nuk e ka pasur dramën në mbyllje të shekullit XX dhe në hapje të shekullit XXI, siç e kishin shqiptarët, me gjymtyrën e tyre të robëruar, Kosovën. Është tragjik fakti që tërësia informative e së vërtetës mbi rolin e Kosovës, për fatin e zi të shqiptarëve, është ende e panjohur. Dhe për këtë arsye, shkalla më e lartë e disinformimit historik të shqiptarëve është pikërisht çështja e Kosovës. Komunizmi u vendos në variantin më të zi në Shqipëri, për të mbajtur Kosovën nën Serbi, për ta bërë të paqenë historinë e Shqipërisë me tërësinë natyrale të gjymtyrëve të saj. Misioni i komunizmit shqiptar ishte për këtë arsye, në radhë të parë, mision i tradhtisë kombëtare, pastaj edhe i ushtrimit kriminal të ideologjisë marksiste... Mirëpo koha ka fuqinë e Zotit. Në rrugën që po shkon drejt Prishtinës, në krye të saj,

N

6

DURRËS-KUKËS, udha e fatit të bardhë dëgjon këngën e Kosovës, dhe rioshin Edmond Doda që na thotë se vetëm nga Rrësheni ka mbi 150 të punësuar, me nga 500 mijë lekë rrogë. E duke këmbyer bisedën me njeriun që e daroviste rrugën me muzikë, ai tha: “Asht rruga e fatit të bardhë!” Më tej fillon atmosfera e ndërtimit. Nisin të shfaqen makinat e reja të gjigantit Bech-

ardhshme të moteleve, hoteleve, restoranteve, karburanteve, që do të mbjellin pafund zinxhirin e dritës, të një jete krejt të re. Dhe Bardhok Nue Lleshi është njeriu i parë që ka çelur këtë perspektivë të madhe. Dhe dihet, që të parët, bashkë me riskun, historikun, kanë edhe të ardhmen e veçantë. Njerëzit janë pak të informuar për vetë

këmbëurat e ndryshme, që janë ravijëzuar deri më tani, i kanë shpërfillur distancat gjeografike me Tiranën. Televizorët dhe radiot përcjellin në memorien e banorëve fletët e para të historisë së kësaj rruge. Këtu lëvizin dy kohë, lëviz një kohë shumë e shkuar, që të kujton ujësjellësin e Domgjonit, që është më i vjetri i Ballkanit, dhe që daton në vitin 1250.

tel, të firmave nënkontraktuese, autobusët e prodhimit amerikan, që kemi parë në filmat e Hollivudit, dhe një industri e tërë transporti, që lëviz në gjoksmalet e Mirditës dhe grykat mjegullmbushura të Fanit, që rrjedh i kthjellët e që mbushet nga përrenjtë prej maleve borëngrira. Dikund, kur do të kthejmë, në drejtim të tuneleve, që fillojnë në Thirrë, takojmë Bardhok Nue Lleshin, i cili në hiçin e dikurshëm të skërkave ka ndërtuar një lokal për rrugëtarët e shumtë dhe punonjësit e firmave, që me thjeshtësinë e tij na jep një informacion mbi të cilin mund të ngresh një perspektivë të jashtëzakonshme. Shumë biznesmenë kanë filluar të blejnë toka përgjatë rrugës, çmimi i tokës ngrihet çdo javë dhe te të gjitha parcelat që blihen, ndanë urave, kthesave apo tuneleve, janë projektet e

zonën, për rrugën. Dhe ata e kompensojnë me sytë e mendjes informacionin, por në Tiranë, media, në dorë të kasandrave, është gati injorante, në një pjesë të madhe të saj. Sigurisht, jo të gjitha. Kjo rrugë bën pjesë në 180 mijë kilometrat rrugë të Europës, të projektuara nga vetë Europa, por kjo bën pjesë në 6 mijë kilometrat e këtij sistemi, të zgjedhura me financim të sigurt dhe që gëzojnë një mbështetje të fuqishme strategjike nga SHBA-ja. Rruga është e përfshirë në sistemin rajonal të rrugëve, ka 5 km ura dhe më shumë se 5 km tunel. Tuneli çan malin e Runës, ndërsa e gjithë rruga lëviz në një infrastrukturë natyrore që ndodhet në luginën mes Malit të Zepës dhe malit të Munellës. Vetë mali i Munellës, me lartësinë më të madhe të tij, që banorët e quajnë Maja e Kryqit, rrëzëllon sot prej plisit të dëborës fatin e bardhë të rrugës. Atë kumtojnë edhe kambanat e kishave përgjatë luginës. Mes këtyre maleve të ashpra, ngjyrat dhe format fantazmagorike të makinerive, sikur transferojnë planetin, vendevende, pranë shkollash lexon në anglisht dhe gjermanisht, e shqip natyrisht, tabela që tregojnë për praninë e fondacioneve austriake, të cilat të kujtojnë lidhjet e vjetra historike që kanë luajtur një rol ekzistencial për fatet e shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Emra si Gziqi apo kisha e Rubikut, janë emra të mëdhenj në këtë historik. Traseja e rrugës në Mashtëkorë është aq impresionuese sa ballafaqimi i modernitetit të një bulevardi me theqafjet e egra të luginëmaleve të verdhëta. Këtu ke një ndjesi që të zgjon meditimin, se fuqia transformuese, shndërruese e jetës përmes kësaj rruge do të jetë e paimagjinueshme, e papërfytyrueshme. Malësori Lekë Çuni, që, mes të gjithë të njohurve të kësaj dite, është ai që e shpreh hapur privilegjin që ka fshati i tij prej kësaj rruge, thotë: “Këtyre maleve edhe zogjtë e kanë pasë vshtirë me shku. Ja, shiko ktu, përballë fshatit Shtrungaj, jeta ka qenë që në lindje për zgrip. E tash, ka marrë fuqi!” Vetëm punimet e rrugës, traseja, shpatullat dhe

Pra, u deshën qindra vjet, deri në një mbulim harrese arkeologjike, që të shfaqeshin sërish burra që do të vendosnin që përsëri të niste jeta e kësaj rruge. Për veprat e mëdha vendoset nga kohë të mëdha, nga njerëz të mëdhenj. Por të gjitha këto, çastin e zhvillimit të tyre, mbulohen nga sulmi i babëzisë, që ka e keqja, kur shfaqet fati i bardhë në jetën e një kombi. Nuk është se këtu nuk është luftuar dhe nuk ka ekzistuar i ndezur pishtari, për ta zgjuar dhe vendosur këtë hise të diellit tamam në trupin e kombit. Gjithnjë është bërë kjo përpjekje, është bërë që me gjuhën, që me toponiminë, ku emërtohet gryka e lumit me emrin Barrë-gjanë. Dhe pikërisht këtu, këtë barrë të gjanë që ishte vendi i mortit, për nga verbëria e natyrës, e përshkon tashti një urë e gjatë dhe e patundur si malet anash saj. Pak më larg, traseja ndjek fshatin Bisakë, ku një mësues hapte shkollat pa ditë as Parti Komuniste, as kurrfarë ideologjie, veç alfabetit e që më pas, ideologjizimi do ta fuste në kuadratura pa lidhje. Po ja, duhen vepra të tilla që të vërtetat të bëjnë këngë, që gjymtyrët e kombit të funksionojnë dhe të dhembin njësoj, nga floku në gisht të këmbës. Duke u ndodhur përballë dy grykave të tunelit, në Thirrë, të kujtohet çdo udhëtim që ke bërë jashtë, veçanërisht kur kalon Semeringun. Tani e kemi edhe Karl Gegën, edhe tunelin e Semeringut. Dhe për më shumë akoma, e kemi për vendin tonë. Tani, është një firmë gjigante, e huaj, që e bën punën për kombin tonë. Jo si dikur, kur kombi e bënte për të huajt. Ky është një ndryshim epokal, dhe aq më shumë kur ajo firmë i përket një emri të madh siç është Bechtel, përgjegjshmëria e së cilës ndihet që te fjetinat luksoze mes maleve, e deri te fuqia motorike, e angazhuar si një vullnet gjigant, për të ndërtuar udhën e fatit të bardhë. Dhe ky vullnet ndërtonjës i kësaj udhe është i dyti për nga rëndësia në Shqipëri, pas shembjes së komunizmit.


LONDON FEBRUARY 2008

Vendoseni biznes kartën tuaj me vetëm £30 në vit Nuk keni as £30?

Kontaktoni me ne... Mbase mund te perfitoni hapesire falas

Full page £ 300

1/4 page £ 140

7

*Një ndër projektet më të mëdha të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar * Fundi i komunikimit provincial 20. 000 kopie në çdo shtëpi të shqiptarëve ...që të mos pyesni të afërmit tuaj për ndonjë numër telefoni apo për ndonjë shërbim... ...bëhuni pjesë e Albanian Yellow Pages in the UK info@albaniancontacts.com tel:02072633661

Half page £ 200

Cyplon Travel Bolonja Ankona Bari

=

Me ve te m £49 .00

Si dhe te gjitha destinacionet ne Itali Pronetoni biletat me Cyplon Travel 33 vjet eksperience Nje staf prej 35 vetash po presin qe t’iu sherbejne... Si dhe në të gjitha destinacionet e botës

Maim agents Alitalia dhe Austria Airlines, MALEV

Oferta te pabesueshme per TIRANE, PRISHTINE, SHKUP etj vetem me

Cyplon Travel CYPLON HOUSE 561-563 GREEN LANES HARINGEY LONDON N8 0RL sales@cyplon.co.uk

Tel:0 2 0 8 3 4 8 9 1 4 2


LONDON FEBRUARY 2008

jë çmim ndërkombëtar i cili njeh individë të shquar në grup moshën 18-40 vjeç që kanë arritur suksese të dukshme në rrethana të vështira i është dhënë shqiptares Dr Klejda Mulaj që aktualisht është lektore në Universitetin e Exeter në Britaninë e Madhe – Universiteti i Vitit 2007 / 2008 i përzgjedhur midis të gjithë universiteteve të këtij vendi. Klejda fitoi çmimin "Personi i shquar i Vitit 2007" në kategorinë "Arritje Akademike". Ky çmim u dha nga Junior Chamber International (JCI) në Maltë. JCI është një organizatë ndërkombëtare profesionaliste e cila operon në 100 vende të botës. Misioni i kësaj organizate është të kontribuojë në përparimin e komunitetit botëror duke i krijuar mundësi brezit të ri të zhvillojë aftësi drejtuese dhe përgjegjësi shoqërore të nevojshme për transformimin pozitiv të shoqërisë. Fitues të mëparshëm të çmimeve të dhëna nga JCI përfshijnë personalitete të njohura botërore si Orson Wells, J F Kennedy dhe Henry Kissinger, të cilët fituan çmimet e tyre para moshës 40 vjeç dhe para se të fitonin famë ndërkombëtare. Çmimi i dhënë Klejdës re-

N

8

NJOHJE NDЁRKOMBЁTARE PЁR AKADEMIKEN SHQIPTARE NGA ANGLIA flekton sfidat që i është dashur të kapërcejë asaj për të arritur suksesin aktual akademik në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare sidomos në shkaqet dhe pasojat e fenomenit të spastrimit etnik. Klejda u rrit në Shqipërinë e veriut rrethuar me varfëri, censure komuniste dhe mungesë të lirisë së mendimit dhe shprehjes. Kurioziteti i saj mbi mënyrat e zhvillimit të shoqërisë njerëzore dhe lirinë në përgjithësi reflekton jetën e saj në afërsi të një zone konflikti siç është Kosova. Studimi i shkencave politike në Shqipërinë komuniste nuk lejonte për kritika ndaj shtetit dhe sistemit politik të kohës. Për këtë arsye, nën këshillën e prindërve të saj, Klejda studioi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (dega Fizikë Speciale) të Universitetit të Tiranës – mbasi shkencat ekzakte ishin më pak pronë e manipulimeveideologjike. Në vitin 1994 Klejda filloi

studimet pas Universitare në Akademinë Diplomatike të Universitetit të Maltës. Ambjenti i këtij institucioni inkurajon kritikën e hapur dhe diskutime midis akademikëve dhe politikanëve – një liri e panjohur më parë nga Klejda. Këto rrethana I përforcuan asaj interesin në shkencat politike dhe në veçanti Marrëdheniet Ndërkombëtare. Mbas përfundimit të studimeve diplomatike në Maltë, Klejda Mulaj punoi disa vjet për Qeverinë Malteze dhe më pas u regjistrua në London School of Economics and Political Science (LSE) ku – në vitin 2004 – fitoi titullin Doktore Shkencash në Marrëdhenie Ndërkombëtare. Studimet e saj në Londër kërkuan këmbëngulje dhe punë të palodhur në një ambjent akademik që tërheq studentë shumë të përgatitur nga Perëndimi dhe mbarë bota. Aktualisht Klejda punon me Professor Gareth Stansfield në Qen-

Kadare nominohet për "Independent foreign fiction prize" Kadare përsëri kandidat për Çmimin Vjetor të Letërsisë së Huaj të gazetës "The Independent" mri i shkrimtarit Ismail Kadare ndodhet në listën e gjatë të të nominuarve për çmimin "Independent foreign fiction prize". Vepra e tij "Vajza e Agamemnonit" është paraqitur në mesin e 19 veprave tjera të shkruara në gjuhë të ndryshme të botës, të cilat janë përkthyer në gjuhën angleze. Tashmë lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze, të cilat shkrimtarin shqiptar e konsiderojnë si një prej fituesve të mundshëm të këtij çmimi, i cili sponsorizohet nga "Arts Council England". "Lista e gjerë e këtij viti është një demonstrim fantastik i një renditjeje të pasur dhe cilësisë së fiksionit të përkthyer që botohet sot në Britani. Është e mrekullueshme të shohësh kaq shumë gjuhë që përfaqësojnë vende të ndryshme të botës: një festë për lexuesit dhe sfidë për jurinë", ka thënë Antonia Byatt, drejtoreshë e strategjisë letrare në "Arts Council England".

E

"Fituesi i parë i "Man Booker International prize", Ismail Kadare, është paraqitur për herë të dytë me radhë me nominimin për përkthimin e përmbledhjes së tij me tregime "Vajza e Agamemnonit", e cila ishte kontrabanduar jashtë Shqipërisë në vitet e tetëdhjeta, para se të botohej në frëngjisht, pasi Kadare e mori dorëshkrimin e tij në Paris. Përmbledhja është përzgjedhur për çmimin e këtij viti, pasi shtëpia botuese "Canon-

gate" e botoi vitin e kaluar versionin anglez të përkthyer nga David Bellos", shkruan gazeta "The Guardian". Midis nominimeve tjera të rëndësishme në listën e dominuar nga shtëpitë e vogla botuese përfshihen edhe bestselleri arab "The Yacoubian Building" i shkrimtares Alaa al Aswany, pastaj tregimi brutal mbi xhelozinë "The Moon Opera" i autorit Bi Feiyu dhe libri i përkthyer nga holandishtja nga vetë autori, "Omega Minor" i Paul Verhaeghen. Vendimi i Verhaeghen për të përkthyer veprën e tij, në rast se fiton, do t‘i paguhet mirë, pasi që dhjetë mijë funtat e çmimit zakonisht ndahen përgjysmë midis autorit dhe përkthyesit, ndonëse juria duhet të mendojë dy herë para se t‘ia ndajë çmimin. Autori, i cili tani jeton në SHBA, e kishte refuzuar në vitin 2006 shpërblimin "Flemish Culture Award" pas kalkulimeve se pesë mijë dollarë do të derdhen në thesarin amerikan dhe do të përdoren për të mbështetur luftën në Irak. Paneli i jurisë përbëhet nga redaktori letrar i gazetës "Independent", Boyd Tonkin, shkrimtarja dhe mësuesja Abdulrazak Gurnah, redaktorja letrare e gazetës "Le Monde", Florence Noiville dhe zyrtarja për letërsi në Arts Council, Kate Griffin. Fituesi do të bëhet i ditur me tetë maj në një ceremoni në Londër. Arjana Sula

drën e Studimeve Etniko-Politike në Universitetin e Exeter ne Angli, ku ajo drejton një projekt që studion influencën e Aktorëve Violent Jo-Shtetëror në Politikën Botërore Aktuale. Libri i parë i Klejdës – i mbështetur në tezat e saj të Dok-

toraturës – i titulluar Politika e Spastrimit Etnik – është në proçes botimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Libri del në qarkullin në muajin Mars. PËRGATITI MUHAMED VELIU

13 Shkurt 2008 - Fundjava Shqiptare Nga ora: 19:00 [7:00pm] deri ne orën: 02:00 [2:00am] Adresa 28 King William Street EC4R 9AT Ne kete mbremje do te kemi te pranishem: Orkestra Tinguj Zemre DJ Miri Muzika do jete NonStop nga ora 7pm deri ne oren 2am Ejani dhe te festojme se bashku, sidomos ato qe jane te dashuruar, ku ka me mire se te ndodhesh ne nje Mbremje Shqiptare duke kercyer vallzim me partnerin/partneren kur akrepat e ores vejne 12:00 dhe data 14 Shkurt 2008, ku pastaj atmosfera do te jete vetem me kenge dashurie. Fundjava Shqiptare beri me shume se nje vit me mbremjet e organizuar, suksesi ec vetem lart, tani mbremja do organizohen ne nje vend edhe me te madh, komod dhe te rehatshem.

per guest list dergoni nje e-mail ne info@fundjava.com ose me telefon Dritanin ne 07737689799 ose Sajmirin 07985568838 per me teper info www.fundjava.com Ju mirepresim


9 LONDON FEBRUARY 2008

Parukier/e Instruktor makine Roje Designer Programues faqesh interneti Teknik/e kompiuterash rregullues satelitësh Muzikant/e DJ Shofer/e Mësues/e privat Etj etj

A jeni?... Përkthyes/e Kuzhinier/e Kamerier/e Banakier/e Punëtor/e Kujdestar/e fëmijësh Bojaxhi Pllasterxhi Hidraulik Mekanik Marangoz Punues kopshtesh Pllakaxhi Murator Elektricist Berber

20 000 Katalogje do të shpërndahennë të gjithë Britaninë e Madhe

Albanian Yellow Pages in the UK

Tel/Fax: 02072633661

Dëshironi të gjeni apo të ndryshoni punë? Dëshironi të gjeni ndonjë punë ekstra?

Me vetëm £30 në vit

vendosni biznes kartën tuaj në albaniancontacts.com Publikimi në web-site bëhet falas

Mos hezitoni te pyesni kontaktono për çdo lloj pyetje qe mund te keni

Britain's first Guide to Albanian Businesses and Services www.albaniancontacts.com info@albaniancontacts.com 164 Fonthill Road London N4 3HP

Tel/fax 02072633661


LONDON FEBRUARY 2008 eç ma kanë errësuar mendjen ca mendime të liga, për disa prej udhëheqësve më të lartë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, që me aq vendosmëri po e vazhdojnë furtunën kundër ndërtimit të autostradës Durrës - Kosovë. Lufta me kaq përkushtim kundër këtij projekti kaq human do të më bënte të ndihesha keq, si njeri, edhe sikur të vinte bash prej Beogradit. Do të m’i luhaste ndjenjat e patundura që kam, se njeriu para se të jetë keq është i mirë. Do të provoja t’i bindja pra serbët që ky projekt mund të jetë politik, por para së gjithash është humanitar. Besoj shumë se duke pasur në krah timin si argument qindra viktima të mbetur varur degëve të maleve të Kukësit do ta bindja, madje, edhe Velimir Iliçin, ministrin serb të investimeve kapitale. Ndoshta do t’ia zbusja edhe atij atë zemër aq të egër që e ka, në mënyrë që energjitë negative kundër integrimeve mbarëshqiptare t’i fokusonte në drejtime tjera, e jo pikërisht mbi themelet e kësaj rruge. Por nuk e di se si t’ia zbus zemrën Erion Braçes dhe kompanisë së tij të majtë. Apo ndoshta Braçe paska nevojë që t’ia përmend numrin e madh të fëmijëve që kanë gjetur vdekjen në ato shpatije, duke dashur që ta shohin për herë të parë - e që e kanë parë për herë të fundit - vendin për të cilin prindërit u kanë ligjëruar se e kanë atdhe origjinal. Nuk po mundem të besoj se si është e mundur që një klasë e tërë politike shqiptare - e majta - me aq epsh është duke provuar që duke goditur Kryeministrin Berisha, ta qëllojë për vdekje vetë projektin. Nuk më besohet kur e shoh në ekranet e televizioneve, apo në faqe të para të gazetave, Erion Braçen&Co, se si i tmerron ndjenja e kapitalizmit të këtij projekti, më të rëndësishmin të mundshmin për gjithë shqiptarët, prej Kryeministrit Berisha, kur edhe vetë Pandeli Majko vlerësohet në Kosovë si kumbarë i kësaj rruge. Nuk më besohet se si kjo klasë politike e pikasi pikërisht ketë rrugë për të hapur një luftë frontale ndaj Qeverisë së vendit. Ta quash këtë koincidencë më duket pak marrëzi. Por edhe të ndërtosh ide konspiracioniste se gjoja politikanët që vijnë nga jugu janë kundër integrimit të malokëve nga Kosova brenda vendit të tyre, gjithashtu më duket me rrezik të madh. Më duhet ta pranoj me plot pikëllim, se edhe nëse nuk është kështu, varianti i dytë i obstruksioneve krahinore është shumë më i shpjegueshëm logjikisht. Unë vazhdimisht

S

10

Autostrada SALI BERISHA e kam urryer qasjen e një pjese të mediave kosovare, që kanë qenë të prira në gjetjen e ndonjë elementi të parëndësishëm për të krijuar mure paragjykuese ndaj veriut dhe jugut, apo ndaj jugut dhe Kosovës. Mirëpo një qasje e tillë e të majtës e gozhdon përfundimisht këtë paragjykim tendencioz dhe shumë të rrezikshëm. Në fund të fundit, a nuk gjetën të majtët ndonjë fushë tjetër të mejdanit për t’i qëruar hesapet me të djathtit, por pikërisht këtu. Në ketë projekt, në drejtim të të cilit sytë i kanë të drejtuar miliona kosovarë. Apo ndoshta Braçe&Co kanë nevojë edhe për shpjegime të mëtutjeshme pse kjo rrugë nënkupton çdo gjë për shqiptarët e Kosovës, e sidomos në këto momente. Me gjasë do të detyrohem edhe t’i tregoj disa prej arsyeve pse ai do të duhej ta ulte kokën, edhe me kushtin që Doktori e ka ndarë ndonjë dollar për xhepat e tij. A e di z. Braçe, që ne shqiptarët e Kosovës - nëse atij nuk i vjen turp të na quajë edhe ne shqiptarë, sikur vetën e tij - se Serbia e ka përgatitur projektin për të ngulfatur në secilën pore të saj Kosovën, në rast të shpalljes së njëanshme të pavarësisë. Pra a e di z. Braçe - po i drejtohem këtij deputeti sepse ky duket të jetë më i disponuari negativisht - se çka do të thotë një embargo eventuale e Serbisë përballë vendit tonë. Kjo nënkupton shumëçka, e prej të cilave të gjitha janë të këqija. Kjo nënkupton bllokadë to-

