Page 1

DITARI NGA – MAJA E GJARPËRIT – DRAGOBI - SHQIPËRI – 2010 Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 06.06.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, dhe nga Lagjja Mulla Jusuf në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 21.00. Pjesëmarrës ishim gjithsej 40 veta, ndër të cilët katër veta ishin nga Prishtina dhe dy nga Prizreni. Udhëtuam me dy minibusa, nëpër doganen e Qafës së Morines, qytetin e Bajram Currit, përtej fshatit Dragobi, nëpër Hajdaraj gjer në një pjesë të rrugës e cila ishte në ndërtim e sipër e që në të ardhmen do të lidhë atë pjesë të Shqipërisë me Malin e Zi. Nga qyteti i Bajram Currit disa kilometra i kaluam nëpër rrugë të asfaltuar, ndërsa pastaj na u desh që të qarkullojmë nëpër rrugë makadame edhe nja 15 km. Ishte ora 8.30 minuta kur filluam marshimin nëpër ato rrugë malore dhe lëndina të gjelbëruara të cilat kundërmonin erë bari dhe lulash, për të mbërritur në ora 10.30 minuta në Livadhin e Gjarpërit të lmd prej 1250 metrash. Shumë më kanë lënë mbresa dhe revokuar në të kaluarën ato bahqe dhe lëndina të gjelbëruara nga bari i njomë të cilat ishin përplotë me pemë e veçanërisht me kumbulla të cilat shumë ngjasonin me oborret dhe bahqet e shtëpijave tona të dikurshme. Në Livadhin e Gjarpërit një pjesë e shokëve, gjegjësisht nja dhjetë veta janë akomoduar dhe janë vendosur aty për të mosvazhduar më tutje, gjegjësisht për ta kaluar atë ditë në atë vend të mrekullueshëm. Nga aty siç na njoftoi edhe një fshatar nevoiteshin edhe nja tri orë për të mbërritur gjer në Majën e Gjarpërit. Sipas tijë egzistonin dy shtigje nga të cilat njëri ishte shumë i rrezikshëm. Pa vonuar shumë sipas udhëzimeve të atij djaloshi dhe të udhëheqësit tonë Skenderit ne vazhduam marshimin për në majë. Na u desht që të kalojmë nëpër shtigje malore të cilat vende vende qenë shumë të rrezikshme. Për shkak të shtigjeve të papërshtatshme kolona e kishte humbur kontinuitetin e vetë dhe ishte ndarë në dy grupe. Grupi i parë kishte marshuar nëpër shtegun e preferuar, ndërsa grupi tjetër ku isha edhe unë për shkak të vështirësive dhe rreziqeve që na është dashur ti kalojmë gjatë shtegtimit kishim ngecur prapa ashtu që në pjesën e epërme të bjeshkës, jo shumë largë majës, gjegjësisht në lmd prej 1770 metrash e kishim devijuar shtegun. Gjendeshim ne rranzën e majës së bjeshkës, gjegjësisht në një pjesë shumë të rrezikshme ku çdo rrëshqitje këmbe apo gabim do të ishte i pafalshëm dhe fatal. Duke parë situatën dhe kuptuar mundësitë e të gjithëve në përgjithësi, vendosëm që të mos rrezikojmë, gjegjësisht të mos vazhdojmë më tutje dhe ashtu të gjithë së bashku të kthehemi prapa. Gjersa po i diskutonim dhe hulumtonim mundësitë për të vazhduar tutje apo jo, disa nga shokët si: Islomi, Besniku dhe Hyseni nga kurreshtja kanë hyrë në atë aventurë të rrezikshme dhe ashtu duke u kacavarur nëpër shkëmbinj dhe pemë ia kanë dalur që ta realizojnë pikësynimin e tyre dhe pas një ore ta pushtojmë Majën e Gjarpërit. Pas një pushimi të shkurtër në ora 12.30 minuta, ne të tjerët siç kishim vendosur e filluam kthimin nëpër të njëjtin shteg kah kishim shkuar. Na u desh përsëri që të kalojmë nëpër ato pjesë të rrezikshme të shtegut të cilat me të vërtetë ishin stresuese, mirëpo edhe atë sfidë e kaluam pa ndonjë problem të theksuar. Në vazhdimsi, përsëri rrugëtuam nëpër atë natyrë tejet frymëzuese dhe nëpër atë aromë të barit dhe luleve gjersa mbërritëm tek stani në ora 14.30 minuta, ku shkuam për tu pastruar. Aty jemi gostitur nga pronari me djathë dhensh dhe pasi që bëmë ca foto shkuam tek shokët të cilët tashmë ishin duke na pritur. Në Livadhin e Gjarpërit dhe përreth zjarrit u akomoduam edhe ne për të pushuar dhe ngrënë. Unë kisha planifikuar që ta përgatis mishin në zjarrë dhe ashtu veprova. Kishte kaluar një kohë që kur ne ishim akomoduar në atë lëndinë dhe po i prisnim shokët të cilët ende nuk kishi zbritur nga maja. Fakti që tereni i marshimit ishte tejet i rrezikshëm bënte që ne të ndjehemi mjaft të brengosur për fatin e tyre. Saktësisht ishte bërë ora 17.00, kur ia behën shokët poshtë tek ne. Nexhati i vetëdijshëm për suksesin dhe seriozitetin e atij marshimi, me të arritur, me plotë krenari dhe me një sens


