Page 1

DITARI NGA – PLEQE ( BJESHKA E STRELLCIT ) 2010

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen, më 18.07.2010, nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 17.20 minuta. Pjesëmarrës ishim gjithsej 21 veta. Udhëtuam me një minibus, nëpër Deçan, përtej Manastirit të Deçanit gjer tek Hidrocentrali i Lumbardhit i lmd prej 970 metrash. Nga aty nëpër kohë me diell, në ora 8.20 minuta, nëpër shtegun në të djathtë e filluam marshimin, për të vazhduar pastaj përskaj Lumbardhit nëpër shtigje dhe natyrë të gjelbëruar të bjeshkëve, gjer tek burimi i ujit në Pleqe i cili gjendet në njëqind metra lmd mbi Stanet e Tahirsylajve, gjegjësisht në lmd prej 1820 metrash. Pasi që i kaluam stanet dhe varrezat e dëshmorëve të rënë gjatë luftes së fundit, në ora 11.50 minuta mbërritëm tek burimi ku kishim planifikuar të vendosemi. Burimi gjendej në në vend të mrekullueshëm. Gjendej në mes të gjelbërimit dhe i rrethuar nga Bjeshka e Strellcit, mirëpo aty nuk patëm mundësi që të ulemi fare, sepse me të mbërritur ka filluar të bjerë shi i përcjellur me bubullima dhe vetëtima, prandaj aty kemi arritur vetëm që të pijmë ngapakë ujë të ftohtë. Shumë shpejtë, gjegjësisht vetëm për disa minuta zbritëm poshtë tek Stanet e Tahirsylajve, ku të gjithë të qullosur nga shiu kemi hyrë në një stan dykatësh me ndërtim të fortë, në të cilin gjendej edhe pronari. Pronari na njihte nga vitet e kaluara dhe me plotë bujari na ftoi duke na ofruar mikëpritje. Aty të gjithë të strehuar kemi ngrënë dhe pushuar mbi një orë. Pasi që shiu shpejtë është ndalur, kemi dalur jashtë për ta soditur atë natyrë të mrekullueshme të Bjeshkës së Strellcit. Aty jemi shoqëruar dhe kemi ndenjur me disa nga pronarët e atyre staneve të cilët kishin shkuar me familje për të pushuar. Nëpër kohë të mirë, në ora 13.30 minuta kemi filluar kthimin prapa, por përsëri pakës para mbërritjes tek hidrocentrali ka filluar të bjerë shi. Në ora 16.00 mbërritëm tek minibusi dhe menjëherë kemi filluar kthimin për në Gjakovë ku mbërritëm në ora 17.20 minuta. Ishte ky një udhëtim jo i vështirë dhe mjaft i këndshëm. Koha ishte e mrekullueshme, përpos që shiu shkurtë na ka përcjellur me të mbërritur në majë si dhe me të zbritur poshtë. Përgjithsisht ishte një marshim i mirëseardhur dhe mjaft relaksues. Përfundimisht kaluam: Udhëtim me minibus: 2.40 minuta ( 1.20 + 1.20 ) Ecje këmbë: 6 orë ( 3.30 + 2.30 ) Ecje gjatësi rrugore: 16 km. ( 8 + 8 ) Ecje këmbë m/lmd: 850 m/lmd ( 970 - 1820 ) Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë Gjakovë, më 18.07.2010


Pleqe - 18.07.2010  

DITARI NGA – PLEQE ( BJESHKA E STRELLCIT ) 2010

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you