Vazhdimisht e kam urryer qasjen e një pjese të mediave shqiptare, që kanë qenë të prirura në gjetjen e ndonjë elementi të parëndësishëm për të krijuar mure paragjykuese ndaj veriut dhe jugut, apo ndaj jugut dhe Kosovës. Mirëpo një qasje e tillë e të majtës në Tiranë konfirmon frikshëm këtë paragjykim tendencioz dhe shumë të rrezikshëm. - Nëse në Tiranë tregohen cmirëzinj karshi Berishës, për realizimin e projektit të autostradës Durrës-Prishtinë, ata rrezikojnë që sa herë të kalojnë për në Kosovë, emrin e tij ta shohin në pjesën kosovare të autostradës tale rrugore të Kosovës me Perëndimin. Kjo nënkupton getoizim për së gjalli i miliona banorëve. Prandaj, duke bërë këso përplasjesh, e majta vetëm sa e glorifikon në Kosovë personalitetin e Kryeministrit të Shqipërisë. Sali Berisha, këtu pajtohem edhe unë me pjesën tjetër të kosovarëve, nëse e realizon suksesshëm ndërtimin e kësaj rruge, nuk do të jetë më vetëm Kryeministër i Shqipërisë, por ai do të jetë Kryeministër i Shqiptarëve. Zoti Braçe, është shumë i vogël për ta parandaluar një gjë të tillë. Në Shqipëri mund të vendosin si të duan - marrëzia nuk njeh kufi - por jam i sigurt se suksesi në implementimin e këtij megaprojekti në Kosovë do t’i mveshet vetëm një njeriu - Sali Berishës. Socialistët, në një mënyrë a tjetër, e mohuan dashurinë kosovare

për ish-kryeministrin Majko, i cili ka qenë i pari që ka propozuar idenë e rrugës Durrës-Kosovë. Socialistët mund të thonë se kjo fushatë është kundër keqpërdorimeve të bëra me tenderin, por mënyra se si ata ndërtojnë gjuhën në këtë fushatë më shumë se dëshirë për të sulmuar Berishën duket se fushata është kundër kësaj rruge dhe idesë së afërsisë me Kosovën. Rruga është nisur si projekt i Berishës, i cili ka filluar betejën me Fondin Monetar Ndërkombëtar, institucion ky që ka kundërshtuar propozimin e Berishës, që kjo rrugë të jetë pjesë projektit katërvjeçar. Ka qene emocionuese deklarata që kishte dhënë Berisha në një takim me donatorë të huaj dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, të cilët kishin provuar ta bindnin atë që të hiqte dorë prej këtij projekti - që sipas të cilëve nuk garanton vetëqëndruesh-

mëri financiare. “Edhe bizhuteritë e grave do t’i shesim, e këtë projekt nuk do ta ndalim”. Një pozicionim i tillë i Berishës e fut në borxh edhe Kosovën, edhe çdo kosovar. Nëse matanë kufirit tregohen cmirëzinj karshi Berishës, duke mos e pagëzuar ndonjë copë të rrugës me emrin e tij, rrezikojnë që emrin e tij ta shohin në pjesën kosovare të autostradës. Këto mendime vetëm sa m’u ngurtësuan ditët e kaluara. 10 orë m’u deshën që ta kapja Tiranën përmes Kukësit, dhe 12 orë të tjera të kthehesha në Prishtinë përmes Maqedonisë. Normalisht me autobus, rrugë të cilën me gjasë Erion Braçe nuk e ka bërë në jetën e tij. E nëse e ka bërë dhe nuk ka ndryshuar qëndrim, atëherë shumë më keq për të. Berat Buzhala “55”

Welcome to Albaniancontacts.com Britain's first Guide to Albanian Businesses and Services Do not miss out... When you advertise your business or service with albaniancontacts.com you can guarantee value for money. We offer you great customer service and are looking forward to talking to you about advertising your business. Please feel free to contact us using the details below: Albaniancontacts www.albaniancontacts.com 164 Fonthill Road London N4 3HP info@albaniancontacts.com 0207 2633 661

Albanian Yllow Pages in the UK Ka nisur njëri ndër projektet më të mëdha të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar që do t'i japë fund komunikimit provincial 20. 000 kopie Mënyra e vetme që msazhi juaj të shkojë në mënyrën më profesionale në çdo shtëpi të shqiptarëve ...që të mos pyesni të afërmit tuaj për ndonjë numër telefoni apo për ndonjë shërbim... bëhuni pjesë e Albanian Yellow Pages in the UK


LONDON FEBRUARY 2008

Letër një miku serb

I dashur mik, am duke të shkruar këtë letër, sepse disa nga miqtë e mi më të mirë janë serbë, si dhe për shkak të lidhjeve historike mes serbëve dhe hebrenjve. Por disa nga miqtë e mi më të mirë janë gjithashtu edhe shqiptarë të Kosovës. Ashtu si hebrenjtë, të cilët kanë qenë pa shtet për një periudhë të gjatë kohe, ata janë kështu edhe sot, prandaj shumë nga ne e kuptojnë dhe e mbështesin çështjen e tyre për vetëvendosje dhe pavarësi.

J

Kjo është një kohë decizive për Serbinë, sepse në të njëjtën kohë është e lidhur me të kaluarën - një e kaluar e lavdishme dhe e shenjtë mund të jetë njëherësh, por dhe me të ardhmen: Serbia është duke paguar koston e shansit të saj për t‘iu bashkuar familjes së madhe europiane, së cilës vendi yt i përket për nga historia dhe kultura. Le të fillojmë së pari me faktet e padiskutueshme të së tashmes: 90 për qind e popullsisë në Kosovë është etnikisht shqiptare. Ata kurrë nuk do të pajtoheshin me një qeverisje të përjetshme serbe. Është fat se pas aneksimit të Kosovës nën Serbinë, më 1913, politika e Beogradit ka qenë për ta një politikë e vazhdueshme e përjashtimit, diskriminimit dhe mundësisht e spastrimit etnik. Edhe Perëndimi demokratik nuk e pranon kthimin e Kosovës nën qeverisjen e Serbisë. A do të thotë kjo që shqiptarët e Kosovës janë fajtorë? Sigurisht që jo!

NGA JOZEFINA TOPALLI "Shoh si bota po transformohet në shkretëtirë. Dëgjoj si afrohet rrufeja që një ditë do të na shkatërrojë. Ndiej vuajtjet e milionave. Por tani, kur vështroj lart në qiell, ndiej që gjithçka do të ndërrojë për mirë, që kjo mizori do të mbarojë, që paqja dhe qetësia do të kthehen sërishmi", shkroi 15-vjeçarja Ana Frank, para se të nisej për në kampin e vdekjes. Sot ky vegim është realitet” Të nderuar miq e të ftuar të veçantë! Me lejen tuaj dhe, nëpërmjet jush, me bekimin e gjithë popullit shqiptar jemi sot këtu për të kujtuar një prej vlerave më të rëndësishme morale dhe historike tonën: bujarinë dhe mikpritjen e treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndaj një prej popujve më të persekutuar të botës, hebrenjve. Por jemi gjithashtu të mbledhur, jo vetëm në shenjë krenarie për të kaluarën tonë, por edhe në respekt të gjithë viktimave të pafajshme të njërës prej ngjarjeve më të errëta të historisë së njerëzimit, për t‘u lutur për shpirtrat e 6 milionë hebrenjve të pafajshëm, të masakruar nga dhuna e egër e ideologjive të verbëta. Ajo çfarë ka ndodhur me hebrenjtë gjatë luftës, por edhe në të tjera momente tragjike pas saj, na bën të mendojmë dhe t‘u tregojmë brezave se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit kundër njëri-tjetrit. Si pjesë e natyrshme e botës së qytetëruar shprehim nëpërmjet këtij Kuvendi solidaritetin në dënimin e gjithë mizorive të shkuara, duke filluar nga Holokausti i hebrenjve dhe gulagët sovjetikë e deri te kampet e dënimit të komunizmit shqiptar, Srebrenicës, kalvarit të Kosovës dhe 11 shtatorit të

11

KOSOVA NUK ËSHTË JERUSALEMI I SERBISË Në një konflikt etnik askush nuk është fajtor i vetëm, tërësisht bartës i fajit. Unë e di, ju e shihni Kosovën si Jerusalemin tuaj, dhe ky argument ka rënë në veshin e Izraelit dhe në vetëdijen e vetë hebrenjve në përgjithësi. Por, nëse populli i Jerusalemit do të ishte me 90 për qind popullsi arabe, deklarata e Izraelit për të do të kishte qenë shumë e kujdesshme. Unë e di që ju keni lidhje të thella historike me Kosovën, e cila, që kur u shfaq hapur nacionalizmi serb në shekullin e 19-të, që atëherë u shenjëzua edhe si "djepi i civilizimit serb". Por sot, në shekullin e 21-të, asnjë nuk mund të pretendojë që të konfigurojë kufijtë historikë, duke iu referuar lidhjeve historike, të cilat injorojnë dëshirat dhe vullnetin e popullsisë së sotme.

Çështja themelore sot nuk është territori, por janë njerëzit. Kjo është arsyeja që shumica e izraelitëve sot duan t‘u jepet fund deklaratave mbi rajonet historike të Jude-së dhe Samaria-s. Madje duan t‘i jepet fund edhe dëshirës për ta konsideruar qeverisjen palestineze në disa pjesë të Jerusalemit. Përplasjet historike me realitetin mund të jenë burim fatkeqësish, por janë një realitet që duhet përballur. Unë e di atë që ju keni thënë, se për shekuj Serbia ka qenë barrikadë e Europës së krishterë

Në besë të shqiptarit Al-Kaedës. Ngjarje të tilla tragjike na thërrasin ne dhe brezat e ardhshëm se asnjëherë nuk mund të themi se i kemi larë duart me historinë. Kambanat e saj vazhdimisht duhet të na i mprehin veshët përpara rreziqeve të së sotmes e të së ardhmes. Ne jemi sot këtu, që krahas bashkë-dhimbjes për vuajtjen njerëzore të nderojmë edhe ata që mundësuan ngadhënjimin e së mirës mbi të keqen dhe, në aspektin njerëzor, të ndihmës njerëzore. Ata që u risollën shpresën shpirtrave të munduar, që ndihmuan dhe shpëtuan jetë njerëzish, duke rrezikuar jetën e tyre edhe në ato momente kur çdo dritë dukej e fikur. "Shqipëria është i vetmi vend i pushtuar, i cili shmangu persekutimin e hebrenjve nga nazistët dhe i vetmi vend i pushtuar ku hebrenjtë mbijetuan 100%. Shqipëria është i vetmi vend i pushtuar ku hebrenjtë, pas Luftës së Dytë Botërore ishin më të shumtë në numër se para luftës", shkruan Harvey Sarner, në librin e tij "Rescue in Albania". Shqipëria mbetet i vetmi vend i pushtuar ku nuk u zbatua protokolli i janarit të vitit 1942 i Konferencës së Vannse-së për "zhdukjen totale të Judëve". Historia e jashtëzakonshme e Shqipërisë është një histori madhështore. Është historia e një kombi të tërë ku shteti dhe populli vepruan së bashku për të shpëtuar hebrenjtë. Lavdia nis që nga ata të cilët nuk pranuan t‘i dorëzonin Gestapos listat me emrat e hebrenjve e deri te njeriu më i thjeshtë që strehoi hebrenjtë në

shtëpinë e tij duke rrezikuar. Diktatura komuniste i kishte fshehur këto të vërteta. Ndërsa sot Shqipëria, e panjohur më parë, u rreshtua "Mes Kombeve të Nderuara-Righteous Among Nations" dhe 65 shqiptarë morën titullin "Righteous Gentile", që u jepet atyre që gjatë Holokaustit sakrifikuan për mbrojtjen e hebrenjve. Pikërisht për këtë, zonja dhe zotërinj, dëshiroj që, në emrin tuaj të falënderoj të gjithë shqiptarët e viteve të Luftës që nuk u bënë instrumente të dhunës ndëretnike; të falënderoj ata që sfiduan rreziqet dhe vdekjen dhe shpalosën virtytet më të mira të kombit. Të falënderoj ata që, në përputhje me kodin etik dhe gjenetik të kombit, të besës, mikpritjes dhe nderit, shkruan faqen më të bukur në librin e humanizmit të kombit, e cila njëkohësisht është dhe një nga faqet më të bukura të librit të humanizmit botëror. Me çfarë kemi bërë kemi të drejtën t‘i shtojmë vetes dhe imazhit tonë një vlerë më tepër. Le të na shërbejë kjo për ta kultivuar edhe më shumë shpirtin tonë të hapur dhe metropolitan. Segmenti historik i Shqipërisë, gjatë të cilit të gjithë vepruan së bashku për të shpëtuar hebrenjtë është i jashtëzakonshëm, i panjohur tjetërkund. Nuk ndodhi kund që çështja e mbrojtjes së hebrenjve të kthehej në çështje mbipolitike dhe të bashkonte tërë kahjet e mundshme politike. Nuk ndodhi kund që shteti të mos i dorëzonte Gestapos listat e hebrenjve, duke e quajtur problemin hebre "çështje të brendshme". Nuk

kundër Islamit. Po e lë mënjanë "përplasjen" e pakëndshme "të qytetërimeve", si raciste, nëse nuk është shumë raciste. Por le të jemi realistë. Mbi të gjitha ju humbët shumë beteja, ju humbët betejën e Kosovës më 1389 ndaj otomanëve, kështu që ju nuk ishit aq të suksesshëm në mbrojtjen e Europës përballë Islamit. Ju u ofruat shqiptarëve të Kosovës autonominë, jo pavarësinë. Uluni me këmbë në tokë. A ishte pikërisht "autonomia" e mjaftueshme për serbët kur ju qeveriseshit nga ishperandoria osmane deri në shekullin e 19-të? Ku qëndron ndryshimi? Unë e di se gjithçka mund të jetë shumë e dhimbshme për ju. Dhe me pak arsyetim ti mund të më pyesësh: Si mund ta quash veten një mik të serbëve, pasi ke thënë gjithë këto gjëra? Për një arsye të thjeshtë: Do të dëshiroja ta shihja Serbinë të bashkuar në Europë, ashtu si bëri dhe Sllovenia dhe pritet që edhe Kroacia ta bëjë në të ardhmen. Mos e përjashto veten për shkak të kujtimeve historike, domethënë mos u

bëj armiku më i keq i vetvetes. Mendo, e kanë bërë këtë popujt modernë. Francezët dhe gjermanët, për shembull, pas shekujsh të tërë luftërash, emancipuan veten nga kërcënimet e ndërsjella të së kaluarës, zhdukën nga mendja atë që kishin humbur (po, shtetet moderne duhet ta bëjnë këtë). Bëjeni dhe ju dhe hapini rrugë së ardhmes, duke iu referuar vlerave të vetëqeverisjes dhe bashkëpunimit reciprok. Dhe ata serbë që do të pëlqenin të vizitonin manastiret dhe vende të tjera historike në Kosovë, mund ta bëjnë kurdoherë këtë, ashtu sikurse gjermanët etnikë vizitojnë shpesh vendet e tyre historike në Poloni, në Republikën Çeke dhe në Hungari, pa formuluar dhe as nënkuptuar deklarata tendencioze ndaj këtyre kombeve për shkak të lidhjeve të vjetra të tyre historike. Serbia është një komb krenar. Duket se ka një të ardhme të shkëlqyer përpara. Mos e lejoni të kaluarën t‘ua vjedhë atë. Prof. Shlomo Avineri (Botuar në “Jerusalem Post”, 2 janar 2008)

"Shtëpia është e Zotit dhe e mysafirit" thotë Kodi i Mikut, duke barasnjësuar mikun me Zotin. Duke i dhënë mikut atributin më të lartë të mundshëm. "Dera e shtëpisë i hapet kujtdo që troket... Miku duhet pranuar dhe rrethuar me nder ... Miku mbrohet nga hasmi sa kohë është me bukë të të zotit të shtëpisë". ndodhi kund që fshatra të tërë të fshihnin kolektivisht hebrenjtë në rrezik. Bota njeh mirë Schindler-in dhe listat e tij, por bota i njeh pak mijëra Schindler-ët shqiptarë. Fshatarin, që nuk tregoi se ku e kishte fshehur hebreun kur i vunë pistoletën pas kokës dhe i thanë se do t‘i vrisnin familjen dhe digjnin fshatin. Mjekun, që shpëtoi dhjetëra hebrenj të sëmurë nga kampet e shfarosjes, duke i shpërndarë fshatrave. Qytetarin, që kur i ofruan shpërblim u përgjigj: "Shqiptarët besën e kanë për mikun e jo për ta shitur." Kjo faqe, pak e njohur, por shumë e ndritur e historisë së kombit, u shkrua në përputhje me tre kodet kryesore të Kombit tonë: Kodin e Besës, Kodin e Mikpritjes, Kodin e Nderit. Ky trinom është pjesë e kodit gjenetik dhe etik të kombit, ADN-ja e Kombit. Ky trinom kodesh komplementarë, të pandashëm nga njëri-tjetri, mbart forcën morale të vetëmohimit, në emër të besës, bujarisë dhe nderit. Ky trinom nuk e njeh fjalën "i huaj". Ai njeh vetëm fjalët mik dhe mysafir. "Shtëpia është e Zotit dhe e mysafirit" thotë Kodi i Mikut, duke barasnjësuar mikun me Zotin. Duke i dhënë mikut atributin më të lartë të mundshëm. "Dera e shtëpisë i hapet kujtdo që troket... Miku duhet pranuar

dhe rrethuar me nder ... Miku mbrohet nga hasmi sa kohë është me bukë të të zotit të shtëpisë". Pikërisht këto kode etikë dhe gjenetikë i përcaktuan hebrenjtë "mysafirë" që duhet të strehoheshin, rrethoheshin me nder dhe "mbroheshin nga hasmi". Qoftë edhe me çmimin e jetës. Ata shpjegojnë edhe përgjigjen e habitur të shqiptarëve kur falënderoheshin për ato që kishin bërë: "Nuk bëmë asgjë të veçantë. Domethënë, thjesht ju përgjigjëm kodit tonë etik dhe gjenetik." Shqipëria nuk është vend i pasur, por ka thesare të rralla morale, thesare që ne duhet t‘u japim vlerën që meritojnë, një vlerë në fakt e paçmuar, gati-gati unike. Është rasti kur ndihemi thellësisht krenarë, është rasti kur viktimat e Holokaustit meritojnë homazhin më të thellë, është rasti ku fisnikëria e shqiptarëve meriton piedestal për shfaqjen më të lartë e më të bukur të marrëdhënieve njerëzore. Eshtë koha kur këto vlera duhet t‘ia rikujtojmë brezit më të ri, në mënyrë që ta kultivojmë edhe më tej shpirtin tonë të hapur dhe fisnik. * Fjalimi i Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në seancën e posaçme plenare "Në besë të shqiptarit", organizuar me rastin e "Shoah"-s, ditës së kujtesës së viktimave të Holokaustit, dje më 29 janar, në Tiranë


LONDON FEBRUARY 2008

NGA BLERIM CIROKA y është përkufizimi më i logjikshëm, më objektiv, dhe më i plotë i asaj rruge gjigande që po ndërtohet mes trojeve tona. Kjo është përgjigjja më e mirë që i bëhet të gjitha "hamendjeve" nga do qofshin ato. Nuk dua të flas e zbërthej përplasjet e ndryshme politike rreth kësaj rruge, që me verbërinë e tyre politike nuk ngjajnë aspak profesioniste. Thjeshtë si një qytetar, ndjej të shpreh mendimin tim mbi rëndësinë e kësaj rruge, rreth kësaj ri-lidhjeje të kombit tonë matanë "kufijve". Kjo rrugë nuk është personale apo partiake! Kjo rrugë është e kombit Shqiptar. Kjo rrugë është e Tiranës, është e Prishtinës, është e Mitrovicës, është e Sarandës, është e Gjakovës, është e Gjirokastrës, kjo rrugë është e Gostivarit e Tetovës etj..

K

12

"Në rrugën Rrëshen Kalimash po ndërtohet kombi ynë!"

Pas disa përpjekjeve, matjeve e c’matjeve nga qeveritë përkatëse të viteve të fundit, tashmë, rruga patriotike me gjithë madhështinë e saj është shfaqur në horizont. E parametrave ndërkombëtare, me katër korsi, ku parashikohet te ecet me 80-100 km/h, me tunelin më të gjatë në rajon, ajo planifikohet të përfundojë brenda gjysmës së parë të 2009-s, që do të thotë 17 muaj të mbetur! Rruga Durrës–Morinë do të ndihmojë në zhvillimin e të gjithë zonës verilindore të vendit tonë. Kjo rrugë nuk do të lidhë vetëm Kosovën me Adriatikun por do ndërlidhë gjithë rajonin. Edhe tregtia e mallrave do të jetë shumë më e lehtë, për më shumë kur mendojmë se gjendemi në vigjilje të zyrtarizimit të shtetit më të ri, shtetit të Kosovës. I gjithë fluksi i lëvizjeve tregtare të llojeve të ndryshme që priten të gjallërojnë pas zyrtarizimit të pavarësisë, më së shumti, do të përshkohen pikërisht nga kjo rrugë. Përsa i përket dobive që na ofron kjo rrugë, ata janë të prekshme që tani. Rreth 2000 Shqiptarë janë të punësuar në këtë projekt madhor, pagesa e të cilëve fillon nga 300 deri në 1 000 euro në muaj, në varësi të punës që bëjnë. Më vonë, kur të fillojë puna me tre turne, e kërkuar kjo me insistim nga qeveria Shqiptare, numri i punëtorëve ne këtë rrugë do të shkojë në 4 000. Punësimi i shqiptarëve është një ndër prioritetet e kompanisë ndërtuese. Krahas pagesës punëtorët përfitojnë edhe përvojën dhe kualifikime të ndryshme duke përfshirë sigurinë në punë sipas njëjtësimit ndërkombëtar apo përdorimin e mjeteve më të fundit bashkëkohore të përdorura atje. Ndërsa përfytyrimi se rruga e re, me gjithë bukurinë e saj mahnitëse me ura mbi lumin Fan, me majat e bjeshkëve sipër tyre me pisha, me kodrat e gjelbërta do të jetë një mundësi e mirë turizmi, ka bërë që shqiptarët e Kosovës, që tani të kërkojnë tokë për të blerë në këto zona që tani. Kjo rrugë, do t`u lehtësojë shumë mundësitë e komunikimit njerëzve nga të dyja anët e "kufirit", qarkullimin në një kohë shumë të shkurtër e me një komoditet bashkëkohor. Kjo rrugë, do të thotë hapja e derës së një porte të një lumi plot begati të gjithanshme, që kur të fillojë vërshimin nuk do të ketë njeri që do mund ta ndal. Rritja e shkëmbimeve të të gjitha llojeve mes Shqiptarëve, do të sheshojnë

çdo lloj ngjyre që mundohet t`u përngjitet fjalëve "kosovarë" e "shqiptarë". Pa më të voglin dyshim mendoj, se sa do qoftë çmimi monetar (450 milion euro) që po paguajnë sot taksapaguesit Shqiptar për ndërtimin e kësaj rruge, është pak ndaj rëndësisë dhe vlerave që mbart ajo. Thellimi i bashkëpunimit dhe shkruarja drejt shkrirjes të çdo lloj dallimi që mund të jetë krijuar në pesëdhjetëvjecarin komunist është tejet e rëndësishme për të ardhmen e kombit tonë. Rruga e re, të qenurit prej rreth 111 km e gjatë në të cilën do të mund të ecet me 100 km/h lë të kuptohet lehtë se sa afër do të jetë bregdeti për Shqiptarët e Kosovës, e anasjelltas, skijimi i Kosovës gjatë dimrit për "bregdetarët", etj., etj.. Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë e autostradës Durrës-Morinë, 170 km e gjatë, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin. Nëse kohëzgjatja e udhëtimit Kukës-Tiranë, për momentin, zgjat 6 orë, me përfundimin e kësaj rruge do të bëhet jetë 2/2.5 orë. Jo më larg, por në verën e vitit të ardhshëm turistët nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë të vijnë në bregdet.

Para pak ditësh një grup rreth 30 deputetësh më ngjyra të ndryshme politike, që i kalon edhe grumbullimet gjatë fushatave për votime vizitoi punimet e rrugës. "Është tjetër gjë të shikosh në letër se çfarë bëhet dhe tjetër gjë të prekësh nga afër këtë realitet të mrekullueshëm.