humori filloi t’i raportoi Komandantit tonë, siç ai e quajti ( Suphiut ) për realizimin e pikësynimit të asaj grupe të bjeshkatarëve duke raportuar siç vijon: “ Zoti Komandant, në ora 13.30 minuta grupi ynë prej nëntë vetash, me sukses e kemi realizuar pushtimin e Majës së Gjarpërit të lmd prej 2213 metrash “. Pasi që shokët i përgëzuam për suksesin që patën me pushtimin e kësaj maje të rrezikshme, ata filluan të na përshkruajn aventurën interesante që kishin kaluar. Ashtu të gjithë të disponuar që edhe kjo sfidë kishte përfunduar me sukses, kemi bërë ca foto së bashku dhe menjëherë filluam kthimin për tek automjetet, tek të cilat mbërritëm në ora 18.30 minuta. Siç kishim planifikuar rrugës gjatë kthimit kemi ndaluar në kafeterinë e fshatit Dragobi për t’u freskuar me nga një pije. Nga aty kem vazhduar për Bajram Curr ku poashtu kemi ndaluar për t’u furnizuar disa nga ne me kaçkavall. Të përcjellur nga muzika nëpër automjete kemi vazhduar për në Gjakovë ku mbërritëm në ora 19.30 minuta. Ishte edhe kjo njëra ndër ekspeditat e rrezikshme të cilat gjithsesi janë edhe më mbresëlënëse. Natyra e mrekullueshme, koha shumë e përshtatshe dhe me diell, poashtu edhe shoqëria shumë e mirë kanë bërë që me të vërtetë kjo ditë të jetë shumë relaksuese dhe e paharrueshme. Përfundimisht kaluam: Udhëtim me minibus: 4 orë ( 2 + 2 ) Ecje këmbë: 7 orë ( 4 + 3 ). Ecje gjatësi rrugore: 16 km. ( 8 + 8 ) Ecje këmbë m/lmd: 1110 m/lmd ( 660 - 1770 ), ndërsa ata të cilët e pushtuan Majën e Gjarpërit të lmd prej 2213 metrash, kanë kaluar 1553 m/lmd. Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë Gjakovë, më 06.06.2010

Maja e Gjarpërit 06.06.2010  

DITARI NGA – MAJA E GJARPËRIT – DRAGOBI - SHQIPËRI – 2010 Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë Gjakovë, më 06.06.2010

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you