Page 1

Marshi në Qafën e Qobanit(brez kufitarë Shqipëri-Kosovë) 20 Mars 2011 Me brengën e përgjëgjësit për sigurimin e transportit të aktivistëve bjeshkatarë nga qyteti deri të vendi ku do të fillonim marshimin, dola rreth orës 730 nga shtëpia i pregatitur për kushte dimrore marshimi në vendin ku duhej të tubohej grupi i parë nga lagjëja e ynë.Në fletëregjistrin disa herë të korigjuar të pjesëmarrsëve në këte marshim, figuronin 18 veta ndërsa kisha porositur vetëm një kombi që mjaftonte për një transport komod .Mirpo nga përvoja e mëhershme, kur gjithnjë kishte shtesë nga ata që vendosnin të dilnin në momentin e fundit, kisha brengën se do të kishim nevojë edhe për një auto. Edhe këte herë, me dy veta më tepër të cilët na u desht t`i pritnim pak, mbushëm minibusin dhe kah ora 810 u nisëm drejt vendit ku kishim caktuar fillimin e marshimit. Moti në kte mëngjëz fund marsi ishte i vrantë dhe kishte gjasa për rigim shiu e reshje bore,mirpo disponimi i bjeshkatarëve ishte në nivel pasiqë gjatë gjithë rrugës në minibus dhe pastaj gjatë tërë marshimit bisedat dhe të qeshurat ishin permanente. Marshimin e filluam pasi shoferi na ndali minibusin sipas kërkesës sonë, të hoteli bri rrugës Gjakovë-Qafë Morinë (3 km largë doganës).

Në një teren pothuajse tërësisht shkëmborë të xhveshur nga drujtë, filluam ngritjen për në kodrinat e majat që ngriheshin në të majtë rreth brezit kufitarë Shqipëri –Kosovë.Një rigë e shiut të imët na përcjelli deri në lartësinë 800m e pastaj kur filluam ngritjen kah maja e Qobanit filluam të përballëmi me erën gjithnjë më të ashpër nga ana e verilindjës me fërfllazën e fluskave të rralla të borës,përveq kësaj nuk mungojë edhe mjegulla e cila sa vinte të bëhëj më e dendur e sa rrallohej,prandaj pasi arritëm majën dhe bëm disa foto të guri i kufirit(piramida D XVIII) në lartësinë 1172m vendosëm të kthehemi e zbresim të poshtë .


Gjatë tërë kohës kishim shoqërim erën e fortë të kurrizit malorë dhe askund nuk kishte të përshtatshme kushte për tu ndalur .Në këto kushte vazhduam marshimin duke zbritur të poshtë dhe kur arritëm nën nivelin 800m u zbutë paksa moti dhe u largua mjegulla.Në vazhdim të shtegut që përcillnim, u ndalëm në një vend ku diktuam ca degë drujësh të thara , dhe pasi më pak mundime me këto degë të lagura drujsh ndezëm zjarrin u komoduem disi rreth zjarit dhe rrjedhës së ujit në lugun pranë e filluam drekimin e pushimin.Zjarri i bollshëm për të cilin u kujdesëm me kontributin e përbashkët në mbledhjën e drurëve të tharë për rreth ,na disponojë që të qëndronim në këte vend rreth dy orë në biseda e të qeshura nga barcoletat e Gencit e të tjerëve gjersa sugjuku piqej e herë digjej në zjarrin pranë.


Pasi përfunduam edhe me këngë këte aheng bjeshkatarie,filluam zbritjen në terenin gjithnë të xhveshur nga drujt(për shkak të prerjeve dhe djegëjës masive) Gjatë zbritjes mendoja se si dikur këto anë kishin qenë të mbushura me druj të llojllojshëm dhe përpiqesha të gjeja zgjidhjen për mundësinë e pyllzimit. Gjatë bisedës me shokët propozova iden që ne si bjeshkatarë të ndërmarrim iniciativën për një akcion vullnetarë në lidhje me këte qështje duke shpërndarë e mbjellur fidanet e drujve të ndryshëm sigurisht në konsultime bashkëveprim me ekspertet e pylltarisë .


Me një tempo të relaksuar marshimi,aty rreth orës 15 zbritëm dhe arritëm të restorani ’Tropoja’ që gjendej në këndin e ndarjes së rrugës Ponoshec/ Qafë Morinë.Pasi larguam nga supet qantat dhe u akomoduam në tryezën e tavolinave të bashkuara brenda lokalit, porositëm kush qka deshirojë dhe kështu në shoqëri edhe këtu kaluam rreth gjysëm ore në biseda e mahi të disponuar si gjithnjë . Në Gakovë arritëm rreth orës 16 me disa vërejtje të disave duke u mahitur se mos vallë do t`na krtikojnë gratë tona që u kthyem kaq herët në shtëpi. Përshkrues i marshit : Islam Lama,i nxh.dilpl.elektr.

Qafa e Qobanit  

Marshi në Qafën e Qobanit(brez kufitarë Shqipëri-Kosovë) 20 Mars 2011 Përshkrues i marshit : Islam Lama,i nxh.dilpl.elektr.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you