Vështirë se do të ketë kundërshtime për këtë vepër nga çdo vizitor që do të vijë për të parë punimet" është shprehur nënkryetari i kuvendit, Fatos Beja. Ndërsa fjalët më të forta rreth rrugës kanë ardhur nga drejtuesi i PAD, z. Neritan Ceka: "Në rrugën Rrëshen-Kalimash po ndërtohet kombi ynë", duke shprehur në këtë mënyrë se me ndërtimin e kësaj rruge hapet një epokë e re e kombit Shqiptar. Ndërsa kryetari i komisionit parlamentar për hetimin e procedurave të tenderimit të kësaj rrugë, deputeti Aleksandër Biberaj ka shtuar: “ajo që pamë sot këtu nga afër, në kantieret kryesore, ku punimet po ecin me ritme të larta, ishte diçka e mrekullueshme. Ishim 30 deputetë që vizituam sektorët e vështirë, ku puna vazhdonte pa ndërprerje dhe avancimi ishte i lartë, që përbën një model sesi ndërtohet një vepër e përmasave të tilla.” Në mesin e tyre ka qenë dhe deputeti i PBDNJ-s, Leonard Soli, i cili ka thënë: "Jam shumë i mahnitur dhe mendoj se me këto që pashë, ministrit Basha duhet t`i kthehet imuniteti. Ne duhet të mbështesim investime të tilla që zgjerojnë tregjet dhe afrojnë Shqipërinë me Europën". Kështu shprehet deputeti i PBDNJ-së sepse mund ta ketë të vështirë të thotë "kjo rrugë afron Shqiptarët me njëri-tjetrin (pikë së pari)"..

vepër, e cila për çdo vizitor shqiptar është e përmasave të paimagjinueshme. Çdo vizitor, duke ndjekur trajektoren e saj, kupton se këtu po bëhet një punë e papërsëritshme në historinë e një vendi", duke shprehur më tej vlerësimin maksimal për punën e kompanisë ndërtuese. "Dua të shpreh nderimin më të thellë për kompaminë "Bechtel Enka", për të gjithë ekipin e punëtorëve, të inxhinierëve, për këtë punë gjigante që po kryhet. Rruga, për të gjithë ata që i thonë zhvillimit zhvillim, e bën Shqipërinë një vend të zhvilluar, i shton nder, krenari, begati, çdo Shqiptari, kudo që ndodhet. Rruga është aorta e kombit", ka vlerësuar më tej kreu i qeverisë. Kryeministri ka garantuar përfundimin e rrugës në kohën e paracaktuar, mbështetur në garancitë e dhëna nga "Bechtel Enka". "Unë kam marrë garanci të plotë nga kompanitë, se do t'i përfundojnë punimet brenda afatit. Dy ditë më parë, ata kanë hapur 22 metra tunel, ndërkohë që mesataren e kanë 16 metra. Në një afat kohor prej dy javësh, ata pushojnë vetëm një ditë. Shpresoj që gjatë verës, ata do të punojnë edhe me 3 turne në zonat ku nuk ka rrezik për punëtorët. Është shumë e rëndësishme që të punohet me tre turne dhe të plotësohet ky standard, pasi qeveria shqiptare po e vendos këtë standard për të gjitha kompanitë", ka përfunduar kreu i qeverisë.

Ndërsa kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë inspektimit të punimeve ka thënë: "Jam këtu për të vizituar këtë

“Ky projekt, i cili lidh Shqipërinë me Kosovën, Maqedoninë, Serbinë Jugore dhe rrjetin Trans-Eu-

ropian të rrugëve, do të përmirësojë situatën ekonomike të zonave nga kalon, do të stimulojë turizmin, ndërtimin dhe shërbimet, si dhe do të përmirësojë pozicionin konkurues të Portit të Durrësit”, është shprehur ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi.

Pavarësisht se puna po ecën sipas planit, puna në këtë objekt madhor, duke filluar që nga muaji mars, do të bëhet me tre turne, punë 24 orë, gjë e cila do të rrisë mundësitë për përfundimin e saj para afatit. Fakte bindëse në lidhje me seriozitetin dhe kapacitetin e dy firmave sipërmarrëse ka plot. Mund të mjaftohem vetëm me projektin më të madh të transportit urban të sipërmarrë nga njëra prej kompanive që po ndërtojnë rrugën Durrës-Morinë, kompania Betchel. Ajo ka marrë përsipër të ndërtojë tunelin e Bostonit, i cilësuar si projekti më i madh i ndërmarrë ndonjëherë në Amerikë, për sa i përket shërbimit urban. Ky projekt vjen si arritje e një plani 30 vjecar dhe i një ndërtimi 12 vjeçar. (ëëë.bechtel.com) Ndërsa kompania tjetër Enka, e cila ka një histori që në vitin 1969, ka ndërmarrë shumë projekte, nga më të mëdhenjtë, si në Arabi, Kroaci, Turqi (metrotë në Stamboll) etj.. (ëëë.enka.com) Shpresoj që ta shikoj sa më shpejt të përfunduar këtë rrugë, burim i zhvillimit tonë ekonomik e kulturor, duke qenë i bindur se historia do ta


LONDON FEBRUARY 2008

NGA YLLI PËRMETI magjinoni që në maksimën, proverbat apo brohoritjet tona – të shoqërisë tonë – të mbizotëronte frymë raciste dhe diskriminim tendencioz për minoritetet e huaja, siç janë, pakicat greke, ai serb,maqedonas apo malazez që jetojnë në shoqërinë tonë (me një ndryshim – në tokën tonë ) prej shekujsh dhe të përballeshin me thirrjet e nëntitullit të këtij shkrimi: therësisht vrastar. Ashtu siç janë paraqitur për shekuj me radhë vëllezërit tanë kosovarë në sytë dhe kulturën serbe – pikërisht me të njëjtin paskrupulitet janë zhveshur nga të drejtat zakonore, gjuhësore, rracore dhe mbi të gjitha qytetare, bashkëvëllezërit tanë arvanitas dhe emigrantët në greqi. Greqia e sotme politike, civile, shoqërore, idiosinkrazike apo eksentriko-narciste dhe mbi të gjitha konceptuale evokon përfytyrime të një siluete apo penjuári meskin i cili mundohet të formoi me njëmijë e një mënyra, kartografinë influencale gjuhësore dhe ekonomike në ballkan dhe më tej. Për të sqaruar – nëntitulli ishte në njërën nga gazetat më me influencë në Greqi me një shtojcë pyetësoro-çuditëse nga unë: eleftherotipia ose shtypi i lirë, në datën 28/12/o7 ku një regjizor gjermano-grekë vë në skenë këto ditë “tragjedinë mentale greke” duke e analizuar përmes stilit komik – dmth, «Δεν θα γίνεις Ελληνας ποτέ, Αλβανέ - Αλβανέ...» ose «dhen tha jinis elinas pote, alvane, alvane» ose «nuk do bëhesh kurr grekë, o shqiptar, o shqiptar». Sa komike është kjo për shoqërinë shqiptare që jeton atje dhe se sa oshilacion negativ do të ketë në shpirtrat e fëmijëve apo komunitetin emigrant, kjo “aftë epizotike”, le t’ia lëmë kohës të gjykoi!?

I

Antropologët, faktojnë se njeriu dhe kafsha kanë virtyte të përbashkëta – dhe njëri nga më kryesorët është unik për të gjitha qeniet, dhe është ai se si gjallesat duke përfshirë edhe njeriun – kur zënë një copë tokë fillojnë dhe e thurin atë për të mos e ngacmuar ndonjë gjallesë tjetër grabitqare apo për t’u mbrojtur nga agresionet e jashtme ose fqinje. Sipas kësaj rezonance, Enver Hoxha ndoshta kishte të drejtë për thurjen e kufijve tanë në regjimin komunist – aty ai shihte kërcënim dhe mundohësh të mbrohesh (!) – antropologjikisht arsyetimi qëndron (!). Por, a përbën vetëm një kërcënim aksiomë apo arsye për t’u vetërrethuar dhe vetizoluar? A është rrugëzgjidhje në rajon dhe me tej, thurja dhe paprekshmëria e kopshtit tonë vetjak? Bie apo s’bie ndesh me doktrinën postempirike europiane ky animizëm shtazarak!? Pra, ne i provuam stimujt dhe qasjet antropologjike si shoqëri dhe ja – ku përfunduam në një kaos “demokratik” i sjell nga jashtë ashtu siç n’a e servirin në një pjatë boshe. Të kuptohemi, antropologët kanë shumë të drejtë por në regjimin tonë komunist mungonte një komponent që e sqaroj më poshtë. Promulgime sadiste nga grupe të ndryshme shoqërore ka patur dhe do të ketë por, adhominemi grekë dhe serb kalon kufijtë human. Disonanca të tilla “këmbëngulin” si mushka “xanxë” , dhe inter alia rrënjosin dritëshkurtësi ashtu si Thomas Hobbs përmes faktesh dhe antifaktesh vërtetonte rreth 350 vjetë më parë se: homo hominis lupus est (!). Një fjalë e huazuar nga poeti latin “Plauto” dhe në një përkufizim shqip do të thotë: njeriu është armiku më vdekje prurës për bashkënjeriun e tij (!). Një tjetër kjo dizonancë alarmuese që të

«Genesis Horribilis» vë në problematikë dhe të rrëqeth tërë trupin. Ndoshta, Hobbs ishte një observator apo i armatosur me armët sensibilizuese dhe mund të dallonte defektet antinjeri në atë periudhë, por, pa qenë e nevojshme të jesh i prirur për histori dhe filozofi mund të dallosh paradoksalisht maksimën “hobeniane” edhe sot – në ditët tona. Ajo shtrihet gjërë e gjatë dhe ulet këmbë kryq – ashtu si piketat e poleve veri-jug janë vendosur që nga lindja e galaktikave dhe pozicioneve të palëvisshme për shkak të garavitetit ndërplanetar. Këto qendra gravitacionale të përpunimit të “ideve gllabëruese” janë çuditërisht jug-veri dhe quhen serbi/greqi. Ato nuk pranojnë edhe sot, megjithë ndërndikimet ideologjikokulturore – të vënë në jetë “shqisën e gjashtë”, që është shqisa më e fortë dhe e kultivuar në nivel universal nga Aristoteli – “para”ardhësi i tyre dhe që q u h e t “arsye”(!). Dhe ja përse... Samuel Hantington, shkencëtar politik, në artikujt dhe analizat e tij të viteve 1993 dhe të përmbledhura në librin e tij "The Clash of Civilizations", ose “Përplasja e Kulturave” dikton, në mënyrën më kontraversale se perëndimi mbaron aty ku fillon ortodoksizmi dhe myslimanizmi. Në këtë teori të cilën ai e zgjeroi në vitin 1996 dhe ku i kundërpërgjigjet socologut Francis Fukuyama i cili sapo kishte shkruajtur librin e tij “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit” – ai kontaminon në mënyrën më pragmatiste Greqin�� rrjedhimisht edhe simotrën e saj sërbinë. Në frymën “handiktoniane” rradhitet edhe profesori grekë Kimona Haxhibiru – i cili realitetin grekë e përshkruan si më poshtë po në të njëjtën gazetë (eleftherotipia). “Dhe ai shkruan:Tezat e Samuelit të vitit 1996 dhe që u bënë “best seller” në nivel akademik – shqetësuan shumë intelektin grekë para një dekade. Shtresa greke u irritua, për arsye se greqinë Handiktoni e radhiti ndër shtetet e lindjes dhe se ajo nuk përbën pjesë të kulturës perëndimore. Në të vërtet, Handikton përbuzet skajshëm nga intelekti grekë. Handington vazhdon të argumentoi se politika greke vështirësohet të përshtatet në modelet, parimet dhe traditat perëndimore. Në procesin e rikompilimit të botës, pjesëmarrja e greqisë do të jetë përherë e më e vështirë. Një vlerësim i tillë “handingtonian” erdhi si rezultat i vëzhgimit të ngjarjeve dhe zhvillimeve të viteve 1981-96. Dhe mesa duket argumenton profesori grekë Haxhibiru, Handington kishte të drejtë, dhe kjo vihet re direkt

mbas mbarimit të lojrave olimpike të 2004-ës në Athinë. Liderët partiak, zgjidhen duke u bazuar në pankartat e tyre dhe jo në programe reformatore gjë që ka çuar në një pasiguri ekonomike dhe ka shtuar problematikat rreth qëndrimit evropian ndaj politikanëve grekë. Nga njëra anë qytetarët e sotëm në greqi, nuk kanë sensin e “ekonomisë” së të mirave materiale bashkiake siç janë uji dhe dritat, ku në të ardhmen do të jenë më të pagjëndshme. Në anën tjetër, evropianët janë në nivelin e seleksionimit të mbeturinave të tyre dhe ku riciklimi përbën komponent bazë. Abuzimet me të mirat materiale komunale, janë rregulluar striktivisht dhe ligji respektohet deri në një”. Në Evropë kemi gjithnjë e më shumë pjesëmarrje në elitat më të larta të një shteti nga ekstrakomunitarët ndërsa greqia ende nuk njeh kontributin në shtetformin grekë të arvanitëve dhe genocidin çam. Të gjitha këto e kanë çuar greqinë në një devijim perëndimor duke përforcuar aleancat e saj në Lindje, përkatësisht me rusinë. Ku jo vetëm që materializon planet rajonale afatgjata në lidhje me “arin e zi dhe atë të gazit” por edhe dislokon armët konvencionale ruse në tokën hellene. Dhe ku armatimi apo arsenali grekë përbën në nivel diplomatik dhe marrëdhëniet me jashtë, çështje parësore. Pyetja që ngrihet natyralist është: me cilët do luftojnë këta pasanikë? Duke parë se fqinjët jemi ne!?. Planet e Greqisë siç shihet në dekadën që vjen në lidhje me energjetikën do realizohen, dhe kjo përbën një komponent tjetër që Greqia mundohet në planin multilateral të zbatoi duke furnizuar edhe Evropën me energji. Ç’lojëra mund të luaj Greqia me Evropën në atë periudhë!?. Imagjinata shkon pashmangshmërisht te lojërat tashmë të njohura midis Rusisë dhe Kroacisë dhe ku ekzistojnë skenare për rikthim të ish republikave ruse nën dominim rus për arsye gjithnjë të njohura ekonomike. Vendet që gjenden në demarkacionin lindje perëndim duhet të zgjedhin dikur kampin aleat. Psh, vendet baltike dhe Finlanda gjendeshin për një kohë të gjatë nën influencën lindore por kur erdhi koha e “arsyes kazuistike” ato zgjodhën perëndimin. Finlanda në saj të aderimit perëndimor gjendet një shkallë më lart se britania e madhe me një GDP vjetore që arrin $48.140 të ardhura në vit dhe deklaron konsolidim të marrëdhënieve me Amerikën dhe BE. Ndërsa nobelisti Orhan Pamuk pohon, se progresi mund të kërkoi “mohim” të identitetit kombëtar. Në Greqi, slogani “karamalistik” që “i

13

Nuk do bëhesh kurrë “grekë” ...“o shqiptar”“o shqiptar”: a është kjo një lajthitje totale e shoqërisë greke?! përkasim perëndimit” është antipatizuar dhe stigmatizuar sistematikisht dhe sot në “kopshtin grigjial” kultivohet një qasje ekstreme rreth ideologjisë perëndimore. Duke parë qasjen “handiktoniane” në një optikë suplementare greqia dhe serbia do vazhdojnë të vuajnë “sindromën patriciste fetare” e cila të çon pashmanshmërisht në narcizëm mediokër. Greqia në këto momente është e ndarë në “tre korente politikë” të cilët gërshetohen dhe përshkruhen të fuqishëm në të gjitha administrat vendimarrëse. Korrenti i parë, është ai “klerik” dhe që influencon të gjithë grigjën teokratike. Një shembull do të ishte evident. Në këmbënguljet “simitiste” për heqjen e kryqit nga “shkopi i flamurit grekë” një kërkesë kjo e BE, nuk u arrit asgjë, përveç një debati publik. Në të njëjtën përpjekje mbeti edhe heqja nga “letrat e identifikimit konfiguracioni fetar”. Përsëri kërkesë nga BE. Sipas këtij konteksti, politika oligarke greke ashtu siç influencohet nga kisha serbe – sërbia i njëjti kohabitat ndodh edhe në Greqi. Përpjekjet sido që të jenë – sado rradikale, impasi social do të jetë i padiskutushëm. Korrenti i dytë është ai “neoliberalist” që mbështesin politikanët në të gjitha fushatat para dhe pas elektorale dhe ku shquhet inflacioni oligark. Por edhe këta mbështeten fuqishëm nga kleri grekë i cili dogmën e tij fetare mundohet t’a përçoj edhe në vende të tjera, si psh, në Shqipëri, me një sukses të paparë. Vini re, përfaqësuesit tanë politikë, sa shpejt adoptojnë atitudë klerike, duke uruar (pavarësisht se sa i ndjejnë ato apo jo, duke ditur se rrjedhin nga një sistem ateist) dhe stëruruar të gjitha grigjat fetare. A është kjo një shtirje sociale, a është ky një paradoks social, a është ky një agregat që uzurpon totalisht “udheheqjen e grigjës” dhe që mundohet të ndaj “plaçkën” e shtetit e cila vihet në saj të masës??? Europa e ka braktisur këtë koekzistencë, prej kohësh, në Greqi, serbi, kultivohet masivisht dhe që imitohet nga aktorët tanë politikë në mënyrën më të përkryer. Kemi dhe një korrent tjetër që sa vjen dhe fuqizohet duke asimiluar “vlera populiste” por në këtë rast ekstreme të djathta por që bëjnë pjesë në koalicionin “karamalis” dhe që quhet “karaxhaferizëm” në saj të liderit që përfaqësohet ky korrent antihuman. Sikurse ndodh e njëjta gjë edhe në serbi me të vetëquajturit “ultranacionalist”. Këtë e thekson edhe shkrimtari Vladimir Arsenijeviç duke përshkruar me mënyrën më të mprehtë “tragjedinë raciale serbe” dhe se si për ata shqiptarët përbëjnë «zezakët e bardhë» të Ballkanit. E ardhmja në Ballkan, për Serbinë dhe Greqinë, shfaqet me dy shpejtësi: a) atë të kapjes së “trenit evropianë” dhe b) “ngërthimit” gjithnjë e më

shumë në “idenë e pavdekshme bizante” ku në të bëjnë pjesë të gjithë ortodoksët e lindjes. Të mos harrojmë se “bizanti” përshkruhet dhe kultivohet si arritje dhe kolonizacion grekë dhe jo si arritje e shumë popujve që bënin pjesë në “elitën udhëheqëse” ku duhet të mos harrohet se në të bënin pjesë edhe shqiptarë. Pra, përse në marrëdhëniet me jashtë, Greqia sheh si armiq dy shtete, atë shqiptar dhe atë turk?! Parë në thellësi të historisë, ata vazhdojnë të besojnë se ne (turq dhe shqiptar) u kemi marr tokat e tyre, ato të bizantit, dhe këto i ushqen «lënda mësimore teologjike që mësohet në shkollat greke». Parë në një spektër reformist në “ministrin e arsimit grekë” kemi një inflacion në gjuhën greke edhe në Shqipëri (siç n’a mëson babai kler) dhe viti 2007-të u përshkua nga një debat publik që vazhdoi për shumë kohë rreth “korigjimit të historisë” atij të ciklit të ulët dhe të mesëm. Përfundimi, asgjë nuk u arrit, për arsye se ministria e arsimit bashkërendon dhe është e mishëruar në trupin teokratikë politikë grekë. Ja pra, edhe një impas tjetër social. Impakti i tij ndjehet më shumë se në asnjë njeri tjetër – tek emigrantët tanë të cilët s’kanë asnjë të drejtë sociale dhe vazhdojnë të vuajnë indiferentizmin politik shqiptar. Në të njëjtën rrugë po e çojnë kombin shqiptar shumë politikanë dritëshkurtër shqiptar, të cilët në vend që udhëheqjen e popullit t’a konceptojnë si një «tren ekspres» e konceptojnë atë si «superekspres» për oligarkët shqiptarë dhe «përrallë kapitaliste» për masën. Një epokë e re kjo që të çon në revolucion të vlerave kombëtare. Në Greqi dhe serbi kahet ekstreme ushqehen në saj të kultivimit shumë vjeçar dhe «rrëmihjes së kopshtit grigjial», ndërkohë në shqipëri nga politikanët tanë nuk shihet asnjë ndryshim nga fqinjët e tyre. Uroj që unë të jem i gabuar, por shihet qartë se të dyja partitë opozitare nuk kanë në programin e tyre asnjë kërkesë që populli ynë devotshmerisht mbron dhe kultivon në ndërgjegjen e tij prej shekujsh atë të kompletimit dhe rithemelimit të kombit shqiptar. Nëse do të shikonim në thellësi të ndërgjegjes së individidit më të thjesht në Shqipëri, në background-in e tij, ai është i lidhur me gjyshër dhe stërgjyshër të sakrifikuar në hapësirat mbarëshqiptare. Si t’a braktis këtë vlerë dhe flijim mbarëshqiptar qytetari i ndërgjegjshëm? Fundja, çfarë po kërkojmë më tepër se të tjerët (?!) vlerat, idealet dhe identitetin që e kemi unik. A nuk ushqejmë ne të drejta humane më shumë – me menyrën që kemi zgjedhur të jetojmë, a është gjeneratë konfrontuese ajo serbe dhe greke, a ka sjellë ortokdosizmi i tyre unik balanca në rajon, a kanë shteruar armiqtë e tyre (ne), a s’është mënyra që ata kanë zgjedhur duke zhvatur pjesët e trojeve tona që në lashtësi dhe deri më sot një gjakthithse, a është një «genesis horribilis» frustracioni që ka kapluar ata??????


LONDON FEBRUARY 2008

14

‘97 GREQIA DHE SHQIPËRIA Por Kranidiotis u përgjigj akuzave të ngritura nga Tirana se:

NGA EDITH HARXHI & MAL BERISHA (Vijon nga numri i kaluar) "Kranidiotis përfundon misionin dyditor në Shqipërinë eJugut" "Zëvendës Sekretari i Punëve të Jashtme, Kranidiotis përfundoi vizitën e tij dy ditore në Jug Shqipërisë ku u takua me përfaqësuesit e minoritetit grek, autoritetet lokale dhe përfaqësuesit e komiteteve të qytetareve në Gjirokastër. Takimi me kryeministrin Bashkim Fino u anulua për shkak të pamundësisë se këtij të fundit për të udhëtuar drejt qytetit të tij. Qeveria greke hedh poshtë pretendimet e Tiranes se vizita e Z, Kranidiotis ishte bere pa dijeninë e saj pasi Kryeministri Fino ishte I njoftuar për ketë. Një notë e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë e dorëzuar në Ambasadën Greke ne Tirane u fokusua ne takimin midis zëvendës sekretarit dhe përfaqësuesve të kryengritësve ne Jug të Shqipërisë. Nota tërheq vërejtjen se rebelet nuk njihen ligjërisht e për pasoje takimi është një provokacion.

”Qeveria shqiptare ka qene e informuar për vizitën time. Unë e njoftova zotin Fino, personalisht. Zoti Fino na tha neve se ishim të mirëpritur, prandaj edhe ne ndoqëm procedurat formale. Ne shkuam ne Shqipëri për të mbështetur atë qe ka filluar.. Vizita na ndihmoi qe të kemi një pamje të plotë të situatës ne Jug të Shqipërisë të cilën do ta kalojmë për shqyrtim ne qeverinë greke, ne Bashkimin Europian dhe ne qeverinë shqiptare”. Të njëjtën gjë përsëriti edhe zëdhënësi Reppas duke afirmuar se qeveria shqiptare ka qene ne dijeni ndërsa marrëdhëniet nuk do të dëmtohen nga ky veprim. Anulimi i takimit të zotit Kranididiotis me Z.Fino nuk kishte lidhje me demarshin e Ministrisë se Jashtme Shqiptare. Ndërkohe, Ministri I Jashtëm Grek, Pangallos bën një vizitë ne Shkup. Ai veç të tjerash trajton krizën ne Shqipëri dhe rrezikun e përhapjes se saj. Zëdhënësi Reppas tha sot para gazetareve se vizita e Zotit Pangaltos ne Shkup dhe Beograd lidhet direkt me situatën ne Shqipëri dhe sidomos lidhur me minoritetin shqiptar ne Kosove dhe Tetove. Vizita e Zotit Pangalos është një iniciative greke dhe përben kontributin e Greqisë ne përpjekjet për të shmangur destabilizimin nw Ballkan.

"Agjensia Telegrafike Shqiptare "ATSH", 18 Mars 1997 "Notë Verbale e Ministrise se Puneve të Jashtme të Shqiperise" Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës se Shqipërisë i paraqet komplimentet e saj Ministrisë se Punëve të Jashtme të Republikës Greke dhe i shpreh rezervat e saj lidhur me vizitën e bere sot me datë 18 Mars 1997, ne Gjirokastër nga ana e Zëvendës Ministrit të Puneve të Jashtme të Greqisë, Janos Kranidiotis. Qeveria shqiptare ka vlerësuar mbështetjen e palës greke si ne kuadrin dypalësh ashtu edhe ne kuadër të BE - se dhe të OSBE- se për zgjidhjen e krizës ne të cilën ndodhet aktualisht vendi yne. Ajo sinqerisht do të vlerësonte çdo veprim konstruktiv të palës greke qe do të kontribuonte sadopak ne përmirësimin e situatës dhe daljen përfundimtare të vendit nga kjo krize. Me gjithë interesimin e Ministrisë se Punëve të Jashtme të Shqipërisë, lidhur me vizitën e Kranidiotis, pala shqiptare, pra Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare ne Athine, janë njoftuar vetëm formalisht për realizimin e kësaj vizitë. Lidhur me ketë vizitë, nga qeveria greke nuk është marre miratimi paraprak ne parim dhe vlerësimi i palës shqiptare për dobinë e kësaj vizitë ne këto momente kur ne Shqipëri ndodhet aktualisht një mision shumëpalësh i BE- se dhe i OSBE- se ne përbërje të të

cilit ka edhe disa përfaqësues greke. Vetëm disa ore para realizimit të kësaj vizitë, pala shqiptare është vene para faktit të kryer se kjo vizitë do të behet. Ne kohen kur Qeveria Shqiptare e Pajtimit Kombëtar e Kryeministrit Fino, ne kontakte e bashkëpunim të ngushtë me OSBE -ne dhe BE-ne po bën përpjekje kolosale për zgjidhjen e krizës dhe stabilizimin e situatës ne vend, takimet e zhvilluara nga Kranidiotis ne Gjirokastër edhe me forca të cilat vetëm ata e dine se çfarë përfaqësojnë, duket se janë një injorim i organeve legjitime dhe institucioneve zyrtare shqiptare, por ne të njëjtën kohe përbejnë veprime të cilat çojnë ne acarimin e mëtejshëm të situatës ne Shqiperi. Ne mënyre të veçantë, deklarata e Z. Kranidiotis për nevojën e një zgjidhje politike është një inkurajim për veprime jo institucionale. Zgjidhjen politike e kanë përcaktuar partitë politike shqiptare duke miratuar në takimin me Presidentin e Republikës platformën e pajtimit kombëtar të cilën gjithashtu e ka përshëndetur edhe Kryeministri Simitis. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, duke përsëritur edhe një herë rezervat e saj lidhur me vizitën e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Z. Karnidiotis në Gjirokastër përfiton nga rasti t’i tërheqë vëmendjen Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Greke që veprime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen". Agjencia e lajmeve "ANA", 20 Mars 1997

"Ministri i Jashtëm Grek Pangallos zhvilloi bisedime me Presidentin Milosheviç dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë Milan Milutinovic. Ata u fokusuan ne krizën shqiptare. Gjatë bisedës se tij Zoti Pangallos u ndal në këto pika: - Rivendosja e stabilitetit politik ne Shqiperi; - Kontroll i rreptë mbi kufijtë për të evituar trafiqet e armeve drogës etj. -

Bashkëpunim midis ministrive të Mbrojtjes të dy vendeve.

Zoti Pangallos nënvizoi nevojën e bashkëpunimit të dendur midis Greqisë, FYROM-it dhe Jugosllavisë me qellim qe të formulohet një qëndrim i përbashkët ne takimin e Ministrave të Jashtëm qe do të mbahet ne Selanik me 9 Qershor. Zoti Pangallos tha se përhapja e krizës shqiptare nw provincën serbe të Kosovës dhe ne rajone të tjera të Jugosllavisë duhet të shmanget me çdo çmim. "Buletini "Athens News", 20 Mars 1997 "SIKUR BERISHA TË JEPTE DORËHEQJEN" "Drama e stërzgjatur në Shqiperi duket sikur nuk ka të mbaruar, tamam në një kohe kur njerëzit menduan se pak stabilitet në situatën tejet të tensionuar kishte filluar me ardhjen në fuqi të qeverise ekumenike të Bashkim Finos, kur Presidenti Sali Berisha refuzon të jap doreheqjen. Refuzimi i "njeriut të fortë" të Shqipërisë nuk i përmbush kërkesat kryesore të protestuesve. Berisha mund ta ç’tensionoje situatën nëse do të jepte dorëheqjen vetëm disa ore para ultimatumit të kryengritësve. ...Ri-dalja impresive në skenë e liderit Socialit Fatos Nano, tregon se ka alternative tjetër përveç Berishës. Nëse pritja popullore qe ju be Nanos herën e pare qe ri-doli në skenë mund të quhet tregues, atëherë Nano mund të veproje si force e moderuar dhe stabilizuese qe do ti ktheje vendit qetësinë. Natyrisht kthimi në normalitet do të ndodhe vetëm kur Berisha të japë dorëheqjen. Persa kohe qe ai do të refuzoje të dëgjoje të tjerët dhe të vazhdoje të sillet si patriarku i popullit shqiptar, qe ai në të vërtetë nuk është, situata do të keqësohet edhe me tej..." Artikulli i mëposhtëm është shkruar nga Dr. Dimitrios Trintaphillous, Zv/drejtor i Fondacionit Helenik për Politiken e Jashtme dhe Evropiane ELIAMEP, i cili gjatë pjesëmarrjes se tij në Konferencën "Per Sigurimin Demokratik dhe Stabilitetin rajonal" të organizuar me 15 shkurt 1999 në Tiranë, pati takime të veçanta me të dy liderit e përmendur në artikullin e mësipërm duke shprehur konsideratën e tij të lartë per të dy politikanët Shqiptare. Vijon>>>


LONDON FEBRUARY 2008

"Kosova është një rast absolutisht unik dhe nuk përbën kurrfarë precedenti të ri, as të rrezikshëm", Noel Malcolm Sa shpejt mund të pritej zgjidhja e statusit të Kosovës? Noel Malcolm: Duket sikur e ardhmja e Kosovës do të vendoset brenda gjysmës së parë të këtij viti. E di që është e lehtë të jesh shumë optimist për këtë çështje, por nuk duhet nënvlerësuar kapaciteti i diplomatëve dhe politikanëve ndërkombëtarë për të shpikur më shumë vonesa e taktika për të shmangur vendimin e fundit. Megjithatë, pas deklaratës së presidentit Bush në Tiranë, në qershor të vitit të kaluar dhe pas shenjave të qarta që janë dhënë nga lojtarët kryesorë ndërkombëtarë në këtë situatë, mendoj se është mjaft e qartë se brenda pak muajsh do të kemi njohje të Kosovës së pavarur nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, e kur kjo të ndodhë, Kosova do të bëhet e pavarur. "Kosova - zgjidhje mund të jetë vetëm pavarësia" është titulli i një artikulli të shkruar prej jush në vitin 1998 në Britani. Atëkohë, në fakt, mund të ketë pasur plot politikanë ndërkombëtarë që nuk ia kishin dëgjuar as emrin Kosovës. Pse ishit i sigurtë që atëherë se pavarësia ishte zgjidhja e drejtë për Kosovën? Noel Malcolm: Atëherë isha i sigurtë për të njëjtat arsye që jam i sigurtë edhe sot. Praktikisht, nuk ekziston asnjë mundësi tjetër serioze për stabilitet afatgjatë në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo u bë e qartë në vitet 80-të. U bë e qartë qëkurse erdhi në pushtet Millosheviqi që ky territor nuk do të trajtohej si pjesë normale e qeverisjes nga Beogradi. U bë krejtësisht e dukshme që e ardhmja e shqiptarëve të Kosovës do të sigurohej vetëm në një shtet të pavarur kosovar. Gjithçka që ndodhte pasi kisha shkruar ato fjalë në vitin 1998, veçse ma forconte bindjen për pavarësi, megjithëse kisha qenë i bindur për këtë. Megjithatë edhe sot nuk mungojnë argumentat pro dhe kundër pavarësisë. Shqiptarët e Kosovës kërkojnë hiç më pak se pavarësi, serbët e barazojnë pavarësinë me destabilitetin e Ballkanit, ndërsa rusët flasin për të ashtuquajturin precedent. A pajtoheni ju me qëndrimin e shqiptarëve se Kosova është rast unik? Noel Malcolm: Unë mendoj se në një kuptim të rëndësishëm, Kosova përbën një rast unik. Në një këndvështrim tjetër, po kaq të rëndësishëm, duhet të kuptojmë se ajo nuk krijon ndonjë precedent të ri. Kosova është një rast unik për shkak të asaj që pamë në vitin 1999. Ne pamë aparatin shtetëror të një shteti modern europian, pra shteti Serbi e Mal i Zi që kishte mbetur nga ish-Jugosllavia, të përdorej për përzënien e një përqindjeje të madhe të popullsisë së një territori. Ai aparat i dëbonte, u griste dokumentat e identitetit me qëllimin e qartë për të mos i lejuar të kthehen më. Që prej vitit 1945 nuk kishim parë gjë të tillë në Europë. Kjo ishte gjë e

15

"KOSOVA ËSHTË RAST UNIK DHE JO PRECEDENT" jashtëzakonshme që gëzoi popullaritet në radhët e serbëve të zakonshëm. Ku ishin marshimet e mëdha të protestës nëpër rrugët e Beogradit kundër dëbimeve? Thjesht, nuk pati të tilla.

Sikur Millosheviqi të kishte pasur sukses në manovrat e tij, ai do të kishte gëzuar popullaritetin e njerëzve të vet. Kjo më ben të mendoj se mungon legjitimiteti themelor demokratik në rastin kur Beogradi pretendon ndonjë të drejtë morale për të qeverisur Kosovën. Kjo, pra, e bën Kosovën një rast absolutisht unik. Por qasja tjetër që nuk është theksuar sa duhet ka të bëjë me faktin se në Jugosllavinë e vjetër, Kosova ishte një nga njësitë e sistemit federativ. Ndaj them se nuk kemi të bëjmë me ndonjë precedent të ri. Ne po ndjekim precedentin e vjetër, sipas të cilit, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnja u bënë shtete të pavarur, sepse edhe ato ishin njësi të federatës. Ajo federatë u shpërbë, u prish krejtësisht. Ky është interpretimi zyrtar i asaj që ndodhi. Kjo do të thotë se nuk është diçka që do të ndodhë në Turqi me kurdët, sepse Turqia nuk është federatë, por edhe po të ishte, nuk po shpërbëhet. Kjo gjë nuk do të ndodhë as me baskët në Spanjë. Me fjalë të tjera, Kosova nuk krijon precendë të rrezikshëm në të ardhmen, por ndjek një precedent korrekt tashmë të përcaktuar me shpërbërjen e Jugosllavisë. Kur Kosova ta shpallë pavarësinë e, sikurse ju parashikuat, të njihet nga fuqitë e mëdha perëndimore, disa mund të friksohen se me krijimin e

Nol Macolm, miku i madh i hqiptareve gjate dekorimit nga ish -presidenti Moisiu dy shteteve shqiptare, Shqipëri e Kosovë, do të prishet ekuilibri në Ballkan. Mendoni se ka bazë për një shqetësim të tillë? Noel Malcolm: Unë nuk shoh ndonjë rrezik apo kërcënim në këtë mes. Në fillimin e viteve 90-të kur Moldavia po përcaktohej si një shtet i pavarur, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, mund të thuhej se 'ky është një kërcënim i tmerrshëm për rajonin', sepse Moldavia përbëhet kryesisht nga popullsi rumune e, pra, po na krijioheshin dy shtete rumunë. Është interesant, se në atë kohë shumëkush priste që Moldavia të bashkohej me Rumaninë. E prapë askush nuk mendoi se kjo do të përbënte ndonjë katastrofë

për rajonin. Që prej asaj kohe, kemi dy shtete fqinjë, Rumani e Moldavi, ku flitet rumanisht. Mos e kanë shkatërruar ato ekuilibrin e sigurisë në rajon? Sigurisht që jo. Fakti është që ne kemi disa milionë shiptarë në Shqipëri e disa milionë shqiptarë në Kosovë. Kjo gjendje do të vazhdojë, pavarësisht statusit zyrtar, pavarësisht kufijve. Rreziku lind vetëm nëse ata kanë ndonjë arsye politike për të kërcënuar apo bërë luftë me fqinjët. Unë nuk shoh arsye të tilla. Prandaj edhe nuk e shoh fare as rrezikun. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e në gjithë rajonin po kërkojnë integrim euro-atlantik. A

nuk është kjo dëshmi se frika nga "Shqipëria e Madhe" është thjesht një mit? Noel Malcolm: Gjithë diskutimet për "Shqipërinë e Madhe" që kemi dëgjuar gjatë viteve të fundit janë zhvilluar nga politikanë të vendeve të tjera, që përpiqeshin të ngrinin kundërshti për statusin e Kosovës. Unë mendoj se ky është një kundërshtim fals. Në të vërtetë dy herë fals. Së pari, sepse unë besoj që, edhe nëse Kosova e Shqipëria bashkoheshin, kjo nuk do të sillte ndonjë kërcënim për vendet fqinjë. Së dyti, sepse, sinqerisht, nuk mendoj se ky është skenar realist. Unë mendoj se varet shumë nga se si u shtrohet pyetja njerëzve. Po t'i pyesësh shqiptarët nëse janë bërë gabime dhe padrejtësi gjatë përcaktimit të kufijve në vitin 1913, sigurisht që do të thonë "po". Nëse i pyet se a u pëlqen ideja që një ditë, në të ardhmen, gjithë shqiptarët të jetojnë së bashku në një shtet, mendoj se thuajse gjithë shqiptarët do të thonë "po". Por nëse i pyet se a do të votonin nesër për t'u bashkuar e për t'u qeverisuar nga një qeveri e përbërë kryesisht nga shqiptarët e anës tjetër, mendoj se përgjigja e ndershme e shumicës do të ishte "jo, për këtë nuk do të votoja që nesër"! Unë sinqerisht besoj, se, pas pavarësimit të Kosovës, nëse do të organizoheshin referendume në të dyja anët, nuk do të kishim votim pro një Shqipërie të bashkuar. Unë mendoj se kjo tezë është përdorur si një lloj kërcënimi kundër mundësisë së pavarësisë së Kosovës, po që mendoj se është një kërcënim fals. Sokol Gruda BBC


LONDON FEBRUARY 2008

SHITJE Shes lokalin afarist në qendër të Prishtinës (pas postës së re) rruga “Kroi i bardhë”, Lamela B, nr. I lokalit 71 G me sipërfaqe prej 48.34 metra drejpërdrejt nga Ndërmarrja Publike Banesore. Të interesuarit mund të kontaktojnë Sami Islamin në numrat: Mob. 07832328374 ose në shtëpi 020 88301214. LAJMËRIM Nëse jeni të interesuar që merrni shpejt patentën britanike për drejtimin e automjetit, atëhere kontaktoni Sami Islamin dhe do të gjeni ndihmën e dëshiruar. Numri im i telefonit

është

07832328374 Albanian Services & Services for Albanians

Welcome to Albaniancontacts.com Britain's first Guide to Albanian Businesses and Services Do not miss out... When you advertise your business or service with albaniancontacts.com you can guarantee value for money. We offer you great customer service and are looking forward to talking to you about advertising your business. Please feel free to contact us using the details below: Albaniancontacts www.albaniancontacts.com 164 Fonthill Road London N4 3HP info@albaniancontacts.com Tel/fax 0207 2633 661

16


LONDON FEBRUARY 2008

I pari restaurant Shqiptaro-Turk në Britani

17

Vetem ne CRYSTAL mund te gjeni kuzhinen e munguar Ne ofrojme specialitetet e kuzhines shqiptare, turke & mesadhetare Ju garantojmë cilesinë e lartë, çmimet e arsyeshme dhe sherbimin e kërkuar

Adresa Crystal Restaurant 522 Holloway Road London N7 6JP

ALB-UK TRANSPORT TRANSPORT MALLRASH

LONDER - SHQIPERI Transportojme mallra per ne Shqiperi *Çmime speciale per pesha mbi 30 Kg *Mbledhje falas neper shtepite tuaja per pesha te renda *Hapur cdo te diele 10 AM-04 PM ne: Safe store 105 Mayes Road Wood Green London N22 6UP

NGJITUR ME SHOPING CENTRE

07727033937 07817797374


GËZUAR SHËN VALENTININ LONDON FEBRUARY 2008

Lakmoj të kem amnezinë

Netila Qarri

Ironike apo jo? Kam arritur në një pikë Ku lakmoj të kem amnezinë Veç kështu do të mund Të harroja çdo gjë Dhe të lirohesha nga kthetrat E vuajtjes që po më shkakton Vdekja jote Nënë! *** Kur ëndërronim dashurinë Nuk ishim të lirë të dashuronim Kur i këputëm prangat e robërimit Me mburrje shkelëm Mbi dashurinë

Agim Shabani

Rendëm pas epsheve E lamë atë të endet Shtigjeve te errësirës

Nuk ditëm të shohim dritën e saj Dhe pse vezullimi është i pa krahasueshëm Zemrat e verbuara Dinë të ecin vetëm Nëpër terr Bota do ishte një para-parajsë Është një para-ferr

18

Bebushi… Gishterinjte e vegjel qe perkedhelin murin e bakut nga brenda kerkonin meshire dhe ndihme. Frymemarja e lehte e bebushit levizte barkun, pak te fryre, sipas ritmit te frymemarjes. Pak me poshte dukej rrahja e zemres se tij/saj. - Mamush mos me lendo, mos ma mer frymen, rrahjen e zemres, mos e vrit kete bebush te vogel qe rritet brenda teje cdo dite. Vere pak doren mbi bark, e ndjen dhimbjen qe ndjej, e prek hunden time qe te ngjan ty, po syte e bukur si te babit. Mbylli syte dhe shikoje buzeqeshjen time qe te mahnit, te ngjaj kaq shume o ma… mos me lendo, me jep nje shanc ta shikoj boten, me ler qe keta syte e mi te te shikojne ty, te shohin lumturine kur une te lind…Do te bej krenare o ma, mos Elona Hysa me vrit, degjome si kendoj, degjoje ninullen qe ma ke kenduar nje here te vetme por e kam mbajtur mend, degjoje fjalen ‘mami’ si tingellon nga buzet e mia, po te kam mamushe dhe te kam xhan por vetem nese me mban. Mos te lutem, mos me lendo, kam dhe une ndjenja, do me hudhin ne mbeturina, sdo kem vlere per askend tjeter vec trupit tend dhe teje. Ishin dy vendime qe nena e re mund te vendoste, te mbante kete krijese te rralle qe rritej brenda saj dhe fliste me te, ose te bente abort duke shkaterruar jeten e saj si dhe te nje bebushi te vockel qe i meshirohej per jeten e saj/tij. Thone te behesh nene- eshte e mrekullueshme dhe ndjehesh mbi qiell, pse valle nuk ndihem keshtu? Me eshte permbysur i vetmi qiell para syve, toka eshte e zeze, e shemtuar, s’ka lule, ska bar, ska uje, vetem gjarperinje te llahtisur, te c’orientuar… c’po ndodh valle? Me Fal o bebush, falme te lutem, nuk di c’po bej, mblidhi lotet e mij, mi dhuro kur te jem shuar, mi dhuro me urrejtje, mos me do… qaj nga urrejtja, jo nga dashuria… urreje kete trup qe te mban brenda, nuk e meritoj dashurine tende te pafajshme, te njome, qe mbart kaq arome te kendeshme nga zemra jote e vockel por kaq e madhe, do jesh gjithnje gonxhja ime me e bukur ne universe. Me fal…

MISTERIOZJA Fatmir Terziu Kur e pashë për herë të parë në stacion, ajo ishte gati t'i hypte trenit. I binte në sy një valixhe-çantë e madhe lëkure deri në lartësinë e gjunjve të saj. Kishte veshur një palë pantallona doku ngjyrë kafe dhe një bluzë në ngjyrë jeshile të çelur me mëngë të përveshura lart deri në bërryla. Sy të zinj, flokë të zeza, mes një hijëzimi të errët, e re, misterioze. Pasi e vuri në mbajtësen e çantave, aty mbi kokën e saj, atë valixhe-çantë të madhe e të rrëndë, ajo u ul në një kolltuk përballë meje. Pastaj treni ngjyrë gri me ajër të kondicionuar vazhdoi udhëtimin pesë orësh drejt Zvicrës. Përrenj alpinë gurgullonin me ujin e tyre të ftohtë e të shkrirë nga akujt që shuheshin ngadalë në atë ditë me diell. Fushat dukeshin si në zjarr nga ndriçimi i lulëkuqeve që mbushnin hapësirat e tyre në atë muaj maji. Tentova të dremis. Pastaj tentova të bëj një bisedë me personin që ishte ulur pranë meje në tren, por pa sukses. Atëherë unë e vura re atë prapë, duke ia hedhur gati vjedhurazi shikimin tim. Ajo në çast ishte duke mbajtur një tufë të madhe lulesh të bukura, dhe ndoshta ishte përhumbur në kujtesën e dhuruesit të luleve. Unë lëviza përgjatë rrjeshtit dhe u ula direkt përballë saj. “Wie heissen die Blumen?” – e pyeta unë atë. Përgjigja e saj e vetme për pyetjen time për lulet ishte vetëm një buzëqeshje. Oh, thashë me vete. Qenka Italiane, jo Gjermane. Bëra më tutje dhe e pyeta një pyetje më të pjekur, më të menduar me kujdes. Ajo akoma hezitonte të më përgjigjeshe. Mendimi që ajo mund të ishte memece më ngacmoi si për çudi në moment, por unë e flaka tutje atë idiotësi çasti. Nga që kjo ishte Zvicra, unë kisha një zgjidhje të fundit; mendova se ishte Franceze. Përgjigja ishte prapë si më parë. Vetëm një buzëqeshje si ajo e Mona Lizës. U shtriqa prapa, i riktheva buzëqeshjen dhe u mundova që të dukem misterioz, i painteresuar më shumë për të. Një mision që gati ishte përmbushur që në lindje të tij; duke përfshirë robat e mia: që ishin një kapele si ato të peshkatarëve, një bluzë të kuqe, pantallona me ngjyrë të verdhë me viza dhe këpucë atletike lëkure. Në momentin që unë isha gati të largohesha, Mona Liza foli: “A flisni spanjisht?”- ajo pyeti. Përse unë nuk kisha menduar për këtë. Ajo ishte spanjolle! Me të gjitha ndjesitë njërëzore, unë fillova të rrëmoj në brendësi të çantës sime, pë r librin e duhur të gjuhës spanjolle. Unë mësova pastaj se ajo ishte beqare dhe e punësuar në një azil pleqsh në Madrid dhe ishte duke udhëtuar drejt Gjenevës për të vizituar familjen e saj. Ajo gjithashtu

më doli të ishte një njohëse e dobët dhe paragjykuese e kostumeve nacionale dhe theksit të të folurit, për të njohur njërëzit, duke më marr mua në fillim si një anglez, pastaj për një gjerman. Unë isha si duket specia e parë, që ajo kishte takuar në jetën e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa për të qeshur më vinte, mua amerikanit nga Ballkani. Për çfarë ne folëm saktësisht unë nuk mbaj mend por dita kishte fluturuar. Unë i druhesha arritjes sonë në Gjenevë, ku ne do të ndaheshim. Aty nga fundi i ditës, ajo që unë frikësohesha mbërriti. Ne u sorrollatëm për një kohë rrugëve të bukura të qytetit, duke kundrisur kafenetë dhe kapuçinot e tij. Vështruam vitrinat e dyqaneve nën dritën e fundit të ditës dhe e mbushëm bisedën tonë me të qeshura. Kur treni im erdhi, ne i thamë njëri-tjetrit mirëupafshim me një ndjenjë të madhe. Të dy kishim një gjë për të thënë... Por, njërëzit e saj, duke qenë nga periferia e qytetit e prisnin atë dhe mua më duhej të plotësoja udhëtimin tim drejt detyrës. Ne shkëmbyem adresat dhe unë i hypa trenit duke e lënë atë pas. E lashë atë pas vetëm fizikisht, pasi në sytë e mi ajo ishte ende e pafshirë, ende sikur ishte para meje... ** Sot jeta ime nuk është aq e lirë siç ishte atëherë. Ashtu si shumë njërëz unë po rris fëmijët e mij, udhëtoj nëpër qytet, bëj punët e mija dhe i jam përkushtuar familjes. Por unë shpeshherë mendoj për ato ditë kur jeta ime mund të bëheshe shumë shpejt e hidhur dhe e ëmbël, kur mundësitë e mëdha vinin dhe iknin me një të hapur të gojës. Shpeshherë u ritregoj detalet e asaj dite pranvere të tjerëve, duke ndryshuar pak faktet, duke e bërë vajzën shumë të dëshpëruar dhe veten time shumë të ftohtë. Në njërën nga versionet e mija vajza padyshim më mbushi mendjen mua. Sidomos gruas time i pëlqen të më dëgjoj mua që të vazhdoj në këtë mënyrë. Megjithatë, ajo gjen variacionet e historisë sime si shumë të pabesueshme. Ajo insiston që në tren ishte e padëshpëruar, duke shtuar atë që unë isha as i larguar dhe as i afrueshëm dhe se ajo e la Zvicrën një vit më pas atij viti që të martohej me mua edhe pse isha veshur me atë uniformë. Ne të dy flasim tani të njëjtën gjuhë, gjuhën e bukur shqipe, madje shpenzojmë orë të tëra që t’ua mësojmë edhe fëmijëve tanë. Ne dy shqiptarë, që udhëtuam në një tren, që folëm në disa gjuhë dhe që kishim harruar të themi tonën: “Tungjatjeta!”.


LONDON FEBRUARY 2008

NGA JENI MYFTARI Ishte mëngjes herët. Tisi i natës, vazhdonte të mbante të shtrira mbi qytet, krahët e tij. Vesa që binte, e bënte akoma më të ftohtë mëngjesin e atij fund nëntori. Makina që lëvizte me shpejtësi, la pas kryeqytetin dhe u drejtua në rrugën e aeroportit. Në kabinë përveç shoferit, ndodheshin tre pasagjerë. Një burrë dhe një grua në moshë dhe një vajzë e re. Vajza kthen vazhdimisht kokën pas, duke parë me sytë e mbushur me lot, se si mbeten pas, dritat e qytetit të saj të lindjes. Zëri i shoferit, që mundohej të bëjë shaka, për të lehtësuar momentin, vinte në veshët e vajzës, si të buronte nga mjegullnajat e thella. Dhe ja, nën dritat e makinës u duk hyrja e aeroportit. Zbritën të gjithë dhe u drejtuan në sallën e kontrollit të pasaportave. Lotët e nxehtë të nënës, që rrokulliseshin faqeve të brishta, bashkoheshin me pikat e vesës dhe njomnin tokën e ftohtë, sikur donin t'a ndiznin atë, me nxehtësinë e dhimbjes së tyre, që buronte nga zemra. Ishte e rëndë ajo ndarje. Momenti rëndohej më shumë nga mungesa e babait të sëmurë, të shtruar në spital, atje larg në Itali dhe e vëllait që shoqëronte babanë. Vajza qëndronte me një buzëqeshje të ngrirë në fytyrë e me lotët e mbledhur në grykë, që mezi pritnin të gjenin rrugën e daljes e të rrokulliseshin faqeve, të bëra akull nga ndjenja e ndarjes dhe të mavijosura nga thëllimi i atij mëngjesi. Tik taku i orës së varur në murin e aeroportit godiste trurin si ushtima e një tërmeti të brendshëm, që rrënon gjithçka që në valën e parë. Fytyrat e përgjumura të punonjësve të aeroportit, nuk të jepnin asnjë ndjenjë afërsie.

Ndarje ... Duart e nënës dhe bijës ishin kapur fort, si të donin të mos shkëputeshin dhe t'a shmangnin këtë moment. Dridheshin të dyja dhe, në këtë kapje duarsh sikur mbështesnin njëra-tjetrën, për të mos rënë në tokë. Edhe burri që i shoqëronte ndodhej pranë tyre. Sytë e tij lotonin dhe ai nuk mundohej t'i fshihte dhe nuk i vinte aspak zor, t'i linte të shkonin poshtë faqeve, të prekura nga rrudhat e moshës. Ai ishte daja i saj, i cili ndodhej aty si të donte të ngushëllonte vajzën, për mungesën e të atit dhe të vëllait. Herë pas herë, vajza kthehej, fliste me të dhe e puthte lehtësisht. Ajo mundohej t'u jepte kurajo dhe t'i ngushëllonte edhe pse vetë, kishte aq shumë nevojë për kurajo në ato çaste. Koha fluturonte dhe ora e ndarjes afrohej me shpejtësi, duke hedhur tutje, pa mëshirë, minutat e fundit të qëndrimit bashkë. Ishte akoma natë. Kjo natë mbulonte zemrën e nënës dhe të bijës dhe bëhej më e thellë nga mendimi se ç'do të ndodhte më pas. Po më pas?? Kjo pyetje ishte ngulur si një turielë në tru dhe kishte ngecur aty, si pyka në nyjën e drurit. Vajza afrohet për të paraqitur pasaportën dhe kaluar bagazhin. Të gjitha veprimet i bën instinktivisht, pa e patur mendjen aty. Po kështu instiktivisht i përgjigjet punonjëses së linjës ajrore, e cila e pyet për diçka. Për çfarë e pyeti? Vajza nuk e di, se mban mend. Mendja e saj punon intensivisht në shumë drejtime. Një moment është aty me nënën dhe dajën, ndërsa tjetrin fluturon atje, tek babai i saj. Hyn në dhomën e spitalit dhe ulet pranë shtratit të tij, i vendos dorën mbi ballë dhe e përqafon me dashuri bije. Në këto çaste ajo e ka harruar këtë aeroport të ftohtë dhe

LULJA E KUJTIMIT Kam mbetur me copesat e kujtimit neper duar, me aromen e fresket te aromes tende, ne puthjen laquriqe te asaj nate, i mbetur jetim, si nje femije vejushe. Keqardhja ecen ne shtratin e kujteses, ne uiskin e endrres dhe vegimin e shpreses, ma percelluan flaket e pasionit, shpirtin e zhuritur nga qymyri i ndjenjes. Te them te dua…?! O fjale brilante e mekuar ne detin e mallkimit. Sa i pafat paskam qene…?! Me mallkove ti, apo une mallkova vetveten, ne mallkimin tend te pashpirt, strukur ne konturet e nje bote bastardesh, qe sillet ne rrethin vicios te merzise, me syte e padukshem te mashtrimit, me mbyte te terin ne detin e zhgenjimit, ne konstruktin e lotit, lodhjes, perteses, derdhur mbi hijet kufoma te harreses Tomor Bahja

19

nuk e dëgjon zhurmën e avionit që ulet mbi pistë. Puthja e nënës e nxjerr nga mendimet dhe ajo i rikthehet realitetit, të veshur me ngjyra loti. Po. Ka ardhur më në fund momenti i ndarjes. Zemra e vajzës këlthet nga dhimbja por, ajo mundohet t'a fshehë dhimbjen pas asaj buzëqeshje të ngrirë, që ka vendosur mbi fytyrë. I puth dhe përqafon me dashuri, nënën dhe dajën. I rrethon të dy me krahët e saj, sikur do t'i fusë në gji dhe t'i marrë me vete. Nuk do të ndahet. Zemra thotë, jo. Por koha s'ka mëshirë. Duart shkëputen me vështirësi dhe mbeten ashtu të shtrira drejt njëratjetrës. Vajza largohet një hap edhe një tjetër dhe ... lotët e nënës e thërrasin të kthehet pas. Kthehet dhe përsërit atë rit të dhimbshëm të ndarjes. Por s'ka më kohë. Mundohet të grumbullojë në vetvete të gjithë forcën e saj, për t'ia lehtësuar nënës këtë moment. I dhuron një puthje, një buzëqeshje, i merr duart e saj i fut në gji dhe më pas i afron tek buzët dhe i puth fort e ... përsëri duart shkëputen nga njëra-tjetra. Ajo ecën drejt pikës së kalimit të kufirit, me kokën e kthyer pas. Nuk sheh se ku shkel, ku i ve këmbët. Ato ecin vetë, pa i kontrolluar. Vajza e mban kokën pas, derisa ata nuk shihen më. Shkon drejt derës së daljes dhe ngjitet në avion. Zhurmat përreth sikur u tretën dhe ajo ndien vetëm zbrazëti. Tisi i natës, tashmë ka filluar të çahet nga drita e ditës. Me sytë e ngulur tek dritarja, duke parë për të fundit herë dritat e qytetit të saj, vajza më në fund i le lotët të rrokullisen poshtë dhe të mbulojnë fytyrën e akullt. Këtu ajo është vetëm. Pa nënën dhe dajën e saj pranë dhe mundet të qajë sa të dojë, pa u përpjekur të mos lëndojë më shumë, ato zemra të çara nga dhimbja e ndarjes. Avioni lëviz dhe lë dalëngadalë tokën, poshtë nën trupin e tij. Tashmë ai fluturon në zbrazëti, por zbrazëtia në shpirtin e vajzës është më e thellë, se ajo në të cilën fluturon avioni. E nesërmja?? Kërcënuese apo e bardhë?? Sido që të jetë ajo është aty ... në atë zbrazëti të pafund.

Gllaberim ndjenjash! Po qe se komunikoje me njerezit, Ata zbrapsen nga majat e larta te egersise. Nuk ka leverdi as thenia e embel e te “falurit” E as krenaria e heshtun e mbyllur ne vetvehte. Zbrapsem…zbrapsem sikur Xhonturqit ne fushen e mellenjave. Dikush me ndal, e therret, ‘ndal o trim se keshtu me s’ben, gjithe jeten e EMANUEL BAJRA jeterave u zbrapsem’ Poshte, ia ktheva, poshte ti e hakmarrja jote. Une nuk di te zbrapsem, Une di te urrej, lendoje, te mallkoje e jo te dua. Fusha e mellenjave m’I mesoje keto Do te kisha deshire te maturohem me heret. Vetedijen e kam lene, E lashe edhe ndjenjen per dashuri, E as fuqi per te ngrene nuk gjeje … humba gjithcka Sepse ashtu desha vete. I mallkuem, fjale e vogel eshte, kjo pergjigje s’jep, I harruem, harron edhe vete se kush jam, Ama kurbetqar…, paj per zotin me ka hije e krenar jam.

GËZUAR SHËN VALENTININ


GËZUAR SHËN VALENTININ LONDON FEBRUARY 2008

MALI I VJERRUR PETRIT KUÇANA hinja nuk është akull, as trotuar shterpan që nuk sjell kalimtarin e pritur. Është një filxhan kafeje që serviret si kafka e një guri të ikur apo të paktën të lëvizur përlutshëm , kur harpa zhurmëroi shkrumbin e malit të vjerrur, bri ndrydhjes së akuariumit. Thinja është zarf i pashkruar helmi, krejt i tjerrur në hojet e bletëve që vodhën hapin. Hapi është krah. Krahu është ujë. E bukën e dheut e mbledh, si krahët e gjinkallave të martirizuara në britmën e tingullit të rreshkur prej diellit. Buka e dheut qëllon e pjekur vrullshëm po prej diellit në poshtëfytin ku mbarsen retë e virgjëra ardhur prej krahut det. E qënia e vendosur para kafesë së gurtë filxhan, dredh një cigare prej ajri dhe e mbështjell në shenjtërimin e mollës që kurrë nuk u poq. Ajri është i ashkëlt e porosia sillet e pashukatur, për të ruajtur më shumë fronin e braktisjes. Është më shumë se mace e lagur, largesa e mbërritur deri në nënfundin (akoma) të papështyshëm, ku rrjedhin binarë e kapilarë, të injektuar me lyrat drusore të vjeshtës së shartuar me shi. Shiu nuk herret, pra nuk guxohet që të numërohen lyrthërimet shpirtërore të qenies së vendosur para kafesë së gurtë filxhan kryekëput i kapur me shtigjet e shtyllës së kurrizit, të ruajtur nën xhaketën e varur në kryqin e plakur, poshtë trajektores së pikur mbi fushën floktore. Puthja e lëngshme është vetëm një molekulë shiu në barkimin e flokëve. Thinja çahet pa shiun lëkurëlyrshëm. Por zhgënjimi është më shumë se një fole, ku zatetesh si folja e përcëlluar në kohën e ngrictë. Apo... si fjala e zhytur në tretësitë, ku u zbardh e mbeti pa pikë fryme, por me mish të bardhe e më flokë të llumta, krejt si vera, pija e padashuruar e mbetur në fund të shishes së qelqit bashkë me bjerrjen e tapës. Mes flokut e biodiversitetit. Gjindje e zhurmshme. Është vjedhur legjenda pa kurrfarë kurore. Askujt nuk i bëri përshtypje as sa con miza në krahë. Stilistët ishin të drujtshëm si fillim, derisa ja marrin dorën punës e mëpastaj krijuan imazhet statike që u rrotulluan edhe natën në jastëkun e lagur prej djersëve, ndonëse kurrë nuk mund ta kenë parë dritaren e latuar prej kokrrave të shiut. Si melodia e një kënge e rrjepur që e mban mend, kur vozit një makinë të vjetër nëpër rrugën e mirërregulluar të fshatit të djegur prej luftës. Mbahet mend vetëm veshi i paprekur i filxhangurit edhe pas lutjes për tu kthyer mbrapa. Malit mbetet i vjerrur bri ndrydhjes së akuariumit.

T

SAKRILEGJ BASHKIM METALIA Kemi në shpirt Brenda kështjellës, Tempullit të ëmbël Të artë, Tatëpjetës së shpejtë Zgrip i mendjes , Lakuriqësinë e kafshatës së thatë. Dielli pa asnjë kordë, Të të tremb hija E errësimit. Parvazit të portës Gdhendur me modë, Humbëtirë – endja Para agimit. Tempi i udhëve Afsh dhimbjeje, Religjion në mëvetësi, Mbështillemi për motive klime dhe pse s’e duam letargjinë. Sikur kështella ime Të më mbyllet , Sot – gjithëmonë Engjejt le të më binden Në përjetime… Shpirti flet – dikush Ta dëgjojë. Ritmikisht frymëmarrja rritet, jo, s’e dua këtë mëshirë ky oaz kafshatë e frikës mpleks gjetiu një dëshirë.

Mall dheu Guri jastek i perveluar nga mall i tretur dheu i lenduar ska fjale sdi ç’te thote nuk besova se bota kete toke kishte mallkuar kete toke ku dhe drita rrjedhe lote… Gazmend Kryeziu

KUJTIME NGA JETA NE TOKЁ ALMA VERRIA Kisha ftohtё... ...ia preva njё copё Qiellit... dhe krahёve e hodha... mё mbёshtolli fort me mjegull... me tё brodha... nga pas mё ndiqte oshёtima, zemёrata e Qiellit tё çarё.... Bubu!!! Mallkim i paparё! Isha mykur... pёrditё e laja veten me shi dhe lotё... ...kalbёsira s'kthehet mё nё jetё... e ke tё kotё! As edhe shiu nuk pat tё shterruar! Bobo!!! Freski e dёshtuar! Kisha frikё... rregullisht lutesha... pa ditur kё kisha Zot... Mos vetё lutja e papёrgjigjur ma mbushte zemrёn plot...?! A mos gjith' Zotёrit e mi mes tyre luftonin... ...Shpirtin tim tё shpёtonin...?! Ndjeja ankth... mbi lekurёn e pёllёmbёs ditore lexoja Fatin qё kanosej, Fatёziun... a luhet me Fatin si Macja me Miun...?! Tmerr, rrёnqethje ndjeja... se mos ndryshonte planin Jeta... ...kur rrugёn pёr drejt Fatit Tim mendoja se e gjeta... Ndjeja vetmi... ....sidomos kur s'isha vetё! S'kish pёr tё Parin as tё dytё... as tё tretё... dhe heshtjen mbajta kёngё qё s'ma vriste dot askush... vetmia e metaltё, nuk shkrihet mbi cdo prush... Ndjeja druajtje... tashmё e dija se tё ndjehesha rrehat me lakuriqёsinё, duhej tё bindja veten dhe njerёzinё... ...se isha i pamёkat... Dёshtova! Pёr fat...! Kur kisha etje... edhe larg shkretёtirёs... çdo krua... pёrrua... kish shterruar... m'i njomte buzёt pёshtyma ime e moshuar... Nёpёr plasaritje Toke, ёndёrroja Ujin tim... mbi buzёn time, Uji veç Kujtim... ...dhe as flisja dot... se pas qiellzёs mё ish' ngjitur gjuha... OTokё pa Ujё! O e paqumёsht grua! S'kisha uri... Por mё urdhёronte... kockat, mbeturinat t'ia lёpija... Oh! Çfarё nuk bёn Njeriu nga padija! Dhe unё lёpija... villja... prap lёpija... Der'sa volla vet palcёn nga kockat e mia...

20


LONDON FEBRUARY 2008

I kam dëgjuar të tjerët duke thënë se jeta fillon në të dyzetat. Ka një vit që kam shkel në to dhe definitivisht gjëra të reja kanë filluar të më shfaqen, por pak prej tyre janë që kishin për t’më dhënë ndonjë ndjenjë të një fillimi mbresëlënës. çfarë fillimi i mirë është ai kur sa zgjohesh në mëngjes ia nis me ndonjë ofshamë që të vjen si prej qielli! Ndonjë dhimbje shpine, këmbe apo e ndonjë pjese tjetër të trupit. Gati çdo ditë të re zgjohesh me ndonjë dhimbje të re! Dhe për t’i dhënë vulë tërë këtij “fillimi të jetës” ke kujtuesin më besnik që nuk të gënjen asnjëherë. Pasqyrën! Harroi dhimbjet fizike, kur sapo i hedh sytë mbi pasqyrë i sheh vijat që nga jastëku të janë formuar gjatë natës në fytyrë, e të cilave ju duhet më shumë se gjysëm dite të zhduken. Këto të iritojnë gati më shumë edhe se rrudhat që të janë formuar prej vitesh. Fillon dhe e fajëson edhe pasqyrën: “nuk e di pse, por kjo po na qet... pak si shtrembër”. Shikohesh në të dhe vehtja ta kujton ndonjë teze, fqinje apo ndonjë grua që nuk e ke pas as në farë e as në fis! Flokët të lëpira prapa koke thuajse ditë edhe natë e mban kokën të mbështetur diku. Me shumë përpjekje provon t’i japësh formë tjetër por... pa sukses. Kur të gjitha gjërat fillojnë të shkojnë

Kur i shkel të dyzetat! teposhtë (efekti i gravitetit), diçka e re po filloka?!! Shikoni, apo më mirë të them mos i shikoni, disa femra, moshatare të mia që tani e gjejnë momentin të bëjnë eksperimente me vehten më shumë se kurrënjëherë më parë në jetën e tyre! Vishen me funda shumë të shkurtër, me dekolte, duke menduar se ekspozimi i trupit të shton ndonjë pikë. Jo në këtë moshë! Një prej gjërave që dikur kur isha më e re e kisha të vështirë t’i besoja ishin gratë kur bënin muhabet për preokupimin e tyre me të pamurit. Kisha bindje se këtë janë duke e bërë për çallëm! Të fillojnë e të mbajnë syza që të duken me të “sofistikuara” apo më “inteligjente”. Edhe sytë po e ditkan kur po hyjshe në të dyzatat a?! Jo pse nuk më pëlqejnë se si duken të tjerët me syza, përkundrazi ata që i kanë për gjatë më duken më të hijshëm/e me to se sa pa to por për shkak se organizmi im ka qenë “alergjik” ndaj tyre sa here që i provoja (edhe atë deri vonë) më duhej një kohë e gjatë që shikimi im të normalizohej. I kam blerë një palë me dioptrinë qe ia kam caktuar vetes (me të njëjtin sistem siç kanë bërë edhe gjyshërit tanë). Më mirë po shoh me to - kur nuk po kam rrugëdalje nganjëherë por më duhet ta pranoj askush ende nuk më ka parë me to. Mos të flasim per ndryshime hormonale, kur fillon dhe ju hip njerëzve në qafë pa

ndonjë arsye. Pse më fotografove kaq afër se?! Ose, të lutem mos më zë me kamerë etj etj. Në fakt, sapo njoftohesh me dikë vrapon ta marrësh albumin e fotografive e t’ju thuash, qe se si kam qenë! Apo ajo tjetra, me ata që nuk je takuar me vite dhe të kërkojnë ndonjë fotografi t’ua dërgosh me internet, shkon dhe e kërkon ndonjë të vjetër dhe mundohesh ta heshtësh faktin se ajo fotografi është e kushedi sa viteve më parë. Nuk di kujt t’i besosh: atyre që të thonë se po dukesh mirë apo të tjerëve që të sugjerojnë se duhet të provosh të kujdesesh më shumë për veti. Kryesisht i dëgjon të tjerët që kanë më shumë “eksperiencë” se tani nuk je më e re dhe “duhet ta ripërtërish veten”. Jo se nuk dëshiron të provosh gjëra të reja por ideja është se zakonisht ndahesh edhe më e zhgënjyer. Shko dhe lyeje fytyrën me podër, çerpikët me ngjyrë të zezë, disa hije në çepallë dhe pas një kohe më mirë mos e këqyr veten fare në pasqyrë. Dukesh sikur e ke mbajtë fytyrën me orë në avull apo të ka zënë ndonjë shi i madh – shkarravina që të kujtojnë aktorë cirku. Kështu, kam vendosur t’i mbetem besnike vetëm buzkuqit tim deri në fund. Fillon më pak se kurrë më parë të marrësh komplimente por kënaqesh duke i dhënë vetes (sa për t’ia bërë qejfin), për ato gjëra që njëmend i ke pasur dikur dhe t’i shtosh edhe 100 të tjera që nuk i ke pasur kurrë. E

shikon bashkëshortin duke ju gëzuar komenteve që kanë filluar t’i bëhen atij për të mirë! Pa dyshim që gëzohesh edhe ti për të por kjo nuk të ndihmon aspak se si ndihesh ti vet për veten. Po si e kam paramenduar veten kur të plakem? Ndoshta plakë që kam shtuar shumë peshë e që mezi pret ta tubojë familjen për uikend e t’i impresionojë me gatime që i kam mësuar gjatë gjysëm shekulli. Apo si plakë ekscentrike , që do ta ngisja motoçikleten deri në fund. Ndoshta të tillë që këtë periudhë të jetës ta rezervoj për t’u marrë me shkrime, diçka që kam dashur tërë jetën të bëj por që gjithmonë e kam shtyrë për dikë a për diçka... Por asnjëherë të tillë që të provojë ta fshehë gjithsesi dukjen time. Harroje fillimin e të dyzetave, më tha një kolege. Edhe pak e do të kesh frikë edhe të qeshësh sepse organet urinore fillojnë të ta bëjnë me dije se nuk e kanë kontrollin më ato. Pastaj me siguri fillon edhe mendja të luajë lojëra të tjera - jo që të kujtohet se si e ke paramenduar veten plakë, por me siguri e pyet veten a kam qenë ndryshe ndonjëhere se?!! Na mbetet vëtëm që t’i lutemi Zotit për përkufizimin e urtë që aq sa të jemi vetëm me qenë shëndosh e rehat, e sa për nuancat që i sjell jeta me kalimin e kohës, si mëlmesa për ta dalluar një jetë prej një jetë tjetër, na mbetet vetëm ta përshëndesim. Salute! Valbona Ismaili Luta

SHTATEHOLLA

MONOLOGU I NENES (KUSHTUAR ADEM JASHARIT) Ata qe s’njohin ninullat Enderruan Te te kishin djalin e tyre Por Ti je imi. Kur nuk te paten Deshiruan Te garoje mbi nje kale te zi, Te cilin e priste humnera. Po te vendos, Bir, ketu Mbi kete piedestal te lashte, Te ropicur nga shiu Te xvirget nga era…

ATDHEU

Atdheu i ka përmasat në zemër Pa kufinj e pa politikane Na mbush me mall, na jep emer Kudo te ndjehemi krenar E madhe moderne eshte bota Marramendese ne gjithcka me gjithcka Por zemra per dreq atje ka prehje Ku te therrasin; -Bir, sa kohe pa u pare... Atdheu eshte mall i rende Per te gjithe; per te mire e per te keqinj Kudo e sido te jemi bere Ai na therret e a perkedhel; Bir

--------------SHTATEHOLLA, GURT NE GJOKS SI MOLLA. RRIN,KUJTOHET NE SHKALLE, NUK ME LE TA PUTH NE BALLE. MOJ SHTATEHOLLA, ME GURT NE GJOKS SI MOLLA. ME LE T'U MARRE ERE, TE DEHEM NJE HERE.

MEHEMT ELSHANI

KUSH JEMI NE Shikoj hijen time në hijen tënde, shikoj sytë e mi në sytë e tu, shikoj zemrën dhe shpirtin si i ndërrojnë vendet dhe në fund shoh veten time ashtu siç jam. Po kush jam unë? Kush je ti? Vallë, kush jemi ne të dy? EMSALE DESTANI

GËZUAR SHËN VALENTININ NAIM BERISHA

HYDA ISMAILI

21


LONDON FEBRUARY 2008

MISS SHQIPTARJA MB 2008

22

Do you want to register your company as A company limited by guarantee with the Companies house? Or A company limited by shares with the Companies house? Or A community Interest Company with the Companies house?

ALBA-MEDIA UK dhe MISS ALBANIANS UK Ltd filluan regjistrimet për spektaklin e vitit 2008. Ftohen të gjitha vajzat shqiptare që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlande t’i bashkohen listës për përzgjedhjen e princeshës shqiptare në UK. ALBA-MEDIA UK garanton pjesëmarrjen në evenimentet më të bukura në Shqipëri dhe në botë. Gjithashtu për të gjitha vajzat pjesëmarrëse do japim çmime dhe dhurata fantastike të cilat i mundëson vetëm ALBA-MEDIA UK Për më shumë informacione kontaktoni me koordinatoren ARJOLA CENI në tel. 07843619372 ose alba-media@hotmail.co.uk, www.missshqiptarja.org.uk www.albamedia-uk.com

Do you want to register your charity or community organisation as A charity with the Charity Commission?

In collaborations with The ALBANIAN newspaper we can assist you to get the registration you wish for your company or your charity. If you need this services or more information please email at Albania7@gmail.com , Tel: 07863583420 Or email us on rco.consultancy@gmail.com

INTERCONEXIS CONSULT www.interconexis.com


LONDON FEBRUARY 2008

INTERVISTA ëngëtari popullor Qerim Sula është një nga emrat e nderuar të Dibrës dhe të muzikës sonë popullore. U lind në Zallë – Dardhë të Dibrës në 12 prill 1951. Edhe pse mbaroi shkollën mekanike, ai ishte dashuruar dhe i përkushtuar për muzikën, ndaj që në moshë të re u aktivizua me grupet amatore të Zallë –Dardhës. Ndërsa në vitin 1967 me ansamblin “Dibra”. Një vit më pas në 1968 nëm prezantimin e parë në Festivalin e Parë folklorik të Gjirokastrës me këngën e Hazis Ndreut, ku u vlerësua me çmim të parë për interpretimin e tij. Ka marrë pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike deri në vitin 2000. Është aktivizuar në mjaft trupa e ansamble si dhe ka qenë në pjesëtar i Estradës Profesioniste të Peshkopisë. Ka kënduar në shumë skena të vendit por edhe jashtë shtetit si në Gjermani, Austri, Turqi, Belgjikë, etj. Në vitin 1981 ishte në Kosovë me ansamblin “Kuksi i ri”. Në repertorin e tij ka një numër të madh këngësh epike, duke qenë nga këngëtarët më të suksesshëm të trevës së veriut, i vlerësuar me mjaft çmime e diploma të ndryshme, në aktivitet kombëtare. Prej disa vitesh është në pension dhe jeton në Tiranë, me pasionin dhe shqetësimin e madh për folklorin dhe muzikën e bukur popullore shqiptare.

K

Z. Qerim, kur e keni nisur karrierën tuaj si këngëtar? Ka qenë trashëgim nga familja apo dhunti e natyrës? Qerim Sula: - Karrierën time si këngëtar e më vonë edhe si kompozitor e kam filluar që në moshë të re, në fshatin tim të lindjes, Zallë- Dardhë të Dibrës. Talenti im, në një farë mënyre, buron që nga familja ime, pasi familjarë të mi janë marrë me art dhe me kulturë. Kam kënduar fillimisht me grupet artistike amatore të zonës. Më vonë, në moshë të re, më çuan në estradën profesioniste të Peshkopisë. Ua di për nder gjithë atyre artistëve të mëdhenj e të apasionuar që ishin me emër e figura të njohura në Dibër. Veçoj një artist të madh që nuk jeton më, Haziz Ndreun, i cili më zbuloi mua si talent dhe më vonë më çoi në Peshkopi.

23

Pa folklor nuk ka komb Si artist, për herë të parë, kam dalë në skenë në vitin 1968, më këngën e Lam Dacit, një luftërar dibran të cilit i këndohej kënga e kreshnikëve të maleve. Këtë këngë e bëri i ndjeri Haziz Ndreu. Kisha emocion se isha pjesë e grupit të Dibrës në Festivalin e parë të Gjirokastrës, por e realizova me sukses. Salla më priti shumë mirë, më uronin të gjithë dhe unë u hutova fare, se dija çfarë kisha bërë, isha vetëm 17 vjeç. Unë jam ndër atistët e paktë të këngës epike dibrane dhe asaj shqiptare. Gjithë jetën time artistike ia kam kushtuar historisë së popullit të Dibrës dhe të popullit shqiptar. Kam një jetë artistike 30-vjeçare, këngët që kam kënduar unë janë për heronjtë, luftrat, për qendresën e popullit tonë gjatë shekujve. Me thënë të drejtën Dibra ka nxjerr artisatë të mëdhenj, si Haziz Ndreu, i cili nuk jeton më, një artiste tjetër e madhe është Liri Rasha, regjisori Skënder Cala, Vera Laçi, Arif Vladi, Caje Poleshi me këngën “O Mirë se na erdhe”, e cila u bë jehonë atë kohë, u bë hit i këngës popullore të Dibrës. Të gjithë këto artistë kanë dalë nga Zallë –Dardha, e cila është një vend që me të drejtë e kanë quajtur djepi i artit në Dibër, se aty është thesari i folklorit në Dibër. Zall - Dardha gjithë Dibrës i ka dhënë kulturën dhe artin, e funizonte me artistë, këngë e valle. Të shumë janë artistët nga Zalldhardha dhe unë e kam për nder të jem një nga ata. Pra, para se të merrja pjesë në ansamblin “Dibra” unë kam marrë pjesë në Asamblin “Kuvendi” të Zall Dardhës, i dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri”. Atë kohë ky ansambël ishte ndër ansamblet më të shquar, të cilin e drejtonte Xhelal Çerpja. Talentet në Zall - Dardhë nuk kanë munguar asnjëherë ku mund të kujtoj këtu dhe Arif Hysën. Në këtë ansambël të kuvendit u aktivizonin edhe ato që nuk ishin nga zona si, Shaban Mziu, i cili ishte një rapsod shumë i mirë. Më pas shkova në ansamblin “Dibra” dhe atje u evidentova si këngëtar epik, atje vazhdova aktivitetin tim për 30 vjet, në estradën profesioniste të Peshkopisë. Gjatë kohës sime si profesionist kam marrë pjesë në të gjitha

Intervistë me këngëtarin popullor Qerim Sula

Festivalet Folklorike Kombëtare dhe në mjaft aktivitete ndërkombëtare, në takimet midis rapsodëve që organizoheshin në atë kohë e shumë të tjera. Jam dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të pare. A jeni i kënaqur sot kur hidhni vështrimin pas në karrierën tuaj artistike? Ishte e vështirë që në atë kohë t’i thoje vetes artist, se duhet të plotësoje shumë kërkesa. Por më e rënda ishte se kënga çensurohej. Duhet të përmendje Enver Hoxhën për ndryshe nuk të nxirrte kush në skenë. Por artistët, të gjithë ne së bashku, bënim gjëra shumë të bukura, kompozitorët punonin shumë. Ka pasur kompozitorë të shkëlqyer si Përparim Tomçini, Edmond Zhulali, ata ngelen për mua më të mirët, me të cilët kam pasur shumë sukses. Sot arti ka më tepër liri, por është harruar ajo që buron nga populli, folklori, arti po bëhet biznes. Kënga burimore e veriut ka ngelur pak në harresë, por jo vetëm ajo e veriut po edhe e Shqipërisë. Sot nuk po punohet më me talentet e rinj,

madje edhe folklori i popullit po manipulohet, keqpërdoret. Më ven keq që nuk shfrytëzohen aq sa duhet ato burime se populli është thesar i pashtreshëm. Çfarë mendoni për festivalet e fundit foklorike, pasi ju keni marrë pjesë thuajse në të gjitha festivalet në vite? Festivalet e fundit po mundohen të ruajnë ato vlera që ka populli, por nuk duhet të prishet folklori i popullit, sidomos gjatë përpunimit, si[ ka ndodhur në shumë raste, se ai nuk ka vlerë më pastaj. Në të gjitha festivalet apo takimet kombëtare shikoj që nuk po i përpunojnë mirë këngët e vallet e popullit, rrallë herë ia arrijnë suksesit. Populli të bukurën e ka vetë, atë mund ta marrësh ta përpunosh po nuk duhet të prishet e bastardohet. Unë bëj thirrje që të bëhen sa më shumë takime, të bëhen gjëra të bukura për folklorin se ai është arti që ngelet. Bota e ruan me fanatizëm folklorin e vet. Ashtu duhet të bëjmë edhe ne.

Çfarë mendoni për ”Odën dibrane”? ”Oda dibrane” është një dhuratë e artistëve dibranë. Për mua është një vlerë që bëhet çdo vit, në të cilën marrin pjesë artistë nga të gjithë ansamblet, si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Aty tregohen të gjitha vlerat e folklorit të një kombi. Është gjëja më e bukur që është arrirë në këto vite dhe kjo falë drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Peshkopi, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kryetarit të Bashkisë, të cilët e kanë mbajtur gjallë jetën artistike të Peshkopisë dhe vetë “Odën dibrane”. Të gjithë biznesmenët kanë investuar për këtë që ajo të ketë vazhdueshmëri edhe në të ardhmen, pasi aty marrin pjesë të gjitha grupet, është një gjë e veçantë dhe një gjë shumë e bukur, pasi në këtë manifestim kulturor tregohen vlerat e Kosovës, e Jugut, e të gjithë Shqipërisë... Cilat janë disa nga këngët tuaja më

të mira ndër vite? Kam kënduar shumë këngë, në repertorin tim kam mjaft krijime e bashkëpunime me kompozitorë të shquar, por do veçoj këngët “Zot t’i dalim këtij vatani”, kënga e Festivalit të Gjirokastrës në 1983 “Na knojnë pushkët nëpër kulla”, “Bini o ju trajma, bini”, “Ballë për ballë Dibra Dushmani”, “Më ka lind nana mos me vdek”, “Jam shqiptar dhe s’shuhem kurrë” e shumë të tjera të cilat janë disa nga këngët më të mira. - A keni nxjerrë albume në këto vite? Po, kam nxjerr një album me këngët e mia më të mira, ndërsa tani po punoj me Edmond Zhulalin për të realizuar diçka tjetër të bukur. Mendoj që të nxjerr një album tjetër dhe shpresoj të dalë me sukses. - Kush janë disa nga emrat e spikatur me të cilët ju keni kënduar gjatë karrierës suaj të gjatë artistike? - Unë kam punuar me shumë artistë, por veçoj Liri Rashën me të cilën kam qenë në Estradën profesioniste të Peshkopisë, me Arif Vladin një artist i kompletuar, kam punuar me Vera Laçin një këngëtare shumë e mirë, me Sherif Dervishin, me të madhin Haziz Ndreun, i cili ishte profesori ynë dhe të gjithë ne që dolëm në skenë, është puna dhe djersa e Ndreut. Cili do të ishte mesazhi apo shqetësimi juaj si artist? Mesazhi im ka të bëjë me këngën popullore shqiptare, ndaj iu drejtohem kompozitorëve, artistëve, Ministrisë së Kulturës e strukturave të tjera shtetërore e private që ta ndjekin, ta përpunojnë, ta kultivojnë këngën popullore. Të gjurmojnë artin, ta gjurmojnë thesarin e popullit, të nxjerrin në pah të bukurën, të merren me këngën popullore se është e bukura e kombit, pa art e pa kulturë nuk ka komb. BISEDOI FLORI SLATINA


LONDON FEBRUARY 2008

-Shpëtimi i hebrenjve gjatë luftës nuk ishte i rastësishëm apo spontan por i menduar dhe i kryer me dëshirë -Hebreu Mark Menarhem u dënua me 4 vjet burg pse nuk denoncoi njeriun e tij të besës rilindësin Lef Nosi -Regjimi komunist në kuadër të politikës izolacioniste të tij keqësoi artificialisht marrëdhëniet e natyrshme të Shqipërisë me Izraelin NGA KASTRIOT DERVISHI jo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore me hebrenjtë nuk ishte një veprim që vinte nga rastësia e ngjarjeve, por nga një ndërgjegje e lartë që buronte pikësëpari nga besa shqiptare. Është folur e stërfalur shumë për këtë dukuri, shpesh me fakte shpesh pa fakte. Disa e pranojnë kontributin e qeverive shqiptare “kolaboracioniste” disa ia veshin vetëm “popullit” pasi nuk duan të përmendin të parën. Kjo sepse ka probleme të mëdha për “luftën e lavdishme” që është zhvilluar në Shqipëri, por që nuk rezulton gjëkundi e tillë në dokumentet e kohës. Është fakt se lufta në Shqipëri nuk ngjason me fatet e vendeve të tjera si ne. Në 7 prill 1939 Shqipëria ishte i pari vend që iu nënshtrua një agresioni fashist. Nuk pati asnjë reagim ndërkombëtar. Qeveritë e krijuara në vend në këtë kohë, ndonëse me lidhje vertikale nga Roma gjetën terren dhe nga dita në ditë kaluan pushtetet më tepër në favor të shqiptarëve. Kjo vinte nga shkaku se Shefqet Vërlaci, Mustafa Kruja, Maliq Bushati dhe Ekrem Libohova ishin njerëz me garanci të madhe ekonomike si dhe me taraf të madh, duke bërë që pushteti i tyre të ushtrohej deri i pavarur edhe në ato kushte ku u ndodhën. Pas rënies së pushtimit fashist dhe shpalljes së pavarësisë më 14 shtator 1943, në vitet 1943 – 1944, grupi i politikanëve që mori drejtimin e vendit, kishte një masë akoma më të madhe pavarësie dhe Shqipëria nuk u shpall asnjëherë nga gjermanët si zonë pushtimi. Në këto rrethana lirshmëria e administratës shqiptare ishte shumë herë më madhe në krahasim me të çdo vendi tjetër në Ballkan apo Europë. Shqiptarët nderuan vendin e tyre, i dhanë mikpritje hebrenjve në ditën më të keqe të tyre.

A

Një politikë e nisur nga Mbreti Zog Politika shqiptare pas ndërrimit të regjimit, në raport me hebrenjtë nuk pësoi ndryshime të dukshme. Politikanët shqiptarë, ndonëse në shumicën e rasteve, armiq politikë të Mbretit Zog, e vazhduan rrugën e tij në drejtim të një politike mbrojtëse për hebrenjtë. Kjo jo pa shkak. Mbreti Zog I pati një qëndrim dashamirës ndaj hebrenjve. Gjatë mbretërimit të tij, ai u kujdes që hebrenjtë të mos kishin asnjë problem në Shqipëri, pavarësisht se një gjë e tillë nuk ishte e pëlqyer nga rrymat naziste gjithnjë në rritje në Europë. Nga ana tjetër, Zogu I, ndër miqtë e tij më të mirë, vlerësonte për shembull kryediplomatin amerikanë në Tiranë Herman Bernstein. Duke nisur nga të tilla qëndrime që mbante shteti shqiptar i kohës, hebrenjtë kanë kërkuar të strehohen në Shqipëri në prag të Luftës së Dytë Botërore, pa pengesë. Madje edhe fotografi zyrtar i Oborrit Mbretëror, pas Marubit, vinte izraeliti me origjinë gjermane Wihlhelm Weitzmann. Dr.Martin Gottilf në një letër Mbretit Zog në vitin 1935, kërkonte të punësohej në Shqipëri, sepse është i detyruar të largohet nga Gjermania për shkak të origjinës së tij izraelite (AQSH, F. 416, V.1935, D.13, fleta 244 – 245). Po ashtu një gjë të tillë e kërkon edhe shtetasi austriak Richard Atlas

24

Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë luftës dhe arroganca e regjimit komunist me origjinë izraelite është dëbuar nga Austria (AQSH, F.416, V.1938, D.13, fleta 308). Midis të tjerash, në vitin 1934, drejtori i zyrës së shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë Shqiptare, Mihal Sherko, në letërkëmbim me izraelitin Nathan Allalouf, është optimist për hapjen e një konsullate shqiptare në Tel Aviv. Vijimi i politikës pro hebrenjve Pas pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939, autoritetet e reja nuk treguan shenja përndjekjeje të hebrenjve. Në këtë pikë ata treguan një politikë të përbashkët me Ahmet Zogun. Por në dallim nga ai, zyrtarët e lartë shqiptarë, kërkuan statistika në mënyrë që t’i paraprinin çdo dukurie që do të mund të shfaqej në kushtet kur shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore ishte i pritshëm nga dita në ditë. Më 14 maj 1939, një qarkore e ministrit të Punëve të Brendshme, Maliq Bushati, kërkonte nga prefekturat të dërgonin raporte mbi shtetasit shqiptarë me origjinë izraelite. Brenda pak ditësh këto të dhëna u dërguan të plota pranë MPB-së. Shumë emra shtetasish shqiptarë të përfshira në këto hetime mbetën të paprekura, të pahetuar dhe të parelatuar në organe të tjera. Thënë ndryshe qeveria e Shefqet Vërlacit, mori të dhëna mbi hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri, por në asnjë rast nuk veproi kundër tyre. Shkaku i kërkimit të një statistike të tillë, mund të kërkohet në nevojën e njohjes së përhershme të gjendjes. Pikërisht në këtë kohë, autoritetet nxorën qarkoren e nënshkruar nga Maliq Bushati më 14 maj 1939, nga e cila MPB kërkonte nga prefekturat emrat e shtetasve shqiptarë prej race izraelite. Sipas kërkesës së qarkores, lista duhej të përmbante emrin, mbiemrin, atësinë, amësinë, lindjen, vendlindjen, zejen, kombësinë, shtetësi-marrjen, datën e hyrjes. Qarkorja parashikonte që brenda 4 ditësh ata të paraqiteshin në zyrat e gjendjes civile përkatëse (AQSH, F.152, V.1939, D.60, fleta 1). Pas kësaj Prefektura e Shkodrës dërgon emrat e 16 personave. Vlora 77 persona dhe Tirana 61 persona. Vazhdojnë të dhëna të tjera nga Kavaja, Durrësi dhe Korça. Të dhënat janë të shoqëruara në tabela sipas kërkesës së qarkores. Asnjë prej të evidentuarve nuk u arrestua.

Vendosja e hebrenjve nuk u pengua Përveç hebrenjve që banonin në Shqipëri, vendosja e të tjerëve nga vendet e tjera, nuk u pengua nga qeveritë e kohës. Edhe autoritetet italiane të pushtimit, nuk ndërmorën nisma për të penguar moslejimin dhe vendosjen hebrenjve në Shqipëri. Legata Italiane në Tiranë vë në dijeni qeverinë e vet vijimisht për këtë fakt pa ndonjë shqetësim. Në vitet 1941 – 1942 kemi zhvendosje të hebrenjve prej rajoneve të tjera ballkanike, ku gjenden në kushte kërcënimi, dhe vendosjes së tyre në Shqipëri.

Arrestimi i 4 hebrenjve në Shkodër në maj 1944

dhe lirimi i tyre Mosvarësinë e politikës së qeverisë së kohës nga komanda ushtarake gjermane që ishte vendosur përkohësisht në disa qytete të Shqipërisë e tregojnë një varg dokumentesh. Gjithë kohë e vështirë për shtetin shqiptar, administrata shqiptare ka vepruar me vendosmëri e përgjegjshmëri duke mos lejuar ushtrinë gjermane të ndërhynte në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Më 2 maj 1944, prefekti i Shkodrës Javer Hurshit, njoftonte Zyrën Politike të Ministrisë së Punëve të Brendshme mbi arrestimin e 4 hebrenjve si më poshtë: “Informohemi se Komanda S.D.Hausding ka arrestuar katër ebrenj prej Prishtine dhe me qëndrim në kët qytet. Thuhet se këtyne u janë kërkue njimijë napolona për lirim. Prefekti J.Hurshit” (AQSH, F.152, V.1944, D.223/1, faqe 1067). Zyra Politike e MPB, mbi bazë të njoftimit nga Shkodra, i dërgon Ministrisë së Punëve të

Hebre ne Shqiperi Jashtme, shkresën e mëposhtme: “Prefektura e Shkodrës me telin e saj ... të vazhduesit na njofton: (përsëritet shkresa e mësipërme – shënim). Prandaj lutemi të keni mirësinë me ndërmjetësue ku duhet, qi autoritetet ushtarake gjermane të mos ndërhyjnë ndër punët e mbrendshme tona, vetëm ndër raste që kan të bajnë drejt për së drejti me ushtrinë gjermane” (në emër të ministrit ka nënshkruar nënministri i Punëve të Brendshme, Ejell Çoba) (AQSH, F.152, V.1944, D.223/1, faqe 1066). Nënkuptimi ishte i qartë për të ndërhyrë pranë konsullatës gjermane në Tiranë, e cila një muaj më vonë u transformua në legatë. Pas demarsheve të duhura, më 4 maj 1944, prefekti i Shkodrës njofton MPB, në vijim të telegramit të 2 majit: “Informohemi se ebrenjt e arrestuem nga komanda gjermane u lanë të lirë mbasi paguan gjobën prej fr.shq. gjashtëdhjetëmijë. Prefekti Hurshiti” (AQSH, F.152, V.1944, D.223/1). NJË RAST TJETËR LIRIMI Më 9 qershor 1944, prefekti i Tiranës Qazim Mulleti i dërgon këtë shkresë Zyrës së Burgut dhe për njoftim Komandës së Qarkut të Xhandarmërisë e Komiserisë së Policisë se komisioni i posaçëm i mbledhur para dy ditësh nën drejtimin e tij kishte vendosur që të arrestuarit hebrenj Sallamon Tashi e Mina Roshi nga Durrësi, të lirohen me garanci, për mungesë provash (AQSH, F.152, V.1944, D.224/A, faqe 416).

Mark Menarhemi, hebreu që u dënua

për Lef Nosin Mbarimi i luftës solli një fat të keq për popullin shqiptar. Në vend u vendos regjimi komunist i nisur gjatë luftës. E gjithë historia e shqiptarëve me hebrenjtë iu nënshtrua urrejtjes, ndërsa formimin e shtetit të Izraelit qeveria komuniste nuk e njohur asnjëherë. Një jo më të mirë patën ato hebrenj të mbetur në Shqipëri. Njëri prej tyre, i ardhur nga Beogradi, ka një histori të veçantë. Ai quhet Mark Menarhem dhe ka vdekur para pak vitesh. Ka bërë burg vetëm për shkak se ishte bestar i shqiptarit të madh, Lef Nosi, të cilin një politikan i majtë, nip i plagjiatorit të veprës së tij (Lef Nosit), e quajti para pak ditësh “kolaboracionist”. Sesa “kolaboracionist” ishte Lef Nosi mund ta dëshmonte sot po të ishte gjallë hebreu Mark Menarhemi, apo anglezja Margaret Hazllëk. Pikërisht në shtëpinë e “kolaboracionistit” Lef Nosi flinte hebreu Mark Menarhem. Jo vetëm kaq, por punonte edhe në fabrikën e tij të alkoolit të dalje të Elbasanit. Kjo ka ndodhur pikërisht në kohën që Lef Nosi ishte zgjedhur anëtar i Këshillit të Naltë të Regjencës, veprim i cili nuk mund të përdoret për njollosjen e figurës së tij pasi ky organ ishte i shtetit shqiptar. Më 21 tetor 1945 gjykata komuniste dënonte me 4 vjet burgim ndër të tjerë edhe hebreun Mark Menarhem, me akuzën pse nuk kishte denoncuar vendndodhjen e Lef Nosit dhe pse kishte kontribuar për mosarrestimin e tij nga komunistët. (trajtimi i këtij gjyqi do të jetë në një shkrim tjetër të hollësishëm në ditët e ardhshme) 1953/SIGURIMI, KONTROLL MBI ÇAMËT DHE HEBRENJTË Si për të mos mjaftuar deri këtu, regjimi komunist, ishte shumë armiqësor ndaj hebrenjve. Pas përpilimit të platformës operative të Sigurimit të Shtetit në fundin e vitit 1948, hap pas hapi u ndërtuan edhe drejtimet e planeve të punës kundër objekteve të përcaktuara më parë në funksion të ruajtjes së regjimit dhe regjimit antidemokratik në vend. Në këtë kuadër njëra nga rekomandimet e para kryesore njihet edhe kjo që po botojmë në numrin e sotëm të gazetës dhe që i takon vitit 1953. Drejtimet e punës së Sigurimit që drejtohej nga sovjetikët nuk përjashtonin as komunitete që nuk përbënin asnjë cenim apo rrezik si çamët apo hebrenjtë. Për më tepër që këta të fundit, megjithëse të paktë, kurrë nuk ishin njohur për marrëdhënie të këqija me popullin shqiptar. Përkundrazi edhe në ditë të vështira e kishin treguar solidaritetin ndaj njërit – tjetrit. LIGJI NR.9280, DATË 23 SHTATOR 2004, PËR “DITËN E KUJTESËS”. Sipas nenit 1 të këtij ligji, shprehja “Dita e Kujtesës” ka kuptimin: a-Ditë e përkujtimit të viktimave të shfarosjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. b-Ditë homazhi për viktimizimin kolektiv të njerëzve, në çfarëdo forme të ushtrimit të kësaj dhune, si etnocid, genocid, aparteid. Në nenin 2 thuhej se data 27 janar dita e çlirimit prej ushtrive aleate antifashiste të kampit të Aushvicit, shpallet “Dita e Kujtesës”. 2.“Dita e kujtesës” është dita e nderimit të të gjithë atyre që kanë ndihmuar për mbrojtjen fizike të hebrenjve në Shqipëri dhe të vetë shtetasve shqiptarë të kërcënuar nga i njëjti rrezik. 3.“Dita e kujtesës” është homazhi dhe reflektimi për cilindo që ka qenë objekt i dhunës kolektive, në formën e etnocidit, genocidit dhe aparteidit”.


LONDON FEBRUARY 2008

25

Garderoba e dritave të kuqe dhe Shqipëria NGA ALBERT VATAJ shtë teorikisht dhe praktikisht e pamundur të gjesh një shteg në përpjekjen për të motivuar atë që pakkush do të hezitonte ta quante çmenduri kolektive. Është fjala për formatin e prezencës në publik të femrës shqiptare, garderobë të cilën do ta kishte zili edhe mantenutat e rrugicave më të famshme të dritave të kuqe, ngado ku ato kandellin dëshirat për flirte të mijëra meshkujve në të gjithë botën. Nuk ka rrugë të arsyetimit logjik që do të të mbushte mendjen se pse pikërisht femra shqiptare, ndryshe nga soji i saj në botën e qytetëruar, dhe në dinamikë ngjethëse me traditën, është e yshtur të mobilizojë kaq shumë energji dhe kaq shumë para për të demonstruar tendencen e lakuriqsisë në ceremonialin e përditshëm të pasarelave të llangosura nga pluhuri dhe plehrat e një qyteti që gëlon në erën e djersës dhe parfumeve të shtrënjta. Ndërsa mendon se praktikat ligjore do të mundësonin ta vinin nën fre këtë bishë të tërbuar tundimi dhe joshjeje, marrë shkas dhe nga një ligj amerikan që penalizonte me gjobë dhe burg raste të tilla të ngjashme, mbetem skeptik se kjo mani ka të bëjë dhe aq me rrugët e bindjes se sa më nevojën e një kujdesi emergjente të shëndetit mendor nga një depersonifikimi që ka rrokur si civilizim, femra shqiptare.

Ë

Sado që verat e viteve të fundit kanë qenë kapriçoze me temperaturat duke e ngjitur gjithnjë e më lart zhivën e termometrit, dhe dimrat lajkatar me përvojën, kjo nuk përligj shëndërrimin e ambienteve tona publike në paradhomas të shtëpive publike. Qasja për të hedhur një vështrim nga tradita e derisotme e modës, dhe në tërësi e garderobës së femrës shqiptare, ka pak gjasa të mbetet argument, me të cilin do të mund të sfidosh një betejë kaq të përbindshme kundërshtishë dhe logjikimesh globaliste. Por ajo që të shokon është jo aq promovimi ndryshe nga gjithë dynjaja që bukuranet shqiptare i ofrojnë hireve të tyre, se sa pasoja që mbart me vete kjo dëshirë e shpenguar për ta kthyer veten në një mallë në tregun e seksit, apo viktimë në kthetrat e krimit. Askush nuk do ta vriste mendjen se pse “infermieret e ndjenjave” siç i ka quajtur një poet prostitutat, ka një kujdes kaq delikat në veshjet e tyre, të cilat qëllimshëm mundësojnë nxjerrjen në pak të territoreve tunduese. Një gostisje e tillë do të shtronte në tryezë gjithnjë meshkuj të babzitur, të gatshëm të ofrojnë gjithçka, të pahezituar ta marrin me çdo çmim, qoftë edhe atë të krimit, atë që natyra dhe përkujdesi ka vënë para tyre. Zelli për të dëshmuar me lakuriqsi civilizimin na shtegton në një udhë mjerane të formimit qytetar, si të armatës së femrave që janë promotori i kësaj tendence, ashtu dhe ndaj konsumizmit mashkullor që reket të ndjehet i përkëdhelur deri në eksitim nga ky mall. Paniku që ndjell kjo e ashtuquajtur t r a d i t ë bashkëkohore e prezencës në të përdits h m e n shqiptare, nuk është dhe aq çmimi që duhet të paguaj xhepi i shpuar i mundësisë

ekonomike të shumicës, se sa domosdoshmëria e garantimit të mundësive monetare dhe turravrapi për të garantuar këtë preventiv kundrejt çfarëdo kushti. Është i përligjur vullneti i çdo femrë të ndjehet e barabartë në këtë larushi modelesh dhe kumtesh lakmuese, por nuk gëzon atributet e principeve kurrnji nga paktet, që sejcila nga të pamundurat për të qenë në sintoni me realitetin miklues bën me veten dhe shanset për të përmbushur një hendek që e ndan atë më pjesën tjetër të panoramës tunduese. Femra është e krijuar për të rezatuar shkëlqim dhe hire, për të ngrohur penelatat e acarta të tablosë mashkullore, për të paraprirë motivin e jetës dhe garantuar me bukurinë e saj rregullatorin e peshave të ndryshme që sfidat e jetës ua kanë vënë burrave mbi supe si një Gur Sizifi. Ajo me të cilën ata duhet të bashkëpunojnë është obligimi që kanë ato me të qenin femër dhe pakti hyjnor i tyre me finalizmin shënjërues, bërjen nënë. Tek çdo vajzë apo gru pagëzimi femër nuk ka qenë përzgjedhja e tyre, por kjo nuk privon sejcilen prej tyre të jetë mishërim i një shënjtoreje për të dashurin e saj, bashkëshortin, fëmijën dhe gjithë çfarë përmbush trajektoren e saj tek të qenit si e tillë. Mbase skeptikët do të ndjehen të tulatur ballas kësaj kundërshtie, pasi ata ndjehen komod në prehrin e këtij realiteti, kaplojnë qiejt e shtatë nën pushtetin e këtij vezullimi. Por ata kësisoj kanë vendosur të dëgjojnë vetëm zërin e instinkteve, zërin e pasionit, zërin e epshit dhe asnjëherë atë të arsyes. Harrojnë apo nuk e pranojnë si shumë në llogarinë e tyre faktin se është arsyeja, ajo e cila merr përsipër të bëjë dallimin gjeneral të kreaturës humane nga ajo e kafshës. E nëse vendosim të dëgjojmë këtë zë që çirret në shkretëtirë, të qenit pro një praktike të modeluar në formatin e admirimit, shumë pikëçuditëse do të ngulen përreth tij duke e kyçur në rrethin e alarmit. Veshja është një tregues e pagabueshëm i karakterit dhe personalitetit. Përpjekja për të demonstruar një vetvete që tejkalon atë e transformon personazhin ose në një viktimë të vetes ose në një klloun. Ka një fund të parathënë dhe kategorik

konkluzioni se “moderniteti” nuk mund të bëhet dëshmitar i kapaciteteve intelektuale, civilizuese dhe devotshmërie që mbart protagonisti. Si kundër sharmi i një femre dhe potenca e saj në dinamikën e veprimtarisë së përditshme nuk struket tek petkat, tatuzhet, trukimet apo lajkatimi me prezencën e saj përplot me tundim e joshje. Nëse do të ishte kaq e thjeshtë shumë femra nuk konsumojnë vite të tëra jetë për shkollim, ego profesionale dhe sfida të mëdha. Ata do ta mbërrin qëllimin final të jetës si me magji, pa mund, pa djersë, pa nerva të cingëritura, pa orvatje rraskapitëse, pa vramëndje për të zgjidhur ekuacionet e vështira të triumfit mbi jetën. Do të mjaftoheshin me armën e tyre potente të të qenit femër, do të mjaftoheshin me orë para pasqyrës, do të mjaftoheshin me një garderobë larushane dhe bota sakaq do të jetë në duart e tyre si një trofe. Por fatkeqësisht nuk është kështu. Përballja me jetën ka qenë, është dhe do të vijojë të jetë në jetë të jetëve një kacafytje dhëmb për dhëmb, një serial betejash, aspak të ngjashme me ato të telenovelave. Nëse sekretin e jetës e gjejmë në varse apo në kutinë e tualetit,

www.albaniancontacts.com Nëse nuk dëshiron të mbetesh anonim... Bëhu pjesë e njërit ndër projektet më të mëdha shqiptare në Britaninë e Madhe info@albaniancontacts.com Tel 02072633661

atëherë do të merrnin fund të gjithë brengat dhe përpjekjet titanike për të cekur në nivelet e larta të adrenalinës që ofrojnë sfidat. Bukuria e sejcilit fshihet brenda vetvetes. Ajo del në sipërfaqe, mjafton të dëgjojmë zërin e thellë që na ysht natyrshëm dhe që i përgjigjemi instinktivisht. Përpjekja për ta tejkaluar këtë vullnet, është ajo tendencë që porsi metastazat tumoriale kaplojnë me vrull trupin e shoqërisë. Përballë moralizimesh të tilla shumë femra do të ndjehen të kërcënuara, për sa kohë që ata do vijojnë të mbeten në ujrat e cekta të kësaj problematike. Të jesh një bashkëshorte e devotshme, një nënë e përkushtuar, një artiste e talentuar, një administratore e aftë, një mësuese e denjë, një shkenctare arritjesh, do të thotë të jesh një qytetare që shëmbëllen civilizim, të jesh vetvetja, e natyrshme sipas vullnetit që krijuesi ka përzgjedhur të jesh. Tej kësaj, toka të dridhet nën këmbë, jeta të kthehet në një makth, mosha në një lukuni hijenash që të çaplojnë copë pas cope.


LONDON FEBRUARY 2008

26

Nëse dëshironi që të keni një festë të paharrueshme ka vetëm një emër

Bëjmë pronetime të çdo lloj feste, ditëlindje, fejese martese etj Kontaktoni SOFINË tel:

Magic Flute Hall

0777 8192291

www.albaniancontacts.com Mënyra më e mirë për të mos mbetur anonim... Çfarë pret?!...

New SWS Garage Mechanical Services General Servicing Engine repairs Braking Systems, Clutches, Exhaust Electronics, Electrical, Welding Tyres Fitted & Wheels Balanceda

348 Hermitage Road

London N15 5BR Tel:0208809 2221 Fax: 0208809 9111 Mobile: 07976 716 175

Ofrojme sherbime te garantuara Çmime konkuruese Per cdo problem te makines suaj mund te kontaktoni ne cdo kohe apo te vini tek servisi yne. Oferte speciale per shqiptaret Kenaqesia juaj eshte detyra jone

&

Car wash

10 000 kopie “The Albanian” ekziston një mënyrë për të menduar për biznesin tuaj...

Shume biznese i besojnë gazetës suksesin te tyre. Pse nuk e provon edhe ti The Albanian Newspaper 164 Fonthill Road Finsbury ParkLondon N4 3HP www.gazetaalbania.co.uk albania7@googlemail.com

Tel/fax:0207 2633661


LONDON FEBRUARY 2008

Lidhjet

Vëzhgim Çfarë shtyn një vajzë apo një djalë shqiptarë në Britaninë e Madhe të lidhet me partnerë të huaj? Jemi përballë një eksperimenti në fushën e ndjenjave apo rrethanat bëjnë të largohemi nga tradita e lidhjeve dashurore apo martesore me shqiptarë? Debati për një temë të tillë është tejet aktual po edhe aq i gjere. "The Albanian" në rubrikën e saj të re "Vëzhgim" zgjodhi të trajtojë këtë aspekt në jetën e komunitetit tonë.

NGA ELDA MEMIAJ hpesh herë nëpër biseda midis shqiptarëve, flitet për dashuritë apo martesat e shumë bashkëkombësve tanë në Britaninë e Madhe me femra apo djem të huaj. Për prindërit tanë të tilla lidhje shihen si jo fort të pranueshme. Ata i inkurajojnë fëmijët e tyre të njihen e të lidhin jetën me një bashkëkombës. Ndërsa tek rinjtë që tashmë kanë me vite në Britaninë e Madhe, dallohet një mospërputhje me mendimet e prindërve. Ata bazohen më tepër tek karakteri i personit qoftë i huaj apo shqiptar dhe më kryesorja tek ndjenjat që u lindin ndaj tyre. Sidoqoftë kur vjen puna për marrëdhënie serioze dhe lidhje me bazë krijimin e familjes, roli dhe pozita e të afërmve dhe prindërve në lidhje me zgjedhjet e tyre merr trajta të një rëndësie të veçantë në vendim-marrje. Nuk ndodh gjithmonë kështu. Ka edhe

S

apo edhe marrëdhëniet ndër-fisnore s’janë aq të konsoliduara si tek ne shqiptarët. " Kam 3 muaj që se shoh nënën time" më thotë një i njohuri im James, nga Wellsi. E pyes nëse banon në Wells e ëma, e më përgjigjet që ajo banon në Edgware (zonë në periferi të Londrës). Më çudit shumë ky fakt që s para ndodh tek ne shqiptarët. Familja ka një influencë mjaft të fortë tek ne. Kjo është ndofta njëra nga arsyet kryesore që e bëjnë një shqiptar të vendosë që të marrë një bashkëkombës si njeriun me të cilin do të ndajë jetën. E kam konstatuar në mjaft biseda me familje shqipëtare këtë gjë. " Dua që djali im të marrë një nuse shqiptare" më thotë Merita 52 vjeçare nga Lushnja, e cila së bashku me tre fëmijët e bashkëshortin kanë mbi 12 vjet që jetojnë në MB. " E si mund të na i kuptojë një e huaj zakonet e traditat tona, as edhe një kafe s do dijë të na e bëjë, lere më të na respektojë të moshuarit e farefisninë ashtu siç

DASHURORE APO MARTESORE me jo shqiptarë/e e tyre. Ne shumicën e rasteve djemtë shqiptarë banojnë akoma me prindërit dhe duhet të zgjedhin një nuse që të kënaqë dhe respektojë edhe brezin e tretë.

shumë familje apo vajza të reja, që zgjedhjen e bashkëshortit ta bëjnë në bazë të nevojës për një jetë më të mirë e jo të dashurisë apo pëlqimit të personit, si individ.

më thotë Arbeni 31 vjeçar nga Vlora.

Është e kuptueshme që kur dy njerëz kanë të njëjtin "background" dhe ndajnë të njëjtin mentalitet e zakone ata do të kenë një komunikim më të mirë e të hapur gjatë jetës bashkëshortore. Por jo të gjithë janë të një mendimi. Elsa 26 vjeçare nga Korca, ka mbi 6 vjet që jeton në Londër ku edhe studion për biznes. Ka rreth 5 vjet që është e lidhur me Davidin nga Kenti. Kur e pyes cili është ndryshimi midis një djali shqiptar dhe një të huaji me thotë " Kam qenë e lidhur edhe me një djalë shqiptar më parë, Arsyeja që jemi ndarë, është se ai më trajtonte si një "pronë" te tijën, e nuk ma dha kurrë respektin që më jep Davidi që nga dita e parë që jemi njohur e deri tani. Meshkujt shqiptar fatkeqësisht në shumicën e rasteve presin nga ty më shumësesa japin vetë. Karakteri i tyre paksa pos-

I them se s ka asgjë të keqe të duash të lidhesh me një njeri me të cilin ndan të njëjtën gjuhë, tradita dhe botëkuptim. Nga ana tjetër është pak shqetësues fakti se mjaft djem që jetojnë në perëndim apo MB, dhe janë të një moshe të pjekur, marrin vajza adoleshente nga Shqipëria si

duhet"... Qesh me të dhe megjithëse më duken mjaft tradicionale mendimet e saj, i jap të drejtë deri diku, sepse të paktën për brezat e deritanishëm të shqiptarëve këto zakone janë të rrënjosura thellë në sjelljen e mendimet

bashkëshorte. Kjo dukuri ka qenë goxha e përhapur kohët e fundit, dhe ka të bëjë thelbësisht me faktorët social-ekonomikë në Shqipëri. Varfëria dhe mundësitë e pakta jetike, detyrojnë

"Djemtë shqiptarë presin që nusja t’ju gatuajë, lajë, pastrojë dhe respektojë prindërit, në radhë të parë" " Dua të marr një vajzë shqiptare, për shtëpi, këto të huajat s’dinë të skuqin asnjë vezë. E kam lajmëruar nënën në Vlorë dhe po interesohet të më gjejë një vajzë atje".

nga ato raste kur djali apo vajza për lidhjen e tyre e cila merr formën e fejesës më pas të martesës thjesht për formalizëm i tregojnë prindërve. Duan apo nuk duan këta të fundit që fëmijët ta hedhin atë hap nuk ka kthim prapa. Si komb ne jemi mjaft mikpritës dhe të dashur. Bujaria dhe ndjenjat e gërshetimit të jetës së shëndoshë familjare dhe dashurisë prind-fëmijë janë virtyte tipike shqiptare. Për shqiptarët ka shumë rëndësi të kenë një familje të lumtur e mjaft të lidhur me njëritjetrin. Në mjaft kombe të botës, marrëdhëniet midis pjesëtarëve të familjes,

27

esiv dhe mentaliteti shpesh prapanik, është një faktor që i shtyn vajzat shqiptare jashtë atdheut të zgjedhin një të huaj". Sigurisht jo të gjithë e shohin faktin se nga vjen personi si faktor për zgjedhjen e tyre si partner. Dashuria dhe mirëkuptimi, janë zakonisht faktorët kryesorë të vendimmarrjes në lidhje me relacionet midis një çifti. Por kur është puna për relacione serioze me bazë martesën dhe krijimin e familjes vihet re dukuria e mësipërme tek shqiptarët. " E dashura ime lituaneze e di se ne s’kemi të ardhme bashkë" më thotë Fatmiri nga Shkodra. E pyes për relacionin e tyre, dhe më thotë se shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin. Kanë rreth 4 vjet që jetojnë bashkë dhe me thotë se Jurga është një vajzë e kuptueshme dhe e dashur me të. E shoh e çuditur dhe e pyes se përse atëherë do të ndahet me të.

" Familja ime nuk do të donte që unë të merrja një te huaj" më thotë, "pastaj, se si do të ndihesha edhe vetë po të thoja se e kam nusen lituaneze, opinioni të vret më kupton?" I them se e kuptoj dhe se familja ka një rol të rëndësishëm në jetën e njeriut. Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme në marrëdhëniet në çift është dashuria, respekti reciprok dhe mirëkuptimi. E nëse këto i gjen tek një i huaj apo shqiptar kjo është çështje fati dhe ka të bëjë me jetën sociale të secilit nga ne.

Djemtë shqiptarë preferojnë ta lidhin jetën me një vajzë shqiptare sepse ato njihen për nikoqire të mira, të dashura me familjen e nëna të kujdesshme. Nga ana tjetër vajzat shqiptare zgjedhin djemtë shqiptarë për dedikimin e tyre ne familje, kujdesin ndaj fëmijëve dhe kujdesin ndaj gjendjes ekonomike familjare. Ndodh shpesh që bazohemitek ky model stereotipik i femrës dhe mashkullit shqiptar kur duam të krijojmë një lidhje. Ka ndikime nga më të ndryshmet si ato që u parashtruan më sipër, por në princip dhe në realitet duhet të nisemi nga ndjenjat dhe mirëkuptimi në çift, kur vjen puna për shokun e jetës.


LONDON FEBRUARY 2008

28

Kuzhina shqiptare vendoset në anë të saj dhe pas cdo mbushje pjate supe hidhet djathi në mes dhe majdanozi i prerë imët. shërbehet me bukë të zezë të freskët PESHK BALLAGJER I FILETUAR ME SALCË

Tony SALLAT JESHILE ME GËSHTENJA TE PJEKURA (OSE ARRA) PËR SHËN VALENTIN Përbërësit e recetës 4 lugë gjellë vaj ulliri i cilësisë së mirë 10 gështenja të qëruara mirë 4 dardha të pjekura mirë e të qëruara dhe të prera në thela të holla 2 lugëë kafeje masted francez (Dijon musted) 2 lugëë gjelle uthull qershie Piper dhe kripë sipas dëshirës 6 qepujka te vogla te prera ne thela te imta 2 sallata jeshile me fleta te holla Djathë me erë (stilton cheese)

Përbërësit e recetës 2 peshq kur te filetohen 4 fileto 50 gr miell I bardh 50 gr thërrmija buke 3 vezë te rrahura mirë 30 ml vaj ulliri salca 20 ml vaj ulliri 4 thelpinj hudhre të shtypura 4 sardele pikante (anchovies) 30 ml verë e bardhë 6 domate të qëruara dhe të prera imët 20 gr kepers 100 ml lëng domatje lëng të një limoni

150 ml krem I trash qumështi 250 gr çokollatë e zezë Liker disa pika për shije Çokollatë e shkrirë për njomje Kakao për pudrosje Mënyra e përgatitje se recetës Çokollatën e copëtojmë në rende në copa të vogla pastaj në një tenxhere të madhe e valojmë me ngadalë kremin e qumështit deri sa të marrë valë duke e përzier pastaj çokollatën e hedhim ne kremin e ngrohtë dhe pastaj shtojmë likerin dhe e përziejmë mirë dhe këtë tretësirë e fusim në frigorifer për tu qetësuar deri sa të mpikset mirë Në një enë tjetër shkrijmë çokollatën në banjomari dhe pastaj nxjerrim nga frigoriferi çokollatën e mpiksur dhe duke i lyer duart me kakao ia japim formën me lugën e kafes në mënyrë të rrumbullakët çdo trafelli me madhësi 2- 3cm. Pastaj i zhytim në çokollatën e shkrirë dhe

Mënyra e përgatitjes se recetës Ne fillim ngrohim 1 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan dhe pasi i kemi prerë gështenjat në cerek i ngrohim dhe i skuqim lehtë sa të marrin ngjyrën e kuqërremë pastaj iu hedhim kripë piper dhe i lemë mënjanë . Qërojmë dhe i presim në thela të holla dardhat, pastaj përgatisim lëngun për spërkatjen. I përziejmë mirë në një enë qelqi mastedin francez, uthullën kripën piperin dhe pjesën e mbetur të vajit ullirit dhe i rrahim me rrahësen e vezëve deri sa të trashet dhe të fillojë nxjerrjen e flluskave. Pastaj në fund shtojmë qepujkat duke i përzier mirë. Shtrojmë sallatën në piatancë në fillim gjethet jeshile dhe dardhat gështenjat ose në mungesë arrat dhe ne fund i spërkasim me lëngun dhe është gati për në mes të tryezës. SUP KUNGULLI SPECIALE ME MAJDANOZ DHE DJATHË TË VJETËR Përbërësit e recetës 3 kg kungull I cilësisë mirë 2 lugë gjelle vaj lule dielli Kripë piper 80 gr gjalpë 2 qepë mesatare të prera imët 8 fije majdanozi plus 2 për servirje 3 litra lëng 1 lugë e vogël kafeje kripë 350 ml krem qumështi 175 gr djathë i vjetër i grirë në rëndë Mënyra e përgatitje së recetës Ngrohim furrën në temperaturë 200 gr C pastaj presim kungullin e qërojmë dhe e pastrojmë nga farat. E presim prapë në copa kubike mesatare e vendosim në tepsinë e pjekjes dhe e spërkatim me vaj dhe i shtojmë kripë piper sipas dëshirës dhe e futim të piqet në furrë për 30 min. Në një tenxhere të trash alumini hedhim gjalpin dhe qepet e prera bashkë me majdanozin dhe i kaverdisim deri sa te zbutin dhe ta lëshojnë shijen gjatë djegies së gjalpit që zgjat 5 min pastaj shtojmë kungullin e pjekur dhe lëngun e zarzavateve dhe i ziejmë për 25 min të mbuluara me kapak. Pasi është zier e lemë të ftohet. Ia shtojmë kremin e qumështit dhe e hedhim në mikserin ushqimor dhe e bëjmë pure të lëngshme pastaj e rikthejmë prapë ne të njëjtën tenxhere që ishte dhe e ri-ngrohim duke ia korrigjuar shijen nëse është e nevojshme dhe e servirim në kupën e supës porcelani me garuzhde brenda në mes të tavolinës dhe pjatat e supës vendosen tek çdo i pranishëm në tavolinë dhe djathi i grirë

Majdanoz i prerë imët Mënyra e përgatitje se recetës Peshkun në fillim e pastrojmë dhe me thikën e filetimit e filetojmë, duke ia hequr të gjitha halat (ose në pamundësi ia kërkoni filetimin shitësit të peshkut) pastaj ia hedhim kripën piperin. Në një enë të parë hedhim miellin në enën e dytë hedhim vezët e rrahura dhe në enën e tretë hedhim thërrmija e bukës dhe çdo filet të ballagjerit e kalojmë në fillim në miell pastaj në vezë dhe në fund në thërrmijat e bukës. Pastaj i vendosim në një tepsi të sheshtë dhe i lëmë mënjanë dhe në një tigan të madh që t’i marrë 4 filetat e vendosim në zjarr të ngadaltë dhe e ngrohim vajin dhe i kaverdisim filetat 2 min në çdo anë deri sa të marrin ngjyrën e kuqërremë dhe thërrmijat e bukën të ngjiten dhe shtresa e krijuar është e fortë (crispy) pastaj e vendosim mënjanë dhe përgatisim salcën ose më mirë është salca të përgatitet përpara. Ngrohim vajin në një tenxhere mesatare. Hedhim hudhrat sardelet aromatike dhe i kaverdisim për 2 min pastaj shtojmë verën dhe e lëmë deri sa të valoj dhe të avulloj gjysma. Shtojmë qepët domatet lëngun e domateve dhe i ziejmë të ngadaltë për 20 – 30 minuta dhe 10 min. Para përfundimit shtojmë lëngun e limonit dhe pastaj sërvirim për çdo pijatë një fileto me salcë të shtruar poshtë dhe me zarzavate të pjekura anash ose pure patatje ose për preference tjera me sallat ose oriz dhe në fund një thelë limoni e vendosur lart peshkut dhe është shumë perfekt për tu shërbyer me verë të bardhë.

prej çokollatës së shkrirë i kalojmë në kakao pudër dhe i vendosim në piatancën e sërvirjes ose ato që i kemi për dhuratë i mbështjellim në letër posaçërisht kulinarie me ngjyra të ndryshme dhe janë gati për t’u ngrenë duke pirë një gotë shampanjë ose verë aromatike. PUDDING ME LULESHTRYDHE Përbërësit e recetës 250 gr lule shtrydhe 3 vezë të mëdha të ndara e verdha nga e bardha 1 lugë gjelle lëng portokalli i freskët 100 ml kos i trashë 100 ml krem I trash qumështi Sheqer 100 gr Mënyra e përgatitje se recetës

Janë nder produktet me të përshtatshme për dhurata dhe për qerasje

Në fillim luleshtrydhet e pastruara, i gatuajmë në një tenxhere të vogël me 30 ml ujë deri sa të zbutem dhe I shtypim mirë, i bëjmë pure dhe ia shtojmë lëngun e portokallit sheqerin, të verdhen e vezës dhe vazhdojmë gatimin në zjarr shumë të avash për 5 – 10 min në mënyrë që të mos gatuhet veza por të mpikset. Pastaj e lëmë mënjanë që të ftohtë. E rrahim kremin e qumështit në një enë të veçantë deri sa të trashet dhe e përziejmë me tretësirën e luleshtrydheve dhe në fund përziejmë kosin që të mos ia nxjerrim ajrin përzierjes. Në një enë tjetër rrahim të bardhën e vezës me forcë deri sa të formohet shkumë e trashë plot me ajër dhe e përziejmë me të dhe përbërësit e tjerë dhe në ene te vogla porcelani ose qelqi te vogla dhe te lyera me gjalpë, mbushim përzierjen deri sa të mbarohet afërsisht dalin 10 individual dhe i vendosim në frigorifer të ftohen për 4 orë dhe pasi janë mpiksur shërbehen me nga një luleshtrydhe me gjethe të spërkatur me sheqer pluhur

Përbërësit e recetës

PUDDING ME ARRA DHE HURMA

ALBARINO Çokollatë trafells për shën Valentino

TE THATA Përbërësit e recetës 200 gr hurma te thata pa bërthama 1 lugë kafeje sodë buke 250 ml ujë I valuar 375 gr miell I bardh ëmbëlsirash (self raising flour) Pak kripë 125 gr gjalpë ëmbëlsirash 250 gr sheqer I bardhë 2 vezë të mëdha 150 gr arra 100 gr qershia të karamelizuara të ndara në gjysmë Salca 20 gr gjalpë 150 gr sheqer kafe 250 ml ujë 3 lugë kafeje vanilje esencë 125 ml brandi ose konjak MËNYRA E PËRGATITJE SE RECETËS Ngrohim furrën në 180 gradë C dhe e lyejmë me gjalpë një enë porcelanin të madhe ëmbëlsirash. Në një enë të madhe hedhim hurmat e thata dhe sodën e bukës dhe ja hedhim ujin e valuar duke e lanë mënjanë që të ftohet për 1 orë dhe pastaj i kullojmë çdo pikë uji dhe i fermentojmë në brandi ose konjak , ne një enë tjetër përziejmë gjalpin dhe sheqerin deri sa të formohet krem i rrëshqitshëm dhe i rrahim vezët mirë dhe ja shtojmë përzierjes gradualisht jo menjëherë pastaj sitim miellin dhe sodën e bukës brenda dhe e përziejmë mirë dhe ja shtojmë arrat qershitë dhe hurmat të kulluara dhe të thara duke e përzier mirë e hedhim përzierjen në enën e lyer me gjalpë dhe e futim në furrë në temperaturë 180 gradë C për 40 – 45 min. Gjatë pjekjes bëjmë salcën në një tenxhere të vogël shkrijmë gjalpin pastaj hedhim ujin sheqerin dhe e valojmë ngadalë deri sa të reduktohet në shurup të trashë dhe pastaj e

Tony përgatit të gjitha llojet e ëmbëlsirave te shijshme dhe të dekoruara sipas dëshirës tuaj për raste speciale si martesa fejesa ditëlindje shenjtërim dhe çdo rast festiv që keni Klient të nderuar, Ju pëlqen ëmbëlsira e festës tuaj ndryshe nga të tjerat? Tony ju përgatit për çdo rast special dhe jua krijon dhe aplikon praktikisht modelin dhe fantazinë që ju keni dhe e interpreton me përkushtim eksperiencë thjesht dhe me cilësi të lartë dhe e dorëzon porosinë në derën tuaj me çmim shumë më të favorshëm krahasuar me tregun Të gjitha modelet janë individuale dhe përgatiten sipas dëshirës dhe mënyrës që ju dëshironi Tony është i gatshëm që të shpenzojë kohë dhe të bej një copë rrugë dhe të vij t’ju takojë atje ku dëshironi. Në fillim diskutohen të gjitha hollësitë e porosisë në mënyrë që te sigurohet që ëmbëlsira festës tuaj të jetë po aq speciale dhe e veçante sa vetë festa. Tony gjithashtu pranon porsi dhe përgatit ëmbëlsira për zyra raste te ndryshme kon-

heqim nga zjarri dhe ia hedhim vaniljen esencë dhe brandin dhe sapo ta nxjerrim pudingin nga furra ia hedhim shurupin të ngrohtë dhe pasi ftohet e racionojmë dhe e shërbejmë me akullore dhe sheqer pudër sipër

PUDDING ME BANANE Përbërësit e recetës 200 gr biskota të thërrmuara imët 75 gr gjalpë i shkrirë Mbushja 1 sashe xhelatin pudër 125 ml ujë I ftohtë 6 banane mesatare 2 limona 150 gr sheqer 175 ml qumësht i kondensuar panda 125 ml krem qumështi I rrahur në krem të trash Mënyra e përgatitje se recetës Përziejmë biskotat e bluara imët me gjalpin e shkrirë dhe i shtrojmë në bazën e enës së porcelanit apo qelqit të përgatitur për pudingun dhe e futim në frigorifer të forcohet. Pastaj në një enë të vogël hedhim ujin e ftohtë dhe e tretim xhelatinën pudër, deri sa të trashet tretësira. Pastaj i presim bananet në thela të rrumbullakëta çdo njërën me madhësi të njejtë dhe i hedhim në lëngun e limonit qe t’i ruajnë nga nxirja. Pastaj i rreshtojmë në enë sipër bazës së biskotave të ngjitura njëra me tjetrën. Në një enë të vakantë e rrahim kremin e qumështit dhe sheqerin deri sa të trashet shtojmë qumështin e kondensuar dhe tretësirën xhelatin i rrahim mirë dhe i hedhim sipër bananeve dhe janë gati për servirje pas 2 orësh mpiksie në frigorifer. Ju bëftë mirë

TONY TORTA KEKE EMBELSIRA TEL&FAX: 02072861135 EMAL:dlorzana13@hotmail.com certesh, konferenca, mbledhje ,përvjetorë, festa me tema nga më të ndryshmet Keku që ju porosisni është i përzgjedhur në bazë të shijes, modelit dhe dëshirës tuaj dhe duke filluar nga keku më i pasur me fruta apo çokollatë baza buka(sponge) deri tek vexheterian ,apo keku me karrota dhe zbukurimi ,dekorimi me dizajnim paste sheqeri(roial icing) e cilësisë së parë bio-organike. Ku motoja ime është qe jo vetëm të duket mirë dhe i bukur por të jetë me të vërtetë i shijshëm dhe të shkrihet në gojë SHPERNDARJA

Kekat e porositur ju vijnë në derë të shtëpisë Tony mundet të garantojë furnizimin vetëm në Londër dhe gjithashtu ju garanton që porosia ju vjen në derë në kohën që e keni kërkuar dhe i sigurt. Ju rrini të qet dhe përkushtoni pak kohë festes tuaj speciale dhe e di që keni për të bërë 101 punë

Ju lutem shikoni përmes galerisë pak modele të ndryshme nga qindra të tilla që i kam në menu. Dhe jam shumë i sigurt që ju do te gjeni tek Tonis keke çfarë ju kërkoni dhe duke u krahasuar me konkurrencën e çmimeve është e arsyeshme dhe favorshme TONYS KEKS ME QENDER NE PADDINGTON TEL&FAX: 02072861135 dlorzana13@hotmail.com Tony’s keks organike të përgatitur në mënyrë profesionale Nëse dëshironi të porosisni ose ta dini çmimin ju lutem kontaktoni në Tel: 02072861135 Mob: 07798808635


LONDON FEBRUARY 2008

Kështjella e Rozafatit renare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës, kështjella e lashtë e Rozafatit. Kur është hedhur guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? Kjo s'dihet. Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të motçëm të kësaj mënge. Një gjë dihet mirë e qartë; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire. Ne atë kohë, tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë u derdhën këtej romakët, pastaj sllavët, normanët, venedikasit, turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve, krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës, janë lagur nga përrenj gjaku, të atyre që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan kurse populli ynë, mbeti ngulur në këtë toke ilire. Ndërtimi i kështjellës së Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur por dhe të hidhur, që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja ç'thote kjo gojëdhënë: I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë. Kjo mjegull mbeti aty tri ditë e tri netë. Pas tri ditësh e tri netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodren e Valdanuzit. Aty maje kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën, u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot. Na shkon aty nje plak i mire dhe u thotë: -Puna e mbarë, o tre vëllezër. -Të mbarë paç o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë. Ditën punojmë, natën prishet. A di të na thuash një fjalë të mirë. Ç'të bëjmë që të mbajnë muret në këmbë? -Unë e di se ç'duhet të bëni -u thotë plaku- po e kam për mëkat tua them. -Atë mëkat hidhe mbi kryet tona, se ne duam që kjo kështjellë të qëndrojë në këmbë. Plaku i mirë mendohet e pyet: A jeni të martuar o trima? A i keni ju të tre, vashat tuaja? -Të martuar jemi -i thonë atadhe të tre i kemi vashat tona. Na thuaj pra ç'të bëjmë, që të qëndrojë në këmbë kjo kësht-

29

Edhe unë dua të flas shqip

K

jellë? -Nëse vërtet doni që kjo kështjellë të qëndrojë në këmbë, lidhuni me besa-besë: vashave mos u rrëfeni, në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t'u them unë. Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t'ju sjellë bukën, t'a merrni e t'a muroni të gjallë në mur të kështjellës. Atëherë keni për t'a parë se muri do t'u zerë vend e do t'u qëndrojë për jetë e mot. Tha kështu plaku, pastaj shkoi; tani u pa, pastaj s'u pa. Vaj! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën; ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën; ia tregoi të gjitha vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën; nuk kuvendoi në shtëpi, nuk i tha gjë vashës së vet. Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanet godasin, gurët coptohen, zemrat rrahin, muret lartohen... Në shtëpi nëna e djemve s'di gjë. I thotë nuses së madhe: Moj nuse e madhe, mjeshtrit duan bukë e ujë, duan kungullin me verë. Nusja e madhe ia kthen: -Besa nënë, sot s'mund të shkoj se jam sëmurë. Kthehet e i thotë nuses së

mesmes: -Moj nuse e mesme, mjeshtrit duan bukë e ujë: duan kungullin me vere. -Besa nënë, sot s'vete, se do shkoj tek fisi për të bujtur. Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël: -Moj nuse e vogël! Nusja e vogël brof në këmbë: Urdhëro zonja nënë! -Mjeshterit duan bukë e ujë, duan kungullin me verë. -Besa nënë unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Druhem se do të pijë gji e qan. -Nisu, shko se djalin ta shikojmë ne e s'ta lemë të qajë, -i thonë të kunatat. Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet, niset e bie në Kazenë, që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit; dy të kunetërit dhe i shoqi. -Puna mbarë, o mjeshtër! Po ç'është kështu? Çekanët ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin nga dora, malkon gurin e murin. E shoqja i thotë: -Ç'ke ti im zot? Pse mallkon gurin e murin? Hidhet kunati i madh: -Ti paske lindur në ditë të zezë, moj kunata jonë. Në e kemi bërë me fjalë të t'murojmë të gjallë në mur të kështjellës. -Shëndoshë ju o tim kunetër.

Po unë do t'ju le një porosi; kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë, se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë, me njërin sy do ta shikoj, me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do t'i tund djepin e njërin gji do t'ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëftë mbret e

mbretëroftë! Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen, nuk shemben më si më parë. Në atë vend gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës dhe qumështin e gjirit, për birin e saj... Dhe i biri u rrit, luftoi e trimëroi. Përgatiti Jeni Myftari

A dëshironi të mësoni privatisht, Gjuhë Shqipe? Për të gjithë te interesuarit, me metoda bashkëkohore dhe ilustrime elektronike. A dëshironi të mësoni privatisht, Arabisht, Telawa & Tejweed, mësime islame, etj.? Për fëmijët e moshës deri në 14 vjeç dhe për vajza dhe gra të të gjitha grupmoshave. Ofrojmë profesionalizëm dhe mësimdhënie me metoda bashkëkohore. Të interesuarit të kontaktojnë redaksinë e gazetës The Albanian, ose të telefonojnë në numrin: 07880835008.


LONDON FEBRUARY 2008

Premier Berisha met in Brussels NATO Secretary General Jaap de Hoop Scheffer. During the meeting, NATO Secretary General Scheffer said that these months are determining for Albania, which has made great steps in implementation of reforms for NATO integration. In this context, Schefer congratulated premier Berisha for the good cooperation with opposition in building the right political culture, which is vital for every democracy, particularly for NATO candidate countries. Scheffer said that a clear sign of this cooperation spirit with the opposition is the multi-party delegation, accompanying premier Berisha in Brussels, which is an example that shows the change in the political culture in Albania in the course of these years. Later on, the conversation focused on latest developments in the region and Kosovo status, where premier Berisha stressed that Albanian government will continue to cooperate closely with NATO and EU in favor of a quick solution of the status issue. Premier Berisha assured that Albania will foster a good climate of cooperation in the common interest and integration of region countries. Later on, Scheffer said the role of Albania in the region’s stability would be considered during the decision-making

30

Premier Berisha meets NATO Secretary General, Jaap de Hoop Scheffer process to integrate Albania in NATO. Its role has been crucial in maintaining the balances in the region, particularly as regards Kosovo issue, Scheffer said. Albania, Scheffer said, has become an exporter of stability in the region. He praised the very good climate of cooperation Albania has created with other region countries.

Also, Scheffer praised the contribution of Albania, through peace-keeping missions, by the side of NATO troops to the Balkans, Iraq, Afghanistan and other countries, so important to safeguard democracy in these countries. Secretary-General Scheffer appreciated in particular the government decision on 2 percent increase of GDP for Armed Forces, saying that Albania is setting a positive example for other countries which are below this standard. Scheffer said that the last mile to receipt of invitation in the Bucharest summit is nearer and Albania is on the

right track. At this point, Schefer said, it is necessary to carry out the reforms on sustained basis and their development is irreversible.

Particularly, NATO secretary-general expressed his positive appraisal for achievements of Albanian government in fight against organized crime and corruption.

to this fact.

for Armed Forces.

He also briefed Scheffer on the results of reforms in the country, pointing to the serious steps made towards the justice and election reform.

Afterwards, the conversation focused on the latest developments in the region and Kosovo status. PM stressed that Albanian government will continue to closely cooperate with NATO and EU for a rapid solution to Kosovo status and Albania will foster a good cooperation climate in the common interest of regional countries."

Focusing on the reform in defense, PM stressed that the Albanian army was going through an important process of reform mentioning the government decision on 2 percent increase of GDP

On his part, Berisha said the process of reforms should be irreversible and expressed conviction that it was like this. In addition, PM said there was a new climate of cooperation with political forces in the interest of the nation and integration into NATO. Premeir underlined that opposition has provided full support for implementation of main reforms, aimed at integration of Albania in NATO and receipt of invitation in the Bucharest summit. The resolution initiated by opposition and passed in unanimous vote by parliament for implementation of reforms testifies

ALBANIAN YELLOW PAGES IN THE UK

Welcome to Albaniancontacts.com

Britain's first Guide to Albanian Businesses and Services Do not miss out... When you advertise your business or service with albaniancontacts.com you can guarantee value for money. We offer you great customer service and are looking forward to talking to you about advertising your business. Please feel free to contact us using the details below: Albaniancontacts www.albaniancontacts.com 164 Fonthill Road London N4 3HP info@albaniancontacts.com

0207 2633 661


LONDON FEBRUARY 2008

31

http://www.albaniantourism.com/

nearby beach resort of Durres Plazh. In Roman times, Apollonia, located 12km (7.5 miles) from the city of Fier, was a large, prosperous city at the mouth of the river Vjosa where there is still much left to be excavated. The amphitheatre, a colonnade of shops and several other parts of the Roman city centre are open to the public. There are monuments of Agonothetes and Odeon, as well as an ancient portico and the Mosaic House with a fountain. Unfortunately, some of the statues and other portable objects were removed before 1946 and sent to other countries. Those remaining have been placed in the well-organized museum which is to be found on the site of a 13th-century monastery. In the courtyard of the monastery is a Byzantine-style church, the Church of St Mary, believed to have been built in the 14th century. Not far from Apollonia, on the route to Durres, is the Monastery of Ardenica. Vlora is not only a major port, but of great historical importance, for it was here in 1912 that the Assembly was convened which first proclaimed Albania an independent state and set up the first national government, headed by Ismail Qemali. In recognition of this, it was proclaimed a 'Hero City' in 1962. The Muradiye Mosque (1538-42) was designed by the famous architect Mimar Sinan whose family originated in Albania. On a hill above the city is the tourist center Liria, which offers panoramic views of the beach and town. Albania's southern coastline remains completely unspoilt. Situated opposite Corfu, Saranda is now much visited by day trippers who come to enjoy this previously inaccessible resort. The ancient town of Butrint was once an important centre for the Illyrian tribes. It has been

ALBANIA reated in 1614 by Sulejman Bargjini, Tirana has only been the capital of Albania since 1920. The city has examples of early 19th-century architecture such as the Ethem-Bey Mosque (built 1789-1823) and the 35m- (117ft-) high clock tower (1830). The old bazaar quarter was demolished in 1961 to make way for the Palace of Culture, which houses the Opera and Ballet Theatre and the National Library. The city centre and the government buildings on Skanderbeg Square date back to the Italian era, creating the impression of a provincial Italian town, while a museum for Enver Hoxha (Albania's former communist leader), has been turned into an international Cultural Centre. Today, Tirana is not only the most populous city in Albania, but also the political, economic, cultural and spiritual centre of the country with national museums of archaeology, history and art. The National Historical Museum and the National Art Gallery are highly recommended, along with the Exhibition of Folk Culture. The best view over the city is from the Martyrs' Cemetery, which contains the Mother Albania Monument. The Coast The important port of Durres is the secondlargest city in Albania with the second-largest concentration of industry. The city was colonized by the Greeks in 627 BC and was named Epidamnos, later becoming Dyrrachium under the Romans. From the Venetian Tower at the harbor, the medieval Town Wall leads to the Amphitheatre dating back to the second century BC and containing an early Christian crypt with a rare wall mosaic. There is also an excellent Archaeological Museum. Between the first and third centuries, Durres was an important port and trading centre on the Via Egnatia trading route between Rome and Byzantium (Istanbul). Following a number of earthquakes, much of ancient Durres sank into the sea or collapsed and was subsequently built over. Today the city is best known for the

C

known as a settlement since 1000 BC and has belonged to both the Greek and Roman empires during its long history, leaving a rich legacy. Several sites dating from the first and fourth centuries AD can now be visited, among them a theatre, the Temple of Aesculapius, the Nypheum, the Lion Gate, the Dionysus Altar, Roman houses and baths. The Baptistry, with a floor of colorful mosaics, is not to be missed. The nearby tourist site of Ksamil offers magnificent views of Butrint Lake, the islands and citrus- and olive-tree plantations. The Interior Known as the 'city of a thousand windows', owing to the plethora of windows in the city's red-roofed houses, Berat has

been declared a 'Museum City'. Built on the slopes of a mountain, the old Turkish part of the town is very picturesque, being largely encompassed by the medieval fortress. To house the growing population, a new town has been built further down the valley beside the largest textile combine in the country. The Onufri Museum, dedicated to the 16th-century painter and his contemporaries, houses restored icons in an orthodox church. There is also a magnificent castle near here. Gjirokastra, in the far south, has also been designated a 'Museum City' as so many of the houses retain their traditional wood- and stonework. The narrow and winding cobbled streets ensure the virtual exclusion of motor traffic. The town is dominated by the 13th-century Fortress which was extended by Ali Pasha in 1811. It now contains the National Museum of Weapons; the collection ranges from medieval armour to a shot-down US reconnaissance aircraft (the museum was looted in 1997 but most of the collection is still there) and the view is not

to be missed. The surrounding area is renowned for its many mineral springs. Korรงa was the seat of government during Turkish rule. In the 18th century, the city was able to exploit its location at the crossroads of several caravan routes and became a major trading point. Standing at the foot of the dramatic Morava mountain near the Greek border, Korรงa is home to the Mirahor Mosque, dating back to 1466, the Museum for Medieval Art, the Museum of Education (where the first Albanian school was opened in 1887) and a listed, though decaying, bazaar quarter. The charming resort of Pogradec near the Macedonian border stands beside Lake Ohrid, renowned for its clear water and rich in trout and carp. About 5km (3 miles) to the east is the tourist centre of Drilon, surrounded by extensive ornamental gardens. Visible for miles around, Kruja is an attractive medieval town perched on top of a mountain north of Tirana. It was the centre of Albanian resistance to the Ottoman Turks under Skanderbeg, the national hero, and the Skanderbeg Museum is to be found inside the recently restored castle. The street leading up to the castle is built in the style of a medieval Turkish bazaar. Situated on Lake Scutari, which divides Albania from Montenegro, Shkodra is dominated by the ruins of the Fortress of Rozafa, one of the ancient Ilyrian castles, built on a rock hill from which a spectacular panorama of the surrounding countryside, the lake and the Lead Mosque can be enjoyed. A museum is dedicated to one of the greatest Albanian writers, Migjeni. The Mesi Bridge, 8km (5 miles) from Shkodra, is also well worth a visit, as is the Monument to Gjergj Kastrioti.


Mënyra e vetme për të mos mbetur anonim... www.albaniancontacts.com TEL: 02072633661 info@albaniancontcts.com

Albanian yellow pages in the UK

shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar

Ka startuar njëri ndër projektet më të mëdha të komunitetit

Kontaktoni me ne... Mbase mund te perfitoni hapesire FALAS

Nuk keni as £30?

Vendoseni biznes kartën tuaj me vetëm £30 në vit


The Albanian Februry 2008